Ky është 27-vjeçari nga Tirana Gëzim Spahiu i cili përfundoi Shkollën e Magjistraturës në vitin 2020 dhe u emërua prokuror në Prokurorinë e Shkodrës.
Prokuroria e qytetit problematik në veri të vendit prej vitesh paska qenë nën kontroll nga krerët e bandave rivale.
Arrestimi i prokurorit Xhevahir Lita
i cili jo vetëm bashkëpunonte me bandat por edhe i informonte në kohë reale për t’u mbyllur çeshtjet penale dhe dosjet krerëve të bandave të Shkodrës. Dosja Metamorfoza tregon se Prokuroria e Shkodrës kontrollohej pjesërisht nga ndërmarrja kriminale Pëllumb Gjoka dhe Bajrat.
Të fortët kishin kapur jo vetëm disa prokurorë dhe gjyqtarë por siç rezulton nga hetimet Pëllumb Gjoka dhe Behar Bajri komandonin policinë e Shkodrës, duke i përdorur drejtuesit e policisë si vartës për të përgjuar dhe gjurmuar kundërshtarët e tyre.
Ata e dinin në kohë reale për kontrollet dhe aksionet e policisë së Shkodrës dhe arrinin të merrnin dhe dokumente sekret të dosjeve hetimore të Prokurorisë Shkodër.
Praktikisht, policia dhe pjesërisht prokuroria e Shkodrës ishin pjesë e klanit kriminal Gjoka-Bajri.
Ishte magjistratit i ri Gëzim Spahiu që hetoi grabitjen e pronave në Velipojë nga Pëllumb Gjoka, i cili prej vitesh kishte lidhje tê forta deri në krerët drejtues të politikës dhe shtetit. Gjoka njihej si hakmarrës i ftohtë dhe i pamëshirshëm që organizonte bashkë me Behar Bajrin vrasjen e personave të ndryshëm nga Shkodra deri në Tiranë, të cilët i konsideronin kundërshtarë.
Rreth 400 mijë m2 tokë në Velipojë ishin përvetësuar nga Pëllumb Gjoka me letra false. Nga rikuperimi i bisedave krijohet një panoramë e qartë. Ishte prokurori i ri Gëzim Spahiu i cili hasi vështirësi dhe jo pak herë u sabotua nga kolegët e korruptuar siç ishte prokurori Xhevahir Lita, i cili raportonte Gjokës çdo veprim hetimor që ndërmerr kolegu i ri Gëzim Spahiu për dosjen e pronave në Velipojë.
Madje Pëllumb Gjoka informohej se cili do merrej në pyetje, se çfarë ekpertimi do bëhej, kush do t’a bënte etj.
Jo vetëm kaq. Por prokurori Lita e instruktonte Pëllumb Gjokën se çfarë veprimesh duhet të ndërmerrte, çfarë duhet të thonin dëshmitarët, si duhet t’ju përgjigjej pyetjeve etj.
Prokurori Gëzim Spahiu duhet të jetë fytyra e prokurorit të shtetit ndryshe nga ish-prokurori Xhevahir Lita i cili kishte tradhëtuar kushtetutën, ligjet dhe profesionin e tij duke u bërë palë me bandat dhe krimin.
Edhe rasti i mbylljes së Dosjes së Abedin Oruçit nga ish-prokurori Lita ishte puna më e mirë që dinte të bënte ky prokuror që paguhej me një pagë të mirë nga taksat e publikut.
Por paratë e Gjokës, Bajrit dhe Uruçit e tunduan duke njollosur emrin dhe nderin e prokurorit. Ndaj prokurori i ri i Shkodrës meriton një falenderim i cili tregoi se ndoshta mund të jepet një shembull profesional dhe inkurajues . Prokurorë kurajozë si Gëzim Spahiu mund t’i rikthejnë dinjitetin dhe nderin organit të akuzës në qyetetin e Shkodrës. Respekte zoti prokuror!