Paratë e pista ruse, Yuri Kim 2 orë takim në Kuvend me Taulant Ballën dhe Enkelejd Alibeajn

0

Në kryesinë e Kuvendit, Yuri Kim takoi dy krerët e grupeve parlamentare më të mëdha, Taulant Ballën dhe Enkelejd Alibeaj.

Askush nuk pranoi që të fliste për mediet që të jepte detaje për atë se çfarë u fol në takim, por tema e bisedave u zbardhën nga Alibeaj dhe Balla në rrjetet sociale.

Balla shkroi se gjatë takimit me diplomaten amerikane diskutoi për rëndësinë që ka përmirësimi e kuadrit ligjor për financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore.

Ndërsa Alibeaj në postimin e tij në Facebook, theksoi se në bisedën me ambasadoren Yuri Kim foli për përmirësimin e legjislacionit në fuqi, reformën administrative – territoriale dhe ecurinë e Grupit Parlamentar të PD-së.

Gjatë ditëve të fundit, ambasadorja amerikane ka zhvilluar disa takime me përfaqësues të partive politike dhe drejtues të Kuvendit.

Përveç reformave dhe çështjeve të politikës së brendshme një fokus të veçantë përgjatë këtyre takimeve që ka zhvilluar diplomatja amerikanë kanë pasur të bëjnë me shqetësimet për financimet ruse në politikën shqiptare.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu