Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati ka siguruar pamjet e Gert Shehut para se të sulmonte Sali Berishën.
31-vjeçari, i cili sipas të ëmës dhe mjekut Sadik Lala vuan nga probleme të shëndetit mendor, goditi kreun e Partisë Demokratike me grusht në fytyrë
Siç shihet në video, ai duket teksa ecën i vetëm pranë Xhamisë së Tabakëve
31-vjeçari deporton më pas mes turmës dhe gjuan kryedemokratin, para se të neutralizohet nga badigardët e Berishës.
Gert Shehu prej mesditës së të martës është shtruar në spitalin e Traumës me hematoma të shumta në pjesën e fytyrës dhe të kokës.