PD-ja është me sëmundje autoimune!

0
Shkruan Zef Ndreka
Jo vetëm PD-ja, por gjithë klasa politike shqiptare nuk i ka shpëtuar infektimit 32-vjeçarë të periudhës post demokraci. Indikacionet apo reminishencat e sistemit totalitar komunist mbi 50-vjeçarë në derivatet e Partisë së Punës, mbi atë të PS-së dhe të PD-së kryesisht, kanë qënë dhe janë të dukshme.
Konvertimi në socialistë dhe marrja peng e PD-së nga komunistët që në lindjen e saj, realizuan sa për sy e faqe, kryesisht për botën, sistemin shumë partiak dhe kinse demokracinë në Shqipëri.
Në vetvete, demokracia e kontrolluar i ka dhënë rezultatet totalisht zhgënjyese për shqiptarët që si zgjidhje kanë gjetur braktisjen e vendit duke u bërë skllevërit modern të botës perëndimore.
Është pikërisht ajo çfarë katovica ka projektuar për vëndin e shqiptarëve, për të thëlluar më tej luftën pa kuptim të klasave.
Me themelimin e PD-së, partisë së parë opozitare që si frymëzim e objektiv pati Europën dhe SHBA-të, komunistët futën dhe kontrolluan përmes “Kalit të Trojes” PD-në dhe politikën shqiptare.
Kali, përdori metodën autoritare në drejtim, si në PD, dhe në Presidencë e qeveri.
Në PD, askush nuk guxon të përmend statutin e Partisë që ishte thjeshtë dhe vetëm në letër.
Duke dashur gjithçka apo duke humbur gjithçka, kali fashist infektoi PD-në, dhe për interesa përsonale e familjare injektoi sëmundje autoimune në PD.
Si mjek që është, kali e di mirë se shërimi vjen me operacion duke hequr pjesën malinje nga trupi i PD-së.
Për rastësi, nga PD-ja duhet hequr kali i infektuar i cili në çdo rast vetëm gërryen dhe shkatërroi PD-në.
Këtë kanë filluar ta kuptojnë edhe ndjekësit e tyre, të cilët më kot dhe symbyllur shpresonin tek mashtrimet dhe premtimet e tij.
Sëmundja autoimune e PD-së kërkon gjakun e ri. Kërkon çlirimin nga diktatet politike.
Kërkon që të triumfojnë ligjësitë e pluralizmit.
Në betejën e Kalit, ndihmesën më të madhe në shkatërrimin e opozitës e ka dhënë Edi Rama, pinjolli tjetër i komunizmit i cili ka mbi 12 vite që investohet vetëm për të përçarë PD-në, duke qeverisur pa asnjë program, vetëm me dajre, timon dhe “të hongsha zemrën”!
Por, sado të zgjatët në kohë, sëmundja autoimune do të kapë edhe PS-në.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu