Presidenti i Iranit braktis intervistën me CNN pasi gazetarja refuzoi të vinte shami

0

Presidenti iranian Ebrahim Raisi  u tërhoq nga një intervistë e planifikuar prej kohësh me gazetaren ndërkombëtare të CNN, Christiane Amonpour  në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork të mërkurën, pasi ajo refuzoi kërkesën e minutës së fundit për të mbajtur një shami në kokë.

Rreth 40 minuta pasi intervista ishte planifikuar të fillonte dhe presidenti ishte vonuar, një ndihmës i tha Amanpour se presidenti i kishte sugjeruar që të mbante një shami në kokë. Amanpour e “refuzoi me mirësjellje”.

Amanpour, e cila u rrit në kryeqytetin iranian Teheran dhe flet rrjedhshëm gjuhën vendase, tha se ajo mban një shall në kokë ndërsa raportonte në Iran për të respektuar ligjet dhe zakonet lokale, “përndryshe nuk do të mund të vepronte si gazetare”. Por u shpreh se nuk do të mbulonte kokën për të kryer një intervistë me një zyrtar iranian jashtë një vendi ku nuk kërkohet.

“Këtu në Nju Jork, apo kudo tjetër jashtë Iranit, kurrë nuk më është kërkuar nga asnjë president iranian, dhe unë kam intervistuar secilin prej tyre që nga viti 1995, qoftë brenda apo jashtë Iranit, asnjëherë nuk më është kërkuar të mbaj shall në kokë”, tha ajo në programin “New Day” të CNN të enjten.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu