koka

nr. 104 / 19 maj 2007

alukit

 

Condolezza Rice: Albania OK!

nga Sokol Pepushaj

Pak kush shpresonte se dorėheqja e papritur e ministrit tė jashtėm Besnik Mustafaj, do mund tė kapėrcehej pa njė faturė, mėsėpaku demoralizuese, pėr diplomacinė shqiptare. Por rimodelimi i vazhdimėsisė pėr vazhdim, pėrbėn njė risi filozofike tė zhvillimit tė iniciativave tė qeverisė shqiptare nė ridimensionimin e shpejtė e tė vrullshėm tė ndėrmarrjeve vėrtet destinuese, ofensive. Podi i diplomacisė nė dukje i krisur, u monolitizua qė nė momentet e para, kur ministri i ri i jashtėm Lulėzim Basha mori pėrsipėr, njė rrisk, fillimisht tė fragmentizuar, por qė shumė shpejt bėri formėsim gjenial. Sapo kreu i diplomacisė mori ok-ejin nga presidenti e parlamenti, pa shkuar nė zyrė, u nis drejt Brukselit. Hiperbolizimi i kataklizmės qė lėshoi opozita, shumė shpejt nuk mori bekimin, as nga vetė ajo, pasi diagnostifikimi dha rezultate perfekte. Tur diplomatik shumė i suksesshėm nė shumė vende tė Europės Juglindore, me njė gjuhė e mesazh relativ, ku ambasadorėt e Kėshillit Europian, madje edhe Olli Rehn, Havier Salana etj., vlerėsuan diplomatin e ri si njė “rels” qė pėrballon gjithė rrymat e “strujės”, pa emocione tė nxehta edhe pėrballė serbėve a rusėve.

Analiza, me vetėdije ose jo, kish vėnė nė pikėpyetje takimin e planifikuar me 8 maj nė Washington tė kreut tė dorėhequr tė diplomacisė Mustafaj, me sekretaren Amerikane tė Shtetit Kondoliza Rajs. Por “dėshpėrimi” u la bukur fort, pas krahėve tė thashethemnajave tė kulisave politike. Njė takim e pėrfaqėsim historik, kapėrceu ēdo parashikim tė zgjidhjes sė ekuacionit me shumė tė panjohura, duke e “ngjyrosur” fasaden e diplomacisė shqiptare me modele integruese, me modele civilizuese, me modele perėndimore, duke e treguar se aty ku rri urtėsia ėshtė edhe kryet e vendit. Tė gjithė shqiptarėt nė botė e kanė ndjerė veten shumė mirė nga njė pėrfaqėsim dinjitoz, autoritar. Kryediplomati Basha, ndoshta gjetja mė e zgjuar e Berishės personalisht, pas lakmive tė atij “podiumi”, pėrmbush deri nė infinit vullnetin e njė diplomacie potente nė mbėshtje tė njė pavarėsie tė kushtėzuar pėr Kosovėn, brenda oazit tė patjetėrsueshėm, tė paraqitur tanimė si zgjidhjen mė tė sheshuar e peshuar nga Kryenegociatori i Statusit Marti Ahtisari. Qėndrimi rreth pavarėsisė sė ?nguar e tė mohuar tė Kosovės, me njė anglishte tė pėrsosur tė shefit tė diplomacisė sonė, ka bėrė qė Kondoleza Rajs ta vlerėsoi nė maksimumet e mundshme Shqipėrinė, pavarėsisht ēdo lloj zgjidhjeje qė mund tė marrė problemi nė fjalė qė mund tė ndikohet edhe nga loja serbe nė pak ditė – netė.

Gjithsesi, Shqipėria ka njė performancė edhe tė parė me lente, simpatike. Nė gjuhėn e funksionimit tė konjukturave dhe pėrligjjeve teknike per triumfe, merita ka edhe zėvendėsministri i Punėve tė Jashtme Anton Gurakuqi, me tė cilin, si Mustafaj, edhe Basha, alternojnė lobingjet e politikat relative, brenda moralit e interesit diplomatik.

Janė kėto qasje tė dukshme nė turravrapin drejt vullnetit pėr ta vendosur me dinjitet Shqipėrinė nė podin qė vizita e Presidentit Amerikan Xhorxh Bush me 10 qershor nė Shqipėri, tė vlerėsohet, veē tė tjerash edhe si pėrgjegjėsi e madhe, nė pėrmbushje tė moralitetit, nė kryerjen e shanseve tė kombit tonė, pėr garanci e rrugė tė suksesshme, rreshtazi e barabar me aleatėt perėndimorė, pėr njė Ballkan tė qetė.

Nė politikė shanset nuk vijnė vetė. Nėse rrethanat ndihmojnė nė krijimin e tyre, bėhen efektmira kur nė skalion radhiten atribues e gjenerues.

Pra Shqipėria e kaloi kryqin e kryqėzimit, ku rrethrrotullohej rreth vetes. Ėshtė nė udhėtim...

 

Aty ku vetmia e prindėrve kėlthet

Prindėrit Radohina, Maria dhe Nikolla, banojnė nė njė shtėpi tė vogėl nė Bardhaj, fshat pranė Shkodrės, qė ėshtė nė periferi tė saj, por pėr nga mjerimi, duket sikur e ka qytetin mijėra kilometra larg. Bėmė njė shėtitje nėpėr fshat tė shoqėruar nga L.M., qė na u lut tė mos e identifikonim pėr shkak se ato gjėra pėr bashkėfshatarėt e tij mund t’i sjellin telashe edhe pse ai nuk pėrmendi edhe ne nuk po shėnojmė askurrgjė fyese nė drejtim tė tyre.

Fshati Grudė e Re nuk dallon shumė nga fshatrat e tjerė tė Shqipėrisė, ku mungon lulja e rinisė, ajo forcė qė do t’i jepte njė kuptim jetės nė kėto pejzazhe kaq tė dashura pėr tė gjithė ne. Shtrėngimet ekonomike i kanė detyruar tė rinjtė tė marrin rrugėt e botės dhe prindėrit e tyre jetojnė kėshtu nė pritje tė ndihmės financiare, tė eurove nga Europa e tė dollarėve nga SHBA.

Dhe pas tri-katėr dėrgimeve, prindėrit e dinė qė do tė vinė vetė ata, djemtė, vajzat e tyre e do tė rrinė disa ditė tė lumtur rreth sofrės sė shtėpisė, duke treguar pėr Italinė, Greqinė, pėr Zvicrėn dhe brigjet amerikane.

Por ka edhe djem qė nuk priten tė vijnė. Malli pėr ta ėshtė mė i madh, por prindėrit e dhembshur i vėnė njė gur zemrės. Tė tillė janė Maria dhe Nikollė Radohina, prindėrit e Prekės dhe Gjinit. U bėnė pothuaj 10 vjet tashmė, qė nga ajo ditė e mallkuar qė Prekės 18-vjeēar, gati fėmijė, iu desh pėrballė ca tė pafeve, ca kriminelėve, tė mbante anėn e motrave, misionareve katolike, qė u ndodhėn pa mbrotje dhe u dhunuan.

Trokitėm nė portė. Atė na e hapi nana e Gjinit dhe Prekės, zonja Maria. I thamė qė gazeta do tė pasqyrojė vetminė e prindėrve nė rrethinat e Shkodrės. Na priti mirė e na gostiti. Shtėpia dukej e mbajtur mirė, ani se djemtė mė tė mėdhenj nuk ndodhen mė aty, motrat janė larg aty ku janė martuar dhe djali i fundit ėshtė njė i mitur qė nuk e mbush boshllėkun.

Nikolla ėshtė i moshur dhe i sėmurė dhe punėt e bujqėsisė ai nuk i mbulon dot me fuqitė e tij tė pakta. Dhe menjėherė biseda shkon te djemtė e mėdhenj qė mungojnė. E tregon pėr Prekėn qė nuk dihet se ku ėshtė: thonė nė Amerikė e thonė nė Kanada. Na krijohet pėrshtypja se ai e di saktė adresėn e djemve, por druhet nga ne.

Nėna Marie ankohet se koha e Partisė sė Enver Hoxhės nuk ka kaluar tamam, ajo nuk e kupton se si atij qė i del krah motrave misionare, nuk i del krah njė shtet me ushtri e polici, por e lė djalin e tyre nė mėshirėn e kriminelėve qė e kanė dorėn e gjatė, qė e kėrkojnė djalin ku ėshtė e ku nuk ėshtė.

E pyesim Nikollėn se pėrse keqbėrėsit, ata qė sulmuan motrat misionare, vazhdojnė ta kėrkojnė Prekėn. “Po, Preka i kallxoi nė polici, e policia i shtini nė burg. Mandej ata dolėn. Flitet se njeni prej tyne asht vra. Por djali jonė nuk ka dorė nė tė. Dhe jam i sigurt se askush nuk e ka vra pėr turpin qė bane me ato femna tė krishtena”, na thotė ai.

I lėmė Marien dhe Nikollėn nė vetminė e tyne tė shqetėsuar dhe shkojmė mė tej nė fshat duke hedhur hapat mes bahēeve tė papunuara ngaqė krahėt e punės pėr to, janė larg, shumė larg, pėrtej deteve e oqeaneve.

Shumė pleq janė tė vetmuar dhe shumė shtėpi po rrėnohen sepse tė rinjtė e kanė braktisur vendin dhe prindėrit e tyre po vdesin.

E, ne largohemi nga Bardhaj duke marrė me vete njė trishtim qė nuk na ndahet. Dhe pas kėtyre vetmive qė kėlthasin, brenda nesh njė pyetje klith akoma mė shumė: “Deri kur kėshtu?”.

Redaksia

 

Saba D’Elia ambasadori i ri i Italise ne Shqiperi

Saba D’ Elia do te jete ambasadori i ri i Italise ne Shqiperi. Ai do te zevendesoje ne kete detyre ambasadorin aktual Atilio Massimo Ianucci, i cili eshte emeruar drejtor i pergjithshem per Azine, Oqeanine dhe Antarktiden ne Ministrine e Puneve te Jashtme te Italise. Ambasadori i ri i Italise ne Tirane, Saba D’ Elia aktualisht sherben ne shtabin e kordinimit prane Sekretarise se Pergjithshme ne Ministrine e Puneve te Jashtme te Italise. Me heret, D’ Elia ka qene ambasador i Italise ne Bosnje- Hercegovine. Ai eshte laureuar ne Shkenca Politike prane Universitetit te Romes ne vitin 1971 dhe futet ne karrieren diplomatike ne vitin 1974. Nder postet qe ka mbuluar gjate karrieres se tij, pasi ka sherbyer prane Drejtorise se Pergjithshme te Personelit dhe te Administrimit, ne mes 1976 dhe 1983 eahte Zevendeskonsull i Pare ne Zyrih dhe Sekretar i Pare Tregtar ne Berlinin Lindor (RDGJ). Pasi eshte rikthyer ne ministri, nga 1983 deri me 1985 eshte ne Drejtorine e Pergjithshme  te Ceshtjeve Politike. Ne 1985 eshte shef i Sekretarise se Drejtorise se Pergjithshme te Personelit dhe te Administrimit. Nga 1989 deri ne 1996 eshte Keshilltar dhe me pas Keshilltar i Pare prane Perfaqesise se Perhershme te Italise ne OKB ne Nju Jork dhe sekretar i pare ne oske. I kthyer ne Rome, ne mes 1996 dhe 2000 eshte shef i Sekretarise se Drejtorise se Pergjithshme per Ceshtjet Politike dhe me pas ne Drejtorine e Pergjithshme per vendet e Evropes, nen varesine direkte te Drejtorit te Pergjithshem. Eshte emeruar Minister i Plotfuqishem ne vitin 2000.

Ambasadori i ri i Italise ne Tirane, Saba D’ Elia ka lindur ne Napoli me shkurt 1948.

Blerti DELIJA

 

Pėrēarja e Partisė Demokratike fuqizon lėvizjen pėr zhvillimin kombėtar LZHK

Pėrfaqėsues tė kryesisė sė LZHK vizituan Malėsinė e Madhe dhe u takuan me ish zyrtarė dhe pėrkrahės tė Sali Berishės dhe tė Partisė Demokratike, qė nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr janė zhgėnjyer me Partinė Demokratike dhe drejtuesit e saj nė Tiranė. Qėllimi i takimit ishte angazhimi dhe riorganizimi i tė gjithė kundėrshtarėve tė Berishės dhe tė Kryesisė sė PD-sė si dhe hartimi i njė metingu tė madh prefektural.

Mediat nuk ishin tė informuara pėr kėtė takim nga qė takimi kishte tė bėnte me disa kundėrshtarė direkt tė Kryeministrit Sali Berisha. Media mėsoi pėr takimin kur Pjerin Spathari, ish kryetar i komunės Kastrat, u ndalua nga forcat e Shikut pas kėtij takimi dhe u mbajt pėr 10 orė, ku ai bėri tė ditur se Shiku e kishte rrahur dhe torturuar atė, dhe siē pohonte ishte e tmerrshme pėr mua pasi mėnyra e tė rrahunit, torturave ishin tė njėjta me ato qė kishte provuar nė vitin 1991 ndryshim kishte vetėm ngjyra e burgut dhe pajisjet.

Ai tha se “nė kėtė takim morėn pjesė kryesisht ish-zyrtarė tė tjerė tė Partisė Demokratike dhe pėrfaqėsues tė familjeve tė persekutuara nga rregjimi komunist dhe tė harruara nga rregjimi i ri berishjan qė tani janė haptas kundėr Berishėd dhe janė bashkangjitur LZHK-sė. Ndalimi qė na bėri Shiku, nė emėr tė Berishės, ka fuqizuar bidjet tona se Berisha po na pėrgjon nga afėr na ndjek dhe nė mėnyrė tė organizuar me ēdo kusht ai kėrkon shkėputjen tonė nga politika, heqjen dorė nga kėrkesat tona legjitime ndaj proės dhe fjalės sė lirė. Nisur nga ky fakt neve na kėrkohet t’i bashkangjitemi LZHK dhe tė jemi tė organizuar me qėllim qė tė bėhemi forcė e tretė politike dhe faktor politik nė Shqipėri.

Zoti Spathari pėrmendi dhe tre emra tė tjerė qė Shiku kishte arrestuar gjatė datės sė 02 Majit 2007 nė intervalin prej 3-4 orėsh mbasi kishte mbaruar takimi qė ata ishin Nikoll Volaj, Paulin Prekaj dhe 64 vjeēari Gjon Lumaj. Megjithatė, ai tha se pėrēarja nė Partinė Demokratike ka fuqizuar dhe po vazhdon ta fuqizojn LZHK nė kėrkim tė njė force tjetėr politike, ndryshe nga PD-ja e tanishme. “Sulmet e Berishės kundėr nesh dobsojn Partinė Demokratike dhe fuqizojnė LZHK-nė” tha ai. Dhe se ne nuk do tė ndalemi tani edhe ma tepėr jemi tė bindur se PD me nė krye Berishen nuk ėshtė dhe nuk reformohet por ēdo ditė ajo degradon nė kundėrshtim me moralin e atyre qė e aspiruan, e formuan.      

Vasel Gilaj

 

Zemra e madhe e Italise per shqiptaret

Italia po pergatitet te cele portat e saja per Shqiperine dhe shqiptaret. Vendi i pertej Adriatikut po ve ne zbatim nje seri procedurash te cilat pervec se i japin dinjitet te huajve, mes te cileve padyshim edhe shqiptareve, krijon hapesira te reja per natyralizimit por edhe bashkimin e familjeve dhe punesimin. Rreth 300 mije shqiptare, pjesa me e madhe te legalizuar ne vendin mikprites, do ta ndjejne veten me shume evropiane, duke iu afruar barazise ne te gjitha drejtimet me italianet, fale nje politike te ndjekur dhe qe do vihet ne zbatim nga qeveria Prodi. Po cilat jane keto lehtesira? Jane te shumte shqiptaret, te cilet iu drejtohen perfaqesive diplomatike italiane ne Tirane apo konsullatat e Shkodres dhe Vlores, per te gjetur nje pune ne Itali. Deri me tani, viza e punes mund te merrej vetem 1 vjecare, dhe mbajtesi i saj, pak para skadimit, duhej te paraqitej prane selive diplomatike per rinovimin e saj. Kjo, duke humbur mjaft kohe te vlefshme dhe para si pasoje e mos paraqitjes ne pune, pa llogaritur edhe qendrimin ne vendlindje gjate kohes qe duhej per marrjen e vizes se re te punes. Tashme, vizat e punes do te jene 3 vjecare dhe nuk mbaron me kaq.

Edhe ne rast te heqjes nga puna, punetoret shqiptare do te kene te drejten edhe te nje vize tjeter 1 vjecare, ne kerkim te risistemimit. Perfitojne lehtesira maksimale, te gjithe punonjesit qe kane nje kualifikim apo edhe nje “talent” sic mund te jene mjeket, infermieret, tekniket e ndertimit, studentet, hidrauliket, juristet etj. Bashkimet familjare tashme do te jene me te lehta. Llogaritja e limitit te te ardhurave do te behet duke u mbeshtetur jo vetem nga pozicioni individual I kerkuesit te nenshtetesise, por edhe ne raport me te ardhurat e te gjithe familjes. Kjo do te mundesoje dhenien e nenshtetesise edhe per grate shqiptare shtepiake, ne rastet kur burri disponon te ardhura te mjaftueshme te dokumentueshme dhe qe plotesojne nevojat familjare. Me heret,  perllogaritja e ketyre te ardhurave, behej vetem ne momentin e aplikimit, ndersa tani edhe gjate kohes se pritjes se pergjigjes, nese do te kete shtim te te ardhurave, ato do te perllogariten, duke lehtesuar marrjen e nenshtetesise. Te paturit e nje residence te qendrueshme ne Itali, qe per jokomunitaret eshte 10 vjet, eshte zbutur si kriter. Mund te tolerohen edhe disa spostime te perkoheshme jashte territorit italian per motive pune, studime, shendetesore, natyrisht duke dokumentuar arsyet dhe periudhen.

Shume shpejt do te reformohet edhe ligji per dhenien e nenshtetesise nga Italia. Tashme vendimi eshte miratuar nga qeveria Prodi dhe do te hyje ne fuqi shume shpejt. Afati per te kerkuar nenshtetesine, nga 10 eshte minimizuar ne 5 vjet, per te gjithe ata emigrante shqiptare qe jetojne ne vendin fqinj. I vetmi kusht eshte qe ne keto 5 vite, emigranti te kete patur qendrim te rregullt ne Itali. Ne rast te kundert, emigrantet nuk mund te marrin nenshtetesine. Edhe per femijet shqiptare, pavaresisht nese kane lindur apo jo ne Itali, pas kalimit te 5 viteve te qendrimit ne kete vend, mjafton qe njeri prej prinderve te kete qendrim te rregullt dhe e perfiton menjehere nenshtetesine. Nje ndryshim rrenjesor, gjithnje ne lidhje me natyralizimin, kesaj here permes marteses, do te hyje shpejt ne fuqi. Shqiptaret qe jane martur me italiane, brenda 6 muajve do te mund te aplikojne per nenshtetesi italiane, ndersa me perpara ka qene nje afat minimal 2 vjecar.

Keto jane ndryshime, te cilat deri ne keto momente, kane hyre ose pritet te miratohen brenda pak diteve. Megjithate, per shqiptaret shume shpejt pritet te kete favorizime te tjera. Kjo jo vetem nga fakti i fqinjesise, lidhjeve dhe marredhenieve te shkelqyera asnjehere te demtuara nder shekuj, por edhe ne prag te ratifikimit te MSA-se me Shqiperine nga Parlamenti Italian brenda muajit qershor. Zyrtare te larte te qeverise dhe te parlamentit italian i kane dhene sigurine e tyre tyre per kete autoriteteve te larta shqiptare, e ne menyre te vecante kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli. Ratifikimi i MSA-se, por edhe lehtesimi i procedurave te marrjes se vizave i miratuar formalisht nga Bashkimi Evropian, do te ndikoje ne nje lehtesim te metejshem te levizjes se shqiptareve drejt Italise. Nder hapat e pare te pritshem, eshte lehtesimi i metejshem i procedurave te miratuara nga Brukseli, por edhe perfshirje e

dokumentit te identifikimit – pasaporte sherbimi, ne levizjen e lire pa vizam sic ndodh aktualisht me pasaporten diplomatike.

Te gjitha keto, jane mundesi te cilat u ofrohen nga shteti italian dhe perfaqesite e tija diplomatike, te gjithe shtetasve shqiptare qe banojne ne Shqiperi apo edhe ne Itali. Ne fakt, ne jemi te bindur se zgjidhja e te gjitha problemeve dhe progresi i Shqiperise dhe i shqiptareve, nuk duhet te kete alternative te vetme emigrimin. Periudha aktuale eshte e perkoheshme dhe jemi te bindur se shume shpejt, Shqiperia do te jete ajo qe do te pranoje ne gjirin e saj force punetore. Per me teper, nje mundesi e tille eshte me reale, kur flamuri blu me 12 yje te verdha i BE-se ka

kohe qe valevitet perkrah atij me shqiponjen e zeze ne nje shqyt te kuq.

Deri atehere, Shqiperia dhe shqiptaret do te falenderojne dhe do te ndjehen borxhli ndaj Italise dhe italianeve, te cilet ne dite te veshtire na kane dhene dhe po na japin nje dore.

Blerti DELIJA

 

 

Dy variante qė duhej tė zgjedhim pėr t’u qeverisur

nga Mark Bregu

(Gurakuqin e Konicėn, apo Zogun e Hoxhen?)

Sipas mendjes t’ime (ndonse nuk shquhem si analist), politika shqipėtare, nė se duam tė ndėrtojmė njė shtet tė vėrtetė, duhet t’iu referohet katėr figurave historike tė nalpermenduna. Gurakuqi dhe Konica, paten koncepte e botkuptime tė ndryshme por, gjithsesi gjenin pika konvergimi. Ata, si shtresė shoqnore ishin pothuaj tė njėjtė, ndėrsa nė ndėrtimin e shtetit dhe formen e qeverisjes, ndryshonin nė kahje. Gurakuqi ishte ma pranė majtizmit, ndėrsa Konica ishte i djathtė. Ajo qė ka shum randėsi dhe qė (sipas mendjes t’ime) duhet marrė nė konsideratė, asht, se, tė dy ishin pranė qendrės dhe larg ekstremeve. Ē’do qenje, dhe krijesė njerėzore, ka, dy krahė dhe dy kambė, tė djathtėn dhe tė majtėn. Nė se njena i mungon, njeri quhet “sahat”. Ajo qė drejton gjithė kėtė “strukturė”, asht koka, e cila bashkėmendon veprimet e tė dy krahėve ose kambėve. Pėr fatin e keq tė shqipėtarėve, ekstremet e tė dy krahėve, gjatė pėrplasjeve, nė tė gjitha etapat e historisė, goditen “koken”. Dhe asht pikėrisht ky faktor qė na ka lanė nė kėtė gjendje, ndėr vendet ma tė varfėra tė botės, kur, ne duhet tė ishim ma tė pasun se Zvicėrra, pėr vetė faktin se ZOTI na i dhuroi tė gjitha resurset (nėn dhe mbitokėsore). Me sa duket, kėtė “ēelės”, shqipėtarėt akoma nuk e kanė gjetur, ndaj, dhe po ofroj katėr pėrfaqėsuese pėr tė zgjedhur modelin. Nė se, shqipėtarėt duan tė jenė shtet Europian, ashtu siē dhe janė –gjeografikisht, duhet tė parazgjedhin kėto dy modele: Majtizmin – Gurakuqin dhe djathtizmin Konician, (tė dyja modele progresiste), qė shkojnė drejt QENDRES, ose modelin Enverian (super ekstrem i majtė).

Mendoi se, modeli i parė asht ma progresist dhe ma pranė integrimit, por, gjithėsesi mjaft i vėshtirė me u aplikue, dhe pikėrisht se, periudha 15 vjeēare, post – diktatoriale provoi se, ne e kemi tepėr tė vėshtirė ta “pėrtypim” DEMOKRACINĖ. Njė Popull i mėsuem nėn thundren e tė huajve dhe, nėn sundimin e monarkėve dhe diktatorėve, e ka mjaft tė vėshtirė demokratizimin. Fakti, qė bota demokratike nuk i don monarkėt dhe diktatorėt, na imponon tė zgjedhim modelin, ose t’i rikthehemi izolimit. Jam i bindun se, nėse e majta dhe e djathta shqipėtare do tė hecin nė gjurmėt e kėtyre dy konifejve, nuk kanė asnjė nevojė t’kėrkojnė modele nė Europė.

Jam i bindun se, nė kohėn kur jetuan kėta “burra shteti”, nė Europė nuk kishte modele ma tė pėrkryena. Nuk besoj se mundė tė ketė ndonjė shqipėtarė qė tė mos e njohė madhėshtinė e shpirtit tė Gurakuqit.

Ndėrsa, Faik Konicen, ndonėse na e “fshehu” diktatura, Ai, gjithėsesi mbetet modeli autentik i qytetarit Europian, dhe intelektualit prognesist.

Ndonėse, Konica ishte njė Feudal nga prejardhja, mbesa e tij, nuk kėrkoi rikthimin e pronave por, vetėm, ndėrtimin e njė Muzeumi tė thjeshtė nė emrin e Konicės. Ēdo koment tjetėr pėr kėta dy shqipėtarė tėmėdhej, do tė ishte i tepėrt.

Kėto dy figura duhet tė pėrjetėsohen me buste, nė ty krahėt e hyrjes sė Parlamentit Shqipėtar. (M.B). Vlenė tė theksojmė se, rilindasit t’anė tė shquem, gjithnjė i u referuan rrugėve tė mesme. Do tė ishte me shum vlerė, qė pas daljes nga nji sistem diktatorial, ku parėsore ishte lufta e klasave, mendoi se rrugėt e mesme evitojnė pėrplasjet duke “amortizue” ekstremet.

Sė fundi: Nė Europė nuk mundė tė integrohemi me sllogane, apo me parulla, por vetėm me vepra.

 

 

Hasmėri pėr motive  banale

Shqipėria postkomuniste sot ka mijėra familje tė ngujuara dhe njė shifer rekord nė gjithė globin tė vrasjeve pėr shkak tė gjakmarrjes, por edhe tė konflikteve banale. Ligji ėshtė vetėm nė letėr, por jo i zbatueshm pėrballė Kanunit tė lashtė tė Lekė Dukagjinit. Njė shtetas Kol Shtysi, nga Malėsia e Mbishkodres dyshonte se gruaja e tij ka marrdhėnie intime me Anton Malaj dhe njė “koritje”, sipas tij, “zhbehej” duke vrarė tė dyshuarin si tė dashur tė gruas. Dhe ėshtė pikėrisht 1 shtatori i vitit 2005, kur Shtysi qėllon me armė zjarri mbi dashnorin sipas tij, tė tė shoqes. Fatmirėsisht, plumbat kanė shpuar makinen, por jo trupin e shtetasit Anton Malaj. Dy plumba bėnė dy vrima nė makinė dhe i sulmuari detyrohet tė jetojė i fshehur nė ilegalitet tė plotė deri sa gjen mundėsinė dhe ikėn nga vendi, nga Shqipėria. Familja Malaj tashmė sipas kanunit bie nė gjak. Megjithėse asnjė fakt konkret burri i “tradhėtuar” Shtysi nuk ka, pėrve thashethemnajave, ai mban pushken plot pėr hakmarrje, pėr vrasje. Lidhja e Misionarėve tė Paqes tė Shqipėrisė, dega Malėsi e Madhe, por edhe pleqėsia e fshatit me pjesėtar tė largėt tė fisit kanė bėrė disa herė pėrpjekje pėr ta sheshuar njė konflikt tė tillė dhe nuk ėshtė arritur asnjė pajtim. Ditėt e fundit, pikėrisht me 02 maj 2007, Aleksander Malaj, ky djalosh qė shihni nė fotografinė qė po botojmė, vėlla me Anton Malaj, del nga ngujimi pėr tė kontrolluar biznesin e vet tė ligjshėm me tė cilin mban familjen. Por njė pushkė e ngrehur e priste. Qėllohet me armė zjarri. Gjithsesi shpėton dhe i hypėn makinės pėr tė shkuar sėrish drejt ngujimit. Burimet tona tė sigurta mėsojnė se meqė nuk gjejnė Antonin, kėrkojnė tė vrasin tė vėllanė, Aleksandrin, i cili sipas tyre ka qenė nė dijeni tė lidhjes sė tė vėllait me njė dashnore, grua tė martuar. Por rastet e konflikteve janė nga mė tė ndryshmet nė Shqipėri. Edhe nė qytetin verior Shkodėr, fėmijėt e njė tė vrari, janė larguar nga kėtu, pasi ashtu sikundėr tė atin, i pret vrasja. Fjala ėshtė pėr fėmijėt e Sefer Bardhit. Ka qenė data 22 gusht 2006, rreth orės 19.00, kur Sefer Bardhi ėshtė vrarė me armė zjarri. Policia as sot nuk ka arritur tė zbulojė autorin e vrasjes. Ndaj fėmijėt e kėsa viktime janė tė rrezikuar me jetėn e vet. Ne e kemi trajtuar edhe aso kohe nė shtyp kėtė rast, por edhe sot qė shteti nuk funksionon dhe hakmarrjet bėhen tėrkuze pa fund, jeta e atyre qė dikush i piketon pėr t’i vrarė, ėshtė vėrtet e rrezikuar. Fėmijėt e Seferit sot janė rrugėve tė Perėndimit. Nė tė vėrtetėn e hidhur jo vetėm njerėzit me konflikte, por askėrkush nuk e ndjen veten tė sigurt tė dalė rrugėve tė qyteteve veriore me familjet, pasi shkon njė orė natė. Gjithēka mund tė ndodhė, siē edhe po ndodh.

Luljeta Ago

 

Jetė nė rrezik

Ne, gazetarėt si qytetarė tė barabartė tė kėtij vendi, mendojmė dhe vrapojmė pėr pasqyrimin e realiteteve me qėllimin e vetėm: Sensibilizėm e politikės, pushtetarėve dhe tė shoqėrisė pėr refleksion.

Por njė ngerē i fortė pengon. Shumė kush e njeh kėtė ngerē, e diskuton, e komenton sipas mėnyrės sė vet por vetėm kaq. Sepse mė gjatė nuk mundet. Nuk mundet madje as qeveria, kr/ministri megjithė itensitetin e punės sė tyre. Sepse Mafia e rritur (adulte) vepron nė shumė drejtime, nga shumė pozicione, madje edhe nga pozicioni mė i lartė i shtetit: nga prokurori i pėrgjithshėm e deri tek presidenti i Republikės. Prandaj mė lart citova termin “ngėrē” sepse kr/ministri Sali Berisha ka akuzuar hapur shprehimisht qė “prokurori i pėrgjithshėm flen mbi dosjet e krimit”! Dhe kur Parlamenti vendos me shumicėn e votave shkarkimin e tij, del nė mbrojtje presidenti i Republikės. Vazhdon Mafia punėn e saj, bandat e krimit tė organizuar punėn e tyre, korrupsioni me sistematikėn e tij, dhe ligji i pafuqishėm deri nė ekstrem pėr tė mos vepruar edhe ndaj mafiozėve grandiozė tashmė tė qartė ekspozuar.

Nuk ka mė keq se kaq – po mė thoshte njė plak i menēur, R.D (inicialet e tij, emri, mbiemri) kur shohim qė nė kėto rrethana qė jemi nuk kemi asnjė shpresė pėr siguri dhe ndryshim. Po na largohen nė drejtime jashtė shtetit miqtė, komshitė, tė afėrmit, tė rinjtė studentė, intelektualėt e sė fundi m’u largua edhe nipi im, Dritani. E braktisi vendlindjen sepse u kėrcėnuan dita-ditės qė prej 24 majit tė 2006 kur nė mbrojtje tė jetės sė studentes u desh tė pėrleshej me banditėt e armatosur. Qė prej asak dite kemi kaluar kėrcėnimet e panumėrta pėr jeten e Dritanit, telefonata anonime, fletushka poshtė derės, shpėrthime eksplozivi e deri djegien e shtėpisė sė djalit tim (nipit Dritanit). Edhe djegia e shtėpisė sė shtetasit Shaqir Ramiz Dibra nė 22 mars 2007, ora 02.25 minuta, ėshtė njė ngjarje tjetėr e rėndė.  Nuk e di deri kur, pėrfundoi plaku, i cili mė bėri tė mendohem thellė. Sa e sa ngjarje tė dhimbshme kam parė e dėgjuar, tė cilat kanė pėrfunduar ose me plagosje, ose me vrasje. Janė aq tė shumta, saqė njė gazetar i ri, koleg i sapodiplomuar mė tha: “Kur shkoj nė varreza nė njė ceremoni mortore, duke shėtitur nėpėr parcelat e varrezave, duke parė fotot e tyre e lexuar emrat, mė shumė njoh tė vdekur se sa tė gjallė. Imagjino njė 25 vjeēar, njeh mė shumė njerėz tė vdekur”! Kėto rreshta rrėnqethėse por realitete tė prekshme, duhet tė prekin ēdo ndėrgjegje tė pastėr politikani, por duket se tė tilla kanė mbetur pak ose aspak... Prandaj njė shprehje popullore thotė: “Dy duar pėr njė kokė, sejcili tė mendojė e tė shpėtojė veten kur ndodhet nė rrezik” sepse shteti nuk ka forcė tė mbrojė jetėn fizike tė askujt.                      

Redaksia

 

Berisha – Bush, takimi i sė vėrtetės

Vizita e paralajmėruar me 10 qershor tė kėtij viti e Presidentit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės Xhorxh Bush, pėr Shqipėrinė e shqiptarėt ėshtė me shumė se vlersim e inkurajim nė rrugėn e demokracisė e reformave. Por nė kėtė opinion tė shkurtėr, unė dua tė theksoj diēka tjetėr, qė mediat e shkruara e vizive me shumicė me orientim sollak, jo vetėm qė nuk e thonė, por mundohen ta denigrojnė. Shqipėrinė gjatė kėtyre 17 viteve tė pluralizmit e kanė vizituar shumė personalitete tė Botės, por tre nga kėta janė ato personalitete pėr tė cilėt krenohet ky vend thuajse i harruar pėr rreth njė gjysėm shekulli komunizėm. Personaliteti i parė qė vizitoi Shqipėrinė nė vitin 1991 ėshtė Xhejms Bejker, Sekretari Amerikan. Nė kėtė vizitė numri dy i shtetit numėr njė nė Botė konfirmoi qartė mbėshtetjen ndaj PD-sė dheliderit tė saj Sali Berisha, ndėrsa trashigimtarėt komunist qė zvarriteshin thuajse nuk i pėrfilli. Pas ardhjes nė pushtet tė Partisė Demokratike me nė krye Sali Berishen me 25 prill tė vitit 1993, viziton Shqipėrinė, pėr herė tė parė nė historinė tonė kreu i Selisė sė Shenjtė Papa Gjon Pali i dytė. Gjatė gjithė kohės Papen e shoqėrojė Presidenti i asaj kohe dhe kryeministri i sotėm Profesor Doktor Sali Berisha, ndėrsa trashigimtarėt e komunizmit megjithse kishin ndėrruar emėr pėrsėri u anashkaluan. E ndėrsa vitet kaluan u deshte tė rikthehet nė pushtet Partia Demokratike me nė krye Zotin Sali Berisha qė tė konfirmohet vizita e tretė e rėndėsishme nė Vendin tonė, ajo e Presidentit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Zotit Xhorxh Bush, vizitė e cila do tė realizohet me daten 10 qershor 2007, dhe axhenda kryesore e Presidentit Bush ėshtė takimi me kryeministrin e Shqipėrisė, ndėrsa takimi me Presidentin Moisiu, ėshtė mė shumė njė takim kortezie me njė njeri qė i kanė mbaruar ditėt nė pushtet dhe po i mbarojnė ditėt edhe nė jetė (Pasi Moisiu tashma ka hyrė nė pleqėri tė thellė). Pėr ta bėrė mė tė qartė opinionin tonė, ne po kujtojmė se personalitete tė tilla Bota kishte edhe gjatė 8 viteve qė qeverisėn tė majtėt me nė krye Socialistėt, por as Papės dhe as Presidentit tė Amerikės nuk u shkoi kurrė nė mend tė vizitojnė Shqipėrinė qė qeverisej nga trashigimtarėt e atyre qė pėr gjysėm shekulli kishin shpallur (nė mend tė veta) Vatikanin dhe SHBA-nė si armiket mė tė mėdhaja tė Shqipėrisė e njerzimit... Gjithsesi ne shqiptarėt duhet tė dimė tė dallojmė sinjalin qė na japin, dy fronet e Zotit nė Tokė, Selia e Shenjtė qė bekon shpirtin, dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės qė sjellin mirqenien dhe garantojnė demokracinė. Dhe pėr kėtė tė mos harrojmė, se vizitat dhe pėrkrahja nga kėto Frone tė Zotit nė kėtė Botė vijnė tash tre herė vetėm kur ne shqiptarėt nuk ngatėrrojmė tė kaluarėn tashma tė parfumuar, me tė ardhmen origjinale qė vjen ēdo ditė duke u pėrmirėsuar.

Ndue Bacaj

 

Europa shqiptare pėrmes Greqisė

Kėtu nė Greqi jo vetėm qė jetojmė prej mė shumė se 15 vjetėsh, po tė gjithė emigrantėt e ndjejnė veten mirė. E ndjejnė vėrtet mirė, pasi jetojnė, punojnė, lindin e vdesin si njerėz, tė pa cėnuar nga askush. Greqia dhe asnjė shtet perėndimor nuk tė mban me dhunė apo jo, por ama edhe nė shtėpinė e tjetrit nuk ėshtė logjike tė bėsh ligjin ti. Rreth 800.000 mijė shqiptarė qė jetojnė e punojnė nė Greqi nga njė shtet prej 3.7 milion, ku rreth 400.000 mijė nė Itali, 100 mijė nė USA, 110 mijė nė Britani e kėshtu thuajse nė tėrė globin, deri nė HUNULULU, nuk janė pak, janė vėrtet njė forcė e madhe.

E bėmė kėtė parantezė disi tė gjatė pėr t’u thėnė ca politikanėve apo tė ashtuquajturve “analistė” qė na hiqen si fort atdhedashės duke akuzuar pikėrisht Greqinė pėr njė politikė helenizuese. Mirė do ishte qė ata antigrekė tė mos vijnė fare nė Greqi ku jetojnė pa “ndihmėn” e tyre, por me djersėn e vet dhe hapėsirat e njė shteti perėndimor 800 mijė shqiptarė, tė cilave nuk kanė fytyrė dhe u kėrkojnė edhe votėn pėr partitė e tyre sa njė kooperativė ruse.

Pėrkundruall politikave tė shteteve tė tjera perėndimore me Shqipėrinė, Europa shqiptare ėshtė pikėrisht kėtu. Emigrantėt kanė jetėn e vet, kanė krijuar familjet e veta, pasuritė e veta, tė ardhmen e vet, flasin shqip, edhe greqisht, edhe anglisht, edhe italisht, pse jo edhe rusisht. Kulturė ėshtė kjo. Regjimi i vizave me Greqinė mėsuam kėtu nė Shqipėri se ėshtė lehtėsuar, por edhe vizat e regjimit “Shengen” janė liberalizuar. Ambasadori grek Kostandino Kokosis, normalisht qė nuk mund tė diplomacojė me mendjen e njė Sabri Godoje qė kur vjen nė Greqi si politikan me vota tė atyre qė nuk i pėrfaqėson, pra tė votuesve shqiptarė, kapardiset moteleve mė luksoze. Pse vjen Godo nė Greqi, kur fyen Greqinė?

Ndryshe nga GODOT, shqiptarėt kėtu nė Greqi e ndjejnė veten qytetarė tė botės. I kanė emocionet tė ftohta, duan flamurin e gjuhėn shqipe, por edhe tė tė tjerėve dhe kuptojnė se politikat delikate i bėn diplomacia jo ca njerėz qė duan tė prishin punė me paaftėsinė e tyre nėpėrmjet pickatjeve mediatike.

Lekė Pepushaj, Greqi

 

Gjakmarrja, perbindeshi qe kercenon familjen Velo

Fenomeni i mesjetar i gjakmarrjes, i cili po shoqeron prej shume shekujsh Shqiperine dhe shqiptaret, ka si anen e tij me negative shtrirjen ne kohe. Nuk ka shume rendesi se ne cfare viti e ka zanafillen gjakmarrja, pasi zbatimi i saj permes hakmarrjes, ecen brez pas brezi. Historia e familjes Velo, eshte nder me dometheneset ne kete drejtim. Ishte viti 1955 kur kjo familje pati nje konflikt te madh me familjen Gjekaj, por sic dihet ne ate kohe, rregjimi komunist nuk e lejonte perdorimin e gjakmarrjes.

Vitet kaluan dhe pas viteve ’90, “lulezoi” edhe gjakmarrja ne Shqiperi. Ngjarja me e rende qe goditi familjen Velo, ishte ajo e 20 tetorit 1999. Ne kafe “Palma” ne Vlore, nje bresheri plumbash jane derdhur mbi Gezim dhe Ardian Velo, te cilet punonin aty. Gezimi dhe Ardiani mbeten te plagosur, por fatmiresisht nuk vdiqen nga plaget e marra. Arsyeja e kesaj ngjarjeje, ishte shume e thjeshte. Sic e thame ne fillim, ne mes familjes Velo dhe asaj Gjekaj qe nga viti 1955 ishte krijuar nje hasmeri, e cila pas viteve ’90 u kthye ne vetegjygjesi permes fenomenit te gjakmarrjes. Me konkretisht, Tonin Gjekaj ishte vrare nga nje antar i fisit Velo dhe mjafton te kesh kete mbiemer dhe ne emer te gjakmarrjes, te gjitha pjestaret e fisit jane te rrezikuar nga plumbat e hakmarrjes. Pajtimi ne mes fiseve Valo dhe Gjekaj, eshte shume i veshtire. Kjo pasi, per te mbyllur gjakmarrjen ne mes tyre dhe te falet gjaku, duhen paguar 200 mije USD. Ne shume raste, gjakmarrja nuk godet me plumba femrat e nje fisi ne hasmeri. Por ekziston nje tjeter praktike edhe me e dhimbshme, rrembimi i vajzave, sic ndodhi edhe me kusheriren e Gezimit dhe Ardianit, Brunildėn, e cila u rrembye ne Itali me 15 gusht 1999. Lajmi eshte bere i njohur edhe per policine shqiptare permes Nail Velos. Uniformat blu te Shqiperise, thone se po bashkepunojne me policine italiane, por deri tani pa asnje rezultat. Te kercenuar seriozisht per jeten, ne shenjester te breshrive te hakmarrjes, por edhe nen friken e rrembimit te vajzave dhe grave te familjes (te cilat sipas gjasave, trafikohen si “mish i bardhe”) antaret e familjes Velo dhe pikerisht Hedija 47 vjecare, Ardiani 30 vjecar, Gezimi 28 vjecar dhe Sentiliana 25 vjecare, detyrohen te braktisin vendlindjen, duke marre rruget pa rruge te emigracionit. Ishte kjo nje nga historite me prekese qe kane ne sfond fenomenin e gjakmarrjes, te cilin shteti jo vetem eshte i pafuqishem ta ndaloje, por madje, as edhe te garantoje jeten e familjeve ne hasmeri, te cilat detyrohen te braktisin atdheun.                         

Jetmir Delaj

 

Krijohet Unioni i Bisnesmenėve tė Veriut Shqiptar

Paulin Radovani ne krye te sipermarresve

Lind ne Shkoder nje shoqate e fuqishme e bisnesmeneve, te cilet qellim paresor, i kane vene vehtes zhvillimin e Veriut te Shqiperise. Pas nje seri takimesh dhe konsultimesh, eshte themeluar zyrtarisht te marten pasdite ne mjediset e Bankes Italo Shqiptare- BIA-s ne Shkoder, Shoqata e Sipermarresve per Zhvillimin e Veriut te Shqiperise, me qender ne qytetin me te madh verior. Meqenese nismetare te saj kryesore ishin nje grup bisnesmenesh qe zhvillojne aktivitetin ekonomik me kolege italiane, shoqaate do te njihet edhe me emertimin AISNA – Associazione dei Imprenditori per lo Svilupo del Nord Albania. Sic e tregon edhe vete emri, kjo shoqate i ka vene si synim vetes te ndikoje ne zhvillimin e treves sone, duke patur si kufinje gjeografike pak a shume, juridiksionin e Konsullates se Italise ne Shkoder. Shoqata synon organizimin e kerkimeve dhe studimeve te ndryshme, te debateve dhe takimeve mbi temat ekonomike, shoqerore dhe te interesit te pergjithshem, te stimuloje adoptimin e politikave ekonomike dhe industriale, te organizoje takime mes ndermarrjeve- antare per te debatuar mbi temat politike, ekonomike e sociale te nje peshe specifike te madhe, te rregulloje aktivitetin e operatoreve ekonomike dhe te sipermarrjeve antare ne planin ekonomik dhe sindikal ne nivel kombetar, te asistoje, informoje dhe te konsultoje antareve mbi problemet e pergjithshme te ndermarrjeve etj. Sipas themeluesve, krijimi i shoqates eshte pare me interes ne kushtet e reja te krijuara gjate dy viteve te fundit ne rajonin e Veriut. Infrastruktura rrugore eshte permiresuar ne nivele te kenaqeshme dhe puna po vijon.

Pasi eshte bere funksionues aksi shume i rendesishem qe lidh Shkodren me pjesen tjeter te vendit, ai ne drejtim te Malit te Zi permes Muriqanit, do te nderhyhet ne aksin tjeter Shkoder- Hani i Hotit por edhe me ndertimin e Ures se re te Bunes. E njejta gje, mund te thuhet edhe per rruget brenda qytetit te Shkodres, te cilat pritet te perfundojne brenda 6 mujorit te pare te vitit 2007, pas nje fondi rreth 18 milion USD te akorduara nga qeveria shqiptare.  Edhe furnizimi me energji elektrike eshte ne parametra optimale. Tashme prej rreth 2 viteve, ka perfunduar diskriminimi edhe politik qe i behej qytetit me energjine. 24 ore non- stop, furnizohet jo vetem popullata, por cfare eshte me e rendesishme edhe bisnesi shkodran.

Paralelisht, jane rritur edhe arketimet deri ne nivelin 72% si rajon. Por ajo cfare eshte me e rendesishme, ka ndryshuar edhe klima politike, teksa qeveria aktuale eshte shume dashemirese jo vetem ndaj Shkodres por edhe rajonit te veriut ne pergjithesi. Vetem gjate ketyre me pak se dy viteve, jane akorduar mbi 20 milion USD investime ne sektore te ndryshem, shenje e qarte e fundit te diskriniminit qe qeverite e meparshme i benin qytetit te Shkodres por edhe rajonit te Veriut. Ka perenduar nje here e mire koha, kur Shkodra merrte fonde investimesh sa Orikumi! Te gjitha keto, kane sjelle nje tjeter klime me te qete edhe per bisnesin dhe zhvillimin e tij e te qarkut e rajonit ne pergjithesi.

Ne kete klime, nje grup bisnesmenesh, me ne krye Paulin Radovanin, Mario Balen por edhe te tjere, i dhane jete me 15 maj 2007, ne mjediset e BIA-s ne Shkoder, ne pranine edhe te konsullit te Italise ne Shkoder, Stefano Marguccio, Shoqates se Sipermarresve per Zhvillimin e Veriut te Shqiperise. Eshte nje shprese e re qe po lind dhe jo vetem per bisnesin, por edhe rajonin tone, i cili vertete ka nevoje por tashme edhe kushtet, per nje ringritje te fuqishme. E pikerisht kete mision, ka marre persiper kjo shoqate dhe keta bisnesmene, te cilet e ndjejne qe eshte momenti i ringjalljes ekonomike dhe sociale te Shkodres dhe Veriut te neperkembur shqiptar. Konsulli Marguccio, duke qene ne nje fare mase edhe kumbari i kesaj shoqate, ka dhene garanci per nje mbeshtetje pa rezerva te kesaj nisme. Do te jem ne cdo moment ne dispozicionin tuaj, duke iu ofruar mundesi bashkepunim por edhe njohjeje jo vetem ne Itali, por edhe me gjere, ka qene premtimi i dhene nga nr. 1 i diplomacise italiane ne  Veriun e Shqiperise.

Ne ditet e para te muajit qershor, eshte menduar edhe thirrja e nje asambleje te pare te shoqates, ku organizatoret ftojne te gjithe sipermarresit e Veriut te Shqiperise. Nje ze i vetem dhe i bashkuar i sipermarresve veriore, do ti beje ata interlokutore te besueshem dhe te fuqishem me te gjithe organizmat vendas dhe te huaj. Ne mbledhjen themeluese eshte zgjedhur president Paulin Radovani, drejtor ekzekutiv Mario Bala dhe president nderi Alesandro Limata, drejtor i BIA-s ne Shkoder. Nuk mendojme se eshte rastesi zgjedhja e bisnesmenit te mirenjohur Paulin Radovani ne krye te kesaj shoqate qe ka synime madhore per zhvillimin e rajonit te Veriut. Radovani eshte nje nga pioneret e ndertimit te ndermarrjeve kapitaliste ne Shqiperi, por me nje dimension human. Qe ne fillim te viteve ’90, ai krijoi mundesi punesimi brenda dha jashte fabirikave, per mijera familje shkodrane. Duke qene nje interlokutor shume i besueshem i kolegeve kryesisht italiane, Radovani nga viti ne vit, kaloi kufinjte e qytetit dhe te rrethit te Shkodres, duke shtrire investimet e tija ne shkalle qarku. Tashme, Radovani u ka dhene nje shprese konkrete mijera familjeve edhe ne Puke, per ta shtrire aktivitetine dhe ne zona te tjera te Veriut te vendit. Nga ana tjeter, Paulin Radovani ka zgjeruar aktivitetin edhe ne larmi, duke hapur me shume dinjitet dhe profesionalizem edhe Radofarmen”, nje industri farmaceutike, prodhimet e te ciles jane nder te paktat qe ofrojne siguri per shendetin e konsumatoreve. Gjate gjithe aktivitetit te tij publik, Paulin Radovani ka krijuar nje stature te lakmueshme duke u pozicionuar ne favor te zhvillimit te Shkodres dhe rajonit, larg interesave te ngushta. Te gjitha keto cilesi, te cilat nuk mund te paraqesin as edhe 10% te asaj qe perfaqeson per bisnesin por edhe per Shkodren Radovani, kane sjelle zgjedhjen e tij si president i Shoqates se Sipermarresve per Zhvillimin e Veriut te Shqiperise. Pervec faktit te drejtimit te shoqates nga Radovani, qe eshte nje avantazh i padiskutueshem dhe nje garanci per suksesin e saj, organizimi i saj bazohet ne konsulencen dhe mbeshtetjen profesionale te Bankes Italo-Shqiptare dhe drejtorit Alessandro Limata, por mbi te gjitha edhe te konsullates se Italise ne Shkoder dhe konsullit Stefano Marguccio. Me ne fund, qytetit yne dhe rajoni i Veriut te Shqiperise, do te kene nje shprese me shume, e cila lindi dhe do te rritet nga bijte e saj me te mire dhe te zgjedhur, te bashkuar ne Shoqaten e Sipermarresve per Zhvillimin e Veriut te Shqiperise.     

Blerti DELIJA

 

Pse e mallkova Enver Hoxhėn?

1. Enver Hoxha, si asnjė udhėheqės tjetėr i botės komuniste Europiane, e ktheu Shqipėrinė nė njė “kopėsht” zoologjik, pėrmes njė izolimi total.

2. Burgosi, internoi, torturoi dhe ekzekutoi “ajken” Nacionalizmit Shqiptarė duke eleminue intelektualėt nė pėrgjithėsi, dhe nė veēanti, nė mėnyrėn ma mizore shpartalloi Klerin Katolik, si tė vetmin “bastion” tė trashigimisė sė kulturės arbėnore dhe cilėsive dhe virtyteve ma tė nalta njerėzore.

3. Kolektivizoi tė gjithė bujqėsinė Shqipėtare duke i kthye fshatarėt nė bujkrobėr si nė kohėn e sistemit skllavo – pronarė.

4. Ndėrtoi uzina dhe fabrika, me mbeturinat qė na sillnin “tė ashtuquajtunat” – demokraci – popullore, ndėrsa punėtorėt dhe specialistat i stimuloi me Fletė Nderi e dekorata duke iu a kthyer gjokset nė “kėnde emulacioni”, pagat qesharake.

5. Ndertoi hidrocentrale dhe elektrifikoi Shqipėrinė, me djersen dhe gjakun e pa paguar asnjė herė, duke mashtruar nė mėnyrė makiavelike me stimuj “moralė”.

6. Rekrutoi njė rrjet spiunazhi me spiunė “ordinierė”, duke i kthyer shqipėtarėt nė ēensorė ndaj njeni – tjetrit, qė nga farė e fisi e deri mbrenda familjes, duke “bombardue” kodin moral dhe genin, qė pėrban superstatin njerėzorė.

7. Rrafshoi kishat e xhamijat duke i hjekun Popullit besimin i cili asht baza e edukimit tė brezave dhe gjeneratave (trashigue tash 2000 vjet). Ky veprim makaber i dha “frytet” e tij, kur u hapen kufijtė, dhe kur, mbi njė milion shqipėtarė i sollėn shpinėn Atdheut. Pasojat e kėtij ē’edukimi dhe keqtrajtimi janė, mbi (4000) tė dėnuar pėr krime dhe kontrabandė, qė dergjen ndėr burgjet e Europės, me mijėra gra dhe vajza shqipėtare qė prostituojnė nder semaforet dhe kazinot e botės. Ky asht “Njeriu ynė i ri” qė skaliti “dalta” e ma tė madhit diktator qė ka njohur historia e Popullit Shqiptarė.

8. Vertetė se, Enveri zhduku analfabetizmin dhe i dha shkollė ēdo shqipėtarit, por, duke i hequr ZOTIN, i dha shkollen e “djallit”.

9. Ai, “vrau” fjalen dhe mendimin e lirė duke thyer “rekordin” e ēdo diktatori, sepse, sipas mendjes sė tij, tė gjithė duhej tė flisnin dhe tė mendonin si ai!

10.Per sa ma nalt cituam, mbi varrin e tij do tė bjerė mallkimi i mijėra nanave, grave dhe motrave tė veshuna me vellon e zezė. Mallkimi i shokėve tė tij tė luftės, mbi gjakun e tė cilėve ndertoi “Tempullin e turpit”.

Pėr komunistėt qė derdhin lot mbi varrin e Enverit

Ndonse pas Konferencės (apo mbledhjes sė Mukjes), lufta mori karakterin e njė lufte civile, gjithėsesi hakmarrjen e Enver Hoxhės (ndaj pėrfaqėsuesėve qė pati dergue nė atė tubim), dhe pikėrisht, ndaj Profesor Ymer Dishnica, Ramadan Ēitakut, Mustafa Gjinishit e sa e sa tė tjerė, i quaj si fillim tė asgjėsimit tė intelektualėve nacionalistė, dhe kjo pa dyshim sipas udhėzimeve tė padronėve jugosllavė. Kėtė e dijnė mirė veteranėt, dhe do tė kishte qenė nė nderin e tyre njė reflektim i sinqertė. Ndonėse personalisht ruaj rrespekt pėr luftėn, dhe dėshmorėt, qoftė komunistė apo nacionalistė, tė cilėt luftuan kundėr pushtuesit, ndėrsa luftėn mes shqiptarėsh e quaj tė pa prenueshme duke quajtur fajtorė tė dyja formacionet, dhe natyrisht, nėse komunistėt pėrqafuan njė ideologji tė gabuar, akoma mė gabim dhe faj bėnė ata qė bashkėpunuan me okupatorėt.

Duke qenė se, periudhėn e luftės nuk jam kompetent ta trajtoj, por ngjarjet e viteve tė para i kam tė rregjistruara nė memorje dhe dua t’ju kujtoj nostalgjikėve tė Enver Hoxhės se, “peshorja” e historisė e nxjerr kriminel dhe tė pa besė, dhe faktet e poshtėshėnuara janė sa bindėse aq dhe tė pa kontestueshme: Kujtoi shum kėngė tė kėnduara nė vitet e para tė ēlirimit, kushtuar trimave, qė luftuan, ku asnjėra nuk i kushtohet Enver Hoxhės.

Kujtoi disa vargje: “Kerset topi tundet dheu/ sulmon kudo – Mehmet Shehu/ Kerset topi e mitralozi/ sulmon kudo – Koēi Xoxi. Kerset topi dhe murtaja/ sulmon kudo – Baba Faja, Kerset topi tundet sheshi/ sulmon kudo – Haxhi Lleshi. Kush lufton malit me borė/ Tuk Jakova me punėtorė. Kush lufton pėr Shqipėrinė, Nako Spiru me rininė. Pėr Enver Hoxhėn thuri njė kėngė Poeti Hysni Milloshi, tė titulluar: “Kasolla e Galigatit”, ku mundė tė citojmė vargjet: “S’kishin gjumė malet/ s’kishte gjumė Enveri. Me siguri, Poeti – Milloshi nuk ishte lindur akoma, kur Enver Hoxhen s’e zinte gjumi duke menduar thurjen e kurtheve ndaj shokėve tė tij, njė pjesė tė madhe tė tė cilėve do t’i trajtojmė mė poshtė, dhe qė tė gjithė kanė qenė nė rrangjet ma tė nalta: tė sistemit totalitar – komunist.

Po e fillojmė me Llazar Fundon: Intelektual i klasit tė naltė, shok dhe mik i Fan Nolit (njohės i dhjetė gjuhėve tė huaja. 2. Zef Mala, njėri ndėr figurat kryesore, kryetar i grupit komunist tė Shkodrės. 3. Nako Spiru – Antar i Byrosė Politike, vetėvrarė (1947). 4. Koēi Xoxe, Sekretar i II i K. Q. P dhe Ministėr i Brendshėm. 5. Pandi Kristo – A. B. Politike. 6. Manol Konomi – A.K.Q. – Ministėr i Drejtėsisė. 7. Sejfulla Malėshova – Ministėr i Kulturės, Profesor – Social i orėve tė para. 8. Tuk Jakova – Sek. i K.Q. – A. B. Politike. 9. Bedri Spahiu – Sek. K.Q., A.B.Politike. 10. Gjovalin Luka, deputet, social – demokrat i orėve tė para. 11. Prof. Kolė Prela, Deputet. 12. Gjin Marku (Gjeneral), njeni nder themeluesit e parė tė Partisė (A.K.Q.P.) 13. Lirie Gega (A.K.Q.) pushkatue (tuj qenė shtatzanė) – akt makaber. 14. Dali Ndreu (A.K.Q) – Gjeneral. 15. Lirie Belishova – sek. K.Q. antare e B.Politike. 16. Koēo Tashko (A.K.Q.) nder themeluesit e Partisė. 17. Teme Sejko (Admiral). 18. Fadil Paērami (A.K.Q.) 19. Todi Lubonja – (A.K.Q.) Drejtor i T.V.SH. 20. Beqir Balluku – (A.B.P.) Minister i Mbrojtjes. 21. Petrit Dume (K.B.P) ZV.M. i mbrojtjes. 22. Hito Ēako – (A.K.Q.) Shef i Degės Politike tė Ushtrisė. 23. Sadik Bekteshi, A.K.Q. Gjeneral. 24. Rrahman Perllaku – Gjeneral (A.K.Q.) 25. Abdyl Kėllezi (A.B.Politike) 26. Koēo Theodhori (A.B.Politike). 27. Mehmet Shehu (A.B.P.) Kryeministėr (1954 – 1981) 27 vjet. 28. Kadri Hazbiu (A.B.P.) Ministėr i Mbrendshėm. 29. Feqor Shehu (A.K.Q.) Minister i Mbrendshėm 30. Fiqirete Shehu (A.K.Q.), e sa e sa tė tjerė. Asnjeni prej tyne nuk munde tė quhen heroj, por viktima tė sistemit qė vetė e ndertuan. 

Tepėr e vėshtirė tė kenė qenė armiq tė gjithė kėto kuadro tė nalta dhe luftėtarė tė vijės sė Parė, tė gjithė komandantė e komisarė!

Heroj tė vėrtetė janė vetėm ata tė cilėt u vranė nga dora e pushtuesve nazifashistė, ku shkėlqen mes tyne, Manush Alimani, (i torturuar nė mėnyrėn ma makaber) nga krimineli nazist – Hans – Dingu.

Sė fundi: Vepren e Enver Hoxhės nuk ka avokat nė botė qė mundė ta marrė nė mbrojtje.

Emisioni – “Dritė – hijet e 5 Majit” dhanė nė “Top Kanal” me d. 6 Maj – ora 20.30, asht deshmia ma e gjallė qė e “veshė” kėtė shkrim me njė vėrtetėsi tė pa mohueshme. Kush mbron vepren e Enver Hoxhės, mohon gjakun e Mujo Ulqinakut, dhe tė tė gjithė atyne qė dhanė jetėn nė luftė kundėr pushtuesėve nazi-fashistė.

Askush nuk ka tė drejtė morale qė heroizmin e Mujo Ulqinakut, ti a “faturojė” Mbretit Zog i cili ja mbathi me tė “katra” pėr tė shpėtue lėkurėn e tij. askush nuk ka tė drejtė qė heroizmin e Qemal Stafės, qė u vra nga pushtuesit italianė, apo tė Manush Alimanit (gozhduar) si Krishti nė Kryq, t’ia “faturojė” Enver Hoxhės.

Heroizmi dhe Patriotizmi Kombėtarė, nuk kanė asgja tė pėrbashkėt me Internacionalizmin Proletarė.

Mark Bregu

 

 

Kur do t’ia kthejnė malsorėt borxhin At. Gjergj Fishtės?

Nėse e ka kujt borxh Malėsia e Madhe, At Gjergj Fishtės, kjo trevė i ka gjithēka. E themi kėshtu pasi ishte pikrisht ky poet kombėtar, por edhe nacionalist e politikan i shquar qė vepren e tij madhore “Lahuta e Malėsisė” ja kushtoi me tėrė pathosin shpirtėror trevės sonė, simbol tė Shqiptarisė. Lahuta e Malėsisė ėshtė krahasuar me Iliaden e Homerit, kryevepren botrore qė 23 shekujt nuk e zbehen kurrė, ashtu siē nuk do tė zbehin nė pėrjetsi Vepren e At Gjergj Fishtės, qė ėshtė edhe simboli mė sinjifikativ i binomit Fe dhe Atdhe... Gjithsesi At Gjergji e kishte kryer “detyrėn” e tij, por ne Malsorėt ende i mbetemi borxh kėtij “Homeri” shqiptar. Nėse gjysėm shekulli komunizėm justifikohet, 17 vite demokraci e pluralizėm jo vetėm nuk justifikohen, por rėndojnė mbi madhėshtin tonė tė shkruar nė vargje nga At Gjergji. Ėshtė interesant se nga pushteti Lokal nė Malėsi tė Madhe janė dhėnė edhe shumė tituj nderi, por asnjė pėr Atė Gjergj Fishten. Mjerisht mė duhet tė kujtoj se nė vitin 1993 Kėshillit Bashkiak Koplik ju Dha rasti qė Qendrės Kulturore tė miratuar nga Shteti Demokratik t’i jepej emri i Gjergj Fishtės, por reminishencat e tė kaluarės, bėnė qė Qendrės Kulturore t’i jepej emri i anglezes Edit’h Durham, qė nė fakt ishte i njohur pėr Malėsinė, por jo me ato vlera sa At Gjergji... Sidoqoftė vitet kaluan, dhe pushteti Lokal nė Malėsi tė Madhe (5 komunat dhe Bashkia) ende nuk kanė mundėsuar nderimin e poetit kombėtar me ndonjė emėrtim Shkolle, Sheshi, rruge apo diēkaje tjetėr, por pa harruar se Gjergj Fishta meriton edhe ndonjė bust apo Statujė – monument, qė mė shumė do tė nderonte vetė Malėsinė e Madhe, se At Gjergj Fishten, qė tashma e nderon Shqipėria Demokratike e mė gjėrė. Natyrisht ky shkrim nuk ka ndėrmend tė prish planet e organeve tė reja tė pushtetit lokal, pėr tė nderuar ata qė nderuan treven e Malėsisė Madhe, por ka si qėllim ti kujtojė kėsaj treve kėtė borxh tė madh qė i ka “Homerit” qė pėrjetsoi historinė tonė nė vargje, dhe ne malsorėt nuk jemi mėsuar tė jetojmė me borxhe tė cilat rėndojnė mbi madhėshtinė tonė ndėr shekuj...

Vasel Gilaj

 

Antishqiptarizmi i njė shqipfolėsi

Nga Albert VATAJ

Absurde! Ka plot emėrtime tė tjera nė fjalorin e shqipes sė sotme, por falė njė kuraje civile dhe gjakftohtėsie qė motivon pak shqiptar nė tė sotmen nevracingėritėse vendosa ta pagėzoja vetėm kėshtu atė qė do tė zinte vend nė gjykimin e njė deklarate tė ēmendur tė njė njeriu tė ēmendur, pavarėsisht se mbi qafėn e tij tė trashė rėndon njė kravatė e kushtueshme dhe mbi barrėn e rėndė tė tulit e dhjamit nderet kostumi i njė personi publik. Deklarata e turpshme, djallėzore, arkaike, antishqiptare e njė kryetari baskie shqiptare, qė paguhet nga shteti shqiptar dhe taksapaguesit e kėtij shteti, i quajtur Bollano, duhej sot tė kish ngritur nė kėmbė vetė shtetin, opinionin politik tė ēdo krahu, opinionin shoqėror, intelektual, civil, mediatik, si dhe kėdo brenda dhe jashtė kufijve tė Shqipėrisė, qė ende ka nė deje gjak shqiptari. Nė vitin 2007, nė mes tė Evropės qė kėrkon tė bashkojė kufijtė, tė Ballkanit qė po kuron plagėt e reja, por kryesisht tė vjetrat, ato tė ndarjeve shoviniste dhe qė ka paguar paq pėr copėtimin, njė ekstremist greko-nacionalist i veshur me pushtet shqiptar kėrkon nė mėnyrėn mė tė hapur qė Shqipėria tė ndahet nė pjesė.

Ai flet pėr njė shtet imagjinar, qė kurrė nuk ka ekzistuar dhe kurrė nuk ėshtė provuar, pėrveēse nė mendjet e sėmura tė ekstremistėve perversė grekė dhe tė tė shiturve perversė shqiptarė. Tė parėt nuk janė pak, madje janė kudo deri nė lobingje amerikane, qė helmin e tyre e lėshojnė ngado pėrmes njė rruge qė kanė ndjekur tash sa dhjetėra vjet, parasė. Tė dytėt nuk janė pak gjithashtu, ata nuk e kanė emrin veē “bollano”, por qė prej 10 vitesh e mė shumė quhen edhe socialistė, edhe demokratė, ose me fjalėn popullore: politikanė. Disa tė shitur e tė blerė me para greke tė mjaftueshme pėr t‘u kthyer nė pasunarė dhe pėr t‘u mbyllur gojėn nė kėmbim. Tė tjerė tė shitur pėr njė copėz pushtet qė gabimisht, tėrėsisht nė mėnyrė kompleksuale, mendojnė se u vjen e u ikėn prej grekėve. Tė gjithė njė tufė antishqiptarėsh, antipatriotėsh, qė kurrė nuk e panė atdheun si gjėnė kryesore tė jetės sė tyre, si gjėnė mė tė shtrenjtė se veten, mė tė shtrenjtė se familjen. Kėta janė fytyrat e vėrteta tė baballarėve dhe bijve tė kombit, qė kurrė nuk e ēojnė nė mend qė para se t‘i thonė vetes politikanė, duhet t‘i thonė patriotė; qė kur betohen para flamurit ta ndiejnė me shpirt dhe zemėr; qė kur interesat e kombit preken, tė lėnė ēdo mėri vetjake a partiake dhe tė bėhen njė. Qė kur njė i marrosur antishqiptar i dhjamur me para greke, plus atyre tė taksapaguesve shqiptarė, si Bollano, lėshon deklarata tė rrezikshme antikombėtare, tė mblidhen tė dėnojnė njė punonjės tė shtetit qė kėta politikanė udhėheqin. Ose tė paktėn, tė distancohen nga kjo deklaratė dhe tė lėshojnė alarmin e kombit nė rrezik. Sepse kombi shqiptar ėshtė i kėrcėnuar dhe deklarata e njė kryetari baskie brenda territorit tė Shqipėrisė, qė mė parė falet nė Athinė se nė Tiranė, nuk ėshtė as rastėsi, as e papritur. Nė fakt, ajo gjen nė befasi vetėm pjesėn e civilizuar tė dy shoqėrive greke dhe shqiptare, civilizim qė nė kėtė mijėvjeēar tė ri s‘ka lidhje me arkaizmat e shekujve dhe aq mė pak i sheh ato tė arritshme apo tė domosdoshme. Pėr sa i pėrket pastaj rrjedhe logjike tė ngjarjeve tė fundit nė Shqipėri dhe raporteve tė saj me Greqinė, kjo deklaratė ėshtė vetėm njė rrjedhojė e natyrshme qė herėt a vonė do shpėrthente. Si mund tė shkojnė dėm gjithė ato pensione pėr ortodoksė e myslimanė shqiptarė (tė kulluar shqiptarė), qė kanė vite e vite qė dalin nga buxheti i Athinės? Ka mė shumė se dhjetė vjet qė shteti shqiptar, demokrat, socialist, e prapė demokrat, ėshtė nė dijeni tė kėsaj metode dhe politike tė frikshme qė njė shtet fqinj aplikon ndaj nesh dhe kurrė nuk ka ngritur tė paktėn pyetjen: Pse? Pėr mos shkuar mė tej te njė studim i hollėsishėm, se kush paguhet nga Athina, pse paguhet dhe ēfarė do kėrkohet nė kėmbim tė kėsaj pagese. Politikanėt shqiptarė, kur vjen fjala pėr Greqinė, pėrpiqen tė bėjnė diplomatin, por harrojnė se ka kufij kudo, diplomatikė, politikė, njerėzorė dhe sigurisht kufij gjeografikė. Tė cilėt, nėse njėra palė i shkel apo tenton dhe pėrgatit terrenin t‘i shkelė nesėr, tė gjitha bastet janė “off” dhe diplomacia nuk pi mė ujė. Politikanėt tanė, kėta inferiorė tė pakufi, me indiferencėn e tyre janė palė nė agresion, janė palė nė tradhti kombėtare, madje janė pikėrisht ata qė lejojnė jo vetėm deklarata tė rrezikshme tė lulėzojnė nga goja e punonjėsve tė shtetit shqiptar, por madje i japin krahė strategjisė dhe teknikave qė mund tė na ēojnė nesėr nė njė Kosovė tė re. Dhe le tė ndalemi vetėm njė sekondė te Kosova, meqė dhe Bollano ka guximin dhe paturpėsinė ta pėrmendė. Ai tha se ėshtė e njėjta gjė, se ata, “autonomėt grekė”, nuk po kėrkojnė gjė tjetėr, veēse atė qė kėrkon Shqipėria pėr Kosovėn. Nė fakt, ka vetėm njė ngjashmėri nė kėtė mes. Atė qė po kėrkon Greqia, pėrmes bulonave dhe bollanove, ėshtė pikėrisht ajo qė u realizua gati njė shekull mė parė, ndarja e njė pjese tėrėsisht shqiptare nga trungu i Shqipėrisė. Atėherė ne nuk kishim shtet, tė varfėr, tė dobėt, kur fatet na i vendosnin tė tjerėt, dhe lamė Kosovėn tė quhej pjesė e Jugosllavisė. Sot, pas 100 vjetėsh, mė nė fund, pas gjakut tė derdhur nga mijėra martirė qė ruajtėn gjuhėn dhe zakonet nėn dhunė, qė mbajtėn flamurin nėn gji ditė e natė, mė nė fund historia po vė pikat mbi “i”. Pėr shkak tė gjeopolitikės dhe pėr shkak tė njė paradoksi qė askush nuk di ta shpjegojė, Kosovės do t‘i jepet pavarėsia shpejt, me kusht jo bashkimin me Shqipėrinė. Normalja do ishte qė Prishtina tė ishte njė Berlin i dytė, qė shteti amė tė bashkohej me gjymtyrėn e grabitur. Por ja qė bota e re ka kushte dhe tė dyja palėt shqiptare kanė thėnė “Po” pėr njė tė mirė tė madhe, pavarėsinė e shumėdėshiruar tė kosovarėve. Dhe meqė kjo ėshtė dhe dėshira e vetė shqiptarėve nė Kosovė, le tė bėhet mė e mira pėr ta dhe le tė jemi dy shtete shqiptare nė Ballkan, sado ridikjuloze tė duket kjo. Por tė krahasosh pėrpjekjet dhe dėshirėn pėr pavarėsi tė Kosovės sė vrarė e sakatuar nga serbėt, tė njė pjese tė trungut tonė kombėtar qė ende s‘e di ku i ka varret e bijve qė luftuan pėr kėtė ditė, me fantazitė e ēmendura shoviniste tė disa grekėve me para, qė qėndrojnė nė politikė nė Athinė, Tiranė, Sarandė apo Uashington, ėshtė jashtė ēdo logjike dhe sensi normal. Bollanos jo vetėm nuk i dridhet qerpiku tė deklarojė agresion ndaj shtetit shqiptar, por paturpėsisht fyen Kosovėn, duke na fyer tė gjithėve, duke na lėnduar tė gjithėve, duke hapur plagė tė vjetra tė njė kombi tė paaftė pėr tė mbrojtur kufijtė e tij dje, por akoma mė tė paaftė pėr tė mbrojtur veten e tij sot. Figura si ai dhe tė tjerė duhet sė pari tė hasin nė pengesa elektorale dhe nė bashkimin politik shqiptar pa dallim ngjyre, qė lloji i tij sot mos tė mbante postet qė mban nė shtetin shqiptar. E nėse PS-ja dhe PD-ja do kishin parė pėrtej hundės sė tyre, Bollano do ishte thjesht njė i paguar i grekėve, njė qen qė leh kot, sa pėr tė justifikuar pensionin nga Athina, qė sigurisht mund ta ketė mė tė majmė se pleqtė e Palasės, Dhėrmiut, Korēės, Sarandės, Peqinit, e dreqi e di se kujt cope tjetėr shqiptare. Por sot ai ėshtė kryetar bashkie nė administratėn e shtetit shqiptar, flet nė emėr tė kėtij shteti dhe kur ky shtet nuk reagon, kjo do tė thotė qė jo vetėm i jep tė drejtė, por edhe ėshtė i dorėzuar para ēdo plani tė afėrm a largėt qė dėmton rėndė interesat tona kombėtare. Dhe nuk ka si tė jetė ndryshe, kur janė kėta politikanė drejtues tė kombit, qė heshtin dhe vetėm heshtin jo vetėm pėr incidente private nė dukje sporadike, ku shqiptarėt ose theren ose u kėndohen kėngė me zorrėt qė do t‘u bėhen litarė, por edhe kur ndodhin ēudira tė tilla si hapja e shkollave greke mu nė mes tė Shqipėrisė sė Jugut apo Juglindjes. Territore qė kurrė nuk kanė qenė greke dhe kurrė s‘kanė pėr tė qenė. Politikanėt heshtin kur Greqia nė emėr tė hyrjes nė Evropė kėrkon tė blejė paturpėsisht kėsaj here jo vetėm me dhrahmi, por me pasaporta autonomie mė shumė se gjysmė milioni shqiptarė. Ne tė gjithė heshtim tė shokuar kur Greqia doli kundėrshtarja mė e devotshme e pavarėsisė sė Kosovės. Ne tė gjithė e dimė se vota e saj, jo vetėm pėr Kosovėn, por edhe pėr vetė Shqipėrinė e dėshiruar pėr t‘u angazhuar nė organizmat ndėrkombėtarė, ėshtė njė votė kundėr qysh nė mėngjes. Ne tė gjithė heshtim pėr pronat e ligjshme tė ēamėve dhe kur politikanėt kanė frikė se mos zemėrojnė Athinėn. Nėn hijen e tė qenit gjoja diplomat, ata tė gjithė kanė harruar detyrėn kryesore ndaj atdheut, kanė flakur tutje ēdo ndjenjė patriotike, qė Zoti e di nė e kanė pasur ndonjėherė. Dikur ishte Nano qė patriotizmin e kėmbeu me buzukė, qejfe dhe hargalisje haremi. Sot ėshtė Berisha mė i frenuar nė kėtė drejtim, por i shfrenuar pėr pushtet, qė akoma ka paranojėn se nė 1997-ėn e hoqėn grekėt nga pushteti, qė akoma rron me frikėn se ata po tė duan ia bėjnė prapė. Ka harruar se, si dje dhe sot, ai ia bėn vetes. Antishqiptarizmin e djeshėm, tė fshehur nėn fuēi nafte kur furnizonte Millosheviēin, e ka kthyer nė njė antishqiptarizėm tė ri, tė hapur fare, inferior, qė i shtohet paaftėsisė dhe dhunės me tė cilėn bėn ligjet dhe shtetin nga brenda. Dhe kjo e dyta, ashtu si dikur, do ta ēojė nė tė njėjtin fund tė pashmangshėm, pa qenė nevoja pėr Athinėn, ashtu sikur nuk ka qenė kurrė. Tė befason reagimi i opozitės sė quajtur ndryshe, me njė lider tė ri, qė duhet tė reagonte menjėherė, qoftė edhe si koleg i Bollanos nė administratėn e shtetit shqiptar. Tė befason dhe trishton pa masė reagimi zero i atyre politikanėve tė ashtuquajtur tė rinj, qė nuk lėnė debat e ekran televizioni pa na u shfaqur, ndonjėri duke gagaēuar e duke propaganduar politika tė reja, qė nuk lėnė vend pa na tundur diplomėn e Perėndimit, jo atė realen e shkollės, por atė medaljen e trimėrisė dhe patriotizmit se lanė Perėndimin pėr atdheun. Aq shumė patriotė janė! Disa prej tyre nė fakt e kanė provuar se e lanė vėrtet Perėndimin pėr t‘u pasuruar brenda njė viti aq marramendės, sa nė Perėndim nuk do ta kishin arritur as nė ėndrrėn mė tė ēmendur. Dhe paēka se nuk pret gjė nga kėta rrjepės tė atdheut, qoftė pėr hir tė hipokrizisė qė i shoqėron nė ēdo hap, sot duhet tė ngriheshin dhe protestonin, sepse atdheut qė “duan” kaq shumė i preken interesat. Shoqėria civile duhet tė jetė e gjitha nė aksion sot, ashtu sikur ka qenė sa herė qė politika nuk ėshtė gjėkundi. Dhe me aksion nuk e kam fjalėn te djegiet bastarde tė flamujve grekė, qė ėshtė njė huq i bartur nga Athina, por e kam fjalėn pėr shfaqjen e civilizimit tė vėrtetė qė rrėnjėt i ka te patriotizmi dhe jo tek interesat e ngushta politike tė momentit. Deri tani, nė tė vėrtetė, sa herė na shqetėsojnė fqinjėt, sa herė na therin vėllezėrit, sa herė na poshtėrojnė fėmijėt nėpėr shkolla, sa herė na kėndojnė kėngė barbarėsh, kemi dėgjuar veē Sabri Godon dhe Pėllumb Xhufin, si dhe partinė e kėtij tė fundit, LSI-nė, tė protestojnė dhe reagojnė siē u ka hije jo vetėm politikanėve, por shqiptarėve nė radhė tė parė. Secilin prej tyre unė e votoj pėr President menjėherė dhe kjo nuk ka lidhje me valėn qė ka pėrfshirė politikėn shqiptare tė momentit. Nuk ėshtė as nacionalizėm ekstrem i llojit grek, ėshtė thjesht patriotizėm normal, qė as nuk shitet, as nuk blihet.

Ėshtė vėrtetuar qė rastet e thyerjes apo tė krisjes sė ndėrgjegjes kombėtare kanė mprehur vigjilencėn kombėtare dhe prania e pasojave tė tyre mbi arsyen historike mund tė shkaktojė tronditje tė reja mė tė rėnda se mė parė.“Strategjia” greke e doktrinės pėr “Vorio-Epirin” ka dėshtuar. Ēfarė kėrkojnė segmentet shovene greke tė pėrfaqėsuara nga Dulet, Janullatosit, Bollanot&CO tė cilėt ēirren pėr “Vorio-Epirin” dhe shprehin pretendimet territoriale kundėr Shqipėrisė? Po iu themi qė nė fillim, siē ua kemi thėnė edhe mė parė: Nuk ka “Vorio-Epir”, por ka Epir, i cili ka qenė, ėshtė dhe do tė jetė histori dhe hapėsirė etnike shqiptare. Politika dhe opinioni shkencor shqiptar kėtė konstatim historik, ka ardhur koha ta thonė me zė tė lartė nė gjuhėn shqipe.

Pėrballė njė politike tė hapur, tė mbarsur me nacionalizėm agresiv dhe imponues nė ēdo rast, nė qėndrimin grek gjallojnė ēdo ditė e mė shumė pretendimet absurde territoriale, tė cilave tashmė u ka dalė boja. Qarqet shovene me megafonė tė tipit Geixh, Dule, Bollano e njė takėm “historianėsh”, qė guxojnė tė dalin nė ekranet shqiptare dhe tė kėrkojnė ballafaqim pėr gjenezėn pellazgo-epiriote-thesprote-shqiptare nė misionin e tyre kanė dėshtuar. Sido qė po ndodh, kėto zullume politiko-ideologjike me prapavija reaksionare fetare, kurrsesi nuk do tė kalojnė nė heshtje, edhe kur politika zyrtare nė shtetin shqiptar hesht dhe nuk zbaton ligjet kushtetuese tė vendit. Historinė nuk mund ta tjetėrsojnė as Bollanot & CO, e as njė takėm politikanėsh shqiptarė, qė janė tulatur pėrpara presioneve politike greke. Krahasueshmėria me rastin e Kosovės, e bėn kėtė gjakprishur dhe tė tjerė pas tij tė bėjė njė gabim trashanik dhe tė zbulojnė nė opinion dėshtimin e strategjisė shovene greke kundėr Shqipėrisė. Pretendimet territoriale janė njė turp politik, pėr tė gjithė ata qė shesin moral pėr demokracinė dhe standardet e saj. Ky mbetet njė problem i hapur qė kėrkon shpjegim, dhe kėtė duhet ta bėjnė ata qė i fryjnė erėrave shovene nė rajon. Institucionet zyrtare greke nuk njohin ēėshtjen ēame, duke e konsideruar atė “njė ēėshtje tė mbyllur”, ato bėjnė presion mbi emigracionin shqiptar, duke shfaqur anėn mė tė errėt tė dominuar prej llumit tė shoqėrisė greke, nėn hundėn e tyre zhvillohet veprimtari ultranacionaliste nga qarqe tė dyshimta deri paramilitare, tė cilat shfaqin hapur pretendimet territoriale mbi “Vorio-Epirin”, si nė rastin e fatkeqit Bollano. Nė kundėrshtim me ligjet shqiptare jepen pensione, serviret fantazma e homogjenitetit dhe dyshtetėsisė, bizneset greke u rrėshqasin ligjeve tė shtetit shqiptar, hapen shkolla greke tė palicencuara, dhunohen simbolet kombėtare, dhunohen tė drejtat e njeriut, vriten shqiptarė nė mjedise publike dhe nė burgje, dhunohet rendi kushtetues, lėshohen kėrcėnime prej trupave ushtarake, cenohet siguria kombėtare, duke ndėrhyrė hapur nė punėt e brendshme tė shtetit shqiptar. Ēfarė ka mbetur tjetėr pėr t’u bėrė nė shpinė tė Shqipėrisė, zotėrinj pushtetarė dhe politikanė? Hipokrizia e politikės greke ėshtė kthyer nė qėndrim institucional megaloman, me pak shanse pėr t’u korrigjuar. Zullumet e saj tė pėrfaqėsuar me emra pushtetarėsh dhe funksionarėsh shtetėrorė, bien shumė nė sy, dhe kjo bėn qė askush tė mos mohojė praninė e „luftės sė ftohtė“ midis dy vendeve. Tė mos gėnjejnė veten as politikanėt shqiptarė dhe ata grekė e as misionarėt e politikės evropiane, tė cilėt po e lejojnė kėtė situatė, duke i bėrė lėshime tė pamerituara politikės greke. Por tė mos i shmangemi problemit: CD-ja e politikės greke ka njė „pasuord“ dhe ky pasuord ėshtė i instaluar nė skutat politike tė Athinės. Ai hapet herė pas here, duke vėnė nė lėvizje megafonėt e tipit Geixh, Bollano, Dule, Joanullatos & CO, struktura tė tėra antishqiptare, nė mėnyrė qė politika greke ndaj Shqipėrisė dhe kombit shqiptar tė jetė pėrherė nė sulm. Pse tė mos e pranojnė: Politika greke ka dėshtuar nė drejtim tė nacionalizmit etniko-fetar kundėr Shqipėrisė. Po e pėrsėrisim, ka dėshtuar. Pararojat e saj politike dhe fetare, PBDNJ, “Omonia“, Kisha Ortodokse Greke dhe organizata terroriste „Mavi“, kanė dėshtuar nė misionin e tyre. Kėta “ambasadorė tė pėrhershėm” tė shtetit grek, janė pjestarė tė kongreseve tė pėrvitshme tė “Vorio Epirit”. Opinioni shqiptar tashmė i njeh. PBDNJ jep natyrėn e njė njeriu tė trullosur qė nuk po gjen vend. Ajo nuk ėshtė ndier rehat nė politikėn shqiptare, duke ndėrruar karriget sa andej kėndej, pėr tė pėrfituar maksimalisht nė misionin e saj antishqiptar. Pėr gjuhėn e hidhur tė Dules me shokė shqiptarėt nuk kanė nevojė pėr pėrkthyes. Diskretitimi i politikės greke i ka kapėrcyer me kohė pėrmasat e marrėdhėnieve dypalėshe dhe “dosja greke“ tashmė ėshtė e hapur nė dorė tė faktorit ndėrkombėtar. Dalja e Dules nga koalicioni dhe pėrgjėrimi i tij pėr “interesat e biznesit shqiptar”, dalja e Bollanos, (priten surpriza tė tjera greke nė tė ardhmen), heshtja e disa subjekteve politike nė Shqipėri, janė tė lidhura me dy dėshtime tė ndjeshme tė politikės greke. Tendenca e turravrapit tė qarqeve shovene greke dhe segmenteve dashakeqėse nė politikė, pėr helenizimin e jugut tė Shqipėrisė, tė sinkronizuara me trysninė e ftohtė politike, ekonomike dhe fetare, janė hapėsirat qė mbajnė sot peng ēėshtjen ēame, ēėshtjen e minoritetit dhe emigrantėve shqiptarė dhe vetė marrėdhėniet midis dy shteteve. Nuk po bėjmė ndonjė zbulim tė ri sensacional, pėrveēse i referohemi tė vėrtetės historike. Sė pari, rruga e pakthyeshme e pavarėsisė sė Kosovės, ku Greqia ka shprehur hapur qėndrimin e saj kundėr. Pse nuk e dėshiron Greqia kėtė pavarėsi? Ēfarė pretendon Greqia mė tej? Si mund tė pranojė Greqia qė tė ndryshojnė raportet gjeostrategjike nė Ballkan me daljen e njė shteti tė ri shqiptar? Politika greke e di se pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, ēėshtja ēame dhe e tėrė kombėsive qė jetojnė sot nė Greqi do tė jetė njė ēėshtje e hapur, qė do t’i kapėrcejė hapėsirat absurde tė “zgjidhjeve dypalėshe“. Janė tė prekshme nė jetėn politike greke kėrkesat e kombėsisė maqedonase, bullgare, turke dhe tė shumė pakicave tė tjera me prejardhje gjenetike. Nė kushtet e “rrethimit demokratik“, tė cilin Greqia ka kohė qė po e ndien, ēėshtja e helenizmit do tė sfumohet. Greqia duhet tė zhvishet prej tij. Ai ėshtė mashtrimi mė i madh qė po i bėhet historisė sė Ballkanit. Sė dyti, intrigues mbetet fakti i ēėshtjes sė zgjedhjes sė Presidentit nė Shqipėri. Politikės greke i kanė interesuar liderėt shqiptarė, sepse nėpėrmjet tyre ajo ka mundur tė ruajė interesat e saj nė Shqipėri. Nuk ėshtė e vėshtirė tė kuptohet qė ajo tė mos ketė hedhur kartat e saj pėr kreun e shtetit shqiptar. Zhvillimet politike kohėt e fundit dhe kompleksiteti i sajuar, me sa duket, i ka djegur kėto karta dhe kundėrvėnia greke ka filluar tė ndihet ndaj politikės shqiptare, pse jo dhe ndaj qeverisjes sė partisė nė pushtet. Nuk ėshtė ēėshtje “daljeje“ nga koalicioni, nuk ėshtė ēėshtje e njė “Bollanoje“, nuk ėshtė ēėshtje prishjesh nė bregdetin “minoritar“, por shumė mė tepėr se kaq. Zhvillimi i ngjarjeve nė hapėsirėn shqiptare dhe maturia shqiptare pėr tė qenė nė unison me faktorin politik ndėrkombėtar pėr ēėshtje tė rėndėsishme, qė kanė tė bėjnė me ēėshtjen tonė kombėtare e kanė nervozuar politikėn greke dhe “pasuordi“ i saj ėshtė vėnė nė lėvizje. Nė mėnyrė tė kamufluar, po dhunohen parimet e sigurisė kombėtare. Kėrcėnimet dhe rreziqet nuk janė abstrakte, por janė tė pranishme dhe veprojnė, duke shkaktuar pasoja tė rėnda nė jetėn e vendit. Lufta e ashpėr politike e dy partive tė mėdha nė Shqipėri po krijon hapėsira boshe, tė cilat po shfrytėzohen nga qarqe reaksionare, me synime tė pastra politike, etnike e fetare nė dėm tė shtetit dhe kombit shqiptar. Incidentet e shumta qė kanė ndodhur nė kėtė periudhė, janė njė ogur i keq i asaj qė po vepron, i asaj qė pretendohet se nuk duket, i asaj qė nuk gjen dot justifikim pėrpara opinionit shqiptar, i krizės politike permanente qė kėrkojnė shpjegim, i dhunimit tė institucioneve tė sigurisė qė shkaktojnė kaos politik, social dhe ekonomik, i mosfunksionimit tė shtetit dhe rendit kushtetues, i frikės nga njerėz qė i kanė shitur interesat e tyre matanė kufirit, qėndrime kėto qė po diskretitojnė politikisht vendin. Ky mund tė jetė pėrfundimi i gjithēkaje qė bėhet keq nė kėtė vend, nė fund tė fundit, i asaj qė nuk u ka pėlqyer dhe nuk do t’u pėlqejė kurrė shqiptarėve. Kėto momente, pa dyshim, shkaktojnė tensione politike, por nėse shqiptarėve u kėrkohet t’u tregohen gjurmėt, ata shikojnė ujkun pėrballė. Kėta precedentė politikė i kapėrcejnė kufijtė e konflikteve tė brendshme, dhe nėse shqiptarėt reagojnė ashpėr, shkaktarėt duhet tė binden se diēka nė kėto marrėdhėnie ėshtė mbrapsht. Marrėdhėniet midis dy shteteve janė lėnė tė ndjekin rrjedhėn e tyre, por pa menduar se luhatjet po lėnė pasoja shumė tė rėnda nė thellimin e pėrēarjes dhe tė armiqėsisė, pėr tė cilat do tė duhet shumė kohė qė ato tė normalizohen. Marifetet politike tė politikės greke janė kthyer nė njė rrezik permanent, duke e krahasuar atė me njė njeri qė rri me kopaēe nė dorė pas dere dhe pret vetėm rastin tė tė godasė. Ēėshtja e zgjidhjes sė konflikteve midis dy shteteve kėrkon subkoshiencė politike me standarde qytetare, sepse nė tė kundėrt ato nuk mund tė kalojnė kurrsesi pa lėnė gjurmė tė hidhura nė memorien historike tė popujve qė dėshirojnė tė jetojnė nė fqinjėsi. “Uthulla e fortė prish enėn e vet”, kėshtu thonė shqiptarėt. Greqia ka kohė qė e ka kamufluar tė vėrtetėn historike tė kombeve dhe popujve nė Ballkan me globalizimin e helenizimit, i cili nuk ekziston. Grabitja dhe shtrembėrimi i historisė ėshtė shkaku qė frymėzon sot ultranacionalizmin grek dhe nxit qarqet shoviniste pėr t’i fryrė erės sė pretendimeve territoriale. Bota e qytetėruar, nėse do ta shpėtojė Greqinė dhe popullin e saj dhe tėrė rajonin ballkanik, duhet tė ndikojė fuqimisht nė shmangien e konceptit helen dhe tė helenizmit. Ėshtė ky koncept qė motivon sot nacionalizmin agresiv grek dhe qėndrimin antidemokratik tė njė shteti tė ashtuquajtur demokratik.

 

 

Europa nesėr

Terrorizmi ne Londer dhe vota kunder Kushtetutes europiane ne France dhe Hollande e kane risjelle moden e europesimizmit. Deshtimi i Samitit te BE-se ne qershor dhe perplasjet e hidhura ndermjet Tony Blair-it dhe Jacques Chirac-ut kane, madje, frymezuar disa per te kumtuar fillimin e fundit te Europes.

Gabojne. Europa nuk ka vdekur dhe as nuk eshte duke. Por ngjarjet e mesfundit paralajmerojne fundin e njerit prej versioneve te integrimit europian-vizionin e nje “unioni gjithnje e me te ngushte” i cili do prodhoka nje shtet federal i cili do behet nje superfuqi e re.

Ky vizion, sidoqofte, nuk ishte ne letra edhe perpara kolpove te melartpermendura. Kur gjashte vendet themeluese filluan zgjerimin me shtete veriore, jugore dhe, tash se fundi, lindore, vizioni i kahershem federal mori fund. Kushtetuta u hartua per ta bere Europen 25 anetareshe me efikase, jo per te prodhuar nje shtet te forte federal.

Retorika e Chirac-ut shpesh perfshin referenca per nje “bote shumepoleshe” ne te cilen SHBA-te nuk jane e vetmja superfuqi. Nje sondazh i koheve te fundit zbuloi se shume europiane e kane humbur joshjen prej Amerikes dhe do te donin qe Europa te luante nje rol me te madh ne politiken boterore. Por, edhe nese Amerika ka humbur nje pjese te “soft power” publiku postindustrial europian nuk e ka vullnetin per te paguar per kete-dy a trefishim te shpenzimeve per politikat mbrojtese te nxjerra prej GDP-se-per te investuar ne fuqi ushtarake qe kerkohet per te balancuar “hard power”.

Edhe keshtu, pamja per Europen nuk eshte dhe aq e erret sa’c kujtojne pesimistet. Fuqia ne boten e sotme politike shperndahet si ne nje loje shahu tre dimensionale e cila luhet vertikalisht ashtu si dhe horizontalisht. Ne maje, sa i takon fuqise ushtarake, Amerika eshte superfuqia e vetme me shtrirje globale. Europa apo Kina nuk kane gjasa per t’ia kaluar Amerikes ne dy dekadat e ardhshme. Ne kete pike bota eshte njepolare.

Ne mestabelen e marrdhenieve ekonomike, bota eshte nderkohe shumepolare. Ketu Europa vepron si union dhe vende te tjera si Japonia dhe Kina luajne role te rendesishme. Shtetet e Bashkuara te Amerikes nuk mund te arrijne marrveshje tregtare apo te permbyllin konfliktet me trustet pa pelqimin e Komisionit Europian. Vetem pak kohe me pare, pasi Organizata Boterore e Tregtise i dha te drejte nje ankimimi europian, Kongresi amerikan u detyrua te rihartonte nje pakete ligjore taksash per shuma miliarda dollareshe. Ky rast nuk pershkruan nje bote njepolare.

Tabela e fundit perfshin marrdheniet transnacionale qe i kalojne kufijte e kontrollit te qeverive-gjithcka prej ilaceve tek semundjet ngjitese, ndryshimi i klimes dhe terrorizmi transnacional. Ne kete tabele pushteti shperndahet kaotikisht ndermjet aktoreve joshteterore. Asnje qeveri nuk mund t’i kontrolloje rrjedhojat pa bashkepunimin e te tjereve. Ketu, Amerika ka nevoje per ndihmen e europianeve dhe nuk ka kuptim po ta konsiderojme kete nje bote njepolare.

Ne kete tabele te fundit masa e bashkepunimit te ngushte mes qytetareve eshte gjithashtu e rendesishme dhe ndihmohet nga shkalla e joshjes se nje vendi apo “soft power”. Ketu, vendet europiane jane te mireintegruara pasi kane tejkaluar shekuj armiqesie duke zhvilluar nje treg te gjere e te suksesshem.

Nje rrezik i dale prej kolpos se tanishme eshte ndalimi i zgjerimit te BE-se. Ne fund te Luftes se Ftohte, vendet europiano lindore nuk u perpoqen te lidhnin aleanca lokale sic kishin bere ne vitet ‘20-te, por i hodhen syte nga Brukseli si magnet i se ardhmes se tyre. Ngashem, vende si Turqia dhe Ukraina i kane pershtatur politikat e tyre per shkak te forces terheqese te Europes. Humbja e “soft power”, shkaktuar nga refuzimi i zgjerimit te metejshem do te qe nje hap  mbrapa per Europen, Ballkanin dhe stabilitetin nderkombetar. 

Cili do te jete hapi tjeter i Europes? Njefare terheqjeje keshillimore e 6 vendeve themeluese gje qe do te krijoje nje federate brenda unionit te gjere. Kjo qasje u vjen per shtat atyre qe mendojne se referendumet franceze e hollandeze ishin refuzim i modelit ekonomik liberal britanik.

Por kjo diagnoze eshte e dyshimte pasi sondazhet tregojne se shume prej atyre qe votuan “non” po kundershtonin Shirakun dhe/apo perqindjen e larte te papunesise. Kthimi mbrapa dhe brenda kah gjashteshja origjinale nuk ka te ngjare t’i takoje keto shqetesime dhe eshte nje ogur jo i mire per liberalizimin e tregjeve te punes qe ekonomite europiane duhet te vene ne levizje. 

Nje shteg me i mire per BE-ne eshte te tregoje se Europa ende funksionon. Kjo domethene nje kompromis per nje buxhet te ri qe redukton disa prej shpenzimeve ne politiken e perbashket bujqesore dhe jep fonde per integrimin e anetareve te rinj. Gjithashtu, domethene pervijim i rolit te rendesishem qe Europa luan ne politiken e jashtme si p.sh. joshja e Serbise drejt nenshkrimit te marrveshjes mbi statusin e Kosoves, apo vazhdimi i perpjekjeve per te bindur Iranin per te hequr dore nga planet per pasurimin e uraniumit. 

E se njejtes rendesi do te jete te shkuarit perpara me bisedimet e raundit te radhes se Organizates Boterore te Tregtise dhe mbajtja e premtimeve sa i takon ndihmes per Afriken. Me kalimin  e kohes pasi gjerat te jene qetesuar mund te jete e udhes arritja e nje marrveshjeje nderqeveritare per te shpleksur rolet e institucioneve gje qe do kishte ndodhur nese kushtetuta e re do qe miratuar. 

Nje BE e tille, praktike dhe e efektshme ndoshta nuk do t’i arrije pretendimet pompoze dhe retorike te politikaneve, por nuk do te jete ne shtratin e vdekjes. Ne te kundert, nje Europe e tille ka shume per te perfituar dhe gjithashtu per te ndihmuar pjesen tjeter te botes.

Joseph S. Nye, ish-nensekretar amerikan i mbrojtjes dhe aktualisht profesor ne Harvard University.

 

Qeveria “berisha” pėrballė pushkėve tė drurit

Gjatė viteve 2002-2003, kur Qeveria dhe shteti Socialist rriten moshėn pėr tė pėrfituar pensionin e pleqėrisė, nga 55 vjeē nė 60 vjeē pėr gratė, dhe nga 60 vjeē nė 65 vjeē pėr burrat ish Opozita e atėhershme sot nė pushtet, Partia Demokratike dhe aleatet e saj e kundėrshtuan me tė madhe, sepse rritja e moshės pėr pensionistėt shqiptarė ishte njė absurditet, pasi ata jo vetėm kishin vuajtur duke punuar me orė tė gjata, punė tė rėnda e rėndomta, por mbi tė gjitha kishin qenė tė kequshqyer, gjė qė do tė bėnte qė ket pension ta gėzonin fare pak shqiptarė. Sindikatat udhėhoqen njė fushatė firmash qė thuhet se i kaloi qindra mijėra, tė cilėt kėrkonin uljen e moshės sė pensionit aty ku kishte qenė, ndėrsa PD-ja dhe Aleatet e saja ka mbi njė vit e gjysėm nė pushtet dhe, nuk po thuhet asgjė pėr kėtė ligj absurd tė rritjes sė moshės sė pensionit, ku ja kemi kaluar edhe Italisė e Francės tė cilat e kanė moshėn e pensionit tė pleqėrisė 55 vjeē pėr gratė dhe 60 vjeē pėr burrat. Dhe pėrkundėr kėtij ligji absurd pėr shumicėn e shqiptarėve qė jetuan gulaget e kooperativave apo ndėrmarrjeve shtetrore e tjerė, qeveria futet nė diskutime me armen e dashur tė Partisė sė Punės, Ushtarakėt e formuar nė shkollat e Oficerve tė cilėt mbasi i shėrbyen regjimit komunist me besnikėri, dhe pasi janė liruar duke marrė pension tė pa merituar, sepse sherbimet e tyre nuk u suallen asnjė tė mirė Shqipėrisė, mbasi ata nuk mbrojten asgjė me pushkėt e tyre nė pėrgjithsi druri, veēse trembėnin popullin qė tė mos protestonte e fliste. Natyrisht ne nuk kemi gjė me ata qė i ka kapur reforma, dhe nuk kan asnjėlidhje me strukturat qė i shėrbyen regjimit famkeq komunist, por ne kemi me vete shtetin e qeverinė qė duhet ta dinė ses Ushtarakėt duhet tė trajtohen si kategorit e tjera, si Agronom, Ekonimist, Zooteknik, Veteriner, mekanik, inxhinier, puntore tė prefesioneve tė ndryshme qė edhe sot pėr arėsye reforme (se ju mbyllen edhe vendet e punės e institucionet) jo vetėm janė tė pa pune, por janė edhe pa asnjėlloje ndihme e pensioni tė parakoheshem si mijėra ushtarake, ku po tė merret parasysh kontributi, mjafton tė kujtojmė se plejada e punonjesve civil ishin ata qė prodhuan ato produkte tė mbajten gjallė frymėn e njė populli, dhe ushtarakėt (natyrisht tė lidhurit me strukturat e P. Punes) vetėm se i konsumonin kot ato dhe mbanin zuse njė popull tė tėrė, duke pėrfshirė edhe kategorit tashma tė diskriminuara nė krahasim me ushtarakėt qė kėrkojn rritje pensionesh, madje pėr kėtė edhe kėrcėnojnė. Sidoqoftė ne tė tjerėt qė jemi shumica ende vetėm shikojmė dhe ēuditemi me qeverinė demokratike se si vazhdon tu kreh bishtin atyre qė duhet tu kreh shpinen...

Ndue Bacaj

 

 

Kela

fobi dhe sindromė e skizofrenisė autolezive tė  antishqiptarisė

(vijon nga numri i kaluar)

nga Skender Krosi

Po tė shkosh dhe ti lexosh, kam bindjen se do tė tė vijė pėr tė vjellė kur tė shohėsh se si janė dukur grekėt dhe italianėt, (janė tė ilustruara edhe me fotografi) por ne nuk mund t’ua mohojmė kulturėn qė bartnin, le pastaj po tė jesh kurreshtare dhe tė duash tė hulumtosh nė idetė kinematografike nė ndonjė videotekė tė Amerikės do kuptosh se kriminelėt dhe mafjozėt mė tė tmerrshėm ishin tė origjinės greke dhe italiane. Ato kryenin shpėrndarje droge, grabitje, prostitucione dhe vjedhje, me pak fjalė po atė gamė krimesh qė kryejnė shqiptarėt sot. Tė lutem mos mė paragjyko se, nuk e thashė unė, por janė tė impresionuara nė kilometra tė tėra celuloze filmike hollivudiane! Nga egėrsia dhe shtazėria e kėtyre emigrantėve tė prejardhur nga djepet e kulturės njerzore, do tė ngrihen qimet pėrpjetė po tė kesh fatin ti rishikosh filmat atyre pėrkushtuar, por askush nuk ua mohon kulturėn. E ēuditshme, sepse nuk pėrkon me imazhin e krijuar nė trurin tėnd imagjinarė, por me keqardhje ėshtė e vėrtetė edhe kjo e natyrės relative. Pa shkuar mandej nė ndonjė biblotekė dhe tė shfletosh shtypin e asaj kohe, sidomos kronikat e zeza. Do gjesh krime tė shumta tė kryer nga emigrantė grekė dhe italian, por ēuditėrisht mungues shqiptarėt gjer nė vitet ’90, ndėrsa grekė dhe italianė, mbanin vendin “e nderit”. Ndonėse nė to do tė gjesh dhe gjasėn tėnde tė origjinės. Nėse do tė zbrisnim mė tej nė kohė dhe tė shohim nė gjysmėn e parė tė shekullit XX, do tė vėrenim se Grekėt ēanin barqe grash shtatzėna shqiptare tek vinin baste si omologėt e tyre serb dhe koka shqiptarėsh tė prera mbushnin rrugėt, por dhe kjo bėn pjesė nė kulturėn e njė populli. Greqia vatra e kulturės, qė digjte tė gjallė fėmijė, gra, burra, me tė vetmin faj pse ishin tė pėrkatėsisė etnike shqiptare, (fshatra tė tėra ēame tė djegura nė kohėn nė fjalė) tashmė bėn pjesė nė atė qė ke pėr zemėr ta pėrmendėsh shpesh Bashkimin europian, si Gjermania civile qė zhduku miliona ēifutė, si Franca iluministe e gijontinės dhe kolonizatore kanibale e gjysmės sė Afrikės, si Spanja katolike qė shfarosi rreth gjashtė milion indogjenė tė amerikės, si Turqia qė po kėrkon me ngulm tė hyjė dhe besoj se do tė hyjė nė kėtė bordello tė quajtur Europė, qė shfarosi rreth njė milion e gjysėm shqiptarė dhe gati dy milion armen ku ende si ka kėrkuar falje zyrtare popullit shqiptarė, kur ndaj armenve ka paguar dhe dėmshpėrblim. Po tė donim ti pėrmendnim tė gjithė ata shtete e popuj qė bazėn e tyre tė zhvillimit kulturorė e kishin kanibaleske, s’do tė na mjaftonin rradhėt e kėtij shkrimi, por do tė na duhej ndonėse tė shkruanim njė tjetėr epos tragjik mbi civilizimin e njeriut tonė tė sotėm. Ndoshta ti mandej do tė kuptoje alegorinė e iliadės. Ndėrsa sado keqdashės dhe antishqiptarė tė jemi, nuk do tė mundnim ti mvishnim popullit tonė kanibalizmin si bazė pėr zhvillimin e tij drejt civilizimit tė sotėm, ndonse ky ėshtė dhe shkaku i vėrtetė i prapambetjes qė kemi trashėguar.

Sa mė thellė tė shkojmė nė udhėn e kohės, duke u kthyer mbrapa, do tė shtohej doza e shtazėrisė sė popullit grek, qė mbetet i kulturuar pa pikėn e dyshimit, pasi ka ditur tė ndėrtojė Athinėn, Spartėn, Kretėn, etj, nė do po i japim dhe portin antik tė Rodit, tek nuk dinte as tė numronte (numrat ishin arab) dhe as tė shkruante (alfabetin e morėn nga semito-arabėt). Pėr tė kėnaqur dashurinė tėnde qė tė mos zbehet ndaj Greqisė, po i atribuojmė edhe piramidat e egjyptit tė lashtė dhe pėrgjigjen nėse do tė mund ti ndėrtonte njė popull qė nuk njihte arithmetikėn elementare, le ta japė njė psikolog i mirfilltė studiues i intelektit njerzorė, siē e sheh pėrdor terminologji  greke sepse na ėshtė imponuar edhe nė tė shprehur. Ti nuk do tė mė kuptoje ndryshe, pa kėtė terminologji pėgėrse tė gjuhės tonė mėvetėsore! Po tė shtonim kėtu se statujat qė rrethojnė Akropolin, tė atribuara Fidias, qė nuk bartin tipare, ose trajta somatike tė nėnracės greke, do tė na duhej tė saktėsonim, se si pelivanėt filogrekė thonė, qė populli i sotėm grek nuk ėshtė ai i lashtėsisė. Mirpo kjo ėshtė njė thikė me dy tehe tė mprehur qė fatkeqsisht pret me tė dyja, sepse me tė drejtė do tė thoshim se, populli i sotėm grek nuk na qenka ai, i kulturės sė lashtė. Kush ishte ai popull i asaj kuture tė lashtė? Megjithatė, pohim shkencorė ky, por gjysmak pasi autorėt nuk njohin ose injorojnė rregullat e trashėgimisė gjenetike, ndėrsa ti Kela besoj se i di?! Hibridi i kryqėzimit semito-arab me induiranian, na prodhojė atė qė po deshe quaje raca, apo etnia greke. Si hibrid besoj se, e di qė kur gomari mbars pelėn na pjell hibridin mushkė tė cilėn natyra na e le shterpė pėr tė mos prishur llojet, pasi do tė sillte pasoja katastrofike pėr jetėn. Po kėshtu hibridi grek, pasi tė kalojė tė gjitha stadet e trashėgimisė (preēizoj qė duhet shum kohė nėse e njeh trashgiminė dhe rregullat e saj) do tė kthehet nė origjinėn e tij, ku fatkeqsisht ka dhe spermatozo shqiptarė qė ia kemi dhėnė falas pėr tė zbardhur fytyrėn, si bujarė qė jemi, por atje ku do tė mungojė do tė marrė tipare dhe ngjyrėn aziatike tė origjinės. Pa kurrfarė rracizmi. Ndonėse pėr ty ėshtė pikėlluese, por pėrballė forcave tė natyrės nuk duhet tė tregohemi kokfortė pasi ajo nuk mundet, veē modifikohet por jo pambarimisht sepse do tė na ēonte nė shkatrrim, ndaj egziston kthimi nė origjinė ku tė rinisė cikli i ri evolutiv. Ky ėshtė karakteri i lėvizjes! Gjėrat pėrsėriten nė njė stad mė tė evoluar dhe falė kėsaj pėrsėritje ne egzistojmė, si dhe ti!

Diku ti thoje se Kali i Trojės dhe Gjigandi i Rodit, janė e njėjta gjė, duke nxjerrė mendoj pa dashur defiēitin tėnd nė fushėn e historisė, apo arkeologjisė, magjithėse e kisha hamendėsuar. Tashmė besoj se, do ta kesh korrigjuar vetė mendimin tėnd tė gjymtė dhe tė cekėt, megjithėse unė e kam ruajtur kopjen e gazetės. Dėshėroj vetėm t’ia bėj tė qartė lexuesit se, Kali i Trojės, gjer mė sot  asnjė zbulim arkeologjik nuk ka nxjerrė nė dritė qoftė dhe njė copėz dru, qė tė vėrtetonte egzistencėn e tij, pasi ai ishte dhe mbetet njė simbol alegorik, nga mė tė realizuarit letrarė. Ti e dashur nuk njeh as simbolikėn as alegorinė, nė art. Ndėrsa pėr Gjigandin e Rodit, ka mjaft fragmente tė gjetura qė e vėrtetojnė atė dhe vendndodhja ėshtė pak larg Trojės. Nuk ka shumė rėndėsi pasi dhe lexuesi ndonse i ka mė tė sakta kėto njohuri, por ėshtė e rėndėsishme tė kuptosh se, ngjarjet e pėrshkruara tek eposi i mrekullueshėm homerian, (atribuim jo i sakt shkencorė), Iliada janė tė shek. XV-XIV p.e.s. kur nuk ishte plazmuar ende hibridi grek dhe jo mė ta shkruante. Mjaft filogrekė kanė studiuar dhe vėnė nė dispozicion shuma tė mėdha, qė specialistė tė poezisė tė mund tė shkruajnė Iliadėn siē ka qenė e shkruar, duke alternuar rrokjet e gjata dhe tė shkurtra tek krijonin melodinė sepse, nuk njihej as muzika, as rima nė poezi dhe ajo ishte e destinuar tė kėndohej, por ēdo pėrpjekje ka dalė pa rezultat. Pėrfundimi shkencorė na ka dhėnė kėtė pėrgjigje prej pelivani gaztor se, as gjuha e sotme greke nuk ėshtė ajo e lashtėsisė. (shtimi im; sepse duhet tė ishte monosilabike pėr tė krijuar vargje me ritmikėn antike) Ēuditėrisht ne shqiptarėt ruajmė ende gjuhėn tonė mirfilli mėvetėsore, kur kanė kaluar mijra vjet!  At’here kur, siē thamė mė lart, populli i sotėm grek nuk na qenka ai i lashtėsisė dhe gjuha e shkrimit tė eposit kolosal Iliada,( e gjymtuar dhe fshirė nė pjesėn mė tė madhe nga vetė grekėt) nuk ėshtė ajo e lashtėsisė, numrat baza e matematikės ishin arab, pėr ē’kulturė greke flitet?! Megjithatė pedagogjia jonė sterile e varfėr nuk e mohon, ndaj dhe unė nuk i kundėrvihem. Siē e shikon nuk kam pėrzemėr tė injoroj atė qė e mirnjohin tė tjerėt, por le tė jenė faktet qė tė tė bėjnė tė mbrrish nė njė pėrfundim shkencorė tė mirfilltė. Nuk kam ndėrmendėsinė tė merrem as me Pellazgė (emėr i greqizuar), apo Ilir, siē je marrė ti pasi nuk po bėj apollogjinė e racės sė cilės i pėrkas me nder dhe nuk e mas dashurinė pėr tė, as me bukėn e bardhė, as me mbathje tė lara, apo tė palara, sepse nuk arsyetoj me fundkurrizin, apo barkun.

Tashmė besoj se, do tė jetė mė e dobishme ti hedhim njė sy njeriut si qenie biologjike dhe shoqėrore, pasi ai ėshtė bartės i kulturės, apo antikulturės terma kėto, qė ti i pėrdor nė mėnyrė spekulative tek krijon aksin e propagandės antishqiptare, zhyer me gazetari mediokre. Njeriu nė bazėn e tij edukuese ka imitimin. Ai imiton qysh fėmijė dhe mandej flet, imiton lėvizje dhe nis tė ecė, imiton mendime dhe formon inteligjencėn e tij riprodhuese. Studimi nė vetvete ėshtė njė proēes imitimi i pėrpunuar, ndaj do tė shtoja me tendencė se dhe ne Shqiptarėt, do ti imitojmė vendet e kulturuara dhe tė siguroj se, do tė bėjmė me pėrpikmėri ato qė ka bėrė populli grek, apo latin. Nuk duhet tė na vijė keq, pasi imitimi do tė jetė i plotė edhe pse nė njė kohė relativish mjaft tė shkurtėr. Nėse Greqisė dhe Italisė i ėshtė dashur gati pesqind vjet universitete, ne do ti djegim kėto vite eksperiencash njerzore nė njė kohė rekord. Unė besoj se, do tė na duhen ende pesėdhjetė vjet shkollim, njė brez i tėrė njerzish, i zėvendėsuar, mandej kushedi do tė jemi nė njė nivel. Nuk duhet tė na trembi fakti se, do tė pėrsėrisim ato krime, atė padije, atė ndyrsi dhe atė egėrsi, apo shtazėri njerzore, qė kanė bėrė Grekėt dhe Latinėt mė parė, pasi ėshtė ē’ėshtje imitimi. E thashė mė lart se do ecim nė gjurmėt e mė tė kulturuarve. Nėse ato kan shfaqur kanibalizėm primitiv dhe shtazėri, do ti imitojmė, sepse kėshtu do tė mbrrijmė nė nivelin e tyre kulturorė, pasi rruga pėr tek civilizimi qenka e tillė. Ato, besoj se ke bindjen qė nuk i kemi nxitur ne! Ndėrsa enigma ime dhe pėr tė cilėn nisa tė shkruaj kėtė apollogji tė “civilizimit”, tashmė kėrkon dritė, qė tė mund tė lexohet e qartėsohet. Pėrse ti krijesė amorfe e njė hektoplazme sterile tė njė gazetarie pa fantazi, shfaq gjith’atė fobi ndaj elementi Shqiptar, tek po ndėrton me zell kullėn e babelit nga maja e sė cilės tė ulėrishė antishqiptarinė tėnde?  Nė njė kohė qė shqiptari nuk po mbush ende barkun me bukė, nuk ka dritė nė shek.XXI, nuk ka ujė pėr tu larė, nuk ka veshje tė mira prej mėndafshi apo stofi tė ēmuar, ha ushqime jashtė standarteve tė sotme botrore, jeton mes pluhurit, baltės dhe plehrave, nuk ka shkolla ku tė mėsojė dhe me pėrulėsi tipike, shtrin kurrizin duke punuar nė Greqi, Itali, e gjetkė,… tek pranon fyerje nga mė tė ndryshme raciste nga ato, qė s’janė as racė por hibridizime me destinim kthimi nė origjinėn afro-aziatike. Nė njė kohė qė, shqiptari dhe qeverisjen e vendit po u a le nė dorė atyre qė pak a shumė kanė pėrkatėsi etnike, o grekeshqiptare, o turkoshqiptare, o sllavoshqiptare, mjafton ti hedhish njė sy vetėm mbiemrave tė atyre familjeve, qė na kanė udhėhequr a drejtuar e po na drejtojnė, besoj se, do tė bindesh pėr kėtė fakt. Mos vallė ky shqiptarė i pa shkolluar, i pangrėnė, i palarė dhe i veshur keq, po rrezikon tė rrėzojė obeliskun e mitit grek, atė “tė vėrtetė historike” mbi Greqinė, qė studiohet nė tė gjithė botėn me tė drejtėn e primatit kulturor?! Nėse beson nė kėtė, at’here do tė thosha (si mjek) se, ke patologji neuropsikike, qė quhet skizofreni autolezive, progresi i saj do tė tė ēojė nė vetvrasje. Gjė qė unė nuk ta dėshiroj dhe as ta uroj, pasi tė kėshilloj kurimin qė tė jetosh edhe nja pesdhjetė vjet pėr tė patur mundėsinė tė verifikosh se, nė ē’kahje evolutive do tė shkojė elementi shqiptarė. Tė siguroj se, nuk do tė jetė kahje negative dhe nuk do ti duhen katėrmbėdhjetė shekuj si Grekėve, apo Latinėve! Ti lemė kohė e dashur Kela, shqiptarit tė imitojė dhe ty tė mjekohesh. Me keqardhje dhe pa paragjykim unė tė uroj shėrim, se do t’na duhesh pėr nxitje, qoftė negative, apo pozitive dhe shpresoj qė, gazeta  “Intervistė” pėr tė vėrtetuar se ėshtė e lirė, gjė tė cilėn nuk e besoj, ta botojė kėtė artikull. Nuk besoj se, isha mediokėr, pak tendencioz por do tė mė ndjesh se, nuk ha ende bukė tė bardhė dhe as vesh mbathje tė shtrenjta me firma idjotėsh, por jetoj atje ku jetojnė vetėm shqiponjat, qė dikur Grekėt na quanin pėrbindėshit e maleve ku shtrembėruan emrin malsor, nė Malok. Adios Kela! Hasta luego! Jeto ti krijesė afrodiziake qė nxit seks mes propagandės dhe gazetarisė sė intelektualve, pedagogve tanė pa shtyllė kurrizore, tė formuar nga gotat e verės, apo rakisė tek propagandojnė kulturėn e lashtė greke, kur njė magjyp afroaziatik kėndon;

-O Mari, Maria faqet gurabia/ o Mari, Mariana faqet me nishana!-

- Sa kulturė!? Shqiptari i sotėm, ve gotėn me raki mbi ballė dhe pėrdridhet duke kėrcyer.

-Do ta kenė bėrė grekėt mė parė!-

 

Aspekte tė deformimit dhe shpėrbėrjes sė kėrkesave pėr autonomi tė Shqipėrisė nė vitet 1878-1912  

nga Agron Luka

Roli inicues dhe mbytės i diplomacisė turke dhe personalisht i Halifit Sulltan Abdyl Hamidit pėr “Lidhjen Shqiptare tė Prizrendit”.

Kasta politike e pėrzgjedhur e feudalėve, qė “pėrfqėsonte popullin shqiptar”, e lidhur me  shumė fije me shtetin teokratik turko-osman, duke pėrfshirė kėtu edhe krahun mė tė avancuar tė intiligjencės kulturore tė quajtur si “Rilindja Kombėtare”, jo vetėm zyrtarisht, por edhe faktikisht, asnjėherė nuk u shtynė mė shumė se sa kuadri i kėrkesave tė njė autonomie kulturore, pėrzier edhe disa tė drejta tė kufizuara politike administrative, qysh nga viti 1878 e deri nė vitin 1912. Realisht dhe zyrtarisht autonomia, sipas kėsaj “pikpamjes shqiptare tė 1878”, duhej tė fillonte me aprovimin me ndonjė “Dekret Sulltanor”, pėr bashkimin e katėr ose pesė vilajeteve dhe disa sanxhaqeve tė tyre, sipas ndarjes administrative turke, nė njė vilajet tė vetėm, tė quajtur si “Vilajeti i Shqiperisė”, dhe ky teritor automatikisht do tė konsiderohej e nėnkuptohej si Shqypenija/Shqiperia/nė turqishte Arnavudilia. Brenda kėsa hapėsire nėpunėsit duhej tė ishin shqiptarė, gjuha duhej tė ishte gjuha shqipe, krahas edhe turqishtes etj. 

Pas “Paqes sė Shėn Stefanit” dhe nė kohėn kur do tė zhvillohej “Kongresi i Berlinit”, mė nė fund pas gjith atij gjumi tė rėndė, edhe Turqia filloi t’a ndiente seriozisht dobėsinė dhe rrezikun, por edhe shqiptarėve filloi t’u dilte nargjyleja. Shumica e historianėve seriozė e kanė pranuar se ky tubim mė 10 qershor 1878 nė Prizrend, nuk ishte thjeshtė spontan dhe i organizuar nga poshtė vetėm nga shqiptarėt, por aty kishte njė dorė e prezencė tė fortė edhe diplomacia turke. Kjo ėshtė edhe arėsyea qė qysh nė ditėt e para Lidhja, plotėsoi kėrkesat imediate tė interesave turke nė gadishullin e Ballkanit. Me kalimin e kohės natyrshėm filloi tė distancohej diēka nga interesi thjeshtė shqiptar, tė cilin hafijet turke e ndiqnin rigorozisht. Nė “Relacionin” e Valiut tė Kosovės, dt 14 nėntor 1878 theksohej “se shqipetarėt duan tė mbrojnė atdheun dhe kombėsinė e tyre, por nuk duan tė shkėpusin as lidhjet e shtetėsinė nga Perandoria Osmane dhe duan tė mbeten nėn mbrojtjen e kėsaj...kanė pėr qėllim qė me forcat islamike dhe pushtetin e Perandorisė osmane tė formohet njė fuqi e madhe e pėrbashkėt...”. Po ky “relacion” shpreh mendimin se “kundėrshtimi i tė gjitha kėrkesave tė shqiptarėve do tė ishte me pasoja tė dėmshme”, por nga ana tjetėr shpreh edhe frikėn se mos shqiptarėve do t’i lezetohej ky predispozicion dhe se “ata mund tė ndėrmerrnin veprime konkrete pėr tė fituar autonominė ashtu si nė ishullin e Kretės”.  

Qysh nė fillim, vetė Sulltani e “Porta e Lartė”, Kėshilli i Ministrave dhe Ministria e Jashtme turke, realisht i kishin pėrcaktuar me imtėsi varjantet e mundshme dhe me marifet e deformuan shprehjen nga “Vilajeti i Shqipėrisė” nė “Vilajeti i Rumelisė”, duke gjetur edhe justifikimin se ky ish vilajet kishte ekzistuar edhe mė parė. Nė fakt ata pėrfshinin kėtu edhe maqedonasit, vllehėt, turqit e sjellur etj. Mund tė lexohet i qartė “plani i diplomacisė, shtetit dhe halifit, varjantet dhe dyshimet e mundshme”, nė disa “Relacione”, sipas vetė burimeve dokumentare osmane. Sė pari kemi “Realacionin”, pėr “formimin e njė vilajeti autonom shqiptar i paraqitur Portės sė Lartė”, qė mban datėn 6 maj 1880, pėr krijimin e “Vilajetit tė Rumelisė”, i cili justifikohet si i dobishėm dhe hidhet nė propozimin pėr aprovim nė instancat mė tė larta. Ky pasohet pastaj me “Relacionin” e Kėshillit tė Ministrave, drejtuar Sulltanit, dt. 23 maj 1880, qė tė “formohej njė vilajet i vetėm i Rumelisė”; me “Relacionin” dhe “Vendimin e Kėshillit tė Ministrave pėr emėrimin e Ahmet Ejub Pashės si guvernator i vilajetit tė bashkuar shqiptar me emrin “Vilajeti i Rumelisė”, i datės 30 maj 1880. Pra siē konstatohet fare qartė krijimi i kėtij vilajeti ėshtė pranuar nė parim dhe ėshtė futur nė ekzekutimin praktik. (Shih, “Lidhja shqiptare e Prizrenit nė dokumentet osmane 1878-1881”, bot. 1978, dok. nr. 40; nr. 42; nr. 43, nr. 45; nr. 48, dt 23 qershor 1880 etj.)

Mund tė konstatohet fare kjartė, se edhe “misioni diplomatik i Abdyl Frashėrit dhe Mehmet Vrionit nė Evropė”, jo vetėm qė bėhej me dijeninė dhe trainimin e diplomacisė osmane, por fillimisht i pėrmbahet “vijės turke“ si “paprekshmėria e Shqiperisė brenda kuadrit tė Perandorisė” (cit.,”Telegram” 8 prill 1879, dok. nr. 12; nr. 15, nr. 16; nr. 17; nr. 18 etj)  Vėrtetohet se edhe ndonjė shmangie sa do e vogėl, kontrollohej imtėsisht jo vetėm nga organet turke, por si tė thuash edhe nga vetė telegramet, takimet personale e raporte-mazbatat qė dėrgonte vetė A. Frashėri...  

Pasi e kishte hedhur tė keqen katastrofike tė “Paqes sė Shėn Stefanit”, me “Kongresin dhe Traktatin e Berlinit tė 1878”, diplomacia turke dhe vetė Sulltan Abdyl Hamidi personalisht, kishin filluar tė bėnin pazare e tregėti me zonat e pastra etnike shqiptare tė veriut, nė shkėmbim tė hapėsirave nė jug, tė cilat realisht ishin tė padominuara nga shqiptarėt e nga elementė tė tjerė tė ndryshėm heterogjenė myslimanė. Nė kėtė pikė edhe dyshja Frashėri-Vrioni ndeshi nė vėshtirėsi ne takimin me ministrin e jashtėm francez. ( cit. Dok. nr. 16, dt. 3 maj 1879; nr. 17, dt 7 maj 1879; nr. 18, dt. 9 maj 1879) I gjithė plani turk, konsistonte pėr tė siguruar njė lidhje tokėsore tė qėndrueshme tė shtetit turko-osman, nga Edreneja, nga Selaniku, nė lidhjen Egje-Jon dhe nė Adriatik, deri nė grykė Bunė, duke ia kėputur Greqisė lidhjen tokėsore me gadishullin ballkanik. Nė kėtė pikė nevralgjike, e gjith diplomacia osmane dhe vetė Sulltani, synonin tė bindnin popullin shqiptar qė tė nėnėshtrohej se kjo ishte nė tė mirė tė Perandorisė, Vatanit, Dinit dhe shfrytėzuan tė gjitha mėnyrat mė tė mundshme. Kėshtu psh me datėn 8 shtator 1880, zhvillohet biseda telegrafike e Valiut tė Shkodrės dhe e pėrfaqėsuesve tė 14 elementėve tė shquar tė parisė sė  Shkodrės, me ministrin Hasan Hysni Pasha, i cili ishte direkt i ngarkuar me kompetencat e plota nga Halifi Sulltan Abdyl Hamidi, ku i bėhen prezent rekomandimet e urdhėrat e Sulltanit, i bėhen   lutje e lajka pėr tė mos bėrė asnjė lloj rezistence ndaj dorėzimit tė Ulqinit me rrethe nė mėnyrė qė: “tė mos bllokonin e digjnin bregdetin e pjesėn e brendėshme tė Shqipėrisė dhe qė tė mos rrezikonin, sepse do tė pėrvėlonin tė gjithė bregdetin e pjesės evropiane adriatike tė Perandorisė Osmane”. (Cit. Dok. nr.80)  Tani ishte e nevojshme qė edhe e gjithė ish “Lidhja Shqiptare” dhe paraqitjet e saja me degė tė veēanta si “Lidhja e Prizrenit”, “Lidhja e Gegnisė”, “Lidhja e Toskėrisė”, “Lidhja e Shkodrės”, “Lidhja Mirėbėrėse”, “Lidhja e Gjakovės”, “Lidhja e Pejės” etj, tė asgjėsoheshin komplet, duke mos pėrjashtuar kėtu as masat mė ekstreme me arrestime dhe me forca ushtarake, sigurisht duke shmangur sa mė shumė konfrontimet. Kėto urdhėra pasqyrohen qartė edhe nė disa “Relacione” dhe veprime konkrete, ku komandantė tė lartė por edhe Sulltani tashti aktivizohet edhe personalisht, jo vetėm me biseda me lidhje telegrafike direkte, por edhe me njė “Irade Sulltanore” drejtuar “Gjithė popullsisė sė Shqiperisė”, ku krahas kėshillimeve me ajete kuronore pėr bindje absolute ndaj Halifit, akuzojnė shqipėtarėt se nuk e kanė kuptuar sa duhet ajetin kuranor nėnėshtrim e bindje ndaj  All’llahut, Profetit Mohammed dhe atyre qė kanė pushtet midis jush. Halifi, tashti hiqet sikurse nuk na kishte qenė i bindur pėr “Viljatin e Rumelisė”, se nuk paska pasur as dijeni tė mjaftueshme pėr kėrkesat autonomiste shqiptare, dhe e pėrfundon Iradenė duke veēuar me kėrcėnimet se, “emri i 5-10 tradhėtarėve dhe ngatėrrestarėve do tė pėrmendet me mallkim deri nė ditėn e ringjalljes... si babai i tė gjithė myslimanėve i ftoj myslimanėt shqiptarė t’i kapin dhe t’i dorėzojnė kėta tradhėtarė keqbėrės me mendime tė rrezikshme ndaj qeverisė. Ju siguroj dhe ju kujtoj se nė kėtė mėnyrė do tė gėzoni lumturi, paqe e qetėsi nė tė dyja jetėt”. (Cit. “Relacion” i Dervish Pashės, drejtuar “Portės sė Lartė”, dt. 27 dhjetor 1880, Dok. Nr. 92; Dok. nr. 93, “Thirrje/Irade” e Sulltan Abdyl Hamidit, dhjetor 1880, Dok, nr. 93)  

Tashti, le ta ndjekim paksa nė kohė qysh nga 1878, se si na paraqitet kjo puna e “autonomisė” edhe nga historiografia e re shqiptare. Nė lidhje me “Lidhjen e Prizrendit” nė tekstin e “Historisė sė Shqipėrisė”, Vėllimi i Dytė, bot. 1965, f  129-130 shkruhet: “Tė gjithė delegatėt u shprehėn pėr ruajtjen e sovranitetit tė Sulltanit mbi Shqipėrinė dhe tokat e tjera tė kėrcėnuara, duke parė nė tė garancinė pėr ruajtjen e vendit nga copėtimi, pėr mbrojtjen e tėrėsisė tokėsore”. Mė poshtė shkruhet: “Disa pika tė Kararnamesė donin t’i jepnin Lidhjes, karakterin e njė organizate tė mbėshtetur nė parime fetare islamike, tė destinuar pėr ruajtjen e sundimit turk nė Ballkan. Kėtė qėllim kishin ato Nene tė vendimeve, tė cilat parashikonin qė Lidhja tė mbronte me forcat e saj Bosnje-Herzegovinėn, tė pengonte formimin e shtetit bullgar etj. Pėr kėtė qėllim Lidhja, e cila e quante veten Xhemieti Ihtilati Islamie/Komiteti i Islamėve tė Vėrtetė, duhej tė pėrfshinte sipas Kararnames, tė gjithė shtetasit islamė tė perandorisė turko-osmane, pavarėsisht nga kombėsia e tyre, qofshin ata shqiptarė, boshnjakė, bullgarė etj. Interesat e Portės sė Lartė pėrkonin nė kėtė pikė me ato tė feudalėve tė mėdhenj shqipėtarė, pėr tė cilėt kuptimi i Shqipėrisė shtrihej pėrtej viseve tė banuara nga popullsi shqiptare... pėr kėta feudalė “Tėrėsi e Shqiperisė” donte tė thoshte tėrėsi e tė gjitha viseve ku ata kishin ēifliqet e tyre, dmth duke pėrfshirė edhe Maqedoninė deri nė Selanik, Thesalinė, krahinat greke tė Vilajetit tė Janinės etj”. (Cit. f 131)

Kėsisoji, e vėrteta historike na paska qenė se “Itifaku i Prizrendit”, fillimisht ishte projektuar dhe ka pėrfaqėsuar pothuajse tė gjitha popullsitė myslimane tė gadishullit tonė  e mė gjerė edhe tė Sulltanatit Osman. Po na del se me “copėtimin e vendit”, fillimisht e realisht kuptohej, sėpari copėtimi i tėrėsisė tokėsore   vatanit osman, tė Sulltanatit Turko-Osman e halifatit tė tij, pastaj mė nė plan tė dytė ishte  “copėtimi i Shqipėrisė”, dmth i asaj Shqipėrie qė e kishin nė mendje feudalėt e mėdhenj islamė shqipetarė alias tė quajturit edhe si turkoshakėt nga shqiptarėt progresistė. Nė dy dokumentet kryesore zyrtare qė hartoi “Xhemieti”, “Kararname” e “Talimat”, as qė pėrmendej kund termi gjeografik-etnik-politik si Shqipėri, nuk flitej askėrkund direkt as pėr ēeshtje “indipendence” e as “autonomie” dhe aq mė pak pėr vetcaktimin e kufinjve tė Shqipėrisė. Njėfarė “lirie relative” pėr kėto u lejua nėpėr “misionet diplomatike” tė bejlerėve shqiptarė, nė telegramet, memorandumet e peticionet  e ndryshme qė iu dėrguan “Kongresit tė Berlinit”, me tė cilėt Porta e Lartė donte tė krijonte edhe njė farė shantazhi, ndaj “Kongresit tė Berlinit” me disa ushtri redifėsh jo vetėm islamėsh por edhe kristianėsh malėsorė qė martoheshin me shumė gra etj, me shifra me mbi 100.000 luftėtarė, pėr tė mbrojtur Bosnjė-Hercegovinėn, pengimin e luftrave nacional-ēlirimtare tė fqinjėve tanė, pengimin e formimit tė shtetit bullgar etj.       

Sipas njė botimi franēeskan nė Shkodėr, shkruhet dhe pohohet se, paria Shkodrės, katolike e myslimane, nė bashkėpunim edhe me koloninė katolike shkodrane tė Triestes e me albanezėt e Italisė, i kanė drejtuar Lordit Beaconsfield, kryesuesit tė delegacionit anglez nė “Kongresin e Berlinit” me 13 qershor 1878, njė “Memorandum”, ku qysh nė Pikėn 1 theksonin: “Indipendenca e Shqypnis pėrveē se asht n’interesėn e shqyptarėve, por edhe ekuilibri i Europės e kėrkon qi kjo tė  jetė nji shtet i pamvarun pėr me formue murin mprojtės t’Europės perendimore kundrejt invazionit slav” (“Shqypnija e Shqyptarėt”, Shkodėr1940, f 25-26; Shih edhe Xh. Belegu, “Lidhja e Prizrenit”, Tiranė 1939, f  24)

Ndėrkaq, pėr tė njejtin episod historik, “Historia e Shqipėrisė”, shkruante: “Kararnameja, nuk pėrfaqėsonte mendimin patriotik mė tė pėrparuar tė vendit. Elementėt politikisht mė tė zhvilluar qė u ndodhėn nė Prizrend, ishin tė pakėt dhe nuk mundėn t’ia hiqnin Lidhjes karakterin e njė organizate mbi baza fetare islamike nė shėrbim tė Portės sė Lartė. Nė kushte mė tė favorshme, nėn drejtimin e grupit tė patriotėve, nė Shkodėr lėvizja mori qysh nė fillim njė rrugė patriotike mė konsekuente. Kjo shihej nė njė Memorandum tė nėnėshkruar nga 500 vetė qė iu drejtua mė 13 qershor 1878, nė emėr tė tė gjithė shqiptarėve, kryetarit tė delegacionit englez nė Berlin, kryeministrit dhe lordit Bikonsfielld. Shqipėria...nuk mund tė pėrfaqėsohet nga qeveria otomane. Shqipėtari, qoftė katolik, ortodoks apo mysliman, e urren pushtuesin turk po aqė sa urren ēdo pushtues tė huaj...Ashtu sikurse nuk jemi dhe as nuk duam tė jemi turq, po ashtu do tė luftojmė me tė gjitha forcat tona kundėr cilido qė do tė kėrkonte tė na bėnte sllavė, austriakė ose grekė. Ne s’duam tė jemi veēse shqipėtarė”... Pasi i bėntė njė kritikė tė ashpėr politikės ekspansionistė tė Rusisė dhe Traktatit tė Shėn Stefanit, Memorandumi kėrkonte qė t’i jepej Shqipėrisė autonomia, nė mbėshtetje tė parimit tė kombėsisė dhe tė caktohej njė komision ndėrkombėtar i kontrollit qė duhej tė garantonte zbatimin e reformave nė Shqipėri, si nė Kretė e Bullgari”. (po aty cit. f 131)

Tani hapni sytė e veshėt dhe gjykoni vetė: sa larg ėshtė Indipendenca, “ruajtja e ekuilibrit evropian” dhe “muri antisllav”, nga Autonomia dhe “ruajtja e unitetit teritorial e fetar islam me Perandorinė Osmane”! Ku ndodhet i plotė ky dokument dhe a thua ka mbėrritur ndonjėherė i protokolluar nė Berlin?! Sa larg ėshtė njė dokument qė pėrfaqėsonte katolikėt me nja  dy a tre kokrra myslimanėsh pa emėr, dhe me njė “dorė italiane”, me pretendimin e sajuar pėr “pėrfaqėsimin e tė gjithė shqipėtarėve”?!

Duke u kapur nga kėto lloje gjethesh e degėsh, Mustafa Asim Kruja, do tė deklaronte  mė 30 maj 1941, para Akademisė Mbretėrore tė Italisė se, “Lidhja Kombėtare e Prizrenit kishte pėr objektiv Shqipninė e Madhe, me shpėtue atdheun nga gjymtimet e Kongresit tė Berlinit, me i imponue Qeverisė Otomane autonominė mbrenda kufijve administrativė tė katėr vilajeteve tė Janinės, Monastirit, Shkupit dhe Shkodrės, me Ohrin kryeqytet, e ma nė fund me pregatitė Kombin pėr luftėn e epėrme pėr pamvarėsinė e tij tė plotė”. (“Karakteret natyrore dhe historike tė Shqipnis sė Madhe”, Tiranė 1941, f 3 )

Dhe tė gjitha kėto thuheshin, kur fare mirė dihej se delegacioni i myslimanėve tė Vilajetit tė Shkodrės i kryesuar nga valiu turk, u vonua rrugės dhe nuk mbėrriti dot me kohė nė datėn e caktuar nė Prizrend, ndėrsa “delegacioni katolik” ishte nisur nė Prizrend, mbas disa kohėsh thjeshtė si njė vizitė urimi dhe kortezie, mbasi ishin hartuar dhe marrė tė gjitha vendimet, siē i kishte dashur Turqia dhe sejmenėt e saj. Por, ka edhe mė kontradikta, mėdyshje, interpretime mashtruese etj, dhe mė nė fund duhet sqaruar edhe se pėr ēfarė lloj “autonomie” mashtruese tė “Vilajetit tė Rumelisė” bėhej fjalė nė premtimet e Halifit. Nė botimin e Shkodrės tė vitit 1940 shkruhej: “Me 15 qershuer 1878, Lidhja e Prizrenit i dėrgoi nji Telegram Portės sė Naltė, me anėn e tė cilit i njohtonte se shyptarėt nuk do t’u nėnėshtroheshin vendimeve kundra tanėsisė toksore tė Shqypnisė, e Qeverija turke e kishte me detyrė t’interesohej pėr fatin e Shqypnis nė Kongresin e Berlinit. Abdyl Frashėri hartoi dy telegrame; njana iu dėrgue ambashadorve nė Stambollė e tjetra “Kongresit tė Berlinit”...U formue n’Prizren nji Komitet Qandruer...Ky Komitet Qandruer caktoi programėn e autonomis tė kombit shqyptar e i shźnjoi kufijt. Programa pershinte kater vilajete: Janinė, Shkodėr, Monastir e Kosovė. Kėto vilajete do tė formojshin nji administratė tė vetme me Monastririn si kryeqjytet, tue pasė si gjuhė zyrtare shqypen. Shumė delegetėn deshėn me shti mbrenda kėsaj administrate edhe vilajetin e Salonikut e sanxhakatin e Novipazarit, si krahina tė banueme prej njaj shumice tė madhe shqyptarėsh. Lidhja nė Prizren veprojte krejt si nji qeveri kombėtare...Po edhe Sulltani vetė u kishte dhanė urdhėn qeveritarve e ushtarėve nė Shqypni mos me i u pėrzie Lidhjes nė veprimin e saj. Posė kėsaj Sulltani u kishte premtue shqyptarve edhe nji farė autonomije nėn syperaninė e tij”. (cit. f 25)

Lexuesi dhe studiuesi mundet tė vėrejė se si “organizata me karakter islamik” na paraqitet shpesh si kameleone me disa lloje emėrtesash, jo vetėm siē e kemi parė si disa tipe Lidhjesh, por herė-herė edhe si “Komiteti Qėndror”, edhe si “Qeveria Kombėtare/Kuverna e Pėrdorme”,  si “Komiteti i Islamėve tė Vėrtetė”, se si kjo “qeveri” na i paska dhėnė Turqisė tė drejtėn, tagrin dhe detyrėn tė na pėrfaqėsojė nė Berlin, pa pėrmendur fare Shqiperinė, se si i vetėpėrcaktoi kufinjtė e Shqypenisė/Shqiperisė  Ethnike, tė cilat ia kėrkonte Evropės etj, etj. Dhe fare mirė dihet se aso kohe nuk kishte asnjė lloj uniteti e drejtėsie kolektive evropiane, por kishte njė drejtėsi kapitaliste e imperialiste, ku fitimtari dhe arbitrat diktonin drejtėsinė, pėrfitonin hapėsira teritoriale etj.

 

Dora dhe mendėsia e Halifit Abdyl Hamidi edhe mė 1912 edhe pas 1912...

Do tė konstatohet se edhe nė vitet qė pasuan u veprua plotėsisht brenda kėsaj vije e kėtij kuadri, madje do tė konstatohet se edhe “flamurėt, mėvehtėsia e mosvartėsia” e 28 nėntorit 1912, ndoqėn po kėto dinakėri e praktika anadollake. “Karta e Mėvehtėsisė” (Shumė e ēuditėshme dhe e dyshueshme si dhe pse  dhe kush e ka humbur origjinalin unik, po ashtu siē edhe flamurin e A. Kastriotit?!) fillimisht u komentua dhe praktikisht u interpretua si autonomi nėn sovranitetin dhe suzeranitetin e Sulltanit, duke luajtur edhe lojra variantesh, derisa tė  pėrfundonte lufta me fitoren ushtarake turke nė frontet e Shkodrės dhe Janinės. Me mos realizimin e njė Shqiperie tė madhe 4 vilajetėshe dhe me unitet territorial me Turqinė, u kalua pastaj edhe nė shpėrthime regresivizmi pėr ribashkim me Turqinė, me marėveshje tė fshehta, me ringritje tė flamurit turk nė tė gjitha qytetet, deri edhe nė Vlorė, shoqėruar edhe me plaēkitje e anarki totale, me njė destablizim e rėnie totale tė shtetit shqiptar.

T’a kalosh edhe sot lumin, vetėm duke thėnė thjeshtė me njė gjysėm goje se nė ēeshtjen e kėrkesės pėr indipendencė  “u vonuam”, se mbrenda pak ditėsh, nė vartėsi tė disfatatve tė frontit turk, kaluam nga platforma tradicionale e autonomisė nė atė tė indipendencės, se ishim tė detyruar tė mbėshteteshim ende te Turqia pėr tė penguar “copėtimin e tėrėsisė tokėsore tė Shqipėrisė”, apo se kėrkesėn pėr autonomi nėn suzeranitetin e sovranitetin e Sulltanit, na e imponuan mė 1912 evropianėt, ėshtė njė lloj pikpamje hipokrite shumė e rėndė. (Shih, H.Sh, cit, f  363-365)

E vėrteta ėshtė se realisht qysh nga 1878 edhe deri mė 1910-1912, kėrkesa maksimale e kastės politike shqiptare e paraqitur dhe si “dėshirė e mbarė popullit shqiptar” ishte vetėm njė lloj autonomie brenda kuadrit tė tėrėsisė tokėsore tė Turqisė. Kjo autonomi, pėr shkak tė hapje mbylljes e lojrave diplomatike turke, mbetej  pothuajse gjithmonė e pa pėrcaktuar prerė se deri nė ēfarė caku kėrkohej dhe se cila do tė ishte kjo Shqypenija/Shqiperia konkrete qė kėrkonin shqipetarėt. Frika ndaj mallkimit tė Halifit, frika ndaj shprehjes sė kjartė, pėrdorimi i shprehjeve  tė papreēizuara, dy kuptimėshe etj,  ishte shndruar si njė dogmė edhe tek patriotėt mė tė shquar dhe e shoqėroi tė gjithė periudhėn qė nga 1878 e deri mė 1912, pėrfshirė kėtu edhe vetė Ismail Qemalin, para e pas 28 nėntorit 1912, me marėveshjet e tij tė fshehta.

Qysh herėt, nėpėr disa libra shkollore, nėpėr disa manifeste e nėpėr disa vjersha me karakter patriotik, disa personalitete tė spikatur tė letrave shqipe e tė politikės sė asaj kohe, kishin pėrcaktuar njė lloj vije me kėrkesa kulturore dhe kishin ngulur disa piketa e njė vijėzim prezantim Shqiperie (si “Vendi i Shqiponjės”): Prevezė, Tivar, Sanxhak, Novipazari, Kurshumli, Prishtinė, Mitrovicė, Leskovac, Vranje-Pirot, Shkup, Manastir, Follorinė, Kostur, Selanik, Grebene, Thesali, Pindi, Kalariti, Artė, Ambraki, Prevezė me nja njėqind e ca mijė qillometra tė katėrqipta, e cila Shqiperi pėr hir tė “unitetit tokėsor tė brendėshėm dhe unitetit tokėsor kufitar e fetar me Sulltanatin turko-osman” duhej tė qėndronte nėn Turqinė! “Tė bashkohet i tėrė ky vent qė pėrbėn “tėrėsinė tokėsore tė Shqiperisė” me 5 vilajete Selanik , Manastir, Janinė, Shkodėr e Yskyp”...”Selanik e tatėpjetė ka qenė e do tė jetė Vent i Tėrė i Shqiperisė me ndihmė tė Perendisė”...”Qysh prej Tivarit e deri n’Prevezė”...”Pėr Mbret e troje t’vetat...”...”Asht toka jonė t’parėt na e kanė lanė”...

Siē e dėshmon dhe e rrėfen bindshėm Hasan Prishtina, aq e fortė ishte kjo vijė e mosshkėputjes nga Turqia, sa qė brenda nė Parlamentin turk tė vitit 1910, deputetėt pėrparimtarė xhonturq kishin filluar t’i pėrqeshnin me tallje deputetėt shqiptarė filo sulltanistė si “bashkimxhinjtė”. Hasan Prishtina, qė ishte fare i vetėdijshėm pėr nevojėn e prezantimit zyrtar tė “kufinjve tė Shqypenisė”, nė ato “Kėrkesat e famshme autonomiste me 14 pika” tė 1912 (ku kėrkonte njė lloj “marėveshje pėr njė lloj shteti autonom shqyptar-makedonas”), deklaronte se nuk mund tė fliste dhe as tė propozonte se cilėt mund tė ishin kjartėsisht “kufinjtė e Shqypnisė”, sepse ndryshe do tė vritej nga Riza Beg Gjakova dhe Isa Beg Boletini. Sipas H. Prishtinės, roli qė luante nė kėtė ēeshtje mjaft delikate indoktrinimi e fanatizmi fetar islamik dhe sidomos roli personal i halifit islam sulltanit Abdyl Hamidit qysh nga 1878, ka qenė jashtzakonisht i rėndė dhe regresiv. Mjaft i vetėdijshėm pėr kėtė H. Prishtina shkruante: “Ibrahim Pasha...mė tha qė nuk kishte me i pasė hije Shqypnisė me kėrkue ksi pikash, pse populli asht muhamedan... Sidomos filloi me pėrfitue nė ma tė mirėn mėnyrė prej padijes sė Riza Beg Gjakovės e tė fanatizmit fetar tė tij. Riza Beg Gjakova e mandej edhe Isa Beg Boletini filluen me thanė: “Na nuk duem as autonomi edhe nuk mund tė dahemi prej osmanlive...shkaku i zvogėlimit tė fuqisė ishte ky: Riza Gjakova e Isa Boletini mendojshin me pshtue Sultan Hamidin, qi ishte i burgosun nė Salonik...T’ardhmen nė Shkup, ēashtja e Sultan Hamidit ndėr qėllime tė Riza Begut e Isa Boletinit u pa shumė kjartaz...Edhe vetė Ibrahim Pasha u frigue keqas prej ēashtjes sė Sultan Hamidit...me tė vėrtetė Riza Beg Gjakova dhe Isa Beg Boletini, n’at kohė nuk mendojshin ndonji send tjetėr veē me pshtue Sulltan Hamidin prej burgimit. Jo qi nuk u pėrmendte gja as pėr autonomi, pse kėto ishin fjalė qyftri (gjynahi fetar islam) pėr Riza Begun e Isa Boletinin.” (“Lufta pėr Ēlirimin Kombėtar nė vitet 1878-1912”, H. Prishtina, f 423-437, nxjerrė sipas “Nji shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqyptare tė vjetit 1912, bot. i dytė, Bari 1925, f 6-38)

                 Megjithse faktet flisnin qartė, historiografia e vjetėr panvataniste dhe historiografia e re enverhoxhiste e “realizmit socialist”, bėri pėrpjekjet maksimale pėr tė sajuar e pėr t’i fryrė mė tej se sa realiteti faktik disa “rrymėza e krahė autonomistė” deri edhe nė nivelet e indipendencės, duke improvizuar madje edhe beteja legjendare e gjakderdhje kolosale nė ndeshjet me ushtritė turke, duke konsideruar si “kryengritje masive popullore pėr pavarėsi” edhe disa kryengritje me karater lokal edhe disa ndeshje brenda kuadrit tė grindjeve partiake e civile midis xhon turqve progresistė e pansulltanistėve regresivistė etj. Puna shkoi deri te njė deklarim e ekzagjerim  gjigand se gjoja nė vitet 1910-1912, sllavėt dhe grekėt kishin vrarė rreth 250.000 shqiptarė!

  Po si mund tė flitet aktualisht pėr “histori reale”, duke dėgjuar e stėrdėgjuar vetėm skemat stereotipe, pa asnjė lloj debati e diskutimi, duke dėgjuar vetėm hollimet e stėrhollimet dhe montimet e disa “ish personaliteteve e burrave tė shtetit shqiptar”, tė disa historianėve profesionistė enveristėhoxhistė dhe tė disa analistėve tė caktuar, nėn disa dirigjime tė paracaktuara?! Flitet pėr “Lidhjen e Prizrendit”, pėr “Pavarėsinė e 28 nėntorit 1912”, pa pėrkthyer e botuar tė plotė e tė pa fallsifikuar nė shqip “Kararnamenė”, “Talimatin”, pa pėrkthyer e botuar tė gjitha korespondencat e marėveshjet e fshehta tė I. Qemalit, etj, etj?!

Gjithsesi, shihet kjartė pra se ēfarė lėnde e mori gati dhe ēfarė e pėrpunoi edhe mė tej historiografia enverhoxhiste, ēfarė pjese nuk i hynte nė punė e duhej maskuar, apo se ēfarė pjese duhej zhdukur nga faqia e historisė, duke krijuar kėshtu edhe njė farė konspiracioni tė brendėshėm. 

Barka  e famshme e shtruar me qilim e Dhimitėr Qarrit dhe karroca e famshme e sollėn patriotin dhe diplomatin plakun ezmer e mjekėrbardhė Ismail Qemal Bej Vlorėn mė 1908, ku populli i Vlorės i bėri njė pritje triumfale “Elēiasė sė Hyrrietit”, duke ia ē’mbrehur kuajt nga karroca dhe duke e tėrhequr me njerėz. Dhe shyret e hare e madhe dhe rezultati Neni 8 i Kushtetutės: “Tė gjithė shtetasit e Turkisė, ēdo komit e fejet kjoshin e pa kurrfarė ndryshimi, do tė quhen osmanlli” dhe Burhan Edinin si Sulltanin shqiptar! (“Lufta pėr Ēlirimin kombėtar nė vitet 1878-1912”, bot. 1962, Dh. Qarri, “Ismail Qemali nė Vlorė”, f 486-487; “Mendimi shoqėror e politik i Rilindjes Kombėtare” (Pėrmbledhje artikujsh nga shtypi), Vėll II, 1908-1910, “Pėrlindja e Shqypėnijes a e Turkis?”, f 124-127 etj)

E njejta barkė e karrocė u pėrdorėn edhe mė 1912, pėr “Plakun e Kaninės, Vlorės dhe tė Konjės”, i cili veproi brenda zonės sė okupacionit turko-osman, ku u vendos edhe njė lloj gjendje dypushteti e bashkėpunimi...

                Nė shtypin vendas, atė ballkanas, nė shtypin evropian e mė gjerė, ka fakte qė provojnė se shprehja “tė gjithė delegatėt me njė   venduan qė Shqipėria me sot tė bėhet nė vehte, e lirė e e mos varme” u interpretua fillimisht edhe si vetqeverim- autonomi. Gazeta “Liri e Shqiperisė” nė artikullin redaksional “Ēpallja e vetqeverimit tė Shqiperisė” shkruante: “Kjo javė na pruri lajmen e gėzueshme ēpalljen e autonomisė nė Shqiperi. Tejshkrimet thonė se jo vetėm nė Durrės dhe Vlorė po nėpėr gjithė qytetet e Shqiperisė u ēpall autonomia dhe u ngrit flamuri i kombit shqipetar. Kėto lajme na gėzojnė shpirtin dhe gėzoin zemrėn plot shpresė, se kuptojmė se Shqipetarėt e vėrtetė tė Shqiperisė muhamedan e tė krishterė duke parė fuqinė e turqet qė po shuhet nuk u hidhėruan aspak po ēpallėn atė qė prej kohėsh e dėshėronin”. (H.SH, cit. ne faksimile fig 73, f 364)

Dėshirėn autonomiste, tė shprehur tė shqiptarėve e pranoi dhe e pėrshėndeti edhe Kongresi i Internacionales Socialiste Evropiane, qė mbahej nė Bazel tė Zvicrės, nė fund tė nėntorit 1912. Nė Manifestin qė u hartua me 29 nėntor 1912, shkruhej: “Kongresi e njeh tė drejtėn e popullit shqiptar pėr autonomi, por ai me kėtė nuk kupton qė, nėn preteksin e autonomisė, Shqipėria tė sakrifikohet pėr ambiciet austro-hungareze, turke dhe italiane”. Kongresi socialist evropian i hapi derėn Shqipėrisė qė tė shikonte nė tė ardhmen drejt njė Federate Demokratike tė Ballkanit evropian dhe mė vonė do tė deklarohej prerazi pėr tė drejtėn e shqiptarėve pėr indipendencė, vetvendosje e unifikim nacional

Realisht pėrzėnien e pushtueseve turq, pastaj edhe tė okupatorėve tė rinj serbė, malazezė e grekė, vetė indipendencėn dhe kufinjtė e Shqipėrisė i realizoi dhe i pėrcaktoi diplomacia evropiane dhe jo deklaratat, proēes-verbalet dhe marėveshjet e fshehta tė Ismail Qemalit dhe grupit tė tij me komandantėt turq, qė e kishin lėnė indipendencėn dhe kufinjtė pėr minutin e fundit dhe si varjantin e fundit... Nuk ishte mė as nė dorėn e as nė tagrin e “Qeverisė sė Vlorės” dhe as “Qeverisė sė Stambollit” tė pėrcaktonin kufinjtė e Shqiperisė... Nė fillim diplomacia evropiane me 17 Dhjetor 1912, vendosi t’a njihte nė parim krijimin e shtetit tė ri shqiptar dhe mė pas tė pėrcaktonte kufinjtė politikė, mbasi vendi ishte i okupuar dhe i pėrfshirė nga lufta ndėrmjet fuqive tė bashkuara ballkanike dhe Turqisė. Realisht qėndrimi pasiv dhe madje edhe aktiv i Ismail Qemalit pėrkrah Turqisė, “kishte ēuar nė njė lloj aleance jo zyrtare tė Qeverisė sė Vlorės me ushtrinė turke me krykomandė nė Berat”. Mė 29 janar 1913, Kėshilli i Ministrave nė Vlorė mori njė vendim qė me ēdo kusht tė mbrohej Janina dhe u mobilizua nė dėrgimin e rezervistėve shqiptarė, ushqimeve dhe armatimeve pėr ushtrinė turke, po ashtu siē vepronte edhe pėr frontin e Shkodrės. (H.Sh. cit. f 376) 

Realisht, si komanda turke e Janinės e si komanda turke e Shkodrės, nuk e njohėn fare as “mėvehtėsinė e as flamurin, e as Qeverinė e Vlorės” dhe shpresonin nė njė fitore ushtarake e rikthim tė Turqisė. Nė Shkodėr valiu administrativ civil dhe komandanti turk Hasan Riza Beu, pak para se qarqet e fshehta xhon turke t’i bėnin atentatin, mblodhi parinė myslimane dhe i ofroi njė lloj varjanti autonomie, tė cilėn ata e refuzuan duke thėnė se nėqoftėse Turqia do t’i braktiste, ata myslimanėt shkodranė do t’i mbėshteteshin Austrisė dhe pėr kėtė “Deklaratė” ata hėngrėn disa tė shara nė kulmin e nervozizmit tė kėtij valiu, qė ishte njė ushtarak i shquar, por edhe njė filosulltanist i shquar kundra xhonturqve dhe njė diktator i shquar. Arėsyea ishte se ai kishte pregatitur tė vinte nė jetė njė plan dezertimi pėr tė kaluar nė zonėn austriake tė Tivatit. E vėrteta historike, nuk mund tė mohohet duke ndryshuar pėrkthimin e librit origjinal, sikurse ka bėrė ushtaraku Ali Ohri nė pėrkthimin e tekstit tė origjinalit tė G. Berrit, “Rrethimi i Shkodrės” dhe duke shtrembėruar tė vėrtetėn ditėn pėr diell! Ti japėsh kėtij komandanti dekoratėn mė tė lartė “Pėr veprimtari tė shquar patriotike tė klasit tė parė”, “Qytetarinė e Nderit tė Shkodrės” dhe t’ia ringresh monumentet pėr tė katėrtėn herė me vlerėsimet mė maksimale edhe mė lart se vetė heronjėt e vėrtetė tė pavarėsisė sė Shqipėrisė, duke ia ngecur tė gjitha nė kurriz antisulltanistit Esat Pashė Toptanit, kėsaj i thonė tė cungosh historinė me prapaqėllim, madje i thonė edhe t’i bėsh njė lloj denigrimi edhe meritės sė padiskutueshme tė diplomacisė evropiane, qė me Ultimatum i largoi ushtritė okupatore malazeze e sėrbe nga teritori i Shkodrės.

Megjith kontradiktat ndėrmjet grupeve e shteteve rivale evropiane, de facto mė 29 korrik 1913, Konferenca e Ambasadorėve Evropianė nė Londėr e njohu Shqipėrinė/Albaninė dhe e definoi me kufinj tė qartė politikė. Pati largpamės qė e pranuan kėtė, por pati edhe “heronj me pozė tė bukur”, qė u zhytėn nėpėr marėveshje tė fshehta e deshėn tė na linin fare edhe pa Shqipėri. Jashtė shtetit shqiptar nė mėnyrė absolute tė padrejtė mbetėn shqiptarėt shqipfolės   krahinės sė Kosovės, tė Maqedonisė dhe tė disa krahinave qė iu aneksuan Malit tė Zi. Por, kush pyeste pėr tė ashtuquajturėn “drejtėsi”, kush do t’a pyeste “shpirtin e aspiratėn popullore”, kur kasta politike shqiptare panturke ia kishte bėrė hysmetin bash tė kundėrtės, kur luftoi me mish e  me shpirt pėr tė mos u shkėputur nga Turqia dhe kur kurdisi edhe mė pas e mė pas kushedi se sa e sa intriga e incidente tė rėnda?!

Kėshtu pra “feudalėt e mėdhenj” dhe rajatė e tyre tė 1878-1912...por, ē’tė thuash pastaj kur pas kapitullit tė shitjes pėr borxhe tė Shqypenisė dhe kundėrvėnies sė Turqisė qemaliste, u duk pėrsėri dhėndėri Burhan Edin, kur mė nė fund ia mbėrriti edhe kapitulli fashist, kur effendilerėt ogllutė, llarėt dhe ronxhobonxhot e “Baballarėve tė Kombit”,  antizogistėt dhe zogistėt qė u konvertuan brenda natės si fashistė, deshėn tė bėnin realitet me Italinė e pastaj edhe me Gjermaninė, atė qė nuk e bėnė  dot me Turqinė. Plot gojėn filluan tė flisnin pėr njė lulishte Shqypenie tė Madhe Ethnike, tė vllaznuem me italianj, ku do tė bėhej realitet edhe ėndra e vjetėr “Selanik e tatėpjetė, ka qenė e do tė jetė vend i tėrė i Shqiperisė”, madje deklaronin plot fodullėk edhe banalitete tė tilla se “Shqypetarėt janė nji popull 100% konservator e shovinista”!  (vijon)

 

Aromė demokristiane nė Malėsinė e Madhe

Me fillimin e shekullit tė ri Partia Demokristiane nė Malėsi tė Madhe, filloi tė rritet e gjejė pėrkrahje ashtu siē filluan tė rriten shpresat e Shqiptarėve pėr tė qenė pjesė e Europės sė Bashkuar. Natyrisht ishin Idetė Demokristiane ato qė themeluan Europėn qė kemi sot, ide qė edhe nė Shqipėri do tė jenė primare. Treva jonė prej shekujsh i ka paraprirė qytetėrimit qė na bashkon me atė pjesė tė kontinentit plak qė shekujt na ndanė padrejtėsisht. Gjithsesi nė Malėsi tė Madhe sot numrohen 600 antarė tė PDK, ku nė kėtė rast nuk ka rėndėsi numri, por cilėsia e antarėsisė qė prek tė gjitha shtresat e mbi tė gjitha familjet themel tė trevės sonė, tė cilat kanė konrtibuar mė tė rėndėsishėm nė qėndresėn e mbijetesėn tonė. Partia Demokristiane nė zgjedhjet politike tė vitit 2005 arriti tė sigurojė nė proporcional 2400 vota, ose 16% tė numrit tė atyre qė votuan, gjė qė u vertetua edhe nė zgjedhjet lokale tė kėtij viti (2007). Nė votimet e 18 shkurtit Partia Demokristiane ka arritur tė fitojė nė M. Madhe 10 kėshilltarė nga 92 kėshilltarė qė ka Malėsia e Madhe, gjė e cila e ka bėrė faktor nė qeverisjen vendore, duke u bėrė forca e dytė Politike nė kualicionin e djathtė. Vlen tė theksohet se Demokristianėt nė Malėsi tė Madhe drejtojnė Kėshillin e Komunės Shkrel, ku kryetar i kėtij kėshilli ėshtė zgjedhur Demokristiani Rrok Gegaj, antar i Kėshillit Qarkut Shkodėr pėrsėri ėshtė demokristiani Kastratas Aleks Keka, si dhe Nėnkryetar i Kėshillit tė Bashkisė Koplik ėshtė zgjedhur Vasel Gilaj. Por mė e rėndėsishmja ėshtė fitorja e kandidatit tė Partisė Demokristiane, nė garėn pėr Kryetar Komune nė Kelmend, tė Demokristianit tė njohur Zotit Ndue Lelēaj.

Fitorja e kėsaj Partie nė Malėsi tė Madhe ėshtė arritur, mbi tė gjitha edhe pėr meriten e drejtuesve Lokal, Kryetarit Tonin Marina dhe Sekretarit Pashko Gjekaj. Gjithashtu nė kėtė fitore kanė njė meritė tė veēantė drejtuesit e lartė tė Partisė Demokristiane shqiptare, si Kryetari Nard Ndoka, deputetėt Nikollė Lesi; Pashko Ujka dhe Malsori i nderuar Tom Doshi, e tjerė, tė cilėt me pėrfaqėsimin e tyre dinjitoz nė Parlament dhe Qeveri i kanė rritur vlerėn vetvehtes, familjeve tė tyre, dhe mbi tė gjitha Idealeve Demokristiane qė janė e ardhmja Europiane edhe pėr ne shqiptarėt.

Vasel Gilaj

Zėdhėnės i PDK, Dega Malėsi e Madhe