Profesor Lukë Mllugja, kontributi në klasën e kantos P. Jakova dhe në shoqninë Ilirikum!

0
Open photo
Shkruan Qamil Gjyrezi
Shoqnija Ilirikum promovon artistat e rinjë, ku pjesa më e madhe janë instrumentistë dhe këngëtarë të shkollës artistike Prenkë Jakova Shkodër dhe nga shkollat e tjera të qytetit tonë. Para disa ditësh ndoqa një orë mësimi në klasën e profesorit të kantos Lukë Mllugja. Profesori punon me shumë përkushtim artistik dhe intelektual me nxënësit e shkollës të cilët janë djem dhe vajza.
Open photo
Një pjesë e tyre vijnë nga shkolla Prenkë Jakova, instrumentisë në piano, kitarë dhe violinë dhe një pjesë tjetër vijnë nga shkollat e qytetit të Shkodrës. Edukimi vokal kërkon një përkushtim të vecantë artistik dhe psikologjik, mbasi nxënësat vijnë nga formime dhe karaktere të ndryshme muzikore dhe individuale. Ky lloj edukimi kërkon përkushtim dhe dashuri për muzikën, që prof. Luka e transmeton te nxënësat e tij. Në këtë klasë nxënësat mësojnë teknikat vokale, të zërave femërorë dhe mashkullorë dhe metodikat e të kënduarit Prof. Luka prezanton teknikat më moderne, falë edhe studimeve në shkollën e Bel-kantos italiane që është e shquar në të gjithë botën. Në repertorin e këtyre nxënësve ka pjesë nga autorë të njohur shqiptarë dhe pjesë të muzikës vokale botërore të autorëve të ndryshëm të të gjitha stileve dhe zhanreve, klasike, romatike dhe bashkëkohore.
Open photo
Sic e shkruajta më lart, ndoqa një orë mësimi në klasën e kantos dhe profesor Luka me nxënësat e tij, krahas pjesëve dhe ushtrimeve vokale kënduan këngën Atdheu të kompozitorit Tonin Harapi me vargjet e Poeti kombëtarë Gjergj Fishta. Kënga është një romancë e vogël e thjeshtë me dy zëra dhe profesori me dy nxënësa të tij e kënduan me shumë pasion dhe bukur këtë romancë.
Open photo
Kënga më pëlqeu dhe i kërkova Prof. Lukës ta luanim me instrumentin e Trombës të shoqëruar nga kori i shoqërisë Ilirikum. Para disa ditësh e luajtëm këngën Atdheu të kompozitorit Tonin Harapi me fjalët e Atë Gjergj Fishtës në Tetarin Ilirikum me instrumentin e Trombës të shoqëruar nga kori Ilirikum dhe në kitarrë Luciana Preci.
Kënga Atdheu është një romancë shumë e bukur dhe transmeton mesazhe të rëndësishme që ta duam dhe ta respektojmë atdheun përgjithmonë, sidomos në ditët e sotme me probleme sociale kur të rinjtë kërkojnë të largohen. Në korin Ilirikum morë pjesë nxënëset Melina Milani, Marikleda Lejthia, Gresji Peraj, Gabriel Rraposhi, Nikola Mllugja, Erisona Hoxhaj, Jozefina Lekaj, Estera Ndreka, Luciana Preci dhe Klarisa etj. Ju uroj suksese klasës së kantos së Prof. Lukë Mllugja dhe nxënësve të shkollës artistike Prenkë Jakova dhe në korin e shoqnisë Ilirikum, suksese në rrugën e bukur por të vështirë të artit muzikorë për të prezantuar qytetin e muzikës Shkodrën 2400 vjecare.
Open photo
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu