Sali Berisha ka reaguar pasi Policia i refuzoi të drejtën për të protestuar përballë Kryeministrisë më 6 dhjetor, e cila përkon me ardhjen e liderëve europianë në kuadër të Samitit të BE që do të mbahet në Tiranë.
Berisha i quajti drejtuesit e Policisë “vasalë të Edi Ramës”, të cilët sipas tij, nuk njohin ligjet e Shtetit dhe Kushtetutën. Mos-dhënia e lejes nuk e pengon Berishën të ftojë militantët e PD-së të protestojnë.
“Ai refuzim është nul, i paqenë, tregon fytyrën e vërtetë të këtij regjimi nga populli opozitar i cili më datë 6, në ora 12.00, do të vërshojë në Bulevardin e Tiranës. Ëndrrën europiane e kanë më të çmuarën për fëmijët dhe të ardhmen e tyre”, tha Berisha…!!