Për zarat “humanistë” të Edi Ramës!

0

Shkruan Bledian Koka

Simbas porosise se leshuar nga Roma, te gjithe letyrat publike servila e laskara te Edi Rames kane nisur te artikulojne refrenin se duhet te pranojme emigrantet e lindjes se mesme se keshtu tregojme mirenjohje per Italine qe na priti neve ne eksodin masiv te 1991-shit!

Fakt eshte qe kriza e emigranteve ne Italia nisi si efekt i Pranveres Arabe qe nisi ne 2010-en! Pra Italia dhe e gjithe Europa vuan pasojat e valave te vazhdueshme te emigranteve sidomos pas renies se regjimit ne Libi, Tripoli eshte porta kryesore e fluksit migrator nga Afrika drejt Europes!

Kriza e emigranteve kaq qe prej 2011-es qe eshte aty! 12 vjet me pas Edi Rama, po ai qe 2 vjet me pare gergufej publikisht se “Shqiperia nuk do jete kurre nje vend, ku vende te pasura te ngrejne kampe per refugjatet e tyre”, zbuloi se Shqiperia i paska nje borxh qe nuk ia paska kthyer Italise!

Shqiperia do ti jete perjete mirenjohese Italise per dyert e hapura e per mbeshtetjen e pakursyer per integrimin tone, por kjo nuk ka lidhjes me raporteve Shqiperi-Itali sesa me hallet personale Edi Rama-Girogia Meloni! I pari edhte i gatshem ta ktheje Shqiperine ne nje hale te botes vetem e vetem qe bota te heshte per hajnine e tij te perditshme ndaj shqiptareve.

Ndersa Giorgia Meloni ka nevoje per nje hale ku te shkarkoje premtimet e saj populiste djathtiste ekstreme per zgjidhje Deux ex-Machina te krizes se emigranteve. Italia ka pasur dhe kriza te tjera ne te shkuaren, por njekohesisht ka pasur dhe lidere te pergjegjshen qe Shqiperine nuk e kane pare si lecke per te fshire kepucet e tyre, perkundrazi i kane dhene nje dore gjithemone sa here e kane pare ne hall hallemadhen Shqiperi!

Kjo eshte miqesia, e kunderta eshte pazar i ndyre ne kurrizin e nje populli te pervuajtur e te perdhunuar, nga historia e nga politikanet, nga fati i madh i keq i te qenurit te vogel, nga pamundesia e pavetedija! Sot ne kemi nje kryeminister qe Shqiperine e ka perdorur si hale masive per iraniane, afgane e siriane e qe njekohesisht shtyp sifonin pa pushim per shqiptaret qe i perze!

Edi Rama do te kthehet ne Shqiperi me nje marreveshje te zeze e cila i zbardh karrieren politike vetem atij personalisht, ndersa shqiptareve u ngarkon barren e rende te pasigurise se nje rendi edhe kaq te llangosur!

p.s…ky eshte nje borxh qe Shqiperia dhe shqiptaret nuk ia kane askujt, aq me pak Giorgia Melonit e Edi Rames!

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu