Që prej orës 08:00 të ditës së sotme ka nisur votimi për kreun e ri të PD-së. Lulzim Basha pritet të votojë rreth orës 11:00 pranë zyrave tek degës 8 në Tiranë. Ndërsa Gjergji Hani do të votojë rreth orës 10:00 te zyra qendrore e PD.
Kur Basha mori mandatin e tretë ka pasur 75 mijë anëtarë, ndërsa sot grupi që mban vulën e PD-së ka 25 mijë anëtarë në listë. Ky i fundit ka kundër jo vetëm Berishën dhe mbështetësit e tij, por dhe Gazment Bardhin e 15 deputetë, i cili anuloi zgjedhjet e kësaj të shtune.