Patriotët në USA përzënë korruptuesin e FBI-së!

0

Shkruan Basir Çollaku

Autori kthehet në vendin e krimit. Edi Rama prej më shumë se dy vitesh është politikani më i dalë boje në Evropë. Mediet evropiane dhe amerikane e kanë nxjerrë lakuriq mafiozllekun e tij. Dje ashtu delirmbushur u turr në një takim elektoral në SHBA duke shkelur dhe ligjet federale. Diaspora u ngrit kundër tij. Duke ia shëmtuar regjinë. Duke u treguar amerikanëve se një i inkriminuar ka ardhur të vjedhë përsëri. Aty nuk bën dot presione ndaj sillet si dele. Sigurisht gjenden dhe patronazhistë qeveritarë, bashkiakë, administratë, ndonjë biznes qokëbërës, të cilët iu bashkuan gruas së Bilalit.

Maskarallëku në sallë kapërcente çdo poshtërsi. Ky personi më i hetuar, me dy dosje si askush dhe në Amerikë na qenka luftëtari kundër korrupsionit. Ky korruptuedi i zv/ drejtorit të FBI të Nju Yorkut Charles McGonigal, dënuar dhe burgosur në qeli, na qenka antikorrupsioni. Ky ryshfetxhi, cënues i sigurisë kombëtare amerikane, sipas deklarimot të prokurorit federal Garlamd Merrick, qenka qengji i korrupsionit. Ky nderaxhi biznesesh i Oleg Deripaskës, rusit të sanksionuar në listën e zezë amerikane, na qenka kundërshtari i korrupsionit. Komedia nuk mbaronte kur shthurte gojën për të tingëlluar se Partia e tij ishte e vetmja që luftonte krimin e korrupsionin. Ky që ka gjithë qeverinë të pandehur e mbi 30 përqind në qeli. Ka deputetë e zyrtarët e partisë nëpër banda. Natyrisht ky është shtet-mafia krijues. Këtë e ka marrë me qera Krimi i Organizuar dhe përdridhet si qelibar. Po ky gjendet në pellgun, në shtetin e Sky-Enchochat me gjithë zyrtarët e prokurorë gjyqtarët servilë të tij.

Ky naivi që firmos propozimet e Jurgis Çyrbes e Bajrëve, e Pëllumb Gjokës strategjikut, e Ndokës, Rrajave, ky 313- lëvizëse, shet ligj e shtet. Ky i ulur në një sofër horrash, kafshon hartën e Shqipërisë për çdo legen ndërkombëtar ku ndihet përfitues për karriken Ky i këshilluari zyrtarisht nga “miqtë” e karteleve të kokainës kërkon ti besojnë se do ia kenë ngrënë pas kurrizit. Nuk u tha në takim se Sazanin e kishte nxjerrë në pazar. As se Portin e Durrësit e kishte sistemuar si një vepër të rëndë penale. As se paratë e inceneratorëve nëpër ofshorë bëjnë kërdi pagesash për lobingje. Nuk u tha se qe 100 mijë euro në ditë për anijet janë ca zyrtarucë amerikanë përfitues. Ky i PANDEHUR duhet të jetë në kafaz dhe jo të bëjë Shqipërinë kafaz..Patriotët shqiptarë dje në Manhaten e poshtëruan ndarësin më antishqiptar siç e meriton.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu