Kreu Blog Faqe 907

Ngjela plas ‘bombën’: ‘Sokol Olldashi është vrarë me pagesë!’

0

Tiranë- Kur kanë kaluar vite nga vdekja e tyre, avokati Spartak ngjela ‘plas bombën’ lidhur me vrasjen e Kosta Trebickës dhe Sokol Olldashit.

Ngjela deklaron se dy vrasjet që kanë tronditur politikën shqiptare, janë bërë nga vrasës me pagesë.

“Po politika a ka vrarë? Dy vrasje kemi ne që mendohet se i kanë bërë vrasësit me pagesë. Është Olldashi dhe ai, Trebicka. Dihet që janë vrarë ata nga vrasësit me pagesë. Të shkon mendoja po janë involvuar këta në këto dy vrasje se këta janë provuar që janë vrasës. Edhe Trebicka dhe Olldashi janë provuar që janë vrasje, se nuk është provuar si të ketë dalë ai kur ka rënë makina nga 40 metra”, ka thënë avokati.

Ngjela ka folur dhe për dëshmitë e të penduarit të drejtësisë. Sipas tij, prokurorët duhet të jenë shumë të kujdesshëm pasi Nuredin Dumani mund të kalojë “në delir”.

“Pentito kalon në delir dhe çfarë i ndodh. I duket se sa më shumë të dëshmojë, sa më shumë krime të tregojë sikur është më afër me shtetin. Dhe hetuesit duhet të jenë shumë të vëmendshëm se e kanë në natyre të tyre patologjike, se i duket vetja detektiv. Se kanë lidhje këta me njeri-tjetrin, vrasësit me pagesë e njohin veprimtarinë e njëri tjetrit”, është shprehur ai në emisionin “Pikat mbi i”.

“Duhet të dimë që vrasësit me pagesë nuk marrin porosi direkt nga politika, politika lëshon kalorësit dhe kalorësi shkon tek vrasësit me pagesë. Fakti që presidenti ka qenë i implikuar dhe janë fakte dhe do hetohen…”, vijoi avokati.

Ja pse i është refuzuar viza amerikane familjarisht pronarit të TV Klan Aleksandër Frangajt!

0

Deri më sot në Departamentin e Shtetit rezultojnë pesë shtetas shqiptarë, të shpallur non-grata, ndërsa një pjesë tjetër u janë refuzuar vizat për në Shtetet e Bashkuara. Mes vizave të refuzuara janë gjyqtarë, prokurorë, gazetarë dhe pronarë mediash. Një prej personave të padëshiruar në Shtetet e Bashkuara është edhe pronari i TV Klan, Aleksandër Frangaj.

Konfirmohet se Frangaj është paraqitur familjarisht për vizë në Ambasadën Amerikanë, rreth 1 vit më parë. Burimet shtojnë se Ambasada Amerikane ia ka refuzuar vizën, pa i dhënë asnjë shpjegim familjes Frangaj. Zakonisht, Ambasada Amerikane të refuzon vizën për dy arsye: E para nëse nuk ke të ardhura të mjaftueshme për të kryer udhëtimin (gjë që nuk ndodh me Frangajn) dhe e dyta nëse je i dyshuar si person i përfshirë në veprimtari korruptive dhe kriminale.

Ky është rasti i parë në Shqipëri, që një pronari media kombëtare, i refuzohet viza amerikane familjarisht. Mendohet se një nga arsyet e refuzimit të vizës, është ndërhyrja e pazakontë e Frangajt në gjykata dhe prokurori, për të mbrojtur biznese të dyshimta.

Amerikanët e kanë në “listën e zezë” Aleksandër Frangajn, për shkak të përgjimeve dhe dëshmive, ku i ka kërkuar gjyqtarëve vendime abuzive, për të favorizuar biznese të caktuara ku Frangaj është i përfshirë indirekt. Një pjesë e këtyre gjyqtarëve si Shkëlzen Selimi dhe Artan Zeneli u është refuzuar viza gjithashtu nga Ambasada Amerikane.

Frangaj në “listën e zezë” të SHBA

Ambasada Amerikane ka shumë arsye që familjes së pronarit të TV Klan, t’i refuzohet viza. Aleksandër Frangaj akuzohet si një nga biznesmenët që ka përfituar në mënyrë abuzive gjatë pushtetit 8-vjeçar të Sali Berishës. Jo më kot, ky i fundit shfaqet si agjent marketingu i TV Klan, si aksioner, si Administrator etj. Por kjo është një tjetër temë.

Berisha i fali plot 12 milionë euro reklama TV Klan gjatë 8 viteve qeverisje ndërkohë që të gjitha televizionet e tjera të marra sëbashku, nuk i kaluan 2 milionë euro. Shumë analistë në atë kohë, flisnin se Sandri i TV Klanit shpik reklama të panevojshme për Ministrat e Berishës, vetëm për të përfituar qindra mijëra euro. Kjo ishte pagesa e drejtëpërdrejtë e Berishës për Frangajn, për t’i shërbyer mediatikisht duke mbuluar të gjitha abuzimet e pushtetit.

Vijojmë më tej.

Aleksandër Frangaj në mënyrë të dhunshme dhe tepër abuzive, zaptoi ambientet sportive në Qerret të Kavajës, e njohur si çështje “Laguna Blu”. Dhjetra banorë u ngritën në protestë kundër këtij vendimi arbitrar, por Aleksandër Frangaj përdori sërish median e tij, TV Klan për t’i ushtruar presion institucioneve duke e tjetërsuar këtë pronë. Sot këto dy fusha sportive janë zhdukur dhe mbi to u ndërtua një vilë superluksoze, në pronësi të Aleksandër Frangajt. Sot, kjo vilër është shitur nga Frangaj me vlerë mbi 1 milionë euro.

Një tjetër megaskandal që u përfol për Aleksandër Frangajn, është pushtimi i ish Kinostudios nga TV Klan. Në vitin 2009, qeveria e drejtuar nga kryeministri Sali Berisha mori një vendim për t?u dhënë në përdorim ambientet e Kinostudios, rreth 80 mijë metra katrorë, disa televizioneve private, ku fillimisht krijoi një konflikt me ish pronarët, të cilët kishin fituar të drejtën e pronës në Gjykatën e Lartë dhe më pas pati një konflikt të ashpër me Akademinë Marubi, e cila ishte vendosur në ambientet e Kinostudios prej disa viteve. Sot që flasim, 70 % të këtij territori e ka zaptuar në mënyrë abuzive Aleksandër Frangaj, nëpërmjet televizoneve të tij, Klan, Klan Plus dhe Abc News.

Sëfundmi, nëse shikon edicionin e lajmeve të TV Klan, e kuptoni se çfarë reklame i bëhet projektit të rrugës Milot-Balldren, që i kushton shqiptarëve plot 17 milionë euro një km rrugë. Pas kësaj skeme të fryrë financiare, thuhet se qëndron Aleksandër Frangaj, nëpërmjet një krushku të tij.

Këto janë vetëm disa nga arsyet se përse amerikanët e kanë vënë në rreth të kuq Aleksandër Frangajn. Gazeta SHQIP do t’i shfaqë rast past rasti, me dokumenta, sesi Sandri i TV Klan u kthye në oligark mediatik nga pushteti i Berishës, duke përfituar mbi 20 milione euro para cash dhe prona me vlerë të lartë.

Para 20 vitesh, Frangaj ishte thjesht një gazetar me rrogë modeste. Pyetja që ngrihet natyrshëm nga Amerikanët është sesi ky u bë personazh u bë miliarder?

Prandaj, Ambasada Amerikane ka prova të pakundërshtueshme, që Aleksandër Frangajn, ta fusë në “listën e zezë”, duke i refuzuar familjarisht vizën, një rast unikal në botë për një pronar media. /G. Shqip

“Jam Ilir Meta o super budallenj”/ Bëri ‘paqe’ me Yuri Kim, unë di emrat e non grata-ve, ha haa haaa

0

“Jam Ilir Meta unë o super budallenj”, ka qenë një frazë e shkëputur nga një video, të n jë deklarate të bërë nga Presidenti i vendit në kohën ku kulmet e tensioneve me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim. Kjo video ka shkaktuar të qeshura të mëdha në studio, ku Ilir Meta ishte i ftuar, dhe foli për “pajtimin” me diplomaten e SHBA, Yuri Kim.

Meta foli edhe në lidhje me marrëdhënien me ish-kryeministrin Sali Berisha, ku sqaroi se këtë të fundit e kishte paralajmëruar për shpalljen “non-grata”.

Ai u pyet nëse do bashkëpunojë me Berishën edhe pse është shpallur non-grata dhe nëse i qëndron deklaratës së tij se ky vendim ishte një fletë rrufe, teksa deklaroi se pjesë e këtij procesi ka qenë dhe Lulzim Basha.

“Nuk dua të hyj në çështje të tilla për arsye se ajo që më shqetëson është që Shqipëria t’iu kthehet shqiptarëve. Shqiptarët janë më pro amerikanë se amerikanët.

Tani mund t’ju them dhe diçka tjetër, unë e kam paralajmëruar z. Berisha se do shpallej non-grata disa muaj para se të ndodhte, në shkurt të atij viti dhe se pjesë e këtij procesi ka qenë dhe Lulzim Basha. Rama ishte më kryesori, por ky ishte më i rrezikshmi nga ana e besueshmërisë.

Unë i kam të gjitha informacionet për këto çështje dhe nuk jam aspak i habitur dhe nuk besoj se kjo është çështje kaq e rëndësishme sa bëhet, pasi z. Berisha në çdo rast është një politikan që ka një kontribut të veçantë në marrëdhëniet me SHBA-të.

Jam i bindur që problemi kryesor i Shqipërisë është që Shqipëria t’iu kthehet shqiptarëve. Jam i bindur se ky bashkëpunim është i thellë, shumë vite më parë”, deklaroi Meta.

Ju besoi Berisha?
Nuk kam pasur komunikim direkt me Berishën që do shpallje non-grata, përmes një kolegu tuaj ia kam transmetuar…

Ilir Meta takohet me kreun e ri të shtetit Bajram Begaj, ja fotoja që nxjerr presidenti

0

Presidenti i Republikes, Ilir Meta po zhvillon një takim me kreun e ri të shtetit të sapozgjedhur, z.Bajram Begaj.

Mësohet se takimi i Presidentit Meta me Presidentin Begaj po mbahet ne ambientet e Pallatit te Brigadave.

MESAZHI I METES
Kënaqësi të prisja sot Presidentin e zgjedhur, z.Bajram Begaj dhe t’i uroja sërish suksese në detyrën e lartë, që e pret në interes të vendit dhe të gjithë qytetarëve.

Rikthimi i fuqishëm i Encës, në vetëm pak orë kënga e saj e fundit bëhet ‘trending’

0

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku.

Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar.

Bukuroshja shpesh ndan me ndjekësit e saj plot momente nga jeta e saj personale dhe kjo e bën atë tepër aktive në rrjete sociale.

Mirëpo, së fundmi teksa ka shijuar disa muaj pushime në vendet ekzotike të botës, kishte bërë një pauzë mjaft të gjatë në muzikë.

Megjithatë, ditën e djeshme, Enca lansoi këngën e saj më të re ‘Kalle’ në bashkëpunim me  një artist të huaj, i cili quhet Navid Zardi duke sjellë kështu një ‘mix’ të Kurdistanit dhe Shqipërisë.

Duket se kënga është pëlqyer shumë dhe ka arritur sukses pasi është renditur e para.

Rikthimi i fuqishëm i Encës, në vetëm pak orë

Enca do të rikthehet edhe me një intervistë në Top Channel në emisionin ‘Goca dhe Gra’ pas kaq shumë muajsh pauzë.

Këtë e ka bërë me dije vetë artistja me anë të një Instastory dhe ne jemi gjithë sy e veshë për të dëgjuar bukuroshen dhe zhvillimet në jetën e saj.

Një ndër postimet e fundit të këngëtares që ka bërë shumë bujë ka qenë edhe një video që Enca ka postuar në Instastory, ku është shfaqur duke u puthur në buzë me një mikeshën e saj në një festë në Dubai, postim i cili u fshi më vonë nga këngëtarja.

Nuk e dimë nëse ka qenë një puthje miqësie apo diçka më shumë se aq.

Reforma Territoriale, PD don shkrirjen e qarqeve, rritjen e numrit të bashkive dhe zvogëlimin e Tiranës

0

Partia Demokratike kërkon ndryshime thelbësore për sa i përket hartës territoriale në kuadër të ngritjes së Komisionit të Reformës Territoriale. Partia më e madhe opozitare propozon që të hiqet nocioni “qark” dhe të krijohen rajonet. Për sa i përket qarqeve, selia blu shprehet kundër ekzistencës së kryetarëve të këshillave të qarkut me pretendimin se nuk kanë asnjë funksion dhe veprimtari për të ushtruar, madje këta nuk njihen dhe në publik.

Lidhur me propozimin e krijimit të rajoneve, PD propozon që të krijohen 6 të tilla dhe drejtuesit e tyre të zgjidhen me votë e të quhen guvernatorë.

“Mund të jenë 6 rajone, që nuk do quhen qar qe. Ka disa qarqe që janë fiktive. Nuk bëjnë asnjë punë, aq sa askush nuk e di madje dhe se kush janë kryetarët e këshillave të qarqeve. Paralelisht ligji duhet të parashikojë edhe si si do zgjidhen kryetarët e rajoneve, guvernatorët, nëse do të quhen të tillë”, thuhet në draftin e PD për Hartën Territoriale.

Një tjetër pikë që PD kërkon të ndryshojë është shtimi i numrit të bashkive nga 61 që janë aktualisht në të gjithë Shqipërinë në 90. Po ashtu, demokratët sugjerojnë që bashkia e Tiranës të zvogëlohet për një administrim më të mirë të zonave të shtuara në 2015. Gjithashtu, demokratët hedhin idenë që 1/3 e 90 bashkive, pra 30, të emërtohen si “bashki rurale”.

“Duhet të ndryshojë numri i njësive vendore. 1/3 e tyre të quhen bashki rurale. Edhe Tirana do të duhet të ketë një zvogëlim”, propozon më tej PD për Hartën Territoriale.

Habit Kreshnik Spahiu/ Linda Rama nuk është zonja e parë e i kujton se “kam parë Nexhmije Hoxhën në dyert e burgut kur punoja gjyqtar”

0

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi ka dalë me një reagim mjaft pozitiv ndaj bashkëshortes së kryeministrit Rama, Linda Ramës pas intervistës që ajo dha mbrëmjen e djeshme. Spahiu teksa komenton të gjitha Zonjat e Para që ka pasur vendi ynë ndër vite shkruan se’ Linda s’është Zonja e parë, por e para Zonjë…

Postimi i plotë:

“Linda s’është Zonja e parë, por e para Zonjë…. Pas çdo burri të suksesshëm, gjithmonë ndodhet një grua e fortë. Dje kur gjithë burrat shqiptar po ndiqnin kampionatin europian të futbollit, unë ndoqa një ndeshje tjetër nga më të fortat në Arenën politike shqiptare. Linda Rama u përball dje mediatikisht, jo me të gjitha gratë shqiptare por me ato që kanë pretenduar të ishin Zonja të para të shtetit shqiptar.

Nuk ishte shfaqur prej shumë vitesh. Nuk ishte protagoniste prej shumë kohësh. Nuk kishte folur dhe nuk ishte shfaqur në media.

Prej 40 vitesh i ndjek me vëmendje profilin dhe performancen e çdo Zonje të Parë:

– kam parë Nexhmije Hoxhën në dyert e burgut kur punoja gjyqtar.

– Kam parë Rexhina Nanon kur i qëndronte besnike Fatos Nanos në bu.rgun e Tepelenës pasi u bur.gos nga Berisha.

– Kam parë Xhoana Nanon kur u rikthye si partnerja e re me Nanon në politik.

– Kam parë Monika Kryemadhin si Zonjë e parë e shtetit por edhe si grua e fundit e pallatit sepse e kisha komshije tek shallavaret ku u lindëm dhe u rritëm si komshinj të dy.

– Kam parë dhe kam njohur çdo grua presidenti, përfshi dhe Liri Berishën e cila me gjithë profilin e saj modest, nuk kishte as forcën për të ndalur arrogancën apo dhunën e bashkshortit, por as kapacitetin pokitik të artikulimit minimal që të dilte mbi nivelin e një Zonje të Parë.

Ndryshe ka të gjitha gratë e tjera, Linda Ramën nuk e kam takuar kurrë në jetë dhe as nuk e kisha parë ndonjë herë në media.

Dje ishte një “ndeshje” e madhe që burrat shqiptar e kanë humbur….. Dje Linda Rama u shfaq në ekran dhe brenda 60 minutash shkëlqeu me prezencën e saj. Dje pashë armën më të fuqishme të Edi Ramës, që ndryshe nga çdo burrë shteti që ligjin ja bëjnë kalamajtë, gratë apo kunetërit, ai ka në krah një partnere dinjitoze dhe me shumë integritet. Energjia pozitive e Linda Ramës ka ndryshuar, bruta.litetin dhe arr.ogancën e Edi Ramës së viteve 2000.

Të gjithë mund të thonë që ajo ka përfituar se morri një burrë që, u bë kryeministër, por është e kundërta. Rama ka fituar, nga një Zonjë si Linda. Ajo u shfaq dje në ekran dhe provoi se bën hije me fjalën, modestinë dhe inteligjencën e saj. Për herë të parë pash një Zonjë të Parë që ndryshe nga Nexhmija, Xhoana, Liria apo Monika nuk i hed.hin ben.zinë zjar.rit dhe oxhakut të krye-bajrakut shqiptar.

Për herë të parë pash një grua që arrin të frenoj egon e sëmurë të burrit si krye-familjar i shtëpisë shqiptare. Linda Rama dje demostroi, që ashtu siç ka ri-bashkuar familjen e Edi Ramës, ashtu dhe ka fre.nuar egon apo ka gjeneruar energjitë e një potenciali që ka nevojë çdo mashkull në karrierën politike.

Linda Rama, dje tregoi që: “Zonjë lind dhe nuk bëhesh nga karrigia e burrit”

Me zonjllëkun dhe fisnikërinë e lindur ajo madje plotëson edhe gjysmën e mangësive që ka Zotëria i saj, kryeministri i shqiptarve….. Linda s’është Zonja e Parë, por e Para Zonjë….” – ka shkruar Spahiu.

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese në sekuestro e burg. Gjithë tjerët, edhe Kryeministrat, janë më të lehtë se ky

0

SPAK ka kërkuar sot sekuestrimin e një apartamenti në pronë të familjarëve të ish kreut të Kushtetueses, Bashkim Dedja.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se nga hetimi i SPAK, bazuar në ligjin Antimafia, ka rezultuar se vëllai i Dedjes nuk kishte pasur mundësi financiare për blerjen e apartamentit.

Mësohet se apartamenti ka qenë në përdorim të ish-gjyqtarit kushtetues të shkarkuar nga vetingu.

Mes provave të SPAK është edhe një dëshmi e punonjësit të kompleksit, i cili ka treguar se për vite me radhë apartamenti është përdorur nga Dedja dhe familja e tij, që shkonin atje në fundjavë, në festa dhe gjatë verës.

Drejtesia po vjen. Kur rrezikon kryetari i Kushtetueses, ç’janë tjerët, të korruptueshmit, kryeminiostrat apo politikanet. Te gjithë, kushdo ka përfituar, do sekuestrohet.

Ministre me rrogë punëtori e çantë me zafire

0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pasur një debat me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, të cilët kanë lëshuar edhe akuza ndaj njëri-tjetrit

Ke bërë tendera sekretë në kulmin e pandemisë. Mos më ndërhy të lutem shumë. Mund të të kthehem mjaft mirë unë se fjalorin e kam. Unë kam respekt për njeriun por nuk mund të respektoj unë kur shoh ministre me çantë me zafire dhe diamante. Unë respektoj ministre që shërbejnë, përulem para tyre. Nuk mund të respektoj ministre që kapardisen si modele”,-tha Berisha.

Menjëherë ka ardhur edhe replika e ministres së Shëndetësisë, Manastirliu, e cila iu drejtua Berishës duke i thënë se je hipokrit që gëzon mbi vdekjen.

Çfarë hipokrizie, po mbytesh në burgun e hipokrizisë tënde dhe më vjen keq por kur flet ti për shëndetësinë që për 8 vite nuk bërë një qendër shëndetësore nuk bleve një ambulancë ti i bëre spitalet kioska ku shiteshin pizhama. Për të kuptuar atë që s’kuptoje dot se nuk dinte nga të vinte e keqja, pare se të flasësh për shëndetësinë e vdekjen dhe vetëm ty mund të ngazëlleje vdekje kë për tu përgjigjur me atë se çfarë ti je me damkë, damkën e non gratës”,-tha Manastirliu.

Shqiptarët kanë të drejtë që pyesin, a ka ndryshuar Ilir Meta apo ambasadorja Yuri Kim?

0

Shkruan Daniel Muçaku

Të gjithë e dijmë se raportet mes Presidentit Meta dhe ambasadores amerikane Yuri Kim ishin të tensionuara, bile praglufte.

Edhe kur kishte takime zyrtare protokollare, të dy ose nuk takoheshin ose mezi jepnin dorën njëri tjetrit.

Por ka disa ditë që të dy kanë ndryshuar, janë bërë miqësor, buzagaz dhe sikur nuk ka patur asnjë sherr apo qejfmbetje me njeri tjetrin.

Në fakt ambasadorja amerikane nuk bën asnjë veprim pa leje të Departamentit Amerikan të Shtetit. Shumë e akuzojnë se luan lojë personale në Tiranë, por kjo nuk besohet dhe nuk pranohet, sepse një ambasador zbaton porositë dhe direktivat e ministrit të saj të jashtëm ose edhe më saktë të linjës zyrtare të shtetit të saj.

Takimet e fundit Meta-Kim, ndonëse në mjedise zyrtare, prapë duket se ka një “pranverë” mes tyre.

Se çfarë ka ndodhur duket e vështirë të thuhet, pra nëse ka ndryshuar ambasadorja apo Presidenti, por e verteta duket se Ilir Meta nuk është më ai i muajit prill 2021, kur lëshonte “raketa” ndaj ambasadores Yuri Kim.

Ose “raketat” e Metës janë shpuar në ajër nga amerikanët ose diçka ka ndodhur me vajtjet e shpeshta të njërëzve të Presidentit Meta në Uashington!

         

POSTIMET E FUNDIT