koka

nr.86 / 16 janar 2006

alukit

 

E gjithė kjo Shqipėri, fillon e mbaron me “zog tė zi”

Zogu i Zi, toponim pornografik dhe argument urbanistik

 “Zogu i Zi”, kjo ėshtė kryefjala, kjo ėshtė gjithēka qė po pėrtypin shqiptarėt ditė pas dite, orė pas ore, me ose pa oreks, nė kėto momente kapėrcyelloi, pėr fatin e njė mbikalimi. Fizikisht kacafytja ka nisur mes pozitės dhe opozitės pėr disa mure betoni dhe njė xhungle qė ka pjellė njė ndėr kryqėzimet mė kryesore, e pse jo mė problematikėt nė Tiranė.

    Ajo qė ėshtė thėnė e stėrthėnė deri mė tash, qė mund tė jetė mesi i betejės pėr mbikalimin e “Zogut tė Zi”, as nuk ėshtė artikuluar dhe as nuk mund tė ketė kėtė fat ndonjėherė tė llomotitet kaq shumė pėr tė njėjtėn gjė, kur ata qė duhet sagllam tė merren me kėtė mesele denjojnė tė bėjnė spektatorin nė kėtė sallamahi politiko-sociale. “Zogu i Zi”, vetėm duke qenė tashmė politik, megjithėse nuk dihet se ē’dreqin e lidh atė “Zogu i Zi” tė vėrtetin me politikėn, ėshtė bėrė problem gjithėshqiptar. Pėr “Zogu i Zi” kush nuk ka dėgjuar, lexuar, kujt nuk i ka behur nė kafe apo nė njė sebep familjar. Kjo falė jo dhe aq pėr tė qenit “Zog” apo “i Zi”, por vetėm e vetėm se nė mes tė kėtij toponimi pornografik dhe kėtij argumenti urbanistik, e gjen veten politika shqiptare. Pėrvojat dėshmojnė se korbi ėshtė njė shpend ndjellakeq. Ishalla nuk po don me hy ndėr ne ky shpend si korb, por kėrkon me u beh vetėm si “Zog i Zi”, si fakt urbanistik, si ngacmim qytetar, si kataklizmo politike. Tamam-tamam “Zogu i Zi” nuk po duket se behu nė politikėn shqiptare pėr ndonjė tė mirė tė madhe, vetėm si njė korb. Sikur tė mos na mjaftonin hallet e pafund, dimri i ftohtė, mungesat sociale dhe njė katrahurė administrative e shtetėrore, ja ku na del dhe “Zogu i Zi”.

    Politika shqiptare e gjeti veten tė pėrfshirė nga kjo betejė, ndoshta jo tamam e bindur se cilat do tė ishin pėrmasat qė do tė merrte dhe do tė marrė problemi “Zogu i Zi”, nėse do tė vazhdohet t’i shtohen drurėt me kaq zell kėtij zjarri. Gjithsesi, njė tė mirė e ka edhe ky zullum, tė paktėn shqiptarėt mė nė fund morėn vesh se kush ėshtė origjina e kėtij toponimi qė i bėn karshillėk Tiranės. I turreshin italianėt “zogut” dhe u emėrtua “zogu i zi”. Edhe Shkodra ka diēka me tė zi, “Gurin e Zi”, por edhe shkodranėt kanė harruar hallet dhe diskutojnė me qejf pėr zogun, tė ziun.

 

Fluturimi i parė i “Zogut tė Zi”

Kur u bė publik projekti i ndėrtimit tė mbikalimit tek nyja e “Zogut tė Zi”, i pari i kėtij lloji nė vendin tonė, nuk u kursye askush ta pėrcillte kėtė si mrekullinė shqiptare. Nė kėtė ceremoni tė nisjes sė shqiptarėve pėr nė “Hėnė”, veē kryebashkiakut, sot Kryetar i Partisė Socialiste, Edi Rama, nderonte me prezencėn e tij Kryeministri dhe Kryetari i PS, Ftos Nano, sot nė periudhė reflektimi politik, ndoshta tė marrjes hov drejt Presidencės. Mundėsimi i kėtij projekti dhe eureka shqiptare e kėtij mbikalimi, u servir si njė shpėtim nga katastrofa e trafikut nė kėtė nyjė tė kryeqytetit. Jo vetėm ato qė kishin tė bėnin me Tiranėn, qė jetonin nė kryeqytet, e atyre qė pėrdornin tranzit kėtė rrugė, por anembanė shqiptarėt u bėnė shend e verė. Edhe shkodranėt qė vonojnė 30-40 minuta tė ndahen prej “Zogut tė Zi”, qenė gėzuar pėr mbikalimin. Nuk vonoi dhe filluan punimet, rrėk-zhdrak, siē bėhet ēdo punė nė vendin tonė, ku nuk merret vesh se kush dhe kur punohet. Nejse. E vetmja qė ishte e vrerosur nga “Zogu i Zi”, e vetmja qė e shikonte zi kėtė ishte Partia Demokratike dhe ekspertėt e saj. Sipas tyre, ishte njė projekt i mangėt teknikisht etj., etj. Ajo tha sa mundi tė thoshte, atėherė nė opozitė, bėri ē’mundi tė bėnte, nė atė kohė t’i fuste gurė nėn rrota kėsaj makine qė ka ndaluar dhe bėn sehir sot, jo vetėm nė mes tė Tiranės, por para syve tė tė gjithė shqiptarėve. E kush do t’ia vinte veshin fjalėve tė opozitės atėherė, sot nė pushtet. Rėndom, siē bėn vaki ngaherė, nė kėtė vend, qė politika e katandisi nė me nderė me thėnė.

 

Edi Rama, politikan i ditės, “Zogu i Zi” politikė e Berishės

Projekti i mbikalimit nė nyjėn e “Zogut tė Zi” mundėsohej financiarisht nga buxheti i shtetit, konkretisht nga Ministria e Transportit dhe Telekomunikacioneve. Normal, si administrim do t’i kalonte Bashkisė Tiranė. E thėnė ndryshe, kjo felė e majme, si shumė tė tjera, do t’i vihej nė pjatancė Edi Ramės. Deri pas zgjedhjeve tė 3 korrikut, kur Partia Demokratike, bashkė me aleatėt e saj, e me dorėn e Dushkut tė Gjinushit, mundėsoi riciklimin nė pushtet, nuk u kujtua kush t’i hidhte dru zjarrit tė “Zogut tė Zi”. Berisha, tashmė Kryeministėr i Shqipėrisė, nė kuadrin e mbajtjes sė premtimit ndaj elektoratit qė e votėbesoi projektin e tij politik, i hyri realiteteve fizike rele dhe virtuale tė PS, ku po tė dhemb e ku po tė djeg. Njė ndėr kėta ishte edhe mbikalimi tek kryqėzimi i “Zogut tė Zi”. Pėr ta dirigjuar kėtė, Berisha mori edhe njėfarė Lulzim Basha, njė rinok shumė i pasur dhe njė premtim i politikės avangard. Si pėr ironi tė fatit, Berisha, i cili nė asnjė rast nuk i beson asgjė askujt, sado lart nė pjedestal ta ketė ngritur ai pėrfaqėsimin qė sjell nė kabinetin e tij, ky apo ai emėr. Pa apo me dashje, kjo nuk dihet ende, ai e mbrujti politikisht kėtė projekt me avantazhe dhe disavantazhe sociale, duke i shtuar kėshtu portretin e tij si maja. Sakaq nisi lufta. Edi Rama qė deri nė ato momente po orvatej tė rreshtonte Partinė Socialiste, e cila u hallakat me ikjen e kreut legjendar, Fatos Nano, vjen e bėhet politikan i ditės dhe “Zogu i Zi”, kryefjalė e gjithēkaje nė politikėn shqiptare.

 

Ē’t’i bėjmė “Zogut”?

Ēėshtja e bllokimit tė punimeve nė mbikalimin e “Zogut tė Zi”, sipas analistėve dhe ekspertėve ėshtė kthyer tashmė nė njė ēėshtje politike. Pak ditė mė parė, njė person humbi jetėn nė njė nga gropat e lėna hapur, pėr shkak tė pezullimit tė punimeve nė ndėrtimin e kėtij mbikalimi, qė lidh veriun e Shqipėrisė me kryeqytetin. Ish-kryetari i Bashkisė sė Tiranės pėr vitet 1996-2000, Albert Brojka, sugjeron qė pėr tė zgjidhur kėtė problem, i cili ka shkaktuar kaos nė trafik, duhet qė tė mblidhet njė grup ekspertėsh tė pavarur politikisht dhe tė japin alternativa zgjidhjeje. Zoti Brojka pranon se pezullimi ėshtė bėrė konform ligjit.

    “Unė do tė gjykoja qė tė dy palėt, pushteti qendror dhe pushteti lokal tė gjejnė pikėrisht njė zgjidhje tė tillė sa mė tė shpejtė dhe sa mė racionale, gjė qė ėshtė e pamundur tė bėhet, pasi ėshtė politizuar aq shumė problemi, sa zor qė tė dy palėt tė ulen sė bashku dhe tė zgjidhin problemin qė bashku. Pėr mendimin tim do duhej njė grup ekspertėsh tė pavarur dhe vendimi i kėtyre ekspertėve tė pavarur, ku mund tė jenė dhe ekspertė tė komunitetit ndėrkombėtar, vendimi i tyre tė ishte vendimi mė i drejtė. Qoftė si kompozim i asaj mėnyre, qoftė si njė vendim pėr ta prishur apo pėr ta ristrukturuar dhe njė herė nė njė frymė mė tė re ose mė tė pranueshme pėr tė dy palėt.” Pra, ē’t’i bėjmė “zogut”?

    Ndėrsa kryeredaktori i gazetės “Tirana Observer”, Roland Qafoku, pezullimin e punimeve nė mbikalimin nė hyrje tė kryeqytetit e shikon si njė luftė politike mes Kryeministrit Berisha dhe Kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės dhe tė Partisė Socialiste, Edi Rama. “Ky tashmė ėshtė kthyer nė njė casus qė duam s’duam ne ka devijacione dhe nuanca tė lidhura me politikėn dhe si njė casus teknik i ndėrthyer me politikėn, ēėshtja ėshtė qė tani nuk do ta kenė mė fjalėn teknicienėt, por do ta kenė politikanėt.”

    Shefi i kabinetit tė Bashkisė sė Tiranės, Eduard Shalci, thotė se bllokimi i punimeve ėshtė politik dhe me pasoja pėr taksapaguesit e kryeqytetit.

    “I bėj thirrje qeverisė shqiptare qė tė zhbllokojė menjėherė kėto punime tė bllokuara pa asnjė bazė ligjore dhe tė ndėrtojė njė rrugė tė re komunikimi dhe bashkėpunimi me qeverinė vendore tė kryeqytetit. Gjithmonė nė funksion tė interesave tė mėdha tė komunitetit tė kryeqytetasve.”

    Lėvizja Socialiste pėr Integrim, nė lidhje me pezullimin e punimeve nė mbikalimin e “Zogut tė Zi”, kėrkon ngritjen e njė komisioni hetimor parlamentar pėr hetimin e kėsaj ēėshtjeje. Zėdhėnėsi i kėsaj partie, Dritan Ylli, thotė pėr radion Evropa e Lirė, se nė kushtet e politizimit ekstrem tė kėsaj ēėshtjeje, sheh si rrugėzgjidhje ngritjen e komisionit hetimor parlamentar.

    “Ne mendojmė se ai tashmė ka marrė trajtat e njė problemi politik, i njė pėrplasjeje politike, ku mė i dėmtuar ėshtė qytetari i Tiranės, qytetarėt e Shqipėrisė qė u duhet tė kalojnė ēdo ditė nė kėtė mbikalim. Si rrugėzgjidhje, Lėvizja Socialiste pėr Integrim ka kėrkuar gjithnjė qė tė mos kalohet nė veprime apo tė mos ndėrmerren veprime tė nxituara arbitrare dhe tė palogjikshme, por tė respektohen tė gjitha vendimet e institucioneve. Pra, njė herė duhen pritur tė gjitha vendimet e institucioneve gjyqėsore nė tė gjitha shkallėt e tyre.”

    Punimet nė mbikalimin e “Zogut tė Zi” janė bllokuar para dy muajsh nga policia ndėrtimore pėr shkak tė parregullsive nė dokumente. Drejtori i Policisė Ndėrtimore takoi zyrtarė tė Komisionit Evropian nė Tiranė dhe i informoi pėr problematikėn e mbikalimit. Gjithashtu pritej qė njė delegacion i Kongresit tė Autonomive Lokale tė Kėshillit tė Evropės tė vijė nė Tiranė pėr t’u njohur mė konkretisht me konfliktin e Bashkisė sė Tiranės dhe tė Policisė Ndėrtimore pėr mbikalimin e “Zogut tė Zi”.

 

Berisha po i shtron sofrėn PS-sė

Berisha, duke e futur veten qė i parė nė kėtė kėngė bajate, i jep njė shans ringritjeje politike opozitės sė sotme nė pėrgjithėsi dhe Edi Ramės nė veēanti. Ata tashmė harrojnė se ēfarė dajaku morėn mė 3 korrik 2005, harrojnė se kjo pėrdreqosje e punėve, qė ua la Nano si kopilin nė derė, duheshin ndrequr, harrojnė gjithashtu se duheshin domosdo tė gjenden lakmues pėr t’u afruar me opozitėn e bėrė lesh e li. Dhe e gjejnė veten nė krye tė sofrės sė shtruar nga Sali Berisha. Tashmė ata kanė se me ēfarė tė merren, se me ēfarė t’ua mbushin mendjen shqiptarėve se vullneti i tyre zgjedhor i 3 korrikut ishte i gabuar, se Berisha ishte, ėshtė dhe do tė jetė njė fatkeqėsi pėr shqiptarėt, se Partia Demokratike, as nuk ka ditur as nuk do dhe as ka pėr tė mėsuar ndonjėherė pėr tė bėrė pushtet. Gjithė kėtė ia bėn Berisha dhuratė Ramės, si kreu i opozitės dhe Partisė Socialiste, si kalorėsi i betejės politike. Kjo u bė e mundur pikė sė pari ngase Berishės i pėlqente t’i fuste hundėt hera-herės, ose tė bėhej avokat i ēėshtjes “Zogu i Zi”, ēfarė do tė thotė ta politizonte skajshėm kėtė projekt. Ē’punė ka Kryeministri me njė mbikalim te “Zogu i Zi”, “Zogu i Bardhė” apo ku dreqin dimė se ku tjetėr? Pse duhet qė pėr ēdo gjė tė jetė ai alfa dhe omega? E thėnė nė gjuhėn popullore “Kur ke mashėn, pse me djegė dorėn?”. Pse duhet tė kursejė personat qė kanė varėsi tė drejtpėrdrejtė kėtė apo atė problem, e tė dalė vetė si Lana dikur para Edvinit? Praktikat e mosbesimit kanė qenė dhe janė njė problem shumė i madh i tij. Pėr mė tepėr kur ata qė ke bashkėpunėtorė janė tė zgjedhurit e tu dhe nuk ėshtė se t’i ka lėnė dikush havale. E thėnė me fjalė tė tjera, Berisha me bajraktarizmin e tij politik, i cili u duk se do tė davaritej nga panorama e riciklimit nė pushtet tė PD, po dėmton veten dhe imazhin e tė djathtės shqiptare. Nėse ai i di tė gjitha kjo nuk do tė thotė se ai duhet t’i bėjė tė gjitha. Nėse ai nuk i beson askujt, dhe nė njė rast qeverisjeje, nė tė qenit nė pozitė apo opozitė, duhet t’i pėrvishet vetėm vetė tė gjithave, s’ka pse t’i mungojė kurajoja politike pėr ta dėshmuar kėtė si njė arsye nė kuadrin e njė largimi tė mundshėm tė tij nga politika. Vijimi nė rrugėn e gabimeve, shihet qartė se do ta dėmtojė seriozisht imazhin e tij si kryeministėr dhe do tė groposė shanset e sė djathtės pėr ardhmėrinė nė politikėn qeverisėse tė kėtij vendi.

 

Berisha nė duel

Rasti i mbikalimit tė “Zogut tė Zi”, dalja hera-herės para medias e dyzinat e akuzave, dėshmojnė se ai po riciklon veten, por Zoti na ruajt nga njė riciklim i 1997, megjithėse kėsaj nuk ka nguruar t’i fryjė njėfarė Frrok Ēupi, i cili jo vetėm heq paralelen mbikalim i “Zogut tė Zi”, Ura e Mifolit, por u zgjon shqiptarėve pjesėn emotive tė atij viti ogurzi. Politika e tė bėrit politikė kudo dhe pėr ēdo gjė, kurdo dhe me ēdo ēmim e Berishės nuk bėhet dėshmi pėr shqiptarėt, se Sali Berisha ėshtė i vetmi politikan qė ka numrin rekord tė orėve tė punės si kohės fizike. Ai mbetet i vetmi politikan ndaj tė cilit nuk ėshtė drejtuar gishti. Ai ėshtė i vetmi nė llojin e tij qė ka shumė tė mira qė tejkalojnė ēdo parashikim nė testin e produktit politik shqiptar. Por kjo nuk mjafton as pėr atė qė do tė shembet “Zogu i Zi”, as pėr atė qė nuk do. E keqja e tij ėshtė keqvendosja nė kohė dhe hapėsirė. Thėnė me fjalė tė tjera, nė njė vend ku bėhet politikė dhe gjithēka tjetėr pa rregulla loje, ai qė sakrifikohet, kush tjetėr mund tė jetė veē atij qė kėrkon ligjin kavaleresk tė duelit?

 

Pse duhet “mbytur” “Zogu i Zi”?

Njė nga gabimet e mėdha tė qeverisjes aktuale pėr sa i pėrket rolit tė saj nė pėrcaktimin e fatit tė kėtij projekti ambicioz, ėshtė se akoma nuk po bind qytetarėt pse duhet tė shembet. Nėse PS, Edi Rama dhe gjithė mileti rreth tij, kėsaj po i mėshojmė, duke e veshur me politikėn e hakmarrjes qė pėrdor Berisha pėr “Zogu i Zi” ndaj tij, pse u dashka tė luhet nga vetė pushteti me kartė tjetėr, konkretisht me kartėn e tė qenit i ligjshėm ose jo, me tė qenit me tė meta teknike ose jo. More zotėrinj tė pushtetit, Berishė apo ju qė duhet vėrtet ta tundni kėtė kėmborė, pse nuk i pėrvishni mėngėt e ta bindni popullin se pse duhet tė shembet. Sa llomotitet andej-kėndej, nė kėtė apo atė konferencė shtypi, nė kėtė apo atė media, duke pėrdorur ligjin dhe termat politike, pse nuk i thuhet shqip dhe qartė kėtij mileti se ky mbikalim nuk mund tė ndėrtohet tek nyja e “Zogut tė Zi”, sepse sė pari bllokon pamjen e kryeqytetit, d.m.th. i ngrihet si njė mur betoni pikėrisht aty ku pikėnis shpalosja e pamjes sė qytetit. Pse nuk i thuhet hapur kėtij mileti se ky projekt nuk ka tė parashikuar rrugėn e kėmbėsorėve, njė nga ēmenduritė mė tė rralla qė mund tė bėjė vaki, vetėm nė kėtė vend. Pse ngurrohet t’i thuhet se ky mbikalim bėhet nė njė vend ku cungohet parametri fizik i njė mbikalimi pėr arsyen e vetme se ėshtė i mbushur nga dy anėt e rrugės nga ndėrtime qė ishin aty para se t’i mbushej mendja qeverisjes socialiste tė bėnte mbikalimin. Kėto e njė dyzinė mangėsish tė tjera t’u bėheshin tė ditur qytetarėve, pėr kėtė dreq mbikalimi tek “Zogu i Zi”.

 

E gjithė kjo Shqipėri, fillon e mbaron me “Zog tė Zi”!

Ka afro dy muaj qė mediat problemit tė mbikalimit tė “Zogut tė Zi”, i kanė rezervuar njė hapėsirė goxha tė konsiderueshme. Kjo situatė alarmante, thua se mbikalimi te “Zogu i Zi” ėshtė dhe duhet tė jetė kryefjala dhe problemi i tė gjithė problemeve, ka shumė arsye qė ka zėnė vendin e parė. E para dhe kryesorja ėshtė se media vuan nga kriza e lajmit, kjo jo pėr faktin se Shqipėria nuk ėshtė njė tokė e majme pėr lajm, por se media ėshtė katandisur nė njė rrėfyese tė asaj qė ngjet brenda unazės sė Tiranės, e vetėm kaq. Thua se e gjithė kjo qyqe Shqipėri fillon dhe mbaron te “Zogu i Zi” nė veēanti dhe brenda unazės sė Kryeqytetit nė pėrgjithėsi.

    Nė njė vend qė gėlon nga hallet e pafund, kjo qė bėn media shqiptare, qė ngre nė pėrmendore problemin e “Zogut tė Zi”, nuk mund tė jetė gjė tjetėr veēse krim. Ajo, duke dashur gjoja tė shpėtojė Tiranėn nga politika e hakmarrjes politike, me koshiencė tė pastėr dhe pa asnjė brejtje nė ndėrgjegje, lė nė harresė, shurdhon mijėra zėra qė kėrkojnė ndihmė, qė nga mungesa e dritave, ujit, punės, banesės, deri tek mungesa e sigurisė, shpėrfillja nė zyrat e shtetit etj.

 

“Zogu i Zi”, ky korb politik qė po ngre tė majtėn

Politizimi i problemit tė “Zogut tė Zi” do t’i interesonte Edi Ramės, Partisė Socialiste dhe vetėm atyre. Gabimi i pushtetit, i cili vetiu e mbari politikisht kėtė problem, shėnon pikėn e kthesės dhe shpresės pėr ringritje tė sė majtės sė dėrrmuar nga zgjedhjet e 3 korrikut. Tashmė ata kanė pse tė shpresojnė, sepse loja qė i ka mundėsuar pozita qė ato tė bėjnė si opozitė, dėshmon njė garant rehabilitimi politik. Humbja nė zgjedhje ėshtė njė fakt i spostuar nė periferi, sikurse fitorja e sė djathtės ėshtė kthyer nė njė zhgėnjim nė epiqendėr pėr shumė qytetarė. E jo vetėm nė Tiranė, por edhe nė bastionin e demokracisė shqiptare, Shkodrėn qė edhe ajo ka njė hyrje pėr faqe tė zezė, megjithėse pa “zog tė zi”. Ajo qė shpresoi shumėkush, se diēka do tė ndryshonte nė politikėn shqiptare, se intoleranca do tė pėrjashtohej me largimin e Nanos dhe me daljen nė skenė tė figurave gjoja tė pakonsumuara politike, rezultoi vetėm si njė ėndėrr. Topi i sherrit ka rėnė tani nė fushė dhe loja ka filluar, pavarėsisht se kush u bė sebepi, “Zogu i Zi” apo punėt lesh arapi nė kėtė vend. “Zogu i Zi” erdhi dhe u transformua nė njė korb.

Albert Vataj

Sokol Pepushaj

 

Dyert e hapura tė Italisė

Pėrgjithėsisht shqiptarėt fjala emigrant i trishton. Pas kėsaj shprehjeje nėnkuptohet jeta plot sakrifica, plot vuajtje. Bile nėnkuptohet edhe tragjikja, vdekja, pasi Kanali i Otrantos ka marrė mijėra jetė nė 15 vitet e fundit, qė kur Shqipėria filloi tė hapet me perėndimin.

    Nė kushte tė tilla, mundėsia pėr t’u integruar nė normalitetin e jetės perėndimore ishte thuajse njė pamundėsi. Por, nė tre vitet e fundit, qė kur nė drejtim tė Konsullatės sė Veriut Shqiptar erdhi Roberto Orlando, falė pėrkushtimit nė detyrė, falė profesionalizmit tė tėrė stafit, termi emigrant nuk ėshtė mė i egėr, por shumė i dashur. Italia i ka hapur dyert pėr tė gjithė ata qė plotėsojnė kushtet ligjore, sipas kėrkesave tė Bashkimit Europian. Pra, ndryshe nga tre vjet mė parė, pajisja me vizė nga ana e Konsullatės Italiane nė Shkodėr nuk pėrbėn absolutisht problem. Pėr stafin nė Konsullatė mjafton dokumentacioni i rregullt, pra ligji qė ėshtė i shenjtė. Ėshtė trupi diplomatik mė shembullor nė shtetin shqiptar. Gjithmonė larg diferencimeve politike, religjioze, raciale. Sipas Kryetarit tė Dhomės sė Tregtisė Anton Leka, Konsulli Orlando ka ndryshuar klimėn diplomatike, sociale, kulturore. I janė hapur hapėsirat ligjore biznesit, mediave, kulturės. Janė kėto tri ura tė sigurta pėr t’u integruar shqiptarėt nė Europė, janė kėto tri urat qė edhe shtetin e fuqishėm italian e bėjnė mė tė interesuar pėr resurset dhe vlerat e shumta qė ka shteti shqiptar. Pėr kėto dhe tė tjera qė do i publikojmė botėrisht nė vazhdimėsi, Konsullata Italiane nuk ka qenė e pėrfolur asnjėherė pėr keq, ndryshe nga ajo e para tre viteve.

    Me Italinė fqinje na lidhin miqėsia, kultura, interesi, pasi biznesi, si baza e shoqėrisė kapitaliste, po forcohet pėrditė mes dy shteteve. Punojnė e jetojnė sot nė Itali mbi 180.000 shqiptarė. Janė integruar mirė, kanė fituar kulturė e qytetari tė pėlqyeshme.

    Barra mė e rėndė, pra ajo qė s’ėshtė e mundur tė mos e pėrshėndesėsh, i takon trupit diplomatik nė Shkodėr, pasi Jugu i Shqipėrisė i ka interesat mė shumė me Greqinė. Atje ėshtė njė tjetėr panoramė. Vetėm fėmijė nga mosha 5-14 vjeē, sipas shifrave tė njė raporti tė publikuar nė Amerikė, janė rreth 6400, qė shfrytėzohen ēnjerėzisht nga padronė, jo vetėm si lypsarė, por edhe seksualisht. Jo, me Italinė ėshtė krejt ndryshe. Janė hapur portat dhe janė tė forta ligjet. Me kėta ligje po edukohet edhe njė pjesė e mirė e shqiptarėve.

 

Krishtlindja nė Romė

E lashtė sa lashtėsia, madhėshtore sa madhėshtia, Roma e filozofėve mė tė njohur tė botės, Xhordano Brunos e Tomazo Kampanelės, e fizikantit e astronomit tė papėrsėritshėm Galileo Galilei, i ngjan njė amfiteatri gjigand. Me vete kemi edhe fėmijėt qė e mbushin vėshtrimin e shpirtin me gjithėsinė e njėrit prej qyteteve mė tė bukur tė botės. Kėtu, afėr muzeut tė famshėm, improvizohet lindja e Krishtit. Njė “shpellė” e vogėl, pak kashtė dhe pėrsipėr saj njė fėmijė si drita. Ai fėmijė ėshtė Jezus Krishti qė ndriēon tėrė rruzullin. Gjithsecili aty do dėshironte t’i bėnte vend nė familjen e vet njė krijese tė tillė. Gjithsecili aty mendojmė se mendon qė kemi ardhur nė kėtė tokė pėr tė qenė tė mirė, tė drejtė, tė dashur, pėr t’u lėnė brezave qė vijnė mė shumė tė mira se ē’na lanė paraardhėsit tanė. Eh, ky fėmijė i vogėl, jep nė mesazh tė madh. Jemi nė kėtė jetė pėr sakrifica, pėr pėrtėritje, pėr tė ndjerė e pėr tė ndihmuar. Kėtu, nė kėtė atmosferė festive, kėrkojmė dhe gjejmė jo pak myslimanė. Ja, Mehmeti nga Maroku, me gruan e dy fėmijėt, Estori dhe Mirato, Jonuzi, Lutfiu, Farija e Mejremja nga Prishtina, janė kėtu, afėr kashtės ku qėndron trupi i vogėl i Jezus Krishtit.

    Bota po kupton pak nga pak se pėr tė gjithė njerėzimin, pavarėsisht besimit qė ėshtė e drejtė e cilitdo, vetėm dashuria, mirėsia, paqja janė ingranazhet qė jetėn e bėjnė tė sigurtė, tė bukur.

    Papa Benedikti XVI jep mesazh pak kilometra mė tej, nga Sheshi “Shėn Pjetri”. I ka kthyer sytė gjithė njerėzimi atje. Lindi Krishti. Paqe nė kėtė botė kaq tė madhe e kaq tė vogėl...

 

Ndėrrimi i viteve nė Rimini

31 dhjetor 2005. Mbrėmje. Bėjmė shumė xhiro me makinėn tonė pėr tė gjetur njė vend parkimi. Qyteti i bukur ėshtė plot e pėrplot me njerėz. Njė ekran gjigand, aty nė bregdet, pėrballė Grand Hotel, njė skenė si ajo kanė pėrballė e pėranash njė “det “ njerėzish. Ashtu si shtrati i njė lumi kur bie shi me rrėke, sheshi mbushet plot e pėrplot, rreth dy orė para mesnate. Prezentatori i njohur Karlo Konti dhe artistė e muzikantė ndėr mė famozėt nė Itali, nėpėrmjet RAI UNO-s, komunikojnė e gėzojnė direkt, me tėrė botėn. Njė spektakėl qė mbush me kėnaqėsi veēmas ata qė janė aty. Kanė ardhur kėtu kaq shumė njerėz, pas njė viti pune tė lodhshme e tė kėnaqshme, pėr tė gėzuar, pėr tė ngritur lart fėmijėt qė, duan tė shohin e regjistrojnė gjithēka nė memorie. Qielli ėshtė dritė nga fishekzjarret, megjithėse bie njė shi i imėt. Njohim aty edhe shqiptarė.

    Dhe ashtu, pa e kuptuar, vjen mesnata. Ēasti final. Ndėrrimi i viteve. Shishet e shampanjės hapen njėherėsh. Presioni i pijes sė bekuar kthen pėr disa metra mbrapsht edhe pikat e shiut, pėr t’u rikthyer sėrish poshtė, mbi kokat tona. Bukur. Fort bukur. Italianėt dinė tė gėzojnė, tė festojnė, t’i bėjnė vend edhe tjetrit, jokomunitarit, ashtu sikundėr dinė tė punojnė.

    Dhe vėrtet, pas orės 01.45, kur njerėzit filluan tė lėnė festimin kolektiv, dėgjoje fragmente bisedash tė lidhura me punėt. Dhe ti thua: “Po, vetėm me punė ka ecur kaq shumė ky shtet i fuqishėm”.

 

2006-a pėr Italinė

Ėshtė vėrtet njė vit plot aspirata. Italia ka nevojė pėr rreth 250.000 jokomunitarė qė do punojnė sezonalisht atje. Shqipėria ka prioritet, ku mbi 6000 vetė do punėsohen. Qeveria e Silvio Berluskonit ka miratuar dekretin i cili do botohet kėto ditė nė fletoren zyrtare. Kėrkesat nėpėrmjet postės italiane. Nė shėrbim tė punėdhėnėsve kėtė vit janė 14000 sportele, tė cilat do tė ēelen nė tė njėjtėn ditė e nė tė njėjtėn orė. Punėdhėnėsi, pėrveē tė tjerash qė do i publikojmė sapo tė pėrcaktohen, duhet t’i sigurojė emigrantit vendbanimin dhe biletėn e udhėtimit. Gjithashtu edhe mbulimi i nevojave shėndetsore.

    Pas miratimit tė dekretit nga qeveria, Drejtori i Pėrgjithshėm pėr Emigracionin nė Ministrinė e Punės, Xhuzepe Silveri, thotė se projekti nga Presidenca e Kėshillit tė Ministrave, do i arrijė Komitetit tė Ministrave, pėr tė kaluar pastaj nė komisionet parlamentare dhe Kontrollin e Shtetit, ku pėrparėsi do kenė profilet profesionale. Ėshtė puna afėr familjes, pėrkujdesi pėr personin, ndėrtimi, punėt sezonale tė stinės e profile tė tjera. Vetėm tetė vitet e fundit nga ky ligj, pra i flukseve, kanė pėrfituar 79.500 shqiptarė, shumica nga veriu i Shqipėrisė. Ėshtė edhe kjo njė derė e ēelur e Italisė pėr tė interesuarit shqiptarė. Gjithsesi, kujdes me dokumentet. Ligji ėshtė ligj dhe Konsullata Italiane nė Shkodėr ka vėrtetuar se e zbaton me fanatizėm.

Sokol Pepushaj

 

Italia: Nje Atdhe i dyte

Te kalosh Adriatikun ne drejtim te Italise, eshte nje emocion i vecante. Vecanarisht teksa ne krah ke edhe nje femije, vetem 5 vjecar, shume entuziast per udhetimin e tij te pare me avion, eshte nje tjeter kenaqesi. Matteo, Nilidoni dhe Kjara, akoma pa hipur ne avion shprehin nje kersheri te vecante. Teksa per ne, nuk ishte hera e pare qe kalonim Adriatikun dhe jo vetem me avion, per femijet ishte risi kalimi mbi re, duke udhetuar me nje shpejtesi teper te madhe. Imazhi i ndryshuar per mire i Aeroportit te Rinasit, te joshte drejt avionit qe do te na dergonte fillimisht ne Bari. Fale dashamiresise se njerit prej miqve te gazetareve ne Shkoder, u be e mundur qe edhe per shkak te udhetimit familjarisht, te zgjidhej rruga me e shpejte dhe e shkurter per te kaluar detin. Me kete rast, edhe pse miku yne nuk ka deshire te reklamohet nominalisht, ne i shprehim falenderimet tona te vecanta per nje tjeter kontribut.

Fatmiresisht, moti u tregua bujar dhe mes kersherise se femijeve, avionic ulet pas asnje problem ne aeroportin e Barit. Ndryshon vertete nga Rinasi, por eshte shume me i vogel se Fiumicino i Romes. Vlen te permendet se jo vetem policia dhe dogana shqiptare, por edhe ajo italiane, ishin ne lartesine e detyres, duke mos krijuar as problemin me te vogel.

Ftesa drejt Italise kishte ardhur nga miku yne Alban Kraja, president i Lidhjes Shqiptare dhe Arberesh ne Itali dhe me kete rast, menduam te kalojme edhe disa dite pushime me familjet tona. Pas plotesimit te dokumenacionit te nevojshem, Konsullata e Italise ne Shkoder dhe personalisht konsulli Roberto Orlando, tashme mik i Mediave te veriut te vendit, u treguan te gatshem te lehtesonin udhetimin tone drejt vendit mik. Keto rradhe, mendojme se jane nje falenderim i merituar dhe nje sinjal per te gjithe: pas plotesimit te procedurave Konsullata e Italise, eshte e gateshme te mundesoje udhetimin drejt bregut Italian. Kjo vlen per te gjithe, qe nga pushtetaret, gazetaret, bisnesmenet deri tek qytetaret e thjeshte. Mbi 7000 viza te dhena edhe per vitin 2005, jane nje tregues i punes profesionale dhe me perkushtim te kesaj selie diplomatike ne veriun e Shqiperise.

Etapa tjeter e udhetimit tone, ishte me tren ne drejtim te mikpritesit tone, Alban Kraja. Nje tjeter kenaqesi udhetimi me fmijet ne tren, ne me te miret e Italise, EuroStar. Per Riminin, bukurite e tij, komunitetin shqiptar atje, per organizmin e shkelqyer te emigranteve atje, vecanarisht per mikpritjen tradicionale, kemi shkruar edhe here te tjera. Thjesht, gjithcka ishte nje rikonfirmim i mikpritjes tradicionale, me bujare te Albanit dhe miqve tane atje. Rimini eshte nje qytet i mrekullueshem. Pervec pjeses tradicionale- historike,  nje bukuri shume e dukshme, eshte bregdeti, i cili eshte i mbipopulluar nga hotelet me shume yje, por edhe pensionet. Pa me te voglin dyshim, Rimini dhe rrethinat eshte nje nga zonat ku shqiptaret jane integruar ne jeten e perditeshme, pse jo duke patur nje pozicion thuajse te barabarte edhe me vendasit. E per z. Alban Kraja, mund te flitet shume, pa fund. Sic thone bashkekombasit tij, por sic e njohim edhe ne, zoteron energji te pafund te sherbim te emigranteve, dhe jo vetem shqiptare. Personaliteti i tij eshte shume planesh dhe tashme, ai shoqata e tij “Iliria” por edhe Lidhja, jane nje factor i rendesishem per Riminin dhe Italine. Ne drejtim te Krajes, prej kohesh vijne oferta nga forca te djathta politike italiene, te cilat do te ishin te nderuara ta kandidonin si keshilltar komunal ne Rimini.

Pas dy diteve te kaluara ne Rimini, duke marre me vete mikpritjen mitike te dhe te rikonfirmuar atje, serish me EuroStar, nisim udhetimin drejt Romes. “Qyteti i Perjetshem” sic eshte quajtur ne nje nga filmat e Felinit, te befason. Termini, nje qytet brenda qytetit, te fton te dalesh dhe te shijosh ate qe dora e njeriut ka krijuar ne mijera shekuj. Te shkosh ne Itali dhe te mos vizitosh Romen, te vizitosh Romen pa pare Koloseun, thuaj se nuk ke qene fare ne gadishullin Apenin. Nje mrekulli shume shekullore, e cila i reziston prej shekujsh kohes, fale edhe mirembajtjes ekzemplare te strukturave te specializuara, te befason me madheshtine e saj. Jane me mijera vizitoret qe cdo dite e shijojne ate. Te shumte, jo vetem shqiptaret dhe lindoret, por edhe qytetare nga BE dhe SHBA e Kanada, fiksojne ne celluloid kujtime te paharruara. Fare prane, skena te centurioneve te Romes antike te ardhur ne ditet tona, te ftojne per nje fotografi me nje peshe te vecante ne udhetimet e sejcilit. Piazza Spagna, Navona, Shen Pjetri jane te tjera stacione te nje turi, i cili zgjat disa dite, sigurisht duke pushuar, ngrene dhe fjetur tek te afermit tane ne Marino, nje qyteze e mrekullueshme 20 km ne periferi, per bukurine e te ciles dhe komunitetin shqiptar qe jeton atje, kemi shkruar ne numrat e kaluar. Ne vazhdim, u nisem ne drejtim te Torinos. I ftohti rritet, nderkohe qe qendrimi yne atje, zgjat shume pak. Thjeshte shetisim ne vendet q na sugjerojne miqte tane atje dhe kthehemi, kete here te ndare ne dy drejtime: ne Rome dhe ne Rimini.

 

Krishtlindje ne Marino

Atmosfera e festes eshte e pranishme shume dite me pare. Thuajse cdo rruge, nga komuna apo nga vete qytetaret, eshte zbukuruar me drita shumengjyreshe. Jane te shumta edhe Presepet sic i quajne ne Itali, apo Betlemet sic i themi ne: skena te lindjes se shpetimarit te botes, Jezu Krishtit. Nderkohe, ne intervale per percktuara kohore, permes bokseve te vendosura ne  te gjitha sheshet dhe rruget kryesore te qytetit, perseritet programi i aktiviteteve ne kuader te Krishlindjeve.

Nata e 24 dhjetorit, na sjell nje atmosfere shume familjare. Jane te shumte shqiptaret, pa dallim feje, qe festojne sa bashku ne locale, por me shume ne familje. Nuk mungojne as edhe te huajt, madje edhe nje vajze nga Jemeni, Nada, e cila eshte e dashuruar me nje djale nga Malesia e Madhe.

Pas darkes, festa vazhdon ne rruge dhe sheshe, ku kryefjala tashme eshte Feste!

 

Nderrim vitesh ne Rome

Sigurisht, nuk ka solemnietin e Krishlindjeve, por edhe 31 dhjetori eshte nje moment ku mund te festohet publikisht. Pas nje darke te bollshme, ku tradita shqiptare nderthuret edhe me ate italiane, fishkezjarret pushtojne qiellin. 5 minuta para ores 12 te nates dhe thuajse 30 minuta me pas, zhurma dhe festa zoteron sheshe dhe rruge. Mese shumti, jane te rinjte, te cilet braktisin shtepite e tyre dhe derdhen rrugeve. Urimet per nje vit 2006 me te mire, me prosperitet, shoqerojne jo vetem shqiptaret por edhe italianet. Ne radhet e emigranteve, nuk mungojne urimet edhe per daljen e nje ligji te ri legalizimi per ata qe akoma nuk kane nje Leje Qendrimi (Soggiorno) ne Itali. Edhe kjo eshte nje pjese e rendesishme e jetes dhe te gjithe urojne, madje jane te bindur se para zgjedhjeve te ketij viti ne Itali, do te kete nje tjeter legalizim.

 

Arome atdheu

Ndjehet fort tek te gjithe emigranet, kudo ku shetitem. Ka nje etje te madhe per gjithcka qe vjen nga Shqiperia. Qe nga muzika dhe deri tek gjerat me te imta, preferohet gjithcka nga atdheu. Nje vend te vecante ka muzika popullore, ku ne mes verioreve shqiptare, preferohet me se shumti Bujar Qamili, por edhe Merita Halili e Artjola Toska. Nje videoklip i Greta Kocit dhe Indrit Mlikes, po fiton mjaft simpatizante. Shqiperia eshte e pranishme edhe ne shume shtepi te shqiptareve ne Itali. Platformat digitale DigitAlb apo edhe SAT+, jane blere duke perfituar edhe nga ofertat e fundvitit. Nuk eshte aspak e cuditeshme, kur thuajse te gjitha kanalet e shumta italiane, fshihen nga televizoret. Ne nje atmosfere te tille, nuk ka esi te mos ndjehesh si ne Shqiperi, nuk ka sesi te mos ndjesh edhe nostalgji per vendin e shqiponjave. Jane te shumte emigrantet, te cilet pas shume viteve ne Itali, mendojne te kthehen, pse jo per te investuar ne vendin e tyre. Ka nga ata, te cilet duan edhe te punojne ne vendin e tyre, duke sjelle pervojen e fituar, e cila eshte mjaft e vlefshme.

 

Ah rruga e Rinasit!

3 javet kalojne shpejt dhe data e kthimit drejt atdheut na fton te marrim trenin ne drejtim te Barit. Na takon te presim pak ne aeroport dhe perfitojne nga momenti te pijme nga nje kafe teksa femijet ushqehen. Udhetimi me avion, kete here si pasoje e kohes se keqe, eshte disi me pak i kendeshem dhe femijet e pasqyrojne kete. Megjithate, ne me pak se nje ore, avionic prek token e Rinasit. Pas kontrolleve rutine ne polici dhe dogane, dalim dhe hipim ne dy makina qe na prisnin. Rruga e Rinasit eshte nje kalvar i vertete. Edhe pse makinat jane fuoristrada, udhetimi eshte shume i bezdisshem. Nga lekundjet e makinave, femijet i ze gjumi. Rruge te tilla, te duket sikur te heqin deshiren e udhetimit ne rruget e vndit tend. Pas tre javeve udhetime dhe pushim ne Itali, tashme fillojme te perballemi me realitetin shqiptar. Fillojme me rruget. Me pas, dritat. Ikje- ardhjet e tyre, fillojne te bezdisin femijet. Pas nje udhetimi te tille, edhe uji per te bere nje banjo, te mungon. Kjo eshte Shqperia e tanishme, shpresojme ne ndryshime positive, porn e veshet tone, eshte e fresket ceshtja e Zogut te Zi….

 

Epilog

Nje udhetim ne mes atij te punes por edhe pushimit per ne dhe familjet tona. U mundesua fale shume institucioneve dhe miqve tane, te cileve me deshiren e tyre, nuk u permendim emrat por thjeshte u themi: FALEMINDERIT! Eshte e veshtire qe te mos reflektosh ne mes asaj q eke perjetuar gjate 3 javeve ne Itali dhe premisave per zhvillim e integrim te Shqiperise ne BE. Rruga te duket vertete e gjate dhe e mundimshme, sado fatmirendjelles dhe optimist te jesh. Kryefjala e cdo arritjeje ne Itali, eshte puna, puna dhe serish puna, nga mengjesi ne darke, nga e hena deri te shtunen. Ne mjedise shqiptaresh dhe italianesh, fare pak flitet per politike. Ne rastin me te mire, teksa i nxit te flasin te japin thjeshte per ndonje epitet per politikane apo prti politike, ne Shqiperi api ne Itali. Jeta atje ka nje ritem tjeter, te ndryshem nga ne. Gjithcka ecen shpejt, zhvillohet dhe ndryshohet ne pak ore, dite, jave e muaj. Shumica e kafeneve paraditeve, eshte e zbrazet. Jane vetem te moshuarit apo te papunet, ata qe i frekuentojne. Ky eshte mesazhi qe ne rimorem edhe pas ketij udhetimi ne Itali, i cili sigurisht, do te pasohet edhe nga te tjere per motive pune, apo pushimi. Eshte nje vend ku shqiptaret, vecanarisht verioret e shkodranet, ndjeen ne nje atdhe te dyte.

Blerti DELIJA

 

“SWEETY” ARENCA - basti I humbur i Berishės

Ka startuar nė krye tė ministrisė qė drejton me njė gafė tė panevojshme tė liberalizimit tė vizave pėr shqiptarėt por pėr fatin e mirė tė saj nuk mori koston e pritshme, kjo ndoshta edhe pėr faktin e thjeshtė se si mediat ashtu edhe opozita e re ishin tė pėrqėndruara mė sė shumti tek ministrat big dhe tek mungėsia e njė gafe po aq big sa edhe emrat e tyre e cila do tė ishte njė armė shumė mė efikase nė duart e tyre sesa emri krejt I panjohur I Arenca Trashanit. Njė emėr thuajse I panjohur nga tė gjithė, pedagoge e universitetit tė Shkodrės me njė CV tė plotėsuar akademike, njė emėr I nderuar I familjes sė saj tė vjetėr nė Shkodėr por vetėm kaq. Shumėkush ka ngritur supet kur ka parė njė emėr aq anonim nė kabinetin Berisha por mė tė cuditur kanė ngelur ata qė njohin nga afėr zonjėn Trashani, ndėrkohė qė akoma edhe sot gazetarėt nuk e kanė zgjidhur dilemėn e emrit tė saj mes TRASHANI apo TROSHANI. Megjithatė duket se pėr shkak tė balancave gjinore dhe krahinore duhej e pakta njė femėr ministre dhe e pakta nga qyteti I Shkodrės, dhe ky kriter I pashkruar e ngushtoi dukshėm spektrin e kandidaturave tek emri I ministres aktuale tė integrimit. Nga ana tjetėr shumėkush nė qytetin e saj tė lindjes e ka fare tė qartė se cili ishte personi-ja qė realizoi me shumė lehtėsi katapultimin e zonjės Trashani sė bashku me dy tre personazhe tė tjerė anonimė nė jetėn politike tė Shkodrės. 

       Qė nė ditėt e para tė daljeve publike tė ministres sė re, ajo qė mė sė shumti u vėrejt nga sytė vėzhgues tė ndjekėsve tė politikės ishte jo vetėm mangėsia jo e vogėl e informacionit qė zonja ministre kishte pėr institucionin qė ajo kishte marrė pėrsipėr tė drejtonte, por edhe mungesa e theksuar e aftėsive drejtuese tė saj. Nėse grupi I negociatorėve tė stabilizim-asociimit, gjatė kėtyre 100 ditėve tė qeverisjes sė djathtė ka bėrė njė punė tė admirueshme, kjo realisht nuk mund tė thuhet pėr zonjėn Trashani e cila si pėr tė mbyllur “me nder” kėtė afat kohor, bėri (tė paktėn sipas asaj qė deklaruan socialistėt) gafėn e dytė, atė tė vetshpėrblimit tė saj dhe punonjėsve tė ministrisė qė ajo drejton. Njė precedent I ngjashėm vetshpėrblimi ndodhi kohė mė parė me kabinetin e ish-kryeministrit tė fundit socialist gjė qė ngjalli reagime tė ashpra tė mediave duke u kthyer nė “gate” tė rradhės tė zotit Nano. Duke njohur personalisht zonjėn ministre, kam njėfarė bindjeje qė ky vetėdhurim i pragfestave tė fundvitit qė shkoi nuk mund tė jetė njė vepėr e mendjes sė saj, por nuk mund tė kem tė njėjtin vlerėsim pėr personat qė rrethojnė atė dhe qė duket se kanė njė ndikim jo tė vogėl nė vendimarrjet e saj. Nga sa publikohet nė dokumentin qė socialistėt disponojnė duket se zonja ministre ka qenė aq dorėlėshuar sa qė vetėm pėr katėr muaj punė ka shpėrblyer veten e saj me 80 mijė lekė tė reja ndėrsa shuma jo mė pak tė fryra kanė pėrfituar edhe disa nga pjesėtarėt e ngushtė tė stafit tė saj. Kjo gafė e dytė e ministres ka qenė padyshim e tepėrt. Edhe pse shefi I saj I kabinetit deklaroi shumėn zero tė lekėve tė pėrfituara nga shpėrblimet brenda stafit, punonjės tė ministrisė sė integrimit deklarojnė tė kundėrtėn duke e justifikuar kėtė me ecurinė e suksesshme tė negociatave. Nga logjika e thjeshtė por dhe nga praktikat e njohura, shpėrblimet e fundvitit nė institucione jepen pas njė viti tė tėrė pune qė detyrimisht tė ketė pas vetes edhe sukseset e mundshme. Nga kjo logjikė I bie qė njė pjesė tė konsiderueshme tė tortės sė vetshpėrblimit ta pėrfitojė edhe ish-ministrja Meksi me stafin e saj. Kjo me logjikėn e njė pune afro 9-mujore tė vitit qė shkoi. Askush nuk mund tė kundėrshtojė me fakte se nga paraardhėsja, zonja ministre aktuale ka gjetur parregullsi jo tė vogla financiare por ky assesi nuk mund tė jetė kusht pėr vijimėsinė e kėtyre praktikave absurde dhe tė paargumentuara vetshpėrblyese.

      Padyshim qė pas publikimit tė dokumentave tė ministres Trashani nga opozita, nėse ka patur njė njeri qė ka zėnė kokėn me duar, ai ka qenė kryeministri Berisha. Qeveria e tij nė dietė ėshtė pėrfolur nga njė pakujdesi e vullnetshme e ministres sė vetme femėr tė kabinetit. Opozita ka goditur nė njė nga pikat mė tė forta tė programit qeverisės sic ėshtė reduktimi I fondeve tė administratės por edhe nė njė nga pikat mė tė dobėta tė kabinetit sic ėshtė ministrja Trashani dhe kjo nuk kishte sesi tė mos linte njė shije tė hidhur tek zoti Berisha. Nėse ky I fundit akoma publikisht nuk ka deklaruar ndryshime nė formacionin qė prej mė shumė se 100 ditėsh ka qeverisur vendin, pėr tre apo katėr ministra duket se muaji qershor do tė jetė njė finish I paarritshėm. Duke e konsideruar tė paktėn deri tani njė nxėnėse tė dobėt (nė mos mė e dobėta), ministrja Trashani duket se do tė jetė njė nga ngelėset e para nė klasėn e disiplinuar tė Berishės. Nė sfond shfaqen emra vėrtetė sugjestionues tė KOP-it tė cilėt kanė dhėnė tashmė jo vetėm prova aftėsie por edhe vullnet tė mjaftueshėm ndershmėrie packa se nė role konsultative. Kėto cilėsi tė KOP-istėve janė padyshim tė mjaftueshme pėr ti kthyer humorin deri diku tė prishur kreut tė ekzekutivit por edhe pėr ti dhėnė njė tjetėr imazh kėshtjellės ministrore tė ndėrtuar me aq kujdes nga ai e cila deri tani pavarėsisht problemeve vazhdon tė qėndrojė nė pozita tė palėkundura. Tashmė zoti Berisha e ka dhėnė sinjalin se kėrkon intensitet dhe rezultate sa mė tė shpejta nga tė zgjedhurit e tij. Shumė nga emrat aktualė tė qeverisė kanė krijuar tashmė fizionominė e liderit “poėerful” duke I hequr vetes njėherė e mirė etiketa tė tilla si sozi apo tė klonuar tė cilat lidershipi I opozitės I ka lėshuar pa kursim nė adresė tė tyre. Por nė kėtė kabinet ka edhe individė qė pėr tė mirėn e Berishės do ishte e udhės qė brenda mundėsive tė shfaqeshin sa mė rradhė pėrpara gazetarėve pasi nė tė kundėrt po kthehen gjithnjė e mė shumė nė pre tė lehta pėr ta e rrjedhimisht edhe pėr opozitėn. Aktualisht qeverinė Berisha e pret njė betejė ku e ku mė e vėshtirė sesa ai 100-ditėsh I startit I cili testoi njė nga njė tė gjithė pjesėtarėt e kabinetit. Suksesi apo dėshtimi I ekipit Berisha nė kėto gjashtė muaj tė parė tė vitit ėshtė njė gur prove nė prag tė zgjedhjeve lokale dhe kėtė mė mirė se kushdo e di vetė shefi I qeverisė. Mė mirė se kushdo ai e di se nuk I lejohen mė gabime dhe mė shumė se kushdo ai di tė pėrdorė dorėn e fortė ndaj vartėsve qė gabimet tė mos pėrsėriten.

      Pėr tu rikthyer fenomenin Trashani, nuk pėrbėn mė njė cudi qė posti I saj pas dy gafave nė katėr muaj tė jetė lėkundur ndjeshėm. Pėr fatin e saj tė keq ajo asnjėherė nuk arriti tė integrohej nė ministrinė qė si pėr ironi mban tė njėjtin emėr. Prandaj me tė tilla zhvillime tė pritshme ka shumė gjasa qė ministres aktuale tė integrimit qytetarėt shqiptarė tė cilėt asnjėherė nuk arritėn ti marrin vesh germėn e tretė tė mbiemrit, ti mbajnė mend vetėm buzeqeshjen e vazhdueshme tė cilėn nuk e heq nga fytyra as edhe kur ėshtė vėrtetė nė hall.

Taulant KOPLIKU

 

Kur do tė zgjidhet ēėshtja e pronave nė Shqipėri?

 “Prona ėshtė e shenjtė”, kėshtu thuhet nė njė nga pėrcaktimet mė thelbėsore tė shoqėrisė kapitaliste. Megjithatė, nė Shqipėri edhe pas mė se 15 viteve rrugėtim nė kėtė sistem, prona akoma nuk ka shkuar tek i zoti. Madje, nė mjaft raste, prona ėshtė kthyer nė njė shkak konflikti, duke detyruar edhe largimin nga vendlindja tė pronarėve tė ligjshėm. Orges Shkreli, lindur nė qytetin e Shkodrės mė 29 nėntor 1987, ndodhet jashtė vendit, i detyruar si pasojė e njė konflikti pronėsie. Zanafilla e kėtij problemi, siē edhe shumė familjeve tė tjera autoktone tė Shkodrės, starton pas vitit 1991, kur si pasojė e ndryshimit tė sistemit dhe e anarkisė, ishin me mijėra familjet qė zbritėn nga zonat malore nė qytet, duke zaptuar mjaft prona tė qytetarėve shkodranė. Pas ngjarjeve tė vitit 1997, kur shteti nuk ekzistonte nė Shqipėri, fenomeni i zaptimit nė bazė tė formulės “asht xan”, u bė mjaft shqetėsues.

    Familja e Orges Shkrelit ėshtė pronare e njė sipėrfaqeje toke nė qytetin e Shkodrės, pikėrisht pranė vendit tė quajtur Instituti. Toka ėshtė trashėgim i familjes brez pas brezi dhe familja Shkreli disponon tė gjithė dokumentacionin e nevojshėm tė pronėsisė. Pas ndryshimit tė sistemit komunist nė Shqipėri, prona u njoh si e sekuestruar nga regjimi monist. Rreth viteve 2000-2001 njė pjesė e tokės sė familjes Shkreli u pushtua forcėrisht dhe pa tė drejtė nga pjesėtarė tė familjes Gjugjaj nga Dukagjini. Nė kėtė pronė Gjugjajt ndėrtuan objekte si shtėpi banimi, apo edhe kafene. Pjesėtarė tė kėsaj familjeje, nėna, babai dhe xhaxhai i Orgesit, bėnė tė gjitha pėrpjekjet pėr tė zgjidhur problemin me mirėkuptim dhe nė mėnyrė ligjore, pėr t’i dhėnė fund pushtimit tė padrejtė tė tokės nga familja Gjugjaj. Megjithėse tė gjithė kėta, duke ndjekur procedurėn ligjore tė ankimimit pranė organeve kompetente si policia apo edhe pushteti vendor, me tė vetmin justifikim se ēėshtje e pronės ishte mbarėkombėtare dhe ishin tė pafuqishėm pėr t’i dhėnė zgjidhje. Pasi shteti dhe strukturat e tij ishin tė pafuqishme, babai dhe xhaxhai i Orgesit, vendosin tė bėjnė diēka pėr tė vendosur drejtėsinė nė vend. Mė 20 maj 2001, ata shkojnė tek kafeja qė familja Gjugjaj kishte ēelur tek pronat e Shkrelėve, duke kėrkuar tė bisedojnė me burrat e familjes. Gjugjajt nuk kishin dashur tė bisedonin dhe ishin shprehur se vetėm vdekja i largon nga ajo tokė. Njė nga pjesėtarėt e kėsaj familjeje, godet xhaxhanė e Orgesit. Mė pas, i fyer rėndė, ky i fundit merr njė pistoletė dhe pa dijeninė e babait tė Orgesit qėllon nė drejtim tė shtėpisė sė Gjugjajve. Mė vonė u mor vesh pėr plagosjen e njė pjesėtari tė familjes Gjugjaj, por pa rrezik pėr jetėn. Nė bazė tė Kanunit, familja Shkreli mori njoftimin se familja Gjugjaj i konsideronte nė gjak me ta. Nė kėto kushte, familja Shkreli duhej tė ngujohej dhe t’i ruhej hakmarrjes sė Gjugjajve. Pas kėsaj mandate, mė i rrezikuari ishte Orgesi, pasi xhaxhai i tij kishte tre vajza. Nė kėto kushte, nė mes sakrificave tė jashtėzakonshme, pėr t’i shpėtuar jetėn, babai e dėrgon Orgesin nė shkollė nė Greqi. Mė vonė, pranė djalit erdhi edhe motra mė e madhe e tij, Erlisa e cila kujdesej pėr Orgesin. Gjatė gjithė kohės, mendja e fėmijėve ishte tek babai dhe nėna, tė cilėt ishin shėnjestėr e hakmarrjes sė familjes Gjugjaj nė Shkodėr. Pasi kreu studimet nė Greqi dhe pasi ky shtet nuk kishte procedura tė mbrojtjes nė kėto raste tė kėrcėnimit tė jetės, Orgesi u kthye nė Shqipėri. Megjithatė babai i kėrkoi tė mos vinte nė Shkodėr, por tė qėndronte nė Tiranė tek Vilson Topulli, djali i dajės sė prindit. Me ndėrmjetėsimin e disa personave, psai Vilsoni u tregoi hallin e rrezikun pėr jetėn e Orgesit, mė nė fund, mė 3 nėntor 2005, u nis drejt vendit qė do t’i shpėtonte jetėn, Kanadasė, duke u ndalur tranzit nė Gjermani. Mė 5 nėntor 2005 ai mbėrriti nė Kanada. Nė mbrojtjen e shtetit kanadez, Orgesi ndjehet mė i qetė, por vazhdon tė jetė i shqetėsuar pėr babain dhe nėnėn e tij nė Shqipėri, tė cilėt, sipas Kanunit janė tė ngujuar.

Jetmir Delaj

 

Edmond Ramaj sėrish i detyruar tė largohet nga Shqipėria

Se nė Shqipėri vazhdojnė ende kėrcėnimet dhe grabitjet e pas vitit 1997 dhe veēanėrisht nė radhėt e biznesmenėve dhe tė familjeve tė tyre kėtė e tregon mė sė miri ngjarja qė i ka ndodhur njė tė riu nga fshati Gashaj i Bajzės nė Komunėn e Kastratit nė Malėsinė e Madhe. Njė histori e dhimbshme kjo qė vazhdon qė nė vitin 2001 dhe qė e kėrcėnon tė riun Edmond Ramaj edhe tani nė vitin 2006. Po si ndodhi? Nė ditėt e para tė janarit tė vitit 2001, kur po kthehej nga shkolla e mesme “Dodė Kaēaj” e Bajzės, ku Edmond Ramaj vazhdonte mėsimet nė vitin e dytė, pak para se tė mbėrrinte nė shtėpinė e tij, pesė persona tė armatosur i dalin pėrpara dhe tentojė qė ta grabisin fizikisht dhe pėr ta mbajtur tė fshehur pėr shkak se babai i Edmond Ramajt ishte biznesmen i njohur nė Malėsinė e Madhe. Prandaj, qėllimi i tyre ka qenė qė Edmondin ta marrin peng, duke kėrkuar njė shumė tė madhe parash. Por fatmirėsisht, i riu Edmond Ramaj arrin tė largohet me shpejtėsi duke u dalur nga duart grabitėsve. Sapo shkon nė shtėpi ai tregon historinė babait tė tij, i cili menjėherė lajmėron policinė, por ata nuk marrin asnjė masė pėr ta mbrojtur tė riun e kėrcėnuar pėr marrje peng. Mirėpo ngjarja nuk mbaron me kaq, pasi vazhdojnė me letra anonime, duke i kėrkuar babait tė tij biznesmen shuma tė mėdha parash. Qė nga ajo ditė, pikėrisht mė 10.1.2001, ēfarė e dėshmon edhe drejtoria e shkollės ku Edmond Ramaj vazhdonte mėsimet, ai detyrohet qė tė mbyllet nė shtėpi dhe tė braktisė shkollėn. I ndodhur nė kėto kushte tė pasigurisė pėr jetėn, pas pėrpjekjeve tė babės sė tij, Edmondi arrin qė tė largohet dhe tė shkojė nė SHBA, duke kėrkuar sigurinė pėr jetėn ku qėndron pėr pesė vjet, por fatkeqėsisht nuk arrin qė tė pėrfitojė dokumentin e qėndrimit nė SHBA, dhe kjo ndodh nė fund tė muajit dhjetor tė viti 2005, kur e kthejnė pa dėshirėn e tij. Por, pėr Edmond Ramajn sėrish rikthehet e njėjta situatė. Pasi kėrcėnuesit e Edmondit sapo e marrin vesh se Edmondi ėshtė kthyer, vazhdojnė tė njėjtat metoda si mė parė, si para shkuarjes sė Edmondit nė SHBA, ku Edmond Ramaj pėrsėri detyrohet qė tė rrijė i fshehur nga kėrcėnimet e herėpashershme. Tani edhe duke kujtuar se ai tani ka sjellė para edhe nga SHBA, vend nga ku Edmondi u kthye forcėrisht dhe pa dėshirėn e tij, por qė kurrsesi nuk mund tė jetojė dhe punojė. Edhe pse nė moshėn 21 vjeē Edmond Ramaj nuk ka asnjė mundėsi mbijetese, pasi nė ēdo moment mund tė merret peng, prandaj i ndodhur nė kėto kushte, Edmond Ramaj sėrish ėshtė i detyruar qė tė largohet nga vendlindja dhe vendbanimi i tij, edhe nga Shqipėria.

Vasel Gilaj

 

Vatikani: Vandalizėm shqiptar me kryqin katolik

Gazeta e Vatikanit “l’Ossevatore Romano”, deklaron se “kurrė nuk lejojmė tė na rrėmbejnė kryqin”

    Gazeta zyrtare e Vatikanit “l’Osservatore Romano”, protestoi dje nė lidhje me dėmtimin e kryqit tė vendosur nė zonėn e Bushatit nė Shkodėr nga persona ende tė paidentifikuar. Sipas gazetės zyrtare, sharrimi i kryqit ndodhi nė ditėn kur myslimanėt festonin Kurban Bajramin, ditė e shėnuar e sakrificės. Sipas “l’Osservatore Romano”, “ky episod intolerance, i drejtohej pikėrisht besimtarėve kristianė”. Vatikani nė kėtė pikė citon fjalėt e Papės Gjon Pali II, gjatė udhėtimit tė tij mė 1998 nė Austri: “Nuk mund tė lejojmė kurrė qė kryqim, simboli i shpėtimit, tė na rrėmbehet nga tė tjerėt”.

    Mė tej, “l’Osservatore Romano”, gazetė zyrtare e Vatikanit, pėrshkruan se mė 10 janar tė kėtij viti, dy persona kanė prerė kėmbėt e njė kryqi gjashtė metėr i lartė i vendosur nė njė kodėr, sipėr lagjes “Rranxa” tė Bushatit, nė rrethin e Shkodrės. “Kryqi ishte vendosur nė njė zonė tė populluar nė mėnyrė dominuese nga katolikė”, thotė gazeta zyrtare e Vatikanit. Sipas saj, “kryqi ka qenė shkaktar pėr mosmarrėveshje tė zjarrta mes katolikėve tė fshatit nė tė cilin ai ndodhet dhe myslimanėve tė fshatrave pėrreth”. “L’Osservatore Romano” detajon se incidenti erdhi nė ditėn kur Presidenti shqiptar Alfred Moisiu ndodhej nė Shkodėr me rastin e festės sė Kurban Bajramit. Myslimanėt janė mazhorancė nė popullsinė e Shqipėrisė. Rreth 70 pėr qind nė kėtė vend janė myslimanė, 20 pėr qind ortodoksė dhe pjesa tjetėr prej 10 pėr qind janė katolikė, evidenton gazeta zyrtare e Vatikanit “l’Osservatore Romano”.

ed.ku

 

Shqiptaret, nen hijen e kishes dhe te xhamise

Cdo histori e ka nje fillese ashtu sic edhe nje fund. Edhe ajo e Kryqit ne Bushat ka nje pikenisje dhe nje fund, i cili urojme te mos arrije kurre! E para ishte fjala, keshtu fillon nje nga librat e shenjte, themel i njerit prej besimeve. E keshtu me rradhe, pa dashur te zgjatemi ne historine e zanafilles se jetes mbi Toke. Erdhi Njeriu!

I ndertuar bazuar ne shembelltyren e Krijuesit, Njeriut iu dha nje Liri, ne kuptimin e plote te fjales, e pamate. I panjohur me ate qe e rrethonte, Njeriu filloi te shikonte me frike shumecka e fenomene edhe te thjeshta. Eshte epoka e Paganizmit, kur koncepti i vertete i Besimit, akoma nuk kishte hedhur rrenje.

Nje nga besimet me te hershme, eshte ai i Hebrenjve. Jane te shumte librat e shenjte te ketij besimi, te cilet sherbyen si pikenisje edhe e besimeve te tjera, ndoshta duke filluar me devijacionin e pare, Krishterimin. Mbi dymije vjet me pare, ishte Jezusi nga Nazareti, tek i cili u misheruan shume shkrime te shenjta, ai qe shenoi lindjen e Katolicizimit. Ne pjesen me te madhe te botes se atehershme, Lajmi i Mire nga Dishepujt e Jezuit, u perhaps per mese 5 shekuj, teksa doli ne skene Islami. Ishte profeti Muhamed, Njeriu permes te cilit Allahu zbriti Kuranin, librin e shenjte te besimtareve muslimane. Qe prej asaj kohe, jane dy besime kryesore ai Kristian dhe ai Islam, qe jo vetem ecin parallel njeri me tjetrin, por edhe “i tregojne forcen” respektivisht, pse jo edhe me numer besimtaresh te shtrire ne mbare globin. Fakt interesant eshte se ne bote, jane edhe shume besime te tjera, pore to dy besime duket se “i bejne karshillek” njeri- tjetrit.

Shqiperia e sotme apo Iliria e dikurshme, ishte nder te parat vende qe perqafuan fene e Krishtit, teksa udhetonte ne fillim te eres sone ne keto vise Shen Pali. Ne keto troje, Krishterimi gjeti nje shtrat te ngrohte dhe rrjedhimisht, u krijua nje bastion i ketij besimi. Perpara se te arrijme tek Mesjeta e Gjergj Kastriotit, duhet pranuar se Islami kishte filluar prej shekujsh te perhapej. Vecanarisht, perhapja ishte me e dukshme gjate pushtimeve te shumta te Otomaneve, te cilet tashme kishin perqafuar Islamin. Ne kushtet e nje pushtimi, Pushtuesi te imponon shumecka. Nuk ka me te voglin dyshim se nje pjese e Arberise dhe arberve, u konvertua ne besimin Islam permes forces, qofte ajo edhe psikologjike. Pjesa tjeter nderroi fene e te pareve kundrejt pronave dhe ofiqeve, por edhe thjeshte duke ndryshuar emrat. Fakt eshte se filloi konvertimi nga nje vend me mazhorance absolute te Krishtere, ne besimin Islam.

Teksa shekulli i 15-te i dhuroi shqiptareve dhe Evropes Gjergj Kastriotin, vendi yne po pergatitej per nje periudhe te eger roberie nen osmanet. 25 vitet e Kastriotit, shenuan nje faqe te lavdishme ne historine tone, por edhe per fatet e Kontinentit Plak. Jo me kot, ai u cilesua si “Atleti i Krishtit”, per mbrojtjen qe i bere Evropes, te pakten per 25 vite, duke e shpetuar nga nje pushtim asimilues gjitheplanesh. Edhe pse vdiq, Kastrioti ishte nje nga shkaqet kryesore qe Pushtuesi Turk nuk arriti te depertonte ne zemer te Evropes.

Fati i keq i pushtimit ishte i Shqiperise, e cila do te lengonte per shume shekuj, duke gezuar fare pak te drejta dhe aspak liri. Ne fund te ketij pushtimi, le te themi me “Shpalljen e Pavaresise” me 1912, Shqiperia ishte kthyer ne nje vend shume te prapambetur, por mbi te gjithe me nje ndryshim rrenjesor te perkatesise fetare. Rreth 65% e popullsise ishte konvertuar ne besimin Islam. Pertej arsyeve te ketij konvertimi, te cilat jane te shumta dhe te ndryshme, realiteti ishte ai. Nderkohe, pergjithesisht ishte ruajtur e forte ndjenja kombetare, ku popullsia pergjithesisht ishte homogjene. Vlen te permendet se ne periudha te ndryshme, nuk ishin te pakta karvanet qe sillnin ne Shqiperi muslimane me kombesi te ndryshme, kryesisht nga vendet e Lindjes se Larget.

Duhet pranuar se gjate gjithe ekzistences se Shqiperise, pavaresisht perkatesise fetare, komunitetet kryesore monoteiste Islame dhe te Krishtere, kane respektuar njeri- tjetrin. Si ne cdo gje, nuk kane munguar drite- hijet, ulje- ngritjet ne marredhenie. Sigurisht, nuk ka patur asnjehere konfrontim fizik, pervec atij te ideve dhe qendrimeve per ceshtje te ndryshme.

Nderkohe, me 10 janar 2006, diten e Kurban Bajramit, ne Bushat te Shkodres u konsumua nje veper e shemtuar: nje symbol fetar- kryq i vendosur ne Malin e Zefjanes u rrezua. Ngjarja u amplifikua shume nga disa media, te cilat madje thane se kryqi u hodh ne ere me dinamit. Per kete, kishin si deshmitare banoret e zones, te cilet paskeshin degjuar edhe shperthimin. Versioni ishte pak i besueshem, ndersa akti i shemtuar ishte verifikuar rreth ores 15.00, ndersa kishte rreth 3 ore qe presidenti i Republikes Moisiu ishte larguar nga Shkodra pas nje vizite ne Myftinine e qytetit verior. Simboli fetar u ringrit nga besimtaret e krishtere ne vendin ku ishte para se te sharrohej.

Fale nderhyrjes se drejtuesve te besimeve fetare ne Shkoder, ngjarje nuk pati pasoja ne marredheniet e dukshme ne mes komunitetit musliman dhe atij katolik. Drejtuesit luajten rolin e amortizatoreve me deklaratat e tyre publike mediatike. Nga ana tjeter, policia brenda nje kohe te shkurter arriti te gjente fajtoret, por nuk i publikoi me mencuri per te mos rrezikuar jeten e tyre dhe te familjeve. Nje takim ne Komunen e Bushatit ne mes perfaqesuesve te komuniteteve dom Gjovalin Sukaj dhe Shukri Kapllan, shenoi mbylljen zyrtare te incidentit.

Pas nje ngjarje te tille, jane te shumta polemikat. Duhej vene apo jo kryqi ne majen e Zefjanes? Nuk preferoj ti kthej pergjigje pyetjes, aq me shume kur ai ndodhej atje i vendosur prej 4-5 vitesh. A duhej te hiqej kryqi, aq me pak me nje akt te tille? Pergjigja eshte e thjeshte: JO! Pala tjeter, e besimit Islam, kishte te gjitha mundesite te vendoste nje symbol te sajin ne nje koder apo mal tjeter, qofte edhe tek i njejti vend. Pse doli ne skene tani ceshtja e atij simboli, pas shume viteve i vendosur ne Zefjane? Hamendjet jane te ndryshme, duke e lidhur edhe me ceshtjen e objektit te kultit ne Kalane Rozafa. Ne kete drejtim, mendjet njerezore krijojne edhe alibi te tjera, duke e lidhur edhe me shembjen e Zogut te Zi, duke i dhene edhe support politik.

Mjaft interesante ka qene edhe nderhyrja e Vatikanit permes gazetes se saj zyrtare “Osservatore Romano”, e cila denonte aktin e paprecedent. Pergjigja e Kryetarit te Komunitetit Musliman Shqiptar, Selim Muca ishte se “Vatikani nuk duhet te merret me kryqet ne Shqiperi?!”, ku mesa duke tai nuk ka konceptin e centralizimit te Kishes Katolike dhe jo si Islami, ku nuk ka nje drejtues te vetem suprem.

Gjithsesi, edhe ky incident u kalua pa shume pasoja. Megjithate, situate duket jo shume e qete, edhe pse fasada tregon ndryshe. Shkodra eshte nje rreth shume delikat ne lidhje me besimin. Ekulibrat jane shume te brishte dhe duhet shume pak te prishen. Kete e kane kuptuar mire nje pjese e shkodraneve, por edhe drejtues te komuniteteve fetare. Ngjarja e Bushatit ka patur nje support politik te qarte, me sakte, nje frymezim ideologjik politik. Sigurisht, jane gjetur edhe disa “kamikaze” te cilet kane marre ne dore sharren e shkeputjes se marredhenieve muslimane- katolike….

Blerti Delija

 

2700 vjet ma parė, mbreti romak Numa Pompili formuloi kalendarin e parė

Festa e vitit tė ri, qė festojmė sot, sė bashku me dokumentin qė shėnon kohėn, kalendarin qė prej mijėra vitesh kanė kaluar nėpėr rrugėt e njė evolucioni tė gjatė ndryshimesh, sipas popujve, vendeve e sundimtarėve tė ndryshėm. Para mijėra vitesh nė shumė vende tė botės, viti i ri konsiderohej i lidhur me fenomenet e natyrės, si me vėrshimin e lumenjve nė Egjiptin e lashtė, etj., me pjekjen e arrave te aztekėt e Amerikės, nė bazė tė lėvizjes hėnore tek hebrenjtė e disa popuj aziatikė si kinezėt etj. Por dita e fillimit tė vitit tė ri mė interesantja paraqitej tek romakėt tė cilėt e festonin ditėn e ekuinoksit, pra mė 25 mars. E, ndėrsa nė disa popuj tė kohės (nė Europė) fillimi i vitit tė ri konsiderohej edhe 1 marsi, pra fillimi i pranverės etj. Tė gjitha kėto ndryshime pėr fillimin e vitit tė ri u shoqėruan me “kalendarėt” e kohėve, ku mė interesanti mbetet ai i zbuluari nė njė tempull tė vjetėr nė Meksikė nė vitin 1790, qė njihet si kalendari aztek, dhe ėshtė i gdhendur si njė cilindėr graniti me diametėr 4m dhe peshė 250kv. Nė kėtė kalendar njė shekull shėnohej me 52 vjet, ndėrsa dy “shekuj” shėnoheshin njė epokė. Nė vitet 715-672 para lindjes sė Krishtit, mbreti romak Numa Pompili pėrpiloi kalendarin e parė romak qė shėnonte kohėn, madje edhe vetė fjala kalendar e ka prejardhjen nga latinishtja kalendarum, qė do tė thotė tė mbledhėsh, tė thėrrasėsh... Gjithsesi, viti 153 para Krishtit shėnon festimin e parė tė fillimit tė vitit. Duke qenė se vitet e brishta atėhere konsideroheshin nė ēdo tre vjetė e jo si sot nė ēdo katėr vjet, u bėnė gabime tė cilat u mundua t’i korrigjonte perandori romak Jul Qezari, i cili i vuri muajit korrik emrin e tij Juli, dhe ndėrtoi kalendarin e njohur me emrin e tij, kalendarin Julian, i cili kishte njė jetė mjaft tė gjatė ndėr popuj e vende... Pėr shumė shekuj pas lindjes sė Krishtit festimet e vitit tė ri dhe festave tė tjera u bėnė sipas kalendarit Julian, i cili mbėshtetej nė lėvizjet hėnore, duke pasur spostime ditėsh e datash. E ndėrsa kalendarėt ndryshonin, u desh tė vinte viti 1582, kur Papa Gregori XIII nga Selia e Shenjtė nė Romė vuri nė funksion kalendarin e saktė qė pėrdorim sot, dhe ky kalendar qė atėherė njihet me emrin kalendari Gregorian. Besimtarėt katolikė dhe shtetet me dominancė tė tillė menjėherė filluan tė zbatojnė kėtė kalendar qė kemi sot, ndėrsa disa shtete me popullsi kristiane, por me besim ortodoks, apo protestan e pranuan shumė mė vonė kalendarin e ri Gregorian... Pėr shembull Gjermania e pranoi nė vitin 1700, Britania e Madhe nė vitin 1752, vendet nordike (Suedia) nė vitin 1753, Japonia nė vitin 1873, Kina nė vitin 1912, ndėrsa Rusia ortodokse mori vendim ta njohė kėtė kalendar nė vitin 1918, por qė nėn presonin e kishės u tėrhoq, duke bėrė qė ta rikthejė zyrtarisht nė vitin 1924, por qė kisha e saj edhe sot vazhdon tė “punojė” me kalendarin e vjetėr Julian... Gjithsesi viti 1924 shėnon zyrtarisht njohjen dhe zbatimin e kalendarit Gregorian qė kemi sot nga thuajse e gjithė bota e civilizuar, duke pėrfshirė edhe atė Islame, e cila fillimisht kishte njėfarė stepjeje pasi paragjykohej 1 janari si dita e regjistrimit zyrtarisht tė Jezus Krishtit, dhe kalendari ishte mbi motive kristiane, por qė sot ėshtė sqaruar gjithēka dhe kemi siē thamė njė kalendar tė pėrbashkėt. Ėshtė interesant tė thuhet se nė Shqipėri kalendari i sotėm u pėrhap sė pari nė zonat katolike tė Veriut tė Shqipėrisė nga Kisha Katolike, qė nė vitin 1590, por mbetet enigmė kundėrshtimi i popullsisė sė Mirditės pėr kalendarin Gregorian nė vitin 1610. Shqipėria si shtet e njohu zyrtarisht kalendarin qė kemi sot, pas ēlirimit nga pushtuesit shumėshekullorė otoman, konkretisht nė vitin 1914...

Pėrgatiti Ndue Bacaj

 

Mėsuese Europa ka mbetur nė klasė nxėnėsen Shqipėri

Shqipėria, si vend ka bėrė hapa tė mėdhenj! Kėtė e dėgjoni nė median vizive dhe tė shkruar. Po shumė mirė, kjo ėshtė njė shenjė e mirė. Pasi janė bėrė investime tė reja, ndėrtime, janė ngritur institucione tė ndryshme, janė firmosur kontrata, marrėveshje etj. Por,... tė mos harrojmė nuk kemi ujė, drita, kemi rrugė tė prishura, jemi tė zhytur nė korrupsion deri nė palc, varfėria po na zė frymėn, punė nuk kemi etj.

    Tani, sikur t’i bėjmė njė balancim kėtyre dy kohėve, si mendoni ju, Shqipėria kėto hapa tė mėdhenj po i bėn para apo pas?!... Ja, kėtė nuk e mora vesh kurrė! Megjithatė, do tė ishte e pafalshme tė hidhja poshtė gjithė kėtė zhvillim qė ka prekur Shqipėrinė. Po a nuk ju duket se ėshtė njė zhvillim me ritme tė ngadalta? Po ne duket sikur sapo e kryem dhe e arritėm njė reformė dhe gjithė shend e verė bėhemi gati tė bėjmė hapin tjetėr, kur na del po e njėjta gjė. D.m.th. t’ia nisim edhe njė herė nga e para. Po pse? Sepse asgjė nuk ėshtė bėrė siē duhet, gjithēka ėshtė bėrė gabim, pėr sė mbrapshti. Atėherė?! Atėherė, asgjė! Filloje nga fillimi! Pa bėrė kėtė tė parėn nuk mund tė kalosh tek e dyta. E kėshtu, ne ia fillojmė edhe njė herė nga fillimi, pa e kuptuar as vetė se ēfarė jemi duke bėrė dhe pse po e bėjmė njė gjė tė tillė. Dhe sigurisht, ndėrkohė qė ne e bėjmė dhe e ribėjmė dhe rezultatet dalin gjithnjė e mė shumė negative dhe tė papranueshme, atėherė ē’kuptim ka kjo? Pse vallė po e bėjmė dhe gjithēka prishet?! Koha ikėn si pa e kuptuar dhe ne nuk e kuptojmė se po mpakemi ēdo ditė e mė shumė. Ndėrsa koha pa na pyetur aspak nėse kemi vėshtirėsi apo jo, formon atė qė quhet histori e njė vendi. Po ne, si po e krijojmė historinė e vendit tonė?! E, n.q.s. mbani mend ne nuk bėmė asgjė pėr sė mbari, edhe pse koha kaloi, ne qėndruam ashtu tė ngrirė, edhe pse hapin e kemi ēuar tashmė. Po ēfarė po bėjmė nė tė vėrtetė?! Po bėjmė detyrat qė mėsuese Europa na ka caktuar ne nxėnėsve. Dhe pikėrisht tė njėjtėn detyrė, i njėjti test i vihet nxėnėses Shqipėri pėr kaq kohė, por qė fatkeqėsisht asnjėherė nuk e kaluam provimin, d.m.th. kaq e kaq vite tė ngelur nė klasė. Po si ka mundėsi, ne qė jemi aq tė vėmendshėm nė mėsim, tė ngelemi gjithmonė nė tė njėjtin stad, tė paaftė kaq vite pėr tė kaluar klasėn. E, historikisht siē jeni dėshmitarė, asnjėherė mėsuese Europa nuk na e dha qoftė edhe njė “pesė” tė vetme, tė paktėn nė njėrin nga provimet e shumta. Gjithmonė ngelės qė ngelės mbetėm. Po pse kaq tė dobėt tė jemi vallė?! Po, a mund tė jetė krejtėsisht i gjithė faji ynė? Nxėnėsi nganjėherė, pėr tė mos thėnė gjithmonė, nuk ka tė drejtė tė ankohet apo tė pretendojė pėr notėn qoftė edhe pėr njė “pesė” sa pėr tė kaluar, dhe ky duket sheshit si ėshtė rasti i nxėnėses Shqipėri.

    Tani, tė gjithė ju do tė thoni se mėsuese Europa nuk shahet dhe nuk kam tė drejtė tė vė gojė mbi tė, por pse kaq tė kėqinj qenkemi ne?! Po mėsuese Europa si na e shpjegon mėsimin? A nuk mundet kurrė ajo qė edhe pas kaq vitesh tė na shikojė me njė tjetėr sy. Sepse fundi i fundit ne jemi dhe ngelemi nxėnėsit e saj pėr kaq vite radhazi. Apo ne jemi thjesht njė nxėnės qė nuk di tė zgjidhė atė tezė tmerrėsisht tė vėshtirė dhe qė nuk mund t’i falet as edhe gabimi mė i vogėl. Mos vallė gjithmonė do tė shihemi nga “mėsuesja jonė” si nxėnės qė duhen ngelur?! Qė jemi nxėnės tė dobėt, e pranojmė, e pėr rrjedhojė nuk pretendojmė qė t’i zgjidhim tė gjitha detyrat “e dashur mėsuese”. Por qė ta dish, ne nė atė tezėn tėnde kemi zgjidhur goxha ushtrime, si p.sh. kemi bėrė investime tė ndryshme nė sfera tė ndryshme, kemi firmosur marrėveshje, ndėrtime tė reja etj. Paēka se nuk kemi arritur tė mposhtim papunėsinė, varfėrinė, nuk kemi ujė, drita dhe nuk mundėm tė zhdukim korrupsionin. Siē duket ky i fundit ėshtė edhe ekuacioni i cili po na e merr shpirtin. Po mirė, moj mėsuese, ato arritjet qė sipėr pėrmendėm a nuk mjaftojnė qė ti tė na vėsh njė pesė, pastaj kėto tė tjerat me ndihmėn e tėnde dhe me angazhimin tonė mund t’i zgjidhim me kalimin e kohės. Me sa duket, jo. Ato nuk mjaftojnė pėr tė kaluar tė paktėn njė klasė e tė mos quhemi “nxėnėsi ngelės”. Po tani ēfarė do tė ndodhė me ne? Jo se dua tė bie nė pesimizėm, por unė mendoj se ti nuk na do. Por, mos qoftė e thėnė. Kjo nuk do tė ishte e drejtė. Nė fakt, e drejtė apo jo, kėtė e vendos vetėm ti, “mėsuese Europė”, ne ndėrkohė vazhdojmė tė jemi po ata, nxėnėsit ngelės, me po tė njėjtėn tezė pėrpara, pėr kaq vite me radhė. Po mirė, po sikur mėuseses sonė tė dashur i “shkrep” nė kokė dhe sado qė vitet tė kalojnė, ne tė vazhdojė tė na ngelė nė klasė e aq mė tepėr me tė njėjtėn tezė?! Pra, po sikur ne tė ngelemi pėrfundimisht dhe ajo tė mėrzitet me ne. E them kėtė sepse me ē’po shihet ka shumė mundėsi tė ndodhė, pasi ngelėm nė vend gjithė kohės. E, ē’mendoni ju se mund tė bėhet?! Se mos po i bėhet merak asaj shumė pėr ne. Fundja bėhet fjalė pėr njė nxėnės mė shumė a mė pak. E nuk do tė humbiste asgjė veēse njė nxėnės tė dobėt, qė nuk ishte kurrė nė gjendje tė bėnte tė gjitha detyrat. E ritheksoj “tė gjitha”, sepse tė thotė qė nuk ka bėrė asnjė detyrė, kėtu nuk ka tė drejtė aspak. E, kur na thotė mėsuesja jonė Europa se na do tė mirėn tė gjithė nxėnėsve. Ndoshta nxėnėsve tė mirė ua do tė mirėn, por nxėnėsve tė dobėt nuk u jep dot as njė “pesė”. E, nė kėtė grup hyjmė edhe ne. Pra, mėsuese Europa do tė humbte njė nxėnės qė nuk e ka dashur ndonjėherė. E pra, pėrfundimisht asgjė nuk do tė bėhet vetėm ne mbetemi ngelės pėrgjithmonė.

    Po mirė, moj mėsuese Europė, ti na ngele, s’na ngele nuk pėrbėn ndonjė ndryshim tė madh. Ne kėtu na ke gjithmonė nė tė njėjtin vend, duke riprovuar pėr tė disatėn herė, po tė njėjtėn tezė, atė qė nuk e plotėsuam asnjėherė. Tani, a do tė mund ta plotėsojmė ndonjėherė tė shkretėn tezė, d.m.th. tė na kalosh klasėn?! Kėtė nuk e dimė dhe duhet tė ndodhė ndonjė mrekulli qė kjo tė bėhet realitet. Por, gjithsesi e dashur mėsuese, ne nxėnėsit e tu mbetemi, tė ngelur ose tė kaluar. Ne, gjithmonė nė njė vend do tė ngelemi tė ndryshuar apo jo.

    Tani, ēfarė do tė bėhet me fatin tonė? Kėtė nuk e dimė por sigurisht njė gjė do tė ngelet e qartė, ne ishim dhe jemi nxėnės.

    Po, mirė se fundi i fundit nxėnės tė dobėt, nuk arritėm kurrė t’i bėnim detyrat e tua, o mėsuese, edhe pse pėr vite me radhė e provuam dhe riprovuam, po e pranojmė humbjen, po bindemi pėrfundimisht se nuk jemi tė aftė tė kalojmė klasėn tėnde, por kjo nuk do tė thotė qė ti mundesh qė pėrveē se tė na ngelėsh, edhe tė na diskriminosh. Kjo do tė ishte fatale, aq mė tepėr pėr njė nxėnės tė dobėt si ne. Asnjeri nuk ta lejon e dashur mėsuese edhe pse gėzoni autoritet tė madh mbi ne, por po tė kujtoni e dashur mėsuese, ju vetė na flisni nėpėr leksionet tuaja tė vėshtira pėr barazi nė tė gjitha fushat e jetės, aq mė tepėr duhet tė ketė barazi ndėrmjet njerėzve. Siē duket, leksionet e tua vlekan vetėm pėr ne, nxėnėsit e tu. Do tė pyesėsh ti, se ku po na diskriminon? Gjithkund e nė gjithēka.

    Mendoj, moj mėsuese Europė, se kjo nuk mund tė ketė asnjė emėr tjetėr pėrveēse diskriminim. Po me ē’tė drejtė?!

    Tė mos harrosh se ti na jep mėsim, ne ndoqėm leksionet e tua, edhe pse asnjėherė nuk ishim nė gjendje t’i pėrvetėsonim kėto leksione tė gjitha, edhe pse u munduam aq shumė. Ne ishim nė radhėt e nxėnėsve tė tu tė shumtė e pavarėsisht e kaluam apo jo klasėn dhe provimet e tua, ne kėtu na ke.

    Nuk e di a do tė denjoje ndonjėherė tė na jepje njė tjetėr mundėsi, ndoshta dhe tė fundit fare, dhe pse jo tė na e kalosh klasėn. Mbase kjo do tė ndodhė njė ditė edhe pse nė dukje mbetet njė shpresė e vakėt qė vjen e zbehet ēdo ditė e mė shumė. E, sigurisht, njė pjesė tė mirė tė fajit e kemi ne, sepse jemi kaq tė pazotė, por edhe ti, e dashura mėsuese Europė a mund tė mendosh pak, a e ke kryer siē duhet detyrėn tėnde si mėsuese? Mos vallė roli yt ka qenė mė shumė si ndėshkuese se si mėsuese? Ne do tė vazhdojmė t’i kryejmė disa prej detyrave, e ndoshta do tė tentojmė edhe pėr mė tej, por tė bindur se asnjėherė nuk do t’i bėjmė detyrat ashtu siē do ti.

    Por, a tė gjithė fajin pėr kėtė e paska nxėnėsi?!...

Emiranda Lukaj

 

Shqetėsimi i PS-sė

Partia Socialiste, dega Malėsi e Madhe, proteston pėr aktin e dhunshėm tė datės 7.11.2005 kundėr anėtares sė Partisė Socialiste, Lindite Ujkaj, ku persona tė panjohur e kanė kėrcėnuar dhe goditur. U bėjmė thirrje forcave tė rendit tė identifikojė menjėherė autorėt e kėtij krimi dhe tė vėrė para pėrgjegjėsisė ligjore kėta persona qė kėrkojnė destabilizimin e vendit.

Zėdhėnėsi i P.Socialiste, dega M.Madhe

 

Kur Gjergj Kastrioti i “dikton” Kuranin  Sulltan Muratit

Duke shfletuar librin plot vlerė tė Dhimitėr Frangut, tė pėrkthyer nga italishtja e vjetėr nga studiuesi, historiani, poeti dhe publicisti i njohur Lekė Pervizi (autor i disa librave), shkėputa nga ky libėr kėtė fragment nė kreun e katėrt, tė tij, nė faqet 66-69. Siē e thamė mė lart, me shumė sukses drejton revistėn “Kuq e Zi”, nė Bruksel tė Belgjikės. Kapitulli i sipėrpėrmendur mė tėrhoqi pėr vetė faktin se kėtu mėsova njė gjė tė panjohur, dhe pikėrisht letėrkėmbimin e Gjergj Kastriotit (Skėnderbeut) me Sulltan Muratin, tė cilin do ta citoj besnikėrisht sipas autorit.

    “Sulltan Murati, duke qenė shumė i inatosur me Skėnderbeun, i ēoi njė letėr (pėrmes ambasadorit tė tij) me kėtė pėrmbajtje: “Murati, Perandor i turqve dhe Princ i Lindjes, ty, Skanderbeg, njeriu ma mosmirėnjohės nė botė. Nuk mund tė pėrshėndes as shumė, as pak, duke qenė se ti u bane anmik pėr vdekje i kunorės sime, ndėrsa tė rritsha me dashuni, si t’ishte biri im, duke u mundue gjithmonė me tė nderue e me tė ngritė nė pozita tė mėdha e tė nalta, siē baj me miqtė e dashamirėt e mij. Ti u rebelove e mė ke shkaktue shumė dame, siē e di vetė dhe siē ėshtė e njohur nga bota mbarė. Unė, nuk mund ta marr me mens di shkoi kjo punė, ndoshta pėr faktin se nuk ta ktheva shtetin prindėror ose pse ti ke pasė gjithmonė qėllimin qė tė mohosh fenė e Profetit Muhamed dhe tė kthehesh (siē ke veprue) nė fenė kristiane, pėr tė humbė shpirtin tand. Por, s’ka dyshim se po ta kisha ditė dėshirėn tande, do tė kisha ba gjithēka ti do tė dėshiroje, sepse ti e din mirė, (siē shpesh ta kam thanė), qė unė kam dėshirue pėr sė tepėrmi me tė plotėsue ēdo kėrkesė. Unė jam pėrpjekė me tė dashtė ma shumė se kėdo tjetėr nė oborrin tim, pėr virtytet e tua tė rralla. Duke e ditė ti se unė mbrenda pak ditėsh do tė ta ktheja shtetin atnor, e duke e ditė se unė nuk do ta mohoja fjalėn e dhanė, ti je sjellė kundėr detyrės sate, duke u rebelue, veprim pėr tė cilin meriton qortim tė madh dhe dėnim tė rreptė, pra e meriton mėrinė dhe mohimin tim. Nga ana tjetėr, duke pasė parasysh veprat e tua tė lavdishme, qė nė tė kaluemen (duke qenė nė shėrbimin tim) i ke krye pėr mbrojtjen dhe naltėsimin e shtetit tim, duke i shėrbye besnikėrisht kunorės sime, pothuejse jam i detyruem ta zbus inatin, qė me tė drejtė mė ka pushtue ndaj teje. Duke pasė vendosė me veprue kėshtu, tė them se due qė pas faljes sime, tė vlejnė ma shumė shėrbimet qė kam pasė prej teje, pėr me tė shpėrblye (qė nga ana ime nuk do tė mungojnė) se sa hakmarrja qė duhet tė pėrdorsha ndaj teje pėr mungesat e tua, me qenė se u rebelove kundėr meje pa asnjė arsye dhe qė shkaktove aq damtime ndaj meje dhe njerėzve tė mi. Prandaj, ta dish se ti mund tė sundosh mbi shtetin tand, qė tė pėrket si trashėgim, por me njė konditė, qė t’mė rikthesh atė pjesė tė Shqipnisė qė kam pėrfitue nga tjetėrkush e jo nga prindi yt, tė cilėn kundėr ēdo tė drejte ma ke marrė e pėrvetėsue, tue mbajtė kundėr vullnetit tim. Tė them qė ti t’ma rikthesh, pėr ndryshe betohem nė Zotin dhe Profetin Muahmed, nė shpirtin e babės timdhe nė aftėsitė dhe forcėn time e tė shpatės time, qė do ta pėrdor kundėr teje pėr me tė dėbue nga ai vend pėr inatin tand. E nė qoftė se do tė shpėtosh i gjallė, do tė detyrohesh qė tė shkosh lypsar nėpėr botė. Ti e din se unė mund tė ngrej njė ushtri prej 150.000 vetėsh, ndėrsa ti ke pak ushtarė e nuk mund tė jesh nė gjendje tė mė pėrballosh. Kėto po t’i them sepse nuk due me tė ba tė keqen.

    Tė kam paraqitė tė mirėn dhe tė keqen. Ty tė takon me zgjedhė si tė kesh qejf dhe pėr kėtė mund t’i besosh ambasadorit dhe shėrbėtorit tim Hajredinit, i cili do tė tė flasė gojarisht nė emen tim pėr gjithēka, sipas porosisė sime. Nė Andrianopol mė 16 qershor 1444.”

    Pasi kuptoi shumė mirė letrėn dhe pasi i dėgjoi me kujdes fjalėt e ambasadorit tė Sulltan Muratit, Skanderbeu e falėnderoi dhe e nderoi ambasadorin e pas pesė ditėsh e nisi, tue i dhanė me vete njė letėr pėr padronin e tij, nė pėrgjigje tė asaj tė Sulltanit, me kėtė pėrmbajtje: “Gjergj Kastrioti, i quejtun Skanderbeg, Princ i shqiptarėve, i ēon tė fala tė shumta Sulltan Muratit, Princit tė turqve dhe Perandorit tė Lindjes. Prej shėrbėtorit dhe ambasadorit tand, Hajredinit, e mora letrėn qė mė kishe nisė, ku fillimisht ti mė thoje se nuk mund tė mė jepshe as shumė as pak tė fala, sepse unė tė qenkam rebelue dhe sepse unė tė paskam ba (siē thue) shumė dame. Po tė pėrgjigjem: megjithėse ēdo gja qė kam ba kundėr teje ngjan sikur tė jetė ba prej njė anmiku, tė them se ēdo herė qė ti do t’i shikosh punėt me synin e arsyes, nė kėtė rast se ēka e sa asht krye prej meje unė e gjykoj se jam tregue jo anmik por shumė mik. Pėr kėtė tė them se asgja nuk do tė ishte e vėshtirė tė bahej, tė cilėn unė tė mos e bajsha, por qė tė mos ishte kundėr vullnetit tė Zotit. E pėr sa thashė, duhet tė bindesh nėse unė pretendoj tė tė jem mik. Por nė qoftė se ti ankohesh se unė kam rifitue lirinė time, me shtetin e tim eti, gabohesh, sepse nuk mendoj tė tė kem fye, sepse mė takon vetėm mue dhe jo ty, dhe jam pėrpjekė tė baj ēka i takon nderit tim. Nė qoftė se turqit, ushtarėt e tu, qė rrinin nė viset e Shqipnisė, erdhėn kundėr meje qė tė mė luftojnė me armė nė dorė, a nuk ishte e drejta ime me u mbrojtė kundėr atyne qė donin tė mė sulmonin? E, nė qoftė se e pėrvetėsova atė pjesė sepse i munda me trimninė time, faji nuk asht i imi, por i tyne, ose i atij qė i shtyni tė mė sulmojnė mue. E pse unė e kam thye ushtrinė tane, tė komandueme nga Ali Pasha, nuk besoj se kam veprue kundėr detyrės time, duke qenė se unė po mbrohesha nga ai qė mė sulmonte. Sė fundi, nė qoftė se unė e braktisa fenė e Muhamedit, e u ktheva nė fenė time tė vėrtetė tė Jezus Krishtit, jam i sigurtė se kam zgjedhė anėn ma tė mirė: sepse tue zbatue mėsimet e Tij tė shejta, jam i bindun se shpirti im do tė shpėtojė dhe jo (siē thue ti) tė humbė. Prandaj tė lutem, qė pėr shpėtimin e shpirtit tand, tė dėgjosh prej meje njė kėshillė shumė tė mirė. Po tė lexosh me kujdes Kuranin, d.m.th. pėrmbledhjen e mėsimeve hyjnore, do tė kuptosh se cili prej ne tė dyve e ka gabim. Nga kjo kam shpresė se nė qoftė se ti do tė arrish tė gjykosh gjithēka drejt e tė bindesh nga arsyeja, do tė pranosh fenė shumė tė shenjtė tė krishtenė, e vetmja nė tė cilėn tė gjithė njerėzit qė kėrkojnė shpėtim, shpėtojnė, e jashtė saj ēdokush tjetėr shkatėrrohet. Dhashtė Zoti qė ti tė pranosh qė tė ndriēojė Shpirti i Shenjtė e tė vish e tė pagėzohesh e tė fillosh me jetue si i krishtenė. Atėherė unė do tė kisha kėnaqėsi me tė njohė si Princin ma tė madh tė Botės, e me t’u ba (siē kam qenė) njė shėrbėtor i mirė dhe mik. Pėr kėtė ti do tė bindeshe shumė mirė kur tė shikoje se sa me sinqeritet dhe mirėsi unė tė ftoj me tė shpėtue shpirtin, pėr lavdinė dhe madhėshtinė e shtetit tand. Pėrfundoj tue tė thanė se, megjithėse jam pėrpjekė tė mbrohem nga ti dhe forcat e tua, tė mbetem mik, tue tė premtue se kurdo qė tė bash atė qė tė kėshillova, (pra qė tė kthehesh i krishtenė) unė do tė rikthej jo vetėm atė pjesė tė Shqipnisė qė ti mė kėrkon, por edhe gjithēka unė mbaj e kam nė kėtė botė dhe do tė jem gjithmonė shėrbėtori i jot i mirė. Pėrndryshe, tė jesh i sigurt se unė nuk mundem, nuk due dhe nuk detyrohem, pėr shumė shkaqe dhe arsye, qė tė pranoj ato qė ti shkruen. Kryesisht, pse turqit nuk e mbajnė kurrė besėn ndaj tė krishtenėve dhe janė fqinjė tė kėqij tė tyne, e nuk due qė tė rrezikoj e tė humbas atė qė Zoti mė ka dhanė. Prandaj, mos u fodullos pėrsa mė thue, qė me ta rikthye atė pjesė tė Shqipnisė qė ti ua ke marrė tė tjerėve, e jo babės tim. Ato vise qė ti vetė thue se kanė qenė “tė krishtenė” edhe tė mos kishin qenė tė prindit tim, meqenėse unė jam njė princ i krishtenė, mė takojnė mue e jo ty. Si rrjedhim, asht ma se e volitshme dhe e arsyeshme qė njė i krishtenė tė zotnojė atė qė ka qenė e tė krishtenėve (mbasi nuk kanė njė princ tė tyne). Shpresoj me rimarrė (gjithēka dhe sa ma parė) ato ēka ti ke pėrvetsue nga pronat e tė krishtenėve, e jo qė unė me tė lėshue asnji pėllambė tokė. E pėrsa thue se do t’mė bajsh fatkeq, tė pėrgjigjem se kam besim e shpresė se me ndihmėn e Zotit do tė di tė mbrohem e tė fitoj. Megjithate duhet tė dijsh se fitorja nuk pėrcaktohet nga sasia e njerėzve, por pėrparėsisht nga vullneti hyjnor, tue pasė nga ana e vet madhėrinė hyjnore dhe tė drejten, pastaj nė aftėsitė dhe urtėsinė e komandantėve. Por dua tė them se as lajkat as kėrcėnimet e tua nuk janė tė mjaftueshme qė tė lėkundin shpirin tim. Megjithate i premtoj madhnisė sate se nuk do tė ndėrmarr kundėr teje asnjė veprim, pa qenė i ngacmuem dhe i provokuem ma parė prej teje ose prej njerėzve tė tu. Juve sa mund tė ju duket e pėlqyeshme, pėrunjėsisht ju pėrfalem.

Nga Kampi ynė, mė 14 korrik 1444”

P.S. “Letėrkėmbimet e Gjergj Kastriotit, pėr herė tė parė janė dhanė nga Dhimitėr Frangu, prej tė cilit i kanė marrė autorėt e tjerė”. L.Pervizi.

“Historia e Gjergj Kastriotit (Skanderbeut)

Shkruar me dorėn e tij, nga Dhimitėr Frangu, bashkėkohės dhe bashkėpunėtor i heroit legjendar.

Pėrktheu nga italishtja e vjetėr Lek Pervizi

Nė 600-vjetorin e lindjes sė Gjergj Kastriotit (Skanderbeut)

Arbėria 2005

 

Zotėroj 13 gjuhė dhe s’mund tė abuzohet me emrin tim

Ju kisha lutur shumė, qė pėrmes gazetės shumė tė mirė qė drejtoni t’i tregoni z.Agron Luka se citatet nė tekstin e tij (SHE 75), ku ai mė sulmon mua (Skėnder Kajoshaj), nuk pėrputhen assesi me artikullin tim. Ai mund ta ketė lexuar atė artikull nė gazetėn “Illyria” tė New Yorkut, por artikulli ėshtė botuar origjinalisht nė revistėn time kombėtare “Iliria”.

    Pothuajse tė gjitha citatet qė ai ka dhėnė janė tė ndryshuara - ndoshta kėtė e ka bėrė “Illyria” por jo unė. Ndėrsa lidhur me sulmet e tij dhe tentimet qė nė ēdo mėnyrė mua tė mė lidhė me “turqizmin” apo “arabinė”, nuk di fare ē’tė them - unė askund nė tekst as pėrafėrt nuk kam aluduar nė lidhjen e zbulimeve tė mia me Turqinė apo Arabinė. (Ēfarė argumenti i mbrapshtė ėshtė se fjala qė unė kam pėrdorur maraz na qenka turko-arabe? A nuk e njeh z.Luka fjalėn qė edhe sot pėrdoret nė shqip: mėrzi)

    Tė them tė vėrtetėn unė nuk e kuptoj fare mesazhin e tij se ēfarė ai dėshiron tė tregojė me atė tekst kundėr meje. A don ai tė tregojė se zbulimet e mia nuk janė tė vėrteta, apo diēka tjetėr? “Inshallah” (siē shprehet z.Luka) ai ėshtė nė gjendje tė kuptojė esencėn e shkrimit tė tij, meqė unė nuk jam, dhe megjithėse, siē kam cekur nė artikullin tim origjinal, unė nuk kam ndonjė titull tė llojit “dr”, “mr”, apo “prof”, prapėseprapė unė i zotėroj (deri tani) 13 gjuhė tė huaja, dhe tėrė jetėn jam marrė me linguistikė.

    E vetmja qė e kuptoj ėshtė qė ai duket se nė ēdo mėnyrė tenton tė zhvlerėsojė gjenialitetin dhe rėndėsinė e gjuhės shqipe, si gjuhė amė e tė gjitha gjuhėve indo-europiane, dhe dėshiron qė me argumente tė llojit “mendja” vjen nga latinishtja/italishtja “mente” - tė tregojė se gjuha jonė e artė nuk qenka kurrgjė pos 60% gjuhė latine dhe ndoshta ato 40% tė tjera greqishte, etj. Po, ēfarė nėse ėshtė e kundėrta - nėse “mente” vjen nga “mendja”? Kėtu nuk kemi tė bėjmė me problemin “vezė dhe pulė”, meqė jo unė, por pothuajse tė gjithė linguistėt botėrorė mė tė shquar pajtohen me faktin qė pikėrisht shqipja ishte para latinishtes. Dhe ėshtė shqipja gjuha e vetme e cila pothuajse nuk ka pėsuar fare ndryshime jo vetėm nga fillimi i gjuhėve indoeuropiane, por edhe mė tej deri tek Nostrata.

    Sė fundmi, pse disa autorė gjithsesi tentojnė qė mua, gjegjėsisht stafin e revistės “Iliria” ta lidhin me Stalinin, Enverin, komunizmin etj., ėshtė ende mister pėr mua.  Unė, Skėnder Kajoshaj, nuk kam qenė as nuk jam stalinist, apo enverist, apo komunist, etj. Unė, sikur baballarėt dhe gjyshėrit e mi jam nacionalist dhe do tė jem pėrgjithmonė. Nėse ju pėlqen mė shumė, mund t’ua zbėrthej: jam djathtist ekstrem qė komunizmin, socializmin dhe ideologjitė e poshtra tė tjera universaliste i urren nga zemra. Pėr mua ekziston vetėm njė e shenjtė: Shqipėria.

Skėnder Kajoshaj, USA

 

Krishtlindja, evenimenti ku takohen njerėzorja me hyjnoren

Prej shekujsh ėshtė bėrė traditė pėr mbarė botėn kristiane e mė gjerė qė evenimentin hyjnor tė Krishtlindjes ta presin e festojnė si asnjė datė tjetėr. Festimi i Krishtlindjes fillon qė natėn e 24 dhjetorit, qė njihet si nata e fundit e pritjes rreth 4000-vjeēare qė lajmėroi ardhjen e Mesisė, apo mė saktė, lajmėtarit dhe shpėtimtarit tė botės njerėzore plot mėkate. Ėshtė pikėrisht mbarimi i mesnatės sė 24 dhjetorit dhe fillimi i 25 dhjetorit, kur vetė Zoti dha sinjalin se nė Betlehem, nga trupi i Marisė sė virgjėr (sot Shenjtja Marie), lindi Mesia dhe emri i tij do tė ishte Jezus, qė do tė thotė i dėrguari i Zotit, me “mbiemėr” Krisht, qė do tė thotė mėshirė pėr krijesat e Zotit. Lindja e Jezus Krishtit para 2005 viteve, jo vetėm ishte realizimi i profecive tė kohės, por edhe lindja e shpresave pėr njė jetė mė dinjitoze e mė afėr jetės tokėsore e hyjnore qė vetė Krijuesi ua kishte dhuruar krijesave tė tij, njerėzve, por qė nga regjimet e kohės njerėzit mė shumė bėnin njė jetė djalli se jetė njerėzore. Ėshtė kjo arsyeja qė mbreti i kohės ndėr hebrej, Herodi, kėrkoi tė vrasė tė gjithė fėmijėt e lindur meshkuj qė ishin 0 deri nė 2 vjeē, ku qėllimi kryesor i tij ishte vrasja e Mesisė sė paralajmėruar, por qė njė gjė tė tillė nuk arriti ta bėjė, pasi ky “fėmijė” me pėrmasa tokėsore e hyjnore ishte i dėrguari i Zotit qė tashmė e ruante kudo... Sapo Jezus Krishti filloi tė rritet nė gjirin e nėnės Marie dhe nėn mbrojtjen e tė gjithė atyre qė e njohėn pėr tė dėrguarin e Zotit, ky Mesi filloi predikimet dhe mrekulli qė vėrtetuan plotėsisht se ishte shpėtimtari dhe ndėrlidhėsi me Zotin i mbarė njerėzimit. Predikimet hyjnore tė kombinuara me vepra njerėzore, por qė mund tė realizoheshin me Frymėn e Shenjtė, bėnė qė Jezus Krishti tė ndiqet e besohet nga mbarė populli i thjeshtė i trevave tė Palestinės e mė gjerė, nė tėrė Perandorinė Romake. Vitet kalonin dhe predikimet e Krishtit pėr jetėn tokėsore e hyjnore, pėr moralin njerėzor, pėr shoqėrinė e re qė duhej tė ndėrtohej me themel, familjen e shenjtė filluan tė mrekullojnė mbarė njerėzimin e mėsuar me huqet dhe mjerimet e paganizmit, dhe predikuesve tė tij tė regjimit shtypės romak. Tashmė vetė Perandoria Romake dhe kasta e saj filluan tė shqetėsohen pėr predikimet dhe mrekullitė e Jezus Krishtit, qė nė themel kishin jetėn e lirė e me tė drejta tė barabarta pėr tė gjithė njėlloj, si krijesa tė Zotit, qofshin kėta tė pasur apo tė varfėr, me pozita shtetėrore e ushtarake apo punėtorė tė thjeshtė. Pikėrisht pėr kėto, Perandoria Romake filloi pėrndjekjet e persekutimet ndaj Jezusit dhe ndjekėsve tė tij, ku kulmi arrin me kryqėzimin e tmerrshėm qė i bėhet vetė Mesisė, i cili jo vetėm i duroi kėto tortura, por predikoi atė moral faljeje qė ka mbetur deri nė ditėt tona, e qė thotė: “Fali Zot, se nuk dinė ēfarė bėjnė!” Nė tė vėrtet kėshtu ndodhi, pasi vetė Krishti i gozhduar nė kryq dhe i varrosur, mbas tre ditėve u ringjall, duke dhėnė sinjalin kuptimplotė se jeta ėshtė nė duar tė Zotit, e jo tė atyre krijesave qė tė mashtruar nga djalli e pushteti e kujtojnė veten se janė mbi tė gjithė... Predikimet dhe veprat hyjnore tė Jezus Krishtit janė sot e do tė jenė mot, busulla e pagabueshme pėr ēdo krijesė tė Zotit, qė kėrkon tė qėndrojė e tillė si nė jetėn tokėsore tė pėrkohėshme, dhe nė atė qiellore tė pambarim. Nata e Krishtlindjes mė 24 dhjetor dhe dita e bekuar mė 25 dhjetor janė momente tė shenjta, kur mbarė njerėzia lutet ndėr kisha e institucione tė tjera kristiane, lutet pėr Jezus Krishtin dhe veprėn e tij e cila sot ėshtė themeli i qytetėrimit e zhvillimit qė e ndien, prek e jeton shumica e botės, duke pėrfshirė edhe atė pjesė qė ka zgjedhur rrugė tjetėr pėr t’u takuar me Krijuesin dhe mėshirėn e tij... Sot, gjithė bota kristiane pėrkujton Krishtlindjen mė 24 e 25 dhjetor, me pėrjashtim tė dy kishave, asaj ruse dhe serbe, tė cilat ende vazhdojnė ta festojnė me kalendarin e vjetėr Julian e jo atė Gregorian, por qė gjithsesi edhe kėto dy kisha i falen Jezus Krishtit dhe doktrinės sė tij jetėdhėnėse... Natyrisht edhe ne shqiptarėt festojmė e pėrkujtojmė Krishtlindjen mė 24 e 25 dhjetor, si gjithė Europa perėndimore qė i pėrkasim, madje ne kemi njė arsye mė shumė, pasi baticat e zbaticat e shekujve na bėnė qė shpesh tė kemi njė jetė tė mundimshme si vetė Jezus Krishti, pėr doktrinėn e tė cilit kemi kontributin mė tė madh, por mjerisht shpėrblimin mė tė vogėl nga Kontinenti plak... Gjithsesi gėzuar dhe pėr shumė mot Krishtlindjen...

Ndue Bacaj

 

Piktorja me pėrvojė 42-vjeēare

Ditė mė parė nė holli e Teatrit “Migjeni” tė qyetit tonė u organizua dhėnia e titullit “Kolė Idromeno”, akorduar nga Kėshilli Bashkiak piktores sė talentuar Nineta Verbica, e cila me kėtė rast hapi edhe ekspozitėn vetjake me punimet e saj tė kohėve tė fundit, me rastin e 60-vjetorit tė lindjes.

    Nxėnėse e piktorit tė madh Simon Rrota, piktorja Nineta Verbica qė nė rininė e saj tė hershme ka shfaqur talentin e vet nė kėtė fushė dhe qė nga viti 1962 e nė vazhdim ka qenė aktive si pjesėmarrėse e denjė nė ekspozitat e shumta tė arteve figurative, duke lėvruar kryesisht portretin e peizazhin. Veēanėrisht mbas viteve ’90 ajo ka pėsuar njė hop cilėsor nė nivelin artistik tė punimeve tė saj dhe ka arritur suksese tė mėtejshme, shprehur nė ekspozitat e shumta vetjake qė ka hapur nė Tiranė e Shkodėr, si dhe nė Itali e nė Mal tė Zi.

    Nė ekspozitėn qė u hap sot duket qartė se Nineta Vėrbica nė ēdo tabllo paraqet shembullin e vėrtet tė piktores sė talentuar dhe me vizion tė qartė.

    Ekspozita vetjake e piktores Nineta Verbica ėshtė nė fokusin e ngjarjeve kulturore tė qytetit tė Shkodrės si njė vazhdimėsi e njohur nė fushėn e artit. Nė pikturat e Nineta Verbicės zotėrojnė kryesisht peizazhi me tone tė ngrohta e koloristike, duke mishėruar emocione tė forta krijuese, impresionet e para e tė shpejta nga jeta e pėrditshme, qė paraqesin nuancat, romantikėn, nektarin dhe ngjyrat mė tė ngrohta tė natyrės sonė. Punimet e saj tė shumta i pėrshkojnė ngjyrat e ngrohta e joshėse tė natyrės shkodrane, tė duket se nė to ndjen aromėn e kėndshme tė luleve, freskinė e drandofilles, finesėn e zambakut apo kaltėrsinė e dallgėzimin e ujėrave tė liqenit, gėrshetuar edhe me bukurinė e rrallė tė natyrės sė bjeshkve tona.

    Nė mėnyrė tė veēantė u pėlqyen pikturat “Ėndėrrime”, “Vallja”, “Shkėmbinjtė-Ulqin”, “Fund deti”, “Portret i Inės”, “Furtunė nė bjeshkė” etj. Nė kėtė ekspozitė shihet qartė se Nineta Verbica ėshtė njė piktore e talentuar, e kompletuar dhe serioze, me njė bagazh tė dukshėm artistik, me aftėsitė e saj krijuese ajo ka ditur tė krijojė larmi koloristike tė pasur dhe mjaft tė pėlqyeshme pėr masėn e gjerė tė admiruesve tė kėtij arti.

    Me rastin e pėrvjetorit tė lindjes sė piktores Nineta Verbica, shumė pjesėmarrės nė kėtė ceremoni si piktorėt Nikolin Luci, Ikbal Kalaja, Pjerin Sheldia, Nirvana Bushati e tė tjerė, vlerėsuan nivelin e krijimtarisė sė saj tė gjerė dhe kontributin qė ajo ka dhėnė nė zhvillimin e arteve figurative tė qytetit tonė.

    Pėr tė gjitha vlerat e piktores Nineta Verbica, Kėshilli Bashkiak i Shkodrės me tė drejtė i dha titullin e nderit “Kolė Idromeno”, i cili iu dorėzua nga pėrfaqėsuesi i Kėshillit Bashkiak, Filip Guraziu. Trioja Shllaku, Kaftalli e Mataj ekzekutoi pjesė nga repertori i tyre.

    Me kėtė rast edhe gazeta “Shqipėria Etnike” i uron piktores sė talentuar Nineta Verbica pėrvjetorin e lindjes, jetė tė gjatė dhe krijimtari tė pasur.

Lekė Plani

 

Ti moj Shkodėr je ma e mira

Por si kopsht me drandofila

Karajfilat bajn gajret

Ti moj Shkodėr je ma e mira

Kerkund shoqen nuk ta gjejn

 

Se per mu je gja e shtrejt

Por si drita e syve t’ballit

N’zemer teme gjithmon ke ndejt

Ti moj Shkodėr si yll sabahit

 

Ti je lule qi del n’pranver

Ti je lule qi del n’pranver

Qi tan baēet i zbukuron

Se ē’na knaqe plot me er

Njikjo zemėr fort tė don

 

Ma e bukra je ndėr lule

Shoqen tande nuk e ke

Pėr ēdo nadje vij e ulem

Gonxhes tande i marr erė

 

Ti moj lulja e drandofilit

Qi kaq bukur ke lulzu

Ban gajret qi karajfili

Afėr teje me qėndru

 

Flokt e tuja porsi ari

Flokt e tuja porsi ari

Qi m’shndrit moj bukuri

Un me ty si t’ia baj hallit

N’zemėr teme ti ke hi

 

Kur mė bjen moj rrugės teme

Me at shtat mos si selvi

Se ē’ma knaq moj njiket zemėr

M’ban derman qi t’kem nė gji

 

Shum dashnin qi kam pėr ty

Un s’po di me ta diftu

Mos i paēa tė dy syt

Pėrveē teje tjetėr s’du

 

Vajz e bukur porsi zanė

Vajz e bukur porsi zanė

Ka shum kohė qi jam tuj t’dasht

Mos mė rri larg aman

Un dashnin moj tu ta dhash

 

Pasha sytė e ballit, zemėr

Un gjithmon ty ta kam thanė

Mos ma thirrshin ma ket emėn

Nuk tė ndrroj me tanė dynjanė

 

Ti e sheh se sa tė du

Dit e natė pėr ty mendoj

Ti je zemėr e shpirt pėr mu

Vajz e dashtun pėr ty jetoj

 

Mendo mir moj bukuri

Zemra jeme asht tuj t’folė

Se tė du pėr nuse ty

Un me ty do t’ve kunorė

 

Unė tė du djalė pa ia da

Unė tė du djalė, pa ia da

Veē pėr ty shpirt un mendoj

Se me ty kam ra n’sevda

S’bashkut jetėn ta kalojmė

 

S’ka ma t’bukur se dashninė

Dhe dy zemra i bashkon

Eja djalė bashkė tė rrimė

Njikjo zemėr fort tė don

 

N’zemėr teme ka xan vend

Gja ma t’shtrejt pėr mu nuk ka

Ti je yll qė shndrit ket vend

Sy e zemėr t’i kam fal

 

Vajz e dashtun xhevahire

Vajz e dashtun xhevahire

Je e bukur pėr merak

Un dashnin ta dhashė pa hile

Hajde shpirt e t’rrim bashkė

 

U ban ditė qi s’tė kam pa

Mìka marrė malli bashkė tė rrimė

M’ka nis zemra pėr me m’kja

Si t’ja baj as vetė s’e di

 

Ti s’je zog meu ndry n’kafaz

T’lutem vajzė ti del njiher

Pas dashnin qi kena pasė

Del tė tham moj si ke nje

 

Mos ke frikė moj bukuri

As prej nanės as prej babės

Se tė ēoj un nuse ty

Bash te shpija e Bajram Dyl Agės

 

Pėr njat bukuri qi m’ke

Pėr njat bukuri qi m’ke

Ti moj lule, lulja e allit

Gonxhet tuja kur i ēel

Me i marrė erė m’ka marrė malli

 

A mos je lule dimnore

Apo lule qi del n’pranverė

M’ka marrė malli me t’pasė nė dorė

E me u knaqė me t’kandshmen erė

 

Pra difto moj lulja jeme

Se si ti nuk gjen nė botė

Ke xanė vend nė zemrėn teme

Du t’kem afėr pėrgjithmonė

 

Vjollca asht nji lule e parė

Nė muajin mars fillon pranvera

Edhe ftofti vjen t’u largu

Qelin lulet si pėrhera

E gjithēka vjen t’u zbukuru

 

Vjollca asht nji lule e parė

Ēi del n’stinė t’pranverės

Kjo asht lule shumė e rrallė

Ma e dashtun ka kenė pėrherė

 

Pra m’ndigjo ti e dashura jeme

Du me t’lanė nji amanet

Ke me m’dalė ti n’njato vende

Nji tufė vjollca me m’i gjetė

 

Ftyra jote bukuri

Ftyra jote bukuri

Qi kaq t’bukur ta ka ba nana

Mos i paēa dy syt e mi

Prej dashnisė ket kangė e bana

 

Ti je lule shumė e rrallė

Pėr mu je shum e shtrejtė

Je dashnia jeme e parė

S’tė harroj mos kurrė n’ket jetė

 

Sy larushe porsi zanė

Nuk po di si me fillu

Po pys zemrėn ēka me t’thanė

Zemra m’thotė se shumė tė du

Sy larushe porsi zanė

 

Kur ta ndij at za tė ambėl

Qi mė flet me pėrvujtni

Zemra jeme fort pėrmallet

Dhe mė mbush me lumturi

 

Pash njat kangė qi kėndon bilbili

Pash njat kangė qi kėndon bilbili

Fort ket zemėr po e gzon

Ku tė kam moj rrezja e diellit

Zemra jeme fort tė don

 

T’kisha krahė me fluturu

E me ardhė si zog n’at vend

Dojsha fort me t’pėrqafu

E me shfry un mallin tem

 

Natė e ditė i lutem Zotit

Mos me ndej i damė prej teje

Se prej mallit pikon loti

Fal me shndet tanve prej meje

 

Ku tė kam moj lulja e verės

Pash njatė t’bukren stinė pranveret

Qi tanė jeten e gjallron

Ku tė kam moj lulja e verės

Zemra jeme fort tė don

 

Nėpėr baēe e saksi

Shtatin tand moj ti ke rritė

Ke hapė gonxhet me shumė dashni

Ti na mbyte me bukuri

 

N’zemėr teme tė kam rujtun

Ku mė je moj lule e bukur

Qė tė rrita me pėrvujtni

N’zemėr teme tė kam rujtun

Prej dashnis qi kam pėr ty

 

Ti moj gonxhja e drandofilit

Qi shpėrthen n’t’bukren pranverė

Ban gajret qi karajfili

T’mos i vyshkin lulet mejherė

 

Po t’baj be moj lule e dashtun

Kur t’na vijnė tjetra pranverė

Un prej teje s’kam me u ndamun

Bashkė do t’jena si pėrherė

 

Vinēens Gjergji

Shėnim: Tė gjithė kompozitorėt apo kėngėtarėt shqiptarė kudo nė botė qė janė tė interesuar pėr kėto kėngė, tė kontaktojnė me kėta numra telefoni:

00393201729372 - 00355692666215, me autorin

 

Me rastin e 600 vjetorit tė lindjes sė Gjergj Gjon Kastriotit i mbiquajtur nga turqit Iskender nė pėrkujtim tė Aleksandrit tė Madh tė Maqedonisė ose Iskender Zül Karneyn dhe nga kristianėt “Atlet i Krishtit”.

 

Agron Luka

Aleksandri i Madh “Biri i Zeusit” me pėrkrenare me “njė bri cjapi tė mrekullueshėm” nė Shkodėr!

 

Zbulimi arkivor surprizė i studiueses italiane Luēia Nadin.

    Zbulimi i Statuteve tė Qytet Komunės Republikane tė Shkodrės tė shek XIV-XV dhe brenda tyre i njė lloj testamenti me privilegje tė Aleksandrit tė Madh, akorduar disa popujve tė gadishullit tonė “me gjuhė tė pėrafėrt”, na jep mundėsinė tė shprehim disa mendime. Bėhet fjalė pėr librin “Statuti di Scutari”, della prima metà del secolo XIV con le addizioni fino al 1469, a cura di Lucia Nadin, giugno 2002, Roma. Kėtė libėr tė plotė ka pasur mirėsinė tė ma dhurojė prof. Nadin, me tė cilėn patėm edhe rastin tė njihemi personalisht dhe tė bashkėbisedojmė gjatė qėndrimit tė saj nė Shqipėri. Njė material tė pjesshėm ajo ma kishte dhuruar qysh mė 1997. Besoj se kėtu po plotėsoj edhe njė kėrkesė tė prof. Nadin, pėr njė diskutim nė interpretimet e ndryshme, rreth kėtij zbulimi.  

Fillimisht do tė ishte me interes qė lexuesi tė njihet konkretisht me kėtė dokument, tė cilin po e citojmė sipas pėrkthimit shqip:

“PRIVILEGIUM ALEXANDRI MAGNI MACEDONIS EX GRECO ORIGINALI TRADUCTUM”

Unė Aleksandri, bir i Filipit mbretit tė Maqedonasve, mishėrim i Monarkisė, krijues i Perandorisė Greke, bir i Zeusit tė madh, bashkbisedues i Brahmanėve dhe i Pemėve, i diellit dhe i hėnės, triumfues mbi mbretėritė e Persėve e tė Medėve, Zot i botės prej ku lind dhe deri ku perėndon dielli, nga veriu nė jug, pinjoll i farės sė shquar tė popujve Ilirikė tė Dalmacisė, Liburnisė, dhe tė popujve tė tjerė tė sė njėjtės gjuhė qė popullojnė Danubin dhe zonėn qėndrore tė Thrakės, u sjell dashurinė, paqen dhe pėrshėndetjet e mia dhe tė tė gjithė atyre qė do tė mė ndjekin nė sundimin e botės. Duke qenė se ju gjithmonė mė jeni treguar tė besės dhe tė fortė e tė pathyeshėm nė betejat e bėra krah meje, u jap e u dorėzoj juve nė zotėrim tė lirė gjithė hapėsirėn prej Akuilonit e deri nė skaj tė Italisė sė jugut. Askush tjetėr veē jush, tė mos guxojė tė vendoset e tė qėndrojė nė ato vende, dhe po u gjet ndonjė i huaj, ai do tė mund tė qėndrojė vetėm si skllavi juaj, dhe pasardhėsit e tij do tė jenė skllevėr tė pasardhėsve tuaj.

U shkrua nė kėshtjellėn e qytetit tė Aleksandrisė, themeluar prej meje buzė lumit madhėshtor tė Nilit, nė vitin XII. Me vullnet tė perėndive qė nderohen nė mbretėritė e mia, Zeusit, Marsit, Plutonit dhe Minervės, perėndisė sė perėndive. Dėshmitarė tė kėtij akti janė Atleti, logotheti im, dhe njėmbėdhjetė princė tė tjerė, tė cilėt unė po i emėroj si trashigimtarė tė mi dhe tė tė gjithė botės, meqenėse po vdes pa lėnė pasardhės.

 

Aleksandri i Madh i Maqedonisė, nė vitin 325 para lindjes sė Krishtit, ose siē njihet ndryshe, viti 4874.

    Nė lidhje me kėtė dokument tė cilėsuar si apokrif, qė ėshtė njė kopjim me dorė i shek XV nga njė tekst nė latinisht, i cili pretendohet se ishte pėrkthyer nga njė “ish origjinal greqisht”, konsideratat e para janė shprehur se kemi tė bėjmė me njė lloj fallsifikimi, tė njė kohe tė papėrcaktuar ende. Pa e pėrjashtuar kėtė vlerėsim, ne shprehemi se ka shumė mundėsi qė fallsifikimi, nqs se ka pasur njė tė tillė, zė fill qysh te dokumenti i parė greqisht. Na rezulton se kemi tė bėjmė me njė njohės ekspert tė burimeve antike dhe ndėrkaq nuk kemi as pse ta pėrjashtojmė me 100% siguri se formulimi nuk ka pasur ndonjė bazė reale. Nga formulimi i tekstit bindemi plotėsisht se aty kemi njė lloj akti testamentar kolektiv tė kohės dhe tipit tė natyrės skllavopronare dhe jo tė njė kohe feudale. Nė ndihmė vjen edhe vėrejtja se aty nuk ka asnjė lloj prezence e as pretendimi tė sferės sllavojugore. Gjithsesi, kėto “Privilegje” duhet tė jenė shfrytėzuar pėr pjesėn kohore kur i hynin nė punė komunitetit e mė pas Komunės Qytetare Republikane mesjetare tė Shkodrės. Nė kėtė arsyetim, ndonjė premisė na ēon sėpaku nė njė kronologji aty rreth shek XI. Kėshtu nuk mund tė mohohet se, “Privilegjet dhe Testamenti”, kanė shėrbyer si njė lloj preambule e dėshmie pėr tė treguar lashtėsinė dhe ligjshmėrinė e tė drejtės sė pronėsisė autoktone etj. Qytetarėt shkodranė mund ta kenė shfrytėzuar, pėr t’u mbrojtur, pėr tė ruajtur e konfirmuar autonomitė e privilegjet e tyre, pėrballė okupatorėve sllavojugorė dhe pėrgjithsisht nga feudalėt. “Privilegjet dhe Testamenti”, janė pasuar pastaj me tė drejta dhe privilegje tė reja qytetare, siē i gjejmė nga disa gjurmė tė ish “Statuteve antike” para kėtij Statuti mesjetar, tė cilat janė pėrforcuar edhe me dekrete tė akorduara nga perandorėt bizantinė. 

    “Privilegjet” dhe “Testamenti”, edhe sikur t’i marrim nė minimumin e vlerės sė  tyre, na tregojnė se kemi njė lloj dokumentimi pėr tė hetuar vetėdijen e mbrendshme tė atyre popullsive autoktone qė e pretendonin trashigiminė e lavdishme tė Filipit II dhe gruas sė tij epirote Olimpisė, tė Aleksandrit tė Madh, Aleksandrit Mollos e Pirros sė Epirit.    

 

 Krahasime tė “Testamentit dhe Privilegjeve” me burimet e shkruara antike dhe mbi disa interpretime tė kultit tė njeriut perendi tė Aleksandrit tė Madh

Pėr shkakun e ndėrhyrjeve dhe ndryshimeve tė mėdha tė mėvonshme, nga pozitat e kohės moderne, nuk qe e mundur tė evidentoheshin me siguri tė plotė shkencore lidhjet fisnore, zakonore, etnografike, gjuhėsore” etj, ndėrmjet fiseve tė afirmuara si ilire, epirote, albane, dardane, dalmate, liburne, maqedone, thrake, tribale etj, tė cilėt helenėt tė gjithė i konsideronin “si barbarė”, pra qė nuk ishin inkuadruar nė etnosin grek. Nė plan tė parė, nga teksti i Shkodrės, sigurisht na vjen ajo deklarata e kushrinisė farefisnore e gjuhės sė njejtė dhe e njė autoktonie tė thellė gadishullore.

Sipas mitologjisė sė lashtė bazileusi Maqedoni ishte bir i Zeusit dhe Etrisė. Maqedoni u martua me njė vajzė vendase dhe kėshtu i lindėn dy fėmijė Pierja dhe Emathi, qė tek Homeri, nė “Iliada” na dalin si emėra toponime tė dy krahinave tė Maqedonisė. “Dhe Hera fluturim…kaloi mbi Pierje dhe u hodh mbi fushat pjellore t’Emathjes”. Homeri pėrmend edhe njė nimfė detare me emrin Amathia.

(Homeri, “ILIADA”, pėrkth. shqip Gj. Shllaku 1979, XIV, v.275-277; po aty shėn. 7, f 485; po aty XVIII, v. 59)

Njė paraqitje interesante, bazuar nė autorė mė tė hershėm, na jep Straboni: “Maqedonia kufizohet nga perėndimi me bregdetin e Adrias…dhe arrin nė lindje deri nė Thesalonik…Maqedonia mė pėrpara quhej Emathia. Emrin e mori nga njė udhėheqės i vjetėr qė quhej Maqedon. Ishte edhe qyteti me emrin Emathia, afėr detit. Kėtė vend e sundonin disa nga fiset epirote dhe ilire…”.

(Strabonis, “Geographica”, Frag. VII, 10,11 etj)

Ėshtė shumė e qartė dhe llogjike se njė pjesė nga kjo ish krahina homerike Emathia, ruhet me krahinėn e sotme tė Matit tonė, ku kemi edhe lumin omonim Mati dhe nė grykė derdhjen e tij nė buzė det edhe fushėn Breg Matia (breg nga sllavishtia). Nė brendėsinė e kėsaj krahine, sėpaku qysh nga konstatimi mesjetar, hyn edhe njė mikrokrahinė e quajtur Maqellarė (me njė ndėrhyrje tė sufiksit turk “llarė”). Mund ta supozojmė se nė bregdetin e Adrias/Adriatikut, diku matanė Kepit tė Rodonit, duhet tė ketė qenė edhe qyteti, pėr tė cilin nuk ka ndonjė lloj hetimi nga arkeologjia jonė. Vėrejtja qė bėn Straboni pėr mbi njė ndėrthurje e kontestim tė njė zone adriatike, midis ilirėve dhe maqedonėve rezulton te disa autorė antikė.  Sipas Pompe Trogut nė shek I p.e.r. (nė kompilimin e Justinit tė shek II) dhe gjeografit K. Ptolemeu tė shek II, edhe fisi i albanojve e qyteti Albanopolis, rradhiteshin midis fiseve e teritoreve maqedone etj. Ndonjė nga autorėt antikė mendonte se Emathia ishte emri mė i lashtė i Maqedonisė. (Shih nė pėrmbledhjen “Ilirėt dhe Iliria te autorėt antikė”, bot. shqip 1965, te Plini, NH, IV, 10; Justini, VII,1, 1; Claudio, V, 44  etj)

Sipas sa shkruhet nė dokumentin e cituar tė Shkodrės, rezulton se popullsitė gadishullore ilirike, qė pėrmenden shprehimisht dhe ato qė nėnkuptohen, ishin tė lidhura me njė unitet e interes reciprok me Aleksandrin e Madh. Do tė ishte jo llogjike tė mendohej, qė perandoria e Aleksandrit tė Madh me atė shtrirje gjigande tė mos e kishte zotėruar bregdetin tonė Adriatik. Pra, shtrirja e maqedonėve si lider mbi gadidhullin tonė, nuk duhet parė thjeshtė tek pushtimet direkte maqedone, por si njė aleancė mbarė gadishullore e mė gjerė. Popullsitė ilire ishin kontribuese e bashkpjestare tė atij pushtimit mė tė madh botėror dhe nė njė kohė rekord aq tė shkurtė.

    Aleksandri pati rastin t’i njihte ilirėt dhe gjuhėn e tyre direkt dhe kjo tregon se ajo “afėrsia e tė njėjtės gjuhė” e tekstit tė Shkodrės e ka njė bazament, sė paku llogjik. Aleksandri e konstatoi vetė, nė betejat kundėr ilirėve nė vitin 335 p.e.r., se ishte pothuajse e pamundur qė t’i nėnėshtronte nėn zgjedhė “ilirėt kryelartė”.  Nė vitin 337 p.e.r. pėr t’u mbrojtur nga njė zėmėrim i Filipit, Olimpia iku nė Epir, ndėrsa vetė Aleksandri vajti te mbreti i Ilirisė.  (Q. Curti Rufi, “Historiarum Alekxandri Magni Macedonis”, Supl. Lib. I, 11, cit, sipas “Ilirėt dhe Iliria te autorėt antikė”, 1965, f 185; Nė kėtė libėr bazohemi edhe pėr citimet e tjera tė autorėve antikė)

Me mendimin nė kokė tė njė fushate evropiane kundėr Azisė, fillimisht kundėr Persisė, Aleksandri nxitonte tė formonte aleancėn gadishullore evropiane dhe tė mos linte vatra tė rrezikshme “prapa shpine” dhe kėshtu dalngadalė: “tribalėt, ilirėt dhe fise tė tjera tė pavarura qė jetonin buzė Istrit (Danubit A.L.) …tė gjithė thanė se kishin ardhur tė kėrkonin miqėsi me Aleksandrin; tė gjithė ata lidhėn me tė miqėsi”. (Flavii Arriani, “Alexandri Anabasis”, Lib. I, 1, 4.)

Siē e shohim, pra e kemi edhe tė shkruar nė burimet antike atė shtrirje aleance dhe dhėnie bese nga Epiri te Iliria e deri nė Danub, pėr tė cilėn na bėn fjalė teksti i Shkodrės. Dhe detyrimisht tė gjitha do tė kėto kondicionoheshin edhe nga hiseja nė privilegje tokėsore, nė pagesat me ar e argjend etj. Ja se si pasqyrohet kjo nė betejėn kundra Darit tė Persisė: “Aleksandri vizitoi gjithė ushtrinė dhe popujve tė ndryshėm iu drejtua me fjalė tė ndryshme. Ilirėt dhe thrakėt i nxiti me pasuritė e mėdha tė persėve…” (Justini, cit. Libri XI)         

     Qysh nė kohėn e Filipit II, sa duket maqedonėt e fuqizuar e zgjeruan prezencėn e tyre, mbi hapėsirėn detare adriatike dhe kjo ėshtė arėsyea, qė athinasi oratori i famshėm Demosteni i shqetėsuar jep alarmin: “Filipi po fortifikon qytete nė Iliri.”

(Demosthenis, “Orationes”, IV, 48)

Nė kėtė linjė ėshtė llogjike edhe njė vazhdimėsi prezence ndėrtimtare dhe fortifikuese nga Filipi, te Aleksandri i Madh. Kėtu ne tentojmė ta fusim Shkodrėn. Por, duhet tė kemi parasysh edhe pohimin qė kishte bėrė para 500 vjetėve M. Barleti ku shprehej: “…tashti pra disa tė huaj thonė se Shkodrėn e paska themeluar Aleksandri i Madh, por ky pohim nuk duhet pranuar sepse Shkodra ka ekzistuar shumė kohė mė pėrpara se tė lindte Aleksandri i Madh, por edhe vetė turqit muhamendanė shkojnė me kėtė mendim sepse qytetin e Shkodrės, nė gjuhėn e tyre e quajnė Skanderie/Iskenderie dhe ky emėrtim sipas tyre, ėshtė i njejtė me emrin Aleksandrie…”. (M. Barleti, “Rrethimi i Shkodrės”)

 (vijon)

 

Ujqėrit e politikės

    Tė parėt tanė, pėrveē shumė e shumė traditave tė mira na lanė edhe shumė fjalė tė urta popullore. Kėto fjalė janė shumė tė vjetra, me shekuj dhe me vite. Brezat e trashėguan njėri pas tjetrit deri nė ditėt e sotme. Kėto fjalė popullore kanė njė bazament tė fortė dhe njė domethėnie kuptimplotė. Tė parėt tanė ndoshta i detyroi koha, jeta, vėshtirėsia, lufta pėr t’i pėrdorur.

    Njė ndėr kėto fjalė ėshtė ajo qė thotė populli: “Ujku qimen e ndėrron, por vesin s’e harron”. Kjo fjalė nuk lindi vetvetiu nga populli. Popullin ndoshta dikush e detyroi ta nxjerrė kėtė fjalė tė urtė. Patjetėr nė mes punės dhe jetės ka qenė pabesia, nėmes luftės dhe ndėrtimit ka qenė tradhėtia e mashtrimi. Po kėshtu e shprehėn ato... Pabesia dhe tradhėtia siē janė mbeten, me atė veprimtari por nė fakt figuracionin e ndryshojnė sipas interesave tė veta... Nė pseudonimin “ujku” populli i ka treguar ashpėrsinė, dėmin e madh qė tė sjell. Po ujku i maleve, ujku i pyjeve, ujku i territ. Ujku mishngrėnės vėrtet qimen e ndėrron, por vesin s’e harron..., sepse vetėm don tė mbijetojė nė kurriz tė bagėtive tė buta. Ai i ka tė gjitha negative. Ujkun nuk e detyroi koha, klima por mashtrimi, pabesia, ashpėrsia dhe tradhėtia vetėm pėr tė ngrėnė mish... Mish deleje e qengji, lope dhe viēi... Herė pėrdor butėsinė pėr mashtrimin e deleve..., i pėrēan ato dhe pastaj i sulmon dhe i shkatėrron. Herė-herė pėrdor ashpėrsinė, dhunėn e forcėn kėshtu ai mishin e ka tė siguruar. Po ē’faj kanė delet e shkreta tė cilat bėhen ushqim i domosdoshėm i ujqėrve?

    Po ja qė kėshtu ujqėrit vėrtet qimen e ndėrrojnė, por vesin s’e harrojnė. Ato janė produkt i mashtrimit, pabesisė dhe tradhėtisė. Kurse sot, nė vendin tonė, tingėllon e ashpėr kjo fjalė e urtė popullore dhe qė nuk duhet hedhur mėnjanė si e pavlerė. Por vallė duke kujtuar kėtė fjalė popullore qė ėshtė e trashėguar nga brezat e mėparshėm nė brezat e sotėm tė viteve tė qytetėrimit po e provojmė vėrtet ujqėr njerėzor. Po, po, ju ndoshta do tė ēuditeni! Ato janė sot politikanėt tanė qė pėr 16 vjet tė tranzicionit janė kthyer vėrtet nė ujqėr tė popullit. Kėta ujqėr ndėr vitet e vėshtira dhe shumė tė vuajtura tė tranzicionit nuk po ndryshojnė asgjė tek populli por vetėm vjedhjen e tij... ata ndryshojnė vetėm politikėn apo partinė ku militojnė... Vitet e demokracisė dhe tė pluralizmit nė Shqipėri populli i priti si zogu qė pret pranverėn, pėr njė ndryshim rrėnjėsor nga e kaluara moniste, ku ujqit hanin njėri-tjetrin pėr karriket e veta dhe pėr tė ngrėnė nė kurriz tė popullit. Mirėpo nė kėto vite nė politikėn shqiptare hynė shumė ujqėr tė mirė dhe tė kėqinj. Por tė gjithė ujqėrit njė ves kanė... Ujqėrit politikanė Shqipėrinė po e bėjnė si xhunglat e Afrikės duke e shfrytėzuar vetėm nė interes tė vet dhe jo tė popullit, por vetėm nė kurriz tė tyre. Politikanėt tanė vėrtet janė ujqėr tė popullit shqiptar sepse veē mendojnė pėr veten dhe jo pėr popullin. Ata sot kurrė nuk e hanė njėri-tjetrin, por vetėm hanė nė kurriz tė popullit dhe po e pėrēajnė atė duke shfrytėzuar nėpėrmjet mashtrimeve tė pabesisė dhe tradhėtisė kombėtare. Ujqėrit e sotėm politikanė dogjėn dhe shkatėrruan Shqipėrinė tre herė, vodhėn popullin nėpėrmjet firmave piramidale, shkatėrruan shtetin dhe ndėrtimet 50-vjeēare qė monizmi i ndėrtoi me punėn, mundin dhe djesėn e popullit... Premtimet elektorale tė tyre deri tani janė vetėm mashtrim sepse 10% e tyre zbatohen. Kėshtu, politikanėt e sotėm me sa duket janė tė njė kazani dhe tė gjithė hanė nga e njėjta gjellė e kėtij kazani ku vetė pasurohen nė kurriz tė varfėrimit tė popullit. Populli vuan, merr bukėn dhe ushqimet me listė, ku vazhdon papunėsia, krimi, kontrabanda, korrupsioni, kur nuk ka rrugė dhe drita... nė njė kohė qė liqenet janė tė stėrmbushur me ujė dhe kufizimet e energjisė elektrike vazhdojnė, ujqėrit politikanė sa pėr sy dhe faqe debatojnė nė ekranet televizive me njėri-tjetrin por ato ēdo gjė e bėjnė vetėm pėr tė mashtruar popullin dhe pėr tė mbushur thasėt e tyre me lekė... Arrijnė deri aty sa mundohen tė pėrēajnė popullin nė Gegė dhe Toskė, nė Veri e nė Jug, nė tė djathtė e nė tė majtė, nė ngjyrė blu e nė ngjyrė rozė, ku populli po e ndjen fort peshėn e rėndė mbi kurriz, tė kėtyre politikanėve ujqėr... kėtyre politikanėve tė pabesė aq dhe tradhėtarė tė popullit dhe tė kombit tonė tė nderuar...

    Ku edhe sot vesin nuk po e harrojnė ndėrsa politikėn e tyre e ndryshojnė sipas interesave tė veta. Vėrtet politikanėt e sotėm nuk kanė asnjė dallim me ujqėrit sepse politika nė Shqipėri ėshtė biznesi mė i fortė dhe nė krye tė tij qėndrojnė politikanėt ujqėr shumė tė fuqishėm. Makina dhe vila luksoze brenda dhe jashtė vendit... ndėrsa populli i stėrvuajtur. Roje dhe badigarda pas vetes. Politikanėt tanė as s’ japin llogari as nuk dėnohen pėr gabimet e tyre dhe as nuk vriten kur nė njė kohė populli i ka drejtuar sytė tek Europa, tek emigrantėt tanė. Politikanėt tanė vetėm me mashtrime po majmen si ujqėrit... Sa mbushin thasėt me para tė majtėt, pushtetin e marrin tė djathtėt. Kėshtu kėta politikanė nuk kanė asnjė dallim me ujqėrit sepse partitė i ndėrrojnė por vesin nuk e harrojnė..., ē’tė presim prej tyre kur nė politikė kemi njė tufė tė madhe me ujqėr, kur nė Shqipėri kemi mbi 60 parti...

Rrok Lazri

 

Administrata e majtė nėn mėshirėn e pushtetit tė djathtė

Me ardhjen nė pushtet tė Partisė Demokratike dhe forcave tė koalicionit, u mendua shumė vėshtirė zėvendėsimi i administratės socialiste me atė qė kėrkonte fitorja e 3 korrikut 2005. Kjo pėr arsyen ligjore se Parlamenti i vitit 1997, pasi kishte larguar gjithė administratėn demokrate, nė vitin 1999 kishte miratuar statusin e nėpunėsit civil, me Dekret nr.8549, datė 11.11.1999. Duke qenė se fitorja e socialistėve u mendua e gjatė, ata bėnė njė status tė cilin thuajse nuk e zbatuan kurrė, pasi u duhej tė punėsojnė militantėt e tyre nė shumicė edhe pse nuk plotėsonin kėrkesat minimale tė nėpunėsit civil. Gjithsesi, pėr tė vėrtetuar kėtė mjafton tė ballafaqohet dokumentacioni i administratės me kėrkesat e statusit tė nėpunėsit civil dhe pas kėsaj do tė konstatohet lehtė se ky status nė pėrgjithėsi ėshtė shpėrfillur. Sė pari, neni 13, pika 1, thotė qė pranimi nė shėrbimin civil kryhet nėpėrmjet konkurimit tė hapur. Nė fakt kjo nuk ka ndodhur thuajse nė asnjė pjesė tė administratės qė trashėgojmė, gjė qė u jep tė drejtėn drejtuesve tė rinj demokratė e tė koalicionit tė zbatojnė statusin e nėpunėsit civil tė miratuar nga socialistėt. Gjithashtu, pas konkurimit duhej qė ēdo nėpunės tė kishte kontratėn me punėdhėnėsin e cila thuajse nuk ekziston. Ėshtė interesant tė thuhet se nė bazė tė Statusit, neni 13, pika 5c, “Eprori, direkt nėn varėsinė e tė cilit nėpunėsi do tė punojė, zgjedh njė nga tre kandidatėt”... Kjo do tė thotė se drejtuesi i institucionit qė organizon konkurimin mund tė zgjedhė cilin tė dojė ai, pavarėsisht se cilin vend ka zėnė kandidati pėr nėpunės, duke bėrė kėshtu qė gjithēka tė mbetet nė dorė tė drejtuesit... gjė e cila nė kohėn e qeverisjes socialiste ndihmoi drejtuesit socialistė pėr tė pėrkrahur militantėt e majtė e shmangur tė djathtėt qė i “besuan” statusit... Tashmė qė gjithēka ka filluar tė sqarohet, statusi i nėpunėsit civil lejon pa mėdyshje drejtuesit e rinj tė institucioneve demokratike pėr tė riorganizuar administratat e tyre, ndėrsa administrata socialiste aktualisht ėshtė e zbuluar plotėsisht nga ky status, qė deri sot kujtohej si ligji ēudibėrės qė mbronte administratėn e majtė nga organizimi i asaj tė djathtė... Gjithsesi, duke parė kėtė dhe ēudira tė tjera tė statusit tė nėpunėsit civil, mund tė thuhet me plot gojėn se administrata e majtė ėshtė lėnė nga partia e tyre nė mėshirėn e pushtetit tė djathtė... Sidoqoftė, shqiptarėt presin administratėn qė do t’i ulė nė sofrėn e Europės Perėndimore.

Ndue Bacaj

 

Kujdes nga “erozioni”...

Krijuesi i gjithėsisė ēdo gjė e ka vendosur nė vendin e vet, dhe ēdo gjė funksionon sipas ligjeve tė tij. Janė pikėrisht njerėzit tė cilėt e prishin kėtė ekuivalencė.

Shikoni sa na ka kushtuar dėmtimi dhe prerja pa kriter e pyjeve, ata, pėrveē dėmtimit ekologjik, kanė shkaktuar shembjen e tokės, fryrjen e lumenjve dhe mbytjen e tokave, duke dėmtuar prodhimet bujqėsore, duke shkatėrruar shtėpitė, madje kanė shkaktuar edhe viktima.

    Por duhet pranuar se ky erozion i cili shkuli rrėnjėt e lisave ėshtė gjysma e sė keqes. Erozioni mė i rrezikshėm ėshtė ai qė po na shkul rrėnjėt e nacionalitetit dhe pėr kėtė soj “erozioni” pėrgjegjėsia bie mbi politikanėt dhe mė shumė se kėta, pėrgjegjėsi mban Akademia e Shkencave, e cila po fle nė gjumin “letargjik” dhe nuk e dimė se kur do tė zgjohet! Demokracia nuk duhet tė “liēensojė” antihistorinė pėr hir tė politikės sė ēastit. Shqipėria (nėse mund ta krahasojmė me njė lis) ėshtė njė lis me rrėnjė, madje me rrėnjė shumė tė thella, ndaj kėto rrėnjė duhen ruajtur, sepse po u thanė rrėnjėt, lisi do tė rrėzohet dhe nėse koj do tė ndodhė, tė parėt do ta pėsojnė ata qė janė nė “majėn” e lisit, pastaj ata qė janė nėn lis...

    Jam ndjerė thellėsisht i befasuar kur kan pushuar nga puna drejtorin e Muzeut Kombėtar, z.Moikom Zeqo! Pse? Unė nuk kam qenė ndonjėherė komunist apo socialist, madje as nuk kam qenė as nuk do tė jem ndonjėherė fashist, por nėse njerėzit do t’i paragjykojmė nga ndjesitė e tyre politike, nuk bėjmė asgjė tjetėr veēse pėrsėrisim luftėn famėkeqe tė klasave, d.m.th. do tė vazhdojmė tė sjellim “kostumin” nga njėra anė nė tjetrėn. Zotin Zeqo nuk e njoh nga afėr, unė si studiues njoh punėn e tij plot vlerė dhe me sa konstatoj sot (pėr fat tė keq) predominon antivlera. Jam i mendimit se militantėt e ēdo force politike mund tė stimulohen me ēdo mjet por nė asnjė mėnyrė me drejtimin e institucioneve shkencore. Z.Moikom Zeqo ishte njė “bahēevan” qė diti aq mirė t’i vadisė “lulet” dhe i ruajti kaq mirė “rrėnjėt”... E kisha parashikuar se tė njėjtin “fat” do tė pėsonte dhe z.Aurel Plasari. Ky historian, studiues dhe publicist klasi, ka dhėnė njė kontribut tė admirueshėm dhe qė i shėrben demokracisė sė vėrtetė. Unė nuk bėj politikėn e kuadrit, dhe jam plotėsisht dakord me qeverinė nė shkurtimin e organikave, por nė asnjė mėnyrė kur ato dėmtojnė cilėsinė. Jam i mendimit se qeveria aktuale, duke thjeshtuar administratėn ka bėrė veprimin mė tė mirė duke larguar tė paaftėt, tė korruptuarit dhe dembelėt. Por, gjithnjė nė vazhdėn e kėsaj reforme duhet tė jetė shumė e ndjeshme nė ruajtjen e kualiteteve, sepse populli ėshtė ai qė do tė pėrballet me zyrtarėt dhe pa dyshim ai do tė dijė tė gjykojė. Edhe zyrtarėt janė pjesė e rrėnjėve tė shtetit dhe tė qeverisė, ato e mbajnė shtetin ndaj dhe pėrzgjedhja e tyre duhet parė duke patur parasysh tri kritere bazė: aftėsi, ndershmėri, guxim. Nėse ky kriter do tė zbatohet, vetėm atėherė do tė kemi qeveri dhe shtet tė vėrtetė demokratik. Kujdes nga “erozioni”! Nuk e kam ndėrmend tė bėhem “avokat” i Zeqos apo Plasarit, por jam i bindur se edhe vetė Ministri i Kulturės ėshtė koshient se ka larguar nga detyra dy shkencėtarėt mė produktivė qė me shumė korrektėsi i kanė shėrbyer atdheut. Asnjėherė nuk ka qenė mė efiēente arkeologjia shqiptare se sa gjatė viteve tė fundit. Asnjėherė nuk janė realizuar gėrmime dhe nuk janė zbuluar monumente kulture se sa nė vitet e fundit. Tė gjitha kėto kanė shkuar nė Muzeun Kombėtar, ku zoti Zeqo i ka reklamuar dhe komentuar me pasionin e shkencėtarit. Pa dyshim ēdo zbulim monumenti ėshtė zbulim i njė “arterie” tė rrėnjėve tė nacionalitetit. Atėherė pėrse nuk duhet t’i vlerėsojmė dhe stimulojmė kėta “zbulues” dhe interpretėt e tyre?! A nuk ėshtė ky njė erozion?... Jam i mendimit se Akademia e Shkencave duhet ta thojė fjalėn e saj dhe tė mos heshtė kur ndėshkohen njerėzit e shkencės. Nėse ajo u tregua “memece” kur “doktoruan” antihistorianin, qė na e bėri Gjergj Kastriotin “hajdut” kuajsh e “bukėshkalė” tė sulltanit, sot nuk ka arsye tė heshtė nė mbrojtjen morale tė Moikom Zeqos dhe Aurel Plasarit. Nuk e di nėse kjo akademi ėshtė apo nuk ėshtė e pavarur, por edhe nėse ėshtė e varur duhet ta marrė guximin dhe ta kėpusė “varėsen” me gjithė “gozhdė”...

Mark Bregu

 

GJITHMONE BASHKE

Askush nuk do te mund te preke, te demtoje,apo te marre neper kembe nje nder themelet e vete jetes se Shkodraneve, tolerancen, bashkepunimin,bashkejetesen e komuniteteve te ndryshme ne Shkoder,qofshin individe te ndryshem pa stabilitet,ekstremiste i llojeve te ndryshme,aventurier,apo individe persona te ndryshem te vene ne sherbim te kujdo brenda apo jashte vendi sepse toleranca,bashkepunimi,bashkejetesa,respekti kane qene e do te mbesin nje nga traditat me te cmuara qe na kane lene trashigim te paret me mbeshtetje te gjere mbare shkodrane.Ne diten e shenuar te Kurban Bajramit,me dt 10 .01.2006 ne qytetin e Shkodres erdhi per te nderuar dhe festuar kete dite te shenjte te myslimaneve presidenti i Shqiperise Z.Alfred Moisiu.I shoqeruar nga drejtuesit kryesore te pushtetit vendore,ai beri nje vizite ne myftinine e Shkodres,ku u takua me drejtuesit kryesore te saj.Biseda qe mjaft konstruktive dhe e dobishme.Myftiu i Shkodres Z.Bashkim Bajraktari, pasi falenderoi Z. President per viziten ,e njofti ate shkurtimisht me kontributin e myftinise dhe rolin e saj per forcimin e metejshem te marredhenieve nderkomuniteteve ,per bashkepunimin pozitiv ne mes te tyre, kerkoi qe shteti te riktheje pronat te gjithe komuniteteve,qe shteti me ligje te rregudhoje marredheniet e komuniteteve me shtetin e me gjere,qe cdo levizje pozitive me karakter fetar apo te ndryshme te kene mirekuptimin mes komuniteteve.Ai i shprehu presidentit te Republikes vendosmerine e Myftynise se Shkodres ,per te perfaqesuar me dinjitet besimtaret mysliman,per te rritur edhe me shume bashkepunimin konkret me drejtues te komuniteteve te ndryshme fetare.Ne fund ai ftoi verbalisht presidentin e Republikes Z. Moisiu per te marrur pjese ,pas pak muajsh,ne inagurimin e xhamise se Parruces ne qender te qytetit.Presidenti  mirepriti dhe mbeshteti mendimet e shprehura nga Myftiu i Shkodres Z. Bashkim Bajraktari,pasqyroi traditen shekullore te bashkepunimit fetar,domosdoshmerine e perfeksionimit te metejshem te ketij bashkepunimi ,shprehu gadishmerine e shtetit per te mbeshtetur komunitetet fetare ne kerkesat e tyre dhe premtoi pjesmarrjen e tij ne diten e inagurimit te xhamise se Parruces.Ky takim i kendshem dhe pozitiv ,befas u zbeh pak pas disa oresh kur ne mediat lokale vizive,informuan se kryqi i vendosur ne majen e nje kodre ne komunen e Bushatit ishte prere e rrezuar nga njerez te panjohur.Nje veprim i tille ka indinjuar te gjithe shkodranet,pavaresisht nga perkatesia fetare.Shkodra ka nje tradite te mrekullueshme,ashtu si gjithe shqiptaret,te tolerances,te mirekuptimit,te bashkepunimit,te bashkejeteses,ku me dhjetra e qindra te ri e te reja shkodrane,martohen me njeri –tjetrin duke krijuar familje serioze,te shendeteshme,baze qytetarie.Ne historine e Shkodres flitet se Karahmamut Pasha ,qe mposhti turqit ne rrethimin e Shkodres ,ne bazen e ushtrise se tij,elita e tij ushtarake ishin qytetaret shkodrane dhe malesoret e besimit katolik.Me 1913 ,me muaj te tere muslimane,katolike,ortodokse luftuan sebashku per mbojtjen e Shkodres,u plagosen se bashku,u vrane sebashku,u varrosen sebashku dhe u nderuan e nderohen sebashku.Shkodranet qene ato,familjet me te mira te Shkodres,perfaqesuesit me te mire te tyre ,myslimane e katolike u burgosen, u interrnuan, u pushkatuan nga diktatura komuniste,shpesh te lidhur se bashku me hekura myslimane dhe prifte,hoxhallare dhe katolike,shpesh u varrosen ne gropa te perbashketa.Ish te burgoserit politik tregojne raste te shumta se edhe ne ato kushte shkodranet ndane gjithcka bashke,deri edhe ritet fetare i benin te perbashketa,ashtu sic ishin te lidhur nga diktatura komuniste.Ne ditet e para te levizjes demokratike 90-91 jane shkodranet ,te tre komuniteteve fetare,te cilet ju bashkuan thirrjes popullore per hapjen e kishave dhe xhamiave,morren pjese ne demostratat e fuqishme 13 Dhjetori, 2 Pridhi,u burgosem se bashku,u vrame se bashku nga diktatura komuniste por qendruam dhe fituam.Viti 1997 shpalosi me se miri tere vlerat morale pozitive te shkodraneve perbadhe kryengritjes te armatosur komuniste.Jane djalmoshat shkodrane, me te vendosurit nga lagjet Kiras,Dergut,Sarreq,Xhabie,Arra e Madhe,etj etj ,te cilet mbrojten qytetin ,mbrojten institucionet fetare,duke fjetur ose bere roje sebashku,myslimane e katolike prane xhamiave dhe kishave per te mos te lejuar provokator te ndryshem ,brenda dhe jashte vendi te krijonin konflikte artificiale.Nje kontribut te cmuar ne kete drejtim ,kane dhene ne ato vite te veshtira drejtuesit e komuniteteve fetare.Ato i shihje cdo dite ku ishte situata me e veshtire,ne mes te njerezve,prane pushtetit vendore,ne konferenca shtypi,ne predikime fetare duke folur me nje fjale,me nje gjuhe,me nje mendim,me nje deshire,me nje besim ne Zotin e njeriun, per te mbrojtur Shkodren, per te ruajtur si gjene me te shenjte tolerancen,mirekuptipin,bashkepunimin,bashkejetesen, vete jeten tone.Deshmi e ketij fakti eshte respekti i madh dhe i padiskutueshem qe ato kane tek shkodranet,titulli Qytetar Nderi dhene nga Bashkia e Shkodres drejtuesve kryesore te tre komuniteteve fetare.Shkodranet kujtojne sesi gjate fushates elektorale te 3 Korrikut qindra e mijra shkodrane votuan per kanditatet e PD pavaresisht nga perkatesia fetare, sepse ato shihnin tek kanditatet e PD-se figurat me te mira kandituese.Qindra e mijra qytetare myslimane te Shkodres votuan per Znj.Jozefina Topalli,per vlerat e saja te padiskutueshme pozitive,per Z.Astrit Bushati u votuan ne masa plebishitare qindra e mijra votues katolik sepse tek ai shikonin vlerat e qytetarise shkodrane.Por ndodhi me 10 .01.2006 dikush apo disa sharruan kryqin e vendosur ne kodren e Bushatit.Shkodranet mbajne mend se nga viti 1915-1916 ,ne lagjen Rus, ne xhamine e saj, e banuar teresisht nga myslimane dikush kishte bere me gjak, ne dere te kesaj xhamie ,kryqin ,simbol i katolikeve.Shkodranet e atyre viteve me tolerance ,me zgjuarsi,me durim arriten te zbulonin se kryqi ishte bere nga nje person i paguar dhe i futur nga axhent te huaj dhe qyteti vazhdoi te jetonte,te bashkepunonte,bashke dhe vetem bashke.Ne kete situate eshte e domosdoshme qe gjerat te shikohen realisht,me objektivizem,me deshiren e mire qe gjerat te vazhdojne si me pare qete e ne paqe.Qeveria duhet te tregohet aktive ,e kujdesshme, e matur,transparente,per te qene permes ligjeve,nje kordinatore e mire e pranueshme nga te gjithe.Qeveria duhet te beje cmos qe te arrestoje demtuesit e kryqit ,ti vendose para drejtesise dhe te kerkoje me kembengulje per te gjetur motivet e nje veprimi te papranueshem dhe kush fshihet pas tyre.Komunitetet fetare ,drejtuesit e tyre duhet ta kene te qarte rendesine e madhe te detyres se tyre,se Zoti eshte i drejte ,i paanshem ,sheh gjithcka dhe askush nuk mund tia hedh Atij.Ata duhet te kene parasysh pergjegjesine e madhe qe kane jo vetem para komunitetit fetar qe perfaqesojne,por mbi te gjitha para Zotit.Ato kane dhene prova,me mbeshtetje mbare shkodrane ,se jane te afte,se kane deshiren e madhe ti sherbejne Zotit, njeriut, te mires, te drejtes.Cdo levizje ,natyrisht pozitive ,por edhe cdo lloji tjeter qe mund te behet nuk duhet te jete e njeanshme,por gjitheperfshirese,bashke dhe vetem bashke,sepse eshte tradita qe ua kerkon nje gje te tille,eshte Shkodra qe e don nje gje te tille.Ato do te mbledhen si gjithmone sebashku, dhe do te dijne te udheheqin drejt,ne rrugen e Zotit besimtaret e tyre.Dhe dita e se nesermes zbardhi si ditet e tjera ne qytetin e Shkodres.Banoret kane filluar te mbushin perseri rruget gjate krimtimit te festes se Kurban Bajramit.Ato shikojne parudhat e shumta te shkruara nga militantet komuniste “Duam Drita”,ne faqe te mureve, vazhdojne te qeshin ,te bejne humor me to,te tallen,ndonje qytetar shkon edhe me larg “…Perseri keto, qe nuk njohin cfare eshte turpi” “Kemi pasur 4 deri ne 10 ore energji kur qeverisnin socialistet e sot gjerat po shkojne drejt permiresimit etj “ Rruges sheh me dhjetra e dhjetra qytetare te besimeve te ndryshme qe iu urojne myslimaneve festen e Kurban Bajramit.Para institucioneve shteterore,lokaleve jane me dhjetra e qindra ,me shume se here te tjera ,qe presin te takohen me shoke te besimit mysliman per tu uruar festen.Me dhjetra e qindra te tjere vazhdojne te drejtohen drejt shtepive te shokeve e miqve te tyre myslimane per tu uruar festen.Dhe puna vazhdon, ashtu si gjithmone ,ne shekuj ,te gjithe bashke myslimane, katolioke,ortodoks ne zyra shteterore,ne lokale,ne biznese,ne sport,ne aktivitetet e bukura kulturore shkodrane, ne qerdhe e shkolla bashke ,kudo bashke ,gjithmone bashke.

Shyqyri Selhani