Portofol elektronik! Biznesmenit i merren 200 mijë Euro në Tiranë

0

Sekuestrohen rreth 200 mijë Euro në Tiranë. Shpallet në kërkim administratori i një subjekti që shërbente për këmbimin e parave duke i hedhur në portofole virtuale dhe anasjelltas.

Procedohet në gjendje të lirë një punëtor i këtij subjekti. Sekuestrohen 60 665 euro të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme si dhe dy llogari me kriptomonedha, me vlerë 135 000 euro.

Administratori në kërkim është R. N. 48 vjeç, banues në Kosovë. Ai administronte një subjekt në të cilin kishte punësuar R. B.

Klientët e këtij subjekti këmbenin para duke i hedhur në portofole virtuale dhe anasjelltas, të padeklaruara pranë organeve kompente dhe që nuk gjurmohen për origjinën e tyre.

Gjatë operacionit u sekuestruan 60 665 euro të përftituara nga kjo veprimtari e paligjshme si dhe dy llogari me kriptomonedha, me vlerë 135 000 euro, 2 kompjutera, 1 laptop, dhe një aparat celular.

Çfarë është një portofol elektronik?

Një portofol elektronik është program kompjuterik, i cili i lejon përdoruesit të ruajë para elektronike dhe ta përdorë atë për të bërë pagesa pa para në internet. Një portofol elektronik është në thelb një analog i një llogarie bankare.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu