Kreu Blog Faqe 906

Aldo Bumçi: Jemi në Europë dhe BE-ja nuk e ka izoluar Sali Berishën

0

Shpallja ”non-grata” e Sali Berishës për ish-ministrin e Jashtëm të PD-së Aldo Bumçi, nuk ishte një vendimi i konsoliduar nga Shtetet e Bashkuara, duke hedhur idenë se ai mund të ndryshohet nga një administratë tjetër. Për të shtuar se Berisha nuk është i izoluar ndërkombëtarisht, anëtari i Rithemelimit tregon dhe rastet e reagimeve të ambasadorëve të BE.

”Nuk është e vërtetë që ka një izolim në Europë për Berishën. Ambasadori Soreca kur u pyet tha se do të bashkëpunojë me këdo do të zgjidhet në krye të PD. Ky ambasador nuk flet në emrin e tij.

Ambasadori gjerman i pyetur disa herë, tha është çështje e brendshme e PD. Ambasadori italian dhe po ashtu që është çështje e brendshme. Deklaratat e Krischbaum janë tërësisht personale. Nuk është qëndrim as i CDU dhe EPP. Nuk kemi një izolim në Europë. Berisha ka dy tre javë që është zgjedhur. Tani do të nisim takimet ndërkombëtare”

VOA: Lufta e Rusisë në Ukrainë mund të zbeh dhe mërzisë Perëndimin

0

Ndërsa sulmi i Rusisë në Ukrainë është në muajin e katërt, zyrtarët në Kiev kanë shprehur shqetësimin se fantazma e “lodhjes nga lufta” mund të dobësojë vendosmërinë e Perëndimit për të ndihmuar vendin të zmbrapsë agresionin e Moskës.

 

SHBA dhe aleatët e saj i kanë dhënë Ukrainës miliarda dollarë armatime. Evropa ka pranuar miliona vetë të zhvendosur nga lufta. Dhe ka pasur unitet të paprecedentë në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore në vendosjen e sanksioneve ndaj Presidentit Vladimir Putin dhe vendit të tij.

Por ndërsa zbehet tronditja e sulmit të 24 shkurtit, analistët thonë se Kremlini mund të shfrytëzojë një konflikt të zvarritur, dhe rënien e mundshme të interesit mes fuqive perëndimore që mund të sjellë presion ndaj Ukrainës për të arritur një marrëveshje.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tashmë ka kundërshtuar sugjerimet e Perëndimit se ai duhet të pranojë një lloj kompromisi. Ukraina, tha ai, do të vendosë vetë kushtet e saj për paqe.

“Lodhja po rritet, njerëzit duan një lloj rezultati që është i dobishëm për ta, dhe ne duam një tjetër rezultat për veten tonë”, tha ai.

Një propozim italian për paqe u hodh poshtë ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron u përball me një reagim të zemëruar pasi ai u citua të thoshte se megjithëse sulmi i Putinit ishte një “gabim historik”, fuqitë botërore nuk duhet “ta poshtërojnë Rusinë, në mënyrë që kur të ndalojnë luftimet, të gjendet një rrugëdalje diplomatike.” Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se një retorikë e tillë “vetëm mund të poshtërojë Francën dhe çdo vend tjetër që mendon kështu”.

 

Edhe një koment i ish-Sekretarit amerikan të Shtetit të Henry Kissinger, se Ukraina duhet të shqyrtojë mundësinë e lëshimeve territoriale, solli një kundërpërgjigje nga zoti Zelenskyy i cili tha se një gjë e tillë do të ishte njësoj sikur fuqitë evropiane në vitin 1938 të lejonin Gjermaninë naziste të pretendonte pjesë të Çekosllovakisë për të frenuar agresionin e Adolf Hitlerit.

Kievi dëshiron të largojë Rusinë nga zonat e pushtuara rishtazi në Ukrainën lindore dhe jugore, si dhe të rimarrë Krimenë, të cilën Moska e aneksoi në vitin 2014, dhe pjesë të Donbasit nën kontrollin e separatistëve të mbështetur nga Kremlini për tetë vitet e fundit.

Çdo muaj i luftës i kushton Ukrainës 5 miliardë dollarë, tha Volodymyr Fesenko, analist politik në qendrën Penta Center, dhe kjo “e bën Kievin të varur nga pozicioni i konsoliduar i vendeve perëndimore”.

Ukraina do të ketë nevojë për armë edhe më të avancuara për të siguruar fitoren, së bashku me vendosmërinë perëndimore për të vazhduar dhimbjen ekonomike ndaj Rusisë për të dobësuar Moskën.

“Është e qartë se Rusia është e vendosur ta lodhë Perëndimin dhe tani po ndërton strategjinë e saj me supozimin se vendet perëndimore gradualisht do të fillojnë të ndryshojnë retorikën e tyre militante në një retorikë më akomoduese,” tha analisti Fesenko në një intervistë për agjencinë Associated Press.

Lufta ka ende një pasqyrim të gjerë si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe në Evropë, të cilat janë tmerruar nga imazhet e vdekjeve të civilëve ukrainas në luftimet më të mëdha në kontinent që nga Lufta e Dytë Botërore.

SHBA-ja vazhdon të ndihmojë Ukrainën. Presidenti Joe Biden tha javën e kaluar se Uashingtoni do t’i sigurojë asaj sisteme të avancuara raketash dhe municionesh që do t’i mundësojnë Kievit të godasë objektivat kryesore në fushën e betejës.

Në një ese në gazetën New York Times më 31 maj, presidenti Biden tha: “Nuk do t’i bëj presion qeverisë ukrainase – privatisht ose publikisht – për të bërë ndonjë lëshim territorial”.

Gjermania, e cila ishte përballur me kritika nga Kievi dhe të tjerë për hezitim, ka premtuar sistemet e saj më moderne të mbrojtjes ajrore deri më tani.

“Nuk ka pasur asgjë të tillë, madje edhe në Luftën e Ftohtë kur Bashkimi Sovjetik u shfaq më kërcënues,” tha Nigel Gould-Davies, bashkëpunëtor i lartë për Rusinë dhe Euroazinë në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike.

Ndërsa ai nuk sheh një erozion të dukshëm në “mbështetjen për Ukrainën”, Gould-Davies thotë se “ka aludime për tensione të ndryshme mbi ato që duhet të jenë qëllimet e Perëndimit, qëllime që ende nuk janë përcaktuar qartë”.

Shqetësimet e brendshme të Evropës po bëhen pjesë e diskutimeve, veçanërisht kur flitet për çmimin e energjisë dhe mungesën e lëndëve të para të cilat fillojnë të dëmtojnë ekonomikisht njerëzit e zakonshëm, që përballen me faturat më të larta të energjisë elektrike, kostot e karburantit dhe çmimet e ushqimeve.

Ndërsa udhëheqësit evropianë përshëndetën si “një sukses të plotë”, vendimin për të bllokuar 90% të eksporteve ruse të naftës deri në fund të vitit, u deshën katër javë negociata që përfshijnë një lëshim ndaj Hungarisë, e parë gjerësisht si aleati më i afërt i Kremlinit në BE, që të vazhdojnë importet.

“Kjo tregon se uniteti në Evropë po bie pak pas pushtimit rus,” tha Matteo Villa, një analist me grupin e ekspertëve ISPI në Milano. “Ka një lloj lodhjeje midis vendeve anëtare për gjetjen e mënyrave të reja për të sanksionuar Rusinë, dhe qartësisht brenda Bashkimit Evropian, ka disa vende që janë gjithnjë e më pak të gatshme të vazhdojnë me sanksione”.

I kujdesshëm ndaj ndikimit ekonomik të sanksioneve të mëtejshme të energjisë, Komisioni Evropian ka sinjalizuar se nuk do të nxitojë të propozojë masa të reja kufizuese që synojnë gazin rus. Ligjvënësit e BE-së po bëjnë gjithashtu apel për ndihmë financiare për qytetarët e goditur nga rritja e çmimit të ngrohjes dhe karburantit për të siguruar që mbështetja publike për Ukrainën të mos zbehet.

Udhëheqësi i krahut të djathtë të Italisë, Matteo Salvini, i cili është parë si i afërt me Moskën, u tha gazetarëve të huaj këtë javë se italianët janë gati të bëjnë sakrifica dhe se Liga e tij mbështet sanksionet kundër Rusisë.

Por ai shtoi se mbështetja nuk është e pakufizuar, mes treguesve se bilanci tregtar është zhvendosur në favor të Moskës, duke dëmtuar pronarët e bizneseve të vogla në Italinë veriore që janë pjesë e bazës së tij mbështetëse.

“Italianët janë shumë të gatshëm për të bërë sakrifica ekonomike personale për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës dhe për të arritur në një armëpushim”, tha zoti Salvini.

“Ajo që nuk do të doja është të na gjej përsëri këtu në shtator, pas tre muajsh me konfliktin ende në vazhdim. Nëse është kështu, do të jetë një fatkeqësi për Italinë. Përtej vdekjeve dhe shpëtimit të jetëve, që është prioriteti ekonomik, për Italinë, nëse lufta vazhdon, do të jetë një fatkeqësi”, tha ai.

Gent Sharrës ju sekuestruan 5 milionë euro pasuri, SHTETI i dha tender gruas së tij për furnizimin e Spitalit me ushqime

0

5 milionë euro pasuri në pronësi të supergrabitësit Gentian Sharra, u sekuestrua sot nga Policia e Elbasanit, pasi dyshohet se burojnë nga aktiviteti kriminal. Sharra është një prej bashkëpunëtorëve të Dumanit dhe u arrestua një muaj më parë, në operacionin “Plumbi i artë”.

Por në një kohë që Gent Sharra ishte në kërkim, para se të prangosej në Maj 2022, gruaja e tij fitonte tendera nga shteti shqiptar. Bëhet fjalë për shtetasen Olta Sharra e cila rezulton pronare e kompanisë që ka fituar një kontratë me Spitalin Psikiatrik “Sadik Dinçi” në Elbasan.

Shuma ishte 268,374,280 lekë dhe me objekt “Shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi (katering) për Sadik Dinçi” Elbasan dhe qendrat në varësi të tij”. Burimi i financimit është direkt nga Buxheti i Shtetit, ndërsa procedura e prokurimit është zhvilluar më datë 13.07.2020.

Emri i Gentian Sharrës u bë i njohur për drejtësinë dhe mediat në hetimet e grabitjes së Rinasit. Ai mori me qira asokohe servisin ku u modifikua furgoni që u përdor më pas për grabitjen në aeroport. Servis “Genti”, i cili ndodhet në rrugën e vjetër Elbasan-Rrethrrotulimi i Bradasheshit, aty ku dyshohet se u modifikua enkas për grabitjen furgoni me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”.

Nga dosja e SPAK mësohet se Gentian Sharra është akuzuar si organizator dhë bashkëpunëtor i disa grabitjeve. Gentian Sharra cilësohet edhe si mik i ngushtë me Talo Çelën të cilët sëbashku akuzohen si autorë të disa ngjarjeve kriminale.

Ta ndalojmë me çdo çmim “Hamzain” Edi Rama, këtë tradhtar që po ndan shqiptarët për hir të serbëve

0

Shkruan Armand Shkullaku

Pas shfaqjes më të zhurmshme deri më tani të Ballkanit të Hapur që u dha në Ohër, pas përplasjes së argumentave pro dhe kundër kësaj inisiative, pas mesazheve nga zyrtarë të Uashingtonit e Brukselit, pas fjalimeve e konferencave të shtypit ku lartësoheshin vlerat europiane të këtij projekti, do të mjaftonte një pyetje e thjeshtë për të nxjerrë në dritë paradoksin e aventurës rajonale të radhës, të ndërmarrë nga Vuçiç e Rama.

Kush janë këta dy liderë që kanë marrë përsipër krijimin e një hapësire më të lirë, më demokratike, më të begatë dhe më të barabartë në rajon? Cili është modeli në vendet e tyre, ku drejtonë prej një dekade, që tashmë mund ta aplikojnë në Ballkanin Perëndimor? A janë ata mishërues të atyre vlerave dhe parimeve që predikojnë për të ardhmen e ndritur të Ballkanit të Hapur?

Ballafaqimi me modelin politik, ekonomik dhe shoqëror që Vuçiç dhe Rama kanë ngritur në vendet e tyre, është edhe shpjegimi se përse ata i kanë hyrë një aventure të re në Ballkan. Pikërisht paradoksi mes realiteteve në Beograd e Tiranë dhe imagjinares që ata propagandojnë për një hapësirë ballkanike, dëshmon për nevojën personale që këta dy individë kanë për të mbetur si faktorë të dorës së parë në rajon. Duke u imponuar si liderë që kontrollojnë më shumë se gjysmën e popullsisë në këtë hapësirë, ata po tentojnë të imponohen si udhëheqësit që kanë në dorë stabilitetin dhe fatin e rajonit, dhe mu për këtë arsye, të amnistohen për rrënimin e demokracisë, lirive dhe ekonomisë në vendet e tyre.

Për të njëjtën arsye, po këta dy liderë (dhe zoti Thaçi në Kosovë), patën nisur disa vite më parë një tjetër aventurë, atë të shkëmbimit të territoreve dhe popullsive për të krijuar hapësira etnikisht të pastra. Edhe atëherë nuk munguan brohoritjet për këtë gjetje gjeniale që do t’i jepte fund konflikteve dhe do sillte pajtimin e madh, nuk munguan të njëjtët zara mediatikë që sot militojnë për Ballkannin e Hapur e të njëjtët diplomatë e sekserë ndërkombëtarë që, pas vizatimit të hartave, tani vizatojnë korsitë e gjelbra në pikat kufitare.

Në fund, u pa qartë se ideja e madhe e shkëmbimit të territoreve ishte një nismë individuale e të njëjtëve liderë që sot kërkojnë shkrirjen e tyre, gjithnjë për të njëjtin qëllim. Të legalizojnë keqqeverisjen, korruspionin dhe lidhjet me krimin e organizuar në vendet tyre, nëpërmjet noterizimit ndërkombëtar si faktorë stabiliteti në rajon.

Alkesandër Vuçiç dhe Edi Rama janë sot dy liderët më problematikë në rajon. Ata dallohen për drejtimin e tyre autoritar, për eleminimin e opozitarizmit, për kontrollin e plotë mbi mediat, biznesin dhe ekonominë në përgjithësi, për korrupsionin në të gjitha nivelet e qeverisjes, për lidhjet e forta me krimin e organizuar në majat e vendimmarrjes politike, për pastrimin e parave dhe hapjen e kufijve për trafikimin e drogave të forta. Këto sipas raporteve ndërkombëtare dhe mediave më serioze europiane.

Tani, këtë të dy, Vuçiç dhe Rama kanë marrë përsipër të krijojnë një hapësirë ballkanike ku do të lulëzojë ekonomia e lirë, qarkullimi i lirë i njerëzve dhe kapitaleve dhe ku do të përfitokan të gjitha vendet pjesmarrëse. A mundet që dikush që i ka frenuar apo më keq i ka shkatërruar këto vlera, që nga konkurrenca e lirë e deri tek ekonomia e pastër, në vendin e tij, t’i ndërtojë ato për vendet e tjera?

Dy liderët e gjatë, njëri i Beogradit e tjetri i Tiranës, janë të vetmit që nëpërmjet korruspionit, blerjes së votës, kontrollit mbi mediat e biznesin dhe kompromentimit të një grushti ndërkombëtarësh, kanë frenuar rotacionin normal politik në vendet e tyre. Në vendet e tjera kjo ka ndodhur, madje Kosova, me të cilën kryeministri ynë po na largon për shkak të aventurës së tij të radhës, ka nxjerrë në krye të 20 viteve një klasë krejt të re politike.

Dhe po t’i shtosh problemeve të brendshme të Shqipërisë dhe Serbisë, edhe rolin destabilizues të kësaj të fundit, të dëshmuar si në Malin e Zi, në Bosnje e në Kosovë, do duhej një logjikë vërtetë speciale për të pranuar shndërrimin e një modeli të degraduar në një projekt të praruar si Ballkani i Hapur.

Futboll/ Shqipërisë i fiken motorët në pjesën e dytë, jemi në vend të fundit në grup6 orë më parë

0

Shqipëria zhgënjen sërish,këtë herë ndaj Izraelit në “Air Albania”, ku u mposht me rezultatin 1-2 me përmbysje dhe komplikoi totalisht objektivin për të zënë vendin e parë në grupin 2 të Ligës B.

Katër ditë pas barazimit 1-1 në transfertën islandeze, kuqezinjtë vinin të karikuar për të gjetur fitoren e parë, por sërish luajtën vetëm një pjesë dhe këtë herë dolën duarbosh, në një ndeshje që mund dhe duhej menaxhuar shumë më mirë.

Pas një pjese të parë më të mirë të Shqipërisë, golin e avantazhit e shënoi Armando Broja në shtesë, pasi ekzekutoi saktë një penallti të fituar nga Ivan Balliu.

Në pjesën e dytë u pa një Izrael krejt tjetër, që përfitoi në maksimum nga përgjumja e kuqezinjve dhe ia doli të shënojë dy herë, duke përmbysur rezultatin dhe bërë që në “Air Albania” të bjerë heshtja.

Elseid Hysaj provoi të rikthejë baraspeshën, por goli i tij u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje, ndërsa zëvendësimet e trajnerit Reja sollën ndryshimin e skemës, por jo të rezultatit, që mbeti 1-2 për Izraelin.

Me vetëm një pikë në dy ndeshje, kuqezinjtë mbetet në vendin e fundit dhe tani kreu i grupit bëhet një mision mjaft i vështirë, pavarësisht një edicioni të nisur me pretendime mjaft të mëdha.

Pyetje per Ambasadoren Yuri Kim: Cili është Autorizimi Juaj per te nderhyre e kontrolluar Dosjen Basha?

0
Shkruan Ylli Dylgjeri
Zonja Ambasadore, dy deklaratat e meposhtme jane nxjerre nga fjalimet e
dy burrave te medhenj, Presidente te SHBA, ne kohe te ndryshme.
Arsyeja e citimit tim behet pasi Ju ne pozicionin e ushtrimit te detyres se Ambasadores ne keto vite ne Shqiperi jeni shume larg ketyre deklarimeve politike te dy Udheheqesve Tuaj te nderuar.
A mund te me thoni zonja Kim se gjate viteve te ushtrimit te detyres tuaj cfare zgjerimi kane pasur lidhjet tregtare me SHBA, dhe cili eshte Autorizimi Juaj per te nderhyre e kontrolluar Dosjen Basha sipas deshmise se Prokurores Imeraj?
Faleminderit
“Rregulli i sjelljes për SHBA, në lidhje me kombet e huaja, është, të zgjerojmë lidhjet tregtare, për të pasur me ta sa më pak lidhje politike që të jetë e mundur”.
“Ne amerikanët nuk kemi autorizim nga Zoti për të mbajtur nën kontroll Botën”.

Stolitë e artit të shenjtë të argjendarit italian Valadier në Katedralen e Nikaraguas

0
Stoli të artit të shenjtë nga argjendari i njohur italian Luigi Valadier (1726-1785) që besohej se ishin të humbura në Meksikë u gjetën në Katedralen e Leon, Nikaragua.

Dymbëdhjetë shandan, dy monstranca, një kupë, një ciborium dhe nëntë relike, duke përfshirë Lignum Crucis, janë veprat e argjendarit Luigi Valadier.

Sipas vëzhgimeve të para të studiuesit dhe kritikut të artit amerikan Xavier Salomon, drejtuar autoriteteve të Dioqezës së Leonit.

“Salomon, i cili po bën hetimet, gjeti (në katedrale) pjesë që kanë shenjat dalluese të stilistit Valadier,” konfirmoi Néstor Velázquez, zëdhënësi i shtypit për Dioqezën e Leonit.

“Besohej se këto objekte të shenjta të bëra nga Valadier kishin humbur diku në Meksikë, ku ishin dërguar dhe sot zbulohet se gjatë këtyre shekujve janë gjetur duke shërbyer dhe nxjerrë në pah kremtimet liturgjike dhe stolitë e bazilikës sonë të famshme” tha ai.

“Të gjitha këto objekte të shenjta janë pjesë e thesareve që i përkasin Katedrales së Leonit”, e njohur edhe si Katedralja e Fjetjes së Virgjëreshës së Bekuar, e cila u shpall një sit i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO në 2011.

Salomon mbërriti në Nikaragua përmes negociatave me Selinë e Shenjtë, për të zbuluar dhe studiuar xhevahiret e “argjendarit të famshëm italian Luigi Valadier”, shpjegoi Kryedioqeza.

Argjendari italian ishte një nga figurat më të spikatura në artin dekorativ, krijoi vepra mbresëlënëse me ar, argjend, gurë të çmuar, dru apo xham.

Ai ishte gjithashtu një nga artistët më të kërkuar nga papët, aristokratët dhe anëtarët e familjeve mbretërore të kohës së tij.

Salomon, ndërkohë, është një studiues i njohur i artit, që aktualisht shërben si Zëvendës Drejtor i Muzeut Frick dhe kurator në Departamentin e Pikturave Evropiane në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork.

E përzgjedhura e Berishës bënte se*s moteleve

0

Shkruan Mero Baze

Degradimi i zgjedhjeve të fundit në organet drejtuese të “Foltores” së Sali Berishës, tregojnë se Sali Berisha tani është i pafuqishëm të ndalë degradimin që berishizmi po i bën asaj pjese të mbetur nga Partia Demokratike.

Edhe pse palët lavdërohen ndaj njëra- tjetrës se kanë lobuar për vota dhe kanë eleminuar kundërshtarë personalë, në fakt e vetmja gjë që ka shkatërruar Sali Berishën në këto zgjedhje të dëshpëruara të tij, është berishizmi si frymë, si praktikë dhe si frymëzim për mbështetësit e tij.

Natyrisht që Sali Berisha nuk besoj se ka dashur të zgjedhë në krye të Gjykatës së partisë, një socialiste të mërzitur nga Edi Rama, që pastaj është zhgënjyer dhe nga Ben Blushi, që pastaj ka zhgënjyer dhe Aleancën me Tetarin duke u përfshirë në akuza për vjedhje fondesh dhe seks nëper motele, e që në fund të përfundojë në krye të Gjykatës së PD.

Është qesharake ta mendosh se Berisha e kishte atë në mendje për atë post. Përkundrazi, ai e vuri atë për t’ia lehtësuar fitoren kandidaturës tjetër, asaj të Endira Bushatit, të cilën e ka pasur besnike të tij.

Por fakti që gjithë frymëzimi i fushatës së Foltores, bazohej mbi tipa të dëshpëruar si kjo që i bashkëngjitet çdokujt që del në rrugë, përfundoi aty ku është tani, duke i dëshpëruar të gjithë.

Po ashtu Berisha nuk beson vërtet tek Tritan Shehu, se e ka pësuar disa herë prej tij, por ai e kandidoi për sekretar për Diasporën, me shpresë që aty nuk i prishte punë dhe i vuri përballë një emër që nuk merret seriozisht nga askush.

Por në fakt fryma që ka krijuar brenda grupimit të tij dhe lufta e bërrylave të pjesës së heshtur, bëri që Tritanit, të cilit nuk i ka shkuar  kurrë dëm servilizmi, për herë të parë të mos marrë frytet e tij.

Kështu ka ndodhur thuajse me gjithë listën e të preferuarve të tij. Fitues kanë rezultuar ata që Berisha i ka të vetët, por nuk do t’i ketë si përfaqësues në publik. Janë ata që ai i do vetëm për t’i përdorur. Në këtë rast atë e përdorin berishizmin më mirë se Berisha dhe tani i ka aty si peshqesh prej hipokrizisë së tij.

Mburrjet e Kokalarit se ka eliminuar Këlliçin, apo mburrjet e atyre që kanë fituar ndaj atyre që kanë humbur, në fakt janë false.

Aty vendimet i ka marrë fryma që ka krijuar Sali Berisha dhe Foltorja e tij, e cila duke qenë në hall për njerëz dhe e izoluar, ju drejtua llumit të rrugës për t’u rikthyer.

Dhe llumi u shpërblye.

Sali Berisha natyrisht që nuk e ka qejf tani këtë që i ka ndodhur dhe po përpiqet të qetësojë gjakrat duke thënë që “Këlliçi është i çmuar”, “Kokalari është edhe më e çmuar”, dhe vazhdon të qetësojë ata që ka flakur në rrugë dhe më të cilët shpresonte se do gënjente në imazh.

Por berishizmi është më i vërtetë se Sali Berisha. Ai e ka ndëshkuar dhe e ka nxjerrë ashtu siç është para shqiptarëve, me gjithë njerëzit e mundshëm qesharak që ekzistojnë në këtë vend, të cilët jo vetëm nuk frymëzojnë dot ndonjë shqiptar, por dëshpërojnë dhe vet Sali Berishën. Edhe ai është sot, një i mundur nga berishizmi.

Kërkon rritje pagash/ Administrata në Maqedoni kërcënon me grevë

0

Shkup- Administrata në Maqedoninë e Veriut kërkon rritje pagash. Rreth 130 mijë persona të punësuar në administratën shtetërore, si ministri, ndërmarrje, drejtori e fonde të ndryshme shtetërore, ndihen të mashtruar nga Qeveria e cila u kishte premtuar rritje të pagave në vlerë prej 2,806 denarësh, apo rreth 45 euro. Bëhet fjalë për të punësuar në pozita të ndryshme, paga e disa prej të cilëve sillet prej 18,000 deri 24,000 denarë (300 deri 400 euro).

Ivan Pesheski, punonjës në administratë, thotë se me pagën prej 18,000 denarësh nuk arrin të sigurojë gjërat elementare për familjen e tij katër anëtarëshe për shkak të shtrenjtimeve të produkteve ushqimore bazë, por edhe të shërbimeve tjera, në veçanti të energjisë elektrike.

“Ejani, futuni në lëkurën e punëtorit dhe do të shihni nëse do të arrini të mbijetoni në krizën në të cilën ndodheni. Ne kërkonim rritje prej 2,806 denarësh apo rreth 45 euro. Këtë rritje e kërkonim para një muaji, por tani edhe kjo ka humbur vlerën duke marrë parasysh rritjen e çmimeve pas heqjes së masave për mbrojtjen e qytetarëve. Të gjitha çmimet shënuan rritje deri në 20 për qind”.

“Ne, me pagën që marrin, nuk arrijmë të mbulojnë as gjërat më elementare për një jetë normale. Nëse nuk ndërmerren masa urgjente nuk do të arrijmë ta sigurojmë as bukën”, thotë Ivan Pesheski, punonjës i administratës.

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut, ka paralajmëruar grevë të përgjithshme pas bisedimeve që përfunduan pa një rezultat konkrete, të enjten në mbrëmje.

“Marrëveshje për pagat me Qeverinë nuk ka, por do të ketë vendim për grevë të përgjithshme. Nuk u kuptuan seriozisht kërkesat tona për një rritje të përgjithshme të pagave prej 2,806 denarësh. Ne, si Lidhje e Sindikatave, jemi për reforma, për një metodologji të re, por gjithashtu kërkojmë një rritje të përnjëhershme të pagave pasi gjendja është e papërballueshme duke marrë parasysh shtrenjtimet që janë bërë përditshmëri. Por, fatkeqësisht përveç kafesë dhe ujit asgjë nuk na ofruan në Qeveri”, ka deklaruar Darko Dimovski, kryetar i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë së Veriut.

Qeveria ka njoftuar se dialogu do të vazhdojë, por se ndihmat, përfshirë edhe pagat, nuk do t’i përfshijnë të gjitha kategoritë. Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyçi, ka thënë se Qeveria kujdes të veçantë do t’u kushtojë kategorive më të rrezikuara nga kriza ekonomike.

Sipas tij, gjitha masat do të dihen pas miratimit të buxhetit të ri nga Kuvendi, që është ridestinuar bazuar në zhvillimet e fundit ekonomike.

“Masat kundër krizës janë të lidhura me rishikimin e buxhetit. Ne kemi thënë se masat kundër krizës më nuk mund të jenë siç ishin edhe në periudhën e COVID-it. Nuk mund të jenë të përgjithshme. Ne kemi ndarë rreth 73 milionë euro për masat kundër krizës, të cilat do të jenë të dedikuara për qytetarët më në nevojë dhe për bizneset që janë të goditura nga kriza ekonomike”, ka deklaruar Bytyqi.

Ai ka paralajmëruar masa ndëshkuese për të gjitha kompanitë që kanë rritur çmimet deri në 20 për qind në dy ditët e fundit.

“Një porosi për të gjitha bizneset dhe atyre që operojnë në tregun e lirë, se duhet të kenë kujdes se sjellja e tyre joetike, do të sjellë pasoja ndaj mënyrës se si ata funksionojnë, sepse është e pamundur të pranojmë se vetëm brenda dy ditëve mund të ketë rritje të çmimeve prej 20 për qind”, ka deklaruar Bytyçi.

Rritja e çmimeve në Maqedoninë e Veriut ka ardhur pasi më 31 maj skaduan masat e Qeverisë për produktet ushqimore bazë, të cilat shiteshin pa Tatimin e Vlerës së Shtuar, ndërsa kishte kufizime edhe në marzhën tregtare.

Mbi 80 për qind e produkteve ushqimore janë shtrenjtuar brenda dy ditëve deri në masën e 20 për qind. Kjo ka shkaktuar kaos nëpër markete, por edhe paralajmërime për protesta dhe grevë të përgjithshme nga Lidhja e Sindikatës që kërkon rritjen e pagave./REL/

82 shqiptarë nën hetim për kontrabandë ilaçesh nga Italia

0

TIRANË- 82 shqiptarë nën hetim për kontrabandë ilaçesh nga Italia. Dy nga medikamentet që janë kontrabanduar nga grupi i mjekëve në Itali dhe Shqipëri kanë qenë ndër më të rrallat gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit në vendin tonë. Bëhet fjalë për “Clexane” si dhe “Enoxaparin”. Të dyja këto medikamente përdoren për mpiksjen e gjakut, ndërkohë që një dozë e këtyre ilaçeve shitej me nga 20 mijë euro.

Këto ilaçe përdoreshin gjatë periudhës së pandemisë nga pacientët e infektuar me Covid, pasi një nga efektet anësore të vaksinave por edhe të pasojave të infektimit, ishte dhe mpiksja e gjakut. Medikamentet ishin shumë të vështira të gjendeshin dhe grupi kriminal i kontrabandonte nga Italia për t’i shitur në mënyrë të jashtëligjshme në vendin tonë.

Aksioni për goditjen e grupit të trafikut të medikamenteve, por jo vetëm, u finalizua sot edhe pse kishte nisur që në vitin 2020, ndërsa në pranga janë vënë 6 persona, ndërsa nën hetim janë 82 shqiptarë, mes tyre mjekë dhe biznesmenë. Mes mjekëve, emrat deri më tani u kanë dalë Edvin Priftit, Aurel Vulës, Ilir Broqajt dhe Vladimir Peto. Biznesmenët nën hetim janë Aleksandër Gjoka dhe Ngue Pulaj.

Nga hetimet rezulton se në periudhën 2020-2021, mjekët kanë bashkëpunuar me një grupi të organizuar kriminal që vepronte mes provincës së Milanos, në Itali, dhe Shqipërisë. Grupi i organizuar kriminal u ofronte qytetarëve shqiptarë një sërë shërbimesh mjekësore të shtrenjta dhe të panevojshme e për dokumentacionin e nevojshëm kanë pasur asistencën nga mjekët shqiptarë.

Hetimi mes organeve ligjzbatuese shqiptare dhe italiane ka dokumentuar lëshimin e certifikatave të rreme mjekësore që vërtetonin nevojën e shtetasve shqiptarë për trajtim urgjent mjekësor jetëshpëtues në Itali, kur në fakt nuk i kishin aspak të nevojshme. Në këmbim mjekët e korruptuar dyshohen se kanë bashkëpunuar me grupin e organizuar kriminal duke marrë para ose shërbime seksuale kundrejt personave që merrnin trajtimin mjekësore apo u lejohej hyrja në Itali.

Pacientët që kanë paguar me para ose shërbime seksuale rezultojnë të kenë marrë të paktën 383 shërbime ambulatore dhe 1,554 vizita të specializuara, qëndrime në spital dhe receta, në kundërshtim me ligjin në Itali. Gjatë aksionit të përbashkët u sekuestruan mbi 500 000 euro nga llogaritë bankare dhe barna me përmbajtje narkotike të të dyshuarve në vlerë prej 20 000 euro.

POSTIMET E FUNDIT