Kreu Blog Faqe 912

Deutsche Welle: Presidenti i ri i Shqipërisë zgjidhet pa votat e opozitës

0

Gjenerali Bajram Begaj u zgjodh president i Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Begaj do të nisë detyrën e kreut të shtetit, pas përfundimit të mandatit të presidentit aktual Ilir Meta më 24 korrik.

Nga Deustche Welle

Ish-gjenerali Bajram Begaj, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, u zgjodh të shtunën (04.05) president i Republikës me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Katër votat kundër i përkasin tre deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim,(LSI) dhe një deputetit nga Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet,(PDIU).

Deputetët e Partisë Demokratike, (PD) zyrtare bojkotuan seancën, kurse ata që mbështesin Grupin e Rithemelimit, të kryesuar nga ish-kryeministri Berisha braktisën procesin e votimit. Për zgjedhjen e presidentit duhen 71 vota nga 140 deputetë të Parlamentit. Në procesin e votimit ishin të pranishëm vetëm 83 deputetë.

Bajram Begaj do të nisë detyrën e kreut të shtetit, pas përfundimit të mandatit të Presidentit aktual Ilir Meta, muajin e ardhshëm, më 24 korrik. Bajram Begaj është Presidenti i shtatë në Shqipërinë post-komuniste.

Urime nga Gjermania, BE dhe SHBA

Ambasada gjermane në Tiranë uroi të shtunën, Bajram Begaj, për zgjedhjen e tij si Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë. “Zgjedhja e Presidentit qendron mbi politikën e ditës. Ajo krijon mundësinë unike për t’u angazhuar në shenjë të bashkimit si dhe – nisur nga sfidat, përpara të cilave gjendet Shqipëria – për të punuar në kapërcimin e llogoreve politike e për të mbështetur kulturën e bashkimit përtej partive. Në këtë kontekst i uroj z. Bajram Begaj shumë forcë e çdo të mirë”, thuhet në një deklaratë të ambasadës gjermane. Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josef Borrell, në një postim në “Twitter” uron Bajram Begaj dhe thekson “mezi presim të punojmë bashkë për një marrëdhënie të sigurtë dhe solide BE-Shqipëri, si anëtarë të familjes evropiane.”

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi, uron Presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begaj”, mezi pres të punojmë së bashku për të çuar përpara Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në BE”, shkruan komisioneri Varhelyi në median sociale. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës uron Bajram Begaj për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. “Ne presim me kënaqësi që të vazhdojmë të punojmë me të në detyrën e tij të re dhe të forcojmë më tej partneritetin midis vendeve tona”, thekson në një postim në median sociale Ambasada e SHBA në Tiranë.

PD: Zgjedhje personale e kryeministrit Rama

Krahas urimeve nga faktori ndërkombëtar nuk kanë munguar akuzat e opozitës për korrupsion ndaj presidentit të sapozgjedhur Begaj. Zëdhënësja e PD-së zyrtare, Orjola Pampuri, në një reagim në rrjetet sociale e cilësoi zgjedhjen e presidentit të ri si „ zgjedhje personale të kryeministrit Rama, në bashkëpunim me mafian e pronave shtetërore”. „Demokratët u përpoqën të jenë pjesë e procesit për një president konsensual, por deklaratat e tij për një president të tillë ishin një mashtrim publik”, theksoi ajo në median sociale.

Kryetari i Grupit të Rithemelimit të PD, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi pas braktisjes së procesit të votimit bashkë me mbështetësit e tij, se „burime plotësisht të besueshme, nga media dhe politikanë, kanë denoncuar firmosjen nga presidenti i ri të dokumentave për plaçkitjen e bazave ushtarake detare.” Ai e quajti „shumë të rrezikshme për vendin” procedurën e zgjedhjes së Presidentit të ri”. “Kjo procedurë hap shtegun, krijon precedent, që çdo shef shtabi të aspirojë që të kapë kreun e shtetit. Në rastin konkret, flitet se Edi Rama është korruptuar me pronat e bazave ushtarake, dhe të ushtrisë. Me akuzat për pronat e bregdetit jam njohur edhe më herët por për këto fakte jam njohur dje dhe sot”, tha ish-kryeministri Berisha.

Kryeministri Rama: I dhamë vendit një President normal

“Pas një periudhe dramatike në zyrën e Kreut të Shtetit, i kemi dhënë Shqipërisë një president normal, për një vend normal dhe funksionimin normal të Zyrës së Kreut të Shtetit. Ai është një figurë e pakontestueshme nga ana e integritetit, humanizmit dhe përkushtimit për vendin dhe njerëzit”, tha kryeministri Rama.

Petar Petkoviç: Albin Kurti si fëmijë ideologjik i Enver Hoxhës, po e kthen Kosovën në një vrimë të zezë në mes të Europës

0

hef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka kritikuar ditën e sotme kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për refuzimin e tij në mbledhjen e ardhshme të nismës “Open Balkans” në Ohër.

Petkoviç ka deklaruar se Kurti nuk beson në iniciativën e nisur nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, sepse ai ishte “i neveritur ideologjikisht me hapjen dhe lirinë, të cilën ai e konfirmon çdo ditë me politikën e tij izoluese”.

“Kurti nuk dëshiron që mallrat të lëvizin lirshëm dhe njerëzit të punësohen sepse programi i tij politik dhe ekonomik është reduktuar në krijimin e një vrime të zezë në barkun e Evropës, një ishull i izoluar i rrethuar me mure nga pjesa tjetër e botës,” tha Petkoviç.

Ai ka cilësuar Kurtin, “si fëmijë ideologjik i Enver Hoxhës” dhe me një politikë të tillë do të dëmtojë të gjithë ata që jetojnë në Kosovë .

Kryeministri Kurti ka refuzuar ftesën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, për të marrë pjesë në takimin e nismës rajonale Open Balkans, më 7 dhe 8 qershor në Ohër.

President me mik

0
 Shkruan Ilir Levonja

Ajo që vura re mbrëmë në studiot televizive, ishte se në pjesë dërrmuese opinionistëve thoshin fjalë të mira për presidentin e ri. Sa mjek i mirë, sa ushtarak i zoti dhe shumë i kujdesshëm në dietën ushqimore. Mirëpo nga ana tjetër e kompromentonin veten me fjalët se e njoh mirë, e kam mik. E kam mjekun e babait, e kam shok. E di me saktësi që e kanë ofruar amerikanët etj. Nuk ma ka thënë ai, pasi ai nuk flet shumë por kuptohet etj. Edhe pse ka kaluar kaq e kaq vjet kjo mendësia e kam mik nuk ka vdekur akoma. Madje ëshë çimentuar dhe pavarsisht të gjitha kritereve apo Kushtetutës së vendit, bindjeve politike e tej, togfjalëshi e kam mik dominon totalisht.

Pavarsisht një proçesi të uzurpuar egoja me mendësinë se e kam mik është udhërrëfyese drejt një posti të dështuar. Çfarë në fakt solli kjo kandidaturë për balancimin e pushtetit në Shqipëri? Çfarë solli për ruajtjen e kriterit themeltar të Kushtetutës se Presidenti është një figurë unifikuese? Asgjë për të parën dhe as për të dytën. Nuk është asesi një President konsensual, madje tradita e konsensusit u vra një herë e përgjithmonë. Nëse deri sot emra e shpallur do kishin bërë një mini fushatë brenda së majtës apo së djathtës. Dhe këto emra do ishin seleksionuar përmes votës, mund të thoshim se po, Shqipëria ka sot një president konsensual dhe të votuar. Por ky proçes nuk ndodhi kurrë. Edi Rama nxorri një emër që deri diku fal kësaj kulturës së mikut po pranohet nën zë. Por brutalisht ka shtypur rishtas proçesin e domosdoshëm për të arritur te Presidenti i duhur.

Kësisoj nuk është asesi një president unifikues siç e kërkon Kushtetuta. Eshtë një President që do mbaj mend nderet që i bën dhe mbase do mbetet varur midis bluzës së mjekut dhe kostumit të gjeneralit. Ndofta mbas një viti mund të jetë rishtas në shenjestrën e Edi Ramës dhe kolonisë së tij të rilindjes. Për shkak se i tillë është produkti i pa çertifikuar drejtë por me mik. Një emër që ofrohet nga shefi i qeverisë dhe që miratohet unanimisht nga partia në pushtet. Një emër i minutës së fundit, që nuk di asgjë, që pranon menjëherë nuk ka se si të jetë unifikues apo kushtetues. Shto pastaj këto të tjerat konfliktin po me Kushtetutën si ushtarak në detyre, përfoljen për pronat e ushtrisë, po i japin kështu vendit përfundimisht një President jo konsensual, jo kushtetues, jo unifikues, por një President me mik. Një tjetër dështim i dëmdemokracisë sonë.

Kujdes/ Krijesa e rrezikshme shfaqet në brigjet e ujrave shqiptare, tregohuni të vëmendshëm sidomos në këto 2 zona

0

Autoritetet greke kanë ngritur alarmin për praninë e kandilëve të detit ngjyrë vjollcë në brigjet e këtij shteti.

Prej disa ditësh ata janë duke shpërndarë harta të pranisë së këtyre kandilëve, të cilët në rast të kontaktit me lëkurën shkaktojnë dëmtime të shumta për shkak të neurotoksinave që lëshojnë.

Referuar hartës së shpërndarë nga iNatural, kandili i detit vjollcë gjendet më së shumti në ishujt e Egjeut, megjithatë është hasur edhe në të paktën dy vende në bregdetin shqiptar.

Harta tregon se ai është hasur në bregdetin e Sarandës si edhe në atë të Vlorës. Mjekët këshillojnë më së shumti prindërit me fëmijë që të bëjnë kujdes në plazhe në rastet e kontaktit me këtë kandil pasi shkakton dëmtime të shumta në lëkurë.

Albin Kurt iuron Bajramin: Le të punojmë së bashku!

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar Bajram Begajn, i cili sot u zgjodh President i Shqipërisë.

Kurti, ka shkruar se Kosova e Shqipëria kanë sfida të cilat mund të bëhen më të lehtë, nëse ka bashkëpunim.

“E uroj presidentin e sapo zgjedhur të Shqipërisë, z. Bajram Begaj për përgjegjësinë dhe detyrën e re, si dhe popullin e qytetarët e Shqipërisë për presidentin e tyre të ri. Sfidat me të cilat përballen republikat tonë dhe mbarë kombi lehtësohen atëherë dhe sa herë që punojmë bashkë. Andaj, le të angazhohemi e bashkërendohemi drejt synimeve tona për mirëqenie e liri, drejtësi e siguri, zhvillim e progres, gjithnjë në orientimin tonë të palëkundur evropian, perëndimor e demokratik”, ka shkruar Kurti.

Shqiptarët mezi shtyjnë muajin, Lindita Nikolla blen 17 milionë lekë llampadarë

0

Jetojmë në një kohë ku përditë e më tepër rriten pa ndalim çmimet për të gjitha produktet. Natyrisht rritja ndihet më shumë tek familjet e varfëra dhe në gjendje mesatare ekonomike ku ajo që i vret më tepër janë çmimet e ushqimeve bazë. Vetëm pak ditë më parë mjafton të përmendet se u rritën përsëri çmimet e bulmetit, si qumësht, kos apo djath, duke e shtuar akoma më tej barrën e një familjeje.

Vështirësitë ndërkaq i ka shtuar akoma më tej edhe çmimi i karburanteve ku siç dihet pak ditë më parë arritën në nivelin e rreth 250 lekëve të reja për litër. Por meëgjithatë, duket se vështirësitë ekonomike të popullit nuk u bëjnë aspak përshtypje politikanëve. Kështu rezulton se Lindita Nikolla ka organizuar një tender nëpërmjet institucionit që ajo drejton për të blerë llampadarë. Po, po, llampadarë, e lexuat mirë.

Dhe për këtë ka shpenzuar plot 17 milionë lekë të vjetra me TVSH. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-23571-04-14-2022 me objekt “F.V Llampadarë”. Fondi limit i këtij tenderi ka qenë 1,479,453 lekë të reja pa TVSH ose rreth 17 milionë lekë të vjetra me TVSH. Fitues është shpallur një person fizik i quajtur Gentian Horieti i cili për habi ka ofruar një vlerë të barabartë thuajse sa 100% e fondit limit.

Pse është trembur Saliu dhe doli kundër Bajram Begajt?

0

Pse është trembur Saliu nga presidenti i zgjedhur rishtas Bajram Begaj:

Sepse ai ka qenë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë shqiptare?

Sepse ai i ka mbaruar studimet në Shtetet e Bashkuara?

Sepse në këto momente historike në Shqipëri ka një numër të konsiderueshëm forcash ushtarake amerikane?

Apo, sepse Bajram Begaj, para dhjetë ditësh ka qenë i pritur me qylym të kuq në Pentagon?

Të gjitha këto pyetje janë bashkë: Sali Berisha është trembur në lidhje me pozicionin e tij anti-amerikan, në një kohë  që ai është no ngrata në Amerikë për krime të rënda.

Kurse NATO dhe shtetet e Bashkuara janë në gatishmëri ushtarake për arsye të luftës në Ukrainë, dhe janë prezent këtu.

Sigurisht kjo është arsyeja. Dhe prandaj është trembur Saliu.

Nuk ka pse trembet, se ushtarakisht mund të merret nën akuzë, por përpara një gjykate, se këto janë shenjat që ai do të dalë si i akuzuar.

Duhet të përgatitet që të marrë pafajësinë nga ajo gjykatë.

Saliu vetë po iu thotë shqiptarëve se është i pafajshëm, por pafajësinë e tij duhet ta japë një gjykatë.

Në të kundërt, nëse nuk shpallet i pafajshëm nga një gjykatë, Sali Berisha rrezikohet me gjithë familjen e tij për një burg të gjatë.

Të shohim, koha nuk ka gjuhë, por ajo flet.

Putini po vdes

0

Nga Aleksandër Motyl 

Komuniteti i inteligjencës amerikane ka folur: Presidenti rus Vladimir Putin është trajtuar kohët e fundit për një “kancer në një stad të avancuar”. Përderisa shërbimi sekret i SHBA-së parashikoi me saktësi luftën e Rusisë kundër Ukrainës, nuk ka asnjë arsye të mos besohet edhe ky vlerësim.

 

Se çfarë do të thotë sëmundja e Putinit, kjo është një çështje tjetër. Ajo mund ta bëjë ose jo më të vrazhdë, më fanatik, dhe më të dhunshëm. Ai mund të vdesë shpejt ose jo. Po ashtu, sëmundja mund ta bëjë ose jo më pak kompetent për të udhëhequr një vend të madh si Rusia.

Por ajo që mund të konstatojmë me siguri, është se elitat ruse e dinë se ai është i sëmurë, dhe se një luftë për pushtet ka shpërthyer tashmë, ose do të nisë shumë shpejt. Se kush do ta pasojë Putinin në krye të vendit, është tashmë çështja që do të diktojë sjelljen e elitës dhe politikat që do të zgjidhen të zbatohen këtej e tutje.

Ndërkaq, ne e dimë se zëvendësimi i Putinit duke ruajtur të paprekur sistemin që ai ndërtoi këto 2 dekada do të jetë shumë i vështirë. Rusia është një shtet fashist, dhe Putin është qendra që e mban në këmbë të gjithë sistemin.

Largimi i tij, që tani mund të konsiderohet si i afërt, do të krijojë më shumë sesa një boshllëk pushteti, të cilin do të përpiqen që ta mbushin miqtë e tij më të afërt. Ikja e tij do

të shkundë deri në themel regjimin fashist. Gjermania naziste ishte e paimagjinueshme pa Adolf Hitlerin.

Edhe Italia fashiste varej tërësisht nga Benito Musolini për koherencën dhe ekzistencën e saj. Putini ka shpenzuar më shumë se dy dekada duke çmontuar me kujdes institucionet demokratike të sapolindura të Rusisë, duke i zëvendësuar ato me një diktaturë shumë të centralizuar, personaliste, e cila e nxirrte pjesën më të madhe të legjitimitetit të saj nga kulti i personalitetit që ai ndërtoi për veten e tij.

Ky kult e përfaqësonte Putinin si mishërim të fuqisë mashkullore. Forca e tij fizike, parathoshte dhe simbolizonte forcën e Rusisë. Po ashtu, një Putin në rënie do të dukej sikur paralajmëron rënien e Rusisë.

Miqtë e tij ose do të detyrohen ta zëvendësojnë Putinin me një diktator me një energji, karizëm dhe popullaritet të ngjashëm – gjë që është ndoshta e pamundur duke pasur parasysh moshën dhe mungesën e joshjes fizike të këtyre njerëzve – ose duhet të përpiqen të ndërhyjnë në sistem në një mënyrë të atillë që ta bëjnë atë më shumë të përshtatshëm për të sunduar

nga një lider më i dobët.

Por edhe kjo do të jetë e vështirë, pasi sistemi i Putinit përbëhet nga institucione koherente, të cilat “përshtaten” sipas logjikës së diktaturës. Do të jetë tejet e vështirë të zëvendësohen pjesët e veçanta të tij, pa ndikuar në të njëjtën kohë në stabilitetin e gjithë sistemit. Pasardhësit e Putinit, ashtu si ata të Leninit dhe Stalinit, do të ndahen ndoshta në të linjës së ashpër dhe të butë. Në rrethana normale të një stabilitetit relativ politik dhe ekonomik, do të ishte e diskutueshme se kush do të fitonte. Por kushtet në Rusinë e sotme nuk janë aspak normale.

Ekonomia ndodhet aktualisht në rënie të lirë për shkak të sanksioneve të ashpra nga Perëndimi. Dhe lufta kundër Ukrainës është gati e sigurt se nuk do të përfundojë me një fitore të Rusisë. Këto kushte do të favorizojnë një linjë të butë, e cila do të jetë e gatshme të nisë disa reforma, t’i japë fund luftës dhe të riparojë marrëdhëniet me Perëndimin. Shokët e Putinit e dinë këtë gjë, dhe ndoshta po planifikojnë lëvizjet e tyre të ardhshme në përputhje me rrethanat. Përfaqësuesit e linjës së ashpër, e kuptojnë se sa më gjatë të mbetet Putini në pushtet dhe ekonomia dhe lufta do të vazhdojnë të përkeqësohen, aq më të këqija janë shanset e tyre për të trashëguar pushtetin.

Tani mundësia e një grushti shteti nuk është vetëm e mendueshme, por ndoshta edhe e pashmangshme. Sidomos pasi komuniteti i inteligjencës amerikane, ka deklaruar gjithashtu se Putin ka qenë objektiv i një atentati të dështuar në muajin mars.

Me një luftë për pushtet që po zhvillohet në Kremlin, aftësia e Moskës për të menaxhuar sferën e saj të largët do të dobësohet në mënyrë të pashmangshme. Provincat, dhe veçanërisht ato të lidhura me kombet jo-ruse, me histori të krenarisë kombëtare dhe me burime të bollshme, mund të nisin të kërcejnë për një autonomi më të madhe. Nëse gjërat vërtet shkojnë keq në Kremlin, përpjekjet për lëvizjen e pavarësisë do të bëhen të mundshme.

Cilido qoftë skenari, dhe pavarësisht se kush e fiton luftën për pushtet, apo edhe sa kohë do të qëndrojë Putini në krye të vendit, Perëndimi nuk mund të bëjë asgjë për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve në Rusi. Tundimi për të mbështetur Putinin dhe statuskuonë e tij do të jetë po aq i fortë tani, sa ishte tundimi për të mbështetur Mikhail Gorbachev dhe statuskuonë e tij në pragun e shembjes së Bashkimit Sovjetik.

Por çfarëdolloj gjëje që të bëjmë, do të ketë në rastin më të mirë një efekt të papërfillshëm në tensionet e krijuara nga brenda Rusisë. Gjithçka që mund të bëjnë realisht Shtetet e Bashkuara, është të përgatiten për luftën për pushtet që do të ndodhë në Kremlin, ta pranojnë se Rusia ka të ngjarë të bëhet shumë shpejt një vend shumë i paqëndrueshëm, dhe të forcojnë më tej lidhjet e saj me fqinjët e afërt të Rusisë, të cilët për mirë a keq, do të duhet të përballojnë barrën e zhytjes në kaos të Rusisë

Publikohet formulari i dekriminalizimit për Presidentin e ri të Rilindjes Bajram Begaj (Dokumenti)

0

Bajram Begaj, kandidati për President i Shqipërisë, i cili u propozua nga Kryesia e Partisë Socialiste dhe që sot pritet të votohet në Parlament, 5 vite më parë ka plotësuar edhe formularin e dekriminalizimit.

Nga të gjitha të dhënat e deklaruara në formular, Bajram Begaj rezulton të jetë një figurë e pastër.

Sot votohet për President, zbulohet formulari i dekriminalizimit për

Të gjitha pyetjeve në formular, Bajram Begaj i është përgjigjur negativisht, që do të thotë se nuk ka probleme me ligjin.

I besuari i mazhorancës për të mbajtur postin e Presidentit ka deklaruar se nuk është dënuar asnjëherë, nuk ka qenë asnjëherë në ndonjë proces hetimit. Gjithashtu nuk ka ndryshuar as emër dhe mbiemër.

Sot votohet për President, zbulohet formulari i dekriminalizimit për

Sot votohet për President, zbulohet formulari i dekriminalizimit për

Sot votohet për President, zbulohet formulari i dekriminalizimit për

Sot votohet për President, zbulohet formulari i dekriminalizimit për

Sot votohet për President, zbulohet formulari i dekriminalizimit për

Marine Le Pen “ha” ca vezë kokës teksa po ecte në rrugë (VIDEO)

0
Marine Le Pen, kandidatja e krahut të djathtë që humbi zgjedhjet e Francës përballë  Emmanuel Macron , ishte objektivi i ovacioneve ditën e premte në Saint-Amand-les-Eaux, në veri të vendit.

Teksa ajo po ecte e qetë në rrugë, e shoqëruar  nga truprojat e sigurisë,papritur u godit nga vezët.

POSTIMET E FUNDIT