Pas sulmeve ruse, mbi një milonë familje në Ukrainë pa energji elektrike

0

Sulmet ajrore kanë goditur infrastrukturën kritike në Ukrainën qendrore dhe perëndimore, ndërsa Rusia vazhdon të synojë rrjetin energjetik të vendit.

Vendet në jug dhe perëndim të Kievit janë goditur dhe janë raportuar ndërprerje të energjisë në të gjithë vendin.

Presidenti Volodymyr Zelensky dënoi “sulmin masiv”, por tha se shumica e raketave ruse ishin rrëzuar. Një ndihmës i Presidentit Zelensky, Kyrylo Tymoshenko, tha se rreth një milion e gjysmë familje tani janë pa energji elektrike.

Zonat e shënjestruara nga sulmet e fundit përfshijnë rajonin Cherkasy, në jug-lindje të kryeqytetit Kiev, dhe qytetin e Khmelnytskyi, më në perëndim.

Sulme ajrore dhe ndërprerje të energjisë u raportuan gjithashtu nga Odesa në jug deri në Rivne dhe Lutsk në veriperëndim.

Operatori kombëtar i energjisë elektrike, Ukrenergo, tha se sulmet mund të kenë shkaktuar më shumë dëme sesa bombardimet intensive në fillim të këtij muaji.

 

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu