Kreu Blog Faqe 910

Akuzë e rëndë publike/ Taulant Balla ka 100 telefonata me vrasësin me pagesë Nuredin Dumanin, 6 ministra do arrestohen

0

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij i është përgjigjur deputetit demokrat Tritan Shehu, pas akuzave të këtij të fundit se mazhoranca nuk po mban qëndrim për krimet serbe në Srebrenicë.

Balla tha se mazhoranca respekton institucionet dhe ka vendosur që në 11 korrik të mbajë seancë për Srebrenicën.

Ndërkohë theksoi se kur bëhet fjalë për çështjet kombëtare i vetmi që i saboton është Sali Berisha, ndërsa ka sjellë në kujtesë shkjeln e embargos gjatë luftës në Bosnje si dhe sulmin ndaj Rambujesë kur diskutohej çështja e Kosovës.

11 Korriku është një ditë e shpallur ndërkombatarisht si një ditë e ndërgjegjësimit mbarë botëror për Srebrenicën. Do të bihet dakord në konferencë të Kryetarëve se kur do ta bëjmë seancën se mos na bie ditë bajrami 11 korriku. Të bëjmë një seancë siç i ka hije, të ftojë autoritet e Bosnjë Hercegovinës, të Srebrenicës, të familjeve që kanë vuajtur nga ai gjenocid. 

Kjo historia që ju do vini këtu mbas ca ditësh do sillni rezolutë për dënimin e Luftës II Botërore, do sillni rezolutë për dënimin të luftrave të Skënderbeut, se mund tu vijë edhe kjo ideja, kjo nuk ka për të ndodhur.

Janë 11 deklarata dhe rezoluta të Kuvendit të Shqipërisë, në 2 prej tyre Kuvendi i ka cilësuar krimet serbe në Kosovë gjenocid. Është e turpshme kjo që po bëni. Ajo që bëri Edi Rama në fjalën e tij në Nju Jork është qëndrimi i Shqipërisë. 

Ajo që talleni ju nuk i bëni nder çështjeve shqiptare. Sali Berisha çështjet kombëtare sa herë ka patur mundësi i ka sabotuar dhe ka ndihmuar serbët në Bosnje me shkeljen e embargos. Merr fjalën aty Tritan se si drejtor i kompanisë “Shqiponja” me urdhër të Saliut shkela embargon, pastaj me sulmin ndaj Rambujesë. Harrojeni ju se mund të bëni pis integritetin institucional të Shqipërisë. Shqipëria sot drejton institucionin më të rëndësishëm në botë”, tha Balla.

Berisha ndërkohë iu përgjigj jashtë Kuvendit.

Ndërsa e akuzoi ka kryer mbi 100 telefonata me personazhe të botës së krimit si Nuredin Dumani, apo anëtarë të tjerë të bandave në Elbasan, Berisha e pyeti Ballën se sa e ka paguar Dumanin “ që ta shpëlante të Manhasët.”

Sa e pagove, Nure Dumanit për të të shpla tek Manhasët? Kjo do të dalë. Dhe nuk është vetëm kjo. Por ja ku po ua them se ai ka mbi 100 telefonata me Dumanin, me sharrën, gozhdën, dhe me Talo Celën e të tjerë me radhë”, tha ai.

Berisha ka akuzuar Qeverinë se nuk e sjell në Kuvend marrëveshjen e ekstradimit me vendet e Beneluksit, pasi sipas tij ka frikë se 6 ministra të saj janë kandidatë për ekstradim.

“Denoncoj Qeverinë që sjell në Kuvend marrëveshjen 6 ministra dhe shumë e shumë deputetë të tjerë socialist janë kandidatë për ekstradim”, tha Berisha.

Berat Gjimshiti: Barazimi rezultat i keq, kërkoj falje për gabimin

0

Berat Gjimshiti shprehu keqardhjen për gabimin që i kushtoi një gol Shqipërisë ndaj Islandës. Mbrojtësi i Atalantës kërkoi falje për atë pasim të gabuar, por shprehu bindjen se Shqipëria, duke shmangur pikërisht këto gabime, do ta mbyllë në vendin e parë në grup.

“Të them të drejtën, për mua është rezultat i keq. Në pjesën e parë luajtëm më mirë, pastaj në të dytën jo mirë, bëmë gabime. Te goli bëra unë gabim. I kërkoj falje skuadrës. Jam i zhgënjyer me veten, kishim mundësi ta fitonim ndeshjen.”

Të njëjtat gabime: “E vështira të them pse. Te gabimi im mund të flas për veten. Ishte një gabim teknik, doja ta hiqja topin në anësore por e kapa keq dhe e dhashë si asist.”

Reagimi jo i duhur: “Jo vetëm unë por edhe të tjerët që kanë eksperiencë duhet të ndihmojnë të tjerët. Të them të drejtën ishte e vështirë ta rregulloja lojën të ishe më agresiv. Çdo lojtar që ishte në fushë u mundu të jepte maksimumin. Ishim kundërshtarët më agresivë.

Objektivi, i arritshëm: “Erdhëm këtu me një qëllim, për ta fituar ndeshjen, pasi e dimë që kemi skuadër me cilësi. Duhet të jemi të vetëdijshëm për cilësitë tona. Sigurisht nëse nuk i bëjmë ato gabime që bëmë sot do ta lëmë pas Islandën dhe do ta fitojmë grupin.”

Andi Bushati: Begaj u shfaq i përulur para Ramës, ndaj po shpiken histori

0

Analisti Andi Bushati thotë se Bajram Begaj që në aktin e parë tregoi se nuk është një figurë e nivelit të lartë që di të distancohet për të mos u bërë palë e një projekti politik.

“Për mua vetëm mënyrë se si pranoi të zgjidhet është shumë e rënë dhe tregon shumë për presidentin e ardhshëm”, tha Bushati në studion e Euronews.

Për analistin, Begaj u shfaq i përulur para kryeministri Rama me gjuhën e trupit.

I gjithë procesi tha, Bushati tregon se Begaj e nis me një paragjykim të madh karrierën si President.

“Ka thënë po me ndërgjegje duke e ditur se do të jetë një president jo konsensual por vetëm i njërës palë. Aq më keq akoma, është një president që ka dalë nga xhepi, shtrati apo mënga e një njeriu të vetëm, që është Edi Rama”, deklaroi analisti.

Balla për Berishën: I vetmi sabotator për çështjet kombëtare

0

Seanca e Kuvendit e ditës së hënë u pasua me debate dhe kritika të shumta. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij i është përgjigjur deputetit demokrat Tritan Shehu, pas akuzave të këtij të fundit se mazhoranca nuk po mban qëndrim për krimet serbe në Srebrenicë.

Balla tha se mazhoranca respekton institucionet dhe ka vendosur që në 11 korrik të mbajë seancë për Srebrenicën.

Ndërkohë theksoi se kur bëhet fjalë për çështjet kombëtare i vetmi që i saboton është Sali Berisha, ndërsa ka sjellë në kujtesë shkjeln e embargos gjatë luftës në Bosnje si dhe sulmin ndaj Rambujesë kur diskutohej çështja e Kosovës.

“11 Korriku është një ditë e shpallur ndërkombatarisht si një ditë e ndërgjegjësimit mbarë botëror për Srebrenicën. Do të bihet dakord në konferencë të Kryetarëve se kur do ta bëjmë seancën se mos na bie ditë bajrami 11 korriku. Të bëjmë një seancë siç i ka hije, të ftojë autoritet e Bosnjë Hercegovinës, të Srebrenicës, të familjeve që kanë vuajtur nga ai gjenocid. Kjo historia që ju do vini këtu mbas ca ditësh do sillni rezolutë për dënimin e Luftës II Botërore, do sillni rezolutë për dënimin të luftrave të Skënderbeut, se mund tu vijë edhe kjo ideja, kjo nuk ka për të ndodhur. Janë 11 deklarata dhe rezoluta të Kuvendit të Shqipërisë, në 2 prej tyre Kuvendi i ka cilësuar krimet serbe në Kosovë gjenocid. Është e turpshme kjo që po bëni. Ajo që bëri Edi Rama në fjalën e tij në Nju Jork është qëndrimi i Shqipërisë. Ajo që talleni ju nuk i bëni nder çështjeve shqiptare. Sali Berisha çështjet kombëtare sa herë ka patur mundësi i ka sabotuar dhe ka ndihmuar serbët në Bosnje me shkeljen e embargos. Merr fjalën aty Tritan se si drejtor i kompanisë “Shqiponja” me urdhër të Saliut shkela embargon, pastaj me sulmin ndaj Rambujesë. Harrojeni ju se mund të bëni pis integritetin institucional të Shqipërisë. Shqipëria sot drejton institucionin më të rëndësishëm në botë”, tha Balla.

Ligji i ri: Britani e Madhe, në punë vetëm 4 ditë në javë

0

Pasi disa vende europiane kanë propozuar për punëmarrësit e tyre që të punojnë vetëm 4 ditë në javë, kjo nuk do të jetë më një luks për britanikët.

Kompani të ndryshme nga një sërë industrish në Britaninë e Madhe po ua japin këtë mundësi punëmarrësve duke u dhënë atyre 100% të pagës.

Falë një projekti-pilot që do të zhvillohet kudo në botë organizatorët po punojnë së bashku me studiues do të masin ndikimin në produktivitet dhe mirëqenien e stafit.

Megjithatë, ideja për një punë katër-ditore në Mbretërinë e Bashkuar i paraprin edhe një premtimi të partisë së laburistëve për ta prezantuar një masë të tillë brenda një dekade.

Kujtojmë se kjo nuk është një ide e re pasi eskperimentimi i 4 ditëve të punës në javë e kanë nisur që vitin e kaluar firma të ndryshme në Irlandë dhe Spanjë.

Deputetja e PD: Ky shtet bie era seks!

0

Deputetja demokrate Flutura Açka e quajti të rëndë mënyrën e trajtimit të çështjes të së resë nga Librazhdi, të cilën vjehrri dhe vjehrra e gjetën me të dashurin e saj, e filmuan dhe videon e shpërndanë në rrjete sociale.

Ajo u shpreh se institucionet nuk vepruan me seriozitet, që nga policët të cilët u tallën me të.

Açka i bëri thirrje SPAK-ut që të rihapë dosjet e Erjeta Sokolit dhe Irena Selit, pasi sipas saj pas tyre janë përfshirë struktura shtetërore dhe eksponentë të lartë të shtetit të ministrisë së Brendshme të kohës.

“Të vendosësh një grua në qendër të blororisë shqiptarë, s’është ndonjë far shteti që justifikoni rrogat jo një shtet që bën sehir para këtij krimi, se krim nuk janë vetëm armët apo droga. Këto i quajtën qasje malinje. Shiheni se çfarë ndodhi, hynë në intimitetin e saj pa leje, me çizme me baltë.

I heqin batanijen që ta shohin të zhveshur, marrin edhe një zogori dëshmitarësh që shuajnë epshet, i kujtojnë bukën e ujin që e kanë dhuratë prej tyre, e hedhin në internet, është krim, thërrasin policinë dhe polici tallet me situatën, ajo përfundon në spital pa asnjë lloj ndihme, burri e kërcënon se do ta vrasë, vëllai e kërcënon ta vrasë.

Ky shtet bie fund e krye era seks. Ky shtet, që sipas disa miqve të mi gazetarë, ky shet paguan deri në 800-1 mijë vetë që janë regjistruar në kompani apo institucione që nuk paraqiten në zyra dhe paguan me taksa shqiptarë për ‘toy boys’ dhe ‘sugar girls’ dhe zanate të tjera prostituive për t’iu ofruar njerëzve në ambasada apo dhe sheikëve lartë e poshtë. Nja dy raste madje i kam të sakta, pasi i kam të dhënat nga të huajt. Çfarë prisni ju nga ajo vajzë? Që të bëjë denoncimin?! E bëri me zë dhe figurë.

Ajo shpëtoi vetëm nga fakti që bastuni nuk ishte automatik. Nga ky parlament i bëj thirrje që SPAK të rihapë këto dosje për dy zonjat e nderuara, Erjeta Sokoli dhe Irena Seli, pasi pas tyre kam bindjen se janë përfshirë struktura shtetërore dhe eksponentë të lartë të shtetit të ministrisë së Brendshme të kohës. Le t’i hyjë dhe do të zbulojë shumë gjëra. Në ato ditë, një eksponent i lartë shtetërore e politik që nxitoi të mbyllte dosjen u shpreh me qesëndi në një nga kafenetë si kjo e parlamentit tha; ‘nuk do të rrëzojmë qeverinë për një vrimë’. Siç e shihni e tha shumë butë, sepse ai e tha shumë ndryshe”, tha Açka.

Vetting- Fotogaleri/ “Paradë” deputetësh para Kuvendit

0

Rruga pak para hyrjes në Kuvend, është momenti kur deputetët bëjnë “paradën” e tyre për kamerat dhe mediat. Nga burrat me kravata të njëjta, tek gratë me veshje neutrale, aty dallohen edhe shoqëritë e tyre pas politikës dhe besimeve.

Flet troç Lavrov: Ballkani i Hapur është nismë serbe, BE e NATO s’e duan, Rusia e miqtë tanë e mbështesin

0

Që në momentet e para të formimit Open Ballkan ndezi diskutime. Ajo cfarë është thënë vazhdimisht dhe është parë me dyshim se në fakt “Ballkani i Hapur” është një nismë që i shërben më shumë Serbisë, është thënë hapur tashmë nga shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov. Ai thotë ndër të tjera se Ballkani i Hapur ishte një iniciativë serbe dhe se Rusia e mbështeste këtë pavarësisht kundërshtimeve të Brukselit.

“BE do që të aplikojë një projekt të quajtur Ballkani i Mbyllur”, tha Lavrov duke e cilësuar këtë një veprim kundër interesave ruse. “Ne vlerësojmë nisjat kurajoze të ndërmarra nga Serbia dhe Presidentit Vuçiç, i cili ka theksuar se nuk do të angazohet në veprime kundër Rusisë, edhe pse BE do që vendet kandidate të rreshtohen në veprime rusofobike”, tha ai ndërkohë që shtoi:

“Siç duket qartë, ata që lëvizin fijet në Bruksel nuk e duan këtë. Ata nuk duan që ne të mbështesin Beogradin, përfshi Ballkanin e Hapur. Duket qartë që ata që janë Bruksel, por edhe NATO duan të aplikojnë në Ballkan projektin e Ballkanit të Mbyllur”.

Kjo është një ndër deklaratat më të forta të bëra nga një shef diplomacie i huaj në lidhje me Ballkanin e Hapur ku Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë angazhuar seriozisht në implementimin e kësaj nisje. Të vetmit shtete që rezistojnë janë Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja. Vec Vucic një nga mbështetësit më të mëdhenj të kësaj nisme është kryeministri shqiptar Edi Rama. Në emër të Ballkanit të Hapur ai në jo pak raste i është kundërvënë Albin Kurtit pse kryeministri i Kosovës refuzon ta pranojë nismën

Pse SHBA ndëshkoi sot një president në detyrë në Ballkan?

0

Shkruan Ylli Pata

Sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë ndëshkuar një president në detyrë të një shteti të Ballkanit Perëndimor.

Përkatësisht Departamenti Amerikan i Thesarit, ka sanksionuar duke i ngrirë pasuritë: Marinko Çavara-s, presidenti i Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës.

Pastaj, kur u zgjodh Rexhep Meidani, partia e të cilit mori në qershorin e 1997-tës, dy të tretat e votave, natyrisht që pjesa e frustruar kishte ndryshuar drejtim, e ishte ajo e PD-së, e cila rrezikoi shuarjen pas vitit 1997.

Por, 5 vjet më votë, ishte SHBA, e cila i dha Sali Berishës një shans, që ky i fundit nuk ka qenë asnjëherë mirënjohës. Po të mos ishte SHBA, Sali Berisha dhe opozita e asaj kohe do të margjinalizohej më keq, duke u përballur me fuqinë agressive të mazhorancës arrogante socialiste, e cila kishte dy dhe më shumë koka egoiste e ambicioze që mund të bënin çmos për ta lënë PD-në në qoshe, edhe mundësitë ishin realisht të tilla. Partia Demokratike dhe Sali Berisha nuk do të vinin kurrë në pushtet në vitin 2005, nëse SHBA dhe natyrisht BE nuk do të hapte një proces shumë të rëndësishëm pajtimi politik në Shqipëri.

Të cilin Sali Berisha, fiks siç e thotë proverbi e “dh*eu sapo kaloi lumin, duke u treguar politikisht dhe realisht një mosrmirnjohës i kategorisë “orientale” për një favor perëndimor.

SHBA ishte realisht ajo force që udhëhoqi presionin ndaj Fatos Nanos dhe Ilir Metës për të zgjedhur President të Shqipërisë, një figurë që nuk vjen nga PS. Ideja ishte e qartë, që të mos thellojë hendekun e frustracionin e krijuar në shoqëri dhe opinionin publik, por edhe të mos lejojë mazhorancën ta “bëjë baltë”.

Përveç gjeneral Alfred Moisiut, kandidat ishte edhe i ndjeri Sabri Godo, por duke qenë se ishte aktor politik, peshorja anoi tek Moisiu. Edhe për faktin se ai ishte jo një lojtar i fushës së shahut të politikës. Ndërkaq qënia e tij si kryetar i Shoqatës së Atlantikut të Veriut, ishte një plus më shumë për konfigurimin perëndimor të shtetit shqiptar.

Një shtet, që pikërisht atëherë nisi udhëtimin e madh drejt hyrjes në familjen Perëndimore: Karta e Adriatikut së bashku me Kroacinë e Maqedoninë e Veriut, vendimi për t’u pranuar në NATO, e më pas anëtarësimi me të drejtat e plota.

Pra, operacioni i zgjedhjes së Alfred Moisiut President të Republikës, duke ardhur nga gjiri i ushtarakëve proatlantistë, ishte një sinjal i fortë politik, e aspak ashtu si u shit nga gossip-i bajat mediatiko-folkloristik në mungesë të rrjeteve sociale se “Moisiun e ngritën nga dominoja”.

Një mundësi që ju dha Partisë Demokratike për të dalë nga një hendek që Sali Berisha e kishte futur partinë e tij dhe të gjithë opozitën shqiptare. Natyrisht SHBA këtë nuk e bëri për Berishën si person, por për Shqipërinë, që të jepte një shkëndijë për të ndezur proceset pluraliste në vend. E në fakt, zgjedhja e Alfred Moisiut, nisi të lëvizë shumë gjëra në vend, që nga zgjedhjet e trupave të pavarura të gjyqësorit, deri tek një qetësim i KQZ-së, i cili në atë kohë ishte bërë një grupim shokësh të klasës së Celibashit.

Ishte pikërisht ai proces i rëndësishëm hapjeje, që i dha shoqërisë sinjalin se Sali Berisha nuk është njeriu komandues i opozitës, por ka edhe një frymë tjetër në konfiguracionin politik të së djathtës. Ishte kjo frymë që solli 2005-n, pra rrotacionin e dytë politik paqësor në Shqipëri. Njihet aksioma se një shtet kur kryen dy rrotacione paqësore, quhet vend i stabilizuar, veçse ajo aksiomë u keqpërdor shumë.

Sali Berisha, ishte ai që keqpërdori më shumë këtë shans duke e polarizuar situatën shumë rëndë, duke krijuar kushtet për “korrupsionin domethënës, minimin e demokracisë dhe pengimin e drejtësisë”, që janë akuzat ndaj tij prej qeverisë Amerikane në verdiktin tashmë fatal të shpalljes “Non Grata”.

Ndaj, nuk duhet të shikohet si rastësi ardhja e një kryegjenrali të ushtrisë shqiptare në krye të shtetit shqiptar, siç nuk është rastësi takimi i parë që ai ka zhvilluar pas zgjedhjes me kolegun Alfred Moisiu.

Presidenti Bajram Begaj, ka takuar parardhësin e tij si një model politik, e jo një këshillim kolegësh, që mund ta bënte edhe pa dhënë në publik sinjalin përkatës.

Sali Berisha donte të jepte dje idenë që në krye të shtetit po vjen një gjeneral, çka sipas tij është një sinjal i keq që ushtria po merr kryesimin e shtetit.

Totalisht i pasaktë; ushtria shqiptare nuk ka as kapacitetet, e as mundësitë për të ndikuar politikisht në shoqërinë shqiptare. Madje nuk e ka pasur as në vitet 70 të shekullit të shkuar kur Enver Hoxha, me ndihmën edhe të Mehmet Shehut ekzekutoi krerët e ushtrisë shqiptare, e cila atëherë ishte realisht një fuqi potenciale e shtetit.

Ushtria shqiptare sot, është thjesht një institucion i qartë i lineimit Perëndimor të Shqipërisë, një strukturë e afërt e strukturës komanduese të NATO-s, e cila drejtohet nga SHBA. E kjo është natyrisht një krah i qartë politik sesa një mekanizëm i mirëfilltë ushtarak që ka në dorë shoqërinë.

Përveç profilit human, intelektual dhe zbutës të doktor Bajram Begajt, zgjedhja e Gjeneral Begajt në krye të shtetit shqiptar, nuk është gjë tjetër veçse në sinjal i pastër politik që vjen prej Perëndimit, siç dhe ai erdhi nga Pentagoni përpara se të merrte votat e Parlamentit shqiptar për tu zgjedhur President i ri i Republikës.

Gjeneral Begaj natyrisht nuk ka mundësi të mbushë boshllëkun politik në radhët e opozitës shqiptare, por me siguri ai, si nga profili i tij nuk do ta thellojë atë hendek që është krijuar për faj të opozitës në përfaqësimin politik të vendit.

Zgjedhje e një Presidenti politik nga PS, jo vetëm do ta thellonte hendekun, por do të shërbente si acid që përballet me një lënde me përbërje bazike, duke prodhuar një reaksion kimik shpërthyes.

Doktor Begaj, është zgjedhur për të qenë me pehash asnjanës në përballjen mes dy lëndeve  reaktive. Sigurisht që këtu ka një rol të rëndësishëm aleati kryesor SHBA, por edhe mazhoranca, që e ka kapur sinjalin dhe nuk ka tentuar një nga 7 mëkatet kapitale në këtë rast…

Vetting/ Presidenti i Republikës pyet pse drejtësia nuk heton pasuritë e kandidatëve për Kushtetuesen

0

Presidenti Ilir Meta i është drejtuar me një letër Artan Lames, drejtorit të Përgjithshëm të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, ku i kërkon që degët e ASHK ti japin informacione KED mbi kandidatët që garojnë për vendet vakante në Kushtetuese.

“Problematika që referon shkresa nr. prot. 475, datë 2.6.2022, e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, është një situatë e përsëritur, prej 4 vitesh që funksionon ky organ (KED 2019, 2020, 2021, 2022). Në të gjitha proceset e mëparshme ka patur vonesa në dhënien e informacionit prej drejtorive vendore të ASHK-së, apo ish-ZVRPP-ve në rrethe, dhe kjo po përsëritet edhe këtë vit, duke u kthyer në një fenomen shqetësues fakti që, institucione publike, aktualisht në varësi direkte të Kryeministrit, nuk reflektojnë të njëjtin vullnet dhe praktikë administrative, dhe nuk tregojnë bashkëpunimin në kohën e duhur duke mospërmbushur si detyrimet që rrjedhin nga zbatimi i ligjit, por dhe nga bashkëpunimi ndërinstitucional, veçanërisht në procese kaq të rëndësishme për vendin, si është ai i verifikimit të kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese”, thekson Meta.

Në vijim Presidenti thekson se KED, në funksion të verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturave të paraqitura, me shkresë zyrtare i është drejtuar në mënyrë të përsëritur Agjencisë Shtetërore të Kadastrës që prej muajit mars 2022, duke kërkuar të dhëna lidhur me pasuritë e paluajtshme dhe të drejtat reale të regjistruara në regjistrat e pasurive të paluajtshme të kandidatëve që kanë shprehur interes për t`u emëruar/zgjedhur si anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe personave të lidhur me ta, për arsye se disa drejtori vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës nuk kanë përcjellë ende përgjigje.

Letra e Presidentit drejtuar kreut të Kadastrës

Siç dhe mund të jeni vënë në dijeni, aktualisht Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, është duke punuar për verifikimin e kandidaturave për plotësimin e 4 (katër) vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, vakanca këto të shpallura nga Presidenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë dhe që u përkasin për emërim këtyre organeve.

Pikërisht lidhur me ecurinë e procedurave të verifikimit të kandidatëve prej KED-së, është evidentuar si një çështje shumë problematike, pengesa që po krijohet nga mosdhënia e informacionit të kërkuar prej KED, nga disa drejtori vendore të ASHK-së, në varësinë direkte tuajën.

Problematika që referon shkresa nr. prot. 475, datë 2.6.2022, e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, është një situatë e përsëritur, prej 4 vitesh që funksionon ky organ (KED 2019, 2020, 2021, 2022). Në të gjitha proceset e mëparshme ka patur vonesa në dhënien e informacionit prej drejtorive vendore të ASHK-së, apo ish-ZVRPP-ve në rrethe, dhe kjo po përsëritet edhe këtë vit, duke u kthyer në një fenomen shqetësues fakti që, institucione publike, aktualisht në varësi direkte të Kryeministrit, nuk reflektojnë të njëjtin vullnet dhe praktikë administrative, dhe nuk tregojnë bashkëpunimin në kohën e duhur duke mospërmbushur si detyrimet që rrjedhin nga zbatimi i ligjit, por dhe nga bashkëpunimi ndërinstitucional, veçanërisht në procese kaq të rëndësishme për vendin, si është ai i verifikimit të kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në funksion të verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturave të paraqitura, me shkresë zyrtare i është drejtuar në mënyrë të përsëritur Agjencisë Shtetërore të Kadastrës që prej muajit mars 2022, duke kërkuar të dhëna lidhur me pasuritë e paluajtshme dhe të drejtat reale të regjistruara në regjistrat e pasurive të paluajtshme të kandidatëve që kanë shprehur interes për t`u emëruar/zgjedhur si anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe personave të lidhur me ta, për arsye se disa drejtori vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës nuk kanë përcjellë ende përgjigje.

Në mbledhjet e tij të fundit të datës 31.05.2022, KED ka diskutuar mbi këtë çështje duke i kushtuar një pikë të veçantë në rendin e ditës. Në këtë mbledhje, KED në përfundim vendosi që “[…] t’i ri-drejtohet me një shkresë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe t’i risjellë në vëmendje detyrimin kushtetues për të vënë në dispozicion të KED informacionin e kërkuar brenda afatit 7 (shtatë) ditor. Po ashtu, ky komunikim me drejtuesin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, u vendos t’i bëhet me dije edhe Presidentit të Republikës, Këshillit të Ministrave, Kuvendit të Republikës, si edhe Bordit të Administrimit të Kadastrave.”

Kjo vendimmarrje e KED është mbështetur dhe është kërkuar të procedohet pa asnjë vonesë, edhe nga përfaqësuesit e Presidentit të Republikës që marrin pjesë në këto mbledhje. Shqetësimi mbi vonesa të mundshme që mund të përballet KED në procesin e verifikimit të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, i është bërë prezent Këshillit nga përfaqësuesit e Presidentit të Republikës në disa mbledhje edhe përgjatë këtij viti (2022).

Në mbledhjen e KED të datës 31.05.2022 u diskutua gjithashtu edhe mbi drejtoritë vendore konkrete që nuk kanë sjellë informacionin e kërkuar , ndërkohë që shumë të tjera (rreth 40) e kishin përmbushur detyrimin e tyre ligjor dhe e kishin përcjellë informacionin e kërkuar prej KED.

Në kushtet kur shumica e zyrave vendore kanë kthyer përgjigje dhe vetëm disa prej tyre ende jo, është e qartë se nuk ka asnjë pengesë objektive për këtë mosreagim, por është e dukshme që këto zyra ose nuk kanë njohuritë për zbatimin e ligjit, ose nuk kanë vullnet për të vlerësuar dhe mbështetur këtë proces me kaq rëndësi për vendin, siç është një Gjykatë Kushtetuese plotësisht funksionale.

Nisur nga historiku i procedurave të kaluara të zhvilluara në KED (përgjatë vitit 2019, 2020 dhe 2021), apo dhe përgjatë vitit 2022, çdo pengesë në kthimin e përgjigjeve shkakton drejtpërdrejt bllokimin e procesit të verifikimit të kandidaturave nga ana e KED, duke bërë që të vonohet procesi i verifikimeve dhe plotësimit të vakancave në Gjykatën Kushtetuese.

Në kushtet kur sërish edhe pas kësaj kërkese të përsëritur të KED për informacion, nuk do të kthehet përgjigje brenda afatit të caktuar nga KED (afat që përfundon në datën 10.6.2022), çdo vonesë do të konsiderohet si veprimtari e qëllimshme, që provon tashmë çdo dyshim se kjo veprimtari bllokuese bëhet për të shtyrë në kohë procesin e verifikimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, përtej datës 24 korrik 2022 , në shkelje të çdo afati ligjor.

Për të mos vërtetuar bindjen në këtë drejtim, nevojitet angazhimi juaj si Drejtor i Përgjithshëm, por dhe i strukturave vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për të trajtuar me urgjencë këtë çështje duke përcjellë informacionin shterues pranë KED-së, duke ofruar bashkëpunimin me këtë organ (KED), si dhe duke marrë masa për nxjerrjen e përgjegjësive për këto zvarritje të deritanishme në dhënien e informacionit të kërkuar.

Është e papranueshme që shumica e Drejtorive Vendore të ASHK-së e kanë përmbushur detyrimin ligjor ndaj KED, ndërkohë që një pjesë shumë e vogël heziton të kthejë përgjigje duke bllokuar të gjithë procesin.

 

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk duhet kurrsesi të pengohet nga institucionet e treta prej të cilëve siguron informacion për verifikimin e kandidatëve, pavarësisht numrit të tyre, duke bërë që të shkelen ritmet që dikton Kushtetuta dhe afatet që përcakton ligji nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, si dhe ligji nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, në përmbylljen e një procesi me rëndësi jetike për vendin.

POSTIMET E FUNDIT