Pamjet nga vendngjarja/ U gjet e vdekur në afërsi të një kanali, policia identifikon 37-vjeçaren! Ishte larguar nga banesa disa ditë më parë!

0

Policia e Shkodrës ka identifikuar trupin e pajetë të një 37-vjeçare e cila është gjetur në afërsi të një kanali në Bypass-in e këtij qytetin.

Bëhet fjalë për Leze Qosen, banuese në zonën e Dobraçit në qytetin verior.

Sipas uniformave blu, e reja nuk ka pasur shenja dhune në trup. Dyshohet se ajo ndërruar jetë përpara disa ditëve, pasi trupi ishte pjesërisht i dekompozuar.

Trupi i saj do të dërgohet për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

37-vjeçarja është larguar nga banesa e saj në Dobraç disa ditë më parë. Sipas policisë, motra e saj ka bërë kallëzim në polici më datë 18 maj të këtij viti, se shtetasja Leze Qosja ishte larguar nga shtëpia ë prej datës 8 maj.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 17:05, në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, në ByPass, në afërsi të një kanali, është gjetur pa shenja jete një shtetasja L.Q (K) 37 vjeçe, lindur në Tropojë e banuese në Dobraç, Shkodër.

Trupi është pjesërisht i dekompozuar dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Në vendngjarje ndodhet Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sqarojmë se më datë 18 .05.2022, motra e kësaj shtetasesje ka bërë kallzim në Komisariatin e Policisë Shkodër, se më datë 08.05.2022, shtetasja L.Q (K), ishte largar nga banesa, pasi kjo shtetase jetonte në Dobrac, në banesën e motrës së saj.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu