Pastruesja i vjedh paratë që kishte vjedhur zyrtarja e Kryeministrisë, Alda Klosi nën hetim nga Prokuroria për pastrim parash pas vjedhjes spektakolare

0

Kanë nisur hetimet për ish-shefen e kabinetit në Kryeministri Alda Klosi, në banesën e së cilës pastruesja Rozeta Dobi  dhe djali i saj grabitën mijëra euro.

Bëhet me dije se hetimet kanë nisur për të zbuluar nëse shumë e parave prej 120 mijë euro të vjedhura nga pastruesja dhe djali i saj, janë të justifikuara apo jo. Alda Klosi 42 vjeç është nën hetim për pastrim parash nga Prokuroria e Tiranës,çështje e cila po shqyrtohet nga prokurorja Mirela Zavalani.

Banesa ku është kryer vjedhja ndodhet në Rrugën e Kosovarëve, ndërsa mendohet se vjedhja e 120 mijë eurove dhe disa sendeve me vlerë ka ndodhur në datën 15 dhjetor, kur pronarja ndodhej në SHBA. Ka qenë vetë Alda Klosi, që ka denoncuaar vjedhjen në banesën e saj.

Kujtojmë që kjo nuk ishte hera e parë që Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi janë denoincuar për vjehdje. Pasi ka pasur të paktën edhe 5 denoncime të tjera. Në total pastrueses i janë sekuestruar rreth 530 mijë euro, nga të cilat 120 mijë euro ditën e djeshme që dyshohet se janë marrë në banesën e Klosit, 402 mijë euro, dhe 8000 dollare i janë gjetur sot si dhe tre makina që përdoreshin nga djali i saj.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu