Policia e Ramaduros rrethon Televizionin News 24, ndërpret me dhunë transmetimin

0

Forca të shumta policore kanë rrethuar mëngjesin e së shtunës godinën e News24 dhe mediave të tjera që janë pjesë e këtij grupi mediatik, duke mos lejuar gazetarët të hyjnë në ambientet e punës.

Pa një vendim gjykate dhe përtej çdo logjike, disa dhjetra njerëz me uniformë kanë rrethuar godinën pak përpara orës 07:00, ndërsa basjkë me Policinë ka qenë i pranishëm edhe Ardi Veliu, drejtori i KAYO, një shoqëri shtetërore e krijuar me vendim Qeverie, që ka si object të punës së saj prodhimin dhe tregtimin e armëve dhe materialeve ushtarake. Duket se edhe në këtë rast, Qeveria Rama ka zgjedhur të përdorë policinë, duke krijuar një rast që nuk ka lidhje me asnjë prej vendeve demokratike, kur një grup mediatik rrethohet me forca policore.

Gazetarja Klodiana Lala në një reagim në rrjetet sociale thekson se “Policia ka rrethuar këtë mëngjes godinën e News24, duke ndërprerë me forcë dhe pa asnjë paralajmërim sinjalin e transmetimit, në një akt të paprecedent ndaj medias së lirë”.

Lala thekson se punonjësit janë penguar të hyjnë në vendet e tyre të punës, ndërsa qytetarët janë privuar nga kanali më i madh dhe më i besueshëm informativ në vend.

“Ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj të drejtës kushtetuese për informim dhe ndaj lirisë së shtypit, që përbën themelin e çdo demokracie. Ngjarja e sotme shënon një precedent të rrezikshëm për shuarjen e zërave kritikë dhe vendosjen e kontrollit mbi informacionin publik”, thekson Lala.

Ndërkohë, gazetari Osman Stafa në një tjetër reagim thekson se Policia e Shtetit me urdhër qartazi politik ka rrethuar televizionin më të ndjekur informativ në Shqipëri. “Punonjësit nuk lejohen të hyjnë në redaksi, News24 nuk i lejohet të hyjë në transmetim të drejtpërdrejtë”, shkruan Stafa.

Grupi mediatik i ka drejtuar një thirrje urgjente partive politike, shoqërisë civile, organizatave të medias dhe ambasadave të huaja në Tiranë të reagojnë menjëherë dhe të ndalin këtë veprim të dhunshëm, duke garantuar rikthimin pa vonesë të transmetimit dhe respektimin e plotë të fjalës së lirë.

“Çdo minutë heshtjeje e imponuar ndaj medias është një plagë e hapur për demokracinë”, thuhet në një reagim.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu