Kreu Blog Faqe 919

Nr. 127 i gazetës në print

0
PARLAMENTI, “ITAKA” E ENVER HOXHES

28 qershori, dita e zgjedhjeve parlamentare, po afron. Të gjithë burrat e fortë dhe Amazonat e bukura, janë turrur drejt ishullit që tash 70 vjet sundohet nga komunistët. Në këtë Itakë të vogël, në parlament, asnjëherë qysh në kohën e mbretit Zogu i Parë, nuk “sunduan” intelektualët e vërtetë, burrat e burrneshat që shkruajnë histori e ndrijnë në përjetësi. Aty, shqiptarët kanë parë e dëgjuar hajdutë, komunistë me kostume të qepura me pe të zi mbi rroba të bardha e pe të bardhë mbi rroba të zeza, matrapazë votash e besimi, burra të çburrëruar që vetëm një herë, kur u bë një seancë për të drejtat e homoseksualëve, e patën brisk.. gojën, diskutuan me kompetenca e profesionalizëm, boksierë e hamenj, analfabetë që kanë blerë diplomat dhe kanë shkuar në parlament me erë përç dhie e kollare të blera tek Gabi, gra me taka të larta, hijerënda e fytyrëegra. Kësi monstrash e kanë pamundësi të jenë të butë, të njerëzishëm, edhe brënda llojit të tyre. Kurse të dobëtin e “mbysin”, e sakatojnë, duke e mashtruar e duke e vjedhur si në 12 të ditës, ashtu edhe në 12 të natës.

Parlamentarët, të gjithë, madje edhe ato pak të gjitha, pra të shtatëtat Amazona, janë pasuruar çmëndurisht shumë, sa kudo, gjithkush, edhe lypsarët që shtrijnë shaminë në trotuar, tregojnë me gisht bizneset e pronat e tyre, që i kanë ngritur nga hiçi. me teknikalitet, pse jo edhe femëror. Se edhe burrat e këtij parlamenti nuk kanë shfaqur deri tash burrëri. Mënçuri jo që jo. Ata dhe ato kanë gjithandej SHPK, ( Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuara), por të pakufizuar kanë spekullimin e injorancën.

Rraca e politikanëve komunistë është bërë problemore për gjithë sjelljen, për gjithë shijet, për tërë interesat; edhe për perëndimorët bile.A ma thotë dikush vetëm një që nuk ka pasuri sa 10 000 e më shumë votues të thjeshtë, a ma thotë dikush vetëm një që nuk e ka çuar kartonin me urdhër, si dikur para Enver Hoxhës? Dhe, të gjithë e “shajnë “ dhe e “mallkojnë “ diktatorin. Kur nuk shajnë Enverin, ose njëri-tjetrin, nuk thonë asgjë prej gjëje. Askurrkusah nuk e di se cili deputet i djathtë voton majtas e cili i majtë voton djathtas, sa zëmra u ban tak-tak votuesve, tashmë të çorientuar, jo vetëm politikisht.

Në ishullin ku sundojnë komunistët, të gjithë kanë në të vërtetë një qëllim, ta mbajnë në gojë bibëronin dhe, kur kolegu përbri ia merr edhe të vetin, dalin e bërtasin, i nxjerrin sytë njëri-tjetrit. Kështu ka ngjarë me Ilir Metën, me Neritan Cekën, Paskal Milon, Skënder Gjinushin, Sabri Godon, Lufter Xhuvelin, Fatmir Gërdec Qipro Mediun, Genc Pollon, Petro Koçin, Nikollën, Braçen e vockel, Ekremin e zi dhe gjithë komunistët që duan ta bëjnë edhe Tiranën si Kukësin a Tropojën, që edhe kryebashkiak do donin një si Brojkën, ku kioskave të shiten diploma e drogë, armë e kontraceptivë. Disa përdorin retorika folklori, si burra zamani e gra zakoni, disa kërcënojnë si vagabondë e rrugaçë. Ilir Meta për shëmbull, u tregon grushtin të gjithëve, deklaron se do abrogoi edhe Kushtetutën, sa të kujton Mehmet Shehun që në momente depresioni vrau veten. Kur shkon fshatrave veshet me xhakovente me ngjyrën e peliçes së Mehmetit dhe fton ca kalemxhinj injorantë skutave, ku mbledh zakonisht nga katër-pesë grabitës, pesë-gjashtë gangsterë, dy-tre Amazona, ku më të bukurës i stampon edhe portretin dhe e vë në gjoks dhe pasi i mërzitet zgjedh një me të përshtatshme, si dhe dymbedhjetë-trembëlljetë mitingashë me pagesë. Të gjithë këta, sado të fitojë Iliri, prapë mbeten të tillë, barkëthatë e me gisht në gojë.

Ata që përdorin retorika folklorike, janë ca katundarë që kanë braktisur ajrin e shëndetshëm të bjeshkëve dhe u thonë hallave, tezeve, dajave, gjithkuj që njohin “Votoje x parti se jam unë aty”. Ata që janë gënjyer deri tash, kanë qënë asish që kënaqen edhe tu blesh nje shishe raki dhe nuk e kanë kuptuar se pretendentët për parlamentarë dhe çakejtë që paguajnë pas vetes, e kanë mëndjen vetëm të sulen mbi tendera, afera korruptive, trafiqe.

Kryetarët e partive të vockla, megjithëse të shumëpërfolur edhe për pseudonime, me ligjin e ri, hyjnë në parlament. Themi hyjnë në parlament, pasi vetëm koalicioni i shpëton, se po të ishte për ta, zor se ndonjëri do grumbullonte aq vota sa duhen në një Qark.

Të marrim shëmbull Metën me koalicion. Kë mund të renditë në listë ish kryeministri.

-Ç profesion ke patur?

-Kam mbaruar shkollën e partisë.

-Po, bën për deputet.

-Po ti, ç ke bërë tash 18 vjet?

-Mitingash më shumë, por edhe në kohë fushatash kam vjedh vota boll.

– Bën, bën për deputet, edhe ti.

Tjetri… kush është, se e dua nga 99 –a.

Kështu, edhe në parlamentin e ardhshëm, nga disa parti duket se nuk do ketë prurje të pastra. E vetmja “pastërti” është se në parlamentin që do “ngrejë duvakun” mëngjesin e 29 qershorit, shqiptarët do shohin 30 për qind femra. Rama e Meta elementin femër betohen me dorë në… zëmer, se do e kenë shtyllë kurrizore të partisë e qeverisë. Rama do ketë 50 për qind femra e 50 për qind bura, për ta mbarështuar mbarë partinë.

Vetëm ai vetë e prish balancën. Ku të deklarohet,andej rëndon kokrra. O tek femrat e qeveria, o tek meshkujt e bashkia.

Po ku do i seleksionoi kjo parti kaq shumë femra sa i duhen? E thjeshtë. Në fshatra. Edhe nënë Ferideja do merrte ca vota, pse jo. Në Shqipëri kultivohet gjithandej drogë. Kurse meshkujt janë akoma të pabesuar. Lista mund të mësohet vetëm ditën e fundit. Kështu, burrat Rama i pret me pak fjalë, pasi ka frikë se mëndimet e tij ia çojnë Berishës, e ky i fundit ia “vjedh” e me to i mashtron votuesit!

Megjithatë, burat rrinë në rrallë.

-Për ç farë erdhe?

-Këtë herë dua të ma futësh emrin në listë, o kryetar. E meritoj.

– Herën tjetër do ta fusim ty, këtë herë kam punë me gra. Kush është në radhë…

Eshtë koha e ndryshimit të Shqipërisë kjo. Amazonat e shumta duhet të dalin në “mejdan”, të mbushin sutienat me “barut”, të ngjeshin armët (politike) në brez e të “lufttojnë” me burat që prej dekadash rrinë në “Itakën” e Enverit, njëlloj si ish “burrat” e tyre kur ishin “gjallë”.

Pra, parlamenti duket se sërish do jetë ishull. Ishull ku do hyjnë edhe ca Amazona.

Sokol Pepushaj

 

TË ZGJOHESH NGA NJË ËNDËRR E BUKUR PËR TË JETUAR ËNDRRËN

Sot, zgjohesh në agun e asaj Shqipërie kaherë e mot të përvujtun, lënguese, të nëpërkëmbur, hekakeqe e shpresëvrarë, ndryshe sot. Sot e mot, dita do të rrezellitë shqip, pa u përthyer në kurrnji syprinë bunkeri dhe paniku asimilimi nga armiqt që “na kishin në grykën e pushkës dhe ne i kishim në grykën e topit”. Iluzionet e vigjilencës, sintetizuar nga proverbi “uji fle, hasmi s’fle”, i përkasin të shkuarës. Imperializmi amerikan, socialimperializmi sovjetik, puçistët, këto zhargone të ideologjisë së izolimit, këto maska ndjellakeqe të murtajës komuniste, janë varri pa nekrologji. Kuja e asaj vajtoreje është një makth, është një shpirt i keq, prej të cilit sot çlirohemi. Jemi të dlirë nga kjo mbarsje që zvargej në vetëdijen tonë. Sot kaplimi i agut shqiptar është drita shpirtit tonë liridashës, paqekungues. Sot përulemi me mirënjohje dhe respekt para emrit dhe kontributit vullnetmirë të të gjithë atyre, që bënë çmos për agun e kësaj ditë, zgjimin nga një ëndërr e bukur për të jetuar ëndrrën. Për këtë prag të lyer me ambrozin e lirisë duhet të falenderojmë në kryeherën e tana mirënjohjeve atë bekim të krijuesit, Amerikën. Shqiptarët duhet të falënderojnë për stretiherë Amerikën, bijtë e saj dhe të lutemi Zotit për këtë mik të madh të shqiptarëve dhe paqes.

Spariherë e falënderuam, asokohe kur Fuqitë e Mëdha desh na ndanë për të joshur orekset babëzitëse të fqinjëve tanë. Sdytiherë e falënderuam për Pavarësinë e Kosovës. Tash, e kemi për ndër ta falënderojmë për stretiherë, për pranimin në familjen e paqes në tryezën e madhe të kombeve të lira. Kurrëçka nuk duhet të na bëjë me drojë ta bëjmë këtë. Se ishte dhe është Amerika dhe burrat e saj të shtetit, që njohën dhe vlerësuan identitetin dhe dinjitetin tonë. Janë ata, që shtërnguan duart tona dhe besuan nër ne, kombin që meriton të jetë ai që gëzojmë ne sot dhe që do të krenohen brezat që do të vijnë.

Anëtarësimi i Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut, ndër të vetmet grupime supërfuqishë dhe vullnetesh për paqen, njëzëshëm mund të pohohet se është një nga momentet më të rëndësishme historike të kombit shqiptar. Askurrë, askush, në qasjet e tija më optimiste dhe në synimet më euforike, nuk do ta mendonte se ajo që tashmë është realitet, të mund të ushqente fantazinë e tij më të zhvilluar. Shqiptarët zgjohen nga një ëndërr e bukur për të jetuar ëndrrën. Brezi ynë, ka fatin që breza të tjerë nuk e patën, të shkruajmë në memorien historike bërjen realitet të një arritjeje që përafrohet me mrekullinë. Tash ne jemi të barabartë mes të barabartëve. Dinjiteti dhe personaliteti i identitetit tonë kombëtar, nuk është më një faktor i parëndësishëm një njollë e zezë dhe shkas për t’u nëpërkëmbur dhe referim për krahasime negative. Tashmë, ne, jo vetëm ulemi në një tryezë me më të fuqishmit e botës, por dhe shprehim njëherazi, njëzëshëm me ta vullnetin e një bote ku paqja është e shenjtë dhe ajo duhet garantuar me çdo mjet. Krenarisë sonë kombëtare i kthehen atributet, ata që piknisën me Kalorësin e Krishtërimit, Gjergj Kastrioti, Skënderbeu. Për një vend të vogël si Shqipëria, një vlerësim i tillë është një meritë, që vjen natyrshëm për gjënezën tonë nacionale. Fatet e kombit shqiptarë kanë kaluar sa e sa herë në tehun e mprehtë të fataliteteve historike. Identiteti ynë kombëtar e ka gjetur veten sa e sa herë para shpërbërjes. Lukunitë e kohës kanë tentuar disa herë të na çapërlojnë në copa-copa, duke mundur t’ia arrijnë të na gjymtojnë, por falë Zotit mbijetuam. Jemi për të jetuar këtë ditë, ditë e paprekshmërisë tëritoriale, ditë e garantimit të paqes dhe kontributit për botën, tokën e të gjithëve.

Ndër të shkuaren kujtesa historike përcjell vendin tonë si një portë nga ku mund, hynë dhe dolën dreqi dhe biri. E çnuk bërë ata me Shqipërinë dhe shqiptarët, me dinjiteti dhe identitetin tonë. Erdhën dhe ikën, hynë dhe dolën të gjithë kujt i ra rruga këndej. Ndërsa sot, ajo është një e kaluar fatkeqe, një kujtesë që e ruajmë në memorie si një e shkuar që nuk do të përsëritet askurrë. Megjithëse vend i vogël, në tash jemi një. Jemi njësi dhe realitet, jemi botëkuptim dhe ndërgjegje, vullnet dhe aspiratë e paqes dhe dinjitetit. Sot e mbas, kurrqysh nuk do të mund kush të tregojë me gisht shqiptarët. Kudo që ai jeton dhe aspiron, është shqiptar dhe duhet ta mbajë me nder dhe krenari emrin e tij.

Me anëtarësimin në NATO, kombi ynë, ne qytetarët shqiptarë dhe vetë Shqipëria, fitoi një emër, fitoi nder dhe dinjitet të ri, duke lënë pas kujtimin e hidhur. S’do mbahemi më mend si kombi i pushtimeve të gjata, diktaturave dhe historive më të egra, eksodeve, skamjes dhe mjerimit, por si kombi i NATO-s, kombi i së ardhmes, kombi i lirisë, kombi i dinjitetit.

Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është rikthim definitiv, më sublimi i mundshëm i kombit tonë në gjirin e familjes perëndimore, është garanci e re dhe e madhe për zhvillim dhe jo vetëm siguri, të integritetit e sovranitetit territorial të Shqipërisë, por edhe të shtetit të Kosovës dhe të trojeve shqiptare në Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi. Shqiptarët, janë më të sigurt se dje, shqiptarët janë më me perspektivë perëndimore se që ishin dje, shqiptarët, mbarë kombi ynë jemi me një të ardhme më të ndritur, më perspektive se mund të mendohej. Duke qenë pjesë, anëtare e NATO-së, Shqipëria dhe kombi ynë mbarë është para një të ardhme të re, është në rrugëtimin e faktorizimit në rajon dhe më gjerë, është më afër hyrjes në BE. Ne, si komb, së bashku me Shqipërinë, prej nesër jemi aty, ku ishte dashur të ishim para shumë dekadash, në NATO, pra në djepin e Perëndimit, të vlerave të qytetërimit i cili është streha e jonë më e sigurt, më e ngrohtë dhe më e dashur. Po kthehemi përfundimisht, si kombi më i vjetër i këtyre hapësirave në gjirin e familjes së madhe të Perëndimit të qytetëruar.

Albert Vataj

ESHTE KOHA PER NATO!

Ështe faza e zakonshme e delirit. Delir i kuptueshem per nje kombd qe historikisht vetem ka ecur. Ka ecur dhe madje ne shume raste, duke formuar thjeshte nje rreth ne vend te nje drejtëze. Per here te pare ne historine tone moderne, mund te ndjehemi krenar per nje finish te arritur. Kemi kërkuar dhe po vazhdojme serish te kerkojme drejtime te nevojshme per tu rritur si komb, me pas edhe si shtet. Tashme ne krahun tone, kemi edhe rreth 27 te tjere, shume me te fuqishem, me te pasur se ne, por edhe ushtarakisht me te afte. Megjithatë, nga 4 prill 2009, jemi pjese e NATO-s, flamuri yne po valevitet ne mes 28 flamujve, te unifikuar ne nje te vetem- ngjyre, te ngjashem ne logo me busullen.

Eshte momenti kur secili kërkon te tërheq nga vetja meritat. Edhe pse, kane kaluar mese 12 vite nga rrenimi i nje shteti, i nje ushtrie e cila sot krenohet me antaresimin ne NATO. Nuk ka patur, nuk ka dhe sipas gjasave, asnjehere nuk do te kete fajtore per nje kolaps te mirefillte, qe te pakten na humbi 8 vite rrugëtim drejt objektivave te fillim ’90-es. Sot eshte dita te tregojme, madje te rrahim gjoksin. Nganjehere kujtohemi edhe per popullin, i cili ne fakt pagoi dhe shpagoi me gjak jo vetem kolapsin e 1997-es, por edhe antaresimin ne Aleancen e Atlantikut te Veriut. Slogani “Eshte nje mrekulli e lirise” tashme eshte ngulitur ne cdo mendje, edhe pse duhet kujtuar se liria gjate 19-20 viteve te demokracise, ka ecur shume ngadale, duke u penguar, rrezuar, ngritur, ecur rene e ringritur. Sigurisht, faji nuk eshte i popullit.

Eshte koha e festes, por edhe koha te kthejme koken pas. Fillojme me Skenderbeun apo Gjergj Kastriotin, por vetem kaq. Pjesa tjeter e historise, eshte me shume e mbushur me pushtime, rrenime, tjetërsime e konvertime. Nga njs sistem tek nje tjeter, nga nje diktator tek nje tjeter, nga nje “demokraci” ne nje tjeter palo- demokraci. Jemi pushtuar pa mundur asnjehere te mbrohemi. Kemi lene fushat per t’iu ngjitur maleve. Madje, kemi shpyllëzuar edhe malet per te hapur toke buke, ne kërkim te sigurimit te saj ne vend, teksa drithërat i hanin minjte ne shume hangare gjigante, te mjaftueshem per te ç’uritur nje popullsi shume me te madhe se e Shqiperise. Sot duket se eshte ndryshe. Nese nuk do t’ia “fusim vetes”, eshte e veshtire qe dikush te na kercenoje. Gjithmone, nese “sigurimet sekrete” te vendeve fqinje, nuk do te vijojne te kene interesa te “destabilizojne” vendin tone. Ne fakt, sot jemi me te mbrojtur se asnjehere: Greqia eshte me ne ne NATO, ne Veri eshte Mali i Zi qe “nuk guxon” te matet apo “te kruhet” me nje Shqiperi ne NATO, si dhe Kosova, pjesa tjeter e trungut ame. Maqedonia me shqiptaret atje, eshte nje tjeter siguri e integritetit, teksa deti na ndan nga rreziqet e ajri shpresojme te ruhet nga NATO tashme.

Eshte viti 2009, rreth 41 vite me pare, u larguam nga nje tjeter aleance ushtarake komuniste: traktati i Varshaves. Ne vitin 1992, trokitem per here te pare ne NATO, vendi i pare ish- komunist i Ballkanit e Evropes Lindore. Ndersa sot, 17 vjet me pas, jemi nder te fundit qe jemi bere pjese, duke “u krenuar” me lenien mbrapa vetem te Serbise (me kriminelet e luftes), Maqedonise (me konfliktet e emrit me Greqine) dhe Bosnje- Hercegovines- shtetit eksperiment multietnik ne Ballkan. Ne kete liste, nuk mund te përfshihet kurrsesi Kosova, e sapolindur, por edhe e shume përkrahur nga antaret e NATO-s. Sigurisht, jemi shume vone, por ngushëllohemi nga vete fjalet e popullit tone: me mire vone se kurre!

Eshte koha kur NATO duhet te vendoset ne mes qytetareve dhe politikes. Jo thjeshte per te marre meritat, por per tu përgatitur per ate qe na pret. Askush nuk e ka thene se vetem anteresimi ne NATo na sjell nje tarife prej 740 mije euro ne vit si kuote. Nuk eshte nje shifer shume e madhe, por ne fakt as shume e papërfillshme per nje shtet te vogel dhe te varfer, qe te pakten na komentojne deri tani. Sigurisht, jane para qe duhen paguar direkt ose indirekt nga qytetaret dhe jo politikanet. Tashme, eshte detyrim qe buxheti i ushtrise nuk duhet te jete me pak se 2% e GDP (Prodhimit te Brendshem Bruto) dhe progresivisht duhet rritur nga viti ne vit. Do te thote se shqiptaret do te heqin “para menjane” nga shume sektore, per t’ia dhene ushtrise si antare ne NATO. Ka edhe dicka tjeter, jo shume e kendshme, qe shpresojme te mos verifikohet, por mund te ndodhe. Ushtaret shqiptare duhet te derdhin gjakun e tyre nen uniformen e NATO-s, mbase edhe ta falin jeten ne emer te saj. Deri tani, ushtaret tane kane qene ne vijen e dyte apo te trete te “frontit”, te mbrojtur nga ushtri te vendeve te tjera. Mbase edhe per disa kohe mund te vijoje, por me pas ushtare shqiptare, amerikane, gjermane, britanike, turq e te tjere, do te duhet te perballen me te njëjtin rrezik, tashme si ushtare profesioniste. Te jeni te sigurte se ata nuk do te jene politikane, pushtetare apo femije te tyre, por qytetare te thjeshte shqiptare! Si pjese e NATO-s, vendi yne mund te jete edhe shenjester e sulmeve te rrezikshme terroriste, duke marre persiper keshtu nje tjeter risk.

Eshte koha e meditimit, përsiatjeve por edhe bilanceve. Po te vihen ne nje peshore, askush nuk mund te thote nga mund te anoje: pozitivja apo negativja, me shume per qytetaret shqiptare. Gjithsesi, jemi ne NATO, nga shumëkush e konsideruar edhe si paradhoma e Bashkimit Evropian, nje tjeter teme qe ia vlen te diskutohet.

Eshte koha globale e diskutimit, jo vetem e krizes ekonomike!

BLERTI DELIJA

1001 PËRRALLAT E TRANZICIONIT – ZGJEDHJET E 28 QERSHORIT

Si të rrini aty ku jeni, se ne mirë jemi!

Sa më shumë që po afrohet data e zgjedhjeve kuvendore në shtetin shqiptar, aq më shumë po ndizet debati tradicional për listat, deputetët, personalitetet, koalicionet, firmat konsultuese, analizat e elektoratit, parullat e radhës, si dhe për meritat dhe sukseset e të gjithë parisë politike dhe të segmenteve të saj të rreshtuara në partitë politike të prijatarëve përkatës. Debati është i ethshëm dhe përplasja midis të ashtuquajturve personalitete politike të parisë së Tiranës është e karakterizuar nga një egërsi e pashoqe dhe e frikshme si dhe nga një paturpësi karakteristike për rrugaçët e dorës së fundit. Por, me gjasë, nuk ka shumë arsye për t’u shqetësuar sepse, kur iu duhet, duket se të ashtuquajturit personalitete politike merren vesh shumë mirë me njeri-tjetrin. Kjo sjellje mbulon qëllime të tjera.Paria e Tiranës janë më të lidhur me njëri-tjetrin se sa lënë për të kuptuar kacafytjet televizive. Nga një anë, politika është biznesi i familjeve respektive të të ashtuquajturve personalitete politike. Të gjithë ato vetë kanë qenë të përfshira në politikë që nga kohë të vjetra që s’mbahen mend. Në politikën aktive në shtetin shqiptar ka ish-partizanë të Luftës së Dytë Botërore, ish-sekretarë të PPSH-së, ish-Ministra të kohës së Enver Hoxhës e të Ramiz Alisë e me radhë, të gjithë në krye të partive kryesore e në organet drejtuese. Duhet thënë se edhe pse paria e Tiranës është një çorbë shumë e përzier origjinash klasore, etnike e me radhë, shumë prej tyre vijnë nga shkolla e vjetër e PPSH. Ato kanë qenë të edukuar me shumë kujdes për të funksionuar në atë sistem dhe prandaj e gjejnë gjuhën shumë më lehtë me njeri-tjetrin. Si atëherë edhe sot, objektivi i tyre mbetet I njëjtë. Ato duan për tu bërë pari sunduese me zor, edhe pse rruga e tyre ka qenë dhe është e shtruar me mjerimin e vuajtjen e të gjithë shqiptarëve, dhe në këtë aspekt, asgjë nuk ka ndryshuar. Ato e njohin mirë njëri-tjetrin, ndajnë të njëjta interesa, vlera, e qëllime dhe pavarësisht partive politike, janë dy anët e të njëjtës medalje. Duke gjykuar nga sjellja e pandryshuar e parisë së Tiranës, duket sikur tranzicioni për to do të mbarojë vetëm kur ato të kenë nën këmbët e tyre të gjithë shqiptarët, siç i kishin për disa dhjetëravjeçarë nënë udhëheqjen e Enver Hoxhës. Por ky qëllim, edhe pse i dallueshëm në veprimet e tyre, nuk përmendet hapur si dikur sepse tashmë ato e dinë që nuk mjafton të sundosh dikë vetëm me forcë. Sundimi më I mirë është kur tjetri bindet se gjendja ku është nuk mund të ndryshohet dhe ose ikën e lë vendin ose nënshtrohet. Forca më e madhe e pushtetit është rezinjata e njerëzve dhe kjo arrihet me dështimin e njëpasnjëshëm të zgjidhjeve, të rrugëdaljeve e të të gjitha përpjekjeve për të ndryshuar drejtim. Prandaj, jemi e do të jemi në tranzicion të vazhdueshëm derisa paria e Tiranës të arrijë objektivat e saj.

Nga ana tjetër, pra, parisë I duhet mbështetja e popullit. Për këtë arsye, të gjithë prijatarët partiakë po luftojnë që të mbajnë të lidhur mbas qerres së vet, militantët e tyre, tifozë fanatikë e klientë që shiten e blihen për një kafshatë buke por që besojnë verbërisht në të ashtuquajturin lider; ato nuk besojnë në vlera apo në ide, por në liderin e, natyrisht, edhe në interesin e në kuletën e tyre. Këtyre iu bëhen premtimet për policë e doganierë se, ndryshe, të ashtuquajturit personalitete politike nuk i marrin dot votat e shumta që i mbledhin militantët respektivë dhe i sjellin në kutitë e votimit.

SHINASI RAMA

USA, ish student i dhjetorit ‘90

 

NATO NË 60 VJETORIN E SAJ

NATO në moshën 60 vjeçare nuk e ka fatin që të ulë ritmet dhe të nisë një periudhë pushimi.

Aleanca pas 60 vjetëve ende rritet. Ajo ka tani 28 anëtarë dhe i mbijetoi Luftës së Ftohtë.

Me ritme të reja, organizata po shndërrohet në një aktor global në fushën e sigurisë.

Por pavarësisht nga kjo, problemet për të po shtohen. Qëllimi i përbashkët i organizatës, i cili kuptohej dhe s’kishte dhe aq nevojë të theksohej gjatë viteve të Luftës së Ftohtë, tani duhet të përforcohet.

Jaap de Hoop Scheffer është sekretari i përgjithshëm i Aleancës.

“Nga NATO, thotë ai, pritet që ta vendosë Afganistanin në rrugën e duhur. Pritet që organizata të pajtojë dëshirën e vazhdueshme të disa vendevve për anëtarësim, me nevojën për të arritur një marrëveshje të qendrueshme me Rusinë. Përveç kësaj, aleanca pritet të dalë me një përgjigje ndaj kërcënimeve të reja jokonvencionale.”

Kështu, si thotë dhe z. Scheffer, NATO tani e ka ka pjatën të mbushur.

Çështja kryesore për të është Afganistani. Atje po vihen në sprovë kapacitetet politike dhe ato ushtarake të aleancës në një konflikt të gjithanshëm i cili kërcënon të zgjasë me vite.

Dhe si thotë ministri kanadez i Punëve të Jashtme, Peter McKay, Afganistani është sprova kyçe për aleancën.

“Dështimi në Afganistan, thotë ai, as që shtrohet si mundësi.”

Afganistani nxjerr në sipërfaqe një seri problemesh nga e cila organizata vuan nga brenda. Një nga më të rëndësishmit është ai i ndarjes së peshës së detyrimeve të anëtarëve.

Një grup i vogël vendesh, mes tyre dhe Kanadaja, po mbajnë peshën më të madhe të luftimeve më të rënda dhe pësojnë numrin më të madh të viktimave në jug të Afganistanit. Dhe si e bën të qartë ministri kanadez McKay, ka ardhur koha që të tjerët tani të bëjnë më shumë.

“Vendet duhet të shohin se çfarë kapacitetesh kanë dhe cili është kontributi që japin dhe t’i krahasojnë ato, thotë ai. Nëse ato nuk dërgojnë trupa në terren kanë arsye financiare? Apo ka të bëjë kjo me aftësinë e tyre për të bërë më shumë në anën humanitare? Vetëm një qëndrim i tillë, i dykahshëm, shton ai, do të siguronte suksesin në Afganistan.”

Por sipas sipas disa kritikëve, ajo që nevojitet, është një mënyrë e re krejtësist e re e bërjes së biznesit me Aleancën.

Radek Sikorski, ministri i jashtëm polak, thotë se kjo nuk do të thotë asgjë më pak sesa një vendosje e Aleancës në rrugën e luftës.

“Duhet të vendosim nëse jemi seriozë për të siguruar fitoren në Afganistan dhe nëse na nevojitet udhëheqje luftarake dhe kjo, shton ai, ndoshta do të thotë një rishikim i procedurave që kemi trashëguar nga e shkuara.

Na duhen rregulla për ta ndarë në mënyrë të drejtë barrën e trupave dhe të kostos dhe në të njëtën kohë, shton minsitri polak, na duhen procedura për dërgimin e trupave në fushën e betejës dhe përdorimin e tyre sipas logjikës ushtarake, jo asaj politike.

Një gjë e tillë, arrin në përfundim z. Sikorski, është shumë e vështirë që të bëhet por nëse nuk bëhet, rrjedha e zhvillimeve në Afganistan që për momentin nuk janë të favorshme, nuk ka për të ndryshuar.”

Por sipas shumë zyrtarëve dhe kritikëve, në të njëjtën kohë, duhet bërë dhe një përpjekje shumë më e madhe për t’ia shpjeguar situatën elektoratit në vendet anëtare të aleancës.

Elaine Tauscher, është anëtare e Kongresit nga Kalifornia.

“Na duhet një narrativë për të shpjeguar me saktësi atë që po ndodh në Afganistan dhe pse është ajo me rëndësi,” thotë z. Tauscher. “Kjo duhet bërë, shton ajo, jo vetëm për popullin amerikan, por nga gjithë partnerët në NATO për t’ia shpjeguar situatën gjithë atyre që po mbështesin përpjekjet amerikane në Afganistan. “

Vetëm pak kohë më parë, presidenti Barack Obama u përpoq ta bënte këtë, duke u fokusuar tek kërcënimi i vërtetë që përbën Al-kaida.

“Ata e kanë përdorur këtë terren malor si bazë për t’u fshehur, për të stërvitur terroristët, për të komunikuar me aktivistët, për të komplotuar sulme, për të dërguar luftëtarë për të përforcuar kryengritjen në Afganistan. Për amerikanët, tha presidenti Obama, ky rajon kufitar është bërë vendi më i rrezikshëm në botë.”

Por nëse Al-Kaida përbën një sfidë të re në fushën e sigurisë, sfidat e vjetra nuk janë tejkaluar.

Ridalja në skenë e Rusinë së fuqishme po preokupon shumë mendje në Aleancë.

Të gjithë shpresojnë për një përmirësim në marrëdhëniet mes administratës së Obamës dhe Moskës. Askush nuk kërkon rikthim të ndasive të vjetra në Evropë, më shumë nga të gjithë ministri polak.

“Polonia është vendi i fundit në Evropë që kërkon të jetë në një lloj vije të parë të re të frontit dhe që nuk ndjehet rehat në këtë pozitë. Kështu që ne punojmë shumë për të përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë dhe ministri i jashtëm polak shpreh keqardhje për faktin se ne, si thotë ai, dhe intelektualisht nuk mendojmë më për marrëdhënie më të ngushta me Rusinë. Por në të njëtën kohë, ai rreshton dhe arsyet për këtë: Kur NATO u zgjerua deri pranë kufijve tanë, kur Gjermania u ribashkua në fillim të viteve 1990, thotë z. Sikorskim, ne nuk e pamë këtë si kërcënim. Pse? Sepse ne e kishim përkufizuar marrëdhënien si një aleancë të mundshme. Rusia tani, shton ai, e ka përkufizuar NATO-n deri në një shkallë si “një organizatë jomiqësore”, por ky ishte vendimi i saj.”

Dikur, pas rënies së BS, kishte nga ata që hamendeshin nëse Rusia, një ditë edhe vetë mund t’u bashkohej radhëve të NATO-s. Kjo është pothuajse e pamundur të imagjinohet sot.

Sidomos pas pushtimit të Gjeorgjisë prej saj në verën e vitit të kaluar. Nato tani duhet ta pranojë se duhet të përballet me një Rusi që herë është e vështirë, herë është e pakënaqur, për të diskutuar dhe për tlë zgjidhur çështje të ndjeshme, si janë mbrojtja raketore apo zgjerimi i mëtejshëm i saj drejt Lindjes.

Dhe padyshim, NATO do që të mbijetojë dhe të zhvillohet në të ardhmen, për të mbetur një institucion relevant në një botë që ndryshon me shpejtësi marramendëse.

Jaap de Hoop Scheffer tha kështu në një konferencë në Bruksel se e ardhmja e NATo-s do të varet nga tre faktorë.

“I pari- zhvillimi i mjedisit global të sigurisë- e thënë ndryshe- cilat janë sfidat me të cilat duhet të përballemi gjatë viteve në vijim dhe si do të ndikojnë ato tek ne. Faktori i dytë, sipas z. Scheffer është qëllimi i përbashkët i aleatëve- apo i thënë ndryshe- a i perceptojmë ne njësoj krëcënimet dhe reagimet dhe nëse po, a kemi vullnet politik për të reaguar? Dhe faktori i tretë ka lidhje me NATO-n si institucion, tha z. Scheffer. A mundet organizata që të gjenerojë influencë të mjaftueshme politike dhe mbështetje të duhur ushtarake për të bërë atë në ne presim prej saj?”

Këto janë pyetjet kyçe për të ardhmen e Aleancës. Sepse NATO është një amalgamë e çuditshme diplomacie dhe veprimi ushtarak.

Por ajo është një organizatë aktive në të vepruar dhe ndoshta sot po bën më shumë nga ç’ka bërë gjatë 60 viteve të historisë së saj.

Ndërsa NATO zgjerohet, shtohen debatet për misionin dhe ndarjen e përgjegjësive në gjirin e saj- nëse ndarja është e drejtë a jo.

Samiti i ri do të rikonfirmojë aleancën ekzistuese mes anëtarëve, por për t’u zhvilluar më tej, ai duhet të shërbejë si pedanë për të bërë një rishikim thelbësor të mënyrës se si funksionon organizata në këtë botë të re të shekullit të 21-të.

 

Presidenti Obama përshëndet Shqipërinë dhe Kroacinë për hyrjen në NATO

Presidenti Obama uroi Shqipërinë dhe Kroacinë për anëtarësimin në NATO. Ai tha se do të donte që sa më shpejt edhe Maqedonia të futej në aleancë. Presidenti Obama i bëri komentet sot në takimin e nivelit të lartë të Aleancës në Strasburg të Francës.

Ndërkohë, Franca dhe Gjermania dhanë mbështetjen e plotë për strategjinë e re të Presidentit amerikan Barak Obama për luftën në Afganistan, por vazhduan t’i rezistojnë kërkesave amerikane për më shumë trupa, gjë që i la disi në hije simbolet e bashkimit në takimin e nivelit të lartë me rastin e 60 vjetorit të aleancës.

Presidenti Obama u tha udhëheqësve të NATO-s se aleanca duhet të mbtetet e hapur për anëtarë të rinj, një tjetër qëndrim që mund të hasë rezistencë nga aleatët e tij. Gjermania, Franca dhe shumë vende të tjera të NATO-s besojnë se zgjerimi i mëtejshëm drejt lindjes do të dëmtojë më tej marrëdhëniet me Rusinë, të cilat alenca po përpiqet me vështirësi t’i përmirësojë.

[insert caption here]

Në një ceremoni në fillim të takimit të NATO-s në kufirin franko-gjerman presidenti Obama, së bashku me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe krerët e tjerë shtetesh dhe qeverish ecën në një gjest simbolik nga ana gjermane e lumit Rin në anën franceze përmes një ure.

Udhëheqësit u takuan me Presidentin francez Nikola Sarkozi që vinte nga ana franceze.

Bisedimet e ditës po mbahen në Strasburg të Francës. Diskutimet priten të përqendrohen në strategjitë e reja për t’u përballur me kërcënimin e al-Kaidës në Afganistan dhe Pakistan, si edhe në zgjedhjen e sekretarit të ri të përgjithshëm në NATO-s.

Gjatë një fjalimi dje, Presidenti Obama bëri thirrje për një botë pa armë bërthamore si edhe për përpjekjet për t’i dhënë fund terrorizmit.

Udhëheqësit kryesorë evropianë u angazhuan të ndihmojnë me më shumë trupa dhe trainim në Afganistan krahas përpjekjeve diplomatike.

Obama: Gjendja në Ballkan më e qëndrueshme, por arritjet ende të brishta

Në një konferencë shtypi pas takimit të NATOs, duke folur për Ballkanin, presidenti Obama shprehu shqetësim për ndikimin që mund të ketë kriza ekonomike globale tek konsolidimi i paqes në Ballkan.

“Falë NATO-s, ndihmës së Evropës dhe punës së vetë popujve të këtij rajoni, gjendja sot është më e qëndrueshme. Por një pjesë e arritjeve janë ende të brishta”.

Presidenti Obama shprehu shqetësim për ndikimin që mund të ketë kriza globale për aftësinë e këtyre vendeve për të qëndruar të fokusuara në forcimin e paqes dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përmes negociatave. Kjo nuk është tipike vetëm për Ballkanin, tha ai, ndodh kudo në botë.

Siç u tha në takimin e 20-shes, vazhdoi ai, ajo që fillon si krizë financiare mund të shndërrohet në një krizë më të gjerë ekonomike, sociale, por edhe politike. Për Bakllkanin, theksoi presidenti Obama, duhet që ekonomitë e vendeve të tij të stabilizohen gjatë kësaj kohe krizash, pasi kjo do të ndihmojë për procesin e pajtimit politik.

 

Strategji e re e NATO-s në Afganistan

Aleatët e Nato-s do të dërgojë 5 mij trupa shtesë në Afganistan

Samiti i udhëheqësve të Nato-s ka rënë dakort për një strategji të re në përpjekje për të mposhtur talebanët në Afganistan.

Shefi i Nato-s, që po largohet nga detyra, Jaap de Hoop Scheffer, tha se Nato do të dislokonte forcat e nevojshme për të mbështetur zgjedhjet e ardhshme në Afganistan.

Aleatët e Nato-s do të ofronin fonde dhe trajnim për një forcë policore dhe ushtri të zgjeruar afgane.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se aleatët e Nato-s kanë rënë dakort të dërgojnë 5 mijë trupa shtesë në Afganistan.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cilësoi konfliktin afgan si një rast prove për NATO-n.

Ajo tha se Afganistani kishte nevojë për ndihmë për të marrë përsipër përgjegjësitë për sigurinë e vet si dhe për të garantuar se asnjë kërcënim i ardhshëm terrorist nuk vinte nga brënda kufijeve të këtij vëndi.

Presidenti francez Nikolas Sarkozi tha se NATO nuk mund të kishte lluksin e humbjes.

Kryeministri danez, Rasmussen, do të jetë shefi i ri i NATO-s.

Obama u jep Presidentëve të Shqipërisë dhe Kroacisë Traktatin e Uashigtonit

Është konfirmuar se Kryeministri danez, Anders Fogh Rasmussen, do të jetë Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s.

Turqia e kundërshtonte kandidaturën e z.Rasmussen për shkak të mënyrës sesi e trajtoi ai polemikën me kakarikaturat daneze për Profetin Muhamet.

Ndërkohë Udhëheqësit e Aleancës së Nato-s në samitin e tyre në Strasburg të Francës po diskutojnë për mënyrën se si të mposhtin një kryengritje të Talebanëve në Afganistan.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cilësoi konfliktin afgan si një rast prove për NATO-n.

Ajo tha se Afganistani kishte nevojë për ndihmë për të marrë përsipër përgjegjësitë për sigurinë e vet si dhe për të garantuar se asnjë kërcënim i ardhshëm terrorist nuk vinte nga brënda kufijeve të këtij vëndi.

Presidenti francez Nikolas Sarkozi tha se NATO nuk mund të kishte lluksin e humbjes.

Sipas korrespondentit të BBC, Xhonëthën Markus, në një ditë simbolizimi Presidenti Barak Obama i paraqiti në samit Presidentëve të Shqipërisë dhe Kroacisë, dy vëndeve më të reja të NATO-s, kopjet e origjinalit të Traktatit të Uashingtonit të përpara 60 vjetëve.

Z.Obama tha se “dera e Natos do të mbetej e hapur për anëtarë të rinj në të ardhmen”

Mesiç: Kosova e pavarur është realitet

Presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiç, në një intervistë ekskluzive për BBC-në thotë se e vetmja rrugë për normalizimin e marrëdhënieve në Ballkan është individualizimi i fajit për krimet e bëra gjatë luftërave të viteve nëntëdhjetë në hapësirat e ish-Jugosllavisë.

Zoti Mesiç thotë po ashtu se Kosova është një realitet të cilin Serbia duhet ta respektojë edhe pa e njohur pavarësinë e saj.

Me presidentin kroat bisedoi Seladin Xhezairi dhe fillimisht e pyeti se si e komentonte aderimin e Kroacisë e të Shqipërisë në NATO?

BBC: Kroacia dhe Shqipëria edhe praktikisht janë anëtarë të rinj të NATO-s. Komenti juaj, ju lutem?

Presidenti Mesiç: Kroacia dhe Shqipëria shprehën dëshirën e tyre që të përfshihen në integrimet euroatlantike dhe këtu, gjithësesi, bën pjesë edhe NATO-ja. Që ta realizonin këtë dëshirë, këtë synim të vetin, të dyja vendet ishin të detyruara të plotësin disa kushte dhe standardet e kërkuara. Me plotësimin e këtyre kushteve dhe me aderimin në NATO, ne kemi të garantuar sigurinë tonë, por njëherësh sigurojmë edhe një përparim më të mirë ekonomik, sepse hyrja në aleancën e NATO-s u garanton anëtarëve edhe shtimin e angazhimit në industrinë e mbrojtjes. Në këtë aspekt, ne shikojmë edhe hapje të vendeve të reja të punës dhe, si të them, një impuls për zhvillimin e ekonomisë.

BBC: Zoti president, si e shikoni perspektivën e marrëdhënieve mes vendit Tuaj dhe Sllovenisë fqinje. Rikujtojmë dëgjuesit tanë se midis dy vendeve ekzistojnë mosmarrëveshjet shumëvjeçare lidhur me kufirin detar..

Presidenti Mesiç: Kjo është një mosmarrëveshje dypalëshe. Pra, është një çështje dypalëshe që nuk ka nevojë të lidhet me negociatat kroate për hyrje në Bashkimin Evropian. Në fakt, fjala është për vijën kufitare në Detin e Adriatikut, konkretisht në Gjirin e Piranit.

Dihet se Komisioni i Badenterit konkludoi se të gjithë kufijtë e ish-republikave jugosllave u bënë kufij të shteteve të sapokrijuara dhe ne tani këtë po e respektojmë. Sllovenët kanë vërejtje për këtë pjesë të vijës kufitare. Ne jemi angazhuar që kjo të zgjidhet përmes negociatave. Meqenëse kjo nuk ishte e mundur të arrihej përmes negociatave dhe fjala është për përcaktimin e një pjese të vijës kufitare, ne propozuam që këtë çështje ta zgjidhë gjykata, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ose Gjykata Ndërkombëtare për të Drejtat mbi Detet me seli në Hamburg.

Kjo për shkak se fjala është për një mosmarrëveshje rreth fakteve dhe faktet nuk duhet t’i verifikojnë politikanët. Neve kufijtë nuk duhet të na i përcaktojnë politikanët. Ne na duhet një zgjidhje thelbësore, kurse thelbin, kur është fjala për konflikt rreth fakteve, duhet ta zgjidhë gjykata. Në këtë kuptim, ne respektojmë parimin – nëse Kroacia duhet të funksionojë dhe po funksion si shtet ligjor, si vend i sundimit të së drejtës ku para ligjit të gjithë janë të njëjtë dhe nuk ka zbatim selektiv të së drejtës, atëherë po këtë e kërkojmë edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, që subjektet ndërkombëtarisht të njohura të funksionojnë konform të drejtës ndërkombëtare.

Kjo është esenca e qëndrimit tonë, por Sllovenia dëshiron që kjo të zgjidhet ad hoc, në një mënyrë tjetër. Sepse ne kemi një bregdet shumë të madh, ata kanë bregdet shumë më të vogël, por kështu nuk mund të zgjidhet çështja e së drejtës.

BBC: Zoti president, a do të thotë kjo se Kroacia përjashton rolin e Brukselit, të Bashkimit Evropian, për kapërcimin e mosmarrëveshjes?

President Mesiç: Ata mund të propozojnë vetëm rrugën drejt zgjidhjes në atë institucion që do të zgjidhë çështjen sipas meritës. Pra, ose njëra gjykatë ose tjetra, kur është fjala për kufirin. Ndërsa për peshkimin, për daljen në det të hapur, për këtë mund të bisedohet.

BBC: Qeveria sllovene duke instistuar në zgjidhjen e konfliktit , paralajmëron se do të bllokojë aderimin e Kroacisë në Bashkimin Evropian. Pyetja ime është – nëse është e mundshme arritja e një zgjidhjeje kompromise?

Presidenti Mesiç: Shikoni, kur Serbia e vogël, e plasaritur, Serbia e Millosheviqit, keqtrajtoi të gjitha republikat dhe krahinat, në ish-Jugosllavi, Evropa heshtte dhe e pamë se cili ishte rezultati. Patëm një luftë të shkurtër në Slloveni, luftën e përgjashme në Kroaci, luftën brutale në Bosnjë e Hercegovinë, kurse më vonë Kosova u la në gjak. Evropa e kuptoi vonë se cilat ishin rreziqet nga Millosheviqi. Sot ne nuk frikësohemi nga ndonjë luftë e re, por Sllovenia me këtë jo vetëm që synon të pengojë Kroacinë në rrugën e saj në Evropë, por ajo pengon gjithë procesin e bashkimit evropian.

Pra, tani Sllovenia është bërë problem i Evropës, sepse Evropa po bashkohet, juglindja e Evropës duhet patjetër të integrohet në Bashkimin Evropian. Ne duhet të fitojmë atë që ka sot Evropa, që të jetë njësoj për një kroat, për një serb, për një shqiptar, për një kosovar, nëse është nga kjo apo ajo anë e kufirit, nëse do të kemi një regullativë të balancuar, të cilën do ta harmonizojmë dhe do ta miratojmë përmes mekanizmave evropianë, me një procedurë demokratike. Dua të them se Evropa e tillë që do të përjashtojë luftën si mjet politik, kjo Evropë i duhet botës, si faktori më i madh i paqes, kurse Sllovenia po e ndal këtë proces.

BBC: Edhe Maqedonia, së bashku me vendin Tuaj dhe Shqipërinë, ishte kandidate për t’u bërë anëtare me të drejta të plota në NATO, mirëpo nuk ia doli për shkak të mosmarrëveshjeve me Greqinë fqinje për shkak të emrit të saj kushtetues, i papranueshëm ky për Athinë zyrtare. Keni ndonjë rekomandim për qeverinë në Shkup për të tejkaluar këto mosmarrëveshje?

Presidenti Mesiç: Po, kjo tani është një çështje e hapur dhe po ashtu një çështje dypalëshe. Do të ishte mirë që ajo të lihej anash dhe të veçohej nga negociatat për hyrjen e Maqedonisë në integrimet euroatlantike. Në fakt, për Greqinë kjo çështje është çështje politike, kurse për Maqedoninë është një çështje thellësisht kombëtare. Dhe kjo mund të zgjidhet vetëm përmes negociatave. Mirëpo, nuk do të ishte mirë që kjo çështje e hapur të pengonte integrimin evropian të Maqedonisë, sepse me këtë ndalet një proces që është i rëndësishëm edhe për Greqinë edhe për të gjithë të tjerët, që procesi të përfundojë, që Evropa të bashkohet, që të bëhet faktori më i fuqishëm i paqes në botë.

BBC: Zoti president, si njohës i mirë i rrethanave në hapsirat e ish Jugosllavisë, si e shikoni çështjen e Kosovës – edhe një vit pas shpalljes së pavarësisë së saj, Beogradi zyrtar flet për Kosovën si për një pjesë të patjetërsueshme të shtetit serb…

Presidenti Mesiç: Pas gjenocidit që bëri regjimi i Millosheviqit në Kosovë, dhe aksionve të aleancës së NATO-s, në Kosovë u rivendosën institucionet. Dhe, meqenëse Kosova ishte element konstituiv i Federatës jugosllave, duhej përcaktuar statusi i ri i Kosovës. Për hir të së vërtetës, Kosova ishte e lidhur edhe me Serbinë, por në thelb Kosova ishte element konstituiv i Federatës, sepse në institucionet e Federatës edhe republikat edhe krahinat ishin të përfaqësuara në mënyrë të barabartë.

Dhe, duke marrë parasysh se Serbia nuk kishte më kapacitet për vendosjen e pushtetit në Kosovë, e nuk kishte kapacitet as për vazhdimin e negociatave, duhej përcaktuar statusi. Pra, Kosova shpalli pavarësinë e saj dhe në këtë hapsirë u krijua një realitet i ri, realitet të cilin ne e njohëm. Edhe një numër i madh vendesh të tjera e kanë njohur këtë realitet.

BBC: Sipas disa analistëve, por dhe politikanëve, marrëshëniet shqiptaro-serbe dhe kroato-serbe janë çelës i qëndrueshmërisë së rajonit të Ballkanit. Çfarë duhet bërë për normalizimin e plotë të këtyre marrëdhënieve?

Presidenti Mesiç: E vetmja rrugë për normalizimin e këtyre marrëdhënieve është individualizimi i fajit për krimet e bëra gjatë luftës së kaluar, kusht ky edhe për hapjen e bashkëpunimit mes të gjithë subjekteve ndërkombëtarisht të njohura në këto hapësira. Kur them këtë konsideroj se edhe Serbia duhet ta njohë realitetin e sotëm.

Por nëse nuk dëshiron të njohë Kosovën si subjekt ndërkombëtar, ajo duhet të hapë komunikimin, duhet të lejojë fluturimin e aeroplanëve, të lejojë komunikimin e qytetarëve, qarkullimin e kapitalit e kështu me radhë. Me fjalë të tjera, duhet të normalizojë marrëdhëniet. Se a do ta njohë apo jo Serbia Kosovën, kjo është më pak e rëndësishme sepse, siç e dini, Gjermania Perendimore kurrë nuk e njohu Gjermaninë Lindore, edhe pse bota e kishte njohur atë. Gjermanoperendimorët thanë se kurrë nuk do ta trajtonin Gjermaninë Lindore si shtet tjetër dhe nuk e njohën.

Por e hapën komunikimin në nivel të qeverive, në nivel të përfaqësuesve të qeverive e jo në nivel ambasadorësh. Këtë mund ta bëj sot edhe Serbia, por duhet t’u lejojë të gjithë të tjerëve të bashkëpunojnë me Kosovën, sepse kjo do të shënonte një siguri më të madhe dhe gjithë juglindja jonë e Evropës do të kthehej nga integrimet evropiane.

BBC: Kur është fjala për marrëdhëniet shqiptaro-kroate, historianët rikujtojnë të kaluarën e hershme. Gjithësesi se edhe komuniteti shqiptar në Kroaci, edhe arbëreshët e Zarës, kanë rolin e vet. Cili është mendimi juaj për nivelin aktual dhe perspektivën e këtyre marrrëdhënieve?

Presidenti Mesiç: Marrëdhëniet shqiptaro-kroate kanë qenë gjithmonë të mira. Sikurse e thatë dhe vetë, ne kemi grupe të mëdha shqiptarësh të cilët në të kaluarën u shpërngulën në Kroaci e të cilët janë qytetarë besnikë të Kroacisë. Kemi edhe ata shqiptarë të cilët erdhën këtu më herët, para apo pas Luftës së Dytë Botërore. Është ky një korpus bukur i rëndësishëm i integruar në shoqërinë kroate. Ata, kur Kroacia u rrezikua, e mbrojtën si atdheun e tyre. Një pjesë iu përgjigj thirrjes për mbrojtjen e Kosovës. Kjo pra është një fije e fortë që na lidh me të gjithë shqiptarët, e veçmas me shqiptarët në Kosovë.

 

Obama përshëndet samitin ‘historik’

Obama foli për një samit ‘shumë produktiv’

Presidenti amerikan Barack Obama e ka përshkruar samitin e 20 vedneve më të zhvilluara të botës, G20, si një kthesë historike drejt ripërprtëritjes ekonomike botërore.

“Përfunduam një samit shumë produktiv dhe besoj se ai shënon një kthesë historike në rrugën tonë drejt rimëkëmbjes ekonomike globale,” tha z. Obama.

“Nga cilido aspekt, Samiti i Londrës ishte historik”, shtoi ai.

“Historik për shkak të përmasave e gamës së gjerë të sfidave me të cilat përballemi dhe për shkak të afatit kohor dhe fuqisë me të cilat reaguam”.

Reagime pozitive

Bursat reaguan pozitivisht dhe ndanë optimizmin – vlerat e aksioneve shënuan rritje.

Bursat reaguan pozitivisht dhe ndanë optimizmin. Vlerat e aksioneve shënuan rritje.

Megjithatë disa analistë thonë se samiti dha sinjalet e fillimit të disa ndryshimeve thelbësore në ekonomiks.

Ata thonë se nënshkrimi i marrëveshjes për të ashpërsuar regullat në sektorin financiar sinjalizon rënien e kambanave e vdekjes për doktrinën anglo-amerikane se tregjet financiare funksionojnë më mirë pa ndërhyrje.

Ata thonë se samiti shënon dhe një kthesë vendimtare të pushtetit financiar nga vednet e pasura, drejt Azisë dhe botës në zhvillim.

Megjithatë ka shqetësim se vendet më të varfëra do të duhet të mbështeten ende tek vednet e zhvilluara dhe në zhvillim.

Për çfarë u ra dakord

Komunikata e samitit përcakton angazhime të mëdha për të përballuar menjëherë krizën.

G20 ra dakord që të trefishohen fondet për FMN-në.

Në afat të gjatë, përcaktohet një axhendë për të parandaluar kriza të ngjashme.

Në këtë fushë, komunikata ravijëzon pamjen e një ekonomie globale që duket shumë ndryshe nga ajo që ka mbizotëruar gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit në disa aspekte kyçe, thotë korrespondenti i BBC-së për Çështje Ekonomike, Andrew Walker.

Ajo sugjeron se tregjeve financiare të mbikëqyrura sipërfaqësisht, po u vjen fundit.

G20-a ka ndërmarrë megjithatë një angazhim të fuqishëm për të mos kufizuar tregtinë globale.

Korrespondenti ynë thotë se është çështje tjetër nëse udhëheqësit e këtyre vendeve do t’i përmbahen këtij angazhim.

Por ai shton se deri në një farë mase, ata ia lidhën duart vetes me kërkesën që i bënë OBT-së për t’i mbajtur në vëzhgim.

Me këtë, nëse ndonjë prej tyre do të shndërrohet në proteksionist, të gjithë të tjerët duhet ta marrin vesh.

REDAKSIA

 

 

PËR SHQIPËRINË ERDHI DITA E BARDHË E MREKULLISË SË LIRISË

Qytetare dhe qytetarë të Tiranës,

vëllezër dhe motra,

zonja dhe zotërinj,

Sot, ne festojmë së bashku në ketë shesh 4 prillin, ditën e parë të anëtarësimit tonë në NATO; ditën e bardhë, ditën më të madhe për ne, për Shqipërinë, që nga pavarësia e saj.

Gëzuar ditën e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO!

Më 4 prill, ju qytetarët shqiptarë, me përfaqësuesit tuaj më të lartë kaluat së bashku me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, me Presidentin e Francës, Nikolas Sarkozy, Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel dhe të gjithë udhëheqësit e Aleancës së Atlantikut të Veriut, Urën e Evropës; urën që bashkon Kehlin me Strasburgun, urën që bashkon Francën me Gjermaninë, urën që simbolizon më shumë se çdo gjë tjetër shpirtin dhe vizionin e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Dje, ju dhe përfaqësuesit tuaj më të lartë, u ulën për herë të parë në historinë e këtij kombi në Samitin e Strasburgut si të barabartë me liderët e vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Prandaj sot, urimi im për ju, qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë, por edhe për shqiptarët kudo që janë sot, është: Gëzuar ditën e madhe të krenarisë kombëtare, ditën e bardhë të mrekullisë së lirisë!

Zoti e bekoftë NATO-n!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Anëtarësimi në NATO shënon për ne sigurinë e lirive tona, shënon arritjen më të madhe për liritë tona, të fëmijë tanë dhe të gjeneratave që vijnë. Ky anëtarësim shënon fundin e një udhëtimi shekullor; epik në qëndresë, legjendë në dhimbje, sakrifica dhe vuajtjesh më të mëdha se të çdo kombi tjetër. Ky anëtarësim shënon një fillim të ri të ndritur, në të cilin shqiptarët do të kenë NATO-n mburojë të lirive të tyre, epokë në të cilën ata do të mund të ndërtojnë të lirë, të ardhmen e munguar dhe të ardhmen që meritojnë. Që nga kjo ditë ne, fëmijët tanë dhe fëmijët e fëmijëve tanë, do të kemi NATO-n, Aleancën më të fuqishme të të gjitha kohërave, si parzmore të së ardhmes sonë.

Qytetare dhe qytetarë të Tiranës, qytetare dhe qytetarë shqiptarë kudo që jeni,

Në dekada, por edhe në shekuj, pa praninë tuaj dhe pa praninë tonë, u morën qindra e mijëra vendime për sigurinë, për fatin, për territoret dhe për identitetin tonë. Që nga 4 prilli e tutje, për ne dhe për vendin tonë, liritë dhe fatin tonë, siguritë tona dhe të Shqipërisë, do të vendosim ne si të barabartë mes të barabartëve me aleatët më të fuqishme të tokës.

Me anëtarësimin në NATO, kombi ynë, ne qytetarët shqiptarë dhe vetë Shqipëria, fitoi një emër, fitoi nder dhe dinjitet të ri, duke lënë pas kujtimin e hidhur. S’do mbahemi më mend si kombi i pushtimeve të gjata, diktaturave dhe historive më të egra, eksodeve, skamjes dhe mjerimit, por si kombi i NATO-s, kombi i së ardhmes, kombi i lirisë, kombi i dinjitetit.

Qytetare dhe qytetarë shqiptarë;

Sot, për ne dhe për të gjithë shqiptarët është dita e mirë njohjes tonë të madhe dhe të pafundme, para së gjithash për ata qindra e mijëra shqiptarë që ranë për lirinë dhe dinjitetin tonë në të gjitha kohërat. Ranë ata – mbijetuam ne, ranë ata – jemi të lirë ne; i përjetshëm qoftë kujtimi i tyre.

Sot, në emrin tuaj, dua t’u shpreh mirënjohjen më të pakufishme dhe nderimin më të madh aleatëve tanë, miqve tanë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Unë ju bëj thirrje nga ky shesh, ku së bashku 17 vjet kremtuam fitoren e demokracisë, që të ndalemi për një moment dhe të kujtojmë; sheshi “Skënderbej” dhe rrugët e Tiranës, sheshet e qyteteve tona dhe rrugët e Shqipërisë ishin të mbushura si kurrë ndonjëherë me gëzim dhe entuziazëm. Por, në rrezet shkëlqimtare të diellit të ditës së parë të pranverës sonë të demokracisë rrëzëllenin së bashku me to skamja dhe mjerimi i jashtëzakonshëm, rrëzëllenin bunkerët, ky simbol i shëmtuar i së shkuarës, izolimit dhe shtypjes sonë.

Sot, 17 vjet më pas ne mblidhemi sërish në këtë shesh, por kësaj radhe mblidhemi si një vend që 17 vjet më parë ishin jo dekada, por vite drite larg NATO-s, ndërsa sot ne jemi anëtarë të saj. Kjo u bë e mundur sepse në këtë periudhë ne njohëm dhe provuam solidaritetin, bujarinë dhe mbështetjen më të madhe të të gjitha kohërave.

Vëllezër dhe motra,

Në këto 17 vjet, asnjë komb nuk ka pasur mbështetjen që kemi pasur ne nga vendet e lira. I shprehim atyre mirënjohjen tonë të thellë. Bujaria dhe ndihma e tyre u shndërrua në një levë Arkimedi për ne, për t’u mbledhur sot në këtë shesh si anëtarë të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Një mirënjohje të pakufishme le t’i shprehim sot së bashku mikut tonë më të madh, kombit të madh amerikan, qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Presidentit, Senatit, Kongresit, taksapaguesve të këtij vendi. Një mirënjohje të pakufishme le t’i shprehim sot edhe miqve më të shquar të kombit shqiptar, Presidentit Xhorxh W. Bush, qeverisë së atij që themeloi në Tiranë Kartën “Adriatik 3”dhe që do të sillte në 10 qershor të vitit 2007 misionin historik; “Shqipëria në NATO!”, që sot është realitet.

Mirënjohje të thellë e të pakufishme dua ti adresoj në emrin tuaj Presidentit Barack Obama, i cili përshëndeti me ndjenjat më miqësore anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Ai vlerësoi si të jashtëzakonshme reformat që ne bëmë për të anëtarësuar vendin në NATO. I shpreh mirënjohje të thellë dhe të pakufishme Aleancës së Atlantikut të Veriut, Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, për mbështetjen e madhe. Të gjithë këto vende mike, këta burra të mëdhenj, liderë të kombeve aleate dhe anëtare të NATO-s, bënë që ne shqiptarët të shndërrojmë në realitet njërën prej dy ëndrrave më të mëdha kombëtare, njërin prej projekteve më të mëdha të historisë sonë; anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Së bashku, le t’i sigurojmë ata se këtë mbështetje të madhe dhe këtë besim të jashtëzakonshëm që vendosën mbi ne, do ta shndërrojmë në një energji të pashtershme, në një vendosmëri të palëkundur për të ndërtuar dhe konsoliduar në këtë vend vlerat dhe parimet e mëdha, mbi të cilat NATO është ndërtuar, qëndron dhe vepron.

Le t’i garantojmë ata se me reformat e mëdha dhe të gjithanshme, ne shqiptarët do t’i përgjigjemi me besnikëri të madhe të gjitha kërkesave të Aleancës, do marrim pjesë në të gjithë misionet e saj civile dhe ushtarake, të çdo lloj. Ne do të shkojmë drejt zgjedhjeve të 28 qershorit me qëllimin për të zhvilluar zgjedhje të lira të ndershme. Ne do të shkojmë të sigurt drejt projektit të dytë të madh historik kombëtar; integrimit të plotë të Shqipërisë në Evropë.

Rroftë Shqipëria!

Zoti ju bekoftë ju, fëmijët tuaj, fëmijët e fëmijëve tuaj dhe gjeneratat që vijnë!

Faleminderit!

Nga Sali Berisha

Kryeministër

 

PAPA BENEDIKTI XVI MIRËPRITI VIZITËN DHE FTESEN E ZV/MINIOSTRIT TË PUNEVE TE JASHTME ANTON GURAKUQI PER TE VIZITUAR SHQIPERINE

Me 1 prill 2009, Zv/Ministri i Punëve të Jashtme, z. Anton Gurakuqi, në një vizitë pune në Vatikan, mori pjesë në audiencën e zhvilluar nga Papa Benedikti XVI. Zv/Ministri Gurakuqi, pasi e falënderoi Atin e Shenjtë për mundësinë e kësaj audience, theksoi se Misioni dhe përpjekjet e Papës do të hyjnë në histori si mesazhe paqeje, larg dhunës dhe ndarjeve të çdo forme dhe si kontribut i vyer në forcimin e lidhjeve mes popujve dhe dialogut te qytetërimeve në mbarë botën.Nga ana e tij, Ati i Shenjtë nënvizoi shembullin e bashkëjetesës harmonike midis komuniteteve të ndryshme fetare në Shqipëri,vlerësoi progresin e Shqiperise dhe politiken  e paqes dhe stabilitetit ne rajon te ndjekur nga vendi yne.

Zv/Ministri i Punëve të Jashtme Gurakuqi, e ftoi Atin e Shenjtë për një vizitë në Shqipëri dhe Papa Benedikti i XVI e mirëpriti ftesën duke theksuar mundësinë  e një vizite së shpejti në vendin tonë.

Me datë 2 prill 2009, Zv/Ministri Gurakuqi u takua me Zëvendës Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet, Monsinjor Pietro Parolin.  Z. Gurakuqi ndër të tjera  theksoi kontributin e madh që ka dhënë dhe jep Selia e Shenjtë për ringjalljen shpirtërore, morale dhe edukative të popullit shqiptar dhe popujve tjerë në botë.
Në në lidhje me Kosovën z. Gurakuqi tha se pavarësia e saj ka qenë zgjidhja që i përgjigjej aspiratës shekullore të popullit të Kosovës, se kjo zgjidhje ofron standardet më të larta për minoritetet, siguron stabilitet dhe paqe në Kosovë, rajon e më gjerë, dhe e orienton përfundimisht Ballkanin drejt integrimit europian dhe euroatlantik.

Po në kuadër të vizitës në Romë, më 31 mars 2009, Zv/Ministri Gurakuqi, zhvilloi një vizitë në Urdhërin Sovran të Maltës, ku u prit nga z. Jean Pierre Mazery – Gran Cancelliere. Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim për zgjerimin dhe thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mira dypalëshe. Z. Gurakuqi shprehu mirënjohjen për ndihmën e vazhdueshme të Urdhrit Sovran të Maltës dhënë vendit tonë.

Bleri Delija

 

 

ITALI: TERMETI MË TRAGJIK I 29 VITEVE TË FUNDIT LËNDOI EDHE ZEMRAT E SHQIPTARËVE

ITALIA PËRCJELL NË BANESËN E FUNDIT VIKTIMAT E TËRMETIT

Rajoni i Abrucos në Italinë Qëndrore, që nga tragjedia së 6 prillit të zi, zë faqet e para të gazetave dhe çelë edicionet informative në gjithë stacioneve televizive të Botës. Humbja është shumë e madhe, deri dje 287 të vdekur,tashmë të shëndërruar në Engjej, të percjellur per ne benesen e fundit kolektivisht dje, 1000 të plagosur, 100 të shtruar në spitale në gjëndje të rëndë, 17 000 të pastrehë dhe mijëra banesa të rrënuara. Gjithë Globi jetoi me dhimbjen italiane. Por pikëllimin e solidaritetin më të madh për Italinë dhe italianet e vëren tek shqiptarët. Shqiptarët janë shumë më të afërt se rusët, rumunët, moldavët, bullgarët, marokenë, kinezët…, me të lënduarit.Takon shumë prej tyre me sy të përlotur, takon shumë prej tyre që shkojnë drejt zonave të goditura nga termeti për tu interesuar për miqtë e të njohurit, takon shumë prej tyre që i ndihmojnë vellezërit e motrat italiane që shpëtuan gjallë, jo vetëm financiarisht, por edhe duke u bërë vënd në banesat ku ata jetojnë.

Dje, me dhjetra shqiptarë dhuruan gjak për të plagosurit e tragjedisë.

– U jemi borxh italianëve, pasi na kanë pritur si në familjen tonë dhe jemi një kontigjent prej rreth gjysëm milioni këtu, – na thotë Alban Kraja, mik e bashkpunëtor gazetës “Shqipëria Etnike” dhe figurë tashmë e njohur në jetën shoqërore dhe krijuese në Itali. Kraja na thotë se mbi 70 000 nxënës e studentë shqiptar vazhdojnë shkollat në gadishullin e shkatërruar nga tërmeti. Kraja na shoqëron kudo dhe komunikon me të mbijetuarit, duke u dhënë kurajo. Nga Shqipëria drejt gadishullit të lënduar rëndë, kanë vërshuar kameramane e reporter nga të gjitha mediat e shkruara e vizive autoritare kombëtare.

Lëkundjet sizmike në qytezën Onna vazhdojnë. Herë pas here ndihen lëkundje. Kjo qytezë është shpërfytyruar. Edhe Kolimentos dhe Villa Grande ngjajnë si të bombarduara. Janë shëmbur monumente shumëshekullore, është shëmbur historia. L`Aquila, qytet i shekullit të 13-të , nuk ka më shtëpi të lashta me mure prej guri, nuk ka më kisha të stilit romanesk, nuk ka më gjurmë të epokës së rilindjes, nuk ka më ndërtesa. Ky qytet i vogël malor është rreth 100 kilometër larg Romës dhe përgjatë një shekulli vetem njëherë është regjistruar termet në Italinë Qëndrore, pikërisht më 13 janar 1915 në Avexanon, kur një goditje 7 ballëshe vrau, duke çuar në jetën e përtejme, 32 600 persona. Veçse, kjo trashëgimi italiane me vlera kulturore, ka qënë tepër e rrezikuar në vitin 1703, pikërisht nga termeti. Sot L`Aquila është gërmadhë, por shumë shpejt, sipas mediave italiane do jetë një qytet model, ku objektet e kultit dhe gjithë vlerat do marrin sërish jetë. Vetëm njerëzit do mungojnë.

Italia në të vërtetë është një pozicion ku tërmetet kanë regjistruar dëme shumë rënda. Më 8 shtator 1905, goditja prej 7.9 ballëshe në zonën e Kalabrisë ka shëmbur 25 fshatra dhe sjellë vdekjen e 5000 vetëve, tre vjet më vonë, më 28 dhjetor 1908 , 82 000 persona kanë vdekur nga tërmeti prej 7.2 ballësh që rrënoi Mesinën, në Siçili. Kurse më 27 korrik 1930 në Irpinias të Italisë së Jugut kanë vdekur 1400 vetë nga lëkundja prej 6.5 ballësh. Italia kaloi dekada pa njohur goditje sizmike, sa dukej sikur rreziku nga natyra nuk do ta “mesynte” më. Por pikërisht pas 46 vitesh, më 6 maj 1976, qyteza e Friulit rrafshohet nga goditja prej 6.5 ballëshe, ku humbën 976 jetë e mbetën pa strehë 70 000 të tjera. Që aso kohe Italisë i kanosen tërmete të shpeshta. 13 dhjetori 1980, regjistron 2735 të vdekur e 7500 të plagosur nga tërmeti 6.5 ballësh në Ebolin, ndërkohë dhjetë vjet më pas, më 13 dhjetor 1990 në Siçili gjetën vdejken 13 persona dhe u plagosën 201. Tërmeti tjetër mban datën 26 shtator 1997, ku tronditja 6.4 ballëshe vrau 11 persona dhe shkaktoi dëme të mëdha në Asisi. Edhe shekulli i ri për Italinë ka qënë i “pamëshirshëm”. Goditjet kanë bërë kërdinë. Më 26 shtator 2001, tërmeti prej 5.2 ballësh vrau një femër në zonën Alto Adixhe, duke vazhduar me 6 shtatorin 2002, ku dy persona vdiqën nga infrakti, si shkak i tërmetit të asaj dite prej 6 ballësh në Siçili. Më pak se dy muaj më vonë më 31 tetori 2002, ku u vranë 30 persona pas goditjers 5.9 balleshe në Kampo Bason, u vranë 30 persona. Shumica prej tyre ishin fëmijë nga Pulia.

Kjo pra ishte kronologjia er zezë e tragjedisl Italiane nga tërmetet në këto 104 vitet e fundit. Kjo e fundit, qoftë e fundit.

Nga Sokol Pepushaj

 

HISTORIA E NDRITUR 81 VJEÇARE E MBRETËRISË SHQIPTARE

Mbreti Zog ishte në lartësinë e duhur dhe njeriu i cilësuar për ta udhëhequr vendin që natyra dhe traditat e popullit shqiptar e kërkonin”. Kështu ka deklaruar Hug H. Grant, ish-ministër i SHBA-së në Oborrin Mbretëror Shqiptarë. Më 1 shtator 1928 Kuvendi Kushtetues vendosi që Shqipëria të shpallet mbretëri demokratike parlamentare dhe e trashëgueshme, me mbret të shqiptarëve naltmadhërinë e tij, Zogu I.

Një fron mbretëror shqiptar do të thoshte autonomi dhe pavarësi e shtetit. Referuar librit të Ilir Ushtelencës, këto ishin probleme që diskutoheshin që në 1924 nga deputetët e asamblesë kushtetuese, të cilët u ndanë në dy grupe, republikanë dhe përkrahës të mbretërisë. Në qershorin e vitit 1928 pas krijimit të qeverisë së re, Presidenti Zog në emër të qeverisë dhe deputetëve, me qëllim që shtetit shqiptar t’i jepej forma definitive në përputhje me kushtet e brendshme dhe rrethanat e jashtme, nxori dekretin që më 5 gusht 1928 të mblidhej Kuvendi Kushtetues për të rishikuar ndryshimet e mundshme në Kushtetutë. Zgjedhjet e deputetëve në Kuvend u bënë në rregull, ndërsa Pandeli Evangjeli ishte Kryeministër.

 

Dita e madhe 1 shtator 1928

Mbledhja u hap në orën 9 të mëngjesit, ndërsa seanca u hap nga kryetari Pandeli Evangjeli. Deputetë nga treva të ndryshme mbajtën fjalime në këtë ditë, ndërsa Ahmet Zogu u quajt stërnipi i Skënderbeut. Pasi delegatët biseduan me njëri-tjetrin ligjëratat e ndryshme kuptimplota, zgjodhën një komision që t’i paraqiste Ahmet Zogut një vendim të posaçëm me këtë përmbajtje: “Asambleja Kushtetonjëse e mveshur me fuqitë sovrane të kombit, e aspinuar prej dëshirës së shquar të popullit, për interesat vitale t’Atdheut, në mbledhjen me datë 1 shtator ditën e shtunë në orën 9 e 12 minuta, me një zë e me një shpirt zgjedh e proklamon: Mbret të Shqiptarëve (Zogu I) birin të dalur prej gjirit të vet, Shpëtimtarin e Kombit, “Ahmet Zogun”, i zbritur prej familjes së famshme Shqiptare “Zogu”. Komisioni u përbë prej 17 vetash nga dy për çdo rreth elektoral. Në orën 5 pasdite të 1 shtatorit paraqitet Nalt Madhnija e Tij, Zog I-Mbret i shqiptarëve para asamblesë Kushtetuese dhe në mes të brohoritjeve të pandaluara betohet sipas Statutit të shtetit shqiptar: “Unë Zogu I, mbreti i shqiptarëve, në çastin që kam hipur në fron të mbretërisë shqiptare dhe kam marrë në dorë pushtetin mbretëror, betohem para Zotit fuqiplotë se do ruaj bashkimin kombëtar, pavarësinë shtetërore dhe tërësinë tokësore, do respektoj me besnikëri Kushtetutën dhe do veproj në përputhje me kushtet dhe ligjet në fuqi, duke pasur gjithnjë parasysh të mirën e popullit. Perëndia më ndihmoftë”.

Pas betimit, mbreti mbajti një fjalim të shkurtër: “Nuk është aspak e vërtetë, që shqiptari i ka humbur cilësitë e tij dhe se s’meriton të ekzistojë, siç kanë kujtuar e kujtojnë disa. Ndërsa kombeve të tjera kur krijuan shtetet e tyre s’u mungoi ndihma e jashtme, kombi ynë e fitoi lirinë e tij me mundim, sakrifica e gjak. Shqiptari në kohë të lashta e të afërta ka treguar se në çastin e duhur është bashkuar për mbrojtjen e atdheut. Kjo u vërtetua edhe pas Luftës Botërore, kur kombi ynë në vitin 1913 u cungua me një vendim që ne s’e kemi njohur e s’do ta njohim kurrë. E pranoj mbajtjen e kurorës mbretërore, që më besoi populli dhe premtoj se nëse nuk do jem në gjendje të mbaj premtimet do i lëshoj vendin një tjetri më të përshtatshëm.

Zogu e deklaronte veten e tij mbret i shqiptarëve dhe jo mbret i Shqipërisë.

Fjala Mbretni dhe Mbret ishte një besim, një kurajë, njerëzit filluan me besuar se pas asaj apatie dhe plogështie me intriga dhe me përçarje koha erdhi më në fund me u kthye së mbari dhe me filluar një jetë të re me optimizëm se së shpejti dhe shqiptarët do të krahasoheshim me të tjerët dhe do të ecnim në rrugën e përparimit dhe të civilizimit.

Ndërsa sot më datën 1 shtator 2008 plot 80 vjet më pas në Pallatin Mbretëror do festohet 80-vjetori i mbretërisë, 80 vjetori i moderimit të Shqipërisë dhe 80 vjetori i epokës më të artë në historinë e vendit të shqiponjave”.

 

Edhe 80-vjetori i ndërgjegjes kombëtare shqiptare

Ndryshe nga e zakonshmja kur një mbretëri falënderon vendin e saj për kurorën, Shqipërisë i duhet të falënderoj kurorën për ndërgjegjen kombëtare të shtetasve të saj. Për vetë triumfin e idesë kombëtare duhet të gërshetohen tre faktorë kryesore, që janë vetëdija popullore e të qenit një komb i vetëm, propaganda kombëtare dhe veprimi patriotik për arritjen e qëllimeve.

Padyshim që duke u bazuar te çfarë na ka treguar historia realiste dhe jo ajo idealiste tre kanë qenë burrat e shtetit që dinin të ndërthurnin harmonikisht këto tre karakteristika të vendit tonë. Dhe ata ishin: Skënderbeu, Ismail Qemali dhe Ahmet Zogu. Ahmet Zogu apo Mbreti i Shqiptarëve siç njihet nga ne dhe nga gjithë bota iu dhuroi shtetasve të tij edhe pse jo për shumë kohë “kohën e artë” ose “Pax Albania”, kohë kjo e cila edhe sot kësaj dite kujtohet me nostalgji nga ata që rrojnë ende dhe ëndërrohet nga ata shqiptarë që e dëgjojnë ato vite të lakmuara të Shqipërisë.

Në atë kohë falë mbretërisë sonë, qetësia brenda vendit ka qenë proverbiale dhe jo e vendosur me terror, por me ligje të drejta, moderne dhe vepruese, që siguronin jetën e personit, lirinë e veprimtarisë ekonomike, të drejtën e lëvizjes së lirë të njerëzve e të ideve dhe shumë liri të tjera që edhe sot pas 80 vitesh nuk i kemi siguruar siç duhet. Për t’u përmendur dhe për t’u kopjuar madje është edhe politika e jashtme, e cila ishte më se e matur dhe e ekuilibruar. Nxënësit për më tepër në shkolla formonin idenë kombëtare të tërësisë së trojeve etnike dhe të popullit shqiptar përfshirë Kosovën dhe Çamërinë ndryshe nga sot, kohë ku ideja kombëtare tek të rinjtë shqiptar, por edhe tek të rriturit është venitur sikur të mos kishte ekzistuar kurrë dhe kur fjala atdhe nuk të jep më asnjë emocion, apo ndjenjë dhe ndodh madje që dhe nëse përmendet, të fillojnë të tallen me të.

Në Shqipëri me ardhjen e mbretërisë ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit erdhën edhe idetë perëndimore. Idetë reformatore erdhën jo vetëm nga të diplomuarit e universiteteve të Harvardit dhe të Parisit, por mbi të gjitha dhe nga Statuti Themeltar i Mbretërisë Shqiptare që do të jepnin shumë shpejt garancitë ligjore për një jetë demokratike në vend dhe për zhvillimin e reformave, por që për fat të keq u ndërprenë nga Lufta e Dytë Botërore. Monarkia Shqiptare duke qenë e tipit kushtetues ishte e përshtatshme edhe për zhvillimin e demokracisë dhe falë saj u sigurua edhe stabiliteti politik brenda vendit një problem gangrenë ky për politikën shqiptare për vite me radhë.

Në kohën e mbretërisë, shqiptarët gëzonin liri të plotë duke punuar shumica pronën e tyre, duke e siguruar jetesën me punë të ndershme dhe duke u ndjerë zotër të vendit të tyre pa pasur dëshirën e emigrimit masiv kurrsesi. Suksesi në luftën dhe përpjekjet për bashkimin e kombit dhe për ndërtimin e shtetit modern të qendërzuar i dedikohen mbi të gjitha Mbretërisë Shqiptare.

Në atë kohë ideja e bashkësisë nuk ishte ende e pjekur si duhet dhe kjo shpjegohet me sundimin e huaj qindravjeçar. Nga të gjitha qeveritë shqiptare, Mbretëria e Ahmet Zogut ishte më shumë se kurrë në shërbim të atdheut e të kombit, për formimin, forcimin dhe mbrojtjen e shtetit shqiptar të pavarur dhe të së drejtës së shqiptarëve për bashkimin kombëtar brenda tërësisë së trojeve të tyre etnike nga udhëheqja jo vetëm e një njeriu me ideale, karizmatik dhe mbi të gjitha një atdhetari të madh, por edhe nga udhëheqësit e tjerë të kësaj qeverie që ishin njerëz të zotë, të zgjuar, energjikë, të pastër moralisht dhe të përkushtuar për vendosjen në Shqipëri të një demokracie të vërtetë të bazuar në drejtësi e të siguruar me ligje e të drejta vepruese për të rivendosur dinjitetin e nëpërkëmbur të shqiptarëve. Të drejtat e tyre të mohuara pa dallime të prejardhjes klasore, të përkatësisë krahinore, të anësive partiake dhe atyre fetare roli i Ahmet Zogut tek të cilat do të mbetet i pakontestueshëm.

I bindur në idetë e tij se besimi në Zot, ruan dhe forcon pareshtur ndjenjën kombëtare, biri i Matit, që në ditët e para kur duhej të merrte në duar e veta qetësinë dhe rendin në shtetin amë (në Shqipëri, në ditët e Kongresit të Lushnjës) u përpoq të hyjë në lidhje të drejtëpërsëdrejta, të sinqertë, me besimet fetare, duke dashur t’u sigurojë atyre një dimension jo vetëm institucional por edhe kombëtar. Dhe në këtë mision, idetë e Mbretit Zog kanë ngadhënjyer kurdoherë në kahe të nacionalizmit shqiptar.

Në vitet ‘30 të shekullit të kaluar, atëherë kur vendet ballkanike e përtej tyre ishin përleshur dhe përlesheshin etnikisht për shkak të besimeve të tyre fetare, në Shqipëri mbizotëronte ideja e madhe se feja e shqiptarit është shqiptaria.

Mbreti i shqiptarëve, Ahmet Zogu dhe Mbretëria Shqiptare u bënë shembull për shumë shtete evropiane. Kushtetuta Mbretërore ishte ndër më të përmendurat dhe ajo mbetet edhe sot e kësaj dite, aty jo vetëm që rregullohet e drejta e besimeve fetare, por përmes tyre përcillen edhe mesazhet e dashurisë për Atdheun dhe Kombin shqiptar.

“Atdheu mbi të gjitha” ishte porosia e Mbretit Zog dhe kjo porosi synonte realizimin e ëndrrës së rilindasve tanë për një Shqipëri të shqiptarëve. “Atdheu mbi të gjitha” duhet të rizgjohet, po sot dhe si datë le të jetë sërish data 1 shtator, dita kur monarkia jonë bën 80 vjeç dhe dita kur shqiptari para 80 vitesh u bekua si i tillë.

LORENA KOLLOBANI

 

GJAKMARRJA, KY VRASËS MESJETAR I KOHËVE MODERNE

E tashmja dhe e ardhmja, në sensin e vetëgjyqësisë, nuk ka patur, nuk ka dhe nuk ka premisa pozitive për të ndryshuar në dobi të qytetërimit, tolerancës dhe bashkëjetesës në paqe dhe në harmoni mes njerëzve. E hedhur ndër shqiptarë, jo dhe aq si formë gjyqësie në kushtet e mungesës së shtetit, se sa për të vënë në zbatim filozofinë “di vida di mpera”, (përç e sundo), gjakmarrja erdhi dhe mbeti duke predikuar vrasjen si të vetmen formë të mbijetesë së ndërit. Kudo ku jetojnë dhe aspirojnë shqiptarë, Kosovë, Malin e Zi, Maqedoni, Shqipëri, ky amok vazhdon të vrapojë nëpër natë, vazhdon të mbjellë kuja, të hapë varre. Ajo që e bën imperative për të tashmen e funksionimit të gjakmarrjes, si një vetëgjyqësi, që buron nga Kanuni i Lekë Dukagjinit, i ashtuquajtur si Kanuni i Maleve, dhe në të njëjten kohë ajo që shqetëson çdo shtetformim, në rrugën e përpjekjeve të integrimit në strukturat euroatlantike, NATO dhe Bashkimin Evropian është vënia nën fre e këtij gjakatari mesjetar. Teorikisht dhe praktikisht të gjitha iniciativat kanë rezultuar të dështuara. Sado që dora e shtetit është përpjekur të jetë e pamëshirshme, për të ndëshkuar krimin, sipas zbatuesve të të drejtave zakonore, ajo është ndëshkimi i ligjit, kurse ata kanë ndëshkimin e Kanunit.

Jeta e familjeve në gjak i ngjan një Purgatori brenda Ferrit. Lotët dhe dhimbja janë mozaiku që përplotëson tabllonë e trishtë, atë tablo që rri varur në ndërgjegjen tonë civilizuese. Kuja dhe vajet ndjekin bashkë me hijet, të kaluaren, dhe të tashmen e shumë familjeve shqiptare. Të gjitha nismat e grupimeve joqeveritare dhe dora e fortë e shtetit për të ndëshkuar vrasjet, kanë rezultuar të dështuara. Sipas tyre Kanuni është e drejta e vetme legale, pavarësisht se vjen nga mesjeta, që bën “drejtësi”. Kuadri ligjor është i pamjaftueshëm në të gjithë shtetformimet, ku jetojnë shqiptarët. Gazeta “Shqipëria Etnike” e ka trajtuar disa herë këtë fenomen, ka qenë një tribunë e predikimit të tolerancës dhe bashkëjetesës, faljes dhe dëbimit në të shkuaren të këtij fenomeni. Por gjakmarrja duket se është dhe do të jetë e vetmja “drejtësi”, pavarësisht aspiratave të qytetërimit të brezit të sotëm. Të flasësh për viktimat e këtij vrarësi mesjetar, më mirë se vetë viktima nuk do të mund të thoje asgjë.

Rruga për në Kosovë na çon në shtëpinë e familjes Sollova, në Komunën Kastriot, të Obiliqit. Ishim për të përcjellë këtë mesazh te disa familjarë të ngujuar, dhe ja ç’na thotë Sofije Sollova, gruaja e Murat Sollovës: “Ju lutem dëgjojini këto fjalë, ju lutem se kemi ngelur në ditë të hallit. Jo vetëm që jemi bërë gjysëm njerëzish, por dhe familjet janë shpërndarë nëpër botë si zogjt e korbit”, shpreh ajo këto fjalë duke qarë me dënisë dhe duke fshirë lotët. Dhe duke folur për djalin, që e ka për zemër, Fadil Sollovën, shton se “gjaku që kemi me familjen Haki Krasniqi, që prej vitit 1997” është bërë shkak që ta dëshirojë ta kishte pranë. “Në fillim të atij viti”, citon ajo, “për arsye prone, tokë, vritet mixha i Fadilit dhe që prej atëherë familjet tona, ajo e Murat Sollovës hyn në gjak me familjen e Haki Krasniqit. Sipas Kanunit të Lekë Dukagjnit, gjaku lahet me gjak, e plumbi me plumb, djalë pas djali e burrë pas burri, deri sa shtëpitë të mos kenë meshkuj në votër”. “Në këto kushte”, shton Sofiaja, dhe ndërsa sytë i përhumb diku në kënd të dhomës ku ndodht e varur në murë një fotografi e familjes, “Djali është detyruar të largohet. Fundja mes dy të këqijave i’u desh të zgjidhte të keqen më të vogël. Po të ishte këtu, familja Krasniqi do të ma kishin vrarë për të marrë gjakun. Sado që ai nuk do të dëshironte që kjo të vazhdonte të ndodhte, ai do ta kishte të pamundur të qëndronte mbi zakonet, mbi Kanunin”, thotë për gazetën Sofija. “Në këto kushte, nuk do të gjente zgjidhje tjetër vetëm të emigronte, për vete, katër fëmijët dhe bashkëshorten” përfundon Sofija, e ndërsa në duart që i dridhen mban një shami të bardhë, me të cilën fshin lotët që tashmë i kanë zbritur deri në cepat e buzëve.

Dhe largohemi nga ajo shtëpi, nga ato sy që vetëm lotonin dhe ai zë që vaji e kishte ashpërsuar. Fantazma e jetës jetonte brenda atyre mureve të ftohta. Nga dritaret e atyre shtëpive të dukej se, jo sy por tyta pushke të përgjonin.

Ky është një nga shumë realitetet e trishta shqiptare në Kosovën e pasluftës, në Kosovën e saporilindur, në Kosovën që aspiron të njihet nga shtetet që nuk e kanë njohur ende, në Kosovën që kërkon të vendosë bashkëjetesën me serbët, si i persekutuari me persekutonin.

Në fund të fundit fatin e popujve jo gjithnjë e vendosin vetë ata. Gjakmarrja erdhi për të mbetur si një dëshmi e të shkuares, si një e drejtë zakonore që trumbetohej se kishte lindur për vetëgjyqësi në mungesën e shtetit. Ajo erdhi për të vrarë paqen në gjirin e këtyre njërëzve, për të përçarë ata, për të shuajtur familje e fise, diku për tokë, e diku për nder, diku për një fjalë e diku për një vijë uji. E megjithatë rrobet e të vrarit të gjakut i ruajnë nënat në sunduqet e tyre, rrobe që do të lahen kur të lahet gjaku. Burrat tymosin duhan dhe vajisin armët deri në ditën kur nga tytat e tyre të lind vdekja. Fëmijët dëgjojnë histori gjaku e vdekjeje, bëma luftrash e burrash, nga gjyshërit e tyre.

A nuk ju ngjan si një tablo mesjetare “Gjakmarrja”, pa dritë dhe e ashpër, pa kolorit dhe e ftohtë, pikëdhuese, një tablo që nuk do të dëshironit ta shihnin në asnjë ekspozitë. Në fakt ky është realiteti i dhjetra e qindra familjeve shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni.

Redaksia

 

RADOFARMA- MEDIKAMENTE VETERINARE

Mjafton edhe nje individ qe te shenjoje historine jo vetem te nje komuniteti apo qyteti, por edhe vete globit. E ne fakt, shembujt ne historine njerezore jane te shumte, kur njerez me vizion i kare paraprire shoqerise, duke sjelle me heret ne kohe ato qe mungonin apo duheshin shpikur.

Tashme emri i Paulin Radovanit, nuk eshte i lidhur vetem me punesimin e qindra njerezve, duke u bere burim punesimi dhe shprese per mijera familje shkodrane e me gjere ne rajonin e Veriut te Shqiperise. Bisnesmen i suksesshem, pioner i ekonomise se tregut ne vendin tone, human dhe i kujtogjendshem, Radovani tashme eshte edhe “babai” i kompanise farmaceutike shqiptare “Radofarma”. Nje kompani, natyrshem nje tjeter arritje e bisnesmenit Radovani, e cila ka zene tashme vendin e merituar ne farmacite e Shqiperise, ku si rezultat i teknologjise por edhe i profesionalizmit, i bashkohet komponenti cilesi!

Nuk eshte e lehte qe nje bisnesmen te vendose te shtoje investimin, sidomos tanime qe po flitet gjithandej per “krize ekonomike”. Pervec guximit, ne nje situate te tille duhet shume profesionalizem dhe njohje e mire e parimeve ekonomike te tregut. Keto jane bashkuar serish ne emrin e mirenjohur tashme, “Radofarma”. Serish, bisnesmeni Radovani kerkon qe per here te pare ne Shqiperi, te prodhohen medikamente veterinare. Brenda nje kohe te shkurter, gjithcka behet realitet. Vete personalisht, duke perzgjedhur specialistet me te mire te fushes, sic eshte Paft Lohja- drejtor teknik, ndjek nga afer te gjitha etapat. Lind keshtu i pari dhe i vetmi repart qe prodhon medikamente veterinare ne Shqiperi. Ajo cfare e dallon kete bisnes, eshte teknologjia e larte e perpunimit dhe prodhimit, permes aparaturave qe ne vendon tone jane shume me pak se gishtat e nje dore. Respektimi i kushteve te ndertimit, te punes, i mjediseve komode dhe te pershtatshme per punonjesit, jane parim qe shoqeron fjalen e fundit te shkences ne pajisje, bashke me nje lavorator vertete modern. Cili eshte matesi i suksesit te ketij investimi me te ri? Jane disa, por ne po permendim vetem pak prej tyre. Sic ndodh gjithmone me investimet e Radovanit, licensimi nga strukturat e specializuara te shtetit shqiptar, eshte hapi i pare, tashme i kaluar me sukses. I gjithe reparti eshte kontrolluar dhe verifikuar per plotesimin e te gjitha kushteve nga Sherbimi Veterinar Kombetar i Shqiperise por edhe ai i Greqise. Keta te fundit, pasi kane vizituar mjediset, kane pare kushtet, teknologjine, profesionalizmin e perkushtimin e stafit, kane krijuar bindjen se ne Shqiperi medikamentet veterinare jane te standarteve shume te larta cilesore. Reparti i medikamenteve veterinare “Radofarma” prodhon 13 artikuj. Ne fakt, jane medikamentet baze dhe me te domosdoshme per te gjithe fermeret qe mbareshtrojne bageti te ndryshme, qofte privatisht, qofte edhe ne ferma. Keto medikamente, deri me sot importoheshin te gjitha nga jashte Shqiperise, ndersa tani, gjithcka prodhohet ne vendtin tone, ne Shkoder- kryeqender e farmaceutikes shqiptare me emrin “Radofarma”. Ka edhe nje detaj tjeter shume domethenes. Medikamentet e prodhuara nga “Radofarma” jane shperndare tashme me 61 farmaci te te gjitha rretheve, nga Veriu ne Jug, nga Lindja ne Perendim. Nuk mund te diskutohet me per cilesine e prodhimeve pasi ato tashme jane testuar. Mbetet vetem vijimesia e prodhimit dhe shperndarjes, per te plotesuar te gjitha nevojat e veterinarise shqiptare.

Prej vitesh tashme, Paulin Radovani ka krijuar dimensionin e tij, te dallueshem nga te gjithe bisnesmenet e tjere shqiptare. Investimet e tij nga viti ne vit, kane sjelle me shume vende pune, me shume te ardhura, me shume sfida por edhe me shume emer te mire per Shkodren e shkodranet. Gjeografia e investimeve eshte zgjeruar ndjeshem ne te gjithe qarkun e Shkodres e pertej tij. Nga prodhimi i kepuceve, eshte kaluar edhe ne krijimin e nje shkolle te mirefillte profesionale. Me pas, eshte vijuar me celjen e nje bisnesi ambicioz sic eshte ai i prodhimit te medikamenteve. Tashme, krijohet edhe reparti i medikamenteve veterinare prane “Radofarma”. Eshte nje njeri qe i pelqen sfida, deri diku edhe rreziku por qe deri tani ka rezultuar shume i suksesshem. Mund te konsiderohet sfida e rradhes, por suksesi i rradhes i bisnesmenit Radovani por edhe i krijeses se tij “Radofarma”.

Sokol Pepushaj

 

 

POLITIKA VETËM KUR TË KUPTOJË “SISTEMIN NJERI” MUND TË PLANIFIKOJË SAKTË E GJATE

inamizmi i natyrës njerëzore rrënjoset kryesisht për të shprehur zotësitë e tij ndaj botës, më tepër sesa zotësi për ta përdorur botën si mjet (E. Fromm). Në fakt, kështu duhej të funksionojë, nëse do të flisnim për një ecuri normale procesi, ku njeriu është edhe objekt edhe subjekt aktiv. Përmbysja e këtij raporti kaq të brishtë brenda nesh, na sjell përpara një historie tragjike, ku, sigurisht, viktimat jemi po ne vetë. Po të bëjmë një pyetje të thjeshtë se çfarë do të fitonte një njeri sikur të fitonte gjithë botën dhe të humbte shpirtin, përgjigjja duhej të ishte edhe më e thjeshtë: shpirti nuk shitet! Por, rëndom ndodh që pikërisht ata që kërkojnë më me ngulm të kenë të gjithë botën për veten e tyre, duke e konsideruar këtë si një arritje të pakrahasueshme, krejt vetanake, të mos arrijnë dot të kuptojnë atë çka është me të vërtetë e vërtetë – se plangprishja, luksi, pasuria dhe varfëria janë njëlloj. Ky prototip i politikës infantile ndërkohë vuan nga ideja se është krejt i shëndetshëm dhe se qëllimi i ardhjes së tij mes nesh nuk mund të jetë gjë tjetër veçse të rrotullohet rreth vetes së tij, pra rreth diellit të tij, që padyshim prej tij konsiderohet si i vërtetë. Tragjikja e gjithë këtij procesi qëndron në faktin se ky prototip i kësaj politike, nuk ka fare diell të tij, dhe aq më pak të ketë të vërtetën. Ky njeri-prototip, na dikton të besojmë në një njësi vlerash, ndërkohë që vepron në një drejtim tjetër dhe kjo për të është normale. Ky njeri-prototip i kësaj politike, duke qenë kaq infantil i mbart me vete edhe të gjithë veçoritë e kësaj periudhe të rritjes së një qenieje njerëzore, pra është infantil në të gjitha aspektet. Njëlloj si fëmijët është fragmentar, njëlloj si ata përzien realitetin dhe ëndrrën, njëlloj si ata përplas këmbët për çdo kapriço e tekë, njëlloj si ata i do të gjitha, njëlloj si ata shtresëzon brenda vetes së tij ankthin dhe frikën e mospranimit nga të mëdhenjtë, njëlloj si ata bëhet servil e frikacak, njëlloj si ata nuk mund të parashikojë pasojën e një veprimi që ndodh në të tashmen, për të vetmin shkak biologjik e psikik – ai nuk arrin të ndajë Kohën në elementët bazë të saj, në të shkuarën, të tashmen e të ardhmen. Dhe së fundmi, njëlloj si ata, ai nuk arrin të pozicionohet në raportin e të mirës me të keqen, duke mbetur kësisoj përfundimisht i papjekur. Kësisoj, ai nuk di se çfarë të bëjë me planifikimet, pjesë e së cilës mund të jetë ecuria dhe e ardhmja, jeta e një kombi të tërë. Planifikimet e tij mbeten krejtësisht iluzioniste për faktin se ai kurrë nuk është i gatshëm të braktisë kushtet nën të cilat bëhen të nevojshme iluzionet. Në këtë çast e gjithë retorika e tij drejtohet nga i ashtuquajturi sistem vlerash tradicionale, duke menduar se vetëm kështu do të ketë mbështetje të plotë prej një shtrese të gjerë të popullit, i cili nga ana e tij beson se ka në krye të paktën një njeri të pjekur, që përkon me imazhin e tij të udhëheqësit historik dhe, në fakt, nuk ka bërë gjë tjetër veçse e ka braktisur përfundimisht atë, sistemin e vlerave, traditën, njeriun, bartësin e kësaj tradite – popullin. Ai beson se lundron në botën e ngritur prej tij drejt porteve e tokave të reja gjithnjë imagjinare, njëlloj si në një anije, së cilës në mesin e stuhisë e uraganit i humbasin nocionet e kiçit e bashit, sepse në atë çast ajo shkon nga fryn era dhe kurrë nuk e di në do gjejë pakëz qetësi.

Nëse kombet e tjerë, nëse shtetet e tjerë, nëse politika dhe njerëzit e politikës së vërtetë e dinë rrugën e tyre, atë nga vijnë, ku janë dhe ku do të shkojnë me ekzaktësi, kjo ndodh se për ata kiçi është kiç dhe bashi është bash, ndaj anija e tyre lundron e sigurt dhe gjithsecili mund të shpalosë vlerat e veta, sepse gjithsecili, e aq më shumë politika, e ka kuptuar “sistemin njeri”, ndaj tashmë është në gjendje të planifikojë saktë dhe gjatë. Po ne ç’bëjmë? Ne ende përkëdhelim dhe i plotësojmë tekat e kapriçot asaj që na lë vetëm në mëshirën e erës në mes të detit të tërbuar. Sikur të ishim joshur fatalisht nga infatiliteti i politikës sonë!

Mimoza Erebara

 

MEDITIME DHE REFLEKSIONE DUKE LEXUAR NJË ARTIKULL TË BOTUAR AFËR 9 DEKADA MË PARË!

Duke ngulmuar në gjetjet e materialeve, shkrimeve në të kaluarën e largët, në hershmëri për mënyrën e të ushqyerit në Shkodër, duke shfletuar botime të ndryshme në arshiva e në Bibliotekën “Marin Barleti” të qytetit në një moment befasues më tërhoqi vëmendjen shkrimi i dr. Farmacist Seit R. Pipës: “Këlbaza e Bagëtive” në revistën “Bagëti e Bujqësi” Shkodër, Tetor 1921.

Leximi i imtë qe shtysë për të hedhur në letër disa mendime. Një zë farmacisti, në atë kohë, që me forcën e pendës, me aftësi e dituri, me kapacitet shkencor dhe intelektual, me ndjeshmëri qytetare – ulet dhe shkruan me vullnet e me dëshirë të brendëshme, një shkrim kushtrim, udhërrëfyes, shpjegues, analizues, vlerësues kritik të gjendjes së blegtorisë në vend. Autori paraqet propozime dhe rrugët e zgjidhjes, për të parandaluar katastrofën, humbjet, apo siç e quan “farimin” e bagëtisë, të ndalojë “hovin e rrënimit” të blegtorisë, çka autori e lidh ngushtësisht me përkeqësimin e jetës ekonomike të popullit në Shqipëri në atë kohë, 1921!

Po kush ishte Seit Refik Pipa? Shkurtazi, në dy tre rrjeshta Prof. K. Kërçiku, në librin “Zhvillimi i Shëndetësisë në Shkodër gjatë shekullit XVIII-XX-1962”, faqe 240 (libër që absolutisht është gur shumë i rëndë themeli dhe kurdoherë busull orientuese dhe pikëreferimi për Shërbimin Shëndetësor në Shkodër) e rreshton në pleiadën e ndritur të farmacistëve që shërbyen në Shkodër në mote.

Është e kuptueshme krejt mirë, pengesa, kufizimi in extremis, nga barriera e pakapërcyeshme ideo – politike e kohës, prandaj edhe Prof. K. Kërçiku ishte shumë i rezervuar në trajtimin lirëshëm të figurave dhe ndihmësave të vyera të specialistëve të fushave të ndryshme të shëndetësisë që i shërbyen me devotshmëri popullit të Shkodrës në tërësi, në atë periudhë të gjatë që rrok e trajton libri.

Në punën me përkushtim, me zellin e pasionin e studiueses së kujdesshme për përgatitjen e dipllomës: “Historiku dhe zhvillimi farmaceutik në Shkodër” nga diplomantja universitare Silvana Alija në vitin 2005, caktuar nga autoriteti Shtetëtor – Departamenti i Farmacisë të Universitetit të Tiranës – grumbullon dhe jep të dhëna të reja edhe për dr. Farmacist Seit Pipën.

U lind në Libohovë më 1883, në një familje të njohur dhe me emër. Babai i vdiq i ri. Për mirërritjen e pesë vëllezërve dhe dy motrave, nëna e tyre Asime u përkujdes dhe nuk u la asgjë mangut, siç i thonë fjalës “shkriu tërë pasurinë” që kishte për shkollimin e tyre të plotë. Disa nga djemtë u shkolluan për jurisprudencë, gjinekolog dhe dr. Seiti për farmaci në Universitet e Turqisë. Nga vëllezërit pat që shërbyen në ofiqet e larta të Perandorisë Turke.

Pas kryerjes së plotë të studimeve Universitare më 1908, dr. Seit Pipa për rreth një dekadë radhazi gjendet pedagog i kimisë dhe i biologjisë në gjimnazin e mirënjohur të rilindasve tanë në Zosimea të Janinës – Greqi. Në vitin 1917, hap në Shkodër farmaci (diku në rreshtin e njësive të ndryshme që vinin njëri pas tjetrit nga Bashkia sot drejt ish pedagogjikes së dikurshme – përballë Prefekturës sot) duke patur pranë edhe avokaturën e vëllaut Mustafa. Krijon edhe familje në Shkodër.

Ndërkohë, me shkëputje ka shërbyer dhe në Burrel dhe Prizren.

Ka vdekur në Shkodër, në vjeshtën e vitit 1946 duke lënë një djalë dhe gjashtë vajza, që vijuan jetën mes vështirësive të panumërta, nën peshën e rëndë të mbiemrit Pipa, përmes vuajtjesh, persekutimesh, humbjes ndonjërit dhe burgimit të vajzës Agime për lëvizjen e Postribës (1946).

Është fjala e mençur nga dijet e gjëra dhe të thella shkencore të fituara nga studimi serioz universitar, shqetësimi vërtetë qytetar me ndjenja atdhedashurie të lartë e përkushtim patriotik, që shpalos e paraqet ky shkrim intelektuali, që e paraqet lart profesionalisht dhe me përgatitje brilante shkencore, me vlera për kohën, dëshmues dhe me nivel në anën shkencore, ekonomike, sociologjike. Vetë shkrimi i dr. Seit Pipës edhe sot flet, ndonse nga fëmijët e tij: Ikbali, Agimja, Lumnija, Fiqireti, Gjylteri, Asimja dhe Luani nga vitet e rënduara që kaluan me shumë peripecira, copëzat e jetës, dëshmitë e punës së babait të tyre janë mbajtur disi ndërmend deri në kufijtë e harresës së plotë.

Përmes librave të shumtë që përdorte dhe udhëhiqej gjatë shërbimit ndaj të sëmurve, në farmaci në punën e përditshme, që ruhen me fanatizëm e kujdesshëm në shtëpitë e djalit, vajzave, nipave dhe mbesave tanimë si kujtime relike të babait, gjyshit (farmakologji, kimi, receptor, botanikë, fjalorë, fiziologji, farmokognozi, etj) dëshmohet që ka zotëruar: turqisht, greqisht, frëngjisht, gjermanisht.

Disa nga fëmijët tanimë nuk jetojnë më, por lanë dhe ata emër. Luani (inxhinier elektrik) me të motrën Gjylter (kimiste teknologe) diplomuar përmes një kalvari të mundimshëm në vitin 1963 ideuan dhe prodhuan në Tiranë (ish kimike) materialin gërryes me fortësi të madhe: karburundumin (karburi i Siliciumit). Në atë kohë këtë e prodhonin vetëm 13 shtete në botë. Gjithashtu, djali i tij Luani ideoi, projektoi transofrmatorë me fuqi të ndryshme dhe këto merita iu njohën vetëm në vitet e para të demokracisë, mjeshtrit në fushën e energjitikës në vitin 1995 Komisioni i Kualifikimit Shkencor pranë Këshillit të Ministrave i akordoi gradën: “Doktor i Shkencave” ing. Luan Seit Pipës.

Rikujtimi dhe sjellja e plotë në vëmendje për herë të parë e këtij shkrimi të moçëm prej 9 dekadash dhe jetëshkrimit të autorit të tij në tribunën “Shqipëria Etnike” që del në Shkodër, sot mendoj se përbën edhe homazh, edhe rrespekt dhe vlersim të veçantë për doktor Seit Pipën edhe për ndjenjat e atdhedashurisë që kishte. Ndofta duke kaluar ca caqet e këtij shkrimi përkujtues të një figure të spikatur të shërbimit farmaceutik në Shkodër, do rreshtoj kalimthi se edhe nipat, mbesat, stërnipat, stërmbesat e dr. Seit Pipës që rrezatojnë dije, mençuri, dëshmues të genit intelektual.

Kanë kryer studimet e larta apo dipllomohen në vende të huaja për fusha të ndryshme: inxhinieri (Suzana, Hansi, Paridi); juriste e efilologe (Odeta); ekonomiste-menazhere: (Silva, Eni, Juri); gjuhëtar-përkthyes (Keti, Sara, Aroni, Frida, Eni, Elsa); mjekë (Eva, Einar); antropolog (Marti); informaticien (Devi); muzikologe – master (Blerta); ushtarak – akedemist (Vilsoni).

Këto i rendisim në nderim të Dr. Farmacist Seit Pipës, përpjekjeve të tija me aftësi profesionale e kulturore me i dalë për zot situatës së rëndë në blegtori krahas kryerjes së shërbimit me etikë, humanizëm dhe nivel shkencor ndaj popullit të Shkodrës si farmacist me përkushtim qytetar me njohuri të thella, me vizione dhe ide në fushën e veprimtarisë dhe jetës së përditshme.

Me vlerat e njëmendta që nxirren nga shkrime të hershme të kolegëve profesionistë mendoj se duhet të merremi pandarë, mbasi përbëjnë trashëgimi të vyer, shpalosin vlera shumëplanëshe edhe për shërbimin farmaceutik të vendit sot e kurdoherë.

Farm. BASHKIM L. LAÇEJ

Anëtar i Këshillit Kombëtar të Urdhërit të Farmacistëve të Shqipërisë

 

KËLBAZA E BAGËTIVE (smundje bagtije)

Këlbaza asht nji smundje, e cila shkaktohet prej nji fluture qi hynë ndër mushknitë e zeza. Kjo flutur asht në trajtë të njij gjethi ose të njij thumati shigje e ka i herë edhe si njij kokërr mandi i shtypun në nëgjyrë të mbyllët, e ka nji gjatësi prej 20 deri më 30 m-m, e nji gjanësi prej 4-12. Kuer moti ban i lig e me shijna të shpeskta, këto flutura gjinden me shumicë, edhe lëngata e lindun nga këto rendohet ma tepër mbi bagti, tue shkaktue, po thue, farimin e tyne. Sëmundja e këlbazës asht edhe ngjitëse e kështu damin e ka të math. Krymbi së parit ngjitet në mushknit’ e zeza edhe në “canal hepatique”, ku fillon me ushqyem vehten e tij, tue e rjepun e qiruem atë vend. Sasija e të këtyne krymbavet nuk mundet të dihet me nji mënyrë të caktueme, por mundet m’u numruem me nji sasi prej 100 deri më 600, e at herë shkaktojnë pa dyshim humbjen e bagtis. Flutura këlbaze asht e ngjitun ndër gjeth e barishta e nuk shifet me sy; gjindet ma tepër nder vende e kullosa të largështueme e bagtija e ngranë tue kullotë, pa dijtun se ajo flutur do t’a bëgajnë e do t’i mbysin mbas pak kohe.

Shenja e lëngatës – Nji shtazë e këlbazës nisë, së pari, të japë shenjat e smundjes nder muejtë e Janarit e të Shkurtit, due u ligështue e dobtue nder gjymtyrë në mëngjes sytë i ngëdhihen t’ajtun, shijimi me ngranë vjen tue i u paksue e fillon të lëshojnë gushë ma tepër se e ka mbas zakonit, e merr nji ngjyrë si të zeshkët.

Mënyra shërimi – Rrokull vjetavet 1910-1911 në Francë kje përhapun këjo smundje në bagti edhe nisi t’i damtojnë keqas. Qevërija e përkujdes mjaftazi tue kenë se jeta ekonomike sidomos atje në Francë, mvaresh prej Bulqësis degë e së cillës e randësishme asht pa dyshim bagtija. Përveç Qeveris edhe dijetarët Bulq e mjeksit e saja ma në za i kapi nji tmerë, ndaj kjo smundje poshtuese e seicilli nder këta i paraqiti Qeveris nga nji mënyrë kompozimi barnash për me mujtë e me i baem ball këti reziku. Profesori Z. Mousso propozoj përdorimin e Extrait Ethere Fugermal, i cili ishte përdorë edhe në Greqi me kohës.

Profesori i sipërpërmendun me raportin e tij porositte si ma poshtë: Njij bagtije me nji peshë prej 6 kg, t’i u epshin pes dit me radhë, në mëngjes e në t’esull, gr. 1 më ditë prej atij bari, e 5 gr. Më ditë njij bagtije qi peskonte 25-30 kg., tue u përziem ky barë me nji sasi 5 fishësh e ma tepër me vaj ullini të mirë. Nder ato ditët qi do t’u epte ky barë, bagtija do t’u lente pa ngranë për 2-3 orë. Përveç kësaj, për me e baem bari veprën e dishrueme, do t’i u shtonte 15, 16 Philsin, Tharmë Phelsiku, Aspirin, e po i munguen këta, apo kjenë ma pak në sasi, d.m.th. prej 9-12 për qint, bari nuk munt t’ka ken atë dobi.

Qe më sa përmblidhen porosinat e Profesorit; e un, me qëllim që me i baem një shërbim vendit t’im, mejtova me i a zbuluem këta porosina popullit e gjith atyne qi merren me rritjen e mbajtjen e bagtis, e kështu qi të munden pa pasun nevojë me baem shpenzime të randa me e përdorë barin e këlbazës për me ndalue hovin e rrenimit qi asht tue përtriem smundjen e saja në jetën bulqësore të vëndit t’onë, ku shijnat e lagshtinat nuk mungojnë, e ku populli nuk i a ka kujdesin.

Deri më tash ky barë asht mbajtun si nji mëshefsi e mrekullueshme e asht baem si monopol në dorë të pak njerzvet.

Qeverija duhet të përkujdeset me doemos qi të sjellin në Shqypni nga ky bar edhe t’i a dajë popullit me çmime fare të lira. Vetëm kështu këmi me mujtë edhe na Shqyptarët me e ruejtë bagtin prej nji katastrofi qi kishte për të vuem në rrezik jetën t’onë bulqësore nga e cila mvaret shpëtimi i kombit.

Seit Pipa

Shkodër, Tetuër 1921

 

KRYENGRITJA ANTIOTOMANE E VITIT 1911, OSE PERMBUSHJA E AMANETIT TE GJERGJ KASTRIOTIT NGA MALESIA E MADHE ETNIKE…

(98 vjetori i ngritjes se Flamurit ne nje IN MEMORIUM)

Flamuri i rezistences antiosmane te shqiptarise , 11 vite pas vdekjes se Kryeheroit tone dhe Europes perendimore ,Gjergj Kastrioti Skenderbeu (17 janar 1468), e c’vendosi cerdhen e lirise nga Kruja ne Malesin e Madhe Etnike. Qendresa dhe luftrat e banorve te trojeve tona bene qe perandoria aziatike jo vetem te mos gjejne kurre “rehati” ne keto troje ,por ti njohe Malesise Madhe nje autonomi ,qe troje te tjera te Shqiperise e te Ballkanit , e me gjere as ne enderr nuk guxonin ta shohin…Kujtojme se Malesia e Madhe gjate shekujve kishte fituar te drejten qe neper luftra te mbante flamurin e kuq ,ku ne vend te Shqiponjes dy-krenore kishte ne mes te flamurit shpaten e trimerise ** ,qe ne fakt ishte shpata simbol e Gjergj Kastriotit.. E megjithate per idealet e lirise ,flamurit e mvehtesie ,qe ishin amaneti i pa mort i Shpates mbrojtese te Arberise Mocme dhe qytetrimit te Europes se sotme ,Gjergj Kastriotit ,Trojet tona kishin derdhur lumej gjaku e dekada sakrificash ,duke bere qe cdo kater vite “Paqe” te kene nje vite lufte, qe megjithe kete stuhi qendrese e shpesh mbijetese amanetin nuk kishin arritur ta conin ne vend , por kishin arritur ta ruanin si syte e ballit… Ne vitet e stuhishme 1910 -1911 , ne Potgoricen e kohes , Malsoret ,por edhe Shkodran ,Shaljan e Shoshjan e me gjere , te strehuar ne Mal te Zi per ti shpetuar dhunes hileqare te Xhonturqeve ,kishin krijuar paraprakisht Komitetin e kryengritjes ,qe ne histori njihet si Komiteti i Potgorices ,me Sokol Bacin ,Ded Gjon Lulin ,Gjon Nik Pllucin,Gjek Marash Gjeloshin,Nik Gjelosh Lulin,Tom e Lek Zolin ,Luc Muc Elezin ,Kol Marash Vaten ,Nikoll Sokol Bacin , Mehmet Shpendin ,Ndoc Shoshin e tjere nga Shkodra e me gjere…*1*. Kryengritja e mvehtesise ,lirise e Flamurit, ne baze te kronologjise te dekumenteve *** e gojdhenave ka numrin 100 ,dhe date te fillimit 24 marsin (1911),me vend Rapshen e Hotit ,ku Dede Gjon Luli ,Kol Marsh Vata ,Zef Lani,Gjon Pllumi * 2 * , Pjeter Vogli ,Prel Nika ,Luc Nik Shabi ,Gjok Kol Shabi ,Gjelosh Gjok Mihaj,Tom Llesh Dragu ,e burra te tjere te Hotit,por edhe te Grudes ,Kelmendit e me gjere nisen pushken me asqer te mbretit ,duke mesyre kaushat ushtarake . Ky sulm luftarak i Malsoreve ishte i sukseseshem ,jo vetem se u moren dhjetra arme ,e mijera fishek, por mbi te gjitha ishte fillimi i sukseseshem i nje kryengritje qe zyrtarisht vazhdoi deri me 4 gusht 1911 ,pra plot 133 dite lufte e beteja…Vlen te kujtohet,se Italia si shtet fqinje e me lidhje historike kishte dijeni per pergaditjen e kryengritjes antiotomane (ne Malesi te Madhe e me Gjere),dhe per kete qe me 17 janare (1911) ne Rome u formua komiteti “PRO ALBANIA “. Ne mes emrave te deputeteve Italian figuronte edhe emri i Ricoti Garibaldit (Djali i Xhuzepe Garibaldit). Ky komitet krijoje 110 nenkomitete, qe numronin 14 mije vullnetare te regjistruar .Gjithashtu Zonat Arbereshe te Italise kishin krijuar komitetin (Arberesh) “PRO PATRIA”(Pro Atdheut ), si dhe u fillua grumbullimi i ndihmave ushqimore ,te veshmbathjes dhe armatimeve.. Per aresye politike shteti Italian pengonte nisjen e vullnetareve nga portet e veta ,dhe per kete ne frontin e luftes erdhen pake vullnetare dhe ndihma kryesisht mjeksore ,qe sipas raportimeve te kohes ne Triesh kishin arritur edhe dy mjeket Italian ; Dr.Negri dhe Dr.Bolonja ,te cilet mjekuan mjafte nga luftetaret e plagosur.. *3*. Ne keto dite Kryengritja i ngjante nje zjarri te madhe me voter Malesine e cila ngrohte zemrat dhe shpirtrat e shqiptareve. Per 133 ditet e kryengritjes ne trojet Malesise Madhe u zhvilluan dhjetra beteja te paharruara ,ku te paret tane shkruan faqe te reja te historise e lavdise,fama e te cilave mori Dhenat e Europes ,dhe zgjoi Kralnit e pergjumura.. Me ane shtypit te kohes *4* .( gazetave “The Times”,”Coriere d’Italia”,”Zeit” e tj..) ,si dhe rrugeve diplomatike ,Kryengritja per muaj me radhe ishte ne axhendat e jetes politike e shoqerore te kontinentit plake e me gjere, madje prane kryengritesve kishin ardhur vullnetare edhe nga Amerika e larget …qe donin te shihnin nga afer pas-ardhesit e Gjergj Kastriotit qe luftonin si luaj malesh . Betejat ne Qaf-kishe , Qaf Ungel , Qiepur(Traboin ), ne Perrua te Thate(Kastrat) ,ne Shkrel ,ne trojet e Grudes,Trieshit , Kojes ,ne Suke te Mkushit (Kelmend) ,Ne betejen e tmerrshme ne Suka te Moksetit ,ku mbeten 54 deshmore te lirise qe pushtuesi otoman i pagoi me 150 nizam te vrare *5* ,e tjera beteja qe historia u ka bere vende ne panteonin e lavdise te ketyre trojeve… Por mbi te gjitha e pavdekshme do te mbetet beteja e dites se Enjte e 6 prillit 1911 kur trimat kryengrites ,pas 14 diteve luftime kishin cuar ne vend amanetin e Gjergj Kastriotit ,duke e ngritur flamurin kombetare ne majen e Deciqit ( te Grudes ), qe u LA me gjakun 7 deshmorve (Kojas ), emrat e te cileve po i kujtojme : Dok Prec Deda ,Tom Uc Prela ,Marash Luca ,Cak Uc Prela ,Gjeto Tom Nika , Kol Dok Marku , dhe Gjeto Gjek Prela *6* , si dhe po cilsojme emrat e tre Flamurtaret qe valviten flamurin ,Nik Gjelosh Lulin (qe ra deshmore pa vonuar),Gjon Ujk Miculin dhe Pjeter Zefin ,te cilet duke ngritur ne maje te Deciqit Flamurin kombetare cuan ne vend edhe fjalen e prijesit legjendare te kryengritjes Dede Gjon Lulit ,dhe deshiren e Shqiptareve,qe e enderronin kete dite prej 432 vitesh.. Kryengritja antiturke qe mori Dhenat e Kralnive ,pervec pushkes ,demostroi edhe penden ,duke realizuar edhe Kuvendin historik te Greces (10 deri me 23 qershore 1911) *7* ,ku u formuluan 12 kerkesat qe kishin ne themel ,lirine, mvehtesin dhe flamurin,gje qe i jep kesaje kryengritje edhe permasa diplomatike. Gjate diteve te kryengritjes ,nuk kishte burre as grua qe ishte i zoti qe te mos merrte pjese ne luftime apo ne ndihme te kesaje lufte. Hoti ,Gruda ,Kelmendi ,Plava ,Gucia ,Trieshi ,Koja ,Kastrati, Shkreli , Kopliku , Lohja ,Reci ,Rrjolli , Buza e Ujit , Grizha , Gruemira e tjera pjese te Malesise Madhe Etnike ,madje me kete kryengritje u bashkuan edhe Shkodran e Nenshkodrak, Shaljan , Shoshjane , Lezhjane ,Mirditore e deri nga Kosova martire e me gjere. Vetem nga Votra e kryengritjes dhane jeten qindra deshmore ,ku si gjithnje ne krye qendron mali i Hotit , e pas tij vijne Gruda,Kastrati ,Kelmendi ,Shkreli e tjere.. Kryengritesit shqiptare vetem nga Malesia e Madhe numronin 4000 deri ne 6000 luftetare te lirise , e ndersa Perandoria Otomane kishte hellur ne fushat luftimim 30-60 mije ushtar e officer *8*, por edhe duke u detyruar te kthejne ne skenat luftarake edhe kriminel si Shefqet Turgut Pasha e tjere..Vlen ketu te kujtohet nje bisede e nje studiuesi dhe Albanologu te njohur ,qe gjate atyre diteve kishte takuar ne Koplik Gjeneralin turk , Shefqet T. Pasha ,i cili i kishte shpalle synimin e Stambollit per te shpartalluar e shfarosur Malsoret,dhe ne vend te tyre ,ne kufirin turko- malazez (pra ne trojet e Malesise) do te sillte emigrant Boshnjak..*9*. Por fal Zotit dhe qendreses se pasardhesve te Gjergj Kastriotit kjo nuk ndodhi kurre edhe pse ne krye te kryengritesve ishin legjendaret Dede Gjon Luli, Sokol Baci , Dede Nik Bajraktari, Kol Zefi , Zef Miliq Lulgjuraj , Marash Uci , Luc Nishi , Mark Gjeka , Pjeter Nik Daku, Maco Grizhi , Lulash Zeka , Zef Peri , Prel Kol Shyti , Tom Nikoll Hasani , Palok Traboini , Zef Marash Dajani , Ded Elez Shabaj , Gjeto Marku , Pjeter Gjok Toshi , Luc Prel Nishku , Dode Preci , Gjelosh Gjoka , Prelot Keqi , Ujk Gjeloshi , Ded Gjon Ujka , Gjelosh Doka , Prel Nik Pretashi , Prel Keri , Nik Zefi , Tom Nika , Vat Marashi , Martin Preka , Dok Lani , Kol Kurti , Mirash Luca , Dedush Marashi, ,Luk Marku , Kol Gjon Leci , Luc Gjeloshi , Dasha Nika , Smajl Mustafa , Deli Met Bajraktari , Sokol Mali , Gjon Nik Plluci , Islam Makalushi , Pretash Zek Ulaj , Ded Prec Marashaj , Zenel Shabani , Vuksan Lek Alia , Luc Mark Gjeloshi , Fran Pali , Mirash Pali ,Nik Zeka , Gjelosh Toma (Bekaj), Dul Gjelosh Palushaj , Gala Smajli , Nik Gjeloshi , Gil Dosh Margilaj , Marsh Mark Gjeloshaj , Nikoll Mirash Gjokaj , Lek Ivani-Bekaj , Tom Nik Pretashi ,Lek Shaba –Gojcaj , Dyl Sokol Bajraktari , Lul Rapuka ,Llesh Gjergi , Prek Gjtja Gjeto Daka ,Tom Lek Kolnikaj ,Mehmet Shpendi i Shales e deri legjendari i Kosoves Isa Boletini… *10*, e tjere burra qe per aresye kohe nuk po mundemi tju a cilsojme emrat ,por qe historia e atdheut u ka bere vende ne altarin e lirise e lavdise se perjetshme… E ndersa ne kete kryengritje muaren pjese edhe qindra gra e vajza ne po kujtojme vetem dy simbolet e femrave Shqiptare ,Zhana d’ Arket e koheve te reja Tringe Smajlen , bijen e Bajraktarit famemadh te Grudes Smajl Martini,dhe Nore Kolen , ren e Ded Gjon Lulit …*11*. Nje ndihme te madhe sidomos ne nderkombetarizimin e kryengritjes ne rruge mediatike dhe diplomatike kane dhene patriotet e klasit pare , Luigj Gurakuqi ,Ismail Qemali , Hil Mosi , Risto Siliqi ,si dhe perfaqesuesit e binomit FE dhe ATDHE , Pater Mati Prenushi -famulltar i Kastratit ,P. Buon Gjecaj –famulltar i Grudes , P. Sebastian Hila –famulltar i Rapshes , P. Lorenc Mitroviq –famulltar i Bajzes ,P. Karl Prenushi –famulltar i Vuksanlekajve, P. Luigj Bushati – Famulltar i Traboinit , *12* , Pater Ciril Cani *13*, Joakim Serreqi – famulltar i Selces , Frat Gjoni –famulltar i Vuklit , Dom Nikoll Ashta-famulltar i Shkrelit , Dom Frano Karma –famulltar i Boges , Dom Ernest Kozi –famulltar i Rrjollit **** e tjer… Nderkombetarizimi i kryengritjes ishte aq i madh sa qe kur Stambolli shpalli fitoren mbi kryengritesit ,nje personalitet Europian i kohes shkruante ,se kryengritja e malsoreve …perfundoi ( ndoshta )me nje fitore ushtarake te Stambollit ,por me shpartallimin diplomatik te Xhonturqeve ..*14*. Gjithsesi me daten 4 gusht (1911) Perandoria otomane njoftonte zyrtarisht shperndarjen e kryengritjes ,pra te votres se zjarrit te Malsise e me gjere ,por shkendijat e ketije zjarri do te ndeznin dhjetra zjarre te tjera neper trojet e Shqiperise Etnike , zjarre qe do te ngrohnin zemrat e shqiptareve dhe do te sillnin diten e shpalljes se pavaresise ( nga Vlora) me 28 nentor 1912 … Pavaresi qe per nje pjese te trojeve natyrale shqiptare ,Kosoves martire, ju desht te presin edhe gati nje shekull,(deri diten e shpalljes se pavaresise me 17 shkurt 2008), por tashma me shpresa se pritja e gjate e lumejt e gjakut do te ndalojne njeher e pergjithmon , pasi te gjith shqiptaret kemi nje rruge te perbashket, ate drejt Bashkimit Europian ,qe sic ka emrin ne themel ka vetem BASHKIMIN e jo ndarjen…Nderim, e lavdi ne perjetsi te gjithe atyre qe u sakrifikuan per keto troje e Shqiperine natyrale …

NGA NDUE BACAJ

Publicist – Studiues

 

STASI “ZBULON” SHQIPËRINË E SIGURIMIT

Lufta e Ftohtë, një histori shqiptare në Panairin e Vjeshtës në Lajpcig, në vitin 1974. 780 faqe dokumentacion operativ i “falen” publikut, dosjet e zbulimit dalin në dritë. Viti 1974. Lajpcig, “kufiri fundor” i udhëtimit ideologjik të një delegacioni shqiptar. Dikush duhet të dijë dhe kuptojë se çfarë Partia po bën në vendin e vogël të shkëputur tashmë nga të gjitha blloqet. Një stendë përfaqësimi në panairin e vjeshtës, disa materiale propagandistike, që përfshijnë veprat e udhëheqësit apo edhe fjalime nga Kongresi i fundit dhe… marketingu i Luftës së Ftohtë ka thyer izolimin zyrtar. Në fakt, dikush interesohet për këtë imigrim politik të “beftë” të Shqipërisë. Episodi gjendet në arkivat e STASI-t gjermano-lindor, i cili, përmes 780 faqeve, ka dokumentuar gjurmimin operativ të stendës shqiptare, por edhe të ambasadës sonë në Berlin, dy “ente” të propagandës së Tiranës. I publikuar së fundmi, ai ka risjellë në vëmendje debatin e hapjes së dosjeve, që është i prekshëm në të gjithë ish-lindjen komuniste. Survejimi në këtë rast, edhe pse në një vështrim retrospektiv, duket i pamotivuar edhe aq, ka angazhuar “sfera të larta” të shërbimeve gjermano-lindore, çka paracakton edhe rëndësinë e dosjes që prezantohet sot si libër që thith përshtypje. “Mendohet se Shqipëria do të marrë pjesë në Panairin LHM 1980, sërish më një tendë informuese. Në këto kushte, pasi jemi marrë vesh edhe me sektorin kundër spiunazhit, kemi rënë dakord që të vazhdojnë masat e marra për zbulimin e aktiviteteve subversive dhe pengimin e tyre. Bashkëpunëtorët jozyrtarë kanë ngritur lidhje stabile me diplomatët. Në të ardhmen duhen koordinuar masat me njësitë përkatëse të shërbimit”, citon DWELLE dokumentacionin operativ.

Ky hap, që gjeneron mundësi për të vërtetën historike, që duket sikur banalizon metodat e punës së shërbimeve, ka një tingëllim aktual në Shqipëri. Kjo për shkak se debati i zhvilluar për dosjet në vendin tonë lidhet gjithnjë me ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit për aktivitetin politik. Në fakt, përvoja gjermane parashtron një sugjerim që liberalizon edhe informacionin e Zbulimit, i cili implikon direkt interesa të sigurisë kombëtare. Për këto të fundit në Shqipëri ende nuk flitet, ato duket se gëzojnë imunitetin e një mbrojtjeje që kapërcen “fuqitë” e shoqërisë për të lustruar veten nga një e shkuar e afërt, që ende krijon probleme. Në fakt, disa zyrtarë kanë përhapur idenë se këto të fundit… kanë humbur apo janë djegur.

Hetimi: Bashkëpunëtori jo zyrtar “Ulli” mori kontakt me … (emri i fshirë) në (vendndodhja e fshirë). Ky tregoi interes të madh për bashkëpunim jozyrtar dhe dorëzoi materiale që nxisin urrejtjen. Pas përfundimit të LHM 79 (panairi i vjeshtës i vitit 1979), u bë një vizitë në banesën e tij, kur ai nuk ndodhej atje dhe te banorët e shtëpisë u gjend material që nxisin urrejtjen.

Etika e publikimit të pseudonimeve: “Ulli”, Roland Horn, Peter Luchs, Anna, Fräser, Kirchner. Emra bashkëpunëtorësh jozyrtarë të STASI-t (Shërbimi Sekret i Gjermanisë Lindore) kanë dalë në dritë së fundmi në një publikim që ka brenda vetes një etikë që i përshtatet demokracisë. Pa zhurmë dhe luftë politike të përçartur, ish-njerëzit e STASI-t janë prezantuar përmes “nofkave” dhe raporteve të tyre. Sipas DWELLE, Stefan Topf ka qenë drejtuesi i grupit të tyre, ndërsa majori Graun ka bërë vlerësimin final të tyre. Në një informacion të detajuar, por gjithsesi të filtruar e seleksionuar, publiku po njihet me një pjesë të punës së shërbimit më të organizuar të Luftës së Ftohtë, i cili kaloi në sitë rreth 60% të popullsisë. Pseudonimet i përkasin personave që janë përdorur për të mbikëqyrur punën zbuluese shqiptare dhe përpjekjen e Tiranës për të “penetruar” në Evropë.

STASI: Tirana, pararoja e Pekinit në Evropë. Gjurmimi operativ i kryer nga STASI, drejt aktiviteteve të ambasadës shqiptare në Berlin, lexohet edhe si një zbulim i qëllimeve të regjimit të Tiranës. Në kulmin e izolimit, STASI heton një interesim të PPSH, lidhur me zhvillimet e majta në Evropë, duke e vendosur atë shkarazi si një qëndrim pararojë të Pekinit. “Nëpërmjet një pike shërbimi në Lajpcig është bërë e njohur se një diplomat shqiptar, emri i të cilit dihet, me qëndrim prokinez dhe antisovjetik, vazhdon të kërkojë kontakte me qytetarët tanë dhe të kontrollojë partnerët kontaktues ekzistues”, thuhet në dosje. Diplomati ‘Prokinez’ cilësohet si një përfaqësues që kërkon të dijë rreth kongresit të Partisë së Bashkuar Socialiste, programit të saj, statutit si dhe vlerësimeve gjermane për proceset e ndodhura në Partinë Komuniste franceze. Nuk përjashtohet pra edhe interferenca “maoisto-enveriane” në këtë përpunim të ri programor. “Nga ana e ambasadës shqiptare vazhdohet të dërgohen me postë te njerëzit tanë, por edhe te të huajt që jetojnë te ne, si dhe qytetarëve të DDR materiale shtypi me përmbajtje maosite dhe të tilla që nxisin urrejtjen”, vlerësohet në dosje.

Precedenti: Lustracioni shqiptar, nevojë e luftës politike. Dosje vetëm për ish-Sigurimin dhe jo për Luftën e Ftohtë. Në Shqipëri, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, ka një specifikë të konceptimit se si do të zbatohet ligji i Lustracionit. Nëse në Gjermani, Poloni etj., në kuadrin e këtij ligji janë përfshirë edhe dosje të veçanta për persona me ndikim në etapat e Luftës së Ftohtë, te ligji shqiptar nuk parashikohet një gjë e tillë. Më shumë se një sfidë ndaj krimeve të komunizmit në tërësi, procesi ynë i lustracionit përqendrohet më tepër në “larjen e hesapeve” me ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit. Ekspertët gjermanë për shembull, shpjegojnë se ata hartuan një ligj, i cili synonte të bazohej në përvojat individuale. “Ka njerëz të cilët deri në fund 1989 kanë spiunuar të afërmit e tyre, pra u kanë bërë keq atyre. Por, ka edhe bashkëpunëtorë, të cilët nuk kanë shkaktuar dëme kaq të mëdha”, sqarojnë ata. Debati i dosjeve në Shqipëri, mbetet gjithsesi mjaft i vështirë për t’u përfshirë i gjithi në një ligj të posaçëm, për vetë specifikën historike që komunizmi pati këtu. Prandaj hartimi i tij krijoi mjaft përplasje mes kampeve të politikës dhe ende vazhdon të mbetet një çështje e hapur, derisa ligji ka mbetur peng i Kushtetueses për të dhënë vendimin, nëse ai do të gjejë zbatim konkret apo jo. Ndërkombëtarët, nga ana e tyre, kanë kërkuar që ai të rishqyrtohet me kujdes dhe politika të mos nxitohet për aplikimin e tij konkret. Ngërçi kryesor, që krijonte ky ligj, me të cilin ata nuk u pajtuan që sa u njohën me nenet e tij, ishte edhe përfshirja e sistemit gjyqësor në fushatën e ndëshkimeve për përfaqësues të tij, të cilët mund të kenë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Kjo u cilësua e papranueshme nga ekspertët amerikanë, por edhe evropianë, të cilët ndikuan në marrjen e vendimit për pezullimin e zbatimit të këtij ligji nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Nga Skerdilajd Zaimi

 

SIKUR ÇDO VOTË TË SHKONTE NË VËNDIN E VET DO IKTE MARRËDHËNIA DIKTAT-DIKTATURË

Shpesh e më shpesh detyrohemi të pranojmë një fakt: që çdo gjë dhe çdokush e ka një çmim, pa përjashtim. Si dhe ata pak veta që kundërshtojnë këtë lloj idiome janë aq indiferentë sa, të pafuqishëm të ngrenë zërin, pranojnë jetën statike të diktuar nga dikush tjetër. Kisha 18 vjet që mendoja se marrëdhënia diktat-i diktuar kishte mbaruar. E pata këtë mendim kur votova për herë të parë.

Isha i bindur se ajo kohë do të sillte ekzistencën e një sistemi, që e kishim lakmuar prej kohësh, dhe që do të arrihej me anë të votës së lirë. Jam po aq i bindur edhe sot se nëse vota e çdo qytetari do të shkonte atje ku ishte nisur, ne sot do të ecnim të arsimuar në rrugë të shtruara, duke thithur ajër të pastër me një mirëqenie sociale të lartë. Populli nuk është fodull dhe e di të mirën e tij; mbi të gjitha di ta dallojë dhe zgjedhë atë nëse i ofrohet. Por atëherë si ta quajmë situatën aktuale: Vakum opsionesh? Ankand politik?

***

Jetojmë brenda një aparati të ri shoqëror që kemi krijuar ne si shqiptarë në subkoshiencë dhe pa vetëdije, që ndërthur të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen dhe na sjell një formë të re strukturimi social. Çdo hamendje apo siguri se ky sistem është demokracia, do të ishte imazh i gabuar i utopisë shqiptare, që çdonjëri prej nesh ka në mendje prej 18 vitesh. Nuk do pranoj kurrë të them se jetojmë në një demokraci, derisa në shekullin XXI të mijëvjeçarit të tretë vuajmë nga mohimi i të drejtave universale qytetare dhe nga pafuqia për të kundërshtuar një aparat shtetëror që nuk punon për pushtetdhënësit, nuk punon për ju dhe për mua. Më lejoni të jem pak krijues e ta quaj sistemin tonë ‘neokomunizëm‘. Për dy arsye konceptuale, është kjo trajta më e përshtatshme që mund të marrë shteti jonë në kuptimin politik:

1. Partia-shtet mbetet ende bërthama e organizimeve strukturore dhe vendimmarrjeve kombëtare, por që;

2. Pluralizmi politik dhe liberalizimi fals i pushtetit nuk shtypen. Ky lloj sistemi politik identifikohet me sipërmarrjet militante të një karakteri nepotik dhe kalon ditët në një ineficencë popullore të skajshme.

Tani le të mbështetemi pak dhe të vlerësojmë me gjakftohtësi pragmatizmin e këtyre ideve. Shumë shpejt do të realizonim se pushtetet kryesore qeverisëse vuajnë nga autonomia institucionale, dukuri kjo që sjell ngërçe të hatashme në përpjekjet për të ulur burokracitë administrative. Çdo përpjekje dhe veprim që prish konkurrencën institucionale dëmton eficensën e sistemit. Nuk shoh, në këtë të fundit, ndonjë dallim nga pushtetet e përqendruara (diktatet) përderisa vendimmarrja politike kalon vetëm nga një kanal me drejtim nga qendra. Dhe qendra është partia, apo jo? Për më tepër, struktura të ndryshme shtetërore i kanë gjetur një aplikim të ri krahinizmit, duke ia vjedhur kështu meritat letërsisë.

Por ka akoma dukuri që provojnë teorinë e neokomunizmit. Alokimi i burimeve, qofshin këto publike apo private, përcaktohet në mënyrë egocentrike, planprojekti i të cilëve nuk mbështet përmirësimet e shërbimeve publike në masë të gjerë. Analizat dhe aplikimet financiare të projekteve madhore u studiohet leverdia ekonomike në terma mikro. Ndërkohë që, duke u gjendur në zonën gri për shumë aspirata kombëtare (si integrimet euroatlantike dhe reformat për mirëqenie) lipset një përfitim gjithëpërfshirës dhe makroekonomik në thelb.

Gjithsesi, derisa po përpiqemi të identifikojmë një formë të re të një sistemi të ri politik, le ta japim të plotë përshkrimin për hir të së drejtës. Përveç partisë-shtet, në këtë sistem lejohen edhe parti të tjera që, në parim sjellin variacionin e mendimit qytetar në skenën politike. Logjika na e do që të mendojmë se kur ofrohen shumë mundësi zgjedhjeje, ai që përfiton është “konsumatori”, zgjedhësit, populli. Dhe në fakt, partitë nuk janë gjë tjetër veçse grupime të organizuara që tejçojnë interesat e grupeve të ndryshme qytetare në strukturat politike dhe ky është koncepti që qëndron në thelb të sistemeve demokratike.

Por le ta çojmë pak më tej këtë arsyetim.

Kemi kurbën e ofertës politike që nëpërmjet organizimeve partiake mbulon kurbën e kërkesës së interesave të çdo qytetari. Me larminë e partive në Shqipëri nuk ka dyshime se interesat kryesore të popullit kanë gjetur një tempull ku të falen, përndryshe nuk do mund të justifikonim ekzistencën e 50 e më shumë partive. Siç thuhet shpesh në shkencën sociale të ekonomiksit, situatat ideale ekonomike për një vend ndodhin aty ku kërkesa dhe oferta priten me njëra-tjetrën. Kështu që për rrjedhojë, kërkesa e nevojshme për përfaqësim politik, e kënaqur nga oferta partiake duhet të sillte rrjedhimisht ekuilibrin e shumëdëshiruar politik. Por një gjë e tillë nuk ndodh dhe evidencë për këtë është pakënaqësia e gjerë qytetare që vërejmë çdo ditë, që tregon se interesat e tyre nuk janë përfaqësuar në mënyrën e duhur. Kjo do të thotë se një forcë tjetër që nuk është marrë parasysh ndërhyn në modelin ekonomik të drejtimit politik, dhe nuk e lë atë të vihet në ekuilibër. Mund të identifikohen shumë forca të këtij lloji që krijojnë “zhurmë” dhe nuk lenë sistemin të funksionojë në mënyrë të pavarur. Ato zënë fill që te procesi i cunguar i votimit dhe ekzagjerimet elektorale, dhe mbarojnë te pabarazia e pushteteve. Në çdo rast, vota jo e lirë dhe pabarazia janë veçori të një sistemi ademokratik, dhe nuk mund të flitet më për progres shoqëror, apo drejtësi ligjore dhe politike, duke qëndruar në themele të dobëta.

Por për të ruajtur balancat, do më duhet të jap një argument tjetër që tregon se edhe konceptet ekonomike janë relative e të limituara, kur kërkohet aplikimi i tyre në politikë. Për këtë do t‘i referohem “Pasurisë së Kombeve” të Adam Smith. Në logjikën e tij thuhet se mirëqenia ekonomike e një vendi arrihet në sajë të zhvillimit individual të interesit vetjak. Në këtë kontekst, njeriut i “lejohet” të zhvillohet ekonomikisht në mënyrë personale, sepse tregjet financiare publike kanë aftësinë të vetekuilibrohen. Fatkeqësisht kjo ide, pra individualiteti, nuk na leverdis në politikë, dhe si e tillë është e paaplikueshme.

Eksentrizmi në thelb të tij përjashton pjesëmarrjet gjithëpërfshirëse, dhe lë rrugën e hapur për veprime të karakterit personal, apo për përfitim të një grupi të caktuar interesi. Është pikërisht kjo dritëshkurtësi që pengon vizionin progresiv në politikë dhe që më pas shkakton regres shoqëror në vend. Detyrimisht krijohet një sistem qeverisës që korrigjon vazhdimisht vetveten, dhe punon pa prioritete, ose me prioritete të gabuara.

Nga: Jonel Kristo

Nr. 126 i gazetës në print

0
BASHKIMI QE VRET PLURALIZMIN

Nga: Andrea STEFANI

Duhen lënë mënjanë gjërat që mund të na ndajnë në bindjet tona dhe të mobilizohemi e të lidhemi me njëri-tjetrin për një çështje të madhe”. Po të pyesësh sot se e kujt është kjo thënie apo ide, do të marrësh në shumicën dërrmuese të rasteve një përgjigje të shpejtë: e Edi Ramës. Por nuk është kështu. Autori i vërtetë i kësaj thënieje është Enver Hoxha. Citimi është shkëputur nga raporti që ai mbajti në vitin 1942, në Konferencën e Pezës dhe kur nuk ishte bërë ende diktator. Është një thënie, pra, e vjetër, por shumë e ngjashme me ato të politikës “së re” të Ramës, që po ashtu propagandon bashkimin tej bindjeve, tej së majtës dhe së djathtës. Dhe në qoftë se shqiptarëve nuk do ua vrasë veshin kjo përputhje e kryetezës së një politike të stërvjetër të vitit 1942, me kryetezën e një politike që pretendon sot të jetë e re, kjo do të thotë se ata nuk dinë të mësojnë nga pësimet e historisë. Po përse thirrjet e sotme për bashkim, ose të paktën ashtu sikurse i shtron Edi Rama, janë jo vetëm primitive, jo vetëm jashtë kohës, por edhe të rrezikshme si politika për pluralizmin?

***

Ndoshta ngaqë shqiptarët kanë vuajtur shumë si një komb i ndarë, thirrja apo fjala “bashkim” duket se është ngulitur në psikologjinë e shumicës prej tyre një aspiratë sublime. Bashkimi është absolutisht i mirë dhe prandaj kusht flet për bashkim është po ashtu i mirë ose i bën një të mirë “popullit”. Duket që politikanët shqiptarë e kanë kuptuar këtë afeksion thuajse subkoshient të masave për bashkimin dhe prandaj “bashkimi” është fjala më e abuzuar në fjalorin e tyre. Në të gjitha kohërat. Edhe sot. E megjithatë duhet të pranojmë se e mira apo e keqja e një bashkimi varet nga nevoja reale për të në një periudhë të caktuar historike. Varet edhe nga fakti se për ç‘bashkim bëhet fjalë ose kush duhet të bashkohet, mbi ç‘bazë dhe përse? Kështu, kur bëhet fjalë për kombin, bashkimi është një e mirë vështirë e kundërshtueshme. Pavarësisht, nëse e mundësojnë apo jo rrethanat. Veçanërisht bashkimi është i domosdoshëm kur kombit apo edhe shtetit i kanoset një rrezik i jashtëm, ose kur duhet të mobilizohet kundër një pushtuesi. Askush nuk mund të kundërshtojë që Skënderbeu ndoqi një politikë shumë të drejtë kur u bëri thirrje princërve shqiptarë për bashkim në luftë kundër osmanëve. Në atë kohë, rreth 7 shekuj më parë, ajo ishte vërtet (pa thonjëza) një politikë e re. Duhet pranuar se e drejtë ishte edhe thirrja e Enver Hoxhës për bashkim gjatë pushtimit nazi-fashist përjashtuar faktin që ai u investua fshehtas në sabotimin e këtij bashkimi. Raste të tjera ka plot. Përgjithësisht, bashkimi dhe thirrjet për bashkim përkojnë me interesin kombëtar, me çështjen kombëtare.

***

Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë kur çështja shtrohet në rrafshin shoqëror ose pasi kombi, që është çliruar nga të huajt, ka përpara sfidën e ndërtimit të një sistemi politik pluralist dhe me liri. Në këto momente, thirrja për bashkim shndërrohet në keqbërëse dhe përdoret enkas që, nëpërmjet afeksionit që kanë njerëzit për bashkimin, të mbytet liria e tyre. Edhe shqiptarët kanë thënien: bashkimi bën fuqinë. Por kjo fuqi (politikisht fuqi = pushtet) është përdorur jo rrallë për të shtypur vetë shqiptarët. Enver Hoxha e kishte të justifikuar thirrjen për bashkim gjatë luftës për çlirim, por më tej, kjo thirrje u bë strumbullari i një politike që asgjësoi pluralizmin politik në Shqipëri. Mbi një bashkim të tillë, që më pas u ngrit në nivelet e unitetit (të një bashkimi edhe më monolit rreth Enverit, partisë së tij dhe tej partive të tjera) u themelua diktatura komuniste që zgjati gati gjysmë shekulli. Është gjysmë shekulli skllavëri dhe shtypje me parullën e bashkimit dhe kur pluralizmi identifikohej me përçarjen dhe shpallej një ide armiqësore. Kjo nuk duhet harruar. Nuk duhet harruar që kryeparulla e diktaturës: tek uniteti qëndron forca jonë! Krejt në kundërshtim me diktaturën, forca dhe epërsia e demokracisë mbi diktaturën nuk qëndron te bashkimi, tek uniteti, por te pluralizmi.

***

Në mbarim të periudhës së “bashkimit” absolut, shqiptarët shpallën frenetikisht pluralizmin politik. Krijimi i partive të tjera politike, përveç asaj në pushtet, u shpall si një arritje historike e një sistemi të ri. Dhe në atë kohë askujt nuk i shkonte ndërmend të fliste e thërriste për bashkim. Por ja, pas 18 vjet pluralizëm, shohim që jo pak shqiptarë janë lodhur nga pluralizmi dhe partitë, nga sherret dhe konfliktualiteti i tyre. Jo pak kanë nisur të mendojnë se pluralizmi politik, që deri dje e duartrokitën si shpëtim nga bashkimi që impononte diktatura komuniste, nuk qenka i përshtatshëm për Shqipërinë. Prandaj jo rastësisht ka nisur të ridalë në skenën politike “bashkimi”. Dhe është pikërisht “bashkimi” dhe jo pluralizmi politik që paraqitet sot si politikë “e re”. Madje, në emër të bashkimit, Rama dhe Berisha u kanë dhënë udhë “reformave” që dukshëm priren nga skartimi i pluralizmit politik. Por zgjidhja nuk është kjo. Në këtë moment, shqiptarët ngjasojnë me izraelitët, që pas largimit nga skllavëria e Egjiptit kërkonin, të lodhur nga bredhjet në kërkim të tokës së premtuar, të ktheheshin prapë në Egjipt. Dallimi është se, ndërsa në rastin e izraelitëve ishte “populli” që i bënte presion Mesias që të ktheheshin prapa, në rastin e shqiptarëve është “Mesia” që i bën presion “popullit” të kthehet prapa te “bashkimi”.

***

“Toka e premtuar” e shqiptarëve është demokracia liberale evropiane. Një demokraci pluraliste me institucione liri-mbrojtëse, të pavarura dhe pushtete të ndara. Dhe ky sistem politik nuk ka nevojë për bashkim, por për konsensus. Në këtë rast shteti, qëllimi i përbashkët, është si puna e dritës diellore që formësohet me kontributin e të gjithë spektrit të ngjyrave. Tej spektrit të këtyre ngjyrave ka vetëm errësirë. Fakti që pluralizmi në Shqipëri ka degjeneruar në konfliktualitet dhe përçarje, nuk është argument për të hequr dorë prej idealeve pluraliste. Fakti që partitë nuk janë treguar të denja për misionin e tyre, nuk është argument për të hequr dorë nga partitë. Puna është jo t‘i shfrytëzosh të metat, dobësitë dhe zhgënjimet e pluralizmit kundër pluralizmit (këtë e ka bërë shumë mirë Hitleri dhe Musolini), por t‘i riparosh ato në dobi të pluralizmit. Kjo kërkon të fuqizosh ato institucione që, jo vetëm e kufizojnë, por edhe kontrollojnë ushtrimin e pushteteve politike. Të forcosh një drejtësi të pavarur që nuk lejon askënd të ngrihet mbi ligjin. Kjo kërkon të fuqizosh ato vlera, parime dhe praktika të demokracisë të cilat nuk lejojnë që pluralizmi të degjenerojë në përçarje dhe partitë në banda të korruptuarish. Dhe këto vlera dhe parime janë mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njerëzve, e pronës, e punës, e jetës nga dhunimi arbitrar i pushteteve politike, e lirisë së fjalës dhe medias, të organizimit, të mbrosh ndarjen, kufizimin dhe balancimin e pushteteve nga i njëjti dhunim. Është mungesa e këtyre vlerave, tradhtimi i këtyre parimeve, sabotimi i këtyre institucioneve nga vetë politikanët, që e ka degjeneruar pluralizmin në përçarje dhe që u jep dorë sot po prapë politikanëve si Edi Rama, të ofrojnë si një solucion magjik dhe trullosës, “bashkimin” tej partive, tej politikës së politikanëve, tej pluralizmit.

***

Por kjo nuk është zgjidhja. Kjo do të qe vdekja e pluralizmit dhe largim nga premtimi i bërë në fillim të viteve ‘90, largim nga aspirata e sintetizuar në parullën e asaj kohe: Liri-Demokraci! Dhe është sharlatanizëm politik që, një lider partie të bëjë thirrje për bashkim tej kufijve të partive. Është edhe populizëm vulgar. Është një turp për lidershipin e Partisë Socialiste (që shpresojmë se nuk është reduktuar vetëm me Edi Ramën) që toleron një bjerrje kaq të rrezikshme të parimeve politike për një parti që synon Evropën. Asnjë lider partie nuk do të guxonte, në kushtet e një shoqërie pluraliste, të bënte thirrje për bashkim tej-partiak, pa mohuar misionin e partisë që drejton. Sepse është absurde, është si një kontradiktë në përkufizim. Një lider partie që thërret për bashkim jashtë partive! Atëherë ç‘duhet edhe partia e tij? Të paktën, Rama duhet të largohet nga PS dhe pastaj të shpërndajë ftesat për një bashkim të popullit rreth tij. Të vetmit liderë partiakë që kanë bërë thirrje për bashkim tej partive, kanë qenë diktatorët si Hitleri, Stalini, Musolini apo dhe Enveri. Ata kanë bërë gjithnjë thirrje për bashkimin e popullit rreth pushtetit të tyre absolut, rreth partisë së tyre, ndërkohë që kishin dënuar me vdekje pluralizmin politik. Kjo që po ndodh është vërtet një hap i rrezikshëm prapa. Tashmë ka ardhur momenti të pyesim: mos edhe Rama ëndërron një bashkim të tillë, që do të na shpëtojë nga të këqijat e “pluralizmit”?

Hakmarrje  me shpërthim

Mbrëmë rreth orës 00.30 minuta, në rrugën “T. Tashko”  në  Tiranë është rregjistruar një shpërthim i fuqishëm. Ka qënë subjekti privat i qytetarit  Blendi Aga, objekt i shpërthimit terrorist. Fatmirësisht nuk ka patur viktima në njerëz, por dëmet materiale kanë qënë të konsiderueshme. Shpërthimi ka terrorizuar jo vetëm pjestarët e familjes Aga, por edhe banorët përreth. Edhe në shkollën jo publike “Zëmra e Krishtit” në Shkodër, shkollë fetare kjo, pak ditë më parë u bë evakuimi i rreth një mijë nxënësve, pasi roja zbuloi në kohë një sasi lënde plasëse, e cila u ç`aktizua nga forcat speciale te lëndëve shpërthyese. Por  mbrëmë lënda plasëse shpërtheu, duke tronditur kryeqytetin.  Familjarët e familjes Aga nuk pranuan të japin hollësi për gazetën, si duket nga frika se mos terroristët hakmerren më fuqishëm, siç edhe ka ndodhur në të vërtetë herë të tjera.  Mustafa Aga, babai i Blendit, e ëma Sulltane Aga, ose Tone siç e thërrasin ata që e njohin, e motra Merida, me pak fjalë që mudëm tu nxjerrim në momente ankthi, lënë të nënkuptohet një hakmarrje ndaj Blendi Aga, pasi kur i pyet për të, të thonë se jo vetëm pët të, por as për të shoqen  Alie dhe vajzën pesë vjeçare Amondia,  nuk dinë prej disa kohësh se ku ndodhen. Por në një moment e moshuara Sulltane lëshoi një shprehje pasigurie kur tha: “Shyqyr që tim biri i lindi vajzë se po të kishim djalë ai nuk do të rritej. Eh gjaksit”  Pra duket se shpërthimi ka patur prapavijë gjakmarrjeje. Me investigimet e shpejta, mësuam se vërtet më datën 08.11.1998, vëllai i Blendit kish hapur një sherr në qytetin e Shkodrës, ku makina e tij ishte përplasur me një automjet tjetër. Ajo ngjarje kish regjistruar edhe plagosje. Pas disa vitesh, pikërisht më 29.08.2006, nga një sëmundje e keqe, vdes vëllai i Blendit. Pas shtatë ditëve pas vdekjes,më 08.09.2006 ngujohen babë e bir, Mustafa dhe Blendi Aga, pasi kanë patur besë nga gjaksi, një kod ky tashme i njohur i Kanunit 600 vjeçar të Lekë Dukagjinit. I moshuiari i ngujuar, i sëmurë, nuk lëvizte dot nga krevati. Nuk lëviz as sot. Duket se gërvishtja e makinave në Shkodër më 1998 kish futur në gjak vëllain e Blendit dha gjaksin në Shkodër. Kjo përforcohet, pasi mëson se Blendi Aga, në fillim të shtatorit 2006, kishte bërë denoncim në polici për telefonata kërcënuese për jetën e meshkujve të familjes Aga . Por duket se gjaksi është zëmëruar edhe më shume, pasi në vitin 2007 mësojme se në parkingun e tij është regjistruar një  sulm  me armë zjarri. Nga gjithë këto, shpërthimi i mbrëmshëm sjedh bindjen se ka patur motive hakmarrjeje.

Korresp. i  “SH.E.”

Jetë e rrezukuar

Keto dite te marsit 2009 ne shtepine e Kol e Mri Dedvukaj ( Martini ) fshati Dobre, i Komunes Qender , Malesi e Madhe, te cilet jane vjeherri dhe vjeherra e Margerita Martini, jane paraqitur disa persona te veshur me uniforme policie, ku kane ushtruar gjoja kontroll ne banesen e tyre. Gjate kontrollit i kane kercenuar seriozisht dhe ne mes te tjerave, i kane thene se e kemi marre vesh se Margerita do te kthehet ne Shqiperi, por ne rast se ajo nuk do te terheqe denoncimin e bere ne prill te vitit 2000, per keqtrajtimin dhe dhunen e ushtruar ndaj saj, ne do ta eliminojme.

Kola dhe Mria, te bindur se personat ishin te strukturave te partise socialsite, e cila pretendon qe ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit 2009, te marre pushtetin, u jane drejtuar organeve te policise, por nga ana e tyre nuk eshte marre asnje mase. Strukturat e policise deri tani jane treguar mjaft te paafta, pasi e kane mendjen tek perfitimet dhe zgjedhjet politike dhe jo te siguria e jetes se qytetareve.

Ne si media e shkruar, nuk hezitojme per te publikuar kete rast flagrant qe kercenon jete njerezish te pafajshem.

Mjerisht, deri ne keto momente, ne si gazete “SHQIPERIA ETNIKE” nuk na mbetet gje tjeter, vecse te lutemi: “O Zot mbroje kete familje kristiane shqiptare”.

NDUE BACAJ

Deputet i sigurte? Paguaj 500 mije euro!

Sistemi i ri zgjedhor i Shqipërisë, stimulon ndjeshëm rolin e subjekteve politike përballë elektoratit. Pesha specifike e individit, tashmë është minimale në një listë të mbyllur dhe të miratuar ne Komisionin Qëndror te Zgjedhjeve. Siç është tashmë e qartë dhe e njohur prej rreth 20 vitesh, roli i kryetarëve të partive politike, është vëndimtar në përcaktimin e emrave për kandidatë si deputetë/e. Një shkresë me firmen e kryetarit dhe me vulen e partisë, pasi depozitohet ne KQZ- mund të të japë mandatin e deputetit pa u zhvilluar zgjedhjet akoma.

Ky arsyetim vlen më së shumti për dy subjektet e mëdha politike: PS dhe PD, por edhe per disa te tjera, në zona që mund të konsiderohen “bastione” të tyre. E gjithë “loja” zhvillohet në fushën akoma pa lojtarë të një partie politike. Vendet e para te listave, sidomos tek PD dhe PS, janë të sigurta për tu zgjedhur deputet. Per ta qartësuar, në qarkun e Shkodrës, minimalisht deri në vëndin e katert, emrat e PS-së për deputet, mund te konsiderohen të pakten teorikisht, të sigurtë për tu zgjedhur. Gjithmonë, në bazë të votave të fituara në zgjedhjet e kaluara, të cilat për hir të realitetit, janë zhvilluar në bazë  të një sistemi tjeter. Tek PD-ja, ky numer mund të arrijë mbase i sigurtë, deri tek numri 6 i listës së këtij subjekti. Ateherë, e gjithë “lufta” në qënder bëhet për rreshtimin e emrit pikërisht deri në këtë numer: 4 per PS-në dhe 6 për PD-në. Në një listë të pafund kandidaturash, ësht e veshtirë të zgjedhësh, qoftë edhe për një kryetar të sprovuar të qendrës, sigurisht. Nga ana tjeter, “investimi” i kësaj natyre, është ndoshta shumë më i vlefshëm se një fabrikë. Mjafton të sjellim në vëmëndje akuzat e vetë deputetëve se një votë në Kuvend ka kushtuar deri ne 500 mijë euro për tu rreshtuar pro emrit te Bamir Topit si president. Nuk duhet harruar se për 4 vite mandat, pervec se te jepet rasti një herë të pakten për të votuar president, vota jote mund të fitojë vlerë edhe për kryetar kuvendi, kryeminister, ministra apo edhe institucione të tjera kushtetuese që burojnë nga Parlamenti shqiptar. I gjithë ky arsyetim, ka sjellë nj rritje marramendëse të çmimit “për sigurimin” e një mandati ne Kuvend pa u zhvilluar akoma zgjedhjet, përmes rreshtimit në vënde të sigurta të listave të PD-së dhe PS-së kryesisht.

Burime të rezervuara natyrisht, por edhe biseda mes “skifterësh” që synojnë foltoren, bëjnë me dije për gazeten “SHE” se individë te veçantë, janë të gatshëm te paguajnë deri ne 500 mijë euro per një karrike deputeti të sigurtë. Keto të dhena në fakt vijnë nga kampi i mazhorancës, por duhet thënë se edhe nga kampi i minorances, e cila mëndon se i është afruar pushtetit, shifrat janë thuajse të njëjta. Duke bëre një përllogaritje të thjeshtë, nëse PD dhe PS kanë të sigurtë të fitojnë së bashku 100 deputete, nëse secili paguan 500 mijë euro, totali arrin në rreth 50 milion euro. Sipas gjasave, këto para derdhen në arken e partisë, por natyrisht një pjesë ndoshta edhe në xhepat e kryetarëve. Në fund të fundit, askush nuk kërkon ndonjë faturë në momentin e derdhjes së parave apo jo…?!

Në fakt, këto janë vetëm tarifat fillestare të një vëndi të sigurtë si deputet në zgjedhjet e 28 qershorit 2009. Indikacione për një “treg” të tillë “informal” në Shqipëri, kanë tashmë edhe organizma ndërkombetare, të cilët do të monitorojnë jo vetëm zgjedhjet, por edhe procesin që i paraprin atyre. Në këtë kuadër, do të mbikëqyren rreptësisht të gjitha listat dhe të gjithë emrat, duke u ndaluar kryesisht tek bisnesmenët, të cilët potencialisht janë të mundur të “blejnë” një vënd në Kuvend pa u zhvilluar akoma zgjedhjet në Shqiperi.

Kriza, Shqiperia nder me te rrezikuarat

nga Albert Vataj

Fondi Monetar Nderkombetar e ka renditur Shqiperine si nje nga 26 vendet ne zhvillim qe jane me te rrezikuarat nga kriza globale dhe te cilat do te kene tkurrjen me te madhe te rritjes ekonomike, krahasuar me parashikimet e meparshme. Ne nje raport te publikuar vetem nje dite me pare Fondi thote se vendet me te ardhura te uleta, i shpetuan fazave te hershme te krizes globale, por tani jane duke u goditur fort prej saj. Problemi kryesor sipas FMN mbetet ai i financimeve.

Per Shqiperine raporti vlereson se investimet e huaja direkte do te bien ne vitin 2009 ne 4.6 per qind te produktit te brendshem bruto nga 4.9 qe ishin ne 2008. Por vec kesaj fluksi i te ardhurave nga jashte, sipas raportit do te tkurret edhe per shkak te renies se dergesave. FMN vlereson se per kete vit, te ardhurat qe emigrantet shqiptar do te dergojne ne Shqiperi do te bien me 2 per qind ne raport me produktin e brendshem bruto, ose e thene ndryshe do te jene 21 per qind me pak se sa ishin ne vitin 2008. Ndihma ekonomike qe Shqiperia merr nga jashte do te ulet nga 2.7 per qind e GDP ne 2008 ne 2.2 per qind ne vitin 2009. Burimi i fundit i financimeve nga jashte jane eksportet. FMN vlereson se eksportet e vendeve ne zhvillim do te pesojne nje renie te ndjeshme, per shkak se bazohen kryesisht tek lendet e para, tregtia e te cilave gati eshte pezulluar. Per janarin, eksportet shqiptare u tkurren me 11 per qind krahasuar me nje vit me pare. Keto ishin goditjet nga jashte. Por FMN thote se edhe tregjet e brendshme financiare te vendeve te varfera po shfaqin shenja ngerci, tye cilat pikesepari po reflektohen me nje rritje te ndjeshme te kostos se kredive, dhe tkurrje te kredise per sektorin privat. Megjithate nje rrezik mjaft i madh per Shqiperine mbetet ai i transferimit te fondeve nga bankat tek memat e tyre jashte. “Duke patur parasysh se bankat ne vendet ne zhvillim zoterohen kryesisht nga banka te huaja, ato mund te perballen me fenomenin e transferimit te fondeve tek bankat meme,” thote raporti. Shqiperia eshte vendi i trete nga ekonomite ne zhvillim, per nga kapitali i huaj ne sektorin bankar. Mbi 87 per qind e sektorit bankar ne vend zoterohet nga te huajt. Vendet ne zhvillim po etikopetohen tani si epiqendra e re e krizes globale, ccka po shqeteson nderkombetaret. Menjehere pas publikimit te ketij raporti, drejtori i FMN straus kahn kerkoi nderhyrje urgjente, ccka sipas tij do te parlandalonte nmje krize humanitare.

Autoritetet politike i mashtron pushteti, ndaj shoqeria i shtyn ne theqafje

Jeton KELMENDI

Drejtor i gazetes “Java: Preishtine

Është e natyrshme qe në vendet në tranzicion, të cilat kalojnë prej një sistemi në tjetrin të krijohen autoritete e madje edhe mite. Në shoqëritë pas komunizmit, në të gjitha vendet që kaluan në pluralizëm një kohë të caktuar vërehen ndikimet dhe efektet e sistemit monist. Edhe në vendet e lindjes por edhe në Ballkan ndërrimi i sistemeve ka marr një kohë të caktuar, mirëpo kjo është kapërcyer në masë të madhe. Fatëkeqësisht në shoqërinë tonë, kjo dukuri e ndikimit të sistemit të kaluar po qëndron në fillimet e një ndryshimi por jo edhe të shkojë më tutje.

Është vërtetë interesante fakti se shoqëria shqiptare, ndër të parat në hapësirat e ish-Jugosllavisë, ja ktheu shpinën sistemit të atëhershëm. Mirëpo sa kemi mundur që vërtet ta ndryshojmë vetveten është një çështje tjetër. Ndonëse tek gjeneratat e vjetra të cilat janë edukuar dhe formuar me sistemin social-realist, pritet një vështirësi në rezultat e ndryshimit, tek një pjesë e të rinjve është për të habitur ky rezultat i dobët. Shoqëria jonë ka shumë probleme thelbësore me të cilat përballet, nga shumë aspekte. Krijimi i autoriteteve është një fenomen tepër krucial në avancimin e sistemit të ri në vetëdijen tonë. Në shoqërinë tonë pas këtyre ndryshimeve dhe pas luftës, e gjithë asaj që ndodhi, u krijuan personalitete autoritative, diku me pak rezultate e diku edhe pa to. Këta njerëz jo për fat të mirë vazhdojnë të krijohen edhe sot dhe numri i tyre është në rritje. Duhet pranuar fakti se akoma tek ne më shumë çmohet njeriu se sa puna e tij, kujtoj për këtë ka fakte të bollshme në të gjitha sferat e jetës. Duke u nisur në atë thënien e popullit “lehtë është me fitua por vështirë është ta mbash”, këtu kemi parasysh autoritetet e krijuara i mashtron pushteti dhe lakmia dhe shumica nga ta abuzojnë me atë pushtet që kanë qofshin liderë partish, drejtues institucionesh apo kudo që janë ata. Autoriteti i tyre bie, shoqëria shpejtë i shtynë por edhe shpejtë i pështynë, natyrisht pasi që ata nuk kanë suksese, për të mos thënë më keq edhe e dëmtojnë shoqërinë. Këto “autoritete”, më pastaj ndodhen në pozitë të palakmueshme për ta dhe pushtetin e tyre e konsiderojnë të tyre përjetë. Gabimi është më i madh se sa mendohet, këta njerëz shndërrohen në autoritarizma.

Pak fjalë për autoritarizmin e tyre.

Njerëzit e caktuar, qofshin ata në politikë, kulturë, shkencë e kudo tjetër, kanë një vetëdije të tillë se autoriteti i tyre nuk mund të jetë jetëgjatë, kjo sipas punës së tyre, prandaj ata krijojnë struktura të caktuara që kontrollojnë hapësirën e tyre dhe natyrisht punojnë në thyerjen e barrierave në rrugën e zhvillimit të tyre dhe grupeve të tyre të interesit. Për t’ia dalë kësaj pune me sukses duhen edhe mjetet dhe format. Zakonisht ato mjete dhe forma janë nga më të panjerzoret, ka mjaftë raste të tilla kur një apo më shumë njerëz e kundërshtojnë një gjë të tillë dhe ata do të jenë në të gjitha mënyrat të keqtrajtuar, që nga opinioni e deri tek pengesat tjera ku mund të kontribuoj ai apo ata, jo rrallë herë edhe vriten. Ky është autoritarizmi që e kanë shumë personalitete dhe kjo është dukuria nga më të rrezikshmet në shoqërinë tonë. Duhet shtuar edhe një gjë se autoritarizmi gjithmonë lind nga autoriteti dhe derisa populli dhe shoqëria në përgjithësi nuk krijon vetëdijen se proceset dhe punët janë rëndësia e dorës së parë e jo individi qoftë sado autoritativ, do të kemi probleme me vetveten, do të kemi korrupsion, lypsar milioner, bllokues të përparimit të mekanizmave që ndryshojnë jetën tonë.

Sondazhomania

Nga Blerti Delija

Eshte moda me e fundit, e futur zyrtarisht ne prag te zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 ne Shqiperi. Nuk eshte e re, thjeshte kopjimi i rradhes i asaj qe ne perëndim, ka me dhjetëra dekada qe eshte ne funksionim. Megjithatë, sondazhomania shqiptare, ka vecantite e saj qe e dallojne qarte nga ato te vendeve te tjera.

Si ne cdo aspekt te jetes, edhe sondazhet kane shume alternativa. E veçanta e Shqiperise eshte se sondazhet jane te preferuara dhe te besuara nga krahe te caktuar politike ne vendin tone. Per ta shkoqitur me mire….

Sondazhi “Gani Bobi” eshte i preferuar i Partise Demokratike dhe i aleateve te saj, prandaj rezultatet e tij komentohen me kenaqesi nga drejtues te larte te PD-se, te mazhorances, ministra e zyrtare.

Sondazhi tjeter, i cili ne fakt eshte mjaft prestixhoz ne arenen nderkombetare, “Zogby” (eshte thjeshte mbiemri i shpikesit te tij), eshte i preferuar nga Partia Socialiste dhe aleatet e saj dhe natyrisht, eshte mjaft argëtues ne “gojen” e drejtuesve te larte te PS-se, te perfaqesuesve te minorances, ish-ministrave apo ish- zyrtareve.

Ka edhe nje sondazh tjeter, i cili ne fakt deri tani nuk ka nje emer, por qe eshte i preferuar nga nje pjese e opozites se kryesuar nga LSI-ja dhe komentohet me mjaft seriozitet nga drejtues te larte te saj, perfaqesues te kësaj pjese te minorances, ish-ministra dhe ish- zyrtare te para vitit 2005, tashme ne rradhet e Levizjes Socialiste per Integrim.

Po pse jane sondazhet e mesiperme te preferuara nga forca dhe grupime te ndryshme politike, duke përjashtuar rezultatet e kompanive te tjera, qofte edhe prestixhoze? Pergjigja e kësaj pyetjeje, na fut ne vecantite e sondazhomanise shqiptare. Atehere, “Gani Bobi”, ne rezultatet e publikuara nxjerr fituese PD-ne, por edhe aleatet e saj ne zgjedhjet e fund qershorit. Sondazhi “Zogby”, i cili edhe pse me fame nderkombetare, ka gabuar rende (deri ne “gomarllëk”) ne disa zgjedhje ne vende te Amerikes, ne rezultate nxjerr fituese PS-ne me 28 qershor. Edhe me sondazhin pa emer te publikuar nga LSI-ja, ndodh e njëjta gje: nxjerr me rezultate shume te larta pozitive kete force politike.

Per te qene te sinqerte deri ne fund, eshte edhe nje sondazh tjeter, faktikisht me pak serioz, por qe pronesine e tij politike, deri tani, nuk e ka marre persiper askush. Nje fallxhore e amplifikuar ne “Zone e lire” te Arian Çanit, ka marre persiper te percaktoje jave pas jave mundesine e fitores ne zgjedhjet e 28 qershorit, madje duke u bazuar edhe ne perceptimin popullor qe kane sondazhet e tjera. Sondazhi ne fjale, qe ne po e quajme “Çani” (emri me te cilin e ka pagëzuar “Zone e lire” eshte mjaft i ngaterrueshem), eshte edhe magjik teksa metodologjia e përdorur eshte ajo paranormale e fallxhores se “Vizion Plus”. Pavaresisht se nuk ka akoma “nje pronesi politike”, edhe sondazhi “Çani”, me i paanshmi deri tani, ka filluar te anoje majtas, pavarësisht se i tille mbase mund te jete perceptimi “paranormal” i fallxhores per sondazhin.

Kjo eshte panorama e deritanishme, qe sipas gjasave mund te ndryshoje me futjen ne loje edhe te sondazheve te tjera, sipas gjasave “te porositura” per te kënaqur te tjera parti apo grupime. Po cili mund te jete ndikimi i mundshem tek elektorati i ketyre sondazheve? Tek njerëzit normal dhe jo shume te politizuar, eshte thjeshte çoroditja. Ne nje vend me me pak se 3 milion zgjedhes efektiv, ne kampione testimi qe zakonisht shkojne 1 mije persona, rezultatet jane mjaft te ndryshme, pa patur nje krah te natyrshem sic ndodh pergjithesisht ne vende te tjera. Tek njerëzit e politizuar, ka nje efekt thjeshte “karikimi te rradheve”, duke marre te mireqene sondazhin qe “i ben qejfin politik” personave qe bejne tifozllëk per PD, PS apo LSI-ne e te tjera. Problemi eshte tek te pavendosurit, te cilet jane nje numer i konsiderueshem ne Shqiperi. Ne nje trysni te tille dhe amulli totale, ata e kane te pamundur te orientohen dhe normalisht, nuk tregojne aspak me shume interes se deri me tani per zgjedhjet, voten e tyre dhe vleren qe duhet te kete, duke u bere edhe me te pavendosur, madje deri ne bojkot te zgjedhjeve. Eshte kjo nje tjeter “dhurate” nga partite politike, pikërisht per ata, qe na raste afërsie te rezultateve sipas sondazheve, mund te bejne ate cfare quhet “diference”.

EDHE KUR DEPUTETI DHUNON PRIFTIN, NUK U SHKELKA LIGJI!

Si ekstremizmi  fetar, ashtu edhe dhuna, janë produkte të shoqërive  regresive.Ekstremizmi fatmirësisht nuk është reflektuar shumë përgjatë 70 viteve të fundit, ndërsa dhunë deri fizike  ndaj përfaqësuesve të besimeve, si katolik ashtu edhe mysliman, ka patur jo rrallë. Kështu, rruga drejt Europës dhe strukturave Euro-Atlantike bëhet me më shumë kthesa. Labirinth plot terr. Rruga e besimit në Shqipëri është mjaft e zënë nga hajdutët e pushtetit. Po po, nuk është e lirë.  Rruga e lirë e besimit nuk mund të jetë as sesi e lirë , kur prifti rrahet në Lterë nga nipërit e deputetit. Kështu ka ngjarë në Kishën e Laçit. Ylli Vlashi dhe Astrit Vlashi, nipa të deputetit Pal Dajçi, dhunojnë  gjatë ritit fetar at Mikel Pllumbaj, në prani të rreth 400 besimtarëve. Dhunuesit, sipas meshtarit jane të shtyrë nga deputeti Pal Dajçi dhe kryebashkiaku i Laçit Luigj  Isufi.  Ata kanë zënë me forcë prej shumë vitesh tokë nga territori i Kishës sël Shën Andoit, ku kanë ngritur lokal. Deputeti e kryebashkiaku shfajësohen, madje edhe e kërcënojnë Kishën përmes deklaratave injorante, ndërkohë që flasin për shtet ligjor, nderkohë që të ardhurat nga lokali nuk duan shumë shtrydhje truri për tu llogaritur. Themi kështu, pasi nëse mbrohen nga pushteti, pse jo edhe shteti dy dhunuesit e meshtarit dhe vendit të shenjtë që në shekuj ka bërë mrekulli, pse nuk deklarojnë këta dy të pa fe se sa taksa, sa tatime mbi të aredhurat ka paguar ky lokal.  Është një pikë ku çështja xhveshet, jo vetëm moralisht e politikisht, por edhe ligjërisht. Gjithkush e di se vetëm gjatë shtatë javëve që moti lidhet, pra nga Nata e të Lidhurave deri të Dielen e Pashkës, në Kishë shkojnë afro 80 000 besimtarë e pelegrinë çdo ditë. Po përgjatë të Marteve të Shën  Ndout, sa besimtarë shkojnë atje? Se çdo besimtar vete  atje të paktën herë.     Ata qoftë edhe një euro përgjatë rruges që e bëjnë në këmbë, një orë vajtje e një orë kthim deri në Laç, të konsumojnë,  del që vetëm  për 49 ditë, xhiroja e atij lokali të rrumbullakoset në 3 920 000 euro. Po pergjatë një viti?  Po tash 17 vjet? Të paktën këto para duhet të merren nga deputeti e kryebashkiaku, meqë nuk do hetim të madh. Shkoni veç nje ditë e verifikoni xhiron e lakalit që vjedh e dhunon Kishën, ndërgjegjen e gjithkuj, edhe të myslimaneve, pasi aty shkojnë të gjithë, pa dallim feje. Kështu, të gjithë e dimë, kanë shkuar edhe përgjatë 23 viteve diktaturë, ku liria e besimit dënohej me kushtetutë. Edhe atëherë kur ish sekretari i parë i Komitetit Qëndror të Rinisë Lisen BASHKURTI  e kishte detyrë partie  të dilte kontroll në Kishën e Shën Ndout  për ti  qethur  zero të rinjtë që besonin në Zot, për ti frikësuar besimtarët, për të futur në rreth  të kuq moshat e mesme për ti dënuar më vonë me anë të ca dëshmitarëve, pra me prapavijë nga partia, vetëm se shkonin në Laç. Kështu veprohej, pasi as Enver Hoxha nuk mund të arrestonte gjithë ata besimtarë , se ishin shumë, mbi 30 000 në ditë. Sot, ky Lisen merret me diplomaci. Sot ky shtet hesht e nuk thotë një fjalë, fshihet si struc. Sot edhe gjykata nuk gjen fakte të arrestoi dy nipërit e deputetit, por cakton si masë paraqitjen dhe hetimin në liri.

So. Pe.

UGPV ALBANIA: TE KRIJOHET NJE BORD KOORDINATIV FILLIMISHT PER UNIFIKIMIN E QENDRIMEVE DHE ME PAS TE SHOQATAVE TE GAZETAREVE NE SHQIPERI

“Bashkimi ben fuqine” eshte slogani qe ka përqafuar qe ne krijimin e tij Unioni i Gazetareve te Veriut (tashme Unioni i Gazetareve Profesioniste te Veriut- UGPV Albania). Edhe vete ideja e përzgjedhjes se emrit- Union, kishte pikërisht kete qellim, pavarësisht se per tu identifikuar me qendron e Shoqates, u vendos ne emertim edhe Veriu.

Ne emer te këtij Unioni (bashkimi) nuk kemi reshtur asnjehere se kërkuari publikisht me mundesite qe ne kemi, te unifikojme (bashkojme) te gjitha shoqatat e gazetareve ne nje te vetme, duke i paraprire edhe “Urdhrit te Gazetarit”, nevoje imediate per nje gazetari profesionale, vertete te pavarur dhe te ndertuar mbi standarde bashkekohore larg ndikimit te politikes dhe politikaneve sic ndodh deri me tani.

Per arsye te cilat veshtire te shpjegohen, por qe lehtësisht nënkuptohen, deri tani nuk eshte arritur madje as edhe te koordinohen ato shoqata, te cilat te pakten ne Statutet e tyre kane marre persiper te mbrojne interesat e gazetareve dhe te punonjësve te medias. Numerikisht, ne nje vend si Shqiperia, shoqatat e kësaj ketagorie nuk jane te pakta dhe shtrijne aktivitetin apo influencen e tyre nga jugu ne veri, nga lindja ne perëndim. Ne te shumten e rasteve, kur ka patur bashkëpunim, ka qene thjeshte kur gazetaret jane cenuar dhe sidomos, ata qe jetojne brenda “vijave te verdha” te kryeqytetit. Pak kush eshte kujtuar se edhe VIP-at qe jane tashme ne kryeqytet, nje pjese e konsiderueshme e tyre jane “prodhime” te natyrshme “made in Provinca”, sic i konsiderojne tashme nje pjese te kolegeve te rretheve.

Gjithsesi, mendojme se ka ardhur momenti qe keto mentalitete, te hidhen pas kraheve per interesa me te gjera te shtreses qe ne marrim persiper te perfaqesojme dhe te mbrojme. Jemi te bindur se momenti jo vetem ka ardhur, por edhe jemi te vonuar per te nisur nje koordinim ne mes shoqatave ne te gjitha anet e Shqiperise. Krijimi i shoqatave te reja nuk do te ishte frytdhenes, sic edhe nuk ka patur rezultate te dukshme ne panoramen mediatike te vendit. Ideja e nje Bordi Koordinativ, do te ishte hapi i pare i afrimit te natyrshem ne bashkëpunim per te gjitha shoqatat me aktivitet ne Shqiperi. Meqenëse eshte “ne loje” koncepti i thjeshte i koordinimit, ndertimi i nje Bordi pa patur nje kryetar dhe funksionimi i tij nuk do te sillte probleme. Menyra e krijimit duket edhe me e thjeshte, teksa cdo shoqate e njohur ligjërisht nga shtetit shqiptar, mund te kishte nje perfaqesues te vetin. Ky bord mund te ushtroje aktivitetin e tij duke qene edhe ne Tirane, pavarësisht se pjese e tij mund te ishin edhe kolege nga rrethet. Mundesite e komunikimit per ceshtje te rendesishme, jane tashme te pafundme, duke nisur nga telefoni, faksi, mail-i dhe deri tek video- konferenca. Pa llogaritur, se tashme distancat ne mes rretheve dhe Tiranes, jane shkurtuar ne rreth 1 ore dhe keshtu do te ishte shume e lehte edhe te udhetoje drejt kryeqytetit.

Bordi i Koordinimit te Shoqatave te Gazetareve (BKSG) mund te realizoje shume mire keto qellime:

1. Koordinimin e qëndrimeve dhe lëvizjeve ne mes shoqatave te veçanta.

2. Krijimin e njohjeve dhe shkëmbimin e eksperiencave ne mes shoqatave.

3. Perfaqesimin e shoqatave tek palet e treta ne takime te ndryshme brenda dhe jashte vendit.

4. Vendosjen e “rregullave fillestare te lojes” ne profesionin e gazetarit.

5. I paraprin krijimit te nje organizmi te vetem qe mund te jete “Urdhri i Gazetarit” per t’ia paraqitur si projekt- ligj per miratim Kuvendit te Shqiperise.

Nese shihen veshtiresi ne menaxhimin e Bordit pa nje drejtues, mund te perdoret metoda e rotacionit sipas perfaqesuesve te shoqatave.

Gjate kësaj kohe, Bordi Koordinativ mund te testoje edhe mundesine e unifikimit te plote te te gjitha shoqatave, jo ne nje shoqate te re, por ne nje organ te miratuar me ligj nga Kuvendi i Shqiperise, si nje instrument qe do ti jepet ne dore komunitetit te gazetareve per ta zbatuar. Permes konsultimit me shoqatat, gjate kësaj kohe Bordi mund te realizoje edhe platforma te ndryshme persa i takon edhe kuadrit ligjor mbi te cilin te funksionoje profesioni i gazetarit, mbrojtjen qe duhet te gezoje nga shteti, kriteret qe duhet te plotësohen per tu konsideruar gazetar, kategorite e ndryshme e keshtu me rradhe. Ideja e Bordit Koordinativ te Shoqatave te Gazetareve (BKSG) mund te shtrihet nga niveli kombëtar, ne ate lokal me perfaqesues te shoqatave te ndryshme apo degeve te shoqatave. Organizimi me i pershtatshem do te ishte ai ne baze Qarku, ku ne nje te ardhme te afert, Bordi mund te sherbeje edhe si berthame e “Urdhit te Gazetarit” ne shembullin e shume vendeve, si p.sh. Italia. Me arritjen e këtij synimi, pra krijimin me ane te ligjit te “Urdhit te Gazetarit”, shoqatat nuk do te shkrihen pasi nuk eshte e nevojshme, por do te pranojne si kushtetute te tyren pirekisht ligjin e miratuar nga Kuvendi i Shqiperise. Ne nje kuptim, “Urdhri i Gazetarit” do te jete kupola qe do te permbledhe ne vetvete te gjitha shoqatat apo sindikatat te cilat jane te lira te vazhdojne jeten e tyre.

Mjafton vetem dëshira dhe ky projekt i thjeshte, por shume i rendesishem per te gjithe gazetaret dhe shoqatat e gazetareve ne Shqiperi, mund te materializohet. Ky eshte apeli i rradhes qe ben publikisht UGPV Albania.

Zyra e Shtypit e UGPV Albania

GJERGJ KASTRIOTIT  530 VITE PASI JU SULMUA VARRI  NGA  OTOMANET ,I SULMOHET  VEPRA  DHE  LAVDIA NGA “NEOTOMANET”…

NGA  NDUE BACAJ

Te shkruash e flasesh per Gjergj Kastriotin Skenderbeu nuk eshte e lehte ,pasi  nuk ke te besh me nje figur historike te “cfardoshme” ,por ke te besh me vet historine  e shekullit XV . Histori e cila  pa Gjergj  Kastriotin jo vetem nuk do te kishte kuptim ,por nuk do te ishte ajo qe eshte sot ne qytetrim, besim e zhvillim ne Shqiperi e vecanarisht  ne Europ…Gjergj Kastrioti eshte identiteti perendimore  , eshte krenaria dhe lavdia  e pa mort e Arberise se mocme dhe Shqiptarise se sotme, eshte kryeheroi  dy dimesionalesh ; Toksore dhe Hyjnore,eshte Ai pa te cilin ne Shqiptaret do ti ngjanim nje ishulli pa identitet ,apo me sakte nje cibani “kanceroz” ne trupin e Europes se sotme. Vepra dhe figura e Gjergj Kastriotit  eshte perjetsuar ne miliona faqe librash e dokumentesh, ne mijera gojdhena e legjenda eshte nje  MIT ,qe krahasohet me nje meteor qe sa me shume largohet nga toka ,aq me shume bene drite e aq me large shihen rrezet e tija … Natyrisht per ne shqiptaret ,ky eshte nje Fate e privilegj i madh  qe nuk e kane rrisk shume popuj e vende ,por e kane ata qe i ka falur e zgjedhur vet Krijuesi qe ne  agimin e jetes.. Vepra dhe Figura e Gjergj Kastriotit eshte “Bibla” e nacionalizmit  e heroizmit  Shqiptare , eshte pasaporta  Europerendimore qe nuk mund ta grisin e shkarravisin kurre as  mijera vite apo shekuj, e jo me shekullaret e mekataret e cdo kohe te kesaje Bote. Gjergj Kastrioti eshte edhe  flamuri jone kombetare ,me idealin dhe simbolin e te cilit  u shkruan faqe te paperseriteshme  lavdie ,ne mbrojtje te identitetit e trojeve tona . Me kenget dhe veprat e ketij  heroi shkohej nder mote ne luftrat mbrojtese si ne darsem, duke kenduar e duke u flijuar si me lind per keto troje… Popuj ne Europ e me gjere  e kane enderruar si te tyre  kete legjende te Heroizmit , deri duke e mitizuar e krahasuar me nje  “Mesi”te shekullit XV  qe shpetoi Europen me qytetrimin e besimin qe ka sot… Ne Shqiptaret u goditem per shekuj nga fortuna e stuhi  shekullore  te cilat lane pas mjegull e erresire,ku po te mos kishim ne horizont  “meteorin” dritpashuar Gjergj Kastrioti Skenderbe (qe te na ndriconte rrugen drejt enderres Europiane) me siguri edhe sot do te endeshim si “cifuti ne shkretire”… Per hir te vertetes duhet thene ,se Gjergj Kastrioti nder –kohe ka pasur jo vetem armiq  me pushke ,por edhe armiq me pende ,ku keta te fundit  vepra dhe figura e tije gjithnje i ka sfiduar, ndonse keta edhe sot nuk kane “heshtur”… Eshte interesant se sot kur ne shqiptaret jemi me afer se kurre te realizojme enderren tone ,per te zene vendin qe na takon ne “sofren” e Europes se Bashkuar  dhe Botes Perendimore ,armiqt me pende te Gjergj Kastriotit  kane filluar  nje Lufte (mediatike) me te eger se kurre ,lufte e cila mund te krahasohet (pasi eshte pas vdekjes),vetem me sulmimin  apo me sakt me dhunimin e  Varrit  tij nga  Otomanet pas pushtimit te Shqiperise ne vitin 1479,ndaj duke gjetur kete krahasim na duhet te ndryshojme vetem emrin e sulmuesve  te sotem ,qe pa frike mund te quhen Otomanet e Rinje apo me shkurt Neotomanet ,qe i ndan ne mes tyre vetem  koha  530 vjecare,por i bashkon qellimi i Antishqiptarise e Antiqytetrimit Europerendimore…Gjithsesi ne menduam  qe keta ushtare te taborrit ”neotoman”  ti  “klasifikojme”  edhe sipas  “skaloneve ushtarake “:

1.  Ne  “skalonin “ e pare qendrojne antishqiptaret filosllav qe i ka sfiduar pavaresia e Kosoves  ,dhe i tmerron rikonfirmimi i  Shqiperise Etnike …

2. Ne “skalonin” e dyte rrjeshtohen  armiqt e betuar te qytetrimit perendimore , qe ne pergjithsi jane produkt i  krushqive ,haremeve e  trashigimive  otomane , ADN-ja  e te cileve ka filluar te  zgjohet  nga ngacmimet e Ererave Europerendimore qe po fryjne per Shqiperine e shqiptaret.  (Me gjuhen e shkrimtarit te madh Martin Iden ky zgjim mund te quhej Kushtrimi i te parve ).

3.  Ne “Skalonin” e trete ,disi me te kamufluar ,gjenden te tufezuar shkolltare ,ish oborrtare e lajkatare – Enverist te  regjimit komunist. Regjim i cili  per sy e faqe e nderonte gjoja heroin tone kombetar Gjergj Kastriotin ,por thelle ne shpirte  mendonin ta “zevendesonin”me kultin e liderin te tyre Enver Hoxhes ,te cilit sa ishte gjalle ,por edhe pas vdekjes i kushtuan shkrime e levdata pa fund , portrete, buste ,monumente dhe emertime institucionesh e tjere ,te cilat ishin qindra here me te shumta  se ato qe i kushtoheshin Heroit ton Kombetare – Gjergjit…E ndersa sot kur  kerkohet rishkrimi i historise se fallsifikuasr enveriste,”riaktivizohen” keto sulme antigjergjiane ,qe (te pakten) vonojne disi helljen ne koshin e plehrave te enveriades tyre…

4. “Skalioni” i katert ,dhe me inferiori i taborrit  neotoman jane ata meshkuj qe nen driten e qytetrimit Perendimore i sundojne e dhunojne e  Grate (pasi i ka verbuar kjo drite),dhe per kete fajsojne Gjergj Kastriotin Skenderbeun …

Vlene te kujtohet se nje pjese e efektivit te taborreve Neotomane jane me grada shkencore te fituara nga   ish regjimi komunist ,apo regjimi “kapitalist”,gje qe bene shume interesante e komplekese bashkimin e tyre ne nje  taborr…

Sulmet me “komande” kunder veprave dhe figures se Gjergj Kastriotit jane te shumta ,por  Ne menduam te paraqesim ato me kryesoret:

A. “Akuzohet” se ka tradhtuar  Sulltanin dhe perandorine Otomane ,qe e ka rritur dhe shkolluar per  tu bere ushtarak i zoti…  Kjo “ akuze” duket qesharake  nese  kujtohet se Gjergj Gjon Kastrioti ,nuk eshte derguar prane Sulltanit me deshiren e te atit apo te tijen ,por eshte marre dhunshem penge  nga  Sulltani …

B. Thuhet se ka tradhtuar Besimin Islam… Sic dihet besimi Islam ka “arritur” ne trojet Arberore rreth 14 shekuj mbas besimit Kristian ,madje Gjergj Kastrioti ishte pagezuar si nje Katolik i devotshem i  Grigjes Kristiane,qe per shekuj Familja apo Fisi i Kastrioteve e kishte demostruar pa mendyshje…Me cdo llogjike e moral minimal Tradhti do te quhej vetem vijimi i besimit Islam nga Gjergji ,pasi ai te mesonte Origjinen e tij te palekundur Kristiane,ndaj ne shqiptaret duhet te “brohorisim” Lavdi Zotit qe i ruajti  ndergjegjen shpirterore te te pareve …

C.  Skenderbeu akuzohet se i detyroi  Arberit  e Islamizuar (prej dhunes otomane) ,per tu rikthyer ne besimin e par Kristian… Kjo eshte vertet nje mrekulli dhe krenari qe ka vlera edhe per sot  ne shekullin e XXI,pasi  qytetrimi qe enderrojme e  besojme eshte  pikrisht besimi Kristian …E ndersa vetvetiu te lind pyetja se  si mund te  mbrohej ndryshe ne shekullin e XV Arberia Europiane ,pa besuar tek Kristianizmi..??.

D. Shkruhet se Skenderbeu ka vrare e prere pa meshire  ushtar e hierark – ushtarak Otoman ,apo Turq sic kane qjefe te thone disa !!.  Ne me pake fjale mund tu pergjegjemi ,se cfare ka kerkuar kjo ushtri e kjo perandori nga Azia e me gjere ne  keto troje qe i perkisnin Arberise dhe Europes Prendimore qe ne agimin e jetes mbi toke,pervecse donin  ti pushtonin e mjeronin ,sic ndodhi ne fakt pas vdekjes se Gjergj Kastriotit ( 17 janar 1468 )..??  Ndaj me te drejte Arberit  Luftuan e qendruan per te mbrojtur trojet e tyre,familjet ,doket e zakonet me te cilat kishin lindur e rritur breza te tere…

H. Per  ta denigruar Gjergj Kastriotin edhe si figure jane futur ne veprim element  fizik ,duke e quajtur si te shemtuar e shkurtabiq me trajtat e nje xhuxhi…

Mashtrimin i qellimshem ndaj fizikut te Skenderbeut , nuk ka asnje vlere nese kujtojme se Sulltani nuk ishte aq budalla sa per nje “shemtire – xhuxh” te investonte aq shume per ta  ngritur ne majat e hierarkise  ushtarake…!!

Dh. Gjergj Kastriotin kerkojn ta bejne  me origjine  Sllave ( Serbe) ,dhe per kete sajojne emrin e babait te tij  Ivan e jo GJON sic e ka ne te vertet…  Si baze e ketij mashtrimi merret perkthimi nga “orgjinali” i emrit JOAN ,apo JOHAN qe ne te gjitha perkthimet e tjera  (po keta perkthyes apo studiues) e shqiperojne Gjon,ose Xhon.  (Edhe linguisti me i zoti nuk ka se si te perkthejne zanoren O ne bashtingelloren V,apo te perkthejne bashtingelloren H ne V , e tjera …)Gjithsesi per ta “sllavizuar” Gjergj Kastriotin ,perdorin edhe emrin dhe origjinen e nenes tij (Vojsaves),qe edhe nese eshte bija e nje  princi serb ,kjo nuk mund ti ndryshojn  kombesin,pasi martesa ne mes fisnikeve e princerve te vendeve fqinje ne asnje kohe nuk e kane ndryshuar kete ,por perkundrazi kane influencuar per nje fqinjesi me te mire e me te qet…Ndersa  emrat e dy vellezerve (te Gjergjit) Reposh e Stanish ,qe pretendohet se jane emra me origjine sllave ,i kane rrenjet  ne fjalet shqiptare ,bimen Rep apo Rrep, dhe ne emrin e nje vendi qe eshte ngritur njefare infrastrukture per  te jetuar ,qofte edhe perkohesisht dhe quhet Stan…

Dikush mund te thote se ata qe shkruajne nga mot e sot mbajne mbi supe grada shkencore e tituj  te fituar(apo dhuruar per sherbime te “posacme”… Por ne kemi te drejte  te themi kush mund te jene me te besueshem , Shkruesit e vone qe bazohen me shume ne fantazi e trillime se sa ne dekumente serioze,Apo bashkohesit e Skenderbeut (qe na kane lene veprat e tyre) si :

Marin Barleti , Dhimiter Frangu , “anonimi” Tivarit (qe eshte vertetuar se eshte imzot Pal Engjelli ,qe ka qene edhe kryediplomati i Skenderbeut ),Rinaldi , Prifti Biemmi etj. Korespondeca me Papet Bashkohore:Eugjeni  IV , Nikolla  V , Kaliksti III ,Piu II ,Pali II,si dhe Republikat apo mbreterite e kohes si ato te Venedikut ,  Sicilise , Napolit, Xhenoas, Firences e tjere ku  ndonjera prej tyre e quante jo vetem aleat potencial ,por edhe “Babe”,pa llogaritur levdatat e dekoratat e  Selise Shenjte..

Jehona e vepres se Gjergj Kastriotit vazhdoi jo vetem si nje kujtim i lavdishem i nje epoke te kaluar ,por mbi te gjitha si nje frymzim ne mbrojtje te Europes e qytetrimit te saje  shekull pas shekulli … Ne po cilesojme  fare pake nga jehona e veprave te Skenderbesut nder shekuj…Ne Librin e lutjeve te mbretershes  te Anglise, Elizabet, te bere publike me 17 janar 1559, (ne nje dite te pervjetorit te vdekjes) shkruante : 17 janar,si sot vdiq  princi i mire Skenderbe ,Mbreti i Epirit shfarues i turqeve…  Ne vitin 1597 fisniku francez Zhak  de Lavardin,shkroi nje biografi brilante te Skenderbeut .(te bazuar ne historine e  M. Barletit..) Ne shekullin XVII anglezi ,William Temple,burre shteti e analist politik i kohes  do te shkruente : Gjergj Kastrioti …si dhe Huniadi, nenmbret i Hungarise jane dy gjenerala  ngadhnjimtare  dhe burra me karakter te larte  qe luftuan sa qene gjalle  si kampion te Krishterimit… Ndersa filozofi francez Volteri ne vitin 1754 do te thoshte: Sikur perandoret e Bizantit te kishin qene si Skenderbeu,Perandoria  Romake e lindjes  nuk do te ishte zhdukur kurre…Nje gjeneral me fame botrore i shekullit  XVIII (kanadezi Wolf)  ne vitin 1756  shkruante se : Skenderbeu  u a kalon te gjith prijesve  ushtarak te lashte dhe moderne, si udheheqes  i nje armate  te vogel difensive.. e tjer… Eshte me vlera te vecohen edhe tre historianet Osman ; Idriz Bitlisi , Kemal Pasha  dhe Ibn Kemal  te cilet me gjithe urrejtjen per Skenderbeun ,se nuk vazhdoi ti sherbejne Perandorise otomane ata e pershkruajne me nota realiste kete gjeni te artit  ushtarak te shekullit XV…Per hire te vertetes po kujtojme se historiani anglez  Eduard Gibon ne shekullin e  XVIII e sulmon Skenderbeun me  parimet antikristiane ,dhe lavdron njekohesisht  otomanet dhe  parimet e tyre islame,por kjo  histori u shua si nje pike uje ne  mesin e oqeanit te levdatave per  shpaten mbrojtese te qytetrimit e besimit Kristian te Europes se shekullit XV…Nga nje historian i ri nga kantoni gjerman i Zviceres me emrin Oliver Jens  Schmit ,Skenderbeu trajtohet si nje luftetar hakmarres ndaj Sulltanit qe i  kishte larguar nga kjo bote (para kohe) te  Atin , dyshohej se u kishte sjelle vdekjen tre vellezerve te Gjergjit  , si dhe e kishte shpronsuar familjen e Kastrioteve e tjer…Keto fakte gjoja  jane te bazuara sipas Schmitit  ne relacionet e  dy konsujve (relacionet jane gjetur ne arkivin e Milanos Itali) te cilet luften mbrojtese te Gjergj Kastriotit e etiketonin si lufte hakmarrese  ndaj otomaneve…Ne “habitemi”  se si nje Europian nuk e kupton se fjala ATDHE ,do te thote DHE i Atit ,pra i babes  qe ta ka lene trashigim ,ndersa vellezerit kane nje kuptim jo vetem (te ngushte) per ata qe ti ka bere nena ,por edhe per te gjithe bashkombasit  qe i ke vellezer te nje gjaku, gjuhe e atdheu.. E nese nuk gjen frymzim e lufton per keto vlera qe fillojne tek vetvehtja , per cfare duhet tjeter ??… Duke pare me kujdes “historine” antigjergjejane ,veren se shkruesit (duke perfshire edhe Schmit-in ) kane per referenca  edhe historianet ,shkrimtaret e studiuesit  sllav ,si Mihajlevic,Blagojevic ,Boshkovic,Bozic , Bojovic ,F.Milloshevic e deri akademikun famkeq Vasa Cubrillovic.. e tjer.Te gjithe keta te kujtojne  nje Pop tjeter qe nga fundi i shekullit XVII tentoi te fuste nje “dokument” te fallsifikuar ne arkivat e Vatikanit ,se gjoja Skenderbeu ishte me origjin serbe e jo shqiptare… Skenderbeu shpesh  paraqitet edhe si nje provincial qe nuk kishte shtet ,apo mbreteri ,gje qe kjo nuk eshte e vertet pasi  me kuvendin e Lezhes (2 mars 1444)  arrine te bejne bashkimin e principatave  dhe princerve ne shtetin e Arberit… Albanologu e historiani  kroat Milan Shuflaj  shkruante :”Nen Skenderbeun berthamat e shumta shtetrore shkrihen ne nje shtet te vertet , i cili mbas renies te Kostandinopojes ,Serbise dhe  Bosnjes  eshte i fundmi shtet i krishtere  i Ballkanit…”,Po keshtu  nje historian e studiues tjeter i njohur (Jirecek) do te thoshte :” Se me renien e Bizantit,Serbise e Bosnjes ,Arberia mbeti shteti i fundit  me i madh  i krishter i Ballkanit..”. Duke shfrytezuar tallazet e pluralizmit e demokracise,sot ne disa  shkolla shqiptare  (deri ne Universitete)  jepen leksione negative per vepren dhe figuren e Kryeheroit tone, Gjergj Kastrioti ,gje qe ka si “justifikim” historine  alternative….Emrat e shqiptareve qe bejne pjese ne taborrin e fallsifikatoreve  neotoman – antigjergjian ,besojme se nuk kane  nevoje ti shenojme ,pasi ata shihen e njihen cdo dite…    Gjithsesi plejada e shkrimeve historike ne favor te figures se  Gjergj Kastriotit Skenderbeu eshte e pambarimt ,sic eshte e till edhe vepra e tij, e cila me siguri edhe pa  Repliken tone me ANTIGJERGJET “neotoman” do te  vazhdojne te qendrojne hijeshem ne panteonin e lavdise toksore e pse jo edhe hyjnore te kesaje Bote… Skenderbeu kishte dalur fitimtare ne te gjitha betejat  me ushtrine e tij te “vogel” kunder Otomaneve te medhenj ne shekullin XV, ndaj edhe sot ne shekullin e XXI  nuk ka dyshim se do ti rifitojne keto beteja (mediatike) me “ushtrine” e tij te madhe (ushtare i se ciles jam shkruar edhe une) kunder taborreve te vogla Neotomane ….

NDUE   BACAJ

FALEMINDERIT JOZEFINË QË NA KTHEVE NDERIMIN PËR LEF NOSIN, ANTON ARAPIN, MALIQ BUSHATIN DHE FIGURAT QË DISKRIMINOI KOMUNOIZMI!

Nga: Ina KOSTURI

Rrallë ndodh që historia e një vendi të rishikohet, që breza të tërë shqiptarësh që provuan sadopak diktaturën e lindën më pas, kur ajo u shemb, mësuan një histori të cunguar, të ndryshuar apo të interpretuar ad libitum, sipas porosive e ngjyrimeve, të veshur me petkun e kuq të një historie me dëme të pariparueshme.Një pjesë e fotove, dosierëve, kujtimeve, u ekspozua gjatë, ndërsa njerëzit retushoheshin njëri pas tjetrit. Kjo ishte lista e armiqve për të cilën u fol, u shkrua e vazhdon të diskutohet edhe sot në këtë tranzicion të pafund.

Përtej saj, një tjetër listë, ndonëse edhe kjo me shqiptarë, madje me figura të rëndësishme, duket se nuk u shkrua kurrë. Emrat e figurave historike u fshinë prej saj, gati humbën dhe në tërë këto vite të heshtura, thuajse u belbëzuan, ndonëse diktatura tashmë ish shembur, ndonëse vepra e kontributi i përkiste një epoke të rëndësishme të historisë së një kombi, ngjarjeve madhore të historisë së një populli, evenimenteve të historisë Shqiptare, histori e cila fillon shumë më parë se viti 1944 e vazhdon më tej se 1991, deri sot. E për këtë pjesë historie, historianët duket se kanë qenë dorështrënguar. Më saktë kanë qenë falsifikatorë, po dhe atëherë kur kohët ndryshuan, të pafuqishëm e jo të drejtë për të thënë të vërtetat. Ndoshta nga mosdashja, a ndoshta nga mosnjohja, a ndoshta nga brumosja që ishte shumë më e fuqishme se ndershmëria e profesionit. Por sot nentoret vijnë ndryshe. Jo për shtypin e median, një pjesë e madhe e së cilit botoi të njëjtën fotografi të shpalljes së Pavarësisë, me retushimin shumëvjeçar…, diktatorial, ndërsa spoti televiziv në Televizionin Shqiptar shfaqi foton origjinale bashkë me fotokopjen e aktit të Shpalljes së Pavarësisë. Ngatërresë, mosnjohje, gabime të përsëritura, debate për figura të njohura, garë historianësh e debat i njëjtë, i lodhshëm, ndërkohë që nëntori erdhi ndryshe për të tjera të vërteta. Si për ironi të mosdashjes e mosnjohjes, të asaj gare televizive të historianëve për historinë shqiptare për pavarësinë, një stendë e madhe fotografish e dokumentesh zaptoi gjatë një pjesë të fasadës së dikurshme të godinës së ish- Komitetit Qendror si për të treguar nëntorin ndryshe, për të treguar se historia përmbyset e në këtë vend mund të ketë drejtësi. Një tjetër stendë ish vendosur për të treguar firmëtarët e Shpalljes së Pavarësisë, për t’u treguar syve kureshtarë fotografitë e dokumentet e vërtetë historikë, atë të vërtetë që historia e fshehu e nuk ua ka mësuar akoma. Përtej historisë, ato stenda, buste apo dekorime në dy përvjetorët e fundit të  95-tin dhe 96-in festim të Pavarësisë janë shprehje e të drejtës për respekt e nderim, përtej historisë së shkarravitur, të heshtjes që duket se hera- herës shfaqet edhe sot. Një këngë e dikurshme, që shumë e mbajnë mend, mu kujtua papritur me tekstin paksa të ndryshuar, e largët dhe e afërt me stendat në fasadën e godinës së Kryesisë së Kuvendit. I ëmbël zëri i gjyshes, kur përrallën na tregon … Po ndodhte dhe atëherë ndodh dhe tani, ndonëse pak e dinë, që larg kontekstit të atyre vargjeve, zëri i dredhur i gjyshes mund të tregonte historinë e Shqipërisë. Ishte kjo histori e vërtetë, që fillimisht duhej ta mbaje fshehtas, po ndoshta dhe më vonë, deri vonë ishte vështirë ta rrëfeje me zë të lartë. Për shkollën e parë shqipe në Korçë, Jovan Cico Kosturin e patriotë të tjerë mund të lexoje diku, në librat e historisë, ndërsa portretin e njërit prej firmëtarëve të Pavarësisë mund ta kishe të fshehur për vite të tëra, bashkë me ndëshkimin që koha e atëhershme kultivonte pa kursim për të afërmit. Fillimisht zëri i dredhur, i trembur i gjyshes, dëshmitares së vërtetë të faqes së dhimbshme së historisë shqiptare të diktaturës, të mësonte të heshtje, e më pas kur ishe rritur, të njihje dhe ata që sot i gjen në stendat e fotografive, në faqet e vërteta të historisë së Shqipërisë, ngjashmërisht si shpërndarja e shkronjave dhe teksteve shqipe, në një kohë tjetër po aq të vështirë. Ndërsa nga 1946 deri në 1990 pas portretit të djalit të saj Adelina Kosturi (Nosi), kish ruajtur portretin e xhaxhait të saj, patriotit Lef Nosi… Fati i kish dhënë të njihte historinë e Shqipërisë midis Nosëve e Kosturëve. Mbesa e Lef Nosit, tashmë në moshë të thyer, është dëshmitare e përmbysjes së historisë, për të marrë paksa nga sodisfaksioni e nderimi i sotëm për njeriun me të cilin ishte mjaft e lidhur, të cilin e ndoqi burgjeve e gjyqeve, patriotin që u pushkatua në moshën 70 – vjeçare, bashkë me Anton Arapin e Maliq Bushatin, pa mundur t’u gjejnë varret…Përveç biografisë e fakteve historike të Lef Nosit, studimeve në Athinë, kulturës së tij të gjerë apo botimit të gazetës së parë Tomorri në Elbasan, nënshkrimit të Aktit të Pavarësisë dhe detyrës si Ministër i Postave (1912-1914), qenies kryetar i Bashkisë së Elbasanit, apo pasuria e madhe e përkushtimit si arkivist, folklorist, etnograf, numizmat, arkeolog, nënshkrues i aktit të pavarësisë së 14 shtatorit 1943, apo zgjedhjes në 25 tetor1943 si antar i Këshillit të Naltë, arrestimit, dënimit me vdekje në gjyqin e shkurtit 1946 dhe pushkatimit, ato çka historia i ka të dokumentuara dihen korrespondencat e tij me Qemal Stafën, si dhe miqësia me Fan Nolin, i cili kur largohet i le Lef Nosit një violinë, violinën e Fishtës dhe qenin e tij , i cili u shua përnjëherë në ditën e pushkatimit të Lef Nosit. I ëmbël zëri i gjyshes u këndua ndryshe, bashkë me historinë që mbeti fshehur në mijëra detaje e kujtime dhe privilegjin e një zëri ndryshe në një kohë të tmerrshme, me privilegjin e njohjes së historisë së vërtetë dhe përndjekjen, përzierë me frazën e fundit para pushkatimit të Lef Nosit, sinjifikative e përkushtimit e dashurisë për Shqipërinë. Ndërsa Instituti Albanologjik në Prishtinë duket se u tregua më i shpejtë se Tirana, kur propozoi vite më parë vënien e emrit të Lef Nosit një shkolle në Prishtinë. Shtypi ynë (i majti) ,edhe sot kur nëntori është ndryshe boton të pavërteta, bashkë me fotografinë e retushuar krahas biografive të katër firmëtarëve të tjerë, të propozuar për t’u dekoruar me urdhrin Gjergj Kastrioti Skënderbeu, kish harruar sërish biografinë e Lef Nosit… Kërkesa e kryeparlamentares Jozefina Topalli për nderim të figurës së Lef Nosit e firmëtarëve të tjerë, ma hoqi atë ndrojë të dikurshme, teksa ndodhesha e ftuar për të interpretuar në violinë, në një sallë të vogël ku përkujtohej përvjetori i pavarësisë. Jashtë programit, pa filluar interpretimi, ashtu siç nuk na lejohet ne muzikantëve, deklarova se më takonte të isha aty, se i përkisja familjes së njërit prej firmëtarëve të Aktit të Pavarësisë e ministër i asaj qeverie. Dikush më pas nga salla më qortoi se nuk fola hapur, nuk e përmenda emrin e Lef Nosit. Prita ta përmendnin historianët, ata që ishin përballë, akademikët, ata që e dinin dhe e njihnin historinë e Elbasanit e Lef Nosit. Bashkë me diktaturën dhe harrimin e figurave historike ishin heshtur dhe historianët, ndonëse kishin kaluar shumë vite… Faleminderit zonjës Jozefinë, për kujdesin dhe përkushtimin, shpresën për drejtësi e më shumë, për të vërtetën e madhe se ndonëse vonë historia duhet të jetë e saktë, në nderim të atyre që u pushkatuan e të gjallëve dëshmitarë të periudhave të tmerrshme të historisë shqiptare.

Axhemi dhe Fishta, të parët e Qarkut Shkodër

Fushata elektorale ka nisur tashme edhe zyrtarisht. Levizja Socialiste per Integrim e drejtuar nga Ilir Meta, ka filluar zyrtarizimin e emrave ne shume qarqe te vendit, mes te cileve edhe ne Shkoder. Ne nje takim te zhvilluar ne teatrin “Migjeni”, Meta ka prezantuar dy te paret e listes se rajonit te Shkodres dhe pikërisht Sokol Axhemin- nënkryetar i LSI-se dhe Seit Fishten- perfaqesues i shoqerise civile dhe biznesmen i njohur.

Dy emrat e promovuar nga Meta, jane mbështetur permes duartrokitjeve dhe thirrjeve edhe nga salla e mbushur. Zgjedhja e Axhemit si numri 1 i listes se LSI-se ne Shkoder, mund te konsiderohet e natyrshme, nisur edhe nga fakti se ai eshte bashkëthemelues i kësaj force politike bashke me Meten. Nga ana tjeter, Axhemi eshte tashme nje politikan me karriere te gjate dhe i mireformuar por edhe me pervoje si ish zevendesminister ne qeverite socialiste.

Risi mund te konsiderohet kandidimi i Seit Fishtes, i cili vjen nga rradhet e sportisteve si perfaqesues i shoqerise civile, por njekohesisht edhe nje biznesmen shume i njohur i Shkodres. Kryetari i LSI-se Ilir Meta, ka bere vlerësimin maksimal per Fisheten edhe gjate emisionit “Eureka” ne TV1 Channel. Meta ka lene te kuptohet se fillimisht ka qene ndjenja e afersise qe ai ka me ish- sportistet ajo qe e beri ta perzgjedhe. Por shume i rendesishem ne përzgjedhje, ka qene edhe reputacioni i padiskutueshem dhe natyra paqesore dhe bujare e Fishtes. Gjithsesi, Meta ka thene se historikisht Seit Fishta mund te konsiderohet prane te majtes dhe per kete arsye, ai pranoi te kandidoje, duke i dhene reciprokisht vlera Fishta- LSI-se dhe LSI- Fishtes.

Sokol Axhemi ka konkurruar edhe here te tjera si deputet ne Shkoder, duke humbur perballe kandidateve te Partise Demokratike. Nderkohe, per Fishten eshte hera e pare dhe duhet theksuar se gezon nje reputacion mjaft te mire jo vetem tek socialistet e te majtet ne pergjithesi, por edhe tek te djathtet. E thene ndryshe, Seit Fishta nuk eshte futur ne loje thjeshte per te marre pjese. Fakti qe vjen nga fusha e sportit por edhe suksesi qe e ka ndjekur ne menaxhimin e biznesit, jane premisa per nje rezultat surprize pozitiv ne zgjedhjet e 28 qershorit 2009.

Axhemi dhe Fishta, pervec sa me siper, do te mbahen mend edhe si kandidatet e pare zyrtare per deputet ne zgjedhjet e kësaj vere. Kryetari i LSI-se Ilir Meta ka bere te ditur se lista e kandidateve per deputete ne Qarkun e Shkodres, do te jete e plote, pra me 11 deputete. Megjithatë, ambiciet apo mundesite reale te kësaj force politike per kete rajon, nuk shkojne me shume se numri 2, aq sa jane prezantuar nga LSI ne takimin qe shenon fillimin zyrtar te fushates elektorale ne Shkoder.

Sokol Pepushaj

 

“Beteja” e fundit e “5 heronjëve”

31 janar. Nje date e zakonshme si cdo dite tjeter, pavarësisht se e fundit e muajit te pare te nje viti te ri: 2009! Sigurisht, ka patur dhe do te kete edhe “31 janar” te tjere, me peshe te larte specifike per Shkodren, Shqiperine, Evropen e Boten. Megjithate,  ky 31 janar i vitit 2009, do te mbahet mend per “dorëzimin pa kushte” te “5 heronjeve te Vigut”, ose me sakte “betejen” e fundit te tyre!

Eshte histori e gjate te kthehesh pas perse u vendosen “5 heronjte e Vigut” ne mes te qytetit te Shkodres. Ishte koha kur Partia vendoste gjithçka dhe per cdo gje. Pas pavdekshmerise se brishte ne “allci”, “5 heronjte” do te perjetesoheshin edhe ne bonx, madje te derdhur diku jashte vendit. Pavaresisht se ishte viti 1984, pavarësisht se sapo kisha kaluar 10 vitet e jetes, mbahet mend rrethimi qe u vendos ne mes te sheshit, i cili pas pak dhe deri ne ditet e sotme, madje edhe per disa vite te tjera, do te njihet si “5 heronjte”. Teksa autobusi urban i sillej rrotull rrethimit, kersheria e moshes ne shtynte te shikonim ate cfare po ndertohej aty brenda.

Nuk e kam te fiksuar se cili Drejtues i larte i Partise përuroi monumentin, por qe nga ajo kohe, “5 heronjte” u kthyen ne nje simbol, pse jo identifikim e pike kontakti per cdo “jabanxhi”.

Me kalimin e viteve, sidomos me ardhjen e Demokracise ne vitin 1990, edhe ky monument, si shume te tjere qe lidhen me LANÇ-in, u lane pas dore. Paveresisht se “5 heronjte” i shpetoi nga shkatërrimi pesha e tyre e bronzte, tek tebela e vogel qe tregonte se kush ishin ata, filluan te zhduken shkronjat nje e nga nje. Megjithate, ata i rezistuan kohes duke dhene idene se do te qendronin ne ate vend perjetesisht.

Ne nje nga mbledhjet e administrates Bashkiake apo te Keshillit Bashkiak te Shkodres, u diskutua per heqjen e te gjitha kioskave nga trotuaret e qytetit. Ne kete rast, “5 heronjte” ndikuan qe perballe tyre, nga krahu i Hotel- Turizem “Rozafa” te qëndronte nje kioske. Ne ate kioske do te lejohej te shiteshin kafshe dhe shpende te ndryshem shtepiake, biznes qe mbase edhe pas kaq vitesh vazhdon te jete i vetmi i paperhapur ne qytetin e Shkodres. Po c’ lidhje kishin “5 heronjte” me kete fakt? Pronari i kioskes kishte menduar qe ne pjesen e siperme te saj te vendoste disa shtepi pëllumbash, te cilet do te zbukuronin sheshin, duke dhene idene e “Piazza”- ve te famshme evropiane. Madje ne “mbrojtjen” publike te idese se tij, ai tha se shume shpejt sheshi i “5 heronjeve”, sipërfaqja e gjelber qe i rrethonte do te mblidhte pëllumbat, te cileve aty do tu hidhej grure. E ne fakt, per nje kohe te gjate ashtu ndodhi. Qytetaret qe ecnin mbi rrethrrotullim, jo rradhe kane shkelur mbi kokrra grui qe kërkonin te joshnin pëllumbat, qe permes uljes ne barin e “5 heronjeve” te mesoheshin edhe me njerëzit. Edhe pse tregohej me pas si barcalete shkodrane, pati nga ata qe u merakosen se ku do te binte jashtëqitja apo “glacat” e pëllumbave: pikërisht mbi përmendoren e “5 heronjeve”. Megjithate, askush nuk e diskutoi me kete teme.

Duhej te kalonin disa vite, kur ne 2008- en, pas shume debateve, Keshilli i Bashkise Shkoder do te vendoste largimin e “5 heronjeve” nga sheshi qe tashme prej rreth çerekshekulli mbante emrin e tyre. Natyrisht, subjektet politike te majta do ta kundërshtonin kete vendim, por mazhoranca e djathte me forcen e shumices se votave, do te mendonte dergimin e “5 heronjeve” prane varrezave te Deshmoreve.

Do te kalonin edhe disa muaj dhe me 31 janar 2009, nje vinç- prone e nje firme ndertimi qe mori 40 milion leke (te vjetra sigurisht), do te bente çmontimin e ngarkimin ne nje mjet per te filluar udhëtimin e fundit te “5 heronjeve” ne rruget kryesore te qytetit te Shkodres. Ndersa nuk ka patur asnjë polemike publike ne momentin e vendosjes se monumentit te tyre (natyrshem, pasi fjala e Partise nuk behej “kurre dy” nga populli!), largimi i tyre ngjasoi me nje “beteje” te fundit per “5 heronjte”.

A ishte e drejte apo jo qe monumenti i tyre te hiqej nga sheshi qendror i Shkodres? Eshte nje pyetje te ciles nuk marr persiper ti kthej përgjigje per nje arsye te thjeshte dhe logjike: vendimi eshte marre nga Keshilli Bashkiak sipas te gjitha procedurave ligjore e demokratike, ku ka patur edhe kunder, por gjithnjë ne Demokraci pakica i nënshtrohet vendimit te shumices. Nje vendim i Keshillit Bashkiak, pasi ka marre edhe ligjshmerine nga Prefekti i Qarkut, mund te rrezohet vetem nga nje Gjykate. Ky eshte ligji dhe pakica nuk e shfrytëzoi, duke e ditur se nje vendim i tille i Keshillit Bashkiak, nuk mund te rrezohej nga ndonje Gjykate. Ne mes, mbetet vetem morali. Ndersa deri ne vitin 1990, si per te gjithe heronjte e tjere te LANÇ-it, ngriheshin vetem piedestale hiperbolike madhështie deri ne “hosana”, pas vitit ’90 kishte edhe mendime kunder, madje deri ne tjetërsim te asaj te vertete qe ne njihnim nga librat e historise se mesuar ne shkolla. Per mese 18 vjet, historiografia tej mase e politizuar shqiptare, nuk arriti asnjehere te jepte nje version te gjithepranuar jo vetem per “5 heronjte”, por per te gjithe historine shqiptare te pas vitit 1945. E ne keto kushte, ne mungesen e “vendimeve” te marra nga historia dhe historianet, futen te loje politika, mbështetur nga populli permes votes, sic eshte rasti i kristalte demokratik i largimit te “5 heronjeve”.

Mendoj se edhe per shume vite e dekada, shume pyetje nuk do te marrin përgjigje profesionale, historike dhe te bazuar ne fakte. Eshte nje nga mangesite e medha te postkomunizmit shqiptar, krejt ndryshe nga te gjitha vendet e Evropes Lindore. Asnjehere nuk u mbyll plotësisht nje kapitull per te ecur përpara pa kthyer koken pas, ne asnjë moment nuk u gjet nje “burre shteti”apo nje grup politikanesh qe te vendosnin nje vit “0” per Shqiperine e pas vitit 1990, kurrehere nuk u ndertua nje “besëlidhje” e përgjithshme per te hedhur pas kraheve te kaluaren- te pakten per hir te atyre qe kane lindur pas vitit ’90 dhe si per cudi dine me shume ata per diktaturen e diktatorin se sa brezi me i rritur.

Eshte fundi i nje miti te qytetin e Shkodres, i cili mbase do te sjelle me shume atraksion per qytetaret sic mund te jete nje shatërvan dhe nje shesh i mireideuar dhe zbukuruar. Shume mire mund te jete edhe fillimi, fillimi i nje procesi te gjate rivlerësimi, qofte edhe nga politika nese historiografia jone do te vazhdoje “gjumin e thelle”. Te majte e te djathte, te ulen ne nje tryeze, te diskutojne e te debatojne per here te fundit per ata apo ato qe meritojne dhe ate apo ato nuk qe meritojne vend te dukshem ne qytet, por edhe ne Shqiperi. Natyrshem, do te kete nje jave, nje muaj, nje vit debat e polemika, por do te mbyllen per te mos u tërhequr zvarre edhe per 20 vite te tjera. Ne fund te fundit, ne nje shtet demokratik, dicka mund te vendoset me vote, e cila eshte konvertim i pushtetit te popullit tek te zgjedhurit e tij. Por ama duhet te behet! Perndryshe, jo vetem ata qe kane lindur pas vitit 1990, por edhe te vitlindjes 2000 apo 2010 do te vazhdojne te perballen me fantazma apo realitete qe asnjehere nuk arritem ti leme pas, sepse ne fakt duhen lene!

Blerti Delija

 

Shqiptari si mbinjeri

Xhoana M. PERKAJ

Në librin “High Albania”, të Edit Durham botuar në Londër me 1909, Edit Durham ekziston një fotografi e jashtëzakonshme. Kur e kam parë të parën herë nuk kam mundur të besoj se ështe reale. Fotografia është bërë në fshatin Vukël në Malësinë e Madhe dhe e paraqet një varrezë. Varreza si varrezë, çfarë mund të ketë aty? Por, kjo nuk është varrezë e rëndomtë, edhe pse busti i të ndjerit është i punuar nga materiali më modest që ekziston – druri. Çfarë përmban kjo varrezë? Pra, kështu. Te koka e varrit është vendosur kryqi (kjo nuk është poenta) Forma e kryqit është shfrytëzuar për ta paraqitur bustin e të vdekurit. Mbi konstruktin e kryqit dominon fytyra e të vdekurit me kapelë në kokë. Duart e formojnë trekëndshin bashkë me traversën horizontale. Kjo traversë është në formën e pushkës, mbi të cilën është gdhendur një kobure. Edit Durham e cila ka shënuar, me fjalë, fotografi ose vizatim, gjëra me vlerë të madhe nga kjo pjesë e Shqipërisë etnike (ishte periudha para Luftërave Ballkanike), e ka bërë këtë fotografi, me siguri, nga se edhe vetë ka qenë e habitur me pamjen e kësaj varreze. Ndjenja e parë kur shikohet kjo fotografi, është ajo e habisë. Njeriu i cili e vën veten mbi simbolin fetar porosit se ai është më i rëndësishëm se çdo tabu. Qoftë ai edhe religjioz. Njeriu si qenije dominante, e cila nuk di për frikë, njeriu si qenije e përsosur, mbi botën.

Nuk di a ka pasur kësisoj përmendoresh te popujt e tjerë. Nuk besoj. Popujt e famshëm për nga guximi dhe shpirti luftarak, siç ishin psh., keltët, kanë qenë njëkohësisht edhe të frikësuar nga zotrat e tyre dhe ritualet e druidëve, priftërinjve të tyre paganë. Ndoshta diçka e ngjashme me përmendoren e Vuklit gjendet në mitologjinë gjermanike, ku kryezoti Odin është, njëkohësisht, i vdekshëm. Ky është rasti i vetëm në mitologjitë botërore që zoti të jetë i vdekshëm. Pra, Odini i kalon të gjitha sprovat sikur edhe çdo ushtar tjetër. Sprova më e vështirë është që t`i kalojë nëntë muaj i varur në Lisin e madh – Jagdrasill (Yggdrasil) që e simbolizon drurin e jetës. Duke i përballuar mundimet që i kalonte çdo ushtar i rëndomtë gjermanik, përfshirë edhe plagosjen me shtizë, Odini e fillon ta zotërojë mençurinë magjike.

Simbolika e kësaj përmendore është aq e fuqishme sa që i tejkalon të gjitha projektet e shtrenjta artistike. Njeriu i cili e ka vu veten mbi të gjitha. Njeriu si qenije dominante e Gjithësisë. Ekziston vetëm edhe një pamje e ngjashme. Te Salvador Dali ekziston një pikturë e cila e paraqet njeriun i cili depërton në zemrën e atomit. Për mua ajo është piktura më e bukur në historinë e artit. Ngjashëm me njeriun që e ka fotografuar Edit Durham. Njeriu si qenie dominante. Njeriu si qendër e Botës, e Atomit, e Gjithësisë. E di se nuk është trendy të kesh bindje niçeane. Është trendy të jesh bonist, edhe pse bonizmi është bërë arsye e vetvetës. Është bërë moderne që të jesh bonist. unë, përkundrazi, besoj se Niçe ka pasur të drejtë duke folur për njeriun dominant. Për Uebermenschin. në këtë rast, ky Uebermensch e ka fytyrën e njeriut që e fotografoi Edit Durhami.

 

Italia mban dyert hapur edhe pse krize

Përcaktohen kuotat e pranimit për punësimet sezonale në shtetin fqinj, Itali. Kjo e fundit ka parashikuar për 2009-n një numër të lartë vendesh të lira pune për shtetas të huaj. Konkretisht bëhet fjalë për rreth 80 mijë hyrje që do të realizohen për këtë vit në sferat e ndryshme të kërkuara nga sipërmarrjet italiane. Aktualisht është hartuar teksti përkatës, që specifikon hyrjen për punësime sezonale dhe pritet vetëm të miratohet nga organet përgjegjëse. Procedurat e aplikimit, ashtu si dhe vitin e shkuar, do të ndiqen nëpërmjet internetit, ku do të publikohen ofertat e punës dhe kualifikimet apo kriteret e nevojshme që duhen plotësuar nga personat e interesuar për to. Burimet zyrtare të Ministrisë së Punës bëjnë të ditur se prioritet në këtë rast do të kenë ato shtete që tashmë kanë marrëveshje bashkëpunimi me Italinë, çka do të thotë se dhe vendi ynë do të ketë përfitime të konsiderueshme. Në këtë dekret do të trajtohen me përparësi shtetas nga shtete me të cilat Italia ka marrëveshje bashkëpunimi, mes cilave edhe Shqipëria.

Pranimi

Për këtë vit qeveria italiane ka programuar 80 mijë hyrjeje për punëtorë stinorë nga shtete joanëtare të BE-së. Pjesa dërrmuese e kuotave të përcaktuara për kategori punësimesh i përkasin sektorit të bujqësisë, ku janë evidentuar dhe nevojat më të mëdha për flukse punëtorësh. Sipas monitorimeve, edhe këtë vit punëdhënësit duhet të paraqesin kërkesa për punësim përmes internetit, vetë apo duke iu drejtuar shoqatave të kategorisë. Sidoqoftë, këtë mund ta bëjnë pas botimit të dekret-fluksit të posaçëm. Të mos harrojmë se më shumë se 50 për qind e fuqisë punëtore për bujqësinë vjen nga shtete joanëtare të BE-së dhe sektorë të tërë varen nga punëtorët imigrantë, që nga vjelja e frutave dhe perimeve e deri në blegtori

, – pohohet nga burimet zyrtare italiane. Megjithatë, miratimi i këtyre hyrjeve do të bëhet në një kohë të shkurtër, duke marrë parasysh këtu edhe kërkesat e bëra nga vetë sektori i bujqësisë në këtë vend për punësimet emergjente që duhen bërë për rimëkëmbjen e këtij sektori. Presidenti i Konfederatës Italiane të Bujqve (CIA) Xhiuzepe Politi i ka kërkuar ministrit të Punës së këtij shteti që të nxisë botimin e dekretit. Kjo për shkak edhe të vonesave që duhen bërë në përzgjedhjen e këtyre punonjësve nga ndërmarrjet përkatëse, duke mbarsur rrezikun që punëtorët të vijnë jo në kohën më të volitshme për këtë lloj punësimi apo aktivitetet për të cilat kërkohen.

Flukset jostinore

Përveç sektorit të bujqësisë një pjesë e konsiderueshme e profesioneve të kërkuara janë edhe ato të shërbimeve dhe kujdesit shtëpiak për kategori të caktuara si dhe kuota për mekanikë të fushave të ndryshme. Ende nuk ka një vendim të saktë se çdo të ndodhë këtë vit me flukset jostinore, si dhe sa do të jetë numri i hyrjeve, nëse do të ketë për 2009-n. Sipas njoftimeve zyrtare, deri tani nuk ka ende asnjë njoftim për punë jostinore. Ndërsa për rastet kur qytetarët duan të hyjnë në Itali me vizë PDD për motive punësimi si punëmarrës, nuk është e nevojshme që të paraqiten më parë mjetet financiare. Kjo sepse kontrata e qëndrimit e ofruar dhe pranuar, sigurisht edhe e miratuar, garanton të ardhurat e punëtorit të huaj.

Leja e qëndrimit për motive familjare

Leja e qëndrimit për motive familjare i lëshohet:

• Të huajit që ka hyrë në Itali me vizë për ribashkim familjar apo me vizë shoqëruese të familjarit, apo me vizë hyrjeje për ribashkimin me fëmijën e mitur.

Kërkesa për lëshimin apo ripërtëritjen e lejes së qëndrimit refuzohet dhe anulohet leja e qëndrimit, nëse provohet se martesa apo adoptimi janë bërë me qëllimin ekskluziv për t i mundësuar të interesuarit qëndrimin në territorin e shtetit.

• Të huajit (qoftë edhe në situata të parregullta) që bashkëjeton me të afërmit e brezit të katërt apo me bashkëshort/e italian/e, për të cilët nuk zbatohet një masë dëbimi (neni 19 i Tekstit Unik mbi Imigrimin). Kjo leje qëndrimi nuk shndërrohet (konvertohet) në leje të titullit tjetër, të ndryshëm.

• Familjarit të huaj të një refugjati. Në këto raste përjashtohet zotërimi i një lejeje të vlefshme qëndrimi nga ana e familjarit.

• Familjarit të huaj që qëndron rregullisht dhe plotëson kërkesat për ribashkim me shtetasin e huaj që qëndron rregullisht në Itali. Në këtë rast leja e qëndrimit të familjarit konvertohet në leje qëndrimi për motive familjare. Konvertimi mund të kërkohet brenda një viti nga data e skadencës së titullit të qëndrimit, që zotërohet si fillim nga familjari.

• Prindit të huaj dhe natyror të të miturit italian që qëndron në Itali. Në këtë rast leja e qëndrimit për motive familjare lëshohet edhe duke dalë nga detyrimi i zotërimit të një lejeje të vlefshme qëndrimi, me kusht që prindi kërkues të mos jetë i privuar nga pushteti familjar, sipas ligjit italian.

Përfitime që lidhen me lejen e qëndrimit për motive familjare

Leja e qëndrimit për motive familjare mundëson:

• qasjen ndaj shërbimeve socio-sanitare dhe të asistencës;

• regjistrim në kurse studimi apo formimi profesional;

• regjistrimin në listat e qendrave të punësimit, kryerjen e punës si punëmarrës apo i vetëpunësuar (të gjitha këto duke respektuar moshën minimale për ushtrimin e aktiviteteve të punësimit).

Refuzimi dhe anulimi i lejes së qëndrimit për motive familjare.

Në miratimin e vendimit të dëbimit (kufizuar me masa administrative për hyrje të paligjshme apo në mungesë të lejes së qëndrimit) apo të vendimit për refuzimin e lejes së qëndrimit, lëshimit, anulimit apo refuzimin e ripërtëritjes së lejes së qëndrimit ndaj të huajit që ka ushtruar të drejtën e ribashkimit familjar, apo të familjarit të ribashkuar, sipas nenit 29 merren parasysh natyra dhe efektiviteti i lidhjeve të familjarit të interesuar dhe të ekzistencës së lidhjeve familjare dhe sociale me vendin e origjinës, si dhe të të huajit, tashmë të pranishëm në territorin kombëtar, por edhe kohëzgjatja e qëndrimit në territorin kombëtar.

Sokol PEPUSHAJ

 

Italia mban dyert hapur edhe pse krize

Përcaktohen kuotat e pranimit për punësimet sezonale në shtetin fqinj, Itali. Kjo e fundit ka parashikuar për 2009-n një numër të lartë vendesh të lira pune për shtetas të huaj. Konkretisht bëhet fjalë për rreth 80 mijë hyrje që do të realizohen për këtë vit në sferat e ndryshme të kërkuara nga sipërmarrjet italiane. Aktualisht është hartuar teksti përkatës, që specifikon hyrjen për punësime sezonale dhe pritet vetëm të miratohet nga organet përgjegjëse. Procedurat e aplikimit, ashtu si dhe vitin e shkuar, do të ndiqen nëpërmjet internetit, ku do të publikohen ofertat e punës dhe kualifikimet apo kriteret e nevojshme që duhen plotësuar nga personat e interesuar për to. Burimet zyrtare të Ministrisë së Punës bëjnë të ditur se prioritet në këtë rast do të kenë ato shtete që tashmë kanë marrëveshje bashkëpunimi me Italinë, çka do të thotë se dhe vendi ynë do të ketë përfitime të konsiderueshme. Në këtë dekret do të trajtohen me përparësi shtetas nga shtete me të cilat Italia ka marrëveshje bashkëpunimi, mes cilave edhe Shqipëria.

Pranimi

Për këtë vit qeveria italiane ka programuar 80 mijë hyrjeje për punëtorë stinorë nga shtete joanëtare të BE-së. Pjesa dërrmuese e kuotave të përcaktuara për kategori punësimesh i përkasin sektorit të bujqësisë, ku janë evidentuar dhe nevojat më të mëdha për flukse punëtorësh. Sipas monitorimeve, edhe këtë vit punëdhënësit duhet të paraqesin kërkesa për punësim përmes internetit, vetë apo duke iu drejtuar shoqatave të kategorisë. Sidoqoftë, këtë mund ta bëjnë pas botimit të dekret-fluksit të posaçëm. Të mos harrojmë se më shumë se 50 për qind e fuqisë punëtore për bujqësinë vjen nga shtete joanëtare të BE-së dhe sektorë të tërë varen nga punëtorët imigrantë, që nga vjelja e frutave dhe perimeve e deri në blegtori

, – pohohet nga burimet zyrtare italiane. Megjithatë, miratimi i këtyre hyrjeve do të bëhet në një kohë të shkurtër, duke marrë parasysh këtu edhe kërkesat e bëra nga vetë sektori i bujqësisë në këtë vend për punësimet emergjente që duhen bërë për rimëkëmbjen e këtij sektori. Presidenti i Konfederatës Italiane të Bujqve (CIA) Xhiuzepe Politi i ka kërkuar ministrit të Punës së këtij shteti që të nxisë botimin e dekretit. Kjo për shkak edhe të vonesave që duhen bërë në përzgjedhjen e këtyre punonjësve nga ndërmarrjet përkatëse, duke mbarsur rrezikun që punëtorët të vijnë jo në kohën më të volitshme për këtë lloj punësimi apo aktivitetet për të cilat kërkohen.

Flukset jostinore

Përveç sektorit të bujqësisë një pjesë e konsiderueshme e profesioneve të kërkuara janë edhe ato të shërbimeve dhe kujdesit shtëpiak për kategori të caktuara si dhe kuota për mekanikë të fushave të ndryshme. Ende nuk ka një vendim të saktë se çdo të ndodhë këtë vit me flukset jostinore, si dhe sa do të jetë numri i hyrjeve, nëse do të ketë për 2009-n. Sipas njoftimeve zyrtare, deri tani nuk ka ende asnjë njoftim për punë jostinore. Ndërsa për rastet kur qytetarët duan të hyjnë në Itali me vizë PDD për motive punësimi si punëmarrës, nuk është e nevojshme që të paraqiten më parë mjetet financiare. Kjo sepse kontrata e qëndrimit e ofruar dhe pranuar, sigurisht edhe e miratuar, garanton të ardhurat e punëtorit të huaj.

Leja e qëndrimit për motive familjare

Leja e qëndrimit për motive familjare i lëshohet:

• Të huajit që ka hyrë në Itali me vizë për ribashkim familjar apo me vizë shoqëruese të familjarit, apo me vizë hyrjeje për ribashkimin me fëmijën e mitur.

Kërkesa për lëshimin apo ripërtëritjen e lejes së qëndrimit refuzohet dhe anulohet leja e qëndrimit, nëse provohet se martesa apo adoptimi janë bërë me qëllimin ekskluziv për t i mundësuar të interesuarit qëndrimin në territorin e shtetit.

• Të huajit (qoftë edhe në situata të parregullta) që bashkëjeton me të afërmit e brezit të katërt apo me bashkëshort/e italian/e, për të cilët nuk zbatohet një masë dëbimi (neni 19 i Tekstit Unik mbi Imigrimin). Kjo leje qëndrimi nuk shndërrohet (konvertohet) në leje të titullit tjetër, të ndryshëm.

• Familjarit të huaj të një refugjati. Në këto raste përjashtohet zotërimi i një lejeje të vlefshme qëndrimi nga ana e familjarit.

• Familjarit të huaj që qëndron rregullisht dhe plotëson kërkesat për ribashkim me shtetasin e huaj që qëndron rregullisht në Itali. Në këtë rast leja e qëndrimit të familjarit konvertohet në leje qëndrimi për motive familjare. Konvertimi mund të kërkohet brenda një viti nga data e skadencës së titullit të qëndrimit, që zotërohet si fillim nga familjari.

• Prindit të huaj dhe natyror të të miturit italian që qëndron në Itali. Në këtë rast leja e qëndrimit për motive familjare lëshohet edhe duke dalë nga detyrimi i zotërimit të një lejeje të vlefshme qëndrimi, me kusht që prindi kërkues të mos jetë i privuar nga pushteti familjar, sipas ligjit italian.

Përfitime që lidhen me lejen e qëndrimit për motive familjare

Leja e qëndrimit për motive familjare mundëson:

• qasjen ndaj shërbimeve socio-sanitare dhe të asistencës;

• regjistrim në kurse studimi apo formimi profesional;

• regjistrimin në listat e qendrave të punësimit, kryerjen e punës si punëmarrës apo i vetëpunësuar (të gjitha këto duke respektuar moshën minimale për ushtrimin e aktiviteteve të punësimit).

Refuzimi dhe anulimi i lejes së qëndrimit për motive familjare.

Në miratimin e vendimit të dëbimit (kufizuar me masa administrative për hyrje të paligjshme apo në mungesë të lejes së qëndrimit) apo të vendimit për refuzimin e lejes së qëndrimit, lëshimit, anulimit apo refuzimin e ripërtëritjes së lejes së qëndrimit ndaj të huajit që ka ushtruar të drejtën e ribashkimit familjar, apo të familjarit të ribashkuar, sipas nenit 29 merren parasysh natyra dhe efektiviteti i lidhjeve të familjarit të interesuar dhe të ekzistencës së lidhjeve familjare dhe sociale me vendin e origjinës, si dhe të të huajit, tashmë të pranishëm në territorin kombëtar, por edhe kohëzgjatja e qëndrimit në territorin kombëtar.

Sokol PEPUSHAJ

 

Metodat e fuqive demokratike në ndërtimin e paqes në Evropën Juglindore

Perëndimi në përgjithësi ka kaluar faza kritike historike, dhe mu nga këto kriza kanë mësuar ta ndërtojnë ardhmërinë e tyre.

 

NGA KAN.LIC.IURA. ZEF AHMETI, UNIV. ST. GALLEN  

 

Historia nuk është vetëm shkencë që merret me të kaluarën, por ajo sjellë edhe shumë elemente të frytshme për ta ndërtuar ardhmërinë. Meqë zhvillimi i shoqërive njerzore nuk është i ngjajshëm e ndryshon prej një vendi nga një vend tjetër, prej kontinenti nga një kontinent tjetër, vendet më pak të zhvilluara mund të mësojnë shumë nga ato vende, shtete apo kombe, që kanë një përvojë më të pasur.

 

Përvojat historike e disa popujve a vendeve më të zhvilluara mund të merren si shembull nga ato pjesë të botës, të cilat tek kan hyrë në ato faza dhe procese historike, që për vende e zhvilluara veç i takojnë historisë. Këto përvoja mund t`iu përshtaten të sotmës dhe në këtë mënyrë të menjanohen apo (tej)kalohen krizat a problemet në disa pjesë të botës në zhvillim. Nga këto përvoja mund të përfitojnë shumë edhe popujt e Evropës Juglindore për të kaluar nga konfliktet e njëpasnjëshme drejt kooperimit dhe integrimit.

 

Për të kuptuar më mirë këtë të lartshënuarën në vijim do të marrim shembull raportet pas Luftës së Dytë Botërore, përkatësisht ngjarjet dhe proceset demokratike në Gjermani të shtyra dhe ndihmuara kryesisht nga amerikanët.

 

Për dallim nga Lufta e Parë Botërore, në luftën e Dytë Botërore kemi rolin dhe ndikimin e madh të SHBA-ve si fuqi demokratike. Për demokracinë e sotshme në Gjermani, ajo (Gjermania) i falenderohet Amerikës dhe planeve të saja për demokratizim. Në fillim (pas luftës) SHBA-të kishin si prioritet ndërtimin e paqës e mëpastaj të fillojnë me jetësimin dhe ndërtimin e demokracisë. Me fjalë të tjera, SHBA-të kishin për qëllim ta qetësojnë kontinentin nga konflikti duke intervenuar ushtarakisht, mëpastaj për të vazhduar me demokratizim.

 

Për të ndërtuar në paqe demokracinë, Amerika si fuqi udhëheqëse demokratike, si pikë të rëndësishme e shifte edhe nevojën e parakushteve të tjera ekonomike. Këtu duhet të përmendet Plani Marshall, që në atë kohë ofronte të mirat të ndryshme dhe kredi, duke ndihmuar edhe ndërtimin e një ekonomie liberale. Përveç të tjerash SHBA-të dëshironin të zhvillonin një ekonomi liberale me parametra botërorë.

 

Rëndësi për Amerikën kishte edhe demokratizimi i politikajve dhe forcave politike. Një nga vështërsitë që ishte paraqitur në kohën e tranformimeve pas Luftës së Dytë në Gjermani ishte zëvendësimi nëpunësve administrativ të regjimit të Hitlerit me njerëz të tjerë, në mënyrë që të humben të gjitha ndikimet e mundshme të diktatorit Hitler.

 

Ndërsa kjo fazë mbyllet me sukses, në Evropë fillojnë të zhvillohen mardhëniet më të mira ndërmjet vendeve të Evropës dukë kaluar nga koekzistenca ndërmjet shteteve në kooperacion dhe integration. Kooperimi i shteteve Evropiane në fillim kryesisht bëhej në kuadër të ekonomisë, duke aluduar drejt modernizimit të ekonomisë në përgjithësi. Përveç të tjerash ekzistonte edhe ideja se shoqëritë liberale janë dhe duhet të jenë shoqëri të hapura. Pra duke përkrahur lirinë e lëvizjes, lirinë e komunikimit, ndërtimin e një shoqërie pluraliste. Pikë tjetër e rëndësishme, ndihmëse në procesin e demokratizimit të kontinentit të Evropës, ishte edhe ideja e ndryshimit të kushteve të rëndësishme ekonomike, sociale e të tjera.

 

SHBA-të dhe BE-ja – Evropa Juglindore

Nëse krahasojmë zhvillimet e fundit në Evropën Juglindore, apo siç thirret me shprehjen tjetër Ballkan, shumë nga këto elemente të praktikuara nga amerikanët dikur në Gjermani, sot Amerika dhe Bashkimi Evropian implementojnë një politikë të ngjashme në këtë pjesë të Evropës. Një kombinim kësaj praktike me elemente të reja duke iu përshtatur rethanave dhe problemeve ekzistuese. Përpjekjet e këtyre vendeve që tashmë kanë një përvojë më të madhë në zhvillimin dhe jetësimin e principit të demokracisë, tash këtë përvojë përpiqen ta bartin dhe ta aplikojnë hap pas hapi ne këtë rajon.

Duke u nisur nga këto që i thamë mund të vijmë në përfundim të kësaj forme të të menduarit me gjykimin se, qetësimi i Evropës Juglindore mundohet të arrihet duke përdorur metodat deri diku të ngjashme si më herët në raportin Gjermani-SHBA, pra :

a) qetësimi i rajonit me intervenim ushtarak, tashmë i praktikuar nga NATO-ja dhe SHBA-të (kujto intervenimin Amerikan në Evropë në Luftën e DB), dhe ndërtimi i raporteve demokratike,

b) qëllimet, pikëpamjet demoktatike të SHBA-ve dhe BE-së, për të ndhimuar Ballkanin.

c) demokratizimi i politikajve dhe strukturave shtetërore,

d) shtyrja për bashkpunim aktiv mes vendeve të rajonit,

e) ndërtimi i shteteve dhe shoqërive në bazën e principit të liberalizmit, f) si dhe shtyrja për ndryshim të formës së vjetër të të menduarit, drejt ndryshimeve të rëndësishme moderne ekonomike, sociale dhe formave tjera.

 

 

Mesimet e tragjedise se “Barberino del Mugello”

Ajo cfare ndodhi, ndodhi! Nje familje shqiptare, emigrante ne Itali, eshte shuar totalisht ne menyren me makabre te mundshme. Nje nene 37- vjeçare qe ate mengjes te 1 marsit 2009 duhet te shkonte ne pune edhe pse ishte e diele, nje vogëlush 13 vjecar qe duhej te luante ne fushen e blerte te futbollit te Barberino del Mugello drejt realizimit te nje endrre, nje vajze 14 vjecare qe enderronte te ishte “veline” e famshme ne programet televizive italiane, iken papritur nga kjo bote pa patur asnjë faj nga ana e tyre, por thjeshte se ne katin poshte tyre jetonte nje person problematik, 38- vjecari Tomasso Mengoni. Iken ne nje moment, kur babai i tyre kishte kapërcyer detin per te arritur ne vendlindje, mbase per te përgatitur rikthimin ne atdhe te familjes pas emigrimit te rende dhe te lodhshem ne Itali. Tragjedia e konsumuar eshte e plote, e dhimbshme por qe edhe duhet zbardhur per te vene ne vend drejtesine, por qe gjithsesi nuk mund te ktheje pas 3 viktima te pafajshme te papergjegjshmerise se  nje individ, qofte edhe pronari i pallacines se tmerrit ne “Barberino del Mugello”.

Jo vetem shqiptare, por edhe italiane, madje edhe kryetari i Komunes Barberino del Mugello (FI), Gian Piero Luchi ka pranuar per mediat vendase se “efektivisht ne te kaluaren, 38- vjecari Mengoni ka patur ndonje problem varesie nga droga. Por nese ne te vertete sjellja e tij do te kishte rezultuar e rrezikshme per komshinjte dhe qeramarresit, do te kishim nderhyre”. Te tjere banore te zones kane treguar se Mengoni jo vetem sillej si i çmendur, jo vetem kishte probleme me drogen, por ngrinte përtej cdo limiti volumin e muzikes dhe te televizionit deri ne oren 4 te mëngjesit. Nderkohe, vetem muajt e fundit, ka patur tre alarme pikërisht ne kete pallacine per rrjedhje gazi. Edhe diten e tragjedise, Angjelina Gjonaj, 37- vjecarja nene e dy femijeve Dorina dhe Dorian, kishte zbritur ne deren e Mengonit per ti tërhequr vëmendjen per rrjedhje gazi qe konstatohej nga era e shperndare ne te gjithe pallacinen. Kishte dalur edhe para dritareve te baneses duke thirrur italianin 38- vjecar, por pa patur asnjë përgjigje. Kete e pranon per mediat edhe vete Mengoni, i cili ne fakt u plagos nga kjo tragjedi, por eshte jashte rrezikut per jeten. Ai tregon per mediat se ka degjuar te thirrura, eshte ngritur nga krevati dhe sapo ka ndezur nje cigare, ka përfunduar ne rruge si pasoje e trysnise se shpërthimit te gazit. Me shpërthimin e pare, jane përhapur flake dhe nena me dy femijet e saj, kane dale ne dritare per te kërkuar ndihme. Ndihma e vetme kane qene thirrjet e banoreve te zones: Hidhuni se ju presim ne!….

Nuk ka vonuar dhe pas pak minutash, eshte degjuar edhe nje shpërthim tjeter me i forte dhe ne ate moment, soleta e katit te sipërm ka rene, duke zene poshte saj tre jete te pafajshme dhe duke shenuar tragjedine shqiptare te rradhes me tre viktima te pafajshme, nje nene dhe dy bijte e saj….

Nuk besoj se ndokush, qofte shqiptar apo edhe italian, te dyshoje qe Tomasso Mengoni ta kete bere me qellim shpërthimin, pasi edhe ai vete rrezikoi jeten. Megjithate, ka dhe duhet te kete nje pergjegjesi, me shume se te vete 38- vjecarit, te instancave te caktuara per te mbikëqyrur te tille individe problematike. Per nje cast, le te nderrojme pozicionet: viktimat jane tre italiane: nje nene dhe dy femijet e saj, ndersa “shkaktari” i tragjedise nje shqiptar. Ne fakt, nuk do te kishte ndodhur tragjedia, pasi ne rastin me te pare qe do te ishte konstatuar nje person i huaj problematik, përdorues droge dhe prishes i rendit dhe qetesise publike, atij menjehere do ti tregohej vendi: burgu deri ne ekstradim jashte Italise.

Vertete qe ne jemi “komb emigrantesh”, sic edhe vete italianet deri ne vitet ’70 te shekullit te kaluar. Vertete kushtet ekonomike na detyruan te kerkojme nje alternative me te mire jashte atdheut. Vertete, se si cdo komb apo shtet tjeter, edhe ne kemi kriminele qe mbajne te njejten pasaporte si ne. Vertete, se si cdo komb tjeter, kemi edhe ne simbolet tona me te cilet krenohemi dhe duhet te krenohemi. Por per te gjitha keto arsye, kerkojme te trajtohemi edhe ne si te barabarte me italianet, pavarësisht nese kemi apo jo te njejten pasaporte, por qe u përgjigjemi si cdo qytetar tjeter detyrimeve ne vendin ku kemi zgjedhur apo jemi te detyruar te jetojme.

Se ne cfare gjendje ka qene italiani Mengoni mëngjesin e 1 marsit, eshte e qarte nga ato cfare ka treguar: sapo eshte ngritur nga krevati, ka ndezur nje cigare, pa arritur te ndjeje eren e rende te gazit, e cila kishte kaluar edhe ne oborrin para pallacines. Ne kete krim, kane pjesen e tyre edhe autoritetet e Barberino del Mugello. Si mund te lihej pa kontroll nje person, tek i cili vetem muajt e fundit tre here u konstatua rrjedhje gazi, deri ne rrezik shpërthimi dhe tragjedia, e cila ne fakt erdhi mbi kurrizin e 3 shqiptareve te pafajshem?!

Asgje nuk mund ta ktheje me ne jete ate familje, askush nuk mund ti sjelle bashkëshortit femijet dhe bashkëshorten, askush nuk mund ti jape me jete endrrave te prera ne mes, askush nuk mund te ktheje pas kohen, askush nuk mund te zhbeje ate cfare eshte bere tashme. Por te gjithe, e perseris te gjithe, me shume italiane (ne kete rast) se shqiptare, duhet te nxjerrin mesime, kryesisht per menyren e te sjellurit ndaj te huajve apo edhe pergjithesimit te turpshem te krimeve, fajeve apo gabimeve qe mund te beje nje i huaj. Kam deshire qe keto rreshta, me shume dhimbjeje por edhe revolte, ti mbyll me nje koment te marre nga nje faqe interneti italiane (http://www.ilsalvagente.it).

“Pesantemente sotto accuso il modo di fare del proprietario della villetta, Tommaso Mengoni. “Lui è uno fuori di testa, un drogato, fino alle 4 di mattina teneva la musica, il televisore, a volume alto. E’ lui il motivo della tragedia”: dicono i vicini. Anche il sindaco di Barberino del Mugello, Gian Piero Luchi, parla di “un personaggio un po’ particolare, in passato c’erano stati piccoli incidenti”.

Questa volta il “piccolo incidente” è costato la vita a tre poveri immigrati: una giovane donna e due ragazzi. A parti invertite si invocherebbero le “ronde” contro gli albanesi. Così, invece, non resta che piangere tre vittime innocenti.”

“Nen akuze te rende eshte menyra e te sjellurit te pronarit te pallacines, Tommaso Mengoni. “Ai eshte nje qe i ka ikur truri, nje i droguar, deri ne 4 te mëngjesit linte hapur muziken, televizorin me volum shume te ngritur. Eshte ai motivi i tragjedise”: thone komshinjte. Edhe kryetari i Komunes se Barberino del Mugello, Gian Piero Luchi flet per “nje personazh pak te veçante, ne te kaluaren ka patur incidente te vogla”.

Kete here “incidenti i vogel” i ka kushtuar jeten 3 emigranteve te mjere: nje grua e re dhe dy femije. Nese vendet do te ndryshoheshin, do te krijoheshin “patrulla” kunder shqiptareve. Ndersa keshtu, nuk mbetet vetem te qahen tre viktima te pafajshme”.

Solidariteti i Rajonit, Provinces dhe Komunes, eshte per tu vlerësuar. Por per cfare mund ti sherbeje nje burri, nje prindi qe iu shua familja nga papergjegjshmeria e nje italiani dhe strukturave te tjera te këtij shteti?! Edhe denimi i Mengonit, apo njëqind “Mengoneve” nuk do te ndryshonte gje, pervec se mund te sherbeje si mesim per reflektim me shume italianeve se shqiptareve…. Nje shteti qe na mikpriti, na dha strehe, pune e ushqim, por qe akoma nuk na trajton sic e meritojme, te pakten pjesen me te madhe te shqiptareve qe jetojne ne Itali.

Blerti Delija

 

Italia ndryshon ligjin për bashkim familjar

Është dekreti legjislativ nr. 160 që ka marrë fuqi ligjore që me 5 nëntor 2008 që ka  saktësuar  procedurat e reja për bashkim familjar.Edhe ato kërkesa të paraqitura para kësaj date dhe që akoma janë në shqyrtim, duhet të provojnë kërkesat e reja të dekretit nr. 160.

E drejta për të ruajtur unitetin familjar u njihet gjithë atyre emigranteve, mbajtës të lejes së qëndrimit CE për rezidentët afatgjatë, duke hellur poshtë kartën e qëndrimit.  Përfitues janë edhe mbajtisit e lejes së qëndrimit mbi një vjeçare, të lëshuar për motive  si punëmarrës, të vetpunësuar, motive studentore, fetare, azili, familjare dhe të mbrojtjes shtesë. Ligji përcakton se e drejta e bashkimit familjar nuk ka të bëjë vetëm me bashkëshortët e prindërit, por me gjithë personat  qe aplikuesi ka në ngarkim të tij, deri tek fëmijët e lindur jashtë martese, kur vertetohen me dokumentacion të plotë.  Ndryshe nga ligji i parë, emigranteve u lejohet bashkimi familjar me prindërit, vetëm kur të moshuarit kanë mbushur moshën 65 vjeç dhe nuk kanë asnjë nga fëmijët në Shqipëri. Por për rastet kur një apo me shumë fëmijë me qëndrim në Shqipëri, vertetohet se nuk mund ti mbajnë prindërit për arsye  të rënda shëndetësore, atëherë mund të përfitohet bashkimi familjar. Pas lëshimit të nulla osta-s nga Sporteli Unik mbi Imigrimin te prefekturës kompetente, i cili ua përcjell dokumentacionin autoriteteve konsullore, familjarët duhet të paraqesin dokumentacionin që verteton lidhjet dhe arsyet për të cilat aplikohet. Konsullatës  ligji i jep të drejtë që në raste të veçanta, kur dyshohet në origjinalitetin e dokumentacionit, të kujdeset për lëshimin e një çertefikate të bazuar në ekzaminimin e ADN-së, për të vertetuar lidhjet familjare. Kostoja e ekzaminimit përballohet nga të interesuarit.

Redaksia

 

 

Pertej “Pangos” eshte edhe “Fiks Fare”

Natyrisht, eshte nje sjellje e papranueshme, madje e denueshme per cdo qytetar, aq me pak per nje minister. Por, nuk eshte as rasti i pare dhe sigurisht, nuk do te jete as i fundit. Ish- ministri i Kultures, Rinise dhe Sporteve pati fatin e keq te binte ne rrjeten e ngritur me kujdes, profesionalizem por edhe paramendim nga “Fiks Fare”.

Sipas gjasave, “profesorit” nuk do ti hyje “gjemb kembe” nga ana ligjore. Ana morale eshte marre persiper te ndëshkohet nga kryeministri Berisha, i cili e shkarkoi “ne 4 minuta”, nga kryetarja e Kuvendit Topalli qe “si nene ishte e tmerruar dhe frikësuar” e cila i kërkoi ish- ministrit te dorëzonte mandatin e deputetit, nga presidenti Topi qe e shkarkoi me dekret ne pak ore, nga koleget deputete te djathte e te majte qe u distancuan menjehere nga “psikologu”. Serish ne sensin moral, “i akuzuari per ngacmime seksuale” deklaroi se “mandatin ma kane dhene zgjedhesit e zones 38 dhe vetem ata mund te ma heqin”. Duke iu rikthyer anes ligjore te problemit, kuadri ligjor ne kete rast ne vendin tone, sipas juristeve dhe avoketerve, eshte i manget qofte per “ngacmimin seksual”, qofte “per shpërdorim detyre” por edhe per “korrupsion” permes shkëmbimit te favoreve seksuale per nje vend pune. Prokuroria, pasi te ekzaminoje me kujdes kasetat filmike dhe audio, nuk do ta kete te veshtire te dale ne konkluzionin se gjithçka ka qene nje kamera e fshehte, e përgatitur me shume kujdes dhe perballe ish- ministri ka pasur vajzen “X” e cila nuk ka qene realisht e interesuar per nje vend pune, por per te kryer nje detyre, per te cilen sipas gjasave eshte paguar edhe mire. Ndryshe ka ndodhur ne raste te tjera, te denoncuara edhe nga “Fiks Fare”, ku objekt dhe subjekt i ngjarjeve te tilla apo kamerave te fshehta, kane qene persona reale dhe jo “gazetare kamikaze”.

Ne nje emision te improvizuar te ores se vone “Opinion”, ish- ministri, te cilit tashme do ti përmendim emrin, nga nxitimi, mllefi po euforia, dha disa “indice” (sic thote avokat Ngjela) shume te vlefshme, nese prokuroria eshte e interesuar te shkoje përtej “Pangos”, drejt “Fiks Fare” por edhe me përtej.

Duke qene konfuz dhe mbi te gjitha i pakoordinuar me avokatin e tij Gjokutaj, Pango deklaroi se kishte ngarkuar juristin e tij “te negocionte, per te marre informacion ne lidhje me kameran e fshehte qe po përgatitej te transmetohej”. Behet fjale per nje hark te shkurter kohor, qe niste nje dite para emisionit dhe përfundonte pak ore para emisionit “Fiks Fare”. Natyrshem, lind pyetja: si mund te sigurohet informacioni i nevojshem per tu ditur nga Pango permes negocimit te avokatit te tij? Zakonisht, perfaqesuesi ligjor, eshte personi me i afert me te cilin rrëfehet cdo klient. Por fillimisht Pango, me pas edhe Gjokutaj thane gjera vertete kontradiktore. Pango deklaroi se kishte autorizuar Gjokutajn te investigonte, te negocionte me drejtuesit e “Fiks Fare” per kameran qe po përgatitej te transmetohej. Pango deklaroi gjithashtu se kishte nje “hermetizim informacioni”, duke lene te kuptohet se nuk ka mundur te mesoje asgje. Megjithatë, ne kete hermetizim ish- ministri kishte marre “telefonata te paidentifikuara” per te dhene para, favorte te ndryshme si fshatra turistike etj, sipas gjasave, per te frenuar publikimin e videos. Ne nje hark te shkurter kohor, dinamika e ngjarjeve dhe veprimeve eshte kaq e ngjeshur, saqe eshte lehte te kuptohet por edhe vërtetohet, se negociatat kane qene me te gjata dhe te shtrira ne kohe ne mes Gjokutajt ose “gjokutajve” te Pangos dhe “Fiks Fare”-s. Duke njohur mire profesionin e tij si jurist dhe perfaqesues ligjor i klientit, publikisht Gjokutaj mohoi se ka investiguar apo negociuar me drejtues te “Fiks Fare”. I bie qe kemi dy versione te ndryshme, per ne njejten ngjarje, me te njejtet aktore.

Per cfare mund te jete negociuar para transmetimit te videos shokante? Ne fakt, ka vetem dy mundesi ne kete ngjarje: ose te ndodhe ose te mos ndodhe. Qe do te thote: ose videoja te transmetohet, ose videoja te mos transmetohet duke u asgjësuar ne prani te te interesuarit ose duke u magazinuar per tu ruajtur si “xhevahir” bashke me te tjera ne arkiven e pasur tashme te “Fiks Fare”. Cfare mund te bente apo te jepte ish- ministri qe videoja e tij te mos transmetohej? Pergjigjen secili e gjen lehte ne imazhin dhe deklarimet e Pangos ne “Opinion”: gjithçka dhe cdo gje qe do te kishte mundesi, ne dore dhe ne pronesi! Ishte ne loje “imazhi i intelektualit, i krijuar me mund dhe sakrifica per gjate viteve, por edhe morali dhe nderi i nje familjeje te tere” sic tha ai vete. Cfare mund ta shtynte “Fiks Fare”-n te mos transmetonte videon e ministrit Pango? Ne pamje te pare, asgje! Megjithatë, ka patur, ka dhe do te kete raste qe edhe nje format i tille televiziv, ose nuk i ka transmetuar fare “investigimet” e tij, ose ka dhene vetem nje pjese duke paralajmëruar vijimin ne puntatat e tjera dhe e ka frenuar, ose “ia ka plasur ne turinj” filmimet te interesuarve, pasi “negocimet” nuk kane rezultuar “te suksesshme” per palet. Nje nga keto variante, ka “provuar ne kurriz” edhe nje nga kultet tradicionale te besimit ne Shqiperi.

Nuk ka as dyshimin me te vogel se Gjokutaj, sigurisht me “mandat” nga Pango ka negociuar dhe ka negociuar disa dite para se filmimi te transmetohej, pasi “dikush” nga “Fiks Fare” me numer te paidentifikuar ka sinjalizuar ministrin e Kultures. Nje nga takimet publike, te cilat nuk ka mundur ti fshehe, ka qene edhe ai ne mjediset e “Rozafa” ne Tirane. Gjokutaj e pranon vete se “i takova miqte e mije te “Fiks”-it, u ndala, piva me ta gjysme gote vere, u tregova tre barcaleta, qeshen dhe u largova”. Duket shume i bukur, i lehte si rrefim per te qene i vertete edhe per me naivin e naiveve.

Prokuroria ne fakt, ka dhe duhet te kete shume pune, nese nuk do te merret vetem me veprimet e mosveprimet e Pangos dhe mbi te gjitha, nese deshiron te shprehe pavaresine e saj te plote nga politika dhe mazhoranca nje pjese te te cileve “ferkuan barkun” nga kenaqesia, sic tha vete Pango. Nje pyetje mund te ngrihet spontane: Per cfare negociuan “gjokutajt” e Pangos me drejtuesit e “Fiks Fare”? Cfare mund apo do te ofronte Pango ne shkembim te mospublikimit te videos dhe me cfare mund te kënaqeshin “Fiks Fare”-t ne kete negocim? Ngado qe ta rrotullosh, ne te gjitha drejtimet bie era “mit-marrje”, “presion”, “korrupsion” dhe shume pak “ngacmime seksuale”. Konflikti ne mes “pushtetit te katert” dhe njerit nga pushtetet e tjera, atij “ekzekutiv” kete here mund te jape rezultate te mira ne favor te medias, shtetit por edhe qytetareve. Mjafton qe te ekzistoje dëshira!

Blerti DELIJA

 

 

Ja si i pushkatonte toger Baba njerëzit pa gjyq. Populli i Hajmelit – mirënjohje për Tuk Jakoven

Tashma asht vertetue historikisht se, mbas Konferencës së Mukjes, Fronti Nac. Çlirimtar u nda në dy rryma, dhe lufta mori karakterin e një lufte të vërtetë civile ma pasoja teper të mërzitshme. Nacionalistët e vërtetë aspironin për një Shqipni të lirë dhe etnike, që don të thotë, bashkimin e trojeve shqipëtare në një shtet të vetëm. Por në këtë kontekst, (pushtuesit nazistë, tashmë në ikje) i shikonin si e keqja ma e vogël në krahasim me instalimin e diktaturës që do të instalohej ma vonë në Shqipëri. ky mentalitet, (ndonëse mjaft largpamës), u ba shkaktar që një pjesë e këtij formacioni politik të rrëshqasë në kolabracionizëm duke bashkëpunue me pushtuesin. Ky veprim (të cilin një pjesë e ballistëve e aplikuan), i dha akses forcave partizane për të fitue simpatinë e masave të gjana të popullisisë, e cila e mbështeti në maksimum këtë luftë, deri në çlirimin e plotë të Shqipënisë. Në një letër këmbim që pati Fan Noli, me Mithat Frashërin, i shkruante nga Amerika: “Qysh atë ditë që ballistët filluan mbashkëpunimin me gjermanët, misioni i juaj e ka humbur davanë”. Po çfarë ndodhi ma vonë? Që në ditët e para të Dhetorit (1944), Partia Komuniste filloi një fushatë të verbuar (ndaj vllezërve të një gjaku), dhe duke shfrytëzuar fajin e kësaj pjese të nacionalistëve, organizoi një “kryqëzatë” nga ma të dhunëshmet dhe ma të turpëshmet kundër Veriut Shqiptar. Ndonëse, Balli Kombëtar, bazen e kishte në Jug, jugorët me mjaft “zgjuarsi”e zgjidhën situaten, ku një pjesë e konsiderueshme e ballistëve i hodhën kësulat (me shqipen në mes) dhe në vendin e tyne vendosën pustinat partizane me yllin e kuq! Një hipokrizi kjo, të cilën Veriu Shqipëtar kurrë nuk e ka aplikuar, dhe çuditërisht, pikërisht për këtë karakteristikë (thellësisht burrënore) na quajnë “malokë”! Siç e thamë ma nalt, pas Dhetorit (1944), në Shqipëri filluan reprezaljet, burgje, internime, tortura, dëbime, vrasje dhe varje në litar! Me 2 Dhetor (1945) aplikohen zgjedhjet e para, ku diktatura shpalosi vlerat e saj, duke zbuluar fëtyrën e vërtetë të diktaturës staliniste, me dënimin e deputetëve që votuan kundër saj. Veriu shqiptar, nën pretekstin (e luftës kundër reaksionarëve) futet në “dorën” e forcave të mbrojtjes dhe të ndjekjes). Luftë pa mëshirë kundër Klerit Katolik, të gjithë inteligjencës shkodrane në përgjithësi, dhe kundër katolicizmit në veçanti, me pretekstin ma absurd, duke i quajtur “fashista”, vetëm pse ishin katolikë! Në vazhdim të kësaj fushate të turpshme, Enver Hoxha dhe Koçi Xoxe krijojnë një strukturë “speciale” me kriminelë dhe terroristë të sprovuar (prej 200 vetësh), në krye të cilës vendosin, super – kriminelin, Hodo Hatibi, i mbiquajturi – Toger Baba. Kjo ekspeditë ndëshkimore u nis me porosi të veçanta, për të ndjellë panik e terror në Veriun Shqiptar, në folenë e Nacionalizmit, për të shpartallue “kështjellat” e qëndresës dhe për të mposhtur krenarinë shqiptare. Objektivi i saj ishte Mirdita, Dukagjini, Puka dhe Malësia e Madhe. Kudo ku shkelta kamba e Toger Babës, ai duhej pritë me duartrokitje dhe brohoritje. Në çdo mbledhje, Toger Baba, do të caktonte me gisht personat që do të dilnin “para popullit” të cilët mbasi i pështynte, i poshtëronte me tortura, ma në fund i pushkatonte para popullit.

Këto masakra të turpëshme i aplikoi në Fan të Mirditës, duke vazhdue në Spaç, Kimëz, Gojan, Gjegjan, Kaçinar, Kushni, Kashnjet, Ungrej, Mnelë, Hajmel e Zadrimë. Akti ma i turpshëm u krye në Hajmel, ku Toger Baba mbasi vrau një djalë të pafajshë, ju vërsul motrës së tij – Luçies për ta dhunue, në mënyrën ma makaber në shtëpinë e saj!…

Luçia, në shpirtin e së cilës “vlonte” urrrejtja për kriminelin dhe dhimbja për humbjen e vëllait, duke u përleshur me këtë “përbindësh”, ma në fund arriti të shkëputej prej tij, dhe ashtu siç ishte, me rroba të grisura, e lodhur dhe e dërmuar, udhëtoi në orët e vona të natës, nga Hajmeli, dhe në të zbardhur të mëngjesit u gjend në Shkodër. Ashtu siç ishte (me atë pamje të trishtueshme), u paraqit para Tuk Jakovës, të cilit ia shpjegoi të gjithë ngjarjen. Tuk Jakova, tepër i indinjuar, me urgjencë njofton Enver Hoxhën dhe Koçi Xoxen në Tiranë, të cilët, të zanun ngushtë nga presioni që ju ban Tuku, detyrohen të tërheqin ekspeditën ndeshkuese prej 200 kriminelësh, dhe, Toger Baben e dënojnë me vdekje. Ekzekutimi me varje në litar në oborrin e shtëpisë, ku Toger Baba kishte kryer një ndër veprat ma makabre, asht vepër e pamohueshme e Tuk Jakovës, i cili meriton nderimin e mbarë Hajmelit,Shkodrës, dhe të çdo shqiptari të ndershëm. Ndërsa Luçie Simoni mbetet simbol qëndrese e nderi.

Ref. Ndue Mëlyshi – “Mirdita 12 Bajrakë” fq. 49, Libri “Një jetë e shkrirë për fe e atdhe” – Tomë Mrijaj. Nju Jork 2004

PS. Për këtë episod kemi me dhjetëra dëshmitarë, madje edhe nga ata që kanë qenë komunistë dhe kuadro të Ushtrisë, por që kanë sens patriotik, dhe mbi të gjitha – SENS NJERËZOR.

MARK BREGU

 

Edi Rama Kryeministër…?

Shkruan: Artur NURA

 

“Mjaft të kujtojmë mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Tiranës për të kuptuar se çfarë metode qeverisjeje do të instalonte në qeverinë shqiptare një ngjitje atje e Edi Ramës”, – thoshte në një të përditshme Besnik Mustafaj, pasi kishte parë debatin për buxhetin e Bashkisë së Tiranës nga ku ai ndihej i trembur nëse kryebashkiaku do të bëhej Kryeministër. Në fakt, pas turit “Dialog me Shqipërinë” dhe atij “Me Vullnetarët përtej së Majtës dhe të Djathtës”, duket qartë se z. Edi Rama po tenton më shumë rolin e tij si Kryeministër se atë të Partisë Socialiste në pushtet.

Gjithsecili që ka lexuar me vëmendje jetën politike të këtyre viteve të pluralizmit shqiptar, padyshim që nuk mund të ketë ngelur pa i rënë në sy se së fundi shumë nga figurat domethënëse të Partisë Socialiste janë eklipsuar në forma të ndryshme. Tashmë vihen re portretet e reja të cilat kanë ardhur kryesisht nga radhët e bashkisë së kryeqytetit apo… të cilët kur e shoqërojnë kryetarin e PS-së, ndërsa shkon “gju më gju me popullin”, shpërndahen në turmë dhe nuk i rrinë në krahë. Kjo pa dyshim në funksion të një skeme e cila dëshiron që vetëm lideri të jetë në qendër të vëmendjes publike. Vetëm lideri të jetë duke dëgjuar popullin. Vetëm lideri të dialogojë me ta dhe vetëm ai të jetë në vëmendjen e tyre!

Sigurisht që duke parë këtë panoramë domethënëse, gjithkush duhet të shqetësohet sadopak dhe t’i japë të drejtë frikës intelektuale të z. Besnik Mustafaj! Duket qartë që z. Edi Rama po i luan të gjitha kartat që nëse arrin në zyrën e Kryeministrit, të ketë sa më pak kokëçarje… E thënë më thjesht, kjo do të thotë të ketë pushtet shumëplanësh. Pa dyshim që askush nuk mund të besojë që kjo skemë mund të çojë tek ajo e vjetra e diktaturës, por në mënyra më të moderuara, mund të jetë duke u tentuar një pushtet i padiskutueshëm të Kryeministrit të mundshëm Edi Rama…

Një konotacion me ish-diktatorin…

Duhet thënë që jeta publike dhe politike e z. Edi Rama përcjell disa konotacione negative. Një konotacion negativ për t’u theksuar të vjen ndërmend kur dëgjon shprehjet e tij në fushatë elektorale me vullnetarët të cilët janë përgjithësisht të rinj.

Ai ben thirrje që të gjithë të bashkohen rreth tij (Partia Socialiste në jetën e tij publike është krejtësisht e eklipsuar) pa dallim feje, krahine, ideje apo të majtës dhe të djathtës. Strategji të ngjashme pa dallime feje, krahine dhe ideje, përveç faktit që të mblidheshin rreth pushtetit të popullit dhe më vonë të kllasës punëtore, ka ndjekur edhe Enver Hoxha për forcimin e pushtetit të tij individual në Shqipëri. Hoxha, me marrjen e individëve të tipit “askushi” deri nga klasa punëtore dhe pa shkollë, duke u ofruar mundësinë e një shkolle të ndërtuar me ngut që quhej Shkolla e Partisë, realizoi skemën më eficiente për forcimin e pushtetit të tij individual.

Kjo ndodhi më saktë kur deklarohej se pushtetin e ka “kllasa punëtore”…! Të gjithë ata individë mund të jepnin edhe jetën për diktatorin i cili nga “askushi” i bëri me pushtet dhe të ndihen “dikushi” ndaj familjarëve dhe farefisit të cilët përfitonin të gjithë nga pushteti i ri kllasës punëtore!Diktatori, duke e njohur mjaft mirë këtë zinxhir zhvillimesh, i lejonte ata “askushë” të përdornin pushtetin e tyre të dhënë prej tij dhe kjo bëhej sepse kështu të gjithë ata bëheshin më të ndërvarur ndaj pushtetit të tij personal.Të gjitha arritjet individuale të atyre “askushëve” nga të cilat përfitonin familjet dhe farefisi vareshin vetëm në një pikë e cila ishte vetë diktatori dhe pushteti i tij i cili po të rrezikohej, mund të bënte që të gjitha të mirat e tyre materiale të zhbëheshin, zhdukeshin!

Askush në këtë botë nuk do që ato që ka tashmë, ndoshta edhe pa i merituar t’i humbë, ndaj ata me “thonj” e me “dhëmbë” kapeshin deri në pikën e fundit për të mos i lëshuar ato të mira të cilat po i gëzonin me aq epsh prej injoranti. Të vetmit që mund të rrezikonin atë mbretëri të tyre injorante, ishin intelektualët të cilët për këtë shkak edhe persekutoheshin, eklipsoheshin, torturoheshin duke krijuar një skemë dyshe të kundërshtisë: Askushët kundër intelektualëve! Diktatori kundronte këtë konflikt i paprekur deri në vdekje. Pa dyshim që ajo skemë ka qenë gjeniale dhe diktatori ynë nuk është se e shpiku vetë, ai vetëm e zbatoi duke ua kaluar ideatorëve të saj…

Edi Rama sot…

Sigurisht askush nuk i trembet më një diktature në Shqipëri dhe kjo, jo sepse nuk e dëshiron ndonjë individ, por sepse tashmë shoqëria jonë jeton një jetë shumë të hapur me veten dhe botën e lirë demokratike e cila ia ka ngushtuar kufijtë një mundësie të tillë.Por trajtimi i ekstremiteteve vlen për të kuptuar më qartë dimensionet e sofistikuara të jetës së sotme politike dhe personalisht bashkohem me shqetësimin e z. Besnik Mustafaj. Po për ta mbyllur, shpresoj që më shumë se demokratët, këtë shqetësim të z. Mustafaj ta lexojnë socialistët dhe pastaj ata përtej së majtës dhe të djathtës…

 

 

TOPONOMASTIKA. PREFEKTURA E DURRESIT

(Vijon nga numri i Kaluar)

Vijimesine e publikimin te vendimit historik nr.753 date 6 korrik 1938 te Qeverise se Mbreterise Shqiptare, kesaje radhe menduam ta fokusojme ne  Prefekturen e Durresit  dhe  N/Prefekturat e Kavajes dhe Shijakut qe ishin pjese e administrimit te kesaje njesie te qeverisjes Vendore.  Para se te fillojme  paraqitjen e shqiperimeve apo ndryshimeve  te Toponomastikes ,ne menduam  te  theksojme se i permbahemi tradites se Gazetes ,duke  paraqitur vetem NDRYSHIMET,te cilat kane qene te nevojshme ne 91 raste nga 191 te tilla te marrura ne shqyrtim nga Komisioni ,dhe miratuar nga Qeveria, gje e cila po te shprehet me perqindje ishte rreth 47% e toponomastikes se Prefektures …

PREFEKTURA E DURRESIT

 

ISHTE – BEHET

 

1.Spitalla – Spitali

2.Bozaxhias – Buzaj

3.Cocaja – Cocaj

4.Varoshi – Qyteza (lagje)

5.Zbarqej – Zbardhaj

6.Zhuraj Ndroqi – Ndroqi

 

N/PREFEKTURA E KAVAJES

 

1.Sharre – Lagja Sharre

2.Zguraj – Lagja Zguraj

3.Jevgjive – Lagja e Re

4.Aganasi – Gjurmasi

5.Bullataj – Reze

6.Cetaj – Cete

7.Rrikaj – Rikaj

8.Shtoderri – Shtoder

9.Teferici – Stani i Ri

10.Emazi – Helmaj

11.Lis –Petrosej – Lis-Guraj

12.Tilaj – Blinaj

13.Zikularaj – Kulari

14.Zikxhafaj – Qafziu

15.Leshtej-Collaku – Doracaj

16.Okshtuni – Ripas

17.Bogosina – Zotaj

18.Ballej – Balli

19.Bashtiva – Kryefusha

20.Bedeni – Gershanesa

21.Domni – Domen

22.Maskareshi – Grykaj

23.Spillej – Shpelle

24.Sterbegas – Bregas

25.Shelku – Shelgu

26.Vila – Shpat

27.Zhabjaku – Gurishte

28.Bege – Qereki – Qereke

29.Piceraga – Picrrage

30.Breti – Brreti

31.Meniklli – Menga

32.Mukaj – Mukja

33.Cudhja – Cudhi

34.Dushi – Bushi

35.Praveshi – Fraveshi

36.Kumbardha – Kumardhe

37.Muaj – Nuaje

38.Shkreti – Shkreta

39.Burizaneja – Burinej

40.Derveni – Drujaj

41.Mamurrasi – Murrizaj

42.Micjoni – Micaj

43.Muqini – Murqine

44.Skuraj – Skurraj

45.Thumani – Thumane

46.Daull-Lakapacej – Loder-Paqe

47.Shullazi – Shullani

 

 

 

N/PREFEKTURA E SHIJAKUT

 

1.Xhendite – Lagje e Re

2.Atike – Lagje e Vjeter

3.Borokeja – Kesollaj

4.Bore-Zuqllimej – Bosht – Kuqi

5.Budinaku – Dinaku

6.Calej – Calej

7.Cizmeliu – Kamaj

8.Koxhasa – Kryezot

9.Greblleshi – Grumblleshi

10.Guzaj – Gushaj

11.Kakolvora – Kokelvere

12.Karpeni – Kulperi

13.Sauqeti – Saiqet

14.Sukthi Sanilej – Sukthi Smajlaj

15.Shahineja – Shahinaj

16.Shehaligaj – Shesh – Lugaj

17.Shoteli – Shatorre

18.Shtreza – Shtrese

19.Draci – Dyrreze

20.Gjyricaj – Zhurishte

21.Hamallaj – Hamallaj e Siperme

22.Irraha – Hamallaj e Poshtme

23.Irmotha – Hamallaj -Koderlaci

24.Kuratni – Kurate

25.Lalza – Lales-Rrotull

26.Mollkuci – Molle – Kuqe

27.Mazhaj – Mashaj

28.Ahmedaqej – Ahmetaj

29.Bubqi – Bubesi

30.Korreci – Korras

31.Kulla – Kodras

32.Marqineti – Merqijasi

33.Veminasi – Eminasi

34.Palaga – Palaj

35.Rada – Ranishta

36.Shergu – Sharga

37.Cifligu i Ri – Bulqize

38.Gjemze –Shkafane – Gjembez

 

Sic Shihet emrat e fshatrave ,lagjeve apo vendeve te ndryshme ,shpesh here kane pasur nevoje shqiperimi te paster nga gjuhet e huaja qe kemi trashiguar nga historit e pushtimeve te ndryshme , ndersa ne disa raste ka pasur nevoje pershtatje apo ndryshimi ne koherence te plote me evolimin e gjuhes shqipe ,dhe kushtet e reja historike . Kjo pune shkencore e Shqiperimit te Toponomastikes eshte bere mjafte e sakte ,pasi ne komisionin shtetrore benin pjese personalitete te njohura te Albanologjise ,Historise, Gjuhesise ,Gjeografise ,Etnografise e tjer ,nga Shqiperia dhe Vende te ndryshme Europiane ,dashamirese te Vendit tone…Eshte interesant te thuhet se ndonse ky vendim me vlera te pallogaritshme atdhetarie i Mbretrise Shqiptare ,nuk kishte kohe te hynte sic duhej ne fuqi shteterisht ,per aresye te fillimit te luftes dyte Boterore, ne shume treva te Shqiperise (pjeserisht) gjeti zbatim nga vete populli ..Kjo mund te vertetohet sot edhe me Toponomastiken aktuale te Prefektures se Durresit.

 

PERGATITI NDUE   BACAJ

Vijon ne numrin e ardheshem

 

Askush nuk mund te ndryshoje historine, kur heronjte jetojne.

ALFONS GRISHAJ

Jo rralle here i referohem thenieve te njerezve te kohes se shkuar, te cilet e kane pasur kohen me bollek per te ndertuar fjali brilante. Latinet thone, “Littera scripta manet”, qe do te thote, “ate qe eshte shkruajtur me pene nuk e pret dot me sepat”.

Kurse une do te thosha, ate qe e pret me sepate duhet pasur kujdes per ta shkruar me pene.

Duke lexuar  shkrimin  e Muje Bucpapes me titull , “13 Dhjetori ne Shkoder  nje beteje kunder komunizmit”, me kujtoi ate ngjarje te cilen z. Bucpapaj e shkruan me nje pasion te vecante qe vlen per tu admiruar.

Kete  shkrim  e lexova ne dy gazeta, “Gazeta Metropol” dhe “Gazeta Shqip”. Me pas e lexova te njetin shkrim te cunguar tek “Rilindja Demokratike”(per te ardhur keq, shume keq), gje qe Rilindjen nuk e nderon jo vetem per emrin qe mban, por se aty ishin cunguar disa personazhe te vertete te asaj ngjarje dhe te asaj partie, pra cunguar historine .

Shkrimi ne pergjithesi qendron, por une do te sqaroj disa gjera qe Mujo Bucpapaj o nuk i din ose ia kane thene gabim. Dhe kjo gjithmone per hir te se vertetes qe brezave qe do te vine mos ti leme ne dileme.

Une do te shtjelloj vetem disa fakte qe ndihmojne historine e pashkruar ose te shkruar aty –ketu per qejfe dhe pasione. Historia nuk pranon romantizma , poezi

apo haterlleqe. Ajo eshte e ftofte dhe kryeforte me rastin dhe momentin, ne kohe dhe hapesire. Nese ne demokratet do te bejme ate cfare kane bere komunistet me historine, do te ishim dy here gabim, per arsyen e thjeshte , se ne, e pesuam ne kurriz historine e tjetersuar mizerabel nga historianet aminxhi te nje rregjimi te degraduar.

Kohet e fundit kam degjuar dhe lexur se si “NE” mundohemi te mohojme vellaun e masakruar, luften dhe gjakun e martireve, te baballarve dhe vellezerve tane, vetem per nje interes te momentit te cilen e kemi vene ne nje qerre per te ecur ne shekullin XXI.

E tille eshte dhe lufta e lavdishme e Postrribes qe antikomunistet dhe nacionalistet

Postrribake dhe ato Shkodrane luftuan per disa ore kunder bolshevizmit, dhe bilanci teper tragjik. Shkodra u vesh ne zi. Kjo  kryengritje  filloi dhe mbaroi me 9 Shtator 1946. Eshte  nder per te dekoruar kete ngjarje historike, por nuk duhet thene kurrsesi se kjo ishte  e para kryengritje. Ky eshte nje gabim fatal si ne planin historik ashtu dhe ne planin moral, duke pasur parasysh se kryengritja e Malesise se Madhe kishte filluar ne Janar te 1945 (pra nje vit e shtate muaj perpara se Kryengritja e Postrribes), ku malsoret legjendare te mbi- Shkodres luftuan me vetmohim jo vetem kunder  komunisteve, por dhe kunder brigades Jugosllave.

Nje tragjedi biblike mbuloi Malesine e Madhe, ku per kete ngjarje do te shkruante  Pjeter Arbnori , Uran Butka  e tjere, pra komenti eshte i tepert.

Duhet ti vije zor cdo njeriu qe mendon te denigroje nje histori me permasa te tilla. Asnjeri nuk duhet te harroje se Shkodra dhe Malesia e Madhe jane si vellezerit Siameze.

Le te vime tek 13 Dhjetori, nje ngjarje qe e vlen te cilesohet si  knock-out i pare i komunizmit Shqiptar.

Levizja Studentore ne Shkoder ka filluar qe me daten 8-9 Dhjetor ne auditoret e Shkolles se Mesme “Jordan Misja”, ku nxenesit protestuan perpara shkolles dhe brenda saj. Ajo dha alarmin tek shkodranet antikomuniste, te cilet keshilluan nxenesit qe te behej nje lidhje midis  “Jordan Misjes” dhe Institutit  “Luigj Gurakuqi” Shkoder .

Nxenesit  “Jordan Misjes” udhehiqeshin nga Adnan Mehmeti, Elton Llafja,

Volfrid Malshyti, Elton Deda, Sidola Vata, Markon Malaj etj. (Keto studente kishin perkrahjen dhe te mesuesve Xhelal Fejza dhe Qazim  Lika) Nxenesit e “Jordan Misjes” kordinuan veprimet me disa studente dhe shkodrane qe punonin prane ketij Instituti, sic ishte Xhevat Gjurkaj etj. Ne keto ambjente kishte studente me shpirt liridashes dhe largpames sic ishin, Flamur Bucpapaj, Ilir Seci, Silvana Nika, Ismet Pali, Majlinda Sula, Peparim Hyka, Nazmi Peka , Arben Celiku, Ama Fanko, Gazmend Dibra, pedagogu Bajram Xhafa. Ne takimin me Xhemal Dymylen kane qene dhe antikomunistet Ferdinand Temali  dhe Nikolin Pema.

Duke qene me i sakte duhet theksuar se shpirti i ketij Instituti , berthama demokratike kane qene pedagoget Kolin Gjoka, Agostin Shqalsi, Gjovalin Kolombi, Menduh Derguti etj…

Sigurisht jane dhe emra te tjere, dhe te me falin qe po i le pa permendur, per arsye kufizimi.

Studentet e Institutit i dhane demonstrates 13 Dhjetori nje kuptim universal, por ne momentin qe demonstrata u radikalizua, nje pjese e mire e studenteve disa prej te cileve i permenda me lart u terhoqen nga demostrata duke u futur ne auditore dhe  brenda konviktit , dhe kjo ishte teper e dhimbshme, per arsye se disa demonstrues duke pare kete skene u drejtuan drejt konviktit duke kerkuar qe   studentet te dilnin per te vazhduar protesten. Disa protestues te irritur(e quanin si tradheti kete largim te befasishem te studenteve), gjuajten me gure ndertesen, ku une personalisht kam nderhyre per te qetesuar kete situate dhe demonstrata te vazhdonte  rrjedhen e vet. Nxenesit e “Jordan Misjes”, “29 Nendori” , ”Oso Kuka”, jo vetem nuk u larguan por ngjeshen rradhet dhe u bene me shume…

Prane meje dhe shokeve te mi, ishte brezi qe e kuptoi, qe komunisteve u duhej çjerrur maska , dhe maska nuk çirrej me fjale, por me vepra e me gjoks…

U pushtua kati i pare i Komitetit te Partise, Radio Shkodra. Busti i Enver Hoxhes,

u perrmjerr nga Paulin Pali, dhe Luigj Vata i vuri dinamitin, pjesa e kokes se diktatorit qe nuk u hoq , e hoqen me cekan. Sigurimi i shtetit perdori tere makinen e saj, plagosi me dhjetera demonstrues. Brenda Komitetit te Partise kerkonin perforcime dhe municion. Kurse Shkodra, perdori shpirtin e paepur demokratik, radikalizmin per bolsheviket me gjak shqipetari . Qyteti i lashte, ku kishin thyer koken , Romaket , Venedikasit, Turqit, Shkjete, tani po thyenin koken Skeletonet e gjalla komuniste.

Nje dite lexova se disa persona ne Tirane kerkonin qe daten 20 Shkurt 1991(kur busti i diktatorit Hoxha u terhoq zvarre me makine nga Ardian Heta), ta benin diten e rrezimit te simboleve komuniste, duke harruar qe ne Shkoder ishte rrezuar me 13 dhjetor 1990.

Per te mos harruar 14 Janarin e  vitit 1990 , Shkodra zbarkoi e tera per te rrezuar bustin e Stalinit, ku pati qindra te arrestuar dhe te denuar , sic ishin Gjergj Livadhi, Dede Kasneci, Nikolin Thana, Flamur Elbasani, Rini Monajko,   etj.

Per demostraten e 13 Dhjetorit pati te denuar nga 25 vjet deri ne nje vit. U denuan Roland Prela, Paulin Pali, Apollon Haxhi, Paulin Noshi etj. U plagosen me dhjetra dhe u arrestuan mbi 120 persona, ku nder to kam qene dhe une.

Kam nje respekt te vecante per demokratet e Tiranes, per shpirtin e tyre demokratik, per finesen dhe xhentilesen qe e kane me shumice, per rolin kyc qe kane luajtur ne levizjen demokratike Shqipetare, por nuk jam dakord me menyren qe datat historike ti kthejne ne qellim ne vetvete, se nuk do te jete ne dobi te tyre .

E pershendes Berishen per obeliskun e viktimave te komunizmit, por i kerkoj te jete shume i kujdesshem ne  perzgjedhjen e dates 20 Shkurt, si daten e rrezimit te simboleve te komunizmit apo ta emeroje ate date si sinonim te viktimave te komunizmit. Njezete Shkurti eshte nje date historike, qe duhet te kete vendin e vet, si nje zjarr olimpik qe frymzoi mijera demokrate ne mbare Shqiperine. Por, 2 Prilli ishte krateri qe rrezoi qeverine e perdale te komunisteve. Shkodra perjetoi dhunen me te eger te shtetit komunist, pas vitit 1945-1946. U ekzekutuan antaret e PD-se, Arben Broci (themelues i  PD-se), Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka.

U plagosen me arme zjarri mbi 120 persona.

Nuk do te jete ne nderin e askujt te nençmoje Shkodren, siç e nencmuan disa qeveri te  pas 90-tes, duke e lene pa rruge, pa uje e pa drita, paçka se hidrocrentalet i kishte afer portave. U desh te zgjidhej nje grua demokrate Shkodrane , siç eshte Jozefina ( Coba) Topalli, qe te  luftoje me dinjitet , qe Shkodra te ndryshoje fytyre dhe te marre fryme lirisht . Nuk duhet harruar Shkodra!Ate  Shkoder qe beri disa levizje antikomuniste. Ate Shkoder  ku u dogj nga komunistet, qe nga koka deri tek kembet. Ate Shkoder ku votoi 18 vjet per PD.

Perfaqsuesit e PD-se ne Parlamentin Shqiptar duhet te thone fjalen e tyre me forcen e argumentit, jo per te nençmuar te tjeret, por per te mbrojtur vlerat e veta, qe do t’ia kishte lakmi çdo qytet demokratik i civilizuar ne bote.

Koka e diktatorit Hoxha ka qene symbol i komunisteve, dhe si shtatorja e madhe apo  e vogel, kane pasur ne vetvete simbolin ENVER, simbolin KOMUNIZEM dhe asgje me teper.

Pra, siç shikojme gabimet apo devijimet vijne nga drejtime te ndryshme, jo vetem nga nje person apo nje shkrim, por dhe nga  koka ngaterrestare e diktatorit, dhe pse i vdekur  i  ngaterron perseri njerezit e momentit, qe te ndryshojne historine dhjetravjeçare.

Zoti Bucpapaj, shkruan me nje deshire dhe dashuri per Shkodren sikur te ishte Shkodran, por njohjen nuk e ka te tille, le te ulemi me poshte:

Me 13 dhjetor, pati shume heronj qe u perleshen me bishen komuniste , siç ishin nxenesit e shkollave qe permenda me lart, por ishin dhe shume qytetare qe u shquan, te cilet nuk mund ti le pa permendur(njekohesisht duhet te me falin ato qe nuk do ti permend per arsye teknike), sic ishin: Olsi Lorja , Sokol Drasati, Ibrahim dhe Fatbardh Bilali, Pjeter Arbnori, Zef Kiri, Rrok Bardeli, Zamir Faja, Edmond Temali, Ermira Bicakani, Tefalin Malaj, Valentin Kelaj, Gjon Maranaj, Eduard Grishaj, Agim Gusha, Ler Martini, Gjovalin dhe Xhuljo Deda, Zef Gjoni, Ardian Tahiri, Lili Gusha, Afrim Pjeshka, Fred Mazi, Luigj Curri, Apollon Haxhi, Isak Ulqinaku, Ana Daja, Terezina Zorba, Bepin Torta e shume te tjere.

Por nuk mori pjese Gjergj Livadhi (mik i mire i imi)se ishte i arrestuar per demonstraten 14 Janari, nuk eshte pare ne ate demonstrate as Ali Spahia apo Xhemal Uruci(te dy keto miq te mi te ngushte), te cilet me vone do te ishin aktiviste dhe udheheqes te zjarrte te PD-se …

Nga pjesa e studenteve te Institutit “Luigj Gurakuqi”, do te arrestoheshin , Arben Celiku, Nazmi Peka, Ama Fanko, por do te mbahej vetem nje student(dhe per kete nuk jam  sigurte nese ka qene Arbeni po Nazmiu , lexuesi te me fali per kete harrese) ku pas themelimit te PD-se ai u lirua. U kerkua per tu arrestuar Flamur Bucpapaj.

Nga nxenesit e shkolles “Jordan Misja” jane arrestuar dhe keqtrajtuar:Elton Llafja ,

Volfrid Malshyti  etj. U leshua urdheri per arrestim per Adnan Mehmeti.

Sic shkruajta me lart, dhjetera te plagosur, ku nje nga keto demonstrues i quajtur Bepin Torta dhe pse me plumb ne bark goditej pa meshire  nga bazhibozuket e kuq.

Me 13 Dhjetor pati dhe nje  deshmore :djaloshi 16 vjecar Olsi Lorja, i cili

si demonstrues i kerkuar, per ti shpetuar sigurimit te shtetit i drejtohet kufirit per tu arratisur , por kriminelet e ekzekutojne  duke i keputur endrrat e rinise, ku te rinjte thone ,   “Pranvera jemi ne!”. A thua dhe pse po hapen dosjet, do te dalin emrat e ketyre mynxyrave, qe nuk kane pasur shpirt, as nder e  burreri , as fe e identitet…

Mallkimi do te bjere pa meshire mbi laramanet, qe kerkojne per te shpetuar emrin e tyre e per te bere kurban disa gjuhca dhe per te lene ne nje ane strateget e masakrave qe nga  viti 1945 deri ne ditet tona, ku meteori i shuar Hajdari eshte nje nga pikat me evidente…

Themelimi i PD-se, do te mbledhte disa figura ne Shkoder. Ato nuk ishin te vetmit.

Fale shpirtit demokratik shkodran dhe  drejtuesve bene  qe, Shkodra te fitonte nje te treten e Deputetve te PD-se ne Parlamentin Shqiptar. Kane qene momente delikate te nje kohe shume te shpejte me labirinthe te panjohura.

Nuk ishte shuar akoma jehona e 13 Dhjetorit, dhe une pas nje lirimi aksidental, isha ne kerkim si nje nga organizatoret e kesaj demonstrate.

Shkruajta fjalen e hapjes se mitingut te 3 Janarit 1991, ku do ta lexonte z. Kolec Ndoja, pra mitingun nuk e hapi Pjeter Arbnori, por demokrati Kolec Ndoja.   Sigurisht Pjeter Arbnori, ishte  vigan dhe e kam pasur per nder te jem miku i tij i ngushte , por nuk mundem qe per hir te miqesise te genjej apo te shkruaj gjera qe bien ndesh me te verteten. Ne Degen PD-se Shkoder , Arbnori , dhe me vone pas kooptimit Ali Spahia, i dhane Komisionit Drejtues te asaj kohe nje kuptim te mirfillte filozofiko-demokratik , qe per fatin e keq deget e tjera te PD-se ne rrethe nuk e paten. Komisioni Drejtues i PD-se, perbehej nga Pjeter Arbnori, Edmond Bushati Xhemal Uruci, Alfons Grishaj, Arben  Broci , Kolec Ndoja, Eduard Perjaku , Syrri Dizdari, , Frano Gjergji, Ferid Hafizi, Zhani Sekuj, Nikolin Thana, Ilirjan Idrizi. Me vone u kooptuan Ali Spahia, Dashamir Peko, Agostin Shqalsi , Fatmir Berdica, Arben Haveri. Kooptimi i trete ka qene :Paulin Radovani, Fadil Kraja, Tonin Ujka.

Sigurisht, kete shkrim e bera per te ndihmur disa gjera te paqarta  z. Bucpapaj, qe ruaj respekt, por dhe per disa te tjere qe dalin si kepurdhat pas shiut dhe rrahin gjoksin, pa asnje lloj kontributi, apo thjesht kalimtare ne bahcen e demokracise, qe jo vetem po vjelin ato peme qe kemi mbjellur ne, por dhe po i shkulin dhe po i mbjellin nder kopshtet e tyre duke i hipotekuar.

Ty Hyj të lavdërojmë

Me rastin e një vjetorit të parë të pavarësisë së Kosovës

Te Daum Laudamus menduam t’a titullojmë përshëndetjen tonë, me rastin e një vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, pasi është pikërisht Niket Dardani, biri i shenjtëruar i kësaj treve ilire, i cili në shekullin e IV-të, përveç shumë veprave të tjera, ka lënë trashigimi edhe Hymnin e Pavdekshëm të Kishës Perëndimore (Katolike), hymn që është edhe sot në fuqi dhe titullohet TE DEUM LAUDAMUS = TY HYJ TË LAVDËROJMË, apo LAVDËRUA QOFSH O ZOT. E natyrisht nuk ka ditë më të madhe se sa 17 shkurtin (2008), për Kosovën e popullin e saj, por edhe për të gjithë Shqiptarët, për të lavdrua Zotin që u dha forcë e mendje; Deputetëve, Presidentit, Kryeministrit, Politikanëve e faktorëve të tjerë në Kosovë e më gjërë që të shpallin Pavarësinë, si edhe faktorit ndërkombëtar me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës të vlerësojnë drejtësinë e shqiptarëve të Kosovës, duke u njohur pavarësinë. Atë pavarësi të mohuar nga Europa plakë për rreth 95 vite, që shqiptarëve u kushtoi rreth 200 mijë dëshmorë e martirë të lirisë, duke bërë që pavarësia e Kosovës t’i kenë rrënjët në lumenj gjaku e oqeane sakrificash. Masakrat e serbëve në trojet shqiptare të Kosovës martire kishin si fund vitin 1999, kur Europa dhe Bota Demokratike u detyruan të ndalin dorën gjakatare që vetëm për këtë kohë kriminelët serbë të Millosheviçit kishin vrarë e zhdukur rreth 15 mijë shqiptarë, por edhe kishin keqtrajtuar e dëbuar nga trojet e tyre autoktone rreth një milion të tjerë. Që nga 17 shkurti (2008) Dardania e moçme, apo Kosova e sotme është e pavarur, dhe rikthehet si vend sovran në “sofrën” Europiane. Rreth 30 shekuj më parë, Homeri në Kryeveprën e tij, Iliada “hymnizonte” rolin Dardan në luftën për mbrojtjen e Trojës, me prijësin e tyre, legjendarin Enea. Ndërsa poeti romak Virgjili në poemën e tij “Eneida” ndër të tjera do të vargëzonte:

“O dritë e Dardanisë/ Ti shpresa më e madhe e trojanëve…”.

Por edhe Europa e epokës së besimit e qytetrimit kristian ka në themel të saj kontributin Dardan. Flori dhe Lauri janë dy martirët dhe shenjëtorët e parë që u martirizuan për besimin kristian (fundi i shekullit I’rë, fillimi i shekullit II-të). Nga trojet dardane (Nishi) ishte Kostandini i Madh, perandori romak, që me ediktin e tij të Milanos (viti 313) ndaloi persekutimin e shtetasve të vet, që dëshironin e përqafonin besimin e ri kristian. Përsëri ky perandor me origjinë kosovare në vitin 321 firmos dekretin e së Dielës si ditë pushimi (e feste) për të gjithë banorët e Perandorisë. Vargu i martirëve e shenjëtorëve në themelet e qytetrimit e besimit europerëndimor është rreth. Është pikërisht ky kontribut që Europa dhe Bota e sotme e kanë vlerësuar me të drejtën e Zotit se Dardania e moçme apo Kosova e Sotme është Toka e Shenjtë e qytetërimit Perëndimor (dhe jo e ardhacakëve të vonë sllavë). Ibrahim Rugova është Ikona e Pavarësisë së Kosovës, që së bashku me qindra e mijëra familje e luftëtarë të pendës e pushkës qëndrojnë në panteonin e pavdekshëm të lirisë e pavarësisë së Kosovës e Shqipërisë Etnike. Pavarësi që At Gjergj Fishta rreth një shekull më parë e “hymnizonte” me vargjet lapidarë të Lahutës së Malësisë:

“Edhe kështu mbas sa mjerimit/ Mbas sa gjakut e shembëtimit/ E për inat t’shkjeve t’Ballkanit/ Si premtue kish Perëndia/ Prapë zonjë në vehte duel Shqipnia” (kupto Kosova si pjesë e rëndësishme e Shqipërisë që e ka falur Zoti).

Te Deum Laudamus Dardania (Kosova) e Pavarur.

NDUE BACAJ

 

Nr. 125 i gazetës në print

0
Të gjitha detajet për ruajtjen e Barack Obamës, njeriut më të rëndësishëm dhe më të vështirë në botë

Për shefin e ri të Shtëpisë së Bardhë organizohet një mbrojtje njerëzore në formë diamanti me gjashtë truproje, të shoqëruar në distancë nga snajperë dhe vëzhgues me dylbi. Makina presidenciale “Cadillac” do të jetë e veshur me titan. Frikë nga grupet raciste, terroristët dhe individët e veçuar. Vetëm në fushatë u bënë 500 kërcënime me vdekje

“Renegati” është një pre e synuar nga shumë njerëz. Për këtë, ai ka nevojë për një mbrojtje të jashtëzakonshme dhe që mund të mos jetë e mjaftueshme. “Renegati” është Barak Obama. Ishte ky emri i koduar që ka përdorur disa herë gjatë fushatës Shërbimi Sekret, një departament i ngarkuar me ruajtjen e kandidatëve për Presidentë dhe Presidentit amerikan kur ai zgjidhet. Obama është një klient i vështirë për t’u mbrojtur, sepse shpesh ai ka kontakt me mbështetësit dhe është magnet për shumë njerëz.

Prej ditëve të para të garës elektorale, efektivi i sigurisë së garantuar për Obamën ishte i tipit “presidencial”. Pra ishte i njëjtë me atë të Xhorxh Bushit. Hillari Klinton dhe Xhon Mekein, dy kandidatë të tjerë në garë, janë shoqëruar nga një numër i kufizuar “ëngjëjsh mbrojtës”. Vetëm në pak muaj fushatë, ruajtja e kandidatëve për President ka kushtuar 110 milionë dollarë. Si masë të parë për Barak Obamën, Shërbimi Sekret ka përforcuar “unazën” me disa rrathë mbrojtës. Rrethi i parë është ai i mbrojtjes së afërt. Nëse Presidenti i Obama i afrohet turmës apo një grupi njerëzish, gjashtë agjentë formojnë një “diamant” që e rrethon. Dy agjentë qëndrojnë përpara për të kontrolluar duart që zgjaten drejt Obamës, dy rrinë në anë dhe dy të tjerë e mbulojnë nga pas. Të tjerë agjentë, të cilët ndodhen më larg, vëzhgojnë “fushën” dhe qëndrojnë në kontakt me snajperët apo vëzhgues të armatosur me dylbi shumë të fuqishme. Nëse Obama zhvendoset me makinë, autokolonës i hapet rruga nga mjetet e policisë dhe ndiqet nga disa makina gjigande “SUV”. Në këto automjete ka njerëz të armatosur rëndë dhe ata shpesh lënë të hapur derën e pasme për të reaguar sa më shpejtë.

Kur Obama do të marrë detyrën më 20 janar 2009, bashkë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara do të lëviz një makinë e posaçme për komunikimin dhe një tjetër që është në gjendje të përballojë një sulm me armë jokonvencionale. Makinat do të formojnë realisht një unazë në lëvizje, për të mbrojtur automjetin “Cadillac One”, të tipit “Dts 2006”, ku vendoset Presidenti amerikan.

Veshja e kësaj makine me titan, hekur, alumin dhe qeramikë e bën atë që t’u rezistojë edhe granatahedhësve. Për të mashtruar atentatorë të mundshëm, Shërbimi Sekret mund të përdorë më tepër se një makinë presidenciale brenda të njëjtit karvan. Kur është e mundur, makina e Obamës futet në garazhdin e ndërtesës ku ai do të qëndrojë në mënyrë që të shmanget mundësia për ta goditur me snajper. Është e padukshme, por vlerësohet shumë e rëndësishme në këtë periudhë, puna e shërbimeve inteligjente me punën kërkimore dhe analizat. Autoritetet federale vlerësojnë “frikën” se Presidenti i zgjedhur mund të qëllohet nga terroristët e “Al-Kaeda”-s, por ndoshta në realitet u “druhen” më tepër neonazistëve, ekstremistëve të bardhë apo më keq akoma, njerëzve të veçuar. Një ujk i vetmuar, i cili vendoset në luftë me shtetin dhe mendon se do ta dobësojë duke eliminuar komandantin e përgjithshëm të ushtrisë.

FUSHATA, 500 KËRCËNIME ME VDEKJE

Gjatë fushatës elektorale, FBI ka ekzaminuar më tepër se 500 kërcënime me vdekje për Obamën dhe nga këto, mbi 100 raste kishin motivim racial. Në dy raste janë arrestuar disa të dyshuar, shumë ambiciozë, por për fat me pak mjete në dispozicion. Ata ëndërronin të vrisnin Obamën. Këto komplote janë gjykuar joseriozë nga autoritetet, por ato përbëjnë një konfirmim për atë që mund të ndodhë. Për këtë qëllim, forcat e sigurisë kanë nisur prej kohësh një aktivitet infiltrues në brendësi të grupeve ultra-nazistë me shpresën për të siguruar informacione mbi plane të mundshme. Nën mbikqyrje mbahen edhe disa grupime ekstremiste me pasione për armët. Kohët e fundit, në SHBA ka shpërthyer një garë për blerjen e armëve, sepse kanë lindur dyshime që Presidenti i ri do ta kufizojë shitjen e tyre. Në një vend ku qarkullojnë 200 milionë gryka zjarri të ligjshme dhe të çdo lloji (nga revolveri te kallashnikovi) ka pak vend për të bërë shaka.

VETËM POSTIERI I AFROHET SHTËPISË

Kur Obama të marrë çelësat e Shtëpisë së Bardhë, agjentët 007 do ta kenë më të lehtë ta mbrojnë. Por tani ata duhet të përshtaten. Agjentët duhet të bëjnë më tepër punë kur Obama del nga shtëpia. Kontrolle më të rreptë dhe “bonifikim” i palestrës – nga fusha deri te dushet – nëse ai dëshiron të luajë ndonjë ndeshje basketbolli me miqtë e tij. Megjithatë vëmendja më e madhe është përqëndruar në rezidencën e tij në Bulevardin “Hyde Park” të Çikagos. Ajo është një vilë e rrethuar nga shtëpi dhe pallate të vegjël, vetëm pak metër larg sinagogës më antike të qytetit, në një zonë me shumë trafik. Prej ditës së zgjedhjeve janë mbyllur disa pjesë të rrugës, janë krijuar blloqe, janë instaluar barriera anti-kamikaz dhe telekamera.Shërbimi Sekret dhe policia kanë ngritur “filtrin”, një rrjet që duhet të pakësojë në minimum praninë e njerëzve përpara vilës dhe të verifikojë banorët e zonës. Për momentin, njeriu i vetëm që mund të afrohet te kangjellat e vilës së Obamës është postieri.

“CADILLAC ONE” PËR PRESIDENTIN

Makina presidenciale e përdorur aktualisht është “Cadillac DTS”, e vënë në funksionim për herë të parë në ceremoninë e inaugurimit në mandatin e dytë të Presidentit Bush më 20 janar 2005. Makina u ndërtua nga “General Motors” dhe Shërbimi Sekret i referohet asaj si “kafsha” për shkak të veshjes së rëndë që ka. Limuzina është e pajisur për përdorim të brendshëm dhe ndërkombëtar, ndaj ajo mund të transportohet nga avionët “C-17 Globemaster”. Në udhëtimet e brendshme, “Cadillac One” mban standardet amerikane dhe presidenciale, duke përfshirë edhe mënyrën e ndriçimit dhe vendosjes së tij. Drita emergjence të kuqe dhe blu vendosen në makinë. Kur Presidenti amerikan ndodhet në një vizitë shtetërore jashtë vendit, standardi presidencial zëvendësohet me flamurin e vendit pritës.

Autokolona me 35 mjete

Prej vitit 2001, kur Presidenti amerikan udhëton jashtë qytetit, autokolona e tij përbëhet nga rreth 35 makina. Pothuajse gjysma e parë e autokolonës quhet “paketa e sigurisë”, që duhet të shkëputet nga pjesa tjetër e grupit në rast të një sulmi. Pjesa tjetër e autokolonës përbëhet nga stafi dhe gazetarët, një ambulancë dhe disa makina policie në fund. Vetë limuzina e presidentit mirëmbahet nga Shërbimi Sekret, ndërsa për pjesën tjetër të autokolonës është përgjegjëse Zyra Ushtarake e Shtëpisë së Bardhë. Limuzina presidenciale merret në udhëtimet jashtë vendit kur kërkohet transport i sigurtë. Ndonjëherë Presidenti përdor automjete të vendit që viziton, si dhe të ushtrisë apo të ambasadave amerikane. Kur Presidenti udhëton në zonat periferike, ai përdor një nga dy “Chevrolet”-ët që zotëron.

MAKINA QË PARALIZON CELULARËT

Një nga makinat që qëndrojnë në fillim dhe në fund të autokolonës presidenciale është e pajisur për një betejë elektronike. Kjo makinë zotëron mjetet për të dalluar një sulm të drejtuar kundër varganit me disa lloje raketash. Pajisjet elektronike punojnë duke shpërndarë në një rreze të gjerë frekuencat në mënyrë që të përplasen dhe të dallojnë rreziqet e mundshme. Ky automjet mund të konfigurohet me disa antena që pengojnë përdorimin e celularëve apo telefonëve satelitorë, telekomandave për garazhdet, çelësat e alarmit për makinat dhe pajisje të tjera elektronike. Kjo bëhet me qëllim që këto pajisje të mos përdoren për të detonuar lëndë të ndryshme shpërthyese. Në të njëjtën kohë, pajisjet që ndodhen me autokolonën presidenciale përdorin kamera me rreze të gjatë për të identifikuar objekte në qiell dhe japin të dhëna në kohë reale për vendndodhjen dhe trajektoren që mund të kenë. Sistemi integron të dhëna nga disa burime për të patur pamje grafike të kërcënimeve nga qielli në zonat ku pritet të kalojë autokolona.

Makina e ndjekjes dhe gjuajtësi

Një element tjetër i autokolonës është makina e ndjekjes. Ajo është një “Chevrolet Suburban” tipike, që vendoset menjëherë pas limuzinës presidenciale. Në bordin e saj ndodhet Grupi i Kundër-Sulmit të Shërbimit Sekret, skuadra që garanton mbrojtjen e afërt të Presidentit. Makina është e pajisur me mjete të palosësshme për shpejtësi të larta, në mënyrë që agjentët të largohen në rast sulmi ose të përdoren në rastet kur agjentët janë jashtë makinës dhe duhet të largohen shpejt. Çdo makinë mban zakonisht pesë apo gjashtë agjentë: një shofer, një pasagjer, dy apo tre agjentë në ndenjësen e pasme dhe një gjuajtës në fund. Gjuajtësi ulet pas sediljes së pasme dhe ruan pjesën e mbrapme të autokolonës. Në varësi të mënyrës se si formohet autokolona dhe vlerësimit që bëhet mbi ambjentin kërcënues, dritarja e pasme mund të mbyllet apo të lihet e hapur. Zakonisht gjuajtësi në makinë mban një mitraloz të tipit “MP5A3’. Numri i makinave që e ndjekin këtë automjet varet nga misioni i kërkuar.

MAKINAT E PRESIDENTËVE

Si ka ndryshuar sjellja e drejtuesve të Shtëpisë së Bardhë dhe avancimi teknologjik i automjeteve që i kanë transportuar? Një ditë pas sulmit japonez në Pearl Harbor, u përdor limuzina e blinduar e gangsterit Al Kapone, për të dërguar Presidentin Amerikan në Kongres, ndërsa mungesa e kabinës e ndihmoi jo pak vrasësin e Kenedit më 1963

Presidenti Uilliam Mekinlej ishte i pari që përdori një automobil, por vetëm në presidencën e Teodor Rusveltit qeveria zotëroi një automobil “Stanley Steamer” me ngjyrë të bardhë. Pasuesi i Ruzveltit, Uilliam Hauard Taft ishte Presidenti i parë, i cili përdori një automobil presidencial, që u vendos përgjithmonë në garazhdin e Shtëpisë së Bardhë. Presidenti Udrou Uillson pëlqente më tepër makinat se kabinat e tërhequra nga kuajt dhe ishte i pari i drejtuesve ekzekutivë që shëtiti me një “Cadillac” gjatë paradës për fitoren e Luftës së Parë Botërore në rrugët e Bostonit. Në vitin 1921, Presidenti Uarren Harding ishte i pari që shëtiti gjatë ceremonisë së inaugurimit me një makinë. Ajo ishte e llojit “Packard Twin-Six”, ndërsa paraardhësi i tij, Kelvin Kulixh përdori një “Cadillac”.

Në vitin 1938, dy makina “Cadillac”, të quajtura “Mbretëresha Mary” dhe “Mbretëresha Elizabeth” iu dhanë qeverisë amerikane. Automjetet kishin një gjatë prej 6,5 metër dhe u përshtatën, duke u pajisur me arsenal luftarak, radio dhe disa gjeneratorë. Të forta dhe të përshtatura mirë, dy “Mbretëreshat” u përdorën nga Presidentët Franklin D. Ruzvelt, Harri S. Truman dhe Duajt D. Ajzenhauer. Gjithashtu Shërbimi Sekret perfeksionoi makinat që përdorte.

Më 8 dhjetor 1941, një ditë pas sulmit japonez në Pearl Harbor, Shërbimi Sekret përdori një limuzinë të blinduar, që më parë i përkiste gangsterit Al Kapone, për të transportuar Presidentin amerikan në Kongres për të mbajtur fjalimin e tij të famshëm. Makina u konfiskua nga Departamenti i Thesarit pas dënimit të Al kapones për mospagim të taksave dhe u ruajt e mbyllur në Uashington deri në përdorimin e saj ironik për Presidentin.

Makina e parë e ndërtuar specifikisht për një President ishte një “Lincoln V12” në vitin 1939, e quajtur “Shkëlqimi special” dhe e përdorur nga Franklin D. Ruzvelt. Ajo mbeti në përdorim deri në vitin 1950. Më pas ajo u dhurua për Muzeun Henri Ford në Miçigan, ku ndodhet dhe sot. Në vitin 1950 u prodhua një “Lincoln Cosmopolitan” i quajtur “Bubble Top” (Top Flluska) dhe u përdor nga Presidentët Truman, Ajzenhauer, Kenedi dhe Xhonson. Kjo makinë u tërhoq nga përdorimi në vitin 1965 dhe tani ndodhet Muzeun Henri Ford të Miçiganit.

Limuzina e Xhon Kenedit u prodhua në vitin 1961 dhe ishte një “Lincoln Continental” e përshtatur. Makina u prodhua nga Hess dhe Eisenhart nga Cincinati dhe u njoh si “SS-100-X”. Automjeti ishte i njohur për mungesën e rehatisë për pasagjerët në kabinë dhe për të shmangur temperaturat e lartë dhe bezdinë e Presidentit, mbulesa hiqej përpara paradave, si në rastin e 22 nëntorit 1963 në Dallas. Pas vrasjes së Kenedit, makinës iu vendosën sisteme elektronike komunikimi, ajër i kondicionuar, xhama anti-plumb dhe mbrojtëse, ndërsa iu bënë rregullime estetike brenda dhe jashtë, në mënyrë që të hiqeshin shenjat e ekzekutimit. Edhe kjo makinë ndodhet në Muzeun Henri Ford.

Administrata e Presidentit Xhonson përdori gjithashtu tre limuzina “Lincoln Continental Executive”. Dy limuzina ishin për Presidentin dhe njëra për Sekretarin e Mbrojtjes, Robert MekNamara, ndërsa një “Lincoln” tjetër përdorej në Uashington dhe Austin (Teksas). Kjo makinë është e ekspozuar në Muzeu Lindon Xhonson. Modeli “X-100” u modifikua sërish në vitin 1967. Më vonë, nën presidencën e Riçard Niksonit, makinës iu pakësuan sipërfaqet që kishte me xham për t’u zëvendësuar me pjesë më të mbrojtura. Ajo mbeti në shërbim deri në vitin 1977 dhe iu drejtua më pas Muzeut Henri Ford.

Presidenti Nikson urdhëroi në vitin 1969 një model limuzine në Çikago. Edhe kjo makinë kishte një kabinë të lartë me xham, ndaj Presidenti mund të qëndronte në këmbë brenda saj, nëse dëshironte gjatë paradave të ndryshme. Makinës iu vendosën edhe opsione të tjerë dhe tashmë ajo ndodhet në Librarinë Nikson në Yorba Linda të Kalifornisë.

Në vitin 1974, Ford e zëvendësoi modelin e vitit 1972 me një makinë 7 metër të gjatë dhe të korracuar, në mënyrë që t’u rezistonte plumbave, ndërsa kishte një transmision automatik. Kjo limuzinë u përdor nga Presidentët Xherald Ford, Xhimi Karter dhe Ronald Reagan, për të përfunduar më pas në Muzeun Henri Ford. Këtij modeli i ishin bërë përshtatje dhe është e njëjta makinë ku Regani po hynte gjatë tentativës për ta vrarë atë në vitin 1981. Në vitin 1983, administrata e Reganit mori një limuzinë “Cadillac Fleetwood”, që është vendosur në Muzeun dhe Librarinë Ronald Regan në Simi Valley të Kalifornisë. Së pari, limuzina u përdor në shkurt 1985 gjatë paradës për ditëlindjen e Ronald Reganit në Dikson të Ilinoisit. Kjo ishte makina e fundit e “General Motors” e pajisur me sistemin turbo dhe transmision automatik. Xhorxh H. W. Bush përdori në vitin 1989 një “Lincoln Town Car” të modifikuar. Një model i saj ndodhet në Librarinë Presidenciale Xhorxh Bush në College Station të Teksasit.

Një “Cadillac Fleetwood Brougham” presidencial iu dha edhe administratës së Klintonit në vitin 1993. Ky “Cadillac” u konceptua, u zhvillua dhe u prodhua te “General Motors”. Nuk iu instalua kabina e xhamtë për të minimizuar rreziqet nga jashtë. Edhe kjo makinë ndodhet në një muze presidencial, në Qendrën Presidenciale Klinton në Litëll Rrok të Arkansasit. Kjo është njëkohësisht makina e fundit presidenciale deri më tani që vendoset në një vend publik. Në vitin 2001, një limuzinë “Cadillac DeVille” iu dha Presidentit Bush dhe u zëvendësua nga prodhimi i vitit 2005 “Cadillac DTS”, që mban edhe aktualisht shefi në largim i Shtëpisë së Bardhë.

Pergatitur nga

REDAKSIA

Alarmi i rritjes së çmimeve dhe kërcënimi nga kriza

Tregjet në Shqipëri dhe konkurenca shpesh bien prej e abuzimeve për llogari të rritjes momentale të kërkesës. Ky abuzim shihet më së shumti, krahas problemeve të cilësisë dhe sasisë, në rritjen e menjëhershme të çmimeve, sidomos në çdo prag feste. Akoma pa ardhur Krishtlindjet dhe i Vitit të Ri në treg po ndjehet era e rritjes së çmimeve të prodhimeve të konsumit të gjerë. Ka filluar rritja e çmimeve të fruta- perimeve, e mishit dhe e mallrave të tjerë të konsumit të përgjithshëm. Situata tregon se në ekonominë tonë nuk veprojnë ligjet e një tregu klasik kapitalist perëndimor në të cilin sa herë vijnë momente të tilla bëhen ulje të mëdha çmimesh dhe falje të gjera por vepron ligji i abuzimit që në emër të kërkesës së rritur rriten edhe çmimet. Kështu në situatën që jemi nuk ka asnjë arsye teorike të rritjes së tyre as nga krahu i kërkesës dhe as nga krahu i ofertës. Nuk kemi rritje të kostos së prodhimit të brendshëm dhe të prodhimit të huaj. Në krahun tjetër nuk kemi rritje të kërkesës për llogari të rritjes së ndonjë elementi të tij. Përkundrazi edhe shpërblimet e buxhetorve fillojnë të materializohen në 5 apo 10 ditëshin e fundit të muajt. Kështu mbetet që arsyeja e vetme e rritjes së çmimeve është abuzimi me momentin e festave dhe ky fenomen nuk është spontan por është i ripërsëritur. Në këtë situatë është detyrë e Qeverisë të ndërhyjë jo me masa ndaj rritjes së tyre por me masa kontrolli në mënyrë që rritja të jetë e pandjeshme sepse fitimi i synuar nuk rritet vetëm me rritje të çmimit por edhe me rritje të vëllimit të shitjeve. Është kjo arsyeja e fundit e cila përdoret prej tregtarve të vendeve të tjera, bile siç e theksova, ata e stimulojnë vetë rënien e çmimeve me synimin e rritjes së shitjeve.

Në këtë shkrim nuk dua të ndalen thjesht në problemin e çmimit të mallrave të konsumit të gjerë, të natyrës që përmenda por dua të vazhdoj problemin e nisur në dy shkrimet e mëparëshme ku kam analizuar problemin e karburantëve. Së fundi në një gazetë pretendohej që çmimi i karburanteve të ulet në 90 lekë/litri. Në këtë situatë shteti bën të paditurin dhe thotë” se ne nuk ndërhyjmë në treg por mbledhim vetëm taksa”. Qytetarët nuk duan të dinë për strukturën e çmimit por kërkojnë çmim të azhornuar me çmimet e shumicës në bursa dhe për këtë akuzojnë direct biznesin si fajtor. Opozita  që ka specialist në fushën e ekonomisëm i drejtohet Qeverisë dhe fenomenti “Kartel”. Unë nga ana ime analizova me fakte dhe teorikisht sa duhej të ishte çmimi ku përcaktova edhe rolin e shtetit në rënien e tij nëpërmjet uljes së akcizës duke mos i konsideruar karburantet si mall i “rrëndë” por duke i konsideruar ato si mall i konsumit të gjerë i domosdoshëm në rritjen ekonomike dhe me kurbë kërkese inelastike. Në këtë pikë çmimet e tyre do bien por me ritme të ulta sepse është frika e parashikimit të rritjes ndërkombëtare të tyre prej OPEK-ut. Kështu debatet për to dhe për Kartelet janë pa efektivitet por vetëm për të mbushur faqet e gazetave dhe për të bërë lojë politike midis partive. Përse e them këtë? E them sepse sot në Shqipëri ka shumë mallra të konsumit të gjerë që kanë megjithëmend abuzime të dukëshme prej gjithkujt. Janë pikërisht ato mallra që kanë kurbë kërkese inelastike. Ta shpjegoj edhe njëherë se çfarë janë këto mallra dhe a ka sot në treg mallrat ë tilla dhe sip o reagojnë Konsumatorët, Biznesi dhe vetë Qeveria. Mallra me kurbë kërkese inelastike janë mallrat e domosdoshëm për jetesë. Janë 5 mallrat që dikur në fillesat e kapitalizmit qeveria çmimet e tyre i vuri në mbrojtje. Kështu ndër ta kemi bukën, vajin, orizin, sheqerin, lëndën djegëse familjare etj.  Kërkesa për këto mallra nuk ndryshon shumë kur ndryshojnë çmimet. Kështu nëse do rritet çmimi i bukës apo do ulet ai sasia që do konsumojnë qytetarët do ndryshojë fare pak sepse buka nuk ka mall tjetër zëvendësues. Rritja e çmimit të këtij malli përballohet pak ose aspak prej prodhuesit dhe shitësit të tij dhe në përgjithësi përballohet prej qytetarit. Kështu janë pikërisht këto mallra me të cilat abuzohet më shumë në treg dhe ku fitimet janë shumë më të mëdha sesa prodhimet e stinës. Prodhimet e stinës si presh e lakra, mollë apo portokale kanë mallra zëvëndësues dhe kanë kufijë rritje ndërsa këto që unë theksova nuk kanë fare ose kanë shumë pak. Kështu vajin nuk e zëvendëson kush apo sheqerin apo bukën pa haruar këtu transportin. Kur them them transportin bëj fjalë për atë pjesë të popullatës që e kanë shpenzim ditor dhe për popullatën e bensave apo të tojotave.

Konsumatorët në përgjithësi nuk janë të shqetësuar shumë për çmimin e karburantëve por më shumë të shqetësuar janë për çmimin e biletave të transportit duke haruar mallrat e tjera që ne thamë. Piketimi i karburantit dhe goditja e tij është një heqje e vëmëndjes prej këtyre mallrave të tjerë të domosdoshëm. Kështu nëse sot po diskuteohet në çdo gazetë për karburantet askush nuk po thotë një fjalë për çmimin stratosferik të bukës. Kur çmimi i miellit dhe drithrave në botë u rrit me 30-40% çmimi në tregun shqiptar menjëherë kaloi nga 60 lekë në 80-100 lekë, pra u rrit menjëherë 50%. Një rritj enë bursë bën që tregtarët që të nesërmen të rrisin çmimet. Mirë bëjnë kur kanë të drejtë por sot pse nuk bëjnë të kundërtën e tyre? Pikërisht këtu duhet ndërhyrje decisive e Qeverisë. Qeveria nëse dikur ndërhyri me çmime tavan në mallrat e shportës duhet edhe sot të ndërhyjë në funksion të ndryshimit të çmimeve në tregun e huaj. Për se është e nevojëshme kjo ndërhyrje? Është e domosdoshme sepse kostoja e miellit apo drithit nuk ngarkohet me taksën e akcizës siç ngarkohet karburanti. Konkretisht me një çmim burse 45 lekë kg sa duhet të jetë një bukë 1kilogramshe? Me dy kilogram miell prodhohen 3 bukë. Pra 90 lekë + 6 lekë shpenzime të tjera 96 lekë + 20%TVSH = 115.2 + 10% fitim = 126.7 lekë. 127.3:3 = 42.4 lekë duhet të kushtojë një bukë në treg. Po i injoroj të gjitha llogaritjet duke e bërë normën e fitimit 30%. Do kemi 34.5 + 115.2 = 149.7 :3= 50 lekë një bukë. Me këtë llogjikë me çmimin e sotëm sa është fitimi për një bukë? 80:38???= 200%.  Edhe nëse do vazhdoja ta rrisja koston e miellit akoma edhe 20% përsëri çmimi i një buke nuk do ta kalonte 50 lekë për bukë. Çmimi i bukës është çmimi më abuziv sot në tregun shqiptar. Për këtë çmim nuk po ndihet askush as opozita dhe as pozita. Pse/ Nuk paragjykoj asnjë por ndoshta mendoj se elementë të caktuar nga të dy krahët janë të lidhur me tregun e drithit, me tregun e miellit dhe me industrinë e prodhimit të bukës. Nuk po futem më tej te pasha e bukës sepse nuk ka bukë në asnjë treg të Tiranës të peshojë 1000 gram, e shumta ato peshojnë 900 gram duke zëbritur deri në 700 gram. Kjo fushë për mua është shqetësuese dhe këtu duhet ndërhyrja e shtetit dhe e OJF- ve në mbrojtje të konsumatorit.

Albert Vataj

 

Konsulli Marguccio “antaresohet” ne UGPV Albania

Zv.presidenti i UGPV Albania i dorezon kreut te diplomacise italiane ne Veriun  e Shqiperise titullin “Antar Nderi” akorduar nga Unioni i Gazetareve Profesioniste te Veriut.

Qe nga viti 2000 kur hapi dyert per here te pare, Konsullata e Italise ne Shkoder ka qene nje pike referimi per qytetaret. Natyrshem, edhe gazetaret e kane pare seline diplomatike te vetme ne Veriun e Shqiperise, si nje partner me peshe per njohjen e rajonit tone ne vendin fqinj, por edhe si katalizator per zhvillimin e gjithanshem. Njekohesisht, Konsullata e Italise ka qene edhe “ure levizjeje” ne te dy anet e Adriatikut per ato mijera familje qe kane te afermit si emigrante ne Itali.  Vetem duke bere nje perllogaritje te thjeshte dhe jo shume te sakte: thuajse 9 vite aktivitete, me nje mesatare prej 7 mije vizash te leshuara ne nje vit, i bie qe Konsullata te kete mundesuar levizjen ne Shengen te te pakten 63 mije banoreve te rajonit te Veriut te Shqiperise. Sigurisht, kjo shifer eshte mjaft me e larte, por edhe nese do te ishte kaq, eshte mjaft e larte.

Nisur nga sa thame, jane vleresuar nga Keshilli Bashkiak i qytetit te Shkodres te gjithe konsujt qe kane drejtuar Konsullaten nga rihapja e saj. Stefano Deleo, i cili do te mbahet mend edhe si konsulli i pare ne momentin e rihapjes se Konsullates, eshte nderuar me titullin “Qytetar Nderi” i Shkodres, sic edhe pasuesi i tij Roberto Orlando ne muajt e fundit te qendrimit te tij ne kete detyre. Edhe konsulli Stefano Marguccio eshte nderuar me titullin “Qytetar Nderi” i Shkodres, madje duke vendosur nje “rekord” pasi ka marre titullin e larte pa mbushur dy vite ne kete detyre.

Natyrshem, edhe Unioni i Gazetareve Profesioniste te Veriut (UGVP Albania), nuk do te qendronte larg ketij sensibiliteti, qe nga momenti i krijimit te tij ne vitin 2002. Konsulli Roberto Orlando do te merrte diplomen “Mirenjohje” te akorduar nga UGPV Albania. Nderkohe, konsullin aktual Stefano Marguccio, Unioni ka dashur ta “fuse ne rradhet e tij”, duke i akorduar titullin “Antar Nderi”.

Me deshiren e vete konsullit, i cili kerkoi te prese nje perfaqesi te UGPV Albania ne zyren e tij ne Konsullate, Marguccio i rezervoi nje pritje te ngrohte presidentit dhe zv.presidentit te UGPV Albania, perkatesisht Blerti Delija dhe Sokol Pepushaj si dhe antarit Besi Bekteshi. Fillimisht, eshte biseduar ne lidhje me zhvillimet me te fundit politike, sociale dhe ekonomike ne Shqiperi per te kaluar ne dhenien e titullit nga zv.presidenti Sokol Pepushaj. Ne nje fjale te shkurter Pepushaj ka shprehur vleresimin per shtetin italian, diplomacine e saj ne vendin tone e vecanarisht per Konsullaten e Shkodres. Numri 2 i UGPV Albania ka thene se vleresimi per Konsullin Marguccio deshiron te jete nje vleresim per kontributin e dhene ne vite nga shteti italian ne mbeshtetje dhe mikpritje te emigranteve tane atje, por edhe per Konsullaten e Italise e cila prej rreth 9 vitesh konsiderohet “nje ure” qe bashkon familjet shqiptare ne te dy anet e Adriatikut.

Pasi ka marre titullin nga zv.presidenti Pepushaj, konsulli Marguccio nuk ka dashur te fshehe kenaqesine per vleresimin qe i behet nga UGPV Albania. Ai ka falenderuar drejtuesit e Shoqates, te gjithe antaret por edhe komunitetin e gazetareve për mbeshtetjen qe i ka dhene Konsullates dhe te gjithe konsujve gjate viteve te rihapjes se selise diplomatike italiane ne Veriun e vendit tone. Njekohesisht, Marguccio ka premtuar se do te perpiqet me te gjitha menyrat per te ndihmuar per levizjen e lire te gazetareve por edhe shqiptareve ne hapesiren Shengen, meqenese Konsullata Italiane eshte e vetmja seli perendimore ne Veriun e Shqiperise. “Jane lehtesuar procedurat per disa kategori, ka thene Marguccio, por shpresojme qe shume shpejt, edhe me hapat e hedhur nga shteti dhe qeveria shqiptare, do te mundesohet levizja e plote e lire e shqiptareve ne Bashkimin Evropian”.

Me pas, gjithcka ka vijuar ne nje bashkebisedim te lire, ku per rreth 60 minuta gazetaret Delija, Pepushaj dhe Bekteshi kane shkembyer ide dhe mandime ne lidhje me temat me interesante te marredhenieve ne mes dy vendeve, por edhe per zhvillimet aktuale.

Ne fund te ketij raportimi, duhet vleresuar puna e Konsullates ne vite per mundesite e krijuara per levizje ne BE per gazetaret dhe punonjesit e medias ne pergjithesi. Pavaresisht rasteve te vecuara qe mund te kene ndodhur duke krijuar veshtiresi, probleme por edhe refuzime te vizave per gazetaret, me shume nga punonjes te rendomte te Konsullates se Italise per te krijuar nje fryme konfliktuale ne mes gazetareve dhe perfaqesise diplomatike, mund te pranojme jo pa kenaqesi qe gjate ketyre rreth 9 viteve jete, Konsullata dhe konsujt italiane, kane merituar te gjitha vleresimet e dhena nder vite. Me modesti, mund te vecojme edhe titujt e dhene nga UGPV Albania, te cilet kane nje rendesi te posacme per vete ate cfare personifikon kjo shoqate. E ne mbyllje, nuk mund te mos e permendim nje postulat te lashte sa edhe vete jeta njerezore, qe vlen jo vetem per diplomatet e gazetaret, por mbare njerezimin: kush punon- gabon! Edhe pse ne kete rast, duket se nuk eshte shprehje shume domethenese pasi nuk evidentohen gabime apo edhe ata qe kane vepruar gabim. Megjithate, postulatet jane te perjetshme dhe nuk kane nevoje te vertetohen pasi i ka vertetuar vete pervoja njerezore!

BESI BEKTESHI

NE SHKODREN KU JETA TKURRET E KRIMI FRYN PLANCIN

Edhe Pushteti “muroset” si ROZAFA, por lë dy gjinj jashtë

Sheh Shkkodrën sot dhe Legjenden e Kalasë Rozafa e kthen në kujtesë. Muri, ditën ndërtohej e natën shkatërrohej. Nuk mbante as se si. Lypte murosjen për së gjalli të njërës prej tre kunatave që u çonin çdo mesditë ushqim tre vëllezerve që punonin kot. Rozafa, mbi trupin e së cilës u ngrit Kalaja, edhe Shkodra, la një amanet; t`ja lënë njërin gji jashtë, per ti dhënë ushqim fëmijës… Kjo ka ngjarë 400 vjet para Krishtit. Sheh Shkodrën sot dhe kujton post shëmbjen e Murit të Berlinit, (9 nëntor 1989), ku veçmas Europës Jug Lindore, në Shqipëri, “muri” që “ndërtohej” natën (me takime të fshehta) për ndertimin e demokracisë, shkatërrohej ditën. Rënia e murit të komunizmit, ngulte themele domosdo, natyrshëm, në murin e demokracisë, kudo në Lindje. Veç në Shqipëri jo. Këtu, të gjithë duan të kenë merita, të “kontribuojnë” në formatin më të çuditshëm. Këtu, duam a s`duam, kështu është. Kur dikush shëmb, të gjithë turren të shëmbin, kur dikush ndërton, të gjithë janë të aftë të “ndërtojnë”, kur dikush ka pushkë, të gjithë duan pushkë, kur dikush vritet, të gjithë grumbullohen për ta parë, (veç policisë që shkon tepër vonë), kur dikush zë banesë të huaj, të gjithë okupojnë godina të tjetërkuj, kur dikush bllokon tokën publike, të gjithë marrin kanaçet e bojës dhe shkruajnë “asht e xan”, kur një çoban bëhet kryekomunar, një injorant deputet a një mitingash ministër, edhe fshisatarët, shitësit e qofteve e trgtarucët e xheleve duan të bëhen të tillë,kur një lavire kërthizjashtë ka të dashur një deputet, të gjitha rrugaçet ashtu i duan bandillët, Vip-a, pareli, gangsterë, kur dikush vret, edhe të tjerët duan të vrasin. Rrëmujë hesapi. Mungon ligji, mungon morali. “Muri” i demokracisë pra nuk mban. Kësi here jo nga misteri, prandaj edhe nuk kishte efekt murosja e një femre, si në Kala. Se po të ishte puna për femra, kishte boll që hynin përmes Malit të Zi. Në daç moldave, kineze, ruse, bullgare, kosovare, rumune… Dikush mëndoi se më e mira është më e lashta. Vijmë nga murosja e duhet të murosim. Atëherë,Shkodra “murosi” një djalë të ri, Pëllumb Pëllumbin, atë 16 qershor të 1990-ës, të pushkatuar me gjakftohtësi, pasi u kap duke ikur në kufi, nga një oficer kafshë që edhe sot bën karrierë. Por sërish “muri” s` po mbante. U deshën edhe murosje të tjera. Këto kanë ngjarë 19 vjet më parë. Arsyeja e dashurisë së Rozafës për pasaardhësit që shkruan epoka e nderuan epoka, respektohet sot e gjithë ditën aty, në Kala.Nuk e zhbënë as luftrat, as ideologjitë, paçka se pas 2400 vjetësh u llafosën paksa një prift me një hoxhë. Prifti betohet se Rozafa ka qënë katolike. Prifti thotë se duhet restauruar një kishë aty, ku përgjatë shekujve flisnin uratë mbrojtësit e Shkodrës. Hoxha betohet se ca stërnipër të Rozafës zgjodhën me dëshirë fe tjetër dhe pasardhësit e tyre luftuan aty, bashkë e pa zënka, si tre vëllezërit që patën hedh konturet e Kalasë. Mbrojtën me heroizëm të pashoq Shkodrën. Aty luftonin dhe aty luteshin, ndaj dhe duhet ngritur një xhami. Por debati nuk ka zgjatur.Eshtë sheshuar më shpejt se hedh shtat një pallat 9 katësh mu në qëndër të Shkodrës, dhe ti thua: është fat që nuk u zunë partitë, se Rozafën do e kishin çuar në varrezat tek “Ura e Thive” dhe Kalanë do e kishin bërë para, pastaj beton e hekur, pastaj prapë para, siç kanë vepruar me ish Pazarin e Vjetër, unikal në gjithë Europën, ku një dry i vetëm mbyllte në aksham 3000 dyqane e çelte të sabah 3000 biznese, vetëm me një roje. Arsyeja e dashurisësë së të murosurve për liri e demokraci në këto pak vite pa luftra, pa mistere, erdhi e mumjefikoi shumë e shumë, bëri hekur e beton figura jo të vdekura, por të gjalla. Bëri “monumente” pushtetarësh që i nderojnë veç pushtetarët.Në këtë pikë fokusohet mëndimi, kur thua se ç`do u flasin brezave që vijnë, Mumjet që nuk dinë të flasin dy fjalë, përveçse të vjedhin e të tallen me ata që u kanë besuar verbërisht votën, qeverisjen, jetën. Maskarai bën heroin kur del e shan tjetrin që ka vjedhur pak më shumë se ai. Maskarai bën të moralshmin kur i rreh shpatullat tjetrit, ku sipas një shprehjeje amerikane, tregon mungesë serioziteti, duke zbehur dinjitetin. Rozafa sakrifikoi për të mbajtur Muri i Kalasë dhe shkoi në jetën tjetër ashtu si shkoi, se edhe tre vëllezërit i rrahnin shpatullat njëri-tjetrit, por dy prej tyre ia hollën të voglit brother. Këta matrapazë trimosha “punuan” që të mbajë “ledhi” i demokracisë dhe shijojnë pasuritë e popullit pa pasuri. Respekt askund nuk kundrojnë. Figurativisht, janë murosur kudo ku ka para të madhe. Kaq lehtë e bënë murosjen këta pushtetarë, këta burra gra, sa legjenda të duket prej hiçi. S`ia vlente që ajo heroinë të kish sot pas 2400 vjetësh pasardhës qelbësira që edhe me aparencën nëpër TV a fletushka gazetash, (ku lavde u thurin veç ca gazetarucë që herë “bëjnë lajm” e herë shesin qebap), ta shpifin me injorancën, sa thua, pse dreqin janë bashkështetas tanët. Rozafa do i jepte gji fëmijës, kishte ideal, 2400 vjet më parë. Këta u japin para klaneve mafioze, me dy “cicat” jashtë. “Gjinjtë” e tyre janë kudo, në tenderat që abuzohen me paratë e popullit; pallateve, hoteleve, karburanteve, ndermarrjeve, bankave, në toka plot llucë, në ish ndermarrje shtetërore e ish objekte ushtarake, pse jo edhe në ujë e nën ujë, në trafikun e drogës e mishit të bardhë, shpatina malesh, rrugica qytetesh e fshatrash, poshtë e lart rrugëve nacionale, pse jo edhe në Had, pasi vrasjet e bujshme në Shkodër nuk janë zbuluar e dosjet e pronave e grabitjeve janë dyllosur nga (ç)drejtësia.

Njerëzit kanë frikë të flasin

Teksa udhëton nga Tirana në Shkodër dhe ndalon tek një pikë karburanti në Krye Bushat, kujton ligjin që thotë: “Në rrugë nacionale largësia mes pikave të karburantit është jo më e vogël se pesë kilometra, kurse në qytet jo më e vogël se një kilometër”. Atëher ti mat kilometrazhin dhe numëron pikat gjigande të furnizimit, me qëllim të mirë të shkruash edhe ca fjalë të mira. Por e ke të pamundur. As në supërstradë, ku kalojnë të huajt që monitorojnë dhe njerëzit e thjeshtë që nuk kuptojnë se ç`po djalloset, shtetarët dhe mashtuesit, deputetët dhe hajdutët e kriminelët, nuk qënka e thënë të mos jetë shkelur ligji, nga “gishti i këmbës deri në qime të flokut”. Në 8 kilometër e 900 metër, numëron 11 pika karburanti. Kush të mos besojë, le ti numërojë. Atëherë thua, po kanë të drejtë grosistët e arit të zi që çmimin e mbajnë më të lartin në Botë, pasi sa kohë të mos u imponohet konkurenca nga shoqëria civile, kanë për të vjedhur sa të duan, pasi shteti është mirë me qitape. Ndërkombëtarët lexojnë ligjin. Ai është ok. Edhe ata janë mirë të na asistojnë, bile sa më gjatë. Po po, figurativisht mund ta quash murosje.Mund të thuash se, ndryshe nuk mban “Muri” i Krimit. Ani pse fabula rrjedh nga legjenda, është aktuale kudo. Le ti referohemi tashti njërit nga gjyqet e “famshme” shqiptare, në Shkodër. Një italian humb një qyq ku ka investuar 1 500 000 euro, dhe, ajo që i fiton paratë e tij, me qitapë, ështe një shqiptare që kish punuar si emigrante në shtëpinë e tij, me rrogë, nja dy vjet. Dhe gjyqin e fiton vetëm se deklaron se ka qënë e dashura e tij, atje në Itali. Jashtë mesazhit të këtij shkrimi, dikush mund të thotë se ç` fat do kishin laviret po tu ecte biznesi kështu? A ka një rast tjetër të ngjashëm në Botë, etj. etj.? Por nuk është ky objektivi, se do sillnim shëmbuj sheikësh të “tredhur në tru” që kanë paguar për yje skenash deri në 2 kg. flori, jo më tepër, se as për sheikët nuk kanë “vlerë” më shumë “djallushkat qetësuese” të momenteve ç`ekulibruese të natyrës njerëzore. Të paktën KY ITALIAN, ose GJYKATESI I SHKODRES, të hynte në librin e rekordeve GUINNESS. Një avokat i mirë, që pas “lavazhit” gjyqësor duhet të jetë shtypi, mund t`u kujtojë gjyqtarëve, nëse vëndosin kështu edhe shkallët e tjera, se në Romën e Lashtë, kur ligjet shkeleshin nga të gjithë, atëherë Perandori, antiligjin e bënte ligj. Se ç është ligji më tepër se mbikqyrës i marëdhënieve shoqërore? Asgjë. Ndaj ndryshon, sipas vëndeve, kulturave, zhvillimeve. Në Amerikë sot janë të ligjshme, të shitura nga dyqanet, pra në duart e popullit, 200 000 000 armë zjarri. Pra, sido qoftë ligji, kur respektohet, ie shoqëri e mirë, ke drejtim të mirë e ligj të mirë. Por, në Shqipërinë që përditë po ecën me hapa garipi drejt BE-së, mund ta ngushëllosh veten kur mëndon se në legjenden e Rozafës nuk funksiononte as ligji i natyrës, as i njeriut, thjesht barbarizmi, si kudo në Botë, ndërsa sot ende intelektualët e vërtetë nuk kanë gjetur “veglat” për të hyrë në “kështjellën” politike. Pra, sot që themi atë që shohim dhe ua themi atyre që synojnë integrim e u vret shpirtin 170 metër rrugë në mes të Shkodrës dhe që në dokumentat e tenderimit hidhet e zeza mbi të bardhë sikur janë mbi 500 metër rrugë, e paradoksalisht harxhohen rreth një gjysëm miliardi para, i sigurojmë se fabula nuk është legjendë, por fakt i gjallë. Janë taksat e tyre dhe borxhet që do paguajnë pasardhësit. Në qoftë se themi se pas një shkrimi në këtë gazetë është hequr tabela e parë, ku afati i përfundimit ishte 5 tetori dhe, është vëndosur një stendë e bukur, me nja 150 000 000 lekë me pak investime, nuk ke nevojë ta shtrydhësh mëndjen për art. Art është krimi sot e gjithë ditën. Thjesht tabela mashtron kalimtarët, siç të gjithë mashtrojnë njëri-tjetrin dhe u “pëlqen”. Ti pyet kush është biznesi më i madh në Shkodër. Të gjithë biznesmenët të thonë se është Cotonella, gjigandi i prodhimit të veshjeve intime, (brekëve), në Europë, (me qëndër në Shkodër). Ok. Nuk mund të thuash se nuk troket në dyert e Europës, duke veshur me brekë europianët që lexojnë aty vëndin e origjinës. Po përtej këtij shansi, ka zëra se i blejnë më shume rusët, turqit, kinezët, ata që e njohin mirë Shqipërinë. Të përmëndin edhe ndërmarrje të tjera prodhuese. Bukur, fort bukur. Ngrohesh pak, sa një kalimtar që e zë nata jashtë dhe gjen një zjarr bubulak të çngathë duart, të kënaqet një mbrëmje e të ikë, pa merak as për ta kthyer kokën pas. Po ti që Shqipërinë e ke shtëpinë e tënde, që don ngohtësi për gjithherë, që nuk do flakë për tu çngathur, por “dru” që bëjnë prush, ç` fjalë do thuash? Pra, fjala është, sa të integrojnë bizneset, sa të ardhura përfiton shteti, sa njerëz punësohen e sa para qarkullohen, sa paguhen punonjësit, si mbahen kompanitë, a kanë të kaluar kriminale e ekonomi informale, sa janë të besueshme? Në Shqipëri gjen biznese që nuk u dihet as fillimi, që nuk dihet si kanë blerë teritoret, që edhe kanë shpallur falimentin e pas ca kohësh rihapur sërish aktivitetin, duke vjedhur arkën e shtetit. Shumë herë edhe kryeministri Berisha është ndalur në këto pika. Ja, si flitet se ka hedhur shtat një biznes.Nja nëntë vjet më parë, një shqiptar duke shetitur rrugëve të italisë, zë shok një barbon. Meqë punët këtij i kishin ecur më mirë, barbonit i bleu ca rroba, i dha ushqim të ngopë plëncin dhe më pas i propozoi: Hajde në Shqipëri, të punësoj si kuxhinir, do hash, do fleshë dhe do vishesh. Ai barboni thonë se erdhi. Ua mori dorën makaronave, mezeve e gjellërave “italiane”. Të gjithë hanin e pinin aty, vëç italianë jo. Biznesi aty nisi, barboni arriti edhe të presë ministra, deri një ditë që ky buri nuk mundi t`i paguante as hotelin. Barboni shkoi prapë barbon në Itali. Ky burri u bë i pasur, u lidh me italianë prej vërteti. Gjen gjithfarë historishë këndej. Por, historia na ka mësuar se tregtarët e drogës, të njerëzve, të mallrave, të tokës publike, të fshehjes së huadhënieve e huamarrjeve jashtë ”sportivitetit” të bursave edhe duke luajtur bixhoz në treg të zi, kriminelët e njerëzimit, kanë ecur me mashtrime, kanë ngritur përgjatë shekujve Botën, por paratë u janë marrë një ditë… Thjeshtë, pasuria ka shkuar tek i zoti, tek populli, por këtu askush nuk flet. -Maskarenjtë , mafiozët, mund të pushkatojnë në Livadhe ose të hedhin kë të duan në Bunë, -shprehet një zë që flet me kusht për të mos i publikuar emrin.

PS-ja e Shkodrës punon nën udhëheqjen e PD-së

Ka një pikë fillimi gjithçka. Një pikë fillimi dhe një mbarimi ka edhe jeta e njeriut. Tek mbarimi mbaron. Por e keqja është kur mbarimi vjen së gjalli, kur palaçoja që është veçse “kufomë”, prapë nuk i kthen paratë. Në këtë rast ka edhe përpjekje ekzistenciale për jetesë, edhe bark derra, edhe vrasje. Sidomos vrasje shprese. Kur vdes shpresa, të gjallët marrin vetëm frymë pa lejen e “bosëve”. Nuk i pyet kush, nuk janë të zotët për asgjë. Më e shumta që mund të bëjnë, është të kërkojnë mëshirë sa tek Zoti, sa tek krimineli. I fundit shpeshherë u fal lëmoshë, si “bamirës”, veçmas në kohë fushatash elektorale. Fakt është se sipas publikimeve të ndërkombëtareve, 90 për qind e shqiptarëve jetojnë në kushte mbijetese dhe pasuria është në duart e 10 për qindëshit. Fakt është se në 11 muaj janë riatdhesuar 78 100 shqiptarë që kërkonin rrugëve pa rrugë të perëndimit jetë më të mirë. Dhe të gjithë janë të trafikuar. Themi kështu, pasi kanë paguar para me borxhe për të gjetur një mundësi kalimi kufiri. Në këtë rast jeta kushton sa një vizë, sa një copë tokë, më pak se një skaf, më pak se biznesi kriminal i një halabaku. Po opozita ku është? Në Shkodër nuk ka aspak PS. Ajo nuk ekziston. Pak se ka vetëm shterpësi intelektuale dhe shumë se ecën nën drejtimin e PD-së. Drejtuesit e PS-së sot edhe në daçin, as dinë, as mund të flasin, as kanë kuj i flasin. Shtresave që shohin prej tyre kurrsesi, se ka vajtur puna e opozitës si në përrallë, ku Djalli vete e pjek misra me Përbindëshin, e pasi fryjnë xhabën bashkë, fillojnë të prezantohen. -Si e kishe emrin mik, pyet Përbindëshi. –Dreq… – Po ti si quhesh? -Emri im është Un, dhe, në çast kur i pa edhe këmbet mrapsht, e qëllon me kërcu zjarri. –Mbarova, u dogja, bërtiste djalli duke vrapuar. E dëgjuan djajtë e tjerë dhe u nisën në ndihmë duke e pyetur nga larg. Kush të dogji? -Unë, unë. Kaq e pat. Nuk e ndihmuan shokët. Kështu edhe PS-ja e Shkodrës ka ngrënë, ka fryrë plëncin, e pasi i rrahin prijësin, i marrin edhe makinën, bërtet, nxjerr kushtrimin. – Kush ma qorroi partinë, klithi Rama?. Prokuroria bëri arrestime dhe kur e pyetën, tha: – Unë, unë. Dhe vërtet ishin të vetët, socialistët. Tashmë le të thonë ç`farë të duan. Nuk u beson askush. Jo vetëm se PS-ja nuk ka asnjë personalitet, jo vetëm se që në kohën që drejtonte Ndue Doda kanë ecur prapakthehu, por edhe se PD-ja i ka futur në “trastën” e vet dhe belbëzojnë vetëm kur i urdhëron ajo. Socialistët bëjnë sikur kanë ide e programe, por e vërteta nuk është ashtu. Ditët e fundit në panelin e kryesocialistit Edi Rama në Shkodër, ku dha receta si ndërtohet shteti, si njerëzit do jenë të barabartë para ligjit, si do prodhojmë e ndërtojmë kur ata të vijnë në pushtet, a e patë kë kishte në krah? Kishte tre figura të njohura të PS-së. Një Namik, një Mimozë, një Meri. Në aparencë bukur fort. Po edhe sipërfaqësisht, mashtrimi del në sipërfaqe. I pari, ky Namiku, ish kandidat për kryebashkiak përballë Lorenc Lukës në zgjedhjet e pushtetit vëndor të 18 shkurtit 2007, duket se humbi dhe nuk humbi. Thua nuk humbi, kur mëndon se paratë e qeverisjes së djathtë, mund të përfitohen me pak marifet edhe majtas. Na duket se tenderin e rrugës “Nazmi Kryeziu”, një objekt që është bërë dhjetëra herë objekt debatesh edhe në parlament të qytetit, e ka dikush afër tij, thjesht i vëllai! Eshtë apo jo e vërtetë? Po e dyta në krah të Ramës kush është? Ne na ngjan se pikërisht e shoqja e atij burrit që po zbaton projektin, tenderin më të madh në tërë historinë e qytetit, atë të ndertimit të unazës dhe që ka vite që i ka kaluar afati i përfundimit! Eshtë apo jo e vërtetë? Mirë e dyta, po e treta? Kjo, thjesht punon afër PD-së. Aty në Parlamentin shqiptar ka nje post shumë të rëndësishëm dhe merr rrogën. Në anën tjetër bën opozitë, krah për krah me Edin! Eshtë kështu apo jo? Pra, mirë me zotin e mirë me djallin. Kjo është KALAJA e jetës politike e ekonomike në Shkodër. Jo vetëm nuk ka pishtar në dorë opozita, por as rrugë të ecë. E pra, ashtu siç punonin bashkë tre vëllezërit për ndërtimin e Kaslasë së Shkodrës 2400 vjet më parë, edhe këta monstra punojnë bashkë për ndertimin e Kaslasë së Krimit.

SOKOL PEPUSHAJ

Bota ka nevojë të mbrojë integritetin dhe jetueshmërinë e Planetit

Nga AL GORE

Zgjedhja frymëzuese dhe transformuese e popullit amerikan për të zgjedhur Barak Obamën si Presidentin tonë të 44-t vë bazën për një tjetër zgjedhje të vështirë që ai – dhe ne – duhet të bëjmë këtë janar për të filluar një shpëtim urgjent të civilizimit njerëzor nga rreziku i afërt dhe gjithnjë e më i madh që paraqet kriza e klimës. Ripohimi elektrizues i deklaratës revolucionare të Amerikës, se të gjithë qëniet njerëzore kanë lindur të barabartë, vendos platformën për rilindjen e lidershipit amerikan në një botë që ka nevojë të dëshpëruar për të mbrojtur dhuratën kryesore të saj: integritetin dhe jetueshmërinë e planetit.

Autoriteti botëror mbi krizën e klimës, Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimaterike, pas një studimi të detajuar 20 vjeçar dhe katër raporteve unanime, tani thotë se prova është “e qartë”. Atyre të cilët akoma përpiqen të largojnë alarmet gjithnjë e më shumë urgjente nga shkenctarët në të gjithë botën, të injorojnë shkrirjen e mbulesës së akullt të Polit të Veriut dhe të gjitha paralajmërimet e tjera apokaliptike nga vetë planeti, dhe që të kthejnë më shumë sytë për t’iu referuar këtij kërcënimi vërtet ekzistencial për të ardhmen e races njerëzore, ju lutem zgjohuni. Fëmijët dhe nipërit tanë kanë nevojë që ju të pranoni të vërtetën, përpara se të jetë shumë vonë.

Këtu ka lajme të mira: Hapat e guximshme që janë të nevojshëm për të zgjidhur krizën klimaterike janë pikërisht të njëjtat hapa që duhet të merren për të zgjidhur krizën ekonomike dhe krizën e sigurimit të energjisë.

Ekonomistët e të gjithë spektrit janë në një mëndje se investimet e shpejta në një iniciativë pune – intensive në infrastructure është mënyra më e mire për të rigjallëruar ekonominë amerikane në një mënyrë të shpejtë dhe të qëndrueshme. Shumë prej tyre janë gjithashtu dakort se ekonomia jonë do të bjerë akoma më poshtë nëse ne do të vazhdojmë të shpenzojmë miliarda USD për naftën e huaj. Për më tepër, ekspertët e sigurisë kombëtare në të dyja partite bien dakort se ne përballemi me një dobësi të rrezikshme strategjike nëse bota do të humbasë papritmas aksesin në naftën e Lindjes së Mesme.

Tridhjetë e pesë vjet më pare si java që shkoi, Presidenti Riçard Nikson krijoi Projektin e Pavarësisë, i cili vendoste një objektiv kombëtar që, brënda shtatë viteve, SHBA duhej të zhvillonin “potencialin për të plotësuar nevojat e tyre energjitike pa u varur nga ndonjë burim energjitik i huaj”. Deklarata e tij erdhi tre javë pasi embargoja arabe të naftës i kishte ngritur në qiell çmimet dhe i kishte hapur sytë Amerikës ndaj rreziqeve të vartësisë nga nafta e huaj. Dhe kjo erdhi vetëm tre vjet pasi prodhimi i brendshëm amerikan i naftës kishte arritur kulmin.

Në atë kohë, SHBA importonin më pak se 1/3 e naftës së tyre nga vendet e huaja. Akoma sot, pasi të gjashtë presidentët që pasuan Niksonin përsëritën disa versione të objektivit të tij, vartësia jonë është dyfishuar nga 1/3 në afër 2/3 dhe shumë njerëz janë të mendimit se prodhimi botëror i naftës është në pikun më të lartë ose afër tij.

Disa akoma e shikojnë këtë si një problem të prodhimit të brendshëm. Nëse ne mund të rrisim vetëm prodhimin e naftës dhe qymyrit në vendin tone, argumentojnë ata, ne nuk do të kishim qenë të varur nga importet. Disa kanë dale me mënyra akoma edhe më të pista dhe më të shtrenjta për të nxjerrë të njëjtin karburant të vjetër, si qymyr i lëngëzuar, naftë argjilore dhe teknologjinë e “qymyrit të pastër”.

Por në çdo rast, burimet për të cilat fliten janë shumë më të shtrenjta ose më ndotëse, ose, në rastin e “qymyrit të pastër”, shumë imagjinare për të bërë një ndryshim si në mbrojtjen e sigurisë tone kombëtare ashtu edhe në klimën globale. Nëse industria e qymyrit mund të provojë mbi këtë premtim, atëherë unë jam i gjithi për këtë. Por derisa të vijë ajo ditë, ne thjesht nuk kemi asnjë strategji më të madhe bazë për mbijetesën njerëzore mbi një iluzion cinik dhe egoist.

Kjo është ajo që ne mund të bëjmë – tani: Ne mund të bëjmë një investim të menjëhershëm dhe të madh për t’i vënë njerëzit në punë duke zëvendësuar teknologjitë e energjisë të shekullit 19-të, të cilat varen nga karburantet e rrezikshme dhe të shtrenjta me bazë karboni me teknologjitë e shekullit 21-të që përdorin karburant i cili është i lire përgjithmonë: diellin, erën dhe nxehtësinë natyrore të tokës.

Ajo që vjen pas është një plan prej pesë pjesësh për të riforcuar Amerikën me një angazhim për të prodhuar 100% të elektricitetit tone nga burimet pa-karbon brënda 10 vjetëve.

Së pari, presidenti i ri dhe Kongresi i ri duhet të ofrojnë stimuj në shkallë të gjerë për investime për ndërtimin e impianteve termike diellorë të përqëndruar në shkretërirat e jugperëndimit, impianteve për prodhimin e energjisë nga era në korridorin që shtrihet nga Teksasi në Dakotat dhe impiante të përparuara në pikat më të nxehta gjeotermike të cilën mund të prodhojnë sasi të madhe energjie.

Së dyti, ne duhet të fillojmë planifikimin dhe ndërtimin e një rrjeti të fortë dhe të unifikuar kombëtar energjetik për transportimin e energjisë elektrike të rinovueshme nga vendet rurale ku ajo prodhohet në pjesën më të madhe drejt qyteteve ku ajo konsumohet më shumë. Kostoja e këtij rrjeti modern – 400 miliard USD në 10 vjet – zbehet po të krahasohet me humbjet vjetore tp biznesit amerikan prej 120 miliard USD për shkak të avarive të njëpasnjëshme të cilat janë tipike për linjat tona aktuale energjitike të ballkanizuara dhe të vjetëruara.

Së treti, ne duhet të ndihmojmë industrinë e automobilave të Amerikës (jovetëm Tre të Mëdhenjtë, por kompanitë e sapolindura inovative) për t’u shndërruar me shpejtësi hibridet që vihen në prize të cilat mund të funksionojnë mbi energjinë e rinovueshme e cila do të jetë e disponueshme ashtu si pjesa tjetër e këtij plani të menduar mire. Në ndërthurje me rrjetin e unifikuar, një flotë kombëtare e hibrideve që vihen në prize do të ndihmonte për të zgjidhur problemin e magazinimit të energjisë elektrike.

Me këtë lloj rrjeti, makinat mund të jenë karrikuar larg orëve të pikut të energjisë – duke u përdorur gjatë orëve të pikut, kur më pak makina janë në rrugë, ato mund të kontribuojnë me elektricitetin e tyre duke e kthyer sërisht në rrjetin energjitik kombëtar.

Së katërti, ne duhet të ndërmarrim një përpjekje kombëtare për të adoptuar ndërtesat me izolim më të mire dhe dritare efiçente ndaj energjisë dhe dritës. Kjo iniciativë duhet të jetë shoqëruar me propozimin në Kongres për të ndihmuar amerikanët të cilës janë ngarkuar nga hipotekat që tejkalojnë vlerën e shtëpive të tyre.

Së pesti, SHBA duhet të udhëheqin në rrugën për të vendosur një çmim mbi qymyrin këtu në shtëpi, dhe duke drejtuar përpjekjet botërore për të zëvendësuar Traktatin e Kiotos vitin e ardhshëm në Kopenhagë me një Traktat shumë më efektiv që mbulon emetimet globale të gazit karbonik dhe inkurajon vendet të investojnë së bashku në mënyra efekase për të reduktuar me shpejtësi ngrohjen globale nga ndotja, duke përfshirë reduktimin e menjëhershëm të shpyllëzimit.

Sigurisht, mënyra më e mirë për të siguruar një marrëveshje globale për të ruajtur të ardhmen tone është duke rivendosur SHBA si vendin me autoritetin moral dhe politik për të drejtuar botën drejt një zgjidhjeje.

Duke pare përpara, unë kam një shpresë të madhe se ne do të kemi kurajon për të përqafuar ndryshimet e nevojshme për të shpëtuar ekonominë tone, planetin tone dhe në fund të fundit veten tone.

Në një epokë transformuese më të hershme, Presidentin Xhon F. Kenedi sfidoi vendin tone për të zbarkuar një njeri në hënë brënda dhjetë vjetëve. Tetë vjet e dy muaj më vonë, Neil Armstrong vendosi këmbën mbi sipërfaqen e hënës. Mosha mesatare e inxhinierëve të sistemeve që brohoritën për Apollo 11 nga qëndra e kontrollit të Hjustonit atë ditë ishte 26 vjeç. Ç’ka do të thotë se mosha e tyre mesatare kur Kenedi njoftoi sfidën ishte 18 vjeç.

Ky vit ka parë në mënyrë të ngjashme rilindjen e të rinjve amerikanë, entuziazmi i të cilëve elektrizoi fushatën elektorale të Barak Obamës. Nuk ka asnjë dyshim se i njëjti grup energjik rinor do të luaj një rol esencial në këtë project për të siguruar të ardhmen e vendit tonë, duke kthyer edhe njëherë objektivat në dukej të pamundura në një sukses frymëzues.

 

Rruga Shkodër – Hani i Hotit në vitet 1916 – 1918 u ndërtua nga pushtuesit Austrohungarezë

NDUE BACA

Shumë pak njerëzve nga Malësia e Madhe e më gjërë mund t’u shkojë në mendje se rruga nacionale që përshkon tërë gjatësinë e Malësisë (fushore), dhe e lidh me pjesën tjetër të Europës në rrugë tokësore, me emrin e njohur RRUGA SHKODËR – HANI I HOTIT ka një moshë relativisht të re që ende nuk e ka mbushur një shekull nga ndërtimi i saj. Kjo rrugë filloi të ndërtohet në aksin rrugor që është sot vetëm në ditët e fundit të nëndorit të vitit 1916 dhe përfundoi në fillim të vitit 1918 nga ushtria Austrohungareze. Përpara se të fillojmë me një histori të shkurtër të ndërtimit të kësaj rruge menduam të sqarojmë se Shkodra me Malësinë e Madhe lidhej me troje të tjera shqiptare, malazeze dhe për më tej Europën  me dy “Rrugë” të vjetra, (ndoshta mijëra vjeçare), ku këto rrugë kalonin, e para në afërsi të Liqenit të Shkodrës (nën Koplikun e sotëm), Kalldrun, nëpër fshatrat e Buzës së Ujit, Kosan e në Han të Hotit, gjithashtu rruga e dytë kalonte në afërsi të Maleve dhe Kodrave të Malsisë Madhe (nëpër Grizhën e sotme) nën Koplik të Sipërm (te Pusat e Mollës) e vazhdonte rrëzë qytezës mijëra vjeçare të Marshenjit, nëpër Jeran, Goraj, Budish, Kastrat e përfundonte Rapsh. Por kjo rrugë kishte një degë në Vukpalaj që lidhej me Hanin e Hotit, dhe ky degëzim bashkohej me atë që vinte në afërsi të Liqenit të Shkodrës.

Shenjat konkrete të këtyre dy rrugëve, madje edhe udhëtime primitive (me këmbë, mushq e qerre) kanë vazhduar deri vonë, rreth vitit 1966, ku për arsye të sistemimit të tokave nga Kooperativat bujqësore u punuan këto dy rrugë, (edhe pse që në vitin 1918 ishte ndërtuar rruga kryesore Shkodër – Hani i Hotit). Historia e ndërtimit të rrugës së sotme Shkodër – Hani i Hotit, siç shkruam më sipër filloi në ditët e fundit të nëndorit të vitit 1916 me një urdhër të Komandës Ushtarake të Ushtrisë Austrohungareze të instaluar në Shkodër (sigurisht urdhëri ishte marrë nga Vjena). Sipas një shkrimi interesant të ushtarakut të lartë shqiptar, Ramiz Ficorri, ish drejtor i xhenjos në Ministrinë e Mbrojtjes, botuar në gazetat “Shekulli” të datave 16 dhe 17 maj 2007, me titull HISTORIA E RRUGËVE SHQIPTARE, ndër të tjera lexojmë: “Në urdhërin e lëshuar sipas dekumenteve arkivore të kohës, rrugët do të ndërtohen nga forca ushtarake, robër dhe puntorë vendas me pagesë. Në këtë kohë niën dhe u ndërtuan rrugët … në mes të tjerave (shënim N.B.) edhe rrugët Shkodër – Bushat dhe SHKODËR – HANI I HOTIT”.

Ne për ndërtimin e kësaj rruge (Shkodër – Hani i Hotit) përveç dekumentave që disponojmë, menduam të citojmë edhe ushtarakun e lartë në fjalë, pasi ka pasur mundësi të zotërojë e lexojë dekumentet që trashëgonte arshiva e Ministrisë së Mbrojtjes, dhe arshiva tjetër e shtetit shqiptar që kishte të bënte me problemet ushtarake, pasi ishte ushtria Austrohungareze ajo që i ndërtoi rrugët. Gjithashtu nga të parët tanë kemi shumë dëshmi gojore të marrura direkt dhe trashëguara nga ata burra malsorë që kanë punuar në ndërtimin e rrugës nacionale Shkodër – Hani i Hotit, nën urdhërat e komandantëve ushtarakë austrohungarezë, ku të gjithë ata burra që kishin punuar në hapjen e rrugës ishin paguar me një sasi parash të konsiderueshme për kohën. Është interesant se përveç punës me pagesë të dekumentuar, nga të parët tanë mësojmë se në ditë të veçanta është punuar edhe falë, pra pa pagesë, pasi kështu mendonin të parët tanë se i kontribuonin një vepre që u shërbente atyre dhe jo investuesve pushtues austrohungarezë, të cilët një ditë do të iknin, dhe rruga do të mbeste në interes të malsorëve, shkodranëve e më gjërë.

Rruga fillimisht u ndërtua me kalldrëm në gjërësinë 6 metra, pra me përmasat e nevojshme për të udhëtuar me mjetet e kohës. Gjatësia e rrugës Shkodër – Hani i Hotit kur përfundoi u tha se ishte 35 km dhe 473 m e gjatë. Në gjatësinë e kësaj rruge u ndërtuan shumë vepra arti, ku ndër më të rëndësishmet ishin:

1. Ura e Vrakës, sot kjo urë është shkatërruar, por pranë saj është ndërtuar një tjetër.

2. Ura e Rrjollit (në fshatin Grizhë), është një ndër Urat më moderne për kohën dhe e rikonstruktuar në vitin 2004.

3. Ura e Banushit (në fshatin Palvar). Kjo urë ekziston edhe sot dhe është mjaft funksionale, ku ndonjë rikonstruksion i vogël nuk i ka ndryshuar shumë nga origjinali i ndërtimit.

4. Ura e Prronit të Thatë (në afërsi të fshatit Pjetroshan), është një urë interesante për nga mënyra e ndërtimit dhe funksionit. Ndër vite ka pasur nevojë për disa rikonstruksione të vogla, të cilat nuk i kanë prishur origjinalitetin.

5. Ura e Vukpalajve, është një ndër urat më të bukura dhe me vlera për krejt rrugën Shkodër – Hani i Hotit. Edhe kjo urë ndër vite ka pasur nevoja për rikonstruksione, por pa i humbur asgjë nga vlerat e saj si “Monument kulture” të shpallur prej shumë vitesh.

Duke pasur parasysh gjithë rëndësinë ekonomike, strategjike, politike e mbi të gjitha civilizuese e kulturore të rrugës nacionale Shkodër – Hani i Hotit, si arteria apo më saktë rruga kryesore që lidh në rrugë tokësore Malësinë e Madhe, Shkodrën e më gjërë me pjesën tjetër të Europës, si dhe duke e vlerësuar si një ndër rrugët moderne për kohën në gjithë Shqipërinë, me perspektivë rikonstruksionin e plotë për ta çuar në parametrat që kërkon koha, së bashku me veprat e saj të artit (urat) vlen të shpallet si Monument Kulture. Duke u bazuar tek autori i sipërcituar në gazetën “Shekulli” (Ramiz Fiçorri) ne nuk mund të harrojmë se deri në vitin 1912, që ishim të pushtuar nga perandoria Otomane (prej shekujsh) kishim në të gjithë Shqipërinë vetëm 160 km rrugë të hapura për qerre siç thuhej atëherë, ndërsa pushtuesit austrohungarez për rreth tre vite ndërtuan jo pak, por rreth 1100 km rrugë (dhe rrugë dekovili) gjithsej, ku një ndër këto rrugë ishte edhe ajo që sot ne e njohim me emrin rruga nacionale SHKODËR – HANI I HOTIT, apo “ARTERIA” KRYESORE QË LIDH Shkodrën, Malësinë e Madhe e më gjërë me Europën.

 

Minoritetet diskriminohen

Mora shkak për këtë artikull mbi harmoninë që ekziston në Shkodër, midis komuniteteve të ndryshme që jetojnë tek ne. Në vazhdën e tolerancës fetare, harmonisë mes pakicave jo shqiptare dhe shqiptare që po trumbetohet me të madhe nga mediat si vizive ashtu edhe ato të shkruara gjoja të pavarura nga shteti Shqiptar, po edhe nga politika si e majtë, ashtu edhe e djathtë. Po flitet me të madhe edhe për të drejtat e jashtëzakonshme që gëzojnë në Shqipëri etnitë dhe minoritetet. Kjo kartë kaq e përfolur dhe kaq e ndjeshme që të gjitha qeveritë e mbajnë në dorë dhe e përdorin sa herë u nevojitet kudo nëpër zyrat e vendeve të Europës. Por realiteti qëndron krejt ndryshe, duke ju përshtatur si qeverive si të majta, ashtu edhe të djathta, sa herë janë në pushtet politikanët detyrohen të mbyllin sytë para padrejtësive që ju bëhen këtyre komuniteteve në këmbim të interesave personale. Kjo gjëndje bëhet edhe më e padurueshme, sidomos në rast konfliktesh partiake, apo në raste zgjedhjesh ku këta individë, persona që i përkasin këtyre komuniteteve përbuzen, keqtrajtohen ose hidhen në rrugë nga elementë të partive në pushtet që përdorin gjitha format për të detyruar të punojnë për to, paguajnë për to, e sidomos kur nuk i përgjigjen ato ballafaqohen me forma nga më të ndryshmet presione, ato shkojnë deri në gjobvënie, kërcënime për mbyllje aktiviteti, prishje të qëllimshme të biznesit, dhe kur nuk e arrijnë qëllimin me këto forma ato shkojnë edhe me kërcënim deri për vrasje apo rrëmbim personi. Këto komunitete duke qenë edhe me kërcënim deri për vrasje ose rrëmbim personi. Këto komunitete duke qenë edhe në minorancë siç është ai i serbo-malazez e boshnjakë që jetojnë në Shkodër janë munduar të integrohen në jetën e tyre që kanë dhënë shembuj të bashkëpunimit, të tolerancës duke u munduar që të ruajnë identitetin e tyre të cilin realisht janë duke ja nëpërkëmbur sidomos pas situatave të pakëndshme që u krijuan gjatë luftës në Kosovë dhe rritjes së influencës kosovare në Shqipëri. Ky komunitet e ndjeu më shumë se kushdo tjetër këtë realitet. Ato megjithëse u integruan në një shoqatë e cila u quajt “Rozafa – Moraca” (1944). Keqtrajtimet ishin nga më të ndryshmet, që sigurisht vinin nga politika e dy kampeve, si asaj socialiste, po ashtu edhe asaj demokratike me aktivistët e tyre ekstremistë sa herë që vinin partitë e tyre në pushtet si, largimi nga puna, shkelja e të drejtave njerzore, keqtrajtimi me fyerje, si (ik shkja), (serb) maxhyp, ik në Serbi, ik në vend tan, ç’a don këtu, këto ishin si të thuash argumentet që ky komunitet të ishte sa më i përbuzur. Kanë arritur deri aty saqë edhe vizitat mjekësore filluan t’i bënin në Malin e Zi, se këtu nuk i përfillnin. Shumë familje të njohura (podgoriçane) siç njihen në Shkodër, si Halluni (Hallunoviç), Pepa (Pepiç), Ceraj (Ceric), Hebovija (Heboviç), Gogovi (Gogoviç), Buljaj (Buljiç), Leka (Lekiç), Bebeziç Tuzi Mandija (Mandiç), Ademovi (Ademoviç), Hadjagiç Mustagrudiç, Salagiç, Piraniç, Bashli (Beshliç) etj.

Përjetuan në mënyra të ndryshme persekutimin demokratik, Nipit të Hallunoviçve, Bajramit nuk ju dha e drejta për të punuar në arsim megjithëse kishte mjaft eksperiencë në punë, djalit të vetëm të Bajram Gogovit (Gogoviç), Mirsadit ju hoq e drejta e studimit tek ne dhe u detyrua të shkojë të vazhdojë ato në Malin e Zi, nga strukturat politike dhe nga drejtimi i një ndërmarrjeje ujësjellësi në fshat u largua me kërcënim Hamdi Salagiçi (Salagiçi), detyruan të largohej nga vendi edhe familjen e profesorit Remzi Mandisë (Mandiç), inxhinierit të talentuar Ali Mustagrudiç. Po ashtu dëmtime të mëdha pati edhe familja e Agim Hebovisë (Heboviç) jo vetëm që i mbyllën biznesin si guzhinë Fast Food, po për arsye se nuk ndihmoj në manipulimin e votave, strukturat partiake të PDK e cila ishte aleate me pushtetin, në zgjedhjet e 2005 ai u kërcënua vazhdimisht seriozisht, me forma nga më të ndryshme, deri që në maj 2008 atij ia rrënuan edhe biznesin e tij privat në Velipojë me një argument absurd. Atë e lajmëruan në mënyrë anonime që të hiqte dorë nga ankimimi në organet kompetente se përndryshe do e pësonte. Fyerjet më të ndyra i ka përjetuar e gjithë familja, sa arriti në një konflikt fizik me një oficer policie që kishte marrë pjesë në dëmtimin e biznesit të tij në Velipojë. I veshur civil dhe me emrin Erzen Lika, me origjinë tropojane e kosovare, i cili edhe e kërcënoi se do ta zhdukte me gjithë familjen nëse nuk mbyllte gojën, ai arriti deri aty sa edhe i dërgoi fjalë se kemi me ra edhe n’gjak. Z. Agim ka tentuar të bëjë denoncim në organet kompetente, por ndodhi ajo që nuk pritej, një ngjarje e turpshme për gjithë ne. Me datën 16.12.2008 rreth orës 12, 12 e gjysmë, është tentuar t’i marrin djalin e vogël 5 vjeç gjatë rrugës nga kopshti për në shtëpi, i cili ishte i shoqëruar nga djali i madh, në tentativë për ta rrëmbyer. Djalin e madh e kanë goditur në mënyrë të befasishme dhe e kanë në tokë pa ndjenja. Ai nuk e ka besuar se ç’po ndodh dhe kur është përmendur nuk e ka ditur se ç’ka ndodh, por një kalimtar i rastit që ka parë gjithë skenën ka ndihmuar që tragjedia të mos ndodhë. Të traumatizuar familja edhe nga telefonatat anonime kërcënuese, z. Hebovija është detyruar të shmanget. Si gjithmonë organet kompetente “morën të gjitha masat për arrestimin e personave” të ciët u shpallën si persona të paidentifikuar dhe të ikur në drejtim të paditur. Ngjarja pati një jehonë të frikshme, por shumë shpejt u harrua në jetën e përditshme. Por ajo që mbeti ishte mëse e qartë, që jeta në këtë vend po përkeqësohet dhe po kështu dhe niveli i krimit po rritet me shpejtësi, megjithëse shteti zyrtarisht po tregon arritjet në luftën e korrupsionit, një tjetër gjë po ndodh në realitet. Përditë në lajme e gazeta, zyra e avokatit të popullit, po tregon për shkeljen e të drejtave njerzore, si në Burgje, rajone policie, keqtrajtime publike, diskriminime ndaj minoriteteve për krime ordinere dhe për çudi përgjithësisht me sfond politik. Vazhdimisht ngrihet me të madhe dhe adresohet nga komuniteti ndërkombëtar, trupi diplomatik i akredituar në vendin tonë, Komiteti i Helsinkit kritika të ashpra ndaj politikave që ndjek qeveria për pa aftësinë që ka ajo në parandalimin dhe zbulimin e këtyre krimeve që po rriten dukshëm dhe frikshëm, në radhë të parë, në respektimin e të drejtave të njeriut, të minoriteteve, i të drejtave të tyre në fushën e arsimit, të barazisë, kulturës, integrimit pa të cilat ne nuk do të kishim një pasaportë të Shqipërisë për në botën e lirë ku ne dëshirojmë të shkojmë aty ku nuk ka dallime etnike, racore, sociale në atë botë e cila është me të vërtetë e lirë, të cilës ne i takojmë. FATIME KULLI

 

Sintezë e evenimentit të “Ditës së Flamurit” të 28 nëntorit 1912

Intervistë, me studiuesin Agron Luka, e gazetarit, Blerti Delia

SHE:  Z. Agron Luka, ju me kohë keni shkruar disa herë mbi këtë temë, në organin tonë edhe në disa organe të tjera. Një studim më të kompletuar ju e keni botuar  te Koha Jonë, 28 nëntor 2007, në rubrikën Speciale, me një shënim të posaçëm nga komentatori dhe opinionisti Blendi Fevziu. (“Çështje të pa ndriçuara të pamvarësisë”)

Me datën 28 nëntor 2008, ju keni folur për tre 28 nëntoret. Mendoni se kohët e fundit janë zbuluar burime dokumentare të reja dhe rrjedhimisht, ka nevojë edhe për një rishikim krejtësisht të ri? Keni ndonjë mendim se data 28 nëntor 1912, mund të jetë e koiçiduar me atë të 28 nëntorit 1443 e pastaj edhe te 28 nëntori 1944?!

-Po është e vërtetë se, kam shkruar në vite disa herë, një pjesë nga këto shkrime janë edhe në internet, siç edhe shkrimi që ju e veçuat dhe kam ende mjaft për të thënë. Dhe natyrisht  rishikimet, rivlerësimet etj, vijnë edhe duke u rritur njohja dhe duke dalë në dritë dokumentacione të reja dhe sigurisht këto kërkojnë edhe trajtime e interpretime të reja. Me kohë, përgjatë shek XX, edhe pse historiografitë e ndryshme kishin probleme e difiçite të mëdha, ishin vënë re mjaft mangësi serioze si:  mos hapja e arkivave sekrete e diplomatike të huaja e vendase; moskonsultimi i burimeve të huaja; çensura të historiografive pan vataniste-pan osmaniste, zogiste, nacionaliste, fashiste, enveriste, gjithfarë pikpamjesh dogmatike e subjektiviste, vija këndvështrimesh të imponuara etj. Kështu psh, teksti “Historia e Shqipërisë”, Vëll. II, bot. 1964, ka përmendur disa nga këto, por, dhe kjo vetëkuptohet, për vehte mbante një heshtje të plotë kur ishte fjala për një histori me diskutime, me interpretime alternative e relative dhe aq më tepër as që mund të bëhej fjalë për imponimet dhe çensurimet e vijës enverhoxhiste.

Por, dhe kjo duhet nënvizuar, jo çdo gjë duhet justifikuar 100% me këto. Unë mendoj se mjaft fakte e dokumente madhore kanë ekzistuar dhe minusi më i madh në vendin tonë ka qenë shtypja nga lart e shprehjes së lirë të mendimit të shkruar, për të paraqitur me përdhunim një histori të ç’tjetësuar, të sajuar, një histori me letërsi, me folklor, me kinematografi romantike, me improvizime dokumentare e gënjeshtra, me falsifikime e retushime fotografishë, me heshtje e deri edhe me denigrime e zhdukje totale nga historia, me mënyra nga më banalet, flagrantet e skandalozet. Një fond jo i papërfillshëm nga kjo traditë, fatkeqsisht po vazhdon të imponojë edhe në këto 18 vjetët e Demokracisë Pluraliste.  Kështu pra, dashje pa dashje, realisht në historiografinë tonë janë krijuar disa tabu si të shenjta, madje edhe një lloj konspiracioni si i paprekshëm! Për fatin jashtzakonisht të keq, megjith përparimet, kjo praktikë e kjo inerci po vazhdojnë  edhe sot. Shiko, jemi  ende shumë larg  nga parametrat e demokracisë perendimore e evropiane!

Ju përmendët mos ritransmetimin?! Po, megjithse vetë më kishin thirrur me ftesë dhe unë i falenderova  për këtë, dhe u mundova të jem sa më korrekt dhe i përmbledhur. Më duket se në tërë historinë e EUREKA-s, vetëm mua më privuan nga ritransmetimi. Një fije e dyshoj se ndoshta ka qenë ndonjë celular tinëzar, sepse duket si mosbesuese se i qenka prishur/çartrafiluar memoria e kompjeterit TV1 Chanell!

Dokumente mjaft të rëndësishme për 1912, që kërkojnë edhe një rishqyrtim të hollësishëm, një analizim të autentiticitetit, të interpretimeve, një trajtim me situatën kohore e me dokumentacionin sekret e diplomatik etj, kanë qenë botuar qysh më 1937, me rastin e 25 vjetorit, të 28 nëntorit 1912. Më 1947, me rastin e 35 vjetorit, edhe një përpjekje modeste, nga prindi im Gjovalin Luka, u mbyt me dhunë… Këtë trashigimi unë e kam shfrytëzuar dhe dora-dorës, jam munduar ta publikoj dhe të gjithë këtë temë do ta përmbledh në një libër.

Për, thelbin e sintetizuar, që ju kërkoni, duhet nënvizuar se, I. Qemali, ka qenë në rradhë të parë një diplomat i karrierës dhe profesionist në shërbim të shtetit turko-osmanlli, ka qenë një deputet i kazasë së Beratit, si pjesmarrës i një partie osmaniste me orjentim pansulltanist e antixhonturk, se ai luftonte për një autonomi kulturore e për mosshkëputjen teritoriale nga shteti turk. Ka edhe Deklarata, se ai kishte si pikësynim një protektorat turk, brenda Kushtetutës së Hyrrietit 1908, të cilin po ai e kishte shpallur në Vlorë etj. Më konkretisht për 1912, ai  ishte i ngarkuar  për evenimentin e nëntorit 1912, me një mision dipllomatik dhe natyrisht kishte edhe një pjesë patriotike, e cila për të vërtetën historike deri aso kohe kushtëzohej edhe me orjentimet e urdhërat që merrte nga qendra e Stambollit. Mjaft nga hollësitë e detajet e imta specifike unë i kam përmendur në shkrimet e mija, dhe nuk do të na dilte vendi këtu, t’i hynim gjerë e gjatë. Një rishikim i ri, detyrimisht duhet, pavarësisht se kush e ka propozuar, më herët apo më vonë, e majta apo e djathta aktuale. Dhe të rishikosh nuk do të thotë t’i vësh një vulë absolute.

Realisht ne i kemi tre data evenimente, 28 nëntor 1443, 28 nëntor 1912, 28 nëntor 1944. Por, këto, nuk janë identike dhe as ashtu si romantike, nuk janë as si koinçedenca qiellore të diktuara apo si tokësore të manipuluara. Tre 28 nëntorët tonë, kanë specifikat e veta dalluese natyrisht dhe nuk kemi pse të biem në hullinë e fantazi-koinçedencave a parashikimeve biblike apo të misterioziteteve të Nostradamit. Le t’ia lëmë analizat shkencës së probabiliteteve moderne. Por, tre 28-tat kanë edhe mjaft ndryshime. Kështu përshembull te burimi i parë dhe më i rëndësishmi, te “Historia e Skënderbeut” e Marin Barletit, ka probleme me saktësimin e datës 28 nëntor 1443, sepse mund të ishte edhe sipas kalendarit venecjan, siç ishte korigjuar edhe data e vdekjes e janarit 1467, e cila i binte si e 1468. Te Barleti, shkruhet se kur u erdhi Skënderbeu në Krujë, u ul flamuri turk i sulltanit dhe shënjat e tjera, por nuk thuhet shprehimisht nëse po në këtë datë u ngrit flamuri i fisit të Kastriotëve, flamuri i fisit epirot, shqiponja e zezë dykrenore e qëndisur mbi fushë të kuqe. Nuk kemi një formë shtampë të shqiponjës etj.  Dita e 28 nëntorit 1443, shënoi një pikënisje për luftën nacional-çlirimtare alban-epirote, kundra okupacionit të dhunshëm e regresiv turko-osmanlli, kundra islamizatës së dhunshme e të pa dhunshme, shënoi një pikënisje të luftës për mbrojtjen e qytetërimit autokton alban, për mbrojtjen e qytetërimit progresist rilindas evropian, luftës për rikthimin e sistemit ekonomik më të përparuar se sistemi i timareve etj.

-Një ndërhyrje në parantesë,  Z. Luka, ju keni kërkuar disa herë, që në flamurin tonë mbarënacional të vendoset një formë shqiponje sa më e justifikuar dhe përfaqësuese e kohës së Gj. K. Skënderbeut?

-Po, ta kthej përgjigjen dhe po mundohem ta rilidh në rrjedhë pa shkëputje. Kjo ka qenë një ide e shprehur me kohë, ndër të tjerë e ka shprehur edhe F. Konica, pastaj pak a shumë me këtë ide ishte shprehur edhe vetë I. Qemali dhe L. Gurakuqi. Ndër shumë të tjerë edhe babai im Gj. Luka e ka shprehur dhe ai  e theksonte se edhe vetë Gj. K. Skënderbeun, autori Frang Bardhi e ashtu edhe më hershëm M. Barleti e kishin quajtur plot gojën “heroi nacional”. Unë e kam ngritur këtë çeshtje, ndër të parët, qysh kur u hodh në treg ai “Pajtimi Mbarëkombëtar”, aty nga mesviti 1991.

-Po, po e besoj, se ti je pak me surpriza!

-Mos u çudit e mos u surprizo hiç fare Blerti, e pata dërguar edhe si një artikull të shkruar te gazeta RD dhe as ma botuan e dreqi e di se nga e kishin degdisur. Doktor profesor “Demokratët”, e katapultuar me “uniforma pardesyha gri” ishin në eufori, e ku begenisnin t’ia vinin veshin një punëtori si unë… Sidoqoftë te RD  e datës 16 tetor 1991, ke edhe një Relacion e një Projekt-Ligj, “Mbi Flamurin dhe mbi Stemën e Republikës”, madje edhe një propozim për formën e flamurit mbarënacional, i cili as më pak e as më shumë ishte po ky që kryeministri S. Berisha, ka ca kohë që e ka vendosur dhe po e mban aktualisht mbi krye te salla e konferencave të kryeministrisë.

Për delegacionin, që zbarkoi me dy vaporre austriakë, për 28-tën e Ismail Qemalit, ka një dëshmi të shkruar në shtypin e kohës qysh më 1912 dhe të ribotuar te revista Leka e 1937. Aty pohohet se Ismail Qemali kishte tentuar të ngrinte në Durrës një flamur me një shqiponjë të zezë dykrenare të pregatitur sipas formës së gazetës Albania të F. Konicës. Aty shkruhet se ngritjen e tij e kundërshtuan disa elementë panturkomanë, të cilët pastaj sajuan një flamur me një shqiponjë njëkokëshe si sorrë dhe atë e ngriti I. Qemali. Duke e rianalizuar këtë ngjarje, mendoj se aty ka pasur, me sa duket edhe një dorë ngatërrestare grekofone e kuco-vllaho-llaciface… Dhe ja edhe një lloj fakti tjetër, që unë e kam ditur pjesërisht me kohë dhe e kam botuar qysh vjet.  I. Qemali ka ngritur përsëri edhe në Vlorë një flamur me një shqiponjë një kokëshe! Dhe ajo “mëvehtësia e vetqeverimi” ishin interpretuar e shpallur edhe si një “autonomi nën suzeranitetin e sovranitetin e Sulltanit e Turqisë”, të cilën e anulloi dhe e hoqi diplomacia evropiane! Pastaj, ka edhe mjaft inkonsekuenca e fakte të rënda, si psh, ai “Proçes-Verbali” i zë-vendimit të datës 28 nëntor 1912, ishte “kënduar e pëlqyer”, në “Mbledhjen e Dytë”, se nuk ekzistojnë të ruajtura asnjë nga “Proçes-Verbalet” origjinale të të shtatë mbledhjeve të Kuvendit të Vlorës, se nuk ekziston fare as një “Proçes-Verbal” i Përgjithshëm, për të gjitha kazatë dhe me firmat edelegatëve përfaqësues të tyre, për të cilin ishte marrë një Vendim Kuvendi etj. Shihet qartë se kazatë/ngastrat e Çamërisë, Maqedonisë e Kosovës, ngelën jashtë pa firma. Aktualisht nuk njihen të botuara as kopje Proçes-Verbalet, sipas gazetës “Përlindja e Shqipërisë” që u botuan në Vlorë, por njihen ato të revistës Leka të 1937 etj. Ç’vlerë historike kanë pastaj thëniet  e dialogjet e I. Qemalit te filmi “Nëntori i Dytë”:

-“E kujt je ti moj bijë?”…

– Marigo Pozio më quajnë…

-Sa herë të vijë kjo datë ty do të përkujtojnë, për këtë flamurë…

-“Nai ruani mirë këto Dokumente, o bijtë e mij, se do na mallkojë historia pastaj”…

Pse nuk i ruajti vetë plaku mjekërbardhë, sëpaku pse  rrëshqiti si ngjalë edhe në ato Kujtimet?! Kështu pastaj mbetet ajo ironia e Agron Llakajt, te “Portokallia”: “Ismail Qemalit, ditën e parë i humbi Proçes-Verbali, të dytën flamuri dhe të tretën edhe shkopi i flamurit” dhe ç’është më e bukura këtë akuzë dikush ma ngjeshi mua edhe në internet dhe nuk e heq akoma sepse  i “ka humbur Kodi i fshirjes”, siç i “ka humbur” edhe atij  gazetarit të Shqip-it me atë Deklaratën me foto-sixhaden…!

Ka pra një dyzinë problemesh e çeshtjesh që kërkojnë edhe fjalën e  të drejtës internacionale juridike të kohës, të së drejtës së sotme evropiane etj. Por, si më kryesoria këtu, pak a shumë është se pavarësia e Shqiperisë e trumpetuar për rreth një shekull, aq me të madhe si  kryengritje e armatosur nacionale antiturke, për pavarësi etj, etj, në fakt ishte pak a shumë një zgjidhje e diplomacive evropiane, duke na konsideruar madje edhe si një vend i mundur dhe si aleat i Turqisë. Kësisoj mendoj se do të duhej një Simpozium i posaçëm në rrang nacional, pse jo edhe një në rrang rrethi, sepse ka plot e plot për të diskutuar. Dhe më duhet të theksoj se duhet të thirren edhe studiuesit e persekutuar si puna ime, ku po të deklaroj haptazi se përsëri po më persekutojnë e kërcënojnë, por edhe po më vjedhin kontributet e mija! Po, ju e dini edhe vetë, se keni shkruar për këto. Ja përshembull, përse nuk u dashka zyrtarizuar që si “Dita e Flamurit” të quhet edhe dita kur flamuri i kryengritësve të Malësisë së Madhe dhe të shkodranëve patriotë, u ngrit me gjak në Deçiç më 1911, kundra okupatorit e kundra krahut sulltanist turk?! Hë, hë…

Z. Blerti, mendoj ta mbyll  se, nuk do mbaronim me këto labirinthe as deri pasnesër. Mendoj t’ia lëmë paksa vend edhe disa ilustrimeve fotografike shoqëruar me disa komentime për lexuesit. Ju falemiderit për intervistën.

 

NJË VIT PA TOMË ZEFIN

Mendimtari i së drejtës zakonore, pajtimtari zemerbardhë i maleve të Leknisë dhe Bajraktari honorifik i fisit të Shoshit

Nga PRELË MILANI

Me 5 tetor të një moti më parë, u  fik nga jeta Tomë Zefi i Shoshit. Mendimtari i shquar i së drejtës zakonore, pajtimtari zemërbardhë i maleve të Leknisë dhe bajraktari honorifik i fisit  sa të lashtë, e emërmadh të Shoshit. Rrallë burra në breznitë e sotme, paraqiten nder malet tona si Tomë Zefi, një specje e shartuar me tharmet më dalluese të brumit tonë etnik. Duke ndejtë  në shoqeri me Tomën e vëzhguar portretin e tij, duke bisedue  e nigjue kuvendin e tij, të krijohej përshtypja dhe përcepsioni se gjendeshe përpara një prototipi të racës sonë të vjetër, shpëtuar për mrekulli nga evolucioni i kohës. Edhe dje të gjallë, origjinal, edhe sot i fiksuar në foto kushdo që e sheh, qysh në veshtrimin e parë të imponon një mbresë, aq  sa nuk të shlyhet prej mendje. Një meso burrë i veshur me petka të bukura malsore. Kësulën e bardhë si bora e kreshtave alpine e ka shty pak mbas krejet gjë e cila difton modesti, urti dhe gjakftoftësi.

Ballin e gjerë të lakuar në mes me pak rrudha si hiroglife  kuiniformë e një jete intesive, të një burri malesh, fisik e, bujarë. .Nën vetullat e trasha  të këcuna pak nga thinjat, xixëllon si eshka dy sy përshkues që nënkuptonin botën e tij të brendeshme plot  zgjuarsi dhe njerzi. Fytyra e qeshur me një purpuritet të kadiftë, po të mos ishin mustaqet shtullngë të ndarë në dy dega  e flokët e thinjur, do të kujtoje se është një djalë i ri.

Tomë Zefi ka qënë një burrë i thjeshtë në sjellje, i matur në fjalë, i ngulur në besim, që buronte nga vlera e përvojës së tij stërgjyshore.

Toma  lindi me 13 prill 1942  në kullën e zjarrtë të dinastisë së bajraktarve të Shoshit.

Ai qe djali i dytë në radhë nga 3 djemtë që pati Zef Deli Marashi, ky burrë i dëgjuar i Shoshit, i urtë punëtor e zemërtrim Për Tomën   nderi, burrnia dhe shëndeti ishin trinomi i jetës plot drama, peripeci e vuajtje të shkallës sipërore, që i shkaktoi diktatura, fisit të këtij martiri  antikomunist të betuar  që vdiq në burgun e Beratit.

Tomë Zefi ishte djalë i derës së parë të Shoshit dhe nip i derës së parë të Shalës e maleve të Dukagjinit Mark Lulës e Lush Prelës së Pecajve.

Shoshi i pagzuar tradicionalisht si një nga bajrakët më fisnik të maleve të veriut, pati një dinasti klsaike bjraktarësh, produkt i një geni të veçantë gjenetik atdhetarie, zgjuarsie dhe drejtimi të kthyer në traditë zakonore drejtimi.

 

Nga kjo kullë kanë lindë veç prijësa

Burra të dijshëm e krenar

Mburret Shoshi për këta mriza

Nëpër shekuj flamurtar.

 

Gjatë rrebesheve të historisë

Në beslidhje e në kuvend

I kanë dalë zot Shqiprisë

Herë me gisht e herë me mënd.

 

T’u këndosh trimave të kësaj dere

5000 vargjesh duhet kanga

Duhet  me kënë bilbil pranvere

Me pushu në nji mriz me zana

 

Vitet rrjedhin nji nga nji

Si kala qëndron dhe kulla

Çdo prijsë, ka  nji histori

Shoshi qe nji ashtë me burra.

 

Marash Kola dhe Gjelosh Kola; kanë qënë një binom i përkryer vellezrish të njerzishëm të cilët  drejtuan fisin e Shoshit me urtësi, drejtësi dhe sakrifica të pa shoqe. Jetuan në kohë të mira e të mënxyrshme të lidhur ngusht si dy degë të në lisi me një harmoni të përkryer vllazërore që çuditrisht nuk figuron më në epokën tonë moderne.

Marash Kola ka qënë delegat i Lidhjes shqiptare të Prizrenit, me të drejtë vote ekzekutive, së bashku me Mark Lulëm Dhe Gjekë Gegën e Shllakut.

Luftoi me  pushkë në dorë për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga coptimi i huaj në Torobosh-Hot-Grudë-Plavë e Guci. Burrë pleqtarë, dijetari i devotshëm i kanunit, me kondarë në dorë mahallë më mahallë e bajrak më bajrak maleve të Dukagjiit. Gjelosh Kola vëllaj i vogël i Marashit do ta vazhdonte drejtimin e fisit të Shoshit po më të njetin autoritet  me të njetin princip dhe sukses si vëllau  i madh.

Me 1872, Marash Kola për anti-osmanizmin e tij u interrnua  me në Arabi së bashku me 20 krerë të tjerë dhe prijsa të parisë Shoshit.

Kjo ngjaje eshtë fukusuar besnikrisht  në krimtarinë poetike  të autorve dukagjinas :

 

Lamtumirë malsi se Shkova

Ja thotë vajt elegjia

Na rrejti mbreti, na shiti Shkodra

Deshmitare, është historia

 

Të ngujuar në kafas

Lkundet varka si gjethe vjeshte

Deti i gjanë tallas, tallas

Qofsh mallkue ti djemt na i trete

 

Marash Kola bajraktar

Me 20 krenë që pat mas vetit

Tuj mallku turkun barbar

Pash më pash po i bjen detit.

 

Kush u mbyt qe “fatlum

Të tjert vdiqën prej urisë

Përvëlu e djegur shkrumb

Në shkretirën e Arabisë.

 

Gjyshi i Tomë Zefit, Deli Marashi, është pa dyshim më popullori i bajraktarve të kësaj dere. Ai ishte një orator gojembel, besnik që as orteku nuk e lëvizte nga kodi i burrnisë nderit dhe mikpritjes.

Urtësia, çiltërsia, thjeshtësia, ishin tiparet që e karakterizonin. Pushka dhe parmenda ishin profesionet që ushtroj një jetë të terë buuri i konakur Deli Marashi.

Në ballë të shoshjanëve trima e atdhetarë, zuri i pari Qafën e Agrit, duke mposhtur Fatihin( e pa thyshëm) të Portës së Larë Shefqet Turgut Pashën në vitin 1910.

Në të vetmën qafë ku Turguti gjakatarë theu qafën.

 

Turgut pasha po na vjen

Me na vra me na plaçkitë

Me na ndrru kanue e fe

Malet tona mej koritë

 

Shqurku i Shoshit kish qellue

Kur vetoi e u hap kushtrimi

Lanë ferligjet e sofrat shtrue

Deli Marashi, Shoshit i prini

 

Deli Marashi ish sybishë

Mbush e qit në krye të taborrit

Digjej flakë, por si pishë

Dhe me vdekë çohej prej vorrit

 

Pushkën në dorë qirat në gji

Në ball të, mejdanit, i pri bajrakut

Lusin festën për shefi

Tuj dhanë plumb anadollakut

 

Topat shprazën bubullojnë

Dridhet toka pëlcet shkambi

Plumbat rrjedhin fluturojnë

Si shtërngatë sulmon nizami.

 

9 Bajrakë lufta i bashkoi

Ç’ka ashtë vdekja nuk e dinë

Llogorin hapin me thonj

Bien si shqipet fluturim

 

Gjenerali po çuditet

Po mjerohet pe kapë frikë

Mirë e din se po koritet

O me vdekë, o me ikë.

 

Turgut Pasha hypë në thep

S’pret të vramit mej varrosë

Ban shyqyr që pshtova vetë

Vari bishtin dhe u marros.

 

Të njëtën “këngë”  do të këndonte Deli Marashi edhe në Qafën e Boshit me 1915 kunder Krajl Nikollës së Malit të Zi.

I paligshtuar nga pleqeria do të vishte opingat e koçakut zemer trim, kunder komunizmit, duke dergjur  tragjedinë e vrasjes  së  13 mashkujve të  kullës së tij.

Lulash Gjeloshi, më karizmatiku i kësaj dinastije bajraktarësh. Burrë me inteligjencë të lartë dhe emocione të fuqishme të cilat dinte ti fshihte me një qetësi të admirushme.

Jetën e përfytyronte sipas frymës së kanunit. Ai besonte në fisnikërinë e atyre ligjeve toksore, prandaj jetoi deri në vdekje si rojtari i Kanunit.

Qe nder përfaqsuesit më tipik të breznisë së fundme e të pa fat të bajraktarve të maleve tona. Njeri praktik i shkolluar me librin e jetës që jeta e kishte mësuar, se kyçi i suksesit në jetë ishte kombinimi i forcës me inteligjencën. Lulash Gjeloshi ka qënë protagonist në  skenën plitike – shoqërore të Dukagjinit nga viti 1915-1945. Deli Marashi dhe Lulash Gjeloshi më tepër se djem axhash, qenë shokë, më tepër se shokë qenë burra që i dhanë nderë vendit që i lindi dhe krahinës që i pat. Në  duelin e pa kompromis me rregjimin komunist Lulash Gjeloshit ju flijau djali i tij i madh  Gjelosh Bajraktari, një nga luftarët më të kahershëm të rezistences anti-kumuniste në Qarkun e Shkodrës, aktivist i flakët i Bashkimit Demokristjan Shqiptar, Martiri i parë i Demokracisë në zonën e Dukagjinit. Në duelin mes dy regjimeve të papajtueshmë, antagoniste gjer në vdekje, në luftën e pazakontë të një shtëpije më një shtet, Deli Marashi ja dorzoi stafetën Bekë Delsë, antikomunistit më të guximshëm e më spektakolarë të maleve tona

Bekë Delija, u bë tmerri dhe paniku i forcave të ndjekjes, mjeshti i pritave dhe i zhbllokimit të rrethimeve, i fortë si divi i zhdervilltë si shqarthi .

Ai shfaqej e zhdukej si era, ku e errte nata nuk e zbardhte dita, Me bëmat e tij të përgjakshme u bë legjenë në popull dhe shumë i kerkuar misterjoz i qeverisë.

I betuar se nuk do të dorzohej kurrë Bekë Delia u vra në përpjekje me ish –forcat e ndjekjës, ndersa vellezrit dhe gjithë meshkujt e tjerë që i shpëtuan plumbit  Çun Delia, Marash Delia, Mark Delia, Zef Delia, Pal Kokrri, Lulash Gjeloshi etj u burgosën, ose vdiqen në burg. Nga ky trung i dermuar  prej sopata komuniste, nga ky truall i rrenuar i kësaj kulle të vjetër atdhetare mbinë filizat e ri të vazhdimit të jetës, duke u ringjallë si feliksi prej  hirit të vet. Ndonëse ne vujatje të mëdha  dhe kujtime idhnakë, Tomë Zefi do të rritej, hijeshohej e burrërohej duke ripërtëri në mënyrën më të mirë traditat e vyera të të parve të vet. Nxënësi inteligjent e shembullorë në vitet e shkollimit të detyruar, pati  një rini të mbushur me mundime, sakrifica për mbijetesë që poqi dhe burrëroi përpara kohe. Genin dhe dashurinë për punë e trashigoi nga prindrit. Toma u rrit veprave të mëdha, punës kurrë nuk i bëri bisht, shoqerisë kurrë nuk i beri hilë, vesin e lig dhe njeriun e keq kurrë nuk e bëri mik. Biografia e zezë politike e divorcoi nga shkolla, por jo nga shkolla e madhe e jetës, nga etja për lexim dhe deshira për të mësuar në mënyrë autodidakte. Kalorsi i prozës modernë, me gjak dukagjinsi Ernest Koliqi ka shkruar: Ka nder male burra me mend që s’dinë as me këndue as me shkrue, të cilët, të pajisë me kthjellti mendimi e me hollsi depërtuse, pleqnojnë brënda rrethit të së drejtës doksore të shpirtit gajllnuer të trahiguem me nji urti, qi len pa mend juristin më të pregatitun dhe dijetarin më të rrahun në spekulimet filozofike. Tomë Zefi ka qënë nxënës shembullorë i homerikëve të tillë që i pati në oxhakun e tij të përmendur. Tomë Zefi qe nxënës i  nje plejade burrash gjerdanartë të fisit të Shoshit si Kolë Vata, Vuksan Leka, Nikë Vuksani, Kolë Nika, Mark Luca, Pjetrush Ndoja, Vuksan Vata,  Ukë Staka, Grimc Ndou, Mark Deda, Gjon Marshi, Sokol Marshi, Lulash Pjetra, Mark Marshi, Lush Prela, Lulsh Bala, Kolë Delia, Mëhill Kokrri, Ndre Preka, Nikë Gjoni, Lekë Cama, Lulash Gjoni, Nikë Gjeloshi, Prekë Gjeloshi, Mirsh Zefi, Nikë Vuksan Vata, Bal Marku, Sokol Delija, Marash Babuni, Mark Lulashi, Mirash Zefi, Gjelosh Lushi, Kolë Vuka, Mirash Nndou, Kolë Micani, Dedë Mëhilli etj. Ai pati si miq shtëpije e buke burrat me të zëshem të 9 maleve, të Dukagjinit, Malsisë e Madhe, Malsisë se Gjakovës, Mirditës, Berishes  e më gjerë dhe me tharmin e burrërisë së tyre u fekondu që në rini. Demokracinë e priti me gezim si i  verbeti dritën. Luftoi dhe kontriboi për të me gjithë energjitë, se ja donte shpirti i tij demokrat dhe shendoshja plagëve të pathara të diktaturës: Për Tomë Zefin, demokracia ishte fjalë  dhe votë e lirë, zbatimi korrekt i ligjit, qeverisje shumicës, rrespektim i pakicës, rrotacon i pushteti, pjesmaje e gjerë e popullit në vendim marrje, pushtete te ndara larg diktatit partjak. Ndonëse as kush në qarkun e Shkodrës, nuk  ishte më i presekutura se familja e tij. Tomë Zefi, kurrë nuk rrahu gjoksin duke thënë unë e s’ka të  tjeter  si unë. Tomë Zefi nuk ishte nga ata që  rrufjand që demokracinë e konceptonte si lopë përsonale që duhej mjel deri në pikën e fundit. Tomë Zefi nuk ishte nga të uritur aventurjer qe thanë o burra u bë deti kos dhe u turrën  dhe  turrën me lugë në brez. Tomë Zefi nuk ishte nga ata hakmarrës primitiv që nxjerrin dhembet sa po marrin një post politik. Ai ishte kampjon dhe etaloni më i mirë i njeriut tolerant, prandaj edhe perifrazonte: Po nuk u semure vetë nuk ja din hallin të semurit. Po nuk të vdiq kush në shtëpi nuk e dinë se çfarë ëshë vdekja.Po nuk e humbe lirinë nuk ja din vlerën vertetë  lirisë. Për Tomë Zefi njerzit nuk duhet të ndaheshin as në demokrat e socialista, as të kuq e bluh, as mysliman e të krishterë, as malësorë e qytetarë. Njerzit duhet ndarë në të mirë e në të liq. Midis  rrufjanizmit fitimprurës politik dhe njezillekut shoqeror Tomë Zefi zgjolli me njet e zemer rrugën e mundimshme si avokat i se drejtës në një xhungël ku e drejta është vetëm me të fortin. Tomë Zefi, ishtë një nga nismëtarët e parë të krijimit të Shoqatës së “Pajtimit Kombtarë të Gjaqeve” me kryetarë Zotin Ndoc Ashta dhe Sekertar Zotin Emin Spahija. Toma ka qënë promotori kryesorë i gjithë suksesve për të cilat kjo shoqatë është lavdruiar në opinjonin publik Në kushtet e anarkisë së thellë, shkermoqjes dhe mos funksionimit të shteti Tomë Zefi i Shoshit dhe homologet e tij Zef Sokoli, Pjeter Ndoshi, Sokol Delia, Gjin Marku ,Ymer Myrtja, Voc Deda, Avdi Rexha, Adem Isufi, Kolë Toma e Gjon Gjeka u vunë në krye të burrave më perfaqsues të fiseve të tyre, në parandalimin e kaosit,  zbutjen e dhimbjeve të tmerrshme të gjakmarrjes  dhe mbylljen e plagë të vjetra. Tomë Zefi nuk u turr  me vrap të kapte kreun e shoqatave apo partive të ndryshme, që askujt nuk i takonte më parë se atij. Tomë Zefi nuk u thirr të zinte vënd në presidjume, as të merrte mikrofonin në podjume. Tomë Zefi  nuk u turr të dilte përpara kamerave, as t’i nxinte faqen vendit të vet me statistika fallso për qellime perfitimi. Tomë Zefi u turr në këmbë errr e terr, duke grisur opingat shtigjeve të malsisë. Tomë Zefi në vatren e ngatrresave nuk shkoj as në benx as në kalë  shale. Ky misjoner shembullor, argat i djersitur i kanunit, la bashtinën e vet pas dore, duke humbë kohën, vrarë mëndjen, lodhë shtatin  e hyrë në polimizime të vështira pas problemeve  të njerzve në nevojë. Tomë Zefi për 15 vjet nuk mundi të festojë Shenkollë, Pashkë, as Krishtlindje pranë familjes së vet, pasi në emër të ketyre ditve të mëdha kërkoi paqe e pajtim nga Shoshi  në Shalë, Nikaj Mërturë, Pult , Shllak, Malsi të Madhe, Pukë, Kurbin, Shkoder e nën Shkoder. Gjithkund ku kishte ngatrresa, atje ku pushka rrezonte për dhe djemët e ri. Atje ku verberia dhe urrejtja primitive mbidhin gjak e lëndonin plagë të vjetra Atje ku virusi i urrejtes kishte hyrë në gjirin e familjs. Atje ku lakmia për fitim e prona edhe vellezrit i bente ujq  për njeri tjetrin.  

(vijon në numrin ardhshëm)

 

Blood-feud, the phenomenon that continues taking human lives in Shkrel of Malësi e Madhe

 

Unfortunately, although we live in 2007, in Albania, especially in its north, the phenomenon of bood-feud and enmity continues taking human lives, mainly for property questions and old enmities. One of the most sad cases is that on January 2007 in the village Bzhetë of Malësi e Madhe, in the municipality of Shkrel. All because of an old enmity, of over 20 years ago, as the family Shkreli, resident in Bzhetë of Malësi e Madhe and the family Malota resident in the same village, had a conflict and then in blood-feud for property questions between Gjergj Pal Shkreli and Luk Tom Malota. 20 years ago (this is a known story for the area of Shkrel), Gjergj Shkreli had built his house on the land that the government of the time gave to him, what was the property of Luk Malota, according to the documents of before the war, what is proved for our journal “Malësia” by the elders of the village, who declare and proclaim that often they’ve tried to stop this conflict turning in blood-feud. The family Shkreli tried to avoid contradictions with the family Malota, although the family Malota has continuously menaced them. Unfortunately on January 21, 2007, Gjergj Shkreli killes Luk Tom Malota. Since that dark day of January 21, 2007, for the family Shkreli, Gjergj Shkreli disappeared leaving threatened and in serious danger his brother Fran Shkreli and his kids. In the meantime the family of Luk Malota has declared to be in blood-feud with the family Shkreli, as a consequence all the male members of this family are in serious danger. We, as a journal of Malësi e Madhe, have contacted the representatives of the Missionaries of Peace to learn about the further destiny of the family Shkreli, and they explained us that because of the danger that threats them they’ve advised them to live shut in, although the efforts for reconciliation didn’t cease, but the sons of Luk Tom Malota do not accept reconciliation declaring to be determined to revenge their father. This is why we decided to publish this sad story that might cause other innocent victims at any time.

VASEL GILAJ

 

Gjakmarrja, fenomeni që vazhdon të marrë jetë njerëzish në Shkrel të Malësisë së Madhe

 

Fatkeqësisht, edhe pse jetojmë në vitin 2007, në Shqipëri dhe veçanërisht në veriun e saj, fenomeni i gjakmarrjes dhe i hasmërisë vazhdon që të marrë jetë njerëzish dhe kryesisht për çështje pronësie dhe hasmëri të vjetra. Një ndër rastet më të dhimbshme është ai që ka ndodhur në janar të vitit 2007 në fshatin Bzhetë të Malësisë së Madhe, komuna Shkrel, për shkak të një hasmërie mbi 20 vjeçare, pasi familja Shkreli banuese në fshatin Bzhetë të M.Madhe si dhe familja Malota, banuese në po këtë fshat kanë hyrë në konflikt dhe më pas edhe në gjak për çështje pronësie, tokë arë, midis personave Gjergj Pal Shkreli dhe Luk Tom Malota. Para 20 vjetësh, ngjarje që dihet dhe që është shumë e njohur në zonën e Shkrelit, Gjergj Shkreli ka pas ndërtuar shtëpinë në një tokë që ia dha qeveria e asaj kohe, tokë që në pronësi i përkiste Luk Malotës, sipas tapive të paraluftës, gjë që për gazetarin e gazetës “Malësia” e vërteton edhe pleqësia e fshatit, të cilët kanë deklaruar dhe vërtetuar se shpesh herë ata janë përpjekur që ky konflikt të mos kthehej në gjakmarrje. Gjithashtu edhe familja Shkreli është përpjekur që të mos ketë kontradikta me familjen Malota. Edhe pse familja Malota i ka kërcënuar vazhdimisht dhe fatkeqësisht më datën 21 janar të vitit 2007, Gjergj Shkreli vret Luk Tom Malotën.

Që nga ajo ditë e zezë e 21 janarit 2007, për familjen Shkreli, Gjergj Shkreli është zhdukur duke lënë në rrezik të plotë dhe të kërcënuar nga hakmarrja vëllain e tij Fran Shkreli si dhe fëmijët e tij. ndërkohë që fisi i Luk Tom Malotës i ka shpallur gjakmarrjen fisit Shkreli dhe për pasojë të gjithë meshkujt e këtij fisi ndodhen në rrezik për t’u vrarë. Ne, si gazetë e Malësisë së Madhe, kemi kontaktuar edhe me përfaqësuesit e Misionarëve të Paqes për të mësuar rreth fatit të mëtejshëm të fisit Shkreli dhe ata kanë sqaruar se për shkak të rrezikut që u kanoset, i kanë këshilluar që të qëndrojnë të ngujuar, edhe pse përpjekjet për pajtim nuk kanë munguar, por djemtë e Luk Tom  Malotës nuk e pranojnë pajtimin duke u shprehur të vendosur prë të marrë hakun e babait të tyre. Prandaj, edhe ne vendosëm që ta publikojmë këtë ngjarje mjaft të dhimbshme, nga e cila në çdo kohë dhe moment mund të merren jetë të tjera njerëzish të pafajshëm.

VASEL GILAJ

 

Vrasja që tronditi Malësinë

 

Viti i Ri 2007, pa u bërë ende muaji nga villimi i tij, ka nisur shumë i frikshëm dhe terrorizues në komunën e Shkrelit të Malësisë së Madhe. Pikërisht në fshatin Bzhetë të kësaj komune, ku ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë nga e cila, për pasojë, ka mbetur i vrarë, pasi është goditur me armë zjarri (çifte), banori i këtij fshati, Lukë Tomë Malota, i cili është vrarë për motive pronësie nga bashkëfshatari i tij, Gjergj Shkreli. Kjo ngjarje ka ndodhur me 21 Janar 2007, gjatë paradites së asaj dite. Këto janë njoftimet e para që vijnë për këtë ngjarje. Ndërkohë, ngjarje të tjera të këtij lloji mund të precipitojnë për shkak të ligjit primitiv mesjetar kanunor, që fatkeqësisht funksionon ende në Shqipëri dhe veçanërisht në Shqipërinë e Veriut.

Vasel Gilaj

Nr. 124 i gazetës në print

0
OBAMA – NJE FAQE E RE E HISTORISE AMERIKANE

Prej më se tetë vitesh, harta elektorale e SHBA-së dominohej nga ngjyra e kuqe. Por vetëm pas përfundimit të zgjedhje, para 19 diësh, më 4 nëntor, të cilësuara si historike për këtë vend, gjithçka do të merrte fund. Shefi i ri i Shtëpisë së Bardhë  me votat e fituara dhe përkrahjen e marrë nga dominimi i kuqtë, bëri që bluja të dominojë. Senatori demokrat hyri në histori. Amerika ka regjistruar numrin më të madh të  pjesëmarrjes në zgjedhje që nga zgjedhjet e vitit 1960. Obama fitoi bindshëm duke fituar betejat në shtetet kyçe të Ohajos, Floridës dhe Pensilvanisë. Në fjalimet e deritashme  Obama ka deklarua se forca e vërtetë e Amerikës buron nga idealet e saj të demokracisë dhe lirisë. “Atyre që duan ta përmbysin botën, u themi: Ne do t’ju mundim. Atyre që duan të kërkojnë paqe dhe siguri, u themi: Ne do t’ju mbështesim. Dhe të gjithë atyre që kanë pyetur veten nëse fanari amerikanë ende ndizet i bardhë, u themi: Ne dëshmuam edhe një herë, se forca e vërtetë e kombit tonë nuk vjen nga fuqia e armëve dhe shkallës sonë të pasurisë, por nga fuqia e qëndrueshme e idealeve tona, demokracisë, lirisë, mundësisë dhe shpresës së palëkundur”

Obama, faqe në historinë e Amerikës

Demokrati Obama është presidenti i parë afrikano-amerikan i Shteteve të Bashkuara, disa dekada pas përpjekjeve për të drejta të barabarta të afrikano-amerikanëve në jugun e ndarë të vendit. 47 vjeçari që pas 20 janarit do drejtojë Shtëpinë e Bardhë, vjen 50 vjet pas fillimit të Lëvizjes për të Drejtat Civile, që u dha fund ligjeve të ndarjes racore në pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara, që i trajtonin afrikano-amerikanët si qytetarë të dorës së dytë. Afrikano-amerikanët nuk mund të ushtronin lirisht të drejtën për të votuar në jug të vendit deri në vitin 1965, kur Kongresi miratoi Aktin e së drejtës për të votuar nën presionin e aktivistëve të së drejtave civile. Më parë frikësimi, dhuna dhe ligjet që donin t’i kufizonin të drejtat e afrikano-amerikanëve, nuk i lejonin ata të votonin, megjithëse u ishte dhënë e drejta e votës që në vitin 1870 me amendamentin e 15-të të Kushtetutës. Akti për të drejtën e votës i dha fund këtyre taktikave diskriminuese. Obama, i ati i të cilit ishte nga Kenia dhe nëna një amerikane e bardhë, ka realizuar arritje historike edhe më parë,

Në vitin 1990, ai ishte i pari president afrikano-amerikan i revistës prestigjioze Harvard Lau Reviev, që konsiderohej posti më i lartë në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Harvardit. Obama është senatori i pestë afrikano-amerikan në historinë amerikane por asnjë tjetër afrikano-amerikan nuk shërbyen sot  në Senat.

Po shqiptarët a ndjehen pjesë e fitores?

Shqiptaro-amerikanët që ndihmuan kandidatin demokrat dhe fushatën e Partisë Demokratike janë emra në zë,të respektuar në vëndin e lirisë e demokracisë njerëzore. Një pjesë e këtyre personaliteteve dhanë ndihma dhe donacione financiare në mbështetje të fushatës Obama- Biden dhe ndër këto emra njihen: Harry Bajraktari, Ekrem Bardha, Ilir Zherka, Ilirjan Rusi, Dr.Sami Repishti, Nikolas Pano, Jane dhe Van Kristo, aktori Luan Bexheti dhe shumë emra të tjerë të biznesit. Pra, edhe shqiptarët kanë nderin e vet, paçka se për këtu është mirë të mos zgjatemi,

Sfidat e Obamës

Asnjëherë sfidat nuk kanë qenë kaq të mëdha. Kurrë më parë nuk ka qenë kaq e rëndësishme për presidentin e ri, që ta nisë punën me vrull. Për shkak të krizës globale, luftës në Irak dhe Afganistan dhe një mori problemesh si brenda vendit ashtu edhe në botë vështirësitë, me të cilat do të përballet Barack Obama po krahasohen me sfidat e presidenti Franklin Roosvelt në mesin e viteve 30-të të shekullit të kaluar, në kulmin e depresionit të madh.

Liderët botëror vlersime për zgjedhjen e Obamës

Si askurrë tjetër, Liderët botërorë u turrën të mirëpresin fitoren e senatorit demokrat. Ndër të parët që kanë përshëndetur fitoren e tij, ka qenë Presidenti francez, Nikolas Sarkozi. Ai ka uruar Barak Obamën për atë që ai e quajti “fitore brilante” të zgjedhjeve në Amerikë. “Në kohën kur të gjithë përballemi me sfida të mëdha, zgjedhja e juaj i rrit shpresat në Francë, Evropë dhe gjetkë në botë”, tha Presidenti francez. Sipas tij, amerikanët, besnikë të vlerave qe kanë përcaktuar gjithmonë identitetin e Amerikës, kanë shprehur me forcë besimin e tyre tek progresi dhe e ardhmja. Këto kanë qenë fjalët, me të cilat Sarkozi komentoi zgjedhjen e Obamës President. Ndërkohë, Presidenti i Komisionit Evropian Zhoze Manuel Barozo e uroi Barak Obamën për fitoren në zgjedhjet e SHBA duke thënë se ai shpresonte se do të ndihmonte në gjetjen e një zgjidhjeje të re, për t’i dhënë fund krizës financiare. “Ne duhet të ndryshojnë krizën aktuale në të cilën ndodhemi, për të cilën kemi një mundësi të re. Ne kemi nevojë për një marrëveshje për botën e re”, deklaroi Barozo. Ai siguron senatorin Obama për mbështetjen e Komisionit Evropian dhe për mbështetjen e tij personale në përparimin e këtij angazhimi, për t’i bërë ballë së bashku ndryshimeve të shumta që i nevojiten vendeve. Afrikanët i kushtuan më shumë vëmendje këtyre zgjedhjeve sepse kandidati demokrat, senatori Barak Obama, bir i një emigranti nga Kenia, është jashtëzakonisht popullor në Afrikë. Për të huajt, Barak Obama përfaqëson një ndryshim nga politikat e Presidentit Bush, që kanë shkaktuar zemërim lidhur me luftën në Irak dhe të drejtat e njeriut.

Obama zgjedh kabinetin për Amerikën ndryshe

Presidenti i ri Barak Obama, fillon përgatitjet për marrjen e Shtëpisë së Bardhë. Ai ka nisur bisedimet dhe ofertat për të kompletuar kabinetin e tij me bashkëpunëtorë dhe personalitete të rëndësishme. Në postin e shefit të kabinetit është vendosur Ram Emanuel. Ai është një personalitet i njohur i radhëve të demokratëve dhe aktualisht kongresmeni nga Ilionisi. Pritet që Emanuel, me qëndrimet e tij të forta dhe si bashkëpunëtor i ngushtë i Barak Obamës të pranojë një detyrë të tillë. Ndërkohë nga mediat amerikane, mësohet se ish-senatori demokrat i ka kërkuar 48-vjeçarit Emanuel të jetë shef i kabinetit të Shtëpisë Bardhë. Gjithashtu, në krye të postit të Sekretarit Amerikan të Shtetit është vëndosur zonja Klinton. Ndërkohë, detyrë e ndjeshme aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është edhe Sekretariati i Financave, pas krizës financiare në këtë vend. Këtë detyrë, demokratët pritet t`ia besojnë ish-sekretarit, Lorens Samers, kryetarit të Thesarit Federal, Pol Volker dhe presidentit të Bankës Njujorkeze për rezerva federale, Timoti Gajtner. Kjo detyrë në sferën e financave do të jetë e përcjellë me probleme dhe sfida të ndryshme, pas krizës financiare dhe miratimit të pakos prej 700 miliardë dollarësh për tejkalimin e krizës, mjete këto që do të shpërndahen nga përbërja e re e pushtetit në SHBA. Obama ka deklaruar se ka disa ide të mira për njerëzit që do t`i vendos në pozitat e larta shtetërore, por ai përmendi se kryesisht do të përfshihen dhe republikanë në kabinetin e tij. Qendra e Inteligjencës Amerikane (CIA) ka nisur që t`i shpërndajë dhe informojë Presidentin e sapozgjedhur, me të gjitha raportet që kanë të bëjnë me politikën e brendshme dhe të jashtme. Sipas Foksnjuz, Obama mendon që të mbajë në postin e Sekretarit të Mbrojtjes, sekretarin aktual Robert Gejts, por emër i mundshëm në këtë post përmendet edhe Riçard Dancing. Pranim dorëzimi i detyrave në administratën amerikane do të bëhet përgjatë 58 ditëve të ardhshme deri në inaugurimin e Presidentit Barak Obama më 20 janar të vitit 2009.

Sfidat në politikën e jashtme

Janë mjaft aktive përpjekjet e Presidentit të ardhshëm dhe ekipit të tij, për të bërë zgjedhjet e nevojshme për sfidat që i presin me fillimin e mandatit në janar. Ekspertët politikë dhe analistët e politikës së jashtme thonë se Presidenti i ri do të përballet me sfida të vështira që në fillim.Është vërtet largpamësi diplomatike edhe një analizë e spikatur e zëvëndëskonsullit amerikan në Tiranë  Matthew  Wuall, dhënë një ditë para zgjedhjeve  në Amerikë në “TV 1 Channel” të Shkodrës përballë kolegut tonë Blerti Delija ne emisionin “Eureka”, i cili u tha shqiptarëve se Amerikën e pret një beteje që sado e vështirë është, do jetë e fituar. Shqiptarët e ndoqën me vëmendje të madhe zotin Wuall që dha mesazhe paqeje dhe demokracie të vërtetë.Dhe vërtet, sapo të fillojë detyrën Presidenti i sapozgjedhur Obama, do të gjendet përballë problemeve të lëna pas nga Presidenti Bush, përfshirë krizën financiare, luftërat në Irak dhe Afganistan, mundësia që Irani të prodhojë armë bërthamore dhe një numër situatash të tjera që kërkojnë vëmendje të menjëhershme. Profesori i Shkencave Politike në Universitetin “Rice” Uerl Blek, bashkautor i librit “Amerika e Ndarë”, thotë se presidentëve të rinj u është dashur shpesh të përballen me probleme të lëna pas, nga paraardhësi i tyre. “Ai do të përballet për shembull me një situatë të ngjashme me atë që e priti Presidentin republikan Ronald Regan, kur mori pushtetin në janar të vitit 1981. Ai do të trashëgojë të gjitha problemet që kanë lidhje me administratën paraardhëse”, shpjegoi ai. Profesori Blek thotë se një problem për Presidentin e ardhshëm Obama mund të jenë shpresat e mëdha që ai ngjalli tek përkrahlsit e Tij,

SOKOL PEPUSHAJ

 

Jeta e personit mbrohet me ligj! Po jeta e 10- te deputeteve!?

Greva e urise e 10 deputeteve shqiptare, eshte ky togfjalëshi me i përdorur keto javet e fundit dhe jo vetem nga mediat e shkruara dhe audio- vizive. Edhe ne familjet me pak te interesuara per zhvillimet politike ne vend, edhe aty ku varfëria eshte ulur kembekryq prej dekadash, edhe aty ku njerëzit jetojne per shpresen e premtimit te rradhes per nje vend pune, kryefjala ka qene “greva e urise se 10- te deputeteve” te PDK-se, LSI-se dhe “PS ‘91”. Pavaresisht motiveve qe i shtyne keta burra per te ndermarre nje akt vetëflijimi te ngadalshem dhe ne syte e medieve e kolegeve politikane, te gjithe duhet te përqendrohemi tek njerëzit. Nje “kod zgjedhor” eshte mjaft i rendesishem edhe per fatet e demokracise se nje vendi te rilindur si Shqiperia. Por nje gje eshte e sigurte tashme: komunizmi, megjithe zgjatimet e tij te çuditshme permes bijve apo nipërve qe si rudimente i varen politikes se pas viteve ’90, nuk mund te kthehet me ne Shqiperi! “Kodi zgjedhor” eshte thjeshte nje ligj i rradhes, i cili kërkon te tentoje standarde me te larta ne zgjedhje shqiptare, kurrhere te hasura keto 18- te vite. Nje ligj qe si shume te tjere, ngjall polemika përpara hartimit, ngjall me shume polemika dhe rremuja gjate zbatimit, per tu arkivuar vetem pak muaj pas zgjedhjeve. Rasti me i fresket jane zgjedhjet vendore 2007 dhe tashme ato te vitit 2009, qe sipas te gjitha gjasave, do te zhvillohen me nje kuadër te ri zgjedhor te fiksuar serish ne nje “kod”.

Pertej hamendësimeve, etiketimeve nga me te ndryshmet, te gjithe shqiptaret duhet te kene dicka te qarte, madje aq te qarte sa eshte edhe vete drita e diellit, e rradhe ne keto dite te ftohta qe paralajmerojne afrimin e stines se dimrit. Me shume se per fatin e bashkeqytetareve, me teper se per “fatet e demokracise”, politikanet brenda dhe jashte salles se Kuvendit, jane te interesuar per veten e tyre dhe te ardhmen ne Akropolin politik shqiptar. Me deshiren me te madhe do te deshiroja qe ne menyre modeste, te ftoja te gjithe shqiptaret te shohin edhe zhvillimet me te fundit ne vend, qofte antare te PD+ PS, qofte edhe ata te partive qe jane jashte sintonise me kete binom historik qeverises te vendit (pozite- opozite prej 18 vitesh!).

Megjithate, e gjithe kjo “mesele” (me falni qe e quaj keshtu!) ka edhe nje ane tjeter, te cilen askush deri tani nuk eshte kujtuar ta refkeltoje ne mediume te ndryshme. Pavaresisht kontestimeve qe ne procesin e hartimit te saj, pavarësisht retushimeve dhe shtesave ne trupin e saj, Kushtetuta e Shqiperise e miratuar me shume dyshime te opozites se asaj kohe ne vitin 1998, vazhdon te jete ne fuqi. Ne kapitullin e dyte, pikërisht ne Nenin 21, thuhet shkurt e sakte: “Jeta e personit mbrohet me ligj”. Ne fakt, nje fjali kaq e shkurter dhe koncize, nuk le shteg per shume komente, te cilat nuk i zgjati as edhe Gjykata Kushtetuese, e vetmja me tager per interpretimin e Kushtetutes. Me kete arsyetim te thjeshte, denimi me vdekje u zevendesua ne te gjitha ligjet shqiptare me “burgim te perjetshem”, pasi u nënshkrua protokolli per heqjen e denimit me vdekje me Keshillin e Evropes.

A vlen nje nen i tille edhe ne rastin e greves se urise se 10- deputeteve?

Kesaj pyetjeje eshte shume e veshtire ti kthehet nje përgjigje juridike nga ana ime, por natyrisht ka edhe përgjigje morale, pse jo edhe analogji. Greva eshte nje mjet i luftes demokratike, i përdorur kryesisht edhe gjerësisht ne boten e qytetëruar- kryesisht nga sindikatat dhe grupimet e ndryshme shoqerore. Ka patur raste sporadike, si psh ne Itali, qe lidere te njohur kryesisht radikale, kane nisur greve vetëflijuese (urie) por qe eshte nderprere pas pak diteve. Ne Shqiperi, greva fitoi “te drejten e qytetarise” pas viteve ’90, njeheresh me lirine e organizimit politik. Nje greve e thjeshte, nje oreshe, nje ditore apo edhe pa afat, rrezikon te rastin me te keq kaos ne nje sektor te caktuar apo te gjithe sektoret publike apo privat, por asnjehere nuk rrezikohet jeta e asnjë njeriu (përjashto rastet e konfrontimeve fizike). Ndryshe qendron ceshtja per greven e urise. Thjeshte nje pyetje: cili eshte ndryshimi me greven e zakonshme, po e quajme? Me deshiren e vet, nje individ niset drejt vetëflijimit apo vdekjes se ngadalte, duke denuar vetveten, apo sic quhet shkurt ne nje gjuhe te përbotshme “eutanazia”. Ne kushtet e mungeses se ushqimit, ne raste ekstreme edhe te ujit te pijshem (sic ndodhi edhe ne greven e 10- te deputeteve), vdekja fizike eshte nje destinacion i sigurte. Gjithe ky arsyetim, ka nje baze nese greva e urise zhvillohet ne kushte te respektimit te saj dhe jo kur “bifteku” te merzitet dhe duhet ndryshuar me “peshk”, por duhet te durosh pasi me pesh merr ere salla e greves!

Ne nje fare menyre, qytetaret, mediat dhe politikanet keto dite mund te quhen deshmitare te nje “vdekjeje kolektive te paralejmeruar” nga nje greve urie.

“Jeta e personit mbrohet me ligj”, citojme serish Nenin 21 te Kushtetutes sone. Po cili ligj duhet ta mbroje ate? Cili ligj duhet te ndaloje nje person ti jape fund jetes qofte edhe me vdekje graduale si greva e urise? Cili organizem e ka per detyre te garantoje respektimin e këtij neni te rendesishem te Kushtetutes Shqiptare?

Asgje, asnjë ligj, qofte edhe Kushtetuta nuk mund te krahasohet kurrsesi me vleren e nje jete njerezore. Po me jeten e 10-te njerëzve? Po me jeten e 10- te njerëzve- deputete? Mbase ka ardhur koha, ndoshta edhe ka kaluar, qe te mendohet per nje ligj te tille, qe te ndaloje nje forme ekstreme te protestes dhe presionit sic eshte greva e urise. Ne cdo vend te botes, struktura te shtetit: nga psikologet, specialistet e policia, përpiqen te shpetojne jeten e nje njeriu qe kërkon te hidhet nga nje lartesi. Askush nuk kujtohet ta pyese se cila ishte arsyeja qe e beri te ndermarre nje hap te tille, edhe pse me pas mbase mund te arrestohet. I njëjti rregull vlen edhe per “sportistet ekstreme”, te cilet fshehtas policise realizojne akrobacite e frikshme. Me duket se edhe me greven e urise, ka shume pak ndryshime, ndersa rezultati eshte i njejte: vdekja!

Kjo eshte ana tjeter e medaljes e greves se 10- te deputete shqiptare! Te pakten ne kendveshtrimin tim!

Blerti DELIJA

A nuk janë këto themelet e mafies ekonomike

Shqetësimi qytetar për konkurrencën e pandershme

Aty nga data 30 e tetorit u organizua një Konferencë e stomatologëve shqiptarë. Në të morën pjesë veç mjekëve stomatologë, të ftuarve të fushës, anëtarë të shoqatës, edhe përfaqësues të Qeverisë, të cilët dhanë mendimet e tyre. U diskutua gjerë e gjatë për problemet shqetësuese aktuale që ka në vend në këtë fushë. Diskutuan edhe përfaqësues të Shoqatës së Stomatologëve shqiptarë. Them të SHSSH, sepse në fund të fundit këtë Konferencë ata e organizuan. Në këtë takim u ngritën një sërë problemesh e shqetësimesh të vërejtura gjatë periudhës që klinikat stomatologjike funksionojnë si private. U ngritën shqetësime për licensimin e klinikave stomatologjike, për cilësinë e punës së tyre, për cilësinë e materialeve të punës etj, etj. Deri këtu mirë, sepse janë shqetësime të mbarë shoqërisë, shqetësime të prodhuesve dhe shqetësime të konsumatorve. Por momenti më interesant dhe më i papranueshëm që mua më bëri shumë përshtypje dhe që e vlen të prononcohem ishte kërkesa për vendosjen e çmimeve dysheme për shërbimet stomatologjike. Me këtë prononcim të kësaj shoqate vetë funksioni dhe misioni i saj ndryshoi 100%, sepse që në këtë moment kjo shoqatë del jashtë funksionit të krijimit në mbrojtje të stomatologëve dhe kalon në Kartel, në një Kartel të ngjizur prej çmimit dysheme, duke injoruar dhe degjeneruar tregun. Kalimi në pasojat e kësaj strukture, humbja e konkurencës, do të ndjehet prej konsumatorit shqiptar. Konsumatori do të paguajë sot më shumë se dije për të njëjtin shërbim.

Nga e nxjerrim këtë konkluzion? Këtë konkluzion e nxjerrim nëse shikojmë shkurt se sa lloj firmash kemi, në çfarë struktura tregu veprojnë ato dhe çfarë janë çmimet dysheme. Është e nevojëshme të shpjegojmë strukturat e tregut pasi shumë njerëz me treg kuptojnë thjesht një vend që shit- blihet pa u thelluar se pas këtyre veprimeve fshihen marrëdhënie të fuqishme ekonomike që janë të lidhura jo vetëm me këtë treg mallrash por edhe me tregun e faktorve, tregun e fuqisë punëtore, tregun monetar dhe tregun botëror. Është lodhur Ngjela në fushatën elektorale për Kryetar Bashkie duke folur për tregun dhe duke treguar rolin dhe rëndësinë e tij. Nuk ka pasur takim me zgjedhësit pa folur për tregun. Dhe kjo është mëse e drejtë. Koha po tregon gjithnjë e më shumë rëndësinë dhe pasojat e deformimit të tij në kurriz të buxhetit të konsumatorëve

Organizimi firmave dhe llojet e tregjeve ku veprojnë

Kemi tri forma të organizimit të firmave që veprojnë në katër struktura tregu. Sipas organizimit pronësor firmat i ndajmë në firma individuale, me ortakëri dhe shoqëri aksionare ose siç quhen ndryshe korporata. Këto lloj firmash veprojnë në strukturat e tregjeve.

Firmat individuale janë përgjithësisht të vogla ku pronarët janë edhe vetë punonjës. Të tilla firma tipike mund të veçojmë kioskat, floktoret, berberanat, stomatologët, ekonominë e vetmuar fshatare etj, etj. Kanë të veçantë se me lehtësi mund të kalojnë kapitalet nga një aktivitet në një aktivitet tjetër. Janë të pa fuqishme për të ndikuar në çmimet e tregut, pra janë çmimpranuese ngase nuk kanë fuqi tregtare etj.

Firma me ortakëri është ajo formë organizimi ku ortakët, numri i të cilve është i kufizuar, grupohen për arsye të veçorive personale të pjesëmarrjes në kapitalin themelor të ndërmarjes dhe formojnë një shoqëri që të jetë me emër kolektiv. Konkurojnë fuqishëm në treg. Mund të tërheqin kapitale të konsiderueshme nga Bankat. Kanë më shumë mundësi investimi dhe për realizimin e transaksioneve të mëdha, etj. Të tilla, në rastin tonë kemi në stomatologji dhe në shumë degë të ekonomisë. Ato konkurojnë fuqishëm firmat individuale në të gjitha aspektet. Vendosja e çmimeve dysheme dhe jo aplikimi i “dumpingut” është pikërisht një artificë në interes të tyre që konkuron pandërshmërisht deri në falimentim firmat individuale.

Firmat aksionare ose korporatat. Kuptohet ajo formë organizimi i biznesit ku anëtarët e tyre aksionerë janë të bashkuar në bazë të aksioneve dhe jo mbi konsiderata personale. Janë të fuqishme dhe mund të ndikojnë në çmimet e tregut, janë konkuruese dhe mund të realizojnë investime të konsiderueshme në të tri format e mundëshme, bile edhe duke emetuar dhe shitur letra me vlerë etj.

Këto lloj firmash veprojnë në treg. Diferencojmë katër lloj strukture tregu: Treg të pastër konkurencial; monopol; konkurencë monopolistike dhe oligopol.

Diferencimet midis tyre kushtëzohet nga disa faktorë ndër të cilët dy janë më kryesorët, lehtësia ose vështirësia  e hyrjes në të dhe e dyta nga shkalla e kontrollit që firmat kanë ndaj çmimeve.

– Tregu i pastër konkurencial jepet me këto karakteristika: Firmat janë çmim pranuese, dhe nuk kanë ndikim mbi çmimin e mallit në treg. Ato mund të shesin sasi pa kufizim por duke ju nënështruar çmimit të tregut. Janë të shumta në numër, janë të vogla si madhësi, kanë njohuri të plota për kostot dhe çmimet, mund të hyjnë dhe të dalin me lehtësi nga dega si dhe të shesin prodhimë të njëjta. Nuk ka tregje të tillë. Ky është edhe tregu më simpatik në aspektin teorik të liberalizimit që shpreh dhe mbron një konkurencë të lakmueshme dhe të nderëshme. Në këtë lloj strukture tregu kemi zëvendësues të afërt. Rritja e çmimit në mallin zëvendësues nuk do bëjë gjë tjetër por veç do rrisë kërkesën për mallin tjetër, siç është duke ndodhur rëndom midis energjisë elektrike me gazin e lëngët etj.

– Monopoli. Është ajo strukturë tregu ku një firmë të vetme prodhon dhe shet një lloj malli në të gjithë tregun. Pra në këtë rast nuk kemi mall zëvendësues për tu përfshirë në lojën e konkurencës. Kjo firmë është tepër e fuqishme që ofron e vetme mallin e degës. Nuk ka zëvendësues të afërt dhe përcakton çmimin e tregut. Këtë çmim e përcakton prej fuqisë së tregut. Në Shqipëri nuk kemi shembuj të tillë ose kemi shumë pak me veprime të pandjeshme në treg.

– Konkurenca monopolistike. Është një shartesë midis një tregu të pastër konkurencial dhe një monopoli. Është një strukturë tregu ku veprojnë një numur i madh firmash dhe relativisht të vogla, me prodhime të ngjajëshme që kanë ndryshime të papërfillëshme, të lira  për të hyrë dhe dalë prej kësaj lloj konkurence. Këtu dallojmë procesin e diferencimit të prodhimit që është edhe tipari kryesor i kësaj lloj konkurence. Shkurt, është shprehje e një konkurence perfekte në kushtet e botës reale.

Ku konsiston procesi i diferencimit të mallrave? Kemi diferencim nëpërmjet reklamave, nëpërmjet etiketimit dhe amballazhimit, nëpërmjet vendosjes dhe shërbimeve që i bëhen vetë mallit, në madhësinë fizike të tij apo në shije. Këto diferencime bëjnë që tregëtarë të ndryshëm të shesin të njëjtin mall me çmime të ndryshme, për shembull nuk ka një çmim rakia e Skraparit me rakinë e Tepelenës, ose një Slims nuk kushton njësoj si në Kamëz edhe në Rogner, etj, etj. Pra, ky lloj tregu duhet të jetë më i pranueshmi dhe mbisunduesi. Sot për sot, është strukturë mbisundues në Shqipëri por krahas tij ka lindur edhe struktura e katërt e tregut, kanë lindur oligopolet.

– Oligopoli. Është ajo strukturë tregu ku veprojnë një numur i kufizuar firmash të fuqishme të cilat ofrojnë pjesën më të madhe të prodhimit në treg. Në të bëjnë pjesë aq firma sa  edhe e fundit  është e aftë të ndikojë mbi çmimin. Ekzistenca e një numri të kufizuar firmash bën që ato të kenë fuqi tregtare si dhe të gjenerojnë vartësi në marrjen e vendimeve të tyre. Në tregjet oligopol ka vartësi si në kontrollin e çmimeve ashtu edhe në kontrollin e sasive, prandaj në oligopol kemi firmë drejtuese dhe firma të tjera pasuese të lidhura me nivelin e çmimit dhe të sasisë. Konkurenca monopolistike dhe oligopoli janë sunduese dhe më të mirat e tregut në raport me monopolin apo kartelet. Në këto kushte duhet punuar në ruajtjen e statukuosë dhe mos degjenerimin e tyre. Sot kjo strukturë është prezente dhe në ekonominë tonë.

Kartelet dhe marrëveshjet e fshehta. Kartelet janë marrëveshje legale që bëhen midis firmave në oligopol për kontrollin e çmimeve dhe të sasisë së prodhimit. Karteli më i madh sot në botë është OPEK. Veprimet e tij trondisin ekonominë botërore. Vendet anëtare kanë të përcaktuar sasinë e prodhimit, tregjet dhe nivelin e çmimeve. Në Shqipëri për pasojë të kërkesës së lartë kemi tendenca të tyre në fushën e karburanteve, të prodhimit të bukës etj. Këto tendenca dhe veprime shihen sot në treg, në çmimin e lartë unik të karburanteve pavarësisht se në tregjet ndërkombëtare çmimi i tyre është përgjysmuar nga 147 dollarë për fuçi në korrik, në 63 dollarë për fuçi në nëntor. Kjo shihet në çmimin e bukës. Megjithse çmimi i drithit në botë ka rënë, çmimi në Shqipëri nuk po ndryshon por është i fiksuar që prej më shumë se një viti. Ky çmimi u vendos njëkohësisht prej gjithë anëtarve të Sh.F pa asnjë rritje të kostos së lëndës së parë. U desh ndërhyrja e qeverisë, revolta e popullit që ky çmim të binte në 80 lekë në një kohë që ka furra që shesin të njëjtin prodhim me 60 lekë. Shembuj të tillë ka edhe në fusha të tjera.

Shteti dhe Enti Konkurencës nuk duhet të lejojnë marrëveshje të tilla  që nxisin konkurencën e panderëshme. Humbja e konkurencës së nderëshme falimenton, ose shkatëron qindra biznese vendase dhe së dyti dëmton konsumatorët që do të përballojnë një çmim më të lartë nga ai që do përballonin nëse do të kishte një treg të pastër konkurencial, një konkurencë monopolistike apo një oligopol. Askush nuk po e ul çmimin prej këtyre firmave sepse ka një marëveshje midis tyre dhe kjo po rëndon përditë e më shumë mbi buxhetin e konsumatorit shqiptar.

Degjenerimi tregut alla shqiptarçe. Më lartë analizuam strukturat e tregut që njihen dhe veprojnë sot në botë. Këto struktura, pavarësisht nga shtrirja dhe pjekuria e tyre po veprojnë aktualisht edhe në ekonominë shqiptare. Deri këtu jemi në rregull sepse dihet veprimi i tyre si prej konsumatorve ashtu edhe prej shtetit. Shteti me mënyra të ndryshme vepron mbi to për të kufizuar konkurencën e panderëshme të tyre në mbrojtje të qytetarit. Njëra nga format që shteti mund të mbrojë qytetarin është të vendosi çmime tavan. Domethënë që t’i diktojë Kartelit një çmim tavan që ai nuk duhet ta shesë mallin e tij mbi këtë çmim. P.sh mund të vendosë që çmimi i naftës të mos jetë më i lartë se 100 lekë, ose çmimi i bukës më i lartë se 60 lekë. Shteti e ka këtë të drejtë sepse mbron qytetarin e vet nga konkurenca e panderëshme e Shoqatave- Kartel. Shteti ka të drejtë që të vendosi edhe çmime dysheme. Çmim dysheme është çmimi që dikton shteti ku malli nuk do shitet nënë këtë çmim. Këtë e bën që të mbrojë tregtarët ose prodhuesit prej konkurencës së panderëshme.  Pra në rastin e çmimeve tavan mbronte qytetarin. Në rastin e çmimeve dysheme mbron prodhuesin. Theksoj se këtë gjë e bën shteti, vetëm shteti dhe askush tjetër.

Sot në Shqipëri ndodhin çudira. Vetë Shoqatat në prezencë të përfaqësuesve shtetërorë vendosin në mënyrë flagrante çmime dysheme në dëm të qytetrve shqiptarë.  Nuk do flas për Shoqatën e Ndërtuesve që nëpërmjet çmimeve dysheme falimentoi El- Saedin ”me pallatet në Laprakë që kishin çmime të ulta”, por do trajtoj problemin që nisa lidhur me Shoqatën e Stomatologëve.

Çfarë do thotë të vendosësh një çmim dysheme në stomatollogji? Marrim një rast të zakonshëm. Heqja e një dhëmbi në periferi të Tiranës ku veprojnë klinika të vogla kushton 500 lekë. Në qëndër ku veprojnë klinika të fuqishme me mjete dhe kushte më të mira kushton 1000 lekë. Çmimi dysheme presupozon që të gjitha klinikat si në periferi dhe në qëndër këtë shërbim ta shesin me 1000 lekë. Pra për të shkulur një dhëmb të paguash 1000 lekë si në periferi ashtu edhe në qëndër. Cila është pasoja? Qytetari do paguajë dyfishin e çmimit e para dhe e dyta do ketë konkurencë të pa nderëshme midis klinikave të mëdha e moderne në qëndër dhe atyre në periferi sepse kur çmimi është i njëjtë klientët e periferisë do ti drejtohen qëndrës. Qytetarët që nuk kanë lekë do shkulin dhëmbët me spango ndërsa ata që kanë do tu drejtohen klinikave më të mira. Nëpërmjet çmimeve dysheme firmat e fuqishme do tu marrin klientët firmave të vogla duke bërë që një pjesë e tyre të mbeten pa punë, të falimentojnë dhe qytetarët të shpenzojnë më shumë.

Në këto kushte është shteti ai që nuk duhet të rijë sehirxhi. I takon zonjës Godo që nuk i mungojnë aftësitë, guximi e kurajoja të reagojë ndaj këtij veprimi. Godo e ka kapur demin nga brirët, nuk po merret me ”korupsionin e mjekve” por po merret me vendosjen e të aftëve në vendin e punës, me ligjshmërinë e tenderave aty ku abuzohet realisht më shumë se kudo.

Çfarë të keqe kanë këto marrëveshje në aspektin politik? Kanë një të keqe sepse këto bashkime të fuqishme oligopolistike janë të gatshëm të financojnë për të pasur përfaqësuesit e interesave të tyre në Parlament dhe në Qeveri. Arritja e këtij synimi bashkon kapitalin ekonomik me kapitalin politik duke instaluar mafjen shtetërore në ekonomi.

Nga ALBERT VATAJ

 

Konflikti i pronave po merr jetë njerëzish

Një ndër  zonat  problemore në Shqipëri ku ka mbivëndosje pronash është Shën Gjini. Një zonë bregdetare në Veri ku janë vënë në pranga shumë drejtues vëndor dhe mafia e tokave ka lulëzuar këto 18 vitet e fundit, ka futur konflikt të thellë mes pronarëve të vertete dhe atyre  që kanë uzurpuar tokën apo kanë bërë ndertime informale. Objekt i këtij shkrimi është një konflikt mes familjes Baxhaja dhe asaj Merturi. E para thotë se ka dekumentacion të rregullt që e njeh si pronare te një siperfaqeje, teksa familja Merturi ia ka bllokuar, madje ka bërë edhe ndertime. Kështu, më 3 korrik të  ketij viti Sadri Baxhaja dhe nipi i tij Rejmir Skender Baxhaja shkojnë tek prona e tyre per të  gjetur nje menyre zgjidhjeje për pronën e zënë. Por situata është renduar gjate shkëmbimit të fjalëve dhe kështu në acarim e sipër Sadri Baxhaja ka plagosur me thikë shtetasin Luan Merturi. Ky i fundit ka marrë tre plage në pjesën e barkut dhe sipas burimeve është mjekuar ilegalisht duke futur në këtë mes Kanunin që të ketë në krah të vet të “drejtën” për të marrë gjak. Sipas kanunit të Lekë Dukagjinit, i cili ka autoritet edhe mbi ligjet, gjaku lahet vetëm me gjak. Kështu që nga ajo ditë axhë e nip ngujohen, pasi  i pret vetëm plumbi. Tashmë nuk bëhet më fjalë për pronën, por u kërcënohet edhe jeta. Rejmir Baxhaja është një djalosh i ri, i datëlindjes 1 maj 1985 dhe sot pa asnjë faj detyrohet të jetojë në ilegalitet, si rrjedhojë e kësaj çmendurie që merr përditë jetë të pafajshme njerëzish. Shteti është i pafuqishëm përballë këtij fenomeni, ku një lagje e tëre në vëndin e quajtur Livadet në Shkodër përbëhet vetëm nga të ngujuar.

Ndue Bacaj  

Zjarrfikësit financiarë të BE-së

BE po intervenon kudo – Për ruajtjen e Hungarisë nga bankroti shtetëror, për aprovimin e paketave të shpëtimit të bankave, apo për ndihmën për sektorin e automobilëve.

Si pasojë e krizës financiare ndërkombëtare një sërë vendesh evropiane kanë rënë në vështirësi. Kështu Hungaria e rrezikuar nga bankroti shtetëror merr 20 miliardë euro, për të përmbushur detyrimet e saj financiare. Eshtë fjala për një kuader kredish, në të cilën FMN-ja do të kontribuojë me 12,5 miliardë euro, BE me 6,5 miliardë, ndërsa Banka Botërore me një miliardë. Si kundërpërgjigje qeveria hungareze është e obliguar, që të punojë në konsolidimin e buxhetit. Ajo ka shpallur shkurtimin e rrogave të nëpunësve dhe të pensioneve. Komisioni i BE-së bëri të ditur, se do të rrisë fondet e shpëtimit për shtetet anëtare të ndodhura në vështirësi të ngjashme në deri 25 miliardë euro.

Të notojmë së bashku ose do të fundosemi së bashku

Para aksionit të shpëtimit për Hungarinë komisioni që të martën (28.10.) aprovoi paketën gjermane për shpëtimin e bankave prej 500 miliardë eurosh. Komisioni bëri fjalë për një çrregullim të madh të ekonomisë gjermane, i cili e justifikon një masë të tillë. Por jo vetëm në institutet financiare flitet për koordinim.

Barroso duke folur për krizën Presidenti i komisionit José Manuel Barroso tha pas takimit në Bruksel se: „Në ekonominë reale si në tregjet financiare duhet të notojmë së bashku, ose, kështu mendoj unë, do të fundosemi së bashku. Bashkëpunimi evropian nuk është mundësi ekstra. Kjo është rruga e vetme, me qëllim që 27 ekonomi të gërshetuara me njëra-tjetrën të mund ta përballojnë stuhinë.”

Komisari për çështjet monetare Jokin Almunia (Joaquín Almunia) kërkoi nga vende të veçanta, që të shfrytëzojnë hapësirat e paktit të stabilitetit, për të minimizuar pasojat e krizës ekonomike. Synimet e stabilitetit duhet të ruhen medoemos. „Pakti i ri na bën thirrje që të kursejmë në kohë të mira dhe të jemi më fleksibël në kohë më të vështira. Tani kemi kohë të tilla.“

Kriza ka pasoja në industrinë e automobilëveSamiti i automobilëve

Këto kohë të vështira ndikojnë edhe në ekonominë e automobilëve. Kjo degë në Gjermani dhe Francë së bashku me shpërndarësit është një nga punëdhënësit më të rëndësishëm. Dhe prandaj në Bruksel u zhvillua në të njëjtën kohë edhe i ashtuquajturi samit i automobilëve. Përfaqësues të kësaj dege, të politikës, të sindikatave dhe të parlamentit evropian së bashku me komisarin për industrinë, Gynter Verhojgen (Günter Verheugen) kanë menduar, se si t´i japin hov të ri prodhimit në rënie të automobilëve dhe njëkohësisht të prodhojnë makina ekologjike. Kristian Shtrajf (Christian Streiff), president i shoqatës së industrisë evropiane të automobilëve, shpjegon vështirësitë: „Ne kemi një krizë ekonomike, që rëndon sot të gjithë degën, dhe ne nuk e dimë, se sa do të zgjasë dhe çfarë përmasash do të marrë. Vështirësitë në dhënien e kredive e pengojnë këtë dege, që të financojë operacionet e saj dhe të ruajë nivelin e investimeve. Dhe konsumatorët janë shumë të kursyer në blerjen e makinave.“

Klima dhe kriza

Prodhuesit e automobilëve i bëjnë thirrje politikës, që të vërë në dispozicion kredi me përqindje të favorshme përmes bankës evropiane të investimeve. Shtetet e veçanta vrasin mendjen nëse duhet të favorizojnë me taksa blerjen e makinave me emetime të kufizuara gazrash të dëmshme. Por nga ana tjetër prodhuesit e automobileve kërkojnë lehtësime. Komisari për ambjetin Stavros Dimas do të fusë deri në vitin 2012 një nivel maksimal të emetimit të gazrave nga 120 gram pro kilometer për makinat e reja. Kjo është një vlerë të cilën deri tani e përmbush vetëm një pakicë e vogël e modeleve.

Prodhuesit që ndodhen mbi këtë kuotë duhet të paguajnë gjobë. Komisari për industrinë Verhojgen mbështet këtu industrinë dhe jo kolegët e sektorit të ambjentit. „Natyrisht shtrohet pyetja, në se ka kuptim, që politika kërcënon me pagime gjobash një sektor të industrisë dhe njëkohësisht i ofron atij, që ta mbështesë financiarisht.“ Verhojgen dhe ndërtuesit e automobilëve theksojnë, se nuk janë kurrsesi për uljen e kuotave të mbrojtjes së klimës. Por grupet për mbrojtjen e ambjentit druhen, se ky sektor do të shfrytëzojë krizën vetëm për të arritur pikërisht atë që do dhe për këtë merr edhe para nga fondet publike.

CHRISTOPH HASSELBACH

BE – lodhje nga anëtarësimet e reja

Në Bruksel ka rënë dukshëm interesi për dëshmitë që marrin kandidatët e zgjerimit të ardhshëm. Komisioni Evropian paraqiti në Bruksel raportet vjetore të progresit për shtetet e Ballkanit. Por për aq kohë sa nuk ka hyrë në fuqi Marrëveshja e Lisbonës, disa shtete nuk duan zgjerime të reja.

Nën hijen e lajmeve për përfundimin e zgjedhjeve në SHBA, komisari i zgjerimit të BE, Oli Rehn paraqiti raportet e sivjetme të progresit për një sërë vendesh si Turqia, Kroacia, Maqedonia dhe konkuruesve si Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Kosova. Në Bruksel ka rënë dukshëm interesi për dëshmitë që marrin kandidatët e zgjerimit të ardhshëm. Nga njëra anë evropianët i mundon kriza financiare dhe ekonomike, nga ana tjetër BE aktualisht nuk e di edhe vetë si do të venë punët më tej. Marrëveshja e Lisbonës, e cila do të vendoste rregulla të qarta edhe për zgjerimin e ardhshëm, vazhdon të jetë e bllokuar. Eshtë krejtësisht një çështje e hapur, nëse Irlanda do të mbajë vitin e ardhshëm një referendum për Marrëveshjen e Lisbonës dhe ç’përfundim mund të kishte ajo. Zgjedhja e Parlamentit Evropian dhe caktimi i një Komisioni të ri Evropian vitin e ardhshëm ndodhin në mes të krizës për Marrëveshjen. Midis 27 anëtarëve të BE është e diskutueshme, nëse mund të ketë zgjerim pa një marrëveshje të re bazë. Megjithëse Komisioni Evropian niset nga fakti që negociatat formale me Kroacinë do të kenë përfunduar deri në fund të 2009-ës, është fare e paqartë se kur mund të bëhet Kroacia anëtare e BE. Kjo varet kryesisht nga BE, por edhe nga lufta e Kroacisë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Që prej tri vjetësh po zhvillohen negociata me Kroacinë dhe me Turqinë. Me turqit, negociatorët në thelb rrinë në vend numëro. Problemet e brendshme politike, kriza shtetërore, procedura e ndalimit të partisë AKP, konflikti me kurdët, mungesa e lirisë së mendimit dhe të sigurisë, të gjitha këto përmenden sërish në raportin e progresit. Sidoqoftë drejtimi i Turqisë në politikën e jashtme lëvdohet. Në Lindjen e Afërt dhe në Kaukaz, angazhimi i saj ka efekte pozitive.

Në Maqedoni, kushtet politike për negociatat e anëtarësimit nuk janë plotësuar edhe pas tri vjetësh periudhe përgatitore. Edhe këtu humbi një vit, sepse zgjedhjet nuk u zhvilluan në përputhje me standardet ndërkombëtare e parlamenti nuk funksionon si duhet. Sidoqoftë, reformat ekonomike vazhdojnë. Por kjo nuk mjafton për të entuziazmuar dikë në BE për ta zgjeruar atë.

Vetëm në hapa fare të vegjël ecin punët te konkuruesit e tjerë në Ballkan. Shqipëria përpiqet të adaptojë standarde evropiane në politikë dhe në sistemin e drejtësisë, por puna çalon në zbatimin praktik të tyre. Në Bosnjë-Hercegovinë, tensionet midis institucioneve me bazë etnike vazhdojnë të kenë ndikim negativ në procesin e reformave. Fare mirë ndahet Mali i Zi i vogël, megjithëse këtu mbeten problem korrupsioni dhe kriminaliteti i organizuar. Raporti i Serbisë me BE, veçanërisht me Hollandën, vazhdon të jetë i rënduar, për aq kohë sa nuk dorëzohet i kërkuari si kriminel lufte, Mladic. Sidoqoftë, BE dhe Serbia kanë gjetur me sa duket një modus vivendi për ta zgjeruar plotësisht misionin e BE në Kosovë. Ky hap më i fundit i Beogradit do të ketë ndikim pozitiv në bisedimet në Bruksel. Në Kosovë vetë, BE ndodhet fare në krye të punës së tij. Qeveria e Kosovës është ende në ndërtim e sipër. Gjendja ekonomike është delikate.

Përgjithësisht, në radhët e BE-së mbizotëron lodhje nga anëtarësimet. Ndërsa në anën e konkuruesve për anëtarësim ka zënë vend një lloj deziluzionimi për faktin sa e gjatë dhe sa e mundimshme është dhe do të jetë ende rruga për në BE.

BERND RIEGERT

Krimi, rrezik serioz

Krimi i organizuar;  trafiku i armëve, i drogës, dhe trafiqet e tjera janë fuqizuar aq shumë, sa ndërkombëtarët përditë po e shtojnë presionin mbi politikën, e cila duket  e stimulon. Burime të rezervuara pranë Antikrimit thonë se gjate dhjetë muajve të  parë të  këtij viti numërohen më shumë se 30 vrasje mafioze. Jo rrallë objekt i mafies së mirëorganizuar janë bërë edhe vetë punonjësit e antikrimit, të cilët dekonspirohen dhe mafiozët mëpastaj i vënë në shënjestër të eleminimit fizik në shenjë hakmarrjaje apo për të rritur autoritetin e vet që të  tjerët të “vënë mënd” e ti lënë të qetë. Kështu  ka ngjarë edhe me ish punonjësin e Qëndrës së Studimeve  të Luftës Kundër Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar Ridvan Hoxhaj, i datëlindjes 9 shkurt 1979.Hoxhaj, një oficer investigues, vitin e shkuar kish arritur të zbuloi aktivitetin kriminal të dy grupeve që trafikonin armë nga Kosova në Shqipëri, ndërsa në maj të këtij viti zbuloi e raportoi një grup kriminal në Durrës që merrej me organizimin dhe shpërndasrjen e drogës  që vinte nga Turqia e mëpastaj një pjesë tregtohej në Shqipëri dhe një pjesë eksportohej  drejt shtetit fqinjë, Italisë. Por eksponentët e mafies duket janë shumë të fuqishëm. Ata marrin vesh çdo gjë dhe përballë ligjit janë të paprekshëm. Është vetë ministri i drejtësisë Enkelejd Alibeja që ka akuzuar konkretisht prokurorë e gjyqtarë të lidhur me mafien apo të korruptuar dhe megjithëse janë shumë sish të akuzuar penalisht, duket nje duel i humbur edhe ky i ministrit, pasi shumë prej tyre vazhdojnë punën normalisht, duke i bërë tërkuzë procedurat dhe duke shpresuar në një shkarkim të shpejtë edhe të vetë ministrit. Kështu, oficeri Ridvan Hoxhaj u përball me sofistifikimin e mafies, tashmë në rolin e viktimës, normalisht të dekonspiruar. Ka marrë kërcënata në telefon deri sa erdhi momenti që kriminelët e vënë edhe në shënj për ta vrarë. Ka qënë data 18 tetor e këtij viti,  rreth ores 13 00kur ai teksa po udhëtonte me makinën e tij nga Tirana në Durrës, në qytetin e Vorës është qëlluar nga një breshëri plumbash. Makina ka fluturuar me shpejtësi të madhe dhe falë shansit u ka shpëtuar plumbave. Por gjithsesi, ajo ka qënë dita e fundit e punës së tij, pasi kriminelët tashmë ia kanë dhënë mesathin të qartë. Sot ai është në ilegalitet. Krimi i organizuar arriti pikërisht më 14 nëntor, pra vetëm para pak ditësh të pushkatoi në mes të qytetit të Durrësit, në lagjen nr. 4, tek vëndi i quajtur “Dyqan i Luleve”, 25 vjeçarin Saimir Balla, banues në fshatin Arapaj Durrës. Dhe krimi u bë në mes të ditës, në orën 12 e 16 minuta. Po krimineli? Ai, si gjithmonë u largua i qetë nga vëndngjarja.

Arben Cubaj

Gjeopolitika shqiptare, sërish e rrezikuar

Gjashtë pikat e propozuara nga Ban Ki Muni, pavarësisht se paralajmërojnë një erë të re të gjeopolitikës shqiptare, fatkeqësisht nuk ka marrë në Tiranë jehonën që meriton ky propozim për nga domethënia strategjike. Përqendrimi te rutina dhe grindjet e përditshme të brendshme të Shqipërisë, edhe njëherë siç është bërë zakon, ka eklipsuar dhe shpërfillur rrezikun që paralajmëron ky propozim tronditës për të ardhmen e Kosovës dhe mbarë shqiptarëve në rajon.

Pikësëpari, këto gjashtë pika janë duke cenuar pavarësinë e Republikës së Kosovës, duke rivënë në pikëpyetje shumë prej shtyllave thelbësore të një shteti të pavarur e sovran. Këtë gjë e bën madje duke shkuar një hap më prapa se vetë Rezoluta 1244, duke i dhënë mundësi Serbisë që të jetë palë bashkëqeverisëse brenda Kosovës.

Së dyti, është duke rishikuar disa elemente që ishin të trajtuara dhe kopsitura në hollësitë më të imëta prej pakos së Ahtisarit, duke konfirmuar institucionalisht ndarjen e pjesës veriore të Kosovës.

Së treti, dhe që është më e rëndësishmja, ky propozim është mbështetur jo vetëm nga Serbia dhe OKB-ja, të cilat e kanë hartuar këtë marrëveshje, por edhe nga Bashkimi Evropian e për më tepër edhe përfaqësia diplomatike e SHBA-së në Kosovës është shprehur në favor të marrjes në konsideratë dhe shqyrtimit të këtyre pikave prej qeverisë së Kosovës. Asnjëherë prej vitit 1998 nuk ka rastisur të kemi pasur një pozicion më negativ të komunitetit ndërkombëtar ndaj çështjes së Kosovës dhe faktorit shqiptar. Ky është një ndryshim radikal, që dëshmon për një dorëzim, ose zhgënjim të vendeve mike të Perëndimit ndaj aftësive shtetëformuese të shqiptarëve në Ballkan. Rrënjët e këtij ndryshimi duhen parë te paaftësia e elitës politike shqiptare për të përfituar nga mundësitë e dhëna prej historisë së viteve të fundit dhe për të kapitalizuar dhe maksimalizuar pozitën shumë të favorshme ndërkombëtare që kemi pasur dekadës së fundit, kur flamurmbajtës të çështjes shqiptare u bënë SHBA-ja dhe një sërë vendesh të zhvilluara të Evropës.

Konkretisht, ky propozim çon drejt ndarjes së Kosovës, duke materializuar institucionalisht atë që kishte ndodhur në terren dhe që në fakt dëshmon edhe për dështimin e politikës shqiptare, për të siguruar përhapjen dhe konsolidimin e pushtetit të Prishtinës në të gjithë territorin e Kosovës. Pra, një njohje de jure e asaj që ekziston de facto.

Kjo situatë fatkeqësisht evokon një të kaluar të hidhur të Bosnjës, e cila ende sot është një bombë me sahat që rri e çaktivizuar vetëm prej prezencës në çdo kapilar të komunitetit ndërkombëtar. Bosnjë-Hercegovina u pranua si anëtare e OKB-së fill pas Kroacisë e Sllovenisë dhe qeveria e Sarajevës gëzoi njohje të gjerë ndërkombëtare, mirëpo kjo gjë nuk i dekurajoi serbët në projektet e tyre të zgjerimit të territoreve të kontrolluara dhe të pastrimit etnik. Edhe pse këto përpjekje në vetvete u dënuan nga mbarë opinioni ndërkombëtar, pasi kishin gjenocidin si instrument parësor, ato nuk shkuan kot, por u shpërblyen, pasi paqja e nënshkruar në Dejton në dhjetor të vitit 1995 njohu de jure atë që kishte ndodhur de facto në terren, pra avancimin e pozicioneve të serbëve. Sot Bosnjë-Hercegovina, nga një shtet që fillimisht u njoh nëpër botë si shtet sovran e i pavarur me territor kompakt, është njohur nga bota si një shtet jofunksional, me pushtet të fragmentuar në katër njësi, që do të zhytej në luftë nëse të huajt do të largoheshin.

Një ndjenjë e hidhur “deja vu” mund të shihet me Kosovën, ku entuziazmi i shpalljes së pavarësisë dhe njohjes prej shumë vendeve perëndimore nuk u shoqërua me përpjekje të suksesshme në terren, për të siguruar ushtrimin e pushtetit në të gjithë territorin e Kosovës, për të mundësuar integrimin e popullsive minoritare, si dhe për të penguar e çmontuar strukturat paralele serbe të kontrolluara nga Beogradi. E kundërta ndodhi, dehja që erdhi nga shpallja e pavarësisë dhe njohja ndërkombëtare uli vëmendjen ndaj asaj që po gatuhej në Kosovë prej qeverisë së Beogradit dhe i dha rrugë të lirë përhapjes dhe çimentimit të strukturave paralele serbe jo vetëm në veri të Kosovës, por edhe në komuna të tjera ku banojnë serbë. Pasiviteti, mungesa e iniciativës dhe kurajos së qeverisë kosovare, e cila mendonte që meqenëse çlirimi erdhi nga avionët e NATO-s edhe shteti detyrimisht do të ndërtohej prej Perëndimit, inkurajoi përpjekjet e Beogradit në terren, të cilat arritën kulmin e vet me organizimin e zgjedhjeve serbe në rehati të plotë më 11 maj në Kosovë. Madje kësaj radhe shuplaka ndaj pavarësisë erdhi jo thjesht nga organizimi i zgjedhjeve kombëtare, por edhe i atyre lokale brenda një shteti të shpallur të pavarur, të cilat nuk ishin lejuar më herët as nga UNMIK-u.

Në pothuaj një dekadë gjysmëpavarësi e mandej pavarësi, ku shqiptarët kanë pasur gjithnjë e më shumë autoritet e dorë të lirë në terren, jo vetëm që nuk u mundësua shtrirja e kontrollit të Prishtinës në gjithë territorin dhe integrimi i popullsisë, por u bë një zmbrapsje konstante në terren përballë iniciativës këmbëngulëse të serbëve.

Plani gjashtë pikësh i OKB-së është një rezultat e për rrjedhojë shpërblim i kësaj këmbënguljeje në terren të serbëve dhe një ndëshkim ndaj mefshtësisë dhe mungesës së iniciativës e guximit të shqiptarëve. Mjerisht sërish topin në dorë e ka Beogradi dhe shqiptarët thjesht reagojnë. Këtë paaftësi shtetformuese pas shpalljes së pavarësisë të shqiptarëve e kanë vënë në dukje raportet e Grupit Ndërkombëtar të Krizave, Bashkimit Evropian, apo të tjerave organizma që kanë monitoruar Kosovën. Në vend që elita politike shqiptare të ishte vizionare dhe proaktive, duke mos reshtur në përpjekjet e saj për të kërkuar konsolidimin e shtetit të Kosovës, ajo ka qenë e tërhequr, e sëmurur nga një kompleks inferioriteti ndaj të huajve dhe në rastin maksimal thjesht reaktive në ato momente kur thika ka shkuar në palcë, sikurse ndodh tani.

Por, problemi i të qenit pasiv dhe reaktiv lidhur me çështjen e Kosovës nuk e ka thjesht Prishtina, por edhe Tirana dhe mbarë faktori shqiptar. Është e pafalshme dhe e pashpjegueshme heshtja e qeverisë shqiptare ndaj këtij plani tronditës që rihap “Kutinë e Pandorës”. Të paktën ministri i mëparshëm, Besnik Mustafaj, pati kurajon patriotike që të deklaronte se po të vihej në tryezë çështja e ndarjes së Kosovës, Tirana nuk do të garantonte për zhvillimet e mëtejshme, të cilat do të preknin edhe kufijtë e Maqedonisë. Ndarja e Kosovës cenon disa nga parimet më thelbësore të raporteve ndërkombëtare të Ballkanit, pasi krijon një precedent, ku shtetet që kanë rrjedhur prej Jugosllavisë të mos respektojnë kufijtë që kishin si entitete kur ishin pjesë e Jugosllavisë. Përpos kësaj, rishtron në tryezë idenë e ndërtimit të shteteve të pastra kombëtare dhe i jep udhë idesë së homogjenizimit kombëtar në Ballkan.

Mirëpo Tirana nuk mund të rrijë pasive në këtë lojë, sikurse ka bërë deri tani e të reagojë me retorikë vetëm atëherë kur të jetë bërë katastrofa. Nëse ndodh ndarja e Kosovës, skenari është me të vërtetë i rrezikshëm, pasi po morën serbët veriun e Kosovës, potencialisht gjithë serbët në komunat e tjera do të shkojnë në veri dhe Serbia nuk do e ketë për gjë që të shpopullojë luginën e Preshevës nga shqiptarët, pasi Kosova nuk do mund t‘i kërcënojë me reprezalje në Kosovë.

Është e domosdoshme që elita politike shqiptare të ndërgjegjësohet e të marrë përsipër përgjegjësitë që i ngarkon ky moment historik, duke kërkuar me ngulm në komunitetin ndërkombëtar, që nëse vihen në jetë standardi i homogjenizimit etnik dhe shkeljes së parimeve të Badinterit, ato të aplikohen kudo e jo vetëm në kurriz të shqiptarëve. Më së paku, në këtë situatë duhet diskutuar që në shkëmbim të komunave Zubin Potok, Zveçan, Leposaviç, trungut shqiptar t‘i bashkohen krahinat e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës. Por ç‘është më e rëndësishmja, kjo do të thotë që nëse komuniteti ndërkombëtar i jep shtetit xhelat të Ballkanit mundësinë për të bërë një bashkim etnik, atëherë edhe ne të bëjmë çmos që të rishtrohet në tryezë seriozisht ideja e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë dhe të rishikohet me këmbëngulje e ardhmja e territoreve shqiptare në Republikat e Maqedonisë dhe Malit të Zi. Nëse sërish elita politike shqiptare qëndron pasive edhe kësaj radhe, duke lejuar pa rezistencë që stabiliteti i Ballkanit të imponohet nga jashtë, sërish, pa pjesëmarrjen dhe në kurriz të kombit shqiptar, ajo ka për të mbajtur në histori një njollë të madhe tradhtie të interesave kombëtare.

Adri NURELLARI

140 ZOTAT E SHQIPERISE

Flasim për integrim në strukturat Euro- Atlantike, por kemi të njëjtën gjëndje me atë të Mitologjisë. Sipas së bijës së Zeusit, Athinasë, vetëm kur është momenti për të respektuar të vdekurit (heronjtë), njerëzit janë të vegjël për të mos respektuar ZOTAT.

Por tendenca për ndërgjegjësim, pra për detyrim veprimi, sipas historianëve të lashtësisë, ( normalisht në konceptin barbar), pasi po bazohemi tek i dyti poet  i madh i Greqisë së vjetër, SOFOKLIU, 496-406 para Krishtit, i cili siç dihet ka jetuar ndërmjet Eskilit dhe Europidit, na jepen mesazhet që jashtë çdo logjike njerëzore vijnë deri sot aktuale për Tiranën zyrtare se “I MADHI NGRIHET NË SAJE TE TE VEGJELVE”, dhe “KUSH VLERESON PARANE ME SHUME SE ATDHEUN , ESHTE NJERI I HIÇIT”.

Pra, sot në Shqipërinë politike,në versionin që u tha, korrelacioni të ngjan i njëjtë. Por, në një tjetër pamje, një analizë që përpiqet të kundrojë përtej legjendës tre mijë e ca vjeçare para Krishtit, ose pesëmijë e ca vjeçare në moshë, shikon edhe ndryeshueshmëritë mes  heronjve të AKEJVE të lashtësisë dhe POLITIKES SHQIPTARE TE NENTORIT 2008 , ose thënë troç “140 ZOTAVE QE KEMI NE PARLAMENT” që secili ka nga pak “besimtarë luftëtarë”.

Dhe ndryshimi nuk është për mirë, por për keq.

Prapë kërkon fakte ti deputet?

Atëherë hapi veshët dhe dëgjo atë që i thua ma lexo shkrimin, pasi ti nuk di mirë shkrim e këndim, pasi janë botuar disa diploma fallco dhe për këtë nuk ke faj ti, por votuesi që të çoi aty, e, sot të eshtë mbushur mëndja se je Zot.

Orakujt e Legjendave thonë se HERKULIN e helmoi Dejanira, e shoqja, e cila edhe  ajo e shpagoi me vetvrasje, (tragjedia Trakinëset), ose Kreanti pergatit vrasjen e ANTIGONËS por i vetvritet i biri Emoni si dhe gruaja Euridiqja, (tragjedia Antigona). Pra këtu ka moral. Por ju 140 Zotat e parlamentit që nuk shkuleni së andejmi edhe sikur ta dini se vdisni, jo si Heronjtë e Trojës a Babilonisë që kishin ideal , por për të ruajtur ofiqet, mund tu krahasoj me një dhelpër që futet në kotec të pulave nga një vrimë që me zor e zë, ha aq shumë sa i fryhet barku dhe vrima nuk e zë tjeter të dalë së andejmi dhe shkon e e zë i zoti i pulave aty. Por prapë mund të shkojmë përtej përrallës së La Fonten-it, se ju edhe kur ju zënë aty, ju shkon mndja të mashtroni, bëni si të vdekur sa të harrojë pak vëmëndje votuesi që t`ia hani prapë “pulat” edhe për katër vjet të tjera. Pra, keni hyrë si keni hyrë në politikë dhe nuk iu zë tashmë “vrima” të dilni. Nuk iu zë se keni vjedhur dhe keni abuzuar me besimin, se keni krijuar klane mafioze e miratuar ligje që iu bëjnë ZOTA PREJ VERTETI.

Deputeti sot përfiton 117 000 lekë të reja rrogë mujore (e ndryshueshme), vetëm telefon 13 000 lekë, e konvertuar në një rrogë mesatare të një votuesi që punon gjithë ditën, përfiton po një rrogë karburant, konkretisht 100 litra në muaj (madje e tërhiqni benzol edhe kur makinën e keni me naftë), ligji i jep shofer, sekretar dhe zyrë elektorale, përfiton dietë jo vetëm jashtë Shqipërisë, por edhe jashtë Tiranës, ka  edhe pagese komisionesh ku të gjithë jeni në të tilla, ka edhe pagesë komisionesh hetimore, ndaj dhe parlamenti gati kurrë nuk gjëndet pa të tilla,fonde për çdo grup parlamentar, ndaj dhe bashkohen tre katër parti të kundërta për të krijuar një grup, pa u zgjatur me shpenzime operative, hotele etj.etj., deri tek e “drejta” për të ecur kundër tabelave, duke fyer edhe policët e duke demonstruar autoritet para atyre që thonë “kjo është makina e deputetit”.

Gjithsesi, ju 140 “Zota” (deputetë) po e bëni votuesin të kujtojë Luftën e Trojës, ku  Agamemnoni, mbreti i Mikenës dhe vëlla i Menelaut, mbretit të Spartës dhe Pirro Neoptolemi, djali i Akilit nga i cili lindi familja Molose dhe e Pirros së Epirit, Trojën e fituan me dredhi, por tradhëtria i vrau.

SOKOL PEPUSHAJ

Klinton- Obama, “gara” vazhdon!

Ne realitetin amerikan por edhe perceptimin e tij ne pjesen tjeter te globit, Sekretari I Shtetit, konsiderohet numri 2 i Shteve te Bashkuara te Amerikes. Nese nuk ka ndonje surprize te minutave te fundit (veshtire te ndodhe ne SHBA!), Hillary Clinton, do te marre pikërisht kete post ne administraten e re “Obama” pas 20 janarit 2009, kur do te kryhet edhe ceremonia zyrtare e kalimit te pushtetit ne vendin me te fuqishem te botes. Natyrisht, eshte nje tjeter leksion qe vjen nga SHBA-te per pjesen tjeter te njerezimit, pas votes se amerikane me 4 nentor 2008 qe sollin ne Shtepine e Bardhe nje afro- amerikan. Perzgjedhja e Barack Obames, presidentit te ri te SHBA-se, nuk ka qene shume e lehte, nisur nga kandidaturat qe i jane paraqitur nga stafi i tij. Mes tyre vecohen emrat e ish- kandidateve demokrate per presidencen e Shteteve te Bashkuara si John Kerry e Bill Richardson.

Nje kabinet i cili qe ne nisje, mund te konsiderohet si i kontestuar nga lëvizjet sociale te gjinise femerore, me emërimin e pritshem dhe zyrtar te Hillary Clinton, gjen nje tjeter preference ne shoqerine amerikane. Kalimi i Departamentit te Shtetit nga menaxhimi i Kondoleza Rais tek Clinton, tregon per nje vijimesi te pakten gjinore te politikes jo vetem brenda SHBA-se por edhe ne pjesen tjeter te globit.

Qenia bashkeshorte e Bill Clinton, 8 vite radhazi president i SHBA-se, madje nder me te suksesshmit e epokes moderne, eshte nje tjeter avantazh te cilin eshte nisur ta shfryzetoje Obama, por sipas gjasave do ta perdore me shume vete Hillary Clinton. “Pas cdo burri shteti te forte, eshte mendja e nje gruaje te zgjuar” eshte personifikimi qe i pershtatet mese miri Hillary Clinton, e cila duke shfrytëzuar me shume mjeshtri pozicionin e “First lady” ne presidencen Clinton, u tregua jo pak e zonja edhe si senatore, por fare eshte me e rendesishmja edhe si rivale e Obames brenda vete gjirit te demokrateve amerikane per garen e nominimit si kandidat presidencial.

Normalisht, presidenti i Shteteve te Bashkuara eshte jo vetem figura qendrore e pushtetit per kater vite, por edhe individi me peshen me te madhe specifike edhe ne zhvillimet globale. Menjehere pas tij, per nga rendesia nuk vjen figura e zv.presidentit, sic eshte tashme Joe Biden, por Sekretari Amerikan i Shtetit, ose sipas konceptit evropian, ministrja e jashtme e kabinetit qeveritar “Obama”. Nuk mund te behet fjale per kundërshti ne piketat e politikes se jashtme te SHBA-se, por dualiteti ne menaxhimin e saj nga Obama- indirekt dhe Clinton- direkt, mund te jene te dukshme.

Edhe gjate fushates se fundit presidenciale brenda Partise Demokratike, u pa qarte se Clinton eshte nje grua totalisht ndryshe, edhe nga ato qe jemi mesuar te shohim ne podiumet me te larta te skenes politike boterore. Sipas mendimit tim, eshte nje gërshetim shume interesant ne mes Margarite Thecer dhe Angjela Merkel, e sjelle ne kohet e sotme dhe me nje karizëm publike shume me te larte se dy zonjat e njohura ne skenen e politikes se përbotshme. Ajo fare vlen te vecohet tek Clinton, eshte kembengulja edhe kur nje shkalle e ndan nga deshtimi i paralajmëruar, qe ne fakt ne politiken e jashtme te cdo vendi por edhe ne diplomaci, eshte nje element jo shume pozitiv. Nderkohe, Clinton ka edhe shume cilësi te tjera, te cilat jane te natyrshme por edhe te fituara duke qene ne krah te ish- presidentit Bill. Qëndrimi i saj i pjekur, me imazhin  enje gruaje te forte qe jo vetem mbeshtet bashkëshortin por edhe e mbron nga sulmet per ceshtjen “Levinski”, i shpetuan përfundimin para kohe te mandatit Bill Clintonit.

Nga ana tjeter, gjate fushates elektorale per nominimin, jo gjithmonë opinionet e rivaleve Obama- Clinton ishin te njëjta per shume ceshtje te politikes se jashtme. Dhe ne diplomaci, nese dicka behet apo realizohet duke u proklamuar ne kancelarite e ndryshme dhe ne media, eshte shume e veshtire te ç’ behet apo te kthehet pas.

Megjithatë, përtej te gjitha ketyre fare thame me lart, Hillary Clinton tregoi me force se eshte vertete stature e “burrit te shtetit”, edhe pas humbjes ne përballjen me Obamen brenda PD-se. Mbeshtetja e saj, e bashkëshortit Bill por edhe e “fansave” te tyre, pati jo pak ndikim ne fitoren e Obames si presidenti i pare afro- amerikan ne Shtepine e Bardhe.

Eshte e sigurte se dyshja Obama- Clinton do te lene gjurme ne jeten politike dhe sociale te SHBA-se. Ne fakt e kane nisur rrugëtimin si rival ne garen presidenciale, ku rruget u ndane per nje moment, mesa duket per tu bashkuar serish ne Shtepine e Bardhe, ku rivaliteti duket i pashmangshem. Nese per Obamen eshte hyrja per here te pare ne Shtepine e Bardhe, clinton po behet gati te nise edhe 4 vite te tjera jete, pas 8 viteve te kaluara me presidentin Bill Clinton. Edhe ne kete drejtim, duket se Hillary eshte e privilegjuar, qofte edhe me ambientimin me “shtepine  e re”. Mund te thuhet pa me te voglin dyshim se me Hillary Clinton si Sekretare e Shtetit, ne shume aspekte presidenca “Obama” te pakten mund te filloje si vazhdimesi e presidences “Clinton”. Ndersa, per Hillary Clinton 4 vitet e Sekretares se Shtetit, jane nje tjeter “shkolle” dhe eksperience per rikandidimin e pashmangshem si Presidente e SHBA-se, duke shenuar pas afro- amerikanit nje tjeter risi: nje grua ne “Shtepine e Bardhe” per here te pare ne histori. Mbase koha do na jape te drejte, por duhet pritur te pakten 4 vjet te mandatit presidencial “Obama- Clinton”.

Blerti DELIJA

 

OBAMA TREGON PËR FAMILJEN E TIJ

Burri i shtetit që do të ngjitet në postin më të rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara ka bërë një rrugë të gjatë deri aty. Nëna e tij vjen nga Kansasi, ndërsa babai i Obamës ka qenë amerikan: Obama tregon: „Babai im ka qenë amerikan. Ka lindur dhe është rritur në një fshat të vogël në Kenia. Ai ka ruajtur dhitë dhe shkoi në shkollë në një kasolle llamarine. Gjyshi im ka punuar për britanikët, ka qenë kuuzhinier.“

Barak Obama lindi në 4 gusht 1961 në Honulu në shtetin federal të Havait. Prindërit e tij u njohën në universitet. Babai i Obamës u kthye në Kenia, kur Obama ishte dy vjeç. Obama jetoi së bashku me nënën disa vite në Indonezi, para se të kthehej në Havai, ku u rrit tek gjyshërit

Obama i vetëdijshëm për shanset që i ofroi Amerika

Në korrik të vitti 2004, kur me fjalimin e tij në kongresin e demokratëve në Boston u bë i njohur brenda natës, Obama tha: „Unë jam sot para jush këtu dhe jam mirnëjohës për trashëgiminë timë kulturore të pasur. Jam i ndërgjegjshëm se ëndrrat e prindërve të mi, do të vazhdojn ëtë jetojnë tek dy vajzat  e mia të mrekullueshme. Unë jam këtu dhe e di se jeta imë është pjesë e rëndësishme e historisë amerikane. Në asnjë vend tjetër në botë, jeta ime nuk do të kishte marrë këtë udhë.“

Karrierë e menjëhershme

Pasi Barak Obama studioi juridik në Nju Jork në universitetin e njohur Harvard. Disa vite ai punoi si punonjës social në Çikago, para se të futej në politikë në vitin 1996. Ngjitja e Obamës ka qenë e menjëhershme. Vetëm 8 vite më vonë në vitin 2004 ai kandidoi për një vend në senat për shtetin federal, Ilionis- dhe kjo me sukses. Ka qenë viti i fjalimit të njohur të tij, fjalimi i Bostonit. Në këtë fjalim Obama tërhoqi vëmendjen me apelin e tij për bashkim:

„Amerika nuk është e ndarë në një Amerikë liberale dhe konservative, ekzsitojnë vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk ka Amerikë të bardhë dhe Amerikë me ngjyrë, Amerikë  të latinove, të aziatikëve, ekzistojnë vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës.“

Pas kësaj çdo gjë u zhvillua me shpejtësi. Miq të Obamës e bindën të paraqesë kandidaturën për zgjedhjet presidenciale 2008. Kandidatura e tij u shpall në 10 shkurt 2007 në Illinois. Ky vend nuk u zgjodh rastësisht. Abraham Linkol kishte mbajtur në Springfeld një nga fjalimet më të njohura të tij, ai kishte paralajmëruar në vitin 1858 për një komb të ndarë nga skllavëria.

Barak Obama ishte i vetëdijshëm se dobësia  e tij ishte mungesa e përvojës. Në Springfeld ai tha: „E di se nuk kisha shumë kohë të njihja strukturat e pushtetit në Uashington. Por kam kaluar aq kohë sa ta di se Uashingtoni do ndryshuar.“

Motoja e fushatës së tij zgjedhore ishte „change.“ Me këtë ai preku një nerv të amerikanëve, dhe që me zgjedhjet e para në Iwoa arriti një fitore të papritur. Pastaj erdhi dështimi në Nju Hampshire. Obama futi një tjetër slogan në fushatën e tij – shpresë.

Tanimë Obama ja doli mbanë. Mbetet që ai të tregojë se ai është vërtet në gjendje të fusë ndryshimin në politikë. Obama ka premtuar se Shtetet e Bashkuara duhet të respektohen sërish në botë. Ai do t’i japë fund luftës në Irak, të nxjerrë vendin nga kriza ekonomike, të hapë më shumë vende pune, dhe të ndihmojë që më shumë amerikanë të arrijnë të kenë sigurim shëndetësor.

Zgjedhja e presidentit të parë amerikan me ngjyrë  është edhe një sinjal për kapërcimin e hendekut mes të bardhëve dhe të zinjve në Amerikë. Megjithatë ende afroamerikanët kanë të ardhura më të ulëta, dhe arsimim më të keq. Edhe për këtë Obama ka premtuar. „Kam bindjen e plotë, një bindje që bazohet tek besimi në zotin dhe popullin amerikan, që ne mund ta lemë pas të kaluarën tonë raciste, po qe se punojmë së bashku. Kjo është rruga e vetme për ta bashkuar vendin tonë.“

CHRISTINA BERGMANN

 

 

“Kod zgjedhor” per Partine Socialiste?

Ne fakt, akoma nuk eshte e mundur te kemi ne dore nje “kod zgjedhor” përfundimtar te printuar. Natyrshem, fuqia e tij ligjore ose hyrja ne fuqi behet vetem pasi ta dekretoje presidenti i Republikes Bamir Topi, nese do ta beje nje veprim te tille. Perflitet se pikërisht garancite qe dha kreu i shtetit nper rikthim ne Kuvend te këtij kodi, detyruan 10 deputetet te ndërpresin greve e urise. Ngjarja duket jo shume “probabel” te ndodhe, nisur nga fakti se 112 deputete nder 140 votuan pro kodit, i cili per nje fakt te pakten, do te mbetet ne histori, pavarësisht jetegjatesise se tij te dyshimte si deri me tani: per te penguar miratimin e disa neneve te tij, 10 deputete u futen ne rrugëtimin e vetëflijimit permes greves se urise!

Qe ne krye te heres, nje nga “patriarket” e përllogaritjeve te impekteve qe kane ligje te tilla zgjedhore, Kastriot Islami, thuajse publikisht u shpreh se “eshte nje kod qe favorizon partite e medha” dhe natyrshem pas këtij postulati, duket se fshihet nje skeme e mirestudiuar nga PS-ja, per te “kthyer ujin e pushtetit” politik ne “kopshtin” e saj ne zgjedhjet e vitit 2009. Mesa duket, per nje arsye apo tjeter, PD-ja u detyrua te ndiqte “ison” e forces me te madhe opozitare.

Nuk eshte sekret fakti se sistemi zgjedhor i implementuar, qe na fakt ne shume raste trumbetohet edhe si ndryshim i sistemit politik ne Shqiperi, ishte propozim i mbështetur fuqishem deri ne imponim i Partise Socialiste. “Sistemi spanjoll” i implementuar, ne pamje te pare jep idene se krijon kushte te barabarta per dy subjektet e medha, ndersa subjektet e vogla, mund te përmblidhen ne nje togfjalësh “Zoti i ruajte”! Pragu elektoral rajonal, nese qendron jashte koalicioneve te medha te perbera qe kane si boshte PS-ne ose PD-ne, eshte nje kapërcyell i pakalueshem per partite e vogla, por edhe per subjekte te bashkuara ne koalicione “liliputesh”. Vetem ne disa rajone apo qarqe, me shume preferencat per individe si Meta apo edhe Koci, mund te dergojne ne Kuvend disa deputete. Ne rajone te tjera, beteja eshte e pabarabarte, por edhe e pandershme teksa votat do te numërohen nga dy partite e medha, te cilat natyrisht pretendojne marrjen e pushtetit, por edhe lidershipin opozitar, qe koha tregoi se nuk eshte krejt i parendesishem. Shembulli konkret, kodi zgjedhor qe sapo u miratua.

Po ti hedhesh nje sy ndarjes se numrit te deputeteve sipas qarqeve, verehet qarte se teorikisht ose ne leter, favorizohet Partia Socialiste. Kater qarqet “e Veriut” perkatesisht Shkodra, Kukesi, Lezha dhe Dibra, se bashku kane gjithsej 28 deputete ku qytetit me te madh verior i kane përcaktuar 11 deputete. Po te kalojme ne Shqiperine  e Mesme, qarqet e Tiranes, Durresit dhe Elbasanit kane se bashku 59 deputete. Qarqet e tjera, te cilat po i konsiderojme si qarqet e “Jugut” dhe perkatesisht Fieri, Berati, Korca, Gjirokastar dhe Vlora, se bashku do te “prodhojne” 53 deputete.

Nese do te fillojme arsyetimin me tezen e “bastioneve” historike, mund te thuhet pa frike se Partia Socialiste eshte e favorizuar nga kjo ndarje, e cila ne pamje te pare, eshte e drejte bazuar ne nje numer te barabarte banoresh per cdo deputet, rreth 30 mije. Me kete përllogaritje, popullsia e Shqiperise eshte rreth 4.265.000 banore.

Nje peshe jo te vogel do te kete ne kete përllogaritje edhe numri i emigranteve. Eshte e qarte se pjesa qendrore por me shume ajo jugore e vendit, kane nje fluks emigracioni me te larte se pjesa tjeter e vendit tone. Automatikisht mund te deduktohet se numri faktik i banoreve per qarqet e jugut, eshte me i vogel se qarqet e veriut. Qe do te thote, se numri total i votave qe do ta marrin subjektet ne jugun e Vendit, do te jete jo ne proporcion te drejte me ndarjen e 30 mije banore per nje deputet. E thene ndryshe, deputetet nga qarqet e Jugut do te shkojne ne Kuvend, sipas gjasave, me me pak vota partie se ata ne Veriun e vendit apo edhe ne Shqiperine qendrore. Ne kete pike, “teoria e bastioneve” eshte nje favorizim i hapur per Partine Socialiste.

Nga ana tjeter, pjesa me e madhe e emigracionit shqiptar eshte përqendruar ne Greqi, natyrisht ne mase nga banore te pjeses jugore te vendit. Edhe ne rast deshire per te votuar, kthimi i tyre ne atdhe eshte shume me i thjeshte (per te mos thene i organizuar!) se sa nga Italia, ku pervec te tjerave, duhet kapërcyer edhe nje det. E nuk duhet harruar, qe pjesa me e madhe e emigranteve veriore, jetojne e punojne pikërisht ne kete vend apo edhe ne hapësira te tjera te BE-se, ne nje distance edhe me te madhe nga Shqiperia. Ia vlen te permendet se nese zgjedhjet do te zhvillohen brenda muajit qershor 2009 (sic e ka pranuar edhe kryeministri Berisha), emigrantet tone nga Greqia e kane shume me te thjeshte te kthehen duke siguruar “lejen” e pronareve, teksa te tjeret nga Italia apo vende te tjera te BE-se, e kane thuajse te pamundur pasi pushimet  e veres jane te përqendruara ne muajin gusht!

Duke vijuar arsyetimin me teorine e “bastioneve”, zonat e Jugut jane te favorizuara edhe nga nje tjeter element i përcaktuar ne kodin zgjedhor. Mjeti i vetem i votimit, i njohur zyrtarisht per zgjedhjet e 2009- es, do te jete pasaporta nderkombetare. Natyrshem, me kete dokument, per shume arsye edhe ekonomike, jane te pajisur me shume banoret ne Jugun e vendit se ata ne Veri. Kur pajisja e shtetasve ne kohen e duhur me karta identiteti, duke perhere e me shume nje sipërmarrje e pamundur, eshte kjo nje tjeter pengese per te shprehur preferencen politike permes votes.

Ne pjesen dërrmuese te rajoneve te vendit tone, popullsia eshte e përqendruar brenda apo edhe përreth qendrave te medha urbane. Kjo do te thote se numri me i madh i banoreve, rrjedhimisht edhe i zgjedhesve, eshte ne qytetet e Qarqeve. Duke marre si test zgjedhjet me te fundit vendore, ato te vitit 2007, Partia Socialiste ka marre mbështetjen me te madhe nga elektorati pikërisht ne “metropolet” e medha te vendit si Tirana, durresi, Elbasani, Fieri, Vlora, Korca etj. Nga ana tjeter, votat e njesive te tjera vendore, do te numërohen se bashku me ato te bashkive “ne nje thes” te madh dhe pasi “te përzihen”, natyrshem pesha e tyre zvogleohet, duke bere qe rezultantja e tyre te jete serish ne favor te Partise Socialiste. P.sh, me kodin e vjeter zgjedhor, nese nje zone elektorale perbehej nga 4 komuna, prej te cilave ne nje kishte fituar PS-ja dhe ne 3 te tjera PD-ja, probabiliteti me i madh do te ishte qe deputeti i zgjedhur te kishte ngjyren “blu”. Ky rregull tashme nuk ka me peshe, pikërisht mbështetur ne sa thame me lart. Kesaj logjike i duhet shtuar edhe fakti tjeter qe, ashtu si ne Shkoder, pavarësisht se ne komuna zyrtarisht ka nje numer te konsiderueshem zgjedhesisht per pushtetin vendor, pjesa me e madhe e tyre banojne ne qytet. Fenomeni eshte i njejte edhe me zonat e tjera rurale te vendit dhe meqe “premtohet” se askush nuk mund te votoje dy here me kete kod, sa thame me lart, kthehet thuajse ne “aksiome”.

“Lider, program, ekip” eshte gjetja me e re ne politiken shqiptare, per te mbështetur kete kod te shume kontestuar te pakten nga pjesa dërrmuese e partive parlamentare. Per programet, thuajse eshte e kote te diskutohet, pasi jane te njëjta “pika te forta e jetike”, qe nga nje parti ne tjetren, ndryshojne vetem nga renditja e problematikave. Persa i takon lidereve: Berisha dhe Rama, eshte nje gare e vertete per te përcaktuar se cili vepron me “dore me te hekurt” brenda partise respektove por edhe ne qeverine e sotme apo ate te se nesërmes. Sipas gjasave, Berisha mund te beje disa “eliminime” te deputeteve aktuale nga vendet e para te sigurta te listave rajonale, por do te ruaje berthamen apo “garden e vjeter” dhe besnike. Qofte ne gjykimin pozitiv por edhe negativ te këtij qëndrimi te pritshem, mund te rezultojë “boomerang” qe bazohet ne impaktin e individëve- deputete te veçante me zonat e tyre njeemerore, por edhe te ministrave- deputete gjate 4 viteve te mandatit qeverises. E njëjta gje mund te thuhet edhe per Ramen, i cili paraqitet me radikal, nisur nga fakti i rreshtimit te “gardes se vjeter” ne zonen “gri” te listave rajonale, duke vendosur ne krye emra te rinj, te ardhur pergjithesisht nga ish- “Mjaft” apo edhe Shoqeria Civile. Qenia ne opozite e PS-se, e minimizon pak efektin “boomerang” te elektoratit, por rrezikohet nga “te vetet” e pakënaqur, te cileve gjithsesi, u ka premtuar pjese nga “torta e pushtetit” qe mund te ndahet ne vitin 2009. Duke përllogaritur edhe ate qe konsiderohet “konsumim nga pushteti”, me force qe i jep lidereve kodi zgjedhor, duket se serish me e favorizuar eshte Partia Socialiste nga ligji elektoral.

Persa i takon “ekipeve”, pjese e trinomit te ri te politikes shqiptare, Berisha vazhdon ti besoje specialisteve- partiake, madje te zgjedhur ne strukturat e larta te PD-se. Edhe KOP-istet tashme jane bere pjese e strukturave te larta, teksa Rama ka ndryshuar strategji permes “Bordeve te Dialogut me Shoqerine”, te cilat nuk jane asgje tjeter perverse nje “KOP” socialist ne prag te zgjedhjeve te vitit 2009. Nisur nga “dora e lire” ne përcaktimin e listave rajonale qe iu jep kodi zgjedhor, serish impakti qe mund te kete “ekipi” i Rames ne elektorat me njerëz te diplomuar jashte, me reputacion si “shoqeri civile”, mund te jete me pozitiv se “ekipi” qe te pakten tani per tani ka Berisha, te cilin nuk ka njoftuar se do ta ndryshoje ndjeshem.

Edhe përbrenda vete “te majtes” dhe “te djathtes”, PS-ja eshte me e favorizuar se PD-ja. Tradicionalisht, koha ka treguar se me “injektime” te vogla, elektorati i majte eshte me i prirur “te mos e coje voten dem” duke ia dhene subjekteve te tjera te majta qe e kane te veshtire te kalojne pragjet e pakalueshme elektorale ne shume qarqe te vendit. Ne momentin e fundit, me kete logjike, shume përrenj votash do ti bashkohen lumit te PS-se. Nga krahu tjeter, te gjitha subjektet qe do te mbesin jashte koalicionit te perbere te drejtuar nga PD-ja, do te votojne alternativat e tyre te djathta, duke bere qe shume vota te vlefshme te sherbejne thjeshte per te plotësuar presjet dhjetore, mbase te PS-se apo edhe te ndonje koalicioni tjeter te majte, i cili eshte me prane kristalizimit se nje koalicion tjeter i vogel i djathte.

Ne pamje te pare, duket se Berisha “ka rene” ne gracken e Rames permes miratimit te këtij kodi zgjedhor. Eshte disi e pamundur qe “patriarku” i vetem i politikes shqiptare te rreth 18- viteve, te mos kete bere llogarite e veta. Vetem nese edhe ne Shqiperi, sic ndodh ne SHBA apo edhe ne Itali se fundmi, te vendoset skema e rotacionit te pushtetit vetem tek njera apo tjetra force politike: PD dhe PS!

Blerti DELIJA

 

Piaca moderne e Shkodrës e fillim shek  XX po shndrrohet në Sokak të kalldrëmizuar me gur Zall Kiri në fillim të shek XXI!

Rrugë këmbësore me parametra moderne evropiane apo sokak me parametra mesjetar?!

Në vitin 1917, me dekovil Shkodër-Shëngjin, me lumin Buna të thelluar me dragë për hyrjen e anijeve të mesme, në vitin 2008 me kalldrëm Zall Kiri me thye këmbët në “rrugën këmbësore demokrate”…

Ministri ynë i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, z. Ylli Pango, “nuk e sheh” se rruga Piaca e Shkodrës, është duke u ç’tjetërsuar nga origjinaliteti historik i saj! Ministri “nuk  ka njohuri” se, vetëm brenda një viti 1916-1917, Shkodra dhe vetë Piaca u lidhën me dekovil me portin e Shën Gjinit dhe se po brenda një viti edhe lumi Buna ishte thelluar me një dragë, sa për të kaluar edhe një flotilje e tërë e kapacitetit të mesëm.

-Ua, ç’flet o, ku e sheh se po e ç’tjetërsojmë? Po ne për të mirë po mundohemi, e di ti se sa e ka koston kjo rrugë? Ç’dekovil o, nuk kam njohuri… Nuk kam marrë asnjë Peticion o, për nder… vërejtjet, shqetësimet e kërkesat e tuaja do të dëgjohen…

-A mund t’i hidhni një sy brenda ndërtesave në Piacë, z. Ministër dhe të shihni hukubet me sy?

-Sot kemi erdhur për të shëkuar rrugën, por do investojmë edhe për restaurimin e brendëshëm dhe të çative të ndërtesave të Piacës…

Ministri ynë dhe bashkiakët nostalgjikë demokratë dijnë vetëm… të bëjnë sokakë të kohës së Muhaseres… duan ta ç’tjetërsojnë me çdo kusht Piacën si dikur diktatori Enver Hoxha që dha urdhër për ta shndrruar si Muzeumi Kombëtar Etnografik…

Sikur një buldozer dhe një brigatë të kishte punuar përgjatë kohës socialiste ose edhe përgjatë kohës së demokracisë, Shkodra do e kishte trasenë e hapur për një degë rruge moderne që duhej ta lidhte me Kosovën.  Sikur një dragë, të kishte punuar me kohë, Shkodra aktualisht do e shihte veten e saj të lidhur me detin Adriatik. Dhe pse të mos ketë Shkodra edhe aeroport civil, si Gjadrin bie fjala?!

Në fondin e Marubit ka një foto, me një dragë austriake që thellon lumin Buna dhe nga deti deri në liqen ishte futur një flotilje e tërë e tonazhit të mesëm, një punë e kryer kjo vetëm për një vit dhe e imagjinoni në vitin 1917! Dhe mos harroni, se sidomos përgjatë demokracisë nga demokratët tanë është luajtur teatro e kullotur majmë me këtë temë…

Por, në vend që Shkodra moderne t’i paraprjë kësaj prespektive, të projektojë portin  aty te Ura e Bunës, bashkiakët tanë me shumë nostalgji, po aty duke ia zënë edhe frymën vendit, na ringjallën një ish Bexhisten të rrënuar e të ngrënë têje me kohë. Dhe këtë “Bexhistenin e Ri” restauratorët e bëjnë “modern me beton, me mermer, me pllaka spanjolle e me vetrata duralumini”! Këtu nuk ka pasur fare rëndësi ç’tjetërsimi në inversin modern, sepse e kishin llogaritur që dyqanet do t’i shisnin majm… Dhe ky Bexhisteni i reklamuar kaq me të madhe, realisht e faktikisht nuk ka funksionuar e as nuk është futur fare në efiçencë. Një lloj Panairi, një shirit ca llafe Berishe e ec matanë… Pra janë para të shpenzuara kot e të hedhura në erë! Këta realisht se ia kanë hedhur “luan-qenushit të Shkodrës një kockë në gojë që të lëpihet me të”!

Dhe ndërkohë ja edhe paradoksi tjetër, po këta  bashkiakët nostalgjikë, na risjellin mesjetën në Piacën moderne të fund shekullit XIX-fillim shek XX, me kalldrëm Zall Kiri dhe me stola për tavull… Emri “Piaca e Shkodrës” iu ngjit qëndrës së Shkodrës dhe rrugës në dy krahët, në kujtim të ish Piacës mesjetare që ishte te kështjella, nga borgjezia përparimtare tregëtare e industrialiste, pra kjo rrugë kishte në origjinë progresin. Tashti të ç’tjetërsosh qendrën dhe pjesën tjetër dhe të pretendosh “ta ruash në identitet”, dmth ta ç’tjetërsosh në ç’identitet një bisht Piace, realisht kësaj i thonë regres. Por, ne kemi Projektin e mrekullueshëm të  ing. ZeF Çunit, kemi fondin…  nuk do t’i pengojmë veturat e qytetarëve, punën e tyre, zjarrfikësen, ambulancat… për dy muaj në fund të shtatorit mbaron rruga pedonale me parametra evropianë…  (Ka zëra që thonë se një person deklaron tashti se ashtu i kemi thënë sa për të larë gojën, se…  Po akoma si ka hyrë uji brenda nëpër dyqane, hall i fortë se është ngritur niveli…  kujt i bahet vonë për cilësinë e dobët e se kanali i ujrave të bardha ka dalë dredha-dredha… Projekti dhe Fondi u realizua…)

AGRON LUKA

 

“MRIKA”, 50- VJETORI I OPERAS SE PARE SHQIPTARE

Aktivitete te larmishme ne qytetin e Shkodres, vendlindje e autorit Prenke Jakova

Ne patronazhin e kryetarit te Bashkise Shkoder, Lorenc Luka do te festohet me nje seri aktivitetesh 50- vjetori i operas se pare shqiptare “Mrika” me autor bashkeqyterin tone te madh Prenke Jakova. Menaxhuese e te gjitha aktiviteteve te larmishme eshte Shoqata Kulturore- Artistike “Prenke Jakova”, ndersa grupi organizativ perbehet nga Gjon Shllaku- president i Shoqates “Prenke Jakova”; Ridvan Karakaci- muzikolog dhe violinisti i mirenjohur Lorenc Radovani.

Nga data 1 deri me 6 dhjetor, qyteti i Shkodres do te jete epiqender e kultures shqiptare, ne ate fare mund te konsiderohet si evenimenti me i rendesishem kulturor i vitit, përkujtimi i 50- vjetorit te venies ne skene te “Mrikes”, opera e pare shqiptare. Dite pas dite, jane parashikur dhjetra aktivitete, te cilat per teleshikuesit do te përcillen nga TV1 Channel, i cili ka ekskluzivitetin televiziv te pasqyrimit te plote te te gjitha veprimtarive. Ajo fare e ben te veçante kete aktivitet, eshte grumbullimi edhe nje here i rreth 30 pjesmarresve ne premieren e para 50 viteve, ndersa TV1 Channel do te pasqyroje te gjitha evenimentet, duke transformuar per nje jave programacionin e tij te perditshem. Nuk do te mungojne as emrat me te njohur te instrumentisteve shqiptare, brenda dhe jashte vendit, ata qe kane ndikuar te ngrihet perhere e me lart muzika shqiptare edhe ne skenat me prestixhoze te globit.

Ne naten e fundit, 6 dhjetor 2008, ne teatrin “Migjeni” pritet te jene te pranishem te gjitha autoritetet me te larta te vendit, si presidenti i Republikes Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e shume figura te njohura te jetes publike ne Shqiperi.

Prenke Jakova per operen “Mrika”

Pavaresisht se nuk jeton me, kompozitori i mirënjohur Prenke Jakova, eshte i gjalle me kujtimet e tij per kete veper te pare ne vendin tone. Te gjitha informacionet tashme, jane hedhur me shume kujdes nga organizatoret ne faqen e internetit www.operamrika.com, ku cdokush i interesuar mund te gjeje ate cfare kërkon ne lidhje me kete ngjarje te shenuar ne kulturen shqiptare. Pikerisht, duke lundruar ne kete hapesire te arritshme nga e gjithe bota, ne kemi shkëputur nje ekstrakt shume te shkurter te asaj qe ka arritur te na sjelle permes kujtimeve shume vite me pare, i madhi Prenke Jakova: “Besimi i madh qe kishin shoket ne aftesite e mia dhe deshira per te pasuruar repertorin e muzikes shqiptare me vepra te gjinive te larta muzikore, me shtyri qe ne korrikun e vitit 1956 ti hyj punes per kompozimin e operes «Mrika», libret me 80 faqe te shkruar nga poeti Llazar Siliqi dhe ta perfundoj ne muajin tetor te vitit 1957. Per te shkruar kete veper isha njohur me folklorin e pasur te muzikes sone popullore dhe kete ngjyre u perpoqa ti jap gjithe personazheve dhe te gjithe momenteve lirike dhe dramatike, sepse vetem ne kete menyre do t’i sherbejshe artit tone popullor. Ariet, duetet, koralet e ndryshme qe i degjuan qe ne fillim shoket e mi kompozitore, shkrimtare dhe interpretues, me siguruan qe punen e kisha nisur mire dhe me inkurajuan te vazhdoj me besim te plole se vepra do te dali mire. Per t’ja arritur realizimit te vepres, kisha punuar me kohe per forcimin e orkestres sinfonike, solisteve dhe te korit. Nje entuziazem i papershkruar perfshiu te gjithe amatoret e muzikes me 2 maj te vitit 1958, kur u inaugurua fillimi i punes per venien ne skene te operes se pare shqiptare «Mrika». Amatoret bejne mrekullina, ata kane dicka qe nuk e kane profesionistet, sidomos ne qytetin tone qe ka tradita ne art e kulture. Une kisha besim tek ata. Suksesi i madh qe pati premiera me 1 dhjetor 1958 kurorezoi punen e tyre te palodhur. Jam shume i kenaqur per punen e palodhur dhe interpretimin e mire te te gjithe ekzekutuesve, qe prej solisteve, korit, regjise, koncert-maestrave, teknikeve, etj. Falenderoj nga zemra ndihmen e pakursyer te Teatrit te Operes e Balelit, artistin Kristaq Antoniu, pedagogen e zerit Shpresa Nishani dhe baletmaestrin Xhemil Simixhiu, te cilet dhane kontributin e tyre pa asnje rezerve.”

Premiera e para 50 viteve

–  Per te krijuar kete veper skenike me vlera te medha kombetare, kompozitori e filloi punen ne muajin korrik te vitit l956 dhe e perfundoi ne muajin tetot te vitit l958.

–  Puna per venien ne skene te vepres  filloi me 2  maj l958.

–  Premiera u dha me l dhjetor l958.

–  Vepra u drejtua nga vete autori.

–  Rregjizor i kesaj vepre ishte Andrea Skanjeti.

–  Opera u shfaq ne Shkoder l8 here.

–  Opera “Mrika” u shfaq ne Tirane per te paren here ne muajin shkurt l959, interpretuar nga trupa e Shtepise se Kultures Shkoder.

–  Interpretueset e para te Mrikes ne Shkoder ishin Klotilda Shantoja, Florinda Gjergji-  Interpretuesja e pare e Mrikes ne T.O.B ishte Marie Kraja.

–  Opera “Mrika” u interpretuar per here te pare nga trupa e TOB-se ne muajin nentor l959.

–  Opera “Mrika” ne  T.O.B. pati kater rivenie, l966, l968, l975 dhe l989.

–  Nga viti l966 opera “Mrika”  u shfaq ne variant te reduktuar, nga kater ne tre akte.

–  Ne vitin l983 nxenesit dhe pedagoget e shkolles artistike kombetare “Prenke Jakova” ne Shkoder vune ne skene aktin e pare te operas.

Kalendari i aktiviteteve Shkoder 1 – 6 dhjetor 2008

E hene date 1 dhjetor 2008

Ora 18.00 konference shtypi nga organizatoret dhe protagonistet e pervjetorit

E marte date 2 dhjetor 2008

Ora 17.00 koncert i ansamblit te harqeve “Classic Sound’s” – Shkoder, pregatitur dhe drejtuar nga Anton Kaftalli

E merkure date 3 dhjetor 2008

Ora 17 00 koncert me artiste te shquar shkodrane

E enjte date 4 dhjetor 2008

Ora 11.00 -18.00 nata e pare e edizioni 8-te te konkursi Pjeter Gaci, organizuar nga qendra kulturore “Pjeter Gaci” Shkoder

Ora 18.00 ne sallen e bibliotekes “Marin Barleti” Shkoder jepet koncert me artiste te ftuar.

E premte date 5 dhjetor 2008

Ora 17.30 – 19.00 nata e dyte e edizioni 8-te te konkursi Pjeter Gaci, organizuar nga qendra kulturore “Pjeter Gaci” Shkoder

E shtunde date 6 dhjetor 2008

Ora 17.00 banda e qytetit Shkoder

Ora 18.00 koncerti jubilar ne sallen e Teatrit “Migjeni”

Esmeralda DELIJA

 

Kërcënimi: Jeta e një nëne dhe e të birit në rrezik nga një pengmarrje e dhunshme!

Në vendin tonë, siç ne të gjithë e dijmë, forca e shtetit herë pas here bie në nivele të neveritëshme dhe një masë e madhe për arësye nga më të ndryshmet, kërkojnë me të gjitha mjetet të ikin nga ky vend.

Kohët e fundit niveli i dhunës dhe i pengmarrjeve është rritur dukshëm në Shqipëri dhe në qytetin tonë në Shkodër. Në mënyrë më të veçantë po bie në sy shinjestrimi i bizneseve që merren me kambizëm të liçensuar të valutave. Rasti më i fundit skandaloz u bë publik me dhunë fizike e me grabitje të një kambisti. Dhe përsëri po e kërcënojnë rëndë fizikisht, me falimentim e me një gjobitje edhe kambistin LUAN VELCANI. Edhe më e rëndë e më e degjeneruar bëhet situata, kur zërat anonime e kanë kërcënuar me grabitjen edhe të të shoqes RAIMONDA VELCANI dhe të birit të tyre ELVIS VELCANI. Sado që opinioni i përgjithshëm qytetar i dënon fuqishëm këto dukuri të shëmtuara, kjo familie mbetet nën një kërcënim e trysni të tmerrshme, duke jetuar me frikë e duke u fshehur e strehuar ku të mundet. Po sa dhe si mund të jetohet kështu?!

FATIME KULLI 

 

“Vargjet e Lira” më 1936 nuk u ndaluan e nuk u çensuruan

Emisoni në Top Show, të Top Chanel i Alban Dudushit, “Leksione Migjeniane”, me rastin e 70 vjetorit të vdekjes së Migjenit, ditën e enjte dt.18 shtator 2008. Të ftuar në studio: Angjelina Ceka (Luarasi), prof. Adriatik Kallulli, prof. Rozeta Uçi, dhe nga Shkodra poeti Ridvan Dibra dhe poetesha Ledia Dushi. Ky emison  më ka indinjuar pa masë: në demokraci ndalohen përsëri Arshi Pipa dhe Gjovalin Luka! Mohohen kontributet e sa e sa studiuesve! Injorancë e pajustifikueshme e dy përfaqësuesve poetë shkodranë, që nuk i njohin e nuk i lexojnë as literaturat e as kontributet e Shkodrës…

 

 

 

U ndalua botimi, “Migjeni, Vepra, mbledhë dhe shpjegue nga Gjovalin Luka”, botim 1954, NSHB Tiranë!

SL E AKUZOI GJ. LUKËN “SE KISHTE PUSHTUAR 7-8 PROZAT E PABOTUEME”… NJË POLEMIKË E VJETËR E VITEVE 50-TË; POLEMIKA E RINGJALLUR E VITEVE 2003, 2005, 2006, 2008… DHE NJË AKTUALIZIM ME: ANGJELINA CEKA (LUARASI), P.S. LUARASI, D.KALOÇI, DR. M. ZEQO, I. KADARE, R. UÇI ETJ, NË TOP SHOW DHE ME “ZBULIMIN E FUNDIT” TË ELSA DEMO, “BOTIMI I NDALUAR MË 1936 EKZISTON”, SHEKULLI, 28 GUSHT 2008, F.20-21.

U ndalua botimi “Migjeni Vepra, Mbledhë dhe shpjegue nga Gjovalin Luka, 1954, botim NSHB Tiranë

S. Luarasi e akuzoi Gj. Lukën “se i kishte pushtuar 7-8 prozat e pabotueme”… Një polemikë e vjetër e viteve 1956-1957; polemika dhe debati i ringjallur me: Angjelina Ceka (Luarasi), P.S. Luarasi, D.Kaloçi, dr. M. Zeqo, I. Kadare, R. Uçi etj, në Top Show dhe me “zbulimin e fundit” të Elsa Demo, “Botimi i ndaluar më 1936 ekziston”, Shekulli, 28 gusht 2008, f. 20-21.

“Shish-mashi” dhe alibitë e Skënder Luarasit te novela “Studenti në shtëpi” dhe te vjersha “Parathania e Parathanieve

17 copë proza në një kopje-daktilografim, të mbedhura nga origjinalet e botuara të Migjenit i ruajmë edhe sot ne, nga materialet e babait. Këto 17 prozat ka qenë të botuara dhe ato kanë një vlerë për t’i krahasuar me atë të botuarat, sidomos në aspektin gjuhësor. Gj. Luka ka pasur edhe një kopje të daktilografuar të 7 prozave të pabotuara të vitit 1945 që familia Nikolla ia kishte shitur AISh, dhe atje kishte një surprizë, novela “Studenti në shtëpi” ishte po ashtu siç ishte botuar më 1953. Edhe për vjershën “Parathania e Parathanieve”, GjL ka pasur një kopje origjinale të daktilografuar dhe konkretisht kjo kopje u përdor si argument për të ndryshuar fjalën “ishull”, që e kishte botimi i 1936 dhe ai i vitit 1945, në kuptimin dhe konceptimin që del edhe nga konteksti si “idhull”, në vargun e 14-të.

Pipa shkruante: “Një studim mbi Migjenin e vetëm “Vargjeve të Lira” nuk mund të jetë i plotë, pa një studim edhe për prozat … Këto proza gjithsejt rreth njëzet e pesavet- pa njehë disa novela të cilat sot gjenden ndër duer të ndryshme, e pa njehë edhe do të tjera që mund të kenë humbë përgjithmonë … (sipërcit.) Atëhere për novelat e sigurta 17+8=25. Çfarë bëri Skënderi, ia adresoi ndonjërën tjetër kujt?! Bashkoi dy gjysma dhe ndau një novelë në dy gjysma, si përshembull në dy gjysma trumcakësh?! Hë hë…

Tashti te Korrieri, Petro S. Luarasi, jo vetëm se na rinxjerr përsëri në skenë atë “letrën-dokument të daktilografuar”, dt. 11 korrik 1953 për Zyrën e Arsimit dhe Kulturës në KQ. të PPSH, në varjantin e kopjes me letër kopjative me asnjë element sado minimal që të quhej si dokument (as minimumi i minimumeve të pa firmosur nga SL), por na sajon edhe lojra prestigjiatori se Skënderi gjoja ia kishte futur këtë letër pa protokoll poshtë derës, në zyrën e F. Gjatës! Dhe kulmi, Petroja na pohon tashti me plot gojën, edhe me një fletë të re të panjohur të librit “Ç’kam parë e ç’kam dëgjuar”, se S. Luarasi, të gjitha do t’ja bënte hallall Gjovalinit, edhe tërë materialin komplet me Vepër, me 100 faqe biografi, me foto e faksimile, por vetëm ato “200 gabimet te “Studenti në Shtëpi”, nuk do t’ia falte kurrë”, ose edhe më hollë ato “bragashat”, se ato e kishin indinjuar aq shumë sa që s’kish pyetur e s’kish ditur më se çfarë kishte bërë me letra spiunimesh… Pa le se përveç 200 gabimeve gjuhësore, GjL na e kishte lehtësuar studentin me një “omision të hequr”   nën jorgan, ku Nushi flinte bashkë me të motrën… Në fakt te kjo novelë e botuar nga GjL nuk kishte fare gabime e krahasuar me botimin e 1953 dhe me kopjen e 1945. Por, pikërisht këtu qëndronte bllof-alibia dhe mashtrimi i SL. Ai e krahasoi këtë botim me një kopje dorëshkrimore Nr. 2 të cilën Migjeni, siç pretendonte SL, e kishte redaktuar e korrigjuar edhe nga ana gjuhësore e ortografike, gjatë kohës së qëndrimit në Sanatorium, në Itali. Dhe këtë “zbulim” surprizë OL (Nikolla) dhe SL e kishin absolutisht mbajtur të fshehtë! (Kemi një studim të plotë për këto “zbulime”. AL) Të gjitha “ndryshimet”  por edhe plot trajta gjuhësore që S. Luarasi i kishte “ndrequr” vetë më 1957, si disa apostrofa t’a-ta, t’onë-tonë, hecë-ecë, shum – shumë, kumbulla – kumlla, mëdhaja – mbëdhaja, mish mash – shish – mash etj dhe këto me poshtërsinë më të madhe ia kishte faturuar GjL si “gabime gjuhësore e ortografike”! (Nëqoftëse këto “zbulime” nuk i ka bërë vetë Petroja?!) Pra Skënder Luarasi vetëm për hatrin e “Studentit në shtëpi” e paditi aq rëndë Gjovalin Lukën, kur mirëfilli e ka ditur të vërtetën. Si e bëre këtë gafë mor trashigimtar e kompetent posthum?! Si or burrë, pse se the këtë qysh në fillim te RD-ja po e ruajte te “Korrieri” …

Mirëpo autori i vërtetë i zhalavitjeve gabimeve me makinë daktilografike të të ashtuquajturave materiale për botim të SL më 1948 dhe më veçanërisht i 6-7-8 novelave-proza të gjata, ka qenë vetë Skënder Luarasi. Këtë e ka rrëfyer tash vonë dhe e ka pohuar te Korrieri, “kritiku lerar”, inxhinieri mekanik Petro S. Luarasi. Ashtu se si qëlloi, që ato kohë Skënderi kur shkruante për të dashurin Migjen dhe për Shkodrën dashnoren, seç i hypte një të nxehtë e një mall sa, që pinte nja dy-tre shishe verë Malaga e Bordoje, zakon që i kish ngelur qysh nga Spanja kur i vriteshin shokët ndër duar dhe nga ajo Fusha e Përqëndrimit në Francë, kur dëgjonte luftën nacional-çlirimtare me një radio gjermane, ku mori vesh se andej nga Kolonja gjermanët kishin vrarë nja 3000 shqiptarë…

Dhe shikoni se u tha te Kritika Zyrtare 1954 se, Gj. Luka këtë novelën “Studenti në shtëpi” e kishte marrë të botuar nga botimi i 1953 dhe jo nga shkarravitjet e 1948 të S. Luarasit, megjithse Gj.L. ka pasur në dorë një kopje të daktilografuar të atyre novelave, të vitit 1945. Hajde fol tashti po deshe Petro, nxirr ndonjë fletë të re interpretuese, se ato fletët e atij Librit tënd vazhdimisht rinovohen e riinterpretohen… Do të mjaftonte vetëm një sy te botimi i vitit 1953 te “Letërsija Jonë, për të parë se ç’ke katranosur edhe ti vetë z. Petro! Shiko, po ta jap unë një citim dhe një fotokopje dhe përfundimin nxirre ti vetë: “Dy tregime të pa botuara të Migjenit, “Të çelen arkapijat” dhe “Studenti në shtëpi”. Me rastin e 15- vjetorit të vdekjes së Migjenit, botojmë dy tregime të pabotuara të nxjerrura nga origjinalet që ndodhen pranë familjes së tij. (Shën. Red.)”.  (Revista, Letërsija Jonë, Nr. 8 gusht 1953, f 16-29) Hapini sytë Petro e Angjelina: Hiqeni maskën e poshtërsisë dhe hipokrizisë! E ka kështu botimi i vitit 1953 te revista Letërsija Jonë, “i nxjerrë nga origjinalet e familjes Nikolla”! Pse nuk u tërbua zotni Skënderi më 1953?! Shko gënje tashti sa të duash o Petro shakaxhiu, te gazeta Korrieri, gënje për gjindjen e Tiranës edhe të kolonjarëve, gënje dhe përgënjeshtro sa të duash duke shfrytëzuar edhe miqtë enveristë e mehmetistë edhe Nderin e Kombit Nr. 1497, se, “Skënderi e përgënjeshtron, se u botuan me lejen e families”! Cili Skënder e përgënjeshtron ai i vdekuri, apo ti vetë?! Ashtu e ka shkruar e botuar revista “Letësija Jonë” më 1953, o trap dhe jo Gjovalin Luka dhe as Agron Luka, se aso kohe isha 4 vjeç! Kryeredaktori i redaksisë ishte Shefqet Musarai dhe bashkëpunëtori i tij ishte Dh.S.Shuteriqi…}

Tashti të merremi edhe paksa me shkencë, kritikë hulumtimore historiko-letrare migjenollogjike, se jemi në lëvizjet finale. Qysh në krye të herës, duhet të rradhisim një tog pyetjesh që janë njëkohësisht edhe çeshtje që Skënder Luarasi duhej t’i kishte sqaruar me vakt e me kohë dhe gjynah që ia besoi Petros “post mortum”, megjithse e porositi: “libri me kujtime Ç’kam parë e ç’kam dëgjuar” nuk është për t’u botuar, por i kushtohet vogëlushit Petro, kur të kem mbyllur sytë, që të dijë të orjentohet për të atin kur të rritet…” Atëhere: Me çfarë fakti e vërteton Petro Luarasi se, i gjith materiali migjenian poezi e prozë dhe 100 fletët biografi ishin daktilografuar më 1948, me shpejtësi të madhe me shumë gabime ortografike, gabime fjalësh dhe daktilografimi etj?! Sa km/orë ishte shpejtësia dhe ç’rrol luajti këtu rastësia?! Kishte kopje të tjera daktilografike me fletë kopjative nga të 1948, apo jo?! Pse nuk i nxorët asnjëherë, aso kohe?! Si e kishte paraqitjen “Studenti në shtëpi” më 1948, si të botimit të 1953 apo si të botimit të 1957, ku SL deklarohej: “e botojmë t plotësuar e të korrektuar me material fare të panjohur gjer tani, dhe e shtypim të gjithë pas një krahasimi të imtë me dorëshkrimet origjinale, pasi botimi i tretë i GjL ka shumë gabime…”?! (Bot. i 1957, f 55) Shiheni paradoksin: A thua GjL duhej të ishte parashikues fallxhor që ta dinte se si ishte materiali i panjohur në Sëndykun e Nikollajve?! Po qysh dekani i fakultetit të migjenologjisë, nuk ia dha shkencës shqiptare asnjëherë, as si faksimile, ato manoskritet me laps, “origjinale të origjinalit, i e origjinalit”?! A thua i ka M. Zequa, në MHK?! Po si nuk e konstatoi Luarasi, aq i rrahur me vaj e me uthull, hilenë e Shuteriqit, qysh më përpara, por vajti e u mbyt në një lugë ujë, te Shuteriqi a te komitetarët, me me një thes letrash të shkarravitura me shpejtësi?! Po, a nuk kishte dashur t’i botonte Skënderi ato letra me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së Migjenit?! Ishte vetë S. Luarasi daktilografisti, ishte teto Ollga e Nikollaitëve, apo kishin pajtuar ndonjë bakall?! Atë “shkurtesën” që e përmend Shuteriqi, si psh atë episodin me vëlla e motër, nën jorgan te “Studenti në shtëpi”, Skënderi e kishte bërë apo daktilografisti?! (Apo  Zyra e Kulturës dhe Arsimit edhe e Çensurës në KQ të PPSH, aty ku SL e përgojoi disa herë GjL?)

Po pse pretendojnë Skënder Luarasi, Petrua dhe Angjelina e madje edhe M. Zeqo, se edhe ajo biografija me 100 faqe është identike me atë të 1956/1957-1961?! Themi kështu se nga biografija 1956-1957, me 43 faqe, po të heqim pjesët që zë me citime Andrea Stefi (Corvus), i cili sigurisht se nuk kishte zë më 1948, si dhe ndonjë gjë tjetër, atëhere ç’mbetej nga 100 faqet e 1948?! Le pastaj se çfarë mund të kishte përrallisur Luarasi aso kohe dhe që i autoçensuroi dhe i zhduku vetë, sapo ra nga fiku xinxëri Xoxia i Madh, kushëriri i Luarasëve… (Nqs se i kishte shkruar ndonjëherë ato 100 faqet…)

Por, po ta pranoj unë se Gjovalini “pushtoi” materialet e Skënder Luarasit të 1948, atëhere ku do t’i çoni ju, gjithato ato male me kritika, me shpirtligësi e me lista me 500 gabime, 200 vetëm te “Studenti në shtëpi”, me 15 faqe në Ndreqie Gabimesh, me dërgesa me zarf në shtëpi, gazetë më gazetë?! Çfarë njerëzish për seri, trashamanë e cinikë paskeni qenë more?! Ju kujtuat se ju sponsorizoi Arta Dade, PS-ja dhe ish Prokuroria letrare enveriste dhe morët turr… Po a nuk ju duket, se pas pohimit e atij sqarimit fatal të Petros, te Korrieri, me të gjith llogjikën e botës del se autori e fajtori i vërtetë i tërë atyre gabimeve zhalavitjeve të leksikut migjenian etj, ka qenë vetë S. Luarasi! Apo e kishte fajin maqina mekanike daktilografike?!

Pse nuk i dërgoi S. Luarasi, edhe një fletë të daktilografuar proteste E. Hoxhës, qysh më 1948, apo më 1949, një edhe mikut të tij M. Shehut, ose Zyrës së Ankesave, Zyrës së Arsimit, Kulturës e Kontrollit pranë KQ të PPSH, për “pushtimin” e lëndës nga Dh. S. Shuteriqi dhe M.N.?! (Ç’të jetë ky anonim xhanëm, Mane Nishova a Mehmet Myftiu?!) Pse nuk i bëri ndonjë Kritikë të 1948 edhe një tjetër Kritikë të 1953, me lista me korrektime e redaktime edhe këtyre?! Nga 48-ta te 53-shi, sikur janë plot 5 vjetë dhe ndërkohë pse nuk e rikorrektoi e riredaktoi dekani Luarasi, komplet veprën postume të Migjenit?! Pse nuk i bëri një Kritikë edhe përkthimit e botimit të vjershave, prozave të Migjenit në rusisht dhe më në veçanti të vjershës “Parathania e Parathanieve” dhe prozës “Studenti në shtëpi”, në rusisht më 1954?!

Po, nga i mori Gjovalin Luka ato novela të pa botueme, normalisht do të pyesni? Gj. Luka, në SHËNIM, në bot. 1954, shkruante: “Proza të pa botueme, njihen deri tashti 7 copë. Këto janë: Puthja e Cubit, Studenti në shtëpi, Bukën tonë të përditshme falna sot…, Historija e njenës nga ato, Të çelen arkapijat, Pak poezi, N’ at anë gardhit asgja e re. Po botojmë 5 prej tyne, tue lanë jashtë: Pak poezi dhe N’at anë gardhit asgja e re, që asht lanë prej Migjenit vetëm sa e fillueme.”

Tashti të sqarojmë, “Proza të pa botueme”, quheshin këto 7 novelat, sepse nuk ishin botuar me gjalljen e Migjenit. Sigurisht si grezo që ishin, si dorë e pare, kishin disa karakteristika të ndryshme, fjalë arkaike, trajta dialektale, shenja diakritike të hundoreve karakteristike shkodrane, apostrofa, neologjizma etj, që sadokudo kërkonin edhe aso kohe njëfarë pune nga specialistë korrektorë e redaktorë në shtypshkronjat e botimit. Siç njihet në kohën e Zogut gegnishtia kishte përparësi, megjithse dialektet nuk ndaloheshin etj. Kjo gjendje vazhdoi për pak kohë edhe mbas 1944, madje gegnishtia mbijetonte edhe deri te vitet 60-të. Në vitet 50-ta veprat e Migjenit ishin botuar, pothuajse ashtu siç ishin, sepse kjo punë, simbas gjykimit të Gjovalinit, po ashtu siç edhe unifikimi i gjuhës zyrtare (jo i gjuhës letrare, se kjo është tjetër gjë), do të kryhej në të ardhmen me një pjesmarrje kolektive akademike e të specializuar. Para vitit 1954, pra para GjL, ishin botuar nja katër copë novela nga ish të pa botuarat, shto këtu edhe ato dy copët që iu lanë Skënder Luarasit, për botim e për një hetim se mos i gjente ndonjë manoskript me vazhdime etj. Por, ajo që ka “harruar” dhe që e anashkalon Angjelina Ceka (Luarasi) dhe Petro Luarasi është se 7 copë prozat e pa botueme, njiheshin edhe më përpara 1948, ato njiheshin qysh nga 1945. Familia Nikolla disa herë i ka shitur krijimtaritë e Migjenit, jo vetëm më 1945, por edhe më pas. Disa persona me kokrra i kishin lexuar dhe kishte kopje të daktilografuara, kjo është e vërteta dhe nuk është ashtu siç deklarohej S. Luarasi, se ato ishin “një sekret e monopol i vetëm Olga Nikollës”. Në letra-kujtimet e dy Luarasëve babë e bir, te Korrieri, tashti shkruhet se, “zbulimi i 7-8 copë novelave më 1948 (Olga thoshte se janë 8) bëri bujë”, por, ndërkaq ka kaluar kaq e kaq kohë dhe nuk kanë sjellë asnjë citim nga buja e shtypit të kohës!

Me sa kujtoj nga babai, “novelat e panjohura” i ka njohur edhe Arshi Pipa. (Shih, A.P., “Kujtim i Migjenit”, revista “Bota e Re”, N. 3, Tiranë, shtator 1945, f 51-52.) Dhe A. Pipa ka kontribuar edhe për botimin e “Vargjeve të Lira” edhe më 1944, në kohën e regjencës dhe jo vetëm prof. K. Cipo, siç pretendonte SL. GjL këtë e ka deklaruar në Përgjigjen e tij të vitit 1954.

Gjovalin Luka, për 7 prozat/novelat e gjata të pa botuara ka pasur një kopje nga kopjet e daktilografuara të siguruara më 1945. Gjovalini ka pasur botimin e 1936 dhe të 1944 në origjinal, ka pasur edhe një kopje tjetër të daktilografuar të 17 prozave të botuara dhe një kopje të 7 novelave të pabotuara, bazuar në kopjet e 1945, ka pasur të gjithë koleksionin e plotë, edhe të 1939 edhe të 1941 të botimit nga E. Koliqi e K. Gurakuqi…

Vijmë tashti te ajo që e përmend prof. Shuteriqi, në lidhje edhe me “ndonjë shkurtim-heqie cope të pa nevojshme”, që iu bënë materialit grezo të 7 novelave të pa botueme. Ndoshta qysh aty nga 1953, por sidomos pas Kritikës Zyrtare më 1954, thuhej se “Studenti në shtëpi”, kishte shkuar nga S. Luarasi edhe në Zyrën e Kontrollit pranë KQ të PPSH-së. S. Luarasi e komentonte atë me fjalë gojore, por ende pa i paraqitur dorëshkrimet. Shefqet Musarai dhe madje edhe Fatmir Gjata ia këshilluan SL një proces gjyqësor… Por, me atë rast u gjet si i kritikueshëm ai episodi i nën jorganit, ku fëmijët e familieve të varfëra flenin bashkërisht motra e vëllezër, nën jorganin e ngrohtë, ku puthiteshin e ku lëvizte ndonjë si gja e tretë… Kishte pasur raste ku ndodhnin edhe inçeste apo edhe si tentacione infantile, si më veçanërisht në kushte injorance e në kushte kur përziheshin edhe nga dy-tre palë fëmijë me gra të ndryshme etj. Pra nuk e hoqi Gjovalini atë pjesë, sepse kjo pjesë, siç edhe fjala “bragasha”, nuk ekzistonin te dorëshkrimi nr. 1. Nga llafollogjitë e SL, ajo pjesë u kritikua nga Zyra e Arsim-Kulturës dhe e Kontrollit në KQ të PPSH…  Gjovalinit ia ndaluan me urdhër (jo se e bëri vetë) botimin edhe të vjershës Trajtat e Mbinjeriut psh. (Te komenti “Të lindet njeriu”, f 13, Gj. Luka e citonte dhe e komentonte edhe vjershën “Trajtat e Mbinjeriut” dhe kjo nënkuptonte qartë se botimin e saj ia kishin ndaluar)

Ah, po kemi edhe ato bragashat se desh harrova. E kam sqaruar njëherë se trajta bragasha përbën një lloj shqiptimi që nuk përdoret nga shqiptarët në Shkodër, por në Vrakë e në gjuhën nashkelije. Petro, korrektonjësi e redaktonjësi i Skënder Luarasit, edhe më përpara te GSh e RD, por edhe tani te Korrieri, 23 nëntor 2005, f 29, te kolona 1, në fund e shkruan trajtën si tironçe “bregashe”. Po pse ia ndërron formën origjinale të dekan Skënder Luarasit, mor birko, a nuk i ke sytë në ball se te botimi i 1957, në f 171 shkruhet: “Hiqi bragashat”! Hiqe edhe ti maskën e derrit o Petro dhe tani rrotullohu sa të duash në një valle dervishësh me fustanellë ose po të duash vish ndonjë palë bragasha apo bregashe kolonjare…

Te një botim te “Koha Jonë”, “Universi i Migjenit, zbulime të reja” (11 maj 2006, f 10-11), dr M. Zeqo e ngre në qiell prof. S. Luarasin edhe “si dekani e si krijuesi i migjenologjisë”! (kur edhe Shuteriqi nuk i lipsej më e nuk i shkonte më për vizita të përditëshme e për kurse vizatimi me lapës…) Unë, kisha kujtuar se shpikësi i atij termit “migjenologji”, kam qenë unë, por ja që ky na paska qenë dr. Zeqo! Ndërkaq nuk besoj se i mbetet hatri mikut Zeqo, se termi “krijuesi i migjenologjis shqiptare”, mbase më mirë do i shkonte Migjenit vetë! Si dekan mbase edhe do i shkonte S. Luarasit, “medet, po të mos kish vdekur pa thënë të vërtetën”, megjithse “një sekret unë e di akoma shumë mirë”, shkruan M. Zeqo. Epo, sado që nga ana e llogjikës kjo shkon si “e ëma e Zeqos, maje thanës së thartë”, kur e di, ç’pret, thuaje! Si shije e si preferencë, babai im, po qe se ke ndonjë farë vlerësimi për të, preferonte që si dekan të ishte ndonjë njeri më i ditur e më human se SL, atë mendim kam edhe unë. Hë për hë, madje po guxoj të shtoj se kam mjaft simpati për Arshi Pipën si dekani, para Skënderit, megjithse AP e kishte pasur SL si profesor…

Ju, dr. Moikomi, i keni rënë me vare R. Elsjesë për atë ish trajtesën si origjinë sllave të families së Migjenit dhe e keni nënkuptuar edhe Arshi Pipën për atë simbiozën sllave-shqiptare, siç edhe ndonjë studiues a pseudostudiues në atë hulli. Jam dakort me ju se, nacionaliteti përcaktohet nga atësia (kom-ja fillimisht përcaktohej edhe nga feja), por ka edhe raste që përcaktohet edhe nga vetë përzgjedhja e vetdeklarimi, pas ndonjë simbioze bilinguiste etj. Por, te gjyshja malazeze, te amësia ka një problem të vockël, që e kishte deklaruar vetë Migjeni, dhe unë e kam shkruar njëherë trajtimin për pjesën e Gjovalinit, prandaj ti si detyrë morale e kishe t’i thoshje nja dy llafe haptazi. Ti edhe Kadareja, që kur erdhi te shtëpia e F. Shirokës në Shkodër, nuk gjeti temë më të rëndësishme por, xhilit e te shqiptarësia e Migjenit. Se kur i shan Kadareja serbët si të përzier me ciganë e arixhinj, apo tironsit si të përzier me turq e persianë… Aman, aman, temë me shqiptarësi sterile, se pakë sllavë, goranë, podgoriçanë, maqellarë e boshnjakë, pak aromunë, xinxër, shule, sakarakaçanë, çobanë, vllehë, llaci-facë, eflakë, pak grekër e çifutër, pak magjypë-egjiptianë, pak gabelë, pak osmanllinj e turq, ka në Shqipëri e në Kosovë!…

(vijon në numrin e ardhshëm)

AGRON LUKA

 

Toponomastika “5” – Prefektura e Kosovës (Kukësit)

Ne vijim te publikimit te vendimit historik te Qeverise se Mbreterise Shqiptare nr.753 ,date 06 korrik te vitit 1938,per shqiperimin apo pershtatjen e Toponomastikes se Shqiperise ,kesaj radhe menduam te paraqesim Toponomastiken e Prefektures se Kukesit ,qe Mbreteria vazhdonte ta quante shteterisht si Prefektura e Kosoves. Kujtojme se Mbreti Zog i Pare ,ishte shpallur si mbret i shqiptareve (1 shtator 1925) e jo mbret i Shqiperise londineze te vitit 1913,cfare tregonte se Mbreteria nuk hiqte dore kurre nga trojet e Shqiperise Etnike qe i kishte falur Zoti ,por i kishte grabitur me pa te drejte Ropi sllav i djallit , me bekimin e nje pjese te Europes plake… Ne per te mos merzitur lexuesit po publikojme vetem Toponomastiken e ndryshuar …

 

PREFEKTURA E KOSOVES

(KUKESIT)

 

ISHTE – BEHET

 

1.             Brruti – Thuperi

2.             Gostila – Gushtaj

3.             Myci – Rrasa e Lekes

4.             Dobruna – Ujmir

5.             Nikoliqi – Nikolaj

6.             Peraj – Bardhoshaj

7.             Perollaj – Lugine

8.             Vranishti – Malisht

9.             Zararishta – Trojeza

 

NENPREFEKTURA E LUMES

 

ISHTE – BEHET

 

1.             Bardhoci – Bardhoshi

2.             Pobregu – Bregu

3.             Bela – Bardhaj

4.             Borja – Lulezimi

5.             Brekinja – Brekina

6.             Carnaleva – Pyllishta

7.             Kollovozi – Kodraj

8.             Kasharicaj – Kepaj

9.             Novosej – Katundi i Ri

10.          Orcikelaj – Orcikaj

11.          Oreshka – Rreshkaj

12.          Orgjostaj – Burimaj

13.          Shtrza – Shterza

14.          Zapoti – Pikllimaj

15.          Bushtrica – Ranishte

16.          Gjegjani i Ploshtanit – Gjegjaj

17.          Kalili – Kalisi

18.          Matrani – Matrangu

19.          Ploshtani – Plotaj

20.          Arrni – Arreni

21.          Radomira – Bukuroshi

22.          Surroj – Suroj

 

NENPREFEKTURA

E MALESISE SE GJAKOVES

 

ISHTE BEHET

1.             Babina – Babaj

2.             Myhejani – Mehaj

3.             Tropoja – Trifushe

4.             Kami – Kambe

5.             Lenici – Lendishti

6.             Paci – Pasi

7.             Vladi – Fushe

8.             Zharka – Brezdaje

9.             Bratoshnica – Vllaznija

10.          Dragobija – Dragoj

11.          Grija – Gri

12.          Kocanaj – Kallishte

13.          Margegaj – Markgegaj

14.          Tepla – Pla

15.          Palca – Palci

16.          Peraj – Bjeshka

17.          Raja – Shkambi

18.          Dushaj – Dushkaj

19.          Dojane – Kuvendi

20.          Fang – Fangu i Madh

21.          Vatoc Vidric – Frangi i Vogel

22.          Resuj – Rrethi Uji

23.          Lejtize – Lejthize

24.          Viliq – Leka i Zi

25.          Radogosh – Deshire

26.          Visoc – Sukthi

27.          Mejdan – Sheshaj

28.          Papaj Ballaban – Papaj

29.          Berbat – Ranze.

 

Sic shihet ne tre njesite lokale te Prefektures se Kosoves (Kukesit), se bashku kane pasur nevoje per shqiperim apo pershtatje ne gjuhen shqipe 60 TOPONIME te ndryshme ,nga 144 te tilla te marra na analize nga komisioni e Qeveria mbreterore, gje qe po te shprehet ne perqindje ,ndryshimet toponomastike kapin shifren rreth 40% …Nje shifer kjo mjaft e larte,ku per fat te keq edhe sot nuk ka ndryshuar shume ,pasi sic kemi thene edhe heret e tjera Ky vendim historik i Mbreterise Shqiptare nuk arriti te zbatohet…deri sot.

NDUE BACAJ

 

Shpirtmadhësia e Gjergj Kastriot – Skanderbeut

(Sipas librit: “Veprat e lavdishme të Skanderbeut” – Dh. Frangu).

Për Heroin tonë Kombëtar kanë shkruar shumë autorë vendas dhe të huaj. Shkrimi të cilin do të trajtojmë ma poshtë asht marrë nga libri të cilin e kemi citue ma nalt,dhe që asht shkrue nga Dhimitër Frangu, bashkëkohës, arkëtar, ambasador, dhe mbi të gjitha, nip i Gjergj Kastriotit. Specifika e vërtetësisë së këtij libri qëndron në faktin se, ky libër asht i pari dhe ma i vërteti që asht shkrue për Kryeprincin e Arbërit, dhe, se të gjithë të tjerët piknisjen e kanë marrë nga ky autor. Vlen të falnderojmë zotin Lekë Pervizi për përkthimin me besnikëri të kësaj vepre madhore. Titulli i shkrimit asht marrë nga njeni nder kapitujt e këtij libri, duke i qendrue korekt në çdo frazë dhe çdo rresht. (M.B)

E zgjodha këtë kapitull ku evidentohet mëshira Kristiane e cila ishte e kultivueme në shpirtin e Gjergj Kastriotit, një virtyt ky, kaq i naltë dhe kaq i nevojshëm në kohët që po kalojmë. (Autori)

… “Gjergj Kastriot – (Skanderbeu), gjithnjë kishte vlerësue aftësitë, guximin dhe besnikërinë e Moisiut të Dibrës. Prandaj e donte e çmonte, duke e ba zot të shum kështjellave, vilave e  pronave dhe e kishte nderue tue i dhurue armë, kuaj, xhevahirë, veshje shum të çmueshme prej stofnash të florijtë e mëndafshi, i kishte dhanë shum pare dhe i kishte bâ favore të ndryshme. Kështu, Moisiut iu rrit mendja tue andërrue se mund të bahej ma i madh se Skanderbeu dhe aq iu rrit ambicja e lakmia sa që filloi të kurdiste në ç”mënyrë mund t”ia kalonte Skanderbeut në madhështi e lavdi. Ndër shum gjana që i shkuen nëpër mend, zgjodhi të bahet tradhëtari i Princit të tij, e pasi e vendosi këtë punë, e vuni në zbatim. Kështu shkoi e iu paraqit Sulltanit (Mehmetit), të cilit i dha me kuptue se i mjaftonte trimënia e tij për ta dbue Skanderbeun nga vendi i tij e nga gjithë Shqipnia, po t”i jepte Sulltani 15.000 turqë të zgjedhun, me konditë, që kur ta dëbonte Skanderbeun, të bahej zot i shtetit të tij, tue i pague Sulltanit çdo vit aq taksë sa të kërkonte. Kur e dëgjoi Sulltani, i pëlqeu shum ai propozim dhe ia vuni veshin me vëmendje të madhe dhe iu përgjegj se, çdo herë që do t”i mjaftonte guximi për t”ia marrë Skanderbeut shtetin e tij, por edhe jetën, e ta vriste, prandaj do ta thirrte në dyluftim publikisht. Sulltani i tha se kurdo që t”ia binte kokën e Skanderbeut do t”i jepte 100.000 dukatë e do ta bante Princ të Shtetit të tij, e nuk do t”i kërkonte asnjë taksë. I mjaftonte ta kishte të bindun, besnik dhe mik të mirë. Për ta mbajtë premtimin, Sulltani urdhënoi që të përpilohej një dokument zyrtar me të gjitha konditat e sipërpërmenduna, të firmosun nga dora e tij. Moisiu u nis me 15000 ushtarë turq, të gjithë kalorës të zgjedhun, dhe hyni nga Thrakia e Maqedonisë për të përballue Skanderbenë. Ndëkohë Skanderbeu, që e kishte marrë vesh tradhëtinë e maskarallekun e madh të Moisiut u trondit shum dhe sa nuk e humbi toruan. Kur erdhi në vehte, mblodhi menjëherë sa ma tepër ushtarë që ia lejonin koha e pakët dhe nevoja e rastit. E mori vehten, e kur bani organizimin e njerëzve të tij, i doli që kishte 10.000 luftëtarë, kalorës e kambësorë, me të cilët shkoi t”i dilte para Moisiut në fushën e Dibrës së Poshtme, ku Moisiu duhet të kalonte me ato 15.000 turqit kundër Skanderbeut. Kur arriti në atë fushë dhe papritmas e pau ushtrinë e Skanderbeut, u trondit shumë kur shikoi se ai kishte një ushtri të madhe dhe të rregullt, dhe mbeti krejt i çuditun se si Skanderbeu paskej qenë i informuem aq shpejt për tradhëtinë dhe ardhjen e tij, dhe po aq i çuditun se si kishte arritë të bashkonte aq shpejt një ushtri të tillë aq të bukur e aq të shumtë. Megjithëse ishte plot frikë, e akuzuem nga ndërgjegja e tij, tue pa se gjendej në një situatë që nuk mund të tërhiqej prapa, doli nga radhët e ushtrisë turke tue thirrë me zâ të naltë e tue ftue Skanderbeun në dyluftim, me fjalë fyese e banale. Skanderbeu, i cili nuk kishte tjetër dëshirë, veçse të ndeshej me të, iu drejtue tue thanë: “Ja, more tradhtar, ai Skanderbeu që ti po kërkon. Shpresoj se ka me të ba që ta paguejsh fajin e pabesisë e të tradhëtisë sate”. Ndërkaq disa kalorës që rrinin pranë Skanderbeut u nisën për me u ndeshë me Moisiun, por ai u bërtiti që të mos lëviznin, dhe nxiti kalin kundër tij. Kur e pa Moisiu se Princi po i hidhej sipër, e ktheu kalin dhe u fut në ushtrinë turke. Skanderbeu e ndoqi mbrapa, por ai u zhduk syve mes shumicës. Tue mendue se nuk ishte mirë të shkonte i vetëm aq përpara ku armiqtë mund ta rrethonin, u kthye te ushtria, ku vendosi menjëherë rregull dhe mbasi doli në krye të saj përballë armikut, i ftoi që ta ndiqnin, dhe kështu i ndjekun prej të gjithëve, sulmoi me aq furi dhe vrull me turqit, të cilët ishin frikësue prej ikjes së turpshme dhe poshtërsisë së Moisiut, komandantit të tyne. Ndër ta shpëtoi dhe Moisiu si një frikacak. Tue humbë shpejt kurajon e tue mendue mos kishte qenë ajo një dinakëri e Moisiut, i kapi aq shumë lemeria sa u ç”rregulluen, u pshtjelluen dhe u shpartalluen lehtësisht nga ushtria e Skanderbeut dhe u vunë në ikje, ku shumë prej tyne mbetën të vramë e pak ishin ata që shpëtuan e u kthyen në shtëpitë e tyne. Ndër ta shpëtoi dhe Moisiu, i cili paturpsisht u paraqit para Sulltanit për me u justifikue, por ky, tue e shikue vrëngët, e përbuzi dhe e talli dhe e quajti të poshtër e hiç. Moisiu e pa veten aq të trullosun dhe të dëshpëruem sa që po arrinte në aktin e fundit, as nuk sinte se si ta ndreqte atë fatkeqësi të madhe, e si mund të dilte para botës në të ardhmen, apo dhe në çdo vend tjetër, ose para kujdo qoftë Princi, që të mos njihej, mbahej dhe quhej një tradhëtar. As nuk dinte se kujt t”i drejtohej, duke e kuptue gabimin e randë e të madh që kishte bâ. Së fundi, sinqerisht i penduem, i lutej Zotit që ta mëshironte. I frymëzuem, që duhet të kishte shpresë në Të, sepse ishte pendue për fajin, e me shpresë edhe në zemërgjanësinë e bujarinë e Skanderbeut që kishte dhanë prova me persona të tjerë, të denjë për denime të randa, por që ishin pendue, dhe prandaj i kishte falë, vendosi ta linte çështjen në dorë të Skanderbeut. Kështu, i veshun si fshatar, erdhi fshehurazi në Shqipni dhe u paraqit para Skanderbeut, i gjunjëzuar dhe me një litar në qafë, tue mos pushue së kërkuemi mëshirë me lot në sy. Nga kjo pamje Skanderbeu u përmallue dhe i erdhi keq, dhe i shtymë nga mëshira me të cilën kishte falë dhe armiqtë, ia shtriu dorën dhe tue ngritë në kambë e tue qortue ambëlsisht për gabimin që kishte ba, e fali, e veshi me rroba të bukura e të çmueshme dhe e uli ma hanger bashkë me të. Në shej se e kishte falë me gjithë zemer, ia ktheu të gjitha atë që i kishte konfiskue për atë tradhëti. Tue dijtë Skanderbeu se Moisiu është shumë besnik e njeri shumë i matun dhe i gatshëm për çdo ndërmarrje të vështirë, e pranoi në mirësinë e tij, i bani shumë favore dhe e nderoi me shumë dhurata”. Cilido lexues i vëmendshëm dhe mirëdashës, mund të konstatojë se, njohja dhe rishikimi i historisë asht një domosdoshmëni. Shpirtmadhësija e Kryeprincit të Arbërit – Gjergj Kastriot – Skanderbeut duhet të vlejë si një mesazh reflektimi për ata që projektuen luftën famëkeqe të klasave, për ata të cilët rishikimin e historisë e shohin me “syzet” e diktatorit. Ky episod vlen shumë për ata shkrimtarë e kritikë që trajtojnë në shkrimet e tyne Neronin e shekullit të parë, dhe “harrojnë”neronët e shek. XX-të. Ky episod duhet t”ju vlejë të gjithë atyne që ngujojnë fëmijët për efektin (tepër negativ) të gjakmarrjes. Duhet t”ju vlejë shumë edhe atyne shkrimtarëve të rrealizmit socialist, që deshën të bajnë “humor” me Kanunin e famshëm të “Lekë Dukagjinit”. Këtyne shkrimtarëve vlen t”ju kujtoj vetëm një citat të këtij Kanuni, i cili vlerëson në kuotën ma të naltë atë që falë gjakun: “Kush falë një gjak, ka vra një Mret”. Po ta kishte lexue dhe ta kishte aplikue këtë citat diktatori, kurrë nuk do t”i kishte vra shokët e vet. Koha në të cilën po jetojmë asht e mbushun me plot peripeci, me shum diferencime mes shtresave të shoqnisë, dhe pa dyshim një element që don shumë vemendje, asht papunësia. Vrasjet mbrenda familjes vijnë si rezultat i humbjes së shpresës. Dëshpërimi asht shkalla e fundit e varfërisë që të çon në krim. “Nga vuajtja – në mjerim, nga mjerimi në dëshpërim, dhe nga dëshpërimi në krim”. Mbi të gjitha, mesazhi që na përcjell autori i Librit të naltpërmendun asht mjaft domethanës dhe kuptimplotë:

Urojmë që urrejtjen ta kthejmë në dashuri dhe faljen ta aplikojmë ashtu siç e aplikonte Heroi ynë Kombëtar i pa vdekshëm dhe i pa përsëritshmi – GJERGJ KASTRIOTI.

Dhe së fundi: Figura e GJERGJ KASTRIOTIT e dhanun në planin human dhe në shpirtmadhësinë e tij, duhet të vlejë si një “leksion” për ndërgjegjësimin e mendjeve të të gjithë atyne skeptikëve apo dashakeqëve që kanë urrejtje për Heroin tonë Kombëtar. Në të njëjtën kohë dhe një “kambanë” për veshët e “shurdhët” të atyne që akoma nuk e kanë kuptue rishikimin dhe ribamjen e historisë, si një arsye dhe domosdoshmëri.

Të gjithë atyne që duan të abuzojnë me figuren e ndritun të GjERGJ KASTRIOTIT, mund t”ju kujtoj këtë Postulat të një Arbëreshi të Madh, ku citon: “Mjer ai që nuk e njeh madhështinë e shpirtit të SKANDERBEUT, dhe nuk gjunjëzohet para këtij GJENIU.”

Duket sikur zëri i fuqishëm i tij na vjen si ushtimë e një tërmeti, që nga Gryka e Radikës, në Kështjellën e Krujës. Dhe ishte ky “tërmet” i fuqishëm që tundi themelet e Perandorisë ma të fuqishme të kohës, duke fituar 25 beteja.

Ishte pikërisht ky ushtarak Gjenial, që e ktheu Atdheun e Teutës në një mburojë të Kulturës dhe Krishtërimit Europian”.

Mark Bregu

 

Nr. 123 i gazetës në print

0
DO TA NDRYSHOJMË BOTËN

1. Amerika ka nevojë për një drejtim të ri.

2. Ne të gjithë kemi pjesë tek suksesi i njëri-tjetrit, sepse sa më shumë amerikanë të prosperojmë, aq më shumë prosperon Amerika.

3. Do të krijojmë 2 000 000 vënde të reja pune.

4. Taksa do të jetë një e treta më e ulët se nën presidentin Regan.

5. Do i jap fund luftës në Irak që të pushojmë së paguari 10 miliardë USD në muaj.

6. Do të rivëndos pozicionin tonë moral që Amerika të mbetet shpresa e fundit më e mirë në Tokë.

7. Amerika është vëndi që lejoi prindërit dhe gjyshërit tanë të besonin se edhe pse ata nuk mund të shkonin në kolegj, mund të kursenin pak para  e të shkonin në kolegj fëmijët e tyre.

8. Në Amerikë, fati ynë nuk është shkruar për ne, por është shkruar prej nesh.

 

Është një moment kyç  në histori. Kemi perballëë krizen ekonomike, më të keqen. 760 000 punëtorë  kanë humbur vëndet e punës këtë vit.Bizneset dhe familjet nuk marrin dot credi.  Vlera e shtëpive po bie dhe  pensionet po zhduken. Pagat jajanë më të ultat e dhjetëvjeçarit, në një kohë kur kostot e kujdesit shëndetsor dhe kolegjeve janë më të larta se kurrë.

Amerika ka nevojë per një drejtim të ri.

Në qoftë se ka një gjë që ne e kemi mësuar nga kjo krizë ekonomike, është që jemi zhytur të gjithë në të. Nga ECO tek aksionerët e saj, nga financierët tek punëtorët e fabrikës, ne të gjithë kemi pjesë tek suksesi i njëri-tjetrit, sepse sa më shumë amerikanë të prosperojnë, aq më shumë prosperon Amerika. Kjo është arsyeja, pse ne kemi titanë të industrisë që e kanë kthyer në mkision ti paguajnë mjaftueshëm që punonjësit e tyre të jenë në gjëndje të blejnë mallrat që ata prodhojnë – biznesmenë si Warren Buffet. Kjo është arsyeja pse pse ekonomia jonë nuk ka qënë vetëm krijuesi  i pasurisë më i madh në botë – ajo kagjeneruesi më i madh në botë per vënde pune. Ajo ka qënë dallga që ngriti varkat e klasës së mesme  më të madhe në histori.

Për të rindertuar këtë klasë të mesme, unë do t’ u ofroj një çlodhje nga taksa 95 për qind të familjeve. Nëse punoni, paguani taksa, dhe fitoni më pak se 200 000 dollarë, do të keni ulje taksash. Në qoftë se fitoni më shumë se 250 000 dollarë, sërish do të paguani taksë më të ulët se ne vitin 1990 – taksë e dividentit dhe taksë kapitali një e treta më e ulët se nën presidentin Regan.

Ne do të krijojmë 2 000 000  vënde të reja pune duke rindertuar infrastrukturen tonë dhe duke shtrirë linjat e internetit në çdo cep të vëndit.

Unë do të investoj 15 miliard dollarë në vit gjatë dekadës së ardhshme për energji të rinovueshme, vënde pune pro mjedisit që paguajnë mirë, që nuk shterojnë dhe ndihmojnë në përfundimin e varësisë tonë te nafta e Lindjes së Mesme.

Kur është fjala për shërbimin shëndetsor, nuk na duhet të zgjedhim mes një sistemi  shtetëror dhe një sistemi që s’e paguajmë dot dhe e kemi tani. Unë do ta bëj sistemin shëndetsor të pagueshëm dhe të arritshëm për çdo amerikan. Në qoftë se  keni tashmë  siguracion shëndetsor, i vetmi ndryshim që do të shikoni nën planin tim janë premiumet më të vogla. Nëse jo, ju do të jeni në gjëndje të keni të njëjtin shërbim që marrin edhe Anëtarët e Kongresit.

Për ti dhënë çdo fëmije arsim të nivelit botëror që ata të konkurojnë në këtë ekonomi globale për vëndet e punës së shekullit të 21-të, unë do të investoj në arsimin e hershëm të fëmijëve dhe do të rekrutoj një armatë mësuesish të rinj. Por gjithashtu  unë do të kërkoj standarte të larta dhe llogaridhënie. Ne do të bëjmë një marrëveshje me çdo të ri amerikan; nëse përkushtoheni në shërbim  të komunitetit tuaj apo vëndit tuaj, ne do të garantojmë që ju të keni mundësi të paguani shkollën tuaj.

Ndërsa kur vjen fjala te mbrojtja e këtij vëndi, un do ti jap fund luftës në Irak në mënyrë të përgjegjshme që ne të pushojmë së paguari 10 miliardë dollarë në  muaj, ndërsa Iraku është vëndosur mbi një superprodhim gjigand. Për hir të ekonomisë sonë, ushtrisë sonë dhe  stabilitetit afatgjatë të Irakut, është koha që irakenët të vëndosin vetë. Unë do ti jap fund luftës kunr Bin ladenit dhe terroristëve të Al-Qaedas që sulmuan më 9 shtator, do të ndërtoj partnershipe të reja për të mposhtur fijet e shekullit 21-të, dhe të rivëndos pozicionin tonë moral që Amerika të mbetet shpresa e fundit më e mirë në Tokë.

Asnjë nga këto nuk do të jetë e lehtë. Nuk do të ndodhë brënda natës. Por unë mëndoj se ne mund ta bëjmë këtë, sepse unë kam besim tek Amerika. Ky është vëndi që i lejoi prindërit dhe gjyshërit  tanë të besonin se,  edhe pse ata nuk mund të shkonin në kolegj, ata mund të kursenin nga pak çdo javë, e kështu mund të shkonin në kolegj fëmijët e tyre, se edhe nëse ata nuk kishin biznesin e tyre, ata mund të punonin aq shumë sa duhej që fëmija i tyre të hapte biznesin e vet.  Dhe  në çdo moment të historisë sonë, ne jemi ngritur të perballemi me sfidat, sepse ne kurrë nuk e kemi harruar të verteten themelore se në Amerikë, fati ynë nuk është shkruar për ne, por është shkruar prej nesh.

Së bashku ne  do ta ndryshojmë këtë vënd dhe botën.

Nga Barack Obama president i SHBA

Marrë me shkurtime nga gazeta “Wall Street Journal

Ethet e Fazlliçëve dhe pakënaqësia publike

Si dje, edhe sot, Shqipëria politike i ngjason një mafieje grykëse që pas deklaratave me tone te ashpra te ambasadorit amerikan ne Tirane Xhon Withers dhe gjithe trupave diplomatik perendimor, sillet e mbështillet, duke krijuar vetëm panik politik. Edhe shtresa më e paaftë e shoqërisë, ata që kanë zënë tribunat e luksit, ata që nuk kanë prodhuar asnjë ligj për të qënë, ata që po të viheshin në konkurs përballë fëmijëvë 14-15 vjeçarë do dilnin çyrykë, duket e kanë kuptuar se nuk kanë përmbushur as edhe një kontratë  me votuesit. Këta të fundit, tashmë e dinë se mashtruesit e kanë përdorur besimin për korrupsion, për përfitime personale, familjare e klanore, se edhe votën e tregtojnë deri tek djalli, se  çirren për hapjen e dosjeve dhe e shesin shumë lirë atë që u takon jo atyre, por shqiptarëve, moralin  për zbardhjen e krimeve makabër, të pashëmbullta në historinë njerëzore.Si do miratojnë ligje ndëshkuese ata që kërkohet publikisht të ndëshkohen. Në zëmërim e sipër, deputetët, ata që kanë arritur të shpenzojnë nga xhepi deri në 700 000 euro per një muaj fushatë elektorale, i kanë nxjerrë nga goja pseudonimet “Çorapja”, “Bariu”, “Sqepi”, “pula” “Çiklisti”, “Këndezi”, “Alfons Ballsha”, “Masoviku”, “Gjeli”. “Naftëtari”, “Shishja e qumështit”, “Nusja e lalës” “Kanaçja”,”Malësori” “I vogli”, “Qukapiku”. “Bilbili”, “Demoni”, “Llulla”, “Zgavra” “Medicina”,”Cigarja”, “inxhinieri”, “Çiftelia”, “Anteu”, “Lahuta”, “Serbi”, “Ylli”, “Nëmërçka”, “Qershia”, “Veshi”, “Këmbëbukura” “Ftoni”, “Kali i shalës”, “Plepi”, “ Daja”, “Langaraqi”, “Liqeni”, “Luli i vocër”, “Poli i Veriut” etj. etj., dhe sot e gjithë ditën nxjerrin kunjin me viktimat, të cilat në të vërtetë përbri çdo pseudonimi nuk gabojne te vënë nga një emër me gjithë mbiemer. Pra, pakënaqësia publike është “ishulli”ku rrin neveria, urrejtja dhe shumpak qorrllek. Në anën tjetër, në gjithë hapësirat, janë politikbërësit, Fazlliçët e ndertimeve shumëkatëshe, zotat e dyqaneve, të makinave luksoze, sheikët, shtetaret. Ata janë spiunët, dosjet e të cilëve janë tanimë të njohura, njelloj si bëmat. Në konceptin e teorisë së baballareve të kombit ata janë ngatërruar sa nuk kanë kahje të majtë a te djathtë, te qënderës a ku dreqin di  unë, të mangët a gjysëm të mangët, gangsterë a hajdutë, mashtrues a vrasës me pagesë, Fazlliçë apo Ushujza, pasi  kanë qënë të aftë të marrin nga nje thelë, si Fazlliçi, duke lënë pas si kaçamilli një vijë që duket, por që nuk dallohet ngjyra politike, pasi gjithherë kur dikush vjedh me pak, vetëm atëherë bën si opozitar, del në ballë kundër varfërisë, korrupsionit, kilometrave të ndertimit të paligjshëm. Për këtë Damirin të gjithë diskutuan, por unë do kisha një pyetje krejt të thjeshtë: Nga qeveritari, deri tek komunari e opozitari, a njihni ndonjë jo Fazlliç?

Kështu pra, të paktën ti thuhet vjedhjes vjedhje, kriminelit kriminel, pasi njerëzit e njohin çdo Fazlliç, çdo spiun që votat i ka bërë mashtrim e fudullekun fuqi. Këtë e dinë edhe fëmijët e kopshtit, edhe shitësit e zheleve të firmës Gabi. Bile lypsarëve u qesh balli kur i gjejnë kafeneve të shoqëruar nga injorantë e vagabondë, nga njerëz që kërkohen në shtetet perëndimore, por edhe burgjet shqiptare dhe  u thone me ton dashamires: “He mo ti qe ke leke shume, mi fal 10 000 lekë”.

E pasi lypsi përmënd paratë e politika nuk bën politikë por para, se kjo ka qënë distina e tyre, natyrisht me djersën e taksaspaguesve që duartrokasin kur u konstruktohen 100 e ca meter rrugë, për shëmbull në Shkodër, me 372 168 000 lekë dhe megjithëse ka kaluar afati i përfundimit e punimet janë më afër nisjes se bitisjes, e, ku siç thuhet, do i shtohen projektit diçka më pak se 100 000 000 të tjera,( të vjetra), të duket Feat, pra vertet akt heroik  kostoja në TUNELIN E KALIMASHIT.

Dakord, plotësisht dakord. Ura e Urakës në Burrel, një ndertim gjigand me parametra nderkombëtar, e mbikqyrur nga AMERIKANET, me drejtues ligjor Ilmi Bushin të kompanisë “Bushi ShPK” është në përfundim, me vlerën e fondit të akorduar sa gjysma e rrugës “KOLE IDROMENO” të rikonstruktuar fiks për të tretën herë mu në zemër të qytetit të Shkodrës . Konkretisht URES NE FJALE i është akorduar fondi prej 238 650 000 lekësh te vjetra.

– E mate rrugën para se të matesh të shkruash, se në letra është mbi 500 metër, – thua ti.

– Jo, nuk  e mata, por aty eshte rruga, – “shfajësohem” unë.

– Mos doni të thoni se ka vjedhje, se unë edhe shpenzoj para (nga të popullit) dhe i heqi qafet ata që më sulmojnë nderin tim dhe të partisë, -thua ti.

– Jo bre trim, ti je i ndershëm dhe partinë e ke që mos ta paftë syri i keq, bile rruga në fjalë do dalë me cilësi aty tek 500 për qindëshi, – të qetësoj unë.

Me mirë kështu, pasi po tu përmëndësh drejtësinë, edhe mund të qeshin ha ha ha, ata janë me Harpagona se ne, ata kane për vete prona bulleku. Larg qoftë pastaj po të thonë se vëndimet gjysësore “shkruhen” edhe në lokal, larg qoftë pastaj po të nisin e të thonë se   janë të akuzuar për krim ekonomik në gjykatë RRUGA UNAZA SHKODER LOTI 1, RRUGA UNAZA SHKODER LOTI 2, RRUGA UNAZA SHKODER  (VAZHDIM) si dhe  RRUGA VELIPOJE (SHTESE PUNIMESH)  dhe drejtesia veç ndonje gjobë ka gjasa të vëndosë.Punë e paqtë  gjithsesi, edhe në pastë ndonjë (mos)keqkuptim. Janë “merita” këto.Bile të gjitha i merr politikani fodull, pushtetari fyell, shteti që investon nga xhepi… jot.

Pasi ie marrë me këtë çështje, jo në detaje këtë herë, por thjesht si fenomen, nuk mund të mos i thuash dy fjalë për protestën e mbi 500 qytetarëve që jetojnë jo vetëm në ambientet e ish divizionit por edhe përreth, disa me pronë të ligjshme, ku çështjen e kanë çuar edhe në gjykatë. Jashtë historisë së pronave, pasi koment po bëjmë,jashtë historisë së legalizimeve ku qeveria ka ngritur një komision, ku edhe opozitarët pasurohen, të vjen në kujtesë përralla e zgjedhjeve të pushtetit vëndor të 1 tetorit 2000, kur ai që sot ka marrë qitap për ndërtim pallatesh aty, u ka pas prëmtuar botërisht legalizim banesash, bile edhe pishinë e kënd lojrash për fëmijë, ose siç thonë anglezët, u ka marrë” down payment”, kapar. Ish fëmijët janë rritur e në vënd të  shijimit të lodrave,sot  marrin në duar banderola, shkopinj druri, vezë a domate në xhepa, bojë të zezë per te shkruar ndonjë akuzë në qoftë se u griset kartoni nga shiu që i bën qull, e ku di un se ç vegla pune u duhen demonstruesve.

Nëse dikush qeshi se parullat kishin ndonjë gabim ortografik, ç`rëndësi ka kur të akuzuarit për korrupsion  nuk dinë as të laxojnë, as të shkruajnë, paçka se edhe mund  të kenë blerë diploma.

Pra jemi tek protesta.

Po të ishin një a dy njerëz që synojnë pazarit të Shkodrës  të godasin  ”Thëmbrën e Akilit”, që akuzojnë me zë të lartë për krime ekonomike, për klane mafioze, për lekë që i vidhen popullit, do ngjanin me heronj të Mitologjisë greke që besojnë në tan çka mëndojnë se është e drejtë. Por këtu, qysh në krye të herës, nuk ka ideal. Ka sakrifikim ekzistencial, zëmëratë kundër MINOTAURËVE që rrinë jo në shpella, por në zyr a, në makina, ku kapërthejnë këmbët pallateve e kështjellave, ku nuk i kerkojnë femrat me detyrim si perbindëshit gjysëm ka e gjysëm njeri, ku nuk ka ARJANA që ti mposhtë e mëpastaj të shtrijë penin per të dalë nga zgafella. MINOTAURET janë VIPA, MINOTAURËT janë bashkive e partive, gjykatave e tenderave, konunave,kështjellave nëntë katëshe deri në kryq të zëmrës së qytetit, hypur edhe sipër “INTESA SANPAOLO BANK” , bankës me emer të mirë që ka ndihmuar bizneset e mëdha dhe që në tre muaj e katër ditë ndërron tre herë emër. ndërkohë që bota po tronditet pikërisht nga nënshtrimi ndaj procesit te vleresimit te bankave qe kerkojne oferta ne prag falimenti,pasi behen  kërcënim kompani të famshme, rrisk i shoqerive të fuqishme, të cilat përmes administratorëve  godasin gjithë sistemin bankar.

Askerkush nuk mund të thotë që mafia e ndërtimit nuk po lulëzon.  Në qoftë se pallati është aty, shiheni o burra, e nëse ligjet janë detyrim kushtetues, lexojini o prokurorë, në pastë ndonjë që nuk është Fazlliç, pasi ai është rreth 4 meter e 20 centimeter larg Telekomit që ështe rreth 15 metër larg pikës së zëmrës së qytetit,vëndit ku rrin gjith ditën një bilbil me një polic, ku ligji na duket se jo godinë 9 katëshe, por as sa gjysma nuk mund ta lejojë.

Përballë këtyre hatave,  populli, varfanjakët, ata 500 protestues që nuk e gjuajnë djallin me gurë, që nuk e gjuajnë bashkinë me gurë, që nuk i gjuajnë as prokurorët e gjykatësit me gurë, që nuk e qëllojnë as pallatin 9 katësh me gurë, jo se bëjnë mëkat para zotit, por se nuk është Rrasa e Qabesë afër Mekës, por granit e xham, kanë bërë padi në gjykatë, por kanë hapur edhe një debat në bashki…

Kanë të drejtë, s`kanë të drejtë, t`ua bëjmë shtëpitë para,pastaj paratë ndërtim e ndërtimin sërish para, apo të presim ç`po thotë gjykata, ligji.

Të kërcënojmë ndonjërin me vrasje, apo…  të heshtim e të tjerrim rrëna pafundësisht. Kjo duket është dilema.

Pra është një “sherr” ku hyn në punë balance of power, ose kuptueshëm  për parlamentarët e Shkodrës, balanca e fuqisë, perceptuese, për situatën që kush ka sy e sheh. Gjithfaresh janë mëndimet, por gjith farë fare edhe veprimet. Ngjan me një lojë bize, ku secili ia fut tjetrit “shuplakë” me gjithë fuqinë e shpatullës, kur i duket se nuk merr racionin.

Po të thuash nuk ka mafie, të gjithë njerëzit do thonin, ia fute kot.

Nga Sokol PEPUSHAJ

 

Krimi nuk ka  ngjyre

Krimi nuk ka ngjyre dhe lulezon ne kushtet e mungeses apo mosfunksionimit te shtetit. Eshte kjo shprehja qe personifikon me se miri historine e qytetarit Mehmet Mehmetes alias Spiro Kosta, i datelindjes 26 janar 1961. Duke rrjedhe nga nje familje e persekutuar, natyrshem edhe Mehmeti do te ishte i pakenaqur nga regjimi komunist i Enver Hoxhes qe sundoi ne dore gjakatare per rreth 45 vite ne Shqiperi. Ai ka qene pjesmarres i te gjitha levizjeve demokratike ne Shqiperi, qe ne fillim te vitit 1990, ashtu  si edhe shume te rinj shkodrane ne ate kohe. Mehmeti do te ndiqte me vendosmeri rrugen e gjyshit te tij, i cili ne vitin 1948 u denua politikisht me 25 vjet burg dhe u lirua me kusht ne vitin 1958. dy vjet me pas, familja e Mehmet Mehmetes do te internohej ne Torovice per 8 vjet. Ndersa xhxhai i tij Dilaver Mehmetes u arratis ne vitin 1982, duke mos duruar shtypjen e tmerrshme te komunisteve, edhe vete Mehmeti dhe bashkshortja e tij Marjana tentuan te arratiseshin me 15 korrik 1990, ndersa kur nuk arriten u demaskuan ne mbledhje te organizuara nga komunistet ne lagje. Qe ne hapat e pare te demokracise, Mehmet Mehmetes familjarisht u angazhua me Partine Demokratike, si e vetmja rreze shprese per demokraci ne fillim te viteve 1990. Per te gjithe kete aktivitet te dendur, Mehmet Mehmetes dhe familja e tij, paguan nje harac vertete te larte me kercenime per eleminim fizik, duke provuar edhe goditjen me dinamit me 12 prill 1992 ne oren 23.15. Vetem fati e shpetoi ate dhe familjen e tij, duke patur vetem demtime te renda ne apartamentin ku jetonin. Ne keto kushte te renda, ne kercenim te vazhdueshem per jeten, Mehmet Mehmetes dhe familja e tij e ngushte u detyruan te largohen nga Shqiperia. Te fuqizuar ekonomikisht gjate 8 viteve te pushtetit te Partise Socialiste, grupet kriminale qe kercenonin Mehmet Mehmetes, shtuan terrorin ndaj te afermeve ne Shqiperi. Ata kerkonin me cdo kushte te perfundonin aktin e tyre kriminal per ti eleminuar fizikisht. Kriminelet here te veshur me pushtet politik, e here me ate financiar, arriten te kercenojne edhe motren e Mehmetit, Donika Mehmetes. Ata kerkonin me cdo kushte te mesonin vendndodhjen e vellait te saj, por Donika edhe perballe kercenimeve te shumta, nuk dorezohej per te mos rrezikuar jeten e vellait dhe te familjes se tij. Presioni ndaj te afermeve te Mehmet Mehmetes ne Shqiperi, eshte i vazhdueshem, edhe pas vitit 2005 dhe ne ditet e sotme. Ne ditet e para te kesaj jave, persona te paidentifikuar serish takuan motren e Mehmetit, Doniken, serish i kerkuan te tregonte vendndodhjen e vellait dhe kur ajo nuk pranoi, ata e rrezuan pertoke duke e goditur. Situata e sigurise se jetes ne Shqiperi e Shkoder, edhe sot le shume per te deshiruar. Ne ditet e para te nentorit, ne mes te Shkodres u realizua nje atentat per hakmarrje dhe madje u akuzua direkt policia per perfshirje. Vdekja e dyshimte e Kosta Trebickes, deshmitarit kyc te “Gerdecit”, eshte bnje tjeter tregues se grupet kriminale vazhdojne te veprojne dukshem dhe te pashqetesuar, ne shume raste edhe duke bashkepunuar ne veprat e tyre kriminale me policine. Edhe denoncimet e vete motres se Mehmet Mehmetes, Donikes kane rene ne vesh te shurdher, duke gjetur mbeshtetje vetem tek mediat. Pasiguria per jeten ne Shqiperi, eshte ne nivele shume te larta dhe rikthimi ne atdhe i Mehmet Mehmetes por edhe shume te tjere, eshte i barabarte me denimin me vdekje te paralejmeruar. Kush mund ta marre nje vendim te tille, kush mund ta mbaje nje pergjegjesi kaq te madhe persiper?!

Fatime KULLI

 

KONSULLATA ITALIANE KRIJON KLIME YHVILLIMI E PUNESIMI NE VERIUN SHQIPTAR

Projekti “Zona Industriale Koplik” eshte me prane realizimit me shume se asnjehere tjeter. Projekti ambicioz por i realizueshem i Shoqates se Sipermarresve Italiane qe Operojne ne Shqiperi (AIIOA) do te kete nje impact shume te rendesishem per zhvillimin e Rajonit te Veriut te Shqiperise. Duket se gjithcka eshte pershpejtuar ditet e fundit, me viziten e ministrit te jashtem te Italise Franko Fratini ne Tirane dhe nenshkrimit te nje marreveshjeje me qeverine shqiptare.

Ne fakt, nje merite te jashtazakonshme ne kristalizimin e idese ka Konsullata e Italise ne Shkoder dhe konsujt Roberto Orlando e Stafano Marguccio. I pari ishte ai qe paraqiti mundesite qe ofron Rajoni i Shkodres, duke organizuar nje tur ne Jugun e Italise me autoritetet me te larta te Veriut te Shqiperise, organizata dhe shoqata te ndryshme bisnesi dhe bisnesmene te njohur. Ndersa konsulli Marguccio ishte katalizatori dhe nxitesi i implementimit te idese, duke u bere zedhenes e mbrojtes i kesaj ideje. Jane te shumta vizitat e perfaqesuesve te Ambasades se Italise ne Tirane, te cilet te shoqeruar nga kosnulli Marguccio kane pare nga afer edhe vendin ku do te realizohet “Zona Industriale Koplik”, kane takuar autoritete vendore dhe rajonale etj. Projekt- ideja lind nga bindja qe Shqiperia, ne te ardhmen e afert mund te jete nje “kryeure” mes Ballkanit e Italise, ne vecanti Pulias. Objektivi i projektit eshte ndertimi i nje zone industriale i orientuar ne thithjen e ndermarrjeve italiane, nderkombetare dhe lokale qe veprojne kryesisht ne sektorin e prodhimit agro- industrial, agro- mekanik, mekanikes se lehte, industrise tekstile- veshjeve, etj.

Nje siperfaqe 64 hektare ne pronesi te Bashkise Koplik, eshte vene ne dispozicion te kesaj ideje, e cila parashikohet te punesoje rreth 3 mije persona nga M.Madhe dhe Shkodra. Ka disa motive per te cilat eshte perzgjedhur pikerisht kjo zone per nje projekt kaq ambicioz, por edhe me te ardhme te sigurte. Pozicioni i favorshem gjeografik dhe afersia me Shkodren, eshte me i rendesishmi. Kopliku mund te konsiderohet si ure e lidhjes me Malin e Zi, Serbine por edhe Kosoven. Ne kete kuader, nje rendesi te vecante ka projekti i superstrades Shkoder- Hani i Hotit (i financuar nga Qeveria Italiane) por edhe aksi hekurudhor Shkoder- Bajze. Se dyti, jane pasurite e shumta natyrore ne sasi shume te medha dhe pak te shfrytezuara. Argjila, rezervat e bakrit, burimet e gelqeres dhe nje “vene” e madhe mermeri e zbuluar te fundmi, kompletojne kuadrin e rezervave gjeologjike. Sektori i bujqesise pak i shfrytezuar, klima e favorshme dhe siperfaqe te tera te pashfrytezuara, me mundesi te shumta integrimi me industrine e konservimit dhe te transformimit. Ajo cfare stimulon realizimin e projektit, eshte edhe mundesia e larte e burimeve njerezore te rajonit. Per shume vite, rajoni Shkoder- Koplik ka qene “rajoni i artizanatit” ne Shqiperi, ne nivel te njejte me qendrat me te medha te shkembimit te produkteve te artizanatit ne te gjithe hapesiren e Ballkanit. Ndersa fuqia punetore eshte shume e larte, pagat jane nder me te ultat ne Shqiperi. Ne Shkoder gjendet universiteti i vetem ne Veriun e Shqiperise me rreth 6 mije studente (sipas testimit te specialisteve italiane) me me shume se 500 te diplomuar ne vit. Element qe nuk nenvleftesohet eshte edhe njohja e gjuhes italiane nga te rinjte dhe jo vetem. Nga ana tjeter, Shqiperia ka firmosur nje protokoll- marreveshje per krijimin e nje “Zone te Lire Shkembimi” ne rajon  me Kroacine, Maqedonine, Bosnje- Hercegovinen, Malin e Zi, Serbine, Rumanine, Bullgarine e Moldavine. Edhe bankat, jane nje tjeter premise per zhvillimin e projekt- idese, nisur nga fakti se tashme jane me dhjetera bankat me aktivitet ne kete rajon, ku vecohet edhe Intesa- San Paolo Bank Albania. Se fundi, vleresohet se rajoni i Shkodres historikisht ka qene gjithnje i lidhur me Italine, nese kihen parasysh edhe kontaktet e vazhdueshme me Kishen Katolike.

BLERTI  DELIJA

 

Frikë nga pushka e gjaksit

Është vetëm 22 vjeç. Quhet Gëzim Bajram Mustafa. Ka lindur me 25 qershor 1986 në fshatin Kcar i Sipërm që administrohet nga komuna e Gruemirës në rrethin e Malësisë. Është vëllai i vetëm i 6 motrave të familjes Mustafa, i rritur mes skamjes e mjerimit të skajshëm në një zonë të thellë malore e braktisur thuajse tërësisht në vitet e ndryshimeve të thella demokratike pas shembjes së diktaturës komuniste të Enver Hoxhës. Tri vjet pas lindjes së Gëzimit, pikërisht me 30 nëntor të vitit 1989, vdes pas një sëmundjeje të rëndë e të gjatë Bajram Mustafa, bashkëshorti i Qamiles dhe babai i 7 fëmijëve, duke lënë pas përveç gjendjes së vështirë ekonomike edhe plagën e rëndë të gjakut të pashlyer. Ngjarja e rëndë kishte ndodhur pasditen e 13 gushtit 1980. Bajrami aso kohe ishte rreth 39 vjeç. Kishin dalë së bashku me fqinjin e tij, Sokol Qerimin (Zenelaj) në pyllin e dendur sipër shtëpiave të fshatit për të gjuajtur kafshë të egra me të cilat shpeshherë ushqenin pjestarët e familjeve të tyre. Armët e gjahut (çifte) i mbanin me leje pasi ruanin edhe kopetë me bagëti të fshatit nga sulmet e kafshëve grabitqare që me shumicë gjendeshin në pyllin ngjitur me shtëpiat e atyre banorëve. Asnjëherë nuk u muar vesh ngjarja përveç faktit që banorët kishin dëgjuar vetëm dy krisma armësh e më pas britmën e kobshme të Bajramit që kërkonte ndihmë. Pamja ishte e tmerrshme. Sokoli përmbys i vdekur, ndërsa Bajrami qante me dhimbje jetën e humbur të fqinjit të vet. Megjithë humbjen e njeriut të tyre të dashur, përsëri familjarët dhe të afërmit e Sokol Qerimit i kërkuan shtetit mosdënimin e Bajramit. Plaga dukej se u mbyll po hijet e dyshimit endeshin disi të ngulitura në kokat e tre djemve të Sokolit, dyshime që u bënë më të thella disa vite pas vdekjes së Bajramit. Ndryshimet demokratike sollën rikthimin e ritit të tmerrshëm të gjakmarrjes. Ndërsa shteti binte, fenomeni merrte përmasa të frikshme. Dhjetëra vrasje për gjakmarrje tronditën seriozisht trevën e Malësisë. Dikush ju kujtoi familjarëve të Sokol Qerimit se djali i Bajram Mustafës po rritej. Nënë Qamilja, një grua e fortë, e vetma me 7 fëmijë dhe pa ndihmën e askujt largohet nga Kcari dhe vendoset në qytetin e Koplikut. Ajo kishte nuhatur rrezikun për të birin, dritën e syve të saj, e kishte vendosur ta ruante me çdo kusht. Dikush në shkollë kishte pyetur për Gëzim Mustafën e qysh prej asaj dite ai nuk i pa ma dyert e asaj shkolle. Një zë burri, paraditen e 27 qershorit 2006 e paralajmëronte Qamilen për rrezikun që i kanosej të birit. Njerëzit e Sokol Qerimit e kishin prishur besën e kërkonin gjak. Pushka e tyre rrinte ngrehur për t’u shkrehur mbi Gëzim Musfatën, 20 vjeçarin që kurrë s’e njohu të atin, por që duhej të vritej pasi këtë e kërkonte një nen kobzi dhe i pashkruar i kanunit të maleve. E frikësuar për jetën e të birit, nënë Qamilja me ndihmën edhe të vajzave të saj të martuara, me shumë dhimbje arrin të dërgojë Gëzimin jashtë vendit prej një shteti ku jeta dhe liritë e njeriut mbrohen e garantohen me ligj. Ai kurrë më s’do të kthehet në vendlindjen e tij, pranë njerëzve të tij të dashur. Ndoshta asnjëherë s’do ta shohë më nënën e tij, Qamilen e vetmuar që ngryset e gdhihet me sy të përlotur me mallin e pashuar për të. Këtu e pret pushka e ngrehur e Zenelajve për t’u derdhur pa mëshirë në trupine  tij në emër të gjakut të pashlyer. 12 vrasje janë shënuar gjatë 10 muajve të këtij viti në qarkun e Shkodrës, të gjitha për hakmarrje. Deri kur kështu? Pa shtet. Pa garanci për jetën, pa të ardhme…

Rifat Ymeri

 

Shkodra, qyteti që i ka mbetur ora dymbëdhjetë…

Vëzhgim

Prej disa kohësh, Ora, ose Sahati i Shkodrës nuk punon më. Si për konçidencë akrepat i kanë mbetur në orën 12.00, ku kjo “orë” tregon jo vetëm mesin e një dite, por edhe indiferencën apo moskokëçarjen për asgjë të dikujt, që populli e ka përmbledh me fjalët e ka orën dymbëdhjetë. Në fakt Shkodra është ndër ato qytete halleshume që nuk mund t’i mbesë ora dymbëdhjetë. Sidoqoftë Ora apo Sahati i Shkodrës i instaluar prej më shumë se tri dekadash në taracën e një pallati impozant, pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi”, ka qenë po kaq kohë një pikë orientimi, referimi, takimi dhe tregimi i kohës për qytetarë të Shkodrës e më gjërë. Sot kjo orë jo vetëm nuk punon më, por ka fituar një ngjyrë ndryshku të vjetruar, çfarë tregon se ajo është lënë në “shenjtëninë” e saj të heshtjes apo “vdekjes” siç i thonë disa, ku ne shqiptarët e veriut e kemi pasë zakon që për të mallkuar një njeri, një shtëpi, një fshat apo qytet i kemi thënë “të vdektë Ora”. Gjithsesi historia e Sahati të Shkodrës ka filluar që nga viti 1880, kur lordi anglez Paget kishte ardhur në Shkodër, dhe kishte ndërtuar një shtëpi dhe kullën, që thuhet se këto i kishte bërë për një mision të tij fetar që i dështoi, dhe pas kësaj në kullë kishte instaluar në tre faqe Sahatin, apo Orën që ndër vite do të thirrej Kulla e Sahatit të Inglizit. Rrokupujave historike u qëndroi kjo “vepër” deri atëherë, kur kulla si pikë dominante në Shkodër u tjetërsua në pikë vrojtimi të zjarrfiksave, ndërsa, një Orë tjetër u instalua aty ku është sot, ora ose sahati i prishur i Shkodrës, që edhe kështu në fakt shërben si pikë referimi e orientimi për qytetarë të ndryshëm, çfarë do të thotë se me gjithë harresën e “pushtetarëve”, Ora e Shkodrës është e “gjallë” në mendjen e qytetarëve, që nuk do të pranojnë kurrë që qytetit të tyre t’i mbesë apo më keq t’i “vdesë” ora qoftë edhe figurativisht…

Arben CUBAJ

 

Kamorra – ka lidhje me shqiptarë, turq, avganë e pakistanez

Organizata kriminale kontrollon portin

Këshillat e qytetit të Napolit dhe jeta ekonomike kontrollohen nga disa familje të fuqishme.

Tenderat në Napoli i fiton krimi, pasi planifikimi bashkiak është i dobët

Mafiozët kanë arritur të ingranojnë edhe gratë, çka duket se në zgjedhjet e ardhshme prlamentare edhe në Shkodër do tentohet një strategji të tillë

Bandat e rrugës së Napolit janë në të njëjtin nivel me fqinjët e tyre të famshëm përtej ngushticës së Mesinës, Cosa Nostrës tradicionale në zemër të Siçilisë

Rreth 500 protestues në qytetin e Shkodrës heqin paralele mes Napolit dhe kryeqëndrës së Veriut Shqiptar.

 

Në Napoli, në jug të Italisë, kriza e plehrave po përkeqësohet. Zyrtarisht vlerësohet se janë 50 mijë tonë mbetje në rajonin e Kampanias dhe 5 mijë tonë në rrugët e qytetit. Banorë të zemëruar fajësojnë qeverinë dhe bandat kriminale të Kamorrës.

Por, si funksionon Kamorra? Dhe pse qeveria duket e pafuqishme?

Clare Longrigg është një zë autoritar mbi mafien napolitane: “Kamorra kontrollon gjithë trafikun që lëviz në portin e Napolit, të gjitha bizneset e paligjshme dhe të palejueshme që lëvizin jo vetëm në qendrën e Napolit, por edhe rrotull. Nëpërmjet kontakteve të Kamorrës në këshillat e qytetit dhe ato lokale, në ekipe operuese dhe administrative, ata kanë marrë kontrollin e kontratave për hedhje të mbeturinave, pra, ata kanë kontroll të plotë të jetës ekonomike të qytetit”.

Kontrolli që Kamorra ka mbi biznesin e mbeturinave, do të thotë planifikim i dobët bashkiak dhe rregulla të dobëta. Vendet ku hidhen plehrat janë mbushur plot, jo vetëm me mbeturina lokale, por edhe mbeturina të importuara nga pjesë të tjera të Italisë. Disa nga këto mbetje kanë qenë toksike, si frigoriferë të vjetër dhe mbetje industriale të patrajtuara, por të hedhura aty pa leje. Numri i personave, që vuajnë nga kanceri në Napoli është rritur ndjeshëm. Dhe një proces gjyqësor për lidhjet midis politikanëve dhe Kamorrës nuk ka pasur fillim të mirë, kur një prej dëshmitarëve kryesorë, Michele Orsi, u qëllua për vdekje në një bar.

Pra, kush janë këta persona që kanë kaq shumë pushtet në një qytet evropian modern?

“Është një lloj federate e përbërë nga familje të ndryshme. Disa janë më të fuqishme se të tjerat. Disa janë në rritje dhe grinden e formojnë aleanca të ndryshme. Por, njerëzit që drejtojnë këto familje janë karizmatikë, ashtu si edhe drejtuesit e kulteve. Luigi Guliani dhe bashkëshortja e tij kanë drejtuar pjesën qendrore të Forcellas dhe ne shkuam në një prej dasmave të tyre. Yjet vendase ishin të ftuar. Ata janë shumë të famshëm dhe kanë pasuri të jashtëzakonshme”, thotë Clare Longrigg

Po çfarë roli luajnë gratë, e pyetëm Clare Longrigg. “Gratë në Kamorra luajnë rol shumë të rëndësishëm, po t’i krahasosh me mafiet e tjera italiane. Gratë në Napoli prej kohësh kanë qenë më të emancipuara. Vetëm ato janë përgjegjëse për huazim parash, por edhe për drejtimin e kontrabandës së drogës dhe pastrim të parave. Pupetta Maresca p.sh., ishte një grua e jashtëzakonshme, që mori drejtimin nga i shoqi, kur ky i fundit u vra. Ajo ishte vetëm 18 vjeçe. Mbaj mend, ishte vetëm disa vjet më parë, kur dy makina të mbushura me gra nga familje kundërshtare shkuan në një takim, që përfundoi duke qëlluar njëra- tjetrën. Dy makina të mbushura me gra të vdekura”.

Kriza në Napoli është tipike e kohëve tona. Rrënjët e Kamorrës megjithatë janë të vjetra sa edhe vetë qyteti. Një nga ata, që e kuptojnë shumë mirë Napolin, është shkrimtari Peter Robb. “Mendoj se kushtet për të e kanë prejardhjen larg, që nga perandoria romake dhe treguesit e parë në fillim të Rilindjes, por Kamorra është diçka spanjolle”.

Mbretërit spanjollë morën zotërimin e Napolit në fillim të 1500 dhe sunduan për më shumë se 200 vjet. Ata sollën me vete krimin e rrugës së Seviljes. Ata sollën gjithashtu, thotë Peter Robb, edhe ligjshmërinë politike që shohim sot: “Sunduesit spanjollë ishin gjithmonë të kënaqur që të linin njerëzit të vetorganizoheshin. Ata nuk ishin aspak të interesuar për mirëqenien e popullsisë vendase dhe kështu filloi të ekzistonte një bashkekzistencë midis pushtetit sundues dhe këtij pushteti kriminal vendas, e filloi të rritej dhe dominoi periferi dhe lagjet e vjetra të Napolit dhe që nga ajo kohë, ajo ka mbetur. Ka korrupsion të tmerrshëm politik dhe lënie pas dore dhe është në këto kushte që po lulëzon edhe pushteti kriminal”.

Kur Napoli u trondit nga tërmeti i 1980, Kamorra shfrytëzoi rastin. Peter Robb thotë: “Qeveria italiane futi miliarda për rindërtim dhe Kamorra mundi të futet në mënyrë shumë të gjerë dhe në kontratat qeveritare, ndërtimet dhe materialet e ndërtimit janë tashmë pjesë e rëndësishme e biznesit të Kamorrës. Në të njëjtën kohë, atje filloi të lulëzonte dhe trafikimi i drogës së botës. Heroina arriti në Itali dhe me pas edhe kokaina nga Amerika jugore”.

Bandat e rrugës së Napolit ishin tani në të njëjtin nivel me fqinjët e tyre të famshëm përtej ngushticës së Mesinës, Cosa Nostrës tradicionale në zemër të Sicilisë.

Një studim i kohëve të fundit nga një shoqatë italiane, vlerësoi se Kamorra vitin e kaluar kishte vlerë afro 23 miliardë dollarë, që është në përgjithësi GDP e Libanit.

Anna Gilmour, e cila ka ndjekur nga afër mënyrën se si Kamorra është shtrirë në një rrjet krimi të gjerë botëror, me të ardhura të krahasueshme me ato të një vendi të vogël.

“Kamorra është shumë e lidhur me organizata të tjera. P.sh., për sa i përket heroinës, ajo mund të ketë marrëdhënie me shqiptarët, këta të fundit kanë lidhje me grupet turke e këta të fundit kanë lidhje me rrjete që lëvizin nga Afganistani dhe Pakistani. E njëjta gjë edhe për kokainën. Kamorra ka pasur mundësi të forcojë lidhjet me grupet spanjolle dhe kolumbiane, që operojnë tregtinë e kokainës nga vendet prodhuese në Ande, nëpërmjet Brazilit ose Karaibeve për në Afrikën Perëndimore dhe më pas në Evropë”.

Kamorra mund të jetë tani një lojtar ndërkombëtar. Por, për Peter Robb, ajo është ende problem italian kaq i thellë, kaq kompleks, saqë shkon në zemër të çdo gjëje italiane:

“Çështja e korrupsionit në Itali, që është në thelb të kësaj, është kaq e thellë dhe vazhdon në kaq shumë shtresa, saqë unë nuk e di se ku mund të fillojë dikush punën”.

Ndërkohë, 70 milionë eurot e nevojshme për të përfunduar gjithë punën në Napoli janë ngrirë, si pjesë e një hetimi, në të cilin është përfshirë dhe guvernatori rajonal, Antonio Bassolino. Në Napoli, policia ka arrestuar rreth 50 vetë, që thuhet se janë të Kamorrës dhe më shumë se 20 zyrtarë janë nën hetim, pasi në mënyrë të paligjshme kanë shitur mbetje në vend që t’i pastrojnë. Për napolitanët, shërimi nga këto probleme duket më larg se kurrë.

Edhe në Shkodër ka akuza të përafërta, sidomos më ndertimet shumë të larta ne qënder të qytetit. Po të pyesësh qytetarët, katër ndër pesë shprehen se çdo i fuqishëm mund ta marrë lejen e ndërtimit. Bile kur prona është publike mund edhe të blihet si private dhe kur është e banuar nga qindra familje që kërkojnë legalizim dhe blerje të saj, mund të planifikohet për ndërtim pallatesh, thonë disa, Mbi 500 familjarë e krahasojnë botërisht gjëndjen në Shkodër me atë të Napolit. Ata po protestojnë çdo ditë , pasi thonë se edhe po të ndërtohen shumë pallate në ish Divizionin e Shkodrës, nuk mund të strehojnë as sa gjysma e atyre që mbeten jashtë, të cilët kërkojnë verifikim të pronave te ndërtruesit, pasi edhe mund të ndodhë që duke qënë miliona euro borxh në një bankë me probleme financiare, ndoshta janë ndertimet ne atë vënd që i sjedhin fitime për të shpetuar veten dhe bankën.

Nga Albert VATAJ

 

Fortesa “Europë”

Të vdesësh në kufi. Ndodh prej 20 vitesh përgjatë kufinjëve të Evropës. Kryesisht janë të mbytur, por nuk mungojnë edhe incidentet rrugore, vdekjet në shkretetirë nga lodhja siç edhe në borën e maleve të ndryshme, por edhe të vrarët nga shpërthimi në një nga fushat e fundit të minuara ne Greqi, nga goditjet e ushtrisë turke ose nga dhuna e polcise ne Libi. “Fortesa Evropë” është një informim shtypi, i cili nga viti 1988 deri më sot kujton viktimat e kufinjëve: 13.148 të vdekur të dokumentuar, mes te cilëve numërohen 5.073 te humbur.

Në detin Medhe dhe në oqeanin Atlantik drejt Kanarieve, janë mbytur 9.308 persona. Gjysma e kufomave (5.073) nuk janë gjetur asnjëherë. Në kanalin e Siçilisë në mes Libisë, Egjiptit, Tunisisë, Maltës e Italisë viktimat jane 3.118, mes të cilëve 2.046 janë të zhdukur. 125 persona të tjerë kanë vdekur duke lundruar nga Algjeria drejtë Sardenjës. Përgjatë rrugëve që shkojnë nga Maroku në Algjeri, nga Saharaja perendimore, nga Mauritania dhe Senegali në Spanjë, duke patur si synim ishujt Kanarie, ose duke kaluar ngushticën e Gjiblartarit, kanë vdekur të paktën 4.288 persona, prej të cilëve 2.167 rezltojnë të humbur. Në detin Egje, në mes Turqisë dhe Greqisë, kanë humbur jetën 1.031 migrantë, mes të cilëve numërohen 588 të humbur. Së fundi në Detin Adriatik, mes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Italisë, në vitet e shkuara kanë vdekur 603 persona, prej të cilëve 220 janë të zhdukur. Ndërkaq, të pakten 603 emigrantë janë mbytur gjatë rrugëtimit drejt ishullit francez të Mayotte, në oqeanin Indian. Deti nuk kalohet vetem nga barka rastësore, por edhe nga tragete dhe anije tregtare, me të cilat shpesh udhëtojnë shumë emigrantë, të fshur në stiva ose në ndonjë konteiner, si për shembull ne mes Greqisë dhe Italisë. Por edhe këtu kushtet e sigurisë jane shumë të ulta: 152 të vdekurit e konstatuar nga marrja nga bllokimi i frymëmarrjes ose mbytja. Për atë që udhëton nga jugu, Saharaja është një kalim i detyrueshëm për të arritur në det. Shkretëtira e madhe ndan Afrikën dhe Bririn e Afrikës nga Mesdheu.

Për atë që udhëton nga Jugu, Saharaja është një kalim i detyrueshëm shumë i rrezikshëm për te arritur në det. Shkretëtira e madhe ndan Afrikën Përendimore dhe Bririn e Afrikës nga Mesdheu. Kalohet mbi kamionë dhe fuoristrada që lëvizin mes Sudanit, Çadit, Nigerisë e Malit nga njëra anë dhe Libisë e Algjerisë nga tjetra. Këtu nga 1966 kanë vdekur të paktën 1611 persona. Bazuar në dëshmitë e të mbijetuarve, thuajse çdo udhëtim numëron të vdekurit e tij. Realisht, viktimat e numëruara nga mediat mund të jenë më të pakta. Mes të vdekurëve, numërohen edhe viktimat e deportimeve kolektive të praktikuara nga qeveritë e Tripolit, Algjerit dhe Rabatit, të mësuara prej kohësh të braktisin në mëshirë të fatit grupe me qindra persona në zona kufitare ne gjirin e shkretëtirës. Në Libi shënohen episode të rënda dhune ndaj emigrantëve. Nuk ka të dhëna në kronikën e zezë. Në vitin 2006 “Human Rights Watch” dhe “AFVIC” kanë akuzuar Tripolin për arrestime arbitrare dhe tortura në qendrat e qëndrimit për të huajt, tre prej të cilëve janë financuar nga Italia. Në shtator 2000, në Zawiyah, në veri- përendim të vendit, u vranë të paktën 560 emigrantë gjatë zhvillimit të perleshjeve raciste. Duke udhëtuar të fshehur ne TIR, kanë humbur jetën si rrjedhojë e aksidenteve rrugore, për mungesë frymëmarrjeje ose të shtypur nga pesha e mallrave, 349 persona. E të paktën 203 emigrantë janë mbytur përgjatë lumenjëve kufitarë: pjesa më e madhe në Oder- Neisse në mes Polonisë e Gjermanisë, në Evros në mes Turqisë e Greqisë, në Savë mes Bosnjes dhe Kroacisë dhe ne Moravë, mes Sllovakisë e Republikës Çeke. 12 persona kanë vdekur nga i ftohti, duke ecur ne kembe pergjatë kufinjëve, mbi të gjitha në Turqi dhe në Greqi. Në Greqi, ne kufirin veri- lindor me Turqinë, ne provincën e Evros, ka akoma fusha të minuara. Këtu duke tentuar në këmbë kufirin, kanë mbetur të vrarë 92 persona. Nën goditjet e Policisë së Kufirit, kanë vdekur të vrarë 204 emigrantë, prej të cilëve 35 vetëm në Ceuta dhe Melilla, dy enklavat spanjole ne Marok, 50 në Gambia, 52 në Egjipt, prej të cilëve 24 në kufi me Izraelin dhe 32 të tjerë në kufirin turk me Iranin e Irakun. Por vrasin edhe proçedurat e ekspulsit nga Franca, Belgjika, Gjermania, Spanja, Zvicra si dhe kontrollet cfilitëse në kufinjtë e Marokut dhe Libisë. Ne fund, 41 janë personat e vdekur teksa udhëtonin të fshehur në bagazhet e  avionëve të drejtuar për nga territoret evropiane. 25 të tjerë kanë humbur jetën duke tentuar të arrijnë Anglinë nga Calais, të fshehur në kamionë ose poshtë trenave që përshkojnë tunelin e La Manshit, përveç 12 të vdekurve të shtypur nga trenat ne kufinjë të tjerë dhe 3 të mbytur ne kanalin e La Manshit.

Përshtati nga italishtja, Blerti DELIJA

 

Pesë “heronjtë” e luftës civile (1994), “sherrëxhinj” në Shkodër edhe në vitin 2008

Prej disa ditësh në mediat lokale të Qarkut Shkodër, por edhe ato kombëtare është bërë objekt debatesh vendimi historik i Këshillit të Bashkisë Shkodër (shtator 2008) për spostimin e 5 “heronjve” që për gati tre dekada kishin “uzurpuar” me pa të drejtë qendrën e këtij qyteti. 5 “heronjtë” që rëndom jemi mësuar t’i quajmë kështu, duhej të largoheshin nga qendra e qytetit të Shkodrës të paktën që me rënien e bustit të diktatorit Enver Hoxha i cili ishte edhe ideatori dhe urdhëruesi i vendosjes së njërës prej monumenteve më intriguese dhe poshtëruese për simbolin e antikomunizmit në Shqipëri e më gjërë. Për të vërtetuar drejtësinë (ndonëse të vonuar) të pushtetit lokal të Shkodrës, për të pastruar qytetin nga mbeturinat simbole të komunizmit ne po renditim disa realitete të jetuara nga të gjithë NE për vite të tëra: Së pari emërtimi 5 “heronjtë” në kushtet e një shteti demokratik nuk ka vlerë, pasi këta 5 burra jo në luftë e përpjekje me nazifashistët (italianë e gjermanë), por në luftë për përhapjen e ideologjisë sllavo – komuniste në Mirditën qëndrestare, që ishte mëduar ndër shekuj të jetonte e pavarur. Ranë në përpjekje me mirditorët vendali që nuk ishin të pushtuar në atë kohë nga askush, ndaj trimat mirditorë i pritën me pushkë këta përfaqësues të Miladin Popoviçit dhe Enver Hoxhës, ashtu siç kishin pritur ndër mote edhe pushtues të tjerë, që nga ata otomanë. Duke marrë parasysh këtë realitet, 5 “heronjtë” e rënë në Vig të Mirditës, mund të quhen heronj të luftës civile, për marrjen e pushtetit nga komunistët, dhe jo heronj të Atdheut. Kjo vërtetohet lehtë edhe nga të gjitha shkrimet e relacionet e kohës së komunizmit ku shkruhet se 5 “heronjtë” e rënë në Mirditë ranë në përpjekje me përkrahësit e Gjon Marka Gjonëve, që kishin qenë të parët e Mirditës, dhe nuk thuhet se ranë në luftë kundër ushtrisë gjermane. Së dyti, kompozimi i kësaj skulpture është skandaloz, pasi i paraqet 5 “heronjtë” në mes të verës me kapota dhe rroba dimrore, gjëqë me zë të ulët edhe në kohë të komunizmit thuhej: ose hiquni kapotat, ose ndryshoni datën e rënies. Poshtruese është edhe paraqitja e kësaj skulpture të armatosur me automatik, revolver e bomba, që kushdo kalon andej  i duket se këto armë i drejtohen atij. Vlen të kujtohet këtu edhe thënia e një hierarku komunist (që tani ka vdekur), i cili në ato vite kur i raportonte Enver Hoxhës për gjendjen në Shkodër, i thoshte me servilizëm, se vetëm me 5 “heronjtë” e “armatosur” e mbajmë Shkodrën zap. Kjo verteton edhe qëllimin e mbrapshtë të vendosjes së monumentit në Shkodër, dhe jo atje ku kishin rënë në Vig të Mirditës (vend që mund t’jua rekomandojmë për t’i vendos kur t’i heqin nga Shkodra… nëse i lejojnë mirditorët).

Së treti, me rënien e sistemit komunist qëe bazonte sundimin e tij në luftën e klasave, apo më saktë luftën civile, herë të nxehtë e herë të ftohtë, duhej të largohej nga qendra e qytetit edhe simboli i 5 “heronjve” të luftës civile, gjë që ëshët mjaft e vonuar. Është pikërisht kjo vonesë që ka trimëruar disa 99-sha të vjetër apo të rinj (veteranë, komunistë, socialistë apo sallakë të tjerë në gen), që kërcënojnë pushtetin vendor nëse zbaton vendimin e Këshillit të Bashkisë, madje shpesh kërcënimet e tyre duken nga më të “guximshme” deri tek ato donkishoteske. Duke dashur që të mos kemi keqkuptime, unë po jua them se nuk jam kundër respektimit të të gjithë atyre që derdhën gjakun e tyre, qoftë edhe për një ideal, për të cilin besuan se do të bëjnë më mirë Shqipërinë, por ama këtyre do t’u mjaftonte vetëm vendi që u takon: në varreza aty ku mund t’i përkujtojnë kushdo që dëshiron. Heronj të vërtetë Shkodra ka mjaft, ndonëse një pjesë ende të panderuar e përkujtuar gjë që duhet të bëhet pa u vonuar. Gjithsesi një shatërvan modern në vendin e 5 “heronjve” do të jenë jo vetëm një vepër madhështore civilizuese, por me ujin e përhershëm që do të qarkullojë ky shatërvan do të “shplajë” disi edhe atë ndotje që i ëshët bërë Shkodrës për dekada edhe nga shumë simbole të tjera të së keqes komuniste, që ende i bëjnë karshillek demokracisë dhe rrugës sonë Europerëndimore.

NDUE BACAJ

 

“Buna 1” prezantim dinjitoz ne “Miss Global Beauty Queen 2008”

Agjensia e Spektakleve “Buna 1”, tashme nje promotor i fuqishem i aktiviteve kulturore- artistike ne Veriun e Shqiperise por jo vetem, ka arritur nje tjeter sukses, kete here ne spektaklet boterore te bukurise.

Bukuroshet e perzgjedhura ne spektaklin e bukurise shkodrane “Miss Shkodra 2008”, i organizuar nga Agjensia e Spektakleve “Buna 1” ne bashkepunim me Televizionin “TV1 Channel” dhe “Deliart Association” kane vazhduar rrugen e konkurimeve, kete here ne nivel nderkombetar.

E renditur nder 10 me te mirat e spektaklit te bukurise shqiptare “Miss Shqiperia 2008”, Florinda Marashi ka marre pjese ne konkursin e bukurise boterore “Miss Global Beauty Queen 2008”, i cili u zhvillua ne Ningbo, Xiangshan te Kines ne datat 7-28 shtator 2008.

Shkodranja ka qene pjese e nje konkursi prestixhoz me pjesmarrjen e mbi 100 konkurrenteve nga cdo cep i globit. Gjate qendrimit ne Kine, Marashi ka patur nje aktivitet te ngjeshur, me vizita ne institucione te ndyshme, njohje te reja me realitetin kinez, ka pozuar per emrat me te njohur te fotografise boterore etj.

Pjesa me e rendesishme e kesaj vizite natyrisht ka qene gara e bukurise “Miss Global Beauty Queen 2008”, ku Florinda Marashi ka perfaqesuar bukurine shqiptare te stolisur nga veshja tradicionale “xhublete” e nje moshe rreth 500 vjecare. Veshja e rradhe, nder mbetjet unikale ne llojin e saj, eshte bere e mundur fale dashamiresise se z. Gjon Dukgilaj, pronar i bar- restorant- muze “Tradita G&T”.

Konkurrimi ka qene mjaft i forte dhe ne perfundim bukuroshja shkodrane eshte renditur ne vendin e 30-te, nje vleresim dinjitoz jo vetem per Marashin, Shkodren e Shqiperine por edhe Agjensine e Spektakleve “Buna 1” me president Arben Mazin. Ka qene qene ky nje prezantim i pare ne kete konkurs, fillese e nje bashkepunimi me te gjere ne te ardhmen ne promovimin e bukurise shqiptare, thote per “SHE” presidenti Mazi.

Konkursi ne fjale, eshte tashme nje tradite e konkurrimeve te bukurise globale. Themeluese e ketij konkursi bukurie eshte Madame Leticia Bulotano-Wheeler, nga Kebeku i Kanadase ne vitin 1998. Nderkohe, nga 10 marsi 2005, te drejtat e organizimit dhe patenta e “Miss Global Beauty Queen 2008” i ka kaluar nga Bulotano- Wheeler tek Alex Liu.

Gjithnje sipas presidentit Mazi, gjate kohezgjatjes te konkursit, vajzat pjesemarrese kane patur mundesi te njihen me vende turistike te Kines, por ajo cfare eshte me e rendesishmja- me kolege te tyre nga shtete te ndryshme te botes. Vajza shkodrane, Florinda Marashi, pas paraqitjes dinjitoze ne “Miss Shkodra 2008” dhe rreshtimit nder 10 me te mirat e “Miss Shqiperia 2008”, po perjeton nje ndryshim jo te vogel ne jeten e saj, pjese e te cilit eshte edhe pjesmarrja ne konkursin e bukurise nderkombetare ne Kine. Pa me te voglin dyshim, eshte nje tjeter arritje e Agjensise se Spektakleve “Buna 1”, e cila gjate viteve te ekzistences se saj aktive, nuk eshte kthyer vetem ne nje promotor te gjallerimit te jetes kulturore- artistike ne Shkoder e Shqiperi, por po mbeshtet e promovon tashme edhe bukurine shkodrane e shqiptare ne bote. Ne kete pjesmarrje, ajo qe vlen te permendet eshte se sherben si nje trampoline per tu njohur jo vetem bukuroshja shkodrane Florinda Marashi, por edhe bukuria shqiptare- perfaqesuese e te ciles eshte pikerisht ajo ne kete eveniment nderkombetar. 5 vajzat me te bukurra te perzgjedhura ne edicionin e fundit te “Miss Global Beauty Queen 2008” jane: Yulia Dragunova- Moske,Rusi; Pawina Bamrungrot – Bangkok, Tailande; Samantha Tajik – Toronto, Kanada; Zhu Qin – Hangzhou, Kine; Fanny Samaniego – Quito, Ekuador.

Arben CUBAJ

 

Koalicioni Ballkanik në Betejën e Kosovës, 1389 (e quejtun Beteja e Kombeve)

Tue shfletue librin plot vlerë të autorit Ndue Oroshi: “Dëshmi kohërash”, botue në Shtëpinë Botuese “LUMBARDHI”, Prizren, viti 2003, në faqen 261 të këtij libri ndeshemi me një kapitull historik mjaft interesant: “2000 vjet të Krishtërimit Shqiptar”. KONTRIBUTI I PRINCAVE SHQIPËTARË TË KRISHTERË, PJESËMARRËS NË BETEJËN E KOSOVËS 1389”.

Veçori specifike e këtij shkrimi asht ndriçimi dhe ballafaqimi historik i kësaj ngjarjeje dhe këtij evenimenti madhor dhe monumental për mbarë Nacionalitetin tonë dhe për opinionin ndërkombëtar. Shpeshherë asht abuzue për këtë betejë duke e quejtur si një luftë mes serbëve dhe turqëve, dhe çfarë asht ma absurdja, duke i radhitun para ardhësit tanë si aleatë të turqve kundër “shkieve” të Ballkanit. Shkrimi të cilin do të citojmë më poshtë, hjedh poshtë çdo shpifje dhe manipulim të kësaj beteje (ndonëse të humbun), të koalicionit të Krishterë të Ballkanit, ku, nga dymbëdhjetë prijësa, gjashtë ishin shqipëtarë dhe që do t’i citojmë me radhë; Gjon Kastrioti, Theodhori II Muzaka, Mëhill Nikollë Kopoliqi, Dhimitër Jonima, Lekë Dukagjini, Gjergji II – Strazimir Balsha. Pjesmarrja kaq e gjanë dhe kaq aktive e princave shqiptarë në këtë betejë përkrah koalicionit Ballkanik nuk asht e rastësishme, por e natyrëshme për vetë faktin e shtrirjes gjeografike ku përbanin thuajse gjysmën e Ballkanit të sotëm, ku jetonin pasardhësit e ilirëve (shqiptarët). Vlen të theksohet se, në këtë kohë pjesa ma e madhe e shqiptarëve ishin të besimit Katolik, ndërsa pjesa tjetër e besimit ortodoks. Shqiptarët kishin një ciliësi të veçantë që nuk e kishin popujt e tjerë: si shqipëtarët katolikë dhe ata ortodoksë në mesjetë, ishin në varësi të Vatikanit, dhe e njihnin Papën e Romës për epror të tyne. Beteja e Fushë-Kosovës e 15 Qershorit (1389) ka provokue dhe vazhdon të provokojë historiografinë dhe publiçistikën europiane përgjithësisht, dhe veçanërisht historiografinë shqiptare, dhe pikërisht sepse pjesa më e madhe e koalicionit të Krishterë ishin shqipëtarë, por në këtë betej zen fill dhe lidhet edhe përpjekja e pseudohistorianëve serbë mbi “gjoja” të drejtën historike mbi Kosovën. Por të dhënat historike tregojnë se, Beteja e Fushë-Kosovës asht zhvillue mes koalicionit të Krishterë – Ballkanik dhe atij osmano-aziatik, që don me thanë: luftë mes dy kulturave diametralisht të kundërta. Kjo  betejë asht e lidhun kryesisht me fillimin e depërtimit të osmanllinjve në trojet Iliro – Arbënore, dhe ky depërtim fillon pas fitores në Maricë me (1371), ku për osmanllijt u hapën jo vetëm dyert e Europës juglindore, (Ballkanit), por edhe të gjithë Europës. Për ndriçimin e rrolit dhe të randësisë së princave shqipëtarë në këtë betejë përveç historianëve të tjerë një rrol shumë të randësishëm e luajtën dhe po e losin edhe historianët perëndimorë, ku në këtë rast vlenë të veçojmë, historianin anglez të fillimit të shek. XVII-të, Riçard Knolles, i cili i liruar nga grazollogjia e një humanisti, në mënyrë deçizive ka theksue: Krahas të tjerëve, në koalicionin e Krishterë Ballkanik pati princa dhe nga Shqipëria”. Ndërsa historiani francez, nga fillimi shek. XIX-të Le Majre (1821), thotë se në koalicionin e të krishterëve pati edhe njësi hungareze, rumune, Dalmate, Tribale dhe njësi të shqiptarëve të panënshtruar nga osmanët. Ndërsa historiani tjetër francez, – Alien Dyselje nga Parisi, me një shkrim ekskluziv, me një pikëpyetje që i vë në krye të artikullit: “A e kanë pushtuar shqiptarët Kosovën?” dhe ku ban fjalë edhe rreth Betejës së Fushë – Kosovës, thotë: “Popullsia shqiptare, jo vetëm që nuk erdhi atje e sjellun nga armiku (osmanllij), por, ajo që nga Liqeni i Shkodrës e deri në Kosovë, u bashkue dhe rezistoi me popullsitë e tjera të krishtera”, duke vazhduar ma tutje se, “në kohën e ndeshjes vendimtare me 1389, duke e desorganizue plotësisht Shtetin Serb, ju la fushë të lirë veprimi prijësve vendas ma të fuqishëm, ndër të cilët edhe Gjon Kastrioti, baba i Gjergj Kastriotit, i cili duke u nisur nga krahina malore e Matit, arriti në fund të shek. XIV dhe në fillim të shek. XV-të, të krijonte një Principatë të gjërë, e cila shtrihej nga grykëderdhja e Ishmit dhe në Prizren, në qendër të Kosovës. Edhe historiani gjerman Jozef Fon Hamer, i kushtoi kujdes të veçantë pjesëmarrjes së shqipëtarëve në Betejën e Fushë- Kosovës, ku sipas tij, ma strategu ushtarak i krishterë ishte shqipëtari Gjon Kastrioti, i cili kishte propozue që osmanët të sulmoheshin ditën e jo natën. Ndërsa La Martin vë në dukje se ushtria e të krishterëve ishte pozicionue në shkrepat e maleve të Shqipërisë. Të dhanat ma identike i kanë sjellë edhe historianët e kohës së La Martini, La Valesë dhe D’Okso. Gilferdingu ka konstatue se, shqiptarët e Kosovës i ka udhëhequr Gjon Kastrioti, tezë kjo të cilën para tij e ven në dukje njohësi i mirë i historisë dhe i kulturës shqipëtare, – Hahn. Vlenë të theksohet se në këtë betejë të madhe ra në fushën e betejës, dhe u vra Princi Shqiptar – Gjergj Muzaka (i dytë). Gjithësesi, heroi kryesor i Betejës së Fushë Kosovës mbetet Mëhill Nikollë Kopiliqi, i lindun në fshatin Kopiliq të Drenicës, udhëheqës i kësaj krahine heroike të Kosovës. “Natyrisht, vrasja e këtij heroi të vërtetë, i cili ishte autori i vrasjes së Sulltan Muratit (dhe që do ta trajtojmë ma poshtë), kërkon një vëmendje të veçantë, dhe pikërisht se ky djalosh trim, përban “lajtmotivin” e kësaj beteje” (M.B.) Po në këtë pikë kangët popullore shqipëtare shquhen me detaje të randësishme dhe me një fizionomi ma të kjartë në krahasim me ato sllave, (të cilët pa sukses) u munduan ta përvetësojnë këtë figurë historike. Momenti ma kritik për fatin e Sulltan Muratit dhe të Mhill Kopiliqit, ndër kangët shqipëtare, asht zotimi i trimit shqiptar nga Kosova, se do të shkoj në kampin e Sulltanit dhe (sipas kangës) së Hamza Bojkut, të veproj në këtë mënyrë: “N’ma dhashtë dorën Mbreti/ Teslim due me ju ba/ N’ma dhashtë kamben Mbreti/ hanxhar due me i ra.” Dhe momenti dramatik fillon aty, kur Sheh Islami e këshillon Sulltanin: “Mos je jep doren/ veç jepja kambën/ Ndër kambë tuaja ai për me mbetë”. Në të gjitha këto kangë asht i përbashkët episodi kur Sulltan Murati ia shtrin kambën, ndërsa Mhilli i bie me hanxharë. Në të vërtetë ky gjest i Sulltanit arsyetohet edhe nga disa historianë osmanë, ndër të cilët vlen të përmenden, Sadudini dhe Neshriu. Krahas me rritjen e madhësisë së ushtrisë turke rritej në të njëjtën kohë dhe fuqia e saj, dhe për pasojë edhe çështja e pa afrueshmërisë mistike të personalitetit të Halifesë, që nuk lejon mundësinë që t’i bahet e mundun, një, jo muslimani t’ia puthë dorën Padishahut, por se, ia cakton vetëm kambët dhe zingjirin e qenit. Kështu pra, heroizmin e Mëhill Kopiliqit, djaloshit trim nga Drenica, historiografia serbe, më kot është munduar t’ia “futurojë” Serbisë. Por akoma ma e turpshme asht për ata pseudoshqiptarë, të cilët Luftën e Fushë – Kosovës e përkufizojnë si një luftë mes serbëve dhe turqve. Por, absurdi kulmon kur këta renegatë, dhe anti shqipëtarë, deklarojnë se, shqipëtarët krah përkrah me turqit, pushtuan për afro pesë shekuj, shtetet sllave të Ballkanit!… Dhe janë pikërisht këta monstra, që e kundërshtojnë rishkruarjen e historisë. Madje ka ndonjë pseudokritik – letrar që shkruan dhe ndonjë “Pamflet” qesharak, sikur gjoja është intervistuar nga një diplomat turk, duke denoncuar publikisht fodull- llekun e tij. Ai flet edhe për Napoleon Bonapartin sikur i qenka ankuar (këtij çobani dhishë) se, kruhej nga piskimi i “pleshtave” që i vijnë nga injorantët! E kush e thotë këtë, një çoban i cili ka bredhë mbas dhijëve, madje edhe gjumi e ka zënë sa herë në vathën e dhijëve. I kujtojmë fodullit se, kaq shumë e ka pushtuar deliri i madhështisë, kritikun tonë sa, këputë një ndër marrëzitë më skajore, kur shprehet se: i pari avion i NATOS që ka bombarduar Serbinë është drejtuar nga një pilot turk! Sipas këtij deklarimi “Karaduza me çantën e zezë, duhet të ketë qenë zëdhënës i shtabit të NATOS, dhe një ndër miqtë e – Uesti Clarkut! Ky është modeli tipik i shkrimtarët që na dhuroi socializmi. Këta janë ekzemplarët e rrallë që nuk e duan ribërjen e historisë. Kjo pra është historia e Betejës së Fushë Kosovës (1389) dhe herojtë e saj. Vetëm kolabracionistët që bashkëpunuan me fashizmin dhe nazizmin, kërkojnë të mohojnë Luftën Antifashiste, dhe askush të mos çuditet se, dhe këta janë vazhdimësi gjenetike e atyne që i shërbyen Perandorisë Osmane dhe pushtuesve të të gjitha ngjyrave, vasalë të përjetshëm.

Mark BREGU

 

VAJZAT QE BREDHIN LOKALEVE GJYSËM LAKURIQE, PSE HABITEMI KUR I NDESHIM NEPER SHTEPITE PUBLIKE TE ATHINES A ROMES?

Një në tre prostituta në Belgjikë është shqiptare.

Semaforet e perendimit por edhe rruget, lokalet, hotelet e Shqiperisë janë plot me të tilla, a i shihni nëse nuk ua vrasin sytë?

Fenomenet çnjerëzore nuk arrijnë integritet në asnjë shoqëri.

Në maternitetin e Tiranës në dy ditë janë kryer 400 aborte shumica nga asosh nxënësesh e studentesh që kanë frikë ti çojnë shtëpisë bashkë me notat  një fëmijë në gji.

Në Gjykatën e Tiranës regjistrohen 6 kërkesa për divorc në ditë.

70 për qind e femrave që dështojnë janë adolishente.

Vetëm 33 për qind e vajzave të përdhunuara raportojnë në polici nga frika se kërcënimet e abuzuesve do realizohen.

Një në tri gra dhunohen.

Në raportin zyrtar të “EUROPOL”, Agjencisë më të specializuar në luftën kundër krimit në BE, thuhet:”Shqipëria e para në Europë për trafikimin e fëmijëve e femrave.”

Në raportin e OKB-së për drogën thuhet: “Shqipëria furnizon shumicën e vëndeve të Ballkanit dhe  Italinë…” si dhe  “30 000 shqiptarë  të deklaruar me dëshirë janë të droguar”, çka do thotë se 1 në 100 shqiptar është deklaruar përdorues i drogave të forta.

Shqipëria ka 4433 femra e fëmijë të trafikuar (fjala është vetëm për të denoncuarit), ku në BE po të ishin kaq qen të keqtrajtuar do tronditej Bota.

Adolishentët e çthurur prej moralit që në të ardhmen mund të jenë kontigjente të tilla, a kanë prindër apo njerëz prej koti që nuk dinë ç` është as morali as Zoti?!

Ata prindër që në emer të lirisë mohojnë moralin, Zotin, Ditën e Gjykimit, tek francezët (që duhet të jenë më të avancuar se shqiptarët) quhen “ PERES DEMMISSIONAIRES” (Baballarë në dorëheqje).

Synimi fisnik yni është të fokusojmë çështjen e divijimit të shoqërisë, pasi gazeta” SHQIPERIA ETNIKE” trajton në vazhdimësi mbajtjen pastër të moralit dhe thënien e gjithçkaje që nuk duhet të mos thuhet.

Jo rrallë herë ka ndodhur që, sociologët për zgjidhjen e problemeve të shoqërisë dështojnë dhe arrijnë në një përfundim që disa prej tyre t’i etikëtojnë si utopi. Arritja deri tek ky pesimizëm, vjen si rrjedhojë e besimit të dobët tek Krijuesi, porse njëkohësisht edhe vetëdija e dobët e tyre sjell këtë gjendje që jo rrallë herë shfaqet me frikën apokaliptike, ngaqë iu mungon bindja në konceptin fundamental se, Absoluti i pa shoq gjithësesi, ka lënë zgjidhjen për çdo problem, sikurse përgjigjen për çdo pyetje. S’ka dyshim se shumë dukuri të filluara nga shekulli i kaluar e që në këtë mijëvjeçar të ri kanë arritur në ekspansion, shtojnë këtë frikë top temë. Pse njerëzimi po vazhdon me tempon e tij që lirisht mund t’a quajmë falimentim i tërë nga vlerat njerëzore, dhe krizë për shkatrrimin e qelizës së shoqërisë, pra familjes? Shoqëria po shkatrrohet… A po brengoset ndokush?! Sa punojmë për ndryshimin e kësaj gjendje? Sa punojnë qeveritë tona, ministritë përkatëse, institucionet përgjegjëse për problemet shoqërore të shqiptarëve? Cili është partneriteti brenda shqiptar Tiranë-Prishtinë-Shkup-Tetovë, që në formë institucionale të veprojnë në parandalimin dhe evitimin e këtyre dukurive të kopshme? Cila është zgjidhja e duhur për t’u nxjerrur shoqëria jonë nga kjo gjendje e mjerushme? Edhe sa duhet sqaruar shoqërisë sonë se duhet t’i kthehemi Krijuesit tonë, pra Zotit? Njeriu i shekullit XXI me logjikë të shëndoshë  duhet ta kuptojë se Ai që e ka krijuar, Ai e di më së miri se ç’duhet për të! Pra, duhet ta dije se ligji i Tij është absolut, dhe vetëm nëpërmjet tij mund të arrihet stabiliteti në shoqëri.

Fenomenet ç’njerezore çdo ditë edhe më shumë shtohen. Dikur, njerëzit e ç’thurrur prej moralit kur lindnin fëmijët që nuk i dëshironin i mbytnin të gjallë (pasi që lindnin), ndërsa sot në “shekullin e civilizimit” ata mbyten akoma pa e shijuar jetën fare. Sipas statistikave të fundit njoftohemi se, çdo vit bëhen 46 milion aborte në gjithë rruzullin tokësorë, pra sipas kësaj shifre i bie që në ditë në Botë vriten rreth 126 mijë shpirta të pafajshëm. Ndërsa sipas shifrave  të Institutit “Allen Guttmacher” vetëm në Shtetet e Bashkuara në vit bëhen më se 1.300.000 aborte. Ky fenomen ç’njerëzor ka depërtuar edhe tek populli ynë. Mijëra fetuse mbyten në qytetet universitare, “aty ku femrat ‘hapin’ librat”, e që sipas shifrës “së fundit” alarmante para disa muaj, vetëm në maternitetet e Tiranës brenda dy ditesh janë bërë 400 aborte (shumica vajza adoleshente e studente, që “kanë frikë” të shkojnë në shtëpi me fëmijën e paligjshëm në dorë). Një gjendje e tillë është në shtetet e Skandinavisë, ku gjysma e numrit të përgjithshëm të fëmijëve të porsalindur janë fryt i lidhjeve jashtëmartesore. Sinjalet e ndryshme tregojnë se, kriza e ç’thurrjes morale bëhet eshte më e madhe. Sipas klinikave private, pohohet se 70% e femrave që dështojnë shtatzaninë janë adoleshente (tinejxhere). Në Lushnje ka ndodhur që para dyerve të maternitetit të gjindet një vajzë 11 vjeçare, ndërsa edhe në Tiranë ndodhi që një vajzë e mitur (13 vjeçare) të dështon shtatzaninë, e që më pas ajo e çon në çmenduri. Në shkollat e Tiranës, nxënësit 1 në 3 kanë pohuar se kanë kryer marëdhënie intime që në moshën 16-17 vjeçare. Shumë të rinj/të reja kanë marrëdhënie intime paramartesore (pra, të paligjshme – gjë që sjell të gjitha problemet e lidhjeve, kalimi në monotoni, ndarje, dhe mbi të gjitha prishje të moralit),…

Në një shkrim nga Edmond Tupja kam lexuar: “Sipas studimit më të fundit të Institutit të Shëndetit Publik, lidhur me sjelljet e rrezikshme tek adoleshentët ka rezultuar se 1 në 8 gjimnazistë ka një jetë aktive seksuale. Madje 10 % e tyre pas anketimit kanë pranuar se gjatë shkollës së mesme kanë pasur më shumë se dy të dashur. Rreth 15% e tyre pranojnë se kanë kryer marrëdhënie seksuale për herë të parë në vitin e parë të shkollës së mesme, ndërsa rreth 30% e kanë pranuar se kjo gjë ka ndodhur në vitin e katërt të gjimnazit. Gjatë këtij studimi, pyetjes nëse kanë kryer marrëdhënie në tre muajt e fundit i janë përgjigjur me po 22% e djemve dhe 16% e vajzave gjimnaziste dhe, sipas specialistëve të ISHP-së, ka rezultuar se për këta të rinj nuk përbën problem ndërrimi i partnerëve”.

A thua vallë, këta të rinjë kanë prindër? Apo kanë prindër të uikendeve (pra, që tërë javën ua lënë free fëmijëve të tyre, e më pas “mundohen” t’i “edukojnë” – edhe pse edhe ajo formë që ata e quajnë “edukatë” është në negacion me kodet etiko-morale-), e që lloji këtyre prindërve tek francezët quhet “pères démmissionaires” – “baballarë në dorëheqje”. Kjo është gjendja e shqiptarëve në Shqipëri, aty ku komunizmi ka lënë gjurmë… aty ku fëmijëve nuk i flitet për Zotin, nuk i flitet për moral, nuk i flitet për Ditën e Gjykimit. E ç’pret tjetër kur humbet dashuria, rrespekti, e frika ndaj Zotit, i cili shpërblen të mirët (të moralshmit, të ndershmit), e i denon të këqinjët (të pamoralshmit, të pandershmit)! Pasi që unë jetoj në Maqedoni, këtu shoh edhe jetën e sllavëve (shkijeve) që s’kanë fare moral, s’kanë fare njerëzi, e këtë figurë të fëlliqur sot -fatkeqësisht- pasojnë shumë prej të degjeneruarve që janë pjesë e rinisë shqiptare, më konkretisht në Shqipëri, Kosovë, e gjithashtu edhe në Maqedoni.

Edhe pse prostitucioni si profesion është më i vjetër në Botë, tek ne kjo veprimtari ç’njerëzore vjen si risi e kohës. Lirija e tepruar që i jipet sot rinisë, tek shumë raste të trafikimit është fajtor për zhvillimin e kësaj veprimtarie. Përderisa në Shqipëri vajzat bredhin rrugëve dhe diskotekave deri në mesnatë, mos të na vije çudi kur dëgjojmë se rrugët dhe shtëpitë publike të Athinës e Romës janë mbushur me vajza shqiptare. Porse as të mos na vije çudi e madhe kur ndëgjojmë statistika të atilla trishtuese që thonë se çdo e treta prostitute në Belgjikë është shqiptare. Janë statistika të tmerrshme, prandaj duhet të brengoset çdo shqiptar prej vërteti që bashkëkombasit i do si vëllezërit dhe motrat e veta. Sytë e shqiptarëve sot fare nuk rrjedhin lot kur ndëgjojnë se sa e sa vajza shqiptare trafikohen… Sa shumë familje shqiptare nuk e dinë se ku i kanë fëmijët e tyre?! Sa familje shqiptare nuk e dinë, i kanë të gjalla apo jo bijat e tyre, të cilat i mashtruan manipulantët…? Në Shqipëri ka shumë raste të tilla, që shqipfolësit grekofila i vodhën nëpër lagjet e qytetit vajzat e vogla adoleshente, kur ato ishin duke luajtur me shoqet , dhe i shitën në tokat helene, italiane etj.. Sikur të ketë lot prej gjaku edhe ai duhet të dalë prej syve tanë. Me pikëllim po citoj ato vargje që këndohen në një këngë shumë domethënëse shqipe, në gegnisht: “Nuk po kam dëshir me knue/ por ma shum du me’u kallzue/ me’u kallzue nji histori/ në Tiran u vodh nji fmi/ nji vajz t’vogël tet vjeçare/ e kan mor horrat për dore/ me shami ja kan mbyll syt/ oh Zoti i vraft, e kan grabit”.

Vallë, sa shumë fëmijë shqiptarë e kanë pasur një fat të tillë? Ku jemi ne? Ku është shqiptari i vërtetë që dikur e ka dhënë jetën e vet për nderin e motrës shqiptare?Edhe një grua  myslimane në Shkodër ka pas vra me duart e veta një laper italian që ka tentuar të përdhunoi një katolike të atij qyteti plot kulturë.

Në raportin “Trafikimi i femrave dhe fëmijëve për shfrytëzim seksual në BE: përfshirja e krimit të organizuar të Ballkanit Perëndimor” që është bërë nga EUROPOL-i (agjencia më e specializuar në luftë kundër krimit në Bashkimin Europian) shkruhet se: “Shqiptarët janë kapot e trafikimit të fëmijëve dhe femrave, ndërsa vendi kryesor me numrin më të lartë të viktimave të trafikuara dhe të shfrytëzuara seksualisht brenda komunitetit europian”. Në bazë të studimit për shkaqet që kanë nxitur trafikimin e femrave dhe të miturve, në 4433 viktima, numrin më të lartë të personave që kanë shërbyer për rekrutim e kanë të panjohurit (1866 raste) dhe miqtë (829). Pas tyre, renditen partnerët (të dashurit- 100 raste) dhe njerëzit e farefisit (83), pa përfshirë familjen”. Sikur të shiteshin 4433 pula në sokak pa lejen e policit të  bashkisë, apo të keqtrajtoheshin 4433 qen të rrugës, sigurisht interesimi dhe ndërhyrja e shtetit për rastin do ishte aq i madh sa që do të mirrte përmasa ndërkombëtare, dhe do të shtroheshin sofrat për shoqatat për të drejtat e kafshëve, shoqata këto të cilat shpenzojnë miliona dollarë brenda muajit për “ligjërata” dhe seminare. O qeveritarë, nëse shoqatave për të drejtat e kafshëve u jepni miliona mos harroni se votat nuk merren nga kafshët por nga populli që kërkon përkujdesuni për fëmijët.

Sot, në rininë shqiptare kanë arritur të dominojnë edhe shumë dukuri të tjera devijante, të cilat jemi të obliguar t’i parandalojmë. Të përkrahur nga OKB-ja në akcionin e tyre kundër drogës, disa shoqata rinore arritën të njoftojnë opinionin se 30 mijë shqiptar abuzojnë me drogat (që sipas UNICEF-it, rreth 60% e abuzueve e marrin drogën me shiringa nga damarët) e që këta i takojnë grupmoshave 17-25 vjeç.  Në raportin e INCB-së (Bordit Ndërkombëtar të Kontrollit të Drogës), shohim se shifra 30.000 na bën të ditur se, një ndër 100 shqiptarë është i droguar. E sa i përket lëndës narkotike marijuanë, shifrat janë shumë më të mëdha, ku sipas mjekëve, kjo është faza e parë e përdorimit të drogave. Një gjendje e tillë shihet në të gjitha qytetet e Shqipërisë, porse po t’ia shtojmë  shifrat për Kosovë e Maqedoni, do rritet akoma më shumë frika në fjalë! Në raportin vjetor të OKB-së për drogën, shkruhet: “Vendi i cituar më shpesh si burim në Evropë, është Shqipëria, e cila furnizon shumicën e vendeve në rajonin e Ballkanit dhe në Itali”.

Shqipëria është tregu më i volitshëm për importimin e dukurive negative, stacion i drogës për Ballkan, amoraliteti është bërë top temë, ky vend nuk është kursyer edhe nga dukuria famëkeqe e divorceve të shumta. S’ka dyshim se në raste konkrete shkurorëzimi është alternativa e vetme dhe më adekuate për një jetë më të lumtur (në rast të tradhëtisë, dhunës, apo moszgjedhjes së mirë, mashtrimit, etj.), porse shtimi i rasteve të divorceve dhe hovi i madh i dështimit të familjeve ka pasoja shumë të mëdha. Në Estoni më shumë ka shkurorëzime se sa kurorëzime, d.m.th. aq e lehtë dhe e thjeshtë është bërë vendimarrja për t’u ndarë. Ndërsa statistikat për SHBA tregojnë skandalin çuditës se vetëm 15% e kurorëzimeve kanë gjasa statistikore që të mbetën bashkë. S’ka dyshim se është shumë vështirë vendimmarrja për divorc për momentin, porse akoma më vështirë është përballimi i sfidave që vijnë më pas, e sidomos në raste kur çifti ka fëmijë. Rastet më të shpeshta të shkurorëzimeve janë kur tensionet dhe konfliktet mes çiftit rriten, porse në shoqërinë tonë nuk mungojnë edhe ato raste kur të tjerët ndikojnë në prishjen e lumturisë bashkëshortore. Fëmijët duan dashurinë e prindërve, ata duan që të rriten me ta. Fet’hullah Gylen në librin e tij “Ese, Perspektiva, Opinone” (fq. 134) bukur thotë se: “Dashuria është një burim i pashtershëm jete. Njeriu jeton me dashuri, është lumturuar prej dashurisë dhe ka mbuluar të tjerët përreth ose gëzimin e tij me dashuri”. Pra, dashuria si në familje dhe bashkëshortësi, e shoqëri, është shkak e faktor kyç për arritjen e lumturisë. Mirëpo kjo dashuri nuk mund t’i servohet fëmijëve nëse prindërit ndahen. Kohëve të fundit sipas burimi zyrtar pranë Gjykatës së Tiranës, çdo ditë në kryeqytet bëhen nga 6-të kërkesa për zgjidhje martese. Kjo është skandaloze për ne, sepse ne si popull nuk synojmë të bëhemi si të tjerët, që shumica e fëmijëve në ato vende jetojnë pa një prindër, si pohon Murad Hofmanni në një libër të tij: “Miliona nëna vetëpërkujdesëse në mbarë botën, të cilat ndërkohë janë bërë kategori shoqërore, së shpejti do t’i dhurojnë një gjeneratë të tërë fëmijësh, prej të cilëve një numër i madh i tyre mund të kenë pengesa gjatë zhvillimit, sepse, me fajin e vet ose të tjetërkujt, do të duhej të rriten pa anëtarin mashkull të familjes”, e që s’ka dyshim se, siç ndodh edhe në Gjermaninë Perëndimore -siç shton Hofmanni- “Gjithnjë e më tepër gra… Tanimë, 30% qëllimisht nuk lindin fëmijë”. Thuajse më shumë se gjysma e fëmijëve në “vendet e teknologjisë e të kompjuterëve” që ne i kemi ëndërr, jetojnë pa një prindër, e që nuk mund ta arrijnë kënaqësinë dhe ngrohtësinë prindërore, siç poezon një fëmijë me një fat të tillë: “Rridhni o lot të vajit dhe o plagë të zemrës/ Mos pyet cilat shpërthime të torturave qetësuan shpirtin tim/ Tashmë humba të dashurën e parë dhe çdo të nesërme të bukur/ Dhe nga gota piva pikat e fundit të barrës së rëndë”. Pra, këto janë raste shumë të vështira, për arsye se pasojat më të mëdha i merr fëmija, prandaj ruajtja e mirëqenies bashkëshortore duhet të jetë parim i çifteve, në mënyrë që për fëmijët të tyre të jenë shkak për lumturi në jetë. Në po të njejtën poezi shohim edhe këto vargje pikëlluese: “Nëna ime! Kush është  tani që më udhëzon mua nëse humbi rrugën/ Kush është që më flet mua për ullishtat e atdheun e vrarë/ Kush është që më uron mua për të më ndihmuar Zoti!/ O nëna ime, më thuaj ngase unë jam i vetmuari i shtëpisë që pret/ Ngase nuk ka gjë që më ngroh.. se dielli im ka përenduar.” Porse, ka edhe raste edhe më të vështira, pra të braktisjeve të fëmijëve, e që pohohet se vitin e shkruar në maternitetet e kryqytetit janë lënë 25 fëmijë.

Ajo që shkatrron familjen, ska dyshim është edhe dhuna në të. Kjo vepër kaq e ndyrë ende po frymon tek ne. “Dhuna ndaj grave është ndoshta shkelja më e turpshme e të drejtave të njeriut. Ajo nuk njeh as kufijë gjeografik e as kufijë të pasurisë. Deri sa ajo vazhdohet, ne nuk mundemi të deklarojmë se bëjmë ndonjë progres kah barazia, zhvillimi dhe paqja”- është shprehur Kofi Annan. Policia ka konfirmuar publikisht se”Çdo ditë sinjalizohemi për 2-3 gra të dhunuara, pjesa më e madhe e të cilave kanë nevojë për ndihmë mjekësore”. Nuk kërkohet shumë mund që t’i bëhet një matematikë kësaj shifre të lartpërmendur me 365-së ditët e vitit. Amnisti Internacional, në një raport të saj, ka deklaruar se” Një në tre gra dhunohet. Më e shpeshtë është dhuna fizike, më pas vjen ajo seksuale dhe psikologjike”. Apo edhe shifra tjetër se: “një në pesë gra dhunohen nga bashkëshortët e tyre në familjet shqiptare” statistikë kjo e bazuar në studimin e Institutit të Shëndetit Publik.

Gjithashtu tek shoqërija jonë sot ështe prezente edhe ajo që sociologët e quajnë: “Një krim i dhunshëm dhe një eksperiencë e frikshme” pra, përdhunimet. Rreth këtij fenomeni nuk ka shumë statistika, pasi që pas përdhunimeve pason dhuna tjetër, pra detyrimi i fshehjes së rastit. Mirëpo ajo që mund të dimë është se mbi 60% të rasteve janë nën moshën 18 vjeçare, ndërsa 22% midis 18-24 vjeç. Gjithashtu është konstatuar se vetëm 1/3 e përdhunimeve raportohen në polici. Pasiguria në vend dhe mospërkrahja e fortë e qytetarëve nga institucionet përkatëse, bën që vajzat e përdhunuara (që 60% janë adoleshente) të mos kenë guxim të tregojnë rastet e tyre në polici, pasi që frikësohen se kërcënimet e abuzuezve do realizohen.

Për fund! Shkrimi ynë rreh çështjen e devijimit të shoqërisë, pasi gazeta “Shqipëria Etnike” ka synim bashkimin shpirtëror të gjithë shqiptarëve, mbajtjen pastër të moralit e thënien e gjithçkaje që nuk duhet të mos thuhet. Me këtë shkrim synojmë që t’ia bëjmë me dije gjithë shqiptarëve realitetin tonë, e më konkretisht prindërve që janë fare të pakujdesshëm ndaj çështjës së edukimit të fëmijëve të tyre. Në këtë shkrim nuk jemi shfaqur pesimistë, porse vetëm  realistë. Ne nuk guxojmë të aktrojmë si të verbër, të shtiremi se nuk e shohim realitetin, të rrëjmë veten se jemi mirë.

Pra,vëllezër e motra, ky shkrim nuk duhet të shkaktojë pesimizëm tek askush, porse duhet që t’i vetëdijësojë lexuesit që të punojnë në përmirësinë e shoqërisë, dhe më konkretisht, të punojnë në pregatitjen e brezit të ri. Një fjalë e urtë thotë: “Fitorja vjen me durim, gëzimi vjen pas dëshprimit dhe pas çdo vështirësie ka lehtësim”. Fryt i pemës së përkushtimit në edukimin e fëmijëve është jeta e lumtur. Prandaj, bashkëpunimi reciprok në mes njerëzve duhet të jetë më në nivel, dhe qëllimi i mirë parim final. Jeta nën hijën e devotshmërisë e sinqeritetit jep freski, prandaj punoni vazhdimisht që t’i strehoni njerëzit e lodhur në këtë pemë. Një thënie e Profetit Muhamed (paqa qoftë mbi të!) thotë: “Edukojeni fëmiun tuaj, njëzet vite para se të lind”. Pra, jini ju ata që me personalitet e karakter të shëndoshë, edukoni tançka të vlefshmde lini pas,fëmijët.

MIRSIM MALIQI

Maqedoni

 

 

“Vargjet e Lira” më 1936 nuk u ndaluan e nuk u çensuruan

Emisoni në Top Show, të Top Chanel i Alban Dudushit, “Leksione Migjeniane”, me rastin e 70 vjetorit të vdekjes së Migjenit, ditën e enjte dt.18 shtator 2008. Të ftuar në studio: Angjelina Ceka (Luarasi), prof. Adriatik Kallulli, prof. Rozeta Uçi, dhe nga Shkodra poeti Ridvan Dibra dhe poetesha Ledia Dushi. Ky emison  më ka indinjuar pa masë: në demokraci ndalohen përsëri Arshi Pipa dhe Gjovalin Luka! Mohohen kontributet e sa e sa studiuesve! Injorancë e pajustifikueshme e dy përfaqësuesve poetë shkodranë, që nuk i njohin e nuk i lexojnë as literaturat e as kontributet e Shkodrës…

U ndalua botimi, “Migjeni, Vepra, mbledhë dhe shpjegue nga Gjovalin Luka”, botim 1954, NSHB Tiranë!

SL e akuzoi Gj. Lukën “se kishte pushtuar 7-8 prozat e pabotueme”… Një polemikë e vjetër e viteve 50-të; polemika e ringjallur e viteve 2003, 2005, 2006, 2008… dhe një aktualizim me: Angjelina Ceka (Luarasi), P.S. Luarasi, D.Kaloçi, dr. M. Zeqo, I. Kadare, R. Uçi etj, në Top Show dhe me “zbulimin e fundit” të Elsa Demo, “Botimi i ndaluar më 1936 ekziston”, Shekulli, 28 gusht 2008, f.20-21.

(vijon nga numëri i kaluar)

Kushdo që ka një gjykim rracional e objektiv, mundet ta kuptojë se përderisa ne po debatojmë e replikojmë kaq gjatë, kemi qenë edhe në një proçes hetimi. Unë e kam shqetësimin më të madh, sepse Petro S. Luarasi, me prepotencë më ka marrë nëpër këmbë nderin e babait dhe nderin tim. Normalisht trimi Petro as duhej ta rihapte fare këtë temë pas një gjysëm dekade edhe sikur babai im, ta zëmë se i kishte marrë ato 7-8 copë novelat e sakatosura në Arkivin e Lidhjes Shkrimtarëve të Shqipërisë, apo në Arkivin e Institutit të Shkencave, ku ato ishin blerë qysh në vitin 1945. Në realitet të tjerët i kishin marrë dhe i kishin botuar ashtu siç ishin më përpara vitit 1954.

Mirë, po biem dakort, Kritikën e botuar te revista Nëndori Nr. 5, 1954, edhe unë po e quaj si “Kritika Zyrtare e 54-trës”, megjithse shkon bojagi bukur edhe në unison me atë “Kritikën” tënde të pretenduar të 2 Prillit 1954, nga e cila ti nuk ke paraqitur asnjë lloj faksimileje e dokumenti zyrtar nga arkivat.

Po çfarë kërkon ti pra, o z Petro, që unë ta quaj ty zyrtare e dokument historik, një copë kartë të shkruar me copa të mbledhura poshtë e përpjetë, të zografisura me maqinë daktilografike me dt. 2 prill 1954?! Dokument të duket ty?! Shkresë zytare e vitit 1953, të duket ty një copë kartë e daktilografuar me adresën për Zyrën e Kontrollit e Çensurës Arsimit, pranë KQ. të PPSH, pa kartelën dërgese zyrtare, pa kthim përgjigjen zyrtare të KQ të PPSH të vulosur, pa le kulmi as e firmosur fare as nga S. Luarasi?! Urdhëro more zotëri, përsëri të bëj thirrje, të shkojmë si miq a si shokë, ku të duash ti dhe t’ia bëjmë provën e autenticitetit dhe të kronologjisë të dy këtyre materialeve dokumentare që kam paraqitur unë dhe atyreve të tuat, te cilido institucion i specializuar edhe në kriminalistikën më të specializuar e ku të duash.

O zoti Petro, punën e botimit “të novelave të ashtuquajtura të pa botuara”, nga babai im e kemi trajtuar e ezauruar njëherë. Pse devijon degë më degë si trumcaku?! Nuk e pretendojmë meritën, as të zbuluesit e as të botuesit të parë, a ka më troç se kaq! Kjo as aksidentalisht e as realisht nuk ka ndodhur asnjëherë. As autorësinë e patundur të Migjenit, nuk e kemi diskutuar asnjëherë. Nuk të hyjnë ty në rradake këto?!

Për ato çka ke sajuar ti me Kaloçin, edhe përtej S. Luarasit, Prof. Dh. S. Shuteriqi, fare në prag të fundjetës, ta mbylli ty gojën kështu: “Më 1945, menjëherë pas çlirimit, Instituti i Shkencave, i bleu të 7 (shtatë) prozat e quajtura “të gjata” të Migjenit. Migjeni, që në atë kohë, u vu në qarkullim të plotë, me ç’ka dihej të kish lënë si Vepra. Lindi, pra, edhe dëshira e lexuesve, që t’i kishin në një vëllim të vetëm veprat e autorit. Një përmbledhje të tillë e realizoi Gjovalin Luka më 1954 Hedhja baltë mbi Gjovalin Lukën nuk e nderon Skënder Luarasin. Ky, shkruan se Përmbledhja e Gjovalin Lukës (më 1954) ishte një përmbledhje që Skënder Luarasi kishte dorëzuar në Komitetin Drejtues të Lidhjes së Shkrimtarëve më 1948. Ky pohim mbetet i dyshimtë, posa Luarasi nuk rrëfen se kujt ja pat dorëzuar. Komiteti në fjalë përbëhej prej shumë vetëve dhe pak prej tyre punonin në Lidhje. Unë dhe Vehbi Bala, nuk kemi të bëjmë fare me punën e Gjovalin Lukës ky ishte bllofi i Kujtimeve të çoroditura të Skënder Luarasit”. (Dh.S. Shuteriqi, “Ja e vërteta e akuzave të Luarasit”, “Gazeta Shqiptare”, 17 maj 2003, f 12-13)

Shuteriqi, ta ka shkruar pastër e qartë, posaçërisht për ty e për motrën tënde dhe për të gjith migjenologët edhe për M. Zeqon edhe për I. Kadarenë e R. Uçin e të gjith kallam kusurin që ju përkrahin ju …

Ti, dhe as motra e jote (që të ka kritikuar ty në mënyrë verbale e jo me shkrim), nuk e patët kurajon t’i përgjigjeshit flakë-për flakë, prof. Shuteriqit dhe as sa qe gjallë, por e kapërditë këtë me turp! Pse nuk e hape gojën more trim atëhere, por te Korrieri e kishe hapur çorap dhe këtë Deklaratë të Shuteriqit e ke bërë të paqenë! Nuk dimë as ndonjë trim migjenolog, që ta ketë kundërshtuar Shuteriqin! Zeqoja përshembull pse nuk e kundërshton, sepse edhe ndaj atij e ka detyrë morale…

(Do ta botoj në libër edhe atë qyfyrin e amanetit, se e kam ruajtur Origjinalin, kur se ke mbajtur ti, pse do ta mbaj unë.)

Tashti o Petro, te “Klubi Demokracinjëria”, te “Korrieri”, ke sajuar si “triumfator” një fillim “Da Capo” nga mesi, si gjoja xhelozia e Agron Lukës, për suksesin e librit të motrës Angjelina në një ekspozitë libri! Kjo qe fillesa e dytë me Noenë, pas asaj të parës me Adam/Ademin “për hir të së vërtetës historike në fillim Gj. Luka ishte i pari”, kështu i ke shkruar apo jo. Pa le, po jeni pajtuar edhe një herë me D. Kaloçin dhe keni shitur edhe një herë një mall të vjetër nga “Gazeta Shqiptare” e prokurorisë letrare, te biblbil gjyzari “Shqip-i”. (4 nëntor 2006, f 18-19, “Letrat e panjohura të Luarasit për Enver Hoxhën dhe anëtarët e Byrosë politike. Kur Disidenti Rebel mbrojti Kadarenë Disidentin e Madh”. Dhe kë mbrojti Kadarenë…, që Ramizi e kishte në pesëshen e parë, bashkë me Nanon, Gjinushin, Berishën e Mejdanin, kurse Ceka ishte në rezervat…) …

 

EPO MIRË, LE TA ZËMË SE ËSHTË ASHTU SI THUA TI

Dhe ja ku jemi, pas tre vjetësh, të ndeshjes së shtyrë. … Ti, Petro si inxhinier mekanik (edhe dr. Moikomi), sigurisht e ke mësuar atë mënyrën e arsyetimit, ku fillimisht e marrin si të mirëqënë një postulat, për të vërtetuar të kundërtën?

Ti, Petro S. Luarasi, e ke cituar për të disatën herë këtë “ngjarje dramë” shumë të dhimbshme migjeniane, por te Korrieri ke zgjedhur më të bukurën e me ngapak nuanca më të ndryshme, ku citon baba Skënder Luarasin: “Deri në vitin 1948, i ndihmuar edhe nga rasa, arrita të mbledh gjithë krijimtarinë e Migjenit në prozë e poezi. Pjesa më interesante do të ishin novelat e panjohura që më pati dorëzuar ime shoqe, motra e Migjenit, Olga. Pata përgatitur edhe një biografi të tij rreth 100 faqesh të pasuruar me plot fotografi dhe faksimile Megjithse isha një nga themeluesit e Lidhjes së Shkrimtarëve, shkoja atje rrallë e tek më të shumtën e rasteve kur kishte nevojë të ngutshme Kryesija apo interes personal sekretari i saj Dh. S. Shuteriqi. Një ditë i vajta në Komitetin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe e pyeta sekretarin Dh. S. Shuteriqi ndë kishin interes të botonin, jetën dhe veprën e Migjenit, me shtatë novela ende të panjohura, në rastin e 10 vjetorit të vdekjes në 26 gusht 1948

-Shtatë novela të panjohura? Vërtetë?!

Dhe kështu ia dorëzova të daktilografuar materialin, veprën e Migjenit, poezi e prozë dhe biografinë njëqind faqe me foto e faksimile.”

Pikërisht këtu ka ndërhyrë interpret Petrua në kllapa dhe sqaron: (Materiali i daktilografuar me shpejtësi qëlloi të qe shkruar me shumë gabime ortografike. U dorëzua i tillë (në gusht 1948) meqë dihej se korrekturën e redaktimin do t’ia bënte Skënder Luarasi. Shën. i P.L.)

Përmbledhja që dorëzova u botua e copëzuar. Dh. S. Shuteriqi e M.N. botuan shumë nga poezitë e novelat e Migjenit (bashkë me dy nga novelat e reja) në organin e Lidhjes së Shkrimtarëve “Literatura Jonë”, me shënimin sikur t’i kishin zbuluar ata. Ndërsa materialin e plotë të mbledhur prej meje Kryesija e Lidhjes, për fat të keq, gjetën e ia dorëzuan Gjovalin Lukës, duke na futur në sherr. Asaj kohe ndër të plotfuqishmit në rradhët e intelektualëve qe edhe Sekretari i Shoqatës Shqipëri Bashkimi Sovjetik, Gjovalin Luka Gjovalin Luka sillej mirë me mua, më respektonte…”. (gaz. Korrieri, 23 nëntor 2005, f  29, kolona 1; Kur i do qejfi Skënderit dhe Petros, Gjovalin Luka sillej keq, kur ia sjell puna ndryshe sillej mirë e respektonte , kupton ti, e afronte me ca punë edhe nga Shoqëria me BRSS…)   

{Shkencë në konfidencë, brenda kllapave gjarpërushe, që mos ta lexojë publiku, që ia drejtoj, Petros, Angjelinës dhe Neritanit, nën gjykimin edhe të dr. Moikomit, prof. Rozetës dhe Kadaresë së Madh. Problemë: Kemi nja 7 ose 8 copë novela që Skënderi i dorëzoi vullnetarisht te zyra e Dh.S. Shuteriqit, si dhuratë për Shuteriqin dhe të tërë komitetarët, aty nga fillim gushti 1948, pa asnjë lloj dokumenti zyrtar, falas e pa asnjë kontratë shitjeje ose botimi etj. Si të thuash “vajti cjapi vetë te kasapi”. Por, Shuteriqi i bie mohit: “Te unë, more zotëri në zyrë, nuk ka ardhur ndonjë Skënder, e as nuk më ka dorëzuar kush gjë, pastaj ç’i desha, kupton apo jo, unë i kisha 7 novelat e gjata të pa botuarat, në Arkivin e Institutit të Shkencave, se ato u blenë qysh më 1945. Edhe Arshi Pipa ka hyrë e ka dalë në shtëpinë e Olgës më 1944 e 1945, kishte plot materiale… Se kush tjetër nga komitetarët, që t’i ketë dalë zot mallit të Skënderit me vulën e 1948, vallahi e për ideal të Partisë nuk di gja, se komitetarë kishte plot, por më duket se i çorodituri dhe i dyshimti Skënder, luante me bllof dhe sëmundjen e të atit më duket se e ka trashëguar edhe i biri…”.

Tashti, nga këto 7-8 novelat (Mall i Skënderit/Të drejtat e Skënderit të 1948 me laps), një bashkohet nga dy gjysma, dy i pushtojnë me përzgjedhje Dh. S. Shuteriqi dhe anonimi M.N. (te “Literatura Jonë”, tetor 1948), dy të tjera i pushton Shuteriqi a Musarai (te “Letërsia Jonë, gusht 1953, Studenti në shtëpi dhe Të çelen arkapijat. Pastaj GjL boton 5 copë novelat në mars 1954. Në shtator 1954, botohet në rusisht i përkthyer libri me poezi e proza, “ΜидЬени, ИЗБРАННОЕ, Москва 1954, ku u botuan ndër të tjera edhe vjershat “Parathania e Parathanieve”, “Blasfemi” dhe prozat “Studenti në shtëpi” dhe “Bukën tonë të përditëshme falna sot…“, simbas botimit të GjL dhe botimit të vitit 1953. Atëhere sa novela i ngelën për “t’i rrokur e pushtuar”, shokut Gjovalin, nga ato që nuk ishin botuar asnjëherë? Kaq shumë zhurmë për asgjë?! Ndërsa Skënderit, megjithse si “ish pronari”, i mbeten edhe nja dy skelete. Detyra: Gjeni sa novela të pa botuara ishin gjithsej? Bëni edhe provën.  Porse SL dhe OL, mbas këtyre evenimenteve, na nxorën “dorëshkrimin Nr. 2 të 7-8 prozave të pabotueme, pastaj edhe dorëshkrimin Nr. 2 të “Kangëve të fundit”, gjoja të   korrektuar dhe të redaktuar nga vetë Migjeni në kohën e sanatoriumit në Itali, nxorën pretendime për shkurtime teksti etj, kur në fakt ata këto nuk i kishin bërë për zë fare deri atëhere… SL, para se të merrej me dy prozat e bot. 1954 “Studenti në shtëpi”, “Të çelen arkapijat”, duhet të merrej “Kritikën” e këtyre dy prozave të botuara te “Letërsija Jonë”më 1953, aty të analizonte shkakun dhe autorin e vërtetë të “maskës dhe bragashave”, omisioneve me inçeste etj, kishte pastaj edhe përkthimin në rusisht të vitit 1954… (Aty ishte përshembull ajo grada 42, të cilën hafijet e kishin hequr qysh në shtypshkronjë)

Dhe z. Neritan, ju si deputet, kandidat për President i RSH, arkeolog-historian, i sapozgjedhur edhe zv Kryetar i Kuvëndit Popullor, si dhëndër i Petros: Gjovalin Lukën qysh aty nga fundi i 1947, para vrasjes së Nako Spirut, e shkarkuan nga detyra e Sekretarit, pra nuk ishte më as i plotfuqishëm, por vetëm si kryeredaktor i revistës Miqësia Shqipëri-BRSS. Ky është një fakt i dokumentuar. Po ti e di vetë o Neritan se, e ke pasur atë eksperiencën e hidhur të replikave me Baletën e Benin… Ç’mu desh mua që u futa në këtë Replikë, tuj e ditë dhe tuj e deklarue qysh në fillim se hajde t’i shqitesh grethave… O çfarë fatkeqësie, këta baballarë të realizmit enverhoxhianist, lëre se janë metamorfizuar si disidentë, lëre se janë shpallur edhe si “Nderi i Kombit”, lëre se i kanë varrosur shtatë pash nën dhe disa njerëz të nderuar, lëre se na shkruajnë edhe “Parathëniet e Parathënieve” të disa martirëve, lëre se kanë bërë historinë përrallë, por këta mor Zot janë edhe të pakënaqur duan akoma më shumë!

O Neritan, zv. dekani i arkeologjisë dhe ju dr. Zeqo “migjenologu”: Arshi Pipa, më 1944 shkruante se gjithsej proza/novela të Migjenit ishin 25 copë, nga të cilat siç rezulton 17 copë kanë qenë të botuara dhe 8 copë të pa botuara. (Rev. “Kritika”, Nr. 3-Nr. 4, maj, qershor 1944).

 

(vijon në numrin e ardhshëm)

 

Korrupsioni buron nga deformimi i ligjit

Ftesёn nё Samitin e Bukureshtit, qeverisja e djathtё kёrkon ta kapitalizojё si sukses mё sё shumti i reformave tё saj. E kёtu, nuk ka kurrgjё pёr t’u habitur nё kontekstin e njё fushate elektorale tashmё nё prag, ku palёt mёtonjёse pёr pushtet pёrdorin e shpёrdorin kartat e tyre mё tё vyera. Prandaj nuk ёshtё e rastit qё krahas turit “Dialogu me Shqipёrinё” tё ndermarrё kohё mё parё nga opozita kryesore pёr tё bashkuar qytetaret rreth vetes, kryeministri i qeverisё sё djathtё e cilёson turin e tij me titull “Shqipёria nё NATO” gjatё tё cileve pёrpiqet tё bindё qytetarёt shqiptarё pёr punёn e deritashme dhe pёr pasojё nё mёnyre tё tёrthortё kёrkon kёshtu njё mandat tё dytё. Po kryeministri nuk e ka harruar se fushata e verёs 2005 qe ndёrtuar mbi premtimin pёr luftёn kundёr korrupsionit dhe krimit tё organizuar. Nё thelb, mё shumё se cdo gjё tjetёr, ishte njё fushatё anti-korrupsion. Pёr pasojё, nё daljet e tij publike pёr tё shpjeguar veprimtarinё qeverisёse tё koalicionit qё drejton, pavarёsisht sfondit kuq e blu tё stendave “Shqipёria nё NATO” kryeministri flet, dhe jo pak, mbi pёrpjekjet e kёsaj qeverie mbi luftёn kundёr korrupsionit.

Nё ligjёrimin e tij mё tepёr se njё herё, dhe jo pa menduar, kёrkon t’i mveshё luftёs kundёr korrupsionit trajtёn e njё beteje kryekёput jetike pёr shoqёrine shqiptare dhe pёr mё tepёr trajtёn e njё beteje mbarёqytetare. U kёrkohet qytetarёve tё behen bashkё kundёr tё korruptuarve, tё mos ngurrojnё dhe tё mos kenё mё tё voglёn ndёrdyshje pёr tё denoncuar dhe ndёshkuar tё korruptuarit. Qytetarёt e ndershёm kundёr tё korruptuarve qё kryeministri i cilёson si faqezinjtё, pra tё pandershmit qytetarё. Pa kurrёfare dёshire pёr tё marrё nё mbrojtje apo shfajёsuar individё tё korruptuar, vёrehet kёshtu njё farё antropomorfizmi i korrupsionit, njё artikulim i tillё nuk duhet parё i ndarё nga ca karakteristika tё tё folurёs publike tё politikanёve, tё menyrёs sesi konceptohen dhe pёrfaqёsohen pёrmes ligjёrimit problemet, kundёrshtitё, fitoret dhe humbjet prej individёve politikanё. Pёr pasojё, tipar i shpeshtё e gati-gati i zakonshёm i ligjёrimit politik tё politikanёve mbetet prirja pёr t’i dhёnё trajtё dhe formё njerёzore fenomeneve sociale, pёr tё shndёrruar dhe pёrqendruar argumentat ndaj kundёrshtarёve tek karakteri i individёve kundёrshtare, pёr tё bёrё si pa tё keq psikologun dhe orakullin nё mungesё tё debatit rreth politikave tё caktuara, rreth ideve dhe qёllimeve tё kundёrta mes palёve nё konkurrim pёr pushtet apo nё komunikimin e tyre me qytetarёt.

Nё kёtё kontekst krijohet pёrshtypja se qenkan vetёm ca individё te pandershёm, pa dinjitet, tё pamoralshёm qё pёrmes aferave tё tyre korruptive, tё bujshme ose jo, fajtorё tё vetёm dhe kryesorё pёr korrupsionin nё Shqipёri. Ja pra, korrupsioni mori trajtёn njerёzore, tё njeriut qё bie nё ngasje e nё mёkat. Nё fakt, thjeshtezohet ca si tepёr fenomeni i korrupsionit, sikur rrёnjёt e korrupsionit nuk janё strukturore, nuk janё ne strukturёn sociale tё shoqёrisё shqiptare dhe tё shoqёrive tё tjera tё ngjashme nё mungesё tё modernizmit, por gjenden tek karakteri i dobёt i ca individёve qё korruptohen lehtё. Aferat korruptive, pёrfitimet monetare apo abuzimet me postet publike janё vetёm shfaqja e jashtme e korrupsionit. Pas anёs sё dukshme tё individёve tё korruptuar ndodhet prirja pёr tё shkelur, bishtnuar, deformuar ligjet dhe rregullat. Nuk ёshtё korrupsion vetёm pёrfitimi nё formё parash, por edhe nderi apo favori qё nje nёnpunes i administratёs kryen ndaj personave qё jane tё afёrt tё tij, ndaj miqve, ndaj individёve tё tjerё nё shkёmbim tё ndereve dhe favoreve tё tjera reciproke. Pёr shumё studiues, antropologe e sociologe fillesat e korrupsionit gjenden nё deformimin e ligjit, tё abuzimit tё postit publik pёr tё ndihmuar apo favorizuar me pa tё drejtё individё tё tjerё. Nё njё shoqёri, si shoqёria shqiptare ku shpёrfillja ndaj ligjit dhe rregullit ёshtё njё normё ku marrёdheniet mes individeve ndёrtohen mbi baza tё miqёsisё qё tejkalon cfarёdo caku, duke u vёnё edhe mbi ligjet, ku suksesi i individёve nё tё shumtёn e herёs arrihet pёrmes “ndёrhyrjes” sё “miqve” dhe ku suksesi i vёrtetё individual megjithese i merituar i atribuohet “pasjes sё miqve” ёshtё tejet e vёshtirё tё arrihet tё fitohet beteja ndaj korrupsionit vetёm pёrmes denoncimit tё individёve tё korruptuar. Nё njё kёndvёshtrim afatshkurtёr mund tё jetё efikas por qё nё tё vёrtetё nuk arrin tё japё rezultate qё zgjasin nё kohё.

Nga SOKOL LLESHI

 

Toponomastika “4” – Prefektura e Gjirokastrës

vijon nga numri i kaluar

Publikimin e katërt të Toponomastikës së shqipëruar nga vendimi nr. 753 dt. 6 korrik 1938, të Këshillit të Ministrave të Mbretërisë Shqiptare, menduam ta vijojmë me Prefekturën e Gjirokastrës (lagjet e qytetit, katundet e komunës Qendër, Nënprefekturën e Delvinës dhe Nënprefekturën Zogajt – ish Saranda), që janë troje shqiptare të kufizuara po me troje shqiptare, por të grabitura ndër vite e shekuj nnga fqinja jonë Greqia, e cila edhe në ato vite kërkonte të shtrinte grykësinë e saj mbi Prefekturën e Gjirokastrës, ku si argument “griqizues” përdorte jo vetëm ortodoksinë, por edhe toponomastikën e “griqizuar” apo automatizuar. Mbretëria Shqiptare me në krye Mbretin Zog I-rë, në rrugën e konsolidimit të një shteti Europian – bashkëkohor të të gjithë shqiptarëve (e jo vetëm  të Shqipërisë politike të 1913) do të ndërmerrte një sërë nismash, reformash e vendimesh civilizuese e historike që e orientonin vendin tonë nga Europa perëndimore me tërë origjinalitetin e saj. I tillë ishte edhe Vendimi i shqipërimit apo përshtatjes së emrave të qyteteve, fshatrave, vendeve e tjera, që ndër mote kishin “fituar” tingëllim në gjuhët e fqinjëve apo pushtuesve, gjë që shevonët kufitare e përdornin si argument shtesë në axhendat e Europës së kohës, që ende “notonte” në mes pleqërisë së trashiguar dhe rilindjes që kishte filluar të vegonte. Mjerisht siç do ta shohim nga ky publikim “ndotja” e toponomastikës në Prefekturën e Gjirokastrës kishte qenë shumë e madhe, ndaj edhe nevoja e shqipërimit apo përshtatjes në shqip kishte qenë po kaq e madhe, ku nga 159 toponime të shqyrtuar, janë shqipëruar apo përshtatur 111, ose rreth 70% e tyre.

Ne edhe në këtë publikim do t’i paraqesim lexuesit vetëm Toponomastikën e shqipëruar apo përshtatur pa e “mërzitur” me atë të pa ndryshuar.

 

Prefektura e Gjinokastrës, lagjet e qytetit:

 

ishte                 bëhet

1.   Manalati (1)     Lekaj

2.   Manalati (2)     Manalarti

3.   Dunavat (1)     Topullej

4.   Dunavat (2)     Kushtrim (1)

5.   Palorto             Kushtrim (2)

6.   Varosh              Shpataj

7.   Gjobek             Teuta

8.   Meçite             Burimi

9.   Hazmurat         Shuller

10.                          Pllakë   Plakë

11.                          Pazar i Vj.             Tregu i Vjetër

12.                          Dervish Bej          Shoshaj

 

Katundet e Komunës Qendër

 

1.   Derviçan          Kukel

2.   Dhoksat            Dushkor

3.   Dhuvjan           Pronjat

4.   Frashtan           Arbëri

5.   Goranxhi          Gur i Zi

6.   Goricë              Bregas

7.   Grapshi            Grave

8.   Hskovë             Drangue

9.   Hamelica          Humelie

10.                          Kakozi   Miraj

11.                          Karjani Karjan

12.                          Lugari   Lugar

13.                          Mingulli                Mingul

14.                          Nakova                 Vis-i

15.                          Palokastra            Kështjelli

16.                          Saraqinishta        Gjerni

17.                          Sofratika              Shufrati

18.                          Tranoshishta       Trandaj

19.                          Vaniata Vëneshta

20.                          Cepuna                Çepaj

21.                          Kardhiq                Gradhiqi

22.                          Zhulat   Shulaj

23.                          Dropull                 Fusha e Drinit

24.                          Zagoria                 Tej Malasi

25.                          Doshnica              Drrasa

26.                          Hoshteva             Kadre-a

27.                          Koncka Gurrë-a

28.                          Iliari      Liari

29.                          Nderaei                Deraj

30.                          Nivani   Nënmali

31.                          Sheperi                Sipër-i

32.                          Tapova                 Lajthiza

33.                          Konispoli              Çamëri

34.                          Çuçat    Cucat

35.                          Shehat Shehaj

36.                          Aliagat Trilagje

37.                          Verve   Varfaj

38.                          Dishat   Vishëza

39.                          Janjar    Njanari

40.                          Ninat     Nenëza

41.                          Markat                 Markaj

42.                          Perdhikar            Pëllëzor

43.                          Çiflig     Fushaj

44.                          Kllogjer                Murgjaj

45.                          Grave   Lejdhizë

46.                          Grazhdan             Drize

47.                          Hader Agaj          Hajdaraj

48.                          Kalcat   Kalaj

49.                          Kalivepashaj        Kasollaj

50.                          Komat   Kamata

51.                          Kurrice                 Kulperi

52.                          Llazati   Lazëri

53.                          Memush Bej        Memushaj

54.                          Pandalejmoni Lemi

55.                          Qeburoi               Rinia

56.                          Sopiku  Batkuq

57.                          Zmineci                Dimnoci

58.                          Theolloga             Rapëza

59.                          Vagalati                Vlaga

 

Nënprefektura e Delvinës

 

1.   Brailat               Brrylaj

2.   Kakodhiq         Mërinoti

3.   Kardhikaq        Kerthiaz

4.   Kalasë               Rebesh

5.   Karahaxh         Pemza

6.   Kopaçe             Ferras

7.   Kongoc             Kungaj

8.   Lefterhor         Liria

9.   Mavropulli       Zezar

10.                          Palavli   Pallati

11.                          Senica  Kullosaj

12.                          Vergo   Purterka

13.                          Dhrovjan i S.        Kastriot i Sipërm

14.                          Dhrovjan i P.       Kastriot i P.

15.                          Leshnicë e S.       Lajthizë e S.

16.                          Leshnicë e P.      Lajthizë e P.

17.                          Janicat  Gjonati

18.                          Cerkovicë            Rethinë

19.                          Velahovë             Vllazer

20.                          Krongj  Kronaj

21.                          Ardhasova           Ardhë

22.                          Dermish               Dermaj

23.                          Dhivri   Divri

24.                          Livina    Linoj

25.                          Memoraqi           Memaj

26.                          Navarica               Verma

27.                          Ymer Efendi        Omertaj

 

Nënprefektura e Zogajt

(Saranda)

 

1.   Saranda            Zogaj

2.   Nivicë Bubar   Bubar

3.   Metoq              Metaj

4.   Trembull          Tremburi

5.   Karalibej          Likaj

6.   Kalive Shushi   Sheshi

7.   Bordan             Brija

8.   Çaush               Reshter

9.   Vermera          Kalinë

10.                          Çifligu Vana         Vena

11.                          Ksamile                Mulliri

12.                          Lukovine              Lukaj

13.                          Hundëcave          Hundaj

 

Çdo njeri i vëmendshëm e dallon qartë edhe sot se moszbatimi i Toponomastikës të miratuar në vitin 1938, vazhdon të jenë një “argument” plus për fqinjët tanë grekë, që kërkojnë me këmbëngulje (por me forma më të rafinuara, se jemi në shekullin XXI) gjoja të “Drejtën” mbi këto troje të thirrura nga ata Vorio Epiri. Ky pretendim ndihmohet sot edhe nga disa ardhacakë grekë që shfrytëzuan “bujarinë” e Ali Pashë Tepelenës, për t’u instaluar në këto troje shqiptare si ushtarë, skllevër apo shërbëtorë, si dhe nga disa shqiptarë që ortodoksia  (ekonomike) në vend që t’i lidhë shpirtërisht me Zotin, i ka lidh me qarqe antishqiptare të djallit grek, që po veprojnë jo pak në të dy anët e kufirit, nën petkun e partiakut, pushtetarit, afaristit apo klerikut ortodoks.

vijon në numrin e ardhshëm

NDUE BACAJ

 

Dukagjinas dhe Malësor, e gëzofsh tokën, shtëpinë dhe qytetarinë shkodrane që merita jote dhe Demokracia t’i fali

 

Ky problem kaq i madh nuk duhet të zgjidhet me gjykatë,

por me legalizim dhe me marveshje!

AGRON LUKA

 

Dukagjini (siç edhe Rrafshi i Dukagjinit), këto toponime mesjetare, si një ruajtje – ngurtësim, nderim dhe mbetje e një ish emërtimi të pronësive të zotërve feudalë albanë të hershëm mesjetar, si “Tokat e Duka Gjinit të Parë”, na kujtojnë kohët e mjegulluara të “Dukatës së Durrësit” dhe të “Mbretërisë së Albanisë”. (Kam shkruar për këtë histori të Dukagjinit, mbi bazën e rrëfimeve të Maria Dukagjinit – gruaja  e Gjon Muzakës, ku sëpaku nja tre-katër nene të “Kanonikut të Lekve” e kapën edhe vetë Dukën Gjini I, që vrau peshkopin e Shën Mërisë së Ndërfanit, mbi bazën po atij kodi të lashtë që më pas do merrte edhe emrin si “Kanuni i Lek Dukagjinit”)

Ende pa u ç’liruar mirë Shqipëria dhe Shkodra, kriminelët E. Hoxha dhe M. Shehu bashkë me një ekip ustallarësh të krimit, kishin projektuar “krahinat reaksionare, qytetin reaksionar, klerin reaksionar dhe një masakër e lumë gjaku”…

Dukagjinasit e vjetër, mbase e mbajnë mend një këngë të viteve 50-të që u kompozua nga kompozitori Preng Jakova, me propozimin e deputetit të tyre Gjovalin Luka. “Dukagjinas zbrit nga mali, merre tokën që ta fali”… Ishte fjala vetëm për një sasi të limituar familiesh që me interesimin e GjL, u vendosën në disa fshatra në periferi të Tiranës dhe disa në afërsi të Mamurrasit. Kur prova e fillimit pati sukses dhe u shtuan kërkesat, diktatori Hoxha absolutisht nuk pranoi, por deshi t’i degdiste nëpër kënetat e Myzeqesë… sepse Tirana ishte thelë për “Zonën e Parë Operative”… Dhe kënga shpejt u ngri në buzë, mori drejtimin e kundërt, siç mjerisht në kohën e okupacionit afro 5 shekullor anadollak, “Dukagjinas hip nga mali” …

Është për t’u habitur, madje edhe shkakton indinjatë se sa shpejt i harroi premtimet e drejta dhe legjitime PD-ja dhe vetë z. Sali Berisha?! Toka e ish Divizionit, thuhet se ka qenë tradicionalisht tokë shtetërore dhe si zonë ushtarake. Tashti na i paskan dalë pronarët?! E po mirë shteti tu japë këtyre pronarëve një tokë kompensuese atje ku ka toka shtetërore dhe banorëve të rinj t’ia legalizojë me marëveshje dhe bisedime të qeta e me arsyetim.  Aktualisht nuk ka asnjë rrugë tjetër, pasi vetë shteti dhe partiçkat e sigurimit, nuk deshi të funksiononte nga vitet 1990-2003…

Tek i sheh ata dukagjinas dhe malësorë të urtë, duke iu lutur Shkodrës qytetare me megafon dhe parulla: “Ju lutemi…”, në rresht të lagur dhe të heshtur, shpirti të tronditet dhe lotët të shpëtojnë… është rasti që ai që i thotë vetes qytetar shkodran, të shkundet nga letargjia dhe nga shpirtvogëlsia!

Le t’ia kujtojmë shtetit shqiptar dhe pushtetarëve në pushtet, Bashkisë, Këshillit Bashkiak dhe Prefekturës, se mjaft kanë shpërdoruar me “hartat me tokat e Sulltanit dhe të bejlerëve”, mjaft kanë shpërdoruar duke u falur toka të bollshme ish muhaxhirëve jo shqiptar si boshnjakëve, podgoriçanëve… Shumë dakort xheste humanitare e solidariteti, por hapni mendjen, veshët dhe llogjikën o kokëmushka, tashti bëhet fjalë për autoktonët! Mbajeni mirë shënim!

Le t’u kujtojmë ne qytetarët, të gjithëve në këtë vend se shteti shqiptar as na i ka dhënë, neve shumë nga pronarët  qytetarë, as tokat, as pronat industriale, as edhe shtëpitë, por akoma na i mban “Të Zëna”, as edhe dëmshpërblimet e internimit, burgjeve dhe spitaleve psikiatrike… madje edhe në kulm të turpit, kur e kemi hequr komplet shpresën: Nuk na kthen as paratë e Përmbarimit si 7%!

U bëj thirrje të gjith pronarëve qytetarë të tokave, që t’ia falim shtetit dhe Bashkisë Shkodër, nga një dynym nga tokat që nuk do t’i marrim kurrë, as në kalendat greke dhe të mbyllet kjo çeshtje skandaloze. Ka toka plot shteti shqiptar që duhet të punojë për shqiptarët në radhë të parë e jo për Fazlliçët e Ballkanit! Duhet që kjo çeshtje të zgjidhet sa më paqësisht e me arsyetim.

 

Gjyqi, si shqiptarët zmbapsën La Koza Nostren

 

John Gotti shqiptar  / Dossier  / nga Alfred Lela

Kur nje shofer kamioni, i rrahur nga Xhon Gotti pas nje incidenti te rendomte ne rrugicat e Nju Jorkut, e terhoqi padine ne sallen e gjyqit duke pretenduar se e kishte harruar fytyren e dhunuesit te tij, gazeta “The New York Post” e se nesermes doli me titullin e madh “I Forgotti”. Aleks Rudaj nuk e pati kete fat. Njerezit e tij te kthyer ne bashkepunetore te FBI-se nuk kthyen rruge e as nuk bene sikur harruan. Rudaj ashtu si Gotti, megjithate, mberriti ne faqet e gazetave. Nese i referohesh “New York Magazine”, zoti Rudaj eshte nje nga njerezit me me ndikim ne fushen e ligjit(lexo;kundraligjit). Revista qe zgjedh individe me influence nga te gjithe profesionet (!?!) e perkufizon shqiptaro-amerikanin si “ koka e sapoburgosur e kartelit shqiptar te mbiquajtur “Korporata” e cila ka pushtuar territorin e Mafias. “Ne nje lokal bixhozi operuar nga familja Gambino ne Astoria, Rudaj dhe shoqeruesit e tij ia behen duke vringelluar pistoletat. Nje prej te forteve tha; zoterinj, ky eshte fundi i lojes”. “New York Magazine” zgjedh nentitullin “Te fortet qe e zgjuarsuan nenboten (underworld)” per t’i prire pjeses kushtuar Rudajt dhe nje numri mafiozesh te tjere, ku ben pjese edhe nje hungarez. Historia e mafias shqiptaro-amerikane nuk fillon me Rudajn. Nje raport i “The Wall Street Journal” i vitit tashme te larget 1985, permend Xhevdet Liken “Joey Lika”si nje individ te pameshirshem ne radhet e mafies italo-amerikane. “Journal” perzien edhe Xhevdet Mustafen, nje emer i njohur ne Shqiperi jo per lidhjet e tij me trafikun e droges, por per perpjekjen e deshtuar per te vrare Enver Hoxhen. Emra te tjere me pak joshes permenden nga gazeta amerikane e cila ne kroniken e saj te gjate jep faktin turbullues se e ashtuquajtura mafia shqiptare kishte ofruar 400 mije dollare per koken e nje prej hetuesve ne ndjekje te grupit nga Ballkani. Ky hetues ishte zevendesi i Rudi Xhulianit, asokohe Prokuror i Pergjithshem i shtetit te Nju Jorkut. Lika me kompani perfunduan ne burg. Shqiptaret, kryesisht ata me prejardhje nga ish-Jugosllavia, vazhduan edhe per shume vite te tjera te josheshin nga jeta plot me rreziqe e njekohesisht fitimprurese e aktiviteteve te paligjshme. Por, e gjithe kjo ndodhi nen strehen e sigurte te familjeve italo-amerikane te krimit te organizuar. Per te ardhur tek Aleks Rudaj i cili mberriti tek opinioni publik, dhe sidomos media qe e ben kete opinion, me gjithe emrin e tij ekzotik, sharmin ballkanas dhe sidomos pameshiren.

 

Gjyqi, si shqiptaret zmbrapsen “La Koza Nostren”

Aleks Rudaj, tek “Jimbo’s” Bar in Astoria prill, 2003. Foto FBI

“Ti do te jesh e mbyllur perjete ne zemren time ashtu si une do jem i ndryre pas hekurave te qelise”. Aleks Rudaj ka zgjedhur keto fjale per t’iu drejtuar se shoqes ne fjalen e tij te fundit para trupit gjykues qe e denoi me 27 vjet heqje lirie. Bashke me Rudajn u denuan edhe bashkepunetoret e tij me te ngushte Nardino Koloti, Nikolle Dedaj, Lush Nuculovic, Prenke Ivezaj dhe Anxhelo Di Pietro. Avokatet e te pandehurve e cilesuan si fitore rezultatin e gjyqit pasi klientet e tyre i shpetuan akuzes se rende te krijimit te nje organizate kriminale, cka do conte ne burgime te perjetshme. Te pandehurit u denuan nen akuzat e armembjatjes pa leje, shantazheve, mbledhje borxhesh me shantazh, venie borxhesh dhe operim lokalesh ilegale kumari. Sipas provave te paraqitura nga prokuroret organizata “Rudaj” e nisi aktivitetin e saj ne fillim te viteve 90-te per te arritur kulmin e saj ne fillim te viteve 2000 duke shfrytezuar boshlleqet e krijuara nga bjerrja e familjeve italo-amerikane te krimit. Deshmia kyce erdhi nga Maurizio “Mo” Sanginiti, i cili deshmoi per 3 dite e gjysme para se avokatet mbrojtes te te akuzuarve ta shigjetonin me pyetjet e tyre. Sanginiti deshmoi se ai operonte nje lokal bastesh dhe nje kazino te vogel ne Port Chester ne Nju Jork per grupin e Rudajt dhe, sipas tij, te ardhurat javore nga bastet sportive gjate vitit 2002 kapen shumen e 250 mije dollareve. Ai ofroi deshmine dhe bashkepunimin me hetuesine ne kembim te nje denimi shume me te lehte sa burgimi i perjetshem per akuzat e pranuara prej tij te kercenimit dhe basteve ilegale nder te tjera. Sipas tij “Korporata” merrte 20 perqind te fitimeve ne kembim te “krahut te forces”. “Ata na mbronin nese dikush na kishte shuma parash borxh si dhe nese dikush na hynte ne hise. Nese dilnim me humbje atehere na duhej te paguanim nga xhepi yne. Grupi i Rudajt i kishte hyre kesaj pune per te fituar para dhe jo per te mbuluar humbjet”, deshmoi Sagniti. Ai shtoi se parate transportoheshin cdo jave te “Kafe Roma” ne Morris Park Avenue ne Bronks, e cila sherbente si zyre qendrore e “Korporates”. Sipas prokuroreve te ceshtjes, familja Lukeze e themeluar ne vitet 50-te kontrollonte kumarin ne Astoria kryesisht nepermjet grekeve. Aty nga viti 2001 kjo familje ishte ne rrokopuje te plote si pasoje e burgosjes perjete te bosit te saj, nenbosi i saj i paditur per shantazh, ndersa kreu i saj i rradhes ndodhej nen vezhgim te vazhdueshem nga FBI-ja. Rradhet e saj qene rrudhur ne njeqind e njezet anetare nga dyqind e ca qe perbenin formacionin e saj te rregullt. Prokurori Tim Treanor tha gjate seancave gjyqesore se ky boshllek u shfrytezua nga Rudaj dhe njerezit e tij te cilet qene pergjegjes “per disa rrahje gjate pervetesimit te lokaleve te kumarit ne Astoria”. “Ne kemi pare grupe si p.sh. ruset duke u perpjekur per t’i marre territore Koza Nostres, por askush nuk ka shkuar kaq larg”, tha Davis Kelly, Prokuror i Pergjithshem i Distriktit te Manhatenit. Gjyqi kunder “Korporates” zgjati 14 jave ne gjykaten federale te ketij distrikti. Provat e paraqitura ne gjyq deshmuan se “Korporata” e njohur gjithashtu si “Organizata Rudaj” ishte nje ent kriminal i perbere nga dhjetera anetare te cilet jo vetem bashkepunuan, por gjithashtu iu kundervene familjeve tradicionale te Mafias ne zonen e Nju Jorkut. Kjo organizate ishte ne ngarkim te nje rrjeti te gjere loaklesh bixhozi, makinash lojrash fati dhe bastesh sportive. Sipas prokuroreve, veprimtaria e “Korporates” nisi ne fillimvitet 90-te nepermjet lidhjeve qe u vendosen me eksponente te krimit te organizuar, perfshi ketu ata te familjes Gambino. Me vone nepermjet marreveshjeve apo forces se armeve, shqiptaret u mekemben dhe kaluan me vete duke shkuar deri aty sa te luftojne per territore te familjeve Lukeze e Gambino ne Kuins, Bronks dhe Uescester. Sipas avokateve mbrojtes, akuzat e prokuroreve jane teprime dhe, megjithese, ata pranojne akuzat e operimit te rrjeteve te kazinove ilegale, mohojne pretendimet e qeverise se klientet e tyre jane pjese e nje organzate kriminale qe perdor dhune dhe kercenime per ta mirembajtur kete rrjet. “La Koza Nostra i ka perdorur shqiptaret ashtu sic ka perdorur edhe irlandezet ne te shkuaren”, thote Matt Heron, kreu i zyres se krimit te organizuar te deges se FBI per Nju Jorkun. Shqiptaret, krejt si irlandezet te cilet punuan per Mafian ne vitet 70-80-te, mesuan shume nga te qenit cirake dhe e adaptuan per vete stilin e zoterinjve te dikurshem. Sipas Jerry Capeci-t, nje kolumnist, qe shkruan vazhdimisht rreth krimit te organizuar “shqiptaret dhe te tjere qe jane pjese e te ashtuquajturit krim i organizuar me baza etnike favorizohen nga vendimi i Mafias per t’iu larguar vrasjeve dhe dhunes se drejtperdrejte”. Tom Metz, hetues i FBI-se, mendon se grupeve shqiptare iu ka rene pjesa me e veshtire duke qene se ata jane me te perqendruar ne dhune, vrasje e mbledhje borxhesh. Lidhjet etnike, sipas E. Bejken, analiste e Byrose Federale, jane tradicionalisht te rendesishme dhe te huajt shume rralle luajne role qendrore. Kryesisht prej kesaj grupet ballkanike kane qene me te veshtira per t’u infiltruar nga agjentet sekrete. “Korporata” nuk i bindej kesaj mendesie dhe kishte nder radhet e saj nje numer te konsiderueshem grekesh e italianesh dhe qene pikerisht keta te cilet pranuan te bashkepunonin me shtetin. Ne incizimet e siguruara nga keta bashkepunetore prokuroret pranojne se gjenden grimca te planit spektakolar te Rudajt per t’ia marre Astorian familjes Lukeze. Fotot e siguruara nga pergjimi i eksponenteve te “Korporates” tregojne Rudajn dhe krere te tjere ne varrimin e Xhon Gotit. Ne nje prej deshmive te sjella ne gjyq ne nje karburant ne Nju Xhersi, Arnold Squatieri, nenbosi i familjes Gambino pat kerkuar nje takim me Rudajn. Ne vendin e takimit, pas nje sinjali te Squatierit, 30 burra me shkopa bejzbolli, revole e arme te tjera u shfaqen sa hap e mbyll syte. Shqiptaret u treguan me te shkathet; nje prej shoqeruesve te Rudajt i vuri pistoleten tek koka Squatierit dhe nje tjeter drejtoi armen nga pompa e gazit me kercenimin se do ta hidhte ne ere duke i therrmuar te gjithe te pranishmit. Sipas prokuroreve, njerezit e bosit te Gambinos i ulen armet dhe u zbrapsen. Ne nje rast tjeter Rudaj me “te fortet” u shfaqen tek restoranti i famshem “Rao’s” ne Harlemin lindor. Meqe nuk munden te rezervonin nje tavoline per te darkuar te njezetet kerkuan forcerisht te uleshin tek tavolina ku dikur ulej Xhon Goti. Sipas prokuroreve keto jane raste qe deshmojne forcen dhe vullnetin per te kapur domene dikur nen zoterimin e italianeve. Edhe pse Rudaj ofroi 4 milione dollare si garant per nje lirim me kusht Gjykatesja Denise Kote ia mohoi duke e cilesuar si nje rrezik per komunitetin.

Per shkrimin ndihmoi Greg Smith nga “Daily News”

Nr. 122 i gazetës në print

0
E MAJTA NE EMER TE TE GJALLEVE PERÇAHET, NE EMER TE TE VDEKURVE BASHKOHET! A mund të emancipohet politika me pasim faji që vjen nga faji?

Pas gijotinës së “kokave të prera”në kampin rozë, kryesocialisti Rama politikbërjen e ktheu në një lojë kalamajsh plot emocione e prova, si ato me mikrofon; një, dy, tre, prova teknike, një, dy, tre, prova teknike, e shëndërroi në një amusement lodër, plot impulse, si ato kur zbavitej si emigrant rrugëve të Parisit, POLISIT të zemrës, me tanë ç`ka burri, përjashta. Fshatrat e tërër Shqipërisë i shetiti, duke u prëmtuar fshatarëve së programin e qeverisë do e bëjnë ata vetë. Ata që nuk dinin të shkruanin, flisnin me gojë, e Rama shënonte, për programin qeverisës. Por kjo strategji sikur nuk funksionoi, pasi Xhuveli që kish votat e fshatarëve e rrinte serbes në krah të Berishës, u çonte nga një deceitfulness të vockël duke i mashtruar me ca investime në kanalet kulluese a ca litra naftë me çmim më të lirë, pasi edhe Meta, megjithëse harbut dhe shumë mëkatar deri sot para shqiptarëve, përçante elektoratin e majtë, duke i matur bërrylin e duke i trguar gishtin e mesit Ramës.

Kështu, kur Shqipëria iku disi nga ferr-terri, kur nuk mund ta futje këmbën në gropë për të kërkuar pak rrugë, kur makinat nuk ndërronin amortizatorët krye 5-6 muajsh, kur qeverisë nuk i ngjitnin as sesi akuzat tekniko-ekonomike, kryesocialisti hypë në një trampolin tjetër,  per tu hellur në sulm se pse fshatarëve nuk u është rritur sa duhet kallini i misrit. Këtu u dasshka bërë kurban Ministri i Bujqësisë e Ushqimit Jemin Gjana, e pas tij qeveria. Prapë si për hartimin e programit qeverisës, fshatarët që nuk prodhuan dot misër thirren në skenën e politikës të prodhijnë politikë. U bëhet thirrje publike të denoncojnë në tre numra telefoni;  042 22 34 08,  042  22 88 36 dhe cel. 068 34 00 044 . Secili është i lirë të deklaroi me telefon humbjen nga fara e “tredhur” dhe Rama do i japë paratë, edhe pse  numri i parë është i kabinetit rozë, i dyti i një femre që përgjigjet e thotë lajmëro në celular dhe, celulari duket se është i djalit të “Babe Myslimit”. Eshte krejt e saktë kjo, mund ti provoni numrat, përmes të cilëve Rama pretendoi të përligjë spastrimin e vet dhe të partisë, të diktuar nga anatemomi i vetë i strukturave dhe shumë energjive njerëzore të zhgënjyera që, ç` është e vërteta, ose i patën ikur tek Meta që këto ditë u kthye në shtëpi, ose prisnin, pse jo edhe presin, Nanon që tu prijë. Perdja e aktit të parë  të dramës së politikës rozë u hap,  dhe, Rama deklaroi se janë 186 fshatarë që u ka mbetur xhuxh kallini.

Një diagnostifikim i politikave shtetbërëse se186 fshatarë akuzojnë qeverinë me telefon se nuk u ka bërë misri kokrra, mund të përbëjë skandal qeveritar vetëm për pak (as)kën, ose thënë me gjuhën e përshtatshme për ata që marrin vesh se si duhet të funksionojë opozita, veprimi i kryesocialistit ngelet qartaz deshifrim sipërfaqësor dhe orientim haptaz për nga një hendek më i thellë. Nëse këto përralla me misër do i kapërdinin socialistët, nuk do përligjnin kurrsesi as rimodelimin, as kurajimin e së majtës si pjesë e riskut politik në zgjedhjet e qershorit 2009. Strumbullar i çoraditjes duket se është vetë kryetari, i cili duke fragmentizuar vetëm faje të qeverisjes e deri pardje edhe të Metës dhe duke mos nominuar as edhe një sukses a ide të veten, merr përsipër të mos bëjë opozitë, merr përsipër tu hellë hi syve edhe socialistëve, për të qënë tribu i bashkisë Tiranë, ku në të vërtetë ka punuar më mirë se gjithë parakënësit e tij aty, por ama për ta lënë partinë në konditat e një ekuacioni pa zgjidhje. E fasada e politikës lyhet edhe me të keqen e më të këqiave që u regjistrua këto ditë si dhimbje njerëzore, me vdekjen e shqiptarit të mirë e të guximshën Kosta Trebicka. Kjo vdekje, edhe në qoftë politike, nuk i bën Had as Edin, as Ilirin, megjithëse vdekja i bashkoi. Meta gjen justifikim për të bërë një sidelsip, kthim në krah të Ramës, megjithëse edhe paqja e tyre është me “shpata”. Gati rrinë edhe Gjinushi e Milo, paçka se  me “helmeta” te dy.

Pra edhe në qoftë se kjo qeverisje duhet të mos ketë shumë rrugë e shumë jetë, ç`farë risish besuesmërojnë këta burra që çdo zgjidhje e servirin si pasuese të fajit që rrjetëzohet nga faji?!

Po paratë e misrit u harruan?

Sokol Pepushaj

NJË NENE 53 VJEÇE QE I KERCENOHET JETA

Eshte 53 vjeçe, nënë e tre fëmijëve, prej vitesh me punë e jetesë ne Greqi. Ajo disa ditë me parë, me lotë në sy deklaroi për gazetën “Shqipëria Etnike” se ka nxjerrë shtëpinë në shitje dhe jeten e ka aq shumë të kërcënuar sa  nuk mund të rikthehet kurrmë në qytetin e vet që e don aq shumë.

Kam shkuar edhe në Amerikë, por nuk e kam mënduar të rri atje, – shprehet Drita  Nezir Alija.

Por situata e saj është vërtet tragjike. Kjo për shkak të një ish biznesmeni të njohur në gjithë Veriun e Shqipërisë. Drita Alija,duke qëlluar kunata, motra e gruas së biznesmenit tashmë të falimentuar Petrit Zenuni,  është vënë nën presione deri me jetë. Zenuni siç dihet, kish grumbulluar shuma të mëdha parashë, duke marrë borxhe, të cilat mbas dështimit të bujshëm të biznesit nuk kishte mundësi ti kthejë dhe u zhduk. Pjesën e biznesit të tij natyrisht e morën bankat ku edhe atje kishte marrë kredi. Por borxhlinjtë privat duan paratë e tyre. Kështu Dritës kërkojnë ti marrin forcërisht shtëpinë në qytetin e Shkodrës. Kjo për arsyen se Drita dhe motra e vet Liljana, grua e biznesmenit të falimentuar, kishin trashëguar një shtëpi nga babai i tyre. Ajo, deri kohët e  fundit, duke jetuar e punuar shumë mirë në Korfuz të Greqisë, bashkë me dy vajzat e saj, pasi djalin tashmë e kishte të stabilizuar me dokumenta të rregullt ne Amerikë, ishte e qete. Por ata që kërkojnë me patjetër ti marrin forcërisht shtëpinë për borxhe të kunatit Zenuni, e gjejnë edhe atje. I bëjnë telefonata kërcënuese, arrijnë edhe ti vënë persona në ndekje në Korfuz. Natyrisht të paguar nga Shqipëria. Pasi ka ndjerë rrezikun e eleminimit fizik, nga Korfuzi thotë se ka telefonuar e vënë në dijeni drejtorinë e policisë së Shkodrës, ku i është kërkuar të vijë në Shqipëri. Dhe ashtu ka vepruar. Ka depozituar denoncimin dhe kërkuar mbrojtje nga shteti, nga shteti që nuk arriti të mbrojë as biznesmenin shqiptaro-amerikan Kosta Trebicka, dëshmitarin kyç që denoncoi botërisht aferën korruptive të armatimit kinezë me etiketa të fallsifikuara  mes kompanisë amerikane “AEY” dhe asaj shqiptare “MEIKO”, i cili tashmë është nën dhe i vdekur. Pra, edhe pas denoncimit ka pare ti sidhen njerëz rreth shtëpisë, në të cilën është detyruar të mos banojë. Për aq net sa ka qëndruar në Shkodër ka fjetur në ilegalitwet të plotë. Edhe motra e saj Liljana Zenuni ka një vit në ilegalitet. Madje Dritës i kanë shpërthyer edhe shtëpinë, për të cilën ka denoncuar. Gjithsesi ajo e ndjen veten shumë të rrezikuar ndaj edhe qanë kur thotë se nuk ka asnjë rrugë, se në greqi e kanë zbuluar ku jeton, ndërsa në Shkodër parandjen vrasjen në qoftë se vjen.

Rifat Ymeri

 

AZIA KA  MBROJTUR PLURALIZMIN E TOLERANCEN SHUME KOHE PARA RILINDJES

Përse qëndrojnë afër brigjeve të Birmanisë luftanije franceze, britanike dhe amerikane, por jo kineze apo malajziane, të ngarkuara me ushqime dhe mallra të tjera të domosdoshme për viktimat e ciklonit Nargis? Përse reagimi i Shoqatës së Vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN) ndaj fatkeqësisë natyrore, që goditi një nga shtetet e tij, ishte kaq i ngadaltë dhe i mefshtë?

Sekretarja franceze e shtetit për të drejtat e njeriut, Rama Jade (Yade), deklaroi se ndaj Birmanisë, nëse nevojitet, duhet të zbatohet forcërisht parimi i OKB-së “i përgjegjësisë për të mbrojtur”. Kurse lideri i opozitës malajziane, Lim Kit Siang, tha se mosveprimi i vendeve aziatike “i damkos me turp të gjithë liderët dhe qeveritë e ASEAN-it. Ata përfundimisht mund të kishin bërë më tepër”. Kështu, mos vallë evropianët dhe amerikanët janë më të dhembshur se aziatikët?

Duke patur parasysh se historia e Perëndimit regjistron luftëra të tmerrshme dhe një imperializëm shpesh herë brutal, kjo duket pak e besueshme. Për më tepër, mënyra si kinezët e thjeshtë u bashkuan për të ndihmuar viktimat e tërmetit në Siçuan ishte po kaq e jashtëzakonshme, sa dhe përpjekjet spontane të banorëve të Birmanisë për të ndihmuar bashkëqytetarët e tyre, ndërkohë që ushtria bëri shumë pak. Budizmi thekson dhembshurinë dhe mëshirën jo me pak se krishterimi. Indiferenca ndaj vuajtjes nuk është në natyrën e asnjë kulture aziatike.

Në të vërtetë, asnjë vend aziatik nuk u shpreh kundër kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut më 1948. Në deklaratë thuhej se “njohja e dinjitetit të qenësishëm dhe e të drejtave të barabarta e të patjetërsueshme të të gjithë pjesëtarëve të familjes njerëzore është themeli i lirisë, drejtësisë dhe paqes në botë”.

Por në mënyrën si kuptohet jetësimi i mëshirës mund të ketë ndryshime kulturore. Ideali i barazisë dhe i të drejtave universale i detyrohet disi historisë së qytetërimit Perëndimor, nga “drejtësia natyrore” e Sokratit para krishterimit, deri te deklarata franceze e të drejtave të njeriut. Popujt perëndimorë jo gjithmonë janë sjellë në përputhje me idealet e tyre universaliste, por në botën moderne ndërtuan institucione, të skicuara për t’i zbatuar ato në Evropë dhe jashtë saj. Deri tani nuk ka ndonjë institucion mbarë-aziatik për të mbrojtur të drejtat njerëzore të aziatikëve, pa folur të të gjithë njerëzimit.

Në fakt, kinezët dhe aziatikët e tjerë kritikojnë shpesh Perëndimin se i përdor të drejtat e njeriut si justifikim të imponimit të “vlerave Perëndimore” në ish-kolonitë e tyre. Padyshim, të tilla akuza janë veçanërisht të zakonshme në autokracitë, sundimtarët si dhe apologjetët e të cilave e shohin idenë e të drejtave universale të njeriut si kërcënim për monopolin e tyre mbi pushtetin. Por mosbesimi ndaj universalizmit në Azi nuk kufizohet tek autokratët.

Në shumë vende aziatike favoret, me hir o me pahir, krijojnë detyrime, që ndoshta janë shkaku pse njerëzit ngandonjëherë nuk duan të ndërhyjnë në problemet e të tjerëve. Ju jeni të detyruar të kujdeseni për familjen, miqtë dhe bashkatdhetarët tuaj. Por ideja e mëshirës universale është gjithashtu abstrakte dhe vjen erë ndërhyrjeje të papëlqyeshme që imperialistët Perëndimorë – dhe misionarët e krishterë, që erdhën pas tyre – praktikuan për një kohë shumë të gjatë në Lindje.

Nocioni i “vlerave aziatike”, i propaganduar kryesisht nga autoritetet e Singaporit, ishte pjesërisht kritikë ndaj kërkesave universaliste Perëndimore. Aziatikët, sipas kësaj teorie, kanë vlerat e veta, ku përfshihen zhvillimi, respekti për autoritetin, sakrifikimi i interesave individualë ndaj atyre kolektivë dhe besimi se vendet nuk duhet të fusin hundët në punët e të tjerëve. Së këtejmi rrjedh dhe reagimi ngurues i qeverive të Azisë Juglindore – dhe i opinionit publik – ndaj fatkeqësisë birmane.

Një nga linjat e mundshme të kritikës ndaj këtij lloji të menduari është thjesht pohimi i epërsisë së vlerave Perëndimore. Por një qasje tjetër, më dashamirëse, do të tregonte se të drejtat individuale dhe nocionet e lirisë nuk janë kurrsesi të huaja për qytetërimet jo-Perëndimore.

Amartya Sen – nobelist indian në ekonomi  – ka shpjeguar se sundimtarë të mëdhenj indianë, si Ashoka (shek. III para e.r.) dhe Akbar (shek. XVI), mbronin pluralizmin, tolerancën dhe arsyen shumë kohë përpara Rilindjes evropiane. Gjithashtu vërejti së në shtetet demokratike nuk ka zi buke, sepse liria e informimit ndihmon në parandalimin e saj.

Nuk është për t’u befasuar që Seni është kritik i spikatur i shkollës së “vlerave aziatike”. Gjithsesi, u bë i zakonshëm opinioni se demokracia, si dhe të drejtat universale të njeriut, janë ide tipike Perëndimore, dhe që autokracia aziatike, siç praktikohej në Kinë, për shembull, jo vetëm u shkon përshtat aziatikëve, por është edhe më efikase. Qeveritë demokratike pengohen nga grupet lobiste, interesat specialë, opinioni publik, politika partiake etj., ndërsa autokratët aziatikë mund të marrin vendime jopopullore, por të nevojshme.

Dy fatkeqësitë e fundit natyrore, që ndodhën në Birmani dhe Kinë, vunë seriozisht në provë këtë ide. Në Kinë punët shkuan jo kaq keq, kryesisht sepse qeverinë e saj e shtrëngoi shembulli birman, publiciteti i pakëndshëm rreth demonstratave tibetiane dhe afrimi i Lojërave Olimpike, gjë që solli liri informimi më të madhe se ç’ndodh normalisht. Mbetet vetëm të shpresohet se kjo rreze lirie do të rritet me kalimin e kohës.

Birmania dështoi me turp, dhe, pavarësisht përpjekjeve të vonuara për të bërë gjithçka të mundur për kapërcimin e rrethanave të tmerrshme, po këtë fat pati dhe ASEAN-i. Tek e fundit, sigurisht, nuk ka rëndësi se kujt ia vëmë fajin për dështimin – autokracisë apo mosndërhyrjes në diçka posaçërisht “aziatike”. Pavarësisht shkakut, pasojat janë të vajtueshme.

Ian Buruma

Profesor i të drejtave të njeriut në Kolegjin e Bardit

KONFLIKTE QE PARALAJMEROJNE VIKTIMA

Konflikti për pronat vitet e fundit ka regjistruar shumë viktima të pafajshme. Ligji 7501, një ligj i debatueshëm, përditë merr jetë njerëzish, Në këtë kuadër, vetë kryeministri Sali Berisha ditët e fundit e mbrojti ligjin në fjalë si më të mirin të mundshëm dhe u tregua tepër i ashpër me pushtetarët që kanë spekulluar me detyrën duke  ndikuar jo vetëm në uzurpimin e shumë pronave për vete ose për përfitime ekonomike, por edhe në përmasimin e ngatërresave. Por gjithsesi, ka shumë konflikte, pavarësisht se qeveria urgjentisht përcaktoi një komision për pronat. Më shumë viktima janë regjistruar në Veriun shqiptar, ku njerëzit e bëjnë ligjin vetë.  Kështu në këtë shkrim ne po publikojmë një  konflikt të  “ndezur” për tokën, në fshatin Drisht, komuna Postrribë, konflikt i cili paralajmëron vrasje. Eshtë shtetasi Shendet Bahçja  lindur më 28 janar 1973 që sot e ka shumë të rrezikuar jetën e vet dhe të të afërmve. Shkak i këtij konflikti është pikërisht toka. Ligji 7501 e ka bërë pronar këtë person, por nuk është dakord një komshi i tij, Maliq Curri. Konflikti mes dy fiseve ka degjeneruar jo vetëm me presione por edhe me dhunë. Nje ngastër toke e ndarë sipas ligjit, nuk ka ligj që e mbron nga presioni primitiv, kur dikujt ia thotë mëndja ta uzurpoi me forcë, të mos e njohë fare ligjin.Familja Bahçja, nga presionet dhe dhuna janë detyruar të mos guxojnë  ta mbjedhin tokën në fjalë, se ndryshe, vepron plumbi. Madje më 15 maj 2007, vëllai i Shendetit, Brahim Halil Bahçja duke u mbrojtur nga një sulm ka plagosur me mjete të forta, me shat (një vegël pune kjo)  Maliq Currin, pasi ky i fundit i ka shkuar tek toka dhe e ka gjetur duke mbjedhur pak speca dhe për këtë e ka sulmuar për ta vrarë. Ai në vetmrojtje e ka qëlluar me veglen e punës Currin. I dëmtuari mësojmë se nuk ka denoncuar fare në polici, mesa duket duke e ndjerë veten fajtor dhe duke shfrytëzuar edhe ligjet e Kanunit mesjetar për tu hakmarrë, ligjet e këtij Kanuni shumë potent dhe autoritar. Tashmë plagosjes megjithëse në vetmrojtje, fisi Bahçja sipas traditës i ka borxh një jetë njeriu. Fisi Curri kërkon hakmarrjen. Qysh atë ditë të zezë të 15 majit 2007,  Brahim dhe Shendet Bahçja familjarisht jetojnë në ilegalitet. Gjithsesi, ata problemin tashmë e kanë denoncuar tek  shoqata e Misionarëve të Paqës dhe Pajtimeve të Shqipërisë, e cila sipas dokumentit zyrtar me Nr. Protokolli 171, të cilin e kemi në dosje të redaksisë, deklaron konfliktin dhe pamundësinë e saj deri tashti për të sheshuar. Përpjekja e tyre, na thane se është maksimale, por fisi Curri nuk pranon pajtim. Kështu, ky konflikt rrezikon të sjellë viktima.

Arben Cubaj

 

Viktimë e skenarëve mafiozë

Investoi për një Shqipëri demokratike, të lirë e pa dhunë, por u bë vetë viktimë e dhunës dhe padrejtësive njerëzore. Ishte djalë i ri Renato Nogaj në fillim të proceseve demokratike në fillim të vitit 1990, kur u rreshtua krah protestuesve kundër simboleve dhe ideologjisë diktatoriale në qytetin e Shkodrës. Duke lindur në një familje të përbuzur, të nëpërkëmbur nga komunizmi më 27 prill 1968, u rrit me zëmrën plot mllefe kundër diktaturës. Kështu Renato Nogaj ishte në krye të revoltës antikomuniste në rrëzimin e bustit të Stalinit më 14 janar 1990 si dhe në shëmbjen e shtatores së Enver Hoxhës më 13 dhjetor 1990. Një djalosh 22 vjeçar aso kohe u rrah barbarisht, si edhe shumë bashkëmoshatarë nga policia fashiste e Ramiz Alisë, e cila edhe vriste njerëz, siç pat pushkatuar dëshmorin e demokracisë Pëllumb Pëllumbi, varrosja e të cilit më 16 qershor 1990 u kthye në një protestë të hapur me parudha publuke kunder Ramiz Alisë, Nexhmije Hoxhës dhe gjithë Byrosë Politike të PP-së. Dhe vjen 2 prilli 1991, kur rinia shkodrane shëmbi Komitetin e PP-së në Shkodër, në revoltë per vjedhjen e votavë nga policia komuniste dhe dhunën e ushtruar ndaj kundërshtarëve të regjimit. Atë ditë u plagosën rëndë 63 persona, u rrahën e dhunuan qindra e u pushkatuan në mes të qytetit Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu e Besnik Ceka. Renato Nogaj atë ditë, ishte njëri nga ata që provojë dhunën e policisë mbi trupin e njome që kerkonte vetëm liri.Duket se që atëherë u fut në listat e zeza për ta vrarë, siç edhe janë vrarë shumë deri sot. Më 14 shtator 1998, kur u varros Azem Hajdari, zgalemi i lirisë e demokracisë shqiptare, deputeti i pushkatuar në mes të Tiranës, Renato Nogaj që mori pjesë në kortezhin e lamtumirës, u rrah kafshërisht me shkopinj gome, grushte e shqelma nga policia. Pasi e mori veten dhe qendroi ca kohë i fshehur, filluan kërcënatat përmes telefonit dhe letrave anonime. Duke parë se shumë shokë të tij po vriteshin, ai gjen mundësinë dhe  largohet për në Itali. Atje sistemohet shumë mirë , por ata që donin ta eleminojnë e gjejnë edhe atje. Por e gjejnë familjar, me grua dhe dy fëmijë. Para pak kohësh në Itali, ai për mrekulli i ka shpëtuar një atentati. Dikush arrin dhe i vëndosë lëndë plasëse në makinën personale, e cila shpërthen dhe digjet.  Por Renato fatmirësisht nuk ishte brënda.Sipas policisë italiane lënda plasëse është vëndosur në një shishe. Pra edhe në Itali jeta e tij dhe e familjes është e rrezikuar. Skanari i mafies duket se është i studiuar dhe kjo familje është vënë në shënjestër të zhdukjes.

Vasel Gilaj

Perralla e liberalizimit te vizave

Nje televizion prane qeverise aktuale, trunpetoi me te madhe lajmin me te mire per te gjithe shqiptaret: brenda vitit 2009, shqiptaret e Shqiperise mund te levizin pa viza ne hapesiren e Bashkimit Evropian! Me shume se lajm, ishte ky mesazhi qe donte te percillte nje media vizive- megafon i ekzekutivit. Ajo cfare ishte interesante, per te mbeshtetur kete ide, ishte ilustrimi me nje takim qe ministri i jashtem Lulzim Basha kishte zhvilluar me komisionerit per zgjerim ne BE, Olli Rehn. Pertej asaj cfare percillte kronika televizive, Rehn tha qarte se ne do te shohim raportin e njerezve tane qe po punojne ne Tirane dhe me pas do te paraqesim nje progres- raport realist per Shqiperine.

Vetem pak kohe me pare, nje gazete e perditeshme qytetase qe shperndahet falas ne rruget e lokalet e Tiranes, thuajse kishte thene te njejten gje, madje duke paraqitur si afat te realizimit te endrres me te madhe te shqiptareve, liberalizimin e vizave me BE-ne. Per te mbeshtetur idene e saj, gazeta kishte cituar disa burime brenda nje ndertese, te ciles i permendej edhe emri duke rezultuar salle plenare e Parlamentit Evropian.

Viti 2009 eshte vit elektoral, ndersa kane mbetur sipas gjasave, jo me shume se 10 muaj nga data e zgjedhjeve. Si gjithmone, shqiptaret duhet te pergatiten te perballojne “parajsen” qe u ofrohet nga premtimet e partive politike. Sipas gjasave, edhe ceshtja e liberalizimit te vizave, do te jete nje teme permes te ciles mund te fitohet kredibilitet dhe kapital politik. Koncepti i madh dhe thuajse i pakuptueshem per pjesen me te madhe te shqiptareve, integrimi ne BE, permblidhet vetem ne realizimin e levizjes se lire te shtetasve ne hapesiren evropiane. Ata qe e kane provuar te sigurojne nje vize, jo vetem per emigrim te perhershem apo te perkohshem per arsye ekonomike, por qofte edhe per turizem apo edhe per te ndjekur nje ndeshje futbolli dhe u eshte refuzuar viza, e dine mire se cfare kalvari eshte.

Si per ironi te shqiptareve, politika kerkon te integroje shqiptaret te pakten permes levizjes se lire ne BE dhe akoma nuk ka nje konsensus apo zgjidhje per integrimin e emigranteve tane ne Evrope ne fatet e Shqiperise- shtepise sone te perbashket. Jane mese 1 milion shqiptare te cilet qe pas viteve ’90 jetojne ne emigracion dhe asnjehere nuk kane patur mundesi reale te votojne per fatin e vendit te tyre, tek i cili nje dite ata natyrshem do te kthehen. Nderkohe, jo pak syresh, pa ardhur ne atdhe, kane rezultuar edhe votues sipas interesit te forcave te ndryshme politike. Edhe ne prag te 2009- es, duket se emigrantet do te kene te njejtin fat, ate te harreses ne thirrjen e pergjithshme per te votuar. “Ata qe jane te interesuar te votojne, kthehen ne atdhe”- ka qene refreni me i degjuar i ketyre 17 viteve. Ndersa, kemi akoma te fresketa ne mendje autobuset qe sillnin te organizuar per te votuar kryesisht ne Jug te vendit emigrantet tane ne Greqi. Nese zgjedhjet do te zhvillohen diku ne fund te qershorit apo fillim te korrikut, emigrantet do te mbeten pa shprehur mendimin e tyre per politiken permes votes. Periudha kur ata parashikojne pushimet- te kthehen ne atdhe, eshte e njejte me ate te pushimeve ne Itali, Greqi apo thuajse ne gjithe BE-ne: muaji gusht! Politika nuk kerkon te zhvilloje votime ne kete periudhe me justifikimin banal se “kane nisur pushimet” per shqiptaret qe jetojne brenda territorit te Shqiperise apo se njerezit nuk kane interes te votojne “nga vapa e madhe”. Behet fjale per nje sakrifice minimale, te nje spostimi disa oresh nga plazhi i Velipojes apo Razma ne qytetin e rrethinat e Shkodres; nga plazhi i Durresit ne Tirane apo Elbasan; nga Voskopoja ne Korce apo nga Dhermiu ne Vlore apo Fier! Nderkohe, emigranteve u kerkohet te kthehen, duke pershkuar me mijera kilometra, me nje kosto mjaft te larte per vete dhe familjaret e tyre qe kane te drejte te votojne, te lene ne mes punen me te cilen sigurojne jetesen ne vend te huaj por duke rrezikuar edhe humbjen e punesimit nga “padronet” e huaj. E gjithe kjo, per te thene fjalen e tyre, per te rrezikuar gjithcka ne fund te fundit, per nje vote qe akoma ata nuk jane se sigurte se do te shkoje ku e kane hedhur. E gjithe kjo, per te mos vendosur nje date fikse per zgjedhjet e pergjithshme politike apo edhe per zgjedhjet vendore, mundesisht ne nje periudhe, e cila tashme edhe per shqiptaret brenda Shqiperise, po merr qytetarine si pushimet zyrtare te veres apo edhe te dimrit: muaji gusht apo 15 ditet e fundit te dhjetorit! Nuk duket aq e zorshme apo e parritshme qe dicka e tille te implementohet ne ligj apo kod zgjedhor.

Prandaj me duket se levizja e lire e shqiptare, cdo dite e me shume i ngjet nje perralle, te cilen nje femije e degjon aq shpesh, saqe fillimisht e perserit pasi e ka mesuar permendesh, por me pas i thote gjyshit te mos ia tregoje se do te fleje edhe pa te! Cdo kush e ka mesuar- edhe ai femija qe permendem me siper se integrimit ne BE apo edhe levizja e lire e shqiptareve, mund te realizohet vetem nga dashamiresia e institucioneve te Evropes se Bashkuar, mbase edhe si nevoje e zgjerimit te kufinjeve e tregjeve ne favor te ekspansionit te ekonomive super te zhvilluara komunitare. Nga ana tjeter, edhe ato kushte, te cilat natyrisht duhet ti plotesoje cdo vend si dokumentat biometrike te identifikimit, siguria e kufinjeve apo marreveshjet e ripranimit, jo vetem na jane imponuar por jane realizuar me asistencen dhe mbeshtetjen financiare te BE-se apo vendeve te vecanta antare. Ketyre u duhet shtuar edhe nje faktor tjeter shume i rendesishem per sistemin demokratik te nje vendi: realizimi i zgjedhjeve te lira, te ndershme dhe te pranuara nga te gjithe! Ky eshte kushti themelor qe duhet plotesuar dhe prej ketu do te nise, nese do te nise ndonjehere, levizja e lire e shqiptareve ne Evrope. Edhe ky kusht, i cili medoemos duhet plotesuar ne zgjedhjet e vitit 2009, eshte ne doren e politikes shqiptare. Une e kam te qarte, besoj edhe ju- nese jo ndergjegjesohuni: Shqiperia nuk do te hyje ne Evrope, nuk do te levizin lirshem ne kontinentin plak shqiptaret nga merita e klases sone politike! Vetem nese Evropa do na marre “per dore”, me shume per interesin e saj se tonin, atehere mbase mund te realizohet levizja e lire ne BE! Te jeni te sigurte, se nese do te ekzistoje ky vullnet, afati mund te jete shume i shkurter, edhe me prane se fundi i vitit 2008!

Blerti DELIJA

Shqipëria mes blerizmit dhe energjisë bërthamore

Që vendi ynë ecën me dy marshe të ndryshme kjo gjë duket qartë nga disniveli i jashtëzakonshëm eko-nomik, nga standardet e skajshme të jetës, nga stili i jetës me ekstremet e veta që variojnë nga makina luksi e pushime në vendet me ekzotike të botës, tek një segment masiv i shoqërisë që mbijeton me një bujqësi me vegla mesjetare. Dhe kuptohet që ky lloj oligarkizimi i shoqërisë shqiptare manifestohet edhe në mënyrën e ligjërimit dhe përfaqësimit politik, ku duket qartë që ka një elitë tmerrësisht të shkëputur nga konteksti apo interesat dominante të shoqërisë shqiptare.

Ky hendek që sa vjen e thellohet midis realitetit shqiptar dhe elitës politike manifestohen në shumë forma, por njëra ndër tyre është edhe debati publik dhe mënyra sesi shtrohen apo trajtohen çështjet që dominojnë rendin e ditës.Rasti më i fundit është ai i energjisë bërthamore, ku qëndrimi i mbajtur nga opozita i ngjan më shumë një qëndrimi ekstravagant ambientalist të Evropës së Veriut, sesa qëndrimit të një opozite të majtë në kushtet e një vendi të varfër në zhvillim e sipër. Zelli i madh për t’u shkëputur nga një e kaluar socialiste të diskredituar dhe të dominuar nga personaliteti dhe mjeshtëria e spikatur e Nanos, ka shtyrë lidershipin aktual që të promovojë një të majtë të re, duke u përpjekur që të inkuadrojë në Shqipëri rrugën e tretë, ose Blerizmin. Mirëpo kjo gjë po bëhet duke përkthyer mot à mot pa e shqipëruar në harmoni me realitetin apo kontekstin shqiptar. Për ata që e kanë ndopak haberin nga kjo fushë, dihet mirë që ambientalizmi dhe agrarja vështirë se pajtohen në politikë. Kjo, sepse bujqit duan gjithnjë e më shumë kullota dhe toka buke të përdorura me rendiment të lartë, kurse ambientalistët duan gjithnjë e më shumë pyje nëpër këto kullota e biodiversitet gjithnjë e më të lartë të përhapur në sa më shumë territor dhe përdorim sa më të kufizuar të pesticideve, insekticideve apo plehrave kimike që janë vendimtare për rendimentin e lartë të tokës. Pra, është e vështirë se mund të pajtohen këto interesa të kundërta në politikë, paçka se në Shqipëri ka një sterile dhe amorfe të titulluar parti agrare dhe ambientaliste. Dhe duke u kthyer tek Blerizmi, është normale që atje rruga e tretë të përqendrohet tek ambientalizmi në shoqërinë e parë botërore që u shkëput nga bujqësia, duke u industrializuar dhe më tej sot duke qenë në një shoqëri kryekëput shërbimi, ku jo më me tokën, por as me industrinë nuk janë të lidhur më njerëzit. E si mund të merret kallëp një realitet politik i kontekstit britanik dhe të transplantohet në shoqërinë shqiptare, e cila ende varet në mënyrë bindëse nga bujqësia e vetëm dekadën e fundit ka nisur një proces të mirëfilltë urbanizimi. Prandaj ambientalizmi alla Tony Blair është mish i huaj në një të majtë që e ka bazën elektorale te segmentet konservatore rurale shqiptare. Dhe kësaj përpjekje për ta bërë Partinë Socialiste të blertë, meqë edhe Xhuveli nuk e bëka sa duhet këtë punë, me fat i doli në shteg një nismë e ekzekutivit për të stimuluar përdorimin e energjisë bërthamore në Shqipëri. Dhe e gjithë artileria e rëndë e PS-së dhe oborrit përkatës është vënë kundër energjisë bërthamore, sikurse luditët dikur kundër makinerive e teknologjisë. Në fakt, vendi ynë ka vend për ambientalizëm dhe nëse PS-ja ka zgjedhur ambientin përkundrejt zhvillimit, kjo është punë për këtë forcë politike. Por kur flitet për ambientin jam i sigurt që përpara frikës nga centrali bërthamor ka shumë më tepër prioritete të prekshme si erozioni, prerja e pyjeve, smogu i qyteteve (shkaktuar në një pjesë të mirë nga gjeneratorët), mostrajtimi paraprak i mbeturinave urbane apo kërcënimi i biodiversitetit të faunës dhe florës shqiptare. Sulmi nihilist ngjyer jeshil që po i bëhet energjisë bërthamore dhe arritjeve të shkencës në këtë fushë, është me të vërtetë vite dritë larg realitetit shqiptar, por gjithashtu përmban edhe spekulime faktesh, pasi jepen fakte të njëanshme dhe nuk pasqyrohet e gjithë panorama. Ndërkohë që qëndrimi i PS-së ndaj termocentralit të shumëdebatuar të Vlorës ka qenë krejt ndryshe. Ajo që duhet vënë në dukje është se një pjesë e mirë e komunitetit shkencor ndërkombëtar është shumë i bindur se energjia bërthamore është jo vetëm efikase, por edhe shumë më e gjelbër dhe e qëndrueshme se format e tjera të prodhimit të energjisë, si termocentralet që e mbushin qiellin me tym e hidrocentralet që kryejnë një mutacion drastik në terrenin, florën e faunën përreth. Kjo është arsyeja pse sikurse tregojnë të dhënat e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, 17% e rrymës sigurohet nga energjia bërthamore; Franca dhe Lituania sigurojnë tre të katërtat e energjisë nga centralet bërthamore, Belgjika, Bullgaria, Hungaria, Sllovakia, Kore e Jugut, Suedia, Sllovenia sigurojnë mbi 1/3-ën, ndërsa Japonia, Gjermania e Finlanda sigurojnë 1/4-ën e totalit të prodhuar. Dhe kuptohet ndjeshmëria apo përkushtimi ndaj ambientalizmit i vendeve si Zvicra, Suedia apo Finlanda është shembullore në gjithë globin. Pra, pa hyrë në detajet teknike që iu takojnë profesionistëve të fushës, analogjia e shumë vendeve të zhvilluara dhe të përkushtuara ndaj ambientit dëshmon se shkenca e ka bërë të mundur sot që energjia bërthamore të shfrytëzohet pa penalizuar rëndë ambientin. Kundërshtimi ndërkombëtar ndaj përdorimit të energjisë bërthamore ka më shumë të bëjë me një shqetësim strategjik ndaj sigurisë sesa ndaj ambientit në vetvete. Së pari, në historinë bashkëkohore, e sidomos gjatë Luftës së Ftohtë, opozita kundër përdorimit të energjisë bërthamore vinte nga lëvizjet pacifiste e kishte të bënte më tepër me frikën që shkaktonte përdorimi ushtarak i kësaj industrie. Teknologjia që i shërbente pasurimit të uraniumit fare lehtë mund të përdorej për të prodhuar pluton për bomba bërthamore. Edhe sot shumë nga rezervat ndaj kësaj energjie ka të bëjë me faktin që nuk ka garanci për qëllimet finale të disa vendeve që po zhvillojnë kapacitete të prodhimit të energjisë bërthamore, si Irani apo Koreja e Veriut. Mirëpo për qëllime grabitqare as që mund të kihen dyshime për vendin tonë, kur dihet se me sa shumë zell jemi ndër vendet e para në botë që ka shkatërruar tërësisht lëndët helmuese luftarake, minat kundër njerëzve apo edhe teknikën dhe municion konvencional ushtarak, paçka se jemi në një situatë e rajon aspak të volitshme ndaj vendit tonë. Së dyti, ka të bëjë me sigurinë teknike të këtyre centraleve dhe këtu lidhet me panikun e shkaktuar nga aksidenti i Çernobilit në vitin 1986. Dëmi i shkaktuar nga një aksident i tillë është me të vërtetë i jashtëzakonshëm, por me avancimet e teknologjisë sot dhe me ndjeshmërinë, përkujdesjen apo monitorimin e autoriteteve kombëtare dhe ndërkombëtare ndaj sigurisë teknike sot, një përsëritje është pothuaj e pamundur. Aksidenti vinte jo thjesht si rezultat i pamundësive teknike për të garantuar sigurinë, por edhe me dekadencën tipike që po pësonte Bashkimi Sovjetik si dhe me një neglizhencë të theksuar të sovjetikëve ndaj ambientit. Mjafton që të përmenden katastrofa ambientale si ato të pellgut naftëmbajtës në Baku apo transformime të tjera gjiganteske ekologjike si i lumenjve Amur e Sir Darja apo detit të Aralit, për të kuptuar se një vend totalitar i imunizuar ndaj presionet ndërkombëtare nuk e kishte për gjë që të tregohej shpërfillës ndaj ambientit e sigurisë teknike. Mirëpo sikurse e detyruan Bullgarinë të mbyllte reaktorët atomik të vjetruar me standarde të dyshimta sigurie, edhe neve, që jemi ushtarë ku e ku më të bindur të BE-së, padyshim që do të na imponoheshin standarde e kushte jashtëzakonisht të rrepta për të garantuar përdorimin e energjisë bërthamore nga çdo aksident të mundshëm. Së treti, ka pasur të bëjë me mënyrën e trajtimit të skorieve dhe faktit që shpesh vendet e zhvilluara i plandosnin këto skorie për pak para në vendet e botës së tretë apo ish-kolonitë. Shqipëria është aktor i dobët në nivel ndërkombëtar, dhe shumë i varur nga standardet e imponuara nga organizatat ndërkombëtare dhe vendet Perëndimore, andaj as që mund të mendohet që vendi të abuzonte me skoriet nëse do të ndërtonte centrale bërthamore. Prandaj duke qenë se bëhet fjalë për një sektor nevralgjik si energjia dhe se bëhet fjalë një nismë afatmesme që mund t’i japi vendit tonë një avantazh të krahasuar në ekonominë ndërkombëtare dhe duke ditur se mundësitë e vendit tonë për avantazhe të krahasuara janë tmerrësisht të kufizuara, unë mendoj se çështja e energjisë bërthamore duhet të zhvishet nga zelli politik i momentit e trajtohet me më shumë gjakftohtësi e largpamësi nga opozita.

Adri NURELLARI

RROKAQIEJT E TARIFAVE  DHE ORARET E TERRIT QË SHPIK KESH-i

Krizës së rëndë energjetike, së cilës ka gjasa t’i bëjë derman edhe kësaj here vetëm Zoti, si për qesëndi kanë ardhur t’i bëjnë karshillëk novacionet dhe idetë revolucionare që gëlojnë në mendjet e ndritura të “dikasterit të territ”. Korporata Elektroenergjetike me tërësinë e ideve që hedh në tregun “qirindritës” është kthyer në një laborator eksperimental. E thënë më ashiqare, konsumatorin dhe pasurinë e dhuruar nga djersa e papaguar e qirakëve të Enver Hoxhës, i ka kthyer në një kavie. Udha për të gjetur “Thembrën e Akilit” nuk është as pëshpëritje homerike para dyluftimit epik, por as rrokaqiejt e mendimeve të tarifimeve fasho-orarë që shpik tash së fundi KESH. Ndërtimi i filozofisë së energjisë si mall dhe konsumatorit si blerës, është ndër të vetmet zanafilla nga duhet nisur. Çdo qasje për ta parë këto marrëdhënie me optikën e politikës do ta përkeqësonte deri në kufinjtë e pamundësisë prurësin e të vetmit shpëtim nga krizat energjitike.  Përpjekjet e vazhdueshme tasheandej e tashekëndëj në këtë sektor kaq strategjik për ekonominë dhe shumë jetik për qytetarët, janë kthyer në një lojë. Loja ka nxjerrë lojën dhe sërish ka lojë. Ky laborator në axhendën e eksperimentimeve fillimisht i jep prioritet aplikimit të matësve të rinj, më pas atyre matësve me kartë. Këto të fundit u instaluan në disa qytete të vendit dhe nuk bëhet e ditur se çfarë u bë me to. Së mbrami KESH ka nxjerrë një marifet tjetër, studimin për matjen e konsumit të energjisë elektrike mbi bazën e fasho-orareve, që do të thotë, se për orët e ditës çmimi është më i lartë nga sa mendohet për konsumin e orëve të natës. Megjithëse specialistët e KESH janë të mendimit se nuk ka ndonjë ndryshim të konsiderueshëm të konsumit pjesëndarës ditë-natë, ata mbeten tek ajo se do pasohet me avantazhe. Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të KESH: “Përparësitë që do të japë matja e konsumit të energjisë elektrike mbi bazën e fasho-orareve, do të jetë mundësia e përdorimit me një tarifë të diferencuar, sidomos në fundjavë dhe natën do të krijojë mundësinë e balancimit të kostove brenda përbrenda KESH-it, e cila do të spostojë ngarkesën, sidomos të biznesit në periudhën kur energjia kushton më lirë”. Nuk kanë munguar skeptikët e këtij projekti. Borizani i kampit socialist, ndryshe ish-drejtuesi i Korporatës  Elektroenergjetike, Andis Harasani, është i mendimit se ky projekt është i pamundur për t’u zbatuar, sipas tij do të hidhen poshtë gjithë sistemin e matjes së energjisë elektrike, do të dalin jashtë funksionimit 800 mijë matës të rinj dhe njëkohësisht humbja do të jetë e konsiderueshme. Idetë dhe revolucionarizimit në KESH nuk kanë asnjë emër tjetër, vetëm fshehje nga mosfunksionimi i hallkave të tij. Është e vërtetë që novacionet janë perspektivë e përsosmërisë së funksionimit të strukturave që vënë në lëvizje një mekanizëm të tërë. Por a duhet një kohë e ndërmjetme, që quhet kohë testi. Apo nga njëri eksperiment vijmë në tjetrin shkojmë. Në kushtet e një prodhimi që varët nga Zoti, të një sistemi shpërndarës tejet e të amortizuar, të një administrate me përgjegjësi minimale për detyrën, të një politizimi polarizues marrafrymës, të një konsumatori që vjedh, këto eksperimente janë një luks me kosto të lartë. Dhe këtë kosto natyrisht as nuk e pagoi Harasani, as Beli, por ajo minorancë qytetarësh që kanë vendosur në pozita korrekte veten e tyre në marrëdhënie me shtetin dhe të gjithë përbërësve të tij. Ky turravrap i KESH për të gjetur “Thembrën e Akilit”, veçse një pamundësi është një “hedhje hi syve” të atyre që vuajnë krizën e rëndë energjetike. Nuk mbeten zgjidhje asnjë nga mjetet e lartpërmendura, as rritja e çmimit të energjisë, as matësit e rinj, as ato me kartë, sikurse as tarifimi mbi bazën e fasho-orareve. Tjetërkund fle lepuri zotërinj të KESH apo edhe më lart. Energjia është një produkt, kush e blen duhet ta paguaj, ndryshe ai mbetet pa të. Për zbatimin e kësaj nuk duhet të na ndal as preferencat politike fushatore, as klasifikimet e shoqërisë,  as toleromi i shtetit ndaj shtetit për detyrimet. Një tarifim i saktë, një politikë efikase i mbledhjes së të ardhurave për energjinë e konsumuar, ngritjen e një hierarkie monetare për përmbushjen e parametrave teknikë sipas standardeve bashkëkohore për shpërndarjen dhe tarifimin, këto përbëjnë “Thembrën e Akilit”. Hallakatja ndër dyer të tjera është tentativë dashakeqe dhe shtirje në sytë e qytetarëve. Me kamuflim dhe barriera të larta koperturash vetëm sa rritet kostoja, nuk ofrohet zgjidhja.

Albert VATAJ

 

PDK dhe katoliket

Pjesa katolike e popullsise se Shqiperise, perbejne diku ne mes 11- 12% te numrit te pergjithshem. Ne fakt, nuk ka nje rregjistrim te plote dhe te sakte te popullsise pas vitit 1990 dhe ne fuqi jane me shume statistika vetedeklarimesh, testimesh por edhe hulumtimesh. Shume me i veshtire behet procesi i rregjistrimit te popullsise por edhe perkatesise fetare, nisur nga emigrimi ne shkalle te gjere i familjeve por edhe fiseve te tera ne BE, SHBA, Kanada e deri ne Australi. Se bashku me orthodhokset, katoliket mund te perbejne diku me pak se 30% te popullsise shqiptare. Kjo shifer vlen thjeshte per statistike, nisur me shume nga trashegimia e besimit ate- bir, pasi 23 vite ateizem kane luajtur rolin e tyre edhe ne kulturen fetare. E thene me shkoqur, pjesa me e madhe e besimtareve i drejtohen kulteve ne dite festash apo edhe kur e ndjejne veten ne veshtiresi te ndryshme. Jane te pakte ata individe qe respektojne thellesisht traditat e besimit ne vendin tone.

Ne jeten politike shqiptare, ne fillim te viteve ’90 u shfaq nje force politike, e cila direkt ose indirekt kishte nje sfond fetar, te pakten ne emer. Pavaresisht se demokracia kristiane ka vene themelet e Bashkimit Evropian, duhet pranuar se ne Shqiperi, vend ne mazhorance muslimane ne fillim te viteve ’90, Partia Demokristiane u paragjykua. Eshte kjo nje nga arsyet se ne te gjitha takimet elektorale, kjo force politike nuk arriti ne nivele te kenaqeshme per nje subjekt. Pervec se paragjykohej nga pjesa me e madhe e popullsise, PDK paragjykohej edhe nga vete katoliket apo te krishteret ne pergjithesi. Asnjehere nuk u arrit qe kjo force politike te fitonte te pakten gjysmen e mbeshtetjes se popullsise katolike shqiptare.

Nderkohe, ne nje shtet ku me kushtetute garantohet laiciteti i shtetit por edhe i strukturave te tij- sic jane edhe partite politike, PDK dhe drejtuesit e saj u perpoqen qe te largojne imazhin si parti vetem e katolikeve apo te krishtereve. Rreth saj u bashkuan eksponente, ne fakt te pakte ne numer edhe te besimit musliman, nga Shkodra ne Diber dhe deri ne Gjirokaster. Madje, u arrit deri atje sa te kandidoheshin edhe hoxhallare apo bij te tyre si kandidate te PDK-se. Duhet thene e pranuar se, sot e kesaj dite, nuk eshte e qarte nese keto levizje ishin demagogji e lidershipeve te PDK-se, apo vertete kerkohej te hiqej imazhi si parti e te krishtereve.

Keto dite po degjojme “zhvillime interesante” nga PDK-ja, me sakte nga njera prej partive, e drejtuar nga ish- ministri i Shendetesise Nard Ndoka. Jo vetem qeveria shqiptare qenka e vetmja ne Evrope pa nje minister katolik (perfaqesues i katolikeve shqiptare?!), por madje kryeministri Berisha, gjithnje sipas kryetarit Ndoka, paska nuanca islamike. Nje deklarate e tille, per cdo politikan normal ne perendim, do te ishte vetevrasje politike: jemi ne muajin e Ramazanit, i cili ngjall ndjeshmeri te shumta tek te gjithe besimtaret! Nga ana tjeter, si ish- minister, Ndoka mund te ishte shprehur me heret per Berishen si “islamik” dhe jo ne momentin kur ai e largoi nga kabineti qeveritar. Nese Berisha ishte i tille dhe nese Ndoka paraqitet si perfaqesues i katolikeve shqiptare, ne emer te ketyre te fundit, duhej te kishte refuzuar portofolin e ministrit te shendetesise.

Problemi i mungeses se nje ministri- katolik, “perfaqesues i katolikeve shqiptare”, ka kaluar kufinjte e Shqiperise, pas deklarimeve te Ndokes pertej Adriatikut. Eshte e qarte se deklarata te tilla, nuk kane asnje impakt ne hapesiren nderkombetare. Nuk duhet harruar se ne mbare Evropen, prej dekadash ngrihen madheshtore faltore dhe jo vetem te besimit kristian, por edhe atij musliman e hebraik. Nuk duhet harruar se shqiptaret kane ditur, dine dhe do te dine te bashkejetojne mes tyre edhe pa patur nje minister katolik perfaqesues ne qeverine Berisha. E mbi te gjitha, nuk duhet harruar shembulli i qytetit te Shkodres, si simbol i mirefillte i respektit dhe nderimit reciprok. Meqenese jemi ne muaj Ramazani, mjafton te ndiqen iftaret kur jane krah per krah ne nje tryeze, duke ndare buken e perbashket, katolike, muslimane e orthodhokse.

Ne fakt etja per pushtet, por me shume deshira per te ripatur nje karrike te rrezuar apo per te qene ne qender te vemendjes se politikes e skenes publike shqiptare, te nxit edhe te sajosh. Kush e ka thene ndonjehere se PDK eshte perfaqesuese e katolikeve shqiptare, aq me pak nje kryetar partie, i cili jeten politike e ka nisur ne nje force tjeter, pikerisht ate te themeluar nga Berisha qe sipas tij ka “nuanca islamike”? Kush e organizon Komunitetin Katolik Shqiptar qe te vihet ne rresht per te votuar per PDK-ne? Per te dy keto pyetje, pergjigja eshte e njejte: Askush! Nese do te kerkohej nje organizim politik i katolikeve shqiptare per perfaqesim ne Parlament apo Qeveri, natyrisht forcen e vetme, te pakten shpirterore, do te kishte Kisha Katolike ne Shqiperi. Por asnjehere, jo vetem Kisha Katolike qe eshte e centralizuar, por as besimet e tjera kryesore ne vend, nuk kane preferuar te ndikojne direkt apo indirekt ne jeten politike. Nese do te ndodhte e kunderta, ne bote do te kishte nje PDK me kryetar Papen, nje parti tjeter politike me drejtues nje klerik te larte musliman te perbotshem, nje tjeter me nje klerik te larte orthodhoks, hindu e keshtu me rradhe.

A mund ta perfaqesoje komunitetin katolik shqiptar nje parti tjeter politike, nje minister nga nje subjekt i ndryshem nga PDK-ja? Natyrisht qe po! Ka ndodhur, ndodh dhe do te ndodhe edhe ne te ardhmen. E duke iu rikthyer perfaqesimit te katolikeve nga PDK-ja, mjafton te qendrojme ne Shkoder. Katoliket shqiptare jane perqendruar pikerisht ne hapesiren nga Tirana e lart, pa mohuar se ka edhe ne rajone te tjera te vendit. Pavaresisht kesaj, asnjehere nuk jane rrezikuar te fitohen nga PDK- ja bashkite apo komunat kryesore te vendit, perjashto rastet e aleancave me subjekte te tjera politike, mes te cilave edhe PD-ja e drejtuar nga Berisha, qe sipas lidershipit aktual njeres PDK ka “nuanca islamike”. Numri i votave te fituara nga PDK, nuk i afrohet as 10% numrit te pergjithshem te katolikeve ne rajonin e Veriut te vendit. Eshte kjo nje pergjigje e qarte e votuesve, ne kete rast e votuesve katolike ne Veri te vendit, mbase per problemet e thella apo luften me veteveten apo “mullinjte e eres” qe prej rreth 17 vitesh ka perfshire PDK-ne. Natyrshem, gjate kesaj kohe mjaft te gjate, te gjithe jane te lodhur, te merzitur nga politika dhe perjashtim nuk bejne as votuesit katolike. Sidomos kur flitet ne emer te tyre, nga “perfaqesues” te tyre, te cilet kujtohen per ta vetem ne kohe fushatash apo kur humbasin karriket. Ne fund te fundit, edhe PDK vuan sindromat e semundjeve te te gjitha partive te tjera shqiptare, pavaresisht se perpiqen te fshihen pas mbiemrit demokristian, i cili mesa duket po ndikon te na largoje me shume nga Evropa drejt te ciles jemi nisur.

BD

GREQIA SHUME SHPEJT ME KONSULLATE NE SHKODER

Burime pranë ambasadës greke në Tiranë thonë për gazetën “Shqipëria etnike” se janë rreth 28 500 aplikime në vit për viza dhe legalizime dokumentash nga Veriu shqiptarë. Fluksin kaq të madh të veriorëve drejt Tiranës e pranojnë edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme tonën, por shprehen se nëse edhe pala greke është e interesuar, (dhe  sipas një burimi të besuashëm Athina  mëndon se janë pjekur kushtet),humë shpejt do nisin procedurat për hapjen e një konsullate  të dytë në qytetin verior. Pra, krahas konsullatës italiane, duket se brënda këtij mandati qeveritar do jetë edhe një shërbim tjetër diplomatik që  jo vetëm do eleminojë gjithë atë rrugë drejt kryeqytetit të dhjetëra mijëra qytetyrëve, gjithë atë humbje kohe , miliona euro të shkuara  dëm, dhjetëra mijëra ditë punë të humbura,  gjithë atë ngarkesë të personelit diplomatik grek në Tiranë, por edhe do u shërbejë dy vëndeve mike në forcimin e mardhënjeve dhe do i japë një impuls të ri biznesit e kulturës me interes të ndërsjelltë në, deri tashti çuditërisht të lënë mjaft larg Jugut. Pjesa kryesore e tregtisë, si në importe, ashtu edhe eksporte , kryhet me Italinë dhe Greqinë. Shteti italian prej kohësh ka në Shqipëri një ambasadë dhe dy konsullata . Orientimi ynë drejt partnerëve europianë  shtron  domosdoshmërinë e pranimit se integrimi ynë varet shumë tek marëdhëniet e shkëlqyera  me shtetin grek, jo vetëm për arsyen se vota greke na duhet me patjetër, por edhe se aktualisht sot jetojnë andej 1 078 000 shqiptarë, ndërkohë që në Itali kemi 374 000 të tillë. Qeveria Karamanlis, këto ditë do paraqesë në parlament projektligjin e ri që u jep të drejtë votimi pranë selive diplomatike më të afërta, të gjithë  shqiptaëve që kanë Kartën e Homogjenit, pra gjithë atyre që kanë dyshtetësi.  Që ky ligj të kaloi shpejt dhe pa debate, vetë ministerja e jashtme Dora Bakojanis, po negocion  me përfaqësuesit e  partive politike opozitare si Andrea Lovedrou (PASOK), Foti Kouveli  SYRIZA), Achilles Kantartzi (KKE) dhe  Andoni Georgiadis (LAO). Në mars të këtij viti, vetëm  me një vëndim kolektiv 1106 shqiptarë, pas kërkesës së tyre, fituan veç asaj shqiptare edhe nënshtetësinë greke, çka u jep të drejtën që të votojnë për jetën politike e ekonomike sipas kushtetutës dhe, brënda dëshirës mund të kryejnë edhe shërbim ushtarak  prej tre muajsh në vëndin fqinj, njëlloj si gjithë grekët e ish bllokut lindor. Dyshtetësi kanë edhe qindra shqiptarë nga Veriu i Shqiperisë që  sa herë grekët votojnë u duhet të udhëtojnë  drejt Tiranës  për të shprehur vullnetin e lirë që u garanton kushtetuta e vëndit të shtetësisë, bazuar edhe në udhëzimin 2004/ 114 të Bashkimit Europian. Lidhjet me shtetin mik grek përditë po  marrin përmasa të reja dhe rruga e integrimit  ballkanik ka si çelës Greqinë. Shteti grek këto ditë nxorri Dekretin  Presidencial  me nr.  101 / 2008  “Për lejet  e qëndrimit për studime dhe shërbimin vullnetar”,  çka favorizon shumë studentët që duan të specializohen në Greqi, pra në  një vënd të BE-së.Është paradoksale se si asnjë medie e shkruar a vizive nuk tha një fjalë, te e fundit të informoi qytetarët e vet. Kështu, studentët shqiptarë mund të vazhdojnë universitetet greke vetëm nëse plotësojnë ca kushte , të lehta. Ata,  kërkohet të kenë një pasaportë me afat tre muaj më të gjatë se afati i vizës, e cila jepet lehtë në ambasadën grekë ,një vertetim regjistrimi  nga institucioni arsimor që pranohet studenti dhe një dokument shkollor  nga institucioni arsimor shqiptar,  sigurim shëndetësor dhe raportë mjekësore,  tre fotografi me ngjyra,prova të disponimit të mjeteve financiare  dhe taksën e regjistrimit në institucionin arsimor përkatës.Vëndimi nr. 4415/2006 përcakton  një depozitë bankare prej të paktën 500 euro dhe deklaratë se kjo shumë do rinovohet në bazë mujore për përballimin e mësimit dhe jetesës atje. Të gjithë ata që janë poshtë moshës 18 vjeç, duhet të sjellin  dokument për pëlqimin e prindërve  për qëndrimin e tyre në Greqi. Ndërsa për kohën e rinovimit të lejes së qëndrimit  për studime, Dekreti Presidencial në paragrafin 5 të nenit  6  thotë se “Kohëzgjatja  maksimale e lejes së qëndrimit për studime universitare është e barabartë  me kohën normale  të programit  përkatës, plus 100% të kësaj kohe , plus një vit për mësimin e gjuhës greke, kur kjo kërkohet nga institucioni përkatës mësimor”.

Që të interesuarit të jenë të qartë para se të kontaktojnë prane ambasadës greke, ose që të mos ngurojnë të aplikojnë , për një program katër vjeçar, koha e lejes së qëndrimit në Greqi është 1 vit mësim gjuhe+ 4 vjet studime + 4 vjet të tjera shtesë, pra  gjithsej 9 vjet. Bile, leja e qëndrimit nuk ka nevojë të rinovohet çdo vit, por studenti ka të drejtë  të kërkojë e të marrë që në fillim nga bashkia një leje qëndrimi të vetme deri në fund të studimeve. Për raste të tilla, duhet paguar paravolo 150 euro, herë numrin e viteve të qëndrimit si dhe  çdo dy vjet të paraqesë në bashki vertetim për regjistrimin ,pjesëmarrjen në provime dhe  deftesën  analitike të notave. Kur nuk plotësohen këto, brënda dy muajve  nga kalimi i dyvjeçarir që nga dhënia e lejes së qëndrimit, ajo revokohet dhe ai ose ajo duhet të largohen menjëherë  nga teritori grek, pa formalitete.

Këto dhe shumë ligje të tjera favorizuese për shqiptarët bëjnë domosdoshmëri çeljen e konsullatës greke në shkodër. Ogur i mirë drejt Europës është edhe veprimi i Ministrisë sonë të  Arsimit që para pak  ditësh  aprovoi hapjen e 16 shkollave në gjuhën greke në Gjirokastër, duke eleminuar  mundësinë e shprehjes së  dyshimeve se ne nuk prodhojmë hapje hapësirash drejt integrimit Euro-Atlantik.

S.Pepushaj      

 

Në anijen politike të PD-së e PS-së nuk mund të ketë vënde bosh për karrieristët e partive pa ELEKTORAT

Sistemi i ri zgjedhor, ndryshimet kushtetuese, kanë sjellë dhe shkundjen e jo pak partive, që mundohen të zënë të tjera pozicione në formatin e ri që pritet në zgjedhjet e 2009-s. Nuk është as vonë, por as shpejt për të vendosur se ku duhet shkuar dhe trazirat kanë përfshirë subjekte, të cilat nuk e kanë pasur boshtin e fortë, por e kanë formuar atë sikur të ishte prodhim serash, duke importuar e eksportuar deputetë brenda Parlamentit.

Pavarësisht prejardhjes elektorale që ato kishin realisht, “Dushkut” të sidoprodhuar në këto legjislatura, kanë nisur t’i bien gjethet dhe trungjet mbajtëse, duhet të kujdesen për mbetjen e tyre në zonën e gjelbër. Demokristianët, që realisht lindën si fenomen në këtë Parlament, por dhe parti të tjera në kampin e djathtë, e LSI me aleatë të tjerë dhe e majta janë në vorbullën e tentativës për t’u qetësuar, pasi në anijet e mëdha politike si PD e PS, vendet bosh sa vinë e po rrallohen. Qoftë Berisha te PD dhe Rama te PS, tashmë kanë në duart e tyre formimin e shumicës së Parlamentit të ardhshëm me emra të tjerë, ku jo pak prej aktualëve ndihen të pastrehë. Lëvizjet kaotike të partive, deputetëve, duke kërkuar qëndrueshmëri, nuk kanë përfunduar dhe shoshitja do të vazhdojë jo pak deri në mbylljen e tregut që ka vendosur rregulla të reja që ndryshon shumë ekuilibra, por sjell dhe vëmendjen e një balance që thjesht mund të humbet nga pakujdesia ose euforia. Duket se dhe me padashjen kohore të Kryeministrit Berisha, ndryshimet në qeveri po bëhen domosdoshmëri, sërishmi.

Republikanët  megjithëse muarën ministri po reagojnë  ndaj prokurorisë që po heton ish-ministrin Fatmir Mediu, duke pretenduar për herë të parë pabesueshmëri dhe tendencë në punën e Ina Ramës. Qortimit të nxituar republikan i është përgjigjur Presidenti Bamir Topi menjëherë, duke përkrahur e mbështetur kryeprokuroren në hetimin e ngjarjes së Gërdecit. Dakortësia e kreut të shtetit është një siguri për hetimin për të vepruar deri në fund, sipas veprimeve të detyrueshme që sjellin provat. Pro ka qenë dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, që ka konfirmuar vazhdimësinë e qëndrimit të mazhorancës në votimin pro heqjes së imunitetit për cilindo deputet, në këtë rast dhe të ish-ministrit Fatmir Mediu, kur ai akuzohet nga institucioni i prokurorisë.

Por duket se aleatët më të afërt e besnikë të demokratëve nuk janë aq të shumtë në deputetë sa të rrisin presionin, duke kërkuar rikthim detyrues. Loja bëhet me më shumë lojtarë, duke parë dhe zhvillimet intensive në Partinë Demokristiane që kërkojnë largimin e kryetarit Nard Ndoka nga kreu i partisë pas humbjes së postit ministror. Por kryesia e kësaj partie e përgjysmuar, njëra pjesë pro Ndokës e tjetra  kundër kanë çelur gropë në politikën demokristiane. Anton Gurakuqi zëvëndësministër i jashtëm dhe Zef Bushati zëvëndësministërt i integrimit duket se janë më afër PD-së, me të cilën demokristianët janë në koalicion. Palët përjashtuese pretendojnë se janë gjysma legjitime secila dhe vendimmarrja e tyre është e detyrueshme. Trafiku politik duket goxha i rënduar dhe rripi i sigurimit që tentohet të vihet me vonesë ka gjasa të ketë sjellë efektet e mosvendosjes prej kohësh të këtij elementi që tashmë e ka bërë aksidentin e vet.

Ndërsa aleatët tek e djathta kanë probleme më shumë të brendshme se të importuara, e majta vazhdon të komunikojë më së shumti me SMS sesa si koalicion. Rama dhe Meta të bashkuar për herë të fundit në zgjedhjet e 2007-s, ku pushtetin e fituar e administroi i pari dhe zhgënjimi tek i dyti prodhoi ndarjen e re. Kriza tek e majta thellohet dhe rrjedhjet janë prezente, duke përcjellë dhe ikjet sa tek njëra tek tjetra parti. Pas gjashtë deputetëve të përjashtuar me votimin e Presidentit, Petro Koçi, është i shtati që vetëlargohet nga PS, pa shtuar këtu Fatos Nanon që nuk bën pjesë në asnjë ekip që nuk është i tij, por dërgon sipas lëkundjes në një vend të sigurt të tijtë. Nga ana tjetër, Meta me të vetët, me koalicionin e ri të majtë, kërkon të bindë Ramën, që të tërhiqet nga reforma zgjedhore  kushtetuese, ku u miratuan ndryshimet, që t’i bashkohet një iniciative pakice dhe ta bëjë atë ligjore, duke iu imponuar shumicës. Kjo është më tepër një tërheqje litari mes të majtës, që kërkon rritjen e aksioneve në kampin e opozitës, duke ia përcjellë tentativën më tepër dëshirës për marrje të elektoratit.

Por rënia dakord për reforma e vullneti politik që solli ftesën për në NATO më 3 prill 2008 në Samitin e Bukureshtit, është vazhdim i qartësisë së detyruar, kthjelltësisë së domosdoshme që duhet të ketë tashmë politika shqiptare, për të parë e lexuar se koha e të gabuarit, është kohë e shkuar. Në pritje të anëtarësimit të plotë në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe bërjes gati për kandidat potencial në BE, në 2009 vijnë zgjedhjet e reja parlamentare dhe numërimi mbrapsht ka të bëjë me plotësime detyrimesh, mbikëqyrje të ecurisë, monitorim të vendimeve, sjelljeve politike dhe qeverisëse. Ndaj dhe rruga që i ka të gjitha shenjat e dukshme ku duhet qarkulluar nuk ka përse të sjellë aksidente dhe rripi i sigurimit duhet vënë sa më parë që të paktën të shërbejë. Parlamenti i 2009-s do të ketë tjetër përbërje cilësore. Ai ka ndryshuar që më 3 prill me ftesën për në NATO dhe nënshkrimin e MSA-së, e të kërkosh Parlamentin e vjetër vetëm sa humbet kohë të dobishme, qoftë dhe politikisht.

Nga  Basir ÇOLLAKU

 

 

Himarjotët ndihen më mirë në polis-in grek

E vërteta, uni dhe identiteti janë të gjitha relacionale, jo relative, të qenësuara, jo të qenësishme. “Ne” dhe gjithçka që na bën “ne”, vazhdimisht qenësohemi në formën që jemi. Të qenit është të vdekurit, të qenësuarit është vetë jeta. Ajo që shtyn motorin e të qenësuarit është ekzistenca e një shpirti të dytë; e tjetrit që nuk është unë. Njeriu i parë, Adami, u bë njeriu i parë, pasi erdhi për të ekzistuar shpirti i dytë.

Aty nuk do të ketë kurrë një njeri të fundit. Një njeri pa njerëz të tjerë, nuk është më njeri. Në të vërtetë ai do të ishte zot. E vërteta e tij do të ishte absolute, uni i tij i gjithëfuqishëm, identiteti i tij i vetëpërcaktuar. Vetëm pak njerëz pretendojnë të jenë zota: të pagabueshëm, të domosdoshëm, të paprekshëm. Politika, në kuptimin që e përdorën grekët antikë të lidhur me termin “polis” – qyteti i jetës – është vendi ku gjejmë shpirtin e dytë, është vendi ku ne “qenësohemi”. E vërteta ka lindur dhe rilindur (në të dyja kuptimet) brenda kësaj “zone publike” ndërpersonale. Nëse kjo “zonë publike” është e dominuar nga ideologjitë totalitariane, ne bëhemi “një dhe të njëjtë”. Ne kërrusemi nga forca centripete e politikës. Nëse kjo zonë publike është e dominuar nga anarkia, ne shkriftohemi deri në atë pikë sa të humbim marrëdhënien. Shpirti i dytë ekziston vetëm nëpërmjet marrëdhënies që ne krijojmë me njëri-tjetrin. Pa marrëdhënie nuk ka jetë.

Mungesa e marrëdhënieve mund të shpjegojë shumë ndodhi në polis-in e çoroditur shqiptar, që nga debatet rrëmbimthi politike e deri tek Vasil Bollano, të cilin kori i mërzitshëm i gjoja nacionalistëve shqiptarë na e ka shndërruar në ikonën e komunitetit grek në Shqipëri, fakt për të cilin më i mërzitur se kushdo tjetër duhet të ndihet Vangjel Dule i PBDNJ-së. Por kur kori i diskursit publik merr vetëm një rrjedhë, atëherë dikush duhet të bëjë avokatin e djallit, jo në kuptimin metaforik, por në kuptimin e drejtpërdrejtë. Pika në të cilën sulmohet Bollano është se ai është mbrojtës i interesave greke, kërkon të formojë një zonë greke në Jug të Shqipërisë në Himarë, ku realisht nuk ka minoritet grek, por shqiptar thuajse të greqizuar për shkaqe ekonomike.

Vasil Bollano është në të drejtën e Zotit të kërkojë pavarësinë e një zone që në ëndrrat e tij është Epiri i Veriut, edhe mua po të më tekej do të krijoja një organizate me qëllim krijimin e Republikës së Mirditës, çfarë dëmi do të shkarkonte kjo?! Në një sistem demokratik, liria e shprehjes dhe angazhimit politik është e garantuar, përndryshe Umberto Bossi në Itali duhet të ishte futur 20 herë në burg se kërkon shkëputjen e Italisë së Veriut. Ëndrra të kësaj natyre mund t’i lindin gjithsecilit prej nesh, por sistemi normon mënyrën se si vihen në jetë angazhimet politike.

Mediokrizimi i debatit nga kinse nacionalistët shqiptar i jep një armë të fortë në dorë Vasil Bollanos. Diskursi publik duhet të fokuset pikërisht tek mënyra se si Bollano kërkon të vërë në jetë tezat e tij. Ai është i lirë të shprehë angazhimin e tij politik, qoftë edhe për krijimin e asaj që e quan Epiri i Veriut, por më parë duhet të bindë të gjithë popullin e Republikës së Shqipërisë se ai ka të drejtë dhe bindja në një sistem demokratik testohet me vota, e nëse këtë e realizon, le ta shpallë Epirin. Bollano duhet të akuzohet jo se ka këtë ambicie, e cila është krejt legjitime, por nëse ka fyer apo nxitur urrejtje ndaj kombit shqiptar, nëse ka fyer flamurin apo simbolet e shtetit shqiptar, apo ka sulmuar institucionet e shtetit shqiptar. Këto do ishin forma antidemokratike për të vënë në jetë një qëllim politik, dhe nëse rezulton se Bollano ka konsumuar qoftë edhe një prej këtyre delikteve ai duhet t’u bashkohet atyre që kanë thyer ligjet e shtetit shqiptar.

Por problemi mbetet diku gjetkë. Ne i kemi dhënë një armë në dorë Vasil Bollanos! I kemi dhënë një Himarë të varfër, një Himarë me një bukuri të rrallë natyrore, por me një infrastrukturë të shekullit XIX. Një Himarë me shqiptarë të sfilitur nga mungesa e shtetit të tyre. Një Himarë me shqiptarë të përjashtuar nga marrëdhënia me shtetin e tyre. Një Himarë me shqiptarë që ndjehen më mirë në polis-in grek se në polis-in shqiptar. Ajo që mund të bëjmë më mirë sesa të ulërasim për Himarën që po na greqizohet është; T’i bëjmë ato himarjotë të ndjehen më mirë në polis-in tonë sesa në atë athiniot.

Mentor BEQA

 

 

“Trebicka”, mediat dhe politika

Si gjithmone, politika pati rastin te tregonte se mund te perfitoje apo kerkon te pakten te perfitoje edhe mbi mortin e shqiptareve. Rasti nuk eshte i pari dhe as i fundit. Pavaresisht se vazhdon te mbetet ne kuadrin e abuzimit jo vetem me te gjallet, por edhe te vdekurit. Akumulimi i nje kapitali politik, qofte edhe sado i vogel, vijon te prevaloje mbi fatin tragjik jo vetem te nje shqiptari- tashme i ndjere, por edhe mbi fatin e te gjalleve.

Nuk eshte rastesi qe prej disa vitesh, me sakte, dicka me shume se tre, edhe tregu mediatik shqiptar eshte polarizuar. Me kot media te shkruara apo edhe audio- vizive, tregojne me krenari sllogane apo epitete per “pavaresi” ne pasqyrim, pasi opinionet apo analizat natyrshem paguhen ose me para ne dore, ose me favore direkte apo te premtuara me ardhjen ne pushtet. Morali- qofte njerezor apo edhe profesional, eshte i vetmi pas te cilit mediat- sidomos ato kombetare, nuk mund te fshihen me. Te gjithe “kufinjte” jane kapercyer dhe do te vazhdojne te kapercehen ne emer te perfitimit financiar jo vetem te “boseve” por edhe disa gazetareve “vip” me rroga apo shperblime mujore deri ne 4- fishin e pageses se nje presidenti shqiptar. Ne emer te ruajtjes se imazhit te nje pioneri te medias shqiptare bashkekohore, u harrua, po, po u harrua nje vajze e re qe kishte lidhur fatin e saj me njeriun qe donte, duke u ndare vetem nga vdekja. E tashme, ajo cfare eshte me e rende, eshte perfitimi nga fundi i tmerrshem i jetes se nje bisnesmeni, i cili me shume se emri apo mbiemri i tij, nder vite do te filloje te njihet si fenomeni “Trebicka”.

Natyrshem, vdekja e nje njeriu- deshmitar i rendesishem ne nje proces ku hetohen struktura te larta te shtetit, ngjall dyshime te shumta. Vecanarisht pasi disa ore me pare, kryeprokurorja e nje vendi dha disa detaje pikerisht ne lidhje me hetimin e ketij procesi, kur nga SHBA-te rritej presioni per ti vajtur deri ne fund procesit, e aq me teper kur jane perfolur direkt apo indirekt si pergjegjes hierarke te larte te pushtetit dhe njerez te tyre te afert. Menjehere nisen aludimet per vrasje, atentat por edhe thjeshte aksident. Gishti u drejtua edhe ne organe te ndryshme shteterore por edhe individe. Duhej ruajtur apo jo “Trebicka” si nje deshmitar i rendesishem ne nje proces si “Gerdeci” ku pritet te implikohen direkt si te pandehur edhe shume njerez te pushtetshem? Pergjigja eshte e thjeshte: PO! Megjithate, ka edhe nje vazhdim te shkurter. Policia deklaron se nuk ka patur kerkese nga prokuroria per te mbrojtur deshmitarin. Prokuroria replikon duke thene se deshmitari nuk ka kerkuar asnjehere te mbrohet. Ne mes eshte jo vetem fati i nje njeriu, por edhe i nje procesi te tere qe duket zuri fill pikerisht nga deklarimet e “Trebickes”. Deshmite e tij jane dhene para prokurorit dhe tashme sipas specialisteve, vlefshemria e tyre eshte dobet krahasuar me mundesine e dhenies se tyre para nje gjykatesi. Gjithsesi, ato mbeten deshmi, ne disa raste te mbeshtetura edhe nga pergjime telefonike.

Strukturat e shtetit, permes hetimeve, gradualisht po kristalizojne idene se “Trebicka” ka gjetur vdekjen si pasoje e aksidentit gjate gjuetise ne afersi te Korces. Po sa te besueshme jane, te pakten nga opozita, strukturat aktuale te shtetit? Deklaratat e kahershme, por edhe keto te fundit, lene shume pak shteg per hamendje. Mbetet disi me e besueshme nga opozita prokuroria, e cila natyrisht kerkon me shume kohe e prova per nje version perfundimtar te ngjarjes tragjike ku humbi jeten bisnesmeni. Gjithsesi, ka edhe nje tjeter shtet qe interesohet per “Trebicken”. Ai kishte mbajtur ne xhep per shume vite pasaporten e SHBA-se dhe zbardhja kesaj vdekje, eshte detyre per amerikanet. Asgje nuk mund t’u fshihet pervec rasteve kur interesat e larta te SHBA-se, kerkojne te kunderten.

“Trebicka” tregoi qarte nje ngerthyerje te cuditshme ne mes bisnesit, medias dhe politikes ne Shqiperi. Natyrisht, ajo ekziston ne te gjitha vendet e globit, por nuk zbulohet kaq lakuriq asnjehere. Per te siguruar audience por edhe per te kercenuar per perfitime te ndryshme, mediat preferojne denoncime te skandaleve te ndryshme nga bisnesmenet. Keta te fundit, per te realizuar qellimet e tyre permes presionit te hapur publik dhe mediatik, “i dorezohen” gazetave dhe televizioneve, ne pak raste edhe duke iu lejuar abuzim me tituj e thenie. Nderkohe, politika ne raste si ai i “Gerdecit” qendrojne ne pritje per tu orientuar se nga vjen goditja apo se kush duhet goditur. Deri me sot, viktima kane rezultuar bisnesmenet, ndersa gazetaret- mediat dhe politikanet- partite, deri diku jane fshehur pas imunitetit zyrtar apo edhe te njohur pa ligj.

Besoj se e keni konstatuar edhe ju, se prej disa vitesh, mbase me shume se 3, termat “komunist” dhe “antikomunist” po perdoren perhere e me rradhe, per te mos thene jane shuar. Sigurisht, eshte efekti “kohe” ai qe ka zbutur gjakrat, por njekohesisht verehet edhe nje fenomem tjeter. Media nuk i intereson shume nese ne pushtet eshte nje i djathte apo nje i majte, nje komunist apo nje antikomunist. Interesi i tyre primar eshte perfitimi i gjithanshem nga lidhjet me pushtetin ne fuqi, apo edhe ate qe mendohet te vije ne fuqi. Pra, eshte pa asnje kosto- pervec asaj profesionale, te kthehet ne megafon publik te njeres apo tjetres parti, te njerit apo tjetrit grupim. I njejti rregull vlen edhe per bisnesment. Bisnesi i tyre mund dhe duhet te lulezoje me cdo kusht, qofte nen udheheqjen e te majteve, qofte te te djathteve ne pushtet apo ne opozite. E thene ndryshe, “parate nuk kane ngjyre” partiake apo politike, sic edhe favoret e ndryshme qe jepen kryesisht ne menyre individuale nga njerez te veshur me pushtet. E politikes, thjeshte i mbetet te lundroje mbi kete oqean te pafund por edhe te perfitoje pushtet duke dhene fare pak para, nga ai “thes” shume i madh, ku edhe pse hiqet per mediat e bisnesin, ngelen serish per te ndare mes deputetesh, kryetaresh, kryeministrash, ministrash e me poshte ne nivel qendror e vendor.

Askush nuk ka guximin te pranoje se Shqiperia dhe ne bashke me te, po perjetojme nje periudhe te cilen e kane kaluar thuajse te gjitha vendet: instalimin e MAFIAS, lidhjeve te ndesjellta me krimin e organizuar por edhe mediat. Ne ndryshime nga vendet e tjera, ku shume gazetare apo media jane vetesakrifikuar ne luften kunder instalimit te MAFIAS, ne Shqiperi pikerisht ajo (natyrisht jo e gjitha) po jep nje kontribut te rendesishem per te kunderten.

Te gjitha pushtetet ne Shqiperi, duket se jane te semura ose kerkohet te paraqiten si te tilla: Gjyqesori, Ekzekutivi dhe Legjislativi. Edhe “i katerti”, i cili si rregull duhej te ishte me i imunizuar, tashme “ka marre nje plevit” te rende dhe per ta sheruar, duhet nje kure e forte por edhe gjate.

Eshte e qarte se pas instalimit te MAFIAS ne Shqiperi- proces qe veshtire te bllokohet plotesisht, do te kete edhe nje rizgjim te shtetit, mbase edhe te mediave ne luften kunder saj. Do te kete mbase edhe nje “Duar te pastra” shqiptare, mbase edhe nje gjykates- Di Pietro shqiptar. Natyrisht do te kete zbardhje dhe zbulim skandalesh, te cilat po thuren me kujdes ne hije prej rreth 20 vitesh e do te vazhdojne te thuren. Do te kete edhe te arrestuar, te denuar e burgosur afatgjate. Nje gje eshte e sigurte: nuk do te na kthehen keto vite qe po i leme pas, nuk do te kemi moralin te shohim femijet tane ne sy pasi te na pyesin se si e lane gjendjen te shkonte deri ketu. E kjo vlen per te gjithe por me shume per gazetare, per mediat- sidomos ato qe thjeshte kerkojne perfitimin financiar te momentit. Te gjithe, nje dite do te pendohemi!

B.Delia

 

 

“Vargjet e Lira” më 1936 nuk u ndaluan e nuk u çensuruan

Emisoni në Top Show, të Top Chanel i Alban Dudushit, “Leksione Migjeniane”, me rastin e 70 vjetorit të vdekjes së Migjenit, ditën e enjte dt.18 shtator 2008. Të ftuar në studio: Angjelina Ceka (Luarasi), prof. Adriatik Kallulli, prof. Rozeta Uçi, dhe nga Shkodra poeti Ridvan Dibra dhe poetesha Ledia Dushi. Ky emison  më ka indinjuar pa masë: në demokraci ndalohen përsëri Arshi Pipa dhe Gjovalin Luka! Mohohen kontributet e sa e sa studiuesve! Injorancë e pajustifikueshme e dy përfaqësuesve poetë shkodranë, që nuk i njohin e nuk i lexojnë as literaturat e as kontributet e Shkodrës…

 

U ndalua botimi, “Migjeni, Vepra, mbledhë dhe shpjegue nga Gjovalin Luka”, botim 1954, NSHB Tiranë!

 

SL E AKUZOI GJ. LUKËN “SE KISHTE PUSHTUAR 7-8 PROZAT E PABOTUEME”… NJË POLEMIKË E VJETËR E VITEVE 50-TË; POLEMIKA E RINGJALLUR E VITEVE 2003, 2005, 2006, 2008… DHE NJË AKTUALIZIM ME: ANGJELINA CEKA (LUARASI), P.S. LUARASI, D.KALOÇI, DR. M. ZEQO, I. KADARE, R. UÇI ETJ, NË TOP SHOW DHE ME “ZBULIMIN E FUNDIT” TË ELSA DEMO, “BOTIMI I NDALUAR MË 1936 EKZISTON”, SHEKULLI, 28 GUSHT 2008, F.20-21.

 

Paksa informacion retrospektiv

Mbas botimit dhe promovimit të librit “Migjeni VEPRA”, Mbledhur dhe redaktuar nga Skënder Luarasi, 1957- në ribotimin e redaktuar dhe korrektuar nga Angjelina Ceka (Luarasi), 2002, nën kujdesin  e Zonjës Arta Dade, Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve”, ne nuk patëm ndonjë reagim  të menjëhershëm dhe as që filluam të parët ndonjë debat e polemikë publike.

Z. Angjelina Ceka Luarasi i kishte hequr komplet ato pjesët e botimeve të vitit 1957 e të ribotimit të 1961, me ato ish pretendimet e pandershme dhe tendencioze, të Skënder Luarasit, në adresën e Gj. Lukës. Me njëfarë mënyre, dashje pa dashje, me gjith fshirjen komplete nga Bibliografia të Gj.L., Angjelina e kishte pranuar se babai i saj kishte ekzagjeruar e shpifur tej të gjitha përmasave të së vërtetës dhe se komentimet dhe mbledhja e materialeve të Migjenit, nga Gj. Luka, më 1954, ishin një punë me vlerë dhe autentike. (“Migjeni, Vepra, mbledhë dhe shpjegue nga Gjovalin Luka”, bot. NSHB, Tiranë, 1954) (Shkrimi është shkurtuar për shkak hapërise në gazetë.  Më poshtë me …AL)

Në reagimin e tërbimin e Petro Luarasit, ndaj librit të motrës së tij nga babai, ne papritur e padrejtësisht u sulmuam pabesisht, në mënyrën më të poshtër e të ulët në ato 7 serialet dyfaqëshe, të botuara te “Gazeta Shqiptare”, nën emrin e autorësinë e Dashnor Kaloçit, sipas së ashtuquajturës veprës së pabotuar e mbetur në dorëshkrim dhe daktilografim të Skënder Luarasit “Ç’kam parë e ç’kam dëgjuar”, lapsangjyrosur nga Petroja. (GSh, 14-20 prill 2003) Petro Luarasi kishte rihapur pas afro 50 vjetëve një polemikë të vjetër, që SL e kishte fituar me ndihmën e regjimit të Hoxha-Shehut, madje mburrej me të madhe edhe në shekulli ri të XXI se SL e kishte shpëtuar miku i tij “Qytetari i Nderit i Mallakstrës” Mehmet Shehu! Ç’tallje e ç’tragjedi ironike …

Ndryshe nga e motra që i kish “lënë në shejtninë e tyre” ato rrangallet, shpatën, përkrenaren-legenin e Mambrinit dhe tërë labirinthet e S. Luarasit”, Petroja, “i prezantoi botës shqiptare, anën e pa dukshme të hënës”, një Skënder Luaras sensasional, një Janus dyfytyrësh: edhe “vigjilent e shërbyes” i PPSH e Hoxha-Shehut, që kish spiunur sa e sa intelektualë, njëkohësisht edhe një demokrat disident vetflijues, një martir që kish bërë aq e aq sakrifica për Migjenin, që kish lëftuar me aq e aq ujq të lukunisë për ta kullufitur vetë, sa që e kish hallall të quhej edhe si  bashkëvuajtës edhe si bashkëautor me Migjenin. Debati u rihap. GSH nuk pranoi të ma botonte replikën time dhe me këshillimin e të ndjerit P. Arbnori replika u botua në RD, 27-29 prill 2003, vazhdoi me replikat e Petros, pati ndërhyrje te gazeta Drita e cila e kishte vlerësuar si botimin për herë të parë librin e Gj. Luka (Drita,13 prill 2003 etj) Ishte rihapur debati i vjetër, me një thikë pas shpine dhe i ideuar nga Prokuroria enveriste e PS-së …

Kështu erdhëm te publikimi im në SHE për dy dokumente autentike, me tre vijesa (SHE, 26 tetor 2005; 16 nëntor 2005; 7 dhjetor 2005), pastaj replikoi inxh. Petro, te Korrieri (23 nëntor 2005), pa mbaruar akoma edhe pjesa e tretë e shkrimit tim. Korrieri e Shqipi etj, mazallah se pranonin diskutimet e faktuara të mijat me e-maile për këtë temë… Madje si njëherë e qëmoti Tirana më futi në një indeks inkuzicionist… gjene mirë që mbahet Shkodra me SHE…

Kështu, kishte rifilluar ndeshja e shtyrë pas dy vjetëve dhe pas kësaj lëvizje, te gaz. Korrieri, Petroja kishte bërë një lëvizje të gabuar fatale, por ai ishte në eufori duke kujtuar se më kishte kapur mat! Duke kujtuar se kishte më shumë figura, kishte harruar të vlerësonte pozicionin… Petroja i sigurtë në fitore, më propozoi, një shtyrje të re për afro tre vjet, sepse angazhohej që krahas detyrimeve për botimin e “Ç’kam parë e ç’kam dëgjuar”, “Libri i hapur i Konferencës III të LSHSH”, të botonte  me përshpejtim, në inat të Agron Lukës, librin “Migjeni në shtratin e Prokurstit”, dhe për hatrin e migjenologjisë unë  pranova. …

Realisht unë vendosa t’i hyja më thellë njohjes dhe gjithashtu me seriozitet për të pregatitur edhe unë një libër, sepse hallakatja andej këndej nëpër gazeta e televizione, nuk mund të ishte një gjë serioze. …

Kaq me rëndësi e konsideron ti çeshtjen e  nderit… prano o Agron birboja i bablokut shkodran dhe mos u kap pas emblemave të vjetra të Dh.S. Shuteriqit… se sa për lavdërata të sjell unë me letra të daktilografuara…, se e di ti kush ishte Skënderi, ishte “dekani i migjenologjisë”, ishte ai “maratonomaku i kominternit” që kish shkruar edhe kundra Gj. Fishtës, ku shtëpia botuese Luarasi e kish shkarravitur edhe një vepër të Fishtës… ishte ai që ia mbushi mendjen Migjenit më 1935 të shkruante, andej nga Shtoji i Zallit të Kirit, dhe që e kishte siguruar liçencën e botimit të veprave të Migjenit, qysh nga janari 1936, që e kishte përforcuar duke paguar edhe një këst shtypshkronjës Gutenberg e I. Totos… Është shpallur “Nderi Kombit” nga Sali Berisha ore, vetëm se Neritani dredhoi paksa atje te Ura e Lanës dhe te Ura e Zogut me Azemin…

Ka qenë S. Luarasi ai që shpiku përkufizimin se “Migjeni ka qenë themeli i letërsisë sonë të realizmit socialist, sidomos me tre kyevepra” në bot. e 1957, f 46, dhe jo vetëm aty por edhe më përpara qysh te 1949… Skënderin dhe Shuteriqin, siç edhe gjoja misteriozin KB (do ta tregoj edhe origjinalin e Koço Bihikut me mbinjeriun E. Hoxha, me firmën e SL, me rradhë…) i kishte kundërshtuar babai im Gj. Luka, duke debatuar se “Migjeni mbetet brenda caqeve të realizmit kritik, megjith ndonjë penelatë se e njihte të majtën, bolshevizmin, rrymat e reja materialiste etj. Te Migjeni ka ndikime niçeane, ekzistencialiste, ka edhe nota nihiliste e pesimiste etj. Nuk është e vërtetë se Migjeni ka qenë komunist, as socialist, as se ka dashur të pajtojë dy grupet komuniste…”. (Bot. 1954, f 47, komenti te vjersha Motivet …)

S. Luarasi e luftoi Gj. Lukën me shumë poshtërsi, por Z. Petro tani, në ato materialet me postë, dt. 27/05/2003, më shkruan se, S. Luarasi, në disa “letra postume” e kishte lavdëruar GjL me fjalët më të mira si trim që, kishte kundërshtuar Dh. Shuteriqin dhe V. Balën, në përkufizimin e tyre se “Migjeni ishte shkrimtar i realizmit militant revolucionar”, sepse Migjeni nuk ka qenë as shkrimtar socialist e as komunist. Është e qartë se Skënderi dhe Petroja, përveç të tjerave kanë mbledhur edhe disa copra nga komentet e botuara në librin e 1954, gjë që konstatohet fare lehtë.

O z. Petro edhe sikur ta zëmë se unë të kap mat, gjatë lojës, për një apo disa lëvizje e llafollogji të gabuara tuat, po të them se e kam aq ndërgjegje, të të tregoj se ku ke gabuar dhe ku ke improvizuar ndryshe nga babai yt. Edhe loja e shahut regjistrohet apo jo edhe analizohet me lëvizjet më të mira të mundëshme, ku i humburi mund të kishte fituar, apo jo. Dhe këtu ne nuk po luajmë shah e as ndeshjen tonë. Mendoj se edhe ti duhej të kishe vepruar kështu. Një gjë është më se e sigurtë, ti e ke tejkaluar S. Luarasin, në ato që ai ka deklaruar zyrtarisht. Tashti ty për çdo shkrim, të dalin fletë të reja nga libri i pa botuar “Ç’kam parë e ç’kam dëgjuar”. Ti me që e paske ditur “Kritikën Anonime” të botuar te revista Nëndori, Nr. 5, maj 1954 dhe ato materialet e tjera të PPSH-së që gjindeshin aty, pse nuk e bëre për zë askund në shkrimet tua se kjo ishte Kritika Zyrtare e LSHSH e PPSH dhe Sigurimit?! Po Angjelina hipokriteja?! Unë ju kërkova diskutim e jo sharje!  Këtu të flisnit. Për ju do të ishte një avantazh, së paku do të mund të krahasonit një Kritikë Zyrtare të Partisë dhe LSHSH, të majit 1954, me atë të pretenduarën tuaj të 1- 2 prillit 1954 të SL. … Apo ke edhe ti ndonjë mani persekutimi dhe faji, si S. Luarasi i ndjerë?! …

Në materialet familiare, që fatmirësisht disa shpëtuan nga shkatërrimet dhe kontrollet e sigurimit, gjatë internimit në Roskovec, kohët e fundit e gjeta Diskutim-Kritikën origjinale të Skënder Luarasit (ose të klanit të dorës së tij), dhe Përgjigjen e dhënë nga babai im Gjovalin Luka. Këto dy dokumente janë origjinale të daktilografuara dhe mund t’i verifikojmë për autenticitetin, kur të duash e ku të duash. Duke ndjekur atë Andrea Stefin, alias Corvusin e famshëm (ish trockisti sipas A. Pipës), që ishte kamufluar aq bukur më 1954-1955 me SL dhe që P. Marko ia njihte dhëmbët dhe dhëmballët, (Drita, 17 gusht 2003, f 13) konstatova se Angjelina, ndryshe nga ati, ku Corvusi i laraskës zinte vendin e parë në citimet e Parathënies së 1957, në botimin 2002 e kishte përzënë dhe pastruar komplet nga Parathënia e saj e 2002! (Dhe R. Uçi tashti ma quan Parathënie e mrekullueshme… shtesë AL) Po kështu gjatë kërkimit në bibliotekën e Shkodrës, ndërsa ishte në botim shkrimi im te SHE, më rezultoi edhe mua që ky Diskutim-Kritikë kishte qenë i botuar zyrtarisht edhe te revista “Nëndori”, Nr. 5, 1954, f 125-130 dhe pa emër dhe unë nuk kisha gënjyer asgjë. Pra, nuk kisha mbetur në mëshirën tënde dhe për talljet e tua si “hulumtues e zbulues arkivash”.

Turp është për ju të dy Luarasët vëlla e motër, që i keni ditur dhe i keni fshehur shumë e shumë gjëra…! Por, le të më thotë ndonjë që e ka përjetuar atë epokë, a mund të kishte ndonjë botim anonim të kësaj përmase në atë kohë, dhe ku pa te Nëndori, pa “dorën e ngrohtë” të Partisë dhe Sigurimit dhe xhaxhit Enver?! Por, që ajo Kritikë-Diskutim ka për hise e një dorë Iskënderiane si konsulent të paktën këtë e afroj mjaft.  Kjo del e qartë nga “Përgjigjia” që i ka dhënë babai im.  (vijon)

Kushdo që ka një gjykim rracional e objektiv, mundet ta kuptojë se përderisa ne po debatojmë e replikojmë kaq gjatë, jemi ende edhe në një proçes hetimi, por edhe në një hall të madh. Unë e kam shqetësimin më të madh, sepse Petro S. Luarasi, me një prepotencë prej  vagabondi më ka marrë nëpër këmbë nderin e babait dhe nderin tim. Normalisht trimi Petro as duhej ta rihapte fare këtë temë pas një gjysëm dekade edhe sikur babai im t’i kishte marrë ato 7-8 copë novelat e sakatosura në Arkivin e Lidhjes Shkrimtarëve të Shqipërisë, sepse të tjerët i kishin marrë më përpara. Nënvizoje këtë Arkiv, Petro, se mos e dredh pastaj në ndonjë arkiv tjetër me ndonjë letër të daktilografuar! Mirë dakort, edhe unë po e quaj si “Kritika Zyrtare e 54-trës”, megjithse shkon bojagi bukur edhe në unison me atë “Kritikën” tënde të pretenduar të 2 Prillit 1954, nga e cila ti nuk ke paraqitur asnjë lloj faksimileje e dokumenti zyrtar nga arkivat.  …

Po çfarë kërkon ti pra, o z Petro, që unë ta quaj ty zyrtare e dokument historik, një copë kartë të shkruar me copa të mbledhura poshtë e përpjetë, të zografisura me maqinë daktilografike me dt. 2 prill 1954?! Dokument të duket ty?! Shkresë zytare e vitit 1953, të duket ty një copë kartë e daktilografuar me adresën për Zyrën e Kontrollit e Çensurës Arsimit, pranë KQ. të PPSH, pa kartelën dërgese zyrtare, pa kthim përgjigjen zyrtare të KQ të PPSH të vulosur, pa le kulmi as e firmosur fare as nga S. Luarasi?! …

Urdhëro mor zotëri, përsëri të bëj thirrje, të shkojmë si miq a si shokë, ku të duash ti dhe t’ia bëjmë provën e autenticitetit dhe të kronologjisë të dy këtyre materialeve dokumentare që kam paraqitur unë dhe atyre të tuat, te cilido institucion i specializuar edhe në kriminalistikë e ku të duash. …

O zoti Petro, punën e botimit “të novelave të ashtuquajtura të pa botuara”, nga babai im e kemi trajtuar e ezauruar njëherë. Pse devijon degë më degë si harabel?! Nuk pretendojmë, as nuk e duam meritën, as të zbuluesit e as të botuesit të parë, a ka më troç se kaq! As autorësinë e patundur të Migjenit, nuk e kemi diskutuar asnjëherë. Nuk të hyjnë ty në rradake këto?!

Për ato çka ke sajuar ti me Kaloçin, edhe përtej S. Luarasit, Prof. Dh. S. Shuteriqi, plaku afro një shekullor, fare në prag të fundjetës, ta mbylli ty gojën kështu: “Më 1945, menjëherë pas çlirimit, Instituti i Shkencave, i bleu të 7 (shtatë) prozat e quajtura “të gjata” të Migjenit. Migjeni, që në atë kohë, u vu në qarkullim të plotë, me ç’ka dihej të kish lënë si Vepra. Lindi, pra, edhe dëshira e lexuesve, që t’i kishin në një vëllim të vetëm veprat e autorit. Një përmbledhje të tillë e realizoi Gjovalin Luka më 1954… Hedhja baltë mbi Gjovalin Lukën nuk e nderon Skënder Luarasin. Ky, shkruan se Përmbledhja e Gjovalin Lukës (më 1954) ishte një përmbledhje që Skënder Luarasi kishte dorëzuar në Komitetin Drejtues të Lidhjes së Shkrimtarëve më 1948. Ky pohim mbetet i dyshimtë, posa Luarasi nuk rrëfen se kujt ja pat dorëzuar. Komiteti në fjalë përbëhej prej shumë vetëve dhe pak prej tyre punonin në Lidhje. Unë dhe Vehbi Bala, nuk kemi të bëjmë fare me punën e Gjovalin Lukës… ky ishte bllofi i Kujtimeve të çoroditura të Skënder Luarasit”. (Dh.S. Shuteriqi, “Ja e vërteta e akuzave të Luarasit”, “Gazeta Shqiptare”, 17 maj 2003, f 12-13)

Shuteriqi, ta ka shkruar pastër e qartë, posaçërisht për ty e për motrën tënde dhe për të gjith migjenologët edhe për M. Zeqon edhe për I. Kadarenë e R. Uçin e të gjith kallam kusurin tuaj …

Ti, dhe as motra e jote (që të ka kritikuar ty në mënyrë verbale e jo me shkrim), nuk e patët kurajon t’i përgjigjeshit flakë-për flakë, prof. Shuteriqit dhe as sa qe gjallë, por e kapërditë këtë me turp! Pse nuku e hape gojën more trim atëhere, po këtu te Korrieri e ke hapur çorap dhe këtë Deklaratë të Shuteriqit e ke bërë të paqenë! Nuk dimë as ndonjë trim migjenolog, që ta ketë kundërshtuar Shuteriqin! Zeqoja përshembull pse nuk e kundërshton, sepse edhe ndaj atij e ka detyrë morale…

(Do ta botoj edhe atë qyfyrin e amanetit, se e kam ruajtur Origjinalin, kur se ke mbajtur ti, pse do ta mbaj unë.)

Tashti o Petro, te “Klubi Demokracinjëria”, te “Korrieri”, ke sajuar si “triumfator” një fillim “Da Capo” nga mesi, si gjoja xhelozia e Agron Lukës, për suksesin e librit të motrës Angjelina në një ekspozitë! Kjo qe fillesa e dytë me Noenë, pas asaj të parës me Adam/Ademin “për hir të së vërtetës historike në fillim Gj. Luka ishte i pari”, kështu i ke shkruar apo jo. …

Pa le, po jeni pajtuar edhe një herë me D. Kaloçin dhe keni shitur edhe një herë një mall të vjetër nga “Gazeta Shqiptare” e prokurorisë letrare, te biblbil gjyzari “Shqip-i”. (4 nëntor 2006, f 18-19, “Letrat e panjohura të Luarasit për Enver Hoxhën dhe anëtarët e Byrosë politike. Kur disidenti i madh mbrojti Kadarenë”. Dhe kë mbrojti Kadarenë…, që Ramizi e kishte në pesëshen e parë, bashkë me Nanon, Gjinushin, Berishën e Mejdanin, kurse Ceka ishte në rezervat…) …

 

Epo mirë, le ta zëmë se është ashtu si thua ti…

Dhe ja ku jemi, pas tre vjetësh, të ndeshjes së shtyrë. … Ti, Petro si inxhinier mekanik (edhe dr. Moikomi), sigurisht e ke mësuar atë mënyrën e arsyetimit, ku fillimisht e marrin si të mirëqënë një postulat, për të vërtetuar të kundërtën? …

Ti, Petro S. Luarasi, e ke cituar për të disatën herë këtë ngjarje dramë shumë të dhimbshme migjeniane, por te Korrieri ke zgjedhur më të bukurën e me ngapak nuanca më të ndryshme, ku citon baba Skënder Luarasin: “Deri në vitin 1948, i ndihmuar edhe nga rasa, arrita të mbledh gjithë krijimtarinë e Migjenit në prozë e poezi. Pjesa më interesante do të ishin novelat e panjohura që më pati dorëzuar ime shoqe, motra e Migjenit, Olga. Pata përgatitur edhe një biografi të tij rreth 100 faqesh të pasuruar me plot fotografi dhe faksimile… Megjithse isha një nga themeluesit e Lidhjes së Shkrimtarëve, shkoja atje rrallë e tek më të shumtën e rasteve kur kishte nevojë të ngutshme Kryesija apo interes personal sekretari i saj Dh. S. Shuteriqi. Një ditë i vajta në Komitetin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe e pyeta sekretarin Dh. S. Shuteriqi ndë kishin interes të botonin, jetën dhe veprën e Migjenit, me shtatë novela ende të panjohura, në rastin e 10 vjetorit të vdekjes në 26 gusht 1948…

-Shtatë novela të panjohura? Vërtetë?!

Dhe kështu ia dorëzova të daktilografuar materialin, veprën e Migjenit, poezi e prozë dhe biografinë njëqind faqe me foto e faksimile.”

Pikërisht këtu ka ndërhyrë interpret Petrua në kllapa dhe sqaron: (Materiali i daktilografuar me shpejtësi qëlloi të qe shkruar me shumë gabime ortografike. U dorëzua i tillë (në gusht 1948) meqë dihej se korrekturën e redaktimin do t’ia bënte Skënder Luarasi. Shën. i P.L.)

Përmbledhja që dorëzova u botua e copëzuar. Dh. S. Shuteriqi e M.N. botuan shumë nga poezitë e novelat e Migjenit (bashkë me dy nga novelat e reja) në organin e Lidhjes së Shkrimtarëve “Literatura Jonë”, me shënimin sikur t’i kishin zbuluar ata. Ndërsa materialin e plotë të mbledhur prej meje Kryesija e Lidhjes, për fat të keq, gjetën e ia dorëzuan Gjovalin Lukës, duke na futur në sherr. Asaj kohe ndër të plotfuqishmit në rradhët e intelektualëve qe edhe Sekretari i Shoqatës Shqipëri Bashkimi Sovjetik, Gjovalin Luka… Gjovalin Luka sillej mirë me mua, më respektonte…”. (gaz. Korrieri, 23 nëntor 2005, f  29, kolona 1; shih edhe fotokopjen)   

{Shkencë në konfidencë, brenda kllapave gjarpërushe, që mos ta lexojë publiku, që ia drejtoj, Petros, Angjelinës dhe Neritanit, nën gjykimin edhe të dr. Moikomit, prof. Rozetës dhe Kadaresë. Problemë: Kemi 7 novela që Skënderi i dorëzoi vullnetarisht te zyra e Dh.S. Shuteriqit, si dhuratë për të tërë komitetarët, aty nga fillim gushti 1948, pa asnjë lloj dokumenti zyrtar, falas e pa asnjë kontratë shitjeje etj. Si të thuash“vajti cjapi vetë te kasapi”. Por, Shuteriqi i bie mohit: “te unë, more zotëri në zyrë, nuk ka ardhur ndonjë Skënder, e as nuk më ka dorëzuar kush gjë, pastaj ç’i desha, kupton apo jo, unë i kisha 7 novelat e gjata të pa botuarat, në Arkivin e Institutit të Shkencave, se ato u blenë qysh më 1945. Edhe Arshi Pipa ka hyrë e ka dalë në shtëpinë e Olgës më 1944 e 1945… Se kush tjetër nga komitetarët, që t’i ketë dalë zot mallit të Skënderit me vulën e 1948, vallahi e për ideal të Partisë nuk di gja, se komitetarë kishte plot”.

Tashti, nga këto 7 novelat, Mall i Skënderit/Të drejtat e Skënderit të 1948 me laps, një bashkohet nga dy gjysma, dy i pushtojnë me përzgjedhje Dh. S. Shuteriqi dhe anonimi M.N. (te “Literatura Jonë”, tetor 1948), dy të tjera i pushton Shuteriqi a Musarai (te “Letërsia Jonë, gusht 1953, Studenti në shtëpi dhe Të çelen arkapijat). Atëhere sa novela i ngelën për “t’i rrokur e pushtuar”, shokut Gjovalin, nga ato që nuk ishin botuar asnjëherë? Kaq shumë zhurmë për asgjë?! Ndërsa Skënderit të gjorë, megjithse si ish pronari, i mbeten edhe nja dy skelete. Detyra: Gjeni sa novela të pa botuara ishin gjithsej? Bëni edhe provën.

Dhe z. Neritan, ju si deputet, kandidat për President i RSH, arkeolog-historian, dhëndër i Petros: Gjovalin Lukën qysh aty nga fundi i 1947, para vrasjes së Nako Spirut, e shkarkuan nga detyra e Sekretarit, pra nuk ishte më as i plotfuqishëm, por vetëm si kryeredaktor i revistës Miqësia Shqipëri-BRSS. Ky është një fakt i dokumentuar. Mos i jep, o burrë, letra-rekomandime e telefonata rekomandimi botimi te Astrit Patozi, këtij kalamani pa eksperiencë… Po ti e di vetë o Neritan se, e ke pasur atë eksperiencën e hidhur të replikave me Baletën e Benin… Ç’mu desh mua që u futa në këtë replikë, tuj e ditë dhe tuj e deklarue qysh në fillim se hajde t’i shqitesh grethave…

O Neritan, zv. dekani i arkeologjisë dhe ju dr. Zeqo “migjenologu”: Arshi Pipa, më 1944 shkruante se gjithsej proza/novela të Migjenit ishin 25 copë, nga të cilat siç rezulton 17 copë kanë qenë të botuara dhe 8 copë të pa botuara. (Rev. “Kritika”, Nr. 3-Nr. 4, maj, qershor 1944)

17 copë proza në një kopje-daktilografim nga origjinalet e botuara i ruajmë ne, nga materialet e Gj. Luka. Gj.Luka ka pasur edhe një kopje të 8 prozave të pabotuara dhe aty kishte ndoshta një surprizë të pabesueshme…  Pipa shkruante: “Një studim mbi Migjenin e vetëm “Vargjeve të Lira” nuk mund të jetë i plotë. … Këto proza gjithsejt  rreth njëzet e pesavet- pa njehë disa novela të cilat sot gjenden ndër duer të ndryshme, e pa njehë edhe do të tjera që mund të kenë humbë përgjithmonë … (sipërcit.) Atëhere 17+8=25. Çfarë bëri Skënderi, ia adresoi ndonjërën tjetër kujt?! Bashkoi dy gjysma, por edhe ndau njërën, si përshembull në dy gjysma trumcakësh…?! Hë hëë ëh…

Tashti te Korrieri, Petro S. Luarasi, jo vetëm se na rinxjerr atë “shkresën dt. 11 korrik 1953 për Zyrën e Arsimit dhe Kulturës në KQ. të PPSH, në varjantin e kopjes me letër kopjative, që Skënderi gjoja ia ka futur pa protokoll poshtë derës F. Gjatës, por na pohon plot gojën me një fletë të panjohur, se S. Luarasi, të gjitha do t’ja bënte hallall Gjovalinit, edhe tërë materialin komplet me Vepër, me 100 faqe biografi, me foto e faksimile, por vetëm ato 200 gabimet te “Studenti në Shtëpi”, nuk do t’ia falte kurrë e më hollë ato bragashat, se ato e kishin indinjuar aq shumë sa që s’kish pyetur e s’kish ditur më se çfarë kishte bërë… Pa le se përveç 200 gabimeve studentore e kishte lehtësuar studentin edhe nga një inçest nën jorgan… (Në fakt aty nuk ka 200 gabime por nja 60 trajta gjuhësore që S. Luarasi i kishte ndrequr më 1957, si disa apostrofa, hecë-ecë, shum – shumë, kumbulla – kumlla, mëdhaja – mbëdhaja, mish mash – shish – mash etj)

Pra Skënder Luarasi vetëm për hatrin e “Studentit në shtëpi” e paditi aq rëndë Gjovalin Lukën, kur mirëfilli e ka ditur se edhe po të ishte ashtu siç pretendonte ai, ato gabime buronin nga ai vetë! Si e bëre këtë gafë mor trashigimtar e kompetent posthum?! Si or burrë, pse se the këtë te RD-ja po e ruajte te “Klubi Lubonjëria”, siç i thotë vetë Kadareja…

Shikoni, për zgjidhjen e problemës, duhet të keni parasysh konditën se autori i vërtetë i zhalavitjeve gabimeve me makinë daktilografike më 1948 dhe më veçanërisht i 6-7-8 novelave-proza të gjata, ka qenë Skënder Luarasi. Këtë e pohon në mënyrë të dokumentuar, historiani dhe kritiku lerar, inxh. Petro S. Luarasi, nipi i Petro Ninit. Ashtu se si qëlloi, që ato kohë Skënderi kur shkruante për të dashurin Migjen dhe për Shkodrën dashnoren, i hypte një mall sa që pinte nja dy-tre shishe verë Malaga e Bordoje, zakon që i kish ngelur qysh nga Spanja kur i vriteshin shokët ndër duar dhe nga ajo Fusha e Përqëndrimit në Francë, kur dëgjonte luftën me radio gjermane…

Dhe shikoni se u tha te Kritika Zyrtare 1954 se Gj. Luka këtë novelën “Studenti në shtëpi” e kishte marrë të botuar nga botimi i 1953 dhe jo nga shkarravitja e 1948 e S. Luarasit, megjithse Gj.L. ka pasur në dorë një kopje të daktilografuar edhe të atyre 7 copë novelave, të kohës së 1945. Hajde fol tashti po deshe Petro, nxirr ndonjë fletë të re interpretuese, se ato fletët e atij Librit tënd vazhdimisht rinovohen e riinterpretohen…}

Tashti të merremi edhe paksa me shkencë, kritikë hulumtimore historiko-letrare migjenollogjike, se jemi në lëvizjet finale. Qysh në krye të herës, duhet të rradhisim një tog pyetjesh që janë njëkohësisht edhe çeshtje që Skënder Luarasi duhej t’i kishte sqaruar me vakt e me kohë dhe gjynah që ia besoi Petros “post mortum”, megjithse e porositi, “Ç’kam parë e ç’kam dëgjuar” nuk është për t’u botuar, por i kushtohet vogëlushit Petro, kur të kem mbyllur sytë, që të dijë të orjentohet pët të anë kur të rritet…” Atëhere: Me çfarë fakti e vërteton Petro Luarasi se, i gjith materiali migjenian poezi e prozë dhe 100 fletët biografi ishin daktilografuar më 1948, me shpejtësi të madhe me shumë gabime ortografike, gabime fjalësh dhe daktilografimi etj?! Sa km/orë ishte shpejtësia dhe ç’rrol luajti këtu rastësia?! Se ashtu qëlloi apo jo? Kishte kopje të tjera daktilografike me fletë kopjative apo jo?! …

Po qysh dekani i fakultetit të migjenologjisë, nuk ia dha shkencës shqiptare asnjëherë, as si faksimile, ato manoskritet me laps, “origjinale të origjinalit, i e origjinalit”?! A thua i ka M. Zequa, në MHK?! Po si nuk e konstatoi Luarasi, aq i rrahur me vaj e me uthull, hilenë e Shuteriqit, qysh më përpara, por vajti e u mbyt në një lugë ujë, te Shuteriqi a te komitetarët, me me një thes letrash të shkarravitura me shpejtësi?! Po, a nuk kishte dashur t’i botonte Skënderi ato letra me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së Migjenit?! Ishte vetë S. Luarasi daktilografisti, teto Ollga e Nikollaitëve, apo kishte pajtuar ndonjë bakall?! Atë shkurtesën, si psh atë heqien e atij episodit vëlla e motër, nën jorgan te “Studenti në shtëpi”, Skënderi e kishte bërë apo daktilografisti?!

Po pse pretendojnë Skënder Luarasi, Petrua dhe Angjelina e madje edhe M. Zeqo, se ajo biografija me 100 faqe është identike me atë të 1956/1957-1961?! Themi kështu se nga biografija 1956-1957, me 43 faqe, po të heqim pjesët që zë me citime Andrea Stefi (Corvus), i cili sigurisht se nuk kishte zë më 1948, si dhe ndonjë gjë tjetër, atëhere ç’mbetej nga 100 faqet e 1948?! Le pastaj se çfarë mund të kishte përrallisur Luarasi aso kohe dhe që i autoçensuroi dhe i zhduku vetë, sapo ra nga fiku xinxëri Xoxia i Madh, kushëriri i Luarasëve… (Nqs se i kishte shkruar ndonjëherë ato 100 faqet…)

Por, po ta pranoj unë se Gjovalini mori kopjet e Skënder Luarasit të 1948, atëhere ku do t’i çoni ju, gjithato ato male me kritika, me shpirtligësi e me lista me 500 gabime, 200 vetëm te “Studenti në shtëpi”, me 15 faqe në Ndreqie Gabimesh, me dërgesa me zarf në shtëpi, gazetë më gazetë, e madje deri edhe te Korrieri?! Çfarë njerëzish për seri e cinikë paskeni qenë more?! Ju kujtuat se ju sponsorizoi Arta Dade, PS-ja dhe ish Prokuroria letrare dhe  morët turr… Po a nuk ju duket, se pas pohimit e atij sqarimit fatal të Petros te Korrieri, me të gjith llogjikën e botës del se autori e fajtori i vërtetë i tërë atyre gabimeve zhalavitjeve të leksikut migjenian etj, ka qenë vetë S. Luarasi, ose daktilografisti i tij?! Apo e kishte fajin vetë maqina mekanike daktilografike?!

Pse nuk i dërgoi S. Luarasi, edhe një fletë të daktilografuar proteste E. Hoxhës, qysh më 1948, apo më 1949,  një edhe mikut të tij M. Shehut, ose Zyrës së Ankesave, Zyrës së Arsimit, Kulturës e Kontrollit pranë KQ të PPSH, për “pushtimin” e lëndës nga Dh. S. Shuteriqi dhe M.N.?! (Ç’të jetë ky anonim xhanëm, Mane Nishova a Mehmet Myftiu, a?!) Pse nuk i bëri ndonjë Kritikë të 1948 edhe një tjetër Kritikë të 1953, me lista me korrektime e redaktime edhe këtyre?! Nga 48-ta te 53-shi, sikur janë plot 5 vjetë dhe ndërkohë pse nuk e rikorrektoi e riredaktoi dekani Luarasi, komplet veprën postume të Migjenit?! …

Po, nga i mori Gjovalin Luka ato novela të pa botueme, normalisht do të pyesni?

Gj. Luka, në SHËNIM, në bot. 1954, shkruante: “Proza të pa botueme, njihen deri tashti 7 copë. Këto janë: Puthja e Cubit, Studenti në shtëpi, Bukën tonë të përditshme falna sot…, Historija e njenës nga ato, Të çelen arkapijat, Pak poezi, N’ at anë gardhit asgja e re. Po botojmë 5 prej tyne, tue lanë jashtë: Pak poezi dhe N’at anë gardhit asgja e re, që asht lanë prej Migjenit vetëm sa e fillueme.”

Tashti të sqarojmë, “Proza të pa botueme”, quheshin këto 7 novelat, sepse nuk ishin botuar me gjalljen e Migjenit. Sigurisht si grezo që ishin, si dorë e parë e dalë nga fonderia me gjuhë popullore, kishin disa karakteristika të ndryshme,fjalë arkaike, trajta dialektale, shenja diakritike të hundoreve karakteristike shkodrane, apostrofa, neologjizma etj, që sadokudo kërkonin edhe aso kohe njëfarë pune nga specialistë korrektorë e redaktorë në shtypshkronjat e botimit. Siç njihet në kohën e Zogut gegnishtia kishte përparësi, por nuk kishte ndonjë gjuhë zyrtare, dialektet nuk ndaloheshin etj. Kjo gjendje vazhdoi për pak kohë edhe mbas 1944, madje gegnishtia mbijetonte edhe deri te vitet 60-të. Në vitet 50-ta veprat e Migjenit ishin botuar, pothuajse ashtu siç ishin, sepse kjo punë, simbas gjykimit të Gjovalinit, po ashtu siç edhe unifikimi i gjuhës zyrtare (jo i gjuhës letrare, se kjo është tjetër gjë), do të kryhej në të ardhmen me një pjesmarrje kolektive akademike e të specializuar. Para vitit 1954, pra para GjL, ishin botuar nja katër copë novela nga ish të pa botuarat, shto këtu edhe ato dy copët që iu lanë Skënder Luarasit, për botim e për një hetim se mos i gjente ndonjë manoskript me vazhdime etj. Por, ajo që ka “harruar” dhe që e anashkalon Angjelina Ceka (Luarasi) dhe Petro Luarasi është se 7 copë prozat e pa botueme, njiheshin edhe më përpara 1948, ato njiheshin qysh nga 1945. Familia Nikolla disa herë i ka shitur krijimtaritë e Migjenit, jo vetëm më 1945, por edhe më pas. Disa persona me kokrra i kishin lexuar dhe kishte kopje të daktilografuara, kjo është e vërteta dhe nuk është ashtu siç deklarohej S. Luarasi, se ato ishin “një sekret e monopol i vetëm Olga Nikollës”. Në letra-kujtimet e dy Luarasëve babë e bir, te Korrieri, tashti shkruhet se, “zbulimi i 7-8 copë novelave më 1948 (Olga thoshte se janë 8) bëri bujë”, por, ndërkaq ka kaluar kaq e kaq kohë dhe nuk kanë sjellë asnjë citim nga buja e shtypit të kohës! …

Me sa kujtoj nga babai, “novelat e panjohura” i ka njohur edhe Arshi Pipa. (Shih, A.P., “Kujtim i Migjenit”, revista “Bota e Re”, N. 3, Tiranë, shtator 1945, f 51-52.) Dhe A. Pipa ka kontribuar edhe për botimin e “Vargjeve të Lira” edhe më 1944, në kohën e regjencës dhe jo vetëm prof. K. Cipo, siç pretendonte SL dhe GjL këtë e ka deklaruar në Përgjigjen e tij të vitit 1954.

Gjovalin Luka, për 7 prozat/novelat e gjata të pa pa botuara ka pasur një kopje nga kopjet e daktilografuara të siguruara më 1945. Gjovalini ka pasur botimin e 1936 dhe të 1944 në origjinal, ka pasur edhe një kopje tjetër të daktilografuar të 17 prozave të botuara dhe një kopje të 7 novelave të pabotuara, bazuar në kopjet e 1945, ka pasur të gjithë koleksionin e plotë, edhe të 1939 edhe të 1941 të botimit nga E. Koliqi e K. Gurakuqi…

Vijmë tashti te ajo që e përmend prof. Shuteriqi, në lidhje edhe me “ndonjë shkurtim-heqie cope të pa nevojshme”, që iu bënë materialit grezo të 7 novelave të pa botueme. Qysh aty nga 1953, por edhe më 1954, “Studenti në shtëpi”, shkoi edhe në Zyrën e Kontrollit pranë KQ të PPSH-së. Atje u gjet si i kritikueshëm ai episodi, ku fëmijët e familieve të varfëra flenin bashkërisht motra e vëllezër, nën jorganin e ngrohtë, ku puthiteshin e ku lëvizte ndonjë si gja e tretë që rritej… Kishte pasur raste ku ndodhnin edhe inçeste apo edhe si tentacione infantile, si më veçanërisht në kushte injorance e në kushte kur përziheshin edhe nga dy-tre palë fëmijë me gra të ndryshme etj. Pra nuk e hoqi Gjovalini atë pjesë, u hoq me urdhër nga Zyra e Arsim-Kulturës dhe e Kontrollit në KQ të PPSH…  Mangësi duhet të ketë pasur edhe nga kopje daktilografimet e ndryshme. Gjovalinit ia ndaluan me urdhër (jo se e bëri vetë) botimin edhe të vjershës Trajtat e Mbinjeriut psh. (Te komenti “Të lindet njeriu”, f 13, Gj. Luka e citonte dhe e komentonte edhe vjershën “Trajtat e Mbinjeriut” dhe kjo nënkuptonte se botimin e saj ia kishin ndaluar) …

Ah, po kemi edhe ato bragashat se desh harrova. E kam sqaruar njëherë se trajta bragasha përbën një lloj shqiptimi që nuk përdoret nga shqiptarët në Shkodër, por në Vrakë e në gjuhën nashkelije. Petro, korrektonjësi e redaktonjësi i Skënder Luarasit, edhe më përpara te GSh e RD, por edhe tani te Korrieri, 23 nëntor 2005, f 29, te kolona 1, në fund e shkruan trajtën si tironçe “bregashe”. Po pse ia ndërron formën origjinale të dekan Skënder Luarasit, mor birko (jemi 1 me i me epitetin birko e birbo), a nuk i ke sytë në ball se te botimi i 1957, në f 171 shkruhet: “Hiqi bragashat”! Hiqe edhe ti maskën e derrit o Petro dhe tani rrotullohu sa të duash në një valle dervishësh me fustanellë ose po të duash vish ndonjë palë bragasha apo bregashe…

Te një botim te “Koha Jonë”, “Universi i Migjenit, zbulime të reja” (11 maj 2006, f 10-11), dr M. Zeqo e ngre në qiell prof. S. Luarasin edhe “si dekani e si krijuesi i migjenologjisë”! (kur edhe Shuteriqi nuk i lipsej më…) Unë, kisha kujtuar se shpikësi i atij termit “migjenologji”, kam qenë unë, por ja që na paska qenë dr. Zeqo, ndërkaq nuk besoj se i mbetet hatri mikut Zeqo, se termi “krijuesi i migjenologjis shqiptare”, mbase më mirë do i shkonte Migjenit vetë! Si dekan mbase edhe do i shkonte S. Luarasit, “medet, po të mos kish vdekur pa thënë të vërtetën”, megjithse “një sekret unë e di akoma shumë mirë”, shkruan M. Zeqo. Epo, sado që nga ana e llogjikës kjo shkon si “e ëma e Zeqos, maje thanës së thartë”, kur e di, ç’pret thuaje! Si shije e si preferencë, babai im, po qe se ke ndonjë farë vlerësimi për të, preferonte që si dekan të ishte ndonjë njeri më i ditur e më human se SL, atë mendim kam edhe unë. Hë për hë, madje po guxoj të shtoj se kam mjaft simpati për Arshi Pipën si dekani, para Skënderit, megjithse e kishte pasur si profesor… Ju, dr. Moikomi, i keni rënë me vare R. Elsjesë për atë ish trajtesën si origjinë sllave të families së Migjenit dhe e keni nënkuptuar edhe Arshi Pipën për atë simbiozën sllave-shqiptare, siç edhe ndonjë studiues a pseudostudiues në atë hulli. Jam dakort me ju se nacionaliteti përcaktohet nga atësia (kom-ja fillimisht përcaktohej edhe nga feja), por ka edhe raste që përcaktohet edhe nga vetë përzgjedhja e vetdeklarimi, pas ndonjë simbioze bilinguiste etj. Por, te gjyshja malazeze, te amësia ka një problem të vockël, që e kishte deklaruar vetë Migjeni, dhe unë e kam shkruar njëherë trajtimin për pjesën e Gjovalinit, prandaj ti si detyrë morale e kishe t’i thoshje nja dy llafe haptazi. Ti edhe Kadareja, që kur erdhi te shtëpia e F. Shirokës në Shkodër, nuk gjeti temë më të rëndësishme por, xhilit e te shqiptarësia e Migjenit. Se kur i shan Kadareja serbët si të përzier me ciganë e arixhinj, apo tironsit si të përzier me turq e persianë… Aman, aman, temë sterile, se pakë sllavë, goranë, podgoriçanë, maqellarë, pak aromunë, xinxër, shule, sakarakaçanë, çobanë, vllehë, eflakë, pak grekër e çifutër, pak magjypë-egjiptianë, pak gabelë, pak osmanllinj e turq, ka në Shqipëri e në Kosovë!… Po ti e di o Moikom se edhe antropologjia është një shkencë apo jo. Edhe shiko: nga borgjezia shkodrane katolike e myslimane në vitet 30-të pak kush mbante më brakesha, brâňavekë e barnavekë (me metatezë), brekushe e poture, prandaj kot u bë kaq gurgule kjo çeshtje nga gjuhëtari Petro, i cili në vend që të sjellë 500 copët e gabimeve të fjalëve më sjell disa dhjetra të dhjera nga i ati. Me rradhë punët…

Ama, shkencë gazetash o dr. Moikomi, po si e lejoni bie fjala Elsa Demo-n (Shekulli 28 gusht 2008), që të “zbulojë” se “botimi i ndaluar i 36-tës i Vargjeve të Lira, ekziston” se e paska “zbuluar” ajo e para në BK, te A. Plasari! A. Pipa e kishte sqaruar me kohë se kishte 1000 kopje  në magazinat e shtypshkronjës Gutenberg, dhe se si kishte qenë në original ajo puna e “çensurë-ndalimit”. Nuk ka pasur ndonjë Vendim shtetëror “ndalim-çensurimi”, por një problem financiar me shtypshkronjën dhe një autovendim ndalimi të vetë Migjenit. A e kupton se lapsangjyrimet e S. Luarasit, në Parathëniet 1957 e 1961, ishin të bazuara te A. Stefi  (Corvusi), për një muhabet ashtu mbas xhamit te Kafia e Madhe dhe janë një trillim e ekzagjerim banal jashtë gjithë përmasave! Ka edhe një kontradiktë tjetër, sepse Migjeni ka vazhduar të shkruajë në prozë deri në fund në organet vendore, në të njejtën linjë dhe askush nuk e ka trazuar, sado që regjimi nuk ia kishte pëlqyer as shkrimet e as atë luhatjen midis  komunistëve e fashistëve. Nuk ka asnjë llogjikë të të ndalojnë dhe të të çensurojnë në poezi dhe të të lejpjnë në prozë … Edhe aq më tepër kur Zogu, ka lejuar edhe Grupin Komunist të Korçës legalisht e me tre revista…  Të ishte Migjeni, nën Enver Hoxhën, hë hë, vepra po e po, por edhe koka e as varri nuk do t’i ngelej ose do kishte përfunduar pa tru nga spitalet nervopsikiatrike, konformë me atë nenin 55 të riun edhe të vjetrin… dhe të vazhdonte kjo inerci enveristësh edhe sot as në mendje nuk më kishte shkuar…

Pipa  ka pasur në original një nga ato kopiet e 1936, edhe Gj. Luka, ka pasur të 36,

edhe të 1944, edhe atë të 1939 e të 1941… (ruhen edhe tani)

E. Demo shkruan tani se, Migjeni kishte paguar një këst parash nga ato të kursimeve të ilaçeve, në prag përfundimin e librit më 1936. Po me çfarë dëftese e vërteton, sepse S. Luarasi me gojën e Luaras-Kaloçit kishte pohuar se ia kishte paguar SL nga kuleta e tij një këst paradhënie! (GSH/1, e enjte 17 prill 2003, te Sinteza)

Po ja jap unë edhe një fotokopje origjinale, Demos. Një origjinal të “Vargjet e Lira” e ka edhe biblioteka e ULG, dhuruar bibliotekës së Institutit të Lartë Pedagogjik Shkodër, nga mësuesi koleg i tij në Pukë Filip Ndocaj. Ka edhe një origjinal të 1944…  Edhe shiko o z. Moikom, a ta bëj edhe një surprizë, sa për atë çeshtjen e dekanit: kompozimi i S. Luarasit, bot. më 1957, simbas gjoja faksimiles origjinale të 1936, në f 59, lëre se ka shtuar edhe një palë “Këngë” më shumë, por e ka shkruar edhe gabim edhe formën-trajtën e shtypshkronjës si “Gutemberg” e jo si origjinali “Gutenberg”, madje edhe Tiranën e ka vënë poshtë në vend që ta kishte lart. (shih fotokopjet e skanuara). Kjo do të thotë pak a shumë se nganjëherë vetë dekani ka punuar me kopje të daktilografuara dhe pastaj i ka lapsangjyrosur! A ta tregoj edhe një gafë të Ismailit? Te vjersha, që ti e ke me aq pasion, “Parathania e Parathanieve”, te Drita, 17 gusht 2003, f 5, te vargu “me mundue për një idhull që nuk përgjegj”, fjala origjinale në botimin e 1936 është “me mendue”, kurse fjala “idhull” në origjinalin e 1936 ishte “ishull”, po kështu ishte edhe te “Bota e Re” (Shtator, 1945, Nr. 5, f 45.)

Historia e kthimit të ishullit në idhull, shkon qysh te 1945, në një diskutim e përkthim  frëngjisht për I. Ehrenburgun, dhe “Idhullin” e këshilloi dhe e diskutoi fillimisht Gjovalin Luka, dhe pastaj e botoi ashtu, mbas një diskutimi kolektiv, ku ka qenë prezent edhe O. Nikola, A. Buda, Dh. Shuteriqi,  S. Luarasi etj. Nga konteksi i vjershës te vargu, Zoti, si pjellë e njeriut, padyshim se kishim të bënim me zotin/kryezotin Zeus dhe ish zotërit më të vjetër si krijim i njeriut në terrakota e deri te statuja madhështore e Zeusit nga skulptorët. Por, te botimi Parathanja e Parathanjeve, 1954, GjL nuk e kishte sqaruar ishullin si idhull, në shënimet. Më vonë GjL, te Përgjigjia ndaj Kritikës Zyrtare, të majit 1954 e pranonte se ishte dashur që të kishte më tepër sqarime në shënimet, por në ato ishte kufizuar për të shmangur disa polemika. Në një diskutim, më 1955, ku merrnin pjesë shkrimtari i njohur e kryetari i Akademisë së Shkrimtarëve të BRSS, I. Ehrenburg dhe akademiku me famë botërore A. I. Oparin u diskutua edhe interpretimi si ishull zotërish politeistë, se mbase shkonte sipas Leukipit, Epikurit, Aristarkut, Demokritit, Heraklitit, Pitagorës, Plutarkut, Lukianit, Diogjen Laercit etj. (Sipas Epikurit etj,  Zotat dhe Perendia Zeus, nuk rrijnë në yje, se yjet janë diej, por në hapësirat planetare midis tyre) Por Gjovalini e trajtonte se sipas kontekstit fjala shkonte si idhull, siç e pamë, por edhe sepse edhe në disa krijime të tjera Migjeni ashtu e trajtonte. Herakliti e zanafillonte jetën në tokë nga zjarri dhe thoshte se “Zotat janë njerët të pavdekshëm, kurse njerëzit janë zota të vdekshëm”…

Simbas Gjovalinit,  “Parathanja e Parathanjeve” nuk ishte ashtu drejpërdrejt si ateiste e kundra monozotit. Asull-asull, Migjeni flet në një shumës, më shumë për zotat e politeizmit dhe idhujt aty, se sa për monozotin infinit, i cili edhe ai vetë i prishi idhujt, siç edhe bënë  Apostujt/Havariunët e Krishtit Zot edhe Muhameti etj. Infinit Natyra dhe Infinit Zoti/një qytetërim me inteligjencë të super zhvilluar janë të ndërthurura dhe  dikush mundet të ketë zhvilluar edhe eksperimente kimiko-biologjike në tokë + evolucionin… Dhe nëqoftëse në tokë 1+1=2, në matematikën infinitiste, 1 Infinit Universi Nëna Natyrë + 1 Baba Zotin Infinit të Arshit = 1 Infinit, që do të thotë se nuk mund të luajmë kungulleshash me ndarje arbitrare  me 7 copë dynjara apo me aq e aq miliarda galaktika, metagalaktika etj… Ta kam treguar paksa te zyra jote o Moikom…

 

Skënderi ia kopjoi Gjovalinit, idhullin, po ashtu të gjith të tjerët deri te Angjelina Luarasi, dhe Petroja, po t’ia mbajë tani, le të na nxjerrë një fletë të re të “Ç’kam parë e ç’kam dëgjuar” me fjalën ishull…

Olga ia kish vënë, qysh më 1944, në dispozicion edhe disa dorëshkrime të vjershave me shënime korigjime anash me laps edhe A. Pipës. Gjovalini i ka pasur ato dorëshkrime, por ato iu dukën të dyshimta dhe nuk bëri ndryshime. (Për këto kemi një studim të plotë në një trajtesë tjetër)  Te botimi i Gj. Lukës, nuk hynte fare PKSH-ja e shokët bolshevikë sovjetikë, madje këta i kishte përjashtuar, duke mos e ndryshuar origjinalin, sipas një anëshkrimi gjoja origjinal të Migjenit… te Gj. Luka nuk ishte as Enver Hoxha, ai Mbinjeriu, siç e donin S. Luarasi, K. Bihiku e madje edhe Ll. Siliqi që kishte shkruar: “Andra ma e guximshme e Migjenit qe pikërisht një “burrë që shkatrron dhe që ndërton sërish… dhe ky burrë ishte shoku Enver Hoxha që themeloi Partinë më 1941, që u priu në luftë e në fitore të birve të shekullit të ri”. (Migjeni, Vepra të Zgjedhura, bot. 1969, Ll. Siliqi, f 3-7)  Dhe punën shkatrrimtare e ndërtimtare të këtij me nder “burri” e kishte nxjerrë nga vjersha me ndikime nitzscheane e Migjenit, “Një natë pa gjumë”! Kjo ishte arsyea

Tashti me kënaqësi, po presim dy-tre librat akademikë të Petros, simbas edhe angazhimit solemn te Korrieri, që do t’i botojë me përshpejtim në inat të studiuesit Agron Luka. …

Sot dikush po kërkon të ndalojë edhe diskutimin e lirë dhe evolucionin, madje siç po shihen bathët edhe  mendimin e lirë… dhe vaj me det, kur dy përfaqësues të Shkodrës demokrate, dy poetë rrinë si dy guakë, në “Leksionet Migjeniane”… të paktën të kishin cituar studimin e fundit tonin në SHE, 6 shtator 2008. (Shih edhe studimin A. Haxhi, T. Topalli, “Disa vlera gjuhësore të botimit të veprës së Migjenit nga Gjovalin Luka, 1954”, në “Seminari VI, Shkodra në Shekuj”, nëntor 2005, Vëll II, bot. MH Shkodër 2006, f 61-64)  Më 1965 edhe i vëllai i Gjovalinit, Kol Luka, e kishte realizuar e botuar në Francë, një përkthim për “Vargjet e Lira” të Migjenit në frëngjisht, punë të cilin e kishte paraprirë përgjatë viteve 1954-1959. Libri u botua në Francë me një Parathënie të Andrea Varfit, i cili gjithashtu ka qenë një lëvrues e admirues i Migjenit.

Mjaft turp për Bashkinë e Prefekturën që nuk ia rregullojnë atë pllakën e varrit dhe atë “hundën e thyer” të Migjenit, por pranojnë të diskriditohen në sy të gjith Shqipërisë…

AGRON LUKA

 

Qyteti i Koplikut pa institucione kulturore

Nuk e dija se në shkollën tonë, ku punoja prej shumë e shumë vitesh, në Shkollën e Mesme të Bashkuar Reç po punohej për diçka interesante e me vlerë. Kisha parë disa herë që nxënës të vitit të dytë, djem e vajza, mblidheshin në një klasë të lirë, me kolegun tim, mësuesin e letërsisë së kësaj shkolle, Ragip Vajushi, një poet i talentuar. Patjetër mendova përgatitej një aktivitet letrar, ku edhe unë vetë ndër vite isha marrë me përgatitjen e nxënësve për aktivitete letrare, për shfaqje të thjeshta në përvjetor të ndryshëm. Meqenëse kolegu im, për atë çfarë punonte nuk më kishte kërkuar ndonjë ndihmë, mendova se me nxënësit të cilëve u jepte mësim, donte të punonte i pavarur nga askush dhe nuk u përzjeva. Por një ditë si mësues i leximit letrar, letërsisë u bëra kurioz se për çfarë punohej dhe vetëm kaq. Mësova se vetëm me nxënësit e vitit të dytë punohej për të vënë në skenë dramën moderne “Tri këngë dashurie” të Stefan Çapalikut. Merrnin pjesë si interpretues tre djem dhe tri vajza. Pashë tekstin e dramës, pashë provat dhe pak a shumë hyra në brendësi të dramës dhe nuk m’u duk aq e lehtë për t’u vënë në skenë dhe u largova me përshtypjet e mia duke i lënë në punën e tyre. Provat vazhdonin prej muajsh dhe, para se të mbyllej viti shkollor, u dha si shfaqje para shkollës sonë. E ndoqa me vëmendje shfaqjen dhe më pëlqeu shumë puna regjizoriale e interpretimi i nxënësve. Kjo dramë u bë e mundur të transmetohej dhe nga TV Kopliku dhe akoma më tepër vlerësova shfaqjen e dramës jo vetëm si fillim të një pune të vështirë, por dhe si shprehje reale të punës regjizoriale e lojës së aktorëve nxënës. Konçidoi që nga burim i sigurtë mësova se shkolla e mesme e Koplikut, mësues-nxënës kishin provuar të vinte në skenë një akt nga “Hamleti” i Shekspirit. Dhe këtu, ndonëse nuk e kishin parë shfaqjen, vlerësova shumë: guximin, kurajon e mësuesve drejtues dhe nxënësve pjesëmarrës si interpretues. Dhe menjëherë kujtova veten time atëherë kur isha nxënës i shkollës 8-vjeçare dhe i gjimnazit të Koplikut. Kur në mënyrë të organizuar në kinoteatrin e vogël të Koplikut shikonim dramat e Shekspirit të realizuara në film, realizime nga më të bukurat, veçanërisht, “Hamleti” që interpretohej nga aktori i madh anglez Lorenc Oliveri që konsiderohej si interpretuesi më i mirë i “Hamletit”. Kujtova mësuesit e letërsisë: Lec Rranzi e Adem Bala që parapërgatisnin sallën e mbushur me nxënës, duke dhënë shpjegime plot emocion që filmi të ndiqej sa më me interes. Veçanërisht kujtoj mësuesin e letërsisë Adem Bala, ku gjatë filmit “Makbethi” kishte zënë vend në fundin e sallës, nuk përmbahet dhe fillon shpjegimin e skenave, një shpjegim i zjarrtë, plot emocion, duke shtuar interesin për filmin dhe pastaj kujtova shfaqjet teatrore të shkollës sonë, punën e shkëlqyer regjizoriale të mësuesve Skender Bilali e Loro Mandi që me shumë sukses vunë në skenë një dramë të Loni Papës, ku aktorët – nxënës: Vitore Zekaj, Isuf Ujka, Marash Kaçaj, Ahmet Mema interpretojnë shkëlqyer. Kjo dramë në konkurimin e grupeve teatrale zë vendin e parë dhe Vitore Zekaj vlerësohet interpretuesja më e mirë, që fiton dhe kupën e konkurimit teatror. Skender Bilali, mësuesi ynë i historisë një njeri me horizont të gjërë e interesa të shumta punën regjizoriale e fillon qysh në rrethin e Tropojës ku punonte si mësues, ku do të ishte pikërisht ai që do të themelonte estradën e Tropojës, ku brenda estradës do të ishte regjizor aktor dhe valltar i talentuar. E më vonë do të bëhej dhe gjyqtar futbolli i kategorisë së parë, e me këtë do të ushqente dhe djalin e tij që fillon të gjykojë ndeshjet e të rriturve qysh kur ishte nxënës i tetëvjeçares. Dhe, patjetër që faktori bazë qe Skender Bilali e Loro Mandi që bënin punën e tyre ishte kinoteatri i vogël i Koplikut që vihej në dispozicion sa herë që donin regjizorët për provat që bënin. Kinoteatri i Koplikut ishte një institucion kulturor i konsoliduar. E meritë të veçantë për këtë kishte kinooperatori i shkëlqyer, përgjegjësi i kinemasë, i ndjeri Adem Rustemi, ku me punën e kujdesshme me aparaturat, me rregullin, disiplinën, pastërtinë e ktheu kinoteatrin në një objekt të dashur për spektatorët, me spektatorë pothuajse të abonuar dhe mbi bazën e xhiros së kinemasë, të ardhurat materiale prej saj fiton besimin e kinostudios “Shqipëria e Re” dhe gjithë filmat që shfaqeshin në Shkodër vinin dhe në Koplik. Të gjitha premierat e Estradës së Shkodrës, estrada më e mirë në Shqipëri, premierat e teatrit “Migjeni”, premierat më të mira të ndermarrjeve, kooperativave, shkollave shfaqeshin në kinoteatrin e Koplikut e salla mbushej plot, e jo të gjithë mund t’i shikonin se problem ishte një biletë.

Në Kinoteatrin e Koplikut organizohet festivali i parë i këngës me nxënësit e shkollës 8-vjeçare dhe të gjimnazit të Koplikut, ku të gjitha këngët këndoheshin për herë të parë e në sallë asistonte një juri tepër e kualifikuar me kompozitorë e muzikantë të talentuar. Organizator i këtij festivali ishte mësuesi i muzikës së shkollës 8-vjeçare të Koplikut, fizarmoniçisti i talentuar Valter Ujkani dhe drejtues i orkestrës së këtij festivali. Hyrja në këtë festival u bë me ftesa, unë pata një ftesë e ndoqa me vëmendje duke e vlerësuar si arritjen më të madhe për muzikën në Koplik. Po sot kinoteatri i Koplikut?! Ai nuk ekziston.

Kopliku ka patur kinoteatër dhe shtëpi kulture, ato janë bërë inekzistente ose i vetmi institucion kulturor aktiv ka qenë biblioteka e qytetit të Koplikut e drejtuar nga poeti Sokol Zekaj, fitues i Pendë së Argjendtë në poezi, ku bibliotekën e qytetit e ktheu në një aneks të shkollës së mesme dhe i gatshëm të shpërndajë libra për lexuesit e rregullt.

Kinemaja e vjetër u mbyll, po nuk u zevëndësua me një të re, shtëpia e kulturës u mbyll, por nuk u zëvendësua me një Pallat Kulture aq shumët ë përfolur. Që nga 1990, nga hapja e proçeseve demokratike s’ka kandidatë për kryetar Bashkie i majtë apo i djathtë që nuk i ka premtuar Koplikut Pallatin e Kulturës dhe duke mbetur thjeshtë një premtim ose mashtrim elektoral majtas apo djathtas, sepse ende nga askush nuk është vënë një gur për këtë pallat.

Në zgjedhjet e fundit për kryetar Bashkie në Koplik kandidati fitues Ramadan Lika u premtoi tek “Besjoni” të rinjve, të rejave, qytetarëve të Koplikut, Pallatin e shumëpërfolur. Mbetet edhe mjaft kohë gjer në përfundimin e mandatit të kryetarit, kuptoi edhe vështirësitë që ka kaluar Bashkia, por shpresoj, sinqerisht, që do të hapen themelet e do të fillojë puna e ndërtimit, pasi edhe brenda qytetit, jo në periferi gjendet vendi për ta ndërtuar. Besoj se do të fillojë, se pa filluar asgjë nuk bëhet. Se Pallati i Kulturës është shtëpi e të gjithë qytetarëve. E populli thotë: Filloje, se në shtëpi të ndihmon Zoti. E kujtoj përsëri. Me kurajo e filluan bajzjanët dhe e ndërtuan Pallatin e Kulturës, duke qenë vetëm komunë. Bajza ka Pallat Kulture, Kopliku jo.

Fola për aktivitetin teatror të dy shkollave të gjimnazit të Reçit, gjimnazit të Koplikut. Nuk kam informacion për aktivitetin teatror të gjimnazit të Gruemirës, Bajzës, Tamares, por mendoj që ka ardhur koha që çdo shkollë të ketë një grup serioz dhe konkurentë teatror. E këto grupe të paraqiten në një festival të organizuar, duke gjallëruar jetën kulturore të nxënësve e banorëve të Malësisë së Madhe.

Çdo fillim është i vështirë.

Ndofta pa pretendime të mëdha në vitet ’30 u vu në skenë në Shkodër drama “Skënderbeu” e Kolë Mirditës (Helenau) që është drama e parë shqiptare që vihet në skenë. Por mori vlerësime shumë pozitive nga autoritetet letrare të kohës.

Mehdi Duli

 

 

Papa Benedikti XVI i kthen përgjigje studiuesit shkodran  Agron Luka (Çeshtja po shqyrtohet dhe hetohet në arkivat e Vatikanit)

Në lidhje me letrën që Shoqatat Atdhetare Dukagjini dhe Integrimi në Europë, i kanë dërguar Atit të Shenjtë Papa Benedikti XVI, me anën Nunciaturës Apostolike në Tiranë, ka mbërritur kjo përgjigje, të cilën po e japim në fotokopjen e skanuar. Bëhet fjalë për studimin e studiuesit shkodran Agron Luka, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu Mbreti i Albanëve dhe Epirotëve dhe kryepeshkopi Pal Êjlli Kardinal”, ku trajtohet çeshtja se si titullaturë mbretërie e si gradë e rangut fetar, këto i ishin akorduar këtyre dy figurave të ndritura të popullit tonë, nga Selia e Shenjtë dhe Papa Piu II. Humanisti Enea Silvio Pikolomini ose Papa Piu II vdiq në rrethana misterioze, kur sapo ishte imbarkuar në anije në Ankona, për në Durrës, ku do të zhvillohej edhe ceremonia e ritet përkatëse, të kurorëzimit të Gjergj Kastriotit si mbret me kurorë dhe peshkopit Pal Êjlli me festen si kardinal, simbas vendimit që ishte marrë e vendosur më përpara. Aktualisht këto  i  kërkohen  në mënyrën honorifike e retrospektive, për rastin e 100 vjetorit  të Pavarësisë, ose minimumi të rikonfirmohet një fakt i tillë që, rasti në fjalë të vendoset në histori me realitetin që i takon. Gjergj Kastrioti Skënderbeu ishte e është edhe sot Heroi ynë nacional dhe qysh me gjallje mbahej nga populli i tij porsi Eneu i lashtë dhe e respektonte e gjithë Europa e Rilindjes. Ndërkaq kryepeshkopin Pal Êjlli populli e nderonte si një ahat i Gjergj Kastriotit, ai ishte një nga njerëzit më të ditur të shekullit XV me pikpamje republikane dhe autori i formulës së pagëzimit në gjuhën albanishte me germa latinishte, gjuhë që shkruhej në tërë zonën e Shkodrës me këtë mënyrë qysh nga vitet 1332 e 1367. Mbretëria e Albanisë, ishte kurorëzuar e shpallur zyrtarisht në shkurt 1272, si Regnum Albaniae me mbret Karlin I Anzhu si Rex Albaniae, nga Papa Inocenti IV me kryeqendër Durrësin, por më vonë kjo mbretëri mbeti pa mbret, megjithatë atë e pretendonte si trashigimi legjitime princi Karl Topia. Ndërkaq në kushtet e shek XV të kontributeve të albanëve, dhe pas një kundra ofensive panevropiane, në këtë mbretërinë e Albanisë do të hynin edhe epirotët, një emër ky që ishte ekuivalent me albanët dhe me një përhapje mbarë popullore në parametrat e nacionalitetit, me një gjuhë etj. Për këto plane e kishte dhënë miratimin edhe Ferdinandi i Napolit, i cili deri atëhere ishte edhe si mbreti, ku princi Gjergj Kastrioti ishte vasal i tij.  Edhe flamuri i fisit epirot të Kastriotëve, me shqiponjë e zezë dykrenore, e kishte fituar nëndhe konkurrencën si flamur nacional.

 

 

Shtegtime historike në kishën e Shën Klementit në Vukël

Historia e kishës katolike në trevën e Kelmendit të Malësisë së Madhe është shumë e hershme, ndaj shpesh studiues dhe historianë e identifikojmë emrin e kësaj treve me Shën Klementin, apo edhe me Kalanë ose Qytezën Klementiana. Por ne menduam të shtegtojmë vetëm në një histori të dekumentuar rreth 350-400 vjeçare të kishës së Shën Klementit, Vukël, e jo historisë rreth DY MIJË vjeçare të besimit e qytetërimit kristian në trojet e Kelmendit. Kisha e Shën Klementit në Vukël gjendet për herë të parë e shënuar në hartat hartografëve të njohur të shekullit XVII-të (Atë Vinçenzo Coronelli dhe Giacomo Cantelli). Hartat e Koronelit (Coronellit) në të cilat paraqitet Shqipëria e Veriut kanë qenë gdhendur dhe shtypur në Venedik mes viteve 1688 dhe 1691. (Ermanno Armao, “Vende, kisha, lumenj, male e toponime të ndryshme të një harte të lashtë të Shqipërisë Veriore”, fq. 23). Ndërsa harta e Kantelit (Cantellit) mban datën (vitin)1689 (E. Armao, po aty, fq. 27). Ne sot kishën, që i dedikohej Shën Klementit mund ta identifikojmë me muriet dhe rrënojat e mbetura në mes të lagjeve (apo fiseve) të Vuklit; Grishaj e Nilaj, në afërsi të Ujit që del nga formacione shkëmbore të njohur me Hidronimin, Burimi i Jasminës, ku kjo kishë ka funksionuar (me konstruksionet e rikonstruksionet që imponuan motet e shekujt) deri në vitin 1967, kur komunizmi i shpalli  “luftë FESË, për t’u bërë vetë FE”. Bashkë me Selcen, Nikçin dhe Bogen, Vukli është një ndër katë bajrakët në të cilët ndahet Fisi luftarak dhe i shkathët i Kelmendit. Një varg fraksionesh përbëjnë fshatin e Vuklit, dhe ndër to Speia (Shpia), (ndoshta Spaja, emri i hershëm me të cilin identifikohej Vukli, N.B.) ku gjindet KISHA E LASHTË E SHËN KLEMENTIT, e ndërtuar këtu më 1651 nga Etërit Françeskanë”. (E. Armao, po aty, fq. 128). Është interesant të citohet një studiues tjetër i cili ka qenë edhe famullitar në trevat e veriut të Shqipërisë, i cili ndër të tjera shkruan: “Fisi malo shqiptar i Kelmendit në vitin 1700 u nda në dy bajrakë, njëri në bregun perëndimor e tjetri në bregun lindor të lumit Cem; të parët themeluan famullinë e Selcës, e këta të tjerët famullinë e Vuklit. Librat e amzës datojnë nga viti 1737, Vukli ka Qelen famullitare të bukur me Kishë. Famullinë e përbëjnë 10 fshatra me 2106 banorë (Lavro Mihaceviq, “Nëpër Shqipëri 1883-1907, mbresa, udhëtime dhe etnografi”, fq. 79). Në një relacion të Dom Shtjefën Gasparit, vizitor apostolik në Shqipëri në vitin 1671 shkruhet se: “Kelmendi, me kishen, e ndërtuar prej vet kelmendasve në vitin 1651, përfshinte: Muriqin me 6 shtëpi e 40 frymë, Gjonoviqin me 7 shtëpi e 60 frymë, Lesoviqin me 15 shtëpi e 120 frymë, Milloshin me 7 shtëpi e 40 frymë, Vuklin me 32 shtëpi e 200 frymë, Rrvesten afër Komes të Kuçit me 6 shtëpi e 30 frymë, Rrabjenin e Radotinës me 60 shtëpi e 400 frymë. Të gjithë shkojnë me pa meshë në SPANIK (ndoshta SPAJA, emri i vjetër i Vuklit, N. B.) ku kanë edhe Vorret. (Gjush Sheldija, Kryeipeshkvia Metropolitane e Shkodrës e Dioqezat Sufragane, shënime Historike, fq. 58-59). Ndërsa po nga ky burim mësojmë se Vukli në vitin 1864 kishte 1621 besimtarë që administroheshin nga Françeskanët.. (Gj. Sheldija, po aty, fq. 63). Një burim intresant informacioni për famullinë e Vuklit, gjindet në dorëshkrimet arkivore të Dioqezës së Shkodrës të vitit 1745, me rastin e një vizite baritore të Ipeshkëvit të asaj kohe, Imzot Pal Pema Kamsi, ku ndër të tjera mësojmë se Vukli ende shënohej me emrin e vjetër SPAJA dhe bënte pjesë në Misionin e Kastratit (Kishës Katundit të Kastratit N. B.), si dhe numronte 81 shtëpi me 691 frymë. (Nevila Nika, Dioqeza e Shkodrës gjatë shek. XVIII, sipas dorëshkrimeve arkivore, fq. 89). Gjatë shekujve Kisha e Vuklit, për banorët e kësaj treve ka qenë një institucion besimi e qytetërimi, ku punët e shpirtit, besimit dhe atdhedashurisë nuk kanë pasur të ndarë kurrë. Tek kjo kishë janë marrë shumë vendime që u kanë shërbyer banorëve të Kelmendit e më gjërë, për t’u lehtësuar hallet dhe jetën e përditshme, shpesh edhe në zgrip të mbijetesë, si rezultat i luftrave shekullore kundër pushtuesve Otomanë (në mbrojtje të identitetit, trojeve dhe të drejtave të tyre), por edhe i ligjeve të “egra” të kanunit të trashëguar ndër shekuj pa pasur shumë kohë, për ta reformuar këtë kanun, që shpesh kishte pësuar edhe deformime nga dashakeqësia e pushtuesve turq dhe shovinistëve fqinjë sllavë. Një kuvend me vlera për të lehtësuar plagën e gjakmarrjes është marrë në shtator të vitit 1902, nga Bajraku i Vuklit i cili vuri Kanunin që për gjakmarrjen: “MOS ME BUA VEÇSE SHPIA SHPINE, duke u bërë thirrje bajrakëve të tjerë të Kelmendit që edhe ata të veprojnë njësoj.” (Kahreman Ulqini, “Bajraku në organizimin e vjetër shoqëror, fundi i shek. XVII deri më 1912). Gjithsesi sot në Vukël gjindet kisha e re e ndërtuar në qendër të fshatit që në vitin 1997, duke i lënë muriet e rrënojat e Kishës së Vjetër në “Shenjtërin” e tyre. Ndërsa Festa kryesore që kremtojnë me miq, shokë e dashamirës, banorët e Vuklit është ajo e njohur me “emrin” ZOJA E VUKLIT, me ditë 24 majin, që në fakt kjo festë i kushtohet ZOJËS NË NDIHMË TË TË KRISHTERËVE, pra Shenjtores Mari. Kjo datë ka mbetur në histori duke ju kushtuar Shën Mari-së që nga Papa Piu V, pas fitores së Ushtrive Kristiane të Europës kundër ushtrive Otomane në Lepanto me 7 tetor të vitit 1571 (Ferdinand Schevill, Ballkani, Historia dhe Qytetërimi, fq. 204), fitore që u arrit me ndihmën e Zojës Mari pas lutjeve për ndihmë nga Kristianët. E ndërsa dekada e shekuj kanë kaluar duke bërë punën e tyre, nga Kisha e Vjetër kanë mbetur ato murie e rrënoja që i shohim sot, por që më shumë se një shekull më parë, një studiues dhe albanolog, që kishte qenë edhe Konsull i ish Perandorisë Austro – Hungareze në Shkodër, ndër të tjera do të shkruante: “Përmbi një taracë të ultë, në bregun e djathtë të lumit (Cem, N.B.) ndodhet fshati me kishë, Vukli. Nga kisha hapet para syve një panoramë e bukur për nga mbyllja e luginës, atje ku buron Prroni i Cemit. (Theodor Ippen, “Shqipëria e Vjetër”, fq. 23, ish Konsull i Përgjithshëm i Austro – Hungarisë në Shkodër, 1897 – 1904). Gjithsesi kelmendasit në përgjithësi dhe banorët e Vuklit në veçanti, edhe sot krenohen me kishën e tyre famëmadhe, që i kushtohej Shën Klementit, që dikur njihej si Shenjti mbrojtës i Malit të Kelmendit, pa ndihmën e të cilit madhështia e qëndresës e mbijetesës zor se do të kishte bërë emër nëpër Dhenat e Kralnit e Euroës e më gjërë. Ndaj kjo nuk duhet të harrohet.

Ndue Bacaj

 

 

SHQIPËRIA KA NEVOJE PËR NJË SHKOLLË TE RE HISTORIKE

Kohët e fundit në ambjentet e kulturës shqiptare asht hapë debati rreth “rishkrimit të historisë” ose rreth nevojës së nji historie kombtare në të cilën faktet, ngjarjet e personat të paraqiten ndryshe, pa e randue dhe pa e zbeh realitetin. I trajtuem në këto terma problemi paraqitet i thjeshtëzuem dhe nuk zgjidh lamshin e ngatrruem të çeshtjes historike. Jepet përshtypja se mjafton me rreshtue në nji formë tjetër ngjarjet, me paraqitë persona dhe me ilustrue momente të «harrueme» dhe kjo gja do të përbante “rishkrimin” e historisë.

Sigurisht që përditë dalin prej arkivave të ndryshme dokumente historike, të cilat mjerisht vijojnë të botohen në vendet ma të papërshtatshme për me paraqitë në pikëpamjen shkencore historinë, ndër gazeta. Dalja e këtyne dokumenteve asht pozitive dhe ndihmon patjetër, por ato në vetvete nuk janë tout court historia e nji populli. Aktiviteti i historianit nuk asht thjesht ai i nji grumbulluesi apo i nji hetuesi të zellshëm, mbasi historia nuk asht thjesht sasia e plotë e dëshmive që ndriçojnë nji ngjarje. Puna e historianit asht mendimi dhe interpretimi i fakteve, lidhja e tyne organike dhe gjetja (atje ku ekziston) e nji ideje simbas parimit shkak/pasojë, në mënyrë që të ofrojë çelësin e leximit të historisë. Historiani i vërtetë asht i pajisun me shqisën e gjurmuesit që heton fluturimin e shpirtit mbi ngjarjet e mbi faktet, ai ndjek në momente të caktueme të historisë edhe topitjen dhe vdekjen e shpirtit, ringjalljen e tij, zbehjen, pra mënyrën ciklike të lëvizjes së tharmit të ideve që kanë mundësue ngjarjet, faktet dhe kthesat e mëdha.

Dihet se historianët e formuem në kohën e komunizmit e në përgjithsi ata që kanë qenë aktivë në atë periudhë kanë përdorë nji metodologji marksiste në paraqitjen e historisë. Nuk do të ishte krejt për t’u përçmue ajo metodologji po të mos kishte qenë në rastin e tyne thellësisht dogmatike, e mbushun me aksioma engelsiane dhe e drejtueme prej nji determinizmi historik që mohon krejtsisht lirinë e personit dhe veprimin e shpirtit. Puna e tyne kufizohej në lakimin burokratik të fakteve historike me disa dogma ideologjike të pavërtetueshme në asnji kandvështrim shkencor. Kjo asht, me ndonji përjashtim të vogël, historia e shkrueme prej historianëve të kohës së komunizmit edhe mbas ramjes së tij. Fakti që në nji botim të viteve ’60 apo ’80 lavdet për E. Hoxhën derdhen pa kufi dhe në nji botim të viteve ’90 ato janë heqë nuk e ndryshon gjendjen anemike dhe pa ide të mirëfillta historike të atyne teksteve.

Edhe sot kemi gati po ata historianë që e shkruejnë dhe e ri-shkruejnë historinë. Mendoni sikur historinë bashkëkohore të Gjermanisë në vitet ’60 ta kishin shkrue historianët e kohës së Hitlerit, apo sikur apologët e kohës së fashizmit të kishin shkrue historinë e Luftës së Dytë Botnore! Problemi themelor nuk asht se duhet të «ri-shkruejmë» historinë, mbasi faktet që deri dje msheheshin me ligje dhe me dekrete, me ekstrapolime arbitrare dhe me të famshmet pikat […] sot janë të konsultueshme dhe drita mbi to asht objektivisht ma e fortë. Ne na duhet interpretimi historik i fakteve, na duhet nji shkollë e re historike që të shkruejë historinë e shqiptarëve me mendje të shëndoshë dhe jo me zemër të sëmurë, na nevojitet nji shkollë e udhëhequn prej nji metode të vërtetë shkencore dhe jo prej paragjykimesh dhe dogmash ideologjike, pseudo-patriotike apo prej urrejtjes ndaj kombeve tjera. Për me ilustrue idenë e masipërme mund të përmendim si shembull punën e historianit të ri Oliver Jens Schmitt, i cili mbas disa viteve pune kërkimore na ka dhanë frytin e mendimit të tij historik në veprën «Arbëria Venedikase», e cila vendoset si arritje shumë vite dritë larg kolegëve të tij shqiptarë, mbrenda e jashtë kufijve polikë, që ndërtuen, mbajtën dhe mbrojtën si istikame private institute akademike dhe katedra universitare.

Pse ekziston gjithë kjo humnerë mes teksteve të historisë së shkrueme prej brezit të vjetër shqiptar dhe historianëve të huej si Bartl apo Schmitt? Asht e vështirë me u ndërrue mbas shumë vitesh nji metodologji pune me të cilën asht formue nji individ, asht e vështirë me heqë dorë prej disa paragjykimeve dhe prej ideve të pranueme në mënyrë jokritike. E në fund asht edhe ma e vështirë me dalë kundër vetvetes dhe kundër asaj që ata kanë mbështetë dhe propagandue verbtas si të ishin teoremat e Euklidit! Deri para pak vitesh në ambjentet e historianëve shqiptarë denigroheshin me retorikën e dacibaove historianë të shquem si Alain Ducellier etj. Merret vesht sesa e vështirë asht sot për po të njejtit individë me paraqitë dhe me pranue vlerat studimore të këtyne personaliteteve!

Ardian NDRECA

PEDAGOG NË UNIVERSITETIN KATOLIK TË ROMËS

 

 

“Shkoder- Hani i Hotit” dhe rruga e Shqiperise

Nese kujtesa ime eshte e sakte, ka qene diku nga vjeshta e vitit 2001 apo fillimi i vitit 2002 kur Qeveria Italiane, permes “Cooperazione Italiana” vendosi te akordoje nje fond ne forme kredie te zbutur prej 200 miliarde lireta per Shqiperine. Ishte koha kur nuk ishte adoptuar akoma monedha e perbashket evropiane Euro dhe per Shkodren, ishte planifikuar nje investim i rendesishem prej rreth 50 miliarde lireta per rrugen qe lidhte qytetin me te madh te Veriut shqiptar me Malin e Zi permes Hanit te Hotit, por edhe pjesen tjeter te vendit me republiken e vogel, aso kohe pjese e Jugosllavise se mbetur. Duke shfletuar disa arkiva, te cilat tashme gjenden lehte ne internet, sipas raportimit te korrespondentit te ATSH-se nga Shkodra ne ate kohe, thuhej se kopmania “Albavia” do te niste punimet shume shpejt, madje diku nga fundi i qershorit 2002.

Sot jemi ne vitin 2008, pra kane kaluar thuajse 7 vite nga akordimi i fondit per realizimin e nje vepre kaq te rendesishme per Shqiperine, por vecanarisht per Shkodren e Veriun e vendit tone. Gjate kesaj periudhe, si edhe shume vepra te tjera, “Shkoder- Hani i Hotit” eshte paraqitur si sukses i arritur por edhe i pritshem i shume mazhorancave dhe qeverive. Prej asaj kohe, jane nderruar shume kryeministra dhe pak mazhoranca, por rruga ka mbetur ne te njejten gjendje si me pare. Teksa e majta qeveriste Shqiperine per 8 vite rradhazi, meqenese Shkodra e Veriu ishin (sic edhe jane) bastion i PD-se dhe te djathtes, mosrealizimi i kesaj vepre madhore paraqitej si “peng i mbajtur”. Situata dukej se po shkonte drejt permiresimit me ardhjen ne pushtet te mazhorances se djathte pas 3 korrikut 2005. Dashamiresia e PD-se dhe te djathtes ndaj Shkodres- bastion i palekundur per mese nje dekade, parashihte nje lume investimesh por edhe realizim te veprave te mbetur pezull nga te majtet, me apo pa dashje gjate 8 viteve. Ne fakt behej fjale per nje fond te Qeverise Italiane, edhe pse shume here ishte perdorur edhe per motive fushate elektorale shqiptare. Megjithate, premtimet nuk munguar per fillimin konkret te punes, qofte nga pushtetare te larte qendrore por edhe ata vendore. Filluan edhe vendosjet e afateve per gjashtemujorin e pare, me pas per gjashtemujorin e dyte te vitit 2006, 2007, 2008 e keshtu me rradhe. Ne fakt, u organizua edhe nje tender, i cili duhet thene se deshtoi serish per mungese interesimi te sipermarresve apo konkurruesve serioze e te fuqishem.

Problemi ne dukje eshte i nderlikuar, por realisht eshte shume i thjeshte: parate e vena ne dispozicion, me sakte te mbetura, nuk mjaftojne per perfundimin e aksit Shkoder- Hani i Hotit. Kur u akordua, fondi i percaktuar ishte 50 miliarde lireta, i konvertuar ne ate kohe ne euro, ishte me shume se 25 milion duke patur parasysh se kursi ishte 1 euro = 1937 lireta apo dicka e tille. Nderkohe, sot, pas thuajse 7 viteve, fondi rezulton te jete me i ulet, pa llogaritur se do te kete edhe dy “by- pass”- e ne qytetin e Koplikut. Per nje rruge cilesore, para disa vitesh, sipas specialisteve thuhej se per cdo kilometer rruge ne parametra optimale, duhen investuar 1 milion euro. E ne fakt sot, duke perllogaritur gjatesine e aksit qe mendohet te ndertohet, jemi nen kete mesatare. Natyrshem qe do te kete deshtim te tenderit, mungese interesimi te firmave prestixhoze. Ketyre u duhet shtuar edhe rritja e cmimeve te materialeve qe perdoren per rruget, por deri diku edhe e fuqise punetore (rrogat). Nuk po llogarisim ketu edhe perqindjen (te pakten teorike) qe duhet dhene per te siguruar fitoren ne tender, rregull qe mesa duket nuk vlen per firmat e huaja prestixhoze. Fatmiresisht, shpronesimet te kasin nga do te kaloje traseja jane marre persiper nga Qeveria Shqiptare, pasi ndertimi i rruges edhe me keto telashe, do te behej nje sipermarrje e pamundur. A ka nje zgjidhje? Natyrshem, per cdo problem ka nje zgjidhje. E vetme: nderhyrja e shtetit permes ridimensionimit te fondit, duke perllogaritur te gjitha cfare thame me siper, perjashto perqindjen qe duhet paguar per tu shpallur fitues i tenderit dhe qe ne fakt nuk mund te perllogaritetet asnjehere ne Shqiperi!?

Eshte e kote te flitet per perfitimet e Shkodres, M.Madhe, Veriut e vendit tone me ndertimin e kesaj superstrade. Historia e saj eshte mjaft e ngjashme me ate te kalase “Rozafa”, pavaresisht se “muri” nuk ka filluar te ndertohet asnjehere diten per tu shembur naten.

E ndersa shkruaj keto rradhe, nuk e di pse fati i “Shkoder- Hani i Hotit” me duket i ngjashem me ate te Shqiperise ne rrugen drejt Evropes. Ne fillimvitet ’90 endrra e te gjithe ishte “E duam Shqiperine si gjithe Evropa”. Ne fakt, ishim shume prane realizimit te saj, diku nga viti 1996. Asnjehere me prane Evropes se Bashkuar nuk gjendeshin shqiptaret, por ndodhi ajo qe dihet tashme. Serish nisem ri-rrugetimin tone, per te mberritur ne vitin 2006, kur “MSA”- ja na beri te ndjehemi fare prane Evropes. Ne pamje te pare, i ngjajne te gjithe keto procese “tenderit” te Shkoder- Hani i Hotit, te cilet ne fakt edhe nuk u hodhen, por edhe deshtuan. E njejta gje edhe per antaresimin ne NATO, duke shpresuar te jete “nje tender” qe Shqiperia do ta fitoje me ne fund ne pranveren e vitit 2009.

BD

 

DUKE  NDJEKUR EMISIONIN “njerëz të humbur” nga Brukseli

Ashte prove  bame kjo pune se krejt zhvaten. Atyne qysh tash u asht ngreh kurtha kush e kush  me xan ma shume per veti. Nigoni mixhen e veni shenj çka pu thot, kofsha i gabuem, por qe besa boll tutem se qeshtu ka me kane. Funi dalt hajr…

Duke biseduar per gjendjen ne shqiperi (gjuha vete ku dhemb llembi), disa shprehin bindjen se tani ne shqiperi, njerzit jane te lire, e mund ta zgjellin vet menyren e jeteses, e kjo i bene ata te lumtur. Agroni, qe deri athere po degjonte pa folur, po i flet ca fjale, qe na mbeten ne mendje: Asnjehere nuk kame qene pesimist per jeten, dhe qamatin kurr se kam menduar, por edhe fort optimist s’mund te jeme, per faktin se gjithnje mbas botes kemi mbetur, por une jam rrealist e me pelqen te flas vetem per faktet qe shoh me sy. A me thoni per ç”fare lirie e keni fjalen? Per kohen e lire qe populli e shtyne pa pune? Per lirin e kryeministrit te shaje me liber shtepie, deputetet opozitare? Per lirin e bandave kriminale qe grabisin bankat ne mes te dites, qe djegun pyjet, qe hellin ne ere ujsjellesa e shtyllat elektrike?, Per lirine e “trimave” qe vrasin tjetrin per hiç gje? Per lirine e disa klerikeve per trafikimin e njerezve te gjalle e te vdekur? Per lirin e “specialisteve” per te mbjell qindra ha me “faren e vdekjes”? Apo per lirine e aferave korruptive te qeveritareve tane qe i nxiu jeten popullit? Jo zoteri, kjo lloj lirie pa demokraci eshte kot. Kjo liri na ka renditur deri tani ne kuotat me te ulta ne aurope ne te gjitha fushat e jetes. Kjo liri prollon pa siguri per te ardhmen. Per pak çaste brenda klubit ra heshtja, si per te vertetuar se Agroni kishte te drejt. Por qetesine e then Viktor Ndoja tek hyne ne klub i qeshur dhe i gesuar dhe kishte arsye, sepse mbas shume vitesh “loje dje kishte fituar grand jackpod”. Eshte paisur me dekumenta definitiv, prandaj ku pyetet  sot qerasja me nga nje gote uiski e te gjith shokeve…

Teme debati e ketyre diteve qe lidhet direkt me ne, eshte edhe nisma interresante qe Levizja G99, ka perfshire ne programin e saj, votimin e emigranteve, duke filluar nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare te 2009-es. Edhe ketu vlojne debatet. Nje pjese ka optimizmin karakteristik te emigrantit dhe shpresojne shume, se kesaj rradhe votimet do jene te pasterta. Disa s’jane ne te njejten simfoni, por shprehen mosbesues, se vota e tyre do te shkojne ne destinacionin e deshiruar, duke permendur faktin se atyre u eshte vjellur vota sy nder sy ne shqiperi, e jo me prej mijra km largesi. Bujar Kazazit qe si interesojn fare debatet politike, pasi lexon faqen sportive ne Koha ditore, e le menjean, e urt e bute si e ka zakon, i flet dy fjale me shpoti e nenkuptim:”Si po duken bathet e priftit, nuk ka pashke sivjet”(me kuptimin mosbesues per mundesimin e kushteve pet te votuar)Ne mundesha me mbajt zotimin qe i kame vene vehtes, per me i fut femijet e mij ne jete ashtu si duhet jam ne rregull, pastaj edhe me vdek une s’kam gajle, sepse per keta femije kemi marr rruget e botes. Sa per votime eshte kollaj ajo pune. Te tjere indiferentizmin e shokut te tyre e kundershtojne duke u shprehur: se duhet te votojme e te kontribuojme sa te jete e mundur per demokracine ne vendin tone, por nje shqetesim prej kohesh e kemi: A do ishte me mire qe politikanet tane te nderuar te majt e te djatht, perpara se t’na kerkojne voten tone, te pyesin vehten e tyre: Sa i kemi mbrojtur ne emigrantet tash 18 vjet rrugeve te Botes? Sa te bindur jane emigrantet qe tani ne kemi moralin e nevojshem e perkushtimin ndaj tyre, qe t’na japin besimin? Por tani kerkojne nga ne, qe tu mundesojme karrigen. Per ata politikane qe na than “ikni e thyeni qafen, e beni çajre vehtes tuaj, se s’kemi ç’tu bejme”. DHe na detyruan te vejme peng jeten e femijeve tane, duke i stivuar neper gomonet e vdekjes.
Megjithate emigrantet si njerez te sakrificave, gjithnje jane shquar edhe per zemergjeresine, virtyte  keto te medha sa largesite kilometrike me vendlindjene tyre. Prandaj ata te gjith nje zeri shprehen: Diten e zgjedhjeve ne mezi e presim per te votuar per ndryshimin aq te pritur e te deshiruar te vendit tone, (po t’na mundesohen kushtet), sepse jemi prej shume vitesh ne emigrim e gjithnje endrrat shqip i shikojme, e gjithnje shpresojme qe t’mos na zhgenjejne ne te ardhmen si deri tani

KERKOJME  VETVEHTEN

Jemi degdisur ane e kende globit ne kerkim te vetvehtes. Na shkoje jeta ne toke te huaj, duke pritur te drejten e ligjeshme per te jetuar si te barabart me te tjeret, megjithse kjo e drejte ekziston ne paragrafet e ligjit per emigrantet, perseri jemi te detyruar te presim prej 10-12-15 vjetesh, per tu paisur me dekumenta, dhe asnjehere se kuptuam aresyen: Pse duhet te presim kaq gjate.

Si per ti dhene pergjigje kesaj pyetjeje po me kujtohet nje shprehje aq praktike e shkrimtarit Sabri Godo: Se e drejta nga nje here vjen shpejt, nganjehere ajo vjen ngadale, dhe rradh here e drejta vjene ne kohen e duhur. Keshtu ne fati na spostoje ne dytet ne rradhe, duke vrare kohen me shpresen se durimi dhe kemngulja do te shperblehen nje dite. Mandej duke qen ne dhe te huaj, jemi edhe nen urdherat e te tjereve  prandaj dytyrimisht duhet te pajtohemi edhe me vonesen, megjithse pasojat e saj negative me shume se sot, do ti ndjejme ne te ardhmen, mjafton te nenvizojme vetem e faktin e mos punesimit gjate gjith ketyre viteve, te cilat do t’na mungojne ne te ardhmen per efekt pensioni. Por le ta pranojme(te sforcuar) se edhe tani jemi ne kohen e duhur. Ne fund te fundit, sa do vone qe te behet nje e mire, ajo gjithmone ka efektin e vete pozitiv, e sidomos kur mendon per te kap fillin e jetes se femijeve.

Gezohemi per nje pjese te shokeve tane, qe mbas shume vitesh pritjeje e ankthi, me ne fund u eshte dhene kjo e drejte. Ata tani jane rregulluar mire, e natyrisht nuk i vuajne keto simptoma. Por kjo eshte njera ane e medaljes. Ne fjalen e kemi per dhjetra e ndoshta qindra mijra te tjere qe shpresojne akoma. DHjet vjete ketu ne Bruksel, me kane dhene rastin te njof shume, ne mos te gjithe emigrantet e ketushem me problemet e tyre, me nje pjese takohemi shpesh e qajme hallet se bashku, dhe pyesim njeri-tjetrin: Deri kur do vazhdojme te shtyhemi keshtu? Veç nje Zot e di fatin tone per pjesen tjeter te rruges.
Parafytyroni se si mund te jetojne nje familje ne emigracion, kur s’ka dekumenta, nga shteti prites, s’ka te drejt pune, s’ka te drejt ndihme sociali, s’ka te drejte mitueli, s’ka asnje te ardhur per te ushqyer  familjen. (jo te gjitha shtetet ndjekun te njejten proçedur per emigrantet, fjalen e kemi per vendin ku jetojme ne)Nga ana tjeter, ka te gjitha detyrimet te paguaj si ç’do qytetar vendas, qerane e shtepise, ujin, gazin, elektricitetin, vizitat mjeksore, ilaçet, ushqimin e veshmbathjen, pa permendur ketu kerkesat shkollore te femijve. Kjo e vertet e keqe po na ndjek prej vitesh. DHe vetia e te keqes dihet, ajo po te vuri poshte s’ka meshire, te perpin.

Ftohtesia e dheut te huaj, shpesh here me kalon ne dejet e qenjes time, duke me ul ne nje njeri te tallur moralisht e shpirterisht. Ja dy-tre shembuj qe flasin vet: Ne nje bisede te lire me nje klerik nje dite ai me pyeti: Beson tek Zoti? Natyrisht qe besoje ju pergjigja, por ekstremist nuk jam. Zoti me tha ai, e di mire gjendjen tende, por don me te provua se sa mundesh ti per tu rreziztuar veshtersive, Kame vuajtur ne shqiperi  sa te duash, i thash, e me eshte dashur se s’ben tu rrezistoj, po tani akoma edhe ketu do t’me len Zoti ne vishteresi? Lum ata qe vuajne shume ne kete jete, me tha ai, se jane te sigurt se parajsa krahhapur i pret. Lutju Zotit biri im, lutju dite e nate, pa pushim, me muaj e vite rresht. Duhet akoma shume durim deri sa lutja juaj te bien ne vesh te Zotit, per ta sjell te miren. Sa per lutje i thash, s’ kam lene nje mangut, jame lutur Zotit me gjith shpirt, por edhe shtetit kerkese me shkrim i kame bere, por deri sot s’kam pergjigje. Mandej kur Zoti e di hallin tim, pse s’mi jep dekumentat me lutjet qe i kam derguar, duke urdheruar institucionin perkates  gezoje tani, se boll e kemi munduar kurbetliun, por don t’me mundojne akoma? Merci beaucoup monsieur, e “falenderova” ne frangjisht dhe u largova vertet duke u lutur: O Perendi jepu edhe shqipetareve nje pjese dielli si te tjereve kendej ne mergim!

Vazhdojme

Po luanim nje loje shahu me nje shokun tim, ne parkun e lagjes ku banojme. Prane nesh kalon nje komshi i jone, me nje qen per dore. Njihemi, eshte afrikan. Krejt afer nesh qeni po kryente nevojen dhe i zoti po qeshte gjith kenaqsi, une ne menyre krejt shoqerore i thash: Te lutem çoje kafshen te bejne nevojen tek vendi i caktuar. Por atij i erdhi keq per keshillen dhe mu drejtua ne menyre teper fyese: Ti s’ke te drejte as sa qeni im, sepse ky ka te gjith dekumentacionin e rregullt, qe i nevoitet per te udhtuar po deshi edhe deri ne fund te botes, kurse ti s’ke asgje. Tju them te drejten per momentin syt mu erresuan e qielli mu be i zi, por kuja e femijve aty prane: Mos baba mendo per ne, me kujtoj shprehjen biblike: Te sundosh vetvehten, ne momente kritike, eshte veper trimerie, dhe kjo me fali arsye e durim, edhe pse rrealisht, ndodhesha para nje kontrasti bardh e zi, ku une shqipetari fatkeq, si njeri s’kam te drejt as sa nje qen, ketu ne tok te huaj. Nuk e besoni? Po e faktoj: E imagjinoni brengen e nje emigranti, qe i mbetet perjetesisht ne zemer kur i vdes nena e tij, e te mos kete mundesi per te shkuar e per ti bere nderimet e fundit, te pakten nje grusht dhe mbi varrine saj, vetem per munges dekumentacioni? E ndjeni se sa i gjymtuar shpirterisht eshte ai? Kjo me ndodhi mua para disa muajsh. Tani gjykoni j…

Ecim me tej

Po pinim nga nje gote me nje te njohurin tim Belg. Njihemi prej 7-8 vjetesh. Eshte rrobeqepes. . Duke mi kuptuar problemet qe me jane  krijuar nga mungesa e dekumentave, me rrekomandoje, “duke zgjellur nje menyre teper origjinale”: Me qe shteti-me tha ai- nuk mendon per ty, po ti pse nuk mendon per vehte? Si e pyeta i interesuar. Ti duhet te martohesh ne te bardh me nje belge, d. m. th, sa te fitosh dekumentat, e pastaj te ndaheni, kuptohet edhe me pelqimin e partneres. Pse ç’te keqe ka ketu? Keshtu kane vepruar nje pjese e madhe emigrantesh, dhe kan dale te fituar. Kame une nje kushuriren time, (me siguroj ai) madje me nje çmim te aresyeshem. Degjo i thash: Nuk e drejtojne te gjith gishtin tregues nga une e te thone me te drejt, ja ky burri, babai i tre femijeve i martuar fadhso? SHkurt nuk ia aprovova. Ti beje punen tende, e mos shiko gishtat e te tjereve. Ke per tu penduar me tha, sepse te humbasish nje dore euro, nuk eshte ndonje gje e madhe edhe sikur borxh ti marrish, sepse ato i zevendeson se shpejti me te fituar dekumentat, por te humbasish te gjitha keto vite, eshte e tmerrshme sepse ato ikun e nuk i zevendeson kurr me. ç’moje kohen ajo eshte flori.

Faleminderit o miku im, por kostumi qe me afrove mua, eshte shume modern, e di se ky model aktualisht preferohet shume, e s’po pyet kush me per moshe, por per natyren time nuk me rri mire. Une i kame mbetur  besnik klasikes…

E thame me siper, per ne qe jemi pe dekumenta, puna eshte kadegorikisht e ndaluar me ligje. Vertetesine e ketij ligji e kame provuar une ne veten e pare, prandaj do tua rrefej konkretisht ashtu siç me ndodhi para disa muajsh:

Me deshiren e shoqerise shqipetare ketu dhe timen u vura ne krye te nje ASBL-i. Per te qene i sinqert nje lek i vogel tepronte nga shoqeria, sa per te kryer ndonje nevoje minimale per femije. SHerbeva ketu disa muaj, sipas te gjitha rregullave, duke menduar se kjo zgjillje provizore, po me ndihmonte sa do pak, per te pritur disi me i qete pergjigjen e rregullarizacionit, qe kishim bere kohe me pare. Mire po edhe ketu s’qe e thene qe ti gezohesha punes, (fukaraja nuk shpeton kurr) sepse ne nje dite te bukur shprese, ne klubin e shoqates erdhen nje grup policor, dhe pasi ushtruan nje kontroll te imtsishem, dhe pasi konstatuan se gjithçka ishte sipas te gjitha rregullave te sanksionuara ne ligj, per çudin e te gjitheve aty, me shoqeruan ne ambientet riatdhesimit te emigranteve, pa as me te voglin motiv. Isha apsulutisht i sigurt ne vetvete se s’kisha bere as fajin me te vogel, (perveç se isha pa dekumenta, ky s’eshte faji i im. ) E pyeta shefin e zyres se pse. . . por ai me urdheroj prer: Mos fol. Do te kthejme ne shqiperi. Atje eshte vendos demokracia. Une vertet nuk fola, sepse ky urdher “me preu gjuhen”, e me beri te rri sus, mandej kur s’te mbron ligji, ndjehesh i pa sigurt ne vetvehte e eshte kot te kundershtosh, sepse ai vendoste per te ardhmen e femijeve te mij. . Nejse. Ndersa shefi i zyres, po plotesonte formularin qe ta firmosja une, per largimin familjarisht nga Belgjika, une ne heshtje po mendoja, ndoshta ato qe do ti kisha shprehur me ze:
Do te ishte e pa imegjinueshme kthimi i femijve te mij ne shqiperi tani pas 10 vjetesh qenderimi ketu. Ata jane lidhur ngusht me Belgjiken, me te mirat e te keqiat, me gezimet e hidherimet, ketu u rriten, u edukuan dhe mesuan shume gjera te vlefshme per te ardhmen tyre, sepse keshtu u erdhi jeta. Prandaj ju lutem shume mos e beni kete, tani mbas gjith ketyre vitesh sakrifice ketu.

Ka 10 vjete qe pres me shprese, per paisjen me dekumenta qendrimi. DHe tani ti çoje femijet e mij nga Brukseli te studiojne ne SHkoder?

Per pune sekondash mendimi me fluturoje tek gjendja aktuale, tek “demokracia” ne shqiperi. Atje nuk ka kushte kurrsesi si ketu per te studiuar femijet, sepse mungojne elementet baze per nje jete normale. Mungon energjia elektrike, dhe nxenesit mundohen te mesojne nen driten e mekur te qiriut. Analfabetizmi atje rrezulton ne nivele te alarmante. Prandaj kush mundet i dergon femijet e tij jasht shtetit, kryesisht ne perendim, per te studiuar dhe per tu diplomuar, sepse as diplomat te universiteteve te shqiperise nuk njihen ne perendim. Qeverit e rradhes edhe Zotin fajsojne per mungesen e dritave (sepse 90%e energjise elektrike atje, vjen nga burimet hidrike), por vehten e tyre, kurr jo, edhe pse ata vet e dine se e kane humbur garen me kohen, e duke humbur keshtu edhe rrugen per ku nisem ne vitin 1991. Hallet rreale te popullit gjithnje ne rritje, shtrojne ne plane te pare mbijetesen. Politikes shqipetare, gjithnje ka pikuar çatia ne 1001 vende, por tani bash kulmi i saj eshte çare e po rrjedh rreke pa u ndalur. A se verteton kete Gerdeci e jo vetem ky?

Ne vendin me te varfer te europes, ku spitalet nuk kane as medikamentet e nevojshme por ka mjek te korruptuar, ku biznesmenin e ndershem e quajne hajdut e hajdutin e quajne te “zotin”, ku populli s’ka as karta identiteti, shkurt ku korrupsioni eshte prezent pothuajse ne c’do institucion, e po mund ligjet e shtetit, ka kthyer popullin ne pezimizem, ata nuk besojne me ne rrecitimet e genjeshterta te politikeberesve te vendit te tyre, kete e degjon kudo ne bisedat e lira te tyre, ne shqiperi dhe sidomos kendej, fjala e pare boll renqethse qe vihet ne ball te bisedave eshte: SHqiperia s’behet.
Atje çmimet rriten me shpejtesi galopante, vetem nje çmim vjen dita-dites, duke u ulur deri ne çvleresim, ai eshte çmimi i jetes se njeriut, ku per nje fjale goje i merret jeta tjetrit. Jane me qindra familje te ngujuara nga friga e gjaksit, dhe sigurisht jane po kaq familje qe kerkojne rastin te marrin gjakun. Furia e vetvrasjeve, deri dhe gra shtatzenaeshte vazhdon ne pemasa te frikshme. Lapidar te vegjel perkujtimor, kane mbushur krejt anet e rrugeve te shqiperise.

Akoma deri sot, nuk doli nje klase e mirfillt politike qe te mendoje konkretisht per punesim e mirqenje. Paaftesit e tyre te majta e te djathta, i kane kufizuar ne minimum hapsirat per te punuar e jetuar ne ate vend. Keto jane disa nga arsyet, qe populli ka humbur besimin, e si pasoje ka detyruar mbi 30% te popullsise, te moshes me produktive te jetes dhe te punes, per te emigruar ne europen perendimore, ne Amerike, e deri ne australine e larget, per te punuar e jetuar, dhe nuk e shikojne aspak te aresyeshme, qe te kthehen me ne vendin e tyre.

Duke qene fatkeqsisht keshtu, une kame bindjen se po te ishte e mundur te hapeshin kufijet shqipetar vetem per 24 ore, shumica dermuese e 70% e popullsise se mbetur ne ata vend, do te drejtoheshin per ne shtetet perindimore per te siguruar te ardhmen e tyre, sepse ne fund te fundit, atdheu i gjithsecilit eshte atje ku zhvillohet me shume.

Prandaj, ju lutem shume mos me ktheni ne shqiperi, mos mi humbni 10 vjet pritje. E di Z. shef se do te ishte 1000 here me mire te punojme ne vendin tone, se sa te dalim kendej ne perendim e te punojme per te tjeret, madje shpesh dinjiteti yne nepekembet nga bota, por ja qe politika e shqiperise keshtu mendoj per ne. Prandaj na kuptoni , ne se qeveria e vendit tim nuk e ve gishtin ne koke per shtetasit e vet, ju lutem Ju veni doren ne zemer per ne. ( rrethanat nga nje here te detyrojne te kerkosh lemosh. ) Une kerkoje nga shteti i Juaj te drejten e barabart si te gjith te tjeret, sepse ndjehem i motivuar per te jua shperblyer me pune, e cila mu privua nga shteti im.

Ja, kjo eshte “demokracia” e ketij vendi, i ndodhur ne europen juglindore Z. SHef, thash ne heshtje, se me ze nuk munda. Nuk munda edhe per  urdherin qe ai me dha te mos flisja, por edhe per arsyen se nuk eshte e lehte te flasish rrealitete te hillura per vendin tim, sepse ndjej keqardhje e dhimbje te brendshme, se e dua edhe ashtu siç e kane kadandisur te pa aftet, aq ma teper e duam tani qe jemi larg tij. Natyrisht kisha deshiruar qe ato pak gjera te mira qe jane bere ne SHqiperi gjate ketyre 18 vjeteve postkomuniste, te ia dedikojme qeverive te rradhes, por ato s’jan te tyre, faktikisht ato jane merite e padiskutueshme e impenjimit maksimal te perendimoreve. Te jemi rrealist, kjo eshte e verteta. Dielli me shoshe nuk mbulohet.

Per aq minuta sa shefi i zyres, po bisedonte ne telefon me drejtorite e shkollave te femijve per mbarvajtjen e tyre, (ndoshta ketu varej edhe riatdhesimi im ose jo)  mua mu ngjallen shpresat, sepse isha i bindur se pergjigja e drejtorive te shkollaved o ishte 100% e mire. DHe vertet ashtu ndodhi. *DHe kjo ishte dhurata me e mire qe me bene femijet e mij ne ato momente, te cilet po me prisnin ne shtepi prej 24 oresh per te festuar 50 vjetorin e datlindjes time, qe per koinçidence qelloje pikerisht ata dite.

FADIL  BALAJ,

Emigrant në Bruksel

 

Toponimastika e prefekturës së Dibrës

Gazeta “Shqipëria Etnike” me rastin e 70 vjetorit të Toponomastikës së shqipëruar apo përshtatë me gjuhën shqipe të kohës, si dhe me rastin e 80 vjetorit të Mbretërisë Shqiptare, po vijon pjesën e tretë të publikimit të vendimit historik nr. 753, dt. 06.7.1938 të Qeverisë së Mbretërisë të botuar në fletoren zyrtare me datën 26 gusht (1938), ku mjerisht ky vendim mjaft me vlera edhe për ditët e sotme të vitit 2008, gjindet ende i “Burgosur” edhe pse ky “burgim” po i kalon 70 vitet. Gjithsesi në numrin tjetër ne publikuam Toponomastikën e Nënprefekturave Lezhë dhe Mirditë, që ishin kampion edhe i qëndresës së Toponomastikës shqip, gjë që e vërteton edhe vendimi i qeverisë së Mbretërisë që kishte pasur fare pak nevojë, për shqipërimin  apo përshtatjen me shqipen e kohës të emrave të fshatrave, lagjeve, katundeve e tjerë. Ndërsa sot po publikojmë të kundërtën ku vendimi i Qeverisë ka qenë i detyruar të “shqipërojnë”, ose përshtasin rreth 70% të Toponomastikës së Prefekturës së Dibrës me dy Nënprefekturat e saj: Nënprefektura e Matit dhe atë të Artës (Zerqanit). Ne për të qenë sa më korrekt dhe më pak të mërzitshëm me lexuesit po publikojmë vetëm ndryshimet të cilat janë:

 

NËNPREFEKTURA E DIBRËS

Ishte                                             Bëhet

Bellova                                         Bardhusha

Gerjani                                         Krraba

Çetushi                                         Bregasi

Dohoshishti                                 Hysenaj

Greve                                            Grindushe

Ilnica                                            Kreshtle

Melani                                          Miellaj

Pejka                                            Bishtore

Pjeça                                             Kurrizaj

Pollozhani                                   Kuqelinë

Rabdishta                                    Luginë

Rrashnopoja                               Rrafshinë

Staroveci                                     Shëngjergji

Tomini                                          Dëshmoraj

Trepça                                          Vjeshtaj

Ushtelenca                                  Begatë

Zagradi                                        Qyteza

Zimuri                                           Dimnueri

Harapaj                                       Arapaj

Hoteshi                                        Tejdrin

Lishani                                         Ledhaj

Luznija                                         Petritaj

Allajbegija                                   Drangueoni

Ballata e Epër                             Burimi i Epër

Ballata e Poshter                       Burim i Poshtëm

Çemena                                        Zheshkore

Dovolani                                      Lëndinë

Erebara                                        Herebar

Grazhdani                                   Moisiu

Herbeli                                         Harabeli

Kerçisht i Eper                             Gur i Epër

Kerçisht i Poshtëm                     Gur i Poshtëm

Klloboçishta                                Lis i Madh

Kvashica                                      Farkore

Kurtegaj                                      Kurtaj

Majtara                                       Mjatarea

Oboku                                          Bujkaj

Pesjaka                                        Rranxë

Proçesti                                        Ujmirë

Popinavra                                   Pjeshkorea

Rreshani                                      Reshan

Vojnika                                        Brrakaj

Kraja                                            Kreje

Bahutaj                                        Mollasi

Buleç                                             Kulaç

Vajmidhaj                                    Vajmedhenj

Blliçaj                                            Shalës

Borovjani                                     Perpjekas

Brest i Epër                                  Brez i Epër

Brest i Poshtëm                          Brez i Poshtëm

Berzhdani                                    Karshasanaj

Deshati                                        Gjylaj

Kishaveci                                      Kishaj

Limjani                                         Lymaj

Renci                                             Renz

Sohodolli                                     Thatinë

Shimshani                                    Shemri

Vranita                                        Pishaj

Kalla                                             Kellez

Sllatina                                        Florini

Sllove                                            Lajthizë

Shumbani                                    Dushkaj

Vanishta                                      Veneshtë

Ratkaj                                          Rathaj

 

NËNPREFEKTURA E MATIT

Baza                                             Baz

Bishkashi                                     Pishkashi

Karica                                           Karrizë

Darsi                                             Dares

Fshet                                            Fshat

Klosi                                              Dullinjas

Selishta                                        Shpatinaj

Bejni                                             Shkreptinë

Berbullej                                      Borbullaj

Derjani                                         Deregjan

Kullë Pashaj                                Kulla e Pashës

Slliu                                               Shenllia

Shqefeni                                       Shtjefni

Bozhiqi                                         Krismaj

Lkundi                                          Lekundea

Kome                                            Kambaj

 

NËNPREFEKTURA E ARTËS

(Zerqani)

Bulqizë                                         Bylmetaj

Bulqizë Dushaj                            Njomëza

Bulqizë e Madhe                         Fusha e Madhe

Bulqizë Vajkal                             Vrapkalaj

Gotvija                                         Vijasi

Krajka                                          Krekeza

Luboleshi                                     Pjellore

Peladhia                                      Pelasi

Sofracani                                     Tryezëgjanë

Strikcani                                      Thatush

ZERQAN                                       ARTE

Brataj                                           Vëllaznaj

Çereneti                                       Sukthi

Gjoricë e Epër                              Bukurosh i Epër

Gjoricë e Poshtër                        Bukurosh i Poshtëm

Homeshi                                       Skënderaj

Kovashica                                    Gurramirë

Muzhica                                       Kështenjasi

Okshatina                                   Mirosh

Stushaj                                         Dushkaje

Topojani                                      Uras

Viçishta                                        Valas

Vleshaj                                         Vlashe

Xhurasi                                        Gurrasi

Borova                                         Brinjas

Gjinovec                                       Gjinaj

Klenja                                           Theknorja

Sebishta                                       Trimaj

Stebleva                                       Shllinez

Trebisht Çelepi                            Treanes i Mesëm

Trebisht i Eper                            Treanes i Epër

Trebisht Mucine                         Treanes i Poshtëm

Vernice                                         Frashen

Zabzun                                         Ushtimë

Lejçani                                          Gurakuq

Lladomerica                                Djegasi

Okshtuni                                      Hoxhmungelli

Ostreni i Madh                           Plakoni i Madh

Ostreni i Vogël                           Plakoni i Vogël

Radoveshi                                    Rrange

Smollniku                                     Shkoze

Terbaçi                                         Shekas

Ternova                                       Spathar

Tuçepi                                           Kumbell

Golovisht                                     Shpatllas

Izvire                                            Bushaj

Sepetova                                     Gropaj

Miresh                                          Miraj

 

Duke e mbyllurn pjesën e tretë të publikimit tonë, nuk kemi arsye të mohojmë një të vërtetë historike, e cila del në dritë edhe në vendimin historik të Qeverisë së Mbretërisë Shqiptare të Toponomastikës Shqip, ku qëndresa e trevave simbol të binomit FE dhe Atdhe (Malësi e Madhe, Dukagjin, Lezhë, Mirditë…) ka pasur edhe një qëndresë historike për ruajtjen e Toponomastikës Shqip në koherencë me besimin dhe qytetërimin e këtyre trojeve Ilire – Shqiptare dhe Europerëndimore. Për këtë Komisionit Shkencor të Mbretërisë i është dashur fare pak punë për shqipërimin apo përshtatjen në shqip të emrave të fshatrave, katundeve, lagjeve e vendeve të tjera të asaj kohe.

 

Nr. 121 i gazetës në print

0
PRONA ESHTE E SHENJTE. MAFIA DHE ABUZUESIT E SAJ DO PERBALLEN ME LIGJIN.

Qeveria i ka përmbushur gjithë prëmtimet. Synimet normalisht i kemi gjithnjë në produktivitet dhe në kah të vetëdijes e moralit, të zvillimit të shoqërisë dhe integritetit . Pra, dua të ndalem ketë radhë në një problem madhor, në verifikimin e titujve, që përbën një kusht vëndimtar për përcaktimin e pronësisë, dhënien përfundimtare të titujve dhe kompletimin e reformës së  pronësisë mbi tokën. Ky ligj mund të cilësohet si ligji i antiabuzimit me tokën , apo si ligji i antimafias së tokës. Prandaj, ay është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Dua të garantoj të gjithë fermerët dhe qytetarët shqiptarë që kanë  marrë tokë në përputhje me ligjin 7501, në përputhje me kriteret  dhe në zbatim të këtij ligji, se ky proces nuk u cënon atyre asnjë centimeter tokë. Çdo përpjekje për ti trëmbur dhe frikësuar, është thjeshtë përpjekje që mafia  grabitqare e tokës bën kundër këtij ligji.

Partia  demokratike dhe koalicioni i partive të mazhorancës, nuk ka pranuar dhe nuk do të pranojë të nryshoi ligjin 7501. Partia Republikane, parti e jona aleate, e hershme dhe tradicionale, ka pranuar gjithnjë këtë qëndrim të aleatëve të saj. Ndaj është jashtë çdo lloj spekullimi që, me këtë ligj, ne synojmë të prekim qoftë edhe një pëllëmbë tokë, të marrë në mënyrë korrekte nga ligji 7501. Por do të ishte një krim shumë i rëndë, në qoftë se ne do të titullonim abuzimin e madh të bërë me ligjin, abuzim që arrin në miliarda dollarë. Me dhjetëra mijëra hektarë janë përvetësuar në mënyrë të pandershme dhe në kundërshtim me ligjin.

Ata që kanë grabitur tokën, në radhë të parë, janë pushtetarë dhe unë garantoj qytetarët shqiptarë, se në këtë shqyrtim nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë tendencë politike, të cilësdo ngjyrë apo grupim. Cilido pushtetar vëndor apo qëndror, që e ka përvetësuar tokën në kundërshtim me ligjin, do të përballet me drejtësinë dhe humbjen përfundimtare të pronësisë mbi të. Grupi i dytë i abuzuesve të mëdhenj, janë kryetarë bashkish dhe kryesisht komunash që, me pusulla dhe kundrejt korrupsionit, në kundërshtim me ligjin 7501, kanë ndarë dhe u kanë dhënë të tjerëve, qoftë edhe vjet, sasi të mëdha toke pa asnjë bazë ligjore dhe, jetim mbeten pronarët. Prandaj askush të mos përpiqet të dizinformojë 400 000 familjet shqiptare që kanë marrë tokë në përputhje me kriteret e ligjit 7501. Ligji që kemi kaluar u sanksionon atyre, në mënyrë përfundimtare, titullin e pronësisë dhe nuk i mban ata pezull, për shkak të grupeve grabitqare të tokës, por i pajis me shpejtësi dhe përfundimisht me titullin e pronësisë.

Zëvëndeskryeminiastri, Genc Polllo, sipas ligjit, është Kryetar i Komisionit Qeveritar të procesit të verifikimit.Gjithashtu, do ngrihen komisionet  e verifikimit në prerefektura. Ky proces kërkon matje kolosale dhe vëllim pune shumë të madh. Zoti zëvëndëskryeministër, së bashku me ministrin e bujqësisë dhe specialistët e fushës, është e domosdoshme që të hartojnë programin e punës, për t’i dhënë përgjigjen më të shpejtë të mundshme këtij problemi shumë të rëndë, pa rregullimin e të cilit  nu ka zgjidhje problemi  i titujve të  pronësisë.

Në këtë proces, e ritheksoj, ne nuk synojmë të cënojmë askerkënd që ka marrë tokën në përputhje me ligjin, por synojmë sipërfaqet e shitura me korrupsion nga qeveritarët vëndorë, sipërfaqet e pushtuara me dhunë nga qeveritarët qëndrorë dhe vëndorë apo  nga zyrtarë dhe, ato të kalojnë në fondin e kompensimit të tokës, për t’ ia kthyer pronarëve dhe për ta shtyrë përpara këtë proces. Në zona të tëra  janë bërë padrejtësi të mëdha,, në një kohë kur ato ishin tërësisht të shmangshme. Ligji 7501 ishte një ligj shumë i qartë se kujt i takon toka dhe sa i takon për frymë. Tani ligjit do ti bëhet verifikimi i fundit. Ky proces është i një rëndësie shumë të madhe, ndaj duhet të mobilizojmë të gjitha resurset financiare  dhe njerëzore, si dhe të përcaktojmë të gjitha rregullat e bashkëpunimit. Harta digjitale që disponohet nga fotografia ajrore digjitale e vitit të kaluar, është një ndihmë e madhe për këto komisione, e cila lejon matjen centimetrike.

Duhet të merren masa për pajisjen e çdo komisioni me hartën e territorit, me specialistë, gjeometra, topografë, në mënyrë që të fillojnë nga puna. Unë do të bëj një thirrje që të gjithë ata që e kanë marrë tokën në mënyrë të pamerituar, ta dorëzojnë atë. Le të përcaktojmë një periudhë, të cilën t. ua njohim, -dy muaj ose tre  muaj, -dhe ta dorëzojnë vetë tokën. Në të kundërt, duhet të veprojnë fuqishëm të gjitha prerogativat penale, si ndaj atyre që e kanë dhënë padrejtësisht, ashtu dhe ndaj atyre që e kanë marrë abuzivisht tokën.

Ne nuk kemi synim ndëshkimin, por rivëndosjen e së drejtës. Për këtë, të përcaktojmë një periudhë, në të cilën çdo posedues i pamerituar e dorëzon në komision tokën e përfituar pa te drejtë. Kjo sigurisht do të jetë një zgjidhje më e mirë, se sa të fillohet me prerogativat ligjore, nga më seriozet, për të rivendosur këtë ligj. Ky proces, tashmë i nisur me seriozitet e përgjegjësi , ju siguroj të gjithë shqiptarëve, pa as më të voglin diferencim, se do të vazhdoi deri në fund, duke riparuar çdo çrregullim. Ne kemi objektiva madhorë, ne jemi për drejtësi, ne jemi në sherbim të gjithë shqiptarëve, ne jemi për integrim në strukturat euro-atlantike.

Nga Sali Berisha

Te miturit duhet të trajtohen më mirë nga shteti dhe shoqëria

Një ndër fenomenet shqetësuese është edhe trajtimi jo i mirë i të miturve, qoftë nga shteti, qoftë nga shoqeria. Janë rreth 300 fëmijë që nuk shkojnë as në shkollë, as në kopësht, as dalin të luajnë me moshatarët. Pasi janë në konflikt hakmarrjeje prindërit ose të afërmit, në qarkun e Shkodrës.Deri tashti nuk është arritur asnjë zgjidhje dhe ka patur shumë raste që edhe fëmijët, krijesa të pafajshme, janë vrarë me plumba. Hakmarrjet e vjetra dhe të reja, me prapavije  ligjet e Kanunit mesjetar të lekë Dukagjinit, vënë në shënjestër të pushkës edhe fëmijët. Madje edhe Kanuni është tejkaluar, duke vrarë jo rradhë edhe gratë. Eshtë ky një paradoks i kohës që Shqipëria po përjeton, sidomos 18 vitet e fundit. Një ndër këto viktima të pafajshme është edhe ky i mitur që po botojme me fotografi. Kristjan Puraj, lindur më 08 tetor 1991, akoma nuk i ka mbushur 17 vjet dhe  detyrohet të jetojë në ilegalitet të plotë, pasi megjithëse i mitur, megjithëse pa asnjë faj, megjithëse duhej të ishte në shkollë, kanuni e ka mbërthyer, dikush kërkon ta vrasë. Po përse? Djali i axhës së tij Mirash Puraj, më 13 mars të këtij viti ka plagosur me thikë shtetasin Xhelal Zoto. Ngjarja ka ndodhur në pije e sipër. Pasi kanë shkëmbyer disa fjalë, Mirashi e ka goditur me thikë tre herë në trup. Viktima ka shpëtuar, madje nuk ka bërë as kallxim në polici, duke ia lenë vëndimmarrjen ligjeve të kanunit, pra hakmarrjes, pasi edhe plagosja, gjaku, duhet shlyer me gjak. Mirashi duket se është larguar nga Shqipëria dhe familja Zoto kërkon hakmarrje tek Kristjan Puraj, vetëm se e ka djalë axhe. Kështu, ky i mitur, si edhe shumë bashkëmoshatarë të tij, jo vetëm që privohet nga shkolla, shoqeria, lodrat apo synimet për jetën, por edhe e pret plumbi nëse shihet diku. Janë këto fenomene që na e zgjasin rrugën drejt BE-së, drejt demokracisë së vërtetë.

Arben Cubaj

 

Atë Marin Sirdani: Balshajt me origjinë nga Ballëza e Rrjollit

Prej shekujsh diskutohet për origjinën e dinastisë famëmadhe shqiptare të Balshajve, të cilët në gjysmën e dytë të shekullit XIV ringjallën shtetin (Arbër) në shumë kufij të Shqipërisë Etnike, që fillonte në Tivar e shkonte në Vlorë e më gjërë. Shpesh në udhëkryqet e historisë fqinjët tanë hileqarë sllavë u munduan t’i bëjnë Balshajt të tyre, pa llogaritur edhe shumë krahina e treva shqiptare që i dëshironin, por të gjitha pa asnjë argument shkencor. Është interesant se përkundër kësaj “mjegullnaje” institucionet akademike të Shqipërisë e veçanërisht të kohës komuniste nuk u muarën kurrë seriozisht me origjinën e dinastisë shqiptare të Balshajve, veprat e të cilëve lavdrohen e nderohen edhe sot, si për përpjekjet e tyre për formimin e shtetit Arbër, ashtu edhe për mbrojtjen nga invazionet e para otomane e venedikase. Përkundër kësaj mjegullnaje Atë Marin Sirdani, simbol i binomit FE dhe ATDHE, por edhe një historian, albanolog e shkencëtar i njohur kombëtarisht e ndërkombëtarisht (me origjinë nga Malësia e Madhe), në vitet tridhjetë të shekullit të kaluar arrin në konkluzionin shkencor se BALSHAJT ishin familje e lindur dhe e rritur në qytezën historike mbi një mijëvjeçare të Ballëzës, ku së pari kjo dinasti kishte qenë qytetare e më vonë kryetare e qytezës, dhe për këtë trashëgonin edhe emrin apo më saktë mbiemrin Balshaj, që është e përafërt me atë Ballëza, Baleci, Balexi, Balesi, Balesci (që shpesh lexohet Baleshi) e tjera që historia i ka trashëguar apo deformuar. Atë Marin Sirdani përveç referencave “laike” të shekullit XIV na jep edhe referencën e një letre që Dukë Balsha i parë me anë të ipeshkvit të Shasit i dërgon Papa Urbanit V-të më 29 janar të vitit 1369, duke e lajmëruar për pavarësinë e shtetit të tij, si dhe për shumicën e popullsisë, dhe vetë dinastisë që bënin pjesë në grigjen Katolike. Kjo mund të gjindet shumë lehtë në librin e At Marinit “FRANÇESKANËT NË SHQIPNI DHE KATOLIKËT NË LAMË TË ATDHEDASHURISË”, fq. 69. Natyrisht duke njohur orientimin pro sllav të komunistëve të djeshëm, dhe trashigimtarëve me buallek të tyre. Ne nuk habitemi, përse kjo “Hipotezë” e dekumentuar e shkencore për origjinë e vërtetë të Balshajve famëmëdhenj nuk u tha kurrë, por u la në harresë dje, e kërkohet e njëjta gjë edhe sot, e veçanërisht kur bëhet fjalëj për vepra të përfaqësuesve sinjifikativë të Klerit Katolik që ishin themeli i binomit Fe dhe Atdhe. Vlen të kujtohet se si pjesa tjetër e klerit katolik edhe At Marin Sirdani kaloi në ferrin e kuq komunist, ku shumica e veprave të tij historike, shkencore e albanologjike u lanë në harresë, humbën ose u përvetësuan (apo më saktë) u vodhën nga historianët e profesorët që fabrikonte shteti komunist. Sidoqoftë siç thotë populli: E drejta vonon, kur nuk harron, dhe e drejta është me shqiptarin e madh Atë Marin Sirdani që shkruan: Balshajt janë me origjinë nga Ballëza e Rrjollit.                                   

NDUE BACAJ

 

Qysh se u “çmënd” Franca, tek Sharl dë Goli  e deri tek protestat e Parisit me karakter poetic. Revolucioni që nuk ishte

Ishte maji i vitit 1968. Bota, e shtangur, zbulon se Franca është çmendur. Një grevë e përgjithshme, që preku të gjitha sferat, me përjashtim të elektroenergjitikës dhe shtypit, ndalon jetën e vendit.

Asnjë nga vendet e zhvilluara nuk ka njohur një situatë të tillë. Ndërkohë, ky nuk është revolucion. Ka pak dhunë, por nuk ka sulme mbi ndërtesa qeveritare. Gjithsesi, u dogjën disa mijëra vetura, por, pas tre vjetësh policia, që donte të dobësonte mbështetjen unanime që i jepte kësaj lëvizjeje shoqëria, merr përgjegjësinë për pjesën më të madhe të këtyre makinave të djegura. Pastaj, pas një muaji, gjithçka kthehet në normalitet. Çfarë kishte ndodhur, pra?

Kishin kaluar 23 vjet nga mbarimi i Luftës II Botërore, Njerëzit e mbajnë mend se Depresioni i Madh i vitit 1929, që bëri të papunë 20 milionë njerëz në 6 muaj, solli Hitlerin në pushtet. Duhet akuzuar kapitalizmi për hir të luftës.

Prandaj ishte jetike që, për të parandaluar përsëritjen e situatës, të arrihej një marrëveshje e pashkruar për rregullimin e kapitalizmit: stabilizim social me anë të shpërndarjes së përgjithshme të sistemit të sigurimit social, stabilizim financiar me anë të zbatimit të politikës kejnesiane, si dhe stabilizim ekonomik me anë të politikës së pagave të larta në të gjithë Perëndimin.

Dhe kjo funksionon. Në këtë pranverë të 1968-ës, Franca, si çdo vend tjetër i zhvilluar, përjetoi gjatë 23 vjetëve një rritje ekonomike të shpejtë dhe të qëndrueshme prej 4,5-5% në vit. E mbrojtur nga çdo krizë ekonomike – meqenëse kapitalizmi më i mençur eliminoi krizat financiare – Franca pati punësim të plotë. Është periudhë e pabesueshme. Frenimi bërthamor siguron paqe globale. Rritja ekonomike asnjëherë nuk ishte kaq e shpejtë gjatë një periudhe kaq të gjatë kohe. Punësimi i plotë asnjëherë nuk u sigurua kaq gjatë.

Sharl dë Goli (Charles de Gaulle) e udhëhoqi Francën për 10 vjet. Partia më e madhe e Francës – ajo Komuniste – është forca mbizotëruese e opozitës. Partia Socialiste u paralizua, u ngurtësua dhe humbi ndikim. Opozita nuk mund të fitojë. Kurrfarë ndryshimesh, dhe, me sa duket, asgjë nuk do të ndryshojë këtë vend të qetë, ku sundon paraja.

Kapitalizmi i rregulluar triumfon kudo. Ekonomitë futen në një rrugë rritjeje të qëndrueshme. Suksesi përcaktohet nga paga individuale. Filozofët, dhe në veçanti, Herbert Markuze (Marcuse), denoncojnë këtë mënyrë jetese, që konsiderohet si mall. Njerëzit u lodhën; e quajnë imoral faktin se paraja bëhet referenca kryesore në botë. Studentët protestojnë, shpesh krah për krah me sindikatat, kundër shoqërisë së konsumit.

Debate të tilla gjallërojnë universitete të shumta amerikane dhe franceze. Në fillim të majit pati incidente në universitetin e Nanterës (Nanterre). Studentët e Sorbonës, që mbështesin studentët e Nanterës, pushtojnë universitetin e tyre të lashtë.

Ka protesta në universitetet amerikane. Në qershor studentët do të pushtonin universitetin e Stokholmit. Në vjeshtë do të ndodhin incidente në universitetet e Gjermanisë dhe Italisë. Ngjarjet e vitit 1968 përfshijnë të gjithë botën, të ushqyera nga dyshimet e rinisë universitare për mënyrën si është ndërtuar bota.

Në Paris, një rektor universiteti, i lodhur dhe i paaftë, i kërkon policisë të spastrojë Sorbonën nga protestuesit. Kur mbreti i Francës themeloi Sorbonën në shekullin XIII, i dha privilegje të posaçme, njëri prej të cilëve ishte ruajtja e rendit me forcat e veta; policia nuk lejohej të hynte në territorin e universitetit. Vetëm Gestapoja gjatë pushtimit nazist e shkeli për herë të parë këtë rregull.

Pasojat e vendimit të rektorit ishin shumë të mëdha. Të gjithë studentët, si në Paris, ashtu dhe në provinca –në atë kohë numëronin më tepër se një milion veta – u ndien të fyer. Disa drejtues të universitetit të Nanterës u arrestuan. Të gjitha universitetet e Francës bënë greva në mbështetje të tyre. Njerëzit nuk e kuptonin se si qeveria mund t’i lejonte vetes një gabim të tillë.

Lagja latine (Le Quartier latin), distrikti studentor i Parisit, u mbush me protestues. Ndodhin përplasje me policinë. Por asgjë nuk mund të ndalë këtë proces. Bëhet një marshim tepër i madh i sindikatave në mbështetje të studentëve.

Më 15 maj, pa kurrfarë instruksionesh nga sindikatat, disa punëtorë vendosin spontanisht për grevë dhe pushtojnë fabrikat e tyre të aviacionit në Bugne (Bouguenais), si dhe uzinën e Renosë (Renault) në Kleon (Cléon). Komitetet e grevës, të përbëra nga punëtorë të rinj – dhe shpesh jo anëtarë të sindikatës – vënë në dyshim hierarkinë, kërkojnë respekt dhe “liri të fjalës”, por asnjëherë nuk përmendin pagat – ose zhvillimin e negociatave.

Sindikatat nuk dinë ç’të bëjnë. CGT-ja, e afërt me Partinë Komuniste, përpiqet me ç’ mundet të ndalë lëvizjen. Në CFDT-në ish-kristiane, që u bë laike në vitin 1964, gjithmonë e më shumë depërtojnë idetë e lëvizjes, duke iu bashkëngjitur asaj. Greva zgjerohet.

Gjithsesi ende nuk ka dhunë. Fillimisht lëvizja e befason publikun francez, që e simpatizon. Njerëzit ndihmojnë njëri-tjetrin. Është festë e shprehjes së mendimit. Disa ministra japin dorëheqjen, por nuk sulmohen institucionet. Franca ëndërron dhe zbavitet.

Më 27 maj qeveria organizon një takim me liderët e sindikatave, që pak ndikojnë në grevat, si dhe me organizata punëdhënësish, që nuk kanë të bëjnë fare me to. Merret vendim për ngritje të konsiderueshme të pagave, ndonëse kjo gjë nuk u kërkua asnjëherë. Pak nga pak, njerëzit filluan të kthehen në punë.

Kryeministri Zhorzh Pompidu (Georges Pompidou) i mbush mendjen dë Golit – fjalimi i parë i të cilit, më 24 maj, nuk pati efekt – të shpërndante paralamentin. Një fushatë zgjedhore do të tërheqë vëmendjen e francezëve. Në fund të qershorit partitë e krahut të djathtë korrin fitore të madhe në zgjedhje.

Pasojat sociale të ngjarjeve të majit 1868 ishin gjithashtu të rëndësishme. Ato shënuan fillimin e lëvizjes feministe. Kudo jashtë  Parisit rriten thirrjet për decentralizim dhe regjionalizëm. Në fund të fundit, biznesi u njeh sindikatave të drejtën e punëtorëve për t’u shprehur për kushtet e tyre të punës.

Francezët shkaktuan një muaj situate krize – më tepër si një lojë dhe me karakter poetik se sa krizë sociale ose politike –për të shprehur mospajtimin e vet ndaj ndërtimit të botës, ku paratë kanë ndikim tejet të madh. Pjesa më e madhe e atij brezi në Perëndim mendon po kështu.

Mishel Rokar

Ish kryeminister i Francës, sot lider i partisë socialiste dhe europalamentar

 

INTELEKTUALI LIKA PERBADHE KERCENIMEVE SERIOZE

Shumë intelektualë shqiptarë në këto 18 vite të të ashtuquajturës demokraci, janë përballuar me kërcënime serioze për jetën e tyre dhe të familjeve, vetëm për shkak të detyrës. Janë vrarë, plagosur ose janë detyruar të kërkojnë rrugët pa rrugë të botës të shpetojnë jetën, megjithëse nuk kanë patur mbi supet e  tyre asnjë përgjegjësi as morale. Janë pikërisht kriminelet e njerëzimit, sikurse i ka akuzuar shumë herë edhe kryeministri Berisha që janë edhe në parlament, ata që kanë pushkatuar, spiunuar e interrnuar gjatë kohës së diktaturës dhe sot edhe bllokojnë reformat për integrimin e Shqipërisë në strukturat Euro-Atlantike.Njëri ndër viktimat pa asnjë faj është edhe intelektuali i mirënjohur Edmond Lika. Inxhinier Lika ka lindur në qytetin verior Shkodër më 02 prill 1962 dhe më 1988 ka përfunduar Universitetin e Tiranës në degën tekstile.Nga viti 1988 deri më 1995 ka punuar në fabrikën e pelhurërave në Shkoder si specialist me detyrat si përgjegjës turni, përgjegjës fabrike dhe teknolog. Por bandat anarkiste e kishin vënë në shenjestër për ta eleminuar fizikisht, ashtu sikundër kanë vrarë shumë të tjerë. Ka qënë data 25 janar 1993 kur persona të paidentifikuar e kanë qëlluar me plumba në vëndin e quajtur Parrucë, afer zigzakut siç njihet nga qytetarët e Shkodrës. Një plumb e ka kapur inxhinier Liken, por falë fatit ka shpëtuar me jetë. Edhe pasi merr një plumb, anarkistët e ndjekin. E kërcënojnë me telefonata e letra anonime, me rrëmbim të gruas etj., derisa e detyrojnë më 1997 të largohetr si emigrant në Itali. Duket se hakmarrja ka patur prapavijë shkakun e detyrës, të punës së ndershme që ka kryer si një inxhiner i njohur në qytetin verior.Gjithsesi ata që e kishin piketuar për ta zhdukur fizikisht e gjejnë edhe në shtetin fqinjë, Itali. Tashmë kërcënatat bëhen tepër më serioze . I çojnë fjalë se do ti vrasim edhe djalin. Ditët e fundit ky intelektual ka shpëtuar për mrekulli pa u vrarë. Duket se e kishin zbuluar se ka ardhur në Shqipëri dhe pikërisht më datën 01 shtator 2008, në hyrje të qytetit të Shodrës, në Bahçallek, persona  sërish të paidentifikuar kanë qëlluar drejt makinës së tij, fatmirësisht pa shënjestruar në shenjë. Keshtu Edmond Lika  është larguar me shpejtësi dhe sipas burimeve pranë të afermve të tij është detyruar të marrë avionin e të ikë nga vënlindja, ku duket se e pret vrasja për shkak të detyrës.

VASEL GILAJ

 

Neper labirinthet e erreta te hakmarrjes
Familja Grezda ne qytetin e Shkodres eshte perfshire qe ne fillim te proceseve demokratike ne gjithe levizjet per permbysjen e sistemit diktatorial dhe kjo ka mjaftuar per tu vene ne shenjester te vrasjeve te shumta. Ne protesten e madhe te organizuar ne Shkoder kunder votevjedhjes nga Ramiz Alia, ku u vrane kater desdhmore te Demokracise, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka dhe u plagosen rende 69 persona te tjere, mjeket Ali Spahija dhe Xhavid Grezda mjekuan dhe evidentuan te plagosurit përmes plumbave. Doktor Xhavidit i rastisi te mjekoi edhe te birin Oltion Ademi (Grezda), i cili ishte vene ne shenjester per tu pushkatuar. Po hakmarrja e bishave te kuqe qe kane derdhur deri sot shume gjak te pafajshem shqiptaresh, do te vazhdonte gjate dhe fatkeqesisht vazhdon edhe sot. Familja Grezda ka perjetuar shume ngjarje te renda, ka kaluar nje kalvar tragjedish permes labirintheve te erreta te hakmarrjes antinjerezore. Me 3 maj 2001 jane vrare dy kusherinjte e Oltionit, vellezerit Eliton dhe Enton Nexhat Grezda. Ngjarja edhe sot e kësaj dite ka mbetur e pazbardhur dhe eshte artikuluar nga burime te rezervuarajo pak, si nje ngjarje me prapavije hakmarrjeje nga struktura te policise sekrete te shtetit socialist. Babai i dy viktimave ne fjale, Nexhat Grezda kish dhene kontribute gjithe shqiptare duke qene ne vitin 1998, Kryetar i Organizates Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” kohe kjo kur Kosova ishte ne lufte me forcat ushtarake te Sllobodan Millosheviçit. Dhe, disa dite më pare, pikërisht me 17 gusht 2008, vellai i Nexhatit, i quajturi Nail Grezda 46 vjeç, dhe Artan Kola 36 vjeç, ne Dergut te Shkodres jane qelluar me plumba rreth ores 22.10 minuta.   46 vjeçari Grezda ka nderruar jete  ne oret e para te mengjesit te dites se radhes në spitalin rajonal te Shkodrës, ndersa 36 vjeçari Kola vazhdon te jete nen kujdesin e mjekeve. Edhe kesaj here policia nuk zbulon asgje, por mjaftohet duke deklaruar se vrasësit kane qënë dy persona te maskuar, hypur ne biçikleta dhe njera nga armet, (pistoleta) ka qënë me selenciator. Atij që mësojme se i rrezikohet seriozisht jeta, eshte pikërisht Oltion Ademi (Grezda), kushëri i gjithë këtyre të vrarëve, i gjithë këtyre viktimava te pafajshme. Burime te besueshme te gazetes bejne me dije se grupe anarkiste po kerkojne ta pushkatojne edhe kete. Ai nuk mundet kurrsesi te dale, madje është i detyruar te jetoi në ilegalitet te plotë. Ështe kjo panorama e zymte e nje realiteti te zi qe e pengon vëndin tonë drejt integrimit në struktuarat Euro-Atlantike , realitet qe çdo dite e çdo nate regjistron ngjarje tragjike, vrasje dhe moszbulim autorësh.
Albert Vataj

 

UNIVERSITETI “LUIGJ GURAKLUQI” DREJT EUROPES ME PEROGRAME TE DIKTATORIT KOMUNIST ENVER HOXHA!

Ky niversitet, ka arritur të binjakëzohet dhe shkëmbejë përvoja me disa universitete italiane, falë punës së mirë të konsullatës së Italisë në Shkoder, ky universitet, çuditërisht, përdor libra ideologjikë paranoikë, ku stimulon mosvetëdije, jashtëkoherim

Të përpiqesh të testosh programet në një universitet, qoftë edhe si ky i Shkodrës, është shpellësim mëndimi. Ndaj, në rreshtat e këtij shkrimi, ne synojmë të fytyrësojmë ca paradokse, për të rritur potencialin jo vetëm të mesimdhenësve, për të ç’koduar përshtatshmërinë e programevë për studentët. Të atyre programeve paranoike , ku studentët marrin dije që nuk u hyjnë në punë dhe më vonë stimulohen me mosvetëdije, jashtëkoherim.

Në të vërtetë, edhe në këtë gazetë, kemi trajtuar punën e mirë , sidomos pas vitit 2001, ku falë edhe mbështetjes së konsullatës italiane në Shkodër, e veçmas ish konsullit Roberto Orlando dhe  dy vitet e fundit konsullit Stefano Marguçio, kjo vatër dijeje, ka arritur të binjakëzohet dhe shkembejë pervoja  më së shumti eksperimentale, me disa universitete italiane. Dhe efektet e bashkëpunimit me fakultete të veçanta,  janë të prekshme.  Por, tjetër është niveli i aftësive, tjetër janë specifikat e metodave të perdorura, të cilat  mund të mbushin studentët me shkencë të mirëfilltë ose me injorancë subjektive.

Ne jemi këtu, në këtë pikë të një besueshmërie të pabesueshme, por faktikisht të vlefshme për gjithë lexuesit dhe krejt reale, aq më tepër që jemi në prag të fillimit të vitit akademik 2008-2009.

Në vitin akademik 2007-2008, në Universitetin e Shkodrës, ne degën e Edukimit Fizik dhe Sporteve, në lëndën e gjimnastikës, studentët e vitit të parë, studiuan ca broçkulla ideologjike, në librin  “GJIMNASTIKA”.

Në këto momente që shfletoj librin në fjalë, duke hedhur mëndimet në kompjuter , matem disa herë ta telefonoj ish ministrin e arsimit Pollo, sot zevëndëskryeministër,që vitin akademik të vjetëm aprovoi këtë lëndë, por më mirë jo,kërkoj ta orientoj logjikën,të jem maksimalisht i matur , pasi u flas mësuesve ,atyre që nëse Zoti e sjedh njeriun në tokë, ata e ngejnë nga toka në qiell, por nuk e kuptoj se çfarë vlere kanë budallalleqet e ish Partisë së Punës dhe ish udheheqësit të saj skizofren , diktatorit të pashëmbullt në gjithë botën, Enver Hoxha, të cilave u referohet libri, si një  mësuesi dhe filozofi  e “pagabueshme” në gjithçka, nuk e kuptoj se si Ministria  e Arsimit e Shkencave e ka miratuar këtë skandal teknikash e analizash universitare, nuk e kuptoj as se si pedagogët nuk flasin, në dobi të studentëve, të shoqërisë, në dobi të tyre në fund të fundit.

Megjithatë, dikush foli, dhe shqetësimin e solli në redaksinë e gazetës “Shqipëria etnike”, duke i siguruar anonimitet, se ndryshe, sipas tij, do e pushojnë nga puna.

Lënda në fjalë, është lëndë e ish sistemit komunist, tërësisht e politizuar, pa asnjë vlerë, madje edhe e dënueshme ligjërisht. Është antimorale, antinjerëzore, antishkencore, antiligjore.

Ne, për të qënë si gjithmonë qind për qind të saktë, në gjithçka  publikojmë, po i referohemi faqes 24 të librit “GJIMNASTIKA” që është në fuqi dhe u jepet mësim studentëve  të viteve te para  të Edukimit Fizik dhe Sporteve:

“GJIMNASTIKA KA ECUR PARA  DHE ESHTE BERE MASIVE, SIDOMOS NE RADHET E RINISE PUNONJESE, MEQENESE AJO NE TRAJTIMIN E PROBLEMEVE TEORIKE E PRAKTIKE BAZOHET NE FILOZOFINE MARKSISTE-LENINISTE MBI EDUKIMIN DHE KA BUSULL ORIENTUESE UDHEZIMET  E VAZHDUESHME TE PPSH-së DHE MESIMET E SHOKUT ENVER HOXHA PER EDUKIMIN FIZIK E USHTARAK DHE NE VEÇANTI PER GJIMNASTIKEN, DUKE E KONSIDERUAR ATE SI NJE NDER MJETET E RENDESISHME PER KALITJEN E PERGATITJEN FIZIKE E USHTARAKE TE MASAVE TE GJERA TE VENDIT TONE…”

Libri përshkohet fillim e fund nga një fill i kuq i ideologjisë komuniste, tashmë të ndaluar me ligj në gjithë nivelet e edukimit e mesimdhënies në Shqipërinë që hedh hapa (mrapsht) drejt strukturave  Euro-Atlantike.

Ky universitet, si tregues i ca ndryshueshmërive shkencore në mësimdhënie, paska edhe staf akademik, që miraton libra të diktaturës komuniste, për ti mësuar studentët që mëpastaj synojnë të studiojnë në universitetet perëndimore.

Problem tjetër është se lëvrohen  fonde jo të vogla, ku autorët e këtyre librave (paçavureve), shpërblehen.

Në të vërtetë, probleme ka shume në këtë universitet. Ka pedagogë me tituj shkencorë  (të çkallajtisur) që përfliten për mitmarrje, për imoralitet  me vajzat për një notë, ka ndonjë që është shprehur kundër demokracisë, Europës së Bashkuar, kundër simboleve kombëtare si Gjergj Kastrioti, Nanë Tereza etj., ka nga ata që e japin me zell lëndën në fjalë, ku flitet për Enverin, Partinë e Punës, Marksin, Leninin e Stalinin.

Në numrat e ardhshëm do ndalemi me fakte e emra, me qellimin e mirë për ta ngritur në nivel universiteti këtë  universitet, apo siç thotë me humor një koleg i letrave,  pallat sheikësh  e haremi.

SOKOL PEPUSHAJ

EMRI I ISMAIL QEMALI NUK ESHTE PENGESE PSE UNIVERSITETI I VLORES NUK KA ASNJE SUKSES AKADEMIK

Kam qënë një prej disa qindra të rinjve që ja ndryshuan emrin një Universiteti. Në vitin 1991, Universiteti i Tiranës quhej Enver Hoxha. Ai ishte një emër i urryer, mishërim i diktaturës dhe i masakrës më të rëndë ideologjike kundër lirisë, kundër të drejtës për të menduar dhe për t’i shprehur idetë, ishte një simbol i anti-dijes publike ku qeveriste frika.

Edhe në atë kohë ne përdorëm pretekstin se Enver Hoxha nuk ishte akademik dhe madje nuk mbante as diplomë universitare. Ne kërkuam që Universiteti të mbante emrin e kryeqytetit – Tiranë, sepse ishte në të mirë të shkollës të identifikohej si Universitet kombetar. Por ne ishim të vetëdijshëm se po shpiknim një qasje jashtë politike, për të mos t’i thënë të gjitha të vërtetat tona – të cilat në themel ishin politike. Pastaj njerëzit në rrugë i kuptuan këto të vërteta dhe vendosën të bashkohen për t’i realizuar ato deri në fund.

Nuk e kisha besuar se historia mund të përsëritej. Të paktën jo me kaq cinizëm. Tashti, Tanush Shaska, rektor i Universitetit rajonal në Vlore, ka përsëritur të njëjtat pretekste, për të kërkuar heqjen e emrit të Ismail Qemalit nga Universiteti që drejton. Ai ka valëvitur si mburojë flamurin e lirisë akademike, por e ka bërë këtë me qasjen më populiste të mundshme. Në intervistën e tij, z.Shaska shprehet: “Vlora eshte ajo qe me shtyu te bej kete propozim. Vlora me kodrat e ullinjve, me Sazanin e Karaburunin, me perendimin e saj te arte, ajo Vlore qe si brezin tone ka brymosur breza te tjere per mijra vjet. Vlora e Orikut, Qesarit, Gjergj Aranitit, Ismail bej Vlores, Qazim Koculit, Eqerem Bej Vlores e Seit Qemalit, Ali Asllanit e Petro Markos, Mexhit Haxhiut e Vasil Rucit…” (Hermes News 30.07.2008).

Të më falë z.Shaska për injorancën time, por nëse Ismail Bej Vlora nuk ka qenë akademik, kush prej emrave që ai rendit më lart është i tillë? Në emër të lirisë së mendimit dhe të drejtës akademike do të mirëprisja që rektori apo Senati rajonal universitar të shpalosnin arsyet e vërteta të kërkesës dhe të mos fshihen pas gishtit, nëpër pretekste që rrezikojnë të shkaktojnë cinizëm. Unë kam mirëpritur qasjet e reja kurrikulare për të ndërtuar në Vlorë një Universitet, i cili i përgjigjet sektorëve strategjikë të zhvillimit të kësaj zone me rëndësi parësore për vendin. Por nuk mendoj se pengesa është emri i kësaj shkolle të re, e cila nuk njihet ende për ndonjë sukses të karakterit akademik.

Universiteti i Vlorës (siç preferojnë ta quajnë drejtuesit e tij) njihet ndërkohë vetëm për keqpërdorimin politik që i është bërë trupës së tij studentore. Ai është i vetmi universitet shqiptar në dyert e të cilit janë masakruar njerëz, janë vrarë punonjës shtetërorë dhe janë dhunuar kufomat e tyre. Ende ai Universitet nuk është distancuar nga këto akte, që në fakt nuk lidhen me Ismail Qemalin.

Në atë Universitet është dëshmuar mungesa më e madhe e etikës njerëzore dhe e kulturës së komunikimit ndërsa aktivistë pseudo-mjedisorë sulmuan me mazut në fytyrë përfaqësuesin e një firme, të cilin e kishin ftuar të bashkëbisedonte mbi projektin e kontestuar të ndërtimit të një depozite nafte në një zonë, ende shumë të ndotur nga industria primitive e regjimit komunist. Tradita e protagonizmit politik të shfaqur në këtë qendër u ruajt e lartë edhe nga stafi i ri akademik, i kryesuar nga rektori Shaska.

Shndërrimi në Universitete i Instituteve rajonale të arsimit të lartë, mbetet gjithsesi një hap i lavdërueshëm. Por a është përmbushur ky hap në cilësi? Kjo është pyetja që unë kam frikë t’i përgjigjem. T’i ndërrosh emrin një universiteti nuk është fatale. Aq më tepër kur të gjithë e dimë se në këtë rast po e përdorim fjalën Universitet më shumë për eufemizëm. Por është fatale t’i ndryshosh një rajoni apo më keq akoma, një populli vetë-respektin apo perceptimin mbi historinë e tij dhe figurat kryesore që e bënë atë. Sepse ky është një sulm ndaj simboleve të tij kombëtare.

Unë mund ta kuptoj shqetësimin e rektorit për marketingun e shkollës së tij, por ai pikë së pari është problem i ofertës së shkollimit të lartë në Vlorë, dhe së dyti problem i imazhit që gëzon Universiteti. Edhe në një gjykim më të thelluar, më duhet të theksoj se qasja e z.Shaska do të shkaktonte humor të thellë po të shfaqej në qarqet akademike botërore. Është njësoj si të kërkosh që Universiteti i Harwardit- më i famshmi në botë sipas listimit zyrtar – të quhej Universiteti i Bostonit, meqë njerëzit kur dëgjojnë fjalën Harward duhet të mendojnë edhe për oqeanin që ngre dallgë, edhe për Manny Ramirez dhe Red Sox, madje edhe për Eliza Dushkun që ka lindur atje… Të mendosh që në Harward, edhe pse është integruar plotësisht si njësi, ende shënjohet emri i Institutit Femëror Radcliff – i lindur nën bujarinë e familjes aristokrate me këtë emër.

Është njësoj sikur senati i z.Shaska të kërkonte që Universiteti Stanford, i dyti më i vlerësuar në botë- të quhej San Francisco Bay University (fjale Bay nuk ka lidhje me titullin Bej të Ismail Qemalit- shënim cinik i imi). Apo sikur Berkeley University – i katërti në listën e Universiteteve në botë dhe të cilin z.Shaska e njeh fatkeqsisht mirë- të ndyshonte emër e të quhej Oakland University, sipas qytetit ku u themelua në mes të shekullit të 19…

Nuk mund të jem dakort as me idenë e studiuesit Blendi Kajsiu, drejtues i një universiteti privat në Tiranë, i cili thotë se “Sot në vitin 2008 ka ardhur koha ta konsiderojmë të mbyllur procesin e komb-formimit. Universitetet tona duhet të jenë diçka më shumë sesa pishtarë të Rilindjes Kombëtare…”. Do të ishte shumë mirë që ky Universitet rajonal apo edhe të tjerë qendra universitare në vend të ishin pishtarë të një sërë idesh të Rilindjes kombëtare.

E keqja është se ata nuk janë as bishtukë të këtyre ideve. Procesi i komb-formimit të shqiptarëve nuk mund të quhet i përmbyllur, përsa kohë që jetojmë në katër territore shtetërore të veçuara, që po prodhojnë më shumë ndasi dhe distanca politike, sesa shanse përafrimi. Nuk dua t’i hyj analizave që z.Kajsiu i bën më mirë se unë, por në tërësi, në këtë fazë të ri-integrimit europian të tyre, shqiptarët kanë nevojë të ruajnë identitetin kombëtar dhe të shkojnë me fytyrën e tyre kombëtare drejt realiteteve të reja, ku arrihet natyrshëm edhe përmes arsimit.

Qasjet apatride nuk i vlejnë një brezi i cili mund të ketë humbur shumë gjëra, por jo dëshirën për të qenë i denjë përballë moshatarëve të tij në katër cepat e globit. Me shashka idesh mund të prodhosh debat, edhe shterpë, por kurrë cilësi arsimore dhe aq më pak përmirësim kombëtar. Ndoshta z.Shaska e vuan më shumë këtë problem, sepse ai vjen nga një vend i madh i SHBA në një vend të vogël si Shqipëria. Nëse dikujt i vjen turp që ka lindur në një vend të vogël, le të shkojë në një vend edhe më të vogël për t’u ndjerë më mirë. I rikujtoj z.Shaska se çdo njeri i madh ka dalë në botë nga një vend shumë i vogël, i shenjtë për të, që është origjina e tij. Ajo nuk vdes kurrë. Dhe nuk mund të përdhoset.

Në emër të lirisë së mendimit dhe të drejtës akademike do të mirëprisja që rektori apo Senati rajonal universitar të shpalosnin arsyet e vërteta të kërkesës dhe të mos fshihen pas gishtit, nëpër pretekste që rrezikojnë të shkaktojnë cinizëm. Unë kam mirëpritur qasjet e reja kurrikulare për të ndërtuar në Vlorë një Universitet, i cili i përgjigjet sektorëve strategjikë të zhvillimit të kësaj zone me rëndësi parësore për vëndin.

Nga Alban BALA

Emertimet e institucioneve zgjojnë vetëdije kombëtare

Emri është vetëdije dhe emërtimi një prej riteve më të rëndesishme, në mos i shenjtë. Dhe jo pa qëllim, sepse të emërtosh dicka do të thotë t’a kontrollosh atë.

Në rastin e institucioneve, shkollave a universiteteve publike, ky rit është kthyer në traditë, sepse emri pasqyron kombin, shtetin, qytetin, krahinën a fshatin që ka në pronësi institucionin. Dhe të emërtosh një institucion për nder të një personi kërkohet, të paktën në një shoqeri normale, që individi të jetë hero/heronë, në shkallë vendore a kombëtare. Nga kjo pikëpamje, del sesa abnormale ka qenë shoqëria shqiptare e periudhës komuniste, ku shumë institucione a shkolla, rrugë a sheshe publike ishin pajisur me emërtime thellësisht ideologjike, shpesh të huaja, e që e bënin njeriun e thjeshtë të ndjente cdo gjë komuniste, por pak ose aspak vetëdije a ndjenjë kombëtare.

Dhe pa një vetëdijë personale, familjare, shoqërore e qytetarë njeriu nuk mund të jetë i vetëdijshëm as në shkallë kombëtare dhe pa këtë të fundit, ai ështe pavetëdijshëm edhe ndaj mjedisit që e rrethon, botës mbarë. Prandaj, një rrugë a autostradë do të bëhej më e kuptimplote, më e dashur, më e mirëmbajtur në se emërtohej Rruga e Luleve, e Molleve, e Shegëve, e Dardhave, e Pemëve. Një gjë e tillë do të zgjonte vetëdije, dhe në se pemë nuk kishte në anë të rrugës, për të përligjur emrin, ato do të mbilleshin, dhe pluhuri do të zhdukej. Kështu kanë vepruar shumë vende që sot dallohen për mjedise, parqe, lulishte me bukuri mahnitëse ku shpesh vetë kalimtarët kujdesen për to. Arsyeja për të krijuar këtë frymë a vetëdije ka berë që edhe prirjet për emërtimin institucioneve publike të marrin sot drejtime që pasqyrojnë ndryshime në kulturë, sjellje e mendime.

Sipas statistikava në SHBA, shteti i Floridës ka gjithsej 3 mijë shkolla publike dhe nga këto vetëm 5 mbajnë e emrin e Xhorxh Uashingtonit. Parë nga ky kënd, presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara rendidet i fundit, krahasuar me 11 shkolla që mbajnë emra kafshësh, 54 emra palmash, 91 emra pyjesh dhe 155 emra liqenesh. Një pasqyrë e ngjashme vihet re edhe ne shumë shtete të tjera amerikan

Një studim, i para disa viteve, kryer nga Instituti kërkimor i politikave me seli në Manhaten, thotë se shumë shkolla amerikane kanë filluar t’a braktisin praktikën e emërtimit të shkollave të reja me emra presidentësh, heronjsh a udheheqësish shoqërorë. Ato tani parapëlqejnë t’i referohen florës dhe faunës, natyrës, për emra që i bëjnë njerëzit më të ndjeshëm ndaj cështjeve e problemeve të ngutshme për zgjidhje sic janë ruajtja e mjedisit dhe gjelbërimit. Motoja e tyre është; “Jepuni njerëzve mundësi e kushte dhe ata do të mendojnë ndryshe”

Një rast tjetër është ai i Bashkisë së Nju Orleansit në Luiziana ku ka më se 10 vjet që asnjë shkollë nuk lejohet të marë emrin e ndonjë personaliteti historik që ka mbajtur skllevër, duke skualifikuar kështu edhe emrat e Xhorxh Uashingtonit e Tomas Xhefersonit.

Gjithashtu ka institucione që për t’u bere ballë pakësimeve buxhetore kanë propozuar që t’ua shesin të drejtën e emërtimit korporatave. Por ka grupe të ndryshme qytetarësh të cilët shqetësohen se emri i një firme të njohur private do të afektonte negativisht idenë e arsimit publik, pasi askush nuk do te dëshironte që shkolla të quhej McDonald, Taco Bell apo Burger King, restorante të njohura të shërbimit të shpejtë.

Por neutralizimi i emrave të institucioneve publike është vetëm një pjesë e cështjes, sepse, po sipas studimit të Institutit kërkimor të Manhatenit, cdo përpjekje për të rinxitur misionin qytetar të shkollave publike do te nxisë edhe ndryshime të gjëra kulturore.

Kështu pra, që një universitet sot del me propozimin për të mbajtur emrin e qytetit, si ai i Vlorës, duke ia lënë emrin e Ismail bej Qemalit mbarë kombit të nderohet, duhet parë më shumë si një prirje bashkëkohore e pashmangëshme, që tregon se ndryshimet, në këtë rast ato kulturore, po fillojnë të japin fryte dhe se intelektualët e rinj duket se mendojnë se për                                                                                     të qenë shtetas i mirë e atdhetar, individi fillimisht duhet te jeteqytetar i mirë.

ASTRIT LULUSHI

Grekët: Shqiptarët dhe turqit s’kanë vënd në Europë

Gazeta më prestigjioze greke “ ELEFTEROTIPIA”, thotë se grekët edhe pse 71 qind janë pro zgjerimit të BE-së me vëndet e tjera europiane, po kaq janë kundër Shqipërisë dhe Turqisë. Krejt qëndrim dashamirës kanë vëndet e tjera të BE-së me Shqipërinë.

Sipas kësaj gazete që i referohet sondazhit të Eurobarometrit, shumica e popullsisë greke, Shqipërinë e konsiderojnë njëlloj si Turqinë, të padëshirueshme në Europën e Bashkuar. Por, po të kemi parasysh që rreth 12 për qind e shqiptarëve brënda kufijve aktualë  janë minoritet grek dhe, të gjithë kane lidhje gjaku atje, ku ky fakt duhet të ketë ndikuar jo pakt pozitivisht në sondazh, qëndrimi grek ndaj Shqipërisë është edhe më ndëshkue se sa ndaj Turqisë me problemet ende të pazgjidhura Qipriote. Pra, pjesa dërmuese e qytetarëve të Greqisë nuk dëshiron që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Një përfundim i tillë ka dalë nga një sondazh i Eurobarometrit, të cilin e ka publikuar   e përditshmja prestigjioze e Athinës, “Elefterotipia” . Sipas sondazhit, grekët, në të vërtetë jane në masën 71 për qind  pro zgjerimit të BE-së me vende të tjera evropiane, por po në të njëjtën përqindje ata nuk dëshirojnë hyrjen e Shqipërisë dhe Turqisë në familjen evropiane. Vendi ynë dhe shteti tjetër ballkanas konsiderohen si “dele të zeza”nga Greqia.Ndersa vëndet e tjera europiane kane qëndrim krejt të njëjtë ndaj Turqisë, por shumë më dashamirës ndaj Shqipërisë Sipas këtij studimi, ku janë pyetur një kampion i caktuar i qytetarëve grekë, rreth dy të tretat e tyre janë shprehur prerë kundër anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Të njëjtin mendim, sipas sondazhit, po mbi 70 për qind e grekëve e kanë edhe për hyrjen e Turqisë në BE. Sondazhi i Eurobarometrit zhvillohet në mënyrë periodike në të 27 vendet e Bashkimit Evropian. Në pranverë u zhvillua një tjetër sondazh i Eurobarometrit, ku, sipas tij,mbi 55 për qind e të anketuarve  në vendet e Bashkimit Evropian dhe  pesë shtete të tjera jashtë tij, përkrahin hyrjen e Shqipërisë në BE.Ndërkohë , vetëm 36 për qind e të anketuarve  europianë ishin pro hyrjes në Bashkimin Evropian të  Turqisë.Europa pra, dukjet shumë dashamirëse dhe vlerëson reformat e shetit shqiptar drejt anëtarësimit në BE. Ndryshë, Greqia fqinje. Ajo mban qëndrim të rreptë kundër, njëlloj si ndaj Turqisë.

Duket se as rreth një milion shqiptarët që punojnë e jetojnë në Greqi, nuk kanë ndikuar aspak në qëndrimin e shtetit fqinj.duket se politika jonë është e suksesshme në lobim me shtetet e tjera, por jo me fqinjin, Greqinë, që ende ka në fuqi ligjin e luftës, që si kusht ndoshta do ketë  zyrtarizimin e gjuhës greke si gjuhë të dytë në Shqipëri.

BLERTI DELIJA

Toponimastika e nënprefekturave Lezhë dhe Mirditë

Në vijim të publikimit të vendimit historik të Qeverisë së Mbretërisë Shqiptare nr. 753, dt. 06 korrik të vitit 1938, i cili bën fjalë mbi Shqipërimin (apo ndryshimin në favor të gjuhës sonë) së Toponomastikës së vendit tonë. Ne menduam që kësaj radhe të publikojmë Toponomastikën shqip të Katundeve, fshatrave, lagjeve e vendbanimeve të tjera të dy Nënprefekturave Lezhë dhe Mirditë që kanë qenë simbol i Toponomastikës së pastër, apo më saktë fare pak të ndotur nga gjuhët e huaja, në krahasim me trojet e tjera të Shqipërisë, gjë që tregon edhe për qëndresën titanike ndër shekuj të Mirditës e Lezhës, qëndresë që ishte mbështetur fuqishëm në binomin jetëdhënës Fe dhe Atdhe. Gjithsesi duke pasur nevojë fare pak për shqipërime apo ndryshime, ne menduam ta botojmë të plotë Toponomastikën shqip të këtyre dy Nënprefekturave si më poshtë:

 

Nënprefektura e Lezhës:

Lagjet e Q. Lezhës:

Ishte                     Bëhet

Tregu                    Tregu

Varoshi                 Lagje e Sipërme

Kodër Topejt       Kodër Topejt

Katundet:

Dardha                 Dardhë

(lagja Manatis)

Fidana                  Fildane

Gryka                    Gryka

Gjashi                   Gjashi

Ishulli i Lezhës    Ishulli i Lezhës

Kaçinari                Kaçinari

Kallmeti                Kallmeti

Kolc Logoreci      Kolc Logoreci

Kryezez – Lalmi   Kryezez – Lalmi

Lalm –Lukaj         Lalm – Lukaj

Limaj                     Limaj

Manati                  Manati

Merqi                   Merqi

Patale                   Patalaj

Raboshta              Raboshta

Treshi                   Treshi

Vela e Vendin     Vela e Vendin

Zadrima                Sape

Mabe                    Mabe

Baqel                    Baqel

Blinisht i Sip.        Blinisht i Sipërm

Blinisht i Posht.   Blinisht i Posht.

Dajçi                     Dajçi

Fishta                    Fishte

Gramshi               Gramshi

Gjadri                   Gjader

Hajmeli                 Hajmel

Kaçe                     Kaça

Karamani             Karamani

Kodheli                Kodheli

Koter                    Koteri

Kullëza                 Kullëza

Kullaxhi                Kullasi

Laçi                       Laçi

Lizen                     Lizen

Mjeda                   Mjeda

Naraçi                   Naraçi

Neshte                 Nënshat

Paçram                 Paqram

Pistulli                  Pistulli

Plezhë                  Plezhë

Qyrsaçi                 Qyrsaçi

Saraçi                   Saraçi

Krajni                    Skaji

 

Nënprefektura e Mirditës:

Blinishti                Blinishti

Gziqi                     Gziq

Koder Spaçi         Koder Spaçi

Kushneni             Kushnem

Mashterkova       Mashterkova

Ndërfusha           Ndërfusha

Nderfana             Nderfana

Oroshi                  Oroshi

Peshtjeshi            Peshtjeshi

Ras i Egër             Ras i Egër

Simoni                  Simoni

Bukmira               Bukmira

Fregena               Fregena

Gomsiqeja           Gomsiqeja

Gjazuj                   Gjazuj

Kaçinari                Kaçinari

Kalivaç                  Kalivaç

Kaluer                  Kaluer

Kashnjet               Kashnjet

Korthpule            Korthpule

Livadhëz              Livadhëz

Mnelë                  Mnelë

Rras                      Rras

Sukaxhi                Sukaj

Ungrej                  Ungrej

Vigu                      Vigu

Arrës                    Arrës

Bregu                   Bregu

Domi                     Domi

Gojan i Epër        Gojan i Epër

Gojan i Posht.      Gojan i Poshtëm

Gjegjan                 Gjegjan

Kimëza                 Kimëza

Kryeziu                 Kryeziu

Lumëbardha       Lumë i Bardhë

Mesuli                  Mesuli

Qafamaj               Qafa e Malit

Shkozë                 Shkozë

Bisakë                   Bisakë

Domgjon              Domgjon

Gjugjë                   Gjugjë

Konaj                    Konaj

Serriqe                 Serriqe

Shengjin               Shengjin

Thirrë                   Thirrë

 

Siç shihet kemi nënvizuar pak ndryshime të vogla të toponomastikës së Lezhës dhe Mirditës, ndryshime të cilat thuajse nuk kanë të bëjnë me shqipërime, por thjesht me gramatikën e shqipes së asaj kohe, me përjashtim të 3 rasteve (nga tetë) tek Nënprefektura e Lezhës (dhe asnjë rast nga tre tek Nënprefektura e Mirditës), gjë që vërteton qëndresën shumë shekullore të gjithshkaje shqiptare ndër këto troje.

“Shakaxhiu” që nuk din të bëjë shaka!…

Kujtesë për kritikun letrar – Kadri Ujkaj

Lexova shkrimin tuaj: “Kur kthetrohemi nga nostalgjia për “Armikun e çlirimit” (Analizë historiko-kritike) shkruar në gazetën “Dukagjini”, nr. 56, Korrik 2008, fq. 10-11.

Si fillim vlen t’ju kujtojmë se njohja jonë mbi 30 vjeçare i ka krijuar ato hapsina konfidenciale, që çdo mosmarrëveshje apo keqkuptim, ma parë se me i publikuar në media, mund t’i kishim diskutuar mes njëri – tjetrit meqë edhe takuar jemi shpeshherë. Librin “Shakaxhinjtë e Nacionalizmit”, jani ndër të parët miq që jua kam dhuruar para tri vjetësh, madje keni qenë dhe i ftuar nderi në promovimin e librit, bashkë me miqtë e nderuar Fadil Kraja, Prelë Milani dhe Ahmet Osja.

Besoj se tri vjet kanë qenë të mjaftueshme për të reaguar, por çuditërisht, paskeshit pritë që “t’inspiroheni” nga ambasadori turk në Kosovë!… Ju, zoti Ujka shpreheni se: “Në klimën e debatit mjeran dhe abuziv të “rishikimit” të historisë kur mësova nga media e shkruar se ambasadori turk në Kosovë na sugjerueka që historia e pushtimit osman, në rastin tonë të mos konsiderohet si e tillë, ndjeva nevojëne  reflektimit me një sens akoma më kritik ndaj librit “Shakaxhinjtë e Nacionalizmit” të publiçistit Mark Bregu.

Brravo Ujka, jeni vërtetë shakaxhi tipik – “revulocionar” sa antishqiptar, po aq edhe servil i klasit të parë. Ju pyes (duke ndier dhimbje për katandisjen tuaj): A është në nderin e një kritiku letrar (madje) të “pozuar” me dy shkrimtarë të njohur, si Agolli e Kadare të mohoni historinë e lavdishme të luftës së popullit tonë kundër pushtuesve osmanë pesëshekullorë? Si mund të aprovosh “apriori” mendimin e një diplomati të huaj?!

Zoti Ujka: “Historia e pushtimit osman është e shkruar me gjakun e mijëra shqiptarëve, që nga Mitrovica, Presheva, Shkupi, Shkodra e deri në Prevezë të Çamërisë. Ajo është e shkruar në shpatën dhe në përkrenaren e “Heroit tonë Kombëtar” – Gjergj Kastriot (Skënderbeut), është e shkruar nga pendat e arta të Barletit, Bogdanit, Bardhit, Fan Nolit, Fajar Zavalanit, Dom Ndoc Nikës, Gurakuqit e Fishtës. Është e “vulosur” me gjoksin kreshnik të Mic Sokolit, me shpatën e Dasho Shkrelit, me grykën e pushkës së “Legjendës së Maleve”, Ded Gjon Lulit, me pushkën e Isa Buletinit, me thikën e Norës famëmadhe të Kelmendit që theri Vuçi Pashën – turk në shatoren e tij. Të gjitha këto i ke të shkruara te “Shakaxhinjtë e Nacionalizmit”, por ty t’i ka errësuar sytë “internacionalizmi proletar”, prandaj i urren kaq shumë nacionalistët, sepse për fat të keq je edukuar mos me njoftë Atdhe. Atdheu e Zoti jot ishte ai me portretin  e të cilit demonstrove (artificialisht), mbasi e kishin hequr zvarrë “shtatoren” e tij në bulevardin e Tiranës. Zoti Kadri nuk do të zgjatem sepse e quaj kohë të humbur të merrem me konformistë dhe sevilë të shkallës sipërore siç jeni ju. Po të ishe shkrimtar dhe kritik i vërtetë do t’i kishe shkruar dy rreshta për Sabaudin Ferren që deshi të baltojë Gjergj Kastriotin. Po të ishe malësor fisnik, do t’i kishe dhanë përgjigje Neshat Tozajt, i cili me romanin e tij “Turpi” i quajti malësorët imoralë dhe sifilitikë. Ti Kadri je vetëm një “vegël” dhe asgja ma tepër, “i denjë” për “vallen” e shakaxhijve… Shkrimi juaj i tejzgjatur nuk ash asgja tjetër veçse “leksion” i një “njasoviku” të Partisë.

Z. Ujka: nuk mund ta mbyll këtë shkrim pa ju kujtuar se, jeni një “profan” i vërtetë në njohjen e historisë: Ju, në tentativë për të përligjur ateizmin, shpreheni se: shqiptarët duke qenë “paganë” festojnë të gjithë së bashku, Shëngjergjin Pagan! Po, ku e ke lexue këtë “përrallë”, more Kadri. Si nuk e paske marrë vesh se, shejt pagan nuk ka në botë. Si nuk e ke mësuar se shejtërimi fillon pas Krishtit. Me shumë sinqeritet ju këshilloj që kur të ndesheni në vështirësi të tilla, të konsultoheni me intelektualin dhe studiuesin e zellshëm, zotin Ndue Baca, se ke larg me e pyetur…

Z. Kadri: Ju kujtoj se në shumë krahina të Shqipërisë Veriore dhe Verilindore, përveç Shëngjergjit, vëllezrit musliman (shqiptarë) festojnë dhe Shën Kollin dhe Shën Mërinë, madje ka dhe asosh që festojnë edhe Krishlindjet. Nuk duhet të çuditesh aspak për mrekullitë që ka bërë dhe bën “Shejti Shnanue” në Laç të Kurbinit, ku kanë gjetur shërim me dhjetëra muslimanë dhe të krishterë.

Ju mund të çuditeni, por një pjesë e konsiderueshme e muslimanëve të Kurbinit dhe Krujës betohen: Për At – “Shnanu”.

Ti mund të vazhdosh me ju ra daulleve të ateizmit, por do ta kesh të vështirë me i konkuruar hoxhës dhe priftit…

Sado që je munduar me e “materializuar” mendimin duke nga cituar vargjet e Çajupit, të shprehura në momente depresive, (mbasi i kishte vdekë bashkëshortja), kur citoni vargjet e tij: Në se s’keni lexuar me vëmendje librin e “Shakaxhijve” do të kesh lexuar dhe këto vargje të Çajupit (ndonëse nuk të vijnë për shtat), kur citon në mënyrë demonstrative: “Ti o Perëndi që krijove gjithësinë,/ Ujkun, Demin dhe Arinë/ Ç’deshe që krijove Turqinë!” Bëni mirë me ja cituar diplomatit turk, që të kuptojë se marrdhanjet e mira që ekzistojnë mes vendeve tona, nuk mund të jenë një arsye më shumë, për të mohuar pushtimin osman pesëshekullor.

Këtë mohim mund ta bëjnë vetëm “Shakaxhijtë e Nacionalizmit” pjesë e mbeturinave të baticës turko-osmane. Këtë mohim mund ta bëjnë vetëm ata të cilët akoma nuk e kanë kuptuar se “nocioni” Nacionalizëm, është “teoria filozofike e Patriotizmit.” (Andrea Fornezi, Revista “Kuq e zi”, Bruksel. Për të gjitha çfarë “ligjëroni” në shkrimin tuaj, përgjigjet i keni të “hipotekuara” në librin e sipërpërmendur, prandaj hiqni dorë nga metodat makiarelike, hiqni maskat dhe dilni në shesh.

Ju kujtojmë të gjithë mashtruesve dhe manipulatorëve se, libri “Shakaxhinjtë e Nacionalizmit” ka “pushtuar” tre kontinente dhe kam marrë urime nga ajka e shqiptarëve të Diasporës.

Falenderoj të gjithë miqtë dhe dashamirët për mbështetjen e pakursyer morale dhe materiale. Kadri: Të ndriçoftë Zoti mendjen!

Mark Bregu

NE KERKIM TE SHTEPISE SE GJERGJ FISHTES

Ne nje mbasdite gushti, ne njeren prej kafeve te shumta, ne plazhin e Shengjinit me dy pushues nga Kosova, ne bisede e siper me pyesin per fshatin Fishte te Zadrimes, vendlindjen e poetit te madh kombetar, te parit poet shqiptar kandidat per Cmim Nobel, At’ Gjergj Fishten. Duke qene vete zadrimor perpiqem tua spjegoj me dore drejtimin ne te cilen ndodhet Fishta e Fishtes.

– Deshirojme te vizitojme shtepine ku ka lindur dhe jetuar femijerine e tij njeriu i madh i letrave shqipe, insistuan ata. Ne me pushime jemi, thane, shpenzimet e dhetimit I mbulojme vete, mjafton te na gjesh nje taksi dhe ta planifikojme viziten.

Duke vazhduar gjate ne nje bisede shume te kendshme rreth poetit, ku shpeshhere me tregonin mua gjera qe nuk i” dija” per Fishten u premtova qe ne nje takim te dyte ta benim viziten. Per hir te se vertetes edhe une nuk e kisha vizituar asnjehere shtepine e lindjes se poetit ndonse shume here kisha shkuar per pune ne Fishten qe poeti mbajti per mbiemer pasi u shugurua si meshtar. Mendova per nje “rikonjucion” te shtepise se pader Gjergjit para se te shkoja me miqte nga Kosova…

Pas gjashte km autostrade Lezhe-Shkoder marrim rrugen ne te djathte ku tabela rrugore njofton: BLINISHT. Fshati I Fishtes eshte nje nga gjashte fshatrat qe perbejne kete komune. Nga asfalti duhen edhe tre kilometra rruge vendce fshati per te arritur ne fshatin e lindjes se poetit, prozatorit, publicistit, gjuhetarit. politikanit meshtarit, Fishten. Disa, shume te aferm te poetit i kemi njohur edhe me pare dhe kishim bisdeuar edhe here te tjera per ate, por tashti kishim nje qellim te caktuar.

Ne kodren e Lekiçeve, nje emer I vene ne vitet e komunizmit ndodhen nje grumbull shtepijash, kulla qe dikush I ka braktisur duke ndertuar shtepi te re, dikush I ka meremetuar. Kullat thuajse jane te ngjitura njera me tjetren.

Njeriun te cilin e takojme e njohim prej vitesh. Ai eshte Gjon Mark Ndoka, 74 vjec, nje burre fisnik me trupin drejt dhe bujar si te gjithe banoret e ketyre zonave. Aty, para kulles se tij dhe shtepise se re qe po nderton duke pire kafen e mikepritjes zhvillojme kete bisede.

Cila eshte lidhja e juaj familjare me Gjergj Fishten?

Une jam sternipi i pader Gjergjit, qe do te thote se baba ka qene nipi i tij. Ashtu si edhe baba, tane na i kemi thirre axhe (xhaxha). Emni i vertete i tij eshte Zef Ndoka, por mbasi u shuguru meshtar e nderroj dhe e thirri vedin Gjergj Fishta. Keshtu e kishin rregull franceskanet.

Ne kete shtepi ku jetoni ju ka lindur Gjergj Fishta?

Jo. Shpija ku ka lindur ghyshi im dhe njekohesisht i vellai, pader Gjergji nuk egziston ma. Vendi ku ka lindur sot eshte nje livadh qe quhet Çarja e Gege Pjetrit.. Aty rreth moshes tre-kater vjecare si familje u zhvendosen pikerish ne kete koder ku jane te ndertueme disa kulla, shpija dykateshe pothuajse te ngjitura me njera tjetren.

Pse kodra mban kete emer?

Emri Lekic na eshte vendosur para 30-40 vjetesh dhe ka te beje me mbiemrin tone te perditshem Leka ne Lekic. Nuk ka asnje lidhje me mbiemrat jugosllav.

Po shtepija ku kaluar femijerine Gjergj Fishta cila eshte?

Po e shohim tashti.

Ngrihet Gjoni dhe na prin. Vetem pak metra, midis mureve te kullave shpinembishpine dallojme nje hyrje qe e kane mbuluar ferrat dhe nje tende me hardhija per te cilen nuk ishte kujdesur askush. Ferrat te pengonin edhe shikimin. Jo pa keqardhje Gjoni perpiqet qe te na “hape” rrugen deri te dera. Tashme shtepija eshte e braktisur. Ne kete shpi, thote Gjoni, ka jetuar deri para disa vitesh nje kusheri i joni i cili nuk ka djem dhe tashma ne nje moshe te thyer jeton ne Baqel tek e bija. Eshte i vetem. Ne ane te murit eshte vene nje pllake ku shkruhet “KETU KA BANUAR AT’GJERGJ FISHTA”1871-1940”

Mjerisht kjo eshte e vetmja deshmi ku ka jetuar poeti i madh deri para se te shkonte ne kolegjin e Franceskaneve te Troshanit, shkollim te cilin nuk do ta ndalte deri kur veshi mantelin e meshtarit. Me nje telefon Nokia N95 bejme disa fotografi midis te cilave edhe vete Gjonit.

– Prit, me thote, ta nderroj kemishen se isha ne kopesht tuj punu. Nuk vonon dhe kthehet. Ai perpiqet qe te davarise ferrat me qellim qe te duket sadopak shtepija ku ka jetuar kollosi i letrave shqipe. Keto fotografi po i botojme se bashku me shkrimin.

– Shiko, thote Gjoni. Une ndjek ne gazeta gjithshka qe folet per axhen(pader Gjergjin). Ndigjova nje nadje ne televizor ku nje gazete shkruante per eshtrat e pader Gjergjit, menjehere nisa djalin ne Lezhe dhe ma pruni. dhe e lexova e mu duk interesante.

Kthehemi prape ne tavolinen para shtepise se Gjonit ku e shoqja na ka shtuar edhe nga nje birre te ftohte akull per te na larguar te nxehtin e kesaj vere. Aty ne vazhdojme biseden me Gjonin.

A eshte inetersuar kush per Pader Gjergjin (se keshtu i pelqen ta pyesim)?

Po shume njerez kane ardhe, me kane takue. Ka qene Neritan Ceka, Aurel Plasari, Tonin Cobani; disa studiues nga Kosova te cileve nuk jua mbaj mend emrat e shume te tjere. Kane pyet per gjithshka per pader Gjergjin

Po per shtepine ku ka jetuar padra?

Me thane te drejten ma shume jane interesuar per ane te tjera te jetes se tij, per librat qe ka lexu, qe ka shkru, per ndonje doreshkrim, po per shpine… Kane ardhe edhe politikane sidomos ne raste fushatash, cfare nuk kane premtuar;do bejme kete e ate, por fatkeqesisht deri tash asgje. Vleresimin ma te madh e ka bere ishpresidenti Moisiu qe ne vitin 2003, ne Pallatin e Kultures ne Lezhe e shpalli “NDERI I KOMBIT” nje mirenjohje qe besoj kushdo e ka mireprite. Ne si trashigimtare te Pader Gjergjit e ruajme me shume dashuri medaljen.

Po pushteti lokal, a ka ndermarre ndonje perpjekje per rehabilitimin e shtepise?

Jo, jo! Nuk ka buxhet kane thene.

Ju nuk keni bere ndonje perpjekje ne Tirane per problemin e shptepise?

Me thene te drejten shume rruge edhe nuk i dijme. Mendoj ma shume se sa ne qe e kemi pase gjakun tone, Gjergj Fishta i perket kombit. E pergjegjesite per kombin i marrin ata qe drejtojne shtetin…

Zotit Pango, ministrit te kultures nuk i jeni drejtuar?

Jo. Ka disa dite qe nje grup bashkefshataresh po pergatisin nje kerkese drejtuar Ministrise se Kultures qe ta marre ne dore edhe shpine ku ka jetuar axha.

Po ju Gjon, a nuk keni bere ndonje perpjekje, te pakten per ta mirembajtur?

Keni te drejte ne ate qe thoni, por jemi shperndare ne te kater anet e botes. Per ne eshte e rendesishme qe shpine ku ka jetuar pader Gjergji mos ta prishim, mos tja nderrojme destinacionin, ne nje fare menyre sa here qe te sillem neper oborr per aq kohe sa te jetoj ta shoh ate qe rriti pader Gjergjin, Gjergj Fishten.

Neqoftese shteti do ta rehabilitoje shtepine Ghjergj Fishtes, a mundeni ju qe te grumbulloni relike te asaj kohe a te vete pader Gjergjit po te keni, per ta kthyer ne nje shtepi muze?

Kjo na perket ne dhe besoj qe e bejme, natyrisht tuj na keshillue ndonje specialist i kesaj fushe po, po e bejme…

Mbasi pijme edhe nga nje birre mbas kafes pershendesim kete burre zotni, sic i thone dhe largohemi nga Fishta e Fishtes qe i dha gjithshka e mbi te gjitha i dha emer ne te gjithe boten.

Nje miku im, dashamir i udhetimeve neper bote me thoshte para disa ditesh:isha i ftuar ne Kine dhe miqte na ofronim te vizitonim vende te vecanta. Diku, ne nje mal kishte nje miniere ku gjate germimit ishte zbuluar nje gure i bukur me ngjyre te kuqerreme, e kishin pastruar dhe sistemuar sheshin duke e transformuar ne nje vend pelegrinazhi, idhulli. Miku me tha:bota nuk i ka idhujt dhe i krijon;ne i kemi por nuk i njohim dhe nuk i bejme te njohur.

Largohem nga Fishta, por jo nga Gjergj Fishta. Sesi me vjen ne mendje dhe ndjej nje keqardhje, por jo nje trishtim! Dikush i zhduku kockat se edhe ne varr nuk e duronte;ndoshta e kishte frike edhe atje ne parajse ku prehet shpirti i tij;te tjere flasin e flasin por gje nuk bejne;nuk dua te mendoj se ndokush Gjergj Fishten e la pa varr dhe tash e duan edhe pa shtepi;, ndoshta dike do ta preke “shenjti ne zemer” dhe do te kujtohet per shtepine e Gjergj Fishtes… Ne kete peshtjellim mendimesh sesi me qeteson akademik Qosja kur per Fishten ka shkruar:zaten lisat e gjate sulmohen nga rrufete. E Fishta eshte nje lis i gjate…

Kur pergatitem per tu larguar nga shtepija e Gjonit, sternipit te Gjergj Fishtes, duke ecur ai me tregon jo pa nje finese humori nje histori te pader Gjergjit: pader Gjergji ishte nje franceskan me za qe kur ishte i ri. Erdhi puna dhe do te emrohej nje ipeshkev i ri. Ja ban hismetin kesaj pune pader Gjergji dhe nje prift, dom Lazer Lisna, por ipeshkev u emru dikush tjeter. Atehere pader Gjergji i shkruen, dom Lazer Lisnes:

Te ka çu te fala pader Gjergj Fishta

Ty dom Lazer Lisna

Per nj’at pune qe pame mendu

S’ na dual gja, as ty, as mu…

E kuptoj kontekstin e humorit fishtjan qe me tregon. Duke qeshur I them Gjonit se nje dashmires I letersise si puna ime, vetem mund te provokoje ndergjegjen e dikuj dhe do te ishte fat, sikur ky dikush te ishte ai qe ka ne dore te punoje per rehabilitimin e shtepise ku ka banuar Gjergj Fishta….

Ne Shengjin kam nderruar kafe. Nuk kam cfare tu them miqve kosovar. Ata kane pyetur per mua. Meqense ata vijne prej vitesh me pushime ne Shengjin shpresoj qe veren e ardhshme tua plotesoj deshiren per te vizituar shtepine ku jetoi poeti i madh Gjergj Fishta, per tju dhuruar atyre e kujtdo tjeter emocione qe te krijohen kur ndodhesh ne shtepine ku jane rritur kolloset…

Mark Preçi

Në portat e ferrit nga mossundimi i ndjenjave

Përgjegjësia e fajtit

Ajo që e bën më dramatike situatën dhe që mbart së bashku me gangrenizimin e kësaj plage dha pasojat që kanë në të shumtën e rasteve një fund fatal, është mosnjohja e përgjegjësisë së fajit. Shumë nga episodet e tragjizmit në familjen shqiptare shfaqin këtë element si katalizator të përfundimit ekstrem. Devijimi i përgjegjësisë së fajit nuk vjen dhe aq nga thellësia e mendësisë dhe rrokja që protagonistët tanë i bëjnë një flirti apo një lidhje dashurore më të kandur prej tyre. Nuk besoj se kemi të bëjmë me një shkallë të atillë vetëdije të personazhit, sa ta kuptojë një dashuri të ndaluar si një dashuri që i ka mungur dhe e ka gjetur, duke e pranuar atë si pjesë të jetës me cilindo çmim. Raste shumë të rralla. Vetëm në këto rrethana nuk do të kishim të bënim më një faj dhe për pasoj s’ka si të kërkojë falje. Vetëm në një pjesë të fenomenit.

Pjesa tjetër. Le ta marrim si shembull atë që nuk e konsideron faj atë për të cilën do të duhej që një ditë ta paguante me jetë. Nese vërtetë ofrohet një dashuri e cila i ka munguar, dhe vendos ta pranojë duke ju dhënë asaj me gjithë prezencën, atëherë pse duhet rrezikuar. Pse nuk kërkohet zbatimi i një procedure më komode. Divorci nga një lidhje për t’u kurorëzuar me një tjetër që rrok përmasat etere, sipas tyre dhe mund të jetë e vërtetë. Tundimi i mosprishjes së familjes, apo të ruhem se mbase ja hedhi duke mbajtur kokën në brigje pa dallgë. Kjo është hile. Natyrisht pakkush do të guxonte që të fillonte gjithçka nga e para për një dashuri që ashtu siç mund të ketë ardhur fluturimthi, ashtu dhe mund të largohet, aq sa ka zgjuar ndjenja dhe pjesëmarrje, aq të thella do t’i lërë plagët dhe brengat pas. Një jetë e qetë ku kokëçarjen e mban dikush tjetër dhe ty të është lënë vetëm të bësh ballë pakgjë, do të ishte më komode një dashuri nën kurorë.

Frika të mos prishim familjen

Shumë tragjedi kanë ecur deri në fundin e betejës me kete flamur, të mos prishim familjen. Zvarritja e tejgjatë e kësaj gjëndjeje pasigurie gjërash të ndaluara që bartin pas konfliktet që degjenerojnë dhe në dhunë fizike, për të përfunduar më pas në vrasje, rrallë në divorc nga  ideja e frikës për të mos prishur familjen, më duket idiote. Kësaj i thonë të jetosh në një enë me ujë që të vjen deri në grykë dhe tallazi më i vogël të jetë rrezik të të mbytë. Fëmijët mbase mund të jenë pengesë për të realizuar një finale të denjë, por kurrsesi ata nuk duhet të jenë mbartës të kësaj fatkeqësie që do ta ndiqte atë përgjatë jetës si një hije e zezë. Gjërat mbase duhen parë më një vështrim më të thellë. Meqë t’i ka marrë Zoti mendët, t’i ka verbuar sytë, nuk ke pse, me krimin tënd të behësh pjellë e krimit në gjeneratë. Duke gjetur divorcing si zgjidhje, do të kemi reaksione anësore më pak të rrezikshme, se sa në rast se do të vazhdojmë të jemi aktorë në këtë tragjedi, ku natyrisht fëmija është personazh, që hyn në skenë me rol episodic dhe gradualisht bëhet protagonist. As kjo s’do të ishte zgjidhje, por mes dy të këqijave është më pak si e tillë. Nuk është zgjidhje edhe pse quhet e tillë, se rrjedhoja nga u agravuan situatat deri në këtë shkallë ishin si pas, i një mendjelehtësie.

Flirtet dhe tradhëtitë

Flirtet deri diku janë të motivuara, pasi në vetvete nuk mbartin një rrezik që sa vjen dhe bëhet më kërcënues, sa vjen dhe bëhet më i dukshëm, deri në atë moment që kujtojmë se gjithçka është e jona dhe s’guxon askush të na e privojë. Flirtet janë shkarje momentale, mossundim i plotë i ndjenjave, i situatave dhe, marrosje fragmentare. Pas saj gjithka vjen në vendin e vet. Flirtet janë si baticat dhe zbaticat. Në jetën e tij çdo njeri përballet me  episode të tilla të realitetit. Është vetë formati biologjik i ndërtimit të njeriut që nuk  jep shumë shanse t’ shmanshme. Megjithatë, ajo kalon porsi një ëndërr, e cila i lë radhën ditës dhe rilidhjes me të gjitha gjërat tona. Flirtet në minimumin e rasteve mbartin përfundime tragjike. Në raste sporadike ato mund të jenë bërë ngacmues që gjenerojnë rëndim të situatës dhe përfundim të padëshirueshëm. E rrezikshme është dashuria. Kur fillojmë të ushqejmë veten me një gjë të tillë karshi një gjëje që nuk na përket, fillojmë të kuptojmë se ajo që është e jona pikërisht, ajo na është dhënë me përdhunë dhe tani që erdhi momenti t’i japim jetës sonë një impuls të ri,zezohet. Kjo pa mendur mbi pasojat.

Gracka e dashurisë

Dashuria është një ndjenjë që zgjohet, vepron dhe bëhet pushtet brenda njeriut. Kjo është pikërisht nyja që duhet zgjidhur. Nëse gjithçka ka ndodhur brenda nesh, atëherë a ekzistojnë mundësi që të bëhemi zotër të vetes sonë. Ballas tërbimit të kësaj ndjenje është e vështirë të fitosh, por jo e pamundur. Vetëm njerëzit e dobët mund të dorëzohen lehtë. Dhe dashuria pikërisht atyre ua hedh grepin, me ata loz më të tharmueshmen, më të thartueshmen, më tragjiken.

 

Majmunëria si faj

Shoqëria shqiptare u gangrenizua nga shpartallimi i familjes nga një sërë faktorësh, por një rol shumë ndikues ka patur ekrani. Trauma e çiftit, e të rinjve, erdhi dhe u bë një metastazë që kapërtheu tërë trupin, pikërisht nga majmunëria. Po tu referohemi fakteve, mësojmë se krimi në familje, shtimi i rasteve të divorcit, konfliktetet e ndezura që janë zjarre nën hi, u populluan me shtimin e këndvështrimit tonë. Sytë e një mëndjeje të verbër janë mbartës të ogureve të zeza gjithmonë. Koha e tepërt para televizionit, koha e tepërt e pazënë me një aktivitet, liria sipas mënyrës bëj çfarë të duash se njeriu ka lindur të jetë i lirë, sa vijnë e bëhen barrë të rënda për supet e pamësuar për të.E s’ ka si të ndodh ndryshe, aty ku “ndershmëria është virtyt i budallait”.

Nga Albert Vataj

VIJ NGA BOSTONI E SHOH QE 99-shat KOPJOJNE BARACK OBAMEN

Stendat e reklamave kanë bërë vend për kumtin e grupit më të ri politik në Shqipëri “G99”. “Do t’ia dalim”, shkruajnë ato dhe kujtohem se kjo është veç një përshtatje e fushatës së kandidatit demokrat për Shtëpinë e Bardhë, Barack Obama “Yes, we can”. Makinat nderrojne drejtim papritmas si femije te vegjel qe bejne kollotumba. (Sa mire sikur edhe ky trafik te qe nje loje e perkohshme).

Kjo hapesire është si qytetet e tjera të mëdha. Këtu ka trafik në cdo orë të ditës. Shqiptarët kur janë në timon nxitojnë gjithnjë për diku. Nuk dihet se per ku. Kafenetë përherë plot dhe modeli ‘haja qenit, pija qenit’ i shkojne perkunder ketij nxitimi. Dhe, po! jemi ne Tirane.

Le ta quajme trafik

Dua të ndalem tek ky mendim mbi trafikun dhe raportin e shqiptarëve me të. Po shënoj se për tetë vitet e fundit kam jetuar në Boston dhe kush ka kaluar ca kohë në Amerikë e di se bostonianët kur vjen puna tek etika e te levizurit me makine mbahen si ndër më paranojakët mes amerikanëve. (Prandaj edhe për të përshkruar banorët e Massachusetsit (shtet i cila ka për kryeqytet Bostonin) amerikanët e tjerë përdorin termin fyes (m)asshole). Por Tirana është ndryshe. Ndoshta i ngjashëm, por prapë me më kuptim do të jetë trafiku në Ferr. Bash për këtë kam filluar të jem më i mirë. Nuk dua të shkoj në Ferr dhe të përballem me një trafik kësisoj (Më parë mendoja se Ferri ishte një nga zotërimet interesante të kësaj bote. A thua kam vdekur dhe kjo është jeta ime tjetër? Në Tiranë. A Ferranë?) Krahasimin me Ferrin ta josh sidomos mënyra me të cilën shqiptarët qarkullojnë në rrethrrotullim. Ngjan sikur askush nuk e ka idenë se c’funksion ka kjo pikë në jetën e një qyteti. Rotary for Dummies; rrethrrotullimi është (pak a shumë) një nyjë që i jep mundësinë grupit të shkojë në pika të ndryshme duke u shpërndarë. Shoferet e këtij qyteti ngasin sipas nje kodi i cili thuhet se eshte nje pershtatje e rregullave te qarkullimit perdorur se pari ne nje film te Quentin Tarantino-s.

Për ta e vetmja pikë pamohueshëm e rëndësishme është destinacioni i tyre. Prandaj edhe kur ofrohen rrethrrotullimit shoferët e shtojnë shpejtësinë dhe, qëllimisht, shohin vetëm në drejtim të daljes së tyre. Kjo është njëfarë strategjie për të thënë; nuk po të shoh, më bjer po deshe! Sepse ky lëmi social i rrethrrotullimit, dhe më tej i qytetit, bëhet lëmi i kuajve ku shqiptarët terbueshem sillen…si i thonë asaj fjalës?…ah, po, si kali në lëmë.

Mos kujto se rrethrrotullimi është i vetmi makth. Semaforët janë një tjetër rreth i kësaj ferrgjurulldie. Rreshti i makinave fillon të lëvizë kur drita e semaforit bëhet e kuqe. Kjo sepse vargu përballë ka qarkulluar (për qejf të vet!) në të jeshiltën tënde. Këtë pabindje ndaj ngjyrës së gjelbër e gjen edhe në forma të tjera. Në skërmitjen e fytyrës, p.sh., kur ti ndalon poshtë shigjetës së kuqe. Ai që përshkon një gjysmërreth duke të dalë përpara për të gjetur rastin e rrëshqitur kundër rregullave në tmerrin e trafikut mund të jetë një shofer dhëmbrënë furgoni, një trafikant me X5, apo dhe një mesoburrë në makinën e të cilit gjenden dy fëmijë të vegjël.

Kafeja e mëngjesit. Si e përshkruan ajo një kulturë

Kur një amerikan u kumton kolegëve se ka nevojë për kafe ai përdor fjalët “I’m gonna have my coffee”-‘do pi kafenë time’. Një shqiptar/e përdor frazën ‘a do pimë kafe?”. Vëreje ndryshimin; amerikani përdor pronorin ‘time’ i cili jo vetëm rrëfen raportin e tij me kafene si diçka qe bëhet më vete. Shqiptari, m’anë tjetër, e përdor aktin krejt personal të të pirit kafe si rast për grumbullim social dhe mundësisht bjerrje kohe. Kështuqë nëse ke patur idenë që në Tiranë të hapësh një ‘Starbucks’ ku të shërbesh kafe ‘to go’, hiqe nga mendja. Kafeja në këtë pjesë të botës nuk eshtë një shok i cili të bën zgjimin e me të cilin mund të bësh nje copë rrugë më këmbë apo të ndash muziken e preferuar në radion e makinës.

Fat is the new black

Nje studim i revistës “The Economist” të para dy viteve e rendiste Shqipërinë në toplistën e vendeve me obezitet (njerëz mbipeshë). Vendi i shqipeve (tashmë të dhjamosura) linte pas edhe atë që rëndom merret si më e pagdhendura kur vjen fjala tek format trupore, Amerikën. Duket se nga poema e famshme e Pashko Vasës ai ‘qortimi’ “ti ke pas ken nji zonjë e randë” nuk ka më vend. Shqipëria është tashmë më e rënda ndër zonjat e botës. Askush të mos kujtojë se kjo ngulfatje do të rrisë shtatin gjeografik të vendit duke krijuar kështu Shqipërinë e Madhe. E shumta ai burri me kanotiere të ngritur diku mes mullës e kraharorit (ose shenjave të pranisë së tij të dikurshme) do të hasë në ndonjë A.A. Gill. Pas kësaj ju e dini atë reaksionin zinxhir pjesë e të cilit ne shqiptarët bëhemi pa kurrfarë teklifi.

Mulla ciklopike që djersin si në ditën e kjametit, reja e pluhurit, zhurmat dhe pena e një të huaji që e skicon Tiranën ashtu sic është e sic neve nuk na pëlqen të na e skicojnë. Mos e përmendni frazën ‘frymë kritike” se ndoshta edhe ajo është shëndoshur dhe mban erë.

Cilës Botë i përket Shqipëria?

Shqipëria vazhdon ta trupëzojë atë përcaktimin e famshëm të Milan Shuflajt “regio mirabilissima”. Ajo, e hajthme, shtrihet përgjatë dy deteve si amforë krisjet e së cilës të bëjnë ta dashurosh. Në këtë pikë Shqipëria i përket botës së parë. N’anen tjeter te kesaj bukurie fillon reja e papërballueshme e pluhurit, trafiku idiot, zhurmat kupëqiellase, moskomunikimi coroditës, apogjeu i ujit dhe dritave. Dhe, Shqipëria e bukur kridhet në llumin e Botës së Tretë. Pas kësaj teposhte, oh, c’farë (ç!)lirimi, edhe një e përpjetë tjetër; femrat e Shqipërisë.

Femrat jo si ngasje seksuale, por si burim njerëzor, si energji, si balancë e drejtim. Ato dicka dinë nga rëndësia e tyre sepse shkojnë rrugës me krye lart. Shohin anash dhe lëshojnë dritë -a do na mjaftojë kur të shterret Drini?- e cila mes tmerrit ngjan edhe më lëbyrëse, edhe më shpresëdhënëse. Me to Shqipëria e lë edhe njëherë Botën e Tretë duke iu ofruar së Dytës. Pastaj ne skene hyjne burrat e ketij vendi. Aq të pasens janë burrat e Shqipërisë sa një syresh, personazh i njohur, del e thotë se ligji antiduhan nuk duhej miratuar pa u shtruar të gjitha rrugët e vendit. Hëm!, Më ndihmoni të ndërtoj një raport mes vdekjeve nga kanceri dhe atyre të shkaktuara nga sëmbimet e autobusëve të linjave ndërqytetëse! Një tjetër, koleg zëmadh i të parit, për të dëshmuar disidencën ndaj ligjit antiduhan ndez një cigare bash në studion e emisonit të tij transmetuar ne TV më të madh në vend. Hajde e gjeje mbasandej se kush ishte i pari Zjarri apo Duhani!

E gjelbra si nëngjyrë. E së kuqes, kesaj here

Anë e matanë kësaj tokës sonë lëvizjet mjedisore (ambjentaliste) janë kthyer në njësi matjeje të edukatës politike dhe sociale të një vendi. Shqipëria ka hisen e vet të mjedisorëve, por edhe këtu ajo ndryshon nga vendet e tjera. Eksponentët e lëvizjes së gjelbër në Shqipëri janë të shumtën e herëve në kontradiktë me vetveten. Një paradoks është ai i zhurmës për Petroliferën e Vlorës kundërshtimi ndaj së cilës yshti njerëz publikë të njohur si përkrahës të së majtës për të zbritur në kryeqendrën e Labërisë. Kundërthënia brenda kësaj qëndron në atë se harta e Shqipërisë nuk mund të arnohet më zhele të gjelbra në Vlorë ndërkohë që këmisha e kryeqytetit është e murrme.

Ata që banojnë në Tiranë dhe bëjnë lobing për Edi Ramën nuk mund të zbresin në Vlorë për të ngritur atje Flamurin e Pastërtisë sa kohë që Njollat e Brekusheve kryeqytetase tregojnë se nuk kanë bërë detyrat e shtëpisë së tyre. Një radhë fabrikash cimentoje po ngrihen edhe në masivin e pishave që të con në Krujë. Dy janë gjasat se pse mjedisorët shqiptarë kanë heshtur për këtë kasaphanë ekologjike. Ose ata nuk ligështohen nëse zonat që votojnë për deputetët e Berishës mund të sëmuren nga ndotja e fabrikave të ngritur nga qeveria e tij, ose ata e dinë se Vlora dhe jo Kruja ofron mundësitë për një tjetër kryengritje kundër së djathtës në pushtet.

P.S. (Mallra me shumice. Made in Albania).

Çorapet e bardha.Në vende të ndryshme të botës regjimet sunduese jo rrallë kanë organizuar djegien në sheshe publike të librave. Ndoshta “Mjaft’ meqë ka patur shumë më pak punë tani që Erjon Veliaj ka marrë zgjerim duhet të organizojë Ditën e Linçimit të Çorapeve të Bardha. Fjalorit Folklorik Kombëtar të Veshjeve (anti)Popullore i duhet shtuar sqarimi ‘çorapet gjithmone duhet të jenë më të errëta se pantallonat”. Perjashtohet nga ky rregull Edi Rama.

Kostumet kadife. Nuk e di se ne cilin katalog shkruhet se kostumet kadife janë kthyer në modë. Nëse ekziston një i tillë jam i sigurtë se vjen nga Turqia, Bullgaria ose Rusia.

Hundeleshet.Në folklorin shqiptar ‘hundëleshi’ është dikush me të cilin nuk duhet ta kruash. A thua kjo është arsyeja se pse burrat shqiptarë, pa përjashtim, kanë tufa leshi që u dalin nga hundët si të ishin Katallani i legjendës?

Gazetat kushtuar VIP-ave.Këto botime janë ndoshta gjëja më me humor në vend. Politikani X i fiksuar në foto poshtë së cilës vijon shpjegimi “për cfarë mendohet politikani X.’ Foto të një këngëtareje të re në veturë ndjekur nga scoop-i ‘këngëtarja M. shkon në punë më makinë”.

Deformimi i gjuhës.Nuk behet fjale vetëm për shqipen, por edhe gjuhët e huaja. Sidomos anglishten meqë kjo edhe ndër shqiptarë është pranuar si interlingua. Keshtu tabela e madhe e aeroportit te Rinasit e ka emrin gjysmë anglisht e gjysmë shqip“Mother Tereza”.

Trotuari shumëpërdorimësh. Trotuari në Shqipëri e ka humbur atë kuptimin klasik. Kalimtarët e kanë leshuar përfundimisht këtë zotërim të dikurshëm. Aty tani kanë bërë vend zgarat e qofteve dhe të pulave si pjese e zgjatimit të lokaleve të ndërtuara në katet e para të pallateve. Makinat gjithashtu janë aty. Edhe kur gjen njerëz ata nuk janë duke ecur, por duke kuvenduar.

Nga: Alfred LELA

 

Me rastin e 70 vjetorit të vdekjes së Migjenit. Botohet për herë të parë, ekskluzivisht për Sh.E. një copë e zgjedhur nga një libër në proçes botimi.

Malsorja e bukur ilire e Herodotit dhe malsorja e bukur e Migjenit…

Kryesisht, në saje të simpatisë dhe njohjes së hershme që kishte për Migjenin,  Gjovalin Luka realizoi një botim më të plotësuar me komentime, “Migjeni, VEPRA, mbledhë dhe shpjegue nga Gjovalin Luka”, botuar nga N.SH.B. Tiranë, 1954. Libri pati mjaft pengesa e ndërhyrje çensuruese nga Zyra e Kontrollit të Botimeve pranë KQ të PPSH, pati një punë sabotuese nga NSHB me gabime shtypi dhe u shoqërua nga një xhelozi e shfrenuar e një seri shpifjesh e kritikash prapa krahëve, të nxitura nga një klan i caktuar. Gj. Luka ishte i ndërgjegjshëm se do të duhej përsëri shumë punë për të plotësuar e komentuar një Migjen të plotë, ashtu siç e meritonte ai talent i rrallë, mirëpo çensura e vija enveriste nuk lejonte, prandaj në shumë komentime ai preferoi të heshte ose t’i binte përciptazi… Pas më shumë se gjysëm dekade, mohim komplet dhe zhdukje totale me errësirë, komentet dhe puna autentike e Gj. Lukës u vlerësuan mjaft pozitivisht. (Shih studimin A. Haxhi, T. Topalli, “Disa vlera gjuhësore të botimit të veprës së Migjenit nga Gjovalin Luka, 1954”, në “Seminari VI, Shkodra në Shekuj”, nëntor 2005, Vëll II, bot. MH Shkodër 2006, f 61-64)  Më 1965 edhe i vëllai i Gjovalinit, Kol Luka, e kishte realizuar e botuar në Francë, një përkthim për “Vargjet e Lira” të Migjenit në frëngjisht, punë të cilin e kishte paraprirë përgjatë viteve 1954-1959. Libri u botua në Francë me një Parathënie të Andrea Varfit, i cili gjithashtu ka qenë një lëvrues e admirues i Migjenit.

 

***

Në fund vitin 1945 erdhi me ftesë për një vizitë në Shkodër, nga Jugosllavia, shkrimtari i njohur sovjetik Ilia Ehrenburg. Gjovalin Luka e mirëpriti atë në shtëpinë e tij. Ehrenburgu u interesua për jetën dhe traditën letrare dhe historike të Shkodrës. Në prezantimet që i bëri  babai im Gj. Luka, Ehrenburgut i tërhoqi vëmendjen në mënyrë të veçantë Migjeni. Gjovalini i dhuroi të përkthyer në frëngjisht vjershën “Parathania e parathanieve” dhe diskutuan rreth saj, gjithashtu i komentoi Ehrenburgut, shkurtimisht edhe dy tregime: “Zeneli” dhe “A don qymyr zotni?” (ribotim në “Bota e Re”, shtator 1945, f 45; bot. në E. Koliqi, K. Gurakuqi, antologjia “Shkrimtarët Shqiptarë”, Prej Lidhjes së Prizrendit e deri sot, Pjesa II, 1941, Tiranë 1941; revista “Illyria”, Nr. 24, 28 shtator 1935, f 7)

Migjeni i përzgjidhte temat nga realiteti shqiptar dhe nga qyteti i tij i lindjes. Ai kishte qenë mësues i thjeshtë në një malësi afër Shkodrës, në Pukë. Nxënësit malësorë revoltoheshin kur e shihnin pjesën që zinte atdheu i tyre në globin tokësor: “Po si Zotni, kaq e vogël Shqipnija?” Mësuesi mundohet t’u shpjegojë se për frymë të popullsisë na bie më shumë teritor se disa vënde të tjera, por nxënësit nuk e kuptojnë. Zeneli, inteligjent i afrohet mësuesit: S’kemi kurgja Zotni, as vegla për punë, as shtëpi… jemi të varfër, jemi të vogjël; Një malësore e bukur ka dalë në qytet në verë, të shesë qymyrin e drurit të ngarkuar në dy thasë me kalë. Ndonëse ka qenë një kohë fanatizmi, zakoni shqiptar nuk e kishte për gjë të shfrytëzonte nuset dhe gratë  për të gjitha punët bujqësore, blegtorale, të gatimit etj, por të bënin edhe punët e tregut. Dhe kur malësoria ishte e bukur, ndodhte ndonjëherë që binte edhe pre e epsheve të zotnijve. Tema të thjeshta por një dramacitet i madh…

Ehrenburgu, sigurisht kishte një kulturë të gjërë, por ajo që e befasoi babanë tim, ishte nuhatja e tij e jashtzakonshme që kishte për të zbuluar surpriza dhe mënyra se si sillej dhe komunikonte me aq afinitet, a thua se kishte pasur një njohje prej shumë vitesh. Ehrenburgut i bënë një përshtypje të jashtzakonshme veshjet e fshatareve dhe malësorëve dhe bënte foto me aparatin e tij personal. Duke ia prezantuar disa kartpostale, dy prej tyre ia pushtuan vëmendjen. Te e para, ishin nja dy fshatare të rrethinës së Shkodrës, që ecnin rrugës në qytet, me thes në shpinë, duke biseduar e duke tjerrur lesh me furkë dhe te e dyta ishin disa gra myslimane të mbuluara në rradhën e bukës,  në pazarin e Shkodrës. (shih kopjet e skanuara)

-Nga janë këto fshatare me këto veshje dhe këto gra myslimane të mbuluara?

-Janë fshatare të rrethinës së Shkodrës që kanë ardhur për të bërë tregun, ndërsa këto gra janë qytetare të vetë qytetit, në radhë për bukë. Mënyra e veshjeve, siç edhe mund ta keni konstatuar, ndryshon shumë në zona të ndryshme etnografike.

-Dxhovalin, ai tregimi i Migjenit me atë malësoren e bukur me kalë, këto gra me ngarkesë në shpinë duke tjerrur lesh, si edhe dhe këto gratë e mbuluara myslimane që bëjnë edhe tregun, të gjitha bashkë, po më kujtojnë një histori, për cilësitë dhe zakonet e grave tuaja, që tjerrnin linin, krahas punëve me kafshët e ngarkuara, siç e ka përmendur Herodoti. E ke lexuar ti?

-Jo, deri më sot unë nuk e kam lexuar. Por, mund t’ju them se, gratë tek ne edhe sot kur shkojnë me kafshë në mal për dru, përveç ngarkesës së kafshës, mbajnë edhe vetë ngarkesë në shpinë dhe ndërkohë punojnë duke tjerrur leshin ose fijet e bimës së linit, me të cilën bëhen litarë, një lloj bezeje dhe disa prodhime të tilla me të cilat ato vishen. Fijet e linit, nuk duhet të ngatërrohen me të leshit dhe këndej ka rrjedhur edhe një fjalë e urtë: “Mos i ngatërro punët, mos i ban lesh e li”. Ne kemi edhe një traditë të hershme të punimit të mëndafshit. Puna e gruas, dijenitë dhe aftësitë e saja, janë një praktikë më se e zakonshme tek ne. Gruaja shqiptare paraqitet gati-gati si një kombinat që i prodhon të gjitha, te një vjershë e poetit tonë progresist Anton Çajupi. Me siguri, siç e thatë ju, duhet të jetë një traditë e lashtë dhe ne shumë shpejt do ta studiojmë Herodotin dhe të gjithë autorët antikë me hollësi. Aktualisht ne kemi disa klerikë katolikë historianë, studiozë të dalluar, veçanërisht kemi një specialist talent. Ai shkruan për një statujë të vogël bronzi të shek VI p.K., që është gjetur në Shkodër, që ndodhet në muzeun e Luvrit në Paris, shkruan edhe për statuja guri me veshje ilire. (Marin Sirdani, “Hylli i Dritës”, “Kulturë e Arte në Shqipëri” nr. 2-3-4 prill 1944, f 21.) Qyteti ynë ka edhe një legjendë të lashtë me një murim të një nuse të re me fëmijë për gjiut, në muret e kështjellës, si një sakrifikim, që muret të mos rrëzoheshin më natën, muret ende kullojnë qumësht gëlqeror etj. Po të dëshirosh mund të shkojmë dhe e vizitojmë.

-Po, ju falënderoj shumë. Atëhere dëgjojeni historinë e Herodotit. Dy vëllezër ilirianë, me të motrën e tyre shumë të bukur, në kohën e pushtimeve të Darit të Persisë në gadishullin tuaj, kishin përfunduar në qytetin Sardis. Ka të ngjarë që Dari donte ta merrte Greqinë me krahë marrje, qysh nga brigjet e Detit të Zi, duke siguruar edhe aleatë jo grekë. Të dy vëllezërit, që kishin ambicie të bënin karrierë e që donin të binin në sy të Darit e dërgojnë të motrën e bukur për të mbushur ujë me kalë. Duke ecur, krahas kapistallit që e kishte lidhur pas llërës së dorës, ajo mbante edhe një shtamë në kokë dhe me të dy duart tirte fije lini. Pasi i dha ujë kalit, vuri shtamën në kokë, u kthye përsëri duke tjerrur me furkë. Kjo femër kaq e bukur dhe kaq punëtore me disa punë përnjëherësh, tërhoqën vëmendjen e Darit të Persisë, sepse gratë persiane nuk kishin nga këto zakone. Dari i thërriti të dy vëllezërit dhe motrën e tyre dhe i pyeti se nga cili popull janë. Ata i thanë se janë ilirë peonas nga brendësia e gadishullit, aty rreth lumit Strimon dhe te liqenet, fqinjë me helenët dhe që aty edhe ngushtica e Helespontit  nuk është shumë larg. Ata i thanë se dikur kishin qenë me prejardhje teukrase dhe si koloni e trojanëve. Dari i pyeti: A janë të gjitha gratë tuaja kështu kaq punëtore dhe të bukura si motra e juaj? Dhe ata i thanë se të gjitha gratë e vendit tonë janë kështu punëtore dhe të bukura. Atëhere Dari, i dha urdhër komandantit të tij Megabazit, që t’i shpërngulnin me forcë një pjesë të atij populli në Persi. E shikon, çfarë surprize zbuluam bashkërisht, një traditë e mbijetuar, gati-gati e pandryshuar, më se 2500 vjeçare! Çudjesno, çudjesno!

-Sh. Ehrenburg, ndoshta do t’ju befasoj pak më tepër. Ne kemi një krahinë që quhet Myzeqe në jug dhe siç më kujtohet nga një vizitë me makinën tonë, atje gratë dhe vajzat masivisht e mbajnë edhe sot e kësaj dite shtambën në kokë me anën e rrethi dhe ndërkohë ose tjerrin e punojnë ose mbajnë edhe dy shtamba të tjera në duar.

Këtu ndërhyn Kol Luka, vëllai i Gjovalinit:

-Kultura e linit është prezente shumë e fortë akoma edhe kësaj dite te ne, jo vetëm për litarë e vela anijesh, por deri edhe te veshjet, madje edhe të mbathurave të përbrendshmeve ne i themi t’linda/t’linjta, ka deri edhe punime shumë më të imta. Ne e kemi si traditë, çarçafët e shtratit, çarçafët e vdekjes, këmisha dhe të gjitha shtrojet e tavolinave dhe mësallave, duhet të jenë prej lini, ja shikoji se po t’i prezanton nana ime.

-Shumë interesante. Po shoh dhe konstatoj nga të gjitha, nga malësorë me veshje skithike, një shoqëri orjentale, por edhe mjaft njerëz me kulturë e përparimtarë, po shoh edhe lakmitë e fqinjëve dhe imperialistëve. Migjeni i ka pasqyruar të gjitha këto?

-Me aq sa e njoh edhe unë po.

-Po kjo frëngjishte kaq perfekte?

-Po unë kam kryer shkollën në Zvicër, pastaj ne kemi qenë shpesh herë në Francë.

-Do të kisha dëshiruar sa më parë që shkrimtari Migjeni t’i bëhet i njohur lexuesit të jashtëm evropian dhe botëror…

Më 1955 Gjovalini e takoi I. Ehrenburgun përsëri në Varshavë dhe ndër të tjera në një bashkbisedim ku merrte pjesë edhe akademiku me famë botërore A. I Oparin, e vuri në dijeni  se, më në fund e kishte gjetur dhe lexuar Herodotin në atë pasazhin e asaj ilirianes së bukur me shtambë në kokë që, tërhiqte kalin dhe tirrte linin me furkë. Më ka rezultuar se edhe vetë fjala e gjuhës tonë “lin-lir” dhe teknologjia e punimit e shfrytëzimit të tij është po aq e lashtë sa edhe në greqishten e vjetër λίνον edhe në latinishten lino-linum. Në dialektin shkodrianishte e kemi si lî me një i nazale shumë të vjetër, se përdorimi i linit shtrihet edhe te litarët e velat e anijeve, te pê lîni/fill-lîni, te voj lîni dhe se kemi një numër fshtrash si të lashtë ashtu edhe më të rinj që e kanë marrë emrin nga kjo kulturë, si “gadishulli Lin, në liqenin e Ohrit”; fshat Linzë, Linaj, etj. Dari i Persisë, me sa duket ka dashur jo vetëm të merrte me krahëmarrje Greqinë, siç e keni shprehur ju dhjetë vjet më parë, por edhe të përfitonte nga eksperienca e grave ilire për të rregulluar ekonominë, si edhe të përmirësonte rracën, me këto gra kaq të forta ilire. (Herodoti, “Historiae”. Lib. V, 1, 12, 13, 14, 15, 16)

Këto cilësi, edhe më shumë, i vinte në dukje edhe historiani romak Varroni, sidomos në gratë e fiseve baritore stinore, madje ai nënvizonte, se përveç të gjitha punëve blegtorale e bujqësore dhe të mjeshtërive të tjera, gratë ilire ishin edhe shumë pjellore etj. (De Re Rustica, Libri II, 10)

Libri “Migjeni, Vepra”, Mbledhë  dhe shpjegue nga Gjovalin Luka, bot.  NSHB,  Tiranë 1954

 

 

Bukuroshet e perzgjedhura ne spektaklin e bukurise shkodrane “Miss Shkodra 2008”, i organizuar nga Agjensia e Spektakleve “Buna 1”

ne bashkepunim me Televizionin “TV1 Channel” dhe “Deliart Association” vazhdojne rrugen e konkurimeve, kete here ne nivel nderkombetar.

Agron LUKA

 

Bukuria shkodrane përfaqëson Shqipërinë në “Miss Globi” në Kinë

E renditur nder 10 me te mirat e spektaklit te bukurise shqiptare “Miss Shqiperia 2008”, Florinda Marashi do te marre pjese ne konkursin e bukurise boterore “Miss Global Beauty Queen 2008”, i cili do te zhvillohet ne Ningbo, Xiangshan te Kines ne datat 7-28 shtator 2008.

Tashme gjithcka eshte zyrtare dhe kete e konfirmon vete presidenti i Agjensise se Spektakleve “Buna 1”, Arben Mazi. Ai ben me dije per gazeten “Shqiperia Etnike” se sipas faksit zyrtar te fteses per pjesmarrje, ne kete konkurs nderkombetar bukurie, marrin pjese vajza nga e gjithe bota, nga te 5 kontinentet.

Themeluese e ketij konkursi bukurie eshte Madame Leticia Bulotano-Wheeler, nga Kebeku i Kanadase ne vitin 1998. Nderkohe, nga 10 marsi 2005, te drejtat e organizimit dhe patenta e “Miss Global Beauty Queen 2008” i ka kaluar nga Bulotano- Wheeler tek Alex Liu.

Gjithnje sipas presidentit Mazi, gjate kohezgjatjes te konkursit, vajzat pjesemarrese do te kene mundesi te njihen me vende turistike te Kines, por ajo cfare eshte me e rendesishmja- me kolege te tyre nga shtete te ndryshme te botes. Vajza shkodrane, Florinda Marashi, pas paraqitjes dinjitoze ne “Miss Shkodra 2008” dhe rreshtimit nder 10 me te mirat e “Miss Shqiperia 2008”, po perjeton nje ndryshim jo te vogel ne jeten e saj, pjese e te cilit eshte edhe pjesmarrja ne konkursin e bkurise nderkombetare ne Kine. Pa me te voglin dyshim, eshte nje tjeter arritje e Agjensise se Spektakleve “Buna 1”, e cila gjate viteve te ekzistences se saj aktive, nuk eshte kthyer vetem ne nje promotor te gjallerimit te jetes kulturore- artistike ne Shkoder e Shqiperi, por po mbeshtet e promovon tashme edhe bukurine shkodrane e shqiptare ne bote. Ne kete pjesmarrje, ajo qe vlen te permendet eshte se sherben si nje trampoline per tu njohur jo vetem bukuroshja shkodrane Florinda Marashi, por edhe bukuria shqiptare- perfaqesuese e te ciles eshte pikerisht ajo ne kete eveniment nderkombetar. 5 vajzat me te bukurra te perzgjedhura ne edicionin e fundit te “Miss Global Beauty Queen 2008” jane: Yulia Dragunova- Moske,Rusi; Pawina Bamrungrot – Bangkok, Tailande; Samantha Tajik – Toronto, Kanada; Zhu Qin – Hangzhou, Kine; Fanny Samaniego – Quito, Ekuador.

Edhe pse e urojme te gjithe nje fitore te vajzes shkodrane Florinda Marashi, edhe nese ndodh ndryshe, jemi te sigurte se perfaqesimi do te jete mese dinjitoz, duke nderuar Shkodren fillimisht por me pas edhe per Shqiperine.        ARBEN CUBAJ

 

Mali i Zi: Bukuroshja Leunora Gjonaj shpallet “Miss  Bjeshka” 2008

Bjeshka e Koritës, në Triepshin histori ndritur, në Triepshin e shumë mendjeve të ndritura deri në Amerikën e largët, mblodhi gjithë bijtë e bijat e veta, por edhe mijëra shqiptarë të Malit të Zi, për të ndjekur  “Logun e Bjeshkës”2008. Malësorët shpalosin talentin në shumë sporte e lojra, në art e kuilturë, në bejta e veshje, por evenimenti kulmor eshtë përzgjedhja e më të bukurës. Perendia është treguar shumë shpirtgjërë  jo vetëm me bukuritë  natyrore të papërshkrueshme në pak rreshta , ku Triepshi, një bjeshkë e pashoqe, ofron kushte verimi  si askerkund tjetër, por edhe me bukuritë njerëzore. Triepshianët janë bujarë, dinë të vlerësojnë  e shpalosin artin, dinë të çmojnë hieshinë. Është shoqata  “Besa”, tashmë me një begraund të pasur në gjithë Europën e më gjërë në organizimin e shumë aktiviteteve , që ka marrë përsipër edhe këtë Log kaq të bukur. Janë dy shqiptarë të mirë, Shtjefën Lucaj dhe Marash Lucaj, pinjollë të trimave që kanë bërë histori, që na shoqërojnë me mikpritje e bujari ngado. Shoqata kulturore-artistike është themeluar më 1968 nga Ndue Dedivanaj që të gjithë flasin fjalë të mira. Kështu me respekt flasin kryetari aktual Lekë Memçaj dhe koreografi Shtjefen Ujkaj, të cilët merren me organizimin e spektaklit të bukur të bjeshkëve kaq të bukura. Është një ditë ku të gjithë gëzojnë, edhe missi i vitit 2007 Kristina Malotaj nga Triepshi, një vajzë që brënda një viti arriti maja suksesi , pasi është duke luajtur një film në Hollivud, një ëndërr kjo për miliona vajza nga e gjithë bota, bile një ëndërr që mbetet ëndërr, përjashto shumë pak asosh që shëndrisin për të mbetur në jetë të jetëve yje të historisë e kulturës njerëzore. Spektakli është në kulmin e vet. Logu merr jetë në këtë ambient si  një amfiteatër natyror. Jehona e maleve përcjell fuqishëm gëzimin që oshëtin. Larmi veshjesh, larmi këngësh,gjithçka tradicionale, gjithçka fantastike. Bukurisë ja shtojnë hieshinë vajzat, ato që konkurojnë për kurorën e Missit.  Juria e ka tepër të vështirë të përcaktoi më të bukurën e bukurosheve. Ato të gjitha janë si Zana Mali, ato të gjitha mund të konkurojnë në skena prestigjioze.me konfort e ylbere dritash verbuese. Por për çdo regjisor a skenarist  kjo bjeshkë do ishte vetë mrekullia. Mrekullia e natyrës dhe bukurisë femërore , bile. Veshja është art më vete. Ekspozohet aty tradita, kultura, mençuria, bukuria, gjithçka. Dhe dita kaq e gjatë të duket e shkurtër. Kurora e Missit i rri në kokë Leunora Gjonajt, një vajze tipike shqiptare, një vajze që qysh sot e mbrapa do i ndryshoi gjithçka, pasi duket një bukuroshe mjaft e zgjuar e me perspektivë.E cila vajzë nuk do dëshironte të ishte në vëndin e saj?   Megjithatë, të gjitha bashkëmoshataret e urojnë, edhe konkurentet. Juria ka qënë tepër cilësore, e përgjegjshme. Të gjithë sytë drejtohen nga Missi, të gjithë, me fëmijë, të rinj e të reja, burra e gra, të moshuar e të moshuara, e urojnë me shpirt edhe pse nuk kanë mundësi ti afrohen. Edhe shoqëruesja e missit Marie Memçaj është një bukuri prej vërteti. Çmimit të veshjes më të bukur i gëzohet një tjetër vajzë plot nur e hieshi,Kristina Kalaj.Edhe Lekë Maç Nilaj e Flora Tinaj nga Vukli, me banim në Amerikë, u nderuan me çmim të parë të Logut. Janë bjeshkët e Hotit pra, Trieshit të sotëm që mkbledhin çdo vit bijtë e bijat nga ngado, në një sofër, në sofrën e gëzimit, si rrallë kund.

Ndue Pepushaj

 

DUKE  NDJEKUR EMISIONIN “njerëz të humbur” nga Brukseli

Duke ndjekur me vemendje emisionin “njerez te humbur”, t’ju them te drejten nje ndjesi e dhimbshme me mund, jo vetem per arsyen se ne nje fare menyre te gjithe ne emigrantet e gjejme vehten aty, por sepse rrealiteti aty arrine deri ne pika aq te renda emocionale gadi-gadi te pabesueshme, qe vetem profesionalizmi i ketij stafi te ri gazetaresh me Aiden udherrefyese dine me aq maturi ti japin fille. Ndjeshmeria njerezore, natyrshem na rremben jo vetem per ta ndjere vehten thjesht midis ketij paneli, por edhe na ve para detyrimit moral, per te dhene ndimesen tone, per te gjitha ato qe dime me saktesi, me qellimin e mire per gjetjen e te afermeve te tyre. Ndoshta largesia prej mijra km nga vendi yne, na rrit me shume ndjeshmerine. S’eshte turp t’iu them se shpesh here mundohemi te ruhemi nga lotet te pakten para femijeve tane, por nuk mundemi. Nuk mundemi sepse jemi prind vet, mandej jemi emigranta vet he mos qofshim.

Kame bindjen, se per nga rendesia dhe audienca, ky emision eshte unikal. Ai gjithnje fillon me lotet e dhimbjes, vazhdon me ankthin e pritjes dhe mbaron me lotet e gezimit. Kjo veper kaq humane, e ketij stafi gazetaresh investigues, (qe shteti se beri kurr) shtrihet pothuajse ne te gjith cepat e planetit. Ajo impunon nderim e mirnjohje.
Kemi njohur ne kete emision  njerez te humbur ne menyren me te tmerrshme. Kemi pare ne kete emision njerez te gjetur ne menyren me lumturuese. Kemi pare e njohur ne kete emision, njerez te humbur prej kushedi sa vjetesh, dhe pasi u bene te gjalle, s’na kishte marr mendja kurr se ata nuk do pranojne te bashkohen me familjet e tyre! Kemi njohur e ndjere ketu, gezimin dhe lumturin e pa mate, te njerezve  te nje gjaku, qe ky emision i bashkoj pas 100 vjetesh. Ky emision i ka te gjitha. Ka personazhe me ndjenja te veçanta njerezore qe na kane mahnitur. Ato jane aq te forta, sa te mundin edhe ligjet e nje shteti. Bindje mbi vertetesine e ketij pohimi, eshte ajo nena nga Berati me zemer “çelik”, qe besoj te gjithve na ka mbetur ne mendje, Arjana Liço e quajne. Ajo me fisnikerine e nje gruaje tipike shqipetare, i dhuron zemren e djalit te saj, nje njeriu qe edhe pse se njihte, e ndjente me dashurine e nenes, per te  shpetuar nje jete nga vdekja e sigurt. Sot Stefani nga Italia, (emerin e te cilit te gjithe e pame, se si dhe pas sa kohe Arjana e mesoje) jeton me zemren e shqipetarit Erionit Liço. SHqipetari te fal edhe zemren. Te till njerez bejne histori. Kjo histori te ve “para pergjegjesise”per te shikuar me mire vehten, ku je ne rraport me ate qe duhet bere. Te jep force e kurajo, te motivon per te sfiduar veshtersit e jetes. Te bene gazetar pa ditur te shkruash. Kjo arsye me nxiti te shkruaj keto rradhe modeste, pa pretenduar gazetarin profesionist, por ashtu siç i ndjej e siç po e perjetojme konkretisht “humbjen” kendej ne dhe te huaj.

Nga FADIL BALA

Bruksel

 

”NJEREZ  TE  HUMBUR”…

Mund ta kesh provuar i nderuar lexues emigrimin, e ti e di fort mire se ç’do te thot kjo fjale  e kah-motshme shqipe kurbet. E kush me mire se emigranti e di, se dheu i huaj te brene per se gjalli, pak e nga pak ashtu siç brene krimbi mollen. Per ne emigrantet shqipetar -thone-paska qene e shkruar prej zotit (ne themi, e vuajme prej robit) ta ndjejme me teper se te tjeret peshen e rend te tij. Vetem ne shqipetaret nuk mbrohemi nga asnjera pale. Sepse po te kujdesej shteti yne per ne, sigurisht qe edhe shteti prites do te angazhohet me shume per te drejtat tona, e po te ndodhte kjo ashtu siç ndoll me emigrantet e shteteve tjera, atehere me siguri s’do te ishim katandisur ne kete grade. Por shteti yne jo vetem qe nuk kujdeset, por ai nuk e di se ku i ka bijet e vet, keshtu eshte kur nuk ka nje politike te mirefillt per ne emigrantet.

Ne te vertet, imazhi qe ne kemi ketej ne boten perendimore, fillimisht eshte i njellojshem me te tjeret, ne debate, ne pune, ne vleresime e kudo, por ne  momentin qe identifikohemi si shqipetar, (disa nuk identifikohen) imazhi jone fillon e zbehet, per te rëne deri ne nivelin e klases politike ne shqiperi, sepse ne fakt ka qene pikerishte klasa politike e ketij vendi (jo vetem aktualja por qysh, nga Enveri e tek  Saliu, dhashte Zoti qe ky te jete i fundit, ) shkaktarja qe s’munden apo s’ deshen kurr, te ngrejne imazhin e shqiperise ne nivelin e kohes, apo te pakten ne nivelin e atyre vendeve me emigrantet e te cileve ndjehemi te diferencuar, por na vizatuan portretin e inferiorit. Mandej kjo pune shkon ne linje logjike, sepse shkaku dhe pasoja vine fill njera pas tjetres. Paradoks? Mundet, por rrealiteti i tij eshte i pa mohueshem. Po e  perjetojme dhe e ndjejme kaqas perdite.

Nje shembull konkret: Pardje në nje stacion metroje ketu ne Bruksel, nje lypsar rromun, po kryente detyren e tij te perditshme. Me disa gjeste te turpshme, po terhiqte vemendjen e nje grupi mekanikesh Belg, tek po gracatonin shkallet e ashansorit. Oh la la, ç’ben shqipetari, degjuam habinë e njerit prej tyre. Nuk besoj se është shqipetar, i kundershtoje kolegu i tij, sepse shqipetaret  grabisin,   marrin peng,   vrasin,   spiunojne sho-shoqin, por nuk lypin ne rruge, sepse nuk i le “kryelartesia”qe shtiren para njeri-tjetrit. Ky opinjon me mbushi me maraz, por nuk me çuditi fort. Ne heshtje, edhe pse kunder deshires time, s’kame pse e fsheh, thash belgu ka te drejt, por me ze nuk munda ti kundershtoja. Nuk munda sepse te gjitha keto gjeste secile me e shemtuar se tjetra jane rreale. Syte dhe veshet na u mesuan, aq shpesh ndodhin.

Per grabitjet, per marrjen peng, per vrasjet, sigurisht ato pasqyrohen nga mediat vizive  e te shkruara, dhe ju i merrni vesh shpejt mendova, por per spiunet nga e dini ju “biramela te “poshter”? Apo nuk rri gje pa dal thuaj. Nejse. Pune per ju qysh e tek, por edhe ketu pikes i keni rene.

Tju them te drejten, kurr se kam besuar, se paska edhe njerez kaq “zemer gjere”, qe edhe pse s”ke fare pune me ata, e s’u ke ankuar ndonjehere hallin, kane ata pune me ty, “kujdesen ata per punet tuaja”, edhe pse ty s’te shkon mendja fare, se nga kush e ke “dhuraten”. SHqip keta jane spiunet. Keta njerez te pa skrupullt, qe djalli u ka dhene shpirtngushtesine e pa besine, jane kthyer ne asjete te vlefshme per eproret e tyre, ne konvertim te paisjes me dekumenta qendrimi definitiv. Keta mjerane qe me kujtojne proverbin “Une s’kam turp, prandaje ju s’keni ç’me beni”, jo pak raste  kane djegur emigrantet e ndershem. SHprehjet e famshme te Konices dhe te Nolit: Se shqipetarit nuk i vjen e keqja nga te huajt, por i vjen nga vet shqipetari, mbeten gjithnje aktuale.

Nese mund te klasifikohemi ne kadegori ne emigrantet,   mendoje se perveç “mostres” ne fjale, perbejme edhe disa te tjera:

1-Nje pjese qe pas shume pritjeje e sakrificash jane paisur me dekumenta te rregullta definitive, kuptohet punojne te deklaruar, bejne nje jete normale, dhe kane pothuajse te gjitha te drejtat dhe detyrimet e barabarta me vendasit.

2- Eshte “ushtria”pa dekumenta qendrimi, pa te drejt pune , pa drejt ndihme sociale, dhe kjo eshte shumica, por me shume sakrifica e frige punojne ne te zeze, ne punet me te renda (kur gjejne pune kundrejt nje page qe asnjehere se vlene mundin), per te mbajtur familjet e tyre. Punojne me frige, sepse sipas ligjit Belg pasojat jane aq te renda ketu per emigrantet, sa qe po u kapen duke punuar, ne te zeze, ata quhen kriminele e si te tille denohen me burg, ose largohen me nje here per ne vendin e tyre, duke u mohuar te drejten te shkelin per 5 vjet ne te gjitha shtetet e B. E-se. Ne raste teper te  rradha per ndonje aresye te veçant edhe mund te falin, gjithnje sipas ligjit*(por ç’eshte e verteta, kurr nuk te trajtojne jasht ligjit, duke te rrahur apo turturuar, fjala bie si ne Greqi apo gjetk). Njekohesisht edhe ndaj punedhenesve rendojne gjoba qe variojne nga 5-mije deri ne 50 mije euro.

3-Eshte “vadhja e trimave qe bejne deken si me le, per aq kohe qa jane pa vizituar “shtepine pa qera”, kur vrasin shokun per nje fjale goje, pasi kane thithur dy-tri here ate te “shkreten”, e qe su skuqet as s’u nxihet aspak faqja kur “punesojne” vajzen e komshise. (4800 emigrante shqipetare ne te gjith boten vuajne sot denimim, per krime te ndryshme, vetem Greqia mbane pas hekurave 2200, Italia  2100 , Anglia 100, pastaj vijne GJermania, Belgjika, Hollanda Turqia, Franca, etj. Amerika mbane 58 shqipetare te denuar, shifrat jane zyrtare te dy muajve te fundit)
O Zote si na erdhen keto pune keshtu! Ne shqipetaret enderrues te perjetshem per nje jete  pa strese, sa shpejt i harruam 1001 vishtersit e prinderve tane per t’na rritur, sakrificat tejet te rrezikshme per te ardhur deri ketu, e tani bejme te “fortin”, pa njohur aresyen njerezore, as ligjet e shtetit prites, qe kendej s’ka burr nene qe i neperkemb ato, pa njohur mire as vehten tone. Mandej perfundimi dihet: Ata njerez qe harrojne veshtersit e tyre te kaluara, jane te destinuar ti perserisin ato.

4-Në fund kadegoria e rrefugjatve me keqardhje ne shqip quhen “zhelet”, pa punë, pa lek, pa shtëpi, pa familje. Me gjuhën e këtushme quhen clochard, (SDF), Sans Domicile Fixe, (Endacak pa shtëpi fikse). Që të jemi të sinqert nga ky grup janë fare pak nga tanët, kjo spjegohet me faktin, per vetë natyrën e shkathët që ka shqipëtari, ai shfrytëzon të gjitha mjetet rrethanore, dhe deri ne këtë gradë veshtirë se bie, por megjithatë që s’ka fare s’mund të themi. Fatkeqesisht, një pjesë e vogel nuk ka mundur dot ti rrezistojnë vishtersive dhe janë “dorëzuar”. Ne keto rrethana edhe keta ashtu si “trimat” dhe “mostrat” e kane humbur emrin e emigrantit, dinjitetin dhe traditen shqipetarit.   Turp!

Kur largohemi nga vendi yne, te gjitheve besoj na dhemb shpirti, por sidoqofte emigrimi i menduar ka nje spjegim qe te gjith e dime, por te braktisish vetvehten eshte me shume se e dhimbshme, eshte tragjike, eshte nje tmerr i vertet. Duke qene fatkeqesisht keshtu, kemi bindjen se keto dy kadegori perbejne nje pjese “te lendes se pare te markes Madein Albania”, qe  furrnizon emisjonin”NJerez te Humbur”.

Sa here  kam pyetur vehten: Jemi viktima apo produkt i nje sistemi? Po rrefereni patriotik, O sa mire me qene SHqipetare, si mund ta kendojme? Nejse. Pak te veshtira me duken pergjigjet, ndoshta ndjehem i “vogel”per te gjykuar çeshtje kaq te madha. Mandej siç ju thash ne fillim lexues te nderuar, s’pretendoj gazetarin e mirefillt, por se bashku me ju, mund te plotesojme njeri-tjetrin, duke dhene secili mendimin e tij. Do te kemi mendime te ndryshme, eshte normale, por ne nje pike besoj se bashkohemi te gjithe: Plage e rend e trishtim i madh, per vendin tone qe ka humbur me shume se nje te treten e bijeve te vet. (Deklerata zyrtare, nga Ministria e Punes dhe çeshtjeve Sociale, me 03/07/08, flet per mbi 1 milione emigrante).

 

BASHK  ME MIJRA EMIGRANTE

Mblidhemi se bashku, ne A. S. B. L. shqipetaresh, (keshtu quhen shoqatat kulturore), emigrante pothuajse nga te gjitha krahinat shqipfolse. Ndjehemi, tamam ashtu si midis nje grupi polifonik qe bashkon te gjithe kengetaret per te kenduar kengen e kurbetit.
Diskutojme vllazerisht Gege e Toske, per tema te ndryshme, por me shume per ato qe na preukupojne. Nga fjalet e tyre te thjeshta, por ngjitese, se ke te veshtire ti njohish bazuar ne dialekt se nga cila krahine shqipetare kane ardhur ketu. Ketu degjon optimista, rrealista, pse jo edhe pesimista e te  zhgenjyer, keta te fundit duke shprehur pendimin e tyre per fatin qe vete ata zgjollen per te kerkuar nje jete me te mire kendej, e qe ne fakt nuk u doli ashtu siç e kishin menduar. Secili flet per hallet e veta , njeri hap trasten e tyre, e tjetri i pergjigjet me thes.
Krenohemi kur shikojme dhe degjojme per emigrantet shqipetar ketu ne Belgjike, per arritjet e rrezultateve te mira ne punet e tyre ne fusha te ndryshme te jetes, dhe keta nuk jane pak. Midis te tjerave  nje dukuri mjaft pozitive, (dhe qe ndoshta mbetet shembull edhe per ne te rriturit) jane femijet tane, te cilet ne pergjithsi perveç ingranimit dukshem aktiv me shoqerine e ketushme, edhe ne perqindjen e notave shkollore, jane mjaft cilesor krahasuar me moshataret e tyre ta kombesive tjera. GJykuar ne perspektive kjo ka vlera te medha. . Prandaj, eshte pikerisht e ardhmja e ketij brezi qe na bene te sakrifikojme, duke u zgjuar ç’do mengjes me shqetesimin e par per ata.

Madje per tiu pergjigjur kerkesave te tyre, mendoj se ne kete drejtim jemi difiçitar ne punen tone si prind. Po pse mos ti themi troç  edhe te metat tona njerezore, se ketu ne Belgjike kemi nje mungese te theksuar aktivitetesh kulturore-artistike, (per te mos thene se ato nuk ekzistojne fare) ne menyre te organizuar nga ne emigrantet, krahasuar me mergaten shqipetare ne shtetet tjera, fjala bie si ne Zvicerr, GJermani, Amerike etj, apo ne rraport me emigrantet e shteteve tjera ketu. Natyrishte kjo ka veshtiresit e veta, kuptohet jo gjithçka varet nge ne, por fakti qe nuk ka nje levizje, te programuar, nuk ka as interesimin e duhur te prinderve per te hapur nje shkolle shqipe per femijet tane, per te mesuar gjuhen amtare eshte sa evident aq edhe shqetesues. SHkurt femijeve shqipetare u mungon libri shqip, dhe kjo s’eshte per fajin e tyre por per fajin e prinderve te tyre. Pa justifikim, ky eshte faji yne. Nejse. Prokupacioni ne fjale, eshte nje teme me vehte, te cilen do ta trajtojme ne numurin ne vijim te kesaj gazete.

Por te mbetemi ne ASBL… Tingujt e çiftelise shoqeruar me mjeshtrine e nje artisti te vertet, me nje kenge kreshnike kenduar nga kengetari i mirenjohuri Arif Vladi, na ben te harrojme sa do pak, vendin ku jemi tretur. “Te k’noft zemra shqipe, urojne shoket. Kesaj i thone kenge me shpirt. çiftelise keto kenge i kan hije, ajo s’ pranon bastardhime, siç po bejne disa kengetaruce te “modernizuar”. Ketu, kuksiane e dibrane kenga i fut ne nje debat  te ashper per superioritet historish e traditash, e keshtu konkurenca do te kishte vazhduar gjate, por bash ne kulmin e saj, nderhyn mjaft serioz nje shkodran: Historit e traditat i kemi pas vertet te mira, por ato na ishin nje here e nje kohe, ato qenka me veshtire ti ruash se sa ti fitosh, kjo po shihet gjat ketyre 18 vjeteve  demokraci duke abuzuar me keto vlera. Po hyjme ne histori nga dera e turpit. Pushken shqipetari e ka perdor kunder pushtuesit, e jo kunder shokut te tij, siç po ndoll shpesh ne keto kohe. Besen dhe nderin, keto virtyte aq te larta qe edhe bota ja ka njohur shqipetarit, po i shesim. Ja Gard du nord, 200 metra e kemi qe ketu, te gjith po shikojme per dite prostitutat shqipetare, qe po shesin krenarine tone. Te mos çuditemi, ato nuk jane vetem aty, ato jane kudo. Jemi vendi qe kemi mbushur trotuaret e perendimit ta themi shqip, me kurva shqipetare…

Keto te verteta te hidhura ia ulen nje marsh debatit per te marr me me kujdes kthesen ne nje drejtim tjeter, per ne rrugen qe lidhe SHqiperine me Kosoven…

Edhe ketu debati fillon krejt vllazerisht, por si gjithnje veshtire se gjendet nje teme, qe t’mos tia zeme “kryet me dere” sho-shoqit. Ja p. sh, te djathtet “gjuajne korrner nga e majta”duke pranuar se Majko vertet fillimisht ishte inisjatori per fillimin e projektit te kesaj rruge, por fondet e mbledhura qe s”dihet se ku perfunduan, e mashtruan keq popullin e te dy aneve e kufirit. Natyrisht te majtet s’jane dakort me kete arsytim, dhe ata”gjuajne penallti  nga e djathta”, kunder ministrit Basha per dyshim korruptiv, ne miliona euro pikerisht per kete rruge, e duke perbere rastin unikal, qe ministri i puneve te jashtme te nje shteti te takohet kancelarive te botes me homologet e tij, pa imunitet, me dangen e dyshimit korruptiv mbi korriz. RRuga “patriotike” edhe ketu prodhon debat alla shqipetareshe duke i nderprer fjalen njeri-tjetrit me zerin ne kupe te qiellit, e duke mos iu shmangur dot politizimeve, (mos kujtoni se vetem ne shqiperi rrahet politika nga militantet, jo jo, ne ketu e vuajme me shume kete simptome, se ne mbahemi me partiak se ju atje ne shqiperi)…

Edhe programet televizive satelitore ne gjuhen amtare, na perfshijne ne rrjedhen e tyre. Ja p. sh, lajmi i bujshem i para ca diteve qe dhane mediat shqipetare, por jo vetem keto, per 1, 2 miliard euro, qe Konferenca e Donatorve, i dhuroje Kosoves per mbekembjen infrastrukturore dhe  ekonomike te saj, na fut ne diskutim. Natyrisht ky sihariq te gjitheve na gezoje, por mendimet jane te ndryshme, ka edhe nga ata sidomos kosovar qe shprehen dukshem mosbesues, ndaj menaxhimit te ketij fondi: Atyne Zoti u dhasht bereqet njashtu qysh u ka dhan, (shprehet njeri ai nuk do te identifikohet) qe u ka shkue mendja me na ndihmue, por popullit te ngrat qe besa, s’po i bien gja ne skjep, se me kan shtat here aq, ato po i rruan paria e eperme. RRini bre burra pash zotin, se u mesueme me rrenat dhe hajnite e tyne, ne me kta tont, e ju andej me ata tuejt. Po pse more pak u kan ndihmue me lek Bota ju te shqypnise-a? E ku i kini? Me ç’ka u kane dhan ata ju do te kishit kane shume me naltse ku jeni sot. (vijon)

Ashte prove  bame kjo pune se krejt zhvaten. Atyne qysh tash u asht ngreh kurtha kush e kush  me xan ma shume per veti. Nigoni mixhen e veni shenj çka pu thot, kofsha i gabuem, por qe besa boll tutem se qeshtu ka me kane. Funi dalt hajr…

Duke biseduar per gjendjen ne shqiperi (gjuha vete ku dhemb llembi), disa shprehin bindjen se tani ne shqiperi, njerzit jane te lire, e mund ta zgjellin vet menyren e jeteses, e kjo i bene ata te lumtur. Agroni, qe deri athere po degjonte pa folur, po i flet ca fjale, qe na mbeten ne mendje: Asnjehere nuk kame qene pesimist per jeten, dhe qamatin kurr se kam menduar, por edhe fort optimist s’mund te jeme, per faktin se gjithnje mbas botes kemi mbetur, por une jam rrealist e me pelqen te flas vetem per faktet qe shoh me sy. A me thoni per ç”fare lirie e keni fjalen? Per kohen e lire qe populli e shtyne pa pune? Per lirin e kryeministrit te shaje me liber shtepie, deputetet opozitare? Per lirin e bandave kriminale qe grabisin bankat ne mes te dites, qe djegun pyjet, qe hellin ne ere ujsjellesa e shtyllat elektrike?, Per lirine e “trimave” qe vrasin tjetrin per hiç gje? Per lirine e disa klerikeve per trafikimin e njerezve te gjalle e te vdekur? Per lirin e “specialisteve” per te mbjell qindra ha me “faren e vdekjes”? Apo per lirine e aferave korruptive te qeveritareve tane qe i nxiu jeten popullit? Jo zoteri, kjo lloj lirie pa demokraci eshte kot. Kjo liri na ka renditur deri tani ne kuotat me te ulta ne aurope ne te gjitha fushat e jetes. Kjo liri prollon pa siguri per te ardhmen. Per pak çaste brenda klubit ra heshtja, si per te vertetuar se Agroni kishte te drejt. Por qetesine e then Viktor Ndoja tek hyne ne klub i qeshur dhe i gesuar dhe kishte arsye, sepse mbas shume vitesh “loje dje kishte fituar grand jackpod”. Eshte paisur me dekumenta definitiv, prandaj ku pyetet  sot qerasja me nga nje gote uiski e te gjith shokeve…

Teme debati e ketyre diteve qe lidhet direkt me ne, eshte edhe nisma interresante qe Levizja G99, ka perfshire ne programin e saj, votimin e emigranteve, duke filluar nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare te 2009-es. Edhe ketu vlojne debatet. Nje pjese ka optimizmin karakteristik te emigrantit dhe shpresojne shume, se kesaj rradhe votimet do jene te pasterta. Disa s’jane ne te njejten simfoni, por shprehen mosbesues, se vota e tyre do te shkojne ne destinacionin e deshiruar, duke permendur faktin se atyre u eshte vjellur vota sy nder sy ne shqiperi, e jo me prej mijra km largesi. Bujar Kazazit qe si interesojn fare debatet politike, pasi lexon faqen sportive ne Koha ditore, e le menjean, e urt e bute si e ka zakon, i flet dy fjale me shpoti e nenkuptim:”Si po duken bathet e priftit, nuk ka pashke sivjet”(me kuptimin mosbesues per mundesimin e kushteve pet te votuar)Ne mundesha me mbajt zotimin qe i kame vene vehtes, per me i fut femijet e mij ne jete ashtu si duhet jam ne rregull, pastaj edhe me vdek une s’kam gajle, sepse per keta femije kemi marr rruget e botes. Sa per votime eshte kollaj ajo pune. Te tjere indiferentizmin e shokut te tyre e kundershtojne duke u shprehur: se duhet te votojme e te kontribuojme sa te jete e mundur per demokracine ne vendin tone, por nje shqetesim prej kohesh e kemi: A do ishte me mire qe politikanet tane te nderuar te majt e te djatht, perpara se t’na kerkojne voten tone, te pyesin vehten e tyre: Sa i kemi mbrojtur ne emigrantet tash 18 vjet rrugeve te Botes? Sa te bindur jane emigrantet qe tani ne kemi moralin e nevojshem e perkushtimin ndaj tyre, qe t’na japin besimin? Por tani kerkojne nga ne, qe tu mundesojme karrigen. Per ata politikane qe na than “ikni e thyeni qafen, e beni çajre vehtes tuaj, se s’kemi ç’tu bejme”. DHe na detyruan te vejme peng jeten e femijeve tane, duke i stivuar neper gomonet e vdekjes.

Megjithate emigrantet si njerez te sakrificave, gjithnje jane shquar edhe per zemergjeresine, virtyte  keto te medha sa largesite kilometrike me vendlindjene tyre. Prandaj ata te gjith nje zeri shprehen: Diten e zgjedhjeve ne mezi e presim per te votuar per ndryshimin aq te pritur e te deshiruar te vendit tone, (po t’na mundesohen kushtet), sepse jemi prej shume vitesh ne emigrim e gjithnje endrrat shqip i shikojme, e gjithnje shpresojme qe t’mos na zhgenjejne ne te ardhmen si deri tani

 

KERKOJME  VETVEHTEN

Jemi degdisur ane e kende globit ne kerkim te vetvehtes. Na shkoje jeta ne toke te huaj, duke pritur te drejten e ligjeshme per te jetuar si te barabart me te tjeret, megjithse kjo e drejte ekziston ne paragrafet e ligjit per emigrantet, perseri jemi te detyruar te presim prej 10-12-15 vjetesh, per tu paisur me dekumenta, dhe asnjehere se kuptuam aresyen: Pse duhet te presim kaq gjate.

Si per ti dhene pergjigje kesaj pyetjeje po me kujtohet nje shprehje aq praktike e shkrimtarit Sabri Godo: Se e drejta nga nje here vjen shpejt, nganjehere ajo vjen ngadale, dhe rradh here e drejta vjene ne kohen e duhur. Keshtu ne fati na spostoje ne dytet ne rradhe, duke vrare kohen me shpresen se durimi dhe kemngulja do te shperblehen nje dite. Mandej duke qen ne dhe te huaj, jemi edhe nen urdherat e te tjereve  prandaj dytyrimisht duhet te pajtohemi edhe me vonesen, megjithse pasojat e saj negative me shume se sot, do ti ndjejme ne te ardhmen, mjafton te nenvizojme vetem e faktin e mos punesimit gjate gjith ketyre viteve, te cilat do t’na mungojne ne te ardhmen per efekt pensioni. Por le ta pranojme(te sforcuar) se edhe tani jemi ne kohen e duhur. Ne fund te fundit, sa do vone qe te behet nje e mire, ajo gjithmone ka efektin e vete pozitiv, e sidomos kur mendon per te kap fillin e jetes se femijeve.

Gezohemi per nje pjese te shokeve tane, qe mbas shume vitesh pritjeje e ankthi, me ne fund u eshte dhene kjo e drejte. Ata tani jane rregulluar mire, e natyrisht nuk i vuajne keto simptoma. Por kjo eshte njera ane e medaljes. Ne fjalen e kemi per dhjetra e ndoshta qindra mijra te tjere qe shpresojne akoma. DHjet vjete ketu ne Bruksel, me kane dhene rastin te njof shume, ne mos te gjithe emigrantet e ketushem me problemet e tyre, me nje pjese takohemi shpesh e qajme hallet se bashku, dhe pyesim njeri-tjetrin: Deri kur do vazhdojme te shtyhemi keshtu? Veç nje Zot e di fatin tone per pjesen tjeter te rruges.

Parafytyroni se si mund te jetojne nje familje ne emigracion, kur s’ka dekumenta, nga shteti prites, s’ka te drejt pune, s’ka te drejt ndihme sociali, s’ka te drejte mitueli, s’ka asnje te ardhur per te ushqyer  familjen. (jo te gjitha shtetet ndjekun te njejten proçedur per emigrantet, fjalen e kemi per vendin ku jetojme ne)Nga ana tjeter, ka te gjitha detyrimet te paguaj si ç’do qytetar vendas, qerane e shtepise, ujin, gazin, elektricitetin, vizitat mjeksore, ilaçet, ushqimin e veshmbathjen, pa permendur ketu kerkesat shkollore te femijve. Kjo e vertet e keqe po na ndjek prej vitesh. DHe vetia e te keqes dihet, ajo po te vuri poshte s’ka meshire, te perpin.

Ftohtesia e dheut te huaj, shpesh here me kalon ne dejet e qenjes time, duke me ul ne nje njeri te tallur moralisht e shpirterisht. Ja dy-tre shembuj qe flasin vet: Ne nje bisede te lire me nje klerik nje dite ai me pyeti: Beson tek Zoti? Natyrisht qe besoje ju pergjigja, por ekstremist nuk jam. Zoti me tha ai, e di mire gjendjen tende, por don me te provua se sa mundesh ti per tu rreziztuar veshtersive, Kame vuajtur ne shqiperi  sa te duash, i thash, e me eshte dashur se s’ben tu rrezistoj, po tani akoma edhe ketu do t’me len Zoti ne vishteresi? Lum ata qe vuajne shume ne kete jete, me tha ai, se jane te sigurt se parajsa krahhapur i pret. Lutju Zotit biri im, lutju dite e nate, pa pushim, me muaj e vite rresht. Duhet akoma shume durim deri sa lutja juaj te bien ne vesh te Zotit, per ta sjell te miren. Sa per lutje i thash, s’ kam lene nje mangut, jame lutur Zotit me gjith shpirt, por edhe shtetit kerkese me shkrim i kame bere, por deri sot s’kam pergjigje. Mandej kur Zoti e di hallin tim, pse s’mi jep dekumentat me lutjet qe i kam derguar, duke urdheruar institucionin perkates  gezoje tani, se boll e kemi munduar kurbetliun, por don t’me mundojne akoma? Merci beaucoup monsieur, e “falenderova” ne frangjisht dhe u largova vertet duke u lutur: O Perendi jepu edhe shqipetareve nje pjese dielli si te tjereve kendej ne mergim!

 

Vazhdojme

Po luanim nje loje shahu me nje shokun tim, ne parkun e lagjes ku banojme. Prane nesh kalon nje komshi i jone, me nje qen per dore. Njihemi, eshte afrikan. Krejt afer nesh qeni po kryente nevojen dhe i zoti po qeshte gjith kenaqsi, une ne menyre krejt shoqerore i thash: Te lutem çoje kafshen te bejne nevojen tek vendi i caktuar. Por atij i erdhi keq per keshillen dhe mu drejtua ne menyre teper fyese: Ti s’ke te drejte as sa qeni im, sepse ky ka te gjith dekumentacionin e rregullt, qe i nevoitet per te udhtuar po deshi edhe deri ne fund te botes, kurse ti s’ke asgje. Tju them te drejten per momentin syt mu erresuan e qielli mu be i zi, por kuja e femijve aty prane: Mos baba mendo per ne, me kujtoj shprehjen biblike: Te sundosh vetvehten, ne momente kritike, eshte veper trimerie, dhe kjo me fali arsye e durim, edhe pse rrealisht, ndodhesha para nje kontrasti bardh e zi, ku une shqipetari fatkeq, si njeri s’kam te drejt as sa nje qen, ketu ne tok te huaj. Nuk e besoni? Po e faktoj: E imagjinoni brengen e nje emigranti, qe i mbetet perjetesisht ne zemer kur i vdes nena e tij, e te mos kete mundesi per te shkuar e per ti bere nderimet e fundit, te pakten nje grusht dhe mbi varrine saj, vetem per munges dekumentacioni? E ndjeni se sa i gjymtuar shpirterisht eshte ai? Kjo me ndodhi mua para disa muajsh. Tani gjykoni j…

 

Ecim me tej.

Po pinim nga nje gote me nje te njohurin tim Belg. Njihemi prej 7-8 vjetesh. Eshte rrobeqepes. . Duke mi kuptuar problemet qe me jane  krijuar nga mungesa e dekumentave, me rrekomandoje, “duke zgjellur nje menyre teper origjinale”: Me qe shteti-me tha ai- nuk mendon per ty, po ti pse nuk mendon per vehte? Si e pyeta i interesuar. Ti duhet te martohesh ne te bardh me nje belge, d. m. th, sa te fitosh dekumentat, e pastaj te ndaheni, kuptohet edhe me pelqimin e partneres. Pse ç’te keqe ka ketu? Keshtu kane vepruar nje pjese e madhe emigrantesh, dhe kan dale te fituar. Kame une nje kushuriren time, (me siguroj ai) madje me nje çmim te aresyeshem. Degjo i thash: Nuk e drejtojne te gjith gishtin tregues nga une e te thone me te drejt, ja ky burri, babai i tre femijeve i martuar fadhso? SHkurt nuk ia aprovova. Ti beje punen tende, e mos shiko gishtat e te tjereve. Ke per tu penduar me tha, sepse te humbasish nje dore euro, nuk eshte ndonje gje e madhe edhe sikur borxh ti marrish, sepse ato i zevendeson se shpejti me te fituar dekumentat, por te humbasish te gjitha keto vite, eshte e tmerrshme sepse ato ikun e nuk i zevendeson kurr me. ç’moje kohen ajo eshte flori.

Faleminderit o miku im, por kostumi qe me afrove mua, eshte shume modern, e di se ky model aktualisht preferohet shume, e s’po pyet kush me per moshe, por per natyren time nuk me rri mire. Une i kame mbetur  besnik klasikes…

E thame me siper, per ne qe jemi pe dekumenta, puna eshte kadegorikisht e ndaluar me ligje. Vertetesine e ketij ligji e kame provuar une ne veten e pare, prandaj do tua rrefej konkretisht ashtu siç me ndodhi para disa muajsh:

Me deshiren e shoqerise shqipetare ketu dhe timen u vura ne krye te nje ASBL-i. Per te qene i sinqert nje lek i vogel tepronte nga shoqeria, sa per te kryer ndonje nevoje minimale per femije. SHerbeva ketu disa muaj, sipas te gjitha rregullave, duke menduar se kjo zgjillje provizore, po me ndihmonte sa do pak, per te pritur disi me i qete pergjigjen e rregullarizacionit, qe kishim bere kohe me pare. Mire po edhe ketu s’qe e thene qe ti gezohesha punes, (fukaraja nuk shpeton kurr) sepse ne nje dite te bukur shprese, ne klubin e shoqates erdhen nje grup policor, dhe pasi ushtruan nje kontroll te imtsishem, dhe pasi konstatuan se gjithçka ishte sipas te gjitha rregullave te sanksionuara ne ligj, per çudin e te gjitheve aty, me shoqeruan ne ambientet riatdhesimit te emigranteve, pa as me te voglin motiv. Isha apsulutisht i sigurt ne vetvete se s’kisha bere as fajin me te vogel, (perveç se isha pa dekumenta, ky s’eshte faji i im. ) E pyeta shefin e zyres se pse. . . por ai me urdheroj prer: Mos fol. Do te kthejme ne shqiperi. Atje eshte vendos demokracia. Une vertet nuk fola, sepse ky urdher “me preu gjuhen”, e me beri te rri sus, mandej kur s’te mbron ligji, ndjehesh i pa sigurt ne vetvehte e eshte kot te kundershtosh, sepse ai vendoste per te ardhmen e femijeve te mij. . Nejse. Ndersa shefi i zyres, po plotesonte formularin qe ta firmosja une, per largimin familjarisht nga Belgjika, une ne heshtje po mendoja, ndoshta ato qe do ti kisha shprehur me ze:
Do te ishte e pa imegjinueshme kthimi i femijve te mij ne shqiperi tani pas 10 vjetesh qenderimi ketu. Ata jane lidhur ngusht me Belgjiken, me te mirat e te keqiat, me gezimet e hidherimet, ketu u rriten, u edukuan dhe mesuan shume gjera te vlefshme per te ardhmen tyre, sepse keshtu u erdhi jeta. Prandaj ju lutem shume mos e beni kete, tani mbas gjith ketyre vitesh sakrifice ketu.

Ka 10 vjete qe pres me shprese, per paisjen me dekumenta qendrimi. DHe tani ti çoje femijet e mij nga Brukseli te studiojne ne SHkoder?

Per pune sekondash mendimi me fluturoje tek gjendja aktuale, tek “demokracia” ne shqiperi. Atje nuk ka kushte kurrsesi si ketu per te studiuar femijet, sepse mungojne elementet baze per nje jete normale. Mungon energjia elektrike, dhe nxenesit mundohen te mesojne nen driten e mekur te qiriut. Analfabetizmi atje rrezulton ne nivele te alarmante. Prandaj kush mundet i dergon femijet e tij jasht shtetit, kryesisht ne perendim, per te studiuar dhe per tu diplomuar, sepse as diplomat te universiteteve te shqiperise nuk njihen ne perendim. Qeverit e rradhes edhe Zotin fajsojne per mungesen e dritave (sepse 90%e energjise elektrike atje, vjen nga burimet hidrike), por vehten e tyre, kurr jo, edhe pse ata vet e dine se e kane humbur garen me kohen, e duke humbur keshtu edhe rrugen per ku nisem ne vitin 1991. Hallet rreale te popullit gjithnje ne rritje, shtrojne ne plane te pare mbijetesen. Politikes shqipetare, gjithnje ka pikuar çatia ne 1001 vende, por tani bash kulmi i saj eshte çare e po rrjedh rreke pa u ndalur. A se verteton kete Gerdeci e jo vetem ky?

Ne vendin me te varfer te europes, ku spitalet nuk kane as medikamentet e nevojshme por ka mjek te korruptuar, ku biznesmenin e ndershem e quajne hajdut e hajdutin e quajne te “zotin”, ku populli s’ka as karta identiteti, shkurt ku korrupsioni eshte prezent pothuajse ne c’do institucion, e po mund ligjet e shtetit, ka kthyer popullin ne pezimizem, ata nuk besojne me ne rrecitimet e genjeshterta te politikeberesve te vendit te tyre, kete e degjon kudo ne bisedat e lira te tyre, ne shqiperi dhe sidomos kendej, fjala e pare boll renqethse qe vihet ne ball te bisedave eshte: SHqiperia s’behet.

Atje çmimet rriten me shpejtesi galopante, vetem nje çmim vjen dita-dites, duke u ulur deri ne çvleresim, ai eshte çmimi i jetes se njeriut, ku per nje fjale goje i merret jeta tjetrit. Jane me qindra familje te ngujuara nga friga e gjaksit, dhe sigurisht jane po kaq familje qe kerkojne rastin te marrin gjakun. Furia e vetvrasjeve, deri dhe gra shtatzenaeshte vazhdon ne pemasa te frikshme. Lapidar te vegjel perkujtimor, kane mbushur krejt anet e rrugeve te shqiperise.

Akoma deri sot, nuk doli nje klase e mirfillt politike qe te mendoje konkretisht per punesim e mirqenje. Paaftesit e tyre te majta e te djathta, i kane kufizuar ne minimum hapsirat per te punuar e jetuar ne ate vend. Keto jane disa nga arsyet, qe populli ka humbur besimin, e si pasoje ka detyruar mbi 30% te popullsise, te moshes me produktive te jetes dhe te punes, per te emigruar ne europen perendimore, ne Amerike, e deri ne australine e larget, per te punuar e jetuar, dhe nuk e shikojne aspak te aresyeshme, qe te kthehen me ne vendin e tyre.

Duke qene fatkeqsisht keshtu, une kame bindjen se po te ishte e mundur te hapeshin kufijet shqipetar vetem per 24 ore, shumica dermuese e 70% e popullsise se mbetur ne ata vend, do te drejtoheshin per ne shtetet perindimore per te siguruar te ardhmen e tyre, sepse ne fund te fundit, atdheu i gjithsecilit eshte atje ku zhvillohet me shume.

Prandaj, ju lutem shume mos me ktheni ne shqiperi, mos mi humbni 10 vjet pritje. E di Z. shef se do te ishte 1000 here me mire te punojme ne vendin tone, se sa te dalim kendej ne perendim e te punojme per te tjeret, madje shpesh dinjiteti yne nepekembet nga bota, por ja qe politika e shqiperise keshtu mendoj per ne. Prandaj na kuptoni , ne se qeveria e vendit tim nuk e ve gishtin ne koke per shtetasit e vet, ju lutem Ju veni doren ne zemer per ne. ( rrethanat nga nje here te detyrojne te kerkosh lemosh. ) Une kerkoje nga shteti i Juaj te drejten e barabart si te gjith te tjeret, sepse ndjehem i motivuar per te jua shperblyer me pune, e cila mu privua nga shteti im.

Ja, kjo eshte “demokracia” e ketij vendi, i ndodhur ne europen juglindore Z. SHef, thash ne heshtje, se me ze nuk munda. Nuk munda edhe per  urdherin qe ai me dha te mos flisja, por edhe per arsyen se nuk eshte e lehte te flasish rrealitete te hillura per vendin tim, sepse ndjej keqardhje e dhimbje te brendshme, se e dua edhe ashtu siç e kane kadandisur te pa aftet, aq ma teper e duam tani qe jemi larg tij. Natyrisht kisha deshiruar qe ato pak gjera te mira qe jane bere ne SHqiperi gjate ketyre 18 vjeteve postkomuniste, te ia dedikojme qeverive te rradhes, por ato s’jan te tyre, faktikisht ato jane merite e padiskutueshme e impenjimit maksimal te perendimoreve. Te jemi rrealist, kjo eshte e verteta. Dielli me shoshe nuk mbulohet.

Per aq minuta sa shefi i zyres, po bisedonte ne telefon me drejtorite e shkollave te femijve per mbarvajtjen e tyre, (ndoshta ketu varej edhe riatdhesimi im ose jo)  mua mu ngjallen shpresat, sepse isha i bindur se pergjigja e drejtorive te shkollaved o ishte 100% e mire. DHe vertet ashtu ndodhi. *DHe kjo ishte dhurata me e mire qe me bene femijet e mij ne ato momente, te cilet po me prisnin ne shtepi prej 24 oresh per te festuar 50 vjetorin e datlindjes time, qe per koinçidence qelloje pikerisht ata dite.

Fadil  Balaj,

Emigrant në Bruksel

 

 

Razma – perla e vlerave klimaterike të Malësisë së Madhe

Rrafshnalta që njohim sot për vlerat e mrekullueshme klimaterike e turistike, me emrin Razma, e “mbushur” me lokale, hotele, por edhe me vila banimi kryesisht për muajt e verës, por mjaft tërheqëse edhe për netët e ditët e stinave të tjera, ka një histori të re ndërtimi e shfrytëzimi, megjithëse Krijuesi këtë perlë jua kishte “falur” trojeve të Malësisë së Madhe e më gjërë që në agimin e jetës.

 

Të DHëna gjeografike

Në verilindje të qytetit të Koplikut, në një largësi prej 26.5 km, në një rrafshnalta të mrekullueshme në fshatin historik të Vrithit, gjendet vendi klimaterik tashma me emrin Razma. Shtrirja e Razmës shënon kufijtë: gjërësia gjeografike 42.39’, ndërsa gjatësia 39.16’. lartësia e Rrafshnaltës është 900-950 metra mbi nivelin e detit. Klima është kontinentale – mesdhetare, me një fluks mjaft të madh ndriçimi me diell, si në dimër e në verë. Temperaturat në (dimër) minimale zbresin nga minus 2 deri në minus 7 gradë celcius (radhë më poshtë), ndërsa temperaturat në stinën e verës kanë një maksimale prej 18-22 gradësh (ditën), por me një mesatare ditore që nuk i kalon 16 gradët, as në muajin korrik. Gjë që e bën Razmën të mrekullueshme për të kaluar ditët dhe netët e nxehta të verës. Masivet e pyjeve që e rrethojnë, krijojnë një mikroklimë apo më saktë një klimë të mrekullueshme, ku ajri jo vetëm është në shkallën më të lartë të pastërtisë, por edhe ka një përqindje të madhe oksigjeni që “mushkëritë” e gjelbërta (pyjet e bimësia), me laboratorët e tyre (gjethet) e prodhojnë pa kursim.

 

Pak histori

Vrithi ndër shekuj është njohur si qendra e bajrakut (dhe vendbanimi i Bajraktarit) të Shkrelit, ku si simbol ka mbetur deri në ditët tona Bajraktari famëmadh Marash Vata, i cili ka qenë edhe njëri ndër pjesëmarrësit e Lidhjes së Prizrenit të vitit 1878. Fshati Vrith përveçse është në fokusin e shumë studiuesve, albanologëve dhe historianëve të huaj e vendas, është i fokusuar edhe në hartat e Cantelit e Coronellit të shekullit XVII, ku përveçse jepen të dhëna për 80 familjet që e popullonin në atë kohë Vrithin (me emrat Verli, Verti e deri Vrinsi) shënohet edhe rrafshnalta e mrekullueshme (e Razmës), e cila përdorej si kullosë verore, dhe si vend i mrekullueshëm verimi, vetëm për vendasit. (Ermanno Armao, vende, kisha, lumenj, male e toponime të ndryshme të një harte të lashtë të Shqipërisë veriore, fq. 127). Ndërsa studiuesi dhe albanologu i njohur Theodor Ippen, i cili ka qenë edhe konsulli i përgjithshëm i Austro-Hungarisë në Shkodër në vitet 1897-1904, ndër të tjera shkruante se: “Prej Kishës (Kisha e Bzhetës) e deri në fshatin Vrithë përpjet mban një orë e gjysëm për t’u ngjitur me këmbë, dhe vjen një rrafshnaltë e bukur që quhet Razma e Vrithit, mbi të cilen lartësohen dy maja mali, Veleçiku në perëndim dhe Kunora në lindje, që i lidh me njëra –tjetrën një kurrizë mali e që mund të arrihen në dy orë rrugë. Rrafshnalta e Razmës shërben si kullotë, ka lëndina të bukura malore dhe është e pasur me burime.” (Th. Ippen, Shqipëria e Vjetër, studime gjeografike, etnografike, historike. Fq. 27).

Është interesant të thuhet se në vizitat baritore, të misionarëve Françeskanë (Dioqeza e Shkodrës, gjatë shekullit XVIII, sipas dorshkrimeve arkivore) përmendet Razma si vend verimi për famullitarët e Shkrelit. Por për herë të parë gjatë qeverisjes së mbretit Zog I, mësojmë se rrafshnaltën e Razmës kanë filluar ta frekuentojnë disa Zotni të Shkodrës, të cilët në vitin 1930 kanë ngritur edhe ndonjë ndërtim shtëpie që përdorej për familjet e tyre për të kaluar verën. Në vitin 1935 qeveria e atëhershme mbretërore vendos që Razmën ta konsiderojmë si pikë turistike për vlerat e saja klimaterike, ku për çdo ndërtim apo investim duhej të merrej leja tek autoritetet shtetërore (Komuna Dedaj, dhe Prefektura Shkodër). Mbas ardhjes në pushtet të regjimit komunist, Razma u shtetëzua, së bashku me pak infrastrukturë që kishte. Mbas kësaj Razma u emërua Kamp pushimi për punëtorët. U ndërtua një rrjet i vogël tregtar, hotel, dhe gjatë verës vendosej edhe ndonjë çadër. Pushimet 15 ditore në këtë kamp ishin të kontrolluara, dhe përgjithësisht kishin si banorë të stinës së Verës kuadrot dhe aparatciklet e shtetit komunist, ndërsa për punëtorët përdorej seleksionimi me kritere partiake. Me gjithë këtë infrastruktura e rrugës, linjës telefonike dhe Ujësjellësit nuk u muarën në kondiseratë nga shteti i atëhershëm. Në vitet e demokracisë, me pretendimet e pronës tek i zoti, apo më saktë më i zoti, Razma është parcelizuar, dhe mbi “pronsitë” e truallit janë ndërtuar mjaft vila, lokale dhe shërbime të tjera për pushuesit e shumtë, që kanë filluar të njohin vlerat e mrekullueshme klimaterike të Razmës. Gjithashtu rruga është e asfaltuar, gjë që bën që lëvizja e pushuesve të mundësohet jo vetëm disa ditore, por edhe ditore. Vlen të theksohet se përkundër vlerave klimaterike dhe turistike të një oazi të papërsëritshëm natyror, Razmës i mungon jo vetëm telefonia fikse, por edhe antenat e asaj të lëvizëshme. Gjithashtu ndërtimet e këtyre viteve nuk kanë një plan të studiuar urbanistik, gjëra që ulin disi vlerat e Razmës, tashma të njohura kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht.

KANUNI MBI LIGji

Një vrasje makabre tronditi këto ditë, më 1 shtator, kryeqendrën e Veriut. Në mes të tregut të shumicës në Dobraç u vra me armë zjarri shtetasi Hysni Shpuza. Vrasja ka ndodh për motive hakmarrjeje nga Besmir Llampiri, i cili ishte i shoqëruar me shokun e tij Vildan Dekovi. Vrasësi, pas krimit është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, ndërkohë që gjithë të pranishmit kanë shtangur nga tmerri që kanë parë e tronditja që kanë përjetuar. Dëshmitarë të shumtë kanë dëshmuar për policinë autorësinë e krimit dhe mënyrën e ekzekutimit. Por ajo që duam të trajtojmë është paaftësia e shtetit jo vetëm për rënd e qetësi, por mbi të gjitha për mos prangosjen dhe çuarjen para drejtësisë të vrasësve, duke e zbardhur plotësisht ngjarjen. Njëri ndër të pyeturit në polici, si dëshmitar okular i vrasjes, Vildan Dekovi nga fshati Shtoj i Ri, pasi ka deklaruar atë çfarë ka parë, normalisht është lënë i lirë, pasi është i pafajshëm. Por familjarët e viktimës, çuditërisht kanë hapur një konflikt tjetër. Familja Shpuza kërkon gjak pikërisht tek Vildan Dekovi, megjithëse qindra dëshmitarë okularë kanë parë ngjarjen dhe kanë deklaruar në polici të vërtetën, ku Dekovi nuk ka fare lidhje me krimin. Tashme familja Shpuza kërkon hakmarrje tek familja Dekovi. Asnjë lloj përpjekjeje për sqarime nuk ka zënë vënd, tek Familja Shpuza, e cila e ka ngujuar familjen Dekovi. Tanimë që në ditët e para të kësaj ngjarjeje që ka autor e dëshmitarë, një i pafajshëm bëhet viktimë e Kanunit mesjetar të Lekë Dukagjinit duke u ngujuar . Njerëzit kështu, edhe pse të pafajshëm, bëhen viktima të kanunit e injorancës, të paaftësisë së shtetit për rend e stabilitet.

Albert Vataj

Nr. 120 i gazetës në print

0
Përse të votojmë?

Nga Piter Singer

Si shtetas i Australisë, kam votuar atje në zgjedhjet e kaluara federale, ashtu si dhe rreth 95 për qind e votuesve australianë të regjistruar. Kjo shifër kontraston dukshëm me zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale të 2004-ës mezi kaloi 60-përqindshin. Në zgjedhjet për Kongresin, që bien në mesin e mandatit të presidentit, zakonisht votojnë më pak se 40 për qind e zgjedhësve amerikanë.

Ka një arsye, që shpjegon pjesëmarrjen e lartë të zgjedhësve australianë. Në vitet ’20 të shekullit të kaluar, kur niveli i pjesëmarrjes ra nën 60 për qind, parlamenti dekretoi votimin e detyrueshëm. Qysh atëherë, pavarësisht nga pikëpamjet e ndryshme të qeverive pasardhëse, askush nuk bëri përpjekje serioze për shfuqizimin e ligjit, i cili, sipas sondazheve të opinionit publik, gëzon mbështetjen e afër 70 për qind të popullsisë.

Australianët, që nuk votojnë, marrin letër ku u kërkohet arsyeja. Ata, që nuk kanë një justifikim të pranueshëm, si për shembull, sëmundje apo udhëtim jashtë shtetit, duhet të paguajnë një gjobë të vogël, por atë e paguajnë më pak se 1 për qind e votuesve.

Në praktikë, qytetarët janë të detyruar të shkojnë në qendrën e votimit, të regjistrohen dhe të hedhin fletën e votimit në kuti. Karakteri sekret i votimit nuk lejon që njerëzit të pengohen për të shkruar çfarë t’u teket në fletët e votimit ose t’i lënë pa i plotësuar. Kur përqindja e fletëve të votimit të pavlefshme është pak më e lartë se atje ku votimi është i detyrueshëm, ajo është shumë më e vogël se ndryshimi në nivelin e pjesëmarrjes së votuesve.

Votimi i detyrueshëm nuk ekziston vetëm në Australi. Belgjika dhe Argjentina e kanë vendosur madje më parë, dhe praktikohet në shumë vende të tjera, veçanërisht në Amerikën Latine, ndonëse, si respektimi i ligjit, ashtu dhe sanksionet ndryshojnë nga vendi në vend.

Ngaqë ndodhesha në SHBA gjatë kohës së zgjedhjeve në Australi, nuk isha i detyruar të votoja. Kisha shumë arsye të shpresoja në disfatën e qeverisë konservatore të Xhon Houardit (John Howard), por kjo nuk e shpjegon pse u përpoqa të votoja, përderisa gjasa se vota ime mund të ndryshojë diçka, ishte minimale (ashtu si dhe rezultoi).

Kur votimi është vullnetar dhe mundësia që rezultati mund të përcaktohet nga vota e një personi të vetëm, është tejet e ulët, madje kostoja më e vogël – për shembull, koha që merr për të arritur deri te qendra e votimit, qëndrimi në radhë për të plotësuar fletën e votimit – është e mjaftueshme për të bërë që votimi të duket irracional. Por nëse shumica e njerëzve ndjek këtë vijë arsyetimi dhe nuk merr pjesë në votim, një pakicë e popullsisë mund të përcaktojë një të ardhme të vendit, duke lënë shumicën të pakënaqur.

Historia e paradokohshme e zgjedhjeve në Poloni është një shembull që flet vetë. Në zgjedhjet e përgjithshme të 2005-ës morën pjesë më pak se 40 për qind e zgjedhësve – niveli më i ulët i pjesëmarrjes që nga koha e kryerjes së zgjedhjeve të lira pas periudhës së sundimit komunist. Si rezultat, Jarosllav Kaçinjski (Jaroslaw Kaczynski) u bë kryeministër me mbështetjen e një koalicioni partish, që kishin marrë shumicën e vendeve në parlament, pavarësisht se për to kishin votuar vetëm gjashtë milionë nga 30 milionë zgjedhës me të drejtë vote gjithsej.

Kur Kaçinjski u detyrua të shkojë sërish drejt kutive të votimit vetëm dy vjet më pas, doli në pah se shumë prej atyre që nuk votuan më 2005-ën, ishin të pakënaqur nga rezultati. Pjesëmarrja u rrit afër 54-përqindshit me rritjen e dukshme të votuesve të rinj në moshë dhe të atyre me arsimim më të mirë. Qeveria e Kaçinjskit pësoi disfatë të rëndë.

Nëse nuk duam që një pakicë e vogël të përcaktojë qeverinë tonë, do të kuptojmë rëndësinë e nivelit të lartë të pjesëmarrjes. Megjithatë, përderisa vota jonë vetjake sjell vetëm një kontribut të vockël në rezultatin përfundimtar, secili prej nesh tundohet “t’i bjerë qylit” (to get a free ride), duke mos votuar, por duke shpresuar se mjaft të tjerë do të shkojnë të votojnë për të mbështetur demokracinë dhe zgjedhur qeverinë, që është e përgjegjshme ndaj pikëpamjeve të shumicës së shtetasve.

Por ka dhe shumë arsye të mundshme përse njerëzit marrin pjesë në zgjedhje. Disa votojnë sepse ndiejnë kënaqësi nga kjo gjë dhe nuk mund të gjejnë mënyrë më të mirë për të kaluar kohën në atë moment. Të tjerë motivohen nga një ndjenjë detyre qytetare, që nuk vlerëson racionalitetin e votimit nga pikëpamja e ndikimit të mundshëm të një vote në përfundimin e përgjithshëm.

Të tretët mund të votojnë, jo sepse përfytyrojnë se mund të përcaktojnë rezultatet e zgjedhjeve, por sepse, si tifozë futbolli, duan të mbështesin ekipin e zemrës. Ata mund të votojnë sepse, në të kundërt, nuk do të jenë në gjendje të shprehin pakënaqësinë e vet ndaj qeverisë së zgjedhur. Ose ata mund të llogarisin se, ndonëse shanset që vota e tyre do të përcaktonte rezultatin e zgjedhjeve, gjithsej një nga disa miliona, ky rezultat është kaq i rëndësishëm, që madje shansi i vockël është i mjaftueshëm që të peshojë më tepër se prishja e rehatisë nga pjesëmarrja në votim.

Por nëse këto konsiderata nuk mund të tërheqin njerëzit drejt qendrave të votimit, votimi i detyrueshëm është një nga mënyrat e kapërcimit të problemit të pjesëmarrjes së ulët në votime. Gjoba e vogël për mospjesëmarrje në zgjedhje e bën votimin racional për të gjithë, njëkohësisht duke e shndërruar pjesëmarrjen në votime si normë morale. Australianët e pëlqejnë votimin e detyrueshëm. Ata janë të lumtur të votojnë, duke e ditur se këtë gjë e bëjnë të gjithë. Vendet, që i shqetëson pjesëmarrja e ulët e zgjedhësve, do të ishte mirë të mendonin për zbatimin e votimit të detyrueshëm.

 

NEPER LABIRINTHET E NJË JETE PLOT RREZIQE

Kodet mesjetare te Leke Dukagjinit e kane shoqëruar popullin shqiptar pergjatë shtatë shekujsh. Nëse ne fillim te viteve 1400 ato ishin njefarë rregullatori, sot në shekullin e internetit, megjithëse de jure janë non sens, de fakto janë fenomeni më i tmerrshëm dhe potent, duke sfiduar edhe ligjet e shtetit. Në qytetin verior Shkodër, afër lagjes Kiras, ekziston” lagjia e  gjakut”, ku qindra familje janë të ngujuara, ku fëmijët e tyre janë të privuar nga shkolla, nga lodrat, nga liritë edhe më elementare, për të kaluar qoftë edhe pak centimetra rrethimin. Është padyshim paradoksi më i zi jo vetëm për Shqipërinë që negocion për anëtarëlsim në familjern e madhe euro atlantike, por edhe për Europën, ku deklaratat nuk janë të mjaftueshme jo vetëm për të eleminuar, por as për të minimizuar fenomenin në fjalë. Mëri të vjetra e të reja marrin përditë e për natë jetë të pafajshme njerëzish.Objekt i shkrimit tonë është nje konflikt  me moshë 50 vjeçare. Aso kohe , në Theth tël Dukagjunit, pikërisht  ne vëndlindjen e krijuesit te Kanunit, feudalit Lekë Dukagjini, Gjergj Prel Thana, plagos me thikë bashkëfshatarin Gegë Lulpeta. I plagosuri nuk denoncon, nga nomuzi i shqiptarit që nuk  “ankohet ne shtet”, por normalisht as arrin të hakmerret, pasi ligjet e diktatorit Enver Hoxha  ishin kapitale për vrasjet.Gjithsesi, sipas kanunit jo vetëm nuk zbehej zemërimi, por rritej dhe u lihet amanet edhe brezave, për të  “vënë nderin në vënd” Kështu, pas viteve 1990, kur në Shqipëri bie sistemi më diktatorial në Botë, çelet  “Arka e Pandorës”, ku të këqiat tashmë  dalin e bëjnë kërdinë. Megjithëse Gjergj Thana dhe Gegë Lulpeta kishin vdekur, nipat e tyre sipas zakonit, janë në hasmëri. Nipi i Lulpetës,Pjetri, vret me armë zjarri djalin e Gjergj Thanës, Markun, në vitin 1994. Por kanflikti nuk mbydhet aty. Familja Thana  “qet pushkë” Është Dedë Thana që hakmerret për të atin duke vrarë pikërisht vrasësin Pjeter Lulpeta, dy vjet më vonë, me 1996. Tashmë radhën e ka familja Lulpeta të vrasë. Në shënjestër vihet ky djalosh që shihni në këte fotografi,  Agostin Mark Thana, pasi vëllai i tij Deda , u fsheh.Ky , megjithëse është i një datëlindjeje shumë të re, pra  ka ardhur në jetë më 1 shtator 1980, një plumb pushke e prêt. Është viti i zi 1997, vit kur depot e armatimit u shpërthyen dhe popiulli u armatos, duke marrë përsipër edhe luftën civile qe mori 4100 jetë të pafajshme, kur ky  djalosh duhej të vritej me patjetër. Dhe pikërisht  më 1997, Pal Lulpeta qëllon me plumba mbi Agostin Thanën, ne fshatin Vrake,r reth tetë kilometer ne veri të Shkodrës. Duket se Zoti dhe fati kanë qënë aty, pasi plumbat nuk arrijnë të shënjestrojnë. Agostini tashmë jeton në ilegalitet, megjithëse nuk ka faj. E vetmja shpresë mbetet  Shoqata e Misionarëve të Paqes dhe Pajtimeve të Shqipërisë, e cila ka arritur në disa raste të shuajë konflikte, Verçse për rastin në fjalë, megjithë përpjekjet e shumta, konflikti nuk shuhet, pasi familja Lulpeta, nuk pranon . Madje edhe para pak ditësh, pikërisht më 04 gusht 2008, Agostin Thana i shpëtoi vdekje mrekullisht, pasi një makinë  tip Audi, pa targa, u përplas me makinën ku ai po udhëtonte i fshehur ne sediljen e pasme te një benci 2400-ësh, duke provokuar një karrambol. Kështu pra, konfliktet e gjakmarrjes po marrin revansh dhe do ishte ndoshta e nevojshme që Shqipëria edhe për disa vite ta aplikonte ligjin e dënimit me vdekje, për raste kur tjetri vret . Gjithsesi, ajo që përbën shqetësim, është pikërisht pafuqishmëria e shtetit për të normalizuar deri diku ketë fenomen mesjetar që po merr përditë e përnatë jetë të pafajshme njerëzish, madje edhe grash e fëmijësh.

Arben  CUBAJ

 

JETA DHE VDEKJA – SA AFER

Për familjen Çuni në Shkodër, jeta dhe vdekja janë shumë afër njëra tjetrës. Qysh më 17 shkurt 2007, kjo familje nuk bën një ditë të mirë, një ditë të qetë. Ka qënë data 17 shkurt 2007, kur Kreshnik Çuni në grindje e sipër, në ndermarrjen ku punonte, pas një tronditjeje të rëndë psikologjike, ka plagosur me armë zjarri dy vellezërit Mark e Zef Nikolla. Zef Nikolla, pas plagëve të marra, ka humbur njërën dorë. Kështu deklaron kryeplaku i fshatit Theth, komuna Shalë, Gjovalin Lokthi. Familja Çuni është me origjinë nga fshati Theth dhe sot jeton e ngujuar në qytetin e Shkodës, ndërsa familja Nikolla është nga Puka, por edhe ajo jeton në Shkodër. Pra, dy familjet janë në hasmëri. Babai i Kreshnikut, Gjergj Nike Çuni, sipas Kanunit, ka kërkuar dorën e pajtimit, për të shpëtuar tre djemtë, Kreshnik, Françessk dhe Dritan Çuni, nga pushka e hakmarrjes. Por familja Nikolla, nuk ka pranuar. As përpjekjet e shumta të Shoqatës së Misionarëve të Paqës dhe Pajtimeve te Shqipërisë, nuk kanë arritur ta sheshojnë konfliktin. Ne trokitëm në zyrat e kësaj shoqate, ku edhe arritëm të sigurojmë fotografinë e Dritan Çunit, njërit nga djemtë e familjes Çuni, të cilën po e botojmë. Ky djalosh, tashmë i larguar nga Shqipëria, i pafajshëm, na thanë se ka lindur më 15.04. 1980. E thamë këtë fakt, për të treguar se hasmëritë vëndosin të marrin jetën e cilitdo nga familja që konsiderohet në gjak, sipas kanunit të Lekë Dukagjinit. Dritani, por edhe të tjerë të kësaj familjeje janë të rrezikuar me jetë. Edhe ne njësinë Administrative Nr. 2 të qytetit të Shkodrës, ku banon familja Çuni, vetë Administratori i kësaj njësie G. Kraja, me një dokument zyrtar që e disponojmë në dosjen e redaksisë, na e konfirmoi, faktin që po trajtojmë. Familja  Çuni është nën kërcënim serioz. Sipas kanunit, edhe për një zënkë, kërkohet një jetë. Më me fat duket ka qënë Dritan Çuni, pasi si kryeplaku i fshatit Theth të komunës Shalë, si kryetari i Shoqatës së Misionarëve të Paqës dhe Pajtimeve të Shqipërisë, ashtu edhe Administratori i Njësisë Administrative Nr. 2, ku jeton familja Çuni, na konfirmuan dijeninë e plotë, shqetësimin e tyre serioz, dhe largimin nga Shqipëria të Dritan Çunit. Ata ishin disi të qetësuar, pasi Dritani,megjithëse i detyruar, të paktën është diku larg, atje ku nuk mund ta gjejë hasmi.  Vasel Gilaj

 

Ç’ ORGANIZIM I ORGANIZUAR

nga SOKOL PEPUSHAJ

Enkelejd Alibeaj, Ministri i Drejtësisë që e ka marrë seriozisht shëndoshjen e  sektorit më delikat të shtetit, akuzon gati për ditë nënkryetarin e Këshillit të Lartë  të  drejtësisë Kreshnik  Spahiu, për tejkalim të kompetencave, shfaqje të hapur të protagonizmit politik, personalizim të pushtetit e deri atje ku nuk ka ku të shkoi më për dreq. Spahiu akuzon  Mihal Delijorgjin, i arrestuar qysh më 17 nars për ngjarjen e Gërdecit, dhe kërkon hetim të thellë, me po të njëjtën këmbëngulje si kryeprokurorja Rama, Delijorgji akuzon Spahiun, madje duke u dërguar nga qelia letër-ankesë Presidentit, Kryeministrit, Prokurores se Përgjithshme , bile burime të besueshme thonë se edhe Edi Ramës,ngaqë mund të shpresoi se ai vjen në pushtet vitin tjetër, ku u shpjegon se Kreshnik Spahiu “ia ka me të futur”, e ky do “ia futë drejtësisë”, pasi nuk pranon  as do pranoi të çelë gojën, pasi do refuzoi të tërë trupat gjykues, pasi çështjen do e tërkuzoi deri në Gjykatën Ndërkombëtare të Strazburgut. Që këtu , kur administrata shtetërore provokohet , kur dihet se për të çuar në atë gjykim një çështje, minimalisht nevojiten gjysmë milioni euro e pikërisht Delijorgji akuzohet edhe për përfitime në shuma të medha nga shitja e fishekeve kinezë, me etiketa të falsifikuara, shfaqet njëfarë skizofrenie. Është vërtet një lamsh që nuk e zgjidh askerkush. Një ç‘organizim i organizuar, që nuk bie erë besimi tek publiku që hap veshët për një skandal , të shuar sapo pëlcet tjetri. Problemet nuk kanë të sosur.  Ushtria, policia sherbimet secrete, gjyqësori, administrata publike, parlamenti e ku di unë, janë plot me probleme, të cilat vijnë pikërisht nga persona që mbartin jo vetëm sikletisje për shkak të paaftësisë, por edhe papërgjegjshmëri psikologjike. Një njeri normal, nuk mund të provokonte kryeministrin, siç veproi Taulant Balla në parlament. Ti fyesh kryeministrit vajzën  dhe të ndihesh mirë, deshifrohet skizofreni.Edhe Berisha gaboi, normalisht, duke veshur një “kostum”të pahijshëm për një kryemiinistër. Papergjegjshmëria psikologjike tanimë reflektohet kudo në këtë vend që çirret per përmbushje reformash, për hapa të “sigurte”për anëtarësimin në NATO dhe BE.

Pezullimi i çështjes  nga Gjykata e Krimeve të Rënda në adresë të ish inspektorit të SHIK-ut, Budjon Meçe, i akuzuar për torturë çnjerëzore dhe zhdukje pa shënj pa nishan të biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha , nën gjykimin “është i sëmurë ”,flet për infektim të shtetit nga mëndje problemore. Edhe mjeku, edhe avokati , e vërtetuan sëmundjen para togave të zeza, madje ata deklarojnë botërisht se i tillë ka qënë klienti i tyre prej kohësh. Edhe kësi rasti, “lexon mes rreshtave” një ç‘organizim të organizuar,pasi trupi gjykues i bjen me çekiç tavolinës dhe merr vëndimin: “Pushohet çështja në ngarkim të Budjon Meçes”! Pra, e sheh qartë se nuk e tepron të thuash se funksione të rëndësishme tonat, të të gjithëve, gjykata, prokuroria, hetuesia, shërbimet inteligjente, të ushtrisë, policiesë etj, të imunizuar edhe mbajtje të armëve të zjarrit, janë mjaft problemore. Edhe me tendenca kriminale në jo pak raste. Në Shkodër, fjala vjen, burime të rezervuara thonë se ka punonjës të administrates publike, me raportë mjekësore. Të papërgjegjshëm do të thotë, psikopatë do të thotë. Persona të tillë mund të jenë edhe të dekoruar me urdhëra e medalje, ku veç tjerash lakohen në media në kohë fushatash për vjedhje votash. Këta monstra, janë me imunitet gjithsesi. Kur është momenti për të marrë pergjegjësi publike, paraqesin dokumenta të shkëlqyer, me diploma të blerta në daç nëTiranë, ne daç në Shkodër a Vlorë, ne daç në Shkup, në daç në Djall.Ai që merr guximin e ua thotë në gazetë ,e kërcënojnë. Më së lehti me telefon. Kemi patur raste kur Ambasadori Amerikan Withers, ka mbajtur botërisht konferenca shtypi, bile dy here, kur deputeti  ka goditur me grushta gazetarin, vetëm se i ka botuar një diplomë fallco. Por, le të merremi fillim e fund me substancën e problemit. Nëse këta persona akuzohen për  krime të rëndë, si vrasje, abuzime në shuma të mëdha, grabitje bankash a diçka tjetër në vëtin 1997, t’ja nxjerrin shpejt e shpejt nga zhepi gjykatës çertefikatën e psikopatit. Pra, problemi shtrohet që ata, (fatkeqësisht të shumtë), që mbajnë një rapotë mjekësore apo të tjerë me probleme familjare kriminale, normalisht mbartin simptoma skizofrenie. Nuk është fjala për shikim biografie, por një vëlla vrasës dhe tjetri në organet e policies, për kushtet shqiptare është non sens. Ata, duke e ndjerë veten të kërcënuar, plot ankthe e frikë. plot strese e paaftësi, bëhen të egër,janë të sikletshëm, marrin vëndime antiligjore, ku gjykatësi për shëmbull, në dashtë hap Kanunin, në dashtë Kushtetutën, në varësi edhe të ryshfetit. Partitë, pushteti, komuna e ku di unë, me ligjet janë OK-ej, kur psikopati sjedh dokumenta të shkëlqyer për të marrë një funksion publik, hetuesi, prokurori, gjyqtari, me ligjet janë OK-ej, kur intelektuali sjedh dokumentin e skizofrenit perms avokatit a mjekut. Një vrasës apo grabitës banke, u bën presion në daç shoqërisë në daç drejtësisë, kur vëllain e ka në SHISH, në polici, në gjykatë, në prokurori, në parlament, ndaj është koha e verifikimeve më së pakti jo vetëm të atyre që  janë me problem mëndore dhe punojnë edhe në administratën publike, por edhe të atyre që kanë kaluar drama famijare, që kanë çështje të hapura brënda familjes, që kanë  papastërti  gjenetike.

 

Ikja prej gjakut…

Gjakmarrja vazhdon të marrë jetë të pafajshme në trevën e Malësisë. Konfliktet për pronësinë e tokës disa herë janë kthyer në arenë të përleshjeve me armë, pasojat e të cilave janë të pamundura të mbyllen në një vend ku mungon dora e fortë e zbatimit të ligjit nga strukturat e shtetit. Është tragjik fakti që viktima e këtyre akteve kanunore mesjetare janë kryesisht djem të rinj të paguajnë padrejtësisht me jetën e tyre konflikte që në thelbin e tyre janë atavizma të neneve të pashkruara të kanunit të maleve që akoma nxjerr krye e bëhet deri sundues pikërisht aty ku shteti mungon. Fotoja që ilustron shkrimin është e një djali të ri nga fshati Grudë – Fushë i komunës së Gruemirës në nënprefekturën e Malësisë. Quhet Vullnet Mustaf Rexha i datëlindjes 9 Qershor 1984. Asnjë krim apo faj nuk ka kryer e megjithatë ka katër vjet që rrin i ngujuar duke ju ruajtur pushkës së ngrehur të hasmit që pret të shkrehet mbi të. Kushëriri i tij i afërt Mirsad Rexha, pas një konflikti banal për një rryp toke, pasditen e 23 Nëntorit të vitit 2004 ka qëlluar me breshëri automatiku fqinjin e tij Pashko Lec Gjonaj duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja tragjike kishte ndodhur në aksin nacional Shkodër – Koplik në afërsi të fshatit Shtoj i Ri. Qysh prej atij momenti dy familjet Rexha e Gjonaj janë në hasmëri me njëra – tjetrën. Pushka e ngrehur e Gjonajve sipas kanunit pret të shkrehet mbi njërin nga djemtë e familjes Rexhaj. Vullneti ka arritur t’ju shpëtojë dy herë pusive të hasmit. Herën e parë me 13 korrik 2005 rreth orës 17.00 në lagjen Rus e Shkodrës, vrasës të paguar kanë derdhur një breshëri plumbash të cilët fatmirësisht nuk kanë prekur trupin e Tij. Ndërsa me 27 Maj të këtij viti vrasja e paramenduar e Vullnetit ka mbetur në tentativë falë ndërhyrjes së shpejtë e profesionale të dy oficerëve të policisë kriminale të komisariatit të Shkodrës. Më parë dy vëllezërit e Vullnetit, Albani e Ardjani ishin larguar drejt Italisë për t’i shpëtuar hakmarrjes së fisit Gjonaj. Edhe përpjekjet e shoqatave të pajtimit të gjaqeve e strukturave të shtetit nuk kanë arritur tëbindin fisin Gjonaj që t’ju falin gjakun e të pajtohen me Rexhajt. I gjendur në kushte të tilla Vullneti, ditët e fundit edhe me ndihmën e disa miqve të familjes ka mundur të largohet nga Shqipëria duke u instaluar në një vend demokratik ku jeta, liritë dhe të drejtat e njeriut garantohen me ligj. Ai, ndoshta kurrë më s’do të mund të kthehet në vendlindjen e Tij, në fshatin Grudë – Fushë të komunës së Gruemirës. Konfliktet e vrasjet për pronën tashmë janë kthyer në ritual, kryesisht në zonat verilindore të vendit. Tre muaj më parë Qamil Hasani rreth 63 vjeç vrau me thikë nipin e vet Zudinë pas një konflikti pronësie. 10 ditë më pas, vëllai vret të vëllain në Stajka (Shkodër) ndërsa tre ditë më pas shënohen tri viktima në plazhin e Velipojës. Të gjitha me motiv pronësinë mbi tokën  bujqësore. E drama vazhdon… Janë me dhjetëra të rinj si Vullnet Rexha  që detyrohen të braktisin trevën e malësisë nga frika e gjakmarrjes. Një realitet trishtues dhe i dhimbshëm në shekullin e 21… Deri kur?           

RIFAT YMERI

 

 

Frikë nga pushka e hasmit

 

Quhet Besmir Qemal Kodraj.Ka lindur në qytetin e Koplikut më 30 dhjetor 1988. Prindërit e tij të rritur mes mjerimit të skajshëm kanë mundur të vëndosen në kryeqëndrën e Malësisë në vitet 90-të, disa metër poshtë rrugës nacionale Shkodër-hani i Hotit. Me shumë punë e mundim kishin arritur të krijonin kushte normale jetese, në një qytet mjaft të qetë, ku vëndasit dhe të ardhurit bashkëjetojnë në një harmoni për tu patur zili. Në këto kushte është rritur e edukuar dhe djali i vetëm i familjes Kodraj, Besmiri, deri në moshën 18 vjeçare. Gjithçka ka ndryshuar për keq, atëherë kur as kush nuk e mëndonte. Shkaku ka qënë një mur ndarës prej blloqesh betoni që kishte që kishte nisur të ndërtonte fqinji i i Qemalit,Dervish Hasa, edhe ky i zbritur në Koplik nga Repishti i Shkrelit në vitet e demokracisë. Qemali i ka kerkuar fqinjit të mos e ndertoi murin pasi ishte në pronën e tij, ndërsa Dervishi pretendonte të kundërtën e debati ka denegjeruar në konflikt të armatosur me pasoja tragjike. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e 29 shtatorit 2007, rreth orës 17.00. Pasi kanë debatuar me fjalë, në gjaknxehtësi e sipër, Qemali ka hyrë në shtëpi e prej aty ka dalë me një automatik kallashnikov që e mbante pa leje,e ka derdhur një breshëri plumbash mbi fqinjin e vet Dervish hasën, duke e lënë të vdekur në vënd.. Forca të shumta policie që mbërritën shpejt në vëndin e ngjarjes, kanë arrestuar agresorin, ndërsa kanë marrë masa për ruajtjen e familjes Kodraj nga hakmarrja e fisit Hasa. Qysh prej atij momenti tragjik, dy familjet, dy familjet ndodhen në hasmëri me njëra tjetrën. Dënimi i vrasësit me 14 vjet burg nga drejtësia dhe përpjekjet  e pushtetit vëndor e shoqatës së pajtimit të gjaqeve, nuk kanë arritur të bindin fisin hasa, për ti shtrirë dorën e pajtimit familjarëve të fisit Kodraj.  “Shteti punën e vet e na tonën”, shprehet djali i Dervishit,Selmani, që pret të marrë gjakun e babës, pasi vetëm kështu, sipas Kanunit të maleve, nderi i familjes çohet në vënd. Shënjestra e pushkës së tyre është drejtuar mbi Besmirin e pafajshëm që akoma nuk ka festuar 20 vjetorin e lindjes. Pasi ka qëndruar i ngujuar për gati 10 muaj, Besmiri ditët e fundit ka mundur të largohet nga Shqipëria, por pesha e gjakut vazhdon ta ndjekë nga pas. Me babën në burg, nënën në vetmi e mallin për vëndlinjen, Besmir Kodraj, ndoshta kurrë më s`do të kthehet në Shqipëri. Pushka e hasmit rrin ngrehur për tu shkrehur pa mëshirë në trupin e tij. “Gjaku lahet me gjak”, thuhet  në nenet e pashkruara të Kanunit të maleve që vitet e fundit është ulur këmbëkryq e bën ligjin në trevën e Malësisë. Zanafilla e vrasjeve  në ditët e sotme  ka për bazë kryesisht konfliktet e pronësisë mbi trojet e token bujqësore. E rastet janë të shumta e tragjike. Djetëra të rinj si Besmir Kodraj janë viktimat e pafajshme të këtij paradoksi që ngjat në treven e Malësisë në fillimshekullin e 21-të.                                                                                     

ZEF NIKA

 

 

BOTA RREZIKON NGA NDRYSHIMET KLIMATERIKE

 

Kerkohet shkurtimi i emetimeve të gazrave serrë-

Nga TONY BLAIR

Ka pasur një ndryshim vigan në opinionin publik gjatë viteve të fundit, mbi ndryshimin e klimës. Shkencëtarët dhe udhëheqësit politikë tani janë në një mëndje mbi kërcënimin dhe nevojën për veprim. Por, ekziston rreziku i hapjes së një hendeku të thellë mbi masën dhe shpejtësinë që ne kërkojmë për shkurtimin e emetimeve të gazrave serrë. Shkencëtarët thonë se shkurtimet midis 25 dhe 40% në vendet e industrializuara nga 2020 janë esenciale për të mbajtur nën kontroll rritjen e temperaturave dhe për të zvogëluar rrezikun e ndryshimeve klimaterike katastrofike dhe të pakthyeshme.

Por, me emetimet globale të gazit karbonik gjithnjë në rritje, me mbi 1% në vit, udhëheqësit politikë tani pyesin se si ata mund të mbajnë reduktime të tilla drastike pa dëmtuar prosperitetin.

Sir Nicholas Stern, autori i raportit të 2006 mbi pasojat ekonomike të ndryshimeve klimatike, mund të tregonte se kostoja e vonesave në parandalimin e ndryshimeve klimatike do të ishte shumë herë më e lartë sesa marrja e veprimeve konkrete tani. Por, politikanët, të cilët mendojnë vetëm në afate të gjata dhe injorojnë shqetësimet e drejtpërdrejta të opinionit publik mund të llogarisin vetveten në post për një periudhë afatshkurtër – dhe do të zëvendësohen nga të tjerë.

Kështu që, sfida është që të bihet dakord mbi një veprim nacional dhe ndërkombëtar për të krijuar ekonomi me shkallë të ulët ndotjeje, por në një mënyrë që t’u lejojë njerëzve – përfshi edhe ata në pjesët më të varfra të botës – të gëzojnë përfitimet materiale dhe sociale të rritjet ekonomike dhe konsumit. Kjo kërkon një strukturë mjaftueshmërisht radikale mbi atë se ku duhet të shkojmë, por edhe realiste lidhur me atë se ku jemi tani dhe shpejtësinë e lëvizjes.

Kjo është një detyrë, e cila për shkak të kompleksitetit të çështjeve që përfshihen, shumë më e vështirë sesa çdo detyrë tjetër, me të cilën është përballur komuniteti ndërkombëtar për më shumë se gjysmë shekulli. Por, është vitale, për shkak të çmimit potencial të një dështimi, që marrëveshja të arrihet në Konferencën e OKB-së në Kopenhage, vitin e ardhshëm.

Për një moment, unë nuk dua të nënvlerësoj vështirësitë e pafundme politike dhe ekonomike. Konsensusi është që emetimet e gazit serrë duhet të jenë shkurtuar me mbi 50% nga 2050, për të pasur një shans të mirë që të mbajmë rritjen e temperaturës në rreth 2 gradë Celsius. Për të arritur këtë do të duhen ndryshime të përmasave të paprecedentë në ekonomitë tona.

Kjo mund të duket çkurajuese, por ka gjithashtu arsye për shpresë. Është vlerësuar se ne kemi tashmë teknologjinë për të realizuar 70% të ndryshimeve, për të cilat kemi nevojë. Vetëm një efikasitet më i madh energjetik do të ofrojë ¼ e të ardhurave të përgjithshme, përveç reduktimit të faturave. Shpyllëzimi përfaqëson më shumë se 20% të problemit të emetimit të gazrave. Përveç kësaj është e qartë që, nëse ne do të vendosim stimujt e duhur në terren, tregu do të përgjigjet, kreativiteti dhe zgjuarsia humane do të funksionojë, dhe përgjigjet që do të jepen nesër, të cilat nuk mund të parashikohen sot.

Ne, gjithashtu, duhet të pranojmë realitetin. Një zgjerimi i energjisë së rinovueshme dhe, të paktën në disa vende, të energjisë bërthamore, është esenciale për të mbushur pjesën tjetër të hendekut.

Por, pjesa më e madhe e centraleve të reja të ndërtuara në SHBA, Indi dhe Kinë në dekadat e ardhshme do të jetë me djegie qymyri, prandaj zhvillimi i tërheqjes së gazit karbonik dhe teknologjia e magazinimit është gjithashtu vendimtare. Dhe ka një hendek të thellë midis nevojës sonë për energji bërthamore dhe mundësisë sonë për të furnizuar atë, meqenëse industria bërthamore ka qenë kaq e ngadaltë në vitet e fundit.

As ne nuk mund t’ia lejojmë vetes një rishikim të Kyotos. Ne kemi nevojë për angazhimin e të gjitha vendeve. Bota e zhvilluar, e cila krijon 80% të emetimeve të gazrave serrë, që krijon njeriu në atmosferën tonë, duhet të marrë rolin drejtues në reduktimin e tyre. Por, nëse SHBA do të plotësonte objektivat më të vështira për reduktimet dhe Kina do të vazhdojë në rrugën e saj aktuale, emetimet do të vazhdojnë të rriten mbi nivelin në të cilin ndryshimet klimatike, potencialisht katastrofike, bëhen shumë më të mundshme.

Pra, sfida është e madhe dhe afatet shumë të ngushta. Pa një orientim të qartë politik, ka një rrezik real që Samiti i OKB-së në Kopenhagën, në dhjetor 2009, do të çojë në një marrëveshje me emëruesin e përbashkët më të ulët, me secilin nga vendet që jep sa më pak që ata besojnë se është e mundshme.

Por, është gjithashtu e mundshme të shikojmë një kuadër për marrëveshjen ambicioze, por që jep rezultatet e kërkuara. Këtu çmimi i lartë i naftës dhe shqetësimet e vazhdueshme mbi atë se si furnizimi do të ndihmojë në plotësimin e kërkesës në të ardhmen. Si siguria energjetike ashtu edhe ndryshimi i klimës tregojnë se nevoja për të transformuar mënyrën se si rritet ekonomia jonë për të reduktuar vartësinë tonë nga qymyri. Kjo duhet të bëjë të mundur marrëveshjen pothuaj universale mbi objektivin e një reduktimi të emetimeve prej 50% nga 2050.

Ne nuk duhet të lidhemi pas një marrëveshjeje, e cila mbulon çdo mundësi. Në vitet që do të vijnë, njohja jonë dhe shpejtësia e ndryshimit teknologjik do të ndryshojnë në mënyrë dramatike. Objektivi themelor në Kopenhagën është që të bihet dakord mbi një drejtim të qartë për botën e zhvilluar dhe atë në zhvillim drejt një ekonomie me emetime të ulëta të gazit karbonik. Ne kemi nevojë për një marrëveshje që politikisht është e arritshme maksimumi në 2009 por për të filluar një proces për të bërë të mundur që marrëveshja të mund të rregullohet me lehtësi gjatë kohës.

Kjo kërkon që vendet kryesore të industrializuara që do të marrin pjesë në Samitin e G-8 në Hokaido muajin e ardhshëm – me Takimin e Ekonomive Kryesore – për të rënë dakord mbi objektivin e 2050 dhe elementet themelore që mund të përfshihen në një marrëveshje globale.

Ato, gjithashtu, duhet të identifikojnë dhe gjejnë kërkimet dhe analizat e nevojshme për të fituar një marrëveshje të gjerë në Kopenhagën, të cilat mund të jenë çuar përpara në G-8 e Italisë në qershor 2009.

Nëse do të merren këto hapa përgatitorë, atëherë komuniteti ndërkombëtar do të arrijnë në Kopenhagën duke e ditur se ka një drejtim politik nga vendet që llogariten se prodhojnë 75% të të gjitha emetimeve. Çka është më e rëndësishme, do të jetë gjithashtu e qartë se Kopenhagën nuk pritet që të zgjidhë problemin e energjisë, por për të vënë në punë një proces të vazhdueshëm, që do të bëjë të mundur rregullime sipas ndryshimit të rrethanave.

Ka arsye për optimizëm. Vende të tilla si Kina dhe India tani pranojnë që ndryshimi i klimës është problemi i secilit dhe nuk është vetëm për atë vende që janë përgjegjëset më të mëdha për të. Në SHBA dhe Japoni, ne gjithashtu kemi parë një ndryshim qëndrimi të mirëpritur. Në Evropë, tani ka një konsensus të vërtetë dhe të thellë mbi nevojë për të vepruar.

Sfida tani nuk është më vullneti politik. Ajo ka të bëjë me atë se si të arrihet një marrëveshje, si radikale ashtu edhe realiste, e cila na përcakton neve qartazi një rrugë drejt një të ardhmeje me emetime të ulëta karboni. Kjo është brenda horizontit tonë. Ne nuk mund t’ia lejojmë vetes për të humbur këtë mundësi.

Marrë nga: “The International Herald Tribune”

Titulli është i redaksisë.

 

Larushi ngjyrimesh politike në kohë gri

 

Nga Albert Vataj

Tash kur politika wshtw gati pwr tw mbajtur frymën në pragun e sezonit të pushimeve, kur kronikat janë stopuar në rrethin vicioz të betejës mediatike, pas kemi axhendën në rrethe të dy liderëve më të spikatur. Turet e tyre në plotësi nuk kanë patur ndonjë ndryshesë. Krahasuar kjo me dërgatat dhe motivimet pararendëse të këtyre partive, të ideve dhe lajtmotiveve. Risi kishte vetëm në koperturë. E njëjta filozofi. Ajo e zotërimit politik. Kemi një përfaqësim të mazhorancës nga Kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga njëra anë. Kemi gjithashtu kreun e Partisë Socialiste dhe kryebashkiakun e Tiranës, Edi Rama, nga kahu tjetër. Sfondi politik, dukshëm qaset të jetë i njëjtë. Dhe ka mundur të jetë veçse i tillë. Berisha me gërshërët e inaugurimeve dhe larushinë e premtimeve, si trofe të pushtetit. Rama me kartën e një politikani që kërkon të dominojë, që kërkon t’u imponohet mbështetësve të tij. Që të dy, qëllimisht lënë jashtë klimën e nxehtë që përqarkon pozitën e shtëtbërjes dhe opozitëbërjes. Berisha që kërkon maturinë e vetëdijes politike të bazës së partisë dhe Rama që trukon krizën dhe provën e zjarrit, ku ndodhet jeta e partisë që ai drejton. Me pak ngjyrime gri, por tërësia e fasadës së këtyre takimeve ka unifikuar koloritin e ngrohtë. Të paktën kështu ka udhëtuar deri në informimin publik e gjithë kjo. Natyrisht nuk do të bekoja asnjë thyerje xhamash, antimiting, apo nervacingëritje. Sikurse s’do të pajtohesha për asnjë moment me të drejtën për të pranuar këtë realitet që të zë frymën. Qëndrimi larg i shtysës për të reaguar, për të kundërshtuar, ofrohet, jo tamam si dorëheqje nga e drejta për t’ia kërkuar atë që të takon, atij që ta ka premtuar një gjë të tillë. Në një farë mënyre kjo është pajtueshmëri me fatin tënd të keq. Edhe kur ai është fati që ta kanë paracaktuar, përkohësisht, politikisht. Por duhet të jesh i çartur për ta pranuar përjetësisht një fat fatal, si fat të shkruar.

Veç kësaj ajo që të gozhdon para një habie është sfondi shumëngjyrësh i takimeve në këtë kohë gri. Në këtë tonifikim deri në të zezë hera-herës. I njëjtë, i pandryshueshëm dhe aspak harmonik me zhvillimet politike dhe realitetin. Duke përcjellë këtë atmosferë përnjëherësh nis të lëkundesh nga dyshimi. Vallë janë të vërteta gjithëçkagjë ndodh përreth, papunësia, çmimet e larta, faturat e abuzive të energjisë elektrike, korrupsioni i kudopushtetshëm, përçmimi, sorollatja dhe burokracitë e zyrave, pasiguria e të sotmes dhe vrasja e të nesërmes, etj, etj.

Duke përcjellë këto takime, konstaton, se gjithçka është reale, në këtë parajsë imagjinare që kumton mazhoranca dhe pacifike, në përçapjet ngërthyese politike, që davarit opozita e qorrsokakut.

Përherë më kanë mahnitur ovacionet populiste. Britmat dhe turmat që shkulmojnë nëpër sheshe e tubime dërgatash politike, si dallgët në brigjet shkëmbore. Ekstaza e grupnjërëzve që miklon sedrën delikate në qasjet periferike të liderit, ka ndeshur rrallë, për të mos thënë, kanë behur në mënyrë sporadike në barrierë debatesh. Por më së shumti ka qenë e përfshirë nga shtjellat e diskutimeve dhe trajtesash pafund e bjerrakohë. Fjalë dhe hargalisje nëpër sajesa programesh afatmesme e afatgjata, dokrrash dhe batutash pa kripë për kundërshtarësh politikë, përqafime e shtërngime duarsh.

Gjithçka nget pa u ndalur në rrugën e vet pakrye. Njërëzia përherë ka qënë në aty, si dikur kur pritej udhëheqësi, edhe sot, me buqeta lulesh në duar e brohoritje në buzë, sypërshkënditje në ballë e zjarr në duartrokitje. Vallë edhe kjo tërheqje për hunde është një nga çmimet që duhet ti paguajmë ende të kaluares. E vështirë për ta besuar, e rëndë për ta pranuar, e pamëdyshtë në të ngjarë. Pse?

Në shumicën e rasteve, teoria e predispozitës së turmës është një gjendje emotive shpërthimi që ka tërhequr vëmendjen e studiuesve. Por gjithsesi nuk ka marrë një përcaktim definitivisht. Hasim tek-tuk atë që psikologjia e quan eksitomi i turmës, ose eksitim fiziologjik. Mbase kjo teori, nuk është tamam ajo që zbatohet me paramendim. Por faktike ne kemi një mekanizëm që vihet në lëvizje, që ekstaza fiziologjike të ngjasë. Është e provuar teorikisht se britmat, ovacionet janë një lloj shtyse, një lloj adrenaline, që si pa kuptuar edhe brenda individit joaktiv ka ngjitur nivelin, duke e tjetërsuar atë. Krejt si pakuptuar, secili sehirgji, e gjen veten në një nga të përfshirit në atë tufë mercenarësh partiak. Një lloj ndryshimi ka motivuar prezencën e tij emocionale dhe fizike, të përfshirjes plotësisht në vërshimin uturimës. Pikërisht atë që gjendet aksidentalisht në këtë shtjellë. Ai, në ato momente ka harruar se po luan rolin e lolos në këtë tragjikomedi. Kujtesën e ka të zeruar, edhe se është i përfshirë nga kjo valë energjie përpirëse jashtë ndërgjegjes së tij. Sakaq vullnesa për të dëshmuar qytetari politike ka përpara një hendek të gjerë. Mundësia të jep shpirt në duar. Guximi për të ofruan praninë e tij të ndërgjegjshme, është e venitur. E sotmja e mbarsur me vështirësi dhe halle nuk gjen forcë të dalë mbi vërshimin e mercenarëve politikë dhe çoroditjen emotive. Nëse ajo nuk është shkulm në këtë valë eksitomi përpara liderit, pranon të jetë anonimat i një identiteti që orvatet duke pranuar realitetin si ndëshkim të fatit, jo si një mundësi, në përpjekje për ta ndryshuar. Së paku për ta dëshmuar atë. Zotërimi politik, rëndom lexohet si një hipnoze përkohshme, që vë përfund një masë njerëzish, të cilët ndonëse të pakënaqur nga përfaqësia e tyre, në pushtet ose jo, nuk mundin të jenë vetëm se marioneta në duart e kredos dhe makiavelizmit politik të liderit. Thua se punën, standardet, mirëqenien do t’i gjejë mirazhi rrezatues i liderit, apo shpresën mund të ta motivojë tërësia e ornamenteve të ligjërimit në foltoret e tubimeve dhe ceremonive të sajuara nëpër podet e trofeve.

Në këtë kohë perceptojmë vetëm grinë, harrojmë se ylberet janë flamuj politik, janë përpjekje për të trukuar portretin e venitur të realitetit të sotëm shqiptar.

 

“Unioni” Meta- Nano ose fillimi i fundit te Rames?

 

Shume nuk kane patur as dyshimin me te vogel se afrimi prane LSI-se i perkrahesve te ish- kryeministrit Fatos Nano, do ti paraprinte nje levizjeje te bujshme politike, e cila mesa duket tashme eshte ne prag. Kalime te antaresise se thjeshte nga PS-ja tek LSI-ja, por edhe i ish- hierarkeve te larte te tipit Luan Rame por edhe te tjere, treguan se po afrohet nje “union” i ri ne politiken shqiptare: fillimisht ne mes dy emrave- rivale te dikurshem, me pas edhe i “ushtrive” te tyre ne baze.

Ne fakt, si per cdo levizje te kesaj natyre, duhet nje fare kohe per tu testuar, me pas edhe per tu implementuar me sukses. Afrimi i padukshem apo ne distance ka ndodhur permes deklaratave kryesisht te ish- kryeministrit Meta, pas ftohjes me kryesocialistin Rama. Por burime te besueshme bejne me dije se Nano dhe Meta jane takuar fizkisht, jo vetem nje here per te vene piketat e nje afrimi te mundshem. Vjena por edhe Mali i Zi jane paraqitur si vende ku Meta dhe Nano direkt por edhe permes emisareve, kane “thurur” plane te asaj qe mund te quhet surpriza me e madhe e pritshme ne politiken shqiptare.

Me shume se deshira per bashkepunim mes tyre, Nanon dhe Meten i bashkon “armiqesia” me Edi Ramen, duke patur ne sfond bashkepunimin e hapur te kryabashkiakut te Tiranes me kryeministrin Berisha. Kjo mesa duket shihet edhe si nje pike e forte e binomit Nano- Meta per te terhequr pas vetes bazen “fanatike” socialiste, e cila nuk e ka honepsur as ish- kryesocialistin ne kohen e dashurise se shkurter me Berishen ne veren e vitit 2002.

Indirekt, me nje levizje te tille del i fituar ish- kryetari Nano, por edhe LSI-ja, nese nuk do te kete nje “union” te formuar nga dy parti me mbiemer socialist, ku njera sipas gjasave mund te kete ne krye vete ish- kreun e PS-se. Duket e veshtire qe Nano ti bindet Ilir Metes- kryetar i LSI-se, duke qene brenda ketyre rradheve, ndersa edhe krijimi i pritshem i nje grupi kuvendor me “mekataret” e votimit Topi, shkon ne drejtim te shtimit te nje partit te re politike ne vend.

Nga ana tjeter, eshte e kote te thuhet se i humbur mund te jete vetem Edi Rama, ndersa Berisha nuk eshte cudi te ofroje partneritet bashkeqeverisjeje per dyshen Nano- Meta, nese PD rezulton force e pare politike ne zgjedhjet e vitit 2009. Cdokush e ka te qarte se Nano terheq rreth vetes akoma nje pjese te konsiderueshme te antaresise se PS-se. Ajo eshte pare qarte gjate turit ne disa qytete ne kuader te “Katharsis II”, por edhe nga pakenaqesite e dukshme te bazes socialiste ne shume rrethe te vendit, mes te cilave edhe Shkodra. Keto pakenaqesi sipas gjasave, do te vijne ne rritje ne kuader te afrimit te kohes per hartimin e listave te kandidateve socialiste per deputete sipas qarqeve te Shqiperise. E ne kete kuptim, duket sikur koha po punon per dyshen e pritshme publikisht Nano- Meta dhe kunder endrres se Edi Rames per tu bere kryeminister i vendit. Nga sa mund te perceptohet, dyshja Nano-Meta kane percaktuar edhe “fatet” respektive nese do te arrihet marrja e qeverise ne vitin 2009: kreu i LSI-se do te kete karriken e kryeministrit, duke i garantuar Nanos karriken e presidences pasi ta liroje ate Topi ne vitin 2012.

Shume analiste dhe komentatore jane te mendimit se pa LSI-ne e Metes kryetari Rama dhe PS-ja e tij e kane shume te veshtire te mund te qeverisin pas vitit 2009, edhe nese socialistet rezultojne force e pare politike. Aq me shume zvogleohet kjo mundesi, nese ne krah te Metes do te jete edhe Nano, i cili natyrshem terheq pas tij nje numer te lakmueshem socialistesh dhe progresistesh. E thene ndryshe, edhe nese Rama del i pari ne garen e vitit te ardhshem, votat e LSI-se dhe te Nano- partise, do te jene te domosdoshme per te qeverisur vendin. Eshte  e qarte se Edi Rama, do te jete i detyruar te heqe dore nga karrikja kryeministrore ne favor te Metes, vetem nese do te linte me deshire ne opozite edhe per 4 vite socialistet shqiptare.

E nese e majta shqiptare, pas kesaj carje te re te pritshme qe vjen si pasoje e nje “unioni” do te humbase serish zgjedhjet, eshte e sigurte se Edi Rama do te largohet, do te humbiste edhe karriken e qytetarit te pare te Tiranes- perfundimisht do te dilte ne hijen e politikes shqiptare. Me kosto 4 vjecare ne opozite per te majten, mund te arrihej nje unifikim i plote Nano- Meta dhe PS-ja e mbetur nga Rama, per tu ringritur fuqishem ne zgjedhje parlamentare, por qe sipas llogaritjeve do te ishin jo para vitit 2013.

Blerti Delija

 

“Shenjtorja” e vetlauruar kërkon të jetë më Katolike se Papa

 

nga FATIME KULLI

U njoha nëpërmjet faqeve të internetit me shkrimin “INJORANCA KERKON EKLIPSIMIN E NENE TEREZES” dhe që krijoi polemika në shtypin e internetit. Gjithashtu, lexova me shumë vëmendje shkrimin e Nase Janit “Mëkatarë! Mos luani me emrin e nene Terezës!”, gjithashtu u njoha me shkrimin “Nene Xhemilja e Triestes alios Nene Evdhoksia e Karavastas”.

Ju të nderuar kolegë keni një të drejtë të madhe e të pahueshme. Ju me shkrimet tuaja kritike, kërkoni me të drejtë mos përdhosjen e një figure të madhëruar, jo vetëm për ne shqiptarët, por për tërë njerëzimin, pikërisht për humanisten më të madhe në botë, Nënë Terezën, e cila do të mbetët një mit i papërsëritshëm, edhe në shekujt në vazhdim. Por, çuditërisht me ne shqiptarët ndodh një fenomen i çuditshëm. Ne kemi maninë të jemi kudo të parët, të jemi kryetarë, të jemi shkrimtarë të mëdhenj, të jemi Nënë Terezë, e kështu me radhë do të përmendja shumë emra, etj., etje,. për të përfituar diçka të pamerituar nga madhështia e tjetrit. Dhe këtë mani e kemi kthyer në sistem, që padyshim element kryesor të këtyre “atribute”, janë; injoranca, inferioriteti, interesi, babëzitje, deliri, e tjer. Rasti në fjalë është shumë interesant dhe i rrezikshëm për shoqërinë shqiptare, kudo në botë. (Të më falni kolegë, por nuk kam dëshirë t’ia përmend emrin zonjës në fjalë, pasi nuk dua t’i jap rëndësi, se për mua është askush.) Ndërsa ju mund ta njihni më mirë, nëse ajo ka merita apo jo, për të merituar këtë sfidë paradoksale.

Por, polemika e fundit në faqet e internetit, për mua përbën një shqetësim real, pasi ajo vjen në një kohë kur në Shqipëri ndodhin skandale edhe më të mëdha, qarqe të caktuara në bashkëpunim me politikan antishqiptar, kërkojnë të na dhunojnë figurën simbol të formimit të shtetit shqiptar, Ismail Qemali. Dhe kjo rrufe vjen nga një njeri i shkolluar në Amerikë, nga një akademik, atëherë çfarë presim nga injorantet që kërkojnë të zëvendësojnë Nënë Terezën??? Ju keni të drejtë kolegët e mi, por kam një pyetje për ju: A ka gra intelektuale në diasporë, që me të vërtetë kanë kontribuar për kombin shqiptar, qoftë edhe me krijimet e tyre, për tu “përballur” me këtë grua, e cila tenton t’i bëj sfidë humanistes më të madhe në botë? Pse nuk e çojnë zërin këta zonja, por pranojnë sfidat e njerëzve të vegjël, me kulturë të cunguar, me një ego prej lubie, për të përdhosur një figurë kaq të madhe siç është Nënë Tereza?

Kam lexuar se ajo është shprehur konkretisht: “Nëne Tereza jepte bukë nga parat e Vatikanit ndërsa unë i jepja njerëzve bukë nga rroga ime”…

Të nderuara kolege! Nanë Tereza është një MIT i madh, dhe Mitet, ne s’duhet t’i prekim, e jo më t’i përdhosim. Kjo maniake për tu dukur, arrin deri këtu dhe ju koleget e mia të mençura e të nderuara, heshtni. Përse heshtni? E ndërsa shkrimi i shkrimtarit të njohur, (i cili bashkoi shpirtrat krijues kudo në botë me punën e tij në Athinë ) Nase Jani, “Mëkatarë! Mos luani me emrin e Nene Terezës! është një apel njerëzor e intelektual për të revolucionizuar ndërgjegjet e njerëzve të vegjël e maniak, të cilët kërkojnë të përdhosin figura të ndritura të kombit tonë, dhe rasti në fjalë, “shenjtorja” e vetlauruar kërkon të jetë më Katolike se Papa.

 

Zgjedhjet dhe zgjidhjet

 

Nga Albet Vataj

Proporcionali rajonal do të jetë praktika që do të startojë në zgjedhjet parlamentare të 2009-ës si një model i ri mbi formatin e të cilit do të përftohet Kuvendi i ardhshëm i Republikës së Shqipërisë. Më shumë se si një përvojë bashkëkohore dhe një praktikë e vendeve me demokraci të përparuar, ajo do ti ofrohet realitetit të politikës shqiptare, si një dobi e disiplinimit të larushisë spektrit. Do të marrë fund përgjithnjë, ose të paktën kështu mbetet të shpresojmë, ideja e pjelljes së partive për karshillëk të dhjetëra të tjerave, apo për rivalitet të këndezëve partiakë. Zgjedhjet e ardhshme parlamentare kanë vënë para një përballje të tensionuar në tërësinë e jetës së tyre, partitë politike shqiptare. Por më të predispozuar për t’i vlerësuar si shansi i fundit të gjallimit politik janë partitë e vogla, të cilat formula e re zgjedhore rrezikon t’i skualifikojë përfundimisht nga skena. Proporcionali rajonal në pamjen e parë favorizon dy partitë e mëdha parlamentare, Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste, si subjektet që ndajnë në mes tyre mbështetjen e elektoratit shqiptar. Proporcionali rajonal do t’i japë fund përfundimisht penetrimit në ligjvënësin shqiptarë të personave më një të kaluar dhe të tashme joproduktive dhe të dyshimtë. Partitë do të jenë më të kujdesshme në përzgjedhjen e përfaqësuesve të tyre në Kuvendin e Shqipërisë. Njerëzit e saj duhet të jenë sa më përfaqësues, sa më të besueshëm dhe profesional. Pasi vetëm një kategori e tillë përfaqësuesish në Kuvend do t’i garantonte asaj vijimin e qeverisjes dhe forcimin e besimit në popull. Ekzistojnë shanset që gripat dhe gangot politik që kanë mundur të hyjnë në politikë, ta kenë disi të pamundur të tejkalojnë këtë duke u bërë faktor në ligjvënien në Shqipëri. Pozitiv është fakti se partitë do të vihen përballë një përgjegjësie ndryshe në përzgjedhjen e emrave, personaliteteve dhe produktit politik që do të përfaqësojë spektrin e tyre në Kuvendin e Shqipërisë. Do të ketë fare pak shanse që persona të vendosur në pozita të forta financiare të mund të ishin përfaqësues të vullnetit të zgjedhësit shqiptar. Atij vullneti që vinte si produkt i mjeteve që prodhonte paraja, para e cila nuk dihej ose nuk donte kush të dinte se nga vinte. Shpresohet t’i jepet fund krijimit të grupazheve parlamentare, të strukturave kuvendare që lidheshin pas interesave të përfitimit dhe që hera herës për këto interesa provokonin ngërçe dhe impononin vendimmarrje politike. Partitë dhe kjo formulë zgjedhore do të minimizoje plangëprishësit politik, të cilët inatet e tyre personale i pompojnë duke i konvertuar në beteja parlamentare, në vramëndje politike e pse jo dhe në çoroditje të zgjidhjeve jetike që burojnë nga ky mozaik.

Megjithatë, marifetgjinjtë e politikës shqiptare këtë përvojë zgjedhore nuk do ta lejojnë që të bëhet “vrastare” për ëndrrat e tyre. Në zyra e bordume, në kafene e podjume ata nuk reshtin së zgjidhuri të kësaj “Nyje gordiane” që kërkon të lidh fatin e tyre më dështimin politik, që kërkon të kthehet në një makth. Po punohet intensivisht për përpilimin e grupimeve, aleancave dhe bërjen e një rezultanteje në tavolinë për secilin rast. Nga ana tjetër e ashpër do të jetë lufta e përzgjedhjes së listët zgjedhore dhe më së shumti për renditjen. Kjo do të jetë në vetvete prova e zjarrit të jetës politike të partive. Kjo do të nxjerrë në pah se sa unanimitet vendimmarrës ka dhe do të ketë në gjirin e këtyre subjekteve politike. Natyrisht që kjo do të jetë një betejë zgjedhore, ndoshta më e ashpër se sa vetë zgjedhjet dhe testi politik te sovrani. Brenda partive, kryesisht PD dhe PS përpilimi i listës emërore natyrshëm që do të shoqërohet me debate dhe nuk përjashtohet mundësia dhe të ndonjë krisje brenda radhëve, pasi vetë partitë dhe politika shqiptarë nuk ka ndonjë pjekuri të konsoliduar dhe garante në tejkalimin e fazave të tilla kaq delikate dhe domethënëse për kredibilitetin dhe besueshmërinë te zgjedhësit shqiptar. Në këto kushte ajo që do të zgjidh këto nyje do të jetë autoritarizmi i lidershipit. “Kështu them unë, kështu do të bëhet” ka gjasa të jetë formula e zgjidhjes së ekuacionit të listës emërore. Partitë e vogla, të cilat jo rrallë kanë prishur qetësinë e të mëdhenjve, do të gjenden kësaj here në pozita tepër të vështira. Vegjetimi i tyre politik nën hijen dhe kredon elektorale të të mëdhnjve do të marrë fund dhe bashkë me këtë do të dalë në dritë se sa i vlen lëkura secilit. A duhet të besojmë se jeta politike shqiptare duke u përqëndruar në dy parti apo grupime do të jetë më produktive, më efikase? Kjo do të ngjasë nëse duhet të shpresojmë se rrjedha do të jetë logjike, përkundër përvojës së derisotme, e cila nuk lë shkak për të besuar se politika të nesërmen e zgjedhjeve kunendore do të ketë një pamje tjetër, një predispozitë tjetër, një përkushtim dhe besueshmëri tjëtërqysh nga deritash.

Gjithsesi mbetemi të shpresojmë se proporcionali rajonal do të qartësojë shumë gjëra. Politika shqiptare, do apo s’do ajo, do të jetë e detyruar të jetë më kredibël, më e besueshmë, më e përkushtuar kundrejt votbesuesit shqiptar. Shumë beteja të panevojshme politike do të marrin fund. Kokëçarje interesash personale dhe grupesh interesi do ta kenë më të vështirë të artikulohen për tu bërë pjesë e jetës politike shqiptare. Individë të anatemuar, e pse jo dhe me precedentë politikë apo moral do ta gjejnë veten të mënjanuar. Në një farë mënyre jeta parlamentare do të imunizohet nga “atentatet”  personale. Kuvendi do të merret me bërjen e ligjeve. Dhe jo vetëm kaq, ajo do të jetë e detyruar të obligohet për një zbatueshmëri më të lartë të ligjeve. Barazia e të gjithëve para shtetit dhe ligjit do të diktojë rregullimin e shumë marrëdhënieve. Natyrisht që në fillimet e saj proporcionali rajonal nuk do të mbart shumë përgjegjësi, por deri diku ndikimi i saj në disiplinimin kuvendor do të jetë i dukshëm. Pastaj hap pas hapi do të kemi deputetë më të vetëdijshëm, më të përgjegjshëm dhe më të bindur në detyrimin e tyre karshi votbesuesit. Pak rëndësi do të kishte se kush do të kurorëzohet fitues në këto zgjedhje. Rëndësi e dorës së parë do të ketë racionaliteti politik. Rruga për të mbërritur tek dobishmëria e kësaj filozofie zgjedhore do të jetë e gjatë. Vullneti politik edhe në këtë format duhet të jetë oksigjen për mushkëritë e reformave, integrimit dhe rreshtimin e vendit tonë në radhën e vendeve të zhvilluara. Le të shpresojmë dhe të besojmë se ajo që dy partitë e mëdha përzgjodhën do t’i shërbejë perspektivës, politike fillimisht, më pas asaj të shtetbërjes.

 

Parlament i hallakatur

 

Nga Aleksandër ÇIPA

Prej disa muajsh, sjelljet politike me Parlamentin e vendit vazhdojnë të lënë në fuqi një shije të keqe për parlamentarizmin aktual. Shumica e aspekteve të sjelljes, shfaqjes, debatit, ligjbërjes dhe ligjmiratimit kanë qenë të kontestuara nga shumica e opinionit publik dhe nga segmente të ndryshme të institucioneve politike.

Serioziteti i parlamentarizmit prej kohësh është cenuar, por më së shumti, cilësia dhe produkti ligjbërës është bërë i diskutueshëm, me mjaft mangësi dhe vlerë të paktë jetëgjatësie.Mënyra si janë miratuar shumica e ligjeve dhe procedimi përmes një debati informal e fiktiv, të bindin se abuzimi politik dhe jopolitik me rëndësinë dhe vlerën e legjislativit, ka për protagonistë vetë pjestarët e tij dhe mandati i këtij legjislativi është përdorur për interesa jogjithëpërfshirëse.

Kryeparlamentarja e vendit, zonja Jozefina Topalli, ndoshta është rasti i parë në gjithë përvojën parlamentare të rajonit ballkanik që të jetë përballur me dy mocione dhe të kërcënohet edhe aktualisht prej të tretit. Kjo nismë e lënë në mes prej opozitës, është një tjetër sjellje abuzive me misionin politik që mbart një palë politike.

Natyrisht, kjo kërkesë e opozitës e ripërsëritur mbi bazën e rrethanave të ripërsëritura i ka hequr asaj kredencialet e mjaftueshme për të bindur publikun. E kemi fjalën për mbështetjen publike që duhej të kishte ajo në aktin politik dhe kërkesat kontestuese të saj, në adresë të kryeparlamentares. Nga ana tjetër, ripërsëritja e kërkesës zyrtare për mocion, madje dhe akti i votimit dhe rishfaqja në herë të tretë e kërkesës, flasin qartë për një hallakatje dhe impotencë politike. Kjo axhendë e ndenjur dhe e keqpërdorur e reagimit parlamentarist, ose mbulon një paaftësi, ose justifikon mospasjen e një të drejte.

Puna e pakryer në politikë është vazhdimisht një investim rrënues për besueshmërinë dhe mbështetjen qytetare dhe publike. Këtë aksiomë të real-politikës, politikanët dhe subjektet tona partiake nuk e vlerësojnë gjithmonë si të tillë. Pas mocioneve të rrëzuara dhe atyre të lëna në mes të rrugës, natyrisht që mund të kenë sjellë rritjen e autoritetit drejtues dhe administrativ të kryeparlamentares. Kjo është një rritje me vlera të veçanta negativiste në funksion dhe me po kaq rreziqe për vlerën institucionaliste të titullares. Sepse shumëkush e di që në raste të tilla, mjedisi ynë politik preket prej autoritarizmit dhe prej protagonizmit individualist të udhëheqësit.

Në jo pak raste, këtë sedër kryeparlamentarja e ka demonstruar në seanca dhe në marrëdhënie komunikimesh me deputetë të opozitës. Sikundër e ka shfaqur edhe përmes ndonjë gjesti injorues në rastet kur ka pasur përballje ankimesh me pretendime procedurale, të paraqitura nga këta përfaqësues të pakicës politike. Vetë opozita duke mbetur në aksione të tilla përgjysëm, duke iu rikthyer atyre, edhe pse s‘ka pasur besimin e çuarjes deri në fund, ka pësuar zvogëlim besimi dhe natyrisht e ka bërë edhe më të shtuar vlerësimin se gjendet në pozita dhe motive hallakatëse.

Ky imazh i opozitës lidhet në një farë mënyre edhe me pamjaftueshmërinë e saj vokale dhe altnernativë-pasëse për rastet e dekreteve, për rastet e projektligjeve që janë kaluar përmes imponimit numerik të kartonave apo për projektet e kaluara dhe të dyshuara si “manovra përfituese dhe përdoruese prej qeverisësve”. Krejt kjo tablo e plotë hallakatjeje, shërben si motiv dhe argument i plotë për skepticizëm qytetar dhe mosbesim ndaj përfaqësimit parlamentar në vend.

Prej 15 marsit 2008 e deri më sot, pra prej katër muaj kohë, parlamentarët shqiptarë kanë dëshmuar se mund të jenë të paaftë për të mbërritur në një qëndrim dhe në një imponim institucional për një proces hetimor dhe identifikues përgjegjësish. Kjo zvarritje, padyshim që e bën edhe më të lartë koston politike, si për shumicën që është në pozitën e përgjegjëses, ashtu edhe për pakicën parlamentare që është në pozitën e llogari-kërkueses politike. Mosqënia në nivelin e detyrës dhe misionit, në raport me këtë tragjedi, të dyja palët i ka vënë në pozita dhe natyrisht edhe më të vështirë do ta kenë në të ardhmen e afërt.

Fjala është për vënien në pozita, për shkak se lidhen me besueshmërinë ndaj autoritetit ligjor dhe shtetit të së drejtës, në Shqipëri. Trajtimi i përgjegjësive dhe hetimi i Gërdecit mbetet edhe një provë dëshmie për vlerat e partneritetit që premtojnë dhe ofrojnë institucionet tona me ato ndërkombëtare. Trajtimi i deritanishëm i çështjes “Gërdec”, sipas të gjitha pohimeve nga jashtë, ka mjaftuar si imazh kritik që të dyja palët politike po paraqesin në publik. Sjellja dhe qëndrimet në raport me këtë çështje, kanë vlerën sinonimike të rasteve të përgjegjësisë, si ndaj atyre që kryejnë mitmarrjen, ashtu edhe ndaj atyre që realizojnë mitdhënien. E thënë me fjalë të drejtpërdrejta: përgjegjësi ka fajtori real, por dhe denoncuesi dhe ligjkërkuesi opozitar.

Pozita dhe opozita deri tani, në lidhje me këtë çështje, në këtë shfaqje dhe përmes këtij kontributi parlamentar, po komprometojnë vetveten. Ky komprometim lidhet edhe me aspektet e mungesës apo cenimit të transparencës së qëllimeve dhe të pragmatizmit të drejtpërdrejtë politik të udhëheqësisë së lartë politike. Se ekziston kjo transparencë e cenuar, prandaj vazhdojnë sot akuza për deformim dhe prekje antikushtetuese të Kushtetutës. Janë të panjohura prej publikut interesat reale për amendimin e Kushtetutës, prandaj dyshohet dhe hamendësohet prej shumëkujt e më së shumti prej opinionistëve dhe vëzhguesve të mediave. Eshtë cenuar pavarësia e disa institucioneve kushtetuese dhe po konstatohet polemikë dhe konflikt institucionesh më shumë jashtë Parlamentit se brenda tij. Kjo është shprehje e paaftësisë për parlamentarizëm dhe mospërdorim efektiv të foltores së tij.

Kjo situatë e ka shtuar paaftësinë administrative në disa prej fushave jetike të shtetit dhe shoqërisë, sikundër mund të thuhet me plot gojën se është rrënuar standardi dhe shembur ai. Kjo paaftësi ka mposhtur edhe opozitën. Ajo, për shkak të kësaj gjendjeje, po zhvleftëson aksionet politike opozitare, sikundër edhe itineraret për krijim imazhi për projektin dhe vizionin e vet qeverisës. Në këtë pamje, hallakatësia është virtyti i vetëm i palëve tona parlamentare dhe politike.

 

Grilat e mbyllura të kryeministrisë…

 

Nga Anila SULSTAROVA

Në bulevardin qendror, përveç trafikut dhe pluhurit me nuanca të shkrira gri në kafe, që përplaset në fytyrë kur jam këmbësore, ose në xhamat e makinës kur jam me makinë, më bëjnë përshtypje grilat e mbyllura të asaj që supozohet të jetë zyra e kryeministrit shqiptar. Ato grila kanë kohë që qëndrojnë të mbyllura. Nëse je i/e ngeshme dhe sheh dritaret e Kryeministrisë, pak syresh kanë grilat e hapura. Edhe ato që janë të hapura, janë deri në gjysmë. A thua janë masa mbrojtje për kryeministrin e Shqipërisë? Ndoshta…

Megjithëse, ai si burrë fort i zgjuar që është, me siguri ka kuptuar që sulmet më të egra, që kanë cenuar dinjitetin e tij moral dhe politik, që e kanë zhytur në faje e dështime të rënda, që e kanë shfrytëzuar dhe ai ka lejuar ta shfrytëzojnë për përfitime shumëplanëshe, kanë ardhur nga ata që i ka pasur (për fat të keq disa ende i ka), brenda mureve që mbrohen nga grilat e mbyllura. Në fakt, politika nuk është hiç pjesë e përparësive të mia kryesisht akademike (as nuk besoj të jetë ndonjëherë), por me gjithë indiferentizmin ndaj saj, ajo ka guxuar të ndërhyjë në cilësinë e jetës sime personale, jetës sime profesionale me prishjen ekuilibrave të mjedisit në të cilin jetoj. Mllefi më shtyu që një ditë vendosa të shoh godinën e shumëmbrojtur Kryeministri, ku zanafillen politikat për popullin. Ne, votuesit, besojmë që ato të na zhvendosin drejt hapësirave më dinjitoze e qytetare. Por, nuk dimë se kryeministri dhe ekipi i tij i mbajnë grilat mbyllur, sepse punojnë ditë dhe natë. Mbajtja hapur e grilave jep sinjalet e natës dhe ditës. Ata nuk duan t’ia dinë në është ditë apo natë… Sepse, psikologjikisht, nuk duan të ndikohen nga ditë-nata.

Rëndësinë e ajrit të pastër, dritës së diellit, dritëhijeve të natës, zhurmës së shiut, kryeministri i shqiptarëve si njeri i rritur në zona shumë të pastra e të bukura të Shqipërisë, si mjek, si qytetar i lexuar dhe i kulturuar njeh shumë mirë se çfarë ndodh në njerëz, mendje dhe shpirtra që jetojnë në errësirë… Mjediset anemike, të paajrosura, dritë zbehura zhbëhen jo vetëm në ngjyrë, por edhe në funksione. Pikërisht në këtë mjedis prodhohen politika që prekin çdo qytetar shqiptar, pavarësisht moshës. Njerëz që punojnë dhe rriten në errësirë, a mund të sjellin vallë politika ndriçuese?… Para pak ditësh isha me studentët e mi në provim: 160 studentë të ndarë në dy salla, asnjëra e kondicionuar apo me sistem ventilimi. Me njërën dorë shkruanin, me tjetrën fshinin djersët ose përpiqeshin të freskonin veten a mendjen. Shihja bluzat e njomura të ngjitura pas kurrizit. Pas provimit rendën në lokalet përballë godinës ku formohen të freskoheshin.

Në fakultetin tonë ka vetëm dy banja ku nuk ka as ujë. Unë punoj në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Shkencave Sociale. Atje, kush është i interesuar të shohë një pasqyrë domethënëse të politikave të ardhura nga e zbehta kryeministri dhe derivatja e saj me më shumë ngjyra, ndonëse jo rrallë herë shumë të errëta, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, është i mirëpritur. Grilat e mbyllura të Kryeministrisë duket se nuk duan të kenë asnjë sinjal nga jashtë, asnjë sinjal nga ata që i kanë vendosur brenda asaj godine, asnjë sinjal nga ata që iu qëndrojnë përballë për hir politikash apo dëshire për të përmirësuar të sotmen dhe të nesërmen, asnjë sinjal nga ata që i votuan për bashkë shkëmbim përgjegjësish… Grilat e mbyllura nuk lejojnë kryeministrin e vendit tim të shohë: varfërinë që u lexohet në sytë e uritur për dinjitet votuesve shqiptarë, panikun e prindërve që lypin mjekime dhe gjak për fëmijët e tyre, numrin e vetëvrasjeve që në gjashtëmujorin e parë të 2008 është dy herë më i madh se ai i vrasjeve, që qytetarët e tij nuk ndihen të mbrojtur, që listat në dyqanet e bukës zgjaten bujarisht, që mesatarja e nxënësve të sistemit parauniversitar është shumë e ulët, që kultura dhe arti shqiptar kanë humbur vlerën dhe sharmin… që po vdesin shpresat…

Grilëmbyllura kryeministri më duket si shtëpia e fantazmave politike të djeshme, të sotme, dhe me ç’duket atyre të ardhshme.

 

PROFESOR KOLË PRELA NË KUJTIMET E BASHKOHËSVE

 

Pregatitur nga PRELË MILANI

“Kola në gjimnaz ka qënë një klasë më lart se unë, por në shkollë jemi miqësur dy fish  njeri me tjetrin. Ne ishim nga i njejti fshat dhe mbi të gjitha miqt të vertë.  Profesori ka qënë një mashkull sy kalter  me një fytyrë sa të qeshur aq edhe të porpurtë, vetull hollë me flokë ngjyrë gështenjë, të  prerë bukur, të krehur me kujdes lart mbi ballë  duke i dhënë një pamje sa të hijshme aq edhe tërheqëse.

Kapiten Lekë Vojvoda. Profesor i Akademisë së Modenës

 

Profesori i pa fat”:Kolë Prelën e kam pasë profesor letërsie dhe latinishtje dy vjet e gjysmë në lice deri sa doli ilegal. I pajisur me një kulturë të gjerë, dallohej për mëndjen e tij të mprehtë, i sjellshëm, i ëmbel, i pastër e i ndershëm. Kishte trimërinë, patriotizmin dhe gjallërinë e maleve të vendlindjes. Kur doli partizan mua dhe shumë e shumë nxënës të tjerë nuk na befasoi pasi ndjenjat e tij antifashiste lexoheshin qartë. Pati nga ata që e quajtën edhe aventurjer edhe të lajthitur. Ai qe shumë fatkeq se nuk  mundi ta kultivojë intelektualizmin e vet. Profesor Kolë Prela qe i parakohshëm  për kohën kur jetoi, prandaj   politika e kryqëzoi brutalisht

Sipas Kujtimev të Çesk Zadesë 20 dhjetor 1993

 

Profesori gojëmbel: ”Profesori i fjalëve të embla, intelektuali i kulturës solide prendimore, nga të paktët latinishtfolës  elekuent, njeriu i butë që nuk trazonte njeri, njeriu i urtë që në çdo rast rezantonte mençuri. Në fushën e mdimit pedagogjik, profesori i përkiste rrymës pedagogjike pragmatiste, tipari themelor i së cilës është “pediaocentrizmi(ku në qendër të  veprimtarisë pedagogjike qendron nxënësi). Në fushën e metodologjisë së mësimdhënjes, profesori brënda një përjudhe të shkurtër formoi individualitetin e vet, një figurë të pastër morale, me një sistem imunitarë vlersh si diniteti, dashuria dhe respekti. Sjellja e mirë dhe e kulturuar e profesorit u shendërrua në shembëlltyrë të patjetërsueshme për nxenësit e tij. Shembulli i tij përsonal pasqyrohej qartë në autoritetin, dashurinë, respektin dhe në mardhënjet e përditshme me nxënësit e tij. Kolë Prelën ndonëse  fati tragjik, e shytoi në stinën më të bukur të jetës, ai pati fatin të mbetej në kujtime që nuk shlyhen tek nxenësit e tij!

Prof Shefik Osmani ish nx i Prof Kolë Prelës

 

”Më kujtohet shumë mirë ai djalë simpatik i veshur hijshëm, fjalëpakë, skllav i librave. Nuk ishte i pasur ekonomikisht, por shumë i pasur shpirtërisht, djalë i një të ardhmje të madhe, interpret i fjalës artistike, jo vetëm me atë gegnishte të kulluar, por me latinishten, italishtën,  dhe anglishtën që fliste na bënte për vete duke na ushqyer me perlat e letërsisë Evropiane”

Profesor Çum Jonuzi ish nxës i Kolë Prelës, Shkodër me 1992

 

Në vitin 1946 grushti i fuqishëm i diktaturës u dëgjua edhe në gjimnaz, pa kursyer as nxënësit të cilët në forma të ndryshme kishin filluar të shfaqin pakënaqësinë e tyre, pa kursyer as profesorët  për qendrimet e tyre, mos pranuese ndaj politikës se re arsimore  në veçanti dhe të dhunës që manifestohej në të gjitha qelizat e jetës. “Në radhë të parë mbetën të pashlyer në kujtesën e kombit ata  që përbëjnë grupin e “Martirëve të Demokracisë” si Safet Butka, Mirash Ivanaj, Gjergj Kokoshi, Prof Kolë Prela, Kolë Margjini, Simon Deda e Qemal Draçini”

Hamdi Bushati”Shkodra dhe Motet. Vëll.II, fq 59.

 

Më kujtohet shumë mirë mësuesi ynë i latinishtës, lëndë që mësohej të degën klasike të gjimnazit të shtetit. Lëndë e veshtirë, nga më të vështirat e shkollës sonë. Por profesor Kola na e bënte të kuptushme. Kryesore ishte sjellja e tij me ne. Nuk mbaj mend ndonjë ngritje zeri të zemëruar”

Sipas kujtimeve të ish- nxënësi t Jorgji Sota

 

I lindur në ajrin e bjeshkëve të Shoshit ku trimat lindin me flatra, ku e kanë çerdhën shqiponjat, së bashku me  traditën e krahinës e gërshetoj  edukatën e shëndosh qytetare dhe kulturën e mirfilltë perëndimore. Nuk kishte javë që nuk na recitonte plot pasjon pjesë nga letërsia klasike plot xixëllima metaforash, shumicën e të cilave i përkthente vetë në klasë.

Caf Jonuzi ish i burgosur. Ish Kryetarë i Shoqatës së të Pesekutuerve politik Dega Shkodër. ish-nx i Prof Kolë Prëlës

 

Profsor Kola ishte njeri thellësisht i arsimuar, intelektual që kishte krye mësimet më së miri në Torino dhe vazhdimisht mbahej në korentin e të dhënave më të freskëta të kulturës. Ai na frymëzonte me këshillat e urta në të cilat nxehtësia atdhetare bashkohej me dashurinë për kulturën e shëndoshë. Burrnia, ajka e vertetë e vyrtyteve më të mira njerzore ishte pjesë e karkterit të tij. Kolë Prela mbajti  qëndrim burrëror në gjyqin e Klerikëve të vitit 1946, kur të tjerët heshtën ose duartrokisnin vdekjen e tyre. Profesori im,  doli malit si antifashist kur shumë të tjerë teorizonin kafeneve të qytetit. Profesori i gjimnazit luftoi për demokraci në kohën kur ndizej flakë revolucioni bolshevik. Ai u flijua  burrërisht për parlamentarizmin e vertetë duke mbjedhë farën e demokracië që mbiu pas 50 vjetësh.- Emri i Kolë Prelës i bën nderë Dukagjinit që e lindi, Shkodrës që e rriti dhe historisë së cilës i përket- thotë

Ish nxënësi i tij Artisti i Merituar Bep Shiroka

 

Profesori kishte njohuri të plota për botën tipike shqiptare, ku bukuria e këngës së një populli poet gërshetohej  me bystytnitë dhe legjëndat, që i përkundeshin së bashku në një djep duke na dhënë një krua xhevahirësh të çuditshme. Kanunin e Lekë Duakgjinit e konsideronte si kodin e vjetër të shqiptarve tek i cili rrezatonte një humanizëm shoqeror i pashoq: – “Shpija e Shqiptarit asht e Zotit dhe  e Mikut”. I miri e i keqi kanë një çmim “se del i miri prej të keqit dhe i keqi prej të mirit” Në të drejtën tonë zakonore parimi se të gjithë njerzit lindin të lirë dhe të barabartë ka ekzistuar qindra vjet më përpara se, Didero, Monteskje, Valteri e Rusoi të  hartonin parimet universale humanizmit  që i dha hov rrezatues ndryshimit të botës në të ashtuquajturin “shekulli artë”(XVIII) Në fushën e letërsisë  Naimin, De Radën, dhe në veçanti Fishtën i konsideronte apostujt e vertetë të letersisë shqipe.”Në vargjet e Fishtës ndihet një dëshirë e pakufishme lavdie për atdheun. “Lahuta e Malsisë”, asht një hymn lufte për kombin tonë. Asht nji za kushtrimi ndër malet tona të brituna të lirisë. Asht  nji kryevepër me homerikë  dhe gjuhë homerikësh të maleve tona. Lahuta do mbetet gjithmonë si një pasuni kombëtare e pavdekshme me vlera të pashelyshme artistike”

Tonin Sheldia ish nx i Prof Kolë Prelës

 

Me 30 dhjetor 1940 vdes poeti ynë kombëtar Gjergj Fishta. Atë ditë trishtushme për kombin shqiptar   Profesor Kolë Prela foli përpara studentëve dhe trupës mësimore të liceut ” Për të gjithë ne që e patëm njohur, vdekja e poetit la pas një  zbrazti  një vorfnim dhe vrëngë zije të thellë. Ky burrë fisnik, me pamje madhështore,  i dha hov vales së rrëmbyeshme të gjakut shqiptar që na valon ndër deje. Origjinal dhe i jashtzakonshëm si poet i gjallë edhe pas vdekjes do të jetë edhe në të ardhmën brënda vetdijës tonë”

Gjovalin Çerkaxhia ish nx i Prof Kolë Prelës

 

Në gjyqin politik të muajt  shkurtit 1946  pyetjes së kryetarit të seancës se si u prit ardhja e fashizmit prej të akuzuarit, Pater Gjon Shllaku i pergjigjet:Në kob i zi për Shqipni. Kur u pyet se çfarë konsiderate kishte për levizjen Nacional Çlirimtare? Edhe ksaj pyetje i pandehuri iu përgjigj, E kam konsiderue Nocion. Unë e kam ditë se në Frontin Nacional Çlirimtar bajnë pjesë bashkë me komunista edhe Nacionalista. Jam kënë takue me Zija Dibrën dhe Prof Kolë Prelën në vitin 1943 për me ba që edhe kleri katolik të bashkohej me levizjen. Por ky bashkim nuk qe i mundur…Unë ketë levizje nuk e kam quajt kurr ateiste, por levizje Nacinal Çlirimtare”

Prof At Gjon Shllaku. Koha e re 23 fruer 1946.

 

”Gjatë diskutimit të Projekt- kushtetutës, madje që kur filluan punimet e Asamblesë, deputetët tradhëtarë Riza Dani, Kolë Prela, Kolë Kuqali, Zef Haxhia etj si përfaqësues të rreaksionit e agjent të impërjalistëve amerikan e anglez u pëpoqën të kundërshtonin vijën e Partisë dhe të Frontit Demokratik

Grupi i Deputetve Buletini i shkencave Shoqërore 1950, fq 69.

 

”Demokracia e lirë që kërkonin këta deputet s’ishte veçse demokracia borgjeze…Grupi i Deputetve për të kundërshtuar si opozitë brënda Asamblesë Kushtetuse u dukën edhe në kundërshtimin e së drejtës së revokimit të përfaqësusëve të popullit nga zgjedhsit.Asambleja hodhi poshte kërkesën djallzore të deputetve tradhëtarë…Më rastin e heqjës së iminitetit të tradhëtarit Hysin Peja, Partia dhe Fronti Demokratik nepërmjet shtypit paralajmëronte deputetët e tjerë tradhtar se “Tërë  ata që janë futur barkas në trenin e revolicionit të popullit, do të hidhen nga pënxherja si parja kallap”

Gazeta Bashkimi 17 mars 1946

 

Në Gjyqin  e famshëm të klerikëve Gjon Shllaku, Mark Çuni, Danjel Dajani, Gjergj Bici, Giovani Fusti, Gjelosh Lulashi, Qerim Sadik, Gjelosh Luli, Ndoc Vata etj. Kolë Prela 14 shkurt të viti 1946 me një guxim të pa zakontë sfidon autoritetin e këtij gjyqi politik famkeq duke bërë një deklaratë burrërore

Deputetii rrethit Prof Kolë Prela, i nacional çlirimtarës dëshmoi, se ai e shokët e tij në P.Gjonin kishin gjetë gjithmonë mirkuptim e mprojtje. Aty e mbrapa çmimin që kishte para Partisë, e jo shumë ma vonë u pushkatue në Tiranë si raksionar e mbrojtësi klerit.

Pal Dukagjin (At’Danjel Gjeçaj). “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944-1990”, fq. 45

 

”Profesor Kolë Prela kishte bërë me shkrim një dekleratë ku theksonte se At Gjon Shllakun e njoh si antifashist, ai fashizmin e quante okupator, kishte vënë firmën në një dekleratë  proteste të mënshkruar së bashku me ne profesorët e të liceut të Shkodrës. Kryetar i trupit gjykues e lexoi me zëmrim e nervozizëm këtë dekleratë duke shtuar se ky person sikur të ishte trim le të vinte këtu dhe  të dekleronte hapur. Profesor Kolë Prela që po e ndiqte gjyqin nga jashtë sallës me altopaorlant, erdhi e u fut mënjëherë  me kokën lart drejt e në sallën e gjyqit. Shoku Kryetar i séances erdha të mbroj dekleratën që sa po lezuat. Atë Deklerat   e kam lëshuar unë dhe jam i vëndosur të mbroi të vertetën. Në fund të dekleratës kam vënë emrin tim Profesor Kolë Prela deputet i popllit të Dukagjinit dhe ju kujtoi se nuk të lejoj të vëshë në dyshim burrërinë dhe seriozitetin tim . Angjelin Zojzi  na sjëllë edhe një detaj të debatit prokuror deshmitar. Unë në emër të popullit regon prokurori një gjë të tillë nuk mundë ta pranoj kurrë. Më vjen keq të atakoj një njeri që quhet i lëvizjes, por di  të them se ju e din mirë veprimtarinë e Gjon Shllakut. Ju kujtoi zoti prekuror, shtoi deputeti se jam plotësisht i përgjegjëshëm për sa deklerova, prandaj të lutëm mos i bëni as një koment thenjeve të mia. Kaq tha dhe doli jashtë  gjithë mospërfillje nga

Angjelin Zojzi në Gazetën Shkodra   25 tetor 1991

 

Pater Gjin Shllakun në kontaktet që kam patur me te Lufta pëderi në vitin 1945 e kam njohur si antifashist dhe anti italjan … Duke iu përgjigjur pytjes së prokurori se a keni lexuar Hyllin e Dritës? Po u përgjigj shkrimet e tija dhe të tjerve. Çfarë përshtypje u kanë bërë?Nuk ju kuptoi përse pysni për gjera të tilla që që lejoheshin e të shtypeshin e të lexoheshin legalisht. Çfarë shoqërie ishte ajo Antonjane? Përfaqësuesi i popullit përgjigjet shoqëri fetare.Në këtë rast populli në sallë filloi me vërshëllye e me rrahë këmbët

Gjovalin Zeza Genocidi Mesjetar i shekullit të 20-të, fq 49 . “Koha e re”26 shkurt 1946

 

Lufta për demokrci dhe opozitën kërkon martir

Duke ju referue një fakti të pa njohur der tani, por i shkruar në kujtimet e Gjovalin Lukës sipas të cilave informohemi se Nako Spiro e kishte marr vesh se diktatori me Koçi Xoxën kishin vëndosur shkatrrimin e opozitës në Kuvendin Popullor.Nako spiro disa herë e paralajmroj profesorin të cilin e kishte vertet mik, se udhëheqja e partisë po e vriste. Një herë i tha: “Profesor- Unë e kuptoj mirë rëndësinë e opozitës si faktor në zhvillimit politik e shoqërortë një vendi. Mos ahrro se jeton në terror të vertetë injorantësh. Nuk është koha për të tilla veprime. Do të ju vrasin. Hiq dorë!- Dëgjo Nako! I di dhe i kuptoj të gjitha këto që thua. Lufta për opozitën dhe dhemokraci kërkon edhe martir. Unë kam vëndosë me i dal të keqës përpara, edhe pse e di se do më vrasin, Qellimi për të cilin luftoj vlen me dhanë jetën. Të dy miqët u përaqfuan me shumë përzemersi dhe nuk u takuan më kurrë”

E. Çurshia:Sipas kujtimeve të Gjovalin Lukës ish Deputet i Duakgjinit. Gazeta Duakgjini nr 36 2005.

 

ARRESTIMI

“Kola frigsohej dhe trishtohej për fatin e Duakgjinit dhe të shqiptarve që siç i shihe ai kishin ra  të pre e një kopeje ujqish të pa ngopur. Ai nuk gjeti as një fjalë ngushllimi për Markun, as një shpjegimqë t’ia lehtësonte peshën e rëndë , që po shkatrronte vëllanë e ri 20 vjeçar…Pak ditë më vonë, na tregonte Marku, Kola u nis për në Tiranë. Si përfaqësues i Duakgjinit, ai përshroi gjendjen për ata që sundojshin vendin, por u përbuz me neveri. Si luftar i rezistrncës, ai kerkoi ndihmën e shokve të luftës, por u shqelmue pa as një mëshirë. Si intelektual humanist, ai iu drejtue ndergjegjës se atyre që e kishin quajtë shok për vjet të gjata e të vështira, por gjeti dyer të mbydhura e veshë të shurdhë Kola e pa vetën të vetmuem, të perçmuem, e mbas do kohe të arrestuem”

Prof Sami Repishti nga libri “Pika Loti”tregimi Duakgjinsi i pa fat, fq 58.

 

Me 19 shtator të vitit 1946 Profesor Kolë Prela arrestohet në Tiranë. Mas dy javësh është sjellënë Seksjoni e Brendshëm të Shkodrës. Në atë kohë punonte  professor në Gjimnazin e shtetit Shkodër,  deri në gusht të 1946 gjatë vitit 1945 kishte qënë Drejtori i Shkollës Pedagogjike të Elbasanit, që nga viti 1943 kishte qënë Anëtarë i Këshillit Antifashist Naciona-Çlirimtarë të Qarkut të Shkodrës. Mbas Çlirimit ka qënë Përgjegjës  i Seksionit Ekonomik të Qarkut dhe Antarë i Komisjonit për Asistencën socialelajmëronte arrestimin e deputetit duke e cilësuar si armik dhe tradhëtarë të atëdheut dhe të popullit:

Kolë Prela edhe ky si Riza Dani tradhëtoi popullin e Dukagjinit u lidhë ngusht me kriminelët e luftës si Nikë Sokoli me shokë dhe në bashkpunim me ta, mëndonte t’ja fuste thikën pas shpine pushtetit tonë luftëtarë e punëtorë”.

Gazeta “Koha e re” 14 kallnuer 1946

 

Misionet ushtarake angleze dhe amerikane vunë në levizje raksionin e brendshim. Ata orgonizuan në një grup të veçantë disa raksionar që qenë zgjedhur deputet në dhjetor 1945. Këta deputet filluan të shprehën hapur kundër shëndrrimeve socialiste

HPPSH. fq,251

 

”Ka një javë që Kolën e kanë arrestue, nëna nuk  ka marrë vesh asgja deri tani. Nuk e di si i bëhet hallit  kur ta marrin vesh nëna të të vertetën.- Dje  (me 7 tetor) shkova  dhe u interesova se mos mund ta takoja tek burgu por nuk më lanë me u afrue krrkund, duke më thënë është kategorikisht e ndaluar. Lus  të madhin  Zotin të paktën të mos pushkatojnë!”.

Nga ditari i   Mark Prelës vellau i vetëm i Kolës që më vonë do të arrestohej edhe  do të denohej me 10-vjet burg politikisht i akuzuar si pjesmarrës në ngjarjet e Postribës

 

”Mos harro Dritë më shih nanën ia la amanet profesori të nderuerës Drita Kosturit(ish- e fejuera e Qemal Stafës) që ndodhej në qelitë e paraburgimit në të njëjtën hapsanë me Kolë Prelën që tani priste vetëm plumbin ballit, nderkoh që Nëna I mbetej pengu dhe dashuria me  madhe jetës së tij të re”

Rilindja Demokratike” 16.02.1991 

 

“Përseri më nxorrën me fshi koridoret dhe banjat. Sa do punë e rëndomtë dhe e pa përshtashme që ishte e dajshëm me endje dhe më dukej previligj!Më takonte me pastrueshuim dhoma ku ishin të burgosur.. Në  një birucë me terr kishin shti edhe Porfesor Kolë Prelën deputetin që kishte dalë në mbrojtje të Gjon Shllakut.  E nifshëm e çmojshim e takova tinzisht. Si duket puna tha mua po më pushkatojnë. Nuk Prashof ndonjë ndryshim deri më sot 5 vjet. Kur u ktheva në dhomë ja tregova fratelit ai më tha:- Kola si dhe Paulin Pali janë njerzit më të përgatiturit në politikën përëndimore se ajo orjentale është e bazueme në rrenë dhe pabesi. Sa për ato 5 vjetët që të ka thanë, duhet kuptue se në politikë 5 janë 25 vjet, prandaj më beso mue se për 25 vjet nuk do kemi liri”

At Zef Pëlumbi Rrno vetëm me tregue, pj. I, fq 156

 

Profesor Kolë Prelën e kam njohur qyshë ma parë se të arrestohej. Ai paraqiste ma sakt një tip intelektuali idealist dhe vullnet çelikët, gjithmonë kryeulun në studime. Njeri me kulturë të gjerë, patriot i flakët i lartë në parimet e tij politike..Më ka lanë mbresa të pa shlyera kur, e kam takue rastësisht në dhomat e burgut. Vdekjen po e priste me një qetsi të jaszakonshme. Nuk mujshëm me i dhanë kurrfarë ndihmet se kishin izolue në prag të ekzekutimit. Nuk jam qind për qin i sigurtë por flitej se nuk e kanë pushkatue, por e mbytën me hekur pas krejet  në dhomat e izolimit dhe së bashku me Paulin Palin i kanë transportue msheftas në kazanat e mbeturinave. Profesor Kolë Prela pati nji jetë të shkurtër të pa njollë, e të shkrime në shërbim të idealeve eprore njerzore .

At’Zef Pëllumbi 23 mars 2004

 

Profesor Sami Repishti në gusht të viti 1961 kur ndodhej në kampin e refugjatve në Gerovo të Jugusllavisë duke kujtura vuajtjet e burg politik në Shqipëri shkruan tregimin Duakgjinsi i pa fat kushtuar mikut bashkvuajtës Mark Prela.Nder të tjera Profesor Repidhti na bën me dije; “Gjatë kësaj përjudhe kam takue Profesor Kolë Prelën, deputeti Duakgjinit, në qelitë e burgut të Shkodrës. Profesor Prela ishte dobsuar nga torturat e egra fizike dhe të vazhdushme që kishte pësue

Prof Sami Repishti po aty.

 

Profesor Kolë Prelën e kam njohur që në vitin 1942 ka qënë një njeri mrekullushëm shumë i kulturuar, besnik i atëdheut   sy patrmbur në çdo situatë. Lëvizja Nacional Çlirimtare në Dukagjin është drejtuar nga ai, zeri i të cilit bashkoi rreth Fronitit njerizt më atëdhetare të atyre maleve.Ai ka qënë patriot i vertetë, që nuk u pajtua me idologjinë komuniste dhe për rrjedhojë u pushkatua.Vrasja e tij ishte një krim i shëmtuar  në vazhdën e krimeve që bëri diktatura. Kolë Prela ka qënë plot 45 vjet më i avancuar se ne në politikë.

Gjeneral Sadik Bekteshi dhe ish Komandat i Bataljonit Përlat Rexhepi

 

Me Kolë Prelëm jemi njohur në vitet më të vështira të Luftës .Të pa harruera mbetën për mue situstat jashzakonisht të vështira në dimrin e vitit 1944 ku partizanët e Bataljonit Perlat Rexhepi u strehuan në Pepsumaj të Shoshit, ndërsa nga ana tjetër për pak sa nuk u sulmuam nga forcat balisto-zogiste. Kolë Prela në situata të tilla komplekse gjithmonë është udhëhequr nga llogjika dhe urtësia e cila kur nuk duhej tolaruar e komandonte të vepronte vëndosmerisht. Kolë Prela ka qënë veprimtari  kryesorë politik i lëvizjes në Dukagjin, ai ka kordinuar veprimtarinë antifashiste mes Shkodrës dhe Gjakovës.Proifesori më është dhimsur shumë kur u pushkatua dhe në qënjën time kurrë nuk e kam besuar se ka qënë tradhëtarë siç u akuzua për ta denigruar politikisht e moralisht. Ai  ka vëndin e meriotuar në historinë e Dukagjinit, të Shkodrës dhe parlamaentarizmit shqiptarë

Gjeneral Qazim Kapesyzi   Komisar  Bataljonit Perlat Rexhepi

 

Kam ndjekur me vëmendje ceremoninë e  dorzimit të titullit Qyetrar Nderi i Shkodrës  dhënë Prof Kolë Prelës, pas vdekjes. Kolë Prela ashtë bir i madh i Duakgjinit, nderi i Shkodrës dhe martir i parlametarizmit shqiptar. Për mue u ba i njohftun pas asj deklerate burrërore të pa shoqe në historinë e gjyqeve speciale politike  në mbrojte të ashtuquajturit të grupit të freterve. Profesor Kolë Prela ishte një burri veretetë me gjak ilir, me kulturë të të gjanë oksidentale, patriuot me vyrtyte të nalta shpirtrore, simboli bashkimit, idealist i shkëlqyer. Në qellin tonë plot re Kolë Prela ishte  nji yll që rrezatoj dritë deri në vetflijim për idealin e shjtëtë lirisë e demokracisë.

Lec Shllaku  Artist i Popullit, 30 shtator 2005

 

 

Shqiptaret ne ikje votojne nëper kolltukofaget

 

Nga: Faruk MYRTAJ

Emigrantët janë racë e çuditshme. Prej kohësh po shfaqen si e ardhme e botës. Ngaqë më mungojnë ca pak të dhëna, dhe ngaqë askujt nuk do t’i hynte në punë, nuk shtyhem deri sa ta konsideroj komb më vehte! Por që janë “shumica më e lirë” e planetit, nuk druhem ta pranoj. Emigrantët shqiptarë, si gjithë të ikurit e tjerë, shtyhen të ndjehen e të sillen e të jetojnë në shoqëritë ku tashmë gjenden.

Të vonuar, edhe si emigrantë, i gjenë megjithatë më të dyzuarit mes emigrantëve: më shumë në atdheun e lënë se aty ku jetojnë. Dhe për më tepër, fatkeqësisht janë më fatlumët mes emigrantëve të Europës: nuk i kanë të shumtë lajmet e mira prej Tiranës zyrtare, sa të mendojnë kthim të shpejt atje! Edhe pse tek-tuk ndodh ndryshe… Më tepër ka të ngjarë të presin që Atdheu t’i afrohet Europës. Megjithatë, sytë e veshët dhe gëzimet e festat e hallet, atje i kanë! E lamë Lindjen, ngaqë pritja për ta parë vendin Perëndim dukej ca si shumë e gjatë. Atje ku kemi qenë, situatën vazhdojnë ta quajnë tranzicion.

Duket se i marrin gjërat me të qeshur, që ndjehen mirë. Nuk është fjala vetëm për pushtetarët që ngjiten e bjenë përkohësisht prej karrikeve. Shqetësues është fakti që votohet gjithnjë për “kullutkofagët” që bërtasin më shumë, gjithnjë në emër të popullit që është në Ikje. Ata që vazhdojnë të mbesin, ose presin të përfitojnë diçka nga të mbeturat e betejës së paparimtë, ose janë mësuar me mungesat e gjërave “elementare”, si drita, uji, liria…! Kur u telefonojmë njerëzve tanë atje, na pyesin me shaka nëse këndej ku jemi kemi drita apo jo?! Dhe nëse kemi ujë gjithë javën?! Po u themi, kemi, si s’kemi! Si për gjëra të rëndomta, teksa ndjejmë se vërtetë po harrojmë ato gjëra që atje janë mungesore. Ndjehemi OK, kur bëjmë “birin, vëllanë a motrën e mirë”, kur mund të bëjmë dritë pak më shumë si qytetarë. Po korrupsion, a keni?, na pyesin, se këtu nuk po ngjyejmë dot më!

Edhe këndej kemi, bëjmë iso ne, por nuk i dimë edhe aq këto gjëra! Ne dimë korrupsionin që dini ju aty! Se mungesat aty vazhdojmë të vuajmë, rrugët aty janë gjithnjë të prishëshme, pavarsisht tenderave, dhe qeveritë e ministrat aty i dijmëë kokërr për kokërr, se aty premtojnë atë që është e sigurt që s’do të bëhet, se aty opozita premton po ato gjëra të opozitës së mëparshme, kurse pozita mbrohet me të njëjtin fjalor të ish-pozitës! Vetëm prej aty dëgjomë që politikanët e duan Europën dhe Amerikën më shumë se të qeverisurit prej tyre! Dhe sjelljet i kanë si pashallarët e hershëm që për të fituar nam tek Porta e Lartë, e shtrëngonin rripin për shqiptarët…

Pastaj bje fjala për punët që bëjmë ne këndej dhe punët që me gjasë bëjnë ata atje dhe … aty nisin dallimet. Ne këndej punojmë, ne këndej e dimë se pa punë nuk mbahemi dot gjallë, pa punë nuk rronë dot ditën tjetër. “Këndej nuk ka Parti Pune, por ka punë!”, u themi. Ata qeshin, qeshim edhe ne. Dhe vazhdojmë t’i bindemi “fatit” që kemi për pjesë. Ata i gëzohen atij Atdheu që është, ne Atdheut-imazh, ëndërruar prej rilindasve, që s’bëhet që s’bëhet! Ata me shpresë të gjejnë ndonjë vizë për këndej, ne…na e do shpirti atë truall, por hë të bëhemi me dokumenta, hë të marrim pak veten, gjersa vjen një ditë që Atdheu na bëhet i pamundur… A thua, po të ktheheshim atje, do ta “ulnim kokën” të bënim punët që bëjmë këtu?! Dhe si qytetarë me më shumë dritë tashmë, a do ta bindnim të afërtin tonë të kërkonim nga qeveria atë që vetëm prej saj duhet kërkuar, dhe prej qytetarit gjithë sa qytetari ka për detyrë? Si të ikur, si “shqiptarë të jashtëm”, s’mundim që s’mundim të jemi më të ftohtë, më të arsyeshëm. Kur jemi bijë komunistësh s’arrijmë dot ta themi një ndjesë, së paku tani larg atdheut, dhe të mos na tërheq loja e atjeshme e të njëjtëve; kur jemi të munduar nga ajo kohë, a s’mundim të predikojmë që më në fund të pushojë padrejtësia, privimet, censurat?

Kur jemi nga Jugu, bëjmë mirë ta dëgjojmë dëshirëmirë gegnishten, dhe kur jemi nga Veriu të qëmtojmë faktin se dhuna ka qenë dhunë, ndaj gjithë vendit. Dhe të dy palët, të qetësohen teksa kujtohemi se është fjala për një Shqipëri të vogël, s’mund të flitet për Veri dhe Jug të një pike! Përkundrazi, ndizemi flakë dhe grindemi në mes të metropoleve si pranë KQZ-së në Tiranë! Sepse, prej po asaj balte jemi bërë, prej po asaj klime na valon gjaku, dhe se e dimë mirë që, edhe nëse nuk jemi të pranishëm atje në fushatat elektorale, atje jemi të regjistruar dhe atje e hedhim votën! Kur rastisim vetë atje, apo kur ua delegojmë votën njerëzve tanë atje, a nuk nisemi shpesh nga pasione të vogla, të kultivuara nga shtypi i paprinciptë? Por lajmet e atjeshme mezi i presim, megjithatë. E lexojmë qysh në mëngjes shtypin atje, edhe pse e dimë që krijesë e mjerë politike është! Klikojmë tek gazetat shqip dhe mbetemi me të njëjtin virus prej të cilit ata atje e kanë vështirë të shpëtojnë.

E kemi sharë e mallkuar të gjithë komunizmin, por as që kujtohemi se në Shqipëri ish-komunistë t janë kudo në politikë, dhe ende nuk ka pronarë pa lidhje në politikë! Nuk shkojmë ndërmend t’u themi të vërteta qeveritarëve tanë, kur na vizitojnë (ndjekur nga shpura si prej burrështetas të vendeve të mëdhenj e me mirëqënie), këndej ku na ka degdisur pikërisht qeverisja e tyre. Madje jemi gati të paguajmë për ceremonitë false e boshe që organizohen për ta! Vijnë në Perëndim e paraqesin plane e projekte për investimet në Shqipëri, por lenë Perëndimin, zbresin në Lindje, dhe i kthehen avazit “avash-avash”! Për Anglinë dhe Europën konstitucionale e demokratike kujtohen dhe e thërrasin si arbitër veç kur grinden për “pjesët” midis. A thua nuk e dinë se pa kthyer pronarin, pa rivendosur drejtësinë, pa respektuar të drejtën e votës, të pronës dhe fjalës, askush nuk ka ndërmend të vijë e të investojë atje…

E dimë se atje të gjithë kemi kushërinj, dhe ata duhet të fitojnë, se nuk ka Zot të na pengojë të mos e gjejmë “mikun” për zgjidhjen e “halleve” të njerëzve tanë atje, qoftë edhe jashtë ligjit; e dimë se sipas akuzave të vetë politikanëve për njeri tjetrin, ata të gjithë duhet të ishin në “shtëpitë pa qira”, gjë që nuk ka për të ndodhur se s’ka drejtësi të pavarur, dhe prapë bëjmë iso për ta! Në fund të fundit ngushëllohemi se më mirë jemi, po të krahasohemi me dhunën e “pushtetit popullor” që na ka qeverisur më parë! Por na trishtojnë lajmet prej atje. Shumë. Se ne atje jemi, prandaj… Shqipëria e ikur, jemi.

Ajo Shqipëri që kurrë nuk u bë dot, si për mërzi e maraz të idealistëve të saj. Ajo Shqipëri që u ndërpre papushim, si shesh luftrash për të tjerët. U rilindë ëndrrash prej Rilindasve dhe bëri të merrte trajtën e Shtetit, por u ndëshkua ashpër në vitet si “Fanar i Kuq”. Shqipëria tjetër, europiania, u kërkua nga poshtë, në fillimvitet ’90, u shpërdorua nga ata sipër. E lodhën ëndrrën, e lanë pa pronë të hidhte rrënjë, pa liri fjale të madhohej prej ëndërruesve, e kthyen në “materiale” dhe vazhdojnë ta ndajnë mes veti… Ne ikëm…

Nuk do të doja të kisha asnjë fije të drejte, nëse do të shprehesha se shqiptarët ikin duke marrë edhe ëndrrën me vehte… Megjithatë, është mirë të bëjmë kujdes mos rezultojë e vërtetë kjo pandehmë. As edhe pjesërisht. Ne jemi Shqipëria e Ikur, por ndjehemi më shumë atje. S’ka se si që edhe ëndrra jonë të mos jetë atje… Ç’bëhet vallë, sikur t’ua kujtonim këtë atyre…?!

 

Toponomastika shqipe e mbretërisë 70 vite e “burgosur”

 

Prej shumë vitesh në rrethe të ngushta intelektualësh, por edhe në masën e gjërë të njerzve të thjeshtë diskutohet për emra të ndryshëm fshatrash, katundesh, lagjesh, qytetesh e tjerë, të cilat tingëllojnë si emra Jo të gjuhës shqipe, por në gjuhë të huaja, ku në Shqipërinë Veriore (Gegni) mendohet se janë me prejardhje sllave e turke. Trashigimia e këtyre emrave duket se ardhur si rezultat i fqinjësisë së gjatë me popujt sllavë, por edhe si rezultat i pushtimeve të ndryshme që nga shekulli XI e vaçanërisht në shekullin XIV (1331-1355), kur sundoi me dorë të hekurt serbi Stefan Dushani, si dhe nga pushtimi mbi katër shekullore Otoman. Emërtime apo më saktë toponime ka edhe me prejardhje latine apo greke (ashtu siç ka edhe turke), por këto më shumë gjenden në Shqipërinë e Jugut (Toskëni). Nëse “kujtohemi” se jemi në shekullin XXI, kujdo mund t’i shkojë ndërmend se si është e mundur që ne shqiptarët nuk kemi bërë përpjekje për të shqipëruar toponamastikën tonë, kur fqinjët tanë e më gjërë e kanë bërë këtë në gjuhët e tyre prej kohësh. Gjithsesi në Shqipëri Toponomastika ka nevojë jo vetëm për shqipërim, por edhe për pastrim, pasi gjatë viteve të komunizmit u vendosën me dhunë shumë emërtime që kanë lidhje me figura apo simbole komuniste kombëtare e ndërkombëtare, të cilave u ka kaluar koha të paktën që me rënien e komunizmit në vitet 1990. Nëse në Shqipërinë Komuniste, apo sot Demokratike e pluraliste nuk u bënë përpjekje për shqpërimin e Toponamastikës sonë, në vitet e fundit të Mbretërisë Shqiptare ka pasur jo vetëm një vullnet të tillë, por shteti i asaj kohe gjatë viteve 1936, 1937 e deri me 6 korrik 1938, kishte ngritur një komision shtetëror e shkencor të përbërë nga historianë, gjuhëtarë, albanologë, studiues e shkencëtarë, vendas e të huaj, të cilin kishin përgatitur projektin e madh të shqipërimit të të gjithë fshatrave, katundeve, lagjeve, qyteteve e tjerë të Shqipërisë. Këtë projekt Qeveria Shqiptare e Mbretërisë e miratoi me Vendimin e saj nr. 753, të datës 6 korrik 1938. Shteti shqiptar këtë vendim filloi ta bëjë realitet pas botimit në fletoren zyrtare (të drejtuar prej Ministrisë së Brendshme) me datën 26 gusht (1938). Duhet të theksohet se rreth 19% e toponomastikës në shkallë vendi pësoi ndryshime (shqipërime). Ne duke mos dashur të mërzisim lexuesit me emra të pafund vendesh si ishin dhe si u bënë pas vendimit apo më saktë shqipëruar, për Prefekturën e Shkodrës (Malësi e Madhe, Shkodër e Pukë).

 

NËNPREFEKTURA MALËSI E MADHE

 

Emri i fshatit:

Ishte U bë
Bzhetë Bardheti
Bogë Rabe
Okol Rreth
Zagora Tejmali
Balaj – Kosan Balaj – Kosaj
Stare Katundi i Vjetër
Kushe Kushej
Goraj Malishte
Pjetershan Pjetrushaj
Gradec Qytezë
Bratosh Vllaznia
Rahovica Kodër
Vermoshi Orajt
Vrata Grykë
Gruemirë – Çesme Gruemirë – Kroni
Jubicë Jupaj
Dobre Nënkoder
Palvar Prroni
Potgore Rranxë
Sterbeq Sterbaq
Bogiq Trojet
Kamicë Vau
Llazan Vneshtë
Rashi Rrashi
Boriç i Madh Boraku i madh
Omaraj Amaraj (asht mbar… N.B.)
Boriçi i Vezirit Boraku i Vezirit
Vraka Brraka

 

Shkodra (Lagjet e qytetit)

Shaban Efendis Shabanaj
Tophane Topit
Lugu i çesmes Lugu i Krojit
Has Hotit Hotit
Tepe Kodrina
Draçin Ferreza

 

Katunde të Shkodrës

Stajka Pjepnash
Berdicë Breve
Jubani Qyteza
Velipojë Fushëmadhe
Mali i Gjamthit Mali i Gjymthit
Dobraç Myzerej
Shiroka Shënrroku

 

Nënprefektura e Pukës

Dushi Dushku
Dushnjëz Dushknisht
Arëz Arst
Porava Drejtijasi
Shtana Shtama
Spas Shpëtim
Mengule Mengulle
Vau i Spasit Vau i Shpëtimit

 

Vlen të theksohet se Toponomastika e Trevës së Dukagjinit apo Nënprefekturës së Dukagjinit siç shkruhet në vendimin e Qeverisë së mbretit Zog I, është thuajse qind për qind SHQIP, ndaj emrat e bajraqeve, fshatrave, katundeve apo vendeve të ndryshme vetëm sa shkruhen për kronologji, pasi nuk kanë nevojë për shqipërim, ku ne po kujtojmë: Shalen, Shoshin, Thethin, Xhan-in, Pogun, Toplanën, Planin, Prekalin, Lotajn e tjerë deri në Nenmavriqi, që të gjitha ishin miratuar pa ndryshime në toponomastikën shqip të 6 korrikut 1938. Mjerisht Vendim nr. 753 i datës 6 korrik 1938, i Qeverisë së Mbretërisë shqiptare nuk arriti të zbatohet praktikisht, për arsyen objektive pasi rreth nëntë muaj nga ky vendim (me 7 prill 1939) Shqipëria pushtohet nga fashistët italianë. Pas pushtimit Mbretëria u rrëzua, për të mos u ngritur kurrë më, e bashkë me mbretërinë u harrua apo siç e titulluam këtë shkrim, u “burgos” edhe kjo punë e madhe shkencore e me vlera të pazëvendësueshme shqiptarie. Toponimet e fshatrave, katundeve, qyteteve, lagjeve e tjerë në të shumtën e rasteve u shqipëruan, por në disa të tjera u përmirësuan apo përshtaten me gjuhën shqipe dhe trashigiminë historike, ndonse edhe këtu si në çdo punë të madhe ka nevojë për përmirësime, të cilat duhet të ishin objekt i Institucioneve shkencore e Shtetit shqiptar, të paktën i atij pas viteve 1990. Sidoqoftë gjatë viteve të komunizmit nuk u fol kurrë për këtë vendim të mbretërisë, përkundrazi vendimi për Toponomastiken Shqip ishte “Burgosë” nga arkivat e partisë – shtet, dhe “vizitohej” fshehtas vetëm nga “avoketrit” komunistë, për nevojat e tyre për të fituar ndonjë gradë “shkencore” duke sharë Mbretërinë e mbretin Zog I. Kjo periudhë rreth gjysëm shekullore e “burgosjes” së Toponomastikës Shqip, ka pasur arsyet e veta (politike), por të çudit fakti, se edhe në këto vitet e demokracisë vazhdon të mbahet e “burgosur” kjo Toponomastikë, por me një ndryshim, se tani lejohet të “vizitohet” e trajtohet më mirë (si e burgosur në demokraci), por ende pa të drejtë për të fituar LIRINË, e cila për këtë vendim historik do të thotë që Shteti e Qeveria, dhe Institucionet shkencore të shikojnë në kushtet e reja historike Vendimin e toponimeve të ndryshuara (shqipëruara) dhe pse jo, të kërkohet të vihet në zbatim, për të pastruar Toponomastikën e vjetër e të re nga fjalë të huaja dhe simbole të së keqes.

Ndue Bacaj

 

Edhe një herë për stemën heraldike të qytetit të Shkodrës mbi bazën e ish stemës origjinale mesjetare të shek XIV-XV

 

Agron Luka

(vijon nga nr. i kaluar)

Gjithsesi, unë nuk kam asnjë lloj para e prapa gjykimi. Disa herë kam propozuar që edhe ish kisha e Shën Stefanit, Protektorit të Shkodrës, ish xhamija e Sulltan Mehmetit II, Fatihut, “ku u këndua edhe Ezani për herë të parë në Shkodër”, siç e theksojnë vetë Burimet Osmane, të kthehet në një muzeum për vetë atë objekt dhe ai të kontrollohet se mos ka edhe ndonjë objekt parakristian më në thellësi etj. Ky është realiteti e objektiviteti i historisë sonë, është respekt i ndërsjelltë, i brezave të sotëm të evoluar e të qytetëruar edhe për parardhësit tonë. Kaq shumë zhurmë për kaq pak gjë!

Për mua realitet është edhe t’a quash Piacën (e restauruar vetëm në fasadë!) jo vetëm si “e stilit venecian”, por edhe si “e stilit stambollit”, se atë nuk e ka projektuar e ndërtuar vetëm e  ekskluzivisht Kol Hidromeno, i ardhur nga Parga, por edhe Usta Muharremi nga Dibra, se Piaca nuk ka qenë vetëm e tregëtarëve dhe e industrialistëve progresistë katolikë, por edhe e atyre progresistë myslimanë, se në Piacë kanë filluar edhe aktivitetet socialdemokrate e komuniste evropiane etj, përndryshe është të bësh qyfyre ironi me rrejtë edhe veten.

Pavarësisht nga ky episode, replikuesin e respektoj, madje po ia kujtoj atij, një surprizë, se ia kam dëgjuar zërin, qysh nga koha e internimit tim politik, qysh nga koha e asaj e “Kalasë së Krotinës” në Mallakastër, kur arkeologu Burhan Dautaj bëri gërmime arkeologjike dhe zbuloi qytetin Dimal, ku ishte strehuar i famshmi Dhimitër Fari, ku gjeti edhe fragmente tjegullash solene me mbishkrimin greqisht Dimalitan. Aso kohe e kam dëgjuar se këtë sinjalizim e kishte bërë një alpinist shkodran.

Le të fitojë argumentimi. Së fundi dua të sqaroj (në origjinalin tonë skjaroj, pa afrikaten q) paksa edhe një muzikolog, që filloi të gjykonte/improvizonte nga specialiteti i tij. Nqs flasim për monedha/stema, është më se e vërtetë se Shkodra ka pasur qysh nga shek III-II p.e.r., si bie fjala monedha me anijen ilire lundrën me vela e rrema skodrinano-liburnike, me atë gjarpërin apo ngjalën dhe me fytyrën e Zeusit ose të bazileusit Genth. (Të mos harrojmë se edhe vëllai i Genthit, si komandant i flotës quhej Karavant prej anijes Karava) Por, stemat heraldike të qyteteve merren nga mesjeta, sepse përfaqësojnë një nacionalitet me proçes me tipare nacioni.

Shtesë: Me dt 23 dhe 24, me kërkesën e prof. të speleologjisë, ekspertit gjeograf, etnolog-etnograf, Gëzim My. Uruçi, jemi takuar për të sqaruar ndoshta një keqkuptim nga ne të dy. Kemi bashkbiseduar edhe rreth temës në fjalë. Profesori, përsëri ngren çeshtjen se stema heraldike e shek XIV-XV e paraqitur nga dr. prof. L. Nadin, në origjinalin e saj, mbi dy përkrenaret venedikase, ka pasur jo një, por dy copë shqiponja të zeza identike. Në kohën e pushtimit fashist, një oficer fashist, paska vënë dorë mbi këtë stemë në Muzeun Correr në Venedik, duke hequr njërën shqiponjë dhe duke vendosur “një qen me kockë në gojë”. Ai më paraqiti edhe një foto me ngjyra të skanuar me këtë stemë me dy shqiponja një kokëshe/monoqefale. Profesori, më paraqiti edhe një foto tjetër, me një lloj steme heraldike me një shqyt vetëm me një luan dhe me një foto të çelësit me disa forma mesjetare. Ai thotë se në Itali, në një revistë shkencore është publikuar edhe një artikull posoçërisht për këtë, porse nuk e publikon referencën, sepse do e publikojë në një shkrim të tijin bashkë me dokumentimet përkatëse.  Siç e kam theksuar, edhe më përpara, edhe në këtë shkrim, unë nuk ngul këmbë me domosdo tek luani e as tek shqiponja me dy kokë e me dy kurora mbretërore mejetare, por te shqiponja e zezë autoktone dhe simbolet e qytet-shtetit republikan mesjetar. Më në fund e ripërsëris për të disatën herë: kërkojmë vetëm Diskutimin. Nga rrahja në tërësi, do të dale një zgjidhje sa më e arsyetuar dhe e pranueshme për të gjithë.

 

1990-2007, 100 vrasjet më të bujshme në Shqipëri

 

Kanë qenë persona publikë apo të njohur në shoqëri. Kanë patur autoritet apo kanë qenë pjesë e ushtrisë së të fortëve. Që nga viti 1990 e deri më sot, në të gjithë Shqipërinë janë kryer 100 vrasje që janë shoqëruar me bujë të madhe. Duke lënë pas qindra e mijëra komente, hetime e deri gjykime nga institucionet e shtetit. Por për fat të keq në të shumtën e rasteve kanë patur edhe mungesën e autorësisë. Që nga vrasja e të rinjve Spartak Deliu e Artan Lenja në ato ditë trazirash në një Tiranë e pushtruar nga protestat dhe që kërkonte ndryshimin e sistemit komunist. Për të vazhduar më pas me vrasjen më 2 prill të Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Nazmi Kryeziut dhe Besnik Cekës. Kalvari vazhdon me ekzekutimin po në Tiranë të Gazment Muçës, një personazh më shumë se i njohur në qarqet e të rinjve. Apo me vrasjen e një polici me vlerë të papërsëritshme si speciali Arben Ujka. Por edhe të vdekjes së biznesmenit nga Kruja Abaz Ulliri, një ngjarje që më shumë është dyshuar për një aksident i stisur. Apo më tej me vrasjen e Bujar Kaloshit, drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. Për të shkuar në vitin 1997 ku personazhe të tillë në Vlorë si Alfred Nebiu, Luciano për të arritur në 12 shtator të vitit 1998 kur u krye vrasja e personalitetit më të lartë të politikës shqiptare, ajo e Azem Hajdarit, kryetarit të parë të Partisë Demokratike. Por edhe të një rradhe me biznesmenësh, afaristësh, por edhe të huajsh si ai i Stefano Rosit, biznesmenit italian të prodhimit të këpucëve në Tiranë, që tre persona i bën pritë në të hyrë të Kombinatit për ti marrë rrogat e punëtorëve që ai i kishte me vete. Janë 100 vrasje që shpesh pesha e tyre e përzjerë me dhimbjen ka qenë e tillë që nuk ka shërbyer vetëm për statistikë. Por edhe për të nxjerrë konkluzionin se këto 17 vjet kanë qenë jo vetëm vite tranzicioni e vite të stuhishme, por edhe vite ku krimi ka lulëzuar në rrugë dhe në skuta pa më të voglin problem.

 

Enkelejda Lapi

Mosha: 18 vjeç

Profesioni: Rrobaqepëse

Vrarë: 9 janar 1991

Vendi: Vlorë

Motivi: Nuk dihen

 

Artan Lenja

Mosha: 19 vjeç

profesioni: Ushtar i ruajtjes së objekteve

Vrarë: 28 shkurt 1991

Vendi: Tiranë

 

Spartak Deliu

Mosha: 15 vjeç

Vrarë: 6 mars 1991

Vendiiranë

Motivi: Në protestë

 

Arben Broci

Mosha: 21 vjeç

Profesioni: Student

Vrerë: 2 prill 1991

Vendi: Shkodër

Motivi: Politik

 

Bujar Bishanaku

Mosha: 22 vjeç

Profesioni: Student

Vrarë: 2 prill 1991

Vendi: Shkodër

Motivi: Politik

 

36. Nazmi Kryeziu

Mosha: 22 vjeç

Profesioni: Student

Vrarë: 2 prill 1991

Vendi: Shkodër

Motivi: Politik

 

37. Besnik Ceka

Mosha: 21 vjeç

Profesioni: Student

Vrarë: 2 prill 1991

Vendi: Shkodër

Motivi: Politik

 

Gazment Muça

Mosha: 24 vjeç

Vrarë: 7 prill 1992

Vendi: Rruga “Bardhyl”, Tiranë

Motivi: Hakmarrje

 

Arben Ujka

Mosha: 22 vjeç

Profesioni: Oficer i forcave speciale RENEA

Vrarë: 22 gusht 1993

Vendi: Mushan, Shkodër

Motivi: Për shkak të dëtyrës

 

Abaz Ulliri

Mosha: 45 vjeç

Profesioni: Biznesmen

Vrarë: maj 1995

Vendi: Nikël, Krujë

Motivi: Konkurenca në biznes

 

Remzi Hoxha

Mosha: 42 vjeç

Profesioni: Biznesmen

I humbur: 21 tetor 1995

Pistat e hetimit: vdekje nga rrahja

 

Bujar Kaloshi

Mosha: 40 vjeç

Profesioni: Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Vrarë: 26 korrik 1996

Vendiiranë

Motivi: politik

 

Artur Rustemi

Mosha: 30 vjeç

Vrarë: 10 shkurt 1997

Vendi: Vlorë

Motivi: Për shkak të trazirave

 

Eva Visha

Mosha: 35 vjeç

Vrarë: 23 maj 1997

Vendi: Rruga Tiranë-Elbasan

Motivi: Xhelozia

 

Agim Gjipali

Mosha: 23 vjeç

Vrarë: 3 korrik 1997

Vendi: Tiranë

Motivi: Në revoltë

 

Shaban Fisheku

Mosha:36 vjeç

Profesioni: Biznesmen, tregti karburanti

Vrarë: vitin 1997

Vendi: Fier

Motivi: Larje hesapesh

 

Fatos Keta

Mosha: 30 vjeç

Vrarë: 6 gusht 1997

Vendi: Tiranë

Motivi: Hakmarrje

 

Artur Grori

Mosha:27 vjeç

Vrarë; 6 gusht 1997

Vendi: Tiranë

Motivi: Hakmarrrje

 

Ylli Myftari

Mosha: 40 vjeç

Profesioni: Kambist

Vrarë: 30 dhjetor 1997

Vendi: Tiranë

Motive: Nuk ka

 

Bujar Sula

Pseudonimi: Loshi i Karbunarës

Mosha: 33 vjeç

Vrarë: 31 dhjetor 1997

Vendi: Karbunarë, Lushnje

Motivi: Hakmarrje

 

Burhan Tomorri

Mosha: 28 vjeç

Vrarë: 25 shkurt 1998

Vendi: Berat

Motivi: Hakmarrje

 

Shkëlqim Xhabafti

Mosha: 30 vjeç

Vrarë: Prill 1998

Vendi: Yzberisht, Tiranë

Motivi: Sherr

 

Taulanat Muça

Mosha: 23 vjeç

Vrarë: 31 korrik 1998

Vendi: Afër shtëpisë së tin në Tiranë

Motivi: Hakmarrje

 

Azem Hajdari

Mosha: 35 vjeç

Vrarë: 12 shtator 1998

Vendi: Para selisë së PD-së në Tiranë

Motivi: Politik

 

Besim Çerja

Mosha: 30 vjeç

Profesioni: Badigard i Azem Hajdarit

Vrarë: 12 shtator 1998

Vendi: Tiranë

Motivi: Politik

 

ahmet krasniqi

Mosha: 40 vjeç

Profesioni: Ministër i Brendshëm i Kosovës

Vrarë: 21 shtator 1998

Vendiiranë

Motivi: Nuk dihet

 

Shkëlqim Haklaj

Mosha: 27 vjeç

Vrarë: 1998

Vendi: Tropojë

Motivi: Hakmarrje

 

Behar Eskiu

Mosha: 25 vjeç

Vrarë: 1998

Vendi: Berat

Motivi: Hakmarrje

 

Kastriot Bejko

Mosha: 28 vjeç

Vrarë: 1998

Vendi: Berat

Motivi: Hakmarrje

 

Ilir Koloshevci

Mosha: 30 vjeç

Profesioni: Furnitor i UÇK-së

Vrarë: 1998

Vendi: Tiranë

Motivi: Rethana Misterioze

 

Judmir Trifka

Mosha: 31 vjeç

Profesioni: Biznesmen

Vrarë: 1998

Vendi: Fshati Vajkan mes Lushnjës dhe Fierit

Motivi: Sherri për një tender

 

Stefano Rosi

Mosha: 24 vjeç

Profesioni: Biznesmen

Vrarë: 1998

Vendi: Tiranë

Motivi: Grabitje

 

Koço Dado

Mosha: 47 vjeç

Profesioni: Biznesmen

Zhdukur: 1998

motivi: Pengmarrje

 

Elham Elezi

Mosha: 29 vjeç

Profesioni: Oficeri i RENEA-s

Vrarë: 1998

Vendi: Tiranë

Motivi: Për shkak të detyrës

 

Alfred Nebiu

Pseudonimi: Kakami

Mosha: 37 vjeç

Anëtar i bandës së Gaxhait

Vrarë: 1999

Vendi: Vlorë

Motivi: Hakmarrje

 

Kozeta Hyseni

Mosha: 21 vjeç

Profesioni: Studente

Vrarë: 19 shkurt 1999

Vendi: Tiranë

Motivi: Hakmarrje

 

Ervin Borova

Mosha: 30 vjeç

vrarë: 9 prill 1999

Vendi: Zona e ish-Bllokut

Motivi: Hakmarrje

 

Ergys Borova

Mosha: 25 vjeç

Vrarë: 4 maj të 1999

Vendi: Tiranë

Motivi: Hakmarrje

 

Median Shehu

Mosha: 28 vjeç

Profesioni: Efektiv i Gardës së Republikës

Vrarë: 22 qershor 1999

Vendi: Allias, Tiranë

 

Denis Gina

Mosha: 27 Vjeç

Profesioni: Jurist

Vrarë: 22 qershor 1999

Vendi: Fusha e druve në Allias, Tiranë

Motivi: Hakmarrje

 

Fatmir Haklaj

Mosha: 30 vjeç

Vrarë: 4 nëntor 1999

Vendi: Në fshatin Bujan

Motivi: Hakmarrje

 

Santiliano Elezi

Mosha: 26 vjeç

Vrarë: 23 dhjetor 1999

Vendi: Tiranë

Motive: Hakmarrje

Anëtarësuar: 23-04-2002

Postime: 8,203

Brari i njohur për të gjithë

Elton Zajmi

Mosha: 27 vjeç

Vrarë: 23 dhjetor 1999

Vendi: Tiranë

Motive: Hakmarrje

 

Fatmir Hado

Mosha: 27 vjeç

Vrarë:14 dhjetor 1999

Vendi: Tiranë

Motivi: Hakmarrje

 

Andi Hasani

Mosha: 25 vjeç

Vrarë: 11 janar 2000

Vendi: Tiranë

Motive: Hakmarrje

 

Sokol Alushi

Mosha: 25 vjeç

Vrarë: 11 janar 2000

Vendi: Tiranë

Motive: Hakmarrje

 

Ilir Bardhi

Mosha: 29 vjeç

Vrarë: 9 mars 2000

Vendi: Në qelinë e Burgut 313, Tiranë

Motivi: Hakmarrje

 

Erieta Avdyli

Mosha: 30 vjeç

Profesioni: Punonjëse UNICEF

Vrarë: 30 mars 2000

Vendi: Durrës

Motivi: Nuk ka

 

Klenti Bano

Mosha: 30 vjeç

Profesioni: Oficer policie

Vrarë: 14 prill 2000

Vendi: lagjja “Xhevdet Neprevishta”, Lushnjë

Motivi: Hakmarrje

 

Ardian Çobo

Mosha: 26 vjeç

Profesioni: Biznesmen

Vrarë: 13 maj 2000

Vendi: Tiranë

Motivi: Hakmarrje

 

Arben Zylyftari

Mosha: 37 vjeç

Profesioni: Drejtor policie në Shkodër

Vrarë: 2 gusht 2000

Vendi: Shkodër

Motive: Për shkak të detyrës

 

Ilir Ngresi

Mosha: 34 vjeç

Profesioni: Oficer policie

Vrarë: dhjetor 2000

Vendi: Vlorë

Motive: Për shkak të detyres

 

Riza Çeço

Mosha: 43 vjeç

Profesioni: Biznesmen

Vrarë: 19 dhjetor 2001

Vendi: Tiranë

Motivi: vrasje për shkak të aktivitetit

 

Sandër Gjeka

Mosha: 30 vjeç

Profesioni: Biznesmen

Vrarë: 12 maj 2002

Vendi: Shkodër

Motivi: Për motive të dobëta

 

Gjergji Halo

Mosha: 49 vjeç

Profesioni: Biznesmen

Vrarë: 12 korrik 2002

Vendi: Fier

Motivi: Konkurrenca

 

Salih Tivari

Mosha: 60 vjeç

Profesioni: Sekretari i përgjithshëm i Komunitetit Mysliman

Vrarë: 13 janar 2003

Vendi: Tiranë

Motivi: Nuk ka

 

Fatmir Rama

Mosha: 35 vjeç

Profesioni: Biznesmen

Vrarë: 29 mars 2003

Vendi: Kartodromi, Tiranë

Motivi: Hakmarrje

 

Florian Vila

Mosha: 38 vjeç

Profesioni: Biznesmen hekuri

Vrarë: 9 prill 2003

Vendi: Tiranë

Motivi: Konkurrencë

 

Myftar Çela

Mosha: 45 vjeç

Profesioni: President i Klubit të Futbollit “Vllaznia”

Vrarë: 14 qershor 2003

Vendi: Shkodër

Motivi: Konflikte

 

Gani Malushi

Mosha: 45 vjeç

Profesioni: Drejtor i Policisë së Durrësit

Vrarë: 6 gusht 2003

Vendi: Durrës

Motivi: Për shkak të detyrës

 

Arben pojani

Mosha: 34 vjeç

Profesioni: Biznesmen

Vrarë: 22 gusht 2003

Vendi: Tiranë

Motivi: Hakmarrje

 

Ledio Bejleri

Mosha: 27 vjeç

Profesioni: Biznesmen

Vrarë: 30 shtator 2003

Vendi: Tiranë

Motive: Nuk ka

 

Jahe Bahja

Mosha: 40 vjeç

Profesioni: Biznesmen

Vrarë: 30 tetor 2003

Vendi: Sarandë

Motivi: Konkurrencë

 

Emin Spahia

Mosha: 39 vjeç

Profesioni: Punonjës Social

Vrarë: 10 gusht 2004

Vendi: Shkodër

Motivi: Hakmarrje

 

Orland Mirashi

Mosha: 17 vjeç

Vrarë: 28 gusht 2004

Vendi: Mali i Jushit, Shkodër

Motivi: Grindje e çastit

 

Rafael Riza

Mosha: 24 vjeç

Profesioni: Basketbollist

Vrarë: 3 shtator 2004

Vendi: Korçë

Motive: Motive të dobëta

 

Sokol Jahollari

Mosha: 30 vjeç

Profesioni: Basketbollist

Vrarë: 3 shtator 2004

Vendi: Korçë

Motivi: Motive të dobëta

 

Vajdin Lame

Mosha: 35 vjeç

Profesioni: Biznesmen

Vrarë: 28 shkurt 2005

Vendi: Tiranë

Motivi: Nuk dihen

 

Learton Vathi

Mosha: 35 vjeç

Profesioni: Vëzhguesi i PR në zgjedhjet parlamentare

Vrarë: 3 korrik 2005

Vendi: Tiranë

 

Baki Taullahu

Mosha: 36 vjeç

Profesioni: Biznesmen

Vrarë: 3 korrik 2005

Vendi: Lushnjë

Motivi: Hakmarrje

 

Behar Kastrati

Mosha: 34 vjeç

Profesioni: mjek, kryetari i PD në Has

Vrarë: 7 korrik 2005

Vendi: Has

Motive: Hakmarrje

 

Florian Kulla

Mosha: 28 vjeç

Profesioni: Biznesmen

Vrarë:15 korrik 2005

Vendi: Durrës

Motivi: Hakmarrje

 

Klajdi Jaho

Mosha: 25 vjeç

Profesioni: Basketbollist

Vrarë: 2 gusht 2005

Vendi: Korçë

Motivi: Hakmarrje

 

Julian Agolli

Mosha: 25 vjeç

Vrarë: gusht 2005

Vendi: Tiranë

Motiveakmarrje

 

Fatjon Naxhaku

Mosha: 33 vjeç

Vrarë: gusht 2005

Vendi: Tiranë

Motivi: Hakmarrje

Emigrant

 

Edmond Malollari

Mosha: 34 vjeç

Profesioni: Biznesmen

Vrarë: 14 dhjetor 2005

Vendi: Pranë apartamentit të tij në Tiranë

Motivi: Hakmarrje

 

Vladimir Arizaj

Mosha: 55 vjeç

Profesioni: Biznesmen

Vrarë: 2005

Vendi: Tiranë

Motivi: Grabitje

 

Melita Rubi

Mosha: 22 vjeç

Profesioni: Gazetare

Vrarë: 5 shkurt 2006

Vendi: Sukth, Durrës

Motivi: Nuk dihen

 

Shpëtim Mara

Mosha: 35 vjeç

Vrarë: 9 shkurt 2006

Vendi: Havaleas, Berat

Motivi: Nuk dihen

 

Florie Mara

Mosha: 25 vjeç

Vrarë: 9 shkurt 2006

Vendi: Havaleas, Berat

Motivi: Nuk dihen

 

Erlin Shapllo

Mosha: 19 vjeç

Vrarë: 27 shkurt 2006

Vendi: Sukth, Durrës

Motivi: Për prishjen e pazarit për një armë

 

Thoma Bima

Mosha: 40 vjeç

Vrarë: 9 prill 2006

Vendi: Mëzez, Tiranë

Motivi: Nuk dihen

 

Festim Hoxha

Mosha: 30 vjeç

Vrarë: 9 prill 2006

Vendi: Mëzez, Tiranë

Motivi: Nuk dihen

 

Luan Tafa

Mosha: 33 vjeç

Vrarë: 13 prill 2006

Vendi: Peqin

Motivi: Hakmarrje

 

Hysni Memçaj

Mosha: 40 vjeç

Vrarë: 16 prill 2006

Vendi: Shkodër

Motivi: Hakmarrje

 

Elton Shehu

Mosha: 29-vjeç

Vrarë: 21 prill 2006

Vendi: Ujë i Ftohtë, Vlorë

Motivi: Nuk dihen

 

Elis Bame

Mosha: 25

Vrarë: 2006

Vendi: Korçë

Motivi: Hakmarrje

 

Fran Kaçorri

Mosha: 34 vjeç

Vrarë: 2006

Vendi: Rrëshen

Motivi: Pengmarrje

 

Artan Shepo

Mosha: 35 vjeç

Vrarë: 6 maj 2006

Vendi: Tiranë

Motivi: Nuk dihen

 

Kulla Papajani

Mosha: 72 vjeç

Vrarë: 17 maj 2006

Vendi: Tiranë

Motivi: Xhelozie

 

Ervin Skënderaj

Mosha: 28 vjeç

Vrarë: 3 korrik 2006

Vendi: Vlorë

Motivi: Hakmarrje

 

Veli Mema

Mosha: 30 vjeç

Profesioni: Taksist

Vrarë: 9 korrik 2006

Vendi: Tiranë

Motivi: Hakmarrja

 

Dritan Sheme

Profesioni: Tregtar

Mosha: 25 vjeç

Vrarë: 9 korrik 2006

Vendi: Tiranë

Motivi: Hakmarrja

 

Zamir Bilali

Mosha: 37 vjeç

Profesioni: Bizesmen

Vrarë: 15 gusht 2006

Vendi: Tiranë

Motivi: Motive të dobëta

 

Kin Kodra

Profesioni: Biznesmen

Mosha: 45 vjeç

Vrarë: 19 tetor 2006

Vendi: Shkodër

Motivi: Gjakmarrja

 

Kufoma e Zall-herr

Emri: Nuk dihet

Mosha: 20 vjeç

Vrarë: 20 tetor 2006

Vendi: Zall-Herr, Tiranë

Motivi: Nuk dihet

 

Esmeralda Laho

Mosha: 19 vjeç

Vrarë: 29 tetor 2006

Vendi: Tiranë

Motivi: Motive të dobëta

 

Engjëllushe Xhavara

Mosha: 50 vjeç

Vrarë: 9 dhjetor 2006

Vendi: Elbasan

Motivi: Hakmarrje

 

Agim Peqini

Mosha: 34 vjeç

Vrarë: 9 dhjetor 2006

Vendi: Elbasan

Motivi: Kundërshitm i forcave të policisë

Gjelina Mato

Mosha: 36 vjeç

Vrarë: 8 janar 2007

Vendi: Shkodër

Motivi: Xhelozi

Nr. 119 i gazetës në print

0
NANO: SHIHEMI NE SHTATOR

Marëdhëniet e Ramës me Metën, me Nanon dhe thuajse me gjithe frontin e majte, duket se  e  kanë çorientuar opozitën, më hatashëm se më 1992, kur drejtonte  Ramiz Alia.  Këtij çorientimi, edhe kësi siraje, i ka dhënë start lideri historik i së djathtës dhe kryeministër i vëndit Sali Berisha.Kësaj here, ashtu sikundër asnjë analizë nuk mund ta parashihte, Berisha arriti ta bëjë kryetarin e egër të PS-së, një qengj të butë, të mbështesë qeverinë e djathtë  në të gjitha nismat. Meritat e kryeministrit Berisha edhe në bashkepunimin me Nanon në korrik 2005, nxorrën të fituar doktorin apo jo? Sinteza e lidhjeve shpirtërore të Edi Ramës me Berishën, sipas shumicës së socialistëve, regjistroi kuotën më të lartë të pafytyrësisë opozitare, me rastin e ndryshimit të draftit kushtetues lidhur me reformën zgjedhore që njxerr jashtë loje të gjitha partitë  e vogla dhe gjithashtu ata që kryetari pavarësisht meritave mund ti lërë jashtë listës për në parlament, te ligjit për Presidentin e Republikes, për kryeprokurorin etj. Kështu pra, Edi  Rama, ndoshta pa e kuptuar, ka shpallur “luftë” të hapur me Metën, me Nanon po që po, me shumë ish drejtues partie në të gjitha qytetet ku i ka zevëndësuar, madje edhe deri në fshatrat më të thellë, por edhe me elektoratin e majtë dhe me një pjesë tjetër të pakënaqurish me qeverisjen aktuale, të cilët janë në dilemë vetëm e vetëm se u duket se të majtës i mungon një lidership i majtë.

Këto zhvillime arritën të aktivizojnë edhe faktorin ndërkombëtar, sidomos diplomacinë amerikane, për një farë autoritarizmi të politikbërjes, por duket se edhe  kanë provokuar fillimin e një lëvizjeje të re politike, e cila thërret në skenë  liderin historik të së majtës shqiptare Fatos Nano, përballë liderit historik të së djathtës Sali Berisha. Burime pranë Nanos, thonë se ai do shfaqet në kohën më të favorshme për të, të majtën dhe situatën, per të larguar nga skena politike Edi Ramën dhe marrë pushtetin, ashtu siç e lëshoi dhe nga ai të cilit ia la në dorë. Pas dy muajsh, aty nga gjysma e shtatorit, Fatos Nano që po karikon forcat  në plazhin e njohur të Kretës, ku edhe po takon shume personalitete jo vetem greke, do vijë vrullshëm në Tiranë dhe do ndërmarrë një turr politik, ndoshta pa ish miqtë, por me ata që dikur bërtisnin “NANO IK”.Nano është nga ata që humb miqtë e fiton armiqtë dhe anasjelltas, sa herë që ia thotë rradakja. Mbase edhe Berisha, do gjejë forma t`ia “krasitë degët” Plepit Rama, duke i dhënë Nanos edhe kontigjent politik nga e djathta. Karta Ceka, që xhbllokoi kodin për zgjedhjen e presidentit Topi, ishte tipike MADE  IN  NANO.  Klonimi TOPI, që prodhoi prokuroren Ina Rama, e cila shumë shpejt reflektoi mbështetje per Topin, edhe kundër vullneteve politike të së djathtës, sërish duket paska qënë prodhim Nanoist. Nëpër takimet fshatçe të kryesocialistit Rama, shumë njerëz  kanë dalë me kerkesat: DUAM  NANON. Edhe Berisha, të mos harrojmë, ka deklaruar se politikën e bëjnë :Dy trungjet: Ai dhe Nano dhe jo degët, partitë. Dhe vërtet, nëpër partitë e mëdha, duket se tani nuk ka më vizione politike që aspirojnë të ardhme. Partitë janë ca parcela në duart e një klani drejtuesish, njëlloj si pronat që u uzurpuan me kallashnikov në 1997-ën dhe tashmë janë një nyje që nuk ka dreq ti zgjidhë.Partitë janë turrur me yrysh dhe qëllim në vetvete kanë vetëm  krijimin e pasurive, falë ushtrimit dhe ndikimit të një politike çorbë. Ky grup drejtuesish të PS-së, përbëhet me trafikantë të rëndësishëm të kartelit të ndërtimit, ku përmes favoreve në këtë sektor, kanë arritur përfitime marramëndëse, që me anë të ushtrimit të një detyre të thjeshtë politike, s’do të kishin arritur kurrë të ishin kaq të pasur, të uzurpojnë gjithë qëndrat e qyteteve me ndërtime, gjithë plazhet dhe pikat turistike, njëlloj si gjyqtarët e prokurorët.Madje, të pasur sot janë pikërisht ata që vijnë  nga hiçi, nga skamnia.

Këto monstra, që tashmë nuk i respekton askerkush veç atyre që përfitojnë direkt a indirect,  politika i ka ndihmuar për të patur në dorë  liri kompetencash dhe vendimmarrjesh me përfitime ekonomike.Edhe koalicioni i pas 3 korrikut, dështoi pikërisht se vëndimet kërkohen të ngushta, për interesa personale apo klanore.Sot partitë etiketohen, e Ramës, e Metës, e Gjinushit, e Cekës e Milos etj., çka nënkupton krizën e thellë dhe mungesën e organizimit. Pra, politika e konfliktit, e interesave personale, ka bllokuar së pari reformat dhe progresin dhe ,së fundi, u ka hapur terren bandave në konflikt interesash me njëra tjetrën. Qënia në krye të bashkisë më të madhe të Edi Ramës, ka zbehur analizën serioze në selinë rozë. Rama, edhe si slogan reklame, e ka përdorur  postin e liderit të opozites si drejtues i  bashkisë më të madhe në vend, duke  vënë politikën plotësisht në shërbim të pasurimit dhe bashkinë në shërbim të klanit.

Kështu, Rama mund të jetë piktori më i pasur në botë, pa shitur asnjë picturë,i cili për momentin, derisa ti vijë Nano, qëndron edhe në krye të një partie të rëndësishmë në vend, duke dhënë shembullin më të mirë në këtë aspekt, të premisës që kanë politikanët e sotëm, sidomos në partitë e mëdha, për të krijuar një sferë pasurie me katalizator politikën. Dhe asnjëherë, politika nuk shërben si qëllim në vetvete, i të qenit lider për këtë kryetar partie.Janë përjashtuar të gjithë ata që kanë mënduar ndryshe, duke shfaqur problematika serioze. Opozitën duket se nga gjumi do e zgjojë Nano, këtë shtator.Edhe pa Metën.Në politikën konfliktuale të së majtës, zanafilla e gjithshkaje është premisa për të krijuar një sferë pasurimi, çka të kujton barcaletën e Nanstradinit, i cili kur e thirri një mbret që pushonte nën një tendë floriri dhe deshi ti bëjë një dhuratë për humorin e hollë, ai i tha se nuk e pranonte dhurata nga një i varfër, të cilit, po ti heqësh tendën, nuk ka asgjë.

Sakaq pra, është pikërisht pasuria, ajo e cila po vëndos për politikën. Por rikthimi i Nanos do konfiguroi nje politike krejt tjeter. Nano e ka gati terrenin, pasi opozita e sotme nuk ka qartësi reformash dhe progresi te majtë. Nëse politika e konfliktit është shuar ne Olimp, ajo është ndezur në bazë, si një mision politik kombëtar në elektoratin e të majtes, por jo vetëm të së majtës.

nga Sokol PEPUSHAJ

 

GJAKMARRJA – PERBINDESHI NE MES SHQIPTAREVE

Edhe nje grindje e castit ne nje lokal, edhe kur je i detyruar te veprosh, te reagosh per mbrojtur veten nga nje dhunim, mund te jete pikenisja e nje tronditjeje te madhe jo vetem per te rriturit por edhe per femijet.

Skender Milla, eshte provokuar dhe keqtrajtuar fizikisht ne nje klub ne lagjen “Partizani” (Rus) te Shkodres nga disa persona. Ne kushtet e vetembrojtjes, Skenderi ka plagosur me thike nje nga personat qe e keqtrajtonin, i cili ishte i familjes Bajri. Si gjithmone, keshtu ne emer te “Kanunit te Lek Dukagjinit” fillon e zhvillohet nje tragjedi qe mund ti vihet emri vetem shqiptare. Skenderi, pas kesaj ngjarje, iken ne drejtim te paditur dhe pasojat direkte fillon e i vuan 36 vjecari Gezim Milla, vellai i Skenderit. Familja Bajri ia kerkon atij gjakun, ne baze te kodit mesjetar te Lek Dukagjinit qe vazhdon te zbatohet tek shqiptaret dhe nga data 16 tetor 2007 Gezim Milla eshte ne gjak me familjen Bajri. Disa here Gezimi dhe familja e tij jane kercenuar per vrasje. Duke pare rrezikun e madh qe i kanosej per jeten, e gjithe familja eshte detyruar te ngujohet (mbyllet) ne shtepi per te evituar gjakderdhjen.

Me date 25 mars 2008, i kam kerkuar 10 dite bese familjes Bajri per nje rast vdekje tek te afermit e mij. Ne fakt ata ma premtuan besen, por ndodhi e kunderta. 500 meter pa shkuar ne shtepi, Gezimi qellohet me pistolete dhe vetem fati ia shpetoi jeten. Pak dite me pas, gjakesit kane kerecenuar gruan dhe vajzene  Gezimit, te cilan kishin dale per te blere ushqime. Ata i kane fyer publikisht duke perdorur fjale te ulta te cdo niveli. Situata e familjes se Gezim Milles, ka qene perhere nen nje tension te madh, madje duke perjetuar edhe bresheri armesh ndaj shtepise se tyre. Shteti ne keto raste nuk perzihet dhe keshtu ndodhi edhe me rastin fatkeq ne fjale. Gezimi ka ka kerkuar me force mbrojtje nga policia, por ka patur vetem heshtje. Edhe shoqatat e pajtimit te gjaqeve, e kane patur te pamundur te qe me nderhyrjen e tyre te pajtonin kete konflikt te madh. Kjo familje nuk kishte siguri jete, ku edhe femijet jane detyruar te lene shkollen per kete problem. Tashme ka ikur edhe Gezimi, teksa nje familje e tere rrezikohet me jete…

ARBEN CUBAJ

 

 

GURI I RËNDË I THEMELEVE TË SHTETIT

Sot Shqipëria dhe shqiptarët po përballen me barrën e rëndë të brezit me obligimin e shenjtë, bërjen e shtetit. Kujtesa na ndihmon të mësojmë, se hapat e derisotëm të pasndryshimeve demokratike, për pasjen e një shteti mbi themelet e shkërmoqura të një diktature 50-vjeçare, ka kaluar nëpër përvoja shumë të hidhura. Absurdi dukej se do të ndëshkonte pambarimisht shqiptarët. Kjo mynxyrë kulmon në vitin 1997, kur shteti do të binte në duart e bandave, të drejtohej prej tyre, të diktohej gjithçka po prej tyre. Totalitarizmi i ngulitur thellë në vetëdijen e brezit kishte shkallmuar çdo shpresë, se do të vinte një ditë që të divorcoheshim përfundimisht nga e kaluara komuniste. Bindja se vetëm diktatura ishte zot i fateve të shqiptarëve, ishte kthyer në një makth për ata që shpresonin, jo vetëm tek ndryshimet politike, por dhe modernizimi i shtetit. Vetëdija qytetare për prosperitet ishte ende e dyzuar. Shanset ishin të pakta. Hyrja në binarët e kohës shpesh ishte e pamundur. Kjo pamundësi shërbeu për injektimin e një dëshpërimi, zhgënjimi dhe shpresëvrarje. Edhe më optimistët ndjeheshin të lëkundur në vendosmërinë e tyre për të besuar tek e ardhmja. Politika, edhe ajo, jo më pak e pavendosur për të drejtuar vendin në kursin e duhur. Përplasjet e pikëpamjeve, botëkuptimeve, filozofive gjeneruan vetëm konfiktualitet. Orientimi i gjithë energjive përnga betejat politike, stopoi hapat në vendnumëro. Ndërsa koha ecte, përvojat e vendeve të tjera ish-komuniste nuk shërbyen si motivim për të përqafuar ndryshimet. Klane të caktuara politike, individë dhe struktura destuktive gjithnjë gjenin arsye për të shkallmuar çdo shpresë se Shqipëria mund të bëhej. Por vullnetet demokratike nuk do të tërhiqeshin, pavarësisht vështirësive që zinin vendin njëra-tjetrës. Vetëdija politike e sovranit do të orientohej përnga interesat për ndryshim dhe domosdoshmëria për të qenë në kahun e perspektivës. Në këto kushte, e djathta duke riardhur në pushtet do të merrte përsipër barrë e rëndë të bërjes së shtetit.

Ndërtimi i një shteti dhe strukturimi i përbërjes themelore të funksionimit të tij, natyrshëm bashkëshoqërohet me barrën e rëndë të dhimbjes. Shoqëria, si pjesë e këtij hapi të domosdoshëm dhe historik në ekzistenjën e një shteti të bazuar në ligje dhe barazi, mund ta ketë konsideruar veten viktima të këtij ndryshimi të madh dhe të mundimshëm. Pra sot, brezi i cili ka pritur dhe ka përcjellë formate të ndryshme të bërjes së shtetit, i është dashur të jetë kurrizi i njomë i gurit të rëndë të themeleve. Ndoshta fati ynë i keq do të mbart në vetvete dhe meritën e patjetërsueshme historike, si brezi që ka mbajtur mbi kurriz tabanin e themeleve të shtetit modern, shtetit të kërkesave bashkëkohore, shtetit që do të garantojë çeljen e shanseve për ta bërë këtë vend të barabartë me të gjithë komunitetet e tjera.

Por është edhe një faturë që do të duhet të paguaj, mbase me çmimin më të shtrenjtë. Ashtu si të gjithë vendet e tjera, madje ne më tepër, u desh dhe do të duhet ende flijime. S’ka përvojë të derisotme, e cila është treguar e mëshirshme me brezin që i është dashur të marrë mbi vete përgjegjësinë e ndryshimeve.  Mundi dhe sakrificat kanë qenë, janë dhe do të jenë të shumta. Vetëm një shoqëri e emancipuar do të mund ta përceptojë këtë. Sa më jashtë thelbit të transformimeve, sa më të pamotivuar për domosdoshmërinë e ndryshimeve, aq më e vështirë, aq më lënduese është hapi që duhet hedhur. Dhe shoqëria shqiptare nuk kishte ndonjë përvojë pozitive të dukshme, për sa i përket kurajës për t’i vënë gjoksin vërshimeve. Pjesërisht e tërhequr, e manipuluar, jokonseguente, oshilante, për më tepër e çoroditur, ajo për një kohë të gjatë ishte larg rolit të saj të patjetërsueshëm për domosdonë e ndërtimit. E tërhequr për hunde nga një pjesë e politikës që e përdorte atë në favor të interesave meskine, u shndërrua në viktimë dhe viktimator. Tash kur gjithçka duket se ka tendencë për ndryshim, tash kur imperativi i bërjes së shtetit gjallon në çdo vetëdije, kjartësohen horizontet e ecjes përpara të ndërtimit të shtetit. Natyrisht që kjo nuk beh nër ne sa hap e mbyll sytë. Përjashtohet prekja magjike i tjetërsimit të gjithçkaje. E kaluara dhe fantazmat e saj, gjithnjë do të jenë ëndrra të këqija në netët e gjata të ekuinoksit të divorcit me të kaluaren. Politika e vjetër, dhe interesat despotike që gëlojnë në kokat e një pjese të konsiderueshme politikëbërësish, e kanë dhe do ta vështirësojnë, por jo ta ndalin Shqipërinë për t’u bërë pjesë e denjë e familjes evropiane, të cilës i përkasim.

Me barrën e guri të themelit të shtetit në kurriz, brezit që do ti duhet ta mbartë këtë peshë nuk do të pajtohet me sakrificën prore. Për këtë e shënjuar është dhe do të jetë ajo qeverisje që ka ndërmarrë këtë hap historik. Praktikisht, cilado qeverisje me vullnetin për të bërë shtet, asaj do t’i duhet të mbajë dhe përgjegjësinë e vujtjes së brezit që fati i një kombi ka vendosur atë të jetë promovuesi. Kjo gjë po ngjet edhe sot, ndërsa dita-ditës po hidhen hapa të rëndësishëm në bërjen e shtetit. Në një shoqëri pa shtet, pa detyrime që rrjedhin nga ligji, pa principet bazë të qytetarisë, tendenca për të ndryshuar është një mund ngadhënjimtar. Fatkeqësisht këtë barrë politika e prosperitetit, duhet ta mbajë si përgjegjësi. Para kësaj prove zjarri, vetëm një shoqëri që bashkëjeton me situatën do t’i lehtësonte maksimalisht zoritjen dhe do t’ia bënte shtetbërjen politikës më me pak dhimbjen dhe barra e gurit të rëndë do të ishte më pak traumatike. Momentalisht vështirësitë janë të panumërta, aq sa shpesh konstaton se gjithçka ka dalë nga kontrolli dhe shpresat veniten. Ajo që duhet kuptuar dhe ta rrokim si bashkëjetesë është ndjekja e ritmit. Kemi nga njëra anë një fragment të shoqërisë pa vullnetin e mirë për të pranuar në vetvete se shtëti është garanci e fateve. Se pa të gjithçka është në duart e të rastësishmes, në duart e shansit. Mendoni për një çast një shoqëri që të sotmen dhe të ardhmen e ka llotari. Sa paradoksale do të ishte. Askush nuk do të na falte këtë. Ky turp do të ishte damka më e zezë në faqet e historisë së kombit shqiptar.

Nga ana tjetër kemi një fragment të së tëres politike që stonon qëllimisht në kor. E cila sheh tek shteti falimentin pa kushte të filozofisë së saj të çoroditjes. Fermentimi gjithnjë i klimës së konfliktualitetit, që dikton prishja e interesave të palëve, që dëmtohen nga shteti, janë gurët nën rrota. Janë pengesa më serioze e hapave vendimtar që kristalizohen fillimisht në tempullin e ligjbërjes. Duke qenë gjithnjë kundër, ata i shërbejnë verbërisht ogureve të këqija. Nuk kanë as interesin më të vogël që shqiptarët të kenë shtetin e tyre, legjitimitetin për të merituar plotësisht demokracinë e ëndërruar kaq gjatë. Pavarësisht se në ligjërimet e tyre nuk mungojnë qëndismat dhe kamuflazhet, me synim çatrafilisjen e orientimit të publikut, dhe përdorjes së tij për interesa dhe suport. Duke u rënë trumbetave të ushtrisë së të vdekurve ata tentojnë të tërheqin edhe të gjallët në atë që ata e quajnë si e ardhmja që dinë dhe munden vetëm ata ta bëjnë. Pavarësisht se prapa kanë një eksperiencë jo shumë të shndritshme të realizimit të asaj “ëndrre” që meritojnë shqiptarët.

Natyrisht jo gjithçka është perfekt në rrugën e reformave. Në hapat e ndërmarrë për bërjen e shtetit, gjithçka është e mundur. Pasi vështirësitë dhe pengesat natyrshëm bëhen shkak që të ketë ngecje, të ketë mungesë efikasiteti. Por mbi vendosmërinë e qeverisë për të vijuar përpara, nuk ka asnjë barrierë frenuese. Politika e majtë, në përpjekje për të ngadalësuar hapat dhe këtë për ta bërë në kuadrin e oponencës, harron se kjo do ti shërbejë edhe asaj në një mundësi të marrjes në dorë të fateve të vendit.

Mungesa e unanimitetit në vendimmarrje deçizive, qasjet për të politizuar gjithçka ngadalsojnë dukshëm përpjekjen e shtetit për të marrë veten, për të qenë formacioni i duhur në forcimin e bazamentit ku do të lartësohet ngrehina e forcës vepruese, shteti. Kemi parë që shumë reforma të qeverisjes aktuale janë trumbetuar si ndëshkime sociale të popullatës. Vënia përballë detyrimeve që burojnë nga ligji, gjithnjë është parë si sakrificë i klasës politike për popullin. Palët e interesuara për anarshi, konfuzion, qëllimshëm janë në anën e kundërshtarit. Të joshur nga bërja e ligjit, në një vend ku shteti ligjor figuronte vetëm si nocion, sigurisht që një ndryshim kursi do t’u prishte atyre rehatinë. Do t’i spostonte nga përfitimet duke i përballur me taksat, dhe tërësia e detyrimeve që rrjedhin nga ligji dhe funksionimi i shtetit.

E bën më kërcënues këtë betejë të bërjes së shtetit lidhjet e politikës me bizneset dhe palët që preken nga rregullat e lojës. Ata gjithnjë provokojnë situata në disfavor të përpjekjeve të mundimshme për respektimin dhe zbatimin e ligjit. Duke ambalazhuar gjithnjë me oponencë politike tërsinë e reformave, të renditurit në skalionin kundër bëhen promovues të çarjes së besimit të opinionit publik, i cili natyrshëm e sheh veten të spostuar nga thelbësorja, bërjes së shtetit. Me këtë dyshim publik, qeveria e ka të vështirë vijimin ritmik të reformave. Asaj i duhet nga njëra anë të qartësohet para opinionit mbi vlerën që mbartin në vetvete këto hapa, nga ana tjetër të përballet në një luftë të ashpër me një opozitë destruktive. Në këto kushte, cilado filozofi qeverisjeje do ta kishte tepër të vështirë të mbart këtë gurë të themeleve të shtetit. Vetëm vendosmëria e qeverisjes aktuale dhe dirigjuesit të këtij synimi titanik, Sali Beriasha, kanë bërë të mundur që shumë përpjekje për të minuar bërjen e shtetit, kanë dështuar. Por jo gjithçka ka përkuar saktësisht. Amortizatorët në terrenin e thyer të reformave jo gjithnjë kanë funksionuar si duhet. Këtë ajo e ka pohuar. Dhe nuk është mjaftuar me kaq. Është mobilizuar duke shfrytëzuar çdo mundësi në favor të zbutjes së tronditjes. Edhe pse shpesh këto qasje nuk kanë përftuar ndonjë terren dashamirës. Skeptikët gjithnjë kanë arsye të gjejnë se ku të ngulin gozhdën e tyre.

Megjithatë nuk dallojmë ndonjë tërheqje të qeverisë për të vijuar hapat e ndërmarrë. Edhe pse asaj duket se do ti kushtojë shtrenjtë. Çmim, të cilin parashihet se do ta paguaj në përballjen elektorale të vitit 2009. Cili do të jetë fati i zgjedhjeve të ardhshme parlamentare? Hë për hë ende gjithçka është e hapur. Kurajoja për të çuar më tej hapat e ndërmarrë, cilësohet si vendosmëri e të djathtës për të bërë shtetin, për ta vënë këtë gurë në themelin e asaj Shqipërie që aspiron për integrim, për standarde. Dëshpërimi i masës është i dukshëm, dhimbja është e madhe. Por bërja e shtetit është dhe mbetet një domosdoshmëri, një imperativ i kohës. Nuk mund të vijohet më pasja e një shteti fantazmë, e ligjeve që nuk gjejnë kurrë zbatim. Nuk mund të vijohet më tej me shtetin ku fiton më i forti. Nuk ecet më tej me shtet që tenton të sfidojë hapur shtetin, vetëm e vetëm se kjo e fundit ka një suport politik apo financiar. Duhet t’i jepet fund atij shteti ku “peshku i madh ha të voglin”. Secili shtetas duhet të ndjehet i përfaqësuar dhe i mbrojtur nga ai vullnet, të cilit i ka besuar fatin e tij. Duhet t’i jepet fund shtetit të bosëve. Një shoqëri demokratike duhet të garantojë barazi të të gjithëve dhe shanse pa dallime pikëpamjesh politike. A është e mundur? Gjithnjë kam besuar tek energjitë pozitive. Vullneti i mirë për të bërë diçka që i shërben të gjithëve ka bekimin dhe shpirtin popullit, i cili ndonëse sot po heq është i bindur se nesër do shpërblehet. Mot do të nderohet si brezi që bëri Shqipërinë evropiane.

Nga Albert VATAJ

 

REFERENDUM

“Kur Shqiperia te jete e gatshme per tu antaresuar, Bashkimi Evropian nuk do te ekzistoje me!”. Nje nga frazat me te njohura por edhe me te perhapura per te treguar skepticizmin jo vetem te nje pjese te klases politike shqiptare, por edhe popullit per mundesine e shpejte te antaresimit ne BE, me erdhi ne mendje keto dite teksa serish, Irlanda i tha “JO” miratimit te Traktatit te Lisbones- nje gjetje politike per te zevendesuar deshtimin me ratifikimin e Kushtetutes Evropiane nga 27 vendet antare.

Kriza e Bashkimit Evropian vjen ne nje kohe me ate te karburanteve por edhe te veshtiresive te furnizimit deri ne racionim te disa artikujve sic eshte edhe orizi. “Eterit themelues” te para me shume se nje gjysemshekulli, mbase nuk e kishin parashikuar nje krize te gjate, disa vjecare te konstituimit te vertete te Shteteve te Bashkuara te Evropes. Shkaqet natyrshem jane te shumta, por mendojme se kryesori eshte ai i menyres se krijimit te mundshem te ketyre shteteve, i ndryshem nga ai qe i huazuan disi emrin dhe idete: Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Keta te fundit e farketuan bashkimin e tyre permes nje procesi lufte, madje shume te pergjakshme dhe civile qe silli vit pas viti bashkimin e disa shteteve, te cilat sot arrijne ne 54 dhe qe bashkohen nen flamurin me “yje dhe shirita”.

Bashkimi Evropian i sotem, themelet e tij i ka ne nje bashkim “gjentelmenesh” qe hodhen firmat ne nje leter duke enderruar krijimin e nje balance boterore, cuditerisht me largpamesine e mosllogaritjes si superfuqi te Bashkimit Sovjetik, por duke pare nga pertej Atlantikut nje krijese evropiane ne zanafille, por qe eci me hapa shume me te shpejte pergjate shekujve e dekadave. Konglomerati i popujve dhe etnive qe i dhane jete dhe po mbajne ne kembe Shtetet e Bashkuara te Amerikes, eshte shume me heterogjen se ai qe nuk po arrin prej shume vitesh te krijoje nje shtet te vertete nen emrin e Bashkimit Evropian.

Duhet pranuar se per vete shkaqet aktuale qe i cekem por edhe te tjera qe i dime apo i perjetojme, ne Bashkimin Evropian po ndodh nje fenomen i cuditshem. Politikanet dhe shtetaret kane nje vokacion pro- evropian ne nivele shume me te larte se ata qe i kane zgjedhur per te drejtuar shtetet respektive te BE-se. Rasti me i fresket eshte ai i Irlandes dhe duke u kthyer pak vite pas, Franca, Holanda e ndonje shtet tjeter.

Shtete te ndryshme me nje peshe demografike te vogel, me nje barre fiskale me te lehte ne favor te institucioneve te Bashkimit Evropian, por me nje vend fuqiplote dhe te barazvlefshem ne tryezen e 27 vendeve antare, shohin me skepticizem bashkimin real ne popujve nen suazen e nje shteti te vertete dhe me te gjitha efektet. Supremacia e kuptueshme e aksit Bon-Paris dhe bashkepunimi gjithnje e me i ngushte duke harruar edhe ato pak gjera qe i ndanin ne historine e shkuar, eshte nje motiv frenimi per realizimin e endrres se “Eterve themelues” te BE-se. Megjithate, ne keto raste duhet shpetuar ajo qe mund te shpetohet. Me e pakta, eshte nje histori ose me sakte nje perpjekje shtetformuese mese gjysemshekullore, por edhe nje lokomotive e cila tani per tani, ne shume aspekte ekonomike ka lene pas edhe modelin qe duhej ndjekur ne fillim Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Personalisht, jam i bindur se demokracia me e kulluar, me e sakte ne zbatim eshte ajo e drejtepedrjete permes votes popullore. Nese ka krijuar minimumin e nevojshem te strukturave shtetberese gjate viteve te ekzistences se vet, Bashkimi Evropian duhet te gjeje mekanizma, dhe nje prej tyre eshte referendumi popullor, per te marre nje pergjigje definitive per fatin e Shteteve te Bashkuara te Evropes.

Ne bashkepunim me institucionet e pavarura te 27 shteteve antare dhe ato te Bashkimit Evropian, mund te caktohet nje dite, per nje referendum mbarepopullor dhe fuqiplote ne vendimin qe do te marre. Ne pamje te pare duket e thjeshte: te gjithe qytetaret e Bashkimit Evropian me te drejte vote, mund te shprehen nese jane dakort apo jo me dokumentet e Traktatit te Lisbones qe i jep jete nje shteti real federal. Sipas mendimit tone, ekzistojne te gjithe mekanizmat ligjore per te organizuar nje referendum te tille. Pertej anes ligjore, eshte krejt normale qe qytetaret, ata qe duan te jetojne nen nje “shtet te vetem e te perbashket”, te vleresojne drejtpedrejte kete mundesi duke votuar. Mekanizmat aktuale te politikeberjes ne BE rrezojne nje projekt me 2,5 milion vota te nje shteti antar, duke ndalur ne vend nje lokomotive e cila duket se ka tje te ece perpara. Nderkohe, nje shtet si Gjermania, kontribues kryesor me fonde ne Bashkimin Evropian por edhe me nje popullsi mbi 85 milion, duhet te frenohet per te pritur ratifikimin e shteteve te vogla si Holanda apo Irlanda. Te gjitha keto jane energji, te cilat natyrshem nuk jane te pafundme dhe dekurajojne politikane e shtetare fillimisht, me pas popuj e kombe, duke rrezikuar nje epidemi- zinxhir te reagimeve ndaj ndertimit te vertete te nje shteti te madh federal evropian.

Para me shume se 50 vitesh, “Eterit themelues” kane menduar me te lehte nje sipermarrje politike ne emer te Bashkimit Evropian se nje ngritje te forte ekonomike, duke lene pas edhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Vitet e kaluara ne bashkejetese tashme te 27 vendeve antare, kane sherbyer me shume per te nxitur zhvillimin ekonomik te BE-se, duke lene “pas dore” zhvillimin e institucioneve, per te kulmuar pse jo ne nje parlament te Evropes me kompetenca te ngjashme me Kongresin apo Senatin Amerikan, nje president te BE-se me kompetenca te aferta apo te njejta ne disa fusha me ate te SHBA-se por edhe nje shtet federal- i ngjashem ne funksionim me simbolin e pertej Atlantikut.

Zhvillimet e koheve te fundit po e tregojne qarte se “endrra amerikane” e Evropes per te krijuar nje shembelltyre te ngjashme, do te mbetet e tille edhe per shume vite. Vertete qellimi ishte krijimi i Shteteve te Bashkuara te Evropes, por parimet dhe menyrat e implementimit te idese, kane qene te ndryshme, por sipas medimit tim mund te shpetohen akoma (nese duan evropianet ti shpetojne!) permes nje referendumi te gjere popullor per fatin e BE-se.

BLERTI DELIJA

 

Ne gazetaret dhe ti qeveri

Ajo që po ndodh në Shqipëri, është një luftë për pushtet midis njërit komunitet dhe tjetrit!Njëlloj si një luftë me shpata druri midis dy lagjesh! Midis “NE” gazetarëve dhe “TEJE” qeveri! Nuk ka ideale kjo luftë, ka vetëm Protagonistë dhe Antagonistë! Të vetëshpallur të Mirë dhe të akuzuar si të Këqinj!

Në këtë luftë, ku po ngrihen kundër njëri tjetrit “NE” gazetarët dhe “TI” qeveria, po harron disa detyrime ndaj “TË TJERËVE” ama! Dhe “Të TJERËT” janë ata që paguajnë që “KËTA” të gjithë të bëjnë punën e tyre! Mirëpo , ndryshe nga luftërat e tjera, në këtë do të fitojnë VIKTIMAT! Dhe VIKTIMAT janë ATA që zbuluan befas se MEDIA dhe POLITIKA shqiptare abuzojnë lehtësisht e pa iu dridhur qerpiku, me pushtetet reciproke!

E para,Media , që po nxjerr si përfaqësues të sajët njerëz që shiten e blihen, puthen e pështyhen, urrehen e lëpijnë të njëjtat sahane. Fshehin e publikojnë c’tu teket. Përkrahin apo përbaltin kë të duan. Përfitojnë apo denigrojnë atë që ua prish terezinë. Ngrënë mite e ulin vlera sepse nisen prej shijeve të tyre të rëndomta e mediokre! Thurin lavde e ngrenë barriera duke shpërdoruar pa asnjë skrupull pushtetin e PROPAGANDËS! Servilosen përpara disa të tjerëve që nuk dijnë as të lexojnë e as të shkruajnë shqip, e shndërrojnë çdo barcaletë në lajm !

E dyta, Qeveria, e cila sa herë që ndodh një katastrofe, me njërën dorë nxjerr fshesën që zhduk fajin prej xhakete e me tjetrën i vë zjarrin pisllëkut që nxjerr kjo uniformë Karagjoze institucionale që në vend të lartësojë standardet e mendimit, ul veten në nivele halabakërie dhe mistrecllëku!

Inida GJATA

 

A bëhet kompromis me djallin?!

Fatkeqësisht, ne shqiptarët kemi mbetur akoma pjesë e “Luftës së Ftohtë”.Mos u habisni! Jemi i vetmi vend, ku akoma nuk hapim dosjet e spiunëve dhe akoma kemi ministra spiunë. Jemi i vetmi vend ish-komunist, ku në parlament na drejtojnë e na bëjnë moral të shpifur, ata dhe ato, që kanë pasur nga dy pseudonime dhe që sot pispillosen, përdridhen dhe pozojnë si krijesa të pështira.

Jemi akoma nën kthetrat e “Luftës së Ftohtë”. Çirren, bërtasin, ulërijnë dhe shkëlyejnë sytë, ata që vijnë nga errësira e asaj partie, që na mbajti larg Europës dhe larg forcës së vetes. Politikë e vjetër apo politikanë të rinj? Vallë a bëhet kompromis me djallin?! Jo!Jo!, dhe kurrë jo! Kaluan 18 vite dhe shqiptarët ndihen të fyer, të përbuzur dhe të nëpërkëmbur. Nuk u dënua askush! Thua se te ne, genocidi komunist ishte minor. Nuk u arrestua asnjë ministër apo kryeparlamentar, edhe pse korrupsioni qysh nga 1992 vetëm se rritej me galop të stilit të kuq.

Dhe vallë a bëhet kompromis me djallin! Ish-ministrat e Hoxhës, sot vazhdojnë e vjedhin. Të punësuar me rrogë kanë heronj, si ata që vranë shqiptarët në Gërdec e nëpër ekrane fryhen e stërfryhen bijtë apo nipërit e byrosë kriminele politike. E na kërkojnë të bëjmë kompromis me djallin. Por, shqiptarët nuk kanë vdekur. Le të ulërasin djajtë e lë të shkëlyjnë sytë të babëziturit, që nuk e ndalin dot makutërinë e fëmijëve të tyre, që duan të pasurohen edhe pse mbi gjakun e shqiptarëve apo mbi djersën e fisnikëve. Por, ne nuk bëjmë dot kompromis me djallin. Ka zot! Djajtë qeshin me vete, por në gjumë ju shfaqen krimet, vjedhjet, prapaskenat shekspiriane. Dikush qesh me vete e dikush qan se, diku kanceri e diku amoralja, i ka mbërthyer në ringun e harresës dhe mospërfilljes popullore. Ulërasin djajtë e qeshin ata, që na thonë se besojnë në zot.

Por, të gjithë i injorojnë se nuk bëhet dot kompromis me djallin, djajtë apo ushtrinë e djajve, që ka nisur të marshojë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kush janë të çmendur, ata që thonë se i shikojnë, apo ata që thonë: “Jo, jo nuk shikojmë asgjë?”. Vallë a e shikoni ju, atë ushtri me mijëra djaj në bulevard? Mos thoni JO! Se “Lufta e Ftohtë” vazhdon. Ngrini sytë, hapni kokën. Ata janë aty, po aq sa ju po lexoni këto rreshta. Por, sa mirë që kemi liderë që “i hanë të gjallë” djajtë. Sa mirë! Apo sa keq! Si nuk u ngopkan, si djajtë dhe ata që na thonë se vetëm zoti i ndalon të sundojnë djajtë. Por, me djallin nuk bëhet kompromis, ndaj besojmë te qeveria e sotme, e djeshme dhe e nesërme. E dimë, janë njësoj! Janë shqiptarë, por e dimë se nuk bëjmë dot kompromis me djajtë.

nga Robert PAPA (NY)

 

Fajin nuk e kane gjithmonë te tjerët

Një ndër prirjet më tipike mes shqiptarëve është padyshim që të shahet politika dhe politikanët për problemet që përballen. Për hir të së vërtetës këto sharje apo përçmime janë në më të shumtën e rasteve të merituara mirëpo nga njëra anë nëse ngelen vetëm tek sharjet nuk zgjidhet gjë, dhe nga ana tjetër ato shërbejnë si manifestim i papërgjegjshmërisë sonë individuale ose si një arratisje nga bashkëfajësia.

Kjo pasi nëse do bëjmë një ndarje artificiale kategorish bazuar në sfera veprimtarie, del qartë që pandershmëria apo kalbësia nuk është ekskluzivitet vetëm i politikës, por është po aq në mos më shumë e lulëzuar në të tjerë sektorë të jetës, madje edhe në ato sektor që zakonisht apriori duhet të kishin përbrenda më shumë virtuozitet, rigorozitet apo moral. Kështu po të marrim si fillim shoqërinë civile, instrumentalizimi politik, varësia ndaj agjendës së diktuar nga donatorët e “jashtëm” si dhe mungesa e transparencës së administrimit të buxheteve, mungesa e vullnetariatit apo misionit të qartë të organizatave nuk e bën këtë sektor të tretë më pak të përlyer se politika. Po të shihen institucionet fetare ku, helbete, morali e pastërtia pretendohen të jenë të nivelit superior, shikojmë që shpesh institucionet fetare tona janë zgjatime të interesave të huaja, servile ndaj sponsorizuesve financiar që vijnë nga jashtë dhe hera herës me konflikte të ndezura meskine të brendshme. Bota akademike pastaj është një kusur më vete, me ndonjë përjashtim të rralle të ndonjë individi virtuoz, apo ndonjë institucioni që ende ka ngelur oaz, në përgjithësi karakterizohet nga plagjiarizmi, seniliteti , steriliteti, mediokriteti e ryshfetet për provimet. Diçka e ngjashme mund të thuhet edhe për median, ku me përjashtime të rralla, pamundësia për të nxjerrë para drejtpërdrejtë nga reklamat, apo abonimet e shitjet, ka bërë që media shqiptare të ketë një varësi tek interesa të tretë të pronarëve përkatës, të cilët shpesh e instrumentalizojnë institucionin mediatik që zotërojnë për të bërë shantazh, shtënë në dorë favore ose për të siguruar imunitet.

Sharja apo përçmimi i politikanëve është një gjë që mund të bëhet shumë lehtë pasi nuk kërkon mundim të madh, mirëpo konkurrimi, zëvendësimi, ndryshimi i tyre është një gjë shumë më e vështirë për t’u realizuar, mirëpo kur vjen tek këto të fundit njerëzit tërhiqen. Megjithatë nuk pritet që të gjithë të kenë dellin e politikanit që të garojnë për të rivalizuar ekzistuesit. Gjithsesi të gjithë individët kanë një rol në shoqëri. Fakti që për shumicën nga ne është e vështirë e mbase e pamundur që personalisht të zëvendësojmë apo ndryshojmë lidershipin politik nuk do të thotë që të mos bëjmë asgjë. Edmund Burke dikur thoshte që nuk ka gabim më të madh sesa të mos bësh asgjë sepse mendon se i vetëm mund të bësh shumë pak. Në fakt zhvillimi i shoqërisë vjen pikërisht si agregat i atyre shumë pak gjërave që ne si individ bëjmë. Mund të bëhet shumë edhe pa qenë politikan, duke punuar me ndershmëri, rigorozitet e përkushtim nëpër punë të ndryshme që i përkasin të tjerave sfera të jetës.

Nuk është qëllimi i këtij artikulli ti bëj apologji politikës, por që të nxjerrë në pah fenomenin e bashkëfajësisë si një ndër faktorët kryesor që bën të mundur jetëgjatësinë e një sistemi, politike apo gjendje të padrejtë. Për të kuptuar mirë sesi funksionon një sistem i mbështetur tek padrejtësia, do ishte e përshtatshme që të shihej literatura që trajton totalitarizmin dhe konkluzionet e nxjerrë nga disa nga ekspertet më të mirë të fushës si Raymond Aron dhe Hannah Arendt. Sipas tyre sistemi nazist nuk bazohej thjesht ne dhune, terror, kontroll e propagande, por mbështetej edhe tek bashkëfajësia e qytetareve te cilët qëndruan mënjanë dhe me indiferencën ose përfshirjen e tyre sado të zbehte bënin të mundur që nazizmi të lulëzonte. Dhe këtu bëhet fjalë për ata qindra mijëra njerëz të cilët në vetvete ishin rob të urtë, që zbatonin ligjin dhe ishin të sjellshëm por që nuk lëvizën asnjë gur kur bashkëqytetarët e tyre ishin duke u masakruar. Në fakt këta njerëz justifikojnë pasivitetin e tyre duke mohuar çdo përgjegjësi të drejtpërdrejtë e duke ia mveshur fajin vetëm Hitlerit dhe hierarkisë naziste. Mes këtyre njerëzve bënin pjesë makinistët apo trenistët që çonin trenat me hebrenj për t’u masakruar në Aushvic. Pa këta individë ato trena me siguri nuk kishin për të lëvizur.

Mirëpo po qe se ata nuk do të kishin heshtur ai sistem nuk do të kishte funksionuar dhe tek kjo logjikë është mbështetur edhe ideja e mosbindjes civile e praktikuar nga Mahtma Gandi dhe Martin Luter King. Ky i fundit deklaronte që nuk mund të të hipi kush sipër nëse ti nuk përkulesh dhe bënte thirrje që njerëzit të bënin rezistencë jo të dhunshme ndaj qeverisë. Mosbindja civile nënkuptonte ndërmarrjen e një veprimi në mënyrë të ndërgjegjshme duke rrezikuar ndëshkim ligjor por me qëllim që të thyej një prirje apo zbërthejë një sistem. Kjo është arsyeja pse Roza Parks në 1955 me vetëdije e kurajë qytetare vendosi që të mos i bindej rregullave raciste duke mos pranuar që të braktiste sediljen e saj në autobus për t’ia lënë vendin një pasagjeri të bardhë. Me këtë akt ajo ia doli që të dramatizojë një çështje të zakonshme në atë farë mase, sa nuk mund të injorohej më.

Lidhjen mes bashkëfajësisë dhe një sistemi e kishte kuptuar mirë gjenerali fashist Alfred Stroessner, i cili ia doli që ta sundonte Paraguain si diktator për 45 vjet jo vetëm nëpërmjet dhunës, por duke instrumentalizuar elementin e bashkëfajësisë. Ai udhëzonte bashkëpunëtorët e vetë që ta përhapnin korrupsionin, të joshnin sa më shumë njerëz që të ngjyenin gishtin, dikush më shumë e dikush më pak por që të gjithë të bëheshin palë, në mënyrë që asnjë të mos kishte të drejtë morale e gojë për të folur e për të ngritur krye.

Për ilustrim në rastin e Shqipërisë pak më shumë kurajë qytetare mbase do të përkthehej në një evitim të Gërdecit dhe ndalimin e korrupsionit apo abuzimit politik. Kështu nëse gjeneralët, inspektorët e shëndetit, inspektorët e punës apo të tjerë zyrtarë të niveleve të ulta të cilët në punët e tyre të përditshme kanë firmosur dokumente apo mbyllur një sy duke toleruar ndërtimin dhe funksionimin e asaj fabrike të vdekjes,; do të kishin rrezikuar postin e tyre të punës duke zemëruar eprorët e nëpërmjet mosbindjes ndaj urdhrave të paligjshëm e abuziv për hir të profesionalizmit dhe ndershmërisë atëherë mbase ajo tragjedi nuk do të kishte ndodhur. Këta individë të posteve të ulta me heshtjen e tyre janë bashkëfajtor, dhe pavarësisht se mund të ketë në të ardhmen një ministër apo gjeneral të ndëshkuar, janë dhjetëra ofiqarë të tjerë të thjeshtë që puna i ka lidhur dhe i ka vënë në dijeni për atë rrezik por që nuk bënë zë dhe për rrjedhojë janë palë në krim.

Dhe nuk është puna vetëm tek ata zyrtarë të cilët po të kishin pasur pak më shumë kurajë dhe profesionalizëm në mos do kishin ndaluar Gërdecin, të paktën do të kishin drejtuar gishtin tek ai problem e tashmë do mund të flinin të qetë me shprehjen “e thashë dhe shpëtova shpirtin tim”. Bëhet fjalë për më gjerë, për një prirje masive të shoqërisë sonë ku indiferenca, pasiviteti, dëgjueshmëria, përulja, përfshirja, implikimi janë bërë pjesë e jetës së përditshme, dhe janë këta njerëz të thjeshtë që nuk e kuptojnë se me këtë bashkëfajësi janë shndërruar njëherazi në xhelatë dhe viktima. Kjo është një ndër arsyet pse anëtarët e shoqërisë sonë i presin ndryshimet nga lartë, si me shkopin magjik të Merlinit, janë në kërkim e pritje të një lideri shpëtimtar, të iluduar se zhvillimet politike pozitive janë te mundura vetëm falë vullnetit të ndonjë lideri energjetik e të papërlyer por pa kuptuar se ndryshimet janë rezultat i një konteksti shume me te gjere konjuktural ku ata janë aktor thelbësor. Pra nuk është e thënë që individët e shoqërisë sonë të jenë ose flamurmbajtës në krye të betejës ose hiç fare, ka mundësi të ndërmjetme për ta ndryshuar vendin tonë nëpërmjet kontributit personal, papajtueshmërisë nëpërmjet një lloj heroizmi të përditshëm që nuk shpërblehet me lavdet dhe famën që merr një politikan, por që gjithsesi meriton po aq kurora dafinash për rëndësinë që ka. Këtu bëhet fjalë veçanërisht për ata që deri tani vetëm kanë derdhur vrer me tërsëllim ndaj politikanëve por që kur atyre personalisht iu është dhënë mundësia për të abuzuar nuk kanë nguruar. Sepse ata kanë aplikuar vetë një filozofi hajduti e tipit “po nuk e vodha unë dikush tjetër do ta vjedhë prandaj më mirë po e vjedh vetë sesa ta vjedhë tjetërkush”. Kjo do të thotë që secili duhet ta shoh veten si aktor e jo si populli që na qenkërka gjithmonë i pafajshëm e ku faji e përgjegjësia ngelet gjithmonë jetim. Politikanët kanë shumë përgjegjësi dhe do ishte mirë që politikanët e këqij të largoheshin dhe zëvendësoheshin, përveçse të shaheshin. Mirëpo kjo gjë nuk do të thotë që ne thjesht të eksternalizojmë përgjegjësitë individuale dhe ta quajmë veten të larë në këtë situatë. Përkundrazi çdo individ ka një rol, duke aplikuar një etikë, ndershmëri apo përgjegjësi individuale në pozicionet apo veprimtaritë e përditshme mund të jepej kontributi i parë i individëve të shoqërisë shqiptarë për t’i bërë ballë kësaj epidemie kriminalizimi të shoqërisë sonë.

 

Me rastin e 9 vjetorit ditës kur më 23 qershor 1999 nga fshatrat e Malësisë së Bujanocit u bë zhvendosja e 319 familjeve Zhvendosja e banorëve të Malësisë së Bujanocit

Në përkujtim të 9 vjetorit, kur nga fshatrat e Malësisë së Bujanocit, banorët u zhvendosën në mënyrën më masovike, ku mbrenda 3 deri në 7 dite, këto fshatra u zbrazën tërësisht, nga presionet e shumta të forcave serbe që ti lëshojnë trojet e tyre. Ndodhi largimi i popollatës autoktone në mënyrën e detyrueshme nga kjo hapsir, në format më të dhimbshme, sepse u shua një rajon i tërë, që nga mbi qyteti i Vranjës e deri te vendi i quajtur Guri Zi. Dita e mërkurë e 23 qershorit 1999, për banorët e fshatrave si Zarbica, Novosella, Suharna dhe Priboci do të kujtohet si një ditë e kobshme në gjithë historin e asaj ane. Nuk kaluan më mirë as banorëtë e fshatrave të Bashkësisë Lokale të Muhocit si Ramabuqa, Qarri dhe Gjergjeci.

Ku shtrihen këto fshatra të Komunës së Bujanocit

Fshatrat e cekur shtrihen në Malësinë e Gollakut, janë vendbanime tipike kodrinoro-malor, të tipit të shpërndarë, me një lartësi mbidetare deri në 1 mijë e 300 metra si që është Maja e Shën Ilisë te Novosella mbi qytetin e Vranjës, Kitka te mahalla e Liteshit dhe maja te Lisi i Qobanëve. Për banorët e ksaj ane flitet dhe shkruhet edhe në dëfterat e Perandorisë Turke, por edhe nga kohrat e lashta nga historian, udhëtarë që përshkruan këto troje dhe zyrtarë të palëve të treta i pranojnë disa veqori të jetës dhe të folmes së ksaj popullate. Që nga mbi qyteti i Vranjës e deri te Guri i Zi, afër fshatit Tërstenë, që është më afër me shtrirje në katërkëndëshin e sotëm administrativ të Komunave të Kamenicës, Vranjës, Leskocit dhe Medvegjës. Popullata jo vetëm atëher por edhe sot e ksaj dite identifikohen si Hashania e Epërme me fshatrat si Novosella, Suharna, Zarbica, Priboci, Ramabuqa, Qarri, Gjergjeci dhe Muhoci. Eshtë karakteristike që besojm se komunat e tjera nuk e posedojn, ku fshatrat e cekura, për tu lidhur me Komunën së cilës i përkasin, së pari prej Muhocit duhet të hyn në Kosovë përmes Karaqevës e Rogoqicës dhe deri te vendkalimi i Dheut të Bardhë për të kaluar në Komunën e Bujanocit. Prap për tu kthyer kështu duhet vepruar, pra është një rast unikat i këtij lloji të veqant në botë, pra duhet të hyhet dy herë dhe dy herë të dilet në vendkalim kufitar, për të shkuar në Komunën që i përkasim. Kjo mënyrë e komunikimit me Komunën amë, është një ngarkes shtesë, mjaft i çuditshëm dhe absurd, por shum i domosdoshëm për të mbajtur lidhje pasi edhe jemi njësi administrative e Komunës së Bujanocit. Vlen të cekët se numri i banorëve sipas regjsitrimit zyrtar të vitit 1948 vetëm për fshatin Zarbicë është 1244 banorë, po ashtu sipas regjistrimit zyrtar të vitit 1971 që organizoi RSFJ-ja vetëm nga fshati Zarbicë numri banorëve ishte 1433 banorë.

Si filluan të zhvendosen banorët e Malësisë së Bujanocit

Sot pas nëntë viteve të gjithë të dëbuarit me mendime janë me ato ngjarje e storie të asaj kohe, pavarësisht ku gjenden dhe ku i kan sjellur valët e jetës, që kanë kaluar nëpër situata të tmerrshme dhe të dhimbshme nga forcat e shumta të policis dhe ushtris serbe. Banorët tregojn për ngjarjet e tyre indviduale, familjare por edhe si fshatra për vuajtjet e tyre. Që nga fillimi i bombardimeve të NATO-s kundër caqeve serbe, shum banorë që ishin shpërngulur shum më herët nga kjo pjes për shkak të kushteve tejet të rënda, por me njëfar mënyre u rikthyen prej Gjilani, prap në fshtrat e tyre stërgjyshore, duke menduar më leht do të kalojnë, por jo përkundrazi kaluan si është më së keqi. Qysh më datën 27.04.1999 u bë një kontrollim i përgjithshëm në këto fshatra me pretekst të kërkimit të armëve dhe materialit të UÇK-së, ku me këtë rast pati të rrahur, të maltretuar në forma më të rënda. Gjatë tërë muajit maj 1999 pati një keqëtrajtim sistematik, duke futur një psikozë në mesin e popullatës, që me çdo kusht ti lëshojnë trojet e tyre. Janë rrahur disa fshatar duke punuar në arat e tyre, të tjerë që ishin duke ruajtur bagëtin në fusha në fshatin Suharën dhe Novosellë. Por edhe jan thirrur në biseda se kinse është raketuar një aeroplan i NATO-së, kurse pilotin ju duhet ta gjeni se ku mshefet, apo pse e mshefni dhe këtë pilot duhet ta gjeni domosdo !. Kjo nuk ishte e vërtet sepse edhe gjatë kësaj kohe ishte vendos edhe ora policore në ato pjesë. Në këto anë jeta ishte vështirsuar mjaft, sepse fshatarët për gjërat më elementare jetësore nuk kanë guxuar të lëvizin fare nga shtëpit e tyre. Ushtria nuk lejonte që edhe në varrime të grumbulloheshin më shumë se 4 veta, gjë e cila vështirsonte jetën në këto fshatra. Nuk pushonin përcjelljet, vëzhgimet edhe thirrjet në biseda të quajtura informative në shtabe të tyre të luftës të shum veprimtarëve dhe kërkonin llogari për 15 ushtarët e UÇK-së, gjoja se strehoheshin në këto anë. Me rastin e hyrjes së forcave të NATO-së në Kosovë, duke u tërhequr forcat serbe filluan të stacionohen në Malësi të Bujanocit, duke e shfryer epshin e tyre por edhe mllefin që e humbën Kosovën përfundimisht. Pas nënshkrimit të marrrëveshjes ushtarako-teknike në Kumanovë u krijuar një shpres e madhe, që do të vijn ditë më të mira, jo vetëm për Kosovën por edhe për fshatrat e Komunës së Bujanocit. Por shumë forca gjatë tërheqjes u stacionuan në këto anë. E mërkura e 23 qershorit 1999 ishte ditë e kobshme për ato banorë që sot e kujtojn thellë duke u mërzitur e përlotur. Duke kujtuar ato skena e momente të rënda e aq të dhimbshme, por edhe me një shpresë se një ditë do të krijohen kushte për një kthim të qëndrueshëm. Në mbrëmjen e ksaj date para nëntë vitesh ishte kulmi i dhunës kundër banorëve, i kishin lëshuar shtëpitë e tyre nuk mund të duronin më tepër, ia kishin mësyer të kalojnë në fshatrat më afër Kosovës, por edhe kanë marrë rrugën për në Gjilan e gjetkë. Të gjithë banorët shprehen edhe sot me lotë në sy për vuajtjet e tyre për ikjet e tyre nëpër male sepse, nëpër shtëpi nuk guxuan të kthehen. Janë keqëtrajtuar shum fshatarë, veçmas më tepër ato ato që nuk kanë pranuar ti lëshojnë shtëpit e tyre. Janë maltretuar edhe fëmijët, gratë dhe pleqët në moshë si rasti i Kamer të Sahitit 85 vjeqar nga fshati Suharën, po nga i njëjti fshat edhe Megjidi i Hazirit të Ymeri, ku si pasoj e dhunës së rëndë mendore dhe fizike, ku pas disa muajsh kërkoj edhe ndihmën e mjekut, menjëherë u shtri në spital për kurim dhe pastaj në Gjilan edhe vdes. Kurse forca serbe nga më të ndryshmet që lëviznin në shumë anë, sikur ushtonte Malësia nga gumzhinat e ushtrive, banorët nxirrnin ofshamën e fundit që po dëbohen dhe detyrohen të lëshojnë trojet e tyre kundër dëshirës dhe vullnetit të tyre. Në tërë këtë rrëmuj të paparë ndonjëher nuk ndejtën duarkryq as aktivistët e këtyre fshatrave, duke e njohtuar edhe kryetarin e K.K të Bujanocit të asaj kohe dhe organet tjera Komunale të Bujanocit, por nuk mundën të ndikonin në qarqet e larta ushtarake e policore. U arritë plani në tërësi i qarqeve të ndryshme serbe që tërësisht të pastrohet nga banorët e vetë kjo trevë.

Mbrenda 3 deri në 7 ditë këto fshatra u zbrazën tërësisht nga banorët, të gjithë pasurin, të mbjellat dhe bagëtin që e kishin krijuar e ruajtur, me vite vepruan si ditën e mundën në këso raste të frikës së madhe dhe psikosëz nga ndonjë e papritur

Është momenti i fundit që opinioni i gjërë të njoftohet dhe sensibilizohet lidhur me të zhvendosurit jo vetëm të Malësisë së Bujanocit por edhe nga tri komunat e banuara me shumicë Shqiptare Medvegja, Bujanoci dhe Presheva

Dëbimi i banorëve të Malësisë së Bujanocit duhet të jetë temë edhe për :

– Organet më larta të shtetit dhe qeverisë serbe.

– Mekanizmat më të larta ndërkombëtarë.

– Subjektet politike të tri Komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

– Veçmas për Kuvendin Komunal të Bujanocit të pregadit një platformë, projekt serioz dhe të zbatueshëm në praktikë, të ngrisë një Komision për vlerësimin e dëmeve dhe shpagimin e tyre dhe për krijimin e kushteve për kthim.

– Organet më larta të shtetit dhe qeverisë Kosovare

– Organet Komunale të Gjilanit ku jan edhe pjesa dërmuese e të ardhurve nga Malësia e Bujanocit.

– Reciprocitetin e ndërsjellt çfar kërkojn serbët e Kosovës ato të drejta ju takojnë dhe duhet investuar edhe për shqiptarët e tri komunave të banuara me shumicë e në këtë kontekst edhe për banorët e Malësisë së Bujanocit.

Deri më sot nuk është bërë asgjë edhe pas nëntë viteve, për këto familje, për krijimin e kushteve për kthim

Në vitin 2001 ishte organizuar një kthim i mbështetur edhe nga UNHCR-i dhe organizma tjerë ndërkombëtarë që e kemi përshëndetur ju jemi shumë mirënjohës për këtë. Ndihmat e afruara nuk ishin të mjaftueshme, organizimi nuk ishte bërë ashtu si duhet, nuk ishin marr në konsideratë shumë specifika të kthimit dhe të asaj pjes që duheshin krijuar kushte më të qëndrueshme. Sot dëmet e luftës janë gati të pallogaritshme si në prona, shtëpi, puset janë të mbushur me hedhurina, rrugët janë të pakalueshme, shtëpit të shkatrrruara dhe të demoluara rrjeti elektrik tejet i dëmtuar, ambulanca fare nuk punon, shumë larg për ta marr një ndihm esenciale shëndetsore etj. E mbi të gjitha nuk janë krijuar kushte elementare për kthim, nuk ka liri të lëvizjes, për të lëvizura prej fshatit në fshatin tjetër, për ta punuar arën, për ti lëshuar bagëtin në fusha, për të shkuar në tregjet e afërta si Vllasës, Vranjës, Rogoqicës etj. Sot në Bashkësin Lokale të Zarbicës nuk kemi më shumë se 16 familje me 87 banor që jetojn si të përhershëm dhe disa që janë vetëm gjatë stinës së verës, kurse para datës së 23 qershorit 1999 ishin 319 familje që sot nuk janë. Po bëhet një degad gati dhe ende nuk kemi një program, strategji të hartuar në letër as të Komunës së Bujanocit e as të qeverisë së Serbisë, për kthim të qëndrueshëm të popullatës së cekur. Sikur deri më sot kjo ka qenë si temë tabu, por është momenti i fundit që të gjithë të flasim realitetin se si ndodhi dëbimi masiv i ksaj popullate. Duhet të demilitarizohet kjo zonë, dhe rregullisht të ketë mbykqyrje nga ndërkombëtarët në bashkëpunim me policinë multietnike dhe ushtria nuk duhet lëvizuar nëpër ara e fusha, por të kthehet nëpër kazerma aty ku e kan vendin e tyre. Të investohet më shum në këto fshatra, të bëhen projekte serioze për kthim të ndihmuar edhe nga faktori ndërkombëtarë, që të joshen njerëzit për tu kthyer. Të shkruhen e hartohen plane dhe pragrame për banorët e Malësisë së Bujanocit e jo të vazhdohet më këtë avaz, sikur nuk i përkasim askujt, askush nuk interesohet përë këtë kategori. Deri më sot askush nga përgjegjësit institucional qendror të Kosovës apo Serbisë nuk i ka vizituar e le më të na afroj ndonjë projekt a program serioz për rikthim apo integrim aty ku janë. Tema për kategorin e të dëbuarve, zhvendosurve nuk goxon të jet e anatemuar, por më tepër të ngritet zëri, që mos të bëhet tepër vonë, gati nga askush nuk trajtohemi, askush nuk qanë kokën për ne. Mbesim me shpresë se do të ndërmirret diçka në drejtim për kthimin e të gjithë atyre që dëshirojn të kthehen, nëse ju krijohen kushtet paraprakisht.

Refik HASANI, Gjilan

 

RADOFARMA – realiteti i farmaceutikes shqiptare

Qe nga kontakti i pare nga jashte, Kompania Farmaceutike “Radofarma” te imponohet me mjedisin qe e rrethon. Jane te rradha ndermarrjet qe te ofrojne te tilla ambjente, qe pervec gjelberimit dhe hijeshise qe i japin panorames, sherbejne edhe per clodhjen e punetoreve. “Radofarma” eshte nje nga sfidat e rradhes se bisnesmenit te njohur Paulin Radovani, i cili pas suksesit ne prodhimin e kepuceve, tashme ka nisur rrugetimin ne farmaceutike, duke sjelle me ne fund ne treg prodhime shqiptare te certifikuara sipas standarteve te bashkimit evropian.

Rregulli, pastertia, madje steriliteti ne cdo mjedis, eshte tipar dallues dhe shume i nevojshem ne mjediset ku prodhohen medikamentet. Rigorozisht, asnje punonjes, madje asnje i ftuar si vizitor, nuk mund te futet ne fabriken e Radofarmes, pa u dizinfektuar dhe pa u veshur me mjetet e nevojshme per te mjatur larg papastertite dhe mikrobet e ndryshme. Sapo kalon filtrimin e pare, futesh ne nje korridor ku shquhen lehte shume foto te vizitave te personaliteteve shqiptare ne kete fabrike, ku pa permendur emra mund te themi se e kane vizituar presidente, kryeministra, ministra, deputete shqiptare por edhe te huaj. Nuk mungojne edhe foto te simboleve tona kombetare, por natyrshem edhe licenca e dhene per ushtrimin e aktivitetit ne sferen e farmaceutikes. Per te mos penguar punen ne sektore te ndryshem, brenda fabrikes duhet te qendrojme jo shume gjate dhe ne te gjitha repartet na shoqeron drejtori teknik i Radofarmes Astrit Lika.

Eshte hera e pare qe ne perballemi me nje fabrike te tille, por edhe me prodhimin e medikamenteve, aq me shuem ne Shqiperi e Shkoder. Kalojme nga nje mjedis ne tjetrin dhe Lika na tregon per proceset e ndryshme te punes qe kryejne punonjeset, rigorozisht te veshura sipas rregullave te percaktuara qarte. Ndalemi tek makineria e cila, mbush kapsulat, sipas nesh ne menyre te cuditshme. Ato jane te mbyllura, sic vijne nga vende si Gjermania, por kjo makineri i hap, i mbush me pluhurin antibiotik dhe i mbyll serish per ti hedhur ne nje kontenitor.

Ne fakt, ne medikamentet e kesaj natyre apo kapsulat, jemi mesuar ti shohim keshtu te grupuara. Megjithate, pak metra me tej, eshte nje tjeter makineri qe kryen procesin e dyte. Te gjitha materialet per ambalazhimin e kapsulave, vijne nga vende te njohura perendimore dhe gjithcka i nenshtrohet certifikimit sipas standarteve te Bashkimit Evropian.

Dozimi i antibiotikut, eshte nje standart i cili nuk duhet te neglizhohet ne asnje moment. Bashkim Lacej, kryefarmacisti i Radofarmes, here pas here, merr kampione te ndryshem per ti ekzaminuar ne lidhje me peshen e tyre, duke perdorur nje peshore shume te ndjeshme elektronike. Ne rast se ka parregullsi, doktor Bashkimi nderpret menjehere prodhimin e kapsulave per te riparuar ate qe nuk ecen.

Medikamentet e perfunduara, duhet te ruhen ne kushte te caktuara sakte, per te garantuar efikasitetin e tyre ne perdorim. Per kete ne Radofarma ka mjedise qe kontrollohen vazhdimisht per kushtet e temperatures por edhe te lageshtires, thote drejtori teknik Lika.

Informacionet me te rendesishme perpara perdorimit te nje ilaci apo medikamenti, jane emri i firmes qe i ka prodhuar dhe menjehere pas saj, vjen data e skadences. Edhe kjo procedure ndiqet me nje rigorozitet te madh, ku shenohet seria, data e prodhimit por edhe e skadences, duke e kthyer ne nje produkt krejtesisht te certifikuar sipas normave te BE-se.

Per here te pare, ambalazhimi i medikamenteve te ndryshme qe ne perdorim, eshte i teri ne gjuhen shqipe. Duke filluar nga kapsulat, flakonet e cdo gje tjeter eshte ne gjuhen tone amtare, per ta patur shume me te lehte te shohim menyren e pergatitjes, emrin e firmes qe e ka prodhuar, daten e skadences e shume informacione te tjera te nevojshme. Edhe letra shoqeruese e flakoneve te antibiotikeve, eshte e perkthyer ne gjuhen shqipe.

Investimi i bere tek Radofarma per prodhimin e antibiotikeve aktualisht, por edhe i dhjetra ilaceve te tjera me vone, vleresohet jo vetem nga ata qe e vizitojne, por edhe specialiste te farmaceutikes. Alberto Ferrante, nje emer i njohur jo vetem ne Itali por edhe me gjere, nje nga njerezit me te rendesisheme dhe profesioniste te Teknofarmes, flet per investimin e bere nga Paulin Radovani.

I pyetur per cilesine e medikamenteve qe prodhohen tek Radofarma, Ferrante thote se gjithcka prodhohet brenda standarteve te Bashkimit Evropian.

Standarti qe ofrohet ne farmaceutike nga Radofarma, eshte i njejte me te gjitha kompanite e tjera, madje Ferrante edhe ngacmuar ne nje krahasim me prodhimet italiane, thote se nuk kane asgje me shume.

Aktualisht, Radofarma prodhon dhe nxjerr ne treg antibiotike si Amoksicilina, Ampicilina dhe Cefaleksina. Por shume shpejt, prodhimi do te zgjerohet edhe me shume medikamente te tjera per te treguar se tashme Radofarma eshte realitet i farmaceutikes shqiptare, madje e vetmja kompani e kesaj natyre ne Shqiperi.

Bisnesmeni Paulin Radovani, ne mbyllje te kesaj vizite te shkurter ne mjediset e Radofarmes tregon edhe idene e tij per celjen e ketij bisnesi, duke e konsideruar si mbeshtetes te bisnesit te tij te pare per te garantuar edhe punesimin per mijera shkodrane qe prej vitesh jane punesuar tek ai.

Radofarma si emertese, natyrshem ka marre per emer nje pjese te mbiemrit te bisnesmenit Paulin Radovani. Kete fakt e pranon per TV1 Channel vete ai, duke thene se pas shume e e shume dekadave pune, ka menduar edhe per kete detaj.

Pasi kemi lene pas te gjitha pajisjet qe na detyruan te veshim para se te hyjme ne mjediset e fabrikes, largohemi nga Radofarma- kjo kompani farmaceutike shqiptare, qe pas shume e shume dekadash, po rikthen traditen e munguar ne Shkoder e Shqiperi, duke u mbeshtetur fort ne profesionalizem, investim ne makineri e pajisje, por mbi te gjitha ne kujdesin qe ka dhe duhet te kete per shendetin e bashkeqytetareve por edhe bashkekombasve, ndryshe nga kompani te tjera te huaja qe ne shume raste, duke na konsideruar edhe si te botes se trete, pastrojne magazinat e tyre farmaceutike.

BLRTI DELIJA

 

Në Koplik para 600 vitesh janë prodhuar 6000 kv verë me etiketën Medaurus

Vreshtaria në trojet e Koplikut ka një traditë historike qindra apo mijëra vjeçare. Por ne po i referohemi një kohe të dekumentuar, rreth 600 vite më parë. Regjistrit Kadastral të viteve 1416-1417, i përpiluar nga pushtuesi Venedikas, për qëllime taksash. Në këtë regjistër gjen emrat e 89 familjeve, gjë që e bënte Koplikun e kohës (atëherë me emrin Koponiko) një ndër qendrat më të banuara të Malësisë Madhe, dhe thuhej se i paguante pushtetit, me qendër në Kalanë e Rozafës (Shkodër) plot 400 barre VERË, ku siç dihet një barrë ishte e barabartë me 1.5 kv të sotëm që do të thotë plot 600 kv Verë. Në bazë të një përllogaritjeje të thjeshtë sasia e Verës që prodhohej në Koplik ishte rreth 6000 kv, pasi shteti grumbullonte vetëm 10 për qind të prodhimit, që atëherë njihej si taksa e të DHJETAVE. Duke ditur se rendimenti i asaj kohe ishte rreth 40 kv për hektarë rrush, me rreze vere 35 deri 40 përqind, del se në Koplik janë prodhuar 16 mijë kv rrush, ose më saktë në ato vite Kopliku kishte të mbjellura rreth 400 ha vreshtë. Cilësia e verës në ato kohë ka qenë ndër më të mirat dhe më të përmendurat në tërë Venedikun. Është interesant të thuhet se qarkullimi dhe tregtimi i VERËRAVE të prodhuara në Koplik e trojet përreth, në ato kohë njihej nën emërtimin “MEDAURUS”, ku me këtë emër në kohën e paganizmit (para lindjes së Krishtit) quhej Perëndia mbrojtëse e të gjitha bimëve drufrutore, në territoret e fisit të LABEATËVE. Sipas dekumenteve, por edhe disa gojdhënave shtrirja e vreshtarisë Koplikut, atëherë ka qenë në tokat në afërsi të bregut të Liqenit të Shkodrës, ku ishte edhe qendra e banuar e Koplikut të kohës. Gjithsesi kjo traditë e kultivimit të vreshtarisë kishte baticat dhe zbaticat e kohës, të imponara nga fenomenet natyrore, por edhe nga pushtues e sundues të ndryshëm që goditën trojet tona. Tashmë kjo i përket të kaluarës, gjë e cila ka vetëm vlera historike, pasi banorët e Koplikut e më gjërë kanë filluar të rikthejnë traditën e Vreshtarisë, dhe të prodhimit të Verërave të mrekullueshme. Madje një prodhues potencial i Verërave në Koplik ka rikthyer në ambalazhet e Verës edhe Emërtimin “MEDAUR”.

NDUE BACAJ

 

Metamorfoza

Të ndodh të trokasësh në një portë të rëndë, shumë të rëndë. Të trokasësh gjatë, shumë gjatë. Më në fund, kjo portë hapet. Para syve të tu të velur nga mundimi dhe kurrizin e përthyer nga nënshtrimi, të shfaqet porsi një vegim një portret shumë i njohur. I vendosur mbi një masiv mishi të taposur deri në grykë me sajdisje të modës së fundit, ai portret megjithëse i lyrosur mundte ta shquante si shumë të njohur. Para teje, porsi një shtatore në paradhomën e një legjende, shtriqet një njeri shumë i njohur. S’ka nevojë për shumë vramëndje. Ku dhe si njihemi. S’ka nevojë për të rrëmuar gjatë në kujtesë. Po. Ai ishte, tamam ai me të cilin kishe lidhur krahët në kordonin e vijës së parë te revolucionit antikomunist. Nuk ka pikë dyshimi është tamam ai. Po. Nise të mbusheshe gjoksin me frymë si horizonti në të zbardhur. Sapo mobilizohesh të marrësh veten, të drejtosh kurrizin, të hovësh në drejtqëndrimin sublim dhe sytë të plazmojnë më qartë. Një, çfarë kërkoni?! Jam i zënë, nuk mund t’iu pres, të shkërmoq si një vaze qeramike kur shembet përdhe. Toni i tij i ashpër, aspak miqësor dhe dashamirës. Hija e tij prej plumbi dhe vështrimi përçmues, përplasja para hundëve e derës së rëndë të pushtetit, janë të mjaftueshme që ti të marrësh zvarrë mishin tënd të pavlerë dhe grumbullin e kockave dhe të zvarresh i tërhequr nga dëshpërimi në rrugën e kthimit. Ti ishe aty për të kërkuar një të drejtë. Apo jo. Nuk ishe për të përfituar një privilegj. Tash nuk mund t’i kesh asnjërën. Ajo qe të ka mbetur është vetëm zhgënjimi.

Kthehesh si një ushtri e mundur duke lëshuar hijen që ta ha perëndimi. E ndërsa përpiqesh të pranosh të mundurin brenda teje, sakaq ke pranuar njëzëri gjithçka tjetër. Ishte një ditë pa fat, do mendosh. Nuk ishte dita jote. Oh sa shumë ditë nuk janë të hallexhiut. Provon përsëri. E ke menduar gjatë, ke pranuar të bësh një kompromis me veten tënde. Vendos të mos jesh ai që ke nderuar dhe të ka nderuar. Një metamorfozë ia vlen. Fundja tjetërsimi është përshtatje, apo jo. E kush do t’ia kishte ngenë të të paragjykonte, nëse ti ke vdnsour të jesh koherent. Pra të përpiqesh të kapësh hapin e kohës. Vendos të jesh tjetër kush dhe përpiqesh ta bësh këtë, dhe shpreson t’ia dalësh. Var me kujdes në raftin e rrobeve të gjitha, moralin, principet, nderin. Të gjitha. Dhe vesh kostumin e turpit që ke huajtur nga koha.

I yshtur nga domosdoja e pasjes së kësaj të drejte, vendos ta kërkosh atë, tashmë jo si të drejtë legjitime, por si një privilegj, si një përfitim, si një grabitje. Se domosdo ajo që ti do të marrësh, ai që do të ta japë do t’ia marrë dikujt tjetër. Ti do ta kesh dhe ja ku je posedues i saj.

Nuk ma do mëndja se ka shpëtuar ndonjë shpirt pa mëkatuar, ndonjë sedër pa u përlyer në jargavitet dhe përmjerrjet e shtirjeve, a ndonjë konstrukt principesh të nalta pa u gjunjëzuar në këtë batak që kudërbon. Me fjalë të tjera, korrupsioni ka qenë dhe mbetet jo vetëm një bashkëjetesë. Aq domosdo është bërë në të tashmën kjo sëmundje, sa gjithçka që kemi është në një ndërvarësi me këtë. Si mikroorganizmat që kryejnë shërbimin në mbrojtje të organizmit tonë nga mikroorganizma vrastare.

Koincidencë?!

E drejta e çdokujt për të qenë korruptues ose i korruptuar është një e drejtë që buron nga rrethanat shoqërore, kushtet dhe botëkuptimi i brezit në tërësi dhe i individit në veçanti. Korrupsioni, ose prirja për të përfituar çka nuk të takon, ose për të patur si përfitim atë që është legjitime, ngarendje të ndryshme logjikimesh përpiqen ta lidhin me vështirësitë ekonomike, me një lloj të drejtë që një pjesë e hallkave të shtetit ose të shërbimeve e përvetësojnë në emër të rivendosjes në vend të vlerësimit të tyre. Nga një anë atë vetëquhen të diskriminuar financiarisht nga politikat jokoherente që zbaton shteti. Nga ana tjetër, ata e kanë të kushtëzuar të jenë piratë ose gjobëvënës për detyrimin e tyre ndaj viktimës. Këta janë kontingjenti i grabitësve. Pa tu dridhur gjuha mund të thuash se këta janë kriminelë ekonomik. Por nuk duhet të harrojmë dhe bashkëautorin në këtë krim. Lind pyetja si janë ata aty. Në një dikaster të pushtetit qendror, në një zyrë të shërbimit komunal apo në një hallkë të shërbimit social dhe shëndetësor. Çfarë kishin ata më shumë se ti, apo se shumë e shumë të tjerë.

Kushtetutshmëria partiake është një ndër shkaktarët dominues në çimentimin e një administrate që si bën syri tërt para asgjëje. Ai duke qenë i përkohshëm në këtë vend pune apo shërbim, ma do mëndja se ka bërë një hesap, gabim ose jo kjo s’ka rëndësi. Se sa do të jap për të patur këtë karrige, apo atë privilegj dhe sa do të përfitoj prej saj për aksh kohë. Me raste nuk mjafton vetëm kontributi partiak, militantizmi, angazhimi dhe sakrificat. Këto për të qenë më të plota duhet të bashkëngjiten me një faturë, të cilën do ta përcaktojë ai, të cilit deri dje i ke shërbyer, ai për të cilin, deri dje ishe i gatshëm të sakrifikoje gjithçka, edhe jetën. A ia vlen?!

Nga Albert Vataj

 

Një jetë në pritje të lirisë

Është shkruar shumë për vuajtjet e burgjet e regjimit komunist të cilët u muarën jetën nacionalistëve, u mori rininë ai ferr që kaluan. Nisur nga këto shpesh herë tregohen ngjarje që sot të tjerëve u duken jo të zakonshme dhe të pabesueshme por të cilat janë të vërteta e të njohura për ata që i kanë përjetuar.

Fshati Kryezi ndodhet në rrethin e Pukës, vetëm katër kilometra larg qytetit të Fushë Arrësit. Ky fshat ishte më i madhi në rreth dhe ka një histori të veçantë. Bukuritë natyrore të tij, me shtëpi të sistemuara, me lumin e kulluar që vjen nga bjeshkët e larta, me banorët fisnikë e me histori të veçantë janë objekti i këtij shkrimi.

Fshati përbëhet nga 10 fise e 400 shtëpi dhe dy besimet fetare që kanë bashkëjetuar në harmoni të plotë gjatë shekujve. Është interesante si në kohën e pushtimit italian këtu u ngrit një stabiliment druri ndër më të mirët në Republikë, por është interesant edhe fakti se ky fshat u bë objekt i represionit e persekutimit nga regjimi komunist.

Shembulli i këtij persekutimi të pashembullt u bë një djalë i ri i këtij fshati. Ishte Ali Riza Arifaj ai që u vu në shënjestrën e Sigurimit të Shtetit për qëndrimin e tij kritik ndaj regjimit, për mospajtimin me padrejtësitë që ai shikonte çdo ditë.

Shkon një ditë Aiu në pyjet e fshatit për të nxjerrë lëndë për shtëpinë e tij. Andej nga dreka kur ai po pushonte në hijet e freskëta të pyllit iu afruan dy vetë të armatosur e me rroba ushtarake por jo të ushtrisë sonë. Ishin nacionalistë të arratisur. Pasi u përshëndetën i treguan se një shok i tyre ndodhej në rrezik në Shkodër dhe i kërkuan ndihmë atij, që në një farë mundësie ai person duhej sjellë në fshat, qoftë edhe me makinat që transportonin lëndë drusore në Shkodër. Ishte një detyrë e rrezikshme kjo në atë kohë.

Aliu, pavarësisht rrezikut merr përsipër përgjegjësinë e rëndë. I shpallur kulak më 1951, i persekutuar e përndjekur ai nuk pajtohej me regjimin dhe ishte i gatshëm të ndihmonte nacionalistët e vërtetë.

U dha besa. U bë plani i veprimit. Aliu u nis drejt sharrës ku ngarkoheshin dërrasa për në Shkodër. Ai njihte një shofer që shquhej për besë, të cilit i tregoi se cili ishte aksioni që kishte marrë përsipër të transportonte drejt Shkodrës dy nacionalistë të arratisur. Emri i këtij shoferi do të mbetej sekret tërë jetën sipas besës së Aliut. U nisën në drejtim të Shkodrës për t’i ardhur në ndihmë personit që rrezikohej që edhe sot jeton.

Në Gomsiqe ishte postblloku ku makina kontrollohej nga policia. Në makinë ishin dy nacionalistët e armatosur. Kaluan Degën e Brendshme, por papritmas një postbllok policie u del përpara. Ishte moment dramatik. Aliu zbret nga makina përpara shoferit i cili bën një veprim të zgjuar. Si padashje fik dritat e makinës. Polici i bërtet me të madhe se përse u fikën dritat e makinës, ndërsa shoferi justifikohet duke thënë se ndonjë defekt mund të ketë ndodhur në sistemin elektrik, por për çështje minutash do të rregullohet.

Shoferi bën sikur do të rregullojë dritat dhe polici i mërzitur nga pritja u kërkon cigare duke u justifikuar se shërbimi i gjatë në postbllok i ka lënë pa ato.

Shoferi menjëherë i jep një paketë cigare. Situata u qetësua disi. Njerëzit e armatosur në makinë, me gishta në këmbëz dhe në pritje e ankthin e vdekjes dëgjuan policin që urdhëroi të niseshin se kontrolli kishte mbaruar.

Në kabinën e kamionit kishte dy pleq, burrë e grua, të cilët nuk dinin asgjë se ç’po ndodhte, sepse më përpara shoferi u kishte thënë se njerëzit e armatosur sipër kamionit ishin punonjës të Sigurimit të Shtetit.

Makina u nis. Udhëtimi nuk pati më asgjë problem deri në Qafë Laç ku nacionalistët trima zbritën nga makina. Ishte dy pas mesnate. U përqafuan me shoferin trim dhe diçka i futën në xhepin e xhaketës. Ngarkesa e rrezikshme tashmë qe hequr. Pas pak udhëtimi u ulën dhe dy pasagjerët pleq dhe shoferi vazhdoi udhëtimin drejt Shkodrës, tashmë pa atë ngarkesën e rrezikshme njerëzore.

 

***

Vazhdonte të punonte Ali Rizaja në sharrën e Kryeziut, por tashmë çdo lëvizje e tij kontrollohej nga Sigurimi. Mendimet e tij ishin dyshuar. Ai mbahej nën vëzhgim. Aliu kishte një hallë në Kam të Tropojës, afër kufirit me Kosovën. Kishte vite pa e parë dhe nga malli niset në fshatin e largët afër kufirit.

Ç’mallet me hallën e tij dhe pas dy netësh ai ndahet me të për të mos u takuar më kurrë.

Arrestohet me 21 Gusht të 58-ës, torturohet në birucat e arrëta të Degës së Pukës dhe pas 10 muajsh, pa pranuar asgjë dënohet pa prova me 8 vjet burg politik.

Burgohet duke lënë në shtëpi nënën plakë, gruan dhe një djalë të vogël.

Sigurimi bënte presion mbi të shoqen për t’u ndarë nga ai, por ajo si një malësore e vërtetë i ruajti nderin, i rriti djalin përballoi presionet dhe qëndroi si burrneshat në shtëpinë e saj.

Janë të gjata vitet e burgut, por Ali Rizaja di t’i përballojë. Asnjëherë nuk iu shua besimi, aspak nuk i zvogëlohej urrejtja për komunizmin që po e shpërfytyronte një popull. Lirohet pas 8 vjetësh, por përsëri më i vendosur se kurrë. Tashmë ai gjen hallën të vdekur. Djali i tij tashmë ishte rritur dhe vazhdonte filloren, por ai nuk mund të punonte kurrë më në Stabilimentin e Sharrave, sepse shikohej si armik i popullit. Ndiqej e përgjohej kudo. Viti 1967 solli dramat e mëdha kombëtare, kolektivizimin bolshevik dhe shembjen e institucioneve fetare për të cilat ai nuk mund të mos ngrinte zërin e kundërshtimit. Vjen për këtë burgosja e dytë politike. Drama e tij familjare vazhdon epilogun e saj. Nëna e tij 90 vjeçare vdes pa djalin e saj të vetëm. Djali i tij Mustafa Arifi, i rritur dhe në shkollë të mesme përjashtohet nga shkolla si djalë armiku. Vitet kalojnë, shpresat dhe ëndrrat e Ali Rizasë nuk shuhen. Vërtet i moshuar, i lodhur nga vitet e rënda të burgimit ai del nga burgu, por përsëri i pamposhtur. Pret me shpresë se liria do të vijë dhe vërtet vjen. Vitet 90 sollën përmbysjen e madhe, sollën flladin e lirisë për Ali Rizanë e popullin.

Kthehet në fshatin e tij Kryezi, por tashmë si një luftëtar i përjetshëm për demokracinë e lirinë.

Djali i tij Mustafa tashmë është rritur, mund të arsimohet si gjithë të tjerët dhe tani punon në një detyrë me përgjegjësi dhe gëzon respektin e gjithë malësorëve. Ali Rizaja, ndonëse shumë i moshuar, vazhdon të jetë si gjithnjë i fortë si shkëmbejt ku u rrit, i drejtë dhe paqësor si gjithmonë. Vitet e kanë lodhë, por ai lëviz dhe kontribuon me fjalën e tij, me urtësinë e tij në pajtimin e gjaqeve, grindjeve e mosmarrveshjeve. Dhe fjala e tij dëgjohet e respektohet jo vetëm në krahinën e Pukës, por deri në Tropojë e Shkodër. Ai është dhe mbetet përfaqësuesi më i denjë i rezistencës Antikomuniste dhe luftëtar për lirinë dhe demokracinë.

SHAN SOKOLI

 

SHKODRA, NEW YORKU DHE WASHINGTONI ME PËRMENDORE PËR VIKTIMAT E KOMUNIZMIT

Presidenti Xhorxh Bush duke nderuar përkujtimin për të vrarët nga regjimet komuniste ka thënë se vdekja e tyre duhet t’i përkujtojë publikut amerikan se “Djalli është i vërtetë dhe duhe të luftohet” nga BEQIR SINA, Nju Jork.

Shifrat e vdekjes – Rreth 108 milion njerëz janë vrarë nga rregjimet diktatoriale në botë.

 

Beqir Sina, NY

 

WASHINGTON D.C: Një anëtar i Këshillit të Europës i quajtur Goran Linblad, thotë se: “Nevojat për dënimin ndërkombëtar të krimeve të komunizmit është shumë e rëndësishme, jo vetëm për të dënuar krime të së kaluarës, por gjithashtu, është maksimalisht e rëndësishme për të dënuar vazhdimisht krimet që vazhdojnë të ndodhin në vendet komuniste, që akoma janë shumë në numër. Deri tani, as Këshilli i Evropës dhe as ndonjë organizatë ndërqeveritare ndërkombëtare, nuk e ka ndërmarrë çështjen e evolimit të përgjithshëm të qeverive komuniste, si diskutim serioz mbi krimet e kryera në emër të tyre apo dhe dënimin publik të tyre. Sipas tij, në të vërtetë, megjithëse është e vështirë për t’u kuptuar, nuk ka patur asnjë debat të thellë, mbi ideologjinë, e cila ka qenë dhe është baza e terrorit masiv, e dhunimit të të drejtave të njeriut, e vdekjes së miliona e miliona njerëzve dhe telashi i të gjithë kombeve. Ndërsa, një rregjim tjetër totalitar i shekullit të XX-të, i quajtur nazizëm, është investiguar, është dënuar në arenën ndërkombëtare dhe autorët e krimit janë vënë në bankën e të akuzuarve, krime të ngjashme që janë kryer në emër të komunizmit, nuk janë investiguar kurrë dhe s’kanë marrë ndonjë dënim ndërkombëtar. Ai e shpjegon këtë duke thënë se: “Mungesa e dënimit ndërkombëtar mund të jetë pjesërisht e shpjeguar nga ekzistenca e shteteve, ligjet e të cilave janë të bazuar ende në ideologjinë komuniste. Dëshira për të mbajtur marrëdhënie të mira me disa prej tyre, mund t’i pengojë disa politikanë për t’u marrë me këtë subjekt të vështirë.

Ai shpjegon: “Për më shumë, disa politikanë, të cilët janë ende aktivë, kanë mbështetur në një mënyrë apo në një tjetër, rregjimet e mëparshme komuniste. Për arsye të dukshme, atyre nuk do t’u pëlqente që të kishin të bënin me çështje përgjegjësish. Në shumë vende evropiane, ka parti komuniste, të cilat nuk i kanë dënuar zyrtarisht krimet e komunizmit. E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, disa elemente të ideologjisë komuniste si barazia apo drejtësia sociale, akoma josh shumë politikanë. Megjithatë, opinioni im është se ka një nevojë urgjente për të hapur një debat publik mbi krimet e komunizmit dhe dënimin e tyre në nivelin ndërkombëtar. Kjo duhet të bëhet pa asnjë vonesë për disa arsye…

Shkodra, Nju Jorku dhe Washington D.C…

Nga Nju Jorku – Selia e Kombeve të Bashkuara, u njoftua që me 1 nëntor 2005, njëzëri projekt-rezoluta e paraqitur nga 104 vende nga 191 vende sa janë anëtare të përhershme të kësaj organizate, të vendosej për caktimin e 27 janarit si “Dita Ndërkombëtare e Masakrave” ditë ku hyjnë dhe krimet e nazizmit – Holokausti. Me miratimin e kësaj projekt – rezolute po me 1 nëntor 2005, u shpreh qartë për këtë projekt-rezolutë sekretariati i OKB-së do të marrë masat përkatëse dhe do të forcojë studimet për problemin e masakrave për të parandaluar masakrat dhe gjenocidin.

Dhe, kështu për ne shqiptarët viktimat e komunizmit, rrjedhin vetë natyrshëm në mendjet tona për të mos e harruar kurrë tragjedinë e këtyre njerëzve. Shkodra, Nju Jorku dhe kryeqyteti i Amerikës, Washington D.C, me qershorin e këtë datë lidhë fort dhimbja e 16 qershorit 1990, 11 shtatorit 2001 dhe 16 qershorit të Përmendores së re në Washington D.C për viktimat e komunizmit në botë. Shkodra, qyteti i simbolit të demokracisë tash “përshëndetet” çdo ditë me Nju Jorkun, e simbolit të lirisë dhe tash edhe me Washingtonin me përmendoren e viktimave të komunizmit. Shkodra, bastioni anti-komunist, që i dha kombit mijëra dëshmorë të demokracisë, luftës së egër anti-komuniste. Ajo (Shkodra) është i vetmi qytet shqiptar që ka Shoqatën Anti-Komuniste “16 Qershori”, dhe e përkujton çdo vit këtë datë, e njohur si dita e vrasjeve mizore në kufi. Datë kjo, që pikon ende gjak dhe shkakton dhimbje në zemrat e nënave, baballarëve, motrave, vëllezërve, e të gjitha atyre familjeve shqiptare që ua varë bijtë e bijat e tyre. Për martirët e demokracisë që vdiqën në lulen e jetës me ëndrrën e lirisë e demokracisë, në Shkodër, është ngritur dhe memoriali i demokracisë. Memorial ky i cili eminton nga ana figurative e simbolike, statujën gjigande të lirisë, por që të dyja mbajnë lart në dorë njëra simbolin e demokracisë, e tjetra atë të pishtarit të paqës.

Shkodra është një qytet që bëri përpjekjet e para për Demokraci në Shqipëri, qyteti viktima e tiranisë që u masakrua barbarisht nga dora vrastare e rregjimit komunist. 12 Qershori i vitit 1990, është dita që përkujton Demostratën e Parë antikomuniste e përgatitur nga Rinia dhe populli i Shkodrës, të cilët duke parë kërdinë që po bënte Kulçedra Komunizëm, duke i marrë jetën 500 të rinjve e të rejave me vrasjet në kufi, organizuan demostratën e parë në kujtim të viktimave të kufirit shqiptar. Simbol i kësaj demostrate u bë i riu 17 vjeçar Pëllumb Pëllumbaj nga Shkodra.

Përmendore e re në Washington D.C për viktimat e komunizmit në botë.

Presidenti Bush mori pjesë në përurimin e një përmendoreje kushtuar viktimave të komunizmit në botë. Përmendorja ndodhet në afërsi të ndërtesës së Kongresit amerikan në Washington D.C. Ajo përkujton dhjetëra miliona njerëz që kanë vdekur nën sundimin komunist në më pak se 100 vjet. Presidenti Bush tha se bota nuk do t’i mësojë kurrë emrat e atyre që u shuan në duart e komunistëve, por shtoi ai, ekziston një detyrim për t’i bërë homazh jetës së tyre dhe për të nderuar kujtimin e më shumë se 100 milion burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm që vdiqën nën komunizëm. Ai tha se numri i saktë i viktimave nuk do të mësohet kurrë. Presidenti Bush vuri në dukje vuajtje e atyre që u shuan në Kinë, Korenë e Veriut, Afrikë, Evropën Lindore, Kamboxhia, Kubë, Gjermani Lindore dhe vende të tjera. Fondacioni i Përmendores thotë se komunizmi vazhdon të skllavërojë sot një të pestën e popullsisë së botës. Përmendorja është një emitim origjinal i asaj që është ngritur në sheshin Tiananmen Square kushtuar protestave antikomuniste të vitit 1989. Presidenti Xhorxh Bush duke nderuar përkujtimin për të vrarët nga regjimet komuniste ka thënë se vdekja e tyre duhet t’i përkujtojë publikut amerikan se “djalli është i vërtetë dhe duhet të luftohet”. Duke përkujtuar dhjetra miliiona viktima të komunizmit, Bush ka ndërlidhur periudhën e totalitarizmit me sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001. Bush ka shtuar se “sikurse komunistët edhe terroristët e ekstremistët, të cilët sulmuan kombin tonë, janë pasardhës të ideologjive të vrasjeve”.

Shifrat e vdekjes – Rreth 108 milion njerëz janë vrarë nga regjimet diktatoriale në botë.

Në raportin e tij, suedezi Goran Lindblad, u mbështet tek libri i historianit, Stephan Courtouis “Libri i zi i komunizmit”, i cili ka renditur shifra të frikshme të viktimave në vendet ish-komuniste. Kështu, në Bashkimin Sovjetik numërohen 20 milionë viktima të burgjeve, kampeve të përqëndrimit, vrasjeve pa gjyqe, urisë e grevave të urisë etj. Në Kinë numërohen 65 milionë viktima, në Vietnam, 1 milion viktima, në Korenë e Veriut, 2 milionë, në Kamboxhia, 2 milionë, në Evropën Lindore, 1 milion në Amerikën Latine, 150 mijë, në Afrikë, 1.7 milion, në Afganistan, 1.5 milion etj.

– 1.5 milion Armenians u vranë në kohën e imperatorisë otomane Turke.

– 3 milion ukrainas u vranë nga rregjimi totalitar i sundimit komunist në Ukrainë.

– 25 deri në 62 milion sovjetikë u vranë nga rregjimi komunist i Stalinit në të ashtuquajturën BRSS.

– 6 milion (Hebrenj) Jews, 6 milion (Romë) Gypsies u vranë nga sundimi nazist (Hitleri).

– 25 milion kinezë u vranë gjatë sundimit komunist nën parrullën e Mao Tece Tungit “Një hap i madh përpara” “Great Leap Forward”

– 1 milion nigerians u vranë nga rregjimi diktatorial i Nigerisë.

– 1.5 milion bengales u vranë nën sundimin e Pakistanit.

– 2.5 milion, të quajtur Mayan Indians, u vranë nga rregjimi i Guatemalës.

– 1.7 milion kamboxhian u vranë nga rregjimi komunist i diktatorit Khmer Rouge në fushatën e vrasjeve “Kamboxhia “fusha e vdekjes” “Cambodia’s “killing fields”.

– 800.000 ruandas u vranë nga rregjimi diktatorial i Ruandës.

– 12.000 shqiptarë të Kosovës u vranë vetëm e vetëm se ishin shqiptarë etnik, nga sundimi diktatorial i rregjimit serb të kryekasapit Slobodan Miloseviq (në Kosovë gjatë luftës mars-qershor 1999 Serbia, ka vrarë mbi 12.000 njerëz të pafajshëm, ka djegur dhe shkatërruar mbi 120.000 shtëpi, ka dëbuar rreth 1 milion njerëz, ka dhunuar dhjetëra mijëra femra dhe ka rrëmbyer mbi 3.000 persona, prej të cilëve shumica të pagjetur”).

– 250.000 boshnjak të vrarë gjatë luftës rregjimin diktatorial serb.

– 2 milion sudanez u vranë nga fundamentalistët.

– 1.6 milion koreanoveriorë u vranë gjatë sundimit komunist në Korenë e Veriut “North Korean”.

– Në Shqipëri nga rregjimi komunist i Enver Hoxhës janë ekzekutuar pa gjyqe 5.577 burra dhe 450 gra. Janë dënuar 26.768 burra dhe 7.367 gra. Kanë vdekur në burg 1065 persona. Kanë humbur aftësinë mendore 408 vetë. Kanë vdekur në internim 7022 vetë.

 

104 vjet që i thohet “stop” bejlegut

Për shumë shekuj në Malësi të Madhe si në shumë treva shqiptare, dyluftimi apo bejlegu ka qenë pjesë e jetës, ndonëse shpesh e përgjakur, pasi burri me burrin luftonin derisa njëri prej tyre vdiste nga shpata apo plumbi i kundërshtarit, ndërsa në raste të rralla ky bejleg apo dyluftim përfundonte pa marrje jete njerëzish. Gjithsesi Bejlegu në mes burrave është zhvilluar në përgjithësi, kur një burrë është ndjerë i fyer, apo i është dukur se dikush e ka prekur në nderë. Tradita e bazuar në besë, burrëri dhe trimëri nuk e ka pranuar që burri i rënduar të vriste në fshehtësi apo në prita pa e paralajmëruar kundërshtarin, por i ka kërkuar dyluftim, i cili është bërë i ditur me anë të një molle, që është quajtur “Molla e Bejlegut”, e pas marrjes së mollës është caktuar data, ora dhe vendi i bejlegut, i cili është zhvilluar në praninë e popullit dhe krenëve të vendit, të cilët duhet sqaruar se përpara bejlegut janë munduar t’i rregullojnë trimat. Bejlegu shpesh ka pasur edhe karakter trimërie në mes më të fortëve të ushtrive apo luftëtarëve. Sidoqoftë në Malësi të Madhe janë zhvilluar qindra dyluftime të cilat nuk dihet sa shekuj kanë vazhduar, por dihet se dyluftimi apo bejlegu i fundit në Malësi të Madhe është zhvilluar në vitin 1904, dhe data nuk dihet, veçse mendohet se është zhvilluar rreth fundit të muajit tetor. Shënimet për këtë bejleg të fundit na tregojnë se, dyluftimi është zhvilluar në mes Marash Dok Lajcaj prej Rapshes së Hotit dhe Lulet Palok Vulajt, prej Vulajve të Grudës. Ky bejleg ka pasur si shkak siç shkruhet, një shpifje të Hotjanit, ndaj Grudjanit në fjalë. Sidoqoftë burrat e urtë të maleve, por edhe famullitarët përkatës kërkuan ta ndalojnë këtë dyluftim, por ishte e pamundur. Pasi ishte lënë vendi i Bejlegut tek Krevenica e Hotit, si dhe dita e koha. U njoftuan malet që dëshironin me e parë këtë dyluftim. Tek Krevenica e Hotit, u paraqitën dy Kundërshtarët (Lulet Palok Vulaj dhe Marash Dok Lajcaj, si dhe krenë e popull i Grudës, Hotit, por në këtë vend arritën edhe burra nga Shkreli, Kastrati e tjerë, si dhe famullitarë. Bejlegu i përgatitur pritej të fillonte, por burrat e maleve arritën të bindin këta dy bejlegxhinjë të lënë dyluftimin, gjë që u arrit, duke bërë që bejlegu të ndahej pa gjak. Pas këtij bejlegu që tashma njihet si i fundit, nga Krenët, bajraktarët dhe burrat e urtë e trima të Maleve u vendos që bejlegu të ndalohet përfundimisht në mes burrave të Malësisë Madhe e më gjërë, duke shënuar pra bejlegun e fundit (pa gjak) në vitin 1904.

NDUE BACAJ

 

Piaca e Shkodrës – rrugë pedonale

Keto foto jane treguese te projektit se si do ta transformohet rruga “13 Dhejtori”,   e cila njihet tradicionalisht si piaca karakteristike  e Shkodres.  Do te kthehet ne pedonale (vetem per kembesor ) , si ne shume qytete te Europes. Projekti eshte pergaditur nen kujdesin e Bashkise. Grupi i punes per hartimin e projektit, eshte drejtuar nga arkitekti i njohur, Zef Çuni, ndersa miratimi eshte bere kohet e fundit nga Keshilli Kombetar i Restaurimit, prane Ministrise se Turizmit, Kultures Rinise e Sporteve. Eshte e rendesishme te theksohet, se pamvarisht ketij transformimi, ne pergaditjen e projektit eshte bere kujdes qe te ruhet identiteti i rruges.

Hartimi dhe miratimi i ketij projekti, eshte pasuar me hapat e metejshem per konkretizimin e  tij. Sipas informacioneve zyrtare te Bashkise Shkoder, fondi per zbatimin e ketij projekti eshte 64 milion leke, ku ne fazen e pare jane caktuar 55 milion leke. Aktulisht ka filluar proçesi i tenderimit per percaktimin e firmes zbatuese. Tenderi dhe perzgjedhja e firmes ne fjale, realizohen nga Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve. Pas perfundimit te tenderimit, do te mesohet edhe afati i zbatimit te ketij projekti, i cili na baze te procedurave, duhet te filloje te ne terrenin konkret  se paku nga muaj shtator.

M.K.

 

Nikollë Gazulli: një “Mbivlerë” e mohuar…

Nikollë Gazulli ishte njeni ndër përfaqësuesit ma të denjë të Letërsisë Shqiptare, dhe ndër intelektualët ma të shquem. Ai ishte autor i njenit prej (dy a tre fjalorëve) ma të mëdhej (bashkë me Fjalorine  Kristoforidhit (1904); të “Bashkimit” (1908) që kishte Gjuha Shqipe deri në atë kohë. Gazulli bahet mjaft i prekshëm duke pasë para sysh veprën që ka lanë. “Fjalorthin e Ri” (me fjalë të rralla), të përdorun në Veri të vendit. Botue si pjesë e “Visarëve të Kombit”, si vëllim i XI-të i tyne. Në kopertinë shkruhet se asht botimi i Ministrisë së Arsimit. Ky vërtetë asht një “humor” tepër i idhët kur mendon: Në atë kohë, vendi asht në kulmin e pushtimit fashist (1941-1942), dhe megjithatë (Qeveria e vendosun prej pushtuesit), financon botimin e veprave madhore me karakter kombëtar, si “Visaret e Kombit” e si nji Fjalor – thesar fjalësh të zgjedhuna të Gjuhës Shqipe. Tri vjet ma vonë (Nandor 1944) vendi fillon të qeveriset nga shqiptarët. Por, çuditërisht, kjo qeveri e ndalon botimin e Visareve të Kombit, kur vetë fashistët nuk e kishin ndalue! Vëllimet e botueme i shpallë – (rezervat) nëpër biblioteka, dhe për t’i shfletue duhej të ishe i paisun me leje të posaçme. (Fjalori i Nikollë Gazullit, pjesë e Visareve të Kombit, nuk ribotohet. Studentëve të Filiologjisë në Universitetin e Tiranës, as nuk iu thuhej se ekziston: kush do të guxonte.)

Në Fjalorin Enciklopedik Shqipëtar nuk shkruhet as dhe nji fjalë për te! Të njëjtin “fat” pati dhe Fjalori i “Bashkimit”, kur atij i asht mundësue botimi në vitin 1908, kur Shqipnia ndodhej nën pushtimin osman, por në Shqipninë e Pavarun, dhe madje edhe të “çliruem”, por, nën sundimin komunist, kjo vepër as që mund të përmendej jo ma me u botue!? Vetëm nji shkenctar i përmasave Europiane, që quhet Eqerem Çabej, bisedon (në gjysëm terr) me “Bashkimin” dhe me Gazullin. Megjithëse Gazullit rrallëherë ja përmend emnin, e rrallëherë përdorë referencat e tij: përmendë të dhanat leksikore të Fjalorit të Ri, shembuj e përçasje, por shumë rrallë autorin. Dhe pyetja shtrohet: si asht e mundun që tri prej veprave ma të randësishme të deritashme të Gjuhës Shqipe, (punime thjeshtë shkencore), kanë arritë me u botue, nën pushtimin osman: (Fjalori i Bashkimit) – Shkodër (1908), nën pushtimin fashist (Fjalori i Gazullit – Tiranë 1942), nën pushtimin serb, (veprat e plota të Çabejt, në Prishtinë, 1976), por asnjë prej tyre nuk u botue gjatë pesëdhjetë vjetëve komunizëm në Shqipni?!… Duhet theksue se, Fjalori i Gazullit ka rreth pesëmijë fjalë. Dhe, siç del nga Parathanja e Albanologut të Madh austriak, – Nobert Jokli, (i cili e ka ndihmue autorin duke i çue literaturë. Në vitin 1939, Jokli i ka parë shumicën e fjalëve të mbledhuna prej Gazullit. Në nji letër (të shkrueme shqip) ai vlerëson maksimalisht përmbledhjen duke e konsiderue si, “shum-shum e vlefshme”, dhe nga pikpamja e gjuhësisë “tepër e çmueshme”. Dyshja Gazulli – Jokli vijon pa u ndalë udhëtimin edhe në fatin njerëzor, duke e mbyllë jetën parakohe dhe në kushte thuejse të nji trajtshme: Indo Europianisti i madh Austriak “fiket” në kampet e nazizmit, ndërsa, gjuhëtari i madh, Nikollë Gazulli “shuhet” në burgjet e komunizmit! Nji Fjalor me pesëmijë fjalë të rralla asht nji pasuni me vlera të mëdha kombëtare. Për ma tepër “Fjalorthi i Ri” asht i pari Fjalor Shqip-Shqip, i botuem, në historinë e Gjuhës e të Gjuhësisë Shqipëtare. Fjalorët e maparshëm, (i Bardhit 1635), i Hanit (1854), dy të Rosit (1866-1875), i Junkut (1895), i Kristoforidhit (1904), i Bashkimit (1908) e të tjerë ma pak të njoftun, kanë qenë fjalorë dy gjuhësh. Megjithëse pesëmijë fjalë të një gjuhe, janë shumë, vlerat e veprës së Gazullit janë shumë herë ma të larta se numri i fjalëve që përmban ky Fjalorth. Kjo,  kryesisht për vetë faktin se janë fjalë të mledhuna drejtpërdrejt prej gojës së popullit. Fjalët e “Fjalorthit të Ri” janë mledhë në trevat e Dukagjinit, Malësisë së Madhe, Mirditës, duke shkue shpeshherë në Malësinë e Gjakovës (Tropojë) e shpeshherë edhe në fshatrat e Shkodrës e deri në Jug të vendit. Malësitë e këtyne zonave nuk u pushtuen asnjiherë, ose u pushtuen përkohësisht në nji kohë të shkurtë. Duke qenë në shumicën e kohës zona të lira, duke qenë zona malore e të pa urbanizueme, ata u mblodhën rreth vlerave të trashiguara. U ruejtën e u mbrojtën në mënyrën ma të përkryeme e ma të ndërgjegjshme duke i pengue ndërfutjet e huaja. Ja, si do të citonte publiçisti dhe shkrimtari i njohur, Mehmet Elezi: “Nder veprat ma të qenësishme e që ruajtën malësitë e këtyne trevave, mund të përmenden: Feja Katolike. Ajo asht feja e parë e shqipëtarëve e përqafueme qysh në fillimet e përhapjes së Krishtërimit.” Ref. “GJUHA SHQIPE: NGA PLAGËT” – Gazeta “55”, Tiranë, Qershor 2002. Feja katolike nuk u ndikue prej Kishës Lindore të Bizantit (ortodoks) pas “vijës së Teodostit” dhe as prej islamizmit osman. Institucionet vetëqeverisëse aty qëndronin me qindra vjet: aty funksionoi përsosmërisht një Institucion Madhështor “KANUNI I LEKË DUKAGJINIT” një tanësi e përqëndrueme pushtetesh pa aparat administrativ që ju kundëvu si nji Pushtet Paralel sundimit të pushtuesve duke mbrojtur në mënyrë perfekte dinjitetin e Kombit. Pa dyshim që për të njëjtat arsye aty do të ruhej mrekullisht para së gjithash, – Gjuha. Janë pikërisht trevat Veri – Lindore të Atdheut, vendi ku u shkrue Shqipja për afro 400 vjet rresht. Gjuha e parë letrare shqipe asht gegnishtja Veriore e mishnueme në veprat e atyne “korifejve” që njihen si katër B-të e Veriut: Buzuku, Budi, Bogdani, Bardhi. “Çuditërisht”, vlerat e mëdha Albanologjike të dyshes – Gazulli-Jokli, ndonëse deshten ti vorrosin, ato, shkëlqejnë si “margaritarë” dhe dy “Korifejt” kanë fitue pavdeksinë. Kjo me plot të drejtë mund të përkufizohet: “NGADHNJIM MBI VDEKJEN”.

MARK BREGU

 

 

Shfaqjet që jepen në TV-të shqiptare nuk duhen lejuar as në burgje

Kur Bismarku thoshte se Ballkani prodhon më shumë histori nga sa mund të konsumojë, ai sigurisht nuk e kishte fjalën për ngjarjet humoristike.E përjetova këtë ndjesi ndërsa udhëtoja për në Kosovë… me autobus. “Albanian Airlines”, linja e vetme ajrore në botë që ka për simbol shqiponjën, kur është fjala për Prishtinën, më shumë rri në tokë sesa fluturon.

Shoferi i autobuzit për t’u lehtësuar udhëtarëve dhimbjet e trupit nga gropat e pafund të rrugës, vuri një DVD me humor të Kosovës, i cili nuk të bënte aspak për të qeshur. Assessi. Asnjë përmbajtje sociale. Asnjë brendi’ me kuptim. Thjesht batutizëm rrugësh, barceleta të stërvjetra dhe një vetëpërqeshje e pacak dhe cinike, që niste nga dialekti dhe përfundonte tek identiteti personal i vetë aktorëve. Për të zbutur dështimin e humorit, prodhuesit e DVD-së kishin ndërfutur mes skeçeve edhe këngë – gjithnjë për dashurinë, që vajza lakuriq (anëtare të një haremi kombëtar dhe qarkullues tashmë) ja këndonin dikujt pa adresë duke masturbuar para kamerash statike… Kjo torturë zgjati deri në Pukë. Pas Fushë-Arrësit shoferi vuri një DVD të prolluar nga një tjetër TV, por dikur udhëtarët i thanë ta hiqte, meqë në autobus kishte edhe fëmijë. “Mârre’ me ngu fëmija kët’ muhabet. Ma mirë gjumë” – përmbylli një grua dhe kështu autobuzi u zhyt në errësirë dhe heshtje, ndërsa lundronte nëpër gropa.

Ishte dëshmia më e mirë se e qeshura në këto vise ka vdekur. Më shumë se atrofizim i nervit të humorit, kjo situatë çprovon se tek shqiptarët është atrofizuar qasja me inteligjencë ndaj jetës. Konfliktualiteti i lartë shoqëror, dueli i ashpër social dhe ashpërsia komunikative ndër-shtresore është shprehje e humbjes së aftësisë publike për të lexuar ngjyrat në një komunikim dhe për t’i përthyer (riformuar) ato nëpër një prizëm inteligjence, që të pakapërcyeshmen e përballon me humor dhe të mundshmen e kanalizon me racionalitet drejt zgjidhjesh të arritshme. Jo veç lodhja mund ta shpjegojë këtë që po ndodh. Kjo aftësi me themel natyror po dvaret falë mungesës së gjatë të formimit, hendekut popullor që ndan jetën e përditshme nga e menduara, akulturimit të shpejtë e masiv, mungesës së debatit të ideve dhe natyrisht prej pseudo-aktorëve, që prodhojnë gjasme-humor pa anjë thelb.

Sigurisht, kush jeton në batakun e moçalit e urren detin.

A.A.Gill shkruante para ca muajsh në një shkrim të ashpër cinik se “Në Shqipëri çdo gjë të bën për të qeshur. Sepse nuk ka asgjë për qeshur…”. Mjafton të shohësh emisionet e lajmeve.

Ministri i Mbrojtjes akuzon ushtarakët se e kanë lejuar të shkelë ligjin.

Edi Rama shfaqet duke përqafuar një plakë që qan në Tropojë, pasi partia socialiste pas 17 vitesh ja rinjohu këtij qyteti nënshtetësinë shqiptare. Një aktor sulmon një xhenerik makinash se i ka hequr të drejtën një grupi politik të mbajë mbledhje dhe të punësohet nëpër spitale. Një emigrant që erdhi për Pashkë e shpjegon mungesën e dritave edhe në pikun e shirave të pranverës me faktin se “këtu bojaxhiun e komandon ruli, ndërsa në Greqi ndodh e kundërta. Unë punoj vetë bojaxhi, prandaj”,- shpjegon për një televizion në Sarandë emigranti. Policia kufitare bën edhe policinë turistike. Një Ministri i shpjegon investimet (që janë gjithnjë të pamjaftueshme) me reklama televizive që kushtojnë për 30 sekonda transmetim sa tre rroga mujore punëtorësh që po realizojnë këto investime restauruese.

Humori lindi si një zgjidhje atipike dhe inteligjente komunikimi, që një individ i pafuqishëm adopton për të thënë tërthorazi atë që nuk mund ta thotë hapur. Si i tillë, ai ështe një instrument komunikimi me fjalë që mbart një përmbajtje më të thellë se fjala. Shpesh gjuha e trupit, lëvizjet, mimika përplotësojnë nevojat e komunikimit të tërthortë të humorit, por kjo nevojitet kur qasja e përdorur nuk është aq inteligjente sa duhet dhe synon të arrijë çdo shtresë popullsie. Filmat pa zë si adresim i parë i këtij humori plastik i dhanë përmasë popullore mënçurisë së një rezistence që kërkonte mjete të vinte në shprehje. Gjatë periudhës komuniste në krejt Europën Juglindore humori lulëzoi me një fuqi të pashterrshme, duke reflektuar së brendshmi nevojën për ajër të turmave të sunduara. Ndërkaq në liri ne nuk kemi më ajër, as nevojë për të… Si qënie sociale kemi vdekur, dhe gjallojmë vetëm si subjekte ekonomikisht të ndërvarur, ideologjikisht të mohuar tek barazia e kotësisë së ideve dhe tek pafuqia për të menduar.

Komeditë teatrale janë për të qarë hallin. Duke përfshirë serialet botërore. Televizioni prodhon një estradë që të bën për të qarë, se në çfarë niveli kemi përfunduar. Shfaqje të tilla nuk duhet të lejohen as në burg. Në fakt, sot më shumë se kurrë kam bindjen se vdekja e parë e madhe e njerëzimit është vdekja e aftësisë për të bërë humor, aftësia inteligjente për t’i mbijetuar situatave dhe për të ruajtur të ndezur flakën individuale të gjykimit publik. Jashtë këtyre premisave jemi të gjithë pjesë e një qytetërimi që udhëton nëpër natë, nëpër errësirë, mbi gropa të pafund të një rruge që nuk të çon askund. Ose më së miri, do të na çojë atje ku s’duam të shkojmë…

NGA ALBAN BALA

 

A ka ardhur koha të themi Fishta ynë?!

Pak njerëz kanë pasur fatin e At Gjergj Fishtës në të mirë dhe të keq. Vdiq me nderimet më të mëdha të kohës, por mbi arkivol, për dreq, i qëndronte edhe flamuri i fashizmit…Në të gjallë, u kishte treguar me sa mundej italianëve se çfarë ishte Shqipëria…Pak vite më pas…eshtrat ia derdhën në lumë (të ngratat i kanë përfolur shpesh se i kanë gjet) dhe pastaj harresë. Prej komunistëve. Sikur të mos ishte fare. Së fundi, në demokraci, edhe pse i ngritur nga lumi i harresës, nuk ia kursyen kurrsesi qesëndinë…

Në këtë hulli, Tonin Çobani nuk ka reshtur së punuari ndër kanalet e pafundme të veprës së Fishtës. Shpesh herë dhe i anatemuar. Është një nga njerëzit kryesorë që përgatitën korpusin e veprës së tij, por edhe arriti, që të botonte tematikë nga vepra e tij. Kujtojmë “Mitin dhe antimitin fishtjan” si edhe “Fishtologji-në”. E fundit përkohësisht, por jo më e parëndësishmja tash është “Figurat mitologjike në Lahutë të Malcis”…Do të duhet që nëse do vozisësh në faqet e studimit të Toninit të kuptosh se çdo të thotë përpjekje dhe njohje serioze e një autori. Në këtë hulli të ngushtë, ai ka treguar sesa e pasur ka qenë në mendim dhe krijim vepra e Fishtës me figurat e mitologjisë popullore. Zanat, Orët, Zana e Veleçikut, Zana e Miliskaut, Ora e Shalës, Ora e Dukagjinit.., Shtrigat, dragonjtë, lugetërit…etj., autori- i përzien me ngjarjet dhe fatet e personazheve të tij dhe i bën pjesë të veprës duke krijuar një panteon specifik shqiptar.

Ato të frymëzojnë, por në pjesën tjetër ‘të shitojnë’. Sepse tek e fundit kështu është edhe ëndrra e bukur, kur mbetesh pas saj: Ajo të marros me bukurinë e elegancës. Autori i studimit i është dashur që me një hyrje të thjeshtë të tregojë qëllimin e tij por edhe përpjekjet, që me modesti e pranon se nuk janë shteruese, dhe pastaj të na pohojë se “Vepra e tij ka ndikuar në ngulitjen e mëpastajme të përfytyrimeve për Zanat dhe Orët, tanimë jo thjesht si besime popullore, por të rizgjuara si imazhe artistike nga mitologjia iliro-arbërore”. Më poshtë do të na tregojë se “Lahuta është simbol i identifikues i atyre qenieve mitologjike prej nga Fishta krijoi figurën e Zanës së Frymëzimit, me të cilën këndoi për 35 vjet rresht në veprën e tij epope”.

Në këtë vazhdë, ky autor, ka modeluar personazhin e Orës së Shqipërisë, një Zanë që u jep fuqi të mbinatyrshme heronjve shqiptarë; ka skalitur figurën e Zanës së Madhe që lufton me orën thepe të Malit të Zi etj… “Lahuta e Malcis,-do të shprehej Ernest Koliqi-është përpjekja më vigane, që Shqiptari bani deri më tash për t’ia zbuluem vetvetes botën e vet”. Në fakt në kohën kur jetojnë Fishta realiteti i Zanave ishin një realitet i kudondodhur shqiptar. Malësorët e varfër i derdhnin shpesh mundimin tek to për t’u siguruar se ato do t’i ndihmonin, se do tu shtonin bereqetin e pakët. Çdo fis kishte Zanën e vet që ishte e bukur “me të verbue”, trime “me të çartë”…Dhe janë Zanat që zgjedhin atë që duhet të interpretojë, ashtu si janë Shtojzovallet që t’i japin lahutën. Edhe këtu shtrihet kujdesi i studiuesit që me një aparat të kujdesshëm metodologjik, na e bën sa më të thjeshtë qëllimin e tij.

Si një njeri i kultivuar- At Fishta nuk e ka përshtatur të ngurosur mitologjinë klasike në veprën e tij, apo letërsinë e shkruar mbi të. Fishta iu drejtuar për krijesën e tij “Lahutën”- Zanës së Frymëzimit, sipas lëndës së virgjër mitologjike që ishte në barkun e popullit të tij. “Fishta, narratori i gjithëdijshëm shkëputet nga vijimësia e episodit të Oso Kukës dhe i drejtohet Zanës së Frymëzimit që tanimë, që është një alter autor, narratore, gjithashtu e vetëdijshme , madje edhe për gjëra të padukshme për syrin e poetit, që mbetet narratori kryesor:

Deh!Moj Zanë më thuej një fjalë,/Ku e ka Osja edhe një djal?/”, vëren Z.Çobani.

Bash në Blenin e tretë të Lahutës së Malcis, Zana na shfaqet edhe si personazh. Ajo tanimë quhet “Ora e Shqipnisë”. Në fillim të viteve ’20, kur Fishta vazhdonte që të shkruante Lahutën, Fishta ishte ndërgjegjësuar se po shkruante epopenë e fisit dhe të kombit shqiptar. Dhe, kombi i kishte rrënjët thellë deri më mitet e tij. Për krijimin e personazhit të Zanës-Orë, Fishta u mbështet edhe në folklorin e pasur të vendit. Zana, Ora e Shqipërisë, është si një vashë që fat ve s’pari me një shtat të drejtë e të gjatë si breshana, me një brez të artë shtrënguar në mes, me flokë të lëshuar përgjatë trupit..Binte shpatit tue flakue. Figura ambigue, në jashtëzakonësinë e tyre.

“Disa poetë, shqiptarë a nga vende të ndryshme, i drejtohen Muzës greke të Antikitetit për t’i frymëzuar në krijimtari letrare. Fishta nuk e bën këtë. Ai për frymëzim në krijimtari i drejtohet Zanës Shqiptare, që T.Çobani do ta quajë “Zana e Frymëzimit”. Fishta i drejtohet Zanës Shqiptare:”Se pa ty besa, moj Zanë,/vështirë se ‘i fjalë un muj me thanë”, thotë Prof Mark Tirta…

Për fat në këtë botim një njeri jo vetëm mund të gjejë njohuri, por edhe të maturojë gjërat që i përkasin figurave mitike si Dragoi, Kuçedra, Ora, Zana, Shtriga, Floçka, Lugati etj. Për fatin e madh, sipas autorit- mitologjia shqiptare ka mbijetuar përgjithësisht e pandikuar nga mitologjia greko-romake e biblike ashtu si edhe roli i shqiptarit kishte mbijetuar strukur thellësive të maleve, së paku, deri në kohën kur shkruhej Lahuta e Malcis gjatë viteve 1902-1937… Një sintezë e bukur është dhe ajo që autori flet në lidhje me kapërcyellin kur zë fill Lahuta. Në mungesë të letërsisë së kultivuar, në popull- gjallonte një letërsi e pasur gojore ku elementët fantastikë dhe figurat mitologjike bashkëjetonin besueshëm me figura historike të së kaluarës së largët dhe të afërme, do të shprehet Tonin Çobani duke justifikuar dhe përpjekjet e jashtëzakonshme të autorit…që ai e ka për aq zemër. Që në fund të themi të gjithë se: Fishta është i Yni njësoj si për Naimin dhe Migjenin…Dhe, vërtetë në fund bindesh se ai ia ka arritur qëllimit që të na bindë për parametrat e tij të lartë të kërkimit…

Nga Ben ANDONI

Nr.118 i gazetës në print

0
Komuna e Forlit realizon programin 2000 000 euro për politikat për fëmijët në rrezik

Xhon Withers, ambasadori amerikan në Shqipëri, u shpreh me  ton të ashpër, në tryezën e para pak ditëve me ambasadorët e huaj këtu në Tiranë, lidhur me zbatimin e strategjisë së Shqipërisë, në luftën kundër trafikut të qëneve njerëzore dhe, fëmijëve në veçanti. Por duhet thënë se jo vetëm përballë kritikave, por si pergjegjshmëri dhe strategji e vetë qeverisë, është vlerësuar fenomeni i fëmijëve të braktisur, dhe përpjekjet për eleminimin e shfrytëzimit të tyre, do të marrin formën e duhur. Është vërtet problem braktisja dhe trafikimi i shumë fëmijëve jo vetëm vitet e fundit, por edhe përgjatë diktaturës komuniste,pasi kontrolli mbi atë pjesë të lënë pas dore ka qënë i pamundur , përjashto vetë kupolën e korruptuar dhe pa substancë njerezore që është edhe koka e trafikut. Në Shqipëri ka patur edhe raste të pashëmbullta, ku fëmijë azilesh janë varrosur dhe sot çuditërisht zbulohen të gjhallë. Qeveria shqiptare tashmë do i thoitë FUND këtij trafiku. Me një projekt dy vjeçar, me vlerë 2 000 000 euro, do synohet përmirësimi i ligjit në mbrojtje të minorenëve si dhe në zgjidhjen e problemeve nga ekspertë të huaj. Është pikërisht komuna e Forlit në Itali, e cila në bashkëpuniom me Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta të Shqipërisë, do të zbatojnë programin ‘Mbështetje në favor të politikave për trë miturit’. Pra, me fjalë të tjera, do asistohen institucionet shqiptare në përmirësim të kushteve të jetesës dhe në mbrojtje të fëmijëve të braktisur, si dhe në rrezik apo edhe vështirësi sociale. Bëhet fjalë edhe për një projekt që synon mbështetjen e Kushtetutës së një Forumi Ndërministror të Fëmijës dhe forcimin e Komitetit Kombëtar per Adoptimet. Janë fuqizimet e shërbimeve sociale në kuadrin lokal, që do materializohen  me veprimet e para pilote në Shkodër, në Vlorë në Elbasan si dhe këtu në Tiranë. Në Shkodër, sipas burimeve nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, projektin pilot do ta drejtojë konsulli i Italisë në Shkodër, Stefano Marguçio,një njohës i mirë i mentalitetit, kulturës dhe prioriteteve të veriut shqiptar, në Vlorë, konsulli LorenzzoTomassoni,i cili kohët e fundit ka filluar të veshet çuditshëm, me ‘look’ interesant dhe kapele sherifash,  në Elbasan ambasada italiane e Tiranës ose edhe të deleguar te saj, ndërsa në Tiranë ambasadori Saba D’Elia. Pra, diplomatët italianë do synojnë të realizojnë disa module trajnuese me funksionarë të administratës lokale, me punonjës socialë , me personel të fushës së ligjeve apo të adoptimeve. Do merren gjithashtu me mbedhjen, analizën e të dhënave, me kërkimet mbi praninë dhe karakteristikat e fëmijeve shqiptare etj. Kjo ndërhyrje me vlera në fushën e të drejtave e lirive njerëzore edhe për atë pjesë deri tashti të diskriminuar të shoqërise, është financim i palës italiane dhe konkretisht, 1. 503.400,00 euro nga Kooperacioni Italian për Zhvillimin i Ministrisë së Jashtme të Italisë. Ndërsa pjesa tjetër që plotëson dy milionshin, do akordohet në mënyrë të barabartë nga rajonet italiane te Emilia Romagna, Marche dhe Puglia. Eleminimit të  shfrytëzimit të fëmijëve i vjen në ndihmë edhe ligji i rreptë i adoptimit. Të interesuarit, fillimisht do paraqiten në zyrat e birësimit të shteteve të tyre, ku do i nënshtrohen një procedure të rreptë në verifikim të informacionit. Pas përpunimit, informacioni do përcillet në Komitetin Shqiptar të Birësimit. E veçanta e këtij ligji do jete se komiteti në fjalë do jetë një ortgan i gjërë kolegjial, në të cilin do marrin pjesë shumë ministri paralele, si e Drejtësisë, Shëndetësisë, Arsimit, Punës, Ministrisë së Brëndshme, asaj të Jashtme etj.Bordi , në çdo birësim duhet të votojë në unanimitet, si për rastet brënda vëndit ashtu edhe për jashtë. Kështu pra, vetëm pas përputhjes së procedurave me ligjin dhe pas okej-it të këtij Bordi çdo rast do kalojë në gjykatë. Përt shtetasit e huaj vetëm në gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.   Është ky një projekt ambicioz, ndër më të vlerësuarit do shpreheshim, i aleatëve tanë italianë që garanton në brëndësinë e tij, mbrojtjen e shtresave më të rrezikuara të shoqërisë.

Nga SOKOL PEPUSHAJ

“Bashkejetesen fetare e gjeta ne mesin tuaj!”

Nuk eshte rastesi qe ambasadori i SHBA-se ne Shqiperi, John Withers ka zgjedhur te nise viziten e tij ne Shkoder pikerisht nga komunitet fetare. Qyteti me i madh verior, eshte konsideruar dhe vazhdon te konsiderohet si kryeqender e katolicizmit por edhe e muslimanizmit shqiptar njekohesisht, por mbi te gjitha nje qytet- simbol i vlerave te tolerances e mirekuptimit ne mes besimeve.

Diplomati amerikan eshte pritur ne Famulline e Shen Shtjefnit nga famullitari dom Gjovalin Sukaj, i cili pas bisedes private pa pranine e mediave, e ka shoqeruar ambasadorin Withers ne nje vizite ne mjediset e brendshme te katedrales se Shen Shtjefnit. Diplomati ka shfaqur interesim ne menyre te vecante, per pjesen e katedrales, e cila i kushtohet martireve te Kishes Katolike, te gjithe atyre qe u flijuan nga rregjimi komunist duke thirrur “Rrnofte Shqipnia! Rrnofte Krishti- Mbret”.

Etape e dyte e vizites, ishte takimi ne Bashkine e Shkodres, ku ambasadori amerikan eshte pritur dhe ka zhvilluar nje bisede frytdhenese me kryebashkiakun Lorenc Luka. Mediat jane lejuar te qendrojne vetem pak minuta ne salle, por mesohet se gjatë këtij takimi, kryetari i Bashkisë   i ka uruar mireseardhjen mikut amerikan dhe e ka falenderuar ate për kontributin që qeveria ameriane ka dhënë për Shqipërinë në përgjithësi dhe për Shkodren në veçanti. Më tej Luka i ka bërë një pasqyrë të shkurtër të situatës ekonomike, politike dhe institucionale të qytetit të Shkodrës. Ndërsa ambasadori Withers është shprehur i kënaqur që i është dhënë mundësia të zhvillojë një vizitë pune në qytetin e mrekullueshëm të Shkodrës. Gjatë këtij takimi   Withers i ka shprehur gatishmërinë  kryetarit të Bashkisë Lorenc Luka  për të ndihmuar në realizimin  të gjitha atyre  projekte që Bashkia e Shkodrës do ti shohë të arsyeshme, si në fushen ekonomike,të infrastrukturës, të monumenteve historike dhe të kulturës, ashtu edhe në kuadrin e decentralizimit të pushtetit vendor.

Kreu i diplomacise amerikane eshte pritur ne Myftinine e Shkodres nga myftiu Imam Ndricim Sulejmani bashke me bordin drejtues te Komunitetit Musliman te rrethit. Me pas, ambasadori Withers i shoqeruar nga imam Sulejmani, ka pare nga afer xhamine  e Parruces, e cila ka qene nen nje proces restaurimi por edhe stolisjeje te plote gjate ketyre javeve te fundit. Diplomati amerikan ka qene i ftuar edhe ne nje takim te organizuar nga Medreseja “Haxhi Sheh Shamia” dhe Myftinia e Shkodres, ku ka dhene mesazhe te qarta te bashkejeteses dhe tolerances fetare. Duke perifrazuar heroin tone kombëtar Gjergj Kastriotin, ambasadori Withers ka thene se bashkejetesen fetare e gjeta ne mesin tuaj, ndersa nuk ka ngurruar te citoje edhe vepra te shkrimtareve te njohur shqiptar si Gjergj Fishta. Vizita e kreut te diplomacise amerikane ne Shqiperi, ka përfunduar me nje takim ne Prefekturen e Qarkut Shkoder, ku eshte pritur nga prefekti Maxhid Cungu.

Blerti DELIJA

 

Ndryshimet që ruajnë status-kuonë

Nga eksponentë të ndryshëm të Partisë Demokratike, po flitet gjithnjë e më tepër për domosdoshmërinë e ndryshimeve në qeveri. Argumentet që jepen në këtë drejtim janë të shumtë dhe shpesh mjaft bindës. Disa thonë se PD-ja ka nevojë për një qeveri më përfaqësuese, të tjerë argumentojnë se mungon filozofia qeverisëse.

Pra, nga njëra anë kërkohet përfshirja në qeveri e figurave me një profil më të lartë dhe përfaqësues, nga ana tjetër kërkohet një filozofi e djathtë qeverisëse. Natyrisht të dyja janë të lidhura ngushtë, pasi është e kotë të kesh figura të profilit të lartë politik në mungesë të një filozofie qeverisëse. Qeverisja nuk është thjesht një koleksion individësh publik, por materializmi i një filozofie apo fryme të caktuar nëpërmjet tyre. Dhe pikërisht këtu qëndron problemi me ndryshimet në qeveri. Nuk është e qartë në emër të cilës frymë apo filozofie kërkohen këto ndryshime. Nuk kuptohet se cilat dështime apo mosarritje të qeverisë kanë nevojë të korrigjohen. Nga njëra anë zëra brenda PD-së kërkojnë ndryshime në qeveri. Nga ana tjetër askush apo pakkush brenda PD-së ka ‘guximin’ të flasë për ndonjë dështim të qeverisë apo të parashtrojë ndonjë projekt konkret se si duhet përmirësuar trajektorja e qeverisjes.

Edhe ndonjë zë që artikulon mungesën e filozofisë së qeverisjes së PD-së, nuk na thotë se çfarë filozofie duhet. A është e nevojshme që PD-ja t’i rikthehet doktrinës neoliberale për të reformuar sektorin publik? A duhet të përqafojë më shumë shqetësimet e të djathtës konservatore dhe të ish-pronarëve? Apo PD-ja duhet të qartësojë pozicionin e saj si parti e qendrës së majtë me shqetësimin për shtresat në nevojë dhe urrejtjen ndaj vaskave të floririt? Kur vjen puna tek logjika dhe filozofia konkrete që duhet të motivojë ndryshimet në qeveri, të gjithë zërat bashkohen duke thënë se ky është ekskluzivitet i Kryeministrit Berisha. Ama po të dëgjojmë këtë të fundit, nuk ka asnjë arsye se përse duhen bërë ndryshimet. Qeveria jo vetëm i ka arritur, por edhe i ka tejkaluar premtimet e saj. Sipas kryeministrit dhe eksponentëve të tjerë në PD, është kjo qeveri që po e fut Shqipërinë në NATO. Është absurde të mendosh se ftesa e Shqipërisë për në NATO do të varet nga ndryshimi i disa emrave në kabinet. Aq më tepër sot, kur PD-ja ka edhe të gjithë mbështetjen e PS-së për ndërmarrjen e të ashtuquajturave reforma themelore, që deri tani na ka dhënë një kushtetutë të re të mbushur me rreziqe të vjetra.

Natyrisht kjo nuk do të thotë se ndryshimet në qeveri nuk mund apo nuk duhet të bëhen. Problemi është se për ta bërë qeverisjen më efikase dhe më përfaqësuese, duhet që më parë të përcaktohet se si mund të arrihet diçka e tillë në parim dhe më pas në praktikë, d.m.th me emra konkretë. Prandaj përpara ndryshimeve konkrete do ishte i nevojshëm një diskutim në lidhje me trajektoren e qeverisjes së PD-së dhe mënyrës se si ajo mund të përmirësohet. Është e vështirë ta përmirësosh apo korrigjosh qeverisjen pa përcaktuar më parë se çfarë duhet korrigjuar konkretisht.

Në të kundërt, ndryshimi i disa emrave të përveçëm nuk do të shërbejë veçse për të mbuluar status-kuonë e një qeverisje që duket se e ka humbur tërësisht busullën. Aq sa ndërmerr fushata alla “Shqipëria në NATO”, ku synon t’i mbushë mendjen rreth 5% të elektoratit se Shqipëria duhet të futet në NATO. Ndërkohë 95% e elektoratit që e mbështet bindësh anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, e ka gjithnjë e më të paqartë se përse duhet ta votojë PD-në në zgjedhjet e 2009-ës, pasi Shqipëria të jetë anëtarësuar në NATO.

Blendi KAJSIU

 

VESHET E OPINIONIT DHE POLITIKA

Qetësia me të cilën çuditërisht shqiptarët po bashkëjetojnë është vërtetz e frkshme. Kjo për faktin se janë vetëm ndërkombëtaret ata që i bëjnë apel politikës të integrohet, madje edhe presione.Duket se veshët e opininionit tashmë ose janë lodhur nga prëmtimet e bujshme të politikëbërësve që vetëm mashtrojnë, ose jane ambientuar me ‘panoramëm’. Kudo, brënda kufijve ekzistues, kurdo brënda ditënatës, dëgjon vrasje, padrejtësi, shkelje të të drejtave e lirive njerëzore. Dhe asgjë nuk ‘sdhqetëson’ veshët e këtij publiku. Edhe kur mafie politika pushkaton në mes te Tiranës. Lere më pastaj në zonat rurale, ku as punon stacioni televiziv, as vete gazete. Thua se ie në mesjetë. Pra, jo vetm është mbytur shpresa, por edhe ndjenja. Kur krimi bashkëjeton me politiken, madje edhe ka rrënje të thella pikërisht aty, kur kemi të bëjmë me një pakt, do të thotë që krimet e përjetuara shqiptarëve u vujnë pikërisht nga kjo politikë. Fjala vjen, në Komunën e Kelmëndit, një nder zonat më të persekutuara gjate sistemit komunist të Enver Hoxhës, një vënd ku sot as ka sinjal televiziv, as lexohet kund nje gazetë, ku vetem nje kompani private mbuloi pjesërishrt atë hapësirë me sinjal telefoni, njerëzit janë dhunuar e shfrytëzuar politikisht. Rastet janë të shumta. Edhe ky djalosh , Fatmir Nilaj, ishte viktimë e radhës e politikes. Është vërtet paradoks se si dhunohet tjetri, për çfarë kërcënohet me jetë? Ka qënë data 27 qershor 2001, kur policia kish shkuar për të arrestuar  Luigj Nilajn, thjesht se kish shkruar ca parulla në kohë fushate në fshat, kur është dhunuar fizikisht Fatmir Nilaj. Shkaku, nuk ishte gjetur në shtëpi Luigji, xhaxhai i Fatmirit dhe kështu këtë të fundit që mësohet të ketë qënë duke prerë dru, e kaqnë keqtajtuar dhe pre në dorën e djathtë. Xhaxhai i tij akuzohej si socialist, qe arrestuar ca ditë më vonë dhe pat braktisur vëndin. Por edhe nipi i tij Fatmir Nilaj, do rrezikohej shumë me jete, pavarësisht se ky jo si socialist si xhaxhai, por si demokrat. Në zgjedhjet parlamentare te 3 korrikutb 2005, Fatmir Nilaj ka mbështetur kandidatin demokrat, ish kryeparlamentarin Pjeter Arbnori. Në një perballje tepër të vështirë, mandela shqiptar, i ndjeri tashmë Pjetër Arbnori pat humbur përballë socialistit Paulin Sterkaj.Pak kohë më vonë , në mes të korrikut 2005,njerëz të panjohur por me prapavijë politike e kriminale, e kanë kërcënuar me eleminim fizik Fatmir Nilaj, deri sa ai detyrohet të braktisë vëndin.

Janë këto fakte që jo vetëm nuk ngjallin seriozitet e besim, por janë tepër të frikshme per jeten e qytetareve shqiptarë, peng të politikes apo krimeve që i kane pikërisht në politikë rrenjet.

ARBEN CUBAJ

 

Lufta e kongreseve

Ne mungese te implementimit te plote te parimit me demokratik (te pakten ne pamje te pare!) te parimit “nje antar, nje vote”, demokracia brenda partive politike shqiptare bazohet ne organizimin periodik te rregulluar me statut te kongreseve. Pavaresisht rezervave mbase te natyrshme, tani per tani pjesa dërrmuese e partive politike ne Shqiperi, perdorin kete mekanizem per te folur ne emer te demokracise se brendshme. Mbi kete baze funksionon apo duhet te funksionoje teorikisht, menaxhimi i shtetit kur nje force e caktuar politike vjen ne pushtet permes zgjedhjeve politike periodike. Shume here e kam perseritur dhe vazhdoj ti qendroj idese se demokracia ne pjesen e fundit te saj por edhe me te rendesishme, ate te vendimmarrjes, konvertohet ose duhet te konvertohet ne matematiken e thjeshte te numrave, ku cdo gje eshte e qarte dhe politika nuk mund apo nuk duhet te deformoje se “1+1” bejne “3” dhe jo “2”. Duhet pranuar se per fatin e keq te demokracise sone te brishte akoma ne mature (18 vjecare), moshe e njejte edhe me ate te partive politike (pjeses dërrmuese te pakten), shume here ky rregull eshte deformuar per interesa te ngushta individuale apo edhe grupimeve te vogla. Eshte e kuptueshme edhe ne logjiken e vete moshes 18 vjecare, te ciles te pakten edhe per disa vite, mund ti tolerohen disa gabime, por sic edhe ne realitetin njerëzor, ka dhe duhet te kete “prinder” apo me te rritur qe te korrigjojne te tilla gabime.

Ne thelb, ndertimi i nje subjekti politik, deri ne nje shkalle te caktuar, nuk eshte shume i ndryshem nga ndertimi i nje familjeje, ne aspektet me te rendesishme te saj. Ashtu sic ekzistojne familje te shume rregulla, pa shume moral apo me keq te quajtura “te degjeneruara”, e njëjta gje ka ndodhur dhe te jeni te sigurte do te ndodhe edhe per shume vite e dekada, edhe me partite politike. Rezultatet i shohim e i prekim te gjithe ne keto 18 vite demokraci, te cilat ne shume raste marrin epitete apo cilesore qe reflektojne pikërisht edhe “edukaten” e ketyre familjeve politike apo edhe lidere te tyre politik.

Te pakten ne nisje, kam parasysh ketu vitet 1990- 1991, nje subjekt politik premtonte te ngrihej mbi nje tjeter baze, duke patur te pakten nje ideal qe shume here përmendej dhe vazhdon te permendet se ka ndertuar Evropen e Bashkuar drejt te ciles jemi ne rrugëtim. Idealet kristiane prej shekujsh te implementuar edhe ne nje filozofi politike, i dhane jete nje partie politike qe kishte shume motra ne kontinentin plak. Partia Demokristiane erdhi nga viti ne vit, jo duke u konsoliduar nisur edhe nga parimet mbi te cilat duhet funksionoje, por u kthye gjithherë ne nje shembull qe nuk duhet ndjekur per politiken shqiptare. Edhe pse thuajse te gjithe ne unison e pranojne se PDK apo derivate te saj, e kane shume te veshtire te implementoje plotësisht  filozofine e berjes se shtetit duke ardhur ne pushtet, ka qene gjithmonë e sulmuar nga brenda apo edhe nga jashte. Sipas gjasave, flamuri teorik qe ajo duhet te perfaqesoje, i ka grishur “flamurtaret” te sulmojne e te eleminojne njeri- tjetrin me metoda aspak kristiane. Vit pas viti, dekade pas dekade, kemi mberritur ne vitin 2008 dhe tablloja e PDK-se eshte e njejte: serish te njëjtat skema, perseri me deshiren per te marre “nje flamur”, i cili serish duhet te valevitet nga ererat e disa korrekteve te tjera politike.

Sipas te gjitha përllogaritjeve, ne rastin me te mire, Partia Demokristiane, duke mos patur peshen elektorale te menduar mbështetur ne mbiemrin e saj, nuk mund te siguroje me shume se 5-6% te votave te shqiptareve. E thene ndryshe, vetem ndonje mrekulli, mund ta ktheje ne faktor te jetes politike te vendit, ashtu sic fatkeqësisht trumpetojne drejtues te saj. Nga ana tjeter, PDK nuk ka suport nga jashte sic mund ta kete PBDNJ-ja e cila ushtron deri edhe presion ne emer te aleancave te hapura por edhe te fshehura me qarqe politike e shteterore te vendeve fqinje te Shqiperise. Ajo cfare eshte lene te nënkuptohet qe pas futjes se menaxhimin real te pushtetit nga perfaqesues politik demokristian dhe mund te quhet edhe arritje e kendveshtrimit te PDK-se, eshte pozicionimi i saj ne qender te spektrit politik shqiptar, gjithmonë nese do te kete deshiren apo edhe largpamesine per t’ia arritur. “Parti e qendres se djathte”, slogani qe u perdor fatkeqësisht pas lenies se drejtimit te PDK-se nga Zef Bushati, nuk i solli asnjë përfitim këtij subjekti politik. Shembujt e qarte te suksesit permes moszbatimit te këtij slogani, jane PBDNJ-ja e Dules, e cila po kalëron pushtetin ne Shqiperi prej rreth 12 vitesh, por edhe PAA-ja e Xhuvelit qe ka po kaq vite, te siguruara duke kapërcyer ylberet politik nder vite. Per here e me shume, demokristianet e thjeshte por edhe lideret vendore e kombetare, po ndergjegjesohen per sloganin e mençur te ideuar nga Zef Bushati se “PDK eshte e bardha e politikes shqiptare”. Ngjyrosja e flamurit vertete eshte dicka simbolike, por ngjyra portokalli nuk mund te krahasohet me ngjyren e bardhe, personifikim i te gjitha virtyteve me fisnike dhe vlerave me te mira njerezore. Edhe nese merr persiper qe te jete “perfaqesuese e shprehese e interesave te katolikeve shqiptare” (nuk themi te krishtereve shqiptare, pasi nje pjese e tyre identifikohen me PBDNJ-ne), do te ishte me mire pozicionimi thjeshte ne qender te spektrit politik shqiptar. Por gjithsesi, nje hipoteze e tille veshtire te realizohet, pasi natyrshem tashme, nje pjese e konsiderueshme e katolikeve shqiptare, gjejne perfaqesim duke qene pjese por edhe milituar, te subjekte te tjera politika, majta e djathtas.

Askush nuk e pohon me ze te larte, por pikërisht mungesa e qartësimit te pozicionimit te zotem, por me shume te nesërm te PDK-se, ka sjelle edhe kete përballje te rradhes tek demokristianet. Dy grupime, te cilat shume shpejt do te jene te detyruara te bashkejetojne, ndoshta edhe te ndahen pas vendimeve te pritshme te Gjykatave shqiptare, akuzohet reciprokisht per rrëshqitje majtas apo edhe djathtas, me shume se sa duhet per imazhin e PDK-se. Perplasjet e thella, u konvertuan edhe ne dy kongrese, ku natyrshem njeri prej tyre do te shpallet i paligjshem. Fatkeqësisht, nje vendim te tille- jetik per fatet e demokristianizmit shqiptar, nuk duhet ta marrin mbase edhe permes nje referendumi te gjere antaret e simpatizantet e PDK-se, por nje sistem gjyqësor i sulmuar dhe i anatemuar me shume se asnjehere per korrupsionin galopant.

Eshte e veshtire te besh nje gjykim te ftohte dhe te paster politik ne situaten ku ndodhet PDK-ja, ose me sakte PDK-te e drejtuara nga Nard Ndoka dhe Anton Gurakuqi, me heret aleate te spikatur ne mes tyre per te unifikuar faktorin demokristian ne Shqiperi. Jane mbledhur paralelisht struktura ne emertese te njëjta sic jane Kryesia, Keshilli Kombetar, Kongresi i Zakonshem apo i Jashtezakonshem, serish Keshillat Kombetare, me pas Kryesite e reja, jane shkarkuar kryetare, jane propozuar largime nga Kabineti Berisha, jane propozuar emerime te tjera, e keshtu me rradhe. Demokristianet kane ngritur tonet publikisht kunder njeri- tjetrit, duke kaluar edhe ne shprehje te rendomta, te padenja edhe per parti politike qe nuk kane ne themel nje moral, sic eshte ai kristian i PDK-se. Ajo cfare eshte me e rendesishme, jane vene ne loje demokristianet, ata te vertete dhe jo ata qe me 5 apo 10 mije leke te vjetra, jane te gatshem te mbushin salla teatrosh apo kinemash. Ne fakt, pikërisht ata, te cilet qe ne fillim te viteve ’90, moren nje tesere, pa e demonstruar asnjehere publikisht, por qe ne cdo takim elektoral e drejtuan voten e tyre te fshehte tek kjo force dhe kandidatet e saj, duhet te jene ata qe te thone fjalen e tyre. Pikerisht, ne emrin e tyre kane folur dhe po flasin edhe sot e kësaj dite lideret, duke u përbetuar se jane me demokristiane se edhe vete demokristianet, madje edhe se ata qe u kalben burgjeve per keto ide. Ne emer te tyre, u thirren edhe dy kongrese. Ne njerin prej kongreseve, munguan shume fytyra demokristianesh edhe pse ne veshje, me kollare e kostume, dukej se cilësisht PDK ishte rritur, por ne fakt nje pjese shume e vogel e tyre ishin demokristiane. Nga nxitimi, edhe numrat e delegateve ishin fryre, ishin fryre aq shume, duke futur ne salle edhe punonjës te larte te ministrive, te identifikuar edhe nga mediat e ndryshme.

Fatkeqesisht, fryma e përballjes, me sakte e percarjes demokristiane ka mberritur edhe ne bazen e PDK-se, si rradhe here, duke rritur friken e nje humnere te thelle ne prag te zgjedhjeve te vitit 2009. Kongreset jane reflektuar ne deklarata dhe kundërdeklarata, ne betime dhe përbetime per besnikëri ndaj lidereve te qendres. Si pa e kuptuar, per pak para, ndoshta edhe ndonje premtim posti pas vendimit te Gjykates per kryetarin, shume nga ata qe direkt ose indirekt kane kontribuar per PDK-ne, po e gjejne veten jashte shtepise demokristiane. Nuk e kam fjalen per ata qe tundit tesera te PDK-se, duke u përbetuar per antare qe ne vitin 1995, por qe ne fakt tradhtohen pikërisht nga dokumentat e partise te formatit te pas vitit 2000. Behet fjale per ata demokristiane, nga Vermoshi, Dukagjini, Ksamili e Konispoli, qe iu bashkuan frymes, pa e menduar per dhjetevjecare se do te vinte 2007 per te gezuar pak pushtet. Te gjithe atyre natyrshem do u drejtoja nje pyetje: Sa kryetare te PDK-se jane ndryshuar dhe ne cfare menyrash nga viti 1991 e deri me sot? Kaq do te mjaftonte per te kthjelluar mendjen, qëndrimin dhe veprimin e cdo demokristiani, pavarësisht qëndrimit emocional apo edhe te paguar qe ka mbajtur gjate kësaj periudhe.

Blerti DELIJA

 

Apolineri – një shkrim për princërit e rremë shqiptarë

Në revistën “Albania” të Faik Konicës kisha lexuar dhe skeduar para shumë vitesh një shënim për një artikull të poetit të madh francez Gijom Apolinerit me një subjekt bizar, që lidhej me Shqipërinë.

Teksti i plotë i artikullit të Apolinerit, titulluar në frengjisht “Deu faux principes d’Albanie (“Dy princa të rremë të Shqipërisë) botuar së pari në revistën “Leuropeen”, e përmendur nga Konica në “Albania”, viti IV, III, 1900, më ra në duar i kseroksuar i tëri dhe duke e lexuar mund të përvijoj për lexuesin shënimin prezantues dhe komentues si më poshtë:

Apolinieri ka pasur interesa kulturore të jashtëzakonshme.

Ai ka pasur lidhje të ngushta miqësore me Faik Konicën, shqiptarin erudit, që për Apolinierin, ishte më shumë se sa një enciklopedi e gjallë.

Artikulli i Apolinierit për princërit e rremë të Shqipërisë mendoj se evokon raportet e njohjes me Konicën në optikën e interesimeve për atdheun e lashtë dhe misterioz të mikut të tij shqiptar.

Është një dukuri e habitshme në jetën politike europiane, që shumë figura me kombësi tjetër, të interesoheshin për Shqipërinë dhe befas të vetëshpalleshin si mbretër, ose princër me trung gjenealogjik nga familja e Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Vepra e Barletit, e përkthyer që heret në gjuhët e mëdha të kontinentit të vjetër, ngacmoi imagjinatën e gjithfarë aventurierësh profesionistë, kaq tipikë për Evropën.

Apolinieri e njihte mirë këtë dukuri, kur shqiptarofilia qe një dimension origjinal politik.

Apolinieri përmend së pari Arlando Kastriotin, një spanjoll fantast, i cili mbiquhej me mbiemrin e Skënderbeut, për t’u paraqitur në opinion si trashëgimtari i tij legjitim dhe i vetmi.

Apolinieri tregon me ironi të admirueshme, se spanjolli i dyshimtë, nuk mund të kishte pretendim gjenealogjik, për arsyen e thjeshtë se i fundmi i derës kastriotase u vra në luftën e Pavies në 1525, kurse trashëgimia në vijë femërore gjithashtu kish humbur.

Për Arlando Kastriotin, personazh ndërkaq i njohur edhe nga shqiptarët e kohës, ka kaq shumë të dhëna dhe informacion sa nuk është vendi këtu të zgjatemi.

Interesant është edhe fakti që Apolinieri njeh me kompetencë historinë e Skënderbeiadës së shek. XV si dhe literaturën profesionale shkencore gjenealogjike.

Më pas Apolinieri në artikull bën fjalë për një të ashtuquajtur princ i Shqipërisë me emrin Stefan Anton Zanoviç. Apolineri kishte lexuar në fillim një libër të këtij njeriu, kushtuar historisë së Skënderbeut. Libri quhej “Le grand Castriotte d’Albanie, Francfort 1779 me autor Stiepan – Anton Zannovich – Wiskowich. Apolinieri përmend botimin, ose më saktë ribotimin e këtij libri, në Amsterdam, në 1786. Ky personalitet ambikuid, nga më aventuriozët, sipas Apolinierit, ishte me origjinë sllavo-shqiptare (dalmatinas) dhe kishte lindur me 1751. Erudit, tepër i shkathët, u bë i njohur në tërë oborret mbretërore të Europës, shkruante libra me talent të fuqishëm, kishte një vizion të padyshimtë iluminist, kishte takuar dhe njohur personalisht Volterin, Rusonë, Frederikun e Madh etj. Libri i tij për Skënderbeun pati një jehonë të jashtëzakonshme në opinionin kulturor dhe politik evropian për frymën volteriane antikierikaliste, për karakterin eseistik e filozofik, sipas iluminizmit, që duket, sidomos, në një paraqitje të një testamenti të Skënderbeut, që ishte në fakt një traktat filozofiko-politik për “absolutizmin e ndritur” të një mbreti filozof sipas modelit të vjetër të Platonit. Libër tjetër i Zanoviçit është edhe “Kurani i princërve. Duke u vetëshpallur si trashëgimtar e imitues i fronit mbretëror të Shqipërisë Zanoviçi pretendonte të luante një rol kryesor në teatrin e politikës evropiane.

Kështu ky personazh i pazakontë, i kishte vënë vetes tituj të tillë të bujshëm si Kastriot, princ i Shqipërisë, Kapedan i përgjithshëm i malazezëve, patrik i kishës greke, pan i madh i Polonisë, princ i së shenjtës perandori romake, dukë i Hercegovinës, fisnik i Venedikut, i madh i Spanjës i klasës së parë, Kryelutës i Maltës, Kryetar i Urdhërit të shën Kastriotit, ose i njëmbëdhjeti zbritës (pasardhës) i Skënderbeut. Veprimet e Zanoviçit qenë nga më të pabesueshmet. Kështu ai hyri në tratativa me Hollandën për t’i vënë në shërbim ushtarak për ndihmë 20 mijë shqiptarë(?!). Megjithë admirimin e veçantë të Zanoviçit në librat e tij për Shqipërinë dhe kryetrimin shqiptar ai i quan shqiptarët “diamantë të pagdhëndur”. Miqësia e tij me baronin Kloats, i krijoi mundësi të lidhjeve nga më të fshehtat, të nëndheshme, me diplomacinë dinake të kohës. U fut në burg në qytetin e Hamburgut me akuzë të rëndë (kishte me vete dy djelmosha homoseksualë). Më vone u burgos edhe në Amsterdam dhe pikërisht në burg i dha fund jetes se tij duke prerë damaret me thonj, në vitin 1786, duke mbyllur kështu kapitullin e fundit të një nga jetëve rjerëzore më të shqetësuara dhe aventuroze në shekuj.

Në fund të artikullit Apolineri përmend kalimthi edhe një të vetëquajtur tjetër si kastriotas në vitet 1879-1880, që i kishte akorduar titullin “markez” vetë shkrimtarit Aleksander Dymas. Apolineri operon në artikull me indikacione historike letrare etj. Për një mendje kurioze si Apolineri nuk mund të nënçmohej habia që ngjallnin veprimet e princërve të rremë, aq më tepër që kjo dukuri e “Dimitërve të rremë, lidhej edhe me kombet e tjerë dhe shumë të vjetër në histori.

P.sh. njihet nga kronikat se kur normanët pushtuan Durrësin në shek. XII paraqitën edhe një perandor të rremë të Bizantit. Ose le të kujtojmë edhe historinë e Xhem Sulltanit të vërtetë, vëllait të presupozuar të Sulltanit të vërtetë të perandorisë osmane që mbahej në oborret evropiane dhe krijoi lidhje edhe me krerë të kryengritjeve shqiptare antiosmane.

Së fundi, do të ishte me interes të mblidheshin disa nga shkrimet e Apolinerit për Shqipërinë, korrespondenca e tij brilante intelektuale e klasit të parë me Konicën në një libër të veçantë që do të ishte një befasi e kënaqësi e vërtetë mendore për ne shqiptarët, por edhe për të tjerët.

Apolineri per Konicen

I veçanti

Nga të gjithë njerëzit që kam njohur dhe i kujtoj me kënaqësinë më të madhe, Faik Beg Konica është njëri prej të vecanteve. Ai lindi në Shqipëri, rreth 40 vjet të shkuara (1875) nga një familje që i kishte qëndruar besnike besimit katolik”.

Revista “Albania”

Faiku vazhdoi studimet, por pasi ishte i mbushur plot dashuri për vendlindjen Shqipëri u kthye në Turqi, ku u angazhua në veprimtari anti qeveritare, dhe u dënua dy herë me vdekje në mungesë. Ai u kthye perseri në Francë, për gjuhën dhe letërsinë e së cilës kishte njohuri të shkëlqyera. Në Francë, Faiku krijoi lidhje të ngushta me çdo njeri që kishte të bënte me Shqipërinë. Megjithatë, ai pa se shkalla e lirisë së individit që lejohej në Francë ishte e pamjaftueshme, dhe shkoi në Bruksel, ku në Rue d’Albanie themeloi revistën Albania, e cila fillimisht trajtoi çështje politike dhe pastaj edhe më gjërë duke përfshirë çeshtjet e letërsisë, historisë dhe filologjisë. Me këtë Faiku e rigjallëroi jashtëzakonisht lëvizjen shqiptare. Duke pastruar gjuhën shqipe nga fjalët e huaja e parazitare që kishin vërshuar në të, Konica arriti brenda pak vitesh ta shndërrojë ate nga një dialekt te ngushtë në një gjuhë të bukur, të pasur e mjaft shprehëse”.

Në stacionin policor

Megjithatë, liria ashtu siç kuptohej ajo në Bruksel, nuk e kënaqi Faikun më shumë se sa liria që kishte provuar në Paris. Një ditë ai e pati punën keq kur një polic e ndaloi në rrugë. “Nga jeni?”, e pyeti polici. “Albania”, u përgjegj Faiku. “Adresa?”, e pyeti perseri polici. “Rruga Albania”, ia ktheu Faiku. “Profesioni?” “Redaktor i Albanias.” thote Faiku. “Po talleni me mua?”, reagoi polici i zemëruar. Dhe patrioti shqiptar e kaloi atë natë në stacionin e policise derisa çështja u sqarua”.

Takimi i parë

Unë nuk e kisha takuar ndonjëherë. Ai më kishte ftuar për të kaluar disa ditë me të, dhe pati premtuar të më priste në stacionin e trenit. Ndonjë shenjë ishte e nevojëshme nga e cila unë mund të dalloja se ishte ai. U morrëm vesh që Faiku të vendoste në jaken e xhaketës një lule. Treni me të cilin po udhëtoja arriti shumë vonë, dhe në stacionin Viktoria unë pashë se të gjithë zotërinjtë në platformë mbanin lule në jakat e xhaketave të tyre. Si do ta dalloja une mikun tim shqiptar?, pyeta veten. Atehere mora një taksi dhe mbërrita në shtëpinë e Faikut pikërisht në kohën kur ai po dilte për të blerë lulen.”

Drekat, shëtitjet dhe bisedat

Faik Beg Konica kishte një pasion për klarinetën dhe oboen. Në dhomën e ndenjes ai kishte një koleksion të vjetër të këtyre instrumenteve. Para dite, ndërsa prisnim të vinte koha e drekës, e cila gjithmonë shtrohej me vonesë, Faiku luante melodi të vjetra, ulur pranë tryezës me sy gjysmë të mbyllur e me pamje mjaft serioze. Dreka ishte “a l’albanise”, me fjalë të tjera, e bollshme e pafund. Çdo dy ditë për ëmbëlsirë kishim qumështor, që unë nuk e pëlqeja aspak.

Faiku e donte shumë. Ditët e tjera kishim një lloj keku që unë e pëlqeja shumë.

Faiku nuk donte as ta shikonte me sy. Drekat zgjasnin aq shumë sa unë nuk pata mundësi të vizitoja qoftë edhe një muzeum në Londër – ne arrinim atje pikërisht në kohën kur dyert mbylleshin. Megjithatë, ne bëmë shetitje të gjata dhe une pata rastin të njihem me intelektin e lartë e të përkryer të Faik Konicës.”

Miqësia ndaj meje

Mua më bënte gjithnjë e më shumë përshtypje miqësia që Faiku tregonte për mua. Unë isha në gjendje t’a kuptoja se ajo ishte një ndjenjë e pastër që rridhte natyrshëm prej tij. Thuajse si të gjithë shqiptarët me prejardhje nga familje te njohura, Faiku kishte prirjen për t’u pushtuar nga mania e persekutimit, shqetësimi i madh deri në dëshpërim. Dhe shqetësimet e tij merrnin forma nga më të çuditëshmet. Pasi blente diçka në dyqan, Faiku gjithmonë largohej me frikën se shitësi do të vraponte pas tij per t’a akuzuar se e kishte vjedhur mallin.

“Si do t’ja provoja se nuk e kisha vjedhur?” thoshte gjithmonë Faiku.

Shtypshkronja me germa platini

I ngopur me Brukselin, Faik Beg Konica u nis për në Londër. Ai e braktisi shtypshkronjën e tij të mrekullueshme, e përbërë vetëm nga gërma platini me të cilat ai vetë hartoi dhe shtypi një numër librash të formatit të vogël, libra jashtëzakonisht të rrallë. Kjo veprimtari pati jetë të shkurtër pasi punëtori i tij i vetëm në shtypshkronjë u tregua i pakujdesshëm dhe pllakat me gërmat e rralla u prishën”.

Konica dhe feja

Kjo Shqipe” (“Chkipe”) u rrit në Francë dhe rreth moshës 20 vjeç ishte mjaft fetar sa që një herë kishte shfaqur idenë për të hyrë në Grande-Chartreuse, manastir katolik në veri të Grenobles. Megjithatë ai nuk hodhi asnjë hap në këtë drejtim. Gradualisht përkushtimi ndaj fesë u shndërruar jo në indiferentizëm, por në një lloj anti-klerizëm si ai i Merimesë”.

(*)Disa nga kujtimet e Apolinerit për Konicën shkruar rreth vitit 1912, përfshirë në librin “APOLLINAIRE Poet Among the Painters”, nga Francis Steegmuller

Nga Moikom Zeqo

 

STUDENTËT E JURIDIKUT Pse vendosen të festojnë  1 Qershorin me fëmijët

15 vjet më parë në qytetin e Shkodrës me emrin “ Luigj Gurakuqi”, për herë të parë u hapën dyert e Fakultetit  të Drejtësisë, shkollës të së drejtëave, rregullave dhe të ligjeve ku shpalosen dijet, duke formuar intelektin dhe u bënë jurisëtë, avokatë gjyqtarë e prokrorë shumë e shumë të rinj shqipëtar.

Përtej literaturave të shkencave shoqërore dhe kryesisht atyre juridike të mjaftueshme për formimin eventual teorik të studentav, por të pamjaftueshëme  për ambicjet e tyre për tu shtrirë në një fusshë më të gjërë juridike.

Një ide e ashtëquajtur “Iniciativa Jesmina”  bashkoi një grup studentash të Fakultetit të Drejtësisë.

Qëllimi I tyre konsistonte në një kualifikim dhe profisionalizëm më gjerësisht në fushën juridike: ATY KU ÇDO INDIVID KA TE KODIFIKUAR NË AKTE KOMBETARE DHE NDERKOMBETARE TE DREJTA DHE DERYRIME TE SHUMTA E TE RENDESISHME PA TE CILAT AI NUK DO TE NDIHEJ SUBJEKT I SHTETIT DHE I SE DREJTES.

Hapat e parë të kësaj iniciative u shpalosen në një aktivitet të realizuar me 1-qeshor në ambientet e qëndrës “ Don Bosko”, me mbështetjen morale dhe financiare të Dekanit të Fakultetit prof: Gasper Kokaj dhe pedagogëve të tjerë. Me 1-qershor kishim të ftuar fëmijë të institucionit të “Shtëpisë së Fëmijëve”, fëmijë të komunitetit Rom, ardhja e të cilëve u mundësusa nga shoqata “Malteser” dhe fëmijë nga shkolla 9-vjeçare “Skenderbeg” të cilët varioni nga mosha 10-14 vjeç.

Aktiviteti u zhvillua në tre faza që konstonin:

Faza e parë, në një referat të mbajtur nga petagogë dhe studentë të cilët diskutuan për të drejta të tilla si ajo e arsimimit, mosdiskriminimit mes rracave dhe koncepti I përgjegjësisë penale.

Faza e dytë, në një aktivitet kulturor ku për fëmijët fitues u shpërndanë çmime të ndryshme.

Faza e tretë, në një aktivitet sportive, ku edhe këtu pati çmime për fituesit.

Në mënyrën më modeste dhe me një kohë të limituar ne vendosëm të kalonim 1-qershorin me fëmijët për t’iu bërë të njohur dhe për ti bërë që edhe ata vetë të ndihen SUBJEKTE TE SE DREJTES.

STUDENTAT E JURIDIKUT të universitetit Luigj Gurakuqi

 

Atje ku “vritet” truni – thyhen “pendat”… dhe fiton “huni”…

Në vështrimin e parë kjo trajtesë ngjason ma shumë si një tregim humoristik, por realisht kjo duhet parë dhe trajtue si nji episod vërtetë tragjik. Besoj dhe jam i bindun se po të shpallej ndonji konkurs, se ku asht “vra” apo asgjësue ma shumë elita intelektuale, jam i sigurtë se Shqipnija do të zinte vendin e parë. Kjo luftë famëkeqe e ka zanafillën e saj që në fillimin e krijimit të shtetit të parë shqipëtar (mbas shpalljes së Pavarësisë) e deri në vitin 1990. Në vitet 1913-1914, në Shqipninë e Mesme, dhe kryesisht në qytetin arsimdashës të Elbasanit, bandat turkoshake të drejtueme prej super injorantit haxhi Qamili, dhe të ideueme prej Myftiut tëTiranës, Musa Qazimi, kryen masakrat ma të përbindshme ndaj inteligjencës patriote, e cila bashkë me pjesën ma të emancipueme dhe ma atdhedashëse të këtij qyteti, bani nji rrezistencë stoike duke larë me gjak të kulluem arbnorësh çdo rrugë dhe rrugicë të kësaj “fortese” arbënore. Episode dhe shembuj të tillë ka edhe në qytete dhe krahina të tjera e Veriu e në Jug. Sistemi satrap i Mbretit (të paligjshëm), – Ahmet beg Zogolli ka dhanë me dhetra shembuj të luftës kundër intelektualëve duke jua “thye” pendat me forcën despotike të hunit dhe të litarit. Faik Konica, ndonëse Amsador i Zogut në SH.B.A., u detyrua të përfaqësojë (plot dinjitet) Shqipninë pranë “Lidhjes së Kombeve”, por duke i qëndrue sa ma larg dhe duke iu shmangur ballafaqimeve me “Nalt Madhninë”, dhe pikërisht se ia kishte “lexue” me kohë mendimet, dhe e njihte shumë mirë “retorikën” bajate të “shakaxhiut” të përparimit (siç e quante Noli ynë i Madh). Të njëjtin qëndrim mbanin intelektualët dhe patriotët e shquem; Stavri Vinjan e Sotir Peci, dy figura me sy e mendje drejt oksidentit. Ndërsa kundërshtarët e hapun, burrat e mëdhej (dhe patriotët e pa arritshëm deri në ditët tona) Luigj Gurakuqi dhe Hasan Prishtina e patën kthye Tribuën e Parlamentit (të viteve 1921-1924) në një “Tribunal” Hage, duke demaskue në mënyrë të hapun qeverisjen despotike dhe orientale të fshatarit të pagdhendun dhe mashtruesit “sofistik” të portave të orientit. Të gjithë këta burra shteti bashkë me Tribunin e Maleve, – Bajram Currin, me Nolin e papërsëritshëm e sa penda të tjera të “arta”, ose u vranë pabesisht, ose u detyruan të migrojnë jashtë Atdheut. Varja në litar e klerikut – Gazulli, arratisja e Dom Lorencit, janë pjesë integrale e masakrave zogiste në “vrasjen” e trunit. Ishte pikërisht kleriku – Dom Loro Caka, i cili do të zgjonte ndërgjegjen e shëndoshë të trimave krenarë të Dukagjinit për të luftue despotizmin e monarkut i cili bani kërdinë mbi zonën e Dukagjinit, Pukës, Mirditës, Malësisë së Madhe e Kurbinit. Ai mbylli të parën shkollë shqipe që me aq mund, sakrifica e privacione ishte ndërtue në zonën ma arsimdashëse në Iballe të Pukës që në Nandor (1903) me iniciativën dhe ndërhymjen direkte të Klerikut dhe Patriarkut të Letërsisë Shqipe, Poetit të mirënjoftun dhe gjuhëtarit, – dom Ndre Mjeda. Ndonse, Zogu në aparatin e tij pati edhe njerëz të shkolluem, duhet patun parasysh se këta ma parë se të ishin vendosun në këto detyra kishin veshun “kostumin” e konformizmit, kostum ky, të cilin Albert Ajnshtajni e quan “kostum i Vdekjes morale” kur konformizmin e përcakton pikërisht kështu: “Është më i rrezikshëm se Atomi dhe Uria”. Polemikat që zhvilloheshin  në Parlamentin e atyne viteve, Zogun e paraqesin mjaft të pa aftë për të drejtue Qeverinë. Mjafton të kujtojmë nji ndërhymje të Stavri Vinjanit ku gjatë nji replike me Ahmet Zogun i drejtohet pikërisht kështu: “Ahmet, do të jap nji këshillë të cilën deri më sot nuk ta ka dhanë askush, – shko në ndonjë shkollë në Perëndim, dhe mbasi të kesh ndriçuar mendjen dhe zbutur shpirtin, eja në Shqipni me pretendimin për t’u ba Kryeministër”. (Ref. Luigj Gurakukqi –“Jeta dhe Vepra” Tiranë 1976. Pirro Take.

Vlen të citojmë dhe nji akt të shemtuem të kryem në Shqipninë e Jugut, dhe që ka karakter fetar dhe klasor: Një fshatar ortodoks (nga fshatrat e Fierit) kishte shkue si rrogtar (apo shërbyes) tek nji tregtar (vlonjat – mysliman). Djaloshi ndonse mjaft i varfër ishte shumë simpatik, saqë vajza e tregtarit ra në dashuri me shërbëtorin deri në atë masë saqë pranoi të ikte nga shtëpia dhe të shkonte në shtëpinë e djalit. Po çfarë ndodhi? Djalin dhe vajzën i thirrën në xhandarmëri, dhe mbasi e rrahën dhe e torturuan djalin, vajzën e shoqëruan te prindërit e saj. Ajo që asht vërtetë tragjike, mbas tri ditësh që prindërit e kërkonin të birin, ma në fund e gjetën të vrarë, dhe ajo që asht ma makabre; i kishin prerë organet gjenitale dhe ja kishin futur në gojë!?… (Ref: “K. Tasi. Poste Restante Athines. 1929”.

Makabriteti i “vrasjes” së trunit, u zhvillue ma me intensitet dhe me një “novatorizëm” të pashembullt gjatë sistemit komunist (specifik) të Enver Hoxhës. K’te vepër “humane” e filloi gjatë luftës duke eleminue nji nga nji intelektualët ma të spikatun, që kishin mbarue shkollat e nalta në Perëndim, duke aplikue prapaskenat ma të ulta, duke fillue me Qemal Stafën , (mbarue studimet në Firence – Itali). Eleminoi Prof. Llazar Fundon (titualluar Profesor në Paris të Francës). Mbas mbledhjes së Mukjes, eleminoi, Mustafa Gjinushin, dhe Dr. Imer Dishnicën, të cilin e burgosi dhe e internoi gjatë dhe pas luftës, gjatë gjithë periudhës komuniste. Janë me dhetra shokët e tij intelektualëku mund të evidentojmë grupin e deputetëve. Ajo që i nxjerr në pah portretet e Ahmet Zogut dhe Enver Hoxhës, si “kampionë” të makabritetit dhe që i vendosë në “Piedestalin” e krimit asht ky veprim i ngjashëm: Ahmet Zogu (vret me tradhëti), dajën e tij – Gani Beg Kryeziun. Të njëjtën “skemë” aplikon Enver Hoxha duke pushkatue burrin e motrës, Bahri Omarin!… Jam i bindun se idhëtarët fanatikë të këtyne diktatorëve, do të mundohen me i justifikue këto akte, por unë do t’ju them atyne cilët do qofshin se, “Janë namët e atyne shpirtnave, që do t’na ndjekun edhe ne të pafajshëmve, që i pranuam të na drejtojnë, këta përbindësha (me fytyrë njeriu). Ishte kjo nomenklaturë elitare, që e la Atdheun e Gjergj Kastriotit në fundin e “hortes” ekonomike dhe kulturore të Europës. Nuk asnjë urrejtje as për Legalistat, as për komunistat, për ata duhet pasë vetëm mëshirë për s’mundjen e tyre të pakurueshme, (ata janë inkurabël. Në qoftë se, Ahmet Zogu do të kishte gjak princor (gjak blu), atëherë duhet të quhej Mbret i Ligjshëm. Iligjimitetin e tij e konfirmon në mënyrën ma preçize dhe ma konstante i biri i tij Leka i cili nuk ka arritun t’i mësoi të birit, (të ashtuquajturit) Princ, as dy fjalë nga Gjuha e Jonë Shqipe!?. Nuk besoj të ketë fakt më sinjifikativ për të vertetue këtë opinion t’imin. Ndërsa Enver Hoxhës nuk do t’ia falë historia  krimet që bani mbi klerin katolik duke torturue, pushkatue e varë ajkën e kulturës e të Atdhetarizmit. Enver Hoxha e luftoi katolicizmin, si armikun ma të madh potencial, dhe pse pikërisht këtu kishte folenë Kultura, Nacionalizmi, Atdhe Dashuria. Këta ishin “gurët themeltarë” që e banin Shqipninë “Kështjellë Europiane”. Për të vertetue antikatolicizmin e Enver Hoxhës, po jap një shembull konkret: Duke shfletue gazetën “Malësia” (para 2-3 muajsh), në njërën prej faqeve të saj lexova një deklaratë të kryetarit të “Shoqatës së të Përndjekurve Politikë”, ku ishin të shënuem emnat e 160 të pushkatuemve nga diktatura. Nga të 160 të pushkatuarit (150) katolikë dhe vetëm (10) myslimanë!? E evindentova këtë fakt për të vetmen arsye se, raportet e besimtarëve, në këtë Rreth, pothuajse, janë të barabarta! Kto “evidenca” nuk kanë asnjë qëllim përçarës, por ma tepër si refleksion, dhe si një arsye ma shum për të vërtetue thanjen time në Librin – “Shakaxhinjtë e Nacionalizmit” se, komunizmi shqiptar ishte me sens “Bizantino – Islamik”. Kta janë pra autorët që vranë trunin, thyen pendat, dhe forcuen hunin. Askush deri sot s’e ka ba “Punen e Pendimit”…! Bota demokratike na shkon e na monitoron, nuk e dij a na lavdëron, a na vajton…

MARK BREGU

 

Pesë shekuj, kisha e katolikëve dhe e muslimanëve

Ka mbi 750 vjet që ndër shqiptarë jeton shpirti dhe forca e Shejtit mrekulli – bërës me emrin Shna – Ndou i Padovës, ku rezidenca e përhershme e këtij Shejti ka qenë në kalanë e vjetër me emrin Sebastia, e cila ndodhet pranë qytetit të sotëm Laçit, që ndër shekuj e deri në ditët tona njihet me emrin Kisha e Shna Ndout. Historia e shkruar e kësaj kishte nga vetë kisha dhe autor të ndryshëm është shumë e hershme. Ajo në vitin 1349 njihej si Kisha e Zojës së bekueme, dhe në vitin 1557 mori emrin Kisha e Shna Ndout. Pikrisht për shugurimin e Kishës së Shna Ndout shkruan edhe At Lovro Mihaceviq, në librin e tij “Nëpër Shqipëri 1883-1907” ku ndër të tjera në faqen 32 lexojmë: “… Në korin e Kishës në mur qëndron mbishkrimi i shkruar me shkronja të kuqe; Templum hoc consecratum est an. 1557 (kjo kishë është shuguruar në vitin 1557). Kuvendi Sebaste është rrëzuar gjatë tërmetit të vitit 1853… Menjëherë më poshtë nën kishë gjendet shpella, për të cilën populli thotë se është e Shën Vlashit, Ipeshkëv dhe martir, të cilin ata e duan për shqiptarë të vetin e jo armenas…” Ndërsa studiuesi dhe albanologu i njohur austriak në librin e tij “Shqipëria e Vjetër” në faqet 155-156 ndër të tjera shkruan: “Pranë fshatit Laç (atëherë nuk ishte qytet N.B.) ngrihet kisha e pelegrinazhit Shna Ndoj “Shën Antoni” e cila çmohet shumë dhe nderohet si nga të krishterët dhe muhamedanët… Sipas mbishkrimit kishte duhet të jetë vetëm 450 vjeçare. Në anën e kishës ndeshen rrënoja, të cila i përkisnin padyshim një manastiri që ka ekzistuar në këtë vend. Kisha dhe manastiri i dikurshëm ngrihen mbi një shkëmb, i cili përbën shpatin e rrëpirtë të një përroi malor. Në këtë mur shkëmbor ndodhet një shpellë, e cila vizitohet gjithashtu nga pelegrinët”. (Ky përshkrim i përket vitit 1900, N. B.). Pushtuesit turq duke njohur dhe pasur frikë njëkohësisht nga mrekullitë e kësaj kishe e shkatërruan, por kryengritjet e shqiptarëve të atyre viteve, dhe të mbështetura nga Selia e Shenjtë dhe fuqitë e krishtera të Europës, detyruan pushtuesin që në vitin 1605, të lejojnë rindërtimin mbi këto themele të kishës famëmadhe të Shna Ndout. Për ndërtimin e kësaj kishe edhe sot ekziston një gojëdhënë e cila ka trajtat e një legjende e cila ndër të tjera thotë: “Na ishin një herë disa Françeskanë që donin të ndërtonin një kishë, këtë kishë ata donin ta ndërtonin në vreshtin e Kalasë së Sebastes, sepse aty kishin edhe kuvendin e tyre. E ndërsa e ndërtonin ditën, të nesërmen në mëngjes, materialet e ndërtimit i gjendeshin në afërsi të shpellës së Shën Vlashit, pra më larg kalasë. Pasi kjo histori u përsërit disa herë, u kuptua se vetë Engjëj me frymën e Zotit, jo vetëm lëviznin materialet ndërtimore natën, por u tregonin Françeskanëve dhe popullit vendin ku duhej të ndërtohej kjo kishë, që edhe kështu u bë”. Është interesant se kjo gojëdhënë nuk tregon as vitin kur tregohet legjenda dhe se cilit emërtim të kishës i takon, asaj të Zojës së Bekueme apo të Shna Ndout. Sidoqoftë verteton një realitet të jetuar. Sidoqoftë librat e Shenjtë të Kishës Katolike tregojnë se Shna Ndou kishte lindur në Lisbonë (Portugali) me 18 gusht të vitit 1195 në një familje bujare e kristiane, dhe emri i pagëzimit kur lindi ju vu Ferdinand. Ishte mjaft i ri kur hyri me dëshirën e tij ndër rregullat e Shën Agostinit, ku pas kësaj u dërgua në Kuvendin e Koimbres, dhe për 9 vite rresht studioi shkrimet e shenjta, dhe shkencat e kohës, ku atje u shugurua edhe meshtar.

Dëshira e mëvonshme e martirizimit për besimin Kristian e bëri që të lërë petkun e Agustinianëve dhe të veshte atë të Shën Françeskut të Asizit. Pas shugurimit meshtar ky shejt kishte marrë emrin Anton (që në shqip i themi Ndoj). Fillimisht frati i ri Antoni u nis për në Afrikë, por vetë Zoti e kthen me mision në Itali. Në vitin 1221 ky frat i ri për herë të parë njohu nga afër Shën Françeskun, në një kuvend të përgjithshëm të këtij urdhëri fetar Katolik. Pas kësaj në Bolonjë kaloi si meshtar i përvuajtur i Zotit, ku nëpërmes lutjesh e pendesash ju shfaqën vetitë e jashtëzakonshme të tija në fushën e dijes dhe të fjalës. Pas kësaj kisha katolike i besoi detyrën e predikimit dhe apostullimit. Luftoi gabimet e Albigjezve të shpërndarë në Francën e jugut e gati në të gjithë Italinë. Gjatë tërë aktivitetit të tij si meshtar u dallua për fjalën që i zinte vend, dhe për predikimet hyjnore të Jezu Krishtit në emër të të cilave bëri mrekulli të panumërta që Kisha Katolike ja njohu dhe vlerësoi. Shna Ndou jetën e tij tokësore e ndërpreu me 13 qershor të vitit 1231, duke ndërruar jetë, për t’u ngjitur përjetësisht në qiell si Shejt pranë të lumit Jezu Krisht, por duke lënë mbi këtë botë halleshume mrekullitë e tij të pambarimta, mrekulli që kanë vazhduar, vazhdojnë e do të vazhdojnë sa të jenë Zoti në qiell e në krijesat e tij në Tokë. E ndërsa jeta e këtij Shenjtori i përket besimit Katolik, mrekullitë e veprat e tij bamirëse u përkasin njerëzve të të gjitha besimeve, çfarë tregon se ky Shejt u përket të gjithëve pa dallim Besimi, Race apo Kombësie.

Kisha Katolike duke njohur veprat e mrekullitë hyjnore të Shna Ndout, me anën e Papa Gregorit IX e shpalli shejt fill pasi ndërroi jetë. Me datën 8 prill 1263 eshtrat e tij u rivarrosën në Bazilikën kushtuar atij në Padova, një vend ky që pelegrinët nga Italia dhe Bota e kalojnë numrin e 5 milion vizitorëve në çdo vit. Për Shenjtërimin e Shna Ndout ekziston edhe sot një legjendë e cila thotë se kur Shna Ndou u shenjtërua nga Vatikani (Itali) Këmbanat e Lisbonës binin vetë pa u rënë askush. Ndërsa për ditën e lëvizjes së eshtrave të Shna Ndout (32 vite pas vdekjes) Ministri Xheneral i rregullit, kur hapi arkivolin e Shna Ndout kishte thirrur i emocionuar: “O gjuhë e bekuar, tani mund ta kuptojmë sa të mëdha kanë qenë para Zotit meritat e tua.” Pasi Gjuha e Shna Ndout ishte ruajtur mrekullisht e freskët, ku që nga ajo kohë edhe sot kjo Gjuhë ruhet në Baziliken e Shna Ndout në Padova. Gjithsesi duke parë nevojat e shumta të besimtarëve kristianë shqiptarë Fretnit Fraçeskanë suallën në kishën e Laçit truporen e Shna Ndout, duke besuar kështu se sollën edhe mrekullitë e këtij të Shejti që tashma pushonte në Qiell. (Është interesant të thuhet se besohet se vetë Shna Ndou dikur kishte vizituar vendin ku ndodhet sot kisha në Laç). Gjithsesi që nga ajo kohë mijëra besimtarë, katolikë, ortodoksë, muslimanë, bektashi, por edhe ateistë kanë vërshuar në drejtim të kishës së Laçit ku ndodhej truporja dhe Fuguria e Shna Ndout. Që nga ajo kohë mrekullitë e Shna Ndout ndër shqiptarë e më gjërë nuk kanë fund. Pelegrinazhi realizohet çdo vit për 13-të të marta rrjesht deri në ditën e 13 qershorit. Vizitorët e Shna Ndout kanë dy pika të rëndësishme referimi: Kishen Ipeshkve dhe shpellën e Shën Vlashit, historia e të cilit thotë se Shën Vlashi jetonte në qytezën e lashtë të Sebastes, por paganët e ndoqën deri tek kjo shpellë ku u strehua, por të pafetë e gjetën dhe e mbytën. Gjithsesi historia mendohet se ka lidhje edhe me atë që Shna Ndou ishte strehua vetë në një shpellë (Itali) ku lutej e vetëm lutej duke u ushqyer vetëm me bukë e ujë, derisa një ditë i ishte shfaqur vetë Jezusi si fëmi. Duke u nisur nga këto vuajtje të vetë Shna Ndout, besimtarët në 13 të martet e këtij të Shenjti mbajnë thatë, domethënë nuk ushqehen me produkte mishi e bulmeti me origjinë shtazore. Pelegrinazhi gjatë kësaj periudhe 13 javore, por edhe në ditë të tjera, realizohet duke vizituar Kishën, Shpellën, por edhe gurtë e shkëmbinjtë e gjithçka përreth, ku në përgjithësi gjatë këtyre vizitave njerëzit kanë me vete fotografi apo fugure siç u thotë populli, si dhe uratët e përhershme. Në Kishën e Laçit të Shna Ndout njerëzit luten për vete dhe të afërmit e tyre, ku nga këto lutje mrekullitë nuk kanë munguar kurrë (njerëz që shërohen mendërisht e fizikisht, zgjedhje konfliktesh të ndryshme familjare e shoqërore etj, por edhe mbarësi në jetë, kur lutjet nuk i ke me hile). Vlen të theksohet se shumë pelegrinë kalojnë edhe natën tek Kisha apo në shpellën aty afër, si dhe falin diçka nga pasuria e tyre, por edhe marrin me vehte DHÉ nga toka aty, ku këtë DHÉ e konsiderojnë çudibërëse dhe e quajnë Dheu i Shna Ndout. Është interesant të thuhet se dy herë u hodh në erë Kisha e Shna Ndout, një herë nga pushtuesit turq dhe një herë në vitin 1966 nga regjimi komunist, por që të dyja herët hodhën në erë vetëm ndërtesën, por jo besimin dhe mrekullitë hyjnore të Shna Ndout. Edhe komunistët e ndaluan me ligj besimin tek Zoti, por nuk mundën të ndalojnë kurrsesi besimtarët që vizitonin fshehurazi rrënojat e Kishës së Shna Ndout (që për disa kohë kërkonin ta kthenin në repart ushtarak), por më interesantja mbetet se kur ishin ngushtë dhe mbetnin pa shpresë edhe komunistët vizitonin fshehtas dhe i luteshin Shna Ndout t’i ndihmojë. Pas rënies së sistemit ateist më 17 mars të vitit 1992 filluan punimet për rindërtimin e Kishës e gjithçka i nevojitej këtij tempulli lutjesh, si dhe ujësjellësi dhe centrali i vogël elektrik, por edhe rruga dhe sheshi ku mblidheshin pelegrinët e shumtë nga e gjithë Shqipëria e më gjërë. Të gjitha punimet përfunduan me 13 qershor të vitit 1994, ku në portën e Kishës një kopje historike e dokumentuar e Kishës së Shna Ndout ishte futur për t’jua trashiguar brezave, qindra apo mijëra vite më vonë. Sidoqoftë historia e Kishës së Shna Ndout në Laç, tashma është bërë pjesë e pandarë e historisë së Shqiptarëve ndër shekuj, ku po kaq janë edhe mrekullitë hyjnore të Këtij tempulli e Shenjtori ndër shekuj që pelegrinët dhe adhuruesit vazhdojnë vetëm të shtohen, se shtohen edhe nevojat e njerëzve të kësaj Bote për t’u afruar sa më afër jetës shpirtërore të Krijuesit që na ka falë me fëtyrën e tij.

NDUE BACAJ

 

Viktima të pafajshme të një kohe të çmendur

Togfjalëshi “u vranë për pronat” tashmë është i përditshëm. Lëvizjet demografike të gjashtëdhjetë e ca viteve të fundit, ku prona ishte e shtetëzuar deri 17 vjet më parë, dhe pikërisht në periudhën e postkomunizmit të Enver Hoxhës, ligji 7501, i cili është ende në fuqi dhe ndau tokën sipas frymëve duke i futur në konflikt pronarët e vërtetë me ata që muarën tokën, ka regjistruar mijëra viktima. Kështu, Riza Milani, nga fshati Postrribë, qarku Shkodër, me datën 10. 01. 2000, i kishte blerë pesë dynym tokë në besim, pa dokumenta të noterizuar, siç veprojnë shpesh malësorët, Muhamet Musa Bushit, pasi prej vitesh, që në kohën e diktaturës, kishte ndërtuar një shtëpi të keqe në atë tokë, pra të bashkëfshatarit Bushi. Por Bushi e pret në besë dhe i kërkon tokën. Hapet një konflikt që nuk e pajtojnë dot as pleqësia, as komuna, dhe kështu Riza Milani nis punimet për ndërtimin e një banese të re, pasi sipas tij, por edhe sipas deklarimit të kryekomunarit Faz Shabaj, kishte të drejtë. Gjithsesi, Muhamet Bushi acarohet, merr edhe dy djemtë e tij të armatosur dhe ndalon me dhunë punimet. Riza Milani dhe punëtorët ikën, duke iu shmangur konfliktit. Megjithatë, punimet i rrafshuan përtokë. Pak kohë më vonë, më 05.03.2007, i ati i Rizasë, plaku Sajdi Milani, hakmerret, vret me armë zjarri Musa Bushin. Dy familjet u bënë gjaksore për njëra-tjetrën. Kanuni i Lekë Dukagjinit tashmë ishte në mes. Familja Milani ngujohet, sipas zakonit. Gazeta e ka në dosjen e vet edhe një dokument zyrtar të fshatit Domen B. M. dhe te kryekomunari F. SH. që vërteton faktet që ne po publikojmë.

Ndër më të rrezikuarit me jetë ishin djemtë e Riza Milanit, Artan Milani, një djalosh shumë i ri, i datëlindjes 25.08.1986 dhe Artur Milani akoma më i ri, madje fëmijë, i datëlindjes 26.01.1990, të cilët nga data 05.03.2007 deri më 20.12.2007, jetuan të ngujuar. Ata i priste pushka e gjaksit. Gjithsesi, gjetën një mundësi dhe braktisën vendin. Sot janë pa adresë dhe konflikti është i hapur. Artani dhe Arturi, si shumë moshatarë të tyre janë viktima të pafajshme të një kohe të çmendur, që në emër të kodeve mesjetare, u rrezikohet jeta.

RIFAT YMERI

 

Fjala e plote e konsullit te Italise Stefano Marguccio ne Festen e Italise

Italia prane Shqiperise ne momente krize por edhe qetesie

Jam i emocionuar njefaresoj qe kthehem t’ju drejtohem juve ne diten e Festes se Republikes.

Para se gjithash i drejtoj pershendetjen time Autoriteteve qytetare dhe fetare qe na nderojne sot me pranine e tyre;perfaqesuesve institucionale; dhe natyrisht qytetareve italiane me te cilet kemi bashkendare nje tjeter vit jete ne Shqiperine e Veriut.

Ne 2 Qershorin e vitit 1946 pas 85 vitesh monarkie, Italia vendosi me nje referendum, te behej nje Republike, nje Shtet i ri me qellimin per te ndertuar te ardhmen e tij mbi themele te reja lirie dhe solidariteti.

E mbi te gjitha, per keto themele, deshiroj t’ju flas sonte. Perkujtohet pra 60-vjetori i Kushtetutes sone, nje rast per tu kthyer dhe reflektuar mbi nje tekst te jashtezakonshem i cili ka ditur te mbledhe pozicionet, ngadonjehere ne kundershti, te atyre qe themeluan Republiken tone.

Njeri nga eterit themelues, Alcide De Gasperi ka thene “ndryshimi mes nje politikani dhe nje shtetari gjendet ne faktin se politikani mendon per zgjedhjet e ardhshme, ndersa shtetari mendon per brezat e ardhshem”.

Per fatin tone, Asambleja Kushtetuese e vitit 1948 ka redaktuar Kushtetuten duke menduar per te ardhmen dhe duke e lexuar tekstin perseri, gjejme nje program qeverisjeje dhe jete ambicioz dhe bujar, aktual sot si gjashtedhjete vjet me pare.

Ne nenet e para, atyre kushtuar parimeve themeltare, i jepet qendersi punes dhe detyrimeve ndaj solidaritetit, i behet ftese Shtetit te rrezoje pengesat qe kufizojne lirine dhe barazine mes qytetareve, sanksionohet vlera shoqerore e profesionit te gjithesecilit, duke treguar se puna nuk sherben vetem per te na pasuruar, por eshte nje detyrim individual per te ndihmuar per perparimin material dhe shpirteror te shoqerise, denohet lufta e fyerjes dhe sanksionohet nje zotim per te kerkuar, se bashku me Shtetet e tjera te botes, paqen dhe drejtesine.

Keto parime themelore do te duhej te ishin parimet e secilit prej nesh, te cdo qytetari italian, parimet laike te cilat shartohen per te forcuar ato morale dhe shpirterore qe kushdo i mban ne zemer sipas bindjeve dhe ndjeshmerive te tij.

Kam pare cdo dite ne Shqiperi deshmi te ketyre vlerave nga ana e rregulltareve tane, e bashkevepruesve, te forcave ushtarake, te qytetareve te thjeshte te cilet lene shtepine e tyre per te ndihmuar njerezit me te dobet te ketij Vendi: shurdhet, te rinjte e papune, emigrantet dhe sipermarresit tane te cilet me investimet e tyre japin per zhvillimin dhe sjellin nje mendesi te re.

Edhe Qeveria jone ka shpenzuar dhjetera milione euro ne veriun e Shqiperise, si ne momentet e krizave ashtu edhe ne ato te qetesise dhe u qendron afer cdo dite Institucioneve vendore per te nxitur marredhenie gjithnje e me te ngushta mes Vendeve tona, edhe nepermjet Konsullates se Italise ne Shkoder.

Persa me takon mua, shpresoj qe gjashtedhjete vjetet e Kushtetutes, te na sherbejne per te risjelle keto parime dhe ti jetojme gjithnje e me teper se bashku, duke gjetur momente bashkesie e ballafaqimi me qellimin qe bashkesia italiane ne veriun e Shqiperise te kthehet ne nje bashkesi te vertete gjithmone e me e bashkuar dhe solidare. Qe nga ky moment jap mbeshtetjen time per cdo nisme qe do te ndermerret per te na ndihmuar te qendrojme me shume se bashku.

Viti 2008 duket se deshiron te na dhuroje shprehje konkrete te solidaritetit mes Italise dhe Shqiperise.

Brenda fundit te ketij muaji, Ministrite shqiptare te paravendosura do te nxjerrin njoftimin per konkursin per caktimin e punimeve te rruges Shkoder – Hani i Hotit si dhe per administrimin e rrethit industrial te Koplikut. Dy projekte keto te financuara nga Italia per te cilet flitet nga vite, do te shohin me ne fund driten. Jane parashikuar investime te rendesishme ne zonen e Lezhes dhe te Shengjinit per te mos folur pastaj per Marreveshjen e Lehtesimit, e cila hyri ne fuqi me 1 Janar dhe qe po na ben te punojme me ritme shume te shtrenguara dhe qe na ka bere te leshojme deri me sot gati me shume viza se sa jane leshuar gjate te gjithe vitit 2002.

Veriu i Shqiperise eshte me ne fund edhe ne qender te nje strategjie rileshimi te pranise se Bashkeveprimit Italian. Ministria e Puneve te Jashtme ka miratuar pra, financimin per pese nisma te reja ne fushen shoqeroro – edukative dhe shoqeroro -shendetesore per nje vlere te pergjithshme prej rreth 4 milione euro. Projekte te cilat do te perurohen se shpejti, per t’i kushtuar vemendje personave me paftesi fizike, atyre qe nuk degjojne, te varurve nga drogat dhe alkolet, te papuneve dhe qe do te ndihmojne edhe per te permiresuar sherbimet e Spitalit te Shkodres.

Jeta jone se bashku ne Shqiperine Veriore eshte e dendur dhe nese kthehem e mendoj vitin e kaluar, me vijne ne mendje kaq shume shenja te afersise me Italine,   sa do te duhej t’ju mbaja gjysme ore per te me degjuar, por sot eshte nje dite feste dhe prandaj po i afrohem perfundimit te kesaj fjale me falenderimet dhe me nje feste te vogel permbyllese.

Se pari falenderimet e mia i shkojne personelit te Konsullates i cili ka ditur te perballoje me profesionalizem dhe shpirt sherbimi keto muaj ku puna eshte dyfishuar. Atyre u shkon lavderimi im dhe ju ftoj juve te gjitheve ketu te pranishem te vleresoni ate qe japin me ndergjegjen se nese ka ndonje sherbim te pakendshem, eshte per shkak te sasise se pabesueshme te punes qe perballojne, duke u gjetur ne menyre te papritur per te shqyrtuar nga nje mesatare prej 6.000 praktikash ne vit, ne me shume se 13.000. Ne menyre te vecante dua te falenderoj publikisht Zj. Laura Di Bernardo, te cilen nuk do te kemi kenaqesine ta kemi me ne ne festen e 2 Qershorit te ardhshem, pasi qe do te transferohet ne Afriken e Jugut. Dua te theksoj per te,  perkujdesjen e zellshme, te shtunat dhe mbremjet ne zyre deri ne oret e vona, miresjelljen, ndjeshmerine dhe besueshmerine.

Falenderoj edhe Prof. Trepcin, i cili ka deshiruar te  pergatise nje ekspozite te cilen e ka cuar edhe ne muzeun e Altarit te Atdheut te Romes, qe eshte nje hymn ndaj artit dhe natyres dhe qe shpresoj te jete nje nxites per te gjithe ne qe jetojme ne Shqiperi per te vleresuar bukurine e saj dhe te kujdesemi per mbrojtjen e pamjes se saj, shpesh here e shperfytyruar nga mbeturinat dhe nga moskokecarja.

Ne fund do te doja te therrisja ketu se bashku me mua drejtorin Shiroka, Prof. Rossetto, Prof. Chiaretti, Prof. Cremonini, Meglan Xhetani, Arnisa Draga e Artur Prengen.

Sic e dini, prej vitesh disa profesore italiane punojne ne shkollen Shejnaze Juka, puna e tyre eshte shume e rendesishme per te afruar nga ana kulturore Vendet tona, nje pune qe e kryejne me nje pasion dhe nje perkushtim te jashtezakonshem, ne nje ambjent pune shpesh te veshtire. Do te doja te perfitoja pra, nga ky rast per t’ju paraqitur, se bashku me drejtorin Shiroka keta tre te rinj, me te miret e vitit te fundit te cileve do tu dorezoj nje cmim: nje deftese per nje agjensi udhetimesh  qe te jete  si ogur i mire per te ardhmen e tyre.

Ti pershendesim me nje duartrokitje per to dhe per Prof. Rossetto  e per Prof. Chiaretti, te cilet vitin e ardhshem nuk do te jene ne Shkoder, edhe atyre pergezimet e mia dhe urimet me te mira.

Erdhi pra  momenti i Festes dhe i te qendruarit se bashku dhe gjej rastin ketu per te falenderuar Keshillin Bashkiak te Shkodres qe ka vendosur, pavaresisht se largimi im nuk ka ardhur ende, te me jape titullin e qytetarit te nderit, nje vendim i cili me miklon dhe e marr si nje mirenjohje per te gjithe Konsullaten, per faktin se nuk punojme ne Shkoder, por per Shkodren. Dua pra te ngre dolli per shendetin e ketij qyteti dhe te te gjithe Veriut, per Italine dhe per Shqiperine,  qe se shpejti do te jene pervecse miq, edhe aleate ne NATO.

STEFANO MARGUCCIO

Konsull i Republikës Italiane në Shkodër

 

Konsulli Marguccio: Ne 5 muaj- aq viza sa kemi leshuar ne vitin 2002

Ne 2 Qershorin e vitit 1946 pas 85 vitesh monarkie, Italia vendosi me nje referendum, te behej nje Republike, nje shtet i ri me qellimin per te ndertuar te ardhmen e tij mbi themele te reja lirie dhe solidariteti. Qe nga ajo dite, vit pas viti, 2 qershori festohet si Festa Kombetare e Italise. Nje seri manifestimesh zhvillohen ne territorin italian, me nje angazhim maksimal te strukturave, ndersa festohet edhe ne te gjitha ato vende ku Italia ka perfaqesi diplomatike. Prej rreth 7-8 vitesh, aq kohe sa ka akvititet Konsullata e Italise ne Shkoder, Festa Kombetare e Italise, ka fituar te drejten e qytetarise. Pervjetori i sivjetem ka qene perseri me ie vecante, teksa pjese e festes kane mundur te jete mijera banore te rajonit te Veriut- aty ku Konsullata e Shkodres ka juridiksionin. TV1 Channel transmetoi “Live” te gjithe aktivitetin e organizuar ne oborrin e Selise Diplomatike ne Shkoder, duke rregjistruar nje risi. Si i “zoti i shtepise”, konsulli Stefano Marguccio, ka pritur te gjitha autoritetet vendore, por edhe personalitete e gazetare te te githe qarqeve qe shtrihet aktiviteti Konsullates. Ne fjalen e rastit, diplomati ka evidentuar edhe perkujtimin e 60- vjetorit te Kushtetutes se Italise, si nje rast per tu kthyer dhe reflektuar mbi nje tekst te jashtezakonshem i cili ka ditur te mbledhe pozicionet, ngadonjehere ne kundershti, te atyre qe themeluan Republiken tone. Pasi ka evidentuar rolin e konsullates ne vite si promotor i bashkepunimit ne gjithanshem te Italise me Shkodren, Marguccio ka njoftuar se brenda fundit te ketij muaji, Ministrite shqiptare te paravendosura do te nxjerrin njoftimin per konkursin per caktimin e punimeve te rruges Shkoder – Hani i Hotit si dhe per administrimin e rrethit industrial te Koplikut. Dy projekte keto te financuara nga Italia per te cilet flitet nga vite, do te shohin me ne fund driten. Jane parashikuar investime te rendesishme ne zonen e Lezhes dhe te Shengjinit per te mos folur pastaj per Marreveshjen e Lehtesimit, e cila hyri ne fuqi me 1 Janar dhe qe po na ben te punojme me ritme shume te shtrenguara dhe qe na ka bere te leshojme deri me sot gati me shume viza se sa jane leshuar gjate te gjithe vitit 2002. Kreu i diplomacise italiane ne rajonin e Veriut te Shqiperise ka shtuar se pikerisht ky rajon, eshte me ne fund edhe ne qender te nje strategjie rileshimi te pranise se Bashkeveprimit Italian. Ministria e Puneve te Jashtme ka miratuar pra, financimin per pese nisma te reja ne fushen shoqeroro – edukative dhe shoqeroro -shendetesore per nje vlere te pergjithshme prej rreth 4 milione euro. Projekte te cilat do te perurohen se shpejti, per t’i kushtuar vemendje personave me paftesi fizike, atyre qe nuk degjojne, te varurve nga drogat dhe alkolet, te papuneve dhe qe do te ndihmojne edhe per te permiresuar sherbimet e Spitalit te Shkodres. Duke falënderuar administraten e Konsullates se Italise, konsulli Marguccio ka nënvizuar punen kolosale qe përballon, duke u gjetur ne menyre te papritur per te shqyrtuar nga nje mesatare prej 6.000 praktikash ne vit, ne me shume se 13.000. Ne menyre te vecante Marguccio ka falenderuar publikisht Laura Di Bernardo, e cila do te mungoje ne  festen e 2 Qershorit te ardhshem, pasi qe do te transferohet ne Afriken e Jugut. Ne mbyllje te fjales se tij, konsulli Marguucio ka  falenderuar Keshillin Bashkiak te Shkodres qe ka vendosur, pavaresisht se largimi i tij nuk ka ardhur ende, te jape titullin e “Qytetarit te nderit”, nje vendim te cilin diplomati e ka konsideruar si mirenjohje per te gjithe Konsullaten, per faktin se nuk punojme ne Shkoder, por per Shkodren, ka përfunduar ai. Pas pjeses qe mund te quhet zyrtare, festa ka vijuar me darken e shtruar nga konsulli Stefano Marguccio per te pranishmit, e cila ka zgjatur deri ne oret e vona te mbrëmjes. Megjithate, festa mund te thuhet se ka vijuar edhe me 3 qershor 2008, kur per here te pare Konsullata e Italise do te hapte dyert per nje televizion dhe pikërisht per TV1 Channel, ku Stefano Marguccio ne emisionin “Eureka” te gazetarit Blerti Delija ka bere nje panorame te aktivitetit 7-8 vjecar te selise diplomatike, por njekohesisht i eshte përgjigjur edhe pyetjeve dhe interesimit jo vetem te qytetareve, por edhe bashkeatdhetareve te tij dhe diplomateve te tjere ne Veriun e Shqiperise.

RIFAT YMERI

 

30 fakte që nuk i njihni për Vladimir Putin

E quajnë president modern, por edhe një car të kohëve diktatoriale. Megjithatë, Vladimir Putin po jeton majat e suksesit në karrierën politike. Gazetat amerikane, me rastin e fitores së zgjedhjeve nga partia e Putin në Rusi, kanë dhënë fakte të panjohura të jetës së presidentit misterioz. Çdokush që e sheh në televizor e njeh portretin e tij. President i Rusisë, një prej njerëzve më të fuqishëm në botë, por pak dinë se gjyshi i tij ishte kuzhinier

i Leninit dhe më vonë i Stalinit apo se kërkoi të rekrutohej në KGB në moshën 17-vjeçare. Por kush është në të vërtetë Vladimir Putin? “Tirana Observer” ka grumbulluar 30 fakte të jetës së presidentit aktual, i cili synon që së shpejti të ribëhet kryeministër i vendit.

Vladimir Putin

Vladimir Putin është presidenti i dytë i Federatës Ruse. Ai u bë pasardhësi i Boris Yeltsin, më 31 dhjetor të vitit 1999. Më 14 mars të vitit 2004, Putin u rizgjodh si president për një mandat të dytë, duke marrë 71 për qind të votave. Edhe pse pati fushata masive dhe të njëanshme nga të gjitha televizionet ruse, pjesa më e madhe e të cilave janë të kontrolluara nga shteti. Gjyshi i tij, një shef nga profesioni, i ka shërbyer Rasputinit dhe ka përgatitur ushqim për Stalinin. Edhe pse shumë nga reformat e ligjit të Putinit janë kritikuar nga media perëndimore, “as publiku rus dhe as ai amerikan nuk janë të bindur se Rusia ka marrë një drejtim antidemokratik”.

Fakte të panjohura

Kur u zgjodh në krye të Rusisë, njerëzit dinin shumë pak gjëra për Vladimir Putin. Pamja e tij identifikohej me atë të agjentit të KGB-së, me vështrimin e akullt e misterioz e me plastikën e pandryshueshme. Kohët e fundit ai shfaqet më shpesh i buzëqeshur në publik, por pavarësisht kësaj, shumë pak gjëra të reja janë zbuluar për jetën e Putin. Siç është fakti që kur ishte i vogël, atë e thërrisnin Putka. Apo se filloi të mësonte boksin pasi e rrihnin fëmijët e lagjes. Më pas kaloi nga boksi tek xhudo, sport që e ushtroi në mënyrë profesionale dhe ku mban rripin e zi. Sipas dëshmive të biografëve të tij, Putin zakonisht zgjohet vonë në mëngjes dhe si fillim bën not intensivisht në pishinë. Ndër pijet e tij të preferuara edhe pse ai nuk e konsumon shumë alkoolin, është vera e kuqe spanjolle. Duhan, as që bëhet fjalë. Më parë ai kishte marrë nofkën “kardinali gri”, për shkak të natyrës së tij të heshtur dhe aktive “pas perdeve”.

Zgjedhjet

Partia “Rusia e Bashkuar” e Vladimir Putin fitoi me shumicë votash në zgjedhjet e së dielës, ndërkohë që vëzhguesit ndërkombëtarë dhe partitë opozitare shprehen se zgjedhjet parlamentare në Rusi ishin të padrejta. Evropa dhe SHBA kanë kërkuar një hetim të raporteve mbi parregullsitë në zgjedhje dhe liderët e opozitës i kanë quajtur si “zgjedhjet më të pandershme në historinë ruse”. Por pak rusë duket se e kanë vrarë mendjen për këtë fakt. “Publiku është cinik dhe e kupton se po luhen rrengje të dyshimta, por thjesht nuk do t’ia dijë për këtë gjë. Në këto momente jeta është më mirë pa e vrarë mendjen”, u shpreh Masha Lipman, redaktor i revistës “Pro et Contra”. Ish-kampioni i shahut dhe lideri i opozitës, Garry Kasparov, i denoncoi zgjedhjet e së dielës, ndërsa votuesit ishin akoma në qendrat e votimit. Ai u kërkoi mbështetësve që të vendosnin lule para Komisionit Qendror Zgjedhor të hënën, për të shënuar “funeralin e demokracisë ruse”. Por fitorja e së dielës nuk ishte aspak surprizë, me fitoren e dy të tretave nga ana e partisë së Putin. Duke pasur parasysh burimet shtetërore për të endur fushën e lojës politike në favor të partisë udhëheqëse, rezultatet ishin gjithçka përveçse të papritura.

30 faktet

1. Është një njohës shumë i mirë i gjuhës gjermane dhe gjithë dialekteve të saj.

2. Gjyshi i Putin ka qenë kuzhinier i Leninit dhe Stalinit.

3. Edhe pse ishte e ndaluar me ligj, nëna e tij e ka pagëzuar fshehurazi në kishën ortodokse.

4. Kur ishte i ri e thërrisnin Putka.

6. Qeni i Putin quhet Koni dhe është një labrador i zi.

7. Ka dy vajza binjake që shfaqen shumë rrallë në publik.

8. Putin ka filluar të merret me boksin pasi e rrihnin fëmijët e lagjes.

9. Ka filluar të merret me xhudo që në moshën 11-vjeçare dhe mban rripin e zi në këtë sport.

10. Nuk pi duhan dhe rrallë konsumon alkool.

11. Ai ka aplikuar për t’u rekrutuar në KGB në moshën 17-vjeçare.

12. Deri në zgjedhjet e para presidenciale, Vladimir Putin nuk kishte eksperiencë në një detyrë të tillë. Nofka e tij ishte “kardinali gri”, njeri i heshtur që grumbullon fuqinë në heshtje pas skenave.

13. Bashkëshortja e tij Lyudmila Shkrebneva ka punuar si stjuardesë përpara se të diplomohej në për gjuhë të huaja.

14. Putin u martua në vitin 1983, në moshën 30 vjeçare, moshë e madhe për martesë sipas standardeve ruse të asaj kohe.

15. Putin është bashkautor i një libri mbi sportin e tij të preferuar me titull “Xhudo: Histori, teori, praktikë”.

16. Putin e fillon gjithnjë ditën me ushtrime dhe not në pishinën e brendshme të vendit ku jeton.

17. Në dhomën e ndenjes private në pallatin presidencial, në katin e dytë, ai mban një koleksion shishes vere të kuqe spanjolle, e preferuara e tij.

18. Dy vëllezërit e tij më të mëdhenj i kanë vdekur që fëmijë.

19. Kolegët e tij të KGB-së i kanë cilësuar sytë e Putin në një dosier si “sytë që nuk të lejojnë të gënjesh”.

20. Ëndrra për t’u punësuar në KGB i ka lindur që në moshë fare të vogël.

21. Rroga e tij si president është rreth 150 mijë rubla ose 5 mijë dollarë në muaj.

22. Vladimir Putin punon 16-17 orë në ditë.

17. Ai është i gjatë 1 metër e 74 centimetra.

18. Dy vajzat e tij binjake Masha dhe Katya kanë lindur në Dresden, Gjermani.

19. Koha që kaloi si shef i KGB-së në Gjermani i dha atij mundësinë të ishte në kontakt me jetën jashtë Rusisë.

20. Putin ndodhej bashkë me familjen në Gjermani kur ra muri i Berlinit.

21. Putin ka lindur në Leningrad, gjashtë muaj para vdekjes së Stalinit.

22. Ka kaluar një fëmijëri shumë të varfër.

23. Putin është akuzuar nga për përdorimin e helmimit si mjet politik.

24. Ai është akuzuar për plagjiaturë në disertacionin e doktoraturës në ekonomi “Rregulla dhe planet strategjike”.

25. Putin mori postin që mbante Boris Yeltsin në ditën e fundit të vitit 1999; zgjedhjet u zhvilluan tre muaj më vonë.

26. Putin ka punuar për 16 vite rresht në KGB.

27. Putin u bë lideri parë rus që mori pjesë në një emision radiofonik, ku u përgjigjej pyetjeve të dëgjuesve në SHBA.

28. Nëna e Putin ishte punonjëse fabrike.

29. Babai i Putin punonte në flotën sovjetike, ku shërbeu në flotën e nëndetëseve.

30. Pas zgjedhjes president Putin ndoqi kurse të gjuhës angleze dhe foli në anglisht në publik për herë të parë në pallatin e Bakingamit në vitin 2003, kur iu drejtua mbretëreshës së Anglisë.

nga ARBEN CUBAJ

 

Diamanti që i la Shqipërisë Todo Gjermani

Sinopsis për mbajtjen e një premtimi dhe implementimin e një projekti ambicioz

Ishte dhe mbetet, ka gjasa për shumë kohë pas publikimit të këtij shkrimi, violina e parë e vreshtarisë shqiptare, përkrah Taso Ninit e Petraq Sotirit. Nuk i druhem kësaj të thëne si shpalim promocional, se e pata idhull në ngasjen e formimit tim agrikultural, por sa kohë diamanti që i la Shqipërisë, bëhet i gjallë në këto vite të jetësimit të bujqësisë shqiptare. Diamanti po skalitet me durim. Unë them se ka rënë në duar mjeshtrash e teknicenësh me adrenalinën e ndryshimit që u pulson ndër damarë. Ani se duhet bërë kujdes. Miku im i hershëm dhe i përhershëm, na përgjon me vëmendje në se ne do të mundemi t’ja fshijmë djersët diamantit që na la trashigim e blasfemi njëherësh. Është diamant, mos harroni njerëz!

I përkiste shkollës frënge, njërës nga përformimet e shkëlqyera të vreshtarisë botërore. Autoriteti i Mbretërisë Shqiptare në emër të krijimit të këmbëve të Anteut për ekonominë e këtij vendi, u përkujdes të shkollonte në Francë, djemtë impulsivë të tij. Në krye të listës, merret me mend se do të ishte djaloshi pasionant e i vullnetshëm, për të kuruar plagët e agrikulturës shqiptare nga zaptues shovenë, osmanë e pasosmanë. Është rasti ta bëj me dije lexuesin tim se në Francë u shkolluan liceistë e joliceistë. U përgatitën personalitete të bujqësisë, si teknicenë e si inxhinierë, të tokës e të bimëve. Këta individë krijuan “dyshemenë” e agrikulturës shqiptare, qyshkur ajo lindi e hodhi shtat përskaj pickimeve të panumërta nihiliste të progresit galopant. Miku im, doemos do të synonte kreun e vistrës. Ndodhet në podin e kreut se ka përkrah liderët sojli të shkencës bujqësore, të sotëm e të nesërm.

Po kush është diamanti që na ka lënë për prikë, Todo Gjermani? Pohohet me sinqeritet nga gjenerata e brezit tim, se është sorti “Kallmet” i hardhisë tradicionale shqiptare. Këtë tip hardhie e huajtën vende europiane si Austria, Hungaria, Mali i Zi e ndonjë tjetër. Franca që nuk përjashtohet nga kjo listë e kësaj huaje, ka prodhuar një verë të mrekullueshme, mbase në një kombinim përmanent me “Shardone” që është një lloj tipik francez. Kjo ka ndodhur dhe në Vjenë e Budapest për të mos e bërë më të gjatë lakun e lançimit. Kjo është një dukuri që na fisnikëron si komb, por ndërkohë na nxit të sendërtojmë mjeshtrinë e kultivimit të sortit “Kallmet”. Them se dëshira e autoriteteve të agrikulturës shkodrane, përfshij Rudolf Rashën, Guri Beshin, Ismet Lloshin e Simon Gjeçaj-n, është në moshën e impresioneve që disiplinohen me vështirësi. Asetet janë ende dëshmi e traditës së suksesshme.

“Kallmeti” që na la Todo Gjermani është Kloni 65/1, i cili prodhon 25 kuintalë për dynymë me përmbajtje sheqeri 28-32 për qind. Puna shkencore i tendosi skrupujt e kërkuesit të palëkundshëm gjatë një dekade. E dëshmojnë sot Sanije Osmani, Dedë Zefi, Flora Malocaj e plot ish pjesëmarrës në projekt. Kloni i Kallmetit kishte atë përqindje sheqeri që pati moduli, tek i cili sondoi sonda e maestros. Po rendimentin e pati dhjetë fish më të lartë. Kjo është shtysa që i nxit fermerët shkodranë të krijojnë në pesë vitet e ardhshëm masivin gjigant me 3 mijë dynymë me hardhi të sortit “Kallmet”. Synimi për të trokitur me dinjitet e për të zënë vendin diku afër ballinës së tregut perëndimor të verërave, është tashmë një konfigurim fisnik i mendjeve njerzore që kanë marrë mbi supe këtë sipërmarrje.

Diamanti që i la popullit të vet teknicieni dhe shkencëtari Todo Gjermani, është stoli në kurorën e modernizmit të agrikulturës shqiptare. E asaj dege të rëndësishme që stimulon turizmin, begatinë e shkëlqimin. Pa anashkaluar patriotizmin, apo jo kolegë?!

GURI BESHI

 

Ekskluzive për banorët e komuniteteve rurale: Ne japim më të mirën për Ju!

NË NDIHMË TË KOPSHTARËVE, BUJQVE, BLEGTORËVE, BLETËRRITËSVE, AGRIPËRPUNUESVE ETJ.

Intervistë me DREJTORIN RAJONAL TË SIGURIMEVE SHOQËRORE, zotin Rexhep Reçi

Banorët që jetojnë në zona rurale në se kanë nevojë për ndihmën tuaj, ja si u vini në ndihmë?

Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore të Qarkut Shkodër, nëpërmjet punonjësve tanë me përvojë e kualifikimin e nevojshëm, mbulon çdo bashki e komunë, banorët e të cilave aktivitet parësor kanë prodhimin bimor, atë shtazor e agropërpunimin. Mjafton një kontakt me ta në zyrat e komunës apo të bashkisë dhe problemi që i shqetëson, merr menjëherë udhën e zgjidhjes. Kjo mënyrë komunikimi nuk përjashton komunikimin e drejtëpërdrejtë me stafin tonë, me seli në Rrugën “Franc Nopça”, Shkodër.

Problem kryesor për banorët e komuniteteve rurale është sigurimi i një pensioni për vitet e moshës së tretë. Si mundet ta sigurojë pensionin një bujk, blegtor, fermer etj.

Dua ta sqaroj lexuesin e gazetës “Contact” se një banor që derdh kontribute në “arkën” e Sigurimeve Shoqërore, garanton një jetë të qetë që në vitet e moshës së bardhë. Tri janë llojet e pensioneve që përfiton kontribuesi. Ai i Pleqërisë, i Invaliditetit dhe ai Familjar. Ndërkohë brenda familjes së kontribuesit, në se derdhin në “arkën” tonë kuotat e planifikuara të mjeteve financiare, gratë përfitojnë pagesë për periudhën e barrëlindjes, në një afat kohor që zgjat 12 muaj. Nënkuptohet se përfituesi i pensionit, kryen vizita mjekësore falas dhe përfiton kompensim të barnave mjekësore kur ato i duhen për ruajtjen e përmirësimin e shëndetit të vet. Përfituesi që është banor fshati, ndihet e vlerësohet si i barabartë me përfituesi që është banor i qytetit.

Në se një banor ka punuar në ish kooperativë apo ish N.B. deri në 1992 e më pas është vetëpunësuar në pronën e vet, apo diku tjetër, si arrin të përfitojë pension pleqërie?

Pensioni i plotë kërkon një moshë të caktuar dhe një limit sigurimi për përfituesit. Këto 2 kushte janë të përcaktuara në ligj. Në se përfituesi e di moshën e daljes në pension, ai ka nevojë të dijë sa lekë e në sa vjet, duhet të kontribuojë e të jetë kontribues. Konkretisht me 35 vjet pagesë në Sigurime Shoqërore çdo individ që ka qenë ish punonjës në N.B. apo ndërmarrje tjetër shtetërore, përfiton pension shteti. Të pjesshëm me 15 vjet kontribut e të plotë me 35 vjet kontribut. Në rastin e dytë, individi është punësuar vetë e ka derdhur sasinë e të ardhurave që duhet në Sigurimet Shoqërore. Po me 35 vjet, një individ qëka qenë i punësuar në ish kooperativë bujqësore, përfiton pension të përbërë nga dy pjesë. Pension me bazë fshati për vitet e punësimit në ish kooperativë dhe Pension për periudhën e pagesës së kontributit si i vetëpunësuar në bujqësi. Në fund të vitit 2009, mashkujt që kanë kryer shërbimin ushtarak dhe janë kontribues prej 1 tetorit 1993, përfitojnë Pension Shtetëror, sepse plotësojnë 17 vjet e 6 muaj si kontribues të sigurimeve shoqërore.

Më lejoni t’ju drejtohem me një pyetje të drejtëpërdrejtë. Sa është masa e kontributit që individi ynë të ndajë mënjanë për të qenë partner i Institucionit që ju drejtoni?

Për vitin 2008, bujku privat qëështë banor në zonën fushore derdh si kontribut vetëm 15.360 lekë. Ndërsa ai që është banues në zonën malore, derdh si kontribut vetëm 9818 lekë. E shihni sa modeste janë këto kuota? Të joshin e të krijojnë bindje se hyrja në mekanizmin e sigurimeve shoqërore, është i dobishëm për individin dhe për familjen.

E zëmë se një individ e ka të pazënë periudhën prej 1 tetorit 1993 deri më 31 dhjetor 2008, me kontribut për efekt pensioni, pra për të përfituar 15 vjet e 3 muaj vjetërsi pune, cila është shuma që duhet të derdhë në “arkën” e institucionit tuaj?

Prapë është koha të kujtoj se sasia e kontributit për këtë hapësirë kohe, diferencohet midis të vetëpunësuarit në bujqësi që banon në zonën fushor dhe atij që është banues i zonës malore. Kur banon në fushë individi paguan 72.056 lekë dhe kur banon në zonën malore paguan 46665 lekë. Edhe në këtë rast besojmë se oferta jonë mirëpritet. Madje theksojmë se kohët e fundit fluksi i sigurimeve sa vjen e rritet. Ky realitet shpreh si alternativën më të mirë, pagesën e kontributeve për një pleqëri të qetëe pa probleme.

Është një mekanizëm që duhet vlerësuar nga të vetëpunësuarit, e konkretisht ai i kamatvonesave. Thuhet se ka ndryshuar diçka. A mund të bëhet publik ky ndryshim?

Po. një shkresë e Qeverisë Shqiptare që mban datën 4 janar 2008 dhe që ka numër rendor 2161/6, e orienton pagesën e kamatvonesave që janë 29516 lekë për zonat fushore dhe 18546 lekë për bizneset malore. Ky fakt nuk duhet anashkaluar. Kamatvonesat llogariten për periudhën 1 janar 1994 deri 31 dhjetor 2007. Ja përse duhet vlerësuar momenti. Të mos humbim kohë, është këshilla jonë për të vetëpunësuarit. Të përshpejtojmë e të sigurohemi për vitin 2008, por edhe për të përfituar 15 vjet e 3 muaj vjetërsi pune, madhësi kohe kjo që për shumë persona, garanton pension të plotë. Bashkë me këtë pagesë, të llogariten dhe kamatvonesat.

Zoti Reçi, për të mos u bërë i bezdisshëm, ju lutem dhe një pyetje të fundit. Cili është dokumentacioni që duhet të paraqesë në zyrat tuaja, një person që dëshëron të japë kontribute për efekt pensioni?

Janë krejt pak dokumentat që depozitohen. Mjafton një çertefikatë familjare e tërhequr në Gjendjen Civile të njësisë vendore, pjetar i të cilës është i vetëpunësuari në bujqësi. Kësaj i bashkangjitet një dëshmi e tërhequr në Këshillin Komunal ose bashkiak, i cili verteton se individi ka tokë në pronësi, në përdorim ose të marrë me qira nga një person i tretë. Me këto dekumente, ju mund të paraqiteni në zyrat e njësisë vendore ku gjendet nëpunësi ynë ose të paraqiteni drejtëpërdrejtë në zyrat e Institucionit. Me këto fjalë të fundit dua t’ju vij në ndihmë, madje t’i bëj partnerë të besueshëm, të vetpunësuarit në bujqësi që shprehin dëshirën për të paguar kontribute për një pleqëri të bardhë.

Zoti Reçi, ju faleminderit për intervistën!

Edhe unë ju falenderoj për mundësinë që gazeta “Contact” më krijoi për të kontaktuar me të vetpunësuarit në bujqësi.

Intervistoi DASHAMIR CACAJ

 

Edhe një herë për stemën heraldike të qytetit të Shkodrës mbi bazën e ish stemës origjinale mesjetare të shek XIV-XV

Të paraqesësh një interpretim dhe diskutim kundra falsifikimeve historike, të propozosh edhe ndonjë hipotezë, nuk do të thotë “filo fashizëm italian”! Përkundrazi të lyesh me gëlqere të bardhë, si në fund të shek XV edhe në fund shek XX – e fillim shek XXI, do të thotë regresivivizëm orjental!

Në një takim me studentët e universitetit të qytetit tonë, në lidhje me disa ide e projekte për Artin dhe Kulturën në Qytetin e Shkodrës, që patëm në hollin e teatrit Migjeni, më 1 qershor 2008, mora pjesë me ftesë të rregullt. Unë kisha për të kumtuar shkurtimisht rreth një faqe e gjysëm, nja 5 minuta, për temën e lartpërmendur, me disa shpjegime të thjeshta për disa simbolika të lashta me të cilat lidhet ajo. Gjithashtu unë rikujtova dhe ngrita probleme edhe për disa propozime “të harruara”: si kopjimi i varrit të mbretit Genth dhe vendosja e tij në kodrat e Shkodrës; nxjerrja ose kopjimi i “Gurit të Poseidonit” dhe ekspozimi i tij në një shesh ose vend të dukshëm; kopja e fasadës së “Shkollës së Abanëve”, të Shkodrës” dhe të bazorelievit të saj në Venedik dhe ekspozimin e saj ose të një pjese të saj, diku në një shesh të Shkodrës; theksova masakrimin e zonës arkeologjike në pjesën fushore, se nuk mjafton vetëm “Fasada e Bishtit dhe Fasadës së Piacës” etj.

Mbasi e kisha mbaruar kumtesën, në mënyrë të pa pritur, u replikova pa asnjë lloj argumentimi e dokumentimi nga një specialist evidentues eksplorues shpellash/speriolog, i cili u vetprezantua me këtë rast edhe si “specialist heraldikash”. Megjithse mendoj se nuk ishte as vendi e as koha aty për replikime të tilla, sidoqoftë këtë po e konsideroj normale. Por, të përdorësh shprehje të pakontrolluara e të nervozuara, pa qenë absolutisht në mbrendi se për ç’ka flitet konkretisht, këto janë shenja të një sjellje jo korrekte dhe që i tejkalon edhe caqet që i lejohen një replikuesi. Kush ua jep juve të drejtën për të më nënkuptuar e etiketuar mua si fashist qysh në hapje të fjalës suaj, për të etiketuar si fashiste edhe autoren e zbulimit dhe botimit të statuteve mesjetare dhe të stemës heraldike, dhe të gjithë bashkëautorët e nderuar profesorët italianë që i kanë botuar studimet e tyre në atë libër, vetëm e vetëm për një lloj interpretimi të gabuar?! Kjo është për të ardhur keq, sepse disa nga ata studiues janë edhe të majtë demokratë!

Z. Replikues, ti për herë të parë, edhe si dokument personal, e filmove dhe fotografove atë Stemë Heraldike të shek XIV-XV nga libri që t’a dhashë unë, pak më përpara diskutimit! Atëhere si paskeni dashur të më kundërviheni me replikë?! Nuk kishit ndonjë Kumtesë tuajën?! Ju me bllof, u hoqët se gjoja jeni “kritikuesi i parë i atij qenit me kockë në gojë”, që na qenka edhe një fallsifikim, dhuratë fashiste etj”! Po, me çfarë studimi të publikuar e të aprovuar e ke vërtetuar ti se është fallsifikim?! Epo, nuk mund të flitet kështu me vlerësime qesim, sepse nuk jemi te “Teqia e Bagëtive” ku mund të bëhet pazar për t’ia ulur vlerën, por duhen argumente e parametra rigorozë shkencorë. Fashizëm, për një qenush apo luan mesjetar?! Ky “qenushi me një alamet kocke, pa aspak mish e palcë”, ishte interpretimi italian i disa specialistëve heraldistë dhe i pranuar edhe nga vetë autoria e zbulimit arkivor, dr. prof. L. Nadin. Qysh në vitin 1997, kur ajo më dhuroi disa materiale fillestare, edhe më pas, unë e kam kritikuar direkt këtë lloj interpretimi në disa takime personale, në një Simpozium në 2002, e kam kritikuar edhe në prani të saj dhe të bashkautorëve italianë, dhe në disa botime të mijat. Unë shfaqa edhe një hipotezë, për një interpretim tjetër të atij “qenit me kockë në gojë” si një luan me çelësin e kështjellës në gojë”, përderisa flitej për një kopje mesjetare, me një vizatim të lirë me dorë, meqënëse po kërkohej edhe origjinali etj. Por kryesoria ishte se unë e interpretova atë stemë se ruante shqiponjën e zezë të kohës së Pirros së Epirit, të Olimpisë dhe të Aleksandrit të Madh, se ajo strishia e shkruar Fatis Cedo evokonte legjendën e traditën e lashtë. Edhe në këtë kumtesë e sqarova se: në prani të zbulueses italiane dhe të disa heraldistëve italianë e kam kundërshtuar si poshtërues atë keqinterpretimin italian “me një qenush me një kockë në gojë” etj. Siç shihet, pra, nuk jeni ju ai që e kishit kritikuar i pari këtë version-interpretim. Ju edhe aktualisht, nuk jeni në dijeni, se çfarë debatesh ka pasur për vlerësimin e kohës së tre feudalëve Balshaj të fundit, nëse ata ishin si zotërit absolutë të qytetit komunë apo jo, midis shkollës evropiane dhe shkollës enveriste më 1967, pastaj edhe nga ne më 1983 e përsëri edhe më vonë… Sa për dijeni tre Balshajt e fundit kanë qenë kthyer në vasalë të sulltanit turk, qysh heret, të veshur me rrobe orjentale etj.

Meqënëse ju nuk cituat së paku gojarisht ndonjë studim tuajin, për këtë temë, mund t’a bëni tashti, kështu do të informohemi për fuqinë argumentuese tuajën! Ju, nqs keni fakte, siç më deklaruat gojarisht, se studiuesit italianë e kanë fallsifikuar komplet këtë stemë, se nuk e kanë nxjerrë nga një kopje e ish origjinalit që gjendet në muzeun Correr në Venedik etj, se ti disponon ndonjë tjetër varjant-stemë “originale” me dy shqiponja të zeza një kokëshe, që e paske nxjerrë nga një muzeum, atëhere përse se ke nxjerrë deri më sot, të paktën përse nuk e demostrove aty me dy fjalë?!  Po pse aty po vendosej kjo çeshje, kur më the: “A kështu do me e lanë”?! Mos deshe që unë të mos të ngrihesha as për një faqe Kumtese?! Po, pse ti je ai që jep vijën e viston?! Nxirre o burrë studimin përfundimtar, e mos u shtyj për mua e as për fashizmin italian!

Z. Replikues, sa për pak dijeni, familja nga unë rrjedh dhe të dy prindërit e mij kanë dhënë një nga kontributet madhore financiare e organizuese në qytetin e rrethin e Shkodrës dhe në Shqipëri, edhe për luftën direkte me armë në dorë kundra okupatorëve fashistë e nazistë, prandaj ato insinuata drejtoja tjetërkujt. Megjithatë, meqënëse na qenke kaq “vigjilent antifashist”, po të kujtoj një fakt të vockël në dukje, por të madh në përmbajtje! Në Shkodër, sado edhe me një dozë interpretimi e denigrimi enverist, ka pasur një monument për 29 nëntorin 1944. Qysh nga koha e ndërtimit të xhamisë nga grupi El Zamil, për një turp, ky ish monument ka mbetur, “i Zënë” dhe i lyer me gëlqere të bardhë pa identitet, aty te “Lulishtia e xhamisë Ebu Bekri”! Për ndonjë turist mëndjelehtë dhe që vjen për herë të parë në Shkodër, gjykuar edhe nga afërsia që ka me vendin e çesmes ku lahen këmbët, mbase krijohet edhe një përshtypje e gabuar, a thua se ky është ndonjë monument i obligimeve për përhapjen e islamizmit në Evropë! Në këtë realitet të trishtuar e absolutisht të padrejtë, kanë pjesën e tyre edhe neooportunistët e PS-së e LSI-së, por edhe gojëmbyllurit nostalgjikë enveristë të K.V. të LANÇ-it! Aq është e vërtetë kjo, sa edhe kur me rastin e 60 vjetorit të Çlirimit nga okupacioni fashisto-nazist dhe të rifitimit të indipendencës nacionale, improvizua një pllakë polisteroli, të nesërmen e rikthyen urgjentisht në “identitetin e ri, me gëlqere të bardhë”! Atëhere, ky monument duhet të hiqet nga ai vend, meqënëse konsiderohet edhe si “pronë islame me vendim të Bashkisë Shkodër”. Të bëhet një tjetër monument, të vendoset diku në anësore jashtë gardhit, qoftë edhe me ndonjë pllakë të thjeshtë përkujtimore, por ama të formulohet me dinjitet e realitet, ashtu si duhet dhe si e meriton ai kontribut i qytetarëve shkodranë antifashisto-nazistë. As tashti me rastin “restaurimit dhe kthimit në identitet” të një bishti të Piacës së mbetur, nuk do t’i vendoset një pllakë?! Ja ky do të ishte edhe një kontribut i juaji me antifashizëm. Por, më lejo të kujtoj ty dhe disa të tjerëve bashkëqytetarë pro dhe anti, edhe atyre oportunistëve, se kjo “gëlqere e bardhë”, ka qenë përdorur edhe kur katedralia e Shën Shjefnit dhe “Kisha e Zojës së Shkodrës” u kthyen në xhaminë e Mehmetit II dhe në Teqe! (Nga dokumentet e pabotuara të Farlatit, në Bibl. e Seminarit të Padovas, Cod. 315, p 4 a)

Për më tepër akoma, edhe Zoja Shën Mëri, kishte mbuluar një ish Zojë më të lashtë e fisnike të S’kodradrinanës, siç e shprehu me kohë Hani se “romanizimi, duke qenë vetë paganizëm politeist, nuk e preku edhe aq thellë kalendarin e kulteve pagane ilire. Ishte kristianizmi ai që u veshi përsipër kulte shënjtorësh kristianë të përafërt, megjithse edhe ai nuk e preku dot me aq thellësi çfarosëse”. (G. Stadtmüller, “Forschungen zur albanischen frügeschichte”, f 40 e kopjes së daktilografuar të përkth. të AIH-GJ, Tiranë.) 

Ja, po t’a rikujtoj nga pak: “Gjiri/qumështi em u ngurrostë e mur/kështjella u forcoftë, djali em e trashigoftë, u baftë mbret e luftoftë”…

Nuk ka asnjë lloj justifikimi, e asnjë lloj sensi që të shpallen si “Qytetarë Nderi” më përpara edhe disa këngëtarë popullorë të stilit “me vesh”, e të mos kenë asnjë lloj përkujtimi nderi M. Beçikemi, Fra Bartolomeu, arkitekt Donati, etj etj, të mos kenë asnjë “Qytetari Nderi” tregëtarët dhe industrialistët progresistë të Shkodrës dhe disa nga organizatorët dhe kontribuesit më të spikatur të luftës antifashiste nacional-çlirimtare!

Unë dhe disa studiues, ndër të cilët edhe disa dr. prof. mjaft të nderuar të Shkodrës, si W. Kamsi, dr. prof. M. Prendushi, dr. prof. Ahmet Osja, dr. prof. David Luka, dr. Ferid Hoti (i ndjeri) etj, për çeshtjen e Stemës,  kemi kërkuar vetëm një diskutim paraprak dhe këtë “Kërkesë” ia kemi depozituar brenda rregullave Këshillit Bashkiak dhe organeve kompetente qysh me kohë më 2003, me rastin e 500 vjetorit të botimit të librit “Rrethimi i Shkodrës”, aktivitet që për turp as nuk u përkujtua fare, megjithse unë e  kisha paralajmëruar! Pra, kërkuam një diskutim, ku mendimin e kompozimin final duhej t’a linim të përcaktohej nga një diskutim i gjerë kolektiv. Ka pasur edhe ndonjë mendim t’a linim të paprekur, kurse unë jam shprehur për t’i bërë disa përmirësime estetike, si edhe ndonjë rikompozim të ri, në përputhje me frymën e realitetin e trashigimisë autoktone. Për këtë qëllim e kisha sjellur edhe trajtimin te rasti i Tiranës.  Epo, natyrisht se “Bashki-xhinjtë/tarët” ishin ende shumë të “Të Zënë” me “Tranzicionin e me Post Trazirat e 97-tës”, kur u plaçkit e u vodh komplet Piaca, nuk kishin kohë…

Aktualisht “Kërkesën” e kemi ripërsëritur edhe me anën e Shoqatës Kulturore Atdhetare “Dukagjini” dhe Shoqatës “Integrimi në Europë”. Deri kur të na thërrasë K. B. Shkodër (nqs nuk e bën shurdh-memecin edhe kësaj rradhe), z. Replikues le të bëjë saber, të pregatitet dhe të diskutojë një për një. Besoj se të hapur e ka edhe gazetën SHE në Shkodër ose ku të dëshirojë ai, për një debat me fakte, me artefakte e me dokumente të sigurta e autentike. Mos u lavdëro kur nisesh për debat, por lavdëroju kur të kthehesh! Më pas, mbasi kishim dalë jashtë në rrugë (dhe kjo nuk është përsëri korrekte), me një ndreqie të vogël, z. Replikues bëri një korigjim se nuk e ka debatin për shqiponjën e zezë, por “për qenin/ose luanin me kockë në gojë” dhe kjo është komplet tjetër gjë, sepse nuk jemi ne ata që vendosim, nuk jam unë ai që do e vendos. Edhe sikur të vendosej një stemë e re vetëm me shqiponjën e zezë të stërlashtë autoktone, kjo do të ishte një gjë e mrekullueshme. Por, e përsëris, si fillim, ne kemi kërkuar vetëm një diskutim të hapur.

(vijon në numrin

e ardhshëm)

AGRON LUKA

 

Mirënjohje për Fishtën e madh

Pragavjeshtë e vitit 1987. Ëndrrat tona, se pas vdekjes së diktatorit Enver Hoxha, do të vinin ditë më të mira, u grimcuan duke na lënë vetëm zhgënjimin. Ramiz Alia, me prononcimin e tij për diktatorin, se ai do të mbetej prapë “Arkitekt i Shqipërisë Socialiste”, i thau filizat e shpresës të mbjellura në shpirtin tonë qysh në pranverë të tetëdhjetë e pesës.

Pikërisht në një nga këto ditë të mbushura me pesimizëm po shpejtoja tepër i shqetësuar në drejtim të spitalit të qytetit, ku një i afërm i imi po jetonte ndofta çastet e fundit. Në këto rrethana para meje rrëzohet një plak, të cilin e tradhëtuan këmbët e lodhura nga mosha, si dhe bastuni i ri që mbështetej mbi të. Ndalova vrapin dhe e ngrita nga toka, përballë meje një pleqëri e thellë që i jepte plakut pamjen e një rrobe tashmë të vjetër, të një cope dikur të shkëlqyer. Më shikonte me mirënjohje, por edhe me frikë. Qenia e tij e rrezatonte këtë frikë së bashku me një pasiguri totale të dyfishtë; pleqëria e thellë nga njëra anë, si dhe frika se në çdo çast mund të humbëte lirinë e fituar së voni.pasi plaku u qetësua, me një zë të ëmbël më pyeti: “A po më njeh?”. U përgjigja se nuk e njihja. Pastaj vazhdoi: “Jam një nga klerikët e paktë që shpëtuan pa u pushkatuar dhe pa vdekur nëpër burgjet komuniste, jam padër Meshkalla!”. I thashë se kisha dëgjuar për të. Më nguli sytë me kureshtje dhe me një zë që tashmë kishte marrë tipare të reja, tiparet e pasigurisë për të nesërmen, m’u drejtua: “Tashti që e morët vesh se kush jam në të vërtetë, do të më leni kështu në rrugë apo jo?”. Pyetje të kësaj natyre të bëra me zgjuarësi, vënë në provë karakterin e njeriut, duke e ngarkuar kështu me përgjegjësi morale dhe që këto lloj përgjegjësish janë nga ndjenjat më të fuqishme. I thashtë se jo vetëm nuk do të lë por do të vihem në dispozicion për sa kohë që ju do të dëshironi.

Ecëm një copë rrugë bashkë, me këtë njeri të “ndaluar”. Gjatë bisedës më foli edhe për Fishtën e madh. Më bëri përshtypje të veçantë një krahasim brilant, që pader Meshkalla bëri, përsa i përket mohimit të këtij gjiganti të letrave shqip: “Fishta, vazhdoi bashkëbiseduesi, është si një top llastiku që e kanë zhytur padrejtësisht në thellësinë e errët të ujrave për të mos dolë kurrë më, por janë gabuar, ai do të dalë me të njëjtën forcë, në dritën e shndritshme të diellit, dhe afër tij, në vendin që e takon”.

Më vjen keq që nuk arrita t’a shikoj më pader Meshkallën, pas pak kohësh, vdekja e pamëshirshme i shkëputi lidhjet me jetën në tokë, ai vdiq si “mëkatar” i lirisë e i të drejtave të njeriut.

Duke patur parasysh përpjekjet e intelektualëve shqiptarë në shekuj, s’ka si të mos duket disi e paplotë thënia steriotipe se “shqiptari e ka çarë rrugën e historisë me shpatë në dorë”. Kombi shqiptar do të mbetej barbar në rast se në dorën tjetër nuk do të kishte mbajtur penën. Gjithashtu nuk e kuptoj kujt i ka bërë keq pena në dorën tjetër të shqiptarit, përveç pushtuesit që kërkonte me çdo çmim injorancën e popullit tonë!

Për hir të së vërtetës duhet thënë se, ky popull nga më të vjetrit në Europë, përveçse me shpatë ka luftuar edhe me penë. Ka patur situata që në historinë e tij të shumëvuajtur, atë që nuk ka mundur t’a bëjë shpata, e ka bërë me shumë sukses pena. Por komunizmi kurrsesi nuk e toleronte dritën që shpërndante pena e intelektualëve nacionalistë shqiptarë. Një nga këta njerëz të lavdishëm, që e përdori penën vetëm në funksion të Kombit është edhe poeti ynë i madh, at Gjergj Fishta.

Të shkruash mirënjohje për at Fishtën, duhet së pari të jesh shqiptar, t’a duash atë dhe veprën e tij, por njëkohësisht, të ndikojë edhe te disa kritikë apo “gjeneralë” të letërsisë të kohës së sotme si, Koço Bihuku, Ulusi Hako, Mojkom Zeqo, Ismail Kadare, që keqinterpretojnë në mënyrë të qëllimshme vlerat e vërteta të veprës së poetit.

Megjithëse kompetencat e mija janë në nivelin e një lexuesi të veprës së tij, e ndjej për detyrë morale, që në këtë pesëdhjetë e pesë vjetor të vdekjes së poetit, të shkruaj dy fjalë të thjeshta për epikun, lirikun e satirikun më të madh të Kombit tonë, dhe së dyti, si një kompensim mikroskopik për ato ndjesë me fuqi të përjetuar gjatë leximit të veprës së tij të pavdekshme.

At Fishta lindi në fshatin Fishtë të Zadrimës, me 23 Tetor 1871. Lindi pikërisht kur Kombi Shqiptar vuante nën pushtimin shumëshekullor Osman. Por sikur të mos mjaftonte kjo, në këto kohra u shtua edhe një fatkeqësi e re; rreziku i asgjësimit të Kombit nëpërmjet coptimit territorial, që të çonte padyshim në shpërbërjen kombëtare. Në këto situata tepër të rënda për Shqipërinë, rilindasit luftuan me pushkë e sidomos me penë, që nga Kristoforidhi, Veqilharxhi, vëllezërit Frashëri, De Rada, Skiroi, Vaso Pasha, e shumë e shumë të tjerë, për të ardhur kështu në fillimet e shekullit të ri, kur koha na nxjerr në skenë një Fishtë për të zbuluar vlerat e vërtetaq të saj. “Paraqitja e tij profetike në popull, shkruan profesor Engjëll Sedaj, qe fenomenale në çdo pikëpamje, modest sipas shëmbëlltyrës shenjtore të françeskanëve, guximtar sipas shembullit të qindra klerikëve të martirizuar nga pushtuesit aziatikë, studjues dhe erudit, për t’u bërë akademik, që do t’a dëshironte çdo shkrimtar i kohës së tij dhe i kohës sonë, edukator dhe provincial i dashur, luftëtar i pako???? për veshjen shqiptare, dhe mbi të gjitha poet dhe këngëtar i ngadhnjimit të njeriut mbi të keqen”.

Që në fëmijërinë e hershme Fishta u dallua në mënyrë të veçantë për një dhunti inetelektuale të fuqishme, saqë mësuesi i tij italoarbëresh, Leonardo De Martino i kushtoi një vëmendje të posaçme, sepse De Martino pa te Fishta i vogël, Fishtën e madh të ardhshëm. Me këtë rast e shpuri në Kolegjin Françeskan të Troshanit, që ishte me zë të mirë në atë kohë. Aty kreu studimet e mesme me rezultate të shkëlqyera. Në vitin 1886 largohet për herë të parë nga atdheu e niset për në Bosnjë, për t’u formuar më tej nëpërmjet studimeve të larta. Nga Bosnja shkon në Livno, Kreshevë e Sutjeskë ku kreu përkatësisht studimet në teologji dhe filozofi. Në vitin 1894 vesh petkun e meshtarit të cilin e mban me nder e dinjitet gjithë jetën e tij. Këtu pikërisht mbaron odiseja e studimeve jashtë shtetit, dhe pasi kthehet, nuk e lë asnjëherë atdheun, derisa mbyll syrin tokësor më 30 Dhjetor 1940.

Për rreth 46 vjet me radhë Fishta ka qenë i mohuar dhe i panjohur për lexuesit shqiptarë, ai është lexuar vetëm vjedhurazi, si pasojë e gabimeve trashanike në dëm të Kombit tonë, që faktorin politik e kanë vënë me forcë mbi interesat kombëtare, duke cunguar kështu ndjeshëm kulturën si dhe qytetërimin shqiptar…. Krime të kësaj natyre të manipuluara për dekada të tëra kundër disa intelektualëve shqiptar, jo vetëm nuk kanëndrequr gjë, por përkundrazi, kanë krijuar një boshllëk, një varfëri të pallogaritshme në jetën tonë kulturore. Jo pa qëllim është përhapur një keqinterpretim për veprat e poetit, ku propaganda komuniste influencoi rëndom, sidomos te lexues të paformuar të çfarëdo moshe, apo te ata që nuk kanë marrë mundimin për të lexuar ndonjë varg fishtjan: pikërisht këta thonë: “Pse t’a lexojmë antikombëtarin Fishtë kur ky vetë thotë se Gjergj Fishta s’është shqiptar (!). Të paktën për të justifikuar apo për t’a zbutur sadopak injorancën e tyre, duhej të lexonin pa tjetër vargun e plotë, ashtu si e shkruan vet poeti! Nuk mbaj mend se ku e kam lexuar një shprehje që thotë se “ndërsa budallai është diçka, injoranti s’është asgjë”. Pra ky konkluzion i gabuar është përhapur me paramendim; sa keq kush përbuz pa njohur luan personazhin e injorantit…

Në satirat e Fishtës me rreth 8000 vargje, “Anzat e Parnasit”, një nga kulmet e satirës shqiptare, aty ka dhe një vjershë që titullohet “METAMOPHOZIS” që në shqip do të thotë, ndryshim i madh dhe i dukshëm, në të cilën autori që në vitin 1907, në atë periudhë të errët që përkonte më shumë se kurrë një vetëdije e një vetëmohim kombëtar, vë në lojë disa shqiptarë, disa pseudopatriot, të cilët thotë autori: “Për dhe të parëve/ S’ju bjen ner mend/ M’sa për kërpudhat/ Që mbijn n’dervend/ Për ditë t’u majun/ Si majet njala/ U punon n’shekull/ Kuleta e fjala/ Fis kanë ma të fortin/ Dhe vëlla bujarin/ Për atdhe barkun/ Për erz kanë arin/ Me nji gut morgen/ A kalimera/ Me nji dobra vjeçer/ A buona sera/ Mue punët të tana/ Më ecin për fillë/ E der murrizi/ M’qet dradofille…”.

Janë pikërisht këta tartufa e kryetula që paturpësisht duke krijuar një mirqënie disi të veçantë e të dyshimtë, s’çajnë kokën për hallet e kombit dhe deklarojnë se: “T’a dijë Shqypnia/ Pra sheklli mare/ Se mas sodit/ Unë s’jam shqyptar…”. Ai që ka patur fatin të lexojë të gjithë satirën fishtjane, do të konstatojë shqetësimin e madh të poetit, që është i detyruar t’i ironizojë t’i fshikullojë këta patriotë të remë. Qëndrimi i poetit të shqetësuar është i palëkundur, nuk ka kompromis kur është fjala për atdheun, ai i vendos antikombëtarët në vendin e turpshëm që meritojnë: “… bre coftina kalb mbi dhe/ Der kur ju t’u u tall ndër ne/ Do t’na qelbni fis e atdhe…?

Por le të mos zgjatemi më me këta lexues diletantë, kritikë apo “gjeneralë” të letërsisë tonë, sepse ndjenjat e fuqishme të së bukurës që të jep arti, janë pronë vetëm e atyre që e shijojnë dhe e konceptojnë atë.

“Lahuta e Malsisë”, është dhe mbetet kryevepra e poetit, për të cilën punoi për 32 vjet me radhë, është njëkohësisht edhe kryevepra e letërsisë shqipe në gjininë e saj. Ajo të jep kënaqësi të veçantë të shumëfishon e të rrit ndjenjat e atdhedashurisë, siç rrit qumështi i nënës fëmijën e porsalindur, të fisnikëron shpirtin me ndjenja nga më njerëzoret, duke patur si synim kryesor, përsosjen e ndërgjegjes kombëtare.

Në këto kohëra tepër të vështira për Shqipërinë, “Lahuta e Malsisë” shërbeu si një kod për të vënë në lëvizje ndërgjegjen tonë kombëtare, duke injektuar në këtë mënyrë, doza të mjaftueshme atdhetarizmi, që shqiptarët “me dërras të kraharorit të përballonin armikun shkja”. Ky kod i përsosur futej lehtësisht edhe në shpirtin e atyre që nuk dinin të lexonin, mjafton t’a dëgjojnë disa herë dhe të mbetej përjetësisht në kujtesë. “Lahuta e Malsisë” ka qenë dhe do të mbetet një sirenë luftarake e fuqishme për të zgjuar ndërgjegjen tonë kombëtare sa herë që atdheu do të jetë në rrezik, sot dhe në të ardhmen, për brezat që do të vijnë. Jo rastësisht poeti e përcakton veprën e tij si një testament kombëtar kur thotë: “Nipnisë së kohëve të vona edhe për t’le…”.

Një vepër tjetër jo më pak e rëndësishme është edhe vëllimi me lirika, “Mrizi i Zanave”. Është një vepër me të gjitha karakteristikat e shkruar nga njëmjeshtër i madh i penës, ku i këndohet me dashuri të veçantë, gjuhës, zakoneve e çdo gjëje tjetër shqiptare, që poeti i përjetëson me artin e tij të madh. Nuk ka patur e nuk ka njerëz të letrave shqipe, as dje e as sot, që në veprat e tyre të jetë shkruar aq shumë e me aq përkushtim, fjalët atdhe e shqiptar, se sa në veprat e Fishtës. Janë lidhjet intime të tij, me tokën e tij, me shpirtin e njerëzve të tij, vlerat e të cilave i grumbullon, i amplifikon dhe i shpreh në mënyrë të hyjnishme në këngët që burojnë të freskëta, ashtu si uji i burimeve të maleve tona. “Natyra e jep Fishtës copa nga gjiri i saj, thotë Lazgush Poradeci, shqiptare prej rrace është vetë shqiptari i Fishtës sa të jetë jeta, shqiptari i përjetshëm siç ka qenë e siç do të jetë Ay i cili për Fe dhe Atdhe bën vdekjen si e ka patur zakon gjithnjë, “si me le”. Atdheu për Fishtën është pa dyshim kuptimi i jetës së tij, të cilin na e la trashigim edhe ne: “ma mirë dekën nën dhe m’u kja/ Se me marrë gjall mbi dhé t’vet kush dek ka ra/ Ai s’ka dekun por ka le”. Veprat e tij nuk jamë vetëm “Lahuta e Malsisë”, (1905-1937), “Anzat e Parnasit” (1907), “Mrizi i Zanave” (1913), “Gomari i Babatasit” (1923), “Vallja e Parrisit” (1927), “Jerina ose mbretëresha e luleve”, “Pika e Voesë”, “Juda Makabe”, “Odiseja”, “Ifigjinia në Avulli” etj., por Fisha ka edhe mjaft vepra të tjera të pabotuara, që të gjitha së bashku përbëjnë një shifër pothuajse të paarritshme, prej 100 mijë vargjesh.

Përveç artit të tij të dashur të vjershërimit, Fishta ka qenë edhe një piktor mjaft i mirë. Në vitin 1923 shoqnia “Rozafa” organizoi një ekspozitë kombëtare, ku Fishta paraqiti 24 punime të tij, disa prej të cilave u vlerësuan nga Akademia e Arteve të Vjenës. Jo vetëm piktura, por edhe arkitektura ishte një pasion i veçantë për poetin. Ai ka projektuar me dorën e tij fasadën e bukur të kishës së Rubikut, ka projektuar gjithashtu, kishën e fretënve te lagjja “Arra e Madhe”, manastirin në Lezhë, kishën në lagjen “Gjuhadol”, e të tjera objekte të dala nga dora e tij, që Zoti e kishte pajisur me të dhënat e një artisti shumë dimensional.

Në përvjetorin e pesëdhjetë e pestë të vdekjes së poetit, le të kujtojmë me respekt të veçantë përkushtimin e tij ndaj kombit që e lindi, e ky përkushtim i tij, le të na shërbejë edhe ne për forcimin e vetëdijes Kombëtare, si një kryekuptim madhor i jetës tonë.

Duke sjellë edhe një herë në mendje thënien brilante të të ndjerit, pader Meshkalla: që “Fishta është zhytur padrejtësisht në thellësinë e errët të ujrave”, le të shpresojmë se duke u ngritur me forcë lart, pa dyshim do të vendoset në vendin që i takon në altarin e Kombit, që poeti e desh aq shumë.

Bujar SHEHU

 

Kur kthetrohemi nga nostalgjia për “Armikun e Çlirimit”…

(Refleksione)

Në klimën e debatit mjeran dhe abuziv “të rishkrimit” të historisë kur mësova nga media e shkruar se  ambasadori turk në Kosovë  na sugjeruaka që historia e pushtimit osman në rastin tonë të mos konsiderohet si e tillë, ndjeva nevojën e reflektimit me një sens akoma më kritik ndaj librit ”Shakaxhinjtë e Nacionalizmit” të publicistit M. Bregu. Duke mirëkuptuar rishikimin, jo rishkrimin, e historisë si një aksiomë e shkencës historike m’u kujtua monumenti i Neronit në qendër të Romës, edhe pse dihet  se në vitin 64 të erës sonë perandori romak, jo thjesht do të vriste dy apostujt e  Krishtit Shën Pjetrin dhe Shën Palin në vargun e pafund të përndjekjeve, burgosjeve dhe vrasjeve të të krishterëve, por, sikur të mos i mjaftonin këto, do të digjte brenda një nate edhe Romën.

E megjithatë momumenti i njërit prej diktatorëve më të zinj të njerëzimit-Neronit- vazhdon “të hijeshojë” në mes të Romës, si dëshmitar autentik i njërës prej faqeve më të errëta të perandorisë pagane romake,pa aluduar njeri ta lëkundë hijen e rëndë të Tij,kur tek ne idiotërisht diskutohet denigrueshëm, si nonsens historik ,shkatërrimi, në rastin më të freskët, i një vepre arti suigeneris si ajo në ballë të Muzeut Historik Kombëtar-dëshmi autentike e Socrealizmit…

Kështu “shakaxhinjtë tanë të rishkrimit të historisë”një “reminishencë” me  librin”Shakaxhinjtë e Nacionalizmit’ të M.Bregut na intrigojnë në një sens kritik ndaj mjerimit filozofik që synon të mbjellë “intelegjenca”e trutharëve të nacionalizmit anakronik apo të moderacionit të shtirur duke luajtur mjerisht me sensin  e munguar kritik të të menduarit të një populli si yni, i cili shpesh herë të  vërtetën e ka pranuar në frymën e kultit të të parit: në familje,në fis,në bajrak,në parti, në pushtet etj.shkurt si ekskluzivitet,si fjalë tabu,si fjalë të Zotit. duke kompromentuar kështu thelbësisht të vërtetën si produkt i diversitetit, derivat i injorimit të sensit modern të dyshimit..

Duke u ndalur tek libri “Shakaxhinjtë e Nacionalizmit” të bie në sy gjakftohtësia e analizës përballë duambabizmit,si nacionalizëm i thërpyer sa brenda llojit të vet ,sa me konjukturën moderne,shkurt si sjellje filozofike dalë boje në shekullin e ri. Çka e arrin falë shmangies së kompleksit të inferioritetit, jetike në arenën e debatit publik, i nevojshëm dhe i shëndetshëm në një vend demokratik, edhe pse Bregu publicist ndodhet përballë një ish-diplomati, si Baleta, zotërues i 4-r gjuhëve të huaja, fatlum gjatë regjimit komunist, pa dashur të paragjykojmë zbritjen e tij përrallore nga malet drejt selive të vlerave universale, si OKB-ja, shans që s’do ta refuzonte asnjë shqiptar i ndershëm dje.

Kështu të anatemosh Bregun, nga kompleksi i superioritetit, për katolicizëm, kur debaton mbi të ashtuquajturin nacionalizëm shqiptar, aspak “produkt” i asnjërës prej feve, po aq i “të gjithave” së bashku në vendin tonë, do të thotë të injorosh me vetëdije pasojat injoruese të çështjes nacionale shqiptare të kompleksit evropian mbi Shqipërinë si “Turqi e vogël” … pasoja ndoshta pa limit,po aq të mos arrish të kuptosh asgjë nga përvoja e”SHBA,që me politikën e tyre të hapur, duke lejuar ekzistimin e së drejtës për kritikë, madje,edhe të dogmave të shenjta të relegjionit bazë kanë zgjeruar pandërprerje hapësirën e lirisë së mendimit,rrjedhimisht edhe të besimit”siçshprehetA.Xhaferri.

Sa mjerane qëndron kjo sjellje ndaj një qytetari të besimit tjetër kur kujtojmë se”Bashkësia Islame në mënyrë energjike e të sinqertë u ngrit kundër fanatikëve që në emër të fesë po shkelnin mbi Shqipërinë duke e shpallur Nënë Terezën si vlerë të saj në traditën e madhe emancipuese të Bashkësisë Islame të kohës së Zogut” (Kadare“Identiteti evropian i shqiptarëve”fq.55)çka u konkretizua me vendimin bashkiak për vendosjen e shtatores së shenjtores shqiptare në mes të Shkodrës

Pa dashur të hyjë në detaje për pushtues e perandori të ndryshme, të cilat kanë pasur të njëjtin thelb, atë të pushtuesit për interesat e veta, aspak për të mirën tonë.kur shtrohet dilema pse shqiptarët e ndërruan në shumicë fenë,çka boshnjakët e kishin realizuar 1OO vjet para tyre, atëhere, siç thekson A.Xhaferri, “përgjigja duhet kërkuar në raportet e Bizantit (e ortodoksisë) dhe të Vatikanit (të katolicizmit) me Perandorinë Osmane, e cila pasi pushtoi kryeqendrën e Ortodoksisë, Konstandinopojën (Bizantin) dhe një pjese të madhe të territoreve të saj, arriti të  qeverisi aq gjatë në atë hapësirë, vetëm falë marrëveshjes me patriarkun e Konstandinopojës (Bizantit) duke pranuar  kulturën dhe mënyrën qeverisëse të Bizantit”, besimtarët e të cilit, ortodoksët, rrjedhimisht do të  ndjeheshin më të privilegjuar se katolikët në këto rrethana.

Nga ana tjetër të pretendosh se “paraardhësit tanë qenë me fat historik të jetonin nën sundimin osman gati 500 vjet apo të pranosh, se “ata që u konvertuan në myslimanë ishin mëkatarë” nga kushdo qoftë e thënë, të vjen keq, jo për pasaktësinë e padiskutueshme, kur po përjetojmë konvertimin kaq aktiv si një sjellje moderne, pragmatiste të shqiptarëve sot,në Perandorinë e Tregut, por për autorësinë e dy versioneve që frymëzohen njëra nën kompleksin orientalist të “Baba  Dauletit”, tjetra nën kompleksin modern të konjukturës -si shprehje e nostalgjisë ndaj “Armikut të Çlirimit”- duke konfonduar  progresin natyral të një populli viktimë deri dje,bijtë e të cilit,jo vetëm që nuk trajtoheshin as si nënshtetas turq në Perandorinë Osmane,por ”Fuqitë e Mëdha e panë më të udhës që t’i shpërfillnin ,t’i braktisnin,qoftë për t’i zhvatur ,qoftë për t’i dhënë si monedhë këmbimi tek ai që kishte kërkesë të fortë ose atij që jepte çmimin më të mirë, apo më të shtrenjtë në tregjet ndërkombëtare”(M.Aref“Shqipëria-Historia dhe gjuha”fq.159)

E në se i referohemi aktualitetit shohim mjerisht që ,me gjithë begraundin elegant të një populli si pasardhës i pellazgëve hyjnorë,( të konfirmuar  në këto troje së paku 6-3 mijë vjet p.e.re,sipas shkrimtarëve antikë grekë), jemi i vetmi zë,i vetmi komb që i kërkohet përsëri të sakrifikojnë për të Tjerët- në emër të Altruizmit modern-, të pres përsëri nën ekstazën e kultit modern të doktrinës realizimin e vetvehtes në një të ardhme Gjithëpërfshirëse pa limit-”novacion”dhe “altruizëm nacional “që nuk i kërkohet asnjë kombi tjetër vetëm shqiptarëve të rindarë edhe pas pavarësisë kushtetuese të Kosovës, si gjithnjë, në 5 shtete me kufinjtë e tokës amë.

Popujt që nuk dinë të dyshojnë,jo thjesht nuk kanë të Ardhme,por për hir të së vërtetës nuk e meritojnë atë,nëse realisht  kemi vetëdijen,siç shprehej Naimi,poeti ynë kombëtar se jemi banorët më të vjetër të kësaj Evrope,në se sinqerisht duam t’i shpëtojmë kurthit modern të sloganeve izmatike, si deri dje,pavarësisht lukut të tyre modern.

.Truthartët modernë të nacionalizmit të kapërcyer,apo të thërpyer me konjukturën moderne-si shprehje e totalitarizmit modern- s’është çudi që ndonjë ditë t’i kërkojnë

llogari si mëkatar edhe Konstandinit të Madh,perandorit romak, pagan ,ilir ,që 695 vjet më parë udhëhoqi konvertimin e një perandorie të tërë në të krishterë,apo Justinianit, po ilir,perandorit bizantin,i cili,rreth vitit 635 të erës sonë,sipas Jordanesit, ka ndihmuar në tërheqjen e pushtuesit ” të pritshëm” serb të trojeve tona duke  ftuar sllavët për ndihmë kundër hordhive gjermanike në Itali e gjetiu, të cilët në vend që të

luftonin gjermanët u kthyen në pushtues të tokave bizantine, taktikë që do të inkurajonte prologun okupues serb të Kosovës nga shek.XIII.(Mateus.Aref vep.cit..fq.21O).

Me shumë interes, në librin në fjalë, nisur nga thelbi i tij abuziv është koncepti mbi “Vonesën e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë” që e paska sjellë konvertimi në myslimanë (në rrethana historike aspak të dhunshme, por aspak po aq vullnetare në kuptimin praktik,të ngushtë të kësaj fjale).

Pohim, mjerisht mjeran deri në skaj kur kujtojmë se Egjipti, Siria, Libia, e tjerë kombe myslimanë do të ishin të parët që shpallën pavarësinë nga Perandoria Osmane.,pa injoruar edhe”kontributin” e llogarive për hesap të vet,aspak tonin,të perandorisë austro-hungareze,ku ne bënim pjesë,përballë epërsisë,domenit rus, që kërkonte me çdo kusht daljen në Mesdhe,çka do të kalonte “patjetër”në kurriz të shqiptarëve,veçmas kosovarëve dhe çamëve. të cilët Aleanca e përzemërt-Antanta.do t’i ndante nga trungu amë që në fillimet e shek.XX.

Njëherish nuk më bind argumenti që sjell z.Blushi,(ky publicist dhe politikan suigeneris,i kalibrit rreptësisht modern ) në “romanin” e tij”Të jetosh në ishull”fq.56 se “shqiptarët nuk dinë të zgjedhin dhe ç’është më e keqja nuk dinë të mbrojnë atë që zgjedhin dhe akoma më keq e tradhëtojnë shpejt atë që zgjedhin”,përballë konfirmimit  se dobësia e vonesës sonë historike si shteti i pavarur lidhej jo me fenë apo përshtatjen me atë që sundon kalanë në këtë rrafsh,por me faktin se ”institucionet tona fetare nuk ishin kombëtare”(prof.dr.K.Frashëri”Nderi i Kombit”,Gazeta Shqiptare,6.o9.2oo8)

Aq më bindëse bëhet kjo kur kronikanët osmanë të shek.XIV-XVII shqiptarët i cilësojnë si “rebel dhe të pa fe,madje të lindur vetëm për kryengritje”.

Nga ana tjetër duhet pohuar se shqiptarët si pragmatistë në gen “ditën” të përshtaten në rrethanat e realitetit perandorak global osman,i cili në thelb synonte asimilimin e tyre si identitet, por kurrësesi nuk do të arrinte të shteronte identitetin shqiptar, aq mirë kur dihet prirja jonë pagane e shprehur në besimin ndaj “Orëve”, “Zanave”, “Diellit” apo” Hënës”.

“S’e kam parë Perëndinë,

Shoh ngaherë dashurinë”

shprehej Çajupi.

Madje po t’i referohemi Edit Durhamit thuhet se “Papa Pauli II në vitin 1464 e shkishëroi Lekë Dukagjinin për kanunin  e tij jokatolik”(“Brenga e Ballkanit”fq. 118)

Me shumë të drejtë Bregu i referohet thënies së Nolit: “Në Shqipëri ka 4-r besime që nuk kane zënë rrënjë në zemrën e këtij populli pagan”. Në këtë vështrim “Vonesa shqiptare për Shpalljen e Pavarësisë” nuk qe derivat i fesë islame, por i alergjisë së Fuqive të Mëdha Evropiane ndaj kësaj feje,krahas lakmisë grabitqare kurdoherë ndaj trojeve tona.

Do të krijohej kështu, nënvizon prof.dr. Kristo Frashëri: “aleanca midis koncepteve politike dhe ideologjike osmanishte të Portës së Lartë dhe platformës së “Megali idese”, që domosdoshmërisht të çonin në mohimin e së drejtës shtetformuese të shqiptarëve si komb me shumicë myslimane.siç paralajmëronte ideologu i shquar i Rilindjes sonë Kombëtare, Sami Frashëri.,shije që po kaq mjerisht,sado e sofistikuar, gjallon deri në ditët tona. .

Duke iu referuar librit “Shakaxhinjtë e Nacionalizmit”të M.Bregut, kur kujtojmë thënien e Konicës: “Shqipërinë do ta hanë shqiptarët”, edhe teksti i shprehur nga Princ Vidi “më kanë dërguar për t’iu bashkuar, jo për t’u ndarë”, drejtuar Ismail Qemalit, lidhur me kantonet shqiptare vjen si sentenca më e goditur përmes së cilës mund të transkriptohet në esencë komunikimi i këtij të fundit me princin evropian.

Është pikërisht ky thelb që e detyronte diplomatin e urtë të insistonte në vendosjen patjetër të një përfaqësuesi ndërkombëtar që të siguronte paprekshmërinë e kufinjve

shqiptarë të 1913-tës, pas dorëheqjes së tij të detyruar përballë rolit tradhtar dhe antishqiptar të Esat Pashë Toptanit dhe lëvizjes fshatare të Haxhi Qamilit, një precedent i njohur edhe në Francën e 1793-shit, kur në emër të monarkisë do të kërkohej shkatërrimi i fitores së Revolucionit Demokratik Borgjez-një vlerë universale Duke iu rikthyer “Vonesës shqiptare të Shpalljes së Pavarësisë”, është interesant fakti: Në vitin 1621, kur procesi i myslimanizmit kishte marre përmasa të papara, Budi i drejtohej kardinalit Gazzadino në Romë: “Shqiptarët e krishterë në marrëveshje të fshehtë me ata myslimanë po përgatisin një kryengritje të armatosur kundër zgjedhjes osmane”.

Bregu në librin e tij shkruan plot respekt të merituar, për brezin e B-ve të Mëdha të shqipes si: Buzuku, Budi, Bardhi, Bogdani e Biçikemi, Padyshim ata ishin dhe mbeten,- larg çdo sentimentalizmi religjioz –, llogari personale e kujtdo që i pëlqen kjo “sjellje”, humanistët e mëdhenj shqiptarë me përmasa evropiane( kur Porta e Lartë s’lejoi të hapeshin jo vetëm shkolla  shqipe deri në 1887-ën në Shqipëri, por as shkolla turke),por Jo heronjtë përballë një perandorie ushtarake moderne aq të fuqishme si ajo Osmane.. Një Mesjetë vërtetë brilante!

Vetëm në ketë kontekst ata duhen parë dhe vlerësuar si formacioni në thelb elitar arbëror, ndryshe do të ishin “prehur” pranë mjediseve të Vatikanit dhe jo të jetonin deri në shpella, si në atë të Rrjollit të Malësisë së Madhe, ku i madhi Bogdan do të kalonte rreth një çerek shekulli të jetës së tij.

Mjafton të kujtojmë aktin tejet domethënës ,brilant, nolian kur nën veladonin e një kleriku ortodoks, rrihte zemra e një patrioti të madh, po aq e një ateisti të deklaruar në fillimet e veprimtarisë së vet (.R.Qose”Shkrimtarë dhe Periudha”fq.254),i cili për motive të pastra patriotike,tejet largpamëse, do të themelonte 1OO vjet më parë,në Boston të SHBA Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare për të shpëtuar shqiptarët dhe Shqipërinë nga kthetrat grabitqare moderne të ortodoksizmit shovinist grek.

Ndërsa lidhur me figurat madhore si: Koliqi, Mithat dhe Mehdi Frashëri autori i librit nuk duhet ngurronte në analizën e tyre kurdoherë si figura madhore komplekse, të cilat krahas meritave substanciale si gurthemeli tashmë në panteonin tonë si komb patën edhe kontradiksionet e veta në kontekstin historik të njohur botërisht, duke mos i shpëtuar përmbajtjes së  strategjizmit tragjik të kolaboracionizmit shqiptar, që shpresonte pa sens tek fuqitë autoritariste pushtuese, Italia dhe Gjermania, për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare

Sikur komunizmi shqiptar nën trysninë e interesave ngushtësisht partiake, ideologjike do ta rriste disi artificialisht konfrontimin brenda vetes kur kujtojmë se mjaft nga nacionalistët në vitet “39 – “44, plot pasion për çlirimin e atdheut nga nazifashizmi, vinin nga auditorët evropianë dhe jo thjesht luftuan, por u bënë pjesë e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar shqiptar,duke definuar mjerisht si pjesë e të masakruarëve pas dhjetorit 1945, edhe pse Kushtetuta Shqiptare deri në vitin 1955 e njihte pluralizmin me ligj.

Tejkalimi i masës me “Mukjen” apo “Mukja” e kthyer në kompleks nga komunizmi shqiptar si dhe naiviteti politik i nacionalistëve duke bashkëpunuar me pushtuesit dhe qëndruar në pritje të zbarkimit të Aleatëve gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, komprometuan rrënjësisht të nesërmen demokratike të Shqipërisë.. Kurse nacionalistët si forcë politike shteruan së brendshmi. “Nuk ka shqiptarë budalla të mos e kuptojë se ballistët vdiqën, kur bashkëpunuan me fashizmin”- i shkruan Noli, Mithat Frashërit.Madje hijet tragjike të kësaj strategjie ,si peng i progresit demokratik, do të shtriheshin deri në ditët tona, me  synime të pastra manipuluese, duke deformuar për llogari të pastra partiake faktin e pakontenstueshëm historik se: ”Përgjegjës për vendosjen pas Luftës së Dytë Botërore të regjimit komunist në Shqipër,siç thekson akademiku Kristo Frashër”Nderi i Kombit”, nuk janë dy emisarët jugosllavë,Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha,por qarqet nacionaliste,ballistët dhe legalistët,të cilët u zvarritën me taktikën e tyre të kompromisit,në fillim të heshtur,pastaj të hapur me kolaboracionistët në pritje të zbarkimit të forcave angloamerikane në brigjet shqiptare”{“Historia e Lëvizjes së Majtë në Shqipëri dhe e Themelimit të PKSH.1878-1941”,fq.273}

Nga ana  tjetër Perëndimi, jo vetëm nuk do ta njihte Zogun në mërgim me taktikën “as ngrohtë, as ftohtë me të”, por po aq për absurd, nën trysninë staliniane nuk do të përfshinte Shqipërinë brenda vetes, edhe pse komunistët shqiptarë si ata grekë udhëhoqën me vendosmëri dhe pa asnjë kompromis fitoren mbi nazifashizmin si pjesë e strategjisë së koalicionit botëror antifashist.Kjo edhe pse dihet se Ushtria Nacionalçlirimtare Shqiptare nuk pranoi asnjë këmbë ushtari të Ushtrisë së Kuqe në tokën shqiptare gjatë përballjes 5-vjeçare me nazifshizmin, siç nënvizon albanologu i shquar gjermano-amerikan B. Fisher.

Në këtë aspekt, nga studiuesit tanë, nuk duhet hedhur baltë si qellim në vetvete ndaj këtij kontributi të shkëlqyer ku kanë pjesën e vet edhe mjaft nacionalistë të ndershëm, me vizion evropian mbi të nesërmen demokratike të shqiptarëve, siç veprohet shumë herë nën trysninë e antikomunizmit si kompleks. Në ketë kontekst yshtjet me artifice të llojit “Kristianizmi” apo “Islamizmi”, si gricje artificiale, ngado që të vijnë janë në dëm të çështjes sonë  kombëtare, në tërësi ende të pazgjidhur, edhe pse aktualisht kanë rënë defakto poshtë të gjitha protokollet evropiane, ndryshe tetë të tilla, që na. ndanë kaq dhimbshëm në pesë shtete.

Shihni o trutharë të nacionalizmit”origjinal”shqiptar! Kur shtrohet çështja e njohjes së pavarësisë së Kosovës ,OKB-ja islamike,ndryshe Lidhja Arabe,(ku jemi edhe ne anëtarë nga viti 1993)  deri në këtë moment mbi interesat islamike di aq bukur dhe me aq dinjitet të vërë interesat kombëtare duke mos e njohur shumica e vendeve anëtare të saj Pavarësinë e Kosovës. Dhe do të ishte injorancë të vepronte ndryshe -koshiente se koha e dogmave  dhe e mallit për to mbaroi…

Kurse lidhur me kontenstimin ndaj simbolit tonë kombëtar, shqiponjës në flamur, problem që zoti Bregu ngre në këtë libër, kam idenë se i shkon ky shpend, i etur për të rrokë hapësirën

natyrore, stërnipave të ilirëve. Ilir do të thoshte i lirë, një popull vazhdues i pellazgëve hyjnorë,i cili nuk kurseu asgjë në emër të të qenit i lirë, popull me një kualitet të lartë të shpirtit sipas Pauzanias. Madje, sipas E.Kocaqit ”skeptri që mbante Zeusi në dorë, e ka origjinën nga shqipja,sepse ai paraqiste një kokë shqiponje, pra skeptri është sqepi si i thuhet në gegërisht.”

”Shqiponja në flamur bëhet edhe më e pranueshme për dy arsye tejet thelbësore:

E para, flamuri ynë kombëtar,me shqiponjën dykrenare në mes,është më i vjetri në Ballkan ,ndoshta mbi 5OO vjeçar, kur asnjëri prej flamujve të fqinjëve tanë nuk i kalon 15O vitet. Këtë Flamur të Skënderbeut të harruar për 4-5 shekuj nën sundimin osman,e rizbuloi  shkollari i ri, Faik Konica duke e vendosur në një bibliotekë latine për  t’ia rikthyer kështu memories sonë kombëtare, do të shprehej Noli në dhjetor  1942 ,kur me këtë flamur do të mbulohej edhe arkivoli i Konicës,rizbuluesit të tij, në Boston të SHBA.

E dyta është domosdoshmërisht e drejta e shqiptarit për ta parë njëherë faqe shekullit, plot frymëmarrje brenda vetes, nëse duam të shprehemi si njerëz të lirë, Nënën tonë të Madhe – Shqipërinë e Vërtetë, jo këtë Artificiale, të simbolizuar botërisht përmes këtij flamuri. Cili djalë nëne në botë nuk do të shenjtëronte simbolin e nënës vet,po aq do të dëshironte ta shihte nënën e vet të gjymtuar apo të cunguar krahësh tërë jetën, siç po ngjet kaq breza me ne shqiptarët?!

Në këtë vështrim mendoj se funksionon bukur në thelbin e vet fatit tonë tragjik simboli ynë kombëtar, me shqiponjën dy krenare në mes, me shpresën e madhe se tashmë, shekulli i XXI do të jetë shekulli i shqiptarëve ,realizimi i vetvetes brenda Hapësirës sonë Natyrore, jashtë kthetrave të Artificialitetit., që koincidon me “objektivin” e shpendit tonë gati magjik dhe mistik, si një simbol brilant, krejt origjinal ,në intenerarin e një realiteti global integral që aspirojmë.

Kurse emrat: Ujk, Luan, Skifter, e të tjerë si këta, mendoj se duhen lexuar falë prirjes gjenetike pagane të albanëve, shqiptarëve të sotëm, që fenë kurrë nuk e ndjenë si komponent themelor, por plotësues në spiralen e jetës drejt realizimit të vetvetes. ”Shqiptari mbetet shqiptar. Edhe kur duket se u nënshtrohet rrethanave e bën këtë për t’i detyruar rrethanat t’i nënshtrohen atij.Krishtërimin nuk e ka marrë kurrë seriozisht, por edhe islamizmi me ç’duket nuk është futur si duhet .Shumica e njerëzve s’e vrasin shumë mendjen për fenë”(E.Durham vep.cit. fq.45)

Madje mjafton të kujtojmë se pellazgët shenjtëruan lisin, drurin, me fenë e tyre druide, ilirët Diellin,si perëndi e tyre,siç respektonin gjarpërin(sot nderohet si ora e shtëpisë), sikur ne vazhdojmë të nderojmë, bie fjala, Ditën e Shëngjergjit, si festë pagane për të gjithë,pa dallim besimi, kur dihet se nuk ka ekzistuar ndonjë shenjt me emrin Shëngjergj.

Kur policia malazeze, natën e votimit për Pavarësinë nga Serbia të Malit të Zi në 2OO6-tën,po masakronte një familje të besimit katolik duke i thyer  mes tjerash edhe  një portet në allçi të Adem Jasharit,kryefamiljari shumë i fyer në shpirt e mësyn me fjalët:”Mos bre se ky asht bash Jezu Krishti im”- shprehet Kadare.

Gjithashtu konsideracionet e tipit “vëllezërit e tu selinë e kanë në Vatikan”, apo “Hordhia e harlisur e Vatikanit” vijnë jo thjesht si mungesë etike, por si mungesë e plotë dinjiteti në komunikim, kur në kodin e një diplomati ekuilibri i shprehjes është parim i njohur i xhentilencës diplomatike, aq më tepër në rastin e një diplomacie publike për të amortizuar një problem të caktuar, larg kompleksit “të reciprocitetit”, në rastin konkret.

Ne jemi të gjithë shqiptarë, shumë pak për t’ia dhuruar njëri-tjetrin dikujt tjetër. Le ta pranojmë siç jemi vetveten duke kultivuar diversitetin në emër të rikonfirmimit tonë si komb me vetëdijen se vetë qenia njerëzore nuk është kurrë puritane.

Duke u ndalur ne përformancën e librit, njëri ndër kriteret e cilësisë së botimit, mund të themi që libri është mjaft i realizuar duke filluar me formatin, madhësinë e

shkronjës, cilësinë, peshën e letrës dhe kolorin e faqes, sidomos kopertinës sëbashku me ikonën përkatëse, e të tjera, falë këto punës serioze të botuesit, i cili duhet përgëzuar.

Mjaft sinjifikativ është sipari i librit me sentencën sokratike në mbrojtje të së vërtetës dhe po aq mbyllja e librit me sentencën e viganit tonë liberator, Heroit të Popullit – Luigj Gurakuqi:.

“Vetëm një qellim i nalt te ban me durue / e zemrën te forcon, nder kundërshtime s’vyen / kurrë me u ligshtue,mjer ai qe s’qindron”, mbi qëndresën në emër të kësaj të vërtete, që përbën lajtmotivin e librit “Shakaxhinjtë e Nacionalizmit”. Bregu me librin në fjalë na dhuron një publicistikë që ka. merita për stilin, tematikën me tehun e saj stigmatizues ndaj orientalizmit të kapërcyer apo kompleksit të moderacionit që investon çdo ditë në injorimin e vlerave tona më të mira të traditës

Megjithatë, këto vlera do t’ia ridimensiononte një redaktim profesional,i cili “s’kapet” dot,mungon,qoftë edhe thjesht si një korrektim gjuhësor e letrar, shprehje kjo neto e abuzimit të shtëpive botuese. E gjithësesi libri në fjalë na afron një publicistikë që meriton vëmendje për  sensin kritik të problematikës që bën objekt të saj, kur fjala si krizë, vizioni mjeran filozofik nën kthetrat e nostalgjisë së “Armikut të Çlirimit’do të thoshte Konica, dje si kult i totalitarizmit klasik aziatik,sot si totalitarizëm modern synon të kulmojë sipas frymës së “parcelës” apo sipas unit të të parit-bajraktarit modern- në ballë të atij që e thërret sovran dhe e ndjen si turmë, vërdallon rreth nesh si skllavëri mendimi,si idolatri moderne apo si kulti i Njëshit.. Kështu ,publicisti në fjalë ,përmes këtij libri sikur na thotë: “Mos harroni se historitë nuk do te shkruheshin kurrë, nëse nuk do të ekzistonte bindja kategorike se ajo që harrohet apo injorohet në rrugëtimin e dhimbshëm të popujve, mund të përsëritet.

Kadri Ujka

 

POSTIMET E FUNDIT