Kreu Blog Faqe 909

Sali Berisha lajmëron shqiptarët dhe ndërkombëtarët se pas 24 korrikut bashkohet me Ilir Metën e rrëzojnë Ramën

0

 Nëntë vite pasi prishën paktin që firmosën në 2009-ën, Sali Berisha dhe Ilir Meta do bashkohen për të krijuar front opozitar kundër Ramës.

Për këtë gjë, kryedemokrati Berisha u shpreh i sigurt dhe hodhi poshtë krisjen në marrëdhënien e tyre apo ndonjë tradhti të mundshme nga Meta.

“Nuk ka diskutim ajo. Është normale nëse kemi diferenca në gjëra të tilla. Asgjë nuk ka pengon ne në betejën tonë kundër Edi Ramës. Nuk i druhem asnjë tradhtie nga Meta”, u shpreh Berisha.

Tre ditë më parë mes Berishës dhe Metës pati disa shkëndija përplasjeje.

Kryedemokrati i kërkoi Presidentit që të mos dekretonte largimin e Bajram Begajt nga drejtimi i forcave të armatosura, por Meta e firmosi dekretin që i hapi rrugën Kuvendit për të votuar kreun e ri të shtetit.

Halit Valteri padit në SPAK “sheikun” Ilir Meta: Paratë e korrupsionit i ka transferuar për lobim, provat m’i solli një gazetar i huaj

0

Ish-deputeti Halit Valteri, ditën e sotme ka depozituar në SPAK kallëzimin për presidentin Ilir Meta. Në një deklaratë për mediat Valteri u shpreh se presidenti gjatë kohës që ka qenë në pushtet ka përfituar para nëpërmjet korrupsionit dhe këto i ka përdorur për lobim.

Gjithashtu ish-deputeti paralajmëroi se do të padisë në SPAK edhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin dhe Vangjel Tavon.

Ai thotë se së fundmi është kontaktuar nga një gazetar i huaj, emrin e  të cilit nuk ka zgjedhur që ta bëjë publik, por shprehet se i ka vënë në dispozicion disa dokumente që vërtetojnë aferën korruptive të Metës.

” Janë paguar qindra mijë euro për lobim, artikujt e Mother Jones dhe gazetës autriake kanë bërë publike fatura me vlerë qindra mijëra euro në shërbim të pasurisë. Meta, Kryemadhi dhe Tavo që do të kallëzohen në ditët në vijim do të përballet me fakte konkrete ku paratë e marra nga korrupsioni kanë bërë këto transferta shtetërore.

Institucionet shtetërore flenë gjumë, ku korrupsioni gjatë kohës që kanë qeverisur dhe nuk janë dënuar për aferat e shumta. Të dhënat i kam nga gazetarë të huaj”, tha Valteri.

Pse në çdo ngjarje kriminale përmendet vetëm emri i Ilir Metës?!

0

Juristi Kreshnik Spahiu ka shpërthyer në kritika të forta ndaj presidentit Ilir Meta. Ky i fundit është vënë në qendër të vëmendjes ditët e fundit, pasi i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka thënë në një prej dëshmive të tij se Ilir Meta ka gisht në vrasjen e Aleksandër Ndokës, vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka.

Ishte gazetari Artan Hoxha që zbardhi dëshminë, por SPAK e përgënjeshtroi. Mirëpo Kreshnik Spahiu ka ngritur pyetjen: Pse në të gjitha ngjarjet kriminale në vend del vetëm emri i Ilir Metës?

Duke folur në një studio televizive, ai ka hedhur dyshime se nxitimi Metës për të firmosur dekretin e lirimit të Bajram Begajt nga detyra lidhet me këtë dëshmi.

24 orë përpara se presidenti të hidhte firmën u diskutua në media për dëshminë e të pandehurit Dumani dhe u akuzua për përfshirje në një krim. Pasi u hodh firma në mënyrë të shpejtë, kjo histori nuk është përmendur më. Do thoni ju mund të jetë rastësi. Dakord mund të jetë rastësi, por e kam të vështirë të besoj që rastësitë që lidhen me vepra penale, lidhen vetëm me një njeri që quhet Ilir Meta”, ka thënë Kreshnik Spahiu.

Por ai më tej i ka renditur të gjitha ngjarjet ku del emri i Ilir Metës. Sipas Spahiut, kemi vrasjet e 21 janarit, bllokun 700 mijë euro dhe shumë ngjarje të tjera që del vetëm Ilir Meta. Sipas tij nuk del emri i asnjë politikani tjetër, por vetëm i presidentit në largim.

Me Ilir Metën lidhet ngjarja e Thesarit. Me Ilir Metën lidhet dëshmia e Dumanit. Me Ilir Metën lidhet 21 Janari. Me Ilir Metën lidhet kaseta me 700 mijë euro. Me Ilir Metën lidhen akuzat për vrasjen e një deputeti të PS. Me Ilir Metën lidhen shumë e shumë akuza. Pse nuk lidhen këto akuza për të ndjerin Nishani? Pse nuk kemi të njëjtat akuza për Moisiun? Pse nuk kemi për Meidanin? Pse të gjitha akuzat që nuk u provokan lidhen vetëm me një njeri që quhet Ilir Meta?”, tha ai.

Javën që lamë pas ishte gazetari Artan Hoxha, ai i cili zbardhi dëshminë e Dumanit, dëshmie cila shkundi politikën. Si është shprehur se ka njohje me personat që vranë vëllanë e ish-deputetit dhe sipas tij, porositësi është vetë Ilir Meta.

Por si ndodhi vrasja e Aleksandër Ndokës? Ngjarja ndodhi më 9 dhjetor 2017. Ai u gjet i vrarë në makinën e tij, para banesës. Ndoka kishte qenë në një lokal aty pranë dhe rreth orës 22.00 ka hipur në mjetin tip “Mitsubishi” për të shkuar në banesë. Por para vilës së tij ishin duke pritur vrasësit. Ata gjetën një zonë pa ndriçim dhe e ekzekutuan duke e lënë të vdekur. Ndoka u gjet në mëngjes i pajetë nga familjarët e tij. Ngjarja ishte tipike e stilit mafioz dhe policia që në atë kohë u shpreh se mund të kishim të bënim me vrasës me pagesë.

Bajram Begaj nga Gjeneral pa ushtri në President pa popull

0

Nga hiçi vijnë të gjithë. Analfabetë ka sa të duash në Parlament, por pa tituj shkencor e pasuri sheikësh zor se gjen.

 Shkruan Sokol Pepushaj

Shqiptarët pa President ishin. Ai që duhet mëshiruar është Presidenti pa popull. Se Presidentët e tjerë, edhe pse ishin “mish i huaj” për Republikën, të zgjedhur gjithmonë nga Parlamenti plot falsifikatorë e analfabetë, hajdutë e kriminelë, secilit, edhe Ilir Metës, ca banditë pas i shkonin.

Sot, në nisje të rrugës, Presidenti është i vetëm. Shikoni kush e uron e kush e urren. Është plot hapësira sociale me meme e sarkazëm, me akuza për korrupsion dhe mungesë personaliteti.

Një president shqiptar me Emrin Bajram, për shumë arsye, i intereson Rexhep Taip Erdoganit. Në rrugëtimin e avancimeve shoqërore, një Bajram, një anonim që nuk i ka dhënë asgjë njerëzimit, s’ka si të mos bëjë reaksion, kur brenda një dite, Edi Rama, i përfolur si kapo i njërit prej 4 klaneve mafioze, e shndërron në pak orë nga gjeneral pa ushtri, në President pa popull.

Tek Gjeneral Bajrami, ti kërkon betejat, operacionet, ofensivat e defensivat, plagët e plumbat. Çuditërisht nuk gjen asgjë prej këtyre. Po, Bajrami shkruhet gjithandej se është gjeneral, se ka plot dekorata zyrash, trajnimesh, por ende botime akademike që i japin diçka njerëzimit, apo çdo gjë tjetër që kanë gjeneralët e ushtrisë.

Gjenerali vjen nga hiçi.

Nga hiçi vijnë të gjithë. Analfabetë ka sa të duash në Parlament, por pa tituj shkencor e pasuri sheikësh zor se gjen.

Ne po bëjmë edhe kujtestarin.

Rama, sapo kishte dalë nga burgu në Paris, ju ngjit si rrodhe Fatos Nanos dhe nga piktor pa piktura, e pamë politikan skizofren.

Edhe Sali Berisha, u katapultua nga Ramiz Alia si komunist ekstremist, për të bërë demokratin dogmatist. 

Po sot s’jemi as për Sali as për Fatos, jemi për Bajram.

Që është President pa popull, mjafton të shikojmë rrjetet sociale. Të gjithë e shajnë, e pështyjnë madje në surrat e me neveri, Që Erdogani do kënaqet kur zotërinjtë e lindjes ta urojnë; Zoti Bajram Gëzuar Bajramin, këtu do jemi, do ta shohim!

Integrimi në strukturat Euro- Atlantike përmes idiotëve, hajdutëve e arrogantëve, na çon larg në kohë.

Sipas të bijës së Zeusit, Athinasë, vetëm kur është momenti për të respektuar të vdekurit (heronjtë), njerëzit janë të vegjël për të mos respektuar Zotat.

Të vdekurit e të gjallët i kemi bashkë, prandaj flasim.

I vdekur është Sali Berisha, por edhe me të gjallët, madje edhe me Zotin e këtij vendi, rri përditë. Sali Berisha dhe Edi Rama, debatojnë në kontekstet që amerikanët i kanë lënë me gojë hapur, Erdoganistët me qese hapur e  Fethullah Gulenistët  me shkolla ende hapur.

Pra tendencat për ndërgjegjësim, për detyrim veprimi, na serviren si mesazhe të këtu e pesë mijë viteve.

Kur është momenti për të respektuar të vdekurit, njerëzit janë të vegjël për të mos respektuar Zotat.

Në Shqipërinë politike, në këtë version, korrelacioni ngjan i njëjtë. Në një tjetër pamje, një analizë që përpiqet të kundrojë përtej legjendës tre mijë e ca vjeçare para Krishtit, shikon edhe ndryshueshmeritë mes  heronjve të Akejve të lashtësisë dhe politikës sonë.

Sot, secili ka nga shumë pak “besimtarë luftëtarë”.

Edi Ramën për shembull, nuk e beson askush se mund të bëjë më shumë se ç’bëri nëntë vitet e fundit, as se nuk ka vjedhur pasuritë publike nuk ka njeri normal që beson.

Po për Sali Berishën dhe Ilir Metën, kush beson se nuk kanë kryer krime antinjerëzore, se nuk kanë vrarë kundërshtarë politikë dhe ekonomikë, se nuk kanë vënë pasuri mbi rrogën?

Kur kanë humbur besimin gjithë Zotat e 32 viteve, po Presidenti i 78 deputetëve pasanikë me kap ç’të kapësh, ç’është?

Përpunuan produktin që munden, shndërruan një  Bajram Begaj nga Gjeneral pa ushtri në president pa popull./Pamfleti

 

Ish kryspiuni thirrje SPAK-ut, arresto urgjent Sali Berishën

0

Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi, ka komentuar situatën politike në vend dhe zgjedhjen e presidentit të ri. Në një prononcim për gazetën “SOT” i pyetur lidhur me një deklaratë nga gazetari Artan Hoxha, i cili ka thënë se i penduar i drejtësisë, Nuredin Dumani ka dëshmuar se presidenti i vendit Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të ish- deputetit Arben Noka, ai deklaroi se nëse kjo do të ishte e vërtetë do të ishte një gjë jashtëzakonisht shumë e rëndë. Sa i përket zgjedhjes se presidentit të ri, ai tha se iu duk një zgjedhje e mirë ajo që bëri mazhoranca. Teksa foli për ish-kryeministrin Sali Berisha, ai deklaroi se Berisha është jashtë loje komplet. Sipas tij, ai po rikthehet në politik për probleme personale pas shpalljes “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Lidhur me hapjen e dosjeve të bujshme Klosi tha se është pritur që të hapen.

-Zoti Klosi, këto ditë në media është bërë një deklaratë nga gazetari Artan Hoxha, i cili ka thënë se i penduar i drejtësisë, Nuredin Dumani ka dëshmuar se presidenti i vendit Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të ish- deputetit Arben Noka. Cili është komenti juaj lidhur me këtë deklaratë?

Nëse kjo do të ishte e vërtetë, që presidenti të akuzohej për atë gjë do të ishte një gjë jashtëzakonisht shumë e rëndë. Ato që kemi thënë pastaj se presidenti nuk është mbi palët janë fare të parëndësishme në krahasim më këtë lajm që ka dal. Unë pres që ta shohim të vërtetën. Mund të ketë edhe të vërteta në lajmet që publikohen çdo ditë në media. Por, unë e shoh frymën e lajmeve në media disa janë kundra qeverisë dhe disa janë pro. Lajmet duhet që të verifikohen, ka një gjykatë nga pas që i rrëzon kollaj nëse nuk janë të vërteta, kështu që Prokuroria duhet që vërtet të bëjë kujdes në mënyrë që jo çdo gjë që thuhet mund të jetë e vërtetë.

-Pak ditë më parë mazhoranca zgjodhi presidentin e ri gjeneral Bajram Begajn. Si e shihni këtë zgjedhje të saj?

Mua mu duk një zgjedhje e mirë. Mazhoranca i mbylli edhe gojën opozitës me këtë zgjedhje, pas një debati shumë të zgjatur që bëhej prej disa ditësh. Por, mua mu duk një zgjedhje e arsyeshme që mazhoranca bëri, nuk e njoh personin që është zgjedhur presidenti i ri i vendit personalisht, por edhe dëgjova disa zëra për të, jo mafia e pronave, dhe këto i dëgjova nga ai njeri që për mua është vetëm burim shpifjesh dhe burim të pavërtetash, kështu që nuk më bënë asnjë përshtypje. Duke parë CV e presidentit të ri të vendit dhe duke parë që ka arritur nivelin më të lartë të karrierës në ushtri më duket një zgjedhje e arsyeshme.

-Kur u votua për presidentin e ri Lëvizja Socialiste për Integrim qëndroi në sallë, ndërsa Foltorja e ish-kryeministrit Sali Berisha u largua. Si e shihi?

Mendoj se nuk janë e njëjta gjë. Në momentin që i janë përputhur interesat janë bashkuar, por që nuk janë aleat që në burim, janë dy parti të ndryshme fare, unë kam qenë edhe vet anëtari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, një nga ata që e formuan dhe ne formuam tjetër gjë, ndërkohë që rrugës pastaj ajo u bë një parti private e presidentit Ilir Meta dhe e Monika Kryemadhit, pra devijoi nga ai qëllim fillestar për të cilin u formua. Por, ngjarje të tilla tregojnë se ata janë aleat për interesa të caktuara në momente të caktuara. Pastaj Lëvizja Socialiste për Integrim kundra votoi, sepse ata të tjerët nuk erdhën fare. Iliri e ka thënë se do të jem kryetari i opozitës, por tani pretendohet se është Berisha të shohim vendim e Gjykatës së Apelit tani, sepse kjo e fundit akoma nuk është prononcuar. Vendimi i gjykatës për mua është zhvillimi më i rëndësishëm, sepse nuk është një mendim politik, por vendim gjyqësor i mbështetur në ligj.

-Duket se ka nisur një sherr midis Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Foltores së ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit i kërkoi presidentit që të mos dekretoj shkarkimin e presidentit të ri nga posti që ai ka pasur. Si e komentoni?

Ilir Meta ka gabuar shumë gjatë këtyre viteve që ka qenë si president, por besoj se nuk e kupton se çfarë ndodh, nuk do e dëgjoj presidenti Berishën në çdo gjë sepse tani Berisha është jashtë loje komplet, ai po rikthehet në politik jo se ka ndonjë ide të re, por e ka bërë për probleme personale që e rëndojnë atë pas shpalljes “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Meta do të firmoste se nuk kishte çfarë të bënte tjetër, do të priste deri sa të largohej në korrik? Do të ishte një gjë absurde. Tani e firmosi në një terren kombëtar apo jo janë probleme juridike që ata që i din më mirë mund të flasin.

-Si e shihni të ardhmen e Partisë Demokratike?

Nuk shoh ndonjë të ardhme. Do të ishte një parti që do të dështonte edhe më shumë nëse në krye të saj konfirmohet Berisha, sesa po të ishte një tjetër në krye të saj. Nuk është puna vetëm se e kanë thënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por në opinion publik shqiptar është e qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është se kanë pasur ndonjë inat personal me Berishën sepse kanë qenë aleat të tij, pasi Berisha ka qenë kryeministër, ka qenë president i vendit. Pra, arsyeja pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë futur Berishën  në listën e personave të padëshiruar janë shumë të forta. Nëse Berisha do të vij në pushtet ashtu si pretendon duhet që të kap 900 mijë të votuesve, por nëse janë 42 mijë që kanë votuar për të mendoj se janë shumë pak.

Do doja të ndaleshim pak edhe tek ecuria e reformës në drejtësi deri më tani. Si e shihni?

Lidhur me ecurinë e reformës në drejtësi mund të them se kanë ndodhur gjëra të cilat më parë nuk ndodhnin, figura të rëndësishme të politikës nuk janë më të lirë, ka pasur edhe kriminel që po bëhen bashkëpunëtor të drejtësisë, sepse ka ndryshuar opinioni për drejtësinë, nëse deri dje nuk besonin tek drejtësia tani mesa duket ka ndryshuar ai mendim dhe i besojnë më shumë.

-Sa i përket dosjeve të bujshme, mendoni se duhet që të hapen?

Në fakt ne kemi pritur që të hapen, por di që janë hapur procese si janë përshembull për inceneratorët, është një proces për të cilin unë po pres rezultatin. Ato janë në dorën e Prokurorisë dhe në dorën e SPAK. Unë do isha shumë i lumtur nëse SPAK do të bënte një punë të pëlqyer dhe të zbërthehej i gjithë korrupsioni dhe krimi në vend që të bëhet një vend më i mirë, në mënyrë që  ata të cilët qeverisin të mos qeverisin për hesap të tyre, por qeverisin për zhvillimin e vendit. Dy ministra janë në burg, por këtu po flitet edhe për shumë gjëra të tjera, këtu çdo vendim që merret dhe çdo tender që bëhet flitet për korrupsion dhe kush e bënë këtë opozita.

-Sipas jush, a do të godas SPAK në nivele të larta zyrtarësh?

Natyrisht që duhet. Nëse Shqipëria është në këtë gjendje fajin e kanë ata që vendosnin, ata që janë në pushtet e kanë qenë. Prandaj u bë edhe reforma në drejtësi sepse drejtësia që ekzistonte kishte frikë nga më të mëdhenjtë dhe SPAK prandaj u krijua  dhe ka detyrimin që të bëjë atë që nuk u bë më parë. Populli është i pakënaqur që reforma është vonuar dhe nuk po sheh gjëra të mëdha. Partnerët që na ndihmuan mezi po presim kanë thënë gjithmonë peshqit e mëdhenj.

-Sipas opinionit tuaj, mendoni se doja e “Gërdecit” dhe ajo e “21 janarit” janë dy dosje të cilat do të zbardhen?

Unë besoj dhe shpresoj që këto dy dosje të zbardhen, shpresoj në sistemin e ri të drejtësisë që ne kemi ndërtuar që është reforma më e madhe që ne kemi bërë deri më tani, që të ndërtojmë një sistem në drejtësi, i cili nuk varet nga politika dhe që nuk ka frikë që të dënoj politikanët dhe nuk trembet prej tyre. Me gjithë atë propagandë të madhe që i është bërë sistemit të ri të drejtësisë shoh këmbënguljen nga ana e ambasadores amerikane, Yuri Kim që të kërkon të shoh rezultate nga ana e reformës në drejtësi dhe do të ishte një zhgënjim i madh nëse nuk do të ndodhte.

Intervistoi Sidorela Braçja

Presidenti i Republikës. Diaspora shqiptare në Turqi përfaqëson vlerat tona kombëtare

0
Diaspora e hershme dhe e re shqiptare në Turqi është krenari që përfaqëson vlerat tona më të larta kombëtare.
Shumë i lumtur që ndodhem në Stamboll mes bashkëkombasve dhe drejtuesve të shoqatës “Vatra” për të vlerësuar kontributin e tyre të pazëvendësueshëm në promovimin e traditës kombëtare, kulturës, historisë, dhe trashëgimisë shqiptare.
Shqipëria dhe Turqia gëzojnë marrëdhënie të gjata e të ngushta miqësore. Këto marrëdhënie do të qëndrojnë të tilla sepse në theme të tyre është miqësia dhe lidhja e ngushtë ndërmjet popujve tanë, ku disapora shqiptare ka një rol të pazëvendësueshëm.

Vritet një ministër, qëllohet nga shoku i ngushtë me 6 plumba

0

Ministri i mjedisit dhe burimeve natyrore i Republikës Dominikane është qëlluar dhe vrarë në zyrën e tij nga një mik i ngushtë, thonë zyrtarët.

Orlando Jorge Mera, 55 vjeç, ishte duke mbajtur një takim në momentin e sulmit. Të paktën gjashtë të shtëna janë dëgjuar.

Një zëdhënës presidencial e identifikoi sulmuesin si Miguel Cruz, duke e përshkruar atë si një shok fëmijërie të ministrit.

Ai tani ndodhet në paraburgim. Motivi i të shtënave mbetet i paqartë.

Në një deklaratë, familja e Jorge Mera tha se ai ishte qëlluar disa herë nga një burrë me të cilin ishte shok që nga fëmijëria.

“Familja jonë e fal personin që e bëri këtë. Një nga trashëgimitë më të mëdha të Orlandos ishte të mos mbante mëri,” shtuan ata.

Jorge Mera kishte shërbyer në administratën e Presidentit aktual Luis Abinader që kur ai erdhi në pushtet në korrik 2020.

Në një postim në Twitter, Presidenti Abinader shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta për familjen e Jorge Mera dhe tha se ndjente keqardhje të thellë për vdekjen e mikut të tij të mirë.

 

Bartolomé Pujals, drejtor i kabinetit qeveritar për inovacionin, e përshkroi vdekjen e tij si një tragjedi dhe bëri thirrje për paqe në mediat sociale, shkruan BBC.

Jorge Mera ishte djali i ish-presidentit Salvador Jorge-Blanco dhe një anëtar themelues i Partisë Revolucionare Moderne në pushtet (PRM).

Jorge Mera lë pas një grua, ambasadoren Domenikane në Brazil, dhe dy djem, njëri prej të cilëve është gjithashtu një ligjvënës i PRM-së.

Duhet rihetuar vrasja e Sokol Olldashit. Ja dëshmia tronditëse e personit që ishte me të në makinë…

0

Që e kanë vr.arë nuk ka asnjë dyshim. Nuk dua të përsëris këtu gjithë të dhënat që kanë dalë në shtyp për versionin e vr.as.jes. Unë e kam vizituar vetë vendin e “aksidentit” para se atë ta tjetërsonin me ekskavator.

Është e sigurt se në atë vend, me atë lloj automjeti ultramodern, Olldashi jo vetëm që nuk mund të ketë gjetur vdekjen me ato plagë që pati, por vështirë se do të ishte lënduar më tepër se për të kaluar një natë në spital. Që nuk duan të zbulohen vra.sësit as për këtë gjë nuk ka dyshim.

Parakushti që të zbulohen vra.sësit është që të pohohet zyrtarisht se bëhet fjalë për vr.asje dhe jo për “aksident”.
Këtu nuk është problemi tek praktika e punës me pista e Policisë dhe Prokurorisë. Në rastin e vde..kjes së Olldashit është e vështirë që të konsiderohet çdo pistë tjetër veç asaj të vr.as.jes. Por Policia e Shtetit dhe Prokuroria nuk duan që t’ a zbulojnë vr.asj.en e Olldashit. Pse?

Shumë socialistë thonë si nën zë se Olldashin e kanë vr.arë, por e vërteta nuk mund të zbulohet se në Polici dhe në Prokurori ka akoma shumë njerëz të Berishës. Kjo më tepër është një alibi për moszbulimin e së vërtetës. Nëse do të donin Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Brendshme, të cilët me këtë Polici që kanë mbyllën në një ditë gjithë lokalet e lojërave të fatit të Shqipërisë, shembën pallate me tritol dhe bënë gjithë ato punë të tjera me të cilat mburren çdo ditë, do të kishin krijuar fare lehtë një grup ekspertësh në Polici për të hetuar vr.asj.en e Olldashit.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Prokurorinë. Përderisa Edi Rama gjeti prokurorë që pranuan të lëshojnë urdhër arre..sti për kryetarin e Bashkisë së Kamzë, në kohën që kryetari i Bashkisë së Vlorës, që është në ndjekje penale gjithashtu, drekon me Kryeministrin, fare lehtë do të kishin gjetur një ekip prokurorësh për t’ u marrë siç duhet me çështjen e Olldashit.

Përse Edi Rama nuk do që të zbulohet e vërteta e vde.kjes së Olldashit? Për të njëjtën arsye që nuk do që të zbulohet e vërteta e shpërthimit te shtylla e tensionit të lartë në Kurbin. Këtu lind pyetja: Kujt i interesonte politikisht vde.kja e Sokol Olldashit? Vde.kja e Olldashit u interesonte njërit nga dy politikanëve kryesorë në vend: Lulzim Bashës, ose Edi Ramës. Në pamje të parë duket se vde.kja e Olldashit i konvenoi Bashës.

Olldashi qartësisht ishte duke e përçarë PD-në dhe duke krijuar një fraksion, duke pasur mbështetjen e një numri jo të vogël deputetësh brenda grupit parlamentar të PD-së. Ky fraksion do të krijonte një parti të re. Në rrethana të tjera Basha do ta shihte këtë gjë si shumë të dëmshme, por në rrethanat që është PD sot, fraksioni i Olldashit do të ishte alibia perfekte për humbjen e paevitueshme të dy palë zgjedhjeve PD-në: zgjedhjet vendore të vitit 2015 dhe zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Partia e re e Olldashit do të përdorej nga Basha ashtu siç u përdor partia e Pollos në kohën kur PD ishte herën e parë në opozitë, pra si një alibi për humbjen e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2011 dhe të zgjedhjeve vendore të vitit 2003. Ashtu si Pollo, edhe Olldashi ishte i krishterë ortodoks, pra i përkiste një komuniteti vetëm një pakicë e të cilit e mbështet PD-në.

Prandaj ai nuk mund të shkëpuste ndonjë gjë të madhe nga anëtarësia dhe votuesit e PD-së. Olldashi mund të bëhej i rrezikshëm nëse bashkohej me partinë e Bamir Topit, por Basha e dinte se Olldashi ishte ambicioz dhe nuk do të pranonte kurrë që të bëhej nr. 2 në partinë e Topit, gjë që nuk e pranoi as Kreshnik Spahiu. Ashtu siç i shërbeu Berishës dalja më vete në zgjedhje e Topit dhe Spahiut, ashtu do t’ i shërbente dhe Bashës dalja më vete e Olldashit dhe Topit.

Por në lojën politike ishte dhe faktori Edi Rama. Arsyeja kryesore që Sokol Olldashi po shkëputej nga PD ishte që ai të siguronte nga Edi Rama imunitetin faktik, pra që nuk do të arr.esto.hej për shpërdorimet që kishte bërë me detyrën gjatë tetë viteve që kishte qenë ministër, me një ndërprerje prej dy muajsh kur kandidoi për kryetar bashkie në Tiranë, në 2007. Dhe Olldashi kishte qenë në ministri me shumë para, ku ishin bërë shumë abuzime.

Vërtet që nuk ishte Edi Rama ai e nxiti Olldashin që të kandidonte përballë Lulzim Bashës për postin e kryetarit të PD-së, por ishte Edi Rama ai që e nxiti Olldashin të bënte provokatorin, duke thënë se zgjedhjet në PD qenë të manipuluara. Që nga korriku kur Olldashi shpalli kandidaturën dhe deri në nëntor kur vd.iq, janë mbi 300 telefonata midis tij dhe Edi Ramës dhe kuptohet që tema e bisedës nuk ka qenë eksperienca e tyre e përbashkët si kandidatë për Kryetarë Bashkie në Tiranë në 2007.

Por Edi Rama për ta nxitur Olldashin i premtoi atij para për të financuar përçarjen e PD-së, si dhe i premtoi që ta lejonte të fitonte bashkinë e Tiranës nëse do të kandidonte në 2015. Olldashi natyrisht nuk besonte shumë në premtimet, dhe më tepër donte paratë.
Por Rama kishte plane të tjera, dhe ato nuk ia zbulonte Olldashit që në fillim. Rama, duke e njohur shumë mirë PD-në nuk kishte ndonjë iluzion se Olldashi mund të bënte në këtë parti ndonjë diversion më të madh se ç’ bëri Genc Pollo në vitet 1999-2003. Rama e dinte se për të nxjerrë një rival të vërtetë ndaj Bashës, në PD duhet një politikan që të jetë me origjinë autokton nga pjesa e Shqipërisë sipër Shkumbinit.

Rama mendonte dhe ende mendon se këtë rol mund ta bëjë më mirë Bamir Topi. Prandaj Rama i kërkoi Olldashit që me mbështetësit e tij të mos krijonte një parti të re, por të shkonte në partinë e Bamir Topit, së bashku me grupin e mbështetësve të tij në PD.
Olldashi duhet të shërbente më tepër si katalizator që nga PD të shkëputeshin të tjerë njerëz kur të shikonin se Olldashi dhe disa deputetë të PD shkuan te partia e Bamir Topit. Olldashi e kuptoi se Edi Rama donte ta përdorte thjesht për diversion, si “numëror Topi”, siç thuhet në artileri dhe që në këtë rast shkon mirë për shkak të mbiemrit të Bamirit.

Prandaj Olldashi kërkoi që së paku t’ i jepeshin paratë që i ishin premtuar për të bëri diversionin. Por Edi Rama donte që paratë t’ i përdorte Bamir Topi që t’ i rritej autoriteti në PD. Rama e dinte se Olldashi ishte man.iak i bixh.ozit dhe se kishte shumë mundësi që paratë e projektit për përçarjen e PD-së të përfundonin në kaz.inot e Malit të Zi. Kështu që marrëdhëniet mes Ramës dhe Olldashit u tensionuan shumë në javët e fundit para vde..kjes së Olldashit. Mes tyre në këtë kohë ka pasur mbi njëqind telefonata dhe shumë sms nervoze. Olldashi ishte nervoz se kohët e fundit qëkurse kishte dalë në opozitë po humbte shumë në bixhoz.

Gjithashtu e kishte tepruar shumë edhe me alkoolin. Rama e kuptoi se Olldashi duhej të nxirrej nga loja. Dhe Olldashi doli nga loja atëherë kur duhej. Tani Bamir Topi mbeti i vetmi lider i mundshëm për ata që duan të shkëputen nga PD. Aq me zell e ka marrë Bamiri këtë punë sa ishte i vetmi politikan që në natën e fundit të vitit, në 31 dhjetor 2013 doli në një intervistë të gjatë televizive ku i ftoi hapur deputetët e PD-së që të shkëputen nga grupi parlamentar i kësaj partie dhe t’ i bashkohen partisë së tij.

Tani Edi Rama dhe Bamir Topi po enden në skenën politike me arki..volin e Sokol Olldashit mbi shpinë. Vargan i çuditshëm. Figura më groteske që u shkon pas është një deputete e PD-së e cila që prej vde..kjes së Sokol Olldashit bën çmos për të treguar se ajo ka të drejtë të mbajë zi për “Kolin” më tepër se gruaja e të ndjerit.

Njeriu që di më shumë përveç këtyre për vde..kjen e Olldashit është Mero Bazja i cili ka thënë në një editorial se ai kohët e fundit kishte qenë një shoqërues i pandarë i Olldashit. Merret vesh se për ç’ qëllim. Mero Bazja nuk ishte me Olldashin vetëm natën e “aksidentit”, ka shkruar Kastriot Myftaraj

“Akuza konkrete se ka paguar para për vrasje” kundërshtarësh, reagon Ilir Meta, por me kode, jo direkt: S’kam folur me SPAK

0

Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pas deklaratës të bujshme të gazetarit Artan Hoxha, i cili deklaroi se Nuredin Dumani në dëshmitë e tij para SPAK ka deklaruar se Meta ka paguar për vrasjen e vëllait të ish deputetit socialist, Arben Noka. Meta u shpreh se nuk merret me tellallët e Rilindjes, ndërsa theksoi se nuk ka pasuar asnjë kontakt me SPAK lidhur me këtë çështje.

“Nuk merrem me tellallët e Rilindjes, nga Durim Bami tek Hasan Hasani. Unë jam këtu dhe do të jem gjithmonë këtu. Kush shqetësohet nga 25 korriku është në hallin e tij. Nuk kam folur as me SPAK”, tha ai.

SHBA: Vendimi për pengimin e vizitës së Lavrov në Serbi mban Rusinë përgjegjëse

0

Shtetet e Bashkuara thanë se vendimi i Bullgarisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut për të ndaluar avionin e Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov të kalonte në hapësirën e tyre ajrore, duke sjellë si rezultat anulimin e një vizite të tij në Serbi, pasqyron angazhimin e Evropës për të mbajtur Rusinë përgjegjëse për agresionin ndaj Ukrainës.

“Kjo pasqyron angazhimin e Evropës për të mbajtur Rusinë përgjegjëse për agresionin e saj të paprovokuar dhe të pajustifikuar në Ukrainë”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price në konferencën e tij të përditshme për shtyp, në përgjigje të pyetjeve të Zërit të Amerikës.

Kryediplomati rus kishte planifikuar një vizitë dyditëshe në Serbi, duke filluar nga e hëna. Ai e cilësoi të pashembullt vendimin e tre fqinjëve të Serbisë që janë anëtare të NATO-s.

“E di se do të ketë shumë shpjegime, të cilat ne nuk i kemi dëgjuar ende. Vendet që kanë mohuar fluturimin do të thonë se kanë marrë një urdhër nga Bashkimi Evropian dhe NATO-ja. Ato ndërkaq do thonë se këto vende kanë vendosur vetë”, tha ai në një konferencë më gazetarë.

Zoti Price the se veprimi i tre vendeve ishte ishte një vendim sovran i vendeve sovrane dhe theksoi se ato janë vende të aleancës.

“Të treja vendet janë anëtare të NATO-s dhe angazhimi në bazë të Nenit Pesë (të NATO-s) ndaj këtyre vendeve është i palëkundur. Vetëm dje ne shënuam pesë vjetorin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO dhe në mars dy vjetorin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut”, tha ai.

Ministri Lavrov tha se askush nuk do të jetë në gjendje të shkatërrojë marrëdhëniet e Rusisë me Serbinë.

“Sidoqoftë, këto marrëdhënie nuk do të zhduken nga kanalet e tjera. Ne ftuam ministrin e Jashtëm serb, Nikola Selakoviç, të vizitojë Moskën brenda një kohe të shkurtër. Shpresoj që avioni i tij të mos sanksionohet në mënyrë të turpshme nga Brukseli i paturpshëm. dhe klientët e tij”, tha ministri Lavrov.

Por zëdhënësi i Departamentit të Shtetit i bëri thirrrje Serbisë që të përqendrohet tek objektivi i anëtarësimit në BE.

“Ne i bëjmë thirrje Serbisë që të përqendrohet tek synimi i saj i deklaruar për anëtarësim në BE, përfshirë harmonizimin e politikave të saj të jashtme dhe të sigurisë me pjesën tjetër të Evropës”, tha ai.

Zoti Price tha se Shtetet e Bashkuara vazhdimisht i kanë kërkuar Serbisë “që të ndërmarrë hapa që kontribuojnë në përparimin e rrugës së saj evropiane, përfshirë diversifikimin e burimeve të saj të energjisë për të reduktuar varësinë energjitike tek Federata Ruse dhe përafrimin e politikave të saj të jashtme dhe të sigurisë me BE.”

“Ne kemi punuar dhe vazhdojmë të punojmë që të jemi partner i Serbisë për ta ndihmuar në përpjekjet e saj për të rritur sigurinë energjitike në të ardhmen afatgjatë”, tha zëdhënësi.

Paralajmërimi i vizitës së ministrit rus pasoi dakordimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç me presidentin rus Vladimir Putin, për një kontratë të re trevjeçare për furnizimin me gaz nga Rusia.

Presidenti serb thotë se synon anëtarësimin e vendit të tij në Bashkimin Evropian, por me vite ka punuar për forcimin e lidhjeve me Rusinë dhe ka refuzuar deri tani t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

Presidenti serb tha se nuk është i befasuar me atë çfarë ndodhi me anulimin e vizitës së ministrit rus, por u shpreh i pakënaqur me siç tha “atmosferën” duke nënvizuar se kaherë nuk ka parë “një histeri të tillë kundër Serbisë”.

Ai shtoi se ndalimi i fluturimit të avionit të ministrit të jashtëm rus nuk ishte shumë befasues, por problemi ishte te “vendet e vogla, të cilat shohin se nuk mund t’i bëjnë asgjë Rusisë, ndaj duan të shfryhen mbi Serbinë”. /VOA/

POSTIMET E FUNDIT