“Prestige Resort” e Irfanit, pronarët: Gjendje e tensionuar në Golem

0

Fadroma e IKMT, policia e rendit dhe forcat xheniere kanë ndërhyrë sërish sot te “Prestige Resort” në Golem, pronë e ‘Hysenbelliu Group”.

Sipas pronarëve të resortit, policia ka shkuar në “Prestige Resort” herët në mëngjes pa paralajmërim me forca të shumta dhe kanë detyruar punonjësit të dalin jashtë, ndërsa thonë se situata është tepër e tensionuar.

Në perimetrin jashtë resortit të Irfanit është vendosur dhe një shirit të verdhë dhe nuk lejohet asnjë lëvizje.

Kjo është ndërhyrja e dytë herë brenda pak muajve, pas aksionit të gushtit, kur IKMT-ja prishi pishinat dhe rrethimin, ndërsa autoritetet thanë  se nuk ishte respektuar projekti fillestar. ‘Hysenbelliu Group” kundërshtoi, duke thënë se ky ishte një sulm politik, pas qëndrimeve të forta editoriale të mediave që zotëron, ku ka denoncuar korrupsionin e lartë qeveritar dhe abuzimet e shumta të qeverisë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu