Kreu Blog Faqe 908

Ditë historike për mardhëniet Shqipëri-Amerikë/ 15 vite nga vizita e George W. Bush në Shqipëri

0
Tirana, ALBANIA: US President George W. Bush (L) and Albanian Prime Minister Sali Berisha wave at the conclusion of a joint press conference 10 June 2007 in the courtyard of the Council of Ministers in Tirana, Albania. Bush rejected the idea of an "endless dialogue" on the future status of Kosovo, saying the time was ripe to move towards independence for the Albanian-majority Serbian province. AFP PHOTO / GENT SHKULLAKU (Photo credit should read GENT SHKULLAKU/AFP via Getty Images)

Ish-kryeministri Sali Berisha, këtë të premte e ka nisur duke postuar një mesazh me rastin e 15-vjetorit të vizitës së parë dhe historike të një presidenti amerikan në Shqipëri.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, Berisha shkruan se ky ishte një moment kulmor në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.

Më tej ai thekson se Pavarësia e Ksoovës dhe Shqipëria në NATO u arritën në mbështetje të tij.

“Sot 15 vjetori i vizites historike te Presidentit George W. Bush ne Shqiperi!

Miq, kjo vizite shenon momentin me kulmor ne historine 100 vjeçare te marredhenieve shqiptaro-amerikane.

Ne kete vizite miku i madh i kombit shqiptar George Ë. Bush deklaroi: “The time is noë” tani eshte koha per Pavaresine e  Kosoves dhe Shqiperia ne NATO.

Te dy keto arritje me mbeshtetjen e tij dhe kombit te tij te madhe u bene realitet”, shkruan Berisha.

Trafik organesh/ I shiti valvulën e zemrës 1.1 milionë pacientes që vdiq, Edvin Prifti vijon “betejën” me drejtësinë, kërkon heqjen e pezullimit nga detyra

0

Kardiologu Edvin Prifi vijon betejën e tij me drejtësinë. Ai i është drejtuar Gjykatës së Larte me rekurs, për masën e pezullimit nga detyra edhe për 3 muaj që Gjykata e Posaçme miratoi ndaj tij.

Kërkesa e Priftit për heqjen e masës së pezullimit nga detyra dhe kthimin e tij në punë do relatohet nga anëtari i gjykatës së Lartë, Sokol Binaj.

Mjeku akuzohet se ka shitur për 1.1 milionë lekë një valvulë biologjike duke pretenduar se e kishte blerë në privat.

Edvin Prifiti i kishte bërë transplant një gruaje e cila më pas kishte ndërruar jetë. Dy djemtë e saj i kërkonin mjekut lekët që ai u kishte marrë për valvulën, sepse nëna e tyre nuk kishte mbijetuar.

Mjeku i njohur bëri kallëzim për dy djemtë e pacientes së tij, se ata po e “shtrëngonin për dhënie pasurie”. Dosja përfundoi përsëri në duart e prokurorëve të SPAK dhe këtë herë me kërkesë të tyre, GJKKO e pezulloi Edvin Priftin nga detyra për herë të dytë. Sipas trupës gjyqësore, ai duhet të qëndrojë “larg” përparses së bardhë deri në përfundim të hetimeve.

Testi i Verifikimit Për të mësuar se si dallohet nëse shalqini, Panariti e shpjegon përmes një mënyrë shumë të thjeshtë që kushdo mund ta provojë vetë në shtëpi. Megjithatë, Panariti thekson se këto metoda nuk zëvendësojnë analizat përkatëse që zhvillohen nga mjetet dhe institucionet zyrtare. Sipas tij, mjafton që të merrni një copë shalqini pa fara dhe ta vendosni në një enë me ujë, nëse uji merr ngjyrë të fortë rozë atëherë ai ka përmbajtje nitrati nëse jo atëherë është në rregull. Gjithashtu, nëse copa e shalqinit nuk fundoset në fund të enës por qendron në sipërfaqe atëherë është në rregull për t’u konsumuar. “Jam i sigurt se mbi 99% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të blejnë aparatura “on line”, prandaj po ju tregoj se si mundet t’i zbuloni nitratet te shalqini, në shtëpi vetëm me një tas me ujë! Ja se si? Merrni nje copë tuli shalqini pa fara dhe futeni në nje tas me ujë. Vea TravelRekomanduar nga boost.al Zhytu ne detin e Afrikes kete vere! Më Shumë Lëreni per 10 minuta! Nese uji ngjyroset ne rozë atëherë shalqini ka nivele të larta nitratesh. Nese uji mbetet pa ngjyrë, shalqini është në rregull. Po kështu, nëse copa lundron në sipërfaqe dhe nuk fundoset, shalqini eshte në rregull…. Edhe njeherë këto janë masa vetëmbrojtjeje qytetare te cilat nuk zëvendsojnë analizat zyrtare, por eshte më mire se te rrish duarkryq dhe te ankohesh” bën të ditur Panariti në reagimin e tij.

0

Prestigjiozja britanike, zbulon një listë me 40 vendet më të bukura, për ditët rrëzëllitëse të verës nëpër Evropë – ku renditen denjësisht, Shqipëria dhe Mali i Zi.

Mes vendeve që përzgjedh “The Guardian”, për Shqipërinë – ku plazhi më i bukur, konsiderohet “Porto Palermo”, që ndodhet në fshatin Qeparo, Vlorë, shkruhet si më poshtë

“Qeparo, një fshat magjik që ofron kombinime spektakolare ngjyrash: bluja e detit, jeshilja e kodrave dhe e bardha e formacioneve shkëmbore gëlqerore nga shpatet madhështore të maleve përreth.

Ka shumë plazhe të fshehura, por edhe ai kryesor, i quajtur Porto Palermo, është bukur, i pazhvilluar dhe i përsosur për t’u çlodhur në guralecë ose për të eksploruar gadishullin shkëmbor aty pranë, ku në krye do të gjeni një kështjellë 200-vjeçare.

Një shëtitje e shkurtër larg bregdetit, hoteli “Stone Beach” (apartamente nga 70 €) ka dhoma me pamje nga jugu, mbi detin Jon”, – thotë “The Guradian”.

Ndërsa plazhin më të bukur në Mal të Zi, e përditshmja britanike e ka vlerësuar atë të “Drobni Pijesak”, që ndodhet në afërsi të Budvës.

“Riviera Budva e Malit të Zi është një nga “honeypots” më të mëdha të vendit dhe mund të jetë e vështirë t’iu shpëtosh turmave.

Por, në Drobni Pijesak, pak më në jug, ka ujëra si smerald, të rrethuar nga male të pyllëzuara, shezllongë me qira dhe dy restorantet e plazhit, që ofrojnë bollshëm ushqime vendase të pjekura në skarë. Hotel Riva (dyfish nga 77 € B&B) në Petrovac, aty pranë, ka pamje nga plazhi i qytetit dhe është një shëtitje e shkurtër, nga plazhi popullor “Lucice”.

Ia vlen të përmirësohet në një dhomë me pamje nga deti. Ekziston edhe një shteg që shkon nga Petrovac në plazhin ‘Perazica Do”, – shkruan gazeta.

Po sipas “The Guardian”, 5 plazhet më piktoreske të Evropës, ndodhen në Greqi dhe janë: Fteri, Elafonisi, Sarakiniko, Plaka dhe Karavostasi.

Si ta dalloni nëse shalqini ka nivel të lartë nitrati? Ekspertët bëjnë publike informacionet që duhet t’i dimë të gjithë

0

Por për sa kohë që AKU dhe ISUV heshtin dhe nuk analizojnë ndotjet në ushqim, eshte plotësisht e ligjshme të ruash veten dhe familjen nga ndotja!” shprehet ish Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti në një reagim në faqen e tij në rrjetin social Facebook.

Testi i Verifikimit

Për të mësuar se si dallohet nëse shalqini, Panariti e shpjegon përmes një mënyrë shumë të thjeshtë që kushdo mund ta provojë vetë në shtëpi.

Megjithatë, Panariti thekson se këto metoda nuk zëvendësojnë analizat përkatëse që zhvillohen nga mjetet dhe institucionet zyrtare.

Sipas tij, mjafton që të merrni një copë shalqini pa fara dhe ta vendosni në një enë me ujë, nëse uji merr ngjyrë të fortë rozë atëherë ai ka përmbajtje nitrati nëse jo atëherë është në rregull.

Gjithashtu, nëse copa e shalqinit nuk fundoset në fund të enës por qendron në sipërfaqe atëherë është në rregull për t’u konsumuar.

“Jam i sigurt se mbi 99% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të blejnë aparatura “on line”, prandaj po ju tregoj se si mundet t’i zbuloni nitratet te shalqini, në shtëpi vetëm me një tas me ujë! Ja se si? Merrni nje copë tuli shalqini pa fara dhe futeni në nje tas me ujë.

Lëreni per 10 minuta! Nese uji ngjyroset ne rozë atëherë shalqini ka nivele të larta nitratesh. Nese uji mbetet pa ngjyrë, shalqini është në rregull.

Po kështu, nëse copa lundron në sipërfaqe dhe nuk fundoset, shalqini eshte në rregull…. Edhe njeherë këto janë masa vetëmbrojtjeje qytetare te cilat nuk zëvendsojnë analizat zyrtare, por eshte më mire se te rrish duarkryq dhe te ankohesh” bën të ditur Panariti në reagimin e tij.

T’u kthejmë vendeve emrat origjinalë shqip!

0

Shkruan  Dr. Nelson R. Çabej

Korpusi madhor i të dhënave që provojnë autoktoninë e banorëve të trojeve të sotme shqipfolëse janë makrotoponimet, emrat e qyteteve, lumenjve dhe maleve të këtyre trojeve. Tanimë është vërtetuar se emrat e të gjitha qyteteve (Arta, Nishi, Shkupi, Shtipi, Shkodra, Vlora, Lezha, Durrësi, Peqini, Qafa e Gjashtës, Dimali, Palokastra, Ballshi, Çamëria, Ulqini, Drishti, Finiqi, etj.), lumenjve (Drini, Drino, Mati, Erzeni, Ishmi, Vjosa, Buna, Shkumbini) dhe maleve (Tomor, Sharr, Pind), që dalin në burimet e lashta, kanë evoluar deri në format e sotme në bazë të ligjeve fonetike të shqipes e të asnjë gjuhe tjetër.

Vrojtimi i përgjithshëm rreth pranisë së shumë fshatrave me emra me prejardhje latine, greke ose turke, e sidomos sllave, është rrjedhim i thuajse 21 shekujve të sundimit dhe pranisë së administratave pushtuese. Por siç ka shpjeguar Eqrem Çabej1, fshatrat në Ballkan janë të reja e përgjithësisht të lëvizshme dhe nuk dalin thuajse fare në burimet lashta. Për këtë arsye, edhe vlera tyre në përcaktimin e etnicitetit të baorëve të trojeve shqiptare është e papërfillshme. Ndërkohë që prania e emrave të huaj të fshatrave është fakt, numri dhe përqindja e tyre është mbivlerësuar dhe sipas të dhënave të pabotuara ato përbëjnë rreth 20% të numrit të përgjithshëm të mikrotoponimeve shqiptare.

Nisma e kohëve të fundit e Bashkisë së Skraparit për shqipërimin e disa emrave të huaj të fshatrave është shprehje frymëzuese e një qëndrimi atdhetar që duhet përshëndetur. Ky shkrim është në vijim të kësaj nisme për të nxitur një diskutim më të gjerë dhe vjelur mendimet, idetë dhe propozimet e qytetarëve, historianëve dhe gjuhëtarëve për këtë çështje.

Zëvendësimi i emrave të vendbanimeve në trojet shqiptare është një problem serioz që nuk mund të lihet kurrsesi në dorën e bashkive të rretheve, qarqeve ose qarqeve, për shkak të kompetencës së pamjaftueshme. Kjo punë nuk është një aksion politik, por një kërkesë e momentit historik. Ajo duhet bërë mbi parime të shëndosha, historike, gjuhësore e kulturore dhe kërkon njohuri te thella të histories dhe gjuhësisë, dhe duhet bërë nga kolektiva specialistësh, të shkollave të larta dhe të institucioneve të specializuara të Akademisë së Shkencave.

Kjo punë mund të fillohej me zëvendësimin e atyre vendemrave të huaj të fshatrave që janë dokumentuar se kanë qenë shqip fillimisht, por në kohë të ndryshme, duke përfshirë kohët më të reja, janë zëvendësuar me emra të huaj.

Më poshtë po rendis vetëm disa shëmbuj emrash të tillë. Gjuhëtari rus Aleksander Selishçev2 na jep emrat e mëparshëm shqip të dy vendeve (Fushgjana dhe Plakonia) dhe format e tyre sllavisht që përdorim ne sot.

Velipoja – Sipas gjuhëtarit rus, ajo që quhet sot “Velipojë” është përkthim i emrit të vendit Fushgjanë, që përdorej në Shkodër deri nga shekulli XIX.

Starovë – fshat në rrethin e Pogradecit, më parë ka qënë quajtur Plakoni.

Zagoria – ende sot banorët e krahinës së Përmetit e quajnë këtë krahinë Prapamal dhe banorët e saj – prapamalas, ndërsa zyrtarisht krahina njihet me emrin Zagori, që është qartas përkthim i emrit shqip Prapamal gjatë sundimit bullgar ne Mesjetën e hershme/të mesme.

Palokastër një fshat në veri të Gjirokastrës. Në vitin 1835 udhëtari anglez Ëilliam Martin Leake3 e lokalizoi qytetin e lashtë epirot, Phanote (Φανότη) në rrethinat e Kardhiqit (Gjirokastër) dhe në vitin 1938 gjeografi gjerman Eugen Oberhummer e saktësoi në fshatin Palokastër ku zbuloi germadhat dhe kështjellën e qytetit lë lashtë epirot Phanote. Përbërësi i dytë i këtij emri – kastër, një greqizim i emrit latin castello (kështjellë), është shtuar dikur në mesjetë, siç provohet nga fakti që qyteti përmendet me emrin Phanote 4-5 shekuj para se të ndërtohej kështjella.

Me që ky emër qyteti epirot na vjen nga burime greke duhen mbajtur parasysh dy veçori të greqishtes së lashtë:

Së pari, Ph (φ) në greqishten e lashtë shqiptohej ph- dhe vetëm dikur pas shekullit X të erës sonë në greqishten e re, ajo filloi të shqiptohej si -f-,

Së dyti, zakonisht tingullin -p- të emrave të vendeve të huaja grekët e lashtë e shkruanin ph- (φ)4, që do të thotë se emri i qytetit mund të jetë shqiptuar *Panote nga “shqiptarët e Lashtësisë”.

Fakti që P- ja ballore nuk u ndrua në F- tregon se ky emër nuk ka kaluar nëpër gojën e grekëve. Po kështu ndrimi n>l, ka ndodhur vetëm në bazë të ligjeve të dialektit të krahinës së Gjirokastrës, siç ka ndodhur me fjalët nerënxë > lerënxë, Panormo> Palermo; Nevzat> Levzat, etj.), duke dhënë formën Palo me hiferezën e t-së fundore.

Gjirokastra – Në regjistrimin kadastral të vitit 1831 dhe në shënimet e Evlia Çelepisë (Evliya Çelebi, 1611-1682) në shekullin XVII, Gjirokastra del me emrin Ergjëri, emër që është ruajtur në folklorin e krahinës deri në shekulin XX, siç shihet nga poezia popullore kushtuar Kuvendit të Gjirokastrës të mbajtur në atë qytet në 23 korrik të vitit 1880:

“Kurvelesh e Gegërí,

U mblodhë në Ergjëri”

Forma Gjirokastër ka dalë nga emërtimi administrativ bizantin, Argyrokastro që del së pari në shekullin XIV te historian e perandori bizantin Kantakuzeni. Edhe pse nuk del në burimet e lashta, emri i qytetit Ergjëri rrjedh nga emri i nënfisit kaon të argjirinëve në Epirin e lashtë që banonte në atë rajon sipas Stefan Bizantinit5 në shekullin VI të erës sonë. Historiani gjerman Conrad Bursian (1830-1883) saktësoi se vendbanimi i argirinëve ishte lugina e lumit Drino6. Emri Ergjëri mund te ketë dalë nga nje formë e rikonstruktuar *Argyrion7, që regullisht do të jepte formën e dokumentuar Ergjëri, që është ruajtur deri në ditët tona. Nga ky emër, me etimologjizim popullor, ka dalë emri Mali i Gjerë (nga Mal i Ergjërit), që në hartën e Kiepert-it del edhe me emrin Ergjenik8. Edhe konsulli i përgjithshëm i Napoleon Buonapartit te Ali Pasha Tepelena, Pukëvili (1770-1838), flet per një mal Argenik, që fillon nga jugu i Tepelenës duke u shtrirë në drejtim të Gjirokastrës”9.

Saranda – ky është një emër i ri, që ka hyrë në përdorim pas pavarësisë së Shqipërisë. Deri në fillim të shekullit XX këtu kishte vetëm një port dhe barinj stinorë nga Labëria që vinin për të dimëruar bagëtitë, andaj quhej thjesht Skelë, me burim të afërt fjalën turqisht iskele10 – “port, gji deti”. Ndryshe quhej edhe “Skela e Delvinës “. Emri i lashtë i këtij qyteti ka qenë një emër ilir, Onchesmus (Onkesmus), që përmëndet për herë të parë nga shtetari dhe filozofi romak, Ciceroni11 dhe për herë të fundit përmendet në shekullin VI të erës sonë12. Duke zbatuar regullat fonetike të shqipes (humbja e zanores ballore të patheksuar, ndrimi q>gj dhe rënien e mbaresës –

us), emri i qytetit do të evoluonte në Gjashma, e cila, nëpërmjet etimologjizimit popullor (prirjes për t’i dhënë kuptim kësaj fjale “të pakuptimtë”) e quajti Qafa e Gjashtës qafën që të shpie në qytetin e zhdukur (Saranda e sotme), që nuk ruhej më në kujtesën e tij historike13.

Domosdova – Ky emër i fushës në afërsi të Prrenjasit është lidhur me emrin e lashtë të qytetit ilir Damastion, argjendi i të cilit përdorej për të prerë monedha argjendi edhe nga Korinthi. Sot në këtë zonë nuk ka miniera argjendi, por prania e argjendit në mineralet e kromit dhe të argjendit të bën të mendosh se ato duke u shfrytëzuar që nga lashtësia mund të jenë varfëruar ose shfrytëzuar plotësisht. Për shkak të tingëllimit të afërt, emri Domosdovë është lidhur me fjalën turke domuz “derr”, por kjo është e gabuar sepse emri Damastion del të paktën 15 shekuj para pushtimit osman të vendit tonë. Për arsye gjeografike dhe gjuhësore emri i fushës Domosdovë besohet të jetë forma e sotme e emrit të lashtë Damastion, me prapashtesën -ova14.

Drimadhes – një formë e greqizuar e emrit të fshatit Dhërmí, që tani ka filluar të përdoret në disa gazeta dhe media të tjera. Dhërmí është emri i vetëm me të cilin është njohur fshati nga banorët e zonës përreth dhe nga shqiptarët në përgjithësi. I vetmi shpjegim që është dhënë deri sot për prejardhjen e emrit të fshatit bazohet në një të dhënë që del nga Komentari i Luftës Civile i Jul Qezarit në shekullin I p.e.s. ku lidhur me fillimin e fushatës së tij kundër Pompeut në Ballkan, ai shkruan: “Të nesërmen ai arriti në shkëmbinjtë Keraune dhe në brigje shkëmbore të tjera të rrezikshme, me që e kuptonte se të gjitha portet ishin në dorën e kundërshtarit; ai zbriti trupat e tij në vendin e quajtur Palaeste (Palasa e sotme – N.R.Ç.), pa humbur asnjë anije”15. Në indeksin e këtij botimi lexojmë për “Germinët, një fis i asaj pjese të bregdetit të Epirit, ku janë malet Keraune. Në tokën e tyre arriti Cezari me 7 legjione”16.

Ndrimi g>dh, që ka ndodhur në emrin e fisit kaon të germinëve dhe në emrin e fshatit Dhërmi mund të ndodhte vetëm duke kaluar nëpër gojën e shqiptarëve, as të grekëve, as të latinëve, as të sllavëve.

Referencat

1.Çabej, E. (1958). Problemi i autoktonisë së shqiptarëvet në dritën e emravet të dëndeve. Buletini i Universitetit Shtetëror të Tiranës, Seria Shk. shoq. Tiranë, 2, 54-62.

2. Селищев, А. (1931). Славянское Население в Албании. София (Slavianskoe naselenie v Albanjii.

3. Leake, W.M. (1835). Travels in Northern Greece. I. J. Rodëell, Neë Bond Street, London, f. 72-73.

4. Kretschmer, P. (1896). Einleitung in die Geschichte der griechischen Sprache. Vandenboeck and Ruprecht, Göttingen, f. 268.

5. Στέφανος Βυζάντιος, Εκ των Εθνικων Στεφανου κατ Επιτομην (Stephani Byzantii Ethnicorvm quae svpersvnt), Red. A. Meineke, Reimer, Berlin, 1849.

6. Bursian, C. (1862). Geographie der Griechenland. B.G. Teubner, Leipzig, f. 19.

7. Çabej, N.R. (2014). Vazhdimësi Iliro-Shqiptare në Emrat e Vendeve. Fan Noli, Tiranë, f. 102-106.

8. Kiepert, H. General-Karte von der europäischen Türkei: nach allen vorhandenen Originalkarten und itinerarischen Hülfsmitteln – bearbeitet und gezeichnet von Heinrich Kiepert. Internet: http://ëëë.lib.uchicago.edu/e/collections/maps/kiepert/G6800-1853-K5.html.

9. Pouqueville, F.C.H.L. (1820). Travels in Epirus, Albania, Macedonia, and Thessaly. R. Phillips and Co., London, f. 63.

10. Çabej, E. (2006). Studime Etimologjike në Fushë të Shqipes VII. Tiranë, p. 16.

11. M. Tullius Cicero, Letters to Atticus 7.2.

12. Hieroclis synecdemus et notitiae Graecae episcopatuum. Ed. T. Mommsen, Berlin, 1866.

13. Çabej, N.R. (2014). Vazhdimësi Iliro-Shqiptare në Emrat e Vendeve. Fan Noli, 96-101.

14. Çabej, N.R. (2014). Po aty, f. 78-82.

15. C. Iuli Caesaris Commentarii cum A. Hirti aliorumque supplementis. Libri 3, 6. Teubner, 1876, Lipsiae.“Postridie terram attigit Germiniorum. Saxa inter et alia loca periculosa quietam nactus stationem at portus omnes timens, quod teneri ab adversariis arbitrabantur, ad cum locum, qui appellabatur Palaeste, omnibus navibus ad unam incolumibus milites exposuit.”

16. C. Iuli Caesaris Commentarii cum A. Hirti aliorumque supplementis. Teubner, 1876, Lipsiae, p. 227 (në indeksin e librit)./

Jennifer Grey, aktorja e “Dirty Dancing” tregon se si ju mbyll karriera

0

Jennifer Grey, aktorja e “Dirty Dancing” ka publikuar në maj librin e sja të kujtimeve, të titulluar “Out of the Corner”.

Por, disa detaje të librit janë mësuar që tani.

Një nga gjërat kryesore ku fokusohet aktorja është operacioni i hundës, që praktikisht i ndryshoi jetën, por jo domosdoshmërisht për mirë.

Jennifer kujton se pas filmit që e bëri të famshëm, “Dirty Dancing” i thanë se hunda e saj ishte problem për një aktore.

“I ashtuquajturi problemi im nuk ishte vërtet problem për mua, por meqenëse dukej se ishte një problem për njerëzit e tjerë, u bë problemi im”.

Në të vërtetë, ajo vetë ishte kundër rinoplastikës dhe për një farë kohe, nuk u dorëzua përpara kërkesave të tilla, derisa një e tillë I mbërriti nga vetë e ëma, që insistoi se kjo do ta ndihmonte edhe më shumë karrierën e saj.

Por në fakt, ndodhi krejt e kundërta.

Grey iu nënshtrua dy operacioneve për të përmirësuar hundën e saj. Operacioni i dytë kishte për qëllim të korrigjonte një parregullsi të shkaktuar nga i pari, por ajo tha se e la hundën e saj ‘të cunguar’.

Aktorja kujton sesi u ndesh në një premirë me Michael Douglas pas operacionit të saj të dytë, dhe ai nuk e njohu.

“Ajo ishte hera e parë që dola në publik. Dhe unë isha krejtësisht e padukshme, nga një ditë në tjetrën. Në sytë e botës, unë nuk isha më unë.”

Që atëherë, edhe ofertat për filmat ranë, ndërsa njerëzit nuk e njihnin më.

Akrobatja Vitore Sallaku ndahet nga jeta, artistët: Një nga themelueset e cirkut shqiptar

0

Akrobatja e njohur Vitore Sallaku ndërroi jetë dje në moshën 81-vjeçare. Vitore Sallaku ishte një nga themelueset e cirkut shqiptar dhe ka lënë pas një trashëgimi artistike të një niveli shumë të lartë. Artisti Julian Kazazi tha se Vitore Sallkau ishte një artiste me vlera të larta. “Cirkut Kombëtar ju shua dhe një tjetër yll, një artiste me vlera të larta artistike dhe kulturore. Vitore Sallaku , “Mjeshtre e Madhe” e Cirkut Kombëtar, një prej themeluesve të këtij arti kaq të bukur e të dashur nga të gjithë”, shkruan ai në mesazhin e tij për artisten. Ndërkohë që dhe Cirku Kombëtar në faqen e tij publikoi aktivitetin artistik ndër vite të “Mjeshtres së Madhe” Vitore Sallaku, duke u shprehur për një artiste të rrallë.

“Sot u nda nga jeta një grua e rrallë, energjike, artiste e cilësive superiore, një nga themelueset e cirkut shqiptar”, shkruhej dje në faqen e Cirkut Kombëtar. Ministrja e Kulturës Elva Margariti u shpreh se Vitore Sallaku ishte një artiste e talentuar. “Akrobatja Vitore Sallaku ka lënë pas kaq shumë kujtime të bukura dhe u ka falur kaq shumë gëzim njerëzve, saqë largimi do të jetë vetëm fizik! Ajo ishte dhe do të mbetet një shkollë për brezat e rinj!”, shprehet në një postim në rrjetet sociale ministrja e Kulturës Elva Margariti. Vitore Sallaku ishte bashkëshortja e humoristit të madh Skënder Sallaku, i cili ka ndërruar jetë në shkurt të vitit 2014. Ajo e nisi karrierën e saj në vitin 1952 në Cirkun e Tiranës me Ali Xhixhën. Pastaj në vitin 1956 shkoi në Estradën e Tiranës, pasi fillimisht Cirku ka qenë pjesë e vogël e Estradës. Në vitin 1972 u nda Cirku nga Estrada si një institucion më vete. Sallaku dha kontribut të madh edhe për talentet e reja të cirkut. Në krijimtarinë e saj ajo numëron 6 libra, një prej të cilit ia dedikon bashkëshortit të saj “Artistit të Popullit”, Skënder Sallaku.  Puna e saj është vlerësuar, duke marrë disa tituj si “Artiste e merituar” apo dhe “Mjeshtre e Madhe”.

Seanca dëgjimore e trazirave në Kapitol: Trump akuzohet për ‘tentativë për grusht shteti’

0

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, orkestroi trazirat e vitit të kaluar në Kapitol në një “grusht shteti në tentativë”, këto ishin deklaratat e forta në Komisionin Hetimor të ngritur për të hetuar sulmin e ndodhur në Kapitol në 6 janar 2021.

Liz Cheney, nënkryetarja republikane e komitetit, tha se Trump kishte “ndezur flakën e këtij sulmi”.

Bennie Thompson, një demokrat, tha se trazirat rrezikuan demokracinë amerikane.

Mbështetësit e Trump sulmuan Kongresin më 6 janar 2021 ndërsa ligjvënësit u takuan për të vërtetuar fitoren zgjedhore të Joe Biden.

Pas pothuajse një viti hetimi, komiteti i përzgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, i udhëhequr nga Demokratët, u hap të enjten në mbrëmje duke shfaqur pjesë nga intervistat e kryera me anëtarë të rrethit të brendshëm të Trump.

Pamjet u transmetuan nga dëshmia e ish-Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së, Bill Barr, duke thënë se pretendimet e ish-presidentit se zgjedhjet ishin vjedhur ishin të pabaza.

“Ne nuk mund të jetojmë në një botë ku administrata aktuale qëndron në pushtet bazuar në pikëpamjen e saj, të pambështetur nga prova specifike, se ka pasur mashtrime në zgjedhje”, tha ish-prokurori i përgjithshëm.

Seanca dëgjimore paraqiti gjithashtu një regjistrim të dëshmisë nga Ivanka Trump, vajza e ish-presidentit, duke thënë se ajo “pranoi” refuzimin e Barr të teorisë së konspiracionit të babait të saj.

Përpara se hetimi i Dhomës së Përfaqësuesve të hapej të enjten në mbrëmje – e para nga gjashtë seancat dëgjimore që priten këtë muaj – zoti Trump e hodhi poshtë atë si një “mashtrim politik”.

Ish-presidenti ka lënë të kuptohet publikisht për një tjetër kandidim në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024. Ai vazhdon të tregojë pretendime të pabazuara se zgjedhjet e fundit ishin manipuluar nga mashtrimi masiv i votuesve.

Z. Thompson, kryetar i komitetit dhe një ligjvënës i Misisipit, tha në seancën dëgjimore: “6 janari ishte kulmi i një tentative grusht shteti, një përpjekje e pacipë, siç e tha një shkrimtar pak pas 6 janarit, për të përmbysur qeverinë.

“Dhuna nuk ishte rastësi. Ishte qëndrimi i fundit i Trump.”

Zonja Cheney, nënkryetarja e komitetit dhe një kongresmene në Ëyoming, tha: “Ata që pushtuan Kapitolin tonë dhe luftuan me zbatimin e ligjit për orë të tëra u motivuan nga ajo që Presidenti Trump u kishte thënë: se zgjedhjet u vodhën dhe se ai ishte i drejti. president.

“Presidenti Trump thirri turmën, mblodhi turmën dhe ndezi flakën e këtij sulmi.”

Duke zgjatur pak më shumë se dy orë, seanca dëgjimore e paprecedentë e Kongresit në kohën kryesore për sulmin në Kapitol ishte një qese e përzier.

Dëshmia video e ngjarjeve të 6 janarit dhe dëshmia dramatike personale e oficeres Caroline Edëards, ishin kujtues të fuqishëm të dhimbjes dhe vuajtjes së asaj dite.

Deklarata e zgjeruar e Liz Cheney – e cila e ka vënë në rrezik karrierën e saj me kritikat e saj ndaj ish-presidentit – ishte plot me akuza dhe akuza, por tepër të dendura.

Një amerikan i ulur për të parë procedurat në vend të argëtimit të rregullt të së enjtes mbrëma, mund të mos ketë marrë prodhimin e paketuar të shkëlqyeshëm që ishte premtuar.

Por nëse ata kishin harruar se si ishte më 6 janar – dëshpërimi dhe drama – kishte shumë për t’i kujtuar.

Megjithatë, çfarë bëjnë ata me atë kujtesë, mbetet për t’u parë.

Caroline Edëards, oficerja e parë e policisë e plagosur në sulm, dëshmoi se ishte quajtur “tradhtare” dhe “qen” nga rebelët përpara se të rrëzohej pa ndjenja.

Ajo përshkroi se kishte takuar më vonë në mes të përleshjes me një oficer “të zbehtë fantazmë” Brian Sicknick, i cili vdiq një ditë pas sulmit pasi pësoi dy goditje në tru.

“Unë po rrëshqisja në gjakun e njerëzve,” u tha oficeri Edëards ligjvënësve për “skenën e luftës” dhe “luftimin trup më trup”.
“Asnjëherë në ëndrrat e mia më të çmendura nuk kam menduar se si oficer policie, si oficer i zbatimit të ligjit, do të gjendesha në mes të një beteje”, shtoi ajo.

Një regjisor britanik i filmave dokumentarë, Nick Quested, i cili po gjurmonte Proud Boys, një grup i ekstremit të djathtë, në ditën e sulmit, dha gjithashtu dëshmi.

Ai përshkroi habinë e tij për zemërimin dhe dhunën e “kryengritjes” të tërbuar.

Katër persona vdiqën në ditën e trazirave të Kapitolit të SHBA: një grua e paarmatosur e qëlluar nga policia dhe të tjerët për shkaqe natyrore.

Më shumë se 100 policë u plagosën. Katër oficerë të tjerë vdiqën më vonë nga vetëvrasja.

Republikanët e kanë hedhur poshtë hetimin televiziv si një dredhi për të tërhequr vëmendjen e amerikanëve nga erërat politike me të cilat përballen demokratët pesë muaj para zgjedhjeve afatmesme në SHBA.

Sondazhet e opinionit sugjerojnë se demokratët mund të humbasin kontrollin e Dhomës dhe madje potencialisht të Senatit kur vendi të votojë në nëntor.

Ndërsa amerikanët përballen me inflacionin galopant, rritjen e çmimeve të benzinës dhe një krizë të formulës së foshnjës, presidenti amerikan Joe Biden, një demokrat, e ka parë popullaritetin e tij me votuesit të bjerë nën vlerësimin e miratimit të zotit Trump në të njëjtën pikë të mandatit të tij.

Udhëheqësi republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy – i cili fillimisht ishte kritik ndaj Trump pas trazirave të Kapitolit, por që atëherë ka ndryshuar tonin e tij e quajti komitetin një “perde tymi” për demokratët për të rishikuar ligjet e votimit.

Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve fajësuan zotin Trump pas trazirave, me vetëm një javë të mbetur në presidencën e tij. Ata e akuzuan atë për nxitje të kryengritjes, por ai u shpall i pafajshëm në Senat.

Osmani do të vizitojë Greqinë për Samitin e vendeve të Evropës Juglindore

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të udhëtojë për në Greqi për të marrë pjesë në Samitin e krerëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Siç thuhet në një komunikatë për media, në këtë Samit, Osmani do t’i bashkohet krerëve të 13 shteteve për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për të garantuar paqe, siguri, stabilitet, zhvillim ekonomik, politik e shoqëror në rajon.

Gjithashtu, Samiti i SEECP-së do të përqendrohet edhe në zhvillimeve e fundit në Evropë, përfshirë luftën në Ukrainë, si dhe ndikimin e tyre në vendet e rajonit, thuhet tutje.

Gjatë Samitit të SEECP-së, Osmani do të ketë takim bilateral me nikoqirin e Samitit, kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis, si dhe me pjesëmarrës tjerë. Presidentja Osmani do të marrë pjesë në darkën zyrtare të Samitit me Kancelarin e Gjermanisë Olaf Scholz dhe me Presidentin e Këshillit të BE-së Charles Michel.

Në këtë Samit të SEECP-së, Presidentja Osmani do të flasë edhe për rolin që Republika e Kosovës po luan në ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në rajon; rëndësinë e bashkëpunimit rajonal duke u bazuar në parimet e barabarësisë dhe gjithëpërfshirjes, si dhe për nevojën për ta përshpejtuar perspektivën euro-atlantike për Kosovën dhe vendet e tjera demokratike në rajon.

IDEO/ Leo Messi jo vetëm futbollist, tashmë edhe aktor! Ja ku do luajë ylli argjentinas

0

Shumë futbollistë kanë punuar si aktorë, por shumicën e kohës si drejtues të reklamave të markës. Paraqitjet e tyre zakonisht janë të shkurtra dhe përmbajnë vetëm disa fjali. Edhe kështu, të shohim lojtarë jashtë fushës nuk pushon së na mahnitur.

Për shkak të profilit të tij të lartë në media, Leo Messi është shfaqur në një sërë reklamash për kompani të ndryshme.

Nga reklamat e ndryshme të ushqimeve, te spotet e Pepsi-t, apo spotet e fundit të reklamave të patetinave Lays. Dhe sigurisht, gjithçka që ka të bëjë me Adidas, sponsorin e tij më të madh.

Megjithatë, futbollisti tani ka marrë pjesë në një projekt që është shumë i ndryshëm nga ai që jemi mësuar ta shohim. Ai tani ka pasur një rol në një serial televiziv.

Messi do të bëjë një paraqitje të shkurtër në sezonin e dytë të dramës argjentinase ‘Los Protectores’, e cila po fiton popullaritet në vendlindjen e tij.

POSTIMET E FUNDIT