Shkruan Zef Ndreka
Historia mbi 33-vjeçare e pluripartitizmit në Shqipëri, na tregoi qartë planin e hartuar të katovicës për të kontrolluar demokracinë, pse jo edhe ta konfiskuar plotësisht atë, è për ta patur përherë pronë të tyre.
Po a do të mund të konfiskohet demokracia nga pengmarrësit prej mbi 34 vitësh?
A do mund të deformohet deri në nënshtrim vullneti i votuesve, i zgjedhësve?
A do të mund të mbahet peng demokracia nga disa klane e familje vetëm për interesa përsonale?
A do mundet votuesi me qetësi e maturi, por edhe me dashuri me dt 11 maj, ditën e zgjedhjeve dhe të zgjidhjeve, të shporri me vota njëherë e pergjithmonë të korruptuarit, kriminelët, vrasësit, hajdutët e pronave publike e private. Të shporri me votë Sali Berishën së pari, që betejën e vazhdon duke mbajtur me gajret militantët e tij, e duke bashkëpunuar hapur me antishqiptarët?
A nuk është e vertetë kjo, kur shikon si tallet dhe nëpërkëmb ky i fundit demokratët, së fundi me foltorën dhe foltoristët, të cilën vetëm pas 24 orësh nga votimi për primaret, doli e deklaroi se ato nuk janë të rëndësishme dhe aspak përcaktuese për emrat e kandidatëve të 11 majit?
U manipuluan votat brënda primareve, u paguan ato brënda demokratëve, u krijua precedenti për manipulim.listash, e si pasojë edhe përçarje brenda konkurrentëve.
Është e kuptueshme se për Sali Berishën non grat-a nuk është aspak e lehtë të rezistoje kaq fort, të jetë kaq akuzues e agresiv si përherë, deri në daljet publike si program elektoral se do shkallmoje SPAK-un dhe Gjykatën speciale.
Sali Berisha dhe PD-ja nuk kanë program elektoral. Objektivi i tij nuk është per të fituar zgjedhjet, sepse e di shumë mirë se nuk i fiton dhe se nuk i gëzon. Ai do të arrijë vetëm forcë e parë e opozitës së re, me pretendimin se më pas do shpëtoje si lidër i opozitës.
Për më tej, ato i konsiderojnë zgjedhjet si radhë për të qeverisur.
A nuk bën shumë përshtypje kur vetëm disa fjali iu kanë mbetur në gojë:
Boll vodhët!
Është radha jonë!
Lindin pyetjet:
Radha për çfarë?!
Për të vjedhur sërish, për t’iu shitur detin grekëve, për të krijuar anarshi në Shqipëri, për të ndërtuar firma të reja piramidale financiare?
Për kontrolluar sërish sistemin e drejtësisë, për të minosur më tej demokracinë?
Ja që përgjigjet mbetën thjeshtë retorike dhe votuesi pikërisht për këto nuk do ta votojë PD-në. Sepse realisht nuk janë dhe nuk mund të jenë alternativë.
Radha për ndryshim ka ardhur dhe është tejkaluar. Është pikërisht Sali Berisha me prezencën e tij që e bën të pamundur rrokadën e pushtetit.
Lufta dhe beteja elektorale, kinse per demokraci bëhet vetëm për një qëllim misionar:
Të konfiskojnë demokracinë?
A do t’ia arrijnë?!