Anëtarët e Komisionit të Ligjeve të Partisë Demokratike depozituan sot në Gjykatën Kushtetuese ankimimin e ligjit për Komisionet Hetimore.
Kërkesa është firmosur nga 33 deputetë të opozitës.
Deputetja Dhurata Çupi foli për mediat jashtë ambienteve të gjykatës dhe i bëri thirrje Kushtetuese stë jetë në lartësinë e integritetin që përfaqëson.
Kujtojmë se grupi i opozitës është shprehur kundër miratimit të ligjit dhe dekretimit nga presidenti Begaj, ku kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i kërkoi ta kthente në Kuvend për rishqyrtim ligjin.
Sipas Bardhit, hyrja në fuqi e këtij ligji, që në mënyrë antikushtetuese nuk lejon kontrollin efektiv parlamentar nga ana e pakicës, do të minonte çdo mundësi dialogu mes palëve politike në Parlament, për gjetjen e një zgjidhje mbi situatën e krijuar.