Shkruan Belind Këlliçi
Një pastor kandidat për deputet vizitoi fshatin Arbanë dhe si në një rikrijim të filmit Zonja nga Qyteti, na prezantoi dhe me baletin e tij në gurët e fshatit.
Ajo që pastori fsheh është e vërteta e fshatit Arbanë.
Rrugët ku ai kolovitet janë të braktisura prej 12 vitesh. I vetmi investim që kanë parë me sy janë lopatat me çakull që vetë banorët hedhin për të çuar fëmijët në shkollë, pasi çizmet nuk mjaftojnë për të kaluar pellgjet me ujë.
Eshte tejet e pandershme dhe madje kriminale t’u premtohen certifikata pronësie dhe legalizime banesash këtyre banorëve, si strategjia e vetme për të marrë votat në një zonë të braktisur.
Për më tepër kur ky mashtrim vjen nga një pastor, kjo është fyese edhe për vetë komunitetin e besimtarëve ku ai pretendon se predikon apo ka predikuar dikur!