Kreu Anti-Mafia Palloshi tradhëtoi Mamicën për Belinda Ballukun

Palloshi tradhëtoi Mamicën për Belinda Ballukun

0

Aulon Kalaja, komentoi zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur veçanërisht te situata brenda Partisë Socialiste.
Kalaja përdori analogji historike, duke iu referuar figurës së Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe tradhtisë së Hamza Kastriotit, për të përshkruar marrëdhëniet aktuale politike. Sipas Kalasë, Spiropali ka “djegur etapat” duke marrë rol të theksuar në arenën ndërkombëtare, përfshirë kontakte në SHBA dhe takime në Kosovë e Gjermani.
Në vijim, ai u ndal te raporti mes Spiropalit dhe Belinda Ballukut, duke u shprehur se Spiropali ka shfaqur distancim për shkak të çështjeve të korrupsionit brenda Partisë Socialiste. Kalaja tha se kjo sjellje i kushtoi asaj “gijotinën politike”, ndërsa shtoi se kryeministri Rama ka rikonfirmuar mbështetjen ndaj Ballukut.
Sipas tij, marrëdhënia mes Ramës dhe Ballukut është “problematike”, e karakterizuar nga tensione të vazhdueshme, që variojnë nga “paqe e armatosur” deri në përplasje të hapura. Ai i krahasoi ata me “enë komunikuese” dhe “vëllezër siamezë”, duke theksuar varësinë politike mes tyre.
Kalaja deklaroi gjithashtu se Balluku, zotëron një grup deputetësh brenda Partisë Socialiste dhe se ndikimi i saj lidhet me çështje të ndjeshme.
Në vijim, Kalaja e cilësoi situatën në Partinë Socialiste si një realitet të tensionuar politik, duke u shprehur se përplasjet e brendshme dhe akuzat për korrupsion po ndikojnë drejtpërdrejt në stabilitetin e qeverisjes.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu