Shkruan Beqir Sina
Parada e 265-të vjetore e Shën Patrik-ut, pushtoi Fifth Avenue-n në Nju Jork, duke e kthyer zemrën e qytetit – Midtown-in, në një lumë të gjelbërt krenarie irlandeze.
NEW YORK CITY : Fifth Avenue, zemra e Manhattan-it, më, 17 mars 2026, jeshilja pushtoi gjithçka! Pavarësisht qiellit gri dhe erës së ftohtë që frynte fort, rreth dy milionë shikues u derdhën përgjatë rrugës, duke krijuar një atmosferë plot entuziazëm, muzikë dhe unitet për të festuar 265-vjetorin e Paradës së Ditës së Shën Patrik, parada më e vjetër dhe më e madhe në botë.
Dhe, më 17 mars, fat i irlandezëve, ishte se edhe qielli ishte i kthejllt, dielli shkëlqente, dhe temperatura rreth 6-7 gradë Celsius perfekt për të marshuar dhe për të festuar, në Nju Jork City.
Parada filloi saktësisht në orën 11:00 të mëngjesit sipas kohës lokale, siç ndodh çdo vit, dhe do të zgjaste deri rreth orës 4:30-5:00 pasdite. Itinerari i saj është i njëjtë, klasik, dhe u nis nga kryqëzimi i East 44th Street me Fifth Avenue, duke kaluar pranë Katedrales madhështore të Shën Patrik-ut, ku marshuesit kalojnë para saj dhe përfundon në 79th Street.
Fyellat dhe Gajdet, daullet e shoqërive kulturore Emerald të NYPD-së, kalojnë me ritëm të fuqishëme, ndërsa tingujt e tyre jehonë midis ndërtesave të larta! Pas tyre vijnë bandat marshuese të shkollave të mesme nga New Jersey dhe New York, me uniforma të gjelbra dhe shamrock-ë është kudo.
Vallëzuesit irlandezë të ardhur enkas nga vend origjina e tyre kërcejnë ‘step dancers’ me këmbët që godasin tokën si bubullima duke e bërë turmën të ekzaltohet!
Kurse parakalojnë njëri pas tjetrit kuadratet e policisë, Trupat e Gardës Kombëtare NY, madje edhe grupe nga Park Police dhe State Trups të gjithë në formacion perfekt, duke përfaqësuar krenarinë irlandeze-amerikane që daton që nga viti 1762!
“Fighting 69th” e Gardës Kombëtare të Nju Jorkut e hapi paradën për herën e 175-të, duke vendosur tonin ushtarak e solemn.
Grand Marshal-i i këtij viti, Robert J. McCann bashkëkryetar i NewEdge Capital Group dhe kryetar i bordit të Irish Arts Center theksoi lidhjen e thellë historike të irlandezeve në SHBA.
“Kjo paradë është mishërimi i marrëdhënies së përjetshme mes Irlandës dhe Nju Jorkut. Irlandezët erdhën këtu kur nuk kishte punë për ta dhe e ndërtuan këtë qytet,” tha McCann.
Ai thuhet se ka punuar për dekada për të forcuar lidhjet midis dy vendeve, dhe sot marshon me krenari së bashku me ndihmësit e tij nga të gjitha qarqet e qytetit.
Midis zyrtarëve të spikatur në këtë paradë janë dhe Kryetari i Bashkisë Zohran Mamdani, Komisionerja e Policisë Jessica Tisch, dhe Guvernatorja Kathy Hochul, të gjithë duke festuar këtë traditë që bashkon miliona njerëz nga e gjithë bota. Guvernatorja Hochul, me rrënjë irlandeze, u shpreh krenare për trashëgiminë e saj.
Kryebashkjaku i Nju Jorkut, zoti Mamdani, pas mëngjesit tradicional në Gracie Mansion dhe meshës në Katedralen e Shën Patrik-ut, u përshëndet me duartrokitje dhe ndonjë fishkëllimë ndërsa parakalonte përgjatë rrugës.
Mbështetësit e Trumpit vërshëllyen kryebashkiakun Zohran Mamdani dhe guvernatoren Kathy Hochul dhe thërrisnin USA USA.
Ndërsa, po marshonin uniformat e NYPD dhe Gardës Kombëtare në paradën e Ditës së Shën Patrikut në New York City, në Fifth Avenue, një grup i “MAGA” i vendosur përball “Trump Tower” valvitën flamurin “Trump” dhe shpërthyen duke thirrur USA-USA ndërsa mbanin një banderolë të gjatë, ku ishte shkruar : NO SOCIALISM – WE ARE ALL CHARLIE KIRK.

Në Katedralen e Shën Patrik-ut, në hyrje të saj qëndron Kryepeshkopi Ronald A. Hicks, i cili përshëndetet me të gjithë pjesëmarrësit me buzëqeshje të gjerë, madje provoi për pak çaste një kapelë jeshile.
“Shën Patrik-u ishte misionar që solli besimin dhe mirësinë. Ai mbolli farat e fesë që ende lulëzojnë sot. Ai nuk është vetëm shenjt i së shkuarës, por prani e gjallë në zemrat tona”, tha ai, duke shtuar se mesazhi i tij për Nju Jorkun është i thjeshtë: “Jemi njerëz paqeje, dashurie dhe uniteti, besimi nuk është vetëm festë, por jetë e përditshme.” tha ai.
Kjo paradë nuk është thjesht një marshim, ajo është një festë e trashëgimisë! Mbi 150,000 marshues, pa ato float-a komerciale, vetëm me formacione njerëzish, muzikë, valle dhe frymë irlandeze, e pushtojnë sheshin për pesë orë në të gjelbërt dhe kudo valvitet flamuri tri kolor, Jeshile, Bardh dhe Portokalli.
Turmat valëvitin edhe flamujt e festës jeshilë, shamrock-ë, dhe këndojn ‘When Irish Eyes Are Smiling’. Është një moment magjik ku New York-u multikulturor që tregon se si traditat e lashta mund të jetojnë dhe të frymëzojnë breza të tërë, përfshirë, edhe ne shqiptarët që jetojmë këtu dhe festojmë unitetin dhe krenarinë kulturore me një paradë simbolike.
Në turmë, gëzimi ishte për të gjithë. Fëmijë për të parë prindërit e tyre zjarrëfikës, policë duke marshuar, familje që festuan irlandeze amerikane mes tingujve të Emerald Society.
Influncerja irkandeze Patricia Lowery, e veshur krejt në jeshile, tha se: “Kjo ditë do të thotë krenari irlandeze dhe irlandeze-amerikane – dhe gëzim për këdo që merr pjesë.”
Pak se para të niste parada edhe pse një zjarr i madh shpërtheu në çatinë e një ndërtese 27-katëshe afër fillimit të rrugës (rreth 43rd Street me Madison), parada nisi në kohë dhe nuk u ndikua. Kjo është traditë e pathyeshme: 265 vjet radhazi, kurrë nuk është anuluar për mot të keq – as për shi, as për borë, as për erë.
Fifth Avenue la pas një gjurmë tingujsh bagpipesh, vallëzimesh, flamujsh irlandezë dhe kujtimesh të ngrohta. Në një qytet që nuk ndalet kurrë, parada e Shën Patrik-ut mbetet simbol i qëndrueshmërisë, trashëgimisë dhe bashkimit një festë që i përket të gjithëve, pavarësisht prejardhjes.
Ndërsa fyellat dhe gajdet vazhdonin të tingëllojnë nëpër Nju Jork, irlandezët e amerikës mbushën Pub-et, dhe klubet e baret duke festuar me birra dhe duke e shëndërruar qytetin e Nju Jorkut në një lumë jeshil që rrjedh drejt historie dhe feste.








