koka

Nr. 129 / 21 qershor 2009

alukit

Punėsimi, kryefjala e katėr viteve tė ardhshme

Shpreh kėnaqėsinė time tė madhe qė flas me ju si qytetarė tė njė vendi anėtar tė NATO-s. Takohemi sot sė bashku pas njė udhėtimi katėr vjeēar, nė tė cilin ne bashkėrisht ia kemi dalė tė realizojmė objektiva tė mėdha.

Ne ia dolėm tė dyfishojmė rroga e pensione, rrogat e mėsuesve tė fėmijėve tanė, rrogat e infermierėve dhe tė mjekėve tanė, si dhe tė dyfishojmė pensionet pėr tė gjithė fermerėt shqiptarė. Ne sė bashku ia dolėm tė investojmė nė infrastrukturėn e kėtij vendi, nė rrugė, nė ura, nė ujėsjellės, nė kanalizime, nė shkolla dhe nė qendra shėndetėsore, dhjetėra herė mė shumė se nė katėr vite mė parė. Ne ia dolėm tė investojmė nė fshatrat e Korēės dhe tė gjithė Shqipėrisė mbi 1.6 miliardė dollarė dhe ia dolėm tė bėhemi baza pėr Maliqin, pėr Korēėn, pėr Shqipėrinė evropiane. Nė rrethin e Korēės qeveria ka investuar me qindra milionė euro nė rrugė kombėtare dhe rrugė dytėsore, nė unazėn e qytetit dhe nė rrugėt e qytetit, nė shkolla, nė ujėsjellės dhe kanalizime.

Unė kam ardhur tek ju sot pėr t’u zotuar se brenda vitit 2010 Korēa do tė jetė e para qė do tė ketė njė infrastrukturė njė qind pėr qind tė re. Gjithashtu, dua t’ju siguroj se do tė furnizojmė me ujė tė pijshėm 24 orė tė gjitha familjet. Nė kėtė qark dhe nė mbarė Shqipėrinė, pensionistėt nė fshat do tė paguhen njėsoj sa pensionistėt nė qytet, nė tėrėsi ata do tė paguhen mė shumė se pensionistėt e gjashtė vendeve anėtare tė Bashkimit Evropian. E nisa me pensionistėt, sepse shpėrblimi ndaj mundit , djersės dhe lumenjve tė tėrė tė sakrificės sė tyre ėshtė shumė i madh. Katėr vite mė parė unė ju premtova se do tė dyfishoj pensionet. Ishin tė shumtė ata qė reaguan me qesėndi ndaj premtimit tim, por sot ai premtim ėshtė realitet.

Punėsimi ėshtė dhe do tė mbetet qėllimi im mė madhor pėr ju dhe do tė jetė kryefjala e katėr viteve qė vijnė. Punėsimi i qytetarėve tė Maliqit dhe tė mbarė Shqipėrisė do tė bazohet nė qindra e qindra projekte tė veprave publike, nė miliarda euro investime dhe nė koncesionet e mėdha, nė parqe industriale dhe nė biznes. Unė ju premtoj ju dhe kryetarit tė Bashkisė tuaj se do tė financoj ēdo projekt qė do tė ndryshojė pėr mirė jetė tuaj. Unė nuk di t’i dalloj kurrė tė zgjedhurit lokalė, sepse ata janė qeveritarėt tuaj, por punoj bashkė me ta pėr tė zgjidhur hallet. Projekti i dytė i madh pėr Maliqin dhe Korēėn ėshtė autostrada Qafė Plloēė - Qukės, e cila do tė pėrfundojnė nė fund tė vitit 2010. Ju, por edhe tė gjithė shqiptarėt do ta kenė Shqipėrinė nė pėllėmbė tė dorės. Ju do tė mbėrrini nė kryeqytet nė njė kohė dy herė mė shkurtėr se sa tani. Pėrveē kėsaj, do tė jetė edhe autostrada e re Elbasan – Tiranė. Kėto katėr vite ndryshimi ėshtė shumė i madh, por kėto katėr vite nuk ėshtė se na i kanė hequr hallet tona. Jo! Ato janė njė akumulim shumė i rėndė dhe ju e dini vetė se ku e nisėm ne shqiptarėt rrugėn e demokracisė. Sot dua tė bėj njė thirrje. I dėgjoj zėdhėnėsit e Edi Ramės, tė cilėt pasi janė zhytur dhe presin milionat e korrupsionit, qė deklarojnė se Korēa ėshtė sot mė e varfėr se kurrė nė 100 vitet e fundit. Ata deklarojnė se nuk janė rritur pensionet, deklarojnė se rrogat e mėsuesve nuk janė dyfishuar, deklarojnė se rrugėt komunave tė Korēės nuk janė asfaltuar, deklarojnė se prodhimi i fermerėve korēarė nuk ėshtė rritur. Nuk do tė ndalesha nė kėto deklarata po tė mos i konsideroja ato si ofendim publik pėr qytetarėt e Korēės, pėr fermerėt e Korēės, si dhe pėr fermerėt mbarė shqiptarė. Por, le ta lėmė Edi Ramėn nė dėshpėrimin e tij. Le ta lėmė Edi Ramėn nė standardin e tij. Ai ka vendosur njė standard unik nė historinė e demokracisė evropiane. Pėr herė tė parė njė kryetar i njė partie kryesore nuk guxon tė vendosė emrin e tij nė krye tė listės, duke ofenduar dhe lėnduar nė mėnyrė tė papranueshme, para sė gjithash socialistet shqiptarė, tė cilėt janė njė shtyllė e pluralizmit nė kėtė vend. Por, ai ka ofenduar dhe ka lėnduar edhe demokracinė shqiptare, me kėtė standard tė tij tė pėrēudnuar.

28 qershori ėshtė dita nė tė cilėn ne votojmė pėr tė ardhmen tonė evropiane, ne votojmė pėr Maliqin evropian, pėr Korēėn evropiane dhe pėr Shqipėrinė evropiane. Unė ju bėj thirrje vėllazėrore qė edhe kėto ditė qė kanė mbetur tė merrni tė gjithė letėrnjoftimet e reja, sepse me ato letėrnjoftime qė tė gjithė ne barazohemi me qytetarėt e vendeve mė tė zhvilluara tė Evropės. Mė 28 qershor votoni 10-ėn, 10-a ėshtė mė e mira, 10- jeni ju, 10- ėshtė e vėrteta, 10-a ėshtė Partia Demokratike, 10-a ėshtė Shqipėria evropiane.

Sali Berisha,

kryeministėr i Shqipėrisė

 

Shkodra e bukur kurrė dhe antikomuniste si gjithherė

Sot, Shkodra ėshtė shumė mė e madhe. Sot, Shkodra ėshtė shumė mė e bukur. Sot, Shkodra ndriēon, ndriēon ashtu siē e kanė dashur baballarėt tanė, ndriēon ashtu siē ka qenė ėndrra e shkodranėve dhe e gjithė shqiptarėve. Kurrė, kurrė nė jetėn time nuk kam parė kaq shumė njerėz nė sheshin “2 prilli”. Kurrė nė 18 vjet nuk kam parė njė mbėshtetje kaq tė madhe, kurrė nuk kam parė njė entuziazėm kaq tė madh sa sot, mė shumė se ‘92-shi, mė besoni, shumė mė tepėr se ‘92-shi. Kėshtu do tė jetė edhe fitorja e 28 qershorit, mė e madhe, mė e thellė, e jashtėzakonshme, si kurrė ndonjėherė. Dhe a e dini pse? Ju shkodranėt e dini mė mirė se kushdo tjetėr. Shkodra, qyteti ynė, nė shekuj ka qenė paralel me legjendėn e kėtij qyteti, me legjendėn e Rozafės, e cila ėshtė flijuar pėr diēka mė tė madhe, ėshtė flijuar pėr jetėn, ėshtė flijuar pėr tė ardhmen. Kėshtu gjatė pushtimeve, kėshtu gjatė komunizmit. Padyshim, edhe nė 8 vitet e kaluara Shkodra sakrifikoi shumė, por asnjėherė, asnjė zonjė shkodrane, asnjė zotėri shkodran nuk i kam dėgjuar kurrė tė ankohen, nuk i kam dėgjuar kurrė dhe nuk i kam parė kurrė tė pėrulen, nuk i kam parė kurrė tė dorėzohen. Edhe kur Shkodra ishte pa drita, edhe kur Shkodra ishte pa rrugė, edhe kur Shkodra ishte pa tė ardhme, edhe kur Shkodra ishte pa asgjė, pa tė ardhme, pa perspektivė.

Katėr vjet mė parė unė kujtoj njė shkrimtar shkodran, i cili shkruajti njė artikull me titullin “Shkodra nė komė”. Ata nuk besonin se Shkodra mund tė ngjallej. Ata nuk besonin se Shkodra mund tė bėhej. Nė fakt, ata kėtė dėshironin, por ne shkodranėt kemi besuar ēdo ditė, ēdo orė, ēdo minutė, ēdo sekondė dhe bashkė kemi ndryshuar Shkodrėn, bashkė kemi ndryshuar Shqipėrinė, bashkė kemi realizuar ėndrrėn mė tė madhe qė prindėrit tanė, baballarėt e kombit donin pėr vendin tonė, pėr Shqipėrinė: Shqipėria nė NATO, Shqipėria kandidate pėr status.

Jozefina TOPALLI

 

Unė ndihem mirė. Unė ju shikoj tė gjithėve nė sy

Unė ju falenderoj tė gjithėve. Sot, Shkodra ka rrugė tė mrekullueshme. Sot, Shkodra ka investime qė shumohen. Sot, Shkodra ka mė shumė shkolla. Sot, Shkodra ka energji elektrike. Sot, Shkodra ka shpresėn. Sot, Shkodra ka kthyer nė realitet ėndrrėn e saj, ėndrrėn shekullore.

Tre ditė mė parė, Europa u zgjua blu. Shumica votoi pėr qendrėn e djathtė. Europianėt duan qendrėn e djathtė. Unė sot Shkodrėn e shoh mė blu se kurrė ndonjėherė. Unė shoh Shqipėrinė, kudo qė kam qenė, kėshtu e kam parė, me besim, duke mbėshtetur Partinė Demokratike. Ata shohin dhe votojnė pėr fėmijėt e tyre, duke votuar pėr Partinė Demokratike. Ata votojnė pėr ėndrrėn e tyre. Ata votojnė pėr mė shumė tė ardhura. Ata votojnė pėr rroga mė tė larta. Ata votojnė pėr pensione mė tė larta. Ata votojnė pėr Shqipėrinė moderne. Ata votojnė pėr Shqipėrinė qė zhvillohet. Ata votojnė pėr Shqipėrinė qė rritet.

28 qershori do tė jetė njė ditė e jashtėzakonshme. Fitorja do tė jetė mė e madhe se ‘92-shi.

Mė lejoni qė kėtu, prej kėtij sheshi t’i them Edvin Ramės: Shkodra nuk ka votuar kurrė vesin. Shqiptarėt nuk kanė votuar kurrė vesin. Aq mė mė tepėr qė ne shkodranėt, nuk i durojmė dot frikacakėt. Ata qė fshihin. Ata qė ikin. Ata qė nuk pranojnė tė dalin nė debate. Ata qė nuk pranojnė tė japin pėrgjigje. Ata qė kanė frikė edhe nga gazetarėt. Ata qė kanė frikė nga Sali Berisha, pėr tė dalė nė debat pėrballė njėri-tjetrit dhe atė qė nuk pranon tė drejtojė as partinė e tij. Ai qė kėrkon dhe mendon se mund tė prishė festėn e madhe tė 28 qershorit. Kurrė, kurrė nuk do tė mundet ta bėjė.

Ne sot jemi shumė. Shqiptarėt janė shumė, Jemi mė shumė nga ē’ishim 4 vjet mė parė. Nė Tiranė jemi mė shumė nga ē’ishim 4 vjet mė parė, nė Fier jemi mė shumė nga ē’ishim 4 vjet mė parė, nė Korēė, nė Vlorė, nė Tepelenė, nė Krujė, nė Kukės, nė Tropojė. Kudo do tė votojmė mė 28 qershor pėr projektin e ardhshėm, pėr Shqipėrinė europiane, pėr Shqipėrinė nė rritje ekonomike.

Ju e dini mirė, se nga raportet ndėrkombėtare, Shqipėria dhe qeveria e saj u cilėsua, si kampione nė luftėn kundėr korrupsionit. Gjatė kėsaj periudhe nė raportet ndėrkombėtare, Shqipėria ka dalė nė 10 vendet e para, si vend reformator. Nė raportet e fundit ndėrkombėtare, Shqipėria ka marrė 10. Ka marrė 10 nė rritjen ekonomike, ndėrkohė qė bota ėshtė zhytur nė krizė financiare. Ka marrė 10 nė rritjen e rrogave dhe tė pensioneve. Ka marrė 10 kur ėshtė ratifikuar MSA-ja. Ka marrė 10 kur ka ratifikuar Protokollin e NATO-s. Nuk kishte gjė mė tė bukur, unė isha aty kur Sali Berisha u ul pranė Obamės. E kam parė aty, sepse isha nė Strasburg, kur Sali Berisha u ul me tė njėjtėn tė drejtė vote me Angela Merkel, me Sarkozinė, me kryeministrat mė tė rėndėsishėm tė Europės dhe tė botės. Kurrė nuk kam qenė ndonjėherė mė krenare.

Vendi im, Shqipėria e vogėl, Shqipėria me halle, por Shqipėri dinjitoze, Shqipėri me shpresė. Shqipėri qė realizon ėndrrat, Shqipėri qė rritet, Shqipėri qė zhvillohet, Shqipėri qė bėhet moderne.

Ju e keni parė vetė, bota na beson ne. Obama tha se, Shqipėria dhe Kroacia janė vendet qė kanė bėrė reforma tė jashtėzakonshme.

Angela Merkel i tha kKryeministrit Berisha: “Ju po merrni shpėrblimin e reformave tė guximshme qė keni ndėrmarrė, kur erdhėt nė pushtet”. Sarkozi i tha kryeministrit Berisha: “Unė do tė mbėshtes. Unė do ta mbėshtes Shqipėrinė, nė procesin e saj tė dorėzimit tė kėrkesės e statusit tė vendit kandidat”.

Ju e keni parė vetė, se nė mbledhjen e ministrave tė Jashtėm tė Bashkimit Europian ata na thanė se reformat tona janė tė admirueshme. Dhe a e dini pse? Nė fakt, ėshtė e thjeshtė kemi punuar shumė, shumė, por kemi punuar me zemėr, kemi punuar me shpirt, kemi punuar me pėrgjegjėsinė qė tė jep karrigia. Kemi punuar shumė, edhe mė shumė do tė punojmė, pėr tė bėrė gjėra tė tjera pėr Shkodrėn. Pėr tė bėrė gjėra tė tjera pėr Shqipėrinė. Shkodra do tė bėhet njė Vjenė e vogėl. Shqipėria do tė bėhet njė Zvicėr e vogėl. Rrogat do tė jenė tė krahasueshme, me ato tė vendeve qė sot janė anėtare tė Bashkimit Europian. Ne jemi njė popull i vogėl, njė popull qė kemi pasur shumė hallė, njė popull, tė cilit i duhet shumė punė pėr tė bėrė. Ne do tė punojmė prapė. Ne kemi fituar ēdo garė, ēdo garė nė procesin e integrimit, ēdo garė nė reformat ekonomike, ēdo garė nė reformat e arsimit, ēdo garė nė infrastrukturė, ēdo garė nė energji.

Ne do tė fitojmė prapė, prapė dhe prapė. Unė dua t’ju falenderoj pėr mbėshtetjen, pėr besimin qė gjatė kėtyre viteve i keni dhėnė Partisė Demokratike, i keni dhėnė Sali Berishės, i keni dhėnė ėndrrės suaj. Nė fakt, keni votuar pėr fėmijėt tuaj.

 

Pse zgjedh Nr. 10 nė fletėn e votimit, mė 28 qershor!?

Mund tė kem 10 arsye tė mos e votoj rimandatimin, por kam 1000 arsye qė mė bėjnė tė votoj numrin 10.

Ka shumė arsye qė mė rrugėtojnė tek bindja e pamėdyshtė pėr tė zgjedh numrin 10 nė fletėn e votimit mė 28 qershor. Sikurse ka pak arsye pėr tė sėmbuar nė vetvete, e pėr tė mė yshtun njė vullnet qė qaset pėr tė menduar dhe vepruar ndryshe, atė ditė qė shqiptarėt do tu drejtohen kutive tė votimit, pėr tė zgjedhur qeverisjen qė do t’i drejtojė nė katėr vitet e ardhsme. Arsyet e mia pėr tė refuzuar rimandatimin e qeverisjes aktuale mund tė jenė dhjetė. Por janė njė mijė arsye, besoj tė mjaftueshme, qė tė marr rolin e predikuesit qė tė tė bind se pse duhet tė votosh Nr. 10.

Pa patur nevojė pėr retrospektiv, prej tė cilės veēse do tė hullisėsh gjykimin tėnd pėr nga njė qorrsokak, kjo pėr shkak tė njė ēatrafilisje, nėpėr tė cilėn ka rendur politika shqiptare, do tė desha tė ndalesha ngultas tek e tashmja. Me gjithė theqafjet e shumta nė kėto 4 vite qeverisje, ekzekutivi i drejtuar nga Sali Berisha mban nė meritat e saja njė ser arritjesh tė jashtėzakonshme, siē e citon Presidenti Amerikan Obama, tė mahnitshme, do ta artikulonte tė tjerėt, tė guximshme do ta quante Presidenti Sarkozi, shembull pėr vendet e rajonit, ishte vlerėsimi i punės sė kėsaj qeverisje nga ministrat e jashtėm tė Bashkimit Evropian, etj. Ratifikimi i MSA, anėtarėsimi me tė drejta tė plota nė Alenacėn e Atlantikut tė Veriut, aplikimi pėr antėratėsim nė BE, e shumė e shumė kulme tė tjera dėshmojnė shumėēka. Kjo pėr sa i pėrket “pėrvetėsimit” tė sukseseve nga kjo qeverisje. Tė mos harrojmė, sė paku nė kėtė dekik tė gjykimit tonė tė kthjellėt se Shqipėria dhe shqiptarėt rilindėn nga hiri i betejave despotike tė politikės sė viteve qė lamė pas, dhe porsi njė Sfinks janė nė kėmbė, janė njė realitet nacional dhe ndėrkombėtar. E mohon kush kėtė, sot!? Pėr vendet qė na pranuan nė tryezėn e tyre tė madhe ishim njė dele e zezė, dhe do tė ishim nėse nuk do tė kishte vullnet politik tė mazhorancės aktuale pėr tė pėrmbushur detyrimet qė normėzonin besimin qė edhe ne tė ishim si tė barabartė mes tė barabartėve. Kjo ishte njė ėndėrr, apo jo. E kush do tė besonte se, ne, shqiptarėt do tė ishim njė ditė pjesėz e rėndėsishme e vullnetit pėr paqe dhe liri nė botė. Njė vend trashėgoi dhe rriti nė shpirtin e tij tė sėmbuar armiq imagjinar dhe synimet e tyre territoriale ndaj vendit tonė. E kush do tė besonte se Amerika dhe Evropa do tė na kishin aleatė strategjik nė politikat e tyre tė mėdha. E kė, ne. Tash jemi ata qė duhet tė ishim, me autoritetin dhe dinjitetin qė na takon dhe pėr tė cilėn memoria historike nuk e ka mohuar kurrnjiherė. Nė kėtė ditė mund tė thėrrasėsh pa drojen mė tė vogėl, me sa tė ha gjoksi, se jam krenar, se jam shqiptar. E kush, ne! Ne qė nėpėrkėmbėshim nga tanėt e tė huajt, na shisnin dhe na blinin, punėn dhe nderin. Sot ėshtė njė ditė qė ndryshon si nadja me akshamin, ėshtė njė kohė dhe njė moment pėr tė bindur veten dhe kė ka veshė tė dėgjojė se pse duhet votuar Nr. 10 nė vlerėn e votimit me 28 qershor.

Pėrpjekjet pėr tė luftuar papunėsinė, krimin e organizuar, korrupsionin, varfėrinė, e tė tjera plagė qė trashėguam nga komunizmi dhe qė ditėn t’i mbanin gjallė vetėm ata qė na i bėnė kėto vrragė, deri katėr vite mė parė kur vullneti i popullit i dha dėrrmėn. Natyrisht tė njėjten gjė shpresoj dhe besoj si nė vullnetin e epėr tė Zotit se kjo do tė ngjasė edhe mė 28 qershor. 

Nė kėto katėr vitė, shteti si funksion administrativ do tė merrte njė fizionomi, e cila parė nga e shkuara do tė linte qartazi pas njė diferencė botėkuptimi dhe gjallimi. Me fjalė tė tjera shtetit i’u ēorr maska e metamorfozės politike, shkas edhe nga qeverisja e vetė PD nė fillesat e saj dhe mė pas nga njėpasnjėtė e qeverisjeve socialiste. Shumė delenxhinj dhe matrapazė tė pushtetit, shushunja e mamuthė e shitėn dhe e blenė dinjitetin e shtetit, e molėn kėtė lopė tė mjerė. Shteti ishte njė mekanizėm, ingranazhet e tė cilit ishin; nė suita mbretėrish, nė tavolinat e kazinove, nė shtretėr orgjish, e gjithsekėnd ku duhet tė mos ishin. Pra shteti ishte vullneti i njė grushti njerėzish, tė cilėt morėn dėrmėn mė 2005 dhe duhet sė paku edhe njė 4-vjeēar, qė pėsimi tu bėhet mėsim. Po a janė po ata qė sot vishen me mantelin e politikės sė re, ata qė mishėrojnė vetėm Kainė, anipse predikojnė tė jenė Abel.

Ndryshimi i vetėm qė shpėrfaqin ėshtė mosha i pjesės dėrmuese tė pėrfaqėsimit. Ky argument nuk e gjen veten tė mėvetėsishėm si bindės, nėse tė servirur gjejmė vetėm fytyrat e tyre tė frekėta, tendencat e tyre tė sipėrfaqshme, pozat jargavitėse mediatike, cinizmat dhe ironizimet anemike, patetizmin mediokėr e buzėqeshjet e stampuara. Pėr tu hedhur mė pas tek programet e tyre 1000-faqesh, tė cilat kurrė si bėnė prezent pėr publikun. Vijmė tek lidershipi i tyre qė e ka parė dhe shitur si risi, tė hedh nė betejė njė ushtri pa drejtues. Kjo pasi komandanti e ka tė pamundur tė heq nga koka kurorėn perandorake tė kryebashkiakut, e tė vėrė nė gjoks parzmoren e luftėtarit. Tash qė kishte mundėsinė mė tė mirė tė testonte veten se sa i vlen lakuara, ai, Edi Rama, “hyn” nė betejė si fitimtar. Duke pėrjashtuar shansin e pėrballjes me votuesit, ai vetėsakrifikon, mbase tė vetmen mundėsi tė vlerės qė ka si politikan. Ligjėrimet plot pathos dhe pėllitjet folklorike nuk justifikojnė atė qė dikton domosdoshmėria e rritjes sė njė lideri. Nėse ti flet pėr mjerimin, pėr viktimizimin gėrdecian, ē’vend do tė kishte kėnga nė kėtė predikimin elegjiak. Nėse fshatarit i mėton modelin e Tiranės, mundėsinė e vetme tė pamundėsisė, ēfarė do tu tregojė ky prind fėmijėve, gjithmonė nėse ai ka pakēka nė dijet e tija pėr distancimin qė partia e kėtij predikuesi ka patur dhe ka si filozofi politike.

Ndėrsa ata qė kėrkojnė tė rimandatohen mė 28 qershor, po qasen tė jenė mė konkret, mė tė drejtpėrdrejtė nė atė ēfarė u premtojnė atyre qė ku kėrkojnė t’i votbesojnė. Shansi i tyre i tė qenit nė pushtet e bėn mė tė lehtė kėtė barrė politike. Shto kėsaj dhe njė mundėsinė qė nė katėr vite, ata, tė paktėn mė ēka pohojnė shifrat pėrmbysėn ēdo raport tė kontributit tė paraardhėsve qeverisės. Duhet tė mos lėmė mėnjanė shumė faktorė avantazhistė dhe disavantazhist, kushte nė tė cilat bėnė kėtė 4-vjeēar pushtet. Do tė isha mė nivi po tė mendoja se nuk kishte theqafje dhe gafa, risk tė cilin do ta marrė nė zgjedhjet e 28 qershorit mazhoranca e djathtė. Pėrfoljet dhe anatemat e shumta, tė provuara ose nė tentativė mediatike pėr tu identifikuar si pėrgjegjėsi, si ēdo pėrpjekje qė rrėzohet nė mundėsinė e mbėrritjes, edhe ata mbajnė nė vetvete faj dhe pendesėn nuk e kanė mohuar. Ndryshe ngase bėnė pretendentėt, kujtojmė vetėm 1997, vepra mė e pėrbindshme e tyre, monstruoziteti me pashoq, qė ata zgjodhėn si rrugė tė fitores. Nuk di tė ketė kėrkuar ndjesė ndonjėri prej tyre. Sukurėse nuk do ta njohja si pranim tė fajit, sė paku moralisht, Pons Pilatin qė promovuan pėr gjėmėn qė i bėnė shanseve tė Shqipėrisė duke e pėrshfaqur kėtė vend nė sytė botės, jo si njė popull me histori tė lashtė sa edhe popujt e tjerė, por si njė tribu, i molepsur nga kodet zakonore dhe gjakimi pėr tė shuar etjen.

Gjithsesi shumėēka ka gjasa ti pranojmė si ndryshime me kahje nga e mira. Fundja votuesi shqiptar tash nuk asht mė njė tufė dhensh qė sekush ka tė drejtė t’i buj pėr nga kullota e tij. Shqiptarėt nė kėto vite kanė dėshmuar njė ecuri tė dukshme tė pjekurisė politike. Fatmirėsisht nė kahje ndryshe ngase vetė politika mėton. Sekush ėshtė i vetėdijshėm pėr vlerėn qė ka vota e tij, pėr vullnetin qė duhet tė votbesojė kjo votė. Pėrpjekjet pėr tė rrokur pėrreth vetes sa mė shumė, natyrshėm do ta shihja dhe pranoja si njė pjesė e lojės. Nė fund tė fundit ata dinė tė vendosin vetė pėr fatin e tyre. Janė pjesė e realitetit, ishin pjesė e tij, rritin dėshirėn e tė ardhmes dhe e kurorėzojnė atė vullnetarisht. 

Nga Albert Vataj

 

                    

RRUGA DREJT BE-sė KALON NGA ROMA

CEREMONIA E FESTĖS SĖ ITALISĖ I DHA NJĖ MESAZH SHKODRĖS

Lidhjet e shqipėrisė me Italinė janė tė lashta sa vetė njeriu. Roma, Big Polis-i i Botės, megjithėse fjala Polis, lind tek Akejtė  e lashtė, ka qėnė rrugė, zhvillim, pėr ne. Qysh nė shekullin e VII-tė para Krishtit, romaku i famshėm Tarkuin ideoi ndertimin e kanalizimit  cloasa maxima, ku ujrat e kėqija, tė zezat dhe tė shiut tė derdhen nė lumin Tiber, duke i mėsuar Botės se qytetėrimi nis tek kujdesi pėr mbetjet, pėr pjesėn e eger e pėrbuzėse tė paraleles jetė-njeri.

E hollėm  vėshtrimin kaq larg, pėr tu kujtuar pushtetarėve tė Shkodrės me histori qytetėrimi qysh nė kohėn e Jul Ēezarit e mė pėrtej, qė financimi i kėtyre ditėve prej 15.9 milion eurosh pėr rehabilitimin e ujėrave tė zeza, ndėrtimin e impianteve tė ujit tė pijshėm, mbrojtjen ambientale tė Liqenit tė Shkodrės, tė mos e shpėrdorojnė si herėt e tjera. Vetėm pėr mbrojtjen e Liqenit tė Shkodrės nė 18 vjet, janė hellur nė  “Liqen” diku mbi 12 milion euro. Edhe sot ujrat e zeza i “lajnė qerpikėt” nė ujrat e bardha, troē tė pijshme, Dhe, shumica nuk kanė mundėsi tė pėrdorin ujė tė pėrpunuar. Sot, 30 pėr qind e kryeqėndrės sė Veriut nuk ka rrjet kanalizimesh, ku jashtėqitjet organike depozitohen nė gropa septike. Frymėmarrjen , Shkodrės kaq tė bukur e tė pasur siē e ka krijuar Zoti,  s’mund  t’ia pėngonte asgjė veē kėtyre krijesave tė pėrbuzshme, mbetjeve qė e kanė zemėruar njeriun e thjeshtė me tė paktėn natyrėn, mjaft prej tė cilave  i sheh sot ekraneve  duke kėrkuar vota.  Dhe kush kėrkon besim? Disa prej atyre qė e kanė bėrė jetėn tė frikshme, qė janė tė egėr si derra, qė kanė ndertuar ku ua ka thėnė rradakja, qė kanė vjedhur, qė kanė lejuar qė edhe trotuaret tė shtyhen nga karriget e mejhaneve e pijanecėt tė pėngojnė lėvizjen e qytetarėve. Edhe mė tė ashpėr se vetė Zoti me tė paudhėt, janė treguar disa asish, me njerėzit qė sot u pėrgjėrohen, se ndryshe nga ē’kanė punuar, do punojnė. Po nė 28 qershor tė paudhėt janė ata, Zot ėshtė votuesi.  Rrugėn drejt BE-sė, monstra pa ideal nuk e ēelin, pėrkundrazi i vėnė ca gjėmba. Dhe kjo rrugė nuk ka kthim. Koha e ka vėnė Shqipėrinė atje ku ka vėndin e vet. Njė sy i kujdesshėm do e vėrente kėtė edhe nė ceremoninė  e pėrvjetorit   tė Festės sė Republikės Italiane nė ambientet e Konsullatės. Ishte hera e parė qė u organizua njė pritje pak ndryshe. Kjo lidhet me faktin se Shqipėria tashmė ėshtė Anėtare me tė drejta tė plota e NATO-s. Pas Himnit tė Flamurit, fjala e mbajtur nga konsulli Stefano Marguccio, natyrisht nė njė familjaritet tė ngrohtė , i ngjante ceremonisė, (ku mungon parada, sfilata  dedikuar operacioneve, mungojnė  kuajt e qentė) qė shteti italian organizon ēdo 2 qershor nė dekorin e pa shoq tė Coloseut tė Romės sė lashtė. Nuk ishin primare vizat e punėsimi, si vitet e tjera, por vlerat dhe principet e Kushtetutės italiane pėr ndėrtimin e njė Italie gjithnjė e mė solidare, tanime nė njė front ushtarak edhe me Shqipėrinė, si aktorė e faktorė pėr tė garantuar stabilitet, paqe, progres tė pėrbashkėt. Njė Ceremoni zyrtare e pėrshkuar brėnda kornizave tė pranueshmėrisė sė kontributeve diplomatike pėr zhvillimin e Veriut shqiptar, duke vlerėsuar standardet e kulturės e bashkėpunimit ekonomik. Edhe bashkėecje  nė vlera shpirtėrore, qytetarie, pasi institucionet e pavarura  tė shoqėrisė civile, fesė e medias, artistėve e arteve,  i kanė paraprirė  krenarisė sonė tė pėrbashkėt, janė pranueshmėri fondamentale urash lidhjeje. Kėto tė fundit e kanė njohur,  vlerėsuar, publikuar, mėkuar kulturėn italiane , kanė shkelur guximshėm dhe ēiltėrsisht nė rrugėn qė sot na afron e nesėr na bashkon, qyshkur pushtetarėt  punonin vetėm si mitingashė  e nuk dinin (madje as dinė) ē ėshtė piktura, muzika, letėrsia...

Qė nga 2 qershori i vitit 1946, brėnda formatit institucional republikan, Italia ka kapėrcyer shumė e shumė pengesa e goditje nga terrorizmi e fatkeqėsi natyrore, pėr tė ardhur tek tėrmeti i 6 prillit nė Abruzzo, ku shqiptarėt pėrjetuan dhimbjen si italian prej vėrteti. Madje edhe ne si gazetė shkuam nė vendngjarje pėr tė pėrcjellė nė banesėn e fundit viktimat, pėr ti thėnė nė shtyp ca fjalė modeste.zėmre. Ndėrsa pushtetarėt u kapardisen kafeneve, duke bėrė nga njė mesazh me telefon.

Qė tė jemi tė qartė nė rrugėn e pakthyeshme drejt BE-sė, duhet tė dimė se Italia ėshtė miku e partneri ynė kryesor, duhet tė njohim mirė lidhjet e Gadishullit tė Apenineve me Shqipėrinė, duhet tė orientohemi mbi tendencat historike. Nja 20 shekuj mė parė, Via Egnatia lidhte Romėn me Bizantin. Nje rrugė 1120 kilometėr qė kalonte nga Roma nė Durracium (Durrės), Apoloni, (Fier), Maqedoni e Thrakė, drejt Kostandinopojės, ose Stambollit tė sotėm. Ėshtė momenti tė rikujtojmė kėtu se Apoloni  ka qėnė Perėndi e Pėrgjithshme, koka e tė cilit i ėshtė kthyer Shqipėrisė nga Roma mė 1982. Kėshtu kanė kaluar rrugėt prej atje kėtu, duke bėrė njė, dy pjesėt  mesdhetare. Pėrkatėsia jonė nė grupimin e shteteve, pavarėsisht politikave tashmė ose tė lėna pas, ose nė theqafje, ku pengesė kanė qėnė ose ekonomia, ose pėrbėrja relegjoze, ose gjuha e kultura, por mė tepėr injoranca  e burokracitė e pushtetarėve qė janė tė paaftė tu pėrgjigjen standardeve qytetėruese, duke dashur ta lėnė popullin disa shkallė poshtė vetes, ka predominancė perėndimore, e cila pas zgjedhjeve tė 28 qershorit  duhet tė marrė pėrmasim. 

606 vjet mė parė, pikėrisht mė 2 qershor 1403, Venediku pat marrė njė vėndim historik pėr ngritjen e dy fortesave, njėra nė bregdetin e Durrėsit e tjetra nė grykėderdhjen e lumit Buna, pėr mbrojtjen e Albanisė, fqinjes sė mirė, djepit tė njė qytetėrimi tė lashtė qė u rezistoi kohėrave por jo pushtimeve, njėherė pesė shekullor, e mė pastaj atij komunist pesė dekadėsh. Tashmė kėto duket po lihen pas, si njė e shkuar muzeale. Mes Shqipėrisė e Italisė, falė angazhimit perfekt tė diplomacisė italiane kėtu, veēmas konsullit aktual Marguccio dhe ish konsullit Robero Orlando qė ndėrtoi konture tė bazta, janė shkėmbyer eksperienca  tė zhvillimit kulturor, social, ushtarak, ėshtė nxitur e rritur infrastruktura e komunikimit dhe veprimit. Nė sektorin e ekonomisė, veēmas Fasonistėt, e kanė patur konsullatėn mbėshtetje nė nėnshkrimin e kontratave pėr mallrat gjysmė tė gatshme. Kjo ka ndikuar jo vetėm nė punėsimin e mijėra njerėzve, jo vetėm nė tė ardhurat nga eksporti, por edhe rritjes sė importit, pasi fasonistėt punojnė me mall tė porositur. Pra janė zbutur jo pak efektet e krizės globale.

Edhe nė sektorin energjetik janė arritur parametra modernė, jetėgjatė, me interesa tė ndersjellta. Nė tė vėrtetė edhe Zoti ėshtė treguar bujar duke e krijuar Shqipėrinė bash nė lindje tė kontinentit tė lashtė.

Veriu shqiptar e ka lėnė mbrapa tė shkuarėn. Ėshtė njė partner plot resurse jo vetėm natyrore, por edhe njerėzore. Kėsaj here, ndjen kėnaqėsi kur thua se kuota e studenteve pėr vitin akademik 2009-2010 ėshtė rreth 3500 nė 61 universitetet italiane, ndėrsa e punėtoreve sezonal rreth 3000. Nė Itali studiojnė 71000 nxėnės e studentė shqiptarė dhe para pak ditėsh, mė 10 qershor, shkrimtari ynė Ismail Kadare, njėri ndėr 6 mė tė lexuarit nė botė, (qė jetojnė), kandidat disa herė pėr ēmimin Nobėl, u nderua nga Universiteti i Paleremos me ēmimin “Honoris Causa”.Pra, sot Shqipėria, e veēmas Veriu, jep garanci pėr ti vėnė natyrshėm synimet nė hapėsirat e euro zones. Kėshtu, Veriun nuk ka pse e shqetėson fare mbyllja hermetike e dyerve tė emigracionit ilegal pėr ekstrakomunitarėt nga qeveria Berluskoni. E normalisht, arsyet e forta gjejnė rrugė ligjore, sikundėr edhe Amerika refugjatėt kubanė i lokalizon qė nė det e i riatdheson. Shqiptarėt, anėtarė tė Aleancės sė Atlantikut tė Veriut,duhet tė jenė tė vetėdijshėm se politikat e emigracionit nė Europė kanė nevojė pėr rregulla. Kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike tė standardeve mė moderne tė teknologjisė sė sotme , janė njė avantazh i madh drejt lėvizjes sė lirė, edhe pse disa pushtetarė kjo nuk i kėnaq. Ky proces ėshtė i mundur tė konkretizohet  nė harkun pse jo tė njė viti, pasi prodhimi i dokumentave nė fjalė ėshtė nė rrugė tė mbarė. Pra, ka ndryshuar shumėēka. Edhe  nė 63 vjetorin e Festės sė Republikės sė Italisė vėren ndryshim. Ka ndryshuar ceremonia, vlerėsimi pėr mbėshtetje e bashkėpunim, konsujt normalisht, secili mė i pėrkushtuar se tjetri, ėshtė freskuar personeli, gjithnjė e mė shėrbyes. Jeta avancon, njerėzit ecin nė atė rrugėn e duhur, natyrore, drejt Romės. Kėtu nga viti nė vit shesh atė pjesėn e dukshme tė gjenerimit, shesh artistė e krijues, intelektualė e kapacitete edukuese tė reja qė diskutojnė si perėndimorė, qė punojnė e jetojnė si perėndimorė. Tė vetmet fytyra tė rracės sė “Aleancės sė Injorantėve”, ēdo vit mė tė fryra nga dhjami e mė tė egra nga zhvillimi normal i shoqėrisė, gjė qė u humb ndoshta gjithēka, pasi nuk kanė tjetėr profesion, veē tė mashtruesit, fodullit, abuzuesit, gangsterit, janė pushtetarėt, zyrtarėt, pėrfaqėsuesit e lidhjeve me orientimin e strategjive tė bizneseve e tenderave, “vipat” partiakė, kryekomunarėt e komunarėt qė kanė ndėrruar o parti e partner, o karrigė e dashuri.

Ana e mire pėr ēdo konsull qė vjen kėtu nė Shkodėr ėshtė se ēdo gjė e gjen gati nga paraardhėsi, ku tė riut i nevojitet veē njohja fizike me ta, ndėrsa ana e keqe ėshtė se zhvillimet nė standarte tė karakterit politik, diplomatic, administrativ, ligjor, gjenerojnė me sforcim terren fantazie e me tė “futur terren besimi.    

Nga Sokol Pepushaj

 

ASHPERSOHET FUSHATA:  KEKA VRITET, JAHJA LARGOHET NGA SHQIPERIA

Pas njė jave shqiptarėt do u drejtohen kutive tė votimit pėr tė zgjedhur parlamentin e ri. Fushata ka degraduar nė dhunėn mė tė pashoqe, duke shėnuar edhe viktima. Shpėrthimi me eksploziv i kryetarit tė partisė Demokristiane pėr Malėsinė e Madhe Aleksandėr Keka, sipas kryedemokristianit shqiptar Nard Ndoka ka sfond tė pastėr politik. Pas kėsaj vrasje, sipas akuzės sė tij, ėshtė kryeparlamentarja Topalli dhe policia e shtetit.Tashmė padia penale ėshtė depozituar dhe drejtėsia e ka pranuar akuzėn e “Polit tė Lirisė” kundėr zonjės Topalli dhe Policisė sė Shtetit.  Formacionji politik “Poli i Lirisė”, i drejtuar nga ish kryeministri Aleksander Meksi, partia Demokristjane e drejtuar nga ish ministri i shėndetėsisė Nard Ndoka, Lėvizja Socialiste pėr Integrim e drejtuar nga ish kryeministri Ilir Meta, po  shfaqen si opozitė e vėrtetė dhe po goditen nė format nga mė barbaret nga dy  partitė kryesore, PD dhe PS. Ky formacion ėshtė bashkė dhe pretendon shumė nė kėto zgjedhje, ndaj dhe goditet kaq rėndė. Ashtu sikundėr Aleksandėr Keka edhe njė eksponent tjetėr i kėtij formacioni politik, Agim Jahja, ka patur kėrcėnata serioze pėr jetėn. Agim Jahja, ish kryetar i LSI-sė nga viti 2004 deri nė 2008 pėr Shkodrėn dhe aktualisht anėtar i Asamblesė sė Pėrgjithshme tė LSI-sė pėr Shqipėrinė, njėri ndėr bashkėpunėtorėt mė tė afėrt e aktiv tė Ilir Metės, nė veriun shqiptar sė bashku me tė vrarin Aleksandėr Keka, kanė reflektuar njė potencial politik nė formacionin “Poli i Lirisė” pėr Veriun. Kėshtu fushata ka degjeneruar deri sa arrin qė anėtarin e Asamblesė sė Pėrgjithshme tė LSI-sė Agim Jahja, ta detyroi tė braktisė frontin politik dhe tė largohet nga Shqipėria. Dhuna ėshtė e pakontrollueshme dhe jeta ėshtė krejt e pasigurtė. Dhėntė Zoti qė dita e gjzedhjeve tė mos kthehet nė njė dite tė barbarizmit, por tė shkoi e qetė e rezultati tė njihet nga palėt.                              

Sokol Pepushaj

                                                                     

 

Italia kerkon Ballkanin ne BE

Nuk eshte surprize kembengulja e diplomacise italiane per thithjen e Ballkanit Perendimor ne Bashkimin Evropian. Vendi pertej Adriatikut prej vitesh, ndoshta edhe me shume, eshte kthyer ne nje avokat fillimisht te shqiptareve, me pas te serbeve por edhe te gjithe popujve te Ballkanit.

Eshte e qarte se pas perkatesise fizike, kjo pjese e Evropes duhet te jete edhe pjese e BE-se. Te gjithe e kane artikuluar, por askush nuk e ka thene me ze te larte dhe publikisht si Italia, permes Franko Fratinit- minister i jashtem italian dhe me heret numri 2 i Komisionit Evropian.

Nuk ia vlen te ndalemi per te treguar se pse Ballkani Perendimor duhet ti bashkohet familjes se madhe evropiane sa me shpejt te jete e mundur, por po vecojme disa arsye. Me antaresimin (mbase te nxituar) te thuajse te gjitha vendeve te ish- Lindjes komuniste, Ballkani Perendimor ka mbetur “njolla e zeze” ne brendesi te Bashkimit Evropian. Vec te tjerave, do te thote nje pamundesi kontrolli te imtesishem e te gjitha fenomeneve qe nisin nga terrorizmi, droga, emigracioni jo legal, trafiku i armeve etj., duke qene nje rrezik real per sigurine e qytetareve dhe vendeve te BE-se. Pavaresisht se vende me popullsi mjaft te vogel krahasuar me Unionin, vendet e Ballkanit Perendimor jane jo vetem nje atraksion turistik, jo vetem fuqi punetore me kosto mjaft te ulet (te pakten tani per tani) por edhe nje mundesi e shkelqyer investimi sidomos ne sektore per te cilet BE-ja ka mjaft nevoje sic eshte energjia permes ujit, permes eres, mbase me vone edhe permes nuklearit.

Por ka edhe nje arsye me madhore. Ka qene mungesa e stabilitetit, me sakte konfliktet e armatosura nderetnike, qe lane Ballkanin Perendimor ne “trenin e fundit” te integrimit evropian. Sigurisht, te pakten prej 10 vitesh, aq sa ka perfundimi i luftes se Kosoves, stabiliteti ka qene mjaft i qendrueshem, siguruar me shume nga antaresimi i Shqiperise dhe Kroacise ne NATO, por edhe krijimi i shtetit te ri te Kosoves.

Pertej te gjitha luhatjeve te mundshme, pjesa e Ballkanit Perendimor ka nje vokacion proevropianist. Ne krye sigurisht eshte Shqiperia me rreth 96-97%, por edhe vendet e tjera kane nje mazhorance te thelle ne deshiren per tu integruar ne BE.

Duke u kthyer tek Shqiperia, duhet riperseritur se integrimi ne BE pas atij ne NATO, mund te konvertohet shume thjeshte ne realizimin e levizjes se lire pa viza te shqiptareve ne hapesiren Shengen. Ka e ndjeshme edhe e vertete eshte si ceshtja, saqe edhe fushata elektorale per zgjedhjet politike 2009, ka si pike te forte te paleve pikerisht liberalizimin e vizave. Nga ana e saj, Shqiperia ka realizuar ate cfare ka mundur te realizoje, duke plotesuar pjesen me te madhe te kushteve te vena nga BE. Detyra kryesore mbetet realizimi i zgjedhjeve te pakontestueshme nga palet, por edhe pajisja ne mase te gjere e qytetareve te saj me pasaporta biometrike. Kontrolli i kufinjeve eshte ne nivele te kenaqeshme, ndersa do te kete edhe “nje numerim” indirekt te popullsise permes pajisjes me leternjoftime elektronike. Por serish nuk mjafton. Gjithcka mbetet ne doren e Bashkimit Evropian dhe vendeve antare te tij. Sic edhe jane shprehur edhe ne Shkoder, Parlamenti Evropian dhe institucionet e BE-se, jane te pakenaqura nga zgjerimi i shpejte ne lindje. Europarlamentari Iles Braghetto i UDC-se italiane e shprehu kete ne emisionin “Eureka” ne TV1 Channel, duke lene madje te nenkuptohet se liberalizimi i vizave per shqiptaret veshtire te realizohet brenda nje viti duke nisur nga tani. Megjithate, ne asnje moment nuk duhen neglizhuar interesat gjeo-strategjike dhe gjeo-politike te vete BE-se, por edhe deshirat e shteteve me te fuqishme antare. Ne kete rast, Italia ka qene, eshte dhe sipas gjasave do te vijoje te jete nje avokat i fuqishem i Ballkanit Perendimor e ne vecanti i Shqiperise. Pervec lidhjeve te kahershme e shume te njohura nder shekuj (ne periudhen e pushtimit italian 1939- 1943, Shqiperia ishte pervecse “de facto” edhe “de jure” pjese e Mbreterise Italiane), Italia dhe bisnesi italian kane interesa tashme me shumta ne Shqiperi, me investime kryesisht private qe i afrohen shifres 5 miliarde euro vetem gjate viteve te fundit. Nuk duhet harruar edhe nje komunitet shume i madh shqiptare, mbase edhe 500 mije vete, qe jetojne e punojne ne Itali, me dokumenta te rregullta, me shtetesi shqiptare, por me mentalitet plotesisht italian. Nje pjese jo e vogel e tyre, tashme jane natyralizuar si italiane, duke marre te gjitha te drejtat, edhe te te zgjedhurit dhe te zgjedhjes.

Mbase na pelqen ne si shqiptare te mendojme deri ne kete pike, por realisht mbeshtetesi me i fuqishem publik dhe konkret i Shqiperise ne suazen e integrimit ne BE, eshte pikerisht Italia e pertej Adriatikut, me te cilen na lidhin shume pjese te historise sone shume shekullore, me konflikte, pushtime por edhe shume zhvillim sidomos ne 20 vitet e fundit te kapercyellit te shekullit te 20-te dhe fillimit te shekullit te 21-te qe tashme gjeresisht dhe jo vetem nga ne, konsiderohet si “shekulli i shqiptareve ne Ballkan”.

Cili eshte plani 8- pikesh i Italise

Nje “rodmap” me 8 pika per te pershpejtuar integrimin euro-atlantik te Ballkanit Perendimor. Ishte ky plani italian i prezantuar ne takimin BE- SHBA te Prages nga ministri i jashtem i Italise Franko Fratini. Vetem pak dite paara takimit informal te Hluboka-s Fratini kishte ftuar koleget evropiane te dergonin mesazhe “te dukshme dhe konkrete vendeve te ineresuara: Serbi, Kosove, Bosnje, Mali i Zi, Kroacia, Maqedonia dhe Shqiperia.

Pika e pare e ketij plani eshte liberalizimi i vizave: Italia nxit qe raporti i Komisionit Evropian te jete ishte gati brenda fundit te majit dhe qe regjimi i liberalizimit te hynte ne fuqi ne mes fundit te te 2009-es dhe fillimit te 2010-es, me prioritet per Serbine dhe Maqedonine.

Pika e dyte kerkonte qe Komisioni te fillonte pergatitjen brenda fundit te majit te raportit teknik per pranimin e Malit te Zi, i cili duhej te pasohej nga Serbia dhe Shqiperia, ndersa pika e trete ftonte te finalizohej antaresimi i Kroacise ne BE brenda vitit 2010.

Ne piken e katert te “roadmap”: te forcohen kompetencat e perfaqesuesit te larte te BE-se per Bosnje- Hercegovinen (ambasadori austriak Valentin Inzko).

Pika e peste parasheh kerkesen e zhbllokimit te hyrjes ne fuqi brenda qershorit te Marreveshjes se Asociim- Stabilizimit me Serbine, e cila nga ana e saj duhet te bashkepunoje plotesisht me Gjykaten per ish- Jugosllavine ne Hage. Deri tani, MAS ishte bllokuar nga vetoja e Holandes qe kerkonte nje bashkepunim me te madh te Beogradit ne arrestimin e krimineleve te luftes ne kerkim akoma nga kjo gjykate.

Pika e gjashte: zhbllokimi shume i shpejte i mosmarreveshjeve per emrin e “Maqedonise” qe ve perballe Shkupin dhe Athinen. Greqia mban te bllokuar procesin e antaresimit ne BE dhe NATO pasi sipas, “Maqedoni” eshte emri i nje krahine te saj dhe qe ben pjese ne pasurine e saj historiko- kulturore.

Pika e shtate: Italia insiston mbi rendesine e mbeshtetjes ekonomike per republiken e re te Kosoves. Pas njoftimit te Spanjes per terheqjen e trupave te saj brenda veres, nenvizohet qe per te udhehequr pranine nderkombetare, ushtarake dhe civile, duhet te jete parimi i “Together in, together out”- “Bashke brenda, bashke jashte”.

Pika e tete: Italia kerkon nje takim BE- Ballkan, i zgjeruar edhe me SHBA-ne, i cili duhet te mbahet brenda gjysmes se pare e vitit 2010.

Blerti DELIJA

 

Shqipėria Europiane me Partinė Demokristiane

(Fushata e zgjedhjeve parlamentare e ka hapur siparin e saj)

Do ta fillojmė kėtė shkrim me dy vargje tė F. S. Nolit: “Mbahu nėnė, mos ke frikė / se ke djemtė nė Amerikė.”

Me kėtė “mesazh” i drejtohej Shqipėrisė Imzot Fan Noli, kur ne ishim tė pushtuar nga Perandoria Osmane. Tė njėjtin mesazh dėrgojnė sot bijtė dhe bijat e Malėsisė sė Madhe nga New Yorku dhe Detroiti, ku janė akomoduar prej afro dy dekadash. Mesazh, tė cilin e dėrgojnė pėrmes birit fisnik tė kėtyre bjeshkėve krenare: zoti Mark Lluma, intelektual dhe patriot me shumė vlera. Zoti Luma ka ardhur nė Malėsi pėr tė kandiduar nė emėr tė Partisė Demokristiane me miratimin e plotė tė Kryesisė sė kėsaj Partie dhe me dėshirėn e flaktė tė bashkėatdhetarėve tė diasporės.

CV e zotit Luma ėshtė mjaft e pasur, qoftė nga prejardhja familjare, qoftė nė aktivitetin e tij vetjak, mbasi ai ka shėrbyer disa vite si Kryetar i Komunės sė Shkrelit, ku drejtimi nga ana e kėsaj komune ka qenė i admirueshėm dhe nė lartėsinė e kėrkesave tė kohės.

Askush mė shumė sesa Malėsia e Madhe dhe Dukagjini nuk e ndjeu peshėn e pushtimit Osman dhe askush mė shumė se kėto zona nuk i bėri rezistencė kėtij pushtimi. Dedė Gjon Luli, Ēun Mula, dhe krenaria e Djemnisė sė Shalės, Mehmet Shpendi shkėlqejnė si “margaritarė nė panteonin e Atdheut”. Malėsia dhe Dukagjini u ngritėn kundėr Monarkisė dhe kundėr Dikataturės Komuniste. Prek Cali ėshtė “Emblemė” nė gjoksin e bjeshkėve, me organizimin e kryengritjes sė parė antikomuniste tė Malėsorėve (janar 1945). Binomi “Fe-Atdhe” ishte lajtmotivi i ēdo kryengritjeje tė Malėsorėve tanė trima e bujarė. Kėtė “thesar” bese dhe bujarie do ta pėrfaqėsojė nė Parlamentin e ardhshėm tė Shqipėrisė, djali i Shkrelit – Mark Luma.

Vėllezėrit dhe motrat e Malėsisė sė Madhe, tashmė mbas 17 vitesh demokraci i kanė nxjerrė konkluzionet e nevojshme dhe me siguri do tė dinė se kujt t’iajapin votėn. Ata tashmė janė tė ndėrgjegjėsuar se aspirata pėr njė Shqipėri tė vėrtetė Europiane nuk mund tė shprehet dhe tė aplikohet jashtė kontekstit demokristian.

Demokristianėt ndėrtuan Europėn Moderne tė Pas-Luftės. Demokristianėt shqiptarė do tė jenė “Lokomotiva” qė do tė tėrheqė Shqipėrinė drejt Europės sė bashkuar. Nuk ka program tjetėr pėrveē atij demokristian qė mund tė pėrputhet mė shumė me karakterin e malėsorėve. Ndėrtimi i familjes me edukatė tė shėndoshė, drejtėsia sociale, bujaria, dashuria, besa, toleranca dhe ndershmėria, tė gjitha kėto janė tė brendashkruara nė programin demokristian. Eksperienca 9 vjeēare e zotit Mark Luma nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės janė garanti mė sinjifikativ dhe mė i fuqishėm pėr njė pėrfaqėsim dinjitoz.

Jepjani votėn Mark Lumės, birit tuaj, dhe tė jeni tė bindur se nuk do t’ju zhgėnjejė.

Mark Bregu

 

Nė botėn e Kainit, tė jetosh si Abel

Nisja nga origjina. Eva lindi 2 fėmijė, Kainin dhe Abelin. Ishin fėmijėt e mėkatit e megjithatė Zoti u dha tė dyve dy mundėsi pėr tė punuar e jetuar mirė. Kainit i la porosi tė kultivonte tokėn e tė rriste fruta tė bollshme prej saj, ndėrsa Abelin e porositi tė rriste bagėtitė e ta shumonte grigjėn e tij. Tė dy u munduan tė bėnin mė tė mirėn e mundshme dhe njė ditė ia ofruan produktet e tyre Zotit qė ua kishte ofruar kėtė mundėsi. Nga tė dy produktet qė vėllezėrit i ofruan, Zotit i pėlqeu mė shumė oferta e Abelit, flija e bagėtive. Duket sikur Zoti parapėlqeu bariun e jo bujkun, por nė fakt nuk ėshtė ashtu. Nė kėtė keqkuptim, Kainit iu errėsuan sytė, ndoshta nga Zilia dhe e vrau tė vėllanė. Qė atėherė Zoti tha se askush nuk duhet ta prekte Kainin, pasi kjo ishte ēėshtje e tij. Kurse Kainit vetė i tha se do t`i dilte shpirti brezni pas breznie e me shumė mund do t`i nxirrte tė mirat e tokės qė i ishte dhėnė si dhuratė e qė nuk e kish vlerėsuar. Del e qartė se nga egoizmi, nga kjo diēka nė formė antiteze njerėzore, buroi Zilia tek Kaini dhe kėshtu i pėrcatoi  rrugėn dhe vuajtjet atij e trashėgimtarėve tė tij.

Shumė shekuj mė vonė, nė kohėn e Moisiut, kur hebrenjtė e skllavėruar nė Egjipt fituan lirinė vetėm falė vullnetit tė Zotit., ndodhi njė fenomen pak a shumė i ngjashėm. Pasi ata, hebrenjtė pra, dolėn nga Egjipti dhe kaluan shkretėtirėn, vuajtjet e mundimet e tyre morrėn njė rrjedhė tė re me Moisiun. Pasi kaluan vuajtjen e madhe tė skllavėrisė dhe ankthin e pėrndjekjes, atyre u erdhi dėshira tė kėrkonin tė mira materiale e begati pėr tė vazhduar njė jetė mė tė mirė, pasi “bukė e gjellė, plus punės sė stėrmundimshme” ata kishin edhe kur rrinin tė lidhur me vargonj nė Egjipt. Kėshtu iu lutėn Zotit. Ai i dėgjoi dhe ua dha, me zemėrgjerėsi. Por ata ēfrarė bėnė?! U turrėn kush e kush mė shumė tė merrnin ēdo gjė qė kishte rreth tyre. E nga grykėsia, filluan tė merrnin inat njeri-tjetrin deri nė grindje e pėrballje. Nuk kishte si tė ndodhte ndryshe. Njė grusht njerėzish qė kishin vuajtuar deri nė ekstrem padrejtėsitė njerėzore dhe mė pas, falė Zotit kishin fituar lirinė, duke harruar paturpėsisht historinė dhe plagėt e tyre, por mbi tė gjitha Dashurinė Qiellore, do pėrfundonin nė njė luftė vėllavrasėse prej grykėsisė.

Edhe njėherė, nga egoizmi buroi zilia, e pas saj, nga dėshira pėr tė patur sa mė shumė, grykėsia, doli nė pah padenjėsia e qenjes sė distancuar nga filli i krijimit tė saj, Zoti.

Pikėrisht kjo ka ndodhur kronologjikisht nė historinė e botės… e si rrjedhojė edhe nė Europė. Njerėzit luten me dhimbje e gulēime shpirtėrore kur janė nė vėshtirėsi tė thella, por vetėm se fill pasi dalin nga kjo gjendje, ata harrojnė ku ishin dhe si dolėn nga kjo situatė. Ata harrojnė proēesin e gjatė tė lutjeve drejtuar Zotit nė momentet e tyre mė tė pashpresa. Ata harrojnė gjithashtu se pikėrisht pėrgjigjja Hyjnore, mėshiruese e zemėrgjerė i kthen nė kushte dinjitoze pėr patur njė jetė tė begatė. Me dritshkurtėsi dhe banalitet harrojnė se nuk janė ata protagonistėt e rrugėtimit dhe ngjarjeve tė tyre. Pasi dalin nga gjendja e mjerimit fillon e zė vend nė jetėn e tyre egoizmi, zilia, grykėsia, tradhėtia, mashtrimi, prita, hakmarrja.

Tė padenjėt, pasi harrojnė ku ishin dhe si erdhėn nė kushte dinjitoze, i vėrsulen parasė, pushtetit, vanitetit (vetpėlqimit) dhe sjelljes me prepotencė e mendjemadhėsi nė publik. Sa herė dalin para syve tanė kėto fenomene nga njerėz qė duan tė shiten mė shumė nga ē`janė nė tė vėrtetė?! Ndėrkohė qė njerėzit e vėrtetė, ata tė plotėsuarit e tė vetdijshmit pėr burimin e tė mirave nė jetėn e tyre, kanė njė sjellje tjetėr, krejt tjetėr.

Kjo qė cituam mė lartė ėshtė kriza e moralit tė disa qenjeve qė patėn fatin tė parapėlqeheshin pėr tė qenė njerėz. Por nė fakt ata nuk patėn forcė dhe dėshirė tė qėndrojnė njerėz e si pasojė degjeneruan nė qenje tė joshura nga paraja-njė copė letėr, nga pushteti, vaniteti dhe dėshira pėr t`u dukur nė publik nėpėrmjet sjelljeve prepotente. Kjo quhet pasoja e krizės morale.

Kur njeriu degjeneron i joshur nga veset e mėsipėrme degjeneron nė qenje dhe kjo pėrfaqėson pikėn maksimale tė krizės morale. Nga kjo krizė e madhe, nga kjo krizė morale, vjen edhe rrėnimi. Rrėnimi ekonomik. Rrėnimi ekonomik shfaqet me rrėmujė, me njė model jetese pa rregulla, me improvizime.

Zoti ėshtė pėrbetuar disa herė pėr tė krijuar njė rend tė ri botėror prej kėtyre devijimeve nė mėnyrėn e jetesės sė njeriut. Qė me Noeun, i cili doli garant pėr pėrmbushjen e porosive tė tij dhe Zoti e besoi duke i sygjeruar varkėn e shpėtimit. Mė pas me Moisiun, i cili edhe ky doli garant pėr tė ēuar nė vend porosinė e Zotit duke ndikuar tek populli i tij. Dhe Zoti e dėgjoi Moisiun, por siē rezulton qartė populli i doli fjale Moisiut. Mė pas kjo ndodhi me Jezus Krishtin, tė cilit pėr tė shlyer mėkatet e patregueshme tė njerėzve iu desh tė gozhdohej mbi kryq. E Zoti, vetėm pse i biri pėsoi vdekjen mė tė dhimbshme pėr ndjeshmėrinė njerėzore, vendosi tė japė ende kohė pėr reflektim. Por pas 2000 vjet kryqėzimi tė kobshėm pėr shėrbimin tonė, ēfarė kemi?

Kemi ende egoizėm, zili, grabitje, mashtrim, prita, hakmarrje, pushtet, vese, vanitet e prepotencė nė ambjentet publike.

Kėshtu janė shkatėrruar janė shkatėrruar perandoritė e jo mė familjet mafioze, partitė fantazėm apo shtetet e krijuara artificialisht prej egoizmit njerėzor qė dėshėron tė verė patjetėr kufij.

Rasti shqiptar

Po nė Shqipėrinė tonė a ndodh e njėjta gjė? Sigurisht qė po. Pa i ardhur gjatė vėrdallė historisė tonė tė sakatuar, do hidhemi menjėherė tek 18 vitet e fundit tė quajtura “ nė tranzicion”. Kjo periudhė mjafton si kampjon pėr tė ilustruar tė gjithė tė kaluarėn.

Shqiptarėt lirishtypur dhe tė pėrgjakur gjatė komunizmit morėn si dhuratė hyjnore lirinė. Edhe pse liri e pjesshme ajo ishte liri, njėsoj si ajo e hebrenjve qė dolėn nga Egjipti.

Menjėherė mė pas, nė shumė pak vjet, shqiptarėt patėn edhe shpėrblimin materjal, njėsoj si 2 bijtė e Evės pas mėkatit, si hebrenjtė pas shkretėtirės dhe si Europa perėndimore pas gozhdimit nė kryq tė Jezusit.

Paratė shqiptarėve u erdhėn mė sė shumti nga emigracjoni vetėmohues i bijve qė sakrifikuan dėshirat e moshės pėr t`u ardhur nė ndihmė familjeve. Ata sollėn shumė para falė ndihmės mėshirplotė tė Zotit dhe popujve mikpritės. Erdhėn shumė para edhe nga organizma e institucjone ndėrkombėtare. Erdhėn shumė para edhe nga trafiqet, si pasojė e rritjes sė egoizmit e grykėsisė tek disa individė tė caktuar. Nga shenjtėria kanė zbritur nė mėkat. Nė emėr tė kėtyre shumave marramendėse parash, u kompromentuan njerėz, familje, grupime, parti, qarqe fetare (individė brenda tyre). Dhe kėshtu, modeli qė u krijua pėr shoqėrinė shqiptare qė sapo kish dalė nga shtypja dhe vargonjtė, ishte ai i egoistit, materialistit, makiavelistit, grykėsit, abuzuesit, pėrfituesit, servilit, ziliqarit, tradhtarit dhe i tė pashkolluarit. Po, po. Sepse nė Shqipėri, pasi ēdo gjėje iu vu njė ēmim monetar: edhe burrnisė, edhe moralit, edhe fesė, edhe fėmijėve, edhe vendit tė punės, edhe idealeve… erdhi momenti qė iu vu njė ēmim edhe diplomave shkollore.

Populli ynė thotė: “Ja sheshi, ja mejdani!”. E sheshi ėshtė zaptuar nga egoisti, ziliqari, tradhtari, i pabesi, prepotenti, provincjali qė me prepotencė i imponohet qytetėrimit pėr ta kthyer mbrapsht, atje prej nga erdhi ai vetė pėr tė shpėtuar. Ky ėshtė paradoksi shqiptar brenda paradoksit botėror.

Ėshtė i ngjashėm pėr nga proēesi i degradimit por shumė mė i shėmtuar pėr nga ngjyrimet qė merr gjatė rrugės sė tij tė mbushur me provincializėm primitiv, armik ziliqar e i pėrbetuar i qytetėrimit.

Nė kėtė krizė tė thellė morali e qytetėrimi sė bashku, rrėnimi ekonomik sapo ka filluar dhe nuk ka kapur ende fundin. Kjo nuk thuhet e nuk vėrehet pėr dy arsye. Njė sepse shqiptarėt kanė qenė historikisht nė kriza ekonomike dhe dy sepse shqiptarėt janė frikacakė e gėnjeshtarė pėrballė realitetit. Kjo vjen nga vogėlsia e perceptimi i vakėt i njė dimensioni shpirtėror. Njeriu nuk mund tė gėnjejė veten edhe para pasqyrės. Por jo, shqiptari e bėn kėtė: “bukur e mirė”.

Edhe nė botė e nė gjithė Evropėn ka krizė ekonomike por vetėm se atje thuhet e madje thuhet hapur. Ndėrsa nė Shqipėri gėnjehet edhe pse kriza morale e ekonomike ėshtė me data antike, qė kur shqiptari trdhėtojnė veten.

Pėr tė qenė mė tė drejtpėrdrejtė dua tė them se:

-Gazetaria ėshtė nėn thundrėn dhe pėrēmimin ku e kanė vėnė tė lartpėrmendurit qė e drejtojnė kėtė vend me vektor kokėposhtė. Moderatorėt mė tė suksesshėm televizivė janė ata qė ne njohim: fshatarė, armiq tė qytetėrimit, nė emisjonet e tė cilėve dominon modeli i “politikanit” injorant, tė shėmtuar e fshatar pavarsisht se ka lindur nė kryeqytet, pijanec dhe i djersitur me erė tė keqe.

-Djemt e moshės 17-20 por dhe mė lart, shetisin me fuoristrada tė shtrenjta. Veshin rroba tė shtrenjta, mbushin trupin me tatuazhe, qethen shkurt si killera (duke shprehur parapėlqimin e modelit shoqėror tė duan). Ata kanė tė dashura qė i ndėrrojnė gati ēdo ditė, si ēorapet. Drogohen rregullisht me mburrje. Janė tė pashkollė, agresivė dhe pėrdorues tė njė zhargoni tė pėrbaltur. Ky individ qė pėrdor ekstremailsht sensin e sfidės ndaj joshjes maksimale nė jetėn e tij, nuk mund t`i shmanget stacjonit tė tij final. Ai vetėm sa pėrshpejton kohėn e mbėrritjes nė kėtė destinacjon. Pasi ka arritur gjithė kėto pika joshjeje maksimale nė jetėn e tij tė shkurtėr prej moshės sė re, ai nuk kėrkon dhe nuk mund ta shmangė dot takimin e fundit me vdekjen.

-Vajzat e reja ėndėrrojnė tė bėhen tė dashurat e ēdokujt qė ka njė fuoristradė, tė vetėn apo tė marrė hua prej dikujt. Qoftė ky djalė i ri apo gjysh me proteza nė gojė. Ato dalin nė mėngjes nga shtėpia e prindėrve dhe pėrfundojnė kafeneve nė pritje qė dikush nga kėta qė pėrmendėm mė lart t`i “rimorkjojė pėr njė xhiro me makinė”. Nė paradhomėn e trurit tė tyre as qė ekziston mendimi se mund dhe duhet tė bėhen nėna tė denja pėr bijtė qė do rrisin. Nėna nga ato qė askush, askurrė, tė mos u drejtohet bijve dhe t`i tregojė me sens pėrēmues si “i biri i asaj kurvės”. Ato as qė e ēojnė nėpėr mend se sa e rėndė ėshtė pėr njė bir kur dėgjon keq e mė keq pėr nėnėn e tij.

-Po kėshtu gratė dhe vajzat e rritura qė i veēohen paksa kategorisė sė mėsipėrme, jetojnė me ėndrėn materjaliste. Ato kanė mbetur pa u martuar sepse presin qė burri i tyre tė jetė gjithkush qė tė ketė para tė mjaftueshme e qė tė plotėsojė dėshirat e tyre tė pėrzjera me doza tė larta injorance. Pretendimet e tyre nuk pėrkojnė aspak me ėndrėn pėr tė patur familje apo pėr t`u bėrė nėna. Ato nuk marrin aspak parasysh faktorin qė e kundėrshton ashpėr “aspiratėn” e tyre. Ato harrojnė se aventurjeri i rradhės, i cili lėvrin para pėr tė joshur seksin tjetėr, fokusohet nė mosha relativisht shumė tė reja, sepse nė kėtė mėnyrė ai merr maksimumin e shpėrblimit pėr paratė qė jep.

Bota do jetė mesa duket e barinjve tė urtė, e trashėgimtarėve tė Abelit.

Albert VATAJ

 

Kriza globale dhe fushata elektorale ne Shqiperi

Eshte e vertete: Shqiperia nuk eshte prekur nga kriza ekonomike globale! Pavaresisht deklaratave politiko- elektorale, e verteton vete fushata zgjedhore e Partise Socialiste, ndersa Partia Demokratike thjeshte e rikonfirmon kete fakt.

Pike se pari, eshte pjesa publiko- mediatike e mitingjeve elektorale anekend vendit qe tregon se “shendeti ekonomik” i te pakten subjekteve kryesore politike ne vend, eshte per tu patur zili edhe nga shume vende, shume me te zhvilluara se ne. Sidomos, ne kendveshtrimin e numrit te votuesve, dicka me shume se 3.1 milion qe kerkohet te manipulohet dhe jo vetem mediatikisht.

Nga rreth 65 milion leke (te reja) qe shteti u dha per fushate elektorale partive politike qe e perfitojne kete mbeshtetje, dy partite e medha PD dhe PS perfituan respektivisht rreth 15 milion dhe 12 milion leke, ne total rreth 28 milion. Sipas “rregullave” te lojes elektorale, subjektet perfitojne ne fillim te fushates vetem 50% te shumes dhe ne fund, ne baze te rezultateve, pjesen e mbetur nese e meritojne. Sic edhe ne rast te mosarritjes se pragut te nevojshem, ato jane te detyruara ta kthejme mbrapsht shumen e perfituar.

Tashme sheshet e qyteteve kryesore te vendit, jane kthyer jo vetem ne arene te “dyluftimit” elektoral deri ne zgjedhesin e fundit, por edhe te asaj qe mund te konsiderohet kosto e nje mitingu. Vete artistet e ftuar “te ndezin” atmosferen para fjalimeve te lidereve politike, deklarojne se marrin deri ne 40 mije leke per nje koncert, apo per te kenduar me “playback” dhe me mikrofon ne dore ne podiume fushatash. Normalisht, jane jo me pak se 5 te tille ne cdo miting te PD-se, pa llogaritur edhe grupin “Elita 5”, te cilet tashme e kane deklaruar publikisht, se “miqesisht” marrin jo me pak se 5 mije euro per koncert. Atehere, mjafton te behet nje matematike e thjeshte dhe vetem pjesa artistike e nje koncerti te PD-se, ka nje kosto te perafert 1 milion leke (te reja). Nuk duam te marrim per baze qe ne nje dite, mund te kete edhe me shume se nje koncert. Sigurisht, duam te besojme se gjate gjithe fushates, Partia Demokratike nuk realizon me shume se 20 mitingje te ketyre permasave, pavaresisht se jemi te sigurte se ky numer ne fund do te rezultoje edhe me i larte. Edhe nje femije i klases se dyte me nje veprim te thjeshte shumezimi, arrin ne konkluzionin se vetem pjesa artistike e reduktuar ne maksimum e mitingjeve te Partise Demokratike, kap nje shifer 20 milion leke (te reja). Qe ne kete moment, fondi i dhene nga shteti per kete subjekt, kapercehet me me 5 milion leke. Pavaresisht se Partia Socialiste udhehiqet nga “kryeministri” i rreth 1 milion shqiptareve te kryeqytetit, Edi Rama, meqenese ne rang kombetar jane ne opozite, mbase mund te llogarisim shpenzime per pjesen artistike te mitingjeve te saj, nje “skonto” prej 15- 20%. Duke e rrumbullakosur, edhe Partia Socialiste shpenzon rreth 15 milion leke (lte reja), duke e tejkaluar edhe ajo me rreth 3 milion leke shumen qe i jep shteti per 30 dite fushate elektorale ne mbare vendin. Megjithate, cdokush eshte i qarte qe nga donacione te ndryshme por edhe “kuotizacione” te mundshme te antareve, Partia Demokratike ka mundesi te shtoje 5 milion leke (te reja) per te balancuar pjesen artistike te mitingjeve, sic edhe Partia Socialiste nuk e ka problem te siguroje 3 milion leke (te reja) per te bere te njejten gje.

Megjithate, kjo eshte vetem njera ane e dukshme e medaljes se fushates elektorale ne vend. Jo vetem shkodrane, por te gjithe qytetaret anekend Shqiperise, konstatojne se perpara fillimit te mitingjeve elektorale, jane me dhjetera njerezit dhe mjetet e impenjuara qe nga ngritja e tribunave, vendosja e monitoreve dhe amplifikatoreve gjigande, dekorimit te ambjenteve, shperndarjen e posterave dhe flamujve etj. Vlen te theksohet se vetem nje miniposter nga ata qe mbajne ne duar kryesisht te rinjte ne mitingje te tipit “Shqiperia po ndryshon” apo “Bashkimi i ri per ndryshim”, kane nje kosto qe varion nga 200 leke (te reja) deri ne 500 leke. Madje, tashme eshte e qarte se edhe pjesa tekniko- organiziative e mitingjeve te PD-se dhe PS-se, i besohet kompanive te huaja te specializuara, te cilat mesa duket e kane mesuar se “parajsa ekonomike” e Shqiperise se paprekur nga kriza ekonomike globale, eshte me me leverdi se vera e “pabereqetshme” e vendeve te Bashkimit Evropian “te shembur” nga kriza boterore.

Megjithese eshte e lehte “ti besh llogarite xhepit te tjetrit”, ka edhe me per te shtuar. Studio levizese gjigante te televizioneve me te fuqishme ne vend si TV Klan dhe TV Vizion Plus, i garantojne cilesine e larte te suksesit mediatik por edhe manipulimit televiziv ne disa raste, Partise Demokratike dhe Partise Socialiste. Minimalisht, pervec kostove te transportit, te konsumimit teknik te aparaturave, studiot levizeve shoqerohen nga nje staf prej te pakten 10 personash, qe natyrisht nuk kane si pagese “diten e punes” apo rrogen e zankonshme ne mediat ku punojne. Mbase keto sherbime u ofrohen subjekteve politike si shkembim favoresh sot apo neser, por natyrisht te gjitja kane nga pas nje fature financiare. E duke dashur te tregohemi deri ne fund te mire, pa dashur te kalojme limitet e mendjes se shqiptareve te thjeshte, serish duke i besuar matematikes si shkence ekzakte, asnje miting elektoral i madh i Partise Demokratike, nuk ka asnje mundesi te kushtoje me pak se 5 milion leke (te reja), ndersa Partise Socialiste meqenese eshte ne opozite ne 2/3 e vendit, po i vendosim nje fature rreth 4 milion leke (te reja) per miting. Mesatarisht nje dite mitingje elektorale i kushton PD-se dhe PS-se te marra sebashku rreth 9 milion leke te reja, ose 20 mitingje hipotetike (qe sipas gjasave ne fund duhet te rezultojne me shume) 180 milion leke te reja qe per lehtesi rrumbullakosjeje (besojme se serish jemi shume larg realitetit) vleresohen ne 1,5 milion euro. Natyrisht, ne shpenzimet e fushates elektorale nuk kemi perfshire spotet televizive (sidomos ato ne mediat kombetare qe vetem transmetimi i nje reklame te thjeshte deri ne 20 sekonda kushton afersisht 400 euro vetem nje transmetim), hapesirat e emsioneve te blera legalisht apo nen dore, ne rreshtimin e kronikave televizive me perparesi, ne tejkalimin e minutazheve te parashikuara duke mohuar balancat e nevojshme ne mediat kombetare etj. Serish, duke deshiruar te mos jemi “te keqinj” apo paragjykues ne mendimet tona, pavaresisht se i njohim te gjitha tarifat e procedurat qe ndiqen, kesaj pjese po i rrumbullakosim nje peshe financiare 1 milion euro dhe kemi arritur tashme ne 2,5 milion euro shpenzime vetem per Partine Demokratike dhe Partine Socialiste ne 30 dite te fushates elektorale. Pavaresisht faktit se subjektet e tjera politike te mbetura, nuk mund te konsiderohen me pak te te pasura (shume prej tyre kane “mjele” per shume vite e dekada pushtetet ne Shqiperi) dhe me bisnesmene te fuqishem te kandiduar ne listat e tyre, te gjitha se bashku nuk po i llogarisim me shume se PD dhe PS te marra sebashku, pra vetem 2,5 milion euro. Shqiptaret e kane te qarte se para fushates zyrtare elektorale, ne Shqiperi ka patur edhe nje parafushate, edhe ajo me shpenzime te shumta, sigurisht jo ne nivelin e fushates. Pa me te voglin dyshim, per te zgjedhur 140 deputete per Kuvendin e ri, te gjitha partite politike ne vend duhet te shpenzojne deri me 28 qershor, jo me pak se 6 milion euro. Jemi te qarte se kjo nuk eshte ne asnje menyre vlera reale apo kostoja e fushates elektorale. Ketu nuk jane perfshire “shpenzimet operative” sic mund te konsiderohen karburantet, defektet apo sherbimet e mjeteve te pafund qe shoqerojne lideret politike, “harxhimet” per kafe qe ne fakt ne kete te nxehte mund te jene vetem pije freskuese dhe birre, pse jo edhe drekat e punes apo edhe ato masive ne rajone te ndryshme te vendit. Tashme nuk mund te vazhdojme me tej me perllogaritjet, pasi ne menyre te frikshme, shifra mund ti afrohet 10 milion eurove, qe per nje vend me 3.1 milion zgjedhes, eshte shume e larte. A mund te konsiderohet Shqiperia nje vend ne krize, apo e prekur nga kriza globale??!! Partia Demokratike ka te drejte kur deklaron se vendi nuk eshte ne krize, sic edhe shqiptaret duhet ta kuptojne se Partia Socialiste e perdor thjeshte si argument fushate krizen. Po nga vijne keto para, a vendos kush firme, a ka apo a do te kete transparence? Tash 18 vite nuk ka patur asnjehere, veshtire qe sivjet rregulli te prishet. Gjithsesi, e rendesishme eshte te votojme, te votoni, por pa harruar se sa e shtrenjte eshte vota juaj! E si gjithmone, fitofte me i miri, perzgjedhjen e kemi ne, e keni ne dore.

nga Blerti DELIJA

 

KA PRSION  PSIKOLOGJIK POR JO PAKESIM SYNIMESH

Sot tetė ditė  shqiptarėt do u drejtohen  kutive tė votimeve pėr tė zgjedhur parlamentin e ri. Fushata kėsaj here po zhvillohet mė shumė mbi bazat e njė presioni tė egėr psikologjik. Nė pamje tė pare duket se elektorati, sidomos i mesmi dhe i ulėti dilemėsohet mes pakėsisė sė synimeve  e shumėsisė sė pėrplasjeve  shtresore, inatēore, ku duket njė ēveshje nga emancipimi, i shoqėrisė. Vritet njė simpatizant i PD-sė thjesht pėr punė tė njė postere. I egri nuk flet, por nxjerr kallashin e le tre fėmijė jetimė, thua se i dhunuan Kuranin a Biblėn, jo foton e njėrit prej kandidatėve qė edhe pse sot duartrokitet nga disa, nesėr mund tė shahet po nga kėta, siē ka ngjarė rėndom.

 Parada e kandidatėve i ngjan njė tregu me mall pa doganė, ku gjen me shumicė tė lirė, fallto dhe shumė pak prej vėrteti. Tė lirėt janė asish qė nuk kanė dhėnė asgjė, veēse kanė abuzuar me besimin, kanė bėrė trafik besimi, kanė mashtruar e kanė shpifur, i bėrtasin nė vesh zgjedhėsit se ie i varfėr, se ie i nėpėrkėmbur, se pasi tė votosh pėr mua, do kesh lėvizje evropiane, ujė evropian, ajėr evropian, fėmijė europian, ndėrkohė qė nuk kanė asgjė nė dorė, pasi janė dy partitė e mėdha ato qė kanė tagėr e do vendosin. Tė vegjlit , duke qėnė i pasionuar pas gjahut, mė duket se i ngjajnė atij zagari qė nje lepur ia sjellin tė zotit e katėr i kullufisin rrugės. Kanė dhėnė prova sa herė kanė shkuar nė parlament. I kemi parė se janė nė shoqėri dhe nė frik tė njėri tjetrit. Pra, kur janė atje nė Olimp bėjnė pazare edhe me kundėrshtarėt, kur vjen puna tek rizgjedhja i nxjerrin sytė shoqi-shoqit. Kėtė marrėdhėnie duket se kanė edhe me elektoratin. Janė nė shoqėri me tė pėrgjatė fushatės, por jo pasi fusin nė xhep mandatin. Por, me arritjet e mosarritjet, Shqipėria tashmė ėshtė anėtare e NATO-s, ka hedhur hapa konkretė drejt anėtarėsimit nė BE dhe vėmendja duket se ėshtė tashmė e pėrqendruar nė sferat politike, ekonomike, integruese me njė shumėsim synimesh.  Elektorati din tė zgjedhė, din tė vlerėsoi edhe arritjet edhe premtimet. Nėse kėto ditė shohim presione nga mė banalet, ku e shėmtuara shitet si virtyt, pas 28 qershorit, nėse gabohet nė kutinė e votimit, ata nuk do jenė mė afėr jush, por do vėnė kravatat, do shumojnė bizneset, do shėtisin botėn me pasaportat diplomatike pėr vete dhe tė dashurat, do harnojnė ligje komuniste me pe laraman, nuk do nxjerrin thika pėr tė prerė kabzerre kundėrshtarėsh, por do sheshojnė gjithēka deri nė zgjedhjet e ardhshme. Monstra tė tilla nuk mund tė jenė demokratė, as shqiptarė bile. Shpresojmė qė demokracia  tė marrė gjithnjė e me shumė formė, shqiptarėt tė lėvizin tė lirė, prona dhe shpėrblimi pėr ish tė pėrndjekurit tė mos kėputen nė mes, biznesi tė zhvillohet me hapat qė meriton ky vėnd plot resurse e kapacitete intelektuale pas zgjedhjeve, normalisht tė qeta, me standarde evropiane e tė pranuara nga palėt.

Tomė Shkreli

 

Krimet serbe nuk mund tė lihen nė harresė nė emėr tė paqėsimit tė gadishullit

Intervistė e shkrimtrait Ismail Kadare

Pyetje: Sapo jeni kthyer nga Kosova, ku u pritėt me shumė ngrohtėsi. Ju falenderojmė pėr kėtė bisedė me lexuesit e gazetės « Illyria » tė New York-ut. Pas ēlirimit tė Kosovės, politika serbe jo vetėm qė nuk pranon tė kėrkojė ndjesė pėr genocidin nė Kosovė, por po bėn njė fushatė tė gjerė pėr t’u paraqitur para botės si palė e viktimizuar. Si e vlerėsoni rolin e politikės sė Kosovės e tė Shqipėrisė pėr tė demantuar akuzat serbe?

Kadare: Mendoj se ky rol ka qenė disi i pamjaftueshėm. Ka disa faktorė qė e kanė penguar. Ka njė trysni tė pjellė nga njė keqkuptim disi i pėrgjithshėm qė, duke mos u kujtuar krimet serbe, ndihmohet paqėsimi i gadishullit. Keqkuptimi ėshtė i rėndė. Dhe kryekėput i dėmshėm. Historia e njerėzimit tregon se ēlirimi nga e keqja vjen nėpėrmjet dėnimit tė saj dhe asnjėherė pėrmes harresės. Duket komod kėrkimi i drejtpeshimit, klishetė, tė dy palėt bėnė gabime, tė kėrkojnė harrim nė emėr tė sė ardhmes, etj. Por kjo kinse zgjidhje idilike, pa pendesė dhe pa dallim tė xhelatit nga viktima, fsheh njė kurth tė rrezikshėm.

Pėr Holokaustin gjithashtu u bėnė pėrpjekje qė, nė emėr tė „pajtimit“ ndėreuropian, tė lihej nė harresė. Por, falė kėmbėnguljes sė drejtė tė hebrenjve, kjo nuk ndodhi.

E keqja mė e madhe ka qenė ajo qė pėrmendni ju, kthimi i gjithēkaje kryengulthi, paraqitja e serbėve si palė e viktimizuar. Po kryhet kėshtu mu nė sytė tonė, tė krejt kontinentit, njė dhunim monstruoz ndaj sė vėrtetės. E bashkė me kėtė, kėrkohet qė Europa dhe Aleanca Atllantike t’i bėjė, nė njė farė mėnyre njė mohim, aksionit mė emancipues tė saj: ndėrhyrjes pėr ndalimin e njė masakre. E vėrteta nė kėtė rast ėshtė njė dhe nuk mund tė ndryshohet. Nė Kosovė krimet serbe kanė qenė tė lemerishme. Amnezia nuk eshtė nė tė mirė tė askujt, duke pėrfshirė kėtu dhe vetė Serbinė.

Pyetje: Sa mund ta dėmtojė Kosovėn kjo fushatė nėse pala shqiptare nuk bėn mė shumė pėr tė dėshmuar tė vėrtetėn e saj?

Kadare: Kjo e ka dėmtuar ndėrkaq Kosovėn. Qėndrimi duarkryq pėrpara fushatės ēorientuese serbe ėshtė i papranueshėm. Unė jam europianist i vendosur dhe nuk shoh asnjė projekt tė ardhshėm tė Shqipėrisė , Kosovės, krejt kombit shqiptar jashtė miqėsisė me aleatėt tanė perendimorė, Europė dhe SHBA. Ndėrkaq pikėrisht me miqtė e vėrtetė thuhet mė lehtė e vėrteta. Dėnimi i krimeve nė Kosovė, e nė krejt Ballkanin do tė hapė rrugėn e emancipimit tė vėrtetė.

Nė asnjė rast nuk jam partizan i goditjes vetėm tė „kalit tė rrėzuar“, siē quhen disa herė serbėt. Nė qoftė se zbulohen dhe vėrtetohen krime tė shqiptarėve, le tė dėnohen edhe ato njė pėr njė. Ndėrkaq, nė ēdo rast kacafytjesh thelbin e ēdo drejtėsie nė botė e pėrbėn pėrmasa e dhunės dhe pėrmasa e pėrgjigjes ndaj saj. Retorikat e mjegullta ballkanase nuk kanė vend kėtu. E aq mė pak simetria komode, ajo qė lejohet nė grindjet e kalamajve, por jo nė ato tė popujve. Nė fund tė mijėvjeēarit nė Kosovė u ndeshėn dy popuj, njeri me ushtri, me polici, me tanke dhe me doktrinė robėrimi, tjetri me armė tė rastit dhe me doktrinė tė kundėrt. Ajo qė ndodhi, duke pėrfshirė edhe dhunėn shqiptare, duhet tė gjykohet paanėsisht, siē gjykohet konflikti midis dy popujve dhe jo midis njė populli dhe njė nėnpopulli.

Pyetje: Njė nga akuzat serbe ndaj shqiptarėve, qė ka bėrė jehonė edhe nė shtypin ndėrkombėtar e nė organizatat pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut ėshtė ajo mbi „transplantimin apo trafikimin e organeve tė viktimave serbe gjatė luftės sė Kosovės“. A ka qenė nė nivel reagimi i shqiptarėve rreth kėsaj akuze serbe?

Kadare: Nuk jam i sigurtė nė se reagimi shqiptar ka qenė nė nivelin e duhur ose jo. Problemi shkon mė thellė. Mungesa e seriozitetit ka pasoja tė rėnda kudo, por, nė shqyrtimin e krimeve gjithēka rėndohet. Pėr fat tė keq, kjo ka ndodhur. Mohuesit (negacionistėt) janė njė dukuri e njohur. Nuk ka epokė pa ta, ashtu siē nuk ka popull pa rimohues (renegatė).

Pėr hakmarrjen „e tmerrshme“ shqiptare janė shkruar libra tė tėrė e janė bėrė profecira ogurzeza. Sipas tyre, nė Kosovė duhej tė bėhej kėrdia. Jam i sigurtė se sikur tė gjykoheshin njė pėr njė, madje me gjyqe tė bujshme rastet e hakmarrjes shqiptare , bota do tė pėsonte njė zhgėnjim pozitiv, nėse mund tė pėrdoret njė shprehje e tillė. Rrjedhimisht hetimi dhe dėnimi i tyre nuk do tė ishte aspak nė dėm tė ēėshtjes shqiptare. Le tė marrim, pėr shembull, ngjarjen mė tė rėndė, djegien e kishave serbe. Ishte pa dyshim ngjarja qė e dėmtoi dhe vazhdon ta dėmtojė mė sė shumti Kosovėn. Edhe nė kėtė rast kam bindjen se njė hetim serioz do tė nxirrte njė tė vėrtetė mė tė thellė nga ajo qė u trumbetua. Eshtė normale qė mendimi i parė qė tė vjen nė kėtė rast ėshtė se kishat u dogjėn nga shqiptarėt. Dhe e vėrteta , me sa duket, ėshtė kėshtu: kishat u dogjėn vėrtet nga duar shqiptarėsh. Por kjo s’duhej ta pengonte njė hetim serioz pėr t’i shkuar mė thellė sė vėrtetės. Logjika e kėrkonte kėtė. Djegia brenda njė nate e njė numri kaq tė madh kishash ka qenė njė aksion monstruoz e njėkohėsisht antishqiptar i llogaritur pėr tė neutralizuar tė vėrtetėn e tragjedisė qė pėsoi Kosova: krimet, shpėrnguljet, vrasjet e foshnjave, pėrdhunimin e pafund tė grave dhe tė vajzave shqiptare. Shqiptarėt nuk kishin djegur kurrė kisha serbe. Nuk kishin djegur gjatė epokės otomane, kur s’mund tė thuhet se shteti osman kishte ndonjė zell tė madh pėr t’i mbrojtur ato. Nuk kishin djegur gjatė robėrisė jugosllave, kur ishin plot mllef kundėr Jugosllavisė. Nuk kishin djegur gjatė Luftės sė Dytė Botėrore , kur quheshin dhe nė tė vėrtetė ishin, nė rrethana mė tė favorshme se serbėt.

Atėherė pėrse do ta bėnin kėtė pasi e fituan lirinė? Pėr tė vėrtetuar parullėn serbe se nuk luftonin pėr liri, por kundėr krishtėrimit? Pėrse do tė bėnin njė akt tė dėnueshėm nga ana njerėzore e politike, qė i armiqėsonte me Europėn dhe SHBA-tė, ndaj tė cilave mirėnjohja e tyre s’kishte kufi?

Hetimi serioz do tė shkonte pėrtej duarve tė shqiptarėve, te projektuesit e krimit, ata qė ishin tė interesuar qė krimi tė ndodhte.

Nuk pėrpiqem kurrsesi t’i nxjerr engjėj shqiptarėt. Eshtė e neveritshme tė mbrosh njė palė kriminelėsh ngaqė ata janė tė kombėsisė tėnde dhe gjithė zellin ta drejtosh kundėr palės tjetėr, ngaqė ata janė tė kombėsisė sė huaj. Por gjithkush duhet tė dėnohet pėr ato qė ka bėrė dhe pėr aq sa ka bėrė.

Tė gjithė e dinė ē’ėshtė terrorizmi i sotėm dhe cilat janė metodat e tij. Pėr njė habi tė madhe, nuk kam parė ndonjė herė tė vihet nė dukje se nė konfliktin me serbėt shqiptarėt nuk kanė pėrdorur metoda tė bujshme terroriste: rrėmbime avionėsh, mitralime civilėsh apo hedhje bombash nė sheshet ose kafenetė e Beogradit. Janė akte qė mund tė ishin ndoshta tunduese, pėr shkak tė natyrės disi teatrore tė shqiptarėve. Por ja qė ato nuk ndodhėn dhe, pėr fat, ato janė akte tė tilla qė s’mund tė ndodhin nė heshtje apo nė qilare tė fshehta, siē janė fantazitė me trafik organesh tė zonjės del Ponte.

Pyetje:  Nė tė gjitha problemet e sotme nė Ballkan ndeshemi me ēėshtjen e nacionalizmit. Pėrshtypja ėshtė se pikėpamjet pėr tė janė shpesh burim paqartėsish.

Kadare: Pėr paqartėsinė keni tė drejtė. Eshtė njė panair i vėrtetė pėr spekulantėt. Pėrdoret pas interesit, ashtu si nocionet komb, patriotizėm, madje atdhe.

Kėrkesa pėr ta luftuar nacionalizmin agresiv ėshtė, jashtė ēdo diskutimi, e domosdoshme. Ēėshtja shtrohet qė dėnimi i tij tė bėhet sipas njė standarti tė vetėm. Midis dy popujve nė konflikt nuk mund tė kėrkohet qė njeri tė jetė model i liberalizmit nė kėtė rast, e tjetrit t’i lejohet e kundėrta.

Kjo ndodh, pėr fat tė keq, me shqiptarėt e serbėt. Serbėt i kanė mbushur mendjen vetes se u dėnuan pa tė drejtė. Si rrjedhim, ata kėrkojnė kompesim, pėr tė mos thėnė shpagim.

Kėtu qėndron e keqja. Kujdesin europian pėr ta, e pėrkthejnė gabim. Sigurisht qė nė Kosovė ata kanė tė drejtėn e padiskutueshme tė gėzojnė tė drejtat maksimale qė japin standartet maksimale europiane. Por, nė vend tė kėsaj ata ėndėrrojnė njė gjė absurde. Ata duan tė kenė nė Kosovė statusin e njė pakice sui generis. Thėnė ndryshe njė kinsepakicė qė, nė tė vėrtetė, tė ketė peshėn e njė shumice. As mė pak, as mė shumė kėrkohet kthimi nė aparteid, nė gjendjen e kushtėzimit racist ndaj shqiptarėve.

Qytetėrimi europian, duke pranuar fajin e racizmit e ka dėnuar atė pa mėshirė dhe pa kthim. Serbėt duhet ta harrojnė pėrgjithmonė patologjinė antishqiptare.

Pėr t’u kthyer te standarti i njejtė pėr luftėn kundėr nacionalizmit dua tė theksoj se askush nuk ka tė drejtė t’u kėrkojė serbėve tė mos e duan atdheun e tyre. Madje mendoj se po ta donin siē duhet atdheun serb, do tė ishte mė mirė edhe pėr fqinjėt e tyre. Dhe kjo ėshtė e vėrtetė pėr gjithė ballkanasit. Ndėrkaq ndodh qė shqiptarėve iu kėrkohet pak a shumė tėrthorazi tė jenė disi shpėrfillės ndaj kombit tė vet. Pavarėsisht se nuk thuhet haptas, njė de-shqiptarizim i hapėsirės shqiptare nė Ballkan quhet si diēka pozitive nė dobi tė multietnicitetit. Mendoj se ėshtė e kundėrta. Pikėrisht ky de-shqiptarizim i nxitur, qė tė kujton shkombėtarizimin otoman, qė shqiptarėt e njohin mirė, mund tė jetė njė shtysė pėr njė hovzim tė nacionalizmit shqiptar, nė atė kuptim tė keq qė e dėgjojmė shpesh.

Kam vėnė re disa herė njė droje, njė mėdyshje, pėr tė pohuar me zė tė lartė popullin shumicė qė jeton nė Kosovė. Disa herė pėrdoret fjala “shqipfolės”, disa herė kursehet edhe kjo. Prirja pėr tė shpikur njė klonim, njė tjetėr komb, nuk mungon, thua se Kosova, ashtu siē ėshtė, nuk e pėrligj veten.

Arsyeja e tė qenit tė ēdo populli ėshtė jeta e tij, natyrisht e pandarė nga liria e tij. Nėse kjo ridėshmon ide ose doktrina pozitive, aq mė mirė. Por popujt nuk mund tė shėrbejnė vetėm si vitrina idesh. Arsyeja e tė qenit tė shqiptarėve, qoftė nė Shqipėri, qoftė nė Kosovė ėshtė e njejtė me atė tė ēdo populli tjetėr nė Europė. Ky ėshtė njė ligj universal dhe pėr shqiptarėt nuk ėshtė e detyrueshme njė leje e veēantė pėr tė.

Pyetje: A mendoni se janė shanset pėr njė paqe tė qėndrueshme nė Ballkan?

Kadare: Natyrisht qė tė gjithė janė tė interesuar pėr paqe dhe qetėsi nė Ballkan. Nė radhė tė parė shqiptarėt dhe serbėt. Mė lejoni tė pėrsėris mendimin se Ballkani i sotėm nuk ka nevojė pėr popuj misionarė. Koha ka treguar se misionarizmat kanė qenė tė gabuara. Ne shqiptarėt u bėmė gaz i botės me “misionin planetar” tė mbrojtjes sė marksizėm-leninizmit. Tė tjerėt s’patėn ndonjė fat mė tė mirė me misionarizimin e tyre, madje serbėt pėsuan ndėshkimin. Nėse ka sot njė mision me pėrmasa vėrtet tė mėdha nė gadishull, ky ėshtė pajtimi. E nė kėtė pajtim ndėrballkanik normaliteti midis shqiptarėve dhe serbėve ėshtė ndoshta kryesori.

Po ky normalitet nuk mund tė kryhet me sajesa kozmetike.

Shikoni pėr shembull ēėshtjen e Mladiēit. Kam pėrshtypjen se kėtij horri vulgar tė soldateskės serbe ia rritin vlerėn si nė njė ankand, thua se pas dorėzimit tė tij do tė ndodhė mrekullia.

Problemet e gadishullit janė shumė mė tė thella. Vendosja e drejtpeshimit nė Ballkan mund tė bėhet vetėm nėpėrmjet njė aksioni tė gjatė dhe respektit tė barabartė pėr kėta popuj. Historia ballkanase ėshtė vėrtet shpesh herė kundėrthėnėse, por nė fund tė fundit, gjithė historia e njerėzimit ėshtė e tillė. Europa e sotme, ku kėta popuj kėrkojnė tė hyjnė, duke qenė kontinenti i tė drejtave universale tė njeriut, ėshtė nė radhė tė parė Europa e kombeve tė lira.

Intervistoi: Vehbi Bajrami

 

Roli i spikatur i Jozefina Topallit

Ėshtė e lehtė tė dallohet se nė fushatėn parazgjedhore dhe ditėt qė i paraprijnė votimit pėr Parlamentin e ri, Jozefina Topalli ka marrė njė rol tė spikatur. Kryetarja e Kuvendit dhe nėnkryetarja e Partisė Demokratike preferon tė shfaqet nė takime masive me simpatizantė demokratė apo nė mbėshtetje tė solidaritetit femėror. Tubimet nė Durrės e Shkodėr, me njė pjesmarrje masive tė grave, ishin ndoshta mė pikantėt e pėrpjekjes elektorale tė Topallit. Por ēfarė e dallon angazhimin e zonjės sė hijshme nga Shkodra, jo vetėm nė fushatėn elektorale, por edhe nė veprimtarinė e saj politike tė kohėve tė fundit.

Sė pari, Jozefina Topalli po zhvillon fushatėn e saj elektorale, brenda fushatės sė Partisė Demokratike. Sistemi i ri zgjedhor sigurisht qė stimulon njė organizim tė fushatės nė bazė qarqesh dhe me shkėputje apo diferenca nga koordinimi qendror, por Topalli ka shkuar pėrtej Shkodrės. Ajo mbledh vajza e gra nė takime elektorale, duke u pėrpjekur tė mbajė flamurin e lėvizjes feministe nė politikėn shqiptare.

Sė dyti, takimet e organizuara nga kryeparlamentarja sigurojnė pjesmarrje tė lartė njerėzish, edhe kur nė to nuk ėshtė i pranishėm Kryeministri Berisha. Kjo duket tė jetė njė risi, jo vetėm pėr Partinė Demokratike, ku sigurisht njeriu mė karizmatik mbetet kryetari i partisė. Megjithatė, ėshtė e vėshtirė tė mendosh se ashtu siē vepron Topalli nė Tiranė, Durrės, Shkodėr apo Kuēovė, do tė silleshin edhe politikanė tė tjerė tė rėndėsishėm nė PD dhe PS. Sot ėshtė thuajse utopike tė mendosh se Lulzim Basha dhe Aldo Bumēi do tė mblidhnin mijėra simpatizantė, nėse mes tyre nuk do tė qėndronte Berisha; ėshtė po ashtu e paimagjinueshme qė Gramoz Ruēi dhe Valentina Leskaj t’u flasin mijėra njerėzve, nė rast se Edi Rama nuk do tė kėndojė kėngėn “Ēohu”.

Sė treti, Jozefina Topalli ėshtė politikania mė e sulmuar formalisht nga opozita nė katėr vitet e shkuara. Ndaj kryeparlamentares janė hartuar dy mocione pėr shkarkimin e saj, duke lėnė pėrshtypjen se opozita interesohej mė tepėr pėr zyrėn ku dikur punonte Enver Hoxha nė selinė e ish-Komitetit Qendror tė PPSH-sė, se sa pėr kolltukun e Berishės. Pėrqendrimi i vėmendjes sė opozitės mbi Topallin ishte sigurisht njė faktorizim i rėndėsishėm pėr tė. Vetė kryeparlamentarja shfaqte hapur edhe nė seancat e Kuvendit ashpėrsinė nė drejtim, duke ngjallur zemėrimin e opozitės, por duke fituar zemrat e militantėve.

Sė katėrti, Jozefina Topalli pėrpiqet tė ngrejė nė kėmbė gjatė aktivitetit tė saj politik edhe njė makineri imazhi. Njė element ky shumė i rėndėsishėm pėr avancim nė politikė, por qė shumica aktuale nė pushtet nuk ka ditur ta shfrytėzojė me efikasitet. Kryeparlamentarja ka provuar, duke nisur me fasadėn e ndėrtesės sė Kryesisė sė Kuvendit, kontaktet e dendura ndėrkombėtare, festimet pėr anėtarėsimin nė NATO dhe deri me miniekspozitat pėr kryetarėt e Parlamenteve apo ndėrtimin e rrugės Durrės-Kukės. Jozefina Topalli duke i rėnė kitarės ishte shfaqja mė e fundit e politikanes, e cila duket se ka vendosur tė investojė nė imazhin publik.

Nė kėtė mėnyrė, Jozefina Topalli po pėrpiqet tė pėrcaktojė rolin e saj nė politikė dhe veēanėrisht nė Partinė Demokratike. Ėshtė vėshtirė dhe thuajse e pamundur tė gjesh nė selinė blu drejtues tė tjerė qė tė pėrpiqen tė ndėrthurin aktivitetin politik me veēantinė e temave tė prekura apo ēėshtjeve tė mbrojtura, sė bashku me njė kurim tė imazhit. Arsyet pse Jozefina Topalli ka vendosur ta bėjė kėtė mund tė jenė tė shumta. Mė tė guximshmit e shikojnė atė nė njė tentativė pėr tė marrė drejtimin e Partisė Demokratike nė tė ardhmen, tė tjerė e vendosin nė postin qė mban sot ish-homologu i saj Bamir Topi. Ndoshta asnjėra prej tė dyja mundėsive mund tė mos rezultojė e vėrtetė. Sot sigurisht qė mund tė themi se kemi fituar njė politikane, e cila mund tė ngjallė mėrinė e kundėrshtarėve politikė, por qė nė rradhė tė parė synon protagonizmin brenda tė djathtės. Kėtė protagonizėm Jozefina Topalli e ka vetėvendosur.

Nga Elton METAJ

 

BASHKIMI QĖ VRET PLURALIZMIN           

Ideja e Edi Ramės ėshtė shkėputur nga citimi i Enver Hoxhės nė raportin e mbajtur nga diktatori qė ende nuk ishte bėrė diktator, nė Konferencėn e Pezės nė vitin 1942

“Duhen lėnė mėnjanė gjėrat qė mund tė na ndajnė nė bindjet tona dhe tė mobilizohemi e tė lidhemi me njėri-tjetrin pėr njė ēėshtje tė madhe”. Po tė pyesėsh sot se e kujt ėshtė kjo thėnie apo ide, do tė marrėsh nė shumicėn dėrrmuese tė rasteve njė pėrgjigje tė shpejtė: e Edi Ramės. Por nuk ėshtė kėshtu. Autori i vėrtetė i kėsaj thėnieje ėshtė Enver Hoxha. Citimi ėshtė shkėputur nga raporti qė ai mbajti nė vitin 1942, nė Konferencėn e Pezės dhe kur nuk ishte bėrė ende diktator. Ėshtė njė thėnie, pra, e vjetėr, por shumė e ngjashme me ato tė politikės “sė re” tė Ramės, qė po ashtu propagandon bashkimin tej bindjeve, tej sė majtės dhe sė djathtės. Dhe nė qoftė se shqiptarėve nuk do ua vrasė veshin kjo pėrputhje e kryetezės sė njė politike tė stėrvjetėr tė vitit 1942, me kryetezėn e njė politike qė pretendon sot tė jetė e re, kjo do tė thotė se ata nuk dinė tė mėsojnė nga pėsimet e historisė. Po pėrse thirrjet e sotme pėr bashkim, ose tė paktėn ashtu sikurse i shtron Edi Rama, janė jo vetėm primitive, jo vetėm jashtė kohės, por edhe tė rrezikshme si politika pėr pluralizmin?

***

Ndoshta ngaqė shqiptarėt kanė vuajtur shumė si njė komb i ndarė, thirrja apo fjala “bashkim” duket se ėshtė ngulitur nė psikologjinė e shumicės prej tyre njė aspiratė sublime. Bashkimi ėshtė absolutisht i mirė dhe prandaj kusht flet pėr bashkim ėshtė po ashtu i mirė ose i bėn njė tė mirė “popullit”. Duket qė politikanėt shqiptarė e kanė kuptuar kėtė afeksion thuajse subkoshient tė masave pėr bashkimin dhe prandaj “bashkimi” ėshtė fjala mė e abuzuar nė fjalorin e tyre. Nė tė gjitha kohėrat. Edhe sot. E megjithatė duhet tė pranojmė se e mira apo e keqja e njė bashkimi varet nga nevoja reale pėr tė nė njė periudhė tė caktuar historike. Varet edhe nga fakti se pėr ē‘bashkim bėhet fjalė ose kush duhet tė bashkohet, mbi ē‘bazė dhe pėrse? Kėshtu, kur bėhet fjalė pėr kombin, bashkimi ėshtė njė e mirė vėshtirė e kundėrshtueshme. Pavarėsisht, nėse e mundėsojnė apo jo rrethanat. Veēanėrisht bashkimi ėshtė i domosdoshėm kur kombit apo edhe shtetit i kanoset njė rrezik i jashtėm, ose kur duhet tė mobilizohet kundėr njė pushtuesi. Askush nuk mund tė kundėrshtojė qė Skėnderbeu ndoqi njė politikė shumė tė drejtė kur u bėri thirrje princėrve shqiptarė pėr bashkim nė luftė kundėr osmanėve. Nė atė kohė, rreth 7 shekuj mė parė, ajo ishte vėrtet (pa thonjėza) njė politikė e re. Duhet pranuar se e drejtė ishte edhe thirrja e Enver Hoxhės pėr bashkim gjatė pushtimit nazi-fashist pėrjashtuar faktin qė ai u investua fshehtas nė sabotimin e kėtij bashkimi. Raste tė tjera ka plot. Pėrgjithėsisht, bashkimi dhe thirrjet pėr bashkim pėrkojnė me interesin kombėtar, me ēėshtjen kombėtare.

***

Por nuk mund tė thuhet e njėjta gjė kur ēėshtja shtrohet nė rrafshin shoqėror ose pasi kombi, qė ėshtė ēliruar nga tė huajt, ka pėrpara sfidėn e ndėrtimit tė njė sistemi politik pluralist dhe me liri. Nė kėto momente, thirrja pėr bashkim shndėrrohet nė keqbėrėse dhe pėrdoret enkas qė, nėpėrmjet afeksionit qė kanė njerėzit pėr bashkimin, tė mbytet liria e tyre. Edhe shqiptarėt kanė thėnien: bashkimi bėn fuqinė. Por kjo fuqi (politikisht fuqi = pushtet) ėshtė pėrdorur jo rrallė pėr tė shtypur vetė shqiptarėt. Enver Hoxha e kishte tė justifikuar thirrjen pėr bashkim gjatė luftės pėr ēlirim, por mė tej, kjo thirrje u bė strumbullari i njė politike qė asgjėsoi pluralizmin politik nė Shqipėri. Mbi njė bashkim tė tillė, qė mė pas u ngrit nė nivelet e unitetit (tė njė bashkimi edhe mė monolit rreth Enverit, partisė sė tij dhe tej partive tė tjera) u themelua diktatura komuniste qė zgjati gati gjysmė shekulli. Ėshtė gjysmė shekulli skllavėri dhe shtypje me parullėn e bashkimit dhe kur pluralizmi identifikohej me pėrēarjen dhe shpallej njė ide armiqėsore. Kjo nuk duhet harruar. Nuk duhet harruar qė kryeparulla e diktaturės: tek uniteti qėndron forca jonė! Krejt nė kundėrshtim me diktaturėn, forca dhe epėrsia e demokracisė mbi diktaturėn nuk qėndron te bashkimi, tek uniteti, por te pluralizmi.

***

Nė mbarim tė periudhės sė “bashkimit” absolut, shqiptarėt shpallėn frenetikisht pluralizmin politik. Krijimi i partive tė tjera politike, pėrveē asaj nė pushtet, u shpall si njė arritje historike e njė sistemi tė ri. Dhe nė atė kohė askujt nuk i shkonte ndėrmend tė fliste e thėrriste pėr bashkim. Por ja, pas 18 vjet pluralizėm, shohim qė jo pak shqiptarė janė lodhur nga pluralizmi dhe partitė, nga sherret dhe konfliktualiteti i tyre. Jo pak kanė nisur tė mendojnė se pluralizmi politik, qė deri dje e duartrokitėn si shpėtim nga bashkimi qė impononte diktatura komuniste, nuk qenka i pėrshtatshėm pėr Shqipėrinė. Prandaj jo rastėsisht ka nisur tė ridalė nė skenėn politike “bashkimi”. Dhe ėshtė pikėrisht “bashkimi” dhe jo pluralizmi politik qė paraqitet sot si politikė “e re”. Madje, nė emėr tė bashkimit, Rama dhe Berisha u kanė dhėnė udhė “reformave” qė dukshėm priren nga skartimi i pluralizmit politik. Por zgjidhja nuk ėshtė kjo. Nė kėtė moment, shqiptarėt ngjasojnė me izraelitėt, qė pas largimit nga skllavėria e Egjiptit kėrkonin, tė lodhur nga bredhjet nė kėrkim tė tokės sė premtuar, tė ktheheshin prapė nė Egjipt. Dallimi ėshtė se, ndėrsa nė rastin e izraelitėve ishte “populli” qė i bėnte presion Mesias qė tė ktheheshin prapa, nė rastin e shqiptarėve ėshtė “Mesia” qė i bėn presion “popullit” tė kthehet prapa te “bashkimi”.

***

“Toka e premtuar” e shqiptarėve ėshtė demokracia liberale evropiane. Njė demokraci pluraliste me institucione liri-mbrojtėse, tė pavarura dhe pushtete tė ndara. Dhe ky sistem politik nuk ka nevojė pėr bashkim, por pėr konsensus. Nė kėtė rast shteti, qėllimi i pėrbashkėt, ėshtė si puna e dritės diellore qė formėsohet me kontributin e tė gjithė spektrit tė ngjyrave. Tej spektrit tė kėtyre ngjyrave ka vetėm errėsirė. Fakti qė pluralizmi nė Shqipėri ka degjeneruar nė konfliktualitet dhe pėrēarje, nuk ėshtė argument pėr tė hequr dorė prej idealeve pluraliste. Fakti qė partitė nuk janė treguar tė denja pėr misionin e tyre, nuk ėshtė argument pėr tė hequr dorė nga partitė. Puna ėshtė jo t‘i shfrytėzosh tė metat, dobėsitė dhe zhgėnjimet e pluralizmit kundėr pluralizmit (kėtė e ka bėrė shumė mirė Hitleri dhe Musolini), por t‘i riparosh ato nė dobi tė pluralizmit. Kjo kėrkon tė fuqizosh ato institucione qė, jo vetėm e kufizojnė, por edhe kontrollojnė ushtrimin e pushteteve politike. Tė forcosh njė drejtėsi tė pavarur qė nuk lejon askėnd tė ngrihet mbi ligjin. Kjo kėrkon tė fuqizosh ato vlera, parime dhe praktika tė demokracisė tė cilat nuk lejojnė qė pluralizmi tė degjenerojė nė pėrēarje dhe partitė nė banda tė korruptuarish. Dhe kėto vlera dhe parime janė mbrojtja e tė drejtave dhe lirive tė njerėzve, e pronės, e punės, e jetės nga dhunimi arbitrar i pushteteve politike, e lirisė sė fjalės dhe medias, tė organizimit, tė mbrosh ndarjen, kufizimin dhe balancimin e pushteteve nga i njėjti dhunim. Ėshtė mungesa e kėtyre vlerave, tradhtimi i kėtyre parimeve, sabotimi i kėtyre institucioneve nga vetė politikanėt, qė e ka degjeneruar pluralizmin nė pėrēarje dhe qė u jep dorė sot po prapė politikanėve si Edi Rama, tė ofrojnė si njė solucion magjik dhe trullosės, “bashkimin” tej partive, tej politikės sė politikanėve, tej pluralizmit.

***

Por kjo nuk ėshtė zgjidhja. Kjo do tė qe vdekja e pluralizmit dhe largim nga premtimi i bėrė nė fillim tė viteve ‘90, largim nga aspirata e sintetizuar nė parullėn e asaj kohe: Liri-Demokraci! Dhe ėshtė sharlatanizėm politik qė, njė lider partie tė bėjė thirrje pėr bashkim tej kufijve tė partive. Ėshtė edhe populizėm vulgar. Ėshtė njė turp pėr lidershipin e Partisė Socialiste (qė shpresojmė se nuk ėshtė reduktuar vetėm me Edi Ramėn) qė toleron njė bjerrje kaq tė rrezikshme tė parimeve politike pėr njė parti qė synon Evropėn. Asnjė lider partie nuk do tė guxonte, nė kushtet e njė shoqėrie pluraliste, tė bėnte thirrje pėr bashkim tej-partiak, pa mohuar misionin e partisė qė drejton. Sepse ėshtė absurde, ėshtė si njė kontradiktė nė pėrkufizim. Njė lider partie qė thėrret pėr bashkim jashtė partive! Atėherė ē‘duhet edhe partia e tij? Tė paktėn, Rama duhet tė largohet nga PS dhe pastaj tė shpėrndajė ftesat pėr njė bashkim tė popullit rreth tij. Tė vetmit liderė partiakė qė kanė bėrė thirrje pėr bashkim tej partive, kanė qenė diktatorėt si Hitleri, Stalini, Musolini apo dhe Enveri. Ata kanė bėrė gjithnjė thirrje pėr bashkimin e popullit rreth pushtetit tė tyre absolut, rreth partisė sė tyre, ndėrkohė qė kishin dėnuar me vdekje pluralizmin politik. Kjo qė po ndodh ėshtė vėrtet njė hap i rrezikshėm prapa. Tashmė ka ardhur momenti tė pyesim: mos edhe Rama ėndėrron njė bashkim tė tillė, qė do tė na shpėtojė nga tė kėqijat e “pluralizmit”?

Nga: Andrea STEFANI

 

NUK KA PRIRJE NATYRORE DREJT KONFLIKTIT. AI NDERTOHET

Aty nga viti 1920, tri gra amerikane dhe nje shqiptar 12 vjecar i besimit musliman futen thelle ne malet e Veriut. Aty gjejne strehe ne nje shtepi katolike me sigurine se mikpritja tradicionale e zones nuk do tu mungoje. Por ka dicka qe s’shkon. Miqte po presin dhe darka po vonon. Ne dy te mengjesit “darka” me se fundi mberrin. E bashke me te shpjegimi per vonesen e pazakonte; vec mishit te derrit nuk kishin asgje tjeter per te ofruar, dhe duke e ditur se djaloshi musliman nuk mund te hante mish derri ata derguan dike te gjente ushqim ne anen tjeter te malit. Kjo qe arsyeja per vonesen e darkes. Ky episod pershkruhet ne vete te pare nga nje shkrimtare e mirenjohur liberale, Rose Wilder Lane, dhe eshte pjese e librit te saj te udhetimeve ne Shqiperi. Ngjarja simbolike e merr kuptimin nga nje kod qe ben fjale per njeriun, nderin dhe mikpritjen. Ky kod nuk ben fjale per katoliket, muslimanet a te tjere. Ndarja e shqiptareve ne keto kategori perdoret tradicionalisht nga te huajt dhe jo nga ata vete. Ne ditet tona shumcka ka ndryshuar: komunizmi erdhi e ra, kishat e xhamiat u shkaterruan dhe rindertuan, njerezit e pane 11 shtatorin ne TV e madje disa sysh iu kthyen Samuel Huntington-it per te gjetur shenja shpjegimi per rrokopujen rreth nesh. Por dicka nuk ndryshoi: Kodi. Ne Shqiperi ne flasim per te pasur e te varfer, qytetare te abuzuar dhe politikane te korruptuar, albumin me te fundit te Madonna-s dhe ndeshjen e rradhes te skuadres kombetare te futbollit. Por nuk flasim shenjueshem rreth muslimaneve, katolikeve, ortodokseve apo bektashinjve. Shume prej shqiptareve nuk dine as fene e shokut apo te kolegut te tyre, perjashto rastin kur emrat jane shkoqur fetare. Tipari i perbashket i dy fazave kronologjike eshte menyra me te cilen perdorim gjuhen. Caqet e gjuhes sone jane gjithshtu ato te botes sone. Ne e ndertojme boten perqark me ane te gjuhes. Dicka qe nuk eshte formuluar gjuhesisht, thjeshte nuk ekziston. Ja perse nje fjalor qe nuk prodhon terma antagoniste nuk prodhon as konflikte. Ka vetem nje rruge per te formesuar konflikte fetare permes mjeteve gjuhesore: manipulimi i kodit te komunikimit dhe krijimi i nje pozicioni mbizoterues per nje diskurs te caktuar, ose thene ndryshe: monopolizimi i gjuhes dhe perjashtimi i te tjereve. Anasjelltas, ka dy rruge qendrore per te parandaluar konfliktet: shmang ose shkaterro termat fetare, ose krijo kushte legjitime per pluralizmin e tyre. Rilindja Kombetare shqiptare e shmangu gjuhen fetare per te mos ngucur forcat centrifugale, regjimi komunist e shkaterroi ate per te bllokuar konkurrencen ideologjike, dhe se fundi tranzicioni demokratik e ka perkrahur pluralizmin per te siguruar liri dhe qendrueshmeri. Le te perqendrohemi tek kjo fundit. Sot ne kemi te gjitha lirite e nevojshme fetare te garantuara nga kushtetuta. Kjo eshte e mjaftushme per Shqiperine, por jo per vende te tjera te cilat, krejt si Shqipria perbehen nga disa bashkesi fetare. A do te thote kjo se ne nje fare menyre ne ruajme sekretin e harmonise fetare? Shum jane te dhene per tu pergjigjur me nje “po” te forte. Une, jo. Autore shqiptare dhe te huaj i kane meshuar te ashtuquajturit “modelit shqiptare te harmonise fetare”. Sidoqofte ne duhet te jemi te kujdesshem me lojen e fjaleve. Modeli i bashkejeteses eshte krejt i ndryshem nga modeli i shpjegimit te bashkejeteses. Rasti i dyte dhe jo i pari e shpjegon me mire gjendjen e Shqiperise. Nje model bashkejetese supozon ekzistencen e nje projekti strategjik te paramenduar qe ka per qellim sigurimin e bashkejeteses. Mirepo ne Shqipri nuk patem nevoje te prisnim ardhjen e demokracise per te bashkejetuar paqesisht me njeri-tjetrin. Ne ia patem dale mbane edhe ne regjime te tilla si Perandoria Osmane apo regjimi autoritar i Mbretit Zog. Shpjegime te ndryshme jane paraqitur per te argumentuar ate qe eshte quajtur “model bashkejetese”. Te gjitha rreken te percaktojne ate qe eshte bere per te shmangur konfliktin. Shume pak kane qemtuar ate cka ne fakt...nuk eshte bere. Personalisht mendoj se ajo qe s’eshte bere shpjegon shume me mire bashkejetesen fetare ne Shqiperi. Dhe cka nuk eshte bere eshte pikerisht tehezimi i njeanshem i gjuhes politike. Gjuha na jep forme sapo i qesim fjalet. Diskutimi mbi konfliktet fetare ne rastin shqiptar eshte ilustrimi me i mire i kesaj. Ndersa flasim rreth menyrave te shmangies se konflikteve ne krijojme idene e tyre. Krijojme idene se konflikti eshte pothuajse gjendja natyrale e marrdhenieve fetare. Kjo me siguri do t’i cudiste malesoret shqiptare qe mirepriten Rose Wilder Lane dhe perkthyesin e saj, shqiptar mysliman. Nuk kishte ligj dhe as police per ta zbatuar ligjin ne ate shtepine ne mal. Por, kjo nuk qe nje arsye per te vrare tjetrin. Nuk ka prirje natyrore drejt konfliktit. Konflikti ndertohet. Thene ndryshe, nje konflikt shkruhet ose flitet ne menyre qe te lexohet apo degjohet. Ne Shqiperi nuk ka konflikt sepse askush shkruan ose flet rreth konfliktit dhe, nga logjika e tregut politik, askush nuk do te lexoje apo degjoje. Por, mungesa e konfliktit nuk eshte produkt i nje projekti strategjik apo nje model qe ne mund ta copjojme/hedhim ne rrethana konfliktuale. Ne kesi rrethanash konflikti eshte folur dhe shkruar dhe gjuha eshte perdhunuar nderkohe, polarizuar dhe monopolizuar nga secili komunitet apo grup ne konflikt. Secila ane eshte nderkohe duke folur gjuhen e saj dhe ka te Verteten e saj. Vetem ketu ne mund te mendojme rreth nje modeli bashkejetese si pergjigje te nje rrethane konfliktuale. Ky model do kerkonte krijimin ose kthimin tek nje gjuhe e perbashket pluralizmi dhe shfronesimin e se Vertetes. Ne nje shoqeri demokratike paqesore e Verteta fetare eshte nje pikepamje dhe gjithkush ka te drejten themelore per te besuar ne te pa perjashtur te Verteten e tjetrit.

Rasti shqiptar sinjalzion dy parakushte te nje bashkejetese paqesore natyrale:

Se pari, nje ndarje e qarte e politikes nga feja. Pas konflikteve fetare zakonisht ka arsye poliitke sepse diferencat fetare jane mobilizues te larte.

Se dyti, liberalizimi i gjuhes dhe perfshirja legjitime e te gjithe fjaloreve ne debatet shoqerore, perjashto ato raciste dhe diskriminuese.

Tipari me i rendesishem i funksionimit politik shqiptar eshte perjashtimi i fjalorit fetar nga ideologjite partiake. Nje nga arsyet kryesore ishte pamundesia e kapjes se votes se shumices muslimane (e cila eshte ne fakt nje shumice virtuale ne mungese te praktikes fetare) ne te vetmin vend ballkanik qe mbeshtet plotesisht ne te njejten kohe politikat (policy)e SHBA-ve dhe te BE-se. Ashtu si ne Kosoven fqinje, partite fetare jane te parendesishme nga nje kendveshtrim elektoral. Sidoqofte, kushti themelor per nje bashkejetese paqesore mbetet perjashtimi i gjuhes se njeanshme fetare nga perballja politike dhe nga hapesira e debatit publik. Prej kesaj pikepamjeje perpjekjet per te interpretuar historine shqiptare apo traditat fetare si te lidhura me identitete te vecanta fetare jane shume here me te rrezikshme se cdo konflikt i rendomte.

 Autori eshte lektor ne Universitetin Europian te Tiranes. Eseja eshte nje fjalim i mbajtur ne simpoziumin e organizuar nga NATO “Forcimi dhe promovimi i bashkekzistences dhe tolerances fetare per nje siguri me te madhe ne Ballkan dhe me tej”. Materialet e ketij aktiviteti do permblidhen ne librin “Realitetet e reja fetare ne Ballkan”, nen kujdesin e Mentor Nazarkos dhe Prof. James Pettifer.

Nga Ermal Hasimja

 

I them Jozefinės: Tė faleminderit!

Mesazhi ishte i kthjellėt dhe na motivon!

Fjalėt e pathėna, mesazhet e munguara, kumtet realiste, tė fshehura kinse janė tė ezauruara dhe tė vėrtetat e pamohueshme, nė kohė fushatash elektorale janė gurėzit e imėt pėr ta quajtur atė qė ne se duam ta konsiderojmė Rėrė. Partia Demokratike ėshtė shtrat lumi, lumė i asaj race qė ēon nė det (lexo: popull) njė rrjedhė tė zhdėrvjellėt me efekt qetėsues pėr shpirtėra tė ndjeshėm. Ndėrkohė ky lumė e frymė bashkė kujdeset vazhdimisht qė brigjet e tij tė mos kėrcėnohen nga kafshimet cinike e tė mbrapshta. Ka ndodhur pėrafėrsisht kėshtu pėrgjatė viteve qė ndėrtojnė parzmoren e kėsaj force politike (lexo: Partisė Demokratike) nė pėrballjet aq tė shumta elektorale.

Por, s’janė gjasat t’ja fshehim nė motet e mėkėndejme elektoratit tė djathtė ata vektorė qė bėjnė punėn e ushunjėzave. Me zė tė ulėt ėshtė thėnė prej vitesh se tek partiēkat tė ulėt ėshtė thėnė individė tė katapultuar me synime tė errėta pėr t’i ushqyer metastazat e udhėtimit nė stilin e gaforres, mishėrim tipik i tė cilit ėshtė Don Ed Flama me suitėn e vet. Elektorati i djathtė, mishi dhe gjaku i Partisė Demokratike, priste prej kohėsh zėrin e munguar Konfirmimin Dinjitoz. Tė vėrtetėn qė nuk mbulohet me shoshė. Motivin, pas tė cilit ja vlen tė sakrifikosh sa kohė sakrifica jote ėshtė performancė rezatuese e afirmim vlerash, qytetėrim perėndimor e shejtėrim i stilit papal.

Dikur, anise pak vonė, lajmi i mirė erdhi. E lanēoi numri dy i Partisė Demokratike, Kryetarja e Parlamentit Shqiptar dhe teefundit Jozefina Jonė. E diktori troē misionin shkatrrimtar tė partiēkave. Tha me plot gojėn se kanė tri veti alarmuese pėr fatin e shtetit qė konstruktohet nė mėngjesin e 29 Qershorit 2009. Kumti erdhi nga Postriba. Dhe ta dijė lexuesi i “Shqipėria Etnike”: Postriba ėshtė shqipja e antikomunizmit e Nderi i Kombit Shqiptar. Ja pėrse fjalėt e zonjės sė Hekurt tė Shqipėrisė tashmė tė Ringjallur, ngjitin. Ėshtė pak t’i themi Jozefinės Tonė, nė kor mbarėshqiptarėsh, Tė faleminderit. Mesazhi qė na dhe na i ngjalli shpresat e mėrguara. Kumbti ishte i thjellėt si bora e parė mbi Bjeshkėt e Namuna. Me njė transparencė fatlume ishin fjalėt e tua Zonja Topalli. Sinqeriteti i atyre fjalėve ėshtė motivimi pėr qindramijėra shqiptarė qė shohin tek Partia Demokratike europianizimin e vendit tė tyre, me njė kohė fizike dhe mitike saktėsisht tė tyren, pėrfshij shpresėn e pashterrim pėr njė tė nesėrme tė sigurt, komode e dinjitoze deri nė asht.

Asgjė e re nga Fronti i Perėndimit, ju them jagove e judėve tė kėsaj nisjeje tė vrullshme tė mijėvjeēarit tė ri. Morritni lajme tė stisura, kinse Jozefina Jonė dhe u nxitua dhe shkeli nė dėrrasė tė kalbėt. Mbushni me to ekranet e sajdisura me lejet e ndėrtimit tė dirigjuara nga Ed Flama. Ėndėrroni mė kot e pashpresė deshifrimi i njė kumti ndryshe.

Pėr hir tė vėrtetės nė njė linjė me Jozefinėn Tonė ishte dhe kumti i lanēuar nga Presidenti i Republikės, Bamir Topi e topiti Sokol Ballėn kur i tha se Ligji i Lustracionit ishte mė se i dobishėm pėr fatet e Kombit. Bamir Topi tha se nė listėn e partiēkave ka sigurimsa. Atė qė nėnshkruesi i kėtyre radhėve dhe kolegė tė tij analistė e komentatorė tė fateve njerėzore tė Shqipėrisė Statike e Heroike, fatlumturisht e bėri defacto numri njė i shtetit. Nė emėrtimin sigurimsa, jam i sigurt se nėnkuptoi dhe spiunė e kontabandistė. Mė thoni lexues tė nderuar tė “Shqipėria Etnike” a mund tė emėrtohen ndryshe njė hordhi emrash tė servirur pėr kandidatė pėr deputetė tė PS-sė, LSI-sė, PDK-sė, PL Drejtėsi, PSD-sė, PDS-sė, Grupit tė Nėntėdhjetė e Nėntė Shėmtive njerzore, Dule e hileqarėve e ndonjė tjetre partiēke me emėr tė njohur deri tek gardhi i oborrit tė njė bujku a blegtori tė rėndomtė nė malėsinė time qė pozon hijshėm krenarinė time. Si ta pagėzoj ndryshe Ilirin e Hamitit me 47 konfirmime pėr mercenarizėm tė sofistikuar, Ditmirin e Sulejmanit kur i tha gruas sė vet se sonte ti flė me sekretarin e parė, Tomė Doshin pa kurrfarė nevoje pėr t’i ngjitur njė nofkė, Nard Ndokėn e Preē Zogajn qė janė tė aftė tė krijojnė njė pendė mėzetėrish, Gilmanin e Rusit tė Vogėl qė jo pėr faj tė lagjes mbeti i vogėl. Lista zgjatet e zgjatet me adashė tė sipėrcituarve. Fillin e kėsaj liste me monstra e dhėntė Zoti ta frenojė dita fatlume e 28 qershorit 2009, kur Partia Demokratike do tė ngjitet me solemnitet nė Altarin e Qeverisjes sė radhės, falė edhe kumtit tė kthiellėt tė kryeparlamentares shqiptare. Nuk ėshtė e tepėrt qė nė sajė tė kėtyre radhėve, t’i drejtohem dhe njė herė Jozefinės, e t’i them me pėrzemėrsi: Tė faleminderit! Mesazhi yt ishte i kthjellėt! Na motivoi tė gjithėve pėr tė marrė notėn Dhjetė nė fitoren e merituar e tė pashmangshme tė 28 qershorit 2009.

Dashamir Cacaj

Botues i gazetės “Laboremus”

 

ME EMIGRANTET SHQIPTARE  NE PETIT CHĀTEAU TE BRUKSELIT

Emigrantėt pa dokumenta jetojnė dobėt dhew kanė frikė policinė e shtypiun, ndaj bėmė njė pakt t[ mos I identifikojmė me emra.

Njė inxhinier gjeolog nga Kukėsi kėrkon punė nga mė tė rėndomtat.

Emigrantėt shprehen se shtetet e afrikės intetesohen mė shumė pėr shtetasit e vet se Tirana zyrtare pėr ta.

Njė ēift nga Librazhdi kanė dalė tė kėrkojnė punė, pasi kanė pesė fėmijė dhe jetojnė ilegal. Sapo drejtohesh prej tyre, largohen me vrap pasi na marrin pėr polic civil.

Njė shqiptar nga Kopliku ka treguar tė vėrtetėn si ka shkuar nė Belgjikė dhe sa para ka paguar dhe nuk e kanė kthyer.

      6 Gratė  emigrante kryejnė punet mė tė rėndomta, nga pastruese e deri nė ndėrtim.

Petit Chāteau, eshte nje miniqender qe ndodhet  prane kanalit qe lidh Belgjiken me pjesen tjeter te Europes Perendimore, pothuajse ne qender te Brukselit.

Ketu eshte vendi ku kerkojne pune emigrantet (jo vetem shqipetar )qe s’kane mundur akoma tė sigurojne dekumentat definitiv nga shteti belg. Eshte vendi per hallexhinjtė, per te shfrytezuar mundesite e tyre fizike pėr mbijetesė, me shpresė se njė ditė e mire do vijė pėr ta.

Jemi pikerisht ketu, midis nje grupi jo te vogel emigrantesh shqipetare. Ata banojne ne zona te ndryshme te Brukselit, por zgjohen me sabah, marrin metrot, tramat apo autobusėt e pare dhe vijne ketu ne Petit Chāteau per te kerkuar pune, edhe pse e dine mire se puna ne te zeze eshte e ndaluar me ligj nga shteti dhe po ti ndaloje policia,pasojat do te ishin te renda. Kuptohet burgu ose riatdhesimi i pret, por prapė se prapė ketu apo diku tjeter ata do te kerkojne pune se s’kan rruge tjeter per te ushqyer familjet. 

Buka e femijve i detyron.  Se jeta u dashka pranuar,  -siē thone ata , - ashtu si te vijė, me te mirat e te keqijat e veta,  tamam ashtu si loja e bixhozit, paēka se propabiliteti i fatit peshon nga rreziku . Prandaj duke e kuptuar arsyen se asnjeri nga emigrantet nuk ka deshire te identifikohet, vendosem nje “pakt”:  Nuk do te permendim emra konkret ne rradhet e ketij shkrimi.

Ketu ata takohen me njeri-tjetrin dhe gjithnje pyetja e pare e tyre qe u qenderon ne krye te bisedave eshte ai rrefreni i perditshem sa preukupues aq edhe i merzitshem:  He ē’fare ke bere per letra?  Asgja besa, ngre supet nje 42 vjeēar nga Kopliku.  Kam 12 vjete qe vazhdoj  te paguaj avokatin, por ai me thot me prit prap .Ē’ka me ba.

-Bej durim sa te mundesh, - e ngushllon nje Dibran , me i moshuari i grupit, tė cilin po ashtu  e ndjek i njėjti fat i keq  prej 11 vitesh. 

-Kjo menyre e te jetuari -e shtyne me tutje biseden Dibrani, - me ka lollur me shume se mosha, sa te shumten e neteve ngrysem me ndjenjen e pendimit,  jo pse u largova nga shqiperia, por se nuk zgjodha ne kohen e duhur nje shtet tjeter .  Kudo qe te kisha shkuar kame bindjen se tani do te isha stabilizuar. Por tani eshte teper vone, ku te “mbytem” pas 11 vjeteve pritjeje ketu?  Ma besoni se shpesh here nga lodhja rraskapitėse me ze gjumi ne divan,  e te nesermen e gdhij ashtu veshur duke e pare vehten gjysem shtrire me nje batanije siper qe ma kane vene femija. U plaka duke pritur te drejten e ligjeshme per dekumenta qe te punoje pa frikė e te jetoj si te tjeret. Dhe asnjehere nuk e mesova arsyen e vertet te kesaj zvarrisjeje S’munda asnjehere te dal nga verferia e te ballancohem me te tjeret per tu realizuar femijeve kerkesat e kohes,  -perfundon ai ,-duke na dhene te kuptojme se dekumentat definitive jane faktori baze, te cilat bejne diferencen midis jetes normale  dhe vishtersive  per te mbijetuar.

NJe mesoburr nga Kukėsi po hante buke-djathin e drekes ashtu ne kembe, por njėkohesishte edhe duke vrojtuar me kujdes hyrjet me shprese se po vjen dikush qe ka nevoje per punetorė,  e ky pastaj ti turrej shpejt se ia zene te tjeret rradhen.

Pune ē’far do te jetė e begenisi, sepse une jame mesuar, - na thot ai. Edhe tek ushtari i pa njohur ne Tirane, ( ai eshte ēvendosur nga Kukesi ne Bathore) hamall kam punuar.Vertet profesionin e kam gjeolog,  kam punuar 17 vjet ne Ndermarrjen GJeologjike ne Kukes,  por kur s’me mbajti vendi im, kush te pyet ketu per ate pune.  Keshtu me keto duar e kam mbajtur familjen,(kallot nė duar janė tė ashpra).  Punoj gjithė diten e ne darke paguhem sipas dėshirės e mėshirės sė  pronarit ,shpesh nuk e marr as gjysmen e hakut te mundit fizik.  Jam i detyruar tu bindem edhe ketyre kushteve sepse kame 7 fryme ne banese qe presin buken prej meje. Eksperienca ketu,  -vijon ai, -na ka mesuar se shqetesimi kryesor, nuk eshte vetem per buken e gojes,  sepse per te mbajtur shpirtin gjalle po na ndihmojne disa organizata te ndryshme bamiresie, por me shume se kaq kemi shqetesimin per te ardhmen e ketyre femijve, sepse keshtu te pa stabilizuar nuk shtyhet te gjith jeten ,duke u ngrysur ne darke, gjithnje me stresin, se ē’do te behet me femijet tane te nesermen.

Keta njerez kane halle, kanė problem.  Per ata nuk kujdeset, as shteti ame, as shteti prites. Ndoshta kjo ne nje fare menyre fatkeqsisht shkon ne nje linje logjike dhe shpjegohet ne faktin trondites :

 Kur shteti yne nuk kujdeset aspak per ne, -na thotė nje Tepelenas, atehere ē’presim nga te tjeret? 

Ai vazhdon, mbase edhe me pak mllef, por gjithsesi reuymej ėshtė kjo:

“Veshtire te gjendet edhe nje shtet tjeter ne europe e me gjere, kaq moskokeēares si shteti yne per emigrantet e vet, qe jo vetem kujdesja per ata eshte zero,  por ai nuk di se ku i ka bijtė, duke harruar se keta njerez te sakrificave mbajne rreth 60% te ekonomise se ketij vendi. Ndoshta vetem ne emigrantet shqipetarė nga 8 milion syresh, nga shume shtete te botes qe ndodhen brenda 27 vendeve te B.E.-sė,  te pa stabilizuar,(shifrat jane zyrtare nga Brukseli) jemi me te pa mbrojturit nga shteti ame.  Kur shikojme emigrantė afrikan, nga Sudani, Sierra-Leone, Gana, Guinea e tjera,te cilet kane perkrahjen e kujdesin e vazhdueshem te shteteve te tyre, ne lutemi: O Zot fute ne rruge politiken shqipetare te arrijme te pakten shtetet afrikane.  E themi hapur se emigrantet shqipetarė ketu ndjehen realisht te fyer e te neperkembur, megjithse kjo s’besoj se e ve ne levizje klasen politike te shtetit tone, sepse jane 18 vjet prove qe vertetojne kete pohim.  Dhent Zoti,me keto votime ndryshimin per te mire.”

Fare prane stacionit te tramit nr 51 ketu ne “Petit Chāteau”, disi te veēuar nga te tjeret nje ēift burr e grua nga Librazhdi shikonin si te trembur,  se kushedi ndoshta iu dukem si ata civilet, (sepse gjithnje ketu ekziston frika se vjen policia, e ne raste te tilla ata shperndahen me shpejtesi ne drejtime te ndryshme tamam ashtu siē saēmet kur dalin nga gryka e ēiftes),  por pasi hyme ne bisede me ta, dėgjojme nga goja e tyre sinqeritetin e shpirtit: “Kemi vertet shume frige sidomos kur dalim te dy ketu,  se po t’na ndaloj  policia na nis familjarish ne shqiperi,  ndryshe do te ishte te ndalonin vetem njerin, -na thote nena e 5 femijeve, - por banesa “s’na le brenda” e na bie ketu, me shprese se ne mos te dy, te pakten njerin nga ne do na marrin dikush ne pune”.

Ketu grate qe kerkojne pune jane te shumta, ato ne pergjithsi punojne pastruese shtepiash,lokalesh, por edhe ne bujqesi e ndertim. Aman, pune te jete na thot nje grua nga Mamurrasi, e cila duke pritur per pune ashtu midis shiut,me nje pelerine hedhur mbi supe,  flet ngadale por kallxon dukshem merzitjen e saj. Punoje nje dite ne jave, pastroje shtepine e nje Flamaneje, ajo me paguan mire, por nje dite eshte pak per mua  se jame vete e pesta pa asnje te ardhur tjeter. Ditet tjera ketu me ke , por eshte veshtire me gjet pune,  se kerkesa nga punedhenesit ka pak, e njerez jane ba shume.  Kame kater muaj qe vetem 9 dite kame punue.

 Shqiptarėt kėtu janė shpresėsvrarė.  Emigracioni ka qėnė tepėr mė i vėshtirė se e kanė mėnduar. Njė komb i coptuar. Rreth 2.2 milion shqipetare ndollen ne kosove, rreth 1 milion jane ne Maqedoni, ne turqi ndodhen rreth 2 milion shqipetare, edhe ne Mal te Zi jeton nje pjese e konsiderueshme, mandej vjen toka Ame, me rreth 4.3 milion banore, se ciles rreth 1/3 i iken ne “drejtim te pa ditur”keto kohet e fundit.  Emigrantėt thonė se paas 91-it  qeverive tona seē u ngaterruan kembet ne korrupsion, humben ekuilibrin, humben “busullen”, humben rrugen, humbem garen me kohen, e per pasoje tani jemi ketu ku jemi. Por kesaj historie fort te thellė s’eshte kollaj ti pergjigjesh e tia zberthesh komplekset e fshehura edhe historian ne qofsh. Nejse. Historine e ketij kombi, secili nga ju lexues  mund ta vendosė ne peshoren e gjykimit.  Por le te kthehemi konkretisht ketu me emigrantet.

Dihet se emigrantet shquhen per sakrifica, por jo me pak edhe per format e mbijetesė.  Dhe kjo shkon ne linje logjike, sepse sakrificat e ketyre njerzve te thjesht per te mbijetuar me pune te ndershme,ne nje fare menyre “u kane vlejtur” per te kuptuar shume gjera ne jete, sepse veshtiresit te bejne te mendosh shume dhe te pregadisin per ti sfiduar ato. Kjo veti pasqyrohet dukshem edhe tek nje dymetrosh prej Malesise se Madhe tipik malesor nga ata burrat fisnik te kahershem ,  qe degjojne shume e se hellin fjalen pa peshuar.   Ai duke mbeshtjell nje cigare duhan qe nje dashamir i tij e kishte kujtuar nga Kopliku, u shpjegon shokeve per intervisten qe dha para do kohe ne komisarjat GJeneral: Me pyeten se me ē’far ke udhetuar per te ardhur deri ketu?  Mu desht me u kallxua te verteten:

“ Me gomone deri ne itali, ku kemi pagua nga 1800 euro, mandej me...Ti e di, -me nderpreu shefi-se ke krye nje veprim te kundraligjshem?  E kuptoj z.shef-u pergjigja-se Brukseli ka rregulla strikte, per te mos pranuar askend ketu kundra ligjeve .E kuptoj gjithashtu se do kishte kene 1000 here ma mire sikur shteti yne ti kishte rrealizua detyrat e shtepise te caktueme prej Brukselit, per tu ba pjese e Tij. se athere do te udhtoja edhe une si gjith bota dhe jo me gomone, por ja qe politikanet tane atje s’mund ti bajne te dyja, edhe korrupsionin edhe detyrat e shtepise,prandaj u nisa njashtu tuej menua: Ehuu ku jane ata e ku jame une, me prit kur te realizojne ata kriteret me u pranua ne Bruksel (B.E) per mua ka me kene teper vone, e une athere me siguri i kam la duart per kete dynja. Me nje fjale kam vdek. Kjo eshte arsyeja qe une dhe shume shqipetare te tjere na detyroje me ju mbet Ju ne dere.”

Ai vazhdon rrėfimin:

“Masandej ata me pyeten per tjeter gja: ē’ka ke kontriboua ti per Belgjiken, qe kerkon te kontribuojne Belgjika per ty? Kame pese femije qe per mua jane pasunia me e madhe, -u thash shpirtnisht-  Atyre u kame kushtua jeten per me i rrite te hajrit, e po baj ē’mos per tu futur ne gjak edhe mentalitetin e durimit se jena ne dhe te huaj. Por edhe ata m’kan kuptua e po mi shperblejne sakrificat e mia. Jane ingranua ne menyren me aktive ketu, jane shembullor ne shoqni, te shkelqyeshem ne mesime e kane mesua nga 2-3 gjuhe te ndryshme,  premisat jane fort te besueshme per mu ba t’zott ne jete. E imagjinoni se ne ē’fare gjendjeje stresi rriten keta femije , ndaj te cileve jeta po tregohet fort e eger?  E megjithate edhe ne keto kushte, veshtire se ju munde te kuptoni se ē’ka ndjejne keta femije ne mbrendesin e tyne. Ju a them une Z.shef:

Me ken te paster prej ē’do “infeksioni te kohes”,me mbijetua tuej sfidua veshtersit,e me vazhdua me keto ritm  per mu ba dikushi ne jete. Kjo per mua asht pasuni qe nuk ēmohet. Dhe kete pasuni une ja kame dhan shtetit Belg. G jykoje se ky asht kontributi me i madh qe nje njeri mundet me dhane per Belgjiken. Prandaj keta meritojne vemendje e duhen vleresua dhe perkrah prej institucioneve tuaja perkatese,me ken se edhe ata nuk kerkojne prej jush ndonje gja te pa mundur, vetem njato dekumenta ne Z. shef..”.

NJe shkodran, duke pritur per pune por pune s’ka, shfrytezon kohen per humor: “A me shifni mu qe s’merzitem e s’kam gajle hiē per kete problemin e letrave edhe pse kam 11 vjet qe i pres.  E kam ēu mendjen ne nje vend edhe pike .Kallxona bre burr e pyet i interresuar nje kosovar ku asht qaj vend qe ta ēojme mendjen edhe ne?  Ndigjo ta marrsha, i kam fut nje mendje krejt te lehte njashtu si gomari:   Me punu sa te mundem e me duru sa te mundem,  A s’eshte gomari simbol i punes e i durimit?”

  Disa qeshin duke treguar ndjeshmerin e kesaj shakaje, te tjere e shikojne te menduar.

O ju qe mendoni ē’ka u solli merzitja? Mandej une per vedi besoj se gjithēka e mire ka kohen e vet,tash shpresoj se asht afru e bardha dite edhe per ne. Astronomet thone:  Mbas nje dimni te fort, vjen nje pranvere e bukur. Kaq u desh ketu,per tu ndeze debati poliik.  Jo Gerdeci i Berishes,  jo tenderat e Rames,  jo mbertheckat e Pangos jo... Ndigjoni  ju te PD-sė, une jame socialist, -vijon ai, -por per Berishen kame respekt te veēant, sepse ka ndryshu 100% prej kohes kur ka ken president, natyrisht athere ishte fillimi e i mungonte eksperienca,  por gjithkush e di se atehere te tjeret villnin e Saliu i ruante, e tash Saliu vjell e te tjeret e ruajne e ky s’eshte ndryshim i vogel.” Debatit i ngrihet bajagi volumi e tendenca, se helbete si shqipertar qe jemi kudo qe te ndodhemi s’mund te rrime pa ba nje fije politike,e kemi si ushqimin e perditshem, por jo te gjith disa as qe i bien atij krahu se kane do halle tjera me te medhe se mbertheckat,por degjojne shume e nje fjale se flasin, duke na kujtuar shprehjen e urt mjaft domethense: “Ata qe nguten e flasin te madhe nuk din ē’ka thon, kurse ata te maturit nuk e thon krejt ate qe dine.”

Tani ne oret e pasdites kur dita eshte thyer,natyrisht emigrantet ketu”rradhohen”,ndonjeri ka pas fatin te gjej nje pune,shumica qe edhe kete dite e shkuan dem,shkojne ne banesat e tyre me shprese se neser dite e re nafake e re.Kurse disa te tjere edhe pse bie shi vazhdojne ti bejne hyzmet punes duke pritur akoma.Midis tyre eshte ai malesori i intervistes,nje ish-mesues nga Puka,tre permetar gjithnje bashk me dy komshit e tyre Tepelenas,dy vllezer kosovare te ardhur ketu qysh prej vitit 1999 , kur shkau -siē thone ata- u kalli shtepine, e bashke me ate grupin qe vazhdon akoma te rrahin debatin politik, behen nja 14 a 15 vete.Tek i shikon keta njerez qe me kaq kemngulje presim midis shiut qe dikush tu afrojne nje pune sa per mbijetese,ke vertet arsye te krijohet bindja: Keta jane emigrantet e vertet shqipetare.Kerkush te mos pres qe keta “heronje” te thyhen para vishtersive,e dikush te shikojne tek ata dobesin e karakterit:Per deri sa ky shtet nuk u jep dekumenta qendrimi, nuk i lejon te punojne, nuk u jep as ndihme sociale,athere keta do te detyrohem te vjellim per te mbijetuar.Jo ky ves kurr ska qene e s’mune te jet i ketyre njeresve te ndershem’ sa do e veshtire qe tu vije jeta. E themi kete sepse ka edhe ndonje ekzemplar (jo vetem shqipetar,)qe i bie shkurt rruges se keqe. Duke u pėrshėndetur me ta nė ndarje nuk mun tė mos thuash se keto raste te shkėpuzura janė njė drtamė e vėrtetė, po kurrsesi nuk perfaqesojne  emigracionin  shqipetar.

Nga i dėrguari ynė nė Bruksel

Fadil BALA

 

GJUHA E GJARPERIT  QE “SULMON”  NENE TEREZEN

Gjate gjithe atyre viteve qe  Kosova  luftonte per te fituar lirine e pavaresine , qarqe te Moskes e Beogradit jane munduar qe kesaje lufte ti japin ngjyrim fondamentalist islamik ,ose me e lehta komunisto-enverist ,pasi keshtu mendonin te sensibilizonin opinionin e Europes dhe Botes Perendimore me ne krye Shtetet e Bashkuara te Amerikes.  Fatesisht kjo propogand  mashtruese antishqiptare ,jo vetem  nuk u muar parasysh nga faktori nderkombetare ,por ky faktor u soldarizua aq shume me te drejtat e shqiptareve autokton te Kosoves ,sa  nderhyri ushtarakish duke  bere te mundur clirimin  perfundimtar  te Kosoves nga  shovenet  Serb (1999) ,dhe si rrjedhoje ndihmoi e njohu pavaresin e shtetit te Kosoves te shpallur  me 17 shkurt 2008…Kosova  si treve e hershme shqiptarie ,ka demostruar e po demostron para  Europes  dhe Botes Perendimore ,se eshte pjese historike e saj ,ndaj ketyre nuk u ka shkuar mundi kot ,pasi duke cliruar Kosoven Perendimi ka cliruar  nje pjese te  veten  qe eshte shembull i qendreses  se qytetrimit e zhvillimit perendimore ndaj atij lindor.. Kjo mrekulli ne Kosoven e cliruar ,me siguri ka verbuar e zemruar  armiqt e hershem e te perhershem te shqiptareve ,armiq qe nuk jane vetem ata qe i shkruajn emrat me shkronja cirilike e deri arabe ,por edhe ata qe i shkruajn dhe  mbajn per emra  e mbiemra shqiptare.. Mjerisht si modelin e kesaj tollovie mediatike antishqiptare na duhet te marrim  imamin e xhamise se Madhe ne Prishtine  Shefqet Krasniqin  i cili me zulmin e tij antiperendimore  ka zgjedhur si  objekt goditje jo nje figur te thjesht te shqiptareve ,por  nje simbol te jetes toksore e hyjnore , bamiresen - shenjetore ,Nene Terezen. Per hir te vertetes duhet thene se  edhe ne Shkoder ka pasur reagime  nga segmente te komunitetit musliman qe  kerkuan dhe “detyruan” pushtetin lokal per te mos e vendosur  shtatoren e Nene Terezes  ne hyrje te Shkodres (afer Kishes  se Zojes se  Keshillit Mire),por aty ku eshte sot para godines se Albtelekomit . Gjithashtu nje reagim  afersisht te till ka pasur edhe kur u “diskutua” qe  nje nga simbolet e  kartave te identitetit te jene edhe shembelltyra e  Nenes Tereze ,qe ne fakt ishte  me shume nje provokim mediatik i porositur ,se sa nje mendim i faktorit shtetrore shqiptar…Sulme mediatike ndaj Nene Terezes ka vazhdimisht  ne Shqiperine  Politike (te 1913), por keto kane qene e jane disi me te zbehta e pa “jehon “ kombetare e nderkombetare. Ndersa sulmet mediatike te Imamit te xhamise Madhe te Prishtines Shefqet Krasniqit  fatkeqesisht kane gjetur “perkrahje”  ne  Beograd , Moske e deri ne Cerdhen e  terroristeve “Islamik”, gje qe mund te lene gjurme hijesh ne Shtetin e ri te Kosoves..  Para se te mnerremi me disa nga akuzat e  Imamit ,ne po i kujtojme  se ky Shefqet ka nje mbiemer Krasniqi  qe i ka  rrenjet ne trojet qendrestare shqiptare- Europerendimore  te Malesise Madhe . Ku rreth pese shekuj me pare i pari i mbiemrit te tij ishte KRASNI ,qe eshte  nje vella i te pareve te Hotit ,Trieshit ,Piperit ,Merkotit e Vasojeviqit ,qe dalngadal u shtuan e zgjeruan ne trojet etnike shqiptare ,duke u bere  fise ,male e bajrak ne vehte ,por qe nje pjese e tyre fatkeqesisht sot  jane te ortodoksizuar, ose  islamizuar  nen shtypjen e mjerimin  e pushtuesve Sllav e Otoman,ku nje rast i till eshte edhe  Krasniqeja e sotme e islamizuar (por e patjetersuar)  rreth 250 vite  me perpara.. Imami Shefqet ne vend qe ta  kishte per nder qe ka mbiemrin e kesaje krahine historike shqiptarie ,me   fjalet e veprat e tij  deshmon se nuk e meriton mbiemrin Krasniqi... Gjithsesi gjuha  mediatike e perdorur ne internet (apo media  te shkruara),kunder Nene Terezes i perket “gjinise” se nje fushate te pamoralshme ,denigruese e fyese jo vetem per simbolin e shenjterimit shqiptare te shekullit njezet , por fyen nje  popull te tere kudo qe banon e jeton sot ,me qellime te qarta per minimin e harmonise e bashkejeteses se mrekullueshme nderfetare,qe ekziston prej shekujsh...Nene Tereza  sipas  Imamit Shefqet e paska vendin ne  Xhehnem pasi nuk eshte muslimane , dhe per mekatet e bera  do te digjet ne  flaken e Xhehnemit ..ajo i ka pasur te gjitha vijon ky imam , ka pasur  deren hapur ku ka dashte me shkua pa pare ne kete dynja ,ka pasur me hanger cfare ka dashte ,me pi cfare ka dashte ,burra kend ka dasht me nderrue. Ajo ka pasur plote te mira ne kete dynja... Mjerisht ky fetare  pretendon se keto “predikime” i bene ne emer te “Kuranit”,kur ne fakte jane predikime te lena pas shekuj me pare ,jo nga Kurani i shenjte ,por nga  pushtuesit otoman ,qe i quante kristianet te pa fe e si te tille ,ose duhej te pranonin besimin  e pushtuesit ,ose duhej qe te vriteshin ,shpronsoheshin e skllaveroheshin... Imam Shefqetin duket se e ka kapur skleroza ,pasi e kunderta ai  do ta dinte se  te gjitha trojet tona etnike ,duke perfshire edhe  Kosoven martire  kane qene totalisht te banuara nga  banore autokton (Iliro-Shqiptare) te besimit  Kristian,besim qe e kishin perkrahur e perqafuar qe ne shekullin e par  si filozofi shpetimtare -shpirterore ,perkunder deshires se pushtusit  romak. Per besimin Kristian qe sot eshte edhe qytetrim e zhvillim ,ne te cilin “kullote” edhe  dashakeqi  Shefqet, Dardania e “tij”,(per te cilen pretendon se ka luftuar per ta cliruar),ka nje plejad te tere martiresh  , shenjetoresh e heronjesh ,qe jane ne themelet e  vete Europes e Botes Kristiane ,me ne krye heroin legjendar Gjergj  Kastriotin  Skenderbe (edhe ky i sulmuar mediatikisht..). Per rilindjen e nje figure kaq te madhe e dy-dimensionaleshe (toksore e hyjnore)  eshte pritur nga NE dhe BOTA  plote 505 vite..Por  tashma kjo mrekulli  kishte lindur (1910 ) jo tek nje mashkull,por tek nje  femer,me emrin Gonxhe Kol Bojaxhi, nga prinder safi shqiptare  dhe Katolik.. Emrat fetare e human (Moter e Nene) do ti merrte sic dekleronte Ajo, pasi i eshte pergjigjur  thirrjes se Jezu Krishtit,per tu sherbyer njerzve me ne nevoje te kesaje bote.. Institucionet e saj te bamiresise jane te shtrira thuajse ne te gjithe boten . Nga keto  institucione dhe nga vet dora e fjala e Nene Terezes,gjeten derman fizik e mbi te gjitha shpirterore mijera e miliona njerz ne zgrip te jetes . Natyrisht  kjo eshte nje mrekulli qe eshte bere me ymrin e vete Zotit, ymer qe ja kishte  dhene  bijes sone ,Nene Terezes.. Per keto mrekulli e vepra eshte vlersuar dhe nderuar nga Kisha ,Shtete dhe Institucione  prestigjoze te Botes ,nga te cilat po kujtojme  cmimin NOBEL  per paqen (te 9 dhjetorit  1979),vendosjen emrit saj ne disa qendra ,sheshe e institucione ,  ngritjen e shume shtatoreve apo monumnteve te Nene Terezes neper Kryeqytete e qytete  te Botes ,duke perfshire edhe ato te Prishtines e Tiranes ,e deri tek  shtatorja e vendosur  ne Shkoder (me 29 dhjetor 2006) ,shtatore qe i falen  duke e “pagezuar” si Zoja e “Re”e Shkodres , qe i mungonte ketij qyteti qe nga 25 prilli i vitit 1467...per aresye qe besoj se duhet ti dij imami i  Xhamis Madhe te Prishtines... Nene Tereza  pasi i ka lene  kesaj bote veprat e saja te pavdekshme nderroi jete ne vitin 1997... Selia e Shenjte per Nene Terezen ka miratuar diten e 19 tetorit (qe nga viti 2003) si dite te lumturimit e Shenjeterimit  te saj, ndersa shteti shqiptar kete dite e ka njohur si dite feste e pushimi . Tashma kjo Nene e madhe e Botes “thirret” edhe  Shen Tereza,dhe  neper bote kane filluar ndertimet e kishave apo katedraleve kushtuar kesaje Shenjetore ,duke perfshire edhe kryeqytetin e  Kosoves  Prishtinen, ku banon (me sa duket vetem fizikisht) Imam Shefqeti.. Vlersimet per Nene Terezen nuk kane rreshtur nga personalitete  laike e teokratike nga i gjithe planeti toke .  Shqiptaret jane falnderuar per kete bije te madhe qe i  kishte falur botes edhe nga  Papa Gjon Palit II  i cili kur vizitoi Shqiperine me 25 prill 1993 do te dekleronte : “ ...Atdheu i Nene Terezes eshte ketu.... Ne personin e Nene Terezes  Shqiperia eshte nderuar gjithmone . Ky eshte misioni i saj dhe i gjithe atyre  qe , porsi ajo, jane  ndjekes te vertet te Krishtit, jane apostuj te Krishtit , jane apostuj te dashurise e te dhembeshurise. Ju falnderoj sot ne  emer te Kishes  Katolike  per kete bije  te tokes  suaj e te popullit tuaj.”  Eshte ky vlersim  dhe vete Historia  e Shqiperise Etnike , qe kane bindur  Europen dhe Boten Perendimore ne drejtesine e luftes dhe perpjekjeve te  shqiptareve te Kosoves , per te rifituar lirine e pavaresine e grabitur nga kopete dy-kembeshe te arinjeve sllav , te zbritur se voni nga Uralet ne trojet e bekuara te kesaj Europe Kristiane e Perendimore , ku bejne pjese edhe trojet etnike Iliro-Shqiptare me ne krye  Dardanin e mocme apo Kosoven e sotme qe pavaresisht nga  besimet qe i kane  imponuar  shekujt ,ata kane qene e jane Europerendimore ,pasi  besojne te gjithe (ata qe vertet besojne ) ne nje Zote qe eshte Nje dhe vetem Nje.. Presidenti i asaj kohe i republikes Islamike te Iranit , Muhamet   Khatani  pas vdekjes se Nene Terezes do te thoshte : ”Madheshtia e Nenes Tereze  konsiston ne shpirterimin e madh  nga mendimet e medha  te vlerave morale dhe fetare ,qe ajo mbante per te miren e njerzimit.”. Nga ky vlersim i mrekullueshem per Nene Terezen (nga  nje  Presidenti me profil te larte fetar) ,“gjejne” mbeshtetje edhe  fjalet proverbiale  te Papa Gjon Palit dyte se ne kete bote ka dy  FE ,ata qe besojne ne Zot , dhe ata qe nuk besojne. Duke u bazuar ne theniet e ketyre dy personaliteteve  qe u perkasin dy besimeve te medha te kesaj bote , neve me te drejte na lind dyshimi se Imami i xhamise se madhe te Prishtines ,Shefqet Krasniqi  ,nuk  eshte bere protogonist mediatik  si kundershtare fetare i Nene Terezes ,por si sherbetror i “paguar” i Serbo-sllavizmit (apo dreqi e dine se kujt..) qe kerkon  ta paraqes Kosoven si “rrezikun  islamik” te Europes ,  duke cuar keshtu uje ne “mullirin”e propogandes antishqiptar... Ndaj per kete  “fare” imami (qe me siguri eshte nje mutacion jo shqiptare) meriton te themi , se ka qene “gjynah” synetlleku ne organin gjenital , pasi ky imam i djallit meriton “synetllekun” ne gjuhen e tij prej gjarperi ...gje qe me siguri do  t’ja  bejne shqiptaret e Kosoves Europiane e me gjere ketij “imami” me gjuhe gjarperi e te tjerve si ai …

NDUE  BACAJ

 

 

Lulėzimi i ekonomisė sonė gjatė Perandorisė Romake, shek. III para Krishtit deri nė 495 pas Krishtit

Sa ma shumė thellohemi nė studimin e historisė aq ma shumė njihemi me pushtimet dhe pasojat qė na sollėn pushtuesit. Nga tė gjitha kėto pushtime, ai Romak ishte me njė kohėzgjatje ma tė madhe, prej shek. III para Krishtit deri nė vitin 495 pas Krishtit, por nė tė njėjtėn kohė kjo periudhė pushtimi mbet periudha ma e begatė nė tė gjitha kohnat:

Gjatė kohės qė Shqipnija vazhdoi tė jetė si pjesė e Perandorisė Romake tė Perėndimit gėzoi njė shkallė begatije dhe qytetnimi qė nuk asht pėrsėritė ma asnjėherė nė historinė e saj mijvjeēare. Pėrmes Shqipnis kalonte atėherė Via Egnatia, njė nga rrugėt tregtare ma tė mėdha qė bashkonin Perėndimin me Lindjen. “Me sa duket Qeveria Berisha por e pėrsėritė kėtė histori vėrtetė tė Lavdishme”. Autostrada Durrės – Morinė, asht sinjifikativi i kėtij mendimi: Via Egnatia kqyrej si vazhdim pėrtej Italisė i Via Appia, dhe prandaj ishte vija ma me randėsi e komunikimit me Orientin. Fakti se dallohej me njė emen tė posaēėm dėshmon randėsinė qė kishte, mbasi shumė pak rrugė tė antikitetit njifen me emnat e tyne. Besohet se emni “ka mbetė” nga ndėrtuesi i saj, njė i quejtun Egnatium, jetėshkrimi i tė cilit nuk dihet deri mė sot. Via Egnatia pėrmendet pėr herė tė parė nga Polibi, i cili shkruan se asht ndėrtue mbi shtratin e njė rruge tė maparėshme aty nga shek. II-tė para Krishtit. Rruga fillonte nga Durrėsi dhe Pojani dhe tė dy degėt puqeshin diku afėr Elbasanit dhe s’andejmi, Via Egnatia kalonte pėrmes Ohrit dhe Manastirit pėr tė mbaruar nė Selanik. Nė shek. IV mbas Krishtit, Via Egnatia u zgjat deri nė Bizancė. Udhėtimi nga Roma nė Bizancė zgjaste 24 ditė. Disa nga ngjarjet ma tė pėrmenduna tė historisė Romake janė lidhė me historinė e Via Egnatit: Pėr ciceronin ishte rruga e mėrgimit; pėr Pompeun, rruga e ritiratės drejt Azisė, pėr Antonin e Oktavianin rruga ma e shpejtė, pėr tė la gjakun e Ēezarit. Randėsia e kėsaj rruge ishte ma tepėr ekonomike. Nėpėr kėtė rrugė zhvillohej njė tregėti intensive nė tė dy drejtimet. Italia ishte nė atė kohė qendra industriale e Perandorisė. Ajo eksportonte mallėra tė fabrikuara prej leshi e mėndafshi, prej qelqi e metali, vazo, artikuj luksi etj. Importoheshin nė Itali kryesisht gjana ushqimore, landė minerale, ar, argjent, landė ndėrtimi etj. tregtija ishte nė duart e sipėrmarrėsve qė kishin si prona tė tyne doket, magazinat, anijet dhe karvanet qė pėrdornin.

Ata qė banin tregti me boten e jashtme udhėtonin deri nė vendet ma tė largėta tė Perandorisė dhe lidhnin kontrata pėr shuma tė mėdha. Pėrparimi ekonomik i pėrgjithshėm pati si rrjedhim ngritjen e qendrave tė reja ekonomike pėrtej kufijve tė Italisė. Provincat e Ilirisė dhe tė Maqedonisė fituan njė vend me randėsi nė kėtė valė tė gjanė aktiviteti tė Perandorisė, nė fushėn ekonomike.

Plini, shkruan se nė kohėn kur Perandor ishte Neroni u zbulue nė Dalmaci njė minierė florini qė jepte ma tepėr se 20 kg metale tė ēmueshėm nė ditė. Ka gjasė qė nė Shqipninė Veriore tė kenė qenė shfrytėzue burime bakri. Shoqnia Italiane qė punonte para luftės nė minierėn e bakrit nė Rubik, kishte zbulue tunele nėn tokė, qė besohej se mund tė ishin ēelė nė kohėn e romakėve.

Qyteti Byllis, nė lindje tė Vlonės, njihej nė kohėt e vjetra si qendra e prodhimit tė serės apo asfaltit, qė pėrdorej pėr tė lyer dėrrasat e anijeve pėr tė ndalur depėrtimin e ujit nė mes tyne. Eksploratori francez, Pouqueville i kohės sė Ali Pashė Tepelenės besonte se afėr Gusmarės, nė qarkun e Beratit, punoheshin miniera argjendi: “Argjendi i Ilirisė dhe ari qė prodhohej nė Maqedoninė Lindore, ishin pa dyshim njė burim me randėsi tė ardhunash pėr thesarin e Perandorisė”. Provinca e Maqedonisė (qė pėrfshinte pjesėn ma tė madhe tė tokave shqiptare) ishte burimi kryesor i landės sė ndėrtimit pėr kantjeret detare tė Perandorisė. Skelat bregdetare dhe kryesisht Pojani, Durrėsi dhe Lleshi (Lezha), ishin qendra tregėtare me rėndėsi nėpėr tė cilat kalonte njė pjesė e madhe e mallrave qė shkėmbeheshin ndėrmjet Italisė dhe Orientit. Njė sasi e madhe drithi dhe prodhimesh tė tjera bujqėsore qė prodhoheshin nė fushėn bregdetare tė Shqipėnisė dėrgoheshin nė Itali. Njė sasi vene, voji dhe djathi tė zgjedhun t’Ilirisė, si dhe peshku i konservuem, nga liqenet Iliriane tė Shkodrės dhe Ohrit, eksportoheshin n’Itali. N’atė kohė lumejt e Shqipnisė kishin zallin e d’lirė nga llomi dhe anijet mund tė lundronin njė distancė tė gjatė nga bregu i detit. Durrėsi dhe Pojani gėzonin njė lulėzim tė jashtėzakonshėm si limane tranziti n’mes t’Italisė dhe Europės Juglindore. Lezha loste po atė rrol pėr Shkodrėn, Kosovėn dhe vendet ma pėrtej. Pare argjendi me stemen e Durrėsit janė gjetė nė gjithė Ballkanin deri nė Hungari. Siē dihet, Romakėt ia ndėrruen emnin Durrėsit nga Epidomnus nė Durracium, mbasi emni qė i kishin dhanė kolonistėt e Korintit tingėllonte pak si ters nė gjuhėn latine. Ky qytet i famshėm i historisė kishte kalue fatkeqėsinė me u shkatėrrue ma se njė herė nga tėrmeti dhe njerėzija besonin se ishte njė denim pėr viset e banorve tė tij tė korruptuem dhe tė hasdisun nga pasunia e teprueme. “Shikoni sa kemi vuejt nen pushtimin Romak!”. Mendoj se asht e domosdoshme njohja e Rinisė me kėtė histori nė mėnyrė qė ajo tė bajė krahasimin mes pushtuesve dhe tė nxjerrė konkluzionet. (M.B) Pojani ishte sidomos njė  qendėr kulturore me njė Universitet ku Jul Ēezari dėrgoi Oktavianin pėr tė plotėsue studimet. Straboni, - lavdėron qytetin pėr urtėsinė e ligjeve dhe tė legjistatorėve qė i kishin hartue.

A ju vjen zani zotėni parlamentarė, se cilėt ishin ligjvėnsit para 16 shekujsh? Cicėroni e quan Pojanin – “Pojani i Madh dhe i mrekullueshėm”. Asht vėrtetė pėr tė ardhun keq kur historia manipulohet apo keqinterpretohet nga njerėz tė politizuem apo fanatikė – pesė shekullorė. Duhet tė jemi krenarė me para ardhėsit Ilirė, dhe me veprat qė na lanė gjatė shekujve qė drejtuan Perandorinė Romake, Perandorinė ma tė fuqishme tė kohės. Gėrmimet qė u banė nė Pojan para luftės sė Dytė Botėnore, nėn drejtimin e arkeologut francez – Leon Rey, nxorėn nė shesh mbeturinat madhėshtore tė atij shkėlqimi tė hershėm, por, puna mbeti nė mes. Mbetėn edhe shumė zbulime pėr t’u ba para se tė mundė tė shkruhet historia e plotė e popullit shqiptar nėn sundimin e Romės Republikane dhe Imperiale.

Perandori – August u ba shkaktar pėr rindėrtimin e Butrintit (Buthrakun) qė ndodhej nė atė kohė nė buzė tė detit. Simbas njė Legjende tė Vjetėr, Butrintin e ndėrtoi pėr tė parėn herė Heleni, biri i Priamit, simbas modelit tė Trojės. Nė kohėn e Perandorisė Romake, duket se ka qenė njė qytet i lulėzuem ku shkėlqente kultura Latine. Gėrmimet arkeologjike tė para luftės, nxorėn nė shesh shumė monumente. Bustin e Perėndeshės sė Butrintit, Mbreti Zog, ia dhuroi Musolinit. Vlen tė theksohet se, pushtuesit nuk kanė qenė tė njėllojtė. Duhet kujtue se Spanja, afro 700 vjet ka qenė e pushtueme prej arabėve, por ata kanė lanė vepra tė shkėlyera tė kulturės sė tyne. Nuk duhet harruar se, Algjeria ka qenė koloni franceze pėr ma se njė shekull, por francezėt lanė aty gjurmėt e njė qytetnimi plot vlerė. Po tė shikosh kryeqytetin Algjer, ai ngjason kaq shumė me Parisin, sa asnjė qytet tjetėr i botės.

Nė qoftė se kemi folur pėr pushtimin pesėshekullor osman, kjo nuk duhet parė nė rrafshin fetar, por kryesisht nė vandalizmin qė pėrdori nė shkatėrrimin e monumenteve tė kulturės, infrastrukturės dhe tė gjitha vlerave tė tjera. Nuk di tė jetė ndėrtue ndonjė monument kulture gjatė pushtimit pesė shekullor osman. Edhe nė qoftė se asht ndėrtue ndonjė urė apo rrugė, atė e kanė ndėrtue vezirėt shqiptarė, siē asht Ura e Mesit nė Shkodėr, apo Bizisteni, tė cilat u ndėrtuen nga pashallarėt – Bushatllijė.

Sundimtarėt pushtues nuk duhen gjykuar nga ana religjioze, por duhet parė, cilėt ndėrtuan dhe cilėt shkatrruan.

Mark Bregu

 

 

Tė “Mirėt” (jo “Tė mjerėt”) e Vėllait tė Madh

Tre “tė mirėt” tė lidhur ngushtė shpirtėrisht, shkuan nė finale, ē’ka e kishte menduar shumėkush. Po kėshtu edhe Qetsori qė s’ishte instaluar pothuajse me asnjėrin nga tė gjithė banorėt, “edhe njė i vetėm trim nė luftė”, gėrricjet e tij tė tepėrta nganjėherė e bėjnė tė bezdisshėm edhe pėr teleshikuesin, e jo pėr banorėt e Shtėpisė mė tė Madhe. E ēuditshme qė ky banor zgjati kaq shumė pa u lidhur ngushtė me asnjėrin! Mbase ngaqė fliste shumė dhe thoshte pak (model i politikanėve qė populli i do dhe verbėrisht iu shkon turmė duke i duartrokitur dhe brohoritur, duke qėndruar hell nė kėmbė). Dyshonte qė ishte e sajuar letra e babait tė Bjordit, apo nuk i pėlqente qė nuk i kishte shkruar dikush nga tė afėrmit e tij??? Dyshonte pėr lidhjet e Bjordit me Adelėn qė ėshtė jetėshkurtėr. Pra, futet nė jetėn e tjetrit, ē’ka nuk dėshmon kulturė, as qytetari. “Qytetarėt nuk janė pėr punė”, pėrēmon pra banorėt qė vinin nga qyteti, fjala “qytetar” ka tjetėr kuptim me fjalėn “banor”. Qetsorin nuk e pėrēmoi askush, edhe pse ishte nga fshati. Mburrej qė kishte lexuar shumė libra, ē’ka nuk vihet nė dyshim. Pak e ēuditshme qė ka lexuar kaq shumė, dhe vė re vogėlsirat. Ata qė lexojnė shumė janė shpirtėmėdhenj, dhe jo kaq tė zellshėm pėr tė fituar para. Ka merita pėr lojėn edhe pse banorėt e bėnė “kampion tė nominimeve”. Pra, ishte aq “i mirė” qė tė shtėpisė nuk e donin brenda. Brendėsia e tij, si ajo e politikanėve tanė, si njė kasafortė e pambushur mirė, qė do tė mbushet me ēdo kusht. Ėshtė reputacional, por ngaqė e do shumė paranė, mė krijon pėrshtypjen e njė “Harpagoni tė dėshpėruar”...

Bjordi, ky personazh i “tė mirėve”, poastadoleshent i pjekur, inteligjent, i mirė nė dukje, gjithė jetė, me ėndrra tė bukura, me gjestikulacionin e aktorit “artist i mirėsisė”, qė padyshim e pret krahėhapur, njė e ardhme e bujshme nė jetė dhe kinematografi. I pėrshtatshėm pėr skena erotike... Duket qartė nga mirėbukurisjellja, qė ėshtė edukuar mirė me jetėn perėndimore. I ēiltėr, i mirė, di tė ambjentohet dhe di t’u fitojė zemrėn atyre qė e rrethojnė, pa intrigė, aspak i zellshėm tė kalojė kufinjtė e vetvetes. I ēliruar nga ēdo ankth (edhe nga ai i fitores), ai pret i qetė ēfarė t’i vijė. Ēfarė mė lė pėr tė dėshiruar dhe ngurroj ta quaj model, ėshtė gjuha jonė qė duhej t’i pėrkushtohej mė shumė. Pėr kėtė duhej tė pėrkujdesej mė shumė, e ėma, zonja Antoneta, qė nuk i mungon kultura, duket nga tė folurit qė e njeh mirė gjuhė tonė standarde. Bjordi, nga mėnyra e tė folurit, tė krijon pėrshtypjen e njė arbėreshi tė moshės sė tij...

Adela, nėse Zhan d’Arka jonė, Nora e Kelmendit, mprehu shpatėn pėr tė vrarė pashain turk (dhe  e vrau), Adela ka mprehur shpatėn deri nė dorezė, tė vrasė, Pasha Mentalitetin. Pasha Mentaliteti shqiptar, mė i forti, mė i egri, mė primitivi i gjithė Pashallarėve tė kėsaj bote. Lufta e saj kundėr Pasha Mentalitetit, duket paksa donkishoteske, por modeli i saj duhet vlerėsuar shumė.

Ajo po. Tė krijon pėrshtypjen se ka lexuar shumė. Nuk tha asnjėherė qė kam kulturė, qė nxjerr kėrthizėn jashtė, as qė lavaris flokėt, as qė bėj tatuazh, pra duket qė nuk ėshtė njė vajzė kozmetike tralala. Ka botė tė pasur shpirtėrore. Miksimi i brishtėsisė femėrore me vitalitetin, nxjerr nė pah shumė vlera qė shoqėria shqiptare do shumė kohė pėr t’i kuptuar. Ėshtė e guximshme, jo e parakohshme (siē e quajnė tė paskohshmit). Ajo pėrcjell shumė mesazhe njėherazi. Vajzės shqiptare nuk duhet t’i vriten ėndrrat. Nuk duhet tė mbetet brenda kornizės sė amvisės. Pra, duhet tė jetė mė e lirė, tė shpėrthejė “thargun” e regresit...

Adela ėshtė model i femrės bashkėkohore pėr te ne heroinė e lirisė sė femrės dhe e lirisė njerėzore...

Adi... Viktor Hygoi, pėr kryeveprėn e tij “Tė mjerėt”, dhe njė nga kryeveprat e letėrsisė botėrore, kishte sajuar njė personazh tė ngjashėm me Adin e sotėm, Zhan Valzhanin... Kjo ėshtė meritė e stafit qė e pėrzgjodhi, por edhe e Adit qė nuk e zhgėnjeu kėtė staf. Mesazhi i tij, sa human edhe filozofik: “tė ndryshosh nuk ėshtė kurrė vonė”. Ky ėshtė njeriu, i forti i tė fortėve. A ka mė tė fortė se atė qė lufton me vetveten??? Edhe ai nuk i ka shpėtuar Pasha Mentalitetit: burgaxhi, drogaxhi, adoleshent plak... Duhet pranuar drogaxhi, burgaxhi e adoleshent, por kurrsesi plak. Edhe nėse bėhet mbi njėqind vjeē ai ėshtė i ri nė shpirt, sepse ėshtė poet i lindur. Pas betejave tė pėrbindshme, me vetveten, kthehet nė simbol tė fisnikėrisė... Ka humor tė hollė, modern, qė tė bėn pėr tė qeshur, por edhe tė mendohesh. Muret e fatit janė tė parrėnueshme. Ai kuptoi i pari “tė mirėt” (Adelajdėn dhe Bjordin) dhe krijuan njė lidhje aq tė ngushtė qė nuk mund ta bėnin tė tjerėt. A nuk ishte kjo meritė e tij???

Ai donte t’i shohė, “tė puqur si dy yje”, si Zhan Valzhani, Kozetėn dhe Mariusin.

Ky ėshtė shpirti i njeriut! Pra, s’u bė xheloz si tė tjerėt. Mbase ai, nė moshėn e tyre, ishte nė burg, apo pa njė tė dashur... E keqja dhe vuajtjet e nėnės e bėnė Adin aq tė mirė, mirėsinė e tij nuk e gjetėm tek tė tjerėt. Njeriu qė nuk vuan, disi ka fat, por nuk ka fat sepse nuk njeh gjithēka. Adi ėshtė i ndjeshėm, kam mendimin se mė shumė e ka munduar pendimi pėr gabimet e tij se e mundon etja pėr ta fituar kėtė lojė. Gjithsesi, prapė ėshtė vetėdėnuar tė jetė i mirė. Fjala “i mirė” dhe “i mjerė” pėr te ne, kanė shumėēka tė pėrbashkėt, jo vetėm si fjalė, por edhe nė fatin e njeriut.

Bota duhet tė pranohet kėshtu siē ėshtė, me derra tė ngopur dhe Sokratė tė uritur...

Ata qė kanė fatin tė jenė njerėz, jo, jo, nuk i kanė tė gjitha fatet...

Pjetėr Vukaj, shkrimtar

 

Bisedė nė eter ... dhe diē mė tepėr se aq

“Bisedė nė eter”, njė roman i krasitur mjeshtėrisht, me subjekt amorf, kohė reale e personazhe bashkėkohės.

I ardhur disi vonė e jo pėr faj tė tij nė substraktin e letrave shqipe, Dashamir Cacaj ėshtė cilėsuar, jo pa tė drejtė nga kritika e kualifikuar, si njė “zė poetik i lėnė ēuditėrisht nė harresė”. Ėshtė rasti tė kumtojmė se pas publikimit tė gjashtė librave me poezi e po kaq tė tjerė nė axhendėn e tregimit tė shkurtėr, novelės e humorit me kahje satirike, kontakton me lexuesin elitar nėpėrmjet romanit tė tij tė parė, ngjarjet e tė cilit shfaqen nėpėr kapėrcej pa thyer qafėn askund, si njė bisedė nė eter e diē mė tepėr se kaq.

Parapėlqimi i autorit ėshtė shtresėzimi i njė sharmi tė njė lloji tė mėvetshėm, pėr tė konstruktuar mbi kėtė sharm linjat e prozės romaneske. Libri ėshtė shkruar nė vetėn e parė, ēka nėnkupton se “ujėvara” e ndodhive skrupuloze gjer nė zenit, me sekuenca tmerrėsisht tė pėrshpejtuara, ka pėr dysheme avėlmendin ku skicohen tipa e karaktere tė qėmtuar nga historia apo nė konstruksion e sipėr, tė cilėt me mijėra fije i lidhin me titanėt e politikės e tė kulturės, kėtij binomi solid nė traversat e mbėshtetjes sė fateve tė njė kombi, siē ėshtė ky i yni. Ndeshesh nė faqet e kėtij libri me tipa qė popullojnė viset rurale e sjellin prej sė andejmi eshkėn e qėndresės e forcėn e Mujės e tė Gjergjelezit nė pėrballje me shovinizmin e shqipfolėsve tė fundshekullit qė pėrcollėm jo pa dhimbje e krenari. Has nė faqet e kursyera tepėr tė prozės sė Cacajt, personazhe pa pikė morali, tė ngjitur me pėrdhunė deri nė majė tė piramidės shtetėrore, por edhe asish qė ia pėrndritėn mollėzat e faqeve kombit tė vet.

Njė shkrimtar province ka njė ftesė nė grusht, tharmi i sė cilės ia ka dystuar gropėn e njė boshllėku tė kahershėm. Nė familjen e Kadareve, sipas gjykimit tė tij naiv e human, nuk ėshtė e lehtė tė trokasėsh. Dhe veēanėrisht asaj vjeshte tė vitit 1998, pas muajsh tė pėrgjakshėm nga tutorė tė pushtetit tė dikurshėm. Ka njė mision tė vetin, madje tė denjė pėr pėrgjithėsim, shkrimtari i provincės. Derivate tė kėtij kumti ėshtė e natyrshme t’i shtrojė pėr diskutim nėse fati i prin drejt njė kuvendi (pa dorashka) me mė tė madhin e letrave (ku ta dish, ballkanase, europiane a tė pėrbotshme). Ndodhitė me njė intensitet tė hatashėm parashkruhen nė konfiguracionin e njė kroni tė dyzuar. Me njė mijė mundime ėshtė rikonstruktuar, ndofta pėr tė dytėn herė nė ekzistencėn e vet, shteti shqiptar. Ngulmojmė ta bėjmė me dije lexuesin se etapa e parė, kur Shqipėria ėshtė vėrtet komb i konstruktuar hijshėm i pėrket viteve 1924-1939, ndėrsa e dyta: nė segmentin fatalisht tė shkurtėr tė kurbės kohore 1992-1997 kur befas, nga faktorė tė ndėrkryer e heterogjenė ndodh pėrplasja e gjymtyrėve tė shtetit. Batica dhe zbatica fokusohen nė vėshtrimin e mprehtė si teh kame tė shkrimtarit tė provincės e duron sorile tė pėrplaset me dallgėn e furishme tė njė partneri potencial. Tablotė qė shpalosen me pėrshpejtim pėr ta mbajtur prush dialogimin me lexuesin, kanė vėrtetėsi tė pėrbindshme. Autori nuk ngurron tė etiketojė “djallin” e “Mesinė”, qoftė ky autokton apo i mportuar. Duke siluruar mespėrmes pareteve tė kronikave bastarde e absurde njėherėsh, bisturia e shkrimtarit operon rrufeshėm.

Romani anunēon shpresė e kortezi nė kapėrdimjen e sfidave. Pa dyshimin mė tė vogėl, shteti do tė formėsohet nė njė mėngjes mbase jo fort tė largėt. Janė ende nė kėmbė princat e prosperitetit, madje me karizmė e forcė tė pashtershme. Cubat kanė ngjyer fytyrat me mellan. Ani, tė duket sikur tė josh shkrimtari. Vjen njė ditė e harrohet Katovica, kjo nėpėrkė e ēmeritur. Nė mėnyrė sintetike, lexuesi sheh si nė pasqyrė demonėt e tė ligėt e motit, tė cilėt janė shfaqur nė kapėrcej e janė sfumuar pamėshirshėm nga erupsioni i mbijetesės. Shqipėria ka marrė mė tepėr plagė se Gjergj Elez Alia, ėshtė goditur brinjė mė brinjė edhe gjatė pranverės sė vrarė tė vitit 1997. ėshtė regjur lėkura e saj, duron. Anunēohet, ky kumt paēka se shandani jeshil ėshtė ende nė horizont. Njerėzit rrijnė e vėzhgojnė qeverisjen e mbrapshtė. Dynden e mbushin sheshet. Por mjerisht stepen e topiten. Ia ka djegur buzėt zhegu i gjysmėshekullit me diktat e kėrbaē. Por shkrimtari ngazėllen, do ta kapėrcejmė Vaun qoftė edhe mbi trap, si nė kohėt gri.

Kaptinat e romanit, qė janė tridhjetė e tre, pėrkojnė me vitet e jetės sė Jezusit. Lexohen me njė frymė jo pse janė rreptėsisht tė shkurtėr. Pėrpiqesh t’i shtrydhėsh sadopak apo t’ua provosh fortėsinė nė morsėn e kritikut. As nuk nxjerrin ujė dhe as gėrvishen nga morseta. Ėshtė meritė e autorit ky kujdes prej skalitėsi. Gjuha e romanit ėshtė lumturisht e zhdėrvjellėt. I popullojnė pasazhet fjalė e fraza tė trevės sė veriut, tė cilave nuk iu dha “viza” mė 1978, kur u hartua “Fjalori i Gjuhės sė Sotme Shqipe”. Dhe kjo plotėson njė boshllėk tė ndjeshėm. Merita e autorit pėr ta shtuar numrin e luleve nė bashtinėn e gjuhės sė kultivuar ėshtė kumt emblematik.

Proza moderniste gjer nė skajin e mbramė ėshtė njė kanxhė ku shkrimtrėt e sotėm duhet ta ankorojnė jahtin e krijimtarive tė veta, natyrisht, nėse kėta tė fundit nuk kanė pėr mision vegjetimin e shtogut, por atė tė qiparisit apo tė bredhit. Shkrimtari i provincės, alias autori i “Bisedė nė eter”, sheh nga kjo dritare. Nuk e teprojmė po tė shprehemi se vėshtrimi i tij ėshtė i kthjellėt.

Daniela Stefani