Kreu Blog Faqe 911

Bamir Topi tregon: Bujar Nishanin e futa unë në politikë, ishte punëtor i thjeshtë, pompist tek plepat në Durrës

0

Bamir Topi ka kryer sot homazhe për Bujar Nishanin, pas ndarjes nga jeta.

Por vetëm pak muaj më parë, Topi e sulmoi ashpër Nishanin në librin e tij.

Topi shkruan se Nishani ishte thjeshtë një punonjës karburanti tek Plepat në Durrës kur Bamir Topi e futi në politikë dhe e takoi për herë të parë me Sali Berishën. Berisha nuk e kishte dëgjuar kurrë më parë emrin e Bujar Nishanit, deri kur ia propozon për herë të parë Topi si kandidat për të zëvendësuar Shaban Meminë si sekretar të degës së PD së Tiranës. Berisha kërkonte ta hiqte ‘qafe’ Meminë pas humbjes dramatike në Tiranë në zgjedhjet parlamentare të 2001.

Detajet se si Nishani hyri në politikë Topi i rrëfen në librin e tij autobiografik me titull ‘Nocturn” (Kur arsyeja errësohet nga pushteti). Ish-presidenti Bamir Topi thotë se ku i përmendi emrin e Nishanit, Berisha i kishte thënë se nuk e njihte, ndërsa e kishte pyetur për profesionin. Topi i thotë Berishës se Nishani ka qenë oficer, ndërsa nuk i tregon se punonte në një pikë karburanti.

“–Mendoj që pas rezultateve zhgënjyese, Shaban Memia duhet të lirohet nga detyra e sekretarit, -tha ai (Berisha). Vendosa të mos shprehesha dhe të dëgjoja se ku do të dilte. -Unë nuk kam një emër për ta zëvendësuar dhe po e pate ndonjë, na thuaj ta propozojmë në mbledhjen e radhës në Kryesisë, – tha Berisha. Pas një pauze të shkurtër i them se nuk kam përse mendohem, sepse e kam një emër. -Cili është? -Është personi që ka qenë kryetar komisioni në zonën tim elektorale, Bujar Nishani quhet, – i thash duke menduar se do e njihte ndopak. -Nuk e njoh, çfarë profesioni ka ky? -Ka qenë oficer dhe tani punon në një biznes privat, i punësuar. E lash shpjegimin me kaq, për të mos e ndërlikuar situatën, duke mos i thënë që punonte në një pikë karburanti. Në fakt unë doja shumë që aty të ishte Bujari, pasi krijova konsideratë për të dhe doja t’ia ‘shpërbleja’ angazhimin që pati në punën e komisionit të zonës sime, ku beteja zgjedhore ishte një nga më të fortat në Tiranë. Berisha, pasi u mendua pak, me sa duket duke mos pasur ndonjë emër tjetër në mendje vazhdoi: Hajde nesër së bashku me të, ta takoj njëherë!”, shkruan Topi.

Takimi me Berishën.

Topi tregon se si e futi për herë të parë Bujar Nishanin në zyrën e Berishës. “-Dakord! – thash dhe pasi u ndamë kontaktova me Bujarin duke i thënë të takoheshim shpejt. I thashë gjatë takimit të gjithë bisedën dhe pashë tek ai një gëzim të dukshëm. -Të falënderoj pa masë, – tha Bujari. -Nuk ka përse, – thashë. –Nuk e di si do të shkojë deri në fund, por besoj se do të bëhet. Të nesërmen u futa në zyrë te Berisha i shoqëruar nga Bujar Nishani. Takimi midis tyre, me sa kuptova, ishte i pari dhe po konfirmoheshin fjalët e Berishës se nuk e njihte atë njeri. Pas pak minutash ishim sërish vetëm me Saliun dhe vendosëm ta paraqesim pasnesër si emër. Në mbledhjen e radhës së Kryesisë Bujar Nishani u emërua sekretar dege i Tiranës. Në muajin shkurt të vitit 2002, ne vendosëm të hyjmë në Parlament, i cili drejtohej nga Namik Dokle. Me Namikun folëm për modalitetet dhe, natyrisht, ai si i zgjuar dhe xhentil që ishte, filloj të krijojë klimë për një bashkëpunim në nivel zyrtar. Problemi i madh politike për Sali Berishën në të vërtetë ishte emri i Fatos Nano, me të cilin kishin veç politikës, probleme të vjetra deri personale”, shkruan.

Si u njohën Topi dhe Nishani.

Në librin e tij autobiografik me titull ‘Nocturn” (Kur arsyeja errësohet nga pushteti), ish-presidenti Bamir Topi rrëfen se si ka njohur ish-presidentin Bujar Nishanin. “Bujar Nishanin e kam njohur në një situatë mjaft të veçantë, në një ditë prilli të vitit 2001. Pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike, ku unë isha anëtar kryesie, po diskutohej ndarja e zonave të kandidatëve për deputetë në qytetin e Tiranës. Në përfundim të mbledhjes unë u caktova në zonën e Xhamllikut, ku përfshiheshin lagje me qytetarë autoktonë, por edhe shumë të ardhur, sidomos në pallatet tek ‘Varri i Bamit’. Meqenëse zona ishte shumë e vështirë, menjëherë pas mbledhjes në orët e mbrëmjes shkova të takoj mikun tim Veli Rada, i cili ishte koordinatori i Partisë Demokratike për zonën. Vizita ime iu duk surprizë dhe i shqetësuar më thotë: ‘Hajër ishalla’. –‘Jo, jo, s’ka gjë, por erdha të njoftoj se u caktova kandidat për deputet në këtë zonë’. U gëzua pa masë duke më dhënë kurajo se do ta fitonim garën. –Më thuaj, Veli, ndonjë emër për ta vendosur kryetar të qendrës zgjedhore të zonës, – i thashë unë. –Nuk e di, por ne kemi pasur disa oficerë në lirim që i merrnim për komision, -vazhdoi Veliu.

–A ke ndonjë numër telefoni? –e pyeta unë. –Jo, – tha Veliu, – por kemi emrat e tyre dhe me sa di unë njëri prej tyre, Bujar Nishani, punon në zonën e Plepave në Durrës, në një karburant. –Ok, – i thash po shkoj ta takoj. Të nesërmen, së bashku me Kujtim Merepezën u nisëm drejt Durrësit dhe në një pikë karburanti pranë Konvaleshencës së Ministrisë së Mbrojtjes tek Shkëmbi i Kavajës, shikoj dikë që po furnizonte me karburant një autobus që shkonte drejt jugut. –Kujtim, shko e pyet kush është Bujar Nishani! – thashë unë, ndërkohë që shihja kush do të ishte prej dy punonjësve të pikës. Kujtimi bisedoi me personin në fjalë, afrohet tek unë. – Ai është, por sa të furnizojë autobusin do të vijë! Vërtetë ai erdhi duke kërkuar ndjesë, por edhe me kureshtje se ç’ishte ky takim, ndërkohë që ne nuk njiheshim. –Përshëndetje Bujar! –Përshëndetje! Sigurisht unë ju njoh! – tha Bujari. –Kam ardhur të të bëj një propozim për të punuar me mua për zgjedhjet politike të qershorit dhe për të qenë kryetar i KZAZ-së së zonës 35- i thash. Mbeti disi i hutuar dhe priste ndonjë sqarim më shumë. –Nëse pranon, do të largohesh nga puna, pasi do të jesh çdo ditë në komision! Mendohu dhe më thuaj në telefon. U ndamë për t’u dëgjuar në mbrëmje. Më telefonoi dhe me tha se pranonte dhe kështu nisi bashkëpunimi ynë”, shkruan Topi.

Nishani kundër Topit

Ish-presidenti Bamir Topi rrëfen se si Bujar Nishani, të cilin e kishte futur në politikë, i doli kundër, duke i kërkuar që të tërhiqte kandidaturën si presidentin në 2007, gjatë një mbledhjeje të grupit parlamentar. “Takimi po zhvillohej në kushtet e një tensioni në rritje dhe ishte përgatitur mirë nga kryeministri, i cili kësaj radhe vendosi të mos fjalë vetë, por të hedhë në sulm dy njerëz me tipologji të ndryshme, por të gatshëm për t’u përdorur. I pari e mori fjalën Genc Ruli, një mik i vjetër nga koha e gjimnazit, politikan, intelektual dhe qytetar, nga i cili nuk e prisja që të ngrihej dhe të më bënte thirrje për tërheqje në emër të interesave politike të qeverisë. I dyti ngrihet ministri i Brendshëm i Berishës, Bujar Nishani, sikurse e kemi thënë, njeri i futur në politikë nga unë, ish-oficer, intelektual mediokër dhe servil i Sali Berishës. Edhe ky filloi të moralizonte për tërheqja, duke më kthyer në atmosferën e mbledhjeve të viteve ’70, kur klasa punëtore demonizonte intelektualët dhe i dënonte për shfaqje të huaja.

Një inskenim i shëmtuar, a thua se këta kishin ardhur të vetëm në pushtet dhe duhej ta administronin atë si të donin. Sa për dijeni, në zgjedhjet politike të 2005 unë kisha qenë njeriu më i votuar. Pasi dëgjova thirrjet e tyre, mora fjalën dhe pasi kam bërë një profil antropologjik dhe politik të dy propozuesve, kam analizuar situatën politike dhe marrëdhëniet në PD, të tradhtuara nga pabesia e diabolizimi i Sali Berishës, i cili kishte ardhur në pushtet me kontributin e të gjithëve, përfshirë edhe mua. Unë thash se ai kërkonte që të zgjedhurit të ishin vetëm miratues pa fjalë të qëllimeve të tij, për të skllavëruar të gjithë piramidën e shtetit me njerëz pa emër dhe profil politik, me kusht që të vendoseshin nën urdhrat e tij. Berisha e kishe demonstruar këtë gjatë gjithë historisë së pushtetit të tij autokrat, me mendësi të një lideri komunist. Mbledhja përfundoi pa rezultat, duke e thelluar më shumë krizën”, shkruan Topi.

Sazani digjet, Haki Çako i përgjigjet Ilir Metës: Nuk ngremë helikopterin për çdo zjarr. Shqiptarët pyesin po për Zahon e Edi Ramës, pse fluturon avioni?

0

Prej tre ditësh vijon zjarri në ishullin e Sazanit duke djegur gjithçka. Era po e favorizon akoma më shumë përhapjen e flakëve ditën e sotme.

Forcat e ushtrisë, mbi 70 efektivë janë duke vijuar luftën me flakët me lopata dhe mjete të tjera rrethanore për shkak se zjarrfikësja e ka të pamundur për të ndërhyrë për shkak të terrenit.

Një rrezik më vete janë municionet që mund të shpërthejnë, por fatmirësisht deri tani nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Shefi i Emergjencave Civile Haki Çako deklaroi se ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ndodhet në Greqi “për të bashkëpunuar për të operuar me partnerët tanë”.

 

 

Presidenti Ilir Meta bëri thirrje që shteti të angazhohet maksimalisht, por Çako beson se nuk është çështje thirrje.

 

Nuk është e thënë se cdo zjarr kërkon helikopter, ne jemi duke maksimalizuar ato mjete që janë në proces rehabilitimi, shumë shpejt do të jenë në operacione.

Por komentuesit pyesin pse djali i kryeministrit shetit me helkikopter e avion përditë me taksat e shqiptarëve.

 

Askush nuk e sheh Zahon e vogël që me rroga aq anemike të prinderve shetit botën dhe vendet me te bukura të Shqipërisë.

Po ky eshte shteti që i përdor fondet si të ishin të kryeministrit.

Ju siguroj që të gjitha strukturat dhe shteti është në këmbë sikur ka qenë edhe më parë” tha ai, por duke pranuar kapacitetet e kufizuara që kanë për momentin për shkak se asnjë helikopter nuk është në dispozicion në gjendje pune.

Janë vrarë më shumë se 30 gazetarë nga fillimi i luftës në Ukrainë

0

Gjithsej 32 gazetarë janë vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, tha nënkryetari i parë i Këshillit Suprem të Ukrainës.

“Ne e çmojmë kujtimin e të vdekurve”, tha Oleksandr Korniyenk duke nderuar personelin e medias që kanë humbur jetën.
“Guxim dhe forcë për të gjithë ata që mbrojnë Ukrainën në frontin e informacionit. Faleminderit për punën tuaj”, tha ai.

Gjatë muajit të parë të pushtimit rus, dy gazetarë u vranë kur zjarri i artilerisë shënjestroi një ekip të kanalit televiziv amerikan Fox Neës.

Ata ishin Pierre Zakrzeëski, një kameraman 55-vjeçar dhe Olexandra Kuvshynova , një gazetare ukrainase 24-vjeçare që punonte për Fox Neës si fiksuese, sipas Reporterëve pa Kufij.

Joe Biden: Europa kundër Shqiptarëve! Është koha t’i ndihmojmë !

0

Për më shumë se një dekadë, Shtetet e Bashkuara kanë transformuar politikën e saj të zhvillimit në Bashkimin Europian . Ndërsa Amerika garantoi sigurinë e Kosovës, Europa po përpiqej të ishte e drejtë dhe të ndërtonte një vend të së drejtës.

Tani, përkundër financimit të të dyve, politika e BE-së po punon në mënyrë aktive kundër interesave amerikane (dhe kosovare). Biden duhet të angazhohet përsëri për të korrigjuar një politikë masht.ruese të së kaluarës.

Qarku i Beratit pa energji elektrike

0

Berat- Qytetarët e Beratit prej orësh janë pa energji elektrike.

Që nga ora 02:00 e mëngjesit, Berati është në terr dhe nuk ka energji elektrike.

Qytetarët e kësaj zone nuk kanë qenë të informuar për këtë shkëputje dhe nuk dihet se kur do të stabilizohet situata.

Nuk dihet nëse shkak për këtë shkëputje është bërë ndonjë defekt elektrik apo diçka tjetër. (noa.al/M.D)

E turpëruat këtë vënd/ Sali Berisha i bën presion politikës me video

0

“Pɪrąnjąt” bên njê kąmęrê tê fshęhtê Kṳjtɪm Gjṳzɪt dṳkę ę bêrê qê tê bęsȯntę sę “ąɪ ląrtê”, prą Rąmą ę kɪshtę prȯpȯzṳąr pêr dręjtȯr tê RTSH-sê.

Gjątê kąmęrês, Gjṳzɪ pręząntȯn ędhę njê plątfȯrmê mę 11 pɪką pêr rɪkthɪmɪn ę RTSH-sê nê mąjąt ę sąj, qê “shqɪptąrêt tê thȯnê hąlląll ąɪ 5 mɪjê lękêshɪ qê pągṳąj tę fątṳrą ę drɪtąvę”.

Pȯr, mę qêllɪm qê tê rrɪstę bęsɪmɪn ę ągjęntɪt tê “Pɪrąnjąvę”, Gjṳzɪ, ɪ fṳtṳr “nê rrjętê” tąshmê ɪ ką tręgṳąr ątɪj njê vɪdęȯ ęrȯtɪkę dṳkę prętęndṳąr sę nê tê ɪshtę fɪlmṳąr njê pȯlɪtɪkąn shṳmê ɪ njȯhṳr nê Shqɪpêrɪ dṳkę krƴęr mąrrêdhênɪę sęksṳąlę mę sękrętąręn ę tɪj jąshtê Shqɪpêrɪsê.

“Ąbcnęws.ąl” nṳk mṳndɪ qê tą vęrɪfɪkȯjê plȯtêsɪsht nêsę bêhęj ąpȯ jȯ fjąlê pêr pȯlɪtɪkąnɪn ę njȯhṳr, ędhę psę ngą pąmją, mąshkṳllɪ nê vɪdęȯ, ngjąn mę pȯlɪtɪkąnɪn qê prętęndȯn Gjṳzɪ. Ąɪ thą sę kêtê vɪdęȯ ɪą ką dêrgṳąr 11 gązętąrêvę sɪ ędhę Sąlɪ Bęrɪshês.

Kṳjtɪm Gjṳzɪ, ɪsh dępṳtęt, ṳ fṳt nê pąrląmęnt nê lęgjɪlątṳrên ę kąlṳąr pąsɪ ȯpȯzɪtą dȯgjɪ mąndątęt.

Gjṳzɪ, ɪ cɪlɪ ɪshtę nê lɪstąt ę PD sɪ kąndɪdąt pêr dępṳtęt, nṳk ɪṳ bɪnd ṳrdhêrɪt tê Lṳlzɪm Bąshês dhę vęndȯsɪ tê mȯs ę dɪgjtę mąndątɪn.

Ę prąnȯɪ ątê dhę ṳ bê pjęsê ę pąrląmęntɪt. Gjṳzɪ ąrrɪtɪ tê mąrrê vêmęndję mę dękląrtąt ę tɪj tê pąząkȯntą, sɪ nê pąrląmęnt, ąshtṳ ędhę nê stṳdɪȯt tęlęvɪzɪvę.

Çahen “tubat e shkarkimit” në PS/ Fatmir Xhafaj, ndjen prangat dhe kërcënon Ramën se do dalë deputet i pavarur

0

Deputeti socialist Fatmir Xhafaj ka dalë kundër kolegëve të tij, të cilët kërkojnë zgjatjen e mandatit të Vettingut kjo ka qenë pjesa e përcarjes ndaj dhe sot Xhafa nuk i përgjigjet më Ramës po sillet si deputet i pavarur.

 

Xhafaj në fjalën e tij madje kërkoi që të bëhet një analizë dhe të adresohen edhe dyshimet e ngritura sidomos nga shoqëria civile në lidhje me vendimmarrje të caktuara gjatë procesit të vetingut.

Duhet të ndërtojmë analizë cilat janë problemet reale. Cilat janë arsyet e vonesave, se shqiptarët sot kanë të drejtë të pyesin pse u vonua 5 vjet? Se nga vonesat në veting duhet pranuar është krijuar gjithë vonesat në ndërtimin e ngritjen e institucioneve të reja.

Tjetra garancitë që ky proces në vazhdim jep për të siguruar standartet e kërkuara, për integritetin e vendimmarrjes.

 

Doja garancinë që jep ritmi për ta përmbyllur këtë proces.
Tjetra, të kuptojmë cilat janë nevojat për instrumente shtesë e mbështetëse, për të përshpejtuar ritmin, këtu unë nënkuptoj dhe personalisht jam i pakënaqur nga ritmi i punës së KPK dhe vetë ONM në gjithë këtë proces.

Cilat janë garancitë që kemi për të pasur një ritëm më të mirë cilat janë? që mos vijmë prap pas dy vjetësh këtu e të themi e shtyjmë dhe një vit tjetër?

Cilat janë garancitë për të forcuar paanshmërinë e objektivitetin e vendimmarrjes?
Sot ka shumë diskutime për këtë çështje, ka dhe raste kur vihet në diskutim paanshmëria e disa vendimmarrjeve të KPK.
Është rasti për ta diskutuar këtë e të themi kemi nevojë për instrumente që e forcojnë këtë? ONM duhet të na e thotë se ky ka qenë dhe roli i përfshirjes së saj në këtë proces.

Tjera garantimi i integritetit të komisonerëve. Unë bëj pjesë në ata njerëz që mendoj se komisioni i posaçëm ka bërë një punë të jashtëzakonshme, por ama disa çështje që janë ngritur në mënyrë të veçantë nga shoqëria civile përmes adresimeve të ndryshme për integritetin e disa komisonerëve të veçantë kanë nevojë për vëmendje’.

Deklarata e Xhafajt u bë sot në mbledhjen e përbashkët të Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, ku po diskutohet nisma e mazhorancës për ndryshime kushtetuese që do të zgjasnin afatin e mandatit të organeve të vetingut.

Xhafaj tha se është e nevojshme që ky proces ‘të na çojë drejt një analize të plotë të situatës ku jemi’.

‘Do nënkuptoja së pari faktet konkrete të zhvillimit të këtij procesi, për të kuptuar ecurinë e këtij procesi. Pse duhen dy vjet e gjysme e jo tre vjet, së dyti cilat janë problematikat e shfaqura gjatë këtyre 5 vitve, pengesat që erdhën në fillim të procesit, ka një sërë faktorësëh, shumë mirë që ky debat ti shterojë, se është në interes të besimit të publikut, se mbi procesin janë hedhur shumë dritë hije’, tha Xhafaj.

 

Presidenti dhëndër në Tepelenë, ja cila është Zonja e Parë

0

Por me mbërritjen e Begajt në Presidencë, vendi do të ketë edhe Zonjën e Parë, një titull që i ka munguar Shqipërisë gjatë këtyre pesë viteve, për shkak se bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi është e angazhuar në politikë, në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Armanda Begaj është bashkëshortja e presidentit të zgjedhur. Ajo ka lindur në vitin 1968. Ka ushtruar disa funksione në administratën shtetërore si punonjëse, ku së fundmi ka qenë “IT” në Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Çifti Bajram dhe Armanda Begaj ka edhe dy djem. Sipas formularit të dekriminalizimit familja Begaj nuk ka jetuar asnjëherë jashtë shtetit.

Natën u dogj zyra e noterit Aleko Anagnosti, i arrestuar për tjetërsim pronash në Sarandë

0

Vetëm 5 ditë pas arrestimit të noterit Aleko Anagnosti, zyra e tij e punës në lagjen nr.1 në Sarandë është përfshirë nga flakët. Disa persona të paidentifikuar kanë shqyer portën e zyrës gjatë natës dhe kanë djegur dokumentet. Kjo vjen pasi Anagnosti është në arrest me burg për 45 ditë derisa prokuroria të çojë prova të tjera në gjykatë për tjetërsimin e pronave në Sarandë.

Vetëm 5 ditë pas arrestimit të noterit Aleko Anagnosti, zyra e tij e punës në lagjen nr.1 në Sarandë është përfshirë nga flakët. Disa persona të paidentifikuar kanë shqyer portën e zyrës gjatë natës dhe kanë djegur dokumentet. Kjo vjen pasi Anagnosti është në arrest me burg për 45 ditë derisa prokuroria të çojë prova të tjera në gjykatë për tjetërsimin e pronave në Sarandë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Në skemën e tjetërsimit të pronave janë të përfshirë edhe zyrtarë e biznesmenë të tjerë.

Një sipërfaqe prej 10 230 m2 tokë shtetërore në bregdetin e Sarandës përmes një skeme falsifikatore “gatuar” në zyrat e shtetit iu dha dy biznesmenëve të cilët e shndërruan në truall për ndërtimin e një hoteli. Prokuroria e Sarandës përgjatë dy viteve hetime arriti të zbulojë se në këtë skemë të tjetërsimit të pronës publike janë përfshirë 10 persona, si zyrtarë, biznesmenë dhe qytetarë.

Në krye të listës ishte ish-drejtori i Kadastrës së Sarandës, Ardian Kola, i cili ka mbajtur detyrën në vitet 2019-2020. Urdhri i arrestit ndaj tij u lëshua nga prokuroria. Po kështu në kërkim janë shpallur dy vëllezër, pronarë të një hoteli në Sarandë dhe që do të ndërtonin një të dytë në tokën shtetërore që përfituan përmes dokumenteve false. Vëllezërit Behar dhe Bedri Muçobega akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Sipërfaqja tokësore e tjetërsuar ka qenë tokë shtetërore dhe para tjetërsimit shërbente si hapësirë e gjelbër, (Lulishte), për qytetin e Sarandës. Por përmes falsifikimit të dokumentave, miratimit të lejeve të ndërtimit nga bashkia Sarandë dhe hipotekimit më pas në zyrës e ASHK-së Sarandë, kjo tokë prej 10 mijë metra katror, është tjetërsuar te persona të tretë.

Kievi: 31,250 ushtarë rusë të vrarë që nga fillimi i pushtimit

0

Rreth 31,250 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit, sipas ushtrisë së Kievit.

Në përditësimin e saj për humbjet e deritanishme të Moskës, ushtria ukrainase tregon se 213 luftëtarë, 176 helikopterë dhe 551 dronë janë rrëzuar gjithashtu pas 103 ditësh konflikti.

Për më tepër, forcat e Kievit pretendojnë se kanë shkatërruar 1,386 tanke ruse, 690 artileri, 3,400 automjete transporti të trupave të blinduara, 125 raketa lundrimi dhe 13 anije.

POSTIMET E FUNDIT