Shkruan Zef Ndreka
Si gjithnjë u verejtën këto dy politika, pikërisht në Bashkinë Lezhë, ku përmbytjet nga shirat e shumta sollën disa dëmtime në komunën e Shënkollit dhe të Zejmenit.
Në këtë rast të fatkeqësisë natyrore, pati dallim të madh midis politikës së përgjegjshme të Bashkisë Lezhë duke punuar dy tre ditë pa ndërprerje për të eliminuar pasojat e përmbytjeve dhe politikës performative të deputetit të opozitës, ku dallimi bëhet shumë i dukshëm.
Aty ku banorët kishin nevojë për koordinim, logjistikë, ndihmë dhe menaxhim real të situatës, u shfaq papritmas prirja për ti përdorur fatkeqesitë si kapital politik. sidomos kur dëmet dhe emocioni publik janë të larta.
Edhe pse përmbytjet, zjarret dhe tërmetet nuk mund të ndalohen as nga qeveritë qëndrore, as nga ato vendore, vetëm menaxhimi i pasojave është plotësisht në dorë të autoriteteve të institucionit.
Dhe përgjegjësia institucionale e Bashkisë Lezhë me kryetarin Pjerin Ndreu u tregua, me mobilizimin e emergjencave civile, me paralajmërimet e mëparëshme të motit dhe komunikimet me banorët e zonave të prekura, me rindërtimin e argjenaturës së dëmtuar, me furnizimin me ndihma dhe ushqim për kafshët duke mobilizuar në kohë rekord edhe kapacitete të kompanive të ndryshme që ndihmuan me makineri të rënda për stabilizimin në kohë rekord të situatës dhe vazhdimin normal të jetësës. Këto ishin veprimet konkrete të Bashkisë Lezhë që testuan kapacitetin e shtetit dhe jo retorikën.
Por deputeti i opozitës gaboi kur u mundua ta ktheje fatkeqësinë në show!
Si opozitë, apo si deputet i saj, ka si detyrë të thotë fjalën, të kritikojë, të monitorojë keq-menaxhimin nëse ndodh. Por kur zgjedh të hyjë në ujë për foto me çizme, të përdorë dronë vetëm për video të rrjeteve sociale, të hedhë akuza pa u përfshirë në zgjidhje konkrete, atëherë politika humb fisnikërinë dhe bëhet propagandë në kurriz të njerëzve të dëmtuar.
Në të tilla momente, qytetarët, fshatarët apo banorët në pergjithësi, nuk kanë nevojë për imazhe simbolike, por për koordinim midis pushtetit qendror e lokal, për transparencë dhe ndihma konkrete, kanë nevojë mbi të gjitha për solidaritet pa slogane.
Po të ishte opozitarë i vërtete, edhe pse deputet, në emër të opozitës moderne mund të organizonte vullnetarë dhe ndihma konkrete, në vend të selfeve dhe intervistave shterpë, e të artikuluara shumë poshtë nivelit mesatar.
Deputeti që vuan për të rënë në sy të doktorit, mund të bënte kritika, por jo spektakël mbi tragjedi.
Ja pra që ndodhin edhe fatkeqësitë natyrore, të cilat janë provat më të pastërta të karakterit të klasave politike, ku pushteti lokal-Bashkia Lezhë matet me veprimet, ndërsa opozita me deputetin e saj, matet me dinjitetin e reagimit si marketing politik.
Janë momente ku së paku deputeti i opozitës, më mirë të heshtë, ndërsa Bashkia të vazhdojë të punojë..








