Shkruan Qamil Gjyrezi
Profesor Arben BASHA ka një C.V. shumë të pasur pedagogjike, artistike, kërkimore dhe intelektuale. Profesor Basha është muzikant me formim të lartë artistik, intelektual. Profesor Basha është pedagog, artist mendje hapur, për studentët dhe kolegët në karrierën akademike dhe artistike.
Që në fëmijëri ka treguar aftësi shumë të mira muzikore, ndjeshmëri artistike dhe ka kaluar me sukses të gjitha etapat për formimin artistik dhe pedagogjik.
Në shkollën fillore ka luajtur në isntrumentin e pianos, që ka ndikuar shumë në formimin e tij si instrumentist dhe pedagog i suksseshmëm në planin artistik, pedagogjik dhe akademik. Profesor Arben Bash ka lindur në Shkodër në vitin 1964. Studimet e para muzikore i fillon për piano në moshën 7-vjeçare pranë liceut artistik “Prenkë Jakova” , Shkodër dhe në shkollën e mesme, kalon në instrumentin e kontrabasit. Në vitin1987 përfundon studimet në Institutin e Lartë të Arteve të Tiranës, (sot Universiteti i Arteve), në klasën e Prof. Filip Koleka. Fill mbas diplomimit emërohet asistent pedagog i klasës së kontrabasit pranë këtij institucioni,.Këtë angazhim në mësimdhënie vazhdon ta kryej akoma edhe sot. Ka një eksperiencë pedagogjike prej 36 vitesh dhe një numër prej 60 studentësh të diplomuar. Është hartues dhe përpunues i programeve pedagogjike për instrumentin e kontrabasit pranë fakultetit të muzikës në Universitetin e Arteve në Tiranës. Ka realizuar transkriptime dhe përshtatje për kontrabas e piano, vepra të kompozitorëve Shqiptarë dhe të huaj Në vazhdim të kompletimit të studimeve të tij, kryen disa kurse dhe work-shops, ku mund të veçojmë: specializim për muzikë dhome në Suedi (1993), leksione intensive nga Prof. J. Marc Rollez, titullar i Konservatorit Superior të Parisit (Francë -1995), specializim metodologjik në konservatorin “N. Piccini” në Bari (Itali – 2001).
Krahas ngarkesës pedagogjike, ai ka qënë pjesemarrës aktiv i jetës koncertore me Orkestrat e Harqeve të Universitetit të Arteve të Tiranës, Orkestrën Simfonike të RTVSH, Orkestrën Simfonike të TKOB të Tiranës, Orkestrën Simfonike të Universitetit Bilkent të Ankarasë-Turqi (për sezonin 1993-1994), Orkestrën Simfonike e Filarmonike të Universitetit të Arteve të Tiranës, Orkestrën Filarmonike të Prishtines si dhe me shumë formacione të ndryshme muzikore.
Këndvështrimi i Profesor Arbenit për instrumentin e kontrabasit
Këndvështrimi i tij për instrumentin e kontrabasit ka qënë dhe është jo vetëm shoqërues e funksional, por edhe solistik. Ai ka meritën kryesore te promovimit të kontrabasit si instrument solist në Shqipëri. Është realizues i koncertit të parë recital për instrumentin e kontrabasit në Shqiperi, (kontrabas e piano) në sallën e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve – Tiranë në vitin 1986. Gjithashtu ai ka koncertuar në publik disa nga veprat kryesore të literaturës së instrumentit të kontrabasit si: Suita e parë e Bach-ut, sonatat: Scubert (Arpeggione), De fech e Marcello; koncertet: C.Saent-Sans (me piano) si dhe K. V. Dittersdorf e D.Dragonetti me Orkestrën e Akademisë së Arteve dhe nga G.Bottesini, Grand Duo Concertante dhe S. Koussevitzky me Orkestrën e RTSH drejtuar nga dirigjentët Bujar Llapaj, Alqi Lepuri Oleg Arapi, Eno Koco. Shumë nga këto interpretime janë regjistruar dhe gjënden në fondin e RTV-Shqiptar.
Botimet:
-Në vitin 2018 boton librat : “ Kontrabasi në veprat shqiptare” dhe
“Fragmente orkestrale për kontrabas nga repertori simfonik dhe operistik ”
volumi I, II, III.
Aktualisht është titullar i klasës së kontrabasit në Universitetin e Arteve te Tiranës dhe mban titullin “Profesor”.
1.A ka ndiku instrumenti i pianos në lojën në kontrabas, dora e djathtë dhe dora e majtë në piano?
1.Po, ndihma e pianos ka qenë prezente në kompleks, por unë kam ndërruar opinionin, se duhet me ardhë nga instrumentët e harqeve, për të vazhduar me hark e jo nga tastiera, piano.
2. A të kanë zgjedhur mësuesi i instrumentit në kontrabas apo e ke zgjedhë vetë?
2.Ishte sugjerimi i mësuesve, veçanërisht i mësues Rafaelit, për të më kaluar për kontrabas.
3. Kontrabasi kërkon një përqendrim mendor të veçantë, cila është idea e jote?
3.Sigurisht, nga pikpamja edhe fizike e instrumentit, duhet një menaxhim, kontroll më i plotë, fizik, mendor dhe emocional. Sidomos si solist. Mbas një përpjekje timen, pesonale dhe institucionale, është arritur që kontrabasi të shtrihet në 7 vjet studime parauniversitare, pra ka një vit që është miratuar, që fillon në klasën e 6-të.
4. Si e shikon te ardhmen e instrumentit të kontrabasit në Shqipëri, në cilën klasë duhet filluar?
4. Perspektiva, pavarësisht situatës jo të mirë të shkollave muzikore europiane, kontrabasi për fatin e tij, si instrument shumë përfshirës, në lloje orkestrash, formacionesh, gjinish, stilesh, zhanresh, do të jetë prezent dhe me perspektiva konkrete. Ky është dhe inkurajimi im, motoja ime me studentët.








