Plasi sytë SPAK dhe KQZ/ Ja video me kasaphanë zgjedhore në Kuçovë! Burgu është më e pakta për këta

0

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar sërish lidhur me problematikat që sipas tij kanë ndodhur në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Vasili ka publikuar një video nga procesi i numërimit të votave në KZAZ në Kuçovë, teksa thotë se bandat e Rilindjes kanë qenë të pranishme në qendrat e numërimit.

POSTIMI I PLOTË

Plasi sytë SPAK dhe KQZ, ja kasaphana zgjedhore në Kuçovë!!
KZAZ Kuçovë krim shtetëror dhe elektoral i vërtetë!
Banditët e Rilindjes në tavolinat e numërimit në KZAZ bashkë me anëtarët për Këshill, numëruesit, Drejtorët e Bashkisë me konflikt të hapur interesi.
Një bordello e vërtetë vjedhjeje votash, që s’ka as më të voglën lidhje me administrimin zgjedhor!
Krim i pastër zgjedhor në bashkëpunim!
Burgu është më e pakta për këta dhe atje do shkojnë pa asnjë diskutim!

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu