Përse hesht deputeti Petro Koçi?!

0

Shkruan Vladimir Muçaj

Në verën e kaluar drejtuesi aktual i A.SH.K.-së Fier Arben Vojo i kallzuar tashmë për “Shpërdorim detyre” në të paktën 36 dosje iu servir opinionit fierak por jo vetëm , si një individ që përfaqësonte modelin e ri të drejtuesit që i duhej administratës publike.Ai ”Beni” sipas deputetit Koçi që mbante flamurin e promotorit të këtij individi, do të sillte revolucion në mënyrën dhe stilin se si drejtuesit e ndryshëm që na ishin servirur deri në momentin e emërimit në detyrë të Vojos.
Menjëhere pas marjes së detyrës deputeti nxitoi ta përshëndeste me idenë se më në fund në Fier po caktohej drejtues një njeri i zellshëm për punë , me moral të lartë dhe që do tu sherbente qytetareve fierakë me seriozitet e ndershmëri të padëgjuar më parë dhe se kjo “dorë”duhej mbajtur nga andej e tutje pra ky standard.
Shumica e opinionit u kuriozua dhe shpresëplotë se fjalët e deputetit ishin realiste mbajti sy e vesh se si do të rezultonte modeli “Beni Voja” në dretimin e një nga insitucionet më problematike në Fier.
Për hir të së vërtetës filluan anatemimin edhe drejtuesit në ikje dhe çdo drejtuesi tjetër rajonalë e vendorë të cilët nuk konsideroheshin seriozë ,ishin me nivel medioker dhe deri të korruptuar epitet këto të etiketuara nga deputeti i Fierit në foltoren e kuvendit.
Megjithë faktin që drejtuesi i ri reklamohej si etaloni qe do te perfaqsonte “erën e re të drejtimit” anashkalohej një detaj i vogël ,lidhja farefisnore që kishte edhe me një deputete të nderuar të Qarkur Fier.
Sot ,në kushtet që Vojos iu bë kallëzim penal për abuzim me detyrën si dhe pritet që ti hiqet liria nga S.P.A.K.-u në çdo moment në qyter ka pllakosur heshtja.Një lloj zhgënjimi lexohet në fytyrar e qytetarëve të cilët deri diku kishin besuar në fjalët dhe promocionin e Z.Koci dhe Znj.Dhima.Një shije të hidhur u la edhe socialistëve të thjeshtë lajmi se drejtori i plejadës së re kishte abuzuar me detyrën në të paktën 35 dosje.
Mbase do të ishte e udhës qe dikush të dalë e të kërkoj një lloj ndjese publike dhe të argumentojë pse u gabua shënjestër dhe pse nuk na rezultoi siç na u servir Beni .
Si do veprohet me “Benët” e tjerë që presin radhën për të mar ndonjë post publik që fenomene të tilla mos të hasen më në qytetin e Fierit .
Gjitha këto pyetje meritojnë një përgjigje nga dy deputetët e sipërpërmendur në mënyrë që qytetarët fierakë të ndihen të sigurtë se në të ardhmen nuk do te promovohen e emërohen të tillë soj abuzuesish me postet publike.! Të kuptohemi nuk kemi asgjë personale me Benin! Beni duhet të mësoj të eci vet si tek filmi “Beni ecën vetë”! Po ashtu për ta përmbyllur këtë refleksion të shkurtër timin do të thoja që dyshja e deputetëve duhet ti kërkojë një falje të lehtë edhe Benit për mbështetjen që i dhanë duke i dhënë “pushtet” më shumë sesa mund ta mbanin shpatullat e Benit!

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu