Shkruan Zef Ndreka
Që PD-ja akoma edhe sot ka një problem të thellë në marrëdhëniet e hershme me rusët dhe që ende nuk ka dalë sheshit, kjo kuptohet lehtë nga qëndrimet e diplomacisë amerikane.
“Titulli” i përjetshëm non grat-a Berishës familjarisht iu dha kur u mbush kupa për arësyet që ato i dijnë dhe vetëm i kanë deklaruar pa dhënë detaje, madje kur filloi të “derdhej”. Bashkë me Berishën u penalizua padrejtesisht edhe PD-ja. Kjo duhet pranuar për hirë të së vërtetës.
Lulzim Basha u pengua nga amerikanët të bëhej Kryeministër i Shqipërisë. Edhe pse ishte shumë pranë fitorës. Të gjithve na kujtohen marifetet apo taktikat ligjore, marrëveshjet e nënshkruara në mjediset e shtëpisë së Ambasadorës Amerikane, që e penalizuan Lulzim Bashën të vinte në pushtet në prill të 2021.
Këtij të fundit, edhe pse ia kishin kërkuar hapur mos kandidimin e Berishës, ai hezitoi dhe nuk pati forcë ta kapërcente marrëdhënien dhe bashkëpunimin e ngushtë me të në atë kohë. E kandidoi ku donte Berisha, e bëri deputet liste dhe më pas i detyruar dhe me sforcim të madh, e pezulloi nga grupi parlamentar e më vonë e perjashtoi nga Partia Demokratike bashkë me një grup mbeshtetesish të tij. Më këto veprime Basha u duk se bëri një veprim të fortë, të matur e largpamës për demokratët. Mbase është edhe kështu! Por nuk mjaftoi.
Por çfarë ndodhi më pas?
Përse heshti Basha dhe ra në gjumë?!
E vërteta është se pas dt 9-shtator të vitit 2021, Basha i la fushë të lirë Berishës të lëvizte gjithandej me foltorën e tij. Heshti. Vuri PD-në në gjumë. Demokratët i la pa mbështetje dhe pa i sqaruar. Filloi lufta më e ashpër e parë ndonjëherë brënda llojit. Deri sa erdhi 8 janari me shkatërrimin e selisë së PD-së e me pas të marrjes së tyre nga Foltorja, falë një vendimi absurd të gjyqtarit Zhukrri të shkallës së parë të Tiranës, vëndim i cili u rrëzua nga Gjykata e Apelit.
Ndërkohë, shumë demokratëve ju kishte humbur Partia dhe filluan ta kërkojnë atë. Në vënd që të ndodhte e kundërta. U çorganizua tërësisht PD-ja zyrtare. Përveç anëtarësisë u shkatërruar grupi parlamentarë. Deputetët treguan se janë apolitik. Shiteshin e bliheshin si kafshët në pazar të Milotit. Në politikën shqiptare filloi një praktike e re. Filloi trafikimi i deputetëve.
Akuzat e ndërsjellta të liderëve filluan të nxjerrin probleme, të cilat kryesisht lidhën me financimet ruse.
Zëri i Amerikës deklaroi financimin rus prej 500 mijë dollarësh në favor të PD-së të paguara për lobing me SHBA-të.
Per këtë, demokratët nuk u qartësuan asnjëherë. Berisha akuzonte vazhdimisht Bashën të përfshirë në këtë aferë duke u larguar prerazi prej saj. Ndërkohë, vetë Basha nuk u prononcua kurrë.
Akuzat e ndërsjellta mbetën akoma enigmë për demokratët dhe shqiptarët edhe sot. Por një gjë nga gjithë këto akuza kuptohet: SHBA-të nuk kanë mbështetur PD-në dhe sidomos Foltorën e dalë prej saj.
Basha u tërhoq nga drejtimi i PD-së duke e mbajtur praktikisht peng atë. As është larguar as është përfshirë prej më shumë se një viti në aksionet dhe politikën e PD-së zyrtare.
Kakofonia e opozitës dhe mbajtja peng e PD-së dhe Foltorës i dha rezultatet që në zgjedhjet e 14-Majit.
Nga 61 bashki, vetëm 7 prej tyre i përkasin opozitës. Edhe këto janë bashki periferike të dorës së dytë. Pa asnjë peshë reale në politikën e vëndit.
Nga analiza dhe deduksionet vjen pyetja llogjike:
A thua PD-ja dhe Foltorja janë peng i rusëve dhe politikës së tyre?!
Unë dyshoj!
Ndaj PD-ja duhet të mos humbë më asnjë minutë.
Të thërras strukturat drejtuese të saj, të analizojë drejtë dhe realisht situatën, të fillojë menjëherë organizimin dhe të udhehiqet me program të qartë drejtë boshtin euroatlantik.
Rrugët dhe veprimet e tjera janë të destinuara të shuhen…
Promoted Content