“Plagosje e lehtë me dashje”, Prokuroria mbyll hetimet për dhunën ndaj fisit Maja

0

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për anëtarët e fisit Rraja, të cilët akuzohen për dhunën barbare ndaj dy kushërinjve, Bilbil e Jashar Maja në muajin korrik.

Ata janë dërguar në gjyq me akuzat e “plagosjes së lehtë me dashje” dhe “kanosje”.

Megjithëse kushërinjtë Maja kërkuan ekspertim të ri mbi dëmtimet e dhunës barbare, grupi i ekspertëve që e hartoi doli në konkluzionin se dëmtimet janë kryer me mjet të fortë prerës, por nuk janë të rrezikshme për jetën e të dëmtuarit.
Një muaj më parë, Prokuroria e Tiranës ndryshoi akuzën për anëtarët e fisit Rraja të cilët dhunuan në mënyrë brutale Bilibil dhe Jashar Majën.

Në nisje të hetimeve, personat e përfshirë në këtë ngjarje u akuzuan për “plagosje të rëndë me dashje, në bashkëpunim”, por më pas Prokuroria ka vlerësuar se hetimi duhet të vijojë për “plagosje të lehtë me dashje”.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu