Shkruan Zef Nreka
Spektakli i PD-së në Pallatin e Sportit “Asllam Rusi” sapo mbaroi! Ishte i nevojshëm dhe njëkohësisht i domosdoshëm demonstrimi demokratik i partisë për sytë e shqiptarëve, të foltoristëve, të demokratëve, të qëndrestarëve dhe elektoratit gri që rritet dita ditës.
Kuvendi i ashtuquajtur Kombëtarë, mbaroi punimet e planifikuara të shtunën. Vendimet e tij kërkojnë kohë dhe shpejtësi për tu zbatuar.
Ditën e shtune, pjesëmarrja ishte shumë e kënaqëshme, me demokratë të lodhur e stërlodhur nga gjithë sistemet para dhe pas demokracisë në Shqipëri, ishte plot me demokratë plot shpresë për të ardhmën pa Berishën.
Praktikisht, ishte kuvendi i ndarjes nga foltorizmi, nga berishizmi, nga format e stërholluara komuniste që mbajnë peng të ardhmën e vendit.
Demokratët qëndrestarë të pranishëm, pranuan të ngrejnë duart në votime, apo votuan kot, për të mos ju numëruar votat. Delegatët e kryen detyrën e tyre!
Topin ia kaluan trajnerit që është njëkohësisht edhe kapiten i skuadrës, përherë të mbushur me servilë, interesaxhinjë, dashakeqës etj.
Kjo nuk perjashton mundësinë që demokratët të mos zhgënjehen sërish, sepse janë vërtetë të lodhur nga diktaturat enveriste e berishiane.
Të shtunën demokratët mandatuan dhe i dhanë përgjegjësi ekipit të vjetër zgjatues, që shpresojmë të rinovohet.
Prova për PD-në do vij shpejt, me zgjedhjet e parakohëshme ose të radhës.
Biskotat, kolluret, ferrat, drizat, lamat, zilet, zenelat, xhanat etj nuk di sa do ndikojnë në përmiresimin e ndryshimit të imazhit të deritanishëm…
Të shtunën, PD-ja zyrtare e mbaroi spektaklin viziv.
Tani është radha e punës për të cilën duhet menduar mirë e fort që të mos mbesim parti një shifrore, pra parti që vetëm të arrije të kalojë pragun për tu futur në parlament.
Shancet janë. Mundesitë dhe era fryn në favor të PD-së zyrtare.
Nqs do mendohet të mbahet e mbyllur siç u veprua të shtunën në Kuvend, gjasat janë të kemi krijuar vetëm një kalà të re, shtesë mbrojtëse.
Ndryshimet e vrullshme statutore, pa debat dhe pa asnjë argument, më lanë disa dyshime. Ashtu siç pashë një pjesë të listës me të “përzgjedhur” pa qënë kandidatë të propozuar, apo edhe njerëz medioker, kur bëhet fjalë për Këshillin Kombëtar të PD-së, që tregon se janë vetëm për të ngritur kartonin…
Ndjesia që mbeti nga mbarimi i spektaklit televiziv, lidhet me mos transparencën. Lidhet me atë që çdo gjë që ndodh apo duhet të ndodhë në të ardhmën do e dijnë maksimumi dy tre vetë. Që tregon krahun e kundërt të lëvizjes së hapjes reale të partisë.
Dua të jem krejtësisht i gabuar në parashikimet e mia, për të cilat ka dy tre vite që kam dhënë shëmbull që nuk kam gabuar. Parashikimet fatale nuk dua as ti bëj as ti pranoj.
Fakti që pas shumë insistimeve për tu rregjistruar në listën e folësve në Kuvend që më rezultoi krejtësisht e pa mundur, flet shumë.
Flet për kontrollin e fjalës së lirë. Flet për çensure reale të ndodhur jo vetëm me mua përsonalisht si njëri që shkruaj hapur e publikisht.
Vërtetë u pengova nga “organizuesit e përhershëm” servilë të kryetarit për të më dhënë fjalën në kohën dhe momentin që ne arritëm pas një luftë frontale të gjatë disa vjeçare me berishizmin, por nuk do të munden kurrë të më pengojnë të shkruaj e të shpreh hapur pa autoçensure mendimet e mia siç kam vepruar deri më sot.
Mbase, PD-ja do të centrohet rrugës, për ti shpëtuar semundjeve autoimune që e ka prekur që në nisje, dhe që rëndom ndodh me të gjitha partitë.
Gjithsesi, spektakli mbaroi të shtunën. Ky spektakël tregoi se si “i pijnë lëngun gotës se bardhë, kush i rri dardhës nën dardhë”!
Nesër, do të shohim fillimin, do të jetë apo jo i mbarë për të filluar gjysmën e punës që presin demokratët dhe shqiptarët.
Tashmë ska kohë më për spektakël, por për punë…
Sidomos për të rinjtë!