Po u zbardh rasti i Martinajt shkon në burg gjysma e ish-drejtorëve të policisë

0

asti i zhdukjes së të shumëkërkuarit Ervis Martinaj është kthyer në një nga temat më të diskutuara në ShqipërI.

Për këtë çështje ka folur edhe ish-komisari i policisë, Dritan Zagani. Sipas tij, policia është e vonuar për zbardhjen e rastit.

“Përderisa kemi këtë shtet, policia është pasqyrë e këtij shteti. Përderisa kemi një ministër që thotë krimi sjell zhvillim, çfarë presim nga policia. Policia jo thjesht është e vonuar, por mund të përdoret edhe për propagandë për të kamufluar një tjetër gjë. Pse Martinaj ishte gjithmonë në komandë të lëvizjes së policisë? Komandonte shtetin me shumat marramendëse. Atë e ka marrë në qafë egoja e tij. Sa më thellë policia të shkojë, aq më shumë kupton se në çfarë llumi ka rënë.

Po të zbardhet e gjithë ngjarja, gjysma e drejtorëve të policisë përfundojnë në burg, gjithë shqiptarët janë të sigurt, por mua mu dha mundësia ta them publikisht”, tha Zagani.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu