Shkruan Qamil Gjyrezi
Flauti është një instrument i familjes së veglave të frymës fiatit dhe ka një tingull shumë të bukur që transmeton mesazhe muzikore plot dritë. Flauti përdoret në orkestrën simfonike muzikën popullore dhe biles edhe në muzikën Jazz. Profesoreshë Valbona Eshi, ka disa vite qw punon në shkollën Prenkë Jakova dhe i mëson nxënësat e saj me shumë pasion dhe profesionalizëm. Profesoreshë Valbona transmeton tek nxenësit dije shumë të mira për flautin dhe përdor metodat bashkëkohore në klasën e saj. Nxënësat e profesoreshë Valbonës lozin plot pasion teknikë shumw të mirë dhe me muzikalitet të vecantë duke transmetuar muzikë të te gjitha stileveve autorëve dhe Spokane. Disa nxënës kanë studjuar në Akademine e artve dhe kanë përunduar me rezultate shumë të mira. Valbona është gjithashtu aktive edhe në jetën artistike të Shkodrës nw Bandën muzikore dhe së fundi në orkestrën e Filarmonise së Shkodrës. Eksperienca e saj në shkollat më të mira të Greqisë ka ndikuar shumë për të cuar perpara lojën në instrumentin e flautit. Kam zhvilluar një intervistë të shkurtër me profesoreshë Valbonën.
1 Prof Valbona kur keni p[rfunduar studimet në instrumentin e Flautit.
1 Studimet për flaut i kam përfunduar në vitet 1986 1990. 2 Cila është eksperienca e juaj në mesimdhënie
2 Eksperienca ime në mesimdhenie po pasurohet dita ditës mbasi kemi nxënës me aftësi muzikore të ndryshme që po ecin shumë mirë mbasi e dua instrumentin tim dhe kerkoj tia transmetoj me pasion nxënësve.
3 Ju jeni gjithashtu edhe instrumentiste në grupet muzikore të Shkodrës dhe luani flautin e parw.
3 Që në vitin e dytë të shkollës së mesme kam luajtur muzikë në operan Mrika me pedagogët e mijë. Emocionet e mia janë të pastra dhe vazhdoj të loz flautin e parë në Bandën muzikore dhe në orkestrwn e Filarmonise së Shkodrës.
4 Si e shikoni të ardhmen e edukimit muzikor dhe instrumentëve tw frymës në të ardhmen. 4 Un e shikoj të ardhmen e instrumentit të Flautit shumë pozitive mbasi unë e pasuroj bibliotekën time me autorë bashkëkohor[ dhe nxenësit kanë mundesi të ndjekin nga You Tube shumë instrumentistë të nivelit boteror. E ardhmja e nxënësve është e shkelqyer dhe do të arrijnë nivele të larta në instrumentin e flautit.