Kreu Blog Faqe 914

E rëndë/ Treni me studentë del nga shinat në Gjermani, viktima dhe të plagosur

0

Të paktën tre persona u vranë dhe rreth 60 të tjerë u plagosën pasi një tren doli nga shinat në shtetin juglindor të Bavarisë në Gjermani.

Treni, i cili transportonte kryesisht studentë, po shkonte për në Mynih kur tre vagonë ​​dolën nga shinat pranë  Garmisch-Partenkirchen.

Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi aksidentin, tha një zëdhënës i policisë.

Imazhet e publikuara nga mediat lokale tregojnë disa vagona treni të shkatërruar në anë të shinave.

Gjashtëmbëdhjetë nga të plagosurit raportohet të jenë në gjendje të rëndë. Gjashtë helikopterë, duke përfshirë tre të ardhur nga rajoni austriak i Tirolit, kanë qenë në vendngjarje për të ndihmuar të plagosurit, teksa operacioni i shpëtimit është ende në vijim.

“Njerëzit po nxirren nga dritaret”, tha policia.

Autoritetet deklarojnë se nuk përjashtohet mundësia që mes të plagosurve të jenë shumë studentë të cilët festonin fillimin e pushimeve verore.

Aksidenti ndodhi rreth orës 13:15 me orën lokale (11:15 GMT), pak pasi treni u nis nga Garmisch-Partenkirchen për në Mynih.

Një pjesë e rrugës midis Mynihut dhe Garmisch-Partenkirchen është bllokuar dhe trafiku është devijuar, bën me dije operatori hekurudhor gjerman Deutsche Bahn.

Një ushtar amerikan i vendosur në një bazë ajrore aty pranë po kalonte me makinë kur treni doli nga shinat. Ai tha për mediat lokale se aksidenti kishte qenë i tmerrshëm dhe se treni u përmbys papritmas.

Kujtojmë se përplasja hekurudhore më vdekjeprurëse e Gjermanisë në kohët moderne ndodhi në vitin 1998 kur një tren me shpejtësi të lartë doli nga shinat në Eschede në Saksoninë e Ulët, duke vrarë 101 njerëz.

Përplasja më e fundit fatale në vend ndodhi në shkurt, kur një person humbi jetën dhe 14 të tjerë u plagosën në një përplasje midis dy trenave pranë Mynihut.

Majlinda Bregu emri që mund të jetë Presidentja e Republikës

0

Edi Rama do të drejtojë mbledhjen e kryesisë të PS nga ku do të diskutohen kandidaturat për President Republike. Në edicionin e lajmeve të orës 15:00 në Top Channel gazetari Muhamed Veliu duke raportuar nga selia e PS tha se profili i Presidentit të ri mund të jetë një femër.

Një emër nga e djathta me background politik, por dhe ndërkombëtar, që do kompleksojë PD dhe sidomos Berishën dhe vendimin e tij për të mos votuar kandidatura të Ramës. Ajo është Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Europian. Gazetari Muhamed Veliu në raportimin e tij theksoi se “nga PS nuk ka pohim për Bregun, por çuditërisht nuk ka as mohim”.

Sipas burimeve të Top Channel, për zonjën Bregu, ka nisur një proces verifikimi, proces i cili ka shpjegim vetëm si i lidhur me mundësinë e kandidimit të personit, për poste të larta zyrtare.

Mori çmim në Amerikë për strehimin e afganëve, Rama ndan foto nga ceremonia në New York me gruan e djalin e s’tregon me paratë e kujt janë ate

0

Kryeministri Edi Rama me gruan dhe djalin, ka ndarë disa foto nga ceremonia në New York ku u nderua me një çmim për strehimin e afganëve në Shqipëri.

Rama shihet me bashkëshorten e tij Linda Rama dhe djalin e tyre Zaho, por nuk dihet me paratë e taksave apo me rrogë kjo familje bën vizita aatje.

Kreu i qeverisë shkruan se çmimi i takon Shqipërië dhe shqiptarëve pa dallim, por nuk tregon kush është ai që paguan për këto udhetime personale familjare.

Statusi i kryeministrit

CEREMONIA E SESAME WORKSHOP NË NEË YORK

*Shumë i nderuar për vlerësimin me çmimin prestigjoz “Joan Ganz Cooney Global Leadership Award”, i cili i takon Shqipërisë dhe shqiptarëve pa dallim, për vlerat e traditës së mikpritjes si edhe kultivimin e tyre në ditët më të vështira për të tjerët që nevoja i bën të trokasin në derën tonë.

Bursa dhe këmbimi valutor, 3 qershor 2022

0
03.06.2022 – 07:45

Monedha e eurozonës shitet sot me 120.6 lekë.

Dollari amerikan këmbehet me 112.9  lekë.

Paundi britanik kap sot vlerën e 141 lekëve.

Dollari kanadez këmbehet në tregun valutor me 89.2 lekë.

Franga zvicerane kap vlerën e 117.1 lekëve.

Dhe së fundmi jeni japonez, shitet me 0.87 lekë.

Alarm për bombë në aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës

0

Në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, është raportuar për mjet shpërthyes.

Njësitet relevante të policisë kanë lokalizuar vendin dhe po bëjnë kontrolle të detajuara.

Po ashtu në vendngjarje ka shkuar edhe Skuadra Kundër Bombave.

Lidhur me rastin, Telegrafi ka provuar të marrë deklaratë zyrtare të policisë, por deri në momentin e publikimit të lajmit, nuk ka mundur të mrrë përgjigje.

Duhet theksuar se, alarm për bombë, pati edhe javët e kaluara, por policia nuk ka arritur të gjejë diçka të dyshimtë.

Gazment Bardhi: Nëse Gjykata i jep të drejtë atij, do e njoh Sali Berishën si kryetar të PD!

0

Deputeti demokrat Gazment Bardhi është shprehur mbrëmjen e sotme se nëse gjykata i jep të drejtë Sali Berishës, ai do ta njohë atë si kryetar të PD. Bardhi këmbëngul se Berisha e ka marrë peng partinë dhe nuk është alternativë.

Nëse gjykata i jep të drejtë Berishës unë do e njoh si kryetar, por do ta them gjithmonë që ka marrë peng PD dhe nuk e bën alternativë pushteti. Basha nuk ka përjashtuar askënd. Nuk mund të akuzohet si autokrat.

Berisha duhej të ishte larguar në 20 maj. Ai e kupton shumë mirë seç do të thotë një parti në konflikt me faktorin ndërkombëtar. Në ka një njëri që kupton pasojat e kësaj është Berisha”, ka thënë ai në emisionin “Drejt”. Më tej, Gazment Bardhi është shprehur se “me letra” ai është ende Sekretar.

“Nëse shkon sot merr një vendim se kush është sekretari i përgjithshëm i PD-së deri nën  2023 del se është Gazment Bardhi sepse unë jam zgjedhur. Jam zgjedhur me një mandat që përfundon për 4 vite si i zgjedhur. Jam shkarkuar për një gjë që nuk jam zgjedhur.

Në momentin që sqarohet çështja e legjitimitetit detyra e institucioneve të partisë është që të realizojmë bashkimin e partisë dhe t’i japim fund konfliktit. Sot ka anëtarësisë së PD-së që kanë qenë përballë meje dhe me ta nuk bashkëpunoj kurrë”, tha deputeti i PD.

Giuseppe Garibaldi, legjendari i lirisë, heroi i dy botëve, jeta kredhur trazimesh e shpirtit rebel të revolucioneve

0

Albert Vataj

Giuseppe Garibaldi u lind në Nicë më 4 korrik 1807, vdiq në ishullin Caprera më 2 qershor 1882. Ai ruhet në kujtesën e historisë si revolucionar dhe luftëtar për lirinë dhe bashkimin e Italisë.

Në rini ishte marinar, ndërsa deri sa shërbeu në ushtri në Marinën e Sardenjës (1833 – 1834) ishte nën ndikimin e Giuseppea Mazzinija, kreu i nacionalizmit italian, dhe u bë anëtarë i Shoqërisë së “Italia e Re”. Pas dështoi rebelimi i armatosur në Savojës në 1834. kur është dënuar me dënimin me vdekje ik në Amerikën e Jugut, ku luftoi për pavarësinë e Brazilit. Ai mori pjesë në luftën Uruguaian-Argjentinë në anën e Uruguait. Në fillim udhëhoqi marinën uruguaiane ndërsa më vonë që më vonë u bë komandant në Legjionin italiane të Montevideos. Në këto lufta fitoi famë botërore.

Kthehet në atdheun e tij në prill 1848 për të marrë pjesë në luftën për pavarësinë e Italisë dhe në luftën kundër Austrisë. Luftoi kundër austriakëve në Milano dhe atyre frënge në Romë në 1849. Republikës së Romës i solli atij famë kombëtare. Megjithatë në vitin 1849 në Romë u bind për t’u tërhequr nëpër Italinë qendrore. Gjatë tërheqjes, u vra Anita – gruaja dhe bashkëluftëtarja e tij. Pas rënies së Republikës së Romës i erdhi në ndihmë Venedikut me 4000 vullnetarë. Megjithatë, monarkët e arrestuan dhe e depërtuan. Garibaldi e shpartalloi ushtrinë e vet dhe kërkoi strehim në Afrikën Veriore,mandej në ShBA e më pastaj në Peru.

Si hero i dy botëve, siç e kanë quajtur, nuk ka mund të kthehet në Itali deri në vitin 1854.

Ne vitin 1854 i ndihmoi Piedmontit në luftën kundër Austrisë, duke i udhëhequr njësitë vullnetare. Në këto luftëra forcat e tij okupuan vendbanimet Varese dhe Comon. Në maj të 1860, Garibaldi arrin një ndër sukseset e tija më legjendare duke marr nën sundim Sicilinë dhe Napolin.

Nga jeta e këtij lejgendari të lirisë

* Garibaldi dha prova vetëmohimi dhe guximi që kur ishte dhjetë vjeç. Një herë, duke vënë veten në rrezik, i shpëtoi jetën një gruaje që po mbytej në dallgët e furishme të detit.

* Për të ndihmuar lëvizjen republikane në Brazil, Garibaldi ankoroi anijen e tij në Montevideo për të ndihmuar kryengritësit. Në atë kohë, u ndesh me një anije armike. Në këtë betejë Garibaldi u plagos rëndë në njërin vesh. Shokët e tij arritën ta kuronin dhe ta shpëtonin. Më pas u kap nga armiku, u burgos dhe u torturua sa që njeri krah i mbeti i gjymtuar.

* Gjatë luftës së lavdishme në mbrojtje të republikës së Rio Grandes, Garibaldi ra rob në duart e barbarit Millan, komandanti armik, që e torturoi dhe e poshtëroi. Dhjetë vjet më vonë, kur luftonte për Uruguajin, rastisi që ky njeri mizor të bjerë në duart e njerëzve të Garibaldit. Atë e lajmëruan dhe i kërkuan se çfarë duhej të bënin me të. Atëherë, Garibaldi u përgjigj:

– Nuk dua ta shoh, lëreni të ikë.

* Pasi shpëtoi nga ndjekja e austriakëve, Garibaldi u kthye në Amerikë. Një miku i tij pak kohë më vonë, e gjeti tek merrej me prodhimin e qirinjve. – Eh, ta marrë djalli, që ti më sheh këtu të kërrusur mbi këtë punë, – i tha Garibaldi, – por mos mendo kurrë se do të mbaroj këtu! Do të shihemi prap në det.

* Pas dështimit të ndërmarrjes fatkeqe të Romës, Garibaldi ishte në dëshpërim të madh. Gjatë qëndrimit në Nju Jork, për të hequr mërzinë, merrej me peshkim dhe nganjëherë shkonte edhe për gjah. Një herë, kur po gjuante në pyll, shkeli rregulloren e bashkisë për gjuetinë. Për këtë e arrestuan dhe e dërguan para gjyqit lokal. Emri i tij ishte aq i njohur, sa që gjyqtarët me ta marrë vesh se kush ishte e liruan menjëherë dhe e mbyllën procesin gjyqësor. Madje, me këtë rast, disa miq të gjeneralit u zemëruan kaq shumë sa që kërkuan të merreshin masa kundër rojave të bashkisë që kishin bërë shkelje. Garibaldi i qetësoi duke u thënë:

– Ata që mbajtën qëndrim ndaj meje nuk meritojnë asnjë qortim, madje duhen lavdëruar, sepse kanë kryer detyrën.

* Në vitin 1854, Garibaldi u kthye në Nisë, ku punonte si marinar i thjeshtë nëpër anijet tregtare. Një bashkëkohës tregonte se e kishte parë në një banket midis punëtorëve duke festuar ditëlindjen e një kolegu. Atëherë ishte kaq i thjeshtë dhe kokëulur sa askush nuk mund ta merrte me mend se ai ishte gjenerali i Montevideos, mbrojtësi i lavdishëm i Republikës Romake. Po ky bashkëkohës, thotë gjithashtu s e kishte parë Garibaldin disa herë gjatë ditëve të pushimit që luante me boçe me marinarët.

Ushtarët dhe oficerët austriakë tmerroheshin nga frika e Garibaldit dhe e garibaldinëve. Kur hynë në Biela më 1859, gjëja e parë që kërkuan të dinin ushtarët e shtatmadhërisë ishte në se Garibaldi ishte afër tyre. Ata besonin se Garibaldi nuk bënte asnjë lëshim dhe kishte frymën e djallit. Për t’i futur ushtarët në luftë, u thonin se Garibaldi kishte vdekur dhe ishte varrosur nga duart e një burri të fuqishëm.

* Kur ishte në Londër, më 1864, Garibaldi u dashurua me një vejushë mjaft të pasur. Dy vjet më vonë u kthye përsëri në Londër si mysair tek e fejuara, por luksi i shtëpisë i zuri frymën.

-Një muaj në këtë lloj jetese dhe unë vdes, – tha Garibaldi.

Idili i dashurisë së tyre u prish dhe ata ruajtën vetëm një migësi të thellë.

  • Me rastin e vizitës së tij triumfale në Angli, më 1864, Garibaldi takoi edhe poetin e madh Tennyson. Takimi ishte mjaft emocionues. Pas ndarjes, poeti iu lut Garibaldit që të mbillte një pemë në kopshtin e tij. Disa ditë më vonë pemës i ranë të gjitha gjethet. Banorët e atjeshëm shpejtuan për të marrë nga një gjethe si kujtim prej heroit.

* Garibaldi kishte shumë vesh për muzikë. Kur ishte ende i ri përtej Varos, që ndan kufirin me Francën ra në duart e xhandarëve francezë. Gjatë kohës së arrestit këndoi me pasion një këngë të bukur të kohës, sa xhandarët u kënaqën shumë prej tij dhe e liruan. Në moshën pesëdhjetëvjeçare, në vitin 1859, kur po e ndiqnin nga afër trupat e Urbanit ai u ndal natën në mes të pyllit për të dëgjuar këngën e bilbilit.

* Garibaldi e punonte tokën vetë. Ishte bujk dhe këtë e punonte me krenari; kjo shënohet qartë edhe në regjistrin themeltar të gjendjes civile. – Në ditarin e Garibaldit, që mbante kur ishte në Kaprera veç të tjerave gjenden edhe këto shënime: “Lindi një viç”, “Plehërova bathët”, “Roisin bletët” etj.

* Garibaldi ishte mjeshtër si rrobaqepës. Kur ishte në Kaprera ai ushtronte këtë mjeshtëri dhe dëfrehej duke shkruar vjersha.

Një ditë Xhuzepe Nuvolari, një nga të njëmijët, ishte mysafir te Garibaldi. Nuvolari, meqenëse pantallonat e tij ishin bërë zhele, donte të shkonte në Magdalenë për të blerë një palë të reja.

– Mjafton të blesh stofin, – i tha djali i Garibaldit Menoti. Nuvolari hapi sytë nga ky pohim, por Menoti ia priti menjëherë:

– Babai do t’i presë dhe unë do t’i qep!…

Stofi u ble dhe mëngjesin e ditës tjetër, Nuvolari, kur shkoi te gjenerali për t’i uruar ditën e re, u habit, sepse e gjeti Garibaldin në këmbë përpara një tryeze duke prerë pantallonat e tij.

– Po, kështu, pa më marrë masën gjeneral?

– Me sy, alla marinarçe! Ju keni afërsisht shtatin tim. Nga prerësi, pantallonat kaluan pastaj në qepje dhe një ditë më vonë Nuvolari veshi pantallonat më të mira që kishte mbajtur deri atëherë. Ato ishin pa xhepa, pa kopsa dhe shtrëngoheshin me një rrip në mes.

* Gjatë luftës për mbrojtjen e Republikës së Romës, Garibaldit i shkoi mendja tek Anita, që e kishte lënë në Nicë. Mori penën dhe i shkroi këto rreshta:

“Anita ime e dashur… Ne luftojmë mbi Xhanikolo. Ky popull është i denjë për të kaluarën e tij të madhe. Këtu njeriu di të jetojë, di të vdesë, këtu njerëzit vriten me thirrjen “Rroftë Republika”. Vetëm një orë nga jeta jonë në Romë vlen sa një shekull. E lumtura nëna ime që më lindi në një epokë kaq të bukur për Italinë!…”

E shoqja, që ishte grua guximtare, e gjeti rrugën për të hyrë në qytetin e rrethuar. Dy ditë më vonë, mbi Xhanikolo u duk një grua që u ndal dhe po fliste me ushtarët. Njeri prej tyre i tregoi se ku ndodhej Garibaldi. Ky në këtë çast, ktheu kokën dhe, si në një ëndërr gëzimi u turr drejt së shoqes së adhuruar dhe e shtrëngoi në gjoks. Pastaj e mori për dore dhe u kthye nga shokët;

– Ja Anita ime, këtej e tutje do të kemi një ushtar më shumë.

* Pas rënies së Republikës së Romës, Garibaldi me vullnetarët e tij filluan tërheqjen e tyre heroike. Ai me këtë rast iu tha ushtarëve:

– Luftëtarë, ja çfarë ju afroj atyre që duan të më ndjekin pas: uri, të ftohtë, mungesë strehe, mungesë municioni, por gjithnjë syhapur në beteja dhe pa gjumë, marshime të gjata dhe përleshje me bajoneta. Tani kush e do atdhenë le të më ndjekë pas. Kësaj thirrjeje iu drejtuan katër mijë vullnetarë, që ndoqën pas heroin e tyre.

  • Në fushime, Garibaldi shtrihej për tokë si të gjithë ushtarët e thjeshtë. Një herë, ashtu i shtrirë, kur sapo e zuri gjumi filloi të bjerë shi. Për ta mbrojtur nga shiu disa ushtarë bënë me kapotat e tyre një tendë rreth tij. Ata ndenjën ashtu gjysmë të zhveshur të lagur dhe të heshtur, që të ruanin gjeneralin e tyre. Kur u zgjua, i pa, u buzëqeshi dhe pastaj u tha me ëmbëlsi: – Shkoni djema, vishni kapotat tuaja dhe shikoni se mos lageni. Nënave tuaja do t’u vinte keq po ta merrnim vesh dhe do të më mallkonin.

Artan Hoxha: Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të deputetit të PS-së, Ndoka, për votat në Lezhë

0
Gazetar Artan Hoxha ka zbardhur një dëshmi tronditëse të Nuredin Dumanit, i penduari i drejtësisë që është zbërthyer për vrasjet më të bujshme në Shqipëri. Ai tha se sipas Dumanit, Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të një deputetit të PS.

Ngjarja për të cilën flet gazetari dhe e dëshmuar nga Nuredin Dumani para SPAK, lidhet me ekzekutimin mafioz në derën e shtëpisë së Aleksandër Ndokës, vëllai i ish-deputetit të PS Arben Ndoka. Ngjarja dhe sot e kësaj dite është pa autor.

“Një nga tre politikanët më të rëndësishëm që janë sot, gjatë një fushate ka porositur një vrasje. Bëhet fjalë për një ngjarje që ka ndodhur në vitin 2017, pas fushatës elektorale. Konflikti ka nisur gjatë fushatës në Qarkun e Lezhës, gjatë kohës që bëheshin takime. Pas fushatës ka ndodhur vrasja e një përfaqësues i mazhorancës. Është vrasje pa autor.

Sipas Dumanit, kjo vrasje është porositur nga një politikan i rëndësishëm. Është vrarë vëllai i një deputeti të mazhorancës. Këto janë gjëra që duhen verifikuar. Sipas Dumanit, Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të një deputeti në Lezhës.

Nuredini thotë se me personat që janë marrë me ngjarjen unë kam pasur njohje. Ai ak dhënë dëshmi. Puna është si do verifikohet. Kjo është shumë e rëndë po të ketë ndodhur. Por fakt është që Sandër Ndoka është vrarë në derën e shtëpisë”, u shpreh Artan Hoxha në Opinion.

I akuzuar për pasuri në Shqipëri Rama deklaratë para kryesimit të mbledhjes së KS: Ta bëjmë botën më të vogël për shkelësit, pandëshkuemëria të mbetet histori

0
Kryeministri Edi Rama, në Shqipëri i përfolur dendur për pasuri të mëdha, në deklaratën tradicionale të Presidencës së Këshilit të Sigurit përpara kryesimit të mbledhjes së parë, tha se lufta në Ukrainë ka paraqitur sfida për të gjithë botën.

Rama u shpreh se Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e luftës , teksa theksoi se bota duhet bërë më e vogël për shkelësit.

“Dëmi shkatërrimtar për civilët përfshirë edhe nivelet alarmuese të pasigurisë ushqimore çështje  shumë të rëndësishme. Lufta në Ukrainë paraqet sfida për mbarë botën. Vënia përpara përgjegjësisë për krimet, është kyçe për të rivendosur besimin e publikut te drejtësia. Siç e dimë çështja e llogaridhënies mbetet e rëndësishme. Shtetet që shkelin të drejtën ndërkombëtare duhet të vendosen përpara përgjegjësisë. Duhet të bëjmë gjithçka për të riangazhaur ndaj normave dhe vlerave dhe të rrisim përpjekjet për të zbatuar.

Është e rëndësishme që të punojmë së bashku. Duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të bërë botën më të vogël për shkelësit. Pandëshkueshmria duhet të mbetet histori”, tha Rama.

Ja gjyqet e humbura te qeverisë në Strasburg/ Mbi 13 milion euro i merr familja e Lulzim Bashës

0

Vlera që ka paguar shteti shqiptar deri më tani në gjyqet e humbura në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka shkuar në mbi 51 milionë euro.

Në proces ekzekutimi janë dhe 18 milionë euro të tjera, nga të cilat mbi 13 milionë do të paguhen si dëmshpërblim për pallatin që qeveria i shembi familjarëve të Lulzim Bashës, në Vlorë.

Krahas shpenzimeve normale, arka e shtetit vijon të zbrazet edhe për shkak të vendimeve të gabuara të zyrtarëve shqiptarë. Avokati i Shtetit, Odise Moçka, ka treguar në komisionin parlamentar për çështjet ligjore se deri më tani, mbi 51,6 milionë euro janë paguar si dëmshpërblim për gjyqet e humbura në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, ndërsa nuk i tregoi deputetëve se sa është fatura nga gjyqet e Arbitrazhit, nën argumentin se nuk ishte thirrur për këtë çështje: “155 çështje ende në gjykim, 75 vendime në total me vlerë 51,6 milionë euro, 67 vendime janë ekzekutuar në vlerën e 33,6 milionë euro, 8 vendime janë të paekzekutuara, me vlerë 17,9 milionë e 200 mijë euro”.

Kësisoj, nga buxheti i shtetit pritet të dalin edhe gati 18 milionë euro të tjera. Por, kujt do t’i shkojnë këto para? Sipas dokumentit të depozituar në Komisionin e Ligjeve, më në fund qeveria duket se është bindur që të dëmshpërblejë familjarët e Lulzim Bashës për pallatin e shembur në Vlorë.

Sipas raportit, nënvizohet se kjo çështje është në proces dhe plot 13,4 milionë euro do të disbursohen në favor të palës së dëmtuar.

Media publikoi muaj më parë letërkëmbimet e zyrës së avokatisë së familjarëve të Bashës me qeverinë shqiptare në Gjykatën Europiane, ku pala e dëmtuar që kishte fituar gjyqin, ankohej për vonesën në ekzekutimin e vendimit. Argumentet e qeverisë atë kohë ishin se vendi s’kishte para për shkak të pandemisë dhe pasojave të tërmetit.

POSTIMET E FUNDIT