koka

Nr. 152 / 7 prill 2013

ukit

Beautiful

Takimi Rama – Meta është vërtet shumë i vështirë për t’u komentuar. Do ta quaja një sfidë për opinionistët, madje do të kisha çelur konkurs për të dhënë çmim për komentin më të goditur. Kjo sepse ai të mbush me kundërthënie të atilla, saqë nuk të lë ta çosh një ide deri në fund pa u penduar për ato që po shkruan. Të vjen t’i fshish e të shkruash të kundërtën. Kuptohet, më shumë se sa takimi te Rogneri, pështjellimin ta krijon takimi i fshehtë te Gjiri i Lalëzit, te shtëpia e Ilir Metës, ku thuhet se Rama i paska rënë në gjunjë Metës duke i kërkuar ndjesë për çfarë ka thënë e bërë kundër tij.
I ndodhur përballë kundërthëniesh dhe vështirësish të tilla, kërkova mendimin e një njeriu që, ndryshe nga ne gazetarët, i sheh shumë më nga jashtë këto ndodhi. Ç’mendim ke? – e pyeta. Po ja, kjo është si ato telenovelat, – më tha. – E ke parë Beautiful-in? Njëri martohet me njërën, pastaj kjo njëra dashurohet me të atin dhe e tradhton me këtë, pastaj del një vëlla ilegal, i cili ia merr, pastaj kjo kthehet prapë me të parin, ndërkohë ky ka pasur me të motrën një fëmijë ilegal etj. Kjo është thjesht një puntatë e telenovelës.
Ka të drejtë, thashë, nëse do ta shohim me humor gjithçka bëhet më e lehtë. Tek e fundit, kjo nuk është puntata e parë e telenovelës. Këto ia thashë një berishisti që po më kujtonte me tallje dhe sarkazëm faktin se Rama deshi të digjte Kryeministrinë për Ilir Metën dhe po u qante hallin katër të vrarëve të 21 janarit: Po pse çuditsh ti? A nuk bëri koalicion Berisha me Metën pasi ky e kishte quajtur vrasës për Gërdecin? A nuk u pajtua Berisha me Nanon pasi e kishte nxjerrë nga Kryeministria duke e akuzuar si vrasës? A nuk u blenë deputetë për të zgjedhur Presidentin para pesë vjetësh? A nuk, a nuk…? Mirë, mirë më tha, po pse i shkon tek shtëpia? Berisha s’i ka shkuar njeriu në shtëpi. E ç’rëndësi ka kjo? – i thashë./
Nejse, le të flasim pak më seriozisht. Edi Rama ka plotësisht të drejtë t’u bëjë atyre që janë të zemëruar dhe ndihen të zhgënjyer me të një arsyetim të tillë: Kur unë shkoj në zgjedhje vetëm, më thonë se i dua të gjitha pushtetet vetë, se nuk jam i zoti të negocioj me të tjerët. Kur bëj marrëveshje me të tjerët, më thonë se bashkohem me të korruptuarit. Më thoni ç’të bëj unë, xhanëm? A doni President që të mos jetë i Berishës? Si ta siguroj unë këtë pa u marrë vesh me Ilir Metën? Përderisa Berisha kërkon t’i marrë të gjitha institucionet me forcë, duke na kërcënuar të gjithëve, pse të mos bashkohem me Ilir Metën? Edhe ai është i interesuar të bashkohet me ne, përndryshe nuk më priste. Do të thoni ju se deri dje e keni akuzuar si njeriun me bllok në dorë që ka vjedhur e grabitur shqiptarët. Po këtu nuk bëhet fjalë për korrupsion, as për pyetjet që kemi shtruar se me çfarë lekësh i ka ndërtuar Meta shtëpitë në Tiranë dhe Lalëz. Këtu bëhet fjalë për rrezikun e demokracisë. Pastaj, a doni të marrim statusin e vendit kandidat? A nuk na kërkojnë ndërkombëtarët që për këtë na duhet dialog me kundërshtarët, President konsensual? Ja, unë po i bëj të gjitha, për hatrin tuaj vajta dhe hëngra ngjalën në shtëpinë e Metës, sipas ftesës që ai më kishte bërë para disa vjetësh, kur e pyesnim me çfarë parash e ka bërë atë shtëpi, dhe tani më thoni se e paskam ngrënë ngjalën në kuptimin metaforik. A doni të vijmë ne në pushtet, apo doni të na mbysë Berisha?
Personalisht i kam shumë të vështira kundërpërgjigjet ndaj gjithë këtyre pyetjeve. Kuptohet se Edi Rama fjalën “rilindje” duhet ta heqë urgjentisht nga fjalori, madje edhe togfjalëshin “shpresë për të ardhmen” zor se mund ta përdorë. Por, fare mirë mund të përdorë fjalën “frenim”. Parulla e tij mund të bëhet: “Po frenojmë rrëshqitjen e vendit drejt diktaturës së Berishës”. Ç’është e vërteta, për këtë kam një pikëpyetje jo të vogël: A është kjo që po jetojmë diktatura e Berishës si person, apo është diktatura e atij sistemi që ka kapur edhe Berishën dhe Ramën edhe Metën. Sepse shumë u tha, por askush nuk na nxori se cilët janë sekserët, të cilët janë bërë kumbarët e takimit Rama – Meta. A kanë ndonjë interes të vetin ata apo kanë hallet e demokracisë dhe lirisë sonë?
E pranoj, ky është shkrimi më pa koherencë që kam shkruar ndonjëherë, por e kam paralajmëruar lexuesin që ta marrë edhe pak si me të qeshur. E pra, sipas gjykimit tim, një marrëveshje Rama – Meta për të zgjedhur një President të ndryshëm nga ai që do të donte Berisha, nuk mund të ndalojë me kaq, pra thjesht me zgjedhjen e Presidentit. T’i imponosh Berishës një President që kontrollohet nga Rama Meta – sepse është e vështirë të mendosh se Rama – Meta do të impononin një President të pakontrollueshëm nga të dyja palët – do të thotë të hapësh një të çarë në koalicionin e maxhorancës, që do të degjeneronte shumë shpejt, aq sa më duket se zor se vendi do të arrinte në 2013-n pa zgjedhje të parakohshme. Këtë e them seriozisht, paçka se Meta tha se i qëndron marrëveshjes me Berishën. Sipas meje, veçanërisht pas këtij takimi me Ramën, ku ky i paska kërkuar ndjesë, Meta ndjehet më i fortë në koalicionin me Ramën, sesa në koalicion me Berishën, madje mund të ndjehet i çliruar nga një makth që endej në ajër se kur do t’ia priste kokën Berisha me prokurorët e gjyqtarët e kontrolluar krejtësisht prej tij.
Gjithsesi, Berisha duhet t’i bëjë një pyetje të rëndësishme vetes: Çfarë po bën ai kaq gabim sa po i ikin aleatët? Pse po bashkohen të gjithë “m..trat” – po të perifrazojmë Mustafa Nanon dhe Edi Ramën – kundër tij? Mos vallë pasi “era” që vjen nga maxhoranca që ai drejton është shumë më e qelbur? Mua kështu më duket. Montaneli mbahet mend në Itali, përveç të tjerave, edhe për një thirrje që u bëri italianëve para votimeve në fundvitet 70: “Mbyllni hundët dhe votoni demokristianët”. Në fakt, shqiptarët i kanë hundët të zëna tashmë; ato qimet e hundëve që ndiejnë qelbjen rëndë të politikës janë të tejbushura dhe s’japin më asnjë shenjë. Në fakt, seritë tona të telenovelave politike më shumë të kujtojnë ndarjet e nevojtoreve allaturka të shkollave në kohën e komunizmit, ku nuk ishte problem era, por vendi se ku duhet të kryeje nevojën, pasi ishin të mbushura tumllas me mullarë m…trash dhe duhet të hapje njërën derë pas tjetrës për të gjetur atë se ku mund të vije këmbët, të paktën.
Sidoqoftë, telenovela po bëhet interesante. Nuk do të çuditesha aspak që skenaristët dhe regjisorët të jenë duke punuar për një puntatë tjetër ku ne do të shohim, kësaj here jo në Top Channel, por në Klan, regjistrimin e fshehtë të takimit Rama – Meta në Gjirin e Lalëzit, me titull: “Hakmarrja e Metës për videon Prifti”, për të na lënë kështu pa frymë deri në puntatën e radhës. Nga Fatos Lubonja

E çuditshme aleanca PS-LSI

“Per interesa te larta te qeverisjes se vendit por edhe per arritjen e integrimit te vendit ne BE, pranova ftesen per bashkeqeverisje me PD-ne”, ka qene ky (i permbledhur) interpretimi publik i Ilir Metes ne vitin 2009-te kur po “kapercente” ylberin e opozites per te kaluar ne qeverisje te Shqiperise. Ne pamje te pare, pavaresisht se nga kjo “ndjenje patriotike” e thelle Meta gllaberoi ministrite me te rendesishme te kabinetit qeveritar Berisha, pavaresisht se mori 20% te pushtetit ne te gjitha nivelet, pavaresisht se pranoi kryeminister nje individ qe ne fushaten e vitit 2009-te deklaronte se do ta nxirrte ne pension, kishte nje fare fasade te pranueshme. Me 1 prill 2013, thuajse 3 vite e gjysem pas nje bashkeqeverisje me PD-ne, LSI e Metes pritet te “kaperceje” serish ylberin per tu rikthyer ne pozicionin qe pati para dhe gjate fushates se vitit 2009. Ne kushtet aktuale, tashme nuk ka me asnje fasade, asnje motiv te vlefshem moralo-politik, pervec llogarive tee thjeshta elektorale qe ne finale konvertohen ne numer votash. Nuk ka akoma indikacione per draft-marreveshjen PS-LSI, por besoj se eshte e qarte se Meta do te tentoje te pakten 40% te tortes se pushtetit dhe jo me pak se 4 ministri. Ndoshta do te kerkoje edhe nje post kushtetues si ate te kreut te Kuvendit, meqenese Rama tenton te jete kryeminister pas 23 qershorit dhe Nishani do te jete President edhe pas kesaj date. Nese eshte keshtu dhe do te kete nje marreveshje PS-LSI me termat e mesiperm, do te kete nje risi politike ne Shqiperi: Ndarje e tortes se pushtetit pa matur forcat ne fushaten elektorale! Risi per faktin se 4 deputetet e Metes ne 2009-en mundesuan mbajtjen ne kembe te qeverise Berisha, e cila arriti te siguroje vetem 70 mandate, aq sa e majta (PS+LSI+PBDNJ). Me shqeto, pavaresisht nese mandatet e LSI-se do te jene te vlefshme per qeverisjen e PS-se ose jo (numri magjik 71), Meta garanton “parcelat” e tij ne qeverine e pas 23 qershorit, nese do te rrezohet mazhoranca aktuale. Levizja e metes rreth 3 muaj para zgjedhjeve, ka perllogaritje matematikore por edhe sondazhe qe e kane orientuar. Nese do te dilte e vetme, LSI-ja do te ishte ne mes te “gjiganteve” PS dhe PD duke patur fatin e mbushjes se brendshme te nje sanduici. Ne krah te PD-se, LSI-ja nuk do te kishte asnje shans te merrte me shume vota se ne zgjedhjet e vitit 2009, madje mund te merrte me pak duke sjelle mandate ne favor te PD-se. Ne krah te PS-se, Meta ka mundesi reale te maksimizoje rezultatin, te pakten duke thithur prane vetes te pakenaqurit e mundshem te PS-se, te cilet nuk kane deshire te kalojne voten ne favor te mazhorances aktuale. Llogaria e PS-se besoj eshte me thjeshte: votave te vitit 2009-te, i kane shtuar ato te LSI-se, ndersa ka shpresa tek AK-ja dhe elektorati i saj per te bere diferencen e nevojshme me 23 qershor. Nese do te kete zyrtarizim te nje marreveshjeje PS-LSI, pjesa morale nuk ka interes te diskutohet, sidomos ne skakieren shqiptare te politikes. Cdo sulm, cdo fyerje reciproke, kaperdihet lehte kur shkurtohet rruga drejt pushtetit duke i harruar ato. Sa i perket pjeses se tortes se pushtetit, eshte e natyrshme te kete pakenaqesi tek aleatet tradicionale e besnike te PS-se, sic jane PDS-ja, PSD-ja, PSV91 e ndonje tjeter. Duke qene se LSI-ja do te jete me e madhja nder te voglat e koalicionit, pas ndarjes se tortes mund te ngelen per te tjeret vetem therrimet. Milo, Gjinushi, Koci e ndonje tjeter sic mund te jete Ngjela, e kuptojne se rendesia e tyre ne koalicion me afrimin e Metes minimizohet ndjeshem. Nuk eshte cudi te kete edhe nje carje te dukshme ne koalicionin opozitar, por qe mund te riparohet nga Rama duke futur ne vende te sigurta ne listat e PS-se kryetaret e siperpermendur. Se fundi, ia vlen te “harxhojme” disa rreshta edhe per popullin mazhoritar dhe ate opozitar. Mbeshtetesit e mazhorances natyrisht jane te coroditur: pas 4 viteve “miqesi” politike me te majten e vogel te Metes ne bashkeqeverisje, tashme duhet te behen “hasha”. Populli opozitar ne pamje te pare, mund te jete i kenaqur pasi pushteti me shifra matematikore, mund te jete me afer. Shqetesim per ta mund te jete ndarja e pushtetit, nese ai fitohet: LSI-ja do te jete perseri nje sektor i rendesishem punesimi, duke marre edhe “rriskun” e atyre qe deri dje, duke sulmuar e anatemuar LSI-ne, “enderronin” nje vend pune pas 23 qershorit. Shume interesante do te jete edhe fushata elektorale: 21 janari, Gerdeci, Korrupsioni do te jete tema qe nuk mund te perdoren per te sulmuar mazhorancen aktuale, pasi nje pjese e saj- LSI-ja, pritet te jete ne tribunat e opozites. Ne kete linje, PD-ja dhe aleatet e saj, do te jene me komod ne fushate, ndersa do te kene nje “mburoje” nga rradhet e opozites sic eshte LSI-ja, e cila nga ana e saj, nuk ka asnje argument politik per te perdorur ne fushaten elektorale. Ne te gjitha kuptimet, keto zgjedhje do te jene nje risi per Shqiperine e shqiptaret, por per tu njohur me gjithcka, duhet te jemi te durueshem, te presim 23 qershorin 2013! Blerti Delija

Të përmbyturit e Shkodrës: “Zot, bukën tonë të përditshme jepna neve sot...!

Në fakt Shkodra këto vitet e fundit është mësuar me përmbytje. Edhe politikanët e qeveritarët qenë mësuar ti kapërcejnë situatat që u ngjanin bombardimeve nga lufta, duke ardhur në Shkodër e duke prëmtuar dëmshpërblime per humbjet në të mbjellat, në gjënë e gjallë, për dëmtimet e rënda në banesa, për daljen jashte funksionit të të gjitha orendive shtëpiake. Por ajo që duam të trajtojmë është tjetërçka. Këtë vit nuk erdhën qeveritarët, pilotët, budigardët, ushtarët, policët, mashtrueësit... fare. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Prëmtimet për përmbytjet e para dy viteve nuk janë materializuar. Kanë mbetur thjesht premtime dhe nuk është dhënë asnjë dëmshpërblim i premtuar. Këtë vit mashtrimi nuk ecën, pasi më 23 qershor zvillohen zgjedhjet politike per parlamentin e ri. Por të shkojmë tej mashtrimeve. Nuk e paskan patur fajin as atmosfera, siç deklaronte kryeministri Berisha dy vjet më parë, se shira të tillë i vijnë Shqipërisë vetëm njëherë në 100 vjet, as mungesa e argjinaturave mbrojtëse, pasi dy vitet e fundit janë konsumuar fonde nga taksat e popullit prej miliona eurosh për ndërtimin e tyre, paçka se ato nuk janë ndërtuar fare, përveçse në letra. Në fakt, Shqipëria si në kohën e diktatorit Enver Hoxha, edhe përgjatë 22 viteve të fundit ka qënë shtet në letër dhe shtet ku kërkon deri në vrimë të gjilpërës alternativa justifikuese dhe mënyra mashtrimi, duke mënduar se qytetarët e kanë kujtesën të shkurtër, blitc
Ujrat e Drinit e të Bunës duket se u turbulluekan e bëkan shumë dëme kur përzihen me ujrat e kryeministrave e ministave si si Fatos Nano, Sali Berisha apo Dritan prifti, personazhet që janë mësuar ti bëjnë presion politikës, tu japin moral shqiptarëve e leksione shprese viktimave të tyre përmes demogogjive. Kjo skuadër politikanësh përgjatë viteve ka detyruar dhjetëra mijëra njerëz të mbarten natën nëpër kamionë e vëndosen në kampe, fëmijë të qajnë e traumatizohen e gra të lindin nëpër varka me trup të lagur e barkun bosh, duke iu lutur Zotit “Zot na shpëto fëmijët e na fal bukën e përditshme” Po bëhet një muaj deri sot që mbi 3000 hektarë tokë janë të përmbyra nga ujërat, ku të mbjellat tashmë janë dëmtuar dhe pranvera po iken e nuk ka kohë për rimbjellje, që mijëra shtëpi janë nën ujë dhe njerëzit nuk kanë bukë as par të ngrënë. Këtë situatë çmendurie, ku shteti thjesht nuk merret me shtetasit e vet, po e shfrytëzon partia opozitare, Ps-ja, si favor për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, e cila vazhdimisht u ka prëmtuar dhjetëra mijrave viktimave të përmbytjeve zgjidhe, sapo të vijë në pushtet me votën e popullit. Madje opozita këto kohë të vështira po përpiqet tu qëndrojë afër, po edhe duke u çuar ndihma konkrete. Deputeti i qarkut të Shkodrës Tom Doshi, duket se është personi të cilit njerëzit e zonave të përmbytura po i besojnë. Shumë nga këta na thonë se Tom Doshi po e tha fjalën, e mbanë.
Po shteti? Shteti nuk po ndihet fare. Por edhe të përmbyturit në veri të Shqipërisë duket se nuk presni tashmë asgjë nga ky pushtet që vetëm fjalë e premtime u ka dhënë. Gjithsesi, të përmbyturit, duket se janë të qetë në pritje të 23 qershorit për të votuar kundër tërë mashtruesve dhe të kënaqur që nuk i vizitojnë gjeneralë lufte, si fjala vjen Arben Imami, qeveritarë e politikanë të vijnë e shkojnë me avionë, e ne vënd të bukës e rrobave të përpiqen tu japin kurajo se lufta me ujin është e fundit...! Edhe Xhamia e Plumbit, një ndër monumentet e rtëndësishme të kulturës së Shkodrës, sa herë bie shi, mbulohet deri në mes nga uji. Është gati 300 vjeçar ky objekt kulti dhe shteti përveçse prëmtime, nuk ka dhënë asnjë kacille për ta mbrojtur nga vërshimi i lumit Drin.
Kjo kastë politike, pasi vetëm këtyre përgjatë tërë historisë se qytetit 2400 vjeçar u ka rastisur ta përmbytin Shkodrën, ka dramatizuar jo vetëm jetën e popullit, por edhe turbulluar politikën, ku kemi parë të majtë të akuzojnë demokratët si shkak, si mashtrim, si shpërdorim besimi e taksash të popullit, si demagogë, si skllavopronarë, por edhe demokratë që kanë sharë deri në dhjetë brez socialistët që nuk i kanë lënë të kujdesen për jetesën e votuesve të vet, pasi sipas tyre, ata u japin bukë të hanë nëpër kampe. Por edhe kjo bukë me supë këtë vit po mungon. Në fund të fundit, edhe pse pasuritë i humbën, këta viktima të ujit e politikës disa vjet e disa herë rresht, për këtë vit të paktën kanë fituar qetësinë shpirtërore, edhe pse kështu shtetarët janë shumë të kujdesshëm, të mos krjojnë hije të rënda mbi opozitën që gjithmonë e patën akuzuar se ka qënë pëngesë, por të bëjnë thjesht agresion falco dhe të prëmtojnë se nëse votohen për një mandat të tretë rresht, nuk do jenë këta që kanë qënë deri sot. As opozita nuk e atakohen qeverinë, përveçse përmes disa deklaratave mediatike si tullumbace, duke pritur ditën e zgjedhjeve politike për të marrë votën e tyre. Duket se opozita ka nisë një politikë të re, të ndihmojë konkretisht, larg zhurmave e bujës, larg mashtrimeve, pasi njerëzit që kanë edhe barkun bosh e marrin edhe ushqimet me listë, nuk janë të kënaqur me kaq. Duan të jetojnë e shpresojnë, duan të jenë të përgjegjshëm edhe për votën ku e japin.
Të duket se ngjasin këto edhe pse kur populli është tejet i këputur, nuk do u besonte broçkullave e fallciteteve politike, por do kërkonte siguri të jetës e pronës, çka PS-ja po i prëmton. Prandaj duket se nuk po ngrihens akuza konkrete, si fjala bie, kush ndërtoi mbi kolektorët e Shkodrës, kush i përvetësoi paratë e fondeve për argjinaturat, pse dëmshperblimi i përmbytjeve të para dy viteve ende as është dhënë, as ka ndërmënd të vihet uji në zjarr për këtë punë, por po lihen dhjetëra mijëra njerëz nën mëshirën e lutjes “Zot, bukën tonë të përditshme epna neve sot”, në pritje për votën e tyre më 23 qershor. Sokol pepushaj

Dashurite qe kthehen ne tragjedi per shume çifte

Problemi i hasmerive ne mes familjeve dhe fiseve ne Veriun e Shqiperise, jane kthyer ne nje burim te vazhdueshem tragjedish dhe ngaterresash. Tashme po klasifikohet si “koritje” ne baze te Kanunit, edhe dashuria ne mes te rinjeve, te cilet lidhin jeten e tyre pa pelqimin e prinderve.
Arvin Andrea Gjergji nga fshati Beltoje- Komune Berdice e Shkodres, ishte dashuruar me Fetije Çelepija nga qyteti i Shkodres. Familja e vajzes, nuk ishte dakord me kete lidhje, e cila kishte qellim kurorezimin ne martese, pasi djali ishte i besimit katolik dhe vajza e besimit musliman. Familja Çelepija ka kercenuar me jete vajzen e vet por edhe familjen Gjegji nese ata do te martoheshin. Para rreth 15 muajve, Arvini vendosi ta grabise nusen e tij te ardhshme, e vetmja rruge per te kurorezuar dashurine e tyre ne martese. Pas kercenimeve te familjes se vajzes, askush nuk guxonte ta ndihmonte, pasi menjehere do te vihej ne zbatim Kanuni. Vetem djali i axhes se tij, Ardian Jac Gjergji mori persiper ndihmen dhe rrezikun, duke marre pjese ne grabitjen e nuses se ardhshme te kusheririt te vet. Nga ai moment, familjet Gjergji dhe Çelepija jane ne konflikt dhe familja Gjergi u detyrua te ngujohet. Nder me te kercenuarit, eshte pikerisht Ardian Gjergji, i cili quhet edhe fajtori kryesor i çnderimit te familjes Çelepija, pasi ndihmoi ne grabitjen e nuses se kusheririt. Ardian Gjergji, njelloj si kusheriri i tij Arvin Gjergji me nusen e grabitur, jetuan te ngujuar deri para rreth nje viti dhe qe atehere nuk ka asnje adrese per te tre. Askush nuk e di ku jane. Ne Shqiperi, Ardian Gjergji ka akoma familjen e tij: gruan dhe dy femijet, te cilet jetojne akoma ne ngujim nen friken e vrasjes ne emer te Kanunit.
Para dy ditesh, babai i Ardianit, i quajturi Jac Gjergji, del fshehtas nga ngujimi per te blere buken ne nje dyqan aty afer. Ka qene rreth ores 21 e 30 minuta dhe mendonte se nuk do kishte rrezik, por makina e tij eshte qelluar neper terr nga nje bresheri automatiku. Per fat plumbat nuk kane qelluar ne shenje dhe eshte kthyer shume shpejt ne kullen e ngujimit.
Gjakmarrja ne emer te Kanunit, eshte nje problem jetik per shqiptaret, teksa deklarohen nga vete Avokati i Popullit Igli Totozani rreth 10 mije familje qe vuajne probleme te gjakmarrjes. Kjo eshte shifra zyrtare e shtetit, por numri familjeve te ngujuara eshte edhe me i madh. Redaksia

Kur moralistët bëjnë (pa dashur) lojën e regjimit

U bënë nja dy a tre muaj qysh nga momenti që kam hedhur tezën, se në rrethanat ku jetojmë duhet të bëhen tok të gjithë ata që janë kundër këtij regjimi dhe në këtë mes kam dashur të them shtruar e shkoqur se nuk ka rëndësi motivacioni që e ka shtyrë dhe e ka mbajtur secilin në opozitë me këtë regjim, por ka rëndësi predispozicioni opozitar. Gjendjen e shoh aq dramatike sa në shkrimin e fundit arrita të bëja pohimin më amoral që mund të jetë bërë ndonjëherë këtyre anëve: çdo qelbësirë që s’i ka punët mirë me regjimin duhet parë e përfillur si një resurs opozitar. Por jo të gjithë janë dakord me këtë tezë krejtësisht amorale. Kam parë, fjala vjen, se një numër internautësh (në debatin publik nuk kam vënë re ndonjë jehonë) të hidhen përpjetë si pas një pickimi.
Unë i kuptoj këta që hidhen pupthi në emër të ndjeshmërive morale, vetëm se këtu është vendi për të bërë disa nënvizime. Duhet thënë se jo të gjithë këta që hidhen përpjetë janë e njëjta gjë. Janë ca që e përjashtojnë apriori një aleancë dosido të ngritur mbi kritere amorale për të luftuar një regjim; e përjashtojnë në respekt të tharmit të tyre moral; kështu thonë, të paktën. “Ç’është kjo punë? Po morali ku vajti? Si guxon e na inkurajon një aleancë mes Ramës e Metës? E çfarë arrihet me këtë? Asgjë”, thonë ata.
Por janë dhe ca të tjerë që kanë gjetur syzet për ta parë PS-në si bartëse vlerash e morali, e pikërisht për këtë arsye, se si iu duket që “të bëhen tok, fjala vjen, me LSI-në e ndyrë, të korruptuar, etj., etj?” Këtyre, qofshin socialistë në pritje të ndonjë vendi pune, të një karriere, apo të ndonjë mundësie për të zhvatur e plaçkitur, qofshin njerëz që kanë rënë pa të keq në grackën e besimit naiv se PS-ja është ndryshe nga të tjerat, nuk kam ndonjë gjë të madhe për t’u thënë. Bëjnë sikur nuk shohin, ose njimend u ka shpëtuar, një gjë fare elementare: në politikën shqiptare imoraliteti është kapilar, askush nuk bën pis ndokënd në një aleancë (sepse secili është pis) dhe askush nuk mund t’i japë munxët tjetrit për shkaqe morale. Madje ky fakti i fundit është arsyeja që më bën mua ta kërkoj “shpëtimin” në zgjidhje amorale e të mos shpresoj në ardhjen e forcave të së mirës për t’ia treguar vendin forcave të së keqes. Shoqëria shqiptare është frikshmërisht e korruptuar. Nuk duken në horizont këto forca të së mirës.
Po bëj një ilustrim. Më ndodh shpesh të ndodhem me të tjerë në biseda të natyrës socio-politike. Dhe nuk është fjala vetëm për njerëz që më rrethojnë, por edhe për njerëz që nuk i njoh, e që i shoh për herë të parë. Dy vëzhgime kam mundur të bëj kollaj-kollaj. I pari. Biseda me ta rëndom, për t’mos thënë gjithmonë, dominohet nga shprehje të tilla, si “Berisha është gjë e zgjuar; ua fut të gjithëve, s’ke ç’i thua”, “kam nipçen me punë në Bashki dhe bravo i qoftë se po bën lekë”, “Po pse budalla është Berisha që t’mos pasurojë fëmijët?”, “Unë jam me PS-në, por Metës i heq kapelen, pasi mendon për të vetët e për besnikët”, “Rama është treguar më i zgjuar se Berisha e Meta, pasi i ka bërë gjërat pa lënë asnjë gjurmë”, “më dolën policët, më kapën që po ecja me shpejtësi, i rrasa njërit një 10 mijë lekësh në dorë, e ika”, “i thashë tim’biri: po  ti ngordhalaq je që nuk iu fute me grushta atij shkërdhate?”, “doktori që s’të merr lek është trap”, “gjyqtarët i japin të drejtën e pronësisë robit, e ti thua t’mos i marrin një bakshish të majmë!”, etj., etj. Më ndodh shpesh të zbuloj që vjen një moment në biseda të tilla, kur çdo frazë që thuhet është ‘mbrapsht’. Dhe nuk e teproj kur them ‘çdo frazë’. Unë kam provuar, në varësi të rrethanave, të bëj kundërshtimet e mia, por s’më duhet shumë për të kuptuar se s’ia vlen; ata janë ashtu. Kanë njëmijë vjet që janë ashtu.
Vëzhgimi dytë. Shumica e njerëzve që më takojnë, nuk më marrin për atë që unë demonstroj vazhdimisht se jam, por më marrin për atë që ata vetë besojnë se unë jam. Ata janë të bindur pra se çfarë unë them në gazeta, në publik e në TV i them për të shitur dëngla, për të rënë në sy, për të bërë protagonistin, për t’bërë detyrën, për t’u dukur snob, modern, i bredhur, etj., dhe se në jetën reale unë jam domosdo tjetër njeri. Me një fjalë, më marrin për dinak, hipokrit, me dy fytyra, dhe nuk u shkon mendja se më fyejnë. Përkundrazi, me mendjen e tyre janë duke më marrë për “të zgjut”. E ndoshta çuditen që nuk u them “faleminderit” për konsideratën!
E teproj me këto vëzhgime, sidomos me të parin? Në opinionin tim e në dijeninë time, hiç fare. Ata që ne takojmë rastësisht në një tryezë bari, janë shqiptarët e zakonshëm e mesatarë, janë fëmijët tanë, vëllezërit tanë, prindërit tanë. Çdo mikrohabitat është Shqipëria në miniaturë, është kampioni, nga analiza e të cilit mund të nxirren fare mirë përfundime të sakta antropologjike e sociologjike për gjithë vendin. Madje, për aq sa di unë, elita e kremi i shoqërisë nuk është një gjë e ndryshme në terma moralë. Nëse do të na duhej të përkufizonim shqiptarin e sotëm, kam frikë se do duhej ta fillonim duke thënë se “ai është një qenie amorale’.
Nuk jeni dakord me mua? Epo atëherë ju jetoni në një Shqipëri që unë nuk e njoh dhe anasjelltas. Ah, nuk jeni dakord me mua, që në Shqipëri është instaluar një regjim? Epo atëherë, uroj t’ia shihni hairin kësaj status quo-je. Ah, jeni dakord me mua, që shoqëria shqiptare është e korruptuar dhe e prishur moralisht, e që në Shqipëri sundon një regjim, por nuk jeni dakord që të bëhet një mobilizim i natyrës amorale për ta rrëzuar këtë regjim? Epo qofshi ju që jeni, atëherë. Nga Mustafa Nano (Shkrim i publikuar më parë, dhe i rimarrë nga Dita e sotme; duket aktual).

Kur Kanuni mesjetar sfidon shtetin, gjakmarrja mbetet plagë që kullon gjak…

Prej shekujsh ne Shqiperine Veriore (e vecanarisht ne Malesi te Madhe ,Dukagjin ,Shkoder e tjer),kanuni mesjetar i Lekë Dukagjinit eshte zbatuar me fanatizem si nje “kushtetutë” qe rregullonte mardheniet ne shoqeri , familje e deri me “shtetin”. Kanuni kryesisht ne trevat shqiptare qe cilesuam me siper ka arritur te sfidoje shtetin edhe sot ne fillimet e shekullit XXI.. Mjerisht nje nder paragrafet më jetëgjate te kanunit eshte ai qe merret me gjakmarrjen. Nenet (nese mundemi ti quajme keshtu) qe i kushtohen gjakmarrjes parashikojne mbi te gjitha larjen e gjakut me gjak ,pra vrasjen me vrasje , gje qe do te thote vazhdimin e gjakmarrjes nga njeri brez ne tjetrin ,jo vetem brenda shtepiave ,por edhe fiseve…Madje ka gjakmarrje qe vazhdojne me dekada e deri mbi nje shekull ,pasi sic thuhet ne kodet mesjetare te kanunit gjaku nuk humbe kurre… Per te vertetuar kete qe shkruam me siper ne si medie e pavarur dhe kombetare menduam te marrim si shembull rastin e fisit “LIKAJ” nga Zagora (Malesia e Madhe) dhe fisit “SHALA” qe vijojne te jene ne gjak me njeri tjetrin per gati nje shekull me radhë. Rasti i fundit i vrasjes per gjakmarrje ka ndodhur ne vitin 1944 kur GJ. K. i fisit “ Shala” vrau per gjakmarrje te ndjerin Bajram Smajl Likaj (te fisit “Likaj”),ku pas kesaj vrasje erdhi ne pushtet diktatura komuniste dhe plaga e gjakmarrjes u duk se u mbyll per rreth gjysem shekulli ,madje edhe kur erdhi demokracia u mendua se kjo plage e hershme tashma ishte thare ,ndaj duke u lene ne heshtje u mendua se kjo gjakmarrje kishte marre fund. Por mjerisht nuk kishte ndodhur keshtu pasi fisi “Shala” megjithse kishte vrare e fundit nje dite i çon fjale fisit “Likaj”e konkretisht shtepise te Ragip Likajt (qe ne vitin 1944 i kishin vrare axhen Bajram Likaj-n) ,se na keni edhe nej gjake borxh te cilin nuk do ta leme te humbë… Kjo fjale do te thoshte se Ragipi tashma ishte ne gjak me fisin “Shala”. Fatkeqesisht Ragipi eshte i vetmi trashigimtare i shtepise “Likaj” ,ku dhe ai ka vetem nje djal , qe tashma jane ne gjake me fisin “Shala”. Ragipi duke pasur nje djale te vetem me emrin Elsad Ragip Likaj i datelindjes 10 maj 1995 eshte detyruar ta largojne nga Shqiperia me cdo çmim ,nga frika e gjakmarrjes nga pjestare te fisit “Shala”, qe per aresye “sigurie” nuk po mundemi tju a shenojme emrat e atyre qe e kane kercenuar Ragipin me familje..Me kete rast po kujtojme se organet shtetrore dhe shoqatat pajtimtare jane munduar te kontaktojne me palet ,por fisi “Shala” nuk pranon te hyjne ne bisedime nga njera ane , por vijon ta kercenojne familjen “Likaj” nga ana tjeter..Ne si gazetë kur menduam te marrim si shembull kete raste per te plotesuar temen e shkrimit kontaktuam edhe me babain dhe nenen e Elsad Likaj-t ,te cilet te friksuar e me lot ne sy na treguan per friken qe kane nga nje gjakmarrje e mundeshme e pralajmruar nga pjestar te fisit “Shala”. Ragipi na tregoi veshtirsit qe ka hequr per ta larguar djalin e tij nga Shqiperia per ne nje vend te Europes Perendimore ,larg syrit te gjakesve , qe ne nentor te vitit 2011. Babai i Elsadit na tregoj edhe nje fotografi qe e mbante gjithkund me vehte. Fotografine ne menduam ta vendosim ne kete shkrim ,pasi ketu Elsad Likaj tregohet nje djalosh i ri, i bukur dhe i shendetshem ku ne syte e tij te duket se “lexon” pafajsine e nje te riu ,qe sic thote nje fjale popullore nuk vritet per gjake…Fatkeqesisht ne trevat veriore te Shqiperise nuk ndodhe keshtu ,pasi me shume sundon kanuni se ligji..Ne ne mbyllje te ketij shkrimi sensibilizues po e urojme Elsadin me fjalet tradicionale paç jeten e gjate kudo qe te jesh. Ndue Bacaj

Shkodër, je ba kaq e bukur e unë jam tu vujt se nuk kam ma shumë dashuni me t’falë

Me kamt e laguna në Kir, sytë e lamun në Bunë, e kundrimin e njomun në Liqen, çapit në të sotmën tande si atëherë edhe tash. Me më shumë thinja, rrudha e peshë vitesh hapin lshoj ngadalë mbi ty Shkodër loce, si mbi pasqyrën e reflektimit tem, tuj u drashtë se mos thuhet e mes pa u pa me ty e me vedin e asokohershëm. Mes zanave e hapave që vërshojnë përpiqem me ndigju ndonjë turra a vrap, ndonjë thirrmë a dihamë. Dhe eci. Kqyr rreth e rreth, për me mujt me gjet ndonji copë të mbetun të mozaikut tand, pamjen e thërmume të ikjes teme. Për me mujt me e njit me lotin e mallit e me ba një kujtim. Zemra jote dashnishumë e njerëzit e tu tamël t’amël më presin me zjarmin ma t’zjarmt të pasionit të mirëseardhjes, zjarmin që vetëm ata munen me e nez.
Po të shoh e mes lotëve të mallit po përpiqem me të pa ma të kthjellët, Shkodër. Mbi ty ec e si mbi re më bahet se po shkoj rrugëve dhe kujtimeve të mija. Shkodrën tash e kam kundru ma ambël e kanda ma kishte edhe tjetërherë me pas mujt me e pa kështu, si një zonjë hirëplotë e ballnalt. Por ani, ajo gjithherë ka ken njaja që zemra jeme ka mbrujt në maxhën e vet të dashnisë dhe kujtimeve. Këtë qytet e kam jetu e ka jetu në mu me tançka aja ka patun për vedi, e unë për të. Jena pa nadjeve të murrme, dritëpakë e reshumë. Me Taraboshin kqyreshim sa herë që gajlen e shiut merrnim me vedi për me nis shfletimin e përditshmërisë rutinore. Nadja e mirë, porsi një apoteozë prekte shojishojn në ecejaket e fillimit të ditëve që ndryshonin njana me tjetrën vetëm kur tufat e kalimtarëve i njellte morti si tufa sorrash në vendlajmërimet e vdekjeve. Paheshin e ndaheshin, pëshpërisnim e shportitnim, e me një nur hidhërimi e grimca mendimesh pikëlluese shpërndaheshin sekush në punën e tyne. Me Shkodrën gjithherë pa jena dhe shihna e nigjohna me plot gajle. Na kanë ndjek nga mbas kambanët e kishave e zani i xhamive, tubimet politike, e gostitë modeste të artistëve në kafenetë e strukuna. Vdekjen dhe lindjen kena prit e përcjellë. Pushkën në mes të pazarit e kangën në maje të gjuhës kena pas, jetu e nigju. Me kohët dhe historinë, me të kalumen e të tashmen, me andrrat e pasionet, me tançka që ka ken vetëm e vedja, jena pa e jana dasht sot e mot. Shihna e nigjohna, me krejtçka Shkodra ka pas me na dhanë e na kena pas me tan zemër me ia dhanë. Emnin dhe krenarinë e saj pasaportë na asht ba në aeroporte përballjesh dhe sfidash. Me të madhe e kena pohu botnisht atë si vendlindjen tonë, e aja si një nanë zemërmadhe e gazplotë, e përkushtume e ngadhnjyese, nuk asht kursy me na mush. Të shpërndamund në të katër anët, e të çapërlumun në shumë copa prej nevojës për me mbijetu, jena përpjek për me metun shkodran, për me e kungu bukën e shpirtit, gojëve të unshme, e tamlin e limfës, buzëve të thame për qiej dhe liri. Kena gjet përditë një fije përkushtim, ndërmëndje e përmallim, e jena nis për me ardh te ti, e me ikun prej teje ashtu siç e ke patun zakon, të mirë, zemërbardhë, besimtarë, diellplotë, hanëndritun, e tançka tjetër na vetvedi kena patun si ngulm me e kumtu. 
Sot ndërsa e djeshmja e tymit dhe absurdit kanë metun njolla të errata në ndërmendje dhe dhimbje prore, përmendemi prej këtij nuri qi i ka ra si dritë prej Zojës së Shkodrës, si breror prej krenarisë. Ndërsa hapat hedhim në rrugët që strukin kujtimet, syni na mushet përplot me velin që ka hedhun, me shkëlqimin që përshkëndit. Ka ndryshu kaq shumë Shkodra, asht ba kaq e mirë, e unë po vuaj, mbasi nuk kam ma shumë dashuni me i falë, e zemër vetëm një më ka dhanë nana dhe kjo tokë, njatë zemër që më rrah përditë për të. Shkëlqen përditë e ma shumë, e unë shoh përditë e ma thellë në qiellin tand, në dallëndyshet e pranverave që vijnë për me m’su në kthjelltsinë tande flutirimin e pafundsisë. Gëzo Shkodër ma t’bukurën nur që të ka ra. Shfleto në kangët tuja, harenë e akshihaneve e namin e pëtbotshëm të bijve të tu, ma t’bukurën prej tyne këndoje me za, pa u drujt e pa gajle. Tankush kje me ty, asht me shpirt e zemër aty, vjen në prehnin tand e ikën, si prej prehnit të nanës, përplot me gazmend e dëshira. E ti metesh tamli ma jetdhanës, Rozafa legjerndare. Nga Albert Vataj

Dokumentari në CNN, 12-vjeçarja: Si më trafikuan

Roza u mashtrua nga i dashuri, njerku e përdhunonte. Tutorin e liroi xhaxhai i tij gjyqtar, bleu vilë trekatëshe në fshat”
“Trafikantët kërkonin kokën time”. Kështu është shprehur në një intervistë për CNN, Mimi Charakova, autore e një dokumentari që trajton historinë e trafikimit të prostitucion të një 12-vjeçareje shqiptare. Dokumentari i saj shfaqet për herë të parë për publikun e Londrës, ndërsa në fund të vitit të kaluar, në dhjetor, u nderua me çmimin për kurajën në Festivalin Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut në Nju Jork. Historia tashmë ndërkombëtare është fati i keq i Rozës, vajzës nga Shqipëria, e cila pas një fëmijërie të ndrydhur, pas përdhunimit nga njerku i saj, trafikohet jashtë Shqipërisë duke u bërë pjesë e botës së dhunshme të industrisë së mishit të bardhë. “Ajo kishte veshur këmishën e saj rozë dhe sandalet e preferuara ditën kur u largua nga fshati i saj në Shqipëri. Nëna i thirri me zë të lartë përpara se të futej në makinën e kuqe ‘Mitsubishi’ të të dashurit të saj. Por ajo nuk e ktheu kokën për t’i thënë ‘mirupafshim’. Ishte 12 vjeçe dhe e nevrikosur”. Kështu shkruhet në skenarin e dokumentarit që ka për autore Mimi Charakova-n, regjisore amerikane. Dokumentari është titulluar “Çmimi i seksit”. Skenari ngërthen një histori tërësisht shqiptare, një vajzë nga fshati në adoleshencë, e cila njihet me një mashkull më të madh se veten dhe bie në dashuri. Më pas ëndrrat për një jetë të re e deri tek udhëtimi me skaf drejt Italisë dhe të papriturat e fatit atje.
Vajza shqiptare “Quhej Roza, prej vitesh përdhunohej nga njerku. Nuk mund t’i tregonte gjë nënës, sepse e dinte që do ta largonin nga shtëpia dhe do ta shanin. Kur mbërritën në Itali, i dashuri i kërkoi që të punonte për të si prostitutë. Në fillim ajo mendoi se bënte shaka: la shtëpinë, braktisi familjen për të qenë me njeriun që donte, me të cilin ëndërronte se një ditë do të martohej. Ai ishte i rritur dhe ajo e dashuruar. Por njeriu që donte e ktheu atë në realitet. I tha sa shumë para u harxhuan për rrugën, për dokumentet false, për rrobat dhe gjithçka tjetër që e bënin atë të dukej e bukur. Ajo qau, ndërsa ai i preu gjurin me thikë në mënyrë që ajo të pushonte. Për 7 vitet që do të pasonin shenja ishte një kujtesë se ajo s’kishte njeri tjetër veç tij”. Historia e dhunshme dhe kriminale rrëfehet nga vetë protagonistja e ngjarjes, e cila tashmë ndodhet diku në një strehë ndihme për viktimat e trafikut. Vajza dëshmon se sapo i është dhënë mundësia e ka denoncuar trafikantin dhe shfrytëzuesin e saj. “Por xhaxhai i tij ishte gjyqtar”, tregon vajza shqiptare. Sipas saj, tutori i dhunshëm i saj u la krejtësisht i lirë. Ai që e kishte shfrytëzuar atë në mënyrë të dhunshme me rrahje e kërcënime në Itali dhe Belgjikë, u largua për pak kohë nga Shqipëria derisa “gjërat” u ftohën. Pas denoncimit në polici dhe tashmë kur ndodhet nën ndihmë sociale, Roza thotë se ka mësuar për tutorin e saj. Ai është i lirë, i padënuar dhe i kthyer në Shqipëri. Sipas Rozës, ky person ka blerë një vilë trekatëshe në fshatin e saj në Veri të Shqipërisë.
Braktisja Ajo që ka ndodhur me Rozën është më se e rëndë. Familja e saj e mohoi atë, të afërmit e quajtën lavire dhe nëna e saj, ende e zhgënjyer, nuk e di se i pari që abuzoi me Rozën ishte në fakt njeriu që i kishte rrëmbyer asaj ndjenjat në një kohë. Dokumentari ilustron gjendjen aktuale të Rozës, protagonistes së historisë. Vajza mbahet e mbyllur në një qendër rehabilitimi të viktimave, ndërsa tutori i saj i pasuruar dhe i pandëshkuar endet i lirë. Autorja e dokumentarit, e shquar edhe në fushën e fotografisë, shpjegon se ka investuar histori të tilla edhe përtej Shqipërisë, megjithatë, subjekti i Rozës është i veçantë. Për realizimin e dokumentarit autorja kishte mbledhur dëshmi dhe materiale për shtatë vite me radhë deri në kompletimin e historisë.

Rotacioni e ka emrin ’800 mije vota”. Që të kemi rotacion – pra, që opozita të vijë në pushtet – duhet që koalicioni opozitar të marrë zyrtarisht kaq vota

Në zgjedhjet e vitit  2009, sipas KQZ-së, totali i votave të vlefshme ishte 1.52 milion. Dy vjet më vonë, në zgjedhjet e 2011-ës, totali i votave të vlefshme arriti 1.57 milionëshin. Në zgjedhjet e 2013-ës, edhe pse mund të pakësohet votimi familjar (ku babai voton për fëmijët e tij emigrantë) apo votimi puro fiktiv (ku kutitë mbushen nga komisionerë të korruptuar, si në Dajç të Lezhës, për shembull), gjasat janë të mëdha që totali i votave të vlefshme të kapë nivelin 1.6 milion.
Që të kemi rotacion – pra, që opozita të vijë në pushtet – duhet që koalicioni opozitar të marrë zyrtarisht të paktën 800 mijë vota, ose gjysmën e votave të vlefshme. Ose ndryshe, të marrë 110 mijë vota më shumë se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. Ose më thjesht akoma, të shtojë mesatarisht nga 22 vota në çdo qendër votimi, krahasuar me ato zgjedhje.
Kjo shtesë prej 22 votash për çdo qendër votimi, në pamje të parë, mund të duket e lehtë për t’u arritur, por kërkon një impenjim kapilar në çdo centimetër të territorit. Fushata e opozitës me tryeza, debate, propozime për ulje taksash e përmirësime shërbimesh publike, etj. është e domosdoshme, por jo e mjaftueshme. Vajtja derë më derë e dyqan më dyqan, nga sot deri në mbrëmjen e 23 qershorit, është një armë e domosdoshme komplementare e fushatës mediatike të opozitës. Dhe përsëri, ndoshta nuk do të mjaftojë. Sepse sistemi zgjedhor i inxhinieruar nga Kastriot Islami në 2008-ën (atëherë eksponent i lartë i PS-së) kërkon një koalicion sa më të madh, për të maksimalizuar votat. Dhe si i ka punët PS-ja me koalicionin e saj opozitar? Le të shohim numrat.
Nga koalicioni opozitar është larguar PBDNJ-ja, e cila mori 18 mijë vota në zgjedhjet e fundit parlamentare (të 2009-ës). Ndërkohë në koalicion janë futur PSV-91, PLIDR, PGJ, PTR, PMDE, PRDSH dhe PRRL, të cilat morën së bashku rreth 16 mijë vota në 2009-ën. Përveç këtyre, në koalicionin opozitar janë futur edhe nja 20 parti të tjera të vogla (të majta e të djathta), të cilat nuk ishin në garë në zgjedhjet e 2009-ës dhe që nuk u ndihet shumë zëri në opinionin publik.
Kjo panoramë e koalicionit opozitar na tregon se objektivi 800 mijë-votësh nuk ka gjasa të arrihet nëpërmjet shtimit të partive që i janë bashkuar deri më sot. Ai mund të arrihet ose duke shtuar mesatarisht nga 22 vota për vetë PS-në në çdo qendër votimi, ose duke afruar në koalicion parti që kanë peshë të ndjeshme elektorale.
Ndër partitë që janë ftuar t’i bashkohen koalicionit opozitar dhe që ende nuk i janë bashkuar, AK-ja është e vetmja që nuk e ka përjashtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë përfshirjen në të. Dhe kjo është një parti që ka prezencë të përditshme në media dhe një përhapje kapilare në të gjithë territorin e vendit. Zyrat me logon e saj mund t’i shohësh jo vetëm në çdo qytet, por edhe në zona sub-urbane e rurale. Ndërkohë, sondazhet e publikuara deri më sot sugjerojnë se AK-ja ka një përkrahje të ndjeshme në elektorat.Në media kanë qarkulluar zëra për negociata jo zyrtare mes PS-së dhe AK-së, por ndoshta ka ardhur koha që të dyja palët ta materializojnë një koalicion të përbashkët. Kuptohet, në qoftë se objektivi i tyre real është ai që deklarojnë çdo ditë – rotacioni i pushtetit. Nga Eduard Zaloshnja

Nënçmimi i vetëdijes së deputetëve

Praktika e shpeshtë e kthimit në rivotim të vendimeve të Kuvendit është nënçmim i madh për Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe në veçanti për deputetët e tij. Duke u thirrur në çështjen se “deputetët nuk kanë ditur se çfarë kanë votuar”, deputeti vihet në pozitë të personit të paditur dhe sidomos për faktin që kjo dukuri po përsëritet mjaft shpesh. Prandaj edhe nuk duhet habitur se në popullatë po fitohet përshtypja se deputetët janë të padijshëm. Ndërkaq, përshtypja ime nga brenda është se deputetët janë edhe të dijshëm edhe të vetëdijshëm, prandaj edhe konsideroj se me vetëdije të plotë votuan mocionin e interpelancës lidhur me personat e pagjetur. Si pozitë ashtu edhe opozitë, të gjithë njëzëri, shprehën bindjet e tyre se fati i të pagjeturve duhet të zbardhet sa më parë. Rrjedhimisht, kushtëzimi në dialogun me Serbinë ishte një nga mekanizmat e parapara për t’u zgjidhur kjo çështje e dhimbshme, për të cilën votuan me vullnet shumica e deputetëve në Kuvendin e Kosovës. Për Qeverinë kjo zgjedhje e deputetëve mund të jetë politikisht jokorrekte, veçanërisht karshi faktorit ndërkombëtar.
Ndërkohë që Qeveria duhet të jetë e vëmendshme në ndjekjen e konceptit të vet politik dhe këshillat e sugjerimet e tyre t’iu japin me kohë deputetëve të pozitës, e jo kur të shohin se nuk iu kanë dalë “hesapet” si duhet ta hedhin në vazhdimësi topin e injorancës në terren të Kuvendit. Kjo sjellje është thjesht fyerje e inteligjencës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe si e tillë është e patolerueshme. Aurora Bakalli, Deputete e Kuvendit të Kosovës

Universi i Mjedës në penën e Mentor Qukut

Në pranverën e këtij viti më ranë në dorë 8 vëllimet  e veprës studimore  “MJEDA”, të studiuesit të pasionuar e të palodhur shkodran, Mentor Quku. Më ranë në dorë jo rastësisht, por autori i kësaj vepre, që është edhe miku im prej më shumë se prej 30 vjetësh, pati mirësinë dhe bujarinë të ma dërgonte.
Ishte një kënaqësi dhe emocion për mua, kur e mora në dorë këtë vepër, për faktin se kam asistuar në një farë mënyre që në hapat e parë të autorit gjatë rrugës për krijimin e saj.Ishte fillimi i viteve ’80 dhe në atë kohë punoja në gazetën “Jeta e re” të qytetit të Shkodrës. Mbuloja si redaktor edhe faqen kulturore. Midis bashkëpunëtorëve të shumtë, pothuajse gjithmonë pasditeve, vinte në redaksinë e gazetës edhe një mësues, që punonte në një shkollë të Barbullushit. Quhej Mentor Quku. Që në bashkëpunimet e para më bënin përshtypje skrupuloziteti dhe kërkesa e tij për saktësi të skajshme në ato që shkruante. Filloi të sillte disa shkrime për poetin e madh të Rilindjes sonë Kombëtare, ose më saktë, indormacione të shoqërura me dokumente e fotografi të panjohura nga jeta e rilindësit të shquar. Mjaft interesante kur i lexoje. Por, nuk arrija të kuptoja përse hasja rezistencë në publikimin e tyre në faqet e gazetës. Më vonë dëgjova se Quku ishte nga ata me kleçkë në biografi, nga ato kleçka që e kishin penguar atë të vazhdonte shkollën e artit të pikturës dhe e kishin degdisur mësues të thjeshtë në zonat e thella. Por Mentori ishte nga ata që nuk dorëzohej lehtë, përkundrazi imponohej me punën e tij cilësore dhe rigoroze. Dritën jeshile ja hapi gazeta „Bashkimi“, duke i botuar shkrimin e parë për Mjedën. Pastaj filloi të botonte parreshtur edhe në faqet e gazetës sonë. I mbaj mend pasditet kur zbriste nga autobuzi që e sillte nga Barbullushi. Pa shkuar në shtëpi, ndalej në bibliotekën „Marin Barleti“, apo në atë të Institutit të lartë pedagogjik të Shkodrës, ku punonte i pasionuari dhe i palodhuri Vili Kamsi. Mentori ishte frekuentuesi „më i bezdisshëm“ i këtyre bibliotekave, sepse largohej prej tyre vetëm kur punonjësit shuanin edhe dritën e fundit. Pastaj orë të tjera pune të pasionuar gjatë natës, e të nesërmen na vinte një shkrim i ri në redaksi për figurën e Mjedës.
    Kanë kaluar 30 vjet që nga ato shkrime të para të Qukut. E ja, tani kemi në dorë një vepër shterruese për universin e Mjedës, të dalë nga pena e tij. Në këta muaj që nga pranvera, i kam shfletuar e lexuar vëllimet e veprës dhe në fund kam thënë: Sa pak e paskam njohur Ndre Mjedën…Ndërsa tani, për fat të mirë, miku im e studiuesi i pasionuar Mentor Quku, ma shpalosi të plotë figurën e tij.
     Në vitet ‚30  Ernest Koliqi shkruante:  „…Dom Ndreu duhet zbulue si njeri dhe si artist, dhe se madhënija e këtij Shqiptari, të zhdukun thuejse në heshtje e n’indiferentizëm, u duhet shpjegue profanve sepse mshefej nën nji dukë mbrenda nji natyre qi nuk e lejonte m’u shfaqun çiltas“…
     Mbase kjo thënie u bë deviza e punës e mësuesit të thjeshtë, brenda të cilit gjallonte aktivisht figura e studiuesit të pasionuar. Një informacion, një dokument i panjohur, një zbulim arkeologjik, një dëshmi nga të moshuarit, hidheshin në letër nga ai dhe ishin bërë gati obsesioni i tij i vazhdueshëm. Na befasonte kur i sillte në gazetë, por ishte i padiskutueshëm në argumentet e tij. E kjo punë, që në fillim nuk i hapte as dyet e një redaksie të vogël, më vonë do t’i hapte dyert e skedaret e bilbiotekave e muzeve më prestigjioze në Europë, ku Mentori për më shume se 30 vjet hulumtoi po me atë zellin e mësuesit të thjeshtë, por edhe me vetëdijen e përgjegjësinë, me personalitetin e shkencëtarit që gjithnjë e më shumë po formohej tek ai. Një fakt i thjeshtë: Nëse dikur ndër dokumentet fotografike për Mjedën njihej ndonjë foto kur rilindasi ishte mbi 40 vjeç, Quku arrin të na sjellë edhe fotografinë monumentale të nënës së poetit, që datohet 1903,  e që ishte jo larg, por në arkivat e fototekës Marubi në Shkodër. Por, siç e thotë Koliqi, shumë gjëra mbaheshin fshehurazi qëllimisht për figurën e Mjedës. E mbi ato barriera do të triumfonte pasioni e serioziteti kërkues i studiuesit Quku.
     Tani vepra e tij për universin e Mjedës është në duart e studiuesve, lexuesve të thjeshtë, dashamirësve të kulturës e artit, dashamirësve të vetë Mjedës. Vepra e Qukut, nuk të jep vetëm atë që ai ka mundur të sjellë vetë për Mjedën, por të hap mundësi e horizonte të reja që të shkosh më tej, mjafton të jesh i interesuar. Në veprën e tij e gjen veten si në botën e internetit, ku ti futesh në një sit e pastaj sa më shumë që gërmon, aq më tepër zbulon e aq më larg shkon. E kjo është një meritë e madhe, në pamje të parë e padukshme, e veprës së Qukut. Unë në këtë prezantim modest nuk u ndala të analizoja vlerat e veprës, sepse do duheshin shumë shkrime e mendoj se nuk jam unë personi adapt. Vepra flet vetë, mjafton ta shfletosh e lexosh.
    Gjatë gjithë këtyre viteve, i kam bërë një pyetje vetes, që nuk ja kam bërë kurrë as në konfidencë mikut tim, Mentorit: Quku i përket besimit mysliman. Si ka mundur t’i dedikojë tërë pasionin e jetës së tij një figure të spikatur të besimit katolik?
    Mendoj ta jap vetë edhe përgjigjen. Këtu qëndron niveli i tij si njeri i qytetëruar, që ngrihet mbi çdo gjë tjetër. Veladoni i Mjedës nuk e ka penguar atë që ta adhurojë atë figurë e ta studiojë ashtu siç e ka studiuar. Quku është një shembull tjetër monumental i asaj harmonie në bashkëjetesën midis qytatarëve të besimeve të ndryshme fetare, që kemi patur rastin ta shikojmë me sytë tanë gjatë 20 viteve që kemi punuar e jetuar në Shkodër. E në ditët tona kjo merr një vlerë të re të padiskutueshme. Ndue Lazri

Partia shtet është e dhunshme me kundërshtarët politikë

Teksa ka nisur numerimi mbrapsht 80 diteve te mbetura nga zgjedhjet e pergjithshme parlamentare ne Shqiperi, presioni politik dhe lufta mes dy kampeve ka nisur te ashpersohet jo vetem ne nivel qendror por dhe ne cdo rajon dhe qytet te vendit. Para pak ditesh ishim deshmitare te nje aksioni policor teper te fryer qe goditi dhe arrestoi nje te madnatuar me voten e popullit, kryebashkiakun e Kavajes, perfaqesues i Partise Socialiste per nje incident sportiv qe u kthye ne nje incident me motive politike, çka e deshmoi dhe vendimi i gjykates se rrethit Tirane per nje mase minimale ndaj Elvis Roshit per detyrim paraqitje deri ne perfundim te proçesit.
Raste te tilla ka plot, jo vetem me te mandatuar, funksionare apo drejtues te Partise Socialiste por dhe me anetare dhe aktiviste te thjeshte, te cilet bien pre e presioneve policore, largimeve nga puna, apo dhe kercenimeve per jeten.
Ne qytetin e Shkodres te ashtuquajturin bastion te Partise Demokratike ne zgjedhjet parlamentare te 2009 partia me e madhe opozitare mori 4 deputete dhe nje merite per kete krahas vullnetit te votuesve, kane patur pa medyshje dhe shtabi dhe administrate zgjedhore e ngritur nga Partia Socialiste per ruajtjen e votes se qytetareve shkodrane. Nje prej familjeve qe kane dhene kontribut te rendesishem per Partine Socialiste ne qytetin me te madh verior eshte dhe ajo e Musa Hetes, ku ky I fundit perveçse anetar qe nga themelimi I kesaj force politike ne ’91-shin, ka qene dhe kandidat per deputet ne vitin 2005, anetar I keshillit bashkiak Shkoder per dy mandate dhe anetar I kryesise se Partise Socialiste te Shkodres. Ky kontribut pasohet nga angazhimi dhe kandidimi I djalit te tij, Luan Heta si deputet ne vitin 2009, marrjen e mandatit te keshilltarit te bashkise ne 2011, ate te anetarit te Keshillit te Qarkut po kete vit dhe duke qene kandidat per marrjen e kreut perballe Maxhid Cungut te Partise Demokratike ne nje beteje ku u perfshine dhe deputete e zv/ministra te cilet me force donin ta merrnin drejtimin e kesaj hallke te pushtetit vendor ne Shkoder. Aktualisht Luan Heta drejton Partine Socialiste te bashkise Shkoder, duke vijuar punen e tij si opozitar ne nje qytet te veshtire ku ndarjet politike jane shume te dukshme. Ne te gjitha keto angazhime qofte si pjese e familjes Heta, por dhe si activist I Partise Socialiste ka punuar ne menaxhimin e fushatave elektorale ne media, por dhe ne administrimin e zgjedhjeve dhe djali me I vogel Ermal Heta.
Ermal Heta ka qene Kryetar I Komisionit te QV 280 ne zgjedhjet e vitit 2009 kur kandidonte vellai i tij, Luani dhe ishte ideatori i gjithe fushates si ne aspektin logjistik, ashtu dhe mediatik. Pas zgjedhjeve, ka qene nje nder shtyllat kryesore te Komisionit Qendror te Administrimit Zgjedhor ne Shkoder ne proçesin e numerimit, duke qene pjese e nje ekipi qe i dha rezultatin me te mire Partise Socialiste ne Qarkun e Shkodres me 4 deputete, kur asnjehere nuk kishte arritur te merrte me shume se një apo dy mandate ne kete rajon. 
Perfshirja e gjithe familjes Heta ne politiken vendore te Partise Socialiste shtoi presionet ndaj familjareve apo dhe bizneseve te tyre, permes largimeve nga puna, gjobave arbitrare, nderkohe qe kulmoi me nje agression ndaj Ermal Hetes nga persona te panjohur, ku keta te fundit e kercenuan me jete, nese do vazhdonte te ishte pjese aktive e Partise Socialiste ne fushaten elektorale te zgjedhjeve te 23 Qershorit. Ermal Heta nuk ka bere denoncim ne polici per keto raste, pasi policia e mbushur me militante partiake te forces politike ne pushtet, jo vetem qe s’do ndermerrte asnje veprim, perkundrazi mund te çonte ne nje veprim ekstrem te vete personave qe kane kercenuar vellane e kreut te PS-se Shkoder. I gjendur para kesaj situate, Ermal Heta eshte larguar nga Shqiperia jo vetem per te mbrojtur veten, por dhe familjen nga çdo presion apo veprim kercenues me prapavije politike. 
Nuk jane te pakte ato qe jane larguar per motive politike nga Shqiperia ne keto 22 vite tranzicion, veçanerisht gjate drejtimit te ketij vendi nga Partia Demokratike dhe lideri I saj Sali Berisha, I cili perdor çdo mjet ne luftimin e kundershtareve te tij, teksa kjo lufte eshte shtrire ne te gjitha nivelet, permes nje makinacioni shteteror qe largon per motive politike njerez nga puna, burgos kryetare komunash e bashkish te fituara nga Partia Socialiste, siç ishte dhe arrestimi, burgosja dhe gati ekzekutimi I kryekomunarit Kleves Muja, ngjarje qe ndodhi brenda hekurave te burgut dhe qe nuk u shmang nga forcat policore ne Shen Koll, duke rrezikuar jeten dhe shendetin e nje te zgjedhuri me vote, vetem se eshte perfaqesues i Partise Socialiste. Brunilda Dibra

Sa e done Europa SALI BERISHEN?

Do te duhet pake kohe te qendrosh diku ne zyrat e selive te Strasburgut per te mesuar se sa e done Europa Sali Berishen.
Pata fatin e mire te takoja personalitete te ndrysheme ne politiken Europiane te Strasburgut, lexova gazeta ku shkruanin per SHQIPERINE, degjova me veshet e mije te verteten. Europa na do me gjithe zemer, po nuke duan Sali Berishen. Pse nuke e duan?
Sali Berisha njihet ne te gjitha kancelarit Europiane si nji politikan i papergjegjeshem perpara popullit te vete dhe perpara politikave nderkombetare. Shqiperia dhe Shqiptaret shume, po edhe vete partia Demokratike, paten fatin fatal te kene nje udheheqes komuniste si Sali Berisha. Shqiperin e ka penalizzare dhe vazhdone ta penalizoje politika e njeshit ,e “liderit gjoja historik,” e njeriut qe luajti dhe vazhdone te luaje me fatet e vendit te vet. Sali Berisha ne te gjithe historine e tije politike vetem nje here ka marre voten e popullit, ate te vitit 1992, heret e tjera vota eshte vjedhure apo marre me force. Berisha mendon se ua hedhe nderkombetareve ,me fjalimet e tije gjysmafjaleshe here ne frangjisht e here Italisht, Cdo here ka gabuar, ka rrejte vetevten, ka damtuar populline vete.
Politika 20 vjecaree Berishes ke qene konfliktuale si me politikanet vendase po ashtu edhe me nderkombetaret. Ne keto 20 vjet Sali Berisha ka dhene shembullin me te keq, si nje politikan qe nuk di te marre pergjegjesite ligjore dhe morale, kurre nuk e ka ditur ose dashur te kete bashkepunim me partite politike. Sulmet dhe sharjet nga me te turpeshemet si ne parlamet dhe jashte tije kane qene deviza e Berishes per tu integrare ne Europe.
Partia demokratike, drejtuesit e saje, deputetet rane pre e presionit psikologjik te Berishes, likujdimet nga radhet e partise demokratike na kujtonin vitet e komunizmit, po nuke kishim pse te habiteshim, kur ne krye qendrone me force nje Stalinist i regjur ne bankat e komunizmit, i rritur ne preherin e Hoxhes, Ky eshte S.Berisha qe nuke e ndane asgea nga ish diktatoret Enver e Stalin.
Shqiperia ne keto 21 vjete “demokraci” ka perjetuare ngjarje nga me tragjiket. Vitet 96-97 jane vitet e nje gjakderdhjeje te pashoqe, gati gati nje lufte civile. Keto ngjarje dirigjoheshin nga ish presidenti i asaj kohe S.BERISHA, i cili dha urdher qe te bombardohej jugu. Pilotet e dezertuan, gjakderdhja dhe vrasjet nuke kane te ndalur qe nga ajo kohe e deri me sot. Berisha dha urdher te hapeshin depot, ra ushtria dhe policia, ra shteti, cdo gje u shkaterrue, vetem nje i shpetoje cdo denimi. Ky eshte S.Berisha.
Partia Socialiste vjen ne pushtet, greva e demonstrata, djegiee e shkaterrime, ky eshte misioni i Berishes qe te marre pushtetin me dhune. Jane nderkombetaret qe e paralizojne terrorin e Berishes.
Vritet lideri i demokracise Azem Hajdari,dihet cfare ndodhi diten e varrimit, nuke do komente! Prokuroria fillon hetimet per zbardhjen e vrasjes se shekullit. Disa here thirret S.Berisha per te dhene shpjegime, po kurre nuke u paraqit hamendje e dyshime! Pse z.Berisha nuk shkon te deponoje? Mose valle di shume rreth vrasjes?! Lufta per pushtet Berishen s’po e linte rehat. Cfare nuk beri e nuk foli ky njeri, burgosi F.Nanon e prape qendroi mbi kale, pa e ndjere lekundjen. Vendi sa vinte dhe varferohej, krimi sa vinte dhe rritej, nje ere e keqe korrupsioni po vinte, populli peshperiste, po askush nuk e prishte terezine.
Gerdeci ,tashme pas kesaj tragjedie shume kushe mendoi qe Berisha do tregoheje burre, do jepte doreheqjen, nji akte sa human dhe politike, 26 vete te vdekur, te plagosure dhe shaterrime materiale nuk e bene te lekundet nga karrigia.
Pame nje kryeminister qe nuke kishte dhe as qe e njefe humanizmin, arriti deri ne paturpesine me te neveritesheme, mbrojti hapur ishe ministrin e mbrojtjes z.Fatmir Mediu qe te mose prekej nga drejtesia, Kjo cdo te thote? Berisha dhe ata perrreth tashme kane dale nga ankthi i friges, jane te fituare ne krim, Opozita fillone luften politike, demostrata paqesore, greve urie, kryeministri dhe stafi i tije ferkonin duart, opozita duhet shtypure, ”demokracia Berishiane” eshte kthyer ne nje perbindesh pas pranimit te Shqiperis ne Nato dhe ne forumet Europiane, Liberalizimi i vizave u kethye ne nji hymen per partin demokratike dhe Sali berishen. T.V.SH dhe disa gazeta tani kne arritur deri ne fryrje te emisioneve te pa fundeme, duke na pasqyruare ne ekran S .Berishen si Skenderbeu i dyte i Shqiperise. Rrofte mundi dhe djersa e popullit ,taksa paguesit Shqiptare duhet te paguajne te korruptuarit, ata qe dje S.Berisha i rrahi dhe i burgosi, sot i ka sahan lepiresit e vet. Ku do shkojne kure Berishes tashme i ka ardhe fundi, dekleratat e tije dhe ato te sotmet jane sa qesharake sa edhe te turpesheme.
Populli thote ujku i plagosure eshte shume i rrezikeshem! Saliun e ka plagosur Europa dhe vete populli, cili po ruan gjakftoftesine, sidomos pas vrasjeve te 21 janarit! Lind pyetj, Ccfare do ndodhe me Shqiperine? Pergjigjja eshte e qarte, per sa kohe qe ne pushtet te jete Sali Berisha Europa I ka mbyllure dyert per Shqiperin dhe Shqiptaret. Tani Saliu cfare pret Keshillat e nderkombetareve nuk i degjon, opoziten e percmon, gazetaret e vertete i rrah dhe i dhunon, deputet vriten dhe fajtoret mbrohen, vriten demostruesit dhe urdherdhanesi dhe autoret e krimit flene te qete nen carcafin e Berishes, pa e ndjere frigen e ligjit dhe te se drejtesis.
Europa e veshtron Berishen me shume habi!
Nje kryeminister qe nuke njeh pergjegjesite perpara popullit te vet dhe nderkombetareve ,nje kryeminister qe rren nga mengjesi deri ne darke per rritje ekonomike, nje kryeminister qe nuk njeh dialog me pateneret nderkombetare, me opoziten dhe opozitaret, nje kryeminister qe eshte kthyer ne nje plackites e vrases si mendone qe Europa do ti hape deren! Jo kurre Sali Berisha, Europa nuk pajtohet me keto qe ke bere dhe vazhdon te besh, pushteti nuk eshte salltanet per mercedeza te blinduare dhe helikoptera vip. Ia ke kaluar Xhoana Nanos me avione e cartera o Sali Tropoja.
Ti ke dhane prova se je nje kryeminister diktator, je nje kryeminister qe sakrifikon popullin tend qe ia vjedh voten per te ruajtur karrigen . Po Sali Berisha, ti i druhesh drejtesise, ti u druhesh atyre qe ti ke ba ndaj popullit tane, prandaje nuk njeh askende! Po tani te jane afruare oret e fundit, mire te tha ne parlamet deputeti Balla, hiq imunitetin, shko para drejtesise, mos u frigo, nuk eshte vone dita kure drejtesia do merret me ty o Sali ,Diktatoreve u ka ngelur ora, prandaj lere pushtetin, lere popullin dhe Shqiperin te futet ne Europ, ti po e pengon, per kete nji dite do te gjykoje populli te cilin e vodhe, e vrave , e diskriminove, kerkon ta ckomtarizosh. Cfare kane bere ma teper diktatoret, parardhesit tuaj. Largohu Sali, hapi rruge Shqiperise leri presionet politike ndaj opozites dhe opozitareve, ndaju kolegeve tuaje te deri djeshem qe tani po cjerrin masken e krimit o Berisha i Berishes. Prokuroria dhe drejtesia shpejt do dalin nga thonjet e tu, po do te presin thonjet dhe kostumin e ligjit. Fundi jot tashme dihet, do rreshtohesh ne listen e zeze te diktatoreve,. Tashme ti nuk vret dote fjalen e lire, ti nuk i burgos dot ata qe e duane Shqiperine. Ne do te gjykojme ty o z.Berisha drejt e pa hakmarrje, si tere diktatoret e tjere, si tere ata qe nuk i perdoren mire taksat e popullit. Gjin Musa, Romë.

Bashkëjetesa e mrekullueshme ndëtfetare, themeli i qëndresës të malësorëve shqiptarë-europiann

(Shenime historike që duhet t’na vlejnë edhe sot). Bashkëjetesa e mrekullueshme ndërfetare në Malesinë e Madhe që e ka falë Zoti , e ndarë ropi me kufijë politik , ka qënë themeli i qendreses së Malësorve ndër shekuj , qendresë heroike e historike që i ka “pagëzuar” këto troje nga më shqiptaret dhe europianet e Shqiperisë Etnike.. Kjo bashkëjetesë e mrekullueshme ndërfetare ndër shekuj e mote ka qenë objekt i syrit dhe pendës të shumë studiuesve , albanologëve e deri lapsaxhive të ndryshem europian e më gjërë…Bashkëjetesa e mrekullueshme ndërfetare në Malësi ( e Shqiperi) ka mahnitur Europen e Boten ,por shpesh ka zgjuar edhe zilinë e armiqëve të shqiptarëve me në krye fqinjët e “vonë” sllavë , të cilet me “stilin” hill gurin e fsheh doren janë munduar të minojnë ketë themel të qendresës sonë.. Fatëkeqsisht jo rrallë bashkejetesa jonë është gjendur e minuar , por per meritë të burrave trima e të urtë të Malesisë e Shqiperisë keto “mina” janë çmontuar në kohë e pa pasoja . Mjerisht lufta “minos” nga antishqiptaret e “çminos” nga shqiptaret nuk ka pushuar kurrë madje as në keta muaj e ditë të vitit 2013 ,kur “minat” kunder bashkejeteses ndërfetare janë vendosur në “vorret” e Dinoshes të Grudes së urtë e trime ,pra në trojet etnike të Malesisë e Shqiperisë ,të grabitura që një shekull më parë nga Mali i Zi…Gjithsesi ne shpresojmë dhe besojmë se grudasit dhe malësoret e tjer andaj kufirit politik do të dinë që edhe kesaj here si perherë të gjejnë një zgjidhje të pranueshme e qendrueshme per të gjitha “palet”, që në fakt janë NJË ,vëllezer të një gjaku , gjuhe e kombesie , ndersa besimet që u duket se i “ndajnë” janë vetem rrugë që i çojnë e i bashkojnë te një Zot që është per të gjithë kristian e muhamedan…Ketë e kanë kuptuar prej shekujsh të paret tanë ,ndaj nuk ka asnjë aresye që të mos ecim në keto rrugë të “shkelura” edhe ne trashigimtaret e tyre… Një eksperiencë të tillë me vlera per bashkjetesen e mrekullueshme ndërfetare ndër shekuj tregon edhe shenimi historik që po e publikojmë…

106 VITE MË PARË... Në vitin 1897 në varret katolike të Kokpapajve (Rrjoll ,Malesi e Madhe ), ishte thyer një Kryq ,per të cilin “hijena” antishqiptare hapen fjalë se e kanë thyer disa Musliman , ndaj duhej që katoliket të hakmerreshin. Per ketë një natë të 27 marsit të vitit 1897 “duar”antishqiptare paguajn disa malsore nga Rrjolli ,të cilet një natë presin një derr në derë të Xhamisë (Shkoder... ).Pas kesaje pritej nga armiqt e malsoreve një konflikt vellavrases ,por perkunder kësaj Krenet ,Bajraktaret dhe Burrat e Urtë në bashkepunim me autoritet shtetrore e menaxhuan shkelqyeshem situaten. Së pari u formua Gjykata e Xhibalit e kryesuar nga Serxhedeja me 25 antarë (12 katolik dhe 13 musliman). Kjo gjykatë kerkoi ndeshkimin e fajtorve që ishin zbuluar (nga vetë populli per ti sherbyer paqes dhe harmonisë). Per të realizuar denimin e fajtoreve u ngritë një ekspedit ndeshkimore me forcat Malsore si me poshtë : Nga Bajraku i Grudes 50 veta,edhe nga Hoti 50 veta me ne krye bajraktarin Met Çuni .Nga Kelmendi 100 veta me në krye bajraktaret Can Luca e Turk Shabi. Nga Kastrati 50 veta me nmë krye bajraktarin Nikoll Doda. Nga Shkreli 100 veta me bajraktarin Vat Marashi, gjithashtu nga Reçi e Lohja 50 veta ,nga Kopliku 50 veta dhe nga vet bajraku i Rrjollit 150 veta. Ekspedita ndeshkimore ndeshkoi fajtoret në Rrjoll.. ,duke djegur shtepiat e fajtoreve ,dhe duke arrestuar 17 veta. Duhet theksuar se gjatë ekspedites jo vetem nuk shenohet asnjë kundershtim ,por kishte një mbeshtetje të gjërë, gjë që bëri që të vijojë bashkejetesa e mrekullueshme në mes banorve (musliman e katolik ) si vellezer të një gjaku ,pamvaresisht nga rruget që kishin zgjedhur secili per të besuar te një Zot...( Fulvio Kordinjano ,“SHQIPERIA” Permes vepres dhe shkrimeve të misionarit madh italian At Domeniko Pazi (1847-1914) vll.II ,fq.367-369). +Kahreman Ulqini , Bajraku në organizimin e vjeter shoqerorë shekXVII deri me 1912 ,fq.125). Dikush mund të pyes per emrat e fajtoreve ,të cilet megjithse i kemi nuk ja vlenë per ti shenuar ,veç po kujtojmë se si ata të Rrjollit dhe ata të Shkodres janë të “perzier” u perkasin të dy besimeve... E ndersa “sponsorizimi” kishte ardhur nga fqinjet sllavo-ortodoks...

Shembuj nga bashkejetesa e mrekullueshme në Grudë. Prekë Uli prej Dinoshe , “simbol” i bashkjeteses vllazerore në
mes katolikve e muslimaneve të Grudes , i cili per të mos “koritur” katundin rrezikon jeten nga ushtaret malazez ,të cilet një ditë tek e gjejnë Preken çoban me dele së bashku me çobaneshen Bibe Keqja i thonë : ” Prej ka je ? , dhe Preka u pergjegjet prej Dinoshet. Malazezet e pyesin ,a je musliman apo katolik ? , jam katolik u thotë Preka. Keta ushtare deshen me e vertetuar këtë gja ,dhe i thonë nese je katolik ban kryq ! Prek Uli u thotë : “Nuk u duhet ju kjo gja me m’ba me ba kryq. Ata i thone ose ban kryq ose te vrame, pasi ti nuk na ke kallxua të verteten ,se ndoshta nuk je katolik , dhe tre ushtare ja kthejne pushket. Çobanesha Bibe Keqja i thote Prekë ban kryq se të vranë ,se ti perditë banë kryq disa herë. Por ai ja kthen ,le të më vrasin nuk baj kryq ,që të mos thonë se e bame një musliman me ba kryq (pasi në Dinoshë janë shumica musliman ,me perjashtim të pak shtepiave katolike). Tre ushtaret malazez e panë që nuk po mujshin me e detyrua me ba kryq ketë grudas ,ndaj ulen armet e shkuan...(Anton Çeta ,Nga folklori yne III ,Prishtine 1995 ,fq.151-152). Si u vendos festa fetare e të gjithë Grudes (Zoja e Grudes)..
Duke qene se pas vitit 1870 Grudasit (si të gjithë malesoret e shqiptaret) kishin nevoje të ishin më të bashkuar se kurrë në rrugen e tyre të qendreses ndaj pushtuesve osman dhe klysheve të rusisë sllavëve të jugut , ndaj edhe në Grudë lindi nevoja e një feste fetare të perbashket (pasi deri atehere çdo katund i Grudes kishte festen e vete..)..Per të pasur një festë të perbashket i gjithë Mali apo Bajraku i Grudes (pa ndaluar festat e veçanta të katundeve), meshtari i Grudes i asajë kohe u propozoi një kuvend historiko- fetare. Kuvendi i Grudianeve u bë pranë lumit Cem ,në breg të shpelles historike Farkë ,në Grykellukë. Në krye të ketije kuvendi padyshim ishte bajraktari famemadh i Grudes Smajl Martini ,por edhe Haxhi Ahmet Nikaj që perfaqesonte banoret musliman të Grudes..Shpella Farkë vazhdimisht kishte qënë vendi i kuvendeve të rendesishme së Malit të Grudes ,ku prej vitesh per të nderuar kuvendaret Haxhi Ahmeti i Haxhajve të Kesheves pjekte ferliqe , por takimi që u bë naten e 14 gushtit të vitit 1871 kishte një kuptim të veçante bashkimi e gezimi per të gjithë grudasit e më gjërë. Thuhet se atë natë historike kur Smajl Martini e Haxhi Ahmeti,kerkuan çobanet e tyre per të marrë bagetin e imte per ferliqe ,ata kishin ikur shumë large duke u mahnitur në freskin e nates ,por keta dy burra nuk u koriten pasi në Ubel të Mileshit takuan lopet e Haxhi Ahmetit , i cili mori një viç (mzore) dhe e pjeku ferlik në breg të Shpelles Farkë ,ku u festua kjo natë dhe në nesre dita e 15 gushtit , duke mbetur në histori si festa e Zojes së Grudes, që vijon të festohet memadheshti edhe sot.. ...(Lulash N.Palushaj ,Malesia dhe Fiset e Saj ,pj.I., fq.254-255).

Nje gojëdhënë per ndertimin e Kishes së Shkrelit (Bzhetë). Një gojëdhënë që vjen nga qindra vite më parë na tregon se per ndertimin e Kishes së Bzhetës kishte pasur mosmarëveshje në mes perfaqesuesve (katolik) të fshatrave dhe katundeve të Shkrelit ,të cilet kerkonin secili ta kishin famullinë apo kishen në katundin e tyre..Per zgjidhjen e kesajë mosmarreveshje “nderhynë” si vëllezerit musliman të Zagores , të cilet me urtesinë e tyre u thanë perfaqesuesve katolik të fshatrave të Shkrelit se Kisha – Famulli është një vlerë madhore e shpirterore e të gjithë shkrelasve ,duke perfshirë edhe ata musliman ,ndaj per ketë duhet të zgjidhet një vend që është i barazlarguar per të gjitha katundet dhe fshatrat e Malit apo Bajrakut të Shkrelit. Vëllezrit musliman të Zagores propozuan si vendin më të pershtatshem per ndertimin e Kishes-Famulli të Shkrelit , Bzheten (pikrisht aty ku është edhe sot...) ,gjë që e miratuan pa hezitim të gjithë perfaqesuesit e Shkrelit..(Fulvio Kordinjano ,SHQIPERIA ,permes vepres dhe shkrimeve te misionarit te madh Italian At Domeniko Pazi ,1847-1914 ,po aty..)

Kur Kishen e Bajzes e rindertojnë katoliket dhe muslimanet. Në vitin 1887 kisha e Bajzes kishte pasur nevojë të rindertohet (ku disa disa shkrues apo studiues e shenojnë gabimisht si ndertim të ri). Kjo Kishë kishte gati një shekull që ishte ndertuar dhe banoret halleshumë nuk kishin pasur mundesi ta rikonstruktonin gjatë kesaj kohe. Mirpo kishte ardhur një moment dhe banoret e Bajzes e më gjerë po pergatiteshin të punonin në kishen famëmadhe të Bajzes , pa deshiren e pushtetit osman i cili me “levat” e veta të dukshme dhe të padukshme kerkonte ta pengonte..(Lovro Mihaçeviq , Neper Shqiperi...1883-1907 ,fq.77-79).
Në keto kushte banoret katolik të Bajzes e Kastratit ju kerkuan ndihmë vëllezerve të tyre musliman të Aliajve ,të cilet pa perfillur pushtetin osman në Shkoder u treguan të gatshem jo vetem të ndihmojnë me punë në rindertimin e kishes ,por mbi të gjitha burrat e urtë e trima të Aliajve me në krye Zenel Shabanin u organizuan me armë në dorë per të mbrojtur puntoret e Kishes nga sulmet e mundeshme të zaptive osman që kerkonin të mos rindertohej kisha e Bajzes..
Një musliman shqiptarë vret një turk per të marrë gjakun e “vëllait” kristian..
Murat Agë Ganiqi nga Fushëbardha ,që e konsideronte veten me origjinë nga Kuçi (atehere tërsisht shqiptare..N.B.), një ditë mori vesh se një turk kishte vrarë dikë në Kuç dhe më pas i kishte prerë koken. Kur turqit i shkuan per urimet e Bajramit ,Murat Aga e thirri turkun dhe e pyeti se çfarë i kishte thënë djali (katolik) nga Kuçi perpara se ai ti priste koken. Turku tërë mendjemadhësi i tregoi se i kishte thënë : Mos më pre o turk se do të dalë ndonjë vëlla prej Kuçi që do ma marrë hakun , e do të vdesësh edhe ti kështu si unë..Murat Aga duke ju drejtua turkut i tha: tamam të ka kuvendë, si per vëllanë ashtu edhe per vdekjen tënde . E pra unë jamë vëllai i tij ,dhe ja zbarzi dy koburet në ballë turkut të cilin e la të vdekur...(Mark Milani , Jeta dhe Zakonet e Shqiptarëve ,fq.83..).
Mjë ngjarje në Dinoshë
Dinoshjanet i akuzuan tek fuqitë e mëdha se rrenuan kishen e cila gjendej në lamë të Beqit (fisi Beqaj), me ç’rast aty pranë në lindje të fshatit ndertuan xhaminë , keshtu që perfaqesuesi i fuqive të mëdha i dergon protestë kadisë në Potgoricë dhe kerkon pergjigje. Kadia akuzoi dinoshjanet dhe per problemin e nxitur filloi ti denojë duke u djegur katër shtepia.
Shaban Smajli Dukaj ishte trim ,guximtarë e shumë i zgjuar , dhe dinoshjaneve u ankon: “T’kisha krahë , Dinoshen pata me ditë me e mbrojtë”. Tur Sufi Beqaj trim i rrallë e rrufe e gjallë i tha: “Ti Shaban mbroje Dinoshen , e shkojmë te kadia me ditë se desim t’tanë “.
Kur mberrinë në Potgoricë , Shabani hipi naltë në katin siper ,ndersa percjellesit e armatosur mbeten duke pritur në fund të shkalleve.
Kadia sapo e sheh Shabanin e pyet ,pse e rrezuat kishen e ndertuat xhaminë pa pyet ,se na shkaktuat probleme ? Shabani i pergjigjet , kishën në lamë të Beqit e kanë punua të paret tanë , me guret tane e punen e tyre. Por pasi kisha filloi me u rrezua e na u islamizuam me ata gurë tanë e me punen tonë ndertuam xhaminë ,e as na ka e as i kem kujt gja borxh...(Sokol P. Lulgjuraj ,Malesia eMadhe Ndër Shekuj ,fq.69-70). Pra kjo ngjarje nese mundemi ta quajmë keshtu tregon se dinoshjanet ( grudasit) janë së pari vellezertë të një gjaku e një kombësie , ndersa besimet që ndryshuan ndër mote e shekuj janë “thjeshtë” rrugë që të çojnë te besimi në një Zot që është lart në qiell per të gjithë...
Zgjedhja e parisë së Malit apo Bajrakut , tregues i qartë i harmonisë dhe bashkejeteses së mrekullueshme ndërfetare të Malesoreve..
Per kete po marrim vetem dy shembuj në Malesi të Madhe :
Së pari ; Mali ,Bajraku apo Flamuri i Hotit me perjashtim të një shtepie të gjithë Katolik , bajraktarin e zgjedhin nga një shtepi muslimane ( si shembull po marrin lavdin e parisë së Hotit e më gjërë Çun Mulen e ketej...).
Së dyti ; Gruda me shumë popullsi të besimit musliman (me në krye Dinoshen),bajraktari është zgjedhur gjithnjë nga një shtepi katolike (si shembull edhe ketu po marrim famëmadhin Smajl Martinin e Ivezajve e vijim..).
Bashkë në jetë e bashkë në vorre
Malesoret (por edhe shqiptaret) ndonse historia i detyroi të marrin shpesh rrugë të ndryshme besimi ndër shekuj ata mbeten në perjetsi vellezer të një gjaku , gjuhe e kombesie. Trashigimia është e mrekullueshme. Janë shembuj të shumtë që tregojnë se malësoret kanë festuar bashkë si festat e katolikeve dhe të muslimanëve . Ata respektonin njeri tjetrin jo vetem në ditë festash e gezimesh ,por edhe në ditë detyrimesh ndaj besimit..Mua që po shkruaj keta rrjeshta më kujtohet se si të paret e mi më tregonin per miqesi , probatini e kumari me muslimanet . Ata më tregonin se si në ditet e agjerimit të Ramazanit ,katoliket ruheshin të mos hanin , pinin ujë apo duhan në sy të shokeve të tyre musliman. Gjithashtu më tregonin se kur vinin per gosti shoket e miqtë e tyre musliman , në shtepiat e katolikëve kishin enet e veçanta në të cilat gatuheshin dhe u servireshin ushqimet miqëve musliman. Po kjo traditë e mrekullueshme respekti ruhej nga familjet muslimane ndaj miqeve të tyre katolik...Ata ishin pra bashkë jo vetem në ditë festash e gezimesh ,por edhe në ditet e veshtira të luftes mbrojtese të trojeve tona nga shovenet fqinjë e pushtuesit aziatik..Ata luftonin bashkë ,vdisnin bashkë ,por shpesh në kushtet e luftrave edhe hinin në dhe bashkë. Ata nuk i ndante asgjë... Edhe sot në Malesi të Madhe i kemi vorret bashkë (shembulli mund të shihet në qytetin e Shkodres ,por edhe në qytetin e Koplikut...etj.)...E bashkë e vetem bashkë gjallë e të vdekur do të jemi “DIKUSHI” ,ndersa të ndarë e perçarë vetem “askushi” ,gjë që nuk e dëshirojnë Malesoret dhe Shqiptaret e vertetë. Ndue Bacaj

Lemsh-morali politik ne te “mengjer”

Mund te mendohej se ministrat e qeverise Berisha do te merrnin votat e duhura (te pakten 71) ne Kuvend, madje edhe voten e Kastriot Islamit, por jo ato te Gjovalin Kadelit dhe te Asllan Dogjanit. Gjithmone, ne lidhje me votimin e dates 4 prill 2013 per dekretet presidenciale te qeverise. Tashme eshte e qarte se fati 4- vjecar i qeverisjes 2009-2013 eshte percaktuar cuditshem nga votat e socialisteve shqiptare. Pas zgjedhjeve te 2009-es, 4 vota te socialisteve te “inatosur” te Metes, prishen balancen e votes popullore 70-70 duke parandaluar nje situate te paparashikueshme, deri ne zgjedhje te perseritura. Thuajse pas 4 viteve, jane serish 3 vota socialiste te Islamit, Dogjanit dhe Kadelit qe mundesuan riformatimin e qeverise pas daljes nga ajo te nje pale tjeter socialistesh te LSI-se. Tingellon si kakofoni, por ne fakt eshte pikerisht keshtu. Ne vitin 2000, LSI u kristalizua si fraksion brenda PS-se, per tu bere deri ne vitin 2009 ekstremi i majte shqiptar perballe Berishes. Nga viti 2009 e deri me sot, emrat e Dogjanit, Kadelit dhe deri diku edhe te Islamit, ishin nder me te ashperit ndaj kryeministrit Berisha. Mjafton te shfletoni profilet e tyre ne rrjete sociale si FaceBook per te vertetuar cfare thashe me lart. Ndersa me qejfin e tyre dhe me “nderhyrje” te nderkombetareve PS dhe LSI u riafruan ne koalicion parazgjedhor, socialistet jane te destinuar te kete nje tjeter percarje, pavaresisht se deri tani jane vetem 3 emra deputetesh aktuale. Pakenaqesite per listat, per largime dhe afrime, natyrisht mund te shtojne numrin e te pakenaqurve, te cilet sipas gjasave do te riformatojne Levizjen per Mendim Ndryshe (LMN) deri ne dalje nga PS-ja me nje mbiemer te ngjashem partiak. Ndersa ne vitin 2009 LSI dhe Meta moren 20% te tortes se pushtetit, nuk eshte e qarte se cfare kane perfituar tre deputetet Islami, Dogjani dhe Kadeli per te votuar ministrat e qeverise Berisha. Ngrihet kjo ceshtje, pasi duket shume e pamundur dhe e papjekur qe te votohet edhe ne vitin 2013 “per inat te mullixhiut”. Ndersa Islami perflitet prej kohesh si nje kandidat i mundshem per deputet ne listat e PD-se, deri tani nuk ka zera per nje profil te tille edhe per Dogjanin e Kadelin. Nese nuk i veme veshin gazetave per “shit-blerje”, kjo eshte pista me e mundshme qe mund te kete shtyre “3 musketieret” socialiste te votojne pro Berishes. Ne emer te moralit politik: konsultimit me strukturat e bazes socialiste qe i mbestesnin, Dogjani dhe Kadeli i “dolen nga rreshti” Edi Rames. Ata kerkonin qe te pyetej baza e partise socialiste nese i donin si deputete apo jo per 4 vite te tjera. Ne emer te moralit politik: lejimi i mendimit ndryshe, i fraksioneve, liberalizimit te PS-se, Islami me heret iu atashua LMN-se, duke iu kundervene Rames (“Goje te liga” thone se Islami ka patur perfitime jo te vogla financiare nga kjo linje e mbajtur nga ai). Ne te dy keto raste, mbase edhe une i kam mbeshtetur edhe publikisht ne kauzat e tyre. Por tashme, pas dates 4 prill 2013, kuptohet qarte se morali politik per “3 musketieret” ka qene thjeshte nje gjethe fiku per te fshehur qellimet e tyre per mbetjen ne Kuvend me cdo cmim. Populli shqiptar ka nje shprehje: I yti nga shkon- te rrezon, nga vjen- te ngre serish! Ose shprehja tjeter: I yti mishin ta ha, por kocken ta ruan! Kjo per te kujtuar ate cfare ndodhte brenda “familjes” socialiste dhe vlen per Islamin, Dogjanin e Kadelin. Ka edhe nje mundesi tjeter ne kete qendrim te tyre. Ndoshta kane indikacione se edhe pas bashkimit PS-LSI, e majta do te jete perseri ne opozite. Ne keto kushte, ata kane nisur te mbajne nje qendrim, i cili do te pershkallezohet deri ne kerkesen per largimin e Rames, nese pas 23 qershorit eshte serish ne opozite. Pavaresisht se kane dale jashte PS-se ne kohe te ndryshme, te gjithe jane bashkuar nga shprehja “vijoj te mbetem socialist”! Por e mund te jene te tille, duke mbeshtetur me vota nje qeveri dhe kryeminister qe socialistet (te pakten pjesa derrmuese e tyre) e anatemojne per shume ceshtje, halle e probleme?! Blerti DELIJA

Pse Europa heshtë problemin e shqiptarëve të Greqisë (Çamërisë)?!

Brenda gjirit të kufinjëve të saj të BE-së egzistojn shum probleme të cilat i heshtin sikur mos të egzistojn ato. Problemi i Baskëve në Spanjë,Irlandezve në Mbretërin e Bashkuar Angleze i shqiptarëve të Greqisë,Çamërisë janë fiksim i pasojave Europiane që mund të eskalojn situaten politike Brenda BE-së.Vetë politika e BE-së po i financon shtetet për heshtjen e këtyre problemeve egzistuese që donë zgjidhje.
Për kundër problemeve ekonomike që ka kapluar sistemin capitalist Europian ,të shteteve Brenda BE-së të cilat kan edhe probleme politike në vendet e tyre.Nuk mund të heshten këto probleme më.Të cilat jan pasoj e shteteve për teritore të nënshtruara me etnitete tjera brenda shteteve të cilat kërkojn  mevetësi dhe vetëvendosje për të drejtat e tyre lirit dhe vetëqeverisje .Në teritoret e tyre etnike,gjuhesore dhe kulturore.Të gjitha këto jan të shkruara në ligje dhe karta garantuse të shteteve dhe të drejtave të popujve  në OKB dhe institucione relevante udhheqëse botërore.Të gjitha shtetet thirren në paqe në solidaritet për paqe kundër shtypjes së popujve,kundër sistemeve të dhunshme politike që cenojn lirit dhe të drejtat e popujve por sa jan këto shtete brenda sistemeve të tyre liberale dhe demokratike e paqsore në këtë drejtim? Shum pak deri sa ekonomia është ajo e cila përcakton shtrirjen e politikave diskriminuse ndaj masave të caktuara shoqërore nuk do të ket stabilitet ekonomik e as politik në Europ e as BE. Shumica e shteteve jan krijuar si pasoj e shtypjes dhe dhunës ndaj një pjese të popujve dhe teritoreve Brenda përbërjes së tyre me anë të luftrave gllabëruese.Duke zbatuar Brenda tyre sisteme diktatoriale shtypëse me ligje e nene diskriminuse  ekonomike gjuhsore etnike kulturore.
Greqin e krijuan shqipëtarët Arbanitasit por  e nënshtruan sllavet me dhunë e falcifikuan historin realitetin,futen përqarjen Brenda luftë fetare në mes ortodoksëve Arbanitasve dhe shqiptarëve musliman duke e mohuar identitetin e tyre Ilir Pellazg Shipëtarë dhe duke bërë  shpërngulje massive prej teritoreve te tyre të Çamërisë.
E kjo u bë në sy të botës së qytetëruar e të civilizuar Europiane nëse mund ta quajm kështu. Që sot pasardhësit e tyre shqiptarë nuk lejohen të rikthehen në trojet e të parëve të tyre?! Një grusht sllavesh me politiken e tyre raciste e mbanë të robëruar me opiumin sllavo kishtar ortodoks tër Greqin Shqiptare dhe Çamërin të okupuar.Për interesat e ketij klani të cilët po I mban te financuar BE-ja.Duke e stimuluar krimin përmbi shqiptarët Arnbnitasit në tër Greqin. Europa dhe sllavët i kan borgjë shumë të madh shqiptarëve në pergjithësi e shqiptarëve të Çamërisë në veqanti.Çamëria një ditë do të Agoj,Gdhihet e lirë, dita po afron. Europë ndal genocidin tuaj dhe atë sllavë ndaj Çamërisë se durimit i ka ardhë fundi.

Prioriteti yne, zgjidhja e cështjes came

Dita e fillimit të një legjislature, bërja e betimit si deputet, përmbushja e detyrimit të parë kushtetues ndaj zgjedhesve, është një ngjarje e rëndësishme për çdo njërin nga ne.Qenia ime deputet i Qarkut të Vlorës, është nder dhe privilegj i veçantë, të cilin unë do ta kthej në një angazhim të fuqishëm, të cilit do t‘i qëndroj gjithnjë besnik, duke filluar pikë së pari nga kjo sallë e nderuar e Parlamentit.
Kanë kaluar kohë të veçanta, që kur unë e mora mandatin për të cilin unë u betova. Opozita nuk po e zë vendin e vet në Parlament dhe polemikat vazhdojnë, duke rrënuar kapacitetet konstruktive të shoqërisë. Nuk mund ta injoroj në diskutimin tim të parë bojkotin e opozitës, për shkak të pakënaqësive të saj për mënyrën si u zhvilluan zgjedhjet.
Në lidhje me këtë çështje, do të propozoja që të gjenden rrugët për të vendosur kontaktet midis pozitës dhe opozitës, duke iu shmangur komunikimit në distancë nga foltoret e mediave. Le të fillojnë këto kontakte jashtë Parlamentit për të negociuar zgjidhje të pranueshme për të gjithë, pra për të ushtruar pa u lodhur dhe me besim këtë art të vjetër të politikës - negociatën. Negociatë do të thotë se askush nuk ka të drejtë paraprakisht dhe se të gjithë palët duhet të lëshojnë nga pozicionet paraprake, që i kanë tani.
Por, për mua personalisht, ka dhe disa arsye të tjera, që e bëjnë akoma dhe më të veçantë këtë ditë. Bashkë me kolegun tim Dashamir Tahiri, jam në Parlament si përfaqësues i një partie të re, Partisë për Drejtësi dhe Unitet, partia e katërt parlamentare, që ka në boshtin e saj zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare. Pas një turi takimesh dhe konsultimesh nëpër Shqipëri, ku morëm bekimin për këtë iniciativë të re politike, jam këtu për t‘i dhënë asaj dhe një zë parlamentar, për ta futur atë në kanalet institucionale të diskutimit dhe zgjidhjes së problemeve me natyrë kombëtare.
Por më lejoni të shfrytëzoj vëmendjen tuaj, për t‘ju drejtuar nëpërmjet këtij fjalimi edhe opinionit publik, duke i sqaruar ata për atë se çfarë përfaqëson PDU në këtë Parlament dhe në jetën publike të vendit. Pse u krijua, çfarë synon dhe si do të arrijë objektivat e veta kushtetuese dhe ligjore. Shkurtimisht, por qartë, do të përcaktoj piketat e asaj se çfarë dua të bëj unë dhe PDU për 4 vjet. Ne jemi shpallur si parti e interesit kombëtar, duke e konsideruar çështjen kombëtare si prioritetin e aktivitetit tonë politik. Ne, një grup intelektualësh, që qëndrojnë prapa iniciativës së themelimit, kemi bindjen se kjo çështje, përkufizimi i saj nuk është diçka e pandryshueshme, por diçka dinamike, pra diçka që është në funksion të asaj se si ndryshon pozita e kombit dhe e popullit tonë në rrafsh rajonal e botëror. Mendojmë se pjesë të kësaj çështje janë:
- Njohja e pavarësisë së Kosovës dhe funksionimi normal i saj si shtet sovran, deri në integrimin e saj të plotë në BE;
- Përparimi i statusit të shqiptarëve të Maqedonisë, në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare të trajtimit të popullsive me peshë aq të madhe demografike brenda tërësisë demografike të një shteti;  - Zgjidhja e çështjes çame, si çështja më e rëndësishme nga pikëpamja emocionale, e krimit te kryer mbi popullsinë çame në vitet e Luftës së Dytë Botërore, dhe peshës e rëndësisë së këtij komuniteti në vendin tonë; - Sigurisht, bashkë me zgjidhjen e saj në përputhje me aktet ndërkombëtare, edhe zgjidhja e problemit të pasurive shqiptare në Greqi, zgjidhje që parashikohen dhe nga ekspertë grekë të paanshëm;
- Përpunimi i një zgjidhjeje afatmesme dhe afatgjatë për problemin e emigrantëve shqiptarë jashtë vendit, që përfaqësojnë gati 30 për qind të popullsisë shqiptare në tërësi.
Risitë e programit tonë, për realizimin e të cilit, ne kemi përpunuar dhe zgjidhje konkrete, janë disa dhe unë po mundohem t‘i parashtroj ato shkurtimisht: Ne jemi parti e shqiptarëve të shekullit të 21-të, që e kanë mbi të gjitha interesin kombëtar dhe ndërkohë jemi të bindur se komuniteti çam është pjesa më vitale e patriotizmit modern shqiptar. Shumë është folur për zgjidhjen e çështjes çame, por ne kemi konceptuar disa hapa konkrete brenda frymës së fqinjësisë së mirë, të ligjshmërisë ndërkombëtare, që do të vendosin drejtësi për popullsinë martire çame.
Ky dallim cilësor në programin tonë e bën PDU-në si partinë më të qartë, më të vendosur në zgjidhjen e kësaj çështjeje që kalon nga këto hapa të mirëmenduar. Ne do të propozojmë që diplomacia jonë të negociojë pikësëpari amendimin e ligjeve greke të viteve 80, që ndërsa lejonin riatdhesimin e gjithë shtetasve grekë të larguar pas Luftës së dytë botërore, e bllokuan këtë për ata shtetas të vendit fqinjë që janë me kombësi jogreke. Këto ligje janë diskriminuese dhe krejtësisht në kundërshtim me Konventën europiane të lirive dhe të drejtave të njeriut. Ky amendim, që imponohet nga Konventa, do të lejonte riatdhesimin në Greqi të të gjithë çamëve, që do të dëshironin një gjë të tillë. Pra, ne kërkojmë riatdhesim dhe rifitim të të gjithë të drejtave të humbura prej atij që gjerësisht quhet gjenocid grek dhe nga ekspertë të paanshëm grekë si pastrim etnik. Pra, ne nuk duam thjesht kompensim pronash.
Ne do të punojmë për përpunimin e një studimi fizibiliteti nga një studio ndërkombëtare britanike dhe dhënien e një zgjidhjeje juridike për çështjen çame dhe të pronave të shqiptarëve në Greqi.
Kjo zgjidhje duhet të përpunohet, krahas negociatave diplomatike me qeverinë përparimtare të Papandreut në Greqi, që gjej rastin ta përshëndes. Shpreh bindjen se ajo do t‘i përmbahet në marrëdhëniet me fqinjët, ndjenjës së barazisë dhe sensit të drejtësisë për të cilën ka folur shpesh zoti Papandreu në cilësinë e kreut të opozitës, apo dikur të ministrit të jashtëm. Ne besojmë shumë se zoti Papandreu do të respektojë traditën më të mirë të se majtës greke, që ka realizuar praktikisht hapat kryesore normalizues në marrëdhëniet shqiptaro-greke duke filluar nga i ati i tij me heqjen e Shqipërisë nga lista e vendeve armiq, nga ish kryeministri Simitis që realizoi traktatin e miqësisë me vendin tonë, etj.
Në rast se nuk do të shohim përparim në këtë drejtim, ne jemi të gatshëm të zhvillojmë presionin e duhur që këto çështje të shkojnë në gjykatat ndërkombëtare. Ne do të ndërrmarim nismën për t‘i propozuar këtij Parlamenti miratimin e një rezolute për çështjen çame. Ne i kërkojmë publikisht kësaj qeverie të kujdeset dhe të vendosë një lapidar përkujtimor në varrezat e fshatit Klogjer - ku dergjen eshtrat e 2600 çamëve, kryesisht gra, pleq dhe fëmijë. Ata vdiqen nga etja, uria, lodhja, në ikjen biblike për t‘i shpëtuar masakrës nga gjenocidi i bandave të Napolon Zervës, për të cilin, si për një ironi cinike, në anën tjetër të kufirit ngrihet një përmendore.
Nuk duhet të harrojmë se këta njerëz të pafajshëm së bashku me rreth 2500 të tjerë, që u vranë e masakruan brenda një javë në qershorin famëkeq të vitit 1944, nuk kishin bërë asnjë faj, ata e pësuan këtë fat tragjik vetëm për shkak të etnisë së tyre, pra vetëm se ishin shqiptare.
I kërkojmë publikisht kësaj qeverie, e veçanërisht ministrit të Kulturës, të akordojë fonde për shtëpine muze të një prej dijetarëve më të shquar shqiptarë me origjinë çame, Hasan Tahsinit, shtëpi e cila mbetet që nga viti 1997 e shkatërruar dhe në mëshirë të fatit. Ne propozojmë një zgjidhje të mirëmenduar të problemit të emigrantëve. Një vend i vogël si yni nuk e ka luksin të injorojë fatin e 30% të popullsisë së vet, diçka thuajse unike në historinë moderne të shteteve.
Vetëm pak ditë më parë, Kosova miratoi ligjin për mërgatën. Dhe ne duhet të miratojmë një ligj të tillë, që parashikon krijimin e një Komiteti Kombëtar për shqiptarët jashtë vendit dhe do të trajtojë në mënyrë institucionale problemet për integrimin e tyre në vendin ku jetojnë, kulturën, mësimin e gjuhës, dhe përfshirjen e tyre në jetën politike të vendit amë. Ne kemi Komitet për minoritetet dhe nuk kemi një strukturë të tillë ‘ad hoc‘ për shqiptarët jashtë vendit. Mos vallë kemi 30% minoritete sa kemi shqiptarë jashtë? Jo, kemi shumë më pak, por i kemi kushtuar një Komitet nën varësinë e Kryeministrit.
Në arritjen e këtyre objektivave, dëshirojmë të bashkëpunojmë shumë me ju, kolegë të të dyja krahëve. Nuk jemi parti ideologjike dhe nuk kemi skrupuj për të refuzuar këtë apo atë krah. Busulla jonë është interesi kombëtar dhe në emër të tij ne do të bashkëpunojmë me të gjithë. Interesi kombëtar është para së gjithash në këtë moment përshpejtimi i integrimit europian dhe ne do të votojmë pro të gjithë atyre ligjeve që e përshpejtojnë integrimin. Ne do të mbështesim të gjithë iniciativat ligjvënëse që e përshpejtojnë zhvillimin e vendit. Por ne nuk do t‘i japim asnjë shumice, sot dhe nesër, asnjë çek të bardhë, pra garanci mbështetjeje të pakushtëzuar, veçanërisht në rastet kur mendojmë se mund të cenohet sadopak interesi kombëtar.
Në punën tonë ne duam të bëjmë një politikë të stilit të ri. Ne do të bëhemi zëri përfaqesues i të gjithë organizimeve të shoqërisë civile që punojnë për të njëjtin qëllim-përparimin në begati të shoqërisë sonë. Do të bëhemi përfaqesues të shoqatave të pronarëve shqiptarë në vend. Nuk mund të kërkojmë zgjidhjen e problemeve pronësore jashte vendit të shtetasve tanë, pa zgjidhur më parë ato brenda vendit.
Shumë kanë folur për çështjen kombëtare. Ne vëmë në dispozicion të kësaj çështjeje të gjithë fuqitë tona, emrin tonë, dinjitetin tonë, mbështetjen e pakufishme të të gjithë atyre që në takime të shumta nëpër territor na kanë besuar. Çamë dhe jo çamë, kudo nëpër Shqipëri. Ne do të gjejmë aleatët e duhur për këtë çështje dhe do t‘i bëjmë presion cilësor të gjithë shumicave, duke filluar nga e sotmja që ta trajtojnë me realizëm këtë çështje. Askush nuk ka të drejtë të na kompleksojë në lidhje me t. Askush nuk mund të spekulojë me kartën e integrimit. Integrimi nuk i zvogëlon shanset e zgjidhjeve të çështjeve të prapambetura si kjo,por përkundrazi i rrit.
Ne mendojmë se konjunktura e sotme rajonale dhe ndërkombëtare flet në favor të shqiptarëve. Ne thjesht duhet të dijmë ta shfrytëzojmë dhe jo të humbim shansin e kohës që jetojmë.
Ju faleminderit për vëmendjen dhe besojme kolege te nderuar se JU do të na mbështesni në iniciativat tona.
* Fjala që ka mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë z. Shpëtim Idrizi, kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Unitet (PDU), i cili u betua po dje si deputet i Qarkut të Vlorës.

Nënshtrat i lashtë dhe përshtatje mitologjike i emrit albanë e Albania?! Me shkrimet dhe hartat e Atlasit të K. Ptolemeut të shek II

Agron Luka

M. Barleti, i konsideruar edhe si njëri ndër themeluesit e historiografisë albane dhe të shkencës albanologjike, duke paraqitur mendimet mbi origjinën e prejardhjen e fisit epirot-alban bazohej mbi teeorinë e një kushrinije albane e dardane, midis albanëve kaukazikë, albanëve epirotë dhe albanëve italikë, simbas një lloj teorie të Papës Piu II dhe të disa mendimeve të tilla mesjetare të shprehura edhe para atij.
Fillimisht, pak tangent Barleti e trajtoi këtë temën albane, te “Rrethimi i Shkodrës”, kur shkruante: “… Kjo, pra asht ajo Maqedonia, e cila (ta thom me fjalët e Plinit), dikur pat zotnue mbarë botën… Maqedonia, në gjuhën popullore quhet Albani, sepse banorët e atij vendi thuajse të gjithë flasin gjuhën epirotishte… Maqedonasit patën dalë ngadhënjyes edhe mbi Hindinë, tue u endë kudo mbi gjurmët e Herakliut… Herakliu i pat ndihmue dikur Atlasit të lodhun që vuente tue bajtë në shpinë peshën e kupës së qiellit” (Rr. Sh., bot., 1967, f 26; f 32-33)
Te “Historia e Skënderbeut”, M. Barleti do ta trajtonte pak më gjërësisht këtë temë, duke e filluar qysh nga Parathania edhe me një betim popullor: “Për Herakliun”! Dhe ja edhe hipoteza e tij: “…dua të parashtroj një gjë për të cilën u qan zëmra shumë vetëve, nga e ka zanafillën fisi i epirotëve apo i albanëve? Epirotët, të cilët janë quajtur edhe albanë, thuhet se e kanë zanafillën nga albanët, popuj të motshëm e të dëgjuar të Italisë, të cilët kanë banuar edhe në një pjesë të Kolhidës. Siç ma merr mendja mua, ndoshta nuk do të gabonte kush, po të thoshte se prej këtyre ka rrjedhur gjuha albane apo epirotase, gjersa Straboni përmend se atje kanë lulëzuar gjashtëmbëdhjetë gjuhë. Për origjinën e këtyre po atë mendim kanë patur gjithashtu Papa Piu, burrë fort i ditur në të drejtën hyjnore dhe njerëzore dhe disa nga më të rinjtë, që kanë shkuar mbas Trog Pompeit. Trog Pompei thotë se zanafilla e albanëve është italike, sepse pohon që albanët, Herkulin, i cili kishte shpënë në Itali lopët e Gerionit, e ndoqën pas, kur u largua së andejmi, pasi i kishte mbajtur pak për t’i kullotur në Malin Alban, i magjepsur nga kullota e pasur. Nga këta pra kanë albanët, një pjesë e të cilëve kanë zënë vend në Peloponez, një pjesë në Maqedoni apo Albani dhe në Epir”. (H.S., bot. 1964 e 1967, f 96)
Analiza e hollësishme, na ka çuar në vërejtjen se, M. Barleti, në një shumicë rastesh nuk i ka njohur me lexime e studime të drejtëpërdrejta, ato autorë antikë që i referohej ose i citonte. Bie fjala Straboni përmendte 26 gjuhë e jo 16; Librat e Trog Pompeut ose Pompe Trogut nuk njiheshin direkt, sepse kishin humbur, por njiheshin nga një komplim nga Justini i shek II. Edhe vetë Plinin Secundi, që Barleti e citon më shpesh, ai nuk e njihte me hollësi, sidomos për çështjen e emërtimeve Iliri, ilirë e gjuhë ilirishte, të cilat i kujtonte si sllavojugore!
Na duhet vazhdimisht ta riktheksojmë se, M. Barleti nuk i ka njohur me hollësi, nuk ka patur mundësi të ndiqte literaturat antike, as të kohës së hershme romake, as më vonë, as në kalimin nga Roma te Bizanti dhe as në kohën feudale, se si ishte trajtuar kalimi nga formacioni Iliri, ilirë, gjuhë ilirishte nga ilirët antikë, tek “ilirët e rremë sllavojugorë”.
Në morinë e shembujve unë përzgjodha vetë një. Joannis Zonara, një autor bizantin i shek XI-XII, në veprën e tij, shkruante: “Emri Ilirik, në të kaluarën, përdorej për toka të tjera, më vonë kaloi në tokat e sipërme mbi Maqedoninë e Thrakinë… Komandanti Luc Anici i dërguar kundër Gentit, i mundi ata me të cilët luftoi dhe Gentin që iku e ndoqi dhe e mbylli në Skodra, ku kishte pallatet e tij. Ai qëndroi i qetë mbasi ajo ishte ndërtuar në majë mali dhe rrethohej me gryka të thella, të cilat përshkohen nga lumej të rrëmbyeshëm. Skodra ishte e rrethuar me mure të forta. Meqënëse Genti nuk pati besim në fortesën e saj, sulmoi dhe Anici e mundi…” (“Epitomae Historiarum”, Lib. VIII, 19; 24; “Ilirët dhe Iliria…”, f 501-503)
Ja pra thelbi i problemit dhe konkluzioni: sllavojugorët në ekspansionin e tyre territorial dhe në atë qëllimin ngulës, duke gëzuar edhe miratimin bizantin, i shtynë në restriksion ilirët origjinalë, duke ua zaptuar dhe duke përshtatur ose më saktë duke vjedhur edhe vetë emërtimet e vendasve. Dhe ky fenomen vërehet jo vetëm në makrotoponimi, por do të thoshim edhe në mikrotoponimi, me një seri të gjatë përkthimesh, deformimesh e përkthimesh.
Në një rast tjetër mosnjohjeje, Barleti, duke shkruar për hidroniminë e Shkodrës së tij, thoshte se origjina e liqenit ishte relativisht e re etj, por në realitet ai kishte kopjuar këtë temë nga Relacioni i G. Merulës, i vitit 1474. Merula vetë shprehej: “liqenin dhe lumin Barbana/Buna, nuk e përmendnin shkrimtarët grekë Straboni dhe Ptolemeu dhe romakët Mela e Plini, dhe rrjedhimisht ky liqen duhet të ishte formue shumë kohë mbas këtyre shkrimtarëve”. (Rr. Sh., bot. 1967, f 114)
Ndërkaq, qoftë Merula dhe sidomos Barleti, po t’i kishin lexuar e njohur me hollësi këto autorë, do gjenin aty pikësëpari “ilirët e vërtetë”, por edhe “epirotët e vërtetë”; te Ptolemeu, do gjendeshin “mali Alban, albanoit dhe Albanopolis”, por edhe liqeni e Skodra, do gjendej “Gryka e lumit Drilon” dhe “Gjiu Adria”. Dhe po ta kishte lexuar apo konsultuar M. Barleti, sadopak Tit Livin, me përshkrimin e hidronimisë së Shkodrës, nuk do të kishte guxuar ta kopjonte dhe përsëriste në mënyrë të kamufluar Merulën.
Je se çfarë të vërtetash tronditëse mbante Livi: “… në krahinën e Labeatëve, sundonte mbreti Gent… Genti, i biri i Pleuratit, mbretit të ilirëve dhe i Euridikës, kishte dy vëllezër Platorin prej një nëne e babe dhe Karavantin prej nëne. Duke mos dyshuar nga ky i fundit, sepse s’ishte fisnik nga i ati, ai vrau Platorin dhe dy miqt e tij, burra trima, Etritin dhe Epikadin, me qëllim që të gëzonte fronin më me siguri. Pëshpëritej se ky ia pat zili të vëllait sepse ky do të merrte për grua Etutën, bijën e Monunit, prijësi të dardanëve. Martesa e Gentit me këtë vajzë, pothuajse i vërtetoi këto pëshpëritje… Genti ishte në traktativa për marrëveshtje me Perseun, kundra romakëve… Genti i nxitur prej Pantauhut, kishte dërguar rreth tetëdhjetë anije për të plaçkitur tokat e Dyrrahasve dhe Apolloniatëve… Pretori Anici arriti në Skodra, e cila ishte pika më me rëndësi e luftës, sepse Genti e kishte zgjedhur këtë si fortesë të gjith mbretërisë, duke qenë vendi më i fortë i labeatëve dhe i vështirë për t’u afruar. Ky qytet rrethohet prej dy lumejsh: prej Klausalit, që rrjedh nga ana lindore pranë qytetit dhe në perëndim prej Barbanës, lum që buron nga Liqeni Labeat. Të dy këta lumej derdhen në ujrat e lumit Oriund/Drini, i cili buron nga mali Skord dhe pasi përmbledh edhe ujrat e disa lumenjve të tjerë derdhet në detin Adriatik… Megjithse qyteti ishte i fortë prej natyre dhe e mbronte gjithë fisi i ilirëve, me mbretin në krye, pretori romak besoi se do ta ndihmonte fati… Të rrethuarit po të kishin mbyllur portat dhe të kishin qëndruar duke i ruajtur muret dhe kullat e portave, do t’i kishin prapsur romakët dhe do t’i kishin bërë të dështonin. Por ata dolën nga porta në fushë të hapur… Genti dërgoi te pretori dy nga krerët e fisit, Teutikun dhe Belin, për t’i kërkuar armëpushim… Në këtë kohë Genti i hypi anijes dhe duke lundruar nëpër lumin Barbana, hyri në liqenin Labeat… Genti bashkë me pretorin, hyri në qytet, ku hëngrën të dy. Po më pas pretori Anici e mbajti nën vërejtje, duke ia dorëzuar tribunit Gaj Kasit… pretori dërgoi Perpenën për në Meteon, qytet i fisit të Labeatëve dhe solli në Skodra, tek lëmi, të shoqen e Gentit, Etlevën me të dy të bijtë, Skerdilaidin e Pleuratin, si dhe të vëllanë Pleuratin… Mbretin Gent, me të amën, me të shoqen me fëmijtë dhe me të vëllanë dhe me krerë të tjerë të ilirëve i dërguan në Romë… Anici vendosi një roje në Skodra, që ishte kryeqyteti i Ilirisë… Anici u kthye në Skodra të Ilirikut dhe mbajti me të gjithë krerët e krahinës një mbledhje… shpalli me aprovimin e këshillit vendimin e Senatit dhe popullit romak t’i linte të lirë ilirët… do të përjashtoheshin nga taksat isasit, taulantët, pirustët e dasaretët, banorët e Rizonit dhe Ulkinit, dhe daorsët, mbasi u hodhën në anën e romakëve para se ta humbiste fuqinë Genti… Banorët e Skodras, salepitanët dhe ilirët e tjerë do të paguanin gjysmëne taksave që i jepnin mbretit… Pretori e ndau pastaj Ilirinë në tre pjesë: pjesa e parë ishte ajo për të cilën kemi folur më lart; e dyta përmblidhte gjith labeatët; e treat banorët e Agravonës, të Rizonit e të Ulkinit si dhe të vendeve kufitare me ta. Si e bëri këtë ndarje të re administrative në Iliri, Pretori Anici u kthye në Epir… ku shkatërroi shtatëdhjetë qytete… Anici gjatë festive kuirinale bëri triumfin mbi Gentin e ilirët… në pak ditë ai shtroi fisin ilir, trim për tokë e det, që mbështetej në vendet e veta dhe në fortifikimet… solli plaçkë të madhe dhe orenditë e mbretit, njëzet e shtatë ponde ari, nëntëmbëdhjetë ponde argjendi, trembëdhjetë mijë denarë dhe njëqind e njëzet mijë copë monedha ilire prej argjendi… nga plaçka që u zu në Iliri ishin, dyqind e njëzet anije… Genti me të shoqen, me fëmijë, me të vëllanë Karavantin e familien mbretërore, u transferuan në Iguv”.
(Tit Livi, Ab Urbe Condita. Libri XLIV; Shih hollësisht në Ilirët dhe Iliria te autoret antikë”, bot. 1965, f 127 – 134)
Tit Livi pohonte se Barbana derdhej në lumin Oriundi/Drini dhe jo e kundërta dhe kështu shkonte edhe Ptolemeu, i cili midis qytetit Ulkinion dhe Lissus, vendoste siç e thamë “Gryka e lumit Drilon”, dmth daljen në det, gjë e cila justifikonte edhe quajtjen e Gjiut të Drinit dhe të emërtimit antik të Detit Adria. Te Tit Livi kemi fisin Labiatan dhe Liqenin Labiatan i cili simbas një hipoteze të albanologut M. Sufflay, me një lloj metateze mbase barazohej si Albiatan. (?) Këtë hipotezë e ka përkrahur edhe albanologu i shquar shkodran xhaxhai im Kol Luka. Monedha me etnikonin Labiatan e zbuluar nga arkeologu Bep Jubani, në varrezën e Çinamakut, në Kukës e vërteton pastër etnikonin e deformuar nga romakët si Labeatum. Siç dihet vetë emri liqen është i bazës së përbashkët gadidhullore me greqishten e vjetër dhe ka disa emra autoktonë si Liqeni Labiatan, Liqeni Sintari, Liqeni i Skodrinonit.
Te Tit Livi, fshihej ish legjenda e lashtë e rindërtim-meremetimeve me tre vëllezër, ku pavarësisht interpretimit keqdashës e tendencioz kemi lidhjen e krushqisë me dardanët me bijën Etuta, të basileusit të Dardanisë. Mbase Genthi e kishte vrarë Platorin ashtu siç tregonte Livi, por kishte edhe mundësi ndryshe. Genthi, kishte zbatuar zakonin e lashtë, që kur vëllai vdiste, të fejuarën e tij duhej ta merrte vëllai tjetër. Ç’garanci kishte besa romake, kur pretori Anci e preu në besë e në bukë Genthin dhe të gjithë familien mbretërore ilire?
Kështu mund të ngrihet edhe hipoteza se legjendës së vjetër shkodrane ia humbi, ia preu fillin e vazhdimësisë Roma, sepse i bënte hije dhe e konkurronte legjendën e Albës dhe të Romës. Qumështin e bardhë të një cingaleska bianka/dose të bardhë të flijuar me gjithë 30 gica gjijpirës në themelimin e qytesë Alba dhe qumështin e bardhë të ulkonjës ushqyese të dy binjakëve themelues të Romës, qytetit të shtatë kodrave e konkurronte “qumështi i bardhë natyror gëlqeror dhe i gjirit të nuses Fatije të flijuar në qytetin e shêjtë të kodrave dhe shkamb-kodrës së Drinonit dhe Ujrave të pashterrshëm! Si kishte mundësi që Barleti ta kishte “harruar” Livin?!
(vijon në internet)
Të vëmë në dukje edhe përshkrimin e kështjellës, me kullat, me muret rrethuese, me portë hyrje. Të vëmë re edhe monedhat ilire të argjendit dhe kushedi se çfarë pasurie kolosale deshifruese na ka humbur! A nuk na paskësh patur asnjë lloj origjine ndërtimore e rindërtimore fortifikuese, meremetimi dhe mirëmbajtje, Skodra ky kryeqytet ilir e kjo fortesë kaq e fuqishme që e mbronin të gjithë ilirët?! Por, vêni orôe: Ja ku e kemi edhe lidhjen e krushqinë antike midis ilirëve labiatanë dhe dardanë! Dhe akoma nuk kemi mbaruar, kemi emërtime ilire si, Teuta, Etuta, Triteuta në femërore ashtu siç kemi edhe Skodrina.
Ndërkaq, nuk mund ta kuptojmë kurrsesi shën 58, f 46, ku “shpjeguesi kompetent”, theksonte: “autorët antikë nuk thonë gjë për shkatërrimin e Shkodrës prej Anicit”! A nuk ishte plaçkitje dhe shkatërrim kolosal ky”. Nuk ishte një prerje e shkulje e memories dhe e vazhdimësisë historike?!
Ja një sintezë se çfarë përfaqësonte ky qytet simbas Barletit: “Shkodra ka ekzistue shumë ma përpara se të lindte Aleksandri i Madh… Shkodra ishte qyteti ma i përmendun dhe kryeqendra e krahinës së Albanisë, ishte roja, syni, forca dhe mbrojtja e të gjithë mbretërisë, porta e detit Jon dhe e Adriatikut, mbrojtja e Italisë dhe e gjithë të krishtenëve… Shkodra asht syni e koka e mbarë provincës, asht selia dhe principata e të gjitha qyteteve të tjera… pa dyshim është epiqendra e të gjithë kësaj province të Albanisë e Epirit…“ (M. Barleti, “Rr. Sh.”, përkth. 1967, f 39; f 97)
“e kishin pamë Zojën Shën Mëri, Nanën e Shpëtimtarit, tue ruejtë muret dhe fortifikimet …” (Rr. Sh. f 74)
Kush mundet ta kundërshtojë se këto simbolika përfaqësonin Orën/Rojzën Rojtëse të Ilirisë?! Si mundej të arrihej deri në një banalitet se legjenda shkodrane me flijim ishte një kopje nga fqinjët sllavojugorë veriperendimorë me tre vëllezërit anakronikë Vukashini, Goiku e Ugleshi?! Si mundej t’i shkëputej Shkodrës fenomeni gëlqeror stalaktit, si rrjedhje, cirkim, rigim, piklim burbullim, siç e kishte shënuar studimi themelor i P. Marin Sirdanit. (M. Sirdani, HD, Nr. 10, 1930, f 541-560)
Tit Livi pohonte se Barbana derdhej në lumin Oriundi/Drini dhe jo e kundërta dhe kështu shkonte edhe Ptolemeu, i cili midis qytetit Ulkinion dhe Lissus, vendoste siç e thamë “Gryka e lumit Drilon”, dmth daljen në det, gjë e cila justifikonte edhe quajtjen e Gjiut të Drinit dhe të emërtimit antik të Detit Adria.

***
Albanologët dhe albanologjia e jonë e gjysmës së dytë të shek XX, si “më e këndueshme e kompetente” e hodhi poshtë krejtësisht këtë lloj konceptimi antik të albanëve e Albanisë, pa e analizuar fare se nga buronte dhe ku vlente diçka!
Ideja e kësaj “vllezërie albane-evropoide/e bardhë” me lidhje gjaku gjenetike dhe afërsie gjuhësore”, sa mund ta ndjekim ishte modifikuar, një herë me epiqendër helene dhe më vonë pastaj mori një orjentim dhe përshtatje romake,
Albanologët tonë autoritete i ranë shkurt si, “teoria fantaziste e origjinës kaukazike e Barletit”, kurse faktikisht kjo ishte pak më e sofistikuar, përfshinte si kushrini edhe një lidhje e origjinë italike, me albanët e Laciumit, me Eneun, që kalon nga Butrinti, me trojanët dardanë, me qytetin Alba = Qyteti i Bardhë, themeluar nga i biri i Eneut etj. Këtë lidhje fillimisht e kishin ngjizur e qepur autorët grekë, ndoshta qysh nga Homeri, por aty nga shek IV p.e.r., ajo gjendet më konkretisht. Pastaj u morën autorë si Dionisi i Halikarnasit dhe bashkëkohësi i tij Virgjili, pastaj Nevio, Ennio, Catoni e Varroni.
Vigjili, i frymëzuar dhe i inkurajuar edhe nga motive ekspansioniste, hegjemoniste dhe politike, nga perandorët romakë e revizionoi dhe e manipuloi legjendën e lashtë, ku do ta paraqiste si një profeci, kur do të shkruante: “për dy qytetet motra, Roma e Buthroto, për dy popujt me përzierje gjaku epirotët dhe esperianët/dei due popoli consanguinei, l’Epiro e l’Esperia, të cilët kanë të përbashkët baba Dardanin dhe misionin e krijimit të një Troje të vetme, ku bashkimin e tokës së Albanisë dhe të Italisë, do ta përfundojnë nipat tonë” (Aenea, III, 500-505)
Historitë fantaziste të fqinjëve tonë sllavojugor si, V. Pribojevic, M. Orbini, bashkë me ish manipulimet folklorike të eremitëve mesjetar dhe sunduesve feudale etj, filluan t’i bien shkurt: ilirët e maqedonët na paskëshin qenë pararoje të fiseve sllavojugore dhe kështu alban-shqiptarëve u mbetej pak gjë ose edhe asgjë. Historiografia e fqinjëve me të gjitha nëndisiplinat e saj, sapo fituan edhe pamvarësitë, iu lëshuan alban-shqiptarëve me të gjith oreksin kafshues.
“Albanët ishin një tribu ilirike gjysëm e romanizuar e zbritur poshtë nga matanë Danubit, aty rreth shek IV e VI, në vendet e tyre të sotme”, kështu shkruante filologu romun Parvan. (“Zeitschriften, fûr romanischen Philologie”, XXVI, 1910, f, 69)

***
Vijmë tashti konkretisht te përshkrimet e shkruara dhe te materialet e hartave të K. Ptomeut. Përsa i përket informatave dhe 27 hartave të Atlasit të K. Ptolemeut, në literaturë flitet se ai ishte bazuar edhe te Eratosteni, se kishte disa varjante të hartave etj.
Historiani autoritet e multidisiplinor George von Stadtmûller, me kohë tërhoqi vëmendjen se kishte diskutime se mbi ato harta ka patur edhe mbishtresa, redaktime dhe paraqitje hartografike të mëvonshme si përshembull nga Agathodaimoni i shek VI dhe nga Codex Urbinas i shek XI e ndoshta edhe më vonë. (“Forschungen zur Albanischen Früchgeschichte”, 1941, V, 9, “Krahina e Matit si qendër e hapësirës jetësore të albanëve të lashtë”, shën 219, ku jep edhe bibliografitë e autorëve që analizojnë Ptolemeun)
Stadtmülleri e theksonte rëndësinë e kontinuitetit nga albanoit dhe Albanopolis i shek II dhe deri si emërtim i nacionalitetit dhe nacionit, por nuk shprehej në favorin e kontinuitetit të tij për shkakun e përdorimit dhe preferencës të formacion emrave të ri shkipetar-shqipetar.
Me këtë temë u mor edhe historiani e linguisti italian M. Gervasio, i cili shkruante: “Duket sikur burimet antike të gjeografit Ptolemeu të shek II (III, 13, 23) për tribunë Albanoi janë të rrejshme e madje edhe me kordinata pak më në lindje se sa Albania aktuale. Por, ekziston edhe mundësia që informata e Ptolemeut të jetë mbivendosur, mbasi këto emëra Albanoi e Albanopolis nuk gjenden në asnjë tekst tjetër dhe vetëm duke filluar nga shek XI fillon dhe çfaqet me një farë frekuence në dokumentet historike”. (L’Albania Antica, Bari, 1940, f 227-228)
Po citojmë materialet e shkruara nga Ptolemeu:
Geographia, Lib. II, 14, 1, Vendi që zë Panonia e Sipërme… Mali Albanon;
°Lib. III, 12. Vendi që zë Maqedonia, 20. Në tokën e albanëve (albanoi): Albanopolis 46° 41°5’
Më poshtë po paraqesim disa nga hartat e Atlasit të Ptolemeut. Në hartën e Dalmacisë kemi paraqitjen e plotë të liqenit të Shkodrës dhe hidroniminë, pak a shumë si gjendja e sotme. Vin re paraqitjen e e emrit Albania fill në faqen e prapme të malit Tarabosh! Në hartën III, kemi Scodra me liqenin por me mangësi. Nisur nga Dyrrahu kemi “rrugën e Albanisë”, e cila kalon nga via e Guribar = Petra Alba. Pra Guri i Bardhë duket një lloj përkthimi si Petra Alba! Por, kush na garanton ne se ky Guribar nuk është një mbivendosje e shekujve të mëvonshëm?
Duhet menduar se kjo rrugë lidhte Albaninë nga Iliria e deri te Albania e Kaspikut, ku Aleksandri i Madh vuri një postë roje me albanë. (?) Emri Petralba del te Barleti në HS, plot tetë herë, në f 80, 81, 86, 155, 245, 299, 367, 463. Por, arkeologjia e “shkencës albanologjike” flen gjumin e madh nargjyleizues!
Po ashtu edhe te emri Albule (në HS) kemi një përkthim latinishte të Ujit të Bardhë që realisht janë ujrat sulfuride me erë të keqe dhe me përzierje gëlqerore të Grykës së Matit dhe Fushë Krujës.

***
Një gjë është e qartë emri i fisit ilir albanoi me qytetin Albanopolis, i përfshirë brenda suazës së shtetit maqedon në shek IV p.e.r., u fut në proçes konkurrence në proçeset e nacionalitetit (dhe jo të kombit, sepse termi kom-komb nuk ka ekzistuar absolutisht fare aso kohe!). Ky emërtim e dominoi edhe proçesin e kalimit si nacion, me të gjitha turbolencat dhe specifikat tona. Ky formacion emërtim vendi, gjuhe e populli nuk u zhduk, nuk doli jashtë përdorimit asnjëherë pavarësisht luftimit tendencioz që iu bë deri edhe artificialisht nga e ashtuquajtura Rilindje Kombëtare dhe nga të ashtuquajturit si autoritete të linguistikës dhe arkeologjisë albanologjike! Të arrihej deri sa të deformohej deri edhe forma themelore Albania si Arbëria artificialisht me rotacizmin dhe gjithkund të vendosej edhe fare arbitrarisht Arbëria e arbërishte?!
Sot Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ka një paradoks kolosal, nuk ka asnjë fjalë, asnjë rresht ku të kushtetucionalizojë emrin tonë nacional me të cilin vetëprezantohemi në Organizatën e Nacioneve të Bashkuara! Ky cen i madh tregon për një hipokrizi e mendësi antishkencore, fakt që uluritësit me fjalë të mëdha kujtojnë se munden ta kalojnë si ajo ngjala që rrëshqet nëpër llum apo nëpër zhavorishtet nëntokësore…

BE, 1,2 milion euro shoqërisë civile në Shqipëri

Bashkimi Europian mbështet organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri nëpërmjet Programit TASCO Zyra e Programit TASCO në Tiranë ka zhvilluar para pak ditesh në Shkodër një sesion informues në kuadër të thirrjes për propozime nga Instrumenti Europian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (EIDHR) dhe Skema e Mbë shtetjes me Grante për Shqipërinë për vitet 2012-2013 në lidhje me procedurën e aplikimit për grante të BE-së në kuadër të fondeve të EIDHR 2012/2013. 
Kishte një pjesmarrje cilë sore të organizatave të shoqërisë civile si dhe të pushtetit lokal të Shkodrës dhe Lezhës. Sipas Drejtorit të Projektit TASCO Albania, Genci Pasko:
“Bashkimi Europian funksionon mbi bazën e demokracisë, të respektimit të të drejtave të njeriut dhe për këtë qëllim, për t’i standartizuar këto parime ka futur të gjithë asistencën dhe zbatimin e projekteve të huaja në vlerat e këtyre komponentëve që përmenda. Më konkretisht, duke filluar nga viti 2000, BE ka instrumentalizuar një instrument të posacëm që quhet instrumenti europian pë r demokracinë dhe të drejtat e njeriut, qëllimi i të cilit është mbështetja me projekte e atyre organizatave të cilat kanë si mision kryesor të tyren luftën kundër diskriminimit të të drejtave njerë zore. Ka një buxhet global i cili shkon në total prej 600 milionë eurosh për periudhën 2007-2013, i cili u shpërndahet në formën e granteve rreth 90 vendeve të botës përmes delegacioneve përkatëse të Bashkimit Europian.”
Duke u ndalur konkretisht në vëmendjen e BE-së ndaj Shqipë risë si dhe në statusin e saj aktual, Pasko theksoi: “Normalisht që Shqipëria nuk bën pjesë në ato vende ku të drejtat e njeriut shkelen dhe nëpërkëmben në mënyrë drastike por përsëri opinioni i BE-së për aderimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian sikurse edhe progres-raportet përsëri kanë evidentuar raste specifike të abuzimit me segmente të caktuara të drejtave të njeriut. Për të luftuar këto fenomene dhe për të stimuluar një trajtim më të barabartë të të gjitha shtresave, sapo është celur nga Delegacioni i BE-së në Tiranë Njësia për Propozime në shumën prej 1,2 milion euro. Te kjo shume do të mbështeten organizatat e shoqerise civile në Shqipëri të cilat, në bashkëpunim me institucionet vendore janë të ftuara të aplikojnë për projekte të cilat do të adresohen në 3 fusha kryesore:
Projekte në mbështetje të grave dhe të eleminimit të dhunës ndaj tyre, projekte që synojnë eleminimin e keqtrajtimit të fëmijëve si dhe konsiderimin e barabartë edhe të shtresave të tjera me orientime të ndryshme seksuale, duke përfshirë këtu edhe komuntetin LGDB.
Ndërsa në mbyllje të prononcimit të tij, duke folur për vëmendjen e këtij Projekti në rajonin Verior të Shqipërisë në Shkodër, Drejtori i Projektit TASCO, Genci Pasco tha: “Për t’i ardhur në ndihmë organizatave të qarkut të Shkodrës dhe të Lezhës, Projekti TASCO, Zyra e Shqipërisë po intervenon nëpërmjet shpjegimit të kritereve të aplikimit për këto thirrje në mënyrë që të rritet numri i propozimeve për organizatat përfituese si dhe të rritet cilësia e shkrimit dhe e përgatitjes së tyre. Organizatat e Shoqërisë Civile do të gjejnë përherë mbështetje për projekte dhe programe në kuadër të thirrjeve të ndryshme për propozime të shpallur nga Bashkimi Evropian.”
Gjatë kë tij sesioni informues pjesmarrë sit u njohën me Udhëzuesin e Thirrjes për Propozime, Formatin përkatës të Aplikimit, përgatitjen e buxhetit të projekti, kriteret e cilësisë së projekteve të financuara nga BE, etj. Gjatë këtij seminari është kombinuar puna teorike me atë praktike në formën e prezantimeve të shkurtra, shkëmbimit të përvojave ndërmjet OJF-ve të ndryshme për të siguruar përmbushjen e objektivave të Projektit TASCO.
Roli i Projektit TACSO(Asistenca Teknike për Organizatat e Shoqërisë Civile) në Shqipëri në rritjen e kapaciteteve të shoqërisë civile për të përfituar nga fondet e Bashkimit Evropian ka fituar një vlerësim të konsiderueshëm ndërmjet shoqërisë civile. Kjo mbështetje është dhënë që me fillimin e zbatimit të Projektit në Shqipëri në gusht 2009 duke i qëndruar pranë nevojave të organizatave me organizimin e cikleve të plotë trajnuese, seminareve e sesioneve informuese. Këto evenimente janë organizuar pikërisht ndërsa thirrjet për propozime nga BE ishin ende të hapura duke rritur kështu në praktikë nivelin e cilësisë së projekteve, por edhe numrin e aplikimeve. 
Projekti TACSO - Asistenca Teknike për Organizatat e Shoqërisë Civile - është një projekt rajonal i financuar nga Bashkimi Evropian që ka nisur zbatimin në vitin 2009 e që po zbatohet paralelisht në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor e Turqi. ARBEN LAGRETA

 

ukit

Kthehu tek nr.152