Pesë oficerë policie qëllohen për vdekje në Meksikë

0

Katër agjentë komunalë dhe një polic rrugor u qëlluan për vdekje në dy krime të veçanta në shtetin qendror Guanajuato, i konsideruar si më i dhunshmi në Meksikë, njoftuan autoritetet shtetërore të enjten. Me këto vdekje tashmë janë shtatë oficerë me uniformë të vrarë orët e fundit në Meksikë.

Ngjarja e parë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në qytetin Santa María del Refugio ku policët po kryenin patrullim dhe u sulmuan në mes të rrugës nga persona të armatosur.

Katër policë nga komuna e Celaya vdiqën në pritë, thanë në një deklaratë autoritetet vendase.

Pas sulmit, polica, Garda Kombëtare dhe ushtria aktivizuan një operacion në zonë në përpjekje për të gjetur personat përgjegjës. Prokuroria e Përgjithshme e Shtetit nisi një hetim për ngjarjen.

Në një tjetër ngjarje të ndodhur të enjten në afërsi të rrugës Juan Pablo II të komunës Celaya, një punonjës i policisë rrugore e qëllua për vdekje.

Guanajuato, një qendër bujqësore dhe industriale, është bërë shteti më i dhunshëm në vend për shkak të luftës së Kartelit të Gjeneratës sës Re Jalisco kundër grupeve kriminale vendase, duke përfshirë kartelin Santa Rosa de Lima, i cili me sa duket merr mbështetje nga Cartel de Sinaloa, shkruan Borderland Beat.

Shteti gjithashtu ka numrin më të lartë të vrasjeve të policisë në Meksikë, me rreth 60 vdekje në vitin 2023, sipas shifrave nga organizata civile vendase Causa en Común, e cila heton dhe nxit politikat publike për sigurinë.

Në gjithë Meksikën, 412 oficerë policie u vranë vitin e kaluar, një rritje prej rreth 2% krahasuar me vitin 2022.

Vrasja e pesë policëve ndodhi pak orë pas gjetjes së kufomave të dy policëve në komunën turistike Taxco, në shtetin jugor Guerrero.

Dy agjentët ishin raportuar të zhdukur që nga e marta kur shkuan në komunën e Pilcaya për të kryer një hetim dhe komunikimi me ta humbi.

Sipas mediave lokale, të dy kishin shenja torture në trup.

Në tetor 2023, 12 oficerë policie dhe Sekretari i Sigurisë Publike të komunës bregdetare Coyuca de Benitez u qëlluan për vdekje në një pritë në qytetin El Papayo, në shtetin e Guerrero.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu