Shkruan Zef Ndreka
Institucioni i shpirtit dhe i qytetit janë analogë. Ato nuk janë thjeshtë një analogji statike apo strukturore.
Duke qënë në prag fushatë elektorale për zgjedhjet vëndore (në fakt kanë filluar prej disa muajsh), e shoh të domosdoshme të analizojmë lidhjen ndërmjet shpirtit dhe qytetit , sidomos për kandidatët e partive për të marrë pozicionin e kryebashkiakut të çdo bashkie në vënd.
Qyteti dhe shpirti individual kanë pjesë të ngjashme dhe marrëdhënie ideale midis këtyre pjesëve është identike.
Analogjia mes tyre është dinamike dhe shumë funksionale. Sepse qyteti përherë funksionon dhe duhet të funksionojë si shpirt dhe shpirti funksionon si një qytet.
Prandaj kjo lidhje, kjo analogji ndërmjet këtyre institucioneve prodhon dhe duhet të nxisë efekte të dyfishta; të psikologjizojë qytetin, të politizojë shpirtin.
Këto përbëjnë kushtin e mundësive për të ndërtuar edhe në politikë “drejtësinë” , njëkohësisht në të dy polet e kësaj anologjie.
Por si ndodh realisht në Shqipëri në përzgjedhjen e kandidatëve që do të drejtojnë pushtetin vëndor, që do të administrojnë pushtetin?!
A kanë lidhje kryebashkiakët e sotëm dhe kandidatët nesër me shpirtin dhe qytetin ?! Apo janë vetëm përzgjedhje e pështirë e kryetarëve të partive si gjithmonë?!
Sigurisht, deri më tani asnjë lidhje!
Kemi raste që shumë kandidatë, sidomos nga socialistët kanë qënë të dënuar me vëndime gjykatash , kriminelë të njohur nga shteti e qyteti , të tjerë pjesëmarrës në organizata kriminale dhe rrjete shpërndarje drogash.
Kemi Erion Veliajn , bashkiakun që betonizoi Tiranën dhe preku qiellin e saj me kulla pa fund, e kemi të akuzuar edhe për vrasjen e një fëmije në Tiranë.
Po ashtu, në hetim shumë kryebashkiakët të tjerë për korrupsion.
Të gjithë këto, janë njerëz të përjashtuar praktikisht nga këto institucione që i përmendëm, pra nga i shpirtit dhe i komunitetit.
Shpirti i tyre është kundër qytetit dhe qytetarëve . Bashkinë, këto lloj kriminelësh, e kanë përdorur vetëm si karrem për tu pasuruar , për të vjedhur paratë e taksave të qytetarëve dhe të buxhetit të shtetit , gjithnjë në bashkëpunim me pushtetarët e qeverisë dhe oligarkët . Kjo spjegon krijimin e strukturave të organizuara kriminale në bashkitë më të mëdha në vëndin tonë si në Tiranë , në Elbasan , në Durrës dhe në Fier.
Lehtësia e përfshirjes së tyre në këto organizata kriminale , gjithnjë ka patur mbështetjen e hapur dhe burimin nga Kryeministri i vëndit , krimineli tjetër Edi Rama, i cili në ngjashmëri dhe ortakëri me ministrat dhe kryebashkiakët , nuk ka shpirt , nuk i don as qytetët , as qytetarët , as vëndin,
sepse mungon drejtësia , kjo është e gjitha!
Hierarkia e komandës dhe e pushtetit e ka shkatërruar për shumë vite drejtësinë në qytete dhe në gjithë vëndin.
” Një njëri është i drejtë në të njëjtën mënyrë në të cilën qyteti është i drejtë, dmth , kur pjesa racionale ushtron komandën dhe pjesa e zemëruar është subjekti dhe aleati i tij “.
Prandaj, politizimi i shpirtit konsiston në të menduarit e tij si të ndarë në një shumës të përcaktuar qëndrash motivuese, energjishë psikike që kanë qëllime të ndryshme dhe që mund të hyjnë në konflikt me njëra-tjetrën, duke prodhuar atë stazë , atë “luftë civile të vetvetës “, në të cilën konsiston sëmundja morale e shpirtit.
Por që nga ana tjetër mund të krijojë një sistem aleancash, një hierarki komanduese të përbashkët nga e cila varet mirëqenia e shpirtit e quajtur “drejtësi”.
Njeriu dominohet nga një instikt parësor i shtypjes, nga dëshira për të qënë i suksesshëm në luftën për përvetësimin e të mirave , suksesit e pushtetit.
Ky instikt shpjegohet me praninë në shpirt të fuqive irrazionale. Politika e shpirtit është e aftë të përmirësoje cilësitë psikologjike të individit njerzor, të vëndos një marrëdhënie të drejtë të fuqisë psikike, që e bën atë “më të mirë”, “më të fortë” se vetvetja.
A nuk ka ndodhur kështu me përsonalitetët e vëndeve europiane , angleze dhe amerikane , që betohen në Bibël kur marrin pushtetin?!
Nga ana tjetër, psikologjizmi i qytetit , pra ta bësh atë të mendueshëm si shpirt kolektiv, nënkupton shëlbimin e dimensionit politik nga një irracionalitet i pashmanshëm , pra, identifikimin e pranisë së një parimi racionaliteti edhe brënda trupit politik .
Vetëm kështu, të përzgjedhurit mund të ushtrojnë një rol udhëheqës edhe në qytet edhe në gjithë vëndin , dhe të mbetën në histori.
Është koha të mendohemi mirë e të përzgjedhim pastaj më të mirët e më të devotshmit pa sëmundje morale në shpirt.
Promoted Content