Për Mirelën…
Mbërrin në Shqipëri trupi i pajetë i Presidentit Nishanit, nderohet nga forcat e policisë së Kosovës në Morinë
Trupi i pajetë i ish-Presidentit Bujar Nishani ka mbërritur në atdhe. Mbrëmjen e djeshme makina me arkëmortin e ish-Presidentit Bujar Nishani kaloi pikën e kufirit të Morinës mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Në një ceremoni të improvizuar forcat policore kosovare të kufirit në Morinë nderuan ish-Presidentin.
E shoqëruar me polici, makina që mbante arkëmortin u nis drejt Tiranës.
Arkëmorti i tij do të vendoset në sallën “Skënderbeu” në Presidencë, ku familjarët do të presin vizita dhe homazhe nga të afërm, miq dhe dashamirës.
Homazhet do të zhvillohen për dy ditë me radhë.
Protokolli i shtetit do t’i zhvillojë ato në Presidencë nga ora 10:00 – 12:00 të enjten, për ta përcjellë më pas në banesën e fundit në varrezat e Sharrës.
Pas orës 12:00 arkëmorti me trupin e ish-Presidentit, i shoqëruar nga kortezhi mortor, shkon në këmbë deri në urën që kryqëzon unazën me bulevardin Dëshmorët e Kombit, për t’u nisur më pas drejt varrezave të Sharrës, ku do të zhvillohet ceremonia mortore me fjalime lamtumire.
Ish-Presidenti Bujar Nishani ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare, në një spital në Gjermani, ku kurohej prej 21 Prillit nga një sëmundje e rëndë në mushkëri.
Ai u zgjodh në krye të shtetit në moshën 45-vjeçare, duke u bërë Presidenti në moshën më të re i Republikës së Shqipërisë
Horoskopi për ditën e sotme, 1 qershor 2022
Dashi
Dy javët e para të muajit do të jenë shumë interesante për dashurinë. Marsi dhe Jupiteri janë në shenjën tuaj, zemrat e vetmuara dhe punëtorët do të përfitojnë.
Demi
Dashuritë më të mira janë ato të sigurta, përfitoni nga Venusi që është në anën tuaj. Nga ana tjetër, Saturni po e vë në vështirësi të madhe punën tuaj profesionale.
Binjakët
Lajme të rëndësishme duke nisur nga gjysma e dytë e muajit, në sajë të hyrjes së Venusit. Këtë 1 qershor ndoshta do të ketë shumë gjëra për të bërë në punë.
Gaforrja
Çiftet që janë në lidhje prej kohësh nuk duhet të kthehen në diskutimet e së kaluarës. Fatmirësisht në punë nuk ka më hijet të telasheve të kohëve të fundit.
Luani
Ditë veçanërisht e dobishme kjo e mërkurë 1 qershor për të kuptuar se çfarë nuk shkon me dashurinë. Në punë, rikuperimi po vazhdon.
Virgjëresha
Situatë shumë intensive astrologjike për ndjenjat. Në punë, zgjedhjet tuaja janë gjithmonë fituese gjatë kësaj kohe.
Peshorja
Shumë probleme në çifte muajt e fundit, është koha për t’u rikuperuar. Në punë, ndoshta do t’ju duhet të përballeni me një situatë të re.
Akrepi
Një horoskop ky i të mërkurës, që ju fton të bëni durim, po shumë durim, në dashuri. Nga ana tjetër, në punë, është koha për të menduar për diçka të re dhe emocionuese.
Shigjetari
Ata që nisën një dashuri muajin e fundit, tani mund të përpiqen ta forcojnë atë. Ditë interesante për zhvillimet në aspektin profesional.
Bricjapi
Ndërsa jeni sërish të dashuruar, jeni mbushur me disa dyshime, që më mirë t’i sqaroni menjëherë dhe pa vonesë. Nëse punoni për një kompani, ka mundësi që të ketë një moment sikleti që duhet kaluar, shkruan noa.al.
Ujori
Qershori është muaji i tensioneve sa të çuditshme aq dhe të papritura. Ato duhet të administrohen me mençuri. Mund t’i rregulloni gjërat që nuk shkojnë mirë, por është më mirë të keni argumente për ta bërë këtë.
Peshqit
Miqësitë janë të rëndësishme, sepse mund të fshehin diçka më shumë. E gjithë periudha, në punë, karakterizohet nga mundësi të shkëlqyera.
Nr. 45 i gazetës në print
| Dy vjet “Shqipëria Etnike”, dy vjet fjalë e lirë
Ndërsa shëtit me një sy të pavëmendshëm, morinë e titujve të gazetave, revistave e botimeve të ndryshme, nuk ka si të mos bjerë në sy një gazetë krejt autentike në paraqitje, përmbajtje dhe pagëzim. “Shqipëria Etnike” është ajo gazetë, e cila erdhi në përpjekjet për të sjellë një risi në fjalën e lirë, duke deklaruar botërisht se asnjë shkrim nuk përbën mendimin e redaksisë, erdhi ashtu pa shumë bujë, pa shumë pompozitet, pa shumë sallatanet. Si asnjë gazetë tjetër shqiptare, “Shqipëria Etnike” erdhi me modesti dhe përkushtim për të përfaqësuar dhe mbrojtur fjalën e lirë, Njeriun e UNI-t, të patjetërsueshëm. Shumëkush ishte skeptik në mundësinë e përballimit të barrës së rëndë e të shenjtë që kjo gazetë kishte marrë mbi supe, se do të mund ta mbante. Por gazeta, falë përkushtimit dhe punës sakrifikuese të stafit, gazetarëve, bashkëpunëtorëve të të gjitha fushave e etnive, erdhi dita-ditës duke u konsoliduar në prezantim, autoritet, treg, paanësi, duke u bërë kështu një gazetë me një audiencë premtuese, madje edhe të dëshirueshme për edhe simotrat e saj 12-13 vjeçare. Gradualisht, “Shqipëria Etnike”, u bë një mysafir i mirëpritur i shumë familjeve shqiptare, brenda e jashtë kufinjve territorial të Shqipërisë, në tërë universin shqipfolës, italishtfolës e anglishtfolës, kudo në botë. “Shqipëria Etnike”, me modelin e saj krejt të veçantë të prezantimit, të problematikës, të lirisë, dha një leksion të dobishëm për mediat, të ashtuquajtura prestigjoze. Ishte kjo risi, kjo sakrificë, ky shenjtërim, ky talent, ajo çka ofroi në mbrojtje të kauzës së jetës së lirë, fjalës së lirë. Ajo çka i dha “Shqipëria Etnike” të drejtës së të qënit qytetar i lirë, do ta kishte zili çdo përpjekje, aq më tepër qurravecët e skutave të errëta që siç hedh kushtrimin sot në tërë botën Unioni i Gazetarëve të Veriut Shqiptar, po përpiqen të na marrin edhe jetën, pa vënë në kandar të logjikës asgjë. Gjatë rrugës së saj, gazeta nuk kishe se si të mos ndeshte edhe në barriera të larta, përballë stuhive të meskinitetit dhe provincializmave mesjetare. Madje, ishin këto kacafytje, ato që e bënë gazetën më të fortë, më qëndrestare, më të dashur e të përkrahur, më sfiduese, në të tëra betejat; më stoikët, mamuthët e indoktrinizmit religjonar, sharlatanët e kafeneve, mediat latente që drejtohen nga mendermethënë njerëz që s’kanë lidhje me kulturën dhe taborret e sedërlinjve të moralit komunist e talebanist. Rastet e fundit të dhunës, pas konsultave me kolegët tanë në Perëndim, na detyrojnë që derisa të dënohen kriminelët e fjalës së lirë rëndë, tepër rëndë, duke i bërë shembull, ne të dalim me një faqe gazete herë pas here në zi, duke u bërë model në tërë botën i protestës në mbrojtje të lirisë së fjalës. Jo vetëm lexuesve tanë, por tërë botës, i bëjmë apel të na përkrahë. Koha në të cilën lindi “Shqipëria Etnike”, ishte koha më e padëshirueshme që kishte regjistruar kujtesa e historisë shqiptare. Vendi ruante ende në memorien e tij të drobitur, reliket e çmendurisë kolektive, pasojat e së cilës asnjë sovran nuk ka mundur t’i promovojë në këtë truall çudirash dhe harbimesh. Gazeta erdhi në një kohë që politika, me pasojë vitin 1997, luante tragjikomedin në skenën e lotëve dhe të kujës, pushkës dhe gjakmarrjes, skamjes e mizerabilitetit. Erdhi në kohën e absurdit, dhe eci në këtë truall, si mbi një fushë të minuar nga ca të çmendur që edhe sot i tremb ligji, drejtësia, liria e të lirit që përkrahet fort nga shumica e popullit shqiptar. Pra, gazeta “Shqipëria Etnike” diti të ishte një tribun i fjalës së lirë, i mendimit të pamveshur nga sllogane, të pastolisur me ornamente bajate e frazeologji trullosëse. Në faqet e saj erdhi ai realitet dyngjyrësh, që jemi mësuar ta blejmë shtrenjtë si realitet magjik të tendosur nga projekte dhe premtime që nuk mundën dhe as deshën të ishin veçse të tilla. Dy ngjyrat e politikës, veçmas atë të çbojatisurën që i dha dërmën Amerika, ne do e godasim me logjikë në këto zgjedhje, sikundër do pranojmë edhe “këngë vaji” për forcën politike dalëboje. “Shqipëria Etnike” mundi të heqë dhe do të heqë sërish, njëra pas tjetrës, të gjitha maskat e fytyrave të lyrosura nga krimi e perversiteti. Guxoi të bënte dhe do guxojë të bëjë atë që do ta kishin të vështirë ta bënin edhe ata misionarë, që kauzën e fjalës së lirë e shkëmbejnë me prostituta, drogë, allishverishe dhe sot në përpjekje të rimarrjes së pushtetit na dalin me makina, na kërcënojnë me telefona dhe thonë se do t’ju vrasim, pa bërë asnjë llogari se përballë kujt janë e sa larg i nxjerr ajo rrugë e shkurtër dhe e turpshme për ta. Gazeta jonë qëllimon të bashkojë, se jemi pak vëllezër, vetëm 3 milion. “Shqipëria Etnike” erdhi, është dhe do të jetë ajo që keni në duar e në zemër prej dy vitesh, ajo që keni besuar e besoni se përfaqëson dhe mbron fjalën e lirë pa dallim race, bindjeje, etnie, besimi. “Shqipëria Etnike” do të jetë dhe të vazhdojë të thotë ashtu shqip fjalën shqipe. Ajo do korrigjojë edhe ndonjë gabim që mund të ketë bërë përgjatë rrugës së saj, pasi pranimi i së vërtetës e mospranimi i së vërtetës, substancë kulture janë. Editorial nga: Sokol Pepushaj, Albert Vataj Hysen Curaj investon për demokraci Njerëzit që investojnë për demokraci në Shqipëri përndiqen, dhunohen, vriten, në të shumtën e rasteve duke lënë pas sherre të gjata që s’dihet ku e kanë fundin. Demokratët shqiptarë janë në shënjestër. Ja, Hysen Curaj, i datëlindjes 8. 05. 1961, anëtar dhe veprimtar i Partisë Demokratike me numër tesere 13475 qysh më 26. 05. 1994. Ai ka qenë anëtar i komisioneve zgjedhore disa herë në qendrën e votimit të fshatit Drisht, pra si atyre të pushtetit lokal, si atyre parlamentare. Është përballur me dhunë e kërcënata nga komunistët ai dhe bashkëshortja Syme, e cila rrjedh nga një familje e përndjekur politikisht. Gjyshi i Symes, Myrto Dan Muhaj, deri në vitin 1945 ka qenë bajraktar i Drishtit, ndërsa në vitin 1946 ka qenë ndër organizatorët e lëvizjes antikomuniste të Postribës, më datë 9. 09. 1946, ku nga ajo ditë u arrestua nga spiunët komunistë të Enver Hoxhës dhe bëri 14 vjet burg. Pasardhësit e asaj diktature, socialkomunistët, demokratin Hysen Curaj, gruan e tij Syme dhe fëmijët Serjan dhe Ibadete i futën në rreth të kuq, ashtu sikundër shumë demokratë që i vranë tash gjashtë vjet të kësaj qeverisjeje të keqe. Fëmijët Serjan dhe Ibadete janë të vegjël, fort të vegjël, të pafajshëm. Ata respektivisht u përkasin datëlindjeve 26. 05. 1989 dhe 26. 04. 1997. E, megjithatë janë viktima të politikës diktatoriale. Edhe vëllai i Hysenit, i quajturi Xhelal Curaj, lindur më 19. 02. 1959, anëtarësuar në Partinë Demokratike që më 29. 03. 1991 me numër tesere 37370, u bë njëri ndër ata që u vu në vëmendje të politikës diferencuese. Ai, pas vitit 1997, u detyrua të braktisë Shqipërinë dhe të vetmen rrugë shprese gjeti vendosjen në Turqi, ku jeton edhe sot. Xhelali dhe Hyseni, këta dy shqiptarë dhe familje shumë të mira, këta demokratë e njerëz të respektuar, në zgjedhjet parlamentare të 29 Qershorit 1997 janë kërcënuar ashpër nga komunistët që në fund të fundit, nëse nuk ke rreth të fortë e para edhe të vrasin me pagesë. Xhelali, pra iku që më 1997, kurse Hyseni me familjen e tij duroi sa duroi dhe kohët e fundit gjeti mërgimin si të vetmen udhë shpëtimi bashkë me familjen. Sokol Pepushaj Copëza jete nga Prizreni Ishim këto ditë në Prizren. Proamerikanizmi i shqiptarëve si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë duket ka çelë një hendek ndërmjet Evropës dhe SHBA-së. Kështu, Prizreni nuk ka qetësi. Terrori është potent. Dy ditë më parë ishin plagosur për vdekje Isuf Hilmia dhe Lulzim Faja, si rrjedhojë e një konflikti të vjetër. U interesuam atje edhe për fatin e shqiptarit Bashkim Bejtja, problemet e të cilit i kishim trajtuar në gazetën tonë më 13 gusht 2002. Ende nuk dihej adresa e tij, por investigimet tona arritën se ai edhe sot kërkohet si ish spiun i serbëve. E, siç kemi thënë, i ati i Bashkimit ka qenë mësues i gjuhës shqipe, një pishtar i dijes, një simbol i kulturës. Dhe serbët atij jo vetëm i kanë djegur shtëpinë, por i kanë shkatërruar edhe familjen. Strategjia e politikës amerikane për të depërtuar gradualisht në jetën e Kosovës duket se po ecën ngadalë, pasi pasojat e Millosheviçit dhe politika atje kanë kapërthyer fort keq problemet. Copëzat e jetës në Prizren janë të errëta dhe Kosova po paguan vonesat në integrimin perëndimor. Zog Hysenaj Saktësim Në numrin 42 të gazetës “Shqipëria Etnike”, të datës 29. 4. 2003, në shkrimin me titull “Kopliku, vendi ku fshihet edhe një krim kundër njerëzimit”, është shënuar si pjesëmarrës në atë masakër komuniste emri i Llampo Nikos. Pasi bëmë riverifikimin e kësaj ngjarje, rezulton se në dokumentat e kohës, emri i Llampo Nikos nuk figuron si pjesëmarrës apo drejtues i kësaj masakre antinjerëzore të kryer nga komunistët shqiptarë. Madje në bazë të dokumenteve, në këto vite që kishte filluar prishja me jugosllavët, Llampoja ishte vetë i dyshuar i komunistëve shqiptarë, ku për një kohë ishte detyruar të kalojë në ilegalitet. Sqarojmë se kjo ngjarje dhe protagonistët ishin të vërteta, përveç gabimit që po përgënjeshtrojmë, ku ky gabim ka ardhur si rezultat i besimit që gazetari ynë Bacaj spirancoi tek bashkëkohësit që treguan ngjarjen. U kërkojmë ndjesë të afërmve të të ndjerit Llampo Niko për shqetësimin e sjellur pa asnjë qëllim të paramenduar. Redaksia SHQIPERIA ME PRANE SHTETEVE TE BASHKUARA TE EVROPES APO AMERIKES! Ne Evrope keto kohe diskutohet emri qe do I vihet shtetit qe pergatitet te kete kushtetuten e vet: Evropa e Bashkuar apo Shtetet e Bashkuara te Evropes. Deshira e kahershme e “kontinentit plak” ishte perngjasimi me “kontinentin e ri” te zbuluar nga evropiani Kristofor Kolombi me 1498. Keshtu u nis edhe rruga e gjate e integrimit dhe bashkepunimit ne mes shteteve qe aspironin nje Evrope te Bashkuar ne te gjitha fushat. Tashme, diskutohet per nje thithje edhe te 10 vendeve te reja ne Bashkimin Evropian, ndersa duket se gjithcka e paramenduar dhe e parashikuar nga “baballaret” e kombit evropian, eshte materializuar. Shqiperia e reklamuar jo vetem nga shqiptaret si nje nder vendet me evropiane te “kontinentit plak”, ne fillimet e mijevjecarit te trete, gjendet duke trokitur ne dyert e Evropes se bashkuar. Deri ne gjysmen e dyte te shekullit te kaluar, shqiptaret ecnin perkrah kombeve te tjera te Evropes, ndoshta edhe me e privilegjuar se te tjeret. Kolapsi I 50 viteve diktature e detyroi Shqiperine te rifilloje kapjen e kohes se humbur, te cilen per 12 vite nga viti 1990, arriti ta cike vetem ne fillimin e vitit 2003. Shqiptaret, duke qene nje vend shume evropian edhe ne agimet e demokracise kerkoi ta bente Shqiperine si e gjithe Evropa. Megjithate, nje nga pritjet me madheshtore ne fillim te viteve 90 iu rezervua nje amerikani te quajtur Xhejms Bejker, sekretar I shtetit I SHBA-se. Keshtu, me kete dualitet shqiptaret vijuan rrugetimin e tyre ne dy drejtime: Evropes se Bashkuar dhe SHBA-se. Sic ishte e kuptueshme, etja e vendit te shqiponjave per integrim te gjithanshem, do te sillte edhe kolapse, te cilat u verifikuan mese miri ne fillim te vitit 1997 me firmat piramidale. Analiste te ndryshem, vendas dhe te huaj, kembengulin se kolapsi ishte rrjedhoje jo e katastrofes ekonomike te firmave rentiere. Politika shqiptare, e paqarte ne drejtimin qe duhej ndjekur dhe me “dy kembe te hapura, nje ne Amerike dhe nje Evrope, e hengri” (me falni per shprehjen e perdorur!”. Ndersa flitej me te madhe ne periudhen e qeverisjes se Partise Socialiste (post ’97) per daljen e Shqiperise nga Konferenca Islamike, filloi te vertetohej se nevojat tona dhe prioritetet duhej te ishin edhe te tjera. Gradualisht, situate e “cmendurise kolektive te shqiptareve” dhe “armet e vellavrasjes civile pa asnje arsye” filluan te hiqen nga qarkullimi dhe te fshihen ne shtepi. Kjo, jo aq shume per merite te qeverive, sa per mentalitetin e shendoshe qe filloi te mbizoteronte ne shoqerine e militarizuar shqiptare. Pasi kaluan emergjencat e Shqiperise, filloi te mendohej edhe per rikthim ne idealet e viteve ’90 “E duam Shqiperine si gjithe Evropa”. Gjithcka dhe cdo gje iu kushtua kesaj rruge deri me 11 shtator, kur Amerika e madhe u trondit nen goditjet e dy avioneve te zoteruar nga terroristet, te cilet vrane Brenda pak minutave mese 4 mije vete. Ishte fillimi I nje epoke te re ne globin e plakur, ashtu sic edhe filloi lufta totale dhe rreshtimi ne luften pro apo kunder terrorizmit nderkombetar. Me deshire apo jo, me vetedije apo me intutite, Shqiperia permes institucioneve te saja, u rreshtua ne krah te Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe aleateve, duke filluar qe nga lufta ne Afganistan. Shqiperia e vogel, e cila kishte derguar trupa paqeruajtese ne Bosnje – Hercegovine, do te ishte e pranishme edhe ne Afganistanin e pas luftes. Ushtria shqiptare, e rrezuar bashke me shtetin ne vitin 1997, po fillonte te fitonte siguri, duke u bere ndoshta promotor I zhvillimeve ne sfera te ndryshme. Ndersa po afroheshim me hap ate shpejte ne drejtim te Amerikes se madhe, ne fillim te vitit 2003, Shqiperia do te nenshkruante te zeze net e bardhe per integrimin ne Bashkimin Evropian. Dukej sikur vendi yne po ruante nje ekuidistance ne mes Evropes se Bashkuar dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Amerika I shpall lufte pa kompromis Irakut te Sadam Huseinit. Me deshiren apo pa deshiren e Kombeve te Bashkuara, do te nderhyjme ne Irak, I cili po perfeksionon arme te shkaterrimit ne mase, deklaroi presidenti Xhorxh Bush. Bota u nda ne dy klane: Pro dhe kunder luftes. Evropa e Bashkuar pozicionohet hapur kunder nderhyrjes amerikane ne Irak. Edhe Shqiperia pozicionohet: Jemi pro nderhyrjes amerikane! Shigjetat e presidentit francez Shirak drejtohen nga Tirana, kercenimet ndaj te ciles nuk mungojne. Vendet qe pretendojne te aderojne ne BE duhet te jene ne linje me vendet antare, ka thene Shirak, ndersa te tjere kane theksuar se pavaresia e vendeve te ndryshme evropiane, eshte e garantuar. Perfundimi I luftes ne Irak, na rreshtoi ne kampin e fitimtareve. Amerika nuk e fshehu deshiren per perkrahje te vendeve qe e mbeshteten mes te cilave edhe Shqiperine e vogel. Sekretari amerikan I shtetit Koli Pauell preferon te nenshkruaje ne Tirane marreveshjen “Adriatik 3” me vende ballkanike, ashtu sic edhe kerkoi nga vendi yne edhe nenshkrimin e marreveshjes per mosekstradimin e shtetasve amerikane ne Gjykaten Nderkombetare Penale pa dijenine e SHB-se. Ministri shqiptar I mbrojtjes Pandeli Majko, pritet nga te gjitha autoritetet e larta ne Uashington, ndersa 1700 marinsa amerikane zhvilluan nje stervitje te perbashket me ushtrine shqiptare per te perfunduar me idene e ngritjes se nje baze amerikane ne Shqiperi, pse jo ne Bize te Martaneshit. Te gjitha keto, kane ndodhur ne nje kohe qe Evropa e Bashkuar vazhdon te vendose kushte per afrimin me vendin tone, ndersa SHBA thone se Brenda vitit 2006, do te jemi pjese e strukturave atlantike. Shqiperia eshte ne dileme: Antaresim ne Evropen e Bashkuar (Shtetet e Bashkuara te Evropes) apo ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Kjo e fundit eshte me praktike, me e afert vecanarisht me aleatet. Nderkohe, Evropa mund te na prese ne gjirin e saj vetem pas 10-15 viteve. Aktualisht, une ashtu si edhe nje pjese e madhe e shqiptareve, mendojne se jemi me prane Amerikes, miqesia me te cilen ka zanafillen qe ne vitet e par ate shekullit te kaluar, kur nje president I vendit te madh, mbrojti kufinjte e Shqiperise. Ndersa per Evropen, te ciles qe ne krye te historise nuk ia kemi pare “hajrin”, shqiptaret e personifikojne si “kurva e motit. Vertete qe Amerika eshte pertej oqeanit, por mos harroni se SHBA ka ne Itali, Greqi, madje dhe ne Kosove. Pse te mos kete edhe ne Shqiperi? Pergatiti, Blerti DELIJA I madhi Tano Banushi, një relike e artë në gjerdanin e kulturës shqiptare U kthye përsëri Tano Banushi në skenë. I madhi, plot dritë, i papërsëritshëm. Pas kaq vitesh heshtjeje absurde dhe hileqare, teatri “Migjeni” e rihapi siparin për të. Pas kaq vitesh, salla u mbush me duartrokitje të zjarrta, me qeshje të çiltra, me emocione dhe lot. Këtë radhë, Tano Banushi na solli krijimtarinë e tij letrare humoristike, në një libër të bukur, botuar nën kujdesin e gruas dhe bijve të tij, sistemuar dhe redaktuar nga Isa Alibali dhe Petrit Kovaçi. Dhe tani Tano është më i plotë. E njihnim si aktor të madh, këngëtar, kitarrist, prestixhator, numizmat i rrallë në Shqipëri dhe grumbullues dhe ruajtës unikal në llojin e vet të pllakave, afisheve, fletushkave, fletë-programeve të shfaqjeve letrare, teatrore, muzikore dhe të çdo lloj veprimtarie artistike të zhvilluar në Shkodër që nga fillimi i vitit 1945 e deri sa vdiq. Dhe shumë prej këtyre relikeve mbajnë firmat e autorëve, interpretuesve, regjisorëve. Një thesar të tillë nuk besoj se e ka dikush tjetër në Shqipëri… Tani Tano Banushin, me këtë libër e kemi edhe shkrimtar. Ky libër është një gur i çmuar që i shtohet visarit të humorit shqiptar në përgjithësi dhe atij shkodran në veçanti. Dhjetra dhe qindra skeçe, dialogje dhe intermezzo, skeçe muzikore dhe poezi lirike, tekste këngësh dhe poezi satirike sai dhe anekdota të krijuara prej tij dhe që ende sot, të bëra anonime, qarkullojnë gojë më gojë dhe na bëjnë të qeshim dhe të mendojmë. Ka aktorë të mëdhenj që kujtohen dhe respektohen për interpretimet e tyre në skenë. Ka të tjerë, e mes tyre është edhe Tano Banushi, fama e të cilëve del nga skena dhe futet në mjediset shoqërore, hyn në familjet tona, në gëzimet dhe festat tona. Ata bëhen proverbiale, personazhe tipikë dhe të dashur për të gjithë, sepse të gjithë kujtojnë, përsërisin, bile dhe stërhollojnë thëniet, gazmoret dhe postulatet e këtyre artistëve të mëdhenj që kanë privilegjin të bëhen të pavdekshëm, duke u bërë popullorë. Në arsenalin e anekdotave të këtij libri, gjen edhe të tilla që janë të hershme, krijimtari e popullit, por të mbledhura, përpunuara e sidomos të thëna e përhapura prej Tanos, kanë marrë autorësinë e Tanos dhe kur tregohen, edhe sot e kësaj dite njerëzit thonë atë frazën aq të njohur në Shkodër: –Ka thanë Tano Banushi. Si thonë për të tjerat: –Ka thanë Tefa… ka thanë Kol Tivari, ka thanë Gjakova e deri tek i riu: –Ka thanë Nexho. Është kjo një lloj patente për bukurinë dhe humorin e anekdotës. Sepse, figura të tilla në Shkodër, mes tyre edhe Tano, kanë qenë dhe mbesin sinonim i humorit të çiltër, i mjeshtërisë edhe në tregimin e një anekdote a barcelete. Aq e vërtetë është kjo, sa njëherë kompozitori i madh Prenk Jakova, Nder i Kombit, e takoi Tanon në rrugë, e ndali dhe i tha: –Tano. Mbrëmë më kanë treguar një anekdotë. Po ta tregoj unë ty e pastaj ma trego ti mua që të qeshi. Këto fjalë të Prenkës kanë një domethënie të madhe. Jo gjithkush di të bëjë humor. Duhet talent, mjeshtëri… Dhe këta i kishte Tano Banushi. Në libër janë të përmbledhura skeçet, paroditë, intermezzot etj. që Tano ka shkruar ndër vite, për vete dhe për aktorët e tjerë kolegë, me të cilët dhe i interpretoi mjeshtërisht. Në këtë krijimtari shihet qartë galeria e pasur e roleve të Tanos, një galeri e papërsëritëshme, një galeri që e shoqëruar edhe me fotografitë e shumta të këtyre roleve (një pjesë shumë e vogël janë në libër), duhet të vihen në ish studion e tij të punës në teatër dhe kjo studio të kthehet në muze të vyer, në një vend pelegrinazhi për të gjithë ata që e kanë dashur dhe duartrokitur këtë aktor të madh. Mbi të gjitha kjo studio muze mund të bëhet edhe një altar ku aktorë të rinj që i vijnë skenës së humorit të marrin përvojë, të mësojnë e të frymëzohen. E jo të kthehet nga keqdashës mjeranë kjo studio në WC, siç edhe e kthyen. Sepse, këto vitet e fundit, vetëm për WC nuk ka patur nevojë teatri. Siç e theksova, galeria e krijimtarisë letrare të Tano Banushit është galeria e roleve të tij. Sa tipa e karaktere ka personifikuar ai në rolet e tij? Janë aq shumë… një arsenal i tërë. Diku në libër Tano e thotë edhe vetë, duke krijuar edhe këtu humor: –Gjatë jetës sime si aktor i estradës kam luajtur këpucarë e bojaxhi, zdrukthëtar e dugajxhi, dentistë e doktorë, elektriçistë e hallvaxhi, mësues fshati e profesorë, hidraulikë e muratorë, karrocierë dhe shoferë, berberë e infermierë, burra grashë shamataxhesha, gagarelë pa mëntesha, beqarë të mbetur nervozë, matrapazë e karagjozë, fanatikë e kulakë, me mustakë e pa mustakë. E demek, me ba me qeshë, edhe femër kam qenë veshë… Megjithëse brenda kornizës së hekurt të një ideologjie imponuese, të arrish të ironizosh, të tallesh, t’u bësh karikaturën shefave, brigadierëve, drejtorëve… pra kalbësimin e një shoqërie, a nuk është kjo t’i bësh radioskopinë një sistemi drejtues dhe politikës që e krijoi atë? A nuk është ky qëndrim kritik dhe disident? Dhe Tano Banushi, i dalluar sidomos për rolet e naivit, apo një lloj Shvejku shqiptar, mund të themi se vuri në lojë, talli dhe akuzoi shoqërinë e kohës. Ndaj edhe mbetet i madh. Është dhe lirik i ëmbël Tano Banushi, siç dëshmojnë shumë poezi të librit. Ka dashuri të pastër dhe të sinqertë në këto lirika. Por, mbi të gjitha të bie në sy dashuria e madhe për qytetin e tij të lindjes, për Shkodrën. Janë shumë poezi që i kushtohen Shkodrës, ku është përzier edhe malli, kujdesi, shpresa optimiste për këtë qytet: Tek ti më fluturon gjithmonë mendimi qytet i imi… …Ti je për mua puna, gëzimi… Gëzim i dha Shkodrës puna e Tano Banushit, zemra e tij e madhe, talenti i tij i madh. I dha gëzim dhe gaz gjithë atdheut. Ndaj dhe aq bukur dhe aq përjetësisht ndrisin dhe vezullojnë bri emrit të tij ato dy fjalët e arta: Artist i Popullit. Fadil Kraja Keqinjterpretim mbi pronat e faktet historike në Shqipëri Mekanizëm i varfër detyrimi – Një nga kufizimet kryesore për veprimtarinë e tregut të kreditit në Shqipëri është gjendja e zyrës së taksave. Kreditorët njëzëri janë dakort se me gjendjen aktuale të zbatimit të të drejtave mbi pasurinë në Shqipëri dhe në veçanti përsa i përket pasurisë së tundshme, nuk priten të angazhohen në transaksionet e kredisë. Kreditorët thonë se ka pak vlerë në të pasurit në një sistem ligjor dhe mbështetjen e institucioneve funksionale të pasurisë, nëse në fund nuk janë të aftë për të njohur të drejtat e tyre ligjore, kur zyra e taksave nuk funksionon. Problemi nuk ka të bëjë vetëm me koston e vendosur, por edhe në lidhje me marrjen dhe shitjen aktuale të kolateralit. Si rezultat, avokatët ndjekin idenë e shitjes së kolateralit nga ana e kreditorit dhe debitori nuk përfiton mbështetje. Perceptim i varfër i Huamarrësit Shqiptar – Perceptimi i huamarrësit shqiptar është një tjetër pengesë për zhvillimin e tregut kreditor në Shqipëri. Shqiptarët njihen nga kredidhënësit si mosrespektues të pagesave të huave të tyre. Kjo jo vetëm për shkak të mungesës së mirëkuptimit nga ana e debitorëve, por edhe për shkak të frikës së profesionalizmit të biznesmenëve shqiptarë. Ky përgjithësim është një keqinterpretim i hapur dhe është i lidhur me fakte historike. Mbledhja e të dhënave nga disa kredidhënës, të cilët sigurojnë kredi të vogla tregon se shlyerja i kalon 97% të huave. Norma e ripagimit mesatar mesatar është në vlerat e 96%-99% Ndërkohë këta numra po nxisin perceptimin negativ të huamarrësit shqiptar, duke shkurajuar investimet me anë të kredisë duke rezultuar kështu në faktin se një pjesë e rëndësishme e nevojës për kredi në Shqipëri nuk ka mbështetje. Rregulli i ligjit në Shqipëri – Në të kaluarën dhe tani Rregulli shqiptar i ligjit është historikisht një nga pengesat kryesore por nga pengesat më të rëndësishme për zhvillimin e tregut kreditor në Shqipëri. Mënyra në përmjet së cilës një kreditor mund të parashikojë si mund të jenë të drejtat e tij apo të saj në të ardhmen, varet në pjesën më të madhe nga i gjithë sistemi ligjor i administrimit të së drejtës së pasurisë (pronës). Përsa i përket Regjistrit të Tokës, gjatë viteve të fundit nuk janë shënuar ndryshime të ndjeshme, përsa i përket perceptimit të kreditorëve lidhur me ligjin që rregullon këtë pikë. Megjithatë, kur bëhet fjalë për pasurinë e tundshme, duket se sistemi ka një ndikim serioz. Të investuarit kanë treguar qartë se ata ndjehen më të qetë tani si me sistemin ligjor ashtu dhe me Regjistrin e Barrave Siguruese pas reformës që u ndërmor. Kur krahasojmë nivelin e veprimtarisë së dy institucioneve dhe të efekteve që do kenë ata, krijohet një vizion i ri. Kënaqësia me Regjistrimin e Tokës është në një nivel shumë më të ulët sesa kënaqësia e shprehur nga kreditorët kur janë pyetur në lidhje me veprimet e Regjistrit të Sigurimit të Ngarkesave. Ekzistojnë disa arsye që kontribuojnë në këtë fakt. Ekziston një nivel i konsiderueshëm pakënaqësie lidhur me informacionin e siguruar nga Regjistri i Tokës. Kur bëhet fjalë për pasurinë e tundshme informacioni i siguruar nga Regjistri i Barrave Siguruese duket se është tepër i besueshëm. Është e paqartë nëse pakënaqësia me veprimtarinë e Regjistrit të Tokës ka të bëjë me regjistrimet e zonave rurale apo edhe atyre urbane. Personat e përgjigjur po e pranojnë faktin se Regjistri i Tokës nuk e trajton çdo person në të njëjtën mënyrë, ndërkohë që për regjistrin e Hipotekave, ata janë dakort që personat të trajtohen në mënyrë të njëllojtë. (80% e të përgjigjurve janë dakort me faktin se kjo në njëfarë mase varet edhe nga rryshfeti). Megjithatë duket qartë se Regjistri i Barrave Siguruese, siguron raporte dhe informacion që është i besueshëm në sytë e të gjithë avokatëve që përfaqësojnë kreditorët dhe shtojnë dëshirën e tyre për t’u ndërmarrë me transaksione të sigurta financiare. Procedura e regjistrimit me Regjistrin e Barrave Siguruese është shumë më e shpejtë, e përdorshme dhe e mundshme, sesa procedura e Regjistrit të Tokës. Për të regjistruar një njoftim në Regjistrin e Barrave Sigurese, një kreditor nuk duhet të shqetësohet përsa i përket avokatëve dhe pagesës së tyre. Regjistrimet në këtë institucion mund të kryhen nga vetë kreditori apo kreditorja me anë të faksit, e-mailit apo personalisht. Si rezultat, një pjesë e mirë e kohës ruhet dhe nuk përfshin pagesën e avokatëve. Regjistrimi i një kredie apo shitje e një toke mund të kërkojë disa ditë. Kjo kërkon gjithashtu jo më pak se 15 dokumenta të cilat duhet të jenë të noterizuara pa përjashtim. Pagesat e ligjshme që arrin shumën 300 USD varen nga avokati që ndërmerr transaksionin. Përveç kësaj, regjistrimi me Regjistrin e Tokës duhet të kryhet personalisht. Sistemi i ri i financimit të sigurtë konsiderohet nga kreditorët si një mundësi serioze për ndryshim. Kreditorët dhe avokatët tregojnë se ligji i mbështet ata gjatë kryerjes së vendimit lidhur me kreditë. Ndërkohë nuk ka raste të paraqitura përpara gjykatave shqiptare për të përcaktuar kënaqësinë e kreditorëve me veprimtarinë e sistemit të ri jashtë sistemit gjyqësor, çka është vetë një shenjë pozitive. Një tipar i sistemit që lejon financimin e një pozicioni kryesor përpara se kreditori të ketë nevojë të marrë vendimin e tij apo të saj lidhur me kredinë (për shembull të jesh i aftë të regjistrohesh përpara nënshkrimit të marrëveshjes), është veçanërisht i njohur. Nuk ekziston pothuajse asnjë kreditor në Shqipëri që do të paraqesë një kredi të sigurtë përpara se ta ketë regjistruar në Regjistrin shqiptar të Barrave Siguruese. Në këtë mënyrë kreditorët e ndjejenë veten më të sigurtë nëse ndikojnë një regjistrim. Përgjigja e këtyre pyetjeve ishte pothuaj unanime midis kreditorëve. Në shumë raste, regjistrimet konsiderohen si mënyra më e thjeshtë e financimit të një sistemi kryesor, megjithëse zotërimet janë gjithashtu një mënyrë për të siguruar vëmendje publike. Me fillimin e veprimtarisë së sistemit shqiptar të financimit të sigurtë me pasuri të tundshme, janë paraqitur më shumë mundësi për të marrë kredi dhe për të zhvilluar biznese. Megjithatë, në shumë raste, mbase në 50% të tyre, kreditorët ndjehen më të sigurtë për t’i siguruar huatë me pasuri të patundshme duke e përdorur pasurinë e tundshme si një siguri shtesë. Shkalla e ripagimit po rritet Mundësitë e reja për kredi dhe fakti që shtimi i kredisë në Shqipëri është tanimë formal, krijon një situatë ku debitorët kanë më shumë dëshirë të shlyejnë huatë e tyre. Në Shqipëri, huadhënësit e fuqishëm e dinë aktualisht, se asnjë kreditor nuk dëshiron të japë kredi si me pasuri të tundshme apo të patundshme, nëse ka kërkesë tjetër të një tjetër kreditori. Të gjitha përgjigjet e të intervistuarve tregonin se ata ishin të kënaqur me informacionin e siguruar nga raportet e dhëna nga Regjistri i Barrave Siguruese. Sipas ligjit shqiptar, si kreditorët ashtu dhe debitorët duhet të njoftohen lidhur me faktin se një regjistrim ishte kryer nga ata ose kundër tyre. Kreditorë të ndryshëm treguan se ky aspekt i veprimtarisë së sistemit ka patur një ndikim pozitiv në dëshirën e debitorëve për të shlyer huatë e tyre. Ndikimi psikologjik i marrjes së një dokumenti zyrtar nga një debitor i Ministrisë së Financave tregon se regjistrimi ishte ndikuar kundër këtij personi, duke i nxitur ata të shlyenin huanë për të patur të drejtën e anullimit të regjistrimit. Ndërkohë për të gjitha nivelet e huave, shumica e kreditorëve të intervistuar siguroi një numër shlyerjesh që ishin të larta për katër vjetët e fundit, ata treguan gjithashtu se sistemi i ri shqiptar i financimit të sigurtë përfaqëson një hap të rëndësishëm për mbështetjen e kësaj veprimtarie. Ndikimi mbi shlyerjen e borxheve të shtetit Një nga tiparet më interesante të sistemit të financimit të sigurtë është fakti se Shteti Shqiptar që pretendon mbi pronësinë e debitorëve të tij, është subjekt i kërkesave për të siguruar njoftim publik. Kjo ka një zbatim interesant, meqenëse debitorët kanë dëshirë të shlyejnë detyrimet e tyre ndaj shtetit duke përfshirë ato fiskale. Organet fiskale shqiptare kanë regjistruar gati 100 regjistrime kundër evazioneve më të rënda fiskale. Të paktën në dy raste, personat (kompani në të dyja rastet) kundër të cilëve një regjistrim ishte kryer, duhet të merrnin kredi nga një prej bankave më të mëdha private. Pas zbulimit të ekzistencës së regjistrimit në Regjistër, banka kushtëzoi dhënien e kredisë duke qenë e para në listën e regjistrimeve nën emrin e personit. Me fjalë të tjera për të marrë huanë dhe gjithashtu për shkak se prona është e bazuar në regjistrim, huamarrësi duhej të paguante taksën e detyrimit, kështu që autoriteti fiskal do të urdhëronte Regjistrin të anullonte regjistrimin. Në të dyja rastet, taksa e detyrimit u pagua plotësisht, autoritetet fiskale anulluan regjistrimin dhe vetëm atëherë kredia iu dha huamarrësve. Procedura të lehta, të shpejta dhe jo të shtrenjta për nxitjen e Financimit të Sigurtë Shumë të intervistuar kanë shprehur nervozizmin e tyre kundrejt burokracisë dhe procedurave të tjera formale të nevojshme për të nxitur transaksionet tregtare në Shqipëri. Koha kushton dhe prakticiteti i vogël i këtyre procedurave shkurajon aktivitetin e shpejtë dhe reagues në Shqipëri. Për shembull, në Shqipëri gati të gjitha kontratat duhen noterizuar. Regjistrimi në çdo institucion publik duhet kryer gjithashtu me miratimin e një noteri. Kjo shihet nga kreditorët, si një pengesë për të ndërmarrë transaksione të shumta, meqenëse pagesat e noterëve janë të larta dhe procedura është e gjatë dhe e ndërlikuar. Perceptimi është i ndryshëm kur bëhet fjalë për financimin e sigurtë që përfshin edhe pasurinë e tundshme. Kreditorëve nuk u kërkohet më të përdorin shërbimin e noterëve për hartimin e një marrveshje sigurie. Si rezultat, kostoja dhe koha e transaksionit reduktohet së tepërmi. Për më tepër, meqenëse një regjistrim në Regjistrin e Barrave Siguruese mund të kryhet edhe pa noter, duke e përfunduar transaksionin, duke përfshirë financimin e pozicionit kryesor nga ana e kreditorit, është gjithashtu një mënyrë e thjeshtë dhe jo e shtrenjtë. Kështu insitucionet financiare, ashtu si dhe avokatët që përfaqësojnë këto institucione, tregojnë se në disa raste është më e dobishme përdorimi i pasurive të tundshme dhe i sistemit të ri, sidomos kur kërkesa për kredi është e domosdoshme. Përmirësimi i sistemit kreditor SME Përsa i përket mundësisë së dhënies së kredive për zhvillimin e SME në Shqipëri, vijnë sinjale të ndryshme, në varësi të burimeve, për shembull të sektorit financiar apo atij të biznesit. Bankat theksojnë se kërkesa për kredi SME është e ulët, ndërkohë që ndërmarrjet shprehen se ekziston një kërkesë e konsiderueshme për kredi, e cila nuk është ende përmbushur. Duket se ka një normë disbursimi për shumicën e linjave të kredisë, në kundërshtim me normën e lartë të disbursimit për asistencë teknike dhe forma të tjera mbështetjeje që nuk lidhen drejtpërdrejtë me përmbushjen e qëllimeve të zhvillimit të biznesit. Duket se ekziston një shumë prej 80 milion USD në Shqipëri për financimin e SME-ve, por shumë nga këto kredi (të huazuara shumica nga bankat tregtare) po kërkojnë një nivel të lartë të kthimit tregtar dhe përdoren më shumë për të siguruar kapital pune për tregtarët. Ajo që mund të quhet “zhvillim afat-gjatë financiar” për investime produktive nuk është e gatshme për shumë SME. Shumica e fondeve janë ose skema mikro-kredish ose fonde investimesh kapitali të konsiderueshëm dhe jo të përshtatshme për qëllimet e SME-ve, meqenëse këto grupe me sa duket nuk mund të marrin kredi për kapitalin e investuar. Të pyetura lidhur me situatën e kreditimit të sektorit privat në Shqipëri, Institucionet Financiare Ndërkombëtare (IFI) që veprojnë në këtë vend, duket se janë dakort në lidhje me disa çështje: – Në shumicën e rasteve ndërmarrjet vendore kërkojnë hua tepër të vogla (10,000 USD – 100,000 USD) – Ndërmarrjet vendore janë indiferente në lidhje me mundësinë e financimit. – Bankat shtetërore me filiale të ndryshme por jo me aftësi apo detyrim për t’i dhënë kredi SME-ve. – Fluksi i dërgesave të ndërmjetësuara pjesërisht nga sistemi bankar. Megjithëse një pjesë financon kërkesat fillestare për kapital për ndërmarrje shumë të vogla, pjesa më e madhe e tij financon drejtpërdrejt konsumin. – Bankat e mikro-kredisë duket se janë të suksesshme. – Shkalla e ulët e disbursimit të linjave të kredisë ekzistuese që synon kompani të mëdha, mund të shpjegohet me kaosin në masë të rezervës së kërkesave të huasë – megjithëse sponsorët tregojnë se rritja e çmimit të linjave të kredisë mund të ketë një rol të rëndësishëm. – Disa linja kredie IFI nuk janë konkurruese për shkak të sigurimit të fondeve më të lira nga donatorë të tjerë në të kaluarën. Aktualisht, vendosja e çmimeve për disa linja kredie është shumë e lartë, duke sjellë si rezultat një normë të ulët disbursimi. – Financimi sigurohet më shumë në Tiranë. – Rreziku politik është aktualisht i ulët. Përdërim i pakët i rreziqeve politike garanton fonde. Shkalla të larta interesi, kërkesa të larta hipotekuese si dhe mungesa e aftësive në përgatitjen e besueshme të Propozimit të Biznesit kur kërkohet financim, përmenden si pengesa të tjera për kreditimin e SME-ve. Nëse vërejmë progresin e sistemit kreditor gjatë viteve, duhet ta pranojmë se kanjë shtim të huave të siguruara nga bankat gjatë tre viteve të fundit. Sidoqoftë, nëse krahasojmë nivelin e huave dhënë bankave private të një sektori privat, me pjesën e kontributit të sektorit privat në PBB, e cila llogaritet në rreth 80%, kredia për Sektorin Privat në përqindje të PBB llogaritet vetëm 5% e saj. Kështu, si mund të pretendojmë për mbijetesë dhe përmirësim të SME-ve në këtë mjedis, duke mos përmendur këtu edhe faktorët e tjerë që lidhen me to si stabiliteti, infrastruktura, etj. Nga ana tjetër, nëse shohim shpërndarjen e huave mbi SME-të edhe nga kriteri gjeografik, vërejmë se shumica veprojnë me kompani të cilat janë të vendosura në qytetin ku veprojnë, ose zotëruesit të cilët i njohin personalisht, ose ata që i përkasin të njëjtës kombësi. Kështu midis bizneseve që janë të afta të kenë mundësi për kredi, ata që janë të vendosur në qendër të Shqipërisë do të kenë më tepër sukses me bizneset e tyre si dhe me shlyerjet e kredisë. Nëse të gjitha hallkat e sistemit financiar do të funksiononin saktësisht, ekonomia do të ishte më e zhvilluar dhe më e përhapur dhe kështu do të kishim edhe mirëqenien ekonomike dhe shoqërore. Ajo çka duhet përmirësuar (ndërtuar) është rrjeti gjeografik i sistemit bankar në Shqipëri. Çfarë nevojitet: – Linja të reja kredie ose ristrukturim i linjave të mëparshme për të patur një objektiv të qartë, që nën-huamarrësit të evitojnë shmangien e fondeve drejt sektorëve të tjerë të ekonomisë; – Mikro-Banka (FEFAD) duhet fuqizuar dhe filialet e saj duhen përhapur. – Shtimi i ndërmjetësimit bankar të remitancave; – Analizimi i nevojave për garanci të rrezikut politik dhe mundësisë për ristrukturimin e fondeve për të mbuluar një lloj tjetër rreziku. Në një vështrim më të thellë të sistemit të financimit për zhvillimin e SME-ve në Shqipëri, si një vijim i vëzhgimeve mbi SME-të dhe Institucionet e përfshira me zhvillimin e SME, e cila do të tregojë qartësisht kufizimet dhe hendeqet në sistemin aktual, i konsideruar nga përdoruesit e fundit për vetë SME-të. Nëse kërkohet, do të ndërmarrë hapa për të përmbushur veprimet e bankave tregtare me më shumë: – Krijim të Fondit të Garancisë së Kredisë të një SME; – Përhapje e sistemit bankar të mikro-ndërmarrjeve në të gjithë vendin; – Përmirësimi i konceptit të sotëm të “Fondit të Zhvillimit” për Shqipërinë në mbështetje të SME-ve; – Studim i mundësisë së krijimit të një Banke Zhvillimi etj. Një Fond Zhvillimi i orientuar drejt SME duhet të kanalizojë “kreditë e siguruara nga fondet donatore” për të mos penguar politikat huadhënëse brenda vetë sektorit bankar. Kjo do të sigurojë një ose më shumë nga shërbimet e mëposhtme: Garanci kredie, Financim i veçantë i sektorit industrial, Kapital fillestar, Marrje me qera apo Sigurim i lehtësirave huadhënëse dhe së fundmi Konsultim/asistencë teknike. Përmirësim i veprimit të regjistrit të tokës Nëse Shqipëria do të ketë zhvillim ekonomik të mëtejshëm, duhet fillimisht të përmirësojë veprimtarinë e Regjistrit të Tokës. Një nga arritjet më të rëndësishme është fakti se informacioni në Regjistrin e Tokës konsiderohet jo i besueshëm. Është mirë të arrihet në përfunimin se kreditorët nuk ndjehen mirë të kërkojnë kredi duke përdorur tokën si siguri, kur bëhet fjalë për zona rurale. Nga informacioni që disponohet, gati të gjithë kreditë e siguruara për transaksionet që përfshijnë tokë ndodhen brenda qyteteve dhe veçanërisht në Tiranë. Një nga problemet kryesore përfshin faktin se toka në zonat rurale është konsideruar historikisht problematike, pasi përshkrimi i saj nuk ishte kryer kurrë në mënyrë të saktë. Si rezultat, autorietett që kanë të bëjnë me përfshirjen e tokës, përballen me situata ku personi me kërkesa për të drejtën e tokës është marrë në konsideratë shumë shpesh. Rezultati përfundimtar është mungesa e sigurisë lidhur me të drejtat e zotëruesve në tokat e tyre. Kështu, kreditorët shmangin përdorimin e një toke të tillë si kolateral. Kur projekte të ndryshme që kanë të bëjnë me përshkrimin e tokës do të sjellë rezultatet e nevojshme, do të ekzistojë një mundësi për përmirësimin e tregut kreditor në Shqipëri, pasi kreditorët bëhen më të sigurtë. Për mendimin tonë, një reformë lidhur me përdorimin e tokës e përcaktuar dhe përshkruar në Shqipëri është e nevojshme, për të përmirësuar mjedisin e kredisë së sigurtë. Përmirësimi i infrastrukturës ligjore që përfshin tokën Profesionistët që janë përballur me çështje toke dhe që dëshirojnë të përdorin tokën si siguri për kredi, tregojnë se përveç problemit të përshkrimit të tokës, ligji dhe mënyra e zbatimit të tij shton rrezikun e dhënies së kredisë. Ndërkohë, ka një numër të madh të transaksioneve të siguruara që përfshijnë kreditimin. Kreditorët, në përgjithësi, nuk shohin ndonjë zbatim të të drejtave të vërteta lidhur me tokën si të sigurtë. Megjithatë, kur konfliktet lidhur me tokën dalin në pah, kreditorët e cituar vuajnë më shumë nga procedura e zbatimin e ligjit. Sipas mendimit tonë duhet rishikuar ligji shqiptar mbi tokën. Ky rishikim duhet kryer në bashkëpunim me bashkësinë e biznesit. Siguria që asnjë legjislacion të ndërmarrë politikën që thekson financimin e siguruar modern Një numër kreditorësh, kanë treguar se ata parapëlqejnë të përdorin financimin e siguruar, meqenëse rreziku i përfshirë në dhënien e kredisë është i paparashikueshëm, për shkak të legjislacioneve të reja që krijohen shpesh. Për shembull, ata tregojnë se ligji mbi falimentimin sjell kërcënime. Meqenëse ligje si Ligji i Tokës dhe Ligji i Barrave Siguruese janë hartuar duke u bazuar në politikën e konsiderimeve, është e rëndësishme që asnjë legjislacion tjetër të mos ndërmarrë të tilla politika, nëse Shqipëria merr një vendim për të promovuar politika të këtij lloji. Sugjerimi ynë është të sigurohet që politikat që theksojnë legjislacionin e financimeve të siguruara, të mos shfuqizohen pas hyrjes në veprim të një tjetër legjislacioni. Përmirësimi i procesit të detyrimit Ndoshta një nga aspektet, mbi të cilat ishte rënë dakort unanimisht, ishte problemi i detyrimit të të drejtave të kreditorëve mbi pronësinë. Problemi është i përhapur si në detyrimin e të drejtave të pronësisë ashtu dhe kundër pasurisë së vërtetë dhe të tundshme. Kreditorët kanë treguar njëzëri, se ka patur shanse të vogla për përmirësimin e praktikave të kredisë për aq kohë sa zyra që është ngarkuar me detyrimin e të drejtave të tyre funksionon jo efektivisht dhe ngadalësisht, ashtu siç kryhet aktualisht. Kur kemi të bëjmë me pasurinë e tundshme, ky problem është më i rëndësishëm. Kjo vjen, për shkak se pasuria e tundshme nënvlerësohet me kalimin e kohës më shpejt sesa pasuria reale. Gjithashtu, pasuria e tundshme mund të hiqet lehtë dhe të zhvendoset nën drejtimin e një organi tjetër. Si rezultat, kreditorët mund të humbasin sigurinë e tyre nëse organi tjetër nuk njeh mbrojtjen e siguruar nga sistemi i financimit shqiptar të sigurtë. Më tej, është e rëndësishme të kuptohet se pagesat e vendosura në Shqipëri, për zbatimin e të drejtave të kreditorëve kundër debitorëve, janë padrejtësisht të larta. Rekomandimi është të zbatohet një reformë në zyrën e detyrimit për të siguruar se ka një proces më efektiv për detyrimin e të drejtave të pasurisë. Ky rekomandim është i nevojshëm kur kemi të bëjmë me pasurinë e tundshme. Rekomandimi ynë për reforma përfshin edhe vendosjen e pagesave. Ne rekomandojmë pagesa të detyrimit që pasqyrojnë koston aktuale të detyrimit, sesa atë të arbitraritetit. Rishikimi periodik i drejtimit të Regjistrit Në pjesën më të madhe, publiku duket i kënaqur me veprimtarinë si të Regjistrit të Tokës ashtu edhe Regjistrit të Barrave Siguruese. Veçanërisht, publiku është i kënaqur me Regjistrin e Barrave Siguruese. Rekomandohet marrjen e masave për të siguruar që Regjistri i Tokës të veprojë më me efektivitet. Personat e Regjistrit të Tokës duhet të braksitin praktikën e diskriminimit përsa i përket faktit se kush duhet të shërbehet i pari në lidhje me madhësinë e “ryshfetit”. Është shumë e mundshme që kompjuterizimi të jetë i rëndësishëm në sigurimin e faktit që informacioni të jetë sa më i saktë dhe i besueshëm. Kompjuterizimi është i nevojshëm për të patur kontroll të plotë mbi vlerën monetare të përfshirë me regjistrimet si dhe me shërbimin e shpejtë të konsumatorit. Përsa i përket Regjistrit të Barrave Siguruese rekomandohet vazhdimi i mbikqyrjes nga afër. Megjithë kënaqësinë e shprehur nga personat që e përdorin këtë institucion, është e nevojshme që Regjistri i Barrave Siguruese të funksionojë në të njëjtin nivel nën kontrollin e organeve të Shqipërisë, pa patur mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare. Sigurimi i një fushate më të mirë sensibilizimi për publikun Ndoshta një nga mungesat më të mëdha të sistemit të financimit të sigurtë shqiptar që përfshin pasurinë e tundshme, është fakti se publiku ka njohuri të pakta lidhur me veprimin e sistemit. Ndërkohë, më tepër persona e kuptojnë rëndësinë e analizimit të regjistrimeve të Regjistrit të Barrave Siguruese përpara se të përdorin pasurinë e tundshme për të siguruar një kredi ose përpara se ta marrin atë, ka ende një sensibilizim i paktë midis tyre që preken nga ky sistem. Kjo ndikon në dëshirën e kreditorëve për të dhënë kredi. Reokmandohet që ata të cilët nuk i njohin mundësitë e sistemit të ri të njihen më mirë me sistemin financiar të sigurtë që ekziston në Shqipëri lidhur me pasuritë e tundshme. Ne rekomandojmë, gjithashtu rritjen e sensibilizimit të publikut në radhët e atyre që janë ngarkuar me zbatimin e këtij sistemi, kështu që kreditorët e siguruar mund t’u sigurohen të drejta pas dhënies së kredisë. Zef Preçi Këshilltar pranë Presidentit të Republikës Ledia Muço, Bashkëpunëtore e Qendrës Shqiptare të Kërkimeve Ekonomike SHKODRA PRET ZGJEDHJE PER ZGJIDHJE Edhe pse jo zyrtarisht, ne selite e partive politike jo vetem ne Shkoder por edhe ne ato qendrore te Tiranes, po hidhen zaret per kandidatet per kryetare bashkie dhe komune. Asgje nuk eshte zyrtare, edhe pse kane filluar te lakohen mjaft emra te mundshem per qytetarin e pare te Shkodres, ashtu edhe per komunat e tjera. Ne nje prononcim per mediat, kryebashkiaku actual Ormir Rusi, me nje ciltersi te habitshme, pranoi deshiren per te rikandiduar ne zgjedhjet e vjeshtes. Po keshtu, qytetari I pare I Shkodres deklaroi se cdo shkodran enderron te jete kryetar bashkie ne qytetin me te madh verior. Nese ne Itali cdo Italian thote se mund te behet trajner I kombetares se futbollit, per shkodranet shprehja personifikuese eshte gjetur tashme nga vete kryabashkiaku Ormir Rusi. Ne ndryshim nga shume qytete apo zona te Shqiperise, Shkodra ka nje specifike edhe elektorale. Nga moria e madhe e problemeve te trasheguara dhe te reja, ajo kerkon te lehtesoje nga kurrizi barren e tyre. Ne elektoralet e vjeshtes 2003, Shkodra pret zgjedhje per zgjidhje. Duke e pare nga jashte dhe duke degjuar zerat per fitime kolosale te drejtuesve dhe te punonjesve te sektoreve te ndryshem ne bashki dhe komuna, te gjitheve I lind etja per karriken e kryetarit. Ai qe deshiron te kandidoje, pare se te fitoje mbeshtetjen e kollajshme te nje subjekti politik, duhet te kete te qarte vizionin per daljen nga kriza dhe problemet te Shkodres, por edhe idete per zhvillimin e qytetit. Kjo eshte pjesa me e veshtire e kandidimit te cdo individi, pavaresisht nga perkatesia politike. Pa dashur te paragjykojme askend, justifikimet se pushteti qendror I nje ngjyrimi te ndryshem nga ai vendor, penalizojne zhvillimin e Shkodres, nuk pijne me uje. Vertetimi I postulatit qe per 10 vite pengoi zhvillimin e qytetit, vertetohet mese miri edhe aktualisht. Sigurisht qe Shkodra ka probleme, ashtu si edhe qytetet e tjera, pse j one disa drejtime me te theksuara. Mungesa e energjise elektrike, paralizimi I bisneseve dhe mosjoshja e tyre si pasoja, papunesia record, strehimi ne nivele shume te ulta, infrastruktura qe ecen me hapa breshke, qetesia dhe siguria qe nuk po ngjiten ne nivelet e deshiruara dhe mbi te gjitha mentaliteti provincialist qe ka mbuluar Shkodren dhe shkodranet, duan strategji te mirefillta te zbuten drejt eleminimit. Per njerin nga kryetaret e Bashkise, pasi erdhi ne detyre pasardhesi, u deklarua se nuk I ishte gjetur asnje project I gatshem. E thene ndryshe, Shkodra ka humbur 4 vite nga qytetet e tjera. Kryetari actual Ormir Rusi, ka treguar deshire per te ndertuar projekte, te cilat nuk kane munguar per te thene te verteten, jane financuar nje pjese e mire (nga parate e shtetit apo donatore, nuk ka shume rendesi per shkodranet!) por ndoshta duhej te ishin me te shumta. Edhe pse nga nje pjese e madhe e shkodraneve, administrata Rusi mund te konsiderohet si me e suksesshmja ne keto 12 vite demokraci, edhe ajo mund te kritikohet ne pika te vecanta, te cilat nuk eshte as koha dhe as momenti ti permendim (meqe jemi ne prag te nje fushate elektorale, te diskutojme fenomenet). Per te gjithe ata qe duan te kandidojne per kryetar bashkie, duhet te kene parasysh dicka. Duke perdorur fjalorin popullor, “shkodraneve iu eshte rritur syri”. Nese deri tani ishin te kenaqur me administraten Rusi, e cila punoi me shume dhe me mire se pararadheset, Shkodra dhe shkodranet presin me shume nga pasardhesja. Sejcili individ apo staf, duhet te mase forcat dhe idete, materializimin dhe konkretizimin e tyre, gjithmone nese deshira eshte per ti sherbyer qytetit ne fillim, vetes-te afermeve-miqte- te njohurve me pas. Po cilet do te jene konkurentet apo kandidatet per postin e kryetarit te Bashkise Shkoder. Fillimisht, duke patur parasysh reaksionin negative qe ngjalli diten e Pashkeve evidentimi I disa emrave nga subjekte te ndryshme politike, te cilat arriten deri ne kercenime te gazetares, nenvizojme se emrat qe do te permenden nuk jane marre nga burime zyrtare te partive. Behet fjale thjeshte per vijueshmeri logjike te funksionimit te partive dhe per “llafe tavolinash klubi” shume-shume per “llogje Kavaje”. Kandidati I pare per Bashkine e Shkodres, sic eshte e kuptueshme dhe sic e ka shprehur, eshte kryebashkiaku Ormir Rusi. Si do te hyje ne listat e votimit per qytetarin e pare te Shkodres, eshte ceshtje tjeter, edhe pse vete Rusi ka deklaruar se do te rikandidoj vetem nese partia ime me mbeshtet. Duke qendruar ne Partine Demokratike, e cila qe nga viti 1992 qeveris Shkodren, emer mjaft I amplifikuar eshte dhe ai I Anton Lekes, aktualisht kryetar I keshillit te Bashkise. Flitet se Leka personalisht nuk ka nje etje shume te madhe per te kandiduar, megjithese do te jete koha qe do ta tregoje. Nje tjeter emer I lakuar, eshte edhe ai I ish-kryetarit te Keshillit te Bashkise dhe ish-deputetit Mark Krroqi. Edhe Rudolf Rasha, Fatos Gjyrezi, Cercif Hoxha dhe disa te tjere me pak te rendesishem dhe te njohur, perfliten si emrat me te mundshem per tu diskutuar ne forumet e Partise Demokratike Shkoder. Nuk perjashtohet edhe ndonje kandidim I deputeteve shkodrane, ndersa nje peshe jot e vogel ne percaktimin e emrit, do te kete Keshilli Kombetar, Kryesia qendrore dhe kryetari I PDSH-se Sali Berisha. Ne kampin tjeter, ate te Partise Socialiste, emir kryesor eshte ai I kryetarit Ndue Dodaj. I forte ne pozicionin e tij, gezon numrin me te madh te votive Brenda subjektit, gje qe u pa edhe ne zgjedhjet ne forumet socialiste te nje viti me pare. Perseri ne baze te votive te marra, renditet I dyti si kandidat I mundshem ish-kryesocialisti Ndreke Rukaj, I cili ka marre vetem 5 vota me pak se Dodaj. Edhe prefekti Gjergj Leqejza, jo rradhe lakohet si nje pretendent I fuqishem per te konkuruar perballe kandidatit te mundshem te Partise Demokratike. Partia Socialiste, ka pergatitur edhe emra te tjere, pse jo edhe nga at ate punesuar ne Tirane, por qe ndoshta do te publikohen me vone. Mjaft pike ka fituar edhe emir I rekordmenit te atletikes Oltion Luli, aktualisht sekretar I socialisteve shkodrane, ndersa eshte akoma shpejt te flitet edhe per emra te tjere. Edhe ne kete parti, nje peshe te madhe do te kete Komiteti I Pergjithshem Drejtues dhe Kryesia qendrore ne percaktimin e emrave. Partite e tjera, te quajtura te vogla, nuk kane paraqitur akoma emra, ndoshta ne pritje te zhvillimeve politike ne kuader te koalicioneve. Vetem kryetari I Partise Mendimi I Djathte Liberal Shqiptar, Mustafe Lici, parti me qender ne Shkoder, ke deklaruar se do te sfidoje dy partite e medha ne garen per kryetar Bashkie. Gjithsesi, nuk duhet harruar se nje bashkim I partive te vogla, mund te sjelle edhe surpriza. Zgjedhjet vendore te vitit 1996, ku E Djathta e Bashkuar Shkodrane me Bahri Boricin, arriti te fitoje berballe kandidatit te Partise Demokratike, jane koma nje kujtim I fresket. Ndersa akoma nuk jane saktesuar emrat dhe nuk jane percaktuar modalitetet e votimit dhe as data e zgjedhjeve, nje gje duhet te kene te qarte te gjithe ata qe do te kandidojne: Shkodra pret zgjedhje per zgjidhje. Blerti DELIJA Atdhe popull e gjuhë së bashku Këto ditë në një nga sallat e Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, i ftuar si studjues dhe ish-student i Pr. Dr. Kolë Ashtës, pata fatin dhe kënaqësinë të jem pjesë e atij sadisfaksioni intelektual e shkencor që na solli promovimi i vëllimit IV “Leksiku historik i gjuhës shqipe” falë një solidariteti dhe partneriteti inkurajues, sa organizues me nxitjen dhe përkrahjen maksimale të rektorit të Universitetit “L. Gurakuqi”, Shkodër, Pr. Dr. Mahir Hoti, Shtëpisë Botuese “Camaj-Pipa” me president Pr. Hasan Lekaj, Shtypshkronjës Volaj, me president Martin Ndojën, sponsorit Dom Ndue Gjergjin, rektorët Pr. Dr. Tomor Osmanin dhe Simon Pepën si dhe njerëzit e afërm të Pr. Dr. Kolë Ashtës. Pa ndihmën e këtij partneriteti të thirrur nga thellësitë e ndërgjegjes dhe të respektit për veprën e të ndjerit K. Ashta, vepra në fjalë do të mbetej edhe sot në pluhurin e harresës. Promovimi i këtij libri organizuar mjaft mirë nga Ush, sektori i Alanologjisë dhe Shtëpia Botuese “Camaj-Pipa”, u vlerësua me pjesëmarrjen e stafit drejtues të katedrave të gjuhës shqipe dhe ajo e letërsisë, si dhe zv. Rektorit të këtij universiteti Pr. As. Dr. Artan Haxhi, të studentëve të degës Gjuhë-Letërsi si dhe të afërm të Pr. Dr. K. Ashtës. Fjalën e hapjes e mbajti përgjegjësi i sektorit të Albanologjisë Pr. Dr. Tomor Osmani, njëherësh njëri ndër më të motivuarit për botimin e kësaj vepre po aq një ndër kolegët më të afërt të profesorit të nderuar Kolë Ashta, që sot në ditën e daljes së vëllimit të katërt nuk gjendet mes nesh. Duke nderuar dhe vlerësuar veprën në fjalë, Pr. Dr. Tomor Osmani nënvizoi se “Me këto vëllime (7 vëllime) hidhen themele të sakta dhe të shëndosha që në një të ardhme të kalohet në hartimin e një fjalori historik të gjuhës shqipe, tepër i domosdoshëm për lëvrimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të gjuhës shqipe, kur sot po vërehen goditje të njëpasnjëshme të ndikimeve të gjuhëve të huaja, kryesisht të italishte dhe të anglishtes jo vetëm në leksik, por në disa raste edhe në strukturën gramatikore të shqipes.” Duke u ndalur në stilin e kësaj vepre të mirëfilltë shkencore folësi theksoi se një ndër veçoritë e autorit në këtë monografi është stili i tij i prozës. Duket sikur K. Ashta flet me Pjetër Bogdanin. Duke u ndalur në disa nga vlerat kryesore të kësaj vepre, Pr. Dr. Osmani e cilësoi atë si vepër e përmasave origjinale, përpjekja e parë e autorit për të nxjerrë leksikun e veprës së Bogdanit, po kaq si një kontribut i vyer për leksikografinë historike. Kolë Ashta, vazhdoi Pr. Dr. Tomor Osmani, thekson përmes këtij vëllimi se P. Bogdani me Çetën e profetëve ka shkruar një vepër në gjuhën shqipe të karakterit filozofik dhe teologjik, por thelbësisht atdhetare, ku Bogdani atdhe-popull e gjuhë i lidh së bashku. Në vazhdim fjala iu dha Pr. David Lukës, i cili duke sjellë në vëmendjen e të pranishmëve kushtet tepër të vështira në të cilat punoi Pr. Dr. Kolë Ashta për dorëshkrimin e kësaj vepre, shkruar siç theksoi folësi në fletore 4 lekësheme dorë, pa patur një makinë shkrimi, deri edhe printimi i mëvonshëm pa bojë, vështirësia e dytë teknike, flasin qartë për atë zell dhe përkushtim të Pr. Dr. Kolë Ashtës për të na lënë trashëgim një perlë shkencore të këtij kushtuar veprës së Pjetër Bogdanit, shkencëtarit verior që mendjet e ndritura të shekujve që jetoi më pas e kanë vlerësuar si “Elitë e klerit të Romës”. Me talentin dhe përkushtimin, me bëmat dhe kapacitetin e një intelektuali e studjuesi polieder me përmasa evropiane, që aq mjerisht do të masakrohej pas vdekjes duke ua hedhur qenve kockat e kufomës së tij nga ana e pushtuesit osmanë. Bogdani do të mbetet personaliteti madhor i nderuar në shekuj. Duke iu referuar veprës së Pr. Dr. Kolë Ashtës “Leksiku historik i gjuhës shqipe”, vëllimi IV, Pr. Dr. David Luka vuri në dukje se nuk ka vepër të nesërme, të Historisë së Letërsisë Shqipe që të mos i referohet që në zanafillë veprës së Pr. Dr. K. Ashtës. Kjo, sepse vepra e K. Ashtës duke u marrë me autorët e vjetër të shqipes së shkruar zënë ballin e merituar në historinë tonë të letrave falë punës dhe përpjekjes së tij prej muzgu, apo asketi të paepur. Mos të harrojmë, theksoi folësi në fjalë, atë që Kolë Ashta do ta bënte për 6 vjet, Akademisë sonë të Shkencave do t’i duheshin plot 17, për të botuar katër vëllime të tilla tepër dinjitoze, pasuri e trashëguar sot nga shkencat tona albanologjike. Në ribotimin e veprës “Cuneus Prophetarum” të Bogdanit ka meritë edhe një shkodran tjetër i madh, Martin Camaj, që e realizoi në Munchen 1977. Për Bogdanin dhe veprën e tij kanë shkruar mjaft studjues si E. Çabej, Filip Fishta, V. Kamsi, J. Kastrati. Sh. Osmani, I. Ajeti, S. Riza, J. Rrota. I. Zamputi. I. Rugova, etj. nga pamje të ndryshme kërkimore, janë organizuar tubime shkencore, siç është Konferenca Shkencore “Pjetër Bogdani dhe vepra e tij”, organizuar nga Akademia e Shkencave më 16 dhjetor 1989, me rastin e 300 vjetorit të vdekjes së këtij atdhetari dhe personaliteti të shquar të kulturës shqiptare. Paradoksi qëndron në atë, se në konferenca të tilla, ku mbaheshin edhe kumtesa, njohësi më i mirë i leksikut të veprës së Bogdanit, ose më mirë të themi i fjalës së tij, Pr. Dr. Kolë Ashta nuk kumtonte, por vazhdonte të punonte me sigurinë e shkenctarit monografinë monument që na jepet sot. Këtu nuk mund të harrohet kurrë respekti për bashkëshorten e tij, znj. Antoneta Ashta që i pat qëndruar gjithnjë pranë, theksoi në fjalën e tij Dr. Petrit Kotrri, dekan i Fakultetit të Histori-Filologjisë të Universitetit “L. Gurakuqi”, Shkodër. Nëse Prof. Çabej solli një kontribut të çmuar në botimin në alfabetin e sotëm të monumentit të parë të shqipes së shkruar “Mesharit” të Buzukut, Pr. Dr. Kolë Ashta na jep në dorë leksikun e plotë të shqipes të nxjerrë nga vepra e “Cuneus Prophetarum” të një klasiku tjetër të gjuhës e të kulturës shqiptare, që është cilësuar si “i fundmi i një yllësie, më i afërmi në kohë ndër ligjëruesit me shkrim të gjuhës sohnë amtare, por ndoshta më krijuesi midis tyre”, tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve Dr. Shkencave Filologjike, Dekani i Fakultetit Histori-Filologji, P. kotrri. Bogdani ishte një figurë poliedrike, lëvrues e përpunues i gjuhës shqipe, ndër përfaqësuesit më të shquar të letërsisë së vjetër shqipe, vazhdoi në diskutimin e tij. Duke përfunduar, Dr. Kotrri evidentoi dukshëm obligimin shkencor që mbetet para studimeve tona në fushën e leksikografisë; kjo në qoftë se Pr. Dr. Kolë Ashta na la një dorëshkrim të çmuar, monografinë e plotë të veprës së Bogdanit, tani mbetet e hapur rruga për studiuesit dhe për Akademinë e Shkencave, veçanërisht që të realizojnë detyrën që vetë e ka shtruar para më shumë se 10 vjetësh për botimin kritik, me transkriptim dhe me një studim të gjerë filologjik e gjuhësor të veprës së P. bogdanit sipas modelit të “Mesharit” të Buzukut, përgatitur në mënyrë mjeshtërore nga Pr. Çabej. Veprën e Pr. Dr. Kolë Ashtës e vlerësuan në fjalën e tyre edhe studjuesit Vili Kamsi e Dr. Tefë Topalli, të cilët vunë në dukje seriozitetin shkencor në mbi 450 faqet e kësaj vepre, si dëshmi e atij argumenti mjaft domethënës të pohimit se vepra e Bogdanit e konfirmuar shkencërisht nga pena serioze e Pr. Dr. Kolë Ashtës dëshmohet qartë si një ndër arritjet shkencore më të mëdha në shek. 17, duke afirmuar vlerat polivalente të shqipes së shkruar. Madje Bogdani do të arrinte deri në krijimin e një koineje veriore, apo siç u shpreh studjuesi Vili Kamsi, vepra e Bogdanit do të qe jo thjeshtë një vepër teologjike, apo atdhetare, por një vepër lavd për Shkodrën e për Shqipërinë. Nisur nga ky fakt jo rastësisht Manxoni do të vlerësonte gjuhën e Shkodrës. Dr. Topalli në fjalën e tij do ta cilësonte veprën e K. Ashtës si vepër e mirëfilltë filologjike dhe tekstologjike në albanologjinë shqiptare, jo vetëm se është prej pionieri në këtë fushë, por edhe një model për ta ndjekur në pikëpamje metodike e shkencore që nga parashtesat për personalitetin e gjithanshëm të Bogdanit deri edhe studimet krahasimtare që janë bërë rrethi tij. Si i tillë këtu e gjen veten foneticieni, morfologu, përkthyesi, studiuesi, etimologu, didakti, pedagogu dhe shkencëtari, – nënvizoi në mbyllje të fjalës së tij Dr. Tefë Topalli. Nga ana tjetër, shefi i Katedrës së Letërsisë pranë këtij universiteti, Prof. Hasan Leka, duke evidentuar seriozitetin studimor të profesoratit të këtij universiteti për t’ia patur lakmi edhe Akademia jonë e Shkencave në Tiranë, si vlerësoi punën dhe kontributin e Pr. Dr. Kolë Ashtës mbështetur në vlerat e veçanta shkencore të librit në fjalë, theksoi se vazhdon botimi i kolanës së “Studimeve Shqiptare” ku deri tani janë botuar 11 të tillë numra dhe brenda 2003 priten të dalin edhe dy numra të tjerë. I pari kushtuar albanologut të shquar Norbert Joklit, kurse i dyti atij francez Mario Rok, botime që do të pasqyrojnë materialet shkencore të dy konferencave shkencore respektive kushtuar dy personaliteteve madhore në fushën e studimeve albanologjike. Priten për botim Fjalori Etimologjik i Pr. Fadil Podgoricës (pas vdekjes), “Gjuhë e prozës së Fishtës” e Pr. As. Dr. Artan Haxhit, “Komisia Letrare Shqiptare e Shkodrës” e Pr. Dr. Tomor Osmanit, vëllimi V “Leksiku historik i shqipes” i Pr. Dr. Kolë Ashtës (pas vdekjes) që përfshin Kuvendin e Arbërit dhe gramatikën e da Leçes etj. Gjithë këto dëshmojnë seriozitetin e punës shkencore studimore që zhvillohet në katedrat e sektorin e albanologjisë pranë këtij universiteti përfundoi fjalën e vet Hasan Lekaj. Falenderuan të pranishmit për pjesëmarrjen, vlerësimin dhe vëmendjen e treguar në këtë eveniment shkencor të jetës në këtë universitet Pr. As. Dr. Njazi Kazazi, Shef i Katedrës së Gjuhës Shqipe në këtë universitet. Në fund për të ftuarit, mbesa e Pr. Dr. Kolë Ashtës, Elena Stomini u dhuroi me një autograf librin “Leksiku historik i gjuhës shqipe”. Largohemi nga kjo ngjarje e spikatur në jetën shkencore të metropolit verior me përjetimin e kënaqësisë që na sjell në gjithë qenien tonë shembulli dhe puna e shkëlqyer dhe plot dinjitet e pedagogëve tanë të përkushtuar me aq vullnet e stiocizëm ndritjes së dijes dhe të mendjes së brezave që vijnë me djersën dhe veprën e tyre të ndritur, siç do të ndrijë në panteonin e kulturës dhe të shkencës shqiptare vepra madhore studimore albanologjike e Pr. Dr. Kolë Ashtës. Kadri Ujkaj, studiues Peticion drejtuar presidentit Alfred Moisiu Brenda një harku të shkurtër kohor në rrjedhën e shumë ndryshimeve nuk mbetën pa u përmendur edhe universitetet dhe studentët, jo për t’i përmirësuar kushtet e konvikteve, pa ujë të pijshëm, me orar të kufizuar të energjisë elektrike, me dhoma të ngushta si dhoma izolimi me nga dhjetë studentë; por për kryerjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak dhe për liberalizimin e universiteteve. Ministri i mbrojtjes z. Pandeli Majko para pak kohësh i dërgoi Kuvendit Popullor projektligjin për heqjen e shërbimit ushtarak për studentët pas mbarimit të shkollave të larta. Kuvendi Popullor e miratoi unanimisht moskryerjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak për studentët që kanë mbaruar studimet e larta, por Presidenti i Republikës, z. Alfred Moisiu e kundërshtoi vendimin e Kuvendit Popullor në mënyrë disi arbitrare duke i rënë ndesh jo vetëm Kuvendit Popullor, por edhe studentëve, pra ka mendim të kundërt. Sipas Tij, studentët duhet të kryejnë shërbimin ushtarak në vend të specializimeve pasuniversitare. Kryetari i shtetit mendon që të rreshtohemi të veshur ushtar, jo të na çojë në xhenio që të ndërtojmë bunkerë si në kohën e monizmit, por të edukohemi edhe me frymën ushtarake. Studentët mendojnë se Presidenti ynë i nderuar ka anuar pak nga profesioni i tij prej ushtaraku dhe ka mendimin të na dërgojë nga një vit “specializim ushtarak” së bashku me rekrutët adoleshentë që nuk i kanë shpëtuar policisë ushtarake ose kanë shkuar me vullnetin e tyre. Dashje pa dashje vihet re pak a shumë “kulti i individit”, ose është mik i ngushtë i profesionit të ushtarakut. Duke patur besim të plotë tek Presidenti ynë i nderuar, ne si studentë I kërkojmë Atij që të ndryshojë mendim në lidhje me këtë çështje dhe t’I përkushtohet më shumë idesë së hedhur në këto ditë që u bie ndesh interesave të studentëve, ide e cila quhet Liberalizim i universiteteve. Liberalizimi i universiteteve na duket disi i parakohshëm dhe jo i studiuar mirë dhe jashtë dëshirës së shumicës së studentëve. Duke patur parasysh se: · Së pari, kushtet në konvikte nuk mjaftojnë as për ata studentë që jetojnë aktualisht në to sepse një pjesë e tyre ndodhen të strehuar nëpër shtëpi të marra me qera, e jo t’u përballojë dyndjeve që do të kenë në disa fakultete të lakmuara, si: mjeksia, juridiku, ekonomiku, etj. · Së dyti, u pritet rruga të aftëve dhe u jepet hapësirë të paaftëve pasardhës të xhepmbushurve ose atyre që banojnë afër universiteteve. Kështu, gjimnazistët të cilët vijnë nga rrethe me distancë të largët me universitetet ose nga zonat e thella rurale, do të mbeten në fatin e tyre pa iu dhënë mundësia të bëhen studentë. Liberalizimi i universiteteve do të favorizojë vetëm ata që banojnë në afërsi të tyre dhe kështu do të kthehen në shkolla të larta lokale. Pra ne si Kryesi e Unionit të Pavarur Studentor, në emër të të gjithë studentëve, kërkojmë nga Presidenti që ta kundërshtojë me forcë këtë ide. Për Kryesinë e Unionit të Pavarur Studentor të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër Kryetari Fran Shkëmbi
Prel Zef Lekaj: para dhe pas një mërgate të pashmangshme Prel Lekaj, malësori me tradita të larta patriotizmi nga Hoti i Malësisë së Madhe, lindi më 20 Gusht 1905. Në pranverën e vitit 1911, vriten 29 hotjanë në luftë kundër hordhive osmane, për vendosjen e flamurit të parë shqiptar mbas sundimit 500-vjeçar otoman e robërie, në majën e Bratilës, Deçiq valëvitet flamuri krenar shqiptar. Në këtë luftë u vra edhe i ati i Prelës, Zef Vuksan Lekaj, dëshmori i parë i lirisë. Marija hirëplotë, e shoqja e Zef Vuksan Lekaj mbeti e ve me tre djemt e saj Prelën, Lekën e Franin. Marija megjithëse mbeti me tre jetimë, malësorja e paepur asnjëherë nuk u përkul por me shumë mund e sakrifica i rriti djemtë e saj, të shkolluar, të ditur e të mirë. Kjo familje u vendos në qytetin e Shkodrës e cila u ndihmua shumë nga kleri katolik e nga disa familje të mëkëmbura tregtare. Prel Zef Lekaj mbasi mbaroi një farë shkolle, punoi në ruajtjen e rendit, në mbretërinë e mbretit Zog, punoi me vendosmëri e seriozitet kreu detyrën e komandantit të disa postave policie si në rrethin e Shkodrës e të Pukës. 28 Nëntorin 1944, Prela e perceptoi si një startim, kur liria dhe e drejta do të siglonin triumfin. Por entuziazmi i tij ishte sa një flakë kashte. Dora e hekurt gjakatare e diktaturës komuniste e Tiranës ishte terrori më i egër e i paparë në asnjë vend tjetër si në Shqipëri. Në dhjetorin e vitit 1950, Prel Zef Lekaj e kupton se forcat e sigurimit të qeverisë komuniste të Tiranës po e ndiqnin. Shkak ishte se Prela nuk pranoi të punojë me forcat e sigurimit, sepse asnjëherë nuk u besoi premtimeve se i kuptoi se do ta shfrytëzonin e pastaj do ta burgosnin ose ta vrisnin ashtu siç e pësuan të tjerët, prandaj u arratis në Jugosllavi. Ofertë e njëjtë iu bë Prelës nga sigurimi i fshehtë Jugosllav. Është krenar për përbuzjen e ofertës që iu bë nga UDB-ja. Gati tre vjet qëndroi në internim dhe nga aty iku në Itali. Dëshira për familjen e atdheun e tij ishte e madhe, mbasi qëndroi në Itali 2 vjet, mori rrugën e mërgatës të largët e të madhe në Amerikë. Menjëherë mbas arratisjes së bujshme të hotjanit trim e të urtë, familja e tij, e shoqja Drandja me katër fëmijët e saj, u burgos dhe më 18 korrik 1951 lindi në burgun e Shkodrës Antonjeta, ose siç e quanin të burgosurit burgajete. Diktatura e kuqe për familjen e Prelës, në hakmarrje të arratisurve politik ushtroi dhunë e trishtimi asnjëherë nuk iu nda kësaj familje, burgu dhe inernimi ishte shpërblimi që i bënin diktatura kësaj familje. Prel Zef Lekaj vdiq në mërgim në Amerikë më 10 Shkurt 1976 në shtetin e Kalifornisë, larg familjes që aq fort e deshi e për asnjë çast nuk e harroi. Por fëmijët e tij të dashur Elizabeta, Toma, Marku, Terezina e Antonjeta – burga-jetja e kujtojnë me mall babën e tyre të dashur, që aq shumë e dëshiruan. Me trishtim të përjetshëm e kujton Antonjeta që nuk arrit ta njohë babën e saj të dashur. Dashamir Cacaj Himara, perlë bukurie dhe kështjellë qëndrese Të njohësh historinë e popullit tënd, përveç kulturës njohëse është edhe element i patriotizmit. Në publiçistikën time modeste, jam munduar të përshkoj çdo cep të atdheut, me qëllim njohjen e traditave dhe kontributin që ato i kanë dhënë përmes bijve dhe bijave të tyre në mbrojtjen e atdheut dhe në lidhjen që kanë patur me kontinentin plak, Europën. Një ndër këto krahina ku flaka e atdhetashurisë dhe dëshira për të ruajtur kurdoherë aleancat me Perëndimin është dhe zona bregdetare e Himarës. Për këtë trevë të mbuluar me lavdinë e shekujve, për kontributin e shkëlqyer të bijve dhe bijave të saj, flasin faktet historike (v. 1759): -Informatë mbi gjendjen, mbi forcat dhe mbi vendosjen e krahinës së Himarës si dhe mbi etapat kryesore të luftës së tyre kundër turqve. (Ref.: Dok. pa botuara – Buletini shk. shoq. 1955, Nr. 2, fq. 158-159, nga rusishtja). Informata mbi gjendjen, fuqitë dhe pozicionin e provincës së Himarës. Provinca që sot quhet Himarë, ose popujt himariot janë Epiri i Vjetër perëndimor që njihej me emrin Haoni dhe popuj të Himarës dhe që kanë fituar famë me profecitë e orakujve dhe me luftëra kundër mollosve të vjetër, fqinjë të tyre dhe sot kufizohet në perëndim prej grykës së Adriatikut dhe Shqipërisë, në mesditë prej detit jonian, në lindje prej Epirit lindor që gjendet nën sundimin e turqve, dhe nga veriu prej Thesalie, e cila thuajse e rrethon. Gjatësia e saj është rreth njëqind milje dhe fillon me kepin Longeta dhe mbaron afër kështjellës së Butrintit. Gjerësia e saj nuk i kapërcen të pesëdhjetë miljet. Është i rrethuar dhe mbrojtur, sidomos gjatë bregut të detit, prej maleve shumë të larta dhe të pakapërcyeshme të quajtura Acroceraune; për këtë arsye orvatjet thuajse të pareshtura të otomanëve për ta shtruar këtë provincë dështojnë. Është popull shumë luftëtar dhe po të bashkoheshin të gjithë do të mund të mblidheshin njëzetmijë burra të aftë për luftë. Nuk po flasim për veprat e tyre nën mbretin e lavdishëm Pirro dhe më vonë për veprat e Skënderbeut, i cili ka shumë kohë që fitoi famë, sepse historia e tyre është mbushur me vepra trimërie. Shënojmë vetëm se pranë tre zotërinjve të shteteve të ndryshme në këtë vend janë zgjedhur dhe paguar me rroga tre veta me shërbime të ngjashme me kafazët dhe nuk e kanë turpëruar veten. Filipi i Dytë, mbreti i Spanjës, ka patur një numër të caktuar këmbësorësh dhe kalorësish nën komandën e gjeneralit Georgi Basta, gjatë luftës së shteteve të Ulëta dhe të trazimeve në Francë, ku shërbyen nën drejtimin (në kohën e sundimit) të Dukës së Parmës më 1591-1592 dhe në vitet e mëvonëshme, gjithashtu, sundimtarët e mëvonshëm të Spanjës kanë patur në shërbim të tyre himariotë, ndërsa feldmarshalli Zhonopull gjatë luftës së Kazalisë në Lombardi në vitet 1635-1636 ka fituar lavdi, pastaj gjatë kryengritjes së Napolit në vitin 1647 dhe kur është bërë ndryshimi në Mesinë në vitin 1675 kanë fituar famë. Para pak kohe, d.m.th. në vitin 1737, brigadieri dhe koloneli ynë don Stratignika ka rekrutuar në regjiment nga gjiri ynë për mbretin e dy Siqilive, regjiment që quhet regjimenti mbretëror maqedon dhe i cili në 1754, i plotësuar dhe me një batalion tjetër prej kontit Karofi ka treguar trimëri të madhe në luftën e kaluar në Itali, sidomos në çështjen e Veletrit më 1744. Republika e Venedikut, që gjendet më afër dhe që në shumë raste është bindur sa e dobishme është miqësia me popullin që banon afër Korfuzit, për të bërë diversione në çdo luftë kundër turqve fqinjë, qysh në kohët më të lashta ka shpërblyer familjet e para me pensione të posaçme për t’i mbajtur gjithmonë regjimente midis tyre. Ata kanë pjesë në luftën e Kambresë që është zhvilluar më 1570 dhe kanë marrë pjesë në fitoren e lavdishme detare – Lepantit më 1571, kanë marrë pjesë në luftën e Kandies – prej vitit 1644-1669, në pushtimin e Moresë në vitin 1686 dhe në luftëra të tjera kur është humbur ajo më 1715 si dhe gjatë sundimit të Korfuzit më 1716. Më 1690 e kanë nxitur gjeneralin Kornallo të pushtojë Vlorën dhe Kalanë e Kaninës dhe kanë qenë të parët që e kanë sulmuar nga toka nën udhëheqjen e kavaljerit Nino, po në atë kohë, kur flota Venedike e ka sulmuar pareshtur prej detit. Më 1686 nga se u deklaruan me Venedikun, i cili në atë kohë ishte në marrëveshje me Rusinë dhe me Poloninë, janë gjetur në shtrëngesë të tmerrshme nga ana e bejlerbeut të Rumelisë, i cili nga mesi i dimrit i sulmoi me një ushtri të madhe për t’i çfarosur, por më në fund u detyrua të tërhiqet me humbje. Më 17ì716 Xhanum Hoxha – kapidan pasha, para se të sulmonte ujdhesën e Korfuzit, e pa me vend të zbresë në tokë dhe të marrë hakun kundër himariotëve dhe prandaj më 24 qershor sulmoi Drimadhën me një ushtri gati tridhjetëmijë vetash dhe më në fund, pas një lufte të ashpër dhe të tmerrshme u detyrua të tërhiqet dhe mbasi futi ushtrinë e dhjetuar në anije, u detyrua të merrte rrugën e Korfuzit. Pastaj regjimentet tona kanë shërbyer në anijet venedike, që kanë zhvilluar shumë luftime me ushtrinë otomane, kanë marrë pjesë në betejën e Malit të Shejtë në vitin 1717 e më vonë dhe shërbejnë edhe sot në kohë paqeje në Itali. Të gjitha këto janë provat më të pakta që kemi nxjerrë nga shumë çertifikata të fuqive të ndryshme të Europës, nga të cilat nuk përjashtohet asnë familje e madhe, siç shihet edhe nga titujt që ata kanë marrë për shërbimet e mira të tyre nga sundimtarët e lartpërmendur. Shtojmë vetëm se besimi ynë është ortodoks, jemi nën kryesinë e një peshkopi dhe lidhemi në pikëpamje fetare me patrikun e Kostandinopojës; flasim shqip, atë gjuhë që flitet në Shqipërinë e afërme dhe në Bosnje; po në vende të ndryshme të gjithë të mësuarit flasin greqisht, e familjet më të shquara përdorin dhe italishten nga shkaku se shumë oficerë shërbejnë në vende të huaja dhe shumë të rinj dërgohen në Seminarin e Padovës dhe të Napolit. Qeveria është demokratike ose popullore dhe ligjet ndryshojnë pak prej atyre të Malit të Zi. Provinca përbëhet prej krahinave të poshtëshënuara: gjatë bregut të detit – Himara, Piliureus, Bunceci, Drimades, Kllopero, Nivica, Pallasa, Pikerni, Basilio, Liates, Llukovo, Kvaranta, Vuno, Saseno, Otorsi; në tokë – Dukati, Drazhia, Radhima, Gjombocari, Gumenica; vazhdojnë vendet brenda tokës – Mazzari, Drubaçe, Kudesi, Liopës, Mavrova, Vranishta, Zenogorica, Smokthina, Gjonimei, Kallozherates, Zugliates, Vermihiotes, Lepenica, Kuççi, Kardini, Velçja, Bratades, Galiasa, Golimbades, Liaparda, Millu, Doksiotes, Progonates, Gliopeziotes, Vansa, Tepelena. Përveç fshatrave të vogla që nuk po i përmendim. Këtë informacion e dërgonin delegacioni i krerëve të Himarës pranë Carinës së Rusisë, Elizavetës, ku i kërkonin ndihmë dhe bashkëpunim në luftë kundër pushtuesve osmanë. Janë pikërisht këto krahina të cilat që në kohën e Gjergj Kastriotit asnjëherë nuk e pushuan luftën kundër pushtuesve osmanë dhe që një pjesë e konsiderueshme e tyre mërguan në Itali. Pjesa më e madhe e arbëreshëve të Italisë dhe arvanitasve të Greqisë janë nga këto zona të jugut dhe kryesisht nga bregdeti. Evidentimi i këtyre fakteve historike ka mjaft vlera për njohjen e çdo krahine, për kontributin në ruajtjen e etnitetit, kulturës dhe fesë, si kushte të domosdoshme për t’i shpëtuar asimilimit. Lidhjet e hershme të këtyre trevave, me shtetet fqinje të Europës Perëndimore, janë treguesi më sinjifikativ i bazamentit tonë europian, dhe i urave kulturore që lidhin Arbërinë me shtetet fqinje europiane. “Çdo tentativë e segmenteve të ndryshme politike, për t’u shkëputur nga tabani europian, ka karakter regresiv dhe antinacional”.(M.B.) Asnjëherë nuk kemi qenë më pranë Europës, brigjet e Adriatikut janë të lidhura me “ura” shpirtërore. Të pakta janë ato familje që nuk kanë ndonjë pjestar të tyre në këto vende ku aroma e këndëshme e lirisë dhe qytetërimit, “pushton” çdo qenie njerëzore. Mark Bregu
Historiku i dioqezës së Sapës Tjetër për tê nuk dihet. Nji gojëdhanë tregon se shpija e Lindit kà kenë në katund të Lisens, e kà giasë, persè Lisna lehtsisht kà mujtë me kenën’atë kohë në rreth dieçezit të Sardës. E ndoq Lazer Vladanji, shkodranë, i cilli pat xânë e mori doktoratin në kolegjen illyre të Loretit. Zgiedhë, prej Benediktit XIV, ipeshkev i Sapës, kje shugurue në vjetin 1746 në Kastrat, prej Emz. Pàl Kambsit ipeshkëvit të Shkodrës. Mbas trì vjettsh qi sundoj në Sapë kje naltue Metropolit në Tivàr, me 1749. Me 1750 Benedikti XIV qi naltoj Lazrin vûni në Sapë të vllàn e tij Gjergj Vladanjin, i cilli diq në ket dieçez. Me 5 Gusht 1765, Klementi XIII zgodh Nikoll Lindin, prift i dieçezit të Sapës e ndoshta i vllaj i Vasil Lindit. Nikolla diq këtu ipeshkev në mojin e Korrikut të vjetit 1791, simbas librecit të Dajçit. Mbas këtì erdh Gjon Logoreci, i katundit Brîa në dieçez të Shkodrës, i cilli pat xânë në kolegjen Urbane. I kishte kapë 53 vjett e ishte Vikàr i Pergjithshem i dieçezit të Tivarit kuer kje çue ipeshkev në Pult me 2 Prill 1781. Mbas 10 vjettsh qi sundoj atje e prûene këtu në vjetin 1791. Diq me 21 Dhetuer 1794. Me 1796 kje prûe Ndoc Radovani, i shpijes s’Ejell Radovanit, shkodranë i ràm prej Shiroket. I kësaj familje kje Gjergj Radovani argjipeshkev i Tivarit, ndo i vllaj ndo ungji i Ndocit. Përmbî ketë shpiì bujare të Radovanëvet, a se t’Ejllorëvet, Kalendari i Veprës Piore, 1924, kà shkrue bukur shum, tue mârrë prej historjakut Rossi. Ndjekësi i kësaj shpì në kohëna të sodshme kje Gjergj Radovani, qi deri tesh vonë kà banue në shpì të motshme e të bukur në sokak Nemce, në Shkoder. Gjergji kà lanë dy bijt, Kolen e Ndocin, banuesa në Shkoder. Ipeshkëvi Ndoc Radovani mori sundimin e dieçezit të Sapës në Shtatuer të vjetit 1796, si mbas Librecit të Dajçit. Me 1808 kje shperngulë prej këndej e çue në Shkoder. Këtu në Sapë Piu VII prûni prej Pultit Emz. Mark Negrin, i familjes së Zezaj në dieçez të Sapës. – Ketë familje, qi edhe sod i kà ndjekësit e vett në Dajç të Zadrimës, të gjith vendi e mban per të herëshme e bujare. Posë sà Meshtarëve qi i dha kishës, si D. Jak Negrin (Zeza), D. Gjon Battista Negrin, D. Ndoc Negrin, kjo familje pat pasë të vetin edhe Emz. Anton Negrin, ipeshkev i Shkodrës, i cilli per shkak fejet kje kapë prej Turqve e vjerrë në sokak të Millanvet në pazàr të Shkodrës, në vjetin 1693, ku ndêj i vjerrun trì ditt e trì nett, e korpi i tij, në se të cillen natë lëshote nji dritë shum të kandëshme e të shkelqyeshme sà me i a pergià njij diellit të bukur. (Elçija i Z. së Krishtit, 1912, Pjesë II, fq. 1 etj.). Tue ardhë tash tu Marku i jonë, këndimet i bâni në kolegjen Urbane të Romës. Si erdh prift në dieçez të vet, kje bâ, mbas do kohet, ipeshkev per Pult e, si thame, prej Pultit kje prûe këtu, ku sundoj per 17 vjett e diq me 1821. Nji vjetë mbrapa (1822) u bâ ipeshkev i Sapës Lekë Suma, qi kje Vikàr-kapitullàr i këtij dieçezit. Jetoj si ipeshkev kater vjett e me 24 dhetuer 1826 u dà këso jete. Trupi i tij kje vorrue në Kishë të Shë Gjergjit, në Shkrep të Nenshatit. (Libreci i Dajçit). Leka kje, si mbas gojëdhanet, prej Krajnit të Zadrimës, i shpijes së sodshme të Lukut të Pjetër Pàlit, e rame, kush din kuer prej Gojanit t’eper e fis me të gjith Sumajt e këtuparëshem. Populli Lekë Sumen e thrret Dom Leka, e kallxon se e kà pasë ndêjen nen Siqel, në lagje të Curgës së Nenshatit, te fojletat, qi prej tij kjene emnue Fojletat e Dom Lekës. Këso fojletash sod nuk kà metë veç nji. Me 1827 del i treti i shpijes së Vladanjaj së Shkodrës, Lazer Vladanji, tetëdhetë e sà vjettsh, qi së mujt me qindrue veç 18 muej, e shkoj e diq në Shkoder, me 15 Prìll 1829. I a mori kamben prep nji shkodranë, Pjeter Borçi, i cilli e mbàjti me qindresë per gati 10 vjett, tue i krye ditt e veta me 13 Fruer 1836, e tu’e mbyllë edhe nji herë rreshtin e ipeshkëvijvet shqiptarë së kësaj selì. Permbi Borçin Dom Pjeter Dragusha, kapelan i Emz. Severinit ipeshkëvit të Sapës, shkruen me 1855: “Ipeshkëvit qi me pat krezmue i thane Pjeter Borçi, i lèm në Shkoder, e hiqte keq shum prej molldraget nder kambë e nder duer. Ky Emzot i bekuem kà hjekë keq shum per fè t’Jezu Krishtit, e kaq i kà rà me hjekë, sà per trì ditt kje burgosë me dymdhetë priften. Gjashtë vetë rrahëne ipeshkëvin e dymdhetë priftent, e u mori hyqymeti gjashtë qese. Shkaku i martirizimit të këtyne të ngratëvet kje kështu: nji i krishtenë pat kenë bâ turk, por mbas disa vjettsh këthej prep i krishtenë e priftnit e kanë dhanë sakramendet me lêje t’Emzotit, sikuerse ishte detyra e tyne ndaj ket nieri, e gjithshkahja u bâ mshehtas. Por kurrgjâ nuk âsht e mshehtë qi mos të dalin, e e mbulueme qi mos të zbulohet. Me nji herë, porsà ndjeu hyqymeti, i mlodh të gjith e u tha: Kush âsht kenë nji nder jue qi e kà rëfye at turkun? “Na nuk jena të detyruem, e madjè ligja e jonë nuk e nep me u diftue tjerëve se kush rëfehet e kush nuk rëfehet” – pergjegji i ngrati ipeshkev. Hyqymeti: “A kështu po pergjegjë? Mbrendë të gjith!” – Kuer i ndiête ipeshkëvi i ngratë shkopîjt qi rrahëshin priftent, u u thote kambëve të veta: “Deri tesh, o kambët e mija, keni hjekë keq prej dhimet të molldragës; tesh do të hiqni prej dhimet të shkopijvet.” Mandej pat shum degame me dieçez të vet ku kishin zakon me u qitë perdhuni (priftent) pesë herë në vjetë nji sofer të mirë me hanger, e krenët e famullijs u dejëshin e nodhëshin punë të pà giashme. Famullitari nuk mujte me sundue tokët e kishës pà lêje të krenëvet. Emzoti e hoq me zori të madh ket zakon e tjerë.” Borçin e ndoq, me 1840, Gjergj Labella, françiskan, qi kje prej Narnit t’Umbries. U u kje kushtue misioneve shqiptare, e tue nodhë Prefekt i këtyne në Serbije, kje naltue në selì të Sapës, ku ndêj kater vjett. Me 1844 Gregori XVI, e çoj argjipeshkev në Durrcë. Me shka dàn Labella kje çue në Durrcë mbas nji degamas së fòrt qi pat me D. Pjeter Zarishin, i cilli nodhej atëherë mësues xhakonash në Nenshat. Zarishi kje çue drejt-per-drejt prej Propagandet famullitàr n’Orosh per jetë, e Seminari i Nenshatit nji herë u shkatrrue per mungesë mësuesit. Dý vjett para se me dalë Labella prej Sapet (1842) u çil në Shkoder Seminari Papënuer. Ndêj Labella edhe nja tri vjett në Durrcë, e thohet se dha dorëhjekjen, por kà mâ giasë se i kaloj mendja e kje percjellë në dhè të vet. Prej disà fakteve qi tregon gojëdhana e Nenshatit shifet se Labella kje nji ipeshkev trim. – Paskan pasë zakon Turqit e Nenshatit, qi banojshin në koder Marshê, në lagje së Sumaj, kuer kishin me mârrë nji nuse, me çue me e mârrë kalin ipeshkëvit per nuse. Ec e mos jau jep! Kuer shkuene nji herë tu Labella, ky i nisi me poterë. Aty e mbrapa këputi puna e kalit. Nji herë tjetër tue ndêjë Turqit, në mbrame n’aksham, me shoqishojnë, po këndon Hoxha Akshamin e per nji herë po bjen edhe kumbona në kishë të Shkrepit. “Prà ky qen-qen Uratet po i bjen kumbonës per nji herë me Hoxhen t’onë!” Disà djelmoça mâ trima nisen n’e nesre mbrama per Shkrep. Kuer del rrogtari me i rà kumbonës, “ndalu, brè, ku shkon!” i bertasin djelmoçat, e msyejn m’e kapë e m’e rrahë. Ndîen Labella nd’odë të vet; as nji as dy, kapë shahìn grykëmadhe e fill në dritore tue bertitë: “ikni, turka…! ikni turka…!” Kuer e pàne atë farë gryket, teposhtë, djalë, se po na vret Urata! Mbas Labella erdh Pjeter Severini, françiskan, i cilli kje prej Barbara afer Senegaliet. Pat hîe i rì në kuvend të françiskanëvet. Kje misionàr në Pult, mandej Prefekt Apostolik. Hîni në dieçez të Sapës me 1 fruer 1845, tue gjetë në ket dieçez 23 famullîna, të sundueme të gjitha prej klerit shekullàr. Famullitarët qi gjet Severini në famullîna të ndryshme, në të hîemt të vet në dieçez, kjene: D. Nikoll Kabashi (Nenshat) – D. Jak Negri (Troshan) – D. Ndue Kodheli (Kodhel) – D. Ndrè Lusha (Giader) – D. Pjeter Voka (Gramsh) – D. Gjon Todri (Babe) – D. Mikel Leti (Pistull) – D. Zef Gazulli (Naraç) – D. Ndue Dragusha (Hajmel) – D. Pàl Bozhi (Grykë-Giadrit) – D. Pàl Krajni (Zadêjë) – d. Pàl Thaçi (Vjerdhë) – D. Mikel Kuçi (Dajç) – D. Gjon Njeçi (Mnelë) – D. Ndrè Dingili (Vig) – D. Ndue Bozhi (Këçirë) – D. Pjeter Bardhi (Qelë) – D. Mëhill Suma (Koman) – D. Mark Gramshi (Berishë) – D. Mati Mazreku (Firzë) – D. Lazer Krajni (Dush) – D. Nikoll Suma (Mazrek) – D. Jak Vjerdha (Shllak). Severini u lëshoj françiskanëve të Leshës (Prefekturës Apostolike) famullìn e Troshanit. Letra e Propagandës qi e pranote ket lëshim ishte me daten 30 Kallnduer 1847, por Urdhni françiskan nuk e pranoj veç mbas 12 vjettsh, mâ vonë, kuer u bâ marrëveshtja ndermjet të Severinit e Fr. Amato da Lucca, Prefekt Apostolik i Epirit. Generali i françiskanëvet dha pranimin me letren të 12 frorit 1859. Emz. Severini sundoj dieçezin e Sapës për 29 vjett, me shejtnì e kujdes të posaçem, e diq këtu me 7 Ndanduer 1873. Kje vorrue në Kishë të Shë Gjergjit në Nenshat, ku e kà vorrin në mùr kah jugu, njitë me balauster, perjashta sajë. Severinin e ndoq me nji herë Giulio Marsili, françiskan, qi kje per do kohë segretàr i Severinit. E mbajti selìn per 16 vjett, deri me 1890, e në ketë vjetë dha dorëhjekjen e shkoj. Marsili kje ipeshkev i fòrt e veprues. Në kohen e tij u ndertue ç’prej themeleve qela e Mazrekut (1874), ashtu qela e Shllakut (1875), qela e Qelëzës (1876), qela e Giadrit (1878), avullija e kishës së Dajçit (1877), avullija e kishë së Hajmelit (1879), kisha e Kaçës (1880), kisha e Dajçit (1888), kisha e Pistullit (1886) etj. Marsili kje edhe aj qi mâ i pari nder ipeshkëvij të Shqipnìs mori në dieçez të vet misionarët Shetitës të Jezuitvet. Me të shkuem të Marsilit erdh Lorenc De Petris (1890), i Dolamaras n’Istrie. Pat ndêjë gjashtë muej ipeshkev në Pult; lypi m’u hjekë andej e kje prûe në Sapë. Shpijes pasanike, i pa-mësuem me hjekë keq, edhe 70 vjettsh, ndêj gjashtë muej a nji vjetë edhe këtu, e dha dorëhjekjen, pse s’ishte i zoti. Nen De Petris u predikue per të paren herë Misioni në Zadrimë (kallnduer-fruer 1891) nder famullìnat Dajç. Dom Gasper Gurakuqi E padrejta ndaj Veriut Shqiptar Dihet se sundimi turk zgjati 500 vjet në Shqipëri. Mijëra banorë lëshuan tokat e tyre e ikën nëpër male, atje ku jetonin vetëm egërsirat. Atje jetuan me vite deri në demokraci, sepse regjimi i Enver Hoxhës i la atje në ato toka të këqia dhe të pabanueshme, i kolektivizoi në kooperativa bujqësore. Demokracinë e solli bota sepse puna e monizmit 50-vjeçar ishte e dukshme. Në krye të shtetit doli një burrë malësor. Ai nuk ishte shumë i kompletuar politikisht por më shumë ishte komunist. Duke punuar me shumë burrëri vuri rreth vetes njerëz nga katër anët e Veriut. Si kryeministër u vu A. Meksi. Ky rrufjan politik, duke mos patur mëshirë aspak për zonat e Veriut, ku për 50 vjet jetuan si në majën e gjilpërës, 80% e popullit jetonte në fshat dhe fshatrat ndryshonin sepse ndryshe ishte Novosela e Vlorës apo ndonjë tjetër kooperativë e Jugut, e cila ishte më mirë se qyteti, si p.sh. Pukë, Kukës apo Tropojë. Zoti Meksi urdhëroi që të zhvendosurit e parë të iknin nëpër male dhe për këtë u bë greva e vitit 1995 apo edhe më parë. Në vitin 1997 bandat e Jugut morën pushtetin me zor, u hapën depot e armëve e siç jemi dëshmitarë, u bë qameti. Partia Socialiste erdhi në pushtet në një rrëmujë të madhe që mbetet e paharruar. Në krye të shtetit doli Rexhep Mejdani dhe Kryeministër Ilir Meta. Shteti funksionoi vite me rradhë, ndërsa e drejta e Veriut mbeti e pazgjidhur dhe mbrapa. Këta burra shteti morën nëpër këmbë padrejtësisht zonat e Veriut dhe këta janë Rexhep Mejdani, Skënder Gjinushi, Ilir Meta dhe Fatos Klosi. Asnjë ministër nuk ishte nga Veriu, asnjë drejtësi për Veriun. 25 ditë u bënë protesta para Kryeministrisë, 80% ishin nga Veriu, por asnjë masë nuk u mor nga Presidenti. U vra Azem Hajdari e shumë të tjerë, u terrorizua Tropoja nga Ilir Meta. Ai vinte nga Skrapari, nga krahina ku doli Partia Komuniste. Janë vrarë demokratë e njerëz të pafajshëm kryesisht nga zonat e Veriut, u mor në hetuesi Sali Berisha se ishte nga Veriu e çfarë nuk u bë tash 10 vjet për veriorët. Lind pyetja: A ka nevojë Shqipëria për këta burra shteti që përmendëm më sipër? Jo, as shteti, as kombi. Në vitin 2000 kur 20 djem umbytën në Otranto, Ilir Meta festonte ditëlindjen e djalit dhe as merrej me këtë tragjedi. Këta u mbytën në skafet e Skënder Gjinushit dhe djemtë tanë nuk duhet të harrojnë kurrë dhe ndaj fajtorëve duhet të veprojë kanuni. Ka për të shkruar shumë për padrejtësitë ndaj Veriut që kanë shkaktuar këta burra. Kohët e fundit u shfaq Bathorja dhe shumë zona të tjera ku janë vendosur veriorët të cilët jetojnë pa ujë, drita, pa shkolla as spitale e të palegalizuara e të trajtuar si njerëz të huaj. Këta janë “drejtësitë” ndaj Veriut që kanë bërë pushtetarët. A ka nevojë Shqipëria për komunistë? Jo, ka nevojë për socialistë europianë, qofshin këta edhe nga Veriu dhe në qoftë se të Veriut trajtohen kështu si këto vite, atëherë në Europë nuk shkojmë kurrë. 5 hidrocentrale ka Veriu, dritë merr Saranda e Veriu në errësirë, rrugët e Jugut të asfaltuara ndërsa në Veri baltë e gropa. Kjo është drejtësia Jug-Veri. Populli ka respekt për z. A. Moisiu më shumë se për Mejdanin. A i bën vetes pyetje, z. Mejdani se pse Veriu ka respekt më shumë për z. Nano se për z. Ilir Meta? A ndiejnë këta udhëheqës përgjegjësinë mbi veten e tyre? Por rreziku afron ndarje e jo bashkim. Shan Sokoli Nacionalizmi nuk duhet të përdoret për “biznes” politik… Sipas Andrea Forenzit: “Nacionalizmi është teoria filozofike e patriotizmit”. Në bazë të këtij përkufizimi shkencor, ku është i mbrendashkruar patriotizmi, ose më qartë Atdhedashuria, jemi të mendimit se, askush nuk ka të drejtë të abuzojë, ose ta përdorë këtë term, thjeshtë për biznes politik. Besojmë se, nuk mund të gjendet ndonjë gazetë apo revistë në Shqipëri, që e “lakon” nacionalizmin, sa “Rimëkëmbja” e Abdi Baletës. Por po ta vështrojmë me kujdes, do të konstatojmë se, përveç retorikës, plot “triblime” dhe lëvizjet mashtruese të Baletës, asgjë konkrete nuk gjen në këtë “fletushkë”. Madje, as nacionalitetin për të cilin “predikon” autori, nuk e identifikon dot, sepse të gjitha atributet deri edhe vetë ekzistencën e nacionalitetit tonë ia “faturon” konvertimit në fenë Islame, thua se para pushtimit osman nuk paska ekzistuar Arbëri…! Ai, në mënyrë deklarative pohon se, vetëm islamizimi na shpëtoi nga asimilimi sllav…! Vallë, kaq naiv të jetë diplomati Baleta, sa të mos e dijë se sllavët e Dushanit, na patën pushtuar para osmanëve, madje me një kohëzgjatje më të madhe (mbi 600 vjeçare), por “çuditërisht” nuk na asimiluan…! Baleta dhe të gjithë stafi i tij, duhet të na spjegojnë përse nuk u asimiluan fqinjët tanë të cilët nuk e aplikuan islamizimin, madje as Republika “në miniaturë” e Malit të Zi? Jemi të mendimit se, me nacionalizmin është abuzuar shumë, dhe sot ky term do një trajtim bashkohor dhe në kuadrin global të zhvillimit dhe konjukturave politike. Konkretisht: Ne aspirojmë të jemi pjesë integrale e Europës, ku kemi dhe bazamentin gjeografik dhe natyrshëm mbi këtë “bazament” do të ndërtojmë dhe kulturën, dhe mënyrën e të jetuarit si europjanë, pa cënuar aspak specifikën dhe traditat më të mira që trashëgojmë si naconalitet, me pasaportë – Albania. Garantimi i sovranitetit padyshim do të jetë i plotë dhe i patjetërsueshëm, mbrenda kontekstit europjan, ashtu siç janë shtetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata të cilët vazhdojnë t’u bien “borive” të nacionalizmit nuk kanë shumë dëshirë për t’u integruar në Europën kristiane dhe këtë mungesë dëshire kërkojnë ta justifikojnë në emër të “Nacionalizmit”! Këto synime absurde i vërejmë tek “Rimëkëmbja”, e cila nuk mund ta kuptojë nacionalizmin jashtë kontekstit islamik! Baleta dhe bashkëpunëtorët e “Rimëkëmbjes”, nuk mund ta kuptojnë nocionin shtet, po nuk iu vendos prapashtesa “Islamik”! Deklarimi i raporteve fetare në përqindje, nga ana e Baletës, nuk është i paqëllimshëm. Po, a mund të mendojnë të gjithë muslimanët shqiptarë si Baleta? Jo. Dhe jemi të bindur se, vëllezërit muslimanë autoktonë, rinia dhe elita intelektuale e Shqipërisë e kundërshton këtë version sa absurd aq edhe anti-Nacional. Kohët e fundit vërejmë dhe bashkëpunëtorë të rinj në “Rimëkëmbjen” e Baletës. Nuh Topçia, është rreshtuar si “artilier” pranë kësaj fletushke, por ç’e do se edhe ky po na del top me gogla. Dhe ndonëse na paska qenë mësues i letërsisë, me sa duket letërsinë dhe historinë na i paska lexuar nga e kundërta, sipas “stilit” Arab. Ky zotëri, në tentativë për të mbrojtur Oso Kukën, na e akuzon Atë Gjergj Fishtën se, gjoja në mënyrë “abuzive” në vjerrshën e tij, ka “vendosur” përkrah Oso Kukës disa katolikë, sa për t’i bërë pjerë të krenarisë dhe patriotizmit musliman! Deshëm t’ju pyesim z. Topçia nëse do të pranojmë variantin tuaj, a nuk na rezulton se Oso Kuka na paskësh luftuar për “baba” Sulltanin dhe kundër “kaurrëve”malazez, në një kohë kur, si Shqipëria ashtu edhe “Mali i Zi” ishin nën të njëjtin pushtues? Me sa duket, ju si djalë i Dergutit, po i ulni vlerat bashkëqytetarit dhe bashkëbanorit të lagjes suaj – Oso Kuka! Ju, ndonëse nuk e keni lakuar emrin e autorit të shkrimit: “Sa e kanë prishë Shkodrën Malësorët”, gjithsesi, jo pa djallëzi, e keni quajtur veprim të guximshëm. Të thuash të vërtetën është detyrë për cilindo që vë pendën mbi letër. Guxim dhe çmenduri është që quash Prek Calin pushtues të sheshit në Rus! Më tepër se çmenduri është të aludosh për monumentet e Gurakuqit e të Fishtës, për bustin e Ndre Mjedës! T’i quash uzurpatorë të Shkodrës, bijtë më të mirë dhe intelektualët ndër më të shquarit e Nacionalitetit Arbër, është turpi më i madh, dhe jo vetëm turp, por tradhëti. Ju, po identifikoheni si pjesë e atij turpi që hodhën në erë bustin e Gurakuqit natën e 24 Nëntorit 1993 dhe pas afro tetë vjetësh u hodh dinamit pranë shtatores së Fishtës. A nuk të ngjasin këto veprime me ato të vitit 1908, kur deshën t’i vënë zjarrin “Klubit të shkronjave shqipe”? (Shih: Noli v. 2, fq. 157). Nuk e dimë ku e keni studiuar atë “histori”, që akoma nuk e keni marrë vesh se Atë Gjergj Fishta ishte kryetar i Komisionit të Alfabetit dhe Luigj Gurakuqi nënkryetar në Kongresin e Manastirit (1908) dhe bashkë me ta edhe intelektualët e shquar shkodranë: Ndre Mjeda, Mati Logoreci etj. Po ju “topçijtë”, çfarë i keni dhënë Shkodrës? Ku ishit ju në kohën kur në Shkodër zhvillonte punimet “Komisia Letrare” (1916-1918)?! Ku ishit ju “nacionalistët”, më 6 Prill 1911, kur tribuni i maleve, Dedë Gjon Luli, bashkë me Lekët e Malësisë e të Dukagjinit, ngritën Flamurin e Kastriotit mbi Deçiç? Atje kishte edhe bashkëqytetarë tuaj, por asnjëri nuk ishte prej “topçijve”, atje ishte Luigj Gurakuqi, Hilë Mosi e Risto Siliqi. Këta janë nacionalistët ore zotni Topçia. Ju, të paktën, kur vezirët osmanë dhunonin Rozafën, ta kishit zbrazur një “top” në ndihmë të “shtatë shaljanëve”!… Me sa duket, paraardhësit tuaj preferuan më shumë t’i shkonin pas majorit turk Beqir Gabreneja, i cili shkoi për të rrëzuar Qeverinë e Vlorës, por që për fat të “keq” u arrestua në Skelë të Vlorës nga forcat ndërkombëtare (hollandezët), (shih: “Pavarësia e Shqipërisë dhe diplomacia e fuqive të mëdha” – Arben Puto, fq. 513). Kulmin e absurdit e arrini kur deklaroni se, Gjergj Kastriotit nuk i dihet varri! Nuk besoj të ketë patur ndonjë nxënës në shkollën ku ju keni dhënë mësim, që të mos e ketë ditur se varri i Heroit tonë Nacional – Gjergj Kastriotit, ndodhet në Lezhë! Ju, duke ndjekur “stilin” e Baletës në “driblime” e gënjeshtra, na sugjeroni se, vetëm islamizimi na shpëtoi nga asimilimi sllav, dhe se “konvertimi” u bë me dëshirën e vetë shqiptarëve! E përsëritëm këtë shprehje, se, të kundërtën e saj e kemi argumentuar me dhjetra herë. Ju, “nacionalistët” e Baletës, që shihni “ëndrra” stepash, me “revolucionarë” të tipit “Haxhi Qamili”, ju kujtojmë se historia e turpshme e 5-8 Shtatorit 1914, kurrë më nuk do të përsëritet në tokën e shenjtë të Gjergj Kastriotit. Shqipëria Arbërore ka qenë, është dhe do të mbetet përjetësisht pjesë integrale e Europës së qytetëruar. “Shqipëria Etnike” është pararendëse e kësaj aspirate, ndërsa mllefet dhe fyerjet i gëzofshi ju të “Rimëkëmbjes”, që po “rimëkëmbni” të rrëzuarin e politikës – Abdi Baleta, duke i shtuar arsenalit të tij “topa me gogla”, nga ato të pazarit me shumicë. Mark Bregu Profesioni i gazetarit: “Hajt, Zoti te dhashte!” Prej kohesh ne mendjen time eshte formesuar binomi ne mes profesionit te gazetarit dhe njeres prej shprehjeve me te famshme te prozave te Millosh Gjergj Nikolles- Migjeni. Nese ne kohen e uruganit te famshem, varferia ishte tipar dallues I shtreses se ciles kryesisht iu dedikua Migjeni, pervec saj klasen e gazetareve (nese mund ta konsideroj te tille!) po e sulmojne edhe fenomene te tjera. Nese ne Veriun e Shqiperise, ishte shqetesuese: 1. Diferenca ne pagave ne krahasim me zonat e tjera te Shqiperise. 2. Mungesa e sigurise ne punen e perditeshme. 3. Kercenimet, fyerjet dhe goditjet jo vetem nga individe por edhe institucione vendore. 4. Mungesa e transparences dhe komunikimit ne shume raste me institucione locale. 5. Mbrojtja e jetes dhe punes se njerezve te medias ne pergjithesi. 6. Trajnimi dhe aftesimi I gazetareve, Me pjesen tjeter te Shqiperise, tashme klasa e gazatareve Veriore bashkohet ne nje pike: – Sulmet qe I vijne nga te gjitha anet atij qe me paturpesi vazhdon te quhet si pushtet I katert dhe te dhunohet si te ishte nje subject I jashteligjshem. Nuk mund te behet asnje dallim apo perjashtim per trajtimin aspak dinjitoz qe po I behet njerezve te medias. Ne baze te fakteve qe kemi mesuar dhe pesuar, me pas edhe evidentuar, konstatojme me keqardhje qe sulmet vijne qe nga institucionet perfaqesuese te Hyjit ne toke dhe deri tek ata qe ne baze te kushtetutes tokesore te shqiptareve, kane per detyre garantimin e lirise se shprehjes. Gazetaret, organet e medias dhe njerezit e medias ne pergjithesi, jane pre e kercenimeve apo kufizimeve te imponuara nga: 1. Perfaqesues dhe drejtues te institucioneve fetare dhe te kultit ne Shqiperi. 2. Nga drejtues dhe perfaqesues te Legjislativit (Kuvendit), Ekzekutivit (Qeverise) dhe Gjyqesorit (Gjykatave). 3. Nga drejtues te partive te ndryshme politike ne nivele locale apo kombetare. 4. Nga perfaqesues te te ashtequajtures “shoqeri civile” e kamufluar ne rradhet e pasme te politikes. 5. Nga segmente te caktuara te strukturave te shtetit si SHISH, Polici, Tatim-Taksa etj. Ndersa pertej Adriatikut, mobilizohet nje numer I konsiderueshem parlamentaresh italiane ne mbrojtje te fjales se lire te analistit Fatos Lubonja, ketej klasa politike shqiptare (pjesa me e madhe) rri indiferente, pse jo kerkon te perfitoje politikisht. Thuajse ne te njejtat pozita jane edhe shoqatat e medha, te njohura dhe te pasura te gazetareve, te cilat jane kthyer ne zgjatime te politikes dhe reflektimeve te saja ne jeten e perditeshme. Arrihet deri aty sa edhe kryeministri Fatos Nano, padit ne gjyq nje te perditeshme dhe nje gazetar te mirenjohur si Mero Baze, ndersa do te ishte me e udhes qe ai te mendonte per zbutjen e peshes ne kurriz te mediave. Edhe opozita, ashtu si mazhoranca, nuk po tregohet aspak dashamirese ndaj medias. Nuk jane te justifikuara “demaskimet alla-enveriance” qe I behen gazetave dhe televizioneve te ndryshme si “Gazeta Shqiptare” apo “TV Arberia”. Nese kerkohet te sulmohet politikisht (me te drejte apo jo, per ne nuk ka rendesi) ministra apo eksponente te tjere, nuk duhet te perdoren faqet e nje gazette per ilustrim, apo hapesirat televizive te nje televizioni kombetar, ndoshta nder me te paanshmit. Ndoshta duke bere nje permbledhje te qendrimit te politikes shqiptare te 12 viteve demokra(ci)ture, ndoshta arrijme te kuptojme se pavaresisht nga ulje-ngritjet e temperaturave politike, presioni ndaj medias ka qene gjithmone evident. Nese ne 4-5 vitet e para te pluralizmit ne mes “kulacit dhe kerbacit” preferohej ky I dyti, keto vite te fundit me shume I vihet rendesi “kulacit”. Aty ku nuk ecen, vihen ne perdorim levat e shtetit, por pa perdorur dhune direkte (kujtoni tatim-taksat tek TV Klan, policine elektrike tek TVA, ftesat dhe padite per gjyqe etj.). Fenomeni me shqetesues eshte kthimi I te ashtequajtures “shoqeri civile” kunder medias ne pergjithesi. Per hir te realitetit, duhet te pohoj se asnjehere nuk kam besuar ne nje shtrese te tille te privilegjuar, e afte te jape me shume se te tjeret ne gjirin e qeverive te ndryshme. Me futjen ne suazen e qeverive, “shoqeria civile” tjetersohej, I shterrnin idete dhe c’eshte me e rendesishmja, “iu futej ne qejf” shume fitimi pervec rroges se shtetit. Pershembuj besoj se nuk ka shume nevoje, te diskutojme fenomenin. Nje emer I madh dhe I nderuar si prof. Ylli Pango, dekan fakulteti dhe njekohesisht nje pende e shquar e analistikes shqiptare, perdoret dhe madje keqas nga opozita (segment ate caktuara te saj) publikisht kunder medias. Pertej faktit te fatkeqesise qe I ndodhi profesorit te nderuar, gazetaret kane te drejten e tyre te hetojne dhe te japin versionet e ndryshme per atentatin ndaj Pangos. Ky I fundit, ne nje ekran televiziv, dha prova te mjaftueshme te papermbajtjes, e papranueshme per nje dekan aq me shume nje psiko-socilog. Termat e perdorur, te denje per nje periudhe te para viteve ’90, sollen nje shije te keqe per pjesen me te madhe te shqiptareve. Eshte interesant te konsatohet se shperthimi I Pangos, martirizimi I tij mitik, erdhi pas nje durimi mbi 2 mujor. Vlen te permendet se reagimi erdhi pas reagimit ne disa media I opozites, fjalet e shprehjet e te cileve Pango amplifokoi apo perfeksionoi ne television. Duke qene nje emer fare I vogel perballe atij Pango, me nje experience rreth 10 vjecare ne gazetari-por provinciale, nuk do ti lejoja vetes te analizoja qendrimet e Yllit. Megjithate, nese behet fjale per nje fillim fushate elektorale, nuk eshte nisja me e mire, aq me teper me sulme ndaj nje gazette dhe gazetari si Arian Çani, aq me teper te nje te perditeshmjeje qe arrin te shese mijera kopje ne nje dite te vetme- e dyta ne tregun shqiptar. Ne te mire dhe ne te keqe (Kujtoj postulatin e vjeter: “Lajmi I keq eshte lajm I mire!”- paradoksi, madheshtia dhe pergjegjshmeria e gazetarise), gazetaret kane punen e tyre, ashtu si edhe pedagoget kane profesionin e tyre. Emocionet e momentit, nuk duhet te prevalojne mbi logjiken e ftohte! Gazetaret kane mjaft armiq nga te cilet duhet te ruajne krahet, do ishte mire qe “shoqeria civile” e cila I ka gjetur perhere dyert e hapura ne media, te mos jete e rreshtuar ne anen e kundert te barricades. E dime se jemi nje klase e rrezikuar (njerezit e medias), ashtu sic e dime qe ne rradhet tona (edhe te punedhenesve tane) ka te blere dhe te shitur. Do te ishte mire te kishim nje nje “dere” per te trokitur dhe ankuar. Megjithate, edhe per shume kohe, net e gjitha rastet dhe dyert, per gazetaret do te tingellonte e ashper por edhe e bukur shprehja migjeniane: “Hajt, Zoti te dhashte!”. Edhe keshtu nuk eshte keq, per ata qe besojne…… Pergatiti Blerti DELIJA Kryetar I Unionit te Gazetareve te Veriut Bajraku i Vuklit, Kelmend Pasi lë prapa fushën e bukur të Rrapshit të Hotit, atë vend që vetë Zoti ua dhuroi hotianëve për të filluar legjendën trimërore të betejës më të lavdishme të malësorëve për ngritjen e flamurit në kalanë historike pas asaj të Rozafës, kalanë e pavdekshme të Deçiqit më 6 prill të 1911-ës. Kur arrin në grykën e Radeqës, të shpaloset bukuria e jashtëzakonshme e alpeve të Shqipërisë Veriore, ku lindin dhe rriten djem trima si zana dhe vasha të dlira si vetë gurrat e bjeshkëve që këndohen në këngët e bukurisë si selvia, thua se vetë Zoti i ka falë për të zbukuruar Alpet si shtojzovalle. Leqet e Hotit gjarpërojnë njëra pas tjetrës thua se nuk do të marrin fund kurrë dhe zbresin gjithkund brigjeve shkëmbore të lumit Cem, ku degët e lumenjve me të njëjtin emër bashohen te ura e bukur prej guri në Tamarë, njëra zbret me shpejtësi prej bjeshkëve të Selcës dhe dega tjetër prej bjeshkëve të Vuklit. Pikërisht te ura ndahen dhe rrugët që të çojnë në Vukël dhe në Vermosh. Luginat e këtyre vendeve janë shumë të thella me toka të pakëta kryesisht zallishta por dora mjeshtërore e banorit të Alepeve i ka tarracuar dhe i ka bërë prodhimtare. Rruga për në Vukël është ndërtuar nga vetë banorët pa shpërblim në kohën e diktaturës kur kelmendasve u ishte grbitur edhe ajo pak tokë dhe gjëja e gjallë nga “socializmi komunist” dhe punëtorët paguheshin me një pagë qesharake 50 Lekë të vjetra duke punuar me bukë e sheqer, sepse djathi i përmendur në Shqipëri i Kelmendit shkonte në favor të nomenklaturës së kuqe bizantine. Kjo rrugë është e gjatë 17 km, tërë kthesa dhe mjaft e ngushtë dhe e rrezikshme. Banorët e Vuklit merren me bujqësi dhe kryesisht me blegtori janë dhe mjeshtër të ndërtimit në gur dhe në dru. Tokat bujqësore përkatësisht për frymë janë të pakta, shumica zallishta dhe me pak ujë për vaditje. Ndërsa bjeshkët i kanë të pasura dhe shumë të bukura për vizitorin e kujdesshëm. Në bjeshkë sigurojnë dhe ushqimin dimëror për bagëtitë sepse livadhet janë fare të pakta në Vukël. Mikpritja tradicionale e banorëve në Vukël, është e hijshme, bujare dhe sofra shtrohet në çdo familje në çdo kohë fisnikërisht, që janë tipare themelore të mikpritjes shqiptare, bukë e krypë e zemër! Banorët e Vuklit janë të gjithë të besimit katolik, dhe sipas dokumenteve kisha e vjetër, e cila u shkatërrua nga E. Hoxha, kur i shpalli luftë pa kompromis të madhit Zot më 1967, ndofta e çmoi si revizioniste dhe e shkatërroi këtë faltore shumëshekullore që as bizantinët nuk e kryen atë vepër që bëri “Enveri ynë”, rahmet pastë. Afër kishës së vjetër janë dhe varrezat e fshatit që ruhen të pastra e të bukura në shenjë nderimi të të parëve tanë. Kisha e re është ndërtuar para pak kohësh në një vend të bukur që i ka dhënë një hijeshi fshatit. Në Vukël ka një shkollë 8-vjeçare, në të cilën personeli mësimdhënës është i gjithë nga Vukli. Diçka interesante: Në varrezat e lashta shekullore në kohë shumë të vjetra varroseshin dhe të vdekurit e Selcës (arsye këto që nuk dihen saktë), por gjykime të ndryshme mendojnë se afër Vuklit ka qenë kryeqendra e Kelmendit Klementjana, dhe ndofta është ruajtur traditë që kelmendasit edhe në vdekje të qëndrojnë gjithmonë së bashku! Ky proces ka qenë jashtëzakonisht i vështirë që seljanëve u është dashur të transportojnë të vdekurit rreth 25 km rrugë për në varreza. Tani nuk praktikohet prej shumë shekujsh ky varrim i stërlashtë. Pak histori Burrat dhe gratë trimëresha u shquan gjithmonë për dalëzotje të vatanit në kryengritjet anti-somane për të cilat padyshim duhet të ndalohemi pak. Kur vajtori qante një trim të rënë në fushën e mejdanit me turk ose me shkja në elegjinë e tij thoshte: “M’ndigjo mirë sot more vlla / Se sa herë në luftë që keni ra / Zor pa gjak se jeni nda / si me turk ose me shkja.” Këto vargje heroike nga elegjisti, janë ato vepra madhore të burrave luftëtarë të kësaj treve kreshnike si vetë Alpet. Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe ajo e Pejës “Besa-Besë” sollën për banorët e mbarë Kelmendit frymëzimin që të gatoheshin për mbrojtje nga copëtimi prej armiqve të papajtueshëm siç janë sllavët e Jugut, që do të bënin të pamundurën që të kalonte Kelmendi me gjithë bjeshkët përrallore të tij nën Malin e Zi (por falë heroizmit të pashoq të atdhetarëve Kelmendas kurrë s’e realizuan atë vepër të shëmtuar). Koha e provës Kur Kosova martire lahej me gjakun e vet trimëror kundër kryegjakësorit Shefqet Turgut Pasha më 1910 edhe Valiu i Shkodrës Bedri Pasha, kishte marrë urdhër nga Porta e Lartë për t’i dhënë një mësim kaçakëve të Malësisë që i kishin dalë dore. Kështu do të plaste lufta në “Prrue të Thatë” nga trimat e Kastratit, më 1910. Kjo betejë e madhe e Malësorëve përgjysmoi taborret e Valiut duke u mbyllur në Kala të Rozafës i turpëruar për humbjen e rëndë në fushë-betejë me malësorët. Kjo betejë u përkrah edhe nga të gjithë bajrakët e Kelmendit, ku ranë dhe dëshmorë. Beteja e Prronit të Thatë, përgatiti shpirtin atdhetar të malësorëve për betejën famëmadhe të Kryengritjes së vitit 1911. Kelmendasit dhe udhëheqësit e tyre popullorë, krerë e bajraktarë do të bënin organizimin për mbrojtjen e vendit. Kelmendi sulmohet nga Et’hem Pasha, komandant i garnizonit të Gjakovës, më 1911, kështu që në sulmin e parë thyhet për turp në Vishnjevë, më vonë në Selcë, rrethon Vuklin dhe në Qafë të Gjarpnit, ishte bajraktari Gjon Uci me trimat e vet ku dhe bie dëshmorë. Në fjalët e fundit të jetës u tha luftëtarëve: “Vorrin ma bani këtu në Qafë, që edhe i vdekun t’u qes Kushtrimin kur armiqtë ta sulmojnë bajrakun”, dhe aty është ai varr lapidar edhe sot. Trimëritë e malësorëve në kryengritjen e vitit 1911 janë aq të lavdishme sa dhe vetë Europa çuditet se çfarë po bëjnë malësorët për lirinë e vet dhe për flamur. E keqja qëndron gjetiu se shkruhet fare pak për intelektualët malësorë të cilët nuk janë të paktë! Po cilët duhet ta mernin pendën në dorë nga radhët e intelektualëve malësorë? Mendimi im, pa patur paragjykime për zotëritë, mendoj që i kanë aftësitë dhe kushtet Prof. Ahmet Osja, Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj, Prof. Gjergj Preluca, Prof. Rrok Smajli, Prof. Anton Gjeka, shkrimtari i njohur Ramiz Lika etj. Secili në librin e tij të shpaloste heroizmin popullor të kryengritësve që shkruan me gjakun e tyre historinë e vet dhe atë të popullit për çlirim krahinor e kombëtar për lavdinë e Shqipërisë Etnike e të flamurit kuq e zi të Kastriotëve. Lufta e fundit e malësorëve kundër bishës së kuqe sllavo-bolshevike Më 23 janar 1945, Shkrel e Kastrat, filluan kryengritjen e parë antikomuniste në tërë Europën e Lindjes dhe kjo megjithëse në dukje dështoi dha frytet e veta të cilat do të pasoheshin në shkurt të këtij viti nga vëllezërit tanë të Kelmendit, për të cilët do të ishte dhe beteja më shkatërrimtare si një njerëz ashtu dhe në ekonomi, ku do të veçojmë Bajrakun e Vuklit. Po sa forcat e Brigadës I-rë të kryegjakësorit komunist Mehmet Shehu sulmojnë Kelmendin, dëshmori i lirisë Mark Gjeloshi i lëshon kushtrimin mbarë Kelmendit dhe lufta qe e ashpër dhe e përgjakshme, shumë partizanë u vranë në betejën e parë, e cila do të pasohej mjaft ashpër e me rreziqe për të dyja palët ndërluftuese. Lufta e Kelmendit udhëhiqej nga trimat Prek Cali, Gjek Selca e Gjergj Lul Toma, prej të cilëve në fushën e betejës ranë shumë dëshmorë dhe do të ishte beteja më e rëndë ndër të gjitha betejat e mëparshme ndër shekuj sepse nuk pushoi asnjëher gjatë të gjithë regjimit sllavo-komunist të enverianëve. Kësaj here gjithë Kelmendin e përfshinë flakët e kullave shekullore nga përbindëshat me fytyrë njeriu të quajtur bolshevikë të Stalinit. Po rezervojmë listën e gjatë të martirëve antikomunistë të bajrakut të Vuklit që përbëhet nga fshatrat Vukël-Brojë. Ra dëshmor më 1945 prej Vuklit 1. Dedë Gjon Bajraktari 2. Luc Gjon Bajraktari 3. Nik Luc Bajraktari 4. Fran Zef Bajraktari 5. Nik Gjon Deda 6. Dedë Gjon Deda 7. Gjergj Gjon Deda 8. Pashko Mirash Zefi 9. Luc Gjon Rapuka 10. Zef Gjon Rapuka 11. Ndue Gjon Rapuka 12. Rrok Zef Rapuka 13. Rrok Pretash Zogu 14. Ndue Zef Gjerkaj 15. Dedë Fran Broqaj 16. Losh Fran Broqaj 17. Zef Lul Gjelaj 18. Kol Mark Deda 19. Ujk Nik Mirashi 20. Dedë Gjon Uci 21. Kolec Uc Trieshi Të tjerë pas kryengritjes 22. Ndue Nik Staka 1961 23. Tom Dosh Preka 1953 24. Fran Dosh Preka 1956 25. Mri Dosh Preka 1956 26. Dedë Nikoll Deda 1953 27. Nikoll Zef Huta 1949 28. Mark Ded Alia 1949 29. Ded Gjelosh Luca 1949 30. Lule Ndue Gjelaj 1950 31. Zojë Ndok Gjelaj 1950 32. Fran Gjek Gjelaj 1953 33. Shaqe Luc Doka 1951 Dëshmorë të tjerë nga fshati Brojë 34. Mark Gjelosh Miruka 1957 35. Ujk Gjelosh Miruka 1953 36. Nikoll Ujk Miruka 1958 37. Ujk Mark Biku 1945 38. Ndue Mark Biku 1945 39. Marash Mark Biku 1945 40. Nikoll Gjergj Qosaj 1945 41. Ujk Mash Qosaj 1945 42. Mirsh Frani 1945 43. Gjon Sokol Rrukaj 1945 44. Ndue Fran Rrukaj 1945 45. Pjetër Zef Rrukaj 1945 46. Martin Çetë Rrukaj 1945 47. Kartina Tom Luli 1945 48. Zhuk Tom Smajli 1945 49. Lul Mirash Vocrri Vukel 1950 50. Ded Gjon Uci Vukel 1945 Siç shihet nga lista e gjatë e krushqve të lirisë shqiptare, të cilët u vetëflijuan për nderin e maleve për të mos rënë në robërinë sllavo-bolshevike të të pafeve, këta trima dhe trimëresha të bajrakut heroik të Vuklit, kam besim se gjerdanin në gjoksin e nuses me emrin Liri, do ta zbukurojë dhe lavdia e trimave ka për t’u kënduar në lahutën malësore, duke lënë trashëgimi kushtrimin shqiptar ndaj çdo armiku të vatanit në kalanë e heroizmit popullor të kelmendasve e flamuri i Gjergj Kastriotit të valojë i lirë prej malësorëve trima e liridashës, të cilët shkruan po me gjak njërën nga faqet më të lavdishme të historisë së Shqipërisë së re. Ndoc Dedaj Veteranët Të shkruar këtë tregim, më motivoi një lajm në një stacion televiziv kombëtar “i pavarur”. Lajmërohej: -Vdiq X veteran-e, pjesëmarrëse në Luftën Nacionalçlirimtare. U befasova se sa shumë veteran-e paskësh pasë ajo luftë… Me siguri do të ketë më të gjallë, meqë vazhdojnë të vdesin ditë për ditë. Ata, patjetër, duhet të kenë parë, kur kanë qenë të vegjël, ndonjë grup gjermanësh që kalonte në punë të vet dhe vrima e çelësit, prej nga vështronin, duhet t’ua ketë nxjerrë kokëposhtë dhe u janë fanitur në ëndërr tërë jetën. Tani, ato, vrimëshikuesit, po vdesin si veteranë! Një shoku im, bashkëmoshatar, më tregonte ngjarjen e mëposhtme “rrënqethëse”, se si babai i tij me mixhën ishin bërë veteranë dhe kishin marrë njëmijëlekëshin e “luftës”. Diku, aty afër xhamisë së qytetit, më saktë pak më lart vendit ku sot këmbehet valuta, babai i tij me xhaxhain kishin patur një dyqan ëmbëlsirash ku tregtonin hallvasi, haxhimakulle, kadaif e bakllava. Asokohe, në qytetin e Shkodrës, kishin filluar të krijoheshin grupe njësitesh guerile që më vonë u quajtën “Komiteti Qarkor Provizor” i njësiteve guerile. Sipas atij shokut, njësitet guerile kishin krijuar edhe formacione të rregullta luftarake, një nga të cilët paskësh qenë edhe ai i mbiquajtur “Berbat tabori”. Të them të vërtetën, u befasova nga ky emërtim me përcaktor “tabor”, por meqë nuk kishte “shumë” kohë që kishin qenë taboret turke në Shqipëri, thashë se e kanë quajtur ashtu, jo për nostalgji, por për shans… Dhe ato “njësite guerile”, sipas disa “veteranëve”, janë krijuar aty nga janari i vitit 1942. Ato njësite guerile komuniste me emrin “Berbat tabor” ishin krijuar me synime të caktuara që të ndihmonin luftën, si: 1. Të sulmonin e sabotonin objekte të ndryshme ushtarake të armikut. 2. Të rrëmbenin, (nënkupto vjedhin, B.S.) materiale ushtarake. 3. Të sulmojnë burgjet për të çliruar (jo liruar! B.S.) të burgosurit. 4. Të vrasin e, mundësisht, të kapin të gjallë spiunë fashistë e antikomunistë. Pikërisht, në një aso veprimesh, për kapjen e një spiuni antikomunist, që ishte bërë i rrezikshëm në qytet, e pësoi edhe dyqani i ëmbëlsirëpunuesve. Guerilasit, të ardhur nga lagjet “Dergut”, “Kiras”, “Perash”, “Rus”, sulmuan me granata dore antikomunistin, por, për rrezik të dyqanxhinjve, copat e predhave, nuk asgjësuan banditin, por thyen xhamat e dyqanit e troshitën tavanin e tij. Guerilasit, të befasuar nga ajo shënjestër antidyqan, pasi u davarit pluhuri, u afruan tek vëllezërit, zotër të dyqanit që t’i dëmshpërblenin për zallamahinë që shkaktuan. Gojët e këqia thonë se ishin sterlina që i jepte Ingliterra për të ndihmuar zhdukjen e nazifashistëve, pavarësisht se Enver Hoxha shkroi veprën voluminoze, mbushur me gënjeshtra: “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”. Për çka shkroi ai u harrua e humbi si kripa në ujë, por, të themi të vërtetën, që nga ajo ditë e sot, në atë sheshin afër xhamisë ku këmbehen gjithëfarë valutash, sterlina nuk ka. Me sa duket mallkimi i Enverit paska nëmur për rrezik të shqiptarëve atë monedhë që rrotullon globin. Dyqanxhinjtë e riparuan me forcat e veta dyqanin, por “nëna” parti nuk ua harroi atë “buajri” që kishin treguar gjatë luftës, duke e quajtur “ndihmë”. Pas Çlirimit të Shqipërisë, tek dyqani i vëllezërve, që më vonë do të shtetizohej me “vullnetin” e të zotëve, bënë ballë tre ushtarakë, njëri nga të cilët ishte me gradat e majorit që i kishte marrë për “asgjësimin” e atij banditit pranë dyqanit. Tjetri, kuptohet me gradë më të ulët, kishte në dorë një pllakë mermeri ku shkruhej “Ky dyqan, gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, ka qenë bazë e partizanëve”. Ushtarakët ua lanë në dorë pllakën dhe i porositën që ta vinin diku jashtë në një vend të dukshëm. Dyqanxhinjtë, megjithëse e dinin se dyqani i tyre s’kishte qenë kurrfarë baze, e vendosën të nesërmen aty ku i porositën shokët e partisë, përfaqësues të ushtrisë. Pas disa ditësh një pojak (korrier) i lagjes u solli një pusullë të firmosur e vulosur, ku thuhej: “Me datë aq e kaq të atij muaji, të paraqiteshin pranë Korpusit ushtarak për një problem me rëndësi”. Ata të shkretët, mbyllën dyqanin dhe, në ditën e caktuar, u paraqitën në sallën e mbledhjes ku gjetën e takuan edhe shumë të njohur që gjatë Luftës më shumë e kishin mbajtur dyqanin të mbyllur se të hapur, nga frika që të mos u ndodhte si dy vëllezërve. Por ajo ditë për të gjithë të tubuarit, kishte qenë fatlume, sepse, me një urdhër të posaçëm të qeverisë “demokratike”, tash e mbrapa do të ishin “veteranë lufte” dhe si shpërblim do të merrni për çdo muaj nga njëmijë lekë që do të quhej “Njëmijëlekëshi i Luftës”. Sipas tregimit të bashkëbiseduesit tim atë njëmijëlekësh kishte vazhduar ta merrte edhe ai, i biri edhe pas vdekjes së të atit dhe mixhës. Dëgjohen fjalë se edhe stërnipërit paskan bërë kërkesë që t’u jepet ai shpërblim se u takonte si trashëgimtarë të veteranëve dhe se padrejtësisht u ishte ndërprerë në vitet ’90, kur fitoi qeveria Demokratike. Thuhet se në një seancë të posaçme, Parlamenti do të merret me këtë problem, me qëllim që trashëgimia e “veteranëve” të Luftës të mos shuhet brez pas brezi. Do të jenë në konsideratë edhe familjet e “Heronjve të Heshtur”. Vetëm veteranët e persekutuar nga regjimi komunist nuk kanë as lindje, as pleqëri, as shpërblim për vitet e burgut, as ditë vdekjeje. Ata që duhej të gëzonin gjithçka, po përbalten nga bijtë e “veteranëve” të Luftës. Broz Simoni Kinematografi Televizioni dhe kinematografia evropiane përballë Hollivudit Para pak muajsh, “Shqipëria Etnike” publikoi një intevistë të producentit të njohur francez Zhan-Klod Karriere (Jean-Claude Carriere) dhënë revistës javore “Paris Match”, me rastin e 100-vjetorit të kinematografisë. Aty, regjisori dhe producenti i suksesshëm spjegonte dallimet esenciale ndërmjet kinematografisë tradicionale evropiane dhe asaj amerikane, duke vënë në dukje kushtet e pabarabarta të konkurimit. Artikulli i mëposhtëm, i shkëputur nga po kjo revistë, jep në mënyrë racionale dhe konçize të njëjtin fenomen. Qysh nga botimi i tij ka kaluar kohë, por është aktual edhe sot e kësaj dite, sepse thuajse asgjë nuk ka ndryshuar… Pranvera e vitit 1993 u karakterizua nga një debat kundër përfshirjes së prodhimeve televizive dhe kinematografike në marrëveshjen përfundimtare të bisedimeve të GATT-it (Marrëveshja e Përgjithshme për Tarifat Doganore dhe Tregtinë). Qëllimi i tyre ishte ripërcaktimi i rregullave juridike të tregtisë ndërkombëtare dhe liberalizimi i shkëmbimeve të shërbimit (bankat, sigurimet, transporti, kinemaja…), duke sjellë një kthesë të veçantë për kinematografinë. Të vetëdijshëm për supremacinë e tyre në planin e emetimit të figurës, Shtetet e Bashkuara dëshironin të hiqnin disa nene të marrëveshjes (subvencionet publike për prodhimin, kuotat që detyrojnë rrjetet televizive të përhapin një proporcion të caktuar programesh evropiane…), të cilat i lejonin Francës në veçanti dhe Evropës në përgjithësi, që të mbronte krijuesit e saj dhe të zhvillonte një industri konkurente. Duke mbrojtur idenë se prodhimi kinematografik nuk është një produkt i thjeshtë që duhet t’i nënshtrohet ligjeve të tregut, porse bën pjesë në kulturë, Franca mblodhi rreth vetes partnerët e saj të Bashkimit Evropian për të penguar banalizimin e tregtisë së filmave. Filmat nuk janë thjeshtë mall Kjo betejë diplomatiko-tregtare nuk do të kishte ndodhur nëse disa përparime teknologjike nuk do të kishin përmbysur tërësinë e industrisë kinematografike. Sistemi numerik dhe teknikat e komprimimit të figurave, në fakt sjellin pesë ose dhjetëfishin e numrit të kanaleve televizive. Kanalet e difuzionit, duke përfshirë edhe ato herciane, deri tani të rralla e të shtrenjta, fillojnë të shumohen. Receptorë numerikë televizioni, të aftë për të kapur (me satelit ose me kabllo) 250 deri 500 stacione televizive, janë vënë tashmë në dispozicion të blerësve në të gjitha supermarketet. Duke ruajtur të drejtën e tyre për të mbështetur prodhimin kulturor në atë kinematografik dhe televiziv, evropianët kanë arritur të ruajnë një kapacitet veprimi financiar dhe rregullues në një fushë ku veprimet janë sa tregtare, aq edhe kulturore. Kështu, më 15 dhjetor 1993, Bashkimi Evropian arriti që prodhimet kinematografike dhe televizive të mos përfshiheshin në marrëveshjen përfundimtare të GATT-it. Kjo është një fitore e rëndësishme, por ajo nuk e ndryshon raportin e forcave, i cili e bën Hollivudin “hambarin botëror të filmave”. Sipas Institutit të Audiovizionit dhe Telekomunikacionit në Evropë (IDATE), mendohet se në vitin 1992 SHBA kanë eksportuar në Evropë prodhime kinematografike e televizive (duke përfshirë edhe serialet televizive dhe videokasetat) me një vlerë prej 3,6 miliard dollarësh, në një kohë kur evropianët nuk mundën të shisnin në territorin amerikan më shumë se 300 milion dollarë produkte kinematografike. Historia e një disekuilibri Ky dominim amerikan në ekranet e kinemasë dhe të televizionit ka ardhur në mënyrë progresive. Në fund të Luftës së Dytë Botërore, amerikanët lidhën ndihmën e planit “Marshall”, të destinuar për të rindërtuar Evropën, me hapjen e sallave të kinemave për filmat e Hollivudit. Në atë kohë nuk ishte aq fjala për të fituar një treg se sa për të luftuar kundër kërcënimit komunist. Humori dhe dashuritë “Made in Hollivud”, komeditë amerikane që përfundonin me “Hepi end” duhej të shërbenin për të bindur popullsitë e uritura të Evropës për të mirat e kapitalizmit. Në euforinë e çlirimit, uzina e ëndrrave e Los Anxhelosit fitoi terren në raport me ekranet e Evropës në mënyrë të qëndrueshme. Ekzistonte një atmosferë mirëkuptimi miqësor: Hollivudi nuk hezitonte të ftonte realizues dhe aktorë evropianë dhe as të prodhonte filma në Evropë. Disekuilibri filloi të shfaqej në vitet ’70. Qysh nga ajo kohë, kinematografia amerikane ka fituar një pjesë të madhe të tregut të Evropës. Diferenca midis filmave evropianë dhe atyre amerikanë u rrit më shumë në fillim të viteve ’80. Me përhapjen e televizorëve nëpër shtëpi, frekuentimi i sallave kinematografike ra shumë. Për një dekadë, kinematë humbën gjysmën e spektatorëve të tyre. Për arsye komplekse, shumëfishimi i stacioneve televizive dhe thërmimi i distribucionit në Evropë u bë kryesisht në dëm të filmave evropianë. Paralelisht, prodhimet e Hollivudit pushtuan edhe ekranet e televizionit. Vërshimi i stacioneve të difuzionit në Evropë, duke filluar nga vitet ’80, u bë në dobi të eksportatorëve të filmave amerikanë. Në Itali, Gjermani apo në Francë, lulëzimi i stacioneve private u mbështet mbi programet amerikane (seriale, filma dhe filma vizatimorë). Përktheu: Arben Lagreta |
Nr. 44 i gazetës në print
| Universiteti “Luigj Gurakuqi” i Bagdadit
Jemi deklaruar botërisht se nuk kemi asnjë paragjykim, prandaj do themi që në fillim të shkrimit se edhe nëse vetëm një përqind e këtyre fakteve nuk janë “Fiks fare” të sakta, në po këtë gazetë botojmë të plotë reagimin e drejtuesve të Universitetit të Shkodrës. Pranimi i së vërtetës nuk ka pse të jetë i vështirë, në një kohë që jemi në vëmendjen e politikës amerikane. Në qoftë se vendosja e emrit të politikanit dhe figurës së shquar shqiptare Luigj Gurakuqi, Universitetit të vetëm të Veriut të Shqipërisë, edhe pse jo zyrtarisht dhe haptas, para disa viteve hapi mjaft polemika, sot jemi në një politikë krejt ndryshe. Sigurisht që për figurën e Gurakuqit të madh nuk ka thuajse asnjë kontestim të qëndrueshëm dheshkaku i vetëm duket se është përkatësia fetare. Duhet pranuar se me ridimensionimin e historisë shqiptare, mjaft figura u vlerësuan, duke u dhënë emrin e tyre institucioneve apo shesheve të Shqipërisë. Megjithatë, edhe pse jo haptas, është ruajtur njëfarë ekuilibri i duhur në përkatësinë fetare. Ndërkohë që u mendua për të vdekurit, të cilët gjithsesi nuk prishin dhe shumë punë, për të gjallët është krejt ndryshe. Indjeri Kolec Pepa, shkrimtar e humorist i përmasave, si një bletë punëtore, hulumtoi dhe vërtetoi se barazia dhe respekti aq i dëshiruar në mes dy komuniteteve kryesore në kohën e komunizmit, nuk kishte ekzistuar. Edhe zëvendëskryeredaktori i “Shqipëria Etnike”, Vasel Gilaj, me një hulumtim të saktë të tijin, konstatoi se në Bashkinë e Koplikut, komuniteti katolik kishte vetëm një person në tërë administratën. Botoi tërë emrat gazetari, megjithëse pati shumë kërcënata nga antiamerikanët e pro Bin Ladenët, siç ka patur ditët e fundit redaksia e gazetës sonë përmes telefonatave, numrat e të cilave ua kemi kaluar organeve më të larta dhe shërbimeve të specializuara. Në rastin e Universitetit të Shkodrës, fenomeni është katastrofik. Nuk është nevoja për analizë, vetëm të sjellësh emrat, ku duhet nënvizuar se është fjala për “zgjedhje” dhe në këtë fjalë nuk bëhet shaka. 1- Mahir Hoti, Raktor, flitet se është edhe Haxhi 2- Artan Haxhi, zv/Rektor Dekanët janë: 1- Petrit Kotrri, Fakulteti i Shkencave Shoqërore 2- Gëzim Dibra, Fakulteti i Shkencave të Edukimit 3- Fatbardh Sokoli, Fakulteti i Shkencave Natyrore 4- Ilir Berhani, Fakulteti i Shkencave të Drejtësisë 5- Sadije Bushati, Fakulteti i Shkencave Ekonomike 6- Refik Kadija, Fakulteti i Shkencave të Gjuhëve të Huaja Për të qenë si gjithmonë tepër të saktë, katër janë të zgjedhur dhe dy janë të emëruar. Po Senati i këtij universiteti si paraqitet? Prapë ne sjellim vetëm emrat që mendojmë se janë fakte. Senati përbëhet nga: 1- Mahir Hoti, kryetar 2- Artan Haxhi, nënkryetar 3- Fatbardh Sokoli, nënkryetar 4- Adem Bekteshi 5- Enver Hoxhaj 6- Vehbi Hoti 7- Fatmir Vadahi 8- Petrit Kotrri 9- Ilir Berhani 10- Refik Kadija 11- Gilman Bakalli 12- Arjeta Troshani 13- Fatbardh Sheqi, student, 35-vjeç i Partisë Republikane 14- Blendi Gerdeci, student 15- Muhamet Trepçi, administratë 16- Rifat Talani 17- Tomorr Osmani, i dalë në pension me kohë 18- Tonin Shkupa 19- Simon Lufi Në faktultetet e juridikut dhe të gjuhëve të huaja shefat e departamenteve janë emëruar nga Mahiri. Sekretaria mësimore nga gjashtë vetë, vetëm një është katolik. Nuk jemi të saktë, këtu i ka bërë mrekullitë Mahiri apo kryesekretari, Skënder Bilali. Kryetarë i degës ekonomike është Fatbardh Durraj, ndërsa përgjegjës i degës së furnizimit Indrit Huti. Ky i fundit thuhet të jetë kushëri i parë i gruas së rektorit, siç flitet se zyrën e ka shndërruar në faltore. Kryetar i degës së personelit është zotëri Fahri Bushati, për të cilin gojët e këqia thonë e larg qoftë të jetë i paspecializuar, siç edhe thuhet që merr në punë pastruese, roje e ku dimë ne, sipas shijeve… Virtyt Bushati vjen nga një derë e madhe e Shkodrës, si përgjegjës i qendrës së informacionit, ndërsa teknikat e mësimdhënies i drejton Muhameti. Në qendrën e kulturës dhe shtypshkrimit është Ritvan Dibra, ndërkohë që dega e marrdhënieve me jashtë drejtohet nga Tonin Gjuraj. Vini re, pra dega e marrdhënieve me jashtë. Sekretare e albanologjisë është kunata e zëvendësministrit të arsimit, Sokol Axhemit, ndërkohë që shtatë pedagogë të jashtëm janë të po atij besimi. Nepotizmi është syprina e fundi i gjithçkaje. Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës janë në punë farefis i gruas së rektorit, pa përmendur pastaj laborantë, shoferë, roje, pastruese etj. Mësuesi i popullit, i nderuari Faik Luli thotë se “Toleranca është qytetërim, emancipim, ajo nënkupton nderim e vlerësim për tjetrin”. Do e pyesnim Faikun, a janë të vërteta tërë këto që thamë. Nëse po, jepeni një mendim në këtë gazetë të pavarur, vërtetë pa paragjykime fetare. Nëse jo, jepeni sërish një mendim të vyer, alla amerikançe, pasi ne bashkë me këto fakte edhe mendimin tuaj të respektuar do ia përcjellim Komunitetit Europian dhe Ambasadët Amerikane në Tiranë. Gjithsesi, faktet e mësipërme nuk kanë nevojë për shumë koment, bile nuk duan shumë mend dhe besojmë se ndryshe nga shkrimet filozofike, janë të kuptueshme edhe për drejtuesit e Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Këtu na duket se bëhet fjalë për institucionin e vetëm akademik në Veriun e Shqipërisë, ku edhe komuniteti katolik është më i përqendruar, madje edhe shumë i zgjuar e i mençur. Ne sërish sugjerojmë që dikush të mësojë të lexojë, se faktet janë këto zotërinj, se të njëjtat raporte janë edhe në institucione të tjera, ku toleranca është po kaq e dukshme, ku përbërja e popullsisë nuk përfaqësohet duke hapur rrugë jo dhe aq perëndimore, duke shtrënguar gjithçka deri në infinit. Për hir të së vërtetës, ne do thonim që ka ardhur koha që ky universitet, pasi Shkodra ka mundësi për punë të mira, ose të bëjë ndryshime logjike, ose t’i ndërrohet emri institucionit, pasi është vetëm emri Luigj Gurakuqi kopertura e vetme që fatkeqësisht përbën diskriminim. Editorial nga: Albert Vataj, Sokol Pepushaj
Kohë krimesh Siç kemi publikuar edhe në editorialin e këtij numri, shumë kërcënata ka patur gazeta jonë këto ditë nga grupe terroriste dhe vetëm vizita e Ambasadorit Amerikan James Jeffrey, para një jave në Shkodër e uli tempin e kërcënimeve. Por kur kërcënohen me jetë gazetarët, sa siguri kanë njerëzit e thjeshtë, ata që aspirojnë për një Shqipëri ndryshe, për një Shqipëri demokratike, pro-perëndimore? Objekt i këtij shkrimi është demokrati Paulin Shqaud dhe familja e tij. Paulini, njëri ndër pjesëmarrësit në rrëzimin e busteve të Stalinit dhe Enverit më 14 janar dhe 13 dhjetor 1990, njëri ndër veprimtarët e Shoqatës Politike Antikomuniste “13 Dhjetori 1990”, njëri ndër pjesëmarrësit në varrimin e liderit të Dhjetorit Azem Hajdarit më 14 shtator 1998, njëri ndër veprimtarët e shquar demokratë, shumë herë është vënë në shënjestër të komunistëve deri për t’u eleminuar fizikisht. Janë bërë tentativa për t’i grabitur dy fëmijët Armando e Amarildo, ndërsa ditët e fundit i kanë vënë tritol në shtëpi për ta zhdukur. Kjo duket se ngjet tashti që po afrojnë zgjedhjet për pushtetin lokal. Gjithsesi, Paulin Shqau nuk ka qëlluar në shtëpi, ndërsa gruan, Marjana, e dy fëmijët kishte ca muaj që i kishte larguar nga Shqipëria për të siguruar jetën vërtetë të rrezikuar. Ngjarje të tilla po i japin Shqipërisë pamjen e Siçilisë së viteve 1960. Vasel Gilaj
Në shkollën “Mahmut Lekiq” të Tuzit ne mësojmë gjuhën tonë Këto fjalë na i tha me buzë në gaz, plot qetësi z. Pjetër Ivezaj, drejtor i shkollës 8-vjeçare më të madhe të Malësisë. Jemi në Malësi, jetojmë në shtetin malazez, por gjuhën, zakonet, traditat, këngët e vallet i kemi shqip, i trashëgojmë e s’i harrojmë kurrë. E ndërtuar shumë vite më parë, mbi themelet e një simotre tjetër, që në vitin 1885 nga Turqit, sot kjo shkollë mban në gjirin e saj 1050 nxënës, 67 mësues e 48 klasa paradreke e mbasdreke. Në ndihmë të mësimdhënies shërbejnë mjaft klasa kabinete, të pajisura me mjetet e domosdoshme: pajisje, harta, globe etj., etj. Dallohet veçanërisht kabineti i informatikës ku shërbejnë 12 kompjutera, ndoshta një ndër më të mirët në Mal të Zi. Ajo që të bën përshtypje është komunikimi i lirshëm shqip i nxënësve me mësuesit. Kënaqesh tek sheh e dëgjon tek flitet për Heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastriotin (Skënderbeun), Nënë Terezën, At Gjergj Fishtën, vëllezërit Frashëri, etj. Vetëm lënda e gjuhës së huaj dhe ajo e muzikës janë në gjuhën malazeze. Është një ndërtesë disi e amortizuar, por këto kohët e fundit komuna ka gjetur një shesh të ri, mjaft të mirë për ndërtimin e një shkolle të re, ku do të mësojnë rreth 1500 nxënës, shumë më tepër funksionale, e me të gjitha parametrat kohorë të mësimdhënies. Krahas të gjitha klasave-kabinete do të ketë dhe kënde sportive mjaft të mira, gjë që sot lë shumë për të dëshiruar. Krahas shqipes, si gjuhë e parë, mësohet edhe gjuha serbe dheajo angleze. Janë të shumtë mësuesit që impenjohen për një ecuri sa më të mirë të programit mësimor ku dallohen veçanërisht emrat e Islam Dreshajt, Luigj Lejçaj, Elez Gjokaj, Kolë Gjonaj, Zade Gjokaj etj. -Hapja e kufinjve, zhvillimet demokratike në dy vendet, kanë dhënë fryte cilësore në bashkëpunimin reciprok, – thekson drejtori Ivezaj, – gjë që ne e kemi ëndërruar për vite e vite të tëra. Vendi amë tashmë është më pranë se kurrë. Na vjen shumë mirë që shtetet dhe ministritë përkatëse këtej dhe andej po na ndihmojnë çdo ditë si koncepte dhe ide, por nga vendi amë, Shqipëria, ndihma duhet të jetë më e madhe për sigurimin e teksteve në shqip. Në një vizitë të paradokohëshme, Ministri i Jashtëm shqiptar, z. Ilir Meta, na premtoi një gjë të tillë dhe shpresojmë ta bëjë realitet në shtator. Po kështu edhe rektorati i Universitetit të Shkodrës. -Së shpejti, ndërtimi i shkollës së re do të mbledhë thuajse të gjithë fëmijët e zonës përreth Tuzit, Sukrruqes, Dreshajt, Vuksanlekajt, Mileshit, Kçevës, Lekajt, etj. E kemi për detyrë të flasim e të qeshim e të problemojmë vëllazërisht me njëri-tjetrin, sepse mësojmë gjuhën tonë, – përfundon me falenderimet më të mira për “Shqipërinë Etnike”, drejtori Ivezaj. Bujar Ferhati
Pse e braktisi Eduard Krasniqi Kosovën? Atje në Kosovë mëson për ngjarje nga më rrënqethëset. Lufta ende ka lënë të hapura shumë plagë. Në janar të vitit 2002, një plakë, nëna e Eduard Krasniqit, e quajtur Nazire Krasniqi, nga mërzia për djalin, pasi ai kishte ikur pa adresë nga Kosova që në shkurt të vitit 2001, vret veten. Po ngjarja është vërtetë interesante. Mehmet Krasniqi, rreth 50 vjeç, babai i Eduardit, mendohet të jetë vrarë gjatë luftës në Kosovë nga ushtarë të UÇK-së. I biri e kish kërkuar disa kohë, por nuk e kishte gjetur, madje as kufomën. Eduardi ishte djalë i ri, i datëlindjes 14. 05. 1984, siç edhe shihet në këtë foto që me zor e siguruam, ndaj axha ose mixha, siç i thonë kosovarët, i quajturi Tahir Krasniqi, me datën 6. 01. 2002 vret Vesel Demirin 39 vjeç dhe Sulejman Troshin 47 vjeç, pasi sipas informatave të tij ata ishin vrasësit e vëllait, Mehmet Krasniqi. Kështu Tahir Krasniqi largohet nga Kosova, por edhe nipi i tij Eduard Krasniqi detyrohet të qëndrojë larg, dikur larg, në Perëndim. Ai aso kohe si i ri nuk kish pranuar të marrë pushkën, të rreshtohet si ushtar i UÇK-së, çka bëri që ta etiketojnë spiun të serbëve, çka bën që edhe sot ta ketë jetën të rrezikuar. Gjithsesi, burimet tona thonë se ky djalosh provoi e kaloi disa atentate deri sa arriti të largohet, ndoshta për të mos e parë kurrë më Kosovën, Prishtinën, ndoshta as varrin e nënës së vet që e rriti e edukoi me aq mund. Vëzhgues
KANTONET NUK JANE UTOPI, POR RRUGA DREJT PROSPERITETIT Ti kthehesh nje teme tashme te trajtuar, sigurisht qe nuk eshte e thjeshte. Shqetesimi se cfare do te sjellesh te re ne gjykimin e nje fenomeni, te ndjek qe ne fillim te hedhjes se rreshtave te shkrimit ne leter. Megjithate, nevoja per te dialoguer, per te dhene ide edhe mendime qofte edhe ne distance me te tjeret, te jep shtytje per t’iu rikthyer temes se KANTONEVE. Pavaresisht tentatives per te decentralizuar pushtet permes krijimit artificial te 12 njesive te medha administrative, Qarqeve, aktualisht fati I qytetarit shqiptar varet direkt nga qeveria shqiptare, e cila ndodhet ne zemer te Shqiperise, Tirane, dhe ka nje pamje mjaft te mjegulluar te realitetit ne nje pjese shume te madhe te vendit. Qarku, si nje njesi qe u lind per te marre pushtet, mbeshtetur ne Karten e Autoriteteve Vendore, e nenshkruar nga vendi yne, thjesht mbeti nje “mish I huaj” pas asnje fare competence nderlidhese apo kordinuese ne mes qendres dhe komunitetit perkates. Pervec punesimit te nje numri te madh njerezish ne rang qarku, te cilet vetem thjeshte moren nje page “te majme” per 3 vjet, mbyllja e mandatit qeverises te Qarkut, tregon se ky institucion nuk ka asnje competence dhe nuk do ti jepet deri sa te vijoje trajtimi politik I marredhenieve ne mes qendrorit dhe vendorit. Perfundimisht, duhet pranuar se teoria e decentralizimit permes Qarqeve, eshte e deshtuar dhe nuk mund te lulezoje ne te ardhmen. Sigurisht, nuk pretentodjme te paraqesim me fakte arsyet, te cilat qytetaret e nje Qarku, por edhe vete drejtuesit, I pranojne. Po a duhet te kete nje decetralizim dhe delegim te kompetencavbe tek organet e zgjedhura direkt nga komunitetet? Pa me te voglin dyshim, pergjigja eshte PO! Mbase decentralizimi eshte I pamundur nese do te duhet te perqendrohen kompetenca ne 12 njesi te medha (qarqe), por eshte shume me I lehte decentralizimi nese do te behet ne baze krahinash, te cilat kane ne perberje zona me te njejten origjine, perkatesi aktuale, interesa etj. Ketu vetiu, del ne skene termi aq I frikshem per disa: KANTONE. Sigurisht, mund te gjendet nje term me shqiptar, edhe pse dikur ne kohen e pushtimit turk kishte edhe termin VILAJET. Duke u nisur nga iniciativat e fundit, ku haptas po flitet per nje Kosove dhe nje pjese te Maqedonise qe tenton afrimin me trungun ame nga ku u shkeputen padrejtesisht ne vitin 1913, ideja behet me e pranueshme dhe me thjeshte e realizueshme. Megjithate, edhe ne kushtet aktuale te vendit, zgjidhja eshte mese e pranueshme. Per te cuar me tej idene e deputetit Ferid Hoti per zonat e lira, nje decentralizim total I pushtetit ne favor te atij vendor te zgjedhur direkt nga komunitetet, do te sillte vecse prosperitet te Shqiperise. Nese do te kerkonim shembuj, pasi shqiptaret po ndertojne nje demokraci, elementet e se ciles nuk mund te shpiken por huazohen, eshte Zvicra. Shume personalitete, vendas dhe te huaj, kane bere paralelizma ne mes dy vendeve, ndoshta duke vleresuar me shume Shqiperine. Por a shfrytezohen realisht resurset e zonave te vecanta te vendit tone dhe a shkojne perfitimet ne favor te komuniteteve qe shtrihen ne keto zona? Pavaresisht se dikush mund te me quaj lokalist, ndoshta edhe me ndonje emer me te rende, mbeshtes idene se zona te vecanta te vendit, punojne per te tjera. Rasti me flagrant, eshte ai I energjise elektrike, ku prodhuesi me I madh, eshte Veriu dhe me shume vuan mungesen e dritave pikerisht kjo zone. Sigurisht qe do te dilnim tek rebusi “Paguaj qe ta Kesh” por qe me mire dhe shpejt do te zgjidhte nje verior qe jeton net e njejten zone, se nje tiranas apo verior qe shikon me dylbi nga kryeqyteti. E njejta gje mund te thuhet edhe per investimet ne turizem, infrastructure, punesim, strehim etj. ku shperndarja behet me preference nga hapesira Tirane e poshte. Shqiperia me kushtetute, eshte nje vend unitar, I pandashem. Megjithate, nese do te behej nje ndarje ne KANTONE, situate do te ndryshonte, ose edhe nese do te ishte stacionare, haracet do ti mbante autoriteti vendor I zgjedhur direkt nga komuniteti dhe jo qendrori. Cilat do te ishin avantazhet e KANTONIZIMIT, gjithmone sipas mendimit te nje vezhguesi te fenomeneve? 1. Diskriminimi politik I zonave te ndryshme nga pushteti qendror, do te merrte fund, pasi te gjitha kompetencat do ti kalonin pushtetit vendor, pervec politikes se jashtme, gjyqesorit dhe mbrojtjes kombetare. 2. Pushteti vendor do te kishte te gjitha kompetencat, duke ndertuar nje parlament, qeveri dhe kryetar Kantoni, qe pervec atyre qe u thane me lart, do te kishin ekskluzivitet te plote ne drejtimin e jetes se kantonit. 3. Qytetaret do te kishin shume me prane tyre, autoritetet qe realisht do te kishin ne dore fatet e tyre. 4. Zhvillimi ekonomik dhe investimet, do te ishin me te medhaja, pasi te ardhurat e mundshme do ti menaxhonte vete Kantoni ne interes te komunitetit perkates. 5. Politika fiskale do te ishte me rrepte ne drejtim te akumulimit te te ardhurave. 6. Kantoni do te ishte pale ne marredhenie dhe marreveshje reciproke me kantonet e tjera dhe vete qeverine. 7. Cdo kanton, me nje periode te caktuar, do te kishte te drejten e drejtimit te vendit (President) ndoshta sipas modelit zvicerian. 8. Decentralizimi do te ishte real, I prekshem nga qytetaret, te cilet do te kishin mundesi te zgjidhinin direkt (pavaresisht nga kantonet e tjera)perfaqesuesit e tyre ne pushtetin qendror (parlamantin federal, qeveri etj.) dhe do te mund ti shkarkonin permes votimit ne rang kantonesh. Keto jane vetem disa arsye, te cilat mbase jane vetem disa nga qindra te tjera qe derivojne prej tyre. Nese do te realizohej nje ide e tille, sejcili kanton do te kishte nje zhvillim dhe prosperitet vetiak, por edhe ne te mire te Shqiperise. Dikush do te zhvillonte turizmin, dikush tjeter bujqesine apo blegtorine, dikush tjeter do ti nxirrte fitimet nga energjitika, dikush tjeter nga bankat e keshtu me rradhe. Rezultantja do te ishte nje Shqiperi gjithmone ne zhvillim, rrjedhimisht edhe nje rritje e mireqenies per te gjithe shqiptaret, qe eshte edhe qellimi I cdo force politike, shtrese shoqerore dhe individi. Pse pengohet nje ide e tille? Duhet pranuar se pengesa me e madhe, eshte nacionalizmi, flamur qe e tundin te gjithe pushtetaret sapo permendet termi KANTON. Sipas tyre, Shqiperia eshte nje shtet I pandashem e bla…bla…bla. Nga ana tjeter, flitet me te madhe per nje integrim ne Evrope, ndersa nuk pranojme integrimin Brenda Shqiperise, ku sejcili (kanton) te ofroje dhe te zhvilloje me te miren e tij ne pavaresi te plote. E verteta lakuriqe ne driten e diellit eshte tjeter. Centralizimi actual I kompetencave dhe pushtetit ne qender, I sjell vendit jo pak handikape, por edhe shume privilegje kastes se larte te qendres, kryesisht qeverise. Meqe eshte aktuale, energjia elektrike, e cila I eshte privuar dhe I privohet Shkodres, sjell fitime kolosale ne arken e shtetit nga shitja edhe jashte vendit, ndersa resurset me te medha hidroenergjitike jane ne Veriun e varfer te Shqiperise. Vetem me tregtimin e energjise, nje kanton I Veriut, do te siguronte te ardhura te mjaftueshme, pa llogaritur edhe resurset e tjera. Me shume se nje konkretizim I idese se KANTONEVE, kjo eshte vetem nje grishje per debat dhe shprehje mendimesh, pro dhe kundra idese. Ka ardhur koha te flitet hapur per kedo dhe cdo gje, duke hedhur tej friken apo edhe shpalljen “heretic” te te pareve qe hedhin idene apo e mbeshtesin ate. Ne fillim te mijevjecarit te trete, KANTONET nuk jane me nje utopi, por rruga drejt prosperitetit. Ne fund te fundit, mjaftojne 50 mije firma per nje referendum, ndersa kushtetuta me vullnetin e mire te deputeteve, mund te ndryshohet lehte. E ardhmja e Shqiperise dhe shqiptareve, nuk eshte bashkimi mekanik, por integrimi permes KANTONEVE ne nje vend qe quhet Ballkan, I cili ne vetvete mund te jete nje KANTON I ardhshem I Evropes se Bashkuar. Pergatiti : Blerti DELIJA
Në përplasje të sistemeve Ka rreth trembëdhjetë vjet që Shqipëria është e përfshirë në anarshi. Sistemi i vjetër diktatorial dhe sistemi demokratik janë përplasur e po përplasen egërsisht. Kjo përplasje ka patur edhe viktima të pafajshme. Kjo përleshje e ashpër sot regjistron kulmin, pasi diktatorët drejtojnë shtetin. Njëri ndër këta është edhe demokrati Nest Ndrekë Ahmataj i datëlindjes 10. 10. 1973. Duke qenë anëtar e veprimtar i Partisë Demokratike që në tetor të vitit 1992, duke qenë pjesëmarrës në lëvizjen demokratike të viteve 1990-1991, duke qenë se më 31 mars 1991 partia komuniste me dirigjent diktatorin Ramiz Alia vodhi votat e shpalli fitoren e pafituar dhe duke qenë se më 2 prill 1991 Nesti ishte njëri ndër protestuesit e shumtë që u dhunua nga policia, madje edhe u arrestua dhe u mbajt në polici për dhjetë orë si dhe babai i tij për një javë, ai ishte më afër vdekjes se sa jetës. Është vendi të ritheksojmë se në atë përplasje mes dy sistemeve, pra më 2 Prill 1991 u vranë katër vetë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka, u plagosën rëndë 70 vetë, u arrestuan shumë të tjerë, jo vetëm në Shkodër, por edhe në Lezhë, Pukë, Malësi të Madhe etj. Ky djalosh i rrjedhur nga një familje antikomuniste, ku sipas vendimit nr. 501 të vitit 1947, sipas regjistrit të gjendjes gjyqësore të Ministrisë së Drejtësisë, Shuk Gjini (Ahmataj), i biri i Nushit dhe Mrikës, dënohet shtatë vjet politikisht, nuk kish si të mos jepte kontribut për instalimin e një shteti juridik e demokratik në Shqipëri. Por përplasja e sistemeve e goditi rëndë ashtu sikundër këtë vajzë të re që shihni krah tij, të quajtur Miranda Mark Drini, e cila sipas regjistrit të PD-së rezulton të jetë anëtare e kësaj partie që në mars të vitit 2000. Dhe kjo demokrate është e re, shumë e re, e datëlindjes 24. 11. 1982. Edhe kjo u dhunua disa herë nga shkopinj gome, nga shteti i diktaturës. Gjithsesi, demokratë të tillë, që jetën e kanë të rrezikuar shumë, kanë vetëm një rrugë, braktisjen e Shqipërisë. Sokol Pepushaj
Arqipeshkvia Metropolitane – Shkodër Prot. n. 106/2003 Shkodër, 03/05/2003 Pronuncim I nderuar Z. Faik Hoxha, Myftiu i Shkodrës, Për njoftim: – Gazetës “Shqipëria Etnike” -Z. F. Sinanit, Kryetarit të Komitetit të Kultit pranë Kryeministrisë – Tiranë,
Përshëndetje të përzemërta! Ju shkruaj këtë pronuncim rreth qëndrimeve të Kishës katolike në lidhje me marrëdhëniet ndërfetare që ekzistojnë midis nesh në Shkodër.
Në referim të disa polemikave të lindura kohët e fundit lidhur me disa artikuj të gazetës së pavarur “Shqipëria etnike” dhe reagimeve të bashkësisë islame të Shkodrës, duke mos patur ne si Arqidioqesë e Shkodrës, asnjë lidhje direkte apo indirekte me gazetën e tillë që deklarohet e pavarur, deklaroj si Arqipeshkëv metropolit, se kisha katolike është larg deklarimeve në artikujt e fundit të kësaj gazete, duke u lënë përgjegjësi autorëve dhe botuesit të saj, ashtu si e parashikon ligji. Përfitoj nga rasti të precisoj faktin si dhe në këtë rast, se nuk e bashkëndajmë absolutisht mënyrën provokuese me të cilën trajtohen argumentet e fesë, nga ku mund të fyhet sensibiliteti religjiozë i personave edhe i bashkësive të ndryshme. Mënyra të tilla veprimi nuk shprehin aspak mendimin e Kishës katolike në drejtim të nevojës së një dialogu të qartë ndërfetar si në nivel lokal ashtu në atë të përgjithshëm. Jemi plotësisht dakord në dënimin, pavarsishtë nga cila anë vjen, të çdo debati që merr formë intolerance dhe fyerje, të bindur se çdo dialog i shëndoshë ndërfetar, duhet të bazohet mbi pranimin reciprok në planin njerëzor, mbi marrëdhënie të ndershme shpirtërore, filozofike-teologjike në aspektin intelektual. Në fund, njëkohësisht, më lejoni të them se nuk mund të aprovoj tonin e deklaratës suaj polemizues, sepse jam i bindur se polemika nxitë më tepër në dëm e të mirës së përbashkët. Siguroj lutjen time dhe impenjimin tim në marrëdhëniet tona të ndershme. Me shumë respekt Angelo Massafra Arqipeshkëv Metropolit i Shkodrës
Shënime nga Mitrovica Përgjithësisht tërë populli kosovar ka tentuar vazhdimisht për të drejta e liri, për gjuhë, kulturë, përparim. Por gjithsesi, ngjarjet e 23 vjetëve të fundit kanë mjegulluar edhe komunitetin shqiptar. Serbët që kanë nëpërkëmbur, madje edhe dhunuar shqiptarët dhe duke qenë se vetëm një pakicë në Kosovë i përket besimit katolik, grupe terroriste shqiptarët kristianë atje edhe i kanë barazuar me serbët, madje edhe i kanë dhunuar, vrarë. Në Mitrovicë fjala vjen, gjen shembuj konkretë. Për shembull vrasja tragjike e shqiptarit nga Mitrovica, Gjergj Ograja dhe e nuses së djalit të tij, Gjystes, ka tronditur komunitetin e këtij besimi. Madje edhe njerëzit e tjerë të ndershëm, pasi, përjashto grupet terroriste, përgjithësisht populli është i ndjeshëm. Ekstremistët terroristë si duket kanë lidhje me vendet arabe dhe vrasja e grave nuk është në zakonin shqiptar, çka do të thotë se vende të varfëra si Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Bosnja, janë jo pak të rrezikshme. Vëzhguesi
Ecje e pasur në tmerre Dëshmoj. Çfarë dëshmie…? E përpjekjes për ekzistencë! E jetës së përçudnuar, të masakruar! Të çjetës! Çjetë! Por fara e mbjellë me kujdes nga Krijuesi, nuk shuhet kollaj! Dëshmi e fuqishme! E fuqishme deri në dridhje, deri në ekzistencë! E madhërishme! Dëshmia e Viktor Martinit është një në mijëra, atëherë pse të godet me kaq forcë e të lë në shpirt një vulë të gdhendur?! Është thjeshtësia e përshkrimit që të futet e të bëhet njësh me gjakun? Është një çjetë kaq e pasur në tmerre, sa janë lënë pa u përdorur mjaft detaje e hollësi? Jo, mbi të gjitha, është fuqia e karaktereve, forca shpirtërore që përçohet si himn e të mbështjell në virtyte, nder e pastërti, të mban ashtu e të shenjtëron. (Dhe dua këtë Dëshmi ta lexojnë fëmijët e mi kur të rriten, ta lexojë gjithë rinia, kudo që është. Sa do doja të kisha mundësi ta lexoja kur isha e paditur e kisha nevojë për një shembull). “Dëshmoj” e Viktor Martinit është një dëshmi jo vetëm e vuajtjeve të një çjete, e një diktature të egër, me një moral të kalbur, të sëmurë, por është gjithashtu një dëshmi e të mirës mbi të keqen, e ngadhnjimit mbi djallin! Dhe çfarë dëshmie! Është pikërisht kjo forcë e ky këndvështrim i jetës nga autori, që të përshkon zemrën, shpirtin e të mahnit me lartësi. “Dëshmoj” është himn i jetës, himn i forcës e i karakterit shpirtëror! Himn i dashurisë mbi urrejtjen! Ju falenderoj me një zemër plot mirënjohje që më morët në këtë udhëtim të dhimbshëm por krenar të jetës suaj, që më hapët derën të shoh atë çfarë nuk munda ta shoh një jetë të tërë, brendësinë e diktaturës komuniste, djallin me të gjitha format e vegalt e urryera të tij, që më mësuat rrugën e vuajtjes por të madhërishme të virtytit, fuqinë e pastërtisë së shpirtit, ngadhnjimin, përjetësinë! Ju jam mirënjohëse për këtë dëshmi të shkruar edhe mbi shpirtin tim me lotë e me dridhje, por me krenari që hijen e çjetës suaj e patë në sy me trimëri, e përbuzët dhe e shkelët për ta lënë pas e përgjithmonë në një dëshmi të pavdekshme. Ju falenderoj me shumë respekt e admirim për ju e gruan tuaj të dashur dhe ju uroj gjithë të mirat së bashku me gjithë të dashurit e zemrës! Ejvis-Maria Xhajanka
Ndryshe flitet, ndryshe veprohet Enver Hoxha dhe tërë aparati diktatorial për 50 vjet flisnin se Shqipëria është fanar ndriçues dhe realiteti ishte më i ziu në botë. Socialkomunistët e sotëm bërtasin se po shkojmë krenarë drejt Europës dhe është e njëjta pamje, e njëjta diktaturë. Paulin Mhill Masheku, si shumë të tjerë që sot u rrezikohet jeta bashkë me familjet, rrjedh nga një familje e persekutuar gjatë sistemit enverian, me paraardhës të burgosur, të diferencuar politikisht e moralisht, të konfiskuar e internuar. Ai që në formimin e Partisë Demokratike në Shqipëri u ingranua dhe kontribuoi për një Shqipëri ndryshe, për një Shqipëri demokratike. Arriti të jetë edhe shofer i ish-kryetarit të PD-së, sot deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Astrit Bushati. Por ky demokrat kishte bërë burg në kohën e diktaturës për tentativë arratisjeje, sikundër u arrestua dhe u torturua me datën 18 shtator 1998, gjoja për veprimtari të përmbysjes së pushtetit me dhunë, akuzë që kishte të bënte me datën e 14 shtatorit 1998, kur u varros deputeti i PD-së, Azem Hajdari, i vrarë nga segmente të shtetit pikërisht rreth orës 1900 të 12 shtatorit të atij viti. Paulin Masheku është njëri ndër demokratët që mori pjesë aktive në rrëzimin e bustit të Stalinit më 14 janar 1990, në atë të Enverit më 13 dhjetor 1990, në ngjarjet e 2 Prillit 1991, është dalluar si veprimtar i Shoqatës Politike Antikomuniste “13 Dhjetori 1990”, gjashtë anëtarë të së cilës, para dy javësh i arrestoi policia dhe për të cilët kemi botuar edhe një shkrim në këtë numër gazete. Demokrati Masheku ka marrë pjesë në komisione zgjedhore si ato të 29 qershorit të vitit 1997 për deputetë, ku vota u uzurpua dhe ai u dhunua si demokrat, në ato të 1 tetorit 2000 për pushtetin lokal ku ishte vëzhgues i PD-së në zonën nr. 24 dhe ku ka denoncuar manipulimet, etj. Paulini, gruaja e tij Çetina Shllaku dhe tre fëmijët e tyre janë kërcënuar shumë herë me eleminim fizik. Në shkurt 2002 në oborr të shtëpisë i kanë djegur makinën tip Opel. Ka patur edhe të shtëna armësh, nga dy persona ende të paidentifikuar, në drejtim të tij, gjë që e ka bërë jetën e këtij demokrati dhe të familjes të rrezikuar. Por ama vetëm këto gjashtë vitet e fundit janë vrarë rreth 5000 vetë dhe situata përditë në vend të përmirësohet, po përkeqësohet. Vëzhguesi
Kandidati për kryekomunar i Velipojës i kristiandemokratëve, nga shoqëria civile Me sa duket maji i ngrohtë i këtij viti, i cili i fton plazhistët drejt Velipojës, në të njëjtën kohë fton edhe vetë velipojakët drejt përzgjedhjes së kandidatit të tyre për zgjedhjet e pushtetit lokal. Një kandidaturë mjaft e qëlluar na vjen nga shoqëria civile dhe pikërisht inxhnieri i talentuar i ndërtimit Agustin Gjergj Martini. I lindur dhe i rritur në Velipojë, me një përbërje familjare të pastër kristal, si burimi i bjeshkëve të malësisë (nga e kanë dhe prejardhjen prindërit e tij). Për t’u evidentuar është se Agustini është pinjoll i një familjeje intelektuale, me arsim të shëndetshëm. I ati i tij (i ndjeri) Gjergj Martini ishte ndër të parët arsimtarë të Velipojës. Dy motrat e Agustinit janë arsimtare, pra kemi të bëjmë me një individ që vjen nga një derë ku, përveç pritjes bujare, besës dhe burrërisë së trashëguar në shekuj, kemi dhe shtëpinë e arsimtarëve. Padyshim këto premisa janë një tregues mjaft sinjifikativ për t’i dhënë të drejtën e kandidatit më me prioritet, për të drejtuar këtë komunë “perlë” buzë Adriatikut. Aftësitë drejtuese dhe menaxhuese të Agustinit bashkë me përkushtimin e tij, si banor autokton dhe pa asnjë pretendim për t’u larguar nga komuna e tij (aq e bukur dhe aq piktoreske), do ta inkurajojnë për të “investuar” të gjithë talentin e tij në dobi të komunitetit. Figura e tij e pastër dhe reputacioni i admirueshëm i komunitetit janë garanti më i fuqishëm që Agustini ta drejtojë këtë komunë. Për sa kohë që patëm rastin të bashkëbisedojmë, pamë intelektualin e shquar, fjalëpak, njeriun që di të mbajë mbi supe përgjegjësinë. Ai nuk premton asgjë që është jashtë mundësive të tij, por në të njëjtën kohë është kërkues ndaj vetes dhe stafit që do të drejtojë për të sfiduar çdo vështirësi dhe për të arritur objektivat që i ka vënë vetes. Komuna e Velipojës është një qytet i vërtetë turistik dhe një zonë mjaft e lakmueshme për të investuar. Duke shpresuar se elektorati i kësaj komune, i ngopur me premtime të pa realizuara nga përfaqësuesit e formacioneve të ndryshme politike, kësaj rradhe do të dijë të zgjedhë atë që asnjëherë nuk e ka mashtruar dhe që vjen nga shoqëria civile. Inxhinieri Agustin Martini është zgjedhja më e goditur për t’i dhënë Velipojës portretin e një qyteti të bukur, të cilin e meriton plotësisht. Mark Bregu
Pasiguria në Shqipëri sa vjen e rritet Pasiguria, ky fenomen tipik shqiptar, të bën të besosh se jeton jo në vitin 2003, por në vitin e mbrapshtë 1997, kur socialkomunistët i vunë flakën Shqipërisë. Pas vrasjes makabër të liderit të dhjetorit Azem Hajdari nga njerëz të policisë së shtetit, të mësuesit nga Laçi Gjon Gjoni, që u vra në tortura brenda në polici, dhe tani së fundi të Mirit të Xhikes në Kartodromin e Tiranës, të biznesmenit të shquar Florian Vila të Firmës prestigjioze të hekurit “Flevi”, vrarë nga persona me uniformë ushtarake dhe të rrëmbimit spektakolar të Klajd Shehut në Vlorë, nipit të tregtarit më të madh të çimentos në vend, jeta e politika shqiptare u tronditën thellë dhe pasiguria për të nesërmen, si për njerëzit e thjeshtë ashtu dhe për milionerët arriti kurbën më të lartë. Lista e njerëzve të arrestuar e të ekzekutuar nga shteti është shumë më e gjatë. Kësaj liste mund t’i ishte shtuar edhe emri Sokol Sakaj, ish punonjës i Shërbimit Informativ Kombëtar (SHISH), dhe shpresojmë që shteti shqiptar të mos ketë arritur gjer në vendet perëndimore ku ai ka gjetur strehë, pasi refuzoi të kryente një detyrë që binte ndesh me ligjet e interesat e shtetit dhe moralin e tij. Duket qartë se pavarësisht se SHISH me ligj është i çpolitizuar, vrasjet, atentatet dhe arrestimet me karakter mafioz vazhdojnë. Përmendim këtu arrestimin para pak ditëve të të riut Fatjon Sakaj, djali i xhaxhait të Sokol Sakaj, i sapoardhur nga Italia, vetëm e vetëm se dyshohej se dinte vendondodhjen e Sokol Sakaj. Shembujt e mësipërm vërtetojnë se njeriu në Shqipëri, jo vetëm që është i pambrojtur nga ligji, por edhe në rastet kur ka kërkuar ta zbatojë atë në mbrojtje të Kushtetutës e Kartës të të Drejtave të Njeriut, e ka ndjerë veten edhe më të rrezikuar. Një gjë të tillë tregon më së mirë edhe konstatimi i Departamentit të Shtetit të SHBA dhe raporti i fundit i Këshillit të Europës, ku për Shqipërinë raportonin mbi lidhjet e krimit me politikën, mbi inkriminimin e strukturave të policisë e të shërbimit sekret. Sokol Pepushaj
Shih e shkruaj, mblidh plaçkat e ik… Lekë Mark Arapaj është i njohur jo vetëm në katundin e tij, Grudë e Re të rrethit të Shkodrës, por edhe jashtë tij, për bindjet e tij të djathta, të cilat e panë një grimë shprese në harkun kohor të viteve 1992-1996, kur qeverisën të djathtët e vërtetë, me Sali Berishën në krye. Me marrjen e pushtetit me armë e demagogji, në mars të vitit 1997, ish-komunistët e diktatorit Enver Hoxha, apo më saktë, socialistët e Fatos Nanos, ia rikthyen vuajtjet, ia errësuan të ardhmen e tij e kërcënuan me marrje jete dhe e fyen rëndë personalitetin e tij. Ky djalosh i urtë e i dashur me të gjithë, vetëm 32 vjeç (ka lindur më 13. 07. 1971), të vetmin faj në jetën e vet që ka bërë është se iu nënshtrua përndjekjes sistematike dhe persekutimeve të panumërta. Kështu ka ndodhur edhe me gjyshin e babain e tij. Gjyshi, Gjetoja, në fillimet e shekullit XX, u rreshtua në rradhët e atyre që kërkuan nacionalitet, pavarësi e liri sa për të jetuar. Si përgjigje nga autoritetet e kohës mori në fillim kamxhikë mbi kurriz, mandej plagë në trup e më në fund vdekjen e parakohëshme. Baba, Marku, mblodhi rreckat e ndërroi vendbanim disa dhjetra kilometra larg vendlindjes së vet. Por edhe këtu nuk gjeti qetësi. E dëbuan në kampet e internim-dëbimeve. Në Llakatund të Vlorës, në pjesën më fundore të vendit, i kaloi plot 5 vjet rresht, pa bërë asnjë faj. Djaloshi Lekë u vu në shënjestër të regjimit komunist qysh në vitin 1990 se u rreshtua me nacionalistët e demokratët e vërtetë. U ndalua shpesh nga njerëzit me uniformë dhe u keqtrajtua prej tyre. Leka është gati të tregojë dokumentet që vërtetojnë persekucionin e të atit, por edhe ato të aderimit të tij në Partinë Demokratike e në mjaft organizata antikomuniste të krijuara në Shkodër e jashtë saj. E ngrohu një rreze shprese kur erdhën në pushtet demokratët, por edhe ajo u fik shpejt se ish-komunistët rierdhën në pushtet. Lekë Mark Arapaj e shtynë largimin e pashmangshëm nga vendi i tij plot 7 vjetë, pasi babain e pati në moshë të thyer e dëshironte të vdiste në vendin e tij. Kur i mbylli sytë Mark Arapaj, i biri, Leka, u konsultua me fisin e vet, me miqtë dhe shokët, për hallin që pati, për qetësinë që nuk e gjeti, për jetën që nuk e kishte që sigurtë. Ata si në kor i thanë: “Shih e shkruaj, mblidh plaçkat e ik”. Largimi nga Shqipëria ishte i vetmi mjet mbijetese për Lekë Arapajn e për mjaft të rinj të tjerë nga kjo pjesë e Ballkanit ku ka vdekur shpresa. Dashamir Cacaj A do të shkojnë shqiptarët në votimet e tetorit! Mëdyshja ose dilema nëse do të shkojnë ose jo shqiptarët në votimet e rregullta të lokaleve të tetorit, po fiton gjithnjë e më shumë terren në psikologjinë e tyre. Pse kjo pavendosmëri! A ndihen të lodhur seriozisht nga klasa politike që i udhëheq? Nuk kanë shpresë se këto zgjedhje do t’u ofrojnë zgjidhje! A thua t’i kenë të zgjidhura hallet dhe tashmë nuk duan t’ia dinë për politikën?! Të jetë shenjë e sëmundjes ballkanike të indiferencës totale ndaj zgjedhjeve (kujto zgjedhjet pa fund në Serbi e Mal të Zi)! Në këtë vorbull hamendjesh dhe pikëpyetjesh (veç tyre ka edhe të tjera) votuesit shqiptarë ka të ngjarë që me indiferencën e tyre, dashje padashje të mos jenë të vendosur nëse do të votojnë apo jo deri në momentin e fundit, madje minutën e fundit. Le të përpiqemi, thjeshtësisht për të argumentuar “pse-të” e kësaj hamendjeje a dileme të madhe të ne shqiptarëve “të emancipuar”, “me traditë europiane”, ndër “më të vjetrit e Ballkanit”, “demokratë të lindur” (në të vërtetë demokracia ka lindur në Greqinë e lashtë, në Ballkan etj., etj.). Së pari, dilema ka lidhje të drejtpërdrejtë me klasën politike aktuale, si pozitën dhe opozitën. Duket se shqiptarët po bëhen kaq mosbesues në “baballarët e kombit” saqë artikulimet e tyre gojore e mediatike nuk bindin dhe nuk bëjnë kënd për vete. Megjithatë, të pranuarit e realitetit “ne jemi këta” është shenjë e vërtetë emancipimi dhe progresi. Pra, kjo klasë politike i ka “lodhur” (dhe ndoshta “të lodhur” i interesojnë) votuesit e vet aq shumë sa këto të fundit t’i bojkotojnë duke mos marrë pjesë në votime. Kaq ka “në dorë” votuesi dhe qytetari i thjeshtë dhe natyrisht kaq mund të bëjë. Në të vërtetë kjo lloj “hakmarrjeje” nuk duhet të ndodhë për shkak të faktit se fati është i përbashkët si për klasën politike ashtu edhe për qytetarët-votues. Tash 13 vjet tranzicion, klasën politike nuk ka mundur ta reformojë votuesi që e ka këtë forcë madhore për ta reformuar a ndryshuar. Edhe kur ka ndodhur ky reformim a ndryshim, më shumë i ka shërbyer klasës politike se sa vetë qytetarit. Në Shqipëri janë bërë shumë zgjedhje të kohëshme dhe të parakohëshme, por e keqja ka qenë se ato, për qytetarin, “simbolin” për të cilin përgjërohen partitë politike, kanë ofruar pak zgjidhje e pak shpresë. Pse? Sepse shqiptarët vazhdojnë të jenë pa ose me pak drita; pa ose me pak ujë; pa ose me pak rend; pa ose me pak punë; me një nivel “të admirueshëm” korrupsioni; në një shtet ku “lindin” (me letra) gratë 50-vjeç; ku merr pension edhe i vdekuri e ku i gjalli pensionohet ende pa arritur moshën ligjore; ku mund të kesh punuar tërë jetën bari e pensionohesh murator etj., etj. çka do ta bënte listën e gjatë e të mërzitshme. Ja pse shqiptarët i “druhen” zgjidhjes së pritshme që nuk do të vijë e për pasojë janë në dilemë për të votuar ose jo. Tjetër: Zgjedhjet zhvlerësohen ende pa u kryer. Një sëmundje alla-shqiptare. Ende pa nisur fushata zgjedhore flitet për “manipulime” të mundshme, inaugurime të tipit elektoral, madje edhe për financime që rrjedhin nga krimi dhe mafia. Në fund “i humburi” nuk njeh “fituesin” kur të gjithë me fjalë e pranojnë se në demokraci “ka vetëm të fituar”. Edhe ky argument nxit dilemën për të votuar ose jo. Nuk beson kush (ndoshta vetëm militantët që për fat të mirë kanë “firuar” në numër) që në Shqipëri të mos ketë halle e probleme që duhen zgjidhur. Socialistja e Beratit pranonte të rrinte… edhe pa bukë, mjaftonte që Nano me Metën të shkonin si “vëllezërit” socialistë. Hallet e tyre nuk tregohen për vit të tërë dimri, e jo disa netë dimri të gjata. Indiferenca perëndimore ndaj zgjedhjeve për ne shqiptarët do kohë që të duket, të paktën më 2015, sipas kryeministrit shqiptar, pra pas ter zgjedhjeve të rregullta parlamentare. Si përfundim, indiferenca e pritshme në zgjedhjet e Tetorit nuk mund të ketë lidhje me indiferencën perëndimore ndaj votimeve. Argumenti apo sëmundja ballkanike, ku thuajse në të gjitha vendet ballkanike zgjedhjet janë përsëritur për shkak të indiferencës së votuesve. Në Serbi dhe Mal të Zi, ligjvënësit u detyruan të ndryshojnë ligjin për t’i dhënë fund (mjafton të jetë fundi) maratonës zgjedhore të përsëritur. Pa dashur të bëjmë moralistin, mendoj se ne shqiptarët duhet të shkojmë në votimet e Tetorit. Qytetari a votuesi në demokraci vërtetë i ka në dorë fatet e veta dhe këtë fat a përgjegjësi duhet ta ushtrojnë deri në fund. Mark Preçi Ja pse Arbëria nuk u asimilua nga pushtuesit Historia kishte provuar se shumë nga popujt politeistë ishin zhdukur përgjithmonë nga faqja e dheut dhe kjo u vërtetua dhe me lëvizjen e popujve deri në shekujt VI-VII pas Krishtit. Popujt politeistë u përpinë dhe asnjëri prej tyre nuk formoi dot kombësi. Të gjithë këta popuj kanë mbetur vetëm si emra në histori. Ky është gjithashtu një argument bindës se si një popull relativisht i vogël në Ballkan siç ishte Arbëria, të mos përpihej nga gotët, as nga hunët, nga romakët as nga sllavët. Dhe natyrisht sepse Arbëria ishte e krishterizuar kur filloi kjo lëvizje e madhe e popujve që e përshkuan për një kohë të gjatë vendin tonë, si dhe vendet tjera të krishtera të lindjes. Krishtërimi ishte i vetmi që u kishte dhënë atyre njësinë dhe mundësinë e qëndresës ndaj dyndjeve barbare. Edhe pse të krishterët ishin përndjekur për treqind vjet nga perandorët romakë, si Deci, Trajani (vrasësi i Shën Astit të Durrësit), Valeri, i cili shpalli konfiskimin e të gjitha pasurive të të krishterëve, Galeri e Maksimi, u vërtetua sërishmi se 1/10 e popullsisë ishte krishterizuar. Thuhet se në udhën Flamina, kur Kostandini i Madh (Dardan) shkonte në luftë kundër ushtrive të Maksimit, iu shfaq në qiell shenja e kryqit që i dha fitoren. Në shkurt të vitit 313, në një edikt të lëshuar në Milano, Kostandini i Madh dhe Licini e shpallën të lirë fenë e Krishterë. Qysh atëherë Kostandini i Madh caktoi një ditë pushimi në javë, ditën e dielë (dies-solis), të cilën gjuha jonë e ka marrë që në origjinë direkt nga latinishtja, e Diel, gjë që nuk e kanë gjuhët tjera si ajo. Një shembull të mosasimilimit kemi dhe Spanjën, e cila ndonëse shtatë shekuj mbeti nën pushtimin arab, por jo vetëm që ruajti njësinë nacionale, ajo ruajti dhe fenë e krishterë. Duke pasë parasysh se që nga viti 640 deri më 135, kur ra perandoria e Stefan Dushanit, ne kemi qenë nën pushtimin sllavo-serb, atëherë vetvetiu lind pyetja, pse nuk u bë e gjithë Arbëria ortodokse? Pra, ishte krishtërimi që u bë barrikadë në mbrojtjen e identitetit nacional. Ky fakt, përsëri na shtyn të mendojmë nëse sllavët qenë më tolerantë se sa turqit, apo ishte besimi i tyre që i bënte më njerëzorë? Duke qenë një vend i krishterizuar që në shekullin e parë pas Krishtit, Arbëria ruan shumë gjurmë të krishtërimit të hershëm. Qytetet e Arbërit e përqafuan krishtërimin duke filluar nga Durrësi (që në shekullin e parë). Kuptohet se krishterizimi u bë në mënyrë graduale, duke filluar në qytete dhe se në fshatra u hap më vonë. Vetë fakti që edhe sot ekziston fjala apo toponimi Terbaç (fshat në Vlorë), tregon shprehjen: tre besësh – (politeist). Dëshmi të krishtërimit të hershëm kemi me dhjetra: ndër mozaikë e ndër ndërtime të vjetra kishash, ku mund të veçojmë Shën Kollin e Kurjanit në Fier; Bazilikën e Ballshit, ku janë ruajtur simbole enigmatike të krishtërimit, siç janë ato të bimëve me gjethe në formë zemre. Këto i kemi edhe në mozaikët e Butrintit në Sarandë. Por ajo që ka shumë rëndësi për të ruajtur identitetin e një populli është gjuha. Pa asnjë mëdyshje, këtë e kemi (si një dhuratë tepër të çmueshme) nga klerikët e shquar katolikë dhe mjafton t’i referohemi Mesjetës së vonë: duke filluar me Beçikemin, Barletin e Buzukun, të cilët pasohen nga Budi, Bardhi, Bogdani e deri tek Gazulli, Kazazi, Gjeçovi e Fishta, dhe që me plot të drejtë mund t’i quajmë Apostuj, jo vetëm të fesë, por “gardë” në mbrojtjen e identitetit tonë kulturor dhe garantët më solidë të ekzistencës si nacionalitet. Heroizmi i pashembullt i klerikëve të krishterë na shfaqet me të gjithë madhështinë në të gjitha etapat e historisë. Martirizimi i klerikëve fillon që në shekullin e parë me Shën Astin në Durrës, i cili martirizohet nga prijësi perandori romak Trajani (në vitin 100). Pjetër Bogdanit i dhunohet varri në mënyrën më makabre nga turqit; Atë Shtjefën Gjeçovi, vritet mizorisht nga serbët; Atë Gjergj Fishtës i dhunohet varri dhe i treten eshtrat (si Bogdanit), veçse këtij as nga romakët, as nga turqit, as nga serbët, por nga bashkëvëllezërit! “Askush nuk mund të hedhë baltë mbi këta klerikë të lavdishëm, të cilët me një stoicizëm të paparë u qëndruan të gjitha dallgëve të historisë, të cilat shekujt na i “dhuruan” pa kursim” (M.B.). Për të hedhë dritë mbi shkaqet e mosasimilimit të Arbërit, do t’ju ofrojmë shembuj të martirizimit dhe të shenjtërimit: 1- Danaksi Martir, ka jetuar dhe është martirizuar në shekullin II në Vlorë. 2- Shën Nikoni dhe 199 shokët e tij, martirë të lirisë, masakruar në sh. IV. 3- Shën Eleutheri, peshkop i Ilirisë, nënën e të cilit e kishte mësuar vetë Shën Pali. 4- Shën Flori dhe Lauri gurgdhendës dhe martirë të shekullit III. 5- Kostandini i Madh, Perandori dhe zyrtarizuesi i Krishtërimit (shek. IV). 6- Shën Nikodini i Pojanit (Fier), martir ikonodul i Arbërisë (në mesjetë). 7- Shën Urbani, Papë i Romës, Ilir i martirizuar në sh. III (viti 230). 8- Shën Euseb Jeronimi, përkthyes i Biblës për herë të parë në latinisht i njohur me emrin Vulgata, në shek. IV. 9- Jan Kukuzeli, lindur në Durrës dhe vdekur në Athos, këngëtar dhe muzikant gjenial i shekullit XII. 10- Shën Angjelina e Arbërisë, murgeshë në vijë gjenealogjike nga shtëpia e Gjergj Kastriotit, e shekullit XV. Për të qenë sa më standart në trajtimin e shkrimit dhe në shoqërimin e tij, me fakte dhe referenca të studiuara, do të parashtrojmë dhe disa fakte: Qendrat më të hershme të shpalljes së fjalës së Zotit dhe birit të tij Jezu Krishtit, përveç qyteteve të sipërpërmendura, u bënë edhe “gjokset” e bjeshkëve, ku mund të përmendim: Kishën e Shën Palit në Mirditë; Kishën e Katundit të Vjetër në Lurë; Lisin e Lekës në Berishë (të Pukës); Kishën e Nikajve, në Nikaj-Mertur. Dhe janë pikërisht këto bjeshkë-kështjella ku u ruajtën Feja dhe Atdheu dhe kjo aspak për terrenin e thyer të këtyre zonave se sa për karkterin e palëkundur, të kalitur në shpirtin e paepur Kristian. Cilido mund të konstatojë se cilët janë faktorët determinantë që na mbrojtën nga asimilimi, romak, sllav apo turk. Ref: “Krishtërimi në Shqipëri”, Argeta, L.M.G., Tiranë 2000. Kasem Rexhepi
Bejker, Pauell dhe shqiptarët nën dy socializma Një vëzhgues i vëmendshëm vëren se vizitat e Xhejms Bejkerit në vitin 1991, dhe e Kolin Pauellit (2003), para pak ditëve janë të ngjashme thuajse në të gjitha drejtimet. Këta Sekretarë të jashtëm të Shtetit Amerikan vizitojnë Shqipërinë në dy momente mjaft të vështira, së pari në vitin 1991 bisha e kuqe komuniste ndonëse e plagosur kërkonte me çdo mjet të mos e lëshonte pushtetin. Dhe për këtë mijëra shqiptarë që donin lirinë e demokracinë si shpresë shihnin Xhejms Bejkerin, të cilin jo vetëm e pritën në mënyrë madhështore, por e shikonin gati si “Perëndi” që do t’i shpëtonte nga lëngata komuniste. Dhe plot pas 12 vitesh, sekretari tjetër Pauell bën vizitën e tij thuajse në të njëjta kushte për shqiptarët, ku komunistët e rinj (socialistët) kanë rrëmbyer pushtetin që në vitn 1997 me revolucionin tipik Bolshevik dhe kërkojnë që këtë pushtet me të gjitha mënyrat ta përjetësojnë. Ku nga njëra anë paraqiten para botës demokratike si engjëj me fytyrë qiellore, deri si servilë të nënshtruar për gjithçka ata kërkojnë, por po kaq agresivë e kriminelë ndaj qytetarëve të tyre shqiptarë që mendojnë ndryshe nga pushtetarët e sotëm socialistë. Në fakt demokratët e vërtetë janë preja e parë e bishave të kuqe me fytyrë njeriu, ku këta demokratë pa asnjë mëdyshje i vënë para alternativës që nëse do jetën, largohu me çdo çmim nga Shqipëria, pasi siç edhe e shprehin shpesh socialistët, kjo copë tokë e Shqipërisë Etnike është pronë e tyre që e “trashëgojnë” nga “Baba” Enver Hoxha. Rastet e dhunimit e dëbimit të demokratëve nga Shqipëria janë të shumta, por në këtë shkrim sensibilizues zgjodhëm të riun demokrat Admir Pjetër Vukaj, i cili ka lindur në Shkodër më 21 nëntor 1981 në një familje me tradita nacionaliste e atdhedashurie të cilat i ka kultivuar vazhdimisht. Dhe pikërisht ky taban familjar nacionalist që bëri që babai i Admirit, Pjetër Vukaj, të përkrahë e aktivizohet konkretisht në të gjitha protestat e mitingjet paqësore për rrëzimin e diktaturës komuniste. Babai i Admirit, Pjetri, ka marrë pjesë që nga demonstratat për rrëzimin e bustit të diktatorit në Shkodër e deri në mbrojtje të votës së lirë, ku spikat pjesëmarrja e zotit Pjetër në demonstratat e 2 Prillit 1991, ku komunistët që kishin manipuluar votat vranë plot katër demonstrues (Arben Brocin, Bujar Bishanakun, Besnik Cekën e Nazmi Kryeziun) dhe plagosën dhjetëra të tjerë. E në këtë protestë zoti Pjetër për fat shpëtoi me jetë, por jo nga torturat e keqtrajtimet e policisë komuniste. Gjithsesi edhe pas kësaj Pjetri nuk u dorëzua, por rriti aktivitetin e tij pro Partisë Demokratike, duke ndihmuar në fitoren historike të marsit të vitit 1992. Pas fitores së demokratëve edhe familja e Pjetër Vukajt filloi të shijojë frutet e lirisë e demokracisë, por që mjerisht u këputën në mes nga revolucioni Bolshevik i komunistëve shqiptarë i vitit 1997. Familja Vukaj edhe në këto kohë të vështira ishte ndër të parat familje demokrate shkodrane që kërkoi të mbrojë shtetin demokratik e institucionet e tij, duke u përballur me banditët e kuq, të cilët ia mbajtën mend sapo morën pushtetin. Por edhe pas këtyre ngjarjeve, Pjetri nuk hoqi dorë nga bindjet e tij antikomuniste e deomkratike, përkundrazi këto bindje i kultivoi edhe në familjen e tij, e veçanërisht tek vajza Mirela, që ishte studente, pasoja të cilat Mirela i hoqi jo vetëm se ishte në krye të protestave të studentëve, por edhe pasi u martua me zotin Marin Kruja, ku padyshim edhe ky çift (Marin e Mirela Kruja) u detyruan të marrin udhët e kurbetit. Por Pjetri, bindjet e tij filloi t’i “injektojë” edhe tek djali i vetëm Admiri, të cilin filloi ta marrë me vete në të gjitha aktivitetet që zhvillonte P. Demokratike e rrethit Shkodër e më gjerë. Admir Vukaj u bë anëtar i PD që më 7 mars 2000, ashtu siç ishte bërë edhe babai i tij Pjetri që në fillim të vitit 1992. Këta demokratë, babë e djalë (Pjetri e Admiri) ishin ndër të parët nga Shkodra që morën pjesë në demonstratat kundër vrasjes së Azem Hajdarit më 14 shtator 1998. Madje, kur këta demkoratë ishin në Tiranë (14 shtator 1998), banditët socialistë organizojnë shkatërrimin dhe plaçkitjen e gjithë pasurisë që familja Vukaj kishte në shtëpi, por edhe pas kësaj e kërcënuan me telefonata “anonime”, se nëse ankohesh do ta pësosh me jetën tuaj e të djalit tuaj… Gjithsesi, Pjetri me djalin e tij Admirin, nuk u lëkundën nga bindjet e tyre demokratike, por kontribuan në përkrahje të atlernativave të PD në veçanti e të djathtëve në përgjithësi, pa marrë parasysh kërcënimet e vazhdueshme me telefonata anonime… Dhe vërtetë social-komunistët e mbajtën fjalën, pasi kërcënimet i bënë realitet më 11 prill 2001, kur Admir Pjetër Vukaj po kthehej nga një mbledhje e forumit rinor të PD së bashku me bashëshorten e tij të re dhe disa persona (me sa duket të SHISH-it) tentojnë ta vrasin, por falë Zotit dhe aftësive të tij drejtuese të mjetit që udhëtonte, u shpëtoi për momentin ndjekësve social-komunist. Por pa vonuar, si rezultat i pritave që kishin vendosur ndjekësit, Admiri me bashkëshorten përfundojnë me mjetin e tyre në një kanal të rrugës, duke pësuar kështu një aksident që gati u mori jetën dhe u kushtoi Admirit gjashtë javë gjendje kome, ndërsa bashkëshortes dy javë gjendje kome. Por edhe pas kësaj, kërcënimet nuk reshtën, madje në telefonatat anonime i thuhej familjes Vukaj se ky është vetëm fillimi, pasi djalin e vetëm Admirin do ta zhdukin, dhe bashkëshorten e tij të re do ta grabisin, madje pas Admirit me zemër plastë do të zhdukin Pjetrin. Në këto kushte psikologjike, kur jeta vlen më pak se asgjë në këtë dreq shteti, Admiri me bashkëshorten u detyruan të largohen nga Shqipëria për të shpëtuar jetën e tyre të re dhe familjen, që banditët në pushtet ua kërcënojnë në çdo kohë. E unë si gazetar shpreh keqardhjen e thellë shpirtërore, se si në vend të huaj mund ta shpëtosh jetën e rrezikuar nga vendi yt që me “përkëdheli” i them Atdhe. Pra dheu i atit, por i cilit atë kështu, bre… Ndue Bacaj Dërrmohen demokratët Tashti që kanë mbetur vetëm më pak se pesë muaj të zhvillimit të zgjedhjeve për pushtetin vendor, dhuna psikologjike e fizike ndaj demokratëve ka rritur gradacionin. Kudo në Shqipëri demokratët po dërrmohen. Është kjo një formë tashmë e njohur, ku struktura të lidhura me politikën e majtë përpiqen të ulin moralin e demokratëve, siç kanë bërë në vazhdimësi. Fjala vjen, demokrati Zef Gaci, i datëlindjes 26 mars 1966, familjarisht ka provuar shumë herë mbi shpinë shkopinj gome, por edhe kërcënata të drejtpërdrejta për eleminim fizik. Ai ka marrë pjesë në shumë tubime e demonstrata paqësore si opozitar, ai ka marrë pjesë edhe në komisione votimesh, ku sipas burimeve të sigurta pranë Partisë Demokratike, në zgjedhjet e 2 tetorit 2000 për pushtetin vendor, apo të 24 qershorit 2001 për pushtetin qëndror, është dhunuar nga socialistët, pasi nuk ka pranuar manipulim votash. Gjithsesi, demokrati Zef Gaci është vënë në shënjestër të komunistëve dhe më 20 dhjetor 2002 i është djegur edhe shtëpia, ku falë shansit nuk ka patur dëmtime në njerëz. Është vendi të përmendim faktin se shumë shokë të tij janë vrarë, sikundër shumë të tjerë, si edhe ky, janë detyruar ta braksitën Shqipërinë. Albert Vataj Rrezistenca anti-osmane në jug të Shqipërisë Shekujt XVIII-XIX, kanë qenë mjaft të “nxehtë” në lëvizjen antiosmane në trevat e jugut të Arbërisë. Këto lëvizje dhe kjo rezistencë është pasuar me një represion, nga qeveria turke dhe nga forcat feudale, (kolaboracioniste). Jugu, pas vdekjes së kryeprijësit, Gjergj Kastrioti, dhe rënies së njëpasnjëshme të kështjellave arbërore, emigroi në një masë të konsiderueshme në Italinë e Jugut. Në qoftë se vëllezërit jugorë preferuan më mirë mërgimin se sa pushtuesin mbi kokë Veriu preferoi t’u ngjitej maleve duke ruajtur në gjoksin e bjeshkëve krenarinë arbërore bashkë me fenë kristiane 1500 vjeçare. Në jug, duke qenë se klasa feudale u kthye në anën e pushtuesit (dhe kjo kryesisht për të ruajtur pronat dhe për të përfituar privilegje të reja), ata mbetën si të përkëdhelurit e Perandorisë Osmane, duke marrë tituj e grada. Por, populli i thjeshtë asnjëherë nuk u pajtua me pushtuesin, por herë pas here u organizua në kryengritje të armatosura. Jugorët shquhen për patriotizëm ashtu si edhe veriu arbër. Luftrat e zhvilluara në jug kanë qenë gjithmonë të orientuara dhe jo spontane, ato drejtoheshin nga udhëheqës popullorë dhe njerëz me sens të theksuar patriotik. Ata, duke shpalosur flamurin arbër të Kastriotit, suleshin mbi hordhitë aziatike, duke skuqur me gjakun e kulluar çdo pëllëmbë të tokës-mëmë. Kështu, çdo ditë shkruanin faqe lavdie në historinë e Arbërit. Po të vërejmë me kujdes, do të shohim se latifondistët e mëdhenj i kemi në Jug dhe në Shqipërinë e Mesme. Joshja nga ana e pushtuesve e këtij kontingjenti mercenarësh bëhej në shumë mënyra, që nga gradat e titujt e deri tek krushqitë, duke na përçudnuar rracën. Ky ndikim mjaft negativ vjen deri në ditët tona dhe nëse do të vërejmë me kujdes, do të konstatojmë se një pjesë e konsiderueshme e krimeve dhe e imoralitetit (sidomos prostitucioni), “rrjedh” nga këto kontingjente me gjak të përzier. Vlen të theksojmë se pushtuesit osman sollën (nga të gjitha viset e asaj perandorie të stërmadhe) kolonë dhe ishte vetëm vitaliteti i kombit tonë me një trashëgimi tepër të lakmueshme gjenetike, që na shpëtoi nga shpërbërja. Mashtrimi osman ishte tepër i sofistikuar, ata përdorën në të njëjtën kohë dhunën dhe mashtrimin, këtë të fundit si stimul për ata të cilët u islamizuan duke marrë privilegje në kurriz të të “pabindurve”. Një veprim i tillë padyshim do të krijonte konflikte dhe këto do të reflektoheshin edhe në lëvizjen e pakontrolluar demografike gjatë ndërrimit të sistemeve (1990-1992). Perandoria osmane stimulonte shërbëtorët e saj renegatë me pronat e bujarëve arbër. Kjo ndarje e padrejtë ose grabitje edhe sot i paraqet simptomat e saj negative. Nuk është rastësi kur pinjollët e latifondistëve “tundin” tapitë që ju pati dhënë “baba” sulltani si shpërblim për tradhëtinë ndaj Arbërit, kur dihet mirëfilli se turku nuk solli asnjë grusht dhe nga Anadolli. Lëvizjet demografike të dekadës së fundit të shekullit XX, (siç e thamë më lart), aty e kanë burimin dhe nuk mund t’i “faturohen” të gjitha të këqiat “Reformës Agrare”. Janë pikërisht pinjollët e latifondistëve ata që vazhdojnë të na i “tundin” tapitë e pronave që ju pati dhuruar Porta e Lartë dhe “baba” sulltani për shërbimet që i patën bërë Turqisë. Por edhe ata e dijnë mirë se ato prona ishin të Arbërit dhe se turku nuk pati sjellë as dhe një “grusht dhe” nga Anadolli. T’i kthehemi temës së shkrimit. Gjatë shekujve XVIII-XIX, në jug të Arbërisë filluan kryengritjet masive dhe rezistenca anti-osmane mori përmasa të mëdha. Suliotët dhe himariotët (të shquar në histori për sens të theksuar patriotik) u bënë pararojë në këtë rezistencë të lavdishme, me sakrificat e tyre të panumërta. Qëndresa dhe stoicizmi i tyre i dhanë lavdi trevës së jugut, duke marrë përmasat e legjendës. Paraprijnë në këto kryengritje Marko Boçari, Zylyftar Poda e Foto Zhavella, të cilët me një trimëri të pashembullt përballonin në çdo kohë stuhitë e baticës aziatike. Gjaku fisnik i arbërit lante çdo pëllëmbë të tokës arbërore dhe skuqte faqet e lavdishme të historisë duke evokuar trimëritë e Prijësit Legjendar – Gjergj Kastrioti. Ata, në të njëjtën kohë duhej të luftonin edhe kundër kusarit renegat, Ali Pashë Tepelenës, i cili për llogari të padronëve osmanë dhe “baba” sulltanit, sakrifikonte vajzat dhe gratë suliote, të cilat bashkë me foshnjet e tyre (shtrënguar në gjoks), hidheshin nga shkëmbinjtë në humnera për t’i shpëtuar shnderimit aziatik, duke na kujtuar kështu lavdinë dhe krenarinë e grave dhe vajzave spartane. Është folur dhe shkruar shumë për besën turke ndaj shqiptarëve, nga nostalgjikët e natës së errët osmane. Ndaj menduam të ilustrojmë këtë shkrim me një shembull sa sinjifikativ aq dhe tipik të kësaj “bese” dhe ndaj të gjithë atyre të cilët osmanët i quajnë “vëllezër gjaku”: “Serasqeri i Rumelisë, Mehmed Reshid Pasha, për të zhdukur gjurmët e lëvizjes anti-osmane në jug, organizoi një masakër çnjerëzore më dt. 30 korrik 1830. Ai thirri në Manastir krerët e toskërisë, gjoja për t’ju dhënë rrogat e prapambetura nga lufta greke, ose për t’i nderuar me nishana për shërbimet që i kishin sjellë baba sulltanit. Në çastin kur po zhvilloheshin ceremonitë ushtarake, një batare pushkësh shtriu përdhe 500 burra nga të ftuarit. Kokat e tyre i dërguan në stamboll si një fitore e armëve turke”. Dhe (natyrshëm) na lind pyetja, vallë i ka njohur këto fakte Sami bej Frashëri kur me mburrje dhe krenari na flet për besën turke?!… Për të vërtetuar të kundërtën e këtij citimi do të kërkojmë ndihmën e vargjeve të artistit të madh shkodran, ku citon: “Trembë prej kthetrave t’sulltanit / që kish’ forcën e shejtanit / Iku zoja prej vatanit / e u strehue n’Kishë t’Gjenacanit / Edhe ne të socializmit / djegë e pjekë prej komunizmit / Pesëdhjetë vjet veç lotë e vajë / ndoqëm fillë rrugën e saj”. Besoj se nuk mund të gjendet ndonjë argument më bindës për të vërtetuar katërcipërisht ngjashmërinë mes sundimit osman dhe vetësundimit komunist. “Eksodi i arbëreshëve gjatë shekullit XV e në vazhdim, me atë të dymbëdhjetë viteve të fundit, ngjasojnë si dy pika uji”. (M.B.) Nuk do të ishim marrë me këtë të shkuar të hidhur, por anti-historia, të cilën duan t’na e servirin disa politikanë dhe diplomatë të dështuar, na shtyn t’i kthehemi të shkuarës, që ajo të mos përsëritet. Do t’ju servirim edhe një “sekuencë” tjetër, sa për kulturë: Nga fundi i gushtit 1908, u kap dhe u fut në burg i riu shqiptar Dervish Hima, mbasi kishte mbështetur publikisht autonominë shqiptare. I thirrur në gjyq për të mohuar opinionet e tij patriotike, veçanërisht për sa kishte thënë dhe shkruar me urrejtje kundër emrit Turk, refuzoi dhe duke folur, shtoi se, po qe se do të kishin mundur të citonin qoftë edhe një qytet në botë ku emri Turk është i respektuar, ai do të kishte marrë mbrapa atë që kishte pasë thënë. Më vonë u dërgua nga rruga Gjakovë-Prizren, në Selanik për t’u gjykuar prej komitetit Xhonturk. Vlen t’i kujtojmë lexuesit një episod kontradiktor të Sami Frashërit, shkruar në të njëjtën vepër dhe pikërisht në veprën I, ku thuhet: (në variantin e parë); veriu shqiptar, si muslimanët ashtu edhe katolikët u bashkuan për krah Perandorisë Osmane në luftë kundër Austrisë, (pas lidhjes së Prizrenit). Në të njëjtën vepër, dhe pikërisht në faqen 216 të saj, kemi një thënie krejtësisht kontradiktore: “Ndërkaq pomblidhen pesëmijë lira që i takojnë Shkodrës të japë si kontribut në kuadrin e ndihmës ushtarake, për mbledhjen e së cilës ka marrë vendim Lidhja. Muslimanët janë duke bërë përpjekje që të futin në lidhje dhe malësorët katolikë, vetëm se, sa përshtypje të keqe bëri te muslimanët rënia e Sarajevës, në duar të austriakëve, aq i gëzoi katolikët kjo. Prandaj ndjenjat janë pak si të kundërta. cit: Sami Frashëri, V. I, fq. 216, Tiranë 1988. Interpretimi kontradiktor i Samiut në të njëjtën vepër, mendoj se duhet parë në dy këndvështrime; në atë politik (varianti i parë), ku don të kënaqë Portën e Lartë. Ndërsa varianti i dytë duhet parë në këndvështrimin historik (dhe që është real). Pra dhe vetë Samiu duhet parë nëse, më shumë ishte pro turk apo pro shqiptar? Me shumë simpati shprehet Samiu në konkluzionet e tij kur është fjala për qëndresën e popullit të Bosnjës e Hercegovinës, kundër pushtimit austriak. Me sa mund të konstatojmë, Sami Frashëri, pushtimin osman të të gjithë Ballkanit dhe bashkë me të edhe të atdheut të tij e quan të ligjshëm!… Po të ishte ndryshe, ai nuk kishte përse të shqetësohej aq shumë për boshnjakët, kur dihet mirëfilli se ata janë kombësi sllave. Kjo tregon se kombe të lira quante vetëm ato që ishin nën sundimin e Perandorisë Osmane dhe të besimit musliman. Një “solidaritet” të tillë e kemi parë edhe në luftën e Bosnjës. Preokupimi i shtetit tonë i kalonte “kufinjtë” e një solidariteti “internacional”! Cilido citues i zellshëm dhe me sens patriotik do të mund të konstatojë se Sami Frashëri bënte politikë pro turke dhe thellësisht anti-Perëndimore. “Antipatia e tij për Perandorinë (dualiste) Austro-Hungareze dhe simpatia për pushtuesit osmano-aziatikë, është sinjifikativi i këtij mendimi” (M.B.). Për rolin e madh të Austrisë dhe për kontributin e qeverisë austriake në mbrojtjen e Shqipërisë, janë prononcuar dy nga figurat më të shquara të kombit tonë: Fan. S. Noli: “Diplomatët austriakë janë njerëz të veprave dhe jo të fjalëve. Më 1912 Austria shtrëngon Europën të krijojë shtetin shqiptar, duke mobilizuar ushtrinë e saj, pastaj më 1913 shtrëngon Malin e Zi e Serbinë ti zbrazin tokat shqiptare që kishin pushtuar, me dy ultimatume; tani me armë në dorë e ngre në këmbë Shqipërinë e shembur e të përmbysur e i jep flamurin e saj dhe me punë i del kalorësisht si mbrojtëse. Këto të gjitha na japin shpresën se Austria s’e ka ndryshuar politikën e saj ndaj Shqipërisë dhe që do t’na i mbrojë të drejtat në Konferencën e Paqes, si në Konferencën e Londrës. Shqiptarët i janë thellësisht mirënjohës Guvernës Austriake për mirëdashjen që u tregon, për mbrojtjen që u jep dhe për flamurin që ua nderon.” Ref: Noli, V. 2, fq. 449. Faik Konica: “Nëse ekziston një komb me emrin Shqipëri (Albani), kjo është meritë e një Mbretërie të Madhe. Dhe të gjithë e dimë se kjo Mbretëri është Austria”. Të dy këta kolosë të mendimit filozofik, me sens dhe prirje të mirëfillta perëndimore, na vijnë si dy “kometa” në qiellin e kulturës shqiptare, duke na treguar se cilët janë aleatët tanë të natyrshëm dhe se cili duhet të jetë orientimi i politikës shqiptare. Sensi patriotik i Fan Nolit qe gjithmonë në “rezonancë” me Gurakuqin dhe Fishtën. Kështu, lidhen mendimet përparimtare të Jugut e të Veriut drejt Europës së qytetëruar, drejt zhvillimit dhe progresit. Në udhën e këtyre korifejve duhet të drejtohet politika e jonë e jashtme. Me sa duket ky objektiv po realizohet me mjaft sukses nga shteti dhe qeveria shqiptare dhe për këtë kanë meritë edhe forcat politike opozitare, të cilat më në fund e kanë kuptuar se zëri i fuqishëm i rinisë studentore “E duam Shqipërinë si të gjithë Europën”, më në fund i ka hapur “veshët e shurdhër”. Me sa duket një “bombol” e re oksigjeni ka ardhur dhe urojmë që nga ky “oksigjen” të marrin të gjithë shqiptarët, duke dalë njëherë e përgjithmonë nga gjendja “reanimatore”. Urojmë që dielli i nxehtë i kësaj vere të parakohëshme, të ndriçojë çdo mendje dhe të ngrohë çdo zemër. Mark Bregu Lëtër një fëmije që kurrë s’u lind (vijim) Nga Oriana Fallaci Fajin e ka plogështia Dhjetë javë. Po rritesh me një shpejtësi që të lë pa gojë. Pesëmbëdhjetë ditë më parë s’ishe as tre centimetra dhe peshoje katër gramë. Tani je gjashtë centimetra dhe peshon tetë gramë. Je i tëri dhe i bëri. Nga peshku të ka mbetur vetëm fakti që fut dhe nxjerr ujë nëpërmjet mushkërive. Skeleti yt prej njeriu tashmë përbëhet nga eshtra, që u kanë zënë vendin kërceve. Brinjët po ngjiten njëra me tjetrën në skaje, thua se i tërë trupi po të kopsitet përpara si një pallto. Ndërsa veza jote, ndonëse ti pluskon, po bëhet gjithnjë e më e ngushtë për ty. Nuk do të vonojë dhe do të të duket e parehatshme. Do të lëvizësh, do të shtriqesh, krahët dhe këmbët do të kryejnë lëvizjet e para. Një të rënë me bërryl këtu, një të rënë me gju aty. Këtë po pres. Goditja e parë do të jetë një shenjë, një pohim. Kështu bëra unë, ta kam thënë, kështu i kërkova sime ëme të mos e pinte më barin. Dhe ajo e flaku tej. Është një pritje në përpjestim të zhdrejtë me rritjen tënde: sa më e ngadaltë njëra, aq më e shpejtë tjetra: më ndërmend ushtrinë mike që nuk mbërrinte kurrë. Gjithë fajin e ka plogështia. Dy javë pa lëvizur, në shtrat, janë shumë. Si ia bëjnë gratë që rrijnë edhe shtatë, tetë muaj? Gra janë, apo larva? E vetmja pikë ku bie njëmendjeje është se shtrati më bën mirë. M’u fashitën dhembjet, therjet përfund barkut. Nuk më vjen më për të vjellë, këmba nuk është më e fryrë. Por seç kam një lloj sfilitjeje, një siklet që i ngjan angështisë. Nga më vjen, thua? Ndoshta nga plogështia, nga mërzia. Nuk e njihja plogështinë, s’dija ç’ishte mërzia. Mezi ç’pres të kalojnë dy ditët e fundit, po bëhem gati t’i përballoj si të ishin dy vjet! Sot në mëngjes bëra fjalë me ty. Të mbeti gjë hatri? Nuk e di ç’më zuri. Të thashë se edhe unë kisha të drejtat e mia, se nuk i lejoj askujt t’i harrojë, as edhe ty. Të bërtita se më kish ardhur në majë të hundës, se nuk duroja më. Më dëgjon? Qysh kur di që ke mbyllur sytë kam përshtypjen se i shpërfilll ato që të them, se përkundesh në një farë pavetëdije. Zgjohu, hë. Nuk do? Atëherë eja këtu, ndanë meje. Mbështete kokën mbi këtë jastëk, aaashtu. Le të flemë bashkë, të përqafuar. Unë dhe ti, unë dhe ti… Në shtratin tonë nuk do të hyjë kurrë tjetërkush. Koncepti mbi të drejtën e të padrejtën Erdhi. Nuk ma merrte mendja se do të vinte ndonjëherë. Ishte mbrëmje, çelësi lëvizi në bravë dhe mendova se mund të ishte mikja ime. Zakonisht është ajo që ngjitet e vjen të më takojë para darke. Njëmend unë i thirra “ç’kemi”, e sigurtë që do të vërshonte pas pak në dhomë me pakon në dorë dhe duke iu marrë fryma: më-fal-jam-me-ngut-të-kam-sjellë-pak-mish-të-ftohtë-dhe-ca-fruta-shihemi-nesër. Porse ishte ai. Duhet të ketë ecur majë gishtave: u ktheva, dhe ja ku më rri, me fytyrën shtrënguar dhe një tufë lulesh në dorë. E para gjë që ndjeva ishte një kafshim në bark. Jo ajo therja e zakonshme: një kafshim. Thua se ti u trembe kur e pe dhe u kapq me doçkat e mbledhura grusht për t’u strukur në rropullitë e mia, për t’u fshehur. Pastaj m’u mor fryma dhe më përshkoi një dallgë akulli. E ndjeve edhe ti? Të dhembi? Rrinte aty sus, me fytyrë shtrënguar dhe me ato lule në dorë. E urreva fytyrën e tij dhe lulet e tij. Pse të fanitej ashtu papandehur, si hajdut? Nuk e di ai që grave me barrë u duhet shmangur çdo lloj tronditjeje? E pyeta: “Ç’do?” Mbështeti lulet mbi shtrat, pa hapur gojë. I hoqa menjëherë duke i thënë se lulet mbi shtrat sjellin ters, lulet mbi shtrat u vihen të vdekurve. Dhe i vura mbi tryezë. Ishin lule të verdha, vë bast i kish blerë në çastin e fundit, sa për sy e faqe. Ai nuk bëri zë e as lëvizi: një hije e lartë dhe e errët që përplasej në bardhësinë e murit. Porse nuk më shihte mua. Shihte fotografinë tënde në mur: atë që të tregon dymuajsh, të zmadhuar dyzet herë. Të thoje se nuk arrinte të t’i shkulte dot sytë, e sa më shumë të shihte aq më shumë i rrasej koka në shpatulla. Sëfundi mbuloi fytyrën me duar dhe ia shkrepi të qarit. Në fillim ngadalë, pa bërë zë. Pastaj më fort. U ul edhe në shtrat për të qarë më mirë, dhe në çdo dënesje të tijën shtrati lëkundej. Unë atëherë i thashë: “Po më tund shtratin. Lëkundjet e shqetësojnë.” Dhe ai hoqi duart nga fytyra, u fshi me shami, e vajti e u ul në një karrige. Tek ajo poshtë fotografisë sate. Ishte e çuditshme t’ju shihje njëri ndanë tjetrit. Ti me bebëzat e palëvizura, të mistershme, ai me bebëzat që i dridheshin, pa të fshehta. Pastaj shkyçi buzët dhe tha: “Është edhe i imi.” Më hipën xhindet. Kërceva përpjetë e i bërtita me sa kisha në kokë se ti nuk ishe, as i imi, e as i tiji: ishe i vetes sate. I ulërita se e urreja këtë retorikë melodrame, këto fjalë qullashe e qaramane, se duhet të rrija e qetë, ma kishte urdhëruar mjeku: pse kishte ardhur, çfarë donte? Të të vriste pa abort, për të kursyer ca para? Përplasa edhe tufën me lule mbi tryezë: tri, katër herë, deri sa u bënë fërtele. Kur rashë sërish mbi jastëk isha aq e djersitur, sa pizhamet më ngjisnin pas trupit, dhe dhembja në bark ishte bërë e padurueshme. Kurse ai nuk lëvizi. Uli kokën dhe pëshpëriti: “Sa e ashpër që je, sa e keqe që bëhesh ndonjëherë!” Pastaj nisi të më mbajë konferencë, se unë gaboja, se ti ishe i imi dhe i tiji, se e kishte menduar thellë, kishte vuajtur shumë, se po bëheshin dy muaj që hante veten me dhëmbë për ty, se mësëfundi e kishte kuptuar sa fisnike dhe e drejtë ishte zgjidhja ime, se një bir nuk mund të hidhet kurrë pasi biri-është-bir-dhe-jo-send. E të tjera trapllëqe. S’durova më dhe e ndërpreva: “Se mos e mban ti brenda në trup, nuk e mban ti në bark për nëntë muaj të tërë”. Dhe ai mbeti gojëhapur, i habitur: “Kujtoja se ti e doje, se e bëje me dëshirë”. Atëherë ndodhi diçka që nuk e kuptoj: ia shkrepa unë të qarit. Nuk kisha qarë kurrë, ta dish, dhe nuk doja të qaja: sepse më përulte, sepse më shëmtonte. Por, sa më shumë i mbaja lotët, aq më shumë ata gurgullonin: thua se diçka ishte prishur. Bëra të ndez një cigare. Lotët lagën edhe cigaren. E kështu, yt atë e la karrigen, bëri drejt meje, më përkëdheli kokën. Druajtshëm. Pataj murmuriti “Të të bëj një kafe?” dhe shkoi në kuzhinë të bënte kafen. Kur u kthye, e kisha mbledhur veten. Ai jo. E mbante filxhani si të qe ndonjë gur i çmuar, e tepronte me përkujdesje. Piva kafenë. Prita të çohej e të ikte. Nuk iku. Më pyeti çfarë doja të haja. E kështu u kujtova se mikja ime nuk kishte ardhur, kuptova që e kisha peshqesh prej saj: e kishte dërguar ajo. Dhe gjithë inati kaloi mbi të, mbi të gjithë ata që besojnë se të ndihmojnë me ligjet e folesë së milingonave. Koncepti i tyre arbitrar mbi të drejtën dhe të padrejtën. Maria, Jezu, Jozef! Ç’do Jozefi? Mirë e bukur është Maria vetëm me të birin. E vetmja gjë e pranueshme e legjendës qëndron pikërisht në atë marrëdhënie dyshe: gënjeshtra e mrekullueshme e një veze që pllenohet vetiu. Nga na mbiu ky Jozefi aty në mes? Ç’bën, kujt i duhet? Tërheq gomarin që nuk don të ecë? Pret kërthizën dhe kujdeset që placenta të dalë e tëra? Apo rri sa për t’i shpëtuar faqen një çupërline që ka mbetur me barrë pa pasur burrë? Apo ndoshta i rri nga mbrapa si shërbëtor që ajo ta falë pse ai i kërkoi të dështonte. E shihja tek mblidhte kokat e prera të luleve, i përkulur mbi dysheme, e nuk ndieja as edhe një grimë miqësie. Me hyrjen e tij ishte shkallmuar një drejtpeshim. Qe thyer një simetri, qe turbulluar një bashkëqenësi: ajo midis meje dhe teje. Kishte hyrë një i huaj, merr vesh? Ishte vënë përmidis njësos si orendi së cilës nuk ia ke nevojën. Madje të zë dhomën, të heq dritën, të vjedh ajrin, të pengon të ecësh. Ndoshta, po të kishte ndenjur me ne që nga fillimi, tashmë prania e tij do të na dukej normale dhe madje e nevojshme: nuk do të kishte rrugë tjetër për t’u përgatitur për ardhjen tënde. Por të të vijë kështu papritur e pakujtuar, me pafytyrësinë e një të panjohuri që vjen e të ulet në një tryezë ku, as e ke ftuar, as i ke lënë të kuptosh se do ta ftosh, ishte gati fyese. Do të doja t’i thoja: “Ik që këtu, të lutem. Nuk kemi nevojë as për ty, as për Jozefin, as për Zotin Perëndi. S’kemi nevojë për at, s’kemi nevojë për burrë, ti je i tepërt.” Por nuk mundja. Ndoshta më mbante droja e njeriut që nuk di të përzërë atë që të ulet në tryezë pa të marrë leje. Ndoshta më mbante një mëshirë që dalëngadalë po bëhej keqardhje. T’i lëmë dobësitë e tij, ta lëmë burracakërinë e tij, kushedi sa ka vuajtur, edhe ai. Kushedi sa i ka kushtuar të heshtë, të detyrohet të vijë me një tufë të shëmtuar lulesh. Njeriu nuk ngjizet vetiu, pikla e dritës që kishte shpuar vezën ishte e tij, gjysma e bërthamës nga ku kishte zënë fill trupi yt ishte e tija. Dhe fakti që unë e harroja ishte çmimi që paguanim për të vetmin ligj që askush nuk e pranon: një burrë e një grua takohen, pëlqehen, dëshirohen, ndoshta dashurohen, dhe pas njëfarë kohe nuk duhen më, nuk pëlqehen më, ndoshta mendojnë se do të kish qenë më mirë të mos ishin takuar kurrë. E gjeta atë që kërkoja, vogëlush: midis një burri dhe një gruaje, ajo çfarë quajmë dashuri është vetëm një stinë. E, nëse në lulëzim kjo stinë është një festë gjelbërimi, në vyshkje është thjesht një grumbull gjethes të kalbura. E lashë të më gatiste darkën. E lashë të hapte atë shishe absurde shampanje. (Ku e kishte fshehur, kur hyri?) E lashë të bënte një banjë. (Fishkëllente, në banjë, sikur tani çdo gjë të ishte kthyer në vendin e duhur.) Dhe e lejova të flinte këtu, në shtratin tonë. Por, sapo u largua sot në mëngjes, ndjeva një lloj turpi. Dhe tani më duket sikur nuk kam mbajtur një zotim, sikur të kam tradhtuar. Dashtë zoti nuk kthehet kurrë më. Ngjyra blu, e meshkujve? Të ecësh në rrugë pas kaq e kaq ditësh në shtrat. Të ndiesh erën në fytyrë, diellin në sy, të shohësh njerëzit e tjerë që shëtisin, të marrësh pjesë në jetë! Sikur studioja e mjekut të mos kishte qenë larg, do të kisha vajtur më këmbë: duke kënduar. Me gjysmë zemre e ndala atë taksi. Shoferi ishte një copë hajvani. Pinte një puro të njomë që më bënte për të vjellë, e ngiste makinën duke më bombarduar me frenime të forta e të kota. Pas ndoca metrash ndjeva një të therur dhe hareja u mbyt në nervozizmin e zakonshëm. Në studion e mjekut mbanin radhë disa gra me barkun te goja. Kur sekretaria më tha të prisja, u acarova. Nuk më pëlqente të zija siranë e grave me barkun te goja: nuk kisha asgjë të përbashkët me to. As edhe barkun. Kam pak fare bark, duket e nuk duket. Më në fund hyra, u zhvesha, u shtriva mbi shtratin e vizitave. Mjeku të torturoi me gisht, duke shtypur, duke rrëmuar, pastaj zhveshi dorashkën prej gome dhe me një zë të akullt më pyeti: “Doni ta mbani vërtet këtë fëmijë?” Nuk u zura besë veshëve. “Natyrisht. Pse?” iu përgjigja. “Sepse mjaft gra thonë se duan, por pastaj, pa vetëdije, nuk e duan aspak. Ndoshta pakuptuar, bëjnë çmos që ai të mos lindet.” Mbeta e fyer. Nuk kisha vajtur aty për t’i bërë gjyqin vendosmërisë sime dhe as për t’iu shtruar muhabetesh psikanalize, i thashë, kisha vajtur për të marrë vesh si je ti. Ndërroi ton, u shpjegua me njerëzi. Kishte disa gjëra që nuk i kuptonte në këtë barrë. Sipas tij veza ishte në vendin e duhur, në folenë normale. Sipas tij rritja e fetusit zhvillohej mirë, në mënyrë të rregullt. E megjithatë diçka nuk shkonte. Për shembull mitra ishte shumë e ndjeshme, kontraktohej me lehtësi të tepruar: kjo të bënte të dyshoje se gjaku nuk e përshkonte placentën si duhej. Kisha ndjekur këshillat e tij për regjim shtrati? U përgjigja po. Nuk kisha pirë alkool, kisha për më pak cigare, siç më kish porositur? U përgjigja po. Nuk kisha kryer sforcime të tepërta? U përgjigja jo. Kisha kryer mardhënie seksuale. Sërish u përgjigja jo dhe ishte e vërtetë, ta dish, nuk e lashë të më afrohej mbrëmë, ndonëse ai përsëriste se po tregohesha mizore. Atëherë mjeku mbeti ndërdyshur. “Ke patur shqetësime?” Iu përgjigja po. “Ke kaluar ndonjë tronditje shpirtërore, për shembull, ndonjë brengë a hidhërim?” Iu përgjigja po. M’i nguli sytë pa më pyetur ç’lloj tronditjeje a brenge mund të kisha kaluar, e pastaj më shtroi pikëpamjet e tij. Nganjëherë shqetësimet, meraku, tronditjet, janë më të rrezikshme se lodhjet fizike, ngaqë shkaktojnë tkurrje, ndrydhje të mitrës, dhe kërcënojnë seriozisht jetën e embrionit, apo të fetusit. Duhet ta mbaja vath në vesh se mitra është vazhdimisht në lidhje me hipofizën, se truri u përçon menjëherë çdo ngacmim organeve gjinore. Një befasi e fuqishme, një dhembje, një zemërim, mund të shkaktojnë shkëputje të pjesëshme të vezës. Qoftë edhe një nervozizëm i vazhdueshëm, një gjendje e përhershme angështie. Shumë-shumë, pa dashur të kapërcente sinorët e botës fantastiko-shkencore apo fantastiko-psikologjike, mjeku na tha se mund të bëhej fjalë për një vendim vrastar. Pavetëdijshëm, merret vesh, dhe për këtë duhej kryekëput ta detyroja veten të rrija e qetë. Duhej rreptësisht t’i shmangesha çdo lloj emocioni, çdo mendimi të zi. Qetësi, urtësi, këto ishin parullat. Doktor, i thashë, është njësoj si të më kërkonit të ndërroja ngjyrën e syve: si t’ia bëj të qetësohem kur natyra ime nuk është e tillë. Më mati sërish nga lart-poshtë, i ftohtë akull: “Kjo është puna juaj. Bëni si bëni. Shëndoshuni!” Pastaj më shkroi ca receta kundër spazmave e të tjerë barna. Po qe se më kullonte ndonjë pikë gjak, ta mbaja frymën tek ai. Më ka zënë frika. Dhe jam nxehur me ty. Ç’kujton ti se jam unë, ndonjë kavanoz për të ruajtur gjërat? Jam grua, për atë Zot, jam njeri. Nuk mund ta zhvidhos trurin e t’ia ndaloj të mendojë. Nuk mund t’i asgjësoj ndjenjat e mia apo t’ia ndaloj të shfaqen. Nuk mund ta ndrydh një zemërim, një gëzim, një dhembje. Kam reagimet e mia, i kam që ç’ke me të, kam habitë e mia, trishtimet e mia. Edhe po të mundja, nuk dua të katandisem në gjendjen e një bimori a të një makine fiziologjike që shërben vetëm për të riprodhuar dhe aq! Sa shumë më kërkon, vogëlush. Së pari mëton të më vësh nën kontroll trupin e t’i heqësh të drejtën më fillestare: lëvizjen. Pastaj arrin deri aty sa të mëtosh të më vësh nën kontroll mendjen dhe zemrën, duke i atrofizuar, duke i asgjësuar, duke u grabitur aftësinë për të ndjerë, për të menduar, për të jetuar! Nuk lë të qetë deri edhe pavetëdijen time! I ke kaluar caqet, është e papranueshme kjo që po bën. Po deshe që të rrijmë bashkë, vogëlush, duhet të biem në ujdi. Ja. Po të bëj një lëshim: po shëndoshem, po të fal trupin tim. Porse mendjen jo, të lutem shumë. Reagimet e mia jo, të lutem shumë. Ato i mbaj për vete. Dhe meqë të dhashë trupin, pretendoj një shpërblim: kënaqësitë e mia të vockla. Tani unë po kthej një gotë uiski, e po pi një paketë të tërë me cigare, një e nga një, e po ia nis të punoj, të jetoj si njeri dhe jo si kavanoz, e po qaj e po qaj e po qaj sa të ma dojë qejfi pa e çarë kokën në të bëka keq apo jo. Sepse ma ke sjellë shpirtin në majë të hundës! Më fal. Duhet të kem qenë e pirë, e dalë mendsh. Pa shiko sa bishta cigaresh, shihe dhe këtë shami. Ende qull. Ç’mllef hajvan, ç’skenë e neveritshme. Egoiste. Si je vogëlush? Më mirë se unë, ma do zemra. Unë jam e këputur. Jam aq e lodhur sa dua t’i bëj ballë kësaj gjendjeje edhe gjashtë muaj, sa të të lind ty, e pastaj të vdes. Ti do të më zije vendin në këtë botë dhe unë do të çlodhesha. Nuk do të ishte dhe aq herët: më duket sikur tashmë e kam parë gjithë ç’qe për t’u parë, tashmë e kam kuptuar gjithë ç’qe për t’u kuptuar. E megjithatë, kur të kesh dalë nga trupi im, nuk do të kesh më nevojë për mua. Cilado grua e aftë të të dojë do të të bëhej nënë e mrekullueshme: kushtrimi i gjakut nuk ekziston, është një trillim. Nëna nuk është ajo që të mban në bark, është ajo që të rrit. Ose ai që të rrit. Mund të të bëja dhuartë tek yt atë. Yt atë u kthye para pak dhe më solli një trëndafil blu. Më tha se ngjyra blu është ngjyra e meshkujve. Na merret edhe me ngjyrat tani. Do sheshit që ti të jesh mashkull: të lindesh mashkull, sipas tij, është meritë madhore, shenjë epërsie. I gjori ai. Nuk ka faj, jo, edhe atij i kanë treguar se Zoti është një plak me mjekër të bardhë, se Maria ishte një klloçkë, se pa Jozefin nuk do kish gjetur as edhe një stallë, se zjarrin e ka ndezur një burrë me emrin Promete. Nuk e përbuz për këtë. Megjithatë them se nuk kam, se nuk kemi nevojë për të. As për trëndafilin e tij blu. E urdhërova të ikë, të na lerë të qetë. Iu morën këmbët si t’i kishin rënë me dru pas kokës, bëri drejt derës, doli pa bërë as gëk, as mëk. Pas pak do të çohemi edhe ne: t’i përvishemi punës! Komendatori më kujtoi zemërgjerësinë e tij, porse shtoi se zotimet duhen respektuar: gruaja me barrë mund ta lërë punën vetëm pasi është bërë gjashtëmuajshe. Më kujtoi edhe udhëtimin: duke kërcënuar me mirësjellje të shtirur se mund t’ia ngarkonte atë detyrë një mashkulli, pasi meshkujve-nuk-u-ndodhin-ca-gjëra. Mezi e mbajta veten që nuk iu hodha sipër dhe ndërrova bisedë. Dhjetë ditët e ardhshme do të jenë të rënda, duhet të fitoj së rishti kohën e humbur. Por, të them të vërtetën, mendimi se do të filloj të merrem me punët e mia sikur më shkund nga kjo topitje, nga ky dorëzim që më sjell në ëndrra vdekjen. Mirë që ka hyrë edhe dimri: nën pallto barku i fryrë nuk dallohet. Dhe, që tani e tutje, do të rritet shumë. Sot për shembull është më i fryrë. Fustani më rri i ngushtë. Katërmbëdhjetëjavësh, a e di sa i gjatë je katërmbëdhjetëjavësh? Të paktën dhjetë centimetra. Deri edhe placenta, tanimë tepër e vogël për të mbështjellë qeskën amniotike, po tërhiqet mënjanë. Dhe ti po më pushton pa mëshirë. Përktheu: Aurel Plasari Mëria-mnia një fjalë e lashtë e fondit tonë gadishullor. “Këndo, hyjneshë, mërinë e Akil Pelidit, që shumë hidhërime e kobe akejve u solli, dhe para kohe në skëterrë gremisi… (Iliada, hapja, I, 1-3) Akili ishte trim i rrëbyeshëm (sepse ishte edhe “i pavdekshëm”), jo shumë i mençur dhe shquhej se e mbante shumë mërinë. Ai e vrau Hektorin, në një duel të pabarabartë ku i dihej edhe përfundimi, por trimëria dhe ndershmëria e Hektorit fituan në kohë. “Këndomë, o zanë, të urtin burrë që u end për sa vjet poshtë e lart pa plang, shtëpi… (Odiseja, hapja, I,1 -2) Odiseja nuk shquhej shumë si trim, ishte i qetë, shquhej për mençuri, urtësi dhe sidomos për dinakëri, por kombinimet urtësi-mençuri-dinakëri, nuk lavdërohen kur janë qëllimkëqia. Një gjuhëtar dalloi se kjo fjalë “mëria/mnia” e gr. vjetër jeton edhe sot në gjuhën tonë dhe kështu ia shtoi edhe një fjalë atij fondit të përbashkët të lashtë gadishullor, që i kishte rradhitur i shquari ballkanolog H. Mihaesku. Nuk dijmë nga këto hollësi për fjalën “mllef” dhe nëse është e ndonjë shkalle më siperiore se sa mëria, por sidoqoftë ua lëmë këtë ta gjejnë dijetarët e “Partisë Rimëkëmbja Kombëtare”. Ajo që dimë është se drejtshkrimorët nuk e u futën në gjuhën letrare trajtën toske me një shtesë “b” si “mbllef”, siç edhe te kom(b), me prejardhje arabishte, që e dalloi gjuhtari shkodran M. Logoreci. Mëria, mllefi (siç edhe dashakeqsia) dhe urtësia, arsyetimi i urtë janë veti që janë brenda në natyrën e qenies njerzore dhe të pretendosh që tia shkulësh këto, ose tia kultivosh vetëm njërën, bie fjala vetëm urtësinë (duke ia eleminuar komplet mërinë dhe konvertuar në “urtësi” 100%) në mënyrën absolute “në instancën e fundit”, kjo do të ishte e pa mundur, përveçse me prerjen e jetës… Përveç vetive e karaktereve njerzit kanë edhe shije e përceptime nga më të ndryshmet, deri edhe diametralisht të kundërta. Mua po më pëlqen të citoj Platonin, me një episod jete të “Sokratit në burg”: “Sa e çuditshme duket se është ajo gjë, të cilën njerzit e quajnë e këndëshme dhe sa ngushtë është lidhur kjo me atë që duket si e kundërta e kësaj, dmth me atë që quhet e hidhur; këto me të vërtetë nuk duan të qëndrojnë bashkë tek njeriu, e megjithkëtë po ta kërkosh e po ta gjesh njerën nga këtë, detyrohesh pothuaj të marrësh edhe tjetrën, pikërisht sikur të ishin dy gjëra të ngjitura e të bashkuara në një majë….Perendia deshi ti pajtonte këto dy gjëra që luftojnë në mes të tyre, por meqënëse nuk mundi tia arrinte qëllimit, majat e tyre i bashkoi në një; kështu që me t’u shfaqur njëra, vjen më pas tjetra”. (“Proza antike greke”, 1974, f 106) Shihet se për grekët antikë perendia Zeus i kishte lënë plot gjëra ashtu siç i kishte gjetur dhe nuk ishte i plotfuqishëm ti jepte njerëzve vetëm të mirat dhe tu eleminonte të këqiat. (Dikush thoshte se në rendin hierarkik kishte edhe një numër zotash më të mëdhenj, se vepronin edhe forca si rastësia, domosdoshmëria, fataliteti etj) Kështu ngjet pak a shumë edhe me dijen e injorancën, me frikën e trimërinë, bile shumë mendojnë se frika dhe injoranca kanë lindur më përpara se trimëria dhe dija. Një filozof u shpreh se “injoranca e shitur për dije dhe e shoqëruar edhe nga një trimëri fodulle, do ti shkaktojnë shumë të këqia botës edhe për shumë kohë”. Ka shumë të kundërta që bashkjetojnë, psh krahasoni bashkjetesën e poleve plus e minus te magneti, ngarkesave pozitive në bërthamë e negative të elektroneve dhe e kundërta te antilënda. Ndarjen e të mirës nga e keqia, as qytetërimet e lashta indiane, egjiptiane, kineze, asirobabilonase, helene dhe ato monoteiste, nuk e zgjidhën dot, sepse edhe këto bashkjetojnë dhe të këqia do të ketë edhe në të ardhmen, sado që përpiqemi ta eleminojmë të keqen. Duke përdorur një shprehje tuajën z. Topçia, nqs nuk e keni harruar, po them edhe unë: “Kështu e ka jeta”. (E kam ruajtur atë letër replikën e shkruar dhe të firmosur nga ju, ku më bënit, ku përveç faljes dhe urdhërave edhe nënkuptime penale…) Në fetë e vjetra kishte pasur edhe njerëz që ishin ngjitur në Qiell për të sjellë vetëm të mirën, por pa sukses, kishte pasur edhe njeri të ngjizur pa asnjë kontakt njerëzor si Mitra persian, (para Jezusit) që edhe ky kishte kryer një mision qiellor pa sukses. Tashti ju doni ti fshihni me tuk buke këto? Sikur të mos kishin ekzistuar? Po në ç’kohë e në ç’vend jetojmë?! Lukiani, Volteri i antikitetit, (që ju mbase nuk e lexoni se bini në gjynah) dallonte në kohën e tij edhe se “Marrëzia, ka fituar qytetarinë e nderit në tërë botën”. Pyetjes “ç’janë njerëzit”, Herakliti i lashtë i përgjigjej: “Janë zota të vdekshëm”, ndërsa pyetjes “ç’janë zotat”, i përgjigjej: “Njerëz të pavdekshëm”. (Lukiani, “Vepra të Zgjedhura”, 1979, f 317, “Shitja e jetëve në ankand”.) Tërë këto mendime si dhe shumë arritje madhështore shkencore njerëzore, sado që quhen si empirike, fillestare etj, njiheshin qysh nga antikiteti dhe na mahnisin edhe sot. Besoj se e kuptoni që këto i përkasin një kohe shumë shekuj përpara shek VI të Arabisë, kur atje, siç thotë Kurani a.s. zbritën edhe një sasi dijesh në përgjithsi dhe një sasi parathënie dijesh të ardhshme, të gatshme nga All’llahu xh.sh. Qiellor, që u kapën nga aparati trunor marrës dhe rregjistrues telepatik i njeriut tokësor Muhammedit a.s. i cili për më tepër nuk dinte as shkrim e këndim. Siç dihet, shumica e “dijeve shkencore të parathëna me fjalë të përmbledhura”, për arësye objektive e të kuptueshme nuk do të zbuloheshin nga “populli i zgjedhur”, madje u zbuluan pavarësisht Kur’anit a.s. nga shkencëtarë që as nuk e dinin se këto zbulime shkencore kishin “zbritur” më përpara me Kur’anin a.s. të myslimanëve. Në saje të shkencës moderne, janë bërë e po bëhen të kuptueshme, dhe të zbërthyeshme edhe vetë “dijet shkencore të parathëna”. Sigurisht se duhet të jesh tepër idiot a trashaman, a injorant a si ta doni quajini, po qe se kërkon të denigrosh e nënvlehtësosh edhe kontributet shkencore e kulturore të popujve arabë, në kontributin e përbashkët botëror, siç bëri psh gazetaria me famë O. Falaschi ose siç bëjnë disa të tjerë… E po kështu e ka kjo natyra e bota jonë, ka ide, ka materie e ka (në shek e XX u zbulua) edhe antimaterie. Idea e materia bashkjetojnë bashkë megjithse njerzit grinden se kush e zën vendin e parë, nga këto të dyjat dhe se kush e gjeneron tjetrën. Mirpo tash ka edhe një problem se antimateria nuk bashkjeton me materien, sepse ndodh proçesi i antihilimit, kësisoj o rradhitet vetë e para, ose ja lëshon parinë materies dhe mesin idesë e vetë shkon në vendin e tretë. Por do të thoshim se në një pikë mund të bashkohen më shumë se dy vetira, përceptime etj, po ashtu siç na ngjet në gjeometrinë relative, ku nëpër dy pika kalojnë një numër i pa fund drejtëzash, apo se dy drejtëza paralele ndërpriten etj. Kjo do të thotë se ka një numër ndërlikimesh bashkjetesash e mosbashkjetesash, sipas konditave specifike etj, etj. (Kapërcim pindarik) Nga sa duket me vendim të brendëshëm të Partisë Rimëkëmbja Kombëtare, nga kryetari Baleta, antarët e Byrosë Politike dhe nga effendilerët e tjerë të kësaj partie (që na kujtojnë ato P.M-L të Rexh Bërxhit të Anglisë, Fosko Dinuçit të Italisë, Halilit të Tufanit të Iranit e P.R.K e Aiditit të Indonezisë etj, që ua njeh mirë lëkurën ish hoxhiani M-L-I Baleta) mqs nuk e durojnë dot fjalën e mendimin e lirë dhe alternativ, mqs nuk mund të bashkjetojnë në pluralizëm mendimor, e me shkencën përparimtare ndryshe “Dijes” së tyre, kanë urdhëruar që në Shkodër duhet të shtypet mendimi i lirë, shoqëruar edhe me kërcënime penale e me pasoja të paparashikueshme, ose me masa që “kundravajtësit e ligjit (cilit?!)” duhet ti mbrojë Garda e Republikës… Por mqs “provat materiale dhe shkresore” nuk u gjykuan të mjaftueshme, dhe u pa gafa e shpërthimit histerik të mllefit fanatik e anakronik, fabrikimin për ca “justifikim të mllefit” ja ngarkuan me sa duket z. Nuh Topçia, që po nxjerr disa seriale letërsi-historie, te Rimëkëmbja nën titullin “Mllefet e Shqipërisë Etnike”, ku përzien mbarë e mbrapsht nën të njëjtin titull e kut këndvështrimi të gjita shkrimet e autorët dhe ku i rekomandon atyre pikpamjet e veta dhe të partisë R.K.SH. Unë edhe z.Topçia e kemi pasur një farë ndeshje letrare dhe për “kapërcimin pindarik” ma ka vënë një si “dobët”, vetëm për tre rreshta, megjithse pa ato tre rreshtat më kishte vlerësuar paksa më përpara me një notë mjaft të lartë… Ndodhi kështu. Në gaz. Rimëkëmbja, dt 12 Shkurt 2002, Z. Nuh Topçia, kishte shkruar një artikull, ku shprehte pikpamjet e tij për një sërë çështjesh, (ku hiqej edhe sikur e kishte një lloj autorizimi si përfaqësues i Myftinive të Lezhës dhe Shkodrës) ndër të tjera edhe për problemin se nëse kishte objekte kulturore, arkeologjike, ish kisha etj, nën objektet e kultit islam (pse jo edhe nën kishat kristiane), këto duhej të mbeteshin nën tokë e në qetësinë shekullore të harresës e të pa zbulimit, mohonte edhe detyrimin e pronësinë shtetërore për rastet madhore, fantazonte se në Shqipëri po projektoheshin kryqëzata për konvertimin dhe poshtërimin e myslimanëve etj, dhe madje hidhte edhe nënkuptime kërcënimesh me “saladinët e rinj”, nqs nuk do të veprohej sipas ideve të parashtruara nga ai. Z. Nuhi më hidhte bile edhe dorashkën për një polemikë në të gjith gjatësinë e historisë, si një biçim ndeshje kalorsiake mesjetare “fitues a humbës”, rekomandonte edhe citimet nga “autorë të besueshëm e autorë të pa besueshëm”!Z. Topçia ankohej se klerikët katolikë kishin thënë një meshë e kishin bërë një përkujtimore për heroin tonë nacional (në shek XV nuk ekzistonte termi “kombëtar” z. Nuhi, prandaj edhe mos u hidh aq përpjetë. “Heroi nacional” e quante edhe në shek XVII, Frang Bardhi.) Gjergj-Skender Beu Kastrioti dhe se nuk i kishin thirrur edhe klerikët myslimanë synij e bektashinj e ata ortodoksë, dmth të organizohej një përkujtimore e përbashkët fetare islame e kristiane, sipas idesë së Topçisë. Topçia njeh si tre fe kreyesore, në Republikën e Shqipërisë, e jo si katër apo dy, ndërsa për laikët jo fetarë, as që diskutohet, Topçia nuk hap aspak vend, janë jashtë ligjit!…Nuk them se isha në kundërshtim total me të gjitha sa shkruante autori e as dëshiroj ti hyj asaj ane, sepse personalisht nuk jam besimtar dogmatik as i kristianizmit e as i islamizmit dhe as i çdo feje mono e politeiste. Unë besoj në shkencën e pastër të njerzimit. Kjo meqënëse z. Nuhi, mësuesi në pension i letërsisë, ka pasur si dëshirë të dijë pak më shumë rreth meje, duke u interesuar poshtë e përpjetë.Një shkrim tip artikull, diskutim (“Të shpëtohen dhe të rehabilitohen monumentet e kulturës me rëndësi mbarënacionale, ballkanike e evropiane”) me një temë që kalonte tangent edhe në një linjë të tillë, unë e kisha shkruar për gaz. “Shqipëria Etnike”, por z. K. Kapinova (që ishte aso kohe në redaksinë e të dy gazetave) e kishte transferuar tek fletoria “Illyricum” dhe me këtë rast tre rreshta që kishin qenë në origjinalin tim në shënimet me një *, poshtë tek referencat, ky gjatë hedhjes nga disketa i kishte kaluar sipër me kllapa, sipas një zëri tjetër në disketë. Kështu kjo pjesë, sado që ishte me kllapa, mund të jepte përshtypjen si një pjesë integrante e tekstit. Kjo pakujdesi e Klajdit, kishte shkaktuar reagimin e z. Topçia, sepse ky edhe me pak tendencë të ekzagjeruar e interpretonte sikur i gjith ai shkrim ishte bërë si në funksion të tij. Topçia që sa duket mezi e “priste halën në përpeq a si thonë edhe sherrin në Sherihat”, i dërgoi një Replikë dy faqëshe të daktilografuar asaj redaksie, ku edhe e tejkalonte temën konkrete me leksione palestineze e moralizime të etikës etj.. Fletoria nuk kishte as vend e as dëshirë për t’ia botuar z. Topçia sëpaku një pjesë të replikës, madje edhe nga përgjigjea ime, ku i kërkonja falje vetëm për njëfarë tejkalimi të mbiemrit të tij si një figurë letrare dhe jepja edhe sqarime, zgjodhi vetëm nja 5 copë rresht pa sqarimet dhe aq. Po i citoj ato tre rreshtat me të cilët ishte irrituar, sidoqoftë pa shumë mllef aso kohe z. Topçia: “Më në veçanti z. Nuh Topçia dhe “topçinjve” që janë mbas tij i kujtojmë se për kujtimin e Saladinit legjendar të ish kryqëzatave feudale evropiane, ka respekt e gjith bota e qytetëruar, për pjesën përparimtare të tij, ndërsa për ata “Saladinët e rinj kërcënues shqiptar”, mund ti kujtojmë se “Brigata Saladin” është një brigatë terroriste palestineze”. Turp or burr të krahasohet situata e Shqipërisë së shek XXI me kohën e kryqëzatave fodulle, të egra e të fantaksura kalorsiake evropiane “për çlirimin e varrit të Jezu Krishtit” e me Palestinën. (Unë kam shkruar edhe një shkrim për kryqëzatat fodulle evropiane mesjetare e edhe për ato islamizatat, jo më pak fodulle etj.) Z. Topçia, atëhere shprehej se nuk e kishte dëgjuar ekzistencën e një brigate të tillë palestineze, që unë me shumë ndershmëri i them se e kam dëgjuar sipas televizioneve të huaja. Shpresoj tani se duhet ta ketë dëgjuar, a mbase të paktën ka dëgjuar se megjith kauzën e drejtë për një atdhe e shtet palestinez, hezbollahu i kamikazeve psh është organizatë terroriste, madje edhe ai Arafati Nobel i Paqes, nuk parapëlqehet dhe jo rrallë akuzohet edhe si terrorist. Edhe unë mendoj se edhe Izraeli përdor mjete të terrorizmit shtetëror etj, por edhe ai e ka të drejtën për shtetin e tij, apo edhe ti nuk ia jep?! Sidoqoftë mor bashkqytetar, ti mbaj mëndjen tande, as të imponoj e as mos kërko të më imponosh, pijmë nga një kafe e as i hapim fare këto muhabete, sepse politikën e madhe botërore e bëjnë të tjerët pa na pyetur as mua e as ty. Në lidhje me atë pikën konkrete të monumenteve kulturore, për kërkimet arkeologjike, të rëndësisë së veçantë vetkuptohet, nën objektet fetare kristiane e islame, unë përsëri i përmbahem mendimit që e kam shkruar se klerikët (myslimanë e kristjanë) i kanë aq mend sa të merren vesht vetë dhe me shtetin, pastaj ka edhe shtet shqiptar që i imponon edhe ata kur nuk janë sipas ligjeve (sepse ky shtet do të bëhet dikur), dhe se tek e fundit edhe për këto, s’po na pyet (në daç edhe s’na pjerdh) kush as mua e as ty. Mirëpo a nuk do të ishte mirë që ju mësuesi pensionist i letërsisë, po këto moralizime e rregulla etike, po atë fjalinë për “fjalë fyese që përbëjnë motiv penal” t’ia kishit drejtuar edhe ekipit të Rimëkëmbjes e Baletës, ku jo larg por vetëm nja dy fletë më tej se ai artikulli juaj, te f 7 e Rimëkëmbjes shkruhej: “Topi i PD-së ia bëri “BAM” në “Parlamentin e Dushkut”…Ba-Miri, “topçi pa gjyle”…”Top” e “topçinj”, “marifet” e “marifetçinj”…dhe Laço Partia është bijëz e ..” Rimëkëmbja e Baleta e kishin të drejtën ta kthenin “Topin e PD-së edhe si zanatli-marifetçi topçi pa gjyle”, pa qenë fare si topçi…?! Siç e shihni unë te gazeta juaj e mësova atë figurë letrare dhe gjithashtu në mënyrë absolute unë nuk ju kisha cilësuar juve si “laço-palaço politik”, por ata kristjanë dhe myslimanë që sajonin pretekse “me vet benzinë e shkrepse në dorë” (siç qenë ca episode në Shkodër), për të hapur polemika e vetsajime preteksesh sherri dhe aq më tepër kur këto i sajonin disa persona që njihet se sa pak të besueshëm janë… Por, tashti po shoh e po më duket (qofsha i gabuar) se ju nuk e kishit hallin te gjoja “ofendimi nga mbiemri”, por tek ato që juve i definoni si “shkrimet e mia me kërkesa të vrazhda e detyrime imponuese” etj, etj. Kërkesën, psh për një ditë/date çlirimi nga okupacioni turk e quani ju si “të vrazhdë e imponuese”?!! Apo mospasja e një dite çlirimi nga Turqia është një diçka tepër paradoksale, në një kohë kur po zhvillohet gjith ajo polemikë mbarëkombëtare tash 13 vjetë, për ca orë midis 28-29 Nëntorit 1944, kur dihej si drita e diellit se ushtria turke nuk doli nga atdheu ynë as më 28 Nëntor 1912, por andej nga fundi i 1913, madje edhe diçka më vonë, po qe se do të bazoheshim tek ajo “llogjika e parametri i ushtarit të fundit gjerman të kronometruar…” Sidoqoftë unë nuk kisha kërkuar as kronometrimin. Ju, më ndaloni edhe ta them mendimin tim të shkruar, në një gazetë që nuk është e juaja?! Kaq sa për atë monë e shkuar. “Me urdhërin e Partisë R. K. M-L-I”? Më ngjan se e pata lexuar diku se për “Mllefet e Shqipërisë Etnike” kishte premtuar se do të merrej vetë Babai i Madh i Rimëkëmjes Kombëtare. Në fakt ai ishte marrë disi, por fjala ishte për një nga ato serialet e gjata e me disa Shtojca nga pas “shterruese” (mi jep tre dit uha, ta thaj plakën me gjith çka ka). Por, ja se si qëlloi që babait i hapen polemikat me gjithkend që ti dalë përpara, si ajo skema e reaksionit bërthamor zinxhir dhe për fat të keq nuk iu ndodh koha e nevojshme, pastaj edhe nuk ia vlente të merrej ai me “ca të vegjël katolikocentristë shkodre”. Ai erdhi një herë “me kasetë” në Shkodër, urdhëroi përdorimin e termit “mllef”, “zbuloi një agjenturë të paguar nga Vatikani”, anulloi një Intervistë të tij te “Shqipëria Etnike” me z. S. Pepushin e z .F. Kulli, pasi e këshilloi dhe informoi sejmeni i tij “se binte brënda me këmbët e tia me atë intervistë”, dhe rekomandoi me një shtesë edhe një mënyrë se si bahen terbiet këta qafira te TV-1. Dhe kështu ndodhi që këtë barrë, Partia e Ri. Kome-iniste Enveriste ia ngarkoi ish mësuesit të letërsisë në kohën e Partisë. Me këtë rast ky mendoi ta shtonte edhe pak atë fondin e vogël të studimeve personale kombëtare rimëkëmbase, e dora dorës për ndonjë libër me financimin e Rimëkëmbjes Kombëtare dhe Umatare. Meqenëse edhe Presidenti i Republikës si babaxhan plak e konsensual e përdori pikërisht termin “mllefe”, për “harrimin e hedhjen pas shpine të mllefeve të vjetra e të reja reciproke” dhe se po këtë term e kishte urdhëruar edhe Baleta, edhe z. Nuhi e preferoi po këtë term qysh te titulli. Mirpo z. Nuhi i sheh “mllefet” mbarë e mbrapsht vetëm tek pala tjetër, sepse veten e mban të përsosur e të ç’mllefosur dhe se për eleminimin imediat të mllefeve të palës tjetër rekomandon ato mendimet e mënyrat e tia: fillimisht hipokrite a në daç edhe jezuitiste mesjetare e pastaj edhe ato të “sala-dinëve hezbollahë ”. Nuk besoj se z. X i nderuar është aq i mllefosur, sa që pretendon të luajë edhe rolet ekzekutive të zyrës së çensurimit të shtypit e mendimit të lirë në teritorin e rrethit të Shkodrës. Mirpo z. X tashti po kërcënon, madje edhe “lan duart” se nuk mban asnjë përgjegjësi për fanatikët sala-dinistë a Sadam-nistët dhe kësaj realisht i thonë “na gjylet z. Topçia, nga Tophaneja ime dhe futjau me mllef”…! Ju kujtoni se ne rrojmë e bajmë hije në saje të asaj “tolerances suaj që e keni me bollek etj”, koncept që ju ka ngelur i memorizuar qysh nga koha kur paraardhësit “500 vjet kishin rruar me pahir, lidhur këmbë e duar me zinxhirë?! A po ju doni atë historinë e ish Parajsës para reformave të Tanzimatit të S. Frashërit, kur çdo gja ishte “ marë e mirë”e pa mllefe, me ligjet e Kadiut dhe “Par ordre du Mufti”…?! Shkrimet e mija nuk janë ilegale, ato kanë emërtesën dhe emrin tim, ju po patët replika me kulturë bëjini dhe madje ti botojnë edhe te Sh. Etnike. Tek kjo gazetë i kanë botuar jo vetëm replikat por edhe shkrime ku parashtrohen edhe idetë e mendimet islamikocentriste e umetocentriste. Sa për dijeni, Z. Nuh, unë në mënyrë absolute nuk baj avokatinë e atyre që shkruajnë për e me mllefe. Unë përfaqësoj veten dhe nuk futem as te kristianocentristët e as te islamikocentristët, mua më intereson mendimi i lirë, shtypi i lirë. Jemi republikë pluraliste politike e mendimore moderne evropiane, jeni ju për këtë lloj republike? Apo jeni për ndonjë tip republike a sulltanati islamik, apo edhe diktature fashisto-latino amerikane edhe komuniste enverhoxhiste ekstremiste, ku ndalohen shumë e shumë gjëra (?), dhe ku effendi X-sët mund të deklarojnë si një personazh i Lukianit, plot 8 shekuj përpara: “Jetoj në një qytet-shtet që e kam themeluar vetë, zotëroj një republikë të një tipi të ri dhe ligjet i bëj vetë siç ma pret mendja mua”. (“Vepra të Zgjedhura, 1979, f 317) Sa për kuriozitetin e mësuesit të letërsisë, po i kujtoj se në Evropë në shek XIX, vëllezërit Bauer, botuan një libër kritik ndaj Biblës, ku gjenin me qindra kontradiktoritete e thënie sofiste. Libri u botua në Gjermani, megjithse aso kohe liria e shtypit dhe e mendimit të lire atje ishte në fazat e para. Sa shpejt i harrove ato fjalët që ti vetë mi ke shkruar për lirinë e shtypit e të mendimit të lirë?! Të uroj punë të mbarë e jetë të gjatë. -vijon- Agron LukaHistoriku i Dioqezës së Sapës Fjalori shqip është shkruar më 1635 dhe ribotuar në Paris më 1932 Këtu këtej, per mâ se 50 vjett, heshtin dokumentat per ipeshkëvijt e Sapës; nji me thanë nuk permendet. Kjo ndoshta nji rrjellë e atij vjetit të mjeruem kuer Sulltani, me 1502, u bâ zot definitiv i të tanë mbarë Shqipnìs. Ket heshtim e then Jossol Bardhi (1578), i shpije së Bardhaj së Sapës. Tetëdhete vjettsh u bâ ipeshkev. Para se me ardhë në selì të vet, tu’e pà se dieçezi kishte nevojë të madhe për Meshtarë, lypi e pat diplomen prej Gregorit XIII, me të cillen i u dha pushteti me u u dhanë urdhnin e Meshtarìs të gjith Xhakonave, pà mbâjtë aspak shka cakton Kanuni per kah mosha e koha, mjeft qi t’ishin 22 vjeçarë, etj. Papa i perkrahi edhe Gjon Maria Barabbia-n, prift ragusan, qi t’i u bâte ndimë me këshìll e me punë. Mbas 4 vjettsh ipeshkëvijet Jossoli diq, me 1582. Ipeshkëvijt qi, mbas Jossol Bardhit, i dha dieçezit shpija e Bardhaj, janë: Nikoll Bardhi, Gjergj Grili, e Frano Bardhi, të cillët ndjekin mâ vonë. Jossolin e ndoq, nji vjete mbrapa (1583) Gjergj Palma, kanonik e Primiçer i Metropolit të Tivarit. Kje 50 vjetsh kuer u bâ ipeshkev, e pat dispensacjonin prejse nuk ishte doktor as i aprovuem. Nen sundimin e Gjergjit nuk thohej mâ Mesha as nuk u bâjshin funkcjone në kishen katedrale të Shë Mëhillit, së cilles disà kohë perpara i a kishin rrenue nji pjesë të pà-fét, por në kishen e Shë Gjergjit, të njajtit qytet të Sapës. Me 1594 u naltue në ketë selì, i lypun prej popullit, Nikoll Bardhi, i sapas, i cilli kishte lé me 1551. I sundoj dû dieçezet kund 23 vjett, tu’u dhanë per së fortit me rritë fén në popull të vet, nder sà të vështira e mundime. Në rasë qi vizitote dieçezin me 1609, si i u afrue Shkodrës, e xûne Turqit e nuk e lëshuene veç me të holla. Se në ç’vjetë diq nuk mund të caktohet. Ndersà Nikoll Bardhi sundote në Sapë, i nipi i tij Gjergj Bardhi (Grili), shkollàr i kolegjës Klementine, vikàr i dieçezit të Zadrimës, sherbete në kishë të Shë Mitrit në katund të Kryethës (Dajç), e Emz. Marin Bizzi, argjipeshkev i Tivarit, vizitote prej anet të Papës, dieçezet e Shqipnìs. Se shka shkruen Bizzi per Zadrimë e famullina të saja mundet m’u lexue në “Zani i Shna Ndout”, Ndanduer 1918 e mbrapa. Në vjetin 1620 ndoq Simon Gjeçi, i lém në dieçez t’Arbënìs. Xûni me nàm në kolegjen greke të Romës, e mbas gjashtë vjet meshtarijet kje shugurue ipeshkev n’atë kolegjë prej Kardinal Ginnasi-t, t’u u gjetë per anë Marin Bizzi, argjipeshkev i Tivarit, e Herkul Vaccari, argjipeshkev i Bosnjes. Në relacjonin qi dha Kardinal Aldobardini, në rasen e zgjedhjes së Simonit, htotë se kisha e Shë Gjergjit, në qytet të Sapës, ishte atëherë katedrale, porse, si në Sapë ashtu në Sardë, nuk kishte kurrnij banuer, e të tanë dieçezi njehëte 10.000 katolikë. Âsht çudë qi kisha e Shë Gjergjit në qytet të Sapës katedrale, e në Sapë kurrnji banuer. Më duket si me kenë bâ nji nderlikim ndermjet të qytetit të Sapës proprie dicto e të rrethevet qi pershìn famullija e Shë Gjergjit aty-pari. Mos me pasë kenë kurrkush në famullì të Shë Gjergjit në Nenshat, si kishte mujtë me ndejë ipeshkvi aty vetem me katedrale? Simoni s’e mbushi nji vjetë e u dà prej së gjallëve, tu’i a lëshue selìn Pjeter Budit (1621). Budi kje prej Gurit të Bardhë, nder vise të Matit, në dieçez t’Arbënìs, prej dere së motshme Budi, e kund 55 vjetsh u bâ ipeshkev. Pat zânë në Kolegjen illyre të Loretit; kje famullitàr në qytet të Prokopjes, në Serbì, e per shum vjett Vikàr i pergjithshem i dy argjipeshkëvijve. Por nuk ngiati ipeshkev as dý vjett, pse tue kalue Drinin (në Và të Vjerdhës, si thotë gojëdhana) u mbyt mbrendë, sikuerse i bàn me dije, në vjetin 1623, Kongregacjonit Shejt Domenik Andreassi, ipeshkev i Shkodrës. “Librat mâ të motshem, qi janë shkrue n’alfabetin latin, janë ata të Budit; por mjerisht librat e tij gjith kanë hupë, posë perkthimit të doktrinës së krishtenë të Kardinal Bellarmino, prej së cillës na ka mbetë vetun e treta dorë e botueme në 1664, qi gjindet fort ràll… Faik Konitsa pat gjetë në Paris edhe nji tjeter liber të quejtun Speculum Confessionis in Epirotarum linguam a Petro Budi, Episcopo Sappense et Sardense translatum. Libri â formatit XII me 408 faqe e âsht botue prej Propagandës në vj. 1621. Por prej këtij libri vetun kjo copë qi kà gjetë Faik Konitsa e tjeter nuk njihet.” (Leka, 1930, Nr. 4, fq. 97). Shif edhe artikullin e D. Ndré Mjedes: Leka, 1932, Nr. 7-8, fq. 220. Të Budit kena edhe nji leter shum t’ineressantshme, qi prej Romet i a shkroj Kadrinal Gozzadini-t, në të cillen tu’i a shtrue gjendjen e Shqipnìs, i diftote se sà me pak kishte me mujtë Papa Shejt m’e pshtue Shqipnìn prej Turkut. Ky dokument doli në të Perkoëshmen “Perparimi”, Fruer, Marc, Prill, Màjë, 1914. Mbas Budit del prep nji i shpije së Bardhaj së Sapës, Gjergj Grili, i biri i të vllaut Nikoll Bardhit, i cilli u bâ ipeshkev në vjetin 1623. Këndimet i pat bâ në Loretë e kje Vikàr i pergjithshem i ipeshkëvit të Stefaniakës në provìnçje epirote të Rodonit. Ky kje i pari qi mori në dieçez të vet dy françiskâj misionarë, e kështu xûni fìll misioni i françiskanëvet në Shqipnì. Puna nodhi në ketë mënyrë: në sà Gjergji gjindej nji herë në Romë, mori vesht per vyrtyte e zéll apostolik të P. Bonaventura da Palazzolo; këtij i a paraqiti nevojët e mëdhaja të Kishës shqiptaer, tu’i lypë dy freten. Nuk ngiati e u dekretue misioni i françiskanëvet në Shqipnì, me 1633, vjeti XI i pontifikatit t’Urbanit VIII. U zgodhëne 11 regulltarë, due me thanë 9 meshtarë e 2 lajka, të cillët kah fillimi i Shtatorit të 1634 u nisëne prej Italijet. Si mërrìne në Ragusë, dikush u mundue me u a mbushë menden qi mos t’udhtoshin mâ pertej, kuerse vështirsijnat ishin të mëdhaja per së tepërmi me hîe në Shqipnì, e po kje edhe se hîene, s’kishin per të mujtë me ndêjë, mbassi fanastismi i Turqvet ishte në kulm. Aty i kaluene nett e apostullimit të vet në pendesë e në vobsì. Prej vobsijet nuk mujtëne me qindrue mâ, por ràne në Troshan, e kjene pritë me nàm e me shum bujarë prej famullitarit të mirë të Troshanit, Dom Prendit. Në Troshan, mandej, u u kje falë nji vend prej familjes buajre së Todrit, ku ngrehëne hospicin e parë. Gjergji, mbas 12 vjettsh, kje naltue prej Urbanit VIII ne selìn metropolitane të Tivarit. Me të shkuem të tij ndoq i kushrini Frano Bardhi, me 1635. Frania pat shkrue nji liber mbî Skanderbegun, si edhe nji fjaluer latinisht e shqip: Dictionarium Latino-Epiroticum, 1635. Ky âsht fjalori mâ i vjetri në giuhen shqipe. Mario Roques ket fjaluer e ribotoi në Paris, në vjetin 1932. N’ipeshkvnì të Sapës permendet krahina e Spasit e thohet se Sapës i perkitëshin kishët ndermjet të lumit të Goskës e të lumit Lumi, due me thanë “Sh’Illija i Pistës, Shë gjoni i Mëgullës (Medula), Shë Mërija e Shë Mërijs, Shëna Kryqi i Kryqit, Shë Sebastiani i katundit të Shtanës (Datana), Shë Barbara e Shkjejës, Shë Shtjefni, e Shë Mitri i Spasit, Shë Ruena e malit të Ruenës, e ndonji kishë tjeter qi të nodhet ndermjet të kufijvet të syperthanun”. “Të gjitha këto kishëna, qi disà nder ta mund t’identifikohen, do të kjene në krahinen e Malit të Zi, qi kufizon në njenin krah me Mirëditë (vendi i Fandit) e me Lumë, e âsht në të gjith bregun e shmâjt të Drinit, qyshë prej Vaut të Spasit e gati deri tu Ura e famëshme e Vezirit”. Por prej atij dokumentit shifet edhe se degamen e kufijvet e ngrehi Frano Bardhi, e duket se pat në sŷ sidomos katundin (lagjen) e Bardhaj në Kallmet, persé n’ato letra thohet se ipeshkëvi i Sapës i a lëshoi kujdesit e sundimit të Perndritshmit e të Pernderueshmit ipeshkëvit të Leshës e ndjekësve të tij të gjitha kishënat e tjera të shenjueme në fleten e syperthanun, e sidomos katundin e quejtun Bardhaj, në kishen famullitare të Kallmetit, etj. Këta Bardhaj mundet t’jenë kenë të fisit të Frano Bardhit, të ràm, dikuer, prej Bardhaj së Sapës aty në Kallmet. Edhe sod aty n’at vend të Kallmetit gjinden Trojet e Bardhaj. Me dekë të Franos, qi nodhi gati mbas nandë vjettsh ipeshkëvijet, lypi me ardhë prep në ketë selì Gjergj Grili, e kje prue nëvjetin 1644. Në sinoden qi mlodh qiti disà dekrete teper të randa per misione të Françiskanëvet, si, prà, aj vet kishte marrë. Por mandej, tu’e peshue punen mâ mirë, i hoq ata dekrete. Nuk jetoj veçse dy vjett. U smue e lëngoj per shum muej, deri qi diq, pà pritë nd’odë të vet, tu’i a lëshue kamben Simon Sumës, me 1647. Simoni xûni, n’e rì, në kolegjen Loterane, mandej u bâ françiskan, ku kje Minister Provincialis e predikatàr në zâ. Por tek sa erdh në dieçez i u desht me ikë. Vlote n’atë kohë, ndermjet të Turkut e të Venedikut, lufta e Kretës, qi kishte mârrë të hapun edhe në Dalmacje. Shqiptarët, tue dashtë me i dalë doret Turkut e m’u bâ Venedik, filluene, aty-këtu, me çue krye, per me i u pregatitë njij kryengritjes së pergjithshme. Por me Valìt e Turkut u kujtuene me kohë, shutitëne kryengritjen e nisëne me kerkue shkaktarët, tu’ia vû sŷnin, posë sà tjerëve, edhe ipeshkëvit të Sapës. Prandej ky, bashkë me ipeshkëvin e Shkodrës, ikëne në Venedik. Ndêj sà ndêj Simoni atjé pà punë, tue lypë herë nji selì heri nji tjeter mâ të sigurtë, deri qi Kongregacjoni Shejt e bâni me nenshkrue dorëhjekjen prej dieçezit të Sapës, me 1655. Me ketë nderkohë administrimin e Sapës e patëne ipeshkëvijt e Leshës. Së mbramit Simoni e hoq frigen e Turkut, e me lêje të Papës erdh prep në dieçes të vet. Tue vizitue dieçezin, me 1659, e xûne Turqit, por kje lëshue, nuk dihet a me të holla a jo. Simoni diq kund para vjetit 1673, e në ketë vjetë u vû Shtjefen Gaspari, i kruetanë, i cilli xûni n’e parë në kolegjen Loretane, mandej ne kolegjen Urbane të Romës. Si këtheu në Shqipnì, kje bâ Vizitator Apostolik i dieçezevet të Shqipnì. Visitimin në dieçez të Sapës e filloj me 6 Ndanduer të vjetit 1671 e e mbaroj me 30 Ndanduer t’atij vjeti. Si mbas statistiket të Gasparit dieçezi atëherë numroj 1075 shpì me 9226 frymë, e 22 Meshtarë. Kuer u zgodh ipeshkev pat mâ se 60 vjett, e tridhet e sa vjett meshtarijet. Diq me 1680. Dý vjett mbrapa (1682) del Martin Jeliq, prej Spicit në dieçez të Tivarit, i cilli diq mbas tri vjettsh. Ket e ndoq, me 1685 Gjergj Teodori, prift i dieçezit të Sapës, i cilli kje e vûni dorë në Konçilin e Parë të Shqipnìs. Sundoj dieçezin per mâ se 20 vjett. Gjergji, me shum giasë do të jetë kenë i fisit të Todrit, në Troshan. Don Gaspër Gurakuqi, 1941 DITA ERRET ME KRISMA Njëmijë shpirt janë pak. U përkujdesën për mua. Nuk donin të rrëzohesha në këtë rrugë të përbaltur e me gropa pa numër. Ah, ataku i fillimit. Babai. Punëtori i botores. I mirëmbajtjes së rrugëve, është më mirë me thënë. Meremetonte rrugë edhe për mua, Kolombin e nesërm. Err e terr në trasenë e xhadesë, i pahajri e di sa të gjatë. Laku nuk bëhej nyje këtu. Deri në mesnatë bujk. Për jetën e prindit e aq më pak atë të bashkshortit, i mbetej krejt pak kohë. Atë grimë e vriste e ngjallte prapë. Nuk është më. Fryma e fundit i prehet në Parajsë. Qe njeri i Zotit. Jo, rob ! Besonte dhe shpresonte te krijuesi i qiellës e i dheut. Anipse iku. Teembramja kush i shpëtoi vikamës së vdekjes ? Lama e kosës së saj u mpreh për miliarda gjallesa në rrokopujën e arratisë së mileniumeve. Nuk i bishtnoi gati askush. Përveç Jezusit. I binte pragut. Nuk jam i sigurt në e dëgjonte dera. Ej, zotëri të paça, mbaj krahun ! Kë qortonte zëri i tij i tunxhtë ? Ku i dihet pse pati këtë tingëllimë ! Ah, mbase ish krushk me nikotinën ! Shtegtarët e rradhës ? Këmbësorë a kalorës mbi “bianc” a “robustë”. Nuk deshi të përjetonte as edhe një përplasje. Soditi, një, dy…Mjaft më ! Krahu i djathtë, do s’do ti o njeri, duhet nderuar. Jo me grusht. As me dy gishta. Homeri e dinte këtë. Prometeu eci jo vetëm në këtë krah. Laokonti nuk i bëri bisht. Doni shembuj të tjerë ? Mund t’ju sjell disa, por e di, s’ka ç’u duhen. Kemi të njëjtin mendim. Si për farën e grurit që hedhim vitpërvit në bokërrimat tona para brymës së parë. Për ku hepohet ajo udhë hollake që rreket t’i njësojë paretet e mbrapshta ? Naivitetit fëmijëror i përgjigjej shpejt : Te dielli. Te dija. Te Jezusi. Edhe tek Nënë Tereza të çon. Mjaft punove për sot. E sheh gjoksin e Krajës matanë liqenit ?Flakëron. Ke mot të kthjellët nesër. Lëshoma mua karron e dorës. E shtyj unë. Nuk do ? Mirë, jepja peng kolibes bri xhepit të kësaj rruge që të çon dikund. Babai kafshon cepin e buzës së sipërme. Shklet shpesh në dërrasë të kalbët, më thotë me zë të hirtë. Nuk e zgjat. Muzgu është afër. Ai ka shijen e një orkide të zezë. Tund vithet e mrrolet në fytyrë. Do të më sjellë graso një mik, e gris rizën e heshtjes. Se ç’ështëgrasatimi, as nuk ka ç’më duhet! Kush u dha për matanë, baba ? Një prift. Kur sundimin e pati instikti, mëkati e kudiçfarë tjetër ! Kur fjala ende ishtë në stadin e spadës. Dikur, vonë fort, një grua me fytyrë engjëlli. E di ç’përralis “ZP” për të ? Agjente e CIA-s, guxon e na thotë. Mbartëse e parazitit shekullor të planetit. Gazetë kërmë ! Shan e pendohet. E kam rradhën unë. Ti imitojë imazhin e qepjes së buzëve, ati im i mirë ! Po, ia nis prapë, këndej kaloi Mjeda e Konica. U hap shtegu për dy kardinalë të tjerë. Të krishtërimit të letrave. Me K fillon mrekullisht. I pari dhe i dyti. Burra të fismë e rrahën xhadenë, bir ! Sekush në të djathtën e saj. Mos më nëm, or mik ! Burmat, kujtesës, i duhen shkokluar. Njëpërnjë. E nuk janë një grusht ! 2. Nëna më lë midis kopshtit. Ku edhe lajthi ka me tepri. Nën degët e manit, hipur mbi një shilarës. Kujdes se mos thyesh ndonjë brinjë, nuk harron të më thotë. E theu qafën për tek fqinji. Për një filxhan me kripë. Gjëja më e lirë na mungon. Eh, mesditë e shekullit njëzet ! Skamnore e dreqit. Matanë gardhit ka pështjellim. Hijet, në të shumtën e herës veshin petkat e binjakëve siamezë. Hëna nuk i sheh. Eshtë fshehur në një mërmërimë erërash. Kopil, ç’pate ? Shilarësi nuk është mushkë ! Po anës gardhit, lyp marmotën ? Ata të dy s’ta kanë zënë rrugën, kopuk. Do t’ua blesh cicërimat ? Nuk ke aq verdhushka ! Xhepi yt griset nga qindarkat. Edhe këto luajnë lojën e drapërit. Janë një çift dallëndyshesh maji, në do ta dish ! Mos të bëhet nokël. Duan të fluturojnë por u mungojnë krahët. Nesër kanë ndërmend të ndërtojnë çerdhen. Por u mungojnë krandet. Vë bast se e ndërtojnë dhe pa kërthija. Do më për mëkatarët ? Ja, po puthen. Nepsi është në sprint. Adami është nga katundi ynë. Eva, kjo tridhëbotë, e ka pak më larg bujtinën e vet. Dua ta shmang këtë zë. Dua të ik, por s’qenka e kollajtë ! Po vjen një qerre me vrapin e breshkës. Ej, ju të dy ! Mos e zini mesin e rrugës. As në të majtë mos dilni. Mos më nëm, o njeri, në se barra e buajve ia shprish kaçurrelat, mikes sate ! Eshtë zëri i pendëtarit. Nuk e njoh këtë fusharak. Nuk është nga ata të fermës. Si sukaxhi më duket… Adami e tërheq për beli Evën e vet. Hapat bëhen më të shpejtë. Krah fluture të lehtë, thotë në një poezi Deni Muri. Sikur ky t’i ketë dëgjuar hapat e Evës ! Mësyj oborrin. Mbërrin nëna. Me pak kripë në grusht. Filxhanin e ka bosh. Ç’pati babai ? U nakatos me ç’i the ti. Shkoi të kthejë ndonjë gotë me të vëllanë. Te mejhana e Loro Cinit. Na shkoi huq tek prefekti. Nuk na priti kryezoti i kontesë. Nesër na tha me nervozizëm. Krisi shamata teksa vinte rradha ime. E përse ? Për brirët e demit trimuajsh. Te prefekti paska hyrë Lucë Marku. Për një hall sakat. Kur nuk u hap shtegu për të, mësyu derën përbri. E mori në shënjestër fatin për të dytën herë. Ndofta e ndez çakmakun, tha për zgjidhjen e hallit. Mëkëmbësi i prefektit e priti urtebutë. Merre këtë pusullë, e ik. Por fjala e tij ishte me krahë. Prefektit i hipën xhindët kur e kuptoi hilenë e Lucë Markut. Nisi kasnecin e mëkëmbësi si një cingël u nginj me frymë. Gatovina e merr me të mirë. Nuk i thotë, ç’dreqin pate me Lucë Markun ? E kam një libido me ty, ia nis prefekti. Tjetri hutohet. A e di pse të zgjodha mëkëmbës ? Hiç, ky i fundit. Se na duhej një Prengë, ia përplas në fytyrë. Mëkëmbësi hesht. Mandej largohet si shurran. Pezmi i tij bëhet qull. Nënës i ikën zogu nga dora. Ku niska rrebeshi i përçarjes ! Nga suka e majës ! Apo nga maja e sukës ku dielli nuk hip askurrë ! Po kush i la nën një strehë, e u tha jetoni bashkë ? Zoti vetë ! Fale, Krisht, prefektin mëkatar ! 3. Lajmi shëndetlig erdhi. E solli Dio Ko, probatini im. Na doli, e zbrazi thesin e rërës. Eshtë fjala për një gjysëm burse lanete. Mali i Robit, në kërthizë të Dielldonisë antike, është për mua ende një mit. Harri Fullci e pati selinë atje. Enigma përkohet në atë molo. Jeni me rrisk, na mëkoi nëna e Dio Ko-së. Ka një gojë si të borzilokut të shkelur pamëshirshëm nga një thundër kau. Nuk e pata kaluar urën e Drinit deri në atë moshë. Dashnorja ime ishte hapsira. Më saktë, viset e virgjëra. Doja të fluturoja mbi një “vibert” andej nga e panjohura krihte flokët e pista. Më kot nuk më thërritën me nofkën Kolomb. Në fillim, babai. Fill pas tij, Viola, me shalët si të dardhës me të njëjtin emër. Vajza që këndonte me kitarë serenatat e anës së vet. Gozhdët e plagës së dëbimit, i pudroste me jone këngësh. Magji e pështjellim mbrunin ato dalje nga orbita. Spada mund të kriste në çdo vakt të ditës. Nesër, ëndërrova të jem një agjent ekstensioni për vreshtarët e masivit gjigant. Më përcëllonte zilia për Todo Gjermanin. Mbiemri i mjeshtrit më zgjonte ndjesinë e dëbimit. Uturimën e mbytur të “Javës” së tij e matën me sorkallen e sikletit. Imazhi i një ferme të vogël në pronat e tim eti, më ftonte ngutshëm për të zënë miqësi me të. Sipas mjeshtrit, hëpërhë, ishte në modë akordi familjar. Sipas tij, ky mekanizëm ishte një kapërcyell për të kaluar në tipin e fermave të perëndimit. Mjeshtri qe shkolluar jashtë. E megjithatë akademinë nuk e përfundoi, se ne dolëm nga Kampi. Lindja, më vehte. Ne, pa Kremlinin. Hrushovi erdhi në fermën tonë. Iku me një apash. Ndjeva ciknën e ikjes së tij. E përfytyrova reformator. Pse qe i tillë u divorcua me të, Enver Hoxha. Babai bëhet pishman tek i lëshon këto fjalë. Porosite djalin, ta qepë gojën, i lutet nënës. Mua, babai ma shkon mallin e San Pjetrit. Ky, në atë frushullimë të Motit të Keq, i inkurajonte burrat t’i nderonin gratë. S’ka ç’na duhet politika e çmoskushit ! Babai rriskon të mos flasë më. Pra, mbetëm vetëm. Fillikat mbi këtë gomilë shkretane. Ato ditë Viola u nis për diku. Nuk u muar vesh limani ku zbarkoi me të sajtë. Endrra e parë e dashurisë u përcëllua pa e shpupluar rozetën e vet. Një trishtim dyjavësh u end në tiparet e mia prej adoleshenti harrakat. E pata përkëdhelur me shufra silici. Letra i qëndisa. Jo dhe aq sa ta merrte në sy hija e ndërrimit të udhës. As po, as jo ! Iku pa lënë gjurmë. Sa e dëshirova një puthje me dy gishta prej saj ! Unë e pata puthur një herë Violën. Anipse në ëndërr. U bë puhizë që fshik e ledhaton. A do të sythonte më loti i mallit për atë zambak elegant e trakëllisës ? Një Zot e di ! U ndjeva bosh. Për të dy. Për Nikitën dhe për Violën. Hrushovin e shoqëroi Enver Hoxha deri tek thundrat e apashit. Nuk është Enveri ! Eshtë njëri nga dytësit e tij, nuk iu durua babait. Nejse ! Eshtë e drejta e tij që ka vezullimin e lamës së nikeluar në dorezë. Po Violën kush e përcolli ?! Në atë ikje të beftë, ajo pati me vete vetëm Orën e Saj, Engjëllin Mbrojtës, e ku i dihet, guxoj të them se edhe mirazhin tim në kryeudhë… 4. Adami me Evën e shpallën fejesën atë fundgusht, kur katundin e nëpërkëmbi një hata. Një moshatar i babait, Zef Ujka, vrau dy njerëz me një hutë vetanake, e mbetur nën hatulla qyshkur kombi im cilësohej si “ama e të koritunve” nga Ivo Andrriç a nga ndonjë dytës i tij. Shkaku u kërkua të nesërmen e shëmtisë. Nuk pati nevojë për hetime klasike, me qen kufiri e mëtheetëthashë. Ujka u dorëzua pa bërë kurrfarë rezistence. Për habinë tonë, u rrëfye sikur kryepolici të ish famullitari i katundit. Lërova gjithë ditën një djerrinë të keqe për t’a mbjellë me thekër. Më herët se ditët e tjera mysyva konakun. Mpreha sytë në katua dhe hyra në strehinë i pandijshëm. Dera e odës së gjumit u hap vetëm pas një shkelmimi të hovshëm. Tjetërherë s’pati arsye të mbyllej asisoj. Darka më dukej larg, e një sy gjumë deri në atë vakt, e plakte ditën më kollaj. E përmenda shkelmimin ? Me gjasë para kohe. Trokitja shkoi hurrç. Durimin e nguci një ogur i mbrapshtë i ngujuar në rrokopujën e hamendjeve. Kur i vura shkelmat, dërrasat u shkoqën me gjithë reze. Gruaja, fërkoi sytë rrëmbimshëm. Nga habia dhe zgjimi. Dritarja që shihte nga Lindja zgërdhihej. Matanë, kumbara i kurorës, imitonte gaforren. Në atë ikje të frikshme, gjysma e pullave të pantallonave iu këputën nga mbërthimi zorile. E ndoqa vëmendshëm. U step në buzë të brrakës e tentoi të dridhte një cigare. Buajt në cëkëtinë u mvrejtën. Lluca e moçalit i bëri veshët bigë. Nuk prita më. E përshëndeta. Me një plumb. Hipja mbi qerr e ngutja e buajve për të lënë llucën, mbeti në tentativë. Pesë fishekë s’ishin më në gjerdan. Ani. Rrëzimi qe i potershëm. Vikama, e gjatë, shpuese, një tip kërkese për ndihmë që nuk denjon t’i përgjigjet askush. Shtrihu lavire. Instikti i çnderimit më gërricte me thonj. Tërbimi i gruas në nuhatje të diçkaje të ligë, ishte shokues. Duart e saj lypën shpatullat e mia, ku djersa kishte ngrirë. Trupi i saj imitoi kulprën kur ngjeshet pamëshirshëm mbi kofshët e lajthisë në zabel. Duart, i pata skajshmërisht të shpejta kur rrëshkitën përfund belit hollak, në raport më harkimin e shpatullave. Po mbathjet, për ku avulluan, moj shtrigë e lanetit ? Turfullimi im vezullonte si buzët e lamave të kostarit. Duart nuk pritën. I këputën me nervozizëm rripat e këmishës së natës. Gjoksi i gruas pati ngjyrim kobalti. Thithkat e gjinjëve, të skuqura si faqe shege, më shihnin me lemeri. Diku midis tyre gjeta një shteg për të mbështetur majën e grykëhollës. Një krismë e thatë. Dhe fill pas saj, një përpëlitje prej xhindi. Grahmat e fundme të gruas erdhën vonë në veshët e mi. Deliri startoi hovshëm e nënshkroi deliktin e rradhës. Do t’a vrasin Ujkën, gati u mek babai. Nuk bind dot askënd për dhunimin e llahtarshëm. Nuk ka dëshmitarë ! Dashamir Cacaj Arrestohen 6 antikomunistë dhe u thuhet “Na falni”! Ne Shoqata Antikomuniste “13 Dhjetori 1990”, protestojmë fuqishëm pranë Ambasadës Amerikane për arrestimin kot së koti të shokëve tanë nga policia e Shkodrës. Ata u arrestuan natën e datës 6. 05. 2003 dhe u liruan të nesërmen, pa asnjë akuzë, vetëm se ashtu iu mbush mendja ca policëve të rrugës. Është fjala për shokët tanë Valentin Kelaj, nënkryetar i Shoqatës Antikomuniste “13 Dhjetori 1990”, Tonin Gerdani, mjek stomatolog, Paulin Kroni, Zef Preçi, punonjës dezinfektimi, Tonin Hila, punëtor, Nikolin Çuni, që të gjithë veprimtarë të Shoqatës Antikomuniste dhe pa probleme me drejtësinë. I lutemi kësaj gazete të dënojë veprimet, e pabazuara në ligj, të policisë kundër antikomunistëve që me guxim rrëzuan bustin e diktatorit Enver Hoxha dhe vetëm atëherë ishin në listat e sigurimit të kuq, por falë Zotit, horizontit shqiptar i buzëqeshi demokracia. Nëse dikush ka nostalgji për atë sistem, të mos guxojë të provokojë ndjenjat e antikomunistëve, pasi nuk kemi aspak frikë t’u themi se Shkodra është vetëm demokratike, pasi u themi se sado terror të bëni nuk do fitojë kurrë komunizmi këtu, ashtu sikundër ne dhe shokët tanë nuk tërhiqemi në udhën tonë. Nëse policia e Shkodrës është e paaftë të mbërthejë kriminelët, nuk është faji ynë, nëse do i luteshim kësaj gazete të botojë të plotë dosjen e drejtorit aktual të policisë Xhevahir Karaj për ngjarjet e vitit të zi 1997, kur ai ishte në Vlorë, prapë mendojmë se një shërbim i mirë do bëhej. Por ne nuk kemi asnjë dosje. E vetmja “dosje” që kemi është se jemi dhe do jemi antikomunistë. Mendojmë se ka ikur koha e hetuesve të Enverit që pasi të dhunonin, kur nuk gjenin as dëshmitarë në krah të tyre, të thonin “Na fal”. Është kohë tjetër. Shoqata Antikomuniste “13 Dhjetori 1990” 5 Maji, dita e dëshmorëve, data që nderon e fyen Që kur Krijuesi i Gjithësisë “vendosi” që jetën e njeriut ta “ndajë” në dy pjesë, në atë materiale (tokësore) dhe në atë shpirtërore (qiellore), njerëzimi dalëngadalë filloi të krijojë ndërgjegjen e respektit e nderimit për paraardhësit dhe të afërmit e tyre që tashmë i përkisnin “jetës” qiellore, pra kishin vdekur materialisht. E si kujtim u kishin lënë varret ku preheshin trupat e tyre. Duke realizuar kështu “profecinë” e hershme që thoshte: “Se nga dheu na lindi trupi dhe dhé prapë do të bëhet”. Padyshim mbas kultivimit e zhvillimit më modern të besimeve, gjë që u arrit nga të dërguarit (e paralajmëruar) nga vetë Zoti, si mesitë Jezu Krishti e më vonë Muhameti, nderimi për të vdekurit jo vetëm u rrit, por mbi të gjitha u bë një detyrim i pashmangshëm moral e material, si nga të krishterët, muhamedanët e tjerë. E për realizimin e nderimit të të vdekurve u caktuan data fikse që respektohen nga të gjitha shtresat njerëzore, jo vetëm si detyrim i jetës tokësore, por mbi të gjitha si detyrim shpirtëror i botës qiellore, nga ku kërkohet të ndihmohet jeta e pasosur e shpirtërave të atyre brezave që janë pasardhësit tanë… Nuk ka as më të voglin dyshim se nga këtu mësuan edhe shtete e qeveri, laike apo teokratike që caktuan data për të përkujtuar e nderuar dëshmorët e rënë për atdheun. Gjithsesi nëse shumë popuj kanë dhjetra data të shënuara të dëshmorëve të tyre të rënë në mbrojtje të lirisë e pavarësisë, ne shqiptarët kemi me mijëra, jo se ne donim vetë kështu të derdhim lumenj gjaku, por fatkeqësisht na e imponuan, pushtues, hileqarë e grabitqarë që shekujt na i sollën herë të afërt e herë të largët. Gjithsesi edhe ne shqiptarët me shtet apo pa shtet jo vetëm kemi respektuar dëshmorët e heronjtë tanë, duke i nderuar në data të caktuara, por mbi të gjitha i kemi përjetësuar në këngë, në legjenda e në shkrime të ndryshme duke i transmetuar nga një brez në tjetrin, si vlera trimërie e atdhedashurie, duke u bërë burim frymëzimi për t’i dalur zot atdheut kur ai kishte nevojë, madje duke mos kursyer asgjë… Gjithçka deri këtu mund të quhet “Normale”, por normale nuk është data e caktuar për të kujtuar e nderuar dëshmorët e atdheut tonë, pasi atdheu ka ekzistuar prej mijëra vitesh, madje si rezultat i paraardhësve tanë trima që u flijuan vetë për të mbijetuar Shqipëria, e ata janë dëshmorët e të gjitha kohërave, që meritojnë përkujtim e nderim pa dallim kohe, besimi, krahine dhe ideje. Ku data 5 maj jo vetëm nuk mund të jetë data e të gjithë dëshmorëve të atdheut, por përkundrazi “fyen” shumicën e shumicës. E kjo sepse është një datë (5 Maj 1942) e cila përkon me rënien e një dëshmori tepër të vonë madje me një flijim të dyshimtë nga vetë shokët komunistë ziliqarë. Dëshmori komunist Qemal Stafa i vrarë nga pushtuesit italian, sipas shumë dëshmive del se nuk është viktimë direkte e pushtuesit, por viktimë e shokëve të tij, dhe idesë komuniste-mashtruese. Gjithsesi ne nuk kemi asgjë kundër këtij dëshmori, që duhet ta kujtojmë e respektojmë, por jo kurrë nuk mund ta konsiderojmë si dëshmorin më sinjifikativ që mund të simbolizojë mijëra dëshmorë të tjerë. Por për të sqaruar diçka rreth viktimizimit nga shokët e vet të idealit të Qemal Stafës po u referohemi dy burimeve të ndryshme që përshkruajnë ngjarjen (vrasjen nga fashistët italianë më 5 maj 1942). Së pari dëshmia e znj. Drita Kosturi, e cila ishte një ndër 200 komunistet e para, por edhe njeriu më i afërt i Qemalit (e fejuara), e cila ndër të tjera thotë: “…Shtëpia e Beqir Minxhozit kishte vetëm tre ditë që ishte marrë me qera dhe shokët nuk e dinin pasi ishte tepër sekret! Në mbrëmjen e 4 majit të 1942, në këtë shtëpi ndodheshin 5 vetë, Qemal Stafa, Drita Kosturi, Flora Dishnica (Gjystina), kushërira e saj Marija, kunata e Tuk Jakovës dhe i zoti i shtëpisë Beqir Minxhozi. Rreth orës 1000 të datës 5 maj 1942 erdhi në shtëpi Kristo Themelko. Në atë kohë Beqir Minxhozi ishte i dalur për pazar… dhe pa vonuar B. Minxhozi vjen i lidhur duarsh nën shoqërinë e 60 policëve të SIM-it. Në këtë kohë Kristo Themelkoja (Shulja) hapi derën e nevojtores dhe u zhduk. Ilegalët e mbetur u nisën me vrap për të ikur. Në krye ecte Qemali, pas tij Marija, në fund Gjystina. Ndërsa Dritën e zunë italianë tek dera e shtëpisë. Kishin kaluar tre ara me grurë duke ecur me vrap, në atë kohë gjenden para policëve. Gjystina dhe Maria u ulën në tokë për të lënë bombat. Qemali vazhdoi rrugën duke qëlluar me patllake, italianët e plagosën Qemalin dhe nuk e pamë më. Dikush tha se vdiq në spital…”. Ndërsa burimi tjetër është një trakt i Partisë Komuniste i lëshuar në atë kohë, në të cilin, ndër të tjera shkruhej: “…Qemali u gjend i rrethuar… Qemali i përcolli me të shpejtë shokët nga një anë e shtëpisë… kur agjentët u afruan hapi zjarr duke shtrirë dy prej tyre të plasogur rëndë. Në këtë mënyrë çau rrethimin… Po në një luftë të pabarabartë, një plumb e mori Qemalin sydragua… Shoku Qemal thirri me sa fuqi që pati… Rroftë Komunizmi dhe shoku Stalin…”. Pra nga dëshmia e vetë komunistëve, në ato momente shokut Qemal i paska rënë ndërmend për komunizmin dhe shokun Stalin (madje një veteran me mustaqe kishte protestuar se në këtë trakt ishte censuruar pjesa që thoshte, “rrofshin” edhe mustaqet e Stalinit). Gjithsesi pas kësaj, Drita, Maria dhe Gjystina u dënuan me burg nga fashistët, ndërsa i zoti i shtëpisë B. Minxhozi u lirua pa pësuar asnjë dënim. Madje dhe gjatë regjimit të E. Hoxhës, ky komunist veteran jo vetëm nuk pësoi asgjë për këtë tragjedi të heroit Q. Stafa, por u respektua e nderua nga vetë sistemi komunist. Dhe si për të sqaruar “vrasësit” e vërtetë të Qemalit vjen momenti i rënies së komunizmit dhe fitorja e pluralizmit, ku në vitin 1992 ishin gjallë tre femrat dëshmitare të kësaj ngjarje dhe vetë B. Minxhozi. Drita, Flora dhe Maria kërkuan një takim të përbashkët me B. Minxhozin për të sqaruar se kush ishte spiuni që dekonspiroi bazën më 5 Maj, por z. Minxhozi nuk e pranoi gjallë këtë takim, madje më vonë ai shkroi një libër për luftën “Nacional-Çlirimtare”, ku emri i Qemalit nuk figuron fare. Ndërsa nga dëshmitë e kohës komuniste na vjen fakti se E. Hoxha në një vizitë të para vitit 1947 në shtëpinë e Qemalit, ndodhet para një të “papriture”, ku nëna e Qemalit i thotë: “…Të mos më shkelësh më në shtëpi sepse ti më ke vra djalin.” Madje E. Hoxha nuk ka asnjë fotografi me familjarët e Qemalit, duke dëshmuar se pas vitit 1947 familjen e Qemal Stafës nuk e ka vizituar kurrë më pas kësaj. Dhe si për të përforcuar këto nga dokumente të kohës sqarohet se familjarëve të heroit nuk u ishte lidhur pension deri në vitin 1950, kur ndërhyn Gogo Nushi… Pa dyshim ia vlen të ndalemi edhe në një fakt tjetër të dëshmorëve (në përgjithësi si komunistë) të luftës Nac.-Çl., ku ky fakt vjen nga një gazetë e afërt me qeverinë e sotme socialiste (vijim më modern i socialkomunizmës së parë), e cila ndër të tjera shkruan më 5 maj 2002: “…Numri i brigadave partizane ka qenë 28, por në fakt ka pasur 25 brigada, se tre prej tyre nuk u krijuan fare. Po të kihet parasysh numri i përafërt prej 1000 partizanësh që ka pasur çdo brigadë dhe po t’i shtojmë edhe 3000 të tjerë që kanë qenë pjesëmarrës në çetat territoriale, numri arrin në 28 mijë partizanë. Në këtë kontekst dhe po të merret si e vëretë shifra e 28 mijë dëshmorëve, del se duhet të figuronin të vrarë të gjithë ata që u radhitën nëpër brigadat partizane… dhe larg qoftë, sot s’do të kishim gjallë asnjë veteran…” (Gazeta Shqiptare më 5 maj 2002, shkruar nga Dashnor Kaloçi). Gjithsesi Shqipëria dhe shqiptarët kanë ekzistuar e sakrifikuar për atdheun, madje për një atdhe entiko-nacionalist dhe jo internacionalist të shkarravitur nga ideologji e sundime çnjerëzore, e ky atdhe që quhet Shqipëri, ka me mijëra data më sinjifikative që mund të përfaqësonin vërtetë në një datë të vetme ditën e dëshmorëve të të gjitha kohërave, pa dallim besimi, krahine apo ideje, por me një qëllim të vetëm, shpëtimin e Shqipërisë, duke e dëshiruar siç e ka falur Zoti, të bukur, të lirë e të pavarur. Dhe data të tilla mund të gjinden me mijëra të paktën tash qindra vjet, por unë për ta bërë sa më koherente po shkruaj vetëm disa që i përkasin shekullit XX, që në fakt është edhe shekulli i konsolidimit të vetë shtetit dhe sovranitetit të kombit tonë (ndonëse të ndarë). Si fillim po përdor kryengritjen anti-osmane të vitit 1911, e cila zgjati nga 24 marsi (1911) deri më 4 gusht (1911). Ku nga kjo kryengritje iu dhanë kombit plot 500 dëshmorë. Dhe vetëm më 6 prill (1911), dita kur u ngrit flamuri shqiptar i Gjergj Kastriotit, për herë të parë pas rreth katër shekujsh e gjysëm robërie otomane i dha shqiptarizmës 6 dëshmorë. Madje data 6 prill mund të ishte data që duhej të nderoheshin e kujtoheshin në përjetësi dëshmorët e atdheut. Dhe si për t’u bërë qejfin veteranëve me sy e mendje vetëm nga jugu, u kujtoj se data dëshmorësh mund të gjinden edhe në vitet 1912-1913 në Qafën e Llogorasë, ku kanë rënë dëshmorët e parë për të mbrojtur shtetin e parë shqiptar të krijuar që më 28 Nëntor 1912. Po në këto vite ka edhe dhjetra data e dëshmorë të rënë në Veri të Shqipërisë në mbrojtje të shtetit e trojeve tona nga lakmitë serbo-malazeze. Në vitin 1914 ka dhjetra data e dëshmorë që simbolizojnë luftën e shqiptarëve të jugut për të mbrojtur trojet tona nga Andarte greke, ku vlen të shënohet data 23 mars 1914 ku kanë rënë dëshmorët Ceno Sharra, Haki Glina e tjerë, këta dëshmorë ranë edhe për mbrojtjen e shtetit shqiptar që rrezikohej edhe nga bandat e Haxhi Qamilit që kërkonte baba sulltanin. Po në viset jugore të Shqipërisë, në Vlorën heroike më 1920 u zhvillua një luftë titanike për shporrjen e pushtuesve italianë, ku dhanë jetën dhjetra dëshmorë, dhe shumë mirë mund të zgjedhej një datë e kësaj epopeje. Po brenda vitit 1920 mund të zgjedheshin data të tjera dëshmorësh të panumërta në luftën e shqiptarëve të Veriut kundër pushtuesve serbo-sllavë. Ku kulmi arrin me atë që tashmë njihet në histori si “Lufta e Koplikut”, e cila zgjati nga 26 korriku deri 31 dhjetori i vitit 1920, dhe kishte afërsisht 180 dëshmorë, ku spikatë data 20 shtator 1920, kur në Fushën e Koplikut ra heroikisht dëshmori trim Zef Prel Martini, i përjetësuar në këngë e legjendë nga populli i trevave tona. E mos të harrojmë se kjo luftë nuk ishte luftë spontane, por një luftë e organizuar dhe drejtuar nga qeveria shqiptare e dalë nga Kongresi i Lushnjes. Por data dëshmorësh mund të gjinden në pafundësi edhe në vitet 1921, si vazhdim i luftës mbrojtëse nga lakmitë e shtuara shovene. Ndërsa në vitin 1923 përsëri ka dëshmorë të rënë në Gjirokastër, për të mbrojtur trojet shqiptare nga lakmitë shovene greke. Gjithashtu mund të vazhdohet deri në ditën e zezë të pushtimit fashist më 7 prill 1939. Vetëm në këtë datë në Durrës u zhvillua një betejë legjendare në mes nacionalistëve shqiptarë e pushtuesve italianë, ku dhanë jetën dëshmorët Mujo Ulqinaku, Haxhi Tabaku, Isa Metalia, Hamit Dollari e tjerë, gjaku i të cilëve nuk do të “thahet” kurrë, pasi ata ishin dëshmorët e parë kundër bishës fashiste që kërkonte të gllabëronte atdheun tonë. Padyshim nga këto momente historik, por edhe të tjera që nuk u shënuan në këtë shkrim mund të gjenden data të pranueshme nga gjithë shqiptarët, jo vetëm të Shqipërisë “Londineze”, por edhe viseve të tjera të lëna jashtë kufijve politikë, si nga Kosova, Çamëria, Maqedonia Perëndimore, Mali i Zi etj. Gjatë regjimit diktatorial që primare në gjithçka ishte partishmëria (komunizmi) dhe data 5 Maj ishte e “padiskutueshme”, por me rënien e komunizmit, duhet të binte edhe ky simbol i fuqishëm mashtrues, duke u bërë një studim serioz për të përcaktuar datën e vërtetë në të cilën duhet të përkujtohen e nderohen ata që janë themeli i Shqipërisë së vërtetë, por mjerisht kjo deri sot nuk është bërë… E kështu më 5 maj nderohen njëlloj, si dëshmorët e vërtetë që i falën shpirtin e jetën atdheut, ashtu edhe kriminelët e bërë heronj nga klika anadollake komuniste. Për ta ilustruar këtë unë si fillim do të shkruaj për kriminelin e njohur në Veri të Shqipërisë me “nofkën” Toger Baba, që në të vërtetë e kishte emrin Hodo Hatibi, dhe ishte një analfabet nga Kuqi i Vlorës. Ky komunist kur ia mujti zollumi, vetë komunistët e arrestuan dhe nxorën në gjyq, ku u vërtetua se kishte pushkatuar mbi 100 vetë pa gjyq, kishte dhunuar seksualisht mbi 50 femra të pafajshme, kishte kryer mbi 24 tortura çnjerëzore vetëm tek gratë, ku 12 gra i kishte zhveshur lakuriq në sy të gjithë partizanëve, por edhe të tjera që gjenden në dosjen e tij të vitit 1947. Madje Toger Baba ishte arrestuar vetëm kur kishte përdhunuar një partizane që ishte dashnorja e Zoi Themelit. Nga gjyqi u dënua me vdekje, por më vonë, me propozim të Hysni Kapos, Enver Hoxha e shpalli dëshmor, nga ku edhe sot figuron si i tillë, madje edhe këtë 5 Maj është nderuar si dëshmorët e tjerë… Ndërsa në zonën veriore të Shqipërisë në një fshat ndodhen disa varreza që nderohen si varrezat e dëshmorëve, kur në fakt ata jo vetëm nuk shprazën asnjë pushkë kundër pushtuesit, por u bënë viktimë e një krimi çnjerëzor të disa bashkëfshatarëve të tyre, pasi tre gjermanë të paarmatosur po ktheheshin në punë të tyre, këta fshatarë u dolën përpara dhe pasi i vranë, i zhveshën lakuriq, duke i marrë të gjitha rrobat e shtatit dhe sendet me vlerë që kishin, dhe kur pas disa orësh kalon andej një batalion gjerman që po kthehej për t’u larguar në punë të vet (nga Shqipëria) dhe gjejnë shokët e tyre të masakruar, ndërmarrin një raprezalje të tillë që sot këto viktima të vetvetes i nderojmë si dëshmorë. Por gjatë sundimit komunist u krijuan edhe qindra dëshmorë të tjerë që nuk ishin asgjë tjetër vetëm viktimë e kushteve teknike të punës apo stërvitjeve, madje ka nga ata dëshmorë që ishin viktimë e cjapit që printe tufën e dhive (që e goditi se iu kruan brirët dhe e hodhi në humnerë) dhe e shpallën dëshmor, sikur u përlesh me agjentë të ndryshëm anti-shqiptarë. Gjithsesi sot duhej të ndaheshin dëshmorët e vërtetë, nga ata që krijoi vetë regjimi për qëllimet e veta mashtruese e nënshtruese. Deri tani, megjithëse kanë kaluar rreth 13 vjet nga rënia e sistemit të tmerrshëm komunist, njerëzit ende janë të “detyruar” të nderojnë simbolet e mjerimit e mashtrimit, ku më sinjifikativja është 5 Maji që quhet mjerisht edhe “Dita e Dëshmorëve”. E ndonëse për këtë datë shumica e popullit nuk ka “interes”, është një pjesë që ka marrë flamurin e veteranëve që “luftuan” gjoja për Shqipërinë dhe në këtë ditë simbol trimërohen, por edhe gëzohen, se shpresojnë se pas këtij simboli, simbole të tjera do të vijnë, ndonëse ngadalë e disi pa u ndjerë. Unë në fakt jam për t’i respektuar të gjithë dëshmorët pa dallim, pasi ata derdhën gjakun për një ideal në këtë truall, që patjetër ata e mendonin më mirë seç ishte atëherë, madje ata nuk mund të parashikonin gjëmën që mund t’i bënin atdheut shokët e tyre që mbetën gjallë. Gjithsesi, unë në këtë shkrim nuk dua të shpreh asnjë mllef apo inat me askënd, por desha disi të evokoj një pjesë të historisë sonë të deformuar, që korigjimi ka nisur, pasi shqiptarët në shumicë po e mësojnë të vërtetën, ashtu siç shkruante La Martini: “Atdheu është krijuar nga Hiri i Martirëve”. Por ama i atyre të vërtetë, sepse atdheun e kemi prej së vërteti… Ndue Bacaj Urtësia pukjane sfidon tranzicionin Duke shfletuar librin “Mos na vrisni dashurinë”, të cilin na dhuroi kryetari i shoqatës “Besa”, zotëri Nikollë Lleshi, më ngacmoi për të shkruar këta rreshta modestë. Ndonëse origjinën e kam prej kësaj treve, duhet të pranoj se e kam njohur shumë pak, madje edhe me sens humori, shpesh herë jam shprehur në ambiente shoqërore: “Jam shkodran prej Puke”. Gjithsesi rrënjët e prejardhjes i kam prej Mesturit të Gurit, kund rreth 200 vjet më parë, ku stërgjyshërit – Vatnikaj, patën dalë në anën tjetër të Drinit në Berishën e Podogoshit. Kam shkruar para 6 vjetësh një poezi, “Vajtojnë zanat”, dhe një strofë ia kam kushtuar Pukës, pikërisht me këto vargje: “Ku je Pukë me curra e shkrepa / gjoksin prush e synin flakë. / Me Gjin Lekë e Deli Pjetra / bukë e besë në shtatë bajrakë”. Libri që më dhuroi miku pukjan, Nikollë Lleshi, më zgjoi krenarinë e paraardhësve, dhe kjo krenari e bazuar mbi kodin e besës rrezaton si një margaritar dhe në ditët tona. Periudha e dhimbshme e këtij tranzicioni të tejzgjatur dhe e transformimit të sistemeve, ka hapur plagë në mbarë shoqërinë shqiptare. Është kënaqësi, kur përmes këtij libri mësojmë se Puka është ndër trevat më të “sofistikuara” që u ka rrezistuar “baticave” të këtij tranzicioni, dhe këtu (me kënaqësi) shoh të materializuar mendimin që kam shprehur në katër vargjet e poezisë së sipërshkruar. Fakti që në trevën e Pukës, gjakmarrja dhe konfliktet janë në kuotat më të ulëta, në të gjithë zonën verilindore, tregon për shkallën e lartë të kulturës së trashëguar në breza, dhe për tolerancën fetare e cila pasqyrohet mjaft bukur në këtë libër. Nuk do ta teprojmë nëse do të shprehemi se Puka është model i besës, bujarisë, trimërisë dhe tolerancës. Falja e gjakut mund të quhet modeli i trimërisë dhe këtë “model” e shohim të shpalosur në çdo kapitull të librit. Për t’i dhënë “kolorit” këtij shkrimi dhe për të argumentuar vërtetësinë e tij, menduam të marrim si model një kapitull të tij, duke cituar: “Mision i rëndësishëm dhe fisnik”, me autor z. Halit Furriku: “Krijimi i shoqatës “Besa” të kryepleqve të rrethit Pukë është një ngjarje e rëndësishme në jetën shoqërore të kësaj zone të thellë. Programi dhe objektivat që ka kjo shoqatë në zgjidhjen, parandalimin e mosmarrveshjeve e konflikteve, me propagandimin dhe zbatimin e ligjeve, tregon se ajo ka lindur dhe si domosdoshmëri e problemeve që ka vetë shoqëria e jonë sot dhe në të njëjtën kohë dhe funksionimin sa më mirë e me autoritet të pleqësive në fshatra. Është e para shoqatë në Shqipëri e këtij lloji dhe iniciatorët e saj meritojnë të përgëzohen, por edhe të mbështeten. Shqiptarët e mbështetën fuqimisht në fillim të viteve ’91-’92 shembjen e totalitarizmit shtetëror dhe futjen e vendit në rrugën e zhvillimit demokratik. Bota demokratike na ndihmoi në rrugën e nisur e megjithë mungesën e përvojës, vështirësitë e mëdha që sjell tranzicioni dhe shkatërrimin e ekonomisë, shumë shpejt filloi të ndryshojë vendi dhe jeta e njerëzve ndryshoi. Ndryshoi dhe Puka. Krahas ndryshimeve ekonomike filloi të ndryshojë edhe mentaliteti i njerëzve në tërësi dhe u shfaqën mardhënie të reja në të gjitha sferat e jetës si domosdoshmëri e një sistemi të ri. Për një shoqëri që përmbys në një kohë kaq të shkurtër një kompleks mardhëniesh të vjetra, siç ndodh tek ne në Shqipëri, lindin edhe shumë mosmarrveshje e konflikte, sidomos përsa u përket problemeve të pronës, hasmërive të vjetra etj. Shumëkush thotë se komunizmi i bën zap këto dukuri. Unë mendoj se shteti totalitar në Shqipëri dhe në mënyrë të veçantë në zonat tona të thella malore, mosmarrëveshjet dhe konfliktet në radhë të parë i shfrytëzoi për qëllimet e veta politike, për manipulimin, nënshtrimin dhe vënien kundër njëri-tjetrit të njerëzve në momente të caktuara, ose kur nuk i interesonin, i detyroi të heshtnin nën kërcënimin e vazhdueshëm të represionit shtetëror, por në të vërtetë, asnjëherë ato nuk u shuan. Janë me qindra rastet kur diktatura stimulonte grindjet dhe hasmëritë, pastaj lante hesapet me njërën palë duke i shpallur armiq, kulakë, të deklasuar, etj.” dhe këtë fat të zi e kanë provuar shumë familje e fise në rrethin tonë. Këtë analizë të zotëri Furrikut e konsideroj sa reale aq dhe filozofike (M.B.). Raste keqkuptimesh, grindjesh, zëniesh, etj. ndodhin mbrenda familjes, lagjes, fshatit apo më gjerë. Prej tyre mund të burojnë ngjarje të rënda dramatike të paparashikuara që bëhen tepër të vështira për t’u ndaluar. Në veçanti në fshat u bënë realitet hakmarrjet e vjetra të fjetura deri në tetëdhjetëvjeçare. Me rikthimin e pronës u gjallëruan konfliktet e vjetra e të reja, për tokën, ujin, kullotat, privatizimin e objekteve etj. Në kohën kur institucionet shtetërore, e në veçanti ato të drejtësisë nuk janë konsoliduar, ku ligjet janë të reja e të shumta shpesh herë ndryshojnë sipas orekseve të forcave politike në pushtet, atëherë çfarë mjetesh e rrugësh janë më të përshtatshme për të kontrolluar dhe administruar konfliktin, përballë shndërrimeve të mëdha ekonomike, shoqërore e politike. Në kushtet e reja të krijuara, jeta po vërteton se ligji dhe organet që e zbatojnë atë po tregohen të pafuqishëm për ta përballuara këtë sfidë. Atëherë duhet ngritur një opinion i tërë shoqëror, duhet të veprojnë shumë faktorë dhe duhen gjetur shumë rrugë për të parandaluar konfliktin, hasmërinë, intolerancën e dhunën. Të gjithë duhet të punojmë për njohjen e ligjit, zbatimin e tij, mbështetjen e institucioneve, duke gërshetuar, aty ku duhet, traditën e Kanunit, duke evidentuar atë që i ka qëndruar kohës dhe nuk i bindesh me të ardhmen. Në këtë kuptim, shoqata e kryepleqëve të rrethit është një ndihmesë e madhe për shoqërinë, për ndërtimin e marrdhënieve të reja në shoqërinë që po ndërtojmë me kaq vështirësi. Kryepleqtë janë të zgjedhur nga populli, të njohur me ligj, janë njerëzit më të njohur e nga familjet më të mira, në juridiksionin e tyre. E kush më mirë se ata i njohin problemet, burimin e konflikteve, hasmërinë, etj…, ndaj organizimi i tyre në shoqatë, pa dallime politike, fetare e krahinore, me synim ndërmjetësimin, mirëkuptimin dhe tolerancën në mes të banorëve, qofshin këto individëm grupe apo shtresa sociale, është një mision i rëndësishëm që duhet përshëndetur dhe përkrahur nga të gjithë. Vlerësimet e z. Halit Furriku janë modeli më ekzakt, ku analitika e tij është për t’u patur zili nga analistët, sociologët dhe politikanët e të gjithë spektrit politik. Është vazhdimi i traditës pukjane, në përmbushjen e të gjithë komponentëve që kërkon koha, për ndërtimin e një shoqërie moderne me parametrat që kërkon koha. Kasem Rexhepi Balsha i parë dhe çlirimi i Arbërisë nga zgjedha serbe Cari i Serbisë, Dushani, bashkë me Maqedoninë, kishte mundur të fusë nën zgjedhë dhe gjithë Arbërinë që në vitin 640, e kështu kishte formuar një perandori të madhe që shtrihej pothuaj në të gjithë Ballkanin. Pas vdekjes së Stefan Dushanit më 1355, perandoria e tij e gjerë u nda në shumë copa, të cilat u shpallën më vete prej princërve vendas, të cilët qenë shtrënguar më parë të njihnin Carin serb si kryezot. Një nga këto copa ishte edhe Shkodra me krahinën e saj mbi të cilën zotëronte Princ Balsha, (një gegë i kulluar) nga fshati Balsh afër Shkodrës. Balsha, me të vdekur Car Dushani, u shpall më vete dhe mori titullin Balsha i Parë. Ai, menjëherë u shpalli luftë serbëve dhe çliroi Shqipërinë (Arbërinë) Veriore nga zgjedha serbe. Por nuk u kënaq me kaq, u zgjat në Mal të Zi, nga veriu dhe i ndihmuar nga të bijtë (Strazimiri, Gjergji dhe Balsha), e çliroi pothuajse të gjithë Gegërinë nga serbët. Pas vdekjes së Balshës së Parë, i biri, Gjergji, i ndihmuar prej vëllezërve dhe prej disa princërve arbër, e mbaroi veprën e nisur prej plakut Balshë. Pushtoi Krujën, Durrësin, Beratin, Vlorën, Kaninën, Gjirokastrën dhe Kosturin; zgjeroi mbretërinë e tij nga ana e lindjes gjer brenda në Maqedoni, u zgjat nga veriu në Dalmati e deri në Selanik dhe ishte i pari dhe i fundit mbret arbër që mbretëroi në një perandori e cila kishte brenda juridiksionit të saj, jo vetëm të gjithë Gegërinë e Toskërinë, veç Çamërisë, po edhe Malin e Zi, një pjesë të Bosnjës dhe të Hercegovinës, pothuaj gjysmën e Dalmatisë dhe një pjesë të madhe të Maqedonisë, me fjalë të tjera, një Arbëri e cila ishte të paktën pesë herë më e madhe se ajo që na dha Europa më 1913. Sa kohë që jetoi Gjergji i Parë – Balsha (i cili ngjalli Perandorinë Iliriane), e mbrojti Arbërinë nga shkeljet e huaja dhe zmbrapsi me rradhë serbët, boshnjakët, napolitanët, bullgarët dhe turqit. Pasi dërmoi për herë të fundit mbretin e Bosnjës, Stefan Tvarko në Berat, u kthye në kryeqytetin e vet, në Shkodër, ku vdiq në mes të triumfit në vitin 1379. Pas vdekjes së Gjergj Balshës në Veri e të Gjin Bua Shpatës në Jug, punët ndryshuan dhe Arbëria u shtrëngua të niste një luftë mbrojtëse për jetë a vdekje nga të gjitha anët, kundër turqve nga lindja, kundër serbëve e boshnjakëve nga veriu, kundër venecianëve nga perëndimi e kundër franko-napolitanëve nga jugu. Arbëria, po të ishte e bashkuar, s’është aspak çudi që do të kishte qenë e zonja t’u bënte ballë këtyre armiqve. Por, për fat të keq, krerët feudalë arbër, (në veri e në jug), porsa u çliruan nga zgjedha e huaj, nisën të ngatërrohen e të luftojnë kundër njëri-tjetrit, dhe kështu armiqtë e jashtëm gjetën rastin të hyjnë e të shkatërrojnë Arbërinë e çliruar. Në vitin 1385, në kohën e Sulltan Muratit I, një ushtri turke prej 40.000 trupash, nën komandën e vezirit Hajredin, hyri nga Maqedonia dhe pushtoi Kosturin dhe Beratin. Trupat turke të cilat erdhën nga Maqedonia, ishin të ftuara nga Karl Topia. Kjo ishte tradhëtia e dytë që i bëhej Arbërit, pas asaj të Dhimitër Farit, i cili pati tradhëtuar Mbretëreshën Teutë të Ilirisë, kur ajo e kishte dërguar si vrojtues në Korfuz, për të kontrolluar lëvizjet e romakëve (shënimi është imi, M.B.). Kështu edhe Karl Topia, për të shuar ambicjet ndaj Balshajve, preferoi të bashkëpunojë me turqit. Krenaria e Arbërit e cila kishte arritur kulmin e lavdisë nën udhëheqjen e Balshajve të Shkodër, përfundoi pas tridhjetë vjetësh, duke kaluar në luftë të brendshme mes principatave. Ref: “Libra shteti për shkollat e mesme”, Nr. 2. Shtëpia botuese “Gurakuqi”, Tiranë, 1941. Ishin pikërisht këto fakte historike tepër të hidhura që e shtynin Faik Konicën në atë konkluzion fatal, kur lëshonte ligjëratën-sentencë: “Shqipërinë do ta shpërbëjnë shqiptarët”. Shembuj të tillë, vërtetë të dhimbshëm kemi edhe pas shpalljes së Pavarësisë; Myfit bej Vlora, (të cilit nuk i kishte bërë efekt shuplaka e Gurakuqit), don t’i shesë Italisë, Vlorën dhe rrethinat; Esat Pashë Toptani bashkëpunon sa me italianët aq dhe me serbët dhe është gati ta hedhë Shqipërinë në treg si një plaçkë; Haxhi Qamili “sfidon” flamurin e shenjtë të Kastriotit dhe bredh në kënetën e Durrësit duke valëvitur flamurin e “babës” me yll e hënë. Dhe kështu Shqipëria e Mesme kthehet në një arenë përleshjesh mes qeverisë së ligjshme të Vidit dhe mbeturinave aziatike. Këto ngjarje sa të trishtueshme aq dhe të turpshme, na i ka përshkruar me shumë vërtetësi penda e artë e Fan Nolit. Do të duhej “uragani” i bjeshkëve të Kosovës – Bajram Curri, për t’i bërë “tërbjet” mercenarët. Është vërtetë një koinçidencë e bukur dhe mjaft domethënëse, që tri “kolonat” e kulturës sonë të asaj kohe, na vijnë nga tri besimet: Faik Konica – musliman; Fan Noli – ortodoks; ndërsa Poeti ynë Kombëtar, At’ Gjergj Fishta – katolik. Dhe ndonëse në pikpamje politike kishin mendime të ndryshme, në probleme madhore i gjenin pikat e bashkëpunimit. Pa dyshim nëse do t’ju bashkojmë këtyre dhe ideologun kampion të atdhetarizmit – Luigj Gurakuqin, do të thoja me bindje se këta përbëjnë katër kolonat e qytetërimit oksidental në Shqipëri. Asnjëherë nuk na kanë munguar “pionierët” e qytetërimit perëndimor: Ernest Koliqi, Tajar Zavalani, Martin Camaj, Arshi Pipa, Sami Repishti, At’ Daniel Gjeçaj, Ismail Kadare, ndonëse të nisur nga “pista” të ndryshme politike, orientimi i tyre ishte Perëndimi dhe sfondi i tij kulturor. Është pikërisht ky fakt mjaft domethënës dhe kuptimplotë që nuk përjashton asnjë religjion, nga angazhimi i madh për t’u integruar në familjen e madhe europiane, së cilës i përkasim në të gjithë parametrat: gjeografikë, kulturorë e deri në ato antropologjikë. Mbi 300.000 arbëreshë të ngulur në Itali që nga shekulli XV e këtej, dhe mbi 200.000 emigrantë të dekadës së fundit, janë pararendës në evoluimin kulturor me sens Perëndimor dhe një garant vërtetë integrues. Dy brigjet e Adriatikut, asnjëherë nuk kanë qenë më pranë njëri-tjetrit. Mark Bregu Rodriguez Leka, një talent i futbollit shkodran -Rodriguez Leka, vërtetë është një talent i futbollit shkodran, – ka theksuar ish futbollisti i njohur i Vllaznisë Nikoll Gjergji, sot trajner i ekipit “Dejlmnia shkodrane” ku luan dhe Rodriguezi. Që heret, në moshën 8 vjeç, trajneri i tij i apasionuar, Gjovalin Colaj, di të dallojë talentin, fuqinë, shpejtësinë, teknikën etj. të voglushit. Pas 3 vjetësh krijohet ekipi “Djelmnia shkodrane”, ku edhe Rodriguezi gjen afrimitetin e duhur. Aktivizohet në grup-moshat 13-15 vjeç, thuajse tek para të rinjtë 16 vjeçarë. -Rodriguezi, – vazhdon Nikolla – shquhet për shpërthime në sulm, sidomos në krah të djathtë, pa harruar dhe mbrojtjen, ku dallohet veçanërisht goditja ballore e lartë dhe e saktë. Trajnerët e ekipit theksojnë se vërtetë shenjat e talentit të Rodriguezit janë që në trungun familjar, duke u nisur nga gjyshi i tij, Enver Kiri (futbollit me Dinamon dhe Spartakun e Shkodrës). -Në rast se duam të çojmë përpara traditën e futbollit – vazhdon trajneri Gjergji, talentë të tillë si Rodriguezi duhet të ndihmohen. Janë shumë të nevojshme sponsorizimet individë-bashki. Vërtetë fushat i paguajnë, por janë shumë gjëra të tjera që na detyrojnë të paguajmë, por mundësitë tona janë shumë minimale. Është krenari të nxjerrësh futbollistë për skuadrën kombëtare për moshat 15-vjeçare si Elvis Legreta, Orald Jera, Kleodor Deja etj., por duhet se s’bën që për një ecuri sa më të mbarë, në përmbushje kërkesash ushqimi e veshmbathjeje të ndërgjegjësohet më shumë opinioni e sidomos ai afarsit. Me futbollistë të tillë, plot talent, plot energji, e mbi të gjitha plot pasion, vërtetë ka përse të krenohet djelmënia shkodrane. Bujar Ferhati Kur të vritet shpresa… Nëpërkëmbja, sjelljet despotike dhe përndjekjet në Shqipëri janë një dukuri e vazhdueshme. Hakmarrja, inati, nepotizmi po ia merr frymën e ia vret shpresën, sidomos rinisë, e cila, pa perspektivë jete, po merr rrugët e mërgimit të padëshirueshëm. Viktimë e kësaj dukurie është dhe i riu Frederik Broz Simoni, i datëlindjes 17 dhjetor 1982 nga fshati Berdicë e Madhe i rrethit të Shkodrës. Frederiku, pasi mbaroi shkollën e mesme, iu nënshtrua një konkursi për të vazhduar studimet e larta në Universitetin “Luigj Gurakuqi” dhe fitoi të drejtën në vitin shkollor 2001-2002. I filloi studimet me shpresë të madhe që të pajisej me një diplomë të shkollës së lartë, por s’kishte qenë e thënë. Frederiku, që në semestrin e parë të atij viti shkollor, u “bombardua” me nota pakaluese, pothuajse në të gjitha lëndët! Me gjithë përpjekjet e tij për të përfunduar vitin e parë, nuk ia arriti! E detyruan të kalonte në stazh një vit. Kur Frederikun e pyesnin: Si është e mundur që s’e more asnjë provim? Ai u përgjigjej: -Me sa kam kuptuar unë, janë “gjynahet” e babës, sepse ai pati shkruar në gazetën “Shqipëria Etnike” të datës 30 tetor 2001 dhe në vazhdim më 13 nëntor 2001, një artikull me temë: “Shqipëria etnike dhe padronët komunistë”, ku merrte në analizë një libër të botuar në vitet e diktaturës me titull “Akuzojmë fenë”, me autor njëfarë prof. H. Hasko. Në atë libër, ku akuzohej, pa të drejtë kleri katolik, babai me fakte tregonte se kleri katolik ka ndikuar për të ruajtur identitetin kombëtar, përkundrazi, komunizmi ishte e keqja e çdo gjëje. Me sa kuptohet, ato mendime, të shprehura në atë artikull, nuk i kanë pëlqyer ndonjë pedagogu e unë u bëra viktimë e pafajshme. Frederiku u detyrua, pa dashjen e tij, të ndërpresë studimet e larta. Nën trysninë e vazhdueshme psikologjike, i kërcënuar edhe me jetën e tij, sepse i ati vazhdonte të demaskonte në artikuj të ndryshëm të gazetës së mësipërme korrupsionin galopant të qeveritarëve dhe në mënyrë të veçantë, artikulli i datës 14 janar 2003 me titull “Shenjtëria e Tij, Papa Gjon Pali II në vëmendjen e kllounëve shqiptarë”, u detyrua të merrte rrugën e emigracionit diku në Perëndim për të shpëtuar kokën e siguruar jetën, e cila njeriut i jepet vetëm një herë. Vetë Frederiku rrjedh nga një familje, që gjatë viteve të diktaturës ka qenë e persekutuar për bindjet e saj antikomuniste. Në zgjedhjet vendore të 24 Qershorit 2001, Ferderiku ka marrë pjesë si anëtar i komisionit për të mbrojtur votën e kandidatit të PDr-së (Partia Demokratike e Rinovuar), e cila sot është në opozitë me partinë në pushtet. Albert Vataj |
Nr. 43 i gazetës në print
| Toleranca dhe pranimi i të vërtetës i mbetur në tentativë
Përballë shumë të vërtetave gjithmonë kemi promovuar atë që karakterizon llojin tonë, njeriun, mospranimin. Fillesat çdo “kacafytje” i ka tek në realitet me të cilin nuk kemi qenë dhe nuk ka pse të jemi ndonjëherë dakord. Konkretisht bëhet fjalë mbi injorimin që i është bërë drejtpërdrejtë dhe tërthorazi komunitetit katolik, kjo kryekëput antagoniste me bashkëjetesën harmonike që ka ekzistuar mes njerëzve. Me sa duket ashtu si në pjesën dërmuese të rasteve edhe për fenomenin në fjalë nuk përjashtohet mundësia e një viktimizimi nga e pranuara si fondamentale atë që njohim sipërfaqësisht. Beteja pa triumfator, nëse mund të pranohet si e tillë beteja mes zënkash me karakter religjioni ka origjinë të kahershme. Kjo kaherësi nuk mund të përputhet me mendësitë që në raport me kohën e shprehin një kontradiktë. Nuk ka asnjë shkak që të vazhdojmë të veshim petkat e vjetra, dhe këtë ta bëjmë për të plotësuar orekset e atyre që shfaqin simptoma të manisë së pretendimeve infinit. Ajo që konstatohet është pranimi i të qënit i përfshirë në betejë. Kjo bëhet më kërcënuese kur palët nuk hapin shteg bisedimeve, pas të cilave të finalizohet me një konkretizim. Nëse për të vërtetat që kanë qenë zanafilla e hapjes së këtij fronti duhej që ju që u ankuat në instancat më të larta të shtetit shqiptar, të jeni dakord, atëherë si fazë vazhduese të kërkoheshin bisedime, shteg për tolerancë. Nëse në një komunë 99% e përfaqësuesve të administratës i përkasin besimit musliman, duke pohuar hapur injorimin e asaj pjese të komunitetit që i përket një besimi tjetër, fajin për këtë nuk duhet ta merrni ju, sikurse nuk mbetet e motivuar roli i avokatit mbrojtës që guxoni të merrni. Si rasti i mësipërm fatkeqësisht popullojnë shumë hierarkinë dhe koefiçientin numerik të përballjes komunitare. Por të pranosh të vërtetën nuk do të thotë se po bën herezi. Herezi është injorimi i saj, për më tepër rekrutimin në radhët e një ushtrie që kërkon të na e servirë atë si të gënjeshtërt. Rrugëtimi në këtë logjikë ka përfundim të padëshirueshëm për palët e përfshira, sikurse në këtë temperaturë ngroh dhe çel vezët ai skifter që do të çokasë përsëri pavetëdijen tonë, të cilën duhet ta pranojmë si vetëdije. Duke mos e konsideruar si fundin e botës asnjë kapërcyell të jetës, sikurse edhe këtë, ndjehemi të detyruar të propozojmë atë që konsiston si më civile dhe më larg indoktrinimit. Jo nga shantazhet, por nga morali i shpirtit tolerant propozojmë paqe si zgjidhje, me kusht të njohjes së vërtetë përgjegjës të së cilës nuk janë palët e përfshira në këtë betejë. Shqipëria etnike në vetvete është jo vetëm një nocion, apo një shprehje gjeografike, siç e ka cituar Bismark, në kohën që ky vend u thërmua fizikisht për të vazhduar nga këto meskinitete dhe nga beteja pa fitimtarë, të thërmohet shpirtërisht. Toleranca nuk duhet kuptuar si nënshtrim, apo heqje dorë nga shpalosja e së vërtetës apo pranimi i fatales si fatlume. Për më tepër në rastin konkret, ajo që guxojmë t’ua ofrojmë si këshillë është se mbetet pozitive nga ju së pari që të mësoni të lexoni mirë, të karakterizoheni nga fryma e debatit dhe polemikës, të cilat kanë patur vend dhe do të kenë në faqet e gazetës “Shqipëria Etnike”. Nëse me daulle deklarative domosdo kërkoni të mbytni kushtrimin e fjalës që trajtohet si krim, ajo që ju sugjerojmë është se kjo nuk është “Eureka”. Zgjidhjet nuk duhet kërkuar tek palët që fermentojnë të tilla konflikte, sikurse nuk duhet hequr dorë nga fashitje më pak zhurmëmëdha që keni përzgjedhur ju. Kemi qenë këta, jemi këta dhe do të jemi. Zoti është një, për kë e kujtojmë ne veten, që të marrim përsipër ta ndajmë. Albert Vataj, Sokol Pepushaj
Drejtuar: Presidentit të Republikës Kryetarit të Kuvendit Popullor Kryetarit të Këshillit të Ministrave Tiranë Ankesa origjinale e myftinisë së Shkodrës drejtuar Presidentit Moisiu, Kryeministrit Nano dhe kryeparlamentarit Pëllumbi, e marrë në njërën nga zyrat në fjalë. Shpresojmë që herë tjetër të mos i shqetësoni, pasi ata kishin shumë punë për ta integruar Shqipërinë në strukturat Euroatlantike. Shpresojmë gjithashtu të jetë hera e fundit që detyrohemi të merremi me problemi të tilla, pasi të jeni të sigurt, më afër keni ne se ata ku jeni ku jeni ankuar, më shumë ju duam ne se sa ata. Redaksia Ne, përfaqësues të institucioneve, shoqatave dhe besimtarëve myslimanë të Shkodrës, të indinjuar nga artikujt e vazhdueshëm antiislamë të gazetës “Shqipëria etnike”, deklarojmë: Drejtori I kësaj gazete Sokol Pepushaj, duke sulmuar fenë islame me shkrimin “Hakmarrja ndjenjë zemërimi” botuar në nr. 41, dt. 18/03/2003 arrin deri në përgojimin e Kur’anit të Shenjtë dhe profetit Muhamed, paqja e Zotit qoftë mbi të! Histeria antiislame e të “pavarurës periodike gjithë shqiptare”, fyen rëndë dinjitetin e myslimanëve shqiptarë, cenon unitetin e popullit tonë, lëkund tolerancën mes feve në vendin tonë. Për ironi në kokën e gazetës shkruhet: “bashkimi shpirtëror i shqiptarëve”! Kemi bindjen se pas këtyre artikujve fshihen duar antikombëtare që veprojnë kundër interesave të Atdheut, jo për Shqipëri Etnike, por për Shqipëri të coptuar. Kredoja antiislame e disa numrave të gazetës, shkel nenet 3, 10 dhe 24 të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë, ndërsa fyerjet e përdorura konsumojnë figurën e kundravajtjes penale apo të krimit, konform neneve 45, 119, 120 dhe 265 të Kodit Penal. Urrejtja për muslimanët që shfaq gazeta kundërshton programin e saj, vendimin e miratimit numër 2562/2001 të Gjykatës së Tiranës dhe ligjin e shtypit. Propoganda antiislame e gazetës shkel Kartën e Parisit të vitit 1990, nënshkruar nga 34 shtete të Evropës, përfshirë Vatikanin, SHBA dhe Kanadaja dhe “Deklaratën për eleminimin e të gjitha formave të intolerancës dhe diskriminimit që mbështeten në fe ose bindje” të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të vitit 1981 (nenet 1, 2 e 3 të saj). Kujtojmë se sulmet ndaj muslimanëve shqiptarë filluan me ardhjen e demokracisë kur disa personalitete filluan të hedhin baltë mbi fenë islame në kundërshtim me ligjin. Përmendim se në shkollën e mesme të Gjuhëve të Huaja në Tiranë, në kundërshtim me çdo normë e moral të vendit apo të huaj, u dëbuan disa vajza muslimane vetëm se mbanin shaminë-simbol i fesë muslimane, ndërkohë që vajzat lejohen të frekuentojnë shkollat me veshje të papërshtatshme apo të mbajnë simbole të krishtera. Dhe shteti I së Drejtës akoma hesht! Nën preteksin e luftës “antiterror” dëbohen nga vendi qytetarë të huaj vetëm pse vijnë nga vendet islame, kurse të ardhurit që vijnë nga vende të krishtera gëzojnë liri të pakufizuara! Dikë shqetëson edhe thirrja e altoparlantëve e xhamive! Para pak kohësh publicisti Gejxh deklaroi në Korçë se: “në spitalin që do të ngrihet do të kurohen vetëm të krishterë”, duke diskriminuar kështu popullsinë muslimane, e në vend që ndaj tij të mbahej qëndrim, ai u prit me nderim në instancat e larta të shtetit! Të habit fakti që sapo Falaci, e harruar në Nev York, zhgarravit diçka kundër Islamit, drejtues të institucioneve shtetërore nguten ta përkthejnë e botojnë pa I peshuar fare pasojat. Faqe gazetash mbushen për “terroristë islamikë”, kurse për ata veriirlandezë, baskë apo korsikanë kurrë nuk u përdor epiteti katolikë, ndërsa agresioni, genocidi I shtetit të Izraelit kundër popullsisë palestineze quhet konflikt! Njëherë u guxua të bëhej humor me Papën, por Komisioni parlamentar për median detyroi drejtuesit e TVSH të kërkonin ndjesë publikisht, kurse Islami sulmohet çdo ditë dhe gjithçka kalon në heshtje. Megjithatë asnjëherë muslimanët shqiptarë nuk I cënuan simbolet e feve të tjera, jo nga frika, por sepse I konsiderojnë të krishterët bashkëkombës e bashkëqytetarë, se kështu I urdhëron Kur’ani I Shenjtë dhe I mëson Tradita e Profetit Muhamed, paqja e Zotit qoftë mbi të! U kujtojmë autorëve antiislamë se Oso Kuka ra trimërisht në Kullën e Vraninës bashkë me sherbëtorin e tij Pjetër më 1862, se Kupe Danja vrau dy ushtarë turq për të mbrojtur nderin e një bashkëqytetareje të krishterë, se dy familje në rrethinat e Shkodrës (njëra muslimane e tjetra e krishterë) I rivarrosën sëbashku eshtrat e djemve të tyre, sepse së bashku I kishte pushkatuar diktatura. Ne, muslimanët, duam harmoni me të krishterët siç kemi patur deri sa komunizmi, pjellë e mendjeve çifute, ardhur tek ne nga vende të krishtera, e ndaloi besimin! Ne e duam demokracinë dhe respektojmë Shtetin e së Drejtës, por kërkojmë më shumë respekt e drejtësi e jo nëpërkëmbje e fyerje! I kërkojmë Presidentit si symbol i unitetit të Kombit, i kërkojmë Kuvendit si organi më i lartë i zgjedhur nga populli, i kërkojmë Qeverisë si organi më I lartë ekzektutiv, të ushtrojnë kompetencat e tyre, për zbatimin e Kushtetutës e ligjeve në rivendosjen e të drejtave dhunuar muslimanëve, për të parandaluar pasojat e qëndrimeve denigruese antiislame! Dyshojmë se dikush grumbullon benzinë për t’i vënë edhe një zjarr Shqipërisë së lodhur, por organet drejtuese të shtetit I kanë mekanizmat e nevojshme për zbulimin dhe ndëshkimin e zjarrvënësve! Ne besojmë që Shteti I së Drejtës do të veprojë në kohë dhe ndershmërisht!
1997-a, vit i zi në historinë shqiptare Viti 1997 është padyshim viti më i zi në tërë historinë e Shqipërisë. Shpërthimi i depove të armatimit, anarshia, vrasjet për hakmarrje politike apo larje hesapesh të vjetra, etj., janë substanca që edhe sot po reflektohet si rrjedhojë e pafuqishmërisë së shtetit për të vendosur autoritetin e ligjit. Që aso kohe e deri tashti janë vrarë mbi 5000 shqiptarë, janë plagosur mijëra të tjerë dhe kanë marrë udhët pa udhë shumë e shumë. Organet e drejtësisë, siç po apelon përditë opozita, janë të korruptuara, shteti është i lidhur ngushtë me krimin. Pistat e hetimeve para se të hapen mbyllen dhe kriminelët shëtisin të lirë. Ja, në kryeqendrën e Veriut shqiptar, Shkodër, që ka qenë dhe është zona më e nxehtë e konflikteve me pasojë vdekjen, me kohë e me vakt, por edhe sot regjistrohen krime të tipit siçilian. Më 20 shtator të vitit 2001 në një lokal të Parrucës, dy persona me kallashnikov, sipas burimeve, kishin qëlluar mbi katër njerëz që po pinin kafe në punë të vet. Të vdekur Edmond Beqiri, 20 vjeç, Naim Beqiri, 39 vjeç dhe Shefik Kodra 39 vjeç. Kish shpëtuar Hysni Beqiri, efektiv i policisë, por iu vranë djali, vëllai dhe një shok. Burimet tona thonë se në shënjestër ishte Hysni Beqiri, pasi vrasësit në fjalë i kish arrestuar një javë para ngjarjes, të cilët një zot e di di kishin arritur të dalin. Hysni Beqiri ish detyruar të braktisë edhe punën si shumë të tjerë. Po në fakt gjashtë vitet e fundit që kanë si pikënisje vitin 1997, janë vrarë 213 policë në krye të detyrës. Kjo tregon se shteti shqiptar jo vetëm nuk ndalon e dënon kriminelët, por nuk mbron jo vetëm shtetasit e vet, por as punonjësit e vet. Segmentet e krimit që fatkeqësisht janë të fuqishme përditë e përnatë po e mposhtin shtetin. Ato edhe kur prangosen, lirohen për “mungesë provash”. Zog Hysenaj
“Liria e shprehjes është e garantuar” Zot ne token e shqiptareve, nuk mund te jete askush tjeter pervecse Kushtetutes se Shqiperise dhe ligjeve te ketij shteti. Neni 22 I kreut te dyte “Lirite dhe te drejtat vetiake” (Pjesa e dyte e Kushtetutes), thuhet shprehimisht “LIRIA E SHPREHJES ESHTE E GARANTUAR”. Eshte ky paragrafi per te cilin, gjate rreth 50 viteve diktature, u masakruan ne forma te ndryshme qindra mije shqiptare. Nje e drejte universale e sanksionuar me ligj ne Kushtetute, qe vlen per te gjithe shqiptaret, edhe per gazetaret. Megjithate, ne te njejten pjese te Kushtetutes, I njejti nen por pika 2 e tij (neni 22,pika 2), thote tekstualisht: “ LIRIA E SHTYPIT, E RADIOS DHE E TELEVIZIONIT ESHTE E GARANTUAR”. Te njejtat te drejta, por tashme te specifikuara I njihen mjeteve te informimit public, rrjedhimisht edhe njerezve qe punojne ne to. Ligji themeltar I shtetit, shkon edhe me tej, me te njejtin nen por nje pike tjeter (neni 22, pika 3), e cila thote: “CENSURA PARAPRAKE E MJETEVE TE KOMUNIKIMIT NDALOHET”. Eshte e shkurter, e sakte dhe nuk ka nevoje per komente. Asnje organizem qe ushtron aktivitet ne token e shqiptareve, nuk mund te kerkoje censure te mediave. Nderkohe, eksiston edhe nje “LIGJ PER SHTYPIN”, I miratuar nga Kuvendi I Shqiperise dhe qe ne menyre te qarte, percakton se:
REPUBLIKA E SHQIPERISE KUVENDI POPULLOR LIGJ PER SHTYPIN
Në mbështetje të neneve 16 e 20 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese” me propozimin e një grupi deputetësh, Kuvendi Popullor i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I: Neni 1Liria e shtypit Shtypi është i lirë. Liria e shtypit mbrohet me ligj. Shtypi kufizohet vetëm nëpërmjet dispozitave të kushtetutës dhe këtij ligji. Ndalohet marrja e çdo mase tjetër që prek lirinë e shtypit. Eshte nje ekstrakt fillestar I ligjit, I cili per hir te realitetit duhet pranuar se nuk eshte I standarteve shume te larta, megjithate, ne baze te tij vazhdojne te operojne te gjitha mediat e ndryshme ne Shqiperi. Paragrafi me interesant eshte “SHTYPI KUFIZOHET VETEM NEPERMJET DISPOZITAVE TE KUSHTETUTES DHE KETIJ LIGJI”. E thene ndryshe, Zot I mediave ne token e shqiptareve, eshte Kushtetuta dhe ky Ligj. Sigurisht, qe ne rast te mungeses se profesionalizimit dhe te etikes se njerezve te medias, parashikohen edhe sanksione, por qe nuk jane competence e cdokujt vendosja e tyre, pervec Gjykatave. Me fjale te tjera, nje permbledhje e gjithe asaj qe thame me lart, do te ishte “ASKUSH,PAVARESISHT NGA BURON PUSHTETI I TIJ (TOKA , UJI APO QIELLI), NUK MUND TI IMPONOHET MEDIAVE”. Megjithate, duke shfletuar serish Kushtetuten e Shqiperise, ndalesh ne nenin 24 te saj, kreu II, pjesa e pare. Pika e pare e ketij neni, tekstualisht thote: “LIRIA E NDERGJEGJES DHE E FESE ESHTE E GARANTUAR”. Eshte nje lidhje mese interesante ne mes dy lirive, asaj te NDERGJEGJES dhe te FESE. Cdo qenie njerezore, mund te vendose ne pavaresi te plote vetiake dhe pa ndikim nga askush, per keto dy liri. Edhe pika 2 e ketij neni (neni 24, pika 2 e Kushtetutes), eshte nje tjeter hap ne kete drejtim: “SECILI ESHTE I LIRE TE ZGJEDHE OSE TE NDRYSHOJE FENE OSE BINDJET, SI DHE TI SHFAQE ATO INDIVIDUALISHT OSE KOLEKTIVSHT, NE PUBLIK OSE NE JETEN PRIVATE, NEPERMJET KULTIT, ARSIMIMIT, PRAKTIKAVE OSE KRYERJES SE RITEVE”. Pavaresisht se ketu perseri behet fjale perseri per BINDJE dhe FE, shkeputur njera nga tjetra. Me ndarjen e ketyre dy komponenteve, mund te perfitonim: “ SECILI ESHTE I LIRE TE ZGJEDHE OSE TE NDRYSHOJE BINDJET, SI DHE TI SHFAQE ATO INDIVIDUALISHT OSE KOLEKTIVISHT NE PUBLIK OSE NE JETEN PRIVATE”. Ndersa duket se nuk ka rendesi shume ceshtja e ZGJEDHJES ose NDRYSHIMIT TE BINDJEVE, ka shume rendesi koncepti per SHFAQJEN e tyre. BINDJET mund te SHFAQEN ne PUBLIK ose ne jeten private. Nje nga menyrat e SHFAQJES se BINDJEVE ne PUBLIK, eshte PUBLIKIMI ose BOTIMI I tyre ne ORGANET e ndryshme te MEDIAS, sic mund te jene GAZETAT. Perseri do te vijonim me citimin tekstual te pikes 3 te nenit 24 te Kushtetutes, (kreu II, Pjesa e Pare): “ASKUSH NUK MUND TE DETYROHET OSE TE NDALOHET TE MARRE PJESE NE NJE BASHKESI FETARE OSE NE PRAKTIKAT E SAJ, SI DHE TE BEJE PUBLIKE BINDJET OSE BESIMIN”. Edhe ketu vazhdon dualiteti ne mes BINDJES dhe BESIMIT. Po tentojme serish te bejme nje ndarje gjuhesore( me aq sa kemi njohuri), te ketij neni: “ ASKUSH NUK MUND TE DETYROHET OSE TE NDALOHET TE BEJE PUBLIKE BINDJET E TIJ”. Serish, ligji suprem I shtetit te shqiptareve, Kushtetuta, nuk I jep tager asnje institucioni qe zhvillon aktivitet ne TOKEN, UJIN apo QIELLLIN e shqiptareve te detyroje apo ndaloje publikimin e bindjeve personale. Duke bere nje mbyllje te ketij shkrimi, qellimi I vetem I te cilit eshte zhdukja nga QIELLI, UJI dhe TOKA e Shqiperise e reve qe po mblidhen mbi koken e mediave dhe njerezve qe punojne ne to, duhet te jemi krenar qe Kushtetuta e Shqiperise dhe “Ligji per shtypin”, kane lene hapesira te mjaftueshme per nenvizuar se: “LIRIA E SHPREHJES ESHTE E GARANTUAR” (Kushtetuta e Republikes se Shqiperise, Pjesa e Dyte, Kreu II “Lirite dhe te drejtat vetjake”, neni 22, pika 1). TE TJERET, banore te QIELLIT, TOKES apo UJIT te Shqiperise, q e e konsiderojne veten qenie njerezore dhe nenshtetas te ketij vendi, nuk mund te shkelin ate qe eshte miratuar nga Populli Shqiptar, Kushtetuten. Nese kjo do te shkelet, atehere TE TJERET, do te jene nga ATA, qe ne nenin 27 te Kushtetutes, pika 2/c, parashikohet KUFIZIMI I LIRISE se personit : “2. LIRIA E PERSONIT NUK MUND TE KUFIZOHET, PERVECSE NE RASTET E MEPOSHTME: C. KUR KA DYSHIME TE ARSYESHME SE KA KRYER NJE VEPER PENALE, OSE PER TE PARANDALUAR KRYERJEN PREJ TIJ TE VEPRES PENALEOSE LARGIMIN E TIJ PAS KRYERJES SE SAJ. Blerti DELIJA Kryetar I Unionit te Gazetareve te Veriut Ambasadorit Amerikan: Ndikoni për një Shkodër ndryshe Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë është tepër e shqetësuar pasi qytetarët e Shkodrës çdo ditë po jetojnë nën trysninë e mungesës së energjisë elektrike, nën mungesën e rendit dhe të qetësitë, mungesës së punës dhe perspektivës, mungesës së ndihmës ekonomike, mungesës së rrugëve, etj. Nëpërmjet kësaj deklarate gjejmë rastin t’i bëjmë thirrje publike kryetarit të Partisë Socialiste të Shkodrës, z. Ndue Doda, të ndërhyjë pranë Kryeministrit të Shqipërisë, z. Fatos Nano, për të përmirësuar situatën në Shkodër, pasi kjo mendojmë do sillte rezultat. Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë proteston hapur për heshtjen dhe neglizhencën që po tregojnë Kryetari i Bashkisë, Kryetari i Qarkut, Prefekti, të cilët janë të lidhur pas karrikes. Ata e kanë të siguruar zyrën, rrogën, makinën, shoferin, ndriçimin. Ata të mos harrojnë se Tetori po afron. Ata nuk kanë asnjë arsye që të kërkojnë votat e qytetarëve të Shkodrës. Ne protestojmë hapur dhe për neglizhencën që tregojnë subjektet politike që ata përfaqësojnë dhe këta ta dinë se Tetori po afron dhe çfarë do të thonë përpara elektoratit, premtimet që ata dhanë në Tetorin e vitit 2000 dhe që nuk i mbajtën. Perëndoi koha mishëruese. Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë është e vendosur për të denoncuar hapur dhe pa kompromis heshtjen e qeveritarëve dhe të deputetëve të Shkodrës, të cilët duken vetëm një muaj para fushatës. Koha mbaroi. Rezultatet shihen. Qytetari gjykon pastaj vendos se ku do të votojë, sepse me votën e tyre ata kanë kërkuar energji elektrike, punë, rrugë të shtruara, ndihma ekonomike, hapësira drejt botës së qytetëruar. Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë i bën thirrje Ambasadorit Amerikan James Jeffrey, për të ndikuar për një Shqipëri ndryshe, veçmas për një Shkodër ndryshe, pasi Shkodra ka shumë probleme. Fran Dashi, Kryetar i Partisë Kristian Demokrate të Shqipërisë Sokol Pepushaj, Sekretar i Përgjithshëm
Vrasjet politike dhe hakmarrjet për motive të dobëta s’kanë të ndalur Shumë drejtues të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë vrarë. I tillë është edhe rasti i zotit Tahir Zema së bashku me djalin dhe një kushëri të tij. Tjetër vrasje për arsye ende të paditura në komunën e Kaçanikut është vrasja e dy personave, Halil e Jetmir Berisha, të fisit të njohur të Berishajve. Ato kanë qenë ndër viktimat e para të regjimit dhe sistemit Millosheviçian. Por ajo çka na duket se përbën më shumë problem është fakti se vrasjet edhe sot nuk kanë pushuar ndaj fisit Berisha. Periudha e pasluftës ka qenë po aq e rëndë për ta sa edhe ajo e luftës. Burime jo zyrtare por të besueshme, bëjnë të ditur për gazetën “Shqipëria Etnike” se Besim Berisha sot kërkohet për t’u pushkatuar. Po këto burime bëjnë të ditur se Besim Berisha nuk ka asnjë adresë, porse mund të jetë strehuar diku në perëndim për ta shpëtuar jetën. Fisi Berisha ka humbur shumë njerëz. Vrasjet kryhen nga persona të paidentifikuar, killer të stërvitur, të cilët kërkojnë edhe Besimin. Vëzhguesi i “Shqipëria Etnike” Protestë e pensionistëve të Durrësit z. Servet Pëllumbi – Kryetar i Parlamentit Shqiptar z. Alfred Moisiu – President i Republikës së Shqipërisë z. Fatos Nano – Kryeministër i Republikës së Shqipërisë Po ndjekim me vëmendje, pse jo edhe me shqetësim, angazhimin e organeve tona shtetërore ligjvënëse dhe ekzekutive, atë çka shkruhet e flitet në shtypin e median shqiptare, për të mos thënë se po “bëhet shumë zhurmë për asgjë”. Pensionistët durrsakë për nga numri janë të dytët pas Tiranës, të cilët për nga raporti numerik janë më shumë të dalë para vitit 1993, dhe për rrjedhojë nga Ligji mbi Pensionet të atij viti me Nr. 7703, dt. 11/05/1993, ndjehemi të diskriminuar për vlerën ekonomike. Shqetësimet tona jemi përpjekur t’i afishojmë në rrugë institucionale dhe për këtë i jemi drejtuar dyherë radhazi Parlamentit të viteve 92-96, me kryetar z. Pjetër Arbnori dhe z. Aleksandër Meksi, Kryeministër i Qeverisë Demokratike. Po kështu edhe parlamentit të vitit 97 e në vijim me kryetar z. Skënder Gjinushi dhe z. Fatos Anno Kryeministër i Qeverisë Socialiste. Në të dy rastet përgjigja ishte sa fyese aq dhe diskriminuese. Në të dy peticionet tona kemi kërkuar po ato kërkesa si dhe tani kërkojmë: 1- Ekuivalencën në % të pensioneve me të njëjtën kohë shërbimi, shkallë kualifikimi tekniko-profesional të specialiteteve tona. 2- Zgjerimin e shkallës së rimbursimit të gamës së ilaçeve dhe të shërbimeve mjeksore dhe spitalore. 3- Udhëtimet pa pagesë në transportet urban dhe interurban shtetërore dhe privat. 4- Kompensim të inflacionit dhe të ngritjes së çmimeve. 5- Kompensim të çmimit të energjisë elektrike, gazit dhe ujit. 6- Përjashtim nga taksat lokale dhe kombëtare. 7- Kompensim të çmimit të shërbimit telefonik. 8- Krijimin e ambjenteve shlodhëse, institucionet shlodhëse në vendet klimaterike. Për pikat 3, 5, 7 bëhet fjalë për individët dhe çiftet pensionistë gjë që vërtetohet me çertifikatën e gjendjes civile. Në të dy rastet kemi marrë përgjigjen e “heshtjes” dhe të “indiferencës” dhe po citojmë se 2/3 e Komisionit përfaqësues nuk rrojnë më! Pra e thënë ndryshe, duket pushtetarët dhe ligjvënësit, megjithëse janë fëmijët dhe nipërit tanë, presin që ne të shuhemi nga koha dhe pastaj të kujtohen si përralla e moçme “na ishte një herë…”. Ne jemi ato që rininë dhe jetën tonë e sakrifikuam për dekada duke punuar dhe akumuluar në sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë, duke lënë të paharruar emrin tonë në fushën e shkencës dhe të arsimimit dhe në uzinat dhe fabrikat prodhuese duke i vënë në shfrytëzim. Sot jetojmë me një pension mjeran! Nuk e dimë se ku është gjetur dhe ku e mbështetni formulën e rritjes 10% në vit?! Kjo rritje në raport me pensionin “mjeran” që marrim nuk plotëson as kafen e mëngjesit. Kur vetëm për energjinë elektrike dhe gazin harxhojmë 20-30% të pensionit. Shëno këtu prapësitë e vetë KESH-it. Ka ardhur koha që duke u mbështetur në praktikën dhe dokumentat ndërkombëtare bashkëkohore ku shteti ynë është palë, të rishikohet politika ekonomike në planin e ngritjes së pensioneve dhe shërbimeve ndaj moshës së tretë. Po kështu ju kujtojmë angazhimin tuaj qytetar në politikë dhe për të dëshmuar vlerën e votëbesimit që ju kemi dhënë. Kjo fjalë është për vendosjen e drejtësisë sociale dhe angazhimin me përgjegjësi qytetare përkundër varfërisë, të trashëguar dhe të krijuar gjatë viteve të tranzicionit, për kthimin e borxhit ekonomik të shtresës dhe komunitetit tonë pensionist.Kjo është dhe një nga çështjet e para që ne pensionistët e kemi të vështirë që ta “gëlltisim” lehtë, diskriminimin ekonomik, sidomos pensionistët e dalë para vitit 1993. Me sa mësipër rikonfirmojmë kërkesat tona dhe shpresojmë në mirëkuptimin e plotë nga ana Juaj. Për pensionistët durrsakë: Komisioni: 1. Daut Hoxha 2. Burbuqe Vogli 3. Omer Minguli 4. Jani Kedhi 5. Dylaver Vranja 6. Fatos Hyka 7. Ismail Cani 8. Rexhep Kalaja
Shqipëria drejt zhvillimeve te reja Vështrim Shqipëria e nisi reformën e saj serioze larg nivelit të zhvillimit të Evropës Perëndimore. Që prej fillimit të tranzicionit të Shqipërisë në fillim të viteve 1990, ka patur një dukuri të re të shkallës së lartë të emigrimit dhe papunësisë dhe ka patur një rënie të madhe në veprimtarinë ekonomike, produkti i brendshëm bruto (PBB ra rreth 40% nga niveli i vitit 1989), të shoqëruar me një shkallë të lartë të inflacionit. Përpjekjet e hershme për të sjellë demokracinë dhe për të ndërtuar një ekonomi tregu u dëmtuan rëndë nga kriza social-ekonomike dhe trazirat e përgjithshme që pasuan rënien finaciare të vitit 1997. Pastabiliteti politik, ekonomik dhe social në vitet 1997-1998 çoi në humbjen e mbi 1.3 miliard dollarëve në kursimet private të shqiptarëve dhe ngadalësoi zhvillimin ekonomik të vendit. Megjithatë, aktualisht inflacioni është i qëndrueshëm, ndërkohë që ekonomia është rritur gradualisht që nga viti 1998. Rritja vazhdoi edhe gjatë krizës destabilizuese të vitit 1999 në Kosovë, e cila kërkoi ndërhyrje të mëdha të Shqipërisë nëpërmjet ndihmave humanitare. Rritja e popullsisë është parashikuar të jetë rreth 1% në vit dhe PBB-ja për frymë është rreth 1000 USD. Gjatë viteve të ardhshme pritet një shkallë e rritjes 7%. Që nga viti 1998, përpjekjet për reforma të Shqipërisë kanë rezultuar më të frytshme: miratimi i një kushtetute moderne dhe kuadri legjislativ, përmirësimi i gjerë në stabilitetin makro-ekonomik dhe qëndrueshmërinë fiskale, zbatimi efektiv i proçesit të privatizimit, forcimi i konsiderueshëm i doganave dhe taksave të administratës si dhe përmirësimi në kuptimin e sigurisë dhe rendit publik. Për më tepër, Shqipëria u është përgjigjur pozitivisht krizave aktuale politike në ish Republikën Jugosllave. Duke lënë mënjanë përparimet ekonomike, kushtet e përgjithshme social-ekonomike në Shqipëri mbeten të ulta me gati 1/5 e popullsisë që jeton me më pak se 1.2 euro/ditë. Pengesat e mëdha apo kërcënimet ndaj investimeve të vazhdueshme dhe rritjes ekonomike po përfshijnë korrupsionin dhe institucionet drejtuese joefektive; mungesën e zyrtarizmit dhe konkurrencën e padrejtë, pasigurinë mbi pronësinë; infrastrukturën e dobët të ujit dhe të transportit, si dhe mungesën e vazhdueshme të energjisë; sektorin financiar të pazhvilluar në të cilin qeveria shmang huanë private; dhe varësinë e lartë në të ardhurat e paqëndrueshme të dërguara në shtëpi nga emigrantët. Ekonomia shqiptare mbizotërohet nga sektori i bujqësisë, i cili jep rreth 50% të PBB, përderisa sektori i industrisë së rëndë pësoi ulje në fillimet e tranzicionit, i kompensuar pjesshëm nga një rritje në industrinë e lehtë për eksport. Ndërtimi është përbërësi kryesor i sektorit të shërbimeve. Rritja mund t’i kushtohet gjerësisht investimit privat, një pjesë e madhe e të cilit vjen nga fitimet e dërguara në shtëpi nga emigrantët (remitancat). Italia është partneri kryesor tregtar i Shqipërisë, e ndjekur nga Greqia; tregtia jashtë Bashkimit Evropian zë vetëm një pjesë të vogël të tregtisë totale. Defiçiti i madh tregtar është i barazvlershëm me 20% të PBB-së, i financuar kryesisht nga ndihma e huaj dhe dërgesat. Statuti i zhvillimit të sektorit privat në Shqipëri Që prej reformës së Privatizimit, nisur në vitin 1993, Shqipëria ka ndeshur shumë pengesa në gjallërimin e sektorit privat, hartimin dhe zbatimin e politikave për nxitjen e zhvillimt të ndërmarrjeve të lira të biznesit, duke u përpjekur për nxitjen e sjelljes së teknologjisë së re në vend dhe për të dhënë një kontribut real në rritjen ekonomike të Shqipërisë. Megjithatë, niveli i zhvillimit të sektorit privat në Shqipëri qëndron larg standarteve të rajonit dhe të Bashkimit Evropian. Gati të gjitha ndërmarrjet në Shqipëri mund të konsiderohen si SME (vetëm 2% e kompanive kanë më shumë se 100 punonjës), duke nënkuptuar se edhe politikat qeveritare të zbatuara gjatë një dekade kanë qenë politika të SME-së dhe vazhdojnë të jenë të njëjtat. (Vitet e fundit vëmendja është përqendruar në privatizimin e sektoreve strategjikë, si Kompania Shqiptare e Komunikimit Celular, Albtelekom, Banka e Kursimeve, Banka Kombëtare Tregtare, etj. kjo gjë tregon zhvillimet të reja në sektorin privat.) Dy kriza (“Skemat Piramidale” në vitin 1997 dhe Kosova në vitin 1999) dhe pasojat e tyre kanë prekur zhvillimin politik dhe futjen në punë të burimeve në proçesin e reformës ekonomike dhe kanë goditur rëndë krijimin dhe mbijetesën e SME-ve. Është vlerësuar se 21,000 ndërmarrje u mbyllën gjatë asaj kohe, ose si pasojë e krizës së skemave piramidale të viteve 1996-1997. Për më tepër, rritja negative e PBB-së në vitin 1997 ka prekur në mënyrë të ndjeshme zhvillimin ekonomik në tërësi. Ka patur një rritje shoqëruese në papunësi në rreth 17% nga fundi i vitit 1999. Sektori i ekonomisë informale është rritur në të paktën 40% të PBB-së. Duke lënë mënjanë mjedisin e pafavorshëm të biznesit, sektori i SME-ve është zgjuar gjatë tre viteve të fundit. Mund të vihet re prirja për zgjerim të veprimtarisë së sektorit tregtar me mbi 50% të numrit total të veprimtarisë ekonomike, ndërkohë që zhvillimi i industrisë mbetet një qëllimi mëtejshëm për Ekonominë Shqiptare me vetëm 2% të numrit total të ndërmarrjeve ekonomike. Sidoqoftë, duke gjykuar nga struktura e PBB-së sipas sektorëve, mund të vihet re se tregtia nuk ka një vend të veçantë, por përfshihet në shërbimet. Asryeja e një shifre prej 50% të ndërmarrjeve ekonomike në sektorin tregtar që nuk prek rritjen ekonomike të vendit, vjen sepse madhësia e veprimtarisë së ndërmarrjeve dhe gjithashtu kapitali i investuar dhe qarkulluar prej tyre janë shumë të vogla. Dikush mund të arrijë në përfundimin se prirja e zhvillimit të sektorit të ndërtimit po shkon drejt zgjerimit (nga 13.5% në 14.8% e PBB-së gjatë viteve). Kjo nënkupton se ndërmarrjet private që veprojnë në këtë sektor po ndeshin një konkurencë, e cila i lejon ata të zhvillohen më shumë dhe të përmirësojnë cilësinë e shërbimeve. Kjo do të thotë gjithashtu se, ata kanë më shumë mundësi për të siguruar fonde për shtrirjen e veprimtarisë së tyre. Më tepër se sa përqendrimi vetëm në bizneset që sigurojnë lehtë fondet, në afatin e shkurtër, biznesmenët po i zhvendosin investimet e tyre drejt investimeve më të qëndrueshme dhe afatgjata, si në industri dhe ndërtim. Shqipëria ndodhet aktualisht në fazën e krijimit të kompanive industriale dhe të ndërtimit, të cilat janë ende të dobëta, por me një të ardhme të mirë. Kjo nënkupton që mjedisi i biznesit dhe ai politik është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e tyre. Mbi sistemin e kredisë në Shqipëri Nga një pikpamje klasike, i vetmi synim i financës dhe institucioneve financiare është ndihma ndaj rritjes ekonomike nëpërmjet faktorit kontribut dhe përmirësimit teknologjik. Mund të ketë shumë kursime që mund të përdoren për financim, që gradualisht do të kenë efektin e rritjes së prodhimit dhe nivelit të kursimit. Ky proçes përsëritet vetvetiu në një mënyrë që e bën atë të qëndrueshëm. Sidoqoftë, nëse një vend ka një nivel të ulët ekonomik dhe kursimi, atëherë nuk do të ishte e vlefshme përpjekja dhe mbështetja për zhvillim, edhe nëse ndihma ndërkombëtare do të ishte e mundshme. Gjatë dekadave të fundit, të ardhurat e sjella nga emigrantët shqiptarë janë përdorur si një burim i jashtëm kursimesh. Këto kursime janë përdorur për fillimin e bizneseve të vogla, veçanërisht në sektorin tregtar dhe të shërbimit. Sidoqoftë, këto të ardhura të dërguara nuk ishin të mjaftueshme për të mbështetur zgjerimin e biznesit me veprimtari të madhe prodhuese. Në Shqipëri, si pasojë e kthimit ekonomik, industrial dhe ligjor, institucionet financiare të vitit 1992 kanë qenë shumë pak në numër dhe të pazhvilluara nga këndvështrimi organizativ dhe ai i shërbimeve bankare. Përpjeket fillestare për të harmonizuar veprimtarinë bankare me zhvillimet e reja në jetën politike dhe ekonomike filluan në vitet 1990-1991. Në prill dhe maj të vitit 1992, për hartimin e politikave monetare, krijimin e bankave tregtare dhe rregullimin e veprimtarive të tyre u përdorën bazat ligjore. Këto hapa u bënë nga miratimi i ligjit “Për Bankën e Shqipërisë”, si organi më i lartë i autorizuar për hartimin e politikave monetare dhe kontrollin e sistemit bankar, njësoj si ligji “Për Sistemin Bankar në Shqipëri”, ku mënyra e organizimit dhe funksionimit të bankave tregtare është e specifikuar. Në përputhje me këto ligje u krijua një sistem bankar i nivelit të dytë, i cili përfshinte Bankën e Shqipërisë, sikurse dhe Bankën Qendrore dhe bankat tregtare të mbikqyrura prej saj. Sistemi bankar në Shqipëri karakterizohet nga segmente dhe specializime të tregut. Kështu, Banka e Kursimeve (BK) mban 85% të depozitave të kursimeve familjare, Banka Kombëtare Tregtare (BKT) mban 70% të depozitave të kursimeve të ndërmarrjeve dhe rreth 90% të huave totale të dhëna ndaj tyre. Në të njëjtën kohë Banka Tregtare Agrare (BTA) zotëron pjesën më të madhe të financimit bujqësor në kreditimin bujqësor. Në vitin 1996, u realizua fillimi i aktivitetit të disa degëve të bankave të huaja, të tilla si Banka e Greqisë, Banka e Pireut, etj. dhe u vendosën bazat ligjore për privatizimin e bankave me pronësi shtetërore. Fillimisht, deri në fillim të vitit 1998, u rishikuan dhe miratuan dy ligje bazë: “Për Bankën e Shqipërisë” dhe “Për Bankat në Republikën e Shqipërisë”. Kriza financiare e vitit 1997 përkeqësoi treguesit e bankave shtetërore. Për rrjedhojë Banka Tregtare Agrare (BTA) u shpërbë, ndërkohë që Banka Kombëtare Tregtare (BKT) u privatizua. Ishte parashikuar gjithashtu privatizimi i Bankës së Kursimeve para fundit të vitit 2000. Dhe pse në një shkallë të vogël, sot është arritur situata e duhur për privatizimin e Bankës së Kursimeve, si banka e fundit me pronësi shtetërore. Gjatë 3-4 viteve të fundit, në treg kanë hyrë banka të reja private. Fundi i vitit 2000 tregon se mungesa në strukturën e sistemit bankar, e pranishme në të gjithë periudhën e tranzicionit, tashmë i përket së kaluarës. Gjatë këtij procesi, numri i bankave private që veprojnë në Shqipëri është rritur ndjeshëm. Në fund të vitit 2000, sistemi bankar i Shqipërisë përbëhet nga 13 banka, prej të cilave 10 ishin të zotëruara privatisht, 2 ishin shkrirje dhe një ishte shtetërore. Në përgjithësi bankat kryejnë një veprimtari të përgjithshme, përveç një banke, e cila vepron me parime bankare Islamike, duke mohuar depozitat me afat dhe duke mos dhënë gati kurrë hua. Aktualisht, Banka e Kursimeve nuk lejohet të japë hua, sepse është nën procedurat e privatizimit. Huatë nga bankat e tjera private janë zakonisht ato individuale në shuma të mëdha dhe të përqendruara në ndërmarrjet e mëdha e të mesme, private dhe shtetërore të sektorit të industrisë. Të gjitha bankat i përdorin si tekonologji huatë individuale. Banka FEFAD u jep hua ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të vendosura në zonat urbane pranë qyteteve, ku ajo ka degët e saj. Ajo ka një përvojë 4-vjeçare në mikro-kreditë, duke vepruar fillimisht si një fondacion dhe aktualisht si një bankë që i jep klientëve llogari depozitash kursimi me afat, si dhe llogari të rrjedhshme dhe transferta parash. Megjithëse Banka e Kursimeve zotëron pjesën më të madhe të tregut, e vërteta është se të gjitha bankat private po ecin përpara nga ky këndvështrim. Bankat private po tërheqin me shpejtësi depozitat në LEK dhe monedha të huaja. Ato po e arrijnë këtë gjë nëpërmjet dhënies së një sistemi aktual pagesash ndaj klientëve njësoj si rritja e depozitave me afat. Megjithatë, sistemi bankar është në mes të një procesi ndryshimesh. Kryerja e plotë e reformave është e vetmja mënyrë për të patur një sistem të mirë dhe efektiv bankar. Një tjetër burim të ardhurash që rrjedh në Shqipëri kanë qenë fondet nga projektet e huaja ndërkombëtare (të tilla si FMN, BB, BERZH dhe USAID) për mbështetjen e rimëkëmbjes ekonomike dhe zhvillimit të vendit. Këto fonde janë drejtuar nga bankat tregtare, si dhe nga fondacionet dhe organizatat jo qeveritare. Donatorët kryesorë të Shqipërisë janë Komuniteti Evropian dhe Banka Botërore. Donatorë të tjerë të rëndësishëm janë Italia, Amerika (USAID) dhe Gjermania. Prej kohësh, pjesa më e madhe e ndihmës së huaj, është përdorur për të financuar projektet e zhvillimit. Projektet më të suksesshme kanë qenë ato në infrastrukturën e rrugëve të vendit; ndërkohë që më të pasuksesshmet kanë qenë investimet në termat e kredisë për projektet e sektorit privat, në veçanti ato në sektorin e bujqësisë. Sipas “Programit të Investimit Publik” 1998-2001, shpenzimet totale të parashikuara në programet e mikro-kredisë në zonat rurale janë 27,594,000 dollarë dhe objektivi është nxitja e krjimit të fondeve të kredisë rurale, për të financuar kështu fermerët e vegjël dhe çdo të ardhur që krijon veprimtari, duke nxitur gjithashtu vetpunësimin në zonat urbane nëpërmjet kredive të vogla. Struktura e institucioneve financiare shqiptare Bazuar në fakte historike dhe në zhvillimin ekonomik të vendit, ofruesit e fondeve në sektorin financiar shqiptar mund të klasifikohen në tre grupe: institucionet formale (bankat), institucionet gjysëm-formale (disa fondacione dhe projekte) dhe sektori informal (huadhënësit individualë). Bankat e sektorit formal janë përqendruar kryesisht në zonat urbane. Fakt tipik lidhur me bankat është se ato e konsiderojnë sektorin rural si një sektor me rrezik dhe kosto transaksioni të lartë, duke zgjeruar prirjet e tyre drejt huave relativisht të mëdha. Programet e financimit të huasë sigurojnë një sasi të kufizuar të kredive “të lira” (d.m.th. të ulta). Nga ana tjetër, sistemi bankar po ndesh nivelin e ulët të rolit ndërmjetës në treg, një konkurencë jo reale, mungesën e produketeve të reja në treg, mbizotërimin e rrjetit bankar, etj. Kështu, është e mundshme që në të ardhmen bankat të marrin në konsideratë plane tërheqëse për zgjerimin e aktivitetit të tyre në kuptim të zgjerimit gjeografik të aktivitetit dhe cilësinë e sasinë e produkteve të ofruara duke sjellë shërbime dhe instrumenta të rinj, në përpjekje për të rritur rolin e tyre si ndërmjetës. Pse bankat qëndrojnë larg shërbimeve mikro-financiare? Shumë bankierë nuk e panë mikro-financën si një alternativë të vërtetë, meqenëse ata e konsideruan atë si një aktivitet jo fitim prurës. Kur ata u pyetën se pse nuk e parapëlqenin mikro-financën, bankierët e bankave tradicionale shprehën tre shqetësime bazë në lidhje me të: Shumë e rrezikshme: Bankierët e shohin bizneset dhe ndërmarrjet e vogla si shumë të rrezikshme. Shumë falimentime që ndodhën në bankat bujqësore me pronësi shtetërore treguan se klientët e tyre, për shembull fermerët e vegjël nuk ishin në gjendje të shlyenin huatë. Pamja e përgjithshme është se klientët e vegjël nuk kanë qëndrueshmëri dhe besim në biznes, në mënyrë që të marrin hua dhe ta shlyejnë atë. Veç kësaj, klientët nuk e kanë fuqinë dhe kolateralin e nevojshëm për të garantuar huanë e marrë. Megjithatë, bankat nuk kanë një teknologji të duhur huadhënieje për t’i shërbyer klientëve të tyre. Shumë të kushtueshme (të shtrenjta): Bankierët besojnë gjithashtu se përderisa mikro-kreditë janë të vogla dhe me afat të shkurtër, veprimet e bankës do të jenë të kushtueshme dhe joefektive. Koha e shpenzuar për marrjen e një huaje të vogël është pak a shumë e njëjtë me atë për huatë e mëdha, por të paktën shkalla e kthimit të huave të mëdha është më e madhe se ajo e huave të vogla. “Atëherë pse duhet të japim hua të vogla?” Pengesat kulturore dhe social-ekonomike: Sipas bankierëve, klientët e bizneseve të vogla kanë vështirësi në afrimin me bankat, sepse atyre u mungon edukimi i duhur. Një bankë tjetër që jep kredi bujqësore është Banka Amerikane e Shqipërisë. Por ajo po financon një numër klientësh mesatarë të vendosur kryesisht në zonat fushore perëndimore (ku ndodhen fermerët më të specializuar). Institucionet gjysëm -formale -institucionet e vogla huadhënëse Ekzistojnë 4 institucione të vogla kryesore që veprojnë në Shqipëri (persona fizikë dhe juridikë së bashku): Partneri Shqiptar në Mikrokredi (PSHM), Fondi i Financimit Rural (FFR), Fondi i Financimit të Zonave Malore (FFZM) dhe Fondacioni Besa. Detyra e tyre është mbulimi i veprimtarive të biznesit në zonat urbane dhe rurale. Përgjatë atyre që veprojnë në zonat rurale, duhet të ketë një ndarje të zonave të tyre të ndikimit: FFZM vepron në zonat më të izoluara të Shqipërisë Verilindore dhe FFR vepron në Shqipërinë e Jugut dhe Qendrore. Institucionet gjysëm-formale ofrojnë të mira dhe shërbime, të cilat janë deri në njëfarë mase midis atyre të dhëna nga sektori formal dhe institucionet e sektorit informal. Qëllimi i kredive të tyre dhe prodhimeve të ofruara ka shpesh një tipar të përbashkët në të dy sektorët. Madhësia e kredive të tyre ka qenë relativisht e ulët ose mesatare, duke u luhatur nga 350 USD deri në 5000 USD e mbi 25,000USD. Ata të cilët investojnë në zonat rurale, priren për të investuar në blegtori. Për më tepër, në raste të ndryshme mund të vihet se re OJQ-të kanë përdorur teknologjinë e huadhënies në grup. Kjo nënkupton se huatë u janë dhënë individëve, që krijuan një grup si garanci t tyre. Land O’lakes dhe IFDC po japin aktualisht asistencë teknike ndaj bizneseve rurale. Ata organizojnë seminare me fermerët, gratë dhe grupe të tjera, ku përhapin informacion mbi teknologjitë e reja, standartet e përpunimit, etj. AFADA po punon me inputet bujqësore dhe është specializuar në sjelljen e pesticideve të reja, IFAD I+II është përqendruar në problemet e ujit dhe infrastrukturës, veçanërisht të pjesën veriore të Shqipërisë. Institucionet si PSHM, Lan O’lakes, veprojnë rregullisht me Regjistrin e Barrës Siguruese në Shqipëri. Ndërmjetësit financiarë të sektorit informal (siç janë huadhënësit privat, kursimet familjare që kontribuojnë në ndërmarrjet e vogla) veprojnë jashtë rregullores qeveritare dhe strukturës së kontrollit. Ata shpesh nuk veprojnë në përputhje me standartet e zakonshme zyrtare dhe nuk pasqyrohen në statistikat zyrtare të sektorit financiar zyrtar. Burimet nga ky sektor shpërndahen shpesh në mënyrë të mjaftueshme si rrjedhojë e paaftësisë së fermerëve për të marrë financime nga të dy sektorët. Pamje e Kuadrit Ligjor Ligji për Barrat Siguruese Nr. 8537, miratuar nga Parlamenti Shqiptar më 18 tetor 1999, është një sistem i ri që vepron me financimet e sigurta. Hyrja në fuqi e tij i jep Shqipërisë një ligj që përmban tiparet më të përparuara të sistemeve moderne të financimeve të sigurta. Burimi parësor i tij ishte sistemi Evropian dhe i Amerikës së Veriut, të cilët funksionojnë prej vitesh. Synimi i Ligjit është krjimi i një sistemi që do të ulë rrezikun e dhënies së kredisë. Është planifikuar sigurimi i një sistemi ligjor të parashikueshëm, në mënyrë që kreditorët të mund të vlerësojnë rrezikun e kredisë së dhënë, në momentin e marrjes së vendimit për të ecur përpara me kredinë ose jo. Për më tepër, sistemi është hartuar thjeshtë, në mënyrë që zbatimi i tij të mos paraqesë rrezik në sistemin gjyqësor. Thjeshtësia dhe njohja e këtij sistemi vjen nga fakti se të gjithë transaksionet që krijojnë të drejta reale në pronësinë e një personi qëndrojnë brenda synimit të ligjit. Kjo do të thotë se asnjeri nuk mund t’i shmanget kërkesës për të siguruar njoftim publik, nëse ai apo ajo dëshiron të përdorë pasuri të tundshme si siguri për përmbushjen e një detyrimi. Kjo përfshin një kreditor që siguron kredi dhe përdor pasuritë e tundshme si siguri, një shitës që është zotërues i një pasurie të tundshme dhe që ia shet dikujt tjetër dhe një qeradhënës që i jep me qera pronën një personi tjetër për një periudhë më tepër se një vit. Ligji siguron për konsumatorët hua, njësoj si dhe lehtësi në kredinë e biznesit. Ndërkohë që kreditorët që u japin fond konsumatorëve mund të sigurojnë huatë e tyre në sistemin e ri dhe përdorimi parësor i sistemit është sigurimi i financimeve për biznes apo huave tregtare. Për më tepër nga legjislacioni kryesor – Ligji për Barrat Siguruese – sistemi përmban përparësi midis kreditorëve të siguruar dhe atyre të pasiguruar. Ky sistem parësor përmbahet në Nenin 605 të Kodit Civil. Këto ndryshime u miratuan nga Parlamenti Shqiptar në vitin 1999. Financimet me Bazë Aseti Ligji është hartuar për të lehtësuar financimin me bazë aseti. Ky financim përfshin huadhënien e parave apo financimin e kredisë mbi bazën se rreziku i humbjes për shkak të mos pagimit të një transaksioni huaje apo kredie mund të ulet ndjeshëm. Asetet e paguara mund të konfiskohen dhe shiten dhe procedurat e shitjes mund të zbatohen ndaj pjesës së papaguar të detyrimit. Ripagimi i huave është një problem serioz, me të cilin përballen institucionet financiare në Shqipëri. Rreziku i mospagimit të huasë nga ana e kreditorit vjen si rezultat i kushteve të veçanta të tregut në Shqipëri. Kjo mund të përfshijë gjendjen e ekonomisë, të ardhurat e debitorit, rastin e mospagimit të huasë nga ana e debitorit, aftësinë e debitorit në zbatimin me sukses të planit të biznesit etj. Përveç sa u përmend më lart, një nga shqetësimet kryesore është dhe situata ligjore. Ligji po fillon të trajtojë këtë aspekt, në mënyrë që të bëjë të mundur që asetet me bazë financiare të jenë më të parashikueshme dhe ekonomikisht të mundshme. Termat e rinj në sistemin e ri shqiptar Një transaksion i siguruar është një marrëveshje kontraktuale (së cilës ligji i referohet si “marrëveshje sigurie”), sipas së cilës një person apo organizatë financiare ( së cilës ligji i referohet me termin “kreditor”), siguron një hua apo kredi për huamarrësin (së cilit ligji i referohet si debitor) dhe përfiton në termat e marrëveshjes së sigurisë një të drejtë reale (së cilës ligji i referohet si Barrë Siguruese) në pasurinë e tundshme (të cilës ligji i referohet si “kolateral”) të debitorit. Barra Siguruese siguron bazën ligjore për marrjen, tërësore apo të pjesshme, të pagesës së detyrimit nëpërmjet shitjes së kolateralit. Debitori mund të jetë huamarrësi apo një palë e tretë garantuese, që bie dakort me kreditorin se pronësia e tij apo e saj duhet të paguhet për të siguruar shlyerjen e borxhit nga personi që ka marë huanë apo kredinë. Në ligj, termi “marrëveshje sigurie” përfshin çdo formë marrëveshjeje që krijon një të drejtë në pasurinë e tundshme, e cila siguron një ose më tepër detyrime. Përveç kësaj, ai përfshin disa lloje transaksionesh, të cilat teknikisht nuk krijojnë barra siguruese, por që janë përfshirë në ligj për qëllime funksionale. Çdo lloj pronësie mund të jetë kolateral në sistemin e ri Çdo lloj pronësie mund të përdoret si kolateral në sistemin e ri shqiptar. Kjo mund të përfshijë pasuritë (të mirat materiale) reale të tundshme dhe ato jo reale të tilla si llogaritë, aksionet dhe pronësitë intelektuale (markat tregtare, të drejtat ekskluzive etj.). Për arsye sociale, lloji i pronësisë që nuk mund të jetë subjekt i një barre siguruese gjendet në Nenin 529 të Kodit të Procedurës Civile. Një nga aspektet më të rëndësishme të sistemit shqiptar është mundësia e të paturit të një barre siguruese në pronësi të ardhshme apo pronësi që nuk ekziston kur palët nënshkruan paraprakisht marrëveshjen e sigurisë. Kjo është shumë e rëndësishme, atëherë kur pronësia apo pasuria për t’u paguar është inventar (ose pronësi që debitori zotëron, në mënyrë që t’ia shesë personave të tjerë si pjesë e veprimtarisë së tij të rregullt të biznesit) për t’u arritur, apo një prodhim që duhet rritur për të ardhmen. Padyshim që barra siguruese fillon vetëm atëherë kur debitori bëhet zotërues i pronës, që është kolaterali, por është e rëndësishme që t’u lejohet palëve që të hyjnë në një marrëveshje të tillë, edhe nëse debitori është që më parë zotërues i pronës. Pa këtë tipar, në Shqipëri financimi inventar do të ndalohej nga ana ekonomike dhe administrative, përveç rasteve kur madhësia e biznesit të debitorit është shumë e vogël. Është tërësisht e pamundur të kërkohet një kredidhënës dhe një tregtar që të zbatojë një marrëveshje sigurie të veçantë në lidhje me çdo artikull të inventarit të blerë nga debitori dhe të dhënë si siguri ndaj dhënësit të kredisë. Për shembull, një biznes shfaqjesh, i cili merr rregullisht pagesa për shfaqjet mund të dëshirojë të financojë blerjen e shfaqjeve. Këto të fundit mund të jenë kolaterali për huanë. Por duke menduar se shfaqjet jepen çdo ditë, do të jetë e pamundur për shumë kohë të realizohet një ëmarrëveshje çdo javë. Një marrëveshje mund të ndalojë shfaqje të tjera për sa kohë që debitori të bëhet zotërues i tyre. Të drejtat e Pronës që nuk përfshijnë zotërimin e pronësisë Para hyrjes në fuqi të sistemit të ri në Shkurt 2001, në Kodin Civil, e vetmja formë e një marrëveshje financimi të sigurtë që përfshinte pasurinë e tundshme, që kishte një domethënie praktike, ishte garancia. Nën një graranci, debitori ia kalon zotërimin aktual të kolateralit kreditorit, për t’u mbajtur si siguri për performancën e një detyrimi. Ky kalim i zotërimit të kolateralit ka dy funksione të rëndësishme. Së pari, ai i lajmëron palët e treta se prona është subjekt i një barre që do të ketë përparësi mbi çdo interes të paguar nga një palë e tretë. Së dyti, ai lehtëson zbatimin e asaj që ndalimi i pronësisë nuk është i nevojshëm. Kreditori mund të vazhdojë ta largojë atë në mënyrë që të marrë para për të aplikuar borxhin e debitorit. Tashmë, pas ardhjes në fuqi të ligjit, kreditorët mund të kenë të drejta të vlefshme pronësie mbi pronën e tundshme pa qenë e nevojshme që të marrin zotërimin e pronës. Ligji nuk lejon vetëm barrat siguruese të zotëruara, por dhe barrat siguruese mbi pronën e tundshme, që është lënë në zotërimin apo kontrollin e debitorit. Nevoja për një gjë të tillë është e nevojshme. Pronësia mund të mbetet në zotërimin e debitorit, kështu që ai mund të fitojë para dhe të paguajë huanë. Debitori nuk do mund të përdorë financim të sigurtë, nëse ai apo ajo duhet të dorëzojë zotërimin e këtyre aseteve në mënyrë që ta arrijë atë. Transaksionet e huadhënies Si pjesë e politikës bazë të ligjit për të siguruar njoftim publik ndaj kreditorëve mbi çdo të drejtë prone lidhur me pasurinë e tundshme të debitorit, Ligji përfshin po ashtu lehtësirat e pasurisë së tundshme. Qeratë e përfshira në ligj ndahen në dy kategori: qeratë e sigurisë (në këtë kategori futen gjithashtu qeratë financiare sipas Nenit 849 të Kodit Civil) dhe qeratë reale. Qeratë e sigurisë përbëhen nga qeratë që janë në të vërtetë metoda alternative të sigurimit të financimit të sigurtë për blerjen e pajisjeve. Rezultati tregtar i marrëveshjes është se qeramarrësi do të ketë mjetet e tij për gjithë jetën. Në të tilla marrëveshje qeraje qeramarrësi do t’i paguajë qeradhënësit vlerën e kostos së kapitalit të paisjeve dhe një barrë kredie për pagesat e vona të kostos së kapitalit. Kategoria e dytë, qeradhëniet reale sigurojnë përdorimin e pajisjeve nga qeramarrësi për një periudhë kohe shumë të shkurtër se jetëgjatësia e tij. Si rrjedhojë, prona do t’i kthehet në mënyrë të pashmangshme qeradhënësit. Në përgjithësi, ligji nuk bën dallim midis dy llojeve të qeradhënies. Megjithatë, qeratë për periudha të shkurtra kohe nuk përfshihen në ligj. Regjistri i Barrës Siguruese Regjistri i Barrës Siguruese është një bazë qendrore të dhënash për të gjithë vendin dhe është i vendosur në Tiranë. Ai është shumë i mundshëm ndaj kreditorëve dhe personave të tjerë që mund të veprojnë me debitorët. Mundësia në këtë kuadër përfshin si mundësinë fizike, ashtu dhe atë financiare. Kostoja e përdorimit të sistemit nuk ka efekt në vendimin e palëve për të marrë pjesë në një marrëveshje të financimit të sigurtë. Aktualisht kjo kosto është 500 Lek, e barazvlershme me 3.3 USD. Regjistrimi është i rëndësishëm për të zgjidhur diskutimet midis kreditorëve të ndryshëm. Rregulli i përgjithshëm i ligjit është se personi i parë i regjistruar ka përparësi mbi interesin e një personi të regjistruar më vonë apo që nuk ka regjistruar deklaratën e tij. Si rezultat, sot në Shqipëri është zgjidhur një problem shumë i madh i kreditorëve, përderisa ata janë në gjendje të vlerësojnë vlerën e të drejtave të tyre. Sistemi shqiptar ka gjithashtu rregulla përparësie të veçanta për të mbrojtur kreditorët e pasigurtë (për shembull taksat e zotëruara nga debitori, apo të mbledhura nga debitori në emër të shtetit) apo deklaratat e punonjësve të debitorit. Sistemi financiar i sigurtë shqiptar u hartua për të ekuilibruar në mënyrë të drejtë nevojën për të mbledhur taksat dhe huatë e tjera të papaguara nga shteti me nevojën për të dhënë kredi të sigurtë, përsa i përket garancisë që duhet të bëhet subjekt i kërkesave të shtetit. Kjo u vendos nga ligji me numër 605 i Kodit Civil, i cili i jep shtetit përparësi mbi shumicën e kreditorëve dhe debitorëve që marrin hua nga shteti. Kushti për një përparësi të tillë është që të sigurojë një njoftim publik për ankesat e shtetit përpara se kreditori të regjistrojë ankesën e tij, ose të saj, ose përpara se kreditori të japë kredinë. Rezultati është se ankesat e shtetit janë të mbrojtura dhe informacioni mbi këto ankesa është i mundshëm për kreditorët që mund ta përdorin atë me qëllim për të analizuar vlerën e kredisë së debitorëve të mundshëm. Ka edhe një kërkesë për të mbrojtur punonjësit në Shqipëri, edhe nëqoftëse kjo nënkupton përdorimin e garancisë për t’i shlyer atyre rrogat e papaguara. Prania e punonjësve zakonisht e tejkalon kërkesën e tregut, një situatë kjo e përshkruar në situatën aktuale të Shqipërisë. Kështu, buxhetorët përballen me një pozicion të dobët transaksioni që nga fillimi dhe zakonisht nuk mund të ndërhyjnë për siguri në të ardhurat e tyre. Buxhetorët në Shqipëri, të cilët mbeten pa u paguar, janë të detyruar të varen nga asistenca publike, duke rezultuar si punonjës-debitorë në financat e shtetit deri në masën ku shteti mbështet financiarisht buxhetorin e papaguar. Kjo rrethanë do të sigurojë një nxitje për të punësuarin që ky i fundit të preferojë t’i paguajë kreditorët e tjerë, duke ditur se fondet publike do t’i kompensojnë rrogat e papaguara të punonjësve. Kur hartuesit e sistemit financiar të sigurtë shqiptar njohën rëndësinë e kësaj politike publike, ata gjithashtu u përpoqën të ruanin funksionimin e sistemit. Për këtë shkak, Neni 605 i Kodit Civil u rishikua për të siguruar përparësi të veçantë për buxhetorët deri në 1 vit rrogë të papaguar. Kjo përparësi përfshin pjesën më të madhe të pasurisë së debitorit, duke shtuar shtuar dhe pasurinë e përdorur për qëllime hipotekuese. Ndërkohë që politika publike për mbrojtjen e buxhetorëve është realizuar falë përparësisë së veçantë, parashikimi i sistemit ruhet me anë të kufizimeve të vendosura në këtë përparësi. Mekanizmi i ri zbatues sipas ligjit shqiptar. Mekanizmat e balancuar të zbatimit. Kolaterali është “siguria” e kreditorit për transaksionet e sigurta financiare. Gjithashtu është e rëndësishme që kreditori të jetë i aftë të kontrollojë dhe të shesë pasurinë pa vonesa të panevojshme. Paragrafi V i Ligjit është një mekanizëm i ri që është një përjashtim i atij ekzistues sipas Kodit Shqiptar të Procedurës Civile dhe siguron një mekanizëm të shpejtë për zbatimin e të drejtave të pasurisë kundër pasurisë së tundshme. Sipas këtij sistemi të ri pas mospagimit nga debitori, kreditorit mund t’i konfiskohet pasuria ose t’i jepet atij, kështu që mund ta largojë në një mënyrë të shpejtë, pra vlera e pronës si siguri ruhet dhe në këtë mënyrë nuk mund të zhvlerësohet ose të humbasë. Sistemi shqiptar barazpeshon të drejtat e kreditorëve dhe atyre të debitorëve. Janë katër tipare që janë hartuar për të trajtuar këtë aspekt të rëndësishëm. Së pari, debitori ka të drejtë të rimarrë pasurinë nga kreditori në çdo kohë përpara shitjes së pasurisë. Së dyti, kreditori duhet të shesë pronën sipas vlerës së tegut. Së treti, kreditori duhet të lajmërojë debitorin rreth shitjes dhe çdo aksesi të vlerës monetare të fituar nga shitja e kolateralit që i paguhet debitorit. Konflikte me Ligjet dhe Vendet e tjera. Rregullat e Ligjit Ndërkombëtar Privat Në shumë raste debitorët dhe kompanitë i zhvillojnë bizneset e tyre në më shumë se një vend. Pra, nuk është e mjaftueshme të kesh një sistem që merr në shqyrtim debitorët që gjenden në territorin e tij. Për më tepër, shumë lloje pasurish janë tepër të lëvizshme, duke rezultuar në faktin që një pjesë e pasurisë mund të merret përkohësisht ose përgjithmonë nga debitori drejt një vendi tjetër. Gjithashtu, pasuria e tundshme që është sjellë në Shqipëri nga një debitor mund të bëhet subjekt i barrës siguruese të krijuar sipas ligjit të një shteti tjetër. Personat që nuk banojnë në shtetin ku debitori gjendet ose aty ku barra siguruese është marrë, mund të zotërojnë garanci të papërcaktuara si për shembull borxhet (llogari) kundrejt debitorit. Për të trajtuar këto çështje që lindin në këtë kuadër, ligji përmban një paketë të ligjeve private ndërkombëtare që përgjithësisht njihen në vendet e tjera të botës. Ligji mbi barrët siguruese dhe ligji mbi falimentimin Është e pamundur të kesh një sistem financiar të sigurtë funksional pa marrë parasysh legjislacionin e falimentimit. Arsyeja është se kredidhënësit shikojnë rezultatin përfundimtar. Ata duan të dinë nëse janë të sigurtë apo jo. Me qëllim dhënien e kredisë nuk është e rëndësishme për ta nëse huamarrësi do të falimentojë apo jo, ata duan të jenë të gatshëm për të ushtruar të drejtat e tyre mbi pasurinë e debitorit duke parë që ai nuk kryen pagimin edhe nëse kjo ndodhi si shkak i falimentimit. Ligji shqiptar ekzistues mbi falimentimin nuk shqyrton qoftë edhe një rast të vetëm falimentimi. Kjo pavarësisht nga fakti që legjislacioni u miratua në vitin 1995 dy vjet përpara shembjes së skemave të famshme piramidale shqiptare. Pavarësisht nga fakti se gjatë periudhës së vitit 1997 shumë individë dhe kompani humbën paratë e tyre, nuk kishte raste falimentimi që dolën para gjykatave shqiptare. Problemi i ligjit mbi falimentimin në Shqipëri ndikon edhe financimin e sigurtë. Ashtu siç u përmend më sipër, mungesa e parashikimit të të drejtave të kreditorëve në rast falimentimi rrit rrezikun e lidhur me huadhënien. Në vitet e fundit, legjislatura e Shqipërisë ndërmori një përpjekje të guximshme për t’u përballur me ligjin e falimentimit. Megjithatë mungesa e stabilitetit në studimin e projekteve të ligjit mbi falimentimin me një politikë që nënvizon Ligjin mbi Barrat Siguruese, kërcënoi përmbysjen e përfitimeve të sjella nga ky Ligj. Drafti i parë mbi ligjin e falimentimit ishte në kundërshtim me mënyrën e ligjit mi barrën siguruese për arsyet e mëposhtme; së pari ai ndalonte kreditorin për të vendosur të drejtat e tij mbi pasurinë e tundshme të debitorit në një mënyrë të shpejtë. Gjithashtu kishte sistem me një përparësi të ndryshme, i cili ishte në kundërshtim me Nanin 605 të Kodit Civil dhe i dha administruesit të pasurisë së falimentuar të drejta, në mënyrë që ky i fundit të mund të kërcënonte të drejtat e kreditorëve të siguruar për të ushtruar të drejtat e tyre. Me vazhdimin e punës mbi projektin, legjislatura shqiptare arriti të siguronte një projekt që është më i qëndrueshëm me ligjin e barrës siguruese dhe Kodin Civil. Sipas projektit final, kreditorët e siguruar janë ndikuar por në një mënyrë më të pranueshme dhe sistemi parëso që aplikohet përpara falimentimit aplikohet edhe pas këtij të fundit. Sistemi i ri financiar i sigurt vepron Është shumë herët për të vlerësuar kontributin e saktë që sistemi i ri financiar i siguruar ka në tregun e kredive në Shqipëri. Megjithatë, sipas reagimeve dhe analizave të të dhënave të nxjerra nga vrojtimet e drejtuara në mënyrë të hapur, rreziku që përfshin dhënien e kredive duket të jetë më i kontrolluar. Regjistri i barrave siguruese Regjistri i barrave siguruese e filloi veprimtarinë e tij në Shkurt të 2001. Gjatë periudhës Shkurt 2001-Maj 2002, ka patur mbi 2800 transaksione. Ndërmjet institucioneve kryesore që kanë kontakt të rregullt me regjistrin e barrave siguruese (për të bërë regjistrime ose kërkime) janë Banka FEFAD dhe PSHM-ja, me afërsisht 90% të regjistrimeve në regjistër. Kjo është e lidhur me aktivitetin e mikro-kreditimit ndaj bizneseve të këtyre institucioneve. Kështu, efikasiteti i sistemit të ri financiar të siguruar është më i dukshëm në aktivitetet e mikrokredisë. Është e rëndësishme që të theksohet se shumë kompani nuk e praktikojnë regjistrimin e llogarive bankare në regjistrin e garancive të sigurta. Kjo ka të bëjë më shumë me mungesën e informacionit mbi mundësinë e kryerjes së këtij regjistrimit, i cili nënkupton më tepër mungesën e informacionit në legjislaturë mbi barrat siguruese sesa vendimin e njohur të marrë mbi baza ligjore. Sistemi i ri financiar i sigurtë nën mikro-vrojtim Një nga rezultatet më të rëndësishme të vrojtimit është fakti se mekanizmat e regjistrave së bashku shmangin konfliktet ndërmjet kreditorëve. Kjo lidhet me faktin se si Regjistri i Tokës ashtu dhe Regjistri i Barrave Siguruese realizojnë qëllimin e tyre kryesor – duke siguruar informacion të besueshëm mbi të drejtat ekzistuese të kreditorëve duke paralajmëruar në këtë mënyrë persona që dëshirojnë të merren me pasurinë që deri më tani ka qenë e fshehur. Si pasojë, konfliktet parandalohen. Regjistrimet kanë Ndikim Pozitiv mbi Shlyerjen e Kredive – është e qartë se regjistrimet kanë një efekt psikologjik mbi debitorët që të shlyejnë kredinë e tyre kështu që emrat e trye mund të hiqen nga bazat e të dhënave të Regjistrit të Tokës ose të Regjistrit të Barrave Siguruese. Është e rëndësishme të kuptohet se infrastruktura ligjore dhe institucionet që përfshijnë një regjistër të tillë kërkesash kundrejt pasurisë së debitorëve, përfaqësojnë një hallkë të një zinxhiri ose pjesë që së bashku përcaktojnë rrezikun e dhënies së kredisë. Më poshtë paraqiten një numër shembujsh që përfshijnë rrezikun e dhënies së kredisë në Shqipëri: Situata politike në Shqipëri Paqëndrueshmëria politike ka luajtur një rol kryesor në shkurajimin e investimeve në biznes, industri, bujqësi dhe në hapësirat e konsumatorit. Perceptimi ekzistues në Shqipëri që shoqëroi trazirat e vitit 1997 dhe shtimin e zgjedhjeve të përgjitshme që nga ajo kohë përmenden nga investitorët si shqetësimi kryesor për investim. E njëjta situatë ndodh me kreditë që dhanë Bankat gjatë periudhës 1999-2001. Megjithatë numri i përgjithshëm i huave të dhëna në vitin 2002 u rrit në krahasim me vitin 1999. Në qoftë se ne marrim parasysh normën e rritur në terma absolute për këto vite, kjo normë në përgjithësi është më e madhe në vitin 2000 e krahasuar me vitin 2001. Situata politike (zgjedhjet parlamentare në qershorin e vitit 2001), si dhe disa çështje të tjera si mungesa e energjisë elektrike, niveli i ulët i besimit në biznes, etj, mund të konsiderohen si arsye të tjera. Vlera kolaterale Një aspekt tjetër i përfshirë në dhënien e kredive është vlera e kolateralit në Shqipëri. Vlera e kolateralit në zotërimin e debitorëve të mundshëm përfaqëson një element tjetër rreziku për kredinë. Parashikimi është se 98% e makinave në Shqipëri rezultojnë të vjedhura. Shembuj të tillë ekzistojnë edhe sipas të mirave të tjera materiale. Kompetenca e gjykatave Problemi është ai i rregullit të ligjit. Kreditorët nuk janë të sigurtë se gjykatat mund të njohin të drejtat e pasurisë të miratuara me ligj. Si pasojë, ata nuk janë të sigurtë se pasuria që siguron kredinë e tyre do të jetë e mjaftueshme për të shlyer kreditë, kur dhe nëse koha është e përshtatshme dhe detyrimi mbetet e vetmja mënyrë për të shlyer kredinë. Duket se çështjet si sistemi juridik jo efektiv, në afate të gjata për të marrë vendime, paparashikueshmëria e vendimeve, si dhe zyra e taksave dhe zyra e detyrimit po karakterizojnë gjithë sistemin gjatë periudhës para dhe pas Regjistrit të Barrave Siguruese. (Ideja për të krahasuar të dy periudhat lindi sepse në Shkurt të vitit 2001, Regjistri i Barrave Siguruese filloi të funksiononte në Shqipëri). Ndërkohë kostoja e vendosur nga të dy regjistrat nuk ka ndikim në vendimin për dhënien apo jo të kredisë. Kostoja për regjistrim te Regjistri i Barrave Siguruese është 3.5 US$. Kostoja e plotë e vendosur nga Regjistri i Tokës për një kredi ose për transaksion shitjeje nuk e kalon shumën prej 20 US$.
Zef Preçi Këshilltar pranë Presidentit të Republikës Ledia Muço, Bashkëpunëtore e Qendrës Shqiptare të Kërkimeve Ekonomike Letër në redaksinë e gazetës “Shqipëria Etnike” I nderuemi Zotni Viktor Martini! Falenderoj Z. Gjosho Vasinë që më bani me dijtë librin tuej auto-biografik “Dëshmoj (unë, hija dhe vuejtja)”. Ku skalitni si me daltë për t’i përjetue ato vuejtje të pa imagjinueshme, gjysëm shekullore të skëterrës komuniste… Libri ka vlera të mëdhaja njohje, pasqyrimi rreal, që kaluet kalvarin e mundimeve me bashkë-vuejtësit, për të ia prezantue brezit të ri. Ky sistem hienash (si shkruen E. Pikolini) persekutoi e mjeroi edhe babën tuej të nderuem. U batë viktimë si familje tue jetue burgjet gjakatare të skëterrës së egër komuniste të pashembull në histori kryesisht anti-shkodrane e fetare (kristiane)… Burgosja e babës suej pa faj, se qe njeri i shkolluem në Itali, qe intelektual, dhe atdhetar. I Hotas derë e parë e mikpritëse. Qe fisnik, bujar e nji burrë tejet i ndershëm. Në vend që të kishte nderime e dekorata për detyrën e kryeme me ndërgjegje, burgoset pa faj e shkak!… Satant e kuq ju njeshën njollën në biografi, ju ndjekën familjen e nderueme tuejen si mordja vdekjen. Vllaun tuej Paçin e kam pasë shok klaset. Qe djalë i mirë, besnik, trim, që nji ditë na tha shokëve të ngushtë: “Nesër arratisem, ma bani hallallë”. U shtangëm! Me Linin kena kenë moshatarë, qe nji djalë shumë inteligjent. Mendojshe se do të shkruente… Ju dhe Rodolfin, ju kam njoftë ma pak, se ishit të rinj. Më asht gëzue zemra që ke shkrue librin, që ke përjetue familjen e veten në mbijetesën tuej mahnitëse… Nana e juej, Katrina, grue fisnike nga Bajza. E mendëshme, trimneshë e sokoleshë, që me heroizëm dhe dinjitet dijti me ju rritë, këto jetima të mjerë, të ndershëm e me virtyte fisnore e posaçërisht me divocion të madh për fenë Kristiane. Edhe pse pllakosë vorfnija deri në skamje dijti me dinjitet e nderë me jetue tue ja zbardhë faqen vetes e familjes. Viktor, je nji dishmitar për me tregue ferrin zharitës të diktaturës së kuqe. Libri duhej të shkruhej me dialektin gegënisht, atë gjuhë që folën prinët tuej dhe 70% të shqiptarve, e jo në gjuhën e Enverit, sikur ka thanë Arshi Pipa “asht gjuhë mushke e partiake”… Po të flas me dorën në zemrën shkodrane, libri i juej asht mjaft i mirë. Ti din me shkrue. Libri ka mjaft brumë e shtjellue mirë, asht tërhjekës, lexohet me etje, nga kurreshtja. Ka emocione e momente prekëse. Ke nji pendë të mirë. Ke logjikë e shprehje të mira popullre, mjaft vlera artistike. Ka momente dramatike, që len mbresa tek lexuesi. Si nxitje për të shkrue, po ju thaem në konfidencë se je si nji Xhek London i vogël jo i mejhanave e alkolit, por i farkëtimit të vuejtjes, si Anteu që mbijetuet për me tregue. Ke mjaft besim në Zotin, që të ndihmoi për të jetue. Dashunija e juej për babën dhe nanën asht shembullore, që edukon të rijtë. Dashunija me vllaznit asht vllaznore, që e kundërshton proverbin shkodran: “Vllau me vllanë janë ortakë të këqij në jetë”. Ka mjaft momente prekëse, si vdekja e babës tuej të nderuem, pushkatue pa faj… Si edhe vdekja e Dom Ndre Zadejës që tha: “E çka mund të baj ma shumë, për me u qujtë shqiptar?!…” Pasthirrmat në restorant, që jetuet pa triska mjer kush i provoj… Ah! Sikur të ngopesha me buk thatë, edhe në vdeksha s’do të kisha gajle!… Moj nane… Kur nji dorë bujare preku në zemër ju lëshoi nji pare në dorë ilegalisht, nana tha: “Ah more Zef Martini u bame të na ngopë Bota… Kjo nanë e uritun atëherë e hangri nji supë sa me mbajtë shpirtin… A ka dhimbje ma të madhe, nana mos me pasë vladit të zemrës, mos me ja shue urinë… Kur nana erdhi nga Burreli me trishtimin e dhimbjen në zemër, e rraskapitun e dërrmueme, e këputun fshani e tha: Ah shpirt a dole, sa thellë paske kenë!… Fjalën e dhanë dhe amanetin e keni të shejtë. Jetuet tanë jetën të vuejtun dhe asnjiherë të gëzuem, nji jetë në skëterrë, se deshte me mbajtë nderin e dinjitetin. Torturat që i përshkrueni rrealisht të çohen flokët përpjetë nga trishtimi në zemër… Këto janë njohje, mësim dhe edukim për breznitë, se kush qe kulshedra e diktaturës e pa ngijshme me gjak… Shkodra qe terrorizue ma shumë, se kje djepi i kulturës, nxori majen e inteligjencës shqiptare, u quejt rreaksionare, se ka edhe priftërijt, që martirizuen këto vampir 200 priftërij… Komunizmi han edhe klysht e vet. Shkrueni se aristokracija e kuqe, burgosë nga E. Hoxha s’përziheshin me kend, ke inatë e fali hakun, qëndrimi qe burrnor. Mos bje në gabime, ato ishin të shokuem, dronin hijen e vet, do të vuenin mëkatet në ket jetë. Rrijshin të vetmuem nga frika e persekutimit, dronin hijen e vet. Pater Gardini, që ishte vërtetë si shejt, na pat thanë: “Krishti thotë me falë, por kush ka ba krime do t’i dënojë gjykata e Drejtësija e vërtetë, si në gjyqe të Nurembergut”. Edhe Zoti ka gjyqin e përjetshëm. Pater Meshkalla, që të deshti si babë, qe mësuesi (Aristoteli i jot) thoshte: “Komunizmi ka nji gja të mirë, se nuk ka asgja të mirë”. Qe filozof. Në ket ferrë të tokës plot me lot, mbijetuen, nga dashunija e nanës që ju ndej pranë, tue ju ndjekë nder burgjet… Ju mbajti gjallë forca Hyjnore e Zotit dhe Adhurimi në Konakun Shejt te Zojen e Shkodrës. Ju Viktor jeni arsimue e formue në burgje, se aty kishit profesorat ma të mirët e të arsimit kombëtar. Ky libër me plot vlera, duhet lexue nga tana moshat, për vlerat artistike, edukative dhe morale kristiane. Mësuesit duhet ta bajnë libër leximit jashtë klaset. Nana e juej që jetoi me nderë, kishte nji fisnikri legjendare, qe nji heroinë që veçse zemra e saj dijti me i përballue, sikurse zoja Marije Mazrreku, motra e Dom Nikoll Mazrrekut, vuejten njimijë halle e meritojnë nji përmendore si përkushtim. Pater Zef Pllumbi thotë: “Rrno për me tregue”. Mos hezito dhe me kurrajo të shkruesh librin e dytë: “Burgu i Burrelit, Ferri i Tokës”. Ta shkruesh me të gjitha detajet se kujtesen e keni të mirë. Për të shkrue librin e ri, po porosis në Shirokë 5 pupla patet, e ti mprehi si pendë shkrimit dhe po të pregatis me blozë tush të zi, me ngjye pendat me shkrue librin tjetër… Libri i parë e kaloi provimin, suksese për të tjerët… Ju uroj shëndete ju, zojës suej dhe Paçit. Shumë shëndete Gjovalin Muzhani Trieste-Itali
Shpresat e thyera të shqiptarëve Dy vrasjet e fundit të dy prej biznesmenëve më të fuqishëm shqiptarë, Mirit të Xhikes dhe Flovian Vilës, me të drejtë u trajtuan nga opinioni shqiptar, por edhe shtypi ndërkombëtar si vrasje e biznesit. Pra edhe vrasjet, përdhunimet, grabitjet, plagosjet e ditëpërditëshme e natëpërnatëshme, para se të regjistrohen si të tilla, janë thyerje shpresash. Anarshia që ka mbërthyer për fyti jetën e shqiptarëve ka prapaskenë politike për ta vonuar tranzicionin e për të zgjatur jetën e pushtetarëve në karrigen e krimit. Demokratët e vërtetë, ata që aspirojnë për liri e të drejta njerëzore, për një Shqipëri pjesë e perëndimit dhe jo e lindjes postkomuniste, janë në qendër tëgoditjes së dhunëshme. Kështu Arbana Bleta e datëlindjes 05. 04. 1974, duke qenë se është bërë një eksponente e lëvizjes demokratike shqiptare, është dhunuar shumë her nga segmente të policisë sekrete. Arbana, si shumë shoqe e shokë u ndeshën që të reja me padrejtësitë e një sistemi të padrejtë, u përballën me të pamoralshmen, me të paligjshmen, me antinjerëzoren. Në trupat e njomë të rinisë shqiptare goditën shqelmat e policisë, shkopinjtë e gomës dhe bri emrave të tyre u shënuan fjalët makabre “Të vriten”. Që në lëvizjen studentore antikomuniste të viteve 1990-1991, Arbana Bleta u dallua mes të tjerëve si veprimtare. Na kujtohet edhe sot kur zgalemi i lirive njerëzore në Shqipëri, ish deputeti dhe miku ynë Azem Hajdari, i vrarë nga segmente të sigurimit të shtetit më 12 shtator 1998 në Tiranë, sa herë që vinte në qytetin antikomunist të Shkodrës, takohej e konsultohej edhe me demokraten Arbana Bleta. Natyrisht, pasi edhe Azemi ishte një politikan i ri por me vizion të gjerë, diskutonin e projektonin ditë të bukura për Shqipërinë. Por sot që po shkruajmë këto pak rreshta, Azemi është në varr e Arbana diku rrugëve pa rrugë të perëndimit për të shpëtuar jetën që i rrezikohet seriozisht. Azemi e kish thënë edhe në Parlamentin shqiptar se e dinte se ishte i planifikuar të vritej, por edhe Arbana e kish shprehur një frikë të tillë, ndaj si duket ka parë të vetmen shpresë ikjen nga Shqipëria për të cilën investoi jo pak. Ajo në shumë veprimtari, në shumë tubime paqësore të opozitës shqiptare, por edhe si pjestare e stafit të Partisë Demokratike në fushata elektorale ka qe një një faktor i fuqishëm që ka ndihmuar proceset e zhvillimit. Gjithsesi, vjen një ditë që ndodhet të zgjedhë ose vdekjen, ose ikjen. Sokol Pepushaj Lodovik Saraçi është përjetësuar në histori Si sot e njëqind vjet më parë në Shkodër lindi Lodovik Saraçi që do rritej e mëkohej nga familja me cilësitë më të mira të një njeriu. Ai do bëhej një patriot i shquar, një atdhetar i madh, një intelektual e demokrat i zoti, një nacionalist si ai, një figurë famoze që do i kalonte jo vetëm kufijtë e Shkodrës, por edhe të Shqipërisë. Dekorimi i Lodovik Saraçit nga Bashkia e Shkodrës me titullin e lartë “Krenaria e Qytetit” është një vlerësim për këtë figurë shumëplanëshe. Unë e kam njohur nga afër Lodovikun e pavdekshëm. Ishte diplomuar me nota të shkëlqyera dhe kishte shpirt e veprim demokratik, pro-perëndimor. Fytyrë prej shenjtori, të pastër, të qeshur. Njeri i ditur, i kulturuar, i thjeshtë e krenar, por edhe i vendosur e trim. Unë dhe shokët e mij të rinj e prisnim Lodovikun në kryqëzim të Rusit që quhej rruga “Canej” dhe e shoqëronim deri tek rrugica e tij që quhej rrugica e Vogël e Nikës. Kur ndaheshim, na shpupuriste flokët, na puthte dhe na mësonte si të jemi fëmijë të mirë. Lodovik Saraçi u bë shumë i njohur në të gjithë Shkodrën, madje fama e tij kaloi edhe kufijtë ekzistues si antikomunist. Ai kishte pikëpamje perëndimore dhe reflektonte aspirata për një Shqipëri të lirë e demokratike. Shkodra edhe aso kohe njihej si antikomuniste, por dy lagje shkëlqenin fort: lagjia Sarreq dhe Rusi Katolik. Këto dy lagje diktatori gjakatar Enver Hoxha i kishte emërtuar si “reaksionare”. Nuk gjendej pra asnjë komunist për be, me përjashtim të atyre të importuar. Lagjia Rus Katolik ishte vërtetë e varfër, por fisnike, atdhedashëse, burrërore, krenare. Marrëdhëniet familjare ishin të shkëlqyera, saqë mbaj mend si sot që quhej “Familja e madhe rusiane”. E pra, këta njerëz të mirë, të mrekullueshëm, krenoheshin me figurën e Lodovik Saraçit. Dhe kishin të drejtë. Figura të tilla do i nevojiteshin çdo qyteti, madje edhe një qyteti evropian. Intelektuali i shquar Lodovik Saraçi, kur u arrestua nga komunistët, megjithëse kishte një detyrë shumë të rëndësishme për kohën, ruajtjen e rendit e qetësisë, pra punën me komunitetin, për mungesë provash dhe frikën e një revolte, u lirua. Ai nuk u përlye në asnjë punë të keqe, megjithëse koha ishte shumë e keqe. Më vonë, atdhetari i shquar Lodovik Saraçi, duke parë rrezikun serioz që po i kanosej Shqipërisë dhe krimet antinjerëzore që regjimi i Enver Hoxhës po i bënte këtij populli, vendosi të arratisej dhe t’u bashkohej atdhetarëve të tjerë trima e liridashës që po luftonin në malet e Veriut shqiptar kundër komunizmit. Miku i tij Gjon Mark Gjergji me të rinjtë e tjerë antikomunitë jo më pak se dy herë në javë shpërndanin trakte lagjeve të Shkodrës duke pasqyruar luftën dhe trimërinë e antikomunistëve. Eh, në ato trakte në të shumtën e herëve përmendej emri e vepra e Lodovik Saraçit. Por trimat gjithmonë i merr plumbi në beteja. Kështu Lodovik Saraçi do vritej nga komunistët, për t’u përjetësuar në altarin e historisë shkodrane në luftë kundër diktaturës së kuqe. Filip Gjergji
Të rinjtë shqiptarë të kërcënuar Ardit Islam Peraj e ka jetën të rrezikuar. Është ky njëri ndër shumë të rinjtë e të rejat që segmentet e errëta të shtetit anarshist e kanë vënë në shënjestër, ndoshta edhe për ta eleminuar fizikisht. Ky djalosh me aspirata të qarta për jetën është anëtar dhe veprimtar i Partisë Demokratike që nga data 20. 08. 2002, ndërsa në Forumin Rinor të kësaj partie është aktivizuar që nga data 15. 05. 2000. Gjatë fushatës së nxehtë elektorale të pushtetit vendor të 1 Tetorit 2000, Ardit Peraj u dallua si anëtar i stafit elektoral të Forumit Rinor të PD-së, në mbështetje të Ormir Rusit, kandidatit për kryebashkiak të Shkodrës. Përballja me elementë anarshistë që u përpoqën të manipulojnë votat, bëri që edhe Arditi të dhunohet fizikisht. Por edhe në zgjedhjet për deputetë të 24 Qershorit 2001, ky djalosh ishte anëtar i stafit elektoral të deputetit demokrat Astrit Bushati në zonën elektorale Nr. 5. Ndërkohë gjatë procesit të votimit ka qenë vëzhgues i këtij deputeti në qendrën e votimit. Edhe këtu provoi shkopinj gome dhe presione fizike e psikologjike. Në vitin 2001 Arditi është zgjedhur kryetar i Forumit Rinor të PD-së për lagjen “Naim Gjylbegu”. Kështu, duke qenë se edhe familja e tij që në fillim të proceseve demokratike, kishin dhënë kontribut si demokratë, presionet u shtuan mbi të, deri një ditë që për të shpëtuar jetën, si të vetmen zgjidhje gjeti braktisjen e Shqipërisë. Korrespondent i “Shqipëria Etnike”
Europa i ka hapur portat… ne kërkojmë çelësat!… Që në fillim të Korrikut 1990, ambasadat europiane në Tiranë i hapër portat, për të pritur vërshimin e rinisë shqiptare e cila e kërkonte lirinë si i eturi ujin në shkretëtirë. Marsi i vitit 1991 kulmon me një eksod të pa parë ndonjëherë, mjaft të ngjashëm me atë të arbëreshëve gjatë pushtimt osman. Brigjet perëndimore të Adriatikut pritën me bujarinë e tyre karakteristike bijtë dhe bijat arbërore të Gjergj Kastriotit, (si dikur arbëreshët). Sot, mbi 200.000 shqiptarë jetojnë në Itali dhe ajo që duhet parë me vëmendje dhe trajtuar me përparësi është se kemi plot tetëmij studentë që vazhdojnë studimet e larta në këtë shtet fqinj dhe mik, i shquar për kulturë dhe zhvillim, që rreshtohet në vendin e gjashtë, në tetë vendet më të zhvilluara të botës. Duke patur parasysh se rreth një milion shqiptarë emigruan vetëm gjatë afro 13 vjetëve që në Europë, Amerikë dhe pothuaj në të gjithë globin, (duke përfshirë vendet më të zhvilluara dhe demokratike), na mbetet të shpresojmë se një ditë të afërt do të kthehen, duke na sjellë aromën e këndëshme të Lirisë dhe bashkë me të edhe eksperiencën për të ndërtuar një shtet modern. Le të shpresojmë se skalionit të fuqishëm të (8000) studentëve që do të kthehen nga Italia dhe atyre të vendeve të tjera, të cilave, duke i bashkuar me studentët e Universiteteve tona, do të krijojnë atë “Armatë” të fuqishme intelektualësh, që pa asnjë pikë dyshimi do t’i kthejnë atdheut krenarinë e humbur dhe do t’i japin vendin që i takon me Europën moderne. Barrierat që na kanë penguar në ndërtimin e një shoqërie moderne do të mund t’i kapërcejmë vetëm me një vullnet të hekurt dhe duke çimentuar harmoninë dhe dashurinë mes njëri-tjetrit. Për të arritur këto objektiva dhe për të dalë nga ky kolaps, në rradhë të parë duhet ndryshuar mentaliteti oriental dhe pastruar ose “luçiduar” ndryshku aziatik. Për këtë, në rradhë të parë duhet të merremi me të shkuarën, por të shohim vetëm përpara. Të kaluarën do ta “varim” në ndonjë muzeum si një “dosje” të zezë. Po ecëm me kokë mbrapa, na pret humnera. Të gjitha vendet e përparuara i kanë arritur standartet e zhvillimit përmes punës. Duhet të bëhemi të integrueshëm dhe kjo arrihet vetëm në sajë të një vullneti të përbashkët duke shembur çdo “mur” që na ndan dhe duke lidhur “ura” të reja, të qëndrueshme dhe solide, siç e kërkon koha dhe interesat mbarë kombëtare. Për të dalë nga ky tranzicion i dhimbshëm, duhet të kemi në qendër të vëmendjes referencat dhe “recetat” që na jep Europa dhe shtetet më të zhvilluara. Ja se çfarë na servir Europa për Integrimin: Integrimi europian fillon nga një ndërgjegje kulturore dhe qëndrim kulturor. Çdo sukses e përvojë e një bashkësie varet në mënyrë absolute e thelbësore nga këto të dhëna: Formimi i shtetit demokratik të standartit europian, është në radhë të parë një akt kulturor, i cili duhet të bëhet hapësirë e gjerë e lirisë së njeriut e që siguron lirinë e mendimit, të diskutimit dhe të veprimit, për të mos mbetur në stadin, vetëm të dëshirave të mira. Organizimi intelektual kulturor dhe shija e përcaktimeve pozitiviste, të shtyjnë të kapesh mbas identitetit kombëtar. Çdokush dhe çdo komb dëshiron të jetë më shumë se ç’është. Kjo është baza e dialektikës së progresit. Integrimi kombëtar, jo si marrëveshje për rregullat e lojës, ku dhuna fizike dhe ideopolitike të zëvendësohen me kompromisin e vetëdijshëm në tryezën e bisedimeve. Besnikëria ndaj komunitetit dhe ndaj shtetit nuk mund të jenë domosdoshmërisht kontradiktore; ato plotësojnë njëra-tjetrën; Konvergimi forcërisht ka dështuar. Koncepti teknokratik nuk përkon me përvojën kulturore e politike. Zhvillimet e mëtejshme duhet të bëhen në frymën e gjykimit të shëndoshë, të mirëkuptimit dhe të konsensusit, si një proces diskutimesh, për kapërcimin e vështirësive, pa humbjen e identitetit. Kultura është prioritare: Ekspansioni pseudokulturor psikofant oriental arkaik, neutralizohet me kundërveprimin e organizuar komunitar etnokulturor të një bashkësie autoktone, shpirtërisht homogjene dhe e pozicionuar tradicionalisht kundër këtij rreziku. Kultura si reflektim i formacionit shpirtëror është imagjinata, janë vlerat që i përcaktojnë çmimin e qenies dhe vetë këto përbëjnë themelin e vërtetë të konceptimit të jetës sociale. Në një shoqëri civile të zhvilluar dhe të pavarur iedopsikologjikisht, duhet të bëhet formulimi i pavarësisë së problemeve kulturore në veçoritë dhe kompleksitetin e tyre, për të përcaktuar ekuilibrin standart të shoqërisë. Shikoni sa largpamës ishte Poeti ynë Kombëtar, At’ Gjergj Fishta, kur citonte para 65 vjetësh, dhe pikërisht në vitin 1938: “Nuk janë fetë ato që i ndajnë njerëzit në këet shekull. Janë kulturat që nuk i lejojnë me u bashkue”. Atë që na e thoshte i madhi Fishtë, dhe që veshët e “dyllosur” nuk e dëgjonin, sot na e thotë Europa, dhe përsëri veshët tonë të “dyllosur”! Deri kur?… Shteti rregullator duhet të krijojë mundësimin e ndërgjegjësimit të asaj që përbën të vërtetën e fshehur të historisë dhe studimin e saj në përmasa antropologjike, psikologjike, filozofike, morale dhe historike. Besoj se do të mjaftonte ky kapitull, për t’iu dhënë zgjidhje atyre problemeve, të cilat disa herë i kam trajtuar në polemikat me Abdi Baletën. Ndjehem vërtetë i sadisfaksionuar, kur me kënaqësi konstatoj se, problematika që kam trajtuar në shtypin periodik që nga viti 2001, në gazetën “Ora e Shqipërisë” dhe disa herë në gazetën ku bashkëpunoj tash sa kohë (dhe që duhet respektuar për pavarësinë e saj reale), “Shqipëria Etnike”, përkon katërcipërisht me sentencat që na ofron Europa. Dhe padyshim këtë kënaqësi do ta ndajë bashkë me të gjithë stafin e gazetës dhe drejtorin e saj, Pepushaj. Kjo tregon se, mendimi që i paraprin zhvillimit dhe që shprehet në një organ ku fjala e lirë gjen hapësirën e duhur gjithmonë do të sulmohet ose anatemohet nga segmente regresiste e konservatore, të cilat observojnë në mentalitetin e tyre, elementë që janë diametralisht me sens të kundërt me parimet e botës moderne dhe demokratike dhe veçanërisht me integrimin europian. Por kjo nuk duhet të na shqetësojë shumë sepse me siguri rrjedha e kohës dhe evoluimi në progres i shoqërisë shqiptare do t’i marrë me vete dhe do t’i integrojë në Europën moderne. Dhe padyshim, këtë rrol integrues, brezi ynë i ri do ta ketë parësor për të kapur “majat” e Europës. Përgatitja e studentëve tanë në universitetet e Europës dhe emigracioni (që përmendëm më lart) është një garant i fuqishëm, për të shpërbërë arkaizmin oriental dhe për t’i hapur rrugë progresit. Realizimi i aspiratës së rinisë studentore të Dhjetorit të stuhishëm 1990: “E duam Shqipërinë si gjithë Europën”, do të kryhet me sukses, duan apo s’duan fanatikët. Tetëmij studentët në Itali, janë tetëmijë “prozhektorë” të fuqishëm, që do të na ndriçojnë të ardhmen e atdheut, bashkë me “ndriçuesit” e tjerë që prodhojnë universitetet tona. Europa i ka hapur portat, askush mos të “lodhet” për të gjetur çelësat. Askush të mos mundohet të vërë “barrikada”. Jemi nacionalitet europian me elementë të lakmueshëm të kulturës europiane dhe asnjë pengesë nuk na vjen pse kemi disa besime, sepse të gjithë besimtarët e vërtetë besojnë një Zot. Zoti është i të gjithëve dhe ata që e njohin dhe e besojnë e dijnë shumë mirë se Ai i Lumi nuk mban “Pasaportë” europiane apo arabe. I ftojmë të gjithë bashkëqytetarët, të rrisin në maksimum frymën e tolerancës dhe të mirëkuptimit. Vetëm një frymë mirëkuptimi dhe tolerance do të na afirmojë pra botës, si qytetarë të denjë të Europës. “Kush kërkon, armiq dhe përçarës, i bashkangjitet Nenit “55” – agjitacion-propagandë”. (reminishencë e së kaluarës). Mark Bregu
Paulin Selimi në “Duel gjelash” Ditën sot e fillova me “Duel gjelash”: Është titulli i librit me përmbledhje tregimesh humoristike, të shkrimtarit Paulin Selimi, të cilin e lexova me kënaqësi dhe interesim të posaçëm. Jo thjeshtë për kureshtje, por të mësoja më shumë përmbajtjen, stilistikën dhe nivelin artistik të dyzet e tre tregimeve në lëndën e librit, i pashoq në gjininë e krijimtarisë së humorit dhe të satirës, me të cilët është ushqyer skena e teatrit të estradës, gjatë më shumë se tridhjetë viteve, brenda të cilëve është madhështia krenare e krijimtarisë së tij. -E lexove librin? – më pyeste Paulini fytyrë-qeshur. -Sigurisht e lexova në mënyrë të përsëritur, të hyja në thellësinë e lëndës së shkruar. -Dhe cili tregim të ka pëlqyer më shumë? -Të them se më pëlqen, “Kur të ikë zogu nga duart”, do të zemërohet “Kursi më i lartë për gangsterë”. Të lavdëroj “Karriera letrare e Artan Fikut”, ka të drejtë të ulërijë i famshmi “Kola i dritave”, duke më thënë mos fol “Kodra mbas bregut”. Të kënaqem me “Dorëzim pa kushte”, zemërohet “Kunati i shokut Xhemal”, të cilit i lind e drejta ligjore të dalë rrugëve e shesheve, në protesta paqësore! Dhe më keq të veçoj “Bujë e lustër”, jap shkak padrejtësisht të ngrihen kundër meje, gazetarët dhe redaktorët e “Këshilla për gazetat e reja”. E sa rrufe do të lëshohen mbi mua nga “Fjalëkryqi”. Pa dashur kështu krijohej pështjellim i pakëndshëm! Ti e shikon Paulin, se truri im është fare pak më i madh se truri i trumcakut, aq sa nuk jam i aftë t’i përgjigjem pyetjes që më bëre, se cili tregim më pëlqen më shumë në librin tuaj “Duel gjelash”… Ata qëndrojnë në lartësitë e merituara, si gishtërinjtë e një dore, të cilët së bashku përbëjnë atë që quhet dorë. Janë gatuar nga mendja e njeriut me talent të lindur, të lindur me Paulin Selimin e në të cilët pasqyrohet kultura, frymëzimi letrar, edukimi, humori dhe satira, krijesa të penës mjeshtërore. Unë flisja e ai më dëgjonte tepër i vëmendshëm dhe më shikonte drejtë e në sytë e mi. Me ata dy sy të qeshur e të ëmbël, të bukur e qerpikët e gjata. Ai trup i gjatë si selvi e rritur drejtë. Fytyra e rrumbullakët ndryshoi pamjen, ajo mori ngjyrën e kuqe, më e theksuar në dy mollëzat e faqeve. Buzët lëviznin lehtë e më dukej se diçka ishte gati të nxirrte, një fjalë për të qeshur. Edhe në biseda serioze, i rrëshqet humori… Humori, tragjikomikja, gërshetohen natyrshëm të shfaqura me vërtetësi e realizëm. Paulini, kultura e tij, jeta e ngjarjet me personazhe, në dialektikën e zhvillimit të tyre. Thurja konstruksioni artistik, fantazia krijuese, përbëjnë një të vetëm, shkrimtarin e lartësive për tregimet humoristike, adhuruesin e popullit, Paulin Selimi. -Nesër mos harro, eja më merrë në shkollë, ora trembëdhjetë e njëzet minuta, – më linte takim Paulini. E prisja jashtë derës së oborrit të shkollës, aty ku prisnin prindërit fëmijët e tyre, në mbarim të orëve të mësimit. -Në cilin vit e ke fëmijën, nipin, mbesën?! – më pyeste seriozisht një shok, të cilit gjithashtu seriozisht i jepja përgjigjen: -Në vitin pesëdhjetë e një… Dikush i foli shokut, dhe nuk isha i sigurtë se veshët e tij e dëgjuan të plotë tingullin e zërit të përgjigjes sime. -Në cilin vita më the? Nuk e dëgjova mirë, – përsëriti pyetjen. -Në vitin pesëdhjetë e një! -Profesor është? -Po. -Ke detyrë të veçantë? -Po, po, tepër të veçantë! -Më vjen keq për ty, erdhi kohë e frikshme, si ngjau? -Mbaroi “Kursi më i lartë për gangsterë”, dhe e shqetësojnë duke e përshëndetur, në ecje rrugës, në kafene e kudo të ndodhet. Prandaj më duhet ta shoqëroj…! -Si e ka emrin familja? -Paulin Selimi! Ha, ha, haaa!, shpërthyen të qeshurat në atë grumbull njerëzish të cilët vërtetë prisnin të shoqëronin njerëzit e tyre. Ra këmbana e mbarimit të orës së fundit të mësimit, dera e oborrit të shkollës u hap e unë dalloja qartë, mes turmave të studentëve, truplartin Paulin. -Ulemi pijmë nga një birrë, gjashtë orë mësim të është tharë goja, – i flisja unë. -Vërtetë është tharë goja e më është zbardhur gjuha, shikoje! Nxori pak jashtë atë dhe vazhdoi: -Të kam lënë fjalë dje, rojës së shkollës, se isha njoftuar të shkoja në Tiranë për intervistë në studion e televizionit publik shtetëror. -Pa e pyetur unë, roja i derës më foli: Profesor Paulinin e ke në Tiranë për intervistë. Për ta bërë të flasë, rastësisht në rrugë e pyeta Lekë Planin, gazetarin e Radio-Shkodrës: -Lekë, di gjë, a e ke parë sot Paulin Selimin? -Paulin Selimin!, – dhe eci duke qeshur me të madhe, ha, ha, haaa… Edhe ke gjetur cilin të pyesësh! Ai është gati të qeshet deri në kupë të qiellit, ka menduar se e ke pyetur për humor. -Me siguri ashtu është, – plotësova mendimin e Paulinit. Dhe sa të shumta janë rastet e ngjashme. Kuptoja se sa thellë ka hyrë në zemrat dhe jetën e njerëzve mendimi krijues i psikologjisë me mjeshtëri të rrallë si ai. I thjeshtë si vetë jeta e jetuar, në gjithë rrugën e gjatë, të vështirë, që nga zanafilla e shfaqjes së parë të talentit letrar për tregimet humoristike, të cilat i kapërceu me guxim, durim e vullnet shembullor. Të shumta janë arsyet për të cilat reflekton në memorjen dhe vetëdijen e shtresave qytetare. Të pyetet skena e estradës të teatrit “Migjeni”, zëri i aktorëve humoristë, arkivi i radios, kanalet tona televizive, shtypi i shkruar. Të pyeten njerëzit kudo, në rrugët e qytetit, në shkollat e ciklit të lartë, në administratën shtetërore, në ushtri, në polici. Një “referendum” popullor të bëhet, dhe e ndjej nga zemra se do të brohoritej e do të thërrisnin: Paulin Selimi, Paulin Selimi… rroftë Paulin Selimi, shëronjësi i brengave tona, i cili kthen hidhërimet në gëzime. Ai është banor i skenës, ushqyes i aktorëve, ai është banor në shtëpitë e njerëzve, ai është qytetar i vërtetë nderi i të gjithëve, nga të cilët merr urimin mirënjohës: -Tungjatjeta, o shkrimtar Paulin Selimi! Osman Adem Reshma
Demokratët, të kërcënuar, detyrohen të lënë Shqipërinë Largimi i shqiptarëve nga vendi i tyre për në vendet e ndryshme të botës e veçanërisht në drejtim të SHBA-së, ka qenë mjaft i madh gjatë viteve të fundit, e posaçërisht pas vitit 1997, kur në Shqipëri u kthyen dhunshëm në pushtet ish komunistët të koduar tani me emrin socialistë, të cilët, nëpërmjet strukturave të tyre shtetërore, vazhdojnë hakmarrjen politike kundër demokratëve, duke i kërcënuar deri edhe me marrjen e jetës së tyre për veprimtari politike kundër Partisë Socialiste dhe qeverisjes së saj, që e ka kthyer vendin në varfëri, krim dhe korrupsion, ku tani po vriten edhe biznesmenët, pa le më të tjerët që nuk kanë asnjë lloj mbrojtjeje, duke u persekutuar politikisht. Një i tillë është edhe rasti i zotit Zef Prekë Malaj, i datëlindjes 19. 03. 1966, lindur në fshatin Dedaj të qendrës Koplik, Malësi e Madhe. Ai ka disa kohë që është larguar i kërcënuar me jetën e tij, nga Shqipëria për në ndonjë vend tjetër, për të siguruar mbijetesën, së bashku me bashkëshorten e tij Gjelina Malaj dhe dy fëmijët e tyre të vegjël. E gjithë kjo ka ndodhur sepse zgjedhjet vendore të vitit 2003 po afrojnë dhe Zef Malaj, duke vazhduar aktivitetin e tij politik, është vënë re na forcat e sigurimit të shtetit socialist, të cilët kanë e kërcënuar duke i thënë se po vazhdove kështu, do të të zhdukim, duke u dhunuar edhe fizikisht nga persona që flisnin në emër të shtetit, mbasi Zef Malaj, që në vitin 1990 në mbarë Malësinë e Madhe është i njohur si anëtar dhe aktivist i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe si pjesëmarrës në shumë protesta paqësore demokratike, si dhe anëtar në komisionet e votimeve, duke përfaqësuar Partinë Demokratike, veprime të cilat Zefi ka filluar t’i kryejë edhe tani, kur kanë mbetur vetëm edhe 6 muaj nga dita e zgjedhjeve për pushtetin vendor, aktivist i të cilave, Zef Prekë Malaj nuk mund të jetë sepse i kërcënuar edhe me marrje jete është detyruar që të largohet nga Malësia dhe Shqipëria familjarisht. Vasel Gilaj
Takim mes kulturave, etnive, besimeve fetare të ndryshme Megjithëse më ambicioz, Projekti Shtëpia dhe Fshati i Paqes, është ai që me kalimin e kohës, do të lërë prapa shenjën më të fortë. Në fakt, Shtëpia e Paqes përfshihet në Fshatin e Paqes mbi malin e Taraboshit dhe dëshiron të jetë vendi i takimit mes kulturave, etnive dhe besimeve fetare të ndryshme. Pak kilometra nga kufijtë me Malin e Zi dhe Kosovën, ai dëshiron të jetë shenjë pajtimi në Ballkan, të cilët dihet se kanë shekuj që martirizohen nga luftërat vllavrasëse. Edhe vendi nuk është zgjedhur rastësisht: një kazermë e vjetër ushtarake, më vonë qendër e policisë kufitare mbi liqenin e Shkodrës ku rrjedh lumi Buna. Pikërisht, aty ka shekuj që është vendosur një komunitet rom, i cili nuk është pranuar kurrë plotësisht nga shoqëria dhe jeton në një gjendje varfërie jashtë kufijve njerëzor. I lindur në bashkëpunim me Caritas i Darfo Breshës, dhe me ndihmesën e Qeverisë italiane (Presidencës së Këshillit të Ministrave – Administrimi i Fondeve Private) – Fshati i Paqes përbën një sfidë ndaj kulturës së dhunës e të armëve. Prania në Shkodër e të rinjve të etnive, kulturave e besimeve fetare të ndryshme, të cilat arrijnë të bëjnë ecje të përbashkëta të rritjes e të bashkëndarjes, dëshiron të jetë shenjë e pajtimit në realitetin e martirizuar të Evropës Jug-Lindore. Për realizimin e projekteve Shtëpia e Fshati i Paqes, janë futur e në mënyra të ndryshme kanë bashkëpunuar me Caritas e dioqezës së Shkodrës, organizatat në vijim: Presidenca e Këshillit të Ministrave – Administrimi i Fondeve Private (Itali), Caritas Dioqezan i Darfo Breshës (Itali), Renovabis (Gjermani), Banka Popullore Etike (Itali), Provinca Françeskane e Shqipërisë, Assisi Pax International (Itali), Shoqëria Sociale Polis (Itali), Critas Dioqezan i Pizës (Itali), Critas Dioqezan i Kastelamares (Itali). Sfida të tjera. Të shumta janë sfidat që na presin përpara; pra, është e nevojshme ta çojmë më tej procesin e profesionalizimit të ndërhyrjeve duke vazhduar formimin e përhershëm të operatorëve si dhe duke fuqizuar procesin e formimit të Caritas famullitare. Të ndërgjegjshëm se duhet të bëhet përpjekje për t’u futur në kulturën e realitetit shqiptar, parimet drejtuese, të udhëzuara nga Arqipeshkvi ynë Metropolit në mesazhin e tij drejtuar dioqezës e të marra nga statuti i Caritas Dioqezan janë: -Shqiptari të ndihmojë shqiptarin. -Shqiptari të jetë i mëshirshëm me shqiptarin. -Shqiptari i varfër të ndihmojë atë që është më i varfër se ai. Megjithatë është objektivisht e pamundur të përjashtohemi nga ndihmat ndërkombëtare, para së gjithash të Kishave simotra; për këtë është e nevojshme të mbahet hapur ballafaqimi me Organizatat Ndërkombëtare që kanë ndërhyrë në territorin e Dioqezës sonë, bile duke përfshirë edhe organizata të tjera. Për këtë arsye, pra për t’ua kaluar mesazhet dhuruesve, po kërkohet që të vlerësohen më mirë teknologjitë moderne si interneti. Ekziston tashmë një sit i Caritas Shqiptar (www.caritasalbania.org), brenda të cilit jemi duke kërkuar të mbajmë të përditura faqet e Kishës sonë lokale (www.caritasalbania.org/shkodër). Siti i parë ad experimentum i realizuar nga disa famulli gjermane (www.help-for-albania.org) ka dhënë rezultate të papritura: shpejt do të fillojmë të regjistrojmë adresat përkatëse të “Projektit Bottega” dhe të “Shtëpisë së Paqes”; një sit të lidhur me Network Shkodër, do të mund të përfaqësojë atë qendër të mundshme në të cilën do të vazhdojë procesi i zhvillimit dhe i rritjes së Caritas dioqezan të Shkodrës. Për të mos u varur krejtësisht prej ndihmave nga jashtë, jemi duke kërkuar që të formojmë të rinj shqiptarë me njohje teknike të veçanta dhe të nevojshme për administrimin e siteve të internetit; një fuqizim strukturor, me qëllim arritjen e teknologjive moderne në një masë të gjerë të popullsisë shqiptare, i cili mund të hapë edhe në Shqipëri perspektiva të papritura. Megjithë vështirësitë i quajmë të rëndësishme përpjekjet e bëra në këtë drejtim. Vullneti i përsosjes së teknologjive bashkëkohore nga ana e Caritas të Shkodrës, ka si qëllim që t’u ofrojë Caritas të tjea Dioqezane shqiptare, e bile krejt Kishës katolike në Shqipëri, një shërbim të tillë përherë e më të nevojshëm edhe në veprën baritore të Ungjillëzimit. Angazhimi i kalimit të informacionit përmes teknikave moderne ka një tjetër kthesë formuese: shpesh duke folur për Shqipërinë jashtë shtetit, e kuptojmë se është një realitet krejtësisht i panjohur në Bashkimin Evropian; njohja e varfërisë së skajshme të këtij vendi, mendoj se mund të sjellë në një pranim më të lehtë të emigrantit shqiptar, të parë gati gjithmonë me dyshim. Të ndërgjegjshëm për kufijtë tanë, të hapur ndaj të gjitha bashkëpunimeve të mundshme, shkojmë përpara në shërbimin tonë duke shpresuar se veprat e pakta që kemi bërë dhe prania jonë si realitet shqiptar, të mund të jenë dëshmi e vërtet e krishterë në jetën shoqërore të këtij vendi të martirizuar. Angjelo Massafra Arqipeshkëv Metropolit i Shkodrës
Vetëm pasaporta jonë mban dy emra! (Albani, për përdorim të jashtëm; Shqipëri, për përdorim të brendshëm) Spunton për të bërë këtë shkrim e mora nga përkujtimi i “Kuvendit të Arbërit” me rastin e 300 vjetorit. Ky eveniment (vërtetë madhor), më shtyu të mendoj se para treqind vjetësh, emri shqiptar nuk paska ekzistuar. Atëherë, vetvetiu lind pyetja: Kush na e ndërroi emrin dhe pse? Në qoftë se emrat islamë i morëm nga ndërrimi i fesë, po emrin e atdheut kush na e ndërroi? Këto pyetje duan përgjigje shkencore dhe bindëse, dhe këtu nuk kemi të bëjmë me tendenca fetare, por me një përkushtim specifik kombëtar. Transparenca duhet të fillojë tek intelektualët dhe në veçanti tek Akademia e Shkencave. “Maskat e mendjes dhe të shpirtit, janë shumë më të rrezikshme se ato të grabitësve të rrugës”. Kurrë nuk do të jemi shtet-formues për sa kohë do të tentojmë të fshehim të vërtetat historike. Kurrë nuk do të ndërtojmë shtet, për sa kohë do të ndikohemi nga paragjykimet fetare (M.B.). Kam lexuar diku një shkrim, ku autori i referohej Sami Frashërit (afërisht me këtë citim): Shqiptarët na paskan lanë namë, në krye të ekspeditave ndëshkimore turke. Ata shquheshin në grabitjen e arit dhe të argjendit, madje edhe në grabitjen e kuajve në vendet arabe. Ndaj, turqit, tek shqiptarët gjetën njerëzit e besës. Ky argument na shtynë të “gërmojmë” dhe unë, si individ, konkludoj:Nuk është emblema e shqipes mbi flamur që na e mbush mendjen të quhemi shqiptarë, se edhe Gjergj Kastrioti e pati këtë emblemë, por ne quheshim Arbëri. Me sa duket, turqit duke e ditur mirë se shqiponja është një shpend grabitqar, na ndërroi emrin nga Alban, apo Arbër në Shqiptarë, (ky është mendimi im). Kam mendimin se emrat islamë, të cilët u vendosën, me ose pa dëshirë, janë çështje të individit, ndërsa ndërrimi i emrit të atdheut është akt arbitrar. Të gjitha ambasadat tona jashtë, janë të prezantuara me emrin Albani. Në të gjitha instancat ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara, na njohin Albani.Atëherë, përse ne vetëquhemi Shqiptarë?! Nëse ekziston ndonjë fakt historik, jashët këtij mendimi, e kam atë kurajo qytetare të kërkoj të falur. Atyre që më kanë etiketuar si përçarës dhe “armik” të Islamit, do t’ju ofroj një fakt mjaft sinjifikativ, që hedh poshtë çdo shpifje, nga kushdo që të vijë, individ apo institucion. Për të hedhur poshtë me përbuzje çdo shpifje apo insinuatë, do t’ju ofroj një foto të vitit 1965, ku kam pozuar bashkë me vëllanë tim të një gjaku (probatinin) Adem Mustafa. Në të njëjtën kohë do të informoj të interesuarit, se Ademi është Arbër autokton dhe jo kolon i hedhur në Arbëri nga “zbatica” aziatike… Ju falenderoj për mirëkuptimin. Mark Bregu
Kopliku, vendi ku “fshihet” edhe një krim kundër njerëzimit Në Malësi të Madhe, në Bashkinë Koplik, ngjitur me rrugën nacionale (Shkodër-Hot) në hyrje të qytetit, në krah të djathtë duke ardhur nga Shkodra ndodhet në vend sot i “harruar”, por para mbi një gjysëm shekulli ishte tmerri i Malësorëve nacionalistë dhe familjeve me zë të kësaj treve. Në këtë vend, në ndërtesën e ish pronarit të nderuar Ahmet Osja (mulli bloje) shteti komunist i ardhur në pushtet me grykën e pushkës, kishte instaluar një tip hetuesie apo dege të punëve të brendshme ku grumbulloheshin, torturoheshin dhe ekzekutoheshin pa gjygje, të gjithë ata nacionalistë e familje të mira e të pasura, që nuk e mbështetnin shtetin e komunistëve që na kishin instaluar armiqtë shekullorë sllavo-lindorë. Madje ky vend edhe sot që kanë kaluar disa dekada njihet nga banorët e trevave tona si Mat’hauzeni i malësorëve, që ndonëse nga përmasat ishte shumë më i vogël se kampi nazist, por nga krimet e mizorit jo vetëm u barazonte, por do të ishte një “shkollë” e pashoqe krimesh edhe për diktaturat më çnjerëzore. E mjerisht këto krime nuk u kryen nga të huaj pushtues, por nga bashkëkombas të malësorëve që pretendonin për një rend të ri më njerëzor. Madje ky vend i “harruar” edhe sot ka “aromë” gjaku “të freskët” malësorësh që u derdh vetëm se donin lirinë, demokracinë, malësinë e Shqipërinë, siç e kishte falur Zoti të lirë e pa pushtues e ideologji pushtuese. Ky mat’hauzen omunist ka një histori të tërë tmerri, ku kulmi arrin me datën 28 korrik 1948 që siç shkruan zoti Caf Januz Culaj në librin e tij “Krushqit e lirisë” në faqen 102: “… 56 burra të Malësisë së Madhe, nga të cilët 14 nga Reçi arrestohen befasisht nga sigurimi, në krye të listës figuronte emri i Taro Keqit, të tjerë qenë i ati Keq Sadiku e mandej: Mark Toma, Rexhep Lani, Ali Malja, Tom Gjoni, Gjekë Pjetër Dushi, Maç Deda, Ali Hajdari, Sait Lani etj…”. E këta burra jo vetëm u torturuan, por edhe u gjymtuan fizikisht derisa vdiqën kush në shtëpitë e tyre e kush në burgjet komuniste, por si krim pa ndëshkim mbetet vrasja tragjike nën tortura nga kriminelët e kuq të nacionalistit të paharruar Taro Keqi të cilin e “varrosin” në gropën e WC. Natyrisht në këtë vend krimesh të “improvizuara” u kryen edhe dhjetra krime e masakra të tjera që do të duheshin qindra faqe për t’i shkruar të gjitha, por unë për kërë radhë vendosa të zgjedh “një” krim të padëgjuar e palexuar as nga arsenali kriminal i klikave diktatoriale të Europës e më gjerë, të paktën të shekullit XX-të, por mjerisht për këtë krim edhe nuk flitet, por është lënë disi në harresën e kohës… pasi malësorët në këtë socializëm të dytë janë aq të varfëruar e diskriminuar as nuk iu bie ndërmend për asgjë tjetër veç për një copë bukë thatë sa për të mbajtur shpirtin gjallë, duke u bërë të urtë, të butë e pa fjalë ashtu siç i donte dikur komunizmi. Pra, siç thamë më sipër, në verën e vitit 1948 gjatë “grumbullimit” e torturimit të malësorëve në Koplik, ishte grumbulluar në këtë “kamp” tmerri edhe familja e Mark Lek Pjetrit (Gjonaj) nga Prenikajt e Reçit, ku përveç vetë Markut ishte edhe bashkëshortja e tij Prena, por edhe pjestarët e tjerë të kësaj familje të madhe si Pjetri me Zogën e tjerë. E ky grumbullim ishte bërë që pasi të kalonin kalvarin e hetuesisë e kontrolleve, të internoheshin, sepse nga kjo familje e madhe ishte arratisur Lekë Pjetër Gjonaj për në Jugosllavi, ku edhe ka vdekur, pasi edhe ky kërkohej të arrestohej si shokët e tij nacionalistë, por arratiset edhe Gjekë Pjetër Gjonaj i cili edhe ky ka vdekur në Suedi. Gjithsesi në kushtet mizerabël të një dhome të vogl, në praninë e rreth 60 vetave, Prena, e shoqja e Markut kishte qenë shtatzënë dhe i erdhi dita për të lindur një fëmijë, ku për këtë u kërkua që të lejohej që të shkonte në një vend tjetër për të lindur. U mendua se sado mizorë të jenë në shpirt komunistët, njerëz ishin, madje malësorë disa, por ishin gabuar pasi me egërsinë e një bishe që nuk njeh as familje, as fëmijë, as grua, as nder, as erze, por as burrëri e njerëzi, nuk lejuan që Prena të largohet nga dhoma “kamp”. Mjerisht ata njerëz të pafajshëm që ishim mbyllur si majmunët apo minjtë në kafaz për eksperimente laboratorike, u detyruan që të rreshtohen në këmbë (si gardh), por me shpinë nga Prena e shkretë që duhej të lindte një fëmijë që vetë Zoti e kishte krijuar. E në këto kushte të paimagjinuara e rrethuar si më sipër, Prena lindi një fëmijë, ku me plaçkat e trupit të saj e të tjerëve u mundua ta mbështillte, ndërsa kriminelët e kuq jo vetëm qeshnin, por shpesh talleshin. Por fëmija i ardhur në jetë donte të ushqehej. Nënë Prena e kishte të pamundur pasi ushqimi në këtë vend tmerri ishte vetëm pak bukë e pak ujë sa për të mbajtur frymën gjallë. Fëmija i paushqyer, por edhe nga vapa e mizerja e krijuar bën që kjo foshnje e pafajshme të vdesë, duke iu drejtuar shpirti për në qiell, ndërsa trupi i njomë u mor për t’u varrosur nga njerëz të Prenës, sepse Prenn me të shoqin nuk i lejuan të lëviznin as për pak orë në këto ditë zie, që vetë komunistët ia kishin sjellë. Padyshim këto ditë tmerri nuk kanë të krahasuar me asnjë tmerr tjetër që kishin për regjisorë e aktorë komunistët shqiptarë. Mjerisht ne nuk arritëm të mësojmë plotësisht emrat e kriminelëve komunistë, por si protagonistë të këtyre ngjarjeve tragjike përmendeshin emrat e Zoi Themelit, Xhevdet Milotit, Llampo Nikos, Irakli Koçanit, Lilo Zenelit. Por për çudi si drejtues të masakrës së fundit që shkruam dilte emri i një komunisti malazez që kishte banuar në Malësinë e Madhe, i cili sipas mbiemrit thuhej të ishte “kushëri” i Miladin Popoviçit (atij shkjau që na mbolli farën e kuqe komuniste), ndonëse për t’u dukur sa më shumë i shqiptarizuar i kishte hequr mbiemrit prapashtesën viç, por për kompensim kishte shtuar urrejtjen dhe egërsinë ndaj çdo shqiptari nacionalist e patriot, gjë që e kishte vërtetuar edhe në këtë krim… E pas këtij krimi pa ndëshkim, më kujtohen fjalët e një burri tashmë disi të moshuar, i cili thotë: “Sa herë kaloj nga ku vend (Koplik), më duket se në veshët e mi buçet zëri i çjerrë i kriminelëve komunist, por edhe jehona e qëndrimit burrëror të këtyre malësorëve luanë malesh, që na “thonë”: Ja dëshmia e krimeve komuniste, mos i harroni ata që janë “gjallë” vetë, ose kanë lënë trashëgimtarët”. Dhe mua që po shkruaj këto rreshta disi më kërqethet trupi kur më shkon mendja tek ajo grua malësore (Prena) e cila provoi mbi shpinën e saj së bashku me familjen edhe internime të gjata dhe persekutim të pashoq, ndërsa duhet të kujtojmë me nderim Pjetrin me Zogën që nuk u kthyen më kurrë nga internimi, por vdiqën atje. Tashmë duke i ardhur fundi këtij shkrimi “tronditës”, por edhe apel për të gjithë ata malësorë e shqiptarë të ndershëm që e kanë të shtrenjtë lirinë e demokracinë, ju drejtohem: boll toleruat, pasi vërtetë toleranca të fisnikëron shpirtin, por ama kur ajo është për ata që kanë shpirt të falur prej Zotit e jo prej djallit, siç e kanë komunistët. E natyrisht, do të ishte më mirë që ky krim si dhe krime të tjera të denoncoheshin në gjykatën e Hagës si krime kundër njerëzimit, pasi krime të tilla (të nazizmit apo komunizmit) çdo ditë po denoncohen e gjykohen në botën e qytetëruar e demokratike, pjesë e së cilës kërkojmë të bëhemi. Ndue Bacaj
Kontradiktat… Është folur shumë për dy librat e shenjtë, Biblën dhe Kur’anin. Opinionet e studiuesve janë kontradiktore, por të gjitha në shërbim të së mirës. Bibla, fjala vjen njëmbëdhjetë kapitujt e parë i ka si një “përrallë” të bukur dhe kaq. Po Kur’ani i shenjtë? Në Kapt. 4, Suretu en nisae, Ajeti 82, faqe 123 thuhet: “A nuk e përfillin ata (me vëmendje) Kur’anin? Sikur t’ishte prej dikujt tjetër, përveç prej Allahut, do të gjenin në të kundërthënje.” Sipas këtij citati, mjafton të gjinden disa kundërthënje për të provuar se Zbritja e Kuranit nga Allahu është pohim gratis i Muhamedit, dhe si i tillë i heq autorësinë Allahut… Me një fjalë kredibiliteti në autoritetin hyjnor do të binte poshtë vetvetiu pa asnjë rezervë! Për ta provuar këtë ne po nisemi nga pohimet e Kuranit, kontradiktën e të cilave i mbetet detyrë autoriteteve islamike ta zgjidhin, sa për të përforcuar besimtarët në fenë Islame! Të fillojmë nga autoriteti hyjnor: Allahu! Në kaptinën 57, Suretu El Hadide, Ajeti 25 lexojmë: “Ne i dërguam të dërguarit tonë me dokumenta të qarta dhe Ne zbritëm me ata Librin dhe Drejtësinë që t’i përmbahen njerëzit të së Drejtës”… Pyesim autoritetet Islamike: Cilat janë këto dokumente të qarta?… Ne shohim vetëm pohime pa prova dhe asgjë tjetër! Këtu dallojmë pohimin e Allahut…: “Ne i dërguam të dërguarit Tonë… Ne zbritëm… Ne e kemi zbritur…” Ndërsa në përfundim të Ajetit 25, lexojmë: “S’ka dyshim se Allahu është i Fuqishëm, Mbizotërues”… Këto fjalë me siguri matematike janë të Pejgamberit dhe jo të Allahut! Pra i janë shtuar Librit të Zbritur nga Allahu… Po të ishin të Allahut do të shpreheshin në vetën e parë… dhe jo në vetën e tretë: Ai…! Shprehja duhej të ishte kështu: “Ne e kemi zbritur… S’ka dyshim se Ne jemi të fuqishëm, Mbizotërues…” Por jo!… Shprehja në vetën e tretë heq autorësinë e Allahut dhe e zëvendëson me autorësinë e Pejgamberit! Prapë në Ajetin 28, thirrja bëhet prej Pjegamberit e jo prej Allahut: “O ju që keni besuar, kini frikë Allahun dhe vazhdoni të besoni ndaj të dërguarit të Tij, se Ai ju jep dyfish nga mëshira e Tij… Ju falë mëkatet tuaja… Allahu është mëkatfalës, mëshirues”… Pra, as këto shprehje nuk janë shkruar nga Allahu, por janë shtuar nga Pejgamberi! Ajeti 29: “Le ta dinë ithtarët e Librit se ata nuk kanë asgjë në dorë dhe se e gjithë e mira (Pejgamberlleku, Shpallja) është në dorë të Allahut, e Ai ia jep kujt të dojë…” Shënojmë: Këtë shprehje “Ia jep kujt të dojë…” shoqëruar nga tjetra: “Ju nuk mund të doni gjë pos nëse do Allahu… “Çfarëdo e keqe që ndodh nuk mund të jetë ndryshe, vetëm sipas caktimit të Allahut”… Kapt. 64/11: “Të gjitha këto e të tjera po me të njëjtin kuptim, njeriun e bëjnë si kukulla e si e tillë njeriu nuk duhet të mbajë përgjegjësi… dënohen kot… vlerësohen kot… xhehnet e xhehenem dalin jashtë kuadrit logjik… barazi si të gjitha kafshët që nuk mbajnë përgjegjësi për sa veprojnë!… Në Kapt. 72/ Ajeti 18, thuhet: “Dhe (Mua më shpallet) se vërtetë xhamitë janë veçant për të adhuruar Allahun, e mos adhuroni në të askë tjetër me Allahun”… Por… Ju pyesim: Kurani a u shkrua më përpara në qiell? Po atëherë xhamitë ku ishin, se në këtë tokë në fakt janë të vona?! Inkoherencë?!… anakronizëm?!… A po… Shtesë e Pejgamberit… E, kjo rrëzon kështjellën qiellore të Kuranit?! Sa kohë mbas marrjes së Qabes (Mekë e Medinë) u ndërtuan xhamitë e Islamit?!… A po do ta justifikojnë me Dijen e Allahut, i cili di çka bën e di si bën?!… Vetëm se atëherë na duhet t’i ndërrojmë personin folës: Jo Pejgamberi, por Allahun… e, kjo sjell inkonsekuenca të reja, kongleneratizma të vjetra. Na duket se është logjike të pyesim: Bota arabike a i ka sjellë njerëzimit qoftë vetëm një kontribut konkret në ndonjë shkencë apo edhe një fushë? Konkrete gjërat. Mos të harrojmë pohimin e vetë Muhametit (Pejgamberit) faqe 645, Kapt. 62/2: “Ai është që Arabëve të pashkolluar u dërgoi Pejgamberin nga mesi i tyre që t’Ju lexojë Ajetet e tij”. Këtë pohim gojor këtu e shohim në praktikë: “Ai i krijoi qiejtë pa shtylla, sikurse po e shihni e në tokë vendosi kodra të rënda që të mos luajnë vendit bashkë me ju…” Faqe 470, Kapt. 31, Suretu Llukman, Ajeti 10: Ai i krijoi qiejt… Pra flet Muhameti, jo Allahu! Dhe Muhameti flet sipas dijes së tij të pashkolluar: Krijon qiellin pa shtylla!… Më vonë kujtohet se ka lënë diçka mangut në kuptimin e drejtë të këtij Ajeti, dhe shton: “A nuk e bëmë Ne tokën e përshtatshme (Për jetë). Ndërsa kodrat e shtyllat.” (Kapt. 78, Suretu En Nebe’e, Ajeti 6,7, faqe 690). Këtu fjalët janë në vetën e parë… pra të shqiptuara nga Allahu… Por duhet të pranojmë një “Allah idiot” që flet në këtë mënyrë idiote, duke i caktuar qiellit shtylla si pallateve me kontribut vullnetar. Atëherë duhet të pranojmë se Allahu nuk qenka i gjithëdijshëm… Kështuqë kështjella e imagjinuar prej Pejgamberit rrokulliset vetvetiu me autoritetin e Tora Boras apo Bagdadit. Materializmi fetar i paraqitur nga “Pejgamberi” del jo më pak i neveritshëm se materializmi dialektik në filozofi, në histori, në shkencë…, se edhe shkenca kineze ka ecur diçka! Një tjetër pozitë akrobatike është ajo e betimeve të Allahut, deri tek Personaliteti Hyjnor: Pasha Allahun!… Allahu të betohet për Allah?… Të gjitha këto betime janë të pabesueshme e materializojnë konceptin hyjnor të Allahut, i cili pas këtij fakti nuk na habit më fakti i materializimit të vetë Allahut si: Allahu Arshit… që mbartet nga Engjëjt… Edhe personeli Xhehentit materializohet në një mënyrë krejt qesharake si: “Shpërblehen me petka të mëndafshta… Aty janë të mbështetur në kolltukë (faqe 685)… u bëhet shërbim me enë të argjendta dhe me gota të tejdukshme… aty i sillen për shërbim djelmosha… Dëgjoni pra Muhamedin kur flet, (faqe 499): “O ju njerëz, ju keni nevojë për Allahun, e Allahu nuk ka nevojë për ju… (edhe ky citat nuk duket i ardhur nga qielli. Është koncept (i drejtë), por i Muhametit tokësor! Pasonie këtë me: S’ka dyshim se ata, të cilët e fyejnë Allahun… ata i ka mallkuar Allahu (faqe 487)… Prap: “Ju nuk mund të doni gjë, pose në do Allahu (faqe 486)… edhe këtu njerëzit dalin prap kukulla në dorë të Allahut… e përgjegjësia mandje fluturon në Erë!… Vazhdon lejtmotivi: “Allahu lë të humbur atë që do dhe e udhëzon atë që do!… (faqe 680). Në faqen 647, Kapt. 63/Ajeti 4, lexojmë: “Allahu i vraftë, si shmangen nga e vërteta!… Kjo me siguri nuk është ulur nga qielli… por duhet ta pranojmë si thënie të Muhametit… E pra, e pa rënë nga qielli. Kjo rrëzon të gjitha premisat e Muhamedit për të mbrojtur Kuranin – Fjalë të Allahut. Një kontradiktë në këtë gjini në faqe 165: “… S’ka kush që ndryshon fjalët e Allahut… (Duhet të pohojmë se kjo e drejtë i mbetka vetëm Muhamedit…) e me këtë veti rrëzohet teoria e ardhjes së Kuranit nga Qielli (Allahu)… E duke qenë kjo pozita kryesore e Islamizmit detyrimisht duhet të mohohet mbi bazën e kërkesave të vetë Kuranit, siç thuhet në Suretu El Bekare, Ajeti 2: “Ky është Libri që nuk ka dyshim në të…” Kjo është një shprehje si të gjitha paraprirëset, të cilat nuk mund të pranohen mbi sa pohojnë ato vetë! Nuk përmendën faktin e krjimit të tokës për dy ditë (faqe 547)… të cilat janë të vetkuptueshme nga premisa e sipërparaqitur! Nuk përmendëm faktin e “Ligjit të mbulimit të grave islamike”… etj., të cilat do të vetkuptohen se padrejtësisht u udhëzuan ashtu prej vetë Muhamedit!… etj, etj, të cilat s’kanë nevojë për sqarime… Për të kuptuar dashurinë e madhe të Muhamedit për Allahun lexoni këtu faqe 645, Suretu El Xhumua: “O ju që i përmbaheni Jahudizmit, nëse pretendoni se ju jeni më të afërmit e Allahut, e jo njerëzit e tjerë, atëherë kërkojeni vdekjen, po qe se jeni të sinqertë (në atë që thoni)”. Po Muhamedi përse nuk i dha vdekjen vetes për të shkuar te Allahu, apo ka patur dashuri më pak se Jahuditë për Allahun? Në Kapt. 2 Ajeti 87 lexojmë: “Ne i patëm dhënë Musait librin, dhe pas tij patëm dërguar shumë (profetë) pejgamberë. Isait të birit të Mejremes i dhamë argumente (mrekulli) dhe e fuqizuam me (Xhibrilin) Shpirtin e Shenjtë”… Me fjalë të tjera kemi: Para-ardhësit Jehudi e të Krishterë, janë të Preferuarit e Allahut, të cilëve u dërgon Pjegamberët për t’i shpëtuar nga të Këqijat materiale dhe shpirtërore! Prandaj nënkuptojmë pa frikë gabimi se “populli i Israelit e Kristianët janë të ndimuar nga Allahu pse ishin të drejtë, se po të kishin qenë “zollumqarë” duhet të ishte hakmarrë me ta, dhe nuk do të kishte lidhë Aleancë! Por këtë nuk na lejon ta pohojmë Kaptina 5 “Suretu El Maide” në Ajetin 51: “O ju që besuat! Mos zini miq as Jehuditë as të Krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtetë Allahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqarë.” Për t’u habitur është fakti se “Isait, birit të Mejremes i dhamë Argumente,… që janë mrekullitë me të cilat Jezusi përforcoi si mësimet e dhëna ashtu edhe veprat e veta, për të cilat u pat thënë armiqve të vet: “Në mos më besoni mua, besojuni veprave të mia!”. Në pasim të arsyetimit themi: “Përse Allahu nuk i dha Muhamedit mrekullitë?!… Apo ishte i “Vetëshpallur Pejgamber?!…” Nga ana tjetër Sure El Bekare, Ajeti 99, thuhet: “Ne të kemi shpallur ty (Muhammed) argumente të qarta dhe ato nuk i mohon askush, përveç atyre që kanë dalë respektit.” Po ku janë këto argumente?!… Vetë thashethemet e Muhamedit? Me çka i përforcon këto pohime Muhamedi?! Pra, pohimet gratis, gratis, mohohen, i themi pa të keq konkretisht botës arabike. Albert Vataj Sokol Pepushaj Vasel Gilaj
Asdreni – Letrar dhe atdhetar i shquar Aleks Stavre Drenova është njëri nga shkrimtarët tanë me një veprimtari të gjatë letrare, prej më se dyzet vjetësh, është ndër ata që bëjnë lidhjen midis letërsisë së Rilindjes dhe letërsisë së viteve të Shtetit Shqiptar të krijuar mbas çlirimit nga Turqia. Personalitet i njohur i lëvizjes patriotike dhe demokratike të shqiptarëve të Rumanisë, i cili u bë përfaqësuesi kryesor i përpjekjes së tyre për kulturën amëtare. Asdreni u lind më 11 Prill 1872 në fshatin Drenovë të Korçës. Mbasi mbaroi vitin e parë të gjimnazit grek të këtij qyteti, ai mbeti jetim. Në moshën 13 vjeçare mori udhën e kurbetit e u vendos në Rumani, tek kishin emigruar bashkëfshatarët e tij, dhe korçarë të shumtë. Krahas punëve të rënda (çirak dyqanesh, shërbëtor, qymyrxhi etj.) i riu ndihmonte në Bukuresht për redaktimin e gazetës “Shqipëtari” të patriotit demokrat Nikolla Naço. Atje e mbaroi shkollën normale romuno-shqiptare, të themeluar po prej Naços, dhe ndoqi fakultetin e shkencave. Pas vitit 1900 e gjer në shpalljen e Pavarësisë ai zhvilloi një veprimtari të dendur organizative e propagandistike, të nisur me kohë, tani edhe si publicist e poet. Me pseudonimin Asdren, Aleks Drenova u bë gjerësisht i njohur në botën shqiptare si letrar e si një nga aktivistët më të shquar të lëvizjes sonë kombëtare të mërgimit. Më 1904, Asdreni boton veprën e parë poetike, përmbledhjen “Rreze diellit” që u prit mirë. Në shkrimet e tij, autori i bën jehonë flakë për flakë hovit luftarak që merr lëvizja jonë kombëtare në prag të çlirimit nga pushtimi osman. Ai hap në Konstancë shkollën shqipe, mbledh ndihma për kryengritësit e Kosovës, bashkëpunon me Fan Nolin për shkëputjen e kishës shqiptare nga kisha greke, është sekretar i Mbledhjes së Bukureshtit, që kryesoi Ismail Qemali në vjeshtën e vitit 1912 dhe ku u morën vendimet e rëndësishme për shpalljen e menjëhershme të Pavarësisë. Këtë vit ka qarkulluar edhe përmbledhja e tij e dytë e vjershave, “Ëndërra e lotë”, botimi më i rëndësishëm i letërsisë shqiptare të asaj kohe që renditet pas “Baba Tomorrit” të Çajupit. Në vitin 1914, Asdreni erdhi në atdhe për të ndihmuar pushtetin e Vidit në forcimin e unitetit kombëtar, por u kthye i zhgënjyer në Rumani. “Ky fakt vërteton katërcipërisht se, qeveria e Vidit ishte plotësisht e ligjshme, se për të aspironin burrat më të shquar dhe më patriotë të kombit, ku mund të cilësojmë dy kolosët: Gurakuqin dhe Nolin. Krahu më përparimtar dhe më patriotik, antipod i Haxhi Qamilit, dhe të gjitha forcave që drejtoheshin nga mbeturinat e llumit aziatik” – shënimi është imi (M.B.). Që më 1937, kur ishte në Shqipëri për të fundit herë, poeti përgatiste vëllimin e tij të katërt e të fundit me titull “Kambana e Krujës” e cila u botua pas vdekjes. Asdreni ka dhënë një kontribut të vyer, duke përkthyer dhe përshtatur tekste për shkolla, si tekste historie, gjeografie, fabula e tregime, por që shumica mbetën në dorëshkrim. Kështu mbeten edhe 23 këngë të shqipëruara në prozë nga “Iliada” dhe 3 nga “Odiseja”. Korespondenca e pasur që la Asdreni, ka vlerë të veçantë për njohjen e lëvizjes sonë patriotike e demokratike. Që në fillimet e tij, Asdreni ishte i qartë për rolin shoqëror dhe të pavarur të letërsisë. Në parathënien e librit “Ëndërra e lotë”, ai formuloi kështu pozitën e vet: “Është një fakt i pamohuar, se letërsia e ka veprimin e saj përmbi shtetin shoqëror e politik të një kombi”. Tepër aktual ky mendim edhe për ditët dhe kohën që kalojmë. Largpamësia e poetit është e një shkalle tepër të lartë, duke vlerësuar kohën kur është thënë dhe shkruar ky mendim. “Të flasësh për Asdrenin duhen shumë fletë, madje dhe volume, por në këtë shkrim mendova të shkëpus fragmente nga publicistika e tij, ku kundërmon “aroma” e këndëshme e patriotizimit dhe idealizmit. Aromë kjo tepër e nevojshme për brezin tonë të ri, të shpërndarë anekënd botës. Jam i mendimit se kjo “aromë” është më e këndëshme se ajo e trëndafilit dhe se kjo “aromë” shijohet vetëm me nuhatjen e shpirtit” (M.B.). Ja çfarë e shqetësonte letrarin patriot: Problemi specifik i lëvizjes shqiptare, lufta kundër rrezikut të përçarjes fetare, luftë që bëhej në emër të unitetit kombëtar dhe që përshkoi një pjesë të gjerë të krijimtarisë së poetit, u mpleks me antagonizmin, dhe në veçanti, me antishovinizmin, sidomos me antigrekomanizmin, që u shprehën së bashku. Vetë rreziku i shovinizmit grek, që ishte përpjekur ta mbyste lëvizjen patriotike të shqiptarëve të Rumanisë, që nga Veqilharxhi, e hodhi Asdrenin në një polemikë të pandërprerë për çështjen e gjuhës dhe të arsimit kombëtar. Kjo polemikë luajti rol të veçantë krahas asaj të Çajupit, Gramenos, Petro Nini Luarasit me shokë, sepse pushteti i propagandës fanariote për t’i imponuar gjuhën e kulturën greke elementit ortodoks shqiptar, frikësonte dhe largonte nga lëvizja, në prag të Pavarësisë, një pjesë të borgjezisë sonë. Duke goditur qëllimet e shovinizmit fqinj, që priste t’i copëtonte tokat shqiptare fill pasi të shkëputeshin nga Turqia. Tehun kryesor të vargut (me poezi), Asdreni e lëshoi kurdoherë mbi pushtuesit dhe në çastet kur, gjatë Hyrrjetit, me demagogji dhe pseudo-reforma, Xhonturqit kërkonin të vinin në gjumë forcat patriotike të Shqipërisë. Në këto çaste, lirika e Asdrenit u bë pjesë e poezisë më përparimtare duke dhënë impulse luftës për t’u shkëputur nga zgjedha e pushtuesve turq. Aktiviteti patriotik i Asdrenit, largpamësia e tij e ndritur, duhet të vlejë si busull edhe në kohën që po kalojmë. Shkrimi dhe mendimi i tij intelektual merr vlera të pakrahasueshme kur problemet e asaj periudhe janë prezente edhe në ditët tona. Mbi mentalitetin e mykur mesjetar duhet të ngrihet i gjithë potenciali intelektual shqiptar në mënyrë që historia të mos përsëritet. Problemet që shtron koha duhen zgjidhur me maturi dhe me frymë mirëkuptimi e tolerance. Me këtë potencial intelektual që disponojmë, me shembujt negativë që na serviri e kaluara, mund të nxjerrim konkluzionet e nevojshme për të mos u bërë pre, e synimeve të huaja. Asdreni mbetet gjithnjë aktual dhe udhërrëfyes. Mark Bregu
Letër një fëmije që kurrë s’u lind Nga Oriana Fallaci Eh bebush, vetëm në barkun tim ke liri. Preva nga gazeta fotografinë ku ke dalë sapo ke mbushur plot dy muaj: një plan i parë i fytyrës sate zmadhuar dyzet herë. E vara në mur, dhe e shoh këtu nga shtrati: më mahnisin sytë e tu. Sa të mëdhenj janë në krahasim me trupin, sa të çapëlyer! Çfarë shohin? Vetëm ujin? Vetëm muret e burgut? Apo atë që shoh edhe unë? Një dyshim i këndshëm më turbullon: dyshimi mos shohin nëpërmjet meje. Më vjen keq që pas pak do t’i mbyllësh. Në anë të qepallave po formohet një lëndë ngjitëse që pas disa ditësh do ngjisë dy cepat për të mbrojtur bebet e syrit gjatë formimit përfundimtar. Nuk do t’i ngresh më deri në muajin e shtatë, qepallat e tua. Për njëzet javë do të jesh në terr të plotë. Mëkat! Apo ndoshta jo? Pa patur ç’të shohësh, do të ma vësh më shumë veshin. Kam ende shumë gjëra për të të thënë dhe këto ditë ngujimi më japin kohë, meqë tani s’bëj tjetër, veç lexoj e shoh televizor. Për shembull, duhet të të përgatis të dëgjosh ca të vërteta shumë të pakëndëshme. Shpresa se mos ti i di të gjitha që tani, madje më mirë se unë, nuk ma mbush shumë mendjen. Por është e vështirë të t’i shpjegoj disa gjëra pasi mendimi yt, nëse ekziston, ushtrohet sipas të vërtetash tepër të ndryshme nga ato me të cilat do të përballesh. Ti je fillikat, madhërisht fillikat aty brenda. E vetmja përvojë që ke është vetja jote. Ndërsa ne jemi shumë miliona, miliarda. Çdo përvojë jona është në varësi të të tjerëve, çdo gëzim yni, çdo dhembje jona, dhe… Ja, po e nis nga këtu. Po e nis duke të bërë të ditur se nuk do të jesh më fillikat kur të dalësh dhe se, në do duash të lirohesh nga të tjerët, nga shoqëria e tyre e detyruar, nuk do ia dalësh dot. Këtu askush nuk arrin t’i bëjë ballë jetës fillikat, siç bën ti. Në guxon, çmendet. Në rastin më të mirë, dështon. Hera-herës ndokush guxon. Dhe merr arratinë e fshihet në mal a në det duke u betuar se s’ua ka nevojën të tjerëve, se të tjerët nuk do ta gjejnë kurrë. Mirëpo e gjejnë. Apo mbase kthehet vetë. Dhe kështu hyn e bëhet sërish pjesë e mizërisë, e rrotës me dhëmbëza: për të kërkuar më kot, dëshpërimisht, lirinë e vet. Do të dëgjosh të të flasin shumë për “lirinë”. Këndej pari bën pjesë në fjalët që shfrytëzohen thuajse po aq sa dhe fjala “dashuri”, që, siç të kam thënë, është më e shfrytëzuara nga të gjitha. Do të hasësh njerëz që bëhen copë për lirinë, u nënshtrohen torturave, arrijnë deri të pranojnë vdekjen. Dhe unë shpresoj të bëhesh si ata. Porse, mu në çastin që do të sfilitesh për lirinë, do të zbulosh se ajo nuk ekziston, se shumë-shumë ekzistonte ngaqë ti e kërkoje: si një ëndërr, një ide e lindur nga kujtimi i jetës sate para se ti vetë të lindeshe, kur ishe i lirë ngaqë ishe i vetëm fill. Unë vazhdoj të të përsëris se aty brenda je si në burg, vazhdoj të mendoj se je ngusht dhe se qysh sot e tutje nuk do të kesh as drita: por në atë errësirë, në atë ngushtësi, ti je aq i lirë sa nuk do të jesh kurrë ndonjëherë në këtë botë të stërmadhe e të pamëshirshme. Nuk ke pse i kërkon leje askujt, ndihmë askujt, aty brenda. Sepse nuk ke askënd përbri, dhe nuk e di ç’është skllavëria. Kurse, këtu jashtë, do kesh njëmijë padronë. Dhe padroni i parë do të jem unë vetë që pa dashur, mbase pa e ditur, do të të shtrëngoj të bësh gjëra që janë të drejta sipas meje, por jo sipas teje. Ato këpuckat e bukura, për shembull. Janë të bukura sipas meje, por sipas teje? Do të vësh kujën e do të ulërish me sa të ha fyti kur të t’i mbath. Por, do s’do ti, unë do të t’i mbath, mbase duke të mbushur mendjen se ke ftohtë, dhe pak e nga pak do të mësohesh. Do të përulesh, i zbutur, aq sa do të vuash pa to. Dhe ky do të jetë fillimi i një zinxhiri të gjatë skllavërie, ku hallkën e parë do ta përfaqësoj gjithmonë unë. Duke patur parasysh se ti pa mua nuk bën dot. Unë që do të të ushqej, unë që do të të mbuloj, unë që do të të laj, unë që do të të mbaj hopa. Pastaj do nisësh të ecësh vetë, të hash vetë, të zgjedhësh vetë ku të shkosh e kur të lahesh. Por atëherë do t’ia behin të tjera skllavëri. Këshillat e mia. Mësimet e mia. Porositë e mia. Vetë frika jote se mos më bën të vuaj duke u sjellë ndryshe nga ç’të kam mësuar. Ballë syve të tu do të rrjedhë shumë kohë, para se të të lë të nisesh si zogjtë që prindërit i shtyjnë nga foleja ditën kur kanë mësuar të fluturojnë. Më në fund ajo ditë do të vijë, dhe unë do të të lë të nisesh, do të të lë ta kapërcesh rrugën vetë, me semafor të kuq e të gjelbër. Do të të shtyj. Por kjo nuk do ta rrisë lirinë tënde pasi do të mbetesh i lidhur me vargonjtë e dashurisë, vargonjtë e keqardhjes. Disa e quajnë skllavëri familjeje. Unë nuk besoj te familja. Familja është një mashtrim i sajuar nga ai që e ngrehu këtë botë për të mbikqyrur më me lehtësi njerëzit, për të shfrytëzuar më mirë bindjen e tyre kokultazi ndaj rregullave. Ngrihet krye më lehtë kur je fill i vetëm, dorëzohesh më lehtë kur jeton me të tjerët. Familja nuk është gjë tjetër veçse zëdhënësi i një rendi që s’të lejon mosbindjen. Shenjtëria e familjes nuk ekziston. Ekzistojnë vetëm grupe burrash, grash e fëmijësh, të detyruar të mbajnë të njëjtin mbiemër e të jetojnë nën të njëjtën strehë: duke mos e duruar njëri-tjetrin, duke u urryesh, shpesh. Porse keqardhja për ta ekziston dhe lidhjet ekzistojnë, të rrënjosura te ne si pemë që nuk i epen as stuhisë, të pashmangshme si uria dhe etja. Nuk mund të çlirohesh dot kurrë, edhe nëse përpiqesh me mish e me shpirtë, me gjithë fuqinë e mendjes. Ka të ngjarë të të duket se e ke harruar porse një ditë ato çelin sërish, pandreqshmërisht, të pamëshirshme, për të ta hedhur në qafë lakun më keq se cilido xhelat. Dhe për të të mbytur. Krahas këtyre vargonjëve, do të njohësh edhe vargonjtë që do të të shtrëngojnë të tjerët, mijëra e mijëra banorët e mizërisë. Zakonet e tyre, ligjet e tyre. Nuk e merr me mend sa mbytës janë zakonet e tyre që duhet t’i ndjekësh, ligjet e tyre që duhet t’i respektosh. Mos bëj këtë, mos bëj atë, bëj këtë e bëj atë… Dhe nëse kjo është e durueshme kur jeton mes njerëzish të mbarë që e kanë një ide mbi lirinë, bëhet ferr i vërtetë kur jeton mes përdhunësish që të mohojnë deri edhe ta ëndërrosh lirinë: t’i japësh jetë në fantazinë tënde. Ligjet e përdhunësve të lënë në dorë veç diçka: atyre mund t’i kundërvihesh duke luftuar, duke dhënë jetën. Ndërsa ligjeve të njerëzve të mbarë nuk u shpëton dot pasi të krijohet bindja se, t’i pranosh, është fisnikëri. Në çfarëdo rendi të jesh, nuk ngre dot krye kundër ligjit që thotë se, ai që fiton, është gjithmonë më i forti, më përdhunësi, më pak bujari. Aq më pak mund të ngresh krye kundër ligjit që thotë se për të ngrënë duhen parŕ, për të fjetur duhen parŕ, për të ecur me këpucë duhen parŕ, për t’u ngrohur në dimër duhen parŕ, se për të patur parŕ duhet të punosh. Do të të tregojnë një qerre me përralla mbi nevojën e punës, gëzimin e punës, dinjitetin e punës. Mos u zër besë, kurrë. Bëhet sërish fjalë për një mashtrim të sajuar për t’i lehtësuar punën atij që ngrehu këtë botë. Puna është një kërcënim që mbetet i tillë edhe kur të pëlqen. Punon gjithmonë për dikë, asnjëherë për veten. Punon gjithmonë me lodhje, asnjëherë me gëzim. Dhe kurrë atëherë kur do të ta kishte ënda. Edhe nëse nuk varesh nga askush dhe lëron ngastrën tënde të tokës, duhet të punosh kur ia do qejfi diellit e shiut e stinëve. Edhe nëse nuk je nën urdhërat e askujt edhe puna jote është art, domethënë krijim, çlirim, duhet t’u përulesh nevojave a nëpërkëmbjeve të të tjerëve. Ndoshta në një të kaluar shumë të largët, aq të largët sa nuk mbahet mend më, nuk ishte kështu. Dhe puna ishte festë, hare. Por kishte pak njerëz, atëherë, dhe mund të rrinin në punë të vet, vetmitarë. Ti vjen në botë njëmijëenëntëqindeshtatëdhjetepesë vjet pas lindjes së njeriut që e quajnë Krisht, i cili erdhi në botë qindra mijëra vjet pas një njeriu tjetër, të cilit nuk i dihet emri, dhe këso kohe gjërat venë siç të thashë. Sipas një statistike të fundit jemi bërë katër miliardë. Në atë turmë do të hysh. Dhe ke për ta parë si do t’i qash me lotë ditët kur pllaquriteshe në ujë vetmitar, o vogëlush! Çdonjëri bën keq dikujt… Të kam shkruar tri përralla. Ose më mirë, nuk i kam shkruar, sepse rri shtrirë në shtrat. I kam menduar. Do të tregoj njërën. Na ishte njëherë një vogëlushe e dashuruar pas një manjole. Manjola qëndronte në mes të një kopështi dhe vogëlushja kalonte orë të tëra duke e vështruar. E vështronte nga lart sepse banonte në katin e fundit të një shtëpie që binte nga kopështi, dhe e vështronte nga një dritare që ishte e vetmja dritare e hapur nga ajo anë. Vogëlushja ishte e vockël e vockël, për të parë manjolën, duhej të hipte mbi një karrike ku e gjente mamaja dhe i bërtiste “O, e mjera unë, do të bjerë, do të bjerë!” Manjola ishte e madhe, me degë të mëdha e gjethe të mëdha e lule të mëdha që hapeshin si shami të pastra dhe që askush nuk i këpuste pasi ishin shuuumë në majë. Vërtetë, ato plakeshin e zverdheshin e bini përtokë me një zhurmë të mbytur. E prapëseprapë voglushja ëndërronte që dikush të arrinte të këpuste një lule ende të pazverdhur, dhe prit e prit e rrinte në dritare: krahët mbështetur mbi parvaz dhe mjekrën mbështetur mbi krahë. Përballë e përreth nuk kishte shtëpi, kish vetëm një mur që lartohej thikë në anë të kopshtit dhe mbaronte në një tarracë ku ndereshin teshat për t’u terur. Kuptohej kur ishin terur, nga shuplakat që i këpusnin erës, dhe atëherë vinte një grua që i mblidhte, i fuste në një kanistër dhe i merrte me vete. Por ja kur një ditë gruaja erdhi dhe, në vend që të mblidhte tesha, u vu të vështrojë edhe ajo manjolën: thuaj se po kërkonte si t’ia bënte për të këputur një lule. Ndenji aty, gjatë, mendueshëm mendueshëm, ndërsa teshat e nderura përplaseshin në erë. Pastaj ia mbërriti një burrë që e përqafoi. Edhe ajo e përqafoi, dhe s’vonuan e u shtrinë të dy përtokë ku dhanë e morën e fërgëlluan për një kohë të gjatë e, së fundi, aty shtrirë i zuri gjumi. Vogëlushja mbeti e habitur, nuk kuptonte pse ata të dy flinin mbi tarracë në vend që të merreshin me manjolën, të përpiqeshin të këputnin një lule. Prit e prit se mos zgjoheshin, kur na erdhi një burrë tjetër: i bërë xhind krejt. Nuk tha një fjalë, por u mor vesh që ishte i bërë xhind krejt, pasi iu vërsul menjëherë të dyve. Në fillim iu vërsul burrit, porse ky ia bëri hop dhe i la shëndenë, pastaj iu kthye gruas, e cila zu të vraponte mes teshave të nderura. Vraponte edhe ai, për ta kapur, dhe më në fund, e mbërtheu. E ngriti peshë si të ishte pupël dhe e shkapeti poshtë: mbi manjolë. Gruas iu desh shumë kohë për të mbërritur te manjola. Por pastaj mbërriti, dhe u plandos mbi degë me një zhurmë më të mbytur se përplasja e luleve që binin të zverdheme përtokë. Një degë u thye. Dhe mu në çastin kur u thye dega, gruaja u kap pas një luleje. Dhe e këputi. Dhe mbeti palëvizur me lulen në dorë. Atëherë vogëlushja thirri mamanë. I tha: “Mami, mami, hodhën një grua mbi manjolë dhe ajo këputi një lule.” Mamaja erdhi, briti se gruaja kishte vdekur, dhe që prej asaj dite vogëlushja u rrit me bindjen se, sa herë që duhej këputur një lule, një grua duhej të vdiste. Ajo vogëlushe isha unë, dhe dashtë Zoti mos e mësofsh siç e mësova unë se kush fiton është gjithnjë më i forti, më përdhunësi, më pak bujari. Dashtë zoti mos e mësofsh aq shpejt sa ç’e mësova unë, për më tepër me bindjen se është gruaja ajo që e paguan e para një kësi të vërtete. Por unë bëj gabim që e shpresoj. Duhet të uroj ta humbësh sa më parë atë virgjëri që quhet fëmijëri, iluzion. Duhet të të gatis që tani të mbrohesh, të bëhesh më i shkathët, më i fortë, dhe ta hedhësh atë, burrin, nga tarraca. Sidomos po të jesh grua. Edhe kjo përbën një ligj: o unë, o ti. Dy duar për një kokë. Dhe mjerë ti po e harrove: këndej pari çdonjeri bën keq dikujt tjetri, vogëlush. Po s’e bëri, bie. Dhe mos ua vër veshin atyre që të thonë se janë më të mirët ata që bien. Bie më i dobëti, që nuk është e thënë të jetë më i miri. Nuk kam pretenduar asnjëherë që gratë janë më të mira nga burrat, se, meqë qenkëshi më të mira, nuk e meritojnë të vdesin. Të jesh i mirë, apo i keq, nuk ka pikë rëndësie: jeta këndej pari nuk varet nga kjo. Varet nga një marrëdhënie forcash të bazuara mbi dhunën. Mbijetesa është dhunë. Do të mbathësh këpucë lëkure sepse dikush ka vrarë një viç dhe e ka rrjepur për t’i marrë lëkurën. Do të ngrohesh me një gëzof sepse dikush ka vrarë një shtazë, qindra shtazë, për t’i shkulur gëzofin. Do të hash mëlçi pule sepse dikush ka vrarë një pulë që s’i bënte keq njeriu. Madje as kjo nuk është e vërtetë sepse edhe ajo i bënte keq dikujt: përlante krimbat që shkonin në punën e tyre duke brejtur barishtet. Gjendet gjithnjë dikush që për të mbijetuar ha dikë tjetër, apo rrjep dikë tjetër: që nga njerëzit deri te peshqit. Edhe peshqit hanë njëri-tjetrin: më të mëdhenjtë gëlltisin më të vegjlit. E kështu me radhë zogjtë, po kështu kandrrat, kushdo. Me sa di unë, vetëm pemët dhe bimët nuk gëlltisin kënd: ushqehen me ujë, me diell, dhe kaq. Porse hera-herës, edhe ato, i rrëmbejnë diellin dhe ujin njëra-tjetrës duke u mbytur, duke u shfarosur. Dhe a ia vlen, vallë, që ti të njohësh lemeri të tilla, ti që ushqehesh e ngrohesh pa vrarë kënd? Në çdo shoqëri do gjesh vogëlushë të poshtëruar Edhe kjo është një përrallë. Na ishte një herë një vogëlushe së cilës i pëlqente çokollata. Porse, sa më shumë i pëlqente, aq më pak e hante. Dhe a e di pse? Sepse njëherëenjëkohë kishte ngrënë sa ia kishte pasur ënda. Atëherë kur banonte në një shtëpi plot qiell që hynte nga dritarja. Por një ditë ishte zgjuar në një shtëpi pa qiell. Nga dritaret, që gjendeshin gati ngjitur me tavanin, të mbrojtura me shufra hekuri, shiheshin vetëm këmbë që vejevinin lart e poshtë. Kishte edhe qen që kalonin, dhe aty për aty ishte kënaqësi, pasi qentë shiheshin të plotë: deri te koka. Porse pastaj menjëherë ngrini putrën e pasme dhe bënin çiçin te shufrat e dritares, ndërsa mamaja e vogëlushes qante: “Jo këtë, vetëm këtë jo.” Mamaja e saj, nga ana tjetër, e kishte zakon të qante edhe kur i drejtohej barkut të fryrë që i shtrëngonte përparësen, dhe i drejtohej dikujt që ishte aty brenda në bark duke i thënë: “E gjete edhe ti kohën e përshtatshme për të ardhur!”Me këto fjalë babai zinte të kollitej, në shtrat, një kollë që i merrte shpirtin. Babai rrinte në shtrat edhe gjatë ditës, me fytyrën si meit dhe me sytë që i flakërinin. Të trishtë. Sipas llogarive të vogëlushes, mbarimi i çokollatës përputhej me sëmundjen e babait dhe me shpërnguljen në atë shtëpi pa qiell e pa hare. Shkurt fjala, me mungesën e parave. Për të gjetur paratë, mamaja e vogëlushes vente të pastronte shtëpinë e një zonje të bukur, së cilës i drejtohej me “ti” dhe e cila i drejtohej me “ti”. Ajo na ishte një teze e kamur, që ndërronte shpesh fustanet. Thuhej madje se kishte një çantë për çdo fustan dhe një palë këpucë për çdo çantë. Shtëpia e saj lartohej buzë lumit dhe nga dritaret hynte gjithë qielli i qytetit. E megjithatë zonja e bukur nuk ishte e kënaqur. Ankohej gjithmonë: o pse një kapele nuk i rrinte mirë, o pse macja teshtinte, o pse shërbyesja po bënte një muaj që kishte shkuar në fshat dhe s’kish sy të kthehej. Pra, mamaja e vogëlushes, zëvendësonte shërbyesen e pasjellë: çdo ditë nga ora nëntë në orën një. Largohej nga i shoqi vetëm për këtë, dhe e merrte vajzën e vogël me vete duke thënë se ajri i freskët i bënte më mirë se të rrinte pranë një njeriu me mushkëritë copë. E merrte për dore dhe ecnin më këmbë, nëpër ca rrugë që gjarpëronin dhe s’mbaronin kurrë. Tek ecte mendonte ç’lajme të tjera të hidhura do të dëgjonte asaj here nga zonja e bukur, dhe, para se t’i binte ziles, pëshpëriste vetmevete: “Bëj kurajë!” Kur binte zilja, përgjigjej një zë i zvargur, pastaj disa hapa edhe më të zvargur, dhe dera hapej duke lënë të shihej një këmishë e gjatë deri në fund të këmbëve: herë e bardhë, herë e trëndafiltë, herë e kaltër. Hynin duke shkelur mbi tapete, mamaja e vogëlushes e vinte vogëlushen mbi një stol: si të ishte pako. E porosiste të mos luante vendit, të rrinte sus, të mos bënte zullume, dhe pastaj zhdukej në kuzhinë për të larë enët. Ndërsa zonja e bukur rehatohej mbi divan, lexonte gazetën dhe pinte cigare me pipë. Dukej sheshit që s’dinte si të vriste kohën. Dhe vogëlushja nuk e kuptonte dot pse nuk i lante enët vetë, në vend që t’i lante mamaja e saj që ishte me barrë. Atë mëngjes zonja e bukur ankohej për punë parash. “E merr vesh, – përsëriste, – vetëm aq do të më japë.” Dhe kur mamaja e vogëlushes i tha “Me aq para do ta ndieja veten princeshë”, ajo u nxeh. Tha: “Mua nuk më dalin as për taksi. Nuk mund të krahasohesh me mua, ti”. Mamaja e vogëlushes u skuq dhe, duke bërë sikur po pastronte qilimin, u përgjunj e uli fytyrën. Vogëlushja ndjeu si një lëmsh në grykë. Dhe mend i lëshoi lotët që i digjnin sytë, kur ia rrëmbyen vëmendjen do sende prej ari që farfuritnin në diell: një vazo qelqi, e mbushur me bonbone. Dhe jo bonbone dosido: bonbone dy herë, tri herë më të mëdha nga ato që ishte mësuar të hante në ditët e largëta të shtëpisë me qiell. Njëmend, sa hap e mbyll sytë, lëmshi në fyt u zhduk dhe ia la vendin një lëngu që kishte shijen e çokollatës. Mamaja e vuri re. I flakëriu një vështrim për ta vënë në beh: po të kërkosh gjë, do të pendohesh, ta dish! Vogëlushja e kuptoi dhe kryelartë ia hodhi sytë tavanit. Vazhdonte të shihte tavanin kur zonja e bukur u çua dhe si e bezdisur bëri drejt ballkonit ku qëndroi duke fërkuar kyçin e dorës. Ballkoni binte përballë një ballkoni të dytë, më të madh. Dhe në ballkonin e dytë ishin dy fëmijë të kamur. Vogëlushja e dinte, ngaqë i kishte parë, njëherë, dhe e kish kuptuar që ishin të kamur ngaqë ishin të bukur. E njëjta bukuri e zonjës. Gjithmonë duke fërkuar kyçin, kjo i vuri re. Buzëqeshi, e ngazëllyer, zgjati trupin duke u thirrur: “Bonjour, mes petits pigeons. Ça va, aujourd’hui?” E pastaj: “Attendez, attendez. Il y a quelque chose pour vous!” Hyri sërish në dhomë, mori vazon e qelqit, i hoqi kapakun, e mori në ballkon duke e mbajtur me kujdes, filloi të hidhte bonbone. I hidhte dhe thoshte: “Bonbone pour mes petits pigeons, bonbone për përllumbthat e mi!” Hodhi më shumë se gjysmën, mes kukurisjesh, sëfundi vuri vazon mbi tryezë dhe mori një bonbone tjetër. E zhveshi ngadalë letrën e artë që e mbështillte, e ngriti një grimë duke menduar kushedi çfarë, dhe e hëngri. Ndërsa vogëlushja shikonte. Qysh prej asaj dite nuk ha dot çokollatë. Po ta ha, vjell. Por uroj të të pëlqejë çokollata, vogëlush, pasi dua të ta blej me okë. Dua të të mbuloj me çokollatë: që ti ta hash për mua, deri sa të velesh, deri sa ta harrojmë atë padrejtësi që unë ende e bart me vete gjithë mllef. Do ta njohësh padrejtësinë po aq sa dhe dhunën: duhet të të përgatis edhe për këtë. Dhe nuk e kam fjalën për atë padrejtësi që kryhet kur vret një pulë për ta ngrënë, një lopë për ta rrjepur, një grua për ta ndëshkuar: e kam fjalën për padrejtësinë që i ndan njerëzit në të kamur e të skamur. Padrejtësia që të lë këtë shije të helmatisur në gojë, kur nëna shtatzënë fshin qilimat e të tjerëve. Si mund të zgjidhet një problem i tillë, unë, për vete, nuk e di. Gjithkush ka marrë përsipër ta zgjidhë ia ka dalë vetëm të këmbejë me një tjetër atë që fshin qilimin. Në çfarëdo rendi të lindesh, nën çfarëdosoj ideologjie, do të gjesh gjithmonë një njeri që fshin qilimin e një tjetri, dhe do të gjesh gjithmonë një vogëlushe të poshtëruar nga dëshira për bonbone. Nuk ke për të gjetur kurrë një rend, kurrë një ideologji, që të mund të ndryshojë zemrën e njerëzve dhe t’ua fshijë mizorinë. Kur të të thonë andej-nga-ne-është-ndryshe, përplasja në sy: gënjeshtar. Pastaj sfidoji të të tregojnë që andej-nga-ata nuk ekzistojnë gjellë për të pasurit dhe gjellë për të varfërit, stinë për të pasurit dhe stinë për të varfërit. Dimri është stinë të pasurish. Po të jesh i pasur, s’e ke për gjë të ftohtët ngase blen gëzof dhe vete e bën ski. Porse, po të jesh i varfër, të ftohtët shndërrohet në mallkim dhe mëson deri të urresh bukurinë e një peizazhi të bardhë nën dëborë. Barazia, biro, ekziston vetëm aty ku ti gjendesh tani: njësoj si liria. Në vezë dhe vetëm aty jemi të barabartë. A thua vërtet duhet të vish e t’i njohësh padrejtësi të tilla, ti që aty jeton pa qenë shërbëtor i askujt? U bënë mijëra vjeçarë dhe e ardhmja s’erdhi Nuk e di nëse kjo është përrallë apo jo, por prapëseprapë po ta tregoj. Na ishte njëherë një vogëlushe që besonte tek e nesërmja. Dhe vërtet, të gjithë e mësonin që të besonte tek e nesërmja: duke e siguruar se e nesërmja është gjithmonë më e mirë. E siguronte prifti kur bubullinte premtimet e tij në kishë dhe shpallte Mbretërinë e Qiejve. E siguronte shkolla kur i tregonte se njerëzimi bën përpara dhe se njëherenjë kohë njerëzit jetonin nëpër shpella, pastaj nëpër shtëpi pa ngrohje, pastaj në për shtëpi me ngrohje. E siguronte i ati kur i sillte si shembull historinë dhe i thoshte se tiranët i pret gjithnjë fundi. Priftit, vogëlushja ia kish vënë vizën me kohë. E nesërmja e tij ishte vdekja, dhe vogëlushes nuk i hynte në punë të bujte pas vdekjes në një hotel luksoz të quajtur Mbretëria e Qiejve. Nga shkolla, besimi i ishte zvetënuar pak kohë më pas, gjatë një dimri kur duart dhe këmbët e vogëlushes qenë bërë plagë nga të mardhurit. Posi, ishte gjë e madhe që njeriu kishte kaluar nga shpellat te shtëpitë me ngrohje: por ajo nuk kishte ngrohje. I ati i vogëlushes, nga ana e vet, kish vazhduar të besonte verbtazi. Ai ishte burrë guximtar dhe kokëfortë. Po bëheshin njëzet vjet që luftonte kundër ca përdhunësve të veshur në të zeza dhe, sa herë që këta i thyenin kokën, ai guximtar dhe kokëfortë, thoshte: “E nesërmja do të vijë”. Bëhej luftë, në atë vite. Përdhunësit e veshur në të zeza dukej se po e fitonin. Por ai tundte kryet dhe thoshte, guximtar e kokëfortë: “E nesërmja do të vijë”. Vogëlushja i besonte sepse kishte parë një natë korriku. Atë natë përdhunësit e veshur në të zeza ua kishin mbathur këmbëve e dukej sikur e kishin humbur davanë dhe me kaq do të merrte udhë e nesërmja. Por erdhi shtatori dhe ata u kthyen, me të tjerë përdhunës që flitnin gjermanisht: lufta u dyfishua. Vogëlushja e ndjeu veten të tradhtuar dhe pyeti të atin. I ati iu përgjigj se e ardhmja nuk do të vononte pasi tashmë nuk e prisnin të vetmuar, po mbërrinin miq të tjerë, një ushtri e tërë miqsh që u thoshin aleatë, dhe të nesërmen qyteti i vogëlushes u bombardua nga miqtë që u thoshin aleatë. Një bombë ra fill e para shtëpisë së saj. Vajza mbeti pa mend. Nëse ishin miq, pse bënin kësi punësh? Por i ati iu përgjigj se fatkeqësisht s’kishin ç’bënin, se kjo nuk e ulte aspak miqësinë e tyre, dhe, për ta bindur më mirë, mori e futi në shtëpi dy prej atyre që i bombardonin. Kishin pasë rënë në duar të përdhunësve dhe ishin arratisur nga një kamp përqendrimi. Duhej t’i fshihnin, sqaroi i ati, t’i ndihmonin. Vogëlushja u bind. I fshehu, i ndihmoi, i shpëtoi. Pastaj, e mbushur me shpresë, u vu të presë ushtrinë që do t’i sillte të nesërmen. Oh se ç’pritje e gjatë, ndërsa bombat vazhdonin të binin dhe përdhunësit e veshur në të zeza vazhdonin të rrijnin, arrestonin, torturonin, vrisnin… Një ditë edhe të atin e vogëlushes e arrestuan, e torturuan, mend e vranë. Porse as atë ditë ajo nuk hoqi dorë nga shpresa. Dhe kur vajti ta takonte në burg, sërish besoi tek ajo që ai sërish i tha: “E nesërmja do të vijë”. Dhe e nesërmja, më në fund, erdhi. Ishte në të gdhirë të një dite gushti, dhe gjatë natës qytetin e kishin tronditur shpërthime të llahtarshme. Ishin hedhur në erë urat, rrugët, ishin vrarë të pafajshëm të tjerë. Pastaj kishte gdhirë ky agim, farfuritës si kambanat e pashkëve, dhe kishte sjellë miqtë. Ata bënin përpara të bukur, buzagaz, shend e verë, engjëj në uniformë, dhe njerëzit i ndiqnin nga pas duke u hedhur lule, duke u thënë faleminderit. Të atin e vogëlushes, tashmë të lirë, e përshëndesnin të gjithë dhe sytë e tij ndriçonin me dritën e atij që ka zbuluar besimin. Por iu afrua dikush dhe i tha të nxitonte në komandën aleate: po ndodhte diçka shumë e rëndë. I ati i vogëlushes nxitoi. Dhe gjëja shumë e rëndë ishte një burrë që po mekej së gulçuari mbi një lëndinë, me fytyrë zhgërryer në bar. Kishte veshur një kostum blu, dukej që e kishte vënë ngaqë priste mysafirë, në syth të xhaketës lulëzonte një trëndafil i madh, i kuq, prej letre, dhe përpara tij rrinte një engjëll në uniformë: me këmbët hapur dhe tytën e automatiku drejtuar burrit përdhé. I ati i vogëlushes kërkoi të fliste me kolonelin. Koloneli e priti duke fshikulluar një kamxhik: “Ju jeni një nga përfaqësuesit e popullit?” I ati i vajzës u përgjigj se po. “Atëherë po ju lajmëroj se populli juaj na ka uruar mirëseardhjen duke vjedhur! Ai njei atje ka vjedhur!” I ati i vajzës pyeti se çfarë pat vjedhur. “Një çantë shpine plot me ushqime dhe dokumente”, fërshëlleu kamxhiku. I ati i vajzës pyeti se çfarë dokumentesh ishi. “Libreza e lirimit e rreshterit që kishte çantën e shpinës”, fërshëlleu kamxhiku. I ati i vajzës pyeti nëse libreza ishte gjetur. “Po, por e grisur”, fërshëlleu kamxhiku. I ati i vajzës vërejti se ndoshta mund të ngjitej. Po ushqimi? Ishte gjetur edhe ushqimi? “Ushqimin e kishte ngrënë! Racionin e një dite të tërë!”, ulëriti kamxhiku si i tërbuar. I ati i vajzës u përgjigj se kjo ishte një gjë e papëlqyeshme: ndaj, do ta merrte ai në ngarkim vjedhësin, dhe do të kërkonte ta lante rreshterin me dëmet e luftës. Atëherë kamxhiku vizatoi një hark të madh në ajër dhe bubulloi se në ushtrinë angleze hajdutët pushkatoheshin. Ndërsa ti, përfaqësues i popullit, jashtë! Jashtë, vjedhësi vazhdonte të gulçonte me fytyrën zhgërryer përbar, o-nëne o-nëne o-nëne, engjëlli në uniformë vazhdonte t’i rrinte përpara me këmbët hapur dhe tytën e drejtuar. Këmbët ishin rrapashyte, leshatore, tyta drejtuar në zverk. Tek kalonte vajza dëgjoi një kërcitje metalike, kërcitjen që bën siguresa kur hiqet. Pas ushtrisë angleze, erdhi ushtria amerikane. Të gjithë thoshin se amerikanët do të tregoheshin më të përzemërt, më të mirë, dhe vajza e besoi ngase shumë prej tyre gajaseshin së qeshuri. Shpejt dalloi që, ndonëse gajaseshin, edhe ata silleshin si padronë: e nesërmja ishte një frikë e re. Ndërsa uria ishte gjithmonë po ajo. Dhe për ta shuar, disa gra shisnin trupin, të tjera lanin rrobat e padronëve të rinj. Në çdo tarracë, në çdo oborr tundeshin e shkundeshin uniformat, çorapet, fanellat; njerëzit haheshin kush e kush të lante më shumë. Gjashtë palë çorape, një çyrek bukë. Tri fanella, një kuti mishi me fasule. Një uniformë, dy kuti mishi… I ati i vogëlushes nuk lejonte që e shoqja dhe e bija të preknin me dorë rroba të palara. Thoshte se mirë a keq, e nesërmja kishte filluar, se duhej mbrojtur me dinjitet, dhe për ta dëftuar këtë ftonte “miqtë” për dreka e për darka. U jepte racionin e tij të ushqimit të freskët. Një darke u dha deri edhe orën e tij prej ari, duke mbajtur një fjalim ku kujtoi dy të burgosurit që kish ndihmuar për të ardhmen, e cila mbetej kauza e përbashkët. Miqtë morën orën prej ari dhe, si përgjigje, lanë rroba për të larë. Vogëlushja u fye. Por uria është bishë plot tundime. Pak ditë më pas, fshehtas të atit, ndërroi mendim dhe pranoi të lante rrobat… Mbërritën dy thasë. Njëri mbushur me rroba të palara dhe tjetri me ushqime. Thesi me ushqime u hap menjëherë dhe nga aty u zbrazën tri kuti fasulesh me lëng, dy çyrekë buke, një kaush me kikirikë, dhe një kavanoz plotepërplot me akullore me luleshtrydhe. Thesi me rroba të palara u hap më vonë. Dhe kur vajza e zbrazi në govatë, u skuq nga inati. Ishin të gjitha brekë të pista. Aty, duke larë brekët e pista të të tjerëve, u ftillova unë: e ardhmja jonë nuk kishte mbërritur dhe ndoshta nuk do të vinte kurrë. Do të vazhdonte përherë të na dëndte me premtime: si në një rruzare zhgënjimesh lehtësuar prej ngushëllimesh kallpe, dhuratash të mjerueshme, rehatimesh të mëshirshme për të mos bërë gëk. A do të mbërrijë vallë për ty e nesërmja ime? S’ma merr mendja. U bënë shekuj, u bënë mijëvjeçarë që njerëzia sjell në këtë botë bij duke besuar tek e nesërmja, duke shpresuar që nesër ata të ndihen më mirë se prindërit. Dhe “më e mira” katandiset në blerjen e një ngrohësi të mjerueshëm. S’ke ç’i thua, ngrohësi bën goxha punë kur ke ftohtë: por nuk të jep aspak lumturinë dhe nuk e mbron aspak dinjitetin tënd. Me ngrohës, pa ngrohës, vazhdon t’u nënshtrohesh përdhunive, keqtrajtimeve, kërcënimeve, dhe e nesërmja mbetet një rrenë me bisht. Unë ta thashë qysh në fillim se nuk ka hiçgjë më të keqe se hiçgjëja, se nuk duhet t’i tutesh dhembjes, as vdekjes, ngaqë, po qe se njeriu vdes do të thotë që ka jetuar, të thashë se të lindësh është më mirë se të zgjedhësh boshin dhe heshtjen. Por, a ishte e drejtë, vogëlush? A është e drejtë që ti të lindesh për të vdekur nga bomba apo pushka e një rreshteri leshator, të cilit, i shtyrë nga uria, i ke vjedhur racionin e ushqimit? Sa më shumë rritesh, aq më shumë frikësohem. Gati është shuar krejtësisht entuziasmi im i fillimit, siguria e lavdishme se kisha kapur kuptimin e vërtetë të së vërtetës. Dhe në dyshim brehem shumë e më shumë. Ky dyshim që tinëzisht fryhet dhe shfryhet si batica dhe zbatica, herë duke mbuluar me dallgë plazhin e qenies sate, herë duke u tërhequr për të lënë pas plehurinat. Nuk dua të të kall frikën, më beso, nuk dua të të bind të mos lindesh, dua vetëm të ndaj me ty përgjegjësinë time, dhe të ta bëj të qartë tënden. Ke ende kohë për t’u menduar vogëlush, madje për të ndërruar mendim. Sa për mua, qoftë edhe me baticave a zbaticave, jam gati. Po ti? Të pyeta a je i gatshëm të shohësh një grua kur e flakin mbi manjolë, të shohësh çokollatën tek e merr me okë kush s’ia ka nevojën. Tani po të pyes në je i gatshëm të marrësh përsipër rrezikun e larjes së brekëve të të tjerëve dhe të zbulosh se e nesërmja është një e djeshme. Ti që rri aty ku çdo e djeshme është e nesërme, dhe çdo e nesërme një arritje. Ti që ende nuk njeh më të keqen e të vërtetave: bota ndryshon dhe mbetet ashtu si ka qenë. Fajin e ka plogështia Dhjetë javë. Po rritesh me një shpejtësi që të lë pa gojë. Pesëmbëdhjetë ditë më parë s’ishe as tre centimetra dhe peshoje katër gramë. Tani je gjashtë centimetra dhe peshon tetë gramë. Je i tëri dhe i bëri. Nga peshku të ka mbetur vetëm fakti që fut dhe nxjerr ujë nëpërmjet mushkërive. (vijon) Përkthyes Aurel Plasari
Histori sakate; shkolla e parë shqipe nuk daton me 7 Marsin 1887 Prej kohësh tek unë është “skicuar” mendimi ndryshe për 7 Marsin e vitit 1887; që kremtohet si dita e mësuesit, por mbi të gjitha si data historike e shkollës së parë shqipe, ku në analet e historisë njihet si Mësonjëtorja e parë e krejt kombit ton në tërësinë e trevave tona etnike. Padyshim, çdo komb në historinë e tij të zhvillimit e civilizimit e ka një datë sinjifikative që shënon “kultivimin” institucional të gjuhës së tij, nëpërmjet shkollave të niveleve të ndryshme, nga ku jo vetëm mësohet gjuha e bukur, por transmetohen vlerat jetike e historike nga njëri brez në tjetrin. Unë nuk kam asnjë dyshim se këtë rol e ka luajtur edhe shkolla jonë e tërë niveleve e lëvruar ndër shekuj, pasi po të mos ishte kështu ne shqiptarët, ku historia jonë ka kaluar në shumicën e moteve në mes rrebesheve e mbijetesës së imponuar nga sundues e pushtues të ndryshëm, do të kishim një fat aq tragjik, sa sot në shekullin e 21-të do të kishim humbur jo vetëm si komb, por mbi të gjitha gjuha jonë do të ishte një gjuhë e vdekur, si shumë homologe të gjuhës sonë, ku si shembull do të mbesë gjuha latine. Fatësisht kjo me ne, e gjuhën tonë nuk ka ndodhur, e si rezultat i mbijetesës sonë e gjuhës sonë tregohet qartë se fundi i shekullit 19-të (pra 7 Marsi 1887) nuk mund të jetë kurrë data kur shqiptarët hapën mësonjëtoren e tyre të parë në gjuhën shqipe, pasi kjo datë është tepër e vonë dhe korrespondon me “mëshirën” Otomane, kur kjo perandori për rreth katër shekuj rresht kishte kultivuar antimëshirën. Gjithsesi për kultivimin në shkolla apo mësonjëtore të gjuhës sonë ka dëshmi të pakontestueshme që në kohët që ne u quejshim Pellazgë, Ilirë, Arbër, Alban e deri së “voni” Shqiptarë. Unë si fillim për ta vërtetuar këtë po citoj pjesë nga libri (historik) me titull “Enigma” të historianit të njohur Robert d’Angeli ku në faqen 138 shkruhet “…Pas dhjetë vjetësh kur lufta mori fund, aeolet dhe rapsodët nuk mund të kompozonin dhe përdornin poemat e tyre veçse në Pellazgjishte. Dhe vetëm katër ose pesë shekuj pas Homerit dhe homerideve kanë filluar të përkthehen ato që tashmë ishin hartuar e shkruar në Pellazgjishten… Së fundi prova më e mirë që Iliada dhe Odisea janë përkthyer nga Pellazgjishtja në Greqisht është fakti që pjesa më e madhe e teksteve të tyre është mbushur me fjalë pellazge, të cilave u janë shtuar parashtesa ose prapashtesa apo mbaresa greke… Pellazgët janë ata, që duke e ngritur gjuhën pellazge, e cila mbijetoi në Shqipen e sotme…”. Ndërsa në faqet 224 dhe 225 të po këtij libri gjejmë të shkruar “…Më në fund kemi citimet e historianëve, që na mësojnë se Aleksandri i Madh, duke u folur gjeneralëve të tij “maqedonas”, iu drejtua në “gjuhën e vet amtare”, që nuk ishte tjetër veçse Pellazgjishtja ose Shqipja…”. Ndërsa po në këtë libër në faqen 245 ndër të tjera shkruhet se “…në Vatikan ishte alfabeti shqiptar glakolitik”. Padyshim duke u bazuar në shumë tekste të historisë sonë e të huaj vërtetohet se edhe prijës të mëdhenj të krejt Ilirisë (Epirit) si Pirroja flisnin po Ilirisht (d.m.th. Shqipen) e asaj kohe, po kështu flisnin edhe prijësit e Ilirisë si Teuta, Genci e tjerë, madje edhe shkollimet e para pa tjetër duhet të jenë bërë po në gjuhën Ilire, gjuhë e vetme me të cilën flisnin e komunikonin me bashkëatdhetarët e tyre. E nuk ka asnjë iluzion ndryshe se këto mbretëri të zhvilluara Ilire kishin rrjetin arsimor të kohës me gjuhën e ëmbël Ilire. E po të vazhdohet kështu me të gjithë mbretërit shqiptarë kur ishin zotër të vendit të tyre, por edhe të perandorive dhe hierarkëve edhe nën Perandorinë Romake (të Perëndimit e atë të Lindjes) në të gjitha analet e historive gjen se këta prijës Ilirë si gjuhë të nënës kishin po Ilirishten, të cilën e zotëronin për kohën, çfarë tregon se kishin njëfarë shkollimi në gjuhën amtare, duke dëshmuar kështu se kjo gjuhë (Ilirishtja) mësohej në nivelet arsimore të kohës. Gjithsesi duke mos qenë objekt i këtij shkrimi “Historia e gjuhës sonë” unë po mundohem të vërtetoj se në trevat Ilire jo vetëm është folur, por edhe shkruar gjuha e kohës (Shqipe), çfarë tregon se kjo gjuhë mësohej në “institucionet” arsimore të kohës. Për të vërtetuar këtë unë po filloj pas shekullit dhjetë kur doktrina kristiane kishte “pushtuar” e zhvilluar, por edhe civilizuar kombet kryesore të Europës e më gjerë, natyrisht, si një ndër kombet themel të Europës kjo kishte “ndodhur” edhe tek ne… Për të vijuar qëllimin e shkrimit unë po vazhdoj t’i referohem një libri shumë autorësh “Vlerësime për Mesharin e Gjon Buzukut”, ku Profesor Jahja Drançolli në temën e tij të referimit (fq. 18-19) ndër shumë argumente për shkrimet shqipe shkruan: “…Origjinalet e botimeve më monumentale nga kultura mesjetare shqiptare të thuash në përgjithësi ruhen sot në thesaret e arkivave, bibliotekave e muzeve të Italisë, Kroacisë, Francës, Gjermanisë etj… si p.sh. pasazhet nga kënga e Rolandit të Dioklesë (shek. XII), dokumenti i kançelarisë Raguziane i vitit 1285 si dëshmi në gjuhën shqipe, dëshmitë e Anonimit (1308) dhe të Brokardit (1332) për libra shqip, relacioni i Skënderbeut drejtuar princit të Tarantos si dëshmi për kronikat tona (1460). Formula e pagëzimit e Pal Engjëllit (1462), dëshmia e shkrimtarit Venedikas Tomazo de Mezzo për gjuhën shqipe të shkruar (1483), vepra e Martin Segonit, ipeshkëv i Ulqinit, kushtuar Skënderbeut, që hedh dritë në hapësirën e trojeve shqiptare (1480-85). Fjalori i Arnold fon Harfit (1496) etj… Dokumentet e ruajtura dëshmojnë për kontributin e shkollave pranë kuvendeve, katedraleve dhe qyteteve që nga mesjeta e hershme, si p.sh. veprimtaria e shkollave konventuale (studia conventualis), shkollave humaniste e Provinciale të shkathtësive dhe të filozofisë në Ulqin (prej vitit1258-1571), Kotorr (prej vitit 1266-1591), Durrës (prej vitit 1278-1498), Shkodër (prej vitit 1345-1487), dhe Lezhë (prej vitit 1483-1512), si dhe Veprimtaria e Universitetit Durrës nga gjysma e dytë e shekullit XIV-të… elementi shqiptar i vendosur në Venedik pas vdekjes së Skënderbeut, duke dashur të ruante gjithçka të vlefshme shqiptare në doket, zakonet, gjuhën etj. ngritën një godinë për seli dhe qendër të bashkëvëllazërisë së tyre të quajtur Scuola degli Albanesi (Shkolla e shqiptarëve), e cila ruhet edhe sot…”. E pas kësaj dëshmie që trashëgohet në Italinë fqinje edhe në kohën tonë, a ka dokument më me vlerë se në kohën e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) në Shqipërinë pa Otoman pas pasur Shkolla Arbënore (Shqiptare), përvoja e të cilave tashmë (pas invazioneve Otomane kishte “Emigruar” së bashku me banorët që përndiqeshin nga pushtuesi. Madje pas pushtimit të Otomanëve, si në gjithë Europën edhe ndër ne shqiptarët “lindën” një plejadë e tërë Rilindasish, që sado në kushte të vështira ndriçuan jo pak rrugën e errësuar të shqiptarëve që kishin rënë nën çallmën e verdhë. E sipas Prof. Dr. Jahja Drançolli në botimin që cilësuam më sipër “…Vargu i tyre (Rilindasve N.B.) është shumë i madh, por me këtë rast do të zëmë me gojë vetëm disa, si Gjin Gazullin me vëllezërit Pal e Andrea nga Zadrima, Martin Segoni nga Novoberda, Mikel Maruli nga Arbëreshët e Greqisë, Marin Barleti, Marin Biçikemi, e Leonik Nikoll Tomeun nga Shkodra, Mihal Artiotin nga Arta, Gjergj Spanin nga Lezha, Pal Hasin nga Hasi, Lekë Matrëngën nga Hora e Arbëreshëve të Siçilisë e tjerë…” (Shekujt XV-XVI N.B.). Ja disa nga veprat e këtyre rilindasve në gjuhën shqipe: “Tregim mbi Gjergj Kastriotin”, i shkruar në Ulqin nga Martin Segoni në vitet 1480-1485; “Historia e jetës dhe veprave të Skënderbeut” e shkruar nga Marin Barleti dhe e botuar në vitet 1508-1510, “Komentar i çështjeve të turqve dhe Z. Gjergj Skënderbeut, princ i Epirit”, shkruar nga Dhimitër Grengu e botuar në vitin 1539 etj. E mbi të gjitha “Meshari” i Gjon Buzukut i përkthyer e botuar nga ky rilindas në vitet 1554 dhe 1555, ku mendohet se është shtypur në shqip në Ulqin, Tivar apo Shkodër, por çfarë rëndësie ka kur kjo vepër është botuar shqip, dhe brenda trevave shqiptare, që gjithsesi flet për një njohje të gjuhës shqipe të kohës sipas kritereve të gramatikës e sintaksës së kohës, çfarë tregon më së miri se autori kishte një formim shkollor të gjuhës shqipe, diku në shkollat qofshin edhe ilegale (shqiptare), larg syrit “vigjilent” të dallkaukëve aziatikë. Por edhe nën presionin e pushtuesit turkoshak, shqiptarët në përgjithësi e ata të veriut në veçanti nuk reshtën së luftuari me pushkë, por edhe me pendë për lirinë, kulturën e dijen. Për ta përforcuar këtë unë po citoj pak rreshta nga Imzot Zef Simoni (në librin shumautorësh “Krishtërimi ndër shqiptarë”, fq. 369), ku ndër të tjera shkruan: “…Gjindeshin në Shqipni disa urdhëna rregulltarësh, Urdhëni i Shën Françeskut mer Provinçialin në Shkodër, urdhën i hershëm qysh në shekullin e XIII-të, që simbas traditës me ardhjen e Shën Françeskut në Lezhë. Një urdhën që mbante misionin edhe në zonat më të vështira të Dukagjinit. Lëvroi gjuhën shqipe e hapi njëfarë shkolle të mesme Pellanen e Zejmenit në shekullin e XVII-të, edhe dy shkolla, ajo e Trashanit dhe e Blinishtit. Në qytetin e Shkodrës Fretnit këmbëzbathë, me sandale hapën të parën shkollë publike (fillore) në Shqipëri, për të varfërit në vitin 1861…” Ndërsa studiuesi Stefan Çapaliku po në këtë libër shumautorësh në faqen 441 (qartëson N.B.) shkruan: “…Në këtë kohë Kisha Katolike Shqiptare si i vetmi Institucion vazhdonte të përkrahte mësimin në gjuhën shqipe dhe kulturën kombëtare. Kleri katolik kishte filluar punën për hapjen e shkollave, si ato në Kurbin më 1632, në Pllanë më 1638, në Blinisht më 1639, brenda në Shkodër më 1698 etj. (shih Orbis Seraphikus, tom. II, c III, nr. 49, nr. 50 etj.)…” Ndërsa në Malësi të Madhe tregohet për një shkollë shqipe në Rrjoll, ku në librin Pjetër Bogdani, letra e dokumente (të Odette Marquet) në faqen 305 (në një letër që Bogdani i dërgon Kongregatës së shenjtë më dt. 28. 12. 1675), ndër të tjera shkruhet “… të vitit 1675 me gatishmëri të madhe po merret me shkollën e Rrjollit…” Ndërsa po në këtë libër, në faqen 310 vijon “…Shkodër 3. I. 1676 Me Urdhënin e Kongregatës Shenjte, Don Marin Gjini u emërua si mësues në shkollën e Rrjollit. Ky prift 30 vjeçar ka qenë ish-nxënës i Kolegjit Fermos, ku ka treguar sjellje të mirë dhe është i pajisur me doktrinë të mjaftueshme. Prej gushtit të vitit 1677 në Rrjoll shërben me zell të madh në mesin e kësaj popullsie edhe një tjetër prift misionar… Ndërsa në faqen 311 të këtij libri vazhdohet me letrën 184 dok. 1 (pa datë N.B.). Kongregata e shenjtë i miratoi propozimet e Bogdanit që kanë të bëjnë me emërimet e Don Marin Gjinit dhe të Don Tomë Armanit: i pari mësues në Pult, i dyti misionar pranë Skllevërve të Ulqinit…” Pjetër Bogdani Meshtari i lartë Katolik, përveç meritave edhe në hapjen e shkollave në shekullin e XVII-të në Rrjoll, Pult, mendohet edhe në Kastrat e diku në Shkrel e tjerë, ka një meritë për gjuhën shqipe të lëvruar, si në përkthime në shqip, në përgatitjen e teksteve shqipe për këto shkolla e kuvende, por edhe për veprën e tij të shkruar në shqip që njihet si Çetë e Profetënve (Cuneus Prophetarum) që u botua në Venedik më 15. 12. 1685. Por në një Letër (mbledhja e “Die 17 decembris 1685 (dita e 17 dhjetorit 1685), ndër të tjera shkruhet “…Shpërblimi financiar për priftin Don Gjon Tiskoviqin, i cili shërben si mësues shkolle në Prokopi dhe i viziton të krishterët e Leskovcit…” (Pra siç edhe del në këto vende kishte edhe shkolla padyshim shqiptare. Për gjuhën shqipe të shekujve të kaluar ka edhe një material interesant nga Dr. P. Vinçenc Malaj, ku titulli i këtij materiali është “Kontributi i Klerit Katolik Shkrimeve Shqipe”, ku ndër të tjera lexojmë: “…Nga shkrimtarët e huaj që shkruajnë shqip po u përmendim vetëm emrat: P. Leo Cittadela, P. Bernardino Quinziano, P. Egidio Quinto d’Armento, P. Bonav, Prucher, P. Françesko Rossi da Monte, Ligure (Gramatikën e shqipes 1866 dhe dy fjalorë 1866 dhe 1875)…” Pra siç shihet këtë gjuhë të bukur të të parëve tanë e kanë mësuar me shkrim e këndim edhe studiues e shkrimtarë të huaj, të cilët janë munduar të ndihmojnë për mbarëvajtjen e kësaj gjuhe në konturet e evolucionit që kërkonte koha. Padyshim një ndihmesë të madhe në mbarëvajtjen e gjuhës shqipe edhe ndër popull e meshtarë kanë dhënë rreth 30 kuvende, të shpërndara ndër kohë nëpër Shqipërinë Katolike (Veriore), por themeli i këtyre Kuvendeve ka qenë ai që u zhvillua nën kujdesin e Papës me origjinë shqiptare (Papa Klementi i XI-të). Po edhe pas këtyre në tërë trevat shqiptare e veçanërisht në ato të veriut ku shërbenin Klerikë Katolikë, për asnjë çast nuk u ndalua përhapja e kulturës Europerëndimore, dhe mësimi i gjuhës shqipe (me shkolla dhe forma të tjera). Ku siç edhe u shkrua më sipër historia e Mësonjëtoreve (shkollave) shqipe është aq e hershme sa vetë jeta e qytetëruar e zhvilluar e kombit tonë. Ndërsa si data të hapjes së shkollave të para shqipe mund të gjinden me bollëk që na mesjeta e hershme (por edhe më herët) e deri në mesjetën e vonëshme. Padyshim si të gjitha gjuhë e tjera të botës që kanë evoluar duke iu përshtatur kohës edhe gjuha jonë ka kaluar në këto rrugë. Por t’i mohosh vetvetes arsimimin në shekuj, dhe ta zhvendosësh shkollën e parë shqipe me qindra vjet, duke e prurë vetëm në shekullin e 19-të, do të thotë t’i japësh argumenta “dashakeqit” që të thonë, hajt more se ju jeni një popull i pa kulturuem e shkolluem, pasi vetëm në fundin e shekullit 19-të keni hapur të parën mësonjëtore në gjuhën shqipe, duke dëshmuar kështu se paskeni qenë një popull çoban, apo endacakë që keni jetuar shpellash e larg qytetërimit. Madje me këtë vonesë mund të dëshmojmë se ne nuk qenkemi autoktonë, por ardhacakë që na lanë peshqesh këtu pushtues e sundues të ndryshëm. Natyrisht e vërteta nuk është kështu pasi jo vetëm jemi autoktonët e vërtetë të Gadishullit Ballkanik, por edhe populli i vetëm që u ka bërë ballë stuhive e rrebesheve që përshkuan papushim këtë copë Europe. E nëse ne nuk do të ishim një popull vital, i zhvilluar e me kulturë ne prej shekujsh do të ishim asimiluar, por kjo jo vetëm nuk ka ndodhur, por as nuk do të ndodhë kurrë… Së fundi unë e kuptoj se Jugu i Shqipërisë u nënshtrua keq nën Perandorinë Otomane, madje shkolla që u hap në Korçë më shtatë Mars 1887 ishte shpresa e parë e një arsimimi në gjuhën shqipe për këto treva pas shekujsh terri e tmerri që e kishte nënshtruar këtë copë Shqipëri. Por Shqipëria Veriore nuk ishte nënshtruar e mjeruar në këtë masë, ajo madje siç edhe vërtetohet jo vetëm qëndroi fizikisht e moralisht, por edhe arriti të mbajë gjallë mësonjëtoret e gjuhës shqipe (Gegnishtes). E me pak “droje” jam i detyruar të them se gjithë ato data të mësonjëtoreve shqipe në Veri të Shqipërisë jo vetëm u “harruan”, por u “injoruan” përpara një evenimenti që s’vlen as një grimcë të mësonjëtoreve të trevave veriore, duke na “detyruar” të kremtojmë si ditën e parë të shkollës shqipe një mësonjëtore pa “rëndësi” të fundit të shekullit 19-të, kur fqinjët tanë edhe pse të zbritur më vonë kishin qindra vjet që mësonin gjuhën e tyre, ndërsa ne sipas kësaj logjike Jo…e Pse. Apo mos vallë se këto shkolla që ishin shumë para kësaj mësonjëtoreje (me shekuj) ishin në Veri të Shqipërisë dhe të formuara e zhvilluara nga Kleri Katolik, e jo nga dëshirojnë “Dollibashët” e Jugut, pse jo shpesh të “joshur” edhe nga ne Fjalëpakët e punëshumët e Veriut. E si për ironi të fatit tonë një vendim i qeverisë komuniste i vitit 1960 e “forconte” me ligj e vendim se data 7 Mars 1887 duhet të jetë patjetër dita e Shkollës së parë Shqipe. Por nëse diskutohet alfabeti, për të gjitha mësonjëtoret e para Kongresit të Manastirit (1908), mund të thuhet se alfabeti ishte i diskutueshëm, pasi tek ne kishte të paktën tre alfabete që “qarkullonin”, ai Latin i cili përdorej në Veri të Shqipërisë dhe nga Kleri Katolik, alfabeti Turko-Arab në Shqipërinë e Mesme dhe ai Grek në Shqipërinë e Jugut, ku padyshim edhe shkolla e Korçës (1887) me këtë alfabet ishte më afër. Ndërsa Shqipëria Veriore që shumë shekuj më parë ishte më afër alfabetit të Kongresit të Manastirit, e këtë e ka përdorur edhe në shkollat apo mësonjëtoret që disa i paraqitëm në këtë shkrim. Gjithsesi nëse duam të shkruajmë historinë ashtu siç është, duhet të studiohet edhe mendimi ndryshe, që në këtë rast më duket më afër realitetit historik, ndërsa 7 Marsi 1887 që kremtohet zyrtarisht është thjeshtë një “krijesë” historike që nuk përfaqëson asgjë të përparimit e zhvillimit, veçse një vonesë historike, e cila ndonëse “artificiale”, pengon mjaft, prandaj si pengesë duhet të “largohet”… Por nga kusht, se ne shqiptarët tash disa breza e kemi marrë vesh që kur “mësohemi” edhe me një “pengesë” apo të pavërtetë, asaj i japim “Besën” e nuk e lëmë në baltë, edhe pse me baltë shpesh stërpikemi. Ndue Bacaj
Gjykata e Hagës dhe brenga Ballkanike Një paradoks historik, Europa u nda në fundin e mijëvjeçarit që sapo kaluam, në atë copë perëndimore ku mbizotëroi era e lirisë dhe në atë lindore ku mbizotëroi era vrastare dhe tani kaosi ose mbijetesa. Tek shikon gjeografinë e krahinës lindore do të ndeshësh me copëza dhe pjesëza gjeografike dhe etnike autoktone dhe “ardhacake”, çka çuan në konceptime të ndryshme në kohë. Sot në politikën e ditës europiane do të ndeshësh në dy koncepte gjeopolitike që përballen me njëra-tjetrën: njëri term i ardhur nga stepat aziatike-anadollake “Ballkan” dhe njëri term i politikës bashkohore europiane “Europa Juglindore”. Kjo trevë në konceptin gjeografik përfaqëson një “gadishull”. Pra në këtë gadishull të quajtur “Europa Juglindore” në mijëvjeçarin e kaluar pati një dyndje marramendëse popujsh që duke gjetur kushte optimale gjeoklimaterike, u instaluan, kjo nëpërmjet dhunës dhe genocidit, në dëm të popujve autoktonë, në veçanti të atyre Iliriano-shqiptarë duke krijuar një rrudhosje lineare të pambarim nga vala e dyndjes së tyre barbare. Vitet dhe shekujt e bënë të tyren dhe këto instalime “barbare” u bënë evidente dhe çka çuan në krijimin e rrymave dhe shkollave gjeopolitike në justifikimin e “djepeve lindore” dhe të “domosdoshmërisë së mbijetesës kombëtare”. Në këtë plan nuk mjaftoi dyndja verilindore po njëherësh do të shfaqet me tërë barbarinë e tyre dyndja nga stepat aziatike juglindore që me forcën e shpatës dhe të zjarrit do të çojë në prishjen dhe në krijimin e koncepteve të reja religjioze që çuan herë pas here në luftëra dhe gjakderdhje dhe pse jo në evadime dhe çfarosje dhe dyndje biblike. Në vazhdën e kësaj historie (këtu mentaliteti religjioz e bën të vetën) populli dhe kombi shqiptar pasardhës i pellazgëve dhe ilirianëve duke qenë zot në trojet e veta, pësoi rrudhosje dhe mizori makabre mbi kurrizin e tij. Historia flet, ajo materializohet me fakte dhe elementë historikë, po mohohet nga institucionet dhe politika religjioze që dominuan fatkeqësisht në politikën europiane në shekullin e fundit të mijëvjeçarit që sapo kaluam. Ky mbizotërim u shoqërua me dhunë e genocid të popujve dhe kombeve kundër njëri-tjetrit duke ngritur deri në ekstazë urrejtjen etnike. Pikërisht kjo shëmtyrë politike religjioze ra me forcë drastike mbi popullin dhe kombin shqiptar si nga fqinjët veriorë ashtu dhe jugor e përkrahur dhe e mbështetur nga politika europiane e Fuqive të Mëdha, të cilët nuk munguan që pas tavolinave të rrumbullakëta apo bisedimeve kancelarike dy apo shumëpalëshe në dëm të popullit dhe kombit shqiptar, duke coptuar atë në favor të mbretërive shoviniste ballkanike dhe me forcën e armëve e mbështetën këtë copëtim. Gjithë kjo e vërtetë historike do të afishohet dhe do të sjellë imazhet e kësaj barbarie një grua e madhe, që ngrihet mbi paragjykimet e kohës dhe të historisë së kanonierëve, Miss Edith Durham, një zonjë e paharruar e kombit shqiptar, që me veprën e saj madhore “Brenga e Ballkanit”, për të cilën populli dhe kombi ynë do t’i jetë mirënjohës në jetë të jetëve. “Kriza Kosovare” e viteve 1998-1999 është një dëshmi historike për atë që parashtrova më lart, për atë parashikim gjenial të zonjës Durham dhe për atë që deklaron z. Toni Blair, kryeministër i Kurorës Britanike, gjatë vizitave të tij në kampet e refugjatëve të popullit martir të Kosovës: “… Se ka ardhur koha që ne bijtë dhe nipërit e gjyshërve dhe baballarëve tanë të korrigjojmë atë që ato nuk e bënë mirë…” (shtypi i kohës). Tani pas një lufte shumëvjeçare, në këtë hapësirë të Europës Juglindore në veçanti në hapësirën ish-Jugosllave, e shoqëruar me dhunën më barbare, e prodhuar vetëm nga forcat e errësirës mesjetare të ardhur nga ftohtësia e stepave përtej Uraleve siberiane, që e ngritën në kult politik sa psikologjik dhe aq terrorist, qeverisjen në këto dyqind vjetët e fundit si rrallëherë në një divizë genocidi të formuar dhe të zbatuar nga politikanë e shkencëtarë vrastarë të tipit Grazhdanin Cuberlioviç! Sot, përkundrejtë kësaj politike të inkuizicionit mesjetar dhe genocidit që kërkonte të bënte asgjësimin e një populli dhe të një kombi, u ngritën bijtë e atyre që deri dje heshtën dhe e mbështetën këtë politikë. Sot ato po kërkojnë dënimin e fajtorëve të kësaj politike. Dëshmi e këtij qëndrimi është ngritja nga ana e OKB, Këshillit të Sigurimit, Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për dënimin e organizatorëve të krimit dhe genocidit në hapësirën Jugosllave, pjesë e së cilës është edhe Kosova. Si për të vërtetuar atë çka dëshmon historia dhe në këtë çast historik i bie për barrë që ta dëshmojë, materializoi dhe dënoi një grua për nga besimi dhe nga aftësitë profesionale shkencore në fushën e jurisprudencës, të jep besim dhe shpresë në drejtësinë njerëzore, pse jo dhe siprane do të shkojë në vend. Martirët dhe të masakruarit në bllok do të ndjehen shpirtërisht të lehtësuar. Ashtu si Mis. Durham në cakun historik të saj foli dhe denoncoi dhunën dhe genocidin në Ballkanin e trazuar nga po ato forca të errësirës aziatike si edhe sot në paralel të cakut historik po një grua me një portret sa njerëzor dhe profesional, z. Karla del Ponte, merr përsipër të dëshmojë dhe të dënojë dhunën dhe genocidin dhe për t’ia arritur këtij qëllimi sublim asaj do t’i duhet që një pjesë të jetës dhe kohës ta kalojë në shtegtime nëpër këtë hapësirë të Europës Juglindore, ku me këmbënguljen e admirueshme ka kërkuar dhe kërkon bashkëpunimin e shteteve në këtë hapësirë për të çuar në bankën e akuzës në emër të jetës dhe drejtësisë krimin dhe genocidin dhe autorët e tyre, kriminelët e tipit Sllobodan Milosheviç, Karaxhiç, Mlladiç e Sheshel. Po kështu sa këmbëngulëse ndaj këtyre shteteve, kjo grua e madhe është këmbëngulëse edhe ndaj institucioneve ndërkombëtare dhe kancelarive vendimmarrëse sa herë që ajo ka raportuar për punën e gjykatës. Po kështu do të përmendim deklaratat e saj që në emër të atributeve të drejtësisë do t’i shkohet deri në fund arrestimit të personave përgjegjës pavarësisht nga nacionalitetet, ku dhe shqiptarët nuk bëjnë përjashtim. Kjo dëshmohet me arrestimin e bujshëm momental të Fatmir Lamajt, deputetit të Kuvendit të Kosovës, njëherazi “komandant Çeliku” dhe drejtues i lartë i P. Demokratike, po kështu dhe veprimtar i UÇK-së. Kjo situatë e re çon në vlerësimin dhe qëndrimit të dyanshëm të klasës politike dhe drejtuese qeveritare kosovare që, së pari tregohet e gatshme dhe korrekte ndaj detyrimeve dhe respekton organizmat ndërkombëtare, këtu ajo nuk e orienton mirë veten në raport me opinoinin e brendshëm kosovar dhe mbarë shqiptar dhe së dyti për atë çka bën pak në vlerësimin e rolit çlirimtar të UÇK-së, dhe mbështetjes instrumentale të saj, në veçanti të figurave drejtuese duke i lënë këto figura të zhveshur nga një mbrojtje ligjore dhe shoqërore. Një paradoks dhe fetishizim të “direktivës” nga jashtë përkundrejtë teje nacionalist të serbëve, kroatëve dhe maqedonasve ndaj këtyre organizmave. Ende kriminelë me damkë si Kaxhiç, Mlladiç apo kroati Bebetko, të cilët ende janë të lirë dhe “mbrohen” për të mos iu dorëzuar drejtësisë njerëzore. Bosnja me Srebenicën, Kosova me Recakun thërrasin dhe klithin me dhembje për drejtësi. Pra e parë në këtë plan arrestimi i deputetit Fatmir Lamaj, së pari duhej bërë diferencimi i tij me të tjerët, së dyti motivi i arrestimit të mos vijë si rrjedhojë e një propagande dhe dëshmi fallco të makinës propagandistike sllavo-komuniste të tipit bizantin, politikë e kahershme antishqiptare. Pra këtu mungon korrektesa në zbatimin procedurialo-juridik të statusit të vet gjykatës, pra autoritetet kosovare duheshin lajmëruar, ashtu siç janë bërë me nacionalitetet e tjera. Dihet që gjykata e Hagës mbështetet me ndihmën dhe bashkëpunimin e shteteve dhe organizmave ndërkombëtare për të kryer misionin e saj. Kjo nuk ka forca të caktuara policore, janë shtetet që e bëjnë këtë punë dhe e mbështesin atë. Ky detyrim justifikon veprimin e nxituar të KFOR-it, në rastin e arrestimit të deputetit Fatmir Lamaj. Në rastin në fjalë shqiptarët akuzohen për krime lufte, e krime kundër njerëzimit që mendohet të kenë ndodhur në kampin e të burgosurve të Llapashnikut në periudhën Maj-Korrik të vitit 1998. Pra mbi Fatmir Lamaj, “komandant Çeliku” rëndon akuza e mosparandalimit të krimit dhe të mos ndëshkimit të fajtorëve duke njohur përgjegjësinë e tij si drejtues. Arrestimi i komandant “Çelikut” ka dy anë të tij: së pari akuzat e tij janë shpifje propagandistike serbo-sllave dhe pse jo dhe të ndonjë bastardi shqipfolës në shërbim të kësaj propagande. Kjo do të vërtetohet nga dëshmitarë dhe gjykimi prej asaj gjykate, së dyti po kjo gjykatë mbi procedura juridike organizative që rrjedhin nga statusi i saj, do të vërtetojë se procedura e arrestimit të deputetit Fatmir Lamaj bie ndesh me vetë statusin e saj. Në gjithë këtë procedurë zonjë e nderuar Karla del Ponte duheshin lajmëruar autoritetet kosovare, pra duhej më shumë transparencë dhe besim tek këto institucione gjë që do t’i jepte mundësinë vetë deputetit Fatmir Lamaj që duke u njohur me akt akuzën do të siguronte dëshmitë e mbrojtjes. Po kështu zonjë e nderuar të jeni e sigurtë se komandant “Çeliku” nuk do të fshihej siç kanë bërë dhe bëjnë kriminelët e nacionaliteteve që i kanë lyer duart me gjakun e të pafajshmëve të popullit të tij. Arrestimi i deputetit Fatmir Lamaj për forcat e caktuara antishqiptare ka pikësynime së pari të vërë në një plan kriminelin me viktimën, së dyti të përgojojë dhe të ulë vlerat moral-çlirimtare të UÇK-së. Ja pse sot e kësaj dite shtëpia e komandant “Çelikut” në Banjë të Malishevës është bërë qendër pelegrinazhi të opinionit mbarë shqiptar kudo që janë si shenjë solidariteti dhe dëshmie e pa kundërshtueshme dhe bindëse për pafajësinë e tij. Atëherë kur pleq, gra e fëmijë ndiqnin rrugën për t’i shpëtuar artilerisë serbe, binin në goditjen e saj. Kujtojnë dëshmitarët për masakrën në fshatin Bellanicë, njëherazi zyrtarët e UNHR-së ku deklaronin: “Duhej bërë kujdes në të ardhurit nga Malësheva. Ata janë të vuajtur dhe të masakruar…”. Pra në mbrojtje të këtyre njerëzve, të këtij populli që në këto dyqind vjetët e fundit do të pësonte mbi dhe ka pësuar mbi kurrizin e tij masakra, krimet barbare nga politikanë kriminelë serbë, u ngrit ky djalë 30 vjeçar, babai i katër fëmijëve që me shokët e tij si varrosën viktimat dhe ndihmuan të plagosurit, mori rrugën e nderit dhe të betejës për çlirimin e Kosovës, dhe njëherazi për t’u bërë dëshmori i saj. Ja për të dëshmuar atë betejë vigane ai mbijetoi si i gjithë populli martir i Kosovës. Si për ironi të fatit, sot ai akuzohet nga forcat e errësirës për krim dhe genocid kundër njerëzimit. Më falni znj. del Ponte që t’ju kujtojmë, me gjithë respektin që kemi për Ju, këtë e bëjmë për të ndihmuar juve në punën tuaj fisnike dhe për respektin që kemi për Institucionin që Ju përfaqësoni. Komandant “Çeliku” ka bërë vetëm një “krim”, ai mbrojti me gjakun dhe jetën e tij 85 mijë banorë nga masakra e ushtrisë vrastare serbe, ushtri e tipit nazifashist. Pra përpara se të formulohej akuza ndaj tij duhej mbajtur parsysh raportet juridike të diferencimit të viktimës nga krimineli. E parë në këtë vështrim tashmë, përballë entiteteve që u shkëputën apo janë drejtë shkëputjes nga trupi i pa jetë i Jugosllavisë shtron sfidat e bashkëpunimit me gjykatën e Hagës, për të cilën ne shqiptarët dhe autoritetet qeverisëse të Kosovës si dhe organizmat ndërkombëtarë që operojnë në Kosovë si KFOR dhe UNMIK, do të dinin të ballafaqoheshin dhe të bashkëpunonin pa mëdyshje me Gjykatën e Hagës, duke lënë pas të kalurën gjakatare si kusht për integrimin euroatlantik. Pra, detyrimi për bashkëpunim me këtë institucion rrjedhin njësoj për të gjithë anëtarët e OKB-së. Për të forcuar këtë bashkëpunim, perëndimi ka përdorur politikën e “shkopit dhe të karrotës” ndaj Beogradit, Zagrebit, Sarajevës, Shkupit, Prishtinës dhe Podgoricës. Kjo as më shumë e as më pak ka qenë në pajtim me rezolutat e herë pas hershme të Këshillit të Sigurimit. Në analizë të fundit mund të thuhet se një bashkëpunim i suksesshëm me Gjykatën e Hagës redukton ndjeshëm paragjykimet dhe volumin e denoncimeve shterpe si dhe ndanë përgjegjësinë individuale nga ajo shtetërore. Pra rasti i arrestimit dhe denoncimit nën hije të deputetit Fatmir Lamaj shpreh në vërtetësi nocionin “shterpë të akuzës”. Por gjithsesi pelegrinazhi në fshatrat Dukla, Bllacë dhe më pas në Bellanicë na kujton atë kohë krimesh dhe masakrash që ranë mbi popullin trim po të shumëvuajtur të Kosovës martire. Prof. Daut Hoxha
Historiku i Dioqezës së Sapës Rrethi i dikuershem Prej shka u tha deri këtu merret vesht kjartas se rrethi i parë i dieçezit të Sapës do të jetë kenë i vogel mjeft, e jo veç nuk kŕ kenë i hapun pertej Dęjen, por as kŕ mujtë me pershî të gjith Zadrimen e sodshme, persé, me doemos, nji pjesë së kësaj Zadrimës s’eper do ta ketë pasë nen veti ipeshkëvija e Dęjës. Per kundra, do të jetë kenë shtrî kah Mirëdita, në të gjith flamurin e Dibrrit, ku edhe sod i lusin festen Shë Mëhillit, pajtorit të dieçezit t’onë, që dikuer mujt me kenë edhe i tyne. Thohet, e mund të jetë e vertetë, se Dibrri, qi shkon me bajrak të Kashnjetit, kŕ mârrë me lutë pergjithsisht festen e Bajrakut, tue kenë se Kashnjeti, qi kŕ kishen e Shë Mëhillit, lutë festen e këtij Arkęjell. Âsht edhe e vertetë se me 1638 e ndoshta edhe perpara, Kashnjeti shkote me dieçezin e Leshës. Por me gjithket un pves: kuerse në kurrnji famullě të dieçezevet të Shqipněs, me gjith atę të Tivarit e të Shkupit, nuk i lutet festa Shë Mëhillit porsi pajtuer famullijet (hiq Sebasten e Durrcit) veç në selěn ipeshkëvnore të Sapës, ku Shë Mëhilli, qi aty kŕ kishen, âsht pajtori i të tanë dieçezit, e në Firë e në Vig, famullina të këtij dieçez, pves, po tham, athue Kashnjeti s’i a kushtoi kishen këtij Arkęjëll, prej se kje pajtori i dieçezit të tij? Vjeti 1638, a thuej edhe 100 vjett perpara âsht shum mâ i vonë se vjeti 1291 i themelimit të dieçezit të Sapës. Kuerse Vigu, Mnela, Gryka e Giadrit, Gomsiqia kjene të Sapës, pse s’mujt me kenë edhe Kashnjeti? Si do kjoftë, dieçezi i Sapës qi me permbledhje të dieçezeve fëqîj u rrit e u smadhue, mâ vonë e lypi koha e puna të voglohej bukur mirë. Me dekret të Propogandës së Fés, 30 Shtatuer 1890, tue ndodhë ipeshkev Lorenc de Petrës, i u hoqëne Sapës trě famullina, Mnela, Vigu, Gomsiqia e i u lëshuene dieçezit të Mirëditës. Me 1906, nen ipeshkëvin Emz. Jak Serreqin, Mirëditës i u lëshue edhe Gryka e Giadrit. Por s’met me kaq. Dieçezit të Sapës, per me i lanë per kufě Drinin, me dekret të Papës Piut XI, 25 Kallnduer 1930, i u shkëputëne edhe Shllaku, Mazreku e Stajka, e i u bashkuene Arkdieçezit të Shkodrës. Nodhej ipeshkev i Sapës Emz. Zef Gjonali e argjipeshkev i Shkodrës Emz. Laze Mjedja. Shkodra i mori dieçezit t’onë edhe nji meshtŕr, Emz. Gasper Thaçin, të cillin me nji herë e vűni famulltŕr në qytetin metropolitan. Ipeshkëvijt e Sapës Radha e ipeshkëvijvet të Sapës, e fillueme me Pjetrin, 1291, si e pŕme, mbetet mjerisht e këputun per shum mote; a prej mungeset të dokumentavet qi ndoshta s’janë gjetë endé, a pse nuk kje vű ndonji prej pengimit të luftavet qi nodhëne n’ato kohëna, nuk dihet. Ma i pari nder ta mbas Pjetrit del Pali; se në ç’vjetë s’dihet, veç dihet se kje, prej nji dokumentit të Papës Gregorit XI, qi në vjetin 1376 vűni në kambë të tij Bnevenulin, i urdhnit françiskan. Ky e mbâjti selěn per gati 20 vjett. Mbas deket të tij, Bonifaci IX zgodh, me 1396, Pjeter Zakarěn. Mbas Pjetrit vjen Nikolla (1414). Ky kje vjeti kuer u këthye Koy Zakarija në kishen romane, si e pŕme. Merret vesht se mârrdhanjet e Koys me Romë do të kenë fillue qyshë me Pjeter Zakarěn, i cilli mund të tjetë kenë ndermjetsi i këtij këthimit. Nikollës, mbas deket, i a xuni kamben, (Marc 1422), Mikeli, kanonik i kishë së Sapës. Në Korrik të vjetit 1425 u zgodh Pjetri III, qi kje abat i Shë Sergjit e Bacchut në dieçez të Shkodrës. Këtij i kje dhanë në kommendë edhe nji monastir në dieçez të Drishtit, qi dŕn se kje monastiri i S. Joannis de Strilalio1) perse ky monastir i kje dhanë edhe Mateut (1443) ndjekësit të tij, prejse dieçezi i Sapës kishte të mârruna teper të pakëta. Mateu kje i familjes së Hermolajit n’Arbëně e cilla familje i dha dieçezit të vet gjashtë ipeshkëvij. N’at dieçez kje çue edhe ky në vjetin 1446, mbassi nji vjetë para, tue nodhë n’Italě, vűni dorë në konçil të Firencës. Me të shkuem të Mateut n’Arbëně erdh këtu ipeshkev, i zgiedhun prej Eugenit IV, Gjergji, arçiprift i kishës S. Michaelis de Plebe në Padovë. Deri me 1451 dihet se Gjergji sundote dieçezin e Sapës endé; por me 1460 kje shperngulë e prűe këtu prej Shkodret Emanueli, qi s’dihet sŕ sundoi, veç e ndoq nji Anonym të cillit vjeti i t’ardhunit nuk mund i caktohet. Kje shperngulë e çue njeti edhe ky me 1472, tue i a lirue selěn Marin Sumës, qi hypi në ketë selě në vjetin mbrapa (1473)2). Marini në ketë vjetë kje lirue prej pageset erarit të Papës, prejse kisha e Sapës, e rręthueme e e shkretnueme prej Turqve, nuk kishte gati kurrfar prodhimesh a te mârrunash. Se kuer nodhi ky rręnim i kishës së Sapës nuk dihet; kŕ giasë të ketë nodhë n’atë kohë qi Turku pushtoi Dęjen, me 1431. Në ketë vjetë ishte ipeshkev Pjetri III, të cillit, ndoshta, prandej do t’i jenë kęnë dhanë në kommendë monastiri në dieçez të Drishtit, qi i kje dhanë edhe Mateut ndjekësit të tij, prejse dieçezi i Sapës kishte të mârruna teper të pakëta, si e pŕme mâ parë. Me dekë të Marinit, mbas gjashtë vjettsh qi sundoi, i kje dhanë ipeshkëvija Gabrielit, françiskan (1479), por ipeshkev nuk u bâ pse dŕn se nuk e pranoi. Në mbarim të Nandorit 1489 Sapa shkoi me administrimin e Leshës nen Blasin, i cilli u vű ipeshkev në ketë vjetë n’atë selě; por nuk i ngiati, pse Sapës, me 13 Kallnduer 1490, i u dha ipeshkëvi i vet. Ky kje Prosdocimi, nen të cillin u bŕ bashkimi i perjetëshem i Sardës me Sapë në vjetin 1491. Prosdocimi diq me 1500. Me 1501 erdh Pieter Sterbinja. Ky në vjetin 1507 nodhi në Romë, e, si doli prej këtij qytetit, s’shkoi shum e diq, kah mbarimi i asajë vjetë a në fillim të vjetit mbrapa. Mbas Pjetrit e xűni selěn, per gati kate vjett, qyshë me 1508, Domenik Garcia, françiskan, e me dekë të këtij u vű Ambros Montesini (1512), i cilli a diq a kje shperngulë shpejt nuk dihet; veçse me 1513 del Gjergji qi diq edhe ky shpejt fort; e prandej, në vjetin mbrapa (1514) u zgodh Didak Fernandez, domenikan. A erdh Didaku në ketë selě a jo nuk dihet, por dihet se administrimin e dieçezit e leshoi me 1516 a 16. Me 1516 shifet se do të vęhet nji Anonym, në mos kjoftë Pjeter Tallors, O. M. Mbas këtij ndjekë Joannes Bonaventura de Valderame, O. Min. Don Gaspër Gurakuqi, 1941 Referenca: 1) Permbi ket monastir shif “Diturija”, 1929 Nr. 3, fq, 85, e “Fletorja e Klerit Katolik”, 1931, Nr. X-XII, fq. 8. 2) Mbiemnin Sumë e kanë edhe dy ipeshkëvij tjerë të Sapës, qi ndjekin mâ vonë: Simon Suma e Lekë Suma. Ky mbiemen gjindet në shum vende: Në rrethe të Shkodrës, permbi Drishtë e Boks, âsht katundi i Sumës, kund 520 frymë, të krishtenë e mohamedanë, prej kah kŕ rŕ në Shkodër shpija katolike e bujare e Kolë Sumës (Kolë Heqimi) Në Nenshat âsht lagja e Sumaj. Banorët e kësaj lagje janë prej Gojanit t’eper, e kanë gojëdhanë se prej Sumet të Mbishkodrës kanë ardhënë Gojan e prej Gojanit në Nenshat. Në Gojan t’eper, në lagjen Martinaj, janë edhe sod Trojet e Sumaj. Në katund të Babës (Zadrimë) âsht lagja mohamedane e Sumaj, edhe këta prej Gojanit t’eper. Ndermjet të Baçlit e të Kodhelit (Zadrimë) thohet se âsht kenë nji katund Sumajsh, kund 60 shpija. Nji lagje Sumaj ndodhet në Barbullush – nji tjeter në Lurë – prep nji tjeter në Topizë të Krues. – Në Kalivaç të Mirëditës âsht shpija e Pjeter Voc Sumës, e ardhun prej Gojanit t’eper. Fisi i Shoshit rrjedhë prej dy vllazensh: Gjol e Pepë Sumës. Në Giader (Zadrimë) gjindet nij sinjuer tokësh me emen Sumë – në Blinisht Plak-Sume – në Kallmet Boj-Sume. N’Arniet të Blinishtit, permbi nji vě, qindron endé sod në kambë qemeri i njajë ure fort të vjeter e të rrenueme Ura e Mari’ Sumës. Se ç’të perpjekun kŕ mujtë me pasë kjo urë me Marin Sumen ipeshkev nuk dihet; ndoshta Marini e kŕ goditë e i kŕ mbetë prandej emni i tij. Gjergj Suma “praesbiter Drivastensis (Mitglied der Familiae Summa, Thalloczy, v.q. I, 246) in sedem Scodrensem invasit eamque pertinaciter tenebat” mbassi në vjetin 1368 Urbani V pat emnue ipeshkev per Shkoder Antonium de Salutis. Por Papa, me nji leter të veten “Georgium ëxpelli, Antonium in Ecclesiae suae possessionem immitti iussit”.
Ekspresionizmi – revolucion arti gjerman Stilin ekspresionist e përqafuan dhe e përpunuan letërsia, muzika, artet figurative. Por duhet shtuar se imazhe ekspresionishte përdorën edhe arkitektura dhe filmi. Stili ekspresionist që u përdor në letërsi, muzikë dhe pikturë ndikoi fuqishëm në krijimtarinë e krijuesve. Përdorimi i tij në këto tri fusha të cilat kanë elementë të përbashkët, solli në krijimtarinë e kohës elementë modernë. Letërsia me fjalën, muzika me tingullin por edhe artet figurative me ngjyrat dhe format ekspresioniste u bënë mjete të fuqishme komunikimi me publikun e kohës dhe brezat e ardhshëm. Ekspresionizmi ishte rrymë e rëndësishme dhe stil dominues në fillim të shek. XX, kryesisht në Gjermani. Stili kishte qëllim për të shprehur fuqitë mendore dhe shpirtërore të individit, të ndrydhura deri në atë kohë nga zhvillime të ndryshme politike, ekonomike dhe shoqërore. Në pikturë dhe artet figurative bine në sy deformimet dhe kontrastet e forta të ngjyrave. Në letërsi merr përparësi e brendëshmja kundrejt përjetimeve sipërfaqësore. Muzika e kohës përdor sistemin a-tonal. Vend të rëndësishëm, ekspresionizmi zuri në artet figurative. Termin e përdori H. Walden (Valden) për herë të parë në revistën “Stuhia”, e cila botohej në Drezden. Mjetet shprehëse të cilat i përdorën artet figurative ishin vizatimet pa komplikime, të thjeshtëzuara, linjat e qarta, ngjyrat me dritë dhe deformimet perspektive dhe anatomike.Skulptura ekspresioniste përdori format kubike dhe dritëhijet e forta. Pararendësit e stilit ekspresionist ishihn V. von Gogh (Van Gogu), Gaguin dhe E. Munch (Munç). Fillimi i përket vitit 1905, dhe pikërisht shoqatës së piktorëve të Drezdenit “Ura” (Brücke). Gjithashtu edhe punët e hershme të piktorëve të “Kalorësit blu” ishin ekspresioniste, ku përmenden W. Kandinski dhe Franz Marc (Mark). Më vonë shfaqen piktorët austriakë Oskar Kokoshka, Kubin dhe Beckmann. Bazat e ekspresionizmit abstrakt dhe pikturës abstrakte i vuri shoqata e “Kalorësit blu” nëpërmjet artistëve Klee (Kle) dhe August Macke (Make). Gjithashtu edhe Fauvizmi francez, me kufizime është paralel i stilit ekspresionist. Në arkitekturë tendencat e kësaj rryme u panë në punët e arkitektëve Poelzig dhe Mendelsonn (Mendelson). Tregtari i veprave të artit Paul Cassirer (Kazirer) i ekspozoi punët e Eduard Munxh (Munsh) në kundërvënie të stilit ekspresionist, duke i karakterizuar ato si ekspresioniste. Libri i vitit 1926 me titull “Ekpresionizmi dhe filmi” i kushtohet artistëve Piet Mondrian, Wladimir Tatlin dhe May Ray (Mei Rei) ose Kurt Schwitters (Shviters). Vasili Kandinski ishte shembulli më radikal. Piktura e tij deri në vitin 1914, ishte konseguente në pikturën pa objekt të caktuar. Hapësira kohore prej 1905 deri 1920, nënkuptonte vitet në të cilat situata politike dhe klima shoqërore gjetën shprehjen adeguate të stilit ekspresionist. Rezultatet e Luftës I Botërore, për lëvizjen ekspresioniste, u bënë një përjetim i rëndësishëm. Max Beckman, Krichner, Heckel, Macke (Make), Mare, Kokoshka, Dix (Diks) e paraqitën veten si vullnetarë duke shpresuar se do të gjenin frymëzim të ri për artin e tyre. Shumica e artistëve rridhnin nga familje të ashtuquajtura “të mira borgjeze”. Ekspresionizmi në muzikë përfaqësohet nga kompozitorët e shkollës së dytë Vjeneze, Shchönberg (Shënberg), Alban Berg, anton Webern (Vebern). Në fillim Shënbergu bëhet figura qëndrore e grupit të muzikantëve. Në mes të viteve 1903-1913, një brez i ri kompozitorëve si Vebern, Berg, Vellez, Stain (Shtain), Horovitz (Horoviz) u bënë anëtarë të këtij grupi. Idetë e propaganduara nga “Shkolla vjeneze” të cilat u sulmuan dhe u shpallën jashtë ligjit nga regjimi “nacional-socialist”, u sollën në Europë mbas 1945 “si shkolla e Shënbergut” dhe patën influencë të madhe në zhvillimet e pasluftës.Nga pikëpamja historike dy nxënësit e Shënbergut, Vebern dhe Berg patën influencë më të gjatë në zhvillimet muzikore. Vebern është vlerësuar si eksponenti më i rëndësishëm me format strukturore muzikore strikte. Modelet e kompozimeve të Vebernit (përdorimi i teknikës së 12 toneve, jo vetëm tek intervalet por te dinamika dhe instrumentalizimi) u bënë model, ose doktrinë e krijuesve të tjerë të grupit. Por Alban Bergu (1885-1935) ishte i vetmi kompozitor, punët e të cilit arritën popullaritet të madh për dëgjuesit e këtij stili në të gjithë botën. Krahas “Shkollës vjeneze” ekspresionist i madh ishte edhe Igor Stravinski.Ekspresionizmi gjen gjithashtu një vend të rëndësishëm edhe në letërsi. Të inicjuara nga K. Hiller në qershorin e vitit 1911 termi ekspresionizëm zëvendësoi shumë rryma të mëparshme në letërsinë gjermane (1910-1925), të cilat papritur hoqën dorë nga Natyralizmi, Impresionizmi, Jugendstil (stili i rinisë), Neoromantika dhe Neoklasicizmi. Protesta e ekspresionizmit në letërsi drejtohej kundër një vetëftohje të përgjithshme sociale si pasojë e strukturave shtetërore autoritare të kohës. Ekspresionizmi ishte kundër mekanizimit të jetës. Në këtë periudhë po “kërcënohej” ana shpirtërore dhe kishte shpesh parandjenja për një apokalips social (fundi i botës). Lirika ekspresioniste përfaqësohej nga G. Trake. E. Stadler, më vonë nga Benn, Däubler (Diobler), K. Otten dhe Heym (Heim). Gjatë Luftës I Botërore u shfaqën proza e vogël dhe romani, me përfaqësues L. Frank, Max Brod. Werfel, dhe Döblin (Dëblin). Dramaturgët ekspresionistë ishin Barlach, Toller dhe Werfel (Verfel). Gjithashtu edhe filmi u bazua në këtë stil. Në këtë fushë të njohur ishin regjizorët e rinj R. Wiene (Vine) dhe P. Leni.Krahas Gjermanisë një rëndësi të veçantë stili ekspresionist në letërsi pati edhe në Itali. Shkrimtari italian Filipo Tommaso Marinetti (1876-1944) paraqiti në “Manifestin e futurizmit” principet teorike të ekspresionizmit në letërsi. Këto principe kishin në themel lirinë e plotë stilistike të poetit, e cila çonte në prishjen e sintaksës, trajtimin e temave politike në teatër dhe romani kishte si temë kryesore të tij teknikën dhe industrinë. Ekspresionizmi në letërsi drejtohej kundër racionalizimit të shkencave pozitiviste dhe mbivlerësimit të shkencave natyrore. “Qëllimi i lëvizjes së re ishte rinovimi i njeriut”. Simbolistët francezë dhe filozofia e Niçes i hapën rrugë konsumimit të shpirtërores, duke qëndruar lart materiales, e cila çonte tek arti irracional. Ekspresionizmi kishte lidhje me Natyralizmin. Ekspresionizmi qëndron në panteonin e artit dhe letërsisë botërore, duke u kthyer në themel një revolucion arti, i cili nuk ishte vetëm gjerman por edhe europian dhe më gjerë. Qamil Gjyrezi
Zadrima në mesjetë Në vitin 395 u bë ndarja e Perandorisë Romake më dysh: në të Perëndimit dhe të Lindjes. Pra u vendos e ashtuquajtura Vijë e Fodosit, që do të qëndrojë de fakto edhe në ditët tona në tërë zhvillimet ekonomike, shoqërore dhe pse jo edhe në konfliktet ushtarake. Iliria u përfshi në Perandorinë Bizantine me qendër Kostandinopojën dhe qëndroi nën të afro dhjetë shekuj. Pikërisht me Bizantin nis Mesjeta shqiptare dhe vazhdon deri më 1506 me pushtimin e plotë të Shqipërisë nga osmanët. Një nga të katër provincat në të cilat u nda Iliriku, ishte Prevali. Në këtë provincë me qendër në Shkodër, bënte pjesë Zadrima e asaj kohe. Në këtë periudhë u ndërtua një rrjet rrugor i rëndësishëm që vinte nga brigjet lindore të Adriatikut dhe vazhdonte në thellësi të Gadishullit Ballkanik, duke lidhur qytetet kryesore dhe zona me interes për kohën. Si kolonë kryesore që i lidhte ato ishte Via Egnatia. Degëzimet e saj ndiqnin luginat e lumenjve. Rruga nga Lezha në Blinisht, Sapë, Naraç, Danje, ka qenë një rrugë mjaft e vjetër, ndërtuar në fillim të erës sonë. Më vonë kjo rrugë do të riparohej dhe posa kalonte Blinishtin merrte drejtimin përmes fushës deri sa degëzohej për në Danje, vijonte më tej në Shkodër dhe më tutje deri në Zeta (Diakle), prandaj quhej Via Zeta. Meqenëse Perandoria Bizantine u dha leje sllavëve të vendosen në Ballkan, ata e sulmuan Ilirikun midis viteve 610-626 deri sa e shkatërruan plotësisht. Më shumë sllavë u vendosën në Ilirinë e Veriut, popullsia e së cilës nuk i bëri ballë asimilimit. Prevali humbi si emër dhe provinca u quajt Diakle dhe Zeta. Harta ekonomike ndryshoi shumë dhe shoqëria bëri një hap përpara. Në këtë kohë u zhdukën emrat e fiseve dhe formohen krahina jo vetëm me emra, por edhe me rite, zakone e norma të marra pothuajse nga tërë bashkimi i qendrave të banuara. U krijua një unitet mbi bazën e gjuhës, të territorit dhe të kulturës, por gjithnjë duke u mbështetur mbi një jetë të brendëshme ekonomike krahinore, duke u bazuar edhe në tregun dhe marrëdhëniet martesore, të cilat janë ruajtur deri vonë. Nga historia e Shqipërisë mësojmë se për periudhën historike nga shekulli VI-IX nuk gjenden dokumente dhe ilirët nuk përmenden më. Biles pati historianë e studiues të ndryshëm që i quajtën si të zhdukur ose të romanizuar, se në dokumentet bizantine popullsinë vendase e quajnë arbër dhe vendin Arbëri, por vazhdimësia Iliro-Arbëre-Shqiptare vërtetohet katërcipërisht nga të dhëna arkeologjike, gjuhësore dhe etnografike. Nëse në lashtësi ishte Gajtani nga kjo krahinë që rreshtohej nga vendet e rralla në Iliri që tregonte lashtësinë e banimit dhe në histori si “Kultura e Gajtanit”, tani duket se këtë detyrë po e kryen Kamani dhe ky hyri në histori si “Kultura e Kamanit”, duke dhënë kontribute të vlefshme në shkallë kombëtare dhe më tej. Zbulimet arkeologjike tregojnë për pasurinë e një kulture unitare, e cila do të emërtohet si kultura arbërore e këtij qyteti të Mesjetës së hershme. Kjo kulturë u zhvillua në Arbërinë Veriore dhe të Mesme në shekujt VI-VIII. Është vërtetuar katërcipërisht se arbërit janë bartësit e kësaj kulture. Po cilët janë tiparet themelore të kësaj kulture? Arkitektura e varreve, inventari i tyre dhe riti i varrimit. Këto zbulime na kanë dhënë një varg objektesh si: vegla pune, armë, stoli, enë prej balte etj. Stolitë janë me interes të veçantë, se lidhen mirëfilli me veshjen e sotme të gruas zadrimore, po ta zhveshim nga disa stilizime të thjeshta. Këto mjete zbukurimi janë prej bronxi, por edhe prej argjendi dhe të rrallat prej ari. Kjo tregon polarizimin ekonomik në Mesjetën e hershme edhe në trevat tona. Shumë na tërheqin vëthët, rrathët e qafës dhe gjerdanët. Motivet gjeometrike me të cilat janë zbukuruar stolitë arbërore vijnë nga fondi i kulturës ilire. Duhet të pranojmë se në të ka edhe elemente nga kultura e Romës dhe ajo bizantine, por e përpunuar nga ana e mjeshtërve vendas dhe e përshtatur me traditën arbërore. Në gjithë jetën ekonomike, në ndërtim dhe në përpunimin e bimëve, në veshje dhe në rite të jetës private të banorëve gërshetohen tradita e trashëguar vendase e influencuar nga ajo romake, bizantine dhe sllave në të gjithë jetën ekonomike të banorëve, në ndërtim e përpunimin e frutave dhe të perimeve, në veshje dhe rite të jetës private… Nga veshjet e antikitetit i arritën kulturës sonë të Mesjetës së hershme elemente me traditë mijëvjeçare. Zadrima ka një kontribut të veçantë në plan kombëtar në ritet e dasmës, të gëzimeve të ndryshme, duke pasqyruar lidhjet iliro-shqiptare nëpërmjet traditave të ruajtura në shekuj. Në dasmat në Zadrimë këndojnë të gjithë, ka valle masive, shkojnë të gjithë dasmorët meshkuj për të marrë nuse. Dasmorët lodrojnë mbi kuaj, lajmëtarët sjellin sihariqin në shtëpi të dhëndrit se po vjen nusja dhe gjithë gratë të shtëpisë dhe bijat e ardhura për dasëm dalin për të pritur nusen dhe e shoqërojnë atë me këngë në të gjithë fshatin, duke u kënduar këngë falenderimi atyre që qerasin krushqit me petulla, raki, mjaltë, djath, ullinj etj. A nuk përkojnë këto me dasmat e kreshnikëve si, p.sh. ajo e Zukut Bajraktar, i cili ka vetëm emrin të periudhës së myslimanizmit e të bajraqeve. Vallja e ngadaltë si dallga e detit e shoqëruar me fyej, zumare dhe bilbila është nga më të vjetrat në Ballkan. Ja dhe një kontribut tjetër që jep Zadrima në zhvillimin dhe emancipimin e shoqërisë së kohës, por edhe në ruajtjen e traditave. Ritet e dasmës në këtë zonë na shpien thellë në lashtësi, kur nusja grabitej nga burri jo si plaçkë lufte, po si e zgjedhur e tij. Në këtë krahinë këndohet kënga humoristike që shoqëron vallen po humoristike masive, e cila është e pakët në Ballkan dhe në shkallë kontinenti. Mijëvjeçari i dytë është i pasur me dokumente edhe për këtë krahinë. Diaklea filloi të zgjeronte territoret e saj edhe në Shqipërinë Veriore. Qendër kishte Shkodrën dhe kufiri i saj jugor ishte lumi Drin. Edhe rreziku norman u hap për Arbërinë. Pas shumë luftërash Buemudi u detyrua të largohej nga Shqipëria dhe përsëri kufiri u vu në Drin. Krahinat në veri të tij mbetën nën shtetin serb të Zetës, kurse ato poshtë mbetën nën Bizantin. Shohim se shtete të fuqishme në periudha të caktuara kufizohen në Drin, duke e ndarë krahinën më dysh. Por zakonet e traditat, veshja e ritet e ndryshme ruhen me fanatizëm, duke mos pranuar kurrë asimilimin. Gjatë zhvillimit të marrëdhënieve feudale (shek. IX-XI) u shfaqën qendra të reja qytetare. Ndër ata qytete që përmenden në historinë e Shqipërisë është edhe Sarda. Në lashtësi kjo ishte themeluar si qendër banimi nga fisi i Sadeatëve, mendojmë se që në lashtësi ajo kishte qenë qytet, por ishte zhuar dhe zhvilluar përsëri si qendër qytetare si shumë qendra të tjera në këtë trevë. Principata e Arbërit ishte shteti i parë shqiptar. Epiqendra e kësaj principate qe familja feudale e Blinishtëve, domena kryesore e së cilës ishte fshati Blinisht i Zadrimës, emrin e të cilit e bartnin si mbiemër. Anzhuinët e arrestuan Vladi Binishtin dhe e dërguan në Brindizi për lidhjet e tij me serbët. Pasi ai u pajtua me Anzhuinët, këta i siguruan pronat, i dhanë një titull nderi që i siguronte më shumë privilegje se feudalëve të tjerë vendas. Më vonë, nipit të Vladit, Guljelm Blinishtit, i japin postin e marshallit të Arbërit. Kështu në shekullin XIV tradita shtetërore shqiptare u ngrit në një shkallë më të lartë. Pas vitit 1336 S. Dushani pothuajse pushtoi tërë Ballkanin. Ai shpronësoi pronarët shqiptarë dhe i largoi nga vendi, kurse pronat ua kaloi serbëve. Afërsisht në këtë kohë humbet familja feudale e Blinishtëve, se pas vitit 1319 nuk takohet më në dokumentet historike. Danja, Sapa, Blinishti, Shirgji etj., bëhen sheshe politike dhe ushtarake si dhe vende ku gërshetohen interesat e të fortëve të këtyre trevave. Kundër veprimtarisë së S. Dushanit u ngrit popullsia vendase e Diaklesë. Ajo ngriti krye për të mbrojtur pronat e trojet. Kryengritja drejtohej nga bujari zadrimor Dhimitër Suma. Bujarët shqiptarë dhe të huaj shfaqnin gjithnjë interes për këtë krahinë. Kështu Helena e Rashës (bijë e kontit Balduin të Flandrës, Francë dhe mbretëreshë e Serbisë) në gjysmën e dytë të shekullit XIII riparoi rrugën Lezhë-Shkodër, duke u kujdesur që t’u vinte objekteve të rëndësishme emra serb, si Ura e Shkinës, ndërtoi kishat e Balldrenit, të Kakarriqit dhe të Blinishtit. Ajo drejtoi një panair të madh në Shirgj, të cilin e frekuentuan tregtarë të ardhur nga të dy anët e Adriatikut. Më 1443 Nikolla Dukagjini çliroi së pari qytetin e Danjes për arsye të qarkullimit dhe të interesave doganore. Mesjeta e vonë është periudhë zhvillimi të suksesshëm për Zadrimën, por ajo ndodhet gjithnjë përballë rrezikut të pushtimit nga venedikasit, serbo-malazezët dhe feudalët shqiptarë. Republika e Shën Markut tregonte gjithnjë interes për këtë krahinë dhe qytetet e saj, se nëpër të kalonin mallra dhe gëlonte tregu i produkteve jo vetëm të saj, por i gjithë Veriut të Shqipërisë. Republika e Venedikut ngjante si gjarpër, herë ndihmonte dhe bashkëpunonte me shqiptarët, herë u fuste thikë pas shpine. Shohim se interesat e saj dalin herë hapur, herë fshehur. Ata janë të interesuar shumë për qytetet Shkodër, Lezhë, Danje, Sapë, Shirgj etj. Kjo republikë kërkon të lidhë miqësi me princër që zotërojnë këta qytete. Nga një dokument i muajit gusht 1399, mësojmë se Senati i Venedikut kishte aprovuar vendimin për të lidhur miqësi sa më të ngushtë me bujarin shqiptar nga Danja, Dhimitër Jonima. Bozhiqi bën përpjekje që këtë bujar ta bëjë malazez, duke cituar se ishte nga familja e Cernojeviqëve, por vetë akti burimor tregon se Dh. Jonima ishte bujar shqiptar nga Danja. Veprimtaria e Republikës do të gërshetohej me atë të rektorit të vet në Shkodër, që të lidhej me prijës e bujarë shqiptarë të zonës së Zadrimës, natyrisht krahas dhe disa zonave të tjera me interes. Kështu Republika miratoi veprimet e rektorit, i cili i premtoi Koje Zaharisë (prijës i Danjes) përkrahje dhe lidhi marrëveshje me Dhimitër Jonim Shqiptarin, siç shprehet dokumenti i kohës. Më vonë mësojmë se në këto treva sundonin Dukagjinët. Më 1417 rektori i Shkodrës hyri në marrëveshje me Gjergj Dukagjinin, i cili si zot i Sapës dhe i Danjes i dha Sinjorisë si prona fshatin Balldrini me 11 shtëpi dhe Kakarriqin me 15 shtëpi. Në veprën e M. Shuflait mësojmë se Republika e Shën Markut ishte shumë e interesuar si gjithnjë për Danjen buzë Drinit dhe Shazin buzë Bunës. Asaj i kishte premtuar Gjergji II Balsha, por sundimtari i tyre ishte Koje Zaharia, i cili nuk pranonte t’i jepte kundrejt çfarëdo çmimi. Edhe në periudhën e Skënderbeut, Zadrima ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm. Pranë e pranë ishin dy principata të vogla, por me shumë interesa: njëri si pikë doganore e qarkullimit të dendur urban, ndërsa tjetra si vend i begatë për jetesë. Po ta vështrojmë që në lashtësi nëpërmjet gojëdhënave, Zadrima ka pasë gra e vajza të bukura, duke nisur nga Ashta e Zhavorrinës e deri te Irena që u përdor si pretekst në mes të Dukagjinëve dhe Zahariajve. Irena e bukur ishte bijë e prijësit të Zadrimës Lekë Dushmani, i cili nuk kishte fëmijë tjetër përveç Irenës, kështu që trashëgimia do t’i mbetej asaj dhe atij që do të martohej me të. Këto të dyja ishin principatat më të lakmueshme, jo vetëm për Dukagjinët e Skënderbeun, por kryesisht për venedikasit, të cilët duke përdorur në pamjen e jashtme bukurinë e Irenës e ndërsyen dukagjinët kundër pinjollit të vetëm të Danjes, Lekë Zaharisë, megjithëse vetë Irena, familja e saj dhe kleri vendas kërkonin që ajo të martohej me L. Zaharinë. Por Zadrima ishte principatë e begatë dhe Irena ishte e bukur, e zgjuar dhe i kishte hije derës së madhe të Dukagjinëve të kishin një nuse të tillë si ajo. Lekë Zaharia, Irena dhe të dy familjet që u bënë krushq qëndruan në të tyren për ta martuar Irenën me Lekë Zaharinë. Por a mposhtej krenaria e kthyer në mendjemadhësi e Nikollë Dukagjinit! A ndalej intriga e ndërtuar nga venecianët për të dobësuar Skënderbeun dhe për të pasë influencën e tyre në këto zona?! Kështu prijësit të Danjes iu ngrit prita, kur po kthehej nga kulla e Zadrimës, ku kishte nënshkruar kontratën e martesës me Irenën, u vra kur po kalonte pyllin e Kovinenit afër Drinit. Kjo vrasje ngjalli indinjatë te tërë popullsia shqiptare dhe te të gjithë prijësit e tyre, veçanërisht te Skënderbeu. Pas vrasjes së Lekë Zaharisë u kuptua fare qartë se kush ishin organizatorët e vrasjes dhe qëllimi e roli i Republikës së Venedikut. Në mes Venedikut dhe Skënderbeut pati një duel të gjatë se kush ta merrte Danjen dhe në fund pas shumë hilesh zotëruese e saj u bë Republika e Shën Markut. Zadrima në këtë kohë luante një rol shumë të madh në jetën politike dhe ekonomike të qyteteve Shkodër dhe Lezhë si dhe për tërë principatat e Lidhjes së asaj kohe. Ajo ishte furnizuesja kryesore e tregjeve të këtyre qyteteve me drithëra, perime, mish, ullinj, prodhime bulmeti etj. Duke pasur një veprimtari të gjerë antiturke të klerit të Dioqezës së Sapës dhe mbështetjen e Vatikanit për veprimtaritë politike patriotike pothuajse u bë epiqendra e princave të Lidhjes dhe e vetë Skënderbeut. Shumë nga takimet me princër shqiptarë i bënte në kullën e Zadrimës, shumë nga ditët e pushimit heroi i kalonte në kullën e Zadrimës. Pas vdekjes së Skënderbeut, si mbarë principatat shqiptare, u pushtua nga turqit. Qëndresa e kësaj krahine kundër pushtimit qe stoike dhe i kushtoi shumë humbje në njerëz, sa popullsia e saj u përgjysmua. Edhe ata që shpëtuan u detyruan të largohen në male për t’i shpëtuar ndëshkimit fizik. Kleri katolik, forca perëndimore antiturke dhe patriotët shqiptarë organizuan një lëvizje të fuqishme antiturke. Epiqendra e saj qe krahina e Zadrimës dhe drejtues qenë intelektualët euriditë të shek. XVII. E gjitha kjo veprimtari qe preludi i kuvendeve që do të organizoheshin në gjithë Arbërinë. I pari kuvend i organizuar për të konsoliduar dhe drejtuar kryengritjen antiturke u bënë kishën e Shënmërisë së Matit më 7 nëntor 1594, për të hartuar projektin e kryengritjes antiturke. Detyra të rëndësishme iu ngarkuan peshkopit Nikollë Mjekashi për të siguruar përkrahjen e papatit dhe të Perandorisë Austrohungareze. Kalorësve Tomë Plezha dhe Mark Gjini prej Zadrime iu ngarkuan detyrat e organizimit dhe të drejtimit të kryengritjes. Për të kërkuar aleatë dhe armë u dërgua në Venedik kalorësi Tomë Plezha. Më 3 shkurt 1595, fshehurazi venecianëve, Toma u takua me të dërguarin e Papës dhe i paraqiti atij projektin e kryengritjes dhe kërkesat e nevojat e kryengritësve. Nga një relacion i 4 majit 1596 mësojmë se kryengritësit kanë sulmuar Shkodrën dhe Lezhën, por kanë dështuar para forcave të shumta të Turqisë, por edhe nga përçarja që futën venedikasit ndërmjet kryengritësve si dhe nga informacioni që i dhanë perandorisë turke në lidhje me këtë kryengritje. Nga ky informacion turqit forcuan bregdetin. Për këtë arsye shqiptarët organizuan një kuvend tjetër në Blinisht të Zadrimës në manastirin e Shejtes Trini, e pagëzuar Shandertat (at. Santatrinitatem). Ky kuvend kërkoi ndihmë për shpëtim nga turku prej perandorisë Austrohungareze, një nga shtetet më të fuqishme të asaj kohe. Por përsëri venedikasit i kapën relatorët dhe çështja shqiptare pësoi humbje të madhe. Kuvendi i tretë ndërkrahinor u organizua në Derjan të Matit në vitin 1602. Pati përfaqësim tepër të gjerë. Nga 14 krahina të mëdha të Shqipërisë së Veriut, të Mesme dhe pak nga krahinat e Jugut. Ai vendosi t’i kthejë popullit lirinë si në kohën e Skënderbeut. Edhe këtë kuvend e drejtoi zadrimori Nikollë Bardhi nga Bardhajt e Sapës. Pas këtyre kuvendeve pati një lëvizje masive me propagandë e veprimtari tepër të organizuar nga partiotët dhe kleri katolik. U hapën shkolla në gjuhën shqipe dhe mësues në to u bënë priftërinjtë. Duhet të hynin idetë e Rilindjes për të emancipuar shoqërinë shqiptare të kohës, u botuan libra, u organizuan edhe kuvende të vogla në krahina e zona që idetë e kryengritjeve të shkonin deri te njeriu më i thjeshtë. Mund të themi se kjo lëvizje pati një organizim të përsosur e drejtim intelektualësh. Në vitet 20-30-40, kjo lëvizje arriti nivele të larta zhvillimi nën drejtimin e patriotëve e intelektualëve të ngarkuar me detyrat e ipeshkëvinjve Pjetër Budi nga Guri i Bardhë i Matit dhe Frang Bardhi nga Nenshati i Zadrimës. Në këtë kohë Shqipëria ka krijuar lidhje të afërta me disa vende perëndimore antiturke. Megjithë trysninë edhe presionet turke, zhvillohet tregtia, shkëmbehen mallra dhe qarkullojnë njerëz kryesisht nëpërmjet ndihmës së klerit katolik. Kolombi solli nga Amerika në Evropë farën e misrit. Ajo u mboll për herë të parë në Itali e pastaj u përhap në të gjithë Europën. Në Shqipëri u mboll për herë të parë në zonën e Blinishtit të Zadrimës. Këtë na e tregon Frang Bardhi në relacionet e vitit 1641 (6 prill), ku shkruhet se në fshatrat e Zadrimës është përhapur gruri dhe meli, kurse në zonën e Blinishtit edhe kultura e sorgos, që do të thotë misër. Kjo ishte krahinë e begatë në prodhime bujqësore dhe në pemtari. Këtu janë rritur të gjitha frutat, duke përjashtuar argumet. Këtu është rritur hardhia gjashore që për shumë kohë është quajtur “rrush vendi”, të cilin më vonë do ta kultivonin më mirë fshatarët e Kallmetit dhe do të pagëzohet me emrin “rrush Kallmeti”. Frang Bardhi na njofton se famullia e Shën Shtjefnit të Blinishtit ishte më e pasura në të gjithë famullitë e Veriut të Shqipërisë. Duhet mbajtur parasysh se Veriu i asaj kohe fillonte në Nish dhe vinte në afërsi të Zetës duke shkuar në juglindje deri në Vardar. Por presioni dhe dhuna e qeveritarëve turq nuk pushoi në këtë zonë. Edhe qëndresa e popullit ishte e pathyeshme. Kjo qëndresë shkaktoi humbje të mëdha në njerëz dhe në materiale. Një gojëdhënë na thotë se turqit dogjën një furrë gëlqereje me trupat e Zadrimorëve dhe të krahinave përreth në fshatin Mjedë për të detyruar popullsinë të kthehej në fenë myslimane. Mbase gojëdhëna është e hiperbolizuar, por njëkohësisht tregon edhe qëndresën stoike të popullit tonë për të ruajtur etninë dhe në këtë kohë ishte bërë një identitet “fe e atdhe” për shqiptarët, se të dy palët që të mbroheshin nga turku kishin nevojë dhe të gjithë këtë qëndresë e ideonin dhe e ushqenin me mendimin teorik klerikët shqiptarë. Qëndresa e kësaj popullsie kundër turqve shkaktoi humbje të mëdha dhe në materiale. Gjatë luftës popullsia u përgjysmua. Edhe ata që mbetën, u detyruan të largohen në zonat malore përreth për t’i shpëtuar zhdukjes fizike. Tokat mbetën shkretë, u zhdukën vreshtat dhe u krijuan pyjet. U shpopullua edhe Shkodra, kurse Lezha u katandis në një fshat. Në këtë kohë vetëm nga fshati Blinisht janë larguar 13 fise, të cilët janë vendosur nëpër qytete, por edhe në fshatra të tjera nëpër Zadrimë, si në Gjadër apo Nenshat. Qendra e sundimit të Dukagjinëve u zhduk krejt dhe këtë fat pothuajse e pësoi edhe Danja. Pas vitit 1506 mësojmë se shumë shqiptarë largohen nga krahina për në qytetet, kryesisht në Ilirinë e Veriut, edhe përtej detit në Itali. Viti 1570 njihet si viti i hyrjes së myslimanëve në Zadrimë dhe në qytetet Lezhë e Shkodër. Në këtë krahinë ata vendosen në tokat e braktisura ose spostohen katolikët për t’u bërë vend atyre. Po në këtë vit tentohet për ta pushtuar, por nuk kishin rënë kështjellat e qyteteve dhe kështu sa hynin dhe iknin, se kishin frikë të qëndronin. Këtu erdhën edhe banorë të besimit katolik nga malet përreth dhe nga Kosova. Të ardhurit ishin edhe prej atyre që ishin larguar më parë, kur erdhën turqit dhe tani ktheheshin në trojet e tyre, por të asimiluar nga ana krahinore nga vendet nga vinin. Tani ishte hapur një kontradiktë e thellë në mes të banorëve vendas të mbetur në krahinë dhe feudalëve, njëra palë për t’u mbrojtur, kurse tjetra për të zhvatur. Nga shtimi i popullsisë me malësorë e shtoi qëndresën antifeudale në veçanti dhe antiturke në përgjithësi. Kjo vazhdon të jetë një krahinë urbane, biles me qarkullim të dendur për kohën. Më 1591 përmendet një han në Zadrimë (karvanara), ku bujtin udhëtarë e tregtarë të ndryshëm, kryesisht të viseve veriore që tregtonin në Durrës, Shëngjin, Lezhë, apo më larg. Ky han ka qenë në Blinishtin e vjetër shumë më parë se kjo datë e lartpërmendur. Themelet dhe rrënojat e këtij hani gjenden edhe sot në të njëjtin vend. Pranë tij është edhe sot një rrap i vjetër që ka qitë punila deri poshtë te rrënjët. Ai është mbi 600 vjeçar. Grindja në mes të banorëve dhe feudalëve vendas u thellua shumë pas ardhjes së malësorëve dhe bashkimi i interesave në mes të të ardhurve dhe vendasve. Kjo grindje e detyroi Sulltan Suljemanin e Dytë që t’i njohë kësaj krahine një pozitë më të privilegjuar. Kështu në fillim të shekullit XVII Zadrima u shpall “Vakëf” (pronë direkte e Sulltanit); Sulltanit i shkonin direkt të ardhurat e saj. A ishte vetëm kryengritja e banorëve që bëri këtë arritje për këtë zonë apo edhe ndonjë arsye tjetër? Dihet se kjo krahinë ishte e begatë në prodhime bujqësore dhe blegtorale. Prodhimet e bulmetit ishin nga më cilësoret në të gjithë perandorinë turke, mjalti, rrushi, bukëfiket kishin gjithashtu përqindjen më të lartë të sheqerit. Prodhonte të gjitha llojet e frutave si fiq, kumbull të butë e rrumbullake, ftua, pjeshkë, mollë, zerdeli, kajsi, ullinj, dardhë, kimçë, shegë etj. Verërat, djathi, bukëfiket, gjalpi, frutat që ruhen për dimër i shkonin si pronë direkte atij. Zadrima administrohej nga Xhabija dhe kadiu i krahinës të emëruar prej sulltanit për një kohë të caktuar, natyrisht e llogaritur në vite. Feudalët vendas dhe të huaj nuk ishin dakord me këtë ferman. Për t’u hakmarrë dhe për t’i detyruar zadrimorët të mos kërkojnë më tej këtë privilegj organizuan sulme grabitqare e shkatërruese siç qe ai i vitit 1610 dhe të tjera të mëvonëshme. Nga ky qëndrim i feudalëve, veçanërisht i atyre vendas, sulltan Sulejmani i Dytë dhe pasardhësit e tij u detyruan të nxirrnin për 100 vjet 500 fermane që e mbanin Zadrimën vakëf të sulltanit. Kjo tregon edhe rolin e madh ekonomik dhe politik që luante Zadrima në atë kohë si qendër shumë e rëndësishme e klerit katolik, të cilit turqit i trembeshin shumë, si krahinë e pasur për të cilën luftonin edhe feudalët vendas më me influencë, si krahinë që ishte në mes të dy qyteteve më të rëndësishme në Veri të vendit, se përshkohej nga një rrjet i mirë urban për kohën, si portë kryesore e zonës verilindore, duke filluar nga Kosova Veriore. Prandaj qe edhe një nga krahinat e pakta të Perandorisë Osmane që nuk u vendos sistemi i Timarëve. Por feudalët vendas mbetën të papajtueshëm me këtë status dhe bënë të gjitha përpjekjet për ta futur nën zotërimin e tyre. këtë e realizoi veziri i parë shqiptar i pashallekut të Shkodrës, Mehmet Pashë Bushati nga bushatlinjtë e Shkodrës, nga fshati që i bartnin mbiemrin. Ai e realizoi këtë rreth viteve ’80 të shek. XVIII. Por mbas pak kohësh edhe ky qeveritar osman u detyrua t’i njihte kësaj krahine pozitën më të privilegjuar që kishte ajo me simotrat e saj, duke mos vendosur përsëri sistemin e timareve si më parë. Përsëri feudalët vendas nuk u kënaqën, kështuqë erdhën duke ia shtuar taksat dhe duke varfëruar jetën e fshatarëve. Rrethanat që kishin nisur rrugën e krijimit në fillim të shekullit XVII, u acaruan në kulm dhe u bënë shkak për një pakësim të popullsisë në Zadrimë. Shumë familje vajtën në qytetin e Shkodrës, por edhe në Durrës, Tivar e Dubrovnik (Raguzë). Pati edhe familje që kapërcyen detin dhe u vendosën në Trieste apo në Venecia. Nëse shpopullimi i fundit të shekullit XV dhe i fillimit të shekullit XVI u bë për një periudhë të shkurtër, se ishte i ngutshëm, kjo shpërngulje pati ngadalësi. Sigurohej vendi, puna e jetesa pastaj bëhej lëvizja. Kjo shpërngulje zgjati afro 200 vjet deri në fillim të shekullit XIX. Ky shpopullim nuk qe aq i madh sa i pari. Banorët që u larguan dhe u vendosën në qytetet shqiptare treguan se vinin nga një zonë e zhvilluar, se bartnin veçori mirësjelljeje të njerëzishme si fqinjësia e mirë, respekti, toleranca, dashuria për punën dhe për dijen. Familjet e ardhura nga Zadrima u bënë dominante në qytetin e Shkodrës. Emrat e të gjithë fshatrave të Zadrimës (duke përjashtuar Blinishtin) që nga sakji më jugor i saj Merqi, Raboshtë, Balldre e deri në rrethinat e qytetit familjet më të dëgjuara, veçanërisht ato intelektuale, kanë si mbiemër emrin e njërit prej këtyre fshatrave të kësaj krahine. Ndonjë i tillë gjendet edhe në Ulqin, Tivar apo Dubrovnik. Kjo shpërngulje solli rezultate mjaft negative për këtë krahinë, sa shumë fshatra u zhdukën si: Zhavarrina, Kangagjeli, Bundeja, Raska, Dukajt, Bunejt, Mjeda e Sipërme etj. Disa prej tyre edhe ndërruan vend për arsye të sëmundjeve shfarosëse si lija, kolera, mortaja, hasalleku (një sëmundje e panjohur) por edhe nga përmbytjet e lumenjve Drin e Gjadër. Të larguarit shkuan në kodra dhe në vende më lart mbi nivelin e detit si Blinishti, Pistulli, Pirajt, Paçrami, ose zbritën nga malet e kodrat më pranë rrugëve e shërbimeve si Nenshati. Në këtë kohë u krijuan edhe fshatra të tjera si Paçrami, Baqli, Fishta, Shelqeti etj. Pjetër Gjoni
Amoraliteti i klasës politike në 12 vite tranzicion Mbas 12 vitesh tranzicion, shoqëria shqiptare gjendet e zhgënjyer me klasën e vet politike e cila e ka përfaqësuar në mënyrë të pandershme. Ajo jo vetëm nuk e ka mbajti asnjëherë premtimin dhe kontratën, por jo rrallë, me pafytyrësinë dhe amoralitetin e saj ka vepruar kundër popullit të vet nga ajo ka origjinën. Ky realitet falso dhe mashtrues i ka rrënjët në të kaluarën e pashembullt që përjetoi shoqëria shqiptare në 50 vite të diktaturës. Klasa politike shqiptarenë 12 vitet erdhi si rezultat i shpërbërjes ose copëtimit të partisë së punës mbas viteve 90-të. Ajo mban vulën e Ramiz Alisë, i cili është dhe ideatori i krijimit të saj sipas marrëveshjes së Katovicës të servirur nga Gorbaçovi. Dënimin kapital që e pësoi Nikolla Çaushesku dhe përkrahësit e tij besnikë ishte jo vetëm një mësim, por edhe një shans për Ramiz Alinë. Ky i fundit jashtë vullnetit të tij u tregua i moderuar për të shpëtuar veten dhe njerëzit e diktaturës. Ai dhe njerëzit e tij pranuan për momentin, marrëveshjen për kalimin e pushteteve në rrugë paqësore në duart e sigurta të njerëzve më të besueshëm të të njëjtit lloj. Këto të fundit do të shanin, do të mallkonin me tërë forcën e tyre të parët e tyre. Dikush edhe do të pranonte ndonjë dënim të vogël me qëllim që populli të qetësohej dhe më vonë si shpërblim i sjelljes të rifitonin privilegjet e humbura. Ndryshimi nuk erdhi papritmas. Çdo gjë ishte parashikuar në kohën e duhur dhe “baballarët e kombit” ishin përgatitur për këtë ndryshim. Kështu i zoti i shtëpisë ishte përgatitur për dasmën dhe nxitoi të ftonte dasmorët pasi tryeza ishte shtruar. Në krye të tryezës qëndronte i zoti i shtëpisë ndërsa në të majtë dhe në të djathtë qëndronin dy miqtë më të ngushtë të të zotit të shtëpisë të cilët ishin miq prej kohësh. Nuk e dio nëse qitën short në zënien e vendeve apo ishte preferenca e të zotit të shtëpisë pasi burri që rrinte në të djathtë kishte të njëjtën origjinë me të zotin e shtëpisë. Miku që rrinte në të majtë u quajt i majtë ndërsa ai që rrinte në të djathtë u quajt i djathtë. Pastaj në të majtë dhe në të djathtë vijonin miqtë e tjerë të cilët u vendosën me radhë sipas rëndësisë dhe miqësisë që kishin me të zotin e shtëpisë. Burri që rrinte në të djathtë ishte i përzgjedhuri i të djathtëve dhe do të përpiqej që dasma të shkonte sa më mirë që i zoti i shtëpisë të nderohej. Kështu do të veprote edhe i përzgjedhuri i majtë. Kjo marrëveshje ishte bërë që në fillim dhe kishin rënë dakord edhe dasmorët e tjerë. I zoti i shtëpisë vuri re se në të djathtë kishin tepruar edhe shumë karrige të tjera dhe tryeza duhej mbushur plot. Atëherë ai dha urdhër që të thirreshin edhe të ftuar të tjerë të clëve ua kishte borxh prej kohësh. Ai donte që të gjithë të mbeteshin të kënaqur. Dasma u bë aq e madhe sa në tryezë erdhën edhe të paftuar. Por populli thotë: I paftuar, i papërcjellur. Tashmë dasma ishte gati për të filluar. Në mesin e tavolinës qëndronte një kulaç i madh i gatuar qysh më parë për të ftuarit. Kulaçi, sipas traditës së vjetër të baballarëve në mënyrë simbolike përfaqësonte mollën e Evës dhe të Adamit. Ata të cilët do të hanin nga kulaçi bëheshin vëllezër gjaku dhe e kishin për detyrë të nderonin të zotin e shtëpisë. Kulaçi sipas zakonit të ri ishte ndarë në dy pjesë ku gjysma e majtë ishte shumë më e madhe se gjysma e djathtë megjithëse në të djathtë të tavolinës ndodheshin më shumë njerëz pasi aty ndodheshin edhe të paftuarit e shumtë. Këtu dukej qartë se ishte bërë një hile e madhe nga i zoti i shtëpisë duke i dalluar të ftuarit e dasmës. Në fillim mori gjysmën e vet burri që rrinte në të majtë të të zotit të shtëpisë dhe ua ndau racionet sipas radhës dhe nuk patën probleme mes njëri-tjetrit. Pastaj i erdhi radha dhe mori gjysmën tjetër burri që rrinte në të djathtë. Ai megjithëse i pakënaqur, filloi të bënte atë që bëri burri në të majtë, pasi ai kishte më eksperiencë në këto gjëra. Por pa shkuar tek gjysma e të ftuarve, kulaçi u mbarua dhe burri në të djathtë u gjend në hall dhe i turpëruar para të ftuarve të vet. Ai, për këtë shkak me gjithë premtimin e dhënë filloi të protestonte te i zoti i shtëpisë. Të ftuarit dhe të paftuarit u rebeluan dhe filluan të mbështetnin me protesta burrin që qëndronte në krye të tyre, rebelimi nuk ishte vetëm kundër të zotit të shtëpisë, por edhe kundrejt të majtëve që mbushën barkun plot dhe mbanin edhe teprica. Edhe të majtët duke mbrojtur të zotin e shtëpisë u treguan më besnikë ndaj tij e filluan t’ua kthenin të djathtëve me të njëjtën monedhë. Njëri nga të paftuarit e djathtë i pakënaqur nga i zoti i shtëpisë, kërcënoi se do ta nxirrte nga shtëpia atë dhe do të bëheshin vetë zotër të shtëpisë, pasi ai u kishte shumë borxhe atyre. I zoti i shtëpisë ndërhyri menjëherë duke i thënë të paftuarve që të mos nguteshin pasi ata nuk i dinin të gjitha. Ata nuk e dinin marrëveshjen që kishte lidhur i zoti i shtëpisë me dasmorët. Të paftuarit ishin shumë. Disa e morën vesh marrëveshjen qysh në fillim, disa vdiqën dhe nuk e morën vesh asnjëherë, dhe disa të tjerë nuk e kanë marrë vesh ende këtë marrëveshje. Ata që e morën vesh në fillim u nxorën jashtë nga i përzgjedhuri i të djathtëve. Ka edhe nga ataq që preferuan të heshtnin pasi ato mund ta pësonin si të tjerët. I zoti i shtëpisë nga frika e të djathtëve i ftoi të majtët edhe për shkak të lidhjeve më të ngushta që kishte me ta, të merrnin nga pasuria e shtëpisë sa të mundnin, para se të zaptonin të djathtët e rebeluar, për shkak të borxhit të vjetër që u kishte atyre. Dhe ashtu u bë. I zoti i shtëpisë e la shtëpinë e shkretë dhe iku duke ua lënë bosh në duart e të djathtëve. Edhe të djathtët morën çfarë gjetën, atë çfarë u kishte tepruar të majtëve dhe u bënë zotër të shtëpisë. Të djathtët të gjendur me duar bosh filluan të kërkonin dhe të lypnin ku të mundnin, pasi ato premtuan se do të jenë besnikë ndaj bukës së dhënë. Por përsëri punët nuk po shkonin mirë. Të zotët e shtëpisë duke menduar më shumë për veten po tregoheshin egoistë dhe të padrejtë edhe me të majtët por edhe brenda anëtarëve të familjes së tyre. Kështu ata po tregoheshin mosmirënjohës dhe jo besnikë ndaj bukës së dhënë dhe bukëdhënësit për këtë shkak vendosën t’i ndërpresin ndihmat e tyre. Të majtët po tregoheshin më të kujdesshëm dhe po përfitonin nga sherri në mes të të djathtëve. Udhëheqësi i të djathtëve nuk po tregohej besnik as ndaj të vetëve, ndoshta për shkakun e premtimit të dhën dhe kjo u interesonte të majtëve. Udhëheqësi i të djathtëve i gjendur në krizë besimi vendosi t’ua mbyllë gojën të vetëve duke u dhënë letra me vlerë të cilat do t’ua kthente më vonë në pasuri. Por kjo nuk ndodhi asnjëherë dhe të djathtët u zemëruan më shumë ndaj udhëheqësit të tyre. Ky i fundit u mjaftua duke u dhënë pjesë të pasurisë vetëm atyre që mbante lidhje të vjetra dhe atyre që nuk po i nxirrnin probleme. Të tjerëve u tergoi forcën dhe i përçau për t’i sunduar më lehtë. Të majtët zotëronin pjesën më të madhe të pasurisë dhe e dëgjonin më shumë të zgjedhurin e tyre dhe për këtë shkak udhëheqësi i të djathtëve ua futi në burg të zgjedhurin e tyre. Por ata jo vetëm s’e braktisën të zgjedhurin e tyre, por qëndruan edhe më shumë pranë njëri-tjetrit. Të majtët duke përfituar nga nevoja e të djathtëve ua morën edhe atë pak pasuri që u kishte mbetur duke u premtuar shumëfish dhe për këtë të djathtët morën garanci nga udhëheqësi i tyre i cili përsëri i lanë baltë të vetët. Të majtët u forcuan aq shumë saqë ato ishin në gjendje t’ua merrnin edhe shtëpinë të cilën e kishin humbur në fillim. Dhe ashtu u bë. Edhe pse u bë luftë nga të djathtët, ata e dorëzuan shtëpinë lehtë duke ua lënë bosh ashtu siç e kishin marrë në fillim. Të majtët vazhdojnë të jenë të zotët e shtëpisë të trashëguar nga baballarët. Pasuria e tyre vazhdon të shtohet me shpejtësi pasi të ftuar janë pak ndërsa të korra janë shumë. Të djathtë vazhdojnë të punojnë si më parë në shërbim të të majtëve. Më në fund plani i të zotit të shtëpisë u bë realitet. Të zgjedhurit e mbajtën fjalën dhe e morën shpërblimin sipas premtimit të dhënë. Vërtetë që kulaçi u bë mollë sherri. Tani udhëheqësit e këtij populli i sundon mëkati dhe s’ka asnjë mundësi për pendim. Plani i Katovicës, tashmë është realizuar me sukses. E ashtuquajtura e majtë tashmë përfaqëson kapitalizmin, shtresën e të pasurve në Shqipëri. E ashtuquajtura e djathtë përfaqëson të majtën shqiptare pasi ajo përbën shtresën e të papunëve dhe të varfërve të cilët kanë nevojë për përkrahje ekonomike nga shteti. Të ashtuquajturit të majtë do të vazhdojnë të mbajnë pushtetin pa shtet, deri sa ato të deklarohen të djathtë. Të majtëve sot nuk u intereson shteti pasi ato s’mund të ngrenë armët kundra vetes. Pozicionimi i tyre djathtas do të bëhet vetëm atëherë kur ato të ndjejnë nevojën e mbrojtjes së kapitalit. Vetëm atëherë do të kemi një vizion të qartë mbi fizionominë e klasës politike shqiptare, ku partitë politike do të zënë vendet e veta sipas interesave të kapitalit. Dhe nëse arrihet kjo, të djathtët e ri do ta keni më të lehtë mbajtjen e pushtetit, pasi ato zotërojnë kapitalin dhe gëzojnë mbështetjen e Europës. Por amund të arrihet kjo me një kapital të krijuar në rrugë abuzive në kurriz të një varfërie ekstreme. Ndoshta nuk kishte zgjidhje tjetër, pasi e majta shqiptare si trashëgimtare e partisë së punës kishte të lidhur rreth vetes maksimumin e inteligjencës, njihte mekanizmin e shtetit, kishte eksperiencë juridike dhe zotëronte kapitalin kolektiv në Shqipëri. Ndoshta këtë pati parasysh Gorbaçovi i cili u laurua edhe me çmimin Nobel. Por e keqja nuk qëndron këtu. E keqja qëndron te mëkati. E majta shqiptare vazhdon të jetë ateiste pa zemër, pa shpirt, në veprim. Ajo në vend që persekucionit t’i kthente borxhin dhe t’i kërkonte falje për të kaluarën, përkundrazi vazhdon ta diskriminojë jo vetëm ekonomikisht por edhe moralisht. Është kjo arsyeja që shoqëria shqiptare nuk mund të dalë nga gremina ku është fundosur. Një borxh të madh i kanë shoqërisë shqiptare e ashtuquajtura udhëheqje e të djathtës të cilët na çuan nga triumfi në zhgënjim. Mëkatin e ka e gjithë klasa politike shqiptare. Mëkatin e kemi të gjithë ne që zgjedhim e pranojmë dhe e duartrokasim të keqen. Klasa politike është produkt i një qytetërimi dhe nëfund të fundit përfaqëson vlerat e atij qytetërimi. Është për t’u përshëndetur politika e jashtme europerëndimore që ndiqet sot, por që s’ka asgjë të përbashkët me politikat dhe ecuritë e reformave brenda vendit. Vetëm zgjidhja e kësaj kontradikte do ta shpëtojë shoqërinë shqiptare nga kriza e besimit, zhgënjimi kolektiv dhe do të bëjë të mundur hapjen e portave për hyrjen e Shqipërisë në familjen europiane. Ing. Vasel Zefaj |
Nr. 42 i gazetës në print
| Bota tepër e vogël përballë Amerikës
-Hajde të kalojmë urën bashkë, – i tha elefanti një pleshti. Ashtu bënë, pleshti që kish hipur në vesh të elefantit, kur kaluan urën, thotë: -U tund ura nën peshën tonë. Elefanti e falenderoi. Në udhë kishin edhe dy ura të tjera. Edhe të dytën e kaluan bashkë. Në të tretën pleshti e la elefantin vetëm. Biles edhe iu kërcënua të mos e kalonte urën. Ja, kështu e konceptojmë ne ndarjen pro dhe kundër luftës mbi Irak. “Urat” drejt paqes, drejt jetës së lirë dhe prosperitetit në tërë globin ishin “tundur” bashkë. U nda Gjermania, Rusia, Franca e i hëngri fjalët Turqia. Biles edhe iu kërcënuan forcave aleate. U zemëruan keq vendet arabe për të cilat propaganda jonë deri para ca kohësh çirrej se janë shumë të fuqishme, shumë të pasura. Po le të flasim seriozisht, me fakte që besojmë s’ka asnjë budalla që mund t’i kundërshtojë. Amerika sot ka 4% të popullsisë së botës. Por ama fiks 25% të prodhimit botëror. Vendet islamike kanë 25% të popullsisë së botës dhe fiks 4% të prodhimit botëror. Edhe ky katër përqindësh do ishte i mjaftueshëm të paktën për të ngrënë bukë, por administrimi nën një diktaturë është ekstrem. Tashti, sikur të përjashtohet nafta, vendet islamike të tëra së bashku kanë një prodhim diçka më pak se Finlanda. Po Turqia që të paktën shqiptarët e njohin shumë të fuqishme, cila është? Prapë ne na pëlqejnë faktet. Ka një popullsi prej 65.7 milion banorë dhe një vdekshmëri foshnjore prej 35.3 për njëmijë. Të papunë janë 5.3 milion të popullsisë së aftë për punë, pasi fëmijët nën moshën 12 vjeç që shfrytëzohen kafshërisht në punë të vështira e me shpërblime as për të ngrënë bukë thatë, kalojnë shifrën e dy milionëshit. Pagesa mesatare në Turqinë e “fuqishme” është 122 milion Lira Turke ose 84 dollarë në muaj. Analfabetizmi është sot fiks 25% tek gratë dhe 7% tek burrat, pa folur për fëmijët. Borxhi i jashtëm i kësaj Turqie të “fortë” është prapë fiks fare 104.3 miliardë dollarë, ndërsa inflacioni 81.4%. Arsenali ushtarak që ne e dimë tepër të fortë është prapë fiks fare ky: 4500 blinda, 4200 topa, 4000 tanke, 60 helikopterë, 126 anije luftimi. Ja pra, kaq dhe vetëm kaq. Po ato të tjerat që i lanë vetëm në “Urë” forcat shumëkombëshe? Eh, tepër të vockla përballë Amerikës. E tundin urën në “veshin” e Amerikës apo jo? Po Shqipëria jonë ku po “lundron”, pasi po flitet shumë kafeneve këto kohë? Po, e ndjejmë veten krenar se jemi shqiptarë, pasi në Evropë futesh vetëm përmes Amerikës, përmes zotit të kësaj toke. Nëse Evropa don t’ia japë Shqipërisë “çadrën” në verë dhe t’ia marrë në dimër, Amerika ka çadra për tërë Globin. Ajo ka “çadra” paqeje, jete, ndërgjegjeje. Editorial nga Sokol Pepushaj Opinion Rrethi vicioz Në mjekësi (fushës së cilës i përkas) ka një rregull që përmblidhet në termin “rrethi vicioz” ose rrethi i keq. Po, çfarë është ky “rrethi i keq”. Me pak fjalë, kur organizmi sulmohet nga një virus; shfaqet gripi; gripi lë si pasojë një bronkopneumoni; bronkopneumonia shkakton dëmtime në zemër; dëmtimi i zemrës sjell rritje të tensionit… etj. Ky rreth shkak-pasojë-shkak e në vazhdim sjell një rreth në formë spiraleje që sa vjen dhe ngushtohet deri në një pikë kur organizmi i dorëzohet shkakut që përmbledh të gjitha shkaqet me përfundimin e kuptuar: vdekjen e tij (organizmit). Pak a shumë kështu po ndodh edhe me shoqërinë shqiptare, pavarësisht se spiralja nuk ka dhe nuk mund të shkojë aq larg si ndodh me organizmin e njeriut apo të kafshëve. Politika, kjo “e keqe e domosdoshme” në jetën shoqërore është shembulli më sinjifikativ i rrethit vicioz. Edhe historikisht po ta vështrojmë, asnjëherë nuk ka patur një ekuilibër dhe respekt reciprok midis aktorëve të politikës, por vetëm poshtërime dhe shkatërrime të ndërsjellta. Faktet nuk të lënë të lëvizësh. Që nga shpallja e shtetit shqiptar, më 1912 e deri në kohën e sotme konfliktualiteti i tejskajshëm është trashëguar me shumë “korrektësi”. Ky konfliktualitet aspak miqësor, por mjaft primitiv, tipik ballkanik, nuk i ka shërbyer përforcimit, por të kundërtës: mbetjes në vend apo ecjes përpara me ritmin e “breshkës”. Nga 1912 deri 1924, koha e turbullt në të gjithë globin, dhe vështirësitë e para të shtetformimit nuk i “lanë” kohë politikës shqiptare dhe aktorëve të saj të merren me njëri-tjetrin. Nuk ishte ndonjë periudhë e artë por disi e qetë për shkak të turbullirave mbarëbotërore (Lufta e Parë, progresi i hovshëm kapitalist etj.). Më 1924 erdhi qeveria e Qershorit me Nolin, patriot, demokrat, klerik të nderuar. Por jetëgjatësia e shkurtër politike solli Ahmet Zogun si kryetar të shtetit të shqiptarëve. Për hir të së vërtetës, Zogu vuri themelet e konceptit mbi shtetin e ri shqiptar, por me kundërshtarin e vet politik, simbolin e opozitës, Nolin “u mor” seriozisht duke e degdisur jashtë atdheut të vet deri sa vdiq i tretur në dhe të huaj. Kjo “përkujdesje” midis atyre që hipnin dhe zbrisnin në pushtet u trashëgua gjithnjë dhe sot shihet modeli më i mirë i saj. Më pas, kur Zogu “iku”, “e ikën”, apo “u iku” dhe erdhën komunistët, tashmë ajo dihet. Dëshmitë se çfarë ndodhën nëpër 50 vjet janë të gjalla dhe autentike. Të parën “vepër” që bëri E. Hoxha ishte dekreti i moskthimit në atdhe të mbretit të vetëshpallur, Zog, derisa ky i fundit, ashtu si edhe kundërshtari i tij politik Noli, vdiq jashtë atdheut. Me Enver Hoxhën, rrethi vicioz u ngushtua aq shumë saqë po të mos frynte jo “erë” por “murlani” i demokracisë, një zot e dinte se ku do të përfundonte. Kundërshtarët e vet politik i masakroi në mënyrë të kulluar duke i burgosur, torturuar dhe vrarë si të mos ishin njerëz, por kafshë pylli, vetëm e vetëm se ato mendonin ndryshe nga ai, kishin mendim të lirë nga ku rrjedh dhe liria për të jetuar e punuar sipas modelit të demokracisë perëndimore. Me vdekjen natyrale të këtij aktori të politikës shqiptare, një udhëheqës tjetër e zëvendësoi, tip Gorbaçov, Ramiz Alia, si i fundit aktor komunist në Shqipëri. Alia i ndodhur midis dy palëve: nga njëra anë të atyre që kishte “bashkëngrënë” tërë jetën dhe të një pale që shihte progresin nga perëndimi i artë, mund të dilte disi pa u “lagur”. Në të vërtetë, pavarësisht nga nëpërkëmbjet tipike shqiptare midis kundërshtarëve politikë, ai mbetet një udhëheqës politik i pranueshëm për kohën por me një personalitet të dyshimtë politik. Kur demokrati Berisha “pushtoi” fronin e pushtetit, instinkti i rrethit vicioz, ndonëse e njihte mirë (Berisha vjen nga fusha e mjeksisë), për hir të traditës me sa duket, u shfaq shpejt. Kështu edhe ai, Berisha, “u përkujdes” për paraardhësit e vet e kundërshtarët politikë. Diktatori u zhvarros, Ramiz Alia si dhe shokët e tij të politikës u burgosën, iu bënë edhe gjyqe, të cilat përfunduan në të ashtuquajturin “gjyq të kafeve”. Më pas, Berisha, me gjithë bagazhin intelektual të padiskutueshëm, lëvizjet e tij politike degjeneruan në burgosjen e kundërshtarit të përjetshëm politik, kryeministrit të sotëm, Fatos Nano, në largimin nga PD-ja të gjithë themeluesve të saj. Këto lëvizje tejet të gabuara jo vetëm që nuk sollën gjë të re, por përkundrazi zotit Nano ia rriti vlerat, ish-themeluesit krijuan Parti-bija të PD-së, duke çorientuar në një masë të madhe të gjithë votuesit e djathtë. Njëkohësisht pushtetarët e atëhershëm (të PD-së) iu vërsulën djersës dhe mundit të të gjithë shqiptarëve kush e kush të ketë copën më të madhe. Mungesa e shtetit solli lulëzimin e krimit jo vetëm ordiner por edhe atij të organizuar. (Mungon shteti, gjallërohet krimi – ja rrethi vicioz – gjallërohet krimi, dobësohet shteti). Ekspertë të krimit në botë kanë konfirmuar më se një herë se bota e krimit nuk ka nevojë për përkrahje financiare, atë e siguron vetë, prandaj është krim, me vjedhje, trafik droge, trafik që qenieve njerëzore, prostitucion, pastrim parash etj. Ajo që i mungon krimit është përkrahja morale dhe këtë veç politika askush më mirë nuk mund t’ia japë. Madje shtypi i huaj dhe vendas kanë bërë të ditur praninë e bandave kriminale që përkrahen qoftë nga të majtët apo të djathtët. Pra, Berisha, udhëheqës me trup e pozicion perëndimor, por me psikologji të frymës lindore shumë shpejt nga “froni” kaloi në opozitë, ku për fat të keq ende vazhdon të ecë në të njëjta linja. Shumëkush mendon se kur Berisha erdhi në pushtet, në psikologjinë e tij ka lëvizur mendimi “Komunistët e mbajtën 50 vjet, ne të paktën 25 po”. Edhe nga socialistëtnë të njëjtën mënyrë arsyetojnë: “Të paktën thonë ata, 12 vjet do ta qeverisim ne”. Kur në mendjen dhe psikologjinë e atij që ka fronin e qeverisjes të konsolidohet brindja se pushteti po nuk qeverise mirë nuk mund ta mbash jo 4 vjet që të mandaton populli, por as edhe 4 muaj, atëherë ndihesh në një sistem të vërtetë demokratik. Klasa politike e sotme, majtas e djathtas është në të njëjtin nivel ndotjeje: rrethit vicioz me ose pa ndërgjegje veçse ia shtojnë spiralet deri atëherë kur votuesi të jetë i ndërgjegjshëm se me votën e vet po bën një hap sigurtë për atë që e hedh. Mbi të gjitha për t’i prerë hallkat e rrethit vicioz, nga klasa politike kërkohet vullnet i sinqertë për të ndërtuar shtet, sakrificë pushteti në emër të shtetit për të cilët kemi nevojë ne shqiptarët që po përjetojmë një proçes lindjeje mjaft të vështirë të demokracisë. Mark Preçi
Shekulli i grave -Një veprimtari e bukur e Konsullatës Italiane- Para disa ditësh, në qendrën kulturore “Hapa të lehtë”, Konsullata Italiane në Shkodër organizoi një veprimtari domethënëse. U diskutua libri i gazetares dhe shkrimtares së njohur italiane Elena Doni “Shekulli i grave”. Së bashku me fotografen Manuela Fugenzi, gazetarja e njohur e RAI-t, Elenda Doni, duke botuar këtë libër, i cili pati jehonë të madhe dhe pritet botimi i dytë, sepse i pari ushit menjëherë, ngritën para shoqërisë italiane një problem jetik, atë të gjendjes aktuale shoqërore të gruas italiane, duke parakaluar rrugën një shekullore të saj dhe duke ngritur para opinionit publik pyetjen: “A është e kënaqur gruaja italiane sot? Cilat janë pengesat që e ndalojnë atë për të qenë vërtetë e barabartë me burrin në të gjitha aspektet politike, shoqërore dhe ekonomike?” Ishin mbledhur dhjetëra gra shkodrane në këtë diskutim të librit në fjalë. Gra intelektuale dhe gra shtëpiake. Ishte edhe autorja e librit aty. Ishte edhe Konsulli Italian, Dr. Stefano De Leo me stafin e konsullatës. Dhe diskutimi u ndez i zjarrtë dhe i sinqertë, sepse rruga një shekullore e gruas italiane ishte pothuaj e njëjtë me atë të gruas shkodrane në veçanti dhe shqiptare në përgjithësi. Ndryshimi ishte se shumë nga aspektet negative të simotrave të tyre italiane atje janë superuar, jeta e tyre në këto aspekte ka avancuar, ndërsa këto probleme janë ende prezente në vendin tonë. Përmes diapozitivave fotografitë e paraqitura tingëllonin aq aktuale për gruan shqiptare sot, saqë me të drejtë u ndez diskutimi se ç’duhet bërë dhe si duhet luftuar që barazia mes burrit e gruas të jetë në nivelin e dëshiruar. Në një pasazh të librit thuhet: “Ndryshimet e ndodhura gjatë shekullit 20, është e vërtetë se i kanë dhënë grave mundësinë për të zgjedhur jetën e tyre: në punë, në martesë e, për herë të parë në histori edhe për planifikimin familjar. Zgjedhja mbart me vete edhe përgjegjësinë, e kjo përgjegjësi për shumë gra është një peshë e rëndë. Po a është kjo, pikërisht liria e tyre?” Ky pasazh të bën të mendosh, të bën të diskutosh, të bën të kërkosh rrugëdalje. Aq më tepër për gratë shqiptare. Aq më tepër dhe më specifike për gratë shkodrane, e sidomos për pjesën rurale të tyre. Ndaj edhe u diskutua gjatë. Një grua tregoi: “Burri im është banakier në një lokal. Gjithë ditën lan pjata, filxhanë, lugë… Por, kur vjen në shtëpi e quan për fyerje të lajë qoftë edhe një filxhan. Ky është një koncept maskilist, për të mos thënë zakonor, kanunor.” Ky shembull domethënës tregon se gruaja shqiptare vuan ende në kurriz mosbarazinë në familje dhe kjo mosbarazi është një peshë e rëndë që ia dyfishon asaj punën, nëse duke punuar në një zyrë, fabrikë apo në infrastrukturë, ajo sjell po aq të mira materiale se edhe burri. Pikërisht pabarazia në familje është një problem që duhet ngritur me forcë. Dhe këtë mund ta bëjë vetë shoqëria, shkolla, kultura, arti e pse jo edhe politika. Një tjetër grua intelektuale, duke pranuar mosbarazinë dha edhe shembuj pozitivë në qytetin tonë të shumë figurave femërore që kanë bërë emër në jetën shoqërore dhe politike, në art, në shkencë, në kulturë. Por, ajo ngriti dhe një problem interesant. Atë të luftës që duhet të bëjë vetë gruaja për të drejtat e saj. Të mos presë gjithmonë që këto të drejta t’ua sigurojnë të tjerët, pra meshkujt. Intelektualet e shumta pjesëmarrëse, të sferave të shkencës, artit e kulturës, e sidomos përfaqësuese të mediave panë në këtë diskutim një platformë që duhet të jetë gjithnjë e hapur për ta. Dhe kjo ishte e bukura e këtij promovimi domethënës. E këtë e kuptoi edhe autorja e librit, zonja Elena Doni. Këtë e vlerësoi në fjalën e tij edhe konsulli italian De Leo. Dhe unë, duke përgëzuar Konsullatën për këtë veprimtari, do ta lusja që të mos i rreshtte, sepse janë shumë më me vlerë sesa disa veprimtari të tjera që organizohen. Sepse ngjallin debat dhe ku ka debat, ka edhe shqetësim të ligjshëm qytetar. Fadil Kraja
Tahsimi, Altini e Jetmiri, tre akuza Aktualisht sot në Shqipëri pushtetarët jo vetëm që kanë nostalgjipër të kaluarën diktatoriale, por propaganda e politika janë të mbytura deri në fyt me faje, me krime, me diferencime, me korrupsion. Të goditurit padrejtësisht nga segmente të ingranazheve të shtetit, sikundër janë në rastin tonë konkret Tahsim Halit Halili dhe dy dhëndrrat e tij Altin Fejzi Grizhja e Jetmir Muho Bushataj, përbëjnë një akuzë më shumë për këtë shtet që shkel përditë e përnatë hapur të drejtat e liritë më elementare të jetës me kundërshtarët politikë. Jeta e këtyre tre personave sot është e rrezikuar vetëm e vetëm se kanë investuar për liri, për demokraci, për një shoqëri me subjekt perëndimor. Më konkretisht, Tahsim Halili, sipas numrit 925 të protokollit të Shoqatës Politike Antikomuniste “13 Dhjetori 1990”, anëtar e veprimtar i të cilës është, është përfshirë në demonstratat politike antikomuniste të 14 janarit 1990 për rrëzimin e bustit të Stalinit, 16 qershorit 1990 kur populli i Shkodrër përcolli kufomën e dëshmorit të parë të demokracisë shqiptare Pëllumb Pëllumbi të vrarë në kufi pasi u dorëzua si i kapur në Hot, 13 dhjetorit 1990, kur shtatorja e Enver Hoxhës u shemb përdhe, të 2 prillit 1991, kur u protestua në Shkodër kundër votëvjedhjes dhe u vranë katër vetë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu e Besnik Ceka dhe u plagosën rëndë 163 të tjerë. Në këtë të fundit, Tahsimi u dhunua nga forcat e errëta të sigurimit të shtetit, nga ata pra që vranë e plagosën dhe ende sot nuk janë dënuar për krimet. Viti 1997 Tahsimin do ta përfshinte në ruajtjen e institucioneve të shtetit nga rrebelimi komunist, ndërsa 14 shtatori 1998, dita kur u varros ish-deputeti Azem Hajdari do të regjistronte arrestimin politik, do të regjistronte rrahjen kafshërore për tre orë pa asnjë bazë ligjore dhe do të niste kalvari i zi, ku mëpastaj kërcënatat se do të zhduket fizikisht me gjithë familje kanë qenë të vazhdueshme. Por ky demokrat rridhte nga një familje e persekutuar, e internuar në Tepelenë dhe ku të drejtat themelore të jetës si punësimi, shkollimi etj., i ishin mohuar. Mohuar ashtu sikundër liria, ku në vitin 1987 ishte dënuar me 10 vjet burg politik. Kështu edhe dy dhëndërrat e tij u bënë viktima të dhunës e kërcënatave për jetën. Dhëndrri i tij Altin Fejzi Grizhja, lindur më 21. 08. 1975, ka marrë pjesë përkrah Tahsimit në të gjitha demonstratat e protestat antikomuniste. Edhe ky djalosh rrjedh nga një familje e internuar në Hajmel, nga një familje që i është konfiskuar pasuria, nga një familje antikomuniste, ku babai i Altinit në vitin 1990 është shquar si iniciator i hapjes së lirisë së fesë. Ndërsa në pranverën e vitit 1997, kur pushteti u uzurpua me dhunë, Altin Grizhja, sikundër edhe baxhanaku i tij Jetmir Bushataj u rreshtuan krah atyre forcave që u përpoqën të ruajnë institucionet e shtetit demokratik. Më 30 shkurt 1997, Altini gjatë një mitingu paqësor të Partisë Demokratike në Shkodër, është keqtrajtuar, ashtu sikundër Jetmir Bushataj që më 14 shtator 1998 provoi shkopinj gome, grushta e shqelma nga policia. Jetmiri për tre orë që ishte i arrestuar u rrah, u fye, u kërcënua se në të ardhmen do vritej së bashku me të afërmtit, ku edhe sot pasojat e atij kërcënimi janë evidente, pasi komunistët hakmerren egër, jashtë normave ligjore apo logjike. Edhe Jetmiri ishte pjesëmarrës në tërë protestat antikomuniste, edhe ai pinjoll i një familjeje të persekutuar, të internuar për tre vjet në Shtyllas të Fierit, i diferencuar, në protestën e 2 prillit 1991 u dhunua si shumë bashkëmoshatarë të tij, por që pati një fat që nuk u vra. Ja pra, këta tre demokratë, Tahsim Halili, Altin Grizhja dhe Jetmir Bushataj nga pasiguria për jetën e tyre dhe të familjeve të tyre sot janë larguar nga Shqipëria, nga kjo Shqipëri për të cilën investuan dhe sakrifikuan dhe të cilën po e Lojnë çdo ditë e më keq pushtetarët e lidhur me krimin, me korrupsionin. Sokol Pepushaj, Albert Vataj
Parlamenti i Dushkut Në vitet e monizmit, të gjithë djemtë e të persekutuarve politikë e kanë mbaruar ushtrinë në repartet e punës ku ishin. Më i vuajturi repart pune ishte rep. 2200 në Dushk të Lushnjes, në afërsi të qytetit të Lushnjes. Këtu kanë punuar nëpër kanale, në vreshta, në bujqësi, në kënetën e Tërbufit, pra kemi kaluar ferrin e vuajtjes. Oficerët e këtij reparti ishin të zgjedhur ku ishin më shpirtligjtë e të këqij. Pra këtu u përjetua ferri i kësaj jete. Por komanda e lartë e ushtrisë në vitin 1966, këta oficerë famëkëqinj i shpërbleu duke i hequr nga ushtria dhe duke i riabilituar në punë si karrocierë, qerregji dhe roje nate nëpër vreshta. Kaluan shumë vite, pothuaj mbi 35 vjet, kur ky Dushk kaq i bukur me ato vuajtje kaq të mëdha siç shkruam më sipër, na doli në skenë, pra ky mori emrin Parlamenti i Dushkut. U kuptua gjithçka se politika shqiptare e mori tatëpjetën. Gjatë jetës kemi parë deputetë në parlament në kohën e monizmit, inxhinierë, mjekë, agronomë, mekanikë, gjeologë, kovaçë, por nuk kemi parë si në Parlamentin e Dushkut sharje, fyerje, grushta, shqelma mbi njëri-tjetrin. Këto sjellje nuk i shërbejnë popullit po injorancës karshi shoku-shokut. Populli u dha votën për ta përfaqësuar në Kuvend por ju e bëtë të neveritshme pamjen tuaj në televizor. Në kohën e diktaturës inteligjenca ishte si e përbuzur nga regjimi i egër komunist, por në demokraci ju e treguat veten me sjelljet tuaja arrogante se ju paskeni qenë njerëz të drejtë për popullin dhe atdheun. Kur kolegët tuaj diskutojnë, të tjerët qeshin, flisni në celular, lexoni gazetën, pra ky është respekti juaj për njëri-tjetrin, e aq më tepër për popullin e shkretë që mbetën duke ju shikuar juve dhe unazat tuaja në Parlament. Popullit s’i mbetet gjë tjetër vetëm t’ju urrejë me gjithë zemër dhe t’ju thotë: “Punë të mbrapshtë Parlamenti i Dushkut”. Shan Sokoli Presheva sot Medvegja, Bujanovci apo Presheva janë zona tepër të pasigurta sot dhe sipas burimeve tona janë vatra edhe të terrorizmit. Lufta atje duket se ka qenë një “helmetë” për të mbrojtur terrorin, ku krimet sidomos mbi njerzit e pafajshëm janë shumë. Ja Ditmir Xheçovi nga Presheva ka qenë dhe është një person që ka kaluar peripecira, ku jeta dhe vdekja kanë qenë aq afër njëra-tjetrës. Ai, si shqiptar i mirë, kish ndihmuar ushtrinë çlirimtare në misionin sipas tij fisnik në mbrojtje të të drejtave e lirive njerëzore që ashtu si çdo populli Perëndia ia ka dhënë edhe Kosovës. Por vrasja e të atit të tij Sami Xheçovi nga serbët si dhe kërcënatat apo përpjekjet për ta zhdukur fizikisht familjarisht, kanë bërë që Ditmir Xheçovi të detyrohet të mos jetojë atje, pra të largohet. Serbët kanë shkelur edhe ligjet e luftës duke shprehur haptas edhe urrejtje etnike apo fetare. Kjo nuk do të thotë që edhe në radhët e Ushtrisë Çlirimtare nuk janë konkretizuar subjekte të tilla. Por ajo çka është sot e dukshme në Preshevë është fakti se terrori ka një bazë jo të parrezikshme, ndaj edhe për ndërkombëtarët misioni fisnik nuk është dhe aq i lehtë. Në fakt ky shkrim ka ardhur në redaksi që para një muaji, por e botuam pas një verifikimi të dytë. Vasel Gilaj
Shqiptarët përkrahin Amerikën se “u ka thënë nëna” Një familje shumë e varfër e kish porositur djalin katër vjeçar të mos pranojë asnjë dhuratë nga të tjerët. Shkon ky fëmijë tek një komshi dhe aty i gjen duke ngrënë. I shtrijnë një copë bukë me mish. Djali kundërshton se nuk e don, pasi ashtu i kish thënë nëna, por ama dorën e shtrin dhe ushqimin e merr. Kështu është puna edhe me përkrahjen e luftës së Amerikës së Madhe kundër terrorizmit. Po të flasim për shtresat e ulëta apo të mesme që Sadamin, njëlloj si dhe Osama Bin Ladenin e kuptojnë si mbrojtës të Kur’anit të shenjtë, ata e dënojnë Amerikën dhe aleatët e saj liridashës. Ndërsa shtresat intelektuale paraqiten më të moderuar, si ai fëmija katër vjeçar. Amerikës ia shtrijnë dorën, ia kanë nevojën, pasi e dëshirojnë për të shkuar atje, pasi fëmijët dhe të afërmit i atje kanë, pasi paratë që janë përditë nga atje u vijnë, por ama fytyra u skuqet, shpirti u dhemb kur diskutohet për përparimin e forcave Amerikano-Britanike dhe humbjet prej të çmenduri kamikaz të Sadam Huseinit, pasi ashtu “u ka thënë nëna” që nuk e dimë është Allahu apo Kur’ani, por njëri po. Gjykojmë kështu, pasi mendojmë se gjykojmë drejtë, pasi mendojmë se edhe ata antiamerikanë, ata që mblidhen skutave e shtrojnë ëmbëlsira pro Ladenit apo Sadamit dhe disa të tjerëve që do shfaqen pas tyre, në ndërgjegje, na japin të drejtë, meqenëse nga faqja 150 e Kur’anit po citojmë Ajetin 51: “O ju që besuat! Mos zini miq as nga jehuditë as të krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre…”. Na ndjeni, s’ia kemi askujt me të keq, por, pikë e presje, kështu thotë Kur’ani e, ne, veçse po bëjmë reklamë publike. Ah, po! një gjë nuk është thënë: Osama e Sadami, e nderojnë apo e korisin Kur’anin! Pra, pa u lodhur të thellohesh fort në mendime, bota e civilizuar sot, siç ka deklaruar edhe vetë presidenti amerikan Bush, është ndërtuar mbi baza kristiane, jo me “islami në fokus, me Afganistan e Irak, Siri e Iran, apo përralla nga e kaluara me majmunë që gjejmë shumëkund. Deri në ato banalitete e fodullizma shkojnë bisedat në Shqipëri sa dikush, madje shumëkush përpiqet të shfaqë Rukue (respekt) duke i kërkuar mendim bashkëfolësit për veprimin e perëndimit mbi terrorizmin, thua se amerikanët janë prej Puke, thua se se luftën e drejton Frrok Haxhia. Aspiratat e terrorizmit, të gjykuara të çmendura për aspiratat e përparimit mbarëbotëror, nxjerrin sythe në këtë Shqipëri të vockël ndoshta për faktin se otomanizmi 500 vjeçar, i edukoi bijtë e vet keq, fort keq, me varfëri, me orientalizëm, me interesa aq anakronike që s’shohin përtej hundës. Ky dyzim logjikash, kjo humbje krenare e terrorizmit përshkohet me pe të zi mbi stof të bardhë duke parë kaseta me fjalime të Bin Ladenit apo Sadamit, të futura në Shqipëri përmes ca fondamentalistëve të fshehur pas partive politike që flasin me gjysëm zëri se përkrahin Amerikën, si puna e atij që thërret kamerierin kur ai ka për të paguar aq para sa nuk i ka jo vetëm në xhep, por as në shtëpi. Nëse në Shqipëri ekziston psikozë, është një pjesë potente, ndoshta edhe numerikisht po aq që mendon drejt, që gjykon se asnjë faj nuk kalon i falur, se terroristët si dhe përkrahësit e tyre mes kësaj shoqërie janë drejt një nënshtrimi të përjetshëm, paçka se çirren edhe në ekran televizioni si majmunë, apo në seksione partie, si bij majmunësh. Sokol Pepushaj
Iraku: “Arena” ku ndeshen sistemet dhe kulturat… Nuk besojt të ketë njeri (normal) që e dëshiron luftën, por ndodh ndonjëherë që ajo bëhet e pashmangshme. Në vitin 1936, Spanja u bë “epilogu” ku mori “spunton” Lufta e Dytë Botërore, dhe nëse atje do të kishte fituar komunizmi, të gjithë Europa Perëndimore do të kishte folur gjuhën e “stepave”. Kam lexuar diku një shprehje të Bonapartit, që thotë: “aty ku mbaron arsyeja, fillon dhuna”. Me sa duket, diktatori Sadam Hyseini nuk ka patur “kohë” të studiojë gjenialët e luftërave, si Napoleon Bonaparti, ndaj dhe nuk iu bind rezolutave të OKB-së, dhe Këshillit të Sigurimit, dhe në këto kushte SHBA dhe aleatët e saj ndërmorën ndërhyrjen ushtarake. Fillimin e kësaj lufte, Presidenti ynë i nderuar e ka përkufizuar si “një luftë kundër luftës”. Analistë të ndryshëm politikë dhe sociologë japin versione dhe opinione nga më të larmishmet, (kush pro e kush kundra), por një gjë është fare e qartë: Aty po ndeshen demokracia me diktaturën, dhe kultura me antikulturën. Askush më shumë sesa ne shqiptarët nuk e ka mbajtur mbi supe diktaturën, ndaj dhejemi më të “ndjeshëm” ndaj saj dhe me plot bindje mund të themi se, kur përkrah Sadamin është “idhtar” i diktaturës. Kemi parë, (përmes ekranit të televizionit), gjatë kohës që sulmohej Iraku, nga forcat aleate, se si zhvilloheshin protestat në “Sheshin e Kuq” të Moskës. Aty kemi parë protestuesit se si ngrinin lart portretet e dy diktatorëve (ndër më të spikaturit e historisë njerëzore), të Stalinit dhe Sadamit! Dhe cilido mund të konkludojë, se ku e çoi ish-Bashkimin Sovjetik politika “largpamëse” e Stalinit dhe të gjithë diktatorëve të vendeve komuniste. Janë punëtorët e uzinave dhe të kolkozeve, ato që po protestojnë rrugëve dhe kazinove të Europës. Janë “pjellat” e këtyre diktaturave, ato që organizojnë trafikun e armëve, të drogës dhe krimin e organizuar. Janë pikërisht ish-vendet e Lindjes, vendet Islamike dhe ato të Amerikës Latine, të cilat po i shpalosin “vlerat” e diktatorëve dhe të diktaturave, duke shpërthyer si “epidemi” mbi botën e qytetëruar. Janë pikërisht këto shtete diktatoriale që i kanë kthyer qytetarët e tyre në shërbëtorë të Europës Perëndimore dhe Amerikës. Rreshtimi i Shqipërisë në koalicionin që drejtohet nga SHBA dhe Anglia, është veprimi më i mençur i shtetit dhe qeverisë shqiptare, dhe “kapitali” më i madh politik që Shqipëria ka fituar gjatë gjithë historisë së saj. Kam shkruar para disa mujash po në këtë gazetë (vërtetë prestigjioze), një artikull: “Politika shqiptare, rrit kuotën e vlerave”. Ndonëse nuk shquhem si politikan apo analist, ndjej sadisfaksion për parashikimin, i cili e bën shumë konkrete atë që kam shkruar. Tepër e rëndësishme është sepse, si Presidenti ashtu edhe Kryeministri, gjetën konsensusin dhe përkrahjen e plotë si të Parlamentit ashtu edhe të të gjitha forcave politike. Duke u bashkuar me forcat më progresiste, politika shqiptare i tregon botës se diktaturës ua kemi kthyer shpinën njëherë e përgjithmonë. Shteti dhe qeveria shqiptare, me një vizion tepër të qartë, gërshetuan klasiken me modernen, duke shpalosur para botës traditën më të shkëlqyer, në ruajtjen e besës dhe “kodit” moral të mirënjohjes, ndaj “kështjellës” së demokracisë botërore, SHBA, e cila i dha Lirinë Kosovës martire. Dikush mund të thotë se protesta kundër lufts në Irak ka patur edhe në vendet më demokratike të botës, duke përfshirë dhe vetë Amerikën. Natyrisht, kjo është e vërtetë, por po aq e vërtetë është se, ata qytetarë nuk kanë patur asnjëherë në krye të shteteve të tyre ndonjë Stalin apo Sadam. Duke shpresuar se populli iraken do ta shohë sa më parë dritën e Lirisë, urojmë në të njëjtën kohë që të ketë sa më pak viktima në këtë popull të pafajshëm. Ndërsa Shtetit, Qeverisë dhe të gjitha forcave politike u urojmë që ato suksese që kanë arritur në politikën e jashtme, t’i arrijnë edhe në politikën e brendëshme, duke na siguruar stabilitet, qetësi dhe më shumë dritë, punë e begati. Mark Bregu
Rrahman El Nosar e Omar Selim Al Mehmet, dy terroristët e Xhihadit, u strehuan në Shkodër. -Nga viktimat që lanë pas në Kenia dhe Tanzani, si pasojë e bombave të vendosura pranë ambasadave amerikane, deri tek tentativa e pasuksesshme për ta përsëritur këtë skenar edhe në Tiranë. Historia e shkurtër e arratisjes nga Shkodra të dy terroristëve të Xhihadit pas ndjekjes që iu bë në një natë nga tre agjentë të CIA-s së bashku me një grup inspektorësh të SHIK-ut- Gusht, 1998. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbretëronin ditët e zisë kombëtare, vetëm pak ditë pas vendosjes së bombave nga terroristët e Xhihadit në Nairobi dhe Dar Es Salam që vranë gjithsej rreth 250 persona në afërsi të ambasadave amerikane, përkatësisht në kryeqytetin e Kenias e të Tanzanisë. Në ceremoninë e varrimit të shtetasve amerikanë në Uashington, thuajse të gjitha kanalet televizive fokusonin ish-presidentin Bill Klinton… Ndërkohë që anëtarët pjesmarrës të këtij grupi aktiv terrorist u shpërndanë në drejtime të ndryshme të globit, me sa duket të paracaktuara për të humbur gjurmët, në mbrëmjen e datës 10 gusht ’98, një sinjal i ardhur ng selia e Langley të Virxhinias drejt agjentëve të saj në Tiranë do të niste me urgjencë tre prej tyre drejt kryeqendrës veriore të Shqipërisë. Arsyeja?! Dy nga anëtarët e këtij grupi, e pikërisht Rrahman El Nasar dhe Omar Selim Al Mehmet ndodheshin në Shkodër. Dhe jo në kalim por për të vijuar aktivitetin e tyre terrorist. Tashmë, drejt ambasadët amerikane në Tiranë, të shtrirë në një territor mjaft të hapur përbri rrugës së Elbasanit, në shenjë hakmarrjeje ndaj ekstradimit të dy homologëve të tyre për në SHBA, u instaluan nga forcat speciale të Ministrisë së Rendit dhe shërbimet sekrete të Shqipërisë. Ndërkohë, me të marrë njoftimin, repartet e RENEA-s, forcat speciale dhe ato të qarkullimit rrugor në kryeqytet do t’i bënin një rrethim terfish në formë dare në miniaturë ambasadës amerikane. Kësisoj, tre xhentëllmenëve as që do t’u shkonte mendja se do t’u dilte punë me xhihadasit në vendin më të varfër të Evropës, teksa udhëtonin drejt Shkodrës. Dy kadillakët e fundit 7 metërsh me të cilën ata lëviznin, do t’i përshkonin në jo më shumë se 90 minuta 110 kilometrat rrugë alla shqiptarçe të asaj kohe. Pasagjerët e rrallë kishin njoftuar para nisjes homologët e tyre në këtë qytet. Në sediljen e pasme të automjetit kishin vendosur një valixhe diplomatike… “Ka qenë pak a shumë mesi i natës kur jam njoftuar direkt nga kryetari i shërbimit sekret të qytetit për t’u paraqitur në punë së bashku me dy pjestarët e tjerë të zgjedhur që banonin pranë meje”, shprehet inspektori N.G., ndërkohë që kujton vështirësitë e lajmërimit në atë orë. “-Të m’i lajmëroç të gjithë dhe të paraqiteni këtu urgjent. Ka ndodhur diçka e tmerrshme.” Toni i prerë si dhe toskërishtja e pastër me të cilat po më fliste në telefon kryetari, më bëri të besoj vërtetë në ndonjë hata që mund të kishte bërë vaki, vijon N.G. Mirë njërit do t’i trokisja në derë edhe në atë orë pasi s’kishte ende telefon, po si t’ia bëja me tjetrin që ndodhej me pushime… Si përfundim u mblodhëm gjithsej pesë inspektorët më të zgjedhur së bashku me kryetarin rreth gjysmë orë para se të mbërrinin ata. Gjatë kësaj kohe sollëm në rrugën para godinës sonë edhe dy automjetet e vjetër që dispononim; dy Fiat që mezi mbaheshin mbi rrota, të shpëtuar nga trazirat e Marsit ’97-ës…” Në këto kushte, bërthama e inspektorëve të shërbimit sekret të Shkodrës po priste tre agjentët amerikanë, në pritje të të cilëve u nis drejt hyrjes së qytetit njëra autoveturë… Mbërritja S’kaloi shumë kohë dhe zhurma e automjeteve që po i afroheshin godinës do t’i zgjonte nga dremitja inspektorët që prisnin në mënyrë habitore surprizën e kryetarit. Shoferëve të kadillakëve ngjyrë ulliri do t’u duhej që të bënin kujdes në momentin e futjes së automjeteve në rrugicë pasi vendi ishte i ngushtë për ta, ndërkohë që Fiat-i bojë hiri u printe përpara. Pasi parkuan makinat në formë harku të lehtë përballë godinës, tre miqtë e natës dolën qetë-qetë. “S’qe nevoja për prezantim pasi e kuptuam me të parën se me kë kishim të bënim. Ajo që na intrigonte ishte arsyeja e ardhjes me ngut në mes të natës”, vijon rrëfimin e tij N.G. Pasi këmbeu pak fjalë me zë të ulët me shoferin shqiptar të të ardhurve i cili do të bënte edhe përkthyesin, kryetari shpjegoi me tonin e tij autoritar: “Zotërinjtë që shikoni janë agjentë të CIA-s dhe ndodhen këtu me një mision tepër sekret. Sipas të dhënave të sigurta që ata disponojnë, dy prej anëtarëve të grupit terrorist të Xhihadit sapo kanë mbërritur në Shkodër nga Tanzania, ku edhe vendosën bombën në ambasadën amerikane. Por nuk është vetëm këtu problemi. Këta të paftuar kërkojnë të realizojnë të njëjtin skenar edhe në ambasadën amerikane në Tiranë si kundërpërgjigje ndaj…” Mbetëm të gjithë të shtangur jo vetëm nga siguria e tonit dhe shpejtësia me të cilën po fliste kapoja, por edhe nga imazhi tejet indiferent i fytyrave të homologëve tanë… “…prandaj brenda natës së sotme duhet të bëjmë kontroll-rrufe në gjashtë banesa ku jetojnë përkohësisht disa nga përfaqësuesit e shoqatave humanitare arabe, ku edhe dyshohet se mund të jenë strehuar”. -Kush do t’i bëjë kontrollet?, – pyeti i habitur njëri nga inspektorët, – kjo s’është detyra jonë por e policisë. -Udhëzimet janë të prera. -Kryetari juaj ka të drejtë, – ndërhyri më në fund shefi i ekipit të CIA-s. Po të njoftohet policia, ka mundësi që të dekonspirohet plani pasi ka shumë të inkriminuar. Prandaj duhet të nisemi menjëherë. -Me avash zotëri dhe ju lutem shumë uleni pak tonin, – ndërhyri me një ton të sigurtë njëri nga inspektorët vendas që deri në ato momente s’kishte folur. Më duket se nuk doni ta kuptoni se ndodheni në terren të huaj. Përveç rezervave që kam për këtë plan asgjësimi që po na impononi, ju keni harruar edhe një hollësi jo të vogël. Departamenti juaj i shtetit ka vendosur një shpërblim të majmë në rast suksesi… -Shumë e vërtetë, – u përgjigj parafolësi me shpejtësi me sa duket nga shija e hidhur që i krijoi ideja e kartmonedhave jeshile. Dy milion dollarë ndodhen në makinë. -O burrë të mos e zgjasim por të nisemi menjëherë drejt adresave që kemi dhe t’i kapim, – u hodh e tha një inspektor i mbushur dhe zeshkan që rrinte vazhdimisht pas kryetarit. Plani qenka i shkëlqyer. Keni për ta parë se në mëngjes ata do të jenë vënë nën pranga. Aksioni Dy kadillakëve u printe rrugën një Fiat i kuq dhe një tjetër bojë hiri. Në këtë mënyrë nisi “ndjekja” e dy terroristëve arabë në mes të natës nga gjashtë agjentët shqiptarë të pajisur vetëm me nga një pistoletë, së bashku me ato të CIA-s. Ndalesën e parë, karvani i automjeteve do ta bënte në një ndër pallatet e lagjes Parrucë ku banonte përfaqësuesi i shoqatës humanitare “Islam Relief”. Trokitja në derë si dhe marrja e tij në pyetje do të shkaktonte reaksionin negativ tek familja e tij. Kontrolli si dhe pesë të tjerët që do ta shoqëronin ishin të paligjshëm sepse nuk ishin të shoqëruar me urdhër-kontrolle banesash nga prokuroria. “Arsyeja shtetërore”, ende nuk gëzonte si sot kuadrin e plotë ligjor. “Pse s’më thërrasin në zyrë ditën për diell por më vijnë në mes të natës? Unë këtu jam i huaj dhe ndjehem i pambrojtur. Nga ta dija unë nëse kisha të bëja me ta apo me hajdutë?”, do të shprehej të nesërmen i revoltuar egjiptiani që preferoi t’i hapej ish-Prefektit Ali Laçej. Por ngjarja e mësipërme përpak sa nuk do të përfundonte me ndonjë shkrehje automatiku teksa karvani i “Rambove” po i afrohej për kontroll banesës së dytë. Në afërsi të saj ndodhej një garazh makinash dhe roja i tij, me të dëgjuar zhurmën e automjeteve që po i afroheshin kishte bërë gati kallashin me grykë të drejtuar nga Fiat-i. “Kam shpëtuar për një qime pa m’u zbrazur ndonjë breshëri, kujton inspektori S.Ll. Në momentin e fundit roja më ka njohur mua dhe ka ulur armën…” “Kontrollet” do të vijonin njëri-tjetrin sipas planit të paracaktuar por nuk do të nxirrnin gjë në dritë përveç turbullimit të të zotërve të shtëpisë që u kishin nxjerrë gjumin… Dështimi Informacioni i zi qarkullonte shumë më shpejt se karvani i kadillakëve dhe Fiat-ëve të lodhur. Bile mund të kishte dhënë efekt përpara se eskorta në fjalë të mbërrinte në banesën e dytë. “Rreth orës 400 të mëngjesit u kthyem në bazë të rropatur. Fytyrat e homologëve tanë të huaj nuk ndryshonin.” -Pse e mbani kot me vete atë valixhe dollarësh?, – nuk iu durua njërit prej inspektorëve. Ata nuk reaguan. Mëngjesin e 11 gushtit ’98, dy kadillakët jeshilë kaluan urën e Bahçallekut dhe iu drejtuan kryeqytetit… Vetëm pak ditë më vonë u mor vesh se njëri prej të kërkuarve kishte kaluar ilegalisht kufirin shqiptaro-malazez kurse për tjetrin nuk u mor vesh gjë, po ashtu si edhe vendstrehimi që preferuan për të kaluar atë natë në Shkodër. Në kushtet e anarshisë së para pesë vjetëve, çdo gjë mund të ndodhte. Ndërkohë, pas pak muajsh, në Shkodër u përhap një fjalë sikur i pari u kap në Itali dhe vetëm pak ditë më pas u arratis nga burgu(!)… Paralele nga shtypi i kohës “…a është CIA mbështetja juaj kryesore për ristrukturimin e plotëtë shërbimit tuaj? -Bashkëpunimi ynë me shërbimin sekret amerikan them që është i frytshëm në çdo fushë. Një nga këto është edhe ristrukturimi i shërbimit tonë për të cilin po na ndihmojnë dhe ata. Mund të quhet mbështetja jonë kryesore… …Dy ambasadat amerikane në Kenia dhe Tanzani janë bërë ditët e fundit objekt i akteve terroriste. Ndërkohë që dje, nga CIA, nëpërmjet një raporti të bërë publik nga agjensia Rojter, thuhet se kanë dështuar pesë atentate kundër ambasadave amerikane në botë. Duke pasur parasysh edhe mosplotësimin e kushteve të ambasadës amerikane në Tiranë, a futet edhe kjo në këtë kontigjent? -Nuk di asgjë për këtë problem. Sot është publikuar se një grup i CIA-s dhe FBI-së kanë qenë në një mision special në rrethet verilindore të vendit. A keni dijeni për këtë gjë? -Mos e ngatërroni FBI-në me Shqipërinë, ajo nuk është e pranishme me asnjë mision këtu. Ndërsa, përsa i përket CIA-s, është detyrë e saj që në kuadër të sqarimit që i bën qeverisë amerikane për situatën në Kosovë të jetë e pranishme në Shqipëri. Ndërkohë, që përsa i takon vizitës së publikuar për në rrethet verilindore, mund t’ju them se ata kanë qenë edhe atje”. (Intervistë e ish-kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, dhënë gazetës “Shekulli”, dt. 14. 08. 1998) A.L. korrespondent i “SHE”
Isuf Zalli duhet të vritet për një krim që s’e ka kryer dhe pse është rom (magjyp) Quhet Isuf Met Zalli, ka lindur më 17 mars 1961 në lagjen “Liria” të qytetit të Shkodrës. Është pikërisht ky që shihni në foton që ilustron shkrimin. Shikoni si sheh e shtrëngon në gjoks djalin e tij të vetëm Amirsadin, vështrim plot mall e frikë, që nuk mundet ta fshehë. Po çfarë e mundon këtë burrë 42 vjeçar e kujt ia ka frikën, prej kujt druhet?… Është djali i vetëm i Met Zallit, një familje me rrjedhoja rome të vendosur në lagjen “Liria” të Shkodrës qysh para 100 vitesh. Kurrë s’iu ndanë kësaj familje vuajtja, mundimet e persekucioni, vetëm se ishin romë (magjypë në gjuhën shkodrane). Për 50 vjet diktaturë arritën vetëm të mbijetonin duke punuar sa për të mbajtur shpirtin gjallë në punët më të vështira. Arriti të martohej me Hava Rexhepin e të rritin edhe 3 vajzat Emirsada, Eliona, Sedita e djalin e vetëm Amirsadi. Historia e dhimbshme nisi para 1 viti pikërisht në marsin e vitit 2002. Vëllai i tij nga nëna Mehmet Kraja konfliktohet me një dukagjinas me banim në Shkodër pas një debati për probleme fetare. Ky i fundit e ka qëlluar me armë duke e plagosur në këmbë Mehmet Krajën që është dërguar për ndihmë në spitalin e qytetit. Vetëm pas një muaji që ka dalë nga spitali Mehmet Kraja vret në pritë në qendër të qytetit Gjon Fikun që e kishte plagosur e zhduket në drejtim të paditur. Ai largohet e gjakun ia lë nëdorë vëllait të tij nga nëna Isuf Zallit, për të cilin nis jeta e vështirë e ngujimit nga frika e pushkës së hasmit. Disa herë janë përpjekur misionarët e paqes të ndërhyjnë tek familja e gjaksit, por ata janë të pafuqishëm për të kthyer qetësinë në familjen e Isuf Zallit që ka muaj që është larguar nga shtëpia e tij e s’ka kurrfarë adrese se ku ndodhet. Strehohet ku të mundet e fshihet tek të afërm të tij për t’i shpëtuar pushkës së gjaksit që pret të shkrehet mbi të ose djalin e tij të vetëm Amirsadin. Prandaj e shtrëngon aq fort me sy të përmallur djalin e vet të shtrenjtë. Ai s’ka faj, por është rom (magjyp) dhe duhet të paguajë për një krim që nuk e ka kryer. Eh… magjypët s’i duan as në Kosovë, as në Shkodër, as në Shqipëri. E pra janë njerëz… Rifat Ymeri
Të shkosh apo të mos shkosh në Kosovë! Është e vështirë, tepër e vështirë të shkosh në Kosovë, Preshevë, Maqedoni. Kjo edhe për gazetarët e “Shqipërisë Etnike” që kemi qëllim bashkimin shpirtëror e kulturor të tërë shqiptarëve. Problemet që ka lënë pas lufta, por edhe më të hershme apo më të vona, janë shumë dhe forca terroriste janë gati të të përgjojnë, madje edhe të të zhdukin. Prandaj jo vetëm ata që luftuan për atdheun e vet, por edhe ne që jemi nga Shqipëria sa herë shkojmë atje jemi nën survejim, nën kërcënata serioze. Serbët janë ende shumë të fuqishëm në organizimin e grupeve terroriste duke shfrytëzuar varfërinë dhe fukarallëkun atje, natyrisht edhe terrenin. Rastet kur shqiptarët janë viktima të pafajshme janë shumë. Ne po ndalemi në njërin. Në fshatin Epoje që përmblidhet në qytetin Dragosh dhe Preshevë shqiptarit të mirë Blerim Bali, në vitin 1997, në tetor, serbët i kishin vrarë të atin Melaim Bali. Vrasjen e kish kryer një komshi serb i quajtur Zviski. Kështu, Blerim Bali kish marrë hakun e babait duke vrarë Zviskin, natyrisht nga gjaknxehtësia e momentit kur kishte parë të atin të vrarë. Por familja e serbit Zviski u xhindos dhe nisi të kërkojë ngado shqiptarin Blerim Bali për ta pushkatuar. Edhe policia serbe po ashtu e ka futur në listat e të kërkuarve. Por sipas burimeve tona të besueshme, shqiptari në fjalë është fshehur apo larguar dhe nuk i dihet adresë. Gjithsesi, problemi shtrohet se serbët mbi shqiptarët në Kosovë, Preshevë apo Maqedoni edhe sot e gjithë ditën po bëjnë krime të shëmtuara duke vrarë e zhdukur shqiptarët e pafajshëm. Vasel Gilaj
Profesor Gjon Shllaku, helenisti i madh Është vetëm 17 vjeç, student në Seminarin papnor të Shkodrës dhe zotëron shkëlqyeshëm latinishten, greqishten e vjetër, frëngjishten dhe italishten. Në këtë moshë përkthen romanin “Ben Hur” të Wallasit. Një përkthim që nga profesorët e tij dhe lexuesit konsiderohet i përsosur. Kjo i jep zemër e forcë për t’i hyrë udhës së vështirë dhe fisnike të përkthimit. Udhë e gjatë, tashmë 63 vjeçare. Këto ditë i shkova në shtëpi, për ta takuar, sepse prej kohësh nuk del nga shtëpia. Tashmë 80 vjeçar dhe i sëmurë. Por, e gjej duke punuar. Fjalorë, dosje dhe prigje letrash, dhe maqina e vjetër e shkrimit. Po i hedh dorën e fundit një vepre madhore, fjalorit diakronik Latinisht-Shqip. Ka 16 vjet që punon për këtë fjalor origjinal prej 65 000 fjalësh. Më tregon dosjen e trashë. Janë 4800 faqe të daktilografuara në atë dosje. Është i zbehtë në fytyrë, por buzëqeshja plot mirësi, që nuk iu nda gjithë jetën, më bind, se për të, terapia më e mirë, elisiri i jetës është vetëm puna. I shtyn ditët “i kënaqur” me pensionin prej 18 000 lekësh, pension “i posaçëm”. Edhe e shoqja është e sëmurë. Dy pleqve fisnikë u shërben vajza. Është shpërngulur në apartamentin e babait, me burrin dhe fëmijët, për t’iu gjendur pranë dhe për t’u shërbyer këtyre dy engjëjve që nuk dinë të ankohen. Dinë vetëm të buzëqeshin. Profesor Gjon Shllaku, ky mjeshtër i madh i pashoq mbushi 80 vjeç. Ai i bëri të flasin shqip Homerin, Eskilin, Sofokliun, Euripidin, Virgjilin, Ovidin, Horacin, Plautin, Shekspirin, Hygoin, Rasinin, Alfred Musën… deri tek Papa Gjon Pali i Dytë. Ai bëri të tingëllojë aq bukur ëmbëlsia e vargjeve të La Martinit, trishtimin e Shatobrianit, gazin e çiltër të Bomarshesë… Ai, profesor Gjon Shllaku, përkthyesi i pashoq i 50 kryeveprave botërore, në të gjitha gjinitë, tragjedi, komedi, poezi, prozë, esse, mendime filozofike, histori… Gjon Shllaku, helenisti i madh, fitues i Diskut të Argjendtë nga qeveria greke, si një ndër përkthyesit më të shquar të letërsisë antike greke, i nderuar me Urdhërin Naim Frashëri të Artë, i është dhënë me të drejtë titulli “Profesor” nga Këshilli i Ministrave dhe Komisionin i Kualifikimit Shkencor. Ai është gjithashtu fitues i Pena e Artë në vitin 2001 për përkthimin e “Gjeorgjikat” e Virgjilit. Tek kujton jetën e Gjon Shllakut, ndjen dhimbje por dhe krenari njëherësh. Sa e egër dhe sa mizore është treguar jeta me të. Sa shumë i ka dhënë Shqipërisë ky njeri kolos dhe sa pak mori prej saj. Është vetëm 22 vjeç, student i vitit të tretë në fakultetin teologjik kur arrestohet, i akuzuar si anëtar i Organizatës “Bashkimi Shqiptar”, dhe dënohet me 101 vjet burgim. Provon të gjitha burgjet dhe kampet famëkeqe të, “kopshtit me lule”, Shqipërisë komuniste. Është djersa dhe dhimbja e tij në betonin e fushës së aviacionit, në Rinas, tek Ura Vajgurore… Është djersa e dhimbja e tij në tharje kënetash, në miniera… në thyerje gurësh… Në burgun e Burrelit, natën nën dritën e zbehtë të llampës së kapanonit, mëson anglishten, gjermanishten, spanjishten dhe greqishten e re. Dhe, aty në burg, përkthen në këto gjuhë. Dhe, kur del nga burgu, 1957, në moshën 34 vjeçare, ky poliglot, zotërues tashmë i 8 gjuhëve të huaja, me një vandak përkthimesh, në dhomën e tij birucë, ku banonte me prindërit, do të provojë kalvarin e punës poshtëruese në kooperativën e artizanatit dhe në Zunkth-kashta. Herë punëtor, herë, kur lufta e klasave gjoja zbutej, e bënin normist. Por ai punonte dhe kurrë nuk ankohej. Itinerari i ditëve të tij ishte shtëpi-vendpunim. Në ndërmarrje djersë dhe fyerje. Në shtëpi gjithë pasdrekeve e natën, studime, krijime, përkthime. Me ndihmën e njerëzve të mirë, e sidomos të Llazar e Drago Siliqit (ky i fundit drejtor i Shtëpisë Botuese “Naim Frashëri”) arrin të botojë më 1965 kryeveprën e të gjitha kohërave, “Iliadën” e Homerit. Botim që bëri bujë, megjithëse përkthimi ishte në gegënisht. Do të ribotohet në gjuhën letrare më 1979, do të botohej dy herë edhe në Kosovë më 1971-2000… U gëzua para kohe Gjon Shllaku, pasi pa të botuar “Iliadën” e tij më 1965, një vit më vonë, kur botohet nga Drago Siliqi edhe “Historia e Skënderbeut” e Sansovinos, përkthyer nga origjinali italisht. U gëzua para kohe, sepse nga ai vit e më pas do t’i mbyllej përfundimisht porta e botimeve. Lufta e klasave e dënoi përsëri, këtë radhë me heshtje e përbuzje. As Llazarët, as Dragot nuk mund ta ndihmonin më, përkundrazi, kur dërgon tragjeditë e Sofokliut në Akademinë e Shkencave, pasi e lënë të presë katër orë, që të takohet me drejtuesit, i thonë në korridor: “-Nuk ka nevojë populli për përkthimet e një armiku të klasës”. Megjithatë, përsëri nuk bie në dëshpërim. Vazhdon të përkthejë, të krijojë (sepse ai është edhe autor tragjedishë). Siç e tregon përmes butësisë dhe buzëqeshjes: “-Dum spiri spero (sa marr frymë shpresoj). Shpresoja se do të vinte një ditë që puna ime të dilte në dritë”. Ajo ditë erdhi për Gjonin. Vitet e demokracisë ia hapën dyert e botimit gjithë veprave të tij. Vonë, për 80-vjeçarin. Por: “-Më mirë vonë se kurrë!”, – përgjigjet mjeshtri i madh. Tani veprat e tij botohen në Itali, Greqi, Francë, Amerikë… E thërrasin në Konferenca e Kongrese, e bëjnë anëtar të komisioneve e Këshillave artistike, e vënë në presidiume e tribuna. Por, 80 vjeçari ka vetëm atë buzëqeshje plot mirësi, si dikur, si në burg, si në punën e rëndë të mbijetesës… si tani. Është elisiri i jetës së tij, kjo buzëqeshje. Puna, gjithnjë puna… Fadil Kraja
Vepra të Gjon Shllakut – Ben Hur … nga Wallas – Eneida (pjesë të zgjedhura)…Virgjili – Gjeorgjikët…Virgjili – De rerum natura…Lukreci – Metamorfoza…Ovidi – Korale të Euripidit e Sofokliut – Ruy Blas…Hygo – Martirët…Shatobrian – Cid…Korcej – Atalia…Ester…të Rasinit – Liqeni…të La Martin – Robëresha e re…nga Andre Chenier – Punët e apostujve (teskte biblike nga greqishtja e vjetër) – Apokalipsi…nga greqishtja e vjetër – Letrat e Shën Pjetrit…nga greqishtja e vjetër – Letrat e Shën Gjonit…nga greqishtja e vjetër – Lufta kundër vdekjes…Metalnikov – 7 drama të Shekspirit – Iliada – Odisea (6 këngë) – Fjalor helenik (greqishte e vjetër – shqip) 20 000 fjalë – “Berberi i Sivilies” dhe “Figaro”…nga Bomarshe – Gjeorgjikët…Virgjili (botuar në Prishtinë) – Prometheu i lidhur…nga Eskili – Shtatë tragjedi (Edipi mbret, Edipi në Kolon, Antigona, Ajaksi, Elektra, Trakinitët, Filokteti (botuar nga Shtëpia Botuese “Konica”) – Efigjenia në Aulide, Alkesta, Hipoliti, Medea…Euripidi (greq. e vjet.) – Fjalori diakronik Latinisht-Shqip – Të kapërcehet pragu i shpresës…nga Papa Gjon Pali II (botuar në Nju Jork) – Historia e Skënderbeut…nga Sansovino – Kanga e Rolandit…nga Turoldus – 360 hymne kishtare (nga origjinali latinisht) Botuar në Romë Etj; etj; etj… etj…
Vogëlushja 12 vjeçare, D. Gjyrezi, emigrante në Itali Pikërisht më 20 shkurt të vitit 1991, në Tiranë, shqiptarët të etur për liri e demokraci rrëzuan “Murin e Berlinit”. Dhjetra mijëra shqiptarët rebeluan të eksituar, duke tërhequr zvarrë bustin e diktatotir më të egër komunist në Botë, Enver Hoxhën. Po në këtë ditë, në qytetin antikomunist të Shkodrës lind një vajzë në familjen Gjyrezi. Rastësi apo Fat…??? 20 shkurt 1991 frymon në jetë Dalila Gjyrezi. Dukej se një erë e re po izinte frymën vuajtjeve të persekucionit të familjes Gjyrezi. Dhe vogëlushja Dalila Gjyrezi bëhet e bija e prefektit të Gjirokastrës për tre vjet. Ajo ishte një vajzë e bukur dhe shumë e zgjuar dhe pati fatin si e “privilegjuar” të takohet me Papën më 4 Janar 1995. (Ëndërr kjo e shumë fëmijëve nëpër botë) ku vetë Papa u befasua nga inteligjenca e vogëlushes shqiptare D. Gjyrezi. Ku bëri një fotografi me të. Dhe Dalila rritej me flladin e lirë, që i dhurojë “koinçidenca” e datëlindjes. Mbaroi klasën e parë dhe të dytë fillore tek shkolla 8-vjeçare “Ndre Mjeda” me rezultate të shkëlqyera, kurse të tretën tek shkolla “Emin Duraku”, në Tiranë, pasi i ati punonte në Kontrollin e Shtetit Shqiptar. Por fati i Dalilës, filloi të rrokullisej… dhe vogëlushja nuk mund të vazhdonte shkollën me bashkëmoshatarët e saj në Shqipëri, pasi ndryshimet dhe zhvillimet politike filluan të lëkunden sërish. Pas vitit 1997-1998, ku vendi ynë ishte në prag të luftës civile (situatë kjo e provokuar dhe ideuar nga komunistët) Pushteti Demokratik merr një “grusht” të rëndë nga ekstremistët politikë. Kështuqë në pushtet erdhën edhe një herë komunistët, me një emër të “rinovuar” Socialistë. Jeta e Demokratëve ishte në rrezik. Edhe familja e vogëlushes Dalilë u rrezikua seriozisht nga presionet që i bëheshin për eleminimin fizik të jatit të saj, pasi ai kishte zbuluar (gjatë kontrollit të shtetit) shkelje të rënda ligjore të ish-ministrave që morën pushtetin me dhunë. Dhe në tetor të vitit 2000, Dalila sapo kishte filluar klasën e IV, e detyruar “braktisi” Shqipërinë së bashku me familjen e saj për të emigruar në Itali. Është vetëm 12 vjeç, me ëndrrat fëminore, me buzëqeshjen e kristaltë hyjnore dhe vazhdon të jetojë në Itali, si “emigrante” e pamoshë… Por Dalila sërish është një vajzë shumë e zgjuar, shumë e ndjeshme dhe e merr malli për shoqet e shokët e shkollës ku mësoi abetaren shqip. Edhe shkollës “Ndre Mjeda” dhe “Emin Duraku” i mungon mikja e tyre, nxënësja e shkëlqyer, kur regjistrat e shkollës do t’i ruajnë si relike të çmuara 10-tat e Dalila Gjyrezit, matematikanes së ardhëshme. Është e pabesueshme, por e vërtetë që Dalila Gjyrezi, është vetëm 12 vjeç, por shpirtatdhetaria e saj tregon sikur të jetë 120 vjeç, sespse thotë se jam vajzë nga Shkodra, nga Shqipëria. Dhe kjo është fatkeqësi e kombit tonë, pasi truri i Shqipërisë, nuk është larguar vetëm kur është formuar plotësisht, por edhe sapo fillon të paraqesë “simptomat” e para të një ekzemplari të rrallë siç është vogëlushja Dalila Gjyrezi, por që “fatkeqësisht” është bija e një familjeje të ndershme demokrate, dhe që janë të “detyruar” të vuajnë në një shtet ku dhunohen liritë dhe të drejtat njerëzore. Fatime Kulli
Ishim, po ku jemi? Secili fis dhe popull duhet ta ruajë prejardhjen e tij, se aty është baza. Fiset e Malësisë e kishin traditë të ruanin të kaluarën brez pas brezi, me anë të amaneteve, duke ua lënë brezit në vazhdim. Gjyshërit tanë, që m’i kanë lënë amanet edhe mua, thonin: “Me ruejt prejardhjen e kombit, fenë, nderin dhe me respektue gjakun tand e mbarë shqipfolësit”. Gjyshin tim e kam pyetur vetë: Përse e mbani kapuçin e lirtë ju të vjetrit? Se atë e mbajnë vetëm çifutët. Gjyshi tha: Atë kapuç e mban edhe Papa i Romës, megjithatë ne e kemi edhe amanet nga të parët, se ne kemi ardhur nga Lindja e Mesme para katërmijë vjetësh. Sipas këshillave të Engjëllit të Zotit, Zoti na i ka dhënë tokat e Gadishullit të Ballkanit. I pari ynë ishte stërnip i Abrahamit dhe është quajtur Mobi. Mobi me trimëritë e tij të rralla varu pa mëshirë kundërshtarët e vet se nuk deh t’i bindet disa rregullave të çifutërisë. Profeti ose Engjëlli i Zotit, që ata nuk e kishin parë kurrë, u thotë: Zoti nuk ju ka mallkuar për fare, por ju do dhe ju ka dhënë tokat e lartpërmendura. Zbrisni në Ngushticën e Dardanelit dhe hapuni në Ballkan. Mobitët sa u qetësuan në Tokën e Premtuar, e ndërruan mbiemrin dhe e quajtën vendin Pellazg të lindur nga Toka e Zotit. Pas disa kohëve u shumuan në masë dhe u ndanë në disa fise: Ilirët, Paionët, Dardanët dhe të tjerë. Dardanët e morën me respekt këtë mbiemër, se shkelën për herë të parë në Tokën e Premtuar, Dardanel. Në brigjet e Lumit Danub janë ndarë Gjermanët nga ne. Principatat ilire kanë qenë shtetformues përpara tridhjetmijë vjetësh. Historia e Serbëve që e kanë shkruar në baltë, thotë: Kosova është stara Serbia. Që në shekullin XIII të erës sonë e kanë ngritur kishën e parë në Deqan! Nuk ka njeri në botë që nuk çuditet me komshinjtë tanë, sa injorantë janë! Na vjen më shumë keq për përkrahjen që po u bëjnë këtyre kriminelëve shtetet që e quajnë veten demokratike, të drejtësisë së madhe Anglo-Amerikanë! Pse Milloshi nuk pranoi dialog me Rugovën? Se historia e nxjerr Serbinë edhe prej Europe, lëre pastaj nga Kosova. Tani po shohim se çka po thotë Amerika, se për Europën kemi pak shpresë, nëse e lënë Kosovën në Federatën Jugosllave, shqiptarët do të rrokin armët dhe nuk do të ketë qetësi nga ana jonë për sa të rrojë Europa. Kur kemi ardhur ne në Ballkan nuk ka patur njerëz, veç drerëve, lepujve dhe dhive të egra. Pas tremijë e sa vitesh ranë ata endacakë në Dardani me ndihmën e Buallit të zi Rus dhe të përkrahur nga Anglo-Francezët, na morën tokat pjellore dhe na nxorën maleve. Kjo ishte kultura e drejtësisë europiane të 1913-ës. Ne nuk jemi historianë, as analistë, por amanetqarë. Le ta studiojnë ata që janë kopetentë, por ama të punojnë me shpirt e zemër. Pal Delia, New York
Në përkujtim të martirëve të flamurit Në fjalorët enciklopedikë të popujve për stinën e bukur të pranverës, gjenden me shumicë tog-fjalët “magjike”: Pranvera e Lirisë, Pranvera e Ringjalljes, Pranvera e Shpresës, Pranvera e Dashurisë, Pranvera e Luleve dhe Bukurisë etj. Ndërsa në fjalorin tonë kombëtar ekziston prej kohësh i “strukur” tog-fjalëshi domethënës Pranvera e Flamurit. E këtë e kemi të trashëguar nga Pranvera e vitit 1911, kur së bashku me këtë stinë shqiptarët e Veriut “sollën” edhe ngritjen e flamurit tonë kombëtar, që ishte “mbuluar” prej çallmës otomane e lëngonte prej rreth katër shekujsh e gjysëm. E për të arritur tek kjo Pranverë e Flamurit u deshte të kalonin qindra pranvera, të përballoheshin qindra acare e rrebeshe të dimrave pafund që solli e kultivoi pushtuesi Aziatik. E natyrisht përballimi i këtij pushtuesi kishte një kosto mjaft të lartë, pasi trevat e lashta ilire, e veçanërisht ato të Veriut u tejngopën me lumenj gjaku, por edhe me jetë të njoma si filizat e pranverës që u këputeshin nga acaret e befasishëm, e ku në vend që të mbinte një bimë e re që paralajmëronte ringjalljen e jetës, “mbinte” një “gungë” e re në trupin e brishtë të kësaj toke, e që kishte emrin e “tmerrshëm” varre. Por që gjithsesi edhe këto varre nuk qëndruan të heshtura, por herë pas here oshtinin e jehonin (me sa duket shpirti i tyre që nuk prehej në paqë nën këmbën turke), e kjo jehonë nuk linte kurrë në qetësinë mashtruese as banorët e këtyre trevave, ku si të parët e tyre me pushkë në dorë lindën e po me pushkë në dorë jetuan e vdiqën, duke kërkuar lirinë e pavarësinë e trashëguar me amanet. E megjithëse në pranverën e vitit 1911 amaneti i shqiptarisë u çua në vend edhe pse përkohësisht, pra në këtë pranverë që njihet (por fshihet) si Pranvera e Flamurit, e si për “ironi të fatit” kjo ditë e bekuar (dita e flamurit) “spostohet” nga stina e Pranverës 1911, që në fakt simbolizon siç thamë më sipër stinën e shpresës e jetës po ringjallet pas një stine të tmerrshme me acare e rrebeshe, në stinën e Vjeshtës 1912 që kishte sjellë pranvera, por edhe fundin e luleve e gjetheve që zbukuronin natyrën dhe paralajmëronin ardhjen e stinës (dimrit) plot acare e rrebeshe… Gjithsesi duke mos dashur të përsëris të paktën vetveten, pasi kam shkruar disa artikuj në organe të ndryshme (duke përfshirë edhe “Shqipërinë Etnike”), për kryengritjen e vitit 1911, e cila solli edhe ngritjen e flamurit tonë kombëtar më 6 Prill 1911 në majën e Bratilës (Deçiq) të Malësisë së Madhe (momentalisht jashtë kufinjve të Shqipërisë “Londineze”), ku jam munduar të përshkruaj ato ditë të stuhishme, por edhe protagonistët e tyre të Trevave të Veriut të Shqipërisë e më gjerë, si dhe vullnetarë të botës perëndimore (që morën pjesë simbolikisht), madje edhe jehonën e shtypit ndërkombëtar të kohës (ku kampion mbetet “The Times”), si dhe disa episode luftarake ku shqiptarët e Veriut (Malësorët, Shkodranët etj.) shkruan faqe të reja lavdie e heroizminë kërkim të lirisë, mvetësisë e flamurit, e ku kjo kryengritje ka një hark kohor nga 24 marsi deri më 4 gusht. Por përveç luftës në këtë kryengritje kishte edhe penën, anën diplomatike e cila kurorëzohet me Memorandumin e Greçes të 24 Qershorit 1911… Por për të kujtuar sadopak këtë pranverë, që është një përvjetor i Pranverës së Flamurit, të flamurit që u fitua me gjak e sakrifica, ngjyra e të cilit nuk u zbeh kurrë, pasi nuk është me ngjyra tregtarësh e matrapazësh (qofshin edhe politikë), por me ngjyrën e gjakut të një populli, madje të atij populli autokton që është themeli i vetë Europës… Ashtu siç edhe kam pralajmëruar në një shkrim të fundvitit të kaluar (2002), unë pasi kam siguruar një pjesë të madhe të atyre burrave të Malësisë së Madhe që kanë derdhur gjakun e tyre në Pranverën e Flamurit (rënë dëshmorë apo plagosur), si para ngritjes së flamurit dhe në ditët e pasme për mbrojtjen e tij, po i botoj emrat e tyre. Ku duke botuar këta emra mendoj sadopak të nderoj këta “Luanë” lirie e flamuri që prehen në zemrën e kësaj toke, padyshim në parajsën që e merituan plotësisht, por edhe familjet Malësore e më gjerë që do të gjejnë emrat e të parëve të tyre t’i respektojnë në këto kohë që mjerisht respekti është gjëja më e “lirë”… Listën e atyre që derdhën gjakun për të sjellë Pranverën e Flamurit, po e filloj me trimat e Grudës, kësaj treve që mjerisht ndodhet jashtë kufinjve politik të Shqipërisë… Së pari dëshmorët e rënë në fushat e betejës gjatë vitit 1911 e që Gruda krenohet e do të krenohet për jetë të jetëve: 1. Mirash Luli 2. Tom Hasi 3. Hase Mirashi 4. Sokol Dashi 5. Zef Kurti 6. Martin Ujka 7. Sok Preka 8. Mirash Hasi 9. Lekë Pjetri 10. Luc Prela 11. Tom Leka 12. Zef Leka 13. Zef Pjetri 14. Tom Preka 15. Luc Kaçeli 16. Zef Çuni 17. Nikë Bardhi 18. Kol Prela 19. Preloc Preka 20. Maça Keqi 21. Ujk Smaku 22. Uc Pretashi 23. Tom Luli 24. Prek Gjon Martini 25. Luc Gjoni 26. Luc Marku 27. Zef Preka 28. Tom Preka 29. Keqa Marku 30. Prel Smajli 31. Prek Ujk Luli 32. Prel Ujka 33. Mirash Marku 34. Zekë Luli 35. Gjelosh Leka 36. Prekë Luca 37. Prel Ujk Luca 38. Preç Zefi 39. Ujk Prela 40. Gjelosh Gjoka 41. Ujk Zefi 42. Preç Miculi
Të plagosun nga mali i Grudës 1. Mark Nika 2. Tosh Luli 3. Gjek Baca 4. Lule Dedi 5. Lulash Smajli 6. Nikë Gjergji 7. Nikë Zefi 8. Gjon Luku 9. Luc Hasi 10. Mirash Pëllumbi 11. Gjekë Prela 12. Gjekë Preloci 13. Tom Prela 14. Muç Smajli 15. Mirash Tuku 16. Lukë Smajli 17. Nikoll Miri 18. Ujk Gjeloshi 19. Zef Preka 20. Pjetër Nika 21. Fran Hasi 22. Kol Smaku 23. Nik Prela 24. Tom Preli 25. Pretash Leka 26. Mark Çuni 27. Prel Daka 28. Prek Smajli 29. Nik Luli 30. Pjetër Pretashi 31. Nishke Gjeku 32. Lulash Gjeku 33. Gjek Gjoni 34. Ujk Gjeku 35. Dodë Preka 36. Zef Ujka 37. Zef Marku 38. Prek Ujk Luli 39. Prel Ujka 40. Kol Leka 41. Pjetër Zefi 42. Marash Zeku 43. Gjon Nika 44. Zef Lulashi 45. Nik Pretashi 46. Lekë Zefi 47. Prek Nika 48. Palok Marku 49. Marash Preka 50. Gjon Leka 51. Prek Vata 52. Prel Kola 53. Tom Zoli 54. Gjek Baca Pepa 55. Nikoll Zef Pllumbi 56. Tom Gjeku 57. Lek Beli 58. Prel Toma 59. Nik Smaka 60. Kolë Nikolla 61. Pjetër Gjoni 62. Ded Nika 63. Martin Hasi 64. Gjon Preçi 65. Marash Deku
Të rënë në fushën e betejës gjatë vitit 1911 nga Traboini (që sot ndodhet në kufinjtë politik të Malit të Zi) 1. Gjergj Dedë Gjoluli 2. Nik Gjelosh Luli 3. Zef Lan Ula 4. Gjon Tom Hasi 5. Dedë Gjoni 6. Dodë Mirash Gjeli 7. Gjeto Gjon Ujka 8. Preloc Marka Gjeka 9. Prek Gjekë Breli 10. Prelot Gjelosh Preli 11. Nikë Pllumb Miri 12. Ujk Gjelosh Leka 13. Zef Vuksan Leka 14. Tom Lekë Ula 15. Prel Prek Leka 16. Fran Zef Pllumbi 17. Gjon Lulash Zeka 18. Zef Lulash Zeka 19. Pjetër Zef Preli 20. Tom Hasan Marashi 21. Gjon Marash Loshi 22. Luc Gjergji 23. Kol Marash Vata 24. Nikë Hakë Shabi 25. Gjon Ujk Coku 26. Lekë Marash Peci 27. Gjok Kol Preli 28. Kol Prel Ucaj 29. Gjek Prel Coku 30. Zef Marka Gjeka 31. Zef Prei 32. Nikash Zefi 33. Gjeto Vuja 34. Mark Ujk Gjeka 35. Lekë Dedë Vuja 36. Gjeto Mark Ujka 37. Fran Gjeto Marujka 38. Gjokë Deda 39. Keqa Prela 40. Gjon Deku 41. Lekë Ula 42. Mila Preka 43. Zekë Pllumbi 44. Has Ujka 45. Nikë Pllumbi 46. Ujk Gjekë Daci 47. Kere Ujka 48. Uc Smajli 49. Mirash Martini 50. Lulash Smajli 51. Prel Elezi 52. Pjetër Leka 53. Kol Nika 54. Zef Peri 55. Nikë Pllumbi 56. Pjetër Nika 57. Keqa Prel Dushi 58. Dokë Gjoni 59. Prel Marashi 60. Gjon Ujka 61. Pjetër Gjoka 62. Kol Preli 63. Zef Toma 64. Çun Çeti 65. Zef Vuksani 66. Gjeto Martin Ula 67. Marash Marku 68. Keqa Prel Nika 69. Ujk Gjeloshi 70. Frano Zeka 71. Zef Luli 72. Pjetër Uci 73. Nikoll Mirashi 74. Lekë Mirashi 75. Dedë Marashi 76. Mark Ujka 77. Prel Preka 78. Preloc Marku 79. Tom Hasani 80. Prek Gjeka 81. Gjok Kol Preli 82. Gjon Gjekë Daka 83. Nik Haka 84. Zef Gjoka 85. Fran Gjetja 86. Gjon Pllumbi 87. Gjeto Gjoni 88. Dedë Gjon Ujka 89. Gjergj Keri 90. Pjetër Vogli 91. Kolë Toma 92. Nikë Zek Doku 93. Gjon Tom Keri 94. Gjeto Marku 95. Lekë Dedi
Dëshmorë të rënë prej Rapshet e Starjet 1. Pjetër Nikë Daku 2. Gjon Pllumb Naçi 3. Gjek Kol Marashi 4. Zef Marash Dashi 5. Pjetër Vogli 6. Luc Marash Shabi 7. Tom Gjelosh Mikaj 8. Marash Gjelosh Mikaj 9. Kol Tom Kalaj (Fatkeqësisht ende nuk kemi mundur të sigurojmë listat e të plagosurve të këtyre trevave malësore)
Dëshmorë nga katundi i Kastratit 1. Prel Gjelosh Jugomiri 2. Voc Keq Qarraj 3. Nikoll Voc Keqi 4. Gjon Mirash Pretashi 5. Marash Ujk Bratoshi 6. Myrto Selim Curraj 7. Buç Hajdar Curraj 8. Selim Hajdar Curraj 9. Shpend Hajdar Curraj 10. Sadri Buç Curraj 11. Hane Myrto Curraj 12. Tahir Zekë Curraj 13. Marash Vatë Lumaj 14. Nishë Ulë Lumaj 15. Luc Gjelosh Marinaj 16. Mark Gjelosh Marinaj
Të plagosur nga Kastrati i Moçëm (Goraj-Jugumirë) 1. Gjeto Dedë Pjetroviqi 2. Mark Dedë Narkaj 3. Dedë Gjelosh Narkaj 4. Dedë Gjon Ujka 5. Zef Gjon Marashi 6. Mark Gjoni 7. Vasel Prek Lumaj 8. Lekë Vat Lumaj 9. Kolec Nika 10. Kol Zef Lekaj
Dëshmorë të flamurit nga Dedajt, Çekdedajt, Bzhetë 1. Lac Mirash Ivanaj 2. Martin Gjekë Pllumbi 3. Dodëo Lar Vukaj 4. Gjergj Kol Gjoni 5. Katrina Gjon Vukaj 6. Pjetër Ndok Dushaj 7. Gjon Stak Deda 8. Luc Nik Martinaj 9. Gjon Ujk Shkreli 10. Gjekë Marash Gjeka 11. Tom Nik Prela 12. Zef Tom Nika 13. Tom Celi 14. Ndrek Çun Marku 15. Lekë Stak Preknicaj 16. Lulec Ujk Vukeli 17. Gjokë Marku 18. Martin Marku 19. Marash Mirashi 20. Kol Toma 21. Tom Gjeloshi 22. Zef Marku 23. Maç Keqi 24. Rrustem Hasani 25. Gjekë Deda 26. Gjon Nika
Të plagosur nga Dedajt,Çekdedajt, Bzheta 1. Prek Mirash Gjoni 2. Gjon Mirash Lumaj 3. Kol Martin Pllumbi 4. Nikoll Ded Gjoni 5. Zef Mal Kola 6. Gjon Prek Gjeka 7. Mark Prek Kola 8. Dedë Prek Lugaj 9. Prej Gjek Marku 10. Mashel Gjon Dushaj 11. Zef Nikë Martini 12. Pashko Zef Marku 13. Tom Nikë Dedaj 14. Prel Tom Kola 15. Nikoll Zef Kola 16. Zef Kol Ivanaj 17. Ndoc Martin Prendashi 18. Gjok Ded Shkreli 19. Ndoc Gjon Goci 20. Vatë Martin Martinaj 21. Simon Gjoka 22. Kol Vat Ndoka 23. Mark Pjetër Luca 24. Kol Zef Marku 25. Gjek Gjon Prelani 26. Mark Sokol Nika 27. Mark Gjekë Lumaj 28. Cur Cali 29. Gjon Nik Delia 30. Gjelosh Marash Mirashi 31. Mark Lek Prendashi 32. Gjok Kol Nika 33. Pjetër Lek Prendashi 34. Zef Tom Nika 35. Pashko Gjergj Kola 36. Rrok Tom Kola 37. Palok Luk Vruçaj 38. Frano Lini 39. Fran Prela 40. Luc Ujk Micani 41. Zef Kol Cekaj 42. Tom Dush Vukeli 43. Lin Nika 44. Rrok Tom Nika 45. Gush Gjergj Ivanaj 46. Zef Kol Gjeli 47. Ndue Murra Nika 48. Marash Mark Lula 49. Kol Ndoc Isufaj 50. Gjelosh Nik Vukeli 51. Lulash Marashi 52. Ujk Gjeloshi 53. Gjok Vaseli 54. Tom Kola 55. Zef Kola 56. Pjetër Lushi 57. Gjon Kola 58. Lek Miruka 59. Prek Ndou
Të plagosur nga Lohja (e sipërme) 1. Nik Gjeto Brulaj 2. Zef Pjetër Brahimaj 3. Dedë Mark Kelaj 4. Lulash Sina 5. Gjon Mark Sina
Dëshmorë nga Vrithi 1. Prel Prek Pacaj
Të plagosur nga Vrithi 1. Prekush Ndoc Kocaj 2. Preloc Keq Purashi 3. Prelot Zef Ujka 4. Mark Preç Pepaj 5. Gjok Ded Milaj 6. Gjergj Loc Kronaj 7. Ndok Marash Dashi 8. Kol Luc Purashi 9. Prendash Mark Vecaj 10. Lek Mirash Kocaj 11. Luk Maç Tuçaj 12. Dedë Mark Pacaj
Dëshmorë nga Zagora 1. Pjetër Kolë Rushaj
Të plagosur (nga Zagora) 1. Lekë Gjon Marku 2. Sadik Alija 3. Lan Halili 4. Zef Hus Gjolaj 5. Marash Vata 6. Shaban Ceka 7. Nol Lekë Colaj 8. Istref Haku 9. Lac Kol Leknikaj 10. Brahim Tarja 11. Zef Kol Gjoni 12. Brahim Haxhija
Dëshmorë nga Boga 1. Daca Nik Bogejani 2. Kolë Lek Bori
Të plagosur (nga Boga) 1. Gjier Pllumb Olaj 2. Nikë Lek Rakaj 3. Gjergj Vuksan Toma 4. Pjetër Mark Tari 5. Gjok Ded Mikaj 6. Dedë Elez Ndreaj 7. Martin Gjek Mikaj 8. Pjetër Nik Shyti 9. Martin Prek Ulaj 10. Lekë Daca Nika 11. Tom Gjier Olaj 12. Pjetër Lekë Curi 13. Gjon Martin Leshaj 14. Nikoll Vuksan Mihaj 15. Ndue Gjon Rakaj 16. Vatë Gjon Ulaj 17. Fran Llesh Ulaj 18. Ndue Gjek Rakaj 19. Gjek Gjon Mihaj 20. Tom Gjon Malaj
Të plagosur nga Reçi 1. Dyl Sokol Bajraktari 2. Tom Lekë Kolnikaj 3. Gjon Ndoka 4. Bisho Ahmet Gjonaj 5. Dyl Nuzi 6. Zog Muslia
Të plagosur nga Vajushi 1. Sadik Bajrami 2. Haxhi Ahmeti 3. Arif Ahmeti
Duke përfunduar këtë shkrim përkujtimor nuk mund të lë pa shënuar edhe një arritje tjetër të madhe (diplomatike), pas ngritjes së flamurit, ku Perandoria Otomane që po i dridhej toka nën këmbë u detyrua të lëshojë pa masë në kërkesat e shqiptarëve të Veriut. Madje duke iu premtuar mjaft investime që bënin bujë për kohën, por që edhe sot një pjesë e tyre premtohen nga qeveritë post-komuniste. E këto premtime (për investime) janë: ndërtimi i hekurudhës Shkodër-Tivar, drenazhimi e sistemimi i moçalishteve rreth Liqenit të Shkodrës, sistemimi i vetë Liqenit të Shkodrës, rregullimi i kufinjve etnikë me Malin e Zi, etj… Gjithsesi këto premtime ishin në “këmbim” të pushimit të kryengritjes të vitit 1911, që në fakt “pushoi” përkohësisht, për të marrë përmasa mbarëkombëtare edhe në ato treva që deri atëherë ishin disi të përgjumura. Ku si rrjedhojë e ngjarjeve të vitit pasardhës u arrit të ngrihen flamuj në shumë krahina e qytete të Shqipërisë së Mesme e të Jugut, derisa më 28 Nëntor 1912 u shpall Mvetësia në Vlorë, por që gjithsesi “faturën” më të rëndë e kish paguar Shqipëria e Veriut me në krye Malësinë e Madhe, ndërsa pjesët e tjera të Shqipërisë vinin shumë më pas duke përsëritur të papërsëritshmen, ngritjen e Flamurit Kombëtar, që për herë të parë pas katër shekujsh e gjysëm robëri Otomane u ngrit më 6 Prill 1911, ku në fakt kjo është data e vërtetë e ngritjes së Flamurit, e si rrjedhojë Festa e Flamurit Kombëtar… Tashmë ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shpreim keqardhjen tonë që nuk kemi mundur të sigurojmë listën e plotë të atyre që derdhën gjakun për Liri e Flamur, por që mbetemi të hapur për të gjithë ata që mund të na ndihmojnë me emra dëshmorësh e të plagosurish… Gjithsesi këtyre martirëve që na sollën Pranverën e Flamurit u pushoftë shpirti në paqe në parajsën qiellore, ndërsa shqiptarëve kudo që ndodhen u urojmë gëzuar Festën e Flamurit, 6 Prillin (1911)… V.O. Falënderojmë z. Ndoc Deda për ndihmesën që na ka dhënë për sigurimin e shumë emrave të kësaj liste jo të plotë… Ndue Bacaj
Fan. S. Noli, njëri ndër kolosët e letërsisë sonë Fan Stilian Noli është përkrah Fishtës dhe Konicës, njëri nga viganët e letrave shqipe. Ai u lind më 6 janar 1882 në qytezë (Ibrik Tepe), fshat shqiptar në Thrakën turke, jo larg nga Adrianopoli, qyteza kishte ruajtur gjuhën dhe doket e të parëve. Që në moshë fare të njomë, djalit iu ushqye krenaria për të kaluarën historike të atdheut stërgjyshor dhe dashuria për shkrimin në gjuhën amtare. Ai gjithnjë do të kujtojë edukimin shqiptar që mori nga familja, të afërmit e bashkëfshatarët, të cilët mbrojtën fort tiparet burrërore të më të moçëmve, mu në zemër të perandorisë turke. Në fshat, Theofani ndoqi shkollën fillore greqisht, pastaj gjimnazin gjithashtu greqisht të Adrianopolit. Por ai mbeti bir fshatari shqiptar, megjithë përpjekjet e dhaskalëve për t’i rrënjosur në shpirt ndjenjën e helenizmit. Ai, sepse mori pjesë në krye të një demonstrate nxënësish për të mbrojtur një mësues të pushuar padrejtësisht, nuk iu dha diploma në kohën e duhur. Në Stamboll ai punoi në një ëmbëltore, ku robëtohej duke punuar nga 12 orë në ditë dhe, ndonëse i sëmurë prej vitesh, vendosi të shkonte në Athinë me qëllim që të gjente punë e të ndiqte fakultetin e filozofisë. Në Greqi qëndroi 3 vjet (1900-1903), u rregjistrua dhe në Universitet, por për mungesë ekonomike u shtrëngua t’i ndërpriste studimet. Shërbeu në një shoqëri të tramvajëve, pastaj sufler në një teatër ambulant, me të cilin u end dy vjet nëpër Greqi. Ndërkohë, Noli njihet me lëvizjen tonë kombëtare. Tek punonte për teatrin, ai shkroi greqisht dramën “Zgjimi”. Autorietet e vendit e ndaluan shfaqjen, sepse bënte aluzion tek përpjekjet e shqiptarëve për liri. Në të njëjtën kohë, Noli shkruan dhe një dramë tjetër, kësaj radhe shqip, me titull “Izraelitët dhe filistinë” që aludon përsëri në ato përpjekje dhe që botohet më 1907. Ai do të mbetet përherë i lidhur me teatrin, si përkthyes i Molierit e sidomos i Shekspirit e Isbenit. Sensi i theksuar patriotik i Fan Nolit do të na shfaqet, kur ky shkoi në Egjipt (1904), ku gjeti punë si mësues i greqishtes. Aty nisi dhe veprimtaria e tij politike përkrah atdhetarëve të shquar Thanas Tashko e Jani Vruho. Me artikujt greqisht, për çështjen shqiptare që botonte në gazetën “Drita” të Sofjes dhe me përkthimin greqisht (1905) të veprës së Sami Frashërit, “Shqipëria çka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”. I zgjuar, energjik e intelektual, Noli fitoi shpejt simpatinë dhe çmimin e rrethit patriotik shqiptar të Egjiptit ku po zhvillohej një luftë këmbëngulëse kundër rrymave diversioniste, turkomanizmit. I nxitur nga shokët e tij të misionit, niset më 1906 për në SHBA, me qëllim që të ndihmojë me organizimin e bashkatdhetarëve të mërguar atje, të cilët ishin në rrezik të përçaheshin për shkak të veprimeve të shovinistëve të Megalidesë. Në atë kohë, numri i shqiptarëve i kalonte të 20.000 vetë. Ata sa po themelonin shoqëritë e para patriotike, në vitin 1906-1908 në Boston botohej gazeta “Kombi” ku Noli bashkëpunoi me Sotir Pecin, dhe një vit më vonë “Qielli” të cilën e drejtoi vetë Fan Noli. Më 1912 u krijua Federata Panshqiptare “Vatra” e cila u drejtua po nga Fan Noli. Për qëllime të larta dhe thellësisht patriotike më 1908 Noli dorëzohet prift dhe nisë luftën (plot guxim) për ta shkëputur ortodokse shqiptare nga Patriakana e Stambollit. Me qëllim që të gjitha shërbesat të bëhen në gjuhën tonë kombëtare, ai përkthen shqip liturgjinë ortodokse, veprim edhe politik ky me rëndësi të madhe për kohën, sepse i priste udhën ndikimit të qarqeve grekomëdha mbi shqiptarët ortodoksë dhe ndihmonte në forcimin e lëvizjes patriotike jo vetëm në mërgim por edhe në Atdhe. Atje, Noli zhvilloi një veprimtari shumë të gjerë patriotike edhe si orator e publicist. Ai mban fjalime të zjarrta në mbledhjet e shqiptarëve edhe në kishë për figurat kombëtare si Kristoforidhi e në veçanti revokohen lavditë e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti. Të kësaj periudhe janë shqipërimet e tij të para artistike: “Një tregim i Bjornsonit”, komedia “Martesa me pahir” e Molierit, novela “Vanina Vanini” e Stendalit etj. Kur shpërtheu kryengritja e Malësisë së Madhe (1911) me në krye luanin e maleve Dedë Gjon Lulin, ai bëri thirrje për luftë të vendosur kundër armiqve anadollakë. “Luftë, luftë gjer në fund! Shqipëria kërkon luftëtarë e ndihma. Le t’ia apim pa numëruar. Shqipëria kërkon luftëtarë. Le të rendim te thirrja e saj. Le të sulemi nën flamurin e kuq nën flakë të luftës, që të na dridhësohet trupi nga dehja e barotit, që të na ndizet shpirti nga zjarri i shejtë i lirisë dhe të vdesim duke thënë: Rroftë Shqipëria.” “Pra siç e shohim, Noli, i kishte ndezur të gjithë “gjeneratorët” e shpirtit të tij të madh e të fuqishëm, me zgjimin e ndërgjegjes mbarëkombëtare, me ligjëratat e tij, dhe me atë pendë të pakrahasueshme, që derdhte energji të pashtershme” (M.B.) Ndërkohë, Noli ishte regjistruar në Universitetin e Harvardit (Boston), të cilin e kreu më 1912, i diplomuar “për art”. Mbas 5 vjetësh të nguljes në SHBA, ai vjen në Evropë dhe viziton kolonitë shqiptare në Rumani e Bullgari, ku bën thirrje për bashkim kombëtar. Me Ngritjen e Flamurit Kombëtar në Vlorë, ai përkrah qeverinë e Ismail Qemalit, kthehet sërish në Evropë, ku qëndron tre vjet, viziton kryeqytetet e disa shteteve të mëdha, të Anglisë, Francës, Austrisë, për të mbrojtur çështjen shqiptare. Tashmë ai është një nga personalitete më të njohura të lëvizjes sonë kombëtare si njeri politik e i kulturës. Me plasjen e Luftës II Botërore, ai mbetet në Evropë, dhe vetëm më 1915 mundi të kthehet në Amerikë. Më 1918 Noli vjen përsëri në Europë i ngarkuar nga “Vatra” për të kërkuar prej Konferencës së Paqes në Paris të drejtat e ligjshme të Shqipërisë. Dhe pikërisht në këtë periudhë ai boton organin “The Adriatic Review” (Revista Adriatike), si shtojcë e “Diellit”. Në vazhdimin e punës së tij, prej shqipëronjësi artistik, ai tashmë ka nxjerrë në dritë tragjedinë “Otello” të Shekspirit (1916), poemën epike “Kthimi i Skënderbeut në Krujë” të Longfellout, dy vjersha të Edgar Poes, përkthime me mjaft vlerë, dhe që e bënë shumë të njohur në fushën e letrave. Në vitet 1912-29, Noli me shumë konseguencë dhe vitalitet energjik vazhdon luftën kundër shovinizmit grek e do të hidhej shumë shpejt në ndeshjen e ashpër për një regjim demokratik kundër reaksionit feudal dhe mbeturinave anadollake. Duhet theksuar se krejtësisht në kundërshtim me ndonjë intelektual tjetër të kohës si Faik Konicën, Fan Noli bashkë me Gurakuqin shkëlqejnë për patriotizmin e zjarrtë si atdhetarët më të shquar të kohës. Më 1920, Noli vjen për t’u ngulur në atdhe, zgjidhet deputet i “Vatrës” pastaj i Korçës. Në Parlamentin Shqiptar në krahun e demokratëve pranë Gurakuqit, Sotir Pecit, Hasan Prishtinës e intelektualëve të tjerë. Noli shquhet për ligjëratën e tij, e për atë oratori të pakundshoqe ku, bashkë me Gurakuqin, i heqin maskën despotizmit dhe anakronizmit feudal dhe mbeturinave të nomenklaturës turko-osmane. Me një elokuencë të panjohur ndonjëherë tek ne, dhe me një sarkazëm therëse godet “arkitektët” e arkaizimit dhe anakronizmit. Ligjëratat e Fan Nolit në Parlamentin Shqiptar të viteve 1920-1924 janë modeli për t’u patur lakmi edhe ndër kancelaritë e shteteve më të përparuara dhe më moderne të Evropës. Ai, me një kurajo të theksuar, do të fishkullonte nga tribuna e Parlamentit Shqiptar mbi ata përfaqësues të mbrapambetjes dhe të errësirës, mbi despotizmin dhe absolutizmin që po instalohej në Shqipëri. Më 1923 ai propozon zbatimin e reformës agrare, kërkon t’i jepet gruas e drejta e votës etj., por këto nuk pranohen nga politikanët konservatorë, që deri dje i kishin shërbyer sulltanit e tani mbronin me tërë egërsinë rendin Myfliz të trashëguar nga Turqia. Këta politikanë, Noli i ka quajtur “kolltukofagë, krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten në plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpusha që mund t’i copëtosh, po jo t’i shqisësh nga trupi që kafshojnë e thëthijnë”. Në “Historia e Letërsisë Shqiptare”, Noli është “taksuar” për pikpamjet e tij tepër të studiuara dhe korekte që ai kishte për demokracinë anglo-saksone. “Një e vërtetë absolute që dëshmon për sensin perëndimor të Nolit, pavarësisht konjukturave politike të mëpastajme dhe për utopinë e tij socialiste” (M.B.). Mbas thyerjes së Revolucionit Demokratiko-borgjez të vitit 1924, Noli u strehua në Austri. Hyrja e Nolit në Federatën Komuniste Ballkanike dhe vënia e tij në krye të (Konares), duhet kuptuar si një lëvizje konjukturale e çastit. “Por, dhe në qoftë se Noli pati simpati apo iluzion për socializmin, kam mendimin se, në atë klimë feudo-anadollake të “staxhionuar” në portat e orientit, kjo do të ishte zgjidhja më e mirë. Fakti që sot, pothuajse gjysma e Evropës Perëndimore e përkrah dhe e aplikon me sukses socalizmin, e bën Nolin mjaft largpamës dhe koherent” (M.B.). Më 1932, Noli vendoset përfundimisht në SHBA duke u shkëputur nga beteja politike. Në atë periudhë ekonomia amerikane po kalonte momente të vështira bashkë me ekonominë botërore. Në këto kushte pësuan rënie ekonomike edhe shumë të mërguar shqiptarë. Nga të njohurit e vjetër të Nolit, Faik Konica, thjeshtë për interesa të ngushta materiale dhe për difiçencë morale në sensin patriotik, ishte vënë përkrah A. Zogut, i cili i kishte siguruar një rrogë të majme si Ambasador në SHBA. “Diellin” dhe “Vatrën” ai kishte arritur t’i kthente kundër Fan Nolit. “Ky ishte morali i Faik Konicës”, i cili nën kostumin oksidental mbante shpirtin e borgjezit oriental, (shënimi është imi, M.B.). Vullneti dhe etja e Nolit për dije dhe kulturë nuk njeh kufi. Ndonëse në rrethana të vështira ai nuk i ndërpreu studimet dhe krijimtarinë, kësaj here në fushën e historiografisë dhe të muzikës, 55 vjeç ai mbaron konservatorin. Më 1948, me rastin e 40-vjetorit të krijmtarisë së tij në gjirin e shqiptarëve të mërguar në SHBA, Noli i përmblodhi për herë të parë në një vëllim vjershat e tij origjinale dhe disa shqipërime poetike, nën titullin “Album” të cilin ua kushtoi “Kryetrimave, që e çliruan Shqipërinë nga fashistët, nga nazistët, nga bjelerët”. “Në qoftë se idealet e shejta të luftës për çlirimin e atdheut nga armiqt e sipërpërmendur u tradhëtuan më vonë nga komunistët, kjo nuk e errëson aspak arsyetimin e Nolit, as nuk mund t’i veshi tij “kostumin” e kuq të komunizmit” (M.B.). Sensin e tij atdhetar, Fan Noli e ka “shkrirë” në portretizimin që u bën dy prej figurave më patriotike të shekullit që lamë pas, Luigj Gurakuqit dhe tribunit të maleve, Barjam Currit. Intelektuali i shquar dhe njëri nga viganët e letrave shqipe, Ernest Koliqi, thotë: Janë tri vepra që e bëjnë Nolin të pavdekshëm: 1) Ngritja e Fletores “Dielli” (1909) në Boston; 2) Futja (anëtarësimi i Shqipërisë në “Lidhjen e Kombeve”) (1920); 3) Autoqefalia e Kishës Ortodokse Shqiptare. Noli shquhet si kritik dhe estet. Disa nga veprat që përktheu Noli i përcolli me “introdukta” (parathënie) të cilat kanë vlerë të veçantë. Me to ai numërohet ndër të parët dhe ndër më të shquarit estetë të kritikës letrare dhe që përhapi pikpamje të drejta, veçanërisht mbi vlerat ideore dhe artistike të veprave që përktheu. Gjykime interesante dha ai rreth “Otellos”, “Hamletit”, të cilët kanë qenë objekt intepretimesh të ndryshme dhe kontradiktore. Vlen për t’u shënuar vëzhgimi i thellë kritik, me të cilin Noli zbulon botën e gjerë dhe komplekse shpirtërore të Hamletit. Ai shkruan: “Arsyeja kryesore e vuajtjeve të Hamletit duhet kërkuar më tepër në ndjenjën që ka pësuar një tronditje fatale, për vdekje, se sa në ndjenjën që është i pazoti për punë e veprim. Për ta kuptuar mirë sjelljen e tij, duhet të dimë që kemi përpara nesh një të sëmurë me ethe, i cili është ngritur me pahir nga shtrati për të mbaruar një detyrë të shenjtë, i cili gjysmë në ëndërr, i këputur e me shpirtin në dhëmbë, përpiqet me qip e me thonj të ngjitet zvarrë përpjetë në majen e bregut, para se të rrëzohet përdhe pa frymë. S’është as i gjallë as i vdekur, as i marrë as meramend, as i zgjuar as i fjetur tamam: ndodhet buzë vdekjes, buzë greminës, ku e di që shpejt a vonë do të përmbyset e do të copëtohet”. Vlerë të madhe ka stili me të cilin janë hartuar këto “introdukta”. Po, mbi të gjitha, kemi të bëjmë me një kontribut në lëvizjen mendore demokratike sepse ato përshkohen nga ide të përparuara shoqërore, të mbështetura në rryma të shëndosha kritike të kohës, për sa u takon paraqitjes dhe aktualizimit të disa kryeveprave të letërsisë botërore. Të shkruash për veprën Noliane duhen volume, por ajo që ka shumë rëndësi, nuk është vetëm talenti i tij tepër i madh si shkrimtar, por mbi të gjitha sensi përparimtar dhe patriotik. Angazhimi i tij për ta nxjerrë atdheun nga “llumi” dhe errësira aziatike dhe jehona që penda e tij e artë ju bën atyre që luftojnë për oksidentalizimin dhe demokratizimin e këtij vendi. Në poezinë e tij të fuqishme “Tomsoni e Kulçedra”, Noli na jep me penelatën e tij të fuqishme një Sidorit me ngjyra sa emocionale as dhe reale, duke përpjestuar aktin heroik të kolonelit holandez, i cili vjen nga ana tjetër e Adriatikut për të na “flituar” dhe për të na shpëtuar nga ajo “kolerë” pesë shekullore. Në të njëjtën kohë, në ditët që ne po jetojmë, na kujton se jo kurdoherë Evropa është “kurvë”!… “Si përfundim: “Portreti” i Fan Stiliano Nolit, është dhe do të mbetet përjetësisht i skalitur në memorien dhe shpirtin e çdo qytetari dhe intelektuali shqiptar me shpirt demokrat dhe me sens Euro-Perëndimor”, (autori, M.B.). Kushdo që ka tentuar apo tenton që t’i veshë Nolit “nofkën” komunist , gabon. Komunizmi është ateist prandaj nuk mund të jetë i tillë një prift. Këtë e bëjnë ata të cilët edhe Gurakuqin, herë e quajnë fashist, herë komunist! Dhe natyrshëm të gjithë ata të cilët kanë marrë përsipër të përqafojnë rryma politike pa bosht ideologjik, nuk mund të ndërtojnë një program bindës, por luhaten sa majtas-djathtas. Këtë e vërejmë edhe tek demokristianët, kur herë “induktohen” nga e djathta, me pretendimin absurd se Krishti na paskesh qenë i djathtë! Duhet t’ju kujtojmë këtyre “predikatorëve” të absurdit, se Jezusi nuk ishte as kapitalist, as komunist. Dhe kështu do të kuptojmë më mirë edhe Nolin, i cili nuk deshi as kapitalizmin “vulgar”, as komunizmin. Ai ishte një demokrat i vërtetë, një letrar i përmasave evropiane dhe një atdhetar me vlera shumë të mëdha. Jam i mendimit se do të ishte në nderin e Parlamentit Shqiptar, sikur në hyrjen e selisë të vendoseshin dy ideologët dhe dy patriotët e shquar Gurakuqi e Noli. Si dy pionierë të qytetërimit oksidental. Dhashtë Zoti që dy bustet e këtyre burrave të mëdhenj, t’i shohim aty ku e kanë vendin dhe ku i thërret koha. Revolucioni Demokratik i Qershorit (1924), nuk ishte rebelim, por një revolucion me program të qartë demokratik dhe i iniciuar nga dy ideologë dhe demokratë të shquar me parime nacionale dhe vizion perëndimor. Vetëm mbi “shinat” që u shtruan nga këta atdhetarë e intelektualë të mëdhenj, “treni” shqiptar mund t’i drejtohet Evropës së qytetëruar dhe demokratike. “Godina e Re” e shtetit, nuk mund të ngrihet mbi rrënojat e sistemit të kalbur mesjetar-feudal, por mbi bazamentin (ende të pa “dizermuar”) të Shtetit-Arbër të Gjergj Kastriotit”. (autori M.B.). Misioni tepër fisnik i Fan Nolit, i cili që në fillim të shekullit të kaluar, lufton për ta shkëputur kishën ortodokse shqiptare nga Patrikana greke, dhe akoma më fisnik, përkthimi i liturgjisë fetare në gjuhën amtare, duhet të “trokasë” fort në ndërgjegjen e predikatorëve të feve në Shqipëri, që çdo liturgji të përkthehet në gjuhën amtare. “Shpirti patriot i Fan Nolit, asht shembëlltyra më e shkëlqyer për edukimin Nacional të brezave”, (M.B.). “Liria” është pasuria më e madhe që mbart një individ, apo një popull, (ndaj dhe çmimin e ka të lartë)” – (autori). Mark Bregu
Shqipëria si Zvicra, por pa pyje Thonë se vendi të bën për vete, por tek ne ngjet e kundërta. Jemi ne që po e bëjmë vendin në përngjasimin tonë. Shqipëria dje me një ekologji të pasur me pyje virgjër, përbënte një parajsë të vërtetë natyrore. Ndërsa sot zë vendin e fundit në Europë me sipërfaqe pyjore prej 0,3ha për banorë dhe me rritje mesatare vjetore prej 1,5m3/ha në vit. Ku vende të tjera si Gjermania, zotërojnë 6-7ha për banorë dhe me rritje mesatare vjetore mbi 7m3/ha nëvit. Neve gradualisht po e braktisim natyrën dhe për pasojë edhe ajo po na braktis neve duke na kthyer borxhin. Por mjedisi natyror është i përjetshëm dhe nuk lëviz, jemi ne ato që do të endemi diku tjetër për të mbijetuar. Thuhet se ne shqiptarët kemi lindur bashkë me drurin dhe vdesim me drurin dhe ka të ngjarë që “jemi prej drurit”. Dikur kjo pasuri ishte me bollëk dhe se Zoti ia kishte dhënë falas këtij populli. Sipërfaqe të pafundme me pyje shekullorë pushtonin vendin dhe në brendësinë e tyre sundonte errësira edhe në mesin e ditës që u kallte “frikën” njerëzve të atyre anëve. “Frika” shtohej edhe në gjallesat e egra që popullonin këto pyje dhe jetonin si në shtëpinë e tyre. Por një ditë ndodhi mrekullia, erdhi fitorja. Bashkë me çlirimin e vendit, populli ynë “punëtor, trim, besnik, atdhetar dhe paqedashës” si një trup i vetëm rreth partisë së tij me një “humanizëm të pashoq”, me një mentalitet të “lakmueshëm” feudal u ngrit dhe vendosi të mposhtë krenarinë shekullore të këtyre pyjeve që mbretëronin dhe “mbillnin vetëm të këqia dhe fatkeqësi për njerëzit”. Toka e cila që prej shekujsh mbulohej nga errësira e pyllit duhej të zbulohej dhe të dilte lakuriq në dritën e diellit. Malet dhe kodrat duhej të bëheshin pjellore sikurse edhe fushat. Vendi po ndryshonte me hapa gjigandë dhe për herë të parë populli ynë “largpamës dhe i fuqishëm” arriti të mposhtë natyrën. Bashkë me ndryshimet “progresiste” po shuhej errësira dhe po sundonte drita, lakuriqësia e maleve, po zbulohej në sy të botës. Edhe kafshët e egra, ato që mundën të shpëtonin kokën morën arratinë dhe, tashmë nuk përbënin një “rrezik” për njerëzit tonë “paqedashës”. Populli ynë, duke qenë aq i lidhur me drurin, i pëlqente të ngrohej vetëm prej tij dhe ashtu u bë. Thuhej që edhe Shqipëria do të ndërtohej prej druri dhe për këtë nevojitej një industri e fuqishme e mbështetur vetëm në forcat tona dhe ashtu u bë. Pyje kishte me bollëk dhe s’po iu gjendej fundi. E rëndësishme ishte se këto pyje po i shfrytëzonim ne të zotët e shtëpisë dhe jo okupatori. Një punë e pashembullt u bë gjatë dymbëdhjetë viteve të demokracisë. Ndonëse një kohë e shkurtër, populli ynë në sajë të një mentaliteti feudal të trashëguar me fanatizëm dhe modernizimit të mjeteve të punës, arriti të shfrytëzojë pothuajse atë çfarë kishte mbetur nga e kaluara jonë “e lavdishme”. Krahas lëvizjes demografike të popullatës ndodhi edhe gravitimi i pyjeve nga lart-poshtë drejt zonave urbane dhe qyteteve. Bashkë me emigrimin e njerëzve për në vende të ndryshme të Europës, për një jetë më të mirë, tani po emigronin edhe pyjet tona. Në fillim emigruan drurët e rinj dhe të shëndetshëm të vendosur pranë rrugëve auto-pyjore dhe qendrave të banuara dhe kohët e fundit po u vjen radha edhe atyre që ishin fshehur dhe strukur thellë në lugina dhe në lartësitë e maleve. Krahas drogës dhe prostitucionit, emigrimi i drurit konsiderohet një veprim normal si mall që sjell fitime për biznesin vendas që posa ka filluar të pasurohet. Emigrimi i drurëve ndonëse ngjan me emigrimin e njerëzve për nga mosha e re, cilësia dhe çmimi, ndryshon sepse ai emigron me letra legale pa pengesa dhe me shumicë. Edhe fshatari dhe qytetari me rritjen e standarteve të jetesës s’mund të ngrohet më me atë drurin e dikurshëm të quajtur dru zjarri. Tashmë është më komode të përdoret për djegie lënda e punimit e cila digjet më mirë, prodhohet më lehtë dhe kushton më lirë. Një fat të hidhur patën ato mijëra drurë autoktonë të mplakur nga mosha e të sëmurë nga defektet që u konsideruan si të papërdorshëm dhe u lanë për të vdekur në vendlindjen e tyre. Dhe tashmë atyre dhe pyjeve fqinje nuk iu dihet më as nami e nishani pasi populli ynë “fisnik” ua gjeti dermanin duke i djegur njëherë e përgjithmonë. Mendohet se në ato vende mund të kullotnin bagëtitë dhe s’do të ketë më egërsira. Por pyjeve akoma s’po u gjendet fundi. Dikur në një majë apo rrëpirë ato përsëri ngrejnë krye por s’është e largët dita që edhe ato do të kenë fatin e të tjerëve. Mendohet se atëherë njerëzit do ta “zotërojnë” natyrën e cila do të ketë një pamje tjetër, me lakuriqësinë e maleve ashtu siç e ëndërronin të parët tonë. Shiu që bie nuk shkon më në kroje dhe burime por rrjedh vrullshëm, pa pengesa duke marrë përpara sa hapë e mbyll sytë atë çfarë shekujt krijuan me mundim duke lënë pas shkëmbin që tashmë sundon bashkë me natyrën dhe njeriun që e deshi aq shumë. Po sa vjen koha e shirave ujërat s’vonojnë të mbushin liqene dhe të bëhen zotër të fushave dhe të banesave tona ku i pritëm me aq bujari. Por ndërsa shirat pushojnë, liqenet s’vonojnë të shterrojnë dhe zonat përreth i pushton thatësira dhe cikli vazhdon të përsëritet. Nuk do të kalojnë shumë kohë dhe diku një liqen është kthyer në tokë pjellore të cilën ia ka rrëmbyer malit pëbri që dikur ishte pyll. Fëmijët tanë do të kujtojnë. Këtu na ishte njëherë një hidrocentral. Diku tjetër shkruhet një pllakë se këtu njëherë na ishte një burim ku pinte ujë i gjithë fshati apo merrte ujë i gjithë qyteti. Burimi ndodhej në rrëzë të një pylli i cili gjallëronte nga jeta Këto gjëra i përkasin një të kaluare të largët dhe do të duken si të pabesueshme por ja që njeriu bëka mrekullira. Ndoshta do të vijë një ditë që edhe ne të pijmë ujin e distiluar të detit në sajë të këtij “kontributi” që dhamë të gjithë. Fëmijët tanë do të “krenohen” me ne dhe me tokën e tyre. Thuhet se dikur në këto male ka patur edhe gjallesa të egra si kaprolli, dhia e egër, derri i egër, ariu, lepuri, thëllënza e malit, pëllumbi i egër dhe lloje të tjera që na lanë për trashëgim emrin e tyre. Thonë se këto kafshë dhe shpendë u bënë tepër të “rrezikshme” për njerëzit e “butë”, të cilët për t’u mbrojtur përveç armëve të gjahut përdorën edhe armë luftarake dhe ia dolën mbanë duke fituar. Meqë rreziku gjithmonë na ka ardhur nga “jashtë” ka ndodhur që kafshë dhe shpendë shtegtarë me qëllim të shkelin zonën e ndaluar dhe janë eleminuar nga njerëzit tonë “vigjilentë” që në momentin e desantimit. Në kohën tonë mbijetuan kafshë dhe shpendë të “dobishme” dhe të “buta” si ujku, dhelpra, çakalli, korbi, sorra, laraska, shqiponja e të tjera të cilat iu përshtatën banorëve të atyre zonave. Thuhet se në botën e qytetëruar si në Europë, Amerikë, Australi e gjetkë, kafshët e pyllit si kaprolli dhe të tjera kanë depërtuar deri në brendësi të qyteteve dhe janë miqësuar me njerëzit. Thuhet gjithashtu se njerëzit e këtyre vendeve nuk preferojnë t’i presin pyjet për ndonjë qëllim dhe kanë filluar ta zëvendësojnë lëndën e drurit për përdorim me materiale të tjera industriale. Ndërsa ne po e shfrytëzojmë pyllin si burim komercial ndryshe po ndodhë me qytetërimet e tjera ku pylli po shfrytëzohet për funksionet mjedisore që luan. Kështu njerëzit ndjehen më mirë duke e soditur pyllin për bukuritë që ofron dhe duke jetuar në mjedisin pyjor. Ato preferojnë të ngrenë banesën e tyre nën strehën e pyllit duke bashkëjetuar me kafshët, shpendët dhe gjallesat e tjera që janë banorët e përjetshëm të pyllit. Dhe kjo quhet jetë luksi, komoditet në gjuhën e qytetërimit ku paguhen shuma të mëdha të hollash. Në fund shteti, individi, të gjithë dalin të fituar edhe pse pyjet e veta nuk i presin por i blejnë nga vende të “pasura” siç jemi ne. Shikoni çfarë impaktesh kanë ndodhur në pyjet tona nga ndërhyrjet e njeriut. Tani Shqipëria meriton të quhet “vend turistik” me “resurse të bollshme”. Tani plazh mund të bësh jo vetëm në bregdet, por edhe në male ku dje kishte vetëm pyje dhe kafshë të egra. Duhet t’u kujtoj qeveritarëve që të vështrojnë jo vetëm nga deti, por edhe nga malet të cilat i kemi me shumicë në veri të vendit. Mjedise të tilla natyrore vështirë t’i gjesh në ndonjë vend tjetër edhe pse mungon infrastruktura. Njerëzit e fushës të malit dhe të qytetit pothuajse frekuentojnë të njëjtin mjedis. “Progresi është i dukshëm”. Të huajt kanë investuar disa miliona dollarë që edhe në vendin tonë të kemi pyje por s’kanë për t’ia arritur qëllimit pasi ne nuk kthehemi mbrapa. Sa për dollarët ato i hëngri lugati dhe ikën bashkë me vapën. Edhe nëse mbjellim çfarë korrëm llogaria është e bërë. Pasardhësit tanë të brezit të IV dhe të V do të kthehen aty ku ishin gjyshërit tanë, aty ku ndodhe Europa sot. Dhe nëse ne do ta jetonim do të na vinte keq sa mbrapa janë kthyer stërnipërit tanë. Thonë se pyjet tona i administron shteti përmes drejtorive të shërbimit pyjor të përbëra nga njerëz me arsim të lartë, inxhinierë dhe inspektorë me kualifikim të mesëm profesional. Nga ana e shtetir tregohet e njëjta përkujdesje si për pyjet ashtu edhe për personelin që ka për detyrë t’i mbrojë dhe t’i menaxhojë ato. Kështu rroga e një specialisti arrin afërsisht sa e një arsimtari, megjithë shkurtimet e vazhdueshme që ka patur nga qeveritë e mëparshme. Policët pyjorë janë të pajisur edhe me armë të tipit trofe (parabelë) dhe karabinë dhe shpesh herë edhe me uniformë por që s’para përdoret në përgjithësi për arsye që i dinë vetë. Policët pyjorë në përgjithësi mbahen për njerëz të “privilegjuar” dhe nuk qahen, janë të sjellshëm. Nuk përdorin makina private për arsye të ndotjes së ambjentit dhe ndihen më komod duke ecur në këmbë. Policët pyjorë janë shumë miqësorë edhe me popullin edhe me shtetin dhe nuk përzihen në punët e njëri-tjetrit. Populli punon vetë pa ndihmën e policisë pyjore e cila ka lënë çdo lloj biznesi dhe i është kushtuar profesionit për të fituar bukën e gojës. Çdo vit në vendintonë priten mbi dy milion m3 lëndë drusore që shkon për nevojat e vendit në asortiment lëndë punimi e dru zjarri dhe për eksport si lëndë punimi gjysmë e përpunuar ose e përpunuar. Për vitin 2002 janë raportuar në shkallë vendi lëndë drusore kontrabandë, lëndë punimi dhe dru zjarri gjithsej 28374m3, afërsisht e barabartë me nevoajt për dru zjarri që ka rrethi Malësi e Madhe. Sasia e mësipërme është e papërfillshme në raport me realitetin i cili vazhdon të mos deklarohet. Megjithatë shteti kujtohet të përmendë pyjet një herë në vit sa për modesti. Specialistit të pyllit edhe pse i dhemb shpirti për atë çfarë po ndodh është i detyruar të bëjë si shteti. Punët vazhdojnë të ecin “aq mirë” dhe “pa probleme” për aq kohë sa pyjet do të varen nga Ministria e Bujqësisë. Në vendin tonë ndonëse s’ka ministri pyjesh, siç ndodh në vende të tjera, kemi ministri ambjenti e cila merret me çdo gjë por vetëm me pyje jo, pasi pa pyje ecet më mirë. Edhe pushteti i medias nuk bezdiset fare pasi ai s’ka kohë të tepërt të merret me gjëra të “parëndësishme” dhe jashtë etikës mediatike. E rëndësishme është se ne sipas traditës vazhdojmë të gënjejmë njëri-tjetrin. Gënjejmë vetveten dhe besojmë. Edhe shteti bën të njëjtën gjë dhe beson. Të gjithë së bashku bëjmë detyrën. Gomari në gojën e ujkut tha: zëre se jam në ëndërr. Por gomarin e hëngri ujku. Natyra ka filluar të na e kthejë borxhin. Dënimin që përgatitëm vetë do ta vuajmë të gjithë dhe çmimi s’do të jetë i vogël. Ndodhemi në prag të një katastrofe ekologjike ku po fundosemi. Varka është duke u mbutyr bashkë me njerëzit që i mbart brenda. Ujërat që vërshuan i lanë malet të shkreta pa jetë. Vendi rrezikon të kthehet në shkretëtirë dhe këtë mund ta konstatoni për rreth vendbanimit tuaj. Dhe heshtja vazhdon si heshtje varri. Absurdi i gënjeshtrës dhe i mashtrimit të vetvetes ndjek zakonin e vjetër. Për çfarë dhe në emër të kujt bëhet e gjithë kjo. Me këtë shkrim u përpoqa të trokas që të shohin të verbërit dhe të dëgjojnë të shurdhërit, që të vrasim frikën duke dëshmuar të vërtetën. Jemi në buzë të greminës, gjendja paraqitet dramatike me përmasa kombëtare si rezultat i masakrimit të pyjeve për interesa fitimi. Opinioni publik dhe strukturat e shtetit duhet të informohen drejt pasi koha nuk pret më dhe duhet vepruar me emergjencë. Askush nuk përjashtohet nga fajësia dhe dënimi që kemi përgatitur duke shkatërruar atë çka Zoti na e bëri gati dhe na e dha falas, me shumicë, duke na privilegjuar nga popujt e tjerë. Si mundet që të zotët e shtëpisë të rrënojnë strehën e vet edhe kur të tjerët kërkojnë ta ndërtojnë. Zoti na dhuroi parajsën ne po përgatisim ferrin. Përgjegjësia s’është vetëm institucionale, por edhe kolektive dhe qytetare pasi ato janë në funksion të njëra-tjetrës. Ne duhet të mësohemi që jo vetëm të akuzojmë por të marrim mbi vete përgjegjësitë qytetare që na takojnë në mjedisin ku gjendemi. Intelektualët edhe pse të varfër duhet të ngrihen mbi verbërinë dhe të denoncojnë me guxim errësirën ku jemi mbytur. Ka ardhur momenti që shoqëria të emancipohet duke shfrytëzuar energjitë intelektuale. Vetëm në një shoqëri të emancipuar mund të ketë një shtet të emancipuar. Nuk duhet që e mira të importohet por ajo duhet të shpallet brenda nesh. Unë apeloj, thirrja ime është kushtrim, me shpresë dhe besim në Zotin se do të gjendet rruga e shpëtimit e këtij populli që po vuan për fajet e veta. Ing. Vasel Zefaj
Letër një fëmije që kurrë s’u lind Nga Oriana Fallaci Vijon nga numri i kaluar
Sa të çuditshëm jemi ne njerëzit Shoqja ime thotë se e çmendura qenkam unë. Ajo, që është e martuar, ka bërë katër dështime në tre vjet. Dy fëmijë i kishte, një i tretë do të ishte i papranueshëm, thotë. As pulat nuk i sjellin në jetë gjithë zogjtë që mund të bënin. Nëse nga çdo vezë e pllenuar do të lindej një zog, ky planet do të ishte bërë qymez. E di ti që shumë pula pijnë vezë? E di që i ngrohin vetëm një a dy herë në vit? Po lepujt: e di ti që disa lepurushë hanë lepujt e lindur të dobët për të rritur të tjerët? Nuk do ishte më mirë t’i asgjësonin që në fillim, në vend që t’i sillnin në këtë botë sa për t’i ngrënë apo për t’u ngrënë? Sipas meje do ishte shumë më mirë të mos i ngjiznin fare. Por, sapo guxoi të shkruar këtë arsyetim, shoqja ime merr zjarr. Përgjigjet se është e vërtetë që ajo përdorte hapje prandalues. Nuk i vinte mirë, megjithatë i përdorte. Pastaj një natë harroi t’i pinte, dhe nga këtu erdhi dështimi i parë. Me sondë, thotë. Nuk e kam kuptuar dhe aq mirë se ç’është kjo sonda. Ma do mendja se është një si punë shtize që vret. Nga ana tjetër kam kuptuar që e përdorin shumë gra, megjithëse e dinë që të sjell vuajtje të mëdha e nganjëherë përfundon edhe në burg. Ti po pyet veten ç’më ka gjetur që këto ditë të flas vetëm për gjëra të këtilla? Nuk e di pse. Ndoshta nga që të tjerët ma përmendin dështimin oreminut. Ndoshta ngaqë në një farë pike më shkoi në mendje edhe mua. Ndoshta ngaqë nuk dua t’ia besoj askujt mëdyshjen që më helmatis shpirtin. Vetë mendimi që të të vras, sot më vret, e prapëseprapë më qëllon ta marr parasysh. Më ngatërron ajo puna e pulave. Më ngatërron inati i shoqes sime kur i tregoj fotografinë tënde dhe shenjoj me gisht sytë e tu, duart e tua. Ajo më përgjigjet se për t’i parë vërtetë syçkat e tua, për t’i parë vërtetë doçkat e tua, nuk do të bënte punë as mikroskopi. Bërtet duke më thënë se jetoj me fantazira, se mundohem t’u vesh arsyetime ndjenjave të mia, ëndrrave të mia. Arriti deri dhe të më thosh: “Po larvat e bretkosave që ti i heq me shkop nga shatërvani i kopështit që të mos bëhen bretkosa e të mos të çajnë veshët natën duke bërë kuak-kuak?” E di, po tregohem e pamëshirshme duke të vënë në dijeni mbi ligësitë e botës ku bëhesh gati të hysh, mbi lemeritë e përditëshme që ne kryejmë, dhe po të parashtroj koncepte kaq të ndërlikuara. Por dalëngadalë po piqet tek unë bindja se ti më kupton, ngaqë i di të gjitha qysh tani. Zura ta mendoj ditën kur torturoja trurin duke u përpjekur të të shpjegoja që toka është e rrumbullakët si veza jote, që deti është i mbushur me ujë si ai ku ti pluskon, dhe nuk arrija të shpjegoja atë që doja. Befas më paralizoi mendimi mos ndoshta orvatja ime ishte e kotë, mos ti i dije të gjitha madje më mirë se unë, dhe nuk më ndahet më dyshimi mos i kam rënë në të. Nëse në vezën tënde ka një gjithësi, pse u dashka të mungojë mendimi? A nuk thonë ca që nënndërgjegja është kujtimi i të qenit paralindjes? Është kështu? Atëherë, pa më thuaj, ti që i di të gjitha: kur fillon jeta? Më thuaj, të përgjërohem: ka zënë fill vërtetë jeta jote? Qysh kur? Nga çasti kur pikla e dritës që ne e quajmë spermë shkoi dhe çau qelizën? Nga çasti kur të çeli një zemër dhe zuri të pomponte gjak? Nga çasti kur të lulëzoi një tru, një palcë kurrizore, dhe nise të merrje trajtë njerëzore? Apo ai çast nuk ka arritur ende dhe ti je veç një motor në ndërtim e sipër? Ç’nuk do të jepja vogëlush, për ta thyer memecërinë tënde, për të depërtuar në burgun që të mbështjell dhe që unë e mbështjell, ç’nuk do të jepja për të të parë, për të dëgjuar përgjigjen tënde. Çfarë çifti i çuditshëm që jemi ne të dy, ë? Gjithçka te ti varet nga unë dhe gjithçka te unë varet nga ti: po u sëmure ti, sëmurem edhe unë, po vdiqa unë vdes edhe ti. Porse ti nuk mundesh të komunikosh me mua dhe unë nuk mundem të komunikoj me ty. Sado e pamasë qoftë dituria jote, ti nuk e di as ç’fytyrë kam, as ç’moshë jam, as ç’gjuhë flas. Ti nuk e di nga vij, ku ndodhem, me ç’punë merrem. Po të doje të më përfytyroje, nuk do të kishe asnjë element për të marrë me mend në jam e bardhë apo e zezë, e re apo plakë, e gjatë apo e shkurtër. Dhe unë rri e vras mendjen në je bërë apo jo njeri! Kurrë dy të huaj, lidhur me të njëjtin fat, nuk kanë qenë kaq të huaj sa ne të dy. Kurrë dy të panjohur, lidhur me të njëjtin trup, nuk kanë qenë kaq të panjohur, kaq të largët sa ne të dy.
Fëmija në bark të nënës nuk është as pronë e Zotit, as e shtetit, as e nënës Fjeta keq dhe pata ca dhembje pëfund barkut: ishe ti? Përpëlitesha gjithë angështi në shtrat, dhe gjumi ishte një lëmsh ankthesh absurde. Në njërin ishte yt atë, dhe qante. Nuk e kisha parë kurrë të qante, nuk e mendoja të ishte i zoti të qante. Lotët e tij binin me një zhurmë të mbytur plumbi në shatërvanin e kopshtit tim që ishte plotepërplot meshirita të pafund e të jargët. Brenda shiritave kishte ca vezë të vockla të zeza me një si punë bishti: larvat e bretkosave. Nuk e përfillja shumë tët atë, merresha vetëm me larvat të cilat i vrisja që të mos rriteshin e të mos bëheshin bretkosa e të mos më linin pa gjumë duke bërë kuak-kuak. Ishte punë e lehtë: mjaft t’i ngrije shiritat me një shkop dhe t’i vije në barin e kopshtit ku pastaj dielli do t’u merrte frymën. Do t’i terte. Por shiritat rrëshqisnin, të jargët, me ca përpëlitje të zhdërvjellta, dhe binin në ujë e zhyteshin në llum: nuk arrija t’i vija mbi bar. Pastaj yt atë reshti së qari dhe u vu të më ndihmonte: ia doli t’i hiqte pa vështirësi. Me një degë peme ngrinte nga uji shiritat, atij nuk i rrëshqisnin, dhe i grumbullonte mbi bar. Me metodë, i qetë. Dhe unë vuaja prej kësaj. Sepse ishte njëlloj si të shihje dhjetra, qindra fëmijë, që u merrej fryma e tereshin në diell. E lebetitur, ia hoqa shkopin dore dhe brita: “Lëri të qetë! Ti për vete je lindur, lëri dhe ata të linden”. Në makthin tjetër kishte një kangur. Ishte kangure. Nga barku i saj doli një njomëzak, një si krimb i butë e i brishtë. Pa përreth i lebetitur, thua se po përpiqej të kuptonte ku qe, dhe nisi të kacavarej nëpër trupin leshtak. Ecte ngadalë, me mundim, përplasej, zvarritej, gbonte, por më në fund e mbërriti trastën dhe me një mundim të fundit të stërmadh u hodh brenda me kokë. Unë e kuptoja që nuk ishe ti, që ishte embrioni i kangurit, i cili lindet ashtu ngaqë del para kohe nga burgu i vezës dhe e përfundon formimin e vet jashtë barkut të mëmës. Porse unë i flisja si të ishe ti. E falenderoja që kishte ardhur të më tregonte se nuk ishte send, por qenie. I thosha se tani ne nuk ishim më dy të huaj, dy të panjohur, dhe qeshja e lumtur. Qeshja… Por ja ku ia behu gjyshja. Ishte shumë plakë, dhe shumë e trishtë. Mbi shpatullat e saj të kërrusura dukej sikur rëndonte gjithë pesha e kësaj bote. Në duart me rrudha mbante një kukull me sytë e mbyllur dhe me kokën shumë të madhe. Thoshte: “Sa e lodhur jam. Po laj haqet e dështimeve. Kam bërë tetë fëmijë dhe tetë dështime. Po të kisha qenë e pasur do të kisha patur gjashtëmbëdhjetë fëmijë dhe asnjë dështim. Nuk është e vërtetë që ia merr dorën, çdo herë është si hera e parë. Por këtë prifti nuk e kuptonte.” Kukulla ishte sa një kryq nga ata që mbahen në xhep. Duke e ngritur lart si kryq, gjyshja hyri në një kishë dhe ra në gjunjë përballë një rrëfyestoreje dhe zu të pëshpërisë diçka me buzët pranë rrjetës. Nga brenda rrëfyestores u çua një zë i keq, zëri i priftit: “Ti ke vrarë një njeri! Ke vrarë një njeri!” Gjyshja dridhej nga frika mos dëgjonin të tjetër. Lutej: “Mos bërtisni, At, ju përgjërohem! Do të më fusni në burg. Ju përgjërohem”. Mirëpo prifti nuk e ulte zërin dhe atëherë gjyshja ua mbathi këmbëve. Vraponte nëpër rrugë, e ndjekur nga policët, dhe të dhembte shpirti tek shihje një plakë që rendte ashtu. Mua mend më binte të fikët për të dhe mendoja: do t’i plasë zemra, do të vdesë. Policët e mbërritën te dera e shtëpisë. I shkulën nga duart kukullën dhe i lidhën krahët. Ajo tha, ballëlart: “Jam e penduar, por do ta bëj sërish. Nuk e bëj kurrë me dëshirë, por nuk mund të mbaj me bukë shumë fëmijë. Nuk mundem.” Më zgjuan ato dhembjet përfund barkut. Nuk duhet ta takoj më shoqen time. Fjalët e saj m’i shkaktojnë makthet. Mbrëmë më ftoi për darkë: i shoqi nuk ishte aty, iu duk rast i mirë për të më folur për ty, dhe më hëngri shpirtin. Na doli se një fizikant, një farë doktor H. B. Munson, qenkësh i një mendjeje me shoqen time. Deri edhe fetusi, shpall ai, është materie pothuajse e plogët, gati-gati një bimë që mund të shkulet me lugë. Shumë-shumë mund ta marrim si “sistem të ndërlidhur aftësish të paplotësuara”. Ndërsa, sipas disa biologëve, qenia njerëzore zë fill me ngjizjen pasi veza e pllenuar përmban ADN: acidin dezoksiribonukleik, i cili është baza e proteinave që formojnë një individ. Tezë së cilës doktor Munsoni i kundërvihet duke thënë se edhe spermatozoidi, edhe veza e pllenuar përmbajnë ADN: a mund t’i konsiderojmë vezën dhe spermatozoidin qenie njerëzore? Pastaj ka një grup mjekësh, sipas të cilëve një qenie njerëzore u bëkësh qenie njerëzore pas njëzet e tetë javësh, domethënë kur është në gjendje të mbijetojë jashtë barkut të nënës, ndonëse antropologët, sipas të cilëve edhe një i porsalindur nuk është qenie njerëzore, por bëhet i tillë vetëm nëse u nënshtrohet ndikimeve kulturore dhe shoqërore. Gati plasi sherri. Shoqja ime shprehej në të mirë të opinionit të antropologëve, ndërsa unë anoja nga ai i biologëve. E acaruar, më paditi se po mbaja anën e priftërinjve: “Je e krishterë, e krishterë, e krishterë!”. Nuk jam e krishterë dhe ajo e di. Përveç kësaj, u mohoj priftërinjve çdo lloj të drejte për të ndërhyrë në këtë çështje, dhe ajo e di. Por nuk mundem, kurrësesi nuk mundem të pranoj parimet e padrejta të doktor Munsonit. Nuk mundem kurrsesi nuk mundem t’i kuptoj ato që futin një sondë në bark si të jenë duke bërë një purgë për të hequr ushqimin e patretur. Vetëm nëse… Vetëm nëse çfarë? Po tradhtoj vendimin që kam marrë? Më dukej sikur tani isha e sigurtë, sikur i kisha kaluar përbukuri gjithë pasiguritë, gjithë dyshimet. Pse tani kthehen, nën petkun e mijëra arsyeve të kërkuara me qiri? Të jetë për faj të kësaj ligështie që më bën të më merren mendtë, për faj të këtyre dhembjeve që më therin barkun? Duhet ta mbaj veten, vogëlush. Duhet t’i mbetem besnik vetes dhe ty. Duhet të të çoj deri në fund, në mënyrë që kur të rritesh të jesh dikush që nuk i ngjan, as prifit që bërtiste në ëndërr, as shoqes sime e doktor Munsonit të saj, as policëve që i lidhnin krahët gjyshes. I pari të quan “pronë të Zotit”, e dyta të quan “pronë të nënës”, të tretët të quajnë “pronë të shtetit”. Ti nuk i përket, as Zotit, as Shtetit, as mua. I përket vetes tënde dhe kaq. Tekefundit je ti që e ke marrë nismën dhe unë gaboja kur besoja se po të detyroja të zgjidhje. Duke të mbajtur, unë s’bëj tjetër veçse i përulem urdhrit që më dhe kur u ndez pikla jote e jetës. Mes meje dhe teje, viktima e mundshme nuk je ti, vogëlush: jam unë. A s’kërkon të më thuash këtë kur i vërsulesh si vampir trupit tim? A s’kërkon të më vërtetosh këtë kur më dhuron të përzierët? Jam keq. U bë një javë që lodhem kur punoj. Më është fryrë një këmbë. Do ishte e tmerrshme po të hiqja dorë nga udhëtimi që tashmë kam përcaktuar. Dhe komendatori duket sikur e ka kuptuar. Me një zë pothuajse kanosës sot më pyeti “nëse mundem” dhe shtoi se ai e uronte një gjë të tillë. Bëhet fjalë për një projekt të rëndësishëm, të nisur posaçërisht për mua. Ai e ka për zemër, po kështu edhe unë. Po të mos mundja të shkoja… Patjetër që do të shkoj. A nuk tha edhe mjeku se shtatzania nuk është sëmundje, është gjendje normale, se duhet të vazhdoj të bëj atë që kam bërë gjithmonë? Ti nuk do të më tradhtosh.
Regjimi i shtratit është ngujim Ndodhi diçka që nuk e kisha parashikuar: mjeku më vuri në regjim shtrati. Dhe ja se ku jam, e ngujuar. Duhet të rri shtrirë dhe pa lëvizur. Nuk është gjë e lehtë, më kupton besoj, meqë jetoj vetëm: po ra zlija, duhet të ngrihem për të hapur derën. E duhet të ha, duhet të lahem: për të bërë një kafe apo për të shkuar në banjo, më duhet të çohem nga shtrati. Apo jo? Me ushqimin, hëpërhë, merret shoqja ime. I dhashë çelësat dhe dy herë në ditë vjen të më sjellë për të ngrënë, e shkreta ajo. I thashë: “Nuk deshe të bësh në fëmijë të tretë dhe ja, tani të duhet të birësosh një të rritur.” M’u përgjigj se një e rritur është më mirë se një foshnje: nuk ka nevojë t’i japësh gji. E beson ti po të të them që shoqja ime është e mirë? E mirë është. Dhe jo vetëm ngaqë vjen e më ndihmon: por ngaqë nuk ma ka zënë më në gojë, as atë Munsonin, as ata antropologët e vet. Befas duket në merak të madh, gjithë frikë mos të të humb. Mos u shqetëso: nuk ka rrezik. Mjeku i bëri sërish analizat dhe mbërriti në përfundimin se ti po ecën mirë, regjimi i shtratit është një masë kundër dhembjeve që, sipas tij, janë për shkaqe krejt të tjera. U bëre dy muajsh dhe dy muajt shënojnë një kalim mjaft delikat: kalimin gjatë të cilit embrioni shndërrohet në fetus. Ti po formon qelizat e tua të para kockore, që do të zëvendësojnë kërcet. Po zgjat këmbët, njësoj si në pemë që shtrin përpara degët e veta, e në këmbkat e tua tashmë lulëzojnë gishtat. Duhet të bëjmë kujdes deri në fund të muajit të tretë, pastaj mund t’i marrim gjërat më nge si më parë: ja, as dy javë nuk do të zgjasë kjo punë e të ndenjurit shtrirë në shtrat. Komendatorit i thashë se më kishte zënë bronkiti. E besoi, dhe më siguroi se udhëtimi mund të presë: ka ende shumë gjëra për t’u vën në vijë. U gëzova: po ta dinte si qëndron puna, mund të më zëvendësonte. Shumë-shumë, do më pushonte nga puna. Dhe do ta kishim patur pisk pastaj: me se do të mbaheshim? Për më tepër, yt atë nuk është bërë më i gjallë. Nuk ia ka ënda të përzihet, me sa duket. Të vjen keq? Mua aspak: ajo pak gjë që ndjeja për të u shua krejt në dy telefonata. Madje në faktin që më foli në telefon dhe jo duke më parë në sy. Kur u kthye mund të ishte dukur një herë këtej, apo jo? E di mirë që nuk do t’i kërkoj të martohemi, që nuk ia kam kërkuar kurrë, që nuk dua të martohem, që nuk do ta dua kurrë: ç’e mban atëherë që nuk vjen? Ndoshta e ndjen veten në faj që ka rënë në shtrat me mua? Një ditë gjyshja vajti të rrëfehej vërtetë dhe prifti i dha këtë këshillë: “Mos bjer në shtrat me tët shoq, mos bjer në shtrat!” Tekefundit, për ca njerëz, faji i vërtetë që bëjnë një mashkull e një femër, është të rënët në shtrat. Për të mos bërë fëmijë, thonë, mjafton të bëhesh i dëlirë. Bukur fort: meqenëse është pak si e vështirë të përcaktosh kush duhet të jetë i dlirë e kush jo, le të bëhemi të gjithë të dlirë dhe le të shndërrohemi në një planet pleqsh. Miliona e miliona pleq të pazotë për të riprodhuar, ndërsa rraca njerëzore shfaroset, si në tregimet fantastiko-shkencore që zhvillohen në Mars, kundruall qyteteve të madhërishme që rrënohen: të banuara vetëm nga fantazma. Fantazmat e të gjithë atyre që mund të kishin qenë dhe që nuk kanë qenë. Fantazmat e fëmijëve që nuk u lindën kurrë. Apo le të bëhemi të gjithë homoseksualë, fundja përfundimi do të ishte po i njëjti: një planet i pazotë të riprodhojë kundruall qyteteve të madhërishme që rrënohen, të banuara vetëm nga fantazmat e fëmijëve që nuk u lindën kurrë… Po sikur pleqtë t’i përdornim, eh? Diku kam lexuar se mund të kryhet transplantimi i embrioneve. Një arritje e biologjisë teknologjike. Nxirret veza e pllenuar nga barku i nënës dhe futet në barkun e një gruaje tjetër të gatshme për ta strehuar. Rritet aty. Ja sikur ty të të strehonte një grua tjetër, për shembull një plakë për të cilën nuk është ndonjë gjë e madhe të rrijë shtrirë tërë ditën, ti do të lindeshe dhe unë nuk do të isha në këtë siklet. Të bësh fëmijë, fundja, është punë pleqsh. Kanë tërë atë durim, pleqtë. Do të mbeteshe i fyer ti po të të shpërngulja në një bark që nuk është imi? Një bark plak për kokë të barkut, që nuk të qorton asnjëherë? S’do të kishe pse të mbeteshe i fyer. Nuk do të të mohoja jetën, apo jo. Thjeshtë do të të jepja një banesë tjetër. Më fal. Po flas në tym. Halli është se ky ngujim në shtrat më acaron, më bën të ligë.
Liri don? Nuk ekziston. Sot pata një të papritur të bukur. Ra zilja dhe ishte postieri me një pako të nisur me avion. Ma dërgonte ime ëmë, bashkë me një letër nënshkruar nga ajo vetë dhe nga im atë. I kisha vënë në dijeni për ty, para do ditësh. E ndieja për detyrë. Dhe përditë prisja përgjigjen e tyre, me angështi, duke u drithëruar tek mendoja gjërat e ashpra apo të dhembshme që mund të më shkruanin. Janë njerëz të qëmotit, ta dish. Porse kjo letër thotë se, ndonëse ndiehen të çoroditur e të tronditur, gëzohen e të urojnë mirëseardhjen. “Tashmë ne jemi dy pemë të thata, s’kemi ç’të të mësojmë më. Tashmë je ti që mund të na mësosh ndonjë gjë. Dhe, nëse kështu ke vendosur, kështu duhet të jetë e drejtë.” Pas letrës hapa pakon. Kishte një kuti të vogël plastike dhe brenda dy këpucka. Të vockla të vockla, të lehta pupël… Këpucët e tua të para. Më rrijnë në pëllëmbë të dorës, nuk ma mbulojnë do të tërën. Dhe më mblidhet lëmsh në grykë kur i prek. Më shtrëngon zemra. Do të të pëlqejë ime ëmë, ke për ta parë. Do të të pëlqejë ngaqë mendon se pa fëmijë bota do të merrte fund. Do të të pëlqejë se ka trup të trashë e të butë, me një bark të madh e të butë, ku mund të ulesh, dy krahë të trashë e të butë, ku mund të mbështetesh, dhe një të qeshur që është si një koncert zilkash. Kurrë s’e kam marrë vesh si ia bën që qesh ashtu: por mendoj se ndodh ngaqë ka vuajtur shumë. Vetëm kush ka qarë shumë mund ta vlerësojë jetën në bukuritë e saj, dhe të qeshë me shpirt. Të qash është e lehtë, të qeshësh është e vështirë. Do ta mësosh menjëherë këtë të vërtetë. Takimi yt me botën do të jetë një e qarë e dëshpëruar, në krye do të arrish të qash dhe kaq. Gjithçka do të të bëjë për të qarë: drita, uria, gjumi… Do të kalojnë javë, muaj, para se nga goja jote të guisë një buzëqeshje, para se nga gryka jote të gurgullojë një e qeshur. Por nuk duhet ta humbësh kurajën. Dhe kur buzëqeshja të vijë, kur e qeshura të shpërthejë, duhet të ma dhurosh mua: për të më dëftuar se bëra mirë që nuk ia vura veshin biologjisë teknologjike, që nuk të shpërngula në barkun e një nëne më të mirë dhe më durimmadhe se unë. Përktheu Aurel Plasari Me emigrantët shqiptarë në Amerikë Kemi vizituar familje të Zadrimës me banim në Florida, Miçigan e Kaliforni. Tregojmë shkurt përshtypjet tona si ndjekës të jetës së Misionit të të afërmëve të emigrantëve. Don Antonio Sharra e Don Kastriot Gjoka
Stabilizimi i raporteve me emigrantët… Edhe kur isha famullitar në Itali më takonte të bëja vizita në familje emigrantësh. Ndërmjet viteve 1970 e 1980 udhëtoja në Argjentinë, Brazil e Gjermani. Kujtoj që përgjithësisht familjet ishin në një situatë jo të mirë dhe të përvuajtura. Në këto vitet e fundit kam vizituar emigrantët shqiptarë në Itali në krahinat e Lazios, Abruzzos, Piemontes. Shpesh herë në tregimet e tyre kam dëgjuar hidhërimin për vështirësitë që gjejnë në kërkim të punës, të shtëpisë dhe për paragjykimet e njerëzve. Këtë herë kam marrë avionin për Amerikë, sepse qindra familje, duke fituar një konkurs, u kanë kthyer shpinën fshatrave tanë e kanë hyrë në metropolin Amerikan. Ky udhëtim ka qenë programuar bashkë me don Kastriot Gjoka me qëllim që edhe emigrantët tanë të mund të takonin këtë prift të ri të Blinishtit, dhuratë e shenjtë e Zotit që Shqipëria ka energjitë e saj të reja për të shkuar përpara. Monsinjor Dodë Gjergji, Administrator Apostolik i Sapës, ka bekuar këtë iniciativë duke ditur se shqiptarët në të gjitha rrugët e botës e në rrugët e tyre ecin për shpalljen e Ungjillit.
Një ditë dhimbjeje për Amerikën Hymë në Amerikë në një ditë zije kombëtare, sepse shtatë astronautë nga “Kolombia” kanë humbur jetën tragjikisht pas një shpërthimi në hapësirë. Televizioni amerikan prezanton duke përsëritur fluturimin e viktimave, personazhe të shkëlqyer që kanë nderuar shkencën dhe njerëzimin, figura të qeshura, simbol i bashkëpunimit mes popujve për të arritur horizonte të reja. Copat e anijes, të ndezura në hapësirë, janë thërrmuar me njerëzit e ekuipazhit mbi territorin që edhe ne me avion pak minuta më pas e kemi kaluar. Për këtë lutja jonë nuk ka munguar. Miqtë tanë emigrantë kanë ardhur për të na pritur në aeroportin e Jacksonvillit. Pastaj, me një darkë të madhe në shtëpinë e Lekë Gjokës, kanë shprehur kënaqësinë e tyre. Edhe përshëndetja jonë ka qenë e përzemërt. Idealisht kemi dërguar përshëndetjet tona për 75.000 shqiptarë që në këtë tokë të Amerikës kanë gjetur shtëpi e fat.
Tek të gjithë një mall i madh për Shqipërinë Mikpritja që na kanë bërë ka qenë e sinqertë dhe festive, na kanë konsideruar si “Ambasadorë të Shqipërisë”, sepse i çonim çdo familjeje një mesazh nga Kryetari i komunës Lek Lufi e nga drejtori i shkollës Lek Hiluku. Imazhet që kemi dërguar në videokasetë me fytyrat e fjalët e të afërmve të tyre, kanë krijuar një mallëngjim. Shumë pyetje na janë bërë: “Çfarë të rejash kemi në fshatrat tona?” “Pse është kthyer në qeveri Fatos Nano?” “Pse Komuniteti Evropian nuk e zgjidh problemin e Shqipërisë?” Presidenti Moisiu ka thënë disa muaj më parë në Washington: “Tani në Shqipëri është siguria, mund të ktheheni” Përgjigja e emigrantëve ka qenë: “Ne nuk kthehemi deri kur ta transformoni Shqipërinë në një Shtet modern”. Një i ri ka shqiptuar shumë fjalë të hidhura: “Ne nuk kthehemi në Shqipëri, sepse Shqipëria është burgu i njerëzve të paaftë e të korruptuar”. Në të gjitha shtëpitë e vizituara ishte ekspozimi i flamurit kuq e zi me Shqiponjën dykrenare, si shenjë e Shqipërisë që gjithmonë ka qenë e dashur dhe e bashkuar.
“Puna ka ndryshuar jetën time.” Janë fjalët që ka thënë David Gjokhilaj. “30 vjeç kam zbuluar çfarë do të thotë të punosh dhe jam i kënaqur. Punojmë të gjithë.” Marija, një fshatare nga Fishta, ka arritur në Amerikë 50 vjeçe, është ndihmës guzhinjere, burri i saj në të njëjtin restorant është punëtor pastrimi. Mimoza punon 12 orë në ditë për t’i mundësuar burrit të saj kompletimin e studimeve në Kaliforni. Punojnë sa më shumë persona të një familjeje, sepse paga mujore është e tillë që mund të sigurojë jetesën në një shtëpi komode, ku mund të kenë më shumë makina dhe mbi tavolinë mjaft ushqime të ndryshme. Të gjitha çiftet shqiptare që kemi vizituar ishin të punësuara dhe shpesh kryenin gjatë së njëjtës ditë dy punë. Lavdi e nder këtyre familjeve të devotshme shqiptare që janë të organizuara dhe fitojnë ndershmërisht. Në festën e Shën Valentinit, ditë simpatike që përkujton dashurinë, me don Kastriotin në Katedralen e San Franciskos në Kaliforni jemi lutur për çdo çift që kemi takuar, shembuj të besimit, ngrohtësisë dhe kurajos: Vlash e Lena, Sandër e Lula, Gac e Vera, Lek e Valbona, Zef e Lindita, Ardian e Mimoza, David e Diella, Lek e Anjola, Zeka e Matilda, Martin e Albana, Lazër e Flora, Ernest e Lajde, Loro e Lula, Anxhelin e Vera, Bardh e Arlinda, Gjon e Vida, Zef e Marije, Eduard e Anxhelina, Zef e Sata, Rrok e Juliana, Kola e Brunilda, Ardian e Edmonda, Mark e Arjeta, Pavlin e Age.
Bashkëjetesë vëllazërore e popujve në Amerikë Shoqëria amerikane përmbledh aziatikët, afrikanët, evropianët dhe u jep të gjithë mundësitë, u krijon të gjitha kushtet që të respektojnë rregullat themelore. Sandër Martini thotë: “Fëmijët tanë të lindur në Amerikë, janë tashmë plotësisht të titulluar qytetarë amerikan. Ne prindërit do të jemi pas pesë vjet qëndrimi”: Frani nga Gjadri ka si miq djemtë zezakë, Angjelini nga Fishta është profilizuar si mjek dhe me studime e tija mund të bëjë karrierë. Kjo aftësi e shoqërisë amerikane dhe njohja e të drejtave të njeriut janë rezultate të një ndërrimi të lehtë. Të gjithë kemi dëgjuar të flitet për përbuzjen e të bardhëve ndaj zezakëve në shoqërinë amerikane. Me don Kastriotin bëjmë një reflektim: “Romët shqiptarë mund të përparojnë si të tjerët në shkallët shoqërore? Sa kohë duhet të presim? Në fshatrat tanë si konsiderohet një familje që vjen nga malet?”
Përtej Oqeanit emigrantët riformojnë Shqipërinë Për Alektin nga Blinishti nuk ka qenë e vështirë udhëtimi prej 700 km për t’u takuar në Detroit me miqtë e tjerë shqiptarë. Shumë shqiptarë të djelave përshkojnë 50km për të marrë pjesë në Meshë. Marrin këtë shpërblim: gjuha nuk harrohet, feja e krishterë forcohet, nuk humbin lidhjet me njerëzit e tyre. Është duke u formuar një hartë e pranisë së familjeve shqiptare të Shkodrës e të Zadrimës në Amerikë, është një detyrë që po e çojnë përpara Nika, Gaci e Angjelini. Një ditë, prezantues të një zone mund të fluturojnë shpejt në shtete të tjera amerikane për të organizuar kuvende dhe shembuj se si mund të realizohet një bashkëpunim e bashkëjetesë e vlerave të tyre kulturore dhe e vlerave që ofron qytetërimi amerikan.
Shqiptarët e Zadrimës, emigrantë në Amerikë janë gati… Në vitet e para emigrantët tanë kanë kërkuar shtëpi dhe punë, kanë mësuar gjuhën angleze dhe kanë ndihmuar familjet në Shqipëri. Tani ka ardhur koha për të marrë kontakte me jetën në fshatrat e tyre, për të njohur nevojat më urgjente dhe për të përgatitur ndonjë ndërhyrje. Mbi projektin e pjesëmarrjes në rizgjimin e jetës shoqërore e kulturore në Shqipëri, në bashkëpunimin me personat përgjegjës publik të vendit janë dakord familjet: Gjoka, Gjeka, Lufi, Gjokhila, Kola, Shtjefni, Zeka, Martini, Geci, Gjini, Preka, Koleci të Jacksonville dhe familjet Sallaku, Ndoci, Vokaj, Marku, Gega, Prendi, Jaku, Qafa, Domgjoni, Koleci, Murati, Gjergji e Lazri të Detroitit. Si shenjë e parë e kujdesit për Zadrimën emigrantët kanë bërë një shumë prej 2.000$ për familjen Llesh Frani nga Piraj për të ndihmuar që të përballojë shpenzimet për një ndërhyrje kirurgjikale dhe kanë mbledhur shumën prej 8.000$ për të kompletuar punën në kishën “Martirët e Shenjtë Shqiptarë” të Blinishtit. Kemi informuar që në datat 1 e 2 mars 2003 komuniteti i fshatrave Baqël, Blinisht, Gjadr, Piraj, Kodhel, Krajën falënderon solemnisht Zotin për dhuratat që i ka dhënë në këto dhjetë vjet. 100 italianë vullnetarë të shoqatës “Rindërtimi” na kanë shoqëruar në mënyrë konsante në ngjarje të gëzuara e në vështirësi. Emigrantët tanë na kanë siguruar se janë shpirtërisht me ne dy ditët e festave dhe në dhjetëvjeçarin e ardhshëm do të ndërmarrin një rol aktiv në zhvillimin e Zadrimës.
Si e jetojnë fenë e krishterë emigrantët tanë. Mund të themi që, krahasuar me kohët kur ishin mes nesh, tani emigrantët e manifestojnë besimin e tyre në mënyrë më të thellë e më aktive. Ndoshta, merita është e burrave emigrantë që frekuentojnë celebrimet fetare dhe ndihen të gëzuar e krenar. Në Jacksonville diakoni Gjet Bajraktari, me origjinë nga Tropoja, ka 45 vjet në Amerikë dhe njeh një për një familjet shqiptare. Në Detroit janë dy kisha që u dedikojnë shërbimin fetar rreth 100.000 katolikëve në gjuhën shqipe. Kanë dy priftërinj: don Anton Kçira nga Mali i Zi e don Ndue Gjergji nga Kosova. Ditën e dielë, më 9 shkurt, don Kastriot Gjoka, i ftuar nga don Anton Kçira, ka celebruar meshën në kishën e Shën Palit me rreth 2.000 besimtarë shqiptarë. Në fund të Meshës së Shenjtë meshtari i ri ka qenë rrethuar nga njerëzit që kanë duartrokitur gjatë. Në vizitat tona kemi propozuar një moment lutjeje të përbashkët. Çdo familje ka vlerësuar vizitën e dy priftërinjve dhe ka kërkuar një lutje të veçantë si dhe ka shprehur falënderime. Në familjet ku kemi celebruar Eukarestinë kemi lënë një gëzim të madh. shtëpitë ishin të përgatitura për rite fetare, sepse të gjitha kishin imazhe fetare kuptimplote. Ka qenë mallëngjyese se në disa banesa kishte figura të shenjta të stilit modern të blera në Amerikë dhe të tjera të vjetra, të ruajtura e të transferuara në Amerikë nga shtëpitë e fshatrave të tyre.
Instituti Katolik Shqiptar “At Danjel Dajani S.I.” Në Kaliforni, në qytetin San Francisco kemi qëndruar 3 ditë për të njohur institutin “Danel Dajani”, i themeluar pranë universitetit katolik të Jezuitëve nga Gjon Sinishta në vitet e diktaturës komuniste. Studiuesi shkodran kishte ndjeshmëri dhe sensibiltet të fortë fetar e kulturor. Me mbështetjen e Jezuitëve donte të zgjonte vëmendjen e katolikëve amerikanë mbi tragjedinë që mbyste Shqipërinë e vogël së cilës ishte e pamundur t’i afroheshe. Jezuiti At Lo Schiavo ka qenë emëruar si mbledhës i shkrimeve të institutit që vazhdonte të mblidhte dokumentet mbi qëndresën heroike të Kishës Katolike Shqiptare dhe prapësitë e regjimit. Laikut Raimond Frostit i ka qenë besuar drejtimi i institutit “Danjel Dajani” pas vdekjes së Gjon Sinishtës. Kemi kërkuar të marrim iniciativën të blejmë shtëpinë e martirit në Blinisht, që të mund të krijojmë një muze të vogël, si vend kujtimi dhe dokumentimi të kishës së Martirëve të Shenjtë Shqiptarë. Ka qenë emocionuese të verifikosh se si dora e Zotit çmon ndriçimin e bijëve të tij duke dashur të vendosë në metropolin amerikan përball Oqeanit Paqësor, pranë emrave të shenjtë të Shën Françeskut dhe Shën Injacit edhe emrin e Jezuitit të Zadrimës Danjel Dajani.
Operacionet e luftës turbullojnë Amerikën Sata e Zef Marku nga Piraj kanë një djalë në shkollën e “marinësave”. Nuk është një nga 250.000 ushtaërt e mobilizuar për luftë në Irak, por në familje ka shqetësim. Në Amerikë sot jeta ecën përgjithësisht e qetë, por të gjithë i tremben terrorizmit. Mbi të gjitha në aeroporte ndihet tensionimi, radarët inspektojnë në detaje pasagjerët për t’u dhënë siguri fluturimeve. Lajmet televizive japin vendimet e presidentit Bush përball kundërshtarëve, por ipeshkvinjtë amerikanë përsërisin mëshirë mbi fjalën e Papës: “Jo luftë!”. Kemi dëgjuar kritika kundër Evropës që refuzojnë konfliktin e armatosur, por ata nuk propozojnë alternativë tjetër. Rektori i Universitetit të San Franciskos u ka propozuar 8.000 studentëve që të luten në favor të paqes. Kemi imagjinuar një pjesëmarrje të “oqeanit paqësor” të studentëve dhe të profesorëve, por prania ka qenë e pakët. Në qoftë se të rinjtë amerikanë vazhdojnë të shohin në televizor vetëm luftë shkatëruese nuk dëgjojnë nevojën t’i kërkojnë Zotit dhuratën e paqes. Kam menduar takimet tona të vogla me Fëmijët Shqiptarë Ambasadorë të Paqes. Zoti bëftë që të zhvillohet, mbi të gjitha në brezat e rinj, kundërshtimi absolut i logjikës së armëve.
300 shqiptarë në përshëndetjen e fundit Kemi pasur kënaqësinë që të gjendemi në një takim të organizuar nga prifiti Ndue Gjergji dhe publikisht kemi shprehur këto mendime: – Qytetërimi amerikan, me imponimin e tij, nuk don të anullojë vlerat e zakonet e Shqipërisë së vogël, por shqiptarët duhet të vigjilojnë. Bënin mirë familjet e emigruara 10 vjet më parë, që çonin fëmijët në shkolla shqiptare ku bënin katekizëm e përgatitnin lutje edhe në gjuhën shqipe. – Shumë burra shqiptarë në Amerikë kanë detyrën dhe kënaqësinë të marrin pjesë në meshën e së dielës. Kam kërkuar nga pjesëmarrësit në se ishin të pranishëm për t’u ndier “shqiptarë” të gjithë së bashku, apo vinin për të formuar familjen e bijëve të Zotit, një herë në javë. Përgjigja nuk më ka zhgënjyer, pasi realiteti ishte që 70% e kishës përbëhej nga burra. – Burrat dhe gratë shqiptare bënin punë të ndryshme dhe paguheshin me pagë mujore rreth 1.500$, pagesë shumë e vogël përkundrejt një nëpunësi me rreth 17.000$. Shqiptarët, me durim, punojnë shumë, marrin pjesë më shumë persona në punë dhe kështu arrijnë të bëjnë progres. Shumë kritike është situata për ata që arrijnë në Amerikë pa dokumenta legale. Me vështirësi ndërtojnë të ardhmen. – Shqipëria më mungon! Të gjithë ndienin një vuajtje të brendshme. Kemi premtimin nga Nik Ndoci i Pirajve, emigranti më i vjetër me 45 vjet mbi shpatulla në Amerikë, që t’i japim jetë një shoqate që na lidh ne që jemi buzë Adriatikut, me ato që banojnë përtej Oqeanit Atlantik. Rinisemi nga Nju Jorku, i mbuluar nga një stuhi dëbore. Aeroplani, megjithatë, ngrihet e hyn në qiellin e Oqeanit Atlantik. Jemi të kënaqur: dora e Zotit na ka udhëhequr në takimin me vëllezërit shqiptarë. Ishin të zhgënjyer në fshatrat e tyre, tani aktiv e kurajoz në dinamikën e shoqërisë amerikane, me dëshirën për të qenë akoma më të lidhur e më protagonistë në Shqipërinë e tyre.
Labirinthet e mirënjohjes Të takova tek hyrja e një pallati. U përshëndetën. “Sot është një ditë e madhe” – mu përgjigje dhe vazhdove: “po shkoj për vizitë te një shok i imi”. Eh! I dashur! Sa fisnik dhe naiv je! Ndryshuan kohët. Kujdes. Tani nuk kanë nevojë për ty. E kaluan lumin. Ke të drejtë o vëlla. U zhgënjeve. Deshe të ju bëjë një vizitë, ti nderoje. Por paska qenë e kotë. Për fat të keq gabove. Të lodhën shkallët. Përsëri trokite. Për të tretën herë. Zilja punonte si sahat. Si kështu?! Sot asnjë në shtëpi! Si është e mundur? Të gjithë kanë ikur! Jo, jo në asnjë mënyrë. Kjo është e pamundur. Mbrenda ishte dikushi. Kombinacion i shkathët. Veprim i ndryshkur. Prej kohësh i dalur boje. “Shyqyr Zotit kam syrin magjik. Të njoha mirë. Dreqi të solli! Për mue nuk je më ai që ke qenë. Të kanë largue nga detyra. Djali im ka një shef tjetër. Uh! Si është ai! Me e pi në kupë. Ia marrsha të keqën. E paçim gjithmonë. Ashtu qoftë”. “Në thelbin e shpirtit e urrej. Kështu më kënaqet zemra. Më bëhet sa një mal. Ti je kurrkushi po të flas me zë të lartë unë bumirfort mister Tushi. Ahman Zot ma hiq qafet. Ma largo sa më shpejt. Nuk ndihem mirë. Po më përzihet. Due me vjellë. Më falni. Po shkoj në banjo. Më duhet ta nxjerr. Është brengë e madhe. E di vetëm unë dhe Perëndia”. Dikur në prezencë të tij ju thashë njerëzve të mij: mbani vesht dhe ndëgjoni mirë. Po ju jap një porosi. E keni amanet. Kurrë mos e harroni këtë njeri. Na ka ba nderë të madhe. Ka sakrifikue shumë. Eh medet mendje e shkretë! Ti raft frika gojës tënde. Pse fole kështu? Gabove rëndë! Kohët ndryshuan! Sa keq! S’kam qenë në vehte!” “Jo babë nuk ke veprue mirë – i tha djali i madh, i cili vazhdoi: “ti nuk e hape derën me qëllim. Nga brenda e shikove. Ai erdhi me na urue festën e… kurse ti… Ah! babë. Sa keq! Prezenca e tij na nderon. Kështu thotë edhe gruaja ime. Jo o babë-Lym të mirat e tij nuk hidhen aq lehtë në lum. Nga shpirti i tij patëm mirësi, ditë e natë pa ju nda për ne ndërtoi një “kala” dhe me avion ekspres pa para e dërgoi vllaun tonë në Kanada”. “Punë e madhe. Ai ka ba vetëm detyrën. Mazllumi ynë është me trup si asgan dhe koka e tij i shkon deri në tavan. Edhe për urti e mend është i pari në këtë vend. I zoti dhe me përvojë sa shumëkend i len me gisht në gojë. Që thua ti more mistrec për Mazon tonë kishte interes. Nuk bëhet sallata pa voj po fola më tepër mund të gaboj”. “Është rufian burri i botës. Pas pak i ra telefonit. Jam unë dora vet – u përgjigj ai. Shyqyr më dha emrin. Ehu! Sa ka zanati! Menjëherë shkela butonin. Telefoni u prish. Kujt desht me ia hedhë ai. Ndëgjo mirë ti urti për këto punë jam napoleon njëqindënjëmijë. “Shiko babë. Si ujët e lumit koha kalon respekti dhe mirënjohja njerëzit kurdoherë i bashkon”. “Të lutem djal mos ma zën në gojë e kam lye mirë nuk merr më bojë. Sa “bukur” që gjetëm një sebep dhe përdorëm një marifet. Fundi ç’na duhet ai. E mori “burokracia” me vete. Të gjallët me të gjallët dhe të tjerët atje ku janë.” “Babë, ky veprim quhet mosmirënjohje”. “Ç’janë këto fjalë more i krisur? Më duket nuk je në terezi. Ç’na duhen ferrat nëpër këmbë. Ata na i shkyejnë rrobat. Nuk kena pare me tretë. A shikon ndopak rrotull? Keni harruar se si u soll Telo i xha Komit ndaj shefit të tij. Tregoj një “respekt” të jashtëzakonshëm. Mirënjohja e tij ishte shembullore dhe e pakufishme. Kam marrë shembull prej Telos. Nuk desha por ma imponuan. Ah! situatat! Ato janë mizore dhe cinike”. Papritmas si një rreze drite erdhi ajo që prej shkeujve vuan dhe lufton kundër padrejtësive të kësaj bote, të cilat nuk kanë mbarim. “Vetëm mua më takon të flas dhe të vlerësoj atë sepse jam mbrenda ndërgjegjes dhe zemrës së tij. Unë jam prezenca, kontributi dhe gjurma që nuk shuhen kurrë.” “Po ju tregoj me keqardhje dhe shqetësim” – vijoi drejtësia. “Më 15 dhjetor 2001 atij i dërguan në shenjë “respekti” e “mirënjohje” një “kartë të posaçme urimi” ku shkruhej: “i ka lindur e drejta e pensionit të plotë të pleqërisë” prandaj fuori përjashta dhe bilançin e viti ta nxjerrin të tjerët. Gjithashtu ndërzyen një kafshë me fytyrë njeriu për të shkruar një artikull neveritës me shpifje të ndryshme prej rrugaçi në një nga gazetat kryesore të datës 14 tetor 2001. Siç duket ai pati ndihmën konspirative prej spiuni dhe miratimin e disa personave të Telekomit. Proçesverbalet e Departamentit të Kontroll-Revizionit Albtelecomit sh.a. të muajit tetor 2001 me kryetar Bajram Kurti “fluturuan” nga filiali Shkodër në duart e tyre. Megjithatë askush nuk e prishi qetësinë. Ata bënin gjumin një cope. Nina-nana. Bye-bye. Thank you very much. Excuse me. I’ll remember that. You ari very “greatness-men”. Duket që ekzistonte një bashkëpunim i fshehtë. Artikullshkruesi çoi ujë në “mullirin” e tyre. Lexojeni edhe një herë se do t’ju bëjë mirë. Detyra ju kërkonte që të vepronit ndryshe. Në kushtet e reja ato u vunë në shërbim të Kapllanit. O Mete për vete. Shefin e vjetër e braktisën. Pranuan ta çvlerësonin. Me urdhër dhe vetëdije vunë dorë mbi punën, detyrën, kontributin dhe të drejtën e tij. Rrëshqitën në “labirinthet e mirënjohjes”. Edhe pa dashje ndihmuan pa-aftësinë dhe grabitësit. Ata përfituan nga rrethanat. Pa meritë dhe dijnitet dolën fitimtar. Në thelb janë përvetësues. Por dardha ka bishtin mbrapa. Ky bisht është baraz me miliona diferenca. Mos harroni. Deti është shumë i thellë. Z. Drejtor i përgjithshëm para disa muajve ju kërkova pak kohë, por siç duket ajo ju kishte mbaruar. Nejse. Kjo është puna e juaj. Më vjen keq. Atëherë më ndëgjoni dhe mbani sadopak shënim: “Një ndërmarrje e cila dënon kuadrot e saj duke i larguar në mënyrë të dhunshme në fund të vitit nga puna nuk ka të ardhme. Atë shpejt e pret falimentimi. Kjo është fatale por e vërtetë. Ju me stafin tuaj keni një përgjegjësi të madhe. Mos e lejoni këtë shkatërrim. Akoma nuk është vonë. Keni mjaft specialistë dhe disa kolegë me aftësi dhe ndjenjë përgjegjësie të madhe. Mbështetuni më shumë tek ata. Do të keni rezultate më të larta. Disa forca të caktuara “misterioze” po e dëmtojnë në mënyrë graduale Telon e xha Komit. Konsiderojeni si të dëshironi. Gjthsesi fenomeni ekziston. Kujtoni fundosjen e tmerrshme të Titanikut. Gjatë katastrofës orkestra e tij ekzekutonte muzikë klasike. Propaganda drejt Qiellit dhe “makina e Telos” në rrugën e tëposhtës. Me rastin e 90-vjetorit të PT ministri i tyre në mes tjerave tha: “këto ndërmarrje nesër do të kenë vlerë më të madhe në treg”. Duke plotësuar shefin zëvendësi i tij theksoi se “në mes nesh mungojnë shumë kuadro e drejtues të sistemit të Postave dhe Telekomunikacionit që ne i nderojmë me respektin më të madh”. Ju faleminderit për fjalët e bukura. “You are very a clever man”. “Respektin” dhe “mirënjohjen” tuaj pata fatin ta provoj. Ato nuk kishin kufi. Albtelecomi sh.a. shpejt do të ketë vlerë më të madhe. Fjalë ikurajuese. Ishallah. Ka disa mënyra për ta rritur ose ulur atë. “Splendid”. “How kind of you”. Megjithatë pranoni një këshillë: “Ruhuni nga tullumbacet”. I keni të fryra tej mase me propagandë. Ka rrezik që të pëlcasin. Kujdes analizën e vitit 2002. Në radhë të parë Bilancin. Kontrolloni zhiven e barometrit. Pa qelizëm të thellë nuk ka prodhime të bollshme. Mjerisht realiteti është ndryshe. “Përpara o burra xha Komi na thërret ti pakësojmë dhjamin e trupit, “mishi” çdo ditë humbet, mister Tomi e kërkon ta blejë sa më lirë në dollarë dhe në lekë”. Dëshiroj të ju “falenderoj” për një gjest “mirënjohje” të ndërmarrjes. Ndoshta nuk keni njohuri sepse nuk është “detyra” e juaj. Gjithësesi jeni përfaqësuesi i vetëm dhe “simboli” i saj. Siç është bërë traditë këto vitet e fundit me rastin e vitit të ri 2003 u organizua një drekë festive për gjithë personelin me financim nga qëndra. Me këtë rat u “ftuan” të gjithë pensionistët e Shkodrës – ish punonjës të Telekomit për dekada me rradhë. Ndër ata u “ftova” edhe unë. Kisha ftesë të veçantë në të cilën shkrej: “Në shenjë respekti e mirënjohje për veprimtarinë dhe kontributin tuaj Non Stop ftesa”. Natyrisht si mund të thirret shefi i vjetër i llogarisë me disa të tjerë. “Nuk keni fonde. Shpenzimi është i madh. Ata ikën dhe shkuan. I mori pensioni me vehte. Për fat shpëtuam prej tyre”. Keni të drejtë. Rradha është e rezervuar për të gjithë. Ajo është e përjetshme. Siç po na verësoni do ju vlerësojnë. Ka ngjitje dhe zbritje. Ekziston edhe e kundërta. Vidë spirale pa mbarim. Zinxhir i pandërprerë. Kështu e ka kjo Botë. Ajo ecë si një karrocë me katër rrotë. “Ndëgjo mirë more bir më solle këtu që të vdes i vetëm nga egërsirat e pyllit sepse prej pleqërisë jam ba grusht njeri, por vetëm mos harro se ashtu siç po vepron ti me mue edhe me ty djali yt një ditë ka me veprue. Atëherë ai e mori në krah babën plak dhe u nis drejt shtëpisë duke vrapue.” Kishe një porosi dhe zbatove një detyrë. Djalli kërkoi hakmarrje pse dikush i tha atij “Ti je djalli”. Prandej deklarove “ke uzorpue dokumentat”. Për fat të keq harrove se ato janë mendja dhe djersa e tij. Si mund të uzorpohen ato. Kjo është e pamundur. Gjithësesi ju falimenderit. Rujeni si kujtim. Shejtani është agresiv dhe manjak i pangopur. Ai donte pasurim me çdo kusht. Për këtë siguroi mbështetje nga “Porta e Lartë”. “Sulltani” për një periudhë për hirë të synimeve e interesave të tij toleroi. Luçferri kërkonte që të përfitonte në çdo rast. Në fillim të vitit relatoi pranë qëndres largimin urgjent nga detyra. “Jo në asnjë mënyrë – u përgjigjën ata. “Ne nuk marim njerëz nga rruga”. Një ditë filloi fshesa. Sëpari tek mua kryesori. Mandej me rradhë. Erdhi momenti i volitshëm. Ai atë priste. Menjëherë dha alarmin “shkresat gati për veprim”. 15 tetor 2001. Me djallin sëbashku ball për ball drejtorit të përgjithshëm “Sogodo”. “Ti i ke fajet. Ne zbatuam kërkesat tuaja” u justifikue formalisht ai. Pesha e fajit e “mundonte”. Në fakt ishte një fasadë. Ndëgjoje me shqetësim. Kishe njohuri për largimin por nuk dije që de facto të kishin larguar. Edhe librezën e punës. Në shenjë “mirënjohje” firma dhe vula e Lanetit. Pas një muaji ajo u shkarravit. Goditje e pabesë! Hipokrizi e pashoqe! Kulmi i “sinçeritetit” dhe i “korektesës”! “Mirënjohje” e shekullit! Ku ka më mirë! Po kujtoj një episod. Kanë kalue shumë vite. Atëherë isha i ri. “Do ju presë kokat” ju tha “komandanti” efektivit të kompanisë së tij. Sapo ishte emëruar në detyrë. Ishte i ri, shkurtabiq dhe verdhosh. Duket se kishte nevojë për gjak. Ndoshta ishte vampir. Të gjithë ulën kokën. Vetëm njëri foli. “Shoku komandant mos jeni sternip i Maratit? Sa koka keni prerë deri tani? Me çka i prisni ato? Gijotinën a e keni përdor? Dantoni dhe Robespieri e pësuan nga ajo kurse Mra nga një vajzë trime franceze. Një këshillë kam për ju: “kush mbjedhë erën do të korrë fortunën. Sa keq. Jeni edhe qytetar. Njeri i kulturuar. “Desha me qeshë” – u përgjigj ai. Fjalë pa bereqet sa me kalue rradhën. Asgjë më tepër. Por “po…” doli. Ajo u ndëgjue mirë. Nuk mund të kthehet më. Iku dhe shkoi. Ku ka fisnikëri më të madhe se sa tu presësh kokat vartësve të tu!? “Mirënjohje e pakufishme”! Gijotinë në vend të luleve! Ju lutem kujdes. Ruaj qetësinë dhe tensionin komandant. Ndryshe i pari e pëson vetë. Largo mendimet e këqia. Respekti, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi njerëzor janë leva me rëndësi për zhvillimin e përparimin e Botës. Mbi të gjitha mirënjohja. Kjo detyrë u takon të gjithëve. “Pa mirësi nuk ka jetë – i thanë njëzëri të gjithë ushtarët e tij. Luigj Temali Me rastin e 125 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit Heroi që lindi në çerdhen e lirisë Në këtë shkrim bëhet fjalë për Nikë Lekë Pepaj, anëtar dhe komandant i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për Malësinë e Madhe. Kuvendi Kombëtar u mblodh në Prizren më 10 qershor 1878, tri ditë para se të hapej Kongresi famëkeq i Berlinit. Aty u përfaqësuan të gjitha krahinat e atdheut. Kuvendin e hapi me një fjalim të zjarrtë Abdyl Frashëri, i cili tha ndër të tjera: “Qëllimi i Kuvendit është që t’u presim hovin armiqve të pashpirt, duke lidhur besën shqiptare dhe duke u betuar që t’i mbrojmë me gjak trojet që na kanë lënë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë…” Po atë ditë u vendos njëzëri themelimi i “Lidhjes Shqiptare” si organizata e vetme kombëtare në Shqipëri, detyra kryesore e së cilës do të ishte bashkimi i mbarë shqiptarëve në luftë për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të siguruar të drejtat kombëtare të Shqipërisë. Kuvendi i Prizrenit vendosi gjithashtu që Lidhja Shqiptare të ngrinte sa më parë ushtrinë shqiptare të varur prej saj dhe të organizoheshin degë të Lidhjes në çdo krahinë të Shqipërisë. Për drejtimin e Lidhjes Shqiptare u formua një Komitet Qëndror me qendër në Prizren. Ditët e mëvonëshme, Kuvendi i Prizrenit mori një sërë vendimesh të tjera me rëndësi historike. Në vijim të këtij shkrimi do flasim për heroin që lindi në çerdhen e lirisë Nikë Lekën, anëtar dhe komandant i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, udhëheqës i malësorëve. U lind më 6 dhjetor 1836 në fshatin Selcë të krahinës së Kelmendit, ku ishte edhe qendra kryesore e bashkimit për luftën kundër pushtuesve. U lind gjithashtu në një familje me tradita të lashta patriotike atdhetare, i ushqyes me mençurinë e të parëve, njeri i zgjuar dhe i dashur me njerëzit përreth, por edhe i ashpër me armiqtë. Shkollën fillore e mbaron në fshatin e lindjes në vitin 1842. Kjo shkollë në atë kohë ishte hapur nga një grup françeskanësh. Kishte pesë klasa dhe ishte hapur në një ndërtesë të bërë me kontribut vullnetar të fshatit Selcë (dy katëshe) në afërsi të kishës. Shkolla qëndroi e hapur prej disa vitesh, por më vonë u mbyll me urdhër të prerë të autoriteteve turke… Studimet e larta, Nika i vazhdoi në Podgoricë me ndihmën e disa miqve në Grudë. Ai, u dallua në shkollë për zell e zgjuarsi. Mësoi shumë shpejt gjuhën serbo-kroate dhe studjoi shumë literaturë në atë gjuhë. Më vonë siç do e shohim në vijim të shkrimit, kur u internua në Anadoll ishte dënuar me burgim të përjetshëm mësoi edhe gjuhën turke. Nika në Turqi bëri vetëm gjashtë vjet nga dënimi i përjetshëm. U lirua me ndërhyrjen e Ahmet Kelmendit, ish Valiu i Stambollit në atë kohë, të cilin Nikë Leka e kishte mik të ngushtë që kur ishte në Kosovë, por me origjinë kelmendase. Nikë Lekë Pepaj, mbasi mbaroi shkollën e lartë, u kthye në Selcë dhe kelmendasit e zgjodhën udhëheqës ushtarak të të gjithë krahinës. Më pas Nikën e shohim anëtar dhe komandant të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për të gjithë Malësinë e Madhe. Pra më 1878, personaliteti i tij shkëlqeu si komandant i malësorëve dhe si komandant i zoti i forcave të Lidhjes. Ai tregoi aftësi të jashtëzakonshme në beteja kundër turqve dhe sllavëve, sidomos në mbrojtje të Kelmendit, Plavës e Gucisë, Hotit e Grudës, kur u sulmuan nga forcat evropiane për t’ia dorëzuar Malit të Z, sipas traktatit të zi për copëtimin e Shqipërisë. Në betejën e përgjakshme të Ura e Rrzharnicës Nikë Leka, në krye të malësorëve kelmendas, Hotit e Grudës etj., ku kishte edhe dy vëllezërit e tij Ujkën dhe Lucën, bënë të mundur mbas shumë orësh luftime të zbrapsin Mark Milanin me forcat e tij malazeze. Nika do të luftonte si një Demond i vërtetë. Komanda dhe pushka e tij u dëgjua në Stamboll dhe në Londër. Ai, megjithëse i plagosur, nuk e ndërpreu luftën deri sa Mark Milani u thye dhe u largua nga fusha e betejës i pabarabartë i turpëruar… Populli i thuri menjëherë këngë lavdie kësaj beteje. Ja disa vargje: …Vjen ushtria e Malit të Zi Porsi reja e zezë me shi Per me shkrep në at Malësi. Rruga e ngusht e Marku me kalë, Asht rrezik s’po mund me dalë, Krajl e Mbret kanë dalë me pa, Si luftojnë malësorët me shkja. Kështu krisi te rrzharnica, Këtej martina, andej petica, Hot e Grud, Kelmendi mbarë, Prinë Nikë Leka në kalë të bardh’… Më gjatë për këtë luftë, flet libri (monografi) “Heroi që lindi në çerdhen e lirisë”, si dhe për dy komandantët rivalë: Nikë Leka dhe Mark Milani i Malit të Zi. Dervish Pasha në këtë kohë, shpërndau degën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Shkodër, dhe internoi e burgosi shumë patriotë. Nikë Leka e pa veten në rrezik. Qeveria Osmane tashmë e kishte vënë në shënjestër, për ta arrestuar dhe për këtë ajo përdori “dhelpërinë”. Nikë Leka, thirret me “dashamirësi” nga Veziri i Shkodrës. Trimat e malësisë e këshilluan Nikën që të mos shkonte, pasi Veziri ishte i pabesë. Ai, iu tha se i dukej ligështi të trembej nga kurthet e Vezirit. “Edhe në kjoftë se Veziri do të më presë në besë, ju nuk duhet të demoralizoheni, por duhet të luftoni sikur të isha edhe unë në krye tuaj”, – u tha shokëve. I shoqëruar nga tre trima, Nika u nis për në Shkodër, ku do të takohej me Vezirin. Mbas një dite e ca udhëtim mbërriti në Shkodër. Rojet e pallatit të Vezirit, (ku është prefektura sot) nuk lejuan që të hynin brenda të katër shokët. Meqë nuk kishte zgjidhje tjetër, u vendos që të shkonte vetëm Nika te Veziri. Rojet i thanë që të dorëzonte armët. Atëherë Nika iu përgjegj oficerit Otoman: “Shumë urdhëra pona jep o zabiti i mbretit. Unë armët nu ki heq nga brezi. Nuk kam ardhur këtu për t’u çarmatosur, por për të biseduar me Vezirin për hallet e Malësisë”. Oficeri me pesë nizamë u detyrua ta shoqëronte Nikë Lekën për te Veziri. Në zyrën e Vezirit, Nikë Leka përshëndeti sipas etikës zyrtare dhe veziri i bëri nderimet e rastit. Ndërkohë nëpunësi i lartë i pëshpëriti diçka në vesh oficerit të rojeve. I tha se pse e kishin sjellur Nikë Lekën të armatosur. Nika bëri sikur nuk e kuptoi mirë, por bëri sikur s’diti dhe tha: -Urdhëro, o Vezir, fol për çfarë më keni kërkuar? -Në radhë të parë dua të di si jeni me shëndet, si i keni familjen, çfarë mund t’ju ndihmoj, sepse helbete lufta ju ka rënduar nga ana ekonomike… Nika ia priti menjëherë: -Vezir efendi t’u rritet jeta, se unë nuk kërkoj gjë tjetër nga Ju, vetëm të mos na bini në qafë. Na vratë, na dogjët, na poqët, prandaj ta kam rixhanë të mos na mundoni më, sepse nuk u kemi gjë borxh. -Pikërisht për të biseduar për hallet ju kam thirrur miqësisht, – i tha Veziri. Naltmadhëria e tij Sulltani, është i interesuar shumë, shumë për Ju! Ai ka urdhëruar që t’ju japë grada të larta e flori për ju dhe për malësinë, dhe pastaj të jetojmë së bashku në miqësi, mjaft keni vuajtur. -Dëgjo mirë, o Vezir. Unë nuk pranoj grada prej jush, sepse gradat m’i ka dhënë Malësia e Madhe. Ato janë grada shqiptare dhe nuk mund t’i ndryshojm me ato turke. Ju doni që të bëhemi pjesë e Perandorisë turke, dhe kështu të mos i dëgjohet më emri Shqipërisë. Jo zotëri vezir, këtë turp edhe në qoftë se do ta pranoja unë, nuk e pranon Kelmendi dhe Malësia e Madhe. Kurse paratë që më premton mua, ruaj se mund të duhen për t’i thyer mendjen ndonjë tjetri, ndonjë tradhëtari që pranon të shesë atdheun për një grusht florinj. Jeni gabuar rëndë, o vezir efendi. Sapo mbaron fjalën, Nika ngrihet të dalë nga zyra. -Unë po dal, Vezir efendi. Nuk kam fjalë të tjera me Ju dhe nuk pres fjalë të tjera prej jush. Atëherë Veziri, i nervozuar në kulm, kërcënoi: -Meqë nuk i bindeni urdhërit të Lartmadhërisë, Sulltanit, do të internoheni në Anadoll. -Unë do të shkoj një herë në Malësi, – u përgjigj Nika, nëse do të më lejojnë trimat e Malësisë, mund të shkoj të shoh Anadollin, kurse pa lejen e tyre nuk mund të shkoj dot askund. Po këtu tek ti kam ardhur pa lejen e tyre…! Ju faleminderit për pritjen. Veziri urdhëron menjëherë arrestimin e Nikë Lekës, kryetrimit të Malësisë së Madhe dhe dërgimin e tij menjëherë në brigjet e Anadollit, ku do të rrinte gjithë jetën. Oficeri me dhjetë ushtarë qëndronte gati për ta arrestuar Nikë Lekën. Oficeri bëri dy hapa para dhe tentoi t’i hidhte prangat në duar. Por, Nikë Leka nxori me të shpejtë dy koburet që kishte në brez dhe ia drejtoi njërën Vezirit dhe tjetrën komandantit të rojeve të pallatit. Koburet i zbras me shpejtësi. Oficeri vritet menjëherë, kurse Vezirin e shpëtojnë dy ushtarë që u dalin plumbave përpara. Ata vriten dhe Veziri ikën duke dhënë alarmin. Nika përleshet edhe me ushtarët e tjerë, por tani me shpatë. Vret kështu edhe tre vetë, duke e çuar numrin e të vrarëve në pesë vetë. Pastaj hyn brenda një mizëri ushtarët e oficerësh dhe më në fund e kapin Nikën. Brenda tri ditëve, Nikë Lekë Pepaj, internohet në brigjet e Anadollit. Lajmi i arrestimit dhe i internimit të përjetshëm të Nikë Lekës në brigjet e Anadollit, u përhap në mënyrë të rrufeshme në qytetin e Shkodrës dhe në gjithë Malësinë e Madhe. Populli ndjente edhe hidhërim, po edhe krenari për birin besnik dhe trim. Akti i tij heroik në pallatin e Vezirit, u përhap edhe jashtë Shqipërisë. Gazetat mbushën faqet e tyre me kronika nga akti luftarak i Nikë Lekës. Lajmet shoqëroheshin edhe me fotografinë e tij (të dalë më parë te foto Marubi, të cilën e kishin marrë me kohë të huajt dhe veçanërishtata anglezë). Po historianët shqiptarë, pse heshtën…?! Pse heshtën edhe më vonë për heroizmat e tjerë të Nikë Lekës që vijuan njëri pas tjetrit…? Ani, s’ka gjë! Populli i Malësisë ia ka dhënë me kohë titullin “Hero i Popullit”… (vijon) Nikë Bunjaj, shkrimtar dhe publicist Pesha e kotësive Vëllim me tregime nga Syrja Smajlaj Lexon këtë vëllim me tregime të Syrja Smajlajt, autorit më të ri që paku për llojin e shkurtër të shkrimit në këtë trevë dhe ndjen kënaqësinë e një të shprehuri me një ngrohtësi ndjenje dhe sinqeriteti artistik të admirueshëm. Vëllim rrok temën e marrëdhënieve intime, ku ceken edhe marrëdhëniet prind-fëmijë si koncentrat i raportit në mes mentaliteteve në rënie dhe atyre në lindje e konsolidim në rrokullimën e zhvillimit prosperial të jetës si shprehje e emancipimit shpirtëror dhe qytetar. “Takohesh” me personazhe si Ervini, Silva, Shpresa e Selimi (“Tjetra në mes”), Lulëzimi, Alma e Zana (“Rastësi”), Landi, Doriani e Jola (“Një natë më pak”), Elsa (“Marrëzi e moshës”), Ajeti, Abdyli, Bora e Valdeti (“Pesha e kotësive”), Arsela (“Vegim në jetë”), Eva, Doriani (“Deodoranti Eva”). Të gjithë janë njerëz të thjeshtë: studentë, të rinj, qytetarë të zakonshëm, ushtarë, familjarë, prindër të zhveshur nga çdo pushtet. Në shtatë tregime të vëllimit nuk takon bosë, biznesmenë, politikanë, piramidoistë, kriminelë ordinerë, mafiozë, killer, kontrabandistë, të korruptuar. Autori ka vendosur të shtrohet në sofrën artistike me kujdesin, vëmendjen, respektin e meditimin për njeriun e thjeshtë… Do ta quaja këtë prezantim artistik një fillesë e këndëshme, premtuese, plot jetë dhe, njëherësh, një homazh për njeriun e thjeshtë. Janë pikërisht këto personazhe, kjo shtresë sociale, e cila në shpalosjen artistike i jep vlera vitale lëngut artistik të derdhur në këtë luftë tregimesh gjurmëlënës në kujtesën e lexuesit të thjeshtë, por edhe të studiuesit të gjuhës shqipe. Me autoritetin e fjalës së kursyer e të gjetur me kredibilitetin artistik, që japin mjete të tilla sikontrasti, nënteksti, inversioni, penelatat e hequra me kujdes, detajet dhe përgjithësimi artistik autori përpiqet të depërtojë në botën shpirtërore të njeriut të thjeshtë larg çdo skarciteti që sjell pornografia e komercializmi, që mjerisht nanurisin lexuesin tonë të tronditur në një tranzicion të ri të tejzgjatur stresant mishëruar artistikisht mjeshtërisht në karaktere të goditura si Ervini, Jola, Eva… Në përgjithësi vëllimi ka vlera falë nuhatjes artistike për të përdorur me kompetencë të admirueshme armët që të jep tregimi si: dialogu i shkathët e funksional, konflikti dramatik i veprimit të personazheve, çasti kulmor dhe mostretja pas hollësive psikologjike të karaktereve. Në qendër të tregimit “Tjetra në mes” Ervini, një i ri që i takon një familjeje të persekutuar, idealist i vërtetë që kurrsesi në vitet ’90 nuk pranon të modifikohet si njeri turravrap dygishtak për të abuzuar me prestigjin e një të persekutuari politik. Në klimën e zhvillimeve demokratike në vend secili nga njerëzit e tij ka hedhur hapat për të gjetur vetveten. Ervini fillimisht angazhohet në një parti politike, por shpejt tronditet shpirtërisht. Inercia totalitariste e luftës së klasave vazhdon, por me forma të reja. Dje në emër të demokracisë popullore, sot në emër të demokracisë borgjeze. Ishët kundër ishëve. Koncepti i llogores ekziston ende në kokat e politikës. Deviza e ditës: Je me partinë n pushtet, je gjithçka, je kundër saj, të ka mohuar edhe zoti vetë: S’ke të drejtë as në pjesën e diellit. Me kokën prapa vihet në dyshim e ardhmja. “Bashkëvuajtës e bashkëfajtorë” – sllogani më hipokrit i këtij shekulli. Në këto rrethana Ervini deçizon: Largohet nga politika dhe i futet fakultetit. Megjithatë as këtu nuk e gjen vetvetenn, idealizmin e tij. Edhe në fakultet në emër të “ishëve” diplomohen deri semimaturantë, në kurriz të të aftëve, në emër të ishizmit e jo të profesionalizmit. A s’kemi dëgjuar të gjithë, madje edhe jetuar fakte të tilla që konkurset në fakultetet tona mbusheshin deri në dyfishin e tyre të planit me të rekomanduar nga lart. Kjo e dëshpëron temase Ervinin, por është Silva mishëruese artistikisht e tolerancës popullore, ajo e inkurajon të bëhet mësues. Por edhe në familje edhe në shkollë Ervini ndjehet zero, i nënçmuar. Jo thjesht shkolla është shkatërruar, por është shkatërruar njeriu në kompleks, lumpeni social është bërë përcaktues, analfabeti, injoranti i ingarnuar në mekanizmin e kompletuar që, për hipokrizi quhet shtet, ka nxjerrë jashtë loje, intelektualin, shkollëtarin, kulturën. Mendja e kombit, arsimi, kultura, prosperiteti janë kthyer në iluzion. Realisht individi, familja, kombi, shoqëria e përjetojnë dilemën historike: Ku po shkojmë? Si natyrë e mbyllur Ervini vuan në vetvete idealizmin e tij. Ai është përfaqësues autentik i asaj shtrese që e vuajti persekutimin politik për ideale të pastra e të qarta demokratike në diktaturë. Kjo e neverit ndaj abuzantëve me pasaportën e të persekutuarit si barkë shpëtimi e atij prostitucioni moral i ish të dënuarve si hajdutë, imoralë, si fuksë të Sigurimit të Shtetit pas burgut që sot kërkon të shitet si persekucion politik. Janë kontrasti dhe portreti si mjete artistike që suksesshëm mobilizojnë autorin në shpalosjen e një realiteti të tillë të dhimbshëm, por mjerisht ulur këmbëkryq. Kryetari i madh, i kollarisur dhe autoritar në zyrë, në sytë e gruas së tij një krijesë e papërfillshme e kokulur, shprehet autori, duke portretizuar kryetarin e partisë, ku aderon Ervini. Po kaq bukur autori përdor nëntekstin apo ironinë metaforike: “Brravo, kryetari im, jepu sihariqin njerëzve se nga Amerika po vijnë ide të reja që ne “indianët” shqiptarë nuk i kemi njohur. Po vijnë një grup grashë që të na tregojnë se si milet lopa, si lahet gjiri i tyre, si të pastrohet plehu, e pse jo, nga qumështi mund të merret edhe gjalpi, madje edhe gjiza”. Kozmopolitizmi në çdo fushë të jetës, përbuzje e çdo vlere kombëtare të krijuara me aq mund e djersë – ja një plagë e dhimbshme që preket mjeshtërisht nga autori, pasqyrë filozofike e qeverisjes mjerane të shqiptarëve: “Ne qeverisim, bota na ndihmon”. Indirekt autori bën pyetjen: Ç’është demokracia? Dhe po vetë përgjigjet: Asgjë tjetër vetëm bankoprovë reale për çdo popull e komb: se sa është i aftë ai të konkurojë me vlerat e veta në çdo fushë si e vetmja rrugë e afirmimit. Ndryshe do të mbetemi në stadin e një populli pa të ardhme apo, siç e kemi dëgjuar të na thonë të huajt: “Voi albanezi siete popolo per manxhare”… Është meritë që autori motivon artistikisht optimizmin për të ardhmen i bindur në brishtësinë e demokracisë shqiptare. “Njomështia e vajzës që i kishte munguar u bëri vend në mënyrë të mirëpritur energjive që pranvera stimulonte në trupin e tij” e mbyll autori rrëfimin artistik… Në qendër të tregimit tjetër me titullin “Rastësi” vendos një trio simpatike: Lulëzimin – ushtar, dy vajza Alma dhe Zana që po udhëtojnë me trenin e linjës drejt qytetit verior. Vajzat thjesht për mirësjellje i bëjnë vend ushtarit në ndenjësen e tyre pa shfaqur kurrfarë preference për të. Një i ri pasagjer kërkon të provokojë njërën prej vajzave. Përballë këtij veprimi ngrihet madhërisht figura e ushtarit qytetar, që, pa asnjë mëdyshje, mbrojtjen e dinjitetit të vajzës së provokuar e ndjen si mbrojtje të dinjitetit të vet. Vetëm gjashtë faqe ka tregimi por mjeshtëria artistike, intensiteti i veprimit, koloriti artistik, dialogu funksional evidentojnë vlera të arrira artistike mjaft domethënëse. Kështu mesazhi vjen rrjedhshëm, natyrshëm larg artificeve e skemave të kërkuara, madje mjaft kuptimplotë. E vetmja mbrojtje për të pambrojturit në kushtet e një tranzicioni të pakontrolluar nga ligji mbetet solidariteti social. Indiferenca, konformizmi, heshtja pa moral, ja tri të këqijat e mëdha që aq shumë vazhdojnë të na kushtojnë ne shqiptarëve. Përmes personazhit kryesor, Lulëzimit, autori militon për një qëndrim të ri qytetar të përgjegjshëm në jetë, në shoqëri, në familje… “Nuk e kuptoni se pas këtij çasti jeni i tepërt” decizon qëndrimin e vet dinjitoz ushtar Lulëzimi ndaj provokatorit. Njëherësh një tregim kaq i shkurtër, por kaq cilësor apelon kundër abuzimit me sasinë në dëm të botimeve cilësore nga botues komercialistë çka ndikon më tepër për një çoroditje se sa për një formim estetik etiko-qytetar të njeriut të ditëve tona në kushtet kur kritika letrare ende s’e ka marrë veten… Vlera që evidentuam më lart ngërthejnë edhe tregimet tjera e në mënyrë të veçantë “Një natë më pak” apo “Deodoranti Eva”. Vëllimi ka vlera edhe për formën, për punën me fjalën e gjuhës shqipe. Jo vetëm me përpjekjet për krijimin e fjalëve të reja apo nuancave kuptimore interesante, por edhe përdorimin me respekt të fjalës së kursyer e të zgjedhur shqipe, pa u bërë asnjëherë skllav i fjalës së huaj parazitare duke u ngritur kështu kundër atyre që po mbushin padrejtësisht nga tempulli i demokracisë e mediumet në tërësi gjuhën shqipe me fjalën e huaj si dhe kundër atyre linguistëve skllevër të politikës së ditës që arrijnë deri në absurd sa të tentojnë të penalizojnë njësimin e gjuhës shqipe letrare, këtë fitore historike kombëtare, embrionet e së cilës kanë një moshë së paku shekullore. Tregimet e Syrjait shquhen jo vetëm për mesazhet tepër njerëzore në një realitet disi njerëzor, por edhe për vlera të konsiderueshme artistike, falë ngjyrimit emocional të fjalës, përdorimit me efikasitet të inversionit, të të shprehurit lakonik etj. Megjithatë afirmimi i vlerave në disa prej tergimeve të këtij vëllimi, ndjehet edhe nevoja e një krasitjeje kompetente redaktoriale që krijimtaria e ardhshme të marrë vlera të reja te ky autor i ri në moshë e në krijimtari, por mjaft premtues. Kadri Ujkaj Mes ligjit dhe krimit Misioni i Pajtimit -Në të gjithë botën shteti çarmatos qytetarët, në Shqipëri qytetarët çarmatosin shtetin- Në kushtet tepër të vështira që po kalon shoqëria shqiptare, ndër këto vite të dhimbshme të një tranzicioni të tejzgjatur (dhe që nuk dihet ende se kur do ta mbyllë ciklin), kur krimi, korrupsioni, kontrabanda dhe prostitucioni e kanë shtrirë metastazën e tyre në të gjithë gjymtyrët e shoqëris; kur ligji i “atrofizuar” i shtetit shqiptar, nuk është në gjendje t’u vëjë “digë” këtyre fenomeneve; koha thërret në “skenë” Misionin e Pajtimit, si një “instrument” shoqëror tepër të nevojshëm për “amortizimin” e këtyre fenomeneve, dhe në veçanti, për shuarjen e konflikteve. “Misioni i Pajtimit” ka vepruar prej më shumë se dhjetë vitesh, dhe brenda këtij Misioni ka elementë të shquar dhe me reputacion, të cilët kanë dhënë dhe japin një kontribut tepër të vyer. Por, nuk duhet harruar se shpeshherë janë bërë dhe gabime, sidomos në keqinterpretimin e Kanunit, ku shpeshherë ka bërë efekt të kundërt. Nisur nga këto faktorë, me iniciativën e fratit të shquar italian Mario Boglio i cili po shpalos me të gjithë madhështinë vlerat e tij njerëzore, religjioze dhe tepër humane. Ishte iniciativa dhe vullneti i tij i hekurt; i organizimi i dy kuvendeve në fshatin e “Paqes”, njëri me dt. 25 janar 2003, dhe tjetri më 21 mars 2003. Në këto kuvende kanë asistuar, përveç përfaqësuesve të nderuar të tri komuniteteve fetare, edhe Kryetari i Kuvendit Popullor dhe Ministri i Mbrojtjes, (në kuvendin e parë). Në kuvendin e dytë, përveç përfaqësuesve të komuniteteve fetare dhe shoqërisë civile, asistonin dhe zv/Ministri i Drejtësisë dhe Drejtori i Rendit të Qarkut, dhe përfaqësues të Prokurorisë. Në këtë kuvend asistonin dhe: Misioni “Drejtësi dhe Paqe”; Misioni i Pajtimit “Nënë Tereza” etj. Qëllimi i këtij kuvendi ishte bashkërendimi i veprimeve parandaluese të konflikteve dhe kryesisht i gjakmarrjes. Nga të gjithë referuesit, të drejtësisë, rendit, shoqërisë civile dhe në veçanti i komuniteteve fetare, lajtmotivi ishte ky: frenimi i fenomenit me masa parandaluese e efikase nga të tre grupimet dhe veprimi i tyre “rezonant”, duke vënë në efiçencë të gjitha mjetet e disponueshme, që nga përgatitja shpirtërore (detyrë kjo e komuniteteve fetare), nga shfrytëzimi në maksimum i mendimit intelektual (shoqëria civile) dhe deri tek organet kompetente, të cilat duhet të jenë zbatues koshient dhe konseguent të ligjit, që ka aprovuar Kushtetuta, pa asnjë kompromis. Në lidhje me armëmbajtjen pa leje, pati vërejtje nga të gjithë referuesit se ligjet janë tepër të “buta”. Duke patur parasysh se, nuk ka pasojë pa shkak, u konkludua nga të gjithë referuesit se: Gjendja tepër e vështirë ekonomike, “lulëzimi” i analfabetizmit, dhe hezitimi i organeve të rendit për ndërhyrje me forcë në zbatimin e ligjit, korruptimi i gjykatave, kanë krijuar hapësirë për këto fenomene. Me mjaft interes u prit diskutimi i z. Benusi, ku ndër të tjera tha: Në të gjithë botën, shteti çarmatos qytetarët, ndërsa tek ne, qytetarët çarmatosin shtetin!… Z. Benusi u prononcua edhe për keqinterpretimin që i bëhet Kanunit. Më dt. 5 prill 2003, është faza përfundimtare (kuvendi i tretë), i cili do të vendosë themelet e “Misionit të Pajtimit” dhe që shpresohet të jetë “mjeti” më efikas për parandalimin e çdo konflikti në Prefekturën tonë e më gjerë. Jam i mendimit se, komunitetet fetare dhe shoqëria civile kanë një rol mjaft të rëndësishëm në parandalimin e konflikteve, por kur konflikti kthehet në krim duhet të veprojë ligji me efikasitetin maksimal. Duke krijuar kështu edhe një besim më të madh tek qytetarët dhe respekt ndaj shtetit. Pra, mes ligjit dhe krimit misionarët e pajtimit do të veprojnë si “katalizatorë” të fuqishëm në zbutjen e fenomenit. Tre elementet e sipërpërmendur janë alternativa më e mundshme dhe më konstante për realizimin e këtij objektivi. Duke patur parasysh se: familja është “celula” e shtetit dhe se shpeshherë prindërit bëhen shkaktarë për hapjen e “plagëve” të vjetra, do të thosha se plagët e vjetra shpesherë po “mbyllen” me gjak të ri! Pra është detyrë puna bindëse me këta prindër, të cilët nga “eksitatorë” duhet t’i kthejmë në “stabilizatorë”. Vetëm kështu do të kursejmë gjakun tepër të çmueshëm të fëmijëve tanë dhe do t’i bëjmë një shërbim të vyer kombit tonë fatkeq, e me gjak të shprishur në katër anët e globit. Gjithashtu jam i mendimit që edhe Zotin, të cilin e “braktisëm” për rreth 40 vjet, t’u lutemi në gjuhën tonë dhe ta thërrasim në gjuhën tonë – Zot. Ai i Lumi i di të gjitha gjuhët e botës, dhe nuk kemi aspak nevojë ta thërrasim në gjuhë të tjera, qoftë latinisht – Dio, apo arabisht – Allah. Ti lutemi në gjuhën tonë që të pohojmë nacionalitetin tonë. Në qoftë se ne do të mohojmë veten, kam “frikë” se edhe ai i Lumi do të na mohojë. Vetëm me një vullnet të hekurt duke rrëzuar çdo “barrierë” që do të na ndajë, mund të rreshtohemi ndër kombet e qytetëruara të botës moderne. “Dashuria ndërton. Urrejtja shkatërron”. – “Sentencë” e Papës së Shejtë. Ta “varrosim” urrejtjen me Dashurinë për njëri-tjetrin. Mark Bregu |
Nr. 41 i gazetës në print
| Hakmarrja, ndjenjë zemërimi
Muahmedi, në kohën e tij, luftoi Politeizmin nën parullën: Nuk ka tjetër por vetëm një Zot!… Muhamedi në këtë mes luftoi sasinë por nuk ndryshoi asgjë në cilësinë e konceptit të “Qënjes Supremë”. Për ta kuptuar drejtë këtë, po i referohemi koncepteve që vetë Muhamedi na paraqet në Kur’anin e tij, me pretendim t’ardhur prej qiellit. Vetë koncepti i prejardhjes /Materiale/ të librit të Kur’anit, është një koncept tepër Materialist (i pohuar ky fakt mbi vetë bazën e paraqitur prej Pejgamberit të Allahut. T’i referohemi Kur’anit, Sura II, 163: “Zoti i juaj është një, Allahu. Nuk ka zot posë Atij që është mëshirëplotë, gjithnjë mëshiron.” Ky është neni nr. një i kredos Islame… Njitasi shtohet karakteristika kryesore e kësaj fuqije të mbinatyrshme: “I Mëshirshëm… Mëshirplotë, gjithnjë mëshiron!… Veç kësaj, të gjitha Suret fillojnë me shprehjen: “Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit.” Mëshira bëhet me ata të cilët janë “Njohur për fajtorë”. Për të pafajshmit përdoret shpërblimi (ndër të rriturit) dhe, përkëdhelja ndaj të vegjëlve. Prandaj mendohet se duhet marrë gjithmonë në këtë kuptim përdorimi i kësaj shprehje: mëshirë (për fajtorët). Në disa Ajete përpara se të përcaktohet faktika Mëshirues është shpallë hakmarrja: Sure II, Ajeti 7: “Allahu ua mbyll atyre zemrat, veshët e tyre dhe në të pamurit e tyre ka nji perde, e ata kanë nji dënim të madh.” Hakmarrja është një ndjenjë me burim nga zemërimi që përdoret si kundraveprim për fajtorët apo sulmuesit e padrejtë. Ky fakt konstatohet tek ata të cilët mundet të dëmtojnë të sulmuarin, por jo me ata të cilët nuk mund ta sjellin këtë dëmtim. Mendo fëmijët e vegjël, të cilët mund të fyejnë, por nuk arrijnë tek dëmtimi. Me fëmijët mund të përdoren masa të tjera, por jo hakmarrëse! Njerëzit përpara Zotit janë fëmijë. Me sjelljet e tyre të dobëta, ata dëmtojnë veten, jo Zotin. Fajtorët dënohen nga Zoti, por jo në prizmin hakmarrës, pse në Zotin nuk ka pasione si tek njerëzit. Në qoftë se “Allahu ua mbyllë atyre zemrat… të parët… të dëgjuarit, njerëzit nuk mbajnë pikë përgjegjësie për veprimet e tyre të këqia. Koncepti i shprehur në Ajetin 7 të Sures së dytë është një koncept jo vetëm egoist, që frymëzon një hakmarrje të pavend e cila është në kundërshtim me lejtmotivin e përgjithshëm: “Allahu, Mëshirues, Mëshirëbërës, i Urtë…” Prandaj, nuk gabojmë nëse vërejmë diçka të nxitur nga pasionet e botës njerëzore, si veprues dhe zbatues i këtyne pasioneve. Këto mund të jenë mendime të Muhamedit apo të shkruesve të tij, të cilët orientohen si gjithmonë nga pikësynimet e epshevet njerëzore dhe kurrë nga pozita mëshiruese e Krijuesit të gjithësisë, i cili nuk ka çka të ketë frikë krijesat e veta për t’u hakmarrë kundra tyre. Kjo, një pikëpamje e shprehur në Kur’an, e cila jo vetëm është kontradiktore me Ajetin 2 të kësaj Sure, si Kushtetuta Shqiptare sot, por në të njëjtën kohë është kundra logjikës pse në kundërshtim me vetë natyrën hyjnore si krijuese e gjithësisë, kur nuk ka çka i bën as bota materiale as ajo shpirtërore e njerëzve, të cilët me veprat e veta dëmtojnë vetveten. Koncepti i hakmarrjes që na paraqet Muhamedi (apo tjetër kush në vend të tij) është një materializëm ikakohë. Jo vetëm kaq, por mendojmë (dhe të mendojmë, të paktën besojmë kemi të drejtë), se një veprim i tillë është në kundërshtim me vetë natyrën hyjnore e cila na paraqitet si nga zbulimet paraprirëse, ashtu edhe nga vetë praktika vepruese e Provanisë Hyjnore, në pozita krejt kontradiktore me pozitën e Kur’anit. Këtë materializëm ikanik e gjejmë edhe në raste të tjera si: Suretu El Bekare, 25: “I përgëzoi ata që besuan dhe bënë vepra të mira, se ata do të jenë në xhennetë në të cilën rrjedhin lumenj. Sa herë që u jepet ndonjë ushqim nga frutat e tij, ata thonë: “Ky është që me të u ushqyem edhe më parë… Aty do të kenë edhe bashkëshorte të pastra…”. Nuk mund të jenë thënie të Allahut pse ai e njeh shumë mirë botën materiale dhe atë shpirtërore. Prandaj duhet të pohojmë: ose mohimin e autorësisë së Kur’anit nga ana e Allahut ose prodhimin e këtyre koncepteve nga ana e njerëzve, Muhamedi apo kushdo tjetër, duke mos pranuar as Ajetin 2, të Sures II: “Ky është libri që nuk ka dyshim në te”. Mirëpo kështu bie e gjithë kështjella Islame, dhe Muhamedi nuk është më Pejgamberi i dërguar nga Allahu, por vetëm i vetëshpallur profet, i cili lufton me aq sa di, pozitën politeiste. Edhe këtu merita nuk është e vogël. Është meritë njerëzore, me koncepte njerëzore. Po Allahut ç’i ngelet? Mbase të konsultohet me Osamën. Një tjetër anë që na e pohon haptas këtë pozitë objektive, është koncepti fëmijëror i “betimeve” të Allahut. Betimi bëhet atëherë kur bashkëfolësi nuk beson në thëniet tona dhe, na për t’ia vërtetuar i betohemi në diçka që është më e madhe se gjendja jonë. Po të betohesha unë p.sh. “Pasha shkronjat e këtij shkrimi”… ju do të qeshnit. Te betimet e Allahut: Kapt. 95, Ajeti 1-2 etj., thuhet: “Pasha fikun dhe ullirin”… Gjithashtu në Kapt. 91, 92: “Pasha diellin dhe dritën e tij… Pasha ditën… Pasha natën… Pasha qiellin… Pasha tokën…” Këto të gjitha mund të jenë betime të drejta për racën njerëzore, por për natyrën hyjnore janë qesharake. Prandaj nuk është Kur’ani ai që na paraqitet si “Libri i shkruar në epërsitë qiellore dhe i zbritun në tokë, pasi qielli nuk ka shtypshkronjë dhe Allahu nuk përdor laps e letër. As shprehjet e përmbajtura në të nuk e justifikojnë me prejardhje qiellore. Këto shprehje janë përdorur prej Muhamedit për të siguruar besimin tek populli arab. Në Kaptinën 66 nuk mund të besojmë se Allahu ka patur kohë të merret me gratë e Muhamedit dhe veprimtarinë e tyne në haremet e Pejgamberit. Allahu njeriut i dha arsyen, prandaj për gjëra që i përkasin veprimtarisë njerëzore, Allahu nuk duhet të ndërhyjë, pse atëherë njeriu do të dilte jashta sferës së përgjegjësisë. A është kjo e vërteta? “…Fjala Allah është emri i përveçëm i qenies (hyjnore) supreme. (Dial. f.). Kjo fjalë nuk ka as shumës as gjini, me një fjalë nuk kemi Allahët, as Allahun mashkull a femër siç kanë të krishterët perëndi, perëndia, perënditë. Për më tepër përdorimi i fjalës perëndi, është tepër i ngatërruar, pasi shumë kristianë që flasin anglisht, vazhdojnë ta konsiderojnë Jezusin si Perëndi. Të ndalemi e të gjykojmë: Koncepti i shprejes Allah, pse emër i përveçëm i qënies supreme? Nuk justifikon asgjë në drejtimin e tezës së marrë duke iu kundërvënë emërtimit perëndi (gjoja si emërtim ndër kristianë). Po a mendoni se ky emër “perëndi” nuk i përket kristianizmit… pse ne shqiptarët jemi shumë të pakët në numër e për më tepër, këtë emër nuk e kemi nga bazat tona shprehorike, por e kemi të ardhur. Fjala perëndi u përdor në Jug të Shqipërisë dhe së pari në ambiente Islame të Jugut, e më vonë shtegtoi në Veri, gjithmonë nën udhëheqjen Islame. Për më tepër në Jug ky emër iu vendos një fshati: “Perondia”, të cilin përdorimi popullor e kaloi në Perëndia! Doni edhe ndonjë tjetër fakt? Dakord jemi. Ky emër pat emërtuar hyjni “balto-sllave” në kohën e politeizmit. Kjo hyjni përfaqësonte “shkrepjen e rrufesë”: “Peron”. Kësaj shprehjeje iu shtua përcaktuesi: “Dia = hyjni” dhe përfundoi në: “Peron+Dia”. Përfaqësonte pra hyjninë e zjarrit në konceptin e kohës politeiste. Logjika çalon sërish kur pretendohet se “Allah = qënie supreme!… Edhe “Zeusi” grek, Jupiteri romak… përcaktonin qënien supreme si Allah. Por me kaq do të përfundojmë?! Asgjë objektive. Janë të gjitha supozimet të cilat nuk konkretizojnë asgjë objektivisht reale. Pra ta hedhim edhe pak gjykim. Allah: thuhet se vjen nga arabishtja “Al+llah”. Por prapëseprapë transferohet në Palestinë. Mendohet se shprehja: Islam është e përbërë nga: “Iss+la+ham” me kuptimin e vetëm: (ham + shif Ad’ham = njerëzit e parë, në latin, njeri i të lartit Isside (= hyjni i dritës). Emri “Allah” aq i reklamuar, d.m.th. “El+ach” drita e epërsisë… dhe i modelizuar sipas eufonetikës arabe: Al.lah. Në kuptimin primar ishte: “Zoti i zotave që pastaj iu rezervua vetëm Zotit të lartë, Zotit të vetëm: Allah. Mbase përforcohet në autoritetin e Kur’anit; 2:140: “A pretendohet se Ibrahimi, Ismaili, Is’haku, Jakubi kanë qenë jehudi ose të krishterë? Ne pohojmë se “Allahu din gjithçka!”. Por pyesim cilat prova sjell Kur’ani për qënien supreme, për Allahun, me përjashtim të pohimit gratuit të Muhamedit? Në përforcim të pozitave po citojmë thëniet në faqe 45,46. Psalmi 110:1: “Dikit dominus domino meo: sede a dektris mei, donec ponam inimicos tuos, scabellum peduum tuorum”. Dikush e përkthen dhe e interpreton kështu: “Zoti i tha Zotit tim: Ulu në të djathtën time deri sa ti bëj armiqtë e tu fron ku të vendosësh këmbët.” Përmenden në këtë rast dy Zotër. Në qoftë se Zoti i dytë (ai të cilit i drejtohen fjalët nuk mundi të jetë edhe ai Perëndi mbasi Davidi njihte vetëm një Perëndi, pra ky varg duhet të qe shkruar: “Perëndia i tha Zotit tim…” Kujt pra i drejtohet Davidi me fjalët “Zoti im”? Kisha do të thoshte: Jezusi. Por ama kjo është mohuar nga vetë Jezusi në Ungjillin e Mateut 22:45. Ai e përjashtoi veten nga ky titull pasi ai ishte bir i Davidit. Si do të mundte Davidi ta quante birin e tij Zoti im? Jezusi tha (Luka 20: 41-44): Si mund të thuhet se Mesia është pasardhës i Davidit? Në të vërtetë vetë Davidi në librin e Psalmeve thotë: Zoti i tha Zotit tim: “Ulu në anën time të djathtë, gjersa t’i vë armiqtë e mundur nën këmbët e tua. Davidi pra e quan Zot. Si mund pra të jetë ai pasardhës i tij?” Jezusi duhet të ketë dhënë një përgjigje e cila nuk është regjistruar në të katër ungjijtë kanonikë, por në ungjillin e Barmebasit thuhet hapur se ky premtim iu bë Ismailit dhe jo Isakut. Kështu pra zoti i Davidit ishte Muhammedi, të cilin ky e pa në shpirt. Asnjë profet tjetër nuk ka përmbushur aq shumë sa Muhammedi (PQMT)… Paralel, citojmë Kur’anin, Kaptina 60:1: “…i besoni Allahut, Zotit tuaj… Edhe këtu kemi dy Zota: Allahu dhe Zoti i juaj!… Tashti, ju që doni të jeni aq të përpiktë si me Davidin, këtu sa zota keni me Allahun dhe Zotin? Problematika shtrohet: 1- Së pari nuk kemi dy Zota, siç thuhet, por kemi një Zot! Ky Zot është ai që i drejtohet (Zotërisë = Mbretit) të popullit të Israelit: “Ulu në të djathtën time!”… Natyrisht ne e dimë që Zoti nuk ka as të djathtë as të majtë. Pra, kuptimi është alegorik, pasi e djathta paraqet forcën. Natyrisht duhet të nënkuptojmë: Mbështetu në forcën time… e cila do të përulë të gjithë armiqtë tuaj si Shkëmb për nën këmbët tuaja. Iluzionet se “Zoti i Davidit na qenka Muhammedi” nuk e zhdukën rrezikun e politeizmit: Allahu nga njëra anë e Muhammedi Zoti i Davidit nga ana tjetër. Pastaj Muhammedi vetë nuk do ta pranonte një “absurditet të tillë” pse lufat e Tij për: një monoteizëm të pakushtëzuar nuk do të kishte patur kuptim, po të përdorej teoria e famshme: “Çou prift, të ulet hoxha!” Duke mos harruar se Davidi nuk ka njohur fare një Muhamed që do të vinte disa shekuj pas tij. Duket se profetizmi është mbështetur në Bibël. Baza fillestare: Ikre… është një përulje për Muhamedin po të merrej me të vërtetë ashtu si pretendohet! Dëgjoni Isaian 29: 9-13: Habituni e mrekullohuni! Mbyllni sytë e bëhuni të verbër! Dehuni, por jo me verë! Trullosuni por pa e pirë asnjë pikë! Zotu ju ka vënë në gjumë e shpejt do t’ju kapë një gjumë edhe më i rëndë! Jua ka mbyllur sytë o profetë! Jua ka mbuluar kokën o profetë! Çdo profeci i përngjan fjalëve të një libri të dyllosur! Jepjani në dorë njërit që di të lexojë, e thoni atij: “Lexo!” Dhe ai do t’ju përgjigjet: nuk kam se si pse libri është i dyllosur. Jepjani në dorë njërit që nuk di të lexojë dhe i thoni: “Lexo!” Dhe ai do t’ju përgjigjet: “Nuk di të lexoj!”. Zoti ka thënë: “Ky popull më afrohet për të më nderuar. Mirëpo ai më nderon vetëm me fjalë, ndërsame zemër qëndron shumë larg meje. “Kështu dija e dijetarëve” do të gjendet përballë vështirësive aq sa zgjuarsia e tyre nuk do të vlejë asnjë grosh. Sidomos në shekullin e internetit. Në qoftë se do ta analogojmë Muhamedin me gjendjen e profetëve që na paraqet Isaia, kjo është nënvleftësim. Tërheqim vëmendjen me urimin: “Paqja qoftë me të!… Po të pranohej Muhamedi si Profet, Pejgamber apo të zgjedhur të Allahut, del jashtë kuadrit logjik, meqë nuk mund t’i urosh paqe e mirësi atij që është i lidhur ngushtësisht me mirësinë e Qënies Supreme!… Kjo mund tëbëhet me një, me të cilin mund të dyshohet kushti i ndihmës hyjnore. Apo jo? Po në të njëjtën faqe, 18 thuhet: “Me që kristianizmi ishte shmangur shumë nga mësimet e vërteta të Jezusit, Allahu atëherë dërgoi si pjesë të planit të Tij profetin e tij të fundit, Muhammedin për të ringjallur dhe për ti vënë në vend të gjitha këto ndryshime: Kalendarin Julian, i cili përcaktoi erën kristiane; ngrënien e mishit të derrit, synnetin e ndaluar nga Pali… Gjithashtu benë Kufur (haram) ata që thanë: “Allahu është i treti i të tretëve…” Dallojmë problemet e kundrasulmuara në këtë kontekst: a) Kalendari Julian… b) Problemi i mishit të derrit… c) Synneti d) Problemi i Shenjtes Trini! Po i marrim radhazi: Problemi Julian: (Kalendari Julian). Problemi i kalendarit nuk ka lidhje me fenë. Ngatërrohen problemet fetare me ato historiket apo të tjera. Me përjashtim të tendencës së fanatizmit fetar nuk shohim asgjë përtej këtyre kufinjve. Kjo rrjedh nga se problemet shikohen në kuadrin e një materializmi të paprinciptë. …Zoti krijoi gjithësinë në mënyrë të përsosur! …Po ja që dikush kritikon Allahun pse në organet e mashkullit tek njeriu i ka lënë vend synetllekut! Përse! Nuk ka ditur Zoti vetë ta bëjë në atë mënyrë që e kërkon synetlleku… Po kështu, në Kur’an, Muhamedit i lihet liri të marrë sa gra të dojë. Madje nuk i kufizohet as prejardhja e këtyre grave (qofshin këto nga daja, axha, halla, apo tezja) ndërkohë që në Bibël tërhiqet vëmendje për incestet. Lidhur me këtë shohim se si duke u nisur nga liria e tepruar arrihet përmes materializmit inkompetent të rrënjoset padrejtësisht një fondamentalizëm fanatik. Vazhdojmë me konstatimet: “Mishi i derrit”! Sikur të ishte reale pozita e mishit të derrit, do të dilte më e fortë krijesa se Krijuesi i saj. Nga ana tjetër edhe ajo Fe që prishet nga mishi i një kafshe, nuk është e mbinatyrshme, por koncept ultra natyror i cili poshtëron mbinatyrën në bazë të “revizionizmit” të Veprimtarisë Hyjnore në proçesin e krijimit të natyrës. Ndalimi i mishit të derrit është në proçes i nënshtrimit të efektit të mishit të majmë në zonat e nxehta, gjë për të cilën njeriu duhet të ruhet që të mos dëmtojë shëndetin e vet, ndërsa po të ndërlidhet me proçesin e Krijuesit, këtu dalim jashtë logjikës. E zëvendësojmë dijen Hyjnore me efektet kimike, të cilat kanë orientimin logjik në mendjen njerëzore, e cila duhet të dijë t’i përdorë dhuntitë e Allahut sipas kushteve natyrore… Por jo të kritikojë Krijuesin, duke ngatërruar në këtë mes proçesin kimik me normativën e përshkrimit fetar. Sokol Pepushaj Karnavalet e Shkodrës, spektakël madhështor Për të pestin vit radhazi, duke e kthyer në traditën e vet, Shoqata Kulturore “Illyricum” me përkujdesjen e Bashkisë Shkodër e të Provincës Françeskane si dhe në bashkëpunim edhe me të tjera OJQ e Institucione, organizon festimin e Karnavaleve në Shkodër. Një ditë e gëzueshme me drita optimiste, gazmore, kurajuese në shumën e 365 ditëve të vitit të zymtë që përjeton qyteti sa i lashtë dhe i ri. Shumë pak për çfarë meriton ai. Kështu, në ditën e parë të marsit, ditë pranverore, në ora 1000 nis startimin e vet “Karvan Karnavali 2003” me një pjesëmarrje masive prej 140 vetësh. Që në dalje, ai mirëpritet me harenë e një populli që e shoqëron atë në të gjitha rrugët kryesore të qytetit që lëviz plot zhurmë e gaz. Nga lagja “Gjuhadol” në “Sheshin Gjon Pali II”, “PERash”, tregu i shumicës “Xhabijej”, “Parrucë”, “Dugajtë e Reja” për të përfunduar tek sheshi qendror i qytetit “Luigj Gurakuqi”. Një prezantim shumë dinjitoz në kushtet e sotme, çdo herë në rritje cilësore e sasiore. Ishte një gërshetim i demonstrimit karnavalesk i karvanit që lëviz në të shumtë formacione si ai i akrobatëve “lepurushë”, grupit të valleve “Pula e gjela”, gjimnastëve me xhufka, fshesaxhinjëve, zhurmuesve si dhe të tri makinave që mbartin aktorët e këngëtarët interpretues, dekorisht, përfaqësonin terrin që ka mbuluar qytetin. Makina e dytë mbarte “dordolecin” dhe karnavale tim që përfaqësonin të këqijat e shoqërisë, dhe makina e tretë përfaqësonte Shkodrën që kërcënohet të asfiksohet. Mbas xhiros së gjatë nëpër rrugët kryesore të qytetit, Karvani bëri ndalesën në qendrën e qytetit për të shpalosur spektaklin e madh ku vendin kryesor e zinte batuta-bejtë e interpretuar bukur nga aktorët e trupës së shoqërisë “Illyricum”. Të gjitha këto në mbështetje të idesë për të demaskuar të metat e kohës si në shoqëri e në pushtet qendror e lokal. Gjatë gjithë rrugës zhurmuese të karvanit, atij i shtoi humorin dhe muzika e gëzueshme që transmetohet në altoparlantët lëvizës. E tani pak për kryesorët që mundësuan këtë veprimtari: regjisor – Artisti i Merituar Zef Deda, që njëherësh është edhe interpretues së bashku me të madhen Zyliha Miloti e shoqen e saj Drande Xhai e Zef Ndojën, Paulin Ujkën, Gac Kodrinën që aq bukur përcollën bejtat e një libreti shumë-autorësh ku spikat ai i Tonin Çekliqit që njëheri grumbulloi e sistemoi atë. Piktorët ideatorë të dekorit të karvanit Pjerin Sheldija e Gjovalin Stefa si dhe piktorët zbatues, të rinjtë Luçian Bedeni e Lek Gjeloshi. Manaxherin e përkushtuar At Marian Lumçi. Të gjitha këto të dirigjuara me maturi e përkushtim nga drejtori artistik organizativ Gjovalin Stefa. Gjejmë rast të falënderojmë të gjithë ato që mbështetën këtë veprimtari: Provincën Françeskane, Bashkinë Shkodër, Fabrikën e mishit e sallamit “Meat Master” e të tjerë, si dhe të gjithë popullin e Shkodrës që inkurajoi këtë veprimtari. Gjithashtu vëmë në dukje qëndrimin aspak të mirë, për mos të thënë keqdashës të medias së shkruar dhe asaj vizive që ose nuk e prezantuan fare këtë aktivitet madhor, ose e prezantuan shtrembër, qofshin këto lokale apo qendrore si: gazeta “Panorama”, dt. 2. 3. 2003, “Gazeta Shqiptare”, dt. 2. 3. 2003, TV “Rozafa”, TVSH, etj. Falënderojmë TV “Antena Nord” që bëri jehonë para dhe mbas aktivitetit. Gjovalin Stefa Fëmijët na i vrau politika, kjo politikë që po hesht Drejtuar: Presidentit Moisiu, ish presidentit Meidani, Kryetarit Kuvendit Popullor z. Pëllumbi, ish Kryetarit Dokle, Kryeministrave Nano, Meta, Majko, Prokurorit të Përgjithshëm Sollaku, ish Arben Rakipi, Gjykatës Kushtetuese Abdiut, të gjitha partive politike, të gjithë Trupit Diplomatik në Shqipëri. Për dijeni: Deputetëve të prefekturës Shkodër: Lek Çukës (PS); Pjetër Arbnorit, Jozefina Topallit, Ferid Hotit, Astrit Bushatit, Valentin Palajt, Gjovalin Bzhetës (PD). Ngjarja e 4 majit 2000, një ngjarje e përsëritur dhe e dëgjuar për shtetin dhe politikanët shqiptarë e prokurorin tonë e italian ku motovedetat italiane në Kanalin e Otrantos po godasin gomonet me klandestinë shqiptarë të varfër e të pambrojtur nga shteti shqiptar që çuditërisht hesht? Ju drejtohemi zotëri të shtetit dhe politikës shqiptare me këtë letër, ne prindërit Shkodranë që humbëm fëmijët në tragjedinë e Otrantos 4 maj 2000, ku gjetën vdekjen 17 vetë me faks, ku numri i tyre është më i madh, mbi 22 vetë, sipas dëshmitarëve, në mes tyre nëna fierake Eva Cicollari, humbet burrin, dështon fëmijën në ujëra të Otrantos nga goditja, shtrohet në spitalin e Leçes, ku mbas 8 ditësh gjen vdekjen. Kështu kishte urdhëruar padroni italian, goja e kësaj nëne të mjerë që s’arriti ta prekte fëmijën e saj, duhet të pushojë, që e vërteta të mos dihet! Gazetat e kanalet TV shqiptare bënin jehonë lindjes së djalit k/Ministrit shqiptar Meta (trashëgimtarit të fronit), dhe heshtnin para vrasjes masive të shqiptarëve, një realitet sa i dhimbshëm, aq i turpshëm. Mëngjesin e datës 5 maj 2000 në orët e para të mëngjesit kanalet televizive italiane japin lajmin e rremë dhe dizinformues, se një gomone me klandestinë shqiptarë, të gjithë të rinj, përplasen me një skaf të policisë së shtetit italian, e si rezultat gjetën vdekjen 5 vetë. Lajmi i dhënë ishte i detyruar të jepej, sepse rrjetat e peshkatarëve nxirrnin trupat e pajetë të fëmijëve tanë, e çuditërisht ky lajm u ndërpre në paraditen e kësaj date nga kanalet italiane. Kur trupat e pajetë të fëmijëve tanë ishin në fund të detit, anija turke me mbi 500 klandestinë zbarkojnë në brigjet italiane, jo që nuk qëllohen si shqiptarët, por priten, strehohen në ndërtesat e plazheve italiane. Parlamentarët shqiptarë e italianë luanin futboll të qetë e trokitnin gotat në hotelet luksoze të Tiranës, kur Otrantoja ishte e skuqur nga gjaku i shqiptarëve të vrarë. Çfarë kontrasti. Fytyra e vërtetë e një shteti mik dhe e Europës së Bashkuar. Nga zyra e Prefektit të Shkodrës, z. Gjok Jaku, me kërkesën tonë, iu drejtuam me faks Kryeministrit z. I. Meta, Ministrit të Jashtëm z. P. Milo, shtetit italian, përfaqësisë diplomatike të dy vendeve, dhe për çudi faksi drejtuar k/Ministrit Ilir Meta mbahej në sirtaret e sekretares së tij dhe nuk i dorëzohet k/Ministrit, faksi drejtuar Ministrit të Jashtëm z. Milo, fati i tij edhe sot nuk dihet se ku ka përfunduar, Kryeministri shqiptar njoftohet me datë 18. 5. 2000 nga Ministri i Brendshëm S. Poçi me kërkesën e familjarëve, që na priti me ndërhyrjen e deputetit të Laçit. Dhe me datën 19. 05. 2000 ora 1000 njoftohemi se na priste k/Ministri z. Meta. Me shpresë se problemi ynë do merrte zgjidhje, trupat e fëmijëve tanë do nxirreshin nga deti u paraqitëm në k/Ministri, ku në vend të Kryeministrit nga priti një këshilltar i tij njeri i mirë por i pa fuqishëm, na njoftoi se k/Ministri ishte i zënë në Parlament. Mbas kësaj pritje të mërzitëshme u larguam nga Kryeministria me shpresë, por u befasuam kur në lajme z. Meta në vend që të na priste ne, trokiste gotat dhe vendoste dekorata peshëngritësve. Ky ishte preokupimi i z. Ilir Meta, Kryeministër i Shqipërisë, mjerisht njeriu i idealeve të dhjetorit. Kurse historiani dështak z. Paskal Milo, ish Ministri i Jashtëm, humbet faksin drejtuar nga Prefekti dhe ruan me fanatizëm letrën e fundit të lënë nga Mehmet Shehu. Çfarë kontrasti, që edhe sot jemi ne në pritje të autopsisë së viktimave që po mbushen 3 vjet, ata s’i kemi marrë megjithë kërkesën tonë të herëpashershme. Duke parë neglizhencën e dy shteteve shqiptar e italian, me një letër të hapur që shtypi shqiptar nga frika nuk e botonte, iu drejtuam Parlamentit Europian, Gjykatës së Hagës, Ambasadorit të OSBE-së, Amerikan, Gjerman, Italian në Tiranë që e detyruan shtetin italian që një pjesë të trupave të viktimave t’i nxirrnin të coptuar nga goditja e skafit, pa duar, pa kokë, pa këmbë, na detyruan kufomat t’i blejmë me disa milion lireta edhe të vrarë. I drejtohemi Shtetit dhe Parlamentit Shqiptar, ambasadave në Tiranë. A jeni në dijeni që numri i viktimave në Otranto të vrarë nga kjo ushtri është afërsisht me ato që shkaktoi kasapi i Ballkanit Millosheviçi. Ky i fundit doli hapur, kurse policia e shtetit italian i vret në errësirë shqiptarët, me njërën dorë jep ndihma në sy të botës, me dorën tjetër vret shqiptarët e varfër e të pambrojtur, e nga ana tjetër na quan popull mik. Për t’i prerë rrugën kësaj (ushtrie mike) që po vret rininë shqiptare, Shoqata “4 Maji 2000” e tragjedisë së Otrantos me letër Nr. 376/1, datë 14. 4. 2002, drejtuar Presidentit Meidani, që fati i kësaj letre nuk dihet se në çfarë koshi plehrash ka përfunduar nga sekretaret e një kopje të saj i jemi drejtuar Parlamentit Shqiptar, dërguar dorazi me deputetin e Shkodrës z. Astrit Bushati, drejtuar z. N. Dokle, Arben Malaj (PS), zotërinjve Sali Berisha e B. Topi (BF), ku në emër të qindra të vrarëve, i kemi kërkuar një interpelancë në parlament në mënyrë që të pritet rruga këtij krimi që përveç heshtjes, kësaj sëmundje të politikanëve shqiptarë nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Jemi drejtuar Presidentit Moisiu me letër Nr. 437 datë 27. 07. 2002 dhe Parlamentit Shqiptar z. Servet Pllumbi e Neritan Cekës letër Nr. 438 datë 27. 07. 2002. Letra drejtuar Presidentit edhe sot rri në heshtje. Ajo drejtuar Kryetarit të Parlamentit z. Pllumbi njoftohemi nga z. Frrok Gjoka, drejtor pranë Kuvendit për ankesa, në përgjigjen Nr. 2-2 Prot., datë 19. 02. 2002 që Kryetari u njoh me ankesën tuaj, që u bë një vit që hesht, kjo sëmundje kronike e politikanëve shqiptarë. Dhe u befasuam me interpelancën e kërkuar nga z. Gjinushi për faljen e skafistëve (amnisti) pavarësisht se nuk u miratua. Kemi takuar Prokurorin e Republikës z. A. Rakipi 10 ditë mbas ngjarjes, na premtoi se do të na ndihmonte, dhe do fillonte hetimet për këtë ngjarje, na mashtroi. Jemi drejtuar Prokurorit të ri Sollaku me tre letra, edhe ky, si paraardhësi i tij Rakipi, heshti. U desh ndërhyrja e Avokatit të Popullit që të fillojë hetimi edhe përse flitet për 10 jetë shqiptarësh të vrarë, dhe paguhen nga ky shtet, dhe kanë bërë betimin para flamurit dhe kombit që nga Presidenti, Kryeministri, Prokurorët e deri tek deputeti i thjeshtë. Duke parë këtë neglizhencë të politikanëve shqiptarë, ne si prind të viktimave të Otrantos, 4 Maj 2000, me të drejtën njerëzore, kushtetuese i drejtohemi Presidentit, k/Ministrit, Kryetarit dhe Parlamentit, Prokurorit të Përgjithshëm, deputetëve, kryetarëve të partive politike, me një pyetje: Çfarë detyre ka policia e shteti italian në Kanalin e Otrantos. A ekziston ndonjë marrëveshje e fshehtë në mes të shtetit shqiptar e italian, që po qëllohen klandestinët. Vetëm 5 mujorin e parë të shekullit të ri janë goditur dhe mbytur nga kjo ushtri 127 vetë. Në qoftë se nuk e dini këtë numër, pyesni gjeneralin e kësaj policie Xhuzepen, për fatin e 59 vetëve dibranë natën 31. 12. 1999 apo skafet me 18 vetë, 12 vetë, 13 vetë, e së fundi tragjedia jonë me 4 maj 2000 (dëshmi e Drejtorit të Policisë me familjarët). Përgëzojmë nga zemra k/Ministrin Nano dhe Ministrin L. Rama që parandaluan këtë trafik që veshi në zi me mijëra nëna e motra shqiptare dhe të gjithë ato persona që na ndihmuan qofshin shqiptarë apo të huaj që na ndihmuan në gjetjen dhe kthimin e kufomave të fëmijëve. Kërkojmë nga shteti e politikanët shqiptarë që fajtorët të vihen para përgjegjësisë për krimin e bërë (drejtësisë). Kjo do të jetë në të mirën e të dy palëve. Të shpëtuarit e kësaj tragjedie u mbajtën në burgjet italiane, larg gazetarëve dhe mediave për 3 muaj dhe u desh faksi dërguar nga prindërit shkodranë Papës Gjon Pali II që bëri të mundur lirimin e të shpëtuarve, duke i përpunuar nga hetuesia italiane në mënyrë që e vërteta të mos dalë, pra ndihma e shtetit shqiptar ishte e pamjaftueshme dhe indiferente për shtetasit e vet, gjë që lëkund besimin tek kjo drejtësi dhe shteti. I drejtohemi edhe një herë deputetëve të Shkodrës që nga kjo prefekturë pati fatkeqësisht 10 kufoma të vrarë, dhe asnjeri nga këta nuk mori mundimin të shprehë ngushëllimin familjeve të viktimave, jo ta ngrinte zërin e tyre në Parlament e Qeveri, kjo do të ishte në nderin e secilit nga ju, e kush më mirë se ju duhet t’i dinë hallet tona. Ka deputetë nga ju që ka 4 viktima në zonë, kjo është paturpësi nga ana juaj, këtë mos e harroni! Së shpejti do i drejtohemi drejtësisë europiane dhe Interpolit botëror për zbardhjen dhe hetimin e këtij krimi të paparë nga shteti italian dhe shqiptar. Jemi të pambrojtur nga drejtësia dhe Kushtetuta shqiptare. Nga Shoqata e Tragjedisë “Otranto 4 Maj 2000” dhe familjet e viktimave Zadrima, shtrirja dhe popullsia Duke u mbështetur në shumë dokumente, del se deri para një shekulli kjo krahinë ndahej në dy pjesë: Zadrimën e Sipërme (ose të malit) dhe në Zadrimën e Poshtme (ose të fushës). Këtë të dhënë e gjejmë në shumë dokumente të familjeve feudale të Mesjetës si të Blinishtëve, Dukagjinëve, Zahariajve, Dushmanëve etj. Sa kemi arritur të shfletojmë, duke vështruar dokumente të familjeve feudale të lartpërmendura, dokumente që pasqyrojnë marrëdhëniet e këtyre familjeve me Venedikun apo serbomalazezët, si dokumente shumë të vlefshme të klerit katolik, mendoj se Zadrima e Sipërme shtrihej në thellësi të maleve në rrethinat e Fierzës, duke u kufizuar me përrenjtë që marrin rrugën për në Drin dhe në Fanin e Madh, duke u shtrirë nga Drini deri përtej malit të Benit si dhe nga Gryka e Gjadrit dhe përsëri në Drin, duke kaluar pranë Sardës dhe Kamanit. Në dokumentin kishtar të datës 20. 12. 1638 nënshkruar nga ipeshkëvi i Lezhës Ursini dhe ai i Sapës F. Bardhi, vërtetohet se Dioqeza e Sapës shtrihej ndërmjet Lumit Gosta dhe Va Spas. Më 6. XI. 1671 relatori Shtjefën Gaspari shkruan: “Kufinjtë e Dioqezës së Sapës shtriheshin nga Veriu deri në Iballë, nga Jugu deri në Bushat, nga lindja me malet e Benit dhe nga perëndimi me lumin Drin”. Edhe Gaspari e ndante këtë dioqezë në dy pjesë, sipas ndarjes krahinore që e shënuam më lart. Në pjesën e sipërme të kësaj treve përfshihet e gjithë zona e Iballës, Apripa, Astri, Alsicja, Mataj, Trueni, Dardha dhe zona e Pukës me Kabash, Kçirë, Gomsiqe, Kurthpulë dhe të gjithë periferia e malit të Benit. Në Jug të saj ishin Kamani, Vjerdha, Sarda, Mlloja, Karma dhe Gryka e Gjadrit që e lidhnin me zonë fushore. Zona e Iballës sipas këtij relacioni të Gasparit, kishte 317 shtëpi me 4080 banorë. Por në dokumentin e datës 16. 10. 1834 kishte 678 shtëpi me 6300 banorë dhe në këtë zonë përfshihej edhe Dushi, Kçira, Kamani, Karma deri në Grykën e Gjadrit. Qendra e famullitarit ishte Gralishta, për të cilën mësojmë se u dogj, kur turqit sulmuan Iballën, Puka që ishte një qytet i rëndësishëm më përpara, nëpër të cilin kalonte rruga që shkonte nga Dardani dhe e bënte një qytet urban, në këtë kohë është katandisur në një fshat dhe ka vetëm tri kisha: Kaman, Qerret, Dush, por pa famullitar. Dikur ishte Abaci me 250 shtëpi në nëtëmbëdhjetë katunde me dymijë banorë. Në të gjithë këtë trevë dhe në atë të fushës në fillim të mijëvjeçarit të dytë të erës sonë sundoi familja feudale e Blinishtëve, e cila pati tri qendra banimi me të njëjtin emër: në Kabash, në zonën që sot quhet Mirditë dhe në Zadrimën e Poshtme. Po Zadrima e fushës? Për shtrirjen dhe banimin e saj ka shumë dokumente të familjeve feudale, të shteteve t huaja dhe të klerit katolik shqiptar. Po mundohemi të mos i shënojmë për të mos e mbingarkuar materialin dhe për të mos rënë në përsëritje. Sapa ka qenë për një kohë të gjatë qendër e rëndësishme e kësaj zone, por, kur përmendet del si një qytet i rrënuar kaherë. Ajo përmendet për herë të parë më 11 qershor 1291. Në një letër që i dërgojnë Papës Nikolla IV, Mëhilli, ipeshkëvi i Tivarit dhe Helena e Rashës, bijë e kontit francez Balduin dhe mbretëreshë e Serbisë. Ata i luten Papës për t’i dhënë një ipeshkëv këtij qyteti “të rrënuar kaherë, thirrë Sapë” (A. Alb. 515). Sipas presbiterit Pjetër (Ipeshkëv i Sapës i sapoemëruar) dioqeza e Dejës dhe e Sardës iu dhanë Dioqezës së Sapës. Kuptohet se ajo i kishte pasë ato më parë se të rrënohej. Të shprehurit “i rrënuar kaherë” të jep të kuptosh se ajo ishte një qendër, mbase shumë e vjetër banimi, mundet e periudhës së Gajtanit dhe të Sardës ose të paktën i periudhës së Mesjetës së hershme. Edhe qenia si qytet “kaherë” dhe Dioqezë e tregon si qendër të rëndësishme që herët. Asnjë zonë nuk mund të kishte ipeshkëvi, nëse nuk do të kishte një qytet në zonë, ndryshe do të mbetej Abaci si Mirdita, apo shekujt e fundit Puka. Sipas ndarjes si Dioqezë shtrirja e fushës ishte nga Kamani e Sarda deri në Bushat dhe në lindje në Blinishtin e nënurës dhe në veriperëndim me lumin Drin. Kohën e Koncilit të Arbërit në Merqin (1703) Zadrima fushore kishte 910 shtëpi katolike dhe 9 shtëpi myslimane, duke përfshirë edhe Kallmetin. Në statistikën e Pjetër Borcit të datës 20. 12. 1832 Zadrima e fushës e përfshirë në Dioqezën e Sapës kishte 21 fshatra, duke përfshirë edhe Sardën, Kamanin, Karmën si dhe Shllakun dhe Mazrekun përtej Drinit. Këto ishin të shpërndarë në 1158 shtëpi me 10083 banorë. Po në këndvështrimin krahinor jashtë termit “Dioqezë”? termi “Përtej Drinit” duket se e kufizon plotësisht shtrirjen e saj si tegues i gjerësisë si krahinë. Në këtë zonë në kohë shumë të vjetra ka qenë një pellg ujor lundrues, të cilin e furnizonin me ujë lumenjtë Drin e Gjadër, pavarësisht nga lidhjet që kishte me detin. Por edhe pasi është tharë fusha, Drini e ka lëvizur shtratin disa herë. Historianët e gjeografët si ti Livi, Ptolemenu, Plini, M. Barleti etj., pas erës sonë dhe për Mesjetën e hershme na informojnë se Drini kalonte pranë kështjellës së qytetit në pjesën fushore. Por edhe në mijëvjeçarin tonë shohim se rruga e Drinit është afër qytetit të Shkodrës. Studiuesi K. Zgegu na thotë se Drini e nisi rrugën e Lezhës nëshek. IX. Në një libër për veshjet shqiptare mësojmë se në Portin e Drinit, afër Shkodrës, i grabitën plaçkat një marinari. Por Drini e ka ndryshuar shtratin, disa herë. Prof. Farudin Hoxha në një kumtesë, mbajtur në Lezhë (Maj 2000) shkruan se më 1846 pas një plote të jashtëzakonëshme që shkaktoi përmbytje të mëdha, lumi Drin formoi një shtrat të ri që kaloi nga ana e Shkodrës dhe u derdh në Bunë. Edhe anglezja Edith Durham na thotë të njëjtën gjë, por e shtynë më vonë në vite. Duket se lumi ka bërë shumë lëvizje shtrati nëpër fushë sa duke shkuar në drejtim të Shkodrës, sa në drejtim të Lezhës. Këtyre të dhënave u vijnë në ndihmë edhe toponime që gjenden nëpër fushë si Balladrini (Balli i Drinit), i cili është fshat zadrimor më afër qytetit të Lezhës, Beledrine një copë fushë në mes fshatrave Hajmel, Nenshat dhe Kotërr, e cila si terren nuk është shumë bindëse se mund të ketë kaluar Drini aty, kurse Bregdrinë e gjen në disa vende që janë afër rrjedhës së sotme, por edhe larg saj. Studiuesi I. Zamputi ka vërtetuar me dokumente se në rrethinat e Plezhës e fshatrave përreth në kohën e Ilirisë së hershme ka qenë një qytet-port, i cili quhej Zhavarrina. Në veri të këtij pellgu ishte Meda e poshtme, e cila kryente funksionet e një porti të vogël dhe në lindje të tij mendoj se ishte Motri (në kodrat e fshatit të sotëm Kotërr), për të cilin studiuesit ende nuk kanë përcaktuar se ku ka qenë qendra e tij. Shumë afër, në Veri dhe në Lindje të tij ka pasë qendra shumë të vjetra banimi si Gajtani, Mazreku, Sarda, Kastria, Sapa etj. Studiuesit nuk janë marrë ose janë marrë fare pak me këtë zonë, se shpresoj se do të zbulohen rrugët që i kanë lidhur këto qendra banimi me portet apo me Pukën, Prizrenin e deri me Justinianën. Pellgu ujor për të cilin bëhet fjalë nuk ishte i shkëputur nga ujërat e detit. Shtrirja e kodrave dhe e luginave nëpër fushë tregon shtigjet se ky pellg është lidhur me detin, duke e kuptuar pellgun të shtrirë edhe në Zonën e bregut të Bunës. Rrugët e lidhjes me detin nëpërmjet pjesës së zonës bregdetare. Ato janë ndërmjet kodrave të Berdicës dhe kodrës së kështjellës. Pas mbushjes së pellgut këtu ka kaluar edhe Drini, kurse tani kalon përsëri. Rruga tjetër është ndërmjet kodrave të Beltojës dhe të Melgushës. E treta kalon në mes të kodrave të Bushatit dhe e fundit është ajo që kalon përmes qytetit të sotëm të Lezhës. Në shumë pika në Zadrimë gjatë hapjes së kanaleve janë gjetur në thellësi të tokës 1,5-2m mbeturina qymyri druri, copa qeramike dhe objekte të tjera që vërtetojnë banimin e hershëm të kësaj zone. Shkrimtari i mirënjohur Kolë Jakova shkruan se Zadrima është një fushë e begatë me kodra të buta (pa gurë) vende-vende. Si kufi perëndimor ka Bunën, jugor Detin Adriatik, rrjedhën e sotme të Drinit e deri në qytetin e Lezhës. Si kufi verior dhe lindor Shkodra, mali i Rrencit, Gajtanit, Hajmelit, Kreshtës, Velës deri në qytetin e Lezhës. Kuptohet se shkrimtari ka njohur edhe shënimet e lëna nga studiues të ndryshëm të gjeografisë, historisë, etnografisë etj. Shqipëria është e ndarë në krahina që dallojnë nga njëra-tjetra në veshje, zakone, rite dhe deri në psikologji. Por ndryshimet janë edhe në këngët e vallet, në tërë traditën kulturore, këndëvshtrimet, edukata shoqërore e qëndresa janë të një oazi të pafund. Shtrirja e këtyre elementeve kalon kufirin e sotëm të Drinit, biles edhe ato kufinj që e vendosin në mes qyteteve Shkodër dhe Lezhë, duke kaluar Bunën dhe rrethinat në Veri të Shkodrës si fshati Bardhaj. Siç dihet Drini nuk është kufi ndarës as natyror, as në fushën e veshjes, të zakoneve, riteve, traditave e mbarë normave të tjera krahinore. Midis fshatrave Blinisht, Kakarriq, Piraj e Balldre kalon lumi Drin, por të katër janë fshatra zadrimor, pavarësisht nga të ardhurit nga Malësia e Madhe dhe Mirdita në fillim të këtij shekulli e në vazhdim. Zadrimorët e këtyre fshatrave (Balldre dhe Kakarriq) kanë ruajtur veshje, zakone e tradita të krahinës që i përkasin, pavarësisht se shumica e banorëve të sotëm janë nga Malësia e Madhe. Kështu pra Drini nuk është një kufi i përhershëm i kësaj krahine, vetëm mund të ketë qenë në një periudhë të caktuar, duke mos u rezistuar zhvillimeve krahinore. Po popullsia? Është vendase, apo e ardhur? Ka pasë mendime nga më të ndryshmet. Ndonjë studiues i huaj, apo shqiptar, që ka mohuar kombësinë, e ka quajtur popullsi malazeze, se, sipas tyre, dikur ka qenë principatë Cernagorase. Është fakt historik se, kur erdhën sllavët në Ballkan zunë fushat dhe u morën me blegtori. Kemi theksuar në kapitullin e parë se serbomalazezët mund t’i kenë vënë emrin fushës “Zadrimë” në njërin nga rastet e përmendura më lart, duke filluar nga viti 592, kur mendohet se e pushtuan krahinën dhe në rastet kur luftërat dhe marrëdhëniet ndërshtetërore e vunë kufirin në lumin Drin. Shumë qendra banimi në këto zona janë të banueshme shumë më parë se të vinin sllavëtnë Ballkan. Të tilla janë Gajtani, Trashani, Blinishti, Dajçi, Sapa, Guri i Zi, Sarda, Beltoja, Bushati, Kakarriqi etj. Asnjëri prej emërtesave të këtyre qendrave banimi nuk kanë origjinë sllave. Shqipe i kanë emërtesat edhe qendrat me banim më të vonë. Nëse do të ishin banorët cernagoras, do t’u kishin vënë emrat në gjuhën e tyre. njëkohësisht Zadrima ka veçoritë e saj krahinore, por në totalin kombëtar ato janë veçori të kombit shqiptar pa as edhe një influencë sllave siç mund të vërehet te ndonjë zonë pranë serbëve ose malazezëve. Edhe kjo zonë ka ndonjë emërtesë të pushtuesve të ndryshëm, të cilat janë vënë gjatë pushtimit. Kështu kemikroni Grek (greke), Shandërtat, praromi (latine), Manite (italiane), Beqire, (truke), Dragie (sllave). Gjenden edhe emërtesa të huazuara si në mbarë Ballkanin si suka (kodër), rjeka (lum i vogël), etj. Ka edhe emërtesa ku ata ndërtuan ose riparuan si Ura e Shkinës në Blinishtin e Vjetër, por në të njëjtën rrugë është edhe Ura Plakgjon, emër i cili është mirëfilli shqip. Më gjatë këtë mendim e kam argumentuar në artikullin e gazetës “Republika”, datë 28. 07. 1998. Dihet se Zadrima është shpopulluar disa herë, por edhe populluar nga banorë të tjerë, njëkohësisht me banorë të rinj. Ajo nuk është shpopulluar asnjëherë plotësisht dhe njëkohësisht as populluar me tërë banorët të ardhur. Ruajtja e zakoneve, traditave, veshjes, riteve të vdekjes e të dasmës dhe tërë etnisë krahinore, del se vendasit kanë qenë gjithnjë shumicë dhe më të zhvilluar, se ardhësit janë asimiluar plotësisht në mënyrë të vazhdueshme. Asimilimi i të ardhurve ka qenë shumë i shpejtë nga detyrimi i integrimit. Të ardhurit në këtë krahinë kanë qenë nga Zadrima e sipërme, nga Kosova, nga Mirdita e sotme. Ka patur ndonjë studiues mediokër që banorët e saj i ka quajtur mirditorë ose kosovarë. Emri Mirditë është më i ri se emri Zadrimë. Ajo është një krahinë me banim të hershëm por themelimi i traditave është i etnisë krahinore të saj është Nderfandia. Kurse emri i sotëm krahinor lidhet me feudalin dibran Myrr Didi, i cili sundoi në Nderfandi dhe në tërë zonën e Kastries. F. Noli aludon se zona e gjerë nga Va Spasi duke pasur kufi Fanin e Madh dhe deri në Mat ishte Kastria. Në Zadrimë shumica e të ardhurve janë nga Zadrima e Sipërme dhe nga Mirdita dhe Kosova si dhe një numër relativisht i vogël kanë ardhur nga Kruja, Kurbini, Miloti. Disa familje mbajnë llagapet e vendeve nga kanë ardhur, si Kurbinët e Trashanit, Milotët e Dajçit, megjithëse janë asimiluar plotësisht. Rrugët e ardhjes së tyre kanë qenë të ndryshme: 1. Si shërbëtorë të fshatrave zadrimorë, duke u integruar e asimiluar kanë hyrë në jetën e popullsisë vendase; 2. Duke blerë prona vendasve të larguar për në qytete. Duke përjashtuar Blinishtin, gjithë emrat e fshatrave të tjerë bartën si mbiemra familjesh ose fisesh në qytetin e Shkodrës. Ndonjë rast vërehet edhe në Ulqin, Tivar apo Durrës; 3. Ka pasë banorë të sjellë si kolonë nga turqit, por numri i tyre ka qenë i pakët. Në kohën e Koncilit të Arbërit statistikat na japin vetëm nëntë shtëpi myslimane në fushën përtej Drinit. Të ardhurit në shekullin XX nuk janë asimiluar, jo vetëm për arsye të kohës së shkurtër të ngulimit, por se kanë zbritur në një ngulim të përbashkët mbasi janë larguar krejtësisht vendasit. Kështu ka ndodhur plotësisht në fshatin Dragushë edhe pjesërisht në lagje të veçanta dhe të vetmuara në fshatrat Paçram, Dheu i Lehtë, Ndaraç, Nenshat, Krajen, Fishtë, Tashan, Kallmet, Raboshtë etj. Për periudhën e pushtimit turk kemi të dhëna më të sakta si nga kronikat ashtu nga regjistrat e ndryshëm të asaj kohe. Në shekullin XVI shumë banorë të kësaj fushe u larguan për t’u shpëtuar raprezaljeve turke e dhunës për t’i detyruar të ndërronin fenë. E gjithë fusha pothuajse u shkretua, u prishën vreshtat dhe pemëtoret, tokat mbetën djerr. Zona kishte fare pak banorë dhe këta më shumë të moshuar pa mundësi ripërtëritje të popullsisë. Qeveritarët turq tentuan të sjellin kolonë të myslimanizuara brenda e jashtë vendit. Kleri katolik dhe rrethet patriotike në zonë e jashtë saj nxitën dhe përshpejtuan ardhjen e malësorëve nga malësitë përreth si: Zadrima e Sipërme, Malësia e Madhe, Dukagjini, Mirdita dhe deri nga Rrafshi i Dukagjinit, kryesisht në ato zonao ku turqit kishin të vështirë të hynin e të myslimanizonin. Në fillim të shekullit XVII të ardhurit u bënë mbështetje e fuqishme e vendasve në luftën antiturke. Atëherë fshatrat e kësaj zone organizuan kryengritje të fuqishme dhe me kërkesa të mençura, të orientuara dhe të mbështetura nga Vatikani. Atëherë Sulltani turk, duke parë rrezikun, e shpalli këtë krahinë Vakëf të tij (Pronë direkte e Sulltanit, të cilit i shkonin të ardhurat). Feudalët vendas nuk u kënaqën me taksën e vogël që paguanin zadrimorët dhe, duke shfrytëzuar mundësitë që u jepte ligji i kohës, mbase edhe toleranca e qëllimshme Sulltanit, periodikisht i shtuan ato, duke e bërë jetën e fshatarëve gjithnjë e më të varfër. Këto rethana u bënë shkak për një pakësim të ri të popullsisë në shekullin XVIII. Ajo u largua nga kjo krahinë, duke shkuar brenda dhe jashtë atdheut. Kjo ikje e popullsisë nuk qe e shpejtë si në fund të shekullit XV dhe në fillim të shekullit XVI. Ajo filloi në gjysmën e parë të shekullit XVII dhe zgjati deri në fillim të shekullit XIX, pra zgjati rreth 200 vjet. Me shpalljen e Tanzimatit kristjanët e perandorisë otomane fituan të drejta ligjore të njëllojta me myslimanët. Kjo bëri që në Zadrimën e braktisur nga afro gjysma e popullsisë, të vërshonin banorë nga malet e krahinave përreth dhe deri nga Kosova. Ky është popullimi i tretë i kësaj krahine gjatë pushtimit turk. Në fillim të shekullit të njëzetë do të shohim se do të ketë një largim të banorëve të besimit mysliman dhe zëvendësimin e tyre me banorë nga krahinat malore. Këtë vërshim të banorëve të krahinave malore në Zadrimë do ta shohim si të vazhdueshëm në gjysmën e dytë të shekullit XX e veçanërisht dhjetëvjeçarin e fundit të tij. Arrijmë në përfundimin se kjo krahinë shtrihet nga Shkodra deri në Lezhë. Meqenëse ka qenë krahinë e begatë dhe me veprimtari të shquar patriotike dhe kulturore e fetare rrezatimi i saj ka qenë shumë i fuqishëm në qytetin e Shkodrës e në rrethinat e saj si dhe përtej Bunës deri në afërsi të Ulqinit. Popullsia është vendase dhe e ardhur, por ka dominuar ajo vendase dhe e ardhura është asimiluar plotësisht. Pjetër Gjoni Shqipëria, kjo shoqe e pashoqe e otomanizmit Për komunizmin “shqiptar” është folur e shkruar mjaft që në vitet kur ai ishte bishë e tërbuar, e gatshme të shqyente këdo, qoftë edhe këlyshët e tij që guxonin të kundërshtonin sadopak politikën e pushtetin me të cilën “kollonisnin” Shqipërinë “Londineze”. Por është shkruar e folur edhe pasi kjo bishë e kuqe ngrodhi, pas vitit 1990, kërma e së cilës ndonëse kaloi në mauzoleumin e historisë ende kundërmon erë të keqe, e cila bezdis Europën, por mjerisht edhe tmerron shumë shqiptarë. Ndërsa pasardhësit e komunizmit të veshur “SHIK”, por edhe të parfumuar për të mbytur erën e keqe që trashëgojnë, e që përsëri dallohet, por nga ne shqiptarët mjerisht harrohet, pasi vazhdojmë të kemi hundët tona tepër të zëna nga parfumi dehës i përzier shpesh me drogë e elementë të tjerë gjumëndjellës e pse jo kobndjellës. Gjithsesi, për të vërtetuar se çfarë shkruhej e si vlerësohej komunizmi “shqiptar” para vitit 1990 po riprodhojmë një fragment nga revista franceze e vitit 1986, e destinuar për lexuesin e huaj me titull “Afrika e Re”, e cila ndër të tjera shkruante për Kadafin e Libisë: “Përfytyro i dashur lexues se ç’njeri është ky drejtues shteti, se në çfarë shkalle ka arritur marrëzia e tij, aq sa kërkon të ndërtojë në vendin e tij një Shqipëri të Saharasë…” Se mos i kujtohet ndokujt ajo kohë kur qengjat e kecat e rritur me mund nga “skllevërit” shqiptarë i dërgoheshin si shenjë mirënjohjeje po Kadafit, për të festuar në vendin e tij Ramazanet e Bajramet, ndërsa ne të gjithë shkonim drejt ngrënies së barit. Ndërsa sot kemi trashëgimi shëmbëlltyrën më të përçudnuar që komunizmi shqiptar e la pas, dhe e quante vepra më e shkëlqyer e tij, “Njeriu ynë i ri”. Është pikërisht ky njeri, që në vend të kërkojë ndihmë nga Europa për gjëmën që e ka gjetur në këtë periudhë post-komuniste, vazhdon të “qetësojë” Europën me qetësinë e tij olimpike, madje duke u bërë garant mbi të cilin pushon sot “Tranzicioni” plot nyje, plot gunga. Për të justifikuar titullin e shkrimit le të shkelim në “shtigje” të pashkelura, duke krahasuar komunizmin “shqiptar”, jo me komunizmat sallvo-lindorë nga edhe erdhi fara, e cila nën veprimin e kushteve ekologjike shpërtheu në mutacione të cilat nuk i ngjanin as komunizmit e as fashizmit, madje për këtë unë mendova jo pa “vështirësi” t’i “gjej” vetëm një “shoqe” të pashoqe Otomanizmin. E ndonëse ky Otomanizëm kishte sunduar këtë trevë mbi dhjetë herë më shumë, bëmat e gjëmat ngjajnë si dy vëllezër siamezë, aq sa sot këto dy “periudha” përmblidhen me shifrat 450 + 50 vjet baraz me 500 vjet, të cilat na hëngrën jetë nga jeta jonë europerëndimore. E si rezultat i kësaj vonese tragjike, shpesh ne shqiptarët ngutemi me vrap për të zënë vëllezërit tanë europerëndimorë. Por mjerisht nga këto ngutje shpesh jemi rrëzuar e gjymtuar. Natyrisht, për të vazhduar krahasimin mes Komunizmit e Otomanizmit duhet të korrigjojmë diçka që të jetë më mirë në korelacion me kohën, duke e quajtur otomanizmin (e kohëve të reja, pra komunizmin), neo-otomanizëm, pasi shumë taktika ndryshonin për kohën, paçka se strategjia ishte thuajse e njëjtë. I njëjtë ishte edhe vlerësimi “standart” i popullsisë së veriut të Shqipërisë, që për këto dy periudha pushtimi apo sundimi thotë: “Kur hyri turku, apo kur hyri partia (komuniste)”. E hyrja e tyre në këto treva të Europës na kushtoi aq shumë sa për t’i “kujtuar” po riprodhojmë diçka nga “Historia e Shqipërisë” e Tajar Zavalanit, ku në faqen 136, në kapitullin e nëntë me temë “Kthimi në mesjetë”, ndër të tjera shkruan: “Vendosja e turqve në Ballkan çeli një fazë të re në historinë europiane. Kufinjtë e Orientit u shtrinë përmes kontinentit në vend që të ndaleshin në grykat e Bosforit dhe Dardaneleve si në kohën e Romës dhe të Bizantit. U krijua një kontrast i vajtueshëm në mes Europës Perëndimore dhe Europës otomane. Ndëra në botën kristiane filloi rilindja e arteve, letërsisë dhe shkencës, dhe u vunë themelet e qytetërimit të sotëm, në Ballkanin e sunduar prej osmanllinjëve pllakosi dekadenca dhe u zhdukën deri mbeturinat e qytetërimeve të mëparshme. Prandaj mund të themi me të drejtë se vendi ynë u kthye përsëri në errësirën e mesjetës…” Padyshim, ky kontrast negativ për Shqipërinë u thellua në vitet e sundimit komunist apo neo-otoman (1944-1990), ku është i zbuluar si drita e diellit, për të dalluar çdo shqiptar që ende i funksionojnë shqisat dhe truri që Zoti ia fali për t’i ruajtur e vënë në punë e jo për t’i “humbur” në pafundësi. Shqipëria mbas vdekjes së kryeheroit Gjergj Kastrioti, nuk mundi të qëndrojë më shumë se dhjetë vjet pa rënë në kthetrat e çallmës së verdhë otomane, ndonëse qëndresa e saj ishte e pashoqe përballë kësaj perandorie të stërhatashme për kohën. S’po shënojmë të gjitha kryengritjet e pareshtura që bëri arbëri, nga lindja në perëndim, nga jugu në veri, pasi ato janë sa vetë shekujt, por për krahasim po marrim vetëm trevat Veriore të Shqipërisë, të cilat ishin bastioni e promotori i qëndresës e mbijetesës, madje edhe atëherë kur Jugu i Shqipërisë i ishte nënshtruar plotësisht pushtimit otoman dhe ishte bërë pjesë e gjakosjes së Veriut kryengritës nga ushtritë otomane. Le të shkëputim një fragment nga libri shumëautorësh “Krishtërimi ndër shqiptarë”, ku referati i Petrika Thëngjillit me titull “Katoliçizmi në Shqipëri përballë shtetit Osman, (Shek. XVI-XVIII)”, në fq. 230, ndër të tjera shkruan: “…Jo rrallë kthimi i katolikëve në fenë Islame është bërë edhe me dhunë të drejtpërdrejtë. Kështu më 1658 Mehmet Pasha nga Sanxhaku i Vlorës në krye të 12.000 vetëve shkoi në malet kryengritëse të Veriut dhe i detyroi njerëzit e atyre anëve të bëhen turq, d.m.th. musliman ose robër të Vezirit të madh”. (Vepra e cituar nga ky autor është e O. Marquet… fq. 74). E për ta vazhduar këtë tmerr që hoqi Veriu i Shqipërisë po citojmë përsëri një fragment nga faqja 140 e “Historisë së Shqipërisë” të shkruar nga Tajar Zavalani, i cili ndër të tjera thotë: “… von Hammer Purgstall, autor i një historie klasike të perandorisë Otomane, përshkruan kryengritjen e fisit Kelmendi në fillimin e shekullit XVII: Guvernatori i Bosnjës Xhuxh Pasha u dërgua me një ushtri turke për të shtypur kryengritjen. Gjysma e kryengritësve pranuan të pushojnë luftën,mbas një sigurimi se do të respektoheshin liria dhe të drejtat e tyre tradicionale, gjysma tjetër vazhduan luftën deri në pikën e fundit. Guvernatori fitues dërgoi në Stamboll si provë të suksesit të tij shumë “krena rebelësh” të therur me të pabesë.” Gjithsesi raste të tilla ka me dhjetra që nga pushtimi i kryeqendrës së Veriut të Shqipërisë, Shkodrës, (1478), por unë theksova dy momente të dokumentuara mirë dhe sinjifikativë që siç paralajmërova janë identike për nga realizimi i masakrave e pushtimit të trevave veriore të Shqipërisë. Për këtë kujtojmë se ishin pikërisht trevat Veriore (Malësisë së Madhe, Shkodrës, etj.) që u ngritën të parët në kryengritjen antikomuniste, që në dhjetor 1944, Janar 1945, 1946 e vazhdim. Padyshim masakrat që u përdorën kundër kësaj popullsie liridashëse janë të njëjta me ato të Otomanëve të cilësuar më sipër, ku si dhuratë “Padishahut” të ri nuk i dërguan koka të prera, por trupa të vrarë, të djegur e të masakruar. Madje ky masakrim nuk kurseu as ata që u dorëzuan në “Besë” të komunistëve, si stërgjyshërit e tyre tek Otomanët. Ndërsa ndërrimi i besimit përsëri ishte shkaku, por tashmë nuk kërkohej të bëheshin muslimanë, pasi dishepujt e kuq kërkonin që shqiptarët të bëheshin besimtarët e “fesë” së re Komunizmit, që mjerisht përsëri mbaronte me Izëm dhe vinte po nga Lindja… E si për inat të skeptikëve të këtij krahasimi emri i komandantëve masakrues në dy kohërat ishte “Mehmet”, edhe pse mbiemrat ndryshonin, ata vinin nga i njëjti vend, “magazinat” e antishqiptarisë të “ndërtuara” prej shekujsh në Jug… Gjithsesi një nga masakrat e padëgjuara as në regjimet më gjakatare të shekujve ishte lufta e pa princip që u është bërë institucioneve shpirtërore të besimeve dhe klerit që i drejtonte këto institucione, ku më i sulmuari e i persekutuari ishte besimi kKatolik. Qindra klerikë dhe hierarkë të besimeve të ndryshme, Katolik, Ortodoks e Musliman, u pushkatuan, u burgosën, u internuan e u poshtëruan, me të vetmin faj se i qëndronin besnik binomit shumëshekullor Fe e Atdhe. Por kulmi arriti pas vitit 1967, kur besimet u ndaluan me ligj, dhe shteti shkatërroi ose tjetërsoi të gjitha objektet e kultit, duke përfshirë edhe ato që akumulonin e rrezatonin histori e autoktoni të trojeve tona. E nëse në kohën e pushtimit Otoman mbi rrënojat e kishave e manastireve u ngritën xhami e objekte të tjera të kultit Islam, ndërsa ato pak që shpëtuan u përshtatën po në objekte të këtij besimi, në kohën e komunizmit ose këto rrënoja që i shkaktuan i lanë në shenjtërinë e “harresës”, ose ato që nuk i prishën i përshtatën në objekt të kultit komunist, si vatra kulture, kinema, zyra apo diçka tjetër, nga ku propagandohej e predikohej besimi “i Ri”, si i vetmi “besim” e “zhvillim” për Shqipërinë. Tashmë mungonin hoxhallarët apo imamët e kohës otomane, por në vend të tyre “predikonin” hierarkët e kuq, sekretarë të parë, e sekretarë të tjerë të niveleve të ndryshme që “besimi i ri” kishte pjellë pas barsimit me frymën e “shenjtë” të Lindjes. E nëse në kohën otomane njerëzit dënoheshin me ligjin e shenjtë (Sheriad), në kohën e komunizmit ky ligj që dënonte kundërshtarët e tij quhej Diktatura e Proletariatit (Diktatur = Hu, ndërsa Proletare = Hore, pra me hurin e horit) e cila ishte bibla apo kurani i “besimit të ri”. Ndërsa “shenjtorët” apo pejgamberët e komunizmit ishin ca surrogato me emra të njohur, por zëvendësi i Jezu Krishtit apo Muhametit u kërkua të na imponohej komunisti me origjinë të dyshimtë E. Hoxha, që “fillimisht” filloi të paraqitej si një Sulltan e më vonë shejtan. Të gjithë “heretikët” e këtij besimi kaluan në kalvarin e ferrit komunist që më e lehta do të thoshte “riedukim” që zgjaste deri me dhjetra vjet në kampe apo burgje që kishin për “mbiemër” vetëm tmerrin. Pa llogaritur privimet pafund për punësim, shkollim e vendbanim. Dhe për të bërë një krahasim më konkret për tragjedinë që është luajtur mbi kurrizin e atyre që nuk i përkisnin besimeve sunduese detyrohemi t’i referohemi faqes 146 të “Historisë së Shqipërisë” nga ku sjellim: “…Por kristianët e perandorisë Otomane vuanin nga shfrytëzimi ekonomik pa kufi, dhe nuk kishin të drejtë as të ankoheshin, as të kërkonin drejtësi nga qeveria e sulltanit. Një i krishterë mund të pësonte poshtërime, grabitje dhe bile vrasje nga dora e një muhamedani (kupto në krahasim nga dora e një komunisti N.B.) pa pësuar asnjë dënim. As ankimi e as dëshmia e një kristiani nuk pranohej në gjyqin e një kadiu. Kleri Ortodoks i kryesuar nga Patriku i Fanarit ishte bërë në shumë raste aleat që të mos themi vegël e qeverisë Otomane…”. Ndërsa të zezat e Otomanizmit që kanë për shoq vetëm të zezat e Komunizmit vazhduan pa mbarim, të bën përshtypje shpronësimi e grabitja e pronave të të gjitha niveleve, ku edhe këto ka një përputhshmëri në një përqindje shumë të lartë në mes të Otomanizmit dhe Komunizmit, ku për ta vërtetuar këtë fillimisht po citojmë pak rreshta nga faqja 423 e librit, “Pjetër Bogdani, letra e dokumente” (Shkodër 1997) të O. Maruqet, ku ndër të tjera shkruhet: “…Kështu ndodhi më 1571, më 1683 etj. Më 1688 Jegen Pasha, në krye të një ushtrie prej 100 mijë vetësh hyri në Kosovë duke bërë plaçkitje dhe fitoi aq shumë pasuri, sa thuhet se ia kaloi edhe thesarit të Kostandinopojës. Kudo mbolli shkatërrim, pikëllim, çoroditje dhe hidhërim. Kishat u mbyllën dhe populli iku në male…”. Ndërsa në kohën e komunizmit kemi dëshmi e fakte të jetuara e dokumentuara që pikërisht me këtë metodë e tmerr u krye shpronësimi e grabitja e milionave napolona e relike të tjera ari e argjendi, ku sipas shtypit të kohës ky ar peshonte tonelata të tëra, ndërsa në dokumentet e shtetit komunist figurojnë disa kilogram! Natyrisht “Jegen Pashët” e rinj, E. Hoxhët, H. Kapot, e tjerë ishin ata që me pasurinë e grabitur sfiduan jo vetëm kryeqytetin e tyre, por edhe kryeqytete me traditë e zhvillim të Ballkanit e të Europës. E si për “koinçidencë” në të dy regjimet këto bëheshin gjoja me ligj (e maliq) të kohës, ndërsa pronat e tjera jo vetëm u grabitën e tjetërsuan, por u sakatuan e gjymtuan pa derman. Konkretisht në kohën e Otomanëve u shpronësuan me mijëra pronarë të ligjshëm që nuk pranuan besimin e ri Islam, dhe këto toka iu dhuruan besimtarëve të rinj të tyre, duke i quajtur me tituj të ndryshëm fisnikërie, që mjerisht disa i trashëgojnë edhe sot, ndërsa në kohën e komunizmit këto toka u rishpërndanë me të famshmen reformë agrare, e deri duke i bërë kooperativa, ndërmarrje apo diçka tjetër ku skllevërit e rinj punonin si dikur (në otomanizëm) në Timarë, Ziamete e të tjerë të bejlebejve të rinj me emra modernë. E po të vazhdohet kështu me citime librash e shkrimesh do vijohej në pafundësi me krahasime e “barazime” të metodave antinjerëzore që përdorën këto dy sundime e pushtime. Por, për të mos mërzitur lexuesin do të vazhdojmë me disa argumente “telegrafikë” të cilat përveç kohëve që u përdorën nga dy sundimet ngjasojnë si dy pika loti. Shkollimi në dy periudhat përshkohej, në kohën Otomane nga boshti i verdhë i mësimeve dhe filozofisë të Kuranit, ndërsa në kohën Komuniste po nga boshti i kuq i filozofisë të “Besimt të ri” Mark-Leninizëm. Lufta kundër familjeve intelektuale e të shkolluara në perëndim, dhe familjeve të fisme, e në vend të tyre u krijuan intelektualë e familje të tjera mbi të cilat mbështeteshin dy pushtimet, ku në përgjithësi njerëzit që drejtonin ishin nga më horët e kriminelët, madje në shumicë edhe të paarsimuar, kovaçë, karrocierë, fshesaxhi, ku u bënë hierarkë të partisë e shtetit komunist, por edhe vezirë, pashallarë e deri kryevezirë u bënë në perandorinë Otomane. Në krye të punëve të dy pushteteve shpesh kur nuk gjenin shqiptarë përdorën mercenarë; Otomanët i sillnin diku nga Iraku, Egjipti, Turqia etj., ndërsa komunistët morën me bollëk nga minoriteti greko-ortodoks. Në kohën e perandorisë ziente lufta e brendshme në mes vezirëve, pashallarëve e hierarkëve të tjerë, ku intriga ishte leva që ngrinte e zbriste karrieristë të etur për pushtet, por edhe komplotet ishin “kripa” që mbante të shijshëm vetë pushtetin, e si për mrekulli, po intriga dhe komplotet ishin levat që ngrinin e zbrisnin edhe hierarkë e pushtetarë komunistë, madje edhe përdorimi i këtyre dy “levave” ka fare pak ndryshime, pra vetëm ato që u impononte koha. Izolimi i vendit nga bota e zhvilluar europerëndimore, madje moslejimi i futjes dhe përdorimit të mjeteve moderne të botës Kristiane, kujtojmë se Otomanët nuk lejuan që të përdorej makina e shkrimit dhe as lugët metalike, madje nuk lejohej as fotografimi e tjerë, ndërsa komunistët jo vetëm nuk lejonin futjen në Shqipëri teknologjia e përparuar europerëndimore, por në vend të saj sillnin teknologji të shekujve të kaluar, ku kampion do të mbetet “kovaçhania” moderne kineze që u ble për një kombinat modern (Metalurgjik) e tjerë. Në të dy kohërat u ndërhy edhe brenda familjes, ku Otomanët nuk lejonin martesat e Muslimanëve me Katolikët, ndërsa komunistët nuk lejonin martesat në mes komunistëve dhe shtresave të tjera jo komuniste. Në kohën Otomane kërkohej të mbulohej e përçudnohej gruaja e vajza shqiptare, ndërsa në komunizëm duhej të visheshe me një tip veshje që e kishte “miratuar” Partia Komuniste, ku shpesh përçudnonin jo pak hijeshinë e bukurinë që vetë Zoti i kishte falur racës sonë. Për të kontrolluar çdo cep të jetës njerëzore e shoqërore, Otomanët krijuan hafijet, ndërsa komunistët spiunët, ku të dy palët nuk kursenin për të spiunuar tek shefat e tyre askënd, duke përfshirë edhe njerëzit e tyre më të afërt të gjakut… Në të dy sundimet në vend të shpresës për një jetë më të mirë, u kultivua smira dhe inati për këdo që punon, përparon e jeton, aq sa sot shpesh thuhet (si qesh ngjesh), se, nëse popujt e Europës Perëndimore i mban shpresa, shqiptarët (natyrisht jo të gjithë) i mban inati. Edhe shitja e interesave kombëtare e deri e trojeve safi shqiptare janë një karakteristikë e përbashkët e Otomanizmit e Komunizmit, ku sa për ilustrim kujtojmë “shitjen” e trevave shqiptare nga Jugu në Veri, por më sinjifikative, do të mbesin “shitja” tek Sllavët e Jugut e trevave të Malësisë së Madhe dhe Kosovës… E së fundi vjen promotori, forca lëvizëse e shoqërisë komuniste, Lufta e Klasave, ndërsa në Otomanizëm kjo quhej Lufta e Shenjtë (Xhihadi), ku pa as më të voglin dyshim ishte vërtetë forca lëvizëse e shoqërisë, por jo drejt progresit e mirëqenies, por drejt mjerimit e greminës që na kishin përgatitur këta dy pushtues apo sundues, mbeturinat e të cilëve janë pengesa numër Një që na lënë pas dyerve të Europës së zhvilluar e të qytetëruar. Përveç argumentave që “renditëm” gjatë pushtimeve e sundimeve të Otomanizmit dhe Komunizmit, themi se “kapakun” e ekuivalencës ja vë për bukuri edhe një fenomen “shoqëror” post-Otoman e post-Komunist, që vringëllinte armët e një lufte civile të paprecedent. Së pari, pas rrëzimit të pushtimit Otoman në Shqipërinë e Mesme u krijuan çetat rebele të dallkaukut Haxhi Qamili, të cilat me zjarr e hekur kërkonin të shkatërronin pavarësinë e lirinë, me “parullat” “Duam Babën”, ku me këtë kuptohej Sulltani e Otomanizmi. Së dyti pas rënies së sundimit komunist (shkurt 1991) u krijuan çetat e “reja” rebele me emrin Vullnetarët e Enverit (pra të sulltanit të kuq), të cilët po me zjarr e hekur kërkonin të “kthenin” Baba Enverin e komunizmin, pra, me këtë rast neo-otomanizmin, por vetëm me një ndryshim, se Haxhi Qamilët ishin disi më të shumtë. Natyrisht, argumente të tilla mund të gjenden pambarim, por mbase vetë këto dy perandori (Otomanizmi dhe Komunizmi) kanë “mbaruar” themi se janë të mjaftueshme për të justifikuar jo vetëm titullin e shkrimit, por edhe për të krahasuar më realisht Komunizmin “shqiptar”, i cili u largua nga vetë komunizmat e tjerë aq larg sa i akuzonte si revizioniste, social-imperialiste e shërbëtore të Kapitalizmit, duke përfshirë edhe vetë djepin ku u përkund e u rrit fara e kuqe, Bashkimin Sovjetik, e cila u mboll edhe në Shqipërinë “Londineze”. Gjithsesi, këto që thamë më sipër duhet të jenë si “këmbanë” për të rinjtë e Shqipërisë, që siç thuhej dikur (rëndom), ata janë e ardhmja, dhe do të marrin në dorë stafetën e shqiptarisë. Për ta mbyllur këtë analizë, këtë gjykim pikërisht për këta të rinj, po citojmë Papa Gjon Palin e dytë, ku në librin me intervista të Vittorio Messorit, në faqen 138, Shenjtëria e Tij ndër të tjera thotë: “…Në këtë vështrim të rinjtë e sotëm, rriten në rrethana të tjea. Ata nuk kanë përvojën e Luftës së Dytë Botërore. Për më tepër shumë prej tyre, nuk kanë njohur ose nuk mbajnë mend luftën kundër Komunizmit, kundër shtetit totalitar. Ata rrojnë në lirinë që të tjerët e kanë fituar për ta, dhe në një pjesë të madhe kanë rënë pre e kulturës së konsumit…”. Padyshim edhe kujtesa për të kaluarën e ka një çmim, por shumë më të lehtë se harresa. Ndue Bacaj Françesko Santori, arbëreshi që bëri histori brilante Vëllezërit tanë arbëresh, ky thesar i çmuar i vlerave më të spikatura të kombit tonë, vazhdon të gjallërojë dhe sot pas më shumë se pesë shekujsh duke ruajtur karakterin tipik të trungut (1800-vjeçar) Arbër. Arbëreshët, kjo pjesë ndër më cilësoret dhe më vitalet e kësaj toke të lashtë, ndonëse dallgët e jetës i përplasën në anën tjetër të Adriatikut, si fanarë të pashuar rrezatuan dritë në tokën amë, gjatë natës së gjatë dhe të errët pesëqindvjeçare të pushtimit osman. Aty u ruajt i pacënuar morali kristian-arbënor, në atë moral religjioz që pati ligjëruar që në fillimin e shek. IV, dardani i shquar Konstandini i Madh. thellësitë e Adriatikut, asnjëherë nuk arritën të ndërpresin atë fill të artë, që bashkon vëllezërit me njëri-tjetrin. Kontributi moral dhe kulturor qe i madh, dhe i pandërprerë në ngritjen e moralit dhe të ndërgjegjes kombëtare për qëndresën ndaj asimilimit, për ruajtjen e kulturës, gjuhës dhe traditave më të mira që kombi ynë i ka trashëguar. Në fushën e letrave, arbëreshët kanë një kontribut parësor, sidomos në shekujt XIX-XX. Dhe padyshim njëri ndër këta figura është dhe autori që do të citojmë më poshtë: “Santori u lind më 16 shtator 1819 në Shën Katerinë të Kozencës-Arbëreshe. Ndonëse pjesën më të madhe të jetës e kaloi si murg, ai mori pjesë aktive në të gjitha ngjarjet e kohës së vet duke simpatizuar lëvizjen çlirimtare për bashkimin e Italisë dhe duke treguar interes dhe preokupim të veçantë për lëvizjen kombëtare në Shqipëri. Dhe, natyrshëm, miqësia e tij me De Radën e përforcoi dhe e ngriti në një nivel akoma më të lartë interesin e tij për t’iu përkushtuar atdheut të të parëve. Këtë interesim e shfaq që në veprat e tij të para që mundi të botonte: përmbledhjen me vjersha “Këngëtorja arbëreshe” (11 canionere albanese – 1846-47), poemat “Vallja e haresë së madhe” (botuar më 1848 tek numri i parë i të përkohëshmes “Arbëreshi i Italisë”), poemën italisht me disa pjesë shqip “I burgosuri politik” (1855) në një vjershë të botuar në përmbledhjen poetike kushtuar Dora d’Istrisë më 1870 dhe në ndonjë botim tjetër. Vlen të theksojmë se Santorin e shqetësojnë edhe plagët shoqërore të realitetit të kohës. Dhe, pikërisht njërës prej këtyre plagëve të dhimbshme, – cubërisë – ai i kushton një dramë, të cilën mundi ta botojë në gjallje vetëm pjesërisht, “Emirën”. Santori, qe gjithashtu njëri ndër folkloristët tanë të parë, dhe iu vu edhe hartimit të një fjalori të shqipes. Santori botoi edhe dy libra me karakter fetar, në njërin prej të cilëve, “I krishteri i shejtëruar” (1855), ai riprodhoi disa faqe nga vepra e Pjetër Bogdanit, gjë që konfirmon interesin e tij për letërsinë e zhvilluar që herët në Shqipëri. Dorëshkrimet e Santorit i ruan, shumicën, Biblioteka e qytetit të Kozencës, ndërsa fabulat gjenden në Arkivin tonë të Shetit. Vlen të sqarojmë, se në Arkivin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë ndodhen gjashtë novela në vargje të Santorit, dhe që autori i quan “romanceta”, disa prej të cilave, mbas shumë vitesh (apo mbas një shekulli) dhe pikërisht në vitin 1977, u botuan në Kozencë nga L.K. Fostino, si p.sh. “Brisandi Letizia e Udhalleni”, ndërsa “Panaini e Dellja” e “Familja pushtjerote” u botuan së bashku në një vëllim më 1979 në Romë nga Xh. Gradilone, (të dy studiues arbëreshë). Në poemën “I burgosuri politik”, në formë mbizotëron karakteri përshkrues e retorizmi dhe natyrisht ndihet edhe ndikimi i letërsisë italiane. Vepra trashëgon disa mjete shprehëse të klasicizmit por në thelb është romantike për patosin e saj ideoemocional. Pjesën më të qenëshme të saj, e përbëjnë vjershat lirike të shkruara arbërisht, që shërbejnë si intermezo dhe, duke marrë jetë nga poezia popullore, janë të çiltëra, të sinqerta, me një lirizëm të spikatur. Siç e thamë më lart, Santori ka lëvruar dhe “Novelën në vargje”. Subjektet e novelave të tij janë të kërkuara me plot të papritura e pasione të trazuara. Ndër të gjitha këto depërton fryma e kohës dhe kemi mjedisin Arbëresh. Novelat e Santorit përshkohen nga një dramatizim i vrazhdë, që buron më shumë nga situatat sesa nga karakteri. Në këto krijime narrative në vargje ndihet prirja romantike për të përshkruar pasione të fuqishme. Nga ana artistike, novela më e realizuar (nga gjashtë novelat e tij) është “Panaini e Dellja”, që çoi më tej aftësinë prej psikologu të autorit, dhënien e tabllove të zakoneve arbëreshe dhe të natyrës, figuracionin poetik. Në këto “romanceta” ndihet mjeshtëria narrative e Santorit, që do të zhvillohet në mënyrë më të dukshme te romanet, si dhe mjeshtëria dramatike e cila do të gjejë shtjellimin e vet të plotë në krijime dramatike të mirëfillta. Santori ka shkruar lirika dhe satira ku mund të shquajm “Këngëtorja arbëreshe”. Ajo përbëhet nga 14 vjersha të rimuara, 4 këngë (kantika), dy balada dhe një odë. Ndërsa në satirë, në 31 krijimet e tij, problematika shoqërore është më e thellë se te “romancetat” dhe tehu i kritikës më i mprehtë. Humori i Santorit, i lehtë, i këndshëm, si vjersha “Berberi” ku, problemet e mprehta shoqërore dhe sociale trajtohen me mjaft korrektësi, duke goditur çdo element negativ të shoqërisë borgjeze. Më e fuqishme nga kjo pikpamje është vjersha “Zarritasi”. Aty shigjetat satirike të autorit godasin me mjaft mjeshtëri artistike, qeverinë dhe demagogët e saj. Santori, ndër të parët në letërsinë tonë, krahas Pashko Vasës, lëvroi llojin e vështirë të romanit duke shkruar vepra voluminoze. Ai është autor i romaneve “Sofia Kominiate”, “Bija e mallkuar”, “Ushtari arbëresh”. Nga kritika jonë Santori njihet kryesisht si dramaturg. Edhe në këtë gjini ai ka dhënë disa krijime, të cilët ende nuk njihen të gjitha. Kështu nuk njohim tragjedinë “Jeroboam” dhe melodramën “Aleks Dukagjini”. Tek ne njihen dramat “Emira”, si dhe tragjedia “Neomenia”. Duhet theksuar se “Emira” është e para dramë e njohur në gjuhën shqipe. Aty trajtohet gjerësisht ajo dukuri e shpeshtë shoqërore në jetën e Italisë së Jugut, që u prek nga Santori edhe ndër novelat në vargje dhe në roman, veprimtaria e cubave. Ajo që vlen të theksojmë është se arbëreshët e ruajtën dhe e kultivuan traditën tonë Arbëre dhe se dhanë një kontribut të vyer në ngritjen e ndërgjegjes tonë kombëtare. Nës hek. XVIII-XIX, kur tek ne “lulëzonin” bejtat arabe, vllezërit tanë arbëreshë lëvronin poezinë e kohës, dhe kjo falë kulturës dhe tolerancës së popullit fqinj italian, i cili është pararendës i kulturës europiane dhe asaj botërore. Atij populli nga gjiri i të cilit dolën kolosët e Rilindjes Europiane, në të gjitha fushat e artit e të kulturës. Arbëreshët, duke ruajtur dhe kultivuar kulturën e të parëve, faktojnë se ata, janë pinjollë të vërtetë të bujarisë dhe artistokracisë së Arbërit. Në pjesën arbëreshe të Kalabrisë gjer në shek. XVIII, hasim vetëm ndonjë sprovë të rrallë të shkrimit të arbërishtes. Por me themelimin në Shën Benedikt Ulano, të Kolegjit (1732), transferuar në shënmitër Koronë më 1796, nisi tek arbëreshët e asaj krahine një lëvizje letrare, e cila megjithatë nuk ishte në nivelin e asaj të Sicilisë, por që pati përfaqësues të zot, midis të cilëve Françesk Avati, mbledhës i parë i këngëve arbëreshe para vitit 1756 dhe veçanërisht poeti Jul Variboba. Në këtë vazhdë kemi arbëreshët tjerë të shquar si Dhimitër Kamarda e J. De Rada (1866). Arbëreshëve nuk iu munguan eroditët, si një Pompilio Ridota. Ky, duke shkruar mbi historinë kishtare, na ka lënë shumë faqe mbi historinë e arbëreshëve, ku një vend i veçantë i kushtohet kohës së lavdishme të Gjergj Kastriotit. Në gjurmët e këtyre arbëreshëve të mëdhenj eci edhe Santori duke lënë pas vepra me vlerë të madhe artistike. Tek arbëreshët gjejmë vëllezërit tanë të vërtetë të një gjaku, gjejmë dhe emrin origjinal të nacionalitetit tonë – Arbëri. Nuk duhet harruar se Letërsia Arbëreshe e ka origjinën që në vitin 1592, kur Lekë Matranga përktheu një katekizëm, nga italishtja dhe u botua në Romë, me titull “E mësuame e Krishterë”. Arbëreshët mbeten model në ruajtjen e fesë së krishterë dhe madhështia qëndron, kur edhe Katekizmi i sipërshënuar me siglën “Doktrina Kristiane” përkthehet në gjuhën amtare. Jam i mendimit se komunikimi dhe forcimi i marrëdhënieve me vëllezërit arbëresh, më shumë se sa përfitues, është një detyrë morale ndërvllazërore. Mark Bregu Shqiptaro-amerikani Lec Zojzi, para vdekjes testamentin ia la Universitetit “Luigj Gurakuqi” Në një kohë kur korrupsioni ka pushtuar sferat më të larta të Pushtetit dhe Qeverisë shqiptare, në një kohë kur me dhjetra shkolla janë pa çati, kur analfabetizmi i ka shtrirë metastazat anekënd Shqipërisë, qeveritarët ndërtojnë grataçela, madje edhe ish-ministrat e Arsimit! Pikërisht në këtë klimë ku absurdi bën ligjin, na shfaqet një fytyrë intelektuali i cili edhe mbas vdekjes, na jep “leksion” tepër të çmuar. Janë pikërisht bijtë e Shkodër-loces, kësaj Nane të madhe e cila, bashkë me qumështin u mëkoi dashurinë për arsimin dhe kulturën. Nga ky djep ka dalë edhe intelektuali dhe atdhetari i shquar Lec Zojzi. Nga Bostoni i Shteteve të Bashkuara, që në vitin 1998 (para vdekjes), lë një “testament” për të pasuruar laboratorin e Gjeografisë së Universitetit “Luigj Gurakuqi”, të qytetit të tij të lindjes. Kjo ndihmë prej 30.000 dollarësh, është një akt qytetari i shkallës së lartë dhe sinjifikati i shpirtit kristian. Në të njëjtën kohë dhe një sfidë për pushtetarët, të cilët po e bastardojnë kapitalizmin në mënyrë të skajshme, duke e kthyer në një kapitalizëm “vulgar” dhe tepër agresiv. Siç e thamë më lart, ky akt thellësisht qytetar dhe human, tregon shkallën maksimale të kulturës së trashëguar, të asaj edukate kristiane e cila në të gjithë parametrat e saj udhëhiqet nga parimi i dashurisë për njëri-tjetrin dhe për dijen, larg çdo koncepti të ngushtë materialist. Sot, kur Shkodra lëngon nga plagët e thella sociale, nga krimi, korrupsioni, papunësia dhe errësira, zëri i (të ndjerit) Zojzi duhet të trokasë në “portat” e zemrës dhe mendjes së çdo qytetari. Shkodra ka më shumë nevojë për arsim, kulturë e mirëqenie sesa për taverna dhe alkool, ku rinia shkodrane “drogohet” çdo ditënën “avujt” e alkoolit (“traditë” e re) jashtë moralit tonë qytetar. Qyteti i Rozafës sot ngjason me qytetet e Indisë, Bombein e Kalkutën, ku ndër “këmbët” e pallateve shtrihen trotuaret e pista e me pllaka të thyera, ku me dhjetra duar të shtrira presin lëmoshën. Është dhe duhet të jetë detyrë parësore morale për çdo qytetar të mëkëmbur, investimi i të gjitha energjive fizike, mendore dhe materiale për t’ia ndryshuar fytyrën qytetit të Rozafës, Dasho Shkrelit e Gurakuqit. Shkodra ka më shumë nevojë për arsim, kulturë, dashuri dhe harmoni, sesa për alkool, duhan e drogë. Jam gjithashtu i mendimit se tek qytetarët dhe intelektualët e shquar si (i ndjeri) Lec Zojzi, duhet të gjejmë “Krenarinë e qytetit” apo “Qytetarin e Nderit”. Jap po i mendimit se Lec Zojzi (në de jure) e ka fituar apriori të drejtën për të qenë “Qytetar Nderi” i Shkodrës, kjo do të ishte më shumë për të nderuar Shkodrën. Së fundi, mendoj se akti i lartë dhe shembulli qytetar i Lec Zojzit, duhet të bëhet frymëzim për biznesmenët shkodranë për të investuar më shumë në favor të artit e kulturës, kësaj “arme” të fuqishme, të cilën askush më mirë sesa ne shkodranët nuk di ta përdorë. Ler të mbesë Lec Zojzi një shembull fisnikërie dhe dashurie për arsimin dhe një bir i shkëlqyer i Shkodrës. Tashmë, Këshillit Bashkiak të qytetit tonë, nuk i mbetet asgjë, veçse në Librin e njerëzve të nderojnë Shkodrën, të rendisin dhe emrin e mirënjohur të Lec Zojzit. Mark Bregu Vazja që u trafikua për transplantim ogranesh në Itali. Rrëfen i ati E nderuara Redaksi, unë që po ju shkruaj jam një qytetar i Bashkisë Koplik, i cili si shumë shqiptarë të tjerë u detyrova të marr (më 1997) udhët e trazuara të mërgimit. E këto udhë më ndalën në Italinë fqinje, ku unë qëndrova rreth katër vite, duke punuar e jetuar si një qytetar korrekt, por që vetë mosha dhe ëndrrat e një të riu bënë që të krijoj lidhje me një vajzë italiane, pra lidhje të një dashurie serioze, me qëllim martesë, e ku frut i dashurisë, për mua u kthye në një frut të helmët për arsyet që do t’i spjegoj më poshtë, e vazhdon të helmojë edhe sot shpirtin tim si Baba i mohuar dhunshëm nga segmente të Mafies italiano-shqiptare, që mjerisht janë të lidhura edhe me vetë shtetin e dy vendeve. Po filloj të spjegoj konkretisht tragjedinë time shpirtërore, e cila me gjithë letrat e kërkesat e mia ka rënë në vesh të shurdhër të Ministrisë së Brendshme Italiane dhe Ministrisë së Rendit Publik të Shqipërisë. Së pari, unë qytetari shqiptar Qemal Meta, pasi kalova peripecitë e emigrantit në Itali, u vendosa në Lecce, nga ku u transferova për 6 muaj në Sicilia a Viagrande (CT). Pas kësaj u transferova në Isola Capo Rizzuto, më saktë në lokalitetin Capo Picolo, ku edhe qëndrova e punva deri në janar të vitit 1999, pastaj u detyrova për arsye pune të rikthehem në Sicilia, pra qëndrova përsëri në lokalitetin Anastasi, ku edhe sigurova punë në “Ndërmarrjen” e Chisari Gaetano i Isola Caporizuto. Zoti Chisari më siguroi punë, por edhe dokumentacionin përkatës për të legalizuar qëndrimin tim si emigrant legal. Gjithsesi këto dokumente u dorëzuan në rregull në Kuesturën e Krotonës (Zyra për të huajt). Siç e thashë më sipër gjatë kësaj kohe unë krijova lidhje intime me italianen zonjushën Anxhela Kurcio (Angela Curcio) me banim në Lokalitetin Anastasi. E nga këto lidhje serioze lindi një fëmijë (vajzë) që u regjistrua rregullisht në regjistrat e Komunës të Isola Caporizzuto, por që mua nga ky moment m’u mohua atësia, por edhe filloi kalvari i fshehjes e deformimit të dokumentacionit që siguronin vend-qëndrimin. Fatkeqësisht ky frut i dashurisë sonë të pastër, nuk u bë “themeli” i lidhjes tonë baskëshortore në mes meje Qemalit dhe znj. Anxhela, por u bë “humnera” ndarëse, jo me dëshirën e ne të dyve, por me dëshirën e mafies raciste italiane, që mjerisht ka lidhje me mafien shqiptare të instaluar në gjymtyrët e këtij pushteti. Dokumentacioni im i ardhur nga Shqipëria në Itali, konkretisht nga Komisariati i Policisë së Malësisë Madhe kishte ardhur i zi sterrë, pra ashtu siç e deshi Mafia italiane. Dhe unë në këto kushte, të cilat filluan të acarohen, pasi merrja shumë telefonata e kërcënime edhe për jetën në Itali, u detyrova të rikthehem i dëshpëruar për në vendin tim, me shpresë se do të sqaroja gjithçka. Por, kur unë erdha për t’u sqaruar në Komisariatin e Malësisë së Madhe, jo vetëm nuk u sqarova, por u kërcënova nga Shefi i Komisariatit se nëse këmbëngul do të arrestojmë… Për të gjitha këto që thashë më sipër unë kisha informuar organet më të larta italiane deri Ministrinë e Brendshme, por nuk kam marrë asnjë përgjigje, edhe pse letra i është dërguar që më 6 gusht 2001. Por letra i kam dërguar edhe Ministrit të Rendit Publik të Shqipërisë, zotit Luan Rama, por edhe këtu vazhdon heshtja, ndonëse letra është dërguar që më 21 tetor 2002. Gjithsesi unë, për sa thashë më sipër, disponoj dokumentacionin përkatës, por me sa duket segmentet mafioze të dy shteteve nuk janë të interesuara të zgjidhin hallin tim, si baba i mohuar i fëmijës tim tashmë dyvjeçar, fati i së cilës nuk dihet nga unë, pasi sipas disa njerëzve të mi në Itali, ky fëmijë është adaptuar, por për çfarë, për t’u rritur në një ambient mashtrues apo për të mos jetuar, pasi mund t’i merren organet e saj për transplantim. Gjithsesi në këto kushte të një tronditje psiqike e shpirtërore të një babai të mohuar dhunshëm jo vetëm për t’i njohur atësinë, por mbi të gjitha për të parë e përqafuar frutin e dashurisë tashmë të mohuar padrejtësisht, nga Shteti Italian, por edhe pa asnjëlloj ndihme nga shteti im. Unë me këtë letër kërkoj të sensibilizoj sadopak opinionin, por edhe organet kompetente shqiptare e italiane, që nëse u ka mbetur një pikë ndjenjë njerëzore e prindërore të më ndihmojnë mua për të parë e përqafuar familjen time të parë, frutin e gëzimin e parë të jetës sime. Por përsëri unë dyshoj se mafia do të bëjë që unë të vazhdoj fatin tim të mjerë që prej kohësh, duke dëshmuar edhe njëherë se segmente të shtetit italian e mbi të gjitha atij shqiptar janë nën influencën e Mafies së kuqe, të zezë apo çfarëdo ngjyre. Duke e mbyllur këtë letër disi dëshpëruese, unë edhe njëherë u bëj thirrje autoriteteve shqiptare e veçanërisht Ministrit tonë të Rendit, z. Luan Rama, që të më ndihmojë mua babanë e mohuar, shtetasin shqiptar, i cili kërkon të shohë krijesën e lindur nga dashuria vërtetë me një të huaj, por ama me një qytetare të Europës Perëndimore, të cilës i përkasim, e për të cilën pretendojmë të jemi pjesë e saj. Me respekt e shpresë për redaksinë e Gazetës “Shqipëria Etnike”, e cila ka një rol të pazëvendësueshëm në mediat shqiptare që u rreh zemra për Demokraci e Shqiptari Qemal Metaj “Oborret e Shkodrës”, një libër që dëshmon një dekor të bukur kombëtar… Një njeri i urtë i Shkodrës ka thënë: “-Mos thuaj se kur ke ardhë në Shkodër, por kur je bërë shkodran”. Ky postulat i urtësisë popullore, ka në thelb një filozofi bindëse dhe domethënëse. Nuk ka rëndësi se kur e ngre çerdhen tënde në këtë qytet zulmëmadh dhe hallemadh! Rëndësi ka ka se sa e do atë, e sa përpiqesh ta njohësh atë, dhe së fundi, çka dhe sa bën për të. Dhe, nëse për të tri këto pyetje përgjigja është pozitive, atëherë të thotë edhe Shkodra: “-Të pranoj në gjirin tim të lashtë, ti je biri im, ti je shkodran.” Kisha lexuar vite më parë një kumtesë të Trifon Ziut dhe më pati bërë përshtypje kujdesi dhe dashuria e autorit për të përshkruar diçka që dalëngadalë po humbet në kujtesën tonë dhe sidomos të brezave që vijnë. Por, kur lexova librin dinjitoz (e them me plot gojën) të profesor Trifon Ziut, m’u kujtua ajo fjala e urtë e të urtit të Shkodrës, se vetëm një njeri mund të na dhurojë një vepër të tillë. Them vepër, sepse ajo do të mbesë në kujtesën tonë si një dekor i rindërtuar me kujdesin e një inxhinieri, me dhimbjen e një poeti, me tingujt e një muzikanti. Sepse, në libër ka edhe rikonstruksion historik e shkencor, ka edhe vargjet edhe muzikën që frymëzuan ato detaje të bukura, të shumta dhe karakteristike të oborrit shkodran, duke filluar që nga dyert me reze dhe ganxhë, me arkapijat si gra të strukura mes gjelbërimit, me puset që ndezën zemrat e sa e sa djemve të rinj, me lulevilet e shermashekun, me drandofillet e luleborat që u ulën këmbëkryq në mbi 200 këngë shkodrane, me shteret dhe lugjet, rrasat dhe çikrikët, shkallët aq të ngrohta, megjithëse të gurta, me gurin e kalit që edne ruan ngrohtësinë e zemrës së trimave, me kullat e sanës dhe jerevitë, mullinjt dhe hauret, mandat që pikonin ëmbëlsi dhe që tundin shtregullat e të dashuruarve… një dekor madhështor i rrethuar me gurët e një lumi të kulluar. Ndoshta, motet që gjithnjë e më tepër të rëndojnë në shpindë, shtjnë nostalgjinë dhe notat e sentimentalizmit, më bëjnë entuziast për këtë libër, sepse, siç thotë Hygoi: “-Kur dëshirat fillojnë të shterrojnë shpërthejnë nga burimi kujtimet”. Por, një e vërtetë e madhe duhet thënë: Diçka vërtetë e bukur dhe poetike e Shkodrës po humbet,, për të mos thënë se humbi tashmë nga era betonuese e kohës moderne. Dhe, të rindërtosh atë që humbi apo po humbet, ta rindërtosh së paku për kujtesën e brezave, është diçka e bukur, fisnike, një detyrë, një borxh që çdo intelektual i këtij qyteti duhet t’ia kthejë këtij qyteti. Që brezat e rinj dhe të mirëseardhur, të mos harrojnë se cilit qytet i përkasin dhe ç’bukuri mahnitëse kishte ai në vatrat poetike të banorëve të tij, vatra të cilave me aq mall të pashuar i kanë kënduar dhe i këndojnë figurat e shquara të letërsisë dhe artit kombëtar. Shkodra i ka dashur dhe mirëpritur gjithëherë banorët e saj të rinj, ngado që vinin ato. I ka dashur, respektuar sepse historikisht, në pesë shkeujt e fundit këtë qytet e rilulëzuan dhe ia shtuan namin e vlerat në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare banorë të ardhur nga rrethinat e kurorës së Shkodrës, por edhe nga krahina të tjera, qytete e fshatra nga gjithë atdheu, bile edhe të huaj që me kohë janë bërë shkodranë të vërtetë. Ndaj, Sali Nivica, në gazetën e tij “Populli” thoshte në një ese të vetën: “-Në Shkodër, jabanxhiu vjen tue qa dhe largohet tue qa”. Ndërsa Koliqi, të cilin profesor Trifoni e ka në zemër dhe e citon sa e sa herë në libër, bile edhe në ftesën e promovimit, ka shkruar një dramë, në Bari të Italisë, ku qe strehuar. Në këtë dramë “Shtregullat”, Koliqi, me një profeci të admirueshme e shtjellon temën kështu: “Në Shqipëri u rrëzua komunizmi. Ata që e braktisën Shkodrën të ndjekur nga terrori i kuq, tani kthehen në Shkodër. Kanë mall për qytetin e dikurshëm të lanë, për shtëpitë me arkapia, për jargavanet dhe shermashekët, për puset dhe avullitë, për shtregullat, për dritaret me kafaze, por ngelen të zhgënjyer. Këta relike të dikurshme nuk i gjetën. Kanë humbur, duke ngelur vetëm në kujtesën e të moshuarve. S’ka gjë, – u thotë të bijve pesonazhi i dramës. -S’ka gjë që nuk i gjeta. Ata jetojnë në kujtesën time. Shtregulla lëkundet këtu brenda meje.” Që të lëkunden shtregullat brenda nesh, që të erëzojnë luleborat e drandofillet ndër këngë, na bën thirrje libri i profesor Trifonit, i cili me modesti në parathënie pranon se nuk e ka ezauruar çdo detaj të oborreve shkodranë, se megjithëse përpjekjet e mundimshme nuk e ka dhënë të plotë këtë dekor kombëtar. Por, unë po i kthehem atij plakut të urtë të Shkodrës dhe postulatit të tij filozofik. Unë e mbaj mend Trifonin kur erdhi së pari në Shkodër, posa kish mbaruar fakultetin. Ishte i urtë, disi me frikë dhe i etur që të ingranohet në jetën e Shkodrës. Këtu u martua, këtu krijoi çerdhen dhe u dha krahë dy bijve të tij. Këtu urrit si pedagog dhe tani largohet prej Shkodrës me titullin e Profesorit. Duke perifrazuar Sali Nivicën, unë besoj se ai largohet nga ky qytet me lotë malli dhe gëzimi, sepse la këtu një gjurmë, la librin e tij për një pasuri të çmuar të Shkodrës. Dhe Shkodra, kudo që ta degdisë jeta Trifonin, do t’i thojë dhe rikujtojë atij dhe familjes së tij: “-Kudo që të shkosh, nuk ikën dot nga unë. Ju jeni tashmë shkodranë”. Fadil Kraja Letër një fëmije që kurrë s’u lind Nga Oriana Fallaci Nuk i druhem dhimbjes, as vdekjes Sonte mësova që ti ishe: një pikël jete arratisur nga hiçi. Kisha mbetur me sytë çapëlyer në errësirë dhe papritmas, në atë errësirë, shkrepi një vetëtimë sigurie: po, ishe. Ekzistoje. U ndjeva si të më kishin shkrehur në kraharor një breshëri plumbash. M’u ndal zemra. Dhe kur nisi sërish të rrahë me goditje të mbytura, gjëmime topash lebetije, kuptova se po vithisesha në një pus ku gjithçka i përkiste pasigurisë e tmerrit. Ja ku jam, tani, e ndryrë brenda një firke që më njom fytyrën, flokët, mendimet. Dhe në të unë përhumbem. Përpiqu të më kuptosh: nuk është frikë nga të tjerët. Unë nuk merrem me të tjerët. Nuk është frikë nga Zoti. Unë nuk besoj në Zot. Nuk është frikë nga dhembja. Unë nuk i druhem dhembjes. Është frikë nga ti, nga rastësia që të shkuli prej hiçit për të të ngulur tek unë. Nuk kam qenë asnjëherë gati të të përbuj, ndonëse të kam pritur shumë. I kam bërë gjithmonë vetes pyetjen e lemerishme: po sikur mos të të pëlqente të lindeshe? Po sikur një ditë të më qortoje duke bërtitur “Kush ta kërkoi të më sjellësh në këtë botë, pse më solle, përse?” Është sfilitje jeta, vogëlush. Është luftë që përsëritet çdo ditë, dhe çastet e saj të haresë janë ndalesa të shkurtra që paguhen me një çmim mizor. Si ta kuptoj që nuk do të ishte më e drejtë të të hidhja tutje, si ta marr me mend që ti nuk kërkon t’i kthehesh heshtjes? Ti s’më flet dot. Pikla jote e jetës është vetëm një syth qelizash të sapozëna fill. Ndoshta nuk është as jetë, por mundësi jete. E prapëseprapë nuk di ç’do të jepja vetëm e vetëm që ti të më kumtoje një shenjë. Ime ëmë thotë se unë ia paskam dhënë, se prandaj më solli në këtë botë. Ime ëmë, siç e sheh, nuk më donte. Kisha zënë fill gabimisht, në një çast hutimi të tjetërkujt. Dhe çdo mbrëmje, që unë të mos lindesha, treste një bar në ujë. Pastaj e pinte, duke qarë. Vazhdoi ta pinte deri ditën kur unë lëviza, në barkun e saj, dhe i këputa një shkelm për t’i thënë të mos më hidhte. Ajo po afronte gotën në gojë. Menjëherë e hoqi dhe e derdhi përtokë. Disa muaj më vonë kollotumbesha ngadhënjimtare në rrezet e diellit, dhe nëse kjo ishte gjë e mirë apo e keqe, unë nuk e di. Kur ndjehem e lumtur mendoj se ishte gjë e mirë, kur ndjehem e pikëlluar mendoj se ishte gjë e keqe. Mirëpo, edhe kur jam e trishtuar, mendoj se do të më kishte ardhur keq po të mos isha lindur sepse hiçgjë nuk është më e keqe se hiçgjëja. Unë, po ta përsëris, nuk i druhem dhembjes. Ajo lindet me ne, rrite me ne, me të mësohemi njësoj siç mësohemi që kemi dy duar e dy këmbë. Unë, tekefundit, nuk i druhem as vdekjes: ngaqë nëse njeriu vdes do të thotë që është lindur, që ka dalë nga hiçi. Unë i druhem hiçit, të mosqenit, të thënit që nuk ke qenë, qoftë edhe rastësisht, qoftë edhe gabimisht, qoftë edhe për shkak të hutimit të tjetërkujt. Shumë femra pyesin veten: të lindësh fëmijë, e pse? Që të ketë uri, që të ketë ftohtë, që ta tradhëtojnë e ta fyejnë, që të vdesë i vrarë në luftë apo nga ndonjë sëmundje? Dhe i mohojnë shpresën që uria e tij të ngopet, që i ftohti i tij të ngrohet, që besnikëria dhe respekti t’i bëhen shokë, që të jetojnë gjatë për t’u përpjekur të fshijë sëmundjet dhe luftrat. Ndoshta kanë të drejtë ato. Por a mund të zgjidhet hiçi në vend të vuajtjes? Unë deri edhe në çastet kur qaj mbi dështimet e mia në jetë, zhgënjimet e mia, sfilitjet e mia, arrij në përfundimin se vuajtja është më mirë se hiçi. Dhe nëse e shtrij këtë për jetën, për mëdyshjen të lindesh a të mos lindesh, arrij në përfundimin se të lindesh është më mirë se të mos lindesh. Sidoqoftë, a është e drejtë ta shtroj këtë arsyetim edhe për ty? Nuk do të ishte sikur po të sillja në këtë botë veç për veten time? S’ka ç’më duhet të të sjell në këtë botë veç për jetën time. Aq më shumë që nuk kam asfare nevojë për ty. 18 ditësh në barkun e nënës, fëmijës i punon zemra Nuk më qëllove me shkelma, nuk më dhe përgjigje. E si do të mundje? U bë kaq pak kohë që je: po të pyesja mjekun të ma vërtetonte, do të buzëqeshte qesëndisës. Por e kam vendosur unë për ty: do të lindesh. E vendosa pasi të pashë në fotografi. Nuk ishte krejt fotografia jote, merret vesh: ishte fotografia e një embrioni tre javësh, e botuar në një gazetë bashkë me një reportazh mbi formimin e jetës. Dhe, ndërsa e shihja, frika m’u davarit: me të njëjtën shpejtësi me të cilën kishte ardhur. Dukeshe si një lule e mistershme, një orkidé e tejdukshme. Në majë shquhej njëfarë koke me dy xhungat që do të bëhen truri. Më poshtë, njëfarë gropëze që do të bëhet goja. Trijavësh je gati i padukshëm, shpjegon shënimi nën foto. E megjithatë te ti lindet një nojmë sysh, diçka qëi ngjan një shtylle kurrizore, një sistemi nervor, një stomaku, zorrëve, mushkërive. Zemra është e bërë që tani, dhe është goxha e madhe: në përpjestim, nëntë herë më e madhe se imja. Pompon gjak dhe rreh rregullisht që prej ditë së tetëmbëdhjetë: a mundem të të hedh? Ç’më hyn në punë në paske zënë fill rastësisht apo gabimisht, edhe vetë bota ku jetojmë a nuk zuri fill rastësisht apo ndoshta gabimisht? Sipas disave në krye të herit nuk kishte asgjë përveç një qetësie të thellë, një qetësi e madhe e palëvizshme, pastaj shpërtheu në shkëndijë, dhe ajo që nuk ish, u bë. Nuk vonoi dhe shpërthimin e pasuan të tjera shpërthime: gjithmonë më të paparashikueshme, gjithmonë më të pakuptimta, me pasoja gjithmonë më të panjohura. Dhe midis pasojave çeli një qelizë, edhe ajo rastësisht, ndoshta gabimisht, që shpejt u shumëfishua në miliona, në miliarda, derisa u lindën pemët e peshqit e njerëzit. Thua të jetë ndërdyshur ndokush para shpërthimit apo para qelizës? Thua ta ketë pyetur veten në do t’i pëlqente apo jo? Thua ta ketë vënë ujët në zjarr mbi urinë e tij, mbi të ftohtin e tij, mbi fatkeqësinë e tij? Unë e përjashtoj. Edhe sikur të kishte ekzistuar dikush, për shembull një zot i krahasueshëm me zanafillën e zanafillës, përtej kohës e përtej hapësirës, unë druhem se ai nuk do ta kish vrarë mendjen mbi të mirën dhe të keqen. Gjithçka ndodhi ngaqë mund të ndodhte, pra duhej të ndodhte, sipas një përdhunìe që ishe e vetmja përdhunì e ligjshme. Dhe e njëjta gjë vlen për ty. Marr përsipër përgjegjësinë e të zgjedhurit. E marr pa egoizëm, vogëlush: të të sjell në botë, betohem, nuk më argëton. Nuk e shoh dot veten të eci rrugës me barkun te goja, nuk e shoh dot veten të të jap gji e të të laj e të të mësoj të flasësh. Jam grua që punon: jam shumë e zënë, shumë kureshtare. Ta kam thënë njëherë që nuk kam nevojë për ty. Por do të të mbaj daç të pëlqeftë, daç jo. Do t’i nënshtrohesh të njëjtës përdhunì së cilës iu nënshtrova edhe unë, edhe prindërit e mi, gjyshërit e mi, gjushërit e gjyshërve të mi: deri te qenia e parë njerëzore që pjellë nga një qenie njerëzore, daç t’i pëlqente, daç jo. Ndoshta, nëse atij apo asaj do t’i ishte lejuar të zgjidhte, do ta kishte zënë frika dhe do të ishte përgjigjur “nuk dua të lindem, jo”. Por askush nuk i kërkoi pëlqimin, dhe kështu u lind e jetoi e vdiq pasi kishte sjellë në jetë një tjetër qenie njerëzore së cilës nuk i kishte kërkuar të zgjidhte, dhe kjo e fundit bëri të njëjtën gjë, për miliona vjet deri te ne, dhe ishte çdoherë një përdhunì pa të cilën ne nuk do të ekzistonim. Bëj kurajo vogëlush. Ti kujton se një pemë nuk nevojë për kurajë kur shpon dheun e mugullon? Mjafton një e fryme ere dhe këputet, mjafton këmbëza e një miu dhe shkalafitet. E megjithatë ajo mbin dhe e mban veten dhe rritet duke hedhur fara të tjera. Dhe bëhet pyll. Nëse një ditë do të më bërtasësh “Pse më solle në këtë botë, pse?”, unë do të të përgjigjem: “Kam bërë atë që bëjnë dhe e kanë bërë pemët për miliona e miliona vjet me radhë përpara meje, dhe besoja se po bëja mirë.” Rëndësi ka të mos ndryshosh mendim po të të vijë në mend se qeniet njerëzore nuk janë pemë, se vuajtja e një qenieje njerëzore është njëmijë herë më e madhe se vuajtja e një peme ngaqë jemi të vetëdijshëm, se askujt prej nesh nuk i vyen të bëhet pyll, se jo të gjitha farat e pemëve prodhojnë pemë: në shumicën e rasteve humbasin… Sepse, të ndryshosh mendiim, ka të ngjarë, vogëlush: logjika jonë është plot me kundërshtì. Sapo thua diçka, sheh të kundërtën. Dhe, ca më shumë, vëren se e kundërta është po aq e vlefshme sa ajo që thoshe. Arsyetimi im i sotëm mund të përmbyset tak-fak, sa hap e mbyll sy. Njëmend, ja ku më ke: ndjehem e turbulluar, e çoroditur. Ndoshta ngaqë nuk mund t’i hapem tjetërkujt veç teje. Jam femër që ka vendosur të jetojë vetëm. Yt atë nuk rri me mua. Dhe kjo nuk më ligështon, ndonëse, herë pas here, vështrimi im kërkon derën nga ku ai doli, me hap të vendosur, dhe nuk nuk e ndalova, si të mos kishim më asgjë për t’i thënë njëri-tjetrit. Të jesh nën nuk është zanat Të çova te mjeku. Më shumë se pohimin e tij, kërkoja ndonjë këshillë. Si përgjigje ai tundi kryet duke më thënë se jam e padurueshme, se nuk mund të shprehet ende me siguri, që të dukem pas nja dy javësh i gatshëm të zbulonte që ti ishe fryt i fantazisë sime. Do të kthehem vetëm për t’i treguar që është një copë injoranti. Gjithë shkenca e tij nuk vlen sa intuita ime, si mund të arrijë një burrë të kuptojë një grua që thotë parakohe se pret një fëmijë? Një burrë nuk mbetet shtatzënë dhe, meqë ra fjala, më thuaj: është epërsi apo kufizim? Deri dje më dukej si epërsi, madje privilegj. Sot më duket kufizim, e madje mjerim. Seç ka diçka të madhërishme kur përbujt brenda trupit një jetë tjetër, kur e sheh veten si ty dhe jo si një. Herazi të pushton deri edhe një ndjenjë ngadhënjimi, dhe në qetësinë që shoqëron ngadhënjimin, asgjë nuk të shqetëson: as dhembja fizike që duhet të përballësh, as puna që duhet të flijosh, as liria që duhet të humbësh. Do të jesh djalë apo vajzë? Do të doja të ishe vajzë. Do të doja të provoje një ditë atë që provoj edhe unë: nuk jam aspak i një mendjeje me time ëmë, e cila mendon se është mynxyr të lindesh vajzë. Ime ëmë, kur është e trishtuar, psherëtin: “Ah, të isha lindur djalë!” E di: bota jonë është e ndërtuar nga burrat për burrat, diktatura e tyre është aq e lashtë sa shtrihet deri te gjuha e folur. Thuhet “bir” për të thënë bir e bijë, thuhet “djalë” për të thënë djalë e vajzë, thuhet “njeri” për të thënë burrë e grua. Në legjendat që meshkujt kanë sajur për të shpjeguar botën, qenia e parë e kësaj bote nuk ishte grua: ishte një burrë me emrin Adam. Eva ia mbërrin më vonë, për ta argëtuar e për të prishur punë. Në pikturat që stolisin kishat e tyre, Zoti është një plak me mjekër të bardhë, kurrë plakë me flokë të bardhë. Dhe tërë heronjtë e tyre janë meshkuj: që nga ai Prometeu që zbuloi zjarrin deri tek ai Ikari që u rrek të fluturonte, e me radhë kështu deri tek ai Jezui që e quajnë bir të Atit e të Shpirtit të Shenjtë: thua se gruaja që e lindi ishte një inkubator a ndonjë mëndeshë. E megjithëkëtë, apo ndoshta pikërisht për këtë, të jesh grua është gjë e mahnitshme. Është një aventurë që kërkon aq shumë guxim, një sfidë që nuk të mërzit kurrë. Do të të duhet të bësh shumë gjëra po të lindesh grua! Sa për fillim, do të të duhet të luftosh për të treguar se, nëse Zoti ekziston, ai mund të jetë një plakë flokëbardhë ashtu si edhe një vajzë e pashme. Pastaj do të të duhet të luftosh për të shpjeguar se mëkati nuk u lind kur Eva këputi mollën: atë ditë u lind një virtyt i madhërishëm që quhet mosbindje. Mësëfundi, do të të duhet të luftosh për të treguar se brenda trupit tënd të lëmuar e gjithë trajta, ka një zgjuarsi që kërkon t’i vihet veshi. Të jesh nënë nuk është zanat. Nuk është as detyrë. Është vetëm një e drejtë mes shumë të drejtash. Do të lodhesh shumë duke e përsëritur. Dhe shpesh, pothuajse gjithmonë, do humbësh. Por nuk duhet të ligështohesh. Të luftosh është shumë më bukur se të fitosh, të udhëtosh është shumë më argëtuese se të mbërrish: kur ke mbërritur apo ke fituar, ndjen një zbrazëti pafund. Po, shpresoj që ti të jesh vajzë: mos ma vër re në të thërras vogëlush. Dhe shpresoj të mos arrish kurrë të thuash atë që thotë ime ëmë. Unë nuk e kam thënë kurrë. Të jesh burrë s’mjafton të kesh një bisht përpara Por edhe nëse ti lindesh djalë, unë njëlloj do të jem e lumtur. E mbase më shumë, sepse nuk do të të duhet të kalosh shumë përulje, nënshtrime, shkelje me këmbë. Po të lindesh djalë, për shembull, s’do kesh frikë se mos të përdhunojnë në errësirën e një rruge. Nuk do të të shërbejë një fytyrë e bukur për t’u pranuar që me vështrimin e parë, një trup i bukur për të fshehur zgjuarsinë tënde. Nuk do t’u nënshtrohesh gjykimeve të egra kur të flesh me kë të ta dojë qejfi, nuk do të dëgjosh të të thonë që mëkati u lind ditën kur këpute një mollë nga pema. Do të lodhesh shumë më pak. Do ta kesh më të lehtë të luftosh për të thënë se, nëse Zoti ekziston, ai mund të ishte një plakë me flokë të bardhë apo dhe një vajzë e bukur. Nuk do të të tallin kur të ngresh krye, do dashurosh pa u zgjuar një natë me ndjenjën se po vithisesh në një pus, nuk do të të fyejnë kur të mbrohesh. Merret vesh, do të të takojnë të tjera skllavëri, të tjera padrejtësi: edhe për një burrë jeta nuk është shesh me lule, ta dish. Meqë do të kesh muskuj më të bëshëm, do të të kërkojnë të ngresh pesha të rënda, do të të vënë përballë përgjegjësish. Meqë do të kesh mjekër, do qeshin nëse ti qan, e madje edhe nëse ke nevojë për ledhatime. Meqë do të kesh një bisht përpara, do të të urdhërojnë të vrasësh e të vritesh në luftë dhe do të kërkojnë bashkëpunimin tënd për të trashëguar rendin tiran që vendosën qysh nga koha e shpellave. E megjithëkëtë, ap ndoshta pikërisht për këtë, të jesh burrë do të përbëjë një aventurë po aq të mrekullueshme: një sipërmarrje që nuk do të të zhgënjejë kurrë. Të paktën shpresoj të jetë kështu sepse, nëse lindesh djalë, shpresoj të bëhesh një burrë si ata që unë kam ëndërruar gjithmonë: i butë me të dobëtit, i ashpër me përdhunuesit, bujar me ata që të duan, i pamëshirshëm me ata që të urdhërojnë. Së fundi, armik i kujtdo të thotë se Jezui është bir i Atit dhe i Shpirtit të Shenjtë: jo i gruas që e lindi. Vogëlush, unë po përpiqem të të shpjegoj se të jesh burrë nuk do të thotë të kesh një bisht përpara: do të thotë të jesh njeri. Dhe para së gjithash, mua më intereson që ti të jesh njeri. Është fjalë e mrekullueshme, fjala njeri, sepse nuk i vë sinorë burrit a gruas, nuk vë sinorë midis kujt ka bisht e kujt nuk ka. Nga ana tjetër, filli që ndan ata që kanë bisht nga ata që nuk e kanë, është i hollë krejt: tekefundit përmblidhet në aftësinë për të rritur apo jo një krijesë në bark. Zemra dhe truri nuk kanë gjini. Dhe as sjellja. Nëse do jesh njeri me zemër e me tru, mbaje mend, mua nuk do të më gjesh në radhën e atyre që do të të porosisin të sillesh në një mënyrë a në një tjetër sipas asaj në je mashkull apo femër. E vetmja gjë që do të të kërkoj është të shfrytëzosh mirë mrekullinë e ardhjes në jetë, të mos i epesh kurrë ligësisë. Është një bishë që rri gjithmonë në pritë, ligësia. Na kafshon të gjithëve, përditë, dhe janë të paktë ata që nuk bien në nofullat e saj. Në emër të kujdesit, në emër të volisë, herazi në emër të urtësisë. I lig kur i kanoset rreziku, njeriu bëhet sypatrembur vetëm pasi rreziku ka kaluar. Nuk duhet t’i ikësh rrezikut, kurrë: edhe kur të vë frerë frika. Vetë ardhja në këtë botë është një rrezik. Ndoshta është tepër herët për të të folur kështu. Ndoshta, hëpërhë, nuk duhet të t’i rrëfej shëmtitë dhe trishtimet e botës, ndoshta duhet të të tregoj një botë të pafajshme e të hareshme. Por do ishte njësoj si të të mashtroja, vogëlush. Do ishte njësoj si të të shtyja të besoje se jeta është një qilim i butë mbi të cilin mund të ecet zbathur dhe jo një rrugë me gurë. Gurë ndaj të cilëve përplasesh, rrëzohesh, plagosesh. Gurë ndaj të cilëve duhet të mbrohesh me këpucë të hekurta. Por as kjo nuk mjafton sepse, ndërsa ti ruan këmbët, dle gjithmonë dikush që kap një gur e ta vërtit kokës dhe… Dhe për sot mbarova, biri im, bija ime. E nxure mësimin? Kushedi ç’do të thoshin disa po të më dëgjonin. Do më padisnin se jam e çmendur apo thjesht e pashpirt? Pashë fotografinë tënde të fundit dhe, gjashtëjavësh, je më pak se një centimetër i gjatë. Po ndryshon shumë. Më shumë se një luleje të mistershme tani ti i ngjan një larve tejmase të hijshme, madje një peshku që po i dalin me të shpejtë feltthat. Katër flettha që do të bëhen këmbë e krahë. Sytë janë që tani dy kokrriza të zeza, me një rreth përqark, dhenë fund të trupit ke një bishtth! Shënimi nën foto thotë se në këtë periudhë je pothuajse i padallueshëm nga embrioni i çfarëdo gjitari: po të ishe mace, do të dukeshe pak a shumë siç je tani. Njëmend, fytyra mungon. Mungon edhe truri. Unë të flas, vogëlush, dhe ti nuk e di. Në errësirën që të mbështjell ti nuk di as edhe që ekziston: mund të të hedh dhe ti nuk do ta merrje vesh kurrë që të kam hedhur. Nuk do ta merrje vesh kurrë në ta kam bërë mirë apo keq. Fëmija im është jetë, babën e tij as e dua, as e kam dashur Dje u mërzita dhe e lëshova ca veten. Duhet të ma falësh që të thashë se mund të të hedh dhe që ti nuko ke për ta marrë vesh kurrë në ta kam bërë mirë apo keq. Ishte thjesht sa për muhabet. Nuk kam ndryshuar mendje aspak, ndonëse përreth meje kjo ngjall habi. Sot fola me tët atë. I thashë që ti ishte. Ia thashë në telefon sepse ndodhet larg dhe, me sa dëgjova, nuk i dhashë lajm të mirë. Dëgjova, para së gjithash, një heshtje të thellë: thua se ishte këputur filli. Dhe pastaj dëgjova një zë që belbëzonte, i ngjirur: “Sa duhet?” Iu përgjigja me qyfyre: “Nëntë muaj, ma merr mendja. Madje më pak se tetë, tashmë.” E atëherë zëri pushoi së qeni i ngjirur për t’u bërë i ftohtë: “E kam fjalën për paratë.” “Çfarë parash?” iu ktheva. “Paratë për ta hequr, apo jo?” Po, tha pikërisht “për ta hequr”. Si të ishe ndonjë çiban. Dhe kur, sa më qetë mundesha, zura t’i shpjegoja se kisha krejt tjetër gjë ndër mend, u përhumb në një arsyetim të gjatë ku lutjet ua linin vendin këshillave, këshillat kërcënimeve, kërcënimet lajkave. “Mendo për karrierën tënde, mbaj parasysh përgjegjësitë, një ditë mund të pendohesh, ç’do të thonë të tjerët.” Unë buzëqeshja, gati-gati po argëtohesha. Porse u argëtova shumë më pak kur, meqë unë nuk flisja, ai mori zemër dhe nxitoi të thoshte se shpenzimet mund t’i përballonim gjysmë për gjysmë: tekefundit ishte “faji i të dyve”. M’u përzie. Më erdhi turp për të. Dhe ula dorezën e telefonit duke menduar se dikur e doja. E doja? Një ditë unë dhe ti duhet të ulemi e të flasim shtruar mbi këtë muhabetin që quajnë dashuri. Sepse, ndershmërisht ta them, nuk e kam kuptuar ende për se bëhet fjalë. Më bren dyshimi se kemi të bëjmë me një mashtrim gjigant, të shpikur për të mbajtur urtë njerëzit e për t’i hutuar. Mbi dashurinë flasin priftërinjtë, afishet e reklamave, njerëzit e lëçitur, politikanët, ata që bëjnë dashuri, dhe duke folur për dashurinë, duke e paraqitur si melhemi që shëron çdo tragjedi, plagosin dhe tradhtojnë shpirtin dhe trupin. Unë e urrej këtë fjalë që e has kudo dhe në të gjitha gjuhët. Dua-të-shëtis, dua-të-pi, dua-të-pi-duhan, dua-lirinë, dua-të-dashurin-tim, dua-tim-bir. Unë përpiqem të mos pyes veten nëse çfarë trazon mendjen apo zemrën time qenkësh ai gjësendi që quajnë dashuri. Njëmend nuk e di nëse të dua. Ty nuk të mendoj në suazën e dashurisë. Të mendoj në suazën e jetës. Kurse tët atë, dëgjo: sa më shumë mendohem, aq më shumë besoj se nuk e kam dashur. E kam adhuruar, e kam dëshiruar, por nuk e kam dashur. Pokështu edhe ata që kishin ardhur par tij, fantazma zhgënjyese të një kërkimi të dështuar. Të dështuar? Një dobi e pati, fundja: më bëri të kuptoja që asgjë nuk e kërcënon lirinë tënde sa tërheqja e mistershme që një qenie ndien ndaj një tjetre, për shembull një burrë ndaj një gruaje, apo një grua ndaj në burri. Nuk ka në botë, as kanxha, as zinxhirë, as dritare me shufra hekuri, që të të nështrojnë në një skllavëri më të verbër, në një harresë po aq të verbër të të drejtave të tua, të dinjitetit tënd, të lirisë sate. Mjerë ti po ia dhurove veten ndokujt në emër të asaj tërheqjeje. Si një qen që kapet pas rrathëve të ujit duke u lodhur më kot të arrijë një breg që nuk ekziston, bregun që ka emrin Të-Dashurosh dhe Të-Të-Dashurojnë. Dhe përfund i asgjësuar, i përtallur, i zhgënjyer. Në rastin më të mirë përfundon duke pyetur veten ç’të shtyu që u hodhe në ujë: pakënaqësia nga vetja, shpresa për të gjetur te një tjetër atë që nuk shihje te vetja? Frika nga vetmia, nga mërzia, nga heshtja? Nevoja pr të patur e për t’u patur? Sipas disave kjo është dashuria. Por unë kam frikë mos është shumë më pak: një uri që, sapo nginjet, të lë me njëfarë dhembjeje barku. E megjithatë, megjithatë, duhet patjetër të ekzistojë diçka në gjendje të më zbulojë kuptimin e asaj fjale të mallkuar, vogëlush. Duhet të ekzistojë diçka në gjendje të më zbulojë çfarë është, dhe se është. Kam shumë nevojë, shumë uri. Dhe në këtë nevojë mendoj: ndoshta është e vërtetë ajo që ka thënë përherë ime ëmë. Dashuria është çfarë një grua ndien për birin e vet kur e merr në krahë dhe e ndien të vetmuar, të brishtë, të pambrojtur. Të paktën për sa kohë është i pambrojtur, ai nuk të fyen, nuk të zhgënjen. E, nëse të takon pikërisht ty të ma zbulosh kuptimin e atyre gjashtë germave absurde? Pikërisht ty që merr nga trupi im, që më thith gjakun, që më thith frymën? Ekziston një shenjë. Të dashuruarit e largët ngushëllohen nëpërmjet fotografive. Dhe unë mbaj në dorë fotografitë e tua. Tashmë më është bërë fiksim. Sapo hyj në shtëpi rrëmbej atë gazetën, llogaris ditët, moshën tënde, dhe të kërkoj. Sot ke mbushur gjashtë javë. Ja ku je, gjashtëjavësh, i fotografuar nga shpina. Nuk je më peshk, nuk je më larvë, nuk je më send i patrajtë. Që tani dukesh si njeri: me atë kokë të madhe tullace ngjyr trëndafili. Shtylla kurrizore është përcaktuar për së mbari, në shirit i bardhë dhe i sigurtë aty në mes, krahët e tu nuk janë më xhunga të turbullta, as flettha, por flatra. Të kanë dalë flatrat! Më vjen të t’i përkëdhel, të të përkëdhel. Rrihet rehat aty në vezë? Sipas fotografive, je pezull në një vezë të tejdukshme që të sjell ndërmend vezët e kristalta branda të cilave vihet një trëndafil. Në vend të trëndafilit, ti. Nga veza zë fill një litarth që mbaron në një topth të bardhë, të largët, me dejeza të kuqe e njolla të kaltra. Në këtë vendosje topthi duket si Toka e parë nga mijëra e mijëra kilometra larg. Po, është njësoj sikur nga toka të nisej një fill pafund, i gjatë sa koncepti i jetës, dhe nga ato vise të largëta të mbërrinte te ti. Në një mënyrë aq logjike, aq të plotkuptimtë. Si ua nxe goja kur thonë se njeriu qenkësh incident i natyrës? Mjeku kish thënë të kthehesha për vizitë pas gjashtë javësh. Do të shkoj nesër. Dhe gjilpëra shqetësimi ma shpojnë shpirtin duke ua lënë herë pas here vendin afsheve të haresë. Dashuria mashtrim, burrat mashtrues Me një ton që lëkundej midis madhështisë dhe gëzimit, ngriti një fletë letre dhe tha: “Urime, zonjë”. Automatikisht ndreqa: “Zonjushë”. Si t’i kisha rënë me shpullë. Madhështia dhe gëzimi u zhdukën, dhe duke m’i ngulur sytë me një shpërfillje të tepruar, u përgjigj: “Ah!”. Pastaj mori penën, fshiu “zonjë” dhe shkroi “zonjushë”. Kështu, në një dhomë të bardhë akull, nëpërmjet zërit të një njeriu të veshur në të bardha akull, Shkenca më shpalli zyrtarisht që ti ishe. Nuk më bëri pikë përshtypjeje, ngaqë e dija, madje kohë para saj. Porse u habita që i dhanë kaq rëndësi gjendjes sime civile dhe që bënë atë korrigjim në fletë. Ngjante si një paralajmërim, si një ndërlikim i ardhshëm. Deri edhe mënyra me të cilën menjëherë më pas Shkenca më urdhëroi të zhvishesha e të shtrihesha mbi shtratin e vizitave nuk ishte aspak e përzemërt. Si mjeku ashtu edhe infermierja silelshin sikur unë i bezdisja. Nuk më shihnin në fytyrë. Shkëmbenin vështrime për t’i thënë njëri-tjetrir kushedi çfarë. Kur rrija shtrirë, infermierja unxeh ngaqë nuk kisha hapur këmbët mbi dy mbështetëset metalike. M’i vuri ajo, e bezdisur, e duke më thënë: “Këtu, këtu!”Mua më dukej vetja qesharake dhe disi e pacipë. Iu ndieva mirënjohëse kur më mbuloi barkun me një peshqir. Por atëherë ndodhi e pabëra, sepse mejku veshi një dorashkë gome dhe shtypi, dhe rrëmoi, dhe shtypi prapë, thua desh të të vriste ngaqë nuk isha e martuar. Në fund nxori dorën dhe shpalli: “Gjithçka mirë, gjithçka në rregull.” Më dha edhe disa këshilla: të mos pi shumë cigare, të mos kryej sforcime të tepruara, të mos lahem me ujë shumë të nxehtë, të mos më shkojnë nëpërmend zgjidhje kriminale. “Kriminale?” pyeta, e habitur. Dhe ai: “Ligji i dënon. Mbajeni vath në vesh!” Për të përforcuar kërcënimin më shkroi edhe një recetë luteine dhe më vuri si detyrë të kthehesha për vizitë tek ai çdo pesëmbëdhjetë ditë. Ma urdhëroi pa një buzëqeshje, para se të më vinte në dijeni se pagesa bëhe pranë arkëtares. Ndërsa infermierja as që më përshëndeti. Dhe, teksa po mbyllej dera, m’u duk se po tundte kokën në shenjë mohimi. Druhem se do të të duhet të mësohesh me gjëra të tilla. Në botën ku bëhesh gati të hysh, lëre ç’thonë se kohët po ndryshojnë, një grua që pret një fëmijë pa qenë e martuar shihet, në shumicën e rasteve, si një e papërgjegjshme. Në rastin më të mirë, si ekstravagante, provokatore. Apo heroinë. Kurrë si nënë e njëjtë me të tjerat. Farmacisti nga i cili bleva hapet e luteinës më njeh dhe e di mirë që nuk jam e martuar. Kur i dhashë recetën ngriti vetullat dhe m’i nguli sytë i shastisur. Pas farmacisë shkova te rrobaqepësi, për të bërë një pallto me porosi. Po afron dimri, dua që ti të rrish ngrohtë. Me gojën plot gjilpëra duke mbërthyer në trup pëlhurën, rrobaqepësi zuri të merrte masat. Dhe kur i thashë që duhej t’i merrte shumë të bollshme pasi isha me barrë, se në dimër do të isha fryrë, u skuq furishëm. Çapëleu gojën dhe më zu frika mos gëlltiste ndojnë gjilpërë. Nuk i gëlltiti, desh zoti, por i ranë përdhé. I ra edhe metri e u ndieva ligsht që e trondita aq shumë. E njëjta gjë edhe me komendatorin. Na pëlqen neve apo jo, komendatori është ai që më ka punësuar dhe që na jep paratë për të jetuar: do të kishte qenë gjë e pandershme të mos e vija në dijeni që pas ca muajsh nuk do të mundem të punoj më. Kështu i hyra në zyrë dhe ia thashë. Mbeti pa frymë. Pastaj e mblodhi veten dhe belbëzoi se e respektonte vendimin tim, madje më admironte tejmase që kisha marrë këtë vendim, më quajti guximtare, por bëja mirë të mos ua thosha të tjerëve. “Tjetër gjë është kur flasim midis nesh, njerëz që marrim erë nga jeta, tjetër kur flet me kë nuk arrin të kuptojë. Aq më shumë që ju mund të ndërroni mendim, apo jo?” Nguli këmbë goxha në këtë punën e të ndërruarit mendim. Së paku deri në muajin e tretë kisha tërë atë kohë për t’u menduar, thoshte, dhe po të mendohesha do të tregohesha e mençur: karriera ime ka filluar më së mirë, pse ta ndërpresës për një sentimentalizëm? Po ta mendoja hollë-hollë, nuk bëhej fjalë për një ndërprerje disamujore apo njëvjeçare. Bëhej fjalë për ndërrimin kryekëput të jetës sime: nuk do ta kisha më në dorë veten. Dhe të mos harrojmë që ndërmarrja më kishte mbështetur duke marrë parasysh sidomos gatishmërinë time për punë. Kish ndër mend projekte të mëdha për mua. Vërtetë, po të ndërroja mendim, mjaftonte të hapja gojën. Dhe do të më ndihmonte. Yt atë telefonoi për herë të dytë. I dridhej zëri. Donte të dinte nëse mjeku e kishte vërtetuar që kisha mbetur shtatzënë. Iu përgjigja se po. Më pyeti për të dytën herë se kur kisha ndër mend “ta rregulloja atë punë”. E ula për herë të dytë dorezën e telefonit pa e dëgjuar. Çfarë nuk kuptoj është pse, kur një grua shpall se është zyrtarisht me barrë, të gjithë e festojnë me të madhe, nuk e lënë të prekë gjë me dorë e i përgjërohen të mos lodhet, të rrijë e qetë. Ua sa bukur, urime, uluni këtu, çlodhuni. Me mua nuk tunden vendit, rrinë gojëkyçur apo nisin e më flasin mbi dështimin. Të duket se një puç, një komplot për të na ndarë. Dhe ka çaste që jam e trazuar, që pyes veten kush do të fitojë: ne apo ata? Ndoshta më ndodh për shkak të asaj telefonatës. Bëri të gjelbërojnë hidhërime që i dija të harruara, fyerje që i dija të kaluara. Ato që më kanë ngjallur fantazmat, falë të cilave kuptova se dashuria është një mashtrim. Plagët janë mbyllur, blanat mezi dallohen, por mjafton në telefonatë si kjo që t’i bëjë të të dhembin sërish. Si kockat e thyera prej kohësh, kur ndërron moti. Fëmija 3 gramësh ka sy Gjithësia jote është veza brenda së cilës ti pluskon, i kruspullosut dhe pothuajse pa pesh, që prej gjashtë javësh e gjysmë. E quajnë qeskë amniotike dhe lëngu që e mbush është një tretësirë kripe që shërben për të të shmangur përballjen me forcën e rëndesës, të mbron nga goditjet që shkaktojnë lëvizjet e mia, dhe të ushqen. Deri para katër ditësh, madje, ishte burimi yt i vetëm i ushqimit. Me një proces mjaft të ndërlikuar dhe gati-gati të pakuptueshëm, ti një pjesë e gëlltisje, një tjetër e thithje, ndërsa një tjetër e nxirrje, dhe prodhoje lëng të ri. Kurse, që prej katër ditësh, burimi yt i ushqimit jam unë: nëpërmjet litarthit kërthizor. Kanë ndodhur shumë gjëra këto ditë: unë ngazëllehem dhe të adhuroj, të them të drejtën. Placenta që si një gëzof i ngrohtë mbështjell vezën tënde është përforcuar, numri i qelizave të gjakut është rritur, dhe gjithçka përparon me një shpejtësi të furishme: dellëzimet tani janë të dukshme. Shquhen qartë edhe dy arteriet, dhe vena e litarthit kërthizor që të përçon oksigjenin tim, dhe lëndët kimike për të cilat ke nevojë. Përveç kësaj të është zhvilluar mëlçia, të janë ravijëzuar të gjitha organet e brendëshme: deri edhe seksi dhe organet riprodhuese kanë nisur të çelin! E di që tani, ti, në do jesh djalë a vajzë. Por ajo që më ngazëllon më shumë, vogëlushi im, është që je bërë me duar. Të dallohen gishtat. Dhe ke një gojëzë të vogël, tashmë: me buzë! Ke një fillesë gjuhe. Ke gropëzat për njëzet dhëmbë. Ke sytë. Kaq i vockël, as një centimetër e gjysmë, kaq i lehtë, as tre gram, ke sy! Mua më ngjan thuaj e pamundur që tërë këto gjëra të kanë ndodhur gjatë pak javësh. Më duket joreale. E megjithatë fillimi i botës, kur u formua ajo qelizë dhe gjithë çfarë lindet e merr frymë e vdes për t’u lindur sërish, duhet të ketë ndodhur siç po ndodh me ty: në një gëlim, një fryrje, një shumëfishim jete gjithnjë e më të ndërlikuar, gjithnjë e më të vështirë, gjithnjë e më të shpejtë e më të rregullt e më të përkryer. Sa punon ti, vogëlush! Kush është ai që thotë se ti fjetke i qetë, i përkundur në ujrat e tua? Nuk fle kurrë, ti, nuk çlodhesh kurrë. Kush është ai që thotë se ti u prehkesh i qetë aty në membranën tënde, i mbështjellë nga harmoni tingujsh të pambuktë e të ëmbël? Jam e bindur që duhet të ketë shumë çaf-çufe aty breda, me të pompuara, me të shfryra, me llokoçitje, me shpërthime zhurmash të egra. Kush është ai që thotë se qenkëshe materie e plogët, gati-gati një bimë që mund të shkulet me lugë? Nëse duhet të të heq qafe, thonë, kjo është koha e duhur. Madje koha fillon tani. Me fjalë të tjera, duhet të prisja që ti të bëheshe një qenie njerëzore, me sy e gishta e gojë, për të të vrarë. Më parë jo. Më parë ishe tepër i vockël për t’u dalluar e për t’u shkulur. Janë të çmendur. Pushteti i plehrave Prej disa vitesh banorët e lagjes Tepe, lagjes Marlula dhe të zonave të tjera përreth vazhdojnë të ushqehen me tymin helmues që rezulton nga djegia e dhjetra ton plehërave që Bashkia e Shkodrës ju dhuron çdo ditë bashkëqytetarëve të vet si masë shpërblimi. Janë tymra që në përbërjen e tyre ndodhen një mori oksidesh dhe gazrash helmuese duke krijuar një ambient mbytës dhe të pabanueshëm për zonat përreth. Nga djegia e këtyre plehrave përftohet një erë shumë e rëndë dhe shoqërohet me mungesë frymëmarrje dhe me pasoja dhimbje koke, marrje mendësh, dhimbje barku me të vjella dhe ndërprerje oreksi, sidomos tek fëmijët. Era është aq e rëndë sa ndjehet në rrobat e lara dhe në ambjentet e brendshme shtëpiake edhe për shumë kohë pas largimit të tymrave. Tymi është i pranishëm në të gjitha mjediset ku punohet dhe jetohet në pjesën më të madhe të ditës dhe pothuajse gjatë gjithë natës. Tymi është aq i dendur sa të jep pamjen e një mjergulle natyrale. Tymi bëhet tepër kërcënues gjatë natës dhe sidomos gjatë verës me ngritjen e temperaturave. Imagjinoni një natë korriku se sa e tmerrshme është të qëndrosh në shtëpi me dyer dhe dritare të mbyllura. Në veçanti helmin vdekjeprurës e ndjejnë fëmijët bebe, të moshuarit dhe njerëzit e sëmurë. simptomat që shkakton tymi janë të dukshme me pasoja shëndetësore në shkurtimin e jetës. Thuhet që rreziku më i madh qëndron në sëmundjet kaceroze që shkakton ai. Në këtë ambjent ndjehesh i dhunuar shpirtërisht dhe me pasoja stresi. A thua këtyre banorëve nuk iu mjafton vetëm papunësia ekstreme, mungesa e ushqimit, e ujit, e energjisë elektrike dhe infrastruktura rrugore tërësisht e pakalueshme. Çfarë faji dhe mëkati kanë bërë këta njerëz? Çfarë thotë ndërgjegja, kultura qytetare, civilizuese. A nuk është padrejtësi dhe turp që plehërat e shtëpisë tënde t’ia hedhësh në pragun e derës komshiut, bashkëqytetarit, vëllaut tënd. Këtë dënim nuk e meritojnë as kafshët po njerëzit si durojnë. Cili është reagimi i qytetarëve autoktonë të Tepes, po të ardhurit e lagjes Marlula të cilët erdhën këtu për një jetë më të mirë. Si të mos mjaftonte dënimi që shekujt u shkaktuan aytre duke treguar në mbijetesë të shkëlqyeshme përballë natyrës së egër të maleve dhe në luftë me djallin që për breza të tërë i ndoqi nga pas. Këta njerëz të mrekullueshëm me një vitalitet të pashoq për pak vite kanë bërë atë që të tjerët s’e kanë bërë me shekuj. Dhe duresa e tyre dëshmon qytetari dhe maturi që s’duhet të shfrytëzohet për ligësi. Por durimi ka kufi, ka masë dhe nëse kalon limite ekstreme pasojat janë tepër negative. Qytetarët shkodranë ju kanë borxh këtyre njerëzve të vuajtur në të shkuarën e tyre jo për fajin e tyre. qëndresa e tyre tregon vlerat qytetëruese të atyre njerëzve që i përkasin vetvetes dhe sakrifikojnë shumë për të mos u tjetërsuar. Bërta këtë ekspoze që të ardhurit këtu meritojnë të ndihmohen dhe jo të shpërblehen në këtë mënyrë, kjo jo për lëmoshë, por si obligim. Ky është moment prove që njerëzit e këtij qyteti të tregojnë qytetarinë dhe kulturën e vet që asnjëherë s’ju ka munguar. Banorët e këtyre dy lagjeve dhe zonave përreth bëjnë lutje, bëjnë apel por edhe shprehin protestë, zemërim ndaj këtij indiferentizmi të pashembullt që mban pushteti qëndror dhe sidomos ai vendos i cili ka për detyrë t’ju shërbejë qytetarëve të vet dhe jo t’ju shkaktojë fatkeqësi si kjo më lart. Ç’bën deputeti i zonës që i ka dalë për zot këtij komuniteti? Si mund ta hajë bukën e turpit. Ku është premtimi, besa e fjalës koshienca qytetare e kthyer në vepër. Përse heshtin ambjentalistët, shëndeti publik, shoqatat e ndryshme që nuk ofrojnë as ndihmën më minimale. Media e shkruar dhe vizive duhet të bëjë më shumë për një skandal të këtyre përmasave me pasoja jetën e qytetarëve të vet. Ndoshta nuk e teproj të them që edhe institucionet fetare duhet të apelojnë për këta njerëz të mjerë të cilët gjenden në nevoja për jetën. Problemi në fjalë kërkon urgjencë, një ditë ky problem duhet zgjidhur patjetër, më mirë sot, e nesërmja është vonë dhe me pasoja të pakthyeshme. Mjerë kujt t’i bjerë mallkimi i këtij populli për shkak të kësaj padrejtësie. Apeloj ndaj atyre që e kanë për detyrë ndryshimin e kësaj gjendjeje, apeloj që shurdhët të dëgjojnë dhe të verbërit të shohin, ndryshe ndëshkimi i vuajtjeve tona do të kthehet mbi ta. Ne jemi njerëz dhe duhet të veprojmë në dashuri me njëri-tjetrin që të shpëtojmë nga dënimi i vetvetes. Bëni të gjithë këtë që bëra unë dhe nëse bëni më shumë shpejtojmë të ardhmen tonë. Unë trokita njëherë, përsëri do të trokas, trokitni të gjithë dhe të jeni të sigurtë se dera do të hapet. Ne kemi obligim dhe përgjegjësi ndaj vetes, familjes dhe krejt shoqërisë me shpresë për një jetë më të mirë për të nesërmen. Ing. Vasel Zefaj Arrihet marrëveshja e madhe; tre partitë demokristiane formojnë grupimin politik Aleanca Kristiane Partia Demokristiane e Shqipërisë Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë Pas negociatave të Kryetarve të Partive të orientimit Kristian (PDK; PBDK dhe PKD), pas vendimeve të Këshillave Kombëtar të secilës parti më vehte u arrit kjo marrëveshje politike. 1. Krijimi i Grupimit politik Aleanca Kristiane i përbërë nga këto tre parti. 2. Grupimi politik Aleanca Kristiane, ka pozicionin e vet politik Qendra e Djathtë, aleate e Grupimit politik Bashkimi për Fitore. 3. Kryesia e Grupimit përbëhet nga 7 (shtatë) anëtarë, tre kryetarët, Kordinatori dhe tre sekretar. 4. Kryetari i Grupimit u zgjodh Z. Sokol Frroku. 5. Kordinator i Grupimit u zgjodh Z. Kujtim Gjuzi. 6. a. Sekretar Organizativ u zgjodh Z. Fatmir Xharri. b. Sekretar Juridik u zgjodh Z. Dhimitër Muslia. c. Sekretar i Mardhënieve me Jashtë u zgjodh Z. Shpresa Proseku. 7. Vendimet për aleanca politike merren me shumicë votash nga Kryesia e Grupimit. 8. Grupimi Politik Aleanca Kristiane, përfaqësohet nga Kryetari i Grupimit ose prej njërit nga Kryetarët së bashku me Kordinatorin. 9. Vula e Grupimit do të përdoret vula e subjektit politik Partia Demokristiane. 10. Shkresat firmosen nga tre Kryetarët ose nga Kryetari i Grupimit së bashku me Kordinatorin. 11. Kryesia e Grupimit lejon hapsira për flukset e tjera demokristiane të cilat pranohen me shumicë votash. Partia Demokristiane Kryetari Sokol Frroku Partia Bashkimi Demokristian Kryetari Agron Prebibaj Partia Kristian Demokrate Kryetari Fran Dashi Një vdekje tragjike në Shqipërinë e tragjizmave Vermoshi, kjo trevë e veshur me “gjerdanin” e trimërisë e të patriotizmit, me zakonet dhe traditat më të lakmueshme. Ky vend alpin me panorama nga më tërheqëset, i lënë në baltën, dhe pluhurin e harresës së shekujve, edhe sot “rënkon” nga plagët e një infrastrukture të pa planifikuar, duke u bllokuar në muajt e dimrit. Malësorët e kësaj zone nuk kanë shumë pretendime, ata nuk vuajn për luks apo për diskoteka, ata duan vetëm një garanci: hapjen e rrugës për furnizim me mjetet më të nevojshme, siç është buka dhe ushqimi i përditshëm. E pra çuditërisht, në një kohë kur në Vermosh ndodhen tri mjete të dhëmbëzuara (traktorë), shteti nuk ju siguron karburant dhe në këtë mënyrë, Vermosh-Lepusha dhe gropat bllokohen nga bora dhe akulli. Sot, në qafën e Perdolecit, lartësia e dëborës e kalon një metër e gjysmë. Për sa folëm më lart ishte vetëm ana vizuale dhe përgjithësuese për të cilën nuk do ta kishim marrë “mundimin” për të shkruar këto rreshta, por është një rast episodik dramatik dhe me plot kuptimin e fjalës një tragjedi e shek. 21. Më konkretisht: Nga data 25 shkurt e në vijim paraqiten katër pesona në gjendje të rëndë. Ajo që përfundon në një tragjedi është rasti i vajzës 14-vjeçare Agetina Lumaj, vajza e Viktorit dhe e Lezes, e cila përpëlitej në shtrat me dhimbje të forta dhe të padurueshme. Ajo vuante nga Apandisiti i cili i kishte plasur (sipas mjekut) dhe infeksioni kishte përshkuar të gjitha qelizat e vogëlushes e cila qëndroi në gjendje tepër të rëndë 12 ditë. Dymbëdhjetë ditë vuajtje dhe “tortura” të kësaj vogëlusheje, janë “pasqyrë” e tranzicionit të brishtë shqiptar, dymbëdhjetëvjeçar. Pra, siç e thamë më lart, pakujdesia dhe indiferentizmi i pushtetit lokal dhe qendror, humbi jetën e bijës së Kelmendit, vajzës së Vermoshit. Po, si ndodhi kjo ngjarje tragjike? Bashkëfshatarët tregojnë: Mbasi nuk na u dha asnjë ndihmë nga ajri, atëherë të afërmit dhe bashkëfshatarët “improvizojnë” një barrelë (vig), objekt që përdorej nga malësorët në raste emergjente (lufte), të cilat asnjëherë nuk ju hoqën nga supet, kësaj krahine plot luftëra dhe qëndresë të pakundshoqe. Vogëlusha që luftonte me vdekjen, rënkonte thekshëm nga dhimbjet të cilat, si “breshër” binin mbi supet e njerëzve më të dashur të saj, që mbanin përveç peshës së njeriut të tyre të dashur edhe emocionet e kësaj dhimbjeje, të cilët ishin mbi 20 burra, mes tyre Nikollë Grishi, Gjekë Nocaj, Gjon Lumaj, Sokol Nocaj, Ndoc Aliaj. Këta, mbasi presin në “Bashkim” për rreth katër orë se mos vjen ndihmë nga ajri (helikopter), më në fund i drejtohen qafës së Perdelecit për të zbritur në gropa të Selcës, ku arrin ndihma nga Shkodra (autoambulancë). Më dt. 28 Shkurt në orën 1830, e sëmura kalon në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Mjeku (kirurg) i mirënjohuri Ardian Dajti drejton operimin e vogëlushes, i cili zgjat 4 orë të mundimshme. Mbas operimit kaloon në Reanimacion, ku mbas 24 orësh ndërron jetën vajza 14 vjeçare e Vermoshit, viktimë e pakujdesisë dhe indiferentizmit të pushtetarëve, për fëmijët e të cilëve i kanë të hapura dyert klinikat luksoze të botës!… Lekë Luma Berisha në burg për agjitacion, Edvin Rama Monument Kulture për hajdutëri Parlamenti sot i ngjan Komitetit Qendror të ish PP-së. Dallimi është në dy pika. E para, mund të flasësh lirshëm, e dyta mund të dënohesh pa ligj, pra pa të treguar nenin 55. Parlamenti duket shumë më keq se ish Komiteti i PP-së, pra më hajdut, më i pafytyrë, më kontrabandist, më hakmarrës, pra shumë më i pakëndshëm dhe natyrisht i çarë më dysh. Meqë shërbëtorët janë keq, pra në krizë, me që sovrani është “mirë”, rehat-rehat duke shijuar humor dhe budallallëqe, duket se gjithçka shkon fjollë. Po edhe sovrani duket është infektuar paksa nga shërbëtori i tij, është më dysh. Kur nis një seancë parlamentare fëmijët e vegjël s’duan t’ia dinë fare ç’thuhet. Ata kënaqen e duartrokasin deputetët: -Unë kam xhan Agron Dukën, megjithëse e tërheq këmbën zvarrë si Rindi i zi, e kam Van Dam, ti rreh kundërshtarët fët e fët, – flet njëri. -Jo, – bërtet një fëmijë tjetër, i madh është Ben Blushi. Është Sandokan. Mes shumë preferencash, një fëmijë thotë se ka për zemër Spartak Brahon, pasi ai ka para më shumë se babi i tij që s’ka t’i blejë një çokollatë. Një tjetër vogëlush ka xhan Gramoz Ruçin. Ai ua mbledh penjtë të gjithëve. U ngërdhuzet, i shan, i tremb. Ky fëmijë bile shpreson që vëllai i tij i lindur ditët e fundit dhe që ia ka vënë emrin Sadam, të bëhet trim jo vetëm si Gramozi, por si Sadam Hyseni. Nejse, punë fëmijësh janë këto. Fëmijët janë të pafajshëm pse u kanë vënë emra të ndryshëm deputetëve që kanë për zemër. Makbule Çeçon e kanë pagëzuar Nënëmadhja e Parlamentit, Jozefina Topallin, Borëbardha, Fatos Nanon e Ilir Metën, disa Tomi e Xherri, disa Oli e Steli, Ndre Legisin, Arturo Ui, Servet Pëllumbin Qazim Mulleti, Bardhyl Agasin, Doktor Allamulli, Arta Daden Sina e Parlamentit… Mund të vazhdohej gjatë deri tek xhuxhërit, por nejse shërbëtorët e popullit janë këta, për popull e kanë. Po të rriturit si reagojnë kur ndjekin Parlamentin? -Berishë, mos fol se të futin në burg për agjitacion e propagandë, janë bijtë e etërve që na patën marrë gjithçka kishim, edhe pronat, edhe lirinë, edhe dinjitetin… -Berishë, fol se s’kemi ç’humbim më shumë. As kemi drita, as punë, as rrugë, as shohim një perspektivë me këta hajdutër e mashtrues… -Berishë, thuajua haptas të gjitha se na ke pas, nuk ua mban të të cënojnë… Pra, kur opozita ua thotë gjëta me gojë, shqip, aty në arenën e cirkut politik të Tiranë, se fjala vjen Ben Blushi ka përfituar afera, se Edvin Rama ka vjedhur e spekulluar, se Arta Dade s’ka qenë e zonja as të edukojë fëmijët e vet, të cilët kanë probleme me prokurorinë, por që natyrisht do të dalin të pafajshëm, se…, vërshojnë paditë e kërcënatat për burg, thua se ato fjalë nuk u thanë në Parlament, por në kafene mes rrugaçërish që e bëjnë ligjin aty për aty. Fët e fët, bijtë e etërve nxjerrin kushtetutën e Enverit, i referohen nenit 55 për agjitacion e propagandë, ndërsa Qazim Mulleti i Parlamentit bërtet me sa zë ka: Berishë, mos ma prek Benin, mos ma nguc Spartakun, mos ma gjuaj Edvinin, mos ma thumbo Musanë, mos ma gicilo Artën. Mulleti i Parlamentit më fort nxihet për Edvinin, pasi akuzat janë të drejtpërdrejta, bile nëse s’do ndikonin strukturat perëndimore jo vetëm s’do krijohej komisioni hetimor parlamentar, por do ishte gati ta hidhte në votë për ta bërë Edushin të paprekshëm, “Monument Kulture”. Mirë e tha Abdi Baleta, ky parlament ka aftësinë vetëm për të prodhuar peripecira, gjëra të pakëndëshme, të bujshme dhe që nuk zgjidhin asgjë. Brenda asaj buje pa bereqet po don të hyjë edhe Aleksandri i Meksajve, të cilit i bëjmë me dije se shumë shpejt do i botojmë një dosje shumë sekrete që ka të bëjë me historinë e një anijeje që sot dergjet diku andej ku fshehen skafet. Eh, mor Aleksandrush, nëse Baletën don ta zësh për fjalën e lirë që ka thënë, bën mirë të shohësh mustaqet e tua se shtypi atë punë ka, të shtyp të keqen e të këqinjtë. Por le të kthehemi këtu në parlamentin që mustaqet e Meksit ia kanë ndier erën lëvizjes. Dadusha, ose Sina e Parlamentit, këlthet se burrin ia vranë koburet e Berishës. Po kujt ia thotë bre? Natyrisht vogëlushëve, se të rriturit i dinë mirë gjërat prej vërteti, ashtu si për Meksin. Pa pretenduar të bëjmë shumë moral me këtë shtet të pamoralshëm, pa kërkuar shkaqet për vrasjen e mbi pesë mijë shqiptarëve në pak vite pasi s’ke kujt t’ia kërkosh, Artës së kulturës së “artë” do i kujtonim ish oficerin Lekë Çoku që shoqja e saj e idealit Luiza Hoxha i piu gjakun pasi e vranë në Sheshin e Flamurit në Vlorë. Nejse, për peripecira e sherre, jo për tjetërgjë duket se është ky Parlament. Ky Parlament që po zbaton nenet e Kanunit gjashtëqind vjeçar publikisht. -Të kam gjobitur 100 000 000 para, i dua në dorë, bërtet me të madhe Beni i Kiços në Parlament, duke iu gërmushur Berishës. Sovrani që është i “lumtur” kur sheh shërbëtorët ashtu, qeshet e vetëm qeshet. Përveç shumë hamendjeve, ke të drejtë të pyesësh se si ky Sandokani këta qindmilionëshat i paska hiçgjë? Por një hiçgjë duket është edhe besimi që ka sovrani tek shërbëtorët. Gjithsesi, këtij parlamenti, këtij shteti u duhet besuar thjesht se janë të pabesueshëm. S’është ndonjë gjë e madhe apo jo, mjaft që kënaqen fëmijët… Editorial nga Sokol Pepushaj Acarohet politika Ditët e fundit janë pasqyrë e asaj përplasje mes diktaturës së pashoqe dhe opozitës konstruktive. Parlamenti shqiptar tashmë është shndërruar në një arenë, ku partia në pushtet po këput edhe ato fije të holla që jepnin një shpresë të vogël të kompromisit politik. Komunistët shqiptarë, bij të etërve diktatorë, po shpërfillin kërkesat e opozitës për një transparencë të korrupsionit e veçmas të kryebashkiakut të Tiranës Edvin Ramës, i cili ka spekulluar me tenderat. Komunistët shqiptarë po tregojnë dhunë ndaj kundërshtarëve politikë, duke i kërcënuar me gjyqe, burgje, etj. Por kjo metodë, të mos harrojmë, se edhe i pat sjellë në pushtet në pranverën e zezë të vitit 1997. E, është po kjo metodë që ka bërë të pushkatohen shumë demokratë. Anarshia përmes dhunës sot është e lexueshme nga gjithkush. Por më të dëmtuarit janë ata demokratë që për bindjet e tyre u bënë viktima. Po të shikosh në një dokument me numër prot. 18/2 të degës së Partisë Demokratike të qytetit verior të Shkodrës, do vëresh me dhimbje se demokrati Sander Ndue Qarri, lindur 12 janar 1978; anëtar e veprimtar i kësaj partie që më 20. 01. 1996, është kërcënuar seriozisht vetëm për bindje politike të djathta. Kështu vepronte edhe Enver Hoxha! Madje ai të dënonte me ligj! Ndryshe nga këta që shkelin edhe Kushtetutën e të dënojnë si në Mesjetë. Sander Qarri është dalluar si kryetar i Forumit Rinor të PD-së, të sektorit Reç i Vjetër në komunën e Velipojës, duke kryesuar edhe Shtabin Elektoral të Forumit Rinor të kësaj partie në zgjedhjet parlamentare të 29 qershorit, zgjedhje të cilat u uzurpuan me dhunë, me armë, me tritol, me burgje, vrasje, ku tanket ishin në plan të parë. Aso kohe qenë burgosur komisionerë të PD-së, qenë dhunuar shumë e shumë, midis tyre edhe Sander Qarri, i cili u bë viktimë e grushtave, shqelmave të policisë si dhe kërcënatave me rrezikshmëri për jetën. Ky i ri shqiptar gjatë rebelimit fashist, ku në Vlorë e Lushnje i ndezën urët e zjarrit që shumë shpejt u përhapën në tërë Shqipërinë, vetë deputetët e ministrat që kemi sot, aso kohe dha një kontribut të përshëndetshëm në ruajtje të institucioneve shtetërore. Kështu e kish pësuar edhe i ati Ndue Qarri, i cili përkushtimin për një Shqipëri të lirë e demokratike e ka paguar me kërcënime të tij dhe të familjes së tij. Ai vazhdimisht ka qenë komisioner i përhershëm i komisioneve zgjedhore si përfaqësues i PD-së. Ai që pas rënies së Murit të Berlinit ka organizuar në Shqipëri aktivitete politike dhe që në krijimin e PD-së në Shqipëri ka kontribuar duke investuar pjekuri politike e guxim. Kështu, për bindje të djathta e kishin pësuar edhe paraardhësit e tij. Kështu, pra, në Shqipëri ish diktatorët mbesin po në pushtet dhe diktatorë, ish të përndjekurit po të dhunuar e të përndjekur. Edhe sot, biri i tij Sander Qarri jetën e ka të rrezikuar, pasi është futur në rrethin e kuq, për të vetmin “faj”, se është antikomunist. Ashtu si Sandri janë shumë shqiptarë që jetojnë në ilegalitet ose kanë marrë rrugët pa rrugë të mërgimit. Albert Vataj Dhimbje Kosove Eh, plagët e Kosovës djegin shumë. Eh, kështu duket do djegin edhe për disa kohë. Krimet janë të tilla sa zor t’u gjesh shembuj në tërë botën. Ja, tragjedia e një çifti të ri, sa e dhimbshme është. Fjalën e kemi për të renë Lela Selimi të lindur në Rajnicë të komunës së Preshevës më 27 qershor 1983 dhe burrin e saj Arben Selimi të lindur po në të njëjtin vend më 6 korrik 1980. Duke qenë se në Preshevë popullsia është e përbërë 60% shqiptarë, 30% serbë dhe 10% ashkali, diferencimet etnike kanë rënë ashpërsisht mbi këtë çift. Lela që fëmijë kaloi trauma të rënda. Ishte nxënëse në shkollën shtetërore “Talat Baraku” nga shtatori 1990 deri në mars 1991, ku serbët patën mbyllur shkollat dhe patën ngritur popullin kosovar në protesta masive. Kjo vajzë e vogël, sipas burimeve të besueshme që morëm në Preshevë nga të afërm të saj, deri më 1994 u edukua ilegalisht e privatisht, pasi fëmijët e serbëve i mbysnin fëmijët e etnive të tjera. Një ditë policia serbe e kishte parë në rrugë, e kish gjuajtur dhe pyetur për të mësuar se mos ajo shkonte në ndonjë shkollë. Por në maj 1994, kur ajo pra ishte njëmbëdhjetë vjeçe, policia serbe kish zbuluar bazën që shërbente si shkollë dhe e kish rrethuar me policë të armatosur, madje edhe të droguar, siç na thanë këto ditë dëshmitarë okularë që ruajnë kujtime shumë të tmerrshme. Ishte shkatërruar ndërtesa dhe djegur të gjitha materialet mësimdhënëse. Mësuesin, që na thanë quhej Gëzim, por mbiemrin nuk na e dhanë për arsye sigurie, e kishin rrahur, e kishin çuar në stacionin e milicisë ku kishin regjistruar emrat e nxënësve dhe prindërve të tyre. Veç këtyre, ky fëmijë kishte patur edhe një dramë familjare. Ish rritur me të atin Lin Maliqi me origjinë etnike shqiptare dhe njerkën Drita Maliqi, ashkalie shqiptare si dhe me vëllain prej babe Agron Maliqi. Nëna e Lelës, e quajtur Lepe Maliqi, që ishte me origjinë serbe, e kish lënë të shoqin që kur vajza në fjalë ishte një vjeçe dhe ajo as sot e kësaj dite nuk e ka parë e as e njeh të ëmën. Por vitet rrjedhin, shtati i kësaj vajze rritet, “aksidentet” bëhen më antinjerëzore. Në dhjetor të vitit 1998, kur ajo ishte afro 16 vjeçe, një tufë policësh serbë i thyejnë derën e shtëpisë, kthejnë mbrapsht çdo gjë nën pretekstin e kontrollit për armë, i marrin të atin dhe vëllain në stacionin e policisë. Ndërsa katër civilë serbë dhe oficerë e përdhunojnë kafshërisht Lela Selimin (Maliqi). Ndihmën e parë ia kish dhënë një komshi, e quajtur Dita Celi, edhe ajo një grua ashkali. Gjithsesi më 1 korrik 1999 Lela u martua me të riun Arben Selimi. Edhe në shtëpinë e burrit e ndjekin ndëshkimet antinjerëzore. Duke qenë se vjehrri i saj Sel Selimi ishte i etnisë shqiptare dhe e vjehrra Lie Selimi ashkalie që don të thotë nuk ishin në sy të mirë as për shqiptarët e aq më shumë të luftuar nga serbët, jeta e tyre rrezikohet, madje është e kërcënuar edhe sot e gjithë ditën, ku kërkohen të vriten. Kështu më 20 janar 2000, forcat e policisë serbe mësohet të kenë vrarë vëllain e saj prej babe, ndërkohë që babain ia kishin arrestuar në të njëjtën ditë dhe duket nuk e ka parë kurrë më. Më 20 shtator 2000, një grumbull policë serbë dhe civilë, gjithsej dhjetë vetë, shpërthyen forcërisht shtëpinë, arrestuan të vjehrrin e saj që akuzohej si bashkëpunëtor i shqiptarëve. Vjehrrën ia lanë në shtëpi të rrethuar me forca të shumta të armatosura. Edhe plakën e kishin përdhunuar. Por ajo që është tejet tronditëse është përdhunimi i nuses që edhe vajzë kish kaluar të njëjtën dramë fatkeqe. Thuhet se Lela Selimi është përdhunuar rreth katër-pesë orë dhe kjo për ti shpërlarë dinjitetin, për ta poshtëruar si njeri. Më 27 shtator të po atij viti, pra të vitit 2000, burri i saj vjen në shtëpi shumë i sëmurë nga të rrahurat e masakrimet që i kishin bërë në stacionin e policisë. Ai kishte treguar me dhimbje se të atin e kishin hedhur si leckë në periferi të fshatit. Të nesërmen e asaj dite ata morën kufomën dhe e varrosën. Edhe sot e kësaj dite Arben Selimi nga goditjet në kokë me qytë automatiku vun nga depresioni e dhimbja e kokës. Është kjo një nga dhimbjet kosovare që gazeta jonë i ka zbuluar e trajtuar vazhdimisht, pavarësisht presioneve edhe ndaj nesh. Sokol Pepushaj Krimi me imunitet Më fort se kurrë, sot krimi i organizuar është bërë problem për Shqipërinë. Prononcimi dhe akuzat e Ambasadorit Amerikan në Tiranë James Jeffrey mbi shkeljen e të drejtave të njeriut, krimin e organizuar dhe korrupsionin, duke iu kujtuar shqiptarëve përgjegjësinë për votën, flasin shumë. Socialkomunistët në pushtet janë bërë bllok për të mbajtur karriget. Bllok kanë qenë gjithmonë ata. demokratët e vërtetë i kanë penguar me tërë format më antinjerëzore në udhën e tyre. Luigj Nilaj lindur në zonën e thellë malore Vukel të Malësisë së Madhe më 22 gusht 1996, pinjoll i një familjeje bajraktarësh me gen antikomunist, disa herë është vënë në shënjestër të bandave me prapavijë politike për t’u eleminuar fizikisht. Gjatë fushatës së nxehtë të votimeve parlamentare të 29 qershorit 1997, duke qenë vëzhgues i Partisë Demokratike në Vukel, u dhunua nga bandat e kuqe. Më 23 shtator 2000, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet në pushtetin vendor të 1 tetorit 2000, policia e ka keqtrajtuar për më shumë se pesë orë, për të vetmin veprim se është demokrat. Por ajo që duam të theksojmë është fakti se Luigj Nilaj e kishte “prishur” punën me komunistët që në korrik-gusht të 1997-ës, kur kish guxuar të shkruajë parulla maleve si “Poshtë komunizmi”, “Poshtë diktatura”, “Demokracia do të fitojë”, etj. Sidoqoftë, nga 23 shtatori i vitit 2000, deri në maj 2001, u largua për t’u fshehur në shtetin fqinjë, Greqi, nga ku segmente të inkriminuara të shtetit shqiptar të lidhur me mafien greke e zbuluan dhe ai u kthye forcërisht në Shqipëri. Sërishmi ky anëtar i Partisë Demokratike që në fillimet e saj, ingranohet në veprimtari politike, pranë fushatën zgjedhore për deputetë të 24 qershorit 2001. Më 20 qershor 2001, pesë persona me maska i futen në shtëpi, ku e dhunojnë atë dhe familjen e tij. Demokrati Nilaj futet forcërisht me këmbë në zjarr në oxhakun e shtëpisë. Gruaja e tij kushtrimohet dhe vetëm falë fatit ai shpëton pa u djegur. Raste analoge kemi takuar vetëm në trevat e Kosovës ku serbët kanë qenë po kaq të ashpër. Mësojmë se me atë rast Luigj Nilaj i është nënshtruar një mjekimi të kualifikuar në spitalin e Tamarës. Duke qenë kaq shumë i rrezikuar me jetë, ku sipas burimeve tona të besueshme edhe gruaja i kish lindur dy muaj para kohe nga traumat e dhuna, detyrohet të marrë udhët e largëta të mërgimit, ashtu sikundër shumë shqiptarë të tjerë që braktisjen e vendit të tyre e shohin si të vetmen mënyrë shpëtimi. Pra, me plot gojën mund të thuash se krimi në Shqipëri ka imunitet. Vasel Gilaj Konfliktet e vjetra edhe në kohë të reja Te shumë shtetas shqiptarë konfliktet e vjetra paraqesin rrezikshmëri për jetën. Ato sot e gjithë ditën janë një ndër problemet më të rënda në shoqërinë shqiptare. Në këto dymbëdhjetë vjet tranzicioni të dhimbshëm, shteti shqiptar, asnjëherë s’arriti të përcaktojë e ndërtojë një strategji për të ndikuar në zhdukjen e këtij fenomeni mesjetar. Hakmarrja e gjakmarrja pra, janë kudo, si në fshat ashtu edhe në qytet. Jetët e pafajshme janë shumë që u bënë pre e këtij fenomeni. Veçmas veriu shqiptar po vuan rëndë pasojat e konflikteve të vjetra e të reja si rrjedhojë e mentaliteteve të lashta të kanunit të Lekë Dukagjinit. Ne u ndalëm në një rast konkret, siç është familja e shtetasit Arben Zef Gjini, i datëlindjes 10. 10. 1971, i lindur në fshatin Vig të komunës Vig-Mnelë, por banues në lagjen “Mark Lula” të qytetit Shkodër. Jeta e këtij njeriu të pafajshmë është tejet e kërcënuar, megjithëse është i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Ngujimi familjarisht ka qenë e vetmja mënyrë për t’i shpëtuar plumbit hakmarrës që nuk fal. Dhe pse, do thotë dikush? Gjyshi i Arbenit, i quajtur Ndue Gjini, shumë vite më parë, në qershor 1974, për konflikt pronësie kish vrarë shtetasin Prend Paloka, nga Bashkia Laç Vau i Dejës. Por vitet rrjedhin e hasmëria nuk shuhet. Me datën 23 korrik të vitit 2002, familja e dëmtuar ka tentuar të hakmerret ndaj familjes Gjini, duke qëlluar me armë automatike banesën e tyre. Fati e Zoti duket kanë qenë me ta dhe nuk është dëmtuar asnjë jetë njeriu. Si rrjedhojë e këtij konflikti të nxehtë, tre familje të fisit Gjini janë detyruar të vetëngujohen pasi pushka mund t’i priste nga çasti në çast, ashtu sikundër sot një lagje e tërë në Shkodër është e ngujuar, në periferi të Kirasit, afër ish Ndërmarrjes së Zooteknisë. Pra, Arben Gjini duket se ka patur fat që është larguar nga Shqipëria për të shpëtuar jetën, por shumë të tjerë sot i kërcënon plumbi i hakmarrjes. Zog Hysenaj Gjakmarrja, plagë e pashërueshme në shoqërinë mbarëshqiptare Jo më larg se në datën 20 shkurt të këtij viti rreth orës 1730, një tjetër incident tragjik ka ndodhur në qytetin e Fierit. Ngjarja makabër që ka tronditur gjithë shoqërinë shqiptare, kudo që vrasja e tre pjestarëve të familjes Shehaj në qytetin e Fierit në datën 3 mars 2001 është bërë prezente, është përsëritur vetëm dy vjet më pas dhe pikërisht më datën 20 shkurt 2003. Ashtu sikurse është bërë e ditur në shtypin e përditshëm dhe në televizionin lokal të qytetit të Shkodrës, në datën 20 shkurt 2003, në qytetin e Fierit një tjetër vrasje që ka lidhje me vrasjen e zotit Ilirjan, Florian dhe Guri Shehaj. Kjo vetëm për faktin se drejtësia shqiptare nuk funksionon dhe se krimi i organizuar i ka rrënjët tek qeveria dhe partia socialiste në pushtet. Pas gjyqit që është zhvilluar në qytetin e Fierit në datën 18 shkurt, Gjykata e Apelit ka vendosur që të nxjerrë të pafajshëm vrasësit e Ilirjanit, bashkëshortit të vajzës shkodrane Lindita Shehaj (Curri). Të dy vëllezërit Arapi, autorët e këtij krimi politik janë lënë në gjendje të lirë dhe totalisht të pafajshëm. Gjykata ka vendosur vetëm dy vjet burg dhe se në konsideratë është marrë dita e arrestit të tyre dhe koha që ata kanë qenë për hetim në stacionin policor. Si rrjedhojë e kësaj ata janë bërë viktimë e armëve të familjes Shehaj. Në lidhje me fjalët e dëshmitarëve okularë dhe të zëdhënësit të policisë të qytetit të Fierit, vëllezërit Arapi kanë qenë duke pushuar në “Bar-Resorant Shkëlzeni”. Papritur një makinë e tipit “benz” me ngjyrë të bardhë dhe pa targa, ka ndalur para lokalit të lartpërmendur. Me shpejtësi dy perosona me maska kanë dalë prej makinës ndërsa shoferi ka vazhduar të qëndrojë në makinë. Të dy personat, që mendohet se kanë qenë të udhëzuar prej dikujt që ishte ende brenda në lokal, kanë shkuar me shpejtësi në drejtim të tavolinës ku po pushonin Altin dhe Vilson Arapi dhe kanë hapur zjarr kundër tyre me pistoleta. Ata kanë vazhduar të qëllojnë mbi trupat e tyre edhe pse ata ndoshta mund të kishin mbetur të vdekur prej plumbave të parë. Pas kësaj ata janë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur. Grupi i gatshëm i policisë së Fierit ka arritur në vendngjarje 35 minuta pas incidentit dhe se ka marrë në pyetje disa nga dëshmitarët okularë. Gjithçka është e qartë se kjo vrasje ka lidhje me vrasjen e anëtarëve të familjes Shehaj gjithashtu dhe se ky problem nuk do të ketë kurrë zgjidhje përderisa të dy fiset Arapi apo Shehaj të largohen në të dyja anët e globit. Shtrohen pyetjet: Çfarë do të ndodhte nëse shteti nuk do të kishte lidhje me krimin e organizuar; kur do të shërohet plaga e vjetër e gjakmarrjes që tashmë po përhapet me shpejtësi edhe në jugun e Shqipërisë. Rifat Ymeri Frikën nga pushka e hasmit Quhet Gëzim Rasim Hysaj. Ka lindur më 24 shkurt 1971. Është martuar me një vajzë nga fisi i njohur i Lacajve, Rudinën dhe rritin një djalë të bukur e të shëndetshëm Erisnalidin që ka lindur më 12 shkurt 2000. Së bashku me ta jeton edhe nëna shëndetligë Hajrija e të katërt së bashku ka 5 vjet që erren e gdhihen me ankthin e frikës nga pushka e hasmit që rrin ngrehur për t’u shkrehur mbi Gëzimin e djalin e tij të vetëm Erisnaldin i cili ka lindur, ka nisur të flasë e po rritet në kushtet e tmerrshme të ngujimit. Rasimi, babai i Gëzimit, pikërisht ai që shkaktoi konfliktin, ka vdekur në vitin 1999, duke iu lënë djalit e nipit që akoma s’kishte lindur, hijen e rëndë të gjakut të pafalur. Ngjarja tragjike ka ndodhur paraditen e 17 marsit 1998. Ndonëse ishte ditë me diell, përsëri bënte shumë ftohtë e frynte një erë e fortë që të merrte frymën. Ndërsa Rasimi ishte çuar herët e po rrethonte me tel e shtylla tokën e tij në kufi me fqinjin e tyre familjen Haxhiaj, papritur drejt tij afrohen dy djemtë e Sejdinit, Fetahu e Fatbardhi, e nisin ta fyejnë e shajnë me fjalë të rënda Rasimin, me pretekstin se ku po rrethonte tokën e tyre. Pasi kanë shkëmbyer për disa minuta sharje e kërcënime me njëri-tjetrin, Rasimi është kthyer në shtëpi e ka dalë me një automatik në dorë, të cilin e ka drejtuar me shpejtësi nga dy vëllezërit, djemtë e Sejdin Haxhisë. Më shumë se njëzet plumba janë derdhur me breshëri në Fetahun e Fatbardhin që kanë vdekur në vend, ndërkohë që vrasësi ka mundur të largohet nga vendi i ngjarjes për t’u strehuar tek disa të afërm të tij. Qysh prej atij momenti nuk ka më qetësi për pjestarët e tjerë të familjes Hysaj. Për ta nis jeta e mundimshme e ngujimit, fjalë e ardhur nga thellësitë e shekujve deri në ditët tona. Tashmë dy varret e reja të fisit Haxhijaj në bazë të ligjeve të tmerrshme të kanunit të maleve nuk prehen të qeta përderisa të hapen edhe dy të tilla në familjen Hysaj. Gjaku lahet me gjak thuhet në nenet e pashkruara të kanunit që në 12 vitet e fundit, i ndihmuar edhe nga mungesa e shtetit, është ulur këmbëkryq e bën ligjin në rrethet e veriut të vendit. E ndërsa Rasimi ka vdekur, gjakun duhet ta shlyejnë Gëzimi me djalin e tij të vetëm Erisnalidin. Ata kanë pesë vjet që rrijnë të ngujuar e më kot presin ndihmë e përkrahje nga shteti. Edhe misioni i pajtimit mbarëkombëtar të gjaqeve, përveç dëshirës, asnjë mundësi tjetër nuk ka për të ndihmuar në zbutjen e këtij fenomeni që dukshëm po gërryen jetën e rilindur veçanërisht në tervat e veriut të vendit. Armët e Haxhiajve rrinë ngrehur për tu shkrehur mbi Gëzimin e të birin, të cilët nga frengjitë e kullës së ngujimit shohin me lakmi rrezet e diellit e pranverën që rilind. Eh… sa mall e dëshirë kanë të dalin prej aty, por… pushka vrastare është gati me gishtin te këmbëza. Një realitet i hidhur, një tragjedi e dhimbshme në shekullin e ri! Rifat Ymeri Shuhet familja e Riza Hebaj nga Drevari i Mitrovicës! -Dosja e krimit serb në Kosovë- Ndoshta pluhuri i harresës do të kishte mbuluar gjithçka e kurrë s’do të merrej vesh se jo më shumë se para 5 vitesh në një fshat malor disa km përtej qytetit shqiptar të Mitrovicës kishte jetuar edhe familja Hebaj. Rastësia e solli që para disa ditësh, në rolin e gazetarit të “Shqipërisë Etnike” së bashku me kolegun tim nga Prizreni Nexhat Çoçaj të vizitonim Mitrovicën e njëheraz të mësojmë një pjesë të këtyre krimeve makabre të kryera nga paramilitarët serb gjatë vitit 1998. Një tjetër koleg i yni në këtë qytet, përveç shumë fakteve e ngjarjeve të mbledhura për krimet e luftës, na la në dorë edhe një tufë letrash pa përgjigje që djali i mbetur gjallë, Eltioni, që kishte ikur nga Kosova para fillimit të luftës, i dërgonte babait të tij Rizasë, nënës Naxhije e motrës së vetme Armanda. Ka lindur më 17 qershor 1980. Ishte pikërisht ky djalosh, Eltion Riza Hebaj që në këtë foto që ilustron shkrimin, e para pesë viteve, buzëqesh pafajshëm dhe as që e di se ç’ka ndodhur me njerëzit e tij më të dashur. Ka ikur nga Drevari, para luftës e qysh prej asaj kohe, ndonëse ka shkruar shumë letra, asnjëherë s’mundi të lidhej ose të merrte vesh diçka për fatin e familjes. Ai edhe sot rri me shpresën se ndoshta një ditë do të takohet me sytë e përlotur të Rizasë, nënës shëndeligë Naxhijes e motrës së tij të dashur Armanda, por… Ishte nxehtë, kohë vere, jo më larg se katër vjet më parë. Kishte pak muaj që ushtria serbe kishte nisur ofensivën kundër shqiptarëve për t’i detyruar të braksitin trojet e të parëve. Atë natë dhjetra paramilitarë serbë, me urrejtje patologjike kundër shqiptarëve, mësynë banorët e pambrojtur të Drevarit. Vranë, prenë, grabitën, përdhunuan e shkatërruan gjithçka. Pre e dhunës shtazarake ranë edhe tre pjestarët e familjes Hebaj. Dhjetra thika u ngulën egërsisht në trupat e tyre të pafajshëm që u tërhoqën zvarrë nëpër rrugët e pluhurosura të Drevarit, ndërkohë që flakët e zjarrit shkrumbuan tërësisht shtëpinë. Dikush i varrosi kufomat e shpërfytyruara. …Tre varre janë edhe sot pa emër në një bregore pak metra mbi shtëpinë e drevarëve të sotëm… Ky ishte njëri ndër krimet makabër që naziskinët serbë kryen mbi mijëra familje kosovare gjatë luftës. Të tjera fakte të tilla tronditëse, do të sjellim në numrat e ardhshëm të “Shqipërisë Etnike”. Ndërkohë që Eltioni do ta mësojë përmes gazetës historinë tragjike të familjes së tij. Sytë e tij do të mbushen me lot, do të trishtohet, por tashmë s’do të shkruajë më letra. Ai s’ka kujt t’ia çojë dhe as ku të shkojë. Tre varre pa emër pak metra mbi shtëpinë e djegur në Drevarin e tij të shtrenjtë… E historia vazhdon. E ndërsa Nexhati mbeti në Prizrenin e tij, unë me dëshminë e krimeve u ktheva në Shqipëri e nisa të botoj pjesë nga dosja kriminale e dorës gjakatare serbe kundër shqiptarëve! Rifat Ymeri Fati i shqiptarëve në Kosovë e Maqedoni është tragjik Fati i shqiptarëve kudo qofshin ata të vendosur, në Kosovë, Maqedoni, Preshevë, është tragjik. Problemet akoma nuk janë zgjidhur përfundimisht. Shqiptarët gjithmonë kanë luftuar e derdhur gjak për të qëndruar e jetuar në tokën e tyre. Luftuan kundër serbëve për të qenë të lirë e të pavarur. Çështja e shqiptarëve të Preshevës e Maqedonisë ende nuk është zgjidhur, persekutimi dhe keqtrajtimi akoma vazhdon në lloj-lloj mënyrash. Persekutimi serb i detyroi një pjesë të tyre të shpërngulen nga shtëpitë e veta dhe të kërkojnë ndihmë nëpër botë. Po shumë prej tyre duan të kthehen në shtëpitë e veta, në tokat e veta stërgjyshërore. Propaganda sikur gjendja është normalizuar është një gjurmë fallco, një tymnajë e qëllimshme. Qeveria e Beogradit po gënjen kur thotë se mënyra e trajtimit ndaj shqiptarëve ka ndryshuar, se ata gëzojnë të drejtat e tyre. Ne e pamë me sytë tanë se e vërteta është tragjike, saqë edhe gazetarët e “Shqipërisë Etnike” nuk mund të paraqesin dokumentin, se mund të rrezikohet jeta. Duke dëgjuar e besuar propagandën e Beogradit, shqiptarët e larguar nga Presheva e Bujanovci, filluan të kthehen në tokat e pronat e tyre. Por ç’ndodhi me ta? Ata i priti pabesia serbe, i priti e papritura, vdekja. Kështu ndodhi edhe me zotin Emrush Veseli i cili që nga koha e luftës ishte larguar nga shtëpia e tij në Preshevë dhe jetonte në Maqedoni. Ndërsa djali i tij Gzim Vaseli është larguar nga Presheva për t’i shpëtuar tiranisë serbe dhe sot nuk i dihet as adresa, as fati, në është i gjallë apo i vdekur. Duke i besuar verbërisht propagandës serbe, Emrushi vendosi ta linte Maqedoninë dhe të shkonte në shtëpinë e tij në Preshevë. Por për fat të keq ai u gjet i vrarë pas dy ditësh, dhjetë metra larg shtëpisë së tij, me datën 2. 03. 2003. Po me të tjerët që duan të kthehen në vendin e tyre ç’do të ndodhë? Një zot e di. Sokol Pepushaj TV “Malësia”, telelvizioni i sfidave. Rrugë të mbarë. Malësia e Madhe është djepi ku është përkundur një pjesë e rëndësishme e kulturës shqiptare. Madje më brilantja. Gjergj Fishta aty nisi vargjet e “Lahutës së Malcisë”. Por që para tij, kur Shqipëria njihej veç përmes Gjergj Kastrioti e Lekë Dukagjinit, ishte skulptori erodit Françesko Albanessi, kelmendasi që në shekullin 15-të gdhendi altarin e kryekishës së Milanos që edhe sot qëndron i paarritshëm si një kryevepër e artit të kulturës botërore. Pa përmendur dhjetra e dhjetra shembuj brilantë të tjerë që i dhanë ndriçim gjerdanit shqiptar, Angjelin Prelocaj, njëshi i baletit në botë, Gjekë Marinaj që i ka hypur me revan të pandalshëm “Kalit” të poezisë, Aleksandër Frangaj, Ramiz Lika, Lukë Kaçaj, Tomë Therçaj, Dakë Keqaj, Fitore jonuzi, Kadri Ujkaj, Qazim Lika, Sokol Zekaj, Dodë Kaçaj, gjuhëtari Gjovalin Shkurtaj e mjaft të tjerë që para se të jenë shqiptarë të mëdhenj, ishin apo janë malësorë të mirë, qytetarë të mirë të botës së letrave. Pikërisht këtu, në këtë amfiteatër të kulturës shqiptare, nisi rrugën telelvizioni me emrin kuptimplotë “Malësia”. Në qoftë se sot e tërë kultura shqiptare, konkretisht mediat e shkruara e vizive meqë jemi në këtë pikë, kanë “pakëz” Malësi brenda, nëse edhe Parisi e Nju Jorku po kështu kanë malësi elitare atje, televizioni “Malësia” s’ka kurrsesi arsye që shumë shpejt të mos jetë vetëm një interlokutor i problemeve mbarëshoqërore të shoqërisë shqiptare, por edhe një tribunë e mendimit të lirë, një tribunë e rrezatimit kulturor. Malësorët ngado që janë sot, nëpër tribunat e kulturës shqiptare, do investojnë dijet e tyre në këtë televizion. Edhe diaspora e malësisë, është normale të investojë. Se paratë nuk pjellin mend, por mendja lind paranë. Dhe diaspora malësore i ka të dytat se nuk i kanë munguar të parat, ashtu sikundër ideatorit të kësaj nisme, Shaban Danit. Televizioni “Malësia” nuk prezantohet si një fillestar, pasi dy gazetarët e tij Rifat Ymeri e Vasel Gilaj që janë edhe gazetarë të gazetës sonë, shtruan shinat e para në dy televizione të Shkodrës. Dhe i shtruan mirë. Valët e TV “Malësia” përmes programeve shumë serioze do futen si pjestarë të familjeve tuaja, në shtëpitë tuaja. Ky televizion do jetë miku i të gjithëve, edhe i fëmijëve që do përpiqet t’i edukojë me atdhetarizëm, t’i pajisë me kulturë t’i ketë xhan. Ky televizion shumë shpejt do mbulojë hapësirën e gjithë Botës përmes një faqeje interneti që do ia çelë mikja e saj, gazeta “Shqipëria Etnike” si e vetmja medie në Shqipërinë e Veriut që ka akses të vetin në internet, të abonuar e të kontraktuar për një periudhë shumë-vjeçare në Amerikë. Ja pra, me ç’synime hyn TV “Malësia” në rrugën e vështirë e të shenjtë të informatikës. Hyn më autoritarja e tërë mediave të shkruara të Veriut Shqiptar. Dhe normalisht do jetë më e shikueshmja, më simpatikja, më e respektuara, më e paanshmja, më profesionalja. Kështu shpresojmë ne, kështu urojmë ne. Rrugë të mbarë. Albert Vataj Sokol Pepushaj Edhe ushtarakët të cilët sakrifikuan që të kenë një ushtri të fortë të niveleve perëndimore detyrohen të lënë atdheun Një ndër ushtarakët e shumtë që shërbyen në Ushtrinë Shqiptare ishte nënoficeri me gradë kapterr I-rë, z. Nini Sanaj i datëlindjes 20 Janar 1956, i cili ka kryer detyra të ndryshme nga viti 1976-1995. Qeveria totalitare i kërkoi garanci për të qenë ushtarak dajës së tij Kol Kola i cili kishte detyra të larta në ushtri. Kështu dhe më 13 dhjetor 1990 u arrestua dhe u lirua brenda 4 ditësh duke e nxjerru nga qelitë e Ministrisë së Punëve të Brendëshme po nga daja i tij. Në gusht të vitit 1995, është liruar nga ushtria nga segmente të majta ndërhyjnë si person që ishte aktiv i PD duke e justifikuar në kuadrin e reformës nëushtri. Më 2 dhjetor të këtij viti rreth orës 1900 është therur me thikë nga persona ekstremistë të majtë duke e kërcënuar që të heqë dorë nga PD, ose jeta e tij do të marrë fund. Në zgjedhjet likale, më 01. 10. 2000 për pushtetin vendor duke qenë vëzhgues për PD në qendrën e votimit nr. 56, nën kontrollin e mbrojtjen e votës së lirë është grindur nga persona të pa identifikuar të cilët donin të manipulonin zgjedhjet të cilët nuk njiheshin zyrtarisht nga komisioni. Kështu e kanë qëlluar me thikë duke u therur për të dytën herë. Policia në fakt i dinte kush janë por nuk iu interesonte t’i identifikonin dhe procesi hetimor ende është në hetim. Në këto rrethana është shtruar në Spitalin Rajonal të Shkodrës duke qëndruar deri më 6 tetor 2000 për kurim pranë familjes që jeta e tij të jetë më e sigurtë. Në zgjedhjet e 24 qershorit 2001 ka qenë përsëri vëzhgues në zonën elektorale nr. 7 për PD në koalicionin për fitore ku ishte rrezikuar prapë jeta e tij. Ka marrë pjesë në të gjitha lëvizjet demokratike si më 2 prill 1991, 14 shtator 1998. Në këto rrethana të krijuara është detyruar të lërë nënën, të afërmit e vendin e tij dhe të emigrojë me gjithë familje në një shtet të sigurtë. Zef Nika |
Nr. 40 i gazetës në print
| Luigj Gurakuqi shembull absolut i atdhetarizmit
(Me rastin e 124 vjetorit të lindjes) Nuk ka figurë më të ndritur, më të pastër dhe më patriotike për shekullin e njëzetë (me përjashtim të Nënë Terezës) se sa figura burrërore e fisnike e të pavdekshmit Luigj Gurakuqi. (M.B.). Jemi munduar të shkruajmë për veprën madhështore të këtij atdhetari të papërsëritshëm dhe idealisti të pakrahasueshëm, por duhen volume dhe pendë fishtiane për të përshkruar madhështinë e këtij “shën Françesku”. Në këtë vit jubilar me rastin e 124 vjetorit të lindjes së tij, menduam të rifreskojmë ato “pak” mendje ku vlon gjaku i patriotizmit dhe ku idealet kombëtare, “gëlojnë” ende të pashuara. (autorët). Martiri dhe Mësuesi i Popullit Luigj Gurakuqi është një nga figurat më të shquara të kombit Arbër, e zë një vend të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë të çerekshekullit të parë të shekullit XX. Me të vërtetë është pohuar se me luftën e tij për çlirimin kombëtar e demokratizimin e vendit ai ka vulën e vet të pashlyer në analet e historisë tonë. “Nuk ka ngjarje të mëdha politike, shoqërore e kulturore në këtë çerekshekull, ku të mos ketë qenë prania e tij, ku të mos jetë ndjerë fjala, urtësia e vullneti i tij, ku të mos ketë spikatur patriotizmi e demokratizimi i tij. Dhe kjo figurë e shquar ngrihet akoma më madhështore në piedestalin e historisë, po të kemi parasysh armiqtë e shumtë që duheshin përballuar, vështirësitë e mëdha që duheshin kapërcyer, komplotet dhe intrigat e panumërta që i kanoseshin jetës së tij në çdo hap”. (S. Pollo, “Luigj Gurakuqi – demokrat revolucionar i shquar, në: “Studime historike”, 1979, nr. 2, fq. 18.) Shkodra, e njohur që nga kohët më të lashta, në fund të shek. XX, ishte një nga qytetet më të zhvilluara të Shqipërisë në të gjitha vështrimet: politike, shoqërore, kulturore e veçanërisht ekonomike. Qyteti kishte afërsisht dyzetepesë mijë banorë, çka tregon se ai kishte një popullsi relativisht të madhe për kohën. Udhëtari i mirënjohur Evlija Çelebiu, në vitet 1661-1662 e gjeti qytetin e Shkodrës me 1800 shtëpi, ndërsa aty nga gjysma e dytë e shekullit XIX, ajo vetëm dyqane kishte rreth 3500 dhe afro 50 firma grosiste. E njohur për prodhimin e mëndafshit, artikujve artistikë të argjendarisë, për përpunimin e lëkurëve e të veshmbathjes, qyteti i Shkodrës ruante ende (megjithë konkurencën e jashtme) një pozitë mbizotëruese si në tregtinë mbrenda vendit ashtu edhe në disa krahine kufitare të Ballkanit. Rreth 130 firma tregtare të Shkodrës kishin agjensitë e veta në Venedik e gjetkë. Këta e zhvilluan dhe zgjeruan shumë veprimtarinë e tyre mbrenda dhe jashtë vendit dhe u bënë ndërlidhës të tregtisë në disa krahina të Ballkanit me vendet e ndryshme europiane. Për zhvillimin e gjithanshëm të qytetit flet dhe ky fakt: Në Shkodër në fund të shek. XIX, kishte disa farmaci, të cilat mund të krahasoheshin edhe me farmacit më moderne të qyteteve të Europës Perëndimore, Ref.: Dr. K. Kërçiku, “Zhvillimi i shëndetësisë në Shkodër gjatë shek. XVIII-XX”. Tiranë 1962, fq. 232. Kronistja dhe studiuesja e shquar angleze Edith Durham, ndër të tjera thotë: “Në Shkodër ishte përfaqësuar e tërë Europa, jo me ministra, po me konsuj. Duke ardhur nga vende të tjera të Ballkanit, asaj s’kishte si të mos i bënte përshtypje Shkodra, që ishte një qytet relativisht i zhvilluar dhe me një ndryshim thelbësor nga viset që ajo kishte vizituar më parë. Në njërën nga lagjet katolike të këtij qyteti gjendet edhe sot një rrugicë që mban emrin e Gurakuqëve. Në një nga shtëpitë e para të kësaj rrugice u lind më 19 shkurt 1879 , Luigj Gurakuqi, djali i dytë dhe i fundit i Pjetër Gurakuqit. Pjetri qe një njeri që gëzonte respekt dhe autoritet në të gjithë qytetin e Shkodrës. Si mjaft tregtarë të këtij qyteti, bënte tregti me qytete të Italisë, si me Venedikun e Milanon. Kjo tregon më së miri se Luigj Gurakuqi vinte nga shtresat tregtare, dhe ato familje me nivel kulturor të admirueshëm, gjë kjo që hedh poshtë çdo hipotezë se Luigj Gurakuqi kishte mendësinë komuniste. Ai, ndonëse vinte nga shtresat e pasura, i mbrojti dhe i ndihmoi të varfërit. Në qoftë se kjo mendësi “majtiste” e bën atë “komunist”, kjo “ndihmon” komunistët!… Të gjithë ata që sulmojnë Gurakuqin me etiketën aq të pagjetur “komunist”, nuk janë asgjë tjetër veçse përfaqësues tipikë të “kapitalizmit të kuq vulgar”. (MB). Në këtë përvjetor të lindjes së Gurakuqit, menduam që figurën e Tij të shquar, shumëdimensionale dhe me theks të spikatur patriotik, ta trajtojmë në spektrin e intelektualit: Luigj Gurakuqi duke qenë Ministër i parë i Arsimit në Qeverinë e Ismail Qemalit (pas 450 vjet pushtimi osman), ai dha një kontribut të madh në ngritjen e ndërgjegjes kombëtare. Ai nuk erdhi rastësisht në këtë funksion. Në Kongresin e Manastirit, në moshën 29 vjeçare ishte N/Kryetar i Komisionit të Alfabetit shqip, përkrah Fishtës, Mjedës, Doçit, Logorecit etj. Ai ishte drejtor i të parës shkollë Normale në Elbasan (1909). Drejtor i Arsimit në vitet 1916-1918 dhe në Kryesinë e “Komisisë Letrare” në Shkodër, gjatë këtyre viteve. Gurakuqi u detyrua të ballafaqohet me Xhonturqit, të cilët filluan një luftë sistematike kundër përdorimit të alfabetit të miratuar në Kongresin e Manastirit, të cilët nxitnin përdorimin e një alfabeti me germa arabe. Me një guxim qytetar për t’u admiruar, autori me anën e një ironie të hollë i vë në lojë kaq bukur Ministrin turk të Arsimit, që hiqet si i ç’interesuar në këtë çështje kur shkruan: Unë nuk i kam besë që Ministri i mësimit mos të jetë izoti të kuptojë se kombi shqiptar nuk mund të zgjohet ndryshe veç me anën e Gjuhës së tij, të shkruar me shkronjat e veta.” Kjo ironi bëhet akoma më therëse dhe arrin kulmin kur vë në lojë dhe vetë Vezirin e Madh, që kishte deklaruar se “ai si vezir do të mbahej i paanshëm ndonëse si njeri është anëtar i shkronjave arabishte”. A ka ku të shkojë më tej? Miratimi nga ana e Parlamentit Turk të ligjit se, për muslimanët nuk ishte nevoja të “shënohej kombësia”, ishte një manovër djallëzore e Xhon-turqve, që pajtohej me traditën turke të bizantizmit të kombësisë sipas fesë, të mohimit të kombësive sipas gjuhës dhe të pohimit sipas fesë, (siç e thamë më lart), prandaj dhe autori e mbyllte këtë artikull me një paraljmërim që është për t’u vënë re: “Lypset, pra, të bashkohemi e të përkujdesemi me sa të na mundet, si e si të gjejmë mënyrën e udhën që të kërkojmë edhe na ato të drejta që kombet tjerë i kanë”. Shtypjes dhe terrorit të egër që shpërthyen turqit e rinj, shqiptarët iu përgjigjën me kryengritje të armatosura, të cilat kanë gjetur pasqyrimin e tyre edhe në faqet e shtypit të kohës. Kryengritja e Kosovës në verën e vitit 1910 e përshkuan zemrën e Martirit-Gurakuqi, me “nji shigjetë të helmueshme”, siç pohonte vetë, nga kthesat e papritura që ato morën nga egërsia me të cilën ato u shtypën. Këtyre kryengritjeve ai u kushtoi tre artikuj të mprehtë polemizues me shtypin turk ku e demaskon me armët më të preferuara të tij, (ironinë e sarkazmën) qeverinë reaksionare turke. Gurakuqi me këtë rast na ka dhënë një kuadër mjaft prekës e tronditës të kësaj kryengritjeje: “Ushtima e topave, e përzier me gjëmimin e të plagosurve, me vajin e grave e me psherëtimat e të varfërve, arrin sot në veshët tonë më e ashpër e më e tmerruar se kurrë nga ato male të larta, nga ato vise të mjera, që janë nji nga pjesët më të çmueshme të Atdheut tonë: në Ipek e në Prishtinë, në Cernalevë e në Kaçanik, në Rekë e në Jakovë, tymi i barotit ka mbushur rreth e rrotull qiellin si një mjegull “sëmundjesjellëse e fatzezë”. Dhe Gurakuqi, jo pa njëfarë ironie, i drejtohet qeverisë: “A thua qeveria kujton me të vërtetë se vetëm me pushkë e topa mund të rrëfehet fuqia?” Këtë politikë dritëshkurtër të saj ndaj vendit tonë, autori do ta demaskonte rreptë edhe në artikullin e tyrë, sidomos do t’i çirrte maskën Mahmud Shefqet Pashës që në mënyrë të paturpshme e cinike i kishte deklaruar një korespondenti të huaj si një mburravec: “Unë do ta shuaj domosdo e gjer në rrënjë kryengritjen e Kosovës”. “Shtrëngohem të them, – theksonte Gurakuqi, – se fjalët që tha Mahmud Shefqet Pasha nuk më duken të pëlqyeshme”. Pastaj, autori godet rëndë me një sarkazëm të hollë edhe deputetët reaksionarë shqiptarë të Parlamentit Turk, kur shkruan se “nuk jam nga ata që duan të ngrihen si gjykonjës të drejtë e të lartë të historisë e të politikës, por nuk dua të jem as prej atyne shqiptarëve që gëzojnë e përplasin duart mbi kobet e mjerimet e fisit të tyne”. Në këtë shkrim menduam që figurën e Gurakuqit ta trajtojmë kryesisht në pozicionin specifik të intelektualit të formuar. Dhe në këtë drejtim ka se çfarë të mësohet prej tij. Ai ishte ndër njohësit më të mirë (të kohës së tij) të Homerit e Virgjilit, i Tirteut dhe i Horacit, i Pindarit dhe i Timbulit e deri tek Danteja. Është një meritë e madhe e Gurakuqit, se duke patur një shembull të tillë të madh e të shkëlqyer të kulturës botërore, nuk e pa atë si diçka të paarritshme, por mbështetur në traditën kombëtare iu vu punës me mish e me shpirt për krijimin e zhvillimin e kulturës nacionale, që sipas Gurakuqit do të ishte pasqyrë e ndërgjegjes kombëtare, shkalla e zhvillimit të tij politik, kulturor e shoqëror. Dhe natyrshëm kjo kulturë, (sipas tij), do të shprehte aspiratat e popullit shqiptar, zakonet e doket e tij, veçoritë e tij dalluese nga kombet e tjera. Duke luftuar për një kulturë nacionale, Gurakuqi, nuk mendonte t’ia kundërvinte atë kulturës botërore, ose që ajo të zhvillohej jashtë saj. Përkundrazi ai mendonte se edhe kultura jonë me arritjet e saj më të mira, do të mund të kontrubuonte në thesarin e saj. Këtë raport, Gurakuqi jo vetëm e kishte kuptuar drejt, por edhe e ka interpretuar nga pozita fare të qarta. Gurakuqi, gjithashtu, ishte njëri nga stilistët më të mirë të kohës së tij dhe “që ka lënë modë të prozës fletorare dhe të gojtarisë”, (Ref. “Historia e Letërsisë Shqipe”, vëll. II, fq. 390, 1959), një stilist plotësisht me karakteristikat e veta të veçanta, që e dallojnë atë edh nga stilistët e tjerë të kohës, si Fan Noli etj. Stili i tij i këndshëm spikati që në shkrimet e para e erdhi duke u përkryer në sajë të një kulture të gjerë që ai asimiloi me shumë përfitim dhe që e vëmë re në personalitetin e tij të shumanshëm. Mendimet e tij të mprehta, të çdo karakteri qofshin, na jepen me një frazë të qartë, të këndshme e të rrjedhshme. Dhe duhet të theksojmë se Gurakuqi, është një nga publicistët e oratorët e pakët që përdori me shumë sukses në stilin e tij frazën tepër të gjatë. Por megjithatë është e bukur, e lidhur, e ngjeshur, tepër dinamike dhe e kuptueshme për të gjitha kategoritë e lexuesve. Në rast se fjala e Nolit rrjedh e rrëmbyeshme dhe kumbuese, përkundrazi fjala e Gurakuqit rrjedh e qetë dhe e shtruar. Tipar i rëndësishëm i shkrimeve të tij është karakteri përgjithësues i tyre. Mjaft prej tyre shprehin idetë e vetë lëvizjes tonë kombëtare për krijimin e unitetit politik të popullit për ta bërë atë më të ndërgjegjshëm në luftën e tij. Dhe padyshim kjo është ana më e rëndësishme e tij si publicist. Shtojmë se, pikpamjet e tij politike, Gurakuqi i ka paraqitur si në oratori, ashtu edhe në publicistikë me mjaft shije, e nga pozitat e një esteti të përparuar dhe largpamës. “Mjaft i lakmueshëm për ditët tona të turbullta kur politika rrokulliset sa majtas-djathtas dhe kur për fatin tonë të keq mungon një qendër e fuqishme për zbutjen e ekstremeve dhe daljen nga kolapsi.” (MB). Gurakuqi qëndron krenar në sheshin kryesor të qytetit të tij që aq shumë e deshi. Si simbol i çdo gjëje të bukur e të pastër dhe “sfidë” ndaj korrupsionit dhe pandershmërisë. Jemi të mendimit se, Gurakuqi nuk ishte një idealist “utopik”, por një mbrojtës konseguent i idealeve të shenjta kombëtare, me një karakter të fuqishëm dhe të pakrahasueshëm me bashkëkohësit. Ai mund të “taksohet” për intransigjencë, por në periudhën tepër të vështirë që po kalonte kombi ynë, i porsadalë nga “nata” e gjatë osmane, kompromiset ishin baraz me tradhëti. Studiuesit dhe historianët, deri më sot nuk kanë arritur të gjejnë asgjë negative në figurën e këtij “Portreti” të mbuluar me kurorën e “Artë” të Lavdisë që i dha shërbimi i Tij ndaj intersave të larta të Kombit. Askush nuk e ngriti më lart zërin në Parlamentin Shqiptar të viteve 1921-1924, se sa Gurakuqi, ndaj masakrave serbe, që bëheshin mbi vëllezërit kosovarë. Dhe ishin pikërisht serbët që e sollën në fuqi Ahmet Zogun. Tepër qesharake tingëllon parulla e legalistëve: “Atdheu mbi të gjitha”, dhe që kjo parullë i artibuohet pikërisht atij, që i solli shpindën Atdheut në momentet më kritike… “Sa më shumë “sulmohet” figura e të Madhit Gurakuq, aq më tepër zmadhohen dimensionet e saj”, (MB). “Jeta dhe vepra e Luigj Gurakuqit, janë “pasqyra” e një Populli me tradita të shquara Atdhetarizmi, janë pararendës të Europianizimit të Atdheut të shenjtë të Gjergj Kastriotit, janë “balsam” për edukimin Atdhetar të brezave dhe për lulëzimin e Arbërisë së re”, (M.B. – L.L.). Mark Bregu Lekë Luma Shakaxhitë e nacionalizmit… (Një sqarim për z. Abdi Baleta) Në “fletushkën” tuaj të dt. 4 shkurt 2003, më shumë se një herë keni lakuar emrin tim duke i vënë epitetin e turpshëm Marku, b… Që ju mungon edukata dhe kultura qytetare, këtë e dinë të gjithë ata që e kanë lexuar “fletushkën” tuaj, por që të arrini deri në atë shkallë sa të kopjoni saldatorin, këtë nuk e kemi ditur! Dua t’ju kujtoj se, kolegu juaj i zgjuar, më parë se të vinte atë epitet, me b…, duhet të ishte kujtuar se me atë germë fillon emri i tij dhe mbiemri i padronit të tij që e quan “koleg”. Pra, nëse do të bashkojmë dy germat e sipërpërmendura, – Bujar + Baletë, – do të na rezultonte: b + b = b… (të cilat formojnë “Qesen”). Në këto kushte nuk ju mbetet gjë tjetër veçse me këtë “Qese” të bëni një “hajmali” dhe ta varni në qafë. E gëzofshi… Ju, më keni quajtur “estradaxhi” kantjeresh. Dhe kjo është më se e vërtetë, e kam dhe do ta kem për nder, që i kam argëtuar sadopak shokët e mi të punës (mjaft të lodhëshme), duke filluar që nga punëtorët më të thjeshtë e deri tek specialistët dhe kuadrot shumë të nderuar të veprave, duke filluar me Luigj – Napolon Qendron, Sokrat Kalivopullin (ndjesë pastë), për të shkuar më lart tek Emin Musliu, Ismail Ahmeti e Profesori i shquar Faraudin Hoxha. Abdi: Estrada e Hidrocentraleve nuk ka qenë Estradë e ndonjë Kooperative Bujqësore të Matit. Aty kanë debutuar artistë të përmasave kombëtare (madje edhe ndërkombëtare), si i Madhi Gjosho Vasija, Zef Deda, Mark Fati dhe Ismail Alia. Jemi fitues të “Medaljes së Artë” në Takimin e Estradave më të mira Profesioniste të vitit 1968. Nuk e di sa e njihni ju humorin, por sipas epiteteve që cituam më lart, ju njihni vetëm humorin banal. Ndërsa kolegu juaj është marrë me shumë me Dramën dhe me role drejtorësh, apo me ndonjë “rol” tjetër, nga i cili ka përfituar edhe pasaportizimin në Shkodër. Më erdhi mirë që ju akoma nuk e besoni se shkrimet janë produkt i mendimit tim. Duhet të jeni i bindur se në çdo shkrim është vetëm mendimi im i pavarur, dhe mos të të shkojë ndërmend se jam si ata viçilat tuaj që vijnë nga “llumi” i klasës dhe bashkohen me “llumin” e politikës, duke i kthyer në vasalë të përjetshëm, “notarë” të ujrave të “pista”. Në lidhje me epitetet “katolikocentrist” etj., që “pjell” fantazia juaj, dua t’ju kujtoj diçka nga historia, dhe t’ju them se mbi ç’baza e mbështes arsyetimin tim (të pavarur), kur them se duhet t’ju referohemi aleatëve të natyrshëm: Përpjekjet për çlirim në shekullin XVIII (183) “Letër e Kapedanit të Kuçit, Ilia Drakoloviçit (Drakolov) drejtuar Perandoreshës së Rusisë, Elizavetës, me të cilën i shpreh bindje dhe tregohet i gatshëm të vihet në shërbim të saj për luftën kundër Turqisë. v. 1756. 6 Gusht. Levi. C.A. Ven. e Mont. f. 70. / italisht. Ref. “Burime të zgjedhura për Historinë e Shqipërisë” vëll. III. Terminologjia e dokumentave. E shkëlqyeshme Mbretëreshë e Perandoreshë e Madhe e Rusisë (Lisaveta), zonja jonë dhe e Serbisë, Bullgarisë dhe kombit Ilirik. Madhërisë Suaj Perandorake, me këtë letër, po i përshteten zemrat tona me të cilat ne, shërbëtorët tuaj të padenjë, po ju dhurohemi t’ju shërbejmë. Së pari unë, Kapitan Ilia, nga vendet malore të Skandarisë (Shkodrës) që janë: Kuçi, Kelmenti, Vasoviçi, Bratonosiqi, Piperi, Bjelopavliqi (Palabardhi), Hoti, Kastrati, që përpiqen ta shtypin fuqinë otomane. Na gjindemi në kufi dhe jemi ortodoksë të vërtetë që mbajmë besimin tonë të lavdishëm dhe ruajmë vatanin tonë, dhe me armët e pakta tona e me shpenzimet tona, po premtojmë të shërbejmë për lartësimin më të madh të besimit Kristian. Kur të jetë koha, do ti tregojmë privilegjet e mëdha, qoftë të austriakëve, qoftë të Prijësit, (Venedikut), dhe në sa luftime të austriakëve kundër Sulltanit kemi shërbyer me armët tona, dhe në sa luftime të tjera edhe më të mëdha kemi marrë pjesë me kalorësit tonë si dhe çfarë kemi shtënë në dorë pa asnjë ndihmë dhe pa komandant tonë. Dhe, në kohën e fëmirisë sonë kemi qenë pranë Perandorit – Pjetrit të Madh. Mund ti tregojmë Madhërisë Suaj Mbretërore se prindërit tonë qenë në shërbim tua, dhe në se Madhëria juaj do të na ftoni pranë jush, jemi gati të vijmë dhe të çpallemi për madhësinë tuaj çezare (perandorake) dhe për të mirën tonë të përhershme. Dhe për më tepër po i themi Madhërisë Suaj çezare se gjithnjë jemi gati t’ju shërbejmë me kalorësit tonë. Kërkojmë prandaj hirin tuaj që të pranohemi si vasalë tuaj të përhershëm dhe ta merrni për ne këtë vendim të mirësishëm. Do të vijmë personalisht të paraqitemi e të përshëndoshim Madhërinë Tuaj e t’ju paraqesim petkat që kanë pasë babat tonë, dhe jemi të gatshëm të vijmë nëse na jepni vendimin e hirshëm që kërkuam. Dhe duke lutur bekimin qiellor për fëmijën tuaj. Kuç, Fortesa e Medunit. 6 Gusht 1756. I.M.S. Perandorake, Mbretëreshës sonë shumë të mirësishme, shërbëtor i përvuajtur, – Ilia i Drekaloviçit Kapiten dhe Qeveritar i Bardhës-Brdës. Afërsisht të njëjtin tekst ka edhe: Plani i Kryengritjes, paraqitur nga Kuvendi i Kuçitm Karlit të II – Konzaga, duka i Neverës ose (Parmës) më 8 shtator 1614. Dhe duhet theksuar se në këtë kryengritje, janë angazhuar që nga Dukagjini deri në Himarë, bashkë me Malin e Zi (të sipërpërmendur). Padyshim, tek këto zona të “nxehta” duhet kapur filli i Nacionalizmit. Është trajtuar mjeshtërisht, se cilët ishin aleatët tanë: – Austri, Itali e Rusi. Atëherë lind pyetja kush i braktisi këta aleatë, dhe pse? Dhe këtu do të shohim, si në pasqyrë, tradhëtinë e pashallarëve shqiptarë, të cilët mbetën vasalë të “përjetshëm” të Perandorisë Osmane dhe na lanë këtu tek jemi. Sipas mendimit të Baletës, këta duhet të mbajnë Flamurin e Nacionalizmit!?… Të “lumtë” o nxënës i zellshëm, i shkollave të Makarentos, (të riedukimit). Mark Bregu Fobia… Çudi: Ne pasardhësit e ilirëve krenarë Ne, që dhëmb për dhëmb, u ndeshëm me romakët Bij të Kastriotit – prijës legjendar Që për një çerek shekulli i mundi anadollakët. (Sot mes Europës nga kush kemi frikë?!)
Plot me bunkera asht mbushur toka Dhe ngjajnë me këpurdhat që dalin pas shiut Ne, që për trimni, zili na e kishte bota Vallë, përse kërkojmë sot, – Vrimën e miut! Ç’është kjo fobi ndonjëherë e pa parë Që përbuzë në shekuj e kanë ilirianët Si hyni frika në barkun shqiptar Kush vallë në lepuj i ka kthye luanët? Mallkuam Europën dhe Amerikën Adhuruam serbët, Vietnamin e Kinën Vëllezër dolëm me të gjithë Azinë Dhe historisë i sollëm shpindën!…
Pesë shekuj, turku na mbajti n’robni K’të, historia vetëm na e rrëfen Dikush, thotë, me turkun jemi miq n’lashtësi Nuk është çudi të mohojmë Skënderbenë1 Jemi fodullë, përbuzim botën Nuk pranojmë borxhe, ndihma e kredi! Veç, gjeografia na bashkon me Europën Se, shpirtin dhe mendjen i kemi n’Azi!
Mbrojmë pavarësinë, kufijt e shenjtë Kush vallë der më sot na sulmoi në kufi? Këto janë përralla për kalamajt Kufijt i kemi veç për t’na mbajtë ndry. Mjaft der më sot i besuam Marksizmit Por sot e tutje ma s’i besojmë Aq sa ju besohen përrallave të dimrit Që plakat pranë zjarrit fëmijëve u tregojnë Ka ardhur koha për reflektime Koha ka ardhë për autokritikë Nuk ta beson kush as dhe një qime Se njerëzit vuajn sot në Amerikë Ai, që këto përralla dikur na i tregoi Ai që na mbajti nën dhunë me “magji” Bashkë me përrallat kohë e tij perëndoi Pranë Nastradinit pushon shpirt i tij.
Më fal, Nastradin se të fyeva, për nderë Kur t’krahasova me atë të “ndjerin” Ti, kriminel s’ke qenë asnjëherë Ndërsa ai e kalon edhe Hitlerin.
Të falem Mirditë Si kala ngrihesh mbi shkrepa Si vetimë flakëron mbi retë Veç drangoj përkundë ndër djepa Tek ti, shqipet kanë foletë
Fole shqipesh, sofër burrash Pushka e ndera e shqiptarisë Kullat-k’shtjella maje currash Je simbol i trimërisë
Ti, ke kodra e lugje t’thella Mrize e kroje plot freski Si kunorë të rrin Munella Si çerpik, kapuç mbi sy
N’kreshta malesh e ndër ograja Gurrat rrjedhin ujë kristal Borë e bardhë “kësulë” mbi maja Çdo p’llambë toke mineral
Ty, Rromaku, sllavi as turku Kurrë s’ta mposhtën krenarinë Gjuhë e Fe, si ti s’i ruejti Asnjë fis në mbarë Shqipninë
Djelm e vajza si çeliku Gjithmonë n’prita e n’llogore Kurrë s’ta pau shpindën anmiku Veçse gjoksin Përmendore
T’qofsha falë Mirditë kreshnike Falë të qofsha ty Orosh Ty oxhak që kurrë s’u fike Flakë në krye e prush në gjoks. Mark Bregu
Gazetarë gogolë Pa asnjë pasojë, dy rrëmujxhinj rrahën një polic. Madje edhe u duartrokitën nga të pranishmit. Ata, sapo panë policin, nisën të rrahen me grushte e shqelma. Polici shkon e u hyn në mes për t’i ndarë. Ata të dy bënin sikur po qëllojnë njëri-tjetrin dhe ta rrahën për shtatë palë qejfe policin. Kështu duke e kanë pësuar deri më tani gazetarët e Veriut shqiptar, ndaj, ndryshe nga shumë shoqata o të kuqe, o bluhe, o të verdha, kanë krijuar Unionin e Gazetarëve të Veriut, të fokusuar jashtë klaneve politike, në shërbim të zgjidhjes dhe mbrojtjes së të drejtave e dinjitetit të tyre, në një shërbim më afër halleve të njerëzve. Pra, me pak fjalë, gazetarët nuk do ta pësojnë më si ai polici me rrëmujxhinjtë. Dhe sa për rrëmujë, politika aktuale për besë nuk e teprojmë po të themi se është e para në tërë Globin. Në këtë linjë, një qytetar amerikan pasi kishte lexuar pak ditë më parë disa informacione në internet për Shqipërinë, dhe meqë emrin shtetit tonë ia kish mësuar për herë të parë, kishte drejtuar një pyetje pranë një agjencie informative në Michigan se më e madhe është Kina apo Shqipëria?! Por le t’u biem gjërave më shkurt, pa shkuar nga Kina. Unioni i Gazetarëve të Veriut Shqiptar që në prezantimin e parë publik, vlerëson faktorin mbështetës të prefektit Gjergj Leqejza, kryebashkiakut të Shkodrës Ormir Rusi, kryetarit të PS-së Ndue Doda, sekretares për mardhëniet me publikun në degën e PD-së Valbona Qehaja, kryetarit të këshillit bashkiak dhe kryetar i Dhomës së Tregtisë Anton Leka, kryetarit të Konfederatës Sindikale Fatmir Smajli, kryetarit të BSPSH-së dega Shkodër Loro Mandi, politikanit Ndrekë ruka e shumë të tjerëve. Por çdo e re tremb të vjetrën. Frikë duket pati drejtori i policisë së prefekturës së Veriut Xhevahir Karaj që jo vetëm nuk iu përgjigj ftesës së gazetarëve, por as denjoi të dërgonte një përfaqësues apo të bënte një telefonatë. Mbasi kryepolici ka menduar se ka të bëjë me politikanë rrëmujxhinj që mund ta rrahin si atë policin në fillim të analizës sonë. Po jo vetëm polici, frikë reflektoi edhe konsulli italian në Shkodër Stefano Deleo që veproi me mospërfillje. Mospërfillje që e ka bazën në kritikat e rënda nga mediat për trafik vizash. Si Gogol për të trembur fëmijët u përfol Unioni i Gazetarëve edhe nga njerëzit që duan anarshi, që nuk duan disiplinimin e politikës së padisiplinuar, që nuk dëshirojnë një konvergim profesional të mediave për një pasqyrim sa më real të realitetit. Shoqata në fjalë nuk synon absolutisht të ndikojë në imponimin e fjalës së lirë, pasi gazetarët nuk janë skllevër. Por as skllevër të politikanëve që rrahen përditë edhe në parlament, jo që jo. Pa bërë moral, media përgjithësisht sot është ndërgjegjësuar dhe e kupton se partitë janë si puna e sëmundjeve. Sëmundje e madhe, sëmundje e vogël. Por sëmundje po që po. Koha e re kërkon forma të reja, perëndimore. Diversiteti i mendimeve e analizave nuk mund të jetë kurrsesi armiqësi, por as konvergimi veçmas në luftë kundër terrorizmit, paaftësive, aktorëve gaztorë që bëjnë moral fallco në parlament, të korruptuarve, klaneve mafioze, dinastive bastarde në emër të persekutimit, nuk është politizim, por hapje hapsinore. Të tërë e shohim se sot Amerika, bastioni i demokracisë e lirive njerëzore, këtë po synon të arrijë në vendet postkomuniste, jo vetëm në Shqipëri pra. Dyshimi në gjithçka, analiza për çdo fenomen, grumbullimi i informacionit dhe përpunimi i tij, janë detyrë e jona e shenjtë dhe që të bëhet më mirë nuk është më keq. Se dendur vërehet se si i bëhet jehonë të keqes. Informacioni serviret i “ndjeshëm”, si vajtim, meditimi si hipnozë, si një dhimbje e iluzioneve të humbura. Ashtu sikundër ligji është ndryshe nga ai i Partisë së Punës, pra fjala është e lirë, edhe gazetaria duhet të jetë ndryshe nga ajo e PP-së. Është fisnike të serviren mundësi e forma të reja zgjidhjeje problemesh origjinale. Dhe ata që vajtojnë në cep të shamisë së qyrrosur vetëm për të shkuarën, pa tentuar të hapin asnjë dritare drite për të ardhmen, që i tremb profesionalizmi, paanësia në shërbim të progresit, ata për të cilët fjala e lirë është gogol, tmerr, normalisht mund të bëjnë rreshtore pas kapterrëve të partive që ne sërishmi e çmojmë si të drejtë të tyre. Jo pak kolegë gazetarë në Amerikë, Angli, Francë, Itali apo gjetkë në perëndim, me të cilët “Shqipëria Etnike” ka lidhje të ngushta e bashkëpunime të shpeshta e vështrimlargëta, na kanë dhënë miqësisht ide që nëse Shqipëria don të futet në familjen e madhe evropiane, pikësëpari gazetarët nuk duhet të jenë ushtarë të bindur të formacioneve pa vizione. Kjo mendojmë se deshifrohet se dendur konsideratat etike, gazetarët i pengojnë të aftësohen, të profesionalizohen dhe kështu jo vetëm që nuk bëhen kurrën e kurrës gazetarë, por edhe pengojnë zhvillimet, integrimin e shoqërisë. Jo vetëm në betejën e mediave, por kudo, gjithkund e gjithherë, autoriteti, profesionalizmi, qëllimi, arrihen përmes zgjidhjes së problemve. E, tek e fundit, pse ti shohim gjërat si Ciklopi, madje diçka më keq, në pole marëdhëniesh komplekse mes ndikimeve ideologjike dhe jashtë logjikës interlokutore? Se shikoni, fenomenet në Shqipëri një paksa të kapërthyera. Për shembull, një ish gazetar i “Zërit të Popullit” siç ishte i zellshëm aso kohe si komunist, shfaqet po kaq i zellshëm sot, kësisoj si demokrat. Por barku i shqiptarëve sot nuk ngopet as me komunistë, as me demokratë. I beson asaj që shihet, që preket. Tipa të tillë dhe raste kemi me shumicë, ashtu siç frynin të vërtetën, po shfryjnë të vërtetën. Me të vetmin ndryshim. Ndërrimin e Portave. “Erërat” që fryjnë nga Amerika nuk janë në favorin e tyre. Mendimet fikse s’hapin asnjë hapësirë. Heuristikat, pra “zgjidhjet” e shpejta qit e prit, tërhiq e mos këput, duke iu gëzuar të keqes, largojnë larg, shumë larg ideve të reja shoqërinë e bëjn të tërhiqen edhe ata shtetarë e pushtetarë të mirë që punuan vërtetë mirë. Shembuli është Iraku ku tërë shtetasit janë të detyruar të mendojnë si Sadami. Pra, në kësi rastesh apo analoge, ku terrorizmi kërkon terren, qëllimi, bile edhe rezultati mund të kthehen në mbrapakthehu, në kohë, hapësirë, pushtet. Se ashtu tuan bajraktarët. Të mos harrojmë se më 1997 nuk flitej për art, kulturë, integrim në Evropë, por për tanke, kallashnikovë, banda, dinamit, thasë mielli, kalim muresh e grupe vrasësish për të shkuar nga një lagje në një tjetër apo nga një fshat në një tjetër. Pra, killerët, grabitësit, përdhunuesit, ishin më të njohur se Shekspiri, Balzaku, Gëte… Po të përmendeshin këta e të tjerë para gjashtë vitesh dukeshin si Gogolë në realitetin shqiptar. E, në realitetin e sotëm gazetarët s’kanë pse shihen si Gogolë. Por edhe nëse dikush i sheh si të tillë, ai dikushi e ka emrin anarshi, politikë e keqe, terrorizëm. Sokol Pepushaj Prezantimi zyrtar i Unionit të Gazetarëve të Veriut Fillimisht falenderojmë për praninë e tyre të gjithë të ftuarit dhe kolegët tanë të mediave të ndryshme. Prezantoj sot në emër të themeluesve të saj, shoqatën “Unioni i Gazetarëve të Veriut” me qendër në Shkodër. Ideja për krijimin e një shoqate të gazetarëve të veriut, është sjellë prej kohësh si ide tek shumë nga ata që punojnë në media të ndryshme. Megjithatë, siç është e kuptueshme, materializimi i saj, është bërë nga një grup i caktuar gazetarësh të mediave lokale dhe korrespondentë të mediave qendrore në veriun e vendit tonë. Mendojmë se problemet që kalon media në trevën e veriut, janë specifike. Për këtë menduam të krijojmë një shoqatë, jo vetëm për gazetarët dhe njerëzit e medias në Shkodër, jo vetëm në Qark, por në veriun e Shqipërisë. Mendojmë, që përmes degëve, të shtrihemi aty ku kolegët tanë, e ndjejnë se duhet të jenë të organizuar dhe të mbrojtur bashkarisht. Qëllimi i shoqatës, i cituar edhe në statut është “Mbrojtja e të drejtave dhe interesave të gazetarëve (veçanarisht atyre shqiptarë), në mënyrë të veçantë atyre të Veriut (gjeografik dhe shpirtëror) të Shqipërisë”. Pavarësisht emërtimit, pjesë e kësaj shoqate, edhe në bazë të statutit do të jenë të gjithë punonjësit e mediave të shkruara, audiovizive apo elektronike. Objektiva të përcaktuara të shoqatës janë: 1- Rikthimi i traditës së shkëlqyer në gazetari që ka ekzistuar prej shekujsh në trevat tona. 2- Aftësimi dhe trajnimi i gazetarëve dhe njerëzve të medias, përmes seminareve dhe takimeve të ndryshme me personalitete të kësaj fushe, brenda dhe jashtë vendit. 3- Shkëmbim i eksperiencave me homologë brenda dhe jashtë vendit. 4- Promovimi i vlerave më të mira të Shqipërisë dhe shqiptarëve veçanarisht të trevave të veriut të vendit tonë. 5- Të ndihmojë në procesin e integrimit të shpejtë të vendit tonë në strukturat Evropiane dhe Atlantike me mjetet që ofron gazetaria dhe informimi publik. 6- Sensibilizimi i opinionit mbarëpublik për problemet që kalon shoqëria shqiptare në përgjithësi, por veçanarisht shtresat më vurnerabël si të miturit, gratë dhe të moshuarit. 7- Publikimi i punës së kësaj shoqate përmes fletë-palosjeve, posterave, seminareve, guidave, takimeve, emisioneve etj. të kësaj natyre. Në bazë të Statutit, shoqata ka organet e veta drejtuese që janë: – Asambleja – Kryesia e shoqatës – Kryetari i shoqatës Në mbledhjen themeluese të dt. 5 dhjetor 2002, janë zgjedhur kryesia dhe kryetari, të cilët janë: – Kryetar Blerti Delija – Zv. Kryetar Erzen Koperaj – Zv. Kryetar Sokol Pepushaj – Sekretar i përgjithshëm Taulant Kopliku – Financiere Anila Dushi Të gjithë këta persona, të miratuar edhe nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë në bazë të ligjit, me vendimin nr. 512 datë 24. 01. 2003, janë konfirmuar edhe në mbledhjen e Asamblesë së parë konstitouse të shoqatës, të datës 09. 02. 2003. dokumentat themelorë të funksionit të shoqatës, janë Statuti dhe Rregullorja e funksionimit të brendshëm. Ju falenderojmë të gjithëve për praninë dhe durimin e treguar, në mënyrë të veçantë, drejtorin e TV Rozafa, z. Albert Durgaj, i cili sponsorizoi sot këtë aktivitet, duke u regjistruar kështu si sponsori i parë i Unionit të Gazetarëve të Veriut. Një falenderi të veçantë, kemi edhe për av. Artan Kolnikaj, për asistencë teknike-ligjore në ndërtimin e shoqatës. Dyert e shoqatës sonë, janë të hapura për të gjithë ata që plotësojnë kriteret e përcaktuara në Statut dhe në Rregulloren e funksionimit të brendshëm. Unioni i Gazetarëve të Veriut Me komunitetin ortodoks në veri të Shqipërisë është spekulluar Të paktën që nga dhënia e pavarësisë nga Perandoria Osomane, Serbia e Mali i Zi, jo vetëm kanë kultivuar një lakmi ekstreme ndaj trojeve shqiptare, të cilat vazhdonin të vuanin nga hyqymeti i Çallmës së verdhë, por kjo lakmi u kthye në një Grykësi të pafundme. E mjerisht Europa nën “siglën” ti shkyejmë Turqisë pjesë të sajë (që në fakt ishin shqiptare), të paktën që nga Kongresi i Berlinit(1878) e këtej, bënë që mijëra kilometra katrorë të përfundojnë në grykësinë e shteteve Sllavo-Ortodokse të jugut, por edhe qindra e mijëra banorë shqiptarë të këtyre trojeve ti përpijë fati i keq i Ortodoksisë. E megjithë këtë grykësi, lakmia e serbo-malazezëve në vend që të vinte duke u shuar, erdhi duke u shtuar, madje pretendimet territoriale të këtyre fqinjëve shkuan të paktën deri në lumin Mat. Gjithsesi pretendimi numër një mbeti deri vonë, (pse jo edhe tani) zaptimi i Shkodrës, rrethinave dhe Malësisë së Madhe (asaj që mbeti), pra kryeqendra e Ilirisë së moçme e Shqiptarisë së sotme. Dhe për t’ia arritur këtij qëllimi, Serbia e Mali i Zi zhvilluan disa luftra të përgjakshme që u kushtuan mjaft popujve të Ballkanit e më gjerë. Por përveç luftës së nxehtë, që është një histori tmerri, fqinjët tanë përdorën edhe luftën e ftohtë e cila shpesh konsistonte në ndërhyrjet diplomatike, por edhe ngatërrestare, ku strumbullari i këtyre dredhive paraqitej gjoja shkelja e të drejtave të Minoritetit (apo më saktë mikrominoritetit) Ortodoks (sllav), i cili gjoja po vuante nën “thundrën” e shqiptarëve. Madje shpesh këtë minoritet “zëdhënës” serbo-sllavë janë munduar ta paraqesin si enklavë autoktone e jo si të ardhur ndër shekujt e vonshëm, që në të vërtetë këta ortodoksë sllavë kanë ardhur vetë të pa thirrur kurrë, pse jo duke shfrytëzuar një ndër virtytet madhore të shqitparisë, Mikpritjen. Gjithsesi ardhja e shumicës të këtij komuniteti apo minoriteti ka qenë e detyruar për motivet e tmerrshme të Gjakmarrjes, dhe përkundër disa individëve të paktë të veçantë ky minoritet sllav ka një bashkëjetesë shembullore me vendasit shqiptarë që i pritën e ndihmuan, e këtë e vërtetojnë jo pak krushqi e miqësi që ende janë solide edhe sot në këto kohë të trazuara. Po riprodhoj një dëshmi “autoktone” të një Ortodoksi me peshë në këtë komunitet, por që për rrethana të caktuara po e ruaj “top sekret” identitetin e tij. E kjo dëshmi vjen në formën e një Legjende që u përcoll nga njëri brez në tjetrin, madje bëhet fjalë për njërin nga fiset më të hershme që ka prekur këto troje mikpritëse… “Në kohën e Hutës (pushkë të mbushej për gryket) Knjazi i Serbisë kishte një vëlla të pamartuar rreth 30 vjeç, të cilit i kërkonte çdo ditë të martohej, e për këtë i lutej vetëm shiko një vajzë që të pëlqen dhe do ta marrim kudo qoftë, edhe në Mal të Zi. Ato kohë në rrethinat e Beogradit kulloste bagëtinë një çoban i një fisi ortodoks Malazez i cili kishte për grua një nuse të re e të bukur si ajo, të cilën sapo e sheh vëllai i Knjazit mallëngjehet aq shumë sa thotë se këtë dua ta marr unë për nuse edhe pse është e martuar. E pasi u ra dakord që kjo nuse e bukur të bëhet nusja e vëllait të Knjazit, e jo e një njeriu të rëndomtë siç ishte çobani, u bë plani i grabitjes së nuses, ku për këtë do të përdorej pajtoni modern i tyre. Gjithsesi çobani e merr vesh dhe përgatit hutën e tij të hakmerret. E atëherë kur pajtoni merr nusen e bukur, dhe në këtë grabitje merr pjesë edhe miku i Knjazit, çobani godet me hutë duke vra mikun e Knjazit dhe plagos nusen. Në këtë gjurulldi çobani hedh hutën dhe zhgunin që kishte veshur dhe në kallaballëk përfiton të largohet, ku për tre-katër ditë fshihet në një lokal kasapësh në Beograd, të cilëve u lutet të lajmërojnë shtëpinë e fisin për gjëmën që ka bërë. Por pas 3-4 ditësh kur Knjazi vë në dispozicion të gjetjes së çobanit një shumë parash, kasapët e dorëzojnë dhe përfitojnë shumën e parave. Pas kësaj çobanin e varin në mes të qytetit dhe e lënë të varur disa ditë derisa kufoma fillon të qelbet. Tashmë fisi i çobanit kishte hak për të marrë jo vetëm për njeriun e varur, por edhe për poshtërimin e kufomëz. Ky fis Malazez përgatitet për hakmarrje, e për këtë largon familjet për në fshatin shqiptar të Rumijes (Krajë) tek disa miq të vjetër. Ndërsa burrat e zgjedhur të këtij fisi pasi bëjnë planin nisen për në Beograd për t’u hakmarrë ndaj Knjazit. Natën pranë vilës së Knjazit vendosen këta trima të cilët e ruajnë Knjazin për ta vrarë, pasi në kopshtin e tij rreth vilës ai “freskohej” shpesh në netët e bukura e plot angushi që sillte vera e Beogradit. Fatkeqësisht në këto mbrëmje nuk dilte Knjazi por i vëllai, të cilin e qëlluan dhe e vranë, por së bashku me këtë u detyruan të vrasin edhe tre rojet që ruanin vilën e Knjazit. Pas kësaj burrat e këtij fisi u larguan së bashku me familjet jo vetëm nga Mali i Zi, por edhe nga fshati Rumi ku kishin strehuar familjet, duke u vendosur përkohësisht, siç i thonin ata në gropë të Shkodrës. E kjo u bë tepër e detyrueshme pasi kishin për të paguar plot pesë gjaqe, atë të vëllait ti Knjazit, mikut të Knjazit, dhe tre rojeve, pra ishte në hasmëri me pesë fise. Gjithsesi pas qëndrimit të përkohshëm në Shkodër u detyrua ku fis të largohet, pasi nuk përballonte dot përmbytjet, natyrisht si rezultat i vështirësive që sillte qenia jabanxhi, dhe pa banesa të përshtatshme. E, pas kësaj, si dhe familje të tjera më vonë, ky fis Ortodoks Malazez u vendos fillimisht si bujtës (çipçi) në fshatin Vrakë, por dalëngadalë arritën të blejnë vetë tokë e plankë, që siç thuhet ja blenë një hoxhë vendas, emrin e të cilit ndonëse e disponon kërkon që mos e përmendë plotësisht, pasi kështu ruan më mirë identitetin e vet e të fisit të tij që dalëngadalë u pasuruan e jetuan si vendas e kaluar vendasit, por njëkohësisht i shpëtuan edhe “ligjit” të egër të gjakmarrjes…” Gjithsesi mua si “hulumtues” i kësaj legjende më ka mbetur enigmë se nga ky fis apo ndonjë tjetër ka qenë edhe ai Shkjau që u paraqit si Hoxhë, dhe shërbeu për shumë vite si i tillë në këto anë, dhe u zbulua se kush ishte vetëm pasi ai iu nënshtrua vdekjes… Padyshim pjesë e këtij kalvari janë edhe ato fise e familje ortodokse që u vendosën në qytet, Shkodër, në Vrakë, por edhe në Kamicë… Ndëras koha e saktë nuk është e lehtë për t’u gjetur pasi Huta si armë ka rreth katërqind vjet që ka filluar të përdoret, por ajo është shuar të paktën tek ballkanasit rreth njëqind vjet më parë. E si për të qartësuar prejardhjen e hershmërinë e Ortodoksëve në Shkodër e Mbishkodër po i referohemi një burimi më të vjetër, të cilin e gjejmë të shkruar në librin “Shkodra dhe Motet” të Hamdi Bushatit (vëll. I-rë) fq. 608, ku ndër të tjera shkëputim: “Statistikat e vjetra që prej gjysmës së shekullit 19-të japin këto të dhëna, sikurse e shënon konsulli francez në Shkodër, Hekardi në librin e tij: “Në gjysmën e shekullit 19-të Shkodra numëronte 4500 shtëpi, nga këto 3000 ishin Muslimane, 1400 katolike e 100 shtëpi Ortodokse (greke) me 500 frymë, ndërsa në vitin 1897 salnameja e vilajetit të Shkodrës në faqen 138 jep sasinë e frymëve të Shkodrës, për Ortodoksët cakton 600 frymë. Shtëpitë e ortodoksëve të Shkodrës kanë qenë të përqendrueme në lagjet Parrucë, Fushë-Çelë e Rus i Naltë. Me një fjalë ata kanë banue dhe banojnë përgjithësisht të përziem në lagjet muslimane. Ka ekzistue toponimi “Lagja e shqeve”, që i atribuohej grup-banesave mes Parrucës e Fushë-Çelës… Elementi Ortodoks i qytetit është i përbamë prej familjeve me origjina të ndryshme prej nga prejardhja e tyre, në mbështetje të informatave gojore, nga vetë burimet Ortodokse, dhe si rezultat i studimit të regjistrave të vjetër të kishës ortodokse, të cilët janë zhdukë. Pra nga ato burime rezulton se ortodoksët e këtushëm janë të vendosur që në shekullin e 19-të. Informatat që pati mirësinë të na japë Zoti Jasho Beroviqi me këtë rast me këtë rast na duken shumë më të besueshme, sepse përveç moshës së tij të madhe, nga funksioni i tij i rëndësishëm si Kryesekretar i konsullatës Jugosllave në Shkodër, mbetet gjithnjë më i sigurtë se çdo burim tjetër gojor. Pra sipas Zotit Jasho Beroviq, ortodoksët e Shkodrës të ardhur në shekullin e kaluar kanë qenë të shpërndamë në lagje muslimane më tepër se në lagje katolike. Banorët ortodoks kanë qenë të vendosur në lagjet Tepe, Ndocej, Parrucë, Rus i vogël, Dobraç, rus i vogël Katolik dhe matanë Urës së Bunës, që krejtësisht formonin 200-250 shtëpi. Këto të dhëna janë nxjerrë nga regjistrat e vjetër të kishës ortodokse dhe prej Jasho Beroviqit. Ai shprehej se ortodoksët e Shkodrës, relativisht janë të përbamë prej këtyre origjinave: Kuco-vlleh (gogë), Shqiptare, Serbo-Malazeze, Greke e Armene…” Duke pasur parasysh se këto të dhëna Zoti H. Bushati i ka të bazuara kryesisht nga një ish-funksionar i lartë i Sllavëve të Jugut (Jugosllavisë), kemi bindjen se shifra e sipërpërmendur vetëm mund të jenë rritur, por jo kurrë zvogëluar, madje edhe origjina e tyre ka vlera të jashtëzakonshme, pasi vërteton se jo të gjithë ortodoksët janë me kombësi Sllave apo diçka tjetër, madje një pjesë janë neto shqiptarë, që dalëngadalë deri në ditët e sotme nga halle të ndryshme (kryesisht ekonomike) ti shtojnë mbiemrit të tyre mbrapashtesën që i “sllavizon” Viq apo Viç. Në vijim të shkrimit dua të hedh dritë më tej me disa dokumente të shkruara për qartësimin e një të vërtete që jo pak ka munduar shpesh edhe politikën shqiptare e më gjerë, madje nëpërmjet mediave të shkruara kryesisht të cilat janë pranë shtetit të sotëm (socialist) është shkruar se në Shkodër e Mbishkodër banojnë një numër mjaft i madh Ortodoksësh të cilët edhe janë sigluar se janë me origjinë Sllave (Serbo-Malazeze), por numri i këtyre është dhënë se varion nga 20.000 (njëzetmijë) deri në 30.000 (tridhjetëmijë) banorë, ku në fakt është një hiperbolizim me dhjetra herë. Edhe në hershmërinë e tyre po kështu ka spekullime që gati i bëjnë autoktonë. Së pari duhet të dimë se pushtimet e dinastive të Stefan Nemajës e veçanërisht të Stefan Dushanit të viteve 1335-1355 bënë që shumë shqiptarë katolikë të ndërrojnë disi emrat duke u dukur si Ortodoksë, madje mbi objektet e kultit Katolik shpesh u ndërtuan apo më saktë u përshtatën objekte kulti të ritit Ortodoks, por me rënien e perandorisë së S. Dushanit edhe ky besim e objektet e tij filluan të kthehen në origjinë (Katolikë). Gjithsesi, shumë emra njerëzish e objektesh e veçanërisht fshatrash u trashëguan gjatë. Edhe mbas pushtimit Otoman, në regjistrat e parë, figuron një fenomen i tillë, ku për këtë po marrim nga Defteri i regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485, ku në faqen 369 gjemë të shkruar: Timari i Jeniçer Shirmerdit Fshati Gril, varet nga Shkodra, timar i të sipërshënuarit. (Emrat e kryefamiljarëve shënim i N.B.) Stepan Grila, Lum Grila Kola, i biri i Mihalit Rajko, i vëllai i tij Mila, i biri i Vojushit Nika Kuçi Komaçi, i biri i Boriçit Marin Prela, tjetër Pjetri, i biri i tij Gjergj Dani Gjon Grila Marin Boriçi Marin Prelai Domi, i biri i Martinit Petri, i biri i Radanit Kola Grila Dimitri, i biri i Miloshit Bozhidari, i biri i tij Gjithsej 18 shtëpi, si dhe jepen të dhëna që kanë të bëjnë me taksat etj. Pra, siç shihet, ky është fshati Gril që është qendra e fshatit të sotëm Vrakë. Vetë emrat e kryefamiljarëve tregojnë emra shqiptarë, që disa prej tyre ende trashëgojnë “Erën” e Ortodoksisë së trashëguar nga koha e S. Dushanit… Ndërsa studiuesi Përparim Huta në librin e tij “Fshati në Sanxhakun e Shkodrës në shekujt e XV-XVI” në faqen 146 shënon emrin e fshatit: Më 1416-1417 Shën Auraç, më 1485 vijon me Shën Ivrash, ndërsa në vitin 1582 gjejmë emrin Shën Vraç me 13 shtëpi dhe 12 kryefamiljarë, pasi një shtëpi kishte vetëm një njeri beqar, pa familje. E si për ta përforcuar emrin e këtij fshati që rrjedh nga emër shenjtori na vjen në ndihmë studiuesi Fran Luli, ku në librin (grup autorësh) “Krishtërimi ndër shqiptarë” fq. 201 (duke u bazuar tek albanologu kroat Milan Shuflai) ndër të tjera shkruan: “Emri i Shenjtorit në trajtën SS. Vraci, S. Vracemo, Sveti Vraci (sllavisht), dëshmuar që më 1348 dhe duke vazhduar deri në shekullin e XVI-të, si më 1416-1417 Sancto Auracio, më 1343 S. Uraza, më 1485 Shend Ivrash, më 1582 Shendivrash e Shen Vraç. E këto gjenden në anën e Liqenit të “Gruemirës” e Shnjinit (Acta et Diplomatata…) …Rikujtojmë se edhe në Manati (Lezhë) më 1629 del “Shën Kozma e Damiani i Mantisë”, bile u rrënua prej të pafeve (Relacione… I, faqe 401). (Ku këta të pafe sipas studiuesit Fran Luli duhet të merren Skizmatikët (Ortodoksët)”. Dhe më poshtë ky studiues vazhdon… “Një idic tjetër që flet për barazinë Cosma e Damiano- S. Auracio është grafia dyshe SS e Vraci-t (1348), që shpesh dy shenjtorë, sikur Ss. Sergio e Bacho, të cilët sot i përgjigjet vetëm një emër Shirq, si Ss. Vraci një Vrakë…” Një dokument me vlerë është edhe libri i Konsullit të përgjithshëm të monarkisë Austro-Hungareze në Shkodër, Theodor Anton Ippen që shërbeu në vitet 1897-1904 “Shqipëria e Vjetër”, nga faqja 249 deri 251, ku ka të shënuar Kisha rrënojë e Shën gjonit në Rash shkëputim: “Në fushën e Shtojit, në veri të Shkodrës, në rrëzë të malit të Maranajt shtrihet fshati Rash, i përbërë nga pak shtëpi. Ai dallohet nga larg prej një kulle të lartë drejtkëndëshe të shkatërruar. Kjo kullë shënon rrënojat e një manastiri të vjetër, Shën Johanit (Gjonit)… Nga populli këto rrënoja sot quhen Kisha e Shën Gjonit e Rashit. Për këtë kishë, një njeri imi, ati jezuit që e citova ka gjetur përmendjet e mëposhtme: Arkivi i Vatikanit, Reg. An. IV, Tom. XII, fol. 71, viti 1356: Ipeshkëvi i Balesiumit (Ballëzës, Rrjoll shënim N.B.) merr si dhuratë manastirin benediktin Sh. Johann de Stoja në Rashia, Dioqeza e Drivastit (Drishtit), (5 milje larg nga kisha e Balesiumit), pasi pas vdekjes të abatit të fundit Andreas ai ka mbetur vakant. Një dokument i senatit Venedikas me dt. 7 maj 1403 liron nga e dhjeta tokat e Abacisë së Sh. Johanit të Strivaliosit në distriktin e Drivastos. Një dokument tjetër i 16 shtatorit 1445 përmban të dhëna mbi juridiksionin e abacisë së Sh. Johanit të Stoyas në distriktin e Drivastos. Një letër e Papës Piu II të vitit 1459, drejtuar Ipeshkvit Manuel të Shkodrës, përmendet abati Peter Czavon i manastirit benediktin S. Johannes de Scivalio në dioqezën Drivasto… Në vitet 1820-1830 në krahinat e Rashit u vendosën refugjatë nga Spici, që asokohe ishte ende Turk dhe nga Mali i Zi, të cilët e lanë vendin e tyre pjesërisht për shkak të gjakmarrjes dhe pjesërisht nga varfëria. Meqenëse ata vetëm në vitin 1857 arritën të kenë kishën e tyre, deri në atë kohë i varrosnin të vdekurit rreth kishës së rrënuar të Rashit. Në vitet 1855 dhe 1869 bashkësia Serbo-Ortodokse e vogël në numër e Shkodrës, ngriti kundër Katolikëve pretendimin se kisha e Rashit u përkiste atyre”. A ka sqarim më të saktë që vërteton se kisha e parë e ndërtuar për këtë bashkësi (komunitet) të vogël i përket pra vetëm vitit 1857, e si për “Çudi” mikpritja e Katolikëve autokton të këtyre viseve që u lejojnë të kryejnë ritet fetare (ortodokse) pranë Kishës së tyre (rrënojave), si dhe të varrosin të vdekurit këtu më vonë kërkohet të kthehet si argument kundër vendasve?! Tamam si puna e atij lypësit që fillimisht kërkoi ta linin në oborr, pastaj në korridor, më vonë në guzhinë e derisa arriti t’i kërkojë të zotit të shtëpisë të flejë me gruan e tij e t’i lëshojë banesën… Në lidhje me këto ngatërresa që vazhduan shumë vite në mes të zotërve të shtëpisë, Katolikëve vendas e ardhacakëve Sllavo-ortodoksë, po i referohem një konsulli tjetër, Francezit A. Degrand në librin e tij “Kujtime nga Shqipëria e Epërme”. Nga faqet 49-51, ndër të tjera shkruhet: “…Mbeturina muresh rrethojnë vendin në mes të të cilit ngrihet një kullë. Ndërtesa duhet të kishte qenë e rëndësishme, në përpjestim me përmasat e kullës që ende sot është e lartë 35 metra dhe çdo faqe e saj është 4,5 m e gjerë. Këto rrënoja janë gjithë ç’ka mbetur nga manastiri i vjetër i Benediktinëve… Në 1356 në kohën e Papës Klementi VI, në Registri Vaticani, an IV, codice chartaceot no. 12, fol 17, i është dhënë peshkopit Andrea Blasius, juridiksioni mbi Manastirin e Shën Gjonit të urdhërit të Benediktinëve, në Dioqezën e Drishtit, Mbretëria e Rashës… Në 1403 në një dekret të senatit të Venedikut thuhet: “Possessiones abbatie S. Johannis de Strivatio in Districtu Drivasti affictantur, rusticis qui eas laborant et dant affictus abbati”. Më 16 shtator 1445 në Archivio di Venezia, senato, Mar II 103, thuhet: “…cum plurium testium allegatione appareat villam Veronica Districtus Drivasti, solutam esse de juridictione abbatis S. Johannis de Stoya (Shën Gjoni i Shtojit)”. Dhe së fundi më 1459 në Registri Pontifici, Piu II përmend abatin e manastirit të San Giovanni di Strivatio, ordinis S. Benedeti, Diocesis Drivastensis. Nga kjo datë e fundit mund të arrijmë në përfundim se nëse ndërtesa ishte shkatërrua nga serbët, ishte rindërtuar të paktën pjesërisht. Sllavët kishin kohë që e kishin braktisur Shqipërinë, dhe nëse Manastiri kishte qenë pushtuar nga skizmatikët, më pas ishte rikthyer në duart e rregulltarëve të ritit latin. Por ora e furtunës nuk ishte larguar, pushtimi musliman afrohej kërcënues, si ato retë e zeza nga të cilat lind stuhia shkatërrimtare. Mbrojtja në fushë të hapur ishte e pamundur. Që në ato kohëra Manastirin e mbuloi errësira. Fati i keq i ndoqi këto rrënoja, të cilat ende sot nuk kanë mundur të gjejnë pushim në paqen e harresës, edhe pse tekstet që citova më parë flisnin për origjinën e tyre latine e Katolike. Fshati sllav i Vrakës që shtrihet aty pranë, ka pretenduar me ngulm se ishin rrënoja të një kishe serbe. Malësorët katolikë gjithmonë të gatshëm për të mbrojtur fenë e tyre u përgatitën për të sprapsur ata që donin ta shtinin në dorë. Në këto pak metra terren, për një rrënojë pa vlerë për pak sa s’po fillonte lufta e kobshme në mes të krishterëve të Lindjes dhe atyre të Perëndimit, kur Valiu i Shkodrës duke ndërhyrë si i treti (sipas Theodor Ippenit në librin “Shqipëria e Vjetër” në faqen 251 kjo ka ndodhur në vitin 1869) pretendent, ua ndaloi rreptësisht të dyja palëve që të preknin në atë vend. Ky i shpalli padrejtësisht rrënojat si pronë muslimane dhe të dy besimet ngelën të kënaqura, sepse asnjëra nuk u privilegjua. Nëse koha është ajo që rregullon gjithshka, ajo dhe shkatërron gjithshka, përmbush ngadalë misionin e vet shkatërrimtar, pak e ndihmuar edhe nga fqinjët musliman që shkojnë të marrin në këto gërmadha gurët që u nevojiten për të ndërtuar apo riparuar shtëpitë e muret e tyre, apo për të zbukuruar varret që zënë pjesërisht terrenin përreth kumbonares. Mbi shumicën e këtyre varreve, gjeje copëza zbukurimesh që provojnë rëndësinë e pasurinë e ndërtesës”. Është e habitshme se si një vit pas vendimit të Valiut të Shkodrës, për “asnjëanësinë” e rrënojave e trojeve të këtij manastiri, pra në vitin 1870 po në fshatin Vrakë (tek Mullinjtë e Vrakës) zhvillohet një betejë e tmerrshme në mes Malësorëve të Rranxave të Mbishkodrës dhe forcave Turke, ku u vranë dhjetëra malësorë. Ndërsa emra Malësorësh gjen shumë, emra të ortodoksëve sllavë që banonin në këtë vend ku zhvillohej beteja nuk gjen asnjë, as për be. Edhe në luftërat e mëvonëshme që Malësorët bënë me pushtuesin, komuniteti ortodoks qëndroi indiferent, ndoshta për ta pasur “mirë” me çdo hyqymet. Në faqen 437 të librit “Brenga e Ballkanit” znj. Edith Durham, ndër të tjera shkruan: “Vraka është njëmijë banorë të cilët vijnë të gjithë nga Boshnjakë, Hercegovinas e Malazez të ndryshëm, që në kohë të vona kanë ikur për arsye gjakmarrjeje dhe janë strehuar në territorin “Turk”. Jo vetëm nuk janë mirënjohës për strehimin që gjetën, por janë një burim i pashtershëm turbullirash. Ata përdoren nga Serbët si “pikëmbështetje” për ankesa, dhe ndonëse kanë kishën dhe priftërinjtë e tyre, të cilëve nuk u ka ndërhyrë kush ndonjëherë, qeveria Jugosllave është përpjekur për një peshkop serb në Shkodër në emër të tyre…”. Një mikrokomunitet jeton dhe në fshatin Kamicë, por që është nga të njëjtat fise si ato të Vrakës. Gjetë regjimit komunist, komuniteti Ortodoks në përgjithësi ka qenë i privuar si gjithë shqiptarët autoktonë, ku edhe mbiemrat karakteristik të tyre shteti i ka detyruar t’i ndryshojnë, por nga ana ekonomike mund të themi se kanë qenë disi më të privilegjuar se ne shqiptarët. Si shembull mund të merret fshati Vrakë si total, ku në fund të vitit 1990 kanë qenë të regjistruar 1270 banorë, por të arsimuar (me arsim të lartë) rreth 140 banorë. Ndërsa për këtë ish Kooperativë bujqësore pjesa tjetër autoktonte shqiptare ka pasur rreth 15.000 banorë, por me arsim të lartë vetëm rreth 70 banorë. E kjo shifër tregon gjithshka që vetë Partia e Punës ka investuar në favor të këtij komuniteti, natyrisht për “hatër” të “Dadove” Serbo-Malazeze që krijuan e rritën vetë krijesën e kuqe kopile Partinë Komuniste, më vonë PP. Gjithsesi në fillimet e pluralizmit e demokracisë (shkurt 1991) kishte shumë nga ky komunitet që braktisën Shkodrën e Malësinë për t’u strehuar në Mal të Zi, Serbi e madje edhe në zonat e Kosovës. Kjo braktise ishte demostrative, por edhe “dekorative” siç u vërtetua më vonë. E themi pasi ky komunitet jo vetëm vazhdoi të përkrahë Partinë Socialiste që ishte bija besnike e P. Komuniste, por edhe sot një pjesë e këtij komuniteti drejtojnë jo pak nga ekonomia e vetë shteti. Tashmë shoqata e privilegje të këtij komuniteti nuk kanë të sosur, madje aktiviteti i këtyre është i lidhur me minoritetin Grek të Shqipërisë së Jugut, ku janë të përfshira në të ashtuquajturën PBDNJ. Duke bërë që të përfaqësohen edhe në shumë institucione vendore, kur nga Parti të tjera të mirëfillta shqiptare ndihet harresa. Natyrisht për ne autoktonët nuk harrohet lehtë “sllavizimi” i shumë shqiptarëve hallexhi, ku pranuan të ndërrojnë mbiemrin duke i shtuar “siglën” Viç apo Viqm e për “Çudi” kjo u realizua në një komunë ku drejtonin socialistët (1992-96). Gjithsesi tani është më e qartë se kurrë se në rrethet Shkodër e Malësi e Madhe aktualisht banojnë jo më shumë se 2000 banorë Sllavo-Ortodoksë, ku jo vetëm shijojnë frutet e Pluralizmit e demokracisë, por shpresojnë të Kuptojnë sinjalet e qarta që do të sjellë shekulli i ri, ku ka në themel shpresën e Bashkëjetesën, që janë tepër larg Ekstremizmave e nacionalizmave që verbojnë arsyen, e ku patjetër edhe largojnë ato Hije që kërkojnë ta bëjnë këtë Komunitet si dora e zgjatur e Serbisë, kur është në fakt pjesë e historisë. Ndue Bacaj Kjo kohë e re kërkon moral të ri Kohët e fundit shkrimtari i njohur R. Lika nxori në qarkullim romanin e tij të tetë me titull “Shtiga dhe dinozauri”. Ngjarjet e romanit marrin spunto nga proceset sociale, zhvillimet e vrullshme të realitetit shqiptar gjatë dekadës së fundit të shekullit që po jetojmë. Përjetohen artistikisht ngjarje, fenomene sociale mjaft interesante që shoqërohen me pengesa të tilla serioze si krimi, korrupsioni, prostitucioni moral dhe ai administrativ në rrugën tonë të progresit e të demokratizimit. Ja subjekti i gjithë romanit: Mondi Voka, një kuadër me peshë në një ndërmarrje, seksoman deri në absurd, bën të pamundurën të fusë në dorë Xhaden, një vajzë të mrekullueshme nga një familje “e prekur” politikisht, me dajën të pushkatuar. Për këtë ai arrin ta fejojë me një merhum kushëri të tijin, që autori e quan Kurt Kurrëkushi, njeri pa personalitet, për çka e ndihmon edhe Paç Dashja, simboli më autentik i patriarkut marionetë që thjesht “kullot” si kuadër i dalë nga shkolla e partisë me një dredhi dhe babaxhanllëk sa pa moral, po aq idiotesk. Xhaden e bukur dhe të palëkundur në mbrojtje të dinjitetit të vet lakmojnë ta fusin në dorë edhe shumë zyrtarë të tjerë si Zullum Gazepi, Angjelin Fierza etj. Madje me kalimin në pluralizëm e revoltuar deri në kulm kur shikon në ballë të opozitës shqiptare Mondi Voken, tepër e zhgënjyer, e fyer dhe poshtëruar prej tij, ajo e vret, akt që e dërgon në burg, ku pa u lëkundur për asnjë çast në rebelimin e saj ndaj gjithë arsenalit poshtërues vdes në duart e A. Fierzës, pa pranuar kurrsesi të bëhet mantenutë e tij, duke lënë kështu pa nënë, Albën e saj të dashur. Linja kryesore e romanit është binomi Xhada-Mondi, dy personazhe që në qëndrimet dhe relacionet ndaj njëri-tjetrit përmes një kontrasti mjeshtëror e portretizimi të arrirë shpalosin dy morale, dy botëkuptime, dy filozofi antipode të njëra-tjetrës. Xhaden, njeriun e thjeshtë, qëndrimin qytetar, moralin bashkëkohor, filozofinë e prosperitetit moral e shpirtëror si premisa të një civilizimi të një shoqërie, të një kombi. Mondi Voka e kompani, njeriun e korruptuar, moralin e dekompozuar, qëndrimin e paskrupullt. Xhada, njeriun e vërtetë, stoik, krenar, kryelartë plot virtyte që në emër të lirisë fal dhe jetën e vet pa pranuar kurrsesi skllavërinë me uniformë moderne. Mondi Voka, antinjeriun, rrëshqanorin që tërë jetën zvarritet nëpër labirinthet e intrigave që me çdo kusht t’i përshtatet çdo pushteti, një Fushë shqiptar i përkryer që hidhet nga degët e totalitarizmit në bredhin e ansambleve groteske “Liri-Demokraci” duke pushtuar majat e qeverisjes në postkomunizëm si politikan i orëve të para. Madje si balli e nderi i persekucionit politik shqiptar, duke menaxhuar dhelpërisht për egocentrizmin e vet galopant deri kredibilitetin e të përndjekurve politikë në diktaturën komuniste. Xhada Morana, simbol i shpresës dhe i bashkëjetesës së idealeve të Dhjetorit Historik ’90, një e persekutuar që denjësisht përfaqëson kategorinë sociale të atyre që me dinjitet e përjetuan persekucionin në emër të idealeve demokratike, njëherësh edhe simbol i ndërgjegjes së vrarë të një kombi të traumatizuar në një tranzicion tejet stresant. Mondi Voka simbol i kalbëzimit nga brenda të totalitarizmit shqiptar, po aq akuzues për atë kategori sociale lumpen ( si hajdutë dhe eunukë, imoralë, intrigantë, të paaftë e rryshfetçinj në diktaturë që pisllëkun e djeshëm dhe mossukseset në karrierën e tyre dështake kërkojnë t’i shesin si persekucion politik në ditët tona), duke u bërë kështu një barrierë serioze për fatet e një qeverisje që veç lëkurës nuk ka asgjë demokratike. Romani ngërthen probleme nga më interesantet si ai i shkatërrimit të të gjitha strukturave të shtetit (një precedent në historinë e shteteve, të bjerë gjithçkaja që i prkiste këtij organizmi brenda tri ditësh) derivat i një politike producente e paprecedent e një tragjedie Kombëtare që arriti absurdin duke u kurorëzuar me legjendën shqiptare të kohëve moderne “Otranto ’97”, segmenti më tragjik i historisë së vjetër e të re të kombit shqiptar. Përsëri si tek romanet e tjerë të shquar për integrim të vlerave moderniste me realizmin edhe tek ky roman personazhi qëndror është një vajzë me emrin Xhada. Ndoshta jo rastësisht, por me objektivitet autori apelon kundër persekucionit “modern” të kësaj shtrese sociale në shqërinë shqiptare, në se të tillë e konsiderojmë lënien pa shkollë, kufizimin në maksimum në jetën publike, poshtërimin e kamufluar së paku aq shumë të përfolur në institucione, tregtinë e ndyrë me mishin e bardhë e trafikun mafioz për llogari të strukturave mafioze shqiptare e të huaja nën hundët e shtetit ligjor. Jashtëzakonisht tragjike hedh kushtrimin autori kur drejt qytetërimit modern tentojmë të arrijmë përmes sakrificës më sublime në jetë: Sakrificës së Dinjitetit njerëzor, veçanërisht të asaj pjese të shoqërisë, femrës. Apo siç e quante Haki Stërmilli “Dora që rrotullon boshtin e fateve të njerëzisë”. Kaluan pak vite dhe gruan e Kolës po e shoh kudo dhe vetëm tani po e quaj “vitkimë” shprehet Xhada duke kujtuar heroinën e Migjenit në novelëzën “Bukën tonë të përditshme falna sot”. Këtu autori hedh thirrjen alarmante tepër aktuale për të gjithë ata që kanë sy për të parë e veshë për të dëgjuar, qytetarë, apo shtetarë: “Femra shqiptare, kujdes nga kurthet e kapitalizmit! Dashuroni dhe mbrojeni dashurinë tuaj! Mos u vetpërdhunoni për një varëse ari, për një makinë, për një vilë! Ka sa të duash qen që jetojnë në luks në vilat e borgjezisë, por qen mbeten, (Ah, Nora, Nora jonë kështjellë që në emër të dinjitetit do të nënshtronte një pasha, se si më erdhi ky kumt kur sot dhimbshëm përjetoj të përdhosen ato vlera që deri dje ishin mite edhe në djepin e epit shqiptar). Fundi tragjik i Xhadës në burg në duart e Angjelin Fierzës, në prototip i abuzantit me postin zyrtar, thënë ndryshe një ndër monstrat e zyrtarit, mjerisht modern shqiptar, që përjetohet si atentat ndaj demokracisë, apelon një guxim qytetar jo të zakonshëm për inteligjencën krijuese shqiptare, jepet me një sinqeritet artistik të admirueshëm duke shpalosur kështu mjerisht nivelet galopante të krimit në pushtet, kur shteti dhe ligji janë tepër të vonuar, apo të komprometuar në korrelacion me krimin mafioz, që si brilant i rrallë, shkëlqen e derdhet artistikisht në figurën e Zullum Gazepit, këtij politikani e shtetari që një pjesë e botës shqiptare, e paçliruar nga psikologjia e kultit e neron si të tillë verbërishtm e yshtur nga suita e mercenarëve ordinerë që jo verbërisht e thërrasin: Zullum, Zullum, ti je bota! Akustika e këtij emri dhe konstitucioni shpirtëror i tij mishëron mjeshtërisht filozofinë e banditizmit, e primitivizmit ballkanik shqiptar, rrezik adekuat për të mbajtur gjallë qytetarinë e shpellave në të ardhmen. Shumë shkrimtarë, poetë, prozatorë po shkruajnë në këto kohë. Po mjerisht shpesh nuk kuptohet pse shkruajnë, apo pjesë e cilit komb janë. Frikë, censurë, po qytetari? Jo, një egocentrizëm i paskrupullt që yshtet nga interesa mediokre dhe një skllavëri moderne, aq më pak kombëtare e qytetare kur nuk ingranohesh në atë realitet jete, ku njeriu përjetohet si antinjeri, pjellë e një shoqërie ku ëndrra përjetohet si tmerr, ku lindja përjetohet si vdekje, ku morali i shpellave serviret si moral qytetërimi. Me indinjatë autori apelon se kurrsesi këtë moral nuk mund ta rigjenerojnë disa komisione pajtimi, në gjirin e të cilëve mungojnë Anton Çetat, mungon inteligjenca e qytetëruar, por mbërthyer nga ish-bajraktarë, ish-bjelerë e agallarë anakronikë, njerëz të rëndomtë që në fund të shekullit të XX na servirin moralin e 555 vjetëve më parë, kanunin, këtë dogmë primitive, që fatkeqësisht është bërë libri më i blerë edhe nga ata arsimlartës, që edhe pse me makinacione matrapazësh arritën të drejtojnë deri dje, intelektualë s’qenë kurrë, mbetën në përjetësi “uzurpatorë” idealesh. Referimi ndaj kësaj vlere muzeale deri edhe nga politikanë në majë të Piramidës shqiptare diskreditonte qytetërimin e lashtë shqiptar para qytetërimit evropian, kulti i vetëm i të cilit mbetet njohja dhe respektimi i ligjit. Në 202 faqe roman do të ndjejmë kënaqësitë që sjellin penelatat e shkathta prej piktori, figuracioni letrar i pasur, ngjyrimet emocionale, detajet konkretizuese dhënë përmes një natyralizmi të këndshëm dhe realizmi të thellë, që krejt natyrshëm të shoqërojnë drejt mesazhit kryesor të veprës: Mund të rrëzosh qeveri, mund të përmbysësh sisteme, mund të derdhësh edhe lumenj gjaku, por zgjidhjet historike të fatit të kombit nuk ofrohen e konsolidohen me asnjë nga këto, nëse nuk ofrohet e konsolidohet një moral i ri i qeverisjes, një moral i bashkëjetesës së qytetëruar, një moral i integrimit qytetar, i nderimit dhe respektit konstruktiv dhe luajal ndaj njeriut, ndaj dinjitetit njerëzor kundër folklorizimeve e mentaliteteve primitive shpellore ballkanike. Në roman shpalosen me finesë jo të zakonshme artisitke edhe personazhe të tjerë si Ezrem Partia, personifikimi më ideal i asaj që populli e quante “dora e zezë” në diktaturë, prototip i dogmatikut fondamentalist. Momenti i ballafaqimit me 14 të dënuarit me vdekje fokuson një profil makbethian të në pushteti shushunjë, që pas mbingopjes me gjakun e viktimave përplaset për tokë. Shefja e administratës që thjeshtë synon të ofrojë hareme për eprorët e saj, pasqyron në esencë atë burokraci të pushtetit në bazë, që mjerisht dje dhe sot vazhdon të konformohet pa moral me arbitraritetin e titullarëve në departamente me akroballëqet e tyre edhe kur ata janë thuajse analfabetë, dje nën hijen e luftës së klasave, apo “njeriut të ri” sot nën hijen e stafit të zgjedhur, apo “njeriut tonë”. Kujtoni sa mediokër, militantë patologjikë e injorantë vegjetuan në administratë, ku vodhën dhe dogjën institucionet e tyre dhe asnj stafist s’doli të denoncojë te ligji unë “demokratik” kryestafistin e tij menaxher të Mashtrimit të Madh. Shumë interesante ndonëse episodike janë edhe figurat e Artan Labit dhe Alba Moranës. Nëse përmes të parit autori synon të unifikojë artistikisht shpirtin rebelues të një populli që me çdo mjet mbron qytetërimin e tij, përmes Albës autori shpreh qartë edhe optimizmin e vegjëlisë, njeriut të thjeshtë që do të jetojë si vëllezërit siamezë me aspiratën e tij për një shoqëri demokratike të qytetëruar, moment ky i shprehur mrekullisht përmes në apostrofi të goditur që finalizon edhe fundin e romanit. Megjithë vlerat e pakontestueshme romani nuk ka arritur t’u shpëtojë personazheve që përsërisin njëri-tjetrin nga pikëpamja filozofike. Rrjedhojë kjo e proleksitetit në figura monologjike. Kujtojmë Zollum Gazepin – Angjelin Fierza, Paçe Dashja dhe shefja e Administratës, krijojnë proleksitete në figura monologjike të makrodëshpërimit, të gravitacionit social e psikologjik, apo reflekse të subjektivizmit artistik. Ndihen tone diku-diku tejet dëshpëruese e të pa kolauduara historikisht. Kështu nëse fundi i Mondi Vokës vjen plotësisht i motivuar, fundi i Xhadës vjen si refleks i subjektivizmit artistik, i një dëshire ku ka momente lëvizjeje filozofike hamletiane, duke derivuar shmangie nga leitmotivi i veprës. Kjo s’do të thotë se cënohet vlera bosht e veprës, mesazhi kryesor i saj, gjë që e siguron niveli i lartë artistik, harmonizimi dhe zhvillimi funksional i raporteve mes personazhit qendror me ata dytësor, dialogjet, monologjet, meditacionet e fuqishme dhe erudicioni i pasur. Autori ka punuar në këtë vepër mjaft mirë me fjalën, formimin e fjalëve të reja, dhe individualizimin e personazheve. Vepra është si i thonë me këmbë në tokë, kuptohet e lexohet shqiptarisht larg filozofimeve artistike pa jetë. Nervi qytetar i autorit të preokupuar dhe lidhur ngushtë me fatet e popullit të vet, të trevës ku jeton e militon flasin për një sukses të ri të këtij autori, që jo vetëm po inkurajon me dashamirësi dhe sukses krijuesit e rinj, por do të thosha se Ramizi si krijues-anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë prej 30 vjetësh ka evoluar natyrshëm drejt integrimit cilësor të vlerave të realizmit me ato të modernizmit në letërsi, ku i pari mbetet prioritet dhe mjaft efikas, që natyrshëm pasqyron refleksionet personale të autorit tashmë një romancier i konsoliduar që e ka gjetur mirë vetveten në këtë gjini. Kadri Ujkaj Në prag të Festivalit të 53-të të Sanremos Sanremo-Kujtesë-Sanremo-Kujtesë-Sanremo Sanremo, edhe kështu mund të humbasë një çmim -16 vjet nga vdekja e kantautorit të shquar italian Klaudio Vila- Nga Arben Lagreta Më 7 shkurt 1987, e pikërisht në natën finale të Festivalit të 37-të të Sanremos vdiq kantautori i njohur italian Klaudio Vila. Pipo Baudo, prezantuesi i atëhershëm i Sanremos do të jepte i pari për publikun lajmin e hidhur. Menjëherë pas tij do t’i vinte radha për konkurim çiftit Albano e Romina Power. Dhimbja për humbjen e maestros së madh do të bënte që kënga “Nostalgia Canaglia” të interpretohej mjaft dobët prej tyre në ndryshim nga nata e parë e konkurimit. Si pasojë, kjo këngë do të rrëshqiste në vendin e tretë nga i pari që pretendonte… “Zonja dhe zotërinj. Shfrytëzoj këtë pushim të shkurtër të natës finale të Sanremos për t’ju dhënë një lajm të hidhur. S’ka pak minuta që u nda nga jeta kantautori ynë i madh Klaudio Vila që përgatiti sa e sa këngë e kantautorë të njohur italianë…”. Kanë qenë këto, pak a shumë fjalët e prezantuesit të mirënjohur Pipo Baudo në natën finale të Festivalit të 37-të të Sanremos. Për disa minuta rresht, të gjithë spektatorët e sallës “Ariston” do të duartrokisnin në këmbë për nder të mjeshtrit virtuoz që kishte përgatitur një plejadë të tërë muzikantësh, i cili u nda nga jeta në një klinikë të Romës pas disa problemve kardiake, në kulmin e krijimtarisë dhe kapacitetit të tij në moshën 63 vjeç. Ndërkohë, pasi spektatorët do të uleshin përsëri nëpër vende, do të vazhdonte radha e konkurimit për natën e tretë finale (në atë kohë Sanremoja kishte gjithse tre netë dhe fillonte të enjten e parë të shkurtit – A.L.). Radha për konkurimin final do t’i vinte menjëher një ndër më të njohurve kantautorë të muzikës italiane, Albano, i cili, së bashku me ish-bashkëshorten e tij amerikane Romina Power, parashikoheshin si favoritët kryesorë për fitimin e çmimit të parë me këngën “Nostalgia canaglia”. Kështu çifti Power synonte ta bënte për të dytën herë “pronë” të tijën këtë trofe në një hark kohor prej vetëm 3 vjetësh, pasi në vitin 1984 kishte fituar me këngën “Ci sara”. Por kësaj radhe, Albano, një ndër nxënësit e shumtë të Vilës s’mund të jepte më atë nivel të lartë interpretimi ashtu si në natën e parë të konkurimit, pikërisht vetëm pak minuta pas lajmit të hidhur për vdekjen e parakohshme. Sforcot tejet të dallueshme për zërin e tij brilant ishte në gjendje t’i dallonte edhe një dëgjues i thjeshtë… Si përfundim, “Nostalgia canaglia” do të renditej e treta. Me çmim të dytë nderohej Toto Cotugno me këngën e paharruar “Figli”, heroi i çmimeve të dyta në këtë festival, ndërsa si këngë fituese do të shpallej ajo me titull “Si può dare di piu” kënduar nga treshja Xhani Morandi, Umberto Tozzi dhe Enriko Ruxheri… Rikthim Kanë kaluar plot 16 vjet nga mbrëmja e largët e 7 shkurtit ’87 kur ne, brezi i viteve të dyta të gjimnazit “29 Nëntori” të Shkodrës kishim vendosur të bënim një rebelim kolektiv duke mos shkuar të nesërmen në punë prodhuese meqë nata finale e Sanremos zgjaste deri rreth orës 02 pas mesit të natës. Në fakt, pavarësisht kësaj tradite idiote, fillimi me ngut i aksionit u pat bërë me qëllim mosndjekjen e natës finale të Sanremos sepse, të paktën për atë vit, fillimi i të dielave komuniste qe lënë të fillohej në ditën e parë të pranverës, pra rreth një muaj më vonë. Nga ana tjetër, për të qenë të sinqertë, shumica që morëm këtë vendim ishim pjesë e pozitës së asaj kohe, kështuqë, siç edhe e parashikuam, drejtuesit dhe mësuesit e shkollës bënë sikur bërtitën të nervozuar “për ktë thyerje të rëndë të disiplinës shkollore” dhe të nesërmen pushuan prapë. S’kishte si të ndodhte ndryshe. Tradita Shkodra ka një traditë mjaft të hershme të ndjekjes së Festivalit të Sanremos, qysh me hyrjen e televizorëve të parë në këtë qytet në fillim të viteve ’60. Shkodranët kujtojnë se në ato vite, ato pak familje që kishin privilegjin e quajtur televizor i kthenin dhomat në minisalla kinemaje për të ndjekur këtë festival së bashku me miqtë dhe të afërmit. Për të shmangur rrëmujën, të zotët e shtëpive me televizorë sajonin bileta dhe prenotimet mbylleshin tre javë para fillimit të këtij festivali. Menjëherë pas përfundimit të tij, fëmijët fishkëllenin meloditë e këngëve fituese dhe atyre më të bukura në rrugët e Shkodrës. Të paktën brezi im ruam të freskët në kujtesë këngët më të spikatura të 20 viteve të fundit si “Felicita”, “Sara quel che sara”, “Lasciatemi cantare”, “Ci sara”, “Serenata”, “Figli”, “Cara terra mia”, “Mamma”, “Il sognatore”, “Vattene amore”, “Ti lasciero”, “La solitudine”… Lista do të vazhdonte shumë më gjatë por krahas këtyre këngëve meritojnë të parakalojnë edhe këngëtarët dhe kantautorët e tyre si Albano e Romina Power, Toto Cotugno, Fiordaliso, Peppino di Capri, Matia Bazar, Fausto Leali, Ana Oxa, Luis Miguel, Pupo, Gianni Morandi, Umberto Tozzi, Enrico Ruggeri, Luca Barbarossa, Amedeo Minghi, Mietta, Spagna, Laura Pausini etj. etj. Dhe po t’i shtojmë magjisë së këtyre netëve edhe koncertin tjetër paralel jashtë sallës së Sanremos, në sheshin “Palla Barilla” ku këndonin këngëtarë e grupe të njohura, të ftuar nga e tërë bota, mund të themi me plot gojë se ky festival ka qenë dhe mbetet një ndër më të arrirët – në mos më i arriri – i planetit. Ende kujtohet episodi mjaft domethënës i “Palla Barillës” më 1985 kur grupi i njohur “Duran Duran” përshëndeti dhe interpretoi këngët më të mira të asaj periudhe të artë për të megjithëse disa pjestarë të tij qenë aksidentuar lehtë rrugës për në Festivalin e Sanremos duke dalë në skenë me këmbë të lidhura me fasho. Në këtë skenë do të ngjiteshin gjithashtu edhe Whitney Houston, Madonna, Michael Jackson, George Michael, Nika Kosta, Samanta Fox, “Aqua”, së fundi Riki Martin, Britney Spears, Shakira, Kily Minogue, Eminem etj., një pjesë e të cilëve interpretonin në gjuhët e vendeve të tyre këngët më të suksesshme të natës finale. Dhe tradita e ndjekjes së mëvonëshme të këtyre këngëve gjatë vitit vazhdonte në emisionin radiofonik italian “Hit Parade” në të cilin pjesa më e madhe e këngëve të këtij festivali parakalonin duke konkuruar njëra me tjetrën për një kohë të gjatë dhe duke u ngulitur më mirë në memorien e artdashësve shkodranë… Kjo traditë e bukur vazhdon edhe sot në qytetin e Shkodrës por jo në ato përmasa si ato të para viteve ’90, e kjo për arsye të marra me mend në kushtet tash një dekade të hapjes së Shqipërisë me botën. Gazetarët, të organizuar janë më efektivë Ftesa Juaj më dha një shtytje të këndëshme për të marrë pjesë në këtë ceremoni mjaft domethënëse dhe për t’Ju uruar përzemërsisht: Punë të mbarë dhe suksese! Duke lexuar gazeta dhe revista, duke parë TV, sa e sa herë jam kredhur në mendime. Kur shikoj si shkojnë punët shpesh mbetem i zhgënjyer dhe i bëj vetes pyetjen: “Si t’a dallosh grurin e mirë nga egjra në një fushë të vështirë si ajo e gazetarisë?” Përpiqem të lexoj në mes rreshtave por konkluzionin e kam të vështirë. Shkodra ka nevojë për Unionin Tuaj. Me gjithë talentin dhe vitalitetin që keni, ashtu të shpërndarë siç ishit, Shkodrës nuk i pasqyrohej si duhej shpirti i saj i madh, meditimi i saj i thellë, brenga dhe potenca e saj, shikimi i butë dhe zhbirues i saj. Shkodrën në shumë organe të ndryshme shtypi në më të shumtën e shikoje përmes frëngjive të gjakmarrjes, përmes dimrit të vetmisë, nga mungesa e energjisë elektrike, përmes shtëpive të djegura, përmes familjeve të shumta me ndihmë ekonomike etj. Kjo vinte nga që Ju punonit të shpërndarë, pa një koordinim mendimi dhe veprimi të përbashkët. Pasioni nuk është gjithçka. Edhe gazetaria ka një moral politik. Kur ndodh që nuk na respektojnë të tjerët duhet të respektojmë vehten. Mund të thoni se keni pasqyruar një realitet. Padyshim. Por kur ky realitet ushqehet, dhe në këtë ushqim futet edhe talenti juaj, jemi të gjithë ne që dëmtohemi. Nuk di sa me pasion e shfrytëzojnë talentin tuaj, më falni, për keq, disa media që vetquhen pa ngjyrë. Talentin tuaj që tashmë është i organizuar në këtë Union, do të kishim dëshirë t’a shijonim ne shkodranët, nëpërmjet analizave dhe shtrimit për zgjidhje të shumë problemve sociale dhe ekonomike që rëndojnë Shkodrën, duke shkundur fort edhe zyrtarët, për të dhënë kontributin përkatës në zgjidhjen e tyre. Ndofta në këtë rrugë të vështirë që keni nisur disa si provincialë mund t’ju keqkuptojnë. Por… nejse; edhe njerëzit janë si lumenjtë, herë ngushtohen dhe herë zgjerohen. Më mirë se kushdo ju gazetarët dini t’i përballoni situatat. Tashmë ju keni një Union, një bashkëveprim tek i cili unë dua të besoj shumë. Kur i bëra pyetjen vehtes në fillim të kësaj fjale, e kisha mendjen edhe te ai realitet i zymtë mediatik që në një pjesë të madhe të kohës pushton mediat tona lokale. Dua t’ju sjell një fakt: Një pasdreke po qëndroja para televizorit duke parë stacione të ndryshme. Për kënaqësinë time në butonat 1, 2, 3 të telekomandës kam regjistruar stacionet televizive të qytetit tim dhe menjëherë dora më vajti te këto butona. Shtyp nr. 1 dhe dëgjoj një këngë: “Xum, xum rijë, hajde Shukarije…”. Shtyp shpejt butonin 2 ku edhe aty kishte një këngë: “Mos u piftë rakija e kuqe”. Pak i nervozuar shtyp butonin 3 ku kishte një urim për një fëmijë me rastin e datëlindjes ku thuhej se: “…do të donte edhe gjyshja me të përshëndetë por ka 3 vjet që ka vdekë”. Mbylli i mërzitur televizorin dhe filloj të lexoj një gazet lokale ku në një kënd të saj kishte: pyetje: “Ku dallohen Zotnitë e Shkodrës?”; përgjigje: “Flenë në zheg dhe pijnë hardiç!!”. Lëshoj gazetën dhe përsëri ndezi televizorin duke menduar se këngët sa sipër do të kishin kaluar. Shoh një reklamë për një mall për të cilin isha i interesuar por, ajo reklamë pa kulturë sikur më hoqi diçka nga dëshira për t’a blerë. I lodhur nga televizori dhe gazeta u ngrita dhe përgatita një kafe. Më pas ndeza përsëri televizorin por kësaj radhe te një stacion i Tiranës ku shoh ceremoninë që po organizohej në Teatrin Kombëtar me rastin e 70 vjetorit të lindjes së një artisteje të madhe shkodrane. Të dashur miq. Unë ju kuptoj vështirësit e mëdha financiare që keni në punën tuaj, por gjithsesi këngët sa sipër mendoj se duhen hequr nga transmetimi duke i zëvendësuar me këngët e vjetra brilante popullore, me serenatat e çmuara shkodrane si dhe me muzikën tonë të lehtë më të arrirë dhe me muzikën e bukur klasike dhe atë moderne. Kështu Ju bëheni shembull i përçimit të një kulture që i takon Shkodrës. Në gjuhën politike media quhet si pushtet i katërt. Për sa shihet si kanë shkuar punët unë mendoj se pushteti Juaj aktualisht duhet të ndihet i fuqishëm. Ju duhet t’i mësoni shumë shkodranë që Shkodrën të mos t’a duan symbyllur, gojëkyçur dhe kokëulur pasi ari i vërtetë nuk duhet të ketë frikë nga zjarri. Në letrën që më dërgonit me rastin e krijimit të Unionit Ju keni një kërkesë për një takim institucional me mua. Kërkesa Juaj është obligim dhe kënaqësi e imja për t’u angazhuar totalisht sipas motos: “Çfarë mund të bëjmë së bashku për Shkodrën” Fjalët na frymëzojnë, shembujt na tërheqin. Përfitoj nga rasti për t’Ju riformuluar edhe një herë urimet e mia më të sinqerta për punë të mbarë dhe suksese. Anton Leka Kryetar i Këshillit Bashkiak Shkodër
E vërteta mbi kadastrën “turke” Po bëhen më se 10 vjet demokraci dhe një ndër problemet më të mëdha që kanë mbetur pa zgjidhje është çështja e pronave e veçanërisht prona mbi tokën. U hartuan ligje në parlamentin e parë demokratik, u bënë përpjekje për përmirësimin e tij por përsëri debatet dhe polemikat nuk janë fashitur, toka ka mbetur pa zot, është grabitur e dhunuar, pronarët e vërtetë kanë mbetur pa gjë. Rrënjët e këtij fenomeni duhen kërkuar shumë larg në historinë e popullit tonë, që nga sundimi 500-vjeçar turk, nga shpronësimi masiv i sundimit diktatorial dhe nga reformat e gabuara që kishin karakter politik dhe nuk pronësuan askënd por shpronësuan. E keqja më e madhe qe sundimi 500-vjeçar turk që e ndau popullin përmes fesë, përmes pronës mbi tokën. Historikisht dihet se turku i shpërbleu bashkëpunëtorët e vet jo vetëm me grada e tituj, por edhe me tokë duke lindur të ashtuquajturit bjelerë, pashallarë, bajraktarë etj. të cilët u bënë shërbëtorë të pushtuesit. Dihet edhe që një pjesë e madhe e popullsisë shqiptare, që banonin në fushat pjellore, duke mos i rezistuar sundimit dhe për të ruajtur traditat kulturore dhe besimin, por edhe si rezultat i shpronësimeve me forcë të tokës, migruan në zona të thella malore fare të papërshtatshme për banim e jetesë si në zonat e thella të Pukës, të Dukagjinit, Shllakut etj. Sot 16 fshatra të rrethit të Pukës janë me origjinë nga Bushati i Shkodrës. Ikja e tyre u krye pikërisht në periudhën e sundimit turk për arsyet e mësipërme, për t’i shpëtuar burgut, litarit e formave më të egra të sundimit të të huajit. Pasardhësit e ish shërbëtorëve të turkut sot mund dhe pretendojnë se tërë këto toka kanë qenë të tyre dhe u përkasin atyre, gjë që në fakt është toka e atyre që ikën për të shpëtuar sundimit të huaj. Pretendime të tilla absurde të çojnë në mesjetë në sundimin feudal që popujt e kanë kapërcyer tash 3-4 shekuj dhe rikthimi ynë atje është i pamundur. Regjimi i Zogut nuk arriti të bënte dot një reformë të vërtetë mbi tokën duke lënë në fuqi tapitë e vjetra dhe padrejtësitë historike nuk u korrigjuan kurrë. Reforma komuniste e 1946-ës nuk pronësoi askënd por shpronësoi të gjithë. Toka, pasuria më e madhe e një kombi mbeti pa zot. Si e tillë ajo u shpërdorua dhe u dhunua në mënyrë masive. E atëherë si duhet vepruar?! Së pari duhet menduar që reformat turke dhe gjithë tapitë e asaj periudhe duhen konsideruar të paligjshme sepse sunduesi i huaj nuk mund të bëjë reforma në tokë të huaj e të pronësojë shërbëtorët e vet. Nga ana tjetër as reforma e 1946-ës dhe të tjera që u bënë gjatë mbretërisë nuk kanë çuar drejtësinë në vend. Qeveritë Demokratike që dolën pas përmbysjes së diktaturës nuk kanë arritur në një zgjidhje definitive sepse nuk mund të bëhet reformë mbi tokën me dy mendësi, toka t’u jepet pronarëve por edhe t’u rrëmbehet atyre. Në këtë pikë është punuar më shumë me pasione se sa me drejtësi, ku ka pasione mugnon drejtësia. Vetëm me gjakftohtësi, me tolerancë e mirëkuptim mund të korrigjohen gabimet e së kaluarës dhe këto gabime nuk korigjohen duke ua dhënë tokën ish-feudalëve të Turqisë të cilëve ka kohë që u ka perënduar dielli. Shan Sokoli Kristiandemokratët pretendojnë të jenë forca e tretë politike Intervistë me avokatin Fran Dashi, Kryetar i Partisë Kristian Demokrate Shqiptare “Shqipëria Etnike”: Zoti Dashi, duke ju uruar në emër të gazetës “Shqipëria Etnike” detyrën e Kryetarit të Partisë Kristian Demokrate Shqiptare, donim të dinim kush është Fran Dashi? Fran Dashi: Faleminderit për urimin. Jam lindur në Shkodër në Mars të vitit 1962, jam i martuar dhe me dy fëmijë, rrjedh nga një familje e persekutuar politikisht, prindërit e mi vijnë nga zonat e thella të Dukagjinit. Jam diplomuar në kohën e Qeverisjes Demokratike në Akademinë e Lartë të Rendit në Tiranë dhe në Fakultetin Juridik në Shkodër, nga viti 1992-1994 kam punuar në Komisariatin e Policisë Pukë, Lezhë, Kurbin, në vitet 1994-1996 kam punuar në Gjykatën e Rrethit Shkodër jurist, në vitet 1996-1999 kam punuar hetues në Prokurorinë e Rrethit Shkodër, nga viti 1999 e tani ushtroj detyrën e avokatit në Shkodër. Përsa i përket aktivitetit politik jam anëtarësuar në PDK dega Shkodër, vatra e Lagjes Serreq Shkodër, në Mars 1999, në korrik 1999 jam zgjedhur Kryetar i PDK Shkodër. Në Kongresin e 3-të të PDK që u mbajt në Maj 2000 kam qenë kandidat ku jam tërhequr, në zgjedhjet lokale 2000 unë në degën e Shkodrës që drejtoj kam marrë 8000 vota, në maj 2001 jam shkarkuar në kundërshtim me statutin nga detyra e Kryetarit të PDK Shkodër, së bashku me mua edhe e gjithë kryesia e degës e këshilltarët, më 14 shtator 2001 me inisiativën e 43 këshillave demokristian u shpall në Shkodër lëvizja reformatore e Partisë Demokristiane Shqiptare. Kjo lëvizje u pagëzua me emrin Partia Kristian Demokrate Shqiptare. “Shqipëria Etnike”: Cilat janë ambicjet tuaja në arritjet e PKD? Fran Dashi: Ambicjet e mia… dëshiroj dhe do të jap të gjithë kontributin tim që PKD të ketë arritje, çka do të thotë që të kthehet në faktor të politikës shqiptare. “Shqipëria Etnike”: Cili do të jetë roli juaj për lartësimin e PDK? Fran Dashi: E vlerësoj me seriozitet detyrën, do të di të bashkëpunoj me Sekretarin e Përgjithshëm z. Pepushaj, me Nënkryetarët Zydi ??? e Kujtim Gjuri (???), me anëtarët e Kryesisë dhe gjithë kristiandemokratët shqiptarë në funksion të rritjes së Partisë. Kam besim se do të ndikoj që pranë PDK të afrohen më shumë intelektualë. Këtu mund të përmend Kryetarin e Partisë Kristian Demokrate Dega Shkodër, Shefin e Katedrës së Gjuhësisë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër, profesor Fran Luli etj. “Shqipëria Etnike”: Mendoni ju daljen në zgjedhje si grupim politik apo veten si PDK? Fran Dashi: Unë personalisht kam insistuar dhe vazhdoj të insistoj që lëvizja demokristiane të unifikohet, është marrë takim, me drejtuesin e Social-Kristianëve të Bashkimit Demokratik dhe me drejtuesin e grupit të tretë demokristian Sokol Frroku. Parimisht është rënë dakord brenda muajit shkurt të caktohen grupet e punës, në unifikim mendohet të dalim të grupuar në një sigël, në mungesë të unifikimit PKD duhet të jetë e përgatitur që të përballojë e vetme proceset zgjedhore. Kompromiset dhe aleancat para dhe pas zgjedhore, në rang vendi apo lokale janë pjesë e politikës. “Shqipëria Etnike”: Siç e dini dy pretendentët për Kryetar të Partisë Demokristiane Shqiptare, Nikoll Lesi, Sokol Frroku vazhdojnë seancat gjyqësore në Gjykatën e Tiranës. Çfarë ka për të thënë Kryetari i PKD? Fran Dashi: Unë e respektoj zotin Lesi si deputet i Pavarur i Lezhës i mbështetur nga Partia Socialiste, dhe zotin Frroku si Këshilltar i Partisë Demokratike në Bashkinë e Kamzës. Dua të theksoj se çdo ditë ish këshilltarët demokristianë po i bashkangjiten Lëvizjes Kristian Demokrate që është vazhduese e idealeve të Patër Gjon Shllakut. Ish këshilltarët demokristian i bashkangjiten lëvizjes Kristian Demokrate duke fituar besim tek drejtuesit e kësaj lëvizje, nga 32 mijë vota që PDK mori në zgjedhjet lokale 2000, 8000 vota u morën në Shkodër ku drejtues ishte Kryetari i PKD dhe 7400 vota u morën në Tiranë ku drejtues ishte Nënkryetari i PKD zoti Gjuri. Intervistoi Albert Vataj Reportazh Lezhë: Në qendrën e Formimit profesional “At Gjon Fausti” Kur merr rrugën nga Shkodra për në Zadrimë, kalon fshatrat Mjedë dhe Laç, merr anës së malit, lë prapa fshatrat Naraç, Hajmel e Nenshatë. Këtu kufizohet Shkodra me Lezhën. Në të djathtë të rrugës kryesore, në fshatin Krajën tashmë të Lezhës të shfaqet një godinë e bukur. Brenda rrethimit, në hyrje ndodhet busti i At Gjon Faustit, martirit të fesë katolike. Roja, një djalë i ri, Ndoci, të pret me shumë mirësjellje duke të kujtuar se po lëviz në ambjentet e Qendrës së Formimit Profesional “At Gjon Fausti” Krajen, e hapur për arsimin e të rinjve të Zadrimës dy vjet më parë. 1. Në lulishten përballë, që ndonëse është dimër lulet lulëzojnë si në verë, dom Antonio Sharra, diçka rregullon dhe si gjithnjë entuziast kujton: Kur pritëm Kosovarët e ikur nga lufta, ne menduam se do të strehoheshin… por ngjarjet erdhën shpejt, ata u kthyen aty ku kishin lindur. Atëherë ne menduam prapë për një shkollë për të rinjtë e Zadrimës. Mos harro kujton ai gati si me vete: përparimi ka ardhë gjithnjë nga dituria. Gjergj Vokaj, zëvendësdrejtori të sqaron: Qendra ka dy kurse dy vjeçare për mekanikë dhe elektriçistë dhe një shkollë të mesme për degën e agronomisë. Klasat janë të bollshme, të paisura me sistem ngrohës. Mekanikët kanë një bazë mekanike të kohës. Kabineti i informatikës është më i kompletuari me kompjutera të vitit 2000. Pjesë përbërëse është dhe salla e madhe ku shërbehet për takime, sesione shkencore, kurse të ndryshme. I gjithë territori i rrethuar dhe që i përket shkollës është gati 7ha. Drejtori i shkollës dom Patricio Santineli së bashku me Gjergjin të ofrojnë një dosje me projekte për zgjerimin e qendrës. Parashikohet të ndërtohet një bazë moderne për mekanikët dhe elektriçistët, një stallë didaktike, si dhe një konvikt për më të largëtit. Ndërkohë që një serë e përmasave të mëdha sapo ka ardhur nga Italia dhe ka filluar montimi. Idetë dhe ëndrrat sikur ato i bëjnë më të shkathët e më të çelur në fytyrë. Është vizioni progresist për të parë të ardhmen. 2. Prifti 64 vjeçar, dom Antonio Sharra, personazhi simbol i lëvizjes për paqen me fëmijët “Ambasadorë të paqes” Këmbanën e Paqes të shekullit të ri të vendosur në qendër të Tiranës është ndër themeluesit e shkollës. Me një entuziazëm të natyrshëm, gjithnjë i vrullshëm, impulsiv dhe rinor në lëvizje të kujton: të rinjtë e Zadrimës kanë rrezikuar duke kaluar detin me skafe, duke paguar miliona vetëm e vetëm për të ikur. Duke vështruar si historinë dhe tokën e Zadrimës gjithnjë kam menduar: A do të ishte më mirë që këta të rinj të mendonin për ta ndërtuar ardhmërinë e tyre këtu në këtë pllajë të begatë, siç thoshte Ipeshkëv Bardhi i Sapës: Lumturinë ta kërkojnë aty ku kanë lindur. Kjo ide më ka munduar dhe duke gjetur përkrahjen e Monsinjor Dodë Gjergjit, sapo kemi hedhur themelet e një kulture, rezultatet e së cilës do të bëhen të prekshme, në një të ardhme të afërt. Në të vërtetë për zadrimorët që e njohin dom Antonion apo siç dëshirojnë ta thërrasin Ndue Sharrën (pasi ka edhe nënshtetësinë shqiptare) e dinë më së miri se idetë dhe fantazia e këtij njeriu me realitetin nuk kanë kufi. 3. Në një ditë të zakonshme pune vërehen përpjekjet e trupës mësimore-edukative dhe të nxënësve për të përfituar sa më shumë të jetë e mundur. Programet mësimore zbatohen; për lëndët profesionale aplikohet metoda e të mësuarit me modul, metodë mjaft e përparuar. Gjergji zëvendësdrejtori thotë se kemi dhe vështirësitë e fillimit, si p.sh. zbatimin e praktikave sidomos për agronomët. Kemi porositur disa materiale për shkollën dhe miqtë tanë në Itali, thotë drejtor Santineli, po i përgatisin dhe shumë shpejt do vijnë. Brenda muajit do të kemi dhe lidhjen me Internetin. Dita e mësimit fillon me një takim 15-20 minutash të mësuesve dhe nxënësve në sallën e madhe ku trajtohen problemet që dalin; theksohet nevoja e të punuarit si në mënyrë të pavarur ashtu edhe në grup. Gjithashtu këtu bëhet edhe edukatë fetare por shkolla është e hapur pavarësisht llojit të besimit fetar. Me përfundimin e serës, thotë mësuesi Engjëll Hila, atëherë mësimet e agronomisë do të jenë të konkretizuara. Më të aftët nxënës do të kenë mundësi të vazhdojnë studimet e larta për agronomi, në fakultetine braktisur këta dhjetë vjet tranzicion. 4. Ndocit, i takon të presë shumë miq. Shumë prej tyre janë të huaj, shoqata të ndryshme italiane që vijnë e shikojnë çka është bërë, seriozitetin me të cilin punohet dhe ofrojnë bashkëpunim, investime me të vetmin qëllim: të rinjtë e Zadrimës, të mendojnë të ardhmen e tyre në vendin dhe familjen e tyre. Para disa ditësh bënë një vizitë të rrallë Arqipeshkëvi i Tivarit dom Zef Gashi dhe dom Antoni, famullitar i Detroitit në SHBA. Si gjithnjë bëjnë takim me të rinjtë nxënës, brezin për të cilin punojnë tërë jetën. Dom Zef Gashi, vlerësoi ngritjen e Q.F. Profesional duke theksuar se këto do ta shpejtojnë përparimin e shoqërisë shqiptare. Famullitari i Detroitit, dom Antoni, ishte më kalonik kur iu drejtua të rinjve: Secili prej jush që tani e kur të përfundojë shkollën sheh një ëndërr të bukur: të vijë në Amerikë. Unë do t’ju sugjeroja që të jetë dhe të mbetet vetëm një ëndërr. Ju duhet ta kërkoni dhe ndërtoni lumturinë në Zadrimën tuaj të bukur. Amerika është ndërtuar vetëm me punë. Po të punoni edhe këtu Shqipëria bëhet shpejt. Ju takon ju ta përballoni me vullnet dhe stoicizëm tundimin, për ta ndërtuar vendin tuaj, shtëpinë tuaj, të ardhmen tuaj… Qendra e Formimit Profesional “At Gjon Fausti” ngjan menjë zgjua bletësh ku zërat e mbi 90 nxënësve, në çastet e pushimit mbushin hapësirën ku dikur ishte Fangu i Krajnit (Fang do të thotë tokë inproduktive) por me një ndryshim; këtu nxënësit si bletët marrin nektatin e dijes dhe e shpërndajnë gjithandej ku jetojnë. Ja pse kur ndodhesh në mes tyre, largohesh me të vetmin mendim: Kur të kthehesh njëherë tjetër, do të gjesh të rinj më të pjekur, më të ditur dhe do të gjesh breza të tjerë të rinjësh… Mark Preçi Qiriu e bishtuku kërkojnë votat Natë. 20 shkurt 2003. Bie shi dhe fryen një erë e ftohtë nga lindja. Një qytet në terr. Në mes të errësirës. Ndjenja të fuqishme më trazojnë. Kërkojnë të shpërthejnë. Duan drejtësi. Afër meje qëndron kandili. Ai më bën shoqëri. Në terr është shoku im më i ngushtë. Më saktë drita e vërtetë. Është besnik dhe shpirtmadh. Përpiqet të më ndihmoj. U ktheva përsëri pas shumë viteve – më tha ai. Ti atëherë ishe i ri kur unë ika prej jush. Mos u mërzit. Kështu e ka jeta o vëlla. Ka edhe më keq. Shyqyr Zotit që Diellin nuk e monopolizojnë. Ai është burimi dhe ushqimi i jetës tonë të përditëshme. Të paktën dritën e tij e kemi pa para. Na e ka falur gradis natyra. Ajo është më fisnike se njerëzit. Mjerisht ata kanë humbur aparatin e memories dhe të gjykimit. Sa keq! Megjithatë le të shpresojmë. Ndoshta një ditë do ta gjejnë. Të dua pa masë sepse jeni dashamirës dhe shkrimtar. Shumë mirë. Atëherë mos rri duarkryq. Shkruaj diçka për ne. Ndihmoje qytetin tënd. Ata e kanë sulmuar me “topat” e errësirës. Disa po përfitojnë nga varfëria dhe kusuret e saj. Në vend të ndihmës o burra shqelmin. Tash një muaj pa drita. Ka urdhërue “Sulltani”. Çdo natë të dënuar. Afër dritës në errësirë. Të falemnderit i dashur kandil. Patjetër diçka do të bëj. Pa ty s’ka jetë. Ti je zanafilla, shpresa dhe ngushëllimi ynë. Ke shkrue për mue – ndërhyri kandili. Kjo është kënga më e bukur. Himni i absurdit tonë. “O kandil o lum zotnia sa shpejt edhe me na pa, plot me dritë u mbush shtëpia si kjo nuk ka në dynja”. “Dikur t’patëm në oxhak por filluam me të harrue, po shyqyr u ktheve prap sepse deshe me na gëzue”. Jo, jo, kjo është e padurueshme. Ndëgjoni dritën tuaj. Po luhet një tragjekomedi. Dhunë masive e mirëfillt. Dikur nën kujdesin dhe drejtimin e “Nënë Madhes” erdha në Shqipëri, kurse ata po e shpërfytyrojnë atë. Kurrë s’ka ndodhur kështu! Sa gjynah! Ah-ah-ah, qeshi me tan forcën shtriga e natës. Errësira. Sa mirë ju kanë ba. E meritoni. Ju nuk paguani faturat elektrike të llogaritura teveqel-kobure si me thanë qesim, pa kandar. Kënaqem pa masë. Nuk rrijë e vetme. Jemi së bashku. Do të flini rehat pa orar e karar. Nuk do të mbeteni pishman edhe kur… të kaloni në botën tjetër. Larg moj shtrigë e mallkuar – këput qafën – i tha Drita. Do të dëboj pa tjetër. Që kanë sjell me dhunë. Mos u bë “lavirë” e tyre. Ti je “motori” i fikur i zemrave të shpirtërave pa zemër dhe mohuese e jetës. Mos harro përbindësh i zi se tradita e qytetit është vitaliteti e korektësia. Nuk është e vërtetë që Shkodra nuk paguan. Ajo po përballon prepotencën dhe mjerimin absolut të Keshit. Ku ka pagesë me të madhe!? Ai realisht nuk “funksionon”. Jo vetëm kaq. Një përqindje paguan. Sigurisht e vogël. Gjithsesi në mijëra. Nuk e kuptoj pse shkarkohet mëllefi dhe pa-aftësia e oborrtarëve të “Portës së Lartë” mbi qytetin tim – ndërhyri një burr i urtë me trup sa një lis dhe me shikim prej shqiponje. Quhem Vetmohim Shpati nga Shkodra. Në moment ai mori një gur të vogël afër portës të shkarkimit të hidroçentralit të Vau Dejes, e vuri në pëllëmbë të dorës dhe duke e shtrënguar me forcë tha: “ndëgjoni bre burra, këtë hidroçentral… dhe… të tjerët (menjëherë çoi dorën në drejtim të Komanit) i kanë ndërtuar këto duar bashkë me ato të mijëra shokëve të mij. Ne punuam për një çerek shekulli mbi shkëmbij e gurë në mes të acarit të dimrit e rrezeve përvëluese të Diellit të verës dhe me përpjekje mbinjerëzore i ngritëm ata. Diga e hidroçentralit të Komanit është ndër më të lartat në Botë. Gjigandëve të dritës i kushtuam jetën. Disa e falën atë. Si shpërblim sot jetojmë me pensionin e varfërinë kurse ata si pashallarë”. Të lumt goja Vemohim Shpati. Një milion herë ke të drejtë. Qofsh i nderuar në shekuj – u përgjigj Drita duke i vënë lehtë dhe me ngrohtësi dorën e saj mbi shpatullat e tij. Kjo situatë vëllai im mund të konsiderohet si një katastrofë e vërtetë. Afërsisht një plan strategjik për një “sulm fronal” mbi Shkodrën. Ata – tha Drita – më ndërprenë nervin jetësor të lidhjeve me ju. Më larguan jasht vullnetit tim. Po veprohet me synime dhe objektiva djallëzore për të sotmen dhe të ardhmen e saj. Mbi 30 mijë të pa-punë dhe me qindra familje në asistencë nuk janë pak. Veprimtarisë prodhuese dhe bisnesit çdo ditë i zihet fryma. Ka edhe plot të tjera dhe të tjera. Kjo është e palejueshme – vazhdoj fjalën e saj Drita e skuqur në fytyrë si Dielli kur përendon. Nuk penalizohet një qytet i tërë. Pas riparimit të autotransformatorit ndëgjova një deklaratë të Keshit ku thuhej: “ne do të vazhdojmë kufizimet ekstra të energjisë elektrike për Shkodrën sepse ajo nuk paguan”. U tmerrova kur e ndëgjova Vetmohim. Ky është një skandal i vërtetë motër – ia ktheu heroi i hidroçentralëve. Pse nuk ristrukturohet që nga themelët Keshi? Ai ka nevojë për një qelizëm të thellë. Ky zotni e ka lënë energjinë si një mall pa zot. Ku është parë që shitësi mos ta mbrojë mallin e vet?! Pa-aftësinë e tij pse ia shkarkon Shkodrës. Unë – tha Vetmohimi – megjithëse në pension paguaj rregullisht çdo muaj. Si mall në bazë të ligjeve të tregut e kam blerë atë. Për pjesën e likujduar ajo është pronë e imja. Por Keshi me çmenduri e ndërpret. Kjo është dhunë masive. Jam pensionist kurse ti urdhërues e ke pagën disa herë shumëfill me të madhe se unë. – Ç’kuptim ka likujdimi i faturave tash e mbrapa? Ju na detyroni të mos paguajmë. Ky është krim. Deri kur kështu?! Ndëgjoje dritën tënde Vetmohim. Shkodra ka përballue fortuna të mëdha gjatë historisë. Hidroçentralët ishin një barrë dhe kontribut i jashtëzakonshëm i saj. Ata u ndërtuan në kohën e Monizmit me kontributin e gjithanëshëm veçanërisht të shkodranëve. Këto vepra më rritën trupin dhe më shumëfishuan forcat për të ndriçue çdo familje shqiptare. Unë në rradhë të parë jam krijesë – dhe pronë e bijëve të Shkodrës. Dhuna e ushtruar tregon se disa me forcën e pushtetit më kanë përvehtësuar duke u sjellur barbarisht me mue. Ata janë pushtues dhe ozurpatorë. Të lumt goja moj drita ime e dashur. Ti për ne je gjëja më e kushtueshme në Botë. U rrite në duart tona. Edhe sot ato janë me kallo – tha Vetmohimi me fytyrë të qeshur dhe me sy që i ndriçonin nga respekti për bashkëbiseduesen e vet. Si një engjëll i rrethuar nga një tufë rreze drite zbriti nga Qielli shpirti i Martir Shkëmbit. “Mirëseugjeta. Ju shohë të shqetësuar ashtu siç jam edhe unë. Kërkova leje të posaçme për të ardhur këtu. Edhe atje jam interesue për ju. A mund të flasë diçka edhe unë”. “Mirëseerdhe vëllai ynë. Ah! Na dhemb zemra dhe shpirti për ty Martir Shkëmbi” – u përgjigjen njëzeri Drita e Vetmohimi. “Prej vitësh të kujtojmë. Fjala juaj ka vlerë më shumë se i gjithë floriri i Botës. Po të ndëgjojmë me respekt e dëshirë. Ti je krenaria dhe simboli ynë. Para teje përulet një komb”. Siç e dini – foli shpirti i Martirit – në ndërtimin e hidroçentralit të Vau Dejes fati izi më mori jetën më 31 dhjetor 1965. Kam lanë dy fëmijë jetim. Ata u rritën pa babë. Djalin e lashë 7 vjeç në klasën e parë. Sa herë që vija në shtëpi më hidhej në qafë dhe nuk shkëputej prej meje. O babi – babi mos ikë në punë, mos na len vetëm. Rri me ne. Due me ardhë me ty. Mbas pak fillonte të qante. Përsëri më përqafont, më puthte dhe qante. Babi rri me mue, me mamin dhe me Stelen e vogël… Po të bën me duar vajza. Shiko, don të përqafoj – më tha një ditë gruaja. Para një jave festuam njëvjetorin e lindjes. …Ti ishte në kantjer në krye të detyrës. E bëtë zap Drinin duke i ndryshuar shtratin e tij. Gjithë natën të kujtuam sidomos vajza. Ba-ba, ba-ba, ba-ba belbëzonte me ëmbëlsi shpirti i nanës. E mora në krah dhe e afrova afër krahrorit duke e puthur pa-pushim. Vështrimi i syve dhe duart e saj të vogla në fytyrën time më kanë ndjekur gjithëmonë. Atë ditë duke montuar disa makeneri të rënda më rrëshqiti këmba dhe rashë pingul mbi hekura dhjetë metër poshtë. Më çuan urgjent në Spital. Rrugës dhashë shpirt. Shqiptova vetëm këto fjalë: “I mjeri unë. Oh nana e ime. Djali. Vajza. E shkreta grue. Ah! vëllai ynë i shtrenjt Martir. Ti je një hero i vërtetë. Mjerisht disa pushtetarë fuqiplot po spekullojnë me sakrificën dhe gjakun tënd. Nuk e di a kanë shpirt këta njerëz që abuzojnë me votën e lirë duke lenë në errësirë edhe familjen tënde e cila paguan rregullisht çdo muaj. Si mund të lihen në terrin e zi fëmijët tuaj. Po dënohet një popull i tërë. Një qytet më tepër se 100 mijë banorë pa drita. As diktaturat nuk veprojnë kështu. Përditë po humbim nga vlerat tona kombëtare – tha me nervozizëm Vetmohim Shpati. Eh! Medet! Si erdhi kjo kohë! – ndërhyri shpirt i Martir Shkëmbit. Një natë ndëgjova Pashën i cili tha: “Gjumi i natës nuk më zë. Sa për vehte “fluturoj” përtej reve. Me gjeneratorin tim në rast nevoje mund ti jap dritë edhe Evropës. Ai punon me ujin e rendë të oqeanëve dhe ka fuqi me e hedhë globin në erë. Më falni. Mos u shqetësoni. E kam fjalën për globin e zyrës. E bleva në një dyqan të Shitblerjes. Siç e shihni bëra një shaka”. “Ndëgjoni – vazhdoi Pasha – pranoni një të vërtetë. Kujdesi dhe interesimi im është absolut. Kam folë me “Portën e Lartë”. Ajo është e pakënaqur me ju. Edhe energjia elektrike është mall. Paguani që të keni drita. Ju nuk paguani. Pa pagesë ajo nuk vjen”. Jo “Pashë” i nderuar. Ndëgjoje një herë shpirtin tim – tha Martiri. Keshi po e denon Shkodrën. “Pashë” mos e lejo. Këtu duket burrëria dhe zotësia e juaj. Është e tmerrshme që drama të kthehet në tragjedi. Pasojat do të jenë të pariparueshme. Shkodranët – vijoj ai – ishin ndër të parët që kontribuan për fitoren e pluralizmit politik partiak dhe të Kapitalizmit. Ky sistem mbështetët në mekanizmin e fuqishëm të tatimeve dhe taksave. Pa ato ai mbaron. Ata i njohin mirë rregullat e lojës, të drejtat dhe detyrat e tyre. Kurrë Shkodra nuk i ka mbetë borxh kurrkujt. Të tjerët janë debitorë ndaj saj. Një pjesë e qytetit paguan rregullisht. Kjo është baraz me disa mijëra. Megjithatë denohen të gjithë. Nesër edhe ata do të bashkohen me shumicën. I detyron Keshi. Ai nuk njeh ligj dhe as drejtësi. Është personifikimi i absurditetit paradoksal të dhunës masive shtetërore. Ku i keni kontatorët modern elektrik mister Kesh? Çdo të thotë faturime aforfe për një produkt që ju e konsideroni mall? Me korrupsion si jeni me shëndet dhe si e kaloni? pyetën njëzëri Drita me Vetmohimin dhe shpirti i Martir Shkëmbit. Për ne Keshi ka anomali dhe difekte të rënda në drejtimin e tij. Pa ristrukturim deri në themele nuk ka të ardhme. Ky është shkaku kryesor i nivelit të ulët të arkëtimëve. Ju deklaroni që energjia elektrike është mall. Dakort. Megjithatë pranoni një vërejtje. Vlera e mallrave përcaktohet nga mesatarja e punës shoqërore të nevojshme në proçEsin e prodhimit, e cila materializohet në tregun e shit-blerjes së tyre. Në Shqipëri tregu – i – energjisë elektrike nuk ekziston. Ai është krejtësisht monopol i shtetit. Së bashku edhe subjektivizmi i tij. Rezultati: diferenca të mëdha në mes çmimit dhe vlerës. Qëllimi të shkarkohët barra më e madhe e krizës shumëvjeçare të energjisë mbi shpatullat e gjithë shoqërisë veçanërisht të shtresave më të ulëta të saj. Vetmohim Shkëmbi e paguan atë. Megjithatë e denoni. Nuk e kuptoj. Çdo qytetar ka një kontratë me Keshin. Kuptohet ata që paguajnë. Pse duhet të përgjigjemi edhe për të tjerët. Në cilin ligj parashikohet ky dënim. Kjo është antikushtetuese. Ndëgjo Vetmohim – tha Martiri. Keshi po ndryshket. Ai është oksidue shumë. Vetëm një reformë radikale e shpëton. Nuk e dij si ndjehën kur denojnë një qytet. – Çuditem si mund të ndërtohet një e ardhme më e mirë me denime masive? A thue do ta lejoj Evropa? Kam lexue në libër të rradhë të një poeti të mirënjohur. Shpresoj që do ta njihni. Aty ka një poezi për Evropën. Mendohet që të jetë himni i saj. Ai ka shkrue – theksoi Vetmohimi – edhe për mue dhe shokët e mij. Titulli i poezisë “Njeriu Fisnik”, i cili çdo ditë goditët nga antivlera. Kulmi i saj penalizimi total i një qyteti. “Për ty po shkruaj, o shoku im dallgët e jetës rrahin pa pushim. I ndershëm dje, prapë sot fisnik, gjithëmonë qëndrove i fortë çelik. Në tunele e diga një jetë kalove, dritës dhe jetës ti iu kushtove. Punove në vite në shkëmbinj e gurë, por një ankim nuk nxore kurrë.” “Erdhi një ditë u rrit antivlera gurë e shkopinj mblodhi ndër plehëra. Mbi ty shpesh herë ajo vepron vrer dhe baltë egërsisht lëshon”. “Njeri i mirë – Ante qëndro të gjitha mizat më dritë i verbo. Dikush kërkon, por është e kotë me bojë të zezë të lyejë një botë. I shkreti ai shumë paska harrue dikur me “isha” ne ishim mësue. Këtë shtrigë të vjetër për turpin e vet nga moçali e nxjerr në breg e qet. Përsëri florini i pastër qëndron dhe mbas shiut ma mirë ndriçon. Luigj Temali Pesha e mallit të pashuar… “Skllav i mërgimit” – poezi nga Amazona Basha, Asti-Itali Një natë të vonë, autorja e këtij libri më mori në telefon. Fliste nga Asti i Italisë. Zëri i një vajze të re, gjithë emocion, më lutej që t’ia lexoja dhe t’i jepja mendimin për një tufë poezishë që ajo kishte shkruar atje në mërgim, duke shfryrë, siç më thoshte, “një mall që i digjte zemrën”. Unë i premtova zërit të panjohur se do t’ia plotësoja dëshirën dhe të nesërmen, babai i saj, Zef Hajdaraj, m’i solli poezitë që e bija ia kishte dërguar më parë. Them të drejtën, kur nisa të shfletoj atë fletore të trashë ku poezitë qenë shkruar me dorë, mendova se do të kryeja një premtim rutine, të lexoja një nga ato përmbledhjet e shumta poetike që rëndom më sjellin autorët, e sidomos vajza të shumta autore që shkruajnë vjersha në bankat e shkollës së mesme, që botojnë vëllimet e tyre të para poetike, të cilët shpesh mbesin të parat e të fundit, sepse pastaj nuk shkruajnë më, fejohen, martohen dhe dallga e jetës ua ndrydh ose ua fshin dëshirën për poezi. Kështu pra, me këtë ndjesi fillova të lexoj vargjet e mërgimtares. Por, kur i lexova poezitë dhe mbylla fletoren, isha i emocionuar. Kjo vajzë e panjohur, (edhe sot që shkruaj këta rreshta nuk e njoh për fytyrë) më kaluan në paradë qindra dhe mijëra djem dhe vajza emigrante, ajo hemoragji e madhe dhe e dhimbshme që ende vazhdon të rrjedh gjak të ri tej detrave dhe qiellit shqiptar. Të rinj dhe të reja që ikin me shpresa të ndezura flakë, për një jetë më të mirë, për diçka që ndrit dhe vezullon në ëndrrat e tyre rinore. E mjerisht, për shumicën e tyre ëndrrat zverdhen, rropatja e shtegtimit në monopate të vështira, në një botë të panjohur, ku nuk je veçse një i huaj, një emigrant, i bën ta ndjejnë veten të braktisur, të përbuzur… ta ndjejnë veten “skllav të mërgimit”. Atëherë kujtimet të tundojnë, malli për atë që braktis të djeg shpirtin, dhe ky mall, këta kujtime ta bëjnë edhe më të vështirë realitetin që po jeton. Autorja e këtij libri, së bashku me të shoqin, punojnë si shitës në dyqanin e një tregtari, atje, në Asti të Italisë. Vajza shet djathë. Pranon në poezitë e saj se tani jeton më mirë se ç’jetonte në Shkodër, se nuk vuan për ata gjërat elementare që gatuajnë jetën e një njeriu. Por, duke qenë shitëse, në kontakt të përditshëm me blerësit vendas; ajo e ndjen në shpirt ftohtësinë e tyre, përçmimin therës, e ndjen në shpirt se ata e shohin nga lart, me mëshirë, dhe brenda kësaj mëshire vajza ndjen notat e përbuzjes. Dhe, jo vetëm ajo, por shumica dërmuese e shqiptarëve si ajo, që rropaten në dallgët e jetës në mërgim. Atëherë, në zemrën e autores rritet embrioni i një mendimi të rëndë, por të vërtetë: “Atje, në vendin tim isha dikushi, kurse këtu nuk jam askushi!” Ndaj dhe malli rritet, bëhet mal, një mal i rëndë që shpërthen në poezi. Mall dhe brengë, dashuri dhe pikëllim. Ja, kjo është tema e poezive në këtë libër. Nuk ka urrejtje, mllef, politikë, mallkim, përbetime ogurzeza. Asgjë e tillë në poezitë e saj. Bile, edhe në disa poezi ë zemra ia ka thënë t’i shkruaj në italisht, kur u drejtohet italianëve, nuk ka urrejtje, nuk ka revoltë apo moralizim patetik, nacionalist. Jo, ka vetëm përgjigje që u jep njerëzve, qyetit, vendit ku jeton: “Sono come te!”. Jam si ti, i thotë çdo njërit që e vështron nga lart-poshtë. Dhe përgjigja e saj është ajo që dëshiron të thotë çdo emigrant. “Mos më përbuz, jeto dhe më ler të jetoj, sepse edhe unë jam një qenie njerëzore, kam zemër, kam një prejardhje, kam një kulturë dhe një traditë njerëzore jo më të vogël se tënden. Pra jam si ti. Më prano si të tillë!” Poezitë janë të thjeshta, pa ojna e zbukurime, mendime që dalin nga shpirti dhe ashtu siç dalin shkruhen. Dhe çdonjëra prej tyre pikon mall, një mall që merr flatra dhe të dërgon në vendlindje. Që të çmallesh. Një mall që të bën të ëndërrosh parajsën. Por, atë, parajsën duhet ta meritosh. Edhe në mërgim. Fadil Kraja Mark Mrizi, akuzë kundër terrorizmit në Kosovë UÇK-ja ka qenë një ndër bazat ku mjaft terroristë janë grupuar në të gjatë kohës së luftës në Kosovë. Duket se edhe segmente të besuara të Osama Bin Ladenit, janë stërvitur, bile edhe kanë kryer misione nën “autoritetin” e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vizita e ditëve të fundit në Beograd, Podgoricë, Shkup e Mal të Zi e Kryeprokurores së Tribunalit të Hagës Karla Del Ponte, si dhe lajmi për arrestimin nga policia ndërkombëtare e dy personave të kërkuar nga Haga për krime lufte nën “autoritetin” e luftëtarëve të UÇK-së, si dhe procesi gjyqësor kundër katër ish pjestarëve të UÇK-së të zonës së Llapit, që po zhvillohet në Prishtinë, mes të cilëve edhe ish komandanti i UÇK-së Rustem Mustafa, i njohur me emrin e luftës “Komandant Remi”, flasin për një listë që gjatë që do përballen me drejtësinë, duke zbardhur ndoshta një pjesë të krimeve në Kosovë e ndoshta edhe më gjerë, në Ballkan. Gazeta jonë në vazhdimësi ka dhënë ndihmesën e saj në zbardhjen e fakteve, ku kësaj here një akuzë është edhe Mark Mrizi nga fshati Bajgore Mitrovicë. Gjatë luftës në Kosovë atij i bëhet thirrje për t’u rreshtuar në radhët e UÇK-së, por nga informacionet që grumbulluam atje ng burimet tona të besueshme, Mark Mrizi kishte qenë i terrorizuar nga masakrat që kish parë, ndaj nuk kish pranuar të luftojë. Ai kish parë me sytë e tij vrasje makabre nga UÇK-ja, veçmas të katolikëve. Dhe si i tillë, ai është larguar që aso kohe nga vendlindja dhe sot burimet e informacionit nuk i dinin adresë. Gjatë kohës së luftës, milicia serbe i kish vrarë me armë zjarri babën Fran Mrizi dhe i kish plagosur motrën e madhe Drane Mrizi, ku i është këputur këmba. Pak e ngatërruar bëhet çështja kur mëson se edhe para vrasjes, Fran Mrizi kish patur kërcënata edhe nga UÇK-ja, pasi sipas tyre, meqë ka qenë komunist, mund të ishte spiun i serbëve. Megjithatë këtu kemi të bëjmë me tre probleme: 1- Të zbuloheshin kriminelët dhe të shkonin pranë drejtësisë; 2- T’u krijohej një siguri të afërmve të Mark Mrizit për të mos iu cënuar jeta nga terroristët; 3- Të vendoset normalitet në Kosovë dhe të minimizohet terrorizmi, ku Marku dhe shumë të tjerë të mos jenë persona të kërkuar, aq më tepër kur janë njerëz të mirë dhe pa probleme. Sokol Pepushaj Shqipëria mes demokracisë e anarshisë Tranzicioni ka sjellë skena shumë të zymta. Ndeshja mes të resë e të vjetrës, mes demokratëve e komunistëve anarshistë, ka bërë të pushkatohen mijëra shqiptarë të pafajshëm. Madje në ditët e fundit anarshistët e parlamentit qëlluan me grushte gjatë një fjalimi të liderit demokrat Sali Berisha, deputetët Edi Paloka e Azgan Haklaj, duke reflektuar publikisht dhunë shtazarake edhe në kupolën e legjislativit. Tërë demokratët shqiptarë janë sot të kërcënuar, ndërsa veprimtarët janë të kërcënuar seriozisht me jetën. I tillë është edhe intelektuali Mehdi Teofik Qehaja, anëtar dhe veprimtar i PD-së që në fillim të proceseve demokratike në Shqipëri. Ai kish krijuar e organizuar grupet nismëtare për përmbysjen e diktaturës, për largimin nga horizonti shqiptar të dhunës e padrejtësisë. Për disa kohë, në fillim të vitit 1997 Mehdi Qehaja ka qenë anëtar i kryesisë së partisë demokratike dega Shkodër, ku ka investuar intelektualizëm dhe guxim deri në zgjedhjet e 29 qershorit të atij viti, ku bandat e socialkomunistëve pasi shpërthyen depot e armatimit në tërë Shqipërinë, me revolucionin bolshevik uzurpuan pushtetin, të cilin padrejtësisht e kanë edhe sot. Demokrati Mehdi Qehaja është shquar edhe në zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë të 24 qershorit 2001, ku ka dhënë kontribut në stafin e kandidatit për depuet Mark Krroqi. Në atë zonë është përdorur dhunë dhe mandatin e mori socialisti Lekë Çukaj. Gjithsesi, sot demokrati Mehdi Qehaja ka jetën të rrezikuar. Ai është kërcënuar shumë herë me eleminim fizik, por fati e Perëndia kanë qenë me të. Ai sot nuk ka as adresë nga frika e anarshistëve. Ja pra, me probleme të tilla është sot Shqipëria. Me trauma të tilla po përshkohet rruga mes demokracisë e anarshisë. Albert Vataj Përse u detyrua të largohet nga Shqipëria Genc Selmani, bashkëpunëtor i ngushtë i Azem Hajdarit? Një tjetër shqiptar, një tjetër demokrat i flakt, një tjetër viktimë e terrorit, shënohet sot në analet e të pavarurës “Shqipëria Etnike”. Është demokrati i njohur Genc Selmani, lindur në qytetin antikomunist të Shkodrës më 08. 09. 1964. Ai, siç edhe po e prezantojmë në fotografi ka qenë njëri ndër bashkëpunëtorët e ngushtë të Azem Hajdarit të vrarë nga komunistët para selisë së PD-së në Tiranë në buzëmbrëmjen e 12 shtatorit 1998. Pas disa suvestigimeve tona na thanë se Genci ndodhet i fshehur bashkë me familjen në Mal të Zi. Por atje mësuam se kishte qëndruar që nga dhjetori i vitit 2000 deri në gusht të vitit 2002. Mëpastaj nuk i dihet vendndodhja. Kjo kish ndodhur pasi demokrati në fjalë ka patur kërcënime për ta eleminuar, si mikun e tij Azemin. Komunistët nuk e kanë për gjë të vrasin, të dhunojnë, të bëjnë korrupsion, kontrabandë, diferencime të hapura politike. Se nuk i ka duruar këto, Genc Selmani është që në fillim të proceseve demokratike një antikomunist i flaktë, ku ka investuar shumë. Doni fakte? Ja, ai ka qenë antar i kryesisë së Shoqatës Antikomuniste “13 Dhjetori 1990”. Duke qenë se rrjedh nga një familje antikomuniste, i ati Hyseni, në vitin 1955 është dënuar me 10 vjet burg politik. Pastaj internimi, konfiskim i pasurisë, lidhja me familjen e Kazazëve nga ka të shoqen, apo shumë larg, viti 1946, kur gjyshi i tij është pushkatuar si pjesëmarrës në luftën e Postrribës, janë përsëri fakte që normalisht komunistëve u tingëllojnë keq. Genci është dalluar në demonstratat e 14 janarit 1990, 16 qershorit 1990, 13 dhjetorit 1990, 2 prillit 1991, ku edhe u dhunua nga segmente të errëta të sigurimit famëzi të shtetit fashist. Më 1991 Genci kish krijuar Sindikatën e Pavarur në ndërmarrjen Lëkurë-këpuca Shkodër. Veprimtaria demokratike e dendur, është bërë shumë herë shkak për kërcënime me jetën. Në vitin 1997, në ato trazira që do mbesin për shumë kohë si shirit i zi në pamjen shqiptare, ky demokrat kish kërkuar vullnetarisht të angazhohet në forcat e armatosura për të ruajtur institucionet demokratike. Është shquar në revoltën e qytetit të Vlorës dhe në ruajtjen e presidencës shqiptare. Ditën e varrimit të deputetit Hajdari më 14 shtator 1998 demokrati Selmani kish organizuar mbrojtjen e personaliteteve të spektrit të djathtë politik shqiptar. Pas varrimit e pret dhunimi e arrestimi. Prova shteti fashist nuk kishte, ndaj edhe lirohet, por kërcënatat i rriten nga socialistët, bijtë e etërve diktatorë. Në vitin 2000 iu vunë gjoba nga banditë të panjohur me anë të letrave. Iu gjuajt mëpastaj me snajper banesa. Por e keqja nuk mbaron këtu. Meqë shteti jo vetëm nuk i mbron demokratët, por i terrorizon, në shkurt të vitit 2002, axha i Gencit, i quajtur Sabri Selmani, vret një hajdut, një grabitë në oborr të shtëpisë së tij, pasi duhej të vetmbrohej para se t’i përdhunonin, grabisnin, ndoshta edhe vrisnin. Kështu Selmani sipas kanunit shqiptar duhej edhe të ngujohej. Prandaj u largua nga vendlindja, se jeta i rrezikohet. Vasel Gilaj Shkelje të rënda ligjore në shërbimin shëndetësor në Shkodër Edhe pse nga qeveria miratohet një seri vendimesh të rëndësishme në paketën e akteve ligjore, për përmirësimin e shërbimit mjekësor, ende ky institucion i shërbimit mjekësor është korruptiv. Dhe shkeljet fillojnë qysh nga Ministria e Shëndetësisë, dhe pse jo, edhe nga vetë Ministri, ku lejon dhe bashkëpunon me shkelësit e ligjit, në këtë institucion. Pothuajse i gjithë personeli mjekësor në Tiranë është i dypunësuar, pasi mjekët e specialiteteve të ndryshme, nëpër spitalet e Tiranës, kanë klinika shumë mondane, me aparatura nga më modernet, që mund të konkurojnë pa frikë edhe me klinikat më të mira private, si në Itali, Greqi, Turqi. Kush i ka provuar këto shërbime, ka provuar dhe shijet e hidhura të çmimeve të kripura në to. Dhe të gjitha këto komoditete profesionale, këta mjekë i posedojnë, duke shkelur mbi ndjenjën humane njerëzore, duke abuzuar dhe shfrytëzuar njerëzit e sëmurë. Megjithatë t’i largohemi Tiranës, pasi aty prodhohet dhe fabrikohet shkelja dhe korrupsioni, edhe pse egziston qeverisja e një shteti Shurdh-Memec, që lufton të mundurin, sepse s’mundet të “luftoj” të pamundurin, pasi e ka mik të “shëndetit” për xhepin e tij. Le të qëndrojmë në një episod të kronikës shëndetësore në qytetin e Shkodrës, ku gjithnjë është shquar për një shërbim profesional e human ndaj njeriut në shëndetësi. Por tani për fatin e keq, të Kohës mistrece e të paqëndrueshme gjatë tranzicionit të çmendur në Shqipëri, edhe njerëzit që me pasion kanë veshur bluzën e bardhë, kanë humbur ekuilibrin e shpirtit njerëzor, dhe janë bërë “Relativ” me Kohën, duke e Konvertuar, Humanizmin me Antihumanizëm, Profesionalizmin me Paaftësi, Shërbimin mjeksor falas me Abuzim dhe Ryshfete. E spjegojmë më popullorshe tabllonë sociale të emërtuar; Antitezë. Sa herë jemi ndeshur me këtë fenomen, dhe kemi shfryrëme veteveten, duke thënë: “O Zot na jep shëndet, mos pafsha as armikun në spital, se s’u mbushen kurrë xhepat e bulshijtë këtyre të pangopurve…”. E kanë fjalën për punonjësit e shëndetësisë, pasi Paraja i çnjerëzon si njerëz. Sa më shumë të fitosh, më i pangopur bëhesh. Dhe pikërisht kjo pangopje ndodh në shërbimin shëndetësor edhe në Shkodër, sidomos në sektorin e specialistëve të shërbimit shëndetësor, si; Okulistik, Stomatologji, Farmaceutik. (Pa llogaritur abuzimet në Kirurgji, Obstetri-Gjinekologji, edhe në shërbimet spitalore, që po s’pagove para nëndorë, që nga infermieria e deri tek mjeku (paradhënie) s’të kap kush me dorë… Prandaj për këtë situatë “të prodhuar” qytetarët tashmë janë “disiplinuar” dhe kanë fituar “kulturën” e kërkuar për shërbimet mjekësore. Për një gjë është e sigurtë, ata që kanë para, do shërohen, ata, që s’kanë para ta bëjnë mirë llogarinë kur të sëmuren dhe nëse duan të shpëtojnë jetën e tyre, të shesin ç’ka kanë gjëra me vlerë, e nëse jo, s’ka asgjë të keqe të shesin edhe shtëpitë. “Jeta e njeriut është pasuria më e madh”, ka thënë ish komandanti legjendar i popullit shqiptar, Enver Hoxha. E, pra ju qytetarë në qytet dhe sidomos ju në zonat rurale që sëmureni më shumë, mos u sëmurni, që të ruani shtëpitë tuaja, nga “privatizimi” i shërbimit mjekësor… Ndoshta duket qesharak ky fakt, por ka ndodhur me të vërtetë, kjo paturpësi nga mjekësia jonë. Megjithatë s’dua të ndalem në raste të veçanta, edhe me emra po të doni, se fakte të gjalla kam arkivuar pranë redaksisë së gazetës nga qytetarë të ndryshëm, me identitet të konfirmuar për të tilla marrveshje të turpshme antinjerëzore, antihumane të mjekëve tanë, por dua që problemin ta trajtojmë parimisht dhe praktikisht në Paligjshmërinë e aktivitetit të dy punësimit në sektorin e shëndetësisë, në Shkodër. P.sh. në sektorin e Okulistikës. Mungesat e energjisë elektrike, këto vitet e fundit, kanë shtuar numrin e pacientëve nga miopia, (të “infektuar” nga errësira). Dhe nëse shkojnë për të bërë vizitë tek mjeku në spital ose në poliklinikë, specialisti, nuk të jep dot një recetë fikse, se çfarë numri do të përdorësh gjyslykët, pa bërë një vizitë në klinikat private që i kanë nëpër shtëpitë e tyre. Kështu ndodh edhe me mjekun Astrit Beci i cili fatkeqësisht është edhe Drejtori i Spitalit Civil në Shkodër. Dihet që i lejohet aktiviteti i dy punësimit në shëndetësi, vetëm mjekëve me tituj apo grda shkencore. Megjithëse këtu në Shqipëri këto 12 vjetët e fundit janë dhënë tituj e grada me tonelata, por në shëndetësi kanë qenë shumë të kufizuara, prandaj na vjen keq që s’ka shumë të tillë… Në sektorin e Stomatologjisë. Edhe këtu ka shkelje ligjore. Në këtë sektor, u liçensuan shumë stomatolog, morën liçensa edhe ndihmësmjekë, (mjerë ata pacientë që ranë në dorë të tyre). Shumë zhurmë u bë atëherë me shumë mjek i larguan nga klinika qëndrore. Megjithatë tashmë të gjithë janë rregulluar mirë, edhe pse punojnë, me dhe pa cilësi. Punë e madhe, se mos ka shtet që të kontrollojë punën e tyre, dhe të dëgjojë ankesat e qytetarëve. Por një gjë të bie në sy, shërbimi stomatologjik i fëmijëve, nga mosha 1-14 vjeç që pothuaj në Klinikë nuk funksionon fare. E di që ekziston një shërbim dy turnesh për fëmijë të mitur, por aty shërbehet me lekë. 2000 lek është pagesa e heqjes së dhëmbit të rriturit, 2000 lek do të paguash edhe për fëminë dy vjeç. Për mbushje s’bëhet fjalë, por vetëm gjen fjalët e ngrohta të mjekes, që thotë, – s’kena material, bjere fëminë në klinikën time private. Dhe kështu këta mjekë marrin rrogën e shtetit, pensionin për nesër, sigurojnë edhe pacientët për në shtëpi. S’ke ç’i bën të dashur lexues. Kështu e ka profesioni, pse i thonë mjek. Por të paktën këtu paguan dhe heq dhëmbin, ose e mbush, po s’pate lek i len krejt, por s’ke ç’i bën kur shkon në Farmaci, paguan një grusht lekë dhe ilaçet s’të bëjnë efekt. Po si do të bëjnë ato të shkreta efekt, kur pjesa më e madhe janë të skaduara. S’ke ç’i bën, s’ka kush t’i kontrollojë. Janë bërë mjekë farmacistë, infermierë, apo pastrues spitalesh. Ata të shkretë meqë kishin para, ta kishin blerë edhe një dipllomë fallco, të paktën, që mos të qerasin majmë policinë tatimore, që janë shumë të butë me shkelësit e ligjit. Mjafton një bakshish në dorë dhe bëhen “miq” bashkëpunëtorë dhe bashkëfajtorë në shkelje të ligjit. E kush po pyet për ligje sot, ato i shkelin edhe vetë drejtuesit e institucioneve shëndetsore. Janë patholog, bëhen gjinokolog, (edhe pse s’kanë diplomë) mjafton të hypin në një karrige zyre. Si p.sh. Mjekja Vera Belinova, me specialitet pathologe (dikur mjeke ndërmarrjeje) më vonë u rrit diçka në detyrë, hapi një klinikë private në shtëpi, dhe s’ka nevojë për diplomë, se Egoja, t’i tregon të gjitha elementet që ka në barkun femëror. E kështu të nderuar miq të gazetës “Shqipëria Etnike” e përfundojmë këtë episod kronike, të shkrojtur ca me humor, për të vërtetat që na shqetësojnë në jetën e përditshme në këtë sektor me shpresën se dikush do ta marri seriozisht inisiativën për të ndryshuar rrënjësisht këtë institucion kaq të rëndësishëm për shërbimin mjekësor të njeriut. Fatime Kulli Qeveria socialiste në Shqipëri punon me moton: Korrupsion + Seks Po formohet Partia Socialiste Reformatore në Shqipëri. Në regjistrin e fëlliqur të historisë politike shqiptare, zhgarravitet pluralizmi në Shqipëri. Në këtë periudhë tranzicionin në Shqipëri, Partitë politike lulëzojnë si këpurdhat pas shiut, duke u bërë kundërshtarë të fortë edhe brenda klanit të tyre. Në emër të alternativave të reja, copëtohen si me magji, në grupime të vogla, mjafton një grindje banale për prishje interesash, (e thënë ndryshe mospajtim idealesh dhe vrapim drejt “mëkatit” Korrupsion). Dita e hutuar, na përshëndet me një Parti të Re, ndër “duar”. S’është ndonjë habi e madhe, se kemi kohë që në regjistrin e fëlliqur të historisë politike shqiptare zhgarravitet pluralizmi në Shqipëri. Nga eksperienca e suksesshme, kur Nëna më e re Demokrate lindi shumë fëmijë të llastuar, që kërkonin privilegje nga nëna e tyre, dhe shpesh herë e kanë sulmuar keq nënën e re Demokrate. E kanë quajtur si të vjetëruar. Megjithatë Nëna demokrate është shumë është shumë zemërmadhe. Edhe pse “prehërcopëzuar” i fton sërish në gjirin e saj, i jep edhe ndonjë Copë të madhe në Shtëpinë e Përrallave me Ujqër në Parlament. Por Plaka e moshuar socialiste, nuk është aq tolerante, sa nëna demokrate. Vetëm një herë në historinë e saj, ka pranuar të ndërroj identitetin, dhe atëherë jo nga dëshira, por e imponuar nga domosdoshmëria ndikuese e Kohës së “tërbuar”. Dhe kështu nga një Plakë e Punës, u shndërruar në një Plakë Socialiste. Filloi të ndodhë mrekullia… Për tu moderuar, për të hyrë në familjen e madhe Europiane, ndërrio “Lukun” e vjetër, përdori të gjithë “grimin” saqë njerëzia filloi të besojë tek “Nënëmadhja”. Pasi dhe ajo filloi të mblidhte në “konak” “viktimat” e Nënës së re demokrate.”Nënëmadhja” i do dhe i respekton më shumë Ata që janë të këqij, që shkelin ligjet, dhe që janë të lidhur me inteligjencën mafioze. Dhe çfarëdo që thuhet nga “Komshinjtë” për familjen e saj, ajo asgjë s’beson, asgjë pranon. Sepse, të gjithë ata që punojnë, vjedhin, fallsifikojnë, kanë një Qëllim të caktuar sublim: Të sakrifikojnë për “Nënëmadhen”. Ndonjëherë, kur disa nga bijtë e saj “luajnë bishtin”, ajo përdor të gjithë arsenalin e “Autoritetit” të saj përreth, dhe i ndëshkon me masa “të rrepta” i ndërron postet, kolltuqet, kostumet, por kurrsesi nuk i largon nga Oxhaku i saj. Kurse për disa bij të padisiplinuar, që nuk investojnë ose kundërshtojnë “Nënëmadhen”, ajo merr masa administrative, dhe i fshin nga lista e “trungut familjar” pra nga Partia Socialiste. Megjithëse rastet ndëshkuese janë shumë të rralla, pasi në përgjithësi bijtë e saj, janë shumë të sinqertë. Kur gjinden keq, përplasin dhëmbët e intimitetit, saqë nxjerrin në shesh të burrave edhe Emrat e dashnoreve në prezencë të “nënëmadhes”. Por “nënëmadhja” është shumë e civilizuar, dhe nuk zemërohet me ta, se edhe ajo kur ishte në kohë të saj ka bërë aventura nga më të bukurat, që nga brigadierët e kooperativave, e deri tek “të paarritshmet”. Ju kujtohen besoj, si buçiste zëri në kuvend të burrave të shtetit… Prandaj “nënëmadhja” i pranon të gjithë bijtë e saj si imoral, si hajdut, si kriminel, vetëm e vetëm mos t’i largohet pasuria, që e ka fituar me shumë “sakrifica”. Por Nëna e re Demokrate, s’i beson dot “sakrificat” e “nënëmadhes” se kur ishte ajo në vend të saj, u mundua ta imitoj atë, dhe bëri edhe ca gabime trashanike, pasi nuk u tregua shumë e “zgjuar”. Prandaj djali i madh i “nënëmadhes”, Fatos Nano, i tha djalit të vetëm, të nënës së re demokrate; – Unë s’bëj më gabime si ti. Unë bëj gabime të tjera. E kuptoni pra sa i zgjuar është ai?… Pse është i zgjuar mund të aderojë në listën e Bosave më të mëdhej të Europës. Mund t’ia kalojë edhe Berluskonit. Meqë ra fjala tek Berluskoni, a e dini si u bënë “miq” diplomatik Fatosi me Berluskonin? Agjensia e “thashethemeve” të medias, na informoi, se ata u lidhën me ndërhyrjen e “biznesmenit” më të fuqishëm në Durrës, djali i “nënëmadhes”, i cili është mik me Fatosin. E kuptoni pra sa të lidhur janë me njëri-tjetrin bijtë e Partisë Socialiste, dhe sa shumë bëjnë për “familjen” e tyre të madhe. E pra miqtë e mij, skllevërit e Kohës së politikës antikape, që po na gërryen përditë jetën tonë si Mola (që biron teshat), dhe s’marrim guximin qytetar të kërkojmë të drejtat më njerëzore, për të jetuar e punuar si qytetarë të denjë të Shqipërisë. Të kontestojmë me qytetari, qeverisjen e Partisë Socialiste, që “e pamposhtur” punon me moton: Korrupsion + Seks S’kemi si të jemi të lirë në Shqipëri, pasi politika këtu luhet me telekomandë. Por ka disa socialistë, të zhgënjyer nga zhvillimi i politikës së Partisë Socialiste, që nuk pranojnë ta suportojnë këtë realitet të hidhur e vrastar në kurriz të Shqiptarëve. Ata të idealizuar drejt progresit në politikë, kanë marrë inisiativën të formojnë Partinë Socialiste Reformatore në Shqipëri. Dhe sipas burimeve tona, kjo lëvizje reformatore socialiste ka filluar në Shkodër, Malësi e Madhe, Durrës e Kukës. Kemi 12 vjet, që shohim dhe ndjejmë pjelljen e partive të vogla, nga “nënat” e tyre, të cilat mundohen të “kafshojnë” në “thelat” e mbetura… por nga “nënëmadhja” është hera e parë që ndodh një sfidë e tillë. Por kësaj here të shpresojmë se një frymë e re, një alternativë e re do të shfaqet së shpejti në politikën shqiptare, brënda mosbesueshmërisë të vet bijëve të Plakës së vjetër Socialiste. Fatime Kulli Historiku i Dioqezës së Sapës Lokaliteti i Sapës Qyteti i Sapës, të cillit në kohë të Hahn-it i u diftote vendi nder rranxat e Malit të Shë Mëhillit, e qi në nji pershkrim të vjetit 1685 thohet se zatetëte per brî malit të Shën Ejllit (alla consta del monte detto S. Angelo), ku atëherë i u shifëshin disá teprica të pakëta muresh (Vetigi delle sole muraglie della città di Sappa), 1) me shum giasë, edhe mbas gojëdhanet, dán se âsht kenë ndermjet Malit të Shë Mëhillit e Malit të Shën Ejllit, n’atë fushore qi i thonë Fusha Frange, tu Guri i Sumës, në Tanushe e sidomos në lagjen e Bardhej, ku âsht sod ipeshkëvija. Don vû n’oroe se, sadò qi mali i Shë Mëhillit e Mali i Shën Ejllit nuk janë dy male por nji, edhe sod nenshatësit i dájnë me këta dy emna: e mali i Shë Mëhillit thirret aj krah ku âsht kisha e Shë Mëhillit, mali i Shën Ejllit krahi tjetër, ku thonë se në mâje ká kenë kisha e Shën Ejllit, e sod s’ká mbetë veç nji eltèr e ndonji shêj murit. Kjo máje, n’anë prej Hajmelit, emnohet Shita e Hajmelit, pse pak nen tê kâ nji rrshqitë. Kuer shita lahet, në vèr, krejt prej diellit, atëherë âsht pika e mjesditës, thonë katundarët. Kalxon gojëdhana se tu kisha e Shën Ejllit âsht kenë thanë dikuer Mesha të Djellën e Rrëshajvet me pangjyr të madh. Këndej Zadrimësit të Djellën e Rrëshajvet e thrrasin E Djella e Shën Ejllit. Ipeshkëvija Ipeshkëvija e Sapës ka kenë n’n parë tu Kisha katedrale e Shë Mëhillit, ku shifen edhe sod disá germadha. Në ketë kishë kje thanë mesha, kà kund 50 vjett e para, diten e kremtes së këtij Arkêjell. Kjo kishë kà kenë motit edhe famullitare, perse në tê, deri sa si e pat rrenue nji pjesë Turku, pak para ipeshkëvit Gjergj Palma (1583) thohej mesha e bâheshin funkcjonet. Këtu kanë kenë edhe vorret e famullís së Nenshatit, ku mâ i mbrami Skarramani, deri vonë, kund sod 40 vjett, i ka njitë e shtî në dhè të dekunt e vett. Prej këndej selija ipeshkënore nguli në Shkrep të Nenshatit, brî kishet të Shë Gjergjit, e cilla qyshë me kohë kà mbetë kishë katedrale e famullitare. Së mbrami, ipeshkev Severini e shpernguli edhe nji herë ipeshkëvijn, e per rreth vjetit 1860 e nguli ku âsht sod, në rranzë të Malit të Shë Mëhillit, ku pat kenë lagja e Bardhaj. Kjo lagje, kallxon gojëdhana, pat kenë dikuer 30 shpí: patëne kenë kapë me shoqishojnë per nji gjel qi shkote e bite me kullotë në kopshtë të njaj shoqit, u vranë e u rrenuene, e njenës asosh i mbeti mbiemni Cep prejsè u vrane per nji cep gjelit. Këta janë Cepajt sod në Shkoder. Në kohen e Severinit në lagje të Bardhaj nuk kishin mbetë veç 7 shpija, të cillat i shitëne vendin e trojet e veta këtij ipeshkev per ngrehjen e selís ipeshkëvnore. Prej lagjes së Bardhaj kà edhe sod ndonji shpí në lagje të Sumaj e Bicaj të Nenshatit, ashtu edhe në Giader, por mbiemnin Bardhaj nuk e kanë. – Gjithashtu Bardhaj ndodhen edhe në Gashë, në Toplanë, në Shllak, në Buzhalë të Pukës e në Pej (Begollajt e Pejës). Por pse perpiqen në nji mbiêmen nuk don me thanë se janë të gjith nji fisit, mbassi emni Bardh âsht emen nierit në Shqipní e kà mujtë m’e pasë si nji si nji tjeter qi kà ngulë trungun. Popullsí, famullina, kufî I herëshmi qytet i Sapës, âsht zhdukë, por selija ipeshkëvnore e Sapes njehë sod nen veti 16.234 katolikë me 22 famullina, due me thanë 9 në Pukë: Dush, Këçirë, Qelëz, Koman, Iballe, Berishë, Kryesí, Dardhë, Firë; 13 në Zadrimë: Laç, Naraç, hajmel, Nenshat, Troshan, Blinisht, Kodhel, Giader, Dajç, Babë, Pistull, Pleshë (Shkjezë). Nder famullina të Pukës trí janë të sundueme prej Etenve françiskanë (Berishë, Iballe, Firë), si edhe famullija e Troshanit në Zadrimë; tjerat të gjitha prej famullitarëve shekullarë të dieçezit. Kodheli administrohet prej famullitarit të Nenshatit, Plesha prej atij të Pistullit. Në Troshan âsht edhe kuvendi i françiskanëvet, në Nenshat aj i Stigmatinevet. Dekanate në dieçez janë dy: nji në Dajç, per fushë të Zadrimës e nji në Qelëz, per krahinen e Pukës. Selija ipeshkëvnore nodhet, si gjith-herë në Nenshat, ku dikuer qyteti i Sapës. Statistika ma e herëshmja qi dihet deri më sot âsht ajo e Shtjefen Gasparit, Visitator Apostulik (1671), prej së cillës permblidhet se dieçezi i Sapës m’atë vjetë numrote 1075 shpija me 9226 katolikë. Vjen mandej ajo e Emz. Borçit (1832, 1834), qi e qet dieçezin me 2024 shpija katolike e 15.492 frymë. Së mbramit statistika e Emz. Nevianit 1893, qi numron 17.550 frymë. Nuk âsht nevoje të paraqesim statistika të tjera mâ të vone, kuerse qitëme në krye atê tê mbramen të sodshmen. Tue krahazue statistiken e sodshme me atê të Nevianit, bjen në sŷ se popullsija e Sapës, jo veç se nuk kenëka në shtesë, por në mungesë të madhe. Shka nuk âsht e vërtetë, kuer të vêhet n’oroe se statistika e sòdshme nuk pershín Gryken e Giadrit, Shllakun e Mazrekun, qi mbas Nevianit i kjene shkputë këtij dieçez, si ká m’u pá mâ poshtë, e qi në kohen e Nevianit i perbâshin nji popullsí permbledhëse prej 1213 frymësh. Per kah kufîjt dieçezi i Sapës, me nji syperfaqe km2 1270, sod ká per kufî të natyrëshem, kah veriprendimi lumin e Drinit; kah lindja-Jugu dieçezin e Mireditës e atè të Leshës. Âsht e dijtun se rrethi i dieçezit në themelimin e vet nuk mujt me kenë ky i sodshmi, por kje nji rreth shum i vogel; mjeft me thanë se n’ato kohëna pat kenë themelue edhe dieçezi i Dêjës, e shum mâ jetik se këta të dy pat kenë ipeshkëvija e qytetit të Sardës. Sarda Posicjon “Dý orë prej Shkodret, n’e shmâjten e Drinit, në nji gadishull të krepisun e të rrethuem në të trija anët prej atij lumit, gjinden germadhat e njaj qyteti me kështjel. Dájn edhe sod tepricat e njajë kullës katranëshe mbî múr të qytetit, dera e kështjelit e rrenoje kishënash; të gjitha nji puneset trashamane e të pá stolí.”2) Kjo kje Sarda me selí ipeshkëvnore nen argjipeshkëvijn e Tivarit, ajo Sarda, Civitas perantiqua, e njoftun edhe prej geografëve të herëshem e qi nji shoqe n’emen të vet e ká n’Azí të Vogel, në provincje të Lydies, prej kah, kallxon Herodoti I, 94, patëne dalë Etruskët. “Posicioni i Vjerdhës – shkruen P. Domenik Pasi S. J. (1893) – do të jetë kenë dikuer i bukur tejèt. Vû mbí kodra të hijëshme, tânë hardhija dy kilometrash gjanë e gjashtë giatë, e lagun prej Drinit qi i u sillëte rrokull per fund kodrave të grehuna per báll katundit. Në skâj të fushës, para se me hîe në tê, Drini pershkruen nji gjysë rrethit, tue rrëshqitë leht fundit të njaj malit të vogel e të hijëshme tejèt, qi prej verit kah veri-lindja ngrehet thik mbí lum e trajton nji kalá natyrore të páçasëshme; kah prendimi e jugu ulet leht e leht deri tu fusha e kandëshme; kah jug-prendimi me vargun e kodrave qi rreshtohen brî Drinit. Mbí at malth ngrehej qyteti tejèt-jetik i Sardës, i permendun prej Stefanit, Tolomeut e Plinit… Tesh prej qytetit të Sardës s’kanë mbetë veç pak shêje. Mbí nji të trete të së perpjetes së malit, sidomos kah mjesdita e prendimi, i shifen muret e rrenueme; âsht në kambë gjithnji nji derë qi qet kah mjesdita. Shifen tepricat e kater kishëvet. Kathedraleja, kushtue të Lèmit të Mërijs, nodhet e paprishme, por dán se i âsht ken rindertue nji pjesë: âsht e giatë 19 metra e e gjanë porsá 4.50; s’ka veç kater muret e pullasin gurit; i mungon shtroja, e permbrenda perdoret per vorrezë; permbî derë ká nji rrasë të shkrueme, por qi, çartë prej motit, s’mund të lexohet. Nen kishë të Zojës ká kenë ajo e Shë Pjetrit, së cillës s’i ká mbetë veç gunga me dý grima muresh në njenen anë e në tjetren. Prej germadhave mund të mendohet se do të jetë kenë mâ e ngushtë se katedralja (e prá kjo nuk ká veçse kater metra e gjysë gjanësí); âsht mâ e shkurtë, por mâ e bukur. Gjithnji mâ poshtë, kah prendimi, ngrehej kisha e vocer, me shka dán, e të Pátajvet (t’mytve thonë vendasit). I ká mbetë gunga e nji copë e giatë murit t’anës kah veri, prej kah hetohet se do t’jetë kenë mâ e vogel se kisha e Shë Pjetrit. Në jug-lindje të sajë, aty ku kodra e qytetit lidhet me kodra tjera, shifen tepricat e njajë kishe së tjeter të vocer, qi thonë se ká kenë e kushtueme Shë Nkollit. Në máje të malit gjindet nji copë múr i rrenuem, porsi nji kambë murit shum e naltë, e aty thonë se ká kenë kisha e Shejtes Triní. Kah prendimi, nji urë mbí Drî, bashkote kodren me mal të Mazrekut. Qyteti i Sardës kje rrenue në kohen e pushtimit Ottoman, e deri në këta vjett e mbrame kishin mbetë atje nalt trí shpija; por tesh nuk âsht mâ kurrnji. Katundi i Vjerdhës, edhe mbas pushtimit Turk, kje per shum kohë nji vend i këndaqëshem; por sod 33 vjett Drini, tue shperthye në 24 orë, e shkatrroi gjith atë fushë të bukur, i a mori dhèt me veti e mbloj në gur e në záll; q’atëherë e mbrapa ajo i paraqitet të pámit porsi nji âmë prronit, qi në kohëna të shijnavet, mblohet persrí me ranë…”3) Dom Gasper Gurakuqi Tragjedia e 4 shkurtit: Kishin dështuar në biznes Lavdimir Prekaj, i anëtarësuar në PD që nga 20 dhjetori 1998, është kërcënuar me eliminim fizik nga segmente të shtetit diktatorial. Komunistët që fatkeqësisht janë në pushtet, që më 1997 kur morën pushtetin me armë e tanke, kanë pushkatuar rreth 2550 demokratë. Edhe Lavdimir Prekaj do ishte viktimë e eliminimit, po të mos kish marrë udhët për diku në perëndim. Por ajo që e vë shumë në rrezik jetën e Lavdimirit dhe fisit Prekaj është tragjedia e para pak ditëve, pikërisht e datës 4 shkurt. Atë mëngjes, axha i Lavdimirit, i quajtur Gjeto Prekaj, ka vrarë me armë zjarri Mark Nicajn. Sipas policisë, Prekaj dhe Nicaj kishin një biznes të përbashkët që prej pranverës së vitit të kaluar. Kishin nënshkruar një kontratë biznesi me një fabrikë salce në qytetin e Shkodrës. Fabrika do furnizohej me domate sipas kontratës ligjore. Gjeto Prekaj dhe viktima Mark Nicaj punësuan punëtorët dhe mbodhën sasi të konsiderueshme domatesh në ara. Punëtorët, sipas hetimeve, janë paguar normalisht. Prekaj merrej me dokumentacionin, viktima Nicaj me pagesën e punonjësve. Por në vjeshtë, kur kontrata u mbyll me fabrikën e salcës, biznesi i tyre doli me shumë humbje. Kështu Mark Nicaj akuzon Gjeto Prekajn se gjoja ka abuzuar me paratë. Që aty e ka zanafillën ngatërresa që përfundoi në vrasje. Gjeto Prekaj i kish shpjeguar se edhe ai kish humbur të njëjtën shumë parashë, por Marku i kish dhënë ultimatum: “ose dua paratë e mia deri në dhjetor (pra vitin e kaluar), ose më ke gjakun borxh”. Edhe një përpjekje e bërë në nëntorin e vitit të kaluar nga pleqtë e fshatit nuk ka dhënë rezultat pajtimi. Gjeto Prekaj s’ka mundur t’i grumbullojë paratë për t’ia dhënë, sipas kushtit, ndaj mëngjesin e 4 shkurtit viktima Nicaj ka marrë pushkën e ka shkuar të hakmerret. Pasi ka gjetur Gjeto Prekajn duke lëshuar delet nga kasollja e vet, ky i fundit e ka diktuar dhe është fshehur, ka dalë vëllai i tij, Ndreka dhe i ka bërtitur, Gjeto, ku je. Gjetoja që ish futur në kasolle, kur ka dalë, ka qëlluar mbi Mark Nicën, pasi kish menduar se po i vret vëllain. Gjithsesi, është bërë përpjekje për ta çuar në spital, por viktima kish humbur jetën. Është hapur një gjak ku hakmarrja tashmë nuk dihet ku e ka fundin. Fisi Nicaj nuk ka pranuar në varrim fisin Prekaj në Malësi të Madhe, zonë kjo e njohur për traditat fort të egra të gjakmarrjes. Përpjekjet për pajtim s’kanë asnjë sukses. Ligjet mungojnë, ndërsa sipas kanunit dy fiset janë në gjak. Është paradoks që një lagje në Shkodër, quhet lagjja e gjakut, pasi shumë vrasës janë strehuar atje dhe vetëmbrohen me armatim, si në lashtësi. Gjithsesi, vrasjet ndodhin gati përditë. Është Kirasi, ose i ashtuquajturi “Livadhet”, vendi ku as shteti, as njerëzit nuk mund të qarkullojnë. Sidoqoftë fisi Prekaj, paçka se i pafajshëm, pret viktimën e radhës prej fisit Nicaj, pasi Kanuni i Lekë Dukagjinit ka autoritet dhe efektivitet mbi shtetin. Vasel Gilaj |
Nr. 39 i gazetës në print
| Historiku i Dioqezës së Sapës
Paraqitje “Kush ká zêmer per Kishen e vet ká me dishrue t’i a dijë historín e themelimit e të zhvillimit… Sidomos per Meshtarë âsht turp me pasë njoftime të gabueme e të pásigurta mbi Kishen e vet”. Këto fjalë të profesorit të shquem Dom Vinçenc Bonicelli-t, me gjith se të shkrueme para mâ se nji qind vjetvet, e ruejn, edhe sot, vertetsín e fuqín e vet. Mos m’u interesue per historín e Kishës së vet, don me thânë mos m’e dashtë. Në kjoftë se këjo âsht nji gjâ, qi nuk i lên nder kurrkuej, aqë e mâ teper Kishtarvet, të cilët s’kishin me muejtë, pá njifarë turpi, mos m’e njohtë jeten e Nanës, qi i ká strukë në gjí të vet, e i ká vendue, si drita mbí pishtár, per të ndritë boten. Pádijeja e historís s’onë kishtare e gjênë arrsyen perligjëse në mungesen e libravet e të dokumantavet, qi flasin mbí tê, e vetë mungesa në vështirsín e kohvet, qi e kanë percjellë, e në ndërlikimin e ngjarjevet, mbrenda së cilavet âsht zhvilluem; prandej nuk jemi mendimit, në ketë rasë, t’a bâjmë t’onin, e, pádrejtsisht, t’u a pështesim Sivëllazenvet t’onë aforizmin Çiçeronjan: “insolens domesticarum rerum fastidium”. Në 1929 Imz. Gurakuqi, meshtár i Djeçezit të Sapës, mbas sa gjurmimesh e hulumtimesh së bâme me dashtní e cenë, me dokumenta të mbledhun andej e këndej, si njajo bleta e kujdesëshme, me drejtsí kriteri, methode e qellimit, botote* “nji shkurtore të vogel së Historís së Djeçezit së Sapës” si e thrret ai vetë në parathanje, qi i prînë botimit. Me ketë botim – fryt i kohvet të lira, qi i teprojshin prej sherbimit famullitár – Perpiluesi i Perndritëshem mbyllte nji golle, plotsote nji mungesë, hidhte nji rreze drite mbí terrin, qi, per má se 600 vjet, kishte mblue historín e Djeçezit të Sapës. Per mbas dokumentavet autentikë – si shihet në të pershtrimë të kësajë historí – në 1941 Djeçezi i Sapës mbushte 650 vjetorin e themelimit të vet. Mendimi e dishiri i perbashkët i të gjith Klerit të Djeçezit kje, qi mos t’u lête me kalue në heshtje këjo datë e lumnueshme, por t’u perkujtote me nji program të hapët kremtimesh. Fatkeqsisht edhè dishirit t’onë – si të gjithëkujes sot – i u desht t’i u flîjote pjesisht rrethanavet së kohës e gjendjes së mjerueshme, qi lufta ká sjellë nder të gjitha ambjentet, institutet e entet. Prej programit “maximum” të paprám në nji ças të parë, u mendue e u vendue me zbritë në nji program “minimum”, por jo krejt të thát. Programi i riformuem permblidhej: Nji perkujtim, me 8 shtatuer 1942, tu kisha monumentale e të Lemit të Zojës – ndoshti në Shqipní mâ e vjetra kishë, qi i ká qindrue furís barbare të huejit e rrymës dermuese së kohës – perfundi kalás së Dêjës, kû ká pasë kênë dikúr selija e vjeter e djeçezit omonim, i cili sot âsht i pershîmë prej Djeçezit të Sapës; nji perkujtim me 29 po t’atij moji e vjeti, diten e Shën Mhillit, Pajtorit të Djeçezit, në Kathedrale, ngrehë në Shkrep të Nenshatit; nji botim i dytë mâ i plotsuem i historís së Djeçezit. Ky program u vûe në zbatim. Perkujtimi tu kisha e Zojës, ditën e të Lemit të Sajë, si edhè ai në Kathedrale, diten e Shën Mhillit, do t’ishin sikúr edhè kjenë, shprehja e gjallë e ndjesivet së mirënjohsís e s’evarís ndaj Marín, Nanen t’onë, e Shêjtin Pajtuer të Djeçezit per nderna të nxjerruna prej Zotit Djeçezit rrokull 650 vjetvet, të pershîme mrenda nji perjudhe historije salvimesh e gjaku, gëjatë së cilës prenduen sá djeçeze të tjera, qi dikúr lulzojshin n’atdhè t’onin. Ribotimi i historís së Djeçezit, qi po paraqesim, edhè në mos kjoftë nji historí krejt e plotsueme – kush mund e shkruej sot! – por vetem nji mbledhje lajmesh, njohtimesh e dokumentash, të rendueme per të përkujtuem rasen e gëzueshme – kúr mendja e zêmra e të gjithvet ishin të drejtueme kahë Djeçezi – ká me mbetë nji dokumentár i çëmueshëm, qi, tue perkujtuem kremtimet 650 vjetore të themelimit të Djeçezit, per të cilin flet, ká me kontribue, në nji kohë t’ardhëshme e per perpilimin e historís së Kishës në Shqipní pergjithsisht e per vijim mâ të plotsuem të historís së Djeçezit të dashtun të Sapës veçanerisht. Ky âsht edhè meritimi i Perpiluesit. A do t’i mohohet? Tue u pergëzuem me Perpiluesin e Perndritëshem, e falënderojmë si shqiptár, si meshtár e si Ipeshkëv, e si shperblim i apim bekimin barituer me zêmer. Prej Kurjes Ipeshkëvnore së Sapës. Gjergj Volaj Ipeshkëv i Sapës Dieçezi i Sapës Parathanje Kombi shqiptàr me arsye do të lumnohet per fatin e madh si pat pasë m’e marrë Lajmin e mirë të Birit të Zotit qyshë në kohen mâ të paren qi i kje çpàll botës. Apostulli i Gjindvet, Shë Pali, e pershkoj segurisht krahinen t’onë, tue predikue, me zellin e flakët të vetin, shum të dashtunin, Shperblyesin e vet, Krishtin e kryqzuem. Na e perkujton i pa-harrueshmi qytet august i Nikopolit, qi ngritej ku sod Preveza, prej kah Apostulli shkroj, me shum giasë, letren e dytë Korintasve;1) aty edhe thirri të dashtunin Tit me ardhë, pse aty kishte dá me kalue dimnin.2) Na e dishmon dokumenti historik e shejt i Veprimevet t’Apostujvet, ku tregohet se mbas pshtjellimit t’Efesit, Pali u nis per Maçedoní e i pershkoj ato ana, tue i qortue me shum predikime.3) Na e verteton, se mbramit, Shë Pali vetë, në leter Romanëve, ku thotë se e kam perhapë Unjillin e Krishtit deri n’Illyri.4) Këndej merret vesht se ndonjena nder selínat ipeshkëvnore të Shqipnís ká nji xanëfillje jo mâ të vonë se qyshë me kohen e Apostujvet. Pr me gjithse disá ipeshkëvijna mund të kapen deri në shekujt e parë së kohës së krishtenë, selínat ipeshkëvnore shqiptare hovin e vet mâ të madhin e morëne vonë, due me thanë në kohen e dinastijs së mbretenvet serbë të Nemanjajvet.5) Koha e themelimit Me dekë të Manuel Komnenit (1180) mbretnija bixantine u vû teposhtë. Manueli, i mbrami mbret i madh i Grekëvet, e pat pertrî edhe nji herë mbretnín, si në Dalmacje t’eper, me selí në Spalato, ashtu në të postren me Shkoder, Tivár, Ulqin e rrethe të tyne. Por Bixanti, mbas deke së tij, i bori këto ana, ku hîni e i pushtoi i ribnicasi Stefan Nemanja, princi serbjan i Rashës, i cilli, me 1190, i mbájti qetësisht, pá farë kundershtimit prej Isaak Angelos, mbretit të Bixantit n’atë kohë.6) Serbjanët prej Rashet u shtýne and e kand në Shqipní, e i tyne u bâ Tivari, Ulqini, Shkodra, Durrci, Berati, etj. Nen dinastijn e Nemanjajvet qytetet patëne barate të mëdhaja; Tivari sidomos, jo veç pat lirí vetqeverrimit e të prèmit të pares, por Argjipeshkëvija e këtij qytetit kje edhe rritë me shum ipeshkëvnija të reja, si me atê të Ballezës, të Dêjës, të Chunavjes, të Sapës, të Shkumbinit, etj. Kje, prá, në ketë periudhë kohet si u themelue edhe ipeshkëvija e dieçezi i ynë i Sapës, të cillit une këtu po mârr me i tregue ndopak historín. Vjeti i Themelimit Se në ç’vjetë kje themelue ipeshkëvija e dieçezi i ynë i Sapës nuk mund u dijt deri vonë prej nesh, me gjithse At’ Daniel Farlati S. J. i kje vû me cenë kerkesës së dokumentavet per Illyricum Sacrum. Por tesh, mbas botimit t’Acta et Diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia, të magnatit, ungarez Dr. Ludwig von Thellòczy me shokë, e t’Illyrisch Albanische Forschungen, i të njajtit auktor, jo veç jemi të segurtë mbí ketë vjetë, por edhe mbí disá rrethana tjera qi e percjellin. Qytetza e Sapës dán se pat kenë rrenue prej urdínave të tartarit Kaduin, per rreth vjetit 1240, të cillat urdína rrenuene edhe qytetin e Svaçit e të Drishtit në rrethe të Shkodrës. Por në vjetin 1291 (në krahinat e Shqipnis per brî sllavëve) ndjekëtis e Katolikëvet të herëshem të qytetit, bashkë me tjerë t’ardhun, e pertrîne të rrenuemin qytetin e Savës, e lypëne nji ipeshkëv, të cillin, si mbas lutjes së mbretneshës katolike, Helenës së Serbijs, e t’argjipeshkëvit të Tivarit, eme bashkëveprim t’Urdhnit domenikan e françiskan të Ragusës, Papa u dha Episcopus Sappatensis.7) Ky ipeshkev, mâ i pari i dieçezit të Sapës, kje Pjetri, prift, i cilli kje shugurue prej Mikelit argjipeshkëvit të Tivarit, si mbas pranimit të Papës Nikollës IV, me 11 Qershuer 1291.8) Emni “Sapë” Në katundin e Nenshatit, Zadrimë, permbí ipeshkëvijn e sodshme, naltohet nji mal ku, gati në skaqe, âsht nji fushore e vogel, e aty gjinden rrenimet e njijë kishe së herëshme, kisha e Shë Mhillit, prej së cillës merr emnin, mali i Shë Mhillit. Brî këtij malit âsht kenë dikuer Shati, prej kah emnohet katundi, Nen-shati. Këtu pari âsht kenë edhe ipeshkëvija e Sapës a e Sapatës, prej së cillës thirret te tanë mbarë dieçezi: dieçezi i Sapës. Shum kush ká mendue deri më sod se fjala Sapë këtu nuk âsht tjetër veç fjala Shat e nderlikueme prej të huejve me fjalen shát e e perkëthyeme n’italishten zappa. Por ky perkëthim nuk ká giasë; ká giasë, per per kundra, se Sapë âsht emen i motshem fort e qi mund i lëshojnë, ndoshta, dritë historís s’onë. Nuk mund të thohet se Shat âsht perkëthye në Zappa, persè posë giasës s’emnit Shat me Shát e Sappa me Zappa, kurrnji provë tjetër nuk mundet m’u qitë, as nuk mund i epet farë arsyejet këtij perkëthim. Na shofim, per kundra, se emnat e qytetevet gati kurr nuk janë kenë perkëthye prej të huejve, por ndo u janë kenë njitë emna të rí, ndo janë kenë prishë të vjetrit në shqyptim e në shkrim. Shkodrës, bje fjala, t’i kenë thanë Shkoder, Skadar a Skutar, shifet gjith herë se fjala âsht njajo, sado qi e prishun, por jo e perkëthyeme; ashtu Lissus, Lesh, Alessio, etj. Mandej Sapa nuk kje thirrë veç Sapë, por edhe Sapatë. Kështu Koy Zakarija, qi sundoi nder këta vênde në fillim të shekullit XV e mbrapa, nenshkruhej dominus Sabatensis et Dagnensis, sikuerse edhe ipeshkëvijt e kësaj selí n’ato kohëna: episcopus sappatensis. N’u perkëthye, prá, Shati në Zappa, Sapata pse u tha? Njimend sod populli e thrret dieçezin Dieçezi i Zadrimës e jo i Sapës, prejse qenra a selija ipeshkëvnore gjindet në Zadrimë, por me i pvetë banorët e Nenshatit shka âsht Sapa, të gjith nji gojet, si mbas gojdhanet, na diftojnë se në Shkrep të Nenshatit ká kenë dikuer nji kalá, qi i kanë thanë kalaja e Capës. Në máje të këtij Shkrepit gjindet ç’me kohë Kisha Katedrale, e para sot 70 a 80 vjettve ktu gjindej edhe ipeshkëvija e cilla, mbas nji termekut qi e rrenoi, kje ngrehë ku âsht, brî malit të Shë Mhillit, e kisha kje pertrî ku âsht sod. A shenjuene Shat e Sapë dý sende dámas a por nji send të vetëm, nuk po due ktu m’e rëmue. Tham veç se në patëne shenjue nji send të vetem merret vesht se Shat ká kenë dikuer emen i pergjithtë, qi ká diftue kështjel, si, bjen fjala, frengishtja château; si emen i pergjithtë ká mujtë me diftue njiherit edhe qytetin rreth kështjelit, sikuerse thohet sod f’shat e p’shat; Sapë, mandej, âsht kenë emen i veçantë i atij shatit e qytetit. Në paçin shenjue dý sende dámas, Shati kështjelin e Sapa qytetin, atëherë merret vesht edhe mâ leht se Sapa nuk âsht nji perkëthim i Shatit në Zappa.9) “Mandej, n’e shmâjten e lumit (Drin) ndjekë ana e Zadrimës (mbas Drin). Kjo u emnote atëherë edhe fusha e Shatit, Pian del Satti (1459, Liubic, 10, 138) me kështjel Sati (Castrum Satti, Sattum, Sat, castello di Satti nen monte de Satti. Kështjela e Dêjës, i Satit, i Sapatës e krahinat e Rogamanjes e të Zadrimës i perkitëshin aso kohet gjinijs së Zakaríjs, mâ vonë Dukagjinit. Edhe sod gjindet këtu nji katund Nen Sat a se Nenshat (Hahn, Reise usw. 328). Vendi kryeparë veç kje Sapa a Sapata, selí qi i përkitëte argjipëshkëvijs së Tivarit: episcopus Sappatensis.”10) Kundra gojdhanet mund të qesin kush se emnin Sapë e kanë ndîe të parët e Nenshatit prej ndonji ipeshkëvit të huej, e se prandej gojëdhana nuk ká vlerë. Por ky kundershtim âsht i kotë, pse mâ parë do të mendohet si i hueji ká zânë prej vêndasit emnin e vendit të vet. Don dijt, mandej, se Sapa âsht kenë qytet i herëshem me ket emen edhe perpara se t’u themelote këtu ipeshkëvija. Nuk u bâ Sapa qytet pse u themelue ipeshkëvija, por pse Sapa kje qytet u themelue këtu ipeshkëvija. Në vjetin 1291 e pertríne vêndasit të rrenuemin qytetin e Savës, e lypëne nji ipeshkev, qi Papa u a dha, mbas lutjet t’argjipeshkëvit të Tivarit e të regjineshës Helenës. (Theiner, Mon. Slav. 1, 111).11) “Asht çashtja, pra, e nji qytetit të zhdukun e të cillit s’i kishte mbetë veç emni. Sava, mbas giaset, âsht nji të prishun i emnit të vertetë Sapa a Sappa, e porsi i tillë mund të pranohet fort mirë se i perket trungut thrako-illyr. Nuk mund të besohet, njimend, se nji emen i ruejtun deri më 1300, i njaj qyteti të rrenuem, të jetë kenë i njajë xânëfilljëje së rè e së huej, porsi nji máll venecjan. Mujt me nodhë segurisht, per kundra, qi venecjanët, tue kalue asajta, per tregtína të veta, e tue ndie emnin Sappa, ta kenë mârrë në veshtrim italjan, si “zappa”.12) Se mbramit don vû n’oroe se Sapë e Sapatë nuk gjindet veç këtu, por edhe njeti. Në rrethe të Fierit katëndi Sap; në Berishë lumi Sapaç; në Bosnje lumi Sapna; në Bullgarije Saparevo; në Serbije Sabats, etj. Der nder bjeshka të Karnies emnohet nji vend Sapata, andej kah Regolato. Shum mâ lerg, prá, se nji perkëthim të Shatit n’italishten zappa do t’i kerkohet fillja Sapës s’onë. E mbassi ky emen u gjetëka në shum vise, duhet thanë se nji popull a nji fis i herëshem fort e ká njitë gjithkund ku ká banue. Cilli mujt me kenë ky popull? Mbas këtij të pvetun na dalin para dy popujt mâ jetikët e këtyne anave, due me thanë Illyrët e Thrakët. “Populli i Illyrëve shtríhej n’e parë nder brigje të detit Adriatik, ç’prej grykës së lumit Po, per të giatë t’Istries, Dalmacjes e Epirit, deri kah Akarnania e Etolia; mandej, per mbrenda, në Maçedoní t’eper, si edhe në Serbí të sodshme, në Bosnje e në token ungare bregut të djathtë të Danubit; kështu qe kah të lemit kufizote me popuj të Thrakëvet, kah perëndimi me të Keltëvet, prej të cillve të mbramëve Taçiti kjartas i dallon.” Thrakët e kishin ndêjen dikuer kah të lemit e tyne (Illyrëvet), ç’prej detit Aegeus deri në grykë të Danubit, e jo má pak, në njenen anë, bregut të shmâjtë të këtij lumit, në Transilvanie të sodshme, n’anë tjeter, andej Bosforin, nemose në Bitinie e deri kah Frigja; prandej me arsye Herodoti i thrret Thrakët mâ i perhapuni popull qi aj njifte mba Hindve.”13) Prá në Bieshka të Karnies (Alpi Carniche), ku gjindet Sapata,14) kjene Illyrët, si edhe në Serbije, ku gjindet Sabats, në Bosnje ku âsht Sapna, e në Shqipní ku gjindet Sapi, Sapaci, e Sapa e jonë. Në Bullgarije, per kundra, ku âsht Saparevo, banuene Thrakët. A kje thrrakësh a illyrësh, prá, ky emen? Mund të kje i te dý palëvet, persè, si thotë Thallòczy: “Giuha e Illërëvet e e Thrakëvet ká rrjedhë prej nji rrájet, e dialektet e veçantë ishin me shoqishojnë nji gjinijet mâ së aferme.”15) Por tue u caktue tesh në Sapën t’onë, thona se ká shum mâ giasë me kenë emen Thrakësh. Ta lám shka mendoi ndonji dijetar, sikuer Weigand e Hirt, të cillët, per me zhvillue të kundeshtisunt qi ká giuha shqupe me rumenishten, na rodhen krejt prej thrakëve e jo prej illyrëve,16) persè ky mendim qitet poshtë prej të shumve me arsyena teper të forta; por nuk don kujtue edhe se Illyrët e Thrakët kjene aq të dám me kufí sá mos me kenë, vende-vende, edhe të perziem me shoqishojnë. “S’duhet lânë pá vû oroe se në ket vend të hapët s’kishin xânë veç Illyrët; bashkë me ta çfaqen edhe fise thrakësh, keltësh e deri asijsh âmet semitike, t’ardhun në ketë krahinë illyre; në Thrakë, per kundra, banojshin asi fisesh illyre, qi mâ vonë çfaqen nder vise të Maqedkonís. Këndej rrjellë qi në nord e në sud ndeshena në fise të njij emnit.17) Ne na pvete tesh kush per ç’arsye a mbajmë Sapen t’onë emën thrakësh e të themelueme prej Thrakëve, pergjegjim se në Thrake gjindej nji popull i madh qi pershîte gjysen e Thrakes, shi me ket êmen sapej.18) Ndonji lagje e këtij popullit, i cilli vite drejtë krahas me Shqipnín të sodshme, per të gjatë të lumit të Shtrumës (Strimon), do të ketë xânë nder vende t’ona, e Sapës do t’i kenë bâ gjith herë të dyndunt edhe nder kohënat mâ të vona. Në fushë të Zadrimës, b.f. sa emna lagjesh i kanë njitë fiset e rame prej maleve: Kabashi i Hajmelit e i Troshanit prej Kabashit të Pukës; Bicajt e Nenshatit prej Bicajsh së Toplanës, Lëmezhët e Blinishtit, e të Troshanit prej Lëmezhëve të Selitës, etj. Per zhvillim të këtij mendimit po më kandet me qitë nji tekst të Pouqueville-it permbî Thrak e Sapë: “Thrakja, mbas të motshemve, shtrîhej n’anë të prendimit kah të lêmit çprej Strimon e në detë Euxinus;n’anë të verit kah jugu, ç’prej malit Haemus e në detë Aegeus; e ishte e dáme n’Odrisia a pjesë malore, e në pjesen bregore a Sapèa. E mâ poshtë: “Krahina e Sapejvet kishte mbetë e lír, kuer Seuti II u u doli tagreve të veta mbretnore n’ato vise. Mbassi u u çpalli luftë Sapejve rá në nji gjendje të ngushtë fort; e qe se Senofonti, i cilli këthehej me grekë prej Persijet, pat ligshtín me i dhanë ndimë e fatin e zí me i u bâ shkak fitimit. Historija s’na thotë tjetër per ket mbret.” “Amadoku ndoq Medokun, kah vjeti 390 para Krishtit, e ka giasë se e mbâjti fronin deri me 380; persè Koti I, qi hypi në fron me 356, mbretnoi 24 vjet.” “Mbas Seutit II e xuni fronin e Thrakes Koti II, nji farë i mârrit i kunoruem, qi u dha, si patëme thanë mbas dashtnijet të Minervës.”19) Në ket tekst, posë se na paraqiten Sapejt më si popull, na del edhe emni Kotë qi na e kena në popull t’onë. Ky emen nuk dán se âsht tjeter veç emni Kotys, qi e patëne disá mbretën thrakë.20) Edhe ket na e kena, pse na e ka ruejt gojëdhana e Malcijs në nji kangë të herëshme lahutet e cilla fillon: Kuer â bâ Kotuzi ndandë vjeç Aj ndandë vetë në mejdan i ka pritë, Aj ndandë drume ká zaptue, Aj ndandë shehre tuj urdhnue, etj. Nji Kotys mbret thrakësh këndon, pra, kanga popullore shqiptare. Se këndon nji Kotys, e ká emnin në tê; se këndon nji mbret, merret vesht kah thotë urdhnon shehre, se ky Kotys kje mbret thrakësh del në shesh persè vetem në Thrake gjêjmë mbreten me ket emen. Se si ká hîe kjo kangë në popull t’onë nuk mund të zhvillohet ndryshe veç tue thanë se kush e këndon e pat trashigim prej të parëve, të cillët kënduene kreshnikijt e mbretit të vet. Prej kah shifet tesh të përpjekunt e madh qi patëne Thrakët nder vende t’ona, e prandej jo veç nuk âsht seri, por ká giasë të fort se edhe Sapajt thrakë kanë lanë emnin e Sapës s’onë. Tue u shtý mâ pertej në ketë hypotezë, thona se në kjene Sapajt nji popull, prej nji të parit qi i thanë Sap a Cap do të kenë mârrë emnin, sikuer Thrakët prej Thiras, Moabijt prej Moab, Judejt prej Judet, etj.21) Se shka don me thanë Sap, mâ mirë se në giuhen t’onë, qi rrjellë prej illyrishtes, e cilla kje nji rrâjet e nji gjinijet me thraken, në kurrnji tjeter nuk mund të zhvillohet. E në giuhen shqipe fjalen Cap na e kena, qi të gjith e dijn se don me thanë Skjap.22) Kësaj t’i shtojmë se kreshnikët t’onë mâ në zâ, si Skanderbegu e Burri, e me shum giasë edhe Leka i Madh, patëne kryet e capit në perkrenare.23) Leken, mandej, Danieli profetë e thirri në profecín e vet hircus caprarum – capi i dhijvet, ndersá Qyrin e thirri Aries – dash. Pse emni cap Lekës së Madh? Pse ky krye capit në perkrenare? Ne mujtë kush me dhanë zhvillimin mâ të qindrueshem, sherbim të bukur ká me i bâ historijs së Shqipníjs. Na në ket hypotezë i zhvillojmë tue thanë se Leka i Madh do të jetë kenë i fisit të Sapajt, se trashigim Sapajsh kje aj krye capit në perkrenare, e se prandej edhe qyteti i Sapës prej Sapajsh do të jetë kenë emnue. Randsija e Sapës Qyteti i Sapës nuk âsht fort i permendun nder dokumenta, kaq sá Pooten mbas Farlatit arrín me thanë: “Qyteti i Sapës per kurrgjâ mâ teper, e ndoshta per kurrgjâ tjeter, s’âsht i permendun veç vetem per Selín ipeshkëvnore.” E njimend, dokumenti mâ i pari, deri tesh, ku permendet Sappa, âsht aj i Papës së Nikollës IV, me 11 qershuer 1291, si pâme mâ syper. Por se ky qytet s’do të jetë kenë i herëshem fort nuk e besoi se mund e thonë kurrkush. Nji herë dokumentarisht u dika se Sapa pasëka eksistue qyshë me 1291 e para, persè Níkolla IV emnin Sappa nuk e trilloj vetë, por e gjet të kènun. Prandej qyteti i vjeter kush e din sá mote mujt me pasë para të pertrîmit, kuer u zgodh Pjetri, i pari ipeshkev. Mandej, vetë emant Sapë e shat, si edhe emni Ballezë, qi këtu gjindet, na çfaqin nji vjetersí tejete të këtij qytetit. Emni Sapë, si e pame, âsht emen thrak a se thrako-illyr. Shat âsht shkurtesa e fjalës latinishte Castellum, e cilla tue kenë fjalë romane, qyshë heret prej romanëve do të jetë kenë njitë, të cillët mujtëne me pasë këtu nji vend forcimit. Këtu gjindet, si thaçë, edhe emni Ballezë. Në Skkrep të Nenshatit; ku gojëdhana tregon se âsht kenë Kalaja e Capës, nodhet Balleza, në faqe kah jugu. Fjala Ballezë vjen prej grekishtes ballezo gjuej, theri. Prep: per báll të Shkrepit të Nenshatit, kah lindja, âsht nji shkrep tjeter, permbî lagje të Curgës, të cillin populli e thrret Siqel. Siqel nuk âsht tjeter veç Stjel, kështjel – Castellum, qi populli ká ardhë tu’ e prishë në shqyptim, deri sá me i thanë Siqel. Edhe në Këçirë të poshter, në Ngrejt, âsht Guri i Sqelit. Edhe aty dán se ká kenë kalá. Sapa, prá, prej ipeshkëvijet po-se-po, por edhe perpara do ta ketë pasë nji farë randësijet si qytet e si kështjel. E prandej u ngul këtu ipeshkëvija e kje këtu shkami i Zakarijajëvet. Tham se kje këtu shkami i Zakarijajëvet, perse këtu në Sapë do ta kenë pasë ata selín e parë. E njimend: Koy Zakarija emnohet Dominus Sabatensis et Dagnensis, ku perpara vêm Sapen, mandej Dèjen. Kjo e paravûme nuk kuptohet ndryshej veç tue thanë se selija e parë e Zakarijajëvet ká kenë në Sapë. Shka merret vesht lehtsisht kuer të mendohet se Dêja deri më 1390 nuk kje e Zakarijajëvet, persè vetem në ketë vjetë Koy Zakarija u fut mbrendë e e bâni të veten, tue pasë kenë e Gjergj Strazimiroviqit. Ashtu Pjeter Zakarija në ketë vjetë u zgodh ipeshkev i Sapës, ndoshta prej sè kje vendi i tij e per nji deferencë ndaj shpín princore së Zakarís. Dom Gaspër Gurakuqi *Gasper Gurakuqi, Meshtár, – “Sapa e djoçezi i Sapës” – Shkoder, Shtypshkroja Françeskane, 1929. 1) Estius Guil. : Comment in Pauli Epist. Vol. II, pag. 2. 2) Tit. III, 12. 3) Actus Apost. XX, 1-2. 4) Rom. XV. 19. “…Athenis non diu commaratus sedem fixit Corinthi qua in urbe florentissimam ecclesiam fundavit. Turba a Iudaeis excitatæ eum permovisse videntur, ut Achaia ad tempus relicta in provinciam Illyriam proficisceretur. (Rom. XV, 19). Cornely: Introd. Compend. in S. Scripturas, pag. 543 – 1905). “Por prep bukur mirë del në shesh të hîmit e parë t’Unjillit nder nè kur i sikjojm edhe punët e Shë Palit e sidomos udhtimin e dytë të tij, e rrugët qi bani kur ktheu prei Romet me vojtë prep kah Azija e Vogel. – Illiri ishte nji nder provinça a pjesë mâ në zâ të mbretnís romake; e per ketë arsye i Shë Pali, qi kishte unjillzue perpara Azín e Vogel edhe Maçedonín, vuni shtesen me i hímun mbrendë qi t’i kryete edhe atjè zyret e apostullimit të vet. E kshtu tui ja nisë prej Berejet (gjytet i Maçedonís) bani rrugë tui predikue e kaloi neper vendet e soçme të Korrçes e t’Elbasanit, e tui u njitë nelt erdh e hîni në Durcë; prej durcit msyni fushen e Zadrimës, e gjith herë tui mjellë e tui derdhë faren e Unjillit, ndo hini ndo sadopak ju avit Shkoders, e mrapa, tui ecë kah bregu i liqenit nen Kastrat kaloi neper vendet e Dioklès (kah Podgorica e tashme), e neper Mal të Zí u shtý e kapi gjytetet e Dalmacjes të mrendëshme a të Bosnjes deri sá mrrini në zêmer të ksajë provinçe, me hamende, njatjè ku á sot Mostari a njaty pari. – Gjithky udhtim i She Palit i pshtetet temeleve të forta, sikur difton, posë tjerëve, i perdijshmi M. Hagen S. J. me shokë të vet qi janë tui Shtypshkrue në Parigj të pervlerëshmin Cursus Sacræ Scripturæ. Shif. Lexicon Biblicum, Parisiis, Typ, Lethielleux, 1907, Auct. M. Hagen”. (Elcija i Zemers s’Krishtit – Dhetuer 1908 – Pjesë II, fq. 178, 179). 5) Thallòczy: Illyr. Alb. Forschungen, I, 218. 6) Thallòczy, v. e q. I, 70, 71. 7) Thallòczy, v. e q. I, 121. 8) Cordignano Fulvio S. J. “L’Albania…” I, 239. 9) Emni Shat në krahina t’ona nuk perdoret si Fshat e Pshat në Toskëní, per me diftue katund, por ká mbetë emen i veçantë i disá vèndeve, sikurse Shati në Mazrek, Fshati në Strajcë të Matjes etj. Weigand e rrjellë prej latinishtes massatum (Alb. Deutscher Wt). 10) Thallòczy, v. e q. I, 121. 11) Thallòczy, v. e q. I, 121. 12) Cordignano, v. e q. I, 239. 13) Mommsen: Provinçet romane, kreu VI: Popujt Illyrë-Fisi i Thrakve. 14) Aty pari gjindet Malborghetto, qi Thallòczy e zhvillon Mal-boret. Gjithkund ku kanë banue illyrët e thrakët gjinden emna vendesh e ujnash qi merren vesht në giuhen t’onë. Tue e çue lexuesin, per tjerë, në vepren e qitun të Thallòczyt, I, 10, këtu po permendim veç disá; do në Thalioczyn nuk janë. Kulina, lum në Serbije; Glina, lum në Kosovë e në Zadrimë, e rrjellë prej fjalet me kullue, prej së cillës kena edhe fjalen këllinë; unna (ujna), lum në Bosnje; Uj, Uj-Sopol, në kufî të Serbijs e t’Ungarís; Ujno, vend në Bullgarije, afer lumit dragogarije; Lim, Za-lomka, lum në Bosnje; dy lumna tjerë lum në Bullgarije; kater lumna Drin, nji në Bosnje, nji në Serbije e dy në Shqipní, Rriolli, lum në Shqipní, Rila lum në Bullgarije, prej fjalet me rrjellë. 15) Thallòczy, v. e q. I, 7, Oroe e 2; këtu qet edhe disá emna thrakësh, b. f. Aici = dhí; pathizo = baticë; pori = burri; seuta = shita; krisio = kryezí, etj. 16) P. E. Guarnerio: “Le Origini Neolatine” fq. 87. 17) Thallòczy, v. e q. I, 11. 18) Sapaei popull në Thrake, n’anë të poshtëme të Nestus; Sapajkë, krahina e Sapaj. – Në Tolomen. Shif L. Hugues: Dizionario di geografia antica – 1879. 19) M. Pouqueville: “La Grecia”, vol. unico, Venezia, 1837. 20) Kotys-i i Thrakes i dergoi ndihmë Pompeut në luftë kundra Cesarit, i cilli në De Bello Civili, lib. III, C. IV, shkruen: “ad eundem numerun Cotys ex Thracia dedcrat, et Sadalam filium miserat. Mommsen në Provinçet Romane, Kreu VI: Provinçja thrake – permendë dy mbreten thrakë Kotysa; njeni nder ta jo veç kje këndue prej poetëve grekë e latinë së kohes së vet, por edhe aj vetë kje poetë. 21) Nuk âsht per t’u habitë se u emnue nieri prej Capit, kuerse na kena edhe sod emnat Zog, Ujk, Pllum, etj., e kuerse nana shqiptare, tue u kënaqë me foshnjen e vet, e thrret në dashtëni Capi i nanës. 22) Cap shq – skjap – shát i vocer me të cillin qesaten kopshtijet, e thirret kshtu pse ka trajten e krynit të capit me brina. Zappa ital. – Sape frng. – Sappa lat. – shát shq. Sapa (në Plinin) – musht e zijm e i trashuem, qi vîn si percjellës haejet. Sapa (n’Itali t’eper e të mesme, në Francë t’jugut e në Spanjë të verit) – bretk. Shif: P. Guarnerio: “Le Orig. Neol.”, fq. 255. Sap ere lat. – me shijue. 23) Hylli i Dritës, 1914, Nr. 7, fq. 218. Perkrenarja e Skanderbegut do t’jetë aji qi i fali Papa Pali II, bashkë me shpatë, (Noli: Historija e Skanderbegut fq. 259) e qi ruhet në muesum të Wien-s. (Kalendari i Veprës Piore 1917, fq. 40). Kush vret një polic ka “vrarë” shtetin Mark Bregu – Lekë Lumaj Demokracia, ky “fenomen” thuajse i panjohur (për ne shqiptarët) erdhi në mënyrë të menjëhershme, me formën e një “tufani” ose, si breshëri në Maj. “Stomaku” ynë i pamësuar me këtë lloj “asortimenti” (me “prurje” të bollshme), i shpërtheu me vrull “digat” e instinktevetë “ndryra” në diktaturat e njëpasnjëshme, që nga sistemi monarkik e deri tek ai komunisto-ateist. Vlera dhe antivlera filloi të shpalosej në çdo fushë të jetës. Ana pozitive e këtij fenomeni ishte shpalosja e vlerave dhe zgjimi i talenteve të “hermetizuara” në diktaturë. Por, për fat të keq, në të njëjtën kohë u ballafaquan me fenomenet më negative: krimin ordiner, korrupsionin, vjedhjen, grabitjen, drogën dhe ajo që të trondiste më shumë, me prostitucionin masiv ku arritëm kuotën më të lartë të antivlerës, duke thyer të gjitha rekordet e vendeve të Lindjes post-komuniste, pa harruar trafikimin e drogës. Pra, u bëmë bartësat dhe “menazhierët” absolut të veseve më perverse, duke zbehur në maksimum imazhin – Arbër, para botës! Shteti demokratik (i posaformuar) ishte tepër larg “menazhimit” dhe kontrollit të situatës së krijuar në post-diktaturë. Elementë të inkriminuar dhe spiunë, iu ngjitën si “merimanga” skalionit të të persekutuarve. U lëshuan “Dëshmi të Persekutuari” kontigjenteve më të korruptuara dhe të diskriminuara të shoqërisë shqiptare, duke krijuar një “armatë” keqbërësisht, dhe në këtë mënyrë, imazhi për Demokracinë u “zbeh” në kuotën maksimale. Një ndër gabimet “fatale” të shtetit (të sapoformuar) demokratik ishte shkatërrimi i strukturave të Ushtrisë dhe të Rendit me pretekstin se kanë qenë komunistë, pikërisht kur vetë kryetari i shtetit kishte qenë vetë komunist. Dy “kolonat” kryesore të shtetit (të sipërpërmendura) u zëvendësuan me militantë të Pd-së, krejtësisht të paaftë (dhe shpeshherë të pa përkushtuar). Pakënaqësia e largimit nga detyra e shumë drejtuesve të këtyre organeve, etiketimi “spiunë të sigurimit”, ishte njëri nga faktorët e rrëzimit të shtetit (për tri ditë) dhe tragjedia e Marsit të Zi (1997). Në mungesë të forcës së shtetit, u shfaq fenomeni i “fjetur” i gjakmarrjeve dhe hakmarrjeve, të cilat gjatë diktaturës nuk ndiheshin fare dhe pikërisht se këto veprime dënoheshin me ligj. Për t’i “minimizuar” këto fenomene, filloi të rikthehej “Kanuni” (d.m.th. u kthyem 600 vjet mbrapa) dhe për fatin tonë të keq edhe sot janë në efiçencë të plotë “ligjet e Mesjetës”!… Kemi lexuar dikund diçka nga kodifikimi që frati i madh Atë Shtjefën Gjeçovi i ka bërë Kanunit, ku ndër të tjera citon kështu: “Kush falë një gjak, ka vra një Mbret”. Autori në mënyrë sintetike e ka paraqitur forcën morale të atij që di të falë. Ky fenomen shfarosës, përveçse po merr shumë jetë njerëzish, ka mbyllur në “karantinë” me dhjetra dhe qindra familje, qindra fëmijë nuk mund të vazhdojnë shkollën, sepse janë në “shënjestrën” vdekjeprurëse të gjakmarrjes! Para një situate të tillë (vërtetë tragjike) shteti ndodhet thuajse i “paralizuar”. Mosfunksionimi i veprimeve të tij me ekzekutivin, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër mungesa e një ligji “specifik” nga Legjislativi për të parandaluar dhe dënuar me rreptësi autorët, u jep hapësirë për të vepruar. Mungesa e forcës goditëse ndaj krimit i bën kriminelët dhe keqbërësit (e çdo natyre) ti bëjnë “karshillëk” shtetit. Njerëzit çdo ditë ndjehen të pasigurtë dhe të pambrojtur, e të stresuar, kur shohin se janë vrarë dhe vazhdojnë të vriten edhe policë, madje edhe oficerë të policisë… Këto reminishenca trishtuese të një populli mbarë, duhet të tërheqin vëmendjen e të gjithë qeveritarëve, që nga më i thjeshti dhe deri tek Kryeministri dhe Presidenti. Deputetët të cilëve nuk iu mungojnë rrogat (marramendëse), krahasuar këto me pensionet (poshtëruese), duhet të jenë më të përkushtuar ndaj atyre që iu dhanë votën dhe hallet e problemet e tyre të shumta duhet t’ia shtrojnë Parlamentit në çdo seancë. Qeveria dhe vetë Presidenti duhet ta ndjejnë peshën e rëndë të përgjegjësisë që mbajnë mbi supet dhe ndërgjegjen e tyre. Jo në çdo rast duhet të aplikojmë ligjet që na serviren nga vendet me demokraci të konsoliduar, çdo popull ka veçoritë e tij specifike, zakonet dhe traditat, ndaj edhe ligjet duhet të jenë në përshtatje të këtyre traditave (gjithnjë në përshtatje me perspektivën) duke ruajtur “sensin” e masës. Policia, e cila është “pasqyra” e shtetit, duhet të paiset me mjete logjistike të kohës. Ajo duhet të stimulohet jo vetëm materialisht dhe moralisht, por mbi të gjitha duhet të “vishet” me “kostumin” ligjor të paprekshmërisë dhe padyshim këtë “kostum” duhet t’ia dhurojë “Legjislativi” me një nen “special” duke ia dhuruar “autorizimin” në grykën e pushkës. Në qoftë se policia ka frikë nga kriminelët, kjo do të thotë se krimi e ka “folenë” në “kupolën” e shtetit. Gjejmë rastin që nëpërmes këtij shkrimi modest ti apelojmë Ministrit të Rendit, Qeverisë dhe Presidentit, që të forcojë, me çdo mjet, organin e Ruajtjes së Rendit, sepse kështu do të forcojë besimin e popullit ndaj shtetit. Në të njëjtën kohë do të plotësojë njërën nga detyrat kryesore që na kërkon “Stabilizim-Asocimi” për të qenë anëtarë të denjë të Bashkimi Europian. Mihal Grameno patriot dhe publicist i shquar Në “Panteonin” e rilindësve tanë të shquar, Mihal Grameno zë një vend nderi plotësisht të merituar. Si rrallë ndonjë tjetër ai shquhet: si burrë i pushkës dhe i pendës, me një aktivitet të dendur në shërbim të Atdheut. M. Grameno u lind në Korçë në vitin 1871 në familjen e një zanatçiu e tregtari të vogël. Ai kreu vitin e parë të gjysmëgjimnazit dy vjeçare të qytetit (në gjuhën greke). Për nevoja ekonomike, më 1886 u mërgua në Rumani, ku do të aktivizohej nëpër shoqëritë patriotike, kryesisht përkrah Nikolla Naços. Atje iu dha mundësia të zgjeronte kulturën. Në vitet e para të shek. XX, Gramenoja nisi të bëhej shpejt i njohur në shtypin kombëtar me artikuj e vjersha patriotike. Akoma më i njohur u bë emri i tij si pjestar aktiv i çetës së Çerçiz Topullit. Pas vitit 1908 Xhonturqit e ndoqën dhe e burgosën disa herë, deri sa më në fund mërgoi në SHBA. Gjatë Luftës së Parë Botërore, Gramenoja bëri një punë të madhe për lëvizjen patriotike të të mërguarve shqiptarë, të cilët e dërguan delegat në Konferencën e Paqes të Parisit, për të mbrojtur interesat e Shqipërisë. Gjatë viteve 1900-1926, veç botimit të vjershave, dramave dhe novelave, ai bashkëpunoi gjerësisht me organet e shtypit shqiptar, si me gazetën “Drita” të Sofjes, “Perlindja e Shqipërisë” e Vlorës etj., duke subvencionuar dhe vetë gazetat shumë të njohura – “Lidhja ortodokse” (1909-1910, Korçë) e sidomos “Koha” (1911-14, 1920-26, po atje dhe 1915-1919 në Amerikë). Me artikujt, korrespondencat, reportazhet, fejtonet, pamfletet etj., Gramenoja u njoh si një nga publicistët më energjikë e më përparimtarë të kohës gjatë një periudhe prej dy dekadash. Pas shpalljes së Hyrrjetit, kur lëvizja për çlirim kishte hyrë në fazën e saj përfundimtare dhe publicistika shqiptare mori një zhvillim të gjerë, Mihal Grameno qe nga të parët që ndezi luftën patriotike brenda vendit me gazetën e tij “Lidhja orthodhokëse” dhe pse jetëshkurtër, i goditi ashpër pushtuesit osmanë duke iu kushtuar posaçërisht punës me shqiptarët ortodoksë, të cilët bënte çmos që t’i mashtronte propaganda e Partikanës fanariote në shërbim të megalidesë. “Koha”, një nga organet e shtypit shqiptar që jetoi më gjatë, ishte ndër ato gazeta që përpunuan vijën politike themelore të Lëvizjes Kombëtare. Drejtori i saj Grameno, shfrytëzoi liritë e kufizuara të Kushtetutës Xhonturke për të ngritur në një shkallë më të lartë përpjekjen për autonominë dhe pavarësinë e vendit. Shkrimet e fuqishme të Gramenos luajtën një rol mjaft të ndjeshëm kundër demagogjisë së turqve të rinj dhe kundër rrymës reformiste të aristokracisë dhe të asaj pjese të borgjezisë së pasur shqiptare (kolaboracioniste) të cilën interesat e lidhën me pushtuesin. Grameno propagandonte luftën e armatosur si rrugën më të sigurtë për të arritur ditën e lirisë, me një program të saktë e të qartë, që të mos ta shuante asnjë demagogji dhe as forca e armëve. Pas shpalljes së Pavarësisë, Gramenoja u shqua nga të parët, për mbrojtjen e sovranitetit të vendit dhe të integritetit të tokave shqiptare. Që nga fillimi i veprimtarisë së tij publicistike, Grameno i kushtoi vëmendje të veçantë mbështetjes së lëvizjes kombëtare në masat e gjera të popullit dhe hapi një fushat demaskuese kundër “oxhakërisë”, me qëllim që të krijoheshin kushte më të favorshme për një shtet demokratik. Në fillim të viteve ’20, Gramenoja zhvilloi në gazetën “Koha” në propagandë të flakët për të mbrojtur kryengritjen e Vlorës, dhe për të përjetësuar veprën thellësisht patriotike të Selam Musait, të qershorit 1920. Tipari kryesor në stilin e tij të gazetarit, ka qenë ai i një temperamenti thellësisht polemist, që flet e godet hapur e pa “dorashka”. Që në ndeshjet e para thikë më thikë me demagogjinë xhonturke e atë grekomadhe, shkrimtari i dha pamfletit (llojit që kultivoi më shumë) disa nga vetitë goditëse më të forta të publicistikës sonë të Rilindjes (le të kujtojmë Shahin Kolonjën e Fan S. Nolin ndër të tjerë). Ironia dhe sarkazma therëse viheshin në shërbim të një logjike të mprehtë demaskuese dhe shembuj të tillë kemi mjaft. Zakonisht ai shpërthente si me rastin e goditjes që i bëri qeverisë reaksionare të feudalit demagog Iliaz Be Vrionit (1920): “Rroftë Kabineti!, bërtita kur mësova programin e tyre. Nga njëra anë, ata zotërinj flasin për lirinë, të drejtën, lumturinë e popullit, kurse nga ana tjetër, menjëherë pas ardhjes në fuqi, filluan të mbyllin gazetat dhe të arrestojnë patriotët”. Me shkrimet e tij te rubrika “Shtylla letrare” që hapi për “Koha”, Gramenoja u njoh si një nga lëvruesit e talentuar të llojeve letrare të publicistikës. Gazeta çoi më tej lëvrimin e “Portretit” filluar që nga viti 1909 me shkrime mbi bashkëluftëtarët e çetës ku bëri pjesë. Nga njëra anë ai ngrinte lart figurat si: Çerçiz Topulli, Kajo Babjeni, Idriz Guri, Themistokli Gërmenji, Sali Butka, Shahin Kolonja, Nikolla Naço etj, duke zbuluar thelbin e personalitetit të tyre, si njerëz të një ideali të lartë, që s’kursyen asgjë për Shqipërinë, përfaqësues popullorë që ishin shpresa e vërtetë për sigurimin e pavarësisë, nga ana tjetër me detajet dhe ngjyrat më demaskuese, Gramenoja demaskonte pa mëshirë figurat negative të “parësisë” ose të “onxho-bonxhove”, siç ua kishte vënë nofkën kolaboracionistëve, (shërbëtorë të pushtuesit). Në “fejtonet” e viteve 1915-1916, publicisti i shquar Gërmenji vizatoi figurën e bejlurçinës si ministër a funksionar i lartë në qeveritë e Vlorës e të Durrësit. Këto shkrime marrin shpesh formën e skeçit, me dialogë vetëdemaskues midis personazhit kryesor që vihet në shënjestër dhe atyre që u sillen rrotull. Autori përshkruan, sado shkurt, sjelljet, zakonet, huqet; ai zbulon açik jetën e përçmuar shoqërore dhe veprimtarinë politike të personazheve që sulmon. Satira e tij e dërmon kundërshtarin. Ajo tipizon, duke karikaturuar feudalin xhahil, borgjezin ksenofil e kozmopolit, arkondin e fukosur. Ç’janë antishqiptarët dhe antidemokratët bëhen lëvere përmes shpotisë dhe komicitetit, duke kaluar autori nga patetika në ironi, nda indinjata në sarkazëm. Përdorimi i hiperbolës e i groteskut, (karakteristik për stilin e këtyre shkrimeve), i ka dhënë dorë publicistit të skicojë syfetet e “pilafxhinjve”, përfaqësuesit e klasave parazitare, shushunja mbi shtetin e ri shqiptar. “Tepër aktuale për kohën që po kalojmë, ku shoqëria shqiptare po shkon drejt një polarizimi të skajshëm, me një borgjezi vulgare dhe një varfëri të tejskajshme” – autori (M.B.). Vlen të theksojmë në këtë rast se borgjezët e sotëm, janë “anti borgjezët” e djeshëm dhe pikërisht ata që i kanë mësuar në shkencën e tyre marksiste, rreziqet që sjell polarizimi i një shoqërie – “Revolucionin”!… Në këtë mënyrë me pamflete e fejtone si “Mëmëdheu i Vjetër”, “Kopsaxhijtë”, “Honxho-bonxhot”, “Kafe-oxhakët”, “Akademia”, “Aligolltura” etj. Gramenoja tregoi domosdoshmërinë historike për të mënjanuar bejlerët e çifligarët nga çdo lloj pushteti, si përfaqësues të një klase në kalbëzim të plotë. Shumica e këtyre lloj shkrimeve nga përshtypjet e drejtpërdrejta që autori kishte pasur gjatë takimeve, bisedimeve e mbledhjeve me ministra e zyrtarë, në Vlorë e në Durrës apo edhe jashtë Atdheut, si njeri politik e gazetar symprehtë. Duke shfrytëzuar, sipas rastit, frazeologjinë popullore, gjer te zhargonet e mpleksura me truqizma e greçizma, në portretet e fejtonet e tij, shkrimtari krijoi tipa të larmishëm, veçanërisht figurën e fodullit me shpirt anadollak, që përpiqet ta katandisë Shqipërinë në “Turqi të vogël”, fenomen që po përsëritet edhe në ditët tona nga disa pseudoshqiptarë me mentalitet anadollak-mesjetar, ku mund të vendosim në vendin e “nderit” të “përndriturin” – efendi Abdi Baletën, (shënimi është i imi – M.B.). Mihal Gramenoja njohu dhe shkroi vjersha dhe këngë patriotike dhe erotike, një pjesë të të cilave i përmblodhi më 1912 në vëllimin “Këngëtpre Shqipe – Plagët”. Disa prej këtyre poezive, si “Për mëmëdhenë”, “Uratë për Liri” e “Lamtumirë” u bënë shumë të njohura si këngë që në vitet e Rilindjes. Krahas vjershave patriotike Gramenoja e ndjeu nevojën e lëvrimit edhe të poezisë erotike, që të ndihmonte për emancipimin shpirtëror të lexuesit shqiptar dhe për t’u vënë fre këngëve erotike osmane, greke etj., që kishin vërshuar tek ne asokohe. Edhe disa prej atyre poezive erotike u muzikuan që atëherë u përhapën si këngë, midis tyre “Muaji i Majit”, që u përhap mbi të tjera. Veprat e para që botoi Gramenoja janë dy pjesë dramatike: komedia “Mallkimi i Gjuhës Shqipe” (1905) dhe drama “Vdekja e Pirros” (1906), të dyja në vargje. Mihal Gramenoja ishte nga që parët që lëvroi prozën e gjatë shqiptare, me tri novelat “Oxhaku” (shtypur si nënfletë në gazetën “Drita”) (1904-1905), “E puthura” (1909) dhe “Varri i Pagëzimit” (1909). Duhet të nënvizojmë se Mihal Gramenoja është edhe një nga nismëtarët e prozës tonë të re dokumentare: Vepra e tij “Kryengritja Shqiptare” (1925) është një ditar e kronikë historike. Ajo ka një pjesë të parë plot përshtypje të drejtpërdrejta, hedhur në letër gjatë veprimtarisë luftarake të çetës së Çerçiz Topullit (1907-1908), dhe një pjesë të dytë pa shumë interes për ngjarjet pas vitit 1909 të shkruar më 1925, kur Gramenoja u shmang nga rruga revolucionare. Përshkrimi i zbritjes së çetës në tokën amëtare, i Luftës së Mashkullorës, portretizimi i kapedan Çerçizit e i nënave të komitëve, janë bërë me plot frymëzim dhe zgjojnë ndjenjat e patriotizmit tek çdo lexues. Siç mund të konstatojmë, Rilindja jonë solli një zhvillim të vrullshëm në letërsinë shqipe. Këta “korifej”, si në Veri me Titanin Atë Gjergj Fishta, ashtu edhe në zonat e tjera të Atdheut, ku mund të shquajmë Korçën e Gramenos dhe shumë të tjerë (nga Jugu e Veriu) të cilët në qendër të krijimtarisë së tyre letrare patën rezistencën e popullit tonë gjatë pushtimit pesë shekullor osman. Në ditët tona, kur cilido mund të shkruajë apo të interpretojë autorë të ndryshëm, ndjehet një lloj sentimentalizmi dhe preferencash të paargumentuara historikisht, sidomos në rastin më flagrant, kur pushtuesin pesë shekullor osman e quamë vëlla! Kam lexuar diku shkrimin e një autori i cili citon Frashërin të ketë thënë: “Shqiptarët gjetën tek turqit njerëzit e besës”, (ky është përfundimi logjik i thënies së Sami Frashërit) meqë aty ishte dhënë në mënyrë të zgjeruar. Mendoj se edhe nëse ky citim është i vërtetë, kjo duhet kuptuar si thënie (konjukturale), dhe në asnjë mënyrë si një mendim që i qëndron realitetit, pavarësisht se sa i madh dhe i ditur ishte Samiu. Shembuj që provojnë të kundërtën e kësaj thënieje kemi me dhjetra, por unë do të citoj diçka nga pabesia e Portës së Lartë që ka të bëjë me Jugun e Shqipërisë, meqë edhe Samiu ishte nga Jugu: “Serasqeri i Rumelisë, Mehmet Reshit Pasha, për të zhdukur gjurmët e lëvizjes shqiptare kundër sundimit turk në jug organizoi një masakër çnjerëzore më dt. 30 korrik 1830. Ai thirri në Manastir krerët e Toskërisë kinse për t’ju dhënë rrogat e prapambetura nga lufta greke, ose për t’i nderuar me nishana për shërbimet që i kishin sjellë sulltanit. Në çastin kur po zhvilloheshin ceremonitë ushtarake, një batare pushkësh shtriu përdhe më se 500 vetë nga të ftuarit. Kokat e tyre i dërguan në Stamboll si një fitore e madhe e armëve turke. Cilido mund të pyesë, vallë e ka njohur këtë fakt Sami bej Frashëri, kur komenton besën turke ndaj shqiptarëve dhe kur e quan për mburrje mercenarizmin e disa pashallarëve shqiptarë, të cilët “shkëlqenin” në krye të ekspeditave turke, në grabitjen e arit e të argjendit në vendet që padrejtësisht i sulmonin dhe i pushtonin?! Kush i shërbeu Turqisë më shumë se Ali Pashë Tepelena… Si përfundim Mihal Gramenoja mbetet në historinë e Letërsisë Shqiptare, në radhë të parë me vlerat e llojeve të publicistikës, si portretet, fejtonet, pamfletet e tij, ku gjejmë prototipa e figura, skica e aspekte realiste të shoqërisë sonë gjatë përpjekjeve të ashpra të çerekut të parë të shek. XX kundër forcave të huaja dhe atyre reaksionare të vendit, për fitoren e Pavarësisë e për demokraci. Me veprat e tij të veçanta letrare, autori ka meritën që hapi ndër të parët udhën e dramës e të novelës, ku trajtohen përgjithësisht problemet e Lëvizjes sonë Kombëtare për lirinë e Shqipërisë. Ai mbetet një ndër më të mëdhenjtë e kohës së tij, dhe objekt për studiuesit e letërsisë. Mark Bregu Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza Nga Joseph J. DioGuardi Tek hapja faqet e gazetës “New York Times”, u ndjeva ligsht duke lexuar përsëri rreth Shqipërisë. Më zuri koka kur shikoja Xhorxh W. Bush në Bukuresht tek i uronte para Shqipërisë mirëseardhjen në NATO Rumanisë së varfër. Dhe kjo, vetëm pak kohë pasi në krye të kartës kushtetuese Serbi-Mali i Zi, Kosova paracaktohej si pjesë e Serbisë, në Kosovë, vazhdohej copëtimi i Mitrovicës me planin antishqiptar të Shtajnerit, ndërsa në Maqedoni, u kthye në pushtet partia antishqiptare e Kiro Gligorov. Pa përmendur këtu problemet e vazhdueshme të shqiptarëve në Mal të Zi, Preshevë, Çamëria etj. Vërtet që mund të kalosh në depresion kur shikon retë e zeza që kanë mbuluar kombin 7 milionësh shqiptar në Ballkan. Ku kemi gabuar? Në krye të murit të turpit që unë kam përmendur në 1994, gjatë një konference në Stamboll, është arkitekti kryesor i Ballkanit të sotëm, djalli vetë: Sllobodan Millosheviç. Politika e tij u ndoq nga presidenti kroat Franjo Tudjman dhe kryeministri maqedonas Kiro Gligorov. Unë hodha kritika edhe mbi sekretarin e shtetit James Baker (i cili ka thënë: ne nuk kemi marrë pjesë në këtë luftim) dhe Richard Holbrooke, arkitekin e marrëveshjes së dështuar të Dejtonit. Një tjetër mur turpi po shfaqet. E kam fjalën për planet që synojnë ta mbajnë popullin shqiptar nën varësinë shoviniste greke dhe sllave për 100 vjet të tjera. Këtë radhë shqiptarët nuk duhet të bëjnë me faj askënd veç vetvetes, dhe unë besoj se shkaktare e kësaj situate është mungesa e aftësisë drejtuese politike tek shqiptarët. Po lejojmë lakun grek dhe sllav të vazhdojë të qëndrojë rreth qafës së kombit shqiptar. Pra ku kemi gabuar? Duhet të fillojmë me shtetin “nënë” Shqipërinë: Ndonjë mund të kthehet mbrapa dhe të drejtojë gishtin e turpit tek regjimi mizor 50-vjeçar i Enver Hoxhës dhe pasuesit të tij Ramiz Alia. Por ne duhet të hedhim vështrimin në 10 vitet e fundit për të parë mundësitë e humbura për mungesë ndershmërie, guximi dhe aftësie drejtuese largpamëse për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët në Ballkan. Sali Berisha ishte i pari që hodhi një hap të gabuar në fillim të dekretit të tij si i pari president demokrat i zgjedhur në Shqipëri që nga Lufta e Dytë Botërore. Ai lejoi që Shqipëria multifetare të bëhej, në mënyrë të panevojshme, anëtare e plotë e Konferencës Islamike, duke u dhënë mundësi armiqve të Shqipërisë ta prezantonin vendin si një shtet islamik, si një bazë për fondamentalizmin në Europë. Sali Berisha, gjithashtu, lejoi natyrshmërisht veprimet e shfrenuara të skemave piramidale në Shqipëri. Këto dhe një sërë vendimesh të gabuara në politikën e jashtme, çuan në rrëzimin e tij nga pushteti. Kështu që z. Berisha, duhet të ndihet fajtor që nuk arriti të kapë momentin për të futur njëherë e mirë Shqipërinë në rrugën e Perëndimit. Duhet të ndiheni fajtor edhe ju z. Nano! Ju lejuat sistemin elektoral të Shqipërisë të tretet në një shkatërrim elektoral në 2001 në mënyrë që të mbronit interesat personale dhe në këtë mënyrë thelluat dështimet – e brendshme dhe të jashtme – të Partisë Socialiste. Ju lejuat politikën e jashtme greke (nëpërmjet ndikimit të zyrtarëve grekë, biznesmenëve grekë, madje edhe të drejtuesit të lobit grek në Amerikë, Nikolas Geixh) të dominojë në çështjet ekonomike dhe politike (madje edhe fetare) të Shqipërisë. Duhet të ndiheni fajtor z. Nano, që lejuat helmimin e Tiranës me influencën ultranacionaliste greke (për pasojë Serbe dhe Ruse). Nga ana tjetër, opozita demokrate, e drejtuar nga i “dobëti” Sali Berisha, pranoi një qeveri konsensuale, e cila po bën shumë pak për të zhvilluar Shqipërinë dhe asgjë për të mbrojtur interesat e saj në Ballkan. Pas Shqipërisë, janë veprimet dhe mosveprimet e drejtuesve kosovarë, ato që mbajnë mbi supe përgjegjësitë për statusin e pasigurtë të Kosovës. Këta drejtues janë fajtorë për papunësinë e lartë, copëzimin de fakto të Mitrovicës dhe rritjen e influencës serbe mbi liderët perëndimorë. Kriza aktuale në Kosovë duket qartë në parathënien e draftit konstitucional “Serbia dhe Mali i Zi” në të cilin Kosova, me një pranim në heshtje të Europës dhe Shteteve të Bashkuara, është riafirmuar si pjesë e Serbisë. Si mund të ndodhë kjo, pas Aleancës së NATO-s, për luftë kundër Serbisë dhe për një Kosovë të lirë, pas burgosjes dhe akuzimit të Millosheviçit, dhe mbas tre raunde zgjedhjesh model që u zhvilluan në Kosovë për të stabilizuar demokracinë e stilit perëndimor? Dr. Rugova dhe Dr. Bukoshi, edhe ju duhet të ndiheni fajtorë që nuk keni përkrahur punën e pastër dhe historike të lobit tonë shqiptar, i cili solli zërin tuaj në Uashington. Ju lejuat Departamentin e Shtetit të mendojë se për Kosovën mund të ketë edhe mundësi të tjera, edhe pse drejtuesit kyç të Kongresit, demokratë dhe republikanë, në Shtëpinë e Përfaqësuesve dhe Senatit të Shteteve të Bashkuara kanë punuar me Ligën civile për të nxitur zgjidhjet kongresionale për pavarësinë e Kosovës. Rezolutën e Gilman – Lantos (H. Res. 467) ju dhe partia juaj nuk e mbështetët. Duhet të ndiheni fajtor z. Rugova, që nuk përkrahët hapur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si forcë çliruese, e cila luftoi së bashku me NATO-n për një Kosovë të lirë. Ka edhe shumë drejtues të tjerët të politikës në Ballkan dhe asaj ndërkombëtare të cilët kanë gërryer në thellësi çështjen kombëtare shqiptare. Duhet të ndihen fajtorë ata politikanë aktualë në Greqi, Serbi dhe Rusi që përpiqen të barazojnë përpjekjet e shqiptarëve për pavarësi, si fondamentalizëm islamik dhe terrorizëm. Duhet t’u vijë turp edhe atyre drejtuesve aktualë në Turqi, të cilët nuk ecën në hapat e guximshme e plot kurajo të Turgut Ozal, një njeri i cili kurajoi politikanët shqiptarë, përfshirë edhe shqiptaro-amerikanët si puna ime, për të vazhduar luftën kundër shovinizmit sllav dhe grek për lirinë dhe paqen e shqiptarëve në Ballkan. Duhet të ndiheni fajtor edhe ju z. Javier Solana, për nxitjen e politikave për të krijuar shtet të ri jugosllav të quajtur “Serbia dhe Mali i Zi” duke toleruar Kosovën si pjesë të Serbisë. Sanksionimi i këtij dokumenti (kartës kushtetuese) thjesht do të shkaktojë paqëndrueshmëri të përkohëshme në Ballkan, dhe për pasojë edhe të pjesës tjetër të Europës. Duhet të ndihen fajtorë edhe politikanët francezë që vazhdojnë të mbështesin politikën e ndjekur në Ballkan nga Serbia dhe Rusia, e cila shkaktoi 4 luftëra në Ballkan që nga 1990. Kjo politikë s’do të bëjë asgjë tjetër veçse do të ruajë paqëndrueshmërinë në Europë. Nuk ka si të ndodhë ndryshe nëse Kosova dhe Mali i Zi nuk do të lejohen që të ushtrojnë të drejtat e tyre për vetëpërcaktim nën ligjet ndërkombëtare, duke mbajtur referendume të organizuara dhe të monitoruara lidhur me statusin final që dëshirojnë. Dhe së fundi, duhet të ndihen fajtorë edhe zyrtarët e Departamentit të Shtetit dhe Këshillit të Sigurimit Kombëtar, të cilët nuk mësuan dot nga gabimet e bëra në të kaluarën dhe që janë shumë të gatshëm të dëgjojnë Rusinë dhe Europën, teksa kërkojnë mënyra për të braktisur rolin drejtues të Amerikës në vendosjen e paqes në Ballkan që nga 1990. A nuk arrini ta kuptoni se tashmë populli shqiptar ka besim vetëm tek Amerika, për sa i përket të ardhmes së tij? A nuk e dini se ndërkohë që një numër i madh serbësh dhe grekësh gjatë tragjedisë së 11 Shtatorit në SHBA hidhnin valle, shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Preshevës ndiznin qirinj dhe qanin teksa mbanin në duar postera të heronjve amerikanë të cilët humbën jetën gjatë kësaj tragjedie? Zgjohu Amerikë – shqiptarët janë të vetmit miq që ke në Ballkan. Pasi investuam biliona dollarë për të realizuar luftën e NATO-s kundër Millosheviçit; pasi investuam më shumë se 200 milionë dollarë për ndërtimin e një qendre ushtarake në Kosovë; pasi pamë serbët, rusët dhe ukrainasit që i shitën armë Irakut, të cilat do të përdoreshin kundër ushtarëve tanë; pasi konfirmuam se nacionalistët grekë në të vërtetë vranë zyrtarët amerikanë për arsye ultranacionaliste, tashmë është koha që Shtetet e Bashkuara të njohin legjitimitetin e luftës së gjatë shekullore të popullit shqiptar për liri, duke mbështetur Pavarësinë në Kosovë, si të vetmen mundësi të vendosjes së qëndrueshmërisë dhe paqes në Ballkan dhe në të gjithë Europën, gjë e cila është kryesisht në interes të Shteteve të Bashkuara. A ka baza në Shqipëri Al Qaeda? Para vitit 2001, Al Qaeda nga Bota perëndimore njihej si Organizatë Terroriste, ku fuqia e saj goditëse ndaj qytetërimit e ku në të shumtën e rasteve nënvleftësohej, madje shpesh kjo organizatë terroriste krahasohej me një tip don Kishotizmi që luftonte me “Mullinjtë e Erës”, për të kthyer njerëzimin në shekujt e Injorancës e Harbutërisë. E kjo Organizatë lokalizohej se jetonte në disa vende Islamike, i Iraku, Irani, Algjeri, Libia, Pakistani e tjerë, por edhe që ishte instaluar shtetërisht në Afganistanin e Harruar e shkatërruar… Gjithsesi duhej të vinte shtatori i vitit 2001 që kjo Organizatë Terroriste që pretendonte se bënte luftën e shenjtë (Xhihadin), për të mbrojtur Islami e Islamizmin nga të pa fetë, godet në zemrën e lirisë, demokracisë e qytetërimit botëror në SHBA. Mijëra njerëz të pafajshëm vdesin, kur rrëzohen dy kullat binjake që ishin Kurbani i Parë, që tronditi mendjet disi të trumhasura të vendeve kampion të qytetërimit e zhvillimit. Tashmë Al Kaeda filloi të shihet ashtu siç ishte në të vërtetë, një Oktapod i rrezikshëm, rrënjët e së cilës fatkeqësisht ishin zgjatur, si në vendet e pazhvilluara lindore, por edhe në ato të zhvilluara perëndimore, madje thuhet se fijet e rrënjëve të këtij Oktapodi (Al Qaedas) kanë deportuar edhe në Shqipërinë Londineze, por edhe në pjesët e tjera të Shqipërisë Etnike jashtë kufijve politikë. E këto dyshime mjerisht hidhen jo kot nga njerëz dosido, por nga Shërbime Inteligjente të SHBA-së dhe Europës Perëndimore, por këto dyshime janë në sinkron edhe me shtete fqinje e më gjerë që në përgjithësi janë dashakeqe të përhershme të Shqipërisë… E të gjitha këto dyshime që shpesh bëhen edhe akuza bazohen jo në fakte konkrete, por vetëm se shqiptarët janë në shumicë të besimit Islam. E për çudi edhe pas këtyre akuzave apo dyshimeve që vijnë nga dy dyer të ndryshme, pra asaj Europiano-Perëndimore që i përkasim dhe asaj sllavo-lindore dashakeqe, shtetarët, pushtetarët e qeveritarët tanë për t’u dukur sa më Europian (apo diçka tjetër) ose heshtin, ose shpesh i fryjnë kësaj teze, se në Shqipëri ka baza të Al Kaedas, si në vlera njerëzore dhe monetare. E kështu ne edhe me “dëshirën” e pushtetarëve tanë vetakuzohemi, por edhe vetë kryqëzohemi për një “faj” që gjithsesi të jetë nuk është i shumicës së shumicës të shqiptarëve. Por në këtë linjë vetakuzuese qëndrojnë në rresht për një edhe mediat e shkruara e elektronike të cilat hanë në çanakun e këtij pushteti, ku sigurimsat që kontrollojnë gjithshka herë nën hundë e herë mbi hundë hedhin helmin se Al Kaeda ka filluar aktivitetin e saj në Shqipëri që atëherë kur Shqipëria u pranua anëtare e Konferencës Islamike, nga ku vërshuan edhe plot afaristë e firma arabe. Gjithsesi nuk duam të mohojmë se duke shfrytëzuar petkun e afaristit apo edhe “fetarit” Islam, në Shqipëri kanë deportuar (tepër pak) edhe drejtues dhe militantë të fondamentalizmit Islamik që në fakt është Nëna shpirtërore e al Kaedas. Me këtë argument kërkohet të “vriten dy zogj”, edhe të goditet pushteti demokratik (1992-1996), por edhe të goditen ata afaristë arabë që konkurojnë afarizmin mashtrues sllavo-grek. Gjithsesi vërtetë shqiptarët janë nëshumicë (mbi 65%) të besimit Musliman, por ky besim i kësaj pjese të popullsisë i përket besimit të pastër e vërtetë Islam që aspiron e propagandon paqe, mirësi e qytetërim, madje siç thuhet shpesh shqiptarët Musliman i përkasin vërtetë qytetërimit Europian e jo Arabo-Azisë ku edhe ziejnë fondamentalizmat… E kjo ka arsyet e veta tepër bindëse sepse shqiptarët nuk kanë as rrënjë e as trung në fakt Islamik, madje këto i kan tërësisht Kristiane të cilat i kultivuan përmbi 17 shekuj e vijim ndonse mbas pushtimit otoman dhunshëm mbi rrënjë e trungje kristiane lëshuan “degë” Muslimane, por dhe këto degë më e hershmja ka pak më shumë se dy shekuj e gjysmë. Kjo vërtetohet lehtë po të studiohet çfarëdo familje shqiptare që pas së shumti 10 deri 11 breza do të shkojnë më e largëta dhe pema gjenealogjike do të vazhdojë në pambarim me emra Kristianë, e kjo ndërgjegje është e të gjitha familjeve që janë shqiptare autoktone e jo ndonjë familje vërtetë Turko-Islame që pasi ka ardhur si “pushtues” dhe këtu ka mbetur si trofe lufte ka ardhur zorisht duke u shqiptarizuar. Madje për ta çuar deri në fund këtë argument ju kujtoj se ka mijëra familje Katolike e Muslimane që nuk janë më larg me njëri-tjetrin se 5 breza, ku jo vetëm respektojnë njëri-tjetrin si vëllezër të një gjaku, por i gjinden njëri-tjetrit për ditë të mira e të vështira. E për ta bërë disi më konkret këtë afinitet të vëllezërve të një gjaku që i “ndau” besimi po citoj një fragment të një ngjarje të vërtetë të ndodhur para 100 e pak viteve kur pushtuesi Turk ende ishte i fortë në pushtetin e tij në Shqipëri, e për këtë ngjarje shkruan vetë Vojvoda famëmadh i Malit të Zi, Mark Milani, i cili në librin e tij “Jeta dhe zakonet shqiptare”, ndër të tjera shkruan: “…Do të tregoj edhe për një Musliman tjetër, i cili nuk mundi ta durojë vrasjen e vëllait të vet të Krishterë nga dora e një turku. Ky ishte Murat Agë Ganiqi, nga Fushbardha (Bijellopolja), ai konsideronte vehten familje me origjinë nga Kuçi. Një ditë mori vesh se një turk kishte vrarë dikë në Kuç dhe më pas i kishte prerë kokën. Kur turqit i shkuan për urimin e Bajramit, Murat Aga e thirri turkun dhe e pyeti se çfarë i kishte thënë djali nga Kuçi përpara se ai t’i priste kokën. Turku pa të keq i tregoi: “Ai (i krishteri N. B.) më tha mos më prej o turk, se do të dalë ndonjë vëlla prej Kuçi që do ma marrë hakun, e do të vdesësh edhe ti kështu si unë”. Murat Aga i tha: “Tamam të ka kuvend, si për të vëllan ashtu edhe për vdekjen tënde, e pra unë jam vëllai i tij”, e ja zbrazi dy koburet në ball (turkut) dhe u zhduk…”. E pas këtij episodi real që nuk është i vetmi madje, siç e thashë më sipër e shkruar pikërisht nga Mark Milani, ku shqiptarët (e veriut) kanë zhvilluar dhjetra beteja kundër ushtrisë malazeze të udhëhequra nga Mark Milani që mund të konsiderohet armiku më i madh i joni në luftërat tona për shpëtimin e trojeve të rrezikuara gjatë shekullit 19-të. Pra armik, por dinjitoz e i drejtë e jo si sot pasardhësit e tij në Mal të Zi e Serbi që shpifin e mashtrojnë, në mes të cilave kërkojnë të “identifikojnë” shqiptarët Musliman të “barabartë” me fondamentalist të Al Kaedas nga Iraku, Irani e deri Palestina. E duke kërkuar të na “lidhin” edhe “direkt” me dy kapot e terrorizmit ndërkombëtar Bin Ladenin e Mullah Omarin të cilët si dikur sulltanët e verdhë e konsiderojnë veten të “dërguarit” e Allahut në tokë për të vendosur drejtësinë e besimit Islam, qoftë edhe me gjak, dhunë e shkatërrim, e ku fatkeqësisht ka mjaft të mashtruar e veçanërisht ata të mjerë që vetvriten për të vrarë të tjerët e që quhen kamikazë, me gjoja vullnetin e Allahut se do të shkojnë në Xhehnet, kur në fakt përfundojnë në copa e grima, madje vetë besimi i vërtetë Islam e dënon edhe vetvrasjen edhe vrasjen e të pafajshmëve. Për hir të realitetit duhet të pranojmë se në raste të rralla edhe në tavolinat e klubeve tona, apo gjetkë ndigjon shqiptarë musliman të cilët kanë fajësuar e “dënuar” Amerikën e Perëndimin për sulmet që kanë bërë mbi terroristët e Al Kaedas në Afganistan e kudo, madje edhe kërcënimet ndaj Irakut të Sadam Huseinit që kërcënon botën e qytetërimin, i konsiderojnë si luftë fetare, gjithsesi këto në fakt unë nuk i konsideroj si realitete të ndonjë muslimani fondamentalist, por gërshetim i mendësive komuniste të E. hoxhës që Amerikën e shtetet perëndimore i konsideronte si Imperialiste e xhandarë të botës, me një fjalë këto më shumë janë grimca “inatesh” se të vërteta. Natyrisht ka edhe nga ata “trima” që thonë se janë të gatshëm të luftojnë kundër botës kristiane, por këta janë pakica e pakicës. Ta themi hapur se ka filluar një “bisnes” i paskrupullt duke akuzuar se fondamentalis Islamikë stërviten e janë në të gjitha trevat shqiptare jashtë kufijve politikë si në Maqedoninë perëndimore, Mal të zi, në Greqinë Veriore (Çamëri), por kulmi arrin me Kosovën e martirizuar gjatë, ku grupet guerilase që vrasin çdo ditë kundërshtarët politikë i quajnë militanë Islamik, kur në fakt janë tipike Marksiste ose varianti më kriminal i marksizmit Hoxhist. Edhe vrasjet e fundit të Tahir Zemës me djalë e kushuririn e tij në Pejë janë tipike vrasje të kriminelëve të kuq që gjithsesi mund ta quajnë “partinë” e tyre, por shqiptare jo kurrë… E si për koinçidencë sot në Shqipërinë Londineze fondamentalizmin Islamik ja faturojnë kryesisht veriut të Shqipërisë me kryeqendër Shkodrën, ku edhe i faturohen plot 200 studentë e tjerë që “përgatiten” si pjesëtarë të Al Kaedas nëpër shtetet Arabe e tjerë, edhe këtu koinçidenca është interesante, dikur komunistët themeluan Partinë Komuniste Shqiptare po me shifrën 200, por atëherë këta u quajtën Petrita e jo Al Kaedist… Atëherë këta Petrita na i ndihmonte Serbo-Mali i Zi, e sot… mos vallë kush… E nëse dikush i shanë përsëri faktit se në Shqipëri shumica e popullsisë është Muslimane, unë do t’ju kujtoj, se Muslimane është thuajse tërë Turqia, por është forca e dytë ushtarake e NATO-s dhe mikja më e madhe e armikut më të madh të Fondamentalizmit dhe pjellës së saj Al Kaedas, pra Turqia është aleatja më e ngushtë e SHBA, madje disa herë më shumë se Greqia Kristiane që e dredh bishtin, madje me Millosheviçin e Millosheviçët e tjerë që siç u zbulua kohët e fundit furnizonin me armatime edhe qendrën e Terrorizmit Shtetëror Islamik, Irakun e Sadamit… E sa për argumente po të ishin të gjithë muslimanët Terroristë e Al Kaedist, Gjermania që ka mbi 7 milion musliman që punojnë e jetojnë do të ishte hedhur në erë me kohë, e po kështu Franca, Italia e tjerë. E së fundi dua të argumentoj diçka se edhe më fondamentalistët e “mëdhenj” shqiptarë (nëse ka) jo vetëm që nuk do të mundin kurrë të lënë këtë qytetërim Europian me të cilin kanë të lidhur tërë historinë mijëra vjeçare të shkuarës, por mbi të gjitha të sotmes që e jetojnë kështu Europiane, rrënjët e të cilës dihet se janë Kristiane. E për ta bërë disi më konkrete ndryshimin në mes qytetërimit që jetojmë e atij që propagandohet nga Organizatat e fondamentalistëve Islamik, të cila dihet se nuk i tolerojnë as besimtarët e vet, po shkruaj diçka që i duhet të ndryshojnë çdo shqiptar musliman përpara se të jenë një fondamentalist apo ushtar i Al Kaedas. Së pari ndërtimi e mobilimi i shtëpiave duhet të ndryshohet pasi këto që i kanë nuk u ngjajnë atyre banesave tip “Kotec” që lulëzojnë në vendet fondamentaliste, por janë pikërisht të qytetërimit Europian, e kush do t’u kthehet mbrapa në këtë mjerim të harruar prej shekujsh? Së dyti po hymë brenda familjes e mentalitetit që jetojmë të gjithë, ku gruaja Muslimane shqiptare si motrat e saj të një gjaku të besimeve kristiane gëzon të gjitha të drejtat që i jep pikërisht qytetërimi Europian. E cili burrë musliman do të guxonte sot që pranë krevatit të gruas së tij të vetme menjëherë të sjellë edhe gjashtë të tjera, e ti barazonte në dashurinë bashkëshortore??? Cila vajzë e familjeve muslimane do të pranonte të braktiste jetën moderne që i ka krijuar shoqëria me shokë e shoqe, në shkollë, punë, jetë e kudo, duke u detyruar të kthehej në një robinë të mbyllur në kafaz në shtëpinë e saj??? Cili burrë apo baba musliman do të guxonte që gruan apo vajzën ti privonte nga e drejta e shkollimit e mbi të gjitha nga e drejta për të ruajtur jetën e shëndetin, duke mos e lejuar të vizitohet e të mjekohet tek mjekët burra (pasi gra nuk do të ketë se nuk guxojnë të shkollohen)??? E cili burrë apo djalë do të pranonte të rrinte deri në pafundësi i pa rruar e qethur duke i ngjarë më shumë majmunit se njeriut, apo në përgjithësi cili burrë nuk do të pranonte që nën shoqërinë e vëllezërve kristian të pinte një kafe me një gotë raki, verë apo birrë??? Dhe për të mos u zgjatur në pafundësi të ndryshimeve të qytetërimit për tu bërë vërtetë fondamentalist Islamik përsëri po i kthehem mbi gjysmës së popullsisë, femrës muslimane shqiptare e cila si motrat e tyre kristiane, tashmë bën një jetë vërtetë Europerëndimore larg dogmave të “qytetërimit” skllavërues të fondamentalistëve, pra cila grua apo vajzë do të pranonte të lërë fundet e minifundet modern për tu mbuluar tërësisht nga ferexhet, dimit apo diçka tjetër, duke bërë haram përfundimisht xhirot, vizitat e mbi të gjitha plazhet ku siç dihet atje janë më të zbuluara (me kostume banjo)??? Si përfundim cila femër do të pranonte që përfundimisht të kthehej nga një qytetare e lirë dhe e barabartë në jetë me burrat tu kthente në një robinë, që si ngjan as kafshës shtëpiake e as njeriut??? Madje me “mbulimin” e saj material e moral ajo do të detyrohej që të ulte kokën nga lartësia ku vrojton, qiellin, yjet, dritën, dashninë e të gjitha ëmbëlsitë që sjell ky qytetërim, e në vend të tyre të ulte kokën për të shikuar vetëm majet e këpucëve dhe numëruar gurët e rrugës, madje edhe këto kur ta marrin për “laku” tepër rrallë padroni absolut, burri fondamentalist, e ku pas kësaj i privohet përfundimisht edhe e drejta për të drejtuar e zhvilluar ekonominë, të cilën deri tani në shumicën e qytetarëve e bëjnë në fakt gratë… E nëse për këto dikush nga ata ëndërrimtarë që duan të bëhen fondamentalist nuk i besojnë ta provojnë vetë një herë në shtëpinë e tij e pastaj t’jua rekomandojë të tjerëve, por kjo nuk do të ndodhë kurrë me shqiptarët… E nëse ky shkrimi im dikujt do ti duket tepër i hapët e pa maska siç jemi mësuar të shkruajmë e lexojmë ne shqiptarët, unë do t’i përgjigjem, si Vëllau, Vëllaut nëse e konsideron të tillë nuk ka arsye ti fsheh asgjë, por duhet t’i flas hapët e me ndershmëri. E derisa ne shqiptarët jemi vëllezër të një gjaku, si musliman apo të krishter s’kemi arsye t’i fshehemi e druhemi njëri-tjetrit… E së fundi një urim, Zoti bijtë e të cilit jemi të gjithë, na ruajt harmoninë ndër-fetare, Garancinë e të gjitha garancive se edhe kjo valë terroriste e antishqiptare do të thyejë qafën… Ndue Bacaj Speciale Zhan-Klod Karriere: Një popull që nuk mund të krijojë imazhet e tij është i destinuar të zhduket Muaji dhjetor i vitit që sapo u mbyll, shënoi ndërmjet të tjerash edhe 107-vjetorin e lindjes së kinematografisë, artit të shtatë, e cila, ashtu si edhe fotografia dhe aeronautika ka si atdhe Francën. Në këtë intervistë dhënë revistës “Label France” në vitin 1995, producenti i njohur francez Zhan-Klod Karriere bën të ditur dallimet esenciale ndërmjet kinematografisë franceze dhe asaj amerikane duke argumentuar avantazhet e së parës megjithë kushtet e pabarabarta të konkurimit, me rastin e 100-vjetorit të fillimeve të saj. Arben Lagreta “Label France”: 100 vjet kinematografi… Ç’mund të na thoni lidhur me këtë? Zhan-Klod Karriere: Një evidentim i jashtëzakonshëm, pasi për herë të parë, në shekullin që po mbaron, kinematografia grumbulloi dhe ruajti tingujt e epokës së saj. Ky ishte një revolucion fabuloz. “Label France”: A e mendoni se si mund ta njihnim të kaluarën tonë në rast se do të kishim një trashëgimi të tillë 200 apo 300-vjeçare? A i mbajti të gjitha premtimet ky revolucion? Zhan-Klod Karriere: Shoku emocional ishte aq i fortë kur kinemaja, duke filluar nga vitet ’20 me Abel Gans në Francë, Fritz Langt në Gjermani dhe Ajzenstajn në Rusi, doli nga kuadri i saj fillestar i argëtimit të thjeshtë. Sipas surealistëve, ky art i ri do të zëvendësonte të gjithë të tjerët, duke filluar nga teatri. Por kinemaja natyrisht që nuk e vrau teatrin ashtu si edhe disku nuk e vrau koncertin. Teknikisht kinemaja ka limitet e saj që janë ato të një riprodhimi mekanik pa prani reale. Ndonëse nuk u bë një art total, kinemaja mbeti, të paktën në Evropë, një art mbi të gjithë artet e tjerë dhe diti të luajë lojën e bërrylave për të mbajtur një vend të shquar. “Label France”: Pse thoni “në Evropë”? Zhan-Klod Karriere: Aspak për të mohuar aftësinë e kinemasë amerikane për të prodhuar vepra me vlera, por sepse në SHBA koncepti është i ndryshëm. Jemi ne ata që mund të japim idenë për të kualifikuar këtë apo atë film hollivudian si kryevepër artistike dhe jo amerikanët! Për ta filmi është si një prodhim komercial, ashtu si çdo prodhim tjetër, dhe autori i vërtetë është producenti, asnjëherë regjisori apo skenaristi. Kjo traditë anglo-saksone e “kopirajt” (copyright, ang., e drejtë e autorit – A.L.), sipas së cilës pronari i një vepre është botuesi i saj dhe jo krijuesi, është e lashtë më shumë se në shekull, në raport me konceptin tonë francez të së drejtës së autorit, që i njeh këtij të fundit, përveç të drejtës së tij të trashëgimisë së pamohueshme, një të drejtë morale po aq të pamohueshme. Kjo është pikpamja jonë lindur në shekullin XVIII me Bomarshenë, e mbrojtur nga Viktor Hygo dhe që mori vlerë përfundimtare në Konventën Ndërkombëtare të Bernës, një shekull më parë, por që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shembull, nuk e ratifikuan kurrë këtë “të drejtë morale”. “Label France”: Por sot ka dy mënyra të bërjes së filmave, një amerikan dhe tjetra franceze… Zhan-Klod Karriere: Po, dy “modele”. Ai amerikan, krejtësisht komercial, që lejon për shembull prodhimin e disa “ribërjeve” në Hollivud, pasi në njëfarë logjike komerciale prishet dhe ribëhet, me rrezikun se do të ribëhet gjithmonë e njëjta gjë. Tjetri evropian, domethënë francez, është ai i një kinemaje më mikpritëse në drejtim të autorëve, çka shpjegon që një Orson Uells përfundoi duke bërë filmat e tij në Francë ose në Spanjë. Një numër filmash, nga “Ran” i japonezit Kurosava deri tek “Jelen” i Malien Sulejmane Sise, janë filma “francezë”. Ne patëm shans pasi ditëm të ruanim në Francë një nivel të mirë prodhimi, por problemet ekonomike janë të tilla që nuk e garantojnë ekzistencën e modelit tonë. “Label France”: Beteja është e pabarabartë… Lidhur me këtë, ku janë rregullat e konkurencës “të pranuara” midis dy modeleve? Zhan-Klod Karriere: Në SHBA, tregu i brendshëm është i supermbrojtur, ndërkohë që asnjë pengesë nuk i është vënë në Francë, ashtu si dhe në pjesën tjetër të Evropës, hyrjes së filmave amerikanë. Kur flitet për “përjashtim kulturor” në gjirin e GATT-it, kjo ka parasysh vetëm televizionin. Parimi i “kuotave”, natyrisht që është pak i kënaqshëm. Por duke filluar nga momenti i shtimit të stacioneve private, të cilët synojnë shpërndarjen e filmave të blerë lirë në SHBA sesa të prodhojnë filma, që fatalisht janë shumë të shtrenjtë, konflikti mund të zgjerohej. Italia, që nuk e vuri re hyrjen e “kalit të Trojës”, sakrifikoi, të paktën përkohësisht, krijimtarinë e saj kinematografike. Gjermania vendosi marrdhënie jo të mira midis kinemasë së saj dhe televizionit. Duke patur një traditë të fortë historike, Franca diti të paktën të mos heqë dorë nga seria e prodhimeve. Në fakt problemi i vërtetë është kulturor… Por më serioz nga sa mendohet. Për mendimin tim, një popull i cili në shekullin e 20-të nuk mund të krijojë imazhet e tij, është i destinuar të zhduket. Marrë nga revista franceze “Label France” Përkthyer dhe përgatitur për botim nga Arben Legreta Anëtar i Unionit Ndërkombëtar të Gazetarëve Frankofonë (UPF) me qendër në Paris (Union Internationale de la Presse Francophone – UPF) Demokracia ka lindur në Athinë në shekullin e pestë para Krishtit. 12 vjet ç’na mësuan ne? Filloi një vit i ri, në kohën kur thirrja për liri e demokraci jehon akoma në vende të ndryshme të rruzullit tokësor. Evropa Lindore i flaku qeveritë totalitare, pothuajse gjysmëshekullore, ndërsa republikat e ish-Bashkimit Sovjetik po luftojnë për zëvendësimin e regjimit komunist, gati 75-vjeçar me një rend të ri demokratik. Amerika e Veriut dhe Amerika e Jugut sot përbëjnë një hemisferë ku është vendosur demokracia. Afrika e jetoi një periudhë të paparë reformash. Në Azi ka hedhur rrënjë një proces i ri e i gjallë demokratizimi, megjithëse ka edhe probleme të mëdha politike aktuale. Kjo dukuri e dekadave të fundit me përmasa botërore përgënjeshtron pretendimet e skeptikëve sipas të cilëve demokracia e sotme liberale përbën një produkt unik perëndimor që nuk mund të mbartet me sukses në shoqëritë joperëndimore. Në një botë ku demokracia po zbatohet në vende të ndryshme, institucionet demokratike mund të pretendojnë me të drejtë se simbolizojnë aspiratat njerzore të mbarë botës për liri e vetqeverisje. Po t’i referohemi historisë, pavarësisht se demokracia si proces përbën një dukuri shumë të ndërlikuar, vendi ku ajo u shfaq për herë të parë, ishte qytet-shteti i Athinës në shek. V para Krishtit. Athina e Perikliut shërbeu si burim frymëzimi për breza të mëvonshëm teoricienësh politikë e burrash shteti. Në mes të tjerave, këtu të bën pështypje fakti se udhëheqësit e Asamblesë, si institucion politik qëndror në Athinë, nuk zgjidheshin, por caktoheshin me short, pasi athinasit mendonin se secili prej qytetarëve ishte në gjendje të ushtronte një detyrë shtetërore. Përgjegjësia e marrjes së vendimeve binte, pothuajse vetëm mbi qytetarët e Asamblesë. Kjo ishte një barrë që në kohën tonë do të gjykohej si e papranueshme. Sidoqoftë Athina demokratike nuk ishte një lule e brishtë. Ajo jetoi afro 200 vjet duke mundur të mbijetonte, edhe pas humbjes në Luftën e Peloponezit në vitin 404 para Krishtit me rivalen e saj Spartën. Themelet e demokracisë kushtetuese moderne u hodhën gjatë Iluminizmit evropian, një rrymë filozofike e shek. XVIII, që drejtohej kundër ideve tradicionale shoqërore, fetare, politike dhe që mbështeste racionalizmin. Dy prej mendimtarëve më me influencë të kësaj rryme kanë qenë filozofi anglez Xhon Lok dhe juristi e filozofi francez Monteskje. Teoria e Lok-ut mbi ligjin e natyrës shërbeu si burim frymëzimi për gjithë brezin e filozofëve të iluminizmit në Evropë e në Botën e Re duke filluar që nga Zhan Zhak Ruso në Francë tek Dejvid Hjum në Skoci, nga Emanuel Kant në Gjermani, tek Tomas Xheferson dhe Benxhemin Frenklin në atë vend që më vonë do të quhej Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në veprën “Fryma e ligjeve” që u botua në vitin 1748, Monteskje mbështeste ndarjen në mënyrë të barabartë të pushtetit midis degëve ekzekutive, legjislative dhe juridike të qeverisë si mjete për garantimin e lirisë së individit. Duke e ndar pushtetin midis Presidentit, Kongresit dhe Gjykatave, kjo doktrinë dha, gjithashtu një ndihmesë të rëndësishme për formimin e bazës filozofike mbi të cilën u ngrit Kushtetuta e SHBA-së. Historia e demokracisë nuk është përparim i ngadaltë dhe i vazhdueshëm, por një varg valësh që përparojnë, tërhiqen e përsëri përparojnë e ngrihen. Deri tani historia njeh tri “valë të gjata” të historisë së demokracisë. Vala e parë filloi me nisjen e shek. XIX kur e drejta e votës iudha një pjese të madhe të banorëve meshkuj të SHBA-së dhe vazhdoi deri në vitet ’20 të shek. XX. Gjatë kësaj periudhe lindën 29 regjime demokratike. Zbatica ose tërheqja e valës së parë filloi në vitin 1922 me ardhjen në pushtet të Musolinit e vazhdoi deri në vitin 1942, kur numri i regjimeve demokratike në botë u pakësua në 12. Vala e dytë filloi me triumfin e Aleatëve në Luftën e Dytë Botërore. Kjo arriti kulmin në vitin 1962 kur numri i regjimeve demokratike arriti në 36. Zmbrapsja e valës së dytë midis vitit 1962 e mesit të 1970-ës e zvogëloi këtë numër në 30. Megjithatë që nga viti 1974 vala e tretë e demokracisë shtoi përafërsisht 30 regjime të reja demokratike duke dyfishuar numrin e tyre, pa llogaritur atë revolucion politik që ndodhi në ish-Bashkimin Sovjetik e disa pjesë të Afrikës. Po, a ka arritur kulmin vala e tretë? A do të ketë një zmbrapsje të fortë që mund të eleminojë shumë nga fitoret e demokracisë së kohëve të fundit të shek. XX? Analistët analizojnë shumë gjëra ndër të cilat edhe ndërhyrjen komplekse të forcave politike dhe kulturore që veprojnë në zona të ndryshme të botës, pa nxjerrë konkluzione përfundimtare. Ato arrijnë në përfundimin se tërheqja e valës së tretë është gjithmonë e mundur që të ndiqet ndoshta nga një valë e katërt dikur në shek. XXI. Hantingtoni, ekspert i shkencave politike në Universitetin e Harvardit, shkruan: “Duke u mbështetur tek e kaluara mund të themi se dy faktorët më vendimtarë që ndikojnë në forcimin e shtrirjen e demokracisë, do të jenë: zhvillimi ekonomik dhe udhëheqja politike. Zhvillimi ekonomik e bën demokracinë të mundur, udhëheqja politike e bën atë reale”. Populli kudo nga natyra, parapëlqen më shumë lirinë se sa shtypjen. Kjo nuk do të thotë se sistemet politike demokratike mund të rijohen dhe të mbrohen vetë për një kohë të gjatë. Përkundrazi, ideja e demokracisë është e qëndrueshme, por realizimi i saj është i pasigurtë. Si në vende të tjera edhe në Shqipëri çelësi i historisë hapi dyert e lirisë e të mundësive për të vendosur demokracinë, por se si mori puna, kjo u var nga përkushtimi e mençuria e mbarë popullit dhe jo nga ligjet e hekurta të historisë. Praktika po vërteton se, ndryshe nga sa mund të mendohet, një shoqëri demokratike e shëndoshë nuk është thjeshtë arenë ku individët luftojnë për realizimin e qëllimeve të tyre vetjake. Eksperienca ka vërtetuar se demokracia lulëzon kur për të kujdesen qytetarë që janë të gatshëm, që me lirinë e fituar me sakrifica, të marrin pjesë në jetën shoqërore duke shprehur mendimet e tyre në debate të organizuara dhe duke zgjedhur përfaqësues që e kanë treguar vehten të denjë me veprimet e tyre. Pa pretenduar për të thënë shumë gjëra, pasi ato janë të shumta; cila ishte shoqëria demokratike në Shqipëri gjatë këtyre 12 viteve të fundit? Futja në rrugën e shndërrimeve demokratike i krijoi individit e shoqërisë hapësira e mundësi për ndryshim e zhvillim, për rezonim shoqëror për integrim ekonomik me shoqëri demokratike perëndimore. Vitet 1990-1995 ishin vitet e fillesës së procesit demokratik, vitet e përvojës së parë drejt demokracisë. Pavarësisht nga predispozita, përmasat dhe thellësia e shndërrimeve fillestare, edhe sot, akoma e kaluara vazhdon të jetë e pranishme. Strukturat e trashëguara nga rendi i mëparshëm kërkuan e kërkojnë hapësira për veprim. Ato mbeten gjithmonë aktive. Rreziku i mbijetesës e i veprimit të tyre është më i madh kur shoqëria endet në zbazësi. Shoqëria jonë ka ravijëzuar disi siluetën e saj duke hedhur panelat e para për një portret demokratik. Sot, nëse pretendojmë se kemi një shtet demokratik, ndër të tjera qeveria, që përbën vetëm një element që bashkëjeton në kuadrin e një strukture shoqërore të përbërë prej institucionesh, partishë politike, organizatash e shoqatash të ndryshme, a është vërtetë një element i tillë? Në një shumllojshmëri të tillë që quhet pluralizëm dhe që vetë ky term nënkupton grupet e organizuara dhe institucionet e pavarura nga qeveria për ekzistencën, a e përligjën autoritetin e tyre? Organizatat private, lokale a kombëtare a u ndien a e luajtën rolin ndërmjetësues midis individëve dhe institucioneve shoqërore ku bëjnë pjesë edhe ato vetë duke kryer kështu funksione që nuk i përkasin qeverisë e partive politike duke u dhënë mundësi individëve të ushtrojnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre si shtetas të një vendi demokratik? Zgjedhjet janë institucioni qëndror i një forme demokratike qeverisjeje, sepse, në një vend demokratik, autoriteti i qeverisë buron i tëri nga pëlqimi i të qeverisurve. Mekanizmi kryesor që e shndërron këtë pëlqim në autoritet shtetëror, është mbajtja e zgjedhjeve të lira e të dretja. Cili ka qenë treguesi i zgjedhjeve të zhvilluara tek ne? A e patën zgjedhjet tek ne kompetitivitetin e tyre, a e patën periodicitetin e duhur, a e patën gjërësinë e tyre, po përcaktueshmërinë e tyre? Në qoftë se i patën të gjitha këto (kur nuk patën asnjërën) atëherë themi se qenë demokratike. Gjatë këtyre viteve cila ishte etika demokratike dhe cila ishte “opozita besnike”? Po kultura demokratike? Demokracia nuk mund të barazohet thjeshtë me institucionet e saj. A i njohëm ne sjelljet, a i realizuam praktikat, a i zbatuam normat e kulturës qytetare në ndonjë farë mënyre se njerëzve u mungojnë idetë e dëshira për demokraci, por se këto nuk zotrojnë shprehitë e praktikat e jetës në demokraci. Flitet shumë se tashmë shoqërinë tonë e drejton një sistem ligjvënës modern, por, megjithatë, demokracia nuk është e siguruar. Shoqëria drejtohet sa përmes ligjeve të shkruara aq edhe përmes ligjeve të pashkruara, drejtohet nga institucioni i shtetit, aq edhe nga organizmat joshtetërore, drejtohet sa nga arsyeja aq edhe nga psikologjia dhe ndjenja. Demokracia mbështetet fort tek individi. Ajo ka nevojë për vlerat e këtij individi dhe këto vlera i mbjell dhe i kultivon dikush. Shoqëria mbahet në këmbë nga një grup vlerash të përbashkëta. Qeniet njerëzore kanë dëshira të shumta, ndonjëherë edhe kontradiktore. Ato lakmojnë sigurinë dhe, megjithatë, pëlqejnë edhe aventurën. Aspirojnë për liri personale dhe, megjithatë, kërkojnë edhe barazi shoqërore. Shumë prej të kundërtave, madje paradokse, janë të pranishme në çdo shoqëri demokratike. Ne patëm e kemi shumë të tilla. Midis konfliktit e marrëveshjes ekziston një paradoks qendror. Demokracia është një tërësi rregullash edhe për zgjidhjen e konfliktit brenda caqeve të caktuara dhe që sjell kompromisin, konsensusin apo marrëveshje të tjera që gjykohen nga palët si të ligjshme. Theksimi i tepërt i njërës anë rrezikon gjithçka. Në qoftë se grupet a palët e vështirësojnë demokracinë vetëm si forum ku do të kërkojnë vetëm realizimin e kërkesave të tyre, shoqëria shkatërrohet nga brenda. Një anë tjetër! Në çfarëdolloj shoqërie, në fushën e komunikimit dhe të debatit politik mbizotërojnë gjithnjë e më shumë mjetet e informacionit. Thuhet se të qeverisësh do të thotë të komunikosh. Gjatë këtyre viteve mjetet e informacionit që kanë një sërë funksionesh, a e luajtën rolin si duhet? Si informuan e sa edukuan? Sa e mbikqyrën qeverinë dhe institucionet e tjera të shoqërisë? A iu përmbajtën këto mjete një niveli të caktuar pavarësie e paanshmërie? Lajmet kaluan e po kalojnë nëpër paragjykimet e ndjenjat e individëve dhe të “ndërmarrjeve” për të cilat gazetarët punojnë. Njoftimet më së shumti, janë të bujshme, të pasakta, të përcipta, ndërhyrëse dhe provokuese. Politizimi shumë i madh i mediave të shkruara e vizive është prezent. Mungon bashkëbisedimi i hapur që shtetasit të dallojnë bykun e shtrembërimeve dhe të retorizmit për të gjetur farën e së vërtetës. “Prova më e mirë e së vërtetës është aftësia e mendimit për t’u pranuar në konkurencën e tegut” – pati thënë Oliver Uendell Holmozi i Ri, një gjykatës i shquar në SHBA. Militantizmi i madh tash 12 vjet e ka mbërthyer për fyti shoqërinë tonë në detyrat e postet ku ai është i pranishëm. Secili shtet duhet të ketë fuqi që të ruaj rendin dhe të dënojë krimin. Cili ishte ligji i shkruar e cili ishte ligji i zbatuar gjatë kësaj periudhe në Shqipëri? Po e drejta e barazisë para ligjit që përbën themelin e një shoqërie demokratike? Qeverisje e popullit dhe nga populli do të thotë se shtetasit e një shoqërie demokratike ndajnë me të të mirat e të këqiat. Duke u marrë përsipër përgjegjësia e qeverisjes, duhet të ketë përpjekje për të mbrojtur ligjshmërinë, lirinë e individit, të drejtat e njeriut, përpjekjet që ligji të sundojë edhe për brezin tjetër. Momenti në të cilin kalojmë, kërkon shumë reflektim nga të gjithë. Demokracia në vetvete nuk garanton asgjë. Ajo paraqet mundësi për të fituar, por edhe rrezik për të dështuar. Demokracia është njëkohësisht premtim por edhe sfidë. Është premtim se, duke punuar bashkarisht njerëzit mund të vetqeverisen në mënyrë të atillë që t’u shërbehet aspiratave për liri personale, zhvillim ekonomik dhe drejtësi shoqërore. Ajo është sfidë, sepse, suksesi i nismës demokratike varet nga vetë shtetasit dhe askush tjetër. Xhozef Brodski, poet rus dhe fitues i çmimit “Nobel”, ka shkruar: “Një njeri i lirë nuk fajson askënd, në qoftë se dështon”. Kjo vlen edhe për shtetasit e një shoqërie demokratike, të cilët, përfundimisht, duhet të mbajnë përgjegjësi për fatin e shoqërisë në të cilën duan të jetojnë. Mikel Pjetrushi Sa vlen jeta e njeriut? Kushtuar Ndoc Preng Lleshit Njëzet e pesë vjet më parë, Kinostudio “Shqipëria e Re” mori pjesënë Festivalin e famshëm kinematografik të Kanës, në Francë me filmin shqiptar “Rrugë të bardha”. Ishte një film i realizuar bukur, e për më tepër tema e trajtuar ishte prekëse, për të gjithë ne, në atë kohë. Interpretim i aktorit Rikard Ljarja, në rolin e fillrojtësit hero, ishte i përkryer. Të bukura ishin edhe skenat e peisazheve të bardha e të ngrira nga dëbora. Pra qe një film me të cilin Kinostudio e jonë mendonte se do të lente “Nam” në Festivalin e Kanës. Por…? Pas shfaqjes së filmit, në konferencën e shtypit të organizuar me këtë rast delegacioni ynë që prezantonte filmin u gjend keq, bile në pikë të hallit. Delegacioni përbëhej nga aktorët e mirënjohur artistët e popullit Sandër Prosi dhe Demir Hyskja. Ky i dyti, meqë ishte deputet, kryesonte delegacionin. Që këtu filloi “sikleti”. Në këtë delegacion nuk merrte pjesë Rikard Ljarja, që ishte protagonisti i filmit, sepse kishte “ca kleçka biografike”, por dy aktorët që nuk bënin pjesë fare në film. Por, ajo më e rënda për delegacionin tonë ishte pyetja që u bëri një gazetar. Ai pyeti i çuditur se përse u dashka të japësh jetën për të lidhur dy tela? A nuk mund të pritej që të zbardhte dita, të pushonte tufani i dëborës dhe pastaj të lidheshin telat? Sepse sipas filmit urgjenca e komunikimit mund të bëhej edhe me radio, nga Gjeologët, nga ushtria etj. Të gjorët Sandër dhe Demir nuk ditën të japin një përgjigje bindëse për këtë pyetje që kishte brenda logjikën e ftohtë. Sepse për botën e përparuar jeta e njeriut ka një kuptim sublim. Ajo duhet ruajtur, kur janë mundësitë për ta ruajtur. Sakrifica e fillërojtësit Ded Pjetër Lleshi ishte vërtetë e madhe, por po aq e madhe ishte edhe ftohtësia, zemërngushtësia e eprorëve që e dërguan fillërojtësin të nisej drejt vdekjes. Kjo e fundit mbulohej, në atë kohë, sepse prona socialiste dhe mbrojtja e saj ishte sllogani që përbënte jetën mbytëse që na rrethonte. Dhe kësaj jete mbytëse i vishej manteli i heroizmit. Nuk kurseheshin elozhet, këngët panegjereike, tregime, romane, drama dhe filma për të ekzaltuar ata që mbronin pronën socialiste duke dhënë jetën për të. Në kohën që jepte jetën fillërojtësi për dy tela, një tjetër “Lleshi”, një djalë i ri në Shkodër, Ndoc Preng Lleshi jepte gjithashtu jetën, por për një motiv tjetër. Më 26 janar 1978 jepte jetën për të ndihmuar shokun e punës që ishte në rrezik vdekjeje, në fabrikën e Ekstraksionit të vajit, në Ndërmarrjen ushqimore të Shkodrës. Edhe Ndoci ishte mirditor si fillërojtësi. Ishte trim, i nderës, punëtor i zoti, teknik i specializuar. Për më tepër ishte njeri. Atje në shkollën teknike në Kuçovë desh dha jetën për të shuar zjarrin që kishte shpërthyer në naftësjellës. Në atë ngjarje jetën dhanë Myrteza Kepa me shokun e tij Muhametin. Shpëtoi Ndoci, i përzhitur nga flakët. Heroizmi i tij mbeti në heshtje. Një rast tjetër, në një ekskursion rinor në Vig të Mirditës, dy vajza që po mbyteshin shpëtuan falë trimërisë që tregoi Ndoci duke u hedhur në lumin Gjadër dhe duke i nxjerrë nga vorbulla e dallgëve që po i përpinte. Heroizmi i Ndocit, në tre rastet ngeli në heshtje. Pa bujë, pa shpërblime, pa i dhënë atë që meritonte, altarin e nderit sepse dha jetën për të shpëtuar njeriun. E këtu fillon paradoksi. Në atë kohë, më kujtohet një artikull në gazetën “Zëri i Popullit”, ku grumbulloheshin disa raste njerëzish që kishin dhënë jetën për të shpëtuar shokun, apo një të panjohur që ishte në rrezik. Kaq. Gazetari në fjalë sikur bënte një inventar bajat, sa për të qenë brenda për heroizma të tillë. Ndërsa ndryshonte puna nëse jetën e jep kur eprori të urdhëron ta japësh për pronën. Vetë eprori nuk e rrezikon të vetën, por jetën tënde e hedh në tryezë si një letër bixhozi. Mjerisht, edhe sot jeta e njeriut nuk vlen asnjë grosh. Shuhet ajo, nxihet një familje e tërë, vriten djem të rinj për kurgjësend, bile edhe fëmijë. Askush nuk e ngre zërin, qoftë zë politik qoftë artistik. Përkundrazi u ngrihen këngë lavdije atyre që vrasin, por ama “çojnë nderin e tyre në vend”. Marrin hak. Marrin gjak. Sepse, sipas logjikës së egër të trashëguar “sapuni i burrit është pushka”. Dhe, aty, para Kafes së Madhe në Shkodër, katër blirët e gjelbëruar janë bërë si katër kalorësit e Apokalipsit. Në trungjet e tyre vihen lajmërimet për vdekjet në Shkodër. Vdekje të rinjsh, nga plumbi, nga pushka, nga mllefi. Dhe askush nuk ngre zërin për Ndocët e Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë që jo vetëm nuk shuajnë jetën e tjetrit, por japin të vetën për të shpëtuar jetën e tjetrit. Ky është heroizmi! Ky është frymëzimi që edhe sot duhet të na bulojë në zemë dhe mendje. Ky është mjeti për t’iu kundërvënë atyre që ekzaltojnë dhënien e jetës për dy tela, ose për të “marrë hakun duke derdhur gjak”. Sa vlen jeta e njeriut? Kjo pyetje duhet të na shqetësojë të gjithëve. Dhe vlerën e saj, të jetës e nënvizojmë, e ngrejmë lart, e hyjnizojmë duke ekzaltuar Ndocët, e pas tyre le të vijnë fillërojtësit, apo ata që dhanë jetën për pronën. Sepse prona pa njeriun është një koncept i pakuptimtë. Të japësh jetën për të shpëtuar një jetë, dhe jo të japësh jetën për të marrë një jetë. Kur ta kuptojmë këtë, kur të shtrydhim mendjen dhe shpirtin për ta kuptuar këtë, atëherë i kemi dhënë përgjigje pyetjes që mjerisht sot është fatale: Sa vlen jeta e një njeriu? Fadil Kraja Feja ka kontribuar për civilizimin mbarëshqiptar Në opinionin e gjerë, pranohet fakti që kleri në përgjithësi dhe veçanërisht ai Katolik kanë dhënë një kontribut të çmuar që kurrsesi nuk mund të anashkalohet, për civilizimin e shoqërisë. Ky kontribut është i njohur dhe i dokumentuar nga historia. Bota e njeh mirë rolin historik të Skënderbeut në mbrojtje të krishtërimit, madje janë anekdotike thëniet e një prej sulltanëve të kohës së tij kur është shprehur: “Po të mos ishte Gjergj Kastrioti, unë do të kisha lidhë kalin në dyert e Kishës së Shën Pjetrit dhe do t’i kisha vënë çallmën Papës”. Feja si ajo katolike ashtu edhe ajo myslimane kanë ofruar njerëzimit vetëm dashuri, bashkekzistencë, paqe, bashkëkomunikim, vllazërim midis njerëzve. Për hir të së vërtetës duhet shënuar se katolicizmi ka qenë më i emancipuar, më koherent. Vërtetë botkuptimi kristian mbështetet në dogma, por në dogma që evoluojnë, që nuk janë tabu të paprekshme, të pacënueshme. Në historinë e krishtërimit, me aq sa njeh autori i këtyre radhëve, nuk gjendet një rresht ku të sulmohet njeriu, por gjithmonë është trajtuar si krijesë e duarve e të mendjes së Trinisë. Në shoqërinë shqiptare çuditërisht (në krahasim me klasën politike) bashkëjetesa fetare, e feve të ndryshme ka qenë dhe mbetet modeli i shoqërisë së emancipuar, e shoqërisë së përparuar. Për ata Njeriu ka qenë dhe mbetet një monument i paprekshëm. Shembull i gjallë është rasti i festave të ndërsjellta, i martesave midis besimeve të ndryshme, e mbi të gjitha respekti reciprok për institucionet fetare. Sipas mendimi tim kjo është krenaria europiane e ne ballkanasve më të vjetër të Ballkanit. Për të kuptuar rolin civilizues në shoqëri të fesë është e nevojshme që të njohim historinë e saj, dhe kur flasim për histori, kemi parasysh dokumenta autentike, por edhe arsyetime të historianëve seriozë. Sipas këtij opinioni, “Shqipëria Etnike” nis të botojë “Historiku i dioqezës së Sapës”, botim i vitit 1941, shkruar prej dom Gasper Gurakuqi. Materiali botohet sipas origjinalit dhe redaksia nuk ka dashur të bëjë asnjë ndërhyrje. Është në dialektin gegë, diku mundet të mungojë ndonjë faqe. Megjithatë, materiali na duket me vlerë për botim. Është vendi të falenderojmë z. Kolë Tusha nga fshati Nenshat, që pati mirësinë t’ja dhurojë redaksisë për botim. Gjithashtu është vendi të kujtojmë për të gjithë lexuesit, pa dallim besimi, se janë të mirëpritur në dyert e redaksisë për të sjellë materiale të vlerësuara dhe që dëshmojnë kontributin civilizues të botëkuptimit fetar, pra të cilitdo besim. Ne do të jemi të gatshëm ti botojmë e t’jua ofrojmë lexuesve menjëherë. Mark Preçi Dom Antonio Sharra ringjall në Shqipëri traditën e qeramikës dhe të shumë objekteve zbukuruese Kultura e një kombi ka themele mbi traditën e tij, ka thënë një i ditur. E poqese kjo traditë ruhet, pasurohet e mbahet gjallë, atëherë edhe kultura bëhet pjesë e trashëgimisë, e jetëgjatësisë, e identitetit të kombit. Nga kjo pamje e problemit, duket se sa më të fortë themelet (tradita), aq më e fortë edhe godina e kulturës. Themelet nuk janë të tipit që hapen e mbushen njëherë e përgjithmonë, përkundrazi, ato duhen forcuar çdo ditë, si duke i ruajtur “gurët” e vënë në fillim, duke i “pastruar “gurët që koha i nxjerr jashtë “loje”, por edhe duke i pasuruar me “gurë” të rinj që i sjell domosdoshmërisht zhvillimi i shoqërisë. Ka studime të shumta që flasin për traditën ilire të përdorimit të qeramikës, madje objektet e gjetura shërbejnë si dëshmi autentike të zhvillimit të historisë tonë në shekuj. Në këtë hyrje paksa të gjatë, desha të nënvizoj rëndësinë që paraqet ringjallja e një tradite, ajo e përdorimit të qeramikës, qoftë si objekt zbukurimi, qoftë si objekt funksional. Tranzicioni shqiptar “i egër” si tranzicion ballkanik nuk kurseu as traditën. Edhe ato përpjekje që u bënë në kohën e diktaturës (pavarësisht nga motivet që niseshin) gjatë tranzicionit u fashitën si të mos ishin. Të njëjtin “fat” pësoi edhe tradita e qeramikës ose e përdorimit të dheut (argjilës) në përgatitjen e objekteve zbukuruese. Kur para dhjetë vjetësh, vinte në Shqipëri, në Blinisht të Zadrimës prifti italian dom Antonio Sharra, të parën gjë që mendoi dhe zbatoi ishte ringjallja e traditës së gurëgdhenies, përdorimit të pëlhurave dhe qeramikës. Madje ai investoi pa frikë dhe rezultatet nuk vonuan. Objektet fetare të ndërtuara në fshatrat Krajen, Kodhel, Baqel etj., janë të ndërtuara të gjitha me gurë të latuar e zbukurues. Me të tilla punime është ndërtuar Kisha Katedrale e Sapës që në vitin 1846. Në përdorimin e pëlhurave edhe sot në Blinisht funksionon një repart ku prodhohen objekte të traditës si çarçafë, msalla, strajca, shtroje, etj., me zbukurime të hershme të Zadrimës, shumë të larmishme. Po kështu në fshatin Krajen hapi laboratorin e qeramikës ku prodhohen objekte zbukurimi, si vazo, qypa etj. Pikërisht për këtë le të zgjatemi pak më tepër. Ideja e dom Antonios për ringjalljen e përdorimit të dheut ose qeramikës, iu besua një djali të ri nga fshati Krajen, besim që nuk zhgënjeu askënd. Vasil Kukaj, me ndihmën e disa misionarëve bën një specializim në Itali, ku përvetëson teknikën e përpunimit dhe të përgatitjes së enëve dekorative dhe funksionale prej dheu. Pas disa kohësh, nën kujdesin e dom Antonios, sillen nga Italia furra e pjekjes, bojrat, punësohen edhe katër vajza. Në dizenjon e objekteve, tregon Vasili, kam parasysh kryesisht punimet që janë bërë në Zadrimë gjatë përdorimit të pëlhurave, lulet dhe format e ndryshme. Me të vërtetë zbukurojnë si mjediset familjare, ashtu edhe ato publike. Tash në fund, shton ai, kemi prodhuar objekte me porosi dhe me dedikime, p.sh. “Antonit, për fejesë. Martini”. Përveç këtyre ne kemi përgatitur të tilla objekte zbukuruese si “Skënderbeu”, “Nënë Tereza” etj., si dhe figura me subjekt fetar. Tregu i jashtëm, sidomos ai italian është treguar më i shpejtë. Shumë italianë që vijnë dhe vizitojnë laboratorin, bëjnë porosi për lloje të ndryshme objektesh. Tani në fund edhe tregu vendas ka filluar të shfaqë interes. Shumë porosi kanë ardhë nga tregtarë tiranas. Këto objekte konkurojnë denjësisht edhe mallrat kinezë të kësaj natyre për faktin e thjeshtë se janë origjinale dhe jo me ngjyra të ndezura e dizenjo të ngarkuar. Ngjyrat i kanë më të buta, janë më tërheqëse dhe soditëse. Me punën që ka bërë Vasili, tregun e ka të sigurtë, cilësinë në rritje. Fillimisht nisi si përpjekje për të ringjallur një traditë gati në zhdukje, tani si një punë që siguron edhe të ardhura. Vasili pret edhe porosi. Ata që duan të zbukurojnë dhomat e tyre, me të tilla objekte mund t’i telefonojnë me këtë adresë: Vasil Kukaj, Krajen, Lezhë, tel. 0682236221. Më tepër se një reklamë, kjo ngjan me një ftesë për njohje, për të gjithë të interesuarit. Mark Preçi Zadrima: Një kalk në sllavisht Ky emër, kjo zonë ka tërhequr shumë studiues dhe personalitete kulturore e politike të të gjitha kohërave për lashtësinë e banimit, për prodhimet e larta, për “jetën e begatë”, siç shprehet F. Bardhi. Është zonë që ka pasë aktivitet të gjerë politik, kulturor dhe fetar. Trashëgon tradita me vlerë mbarëkombëtare. Gjithçka e ruajtur nga traditat lidhet me origjinën e tyre ilirie: veshja, ritet e dasmës e të vdekjes. Zona ka vende me banim shumë të vjetër që para erës sonë si: Gajtani, Sarda, Trashani, Blinishti, Kallmeti, Dajçi, Guri i Zi, etj. Këtë e kanë treguar objektet arekologjike të gjetura në mbarë këtë zonë, të cilat janë me vlera jo vetëm mbarëkombëtare, por edhe më gjerë. Emri që bart aktualisht është një kalk në sllavisht: za-tej; Drim-Drin, që e përkthyer shqip do të thotë Tejdrinë. Me këtë emër është trajtuar edhe në fjalorin e Enciklopedisë Shqiptare. Shtrohen shumë pyetje që kërkojnë përgjigje. Emrin Tejdrinë e kishte para ardhjes së sllavëve në Ballkan dhe në Iliri? E kishte një emër tjetër? A e pagëzuan të parët sllavët? Zef Pëllumbi, te parathënia e veprës së Nikollë Mazrekut e quan Supiana. Edhe në ndonjë artikull shtypi të klerit katolik në Kosovë është quajtur me këtë emër për të treguar banorët e kësaj treve. Ky mendim nuk na duket fare i drejtë. Fusha është shumë e gjerë sa i kalon disa herë kufijtë e Dioqezës. Është thënë se quhej edhe Fushëdrina, Perdrina, etj. Emri Fushëdrina nuk e pasqyron realitetin për arsye se kjo krahinë është e shtrirë në fushë e në male, siç është Zadrima e Sipërme dhe Zadrima e Poshtme. Edhe emërtesa Perdrinë bie poshtë, se Zadrima e Sipërme shtrihet vetëm në të majtë të rrjedhjes së Drinit. Gjithsesi nga njohja e derisotme mbetet emërtimi sllav “Zadrimë” ose emërtimi shqip “Tejdrinë”. Nëse i vunë emrin e tyre pushtuesit ose bënë përkthimin nga shqipja, kur ndodhi kjo? Ka shumë vende që kanë pasë emra të tjerë dhe kur ka ndërruar pronari, qoftë ky pushtues apo vendas, ka ndryshuar edhe emri. Dihet nga historia se të ardhurit në Ballkan kanë kërkuar të përjetësojnë pushtimin duke ndryshuar edhe emërtesat. A ka ndodhur kështu edhe me këtë emër? Rruga e kalldrëmit që ka kaluar përmes Zadrimës, është ndërtuar nga J. Qesari në fillim të erës sonë, pastaj është zgjeruar e zgjatur për të shkuar në Zeta (Dikole). Në shekullin e trembëdhjetë dhe më vonë, pas një dëmtimi shekullor është riparuar dhe ndryshuar drejtimi nëpër fushë. Sa duket urat e riparuara mbajnë edhe sot emrin e riparuesve të tyre si: Ura Plakgjon (plaku Gjon), Ura e Shkines (Shkie-shkine – grua malazeze), ura e re, Ura e Marin Sumës, (M. Suma ishte nga fshati Blinisht dhe kryente detyrën e ipezhgëvit të Sapës në këtë kohë). Emrat e këtyre urave jemi të bindur se kanë ndryshuar. Edhe me krahinën kështu ka ndodhur, por s’jemi të sigurtë nëse kishte emrin Tejdrinë, apo një tjetër. Në gjurmë të sakta të një emri tjetër nuk kemi rënë akoma, prandaj pranojmë këta që njohim në sllavisht apo në shqip. Por përsëri këta dy emra mbeten të diskutueshëm për arsye se fusha ka pasë një pellg ujor, të cilin e furnizonin me ujë Drini, Gjadri e Kiri. Edhe pas mbushjes së pellgut shtrati i Drinit ka ndryshuar disa herë, duke kaluar sa në drejtim të Shkodrës sa në drejtim të Lezhës, si dhe ndryshime drejtimi brenda zonës. Por kur erdhën sllavët në Ballkan dhe kur kjo krahinë e mori këtë emër? Ardhja e sllavëve në Iliri dhe në Ballkan në shekullin VI-VII jo vetëm i dha grushtin e fundit rendit skllavopronar por ndërpreu edhe procesin e romanizimit të popullsisë ilire që kishte filluar që nga viti 168 para lindjes së Krishtit. Studiuesi i nderuar Milan Shuflai na jep dy fakte të rëndësishme të ardhjes së sllavëve në Ballkan dhe në Iliri. Sa kuptohet historiani kroat ka gjetur dokumente në të cilat kuptojmë se sllavët si objekt të vendosjes së tyre në Ballkan kishin Ilirinë e veçanërisht të bregdetare. Por gjithnjë sipas Shuflait dhe prof. shqiptar S. Pulaha qytetin e lashtë të Lissusit dhe fushën përtej Drinit e pushtuan më 592 duke na treguar se ish-peshkopit të Lezhës Papa Gregori i parë që i jep një peshkopatë në Itali dhe fushës përtej Drinit i vunë emrin sllav Zadrimë. Por nga historia e Shqipërisë mësojmë se perandorët bizantinë i dhanë leje sllavëve të vendosen në Ballkan. Midis viteve 610-626 u zhvilluan sulme të fuqishme, në të cilat sllavët shkatërruan pjesën më të madhe të Ilirikut, megjithëse shumë sllavë u vendosën në Ilirinë e Veriut. Pas rënies së shtetit bullgar për shqiptarët u shfaq rreziku serb. Me zgjerimin e territoreve të Diaklesë kufiri jugor i saj u vendos në lumin Drin. Duke kundërshtuar të dy historianët e lartpërmendur, mendojmë se edhe këtu mund të jetë pagëzuar si fusha përtej Drinit. Më vonë më 1096 në kryqëzatën e parë normanët i shpallën shqiptarët aleatë dhe me ndihmën e tyre vunë dorë mbi grykën e Albanoit. Buemundi u detyrua të largohej dhe krahinat nga Drini e poshtë kaluan nën Bizantin, kurse në Veri të tij nën shtetin serb të Zetëz. Në kohën e Dhimitrit mund të themi se principata e Arbërit arrit kulmin e fuqisë së vet. Këtë fuqizim e ndihmoi edhe martesa e princit me vajzën e Stefan Nemanjes, e cila ishte dhe mbesë e Perandorit të Bizantit. Situata pëson një rrokullisje jo të mirë për Dhimitrin dhe kështu mbretëria e Rashës pushtoi qytetet e Ulqini, të Tivarit, të Shkodrës, të Drishtit e të Danjes. Tani ishte kaluar Drini, por Danja ishte buza e tij. Familja feudale e Blinishtëve sundonte në të majtë të tij. A duhet konsideruar si kufi i saj lumi Drin? Gjatë historisë më se dymijëvjeçare e përmendin autorë të ndryshëm, në vende të ndryshme, por gjithnjë ndërmjet qyteteve Shkodër e Lezhë. Tit Livi në vitin 168 p.e.s. shkruan se në Driadë (Drin) derdhet Kiri dhe Buna. Gjeografi i lashtësisë Ptolemeu na informon se Driloni (Drini) gjendet pas Ulqinit dhe para Lissusit. Kurse Plini (23-79), duke shkruar për qytetin e Shkodrës shënon se lumi Drin ndodhet afër tij. Profesoresha shqiptare Andromaqi Gjergji në studimin për veshjet në Shqipëri shkruan se rreth vitit 1350 në Drin, pranë Shkodrës, ishte një port në të cilin një marinari iu grabitën rrobat. Humanisti shqiptar M. Barleti në librin e tij “Shkodra e rrethueme” shkruan se qysh kur u hodhën themelet e qytetit rrethi i mureve shtrihej poshtë në fushë, më tepër se 2000 hapa në formë katrori. Pjesës së pushtuar të këtij qyteti i binte përmes lumi Drin, mbi të cilin ishte ndërtuar një urë guri e mrekullueshme që ishte aq e gjatë sa shkonte e prekte Bunën me pjesën e vet të fundit. Sot (koha kur shkruan Barleti) rranzat e këtij qyteti andej nga lindja i lagë një degë e vogël e Drinit. Anglezja Edit Durham në librin “Brenga e Ballkanit” shkruan se më 1858 Drini befas ndërroi rrugë dhe hapi një shtrat të ri për t’u derdhur në Bunë. Kurse prof. Farudin Hoxha thotë se Drini e ndërroi rrugën më 1846 pas një plote të jashtëzakonshme. Siç shihet në faktet që shënuam më lart, del se Drini e ka ndryshuar shtratin disa herë, por gjithnjë ka kaluar pranë qytetit të Shkodrës. Pra, a duhej ta ketë këtë emër? A e paraqet emri krahinën? Gjithsesi duket si një emërtesë e kufizuar vetëm me atë “Përtej Drinit”, sepse shtrirja e saj ishte dhe është nga qyteti i Shkodrës, duke vazhduar në lindje me malin e Rrencit, të Gurit të Zi, Gajtanin, Sheldinë, Komanin, Laçin, Hajmelin, Nenshatin, Kreshten, Velen e deri në qytetin e Lezhës, kurse poshtë Shkodrës ka vazhduar me lumin Bunë, me detin Adriatik, grykëderdhjen e Drinit deri në qytetin e Lezhës. Veshjet, zakonet, ritet e dasmës dhe të vdekjes zbatohen jo vetëm deri në Bunë, por deri në rrethinat e Ulqinit dhe më tej për ndonjë qendër të veçantë banimi. Pra, kur e mori emrin Tejdrinë, apo Zadrimë?! Më 592, në kufirin e vendosur midis normanëve e bizantinëve, serbëve e Bizantit, princ Dhimitrit e serbëve, feudalëve blinishtas e serbëve?! Në të gjitha rastet e lartpërmendura kufiri është vendosur në lumin Drin dhe në njërin nga këto raste mendojmë se është marrë edhe kjo emërtesë që ka edhe sot. Kjo është krahinë me banim shumë të vjetër dhe domosdo që kishte një emër po të vjetër, mbase pa e lidhur me lumin. Ai kishte emrin “Tejdrinë” dhe sllavët bënë përkthimin në sllavisht “Zadrimë”? A mos shuajtën emrin në shqip që kishte më parë i vunë emrin e tyre për të përjetësuar sundimin?! Por të gjitha qendrat e banimit nëpër këtë fushë kanë emra mirëfilli shqipe me ndojë përjashtim shumë të rrallë siç është Velipoja. Pjetër Gjoni Ky shkrim është marrë nga një studim për trevën e Zadrimës, që autori Pjetër Gjoni, mësues në shkollën e Mesme “Pjetër Zarishti” në fshatin Blinisht të Lezhës po përgatit për botim. Duke hulumtuar në mjaft dokumenta origjinale që autori ka arritur të studiojë, hedh dritë mbi një zonë gjeografike me karakteristika të veçanta etnokulturore e historike të panjohura dhe të pabërë prezent më parë. Kjo përpjekje e autorit duhet vlerësuar dhe respektuar. Në këtë sens edhe gazeta “Shqipëria Etnike” po boton një pjesë nga ky studim që pret sponsor për t’u bërë pronë e lexuesve. Mark Preçi Burri që s’harrohet Në Pukë ka pasë shumë nacionalistë të cilët gjatë rregjimit komuinist u burgosën dhe u internuan, vdiqën nëpër burgje dhe kampe internimi. Siç kemi shkruar dhe herë të tjera, fshati Arst-Miliska gjendet në periferi të H/C Fierz, në këtë fshat komunizmi ishte më i egër se në asnjë fshat të zonës së veriut. Partia Komuniste e shpërbleu me emrin fshat socialist. Lufta e klasave goditi shumë njerëz, ndër këta ishte nacionalisti Pal Beqiri. Ai kur erdhi nga ushtria, familjen e tij e gjeti të arratisur në Jugosllavi dhe në shtëpi nuk gjeti njeri. Sigurimi shqiptar iu kundravu këmba-këmbës dhe më vonë e internoi në kampin e çfarosjes në Tepelenë. Ai në kamp mbajti qëndrim të fortë, ai ndihmoi shumë të internuar. Kur ata vdisnin, ai merrte pjesë për varrimin e tyre dhe fshehtas policisë mundohej t’i varroste në vende, që dikur kockat e tyre të varroseshin në vendlindje të tyre. Më vonë ai shkoi në kampin e internimit në Lushnje për 5 vjet me radhë. Kur u lirua nga internimi, komunistët e fshatit e trajtuan shumë keq dhe e internuan në Luf, Pukë, nën mbikqyrjen e Degës së Brendshme, Pukë. Deri sa erdhi demokracia, ai për 50 vjet ndenji i internuar nëpër kampe dhe ferma. Ai iku nga Puka në 1995 vdiq në qytetin e Mamurrasit. Emri i tij mbetet i paharruar si nacionalist antikomunist në rrethin e Pukës. Shan Sokoli Ligjvënësit duhet të jenë besimtarë, si ata që kanë bërë Kushtetutën e Amerikës Kur dëgjojmë emisionin e Radio Tiranës për shqiptarët jashtë Atdheut, bien në sy shumë fjalë partiake, që më mirë mos me i ndigjue! Fatos Nano, kreu i vendit, lëvdohet si demokrat, gjë që është turp t’i dëgjojë kush. Një kriminel që në kohën e Ramizit dhe mbas, kriminel, hajdut, tradhëtar i kombit edhe i demokracisë. Nano tradhëtoi Kosovën, përpara dhe mbas Rambujesë. Pa pikë turpi Nano-Meta vizitoi Beogradin, Athinën, Moskën edhe Korfuzin, ku bënë marrëveshje me kriminelin Greko-Amerikan! Me keqardhje demokracia shqiptare nuk po lejon as popullin që të ngrihet kundër këtyre kriminelëve mashtrues dhe përkrahësve të armikut shekullor që nuk na lanë me krijue një qeveri njerëzore kurrë! Nano ka krijuar mafian policore me maska, që kanë vrarë dhe po vrasin pa mëshirë, të gjithë ata që nuk iu binden! Edhe Evropa nuk ka asnjë kujdes më të voglin për popullin e shumvuajtur shqiptar! Ne i njohim mirë kaherë sjelljet e disa shteteve të Evropës, po patëm shpresa te SHBA-ja, se nuk ka lë me na mbytë këlyshët e Stalinit. Sa të jetë Partia pseudo-Socialiste në pushtet, Shqipëria nuk mundet me u pranu në Evropë kurrë. Sali Berisha dhe Bujar Bukoshi, nëse e duan të mirën e kombit shqiptar, ta shpallin të pavlefshëm Traktatin Islamik, që vetë e kanë nënshkruar. Të gjitha regjimet që erdhën në këtë botë, humbën dhe nuk ngjallen më kurrë, por edhe kanë ndonjë të metë të theksuar që njolla e zezë u mbetet me shekuj. Demokracia, liria, ligji absolut nuk humbin kurrë. Ligjvënësit duhet të jenë vërtetë njerëz besimtarë, siç kanë qenë ata që bënë Kushtetutën e SHBA-së. Çfarë i duhet Ilir Metës të deklarojë në Moskë se duhet të zbatohet rezoluta e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, pasi ajo aspak nuk është në dorën e tij. Kur Millosheviçi nuk e pranoi atë rezolutë dhe vrau jo më pak se njëqind mijë shqiptarë, atëherë as Kosova nuk duhet ta pranojë kurrë. T’i ngjallë Franca mbi njëqind mijë shqiptarë që i vrau Serbia, atëherë shqiptarët kanë për të pranuar rezolutën e Rambujesë. Ibrahim Rugova me shokë e kanë gabim që nuk e botojnë numrin e saktë të viktimave që bëri Serbia, mbasi është dhjetë herë më i madh. Apo duan që t’i zvogëlojnë fajet Serbisë! Rusia nuk bën të hyjë në punët e shqiptarëve se ka hyrë boll! Pseudo-Socialistët nëse kanë gjë në kokë duhet të largohen me vetdashje nga qeveria se populli shqiptar është lodhur me ta dhe një ditë do të revoltohet dhe do t’i mbysë me sëpata, pasi bota nuk i lejon komunistët të përdorin tanke. Vetëdihet se komunistët janë të çveshur nga të gjitha që i takojnë njeriut. Pra kur të ngjallet Musolini do të ngjallet edhe Lenini. Në Shqipëri po ngrihet problemi i pronës! Ku janë këta pronarë të ligjshëm? Kush ua dha tokat shqiptare këtyre batakçinjve?! Ua dha turku, që u shitën me fe edhe Atdhe! Turku emëroi me qindra bejlerë dhe agallarë në tokat e Kastriotëve. Vetëm familjes sonë në Bushat të Shkodrës u mori turku mbi njëqind hektarë tokë, dhe na ndoqi nga vendlindja. Gjeq Loli, me tre djemtë u largua nga vatrat e të parëve dhe u strehuan në malet e Pukës. Mbas dy shekujve, nga skamja, familja jonë u përgjysmua, se Tafil Iseni me tre djemtë u largua në Kaçanik. Sot janë mbi pesëdhjetë familje, ndërsa në malet e Pukës sot jemi tre fshatra nga familja e Murdetasve. Pal Delia Nev Jork 30. X. 2002 Me respekt e pa respekt Presidentit Moisiu Burrë shteti Gjeneral, President konsensual. E ke zakon Si ushtarak, Në vendime S’kthehesh mbrapsht. E keni bërë Ju mendjen top, Me negociata Me shkue në Evropë. Në marrveshje politike Mazhoranca Po e dredh bishtin, Dhe e ka zënë Një farë sikleti, Nuk ka qejf Me ja futë vetit. Të gjithë kemi Besim tek Ju, Në të tilla vështirësi Të gjithë kemi Dëshirë të plotë, Forca, o burrë, Se na ke mbështetje Veç Shqipërinë Me e çue në Evropë! Prof. Doktor Sali Berisha Lider Ju Ju ka Shqipëria. Burrë i ndershëm Diplomat. Me Azemin “Nderi i Kombit” pluralizmin Shqipërisë ia dhatë. Zbute klimën Konfliktuale, I vendosur për reforma, Korrupsioni edhe krimi Të goditën me fadroma! Pesimizmi është i dëmshëm Por një fjalë Dihet më së miri: Sado e mirë të jetë magjatorja S’gatuhet bukë gruri Me miell misri. Burrë i lartë E mos u ngut, Mos të derdhet “Bashi i rakisë”! Se “rakia” Na del “blut” Dhe të ftuarit I drejtohen shtëpisë. Ikin nga “dasma”, I tungjatjeta! Hipokriti Ka hyrë në Parti Me rregullue Punët e veta, Do të bëhemi Mazhorancë, Dhe votimet Po vinë shpejt. Të mbështetemi Ne njerëz me përvoja S’kemi kohë Me mësue “mezetë”! Po fryn erë E Dhjetorit, Themeluesit në timon Ne të gjithë Duhet ta dimë, Mazhoranca Është në Seksion. Kryeministrit Fatos Nano Kryeministër Burrë me mend, Kini bërë shumë premtime Tani shpejt, Se koha s’pret Reformat Kërkojnë zbatime. Shqipëria është në krizë, Duhet shpejt Operacioni Me shpejtësi Se koha s’pret, Po kaloi në Koma S’mund ta shpëtoni. Forca shpejt Se jem në panik Të mos mbesim Milingit! Por një fjalë Ua them ta dini, Ta marrë vesh E gjithë Shqipëria “Nga nënshartesa komuniste Nuk ndërtohet Demokracia” Kështu pat thënë Ernest Perdoda Me nderim e kujton Shkodra. Me gëzim Ta çoni gotën Të bashkuar, Të shkojmë në Evropë. Faqebardhë Viti i Ri Disa e Kaluan Atje në Rogner E të tjerët Si në Samoli Zonat verilindore Mbuluar Me jargan të bardhë Nxjerri nga goja Plot mallkim: Si na len Kjo qeveri Për me vuejt Ne në Mjerim Pa rezerva ushqimore Për Dimërim. Skënder Gjinushit As me Tosin, As me Berishën Me kë je Dreqi s’e din, Kokën në Kremlin Barkun në Perëndim Me shumë respekt Po ua them copë Porsi mësalla Me dy faqe S’shkohet në Evropë!
Teodori Sollakut Me peshoren E drejtësisë Pesho drejtë Pa anësi, Godit krim E korrupsion Me të madhen Ashpërsi! Ju një fjalë Ta mbani mend Mos dënoni Veç “Saraga” Pa dënuar Çdo “Peshkaqen”!
TV Klanit Filmuat paradën Plot hijeshi, Pamë të gjithë Një rregullsi, Por në fund Na futët tmerrin Në paradë Shfaqet Enverin! Kuptoje mirë Një fjalë, në daç: “se nuk shkojmë Kurrë më në Spaç”! Nga Pal Rupaj Se “çmendet” një njeri, pushkatohen dhjetëra mijë…! S’di ç’moshë ka emigracioni. Di, po, që njeriu duhet të jetë qytetar i Botës. Pa dallim race, seksi, besimi, kombësie. As qytetar i Botës, as i lirë. Hapësirën shqiptari e ka patur të ngushtë, si tunel. E kemi prapë të ngushtë. Duket se do e kemi edhe për ca kohë, po të ngushtë. Megjithatë, shqiptarët janë të gjerë. Me substanca shumë njerëzore. Janë edhe të ditur, të kulturuar. Kanë nxjerrë edhe Papë. Apo jo? E, megjithatë, Shqipëria është Gogol për botën e qytetëruar. E papranuar dhe e përbuzur! -Kërkoni shkaqet e riparohuni, – thotë Bota. -Dakord, plotësisht dakord, po ku ti kërkojmë zotërinj? Fuqitë e mëdha na shkatërruan, na sakatosën që më 1878. Na lanë shumë troje tonat, po po tonat, nën “çatinë” greke e ish jugosllave. E, pikërisht, përmes tokës shqiptare, se të tillë gjëndje krijonte e po krijon një njeri i “çmendur”, që në optikën tonë në kohën e diktaturës ishte Enver Hoxha, në të ashtuquajturës demokraci Sali Berisha me ca “Osama Bin Ladenër” e mëpastaj Fatos Nano me ca lobe greke, u pushkatuan dhjetëra mijëra njerëz. Edhe klerikë po që po. Enveri pat pushkatuar fiks 153 priftërinj e hoxhallarë. Doni fakte, thatë? Ah, po. Pikërisht fakte kemi me shumicë. Siç kemi natyrisht burrëri, atdhetarizëm, qëllim të mirë drejt së mirës. Gjëra këto që iu mungojnë pushtetarëve. Ato pra që kënaqin pushtetarët, shqetësojnë gazetën vërtetë të pavarur dhe tribunë të mendimit të lirë “Shqipëria Etnike”. Shifrat janë kokëforte. Ato nuk mund të zhubrosen e të flaken. Se shiko, edhe Gjergji, Gjergj Kastrioti qe “zhubrosur” duke u quajtur Skënder. Që aso kohe janë bërë prapësira shumë. Prapësira që na ndëshkuan dhe s’kemi udhë tjetër veçse të jemi mbrojtës të qytetërimit si Gjergj Kastrioti, stërgjyshi i tërë shqiptarëve. Të tërë, pra jemi një. Tragjedinë nuk e meritojmë. Dhe Shqipëria është shembull tragjik. Më 1920, jashtë trojeve të Shqipërisë Etnike, numëroheshin 2 520 000 shqiptarë. Arbëresh në Kalabri e Siçili, në 100 vendbanime, ishin 220 000. Arvanitas në Greqi 200 000. Shqiptarë në Dalmaci, Turqi, Bosnje e Serbi 100 000. Në Kosovë e vende të tjera të Evropës ishin 2 000 000. Po më 1923? Ja shifrat që ne dimë: 804 000 shqiptarë në Shqipëri. 30 000 në Amerikë. 1 766 000 në Kosovë e jashtë kufijve të Shqipërisë. Pra, 2 600 000 shqiptarë. Shtatë vjet më vonë. Më 1930. Jemi gjithsej 3 500 000 shqiptarë. Të shpërndarë rrënqethshëm. Nga këta, vetëm 1 003 068 shqiptarë brenda kufijve ekzistues. Të tjerët? Në Amerikë 80 000. Jashtë kufijve shtetërorë 2 416 932. Padrejtësitë, përballja me paradokset më antinjerëzore deri në tjetërsim nga pasardhësi i “mikut” tonë, me një emër Ahmet Zogu, diskriminimi, dëshira për të jetuar si njerëz, dhimbshuria për tjetrin, pasi shqiptarët janë ndër kombet që e duan të afërmin më fort se thuajse tërë kombet e tjera, në atë kohë vërtetë të vështirë që fatkeqësisht e aksidentalisht, ngjason si dy pika uji me të sotmen, bënë që në harkun kohor të tetë viteve, shtimi i popullsisë të ishte vërtetë i vogël. Ja, shikoni. Thamë, shifrat janë argumenti ynë. Më 1938, një vit para se të zbythej “miku” ynë Ahmet, në tërë hapësirën shqiptare numëroheshin 3 620 693 shqiptarë. Prapë doni fakte? Po. 1 045 693 në Shqipëri. 1 000 000 në Kosovë e ish jugosllavi. 450 000 në Greqi. 200 000 në Kalabri e Siçili. 500 000 në Turqi, të ngulur fort atje, deri me shërbime kryeministrash. 295 në Egjipt, Siri dhe botën arabike të Bashkim Gazidedes e Abdi Baletës. 50 000 në SHBA, pra 30 000 më pak se tetë vjet më herët! 30 000 në Kanada, e Amerikën Latine. 40 000 në Rumani. 10 000 në Bullgari. Ecim në kohë. Për vitin 1960 nuk kemi mundur të sigurojmë të dhëna të sakta. Por në Shqipëri ishin fiks 1 626 315 shqiptarë dhe nga 320 158 shqiptarë të Kalabrisë e Siçilisë, 189 666 ishin italofolës në 41 fshatra dhe 130 492 shqipfolës në 59 fshatra. Sot, në vitin 2003, vetëm në Ballkan jetojnë rreth 7 000 000 shqiptarë. Ndërsa në tërë Botën jemi mbi 12 000 000. Pra, tre të katërtat e shqiptarëve ose diçka edhe më shumë, janë jashtë kufijve. E, përveç padrejtësive shekullore ku zor të arrihet një Evropë e bashkuar me shqiptarë të pabashkuar, rrjedhja e gjakut, thellimi i plagëve të migrimit, është “sukses” i politikës. I njëshave që gjithherë i kemi patur të “çmendur”. Pra, jo kot vumë një titull të tillë për këtë shkrim të tillë, pa paragjykime e vetëm me shifra. Por, le ti kapim gjërat aty ku duhet, ashtu si është e vërteta. Nga kjo tokë e ky vend aq i bekuar, kaq favorizues gjeografikisht e ekonomikisht, janë larguar shumë njerëz. Para vitit 1924 rezultojnë të arratisur, theksojmë të arratisur, vetëm 79 vetë. Mund të mendohet pra se kishte diçka më shumë liri se sot. Ndërsa gjatë kohës së diktaturës së Enver Hoxhës, kanë braktisur Shqipërinë 13 792 vetë. Sa kanë humbur jetën nuk e dimë ekzaktësisht. Vetëm ushtarë të arratisur përgjatë viteve 1989-1991, në kohën e tronditjes së themeleve të komunizmit, fiksohen fiks 1751. Gjirokastra, vendlindja e Enverit, shënon numrin më të madh të arratisjeve, 1 399 vetë. Pas saj është Shkodra, vendlindja e Ramiz Alisë me 924 persona. Mirdita shënon 71 të arratisur. Elbasani 61, Berati 39, Gramshi 15… Po pas vitit 1990 cila është gjendja? Ah, ç’kërkojmë edhe ne?! Pas këtij viti s’gjen gjë prej gjëje. Përjashto rastin e shpërthimit të ambasadave të huaja në korrik 1990, ku gjen evidenca të rregullta, pra 3 905 shqiptarë që hynë atje. Kjo jo se s’kishim e s’kemi shtetarë, se të tillë kemi me tepri nëpër këmbë, por nuk kishim as kemi shtet. Sot bëhen parada “suksesesh”. Jo po kemi 500 000 në Greqi, jo po kemi rreth 53 000 prostituta në Evropë, jo po janë vrarë 4600 shqiptarë tash gjashtë vjet, jo po janë pushkatuar 213 policë, jo po kanë humbur jetën dhjetëra mijëra në kufi, andej nga Otrantoja apo në emigracion, apo edhe nga pasojat e ikjes, jo po do futemi shumë shpejt e me dinjitet në Evropë. “Sukses” quhet edhe dhënia e titullit “Qytetar Nderi” i Shkodrës konsullit italian Stefano De Leo, ndërkohë që po një qytetar i Shkodrës, 42 vjeç, i quajtur Angjelin Smakaj po atë ditë var veten në litar se pikërisht Stefano De Leo i ka bërë padrejtësi duke mos i dhënë një vizë për Itali, madje në nerva e sipër, siç thuhet edhe i ka grisur dokumentat. Çudia për besë nuk është më e vogël se në legjenda. Sikur t’i nevojitej Shqipërisë flijimi i një femre, si në kohën e ndërtimit të kalasë “Rozafa”, do ishte gjetur me kohë zgjidhja. Por e keqja është se dhjetëra mijëra flijime janë bërë nga populli shqiptar në kërkim të jetimit të jetës, në këmbëngulje të mostjetërsimit dhe, edhe ajo puna e kalasë nku duhet të jetë gjë. Ose, ose, koha sot kërkon diçka tjetër. Të “flijohet” kjo politikë. Kjo politikë shumë elegante, shumë bastarde, si një prostitutë plakë që kërkon me doemos të joshë në terr një djalë të ri… Editorial nga Sokol Pepushaj Shkodra i heq dekoratën konsullit italian Stefano Deleo -Banorët e kryeqendrës së veriut shqiptar kanë konsiderata shumë të këqia për Deleon. -Bashkia gaboi rëndë duke e dekoruar ditën që 42 vjeçari Angjelin Smakaj u vetëvarnë litar si rrjedhojë e padrejtësive nga Deleo. -Konsulli kërkon të largohet nga Shkodra pasi është një figurë e urryer. -Konsulli nuk ka dhënë as edhe një vizë për tregtarët e Shkodrës. -Çdo këshilltari i vjen turp para qytetarëve t’ia dorëzojë dekoratën Deleos. Gazeta jonë përmes dhjetra gazetarëve dhe bashkëpunëtorëve të afërt organizoi një sondazh me rreth 1850 persona, lidhur me dekorimin “Qytetar Nderi” i Shkodrës të konsullit italin Stefano Deleo nga Këshilli bashkiak i qytetit në fjalë. Qind për qind e të pyeturve shprehën ankesa serioze, madje edhe konkrete, duke e quajtur të korruptuar, duke e akuzuar për shitje vizash, duke e etiketuar racist, mafioz. Nejse, kjo është punë e qytetarëve të kryeqendrës së Veriut Shqiptar. Nëse kjo është një e keqe e vockël, e keqja e madhe, madje e turpshme dhe e pamoralshme do të thonim ne, është se pikërisht të zgjedhurit me votën e këtyre qytetarëve, antarët e Këshillit Bashkiak, e dekoruan Stefan Deleon për punë të mira. E, ky popull i mençur që ju këshilltar do i trokisni sërish në “derë” për votat, ka një shprehje të urtë sa vetë urtia: “Më gënjeve njëherë, është faji jot, më gënjeve dy herë është faji im, më gënjeve tre herë jam Budalla”. Mos harroni pra se tetori po vjen. Po vjen që të ikni edhe ju, edhe Deleot. Gazeta jonë do ushqejë ide që as Deleot as ju të mos spekulloni me dinjitetin e qytetarëve. Ne pra, do publikojmë alternativat që para votimeve partitë të publikojnë listën e këshilltarëve, e jo pasi të marrin votat ta mbushin këshillin bashkiak me mbeturina, me të korruptuar. Stefano Deleo përgjatë tërë karrierës së tij në Shkodër nuk ka pranuar të pajisë asnjë tregtar me vizë. Pra, me pak fjalë, ai ka shkelur me të dyja këmbët qëllimin parësor që ka një konsullatë, stimulimin e biznesit. Këto dhe shumë të tjera duket se kanë patur parasysh ata këshilltarë që kanë kundërshtuar dekorimin e tij. Që ju votues t’i mbani mend, ata janë Namik Kamberi, Anton Leka, Ardian Dajti, Filip Vila, Mentor Quku, Fran Dashi dhe Ludovik Dega. Në qoftë ndonjë tjetër, gazeta është e hapur, ia botojmë mendimin origjinal. Por ne kaq të dhëna kemi. Kështu pra, pavarësisht pakënaqësive mbarëpopullore në veri ndaj Stefano Deleos, gazeta jonë pa më të voglin paragjykim, i ka kërkuar publikisht konsullit të sjellë listat e qytetarëve që pajisen me viza për Itali për t’i botuar, kërkes që jo rastësisht është pritur pa interes nga konsullata. Kjo formë, kemi menduar e mendojmë, dhe të mendojmë nuk u marrim leje matrapazëve, do i zbardhte problemet. Veçse një formë e tillë duket do u çvidoste “rubinetat” kontrabandistëve të vizave që deri njerëzit e thjeshtë lakojnë katër emra. Nga një analizë që ka bërë konsullata, mësojmë se janë rrahur shumë probleme. Por nejse, fjalën e kemi diku tjetër. Rastësi ishte vetëvrasja e 42-vjeçarit Angjelin Smakaj ditën e dekorimit të Deleos për shkak se ai nuk e ka pajisur me një vizë, megjithëse flitet që dokumentacionin e ka patur të plotë e të rregullt? Mbase ishte edhe rastësi, por ama një “rastësi” që nxjerr sheshit, si në pëllëmbë të dorës, probleme, fatalitete të kobshme. Në këtë pol është qepur me pe të bardhë mbi stof të zi. Dekorimi është qesharak, sikundër të gjitha gjërat që diktohen nga interesa personale, të ngushta, të fëlliqura. Veçse, ky qesharakllëk ka edhe një pamje më të dukshme se kaq. Ne do shtronim në pyetje të thjeshtë: Zotërinj këshilltarë të Shkodrës, cili prej jush ka fytyrë t’ia dorëzojë dekoratën publikisht Deleos, ndërkohë që ky publik, na besoni se s’ia kemi askujt me të keq, s’don t’ia dëgjojë as emrin, madje edhe e akuzon? Atëherë ngelet një shteg që ne e kemi goditur me kohë e me vakt,duket se është i qartë se të palarat po i dalin përditë e më lakuriq, prandaj burime të sigurta thonë se ai ka kërkuar të largohet nga Shkodra. Si thoni ju, të largohet me dekoratë dhe t’i bëjmë gati një dekoratë tjetër pasardhësit të tij?! Sokol Pepushaj Mendime nga poeti i shquar shqiptaro-amerikan Leom -Idetë janë aq të ndryshme sa edhe njerëzit! -Dinjiteti, nëse shprazet, s’mund të merret nëpër këmbë! -Dhuntia dhe marifeti, janë dy përbindësha, që bëhen miq, sa her që janë të zemëruar! -Pikërisht atëherë kur dikush të çmon, vjen fundi i një strategjie, sepse, pikërisht atëherë duhet t’ia nisësh nga e para, për të përgatitur një stragegji të re për një çmim të ri! -S’është e gjitha, kur diçka më tepër duhet, më shumë do lodhesh, më pak do flesh dhe dhimbjet do shtohen! -Kur shakatë zgjebosen dhe kthehen në britma si të dala nga gojë hijesh, atëherë gjithkush është prishaqejf dhe, prit kur t’ia plasë sherri! -Gjëja e pavlerë, kurrë s’pati vlerë për askënd, veç për atë që në mënyrë të tij, diti ta vlerësojë! -Thonë që paraja blen botën, është e vërtetë por, vetëm atë botë që vihet në shitje! -Energji e plotë, do të thotë të jesh i pasur! -Kush përulet para fuqisë që shkakton paraja, do të thotë se është skllav i parasë! -Unë, kurrë në jetë s’dëgjova, një të varfëri ndokush t’i përulet ndërsa, gjithë jetën pashë të varfër që përulen! -Taktika e të zgjuarit është të përfitojë nga dobësia e të marrit. Taktika e të marrit, është të bëjë si i zgjuar! -Në jetë ka vetëm dy gjëra të vërteta, lindja dhe vdekja1 -Kush rrojti me të gënjyer, kohën e pat të shyqer. Kush rrojti me të mirë, gjithë jetën rrojti i lirë! -Ai që do ta shërojë dhimbjen, duhet të njohë ç’është dhimbja! -Kuptim i plotë është të njohësh botë. Kuptim i bjerrët shko me të tjerët. Kuptim pa kuptim, flamur pa himn! Kuptim në zhdukje, fe pa lutje! Kuptim me kuptim, jetë me qëllim! Sabah Bizit, i rikthejnë “identitetin” e humbur në pluhurin e harresës -Ushtria e Gjeneralëve të futbollit shqiptar “pushton” Hotelin “Rozafa” në Shkodër -Nëse doni zhvillim të futbollit, respektoni vlerat e pasurive kombëtare, futbollistike -Ka ardhur koha të seleksionohen vlerat nga antivlerat Para pak ditëve “Rozafa” festoi 55-vjetorin e gjigandit të futbollit shqiptar Sabah Bizi. Edhe vetë “Rozafa” e legjendës u përkul me respekt para “aktorit” të madh të legjendës të futbollit shqiptar, mesfushorit të pazëvendësueshëm Sabah Bizit, i cili nën dritën e madhështisë të karierës futbollistike 17-vjeçare e ka “zgjuar” nga qetësia e përjetëshme “Rozafën” me “zhurmën” e sportdashësve, tifozave të zjarrtë që kanë brohoritur S. Bizin në të gjitha stadiumet e Shqipërisë. Prandaj “Rozafa” në këtë festë, u ndje më e nderuar, më e fituar se kurrë, midis më të mëdhenjve të futbollit shqiptar, që morën pjesë në festë, si Panajot Pano, Din Zhega, Faruk Sejdini etj. Festa u kthye në një spektakël të vërtetë. Yjet vallëzojnë me yjet, gjithnjë me gjuhën e topit. Pasi e kanë të vështirë ta fshehin shkëlqimin, edhe pse ne shpesh herë harrojmë me, ose pa dashje emrin dhe misionin e origjinës së Yllit. Ashtu sikurse në kohë të vrejtura, e me shi, nuk dihet “vendstrehimi” i strukjes së tyre. Por, një gjë është e sigurtë, se pas çdo stuhie, “natyrale” apo të “improvizuar”, përsëri ka kohë të qetë, dhe yjeve s’i zbehet rëndësia dhe vlera e shkëlqimit kurrë. Kështu ndodhi me të vërtetë edhe me Yllin origjinal të futbollit shqiptar, Sabah Bizin, i cili padyshim edhe thinjat që ka në kokën 55 vjeçare, i ka pasuri kombëtare. Pasi koka e tij ka përpunuar intuitën, inteligjencën, reflekset e genit të tokës prodhimtare të futbollit shkodran. Ku sot krenohemi me frytet e kësaj toke, qysh nga i madhi Loro Boriçi, e deri tek filizat që sapo kanë çelë. E pra Koka 55 vjeçare, peshon pazgjidhshmërisht me Këmbët “zhurmëmëdha” të karierë 17 vjeçare që bëri Epokë nëfushën e blertë, brënda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë. A nuk ishin Këmbët e Sabah Bizit, një Barikadë e pathyeshme, ndaj gjeneralit të futbollit Gjerman, Franc Bekenbauerit? Ku vetë Bekenbaueri, në hotel “Dajti” Tiranë, ka thënë: “Kam ardhur për Panon, por problemi është Bizi”. Apo të kujtojmë ndeshjen me Poloninë (që në atë kohë ishte ndër 10 skuadrat më të mira të botës), ku Sabah Bizi “paralizoi” të madhin Kaizimir Dena. Dhe Bizi ishte protogonist kryesor i golit me Din Zhegën, (ku barazuan 1-1 me Poloninë). Emri Sabah në turqisht do të thotë: Mëngjes. Dhe mëngjesi është gjithnjë një koncept që parimisht do të thotë një fillim i ri, ndryshe nga dita që shkoi. E pra edhe Sabahi me origjinën e emrit të tij, hyri në “mëngjesin” e futbollit shqiptar, një talent i ri, i cili ishte vetëm 17 vjeçar. Dhe për herë të parë në Kampionatin shqiptar ka luajtur me Peshkopinë (për Kupën e Republikës, ku bëri golin e parë në fushë). Dhe “Vllaznia” fitoi 3-0. E, pra emri i tij përkoi me origjinalitetin e autoktonisë, pasi në ndeshjen e parë hyri nga futbolli i rrugës, si lindje origjinale e tokës që prodhoi gjenialitetet e papërsëritëshme në futbollin shqiptar. A nuk është me të vërtetë Sabah Bizi një nga futbollistët Strateg të yjeve të futbollit, që çdo ekip i Europës do ta kishte dëshiruar në formacion? Por le të mos i kthehemi pamundësive “mëkatare”, por le të Peshojmë vlerat e talentit, djersës, sakrificës, që Sabah Bizi ndërtoi për vite me radhë në karierën e futbollit shqiptar, portretin e Mitit të legjendës futbollistike shqiptare. Karierën e filloi në vitin 1965 deri në 1982. Ka zhvilluar 77 ndeshje ndërkombëtare,në të cilat 12 ndeshje me Kombëtaren. Ka shënuar 14 gola. Djaloshi simpatik shkodran, që është lakuar shumë herë në shtypin e huaj, për forcën e potencialit të padiskutueshëm në “luftë” me yjet e futbollit të huaj, dhe që gjithnjë ka fituar, “i privilegjuari”, i besuari i të madhit Loro Boriçi. Dhe në fund të karrierës së tij futbollistike, shteti shqiptar i jep Titullin më të lartë “Mjeshtër i merituar i sportit”. Sa pak për një pasuri kaq të madhe kombëtare. S’është iluzion, por një absurditet, pasi jetojmë në një kohë, ku koha shpërdorohet, ose më troç, keqinterpretohet, keqmenaxhohet me vlerat absolute të këtyre emrave të mëdhej të futbollit shqiptar, siç është Sabah Bizi. Dhe koha shpeshherë na vret, duke na lënë pa identitet. Megjithatë duhet të luftojmë me absurdin e kohës, pasi skoriet e saj s’na duhen, dhe vlerat na nevoiten për zhvillimin e kohës që duam të ndërtojmë. Pasi është turp për institucionet e futbollit shkodran, që Sabah Bizi, është trainer i fëmijëve. Është turp për Federatën e Futbollit Shqiptar që Din Zhega, fatkeqësisht është trainer i Besëlidhjes në Lezhë. Dhe trainera të Ekipit të parë emërohen disa emra, që s’kanë qenë as futbollistë të mirë. Disa emra që emërohen nga presidentët e klubeve në Shqipëri, që përveç potencialit financiar, s’njohin as kulturën e futbollit, dhe çdo ditë ja zbehin vlerat futbollit, sepse po neutralizohen brezat e fëmijëve, e ardhmja e futbollit. Duke mos pregatitur me seriozitet dhe mbështetje financiare brezat zinxhir, s’do të kemi prespektivë për nesër në futboll. Ky problem mjaft shqetësues, është edhe shqetësimi i të madhit Bizi, i cili është kthyer edhe një herë fëmij. Pas një faqeje të ndritur në historinë e futbollit, ai shkruan faqen e teknikut në futboll. Në vitin 1984, emërohet trainer i ekipti “Shpresa” në 1986, shkon trainer me “Veleçikun” për tre vjet në Koplik. Në 1990 emërohet Drejtor teknik në stadiumin “Loro Boriçi” 1996-1997 – rikthehet tek ekipi i zemrës “Vllaznia” si trainer. Në 1999-2000 – emërohet sekretar i klubit. Por si duket, “përplasja” me antivlerat është e zorshme, dhe sigurisht, viktima është vlera. Gjatë 2000-2002, emri i madh, i mjeshtrit gjigand të futbollit shqiptar, u zbeh në pluhurin e harresës me dashje. Sepse nuk është çudi, që Klubi “Vllaznia”, Federata e Futbollit Shqiptar, të bëjë edhe biznes me portretet e të mëdhenjve në futboll, siç i bën bota. Por në arkivat e klubit, apo të Federatës, nuk dihet nëse egziston ndonjë fotografi e tyre, e jo, më për t’i nxjerrë në ankand. Megjithatë edhe kjo neglizhencë e këtyre institucioneve, është normale, që nesër gjeneratat e reja, të mos i njohin me portret më të mëdhenjtë e historisë futbollistike. Por dikush tjetër nuk mendon t’i harroj këto yje të futbollit. Është pikërisht Televizioni Arbëria, që në spektaklin e 10 sportistëve më të mirë të Shqipërisë për vitin 2002, i dha Sabah Bizit Topi i Artë, vlerësim i karierës. Faleminderit TVA që u kujtuat, për vlerat e kombit. Gjithashtu, edhe Bashkia Shkodër, po kujtohet për vlerat e qytetit të tij, sepse duke respektuar ata, respekton vetveten, dhe kujtohet se nuk ka zhvillim pa njohur poseduesit e vlerave origjinale që e kanë madhëruar emrin e Shkodrës, kudo që ka shkelur këmba e tyre. Dhe pikërisht është nisma e Këshillit Bashkiak Shkodër, i mbledhur në dt. 27/1/03, Nr. prot. 1. 2003 në mbështetje të ligjit 7572 dt. 10/6/1992 vendosi, t’i akordojë z. Sabah Bizi, titullin me motivacionin: Futbollist i talentuar, i cili dha kontribut të shquar ndër vite në ekipin e futbollit “Vllaznia”. Një nga futbollistët më të mëdhej të të gjitha kohërave në Shqipëri. 27/janar/2003 Kryetari Ndoc Çefa Edhe gazeta “Shqipëria Etnike” i uron Sabah Bizit, jetë të gjatë e të lumtur me familjen e tij, dhe shpresoj se të gjitha institucionet e shtetit shqiptar të kujtohen, për këto pasuri kombëtare që posedon Shkodra djepi i futbollit shqiptar. Dhe zhvillimi i futbollit shqiptar ka gjithnjë nevojë për eksperiencën tuaj, pasi Koha tani, nuk është që ju të jeni, vetëm një mësues i thjeshtë i edukimit fizik në shkollën 8-vjeçare “Vasil Shanto” dhe një teknik i brezit zinxhir, por ju të zini vendin që ju takno dhe dijet tuaja duhet të thërrasin fort, se zhvillimi i futbollit ka nevojë për specialistë të mirëfilltë, për mjeshtra të mëdhenj si puna juaj, që kanë bërë Epokë në historinë e lavdishme të futbollit shqiptar. Ka ardhur koha të seleksionohen vlerat nga antivlerat. Përgatiti Fatime Kulli Digjet shtëpia e Zef Ndrecës Lagja: Tom Kola, Rruga Canaj, Nr. 133, Shkodër Këto tre vitet e fundit shumë shtëpia, në qytetin e Shkodrës janë djegur e shkrumbuar. Disa nga energjia elektrike, disa aksidentalisht, dhe disa edhe për motive grabitjeje. Një fat të tillë e ka patur edhe shtëpia ku banonte Zef Ndreca. Në lagjen: Tom Kola, Rruga Canaj, Nr. 133. Si të gjithë shqiptarët, për të mbijetuar (pasi në Shkodër, është sistemi më i ulët ekonomiko-social) shtëpitë e banimit, i kanë kthyer në njësi shitjeje, në magazina mallrash dhe riparimesh. Të njëjtën histori ka edhe shtëpia e Zef Ndrecës, ku edhe banonin, edhe bënin biznes për të jetuar, duke e kthyer shtëpinë e banimit në një magazinë, ku shitnin dhe riparonin Lavatriçe dhe Frigoriferë. Në ditën e Pashkëve katolike të vitit 2002, shtëpia e Zefit digjet pjesërisht, ku dëmtohet një kënd i magazinës. Në shtëpi jetonte Angjelina, e ëma e Zefit, pasi Zefi me gruan dhe fëmijët nuk janë parë në shtëpi, thonë komshijtë e tyre. Ata mungojnë në shtëpi që nga vera e vitit 2001. Dhe sërish një fatkeqësi e dytë në shtëpinë e Zef Ndrecës. Në orën 100 të mëngjesit flakët frikësuan të gjithë banorët e lagjes “Tom Kola” që u zgjuan të lemerisur nga gjumi, dhe deri në orën 500 të mëngjesit, ku gjithçka e shtëpisë së Zefit, u bë viktimë e flakëve të zjarrit. Motivi i djegies, nuk është shumë i qartë sipas ekspertëve, a është aksidentale, apo dikush kish vajtur për të vjedhur, dhe pastaj i vunë zjarrin. Pasi ekspertët hidhnin hipoteza, se edhe pas përfundimit të flakëve, ndihej era e karburantit, rreth shtëpisë dhe tek ish-magazina. Dhe fatkeqësia më e madhe (pas djegies) është se e ëma e Zefit, Angjelina gjendet e vetme midis katër rrugëve, pasi shteti shqiptar është inegzistent për t’ju përgjigjur fatkeqësive të shtetasve të tij. Dhe kjo shtëpi ishte i vetmi vend-strehim i familjes së Zef Ndreca. Është me të vërtetë për të ardhur keq për Angjelinën, është antihumane për një grua të moshuar, kur e sheh rrugëve të qytetit, duke u ngrysur dhe u gdhirë mëngjesi, pa ndihmën dhe përkrahjen e shtetit, dhe të askërkuj. Zot, ndihmoje për hir të jetës. Përgatiti Fatime Kulli Të rinjtë shqiptarë në kthetrat e anarshisë Kur qeverisën grupe banditësh, hajdutësh, trafikantë, nuk mund të ketë ligje as shtet. Kur kryebashkiaku i Tiranës Edi Rama, akuzohet haptas në konferenca shtypi nga opozita se është kryesuesi i pastrimit të parave në Ballkan për llogari të Osama Bin Ladenit, nuk mund të thuash se jeta e njeriut, veçmas e kundërshtarëve politikë respektohet. Ajo është tepër e rrezikuar. Kështu, i riu Pllumb Dokaj nga Malësia e Madhe, i datëlindjes 30. 10. 1982, ashtu sikundër shumë të rinj e të reja demokrate, janë dhunuar e kërcënuar me jetë. Në zgjedhjet parlamentare të 24 qershorit 2001, komunistët dhunuan me armë e tritol votën e lirë, Pllumb Dokaj është keqtrajtuar dhe më 26 qershor 2001, pra dy ditë pas zgjedhjeve, është arrestuar dhe ka provuar tortura me prapavijë politike në dhomat e izolimit për 23 ditë. Ditën e arrestimit i është dhunuar banesa dhe sipas burimeve tona, nën pretekstin e një “kontrolli” i kanë shqyer e thyer materialet e shtëpisë. Dhunimi në fjalë është bërë në mesnatë. Pra, një përdhunim që ka ngjashmëri me ato të serbëve në familjet kosovare në kohën e Sllobodan Millosheviçit, vjen e regjistrohet edhe në Shqipëri. Madje edhe sot ky i ri është në listat e zhdukjes, pasi shteti i anarshisë përmes policisë që pa asnjë urdhër nxjerr pistoletën e të vë përpara për të çuar tek gijotina, është në kulmin e bëmave antinjerëzore. Vrasja nga policia e Korçës e Gazmir Tahirllarit, i cili vetëm pasi u çvarros u vërtetua se ishte mbytur me grushta e shqelma, tregon fytyrën e vërtetë të shtetit. Denada Kraja Kosova e trazuar Janë të shumtë rastet ku jeta e shqiptarëve kërcënohet. Persona të panjohur dhe të maskuar në datën 22. 08. 2000, kanë granatuar banesën e Gazmend Ismajlit në fshatin Beguncë, komuna e Vitës, ku është dëmtuar mbi 80% e vlerës së shtëpisë, e gjeti një banesë në Prishtinë. Edhe atje nuk është i qetë, sikundër tërë Kosova që është e trazuar. Kështu, më datën 03. 07. 2002, në Bregun e Diellit, Blloku 5, hyrja 6, numër 12 në Prishtinë, Gazmend Ismajlit e Shpresa Ismajlit iu hodh një granatë në shtëpi. Nga ekspertët në vendngjarje është konstatuar se banesa është dëmtuar tërësisht. Nga burime të UNMIK-ut, mësohet se këta ngjarje janë organizuar të qëllimshme për të eleminuar pjesëtarët e kësaj familjeje, jeta e të cilëve është më afër vdekjes se sa jetës në Kosovë. Është edhe një pistë tjetër, ku mendohet se terrori mund të ketë bazë, pasi Gazmend Ismajli është i martuar me grua të kombësisë serbe, së cilës pas përfundimit të luftës në Kosovë, pikërisht më 7 maj 2000 nga persona të panjohur i është vrarë nëna Marta Tunajeviç, trupi i së cilës është gjetur mbas disa kohësh në fusha. Pra, Shpresa Ismajlit i vritet edhe nëna me kombësi serbe dhe kërkohet të vritet familjarisht. Everest Ymeraj Largohet nga Shqipëria, se ishte e pasigurtë për jetën Një ndër gratë e guximshme, që investoi për të drejtat e liritë njerëzore në qytetin e Shkodrës, është demokratja e flaktë Gjystina Ndoc Marashi, e datëlindjes 5/10/1965, lindur dhe banuese në Shkodër. Gjystina ishte pjesmarrëse në shumë demostrata antikomuniste, qysh në fillimet e lëvizjeve për ndryshim të politikës më të egër komuniste që ka përjetuar ndonjëherë rraca njerëzore në botë. Dhe për këtë arsye, ajo është përndjekur nga sigurimsat e shtetit komunist, dhe jeta e saj, e familjes së saj ishte gjithmonë në rrezik. Kujtojmë shpërthimin e luftës civile, në 1997 (të provokuar nga politika e papërgjegjshme e gjakut komunist në Shqipëri), ku sërish pushteti u mor me forcën e pushkës. Jeta e demokratëve ishte në rrezik serioz. Dhe Gjystina largohet nga Shqipëria bashkë me të birin Ledjo Vaid Spahija, i datëlindjes 25/12/1986. Thonë seka shkuar në Amerikë. Në shtetin e ëndrrave të demokracisë botërore. Në shtetin më të fuqishëm për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Edhe bashkëshorti i saj, babai i Ledjos, Vaid Spahija, thonë se ka vdekur. Por vdekja e tij ka mbetur në hije, pasi, nuk dihen rrethanat e largimit, ku dhe si??? Gjystina Marashi, një grua e respektuar nga shoqëria është anëtare e shoqatës “Shkëndia e Lirisë” e formuar më 14 Janar 1990, do të mbetet si gruaja më e fuqishme, që luftoi me mish e me shpirt kundër bishës së egër komuniste. Dhe tani shtegton si zogjtë e korbit, për pak identitet, të humbur nga mosserioziteti i shtetit aktual shqiptar, që vlen për tu mëshiruar, ku ende vazhdon diskriminimi ndaj demokratëve. Prandaj ata janë të detyruar të bredhin rrugëve të botës. Ky është edhe fati i gruas demokrate Gjystina Marashi. Zoti e ndihmoftë. Vasel Gilaj Brekoci i kërcënuar Në Kosovë, në këtë tragjedi të pashembullt, format ku jeta rrezikohet seriozisht, janë të ndryshme. Dëbimi sistematik i kosovarëve nga trojet etnike, por edhe konfliktet mes vetë shqiptarëve, kanë bërë që atje të furnizohet edhe terrorizmi ndërkombëtar me elemente të rrezikshëm. Është mentaliteti, terreni, varfëria, por edhe mungesa e kulturës që Kosova, Shqipëria, Maqedonia të jenë baza të Al Qaedës. Në fshati Brekoc të Gjakovës, natën e Krishtlindjeve, Prekë Staka dhe Marije Staka dhunohen në banesën e tyre. Përdhunimi ka qenë çnjerëzor, aq më tepër për Marijen që është edhe sakate. Terroristët janë edhe sot ende të panjohur. Por ata, të zemëruar u kanë thënë se do tu djegim me gjithë shtëpi që mos tu gjenden as eshtrat, pasi jeni kristian. Pasi përdhunuesit terroristë iu kanë marrë edhe ato pak para që kanë patur, kanë kërkuar me këmbëngulje të dinë adresën e djalit të tyre Vasel Staka me grua e fëmijë, pasi ata u kanë thënë se Vaselin familjarisht do e pushkatojnë me çdo kusht. Prindërit kanë duruar gjithçka dhe nuk kanë treguar asgjë. Që nga ajo ditë edhe këta dy pleq janë detyruar të largohen nga shtëpia dhe të jetojnë të fshehur tek një kushëri i tyre. Vasel Staka pra kërkohet të pushkatohet nga terroristët. Shenja të tilla në të vërtetë kanë shfaqur shumë kosovarë edhe gjatë kohës së lufës. Ata, megjithëse janë pritur shumë mirë në Shqipëri, në shumë raste edhe janë ulur nga makina kur kanë parë një kryq në kabinë të shoferit. Veprime të tilla aso kohe nuk janë vlerësuar sa duhet, pasi fjala është për vitin 1998. Por gjërat tashmë kanë marrë formë tjetër. Zog Hysenaj Kush i “mallkoi” shqiptarët me fjalët t’u dhashtë ika… Dikur të parët tanë për të mallkuar një njeri, një familje, në fis e tjerë i thonin T’u dhashtë ika, t’u dhashtë ika nga shtëpia, familja e vendi ku ke lindur e jeton, pra nga Atdheu… Ndërsa sot edhe pse jetojmë në fillimet e shekullit 21-të ne shqiptarëve jo vetëm na është dhënë Ika, por si për ironi të fatit, Ika nga atdheu është bërë e vetmja mënyrë e sigurtë për të shpëtuar jetën e rrezikuar nga vetë shteti i sotëm. Jeta në fakt është e rrezikuar për gjithë shqiptarët e ndershëm patriot, por më e rrezikuar është padyshim jeta e të gjithë atyre demokratëve potencial që janë kundërshtarët e përhershëm të çdo lloji komunizmi e socializmi bolshevik, qoftë edhe ai i ardhur për së dyti me grykën e pushkës që në vitin e zi 1997. E shteti i sotëm socialisto-komunist i cili përveç përvojës së tij kriminale gjysëmshekullore, tani ka përvetësuar edhe përvojën e mafies e terrorizmit ndërkombëtar e për këtë është mjaft e shqetësuar Europa e bota demokratike, e cila shprehu edhe në raportin e fundit të Bashkimit Europian, ndërsa pushtetarët komunist jo vetëm nuk shqetësohen, por thirrin në ndihmë Komunistët Kinez të cilët ditët e fundit u takuan me krerët e Partisë Socialiste. E kjo padyshim tregon konseguencën e palëkundur, që edhe në vitet e ardhshme kundërshtarët politik të socialistëve në Shqipëri, do të kenë ditë tepër të vështira. E një “fat” të tillë të mjeruar e ka pasur edhe demokrati i orëve të para, antikomunisti i palëkundur zoti Gjekë Lekë Smakaj, i cili u kujtua (në mungesë) edhe në përvjetorin e 12-të të Partisë Demokratike të Malësisë së Madhe që u zhvillua në Koplik më 10 janar 2003. Por kush ishte ky demokrat që i mungoi këtij përvjetori? E demokrati Gjekë Lekë Smakaj kishte lindur në qytetin Koplik më 29 prill 1957 në një familje me tradita antikomuniste, ku të parët e Gjekës kishin pësuar një persekucion komunist të pashoq. Mjafton të kujtojmë se gjyshi i Gjekës kishte marrë pjesë në kryengritjen antikomuniste të vitit 1945 e për rrjellojë komunistët e kishin pushkatuar. Babai i Gjekës, Leka kishte qenë ndër të parët që kishte kundërshtuar kolektivizimin (kooperativizimin), e për këto kësaj familje i ishte privuar e drejta për punë e shkollim, madje ishte hequr triska e Frontit që të jepte të drejtën për t’u trajtuar si të tjerët. Por edhe në vitin 1967 babai i Gjekës ka kaluar një vit hetuesi vetëm se nuk pranoi të merrte pjesë për të thyer kryqat e varrezave katolike. E këtë persekucion e provoi mbi kurriz edhe vetë Gjeka të cilit edhe pse një nxënës i shkëlqyer ju privua e drejta e arsimit, të cilën e realizoi tepër vështirë e vonë. Gjithsesi ishte kjo jetë e vështirë që bëri që zoti Gjekë Smakaj të bashkohet me lëvizjet antikomuniste dhe Partinë Demokratike që në fillimet e saj 1990-1991, ku padyshim është një ndër themeluesit e PD në Malësinë e Madhe. Zoti Gjekë është pjesëmarrës në të gjitha protestat e demostratat që ka organizuar P. Demokratike në shkallë rrethi e më gjerë, por edhe një përkrahës i flaktë i alternativave të Partisë Demokratike, ndihma e të cilit ka bërë më të sigurtë fitoret e kandidatëve demokrat në trevën e M. Madhe. Gjithsesi pas ardhjes në pushtet të komunistëve të rinj në vitin 1997 zoti Gjekë ka qenë ndër demokratët që shteti komunist kishte vënë në shënjestër. Si fillim komunistët e ardhur në pushtet filluan ti dëmtojnë bizneset e z. Gjekë që i kishte vendosur me djersën e ballit, ku vlen të përmendet rasti i majit të vitit 1997 kur bandat e policisë së kuqe jo vetëm i grabitën të gjithë mallin, por e keqtrajtuan fizikisht e psikologjikisht. Megjithatë z. Gjekë nuk hoqi dorë nga bindjet e tij antikomuniste, ku në zgjedhjet e 1 tetorit 2000 ka qenë një ndër anëtarët më aktivë të shtabit elektoral të kandidatit demokrat për kryetar Komune z. Pjerin Spathari. Fitorja e alternativës Demokrate i tërboi komunistët ku kishin vendosur prita ndaj komisionerëve demokrat, kur po ktheheshin nga fshati Gradec në furgonin e Komisionerit Ejll Broqi (njëkohësisht edhe djali i hallës i Gjekës), janë qëlluar me breshëri automatiku nga banditët e kuq, duke bërë që të plagoset vetëm Ejlli, por edhe të shpëtojë me ndihmën e zotit, Gjeka… Pas kësaj kërcënimet e keqtrajtimet fizike e psikologjike nuk reshtën, por demokrati Gjekë nuk u lëkund edhe pse filluan t’i plaçkisin e grabisin edhe ato pak biznese që i kishin shpëtuar. Madje edhe në zgjedhjet parlamentare të 24 qershorit 2001, zoti Gjekë ka qenë një ndër titullarët e shtabit elektoral të deputetit demokrat Gjovalin Bzheta. Fitorja e deputetit demokrat duket se tërboi komunistët në pushtet, ku me një egërsi të paparë jo vetëm filluan të kërcënojnë me telefonata anonime, por e detyruan ta mbyllë aktivitetin e tij e shtëpinë për tu larguar nga familja e Shqipëria, për të shpëtuar jetën tashmë të rrezikuar seriozisht. E ky rrezik duket do vazhdojë gjatë, derisa në Shqipëri të lulëzojë në pushtet fara e kuqe komuniste. Sokol Pepushaj UNMIK-u në “gjunjë” para krimeve në Kosovë Që nga ajo ditë e bekuar e vitit 1999 kur Kosova u çlirua nga kolonizatorët serb, shqiptarët kudo që janë lusin Zotin e ëndërrojnë për ndërtimin e një shteti të lirë e demokratik, ku të ketë vend për të gjithë banorët e Kosovës, pavarësisht nga raca, kombësia, besimi apo bindjet politike. Por mjerisht përkundër kësaj dëshire një dorë e padukshme çdo ditë shkakton viktima e derdh gjak të pastër të banorëve të pafajshëm të Kosovës. E fatkeqësisht kjo dorë kriminale megjithë punën e vazhdueshme të UNMIK-ut dhe organeve të tjera të sigurisë jo vetëm nuk po ndalet, por po merr përmasa të hatashme. Padyshim vrasja e Tahir Zemës (drejtues i UÇK-së) me djalin e tij dhe kushëririn janë rastet më sinjifikative të kësaj vale të re krimesh e përndjekjesh që mjerisht kudo që kryhen kanë në shënjestër shqiptarë të dyshuar si gjoja “tradhëtarë” të Kosovës e bashkëpunëtorë të serbit, por edhe kundërshtarë politik të forcave politike të dala nga segmente marksiste të UÇK-së, e si për ironi të fatit këto vrasje lënë gjithnjë “kartvizitën” Vdekje tradhëtarëve të UÇK-së. Madje kur UNMIK-u ka arrestuar ose kërkuar të arrestojë element kriminal ose të dyshuar të tillë, si me magji qindra mijëra qytetarë të Kosovës kanë protestuar kundër UNMIK-ut e forcave të sigurisë, se gjoja po arrestohen pjestarë të “lavdishëm” të UÇK-së, çfarë jo pak ka mjegulluar misionin e vërtetë të sigurisë në Kosovë të këtyre organizmave ndërkombëtare. E këto raste ne si gazetë “Shqipëria Etnike” sa herë kemi vizituar Kosovën jo vetëm i kemi konstatuar, por për to kemi shkruar me qëllim që të sensibilizojmë sadopak opinionin kombëtar e ndërkombëtar për t’i thënë ndal këtij kanceri që çdo ditë bren nga pak trupin e brishtë të Kosovës. E unë si gazetar këtë rradhë zgjodha emrin e një kosovari mjeran që kishte braktisur vendin e tij aty rreth muajit Korrik 2000 pikërisht se kërkohej nga grupet ekstremiste që veprojnë nën siglën UÇK. E ky mjeran ishte i riu Bekim Lekaj i datëlindjes 1 maj 1979 i lindur në Morin të Gjakovës, ku të afërmit e tij na treguan historinë e këtij e familjes së tij që tashmë thuajse kishte mbetur një hiç… Një hiç pasi shtëpinë e tyre në Morinë ia kishin hedhur në herë, madje i kishin vrarë e masakruar babanë e nënën, për të cilët UÇK-ja dyshonte se ishin bashkëpunëtorë të serbit, e “fakti” ku bazoheshin ishte se nëna e Bekimit ishte me origjinë Gorane, e Goranët njihen si të afërt me serbët. Gjithsesi edhe vëllai i Bekimit ishte i larguar në drejtim të paditur, e ndoshta edhe nuk jetonte më pasi grupet e UÇK-së nuk e kërkonin më… Ndërsa Bekim Lekaj jo vetëm ende kërkohej, por për çudi të afërmit e Bekimit kishin arritur të kapin edhe në fotografi me të cilën e kërkonin këto grupe ekstremiste që gjithnjë përdorin siglën e UÇK-së. E këtë fotografi së bashku me këto të dhëna po e botojmë, por duke ruajtur “identitetin” e atyre që na i siguruan, se përndryshe edhe ata rrezikohen nga këto grupe ekstremiste. Të duket e pabesueshme por që në vitin 1998 kur filluarn të organizohen njësitet e para të UÇK-së, i riu Bekim Lekaj që ishte afruar pranë këtyre njësive ushtarake filloi të dyshohej nga drejtuesit e atyre njësive, ku shpesh ishte përballur me fyerje e provokime, si ej more ti Gorani i ndytë mos na spiuno tek serbët se të presim gjuhën, të varim e tjerë, deri një ditë që ishte detyruar të largohej nga këto njësi të UÇK-së. Por pas kësaj kishte filluar furia e vërtetë e përndjekësve që e kishin detyruar të ikin siç thamë më sipër nga Kosova. Gjithsesi këtë familje tashmë thuajse të shpartalluar e qanin me lot çdo ditë të afërmit e fqinjët e tyre, pasi e konstatonin se ende kërkohej të asgjësohej edhe pinjolli i vetëm i mbetur nga familja Lekaj, ku grupe të UÇK-së që kryesisht lëvizin natën në errësirë kontrollojnë zonën përreth, madje edhe kërcënojnë të afërmit për tu treguar nëse Bekimi kthehet ndonjëherë në Kosovë. Gjithsesi me lot ndër sy i thanë gazetës sonë se shpresonin se Bekim Lekaj është diku gjallë, e këtë e bazonin se jo vetëm e kërkonin këto grupe militare, por kishin shpërndarë edhe fotografi për ta njohur e kapur e fati… dihet. Por ata uronin që kjo kurrë të mos ndodhte… E duke shpresuar në sensibilizimin e opinionit sadopak edhe ne si gazetarë urojmë që jeta e këtij të riu kosovar mos rëntë kurrë në duart e këtyre kriminelëve me çfarëdo sigle qofshin… Ndue Bacaj Emigrimi dhe mjerimi, bashkëudhëtarë të përhershëm të shqiptarëve Padyshim Shqipëria është vendi më fatkeq i Europës që ka përcjellë me dhimbje ndër shekuj bijtë e bijat e saj, duke i shpërndarë (pa dëshirën e saj) si zogjtë e korbit nëpër dhena të huaja. E këto emigrime kanë filluar që heret me pushtimet romake… sllave, e mbi të gjitha otomane, por edhe pas vendosjes të sistemit komuniste (1944-1990). Gjithsesi emigrimet vazhduan edhe pas ardhjes së pluralizmit, por tashmë kishin thjeshtë karakter ekonomik. Ndërsa pas rikthimit në pushtet me revolucion tipik bolshevik në vitin 1997 komunistët e ri, Socialist, rikthyen bashkë me vehten edhe emigracionin për motive politike. E ky emigracion, që siç thotë populli për jetë a vdekje, i përket pjesës demokratike të popullsisë e veçanërisht rinisë, hovit dhe energjisë së vendit e demokracisë, pjesë tragjike e së cilës është zonja Mirela Bejto Zekaj (Selgjekaj) e lindur në Koplik (rrethi Malësi e Madhe) me datën 30 nëntor 1983 në një familje me tradita të hershme antikomuniste, ku prindërit e saj ia kishin trashëguar edhe kësaj vajze malësore, e cila nën shembullin e prindërve të saj kishin përkrahur Partinë Demokratike në veçanti e forcat e djathta në përgjithësi. Aktiviteti i të resë Mirela kishte filluar që herët në bankat e shkollës tetëvjeçare, por duke u rritur kjo e re rritej së bashku me alternativat e P. Demokratike e cila luftonte në opozitë me forcat e territ e tmerrit të komunistëve të rinj të cilët më 12 shtator 1998 vranë liderin e Demokracisë, heroin e pluralizmit, idhullin e rinisë demokrate zotin Azem Hajdari. E padyshim zemërimi i demokratëve të rinj e të vjetër përfshiu edhe trevën simbol të antikomunizmit M. Madhe, e cila organizoi shumë protesta e demostrata ku vlen të theksohet ajo e organizuar në qendër të Koplikut, ku nismëtarë ishin nxënësit e shkollës së mesme Koplik me në krye anëtaren e forumit rinor të P. Demokratike Mirela Zekaj (Selgjekaj). Kjo demostratë u zhvillua një ditë pas vrasjes së Azem Hajdarit, pra më 13 shtator 1998, ku në parullat kryesore që mbanin demostruesit dalloheshin ato Poshtë Komunizmi, Qeveritarë socialistë jeni kriminelë, Azem Hajdari është gjallë, Azem Hakun do ta marrim ne e tjerë. Për çudi për momentin demostruesit nuk i shpërndau policia, por i vrojtonte me anë të spiunëve të saj, ku sapo demostruesit u shpërndanë në mënyrë paqësore filloi arrestimi i disa prej tyre ku një ndër ta kishte qenë edhe zonja Mirela e cila pasi u dërgua në polici jo vetëm është rrahur e torturuar mizorisht, por edhe psikologjikisht, ku i është thënë se parulla që keni mbajtur ka qenë më kundra nesh se asnjëra, pasi ajo lexohej “Poshtë komunizmi”, ku ti këlyshe e demokratëve ishe me këtë parullë në radhët e para, madje për këtë ata i treguan edhe fotografinë që e kishin bërë policët sekret. Natyrisht pas torturave do ta lironin këtë demostruese, por me një mënyrë “origjinale” komuniste, pasi nga komisariati i policisë e tërheqin zvarrë, duke e qëlluar e fyer publikisht. Kulmi i kërcënimeve arriti me datën 2 tetor 2000, pra një ditë pas zgjedhjeve lokale, kur kjo e re me disa shokë të saj kishin zbuluar “skemën” e Partisë Socialiste se si do tu vidheshin votat kandidatëve demokratë. E këtë skemë që do të kthente fitoren në favor të kandidatëve socialistë znj. Mirela e raportoi menjëherë tek Partia Demokratike e aleatët e djathtë. Tashmë komunistët në pushtet nuk mund të “falnin” më Mirelën, e për këtë filloi furia e kërcënimeve, fyerje e telefonatave “anonime”, madje për të shpëtuar nga incidente të mundshme familja u detyrua të bëjnë që jeta e kësaj të reje të jetë larg syve të publikut e vigjilentëve të P. Socialiste, pra thuajse të bënte një jetë ilegale, derisa një ditë nuk duroi dhe prindërit e saj Bejtoja e Lirija u detyruan të paguajnë mijëra dollarë për ta nisur si ilegale nga aeroporti i Rinasit, ku edhe këtë “shërbim” dhe dollarët i menaxhuan punonjës të administratës të korruptuar të shtetit socialist. E kjo datrë fatkeqe për këtë familje është 25 dhjetori i vitit 2001, ditë nga e cila u ndanë prindërit me Mirelën, e që nga ajo ditë thuajse nuk ka asnjë telefonatë apo letër, madje dyshohet se letrat së nisen nga Mirela për tek prindërit pasi lexohen nga punonjësit e SHISH-it (si dikur nga sigurimi i shtetit), asgjësohen e bashkë me këto letra asgjësohet çdo ditë nga pak jeta e kësaj familje fatkeqe, e cila ka të vetmin “faj” se nuk duan asnjë lloj komunizmi të vjetër apo të ri. Albert Vataj Frika e gjakmarrjes Quhet Sherif Zog Hasaj. Ka lindur në fshatin Golem të komunës Rrethina, rreth 3 kilometër larg qytetit të Shkodrës, më 17 dhjetor 1966. Asnjë lloj krimi nuk ka kryer, e megjithatë detyrohet të braktisë vendlindjen, për hir të kanunit të maleve, i cili në këto dhjetë vite të vështira është ulur këmbëkryq e bën ligjin në kushtet edhe të mosfunksionimit total të strukturave të shtetit. Një grindje e çastit në lokalin e shtetasit Fadil Zog Hasaj, vëllai i Sherifit, është zanafilla e një serie konfliktesh mes familjes Hasaj e Çuni, që janë shoqëruar me plagosje nga të dy palët, e deri me vdekje në pjestarët e familjes së Gjergjit. Konflikti ka nisur në janar të vitit 2001, ku si pasojë e përdorimit të armëve kanë mbetur të plagosur vëllezërit Fadil e Sherif Hasaj. Ky i fundit si pasojë e përshkimit të plumbit në gjurin e djathtë ka patur shkëputje muskuli dhe pas ndihmës së parë në spitalin e qytetit, për arsye sigurie ka vazhduar mjekimin në shtëpi. Por ngjarja nuk përfundon këtu. Me datën 20 janar 2002, Fadil Hasaj hakmerret duke plagosur rëndë shtetasin Gjergj Çuni, i cili më pas vdes, duke lënë hijen e rëndë të hasmërisë të pambyllur mes këtyre dy familjeve. Qysh nga ajo ditë e gjithë familja dhe të afërmit e fisit Hasaj, detyrohen të mbyllen në kullat e ngujimit. Asnjë rezultat deri më sot nuk kanë dhënë edhe përpjekjet e misionarëve të paqes, kryesisht në nismën e tyre humane për lënien e lirë të fëmijëve dhe personave të pafajshëm. I gjendur në kushte të tilla, kur pushka e gjaksit rrin ngrehur mbi të ose mbi pjestarët e familjes, Sherifi ka gjetur mënyrën dhe është arratisur nga Shqipëria, për t’u vendosur në një shtet ku jeta dhe liria e njeriut garantohen me ligj. Janë me qindra raste të tilla, si e Sherif Zog Hasaj në trevat e veriut shqiptar. Pra, frika nga vrasja në mungesë totale të ligjit detyron shumë shqiptarë të pafajshëm të braktisin vendlindjen. Një realitet i dhimbshëm dhe tragjik në fillmshekullin e ri. Rifat Ymeri |












