Profesor Xheladin Shala dhe një dokument i gjetur prej tij

0
Mund të jetë një imazh i teksti
Shkruan Kastriot Dervishi
Prof.dr. Xheladin Shala (1949-2022), në librin e tij “Çështja shqiptare dhe diplomacia serbe, 1912 – 1913” (Prishtinë 2006), ka përfshirë edhe faksimilen e dokumentit bashkëlidhur (“shpallje vetëqeverimi” e datës 25.11.1912 e parisë së Elbasanit), nxjerrë nga Arkivi i Institutit Ushtarak të Beogradit, ku ruhet në origjinal, marrë kur ushtria serbe pushtoi pa luftë Elbasanin më 29 nëntor 1912.
Këtë dokument e kam publikuar unë i pari në shtypin shqiptar, duke referuar sigurisht librin dhe autorin në fjalë.
Më pas, me kërkesë të autoriteteve të Elbasanit, ua kam përcjellë atyre.
Sot ky dokument (kopja) ndodhet në zyrat e Bashkisë së Elbasanit dhe prefektit të qarkut, i shikuar nga plot kureshtarë që nuk e dinë historinë e origjinës së tij.
Duke qenë se kam qenë një spikatës i kujdesshëm i publikimit të tij, e quaj me vend përmendjen e emrit të zbuluesit të tij, profesor Shalës, i ndarë nga jeta vitin e kaluar dhe le të shërbejë ky postim një shenjë nderimi ndaj figurës së tij.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu