Kreu Blog Faqe 91

Lista Serbe i drejtohet sërish Kushtetueses për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit

0

Më 16 tetor, Lista Serbe sërish ka dorëzuar një anekse në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, duke pretenduar se janë shkelur Kushtetuta, Rregullorja e punës së Kuvendit, si dhe një aktgjykimi i mëparshëm i Gjykatës Kushtetuese.

“Po ashtu, kemi kërkuar vendosjen e një mase të përkohshme për të ndaluar veprimet antikushtetuese që mund të shkaktojnë dëme të pakthyeshme”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit.
Kuvendi i ri i Kosovës u konstituua më 10 tetor, me zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar nga radhët e komunitetit serb.

Zgjedhja e tij u bë pasi të nëntë deputetët e Listës Serbe, ndonëse u hodhën nga tri herë në votim, nuk morën votat e nevojshme.

Kushtetuesja kishte trajtuar ankesën e dorëzuar më herët nga Lista Serbe lidhur me çështjen e nënkryetarëve, pasi kreu i Kuvendit, Dimal Basha, e kishte shpallur të konstituuar Kuvendin pa zgjedhjen e nënkryetarit të pestë nga radhët e komunitetit serb.

Më pas, Gjykata konstatoi se Kuvendi nuk ishte i konstituuar, duke kërkuar që deputetët të zgjidhnin nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb, me qëllim që të hapej rruga për formimin e Qeverisë.

Në vendimin e Kushtetueses u tha se propozimi për nënkryetarin nga radhët e komuniteteve joshumicë, në këtë rast të pakicës serbe, duhet të bëhet nga shumica apo numri më i madh i deputetëve nga radhët e deputetëve të komunitetit serb.

Pasi deputetët e Listës Serbe nuk morën numrin e mjaftueshëm të votave, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, kërkoi që zgjedhja e nënkryetarit serb të vazhdojë përmes shortit, duke i mundësuar deputetit tjetër serb, Nenad Rashiq nga partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë të zgjidhet nënkryetar.

Rashiq ka qenë ministër në Qeverinë e Albin Kurtit, duke udhëhequr dikasterin për Komunitete dhe Kthim.

Spanja çmonton organizatën mafioze shqiptaro-kineze: Financonin me cash trafikun e kokainës, skema nëpërmjet bizneseve

0

Një rrjet kinez shitjesh me pakicë, i akuzuar për financimin e trafikantëve shqiptarë të drogës në Spanjë, është goditur pak ditë më parë nga autoritetet në Spanjë, pas një hetimi të gjatë të bazuar në përgjime dhe zbërthimin e bisedave dhe se si funksiononte skema.

kinezi shqiptaret droge spanje

Bëhet fjalë për një çift të martuar kinez, që ishte përgjegjës për mbledhjen e parave cash , me qëllim për të furnizuar organizatat e trafikut të drogës dhe më pas qarkullimin e miliona eurove fitime.

Komploti e kishte epiqendrën në një park industrial në Malaga të Spanjës sipas Guardia Civil dhe ishte i aftë të transportonte 50 milionë dollarë në një vit të vetëm, në xhiron mall-para dhe anasjelltas.

“Armë, kërcënime, plantacione marijuane dhe një rrjet biznesesh kineze në të gjithë Spanjën, të organizuara përmes bisedave të koduara për të mbledhur shuma të mëdha parash, për të financuar trafikun e drogës në Shqipëri”, informon media spanjolle mes të tjerash.

eurot spanje malaga shqiptare

Këta janë përbërësit e një hetimi të Policisë Kombëtare për një komplot të akuzuar për zhvendosjen e gati 50 milionë dollarëve brenda një viti.

E gjitha filloi me mbikëqyrjen e një çifti kinez që vizitoi bizneset e bashkatdhetarëve të tyre në Malaga, për të grumbulluar çanta me kartëmonedha.

eurot

“Kjo është një histori krimi të organizuar në të cilën mafia kineze dhe ajo shqiptare bashkuan forcat”, theksohet më tej nga media.

Në një nga bisedat e dekriptuara, çifti u drejtohet anëtarëve të rrjetit ë tij:

“Për nesër na duhen 100 mijë euro”, duke nënkuptuar pakot e radhës në cash për sasinë e mallit që do blihej.

bisedat shqiptare kineze spanje

Të dyja organizatat bashkëvepronin mes tyre, teksa pritet të zbërthehet ndarja e fitimeve dh aksioneve, pastrimi i parave, ku përfundonin ato dhe si transportoheshin.

 

“Mafia ka kapur Shqipërinë”/ Atentat me bombë gazetarit italian që u përplas me Ramën, shpëtojnë mrekullisht vajza dhe gruaja

0

Prezantuesi i emisionit “Report” në Rai 3, Sigfrido Ranucci është bërë i njohur në vendin tonë pas transmetimit të emisionit dedikuar marrëveshjes për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë dhe përplasjes me kryeministrin shqiptar Edi Rama, i është bërë atentat me bombë.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur gjatë natës në qytetin Pomezia, pranë Romës, ku makina e gazetarit të njohur italian Sigfrido Ranucci, drejtues i emisionit investigativ “Report”, dhe ajo e vajzës së tij, janë përfshirë nga flakët pas një shpërthimi.

“Mbrëmë, një pajisje shpërthyese u vendos nën makinën e gazetarit dhe prezantuesit të Report, Sigfrido Ranucci. Makina shpërtheu, duke dëmtuar edhe makinën tjetër të familjes dhe shtëpinë ngjitur. Karabinierët, Digos (Njësia e Operacioneve Speciale), zjarrfikësit dhe shkencëtarët mjeko-ligjorë ishin në vendngjarje. Zyra e prokurorit kompetent ka filluar hetimet e nevojshme dhe është njoftuar Prefekti. Fuqia e shpërthimit ishte aq e fortë sa mund të kishte vrarë këdo që kalonte në atë moment.”

Ky është postimi dramatik i publikuar në profilin e programit Report në rrjetet sociale, raporton Corriere della Sera.

“Mafia ka kapur Shqipërinë”/ Atentat me bombë

Sulmi ndodhi rreth orës 22:00 në Campo Ascolano, një qytet midis Romës dhe Pomezias, në jug të kryeqytetit. Shpërthimi dëmtoi edhe makinën tjetër të familjes, e cila zakonisht përdorej nga vajza, e cila e kishte parkuar atë rreth orës 21:40.

Ndërtesa e gazetarit u dëmtua gjithashtu nga jashtë, por për fat të mirë nuk pati viktima ose të lënduar. Sigfrido Ranucci foli me Corriere della Sera pak pas orës 2:00 të mëngjesit në telefon: “Vajza ime kaloi para makinës sime disa minuta para shpërthimit, ata mund ta kishin vrarë…” Sipas prezantuesit, “mund të mos jetë rastësi që disa ditë më parë shpalla temat e hetimeve të reja të Report”.

Karabinierët dhe zjarrfikësit shkuan në vendngjarje për të shuar flakët që kishin përfshirë makinat dhe për të siguruar zonën. Shkencëtarët mjeko-ligjorë gjithashtu ndërhynë. Ranucci raportoi se “u përdor të paktën një kilogram eksploziv”.

Ranucci ishte përballur më parë me kërcënime dhe frikësime, të cilat janë raportuar të gjitha, dhe gjyqësori ka qenë duke hetuar për ca kohë.

Gazetari, një prezantues i hershëm i programit investigativ Report , është i zënë duke u përgatitur për sezonin e ri të programit, i cili do të shfaqet premierë më 26 tetor në Rai 3.

Vetë Report shkroi në profilet e tij në mediat sociale: “Makina shpërtheu, duke dëmtuar gjithashtu makinën tjetër të familjes dhe shtëpinë ngjitur. Forca e shpërthimit ishte aq e fortë sa mund të kishte vrarë këdo që kalonte në atë moment.”

Pas publikimit të reportazhit për Shqipërinë, Sigfrido Ranucci, deklaroi se shefi i qeverisë shqiptare e kishte telefonuar pas publikimit të dokumentarit ku atakohej Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi dhe marrëveshje për emigrantët me Italinë.

Rama shprehej atëherë (Prill 2024) se ndihet i keqardhur që zv. drejtori i Rai 3, e cilëson telefonatën civile që ai ka patur me televizionin pas publikimit të lajmit, si ndërhyrjet e Kremlinit.

Rama tha se publikimi i pretendimeve për lidhjet e vëllait të tij Olsi Rama me grupet e trafikut, nuk është fakt, por është një gënjeshtër e cila po përballet me një padi për kallëzim të rremë në Shqipëri.

Administrata Trump hap dosjen Rama-McGonigal/ Ish-diplomati rus, i përfshirë në skandalin e agjentit të FBI-së, pret dënimin, pas tij edhe Edi Rama

0

Ish-diplomati rus i lidhur me skandalin e shmangies së sanksioneve ku u përfshi një nga ish-agjentët kryesorë të Byrosë Federale të Hetimit (FBI) dhe një oligark rus, pritet të dënohet nën akuzat se ka gënjyer agjentët amerikanë të zbatimit të ligjit.

Seanca për shqiptimin e dënimit për Sergei Shestakovin, që është caktuar të mbahet më 16 tetor në Gjykatën Federale në Manhatan, mbyll një kapitull në rastin që turpëroi FBI-në, por po ashtu hodhi dritë të re mbi Oleg Deripaskën, një miliarder të lidhur me Kremlinin i cili prej kohësh ka qenë në shënjestër të FBI-së.

Në dokumentin përfundimtar të gjykatës, prokurorët amerikanë argumentuan se Shestakov, 71 vjeç, që ka punuar si përkthyes i autorizuar në një gjykatë federale pasi mori shtetësinë amerikane më 2013, ishte i vetëdijshëm se ishte vepër penale të gënjente agjentët e FBI-së të cilët po e hetonin agjentin në pension të FBI-së, Charles McGonigal.

Në kohën e pensionimit më 2018, McGonigal ishte një nga agjentët kryesorë të posaçëm në zyrat e FBI-së në Nju Jork dhe kishte mbikëqyrur hetimet kundër spiunazhit në rastet e spiunëve rusë dhe oligarkëve.

Prokurorët kanë kërkuar një dënim relativisht të butë prej gjashtë muajsh burgim, plus një gjobë prej 5 mijë dollarësh.

Ndërkaq, avokatja e Shestakovit ka kërkuar që dënimi i tij të jetë në përputhje me kohën sa ka qëndruar në paraburgim, që nënkupton për periudhën e shkurtër kohore që ai qëndroi në paraburgim më 2023 para se të lirohej me kusht.

“Frika që kishte, dyshimi ndaj agjentëve dhe ndjenja e gabuar e besnikërisë bënë që ai të mos bënte gjënë e duhur dhe të mos ishte i sinqertë plotësisht”, shkroi Rita Galvin. “Ai përgjithmonë do të lidhet me agjentin e korruptuar të FBI-së, Charles McGonigal, dhe do të jetojë me një re dyshimi se ishte spiun rus [nuk ishte] dhe tradhtar”.
Glavin nuk u përgjigj përmes emailin për komente shtesë.

Në qendër të rastit janë bisedat që Shestakov zhvilloi me Yevgeny Fokin, një ish-diplomat rus, të cilin e cilësonte mik të vjetër.

Fokin, një drejtues i lartë në kompaninë kryesore të Deripaskës, En+, nisi të vëzhgohej nga FBI-ja në korrik të vitit 2019, sipas dokumenteve gjyqësore, dhe pajisjet elektrike iu sekuestruan gjatë hyrjes në SHBA në gusht të vitit 2021.

Viza e tij amerikane iu revokua një vit më pas me kërkesë të FBI-së. Sipas FBI-së, ai ishte i lidhur me Shërbimin e Inteligjencës së Jashtme të Rusisë.

Sipas dokumenteve gjyqësore, prokurorët amerikanë po ashtu kanë pretenduar se Forkin ishte një “bashkëpunëtor ndaj të cilit nuk është ngritur akuzë” i Shestakovit dhe ish-agjentit të FVI-së McGonigal.

Deripaska, të cilit FBI-ja ja bllokojë vizën në fillim të vitit 2000, u sanksionua nga SHBA-ja në prill të vitit 20198 për shkak të lidhjeve të tij me Kremlinin. Më 2022, ndaj tij u ngrit aktakuzë nën dyshimet se kishte planifikuar që e dashura e tij shtatzënë të lindje në SHBA, në mënyrë që fëmija të ishte shtetas amerikan.
Sipas dokumenteve gjyqësore, McGonigal u njoftua me Fokinin përmes Shestakovit. McGonigal më vonë hetoi një tjetër oligark rus që ishte rival i Deripaskës, si dhe pranoi pagesa përmes një kompanie në Qipro.

Gjatë gjykimit, avokatët mbrojtës thanë se puna u bë në emër të En+, e jo të Deripaskës, duke përmendur një dëshmi të Fokinit.

Më 21 nëntor 2021, në një takim me agjentët e FBI-së, Shestakov kishte minimizuar raportin e tij dhe raportin e McGonigalit me Fokinin. Agjentët ia sekuestruan telefonin.

Një javë më vonë, në bazë të ligjit për regjistrimin e agjentëve të huaj, ai zbuloi se punonte për Fokinin dhe En+.

Në janar të vitit 2023, Shestakov u arrestua në shtëpinë e tij në Konektikat dhe ndaj tij u ngritën pesë akuza, përfshirë akuzën se kishte gënjyer për raportin e tij me Fokinin, por edhe agjentët e FBI-së dhe regjistrin për agjentët e huaj. Qershorin e kaluar, pasi autoritetet amerikane hoqën katër akuza, ai pranoi fajësinë.

Thaçi dhe Kurti, dy epoka por një Kosovë

0

Shkruan Zef Ndreka

Në historinë e çdo kombi, herë pas here shfaqen figura që nuk janë thjesht njerëz, por simbolë të një epoke.
Në Kosovë, dy emra e përfaqësojnë këtë ndarje më qartë se kushdo tjetër.
Hashim Thaçi dhe Albin Kurti.
Dy rrugë që dikur nisën nga i njëjti ideal, liria, por që më pas u përplasën në mënyrën se si ajo duhej ruajtur dhe përmbushur.
Hashim Thaçi
Liria që fitohet me armë.
Hashim Thaçi është biri i brezit që nuk kishte luksin e filozofisë, por vetëm detyrën e mbijetesës.
Në një kohë kur Kosova digjej nën zgjedhë, ai zgjodhi rrugën e rrezikut, rrugën e pushkës dhe të organizimit të luftës çlirimtare.
Për të, liria ishte një akt veprimi, një fitore që duhej marrë me forcë, jo pritur me diplomaci.
Thaçi mishëronte arketipin e luftëtarit, njeri i vendimit dhe besës, që e maste nderin me sakrificë.
Ai nuk e njihte logjikën e ngadalshme të institucioneve, sepse kishte lindur në kohën e aksionit.
Por historia e çdo lufte e ka një periudhë të pasluftës, aty ku fillon dilema, si ta kthejmë heroizmin në drejtësi, dhe pushtetin në përgjegjësi?
Albin Kurti
Liria që kërkon drejtësi.
Në horizontin pas luftës, shfaqet një tjetër figurë, Albin Kurti, idealisti i përhershëm, njeriu që kërkon të ndërtojë shtetin përtej heroizmit.
Ai e sheh lirinë jo si fitore për t’u festuar, por si përgjegjësi për t’u përmbushur.
Në thelb, Kurti është udhëheqësi i një brezi që kërkon të pastrojë hijet e pasluftës, të ndajë idealin nga abuzimi, dhe të ringjallë moralin në politikë.
Në kontrast me Thaçin, Kurti është njeriu i reflektimit. Ai se sheh pushtetin si shpërblim, por si provë.
Ai kërkon një shtet që nuk mbështetet te besnikëria e luftës, por te drejtësia e ligjit.
Në këtë rrugë shpesh ka qenë i vetmuar, sepse idealizmi në politikë është gjithmonë rrugë e ngushtë.
Përplasja e dy arketipeve.
Kur Thaçi dhe Kurti përplasen në arenën publike, në fakt përplasen dy faza të ndërgjegjes kombëtare.
Njëri përfaqëson Kosovën që fitoi lirinë me gjak, tjetri Kosovën që kërkon ta fisnikërojë me drejtësi.
Njëri ka pushkën si simbol, tjetri fjalën.
Njëri ka shokun e luftës, tjetri qytetarin e barabartë.
Por ndoshta historia e Kosovës ka nevojë për të dy.
Sepse pa Thaçin s’do të kishte liri, dhe pa Kurtin ajo liri mund të humbte kuptimin.
Pa pushkën e UÇK-së nuk do të kishte flamur në Prishtinë, por pa ndërgjegjen kritike të Kurtit, ai flamur do të rrezikonte të mbulohej nga korrupsioni dhe padrejtësia.
Dy rrugë që duhet të takohen.
Sot, Thaçi ndodhet në Hagë, si simbol i sakrificës së gjeneratës së parë.
Kurti në krye të qeverisë, si simbol i premtimeve të gjeneratës së dytë.
Njëri lufton me kujtesën, tjetri me të ardhmen.
Por Kosova nuk do të jetë e plotë për sa kohë këto dy figura mbeten në skaje të ndryshme të historisë.
Ndoshta koha do të bëjë atë që politika se bëri dot, të pajtojë pushkën e Thaçit me fjalën e Kurtit, që liria e fituar të kthehet më në fund në drejtësi të merituar.
Sepse Kosova nuk ka nevojë të zgjedhë mes tyre, ajo ka nevojë t’i bashkojë.

82 vjet më parë u mblodh Kuvendi Popullor Kombëtar i Shqipërisë Etnike me 247 përfaqësues sipas qarqeve

0

Shkruan Gjet Ndoj Tarazhi

Si sot 82 vjet me parë, me 16 deri me 19 tetor 1943, u mblodh ne Tiranë Kuvendi Popullor Kombëtar i Shqipërisë Etnike me 247 përfaqësues sipas qarqeve.
Ai Kuvend (Asamble), qe trupa më pwëfaqësuese e popullit shqiptar në të gjitha kohërat dhe kuptimet…..!
Përvec përfaqësuesve të zgjedhur nga këshillat e Bashkive e të Komunave në të 14 qarqet e Shqipërisë Etnike të asaj kohe, numri i të cilëve shkonte gjithsej 190 asamblistë, pati dhe 57 asamblistë të përzgjedhur nga radhët e disa kategorive sociale-politike si: 5 personalitete politike-kulturore; 10 prej elitës klerikëve; 42 nga radhët e elitës tradicionale që përfaqësoheshin prej bajraktarëve.
Në përfundim të t’gjithë këtij procesi zgjedhjesh e përzgjedhjesh, me 1 tetor u formua Asambleja Kushtetuese e përbërë nga 247 deputetësh, prej të cilëve 111 deputetë ishin përfaqësues të Tokave të Lirueme, ndërsa 136 qenë përfaqësues të Shqipërisë Vjetër. Listën e të 247 deputetëve*

*LISTA E ASAMBLESË E DALË NGA ZGJEDHJET E 1 TETORIT 1943
*BERATI
1-Ramadan Zdrava
2-Lon Gjini;
3-Margarit Vërria;
4-Jakov Milaj;
5-Ismail Sefa;
6-Nexhmedin Vrioni;
7-Ali Koprenca;
8-Jakup Vrioni;
9-Sabri Kalltani;
*DURRËSI
10-Pip Truja;
11-Perikli Spiro;
12-Sul Kadija;
13-Xhemal Belegu;
14-Mehmet Penjiri;
15-Et’hem Cara;
16-Hamdi Karazi;
17-Veli Juba;
18-Kico Koci;
*ELBASANI
19-Ibrahim Bicakciu;
20-Lef Nosi;
21-Dërvish Bicakciu;
22-Ahmet Dakli;
23-Qamil Shkodra;
24-Sokrat Dodbiba;
25-Hasan Ceka;
26-Halit Narazani;
27-Rauf Maliqi;
*DIBËR E MADHE
28-Sulejman Ali;
29-Nehim Halili;
30-Nexhai Ramadani;
31-Selim Shehabi;
32-Muharrem Daut Kamjani;
33-Isak Nexhipi;
34-Shaip Haxhi Hasani;
35-Abaz Muhedini;
36-Sherif Abdullah Mina;
37-Hafiz Sulejman Evendiu;
38-Qemal Sadiku;
39-Ahmet Qashif Shehu;
40-Ali Shefqet Shkupi;
41-Ibrahim Sadiku;
42-Nuredin Nexhipi;
43-Sefedin Kërcova;
44-Emin Bizati;
45-Haxhi Hilmi Halili;
46-Nakil Bezati;
47-Mehmet Elmazi;
48-Adem Hysen Gostivari;
49-Remzi Rakipiu;
50-Azni Coku;
51-Mentor Coku;
52-Myrteza Shti;
53-Hariz Lena;
54-Abdullah Dika;
55-Safet Vinca;
56-Esat Doka;
57-Tahsim Imami;
58-Boxhe Shahini;
59-Arif Coku;
*DIBRA E VOGËL
60-Beqir Valteri;
61-Gafur Langu;
62-Hafëz Xhemali;
63-Haxhi Qamil Turkeshi;
64-Xhelo Dibra;
65-Tahir Koci;
66-Fiqri Rusi;
*GJIROKASTRA
67-Mihal Zallari;
68-Dhimitër Kacimbra;
69-Syria Kokolari;
70-Akile Tasi;
71-Nebil Cika;
72-Leonidha Frashëri Zallari;
*KORCA
73-Idhomeno Kosturi (Vrarë me 5 nëntor 1943);
74-Zenel Prodani;
75-Petro Katro;
76-Vehbi Frashëri;
77-Ismail Haki Deveja;
78-Avni Leskoviku;
79-Lefter Kosova;
80-Kosta Mani;
81-Shefqet Frashëri;
82-Spiro Treska;
83-Qazim Frashëri;
84-Sherif Frashëri;
*KUKËSI
85-Rexhep Agë Luma;
86-Mahmut Spahiu;
87-Reslim Elezi;
88-Rahman Beqiri;
89-Rakip Iliazi;
90-Maliq Gani Lika;
91-Ibrahim Sallahi;
*SHKODRA
92-Filip Llupi;
93-Mark Gjon Markaj;
94-Gjon Zef Kastrati;
95-Cafo Alibegaj (Ulqinaku);
*Vlora
96-Ago Agaj;
97-Menella Bezhani;
98-Eqerem Telhaj;
99-Lil Doga;
100-S. Pano;
101-Qamil Vlora;
*TIRANA
102-Hafiz Ibrahim Dalliu;
103-Jusuf Bashiri;
104-Mustafa Mara Drita;
105-Musa Maci;
106-Qazim Xhepa;
107-Murat Begeja;
108-Xhemal Pazari;
109-Alqi Hobdari;
110-Rifat Tartari;
111-Mit’hat Llagami;
112-Hasam Mëniku;
*PEJA
113-Sefedin Begolli;
114-Nexhip Basha;
115-Hivzi Meraku;
116-Hasan Begolli;
117-Bedri Pejani;
118-Haxhi Bajraktari;
119-Selim Shabani;
120-Mulla Zef Berduni;
121-Ibrahim Salih Shatri;
122-Boxhë Civlaku;
123-Xhelal Mitrovica;
124-Rexhep Mitrovica;
125-Mulla Rexhep Rexhepaga;
126-Idriz Shahmani;
127-Sali Haxhi Aliagaj;
128-Feriz Gucia;
129-Hallko Halil Hamzagaj;
130-Muhtar Bajraktari;
131-Jusuf Gradica;
132-Isa Zyberi;
133-Feiz Harizi;
134-Njazi Prekazi;
135-Rifat Begolli;
136-Bajram Gashi;
*PRIZRENI
137-Ibrahim Lutfiu;
138-Musa Shezade;
139-Sheh Hasani;
140-Pjetër Vucaj;
141-Sadri Haxhi Rustemi;
142-Mulla Rexhep Zhuri;
143-Rexhep Krasniqi;
144-Sulejman Kryeziu;
145-Shaqir Curri;
146-Mehmet Rahkoci;
147-Ali Bajraktari;
148-Hamz Batusha;
149-Tun Mark Lleshi;
150-Xhem Sadrija;
151-Qazim Bllaca;
152-Nuredin Haxhi Haliti;
153-Baftjar Qafleshi;
154-Hasan Elmazi;
155-Bejtullah Haxhi;
156-Mustafa Durguti;
157-Kajtaz Ramadani;
158-Xhelal Bajraktari;
*PRISHTINA
159-Iljaz Agushi (I vrarë në fund të v. 1943)
160-Hysen Prishtina;
161-Riza Citaku;
162-Daut Mustafa;
163-Zejnullah Grashtica;
164-Adem Ramadani;
165-Abdullah Halili;
166-Islam Mehmeti;
167-Haxhi Shabani;
168-A Halili;
169-Islam Mehmeti;
170-Haxhi Shabani;
171-Selim Rexhepi;
172-Baftjar Faslliu;
173-Behlul Osmani;
174-Banush Sedlari;
175-Ismail Gorani;
176-Adem Ibrahimi;
177-HalimShuku;
178-Bejrush Sulejmani;
179-Neaz Sulejmani;
180-Isa Rexhepi;
181-Mexhid Gjilani;
182-Aqif Tetova;
183-Esat Berisha;
184-Said Budriku;
185-Ramiz Halimi;
186-Jakup Karaceva;
187-Hafez Kallaba;
188-Zek Imeri;
189-Mumin Jakupi;
190-Muhamet Sheh Pasha;
*PERSONALITETE
191-Salih Vuciterni;
192-Ferhat Draga;
193-Jashar Erebara;
194-Mihal Sherko;
195-Hysen Konica;
*KLERI
196-Hafiz Sherif Langu;
197-Ali Riza Dedej;
198-Muharrem Mullaj
199-Dervish Hilmi Islami;
200-Sulejman Kadiu;
201-Hafëz Ismet Dibra;
202-Hasan Islami;
203-Imzot Kristofor Kissi;
204-Imzot Irene Banushi;
205-Protodhjak Petro Doci;
*BAJRAKTARËT
I-Bajtaktarët e Malsisë Madhe;
206-Kolë Zefi;
207-Nikoll Zefi;
208-Zef Cubi;
209-Pretash Zeka;
210-Nikë Zeka;
211-Ali Zeku;
212-Xhemal Bajrami;
213-Selman Beqiri;
214-Prel Toma;
215-Ded Thani;
216-Mark Lulashi;
217-Ndue Zefi;
218-Lekë Vuksani;
219-Kolec Leka;
II-Bajraktarët e Malsisë Lezhë-Mirditë;
220-Dedë Coku;
221-Dedë Presh Cyku;
222-Luigj Kol Coku;
223-Marka Preci;
224-Zef Kola;
225-Nikollë Melyshi;
226-Preng Marka Gjini;
227-Marka Deda;
228-Ndue Profega;
229-Zef Ndou;
230-Pjetër Ndoka;
231-Frano Miloti;
232-Llesh Pjetri;
233-Zefa Avdia;
234-Tom Gjeri;
235-Lek Marashi;
236-Ndoc Deda;
237-Vat Marku;
238-Ded Nika;
239-Voc Deda;
240-Ded Frrok Bugjoni;
241-Zef Delija;
242-Beg Delija;
243-Llesh Bajraktari;
244-Gjon Fusha;
245-Preng Mark Përgjoni;
246-Mark Ndue Pali;
247-Maksut Bajraktari;
*KRYESIA E KUVENDIT KOMBËTAR:
1-Lef Nosi Kryetar (18 tetor-25 tetor 1943; nga 26 tetor deri me 5 nëntor 1943 u zgjodh kryetar Idhomeni Kosturi, i cili u vra me atentat me 5 nëntor 1943; në vendin e tij deri në fund zgjidhet Kryetar Mihal Zallari;
2-Rexhep Krasniqi, Mark Gjon Markaj-Nënkryetarë;
3-Sokrat Dodbiba e Raif Maliqi- Sekretarë;
4-Eqerem Telhaj –Kujdestar”

Pushteti i hajdutëve ka nevojë për budallallëkun e President Bajramit edhe të ligjvënëses Zeqine!

0

Shkruan Irena Beqiraj

Kërkesa e Presidentit kundrejt Gjykatës Kushtetuese dhe pyetjet e Zeqinesë kundrejt Kreut të SPAKUT, (ku edhe një shimpanze, nëse do të ishte stërvitur, mund të kishte formuluar pyetje më bindëse) , qartësojnë një ligj të pashkruar socio- psikologjik i cili po prevalon në shoqërinë tonë: “Pushteti i keqes ka nevojë për budallallëkun e tjerëve” .

Të kuptohemi ka qenie njerëzore që kanë një intelekt të jashtëzakonshëm të shkathët, por megjithatë budallenj, sikurse dhe të tjerë që janë intelektualisht mjaft të mërzitshëm, edhe mund ti klasifikohen në gjithçka tjetër përveçe budallenjve. Budallallëku për të cilin po flasim nuk është një defekt i lindur, por në rrethana të caktuara, njerëzit bëhen budallenj sepse ata e lejojnë që kjo të ndodhë. Budallallëku në ketë rast është arroganca edhe vetëmashtrimi të bashkuara në një formë të vetme duke e trasformuar njeriun në një mjet pa mend, që është i aftë për çdo të keqe dhe në të njëjtën kohë i paaftë për të parë se është e keqe. Ndaj budallallëku në këtë rast është një problem sociologjik.

Budallallëku është armiku më i rrezikshëm i së mirës madje më i rrezikshëm se keqja . E keqja gjithmonë mbart brenda vetes embrionin e përmbysjes së vet, pasi tek qeniet njerëzore ajo le pas një ndjenjë shqetësimi. Mund të protestohet kundër të keqes dhe nëse është e nevojshme, ajo mund të parandalohet me përdorimin e forcës.
Ndërsa ndaj budallallëkut ne jemi të pambrojtur, pasi as protestat dhe as përdorimi i forcës nuk na ndihmojnë për ti ndaluar ato . Arsyet bien në vesh të shurdhër; faktet edhe kur janë të pakundërshtueshme, lihen mënjanë si të parëndësishme, si të rastësishme; madje në momente kur ballafaqohet me faktet e pakundërshtueshme budallenjtë bëhet kritik . Por ndryshe nga keqdashësi budallai i cili është plotësisht i vetëkënaqur bëhet i rrezikshëm duke kaluar në sulm.
As budallallëkun ashtu si e keqjen , nuk e perceptojmë si kërcënim për shoqërinë për sa kohë që nuk kanë pushtet . Por në këtë vend gëlojnë shembuj kur budallenjtë janë ngjitur në majë , sepse pushteti i të keqes kërkon njerëz të heqin dorë nga disa aftësi të nevojshme si pavarësia, i menduari kritik dhe reflektimi.
Ashtu si delet në një fushë, një person budalla mund të udhëhiqet, drejtohet dhe manipulohet për të bërë çfarë i kërkohet.
Pothuajse çdo fjalë që shqipton Zeqineja pasqyron një kapsllëk të mendimit të nivelit më të lartë.
E nëse do të kishte një Olimpiadë të absurditetit letra e Presidetit drejtuar Gjykatës së lartë që do të fitonte medaljen e artë. Të dy mundësojnë përjetësimin e të keqes .

Ndaj duhet të pranojmë se më shumë dëm shkakton një idiot i fuqishëm sesa një bandë intrigantësh makiavelistë.

Edi Rama, i frikësuar nga hetimet kërkoi takim sekret me SPAK-un, por u refuzua

0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka hedhur një akuzë të rëndë dhe ka zbuluar një prapaskenë të fortë në raportin mes pushtetit dhe drejtësisë, duke deklaruar se Kryeministri Edi Rama ka kërkuar të takohet me kreun e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, por ka marrë një refuzim të prerë.

Refuzimi i Dumanit dhe Kërkesa për Prani Ndërkombëtare

Sipas Dashnor Sulës, Kryeministri Rama ka kërkuar një takim me Dumanin në ambientet e Kryeministrisë. Megjithatë, kreu i SPAK-ut ka kundërshtuar takimin në këtë format, duke kërkuar një kusht të qartë:

“Edi Rama, si kryeministër i vendit, ka kërkuar takim me kreun e SPAK në Kryeministri. Dumani nuk ka pranuar të shkojë dhe ka kërkuar që në takim të jenë edhe përfaqësues ndërkombëtarë,” deklaroi Sula.

Ky kusht nga ana e Dumanit shërben si një sinjal i qartë për distancim institucional dhe përpjekje për të shmangur çdo dyshim mbi presionin politik.

“Rama nuk e do Dumanin”

Sula e lidhi këtë refuzim direkt me qëndrimin e Kryeministrit ndaj kreut të Prokurorisë së Posaçme. Sipas tij, Rama nuk e dëshiron Dumanin në krye të SPAK-ut, sepse institucioni, nën drejtimin e tij, ka goditur njerëz dhe figura të afërta me mazhorancën dhe vetë qeverinë.

“Ky fakt tregon se Rama nuk e do Dumanin, sepse ai i ka arrestuar njerëzit e tij,” theksoi Sula, duke sugjeruar se refuzimi është një masë mbrojtëse nga ndërhyrja e pushtetit.

Reagimi në Studio: Paralajmërimi për Stukturën

Deklarata e Sulës ndezur një debat të fortë politik. Në të njëjtën studio, juristi Indrit Sefa reagoi me shqetësim ndaj këtyre pretendimeve, duke paralajmëruar ish-deputetin: “Mos i bëj dëm Strukturës!” Ky reagim reflekton ndjeshmërinë e lartë të çështjeve që lidhen me pavarësinë e SPAK-ut nga politika.

Ky zbulim, i cili vjen pas raportimit institucional të Dumanit në Kuvend, ngre pyetjen kyçe në hapësirën publike: A ka një tension real dhe të fshehtë mes pushtetit ekzekutiv dhe SPAK-ut, dhe a po ushtrohet presion politik mbi drejtësinë e re?

Konservatorët i kërkojnë dorëheqje Presidentit të Republikës Bajram Begaj për shkelje të rëndë të Kushtetutës

0
Republika e Shqipërisë.
Partia Kombëtare Konservatore ALBANIA
DEKLARATË
Jep DORHEQJEN Zoti Bajram BEGAJ
– Partia Kombëtare Konservatore Albania ka qenë e dhe ndan bindjen se :
Zoti President Bajram BEGAJ është një shkelës recidivist si përsëritës i dhunshëm i Kushtëtutës në Republikën e Shqipërisë.
1 – Gjeneral në lirim. Prof. Dr. Bajram BEGAJ u zgjodh në Korrik 2022 në kushtet e Puçit Ushtarak. (Grusht Ushtarak Shteti kundër rendit Kuridik RSH )
A -Bajram Begaj nuk e kishte dhënë dorëheqjen më parë si Gjeneral me protokoll zyrtar në kryesinë e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
B – Bajram Begaj s’ka respektuar Kushtëtutën nuk ka respektuar Protokollin e Shtetit për të paraqitur dorëheqjen si Gjeneral përballë Komandantit të Përgjithëshëm tek presidenti Republikës si detyrim e në zbatim të Ligjit Kushtëtues.
C – Bajram Begaj u zgjodh president duke mbajtur edhe postin si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare. Shkelje e Kushtëtutës RSH
2 – Presidentit Bajram Begaj me deklaratë publike zyrtare në tre raste Partia Kombëtare Konservatore Albania dhe e fundit me Datë 01/10/2025 i është kërkuar DORHEQJA për shkelje të ligjit dhe neneve 13 – 60 – 89 – 90 – 115 të Kushtëtutës në Republikën e Shqipërisë.
Presidenti Bajram Begaj në vijimësi tregon agresion me trysni antikushtëtuese mbi Gjykatën Kushtëtuese.
3 – Presidenti Bajram Begaj duket qartë është recidivist i pandreqshëm, ai shkel tre vite nenin 89 të Kushtëtutës që thekson qartë se : Presidenti i Republikës nuk mund të kryejë asnjë punësim privat dhe emri i tij të ndodhet në listpagesa privati.
( Nënkupto duke u paguar me listëpagesë nga Firma Private shto këtu dhe pagesa taksapagusish nga Akademia Ushtarake e Forcës së Armatosur )
4 – Presidenti i ndodhur nën presionin e ligjit të Maliq Kryeministrit trysnon Gjykatën Kushtëtuese jo vetëm për vendimet e saj të pavarura që janë urdhëruese edhe për vetë presidencën për raste në shkelje të Kushtëtutës në Republikën e Shqipërisë.
5 – President Bajram Begaj jep DORËHEQEJEN Rastet tuaja të provokimit për të “këshilluar apo kërkuar sqarime” në intimidim për përfundimin e mandatit të Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtëtues janë ndërhyrje flagrante recidiviste në shkeje të ligjit për gjykatën Kushtëtuese si shtyllë pushteti e pavarur.
6 – President Bajram Begaj jep Dorëheqjen.
Ju jeni nën hetim për Bazat Detare Ushtarake Shën Gjin Lezhë e BUDI Sarandë shpresoj se tadhme je edhe në konflikt intetesi me ligjin për Deklarim të pasurisë.
7 – President Bajram Begaj jep dorëheqje sot nesër jeni vonë. Ju keni familjarët tuaj në konflikt interesi me ligjin në Shtetin Shqiptar.
“PKKA”
Departamenti për Shtetin e Drejtë.
Përgatiti.
Av. Klartita MARKU
Tiranë – Shqipëri
Datë 16_10/2025

A -Bajram Begaj nuk e kishte dhënë dorëheqjen më parë si Gjeneral me protokoll zyrtar në Kryesinë e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Paratë e drogës futen në Shqipëri me avion të posaçëm dhe nëndetëse, Kullat e korrupsionit pastrojnë paratë e Mafias

0

Lideri demokrat ka akuzuar qeverinë dhe klanet kriminale për kapjen e ekonomisë shqiptare, duke e cilësuar situatën financiare si “kërcënim madhor” për familjet shqiptare dhe vetë shtetin.

Berisha theksoi se efektet e kësaj ekonomie të paligjshme ndihen drejtpërdrejt te qytetarët e zakonshëm dhe sidomos te ata që kanë kursime në euro.

Ai përmendi edhe fenomenin e kullave në Tiranë, duke i quajtur “kullat e korrupsionit dhe mashtrimit”.

“Me çmime stratosferike, ato janë mollë e ndaluar për çdo qytetar të zakonshëm. Janë 56 mijë apartamente bosh, por askush nuk i blen dot. Kjo është ekonomia e narkoshtetit,” tha Berisha.

Berisha: Sot dy kërcënues madhorë, shkatërrimtare janë në financat familjare dhe shtetit shqiptar. Njëri janë paratë e drogës, të klaneve, para që sic faktojnë të dhënat e fundit arrijnë deri në 6 miliardë tek një grup i vogël. Para të cilat futen në Shqipëri me avion të posaçëm, me Toyota Yaris, me nëndetëse, me kontejner, me arka dhe të gjitha mënyrat.

Këto para vrasin kursimet tuaja, sepse vetëm me një të rënë të lapsit këto para zhvlerësuan kursimet tuaja me 30%. Këto para me një të rënë të lapsit zhvlerësuan paratë e kursimeve tuaja.

Euro në Shqipëri shtypet nga narko-euro. Euro zhvlerësohet sepse biznesmeni i ndershëm që tregton me euro me zhvlerësimin 35 % të saj ka vetëm falimentim.

POSTIMET E FUNDIT