Pak rreshta për “disidentin” Ilir Demaliaj!

0

Shkruan Azgan Haklaj

Si gjithmonë i dominuar nga sinqeriteti dhe guximi për të parë në sy të vertetën dhe për të qënë transparent me këdo, qofshin ndjekës, miq e simpatizantë të mij’, po ashtu dhe kundërshtarë qofshin obligohem të deklaroj sa vijon:
Dy ditë më parë i ftuar në emisionin e gazetarit Xhoi Malsia u përballa me një incident jo etik e provokativ shkaktuar nga një karrikaturë mediatike me emrin Ilir Demaliaj.
E paimagjinueshme ishte zbatimi i urdhërit të Demaliajt nga drejtuesit e emisionit për të më hequr zërin e mikrofonit tim dhe krijimin e fushës bosh që “Syçi” të zbrazte arsenalin e tij të qelbt ndaj malësorëve, studentëve të dhjetorit, meje dhe drejtuesve të forcave opozitare,
Shume miq më kanë këshilkuar ta injoroj këtë mostër rrugaçërore të cilën nuk e di pse e servirin studio më studio, i cili nuk përfaqëdon asgjë dhe asnjëherë përveçse një batutaxhi ordiner lagjesh periferike, pa ide, pa qëndrueshmëri, pa bindje e pa karakter.
Mirëpo vendosa me pak rreshta jo vetëm ta portretizoj realisht por dhe gjenetikisht këtë produkt bajat që prej kohesh na shitet si analist, shkrimtar e politikan nëpër media për shkakun e vetëm se ai thirret në emër të gjenezës nga Malesia e Gjakovës.
Ilir Demaliaj është i biri i Binak Demalisë, zyrtar i lartë e i rrezikshëm i sigurimit famëkeq të shtetit, levë e felliqur e Koçi Xoxes, Mehmet Shehut e Kadri Hazbiut.
Aventurat e tij dhe të birit Ilir Demalia nuk i radhisin ata tek klasa e nderuar e disidentëve dhe të përndjekurve politikë.
Xhaxhi i Ilirit Hasan Haxhi Demalia është një tjetër emër i zi i diktaturës duke shërbyer në organet e larta të sigurimit të shtetit deri kryetar i degës së punëve të brendshme të Shkodrës.
Xhaxhai tjetër i Ilirit të cilin ai e paraqet me kolore nacionalisti është Shaban Haxhi Demaliaj.
Ky drejtues brigade partizane në divizionin që drejtohej nga Ramiz Alia në vitin 1945 në Kosovë e ish Jugosllavi u bë pjesë direkte e krimit makabër sllavo-titist kundër nacionalistëve shqiptarë në Kosovë duke arrestuar në pabesi mijëra shqiptarë nacionalistë dhe duke i vrarë, masakruar e deri varrosur për së gjalli në Mal të Zi, siç njihet Masakra e Tivarit.
Kaq e fortë ka qënë lidhja e tyre me diktaturën dhe sigurimin e shtetit saqë edhe xhaxhai i tij Avdyl Haxhi Demalia shërbente si fatorino autobusi me armë me leje në brez.
Ja pra kush është zhurmuesi e provokatori “disident” Ilir Demalia.
E ndërkohë shumë më blozë është biografia e vet Ilirit.
Prej 3 dekadash Europë e Amerikë ai është paraziti e mashtruesi ordiner që kurrë nuk punon vetëm gënjen e mashtron deri dhe vellain e vet.
“Syçi” ky batutaxhi e magaloman përvers, depresiv njihet gjerësisht në SHBA si “Zhigolo” i plakave vetmitare duke bërë martesa fiktive dhe duke ju grabitur pensionet e duke emigruar si batakçi hajdut nga njeri shtet në tjetrin, për të cilat ka disa denoncime.
I tillë si individ e familje ata në Malesinë e Gjakovës nuk kanë prej 70 vitesh as nam as nishan dhe realisht janë nongrata në ç”do vatër tropojane.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu