Shkruan Zef Ndreka
Të përballemi në fushatën zgjedhore me gogolin Berisha! Kjo është dëshira e vërtetë e socialistëve. Këtë dëshirë kanë zgjedhur si taktikë elektorale duke patur parasysh gogolin Berisha të mundur me mbi 1 milionë vota në zgjedhjet e fundit të tij, me emrin e tij. Dhe këtë dëshirë, përmes taktikave përceptuese për shqiptarët, socialistet e artikulojnë lehtësisht dhe qëllimisht për dy arësye.
E para, socialistët nuk duan të faktorizohet PD-ja zyrtare si alternativë qeverisëse dhe për këtë, aktivizojnë deri Komisionerin Celibashi, këtë bandit të votës së lirë, ta bllokojë me absurditetet e tij. Socialistët kanë frikë nga përballja me një parti me orientim të qartë euroatlantik, proamerikan. E dyta, për të polarizuar më tej elektoratin, për të krijuar përceptimet se opozita reale është përsëri gogoli Berisha non grata, dhe si e tillë, non grat-a për PD-në, do të jetë edhe rezultati që do prodhohet nga votuesit shqiptarë! Kjo është e verteta e politikës socialiste të përceptimeve. Gjiknuri dje, duke shpalosur programin dhe pritshmërinë e zgjedhjeve, deklaroi se PS-ja do të marrë deri 55 bashki. Që do të thotë se socialistët do të fitojnë plot 84% të bashkive!
Megjithëse kanë premtuar të mos kenë të propozuar kandidate të inkriminuar me drejtësinë, megjithse kanë deklaruar se nuk do ketë vjedhje votash dhe manipulime, Gjiknuri kërkon përsëri tërmet! Dhe e premton tërmetin politik plot 8.4 ballë, që do shuante gogolin Berisha përfundimisht nga politika. Por Berisha është nga ai lloj gogoli bishë, që nuk pyet dhe nuk i intereson rezultati i zgjedhjeve. Ai luan vetëm për tu bërë faktor në politikë dhe sëbashku me Ramën dhe Metën të mbajnë peng politikën dhe ndryshimin. Politika e përceptimeve nga ana e socialistëve, në radhë të parë nuk i bën mirë vëndit, por as vetë PS-së. Nga ana tjetër, tregon se PS-ja nuk paska kuptuar asgjë nga politika amerikane që i ka shpallur publikisht kufomat politike, dhe që do vazhdojë ti shpallë në të ardhmën. PS-ja, ska pse e përmend Berishën, as nga goja e Celibashit. Berishën e kanë mundur! Por politika me përceptimet politike është shumë e kaluar, e rrezikshme për demokratët dhe demokracinë, ajo i shërben si në ’97-tën faktorizimit dhe rikthimit të gogolit… pastaj vetë kreret apo drejtuesit e PS-së të kërkojnë e të vazhdojnë ti nënshtrohen ose të bëjnë ortakëri me të. Nqs socialistët nuk e kanë kuptuar non grat-ën deri më sot, dhe ardhmërinë e tij dhe familjarëve në politikë, atëherë krerët e PS-së tregon se e kanë lidhur fatin politik dhe përsonal me Berishën non grat-a , me gogolin, me bishën.
Promoted Content